Upload
others
View
17
Download
1
Embed Size (px)
Citation preview
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I DREJTËSISË
DEPARTAMENTI I TË DREJTËS CIVILE
DISERTACION
PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE
“DOKTOR”
“MJETET JURIDIKE TË MBROJTJES TË SË DREJTËS
SË PRONËSISË NË VËSHTRIM KRAHASUES”
Kandidati Udhëheqësi shkencor
Valbona ALIKAJ Prof. Dr. Kudret ÇELA
Tiranë, 2018
Mjetet juridike të mbrojtes të së drejtës së pronësisë në vështrim krahaues
i
E drejta e autorit: VALBONA ALIKAJ, 2018
Ndalohet çdo prodhim, riprodhim, shitje, rishitje, shpërndarje, kopjim, fotokopjim,
përkthim, përshtatje, hua-përdorje, shfrytëzim, transmetim, regjistrim, ruajtje,
depozitim, përdorje dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar, si dhe çdo veprim
cenues me çfarëdo lloj mjeti apo forme, pa lejen përkatëse me shkrim të autorit.
Mjetet juridike të mbrojtes të së drejtës së pronësisë në vështrim krahaues
ii
Mirënjohje
Me shumë kënaqësi do të doja të shprehja falenderimet e mia të sinqerta për të gjithë
ata që kanë kontribuar dhe mbështetur realizimin e këtij punimi.
Si fillim një falenderim dhe mirënjohje e veçantë shkon për udhëheqësin tim të
mikrotezës së doktoraturës, profesorin e nderuar Prof. Dr. Kudret ÇELA i cili në
mënyrë të vazhdueshme më ka dhënë përkrahje dhe mbështetje në strukturimin e
temës, grumbullimin e materialit shkencor si dhe punimin përfundimtar të saj.
Gjithashtu, gjej rastin të falenderoj stafin akademik të Departamentit të së Drejtës
Civile pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, të cilët në
bashkëpunim me udhëheqësin tim shkencor dhe njëkohësisht profesorin e tyre Prof.
Dr. Kudret ÇELA, më kanë mbështetur dhe inkuruajuar për të përfunduar me sukses
diplomën e doktoraturës në fushën e shkencave – juridike.
Një falenderim i veçantë i takon dhe familjes sime që ka përkrahur për vite me rradhë
formimin tim profesional në fushën e drejtësisë duke më motivuar e mundësuar
kushte lehtësuese për të realizuar objektivat në studimet e mia.
Realizimi i këtij punimi ka qenë një sfidë e mëtejshme për ngritjen time profesionale
dhe akademike e cila ka kërkuar përkushtim, mund e privim por njëkohësisht më ka
dhënë kënaqësi që sot jam e lumtur t‟i ndaj me të afërmit e mi, miqtë kolegë e juristë,
të cilët përmes sugjerimeve të tyre ndihmuan në rritjen cilësore të këtij punimi.
Ju faleminderit
Valbona Alikaj
Mjetet juridike të mbrojtes të së drejtës së pronësisë në vështrim krahaues
iii
Lista e shkurtimeve
k.c.i. --------- Kodi civil italian
k.c.sh. ------- Kodi civil shqiptar
k.p.c. --------- Kodi i Procedurës Civile
K.RP ---------- Kushtetuta e Republikës Popullore, 1946
D.Pr --------- Dekreti për Pronësinë Nr.2083, dt 6.7.1955
BE ------------ Bashkimi Evropian
KE ------------ Komuniteti Evropian
TBE ---------- Traktati i Bashkimit Evropian
TFBE --------- Traktati i Funksionimit të Bashkimit Evropian
GJED --------- Gjykata Evropiane e Drejtësisë
GJEDNJ ----- Gjykata Evropiane e të Drejtave Të Njeriut
KEDNJ ------ Konventa Evropiane për të Drejtat dhe Liritë themelore të Njeriut
ZRPP ------- Zyra e Regjistrimit të Pronave të Paluajtshme
ATP --------- Agjensia e Trajtimit të Pronave
ALUIZNI--- Agjensia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të
Zonave/Ndërtimeve Informale
Mjetet juridike të mbrojtes të së drejtës së pronësisë në vështrim krahaues
iv
Fjalor mbi temën
Pronë është një send i luajtshëm/paluajtshëm, sipas përcaktimit në Kodin Civil.
E drejta eskluzive: E drejta ekskluzive është e drejta e pronarit në lidhje me sendin
për ta gëzuar atë në mënyrë absolute dhe duke përjashtuar cilindo tjetër nga i njëjti
gëzim.
Shkelje e të drejtës së pronësisë: Jemi përpara shkeljes të të drejtës së pronësisë në
ato raste kur, dikush përdor si të vetat, pa të drejtë, të drejtat e rezervuara në mënyrë
eskluzive pronarit të sendit i cili i ka fituar në bazë të një titulli të ligjshëm.
Subjekt i shpronësuar janë personat juridikë ose fizikë apo trashëgimtarët e tyre,
prona e të cilëve është shtetëzuar, shpronësuar, konfiskuar ose marrë me çdo mënyrë
tjetër të padrejtë nga shteti.
Kompensim është shpërblimi i drejtë që i takon pronarit në rast shpronësimi Format e
kompensimit janë: “Kompensim financiar”, “Kompensim fizik”.
Shtetëzim përfshin masa të marra në një shkallë të gjerë mbi bazën e një akti
ekzekutiv apo legjislativ për qëllime të transferimit të pasurisë në domenin publik.
Shpronësim konsiston në masa të veçanta të marra nga shteti për realizimin e një
qëllimi publik.
Harmonizim legjislacioni: Harmonizimi nuk nënkupton njehsimin (uniformitet) e
ligjeve dhe as ngjashmëri. Harmonizimi nënkupton gjetjen e një metodike të
përbashkët duke respektuar veçoritë legjislative kombëtare.
Direktiva: Përkrah rregullores, direktiva është instrumenti më i rëndësishëm
legjislativ. Synimi parësor i direktivës nuk është njehsimi i së drejtës si në rastin e
rregulloreve, por harmonizimi i saj. Direktiva është e detyrueshme për shtetet anëtare
vetëm sa i përket qëllimit që duhet arritur, duke u lënë vullnet të lirë shteteve, në
zgjedhjen e formës dhe metodës se si ta përmbushin këtë objektiv në përputhje rendin
e tyre juridik.
Mjetet juridike të mbrojtes të së drejtës së pronësisë në vështrim krahaues
v
TABELA E PËRMBAJTJES
Mirënjohje ................................................................................................................... ii
Lista e shkurtimeve ..................................................................................................... iii
Fjalor mbi temën ......................................................................................................... iii
Tabela e përmbajtjes ................................................................................................... iv
HYRJA DHE METODOLOGJIA
Hyrje .............................................................................................................................1
Metodologjia .................................................................................................................3
Qëllimi dhe objektivat e kërkimit ................................................................................. 4
Struktura e punimit ....................................................................................................... 5
KREU I
VËSHTRIM I SHKURTËR HISTORIK I SË DREJTËS SË PRONËSISË NË
RENDIN JURIDIK SHQIPTAR DHE ITALIAN.
1.1 Zhvillimi i të drejtës së pronësisë në të drejtën romake ........................................ 8
1.2 Kodi Civil i Mbretit Zog ..................................................................................... 14
1.3 Legjislacioni për pronësinë mbas Luftës II Botërore (Kushtetuta e Republikës
Popullore të Shqipërisë, Dekreti për Pronësinë 1955, .......................................... 18
1.4 Kodi Civil i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë ................................ 23
1.5 E drejta e pronës private (neni 41 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë) ... 25
1.6 E drejta e pronësisë private (neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Italisë) ..... 28
1.7 E drejta e pronësisë private në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë .... 33
1.7.1 Elementet e të drejtës së pronësisë ................................................................. 33
1.7.2 Kufijtë dhe detyrimet e përcaktuara nga sistemi juridik i gëzimit të
pronësisë.......................................................................................................... 37
1.7.3 Mënyrat e fitimit të pronësisë ......................................................................... 41
1.7.4 Humbja e pronësisë ....................................................................................... 45
1.8 E drejta e pronës private në Kodin Civil të Republikës së Italisë ................ 46
1.8.1 Kufijtë dhe detyrimet e përcaktuara nga sistemi juridik gëzimit të pronësisë 50
1.8.2 Mënyrat e fitimit të pronësisë ......................................................................... 53
1.8.3 Humbja e pronësisë ........................................................................................ 57
KREU II
MJETET JURIDIKE TË MBROJTJES TË SË DREJTËS SË PRONËSISË
SIPAS KODIT CIVIL TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË.
2.1 Padia për kërkimin e sendit, (rivendikimit) neni 296 Kodi Civil i Republikës së
Shqipërisë ................................................................................................................... 59
Mjetet juridike të mbrojtes të së drejtës së pronësisë në vështrim krahaues
vi
2.1.1 Veçoritë e padisë si mjeti kryesor për mbrojtjen dhe rivendosjen gjyqësisht të të
drejtave civile të shkelura ........................................................................................... 66
2.1.2 Interpretimi i normave të Kodit Civil lidhur me parashkrimin e padisë së
rivendikimit ................................................................................................................ 72
2.2 Padia mohuese, neni 302 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë ......................... 75
KREU III
MJETET JURIDIKE TË MBROJTJES TË SË DREJTËS SË PRONËSISË NË
KODIN CIVIL TË REPUBLIKËS SË ITALISË.
3.1 Padia për kërkimin e sendit, neni 893 Kodi Civil i Republikës së Italisë ............ 77 3.2 Padia mohuese, neni 949 Kodi Civil i Republikës së Italisë ............................... 81
3.3 Padia për caktimin e kufijëve, neni 950 Kodi Civil i Republikës së Italisë ......... 83
3.4 Padia për rivendosjen e kufijëve, neni 951 Kodi Civil i Republikës së Italisë .... 88
KREU IV
MBROJTA E PRONËSISË SIPAS TË DREJTËS EVROPIANE, (DOKTRINA,
AKTET NORMATIVE, JURISPRUDENCA).
4. E drejta e pronësisë në aktet normative europiane ................................................. 90
4.1. Nenin 17 i Kartës së Bashkimit Europian për të Drejtat Themelore .................. 92
4.1.1. Kufizimi i të drejtës së pronësisë në sistemin juridik europian për ruajtjen e
vlerave themelore të interesit publik europian ........................................................... 94
4.2 Vendime të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në lidhje me të drejtën e
pronësisë.................................................................................................................... 100
4.3 Trajtimi i të drejtës së pronësisë nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të
Njeriut........................................................................................................................ 104
4.4 Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në rastin e Italisë . 109
4.5 Pronësia pas viteve ‟90 dhe Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e
Njeriut në rastin e Shqipërisë.................................................................................... 119
PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME
1. Konkluzione ......................................................................................................... 134
2. Rekomandime ...................................................................................................... 146
BIBLIOGRAFIA (DOKTRINA, AKTET NORMATIVE, JURISPRUDENZA) . 147
ABSTRAKTI (SHQIP & ANGLISHT) ................................................................. 160
Mjetet juridike të mbrojtes të së drejtës së pronësisë në vështrim krahaues
1
HYRJA DHE METODOLOGJIA
Hyrje
Qysh në Deklaratën e të drejatve të njeriut dhe të qytetarit e vitit 1789, afirmohej se
qëllimi i çdo bashkimi politik është ruajtja e e të drejtave natyrale të cilat
konsiderohen si të patjetërsueshme dhe të parashkrueshme.
