215

UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

  • Upload
    others

  • View
    35

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes
Page 2: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

UNIVERSITETI I TIRANËSFAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJADEPARTAMENTI I GJUHËS ITALIANE

PIKËTAKIME DHE NDIKIME

TË ITALISHTES ME SHQIPEN(MBI TË DHËNAT E TË FOLMES SË QYTETIT TË SHKODRËS)

PUNIM PËR GRADËN SHKENCORE

“DOKTOR” NË GJUHËSI

DOKTORANTE UDHËHEQËS SHKENCOR

LINDITA KAZAZI PROF. DR. GJOVALIN SHKURTAJ

TIRANË, 2014

Page 3: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

Falenderime

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë dhe në të njëjtën kohë të falënderoj me gjithë zemër të gjithë ata, të cilët ndihmuan në mbarëvajtjen e këtij procesi studimor, të gjithë ata që me sugjerimet shkencore dhe mbështetjen morale bënë të mundur përmbylljen e kësaj faze kaq të rëndësishme për rritjen time profesionale shkencore.

Shpreh mirënjohje për strukturat e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, duke nisur që nga Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Klodeta Dibra, Shefi i Departamentit të Italishtes, Prof. Dr. Artur Sula, që më krijuan mundësinë për vazhdimin e fazës së tretë të studimeve, si dhe më mbështetën në vijim.

Një falënderim të veçantë dhe të përzemërt kam për udhëheqësin e tezës, Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj, i cili me shumë durim dëgjoi dhe çmoi idetë e parashtrimet e mia, ndoqi punimin në realizimin e tij dhe më udhëhoqi e orientoi hap pas hapi gjatë punës.

Një përnderim të ngrohtë shpreh për koleget dhe shoqet e Departamentit të Italianistikës së Universitetit të Shkodrës, të cilat më ndihmuan si me këshillime dhe sugjerime shkencore, ashtu edhe me nxitje për përmbylljen e këtij detyrimi shkencor.

Falënderime të pafund kam për familjen dhe prindërit e mi, bashkë me të cilët kaluam edhe vështirësitë që rrjedhin në zotime të tilla.

Falënderimi më i veçantë i shkon bashkëshortit tim, i cili jo vetëm përmbushi dhe përligji mungesën time në detyrimet familjare, por edhe me shumë pasion u njoh me materialin, duke marrë shumë për zemër temën e zgjedhur dhe më shoqëroi me durim në takimet jo të pakëta, të domosdoshme për mbarëvajtjen e punimit.

III

Page 4: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

Pasqyra e lëndës

0. Hyrje0.1. Përligjja e punimit ................................................................................ VI0.2. Objekti dhe hipotezat e punimit ........................................................... VII0.3. Metodologjia dhe struktura e punimit .................................................. VIII

Kreu I – Shqipja dhe italishtja si gjuhë në kontakt 1.1. Gjuha shqipe dhe dialektet e saj. Vendi i gjuhës shqipe në gjuhët e Europës .......... 1

1.1.1. Rreth tipareve dalluese të dy dialekteve të shqipes .............................. 41.2. Shqipja veriperëndimore si areal i përhershëm kontakti me gjuhën e kulturën latino-italiane ............................................................................................................ 8

1.2.1. Sprovëpërklasifikiminkuptimortëhuazimevengalatinishtja........... 101.2.2. Sprovëpërklasifikiminehuazimevengalatinishtjasipastipologjisë dhe kategorive gjuhësore ...................................................................... 141.2.3. Rreth shndërrimeve fonologjike të kalimit nga latinishtja në shqip ..... 17

1.3. Marrëdhëniet e hershme shkodrano-venete dhe pasojat e tyre ne gjuhë .................. 19

Kreu II - Huazimet dhe kalket gjuhësore2.1. Gjuhët në kontakt dhe ndërgjuhësia ........................................................................ 31

2.1.1. Përkufizimiidygjuhësisëdhediglosisë............................................... 322.1.2. Aspekte sociolonguistike dhe pasoja të gjuhëve në kontakt ................. 352.1.3. Ndërgjuhësia dhe ndërndikimi .............................................................. 38

2.2.Përkufizimiihuazimevegjuhësore......................................................................... 422.2.1. Huazimi gjuhësor në këndvështrim kronologjik .................................. 452.2.2. Huazimi gjuhësor në ndërthurje me treguesit sociolinguistikë ............. 452.2.3. Huazimi gjuhësor në këndvështrimin e ekonomisë gjuhësore ............. 482.2.4. Dinamikat e ndryshimeve të huazimeve ............................................... 51

2.3. Kalket gjuhësore ....................................................................................................... 522.3.1. Kalket strukturore ................................................................................. 542.3.2. Kalket semantike .................................................................................. 55

2.4. Qëndrimi ndaj fjalëve me burim të huaj .................................................................. 562.4.1. Proceset fonetike e morfologjike të fjalëve të huazuara ....................... 612.4.2. Shkaqet e shtimit të përdorimit të fjalëve të huaja ............................... 63

Kreu III – Italishtja dhe italianët në Shkodër3.1.ZhvillimiiarsimitfillornëShkodërdhemësimiiitalishtessigjuhëehuajnëpër shkollateShkodrës(derinëfillimshek.XX).......................................................... 68

3.1.1. Gaspër Benussi dhe abetaret e tij .......................................................... 753.1.2. Abetare dygjuhëshe shqip-italisht ........................................................ 78

3.2. Kahe perëndimore të arsimit të mesëm në Shkodër - Kolegji Saverian i Jezuitëve 803.2.1. Mësues të gjuhës shqipe dhe autorë tekstesh dygjuhësh shqip-italisht 89

3.2.1.1. Adone Aldegheri – Adon Aldegheri ......................................... 893.2.1.2. Antonio Busetti – Ndoc Busetti ............................................... 933.2.1.3. Fulvio Cordignano – Fulv Cordignano .................................... 963.2.1.4. Giacomo Jungg - Jak Jungg ..................................................... 1003.2.1.5. Giovanni Battista della Pietra – Gjon della Pietra ................... 1043.2.1.6. Giuseppe Valentini - Zef Valentini ........................................... 105

IV

Page 5: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

3.3.KolegjiPapnor–CollegiumPontificium................................................................. 1083.4. Përvoja françeskane në Gjimnazin ‘Illyricum’ ........................................................ 108

3.4.1. Francesco Maria da Lecce – Dittionario italiano-albanese .................. 1123.4.2. Francesco Maria da Lecce - Osservazioni grammaticali nella lingua albanese ................................................................................................... 1133.4.3. Francesco Rossi da Montaldo- Regole grammaticali della lingua albanese ............................................................................................................ 1143.4.4. Tekste të tjera me përmbajtje organizative rreth arsimit dhe shoqërisë ........................................................................................................... 115

3.5. Përvojë e shkollave femërore në Shkodër – Rasti i Shkollës Normale të Motrave Stigmatine .............................................................................................................. 117

3.6. Hapësira e gjuhës shqipe në shkollat klerikale në Shkodër ...................................... 1213.7. Figura dhe personalitete të kulturës italiane, që jetuan dhe punuan në Shkodër ...... 123

3.7.1. Pietro Marubbi – Pjetër Marubi ............................................................ 1253.7.2. Ermanno Armao – Konsullata Italiane në Shkodër .............................. 127

Kreu IV – Ndikime e pikëtakime të gjuhës e kulturës italiane me gjuhën e kulturën shqiptare (me vëmendje nga e folmja dhe tradita shkodrane)4.1. Onomastikë – antroponimi dhe toponimi. Përqasje onomastike mes brigjeve të Adriatikut .............................................................................................................. 1344.2. Panoramë e përgjithshme e mësimit të gjuhës italiane në Shkodër .......................... 139

4.2.1. Shkolla të nivelit nëntëvjeçar ............................................................... 1414.2.2. Shkolla të nivelit të mesëm ................................................................... 1424.2.3. Arsimi universitar – qendër e përhapjes së gjuhës dhe kulturës italiane .............................................................................................................. 1444.2.4. Hapësira të tjera për mësimin e gjuhës italiane në Shkodër ................. 145

4.3. Ndikime në nivele të ndryshme gjuhësore të italishtes në të folmen e Shkodrës .... 1464.3.1. Ndikime fonologjike dhe drejtshkrimore ............................................. 1464.3.2. Ndikime leksikore ................................................................................ 1494.3.3. Ndikime në strukturë dhe morfo-sintaksë ............................................. 158

4.4. Tradita qytetare shkodrane – pikëtakime me gjuhën e kulturën italiane .................. 1614.4.1. Pjesëngakinematografiadhehumorishkodran................................... 1614.4.2. Lojëra dhe këngë fëmijësh .................................................................... 1654.4.3. Tradita qytetare shkodrane – Karnavalet e Shkodrës ........................... 165

Përfundime .................................................................................................................... 169

Bibliografia.................................................................................................................... 184

Shtojca ........................................................................................................................... 201

V

Page 6: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

0. Hyrje

0.1. Përligjja e punimit

Përzgjedhja e temës u bë në varësi të interesave tona të mëparshme dhe erdhi si vijimësi e kërkimeve, studimeve dhe disa punimeve të kryera në faza paraprirëse. Marrëdhëniet dypalëshe mes brigjeve shqiptare dhe atyre italiane, ofrojnë kaq shumë këndvështrime dhe plane studimi, të cilave mund t’u referohemi, duke i bërë pjesë të studimeve dhe punëve kërkimore tona, për të ndërtuar rrugëtime të tëra marrëdhëniesh të ndërsjella. Në tërësinë e lidhjeve të përhershme me botën latino-italiane, marrëdhënia me Shkodrën, që në kohën e Republikës së Venedikut, sigurisht zë një hapësirë të veçantë dhe shumë domethënëse. Ky qytet, lakmohej nga italianët për arsye të ndryshme. Nga njëra anë, ishte një qytet që lejonte një jetë më evropiane (vetëqënianëkufiijeptemëfrymëmarrjeqytetit)dhe,ngaanatjetër,ishtenjëqytetnë të cilin bëhej tregti e punohej. Veç këtyre, Shkodra u lakmua nga katolicizmi roman, pasi në të kishte një komunitet katolik të konsiderueshëm, i cili ruante dhe ndiqte me fanatizëm këto rite fetare, me gjasë kjo ka qenë edhe arsyeja pse shumë italianë ndiheshin mirë në mjedisin shkodran.

Ka mjaft studime rreth pikëtakimeve të italishtes me shqipen, por mungojnë studime të përqëndruara dhe të thelluara në të dhënat e shkruara dhe të folura, të qytetit të Shkodrës. Ne shpresojmë që, me këtë tezë doktoratrure, të hapim me shumë modesti një hulli të re, e cila të vijë e të zgjerohet gjithnjë e më shumë, nga punime të tjera pasuese.

Pikë e fortë e punimit, krahas trajtimit teorik të koncepteve të huazimeve dhe kalkeve gjuhësore, do të jetë analiza e veprave të botuara në gjuhën shqipe nga autorë italianë, kryesisht misionarë katolikë të urdhërave të ndryshëm. Vepra të tilla, u përdorën në shkollat (e mesme, por jo vetëm) e hapura në qytetin e Shkodrës, në fundin e ‘800-tësnëfillimete‘900-tës,nëndrejtimindhesipasmodeleveorganizativemësimoreitaliane. Por ne nuk jemi ndalur vetëm këtu. Hulumtimi ynë ka vazhduar edhe më tej në kohë për të parë ndikimin në Shkodër të gjuhës italiane edhe në periudhën e izolimit komunist. Gjatë punimit kemi sjellë mjaft shembuj të përdorimeve në të folurën e përditshme, të cilët qëllimisht i kemi marrë nga gjuha e folur dhe përdorimi i zakonshëm, duke shfrytëzuar burimet gojore. Kemi paraqitur kontekste ku ndihet ndikimi italian dhe dëshira për një “eksplorin gjuhësor” edhe përtej brigjeve të Adriatikut. Italishtja shihej si gjuhë kulture dhe flitejmë shumë dëshirë, prandajedhepërsonazhetëvënanëskenë,nëpjesëhumoriapotjetërkund,qëflitninitalisht,shiheshin me syrin e atij që ka studiuar. Tradita italiane sigurisht, sot vazhdon të jetojë në qytetin tonë.Mjafton të vërejmë antroponimet dhe disa veprimtari kulturore si karnavalet dhe organizimet e tyre, tashmë në formë të mirëorganizuar dhe thuajse të kthyera në traditë, apo institucione që mishërojnë traditën italiane.

VI

Page 7: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

0.2. Objekti dhe hipotezat e punimit

Ky kërkim shkencor përfshihet në studimet krahasimtare në fushën e gjuhësisë dhe synon të nxjerrë në pah ndikimet dhe pikëtakimet mes gjuhës e kulturës latine e neolatine dhe gjuhës e kulturës shqipe, me vëmendje të veçantë rreth materialeve dhe prurjeve gojore apo të dokumentuara të qytetit të Shkodrës. Hulumtimet tona do t’i grupojmë të ndara në tri periudha historike.

E para, periudha e sundimit venecian, periudhë që la gjurmë të ndjeshme edhe në të folmen e Shkodrës. E kemi gjykuar si shumë interesante të shihnim këto marrëdhënie, duke ditur se Shkodra paraqiste shumë interes për Venecien, e cila ushtronte marrëdhënie tregtare në Adriatik. Mjafton të kujtojmë se, pas rënies së qytetit të Shkodrës në dorë të osmanëve, të shumtë ishin shkodranët që vendosën të filloninnjëjetëtërenëVenecie.Asokohe,ishteemjaftueshmetëvetëdeklarohesheshkodran,përtëfituarstatustëveçantë.

Autorët italianë të mjaft librave gjuhësore, si gramatika dhe fjalorë dygjuhësh, misionarë jezuitë e françeskanë, të cilët erdhën në Shkodër me misionin parësor të predikimit në popull të një besimi, me botimet e tyre në gjuhën shqipe apo shqip-italisht, do të përbëjnë pikat tona të forta të referimit, për atë që ne kemi shqyrtuar dhe rënditur si fazë të dytë të hulumtimit. Duke u bërë banorë të një vendi të huaj e të panjohur më parë, gjëja e parë që ata bënë qe mësimi i gjuhës shqipe, pasi u duhej të komunikonin e, mbi të gjitha, të predikonin krishtërimin latin, e sigurisht këtë nuk mund ta bënin assesi në gjuhën latine apo italiane. Mësimi u bë me aq seriozitet, saqë ata arritën të botonin në shqip gramatika të gjuhës shqipe, fjalorë dygjuhësh, metoda për mësimin e shqipes, por edhe doracakë a broshura të tjera me udhëzime rreth temash të ndryshme të jetës së përdithshme. Shumë interesant është fakti se ne kemi hasur dhe analizuar edhe abetare të mësimit të gjuhës shqipe, apo edhe abetare dygjuhëshe shqip-italisht. Sado që mësuan mirë shqipen dhe duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me shqiptarët, tek këta misionarë mbetën edhe jo pak tregues e nuanca fonologjike që sigurisht nuk kishin arritur t’i kapnin përmes teksteve të shkruara, e për pasojë, autorët nuk mund të mos sillnin në tekstet e botuara ndikime të formimit të tyre gjuhësor. Analiza konkrete e këtyre teksteve, na ka ndihmuar shumë të arrijmë të shohim e të sjellim shembuj rreth këtyre ndikimeve.

Si fazë të tretë të ndikimit u jemi referuar prurjeve të kohëve të fundit, duke nisur hulumtimin që në gjysmën e dytë të shek. XX, pas Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria përjetoi izolimin gati tërësor. Në këtë periudhë, sigurisht, ndikimi realizohej përmesndonjëemisioni afilmiqëmund të shihej,që ishte sadopaknëpërputhjeme kërkesat ideologjiketë kohës, si p.sh., filmat e neorealizmit italian, deri vonëedhe ndonjë nga emisionet diturore të RAI-t, si ‘Sapere’, ‘Passaggio a Nord-Ovest’, “Sud chiama Nord- Nord chiama Sud”, etj. Jemi ndalur edhe në ndikime leksikore e fonologjike të kësaj periudhe. Na është dukur me interes të shohim edhe ndikime leksikorenëpjesëhumorishkruarngaautorëshkodranëapjesëkinematografie.

VII

Page 8: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

0.3. Metodologjia dhe struktura e punimit

Për të realizuar e nyjëtuar një qasje problemore me gërshetim teorik e mirëfilligjurmues e konkret, na u duk e udhës ta konceptojmë dhe të ndajmë punën në katër krerë. Metodologjia e ndjekur është ajo e kërkimit dhe konsultimit të studimeve të kryera paraprakisht nga gjuhëtarë shqiptarë dhe të huaj, në lëmin e marrëdhënieve shumëpalëshe mes Italisë dhe Shqipërisë, për të vazhduar me hulumtimin dhe analizën e teksteve dygjuhëshe, të shkruara dhe botuara nga vetë udhëtarët italianë, që, për arsye nga më të ndryshmet, u gjendën në qytetin e Shkodrës, si dhe mbledhjen nga burime të trashëgimisë gojore, të të dhënave gjuhësore që dëshmojnë ndikimet e gjuhës dhe kulturës italiane në atë shqiptare, në përgjithësi, dhe atë shkodrane, në veçanti.

Kreu i parë i punimit tonë, i titulluar “Shqipja dhe italishja si gjuhë në kontakt”, hapetmenjëvështrimrrethpërkufizimitdheperiodizimittëgjuhësshqipe,ecilakakrijuar hullinë e vet të pavarur në familjen e madhe indoeuropiane. Duke theksuar problematikat në lidhje me dallimin e asaj që ka prejardhje latine nga ajo me prejardhje italiane, që çojnënëpamundësinë epërcaktimit të qartë të kufiritmestë dyjave, jemi përpjekur të sjellim shembuj nga fjalori i shqipes për të dy rastet. Kemi quajtur të veçanta marrëdhëniet me Venecien, përfaqësuese e qytetërimit fqinj në mesjetë, e cila u hapi rrugë lidhjeve shumëplanëshe, sidomos me hapësirën gjeografike,kulturoredhegjuhësoreshkodrane.Jemipërpjekur,gjithashtu,tësjellimnjë panoramë të këtyre marrëdhënieve, të cilat më së shumti bazoheshin në interesa ekonomike dhe shkëmbime dypalëshe. Familjet shkodrane ndaheshin në mbështetës dhe kundërshtarë të Venecies, e cila sigurisht favorizonte apo ndëshkonte. Venecia paraqitet si mbështetëse e fuqishme e të gjithë atyre, që emigruan drejt Republikës së Shën Markut. Të paevitueshme në një situatë shkëmbimesh të shpeshta tregtare, ishin edhe ndikimet gjuhësore.

Kreun e dytë, ‘Huazimet dhe kalket gjuhësore’ ia kemi kushtuar një kërkimi empirik rreth këtyre koncepteve, duke zgjeruar vështrimin edhe rreth kontaktit mes gjuhëve, që shoqërohet edhe me konceptet e dygjuhësisë dhe diglosisë. Të shumta janë aspektet dhe marrëdhëniet sociolinguistike në të cilat çojnë gjuhët në kontakt, midis tyre veçojmë lindjen/krijimin e gjuhëve, si urgjencë e komunikimit mes përfaqësuesve të kodeve të ndryshme gjuhësore. Gjatë shtjellimit kemi sjellë vëmendjen në ndërfutjet gjuhësore, rezultat i komunikimit mes kulturash e gjuhësh, duke e kuptuar njëgjuhësinë si një realizim të pamundur njerëzor dhe duke parë komunikimin si kërkesë jetësore e qënies së gjallë që bashkëndan hapësira me të tjerë të njëjtë. Huazimi, si një ndër format më të shpeshta e të hasura të ndërveprimit dhe kalku,sinjëformëmëerafinuarendikimit,dotëgjejnëtrajtesë,dukembështeturhulumtimin tonë në bibliografinë e gjuhëtarëve të njohur të kësaj lëme e duke ibashkërenduar situatës aktuale të gjuhës shqipe dhe aspekte pozitive dhe negative të këtyre ndërndikimeve.

Kreu i tretë, ‘Italishtja dhe italianët në Shkodër’ hedh një vështrim të përgjithshëm mbi organizimet arsimore në zonën e Shkodrës e përreth, në fundin e 800-ës dhe

VIII

Page 9: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

fillimete900-ës.Këtupërqendroheminëgjetjendheanalizëngjuhësoretëtekstevemësimore të përdorura nëpër këto shkolla. Analiza e hollësishme dhe hulumtimi analitik i teksteve, do të na japin një pasqyrë më të plotë rreth shkallës së ndikimit dhe fushave të kësaj trysnie, pa anashkaluar shtresën shoqërore, që e pësonte atë. Të shumtë do të jenë emrat e autorëve italianë – kryesisht klerikë, por jo vetëm ata – të cilët botuan në shqip ose në shqip-italisht (e anasjelltas) tekste shkollore, nën përkujdesjet e drejtpërdrejta të Propagandës Fide, e cila interesohej për shkallën e përhapjes së katolicizmit roman nëpër botë. Gjatë analizës së planeve mësimore të shkollave të hapura në Shkodër në këtë periudhë, mësojmë të dhëna interesante rreth numrit të orëve që i kushtoheshin gjuhës italiane, së cilës i jepej në raste të caktuara përparësi, që edhe është kundërshtuar nga personalitete të kulturës shqiptare. Vend të veçantë në studimin tonë zënë edhe shkollat femërore, që janë dëshmi e zhvillimit dhe hapjes në mendim të shkodranëve. Shkodra, duket që i ka mirëpritur të huajt, të cilët vendosen dhe ushtrojnë veprimtari të ndryshme aty.

Kreu i katërt, ‘Ndikime dhe pikëtakime leksikore dhe etnokulturore të italishtes me të folmen e Shkodrës’, trajton këto fakte në periudhën e sotme, duke bërë një analizë të hollësishme hapësinore dhe kohore të ndikimit të italishtes. Kështu, analizohen shumë tipare të jetës së përditshme shkodrane, që nga emrat që ne dëshirojmë të kenë fëmijët tanë, të folurit e përditshëm, duke analizuar ngjashmëri në shqiptim, huazime në bashkëbisedimet e përditshme, tradita të huazuara që prej kohësh nga fqinji, që vazhdojnë të ruhen me fanatizëm dhe të kultivohen më tej. Me dëshirën dhe synimin për të qenë sa më konkretë e për të mos përsëritur çka është thënë e analizuar nga të tjerë, përpara nesh, kemi mbledhur nga gjuha e folur fjalë e shprehje me prejardhje nga italishtja.

Me dëshirën për të dhënë një ndihmesë, sado modeste, në fushën e studimeve krahasimtare dhe me bindjen në përkushtimin dhe synimin për trajtim sa më të rreptë shkencor gjatë trajtimit, e paraqesim atë me vetëdijën se shtegu i sapoçelur ka domosdoshmëri për hulumtime të mëtejshme, nga ana jonë apo – sipas shembullit të autorëve të analizuar – nga të tjerë.

Bibliografia e përzgjedhur dhe e konsultuar do të përbëjë mbështetjen evazhdueshme dhe të qëndrueshme, teorike dhe praktike, në parashtrimin e studimit dhe në mbështetjen e duhur të asaj që kemi shqyrtuar në faqet e tij. Konsultimi i përhershëmdheverifikimiesaktëiburimeve,kaqenëndihmesëpërpërgaditjendheshtrimin e një studimi me baza të thella shkencore dhe nxjerrjen e përfundimeve të mirargumentuara.

IX

Page 10: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

1

KREU I

SHQIPJA DHE ITALISHTJA SI GJUHË NË KONTAKT

1.1. Gjuha shqipe dhe dialektet e saj. Vendi i gjuhës shqipe në gjuhët e Evropës

Prej më se një shekulli është vërtetuar përfundimisht përkatësia e gjuhës shqipe, si dhe paraardhëses së saj ilirishtes, në grupin e gjuhëve indoevropiane. Demiraj shkruante: “Një nga gjuhët e gjalla i.e. është edhe shqipja, e cila u ka qëndruar rrebesheve të kohës. Me gjithë trysnitë e forta dhe të gjata të greqishtes, latinishtes, sllavishtes dhe turqishtes ajo ka ruajtur tiparet e saj thelbësore. Natyrisht këto trysni të huaja kanë lënë gjurmë, kryesisht, në fjalorin e saj. Karakteri i.e. i gjuhës shqipe shfaqet në të gjitha nënsistemet e saj: në fjalor, sistemin fonetik dhe në strukturën gramatikore”1. Me këtë, gjuhëtari i shquar nënkupton, sigurisht, tiparet thelbësore të gjuhës sonë, të trashëguara nga faza e hershme indoevropiane, të cilat nuk kanë mbetur të pandryshuara në shqipe, por u janë nënshtruar ndryshimeve dhe zhvillimeve të vazhdueshme, për të arritur në gjendjen e tyre të sotme. Veç dukurive të trashëguara, gjuha shqipe ashtu edhe si gjuhët e tjera simotra, ka zhvilluar tipare të reja të nevojshme për të plotësuar funksionin e saj si mjet kumtimi.

Në historinë e lëvrimit të gjuhës sonë, ka tregues të studimit dhe hulumtimit të saj, kushtuar dukurive të trashëguara si dhe problemeve të tjera të rëndësishme, për të arritur në vendin që zë shqipja ndër gjuhët e tjera të Evropës. Duhet pohuar se janë hedhur shumë hapa përpara sa i përket përkufizimit dhe periodizimit të gjuhës shqipe, duke vlerësuar këtu shumë ndihmesën e gjuhëtarëve si Meyer, Pedersen, Jokli, Çabej2 e të tjerë si G. B. Pellegrini, K. Topalli. Taliavini (Tagliavini) pohon se “shqipja mban një pozicion të pavarur mes gjuhëve indoeuropiane”3.

Çështja e formimit të gjuhës shqipe, si dihet ka pasur e ka problematika dhe vështirësi, qoftë për mungesë dokumentimi të hershëm të gjuhës shqipe, qoftë për arsye të mosnjohjes së gjuhës mëmë (ilirishtes), nga e cila ajo ka rrjedhur dhe është zhvilluar pandërmjetshëm. Prandaj nuk është e lehtë t’i japim përgjigje pyetjes: Që nga cila kohë gjuha e kësaj popullsie autoktone mori përfundimisht tiparet thelbësore, që shënuan kalimin nga gjuha ‘nënë’ në një gjuhë cilësisht të re? Për këtë, shkenca gjuhësore u referohet më së shumti të dhënave që na japin shkenca e arkeologjisë dhe historisë. Këto dy disiplina kanë arritur të vërtetojnë vazhdimësinë e pandërprerë

1 Shaban Demiraj, Gjuha shqipe dhe historia e saj, Shblu, Tiranë, 1988, f. 20.2 Shaban Demiraj, Koha e formimit të gjuhës shqipe në dritën e disa të dhënave të strukturës së saj gramatikore, në ‘Studime filologjike’, Tiranë, 1982, nr. 3, f. 27.3 Carlo Tagliavini, La stratificazione del lessico albanese, në ‘Elementi indoeuropei’, Casa editrice Pàtron, Bologna, 1965, f. 17.

Page 11: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

2

të kulturës në brigjet lindore të Adriatikut. Kështu ndihmesa që kanë dhënë këto dy shkenca, ashtu si edhe vetë gjuhësia, është në të mirë të zgjidhjes së çështjes në shqyrtim, sepse kështu është përcaktuar trualli ku është formuar gjuha shqipe.

