36
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Analizë e romanit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit Mentori: Kandidatja: Prof. asoc. dr. Besim Muhadri Diellza Mahmutaj Gjakovë, 2019

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

Analizë e romanit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit

Mentori: Kandidatja:

Prof. asoc. dr. Besim Muhadri Diellza Mahmutaj

Gjakovë, 2019

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

2

“Gabimi i një doktori,

varroset në tokë.

Gabimi i një arkitekti,

bie në tokë.

Kurse gabimi i një mësuesi,

Ecën nëpër tokë.”

Dritëro Agolli

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

3

PËRMBAJTJA

1. FALËNDERIMI DHE DEDIKIMI..........................................................................................................4

2. ABSTRAKTI......................................................................................................................................5

3. HYRJA .............................................................................................................................................6

4. BIOGRAFIA .....................................................................................................................................8

5. SHKËLQIMI DHE RËNIA E SHOKUT ZYLO ......................................................................................10

6. PËRSONAZHET .............................................................................................................................12

7. PËRSHKRIMI .................................................................................................................................28

8. DIALOGU.......................................................................................................................................30

9. MONOLOGU ................................................................................................................................31

10. GJUHA DHE STILI .........................................................................................................................32

11. PËRFUNDIME ...............................................................................................................................35

12. LITERATURA .................................................................................................................................36

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

4

FALËNDERIME DHE DEDIKIMI

Kam kënaqësinë të falënderoj stafin e profesorëve që më kanë mbështetur dhe mësuar

përgjatë këtyre kohëve të studimeve të mia. Ju jam mirënjohëse.

Unë, kam pasur kënaqësinë dhe fatin e madh të udhëhiqem nga Prof. asoc. dr. Besim

Muhadri.

I jam mirënjohëse profesorit, i cili nuk e kurseu kohën e tij për të më këshilluar dhe

motivuar që ky punim të kishte një paraqitje sa më dinjitoze.

Së fundmi por më të rëndësishmit, falënderoj familjen time e cila më ka përkrahur dhe

ndihmuar në finalizimin e këtyre viteve të studimeve në këtë universitet.

Në veçanti këtë temë ja dedikoj nipit tim NDRIÇIMIT.

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

5

ABSTRAKTI

Dritëro Agolli është pa dyshim njëri ndër shkrimtarët më produktivë i letërsisë sonë

bashkëkohohre. Autor i dhjetra veprave, si në prozë, ashtu edhe në poezi, ai zë një vend të

merituar në letërsinë bashkëkohore shiqpe, duke mbetur njëri ndër shkrimtarët më interesantë

dhe më të vlerësuar i kësaj letërsie.

P[randaj, një nga veprat më të arrira të Agollit, pa dyshim është edhe romani Shkëlqimi dhe rënia

e shokut Zylo, i shkruar në fillim të viteve 70-të shekullit të kaluar, i cili qendër të vet ka ngritjen,

shkëlqimin dhe rënien nga posti i lartë që kishte në piramidën e Ministrisë së Kulturës, Zylyftar

Kamberi, një personazh bufatorik, që të bën të qeshësh, por të njëjtën kohë të ngjallë edhe

keqardhje me keqkuptimet e tij kolosale.

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, i Dritëro Agollit, është një roman satirik i cili vë në lojë

burokracinë, hipokrizinë, servilizimin, ironinë, talljen ku regjistrohen deri në hollësi ironike

figura komike e “Zylos” drejtorit të një sektori për çështje kulturore dhe vartësit apo shkresaxhiut

të tij, “Demkës”. Kjo analizë e hollë e hipokrizisë së pushteteve burokratike rezalizohet

nëpërmjet figurës së jashtëzakonshme të Zylos, një figurë e cila vlen për të gjitha vendet e të

gjitha kohërat.

Mesazhi kryesor i kësaj proze të Agollit është lufta për të drejtat tona dhe ajo kundër atyre që i

shfrytëzojnë ato. Te jemi te aftë të kundërshtojmë kur na cenohet diçka e të luftojmë për atë që

vërtet duam...

Fjalët kyçe: Roman satirik shëklqimi, rënia, Zyloja, Demka, Ministria e Kulturës, hollësi

ironike, analizë e hollë...

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

6

HYRJE

Edhe pse e kisha lexuar edhe më herët këtë roman si dhe romanet e tjera te Dritëro Agollit, me

kënaqësi dhe me një kureshtje të madhe po lexoja dhe analizoja më në thellësi romanin

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo. Me një dëshirë të madhe dalëngadalë shfletoja një e nga një

faqet e këtij libri kaq interesant, i cili është një akuzë e mprehtë, e freskët e plot humor kundër

shpërdorimit të postit, mënyrës së të vepruarit prej prepotentit dhe mendjemadhësisë që dëshmon

për një arritje të vërtetë me vlera për të gjitha kohërat. Këtu mjeshtri i madh i letrave shqipe,

Dritëro Agolli, me një shkathtësi të rrallë vë në pah figurat e dy zyrtarëve, shokut Zylo dhe

Demkës, që vlejnë për të gjitha vendet dhe të gjitha kohërat, sepse nuk ekziston pushtet pa një

farë absurditet. Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe

rënien e një reaksionari të lartë, drejtor i një sektori të çështjeve kulturore. Është një kritikë

marramendëse, shumë komike e burokracisë, e dirigjimit intelektual, e privilegjeve të socializmit

dhe të gjuhës se ashpër të përdorur. Duhet ta pranojmë se këto karikatura tallëse kanë qenë

portrete reale që ekzistojnë edhe sot e kësaj dite. Shkëlqimi dhe rënia bashkë me debatet

ideologjike, lojërat e mjera për pushtet, në të njëjtën kohë edhe naiviteti i parrezikshëm i cili do

të mbetet në kujtesën time e të çdo lexuesi.

Paraqitja e kësaj teme më ndihmoi ta njihja edhe më shumë shkrimtarin e mirënjohur Dritëro

Agollin, stilin e të shkruarit, përpjekjet që ai bën për të eliminuar burokratizmin servilizmin te

pushtetarët e asaj kohe, sukseset e tij, çmimet e që ka marrë brenda dhe jashtë vendit, pikërisht

romani Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo. Siç thotë Fransua Nurisie: “Është një gjë e rrallë që

shkrimtarët të rrezikojnë të përshkruajnë një hero negativ, veprim i rrezikshëm, por që mund të

prodhojë kryevepra.”, duhet mbajtur një distancë të qëndrueshme midis autorit e personazhit dhe

midis këtij të fundit e lexuesit.

Agolli e arrin këtë duke përdorur një tregimtar ideal: Demkën, që të njëjtën kohë është skllav dhe

parazit i shokut Zylo, mburoja e tij.1 Gjithashtu edhe Alen Boske jep komentin e tij lidhur me

romanin Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo duke e krahasur atë me “Revizor” e Gogolit.

1 Gazeta Franceze “La Figaro”, datë 20 korrik, 1990, Alen Boske

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

7

Në këtë roman Dritëro Agolli nuk ka shpikur asgjë nga vetja, veçse ka riprodhuar fragmentet nga

raporte zyrtare. Episode të shumta me shaka, të cilave nuk mund t’u rezistosh. Shoku Zylo

shpëtoi nga suaza e romanit për t’u bërë një personazh i jetës shqiptare, një qytetar si të tjerët.

Shpeshherë thuhet “Është një Zylo” për cilindo që nuk shpërblehet keq për besnikërinë ndaj

hierarkisë së ashpër, të errët dhe të gjithëfuqishme politike.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

8

BIOGRAFIA

Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit. Pasi

mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft

traditë. Ai vazhdoi studimet e tij në Falkutetin e Arteve në Shën Petersburg. Ka punuar shumë

kohë gazetar në gazetën e përditshme "Zëri i popullit", dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar

i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u

zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi,

poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i

nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në

Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet'60) si një protagonist i saj,

duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe

bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për

të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën

e re të letërsisë shqiptare. 2

Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një "gjuhe të

vogël", ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës

botërore. Dritëro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet '60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re,

sido që u diskutua mjaft edhe për rimën dhe ritmin, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për

"rreptësinë" e poezisë. Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej

rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të

larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi

poezinë e "un-it", përkundër poezisë së "ne-ve", që shkruhej "për të bashkuar masat". Agolli

2 https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Drit%C3%ABro_Agolli

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

9

krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm

vlerat tradicionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Thjeshtësia e komunikimit,

mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet

poezia e tij. Në prozën e tij Agolli solli risi vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e

personazheve të veta. Ata janë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë,

sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur popullore dhe filozofia jetësore e bëjnë

përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën.

Veprat e tij më të njohura janë: Komisari Memo, roman; Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo,

roman; Trëndafili në gotë, roman; Kalorësi lakuriq, roman; Fytyra e dytë, dramë; Mosha e

bardhë, dramë; Në rrugë dolla; Hapat e mia në asfalt; Shtigje malesh dhe trotuare; Zhurmë e

erërave të dikurshme, etj.