Bëhet fjalë për të drejta si liria, pronësia, siguria dhe rezistenza ndaj shtypjes.
E drejta e pronësisë përmendet edhe në nenin 17 të Deklaratës Universale të të
Drejatave të Njeriut1 ku thuhet:
1. Çdo person, qoftë veç e veç apo kolektivisht, ka të drejtën e pronës.
2. Askush nuk mund të privohet arbitrarisht nga prona e tij.
Këto parimë kanë tashmë një vlerë universale dhe janë njohur edhe nga një sërë
aktesh juridike.
Ciceroni shumë vite më parë shkruante se e drejta nuk është prodhim i arbitraritetit,
por është e dhënë nga natyra dhe duhet të nxirret nga ndërgjegjia e njerëzve.
Duke qenë se “sendet vijnë në botë gati të bashkuara me njerëzit që kanë të drejta
mbi to” ligjet dhe veprimet që u rrëmbejnë njerëzve arbitrarisht sendet mbi të cilat
ata kanë të drejta, mund të cilësohen vetëm si akte dhune, për rrjedhojë, absolutisht të
pavlefshme2 .
Përmes këtij punimi synohet të jepet një panoramë historiko-ligjore e pronësisë në
Shqipëri dhe në Itali, ecuria e saj duke përfshirë këtu dhe rastet e kufizimit të pronës
private përmes kronologjisë së akteve juridike.
Ky punim mbështetet në një pjesë të mirë të tij në botimet e autorëve dhe studiuesve
shqiptarë si, Nathananili Andrea, Adrian Nuni, Kudret Çela, Feti Gjilani por edhe në
studimet e autorëve të huaj mbi pronësinë si Pugliatti Salvatore, Ugo Natoli, Rodota
Sefano, Pietro Rescigno, etj. Punimi bazohet edhe në legjislacionin shqiptar e para
vitit 1944, pas tij dhe gjatë viteve 1990 si edhe te Konventa Evropiane e të Drejatve të
Njeriut, neni 1, Protokolli 1 i saj.
Punimi është i ndarë në 4 krerë, i ndarë më tej në çështje dhe nënçështje në fokusin e
të cilave janë analiza të shkurtra kronologjike-ligjore të ecurisë së pronës, në veçanti
të pronës private në Shqipëri dhe në Itali. Për sa i përket realiteti shqiptar, një
rëndësi të veçantë në punim do të zënë trajtimi i i proceseve si kthim/kompensim i
pronës, regjistrimi i pronës, legalizimi i ndërtimeve pa leje, privatizimi, interesi
publik, nismat nga ana e qeverisë për zonat me përparësi për turizmin apo investimet
strategjike.
1 Deklarata është e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 10 dhjetor
1948 në Palais de Chaillot, Paris. 2 Nozick R., (1974) Anrchy, State and Utopia, Oxford Blackwell, f.160
https://sq.wikipedia.org/wiki/Organizata_e_Kombeve_t%C3%AB_Bashkuara
Mjetet juridike të mbrojtes të së drejtës së pronësisë në vështrim krahaues
2
Gjithashtu, objekt trajtimi do të jenë respektimi i të drejtës së pronësisë sipas
Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, një vështrim i jurisprudencës së
Starsburgut në çështjet ndaj Shqipërisë dhe ndaj Italisë.
E drejta e pronësisë konsiderohet si e drejta reale kryesore jo vetëm për vlerat që ka
në ekonominë e një vendi, por edhe sepse përbën kushtin kryesor prej të cilës rrjedhin
të drejtat e tjera reale. Ajo paraqitet si tërësi normash që rregullojnë marrëdhëniet
shoqërore lidhur me pronësinë, e cila më shumë se çdo e drejtë tjetër mundëson
përmbushjen e një nga nevojave themelore të njeriut: disponimin e një hapësire të
ndarë nga ajo e qënieve të tjera njerëzore ku individi mund të shprehet lirisht dhe pa
ndërhyrje nga të tjerët.
Instituti i pronësisë përfaqëson një marrëdhënie juridike në zhvillim, i hapur ndaj çdo
ndryshimi ekonomik, shoqëror dhe politik që karakterizon vendin në periudha të
ndryshme, prandaj dhe është vështirë të gjesh një koncept unik të gjithëpranuar të
pronësisë. Është cilësuar fillimisht si një e drejtë e shenjtë, e paprekshme, shprehje e
të drejtës subjektive të qënies njerëzore, si një hapësirë që rendi juridik e lejon në
zotërim të individit për të arritur deri në ditët e sotme, ku ajo konsiderohet si një
pasuri e përbashkët e komunitetit evropian që identifikohet nga parime me karakter të
përgjithshëm gjerësisht të pranuara nga demokracitë pluraliste.
Nga ana tjetër, e drejta e pronësisë është një nga të drejtat themelore, të garantuara
në dispozitat kushtetuese dhe në aktet ndërkombëtare.
Pronësia si e drejtë subjektive ka karakter: pasuror, absolut, real, të qëndrueshëm
dhe të vazhdueshëm. Objekt i së drejtës së pronësisë janë sendet. Mbajtësi i së drejtës
së pronësisë ka si të detyruar një numër të pakufizuar personash dhe e realizon të
drejtën e tij pa ndërmjetësinë e personave të tjerë dhe ka të drejtë të kërkojë sendin
nga çdo posedues apo mbajtës i paligjshëm, qoftë ai dhe me mirëbesim.
E drejta e pronësisë nuk ka mbarim në kohë, nuk merr fund me kalimin e një afati të
caktuar, pronari në mënyrë të vazhdueshme dhe të përhershme realizon të drejtën e tij
të pronësisë mbi sendin duke gëzuar dhe disponuar lirisht atë, brenda kufijve të
caktuar nga ligji. Gjithashtu, e drejta e pronësisë e pronarit mbi sendin është e
pavarur nga të tretët. Vullneti i të tretëve nuk ka rëndësi për pronarin.
E parë në këtë këndvështrim, kjo e drejtë do ta humbiste kuptimin nëse nuk do ishin
parashikuar mjetet për mbrojtjen e saj. Mbrojtja e pronësisë në rende juridike të
ndryshme është e ndryshme. Por, ajo që vlen të theksohet është fakti se në vendet
demokratike, mbrojtja e saj ka një rëndësi themelore, duke qenë se pronësia përbën
kushtin themelor për krijimin dhe garantimin e një statusi ekonomik në nivel
individual, kombëtar dhe ndërkombëtar.
Në fokus të këtij punimi do të jenë llojet dhe mënyrat për mbrojtjen e pronënsië në
Shqipëri dhe në Itali, në aspektin civil, në një këndvështrim historik ndërmjet të
drejtave të të dy vendeve. Mbrojtja e pronësisë në Shqipëri në një këndvështrim
krahasues, ndihmon për të kuptuar sesi ajo ka evoluar, si mund të ndihmojë kjo
Mjetet juridike të mbrojtes të së drejtës së pronësisë në vështrim krahaues
3
përvojë në zhvillimin dhe përsosjen e legjislacionit shqiptar.
Nisur për nga rëndësia që paraqet ky institut për të drejtën, ligjvënesi i ka njohur
titullarëve të saj mjete të posaçme për ta mbrojtur atë përmes padive ku më kryesoret
janë, padia e rivendikimit (kërkimit të sendit) dhe padia mohuese.
Metodologjia e punimit
Metodologjia konsiderohet si një disiplinë që studion zhvillimin teorik dhe praktik të
punës kërkimore në bazë të metodave shkencore e shoqëruar kjo dhe me interpretimet
subjektiviste të çdo kërkuesi.
Puna kërkimore për grumbullimin dhe skedimin e materialit shkencor ka filluar
përpara miratimit të saj nga Këshilli i Profesorëve të Fakultetit të Drejtësisë të UT-
së. Kjo, përkon edhe me faktin e angazhimit tim në fushën e mësimdhënies si lektore e
të drejtës civile në universitet.
Për realizimin e këtij punimi jam mbështetur dhe kam shfrytëzuar informacione dhe
literaturë shkencore bashkëkohorenga botimet në revista dhe konferenca shkencore
që kanë trajtuar aspekte të veçanta të mbrojtjes së pronësisë. I kam parë këto si të
nevojshme për një punim me vlera teorike dhe praktike, i nevojshëm për fushën
akademike dhe për praktikën gjyqësore.
Disertacioni është frut i ndërthurrjes të metodave të mëposhtme ku ndër më të
rëndësishme do të veçoja:
→ metoda e kërkimit doktrinar, gjetja e literaturës, identifikimi i materialeve të
nevojshëm në lidhje me objektin e studimit. Mbledhja e punimeve shkencore si, libra,
monografi, kumtesa të autorëve të huaj dhe vendas të cilët ndër vite kanë dhënë një
kontribut në këtë fushë.
→ metoda historike, prezente në kapitullin e parë të cilat pasqyrojnë evoluimin e të
drejtës së pronësisë në periudha të ndryshme historike. Koncepti i të drejtës së
pronësisë ka qenë në mënyrë të vazhdueshme objekt i ndryshimeve ekonomike dhe
shoqërore. Nuk mund të kuptohet brendësia e saj dhe as nuk mund të formulohet një
koncept i gjithëpranuar pa u ndalur në periudha të ndryshme të historisë;
→ metoda e analizë ligjore, me qëllim realizimin sa më të arrirë dhe të plotë të
objektivave të këtij punimi, jam mbështetur në metodën e analizës dhe sintezës, e cila
konsiston në formulimin e problemeve ligjore nëpërmjet analizës së kuadrit normativ
që shqyrtohet. Punimi mbështetet në një analizë të thellë normative të akteve të
ndryshme evropiane dhe atyre kombëtare të disa shteteve duke paraqitur, analizuar
dhe komentuar zgjidhje të ndryshme në përputhje me qëllimin që ju ka dhënë
ligjvënësi;
→ metoda krahasuese të cilat janë prezente gjatë gjithë punimit duke i rritur vlerën
dhe duke bërë të mundur një ballafaqim midis dy sistemeve të ndryshme ligjore,
Mjetet juridike të mbrojtes të së drejtës së pronësisë në vështrim krahaues
4
italian dhe shqiptar dhe për të arritur në kapitullin e fundit me rekomandimet që
gjykata evropaine kanë dhënë ndër vite për këto dy shtete në lidhje me te drejtën e
pronësisë dhe mbrojtjen që gëzojnë titullarët e saj;
→ metoda e analizës së praktikës gjyqësore, zbatimi në praktikë i legjislacionit dhe
interpretimi i tij shërben për të kuptuar se çfarë duhet përmirësuar përmes ndryshimit
apo bërjes pjesë të elementëve të rinj duke u nisur dhe nga rekomandimet e shumta të
gjykatave vendase dhe të huaja. Në fokus të këtij studimi janë trajtuar disa prej
vendimeve të Gjykatës Evropiane dhe Gjykatës së Drejtësisë si në rastin e Italisë,
ashtu dhe në rastin e Shqipërisë.