Jokli në një shkrim të tij i klasifikonte arsyet, për të cilat gjurmimi i gjuhës shqipe nuk ka përparuar, në të brendshme dhe të jashtme. Ndër arsyet e brendshme që ‘...e kanë burimin në rrethanat e vetë gjuhës, pse nuk âsht punuem ashtu sa duhet, pse âsht mbush me elementa të huej, dhe pse dokumentat e saj relativisht të rij, të cilët fillojnë vetëm në shekullin XVI’. Ndër arsyet e jashtme, të cilat deri në atë moment kanë penguar studimin e hollësishëm të gjuhës ai paraqet ‘... gjendjen e mbrapambetun të kulturës së përgjithëshme të vendit, e cila paraqet vështirësít mâ të ndryshmet shoqnore, teknike dhe hygjenike për gjurmimin systematik të djalektevet, për nji mbledhje rranjësore të visarit gjuhësues dhe për të tjera gjurmime të kësaj natyre. 4’

Duhet pasur parasysh fakti i njohur që shndërrimi nga një kod gjuhësor në një tjetër është një proces i gjatë dhe i ngadalshëm, që rrok shekuj, gjatë të cilit ndryshimet e një gjuhe nënë çojnë formimin e një gjuhe cilësisht të re. Mund të përmendim këtu procesin e shndërrimit të shumë shkallshëm të latinishtes vulgare në gjuhët e njohura romane. Veç kësaj, procesi i shndërrimit të një gjuhe nënë ne gjuhët bija, nuk është një proces i mbyllur, ashtu siç ka qenë edhe për gjuhën shqipe. Bëhet fjalë këtu jo vetëm për lindjen e shfaqjen e dukurive të reja, por edhe të evolucionit të dukurive dhe elementeve ekzistues në gjuhën nënë.

Përcaktimi i kohës së formimit të gjuhës shqipe mund të kryhet vetëm duke e analizuar atë në të gjitha nënsistemet e saj në bashkëlidhje me nënën e saj ilirishten. Por kjo bëhet e vështirë në rastin kur ne nuk kemi njohuri për këtë të fundit. Është e vështirë të kryhen punë krahasuese, duke mos pasur njohuri prej të dyja madhësive në krahasim. Elementi latin në gjuhën shqipe, si për vëllim ashtu edhe për format që ai paraqet, na jep një ndihmesë të madhe, edhe pse në formë jo të drejtpërdrejtë. Gjuha latine ka depërtuar në Evropën Juglindore pak e nga pak përgjatë shekujve duke formuar zona gjuhësore, duke filluar nga huazimet latine tek të parët e shqiptarëve e deri tek huazimet latine në sllavët e jugut gjatë shek. VII-VIII5. Një pamje kaq e gjerë, si në kohë ashtu edhe në hapësirë, e këtij ndikimi, është bërë objekt studimi nga shumë gjuhëtarë, të cilët kanë synuar të nxjerrin në pah ndikimet në gjuhën shqipe.

Për të parë më me hollësi çështjen e lidhjeve dhe marrëdhënieve të gjuhës shqipe me latinishten, mendojmë se është e dobishme të sillen një sërë informacionesh në lidhje me fazat e krijimit të gjuhës shqipe.

Çështja e periodizimit të gjuhës shqipe ka qenë argument studimi për shumë gjuhëtarë. Përmendim këtu H. Pedersenin, E. Çabejn, S. Rizen, B. Bokshin, Sh. Demirajn, K. Topallin, R. Ismajlin, S. Mansakun, D. Lukën. Periodizimi i historisë së një gjuhe,

4 Norbert Jokli, Populli shqiptar dhe gjuha e tij, në ‘Shkëndija’ – III/1943, nr. 5, f. 5.5 David Luka, Rreth problemit të kohës së formimit të gjuhës shqipe, në ‘Studime Filologjike’, nr. 4, Tiranë, 1998, f. 139.

Page 12: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

3

d.m.th. ndarja në periudha kohore të ndryshme sipas kritereve të caktuara, parakupton njohjen e rrugës që ka ndjekur ajo gjuhë që nga fillimi deri në ditët e sotme. Për gjuhën shqipe kjo është e vështirë, siç thotë Çabej historia e shqiptarëve ‘paraqitet si një vargua i copëtuar, i këputur në shumë vise, ku shumë unaza mungojnë’6. Që në fazën e shqipes së vjetër (protoshqipja) vërejmë ndikimet e latinishtes në gjuhë, si pasojë e shkëmbimeve të mëdha mes brigjeve, por edhe si rezultat e epërsisë së latinishtes, qoftë në aspektin ekonomik – ushtarak, por edhe atë kulturor. Takimet e para të ilirëve me Romën, të dokumentuara nëpërmjet numizmatikës, zënë fill në shek. IV p.e.s. Vazhdimi i tyre gjatë luftërave romake dhe më pas me pushtimin e Ilirisë nga Roma intensifikuan ndikimet e latinishtes mbi shqipen. Brenda kësaj periudhe dallohen dy nënndarje kohore. E para, nga shek. IV-I p.e.s dhe e dyta I-IV e.s. Ndër huazimet latine në shqipe dallohen dy shtresa. E para u nënshtrohet ndërtimeve fonetike të përbashkëta me elementet e trashëguara e të huazuara nga greqishtja e vjetër. E dyta që nuk u nënshtrohet këtyre shndërrimeve. Për ekzistencën e një shtrese të moçme të huazimeve nga latinishtja, si dhe një dyshtresim të këtyre huazimeve, janë shprehur shumë gjuhëtarë. Studimet e këtyre shtresave të huazimeve nga latinishtja, ndihmon edhe përcaktimin e kohës së formimit të gjuhës shqipe. Këtu nuk mund të lëmë pa renditur një informacion shkencor të fundit, sa u takon studimeve tona albanologjike, sjellë nga prof.Xhevat Lloshi, botuar në numrin 63/2013, të revistës “Buletin shkencor”, me titull “Periudhat historike të shqipes”7. Mbështetur në fakte historike dhe arkeologjike, autori sjell të dhëna të reja, pak e aspak të njohura, mbi bazën e të cilave duhet të mbështetemi për të përcaktuar zhvillimin e shqipes sipas periudhave historike. Në mbyllje të punimit, gjuhëtari ynë i shquar shkruan se ndarja e tij është bërë me një përpjekje për të qenë më afër periodizimit të gjuhëve të reja evropiane. Kështu, shkruan ai, ngjizjen e shqipes e kam pare mjaft të afërt me veçimin e italishtes dhe latinishtes. Në një histori të anglishtes jepet një ndarje si kjo.8…Me këtë rrugë, rrjedhimisht, kam dashur ta paraqes shqipen si një gjuhë që ka ndjekur evoluim të krahasueshëm me gjuhët e tjera evropiane dhe nuk është një gjuhë që bën përjashtim në mesin e tyre.9

Gjuha shqipe sot flitet në dy dialekte. Gegërishtja dhe toskërishtja. Hani ndarjen e sotme dialektore e shpinte në rrethanat e kohës antike, duke e vënë në lidhje me ilirishten dhe epirotishten. Mejeri, në lidhje me këtë mendim, thonte se kishte gjasa të ishte pikërisht ashtu, porse nuk ishte aspak e provuar. Gjithsesi, thoshte ai, ndryshimet mes gegërishtes dhe toskërishtes, që nuk janë aq të thelluara, mund të jenë edhe më të vonshme. Edhe Taliavini mendonte se dallimi i dy dialekteve është 6 Seit Mansaku, Periodizimi i historisë së gjuhës shqipe dhe pikëpamja e prof. Selman Rizës për të, në ‘Studime Filologjike’, nr. 1-2, Tiranë, 2000, f. 118. 7 Xhevat Lloshi, Periudhat historike të shqipes, në ‘Buletin shkencor’ nr.63/2013, f. 9-32, i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”; gjithashtu studimi u botua si libërth më vete me të njëjtin titull edhe nga Shtëpia Botuese “LOGOS-A, Shkup-Prishtinë-Tiranë, 2013, 48 faqe.8 Albert C. Baugh -Thomas Cable, A History of the English Language, Routledge, London, 1990.9 Xhevat Lloshi, Periudhat historike të shqipes, në ‘Buletin shkencor’, nr. 63/2013, i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”; gjithashtu studimi u botua si libërth më vete me të njëjtin titull edhe nga Shtëpia Botuese “LOGOS-A, Shkup-Prishtinë-Tiranë, 2013, 48 faqe.

Page 13: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

4

më i vonë dhe se nuk mund të ketë burimin aq të hershëm siç mendonte Hani. Zojzi, shkruan që, nëse njihet shek. XIX si momenti i bashkimit të shtetit shqiptar në një dhe të përbashkët, njihet shek. XVIII si momenti i formimit të dy grupeve të mëdha të krahinave etnografike që u quajtën Gegëri e Toskëri10, prej nga kanë rrjedhë edhe emërtimet gegërisht e toskërisht11.

Po kështu edhe Çabej është i mendimit se tashmë ideja e Hanit është lënë mënjanë prej kohësh, dhe me të drejtë. Sigurisht është e drejtë të shtrohet pyetja rreth lashtësisë së ndarjes së dy dialekteve të gjuhës shqipe, porse për shkak të mungesës së burimeve nga shqipja e vjetër, kjo do të mbesë pa përgjigje. Tiparet dalluese të dy dialekteve, në një pjesë të mirë burojnë nga zhvillimi i periudhës letrare të shqipes. Në këtë kontekst shtrohet pyetja se mos edhe dallimet mes dialekteve janë po kaq relativisht të reja. Mendimi i Çabejt në lidhje me çështjen është se tiparet dalluese mes dialekteve janë formuar shkallë-shkallë në rrymë të kohëve. Ai do të theksonte se “tiparet që dallojnë dialektet nga njeri-tjetri, edhe në këtë gjuhë nuk janë formuar njëkohësisht po pak nga pak e shkallë-shkallë dhe me grumbullimin e tyre erdhën e u formuan me kohë dy grupe dialektore më vete. Me këtë gjendje, nga fusha etnografike, pajton fakti që në dokumetat mesjetare nuk dalin asgjëkund emrat gegë e toskë.”12

Edhe Gjinari, në lidhje me kohën e formimit të dialektit të shqipes shkruan: “... kufiri gjeografik që ndan gegërishten me toskërishten ka shumë të ngjarë që të jetë krijuar relativisht vonë...”13. Sot dallohet si kufi gjeografik lumi i Shkumbinit, i cili ndan dialektet. Në anën e djathtë të lumit shtrihet dialekti verior apo gegërishtja, ndërsa në të majtë, shtrihet dialekti jugor apo toskërishtja. Po nuk mund të thuhet nëse ka ekzistuar gjithmonë si kufi mes dialekteve, apo dialektet u formuan diku tjetër e pastaj u vendosën parballë njëri-tjetrit në dy anët e lumit. Kësaj pyetjeje i jep përgjigje vetëm mënyra e vendosjes së isoglosave të tufës që formon kufirin e dialekteve.14

1.1.1.Rreth tipareve dalluese mes dialekteve

Historia e tipareve dalluese të dialekteve është po aq e lashtë sa vetë studimi i dialekteve. Hani, ka meritën e të paraqiturit për herë të parë të tipareve dalluese mes dialekteve. Ai vështron 20 këmbime tingujsh të gegërishtes e toskërishtes15. Dozoni, Kristoforidhi, Pekmezi, Rrota, Lamberci, Çabej, Gjinari, Dodi, Beci, Shkurtaj

10 Rrok Zojzi, Ndamja krahinore e popullit shqiptar, në ‘Etnografia shqiptare’, I, Tiranë, 1962, f. 2011 Jorgji Ginari, Dialektet e gjuhës shqipe, në ‘Fjalor enciklopedik shqiptar I’, Kristalina, Tiranë, 2008, f. 464-465. 12 Bahri Beci, Lashtësia e dialekteve të shqipes – dëshmi e vendbanimit të hershëm të shqiparëve, në ‘Studime Filologjike’, nr. 3, Tiranë, 1982, f. 67.13 Jorgji Gjinari, Mbi vazhdimësinë e ilirishtes në gjuhën shqipe, ‘Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve’ (sesion shkencor, 3-4 mars 1969), Tiranë, 1969, f. 183.14 Jorgji Gjinari- Gjovalin Shkurtaj, Dialektologjia, Shblu, Tiranë, 2003, f. 166.15 Bahri Beci, Rreth tipareve karakteristike të dy dialekteve të shqipes, në ‘Studime Filologjike’, 1978, nr. 4, f. 53.

Page 14: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

5

etj. u morën në vazhdim me këtë çështje. Kriter bazë për përcaktimin e tipareve karakteristike të dy dialekteve të shqipes dhe të grupeve që i përbëjnë duhet të jetë shtrirja territoriale e dukurive dialektore si elemente të sistemit të gjuhës në gjendjen e sotme. Sigurisht në këtë pikë nuk mund të anashkalohen zhvillimet historike të gjuhës, duke marrë në shqyrtim sipas rastit edhe historinë e vendit. Nga studimet e kryera nga gjuhëtarët e sipërpërmendur e të tjerë, mund të nxjerrim disa përfundime, të cilat mund të saktësohen e plotësohen edhe më tej. Çabej theksonte se dialektet dikur kanë qenë më pak larg njëri-tjetrit se sot. Brenda zonës dialektore të gegërishes – në lidhje, nga sa duket, me një tendencë të spikatur për një diferencim dialektor më të madh – vërtetohen disa ndryshime fonetike, të cilat janë mjaft më të lashta, pjesërisht më të lashta se veçoritë që dallojnë gegërishten nga toskërishtja16.

Dy dialektet dallojnë nga njëri-tjetri prej disa tipareve fonetike, gramatikore dhe leksikore:

1. Prania në të folmet e Veriut të fonemave zanore hundore dhe kundërvenia e tyre nga pikëpamja fonologjike me zanoret gojore17. Praktikisht toskërishtja ka vetëm zanore gojore.

2. Mungesa e zanores së theksuar ë në të folmet e dialektit të Veriut18, e cila bën pjesë në sistemin e zanoreve të toskërishtes.

3. Prania në të folmet e Veriut të fonemave zanore të gjata dhe kundërvënia e tyre me të shkurtat19. Kështu dallojmë në të folmet e Veriut zanore të gjata dhe të shkurtra, ndërsa në ato të Jugut, përgjithësisht vetëm të shkurtra. Përjashtojmë këtu të folmet e labërishtes dhe çamërishtes, në të cilat ka edhe zanore të gjata.

4. Kundërvënia e grupit zanor ue ose e zanores u në dialektin verior me togun ua në dialektin jugor20.

5. Prania në dialektin e Veriut i grupit vo në fillim të fjalëve, në dallim me grupin va i cili është karakteristik në të folmet e toskërishtes të dialekti të Jugut21.

16 Eqrem Çabej, Disa faza më të moçme të shqipes në dritën e gjuhëve fqinje, në ‘Studime rreth historisë së gjuhë shqipe’, Tiranë, 1973, f. 41-42.17 Pavarësisht faktit se fonemat zanore hundore, mungojnë në disa të folme të Shqiptarëve të Maqedonisë, të Krajës, të Preshevës dhe Bujanovcit, nuk mund të moskonsiderojmë këtë veçori si tipar jokarakteristik i gegërishtes. Kolec Topalli, Fonetika historike e gjuhës shqipe, Dituria, Tiranë, 2007, f. 115-125. Bahri Beci, Të folmet veriperëndimore të shqipes dhe sistemi fonetik i së folmes së Shkodrës, Mihal Duri, Tiranë, 1995, f. 233-255.18 Nã:n / nënë; lã: / lë19 Plak / pla:k; shok / sho:k. Trubeckoj dallonte në të folmen e Veriut tre shkallë gjatësie – të shkurtra, të gjata e më se të gjata20 Duar / duer-du:r, grua / grue, gru:, shkruaj / shkruej-shkru:j.21 Voj / vaj; vorr / varr; votër / vatër. Theksojmë që në të folmen perëndimore të Shkodrës dhe Ulqinit këto fjalë shqiptohen me grupin fillestar va, por kjo nuk mund të na çojë në moskonsiderimin e këtij tipari si tipar i të folmeve të Veriut, edhe për faktin se si kohë lindjeje e më pas zhvillimi, nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin si tipare.

Page 15: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

6

6. Prania në dialektin e Veriut të fonemit n, në rastet kur në atë të Jugut kemi fonemin r, si rezultat i fenomenit të rotacizmit zhvilluar në periudhën paraletrare22.

7. Kalimi i qellëzores hundore nj, në j23. Kështu në toskërishte është ruajtur bashkëtingëllorja nj, në pozicione të ndryshme fonetike, kurse në gegërisht në fund dhe në mes të fjalës është kthyer në j.

8. Mosprania në të folme e Veriut (me përjashtime të vogla) e grupeve të bashkëtingëlloreve mb, nd, ng dhe zëvendësimi i tyre me m, n, K24.në dialektin e jugut, këto grupe shqiptohen të plota (me përjashtim të së folmes së Kurveleshit).

Ndër këta tipare, dallohen si më të vjetrit rotacizmi i toskërishtes, sistemi i zanoreve hundore të gegërishtes e ndonjë tjetër25.

Sa i përket tipareve morfologjike, duhet thënë se tipari dallues mes dy dialekteve është prania në gegërishte e paskajores së tipit me punue në funksione të ndryshme sintaksore si dhe trajtën e së ardhmes të ndërtuar me të, kam me punue, të cilat nuk ndeshen në toskërisht. Veç paskajores, nënvizojmë edhe pjesoren, e cila në dialektin e jugut del me mbaresë, ndërsa në atë të veriut del pa mbaresë hapur/ha:p, larë/la:. Në vijim, mund të dallojmë formimin me mbaresën –a të shumësit të një sërë emrash të gjinisë mashkullore26 në të folmet e gegërishtes apo prapashtesën –shëm në ndërtimin e mbiemrave prejfoljorë që shprehin mundësi dhe aftësi27. Nënvizojmë edhe dallimin e gjinisë, jo vetëm nga nyja e përparme por edhe nga mbaresa e një sërë emrash me prejardhje nga pjesorja e foljes28. Veç këtyre përmendim mungesën në dialektin e Jugut, të përemrit pronor vetvetor i/e vet.

Kryesisht në anën e majtë të lumit të Shkumbinit, shtrihet një grup të folmesh kalimtare të cilat paraqesin tipare të përziera të të dy dialekteve29. Gjithsesi, ideja e kufijve, sidomos e kufijve ‘të prerë’ ose ‘absolutë’ midis dy dialekteve të shqipes, ka shpënë ndonjëherë në vlerësime të gabuara, sidomos të atyre që kërkojnë të shohin jo dy degëzime dialektore të së njëjtës gjuhë, por dy ‘idioma’ të ndryshme, madje, dy gjuhë të ndryshme30.

Sa i përket leksikut, Kristoforidhi, ndër të tjera, shkruante më 1860: “Gjuha shqipe gjithashtu ndahet në dy dialekte të veçanta përkatësisht gegërishtja e toskërishtja; njëri flitet nga gegët dhe tjetri nga toskët… Gegët dhe toskët kur flasin në bashku e 22 Rã:n / rërë; zã:ni / zëri; bã:na / bëra; frẽ:ni / freri; drῦ:ni / druri; brῖ:ni / briri; 23 Brῖja / brinja; rrãja / rrënja; shkopij / shkopinj.24 Kã:ma / këmba; vẽ:ni / vendi.25 Jorgji Gjinari, Dialektet e gjuhës shqipe, në ‘Fjalor enciklopedik shqiptar I’, Kristalina, Tiranë, 2008, f. 465. 26 Demela, doktora, brina, pusa.27 I punue-shëm.28 I lã:m / e lã:me; i prẽ:m / e prẽ:me29 Jorgji Gjinari, Dialektet e gjuhës shqipe, në ‘Fjalor enciklopedik shqiptar I’, Kristalina, Tiranë, 2008, f. 465. 30 Gjovalin Shkurtaj, Dialektet e shqipes, Morava, Tiranë, 2012, f. 17.

Page 16: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

7

kuptojnë njëri-tjetrin shumë mirë, por gjuha e secilit ndryshon mjaft nga e tjetrit në shqiptim, në theksim dhe në formimin gramatikor.”31 Po ky gjuhëtar, i cilësuar si babai i gjuhës shqipe, që më 1880, në një intervistë me lordin anglez E.Fitzmaurice thoshte se dallimet dialektore të shqipes janë tepruar.32 Gjithsesi themi se dallimet mes dy dialekteve nuk janë të mëdha. Vërehet se këto dallime janë edhe më të vogla se ato ndërmjet dialekteve të gjuhëve të tjera të Evropës, si italishtja apo gjermanishtja33.

E folmja e gegërishtes përveç territoreve brenda Shqipërisë, përfshin edhe territore në Mal të Zi, Kosovë e Maqedoni. Deri më sot mungon një mendim i njësuar rreth grupimit të të folmeve të gegërishtes. Pikëpamjet rreth këtij problemi janë të ndryshme.

Çabej ndante në katër grupe të folmet e dialektit verior. Të folmen e Shkodrës ai e klasifikonte në gegërishten e Veriperëndimit së bashku me atë të Malësisë34. Justin Rrota, më 1942, dallon nëndialekte të ndryshëm më vete, ndër të cilët edhe atë të Shkodrës35. Gjinari merr e rimerr shumë herë argumentin e ndarjes dialektore. Fillimisht ai dallon ndarjen në dy grupe të mëdha, grupi verior dhe ai jugor. Më pas ai e ndan gegërishten në gegërishte veriore dhe gegërishte e Shqipërisë së Mesme. Gegërishten veriore e ndan në gegërishte veriperëndimore dhe verilindore. Gjnari bën hapa përpara në veçimin e të folmeve të gegërishtes qendrore nga ato jugoret36. Më pas Çeliku, vazhdon punën për ndarjen dhe përcaktimin e shtrirjes territoriale të të folmeve të gegërishtes jugore37. Mendimi i Becit, rreth gjendjes aktuale të njohurive është se duhet pranuar se gegërishtja ndahet në gegërishte veriore, qendrore dhe jugore.38

Gjithsesi, në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, në zërin Dialektet e Gjuhës shqipe, bëhet kjo ndarje e nëndarje e të folmeve të gjuhës shqipe39. Në dialektin e Veriut dallohen dy nëndialekte: gegërishtja veriore dhe gegërishtja jugore, që ndahen përafërsisht te lumi i Matit. Secili nëndialekt ndahet në dy grupe të mëdha të folmesh. Në të parin veçohen grupi i gegërishtes veriperëndimore dhe grupi i gegërishtes verilindore, që

31 Bahri Beci, Rreth tipareve karakteristike të dy dialekteve të shqipes, në ‘Studime Filologjike’, Tiranë, 1978, nr. 4, f. 68-69.32 Artan Haxhi-Tefë Topalli, Leksikon: Gjuhëtarë shqiptarë dhe Albanologë, Fiorentia, Shkodër, 2012, f. 15.33 Jorgji Gjinari, Dialektet e gjuhës shqipe, në ‘Fjalor enciklopedik shqiptar I’, Kristalina, Tiranë, 2008, f. 466. 34 Eqrem Çabej, Elemente të gjuhësisë dhe të literaturës shqipe, Tiranë, 1936, f. 18.35 Justin Rrota, Sintaksë e shqipes, Shkodër, 1942, f. 12.36 Jorgji Gjinari, Sprovë për një ndarje dialektore të gjuhës shqipe, në ‘Studime filologjike’, Tiranë, 1966, nr. 4, 108-110.37 Mehmet Çeliku, Vëzhgime mbi grupimin e të folmeve të gegërishtes jugore dhe mbi disa tipare të tyre, në ‘Konferenca e dytë e Studimeve Albanologjike’, Tiranë 12-18 janar 1968, III, Tiranë, 1969, f. 43-44.38 Bahri Beci, Gegërishtja veriore dhe grupimi i të folmeve të saj, në ‘Studime Filologjike’, Tiranë, 1987, nr. 3, f. 63-65.39 Jorgji Gjinari, Dialektet e gjuhës shqipe, në ‘Fjalor enciklopedik shqiptar I’, Kristalina, Tiranë, 2008, f. 465.

Page 17: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

8

ndahen nga lumi i Shalës në Dukagjin. Në nëndialektin e dytë të folmet e Krujës, Mirditës, Matit, Lurës, Lumës, Dibrës e të Maqedonisë perëndimore formojnë grupin e gegërishtes qendrore, kurse ato të Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit formojnë grupin e gegërishtes së Shqipërisë së Mesme.

Në dialektin jugor dallohet nëndialekti i toskanishtes veriore, që shtrihet përafërsisht në krahun e djathtë të Vjosës, dhe nëndialekti toskërishtes jugore, që shtrihet në krahun e majtë të Vjosës. Në këtë të fundit veçohen dy grupe kryesore të folmesh: labërishtja dhe çamërishtja.

1.2. Shqipja veriperëndimore si areal i përhershëm kontakti me gjuhën e kulturën latino-italiane.

Me mbarimin e Perandorisë Romake dhe mospërdorimit të latinishtes si gjuhë e folur, lidhjet e shqipes me romanitetin nuk u ndërprenë, por vazhduan me pasardhësit e latinishtes. Sigurisht ndikoi dhe pat ndoshta rol vendimtar këtu edhe afria gjeografike që çoi edhe në intensifikim të lidhjeve në fusha të ndryshme të jetës, edhe në ato tregtare40. Ndër këto sigurisht italishtja është ajo që ka lënë gjurmë më të thella. Ndikimi italishtes erdhi në formë të pandërprerë, thuajse një “continuum” i ndikimit të latinishtes41. Me të drejtë vërehet se elementi latin përbën në gjuhën shqipe elementin më të shumtë sa i përket leksikut, krahas fjalëve të lëmit indoevropian. Qëndrimi i gjatë romak në tokat e Ilirisë, edhe pse gjithmonë i kundërshtuar nga banorët e këtyre tokave me luftëra për pavarësi që siç ka nënvizuar edhe Edvin Zhaku, “Populli i Shqipes, iu fut luftës për pavarësi, - luftë që do të zgjastë për dymijë vjet. Me një fjalë, ajo ishte një luftë e gjatë dhe e dëshpëruar për tokën, gjuhën dhe vetëqeverisjen e tyre.”42, pati sigurisht ndikim të madh në kulturë, në arsim, në zhvillimin e qyteteve, artizanat e tregti, rrjedhimisht edhe në gjuhë. Ndikimi vazhdoi edhe në Mesjetë përmes marrëdhënieve në sfera të ndryshme të jetës, që nga ajo politike, tregtare e kulturore e deri tek ajo fetare. Prestigji dhe epërsia kulturore e botës romake ndikuan në përhapjen e gjuhës e kulturës latine. Këto marrëdhënie u mbajtën të gjalla si nga shtete italiane (përfshirë edhe Venedikun), ashtu edhe nga kisha romake, e cila ishte përpjekur gjithmonë të mbante gjallë në Ballkan fenë katolike, prandaj dallojmë futjen e elementit latin më së shumti në pjesën veriore të vendit43. Katolicizmi rezistoi në pjesën veriore të vendit edhe gjatë përballjeve me kishën lindore.

Ndikimet latino-italiane në gjuhën shqipe nuk mund të shihen a kuptohen jashtë kontekstit historik. Kemi parasysh këtu edhe lidhje shumë të shpeshta e të forta me 40 Gjikam (Gjon Kamsi), Shqipnija ndër marrëdhanje tregtare me Itali, Greqi dhe Jugosllavi, në ‘Hylli i Dritës’, 1935/XI, nr. 12. f. 611-615.41 Eqerem Çabej, Studime gjuhësore - III, Rilindja, Prishtinë, 1976, f. 56. 42 Edwin Jacques, Shqiptarët – Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme, Shtëpia botuese “Kartë e pendë”, Tiranë, 1995, f. 146.43 Justin Rrota, Gjuha e shkrueme ase vërejtje gramatikore, Botimet Françeskane, Shkodër 2006, f. 39.