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

10

SHKËLQIMI DHE RËNIA E SHOKUT ZYLO

Në romanin Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo shkrimtari Agolli ka në qendër ngritjen,

shkëlqimin dhe rënien nga posti në piramidën e Ministrisë së Kulturës të Zylyftar Kamberit, një

personazh bufatorik, që të bënë të qeshesh, por të njëjtën kohë të ngjall edhe keqardhje me

keqkuptimet e tij kolosale, fryt i indrokrinimit libresk, për dijet, shkencën, përparimin. Në këtë

roman, shkrimtari i jep talljes dhe ironisë një status që nuk e kanë pasur më parë në prozën e

kohës, i dha qytetari, një rreze veprimi që shkonte përtej karikaturizmit të burokracisë duke

prekur një mënyrë të punuari, të jetuari të vet superstrukturës së shoqërisë. Është një roman

satirik i cili vë në lojë burokracinë, hipokrizinë, servilizimin, ironinë, talljen ku regjistrohen deri

në hollësi ironike figura komike e “Zylos” drejtorit të një sektori për çështje kulturore dhe vartësi

apo shkresaxhiut të tij “Demkës”. Kjo analizë e hollë djallëzore e hipokrizisë së pushteteve

burokratike nëpërmjet figurës së jashtëzakonshme të Zylos, figurë e cila vlen për të gjitha vendet

e të gjitha kohërat. Zyloja dhe Demka janë dy personazhe që kalojnë kufijtë e ngushtë kohor dhe

ato gjeografikë. “Autori, mbase gjuan situata nga më karakteristikat, përkatësisht nga më

ilustrativet të jetës së shokut Zylo, ato që do të jenë në funksion të idesë themelore, pra

shkëlqimi, ngritja dhe rënia e tij në karrierrën politike.”3

Shoku Zylo është personazh që me bëmat e tij diskrediton stereotipet e kohës. Ai ka gjithnjë si

krah të djathtë Demkën, shkruesin e tij të fjalimeve, dëshmitarin e tij të lajthitjeve e të bëmave të

tij. Demka është një gazetar me prirje shkrimtari, që ka ngecur në rrjetën e një hierarkie

mediokre, ku askush nuk di të konceptojë një referat, askush nuk ecën përpara me punën e vet.

Ai si shkrues fjalimesh e referatesh është personazh plotësues në këtë histori, por një plotësues

kryesor, pasi është ai që tregon ngjarje, është ai që ka ndjerë një ditë të bukur t’i shndrisë para

syve të mendjes, vegimi i komedisë së madhe të cilën vendos ta shkruajë. Ky është një roman me

fragmente të bëmash, që do t’i sjellë vazhdimi i radhës, ku autori përmes imagjinatës do të sjellë

situata të reja të shokut Zylo, do të sjellë një rrethanë a një ndeshje, një heroizëm të ri, një triumf

të ri të këtij personaliteti zyrtar.

Shoku Zylo nuk rreket të edukojë vetëm turmën në kolektiv, në puntori e në fshat, por kur

krijohen rrethanat ai kuturisë ta ndjejë veten edhe shkrimtar, mendimtar dhe filozof dhe për këtë

3 Ali Aliu, Botime shqiptare, Fenomeni Zylo në prozën e Dritëro Agoliit, 2010

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

11

donkishotizëm ai bëhet qesharak dhe objekt për t’u përfolur dhe përcjell të bëmat e tij gojë me

gojë, gjë për të cilën ai nuk është aspak i vetëdijshëm. Një ditë pa e ditur përse, shoku Zylo e

humbet punën e tij. Ai nuk kritikohet dhe nuk akuzohet për asgjë, ai endet e shkon të gjejë një

punë tjetër, ndërkohë të tjerët flasin se do ta dërgojnë në një ambasadë në Holandë. Megjithatë

nuk ndodhi asgjë edhe pse ai gjendet në dispozicion për gjithçka. Zyloja krejt papritur e sheh

veten të mënjanuar dhe të zëvendësuar nga një shok tjetër. Edhe pas rënies së tij ai nuk është

antipatik për ne. Atë e shohim si një viktimë e absurditetit burokratik dhe ideologjik që bënë

kërdinë në vendin e tij. “Agolli e shkroi romanin e tij si skenarët e telenovelave, ku njëra puntat

po xhirohet, ndërsa tjetra po shkruhet. Pra, shkroi një roman subjektiv i të cilit nuk kishte

ndodhur, por ndodhte në kohë reale me të shkruarit e tij. Është kjo pse Zylo ishte dhe mbeti kaq i

vërtetë si roman.”4

44 Prenç Zogaj, Revista Mapo – Një libër që na mësoi talljet, 2012

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

12

PERSONAZHET

Duke lexuar këtë roman kaq interesant dhe bashkëkohor ndeshemi me shumë personazhe që e

bëjnë më tërheqës dhe më të veçantë këtë roman, i cili u shkrua në formë të një raporti, të një

procesverbali apo të një biografie zyrtare nga tregimtari dhe bashkëpunëtori kryesor i Zylos, i cili

është ngarkuar për kulturën dhe shfaqjet, e që vë në dijeni ecejaket e eprorit të tij. Përkundër

numrit të madh të personazheve, ata secili kanë botën e tyre që dallon rrënjësisht nga bota e

tjetrit. Edhe pse ata kanë teren të njëjtë veprimi, te ta dalin në pah disa cilësi dalluese që kanë

përcaktuar individualitetin e tyre veç e veç. Ata punojnë ndryshe, qeshin ndryshe, flasin ndryshe

dhe sillen e ecin ndryshe. Me një fjalë jane tipa në vete, që thua se gjithsecili i është caktuar një

rol i veçantë në vepër.

Figura qëndrore në këtë roman është Zylyftar Kamberi apo Zylo, i cili falë një fjalimi veçanërisht

të suksesshëm, arrin të zërë një kolltuk drejtues si një funksionar i lartë i Ministrisë së Kulturës,

që tani e tutje interesohet për gjithçka duke filluar që nga mirëmbajtja e monumenteve e deri te

hamamet e fshatrave. Ai ngarkohet me përgjegjësi të shumta, duket se karakterizohet nga një

frymë iniciative, me një fjalë është një tiran simpatik me një vullnet të mirë dhe aspak një

karikaturë. Çfarëdo që të mendojë të thotë apo të bëjë, ai përpiqet të garantojë mirëqenien e

nëpunësve të tij të administratës dhe t’u sigurojë atyre argëtimet e klasës, luftën e klasave të

lumturuara. Ai është i bindur për rëndësinë e detyrës së vet, është gjithmonë në luftë për përhapje

më të mirë të kulturës, ai e përcepton misionin e vet si një luftë të vazhdueshme kundër

dembelëve, kur hynë në zyrë atë e gjen gjithnjë në aktivitetet të plotë. Duhet që ai të jap

mendimin e tij për gjithçka, për të nuk ka dukuri që të mos jetë pretekst për lulëzimin e mendimit

të tij. Edhe pse vartësit e tij i kishin thënë të merrte lejen e të prehej në pushime sepse ishte

lodhur nga puna e tepërt, ai kundërshtoi në mënyrë kategorike duke ju mbajtur një fjalim:

“Konditat në të cilat, ndodhet drejtoria jonë nuk më lejojnë të bëj pushim. Unë sapo kam ardhur

në këtë drejtori e kam vendosur të sivjet t’i heq dorë pushimit. Kemi shumë detyra përpara. Kemi

festivalin e madh në dhjetor. Festivali kërkon djersën, mundin dhe trurin tonë që të dalë me

sukses. Unë do të nisem në terren, t’i shoh në vend ngjarjet, të nuhas në të cilën ndodhet grupet

artistike që do të marrin pjesë...”

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

13

Ai ka parimet e tij, interesi i përgjithshëm mbi ngushtësinë personale. Shoku Zylo ishte edhe një

familjar shumë i përkushtuar, i cili kujdesej shumë për të dy djemtë e tij, gruan dhe babanë. Ky i

fundit pësoi një atak në zemër dhe u shtri në spital. Shoku Zylo për një ditë ishte dobësuar dhe

zbehur nga sëmundjet e babait. I ati e adhuronte të birin dhe gëzohej që i biri kishte shokë të

medhenj... “Babai, - tha ai,- ti gjithnjë ke qenë modest dhe më ke këshilluar të jem i thjeshtë dhe

kokulur. Mos më thuaj që të bëhet qejfi që unë kam kaq shokë të mëdhenj. Shokët e mi në radhë

të parë janë njerëzit e thjeshtë të masës”...5

Ai gjithashtu dikton disa dekrete me një frymë të paimitueshme luftënxitëse: “Të studiohet me

themel çështje e tragjikës. Koncepti i tragjikës në jetën e përditshme, nga pikëpamje të filozofisë

së sotme socialiste, nuk duhet të ekzistojë në ndërgjegjen e intelegjencës së fshatit. Tragjikja nuk

ekziston më, veçse si kategori, gëzimi për të jetuar, ja cili është koncepti bazë.”6

Duke vizituar një kooperativë bujqësore, Zyloja është pikëlluar kur ka parë se fshatrat, të

përfshirë nga puna kanë harruar shqetësimet e kulturës, në vend që të vërej midis parantezave të

tij, ai këmbëngul të bëj luftë.

“Kultura nuk duhet të ndjekë verbalist grurin dhe misrin. Fshatarët a nuk duhet të përfitojnë nga

banjat publike të vëna në dispozicion.”7 Ai porosit sekretin e tij t’i përgatisë një raport për

rëndësinë e higjienës dhe të dobësisë së ujit të ngrohtë për të hapur poret e lëkurës.

Klimaksi i këtij vaniteti janë edhe esetë e famshme të shokut Zylo, bejtet, maksimat, fjalët e urta

epigramet që zënë një vend të rëndësishëm në roman. Ai për të larguar mendjen nga andrallat

shkruan ese dhe eskizë.

Dikur njeri me talent, por që me kalimin e kohës i nënshtrohet eprorit të tij. Ai është një ish

gazetar me prirje shkrimtari që ka ngecur në rrjetën e një hierarkie mediokre ku askush nuk di të

ecën përpara me punën e vet.