Literatura
Për realizmin e këtij punimi kam shfrytëzuar burime të ndryshme gjithmonë të lidhura
me çështjen kërkimore. Kërkimi është mbështetur në konsultimin e kuadrit ligjor në
periudha të ndryshme të historisë. Pjesë e literaturës së shfrytëzuar kanë qenë
gjithashtu rregulloret dhe direktivat e BE-së në fushën e mbrojtjes të së drejtës së
pronësisë, rregulloret e KE, vendimet e gjykatave evropiane etj. Mbështjetje e madhe
për realizimin e këtij punimi kanë qenë rishikimi i botimeve të autorëve të huaj dhe
shqiptarë, të cilët njihen për kontributin e tyre akademik në ecurinë e kësaj fushe,
artikujve shkencore të referuar në konferenca shkencore ndërkombëtare dhe
kombëtare, artikujve të botuar në revista shkencore në formë të printuar apo on-line.
Gjithsesi, lista e plotë e bibliografisë së shfrytëzuar, paraqitet e ndarë në kategori
sipas llojit të burimit të referuar dhe rendit alfabetik në fund të punimit.
Qëllimi dhe objektivat e punimit
Në fokus të këtij punimi është vendosur tema me titull “Mjetet juridike të mbrojtjes të
së drejtës së pronësisë në këndvështrim krahasues”. Nuk mundet kurrësesi të
analizosh garancitë që sistemi ligjor i ka njohur kësaj të drejte nëse nuk ndalesh
fillimisht dhe të trajtosh pronësinë si një institut qëndror i së drejtës civile, një nga të
drejtat themelore, të garantuara në dispozitat kushtetuese dhe në aktet ndërkombëtare
të pranuara nga shteti shqiptar.
Bazë për këtë analizë do të shërbejë jo vetëm trajtimi i këtij instituti nga ana teorike
por edhe identifikimi i problematikave që janë hasur në praktikë gjatë ushtrimit të
kësaj të drejte. Proçesi i shqyrtimit ka si objekt një analizë të institutit të pronësisë,
karakteristikat, natyrën juridike dhe rëndësinë e pronësisë si marrëdhënie shoqërore,
si dhe veçoritë e sjelljes së personave ndaj sendeve objekt pronësie sipas
legjislacionit shqiptar, italian dhe atij evropian në përgjithësi. Për gjatë gjithë
punimit kjo e drejtë do të trajtohet duke ju referuar kryesisht këtyre dy sistemeve të
ndryshme ligjore, shqiptar dhe italian.
Gjatë analizës së punimit do mundohem t’u jap shpjegim pyetjeve si më poshtë
vijojnë:
Mjetet juridike të mbrojtes të së drejtës së pronësisë në vështrim krahaues
5
1. Cilat janë pretendimet kryesore që i adresohen Gjykatave, lidhur me mbrojtjen e
të drejtës së pronësisë?
2. Cilat janë reformat e përshtatshme që duhet të ndërmarrë Shqipëria në mënyrë
që të reduktojë problemet me natyrë pronësore?
3. Përse Shqipëria mban numrin më të madh të problematikave me natyrë
pronësore, sipas konstatimit nga GJEDNJ?
4. Cilat janë ndërhyrjet e shtetit shqiptar në mbojtje të së drejtës së pronësisë në
përputhje me KEDNJ?
5. A është e nevojshme nxjerrja e ligjeve të reja në fushën e të drejtës së
pronënsisë, si një mekanizëm për mbrojtjen e saj?
6. A ka ndikuar jurisprudenca evropiane në përmirësimin e zbatimit të
legjislacionit vendas në fushën e të drejtës së pronësisë?
7. Si ka reaguar sistemi evropian në lidhje me ekzekutimin e vendimeve të tyre nga
ana e shteti shqiptar për çështjet e pronësisë?
Struktura e punimit
Tema ndahet në katër kapituj kryesorë:
1.Vështrim i shkurtër historik i të drejtës së pronësisë në rendin juridk shqiptar
dhe italian;
2. Mjetet juridike të mbrojtjes të së drejtës së pronësisë në Kodin Civil të
Republikës së Shqipërisë;
3. Mjetet juridike të mbrojtjes të së drejtës së pronësisë në Kodin Civil të
Republikës së Italisë
4. Mbrojtja e pronësisë sipas të drejtës evropiane, (doktrina, aktet normative,
jurisprudenza).
Përfundime dhe Rekomandime
Gjatë kreut të parë të punimit, jam ndalur, në veçanti, në trajtimin e të drejtës së
pronësisë sipas të drejtës romake, dispozitave të veçanta të Kodit civil të Mbretit
Zog, legjislacionit për pronësinë mbas Luftës së II Botërore. Objekt kërkimi janë
gjithashtu dispozita të veçanta të Kodit Civil të Republikës Popullore Socialiste të
Shqipërisë. Aspekti kushtetues do të jetë objekt trajtimi, përkatësisht neni 41 i
Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 42 të Kushtetutës italiane. Kushtetutat e dy
vendeve, njohin dhe garantojnë të drejtën e pronës private si një e drejtë e pronarit
për të gëzuar dhe disponuar qetësisht dhe plotësisht pronën brenda kufijve të caktuar
me ligj. Kufizimet e kësaj të drejte vendosen vetëm me ligj dhe në prezencë të një
interesi të përgjithshëm dhe kundrejt një shpërblimi të drejtë. Në të dyja vendet,
Gjykatat Kushtetuese në nivel juridiko-kushtetues u bie sfida të kontrollojnë
respektimin e parimit të kushtetutshmërisë në nivel kombëtar me standardet
ndërkombëtare të pranuara tashmë në demokracitë funksionale kushtetuese.
Vëmendje u kushtohet rasteve të shpronësimit të kësaj të drejte kundrejt shpërblimin
Mjetet juridike të mbrojtes të së drejtës së pronësisë në vështrim krahaues
6
të “drejtë”. Gjithashtu do të analizohen neni 149 e në vazhdim i Kodit Civil shqiptar
përsa i përket fitimit të pronësisë, humbjes, kufijtë dhe detyrimet e përcaktuara nga
sistemi juridik gëzimit të saj. Po të njëjta aspekte do trajtohen duke ju referuar nenit
832 e në vazhdim të Kodit Civil italian.
Kreu i dytë fokusohet në trajtimin dispozitave të Kodit Civil shqiptar që rregullojnë
mjetet mbrojtjëse të së drejtës së pronësisë në rastin kur pushtetet e pronarit mbi
sendin kundërshtohen apo cënohen nga të tretët, tërësisht apo pjesërisht. Mjeti
kryesor mbrojtës i kësaj të drejte është padia e rivendikimit e njohur ndryshe dhe si
padia e kërkimit të sendit e cila ushtrohet nga pronari joposedues kundrejt poseduesit
jopronar për kthimin e sendit3. Trajtimi fillon duke marrë shtysë nga ky përkufizim
për të trajtuar në vazhdimësi karakteristikat dhe elementet e kësaj padie si një nga
mjetet juridiko-civil për mbrojtjen e pronësisë. Me padinë e rivendikimit mund të
kërkohen vetëm sendet materiale të luajtshme dhe të paluajtshme, individualisht të
përcaktuara, të pazëvendesueshme. Kjo do të thotë se përjashtohen nga kjo mbrojtje
sendet e përcaktuara në gjini pasi duke qenë se i përkasin një lloji nuk mund të
përcaktohet me saktësi nëse janë ose jo të pronarit që i kërkon4. Trajtohet gjithashtu
edhe padia mohuese si padia e pronarit për të kërkuar nga cilido që e cënon
pronësinë e tij, por pa e zhveshur nga posedimi, të pushojë cënimin dhe mos ta
përsërisë këtë në të ardhmen dhe kur është rasti t’i shpërblejë atij dëmet që mund t’i
ketë shkaktuar. Padia e rivendikimit dhe padia mohuese kanë karakter real, janë padi
reale edhe pse drejtohen kundër personit cënues, kanë objekt të drejtpërdrejtë sendin,
d.m.th. ekzekutimi në këto padi synon drejtpërsëdrejti sendin në duart e cilitdo ai
ndodhet.
Kreu i tretë trajton po të njëjtat mjete mbrojtëse të pronësisë, por kësaj here në
përputhje me legjislacionin italian. Vlejnë për t’u përmendur padia e rivvendikimit,
mohuese, padia e caktimit të kufijëve dhe ajo e rregullimit të tyre. Rendi juridik
italian parashikon në mbrojtje të pronësisë por edhe të të drejtave të tjera reale,
dy kategori mjetesh: “reale” dhe “poseduese”. Termi “reale” është përdorur me
qëllim përcaktimin e mjeteve mbrojtëse të së drejtës së pronësisë dhe të drejtave të
tjera reale. Vlen të përmendet këtu reflektimi i Salvatore Pugliattit sipas të cilit “
padia e kërkimit të sendit, mohuese dhe e rregullimit të kufijëve cilësohen reale
për t’i dalluar nga mjetet e tjera në mbrojtje të posedimit”. Objektivi i mjeteve
mbrojtëse të pronësisë është identifikimi dhe njohja e titullarit të kësaj të drejte
kundër atij që e mohon këtë titull ose kundër atij që në mënyrë indirekte e
kundërshton duke ekzekutuar mbi sendin të drejta reale të pjesshme. Për sa i
përket mjeteve posedimore këto, burojnë nga mundësia që i është njohur
poseduesit (qoftë ky pronari apo jo), për t’iu drejtuar organit gjyqësor me qëllim
mbrojtjen e pozitës së tij nga çdo cënim, shkelje apo shqetësim. Kjo mbrojtje është
3Nuni A., & Hasneziri L., (2006) Leksione të së drejtës së pronëisë, Tiranë 4 Shehu A, (2006) Pronësia, Tiranë, Albin, f. 112
Mjetet juridike të mbrojtes të së drejtës së pronësisë në vështrim krahaues
7
e përkohshme dhe ka si synim zhveshjen nga posedimi i paligjshëm me qëllim
rivendosjen e poseduesit si dhe pushimin e cënimit të posedimit dhe
mospërsëritjen e tij në të ardhmen.
Në kreun e katërt trajtohet e drejta e pronësisë sipas të drejtës evropiane dhe
rastet e kufizimit të saj në sistemin juridik evropian për ruajtjen e vlerave themelore
të interesit publik europian. Objekt trajtimi dhe interpretimi janë aktet kryesore
evropiane si KEDNJ, Karta e Nicës, Karta e BE për të Drejtat Themelore por nuk
do mungojnë interpretimet e GJEDNJ dhe GJED në vendimet e tyre gjyqësore në
fushën e të drejtës së pronësisë.
Në fund, përfshihen konkluzionet dhe disa rekomandime modeste të këtij punimi.
Konkluzionet pasqyrojnë konstatimet kryesore, që kanë dal gjatë analizës së çështjeve
të trajtuara gjatë punimit dhe iu japin përgjigje pyetjeve kërkimore shkencore dhe
hipotezave. Rekomandimet do të fokusohen, veҫanërisht në masat paraprake, që duhet
të ndërmerren për përmirësimin e procesit të zbatimit të vendimeve të gjykatave
kombëtare dhe atyre ndërkombëtare si dhe në përpjekjet e mëtejshme që duhet të bëj
veçanërisht vendi ynë që ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizm Asociimit, për të
përqasur legjislacionin vendas me atë evropian dhe ta zbatoj në mënyrë efikase.