Page 18: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

9

Republikën e Venedikut, që përbën një faktor shumë të rëndësishëm në përhapjen e italishtes. Pa dyshim është shumë e vështirë të mund të ndahen në mënyrë të prerë huazimet latine nga ata italiane apo edhe më tej nga venecianizmat. Megjithëse kemi kritere fonetike që mund të na çojnë në ndarjen e huazimeve latine nga ata italiane, kemi elemente leksikore që mund të jenë të latinishtes apo italishtes në të njëjtën kohë. Një kriter dallimi mund të ishte që huazimet latine, duke qenë më të hershme në gjuhën tonë, kanë pësuar edhe ndryshimet më të mëdha, e nga ana tjetër huazimet italiane duke qenë më të vonshme, kanë pësuar më pak ndryshime në formën e tyre.44 Sa për përhapjen e huazimeve italiane në gjuhën tonë, duhet thënë se një vatër shumë e pasur, ndoshta më e pasura, është ajo e të folmes së Shkodrës.

Çështja se ç’është huazim latin në gjuhën shqipe dhe ç’nuk është, përbën një nga vështirësitë që i dalin përpara romanistit. Këndej atij i del një detyrë e dyfishtë që konsiston në dallimin e huazimeve latine nga ato italiane. Në periudhën e fundit të ndikimit latin, është shumë e vështirë të arrihen të ndahen huazimet e latinishtes nga ato të italishtes, pasi theksojmë që kjo e fundit erdhi si vijim i të parës. Nga pikëpamja e shtrirjes gjeografike vërejmë se huazimet latine kanë shtrirje mbi mbarë trevat gjuhësore të shqipes, ndërsa ato italiane kanë përhapje me kufi dialektore45.

Elementet latine në gjuhën shqipe janë të njohura dhe arrijnë deri në 600 fjalë46. Rrjedhën e qartë latine e shohim në fjalët këlqere (lat. calcaria), kërkoj (lat. circare), pëlqej (lat. placere). Po kështu mund të themi edhe për bukë, furkë, kupë, peng, peshk, shigjetë, vjershë. Veç këtyre ka edhe një sërë fjalësh të tjera që mund të konsiderohen latine po aq sa edhe italiane. Vihet re që elementi latin në gjuhën shqipe, për shkak të moshës së tij, ka pësuar po aq ndyshime sa edhe vetë elementi vendas, sepse shqipja duke i pranuar në fjalorin e vet, ‘... i shkrini këto, i shtrajtoi dhe i thjeshtoi aqë, sa herë-herë duhet mikroskopi injë albanologu të mirë, për t’ua hetue rrânjën’47. Zhdukja e zanoreve të pathekse në pozicione të ndryshme të fjalës, metafonia a:e, shndërrimi i u-së në y, diftongimi i e-së në je dhe i grupit on në ua, ue, nazalizimi i zanoreve orale, ndërrimi i s-së në sh, sipas përcaktimit të Pedersenit, na japin informacion të mjaftueshëm për të përcaktuar me prejardhje latine fjalët: bekoj, femën -ër, frashën –ër, këmishë, këshill, korb, mik, mushkonjë, murtajë, pemë, pendohem, pjergull, pjeshkë, pushoj, rem, rrëshinë –rë, shenjt, shkallë, shpirt, shtat, urdhën –ër, li, kut, fejoj, ferr, grek, këndellë, kurtinë, lundër, regj. Nga ana tjetër, me të drejtë janë dalluar si me prejardhje italiane fjalët apostull, balkue, i denjë, furtunë, kasolle, kushullë (konsull), lëvroj, magje, mostër, mur, panik, i qartë, rrugë, kapua, trazoj. 48

44 Eqrem Çabej, Studime gjuhësore - III, Rilindja, Prishtinë, 1976, f. 57.45 Eqrem Çabej, Karakteristikat e huazimeve latine të gjuhës shqipe, në ‘Studime Filologjike’, 1974, nr. 2, f. 28.46 Haralambie Mihaescu, I prestiti italiani nell’albanese, në ‘Zjarri’, Cosenza, 1979, nr. 1-2, f. 2647 Justin Rrota, Gjuha e shkrueme ase vërejtje gramatikore, Botimet Françeskane, Shkodër 2006, f. 39.48 Eqrem Çabej, Karakteristikat e huazimeve latine të gjuhës shqipe, në ‘Studime Filologjike’, 1974, nr. 2, f. 29.

Page 19: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

10

Këtyre shembujve u shtohen edhe një sërë të tjerësh të cilët sipas Çabejt mund të jenë latin apo italian në të njëjtën kohë: fëniestrë, gremb, kënallë/kërnallë/kanal, korp, arkë, armë, duroj, fik, hark, formë, libër, shkollë.

Nuk duhet harruar që shpesh kemi krijime sipas modelit latin, por që në fakt fjalë të tilla nuk reflektojnë prejardhje latine. Kështu, lirë > liroj, luftë > luftoj, muajt e vitit (sipas modelit latin, por me formim shqip) shtator, tetor, nëntor, dhjetor.

Siç shihen kjo çështje mbetet e pa zgjidhur. Për të ardhur në ndihmë të kësaj çështjeje do të ishte e vlefshme që krahas elementit gjuhësor të shihej edhe elementi historik. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë, që rrjedhin nga afërsia gjeografike, kanë vijuar edhe pas pushtimit romak. Në këtë kontekst është e vështirë të përcaktohen kufij mes dy shtresave të huazimeve, meqë siç kemi thënë edhe më parë nuk arrijmë të përcaktojmë caqe mes fazave të ndikimit latin dhe atij italian.

1.2.1. Sprovëpërklasifikiminkuptimortëhuazimevengalatinishtja49

Në shqipen e dokumentuar ndeshet një numër relativisht i madh fjalësh me burim nga latinishtja, çka dëshmon për kontaktet e gjata historike të stërgjyshërve të shqiptarëve me romakët në Gadishullin Ballkanik. Është i njohur fakti që romakët filluan qysh herët të ndiqnin një politikë ekspansioniste, duke e shtrirë sundimin e tyre nëpërmjet luftrash në vende të ndryshme. Si rrjedhim, edhe Gadishulli Ballkanik, që ndodhej në portat e Italisë, nuk mund të mos nxiste qysh herët synimet e tyre pushtuese. Pas luftërash të njëpasnjëshme dhe nëpërmjet politikës së tyre të njohur ‘përça e sundo’, romakët mundën të shtinin në dorë Ilirinë e Jugut e më pas të Veriut. Sundimi i drejtpërdrejtë romak vazhdoi deri kur perandoria romake u nda në dysh. Por ndikimi i latinishtes vazhdoi edhe pas kësaj ndarjeje. Sidomos pjesa perëndimore e Ballkanit vazhdoi të kishte kontakte pothuaj të pandërprera me brigjet e Italisë së sotme. Pushtimi ushtarak u shoqërua edhe me procesin e romanizimit, i cili u mundësua nga faktorë të ndryshëm. Përmendim këtu, vendosjen e gjuhës latine si gjuhë zyrtare e administratës dhe ushtrisë; vendosjen e veteranëve të ushtrisë romake nga vende të ndryshme në tokat e pushtuara, ku ata përdornin gjuhën latine si gjuhë komunikimi; ngritja e qendrave ushtarake në pika të rëndësishme të komunikimit, që u zhvilluan kryesisht me hapjen e rrugëve të reja, përmendim këtu hapjen e rrugës Egnatia50. Në rrethana të tilla procesi i romanizimit, sidomos për vendet të cilat gjendeshin te portat e Italisë, ishte i pashmangshëm. Edhe stërgjyshërit e shqiptarëve, megjithëse kundërshtuan me luftëra e qëndresë të madhe, nuk mund t’i shpëtonin trysnisë romake. Këtë e dëshmon qartë numri relativisht i madh i fjalëve me burim latin në gjuhën shqipe. 49 Rreth klasifikimit në grupe sipas kuptimit shih Giovanni Battista Pellegrini, L’elemento latino in albanese, në Avviamento alla linguistica Albanese, Palermo, 1995, f. 210-218. Eqrem Çabej, Studime gjuhësore – III, Rilindja, Prishtinë, 1976, f. 55; Shaban Demiraj, Gjuha shqipe dhe historia e saj, ShBLU, Tiranë, 1988, f. 114-115.50 Shaban Demiraj, Gjuha shqipe dhe historia e saj, ShBLU, Tiranë, 1988, f. 109-110.

Page 20: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

11

Në vijim paraqesim shembuj nga fjalori i gjuhës shqipe, të ndara nga pikëpamja kuptimore, me prejardhje nga latinishtja.

1. Pjesë të trupit: camba, gamba > këmbë, capitina > kaptina, coxa > kofshë, cŭbĭtus > kut, facies > faqe, factŭra > fytyrë, ilia > ijë, iunctura > gjymtyrë, laxa > lafshë, os > vesh, pantex > plënc, pulpa > pulpë, sella > shalë, solum > shuall, status > shtat, spatula > shpatull, spina > shpinë, tempus-oris > tëmlat, vesica > fshikë.

2. Bimësi dhe pjesë të bimëve: calamus > kallam, can(n)apis > kërp, castanea > gështenjë, cēpa > qepë, ceresia > qershi, cicer > qiqër, cichorēum > korrë, cotōneum > ftua, ficus > fik, filicaria > fjer, fraxinus > frashër, fructus > fryt, óleaster > voshtër, oleum > vaj, laurus > lar, linum > li, milium > mel, peponis > pjepër, plopus > plep, pōmum > pemë, porrum > porri, rapum > repë, resīna > rrëshirë, sabūcus > shtog, salix > shelg, salviella > shërbelë, spartum > shpartë, trifolium > tërfil, trimensana > tërshanë, truncus > trung, tufa > tufë, visculum > veshul, tumba > tumbë, tufë.

3. Kafshë të llojeve të ndryshme (të egra apo shtëpiake): anguilla > ngjalë, armissarius > hamëshor, bēstia > bishë, bolea > bollë, bubalus > buall, caballus > kalë, canis > qen, capō-capōnem > kapua, capreolus > kaproll, cicala > gjinkallë, cimex > kimçë, corvus > korb, crista > kreshtë, cuplea > kubël, falcōne > falkua, ericius > iriq, gallinacea > gëlasë, gallus > gjel, lepus-lepore > lepur, musconea > mushkonjë, palumbus > pëllumb, pĭnna > pendë, pullus > pulë, taurus > ter, turtru > turtull, trŭcta > troftë,.

4. Fjalë që u referohen kohës, ndarjes së kohës, fenomeneve atmosferike: aer > ajër, aera > erë, aprilis > prill, aprilis > prill, Augustus-agust > gusht, brūma > bryma, caelum > qiell, calandae > këllanë, februarius > fruar-fruer, gŭtta > gutë, ebdomas > javë, hōra > herë, manere > mënoj, Martis (dies) > martë, martius > mars, Mercurii (dies) > e mërkurë, primavera > prendverë, Saturni (dies) > shtunë, scantellia > shkëndijë, terraemotus > tërmet, ver (veris) > verë.

5. Fjalë që u referohen sëmundjeve, ilaçeve, problemeve fizike: balsamum > balshëm, cyma > qime, excloppus > i shqepët, languere > lëngoj, mancus > mënk, matrix > mëtrik, medicus > mjek, mortalia > murtajë, mūcus > myk, orbus > i verbër, plaga > plagë, sanitas-sanitate > shëndet, surdus > shurdh, tinea-taenia > tenjë. Sot vërejmë përdorimin në fushën mjekësore të fjalëve të tilla si urinoj (në vend të një termi më vulgar), kryej një intervent, bisturi (në vend të operacion, brisk-thikë). Janë eufemizma të cilat kanë tendencën të zbusin sadopak problematikat e momentit.

6. Agrikulturë dhe pyje: apparamentum > parmendë, bubulcus > bujk, carrum > qerre, collare > kular, cuneus > kuj, fŭrca > furk, gramen > gram, hibernalia

Page 21: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

12

> mërrajë, ligatūra > lykëtyrë, luteum > lucë, maiarium > mahajër, molaris > mullar, pĕrsĭca > pjeshkë, stīva > shtizë, temō-temōne > timon, tĕrmen-tĕrmĭnis > qerm, terraticum > tratk, trifurcu > stërfurk.

7. Fjalë që u referohen kullotave dhe gjuetisë, prodhimeve ushqimore: axungia > ashung, bŭcca > bukë, colostrum > kulloshtër, cossus > koshëz, floccus > flok, grex-gregis > grigjë, lucrum > lukër, meridiare > mërzej, mustum > musht, pettia > pjesë, ricinus > rriqër, sarcinarium > shelknuer, turma > turmë, unctura > yndyrë, vescere > ushqej.

8. Peizazhi, forma të territorit, masa: barathrus > balladër, carraria > karrarë, centrum > qendër, codruam-quodrum > kodër, culmen > kulm, fundus > funt, palus-ude > pyll, passus > pash, sessus > shesh, solanum > shullë, via > vijë.

9. Shtëpia dhe objekte të shtëpisë: arca > arkë, arcus > ark, *ascla > ashkël, aulaeum+mentum > aulëmend, calcaris > këlqere, calix-calicis > qelq, candēla > kendellë, cannata > kënatë, capistrum > këpresh, castellum > kështjellë, cova > kovë, cuppa > kupë, fabrica > farkë, frenum > fre, filum > fill, furnus > furrë, frictarium > fërtere, fundarium > fëner, *ostipium > shtëpi, insubulum > shul, lima > limë, lucerna > luqerrë, malleus > maj, māchina > mokërë, molinum > mulli, muscus > myshk, nappa > napë, panus > pe, pergula > pjergull, porta > portë, puteus > pus, quasillum > kaçile, radia > reze, rota > rrotë, scala > shkallë, scamnium > shkëmb, serra > sharrë, sporta > shportë, stylus > shtyllë, stratum > shtrat, tenda > tendë, terebellus > turjellë, torta > tortë, tractus > trajtë, vittula > vetullë.

10. Fjalë që u referohen detarisë, peshqëve: armata > armatë, lucius > mlysh, lunter > lundër, notāre > notoj, piscis > peshk, rete > rjetë, ripa > rripa, saburra > zhavorr.

11. Fjalë që i referohen luftës dhe armëve: arma > armë, hastile > shtijë, insignia > shenjë, sagitta > shigjetë, scutum > shqyt, spatha > shpatë.

12. Fjalë që u referohen veshjeve, cohërave: braca > brekë, camisia > këmishë, fascia > fashë, gŭnna > gunë, linea > linjë, manica > mëngë, *retina > retrë.

13. Metale: aeramen > rrem, arena > rërë, argentum > argjend, aurum > ar, cyprum > qipre, plumbum > plumb.

14. Fjalë që u referohen shoqërisë, jetës shoqërore dhe kulturore: amicus > mik, carta > kartë, coaptus > kumtim, conventum > kuvend, damnum > dëm, debitor > detour, dolor > dulljë (Buzuku), fossatum > fshat, gens-gente > gjint, iudicium > gjyq, latīnus > latin, liber > i lirë, magister > mjeshtër, palatium > pëlas, servitium > shërbesë, venenum > vëner, versus > vjersh, vicinus > fqinj, virtutem > vërtyt, vitium > ves, civitas > qytet, imperator > mbret, princeps > princ, rex-regis > regjë.

Page 22: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

13

15. Fjalë që u referohen lidhjeve familjare dhe farefisnore: amita > emtë, avunculus > ungj, cognatus > kunat, consobrinus > kushëri, cónsocer > krushk, familia > fëmijë, genía > gjini, femina > femën, filianus > fijan, filiaster > thjeshtër, maritatio > martesë, merx > mergjurë, matricula > ndrikullë, nonnus > nun, noverca > njerkë, orphanus > i varfër, pallia > pajë, parens-parente > print, socius > shok, virgo-virginem > virgjër, famulus > famull.

16. Koncepte abstrakte: consilium > këshillë, *fallium > faj, gaudimentum > gazmend, gaudium > gaz, laus-laudem > laved, lŭcta > luftë, malum > mall, mente > mënt, mors-morte > mort, opera > veprë, ordo-ordinem > urdhër, parabola > përrallë, pax-pace > paqë, pignus > peng, potestas > pushtet, ratio > arësye, restis, rrjesht, signum > shenjë, turpio > turp, veritas-veritatem > e vërtetë,.

17. Terminologji fetare dhe supersticione: Christi Natalia > Kërshëndella, ec(c)līsia > kishë, altare > lter, angelus > ëngjëll, baptizare > pagëzoj, benedicere > bekoj, canticum > këngë, chersydrus > kulshedër, christianus > i krishterë, communicare > kungoj, corona > kunorë, crux-cruce > kryq, dracō-dracōnem > dragua, draco > dreq, episcopus > peshkëp, evangelium > ungjill, fatum > fat, fides > fe, infernum > ferr, lex-legem > ligj, miraculum > mrekulli, mīssa > meshë, monachus > murg, monstrum > moshtrë, oblate > blatë, paganus > i pëgërë, paradises > parajsë, peccatum > mëkat, praesbyter > prift, quadragesima > kreshmë, rosalia > rrshajë, saeculum > shekull, Sanctam Trinitatem > Shëndertat, sanctus > shejt, sors-sortem > short, spiritus > shpirt, vigilia > vëngjille.

Hapim një syth krejt të shkurtër, i cili lidhet me emërtimet shkencore të iktiofaunës (faunës peshkore) së Shqipërisë që janë në gjuhën latine. Emërtimet shkencore latine shpesh ndihmojnë për identifikimin e saktë të çdo emërtimi, në rastin kur ky mund të lërë hapësira keqkuptimi, ngjashmërie apo ripërsëritjeje51. Në këtë rast gjuha latine vjen në ndihmë për specifikime të mëtejshme, pasi gjuha shqipe nuk është e varfër në këto emëritme. Ndonjëherë, mungesa e emërtimeve në gjuhën shqipe, nuk vjen nga varfëria e fondit të leksikut, por nga mosnjohja e gurrës së pasur të gjuhës së popullit, jo vetëm në zonat bregdetare e liqenore, por edhe në ato kodrinore e malore52. Madje ka raste kur në zona të ndryshme gjeografike, i njëjti peshk emërtohet në forma të ndryshme. Këta raste nuk janë të pakta53.

51 Ndoc Rakaj, Emërime popullore të peshqve të bregdetit të Shqipërisë, në ‘Studime Filologjike’, Tiranë, 1989, nr. 2, f. 171.52 Ndoc Rakaj, Emërtime të iktiofaunës së Shqipërisë në gjuhën shqipe (Fauna Peshkore), në ‘Studime filologjike’, Tiranë, 2003, nr. 1-2, f. 153.53 Ndoc Rakaj, Emërtime popullore të peshqve të ujërave të ëmbla të Shqipërisë, në ‘Studime Filologjike’, Tiranë, 1990, nr. 3, f. 179.

Page 23: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

14

1.2.2. Sprovëpërklasifikiminsipaskategorivegramatikoretëhuazimevengalatinishtja54

Gjuha latine është gjuhë mjaft e pasur dhe ka katër zgjedhime foljesh, pesë lakime emrash, tre lakime mbiemrash dhe lakime të veçanta për përemrat55. Edhe në gjuhën shqipe hasim, zgjedhimet e foljeve, lakimet e emrave, mbiemrave dhe përemrave ndryshe nga gjuha italiane në të cilën kemi vetëm zgjedhim foljesh.

Po kështu në gjuhën latine ndryshe nga gjuha italiane, por me shumë ngjashmëri me shqipen, janë prapashtesat gramatikore ato që përcaktojnë format dhe lidhjet e fjalëve në fjali. Tjetër ngjashmëri me gjuhën shqipe dhe ndryshim me gjuhën italiane ndeshim edhe në gjinitë e emrave. Edhe në gjuhën shqipe, ashtu siç edhe në gjuhën latine ndeshemi me gjininë asnjanëse, e cila në të dyja gjuhët përfshin një kategori emrash abstraktë. Në gjuhën italiane nuk ka gjini asnjanëse. Emrat që në gjuhën latine i përkisnin kësaj gjinie, kanë kaluar si emra të gjinisë mashkullore në gjuhën italiane.

Ashtu si edhe për klasifikimin kuptimor të fjalëve me prejardhje nga gjuha latine, paraqesim një grupim sipas kategorive gramatikore të huazimeve nga latinishtja.

1. Mbiemra – angustus > i ngushtë, asper > i ashpër, balbus > i belbër, caltha > i kaltër, coccus > i kuq, directus > i drejtë, excurtus > i shkurtër, galbinus > i gjelbër, Graecus > grek, ingrates > ngrat, levis > i lehtë, mancinus > i mëngjër, quietus > i qetë, rarus > i rrallë, secretus > i shkretë, strambus > i shtëmbërë, strictus > i shtrenjtë, vetus-vetere > i vjetër, viridis > i verdhë.

2. Folje – adorare > adhëroj, aestimare > çmoj, *aiunare > agjëroj, alterare > ndërroj, *excambiare > këmbej, cantare > këndoj, captiare > kafshoj, carricare-incarricare > ngarkoj, castigare > ndëshkoj, certare > qortoj, cogitare > kuitonj, colare > kulloj, computare > kupëtonj, consolare > ngushëlloj, cottidiare-cottizare > guxoj, creare > krijoj, curare > qëroj, desiderare > dëshiroj, dirigere > dërgoj, discaptare > diktoj, donare > dhuroj, durare > duroj, Miserere > mëshiroj, mulcere > consolare, numerare > numëroj, orare > uroj, *pactare > pajtoj, parare > mbroj, patire > pëshoj, vigilare > përgjoj, pausare > pushoj, pigritare > përtoj, placer > pëlqej, paenitere > pendohem, rapere > rrjep, renovare > arnoj, rimare > rrëmoj, ruinare > rrënoj, sacrare > shëkroj, salire > shëllî, salvare > shëlboj, sanare > shëroj, servire > shërbej, siccare > thek, similar > shëmbëllej, sperare > shpërej, stringere > shtërngoj, testimoniare > dëshmoj, tractare > ndërtoj, fabulare > flas, frioare > fërkoj, frigere > fërgoj, gemere > gjëmoj, incarricare > ngarkoj, indulgere > ndiej, ingannare > gënjej, invitare > ftoj, iudicare > gjykoj, jurare > përgjëroj, laudare > lëvdoj, laxare > lëshoj, ludere > luaj, maledicere > mallkoj, medicare > mëkoj, merger > mërgoj, trader > truaj, tristis > trishtoj, turbare > tërboj,

54 Rreth klasifikimit në grupe sipas kuptimit shih Giovanni Battista Pellegrini, L’elemento latino in albanese, në Avviamento alla linguistica albanese, Palermo, 1995, f. 210-218; Shaban Demiraj, Gjuha shqipe dhe historia e saj, ShBLU, Tiranw, 1988, f. 114-115.55 Eliana Paço, Letërsia dhe gjuha latine, Turdiu, Tiranë, 2009, f. 95.

Page 24: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

15

*turbulare > turbulloj, ungere > nxij, valere > vëlej, venire > vij, versare > vërshoj, vescus > veshk, vestigare > vëzhgoj, visitare > vështoj.

Përveç këtyre fjalëve vlen të përmendet edhe një grup tjetër fjalësh, që mendohet të kenë hyrë në gjuhën shqipe përmes greqishtes, apo fjalë me origjinë greke që kanë hyrë në gjuhën shqipe përmes latinishtes. Çabej dallon edhe disa raste fjalësh me prejardhje latine, që kanë hyrë në gjuhën shqipe përmes greqishtes, p.sh. fasul, flamur (phlámmoulon gr.), kumerq (kommérkion gr.). veç këtyre përmendim edhe fjalë me origjinë latine që kanë hyrë në gjuhën shqipe përmes sllavishtes p.sh. borzilok56.

Po të shihen afritë mes gjuhës shqipe, gjuhës dalmate dhe asaj rumune do të vërenim shumë bashkëpërkime, të cilat do të na ndihmonin të mësonim më shumë rreth asaj që quhet ‘latinishtja ballkanike’. Afritë sidomos me rumanishten janë të shumta. Nga ana tjetër vërejmë dallime meqenëse vërehen në gjuhën rumune shumë fjalë me prejardhje sllave që kanë zëvendësuar fjalët latine, që në gjuhën shqipe kanë mbetur të njëjtat. Duhet thënë gjithashtu, se gjuha shqipe përshtatet mjaft mirë me tipologjinë e gjuhëve latine (edhe vetë terminologjia e fesë në Shqipëri, mund të jetë një ndikim i Krishtërimit të Italisë Jugore). Vetë ruajtja në gjuhën shqipe e një fjalori, shpesh arkaik (të vjetëruar) dëshmon për penetrimin e hershëm romak. Çabej ka treguar se terminologjia më e lashtë kishtare është ajo latine57. Paraardhësit tanë, që nuk e njihnin mirë latinishten, kanë përvetësuar fjalë të kësaj terminologjie (meqenëse predikimi nuk bëhej shqip) në mënyrë të drejtpërdrejtë. Është e qartë se latiniteti ka lënë gjurmë të thella në gjuhën shqipe. Theksojmë se intensiteti i romanizimit ka qenë aq i fortë, saqë kemi pasur huazime të të njëjtës fjalë, në fillim nga latinishtja e më pas nga italishtja. Përmendim këtu lter/altar, arësye (rationem lat.)/racënoj (ragionare it.), lëtir (latīnus lat.)/latin (latino it.), myll (mulus lat.)/mulë (mulo it.), felë-thelë (ofella lat.)/ fetë (fetta it.).58 Shpesh, duke pasur parasysh afërsië gjeografike, nuk shtrohet çështja e identifikimit të huazimeve italiane. Me interes është të vështrohen ndryshimet fonologjike apo edhe semantike të fjalëve që fillimisht kanë hyrë në gjuhën tonë përmes latinishtes e në vijim përmes italishtes. Shembujve të mësipërm i shtojmë edhe të tjerë të paraqitur nga Justin Rrota59.

Latinisht Italisht

çëmoj (aestimare) stimoj (stimare)

dan-i (damnum) dënoj (dannare)

dreq (draci) drangue (dragone)

farkë-a (fabrica) fabrikë-a (fabbrica)56 Giovanni Battista Pellegrini, L’elemento latino in albanese, në ‘Avviamento alla linguistica albanese’, Palermo, 1995, f. 223.57 Eqrem Çabej, Karakteristikat e huazimeve latine të gjuhës shqipe, në ‘Studime Filologjike’, nr. 2, Tiranë, 1974, f. 13.58 Jorgji Gjinari – Gjovalin Shkurtaj, Dialektologjia, SHBLU, Tiranë, 2003, f. 326.59 Justin Rrota, Gjuha e shkrueme ase vërejtje gramatikore, Botime françeskane, Shkodër, 2006, f. 59.

Page 25: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

16

fëmijë (familia) familje (famiglia)

fund-i (fundus) fond-i (fondo)

kafshë-a (causa) kauzë-a (causa)

kallënduer-ori (gr. lat. calendae) kalëndár (calendario)

këmbye (cambiare) kambjal (cambiale)

ndëgjoj (intelligare) inteligjent (intelligente)

qumësht-i (collustrum) kulloshtrë-a (collosro)

shekull-i (saeculum) sekullár (secolare)

shkandull-i (scandalum) skandal-i (scandalo)

shkretë i,e (secretus) sekret (secreto)

shpatë-a (spata) spatë-a (spada)

shtat-i (status) statistikë (statistica)

vështroj (visitare) vizitoj (visitare)

Një pikë që në punën e latinizmave të shqipes nuk ka tërhequr vëmendjen e duhur deri më sot është edhe prania në gjuhën shqipe e asaj kategorie huazimesh të quajtura huazime librorë (savante) përbri huazimeve popullore, e cila shpjegon edhe disa trajta që duket nuk pajtojnë me ligjet fonetike. Përmendim: fytyrë – faturë, kallënduer – kalendar, lter – altar, auster – ostër. Tek autorët e Veriut katolik, që dinin latinisht, gjejmë edhe kalke, përkthime strukturore si të mbetunatë (banesat), përrallësitë (fabulatores - Buzuku), hieza (umbrella - Bardhi) apo italianizma të tipit bandjerë (flamur)60.