5 Po aty, fq.58 6 Po aty, fq. 42 7 Po aty, fq. 108

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

14

Ese Nr. 1

- “Hunda është organ nuhatjeje. A mund të shtojmë sasinë e hundëve? Jo. Duhet të rrisim

nivelin e nuhatjes dhe cilësinë e nuhatjes me hundën që disponojmë.”

Mendim

- “Drejtuesi nuk duhet të ketë kushërinj. Hambari të ketë minj. Kushërinjtë hanë kokrrat e

ndërgjegjes së drejtuesit, minjtë hanë kokrrat e bereqetit të hambarit.”

Eksizë

- “Unë jam një fshatar para kafesë.” Tirana. Fshatari ka çibukë në gojë. Unë kam republikë

në kokë. Fshatari hyn në kafe. Del.

- Ç’të thanë? – më pyeti fshatari

- Konservator më thanë, - përgjigjet.

E marr unë çibukun e fshatarit dhe hyj në kafe. Kam edhe republikën në kokë. Dal...

- Ç’të thanë – më pyeti fshatari

- Më thanë modern. – i përgjigjem.

- Çudi! I njëjti çibuk na jep dy kuptime mua dhe fshatarit.”

Metaforë fëmijësh

- “Një fëmijë trevjeçar e pa hënën me ca re të holla dhe i tha nënës:

- Mami hëna është bërë pis.”8

Një herë tjetër bëhej fjalë për të gjykuar një pjesë teatrale. Shoku Zylo shkoi në teatër dhe pastaj

dha mendimin e tij se spektakli kishte dalë i papjekur, e para:

8 Po aty, fq. 119, 121, 123

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

15

“Është një dramë e gabuar për nga pikëpamja ideologjike. Fillimisht heroi negativ shpreh forcën.

A e dalluat se u ngjit në majë të një kodre? Çfarë do të thotë kjo miqtë e mi? Kjo do të thotë se ai

ngjitet në një piedestal, domethënë kodra.

Duhet që ai të zbres nga kodra ose duhet që ta fus në një pus. Është heroi pozitiv ai që duhet të

ngjitet në kodër.

E dyta, nxihet realiteti. Ç’është ai agronom pa kokë? Pse të gjithë agronomet tanë në qytet e

kanë kokën? Kjo ndreqet. Të shtojmë edhe dy agronom të tjerë me kokë t’i kundërvihet atij pa

kokë. E treta që është edhe më e rëndësishmja, në dramë paraqitet një grua negative. Gratë duhet

të jenë pozitive në dramat tona.

Me ç’mendje vini shokë? Në kohën e luftës se emancipimit të femrës ju me nxirrni një personazh

negativ nga radhët e grave. I nisur nga këto gjykime, vij në përfundim se drama duhet përpunuar

rrënjësisht ose duhet lënë fare nëse nuk arrihet qëllimi.”9

Shoku Zylo nuk ka fat, pjesën të cilën ai e shpalli të ndaluar e të shkëlqyer nga hierarkia e tij e

lartë, dhe kështu fillon rënia e kalorësitë tepër të zëllshëm të kulturës. Ai tani është në kufi të

legjendës. Ai tani dilte shumë rrallë. Askush më nuk e shihte në zyrë dhe në mesin e shoqërive të

nderuara. Asnjeri nuk e dinte se çfarë detyre e re do t’i caktohej, apo nëse iu kishte ofruar ndonjë

post. Kishte mendime të ndryshme se do të shkonte si ambasador në Holandë, se do të bëhet

kryeredaktor i “Tribunës”, por të gjitha fjalë të kota. Rreth tij u bë një debat i madh.

Bashkëfshatarët e tij ia rrisin shumë përgjegjësinë e ardhshme dhe e shpinin gjer në rangun e

ministrit. Në fund shoku Zylo përfundon në legjendë dhe kjo ndodh në një kohë ku asnjeri nuk e

di si u shkarkuan nga posti fshatarët e tij në zijafete e dasma ngrinin dolli për të, kishin ngritur

edhe këngë.

Një vend mjaft të rëndësishëm në këtë roman zë edhe Demka, një burrë dyzetëvjeçar me plot

energji për të shkruar, një tregimtar dhe bashkëpunëtor i Zylos i ngarkuar për kulturën dhe

shfaqjet, i cili vë në dijeni rrugëtimin e eprorit të tij. Megjithëse tregon shenja të një prirjeje të

madhe letrare, megjithatë robërohet duke shkruar kryesisht fjalime, raporte dhe diskutime për

eproret analfabetë, të cilët falë punës së tij, bëjnë karrierë politike. Ai si një shkresaxhi i

9 Po aty, fq. 159

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

16

ndërgjegjshëm, i nënshtruar dhe në të njëjtën kohë mahnitës bënë ç’është e mundur për t’iu

bindur Zylos. Ai i përgatit një numër të madh raportesh, që padroni i tij i përvetëson. Demka

është qesharak dhe i mjerë.

Dikur njeri me talent, por që me kalimin e kohës i nënshtrohet eprorit të tij. Ai është një ish

gazetar me prirje shkrimtari që ka ngecur në rrjetën e një hierarkie mediokre ku askush nuk di të

ecën përpara me punën e vet. Ai shoqëron përherë shokun Zylo në shërbime të rëndësishme, në

konferenca, në diskutime, në premiera teatrore, madje edhe në rrugë si klou.

Përmes tij do të ndjekim jetën e përditshme të shokut Zylo, aktivitetet e tij, pushimet e tij... Ai

është shoqërues i pandashëm i rrugëtimit të Zylos, në fshat, në qytet, në kafene, në pushime, ku

gjithnjë duhet të jenë në gjendje gatishmërie për të shkruar raporte, shkresa e referate për shokun

Zylo. Demka shpalos një tablo laramane të shoqërisë shqiptare, sheh si bëhen e zhbëhen aureolat

në fytyrat e të ashtuquajturve “të mëdhenj”, zbulon kotësinë si tipar të kohës.

Demkës në ministri i kishin kërkuar të shkruante një raport që do të mbahej në një mbledhje të

madhe, e kush do ta mbante nuk e di. Ai ishte lodhur nga raportet dhe shpeshherë thoshte:

“...Nuk dua! U lodha! M’i thithen energjitë raportet! Jam kthyer në automat! Fund!...”10, dhe

mendon ta braktisë këtë profesion dhe të kthehet e të shkruajë në gazeta artikuj e tregime të

ndryshme. Ai ndjen keqardhje për veten e tij, për talentin e tij, i dukej si humbje kohe kjo puna e

raporteve zyrtare dhe kishte kohë që nuk kishte lexuar as një libër të vetëm, për raporte i

duheshin vetëm citate. Raportin do ta mbante shoku Zylo, ndërsa Demka dëgjonte frazat e tij, ku

shoku Zylo i lexonte me nje ton të qetë, të qartë e të bukur. Demka duhej të dëgjonte edhe fjalët

inspiruese të Adilës, gruas së shokut Zylo, “...Sa punë të vështirë ka Zylua! Lodhet shumë! Atë

pasdite që mbaroi së shkruari raportin, ne bëmë festë. U shkarkua nga një barrë e rëndë. U

shkarkuam edhe ne, se ishim në tension – tha ajo...”11, nga fjalët e saj Demkës i gumëzhinin

veshët, “... e ke lexuar ti raportin e Zylos, apo e dëgjon se shoku Zylo...”12, ajo njëherë shtangu,

pastaj ja krisi së qeshurës duke i thënë Demkës se ishte nje shakaxhi i madh.

Raporti doli me sukses dhe Zylon tani po e transferonin në drejtorinë e kulturës masive, ku si

krah të djathtë kishte Demkën. Demkës pa pritur i lindi një ide “Sikur të shkruaj çdo ditë në një

10 Po aty, fq. 8 11 Po aty, fq. 15 12 Po aty, fq. 16

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

17

fletore pjesë nga bisedat me shokun Zylo, pjesë nga fjalimet e tij në telefon, pjesë nga

kuvendimet e tij me njerëzit, kjo do të jetë diçka e rrallë.

Po, unë do të merrem përsëri me letërsi! Ta shoh gruan se cilat janë tregimet më të forta, ato që

shkruan Adem Adashi me fejesa e shfejesa, me burra shpatullgjerë e me hoxhallarë, apo që do të

shkruajë unë...”13

Ai tani do të shkruante për shokun Zylo rreth bisedave në zyrën e tij, edhe për ftesën për në

mbremjen solemne që e priste e nuk i erdhi, që nga turpi që u anashkalua në atë mënyrë u

detyrua edhe të gënjejë se gjoja e kishte marrë ftesën dhe po priste shokun Q për të diskutuar për

një çështje të rëndësishme. Të tjerët mendonin dhe ankonin se shoku Zylo kishte shumë punë,

edhe në konferencën solemne kishte punuar.

Shoku Zylo dhe Demka kishin shkuar në fshat të armatosur me teorinë socialiste për progresin

kulturor. Sikur del, bujqit u tallën plotësisht me ta dhe i pritën me ftohtësi. Domethënë duke

respektuar zakonet, rakia u derdhë lum për nder të të deleguarve nga kryeqyteti të cilët me

vështirësi e morën veten. Ata me një kujdes të madh i shmangeshin temave të diskutimit, duke

dhënë përshtypje se po i trajtonin mirë.