Mjetet juridike të mbrojtes të së drejtës së pronësisë në vështrim krahaues
8
KREU I
VËSHTRIM I SHKURTËR HISTORIK I TË DREJTËS SË
PRONËSISË NË RENDIN JURIDIK SHQIPTAR DHE ITALIAN
1.1 Zhvillimi i të drejtës së pronësisë në të drejtën romake. 1.2 Kodi Civil i Mbretit
Zog. 1.3 Legjislacioni për pronësinë mbas Luftës së II Botërore (Kushtetuta e
Republikës Popollore të Shqipërisë, Dekreti për Pronësinë 1955. 1.4 Kodi Civil i
Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. 1.5 E drejta e pronës private (neni 41 i
Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë). 1.6 E drejta e pronësisë private (neni 42 i
Kushtetutës së Republikës së Italisë). 1.7 E drejta e pronësisë private në Kodin Civil
të Republikës së Shqipërisë. 1.7.1. Elementet e të drejtës së pronësisë. 1.7.2. Kufijtë
dhe detyrimet e përcaktuara nga sistemi juridik i gëzimit të pronësisë. 1.7.3. Mënyrat
e fitimit të pronësisë. 1.7.4. Humbja e pronësisë. 1.8 E drejta e pronës private në
Kodin Civil të Republikës së Italisë. 1.8.1. Kufijtë dhe detyrimet e përcaktuara nga
sistemi juridik gëzimit të pronësisë. 1.8.2. Mënyrat e fitimit të pronësisë. 1.8.3.
Humbja e pronësisë.
1.1 Zhvillimi i të drejtës së pronësisë dhe mbrojtja e saj në të drejtën
romake
Koncepti klasik i të drejtës së pronësisë mbetej thellësisht individualist. Pronësia
rridhte nga instituti i dominium ex iure Quiritium 5 i zhvilluar në të drejtën romake
dhe prej të cilit janë frymëzuar kodifikimet private moderne, në veçanti ato të shek.
XIX6 që i njohin individit pushtetin absolut (ius utendi, fruendi et abutendi) mbi
sendet në pronësi. Koncepti romak i të drejtës së pronësisë frymëzoi në mënyrë të
pandalshme konceptin modern legjislativ dhe teorik të pronësisë; dëshmi e kësaj janë
kodet civile, studimet dhe tekstet që vijojnë të trajtojnë pronësinë.
Objekt eskluziv i të drejtës së pronësisë ishin vetëm sendet e luajtshme dhe të
paluajtshme materiale (res corporales) pasi nuk parashikohej asnjë formë tjetër e
pronësisë së sendeve jomateriale (e drejta e kreditit, e drejta e pronësisë intelektuale).
Për sendet e luajtshme nuk shtrohej problemi i shtrirjes së kufijëve të gëzimit të tyre
nga pronari ndërsa për sendet e paluajtshme sidomos për tokat (të cilat ishin rezultat i
një aktiviteti ekonomik-organizativ), vlen parimi “usque ad sidera, usque ad inferos”,
sipas të cilit: e drejta e pronarit shtrihet gjerë në thellësinë (gurore, miniera burime)
dhe lartësinë (pronari i tokës është pronar i gjithçkaje që është ndërtuar mbi të pa
asnjë kufizim në lartësi) e sendit, e domosdoshme për shfrytëzimin ekonomik të tij7.
5 Marrone M., (1992) Instituzioni di diritto romano, Palermo, shtëpia botuese Palumbo, f.398 6 Kodi i Napoleonit i vitit 1804 dhe Kodi civil italian i vitit 1865 i referohen të njëjtit koncept të
pronësisë. 7 Sanfilippo C., (2002) Instituzioni di diritto romano, X edizione, Rubbettino, f. 197
Mjetet juridike të mbrojtes të së drejtës së pronësisë në vështrim krahaues
9
E drejta romake në zhvillimin e saj historik nuk njeh vetëm një koncept të së drejtës
së pronësisë . Ius civile trajtonte një formë pronësie të ashquajtur dominum ex iure
Quiritium që u njihej qytetarëve romak edhe mbi sendet e paluajtshme por brenda
territorit të Romës. Karakteristika të dominium ex iure Quiritium ishin:
pakufizueshmëria, paparashkrueshmëria dhe elasticiteti i kësaj të drejte. Mbi
dominium ex iure Quiritium nuk ishin të lejuara detyrimet tatimore dhe as
shpronësimi për qëllime publike (pakufizueshmëria) dhe as mund të konsiderohej
mundësia e heqjes së dominium ex iure Quiritium për faktin e mosushtrimit të tij,
përveç në rastin e parashkrimit fitues (paparashkrueshmëria). Nëse pronari kishte
krijuar mbi sendin e tij të drejta në favor të personave të trete, me shuarjen e këtyre të
drejtave atij i rikthehej pushteti në gjendjen e mëparshme (elasticiteti). Vullneti i
subjektit titullar kishte një rëndësi të madhe pasi mund ta dispononte sendin sipas
dëshirës dhe askush nuk mund të ndërhynte në të drejtat e tij pa miratimin e këtij të
fundit. E drejta e pronësisë mund të cilësohej si një pushtet i plotë dhe eskluziv që
kishte një individ mbi sendet që i përkisnin; situatë kjo e mbrojtur dhe e rregulluar
nga ius civile. Pushtetet që gëzonte pronari të lidhura me pronësinë ishin: e drejta për
të përdorur sendin (ius utendi), përfituar frytet natyrore dhe civile të tij (ius fruendi) si
dhe e drejta për ta tjetërsuar apo edhe asgjesuar përfundimisht sendin (ius abutendi)8.
Përmbajtja e pronëisisë si ius utendi, fruendi et abutendi tregon një pavarësi të saj nga
nga marrëdhëniet kolektive të pronësisë. Pronësia private lindi si rezultat i
ndryshimeve ekonomike (marrëdhënieve të prodhimit dhe këmbimit) shoqërore dhe
historike9.
Si pasojë e shtrirjes territoriale të shtetit të Romës, u zhvillua një tjetër formë
pronësie, “prona provinciale”. Tokat e pushtuara jashtë Gadishullit nuk ishin objekte
të dominium ex iure quiritium. Këto toka i përkisnin popullit romak, principes dhe
tregtarët e tyre kishin të drejtën e shfrytëzimit ekonomik (uti frui habere possidere)
kundrejt pagesës së një tarife (stipendium) në favor të senatit dhe fondit të taksave.
Forma e tretë e pronësisë ishte prona bonitore (in bonis habere). U krijua si rezultat i
ndërhyrjes së pretorit për të mbrojtur blerësin e një res mancipi kur blerja nuk ishte
bërë në përputhje me aktin formal mancipatio i nevojshëm për transferimin e
dominium ex iure quiritium.
Për të kuptuar më tej lindjen e pronës bonitare, duhet bërë një dallim midis sendeve
res mancipi dhe sendeve res nec mancipi. Në të drejtën romake, termi res mancipi
përcakton kategorinë e sendeve juridike me vlerë të stimueshme.
Termi mancipi rrjedh prej mancipium që në origjinë përcakton aktin mancipatio si e
vetmja mënyrë për të transferuar këto sende. Bënin pjesë te res mancipi: terrenet,
ndërtesat e vendosura në Romë, skllevërit dhe kafshët të cilat mund të dominoheshin
në qafë dhe fundshpinë.
8 Olldashi E., E drejta romake, Botim i parë, Tiranë, Mediaprint, f. 90 9 Statovci E., (2009) Pronëisa origjina dhe zhvillimi, –Studim komparativ- , Prishtinë, f. 247-248.
Mjetet juridike të mbrojtes të së drejtës së pronësisë në vështrim krahaues
10
Termi res nec mancipi përcakton sendet personale të cilat për nga vlera e tyre nuk
karakterizoheshin për ndonjë rëndësi të madhe ekonomike-sociale.
Nisur nga kjo veçori, regjimi i qarkullimit të tyre ishte më pak strikt. Këto sende ishin
objekt tjetërsimi thjesht nëpërmjet dorëzimit të tyre; kalimi i pronësisë sillte efekte të
menjëhershme.
Për ius civile, dominum ex iure quiritium mund të transferohej: a. nëpërmjet
(mancipatio), një prej akteve formal të parashikuar për këtë qëllim i kryer nga
qytetarët romakë dhe ata që gëzonin ius commercium nëse sendi që do transferohej
ishte një res mancipi. Në rastin kur transferimi i një res mancipi nuk ishte bërë në sajë
të mancipatio, krijohej një situatë e paqartë, në bazë të së cilës tjetëruesi ruante
pronësinë ex iure quiritium ndërsa fituesi nuk ishte i mbrojtur nga ius civile
pavarësisht fitimit të res. Përballë kësaj situate si dhe për të garantuar vlefshmërinë e
veprimeve të ndryshme tregtare, pretori Publicio i njohu blerësit exceptio rei venditae
et tradita përmes së cilës mund të evitonte dënimin dhe të mbante sendin duke
deklaruar që sendi ishte shitur dhe pronësia ishte transferuar. Pretori garantoi të
drejtën e blerësit dhe në raport me personat e tretë përmes padisë reale fiktive actio
Publiciana; blerësi mund të pretendonte kthimin e sendit nga çdo person i tretë sikur
sendi të ishte i tij, duke e prezumuar të mirëqenë kohën e nevojshme për parashkrim.
Në këtë mënyrë u krijua një sistem i dyfishtë i të drejtës së pronësisë; mbi të njëjtin
send ekzistonin dy të drejta: dominium ex iure quiritium e tjetërsuesit që në mnëyrë
abstrakte mund të quhej pronar dhe nga ana tjetër gëzimi faktik i blerësit që në sajë të
mbrojtjes së pretorit fitonte sendin in bonis habere10
.
b. In iure cessio, një marrëveshje juridike e dyanshme e transferimit të pronësisë nga
tjetërsuesi (in iure cedens) tek fituesi (vidicans) në prani të pretorit. Pretori pyeste
pronarin nëse hiqte dorë nga pronësia dhe nëse ky i fundit pohonte apo heshte,
pronësia kalonte në favor të fituesit (pronarit të ri) i cili fitonte zotërimin mbi sendin11
c. nëpërmjet traditio (dorëzimit real, vënies në dispozicion) kryesisht të sendeve të
kategorisë res nec mancipi. Së pari bëhet fjalë për një mënyrë transferimi të posedimit
dhe pastaj të kalimit të pronëisë nëse plotësoheshin disa kushte, të tilla si: transferimi
duhej bërë me qëllim kalimin e pronësisë nga pronari apo nga dikush i legjitimuar për
të transferuar, si psh. tutori dhe në bazë të një marrëveshje (kontratë por jo
domosdoshmërisht) që kishte si pasojë dorëzimin e sendit material. Si përfundim
mund të themi se traditio bën të mundur kalimin e pronëisë nëse realizohet në bazë të
një marrëveshjeje shkakësore ku dorëzimi ka një rëndësi ekonomike, transferimin e
pronësisë.