Mihaiescu, në bazë të shpërndarjes së latinizmave në gjuhët neolatine, ka bërë një klasifikim në 4 kategori.

1. Në kategorinë e parë ai përfshin fjalë latine që gjenden si në gjuhën shqipe, në atë rumune por edhe në gjuhët e tjera romane evropiane;

2. Në grupin e dytë fjalë latine që gjenden në gjuhën shqipe dhe në gjuhë tjera evropiane, por që nuk gjenden në rumanisht;

3. Në grupin e tretë autori përfshin fjalë që gjenden si në gjuhën shqipe ashtu edhe në atë rumune, por duke bërë dallime të mbrendshme61;

4. Në grupin e katërt, përfshin fjalë që janë të pranishme vetëm në gjuhën shqipe.60 Eqrem Çabej, Studime gjuhësore III, Rilindja, Prishtinë, 1976, f. 58.61 Në këtë grup ai dallon një nëngrup fjalësh të ruajtura si në gjuhën shqipe ashtu në atë rumune; në nëngrupin e dytë kemi fjalë që gjenden në të dy gjuhët, por që paraqesin ndryshime morfologjike e semantike të dukshme; në nëngrupin e tretë ai përfshin disa helenizma që nuk bëjnë pjesë në gjuhë të tjera evropiane.

Page 26: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

17

Disa elemente leksikore të gjuhës latine, që janë ruajtur vetëm në gjuhën shqipe janë fjalë nga fusha e bujqësisë si p.sh. apparamentum > parmendë; bubulcus > bujk; exmulgia > zmolje; hibernalia > mërrajë; maiarium > mahajër; trifurkus > tërfurk; vescere, vescor > ushqej. Përveç këtyre fjalëve po listojmë të tjera që nuk janë pjesë e leksikut të bujqësisë.

Bolea > bollë; catta > gatë; chersýdrus > kulshedër; musconea > mushkonjë; frictarium > fërtere; luteum > lucë; fundarium > fëner; pallia > pajë; maritatio > martesë; saturni dies > e shtunë; mercurii dies > mërkurë62.

1.2.3. Rreth shndërrimeve fonetike të kalimit nga latinishtja në shqip63

Çabej64 ka studiuar dhe ka hedhur dritë në shumë fenomene fonologjike të kalimit të fjalëve latine në gjuhën shqipe dhe shmdërrimeve fonologjike që kanë pësuar ata. Kështu vërehet se në gjuhën shqipe ka një shtresë fjalësh (siç është theksuar edhe më sipër), që nuk ndeshet në asnjë gjuhë tjetër romane. Ka gjasa që elementi latin në shqipe të paraqesë një gjendje gjuhësore më të vjetër se çdonjëra prej gjuhëve romane65. Përfundimi arrihet në sajë të studimit dhe vëzhgimit të shndërrimeve fonologjike që kanë pësuar fjalët. Vrojtimi i të dhënave dhe mënyrës së evolucionit fonetik të fjalëve me prejardhje nga latinishtja na jep informacione të sakta rreth periudhave të ndikimit apo kohëzgjatjes së tij. Kështu pohohet së ndikimi, i cili ka lënë gjurmë jo të pakta në gjuhën tonë, ka zgjatur jo më pak se shtatë shekuj.

- Shohim zanoren a të theksuar, që në shumë raste shndërrohet në e. p.sh. Calice > qelqtë;

- Prapashtesa –arium > -er, -aria p. sh. frebruarium > fruer/fruar; cellarium > qilar/qiler; calcaria >këlqërë; aera > erë;

- Zanorja ō e gjatë shndërrohet në e ose u p.sh. pōmum > pemë; plōpus > plep; canōsus >kanushë. Në mbaresën –ōne, zanorja –ō shndërrohet në -ua/-ue p.sh. cotonea >ftua, ftue; falco-ōne > falkua/falkue. Zanorja ŏ e shkurtër shndërrohet në o p.sh. rota > rrotë; socius > shok.

- Zanorja ĭ dhe ŭ kanë të njëjtin evolucion si në gjuhën rumune. Zanorja ĭ shndërrohet në –e p.sh. piscis > peshk; mĭlium > mel ndërsa zanorja ŭ ruan shqiptimin e latinishtes p.sh. fŭrca > furkë; bŭcca > bukë; fŭrnus > furrë; mustum > musht.

62 Giovanni Battista Pellegrini, L’elemento latino dell’albanese, nw ‘Avviamento alla linguistica albanese’, Palermo, 1995.63 Shaban Demiraj, Gjuha shqipe dhe historia e saj, ShBLU, Tiranw, 1988, f. 112-113.64 Eqrem Çabej, Karakteristikat e huazimeve latine të gjuhës shqipe, në ‘Studime Filologjike’, Tiranë, 1972, nr. 4, f. 13-51.65 Shaban Demiraj, Gjuha shqipe dhe historia e saj, ShBLU, Tiranw, 1988, f. 112.

Page 27: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

18

- Zanores ŏ në pozicion fillestar të fjalës, i paravendoset bashkëtingëllorja v- p.sh. ŏrphanus > i vorfën; ŏpera > vepër; ŏrbus > i verbër.

- Zanorja ĕ shpesh krijon diftongje p.sh. lĕpus, lĕpore > ljepur; mĕdicus > mjek; pĕpinis > pjepën; mĕdius > mjezdit; pĕssica > pjeshkë.

- Diftongu au shohim që shndërrohet dhe merr forma të ndryshme në gjuhën shqipe. Kështu e shohim të shndërruar në a, p.sh. aurum > ar; laurum > lar; gaudium > gaz; paucus > pak; të tjerë shembuj na ilustrojnë konsonantizimin e elementit të dytë të diftongut, p.sh. laude > lavdë; causa > kafshë.

- Zanorja o e patheksuar ka tendencën të shndërrohet në u, p.sh. cognatus > kunat. Në pozicion fillestar të fjalës nga kalimi latinisht – shqip, zanorja e patheksuar ka rënë. Në mes të fjalës zanorja e patheksuar shndërrohet në ë conventum > kuvënt, computare > kupëtoj.

Me pushtimin italian të Shqipërisë, për të tretën herë në historinë e tij (pas pushtimit romak dhe atij venecian), popullit dhe gjuhws shqipe iu kërcënua romanizimi66. Megjithëse shpëtoi nga ky, ndikimi i italishtes u bë i ndjeshëm në fusha të ndryshme të teknikës, mekanikës, automobilizmit, agronomisë, mobilimit të shtëpive etj. Përmendim këtu, kamardare (camera d’aria), motor, gomë, rimorkio, veturë, zbarkoj, motoskaf, fornelë, komposto, rosto, salsë, amëshuem, kapar, kartë, kastigoj, kështjellë, konsull, kufí, lokandë, mënyrë, ngarkoj, paguaj, pezulloj, piskoj, postafat, rosmarinë, strapacoj, shkëmbej, shkarkoj, pushoj, premtoj etj.

Është çështje me shumë rëndësi të dimë se deri në ç’masë ndikimi i latinishtes ka hyrë në gjuhën shqipe. Bopi dhe Mejeri mendojnë se ndikimi i latinishtes në shqip nuk është vetëm në nivel leksikor, por dhe ne nivel sistemi gramatikor. Ata sjellin shembuj sidomos nga zgjedhimi i foljeve. Kështu sipas tyre, forma të tilla si këndova, kanë prejardhjen nga e pakryera e latinishtes –abam. Në të vërtetë, Mejeri e ka mbivlerësuar përbërësin latin në gjuhën shqipe, duke përfshirë e quajtur me prejardhje latine edhe disa fjalë që më pas dolën të kenë prejardhje të drejtpërdrejtë indoeuropiane.67 Kësaj rryme romanizuese i vunë fre Pederseni, Mejer-Lybke, Sandfeldi e më pas Jokli. Ky i fundit sidomos në fushë të leksikut. Tashmë është pranuar mendimi i Pedersenit që ndikimi latin në zgjedhimin e gjuhës shqipe është pothuajse zero. Ka të ngjarë të kemi ndikim në ndërtimin e së kryerës së shqipes të formuar me foljen ndihmëse kam. Çabej është i mendimit që edhe këtu kemi të bëjmë më shumë me një kalk, sesa me një ndikim68.

66 Eqrem Çabej, Studime gjuhësore – III, Rilindja, Prishtinë, 1976, f. 58.67 Erik Hamp, Studime krahasuese për shqipen, Grafoprint, Prishtinë, 2007, f. 72.68 Eqrem Çabej, Studime gjuhësore – III, Rilindja, Prishtinë, 1976, f. 54

Page 28: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

19

1.3. Marrëdhëniet e hershme shkodrano-venete dhe pasojat e tyre në gjuhë

Epoka e sundimit venecian në qytetin e Shkodrës ka lënë gjurmë të thella69. Lidhjet e hershme mes Italisë apo më saktë mes Venecias dhe Shqipërisë, fillimisht vetëm në fushën e tregtisë, janë të mirënjohura. Republika e Serenissima-s, përftoi në tokën e Skënderbeut territore që në shekullin e XI, kur venecianët morën në zotërim Shkodrën dhe Lezhën për të vazhduar më pas në shek. XIII me marrjen e qyteteve të tjera shqiptare, si Durrësi. Pastaj nga fundi i shek. XIV e fillimi i shek XV, zotërimet e Venedikut u shtrinë edhe në qytete të tjera si Vlora, Butrinti, Ulqini, Kruja dhe Tivari70. Le të kujtojmë se Shkodra ishte ‘veneciane’ prej vitit 1396 e deri në vitin 1479, Drishti (Drivasto) prej vitit 1369 deri në vitin 1478, Lezha (Alessio) nga viti 1393 deri në vitin 1506, Durrësi nga viti 1392 deri në vitin 150171. Nuk duhet të harrojmë se i gjithë territori shqiptar ishte objekt i herëpashershëm i një ekuilibli të ndjeshëm që ishte vënë dhe luhatej mes Venecias dhe Perandorisë Osmane72. Arbëria (Shqipëria) Venedike73 është termi historik me të cilin nënkuptojmë territoret e hershme të Republikës Venedike në Dalmacinë jugore (territore që sot i përkasin Malit të Zi) dhe në zonën e Shkodrës. Shkodra paraqiste interes për tregtinë veneciane, sidomos për pozicionin strategjik qe kishte. Ajo, lidhej me detin nëpërmjet një rrjeti lumenjsh, duke qenë edhe një qendër shpërndarjeje e trafiqeve ballkanike.74 Tregtia me Shqipërinë vazhdoi për sa kohë qe Republika, por edhe pas rënies së saj. Në Shkodër edhe më pas vazhdonte të jetonte ndonjë artizan a tregtar i vjetër, frekuentues i tregut venecian. Edhe shtëpitë e vjetra të Shkodrës janë të mbushura me objekte luksi, të moçme dhe moderne të prodhimit venecian. Në gjuhën popullore shqiptare malli i përsosur, njeriu i mirë e i ndershëm etiketoheshin si ‘venecianë’75. Marrja e qytetit të Shkodrës është fiksuar në vepra letrare.76 Arbëria venedike nuk përbënte një hapësirë të mbyllur ekonomike që frekuentohej vetëm nga tregtarë venedikas. Tregtia zotërohej më së shumti nga të huajt, venedikas, raguzanë dhe italianë (më së shumti fiorentinë). Vendasit e kishin më të vështirë aktivitetin e tyre nën administratën 69 Addolorata Landi, I lessici inversi come strumento di identificazione di elementi alloglotti: italianismi nella lingua albanese contemporanea, në ‘L’italiano allo specchio, Aspetti dell’italianismo recente’, Atti del Primo Convegno della Società Internazionale di Linguistica e Filologia Italiana, Siena, 28-31 Mars, 1989, Vol. 2, f. 94.70 Federico Vicario, Note sulla diffusione del lessico veneziano nella penisola balcanica, në ‘Processi di convergenza e differenziazione nelle lingue dell’Europa medievale e moderna’, (akte të konferencës ndërkombëtare 9-11 dhjetor 1999), Udine, f. 377. 71 Benedek E. Vidos, I problemi dell’espansione della lingua nautica veneziana con particolare riguardo all’Oriente balcanico, në ‘Bollettino dell’Atlante linguistico mediterraneo’, 1962, f. 16.72 Gherardo Ortalli, Gli statuti tra Scutari e Venezia, në Statuti di Scutari, Viella, Roma, 2002, f. 15.73 Termin e gjejmë të përdorur në Oliver J. Schmitt, Un monumento dell’Albania medievale, në Statuti di Scutari, Viella, Roma, 2002, f. 42.74 Lucia Nadin, Migrazione e integrazione – il caso degli albanesi a Venezia (1479-1552), Bulzoni, 2008, f. 1475 Giuseppe (Zef) Valentini, Venecia dhe Shqipëria, 28 nëntor 1937, në At Giuseppe (Zef) Valentini – Vepra III (publicistikë, studime dhe tekste), Plejad, Tiranë, 2005, f. 27-29.76 Merula në Bellum scodrense, Venetiis, 1474, nënvizon se me thyerjen e qëndresës së Shkodrës, turqit do të derdheshin në Pulje, Kalabri e drejt Romës. Me këtë rast, ai shpreh keqardhjen që emri i dikurshëm Scodra, ishte zëvendësuar me fjalën barbare Scutari.

Page 29: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

20

venedike. Gjithsesi për të kryer aktivitete tregtare në vend, venedikasit preferonin të përdornin tregtarë vendas. Nga ana e tyre tregtarët e Shqipërisë vazhduan deri në fund të ishin pjesë e tregjeve veneciane, për të shitur lëndë të para të çmuara apo prodhimet piktoreske të artizanatit si dhe për të blerë produkte të industrisë së lartë77. Shembuj të tillë bashkëpunimesh mund të sillen mjaft. Kemi rastin e lidhjes së fisnikut Benedetto Guoro me tregtarin durrsak Alexio Nicolò në vitin 1442, marrëveshje e cila u lidh në Shkodër. Bashkëpunimi mes kapitalit venedik dhe vendas ishte i frytshëm për të dyja palët dhe tregon se edhe tregtarët arbër ishin lidhur, jo pa fitim, në qerthullin ekonomik venedik. Në këtë vështrim është domethënëse një faturë e Bartolomeo Lambertazzit, i cili zhvillonte në Arbëri biznese në një nivel prej 1763 perperësh nga kapitali i të vëllait Alessandro. Ndër kredimarrësit e Lambertazzive gjen emra nga sëra e lartë e shoqërisë shkodrane, si për shembull ser Antonio de Pati, komandant mercenaresh në Rozafë, i cili i kishte borxh 22 perperë; Leka Maxoran nga Drishti, zotëri i kamur, me një borxh prej 26 perperësh; tregtari Zanne Sanador nga Shkodra me 89 perperë; Gjin Bushati, pronar i një toke ne Danjës (Vau i Dejës) me shumën modeste prej 3 perperësh.78 Lambertazzët lëviznin në një mjedis tregtarësh të vegjël italianë, mercenarësh në Shkodër si dhe fermerësh të provincës, prej të cilëve me sa duket merrnin drithë. Duhet të kenë qenë të shumtë tregtarët venedikas që u drejtoheshin drejtpërdrejt prodhuesve për blerjen e drithit. Për këto tregti nuk ka informacion në zyrat e shumta politike. Informacion marrim nga konflikte të ndryshme ligjore, sic është rasti i Giustinianëve dhe Querinëve, ku thuhet se ishin blerë 1,5 ton drithë në Kukul (sot, Kukël në zonën e Nënshkodrës) dhe në Blinisht buzë Drinit, nga një pjesëtar i një fisi të fuqishëm të kësaj zone, Barnaba Vulkata.

Marrëdhëniet e qytetarëve shkodranë me Venedikun ishin të dyzuara. Megjithatë nuk kemi aq të dhëna nga grupi kundërshtar. Ky njihet nëpërmjet përmendjes së pronave që u janë hequr. Nga dokumentet nuk del në pah motivimi i heqjes së këtyre pronave. Opozita në hapësirën shkodrane ishte veçanërisht e fortë në periudhën midis viteve 1399 – 1421. Më pas ajo u zhduk me shpejtësi. Themi që përfundimisht u shkatërrua me rënien e dinastisë së Balshajve, që përbënte edhe pikën e referimit për krahun antivenedik. Qëndresa kundër sundimit venedik u bë pikërisht në ato qarqe shkodrane, që në të vërtetë do të mendohej se ishin në anë të Republikës; anëtarë të shoqërisë latifondiste dhe përfaqësues të kishës katolike. Përmendim këtu përfaqësues së elitës së kamur shkodrane, Petrus de Conte, Moise de Vita, Petrus de Moxa, Stefanus Clefeta, Petrus Boicinus, don Dimitri Pobora, Lazaro Cabrossi, Andrea Suinci dhe përfaqësues të klerit katolik si ipeshkvi Progon.79 Nuk dihet me saktësi numri i pasuesve të tyre, por dihet qartë se opozita nuk u 77 Giuseppe (Zef) Valentini, Venecia dhe Shqipëria, në At Giuseppe (Zef) Valentini – Vepra III (Publicistikë, studime dhe tekste), Plejad, Tiranë, 2005, f. 28.78 Oliver J. Schmitt, Arbëria venedike 1392 – 1479, (përkthim nga Ardian Klosi), Natyra, Tiranë, 2007, f. 45579 Oliver J. Schmitt, Arbëria venedike 1392 – 1479, (përkthim nga Ardian Klosi), Natyra, Tiranë, 2007, f. 471.

Page 30: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

21

zhvillua nga grupe anësore, por nga figurat kyçe të shoqërisë qytetare. Motivet e kësaj rezistence mundemi vetëm ti hamendësojmë. Mendojmë që ata nuk duhet të kenë falur ndërhyrjet e Venedikut në pronën dhe të drejtat e komunës dhe kishës. Nuk duhet harruar se elita shkodrane, ndryshe me shtresat e larta të Durrësit, Tivarit dhe Ulqinit, nuk kish marrë fare pjesë në ndërmjetësimet për dorëzimin e Shkodrës Venedikut. Për këtë arsye marrja e sundimit të trevës së Shkodrës kishte domethënie më të fortë. Gjithsesi del qartë se janë të pasurit dhe jo shtresat më të ulëta, ata që kanë kundërshtuar më së shumti sundimin e ri. Ka pasur edhe raste luhatjeje në mbështetje apo kundërshtim të venedikasve. Kemi rastin e Dukaletit, i cili fillimisht kishte qenë një ndër ‘baronët’ kryesorë të Balshajve në krahinën e Ulqinit e më pas ai u shpërblye mirë nga Venediku dhe me vendim senati atij iu dha një shumë e majme pasi ai “e solli komunën e tij nën sundimin tonë”80. Venediku tregoi shumë kujdes në shpërblimin e atyre që u treguan besnikë ndaj pushtetit të vet. Kështu një person që ishte bërë “i dashur dhe i shtrenjtë”, pasi kishte luftuar si kundër osmanëve dhe kundër Balshajve, bile që ishte zënë edhe rob, ishte Johannes Anglicus. Ky mori pronë të trashëgueshme në territorin e Glerosit anë Drinit dhe vreshta në qarqet e Shkodrës dhe Drishtit, si dhe në Shkodër truall dhe tokë bujqësore. Ashtu si edhe ai u shpërblyen edhe të tjerë të privilegjuar ushtarë që kishin shërbyer besnikërisht dhe përfaqësues të klerit katolik që nuk kishin ndjekur ipeshkvin Progon.

Venediku kishte mbështetës edhe në radhët e fisnikërisë shkodrane, por jo vetëm. Numërohen mbështetës edhe nga shtresa e zanatçinjve dhe kisha. Dallojmë ndërmjet dyervë të mëdha Jonimët, Dukagjinët, Beganët dhe Milotinët.

Jonimët e Dukagjinët gjithmonë e kanë përkrahur Republikën e Venecias, më së shumti duke ndjekur interesat ekonomike. Jonimët patën nën administrim tregtinë e peshkut në Shkodër, si dhe kishin në pronësi mjaft territore pyjore. Nga kjo familje përmendet Gjon Jonima, ndër të tjerë, i cili ishte prift i kishës së Shën Pantalonit, që dëshmon për vazhdimin e traditës fetare nga kjo familje e njohur shkodrane. Tjetër anëtar i kësaj familjeje që përmendet ishte Andrea Jonima, prift në viset e Friulit. Ky nuk ishte në lartësinë e familjes, pasi nga fundi i shek. XVI u përfshi në një proces herezie.81 Familja e Jonimëve kishte fituar respekt në fisnikërinë shkodrane si tregtarë e pronarë tokash. Kjo familje arriti të reabilitohej në sajë të lidhjeve të forta me aleatë te republikës edhe pas keqkuptimeve në marrëdhëniet me Venedikun. Kjo familje u shpërblye me toka e vreshta të cilat i ishin marrë pronarëve të shpronësuar. Dukagjinët e Shkodrës ishin shumë aktivë si tregtarë dhe mbanin lidhje deri edhe në Kotorr.

Edhe familjet Begani dhe Milotini, patën shumë privilegje dhe shpërblime në sajë të besnikërisë ndaj Republikës së Venecias. Ata ishin shembuj tipikë të përkrahësve të Venedikut. Ruajtën pozicionet e tyre në shtresën e lartë shkodrane dhe investuan 80 Oliver J. Schmitt, Arbëria venedike 1392 – 1479, (përkthim nga Ardian Klosi), Natyra, Tiranë, 2007, f. 47281 Lucia Nadin, Migrazione e integrazione – il caso degli albanesi a Venezia (1479-1552), Bulzoni, 2008, f. 49-50.

Page 31: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

22

në bizneset e kontrolluara nga shteti. Ata ndërmjetësuan edhe mes qytetarisë dhe administratës venedike, pa harruar sigurisht edhe përfitimin vetjak. Ata i kishin shpërndarë pasuritë e tyre si kapitalistë dhe pronarë tokash. Pas marrjes së Shkodrës nga turqit është e dokumentuar nga vetë ipeshkvi i Shkodrës që e shoqja e Progon Beganit, Katerina, kishte shkuar në Venecie së bashku me fëmijët e saj të shumtë. Llukë Begani, tjetër pjesëtar i familjes Begani përmendet qartazi në dokumentet e Senatit. Aty shkruhet se duhej treguar respekt i veçantë për të, pasi ai kishte marrë pjesë në rrethimin e parë dhe të dytë të Shkodrës, si dhe kishte pasur misione të caktuara gjatë kësaj periudhe. Ai i përkiste një prej familjeve më të shquara82. Ka edhe shembuj zanatçish të cilët Venediku nuk harroi t’i shpërblente. Kemi rastin e muratorit Ginus (Gjin) i cili ishte pronar i Grizhës, të cilit iu dhanë edhe vreshtat e një te shpronësuari nga Kopliku.

Përkrahësit e Venedikut, silleshin si shumë më të pavarur në provincë, ku mungonin funksionarët venedikas. Në këto raste Venediku, ndiqte strategjinë e të fituarit të elitave vendase, duke konfirmuar pronat e tyre, por edhe duke u dhënë toka apo poste në ushtri. Autoritetet venedike punonin me fiset e vjetra të cilat i kishin rezistuar edhe sundimeve të përparshme në Arbëri, nisur para së gjithash nga një rrjet i ngjeshur shoqërie e sidomos farefisnie.

Na duket me interes të ndalemi edhe në disa fise të tjera të cilat mbështetën veçanërisht Republikën e Venecias. Fisi i Zi / Ziu, i cili ishte shpërblyer bujarisht duke patur besnikërinë e madhe dhe veprat e lëvdueshme të tyre gjithmonë në favor të Venecias. Këto shpërblime dhe mirënjohje ndaj këtij fisi, nënkuptonin edhe një farë detyrimi ndaj tij. Kështu ata që shpërbleheshin nga Republika e Venecies kishin edhe një farë detyrimi për të çuar përpara dhe për të forcuar pushtetin venedikas. Vlen të përmenden edhe fisi Moneta, i cili njihej fillimisht si protektor i ortodoksisë. Ky mbahet ndër të tjera edhe si një ndër fitoret më të mëdha të Venecies, meqë republika arriti t’i kthente në krah të vet në sajë të shpërblimeve. Përfaqësues të kësaj familjeje ishin pronarë tokash e kriporesh. Kjo familje përmendet si një ndër më besniket që duhej shpërblyer pas shpërnguljes së tyre në Venecie, pas rënies së Shkodrës. Një zhvillim të ngjashëm me Monetajt pati edhe dinastia Humoj/Humoi e cila ishte fillimisht në krahun e familjes Balsha. Gjatë historisë së familjes na del e lëkundur në mbështetjen e saj herë ndaj Venecianëve e herë kundër tyre. Gjithsesi përfundimisht pjesëtarët e kësaj familjeje tashmë ishin të gatshëm të rronin e të vdisnin për Venedikun. E Venediku natyrisht e çmonte një gadishmëri të tillë. Familja u shpërblye me toka e pasuri që u ishin marrë rebelëve. Emra nga kjo familje dalin edhe në regjistrat e shkodranëve që u shpërngulën në Venecia. Ishte e ngutshme të sistemoheshin në mënyrë të përshtatshme dhe të denjë për këtë familje. Sigurisht Venecia nuk i la pa i shpërblyer dhe i sistemoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kështu dalim në përfundimin se Republika e Venecias mbështeste fuqishëm dhe

82 Lucia Nadin, Migrazione e integrazione – il caso degli albanesi a Venezia (1479-1552), Bulzoni, 2008, f. 48.

Page 32: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

23

shpërblente besnikët e vet të cilët pas rënies së Shkodrës në duart e Perandorisë Osmane u shpërngulën në territoret e saj. Në prag të kapitullimit, senati venecian i shkruante kapitenit Antonia da Lece, lidhur me fatin e popullsisë civile, “morëm vendimin që çdo qytetar të jetë i lirë të zgjedhë nëse do të qëndrojë në shtëpinë e vet, apo do të shpërngulet në këto anë, për të jetuar ‘nën hijen tonë’. Por edhe atyre që do të vendosin të qëndrojnë, nuk do t’u mungojë mirënjohja dhe dashuria jonë, do t’i konsiderojmë gjithmonë miqtë tanë. Ata që kanë ndërmend të nisen e të vijnë tek ne, ta dijnë se do të priten e do të sistemohen me kujdes e dashuri të veçantë. Do të jenë gjithmonë nën mbrojtjen tonë, bashkë me familjet e tyre, ashtu siç edhe e meritojnë për vendosmërinë e besnikërinë që kanë treguar ndaj nesh. Përsa i përket rezervave në ushqime, përpara se t’ua dorëzoni qytetin turqve, shpërndajini ato mes shtetasve tanë besnikë që do të qëndrojnë.” Ndërkohë, da Lece porositej që të dërgonin listën e të gjithë atyre që do të linin Shkodrën e do të niseshin për Venecie, duke njoftuar gradat e profesionin, në mënyrë që të programohej pritja dhe sistemimi sipas statusit të secilit. “Ne”, përfundon letra e Senatit, “do të vazhdojmë ta konsiderojmë Shkodrën qytetin tonë shumë të dashur, për nga rëndësia e veçantë që ajo ka në Shqipëri.”83

Kronistët e kohës e paraqiten këtë ikje si një eksod tejet i madh, por që në të vërtete bëhej fjalë vetëm për dhjetëra persona. Bashkë me dhjetërat galera që ktheheshin në portet veneciane për të shkarkuar mallra të ndryshme nga porte të ndryshme të botës u bashkuan edhe anije të mbushura me njerëz që ndryshonin pak imazhin e anijeve me prejardhje nga Shqipëria që normalisht shkarkoheshin deri ateherë. Eksodi përfshiu Shkodrën me rrethinat e saj e veçanërisht Drishtin, qendër e njohur plot emër e histori. Nuk duhet harruar se Shqipëria e Veriut, nëpërmjet kulturës katolike, ishte e lidhur me botën latine. Shkodra, bashkë me Drishtin si seli ipeshkvnore, gjatë shek. XV kishte përfaqësuar një enklavë të vërtetë të krishtërimit në Shqipëri. Depërtimi i katolicizmit kishte marrë udhë që nga Durrësi për t’u shtrirë më tej sidomos drejt veriut, drejt Raguzës, Lezhës e sidomos Shkodrës. Këtu u ndërtuan një sërë kishash e kuvendesh, të cilat e kthyen Shkodrën në një qytet thellësisht të krishterë (cristianissima), siç lexohet në shënimet shpjeguese të statuteve të tij. Gjatë periudhës së shkëmbimeve tregtarë mes brigjeve, kishte edhe nga ata që udhëtonin veçse për qëllime fetare. Ka raste kur nga Shqipëria niseshin persona me synimin e vetëm për t’u sistemiuar në strukturat fetare veneciane.