Njëherë tjetër e kishte gjetur shokun Zylo duke u dridhur nga zemërimi me një gazetë në dorë

dhe duke thirrur: “Allah, o rezil, o katil, Allah! Shtroni udhën me hithrë e me shokë turfunda!”14

Demka pasi mori gazetën në dorë, me rrëmbim shfletoi mirë faqet e saj për të kuptuar zemërimin

e shokut Zylo. Menjëherë i vajtën sytë të një artikull me titull “Një sukses i madh i dramaturgjisë

sonë.” Kritiku Zaim Avazi lavdëronte dramën e Adem Adashit “Furtuna u mposht”. Ai kishte

shkruar të kundërtën e asaj që kishin diskutuar pas provave të përgjithshme... “Demka ngre zërin

kundër mendimit të eprorit, shokut Zylo, kur mbron dramën e Adem Adashit nga shabllonet e

ngurta të realizmit socialist, duke arsyetuar praninë e një gruaje negative, duke kundërshtuar

mendimin se autori nxiroste realitetin, se shfaqja u vuante nga natyralizmi, melodramatizmi, e

pompoziteti.”15

13 Po aty, fq.34 14 Po aty, fq.163 15 Abdullah Konushevci, Studime për Agollin në Kosovë, Argeta, Tiranë 2006, fq.61

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

18

Ajo që e vuri Demkën në pozitë të vështirë dhe të palakmueshme ishte atëherë kur ju kërkua të

shkruante dy raporte për të njëjtën mbledhje, një për shokun Q dhe një për shokun Zylo. Këta të

dy kishin krejt ide të kundërta me njëri-tjetrin lidhur me konferencën që do të mbahej për

kulturën.

Pas konferencës shoku Zylo e shau Demkën, duke e quajtur “Jago, mësallë me dy faqe!” Faji

rëndonte mbi supet e Demkës. “Në ato çaste thika e fajit më therte. Tehun e ndjeja tek më hynte

në indet e zemrës e tek m’i priste penjtë e tyre...”16

Edhe gjatë pushimeve në plazh, Demka duhet të ishte pranë eprorit të tij, ku me ta shkonin e

gjithë suita. Ajkën e kësaj suite e përbënin shoku Q, dhe kritikët Zaim Avazi e Mitro Karapataqi,

Adem Adashi e Kleopatra.

Atje do të ndodhnin shumë gjëra interesante, edhe atje Demkës nuk do t’i mungonin përpilimet e

raporteve dhe të zbërthente tezat e shokut Zylo për studimin e formave të reja të punës kulturore

dhe festivaleve.

Në fund çdo gjë ishte sqaruar. Ai tyl i hollë dyshimi tani më ishte grisur. Araniti u njoftua

zyrtarisht për të marr postin që mbante shoku Zylo, bënte dorëzimin e postit duke shpjeguar

udhëzimet qarkoret, planet. Ai mundohej të ishte i qetë dhe i përzemërt. E Demka si një i mjerë

do të mbetet të shkruaj raportet e eprorëve të tij. Edhe po të fillonte të shkruante një roman, apo

artikull, atë do ta mbushte me fraza të thata pa ngjyrë, do shkruante me gjuhën e raporteve.

Adila është gruaja dhe bashkëudhëtarja e jetës së shokut Zylo, një grua me një pamje të

këndshme, me një fytyrë vezake dhe lëkurë të pastër, me sy të mëdhenj e të zinj, me buzë të

trasha e të bukura, e cila ndiste nga shëndeti e gëzimi. Ajo e adhuronte të shoqin, mendonte se ai

i shkruante raportet vet dhe shkëlqente në mbledhje e konferenca. Zemra i bëhej mal kur

dëgjonte zërin e tij të qetë, e të qartë, sa s’fluturonte nga gëzimi kur i shikonte që ia shtrengonin

dorën të burrit të saj, e dëgjonte fjalë të mira për “...Sa i ka pëlqyer shokut Q saporti i Zylos!

Shiko si qesh shoku Q – Ama, tha Zylos që kur ia lexoi raportin. Kam ndjerë kënaqësi duke e

lexuar. Bravo! Do të na nderosh!...17

16 Po aty, fq.144 17 Po aty, fq. 15

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

19

Edhe gjatë vizitave që i bëheshin në shtëpi, ajo ishte një mikëpritëse e madhe dhe e qeshur.

Fjalët... “Urdhëroni, urdhëroni!” Ishin plot respekt dhe dashamirësi.

Edhe një njeri i panjohur do të kuptonte se në këtë apartament, prapa shpinës së kësaj gruaje,

mbretëronin gazi dhe optimizmi, lulëzonin zambakët e jetës pa shqetësime e pa halle.

Ajo kujdeset shumë për dy djemtë e saj, si dhe për babanë e shokut Zylo, të cilin e konsideronte

si prindin e saj.

Për të shoqin ajo bëhej merak duke thënë se është e vështirë për një grua që e ka burrin me

përgjegjësi të mëdha, se edhe natën nuk e lënë të qetë në telefon.

Ajo di të jetë edhe xheloze dhe duke tundur gishtin i drejtohet të shoqit. “Hap sytë, Zylo, sepse

Adem Adashi të vjedh fabulën e tregimit, kurse Kleopatra të vjedh zemrën...”18 Ndoshta ajo

kishte të drejtë në këtë drejtim, ishte intuita e femrës kur ndjen se dikush të merr një gjë që është

e çmuar për ty. Futjen e një personi të tretë në mes të një çifti. Adila e pa gjatë pushimeve verore

në Durrës, kur shokut Zylo i digjet lëkura, dhe Kleopatra po e lyente shpinën me një krem

kundër djegies, “...kur duart e saj po zbrisnin nën shpatullat e shokut Zylo, erdhi Adila me një

kostum të ri banjoje. Ajo në fillim u habit për masazhin që po i bënte një grua e re burrit të saj,

por pastaj qeshi me të madhe”... dhe tha: - Unë e dija që Kleopatra ishte duar të buta, por nuk ma

merr mendja t’i përdorte me kaq mjeshtëri...”19

Debatet për postin që do të merrte shoku Zylo vinte valë-valë. Ndonjëherë merrte zjarr të

papërmbajtur, ndonjëherë dukej sikur shuhej, por në të vërtetë ziente përbrenda. Adila me

keqardhje fliste me gratë e lagjes, “...Ç’ti bësh! Është i detyruar të shkojë aty ku është më

vështirë...”20

Kleopatra, gruaja e shkrimtarit Adem Adashit, një grua e hijeshme me një fytyrë të zeshkët dhe

të bukur. Ajo ishte një grua e cila numërohej ndër gratë më të kulturuara të kryeqytetit. Një

zeshkane e zgjuar të cilën edhe nga emri edhe nga bukuria edhe nga zgjuarsia mund ta

krahasonte vetëm me Kleopatrën, mbretëreshën e Egjiptit të vjetër. “Kleopatra dhe Adili kanë të

përbashkët krenarinë e tepruar dhe mendjemadhësinë. Por e para është tekanjoze e grindavece

18 Po aty, fq. 52 19 Po aty, fq.209 20 Po aty, fq. 267

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

20

dhe e ka shumë të zhvilluar lakminë e popullaritetit. Përveç kësaj, ajo ka aftësinë e tjetërsimit:

është e shndërruar në gjysmë spanjoll e gjysmë italian.”21 Ajo ka një guxim të pashoq për të

shprehur simpatinë që ka për shokun Zylo, edhe para të tjerëve i bënë lajka “Kleopatra i

buzëqeshte shokut Zylo dhe përdridhte pakëz trupin si me naze...”22, këtë gjest ajo e bënte që të

dukej më e re, ndonëse nuk kishte nevojë, pasi ishte tepër simpatike dhe tepër e freskët. Fati i

bashkoi dhe pushimet verore i kaluan të gjithë së bashku në plazhin e Durrësit.

Ajo kujdesej shumë për shokun Zylo, i dhimbsej kur u dogj nga dielli, atë nuk e zinte vendi

vend. Shqetësimi kaloi gjoks me gjoks në të gjithë plazhin: “Pupu! Ç’i ndodhi shokut Zylo!

Prandaj e pamë të pikëlluar e të mërzitur. Si nuk u kujdesëm xhanëm! Ta kishim sinjalizuar me

kohë! T’i lutëshim të mos dilte në diell!...”23, këto fjalë të hidhura ishin në rend të ditës. Ajo

nëpërmjet këtij hidhërimi shprehte dashurinë e thellë që ndjente për shokun Zylo... Ajo me një

krenari të madhe që kapërcente brutalitetin, e duke i hedhur një shikim përbuzës të shoqit vrapoi

për t’i sjellë shokut Zylo kremin italian kundër djegies. Shokut Zylo në shpinë e në ije i kishte

rënë e gjithë lëkura, kur e pa Kleopatra thirri: “...Pupu! Aman, o shoku Zylo, sa i pamëshirshëm

qenke ndaj shëndetit tuaj! Njeriu mund të ketë shumë punë, mund të robtohet pa pushtruar, por

nuk mund ta katandisë shëndetin gjer në këtë pikë! Ne njerëzve të thjeshtë na dhemb pak gishti

dhe vëmë kujën.”24 Kremi i Kleopatrës i kishte bërë shumë mirë shokut Zylo, në mbrëmje ai e

ndjente veten më mirë.

Zgjuarsia e Kleopatrës shihet edhe një femër në mes të rrugës dhe ky i kishte dalë në ndihmë.

