13
Punoi: MEGI DANI Pranoi : VJOLETA ALUSHI

Truri i njeriut ne teresi

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Truri i njeriut ne teresi

Punoi: MEGI DANIPranoi : VJOLETA ALUSHI

Page 2: Truri i njeriut ne teresi

Tema : Truri Nëntemat : 1. Ndërtimi 2. Funksionimi 3. Cilat janë substancat e

dëmshme ndaj trurit ? 4. Epilepsia, stresi dhe

depresioni.

Page 3: Truri i njeriut ne teresi

Qëllimi dhe objektivatNjohja e ndërtimit të trurit dhe

bashkërendimi i funksioneve të tij.Problematika dhe sëmundshmëria

Page 4: Truri i njeriut ne teresi

Truri dhe ndërtimi i tij Truri mbrohet nga :

Meningjet

Dura mater

Araknoidea

Pia mater

Kafka

Lëngu cerebrospinal

Truri i njeriut është truri më i përsosur.Truri tek fëmijët e posalindur eshte 400gr ndërsa tek njeriu i rritur 1400g prej të cilëve 1200 g i përkasin trurit të madh.

Page 5: Truri i njeriut ne teresi

Truri ( encefali) është i formuar nga dy hemisfera, e djathta dhe e majta të ndara nga një e carë e thellë , por edhe të bashkuara në bazë nga corpus callosum(lat.)

Truri formohet nga :Korja apo lënda gri ështe një ind gri , i

përbërë nga trupat qelizorë të neuroneve

Brazda (sulcus)

Pala (gyros)

Lënda e bardhë e përbërë nga aksonet e neuroneve, të cilat e marrin ngjyrën e

bardhë prej mbulesës mielinike

Page 6: Truri i njeriut ne teresi

Disa struktura të tjera të rëndësishme dhe funksionet e tyre

Talamusi

• Rol integrimi dhe ndarje të informacionit shqisor në zonat e ndryshme të trurit

Hipotalamusi

• Kontrollon sekretimin e hormoneve të ndryshme dhe ndërhyn në rregullimin e temperaturës trupore, të ngacmimeve dhe të urisë dhe etjes dhe të ritmit ditor të gjumit dhe zgjimit

Page 7: Truri i njeriut ne teresi

Disa struktra të tjera të rëndësishme të trurit (vazhdim)

Shtylla e trurit ose palca e zgjatur

• Lidh trurin me palcën kurrizore • Ka qendra nervore të rëndësishme që kontrollojnë rrahjet e zemrës dhe ritmin e frymëmarrjes • Ka qendra që rregullojnë situata si kolla dhe të vjellat

Truri i vogël

• Kontrollon ekuilibrin, tonin muskulor dhe përfshihet në lëvizje të ndërlikuara apo të shkathtësisë.

Page 8: Truri i njeriut ne teresi

FunksionetLëngu cerebrospinal

Qelizat gliale Neuronet pasqyrë

Rethon palcën kurrizore , zbut goditjet dhe ushqen qelizat nervore

U japin mbështetje dhe ushqim neuroneve.

Çiftëzojnë veprimet tona me ato të të tjerëve. Nga njëra anë ndizen kur një individ kryen një veprim, nga ana tjëtër hyjnë në funksion çdo herë që shohim dikë tjetër të bëjë të njëjtin veprim. është sikur neuronet përpiqen të imitojnë njëri tjetrin. Ky mekanizëm ka të bëjë edhe me emocionet dhe me ndjesitë e prekjes: është si të “vihemi në vendin e tjetrit “ .Truri kontrollon çast pas çasti veprimet tona, të cilat janë të vullnetshme (psh.

të folurit) dhe të pavullnetshme (rrahjet e zemrës).Ai përbëhet nga shumë pjesë , secila përgjegjëse për funksione të ndryshme . Në tru formohen fjalët që

shqiptojmë ose shkrujamë dhe po aty pamjet, tingujt , aromat dhe shijet analizohen, njihen dhe grumbullohen në formën e kujtimeve.Truri është qendra e funksioneve që ende nuk i kuptojmë deri në fund si mendimet, emocionet apo

ëndrrat. Duke studiar efektet e lëndimeve cerebrale ose duke ngacmuar me elektroda rajone të vogla të kores shkencëtarët kanë dalluar disa fusha. Për

funksionet e këtyre fushave do të flasim në Slidet ne vijim.

Page 9: Truri i njeriut ne teresi

Fushat shqisore

Fushat lëvizore Fushat shoqëruese

Fusha e Brokës ( hemisfera e majtë)

Fusha e Vernikës ( Hemisfera e majtë)

Analizojnë informacionet që vijnë nga mjedisi i jashtëm dhe që kapen nga organet shqisore. Çdo shqisë ka një fushë të veten ,si fusha e shikimit, e dëgjimit dhe e nuhatjes.