Në fund të shek. III pas lindjes së Krishtit, pushoi ndarja e pronave në
dominium ex iur Quiritium (duke përfshirë këtu pronësinë civile dhe pronën bonitare)
dhe prona provinciale. Me ardhjen në pushtet, perandori Justinian shpalli një koncept
10 Cit., Sanfilippo C., Instituzioni di diritto romano, f. 198-199. 11 Cit, Olldashi E., E drejta romake, f. 127
Mjetet juridike të mbrojtes të së drejtës së pronësisë në vështrim krahaues
11
unik të së drejtës së pronësisë, atë të proprietas. Nocioni i pronësisë u kuptua si
pushteti juridik më i plotë dhe eskluziv i individit mbi sendin; kjo nënkupton se
pronari jo vetëm mund të disponoj lirisht sipas dëshirës sendin por edhe të përjashtojë
të tretët nga disponimi i tij12
.
Si mënyra të fitimit të pronësisë me titull origjinal (të pavarura nga të drejtat e
mëparshme) përmendim:
a. Parashkrimin e të drejtave civile (ius civile): pronësia fitohej nga qytetarët
romak në sajë të një posedimi prej dy vitesh për sendet e paluajtshme dhe një
viti për sendet e luajtshme, mbi bazën e një titulli/shkaku të ligjshëm (blerje,
dhurim, trashëgimi), si pasojë e mirëbesimit (elementi subjektiv) dhe nuk
përfshiheshin sendet jomateriale dhe të vjedhura. Në fund të shek. II pas
lindjes së Krishtit, e drejta e pronëisë mund të fitohej edhe nga jo qytetarë
romakë, mbi pronat e provincave dhe afatet e parashkrimit u zgjatën në 10
vjet për aktet midis të gjallëve dhe 20 vjet për aktet pas vdekjes.
b. Pushtimin, si mënyrë posedimi për t‟u sjellë me sendin si pronar. Mund të
pushtoheshin sendet pa zot, sendet e braktisura por jo të humbura si dhe sendet
e atij që rezultonte humbës pas një lufte (sendet e armikut). Në rastin e
sendeve të braktisura, pronari pushon së qenuri i tillë dhe kush e posedon
bëhet pronar i tyre në saj të pushtimit; edhe pse në keqbesim nuk mund të
konsiderohet si vjedhje pasi mungon pronari.
c. Shtimin (accesione): bashkimi spontan apo i vullnetshëm, i pandashëm i
sendeve që i përkisnin titullarëve të ndryshëm, njëri i sendit kryesor dhe tjetri i
sendit aksesor. Shtimi realizohej nëpërmjet bashkimit të sendeve të luajtshëm,
bashkimit të sendit të luajtshëm me sendin e paluajtshëm dhe bashkimit të
sendeve të paluajtshme. Si rezultat i bashkimit përfitohej një send i ri. Pronari i
sendit kryesor (në bazë të funksionit dhe vleftës së tij) do të ishte pronar dhe i
sendit aksesor.
d. përpunimin (pronësia i takon përpunuesit nëse vlera e punës është më e madhe
se vlera e lëndës së parë ose pronëisa i takon pronarit të lëndës së parë nëse vlera e
saj është më e madhe se vlera e punës).
Instituti i pronësisë paraqet rëndësi në vetvehte por edhe për lidhjet që ka me institutet
e tjera. E drejta e pronëisë radhitet si një e drejtë reale kryesore në hierarkinë e të
drejtave subjektive reale. Si e tillë, sistemi i mbrojtjes juridike nuk mund të jetë
indiferent ndaj saj. Paditë reale janë pjesë përbërëse e të drejtës së pronësisë dhe të
drejtave të tjera reale që ushtrohen në rrugë gjyqëesore në prezencë të cënimeve të së
drejtës.
Ky mjet mbrojtës lindi si pasojë e marrëdhënies së përkatësisë që ka një
subjekt (individ apo kolektiv) me sendin. Është pikërsisht në bazë të kësaj marëdhënie
që titullari kërkon kthimin e të drejtës së zhveshur apo pushimin e cënimit të saj. E
drejta romake njeh dhe përforcon sistemin e mbrojtjes së pronësisë nëpërmjet
ushtrimit të padive: rei vindicatio, actio negatoria, actio Publiciana
12 Cit., Statovci E., (2009) Pronëisa origjina dhe zhvillimi, Studim komparativ, f. 270
Mjetet juridike të mbrojtes të së drejtës së pronësisë në vështrim krahaues
12
Më i rëndësishmi ndër mjetet mbrojtëse të pronësisë (dominium ex iure
quiritium) në të drejtën romake, ishte rei vindicatio (padia e kërkimit të sendit). Në të
drejtën klasike, kjo padi ushtrohej nga pronari jo posedues kundrejt të paditurit
posedues dhe nuk kishte si qëllim kthimin e sendit por vlerën e tij. Mbrojtja e
pronësisë fillonte nga legis acti sacramento in rem, vazhdonte me reivindicatio per
sponsionem dhe mbaronte me padinë per formulam petitoriam13
.
Faza e parë, legis acti sacramento in rem karakterizohej nga vindicatio e
contravindicatio; palët nuk ndaheshin në paditës dhe i paditur. Ato duhet të
parashtronin dhe provonin pretendimet e tyre në lidhje me të drejtën e pronësisë.
Mosmarrëveshja mbështetej të premtimi për derdhjen e shumës së të hollave në favor
të arkës publike në rastin kur njëra prej tyre do të rezultonte humbëse.
Sipas rei vindicatio per sponsionem, palët premtonin në mënyrë reciproke
dhënien e një shume të hollash kundërshtarit të tyre në rast se ky i fundit do të
rezultonte pronar i sendit dhe mbi bazën e këtyre premtimeve do të zgjidhej
mosmarrëveshja.
Në periudhën postklasike, actio rei vindicatio zhvillohet përmes një procesi të
thjeshtë: paditësi vepron në rrugë gjyqësore duke pretenduar pronësinë e sendit dhe si
pasojë kthimin e tij. Nëse i padituri nuk e kthen sendin me vullnetin e tij, atëherë
detyrohet të paguajë vlerën e përcaktuar nga paditësi; kjo përfshin vlerën e sendit si
dhe vlerën e dëmit të pësuar nga paditësi si pasojë e shtijes së detyruar. I padituri
është i detyruar të jap garanci (cautio iudicatum solvi) për pagimin e shumës në të
kundërt posedimi i kalon paditësit i gatshëm për ta ofruar këtë garanci. Në këtë
mënyrë i padituri merr rolin e paditësit.
Paditësi është ai i cili duke mos poseduar pretendon pronësinë e sendit ndërsa i
paditur do të jetë çdo mbajtës i tretë jo vetëm poseduesi i tij. Mbajtësi kundrejt të cilit
drejtohet padia mund të përjashtohet nga konflikti duke treguar personin në favor të së
cilit mban sendin (laudatio o nominatio auctoris). Në rastin kur ky i fundit nuk
paraqitet, gjyqtari mbi mbazën e një vlerësimi transferon posedimin në favor të
pronarit. Padia e rei vindicatio mund të drejtohet edhe kundër atij i cili me dashje ka
humbur posedimin, ka shitur sendin apo e ka shkatërruar atë apo kundër atij i cili
pranon rolin e të paditurit pa qenë i tillë, thjesht për të mashtruar paditësin. Në të dyja
rastet, kthimi i sendit është i pamundur; kështuqë pagesa e vlerës së sendit që në rei
vindicatio normale përbën një përjashtim, këtu shikohet si qëllimi i vetëm i padisë.
Pronari si paditës ka detyrimin të provojë fitimin e pronësisë së sendit kur kjo i
kundërshtohet nga i padituri. Në rastin kur pronësia është fituar në mënyrë të
prejardhur, pronari duhet të vërtetojë: titullin e pronësisë, pronëisë e pronarit të
mëparshëm e kështu me rradhë (deri sa të arrihet te fitimi i pronësisë me titull
origjinal) si dhe posedimin e palës kundrejt të cilit ka ushtruar padinë e rivendikimit.
13 Statovci E., (2009) Mbrojtja e pronësisë, Studim komparativ, Prishtinë, f. 84-85
Mjetet juridike të mbrojtes të së drejtës së pronësisë në vështrim krahaues
13
Objekt i padisë së rivendikimit ishte çdo send material, i luajtshëm apo i paluajtshëm,
i konsumueshëm apo i pakonsumueshëm, frymorë apo jo përfshirë këtu universitates
rerum, si tufat e kafshëve apo qoftë dhe një magazinë.
Qëllimi dhe efektet e kësaj padie janë: njohja e të drejtës së pronësisë në favor të
paditësit mbi sendin objekt kërkimi, kthimin e tij (si pasojë e një vendimi gjyqësor që
urdhëron pushimin e posedimit të paligjshëm nga ana e të paditurit) bashkë më frutat
dhe çdo gjë tjetër që sendi ka shtuar (cum omni causa). Nëse kthimi i sendit është i
pamundur për shkaqe që i referohen të paditurit, ky është i detyruar për
dëmshpërblimin e dëmeve që pëson paditësi (id quod eius interest)14
. Në lidhje me
shkaqet që i referohen të paditurit, duhet bërë dallimi midis poseduesit me mirëbesim
nga poseduesi me keqbesim.
I pari detyrohet për çdo gjë të fituar me faj pas njoftimit te paditësit.
I dyti detyrohet për çdo gjë që nga momenti i posedimit me keqbesim, përfshirë dëmet
prej faktit rastësor kur posedimi është marrë fshehurazi apo për shkak të dhunës
përveçse kur provon se pronari do të humbiste sendin apo vlerën e tij edhe sikur sendi
të ishtë dorëzuar në kohën e duhur.
Për sa i takon rimbursimit të shpenzimeve të kryera mbi sendin, këto llogariten
ndryshe në periudha të ndryshme. Në të drejtën klasike, poseduesi me mirëbesim
kishte të drejtë e rimbursimit të shpenzimeve të nevojshme të kryera mbi sendin. Për
shpenzimet e domosdoshme kishte të drejtën të mbanyte sendin deri në rimbursimin e
tyre përveç kur kjo rezultonte e kushtueshme për pronarin. Ndrsa poseduesi me
keqbesim nuk kishte të drejtën e rimbursimit të shpenzimeve të nevojshme. Kjo
situatë ndryshoi në kohën e Justinianit ku edhe poseduesi me keqbesim kishte të
drejtën e rimbursimit të plotë të shpenzimeve të nevojshme. Poseduesi me mirëbesim
kishte të drejtën e rimbursimit të shpenzimeve të domosdoshme në masën që këto
kishin përmirësuar sendin. Në rastet kur shpenzimi i kryer mbi sendin mund të
shkëputej prej tij pa e dëmtuar atë, të dy poseduesit kishin të drejtën e pronësisë mbi
aksesorin.
Lidhur me institutin e parashkrimit të padisë duhet thënë se legjislacioni i lashtë i
Romës nuk e njihte parashkrimin shues, por pranonte se të gjitha paditë që rrjedhin
nga ius civile mund të ngriheshin në çdo kohë. Rrjedhimisht në këtë periudhë edhe
padia e rivendikimit nuk parashkruhej.