Ajo mendonte se atij si personalitet që ishte nuk i takonte të grushtohej në mes të rrugës, akti i tij

nuk ishte i denjë për një udhëheqës si shoku Zylo. Kleopatra gjatë pushimeve nuk hezitoi, por

mori guximin dhe në një mbrëmje ia shfaqi dashurinë dhe admirimin që ndjente për shokun Zylo.

Në linjë të kundërt me këto të dyja ishte Zejnepja, gruaja e Demkës, një grua e sinqertë, modeste,

që çdo gjë e shikon realisht brenda mundësive, që janë krijuar.

Ajo ndjen keqardhje për burrin e saj Demkën që ishte larguar nga profesioni i tij si shkrimtar, e

gazetar e merrej me gjëra të kota siç ishin raportet. Këto raporte ia kishin marrë praninë e

21 Emin Kabashi, Stduime për Agollin në Kosovë, Argeta, Tiranë, 2006, fq. 133 22 Po aty, fq.16 23 Po aty, fq.207 24 Po aty, fq.208

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

21

Demkës, ai nuk kishte kohë t’i kushtonte gruas së tij. E kur ju fejua motra e saj Zana ai e la të

shkonte vetëm sepse ishte i zënë me disa raporte të rëndësishme.

Ajo ia bënte me dije se ishin larguar nga njerëzit më të dashur, se ishin mbyllur brenda këtyre

raporteve të mallkuara, e vërente së burri i saj kishte filluar edhe në shtëpi të fliste me gjuhën e

raporteve: “... Demkë – i thotë ajo, - ti harrove të flasësh! Ti thua në këtë drejtim ke të drejtë, ti

nuk ke folur më parë...”25

Ajo habitet me të shoqin se sa shumë kishte ndryshuar. Zejnepja ishte një grua e tërhequr, në

mesin e shoqërisë së Demkës ajo ndjente veten si në gjemba, por megjithatë rrinte nën çadër dhe

dëgjonte.

Ato që dëgjonte nuk i kuptonte dhe i duhej Demkës që t’ia shpjegonte me durim e urtësi. Ajo

vetëm zeshkanen Kleopatër e kuptonte më mirë dhe ia pelqente shprehjet, “... Oh, bravo!

Manjifik!...”26. Në fillim këto shprehje nuk i merrte vesh, por më vonë përsëritja që është nëna e

dijes ia mësoi aq mirë, sa edhe ajo nisi t’i shqiptonte si zeshkanja. Ajo e imitonte Kleopatrën, por

me një humor të hollë që u pëlqente të gjithëve.

Mitro Karapataqi dhe Zaim Avazi janë dy kritikë të famshëm të letërsisë dhe artit, njëri tepër i

gjatë e tjetri tepër i shkurtër. “Ata janë Don Kishot e Sanço Panço, me një përjashtim se ata nuk

kanë kalë dhe gomar, nuk janë kalorës. Avazi tepër i gjatë e Karapataqi tepër i shkurtër. Sigurisht

edhe gjymtyrët e trupave të tyre janë me përmasa me ata trupa. E kush mund të durohet pa vënë

buzën në gaz kur përfytyron të kundërta kaq groteske?”27

Zaim Avazi është i kursyer dhe flet me figura, e Mitro Karapataqi është i errët e konfuz duke e

mbushur gjuhën me fjalë të huaja, se as vetë nuk e di se ç’thotë por përdor mjeshtërisht termat e

kritikës moderniste.

Mitro Karapataqi dhe Zaim Avazi jo vetëm që nuk kanë ide të qarta për letërsinë dhe artin dhe

janë konfuz në përmasa fantastike, por edhe kur shfaqin ndonjë mendim, ata nuk janë

konsekuentë, nuk janë parimorë, sepse i ndërtojnë qëndrimet dhe mendimin e tyre, varësisht nga

disponimi i eproreve. Prania e tyre nëpër konferenca është e domosdoshme, pasi ata shfaqin

25 Po aty, fq. 14 26 Po aty, fq.178 27 Emin Kabashi, Studime për Agollin në Kosovë, Argeta, Tiranë, 2006, fq.255

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

22

mendime të një rëndësie “gjenerale”. Artikujt e tyre ishin të mirëpritura në të gjitha redaksitë e

gazetave dhe revistave, sepse ishin polemist, të shkathët. Askush nuk dëshironte të ndodhej në

zjarrin e penave të tyre të mprehta.

Ata të dy i gjeje kudo, në mbledhjet e mëdha, në konferenca, në shfaqje teatrale, të cilët

mblidhnin informacionet, e mendimet e të tjerëve, për t’i kritikuar të nesërmen në gazetat e

revistat e vendit. Këta janë dy kritikues që ndërrojnë mendimin sa herë të lyp nevoja duke u

arsyetuar me “evoluimin dialektik dhe mundësinë e ecjes përpara”, ata nuk kanë mendim të vetin

po shkojnë andej ka fryn era. Kur ishte fjala për të kritikuar dramën e Adem Adashit “Furtuna u

mposht”, Mitro Karapataqi tha se “...Shfaqja ia ka arritur qëllimit...”28, ndërsa Zaim Avazi kishte

një mendim krejt të ndryshëm me të,... “Drama – tha ai, - hedh baltë mbi realitetin tonë. Heronjtë

pozitiv janë të zbehtë dhe lëvizin si kukulla. Forma e dramës nuk ka origjinalitet dhe është

anakronike. Problemi në vepër shtrohet shtrembër dhe zgjidhet shtrembër...”29, por në artikullin e

radhës ai kishte ndërruar mendimin dhe ishte kthyer kundër asaj që kishte pohuar në sallë. Pra,

ishin dy kritikë të paqendrueshëm në mendimet e tyre.

Shoku Q dhe shoku Shemshedin janë funksionarë të lartë të këtij aparati shtetëror. Shoku Q

kishte nën kujdestari dy drejtori të përafërta me njëra-tjetrën, sektorin e kulturës masive dhe atë

të artit e të letërsisë, ndërsa shoku Shemshedin njëherë drejtonte sektorin e kulturës masive. Pas

një zënke dhëmb për dhëmb me shokun Zylo për punën e raportit, të cilin e kishte shkruar dhe

përpiliuar mirë vartësi i tyre Demka, shoku Shemshedin largohet nga sektori i kulturës masive

për t’u emëruar diku tjetër. Këta tre udhëheqës të mëdhenj janë të varur nga shkresaxhiu Demkë,

i cili merret me përpilimin e raporteve, referatëve, që ata të shkëlqejnë në mbledhje, konferenca,

që të duken koka të mençura para botës. Atyre çdo gjë u duket e drejtë dhe shkencore.

Ata kanë të njëjtat aspirate shoqërore dhe ndjekin rrugë të ngjashme për të bërë karrierë.

Në mbledhjen që do të mbante shoku Q, diskutimin do ta hartonte Demka. Ai nga mungesa e

kohës kishte bërë një punë të shpejtuar, e cila nuk pati sukses. Përderisa shoku Q mbante

fjalimin, në sallë zhurma sa vinte e shtohej, “...Shoku Q e mbaroi diskutimin. Asnjë nuk

duartrokiti. Ai u ul i përvuajtur në presidium dhe shtrëngoi me pëllembë ballin e skuqur. Shoku

28 Po aty, fq. 156 29 Po aty, fq. 20

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

23

Zylo u përkul nga ai dhe i tha diçka. Shoku Q vuri me zor buzën në gaz...”30. Ky diskutim ishte

një humbje e madhe për shokun Q. Ndërsa shoku Shemshedin nuk e kishte harruar mërinë që e

mbante për shokun Zylo, ai e shikonte me një indiferentizëm dhe me një plogështi ia zgjaste

dorën, kur u takuan në fshat në kohën kur po e vizitonte shoku Zylo. ata patën një fjalëshkëmbim

që nuk i pëlqeu shokut Zylo. kjo ishte një sjellje prej harbuti. Shoku Zylo jepte mendime,

Shemshedini hidhej në çështje tjera, “...Shoku Zylo nuk e priste një fyerje të hapur para

kryetarit...”, pjesa më e madhe e këtyre njerëzve janë si aktorë. Mund të luajnë role të tilla që të

vënë në lojë.

Ata shajnë si me të qeshur, gjoja sikur janë me personalitete të mëdha, kundërshtojnë dhe shajnë

të tjerët. Këta njerëz është vështirë t’i heqësh nga posti që mbajnë, edhe sikur të bëjnë marrëzira

ata mund të lëvizin nga një vend në tjetrin dhe të mbeten në po atë post si puna e Shemshedinit, i

cili ngritet në postin e shokut Q.

Rasti i shkrimtarit Adem Adashit, që nga sa mund të kuptohet është një mediokër, është po ashtu

mjaft tragjikomike, sepse më shumë se për veprat letrare të veprave të tij, e çmojnë për gruan e

tij të bukur, Kleopatrën, e cila e simpatizon shokun Zylo, për të cilin zhvillon një polemikë “të

rreptë” me burrin, dhe kritikën “e dëgjuan”, meqenëse ata nuk i kuptojnë ndjenjat e femrave dhe

qeshin, kur ajo shfaq hapur mendimin e saj për Zylon:

Mos qeshni, - tha Kleopatra. – Po të ishit femra, fjalët e mia nuk do t’u bënin për të

qeshur, por për të psherëtirë.

Shët! – tha shkrimtari Adem Aashi me fytyrë mjegullie.