Regjistrat e senatit venecian të kësaj periudhe, vitet 1478 – 1479, janë të mbushur me informacione e shënime mbi ngjarjen në fjalë. Aty shkruhet për praninë në qytet të mjaft grave shkodrane, gra ushtarakësh e komandantësh që kishin shërbyer gjatë rrethimit të parë e të dytë të Shkodrës. Sërish në shënimet e Antonio de Leces lexojmë që ai i drejtohet senatit duke thënë se “është në nderin e shtetit tonë, që të marrim masa në mënyrë që këto zonja të mos turpërohen duke lypur poshtë harqeve”. Përllogaritjet e mëtejshme të ndihmave do të bëheshin edhe në bazë të pagave që merrnin bashkëshortët e humbur. Pas një regjistrimi të përgjithshëm, u vazhdua me 83 Lucia Nadin, Migrazione e integrazione – il caso degli albanesi a Venezia (1479-1552), Bulzoni, 2008, f. 20

Page 33: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

24

regjistrimin në bazë të bërthamave familjare. Në maj të vitit 1479, vetëm nga zona e Shkodrës dhe e Drishtit, llogariteshin rreth dyzet familje te shtresës së lartë, rreth tetëdhjetë të shtresës së mesme si dhe tetëdhjetë familje fshatare të ardhura nga zonat rurale.84

Në këtë situatë ishte e mjaftueshme të vetëdeklaroheshe si shkodran, në momentin që kishe humbur gjithçka për të kaluar në mbrojtjen e mbështetjen e shtetit. Në këtë mënyrë përmes ligjit arrihej një trajtim i priviligjuar. Në një situatë të tillë lindte nevoja e një verifikimi të vërtetë të atyre që realisht ishin shkodran dhe atyre që deklaroheshin si të tillë. Shumë interesant është fakti që në mesin e shek. XVI mendohet se integrimi tashmë kishte përfunduar e si pasojë shqiptarët të mos quheshin më kështu, por sidomos shkodranët e drishtanët të quheshin venecianë.

Pavarësisht, interesit të Venecias ndaj territoreve shqiptare, shihet qartë në më se një rast se ajo nuk e kishte për zemër të kishte një pronësi territoriale në Shqipëri. Arsyet mund të jenë të ndryshme. Disa mund t’i ndeshim nëpër dokumenta, të tjera mund t’i marrim me mend. Disa herë janë arsyet politike, si p.sh. vështirësitë në marrëdhëniet me Mbretin e Hungarisë apo Sulltanin dhe herë arsye ekonomike. Përllogaritej se shpenzimet që stabilimente të tilla shkaktonin në Venecia, me të drejtë konsideroheshin më të larta se prurjet që Republika mund të nxirrte. Po kështu nuk ishte e qartë nëse mund të kompensoheshin nga tregtia, venecianët të cilët do të ushtronin aktivitetin e tyre në Shqipëri. Veç këtyre, vetë venecianët nuk ishin të përgatitur psikologjikisht për një zgjerim territorial85.

Veçanërisht në shekujt e fundit të mesjetës, Italia qendër shumë e rëndësishme tregtare dhe ushtarake në Mesdhe, ndikoi ndjeshëm edhe në aspektin gjuhësor. Në fillimet e epokës moderne, duket se qendra e lundrimeve u spostua paksa, me fillimin e lundrimeve përmes oqeaneve; porse kjo situatë nuk nënkupton fundin e shkëmbimeve mes brigjeve, thjesht modifikon këto shkëmbime. Si pasojë e kësaj, shumë italianë (admiralë, teknikë apo marinarë të thjeshtë), nëpërmjet pjesëmarrjes në lundrime apo eksplorime dhe botëkuptimit e aftësive të tyre njohëse, dhanë një kontribut të vlefshëm sa i përket gjuhës së lundrimit. Në zona të shumta kulturore evropiane, prurjet e leksikut të lundrimit nga gjuha italiane njohin dy momente kulminante: i pari në periudhën mes shekullit XIII – XIV, pra në momentin më të rëndësishëm të trafiqeve mesjetare, dhe i dyti gjatë shekullit XVI, pra në periudhën e eksplorimeve oqeanike dhe të ndikimit të italishtes në sektorë të ndryshëm të kulturës dhe jetës europiane.86 Pas kësaj, ndikimi gjuhësor italian është në rënie dhe kjo gjen shpjegim me vetë rolin gjithnjë e më dytësor të italianëve në ngjarjet e flotave më të rëndësishme botërore. Terminologjia e lundrimit me prejardhje italiane, 84 Lucia Nadin, Migrazione e integrazione - il caso degli albanesi a Venezia (1479-1552), Bulzoni, 2008, f. 23.85 Giuseppe (Zef) Valentini, Shënime mbi regjimin e vend-qendrimeve veneciane ne Shqiperi ne shekullin XIV dhe XV, në At Giuseppe (Zef) Valentini, Vepra III, Plejad, 2006, f. 146.86 Lorenzo Tomasin, Sulla diffusione del lessico marinaresco italiano, në ‘Studi linguistici italiani’, vol. XXXVI, f. 264.

Page 34: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

25

paraqitet e shumëllojshme, jo vetëm sa i përket intensitetit të ndryshëm në kohë të ndryshme, por edhe shpërndarjes në një hapësirë gjuhësore të shumëllojshme. Kjo shihet edhe në lindjen e shumë ‘ndërkombëtarizmave’, d.m.th. fjalë që janë mirëpritur dhe përdoren në shumë gjuhë të tjera. Rrjeti i ndikimeve gjuhësore mes marinarisë italiane dhe atyre të huaja përqendrohet në pellgun e Mesdheut, kryesisht, por arrin të shtrihet jo pa vështirësi edhe në territore të tjera të afërta, veçanërisht ata territore që mund të arriheshin nëpërmjet rrugëve detare. Vërshimi i huazimeve gjuhësore duket të ketë prejardhjen, më fort se nga Italia në tërësi apo nga zona të tëra dialektore, nga zona më të ngushta ndikimi. U referohemi këtu, pikërisht atyre porteve, pikëtakime të natyrshme ku kryheshin shkëmbimet tregtare, ku vendoseshim marrëdhënie në lidhje me zejet dhe dijet shkencore e natyrore. Është e natyrshme që së bashku me objektet që shkëmbeheshin të kalonte edhe terminologjia përkatëse. Dallojmë dy grupe huazimesh nga vencianishtja. Kështu huazimet që hynë në dialektin toskë elemente gjuhësore që depërtuan nëpërmjet greqishtes, ndërsa në gegërisht dhe veçanërisht në të folmen e Shkodrës, zona në të cilat Venecia qe e pranishme gjatë dhe ndikoi fuqishëm, huazimet qenë të drejtpërdrejta87. Është theksuar edhe më sipër vërshtirësia e të dalluarit të huazimeve latine nga ato italiane. Do të shtonim këtu, krahas tyre, edhe vështirësinë e të dalluarit të venecianizmave88. Mihăiescu është i mendimit se huazimet më të hershëm janë venecianizmat, ndërsa më të vonshëm italianizmat. Tregues, nëse një fjalë e leksikut marinaresk është me origjinë apo prejardhje veneciane, janë kriteret fonetike, pasi kritere të tjera siç mund të jenë dokumentacione apo dëshmi të tjera veneciane mungojnë. Pikërisht mungesa e materialeve të tilla veneciane, përbëjnë edhe pengesat më të mëdha në deshifrimin e të dhënave të ndryshme apo vështirësitë më të thella rreth identifikimit të përhapjes së leksikut marinaresk me prejardhje nga Republika e Serenissima-s. Një problematikë të tillë, edhe duke pasur parasysh lidhjet e ngushta dhe intensive tregtare dhe marinareske, sigurisht e ndeshim edhe në dallimin e asaj që mund të quhet veneciane apo italiane. Këtë pengesë e ndeshim si pasojë të mungesës së kritereve të mirëfillta gjuhësore në bazë të të cilëve të mund të vendoset diçka e tillë. Kështu në bazë të studimit dhe vëzhgimit të kritereve fonetike përcaktohet se fjala pror-a, që bën pjesë në të folmen e Shkodrës, rrjedh nga gjuha italiane prora; ndërsa fjala shqipe propë, ka gjasa të ketë prejardhjen nga venecianishtja prova. Porse, për fjalën nga e folmja e Shkodrës bark, nuk kemi të dhëna sipas të cilave të mund të mbështesim idenë se ajo e ka prejardhjen nga venecianishtja dhe jo nga italishtja, po ashtu siç nuk kemi të dhëna të sakta për të pohuar të kundërtën, pra që rrjedh nga italishtja dhe jo nga venecianishtja89.

Dy ishin veçanërisht qendrat më aktive në këtë pikëpamje: Venecia dhe Gjenova. E para historikisht e lidhur dhe e projektuar ekonomikisht dhe kulturalisht drejt 87 Federico Vicario, Note sulla diffusione del lessico veneziano nella penisola balcanica, në ‘Processi di convergenza e differenziazione nelle lingue dell’Europa medievale e moderna’, (akte të konferencës ndërkombëtare 9-11 dhjetor 1999), Udine, f. 377.88 Rreth kësaj shih Mihăiescu në artikujt e SF, prej 1982 e në vazhdim.89 Benedek E. Vidos, I problemi dell’espansionsione della lingua nautica veneziana con particolare riguardo all’Oriente balcanico, në ‘Bollettino dell’Atlante linguistico mediterraneo’, 1962, f. 16.

Page 35: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

26

Mesdheut Lindor të paktën deri në gjysmën e dytë të shek. XIII, deri kur përballë saj lindi Gjenova, republika që do ta rivalizonte. Në fakt përhapja e leksikut marinaresk venecian dhe atij gjenovez mund të konsiderohet pasojë e drejtpërdrejtë e trafiqeve tregtare dhe raporteve politike të vendosura në periudhën mesjetare, që bëri të mundur përhapjen e leksikut në të gjitha gjuhët e Mesdheut. Përhapjen fjalorit marinaresk me prejardhje nga marrëdhëniet tregtare që Gjenova ushtronte, e ndeshim në gjuhët romane, pra më së shumti në pjesën perëndimore të Mesdheut dhe më pak në gjuhët ballkanike, ndërsa vërejmë të kundërtën në lidhje me ndikimin që ushtroi Venecia. E ndjejmë ndikimin gjuhësor të Venecies më së shumti në vendet e Mesdheut lindor dhe shumë më pak në vendet e Mesdheut perëndimor90.

Siç është përmendur edhe më sipër, për shekuj të tërë ndikimi tregtar, kulturor e për pasojë edhe gjuhësor venecian është ndjerë në bregdetin nga Istria e deri në Shqipëri. Shkëmbimet gjuhësore kanë qenë aq të forta sa kanë përcaktuar edhe lindjen e varieteve dialektore me veçantitë e veta, siç ishte edhe ‘e folmja veneciane e përtej detit’ e përcaktuar kjo nga dokumenta raguziane të fundit të Dyqintës dhe fillimit të Treqintës.91

Kontaktet e para me italishten mund të datohen rreth shek XII - XIII, kur Venecia kishte nisur lulëzimin e saj92 dhe u vendos nëpërmjet lidhjesh tregtare në portet në anën tjetër të Adriatikut. Të kësaj epoke dhe më pas në shekujt pasardhës janë italianizmat e parë në shqip, që janë pikërisht venecianizma të fjalorit detar, të tregtisë dhe istitucioneve të tjera të Serenissima-s. Mendohet se p.sh. dukat ‘ducato’ të jetë më i hershëm se 1635; fanell(ë) ‘flanella’ pasqyron venec. Fanel; kuvertë ‘coperta’ lidhet me venec. coverta; napë ‘stoffa, panno’ lidhet me venec. napa; porteg ‘strio, vestibolo’ lidhet me venec. portego. Numri i venecianizmave në gjuhën shqipe i kalon të pesëdhjetat, duke përbërë rreth 10% të të gjithë huazimeve nga italishtja të hyra në gjuhën shqipe deri në fillim shekullin e XX93. Në shekujt XVI – XVII, sidomos pas Kundërreformës, veprimi që kishte pasojë përhapjen kapilare të Katolicizmit, sidomos kjo në zonën veriore të Shqipërisë, pati edhe pasojë në gjuhë. Në këtë periudhë kemi ndër të tjera edhe përkthime tekstesh liturgjike në gjuhën shqipe nga italishtja apo latinishtja. Kështu kemi përhapjen e një sërë fjalësh të fushës fetare si altar ‘altare’, abat ‘abate’, kambanë ‘campana’, predikoj ‘predico’ etj.

Marrëdhëniet qenë shumë të shpeshta dhe intensive gjatë mesjetës së vonë ndërmjet Venecies dhe porteve të bregdetit shqiptar, shumë prej të cilëve kontrolloheshin drejtpërdrejtë nga Serenissima. Huazimet gjuhësore prej këtij dominimi vazhdojnë të ekzistojnë edhe në shqipen e sotme, dhe shkojnë që nga terminologjia natyrore e 90 Benedek E. Vidos, I problemi dell’espansionsione della lingua nautica veneziana con particolare riguardo all’Oriente balcanico, në ‘Bollettino dell’Atlante linguistico mediterraneo’, 1962, f. 13.91 Lorenzo Tomasin, Sulla diffusione del lessico marinaresco italiano, në ‘Studi linguistici italiani’, vol. XXXVI, f. 273.92 Kristina Jorgaqi, Mbi huazimet italiane në gjuhën shqipe, në ‘Përpjekja’, Tiranë, 1997, f. 140.93 Paolo di Giovine, Dal Dukat all’investitor: nove secoli di italiano in Albania, artikull i publikuar në Enciklopedinë italiane G. Treccani, http://www.treccani.it/site/lingua_linguaggi/archivio_speciale/nazioni/digiovine.htm

Page 36: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

27

deri tek ajo e lidhur saktësisht me anijet dhe pjesët e saj. Kështu përmendim grey – u (erë e verilindjes) nga venec. Grego; propë – prua (venec. prova), bark – barca, pupë – poppa, kabinë – cabina, kuvertë – coperta, timonier – timoniere, turmë – ciurma, fanar – fanale, sandall – scialuppa/sandolo (kjo e fundit venec. me kuptimin e një tipi barke), vidhë nga vite, e prej së cilës rrjedh vidholog (cacciavite). Një pjesë e mirë këtyre fjalëve me prejardhje veneciane që dikur përdoreshin gjerësisht, tashmë gjejnë përdorim vetëm në fshatra. Shohim rrjedhën veneciane edhe në fjalët lexoj < lezer (ven.), fjalë që bën pjesë në fushën e arsimimit dhe kulturës, kotullë < cotola (ven.), kjo fjalë vazhdon e përdoret edhe sot në Shkodër, nga pjesa e besimtarëve katolikë, si sinonim i fjalës fustan. Ndeshim përdorimin e fjalës lunar < lunario (ven.), me kuptimin e kalendar. Ndodh që shpesh fjalët me origjina nga venecianishtja, të marrin prapashtesa nga turqishtja dhe të krijojnë së bashku fjalë të reja, kështu nga bashkimi i Lunar me prapashtesën turke –xhi kemi krijimin lunarxhì94. Të tillë shembuj fjalësh të prejardhura na lënë të kuptojmë se fjala ka paur përdorim të gjerë në gojën e popullit, aq sa të krijohen edhe fjalë të prejardhura prej saj.

Të tjera fjalë të gjuhës shqipe, por edhe me përdorim të kufizuar në gegërisht kemi: bozza (ven.) > bocë; fadiga (ven.) > fëdigë, fti:g-a (Malësi e Madhe); mandola (ven.) > mendula; persuto (ven.) > bersut.95

Helbig në, Die Italianischen Elemente im Albanisischen, 1904, propozonte të tjera elemente të futura në gjuhën shqipe me prejardhje nga zona veneciane: becazza (ven.) > bekacë, bonazza (ven.) > bunacë, bora (ven.) > borë, caenazzo (ven.) > kainacë, cariega (ven.) > karrige, cusina (ven.) > kusi, fanela (ven.) > fanel, gabela (ven.) > gabel, grinta (ven.) > grindë, macaron (ven.) > makaron, rufa (ven.) > rrufë, sachetar (ven.) > me sakicë, scola (ven.) > skollë, spezie (ven.) > spec, sponza (ven.) > shpuza, terrazza (ven.) > tarracë, vida (ven.) > vidhë. Rreth prurjeve leksikore të venecianishtes në gjuhën shqipe (por edhe ndikimeve fonetike e morfologjike) gjejmë informacion edhe nga Pellegrini96. Ai analizon nga ana fonetike dhe morfologjike ndryshimet që pësojnë fjalët të cilat ai i vjel nga Statutet e Shkodrës, nga kalimi nga venecianishtja në të folmen e Shkodrës. Sa i përket kalimit të fjalëve dhe ndikimit në leksik ai paraqet një listë fjalësh, përkrah të cilave ai shënon prejardhjen kuptimore, por edhe vendin ku paraqiten në statut, listë të cilën ia shton listës së paraqitur nga Lucia Nadin97, në po këtë botim.

Venecianizmat i gjejmë edhe në veprën e parë të njohur në gjuhën shqipe “Meshari” i Gjon Buzukut, 1555. Kështu ndeshim baron, bonazza, manazzar (minacciare), portego, sconzurar (scongiurare, supplicare), viazo (viaggio).94 Federico Vicario, Note sulla diffusione del lessico veneziano nella penisola balcanica, në ‘Processi di convergenza e differenziazione nelle lingue dell’Europa medievale e moderna’, (akte të konferencës ndërkombëtare 9-11 dhjetor 1999), Udine, f. 378.95 Addolorata Landi, Il lessico inverso del dizionario del dialetto veneziano di Giuseppe Boerio – Elementi veneti in albanese, në ‘Studi di linguistica albanese’, Salerno, 1991, f. 138.96 Giovanni Battista Pellegrini, Osservazioni sulla lingua degli Statuti, në Statuti di Scutari, Viella, Roma, 2002, f. 63-75.97 Lucia Nadin, Il testo statutario, në Statuti di Scutari, Viella, Roma, 2002, f. 47-62.

Page 37: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

28

Disa nga fjalët e lartpërmendura gjenden edhe në fjalorë të ndryshëm të gjuhës shqipe, që janë dëshmi e kodifikimit në shqipen standarde.

Baticë – bataizza (ven.) – Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1980, f. 117;

- Mikel Ndreca, Fjalor fjalësh të huaja në gjuhën shqipe, Toena, Tiranë, 2007, f. 71;

Baule – Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1980, f. 118;

- Mikel Ndreca, Fjalor fjalësh të huaja në gjuhën shqipe, Toena, Tiranë, 2007, f. 71;

Botile – Mikel Ndreca Fjalor fjalësh të huaja në gjuhën shqipe, Toena, Tiranë, 2007, f. 86;

Bocë – Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1980, f. 160;

- Mikel Ndreca, Fjalor fjalësh të huaja në gjuhën shqipe, Toena, Tiranë, 2007, f. 83;

Brakesha – Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1980, f. 170;

- Mikel Ndreca, Fjalor fjalësh të huaja në gjuhën shqipe, Toena, Tiranë, 2007, f. 87;

Bunacë – Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1980, f. 197;

- Mikel Ndreca, Fjalor fjalësh të huaja në gjuhën shqipe, Toena, Tiranë, 2007, f. 90.

Është me interes të ndalemi dhe të shohim se si prapashtesa të pranishme në të folmet italiane të dialekteve veriore, e sidomos atij venecian, kanë kaluar në gjuhën shqipe.98 Ndalemi te prapashtesa –ac. Forma me përdorim të përditshëm e kësaj prapashtese është –accio/a, ndërsa varianti verior është –azzo/a. Në të folmen veneciane fjalët me këtë prapashtesë marrin ngjyrime stilistike të ndryshme. Ndalemi dhe japim disa shembuj nga gjuha shqipe: burrac, dorac, ferrac, gjelacë, gojac, kungullac, kupac, mundac, përtac, setac, shurdhac, thumbac, tullac.

Veç këtyre dallojmë edhe prapashtesat –c, -cë, -ec, -eckë, -ice, -nice nga prapashtesat veneciane –ezza, -izza, izzo, uzza, uzzo. Japim disa shembuj: brenc, thumbec, ferreckë, bullicë, krahnice, majuc, hurdhucë.

Venecianishtja, sigurisht nëpërmjet epërsisë së padiskutueshme që pati gjatë dominimit të saj në Mesdhe, përmes trafiqeve dhe tregtisë, pati ndikime të ndjeshme edhe në vendet e tjera fqinje dhe jo, të Shqipërisë. Kështu ndikim shumë të madh 98 Addolorata Landi, Il lessico inverso del dizionario del dialetto veneziano di Giuseppe Boerio – Elementi veneti in albanese, në ‘Studi di linguistica albanese’, Salerno, 1991, f. 145.

Page 38: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

29

pati gjuha e lundrimit në gjuhës e marinarisë neohelenike, në të cilën ka mjaft fjalë me prejardhje veneciane. Ky fakt shpjegohet me arsyen se prej shekullit të XIII, Venecia ushtroi pushtetin e vet në pjesën më të madhe të ishujve grekë, ku dominoi për thuajse gjashtëqind vite99. Ky zotërim i pandërprerë filloi me ishujt e Jonit, të cilët nuk kishin qenë asnjëherë nën sundimin osman. Fjalë nga venecianishtja që u futën në gjuhën greke ishin më së shumti ata të fushës së lundrimit dhe tregtisë. Edhe në lidhje me futjen e fjalëve veneciane në gjuhën greke ka paqartësi dhe vështirësi, kjo siç u tha edhe më sipër në mungesë të të dhënave dhe dëshmive të hershme. Edhe këtu ndiqen kriteret fonetike dhe ata që kanë lidhje me formën.

Tjetër kod gjuhësor që ndjeu ndikimin e venecianishtes është edhe serbokroatishtja, që pas gjuhës greke është ajo që më së shumti ka ndjerë ndikimin e venecianishtes. Prurjet leksikore nga venecianishtja janë të shumta në numër, jo vetëm për afërsinë gjeografike mes dy brigjeve, por edhe meqë në bregdetin dalmat, përkrah dalmatishtes dhe vetë gjuhës kroate, u përhap një dialekt me bazë nga venecianishtja, i cili tashmë është zhdukur krejtësisht100. Dominimi venecian në Raguzë fillon në 1205 dhe përfundon thuajse pas një shekulli e gjysmë, periudhe në të cilën bregdeti dalmat bie nën sundimin e hungarezëve. Edhe në identifikimin e huazimeve veneciane si të tilla, në gjuhën serbokroate ndeshim pak a shumë të njëjtat probleme e vështirësi. As këtu nuk ndeshim dëshmi të hershme që të na vijnë në ndihmë.

Me interes është të vërehet edhe ndikimi i venecianishtes në gjuhën turke. Osmanllijtë, të cilët u vunë në kontakt me detin dhe për pasojë filluan të lundronin për qëllime tregtie, pas pushtimeve në Azinë e Vogël dhe Evropë, në origjinë nuk njiheshin si popull lundërtarësh. Turqit, në sajë të lëvizjeve ushtarake dhe diplomatike arritën të penetronin e të avanconin deri në brigjet dalmate. Kështu që nga fillimi i shek. XIV ata arritën të forcoheshin gjithnjë e më tepër dhe marina e tyre tashmë ishtë në kontakt të vazhdueshëm me popujt e tjerë të pellgut të Mesdheut. Diçka interesante që ia vlen të përmendet në lidhje me ndikimin gjuhësor italian-venecian në gjuhën turke, është të themi se kjo e fundit ka marrë shumë terma nga Venecia përmes të ashtuquajturës ‘gjuha franke’. Gjuha franke, është ajo tip gjuhe e përhapur në kohët moderne në të gjithë portet e Mesdheut. Ajo ka prejardhje herë prej italishtes e herë prej spanjishtes. Duke qenë më së shumti një gjuhë komunikimi mes lundërtarësh, është e qartë se për arsye tregtie apo piraterie ajo u bë gjuhë komunikimi e përhapur në të gjithë Mesdheun. Fjalori është një përzierje mes italishtes dhe spanjishtes, porse nuk mungojnë edhe fjalë nga portugalishtja, frëngjishtja apo provencalishtja. Në këtë pikë pohohet se gjuha turke ka huazuar shumë fjalë nga italishtja, nëpërmjet gjuhës Franke, po ashtu siç ka huazuar edhe nga gjuhët e tjera që kanë kontribuar në krijimin e gjuhës franke.

99 Benedek E. Vidos, I problemi dell’espansionsione della lingua nautica veneziana con particolare riguardo all’Oriente balcanico, në ‘Bollettino dell’Atlante linguistico mediterraneo’, 1962, f. 14.100 Federico Vicario, Note sulla diffusione del lessico veneziano nella penisola balcanica, në ‘Processi di convergenza e differenziazione nelle lingue dell’Europa medievale e moderna’, (akte të konferencës ndërkombëtare 9-11 dhjetor 1999),Udine, f. 376.

Page 39: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

30

Rreth ndikimit dhe rolit të Venecies si ndërmjetëse e përhapjes së disa prurjeve leksikore në gjuhën shqipe është ndalur Mihăiescu. Është e vërtetë që Venecia ka dominuar disa porte të Shqipërisë dhe ka patur raporte të shpeshta dhe intensive edhe me zonën e Shkodrës, porse ky ndikim nuk arriti të penetronte në brendësi të Shqipërisë, për pasojë ndikimet në gjuhën tonë nuk kanë të krahasuar me ndikimet nga gjuha latine apo turke. Venecia, më së shumti, ka ushtruar ndikim në sferën e trafiqeve të mallrave në ndryshim kjo me administratën romake apo turke, të cilat kanë qenë për një kohë shumë të gjatë në kontakt me popullsinë shqiptare. Kështu dallojmë ndikimin e venecianishtes më së shumti në sferën e lundrimit, tregëtisë, ushtrisë, punës së dorës apo fesë katolike. Gjuhëtarët101 janë të mendimit se elementet veneciane në gjuhën shqipe konsistojnë në rreth 75 fjalë, të cilave mund t’u shtohen edhe ata që përmbajnë prapashtesat me prejardhje veneciane të lartpërmendura.