Më vonë Pretori, duke pranuar disa padi të reja, që rridhnin nga ius civile, caktoi
edhe kohën brenda të cilës ato mund të paraqiteshin. Ky afat ishte zakonisht një
vjeçar. Kur padia paraqitej pas plotësimit të këtij afati, i padituri mund të ushtronte
një prapësim që quhej exceptio ose praescriptio temporalis, i cili përfaqëson
embrionin e këtij instituti. Por ky parashkrim nuk pati jetë të gjatë sepse në provincat
filloj të zbatohej praescriptio longi temporis, i cili u shtri shpejt edhe në gadishullin
14 Serafini F., (1870) Instituzioni di diritto romano comparato al diritto civile patrio, Firenze,
Giuseppe Pellas Editore, f. 194
Mjetet juridike të mbrojtes të së drejtës së pronësisë në vështrim krahaues
14
italian. Paditë që rridhnin nga pronësia, parashkruheshin midis të pranishëmve brenda
dhjetë vjetëve, kurse midis atyre që mungonin parashkrueshim me kalimin e njëzet
vjetëve. Për paditë e tjera u caktuan parashkrime më të shkurtëra.
Por, sistemi i vërtetë i parashkrimit u ndërtua nga perandori Theodhosi II në vitin 424
me një ligj të posaçëm i cili përcaktonte rregullin e përgjithshme së të gjitha paditë
parashkruheshin brenda tridhjetë vjetëve, përveç padive për të cilat ishin caktuar
parashkrime më të shkurtëra. Pikërisht për këtë parashkrimi tridhjetëvjecar u quajt
praescriptio longissimi temporis. Tanimë nuk kishte padi të paparashkrueshme.
Rrjedhimisht në këtë periudhë edhe padia e rivendikimit duhej t‟i nënshtrohej afateve
të parashkrimit, edhe pse nuk ka burime që të tregojnë se sa ishin këto afate.
Në të drejtën justiniane, paditë që rridhin nga e drejta e pronësisë si rregull fillojnë
të parashkruhen nga dita kur është shkelur e drejta, kurse paditë që rrjedhin nga
marrëdhëniet e detyrimit, nga koha kur kredia është bërë e kërkueshme. Në detyrimet
e lidhura me afat ose me kusht, parashkrimi fillon nga data kur është plotësuar afati
ose kur është vërtetuar kushti15
. Karakteristikë në të drejtën romake është fakti se e
ngritja e rei vindicatio nuk ndërpriste afatet e parashkrimit fitues (usucapio).
Si përfundim, actio rei vindicatio ishte një mjet për mbrojtjen e dominium ex iure
Quiritium; prona provinciale mbrohej përmes një formule e cila nuk fokusohej tek e
drejta (ius) por tek posedimi; prona bonitare tutelohej me actio Publiciana, një padi
fiktive ku gjyqtari garantonte vlefshmërinë e tjetërsimit duke marrë të mirëqenë
parashkrimin dhe duke njohur në favor të paditësit dominium ex iure Quiritium.
1.2 Kodi Civil i Mbretit Zog
Kodi Civil i Mbretërisë Shqiptare i miratuar më 1 prill vitit 1929 do të përfaqësonte
një risi në realitetin shqiptar të atyre viteve. Padyshim, të drejtat e huaja, e
veçanërisht ato franceze, italiane dhe deri diku gjermane dhe zviceriane, do të
frymëzonin legjislatorin shqiptar për të sanksionuar në dispozitat e tij barazinë e të
gjithë qytetarëve, emancipimin e pronësisë mbi tokën dhe lirinë për angazhim në
aktivitete ekonomike
E drejta e huaj, kryesisht franceze dhe italiane gjetën sanksionimin e tyre në këtë Kod
duke e shkëputur përfundimisht të drejtën civile shqiptare nga legjislacioni otoman.
Kodit Civil i vitit 1929 ndahet në katër libra: Libri i parë parashikon “Personat dhe
Familjen”; Libri i dytë parashikon “Trashigiminë”; Libri i tretë parashikon Sendet,
15Gjilani F., (1965) “Parashkrimi i padisë sipas Legjislacionit të Republikës Popullore të Shqipërisë,
Tiranë, f. 7-8.
Mjetet juridike të mbrojtes të së drejtës së pronësisë në vështrim krahaues
15
zotënimin dhe modifikimet e tij; Libri i katërt parashikon “Mënyrat e fitimit dhe të
transmetimit të zotënimit dhe të të drejtave të tjera mbi sendet”;
E drejta e pronësisë është trajtuar në librin e tretë të titulluar “Sendet, zotërimi dhe
modifikimi i tij” ku janë përfshirë dispozita në lidhje me sendet, zotërimin dhe
modifikimet e tij.
Neni 774 jep kuptimin e sendeve duke i cilësuar ato si “....gjana që mund të formojnë
objekt të zotnimit publik ose privat...” duke nënkuptuar me gjana sendet e luajtshme
dhe të paluajtshme. Sendet janë të personave që i zotërojnë. I
përkasin Shtetit në formën e pasurisë domaniale dhe patrimoniale ose personave
juridikë ose privatëve.
Neni 794 jep kuptimin e zotënimit16
duke e cilësuar si: “e drejta me gëzue e me
disponue sendet pa asnjë kufizim tjetër, jashtë atyne që caktohen me ligjë ose
rregullore”.
Romanët kur flisnin për zotnimin i referoheshin atij si dominimum (pushteti që
titullari ka mbi sendin) dhe prioprietas (raporti i përkatësisë së sendit te një person).
Në Kodin civil të vitit 1929 zotnimi ka dy karakterstika: abstraktësia dhe
pakufizueshmëria nga njëra anë dhe elasticiteti nga ana tjetër.
Bazuar në nenin 798 të këtij Kodi, zotnimi i pronave sjell të drejtën e disponimit mbi
gjithçka gjendet mbi dhe‟ dhe nën dhe‟. Sipas Benussit, fjala zotnim e përdorur në
këtë Kod ka për qëllim të tregojë të drejtën e zotëruesit për të ndaluar çdo ndërhyrje
nga ana e personave të tretë në hapsirën që ndodhet mbi të, për sa kohë ndërhyrjet i
ndalojnë ushtrimin e plotë të së drejtës së zotërimit (i ndalojnë dritën ajrin, pamjen)17
.
Një nga kufizimet që i vendoset të drejtës së zotërimit, e gjejmë në nenin 796 të këtij
kodi sipas të cilit: “Askush nuk mund të shtrëngohet me lëshue zotnimin e vetë ose me
leju të tjerërt t’a përdorin, veçse kur e lyp interesi publiko ligjërisht i vërtetuem dhe
kurdoherë kundjrejtparapagimit të një dëmshpërblimi t’arësyeshëm”.
Gjithashtu, i zoti i gjasë (pronari) gëzon të drejtën e rivendikimit të sendit.
Konkretisht, në pjesën e parë të nenit 797 të këtij kodi, parashikohet shprehimisht se:
“I zoti i nji gjaje ka të drejtë me e rivendikue këtë nga çdo posedues ose nëdorës, posë
përjashtimeve të caktueme prej ligjës. Nga formulimi i dispozitës vërehet qartë
përdorimi i termit “rivendikim”, si një e drejtë që i takon pronarit të sendit (i zoti i
gjasë) kundrejt çdo poseduesi apo mbajtësi (nëdorësi) brenda kufizimeve të
16 Neni 794, Kodi Civil 1929, Tiranë 2010, botimet Papirus, fq 279. 17 Vukaj H., (2013) Ecuria ligjore e pronës së paluajtshme në Shqipëri. Retrospektivë E drejta e pronës së paluajtshme, Tiranë, Geer, f. 120.
Mjetet juridike të mbrojtes të së drejtës së pronësisë në vështrim krahaues
16
përcaktuara me ligj. Vihet re se kuptimi dhe përmbajtja e padisë së rivendikimit në
këtë kohë ka të njëjta karakteristika dhe përmbajtje, si në të drejtën romake.
Me anët të kësaj padie synohet njohja e së drejtës së zotnuesit dhe mbrojtja e sendit të
zotëruar prej tij. Mund ta ushtrojë çdo zotnues i cili duhet të provojë zotnimin mbi
sendin që rivendikon.
Veç mbrojtjes së zotërimit me padinë e rivendikimit, ligji i ka krijuar zotëruesit edhe
një formë tjetër mbrojtjeje që është padia negatore, mbrojtje e cila e garanton
zotëruesin nga sulmet, çytjet konkret që i bëhen sendit të zotëruar prej tij (mbrojtje
represive).
Kuptimi i posedimit jepet në nenin 1043 sipas të cilit: “Posedimi asht nëdorësia
(detention) e një gjaje ose gëzimi i një të drejte që, një person (poseduesi) e ka o vetë,
ose me anën e një tjetri (nëdorës), i cili dorëmban gjanë ose ushtron të drejtën n’
emrin e poseduesit.”
Ashtu si në të drejtën romake, paditës është çdo posedues apo nëdorës, duke kuptuar
me këta të fundit poseduesit e paligjshëm. Po kështu, formulimi “pos përjashtimeve
të caktueme me ligj”, nënkupton se të paditur nuk mund të jenë ata që posedojnë në
bazë të një titulli të ligjshëm. Janë të tillë të gjithë ata që posedojnë në mënyrë të
vazhdueshme, të pandërprerë, në mënyrë paqësore, publike dhe kur karakterizohen
nga animus potendi, mbajtja e sendit si të vetin18
.
Në lidhje me posedimin e ligjshëm ekziston edhe një prezumim ligjor i cili
parashikohet në nenin 1045 sipas të cilit: “Prezumohet kurdoherë se çdo person
posedon për vete dhe si zotënues, deri sa nuk provohet se ka fillue me posedue n’emër
të tjetër kujt. Kur një person ka fillue me posedue n’emën të tjetrit, prezumohet
kurdoherë se posedimi ka vazhdue po me atë cilësi, deri sa nuk provohet e kundërta.”
Ndryshe nga Kodi Civil aktual shqiptar, i cili nuk e përkufizon shprehimisht institutin
e posedimit të paligjshëm por konsideron si të tillë çdo posedim që nuk është i
ligjshëm, Kodi i vitit 1929 jep kuptimin e posedimit të paligjshëm:
Konkretisht, në nenet 1046 dhe 1047 përcaktohet se: “Veprimet fjesht fakultative dhe
ato të nji fjesht tolerance nuk mund të shërbejnë si bazë për fitimin e posedimit
legjitim”. “Gjith’ashtu veprimet e bame me dhunë ose me tinëzi nuk mund të
shërbejnë si bazë për fitimin e posedimit legjitim: me gjithë këtë, posedimi legjitim
mund të fillojë kur dhuna ose tinëzia kanë pushue”.
Padia e kërkimit të sendit mund të ngrihet vetëm ndaj poseduesve të paligjshëm të
cilët kanë legjitimitetin pasiv në gjykim. E drejta për të ngritur padinë i takon të zotit
të gjasë, (pronarit).
18 Kodi Civil 1929, neni. 1044.
Mjetet juridike të mbrojtes të së drejtës së pronësisë në vështrim krahaues
17
Kushtet për ngritjen e padisë janë:
a. Të jetë pronar i sendit;
b. Sendi të jetë në posedimin e paligjshëm të një personi tjetër.
Gjithashtu me anë të kësaj padie, mund të kërkohet rivendikimi i sendeve të luajtshme
si dhe i sendeve të paluajtshme, me kushtin që këto të jenë individualisht të
përcaktuara.