Ato u pergjigjen grupeve muskulore te posaçme. Një impuls që niset nga një neuron lëvizor (nga korja) përmes nervave periferikë, mbërrin tek muskujt përgjegjës duke shkaktuar tkurrjen e tyre. është treguar se nervat që vijnë nga hemisfera e djathtë kontrollojnë muskujt e pjesës së majtë të trupit dhe anasjelltas. Kjo pasi fijet nervore që vijnë nga neuronet lëvizore para se të marrin rrugët e palcës kurrizore, kryqëzohen me njëra-tjetrën.

Janë përgjegjëse për veprimtaritë eprore si kujtesa , mendimi dhe gjuha .

Dëmtimet e kësaj fushe sjellin shqetësime të të folurit.

Dëmtimet e kësaj fushe shkaktojnë probleme në kuptimin e gjuhës së folur dhe të shkruar.

Page 10: Truri i njeriut ne teresi

Fushat e trurit dhe lobet e tij

Page 11: Truri i njeriut ne teresi

Cilat janë substancat më të dëmshme për trurin ?

Substancat që dëmtojnë trurin

Heroina

Amfetamina

Kokaina

LSD

Marijuana

Hashashi

Page 12: Truri i njeriut ne teresi

Cfarë është epilepsia? Epilepsia është një sëmundje me së paku dy sulme epileptike (sulme me ngërçe), të cilat

shkaktohen pa asnjë arsye e cila mund të parashikohet.Një sulm epileptik shkaktohet si pasojë e shkarkimeve sinkrone paroksizmale (në formë të sulmeve) të qelizave nervore të trurit, gjë që dërgon tek sjelljet apo gjendjet shpirtërore stereotipike. Kjo sëmundje ka për të sëmurin ndikim të madh në jetën e tij të përditshme, dhe kjo gjë duhet të merret parasysh gjatë mjekimit të saj.

Terapia : Medikamente kundër ngërçit (përpëlitjes, spazmës) – Antikonvulsiva/Antiepileptika:

Gjatë sulmit epileptik akut si dhe gjatë sulmit të rëndë: Benzodiazepine (Lorazepam, Diazepam, Clonazepam, Midazolam dhe Nitrazepam)

Për të parandaluar sulmet (si monoterapi): Valproat, Carbamazepin, Oxcarbazepin. Po ashtu për të parandaluar sulmet, mirëpo si medikamente të dorës së dyte, pasi

që kanë shume ndikime të padëshiruara: Phenytoin, Phenobarbital dhe Primidon. Pasi që monoterapia (terapia me vetëm një medikament) te një numër i pacientëve

nuk ka rezultate të kënaqshme, mund të merret parasysh edhe terapia duke kombinuar dy medikamente të ndryshme. Në këtë rast mund të përdoren: Gabapentin, Tiagabin, Vigabatrin, Mesuximid, Ethosuximid, Lamotrigin, Felbamat dhe Topiramat

Kirurgjia e epilepsisë Stimulimi i Nervus Vagus

Epilepsia

Epilepsia fokale (e pjesshme)

Epilepsia e gjeneralizuar (e përgjithshme)

Page 13: Truri i njeriut ne teresi

Stresi dhe depresioni Stresi Depresioni

Stresi është një gjendje e pakëndshme e zgjimit emocional dhe fiziologjik që njerëzit provojnë në situata që ata i perceptojnë si të rrezikshme apo kërcënuese për mirëqenien e tyre. Fjala “stres” do të thotë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Disa njerëz e përcaktojnë stresin si ngjarje apo situata që shkaktojnë tek ata ndjenjën e tensionit, presionit, apo emocionet negative të tilla si ankthi dhe zemërimi .Të tjerët e shohin stresin si reagim ndaj këtyre situatave. Kjo përgjigje përfshin ndryshimet fiziologjike - të tilla si rritjen e rrahjeve të zemrës dhe tensionin muskulor, si dhe ndryshimet emocionale dhe të sjelljes. Megjithatë, shumica e psikologëve konsiderojnë stresin si një proces që përfshin interpretimin dhe përgjigje e një personi ndaj një ngjarje kërcënuese.

Depresioni është një nocion komplex për simptome të shumëllojshme.  Depresioni përfshin: emocionet, kognicionin, motoriken, motivacionin si dhe gjëndjen vegetative. Depresioni është gjendje sëmundjeje, gjatë të cilës vjen deri tek një mërzi e pikëlluar e lidhur me gjendje frike, shqetësim i brendshëm si dhe pengesa në të menduarit dhe në gjumë. Të menduarit është i ngadalësuar dhe sillet (fiksohet) kryesisht rreth një teme. Zakonisht rreth temës së shikimit të çdogjëje nga ana negative, pra domethënë rreth asaj, se sa keq është, se sa e dëshprueshme është situata e tanishme, në të cilen gjindet një përson, dhe sa e pashpresë është ardhmëria. Shumë persona depresiv kanë ndjenja faji dhe mendime, ide të mëkatimit, të cilat mund të ngriten deri në gjendje delusive.