Përmendim si nyje tematike thelbësore në lidhje me përhapjen e venecianizmave përtej detit, së pari në dallimin e fushës leksikore në të cilën është ndjerë më fort ndikimi. Veçojmë fushën leksikore të lundrimit dhe të peshkimit, në të cilat vërejmë ndikimin e republikës së Venecies, së dyti në problematikat që shfaqin ndarja e huazimeve me prejardhje nga italishtja dhe atyre me prejardhje nga venecianishtja dhe së treti dallimin dhe mirëpërcaktimin e fondit leksikor ballkano-roman prej atij venecian102.

Së fundmi mund të themi se problematikat më të mëdha në lidhje me përhapjen e leksikut venecian dhe të ndikimit të tij në vendet e pellgut të Mesdheut lidhen me mungesën e një studimi sistematik të teksteve venecianë të hershëm si dhe me mungesën e një fjalori i cili të pasqyrojë fjalët edhe në bazë të përdorimeve103.

101 Haralambie Mihăiescu, I prestiti italiani nell’albanese, në ‘Zjarri’, 1979, 1-2, f. 26-31.102 Fulvia Ursini, Venezianismi marinareschi lungo le coste orientali dell’Adriatico, në ‘Processi di convergenza e differenziazione nelle lingue dell’Europa medievale e moderna’, (akte të konferencës ndërkombëtare 9-11 dhjetor 1999), Udine, f. 343-344.103 Benedek E. Vidos, I problemi dell’espansionsione della lingua nautica veneziana con particolare riguardo all’Oriente balcanico, në ‘Bollettino dell’Atlante linguistico mediterraneo’, 1962, f. 20

Page 40: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

31

KREU II

HUAZIMET DHE KALKET GJUHËSORE

2.1. Gjuhët në kontakt dhe ndërgjuhësia

Gjuha, si kod apo si sistem historiko-natyror, nuk është një bllok monolit, duke qenë se ndryshon si në aspektin diakronik (gjatë rrjedhës së kohës), ashtu edhe në aspektin sinkronik, sepse një gjuhë nuk është tjetër veçse tërësia e varieteteve gjuhësore në të cilat ajo na shfaqet104. Të njohësh e të flasësh një gjuhë nënkupton të dish e të prodhosh vetë e të kuptosh frazat në tërësi në disa, ose të paktën në një prej varieteteve të kësaj gjuhe.

Një bashkësi shoqërore formohet nga të gjithë folësit të cilët e quajnë veten përdorues të së njëjtës gjuhë, që ndërveprojnë përmes një repertori të caktuar shenjash gjuhësore dhe që kanë të përbashkët një sërë vlerash normative lidhur me të folurit. Bashkësia gjuhësore mund të mospërputhet me një entitet politik shtetëror të caktuar. Ka bashkësi gjuhësore të cilat shtrihen vetëm brenda kufijve të një shteti. Në këtë rast bashkësia gjuhësore dhe ajo etnike përputhen në njësinë territoriale. Kur bashkësia gjuhësore dhe bashkësia shoqërore nuk përputhen, ose kur vetë folësit janë përdorues njëkohësisht të shumë sistemeve gjuhësore të ndryshme, kemi të bajmë me situatën e gjuhëve në kontakt105.

Rreth gjuhëve në kontakt janë bërë shumë kërkime e studime nga gjuhëtarë të autoritetshëm, prej të cilëve në fundshekullin e XX e në vijim, meritojnë të përmenden sidomos, U. Uajnrajh dhe Ch. Ferguson, të cilët kanë bërë edhe sprovat e para për paraqitjen teorike të kësaj dukurie. U. Uajnrajhu106, u kushtoi punim të gjerë problematikave të gjuhëve në kontakt, duke analizuar shkaqet e kontakteve dhe llojet e tyre sipas tipologjive të caktuara. Ai është i mendimit se ndërndikimi përcaktohet nga faktorë strukturorë dhe jashtëgjuhësorë. Bashkëprania e shumë gjuhëve në përdorimet e folësve bën që të krijohet situata e kontakteve gjuhësore. Kontaktet gjuhësore mund të shihen e të analizohen si nga pikëpamja e përdoruesve të gjuhës, ashtu edhe nga pikëpamja e vetë gjuhëve. Nga pikëpamja e folësve, dy gjuhë quhen në kontakt atëherë kur zotërohen paralelisht në një farë mase nga të njëjtët folës. Vendi ku ndodh kontakti është pikërisht përdoruesi i gjuhës107. 104 Gjovalin Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Tiranë, 2009, f. 105. 105 Përmendim rastin e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, që përbëjnë një komb e një gjuhë të vetmë, por janë të ndarë në bashkësi shoqërore e shtete të ndryshme: Shqipëri, Ish-Jugosllavi, Greqi; për të mos përmendur këtu diasporat e hershme arvanite (Greqi), arbëreshe (Itali), arbneshe (Zarë-Kroaci), Mandricë (Bullgari). Gjovalin Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Tiranë, 2009, f. 109.106 Ulrich Weinreich, Languages in contact. Findings and problems, New York, 1953.107 “two ore more languages will be said to be in contact if they are used alternatively by the same persons. The language-using individuals are thus the locus of contact “, Ulrich Weinreich, Languages

Page 41: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

32

Nga pikëpamja e gjuhës, dy sisteme gjuhësore janë në kontakt atëherë kur bashkëveprojnë, d.m.th. kur strukturat e tyre ndikojnë tek njëra-tjetra.

Në aktin individual të komunikimit, ndërndikimi mund të konsiderohet si rëra që merr me vehte rrjedha, ndërsa në gjuhë si mbetjet e rërës që depozitohen në fund të ujit. Dy fazat e ndërndikimit duhen dalluar mirë. Në aktet e komunikimit të folësve dygjuhësh ata janë ex novo, duke qenë pasojë e njohjeve individuale rreth gjuhës tjetër, ndërsa në gjuhë kemi fenomene ndërndikimi, që falë përdorimit më të shpeshtë, janë bërë të zakonshëm dhe të qëndrueshëm, dhe përdorimi i tyre tashmë nuk varet nga dygjuhësia108.

Vendi i kontaktit mund të jetë individi i vetëm, bashkësia shoqërore në tërësi, por edhe një vend i caktuar në territorin gjeografik. Në qendër të studimeve sociolinguistike të sotme qëndron individi folës me mënyrat e tij të sjelljes gjuhësore që sigurisht është pjesëtar i një bashkësie folësish. Rreth njëzet vite më parë profetizohej se pas krijimit të BE-së, nuk do të kishte më hapësira për gjuhë të ndryshme dhe të gjithë do të flitnin gjithnjë e vetëm anglisht. Sigurisht janë të shumtë ata që e flasin anglishten si gjuhë të dytë, por pa menduar asnjëherë çrrënjosjen e gjuhës së vet mëmë. Sot, pra flitet për përdorim të anglishtes si gjuhë e dytë e zakonshme që nuk vjen për të zhdukur gjuhët e tjera kombëtare. Tashmë ka një përvojë historike që tregon se gjuhët e mëdha me përdorim ndërkombëtar nuk kanë hequr nga përdorimi gjuhët amtare, përkundrazi në raste të caktuara hegjemonia e një gjuhe ka çuar në konsolodimin e gjuhëve të tjera më pak të konsoliduara. P.sh. hegjemonia e anglishtes në Indi, është shoqëruar me konsolidimin e të folmeve amtare si gjuhë kombëtare.

Kontakti i gjuhëve si nocion lidhet ngusht me konceptin e dygjuhësisë dhe diglosisë. Një kusht që duhet të plotësohet që të ketë kontakt mes gjuhësh është që të kemi folës dygjuhësh. Le të ndalemi shkurtimisht në përkufizimin e dygjuhësisë (bilinguizmit) dhe diglosisë.

2.1.1. Përkufizimiidygjuhësisëdhediglosisënëpërgjithësi

Situata sociologjike e dygjuhësisë paravendon përdorimin e njëhershëm dhe konkurrent të dy gjuhëve në të njëjtën hapësirë gjeografike, ekonomike ose politike, për pasojë, aty pranëvendosen dy bashkësi të dallueshme në të cilat vërehet lehtë statusi individual. Ndërkaq mund të themi se mund të jetohet një situatë politiko-shoqërore të dygjuhësisë pa qenë të gjithë anëtarët e bashkësisë dygjuhësh.109 Këtu mund të sjellim shembullin e shqiptarëve të mbetur jashtë kufijve shtetërorë të Republikës së Shqipërisë, në territorin e Malit të Zi, Serbi apo Maqedoni. Në këto territore ka shumë banorë që dinë vetëm gjuhën shqipe, por që duke jetuar brenda territorit të një shteti tjetër, jetojnë situatën e dygjuhësisë, pasi në atë shtet ka dy gjuhë zyrtare: shqipen dhe gjuhën e vendit. in contact. Findings and problems, New York, 1953, f. 1.108 Ulrich Weinreich, Languages in contact. Findings and problems, New York, 1953, f. 11.109 Gjovalin Shkurtaj, Sociolinguistika, SHBLU, Toena, Tiranë, 1999, f. 173.

Page 42: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

33

Prej kësaj përfundojmë se situata e dygjuhësisë është ajo kur njeriu shprehet rrjedhshëm sipas situatave të jetës së tij të përditshme, në dy gjuhë të ndryshme dhe kur këtë komunikim dygjuhësor e pranojnë si mjedisi ashtu dhe situata e përgjithshme sociolinguistike. Sigurisht këtu duhet të dallojmë situatën e dygjuhësisë të një grupi shoqëror dhe të mësuarit e një gjuhe të dytë në shkollë apo diku tjetër. Kështu në Shqipëri ka shumë persona që flasim gjuhë të huaja. Këtë tip dygjuhësie e dallojmë duke përdorur termin bilingualitet dhe jo bilinguizëm110.

Shkurtaj dallon disa lloje dygjuhësie, të lidhura me faktorë të ndryshëm, shoqërorë, politike e ekonomikë.

a. Dygjuhësia familjare që rezulton nga një martesë e përzier – në këto raste është vënë re se ajo që ka peshë më të madhe është gjuha e nënës. Në rastin kur gjuha e nënës përshtatet me gjuhën e ambjentit atëherë gjuha e babait është allogjene; në të kundërt është gjuha e nënës allogjene. Në fëmijët e këtyre familjeve vërejmë sjellje të ndryshme. Herë fëmijët flasim gjuhën e babait pavarësisht faktit se e ëma mund të mos e flasë, duke pasur gjuhë amtare, gjuhën e babait e jo të nënës.

b. Dygjuhësia e emigracionit – kjo lloj dygjuhësie është ajo që karakterizohet nga fakti se fëmija duhet të flasë jashtë ambjentit familjar (përgjithësisht njëgjuhësh), një gjuhë të ndryshme të cilën jo gjithmonë e flasin prindërit. Ky tip dygjuhësie ndodh në ato vende të pasura ku ka fluks emigrimi nga vendet të huaja.

c. Dygjuhësia gjeopolitike – është ajo lloj dygjuhësie që rezulton kur dy bashkësi gjuhësore të ndryshme, me të drejta të njohura të barabartë, jetojnë në të njëjtën hapësirë politike dhe gjeografike. Situata të tilla janë ato të një dygjuhësie të njohur e të pranuar. Në këto situata individi mund të heqë dorë me dashje nga dygjuhësia duke u vetëdeklaruar si njëgjuhësh dhe duke mos e folur gjuhën e dytë. Është rasti i Kanadasë, ku ka dy gjuhë zyrtare anglisht/frëngjisht dhe ku folësit mund të deklarohen njëgjuhës e të mos e mësojnë gjuhën e dytë.

d. Dygjuhësia tekniko-ekonomike – kjo dygjuhësi është ajo që diktohet nga situata të caktuara në të cilat, grupe të strukturuara kombëtare apo krahinore janë të detyruar në sajë të nevojave të pranojnë një gjuhë informacioni apo formimi teknologjik.

Situatat e dygjuhësisë mund të çojnë në situate konfliktuale, por sot po i mëshohet gjithnjë e më shumë mendimit se situata e dygjuhësisë jo vetëm nuk ka përse të shkaktojë konflikt, por mund edhe të jetë faktor i zhvillimit dhe realizimit të plotë të personalitetit. Së fundmi po synohet që situata konflikti që mund të krijohen të mos zgjidhen detyrimisht me një thyerje të personalitetit apo me bjerrjen përfundimtare të 110 Gjovalin Shkurtaj, Sociolongiustikë e shqipes, Tiranë, 2009, f. 284.

Page 43: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

34

një trashëgimie gjuhësore e kulturore minoritare për shkak të një tjetre më të madhe.

Pra kemi, në raste të caktuara situata konfliktuale e në të tjera situata përfitimi.

Në lidhje me të parat, një fëmijë i rritur në një mjedis familjar dygjuhësh do të pasqyrojë në sjelljen e saj verbale do të pasqyrojë turbullime që lidhen edhe me vetë mjedisin. Kështu në rastin kur mes prindërve ka kundërvënie kulturore dhe fëmija duhet të përzgjedhë se nga cila anë duhet të anojë; ose në rastin kur prindërit janë folës të një gjuhe, dhe ambjenti i jashtëm gjuhësor i kundërvihet atij familjar. Shpesh në këto raste fëmija dëshiron të identifikohet me grupin shoqëror i cili në sytë e tij paraqitet si më i lartë se ai familjar. Ky koncept rrjedh nga dëshira për t’u njësuar e për të mos u ndjerë ndryshe nga grupi me të cilin është në kontakt të përditshëm. Kështu gjuha me të cilën dëshiron të njësohet është gjithnjë gjuha e mjedisit të jashtëm, shkollës, shokëve e miqve. Mendimet rreth fëmijëve dygjuhësh janë të ndryshme. Mendohet se situata dygjuhëshe mund të çojë në gjendje të paekuilibruar të fëmijës. Shpesh fëmija ndihet i ndarë në dysh, dhe prej kësaj mund të rrjedhin edhe defekte të të folurit. Dygjuhësi mendon se është i aftë të mendojë në të dy gjuhët, porse, në të vërtetë, ai nuk mendon në asnjërën; mendimi i tij nuk mëshirohet me ëndje në asnjërën gjuhë; ai shfaq mungesë gjuhësore spekulative që është edhe shkaku themelor i belbëzimit nga ai vetë.111 Nga ana tjetër vërehet se në të vërtetë fëmija e ka aftësinë e të përvetësuarit njëherazi dy apo tre kode gjuhësore të ndryshme. Fëmija mund të arrijë të vetëvendosë ekuilibrin mes gjuhës që flet me prindërit, gjyshat apo edhe ambjentin e jashtëm.

Nëse flasim pastaj për përfitimet e dygjuhësisë themi se për fëmijën kjo është një situatë nga e cila ai mund të përfitojë jashtëzakonisht. Në bazë të studimeve vërehet së fëmijët anglofonë në Montreal, që kanë filluar të mësojnë frëngjishten që në ciklin fillor zotërojnë në mënyrë të përsosur të dyja gjuhët. Është e qartë se situatat e krizës të shkaktuara nga një situatë dygjuhësie ndodhin në momentin kur ka konflikt potencial mes dy kulturave e qytetërimeve. Në këto raste gjendja e dygjuhësisë nuk organizohet harmonikisht. Kështu kjo situatë paraqet përfitime tek fëmija si një rrjedhshmëri të kënaqshme në të shprehurit në të dy gjuhët njëkohësisht apo në përftimin e hapësirave kulturore e të qytetërimeve të gjuhëve përkatëse. Sigurisht situata më e lumtur është situata e dygjuhësisë në familje. Duhet thënë se në folësit dygjuhësh kufiri mes dy sistemeve gjuhësore është shumë i ndjeshëm. Ndodh shpesh që ata përdorin struktura gjuhësore apo elemente leksikore të gjuhës në kontakt në dëm të gjuhës së vet, pa qenë i vetëdijshëm për këtë.

Diglosia nga ana tjetër paraqitet si fryt i situatave kur janë në kontakt dy gjuhë të ndryshme, të cilat përveç dallimeve tipologjike kanë në radhë të parë dallime si varietete funksionalisht të dallueshme. Fergusoni emërton diglosinë një situatë gjuhësore relativisht e qëndrueshme, në të cilën ka dialekte krahinore parësore ose varietete të ulëta dhe një variant gjuhësor të mbivënë apo varietet të lartë112. Uajnrajh 111 Gjovalin Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Tiranë, 2009, f. 295.112 Charles Ferguson, Diglossia, në Word, nr. 2, 1962, f. 15.

Page 44: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

35

me varietet të ulët nënkupton gjuhën amtare që nuk i nënshtrohet asnjë kontrolli normativ. Sjellim si shembull këtu arbërishten përballë italishtes zyrtare. Mund të themi se varianti i lartë me atë të ulët ndryshon në gramatikë, në leksik dhe fonologji. Kështu varianti i ulët ka më pak kategori gramatikore, kurse i larti ka më shumë kompleksitet gramatikor; sigurisht secili ka leksik të gjerë, por është karakteristikë e diglosisë që të ketë në gjuhë çifte fjalësh me domethënie të njëjtë që përdoren në të dy sistemet; në pikëpamje fonologjike të dy variantet përbëjnë një sistem, porse sistemi bazë është ai i ulëti. Në situatën e diglosisë askush nuk e përdor varietetin e lartë në bisedat e përditshme dhe mund të ndodhë që standardi të jetë identik me varietetin krahinor të një grupi të caktuar.113 Situatë tipike diglosie kemi në vendet e kthyera koloni të të tjerëve si rezultat luftërash e pushtimesh.

2.1.2. Aspekte sociolinguistike dhe pasoja të gjuhëve në kontakt

Nga sa u tha më sipër duket se që të kemi kontakt gjuhësor duhet të kemi folës dygjuhësh. Por kjo jo gjithmonë ndodh, pasi që dy gjuhë mund të bashkëveprojnë edhe pa pretenduar që bashkësitë e folësve të jenë dygjuhëshe. Është e mjaftueshme që të ketë një marrëdhënie mes bashkësive të ndryshme në mënyrë që një gjuhë të jetë e pranishme sadopak në një bashkësi tjetër gjuhësore. Në këtë kuptim, gjuhët e ndryshme të botës në situatën aktuale janë në kontakt me anglishten duke e ndjerë ndikimin e saj, këtë pa pretenduar që gjuha angleze të njihet mirë si gjuhë nga folësit e vendeve të ndryshme. Situata e kontaktit mes gjuhëve vërehet sa herë që një bashkësi gjuhësore ka marrëdhënie me një bashkësi tjetër. Në sajë të faktorëve të ndryshëm shoqërorë e kulturorë, kontakti mund të jetë horizontal – kur gjuhët janë në pozita prestigji të barabarta dhe në një situatë shoqërore, ekonomike e kulturore të krahasueshme – ose vertikal kur gjuhët kanë situatë në ndryshme në lidhje me prestigjin dhe njëra nga gjuhët është në pozicion dominues në krahasim me tjetrën. Kontakti mund të jetë i qëndrueshëm e të zgjasë me vite a shekuj; i zbehtë dhe të ndodhë në një kohë të shkurtër apo edhe krejtësisht i momentit, lidhur me nevoja të diktuara në një çast. Gjithashtu mund të jetë i përhapur dhe intensiv, kur marrëdhëniet mes folësve të gjuhëve janë të shumëllojshme, të shpeshta, të vazhdueshme ose mund të jetë rastësor dhe i rrallë, atëherë kur marrëdhëniet mes folësve janë të pakta dhe të limituara vetëm në disa situata thelbësore.

Ndërthurja e këtyre faktorëve bën që të krijohen situata të ndryshme kontakti mes gjuhëve. Në çdo situatë kontakti, një gjuhë influencon një tjetër. Marrëdhëniet mund të jenë të njëdrejtimshme, kur është vetëm njëra nga gjuhët në kontakt (gjuha pritëse) që merr nga tjetra (gjuhë model); ose dydrejtimshme, kur dy gjuhët influencojnë njëra-tjetrën dhe shkëmbejnë në mënyrë reciproke material gjuhësor. Kemi marrëdhënie horizontale p. sh. të gjuhës italiane me gjuhën angleze apo të një gjuhe tjetër evropiane dhe vertikale p.sh. kontakti i brendshëm me të folurat e minorancave gjuhësore apo të folurat aloglote. Kontakti me dialektet konsiderohet i dyanshëm, 113 Gjovalin Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Tiranë, 2009, f. 280.

Page 45: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

36

sepse në të njëjten kohë kemi ndikim si nga gjuha standard drejt dialekteve, si nga dialektet drejt gjuhës standard. Kemi kontakt edhe mes dialektesh të ndryshëm apo edhe varietesh të ndryshme brenda të njëjtit dialekt. Këto marrëdhënie mund të çojnë në krijimin e një koinè-je, pra të një varieteti krahinor në të cilin janë eliminuar karakteristikat thellësisht krahinore të një të folmeje dhe futur karakteristikat e të folmes së kryeqendrës së asaj krahine.

Emërtojmë situatë kontakti të tipit vertikal atë që krijohet në momentin e emigrimit nga një vend në një tjetër. Kështu në rastin e emigrimit në Itali vendoset kontakt vertikal i italishtes drejt gjuhëve të emigrantëve. Italishtja ishte si gjuhë në kontakt me shumë gjuhë të tjera të afërta e të largëta, sidomos në fund shekullin XX dhe në fillim shekullin XXI. Kështu është e njohur lindja e Cocoliche-s, përzierje gjuhësore e italishtes me spanjishten e përdorur në dhjetëvjeçarët e parë të ‘900-tës në zonën e Río de la Plata apo Buenos Aires apo edhe e folura italo-amerikane, varietet i gjuhës italiane me fjalor fortësisht të amerikanizuar, që është tipik i emigrimit italian në Shtetet e Bashkuara114. Pra, bashkësitë e emigrantëve në një vend të caktuar mund të çojnë në krijimin e varieteteve gjuhësore që janë fryt i bashkimit dhe përzierjes së gjuhës së tyre të origjinës dhe gjuhës së vendit në të cilin jetojnë.

Kontaktet, kryesisht ata vertikale, mund të çojnë në lindjen e një sërë fenomenesh gjuhësore e sociolinguistike që mund të kenë rezultate të ndryshme. Nga njëra anë kontakti i tejzgjatur vertikal mund të çojë në humbjen progresive të gjallërisë së gjuhës dhe mospërdorimin e një gjuhe, gjatë një procesi që njihet me emrin zëvendësim gjuhësh. Nga ana tjetër mund të çojë në një fenomen krejtësisht të kundërt: lindjen e gjuhëve të reja. Këto sigurisht ndodhin në situata të jashtëzakonshme, si p.sh. ato të formimit të gjuhëve të përziera. Këta gjuhë lindin në sajë të kontaktit intensiv që çon në përzierjen e dy gjuhëve në leksik e në gramatikë, nëpërmjet një ndërvarësie dhe ndërfutjeje progresive që bën të lindë një sistem të ri gjuhësor.

Shumë domethënës, për vetë fenomenet gjuhësore që vërehen në to, janë situatat e kontaktit jo intensiv, në një kontekst fortësisht shumëgjuhësor ose shumëkulturor në të cilin kemi praninë e një gjuhe dominuese, e cila çon në formimin e gjuhëve pidgin. Me lindjen e gjuhëve pidgin kemi procesin e krijimit të një varieteti që rrjedh nga dy a më shumë varietete të pranishme. Ky tip përmbledhjeje variantesh mund të çojë në lindjen e varianteve artificiale, të tilla si gjuha esperanto. Lindja e gjuhëve pidgin, është shembulli më ilustrues i kësaj dukurie. Gjuhët pidgin janë gjuhë të thjeshtuara sa i përket strukturës, që lindin si nevojë e domosdoshme komunikimi mes folësve të gjuhëve shumë të ndryshme me njëri-tjetrin, njerëz, të cilët nuk do të mund të komunikonin në forma të tjera mes tyre. Në këtë kuptim gjuha pidgin mund të klasifikohet si gjuhë shkëmbimi, por jo të gjitha gjuhët pidgin mund të jenë vetëm për marrëdhënie shkëmbimi, ashtu si dhe jo çdo gjuhë shkëmbimi mund të jetë pidgin. Ata karakterizohen nga një gramatikë krejtësisht të ndryshme nga ato të gjuhëve të folësve në bazë të të cilave krijohet pidgini. Pidgini është fryt i një përpunimi të 114 Gaetano Berruto, Contatto linguistico në Encicplopedia italiana, 2010.

Page 46: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

37

pavarur në një kontekst krejtësisht natyror dhe që nuk ndjek asnjë model apo normë. Kështu pra, krijohet një gjuhë tjetër e cila përdoret për të ardhur në ndihmë folësve, përmes procesesh thjeshtësimi dhe (ri)gramatikalizimi, duke u nisur nga materiali gjuhësor i gjuhës më të rëndësishme në situatën në fjalë, në një situatë, zakonisht, të tipit kolonial apo emigrues. Ka një numër të madh gjuhësh pidgin të përhapura nëpër botë. Sjellim rastin e punëtorëve emigrantë në vende si Gjermania. Sigurisht çdo gjuhë pidgin krijohet në bazë të nevojave konkrete të përdoruesve, që do të thotë se përmban terminologjinë dhe strukturat që nevojiten. Tjetër tipar i pidgin-it është se duhet të jetë i thjeshtë për t’u mësuar. Siç u tha më sipër duhet të bazohet në gjuhën e bashkësisë dominuese, por mund të ruajë sintaksën e gjuhëve të varura. Siç u tha edhe më sipër jo të gjitha gjuhët pidgin janë zhvilluar si gjuhë shkëmbimi.

Një situatë tjetër në të cilën lind nevoja e një mënyre komunikimi është ajo kur persona me prejardhje nga ambjente të ndryshme gjuhësore duhet të komunikojnë me njëri-tjetrin dhe me një grup dominues për të mbijetuar. Është rasti i skllevërve të cilët nuk liheshin asnjëherë me anëtarë të të njëjtit komunitet nga frika e kryengritjeve. Fakti që skllevërit për të komunikuar mes tyre zhvilluan një forme pidgini i dha në shpesh raste një kuptim negativ të folmeve pidgin, por çoi edhe në përftimin e statusin kreol të të folmes pidgin. Një gjuhë pidgin e mirëfilltë nuk ka folës që e kanë gjuhë mëme atë. Në momentin kur në bashkësinë shoqërore ku përdoret kjo gjuhë, lindin fëmijë, atëherë flasim për zhvillim të plotë të gjuhës dhe kemi lindjen e një kreoli. Pra, një gjuhë kreol është një gjuhë pidgin që ka folës të lindur në atë komunitet. Nga pikëpamja shoqërore, gjuhët kreole paraqesin më shumë interes se gjuhët pidgin, pasi ata japin më shumë informacion rreth prejardhjes së një grupi shoqëror dhe shërbejnë si simbol i identitetit të tyre. Ndërsa nga pikëpamja e informacionit, gjuhët kreole paraqesin më pak interes, sepse mund të konsiderohen gjuhë si gjithë të tjerat, përveçse sa i përket origjinës së tyre115. Siç u tha më sipër një gjuhë kreole është një gjuhë pidgin që në një moment të evolimit të saj, ka folës që këtë gjuhë e kanë gjuhë mëme. Pyetja që lind është nëse lindja e fëmijëve në një komunitet ku flitet gjuha pidgin çon në ndryshime gjuhësore. Pra, a ka ndryshime në rrafshin gjuhësor nga një gjuhë pidgin në një gjuhë kreole? Nga njëra anë Derek Bickerton116, mbëshetës i teorisë së Chomsky-t, është i mendimit se fëmija që lind në një shoqëri në të cilën dëgjon një gjuhë pidgin, në sajë të inatizmit, pra aftësive të lindura, është i nxitur të pasurojë dhe të shtojë në këtë gjuhë struktura të reja më të ndërlikuara, të cilat deri në atë moment nuk i nevojiteshin gjuhës pidgin. Pra, janë folësit e rinj, ata që lindin në një shoqëri ku flitet gjuha pidgin, të cilët ndikojnë në evoluimin dhe ndryshimin e gjuhës. Nga ana tjetër, Sankoff dhe Brown117, janë të mendimit se një gjuhë pidgin mund të pasurohet duke marrë një status të njëjtë me gjuhë të tjera natyrore, edhe pa pasur fëmijë të lindur në atë shoqëri gjuhësore. 115 Richard A. Hudson, Sociolinguistica, Il Mulino, Bologna, 1980, f. 70-71.116 Derek Bickerton, The roots of language, Ann Arbor, Mich., Karoma; Creole languages and dhe Bioprogram, në Linguistics: The Cambridge survey, Cambridge, Cambridge University Press, vëll. II, f. 268-284. 117 Gillian Sankoff – Penelope Brown, The origins of Syntax in Discourse, në Language, 52, f. 631-666.