Mos thuaj “shët” – tha Kleopatra. – tha “shët”, se e shoh që e meriton këtë “shët.”31

Ai është xheloz edhe pse mundohej të mos tregonte veten e tij të vërtetë. Xhelozia e tij u duk kur

Kleopatra shfaqi simpatinë e saj për shokun Zylo, duke thënë, “...se po të mos e kisha njohur

Adem Adashin, do të bija në dashuri...”32, ai nuk mund të qëndronte indiferente ndaj këtyre

ngjarjeve dhe mos ta shfaqte xhelozinë. Ajo e poshtëronte haptas, para të gjithëve.

30 Po aty, fq. 128 31 Po aty, fq.200 32 Po aty, fq.196

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

24

Taçi dhe Kristofori, dy personazhe të tjera, mjaft të rëndësishme, fshihet, mbase janë dy

simbolike, të cilët shkrimtari nuk ka pasur nevojë me mjete gjuhësore por i ka nxjerrë në

sipërfaqe përmes qëndrimit të personazheve.

Te këta është personifikuar servilizimi dhe sentimentalizmi Taçi dhe humori Kristofori.

Servilizimin, këtë sëmundje që tjetërson botën e brendshme të individit, shkrimtari e ka

materializuar artistikisht përmes tipit të Taçit.

“Ai nuk ka asgjë të tijën, ngrihet si kali për kapistalli nga lajkat e demagogjia e madhorëve të tij.

Njëri që është në gjendje t’ia pastrojë edhe këpucët e Zylo Kamberëve, është e kuptueshme të

jetë edhe sentimental e lajkatar”33, por mund të themi se ai së paku, ndryshon nga eprorët e tij,

ngase nuk është kameleon. Jo pse nuk bëhet, por se nuk di se si ndërtohet gëzofi sipas motit. Një

ditë shoku Zylo e thirri dhe i tha: Taçi të kam dashur që ke qenë kokulur dhe punëdashës. Të

kam vënë re ca shenja servilizimi, por nuk t’i kam thënë në sy, sepse nuk kam dashur të të fyej.

Ka ca ditë që po më pëshpërit korridoreve dhe merr emrin tim nëpër gojë... Mblidh mendjen,

Taçi”34

Në qoftë se humori, vërtet, është veti e njerëzve të shëndetshëm, atë shëndet Agolli e ka

mishëruar në Kristoforin. Ai është e qeshura “pa nëntekst” jetësor në vepër. Ky është një humor.

Që nuk mbulon tërësisht satirën e ironinë, por freskon atmosferën. Kjo e qeshur nuk hetohet në

tërë veprën. Kristofori jep mendimin e tij lidhur formën dhe përmbajtjen e dramës së Adem

Adashit “Furtuna e mposht”, “...Me leje? – ndërhyri Kristofori – Të marrin një vezë. Në fillim

shohim formën. E çajmë vezën, hop! Shohim përmbajtjen...”35, ky është humori në kuptimin e

plotë të fjalës, që Agolli e servir për lexuesit, duke thyer monotoninë që kanë mendimet

filozofike të burokratëve e të “kritikëve të famshëm.”

Bakiri është nga ata që e kishte patur epror shokun Zylo, kishin qenë miq shumë të mirë, por ja

që marrëdhëniet e tyre ftohën pakëz. Ai e imitonte zërin e tij me përpikëri të madhe, i jepte edhe

intonacionet e shokut Zylo, i bënte të njëjtat gjeste dhe të njëjtat lëvizje. Ndoshta për atë arsye

shoku Zylo ishte ftohur prej tij. Nuk ka gjë më të keqe sesa të vësh njeriun në pozita të vështira,

qesharake, sepse e qeshura e çarmatos njeriun.

33 Emin Kabashi, Studime për Agollin në Kosovë, Argeta, Tiranë, 2006, fq.254 34 Po aty, fq. 169 35 Po aty, fq. 157

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

25

Diogjeni dhe Bardhi janë dy djemtë e shokut Zylo, për të cilët ai flet shumë dhe e ngrit në qiell

zgjuarsinë e tyre. Diogjeni ishte një djalë dhjetë vjeçar, një fëmijë i çuditshëm, shumë i zgjuar, i

cili kishte filluar të kompenzojë edhe simfoni. Shoku Zylo i dukej shumë i njomë djali i tij që të

merrej me muzikë, e të kompenzojë në gjini të mëdha siç është simfonia.

Ai ia kishte fshehur paratiturat të birit nga frika se mendonte që do të bëhej mendjemadh, e në

familjen e tyre shpërtheu konflikti, derisa Adili me këmbëngulje e luti t’ia kthente partiturat

Diogjenit. Shoku Zylo e porosiste të birin që të hante mjaltë, se i ndihmonte për kujtesën.

“...Energji që humb njeriu gjatë krijimit është një nga humbjet më të mëdha...”36, por edhe

Diogjeni e çmonte të atin, krenohej për pozitën dhe pushtetin që e posedonte ai. Ai shpesh di të

mburret dhe të ankohet, “...Babin e pyeste për çdo gjë, sikur s’u pjell mendja t’i mbarojnë punët

vet...”37, Adili ankohej se shoku Zylo nuk e lë të ngrejë kokë Diogjeni dhe frikësohej se mos ia

ndrydh personalitetin. Ai kishte mbushur kokën me fjalët dhe mendimet e të rriturve. Ai kishte

mësuar përmendsh frazat që dëgjonte në shtëpinë e tij. Diogjeni kishte parë në ëndërr të atin

sikur këndonte në shtëpinë-muze të Rosinit. Kur e mbaroi këngën hëngri partiturat e mjeshtrit.

Ndërsa për Bardhin shkrimtari na flet më pak. Ai ishte një djalë shtatë vjeçar, i cili është i dhënë

shumë pas botanikës dhe zoologjisë. Në ëndrrën e tij Bardhi na tregon se shoku Zylo kishte

zbuluar dinozaurin e parë të gjallë. Njëqind samarxhinj bëjnë një samar për dinozaurin, “...Babi!

Babi pështynë në tokë nga maja e dinozaurit.”38

Snobizmi, mania e imitimit të manive qytetare, e zbulon më së miri mjerimin moral dhe

intelektual të arrivistit, i cili provon me mish e me shpirt të barazohet së jashtmi me shtresën

qytetare, duke dëshmuar kështu kompleksitetin e origjinës fshatare.

Duke i paraqitur babanë, xha Maksutin, si luftëtar të luftës së Vlorës, shoku Zylo vetëm sa nxjerr

edhe më tepër në shesh origjinën e vet të ulët familjare, duke krijuar kështu iluzion të vartësit,

për origjinën e tij fisnike. Edhe kur xha Maksuti u sëmurë dhe u shtri në spital, shoku Zylo me

një krenari të madhe fliste për të bëmat e të atit gjatë luftës në Vlorë, “...Nuk ju lëmë të dergji

juve, që jeni lavdia jonë – tha shoku Zylo – Ti së shpejti do të ngrihesh, baba! Ti je ngritur kur ke

marrë pesë plumba në Luftën e Vlorës, jo të mos ngrihesh sot, në këtë mëngjes të bardhë. Xha

36 Po aty, fq.27 37 Po aty, fq. 49 38 Po aty, fq. 261

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

26

Maksuti duke vënë buzën në gaz ia kthen... – Po rri, o Zylo! E si të mos ngrihem! Ka ardhur të

më shoh e gjithë Ministria e Shëndetësisë!

Atij i bëhet qejfi që djali i tij kishte kaq shumë shokë të mëdhenj, Shoku Zylo e kundërshtoi të

atin, duke i thënë që shokët e tij ishin njerëzit e thjeshtë të masës...”39

Sëmundjet e ndryshme sfilitëse paraqiten varësisht nga kushtet shoqërore. Atëherë, kur

ndërgjegja e njerëzve nuk është në lartësinë e problemeve shoqërore, që kryejnë individet, ka

mundësi që ata të lakojnë rrugën dhe të zhvillohet njëra nga ndjenjat më të ndyra të njeriut

“lakmia”. Shoku Zylo së bashku me suitën e tij janë ata lakmitarë, të cilët lakmojnë pozitat me

radhë deri te ajo e ambasadorit. Araniti është ai që për shokun Zylo me shokë ju prish kënaqësinë

e ëndrrave dhe qetësinë shpirtërore. Ai bëhet preokuptim i tyre. Zyloja kështu shpreh gjendjen e

tij në një “ese”40, “... Shpifja, do të thotë, peshku i vogël e ha të madhin...”, pra, e kundërta e

këtyre karrieristëve është Araniti. Ai ka diçka të veçantë që e dallon nga të gjithë; është fjalëpak,

por punëtor i madh, i matur në gjykime, i rreptë dhe pa nëntekst, i sinqertë ndaj të pafajshmëve,

por kategorik ndaj mburravecëve, e humbaditëve. Vendi që i është kushtuar në vepër është i

vogël, por prania e tij hetohet në çdo faqe të librit. Araniti ishte nga njerëzit që punonte në

sektorin e shokut Shemshedin. Për të flitej se ishte një njeri i rëndë dhe përbuzës. Ai nuk e shihte

dot shokun Zylo, megjithëse nuk punonte me të. Por meqë sektori që drejtonte shoku Zylo ishte i

afërt me atë që drejtonte shoku Shemshedin, Araniti ishte në rrjedhë me të gjitha çështjet e të dy

këtyre sektorëve. “... E qëndiste raportin? – e pyeti Demkën me përçmim.

Më mirë të shohim secili punën tonë – ia kthen ai, - Qëndiste, qëndiste, tha ai i zymtë dhe u

largua me hapa të rënda në korridor...”41, Araniti gjithnjë rrinte me vetulla të ngrysura.