Pjesa e dytë e nenit 797 të këtij kodi përcakton detyrimet e poseduesit apo nëdorësit
mbasi i komunikohet padia e rivendikimit, më konkretisht:“Kur poseduesi ose
nëdorësi, mbasi i komunikohet kërkesa gjyqësore pushon me veprën e vet, me posedue
gjanë, detyrohet me shpenzimet e veta me e rimarrë për paditësin, dhe, po të mos
mundë, me i pague këtij vleftën e gjasë; por paditësi në vend të kësajë ruen të drejtën
me ngrefë padi kundra poseduesit ose nëdorësit të ri.”
Lidhur me parashkrimin e padisë së rivendikimit, parashkrimi si institut i së drejtës
civile është trajtuar në nenet 2009-2047 të këtij kodi. Neni 2009 jep kuptimin e
parashkrimit “mjeti me të cilin, me kalimin e kohës dhe në kondita të caktueme, një
person fiton një të drejtë ose librohet nga një obligim”.
Disa prej parimeve themelore të institutit të parashkrimit në sistemin e këtij kodi janë
si vijojnë:
a. Duke marrë parasysh rolin pozitiv dhe shumë të rëndësishëm që ka
instituti i parashkrimit të padisë në rregullimin juridik të marrëdhënieve
pasurore, normat e parashkrimit të padisë kanë karakter urdhërues; afati i
parashkrimit që cakton ligji, nuk mund të ndryshohet, d.m.th. nuk mund të
zgjatet ose të shkurtohet, me marrëveshje të palëve (neni. 2011);
b. Gjyqtari nuk mund të marrë parasysh, kryesisht, një parashkrim të
pakundrejtuar (neni. 2012);
c. Heqja dorë nga parashkrimi mund të lejohet vetëm pasi ai të jetë
plotësuar dhe kjo heqje dore të bëhet shprehimisht ose heshtësisht, duke u zbatuar
parimi se “ renoncimi heshtësor rezulton nga një fakt që është i papajtueshëm me
vullnetin e përfitimit nga parashkrimi” dhe se “ ai që nuk mundet më jetërsue nuk
mundet me renoncue parashkrimin” (nenet.2011 dhe 2013);
d. Parashkrimi nuk zbatohet për gjërat që janë jashtë tregtimit d.m.th. për
sendet e destinuara për përdorim te përgjithshëm siç janë portet, rrugët publike, etj
dhe të gjitha ato pasuri që përbëjnë pasurinë demaniale të shtetit (neni. 2015).
Po kështu, nuk janë të parashkrueshme të gjitha të drejtat që i përkasin gjendjes së
personave dhe interesit të përgjithshëm. Nga sistemi i këtij kodi del gjithashtu se, nuk
Mjetet juridike të mbrojtes të së drejtës së pronësisë në vështrim krahaues
18
parashkruhen paditë që rrjedhin nga marrëdhëniet familjare, përveç rasteve të veçanta
kur ligji parashikon shprehimisht parashkrimin e ndonjë padie të tillë19
.
Nën frymën e legjislacioneve borgjeze, edhe Kodi civil i vitit 1929 parashikonte një
afat parashkrimi të përgjithshëm tridhjetëvjecar i cili, në kuptim të nenit 2034,
zbatohej për të gjitha paditë reale dhe personale, përveç kur me dispozita të veçanta
parashikohej e kundërta. Krahas këtij parashkrimi të përgjithshëm, parashikoheshin
edhe parashkrime të posaçme, si p. sh. parashkrimi dhjetëvjeçar, i cili zbatohej vetëm
për sendet e paluajtshme ose për të drejtat reale mbi këto sende, parashkrimi njëvjeçar
i padive të punëtoreve për pagimin e rrogave dhe meditjeve të tyre, i padive të
mësuesve për pagimin etj. Po kështu parashikohej një parashkrim i posaçëm dyvjeçar
i padisë së pronarit ose të poseduesit të sendit të luajtshëm për rivendikimin e sendit të
vjedhur ose të humbur kundrejt atyre që e kanë fituar me mirëbesim 20
.
1.3 Legjislacioni për pronësinë mbas Luftës së II Botërore
Gjendja e marrëdhënieve të pronësisë, si në aspektin ekonomik ashtu dhe në atë
juridik, pësoi një transformim të thellë si pasojë e ndryshimeve politike që shoqëruan
vendin me vendosjen e pushtetit popullor. Tashmë pushteti i ri politik, nën
udhëheqjen e Partisë së Punës së Shqipërisë, kishte si objektiv vendosjen e sistemit
socialist të ekonomisë. Gjatë kësaj periudhë kalimtare nga kapitalizmi në socializëm,
u formua e drejta e pronësisë së Republikës së Shqiërisë. Aktet që e rregullonin këtë
marrëdhënie ishin Kushtetuta e vitit 1946 dhe Dekreti “Mbi pronësinë” nr.2083,
dt.6.7.1955.
Duke filluar nga viti 1945, pushteti popullor mori disa masa që kishin si qëllim
zhdukjen e marrëdhënieve të vjetra feudo-kapitaliste. Më kryesoret kishin të bënin
me: zbatimin e reformës agrare, shtetëzimin e pronës private kapitaliste21
, zhvillimin e
kooperativizmit në fushën e prodhimit të vogël të mallrave.
Me zbatimin e reformës agrare 22
, u shpronësuan dhe tjetërsuan pa shpërblim në
mënyrë masive pronat bujqësore private dhe kafshët e punës të çifligarëve dhe
borgjezisë fshatare. Pjesa më e madhe e tokës së shpronësuar iu shpërnda falas
fshatarësisë punonjëse (bujqëve që ndodheshin në këto toka, bujqëve që do të
shpërnguleshin nga zonat e dëmtuara nga lufta dhe nga ato ku mungonte toka,
bujqëve që nuk kishin tokë ose nuk kishin tokë të mjaftueshme si dhe atyre që kishin
mbaruar një shkollë bujqësore si dhe kopshtarëve) dhe pjesa tjetër si ullinjte, pyjet
dhe kullotat u shtetëzuan. Shteti caktonte me ligj masën e sipërfaqes së tokës që mund
të konsiderohej pronë private; kjo e fundit nuk mund të tjetërsohej, jepej me qira dhe
as të punohej nga të tjerë. Në të tilla raste si dhe në rastin kur tokat nuk punoheshin
19 Cit.., Gjilani F, “Parashkrimi i padisë sipas legjislacionit shqiptar”, f. 15-16. 20 Po aty 21 Nathanaili A., (1974) , “E drejta e pronëisë e R.P. të Shqipërisë”-cikël leksionesh, Tiranë, f.12-13. 22 Ligji nr.108, datë 29.8.1945 "Për Reformën Agrare"
Mjetet juridike të mbrojtes të së drejtës së pronësisë në vështrim krahaues
19
për dy vjet, pronësia kalonte në favor të shtetit me vendim të organit kompetent
shtetëror23
.
Në këtë periudhë shohim zhvillimin e dy formave të pronës24
:
1. prona socialiste ( shtetërore dhe kooperativiste);
2. prona e personave (private dhe personale)
Prona shtetërore u krijua si pasojë e shtetëzimit të pronave që ndodheshin në duart e
borgjezise vendase dhe të huaj, shpronësimit, konfiskimit, marrja nga ana e shtetit të
sendeve pa zot/të gjetura, trashëgimitë në favor të shtetit, etj. Pasuritë shtetërore
gëzonin mbrojtje të veçantë nga shteti25
. Sektori i tregëtisë brenda vendit por edhe
jashtë tij, u bë monopol i shtetit26
.
Prona shtetërore përcaktohet si pronë e popullit e përfaqësuar nga shteti si pronari i
vetëm i të gjithë pasurisë shtetërore. Shtetit i përkasin tagrat e pronëisë, është pronar i
veglave dhe mjeteve të prodhimit dhe njëkohësisht mbron barazinë e ndarjes së
prodhimit shoqëror. Objekti i pronësisë shtetërore është përcaktuar në nenin 7,
paragrafi i dytë i K.RP. dhe në nenin 6, paragrafi i parë i D. Pr.
Këto objekte i përkasin në mënyrë eskluzive shtetit, nuk mund të jetërsohen apo
kalojnë në pronësi të personave të veçantë qofshin këta dhe organizata kolektive. Këto
të fundit mund të kenë në gëzim disa prej tyre si pyje, kullota ujra.
Krahas pronës shtetërore, u zhvillua sektori i kooperativizmit në bujqësi dhe në
artizanat në formën e bashkimit vullnetar të prodhuesve të vegjël në ekonomi
kolektive socialiste, në organizatat kooperativiste, mbi bazën e kolektivizimit të
pasurive të tyre, kryesisht mjeteve dhe veglave të prodhimit që dispononin27
. Pronar i
pasurisë28
kooperativiste ishte vetë organizata si e tillë. Ajo zotëronte tagrat e
posedimit, gëzimit dhe disponimit mbi pasurinë kooperativiste.
Ashti si prona shtetërore, prona kooperativiste është një formë e pronës shoqërore,
socialiste. Ka si qëllim administrimin dhe zhvillimin e planifikuar të pronës socialiste.
Edhe këtu mungon tipari i shfrytëzimit të njeriut nga njeriu dhe bazohet në parimin
kushtetues29
të shpërndarjes së të mirave materiale sipas aftësisë, sasisë dhe cilësisë së
punës kolektive.
23 Neni. 27, Dekreti nr.2083, dt. 6.7.1955 , Mbi Pronësinë. 24 Neni 7, paragrafi i parë dhe neni 35, Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë e vitit 1946;
neni 3 Dekreti “Mbi Pronësinë” nr. 2083, dt. 6.7.1955 25 Neni 9, Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë e vitit 1946. 26 Po aty, neni 7, paragrafi i fundit. 27 Cit., Nathanaili A., “E drejta e pronësisë e R.P. të Shqipërisë, f.16-17. 28 Neni 16, Dekreti “Mbi Pronësinë” nr.2083, dt. 6.7.1955. 29 Neni 13, paragrafi i fundit, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e vitit 1946.
Mjetet juridike të mbrojtes të së drejtës së pronësisë në vështrim krahaues
20
Por, në ndryshim nga prona shtetërore, subjekti i së drejtës së pronësisë në pronën
kooperativiste është vetë organizata kolektive e organizuar në personin juridik. Kësaj
të fundit i takojnë tagrat e posedimit, të gëzimit dhe të disponimit Kjo formë pronësie
u krijua si rezultat i kolektivizimit të pasurisë së anëtarëve të të cilët shpërblehen në
bazë të rezultateve të veprimtarisë së organizatës kooperativiste dhe sasisë dhe
cilësisë së punës të çdo anëtari. Neni 16. D. Pr përcakton objektet që formojnë
pronësisë kooperativiste. Të tilla mund të jenë toka, ndërmarrje, ndërtesat, inventari i
gjallë dhe jo i gjallë por asnjëherë objekte që janë pronë eskluzive e shtetit.
Fuqizimi i pronës socialiste në vend, solli krijimin e pronës individuale të shtetasve si
rezultat i punës së tyre në sektorin socialist të ekonomisë shtetërore dhe kooperativiste
duke plotësuar kështu nevojat materiale, kulturore të shtetasve me sende konsumi.
Ndryshe nga pronësia socialiste, këtu pasuria e personave është është
individuale/vetjake. Objektet e pronësië individuale janë të përcaktuara në nenin 23.