Page 47: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

38

Në përfundim mund të themi se mes gjuhëve pidgin dhe atyre kreole nuk ka ndryshime të mëdha. Mund të thuhet se ata janë më tepër një continuum i njëra-tjetrës, më shumë se gjuhë të ndryshme. Është e qartë se nuk mund të përcaktohet një moment në të cilin një gjuhë merr statusin e një gjuhe pidgin. Në kohët e sotme është me interes të vrojtohet e shqyrtohet ajo që quhet ‘italishtja e punëtorëve të huaj’, e cila është zhvilluar në periudhën e pas luftës së II Botërore në hapësirat qytetare të pjesës gjermane të Zvicrës, si gjuhë ndihmëse mes punëtorëve me prejardhje të ndryshme. Interesant është të vrojtohet edhe rasti i punëtorëve shqiptarë në Itali. Shumë prej tyre, në momentin e mbërritjes në brigjet italiane nuk kishin formimin gjuhësor të duhur për të komunikuar në italisht. Sigurisht gjuha që ata përdorin në vendin e tyre të punës është më e komplikuar, madje në disa raste mund të vërehen edhe përzierje të tilla si, “ma arrivat njat martel”, ku fjalët italiane ‘arrivare’ dhe ‘martello’ i janë përshtatur rregullave morfologjike të shqipes. Ne nuk do të ndalemi gjatë në këtë problem, edhe sepse ky ka qënë objekt studimi edhe për gjuhëtarë të tjerë118.

2.1.3. Ndërgjuhësia dhe ndërndikimi

Sektori i gjuhësisë që merret me studimin e kushteve në të cilat përcaktohet kontakti mes gjuhëve dhe pasojat që rrjedhin prej tij (të nënkuptuara si ndikime, qofshin të njëanëshme apo të dyanshme) njihet me termin interlinguistica - ndërgjuhësi. Ky përkufizim nxjerr në pah dy këndvështrime të ndryshme nga të cilat mund të shqyrtohet fenomeni. Nga njëra anë kontakti, që ka të bëjë edhe me përmasat ‘virtuale’ të takimit mes dy varietetesh apo e thënë ndrysh ‘të praktikuarit alternativ i gjuhëve’ dhe nga ana tjetër ndërndikimi, që ka të bëjë me konkretizimin në një strukture gjuhësore konkrete në akte komunikimi. Termi interlinguistikë - ndërgjuhësi përdoret së pari në Kongresin e IV Ndërkombëtar në Paris më 1949, duke nënkuptuar studimin e gjuhëve artificiale, siç mund të ishte gjuha esperanto.119 Më pas ajo filloi të nënkuptonte kalimet dhe ndryshimet mes gjuhëve. Ky koncept u bashkua me atë të kontaktit mes gjuhëve, duke konsideruar të domosdoshëm aktin e komunikimit në mënyrë që kontakti të realizohej.

Nga ana tjetër, kemi atë që quhet ndërndikim (interferencë), që e ndeshim në kompetencën individuale të individit, që konkretizohet në vetë mesazhin që ai formulon dhe paraqet. Kështu folësi dygjuhësh, duke folur njërën gjuhë mund të përdorë elemente të gjuhës tjetër, duke i thyer normat e gjuhës së vet. Ndërndikimi mund të jetë leksikor apo terminologjik; semantik a kuptimor dhe gramatikor120. Sigurisht më të rendit janë ndërndikimet gramatikore. Ndërndikimi i ka rrënjët në

118 Ledi Shamku – Shkreli, Procese të ndikimit italian mbi shqipen - Rasti i emigracionit të fundit në Itali. Librat “Njeriu”, Tiranë, 1999, që trajton krejtësisht këtë problem.119 Roberto Gusmani, Interlinguistica, në ‘Linguistica storica’, ed. R. Lazzeroni, Roma, 1989, f. 87-114.120 Gjovalin Shkurtaj, Kultura e gjuhës, SHBLU, Tiranë, 2006.

Page 48: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

39

vetë aftësitë gjuhësore të asimiluara nga individi, përmes marrëdhënieve të vendosura në grupin shoqëror ku jeton. Rreth kontaktit mes gjuhëve janë bërë studime që kanë përfshirë edhe sferën sociokulturore. Kështu dy ose më shumë gjuhë, quhen gjuhë në kontakt, nëse përdoren në mënyrë alternative nga të njëjtit persona. Përdorim termin ndërndikim për të shënjuar shembujt e shmangies nga normat e një gjuhe apo një tjetre, të cilat vërehen në aktet komunikuese të vetë folësve, si rezultat ky i kontaktit gjuhësor121. Një gjuhë e caktuar mund të ushtrojë ndikim në një tjetër për shkaqe të ndryshme: - falë vështirësive natyrore artikuluese të vetë gjuhës, - falë dembelisë, - falë tendencave të imitimit.122 Dëshirojmë të ndalemi në dy raste tipike:

- Kur një i huaj i çfarëdo kombësie qoftë, mëson gjuhën shqipe dhe gjatë komunikimit në gjuhën tonë nuk arrin të mos transportojë fjalë, shprehje apo thekse e intonacion të gjuhës së vet, kjo tingullon e pranueshme dhe nuk shkakton shqetësim, pasi kuptohet që këto kalime bëhen ‘nga halli’.

- Në rastin e dytë, kur këto kalime a thyerje të normës së gjuhës shqipe bëhen nga një shqiptar, i cili natyrisht e di shumë mirë gjuhën e vet (L1), situata bëhet më e ndërlikuar. Kështu këta folës që përdorin fjalë të huaja të panevojshme, mund të imitohen nga të tjerë që ‘infektohen’ me dëshirën që t’i ngjajnë atij, duke i konsideruar këto përdorime si risi, me pasojën që pak nga pak fjalë të tilla mund të nguliten në sistem.

Vendi ku ndodh kontakti janë vetë personat që i përdorin gjuhët. Kështu, folësit dygjuhësh bëhen vetë qendra e ndërveprimit dhe e mbivendosjes së dy kodeve të ndryshme gjuhësore. Vetë parregullsitë në përdorimin e gjuhës përbëjnë fenomenin e ndërveprimit. Ndërveprimi që mund të pësojnë kodet e ndryshme gjuhësore janë të formave të ndryshme. Dihet që gjithmonë është prirja për të njësuar gjuhën e re që po studiohet me gjuhën mëmë. Kështu kemi ndërveprim mes gjuhës a kodit gjuhësor të mësuar përpara dhe gjuhës a kodit gjuhësor që mësohet në një moment të dytë, duke realizuar bashkëjetesën në një individ të caktuar të gjuhës mëmë apo gjuhës së parë dhe gjuhës së huaj, gjuhës së dytë. Rreth këtyre koncepteve mund të gjenden emërtime të ndryshme (gjuhë e nisjes/lingua di partenza – gjuhë e mbërritjes/lingua di arrivo; gjuhë model/lingua modello – gjuhë përgjegjëse/lingua replica). Ndeshemi me fenomenin e ndërveprimit edhe mes gjuhës a kodit gjuhësor që zotërohet më mirë dhe atij që zotërohet më pak; apo mes kodit gjuhësor që gëzon një prestigj më të madh sociokulturor dhe atij që ka më pak peshë. Fergusoni në lidhje me këtë ka propozuar terminologjinë variant i lartë/varità alta dhe variant i ulët/varietà bassa o inferiore. Këto raste paraqiten më së shumti në shoqëri ku ka më shumë se një komunitet të vetëm gjuhësor dhe social, shoqëri që janë pra të karakterizuara nga një shumësi gjuhësore a kulturore, në të cilat kontaktet mes gjuhësh e kulturash janë të vazhdueshme dhe çojnë në krijimin e fenomeneve dinamike.

121 Ulrich Weinreich, Languages in contact. Findings and problems, New York, 1953, p. 3122 Paola Cotticelli, Interferenza në Dispense di Linguistica storica 2011/2012.

Page 49: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

40

Termit interferencë (ndërveprim) mund t’i bashkërendojmë edhe termin integrim (përshtatje). Me këtë nënkuptohet integrimi (përshtatja) në një gjuhë a dialekt, i përbërësve me prejardhje të huaj. Meqënëse integrimi është një proces i ngadaltë, nuk mund të përcaktohet menjëherë nëse një forestierizëm është një citim i rastësishëm apo një huazim i mirëfilltë.

Nëse krahasojmë folësin dygjuhësh në raport me atë që po mëson një gjuhë të dytë, si gjuhë të huaj themi se në rastin e dygjuhësit kemi barazi mes dy repertoreve të përdorimit; në rastin e atij që mëson një gjuhë L2 si gjuhë të huaj kemi një josimetri mes repertorëve.

Mund të dallojmë disa forma të interferencës - ndërveprimit.

1. Përdorim fjalësh të huaja – me këtë nënkuptojmë përdorimin e përkohshëm të fjalëve të huaja, që nuk bëjnë pjesë le të themi në atë që mund të konsiderohet fjalori i zakonshëm i gjuhës së folur apo të shkruar të një përdoruesi të një kodi gjuhësor. Personi përdor një fjalë të tillë në një moment të caktuar, qoftë edhe vetëm për të specifikuar më mirë një koncept apo thjesht si pasojë e një nevoje të momentit. Shpesh ndodh që termi në kodin e parë gjuhësor të shoqërohet nga termi i huaj ekuivalent apo i përafërt; kjo për t’u treguar modern apo për t’u dukur i shkolluar apo edhe thjesht për të përdorur një fjalë të huaj (e menjëhershme/imediate, e qëndrueshme/solide, e brishtë/fraxhile, e dhunshme/violente, stabilitet/ qëndrueshmëri, social/shoqëror).

2. Përzierje kodesh gjuhësore (code mixting) – Nënkupton praninë e dygjuhësisë. Kemi të bëjmë me ndryshim të gjuhës a varietetit të gjuhës në të njëjtën kohë me ndryshimin e argumentit të diskutimit. Segmentet e bisedimet që pësojnë ndryshim janë të shkurtër, pra mund të jenë edhe batuta të vetme dialogu. Kemi të bëjmë, pra me një ndryshim të situatës, por jo gjithmonë. Raste të përzierjes së kodit mund të jenë edhe situata bashkëbisedimi, në të cilat një folës dygjuhësh po bashkëbisedon me një folës tjetër me karakteristika të njëjta, duke ndryshuar kodin e komunikimit, por pa ndryshuar situatën. Kjo situatë mund të përkufizohet si përzierje e kodeve. Me sa duket është situata tipike, për të cilën nuk kemi një kod gjuhësor të vetëm i cili të jetë i posaçëm. Për të arritur në një kuptueshmëri më të lartë mes bashkëbiseduesve, ata vetë përzgjedhin fjalë të caktuara herë nga njëra gjuhë e herë nga tjetra. Zakonisht ky kalim është pothuajse rastësor dhe nuk lidhet direkt me argumentin e bisedës123. Përzierja e kodeve është një argument i cili paraqet interes për të parë nëse çdo gjuhë mund të jetë subjekt për përzierje kodesh apo nëse ka modele të përgjithshme që çojnë në përzierjen e kodeve.

3. Shkrirje - Ndryshim kodi (code switching) – konsiston në përdorimin me kombinim, në mënyrë të vetëdijshme apo jo, të dy kodeve gjuhësore gjatë të folurit. Ky lloj ndryshim kodi më së shumti ndodh në gjuhën e folur, sidomos

123 Richard A. Hudson, Sociolinguistica, il Mulino, Bologna, 1980, f. 60-61.

Page 50: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

41

në kontekste komunikative jo formale dhe karakterizohet nga dëshira e vullneti i folësit. Në këtë rast nuk kemi ndryshim të bashkëbiseduesit, por thjesht një ndryshim të rrjedhës së komunikimit, gjatë së cilës vetë folësit përzgjedhin cilin kod gjuhësor dëshirojnë të përdorin. Prishja e kodit është pasojë e drejtpërdrejtë e dygjuhësisë124. Të gjithë ata që flasin gjuhë të ndryshme përzgjedhin mes tyre në varësi të situatave në të cilat gjenden. Zakonisht përzgjidhet një kod gjuhësor edhe në varësi të bashkëbiseduesit, që do të thotë përzgjidhet gjuha me të cilën të flitet më me lirshmëri. Në një situatë shumëgjuhësie të komunitetit gjuhët e ndryshme përdoren në situata të ndryshme, dhe zgjedhja është gjithmonë e kontrolluar nga rregulla shoqërore. Përgjithësisht njëra gjuhë përdoret në shtëpi, ndërsa një tjetër në komunitet. Më saktësisht ky ndryshim kodi përcaktohet si ndryshim kodi në sajë të situatës. Secila gjuhë ka një funksion shoqëror që nuk mund të kryejë një tjetër. Kështu gjuha që flitet në komunitet nuk mund të përdoret në shtëpi, sepse do të tingullonte krejtësisht jashtë kontekstit. Si pasojë është gjuha ajo që përcakton situatën dhe jo situata që orienton përzgjedhjen e gjuhës. Jan-Petter Blom dhe John Gumperz125 sjellin si shembull, sjelljen gjuhësore të një grupi shoqëror në Norvegji. Ata edhe pse në vendin e punës, flitnin në të folmen dialektore në bisedimet për gjëra të përditshme dhe në të folmen strandard për çështje pune. Këtë ata e përkufizojnë prishje kodi metaforike.

4. Interferencë në njësitë mbisegmentore – fenomen që ndodh në folësit dygjuhësh jo perfektë në momentin fillestar të mësimit të gjuhës së re. Kemi rastet kur fjalët shqiptohen me theksa të gabuar.

Këto sa thamë janë forma disi më sipërfaqësor të përdorimit të elementeve të huaja në një kod gjuhësor të caktuar. Formë e konsideruar si ndërhyrje më e thellë në gjuhë është ajo e huazimit. Udha që bën fjala nga gjuha dhënëse në atë marrëse mund të ndahet në:

- Faza e parë është ajo që quhet transferimi, në të cilën kemi hyrjen dhe përdorimin në gjuhë të fjalës së huaj ashtu siç është në gjuhën dhënëse, pa ndryshuar asgjë në formën e saj fonetike a morfologjike.

- Faza e dytë që quhet ndryshe edhe ndërndikimi apo interferenca është ajo gjatë së cilës fjala fillon e përshtatet me natyrën fonetike a morfologjike të gjuhës marrëse. Tipik i kësaj faze është përshtatja e theksit. Kjo fazë mund të jetë shumë e gjatë në kohë. Ne sot ndeshemi akoma, edhe pse ka kaluar shumë kohë, me fjalë me prejardhje nga turqishtja që e kanë ruajtur ende theksin origjinal në toskërishte, p.sh. tenxheré, penxheré, kafé. Fjalë të tilla në

124 Richard A. Hudson, Sociolinguistica, Il Mulino, Bologna, 1980, f. 58-60.125 John P. Blom – John Gumperz, Social meaning in linguistic Structure: Code-switching in Norway, në J. Gumperz, Language in social groups, Stanford, Calif., Stanford Unversity Press, 1971, f. 274-310; përkth. It. Fattori sociali determinanti nel comportamento verbale, në ‘Rassegna italiana di Sociologia’, 9, 1968, f. 301-328.

Page 51: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

42

dialektin gegë kanë ndryshuar theksin duke u përshtatur me theksin e gjuhës shqipe, tenxhére, penxhére, káfe. Pra ndeshemi me dyzim të shqiptimit. Shembuj të tjerë janë edhe ato që lidhen me shqiptimin e emrave të përveçëm të qyteteve të Italisë, Padova, Genova, Otranto. Në të folmet e toskërishtes këto fjalë ruajnë shqiptimin origjinal, ndërsa në të folmet e gegërishtes ato përshtaten me shqiptimin e shqipes126.

- Faza e tretë e procesit të huazimit është përfshirja e plotë apo integrimi i fjalës në gjuhën marrëse. Në këtë fazë flasim për fjalë të cilat tashmë janë përfshirë plotësisht në sistemin e gjuhës marrëse dhe siç thotë Çabej ‘janë bërë mish e asht i gjuhës shqipe’.

Mbi bazën e një shkallëzimi të tillë mund të themi se fjalët e marra nga gjuhë të tjera mund të ndahen në fjalë të huaja, fjalë që po huazohen dhe huazime.

2.2.Përkufizimiihuazimevegjuhësore.

Gjuha shqipe është një gjuhë që mbështetet në një fjalor të gjallë, me variantin e saj të folur dhe të shkruar. Me këtë gjuhë është krijuar një letërsi e tërë, janë përkthyer kryevepra botërore letrare e shkencore. Gjuha ec përpara, zhvillohet e pasurohet në sajë të një grupi banorësh që e përdorin, në shkrim e të folur. Ndryshimet e mëdha që ndodhin në periudha të ndryshme shndërrimesh politike, sociale, ekonomike – siç është rasti i pas viteve ’90 për vendin tonë – kanë pasqyrimet e veta në gjuhë. Zhvillimet dhe lëvizjet në gjuhë gjatë kësaj periudhe kanë qenë të dukshme. Nga njëra ana kemi dalje nga përdorimi të shumë fjalëve të vendosura nga regjimi dhe nga ana tjetër kemi futjen në përdorim të një sërë fjalësh nga gjuhë të huaja.

Gjuhët ndryshojnë e pasurohen e sigurisht për këtë ndihmojnë prejardhja dhe përbërja, por sidomos dhe huazimi. Natyrisht, të huazuarit si proces, nuk është gjithmonë i njëjtë. Blumfildi thoshte se dallohen huazimi i drejtpërdrejtë apo intim dhe huazimi i tërthortë127. Të huazuarit në mënyrë të drejtpërdrejtë, është ajo formë huazimi që ndodh në momentin kur dy gjuhë përdoren në një bashkësi të njëjtë topografikisht dhe politikisht, ndërsa huazimet e tërthorta janë ata që ndodhin në mes dy kombesh që politikisht nuk janë një. Kështu huazimet në gjuhën shqipe nga shqiptarët në Itali janë të drejtpërdrejta, ndërsa huazimet në shqip nga italishtja e shqiptarëve në Shqipëri janë të tërthorta. Hyrja në gjuhë e fjalëve dhe ndërtimeve të reja është pasojë e nevojës për t’iu përgjigjur zhvillimit të përgjithshëm ekonomik e shoqëror të vendit. Përcaktimi i kohës së depërtimit të fjalëve të huaja në një gjuhë është punë e leksikologjisë. Vetë cilësimi i një fjale si huazim është qëndrim etimologjik128, ndërsa hulumtimi i rrugëve të depërtimit, drejtpërdrejtë ose tërthorazi, përmes gjuhës

126 Gjovalin Shkurtaj, Kahe dhe dukuri të kulturës së gjuhës shqipe, Kristalina, Tiranë, 2003, f. 114.127 Leonard Bloomfield, Languages, Allen and Unwin, London, 1935.128 Xhevat Lloshi, Stilistika dhe pragmatika, Toena, Tiranë, 1999, f. 111

Page 52: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

43

ndërmjetësuese është më shumë çështje e teorive për gjuhët në kontakt129. Për të ndjekur ndryshimet e mëdha ekonomike, teknologjike e shoqërore, gjuha shqipe mori një numër të madh fjalësh nga gjuhët me të cilat kishte marrëdhënie më të dendura, sidomos nga anglishtja dhe italishtja.130 Ajo u përball me një sërë përkthimesh, të cilat u nxitën nga vërshimi i botimeve të llojeve të ndryshme në një kohë të shkurtër. Për pasojë shpesh fjalët e huaja u morën të gatshme, pa pritur krijimin e terminologjive përkatëse në gjuhën shqipe. Veç kësaj, lindja e pasurimi me fjalë të reja erdhi edhe si pasojë e ndjesisë së vjetërimit të një sërë fjalësh të përdorura gjatë regjimit.

Tashmë termi ‘huazim gjuhësor’ është shumë i përdorur dhe me të nënkuptojmë fenomenin sipas të cilit një formë gjuhësore (qoftë fjalë e vetme apo edhe shprehje), kalon nga një gjuhë në një gjuhë tjetër. Megjithëse tashmë i mirënjohur si term, mendojmë që paraqet ndonjë problematikë. Përgjithësisht huazimi i një objekti a sendi, nënkupton në të shumtën e rasteve kthimin e tij në një moment të caktuar tek i zoti, gjë që nuk ndodh me huazimin gjuhësor. Në gjuhë ajo që jepet/merret nuk i kthehet më asnjëherë gjuhës së origjinës. Huazimi është një fenomen mjaft i ndërlikuar që lind kryesisht falë kontaktit që ka mes dy kulturash gjuhësore. Rëndësia që merr një kontakt i tillë lidhet me vetë shkëmbimin dhe pasurimin e secilës kulturë. Cesarotti, në veprën e tij Saggio sopra la filosofia delle lingue – vepra më komplekse rreth çështjes së gjuhës në rrjedhën e zhvillimit të saj gjatë ‘700-tës si dhe dokumenti kryesor i kulturës dhe shijes në Itali në periudhën mes Iluminizmit dhe Romanticizmit131 - pohonte se “asnjë gjuhë nuk është e pastër”, pasi të gjitha gjuhët natyrore janë rezultat i takimit të shumë përbërësve me njëri-tjetrin. Vepra mund të vendoset në të njëjtin plan, sa i përket ndërgjegjësimit rreth zhvillimit të shijes dhe idealeve gjuhësore dhe letrare. Që në fillesat e historisë së vet njeriu dhe shoqëritë njerëzore kanë patur domosdoshmëri komunikimin për të bashkëvepruar në të njëjtin grup shoqëror apo me grupe të ndryshme si dhe për të zgjidhur probleme që i paraqiteshin. Në bazë të një komunikimi të tillë kultura të ndryshme kanë hyrë në marrëdhënie me njëra-tjetrën.

Njëgjuhësia (monolinguizmi) pra, nuk mund të jetë një realizim i mundur njerëzor. Çdo komunitet gjuhësor mëson prej të afërmve, e në këtë pikëpamje nuk mund të gjejmë asnjë gjuhë që të mos ketë elemente të gjuhëve të tjera. Gjuha, e parë në një këndvështrim të gjerë, si mjet komunikimi dhe shprehjeje të organizuar dhe të strukturuar, përfshin në vetvehte një situatë dy- apo shumëgjuhësie. Nënkuptojmë këtu njohjen (shkrim, lexim, të folur) të gjuhëve të huaja; përdorimin e gjuhës standarde dhe të folurës dialektore; ndryshimin e regjistrave të ndryshëm në të folur, që nga ata më të lartit tek ata familjarë, jo formalë apo të rëndomtë (vulgarë).

129 Haki Hysenaj, Leksiku i huaj në prozën e Ernest Koliqit, 20 shtator 2011, f. 1, në www. Shkenca. Org.130 Anila Omari, Vështrim mbi disa prirje të gjuhës së sotme letrare, në Shqipja në etapën e sotme: politikat e përmirësimit dhe të pasurimit të standardit (aktet e konferencës shkencore – Durrës, 15-17 dhjetor 2010), Botimet albanologjike, Tiranë, 2011, f. 175.131 Mario Puppo, Hyrje e Melchiorre Cesarotti, Saggio sulla filosofia delle lingue, Milano 1969, f. 5-16.

Page 53: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

44

Kjo shumëllojshmëri mënyrash komunikimi, lidhet sigurisht me situatat në të cilat njeriu jeton dhe në të cilat duhet të komunikojë. Repertori i përdorimeve gjuhësore përcaktohet nga Berruto si ‘bashkësia e mjeteve gjuhësore që anëtarët e një shoqërie gjuhësore zotërojnë, që do të thotë, shuma e varieteve të një gjuhe a shumë gjuhëve të përdorura brenda një komuniteti të caktuar shoqëror’132. Shumëllojshmëria e situatave që çojnë në përdorime kodesh dhe aktesh gjuhësore individuale të ndryshme, përbëjnë situatën e shumëgjuhësisë.

Huazimi gjuhësor është një fenomen shumë i ndërlikuar që lind, pra, kryesisht nga kontakti mes gjuhësh dhe kulturash të ndryshme. E rëndësishme në këtë, është të theksohet se ky fenomen çon në shkëmbim dhe sigurisht pasurim të dy popujve/kulturave. Bëhet fjalë për një fenomen, rreth të cilit është folur dhe diskutuar shumë mes gjuhëtarëve, të cilët jo gjithmonë bashkërendojnë në përkufizimet e tyre. Kjo rrjedh edhe nga vetë fakti se me huazim nuk nënkuptohet një koncept i unifikuar, porse një tipologji fenomenesh gjuhësore.

Që nga fundi i ‘800 përbën një nga çështjet kryesore të gjuhësisë historike, pikërisht prej momentit kur krijohet vetëdija se një pjesë e rëndësishme e gjuhës dhe evolucionit të saj janë edhe bashkësitë e folësve të një gjuhe, qytetërimet dhe kulturat që përfaqësojnë, si dhe pikëtakimet dhe shkëmbimet mes popujve. Çështja e huazimeve është e pranishme në diskutimet gjuhësore që në kohën e Ascoli-t133. Për të, gjuha nuk është më një mekanizëm që zhvillohet në mënyrë të përcaktuar, por, sipas tij, fenomenet gjuhësore janë pasqyrim i pranisë së popujve dhe ndikimeve që ushtrojnë mes njëra-tjetrës bashkësitë e folësve.

Wind134, duke e trajtuar në pikëpamje sociolinguistike çështjen, pohon se në studimin e huazimeve është shumë e rëndësishme, bile thelbësore të mësohen arsyet në sajë të të cilave një fjalë kalon nga një gjuhë në tjetrën.

Ashtu siç edhe tradita sosyriane, Deroy135 është i mendimit se gjuha është një sistem në lëvizje të përhershme, që e rivendos herë pas here ekuilibrin e vet të brendshëm. Huazimi, si element që futet në gjuhë në një moment të caktuar, është një risi e vetë përdoruesit të gjuhës. Në këtë pikëpamje, huazimi ndryshon përkohësisht ekuilibrin e sistemit.

Studimet janë çuar përpara nga Gusmani136, i cili e sheh huazimin në raport me aftësinë krijuese të folësve dhe të vetë gjuhës.