Ishte një njeri i çuditshëm, me një natyrë të rëndë, me një pavarësi të madhe në mendime. I cili

mund t’ia priste fjalën edhe po të ndjente se nuk kishte të drejtë, mund ta kundërshtonte. Asgjë

nuk e hutonte dhe nuk e bënte të druhej. Mendimin e tij nuk e kishte frikë t’ia thoshte, ashtu siç e

ndjente, madje edhe ministrit. Të gjithë për të kishin respekt dhe e dëgjonin më shumë se shoku

Zylo, që e kishte drejtues. Kur ishte fjala për rapsodët që do të vinin, shoku Zylo i kërkoi të

përgatitej t’u fliste për gjuhën e këngëve të tyre, për laramaninë që duhet të ketë ajo, për ruajtjen

39 Po aty, fq.57 40 Po aty, fq. 119 41 Po aty, fq. 11

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

27

e dialektit të çdo krahine, pasi kjo shtonte koloritin. Ai në mënyrë të prerë tha “jo” duke i thënë,

se i dukej e kotë dhe një budallallëk. Ai me një ironi të thellë i tha se kishte shkruar një këngë në

formën e këngëve popullore:

“Drangër – grung këmborë e madhe

Qumështi gjysmë okarë!...”42

Dhe kështu do të vazhdonte ironitë, përçmimet, kacafytjet në mes të Aranitit dhe shoku Zylo, ky

i fundit mundohej të ruante gjakftohtësinë dhe zemërimin. Rrugëtimit të shokut Zylo i kishte

ardhur fundi. Ai bënte dorëzimin duke shpjeguar udhëzimet, qarkoret, planet. Shoku Zylo fliste

me buzë në gaz, pa pasur asnjë zili dhe asnjë smirë që po i linte postin e tij të nderuar. Ndërsa

Araniti i përmbajtur dhe gjithnjë gjakftohtë, i falënderonte dhe largohej me vetulla të ngrysura;

“...Vetullat e tij të trasha e të zeza dukej sikur ia mbulonte sytë dhe i jepnin një pamje të zymtë

edhe në çastet e një afrimi kaq të ngrohtë...”43 Vënia e tij në pozitën e Zylos nuk ka ndryshuar

asgjë te ai. Në këtë personazh, mbase fshihet porosia, që do të jap, por edhe qëllimi i shkrimtarit

në vepër: “Puna e ndershme kurdo qoftë do të triumfojë.”44

42 Po aty, fq.66 43 Po aty, fq. 252 44 ëëë.forumishqiptar.com

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

28

PËRSHKRIMI

Në disa vepra përshkrimi zë një vend shumë të madh për nga vëllimi, kurse në disa vepra të tjera

zë më pak. Pjesërisht kjo është edhe një çështje e stilit të autorit dhe e stilit të kohës, mirëpo për

të dyja raste është e pakontestueshme që përshkrimi është i rëndësishëm dhe i paevitueshëm.45

Dritëro Agolli përshkruan në detaje pamjen fizike të personazheve që defilojnë në këtë vepër,

gjestet e tyre, botën shpirtërore më shumë vëmendje dhe mjeshtri, ku na duket se na jep tablo të

qarta vizuale. Po ashtu gjejmë një natyrë madhështore të qyteteve të bukura si Tirana dhe

Tepelena.

Përshkrimi që jep një fytyrë të mërzitur duke shprehur pikëllim dhe një ndjesi të anashkalimit

dhe dëshpërimit e gjejmë te:

Fytyra e saj vrenjtur. Ulet në kanape dhe m’i hedh sytë e saj të pikëllimit. Pastaj shikon tabakët e

bardhë të letrës. Pastaj shikon çantën time të zëzë.46

Ja një përshkrim që shpreh gati-gati ironi ndaj vetes duke shprehur një lloj akuze për lënien pas

dore të lëximit; Mua më vjen turp nga Zejnepja, si nga njeri i huaj. Të tjerët më dinë se lexoj. Në

të vërtetë ka kohë të mos shfletoj asnjë libër. Lexoj vetëm raporte e vendime dhe nga ana nxjerr

citate. Citate më duhen për referate dhe diskutimet që përgatit.47

Përmes përshkrimit pasues autori pasqyron origjinën e vet familjare, detaje që drejtpërdrejt e

vënë lexuesin në lëvizje për lashtësinë:

Në murin përballë ishte një sixhade e madhe në të cilën kryqezoheshin dy shpata të lashta. Në të

dy anët e shpatave kishte dy kobure njëra nga ato me strall me dorezë me zbukurime argjendi,

tjetra nga ato nagante me mullinj. Në murin e krahut të djathtë ishte një raft i madh librash, që

nga më të lashtat gjer në më të rejat. Mbi raftin e librave, në mur ishte mbërthyer një kokë dreri e

balsamosur.48

45 Zejnullah Rrahmani, Teoria e letërsisë, Faik Konica, Prishtinë, 2008, fq. 526 46 Dritëro Agolli, Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, Rilindja, Prishtinë, 1999, fq. 13 47 Po aty, fq. 13 48 Po aty, fq. 46

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

29

Përmes përshkrimit të figurës dhe gjendjes shpirtërore të shokut Zylo, autori na krijon

përfytyrimin për momentet e vështira që ai po kalonte dhe ironinë që po i shfaqej haptas nga

miku i tij i vjetër.

Gjendja e tij shpirtërore lirike-mediative ndryshoi me t’u takuar me mikun e dikurshëm. Shkak i

ndryshimit të gjendjes shpirtërore lirike-mediative të shokut Zylo u bë pritja e akullt e

Shemshedinit. Shemshedini u ngrit pakëz nga karrika, ja zgjati me plogështi dorën dhe murmuriti

ca fjalë të mbytura, të zakonshme,49

49 Po aty, fq. 125

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

30

DIALOGU

Në romanin Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo përpos narracionit dhe përshkrimeve edhe dialogu

zë një vend të rëndësishëm. Dialogun e personazheve të kësaj vepre autori në përgjithësi e

ndërton në formën pyetje-përgjigje:

Gruaja më vështron e përvuajtur:

- Raport? – pyeti ajo

- Kumtesë, - them

- Shefi i arsimit dhe i kulturës e kërkon?

- Po, shoku Selman.50

Edhe raporti vijues ka karakterin e kërkimit të informacionit i formës pyetje-përgjigje.

Pyetësi që e parashtron pyetjen me ankth pret të marrë përgjigjen, të cilën e priste me padurim

dhe si me frikë:

- Shemshedin mos vjen gjë në Tiranë?

- Shoku Q e shtyti pak me bërryl shokun Zylo:

- Shemshedin vjen ai, - tha ai.

- Në ç’post?

- Më duket se zëvendësministër! – u hodh e habitur Adila.51

Dialogu nëpërmjet shokut Zylo dhe Araniti duke iu referuar situatave dhe rrethanave në të cilat

ndodhen këta dy personazhe. Këtu autori vë në pah raportin jo të mirë mes këtyre dyve, ku në

mënyrë të qartë paraqitet edhe cinizimi i Aranitit.

- Merre receptorin se të kërkon shoku Q të vini për gjah, - tha Araniti me cinizëm

- Të urdhërojnë! – tha shoku Zylo dhe e mbylli receptorin.52

50 Po aty, fq. 8 51 Po aty, fq. 10 52 Po aty, fq. 240

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

31

MONOLOGU

Monologu po ashtu në një roman është në vetevete një përshkrim i saktë artistik i ndërgjegjes në

lëvizje të personazhit dhe vetë shkrimtarit. Ai është një krijim letrar kaq bindës, sa lexuesi dhe

kujtdo tjetër i duket se po ndjek dinamikën e jetës së një personazhi me ndërgjegjen e tij të

mbushur me energji aktive për të bërë gjëra të mira për vete e për të tjerët.53

Në romanin Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, autori në krahasim me dialogun që i zënë vend të

konsiderueshëm në këtë vepër, monologjet janë të paktë, ndoshta edhe shkak rrjedhës dinamike

të ngjarjeve që ndodhin në këtë vepër.

Spikat monologu që shpreh dilemë: E ndjej që nuk shkruaj dot dhe ka çaste që më pushton një

trishtim i hidhur. Pse, vallë nuk shkruaj? Jam po ai që kam qenë, është po ajo mendje, po ato

duar. Çuditëm me veten time. Harrova të shkruaj! Mos i ka fajet mosha? Pse mosha? Unë nuk

jam plakur. Dyzetë vjet ende nuk i kam mbushur. Dyzetë vjetet janë me energji të mëdha. Ku

shkuan energjitë e mia? Kush i përpiu, ë?54

Monologu i brendshëm ose kuvendimi i persnazheve me veteveten: Me shumë njerëz kam

punuar. Shumë njerëzve ua di psikologjinë, karakterin, teket. Por, njerëzit që kam njohur nuk

mund të krahasohen me shokun Zylo. Si do më shkojë puna me të, vallë? Më duket se ky do t’i

shkruaj vetë referatet dhe raportet. Unë vetëm do të mbledh të dhëna. Të paktën kështu do ta kem

më lehtë...55

Në këtë mënyrë shprehen mendimet dhe shqetësimet e Demkës për shokun Zylo. Edhe në

monologun pasues gjejmë mëdyshjet e Demkës, pastaj dëshirën dhe nevojën për të përfunduar

punët që i rëndonin si një barrë e rëndë dhe shpresën e tij për rifillimin e botimeve në gazeta dhe

artikuj. Eh, pasnesër lehtësohem! E heq një barrë! Nuk do të premtoj të shkruaj raporte të tjera!