D. Pr., sipas të cilit pronë personale dhe pronë private mund të jetë çdo pasuri që nuk
është e ndaluar të jetë e personave. Vetë prona individuale apo e personave siç njihet
ndryshe ndahet në personale dhe private. Neni 24. D. Pr. përcakton rrethin e objekteve
të pronësisë personale ku hyjnë të ardhurat dhe kursimet nga puna, ndërtesat për
banim, sendet e nevojshme shtepiake dhe çdo send tjetër që shërben për përdorim
familjar. Ndërsa cilësohen si pronë private, ato pasuri të cilat individi i përdor për të
nxjerrë produkte prodhimi, mallra. Forma kryesore të pronës private janë ekonomia
tregëtare private, ekonomia e familjes bujqësore që nuk bën pjesë në një kooperativë
bujqësore dhe ekonomia e vogël e zejtarëve. Prona private në këtë kohë, vjen si
rezultat i punës personale të pronarit privat të mjeteve të prodhimit dhe të familjes së
tij, pa shfrytëzimin e punës së huaj të papaguar sikurse ndodhte në pronën private
kapitaliste në shtete borgjeze30
.
Pra, ajo ç‟ka dallon pronën personale nga ajo private qëndron në llojin e sendeve që
janë objekt i tyre dhe në destinimin e tyre, në qëllimin për të cilin ato përdoren.
Duke qenë se prona personale kishte prejardhje socialiste, ajo gëzonte një mbrojtje të
veçantë në raport me pronën private. Kjo citohet në mënyrë të shprehur në paragrafin
e dytë të nenit 24 D. Pr. Si rrjedhojë, prona private që mbeti nuk kishte ndonjë peshë
në sektorin e ekonomisë duke shkuar kështu drejt zhdukjes së plotë të saj.
Mbrojtja e pronësisë në shtetin socialist i referohet para së gjithash pronësisë
shtetërore socialiste, subjekt i së cilës është vetë shteti si përfaqësues i popullit. Në
mbrojtje të pronësisë vjen në radhë të parë e drejta kushtetuese e cila duke
sanksionuar llojet dhe format e pronëisë, garanton dhe mbrojtjen e saj. Është detyrim
juridik i çdo shtetasi të ruajë dhe të forcojë pasurinë shtetërore dhe kooperativiste,
30Nathanaili A., & Papuli N., (1961), Disa çështje mbi pronësinë dhe trashëgiminë, Tiranë, Botim i
Ministrisë së Drejtësisë, f. 9-10.
Mjetet juridike të mbrojtes të së drejtës së pronësisë në vështrim krahaues
21
bazë e shenjtë dhe e paprekshme e domokracisë popullore31
. Gjithashtu, neni 11. K.
RP garanton pronësinë private dhe të drejtën e trashëgimit të saj.
Po ashtu, e drejta civile mbron pronësinë nga cënimet e mundshme duke i dhënë
pronarit, mjetet e përshtatshme të mbrojtjes së saj. Këto të fundit janë të ndryshme në
varësi të llojit, formës së pronësisë dhe llojit të cënimit që i bëhet. Mjetet juridike
civile që synojnë mbrojtjen e pronarit nga shkeljet që i bëhen tagrave (posedimit,
gëzimit, disponimit) të së drejtës së pronënsisë kanë karakter real. Këtu përmendim
padinë e rivendikimit (kërkimit të sendit) dhe padinë mohuese. Përpara se të
analizojmë këto mjete i rikthemi edhe njëherë përmbjtjes të së drejtës së pronësisë.
Sikundër është thënë më sipër, ligji i njeh pronarit të drejtën për të poseduar, gëzuar
dhe disponuar sendin, brenda kufijëve të caktuar me ligj.
Mund të ndodh, që sendet të ndodhen në posedimin dhe gëzimin e personave të tjerë
që nuk janë pronarë. Këta, mund ta kenë marrë posedimin e sendit në bazë të një
kontrate, në bazë të ligjit apo akti administrativ për një qëllim të caktuar duke qenë të
detyruar që po atë send t‟ia kthejnë pastaj pronarit nga i cili e kanë marrë. Të tillë
persona quhen posedues të përkohshëm. Dhe posedimi i tyre quhet posedim i
përkohshëm. Poseduesi i përkohshëm është posedues i ligjshëm pasi posedimi i tij
bazohet në një shkak juridik. Përveç poseduesve të sipërm, janë posedues jopronarë
edhe ata që kanë marrë sendin jo nga pronari, as në bazë të ligjit. Të tillë janë ata që e
kanë marrë sendin me dhunë ose fshehurazi ose që e kanë gjetur dhe nuk e kanë
dorëzuar duke e përvetësuar atë. Në të tilla raste, poseduesi jo pronar bëhet posedues i
pavarur por i paligjshëm pasi posedimi i tij nuk mbështetet në ndonjë shkak ligjor.
Nga e gjitha kjo, rezulton se posedimi i sendit nga jo pronari mund të jetë i ligjshëm
ose i paligjshëm32
. Vetë posedimi i paligjshëm dallohet në posedim me mirëbesim dhe
posedim me keqbesim.
Padia e rivendikimit parashikohet në nenin 103 të D. Pr., sipas të cilit: “Pronari ka
të drejtë të ngrehë padi për të kërkuar sendin e tij nga çdo posedues i paligjshëm”.
Nga vetë përkufizimi kuptojmë se një nga kushtet për ngritjen e padisë është të
qënurit pronar i sendit në momentin e ngritjes së padisë dhe në vazhdim të gjykimit;
kjo do të thotë se nëse pronari humbet pronësinë e sendit, padia e rivendikimit do të
rrëzohet pa u gjykuar në themel për mungesë legjitimimi aktiv të paditësit.
Pronar i sendit mund të jenë dhe shumë persona së bashku. I tillë është rasti i
bashkëpronarëve ku padia mund të ngrihet edhe vetëm nga njëri prej tyre qoftë për të
kërkuar pjesën e tij qoftë për të kërkuar gjithë sendin e përbashkët.
Megjithatë, ligji njeh dy raste kur padia e rivendikimit mund të ngrihet nga personi jo
pronar.
31 Neni 35, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e vitit 1946.
32 Cit., Dekreti për pronësinë, neni 37.
Mjetet juridike të mbrojtes të së drejtës së pronësisë në vështrim krahaues
22
a. Në rastin e parë, paditës janë institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore në lidhje
me pasurinë që ato administrojnë për llogari të shtetit në tërësi. Padia ngrihet
në emër të tyre kundrejt çdo poseduesi të paligjshëm33
.
b. Rasti tjetër ka të bëjë me kreditorin pengmarrës i cili ka të drejtë të kërkojë
sendin objekt pengu kur humbet posedimin e tij. E drejta e tij mund të mbrohet
qoftë me padinë e rivendosjes në posedim ashtu edhe me padinë e
rivendikimit34
.
Kushti tjetër për ngritjen e padisë së rivendikimit, është që ajo t‟i drejtohet poseduesit
të paligjshëm. Ky duhet të jetë i tillë gjatë kohës së ngritjes së padisë por edhe në
vazhdim të gjykimit. Nuk ka rëndësi për padinë e rivendikimit fakti nëse poseduesi i
paligjshëm ka vepruar me faj ose pa faj, ka marrë sendin në mënyrë arbitrare ose jo,
nëse posedimin ia ka hequr pronarit apo një personi tjetër. Akoma më tepër nuk ka
rëndësi fakti nëse poseduesi i paligjshëm është me mirëbesim apo me keqbesim.
Dallimi ndërmjet këtyre dy formave të posedimit të paligjshëm përcakton momentin
dhe shkallën e përgjegjësisë së poseduesit të paligjshëm:
- për t‟i kthyer pronarit sendin;
- të ardhurat e nxjerra prej tij;
- shpërblimin e dëmit në rast pamundësie fizike për të kthyer sendin dhe
- kërkimin e poseduesit të paditur që t‟i paguhen shpenzimet e bëra mbi
sendin35
.
Padia e rivendikimit i nënshtrohet parashkrimit shues për shkak të mosushtrimit të saj
brenda kohës së caktuar nga ligji. Në konfliktet midis institucioneve, ndërmarrjeve
dhe organizatave shtetërore, kooperativiste ose shoqërore, koha e parashkrimit të
padisë është një vit e gjysëm. Në konfliktet midis privatëve ose midis privatëve dhe
institucioneve, ndërmarrjeve, koha e parashkrimit të padisë është tre vjet për sëndet e
luajtshme dhe gjashtë për sendet e paluajtshme. Kalimi i afatit të parashkrimit sjell si
pasojë rrëzimin e padisë së ngritur dhe mosgjykimin e saj në themel.
Sendi i rivendikuar nga paditësi do të kalojë në pronësi të shtetit nëse i padituri nuk e
ka fituar pronësinë e tij me parashkrim fitues36
. Kalimi i sendit në pronësi të shteti
bëhet në momentin e kalimit të afatit të parashkrimit.
Përjashtim nga rregulli sipas së cilit padia e rivendikimit i nënshtrohet parashkrimit
shues, bëjnë rastet kur objekt kërkimi janë sendet që përbëjnë pronën socialiste.
Në këto kushte, nuk parashkruhet e drejta e shtetit për kërkimin e pasurisë shtretërore
nga çdo posedues i paligjshëm nisur dhe për nga rëndësia e madhe që ka kjo pronë në
këtë kohë në sistemin ekonomik.
33 Po aty, neni 104. 34Ligji mbi veprimet juridike dhe mbi detyrimet, Nr. 2359, dt 15.11.1956, neni 147. 35 Cit., Dekreti për pronësinë, neni 106-111. 36 Po aty, neni 49, paragrafi i dytë.
Mjetet juridike të mbrojtes të së drejtës së pronësisë në vështrim krahaues
23
Afati i parashkrimit të padisë së rivendikimit fillon të ecë që nga çasti i cënimit të së
drejtës së pronësisë; çasti kur një person tjetër ka vënë dorë mbi sendin duke e hequr
këtë nga posedimi pronarit.
Padia mohuese është një tjetër padi reale e mbrojtjes së pronësisë. Ajo rregullohet në
nenin 112 të D. Pr siaps të cilit: “ Pronari ka të drejtë të kërkojë nga cilido që e cënon
pronësinë e tij, pa e çveshur nga posedimi, që të pushojë cënimin dhe të mos e
përsëritë këtë në të ardhmen, dhe, kur është rasti, t’i shpërblejë dëmet që mund t’i
jenë shkaktuar”. Nga vetë dispozita në fjalë, kërkohet që paditësi të ketë patur
posedimin e sendit në momentin e cënimit dhe gjatë kohës së ngritjes së padisë
mohuese. Gjithashtu, vërehet një ndërhyrje e personave të tretë, në formën e një
cënimi që i bëhet të drejtës së pronësisë së pronarit duke kuptuar me cënime veprimet
ose mosveprimet që bëhen mbi sendin pa e zhveshur pronarin nga posedimi i tij.
Cënimi i pronësisë duhet të ketë karakter të vazhdueshëm ose pritet që pas këtyre
veprimeve/mosveprimeve të ketë të tjera37
. Cënimet duhet të jenë të paligjshme, të pa
mbështetura në ndonj