Le t’i bëjnë vetë! Do të fillojë përsëri të shkruaj në gazeta artikuj e tregime. Nuk dua! U lodha!

M’i thithën energjitë raportet! Jam një automat! Fund!56

53 Ndini R. Bardhi, Romani, Koherenca dhe Thelbësorja. 54 Dritëro Agolli, Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, Rilindja, Prishtinë, fq.7 55 Po aty, fq. 20 56 Po aty, fq. 8

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

32

GJUHA DHE STILI

Gjuha e artit letrar ka për qëllim të komunikojë jo drejtpërdrejt me lexuesin, por të flas me

aluzion, pra që vetë lexuesi ta nënkuptojë komunikimin që shpreh autori përmes veprës së tij.

Dritëro Agolli si personazhi më i spikatur i letrave shqipe, duke njohur edhe vetë lexuesi punën e

tij briliante, aftësinë e tij magjike në krijimet e tij letrare, edhe në romanin Shkëlqimi dhe rënia e

shokut Zylo arrin me mjeshtëri të përdorë figurat letrare duke i dhënë veprës një vlerë të lartë

artistike.

Përdorimi i figurave stilistike si krahasimi, ironia, epiteti, metafora, e figura të tjera në shkrimet e

Dritëro Agollit vetëm sa e bëjnë lexuesin më tërheqës e veprën më të lexueshme.

Vepra e këtij kolosi të madh të letrave shqipe njihet për gjuhën e pastër dhe porosinë, që i jep

lexuesit të kuptojë se servilizmi dhe burokracia janë dy armiqtë më të mëdhenj të përparimit të

një vendi. Gjithashtu autori fshikullon me ironi vartësinë dhe përuljen e shumë njerëzve, të parët

duke zgjatur qafën dhe të dytët duke shfrytëzuar të parët për një ngritje në kurriz të të tjerëve.

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo shquhet për gjuhën e pasur, të shquar dhe për qartësinë e saj

në të kuptuar nga ana e lexuesit.

Stili, si mënyrë karakteristike e të shprehurit, bën që një autor të identifikohet përmes mënyrës së

shprehjes.57

Veçoritë e stilit të një shkrimtari gjithmonë kushtëzohen prej përmbajtjeve të trajtuara në veprat e

tij dhe prej qëndrimeve emocionale ndaj tyre.58

Duke iu referuar dy citateve të lartëshënuara se secili shkrimtar ka stilin e tij të të shkruarit edhe

Dritëro Agolli në këtë vepër përdor stil të pasur dhe sa frymëzuas po aq kritik. Stili i këtij

shkrimtari në këtë vepër është i pasur me figura stilistike ku mbizotëron ironia:

Hunda është organ nuhateje. A mund të shtojmë sasinë e hundëve?

57 Bashkim Musliu, Art dhe erudicion, Prishtinë, 2010, fq.301 58 Rexhep Qosja, Porosia e madhe, Rilindja, Prishtinë, 1990, fq. 273

Page 33: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

33

Jo. Duhet të rrisim nivelin e nuhatjes dhe cilësinë me hundën që disponojmë.59

Këtu del në pah ironia që shfaq shoku Zylo në esetë e tij, për veten e tij, shoku Q dhe

Shemshedini.

Një tjetër ironi spikat te dashuria që shfaq Kleopatra kundrejt shokut Zylo, megjithatë dashuria

që shpreh ajo puthitet më shumë për postin e tij të lartë, ndjenja që s’do shfaqeshin kurrë nëse

Zyloja s’do kishte titull të tillë:

Ra në dashuri në mua. Ç’t’i bësh? Le të vuajë gjersa të më harrojë... përgjegjësia ime, detyra

ime, personaliteti nuk më lejojnë të abuzojë. Ato femra që na duan, le të vuajnë, s’kemi

ç’bëjmë...

Edhe krahasimin D. Agolli në këtë vepër e ndërton mjeshtërisht, të tillë gjejmë te:

Sa yje ka qielli,

Sa rreze ka dielli

Të jenë gëzimet

Edhe përqafimet

Në punën e re

Që shkrep si rrufe.60

Përmes epiteteve që autori përdor t’i pasurojë kuptimet, duke i thënë një bukuri artistike, e duke

shprehur një vlerësim dhe qëndrim:

Vdekja tmerrohet nga këta, - tha Maksuti.

Hajde të të puth gjysh, pëllumb i bardhë i Kamberëve.61

59 Dritëro Agolli, Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, fq.11 60 Po aty, fq.255 61 Po aty, fq.57

Page 34: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

34

Agolli me kujdes dhe mjeshtëri përdor edhe metaforën në këtë vepër duke përdorur fjalë apo

shprehje me kuptim të figurshëm të mbështetur në krahasim. Të tilla shprehje gjejmë te:

Jo çdo zbardhje dhëmbësh është e qeshur.62

Surrat dhe fytyrë emërtojmë të njëjtën pjesë të trupit, por nuk emërtojnë të njëjtin mendim.63

Një mik imi kishte hapur një libër dhe po lexonte në dhomën e tij. Erdhi një fqinj, e gjeti në

dhomë dhe i tha: - paske mbetur vetëm. Miku im mbylli librin dhe i tha: tani mbeta vetëm.64

62 Po aty, fq.59 63 Po aty, fq. 122 64 Po aty, fq. 123

Page 35: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

35

PËRFUNDIME

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo është një vepër ku autori përpiqet t’i shpërfaqë të metat e

pushtëtarëve të asaj kohe, përmes një humori dhe satire të mprehtë me të cilin u kundërvihet.

Puna e Agollit në këtë roman, gjithashtu vë në lojë burokracinë, fudullëkun, servilizimin, që

kishte katranosur shpirtin e njeriut duke kthyer atë në një karikaturë tallëse për lexuesin.

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo në dukje ka stil satirik, por nga njëra anë realisht i shmanget

atij dhe pa asnjë pedantizëm fut frymën jetësore, duke e bindur me vërtetësinë e të shkruarit. Me

bindje të thellë ai godet skematizmin dhe formulat e kohës, që Agolli ia arriti ta paraqes me aq

sarkazëm. Ai është shkruar me një maturi dhe klasicizëm, që në pamje të parë duket se u bindet

parimeve të realizmit socialist. Askush në këtë vepër ironizuese nuk është as monstër, as qenie

negative që ta përmbysi botën. Është një satirë e gjallë, e cila pasqyron tonin e çiltër përmes një

kronikani të dëshpëruar, por njëkohësisht të sinqertë, fatin e një funksionari të fyer, të shokut

Zylo, një funksionar që drejton problemet e kulturës, shoku Zylo edhe pse është në një post të

lartë ku e udhëheq një sektor të kulturës dhe artit, por është një snobist, një servil, një mediokër

rreth të cilit shkrimtari ka mbledhur edhe një grumbull të tjerësh, krijues e jokrijues, të rangut të

njëjtë, të cilën nuk kanë unin e vetë dhe se kokat e tyre i lëvizin të tjerët, apo sillen kah të fryej

era.

Shoku Zylo dhe Demka janë dy shkaktarët që e bëjnë lexuesin të shkulet gazit me bëmat dhe

manitë e tyre. Rreth këtyre dy figurave sillet e përdridhet e tërë ngjarja. Shoku Zylo është një

figurë fatkeqe, ku bëhen bashkë mirësia e qëllimi me padijen, me humbjen e ndjenjes se realitetit

dhe të vërtetës së patjetërsueshme. Zylo shfaqet te lexuesi me një pamje sa të rrezikshme aq edhe

për t’i qarë hallin. Ai nuk i beson faktit, por imazhit që ka në mendje, iluzionit. Atij i vjen mirë të

mashtrojë veten me shkeljet dhe anashkalimit që i bëhen edhe pse ishte një funksionar i lartë, se

mungesa e ftesës është thjesht një harresë, por vuajtja e tij më e madhe është ajo se çfarë do të

thotë opinion, masa e gjerë për të. Shoku Zylo ka një emër në shoqëri, emër të cilin nuk e ka

marr si një dhunti apo traditë. Edhe lexuesi gjendet në udhëkryqe dhe hamendësime lëkundet

përpara vendimeve të personazheve, para tablove drithëruese e barrës së rëndë psikologjike të

tyre. Kthesat e papritura rrëqethëse që ndërton autori, nxisin lexuesin që këtë vepër ta lexon me

një frymë.

Page 36: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 12. 12. · Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, ka një titull të qartë, që tregon fitoren dhe rënien e një reaksionari të

36

LITERATURA

Aliu, Ali, Botimet shqiptare, Fenomeni Zylo në prozën e Dritëro Agolli, 2010

Abdyli, Merxhan, Studime për Agollin në Kosovë, 2006

Krasniqi, Bajram, Drama kundër mitit, fjala 1.1. 1980

Krasniqi, Bajram, Letërsia dhe vetëdija historike, Rilindja, Prishtinë, 1984

Musliu, Bashkim. Art dhe erudicioni, IAP, Prishtinë, 2010

Ndini R. Bardhi, Roman, Koherenca dhe Thelbësorja

Qosja, Rexhep, Porosia e madhe, Rilindja, Prishtinë, 1990

Qosja, Rexhep, Panteoni i rrallitur, Rilindja, Prishtinë, 1981

Velek R. Voreni. O. Teorija e letërsisë, Rilindja, Prishtinë, 1982

Zogaj, Prenç. Një libër që na mëson talljen, Revista MAPO, 2012

ëëë.forumishqiptar.com

ëëë.ëikipedia.com

ëëë.tiranaobserver.al