132 Gaetano Berruto, Fondamenti di sociolinguistica, Ed. Laterza, Bari, 1995, f. 72.133 Graziadio I. Ascoli, Scritti sulla questione della lingua, a cura di C. Grassi, Einaudi, Torino, 1975, f. XXXIII-XXXIV.134 Bartina H. Wind, Mots italiens introduits en françaisau XVI siècle, Kluwer, Deventer, 1928.135 Louis Deroy, L’emprunt linguistique, Belles lettres, 1956.136 Roberto Gusmani, Aspetti del prestito linguistico, Libreria Scientifica Editrice, Napoli, 1973.

Page 54: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

45

2.2.1. Huazimigjuhësornëkëndvështrimkronologjik

Nëse shohim kronologjikisht teoritë kryesore rreth huazimeve gjuhësore, do të vërejmë se ky argument ka qenë gjithmonë në qendër të interesave të gjuhëtarëve, të cilët kanë debatuar duke vënë në dukje problematikat e çështjes.

Një ndër përkufizimet e para të konceptit të huazimit është ai i formuluar nga Ascoli, që, në debatet rreth çështjeve me karakter gjuhësor, i quan forestierizmat si një prej “burimeve të një rëndësie të veçantë për pasurimin leksikor të gjuhës”137. Në fakt, në formulimin e mendimit të Ascolit rreth evoluimit të gjuhëve, bëjnë pjesë koncepti i prestigjit dhe dinamikës inovative. Çështjeve me karakter gjuhësor ai gjithmonë i bashkangjit edhe problematikat shoqërore dhe të qytetërimit. Ai pohon se çdo gjuhë paraqet dinamikën e vet inovative në sajë të qarkullimit të shpejtë dhe të gjithanshëm të koncepteve dhe ideve të reja. Koncepti i dinamikës inovative përbën aftësinë e një gjuhe për të tërhequr apo për të nxjerrë jashtë, shenja gjuhësore të ndryshme, pa ndryshuar strukturën e vet. Pikërisht në këtë kategori Ascoli përfshin edhe forestierizmat dhe teknicizmat, të cilët sipas tij janë të një rëndësie të veçantë.

Në vazhdim Deroy, formulon idenë e tij që konsiderohet si një nga pikat kryesore të referimit në lidhje me çështjen e huazimeve. Ai pohon se “huazimi është një formë shprehëse që një shoqëri gjuhësore merr nga një tjetër”138. Ai është i mendimit që një fjalë mund të largohet dhe të ketë rrugëtim të pavarur nga kalimi nga njëra gjuhë në tjetrën, duke iu larguar gjuhës nga e ka origjinën.

Bruni, trajton fenomenin e përhapjes së huazimeve dhe atë të ndikimit mes gjuhëve duke cekur gjithmonë edhe konceptin e interferencës (ndikim i ndërsjellë, ndërndikim). “Loja e këtyre ndërndikimeve është emërtuar huazim. Tashmë është shqyrtuar që ky emërtim nuk është krejtësisht i gjetur, sepse huazimi nënkupton diçka që në një moment të caktuar duhet t’i kthehet atij të cilit iu mor. Porse tashmë duket që ka gjetur përdorim të gjërë në terminologjinë gjuhësore.”139. Saktësimi rreth terminologjisë së përdorur për konceptin e huazimit, mendojmë se është me vend, pasi në shumicën e rasteve, për të mos thënë në të gjitha rastet, nuk vërejmë asnjë kthim të fjalës së huazuar. Huazimi është një rrugë pa kthim.

2.2.2. Huazimigjuhësornëndërthurjemetreguesitsociolinguistikë

Koncepti i huazimit, përveç trajtimit teorik nga pikëpamja kronologjike, të cilin u munduam ta paraqesim, është trajtuar nga gjuhëtarë të tjerë edhe nga pikëpamja sociolinguistike. Në vazhdim po paraqesim mendimet e disa autorëve të cilët e 137 Graziadio I. Ascoli, Scritti sulla questione della lingua, a cura di C. Grassi, Einaudi, Torino, 1975.138 Louis Deroy, L’emprunt linguistique, Belles lettres, 1956, p. 18. Deroy, këtu përkthen një pjesë nga Vittore Pisani, Sull’imprestito linguistico, në Rendiconti sull’Istituto di Scienze e Lettere, 73, I, 1939 – 1940.139 Francesco Bruni, L’italiano – Elementi di storia della lingua e della cultura, UTET, Torino, 1987, f. 104 – 106.

Page 55: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

46

shohin çështjen e lëvizshmërisë së leksikut si fenomen kryesisht sociolinguistik.

Zolli, në studimet e tij në lidhje me fjalët e huaja të futura specifikisht në gjuhën italiane, na paraqet këto pikëpamje:

1. Huazimi, i pranishëm në të gjitha gjuhët, është pa dyshim i lidhur me faktorë jashtëgjuhësorë: raporte kulturore, shkëmbime ekonomike, pushtime ushtarake. Në këtë pikëpamje është e natyrshme që kalimi i një fjale nga një gjuhë në një tjetër do të jetë më i thjeshtë dhe i shpeshtë. Kjo është e mundur kur shkëmbimet dhe marrëdhëniet janë të shpeshta dhe intensive.

2. Është vënë re nga gjuhëtarët që janë marrë me problemin e huazimeve gjuhësore, që fenomeni është drejtpërdrejtë i lidhur me superioritetin e një populli në një fushë të caktuar.

Zolli e quan huazimin, pasurim të gjuhës, të lidhur ngushtësisht me fenomene jashtëgjuhësore. Nga pikëpamja e gjuhës ai e quan huazimin si të lidhur me modën, si një tërheqje që paraqet një gjuhë e huaj. Zolli është i mendimit, se suksesi apo dështimi i një termi të huaj lidhet me arsye gjuhësore dhe specifikisht me strukturat gjuhësore. Ndodh që në raste të shumta, mirëpritja e elementeve të huaja varet nga struktura e përafërt gjuhësore e gjuhës që pret si dhe nga nevojat e saj140. Në procesin e huazimit gjuhësor ka peshën e vet, që sigurisht duhet marrë parasysh, edhe qëndrimi i folësit ndaj gjuhës nga e cila huazohet apo gjuhës së dytë (L2). Huazimi merr udhë në radhë të parë nëpërmjet të folurit dhe të shkruarit individual (la parole) të anëtarëve të një shoqërie të caktuar. Individë të ndryshëm të cilët kanë jetuar, studiuar dhe punuar në vende të huaja dhe që rrjedhimisht janë folës shumë të mirë të gjuhëve të këtyre vendeve (Itali, Angli, Francë, Gjermani dikur Rusi, Poloni), fusin në gjuhën shqipe fjalë të huaja në mënyrë thuajse të natyrshme gjatë komunikimit. Në momentin që këto fjalë i përkasin fushave të studimit të këtyre individëve (tekniko-shkencore) mbesin të mbyllura në përdorim, meqënëse lidhen vetëm me këtë fushë dhe mjedis komunikimi, duke mos u përhapur në të folurën e përditshme. Kështu nëse na ndodh të dëgjojmë tek flasin a diskutojnë për probleme a çështje të fushës profesionale të inxhinierisë a elektronikës do të ndihemi pak në siklet meqë mund të ndodhë të mos kuptojmë shumë fjalë që i përkasin koncepteve ngushtësisht të përdorura në këto fusha. Këto fjalë vështirësisht mund të përhapen me lehtësi në gjuhën e përditshme të popullit. Ato do të mbesin përgjithësisht në përdorimin e ngushtë sektorial/profesional. Por nga ana tjetër fjalë të tilla si, draft, body-guard, businessman, staff, weekend po përhapen duke u bërë fjalë përdorimi të përditshëm, edhe pse në gjuhën tonë ka fjalë që më së miri mund të përcaktojnë këto kuptime – vizatim, skicë, projekt; tregtar; shtab, organikë, trup drejtues; fundjavë.

Favorizuese në futjen dhe përdorimin e huazimeve është edhe afria gjeografike që kanë gjuhët. Kështu sa më të afërta të jenë gjuhët aq më i dendur dhe i thellë do të jetë ndikimi dhe procesi i të huazuarit. Vendi ynë historikisht është ndikuar nga 140 Paolo Zolli, Le parole straniere, Zanichelli, Bologna, 1976, f. 1-3.

Page 56: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

47

gjuhët fqinje: greqishtja së vjetër e të re, latinishtja dhe bijat e saj, sidomos italishtja e rumanishtja, sllavishtja apo maqedonishtja, huazimi prej të cilave ka qenë më i dendur dhe i ndjeshëm. Të huazuarit nga gjuhë të tjera më të largëta, si frëngjishtja a rusishtja, ka qenë dhe mbetet i tërthortë.

Wind, duke pasur bindjen se të zhvilluarit e fjalorit është në përpjestim të drejtë me civilizimin e një populli, propozonte të bëhej një studim rreth varfërimit dhe risive në gjuhë, duke studiuar edhe faktorët që ndikonin në to. Huazimi, sipas Wind-it, është forma shprehëse e risive konceptuale dhe leksikore për të cilat folësit e një shoqërie kanë nevojë. Sipas tij, është prestigji kulturor ai që ndikon drejtpërdrejtë në këtë mekanizëm141. Wind vëren se kontaktet që çojnë më shpesh në futjen e termave të rinj janë ata shoqërorë, ekonomikë dhe politikë. Këto lidhje vendosen mes folësve të cilët janë të ndërgjegjshëm për intensitetin e shkëmbimeve. ‘Birësimi’ i një termi, në vijim bëhet nga ata që mund të quhen faktorë psikologjikë. Në përgjithësi mund të themi që në gjuhën e një vendi me shkallë të lartë kulture dhe arsimimi ndeshim më pak huazime nga gjuhët e tjera sesa në një gjuhë të një shoqërie që ka një shkallë më të ulët kulture dhe arsimimi. Nëse i referohemi asaj që u tha edhe më sipër duke e emërtuar huazimin gjuhësor një ‘hua’, themi që është i varfri që merr hua tek i pasuri dhe jo anasjelltas. Kështu, në periudhën e ndikimit të thellë të gjuhës e kulturës latine, janë të shumtë elementët që kanë hyrë në gjuhë të ndryshme si anglishtja, e cila imitonte edhe semantikën latine142. Një fjalë fillon të bëjë pjesë në një gjuhë, fillimisht në sajë të përdorimeve të izoluara, e më pas kur përdorimi i saj të jetë i shpeshtë dhe kuptimi të mirëpërcaktohet në gjuhë, mund të themi që ka hyrë dhe është pjesë përbërëse e saj143. Wind përmend edhe binomin huazim – bilinguizëm, binom që është i pranishëm në literaturën rreth këtij argumenti, që e lidh në mënyrë të qartë huazimin me tematikën e ndikimit të ndërsjelltë. Gjuha përgjithësisht paraqet dy prirje të kundërta, njëra konservatore dhe tjetra revolucionare. Suksesi i një huazimi në gjuhën pritëse varet, në të shumtën e rasteve, nga qëndrimi që kanë folësit ndaj gjuhës së huaj, e cila konsiderohet më me prestigj. Ndërsa huazimet që i referohen objekteve të reja, janë më së shumti fjalë teknike që bëjnë pjesë në grupin e ‘emprunts de nécessité’. Ka raste kur edhe pse tregojnë ide të reja, fjalët mund të kalojnë një fazë të ndërmjetme në të cilën bashkëjetojnë, si sinonime, me termat e vetë gjuhës, duke u dalluar vetëm më pas në planin semantik. Ky grup i dytë hyn në grupin që Wind e quan ‘emprunts de commodité’. Një tjetër klasifikim 141 Koncepti i prestigjit kulturor, është futur si koncept edhe nga gjuhëtarë të tjerë. Është e paevitueshme që, në mënyrë që të kemi huazim, dy shoqëri duhet të hyjnë në marrëdhënie me njëra-tjetrën, përfshirë këtu edhe sistemin gjuhësor. Në pikëpamjen e evolucionit të gjuhëve, huazimi, përbën një shkëmbim sipas të cilit gjuhët japin e marrin elemente. Bartina H. Wind, Mots italiens introduits en français au XVIe siècle, Kluwer, Deventer, 1928, f. 5-6. 142 Leonard Bloomfield, Të huazuarit intim, në përmbledhjen e Vesel Nuhiut, Ndikime ndërgjuhësore, Prishtinë, 1990, f. 25.143 Mund të themi që ndër kushtet që favorizojnë hyrjen e një huazimi në një gjuhë janë: bashkëndarje mes gjuhëve të elementeve fonetike, aftësi përshtatëse morfologjike, ndryshime semantike të elementit të huazuar, formim kuptimesh të dyta, hyrja e fjalës në të folmet dialektore apo në tekstet letrare. Bartina H. Wind, Mots italiens introduitsen français au XVIe siècle, Kluwer, Deventer, 1928, f. 21 – 24.

Page 57: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

48

shumë me vlerë që futet nga Wind, është edhe dallimi mes huazimit të pjesshëm dhe huazimit të plotë: rasti parë vërehet mes gjuhësh të afërta duke përfshirë ose formën, ose përmbajtjen; rasti i dytë që është edhe më i shpeshti, vërehet me kalimin si të formës, ashtu edhe të kuptimit, përmbajtjes. Wind bën edhe një dallim mes elementëve që marrin statusin e huazimit dhe atyre që nuk e ndryshojnë statusin si fjalë e huaj. Sipas tij, një element merr statusin e një huazimi të mirëfilltë në rastin kur ai pëson shndërrime fonologjike, morfologjike apo semantike në gjuhën pritëse; fiton kuptime të tjera si fjalë, futet në të folmet dialektore e së fundmi hyn e bën pjesë edhe në letërsi.

Guilbert, është i mendimit se huazimi përfton një sërë ndryshimesh në gjuhën ku hyn144. Ai ndryshon, shpesh duke u integruar në sistemin gjuhësor, dhe pikërisht kjo ka rëndësi për Guilbert-in. Në këtë pikëpamje, sociolinguistika na vjen në ndihmë rreth arsyes pse huazimi hyn në një gjuhë, në cilët grupe shoqërore gjen përdorim më të shpeshtë dhe cilave nevoja i përgjigjet. Huazimi, pra, duhet të analizohet në bashkërendim me aspektet shoqërore. Huazimi sjell me vehte një element të ri në sistemin gjuhësor kombëtar dhe pasuron numrin e elementeve gjuhësore me një kuptim. Guilbert pohon se kemi të bëjmë me një ‘transplatation’, të një termi të krijuar në një sistem tjetër gjuhësor, sipas rregullash fonetike, morfologjike e semantike të ndryshme që njihen nga folësit vetëm nëse ata e kanë studiuar gjuhën e huaj prej të cilës ka ardhur termi. Pra, folësi që përdor huazimin, nuk bën një krijim të vetin, por vetëm e pret dhe e përshtat. Procesi i huazimit lind nga përdorimi i përsëritur i një fjale të huaj. Qëndrimi ndaj realitetit të cilit i përket termi, përcakton edhe shkallën e pranimit dhe futjes në sistemin e gjuhës. Një element me origjinë të huaj nuk perceptohet më si forestierizëm, në momentin që hyn përfundimisht në sistemin e ri gjuhësor. Për këtë integrim janë shumë të rëndësishëm proceset gjuhësore – fonologjike, morfo-sintaksore e semantike. Guilbert bën një ndarje të huazimeve në huazime denotativë dhe huazime konotativë. Me kategorinë e parë ai nënkupton produktet-koncepte që janë krijuar në një vend të huaj dominues në fushën ekonomike dhe shkencore. Në këtë rast termi futet së bashku me referentin. Në kategorinë e dytë ai fut ata huazime që nuk i përgjigjen kësaj nevoje. Ata janë një përshtatje e mënyrës së të mënduarit ndaj shoqërisë së huaj dhe përfshijnë terma në lidhje me civilizimin, sportin. Pra, kemi të bëjmë me një njëjtësim që zhvillohet falë prestigjit.

2.2.3.Huazimigjuhësornëkëndvështrimineekonomisëgjuhësore

Sa thamë më sipër, ishin gjuhëtarë të cilët problematikat në lidhje me huazimin i shihnin të ndërthurura me elementin sociolinguistik. Teori rreth huazimeve kanë formuluar edhe përfaqësues të ndryshëm të Strukturalizmit. Po paraqesim disa prej tyre së bashku me teoritë përkatëse.

144 Louis Guilbert, La creativité lexicale, Larousse, Paris, 1975, f. 90.

Page 58: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

49

Deroy, i jep huazimit një rëndësi të konsiderueshme, pasi, sipas tij, ai përbën një faktor ndryshimi dhe risie në lidhje me pasurimin e leksikut të një gjuhe. Përgjithësisht me huazim nënkuptojmë më së shumti atë leksikor, meqënëse është edhe më i shpeshti, më i dukshmi dhe i njohuri edhe për folësit. Ndikimet në nivele të tjera (fonetik, morfologjik, sintaksor apo semantik) ndodhin në një moment të dytë vijues dhe më të largët në kohë. Nga kategoritë leksikore, kategoria e emrave është ajo që huazohet më shumë, meqënëse tregojnë objekte a koncepte.

Në veçanti Strukturalizmi, tregon se nëse dy gjuhë janë në kontakt, në aktet komunikuese të folësve mund të verifikohet fenomeni i kalimit të elementeve nga njëra gjuhë në tjetrën (code switching), fenomeni i akteve komunikuese të përziera që përmbajnë elemente të të dy kodeve gjuhësore (code mixting). Si code switching ashtu edhe code mixting mund të jenë fenomene që ndodhin në mënyrë të pandërgjegjshme, por mund të jenë edhe strategji të komunikimit, të ndërgjegjshme, bile edhe deri zgjedhje stilistike të përcaktuara. Në krahasim me code switching dhe code mixting, kur ndeshemi me interferencën kemi të bëjmë me praninë e elementeve të një sistemi gjuhësor në një sistem tjetër gjuhësor, pavarësisht vullnetit të folësve. Edhe Deroy, ashtu si edhe Wind-i, dallon ‘huazimin në bazë të nevojës’ dhe të ashtuquajturin ‘huazimin e luksit’. Një dallim i tillë çon në konceptin që huazimi justifikohet në bazë të nevojës, pasi normalisht merret hua diçka që na mungon. Huazimi që bëhet në bazë të nevojës është rasti që ndeshet më shpesh, pasi një risi, objekt apo nocion i panjohur, pranohet së bashku me emërtimin e tij145. Ndërsa përsa u përket ‘huazimeve të luksit’, Deroy është i mendimit se këto varen nga ata që ai quan ‘raison de coeur’, d.m.th. që përdorimi i tyre varet vetëm nga arsye emotive dhe psikologjike. Ky tip huazimi dallohet meqë nuk ka shumë vlefshmëri, pasi në gjuhën ku hyn ekziston tashmë një ekuivalent. Pra nuk kemi të bëjmë me një nevojë të mirëfilltë, por me një dëshirë për të përdorur atë term. Këto lloj huazimesh zakonisht kanë përdorim të përkohshëm dhe dyzojnë fjalë ekzistuese që nuk janë vjetëruar146.

Veç këtyre nga Deroy paraqitet edhe një ndarje e huazimeve sipas shkallës së ngulitjes, duke i ndarë në huazime të pjesshme dhe të plota. ‘Huazimi i kuptimit’147 dhe kalku, sipas Deroy-t bëjnë pjesë në huazimet e pjesshme. Mes huazimeve të

145 Është rasti i importimit të produkteve natyrore të konsumit të përditshëm, të shkëmbimeve tregtare, emrave të kafshëve nga vende të largëta, lëndës së parë, metaleve, objekteve të fabrikuara, teknikave të ndryshme të ndërtimit, masave, monedhave, fenomeneve natyrore, mikrogjuhëve shkencore, terminologjive teknike, fjalëve të huaja me kuptim të ndërlikuar. Louis Deroy, L’emprunt linguistique, Belles lettres, 1956, f. 137-170.146 Bëjnë pjesë në kategorinë e ‘huazimeve të luksit’, fjalë të marra nga një gjuhë që konsiderohet më me prestigj, më elegante, më e pasur dhe me civilizim më të njohur. Përmendim, terminologjinë e fushës së modës, formula galanterie dhe mirësjelljeje, zakone të rafinuara, dëshirë për të shprehur ndjenja delikate apo thjesht dëshirë për tu treguar snob. Louis Deroy, L’emprunt linguistique, Belles lettres, 1956, f. 171 – 187. 147 Huazimi i kuptimit apo ai semantik, ka të bëjë me nivelin sipërfaqësor të sistemit gjuhësor, meqënëse nuk krijon një formë të re dhe paraqitet si evoluim semantik në gjuhë. Ky ndodh në momentin që nga gjuha e huaj huazohet vetëm një kuptim i një fjale dhe ky i bashkangjitet një fjale ekzistuese.

Page 59: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

50

plota, Deroy dallon nga njëra anë fjalët shtegtare dhe nga tjetra huazimet e mirëfillta apo të natyralizuara. Fjalët shtegtare bëjnë pjesë në gjuhën e shkruar, të zgjedhur. Janë fjalë që perceptohen si të huaja dhe bëhen huazime të mirëfillta nëse fillojnë e përdoren në gjuhën e përditshme dhe jo vetëm në raste të caktuara148. Përdorimi i tyre jashtë fushës specifike ku ndeshen është thjesht një zgjedhje e folësit: saktësim për inxhinierin, snobizëm për një person mondan, argëtim për nxënësin, denigrim për një shkrimtar satirik. Në gjuhën e folur përdorimi i fjalëve shtegtare bën të ndryshojë tonaliteti i zërit, të ngadalësohet të folurit nëpërmjet pauzave apo edhe të izolohet fjala gjatë diskursit. Në gjuhën e shkruar ka disa mënyra që mund të përdoren për të vënë në dukje një fjalë të huaj: mund të sjellim fjalën siç shkruhet në gjuhën e origjinës apo edhe të nënvizohet, mund ta shkruajmë me karakter të ndryshëm prej tekstit apo ta shkruajmë me thojëza, mund të vendosim një koment apo një fjalë shoqëruese që të shpjegojë kuptimin.

Nëse fjalët shtegtare ruajnë formën e huaj, huazimet kanë tendencën të përshtaten me normat fonologjike dhe grafike të gjuhës ku hyjnë e mund të themi se këto shndërrime shpesh bëhen për arsye thjeshtësimi. Një huazim merr përfundimisht tiparet e gjuhës ku hyn, kur fillon e bëhet temë për krijimin e fjalëve të reja nëpërmjet prejardhjes apo përbërjes.

Edhe sipas mendimit të Martinet, huazimi lind kryesisht në bazë të ndërndikimit në gjuhën e një folësi dygjuhësh, fillimisht përmes aktit të parole e më pas ai fiksohet përfundimisht në langue. Në momentin që kalon si përdorim në langue, ai tashmë përfaqëson një përdorim që ndeshet në shumicën e folësve149. Martinet e arsyeton huazimin, me faktin se lindja e koncepteve të reja apo hyrja në një gjuhë e produkteve të reja çon në shfaqjen e termave të rinj, të cilët përmbushin nevojat komunikuese duke u përshtatur edhe me zhvillimin intelektual, shoqëror dhe ekonomik të grupit. Këta elementë mbushin nevojat e gjuhës dhe e pasurojnë në të njëtën kohë leksikun e gjuhës. Martinet thekson edhe një koncept tjetër në lidhje me nevojshmërinë e ruajtjes së ekuilibrit mes kërkesave të reja që paraqet gjuha dhe tendenca e kundërt, ajo e ekonomisë në gjuhë.

Ducrot e Todorov, rreth çështjes së transformimit të gjuhëve, mendojnë se huazimi është një nga fenomenet që çojnë në ndryshim. Në këtë kontekst ata dallojnë ndryshimet gjuhësore që lindin, nga njëra anë në sajë të nevojave dhe vullnetit të folësve, dhe nga ana tjetër në bazë të ndryshimeve gjuhësore që respektojnë organizimin e mbrendshëm të gjuhës. Gjuha pëson transformime në bazë të faktorëve të jashtëm (faktorë historiko-politikë), por edhe në të njëjtën kohë tranformohet edhe në bazë të dinamikave të brendshme gjuhësore. Në bazë të kësaj gjuhëtarët bëjnë dallimin mes emprunt dhe héritage. Kemi emprunt nëse fjala, sipas një zgjedhjeje të ndërgjegjshme, formohet sipas një modeli fillestar. Ndërsa flasim për héritage, kur kalimi nga një fjalë në një tjetër ndodh në mënyrë të pandërgjegjshme dhe kur 148 Si shembull Deroy, këtu sjell fjalë të tilla me prejardhje nga latinishtja që janë të pranishme edhe në gjuhën tonë: alter ego, de facto, de jure, magister, dues ex machine, ex cathedra.149 André Martinet, Elementi di lingüística generale, trad. G. C. Lepschy, Laterza, Bari, 1972, f. 194.

Page 60: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

51

ndryshimi i kuptimit mes fjalëve ndodh sipas një evoluimi normal gjuhësor150.

Coseriu151 e trajton tematikën e huazimit në lidhje me ndryshimin në gjuhë, që siç u pa edhe më lart, është një qëndrim që vërehet edhe në gjuhëtarë të tjerë. Ai është i bindur se ndryshimi ndodh nëpërmjet dialogut. Ai analizon të folurit në bazë të risisë dhe përshtatjes. Koncepti i risisë është ai që lidhet me të larguarit nga modelet ekzistuese në gjuhë. Përshtatja ka lidhje me bashkëbiseduesin dhe lidhet me pranimin e risisë, si model që imitohet gjatë të të shprehurit. Pra nuk kemi të bëjmë me një imitim mekanik por një zgjedhje. Huazimi është një prej manifestimeve të risisë dhe mund të jetë i plotë, i pjesshëm apo i ndryshuar në bazë të modelit. Coseriu pohon se risia nuk është ndryshim. Me ndryshim nënkupton përshtatjen. Risia është një faktor që ka lidhje me parole dhe lidhet me përdorimin e gjuhës. Ndërsa përshtatja e një forme apo një varianti ka të bëjë me langue, duke shndërruar një përvojë individuale në dije të një pasurie kolektive. Risia mund të varet nga shkaqe fizike, materiale, ndërsa përshtatja është një veprim mendor dhe mund të këtë përkufizime kulturore, estetike dhe funksionale. Edhe Coseriu është i mendimit se prestigji kulturor ka shumë domethënie. Në lidhje me këtë ai mendon se dëgjuesi ka një trajtim kritik ndaj risive. Me fjalë të tjera dëgjuesi pranon atë që nuk njeh vetëm nëse e kënaq si nga ana estetike por edhe i përmbush kërkesat nga ana funksionale.

2.2.4. Dinamikatendryshimevetëhuazimeve

Autorë të tjerë si Uajnraih (Weinreich) dhe Gusmani e trajtojnë huazimin si proces gjuhësor duke shqyrtuar edhe faktorët që çojnë në zhvillimin e një fenomeni të tillë. Uajnraih i lidh huazimet me procesin e ndërndikimit dhe propozon një tip analize që të ketë parasysh shkallën e integrimit fonologjik, gramatikor, semantik dhe stilistik të elementit në gjuhën ku hyn. Gjatë studimeve të kryera në këtë fushë, ai quan burim të ndërndikimit, gjuhën që ushtron ndikim dhe objekt të sajin, gjuhën që pëson ndryshim. Ai është i mendimit se ndërndikimi mund të ndodhë në ligjërim dhe në vetë sistemin e gjuhës. Ndërndikimi në ligjërim vërehet në përdorimin individual të gjuhës, që është rezultat i vetë njohjes së secilit folës dhe që është vështirësisht i analizueshëm duke pasur parasysh shumëllojshmërinë e varianteve. Ndërsa kur elementet e huazuara hyjnë e bëjnë pjesë në sistemin gjuhë, studimi bëhet më lehtë meqënëse fenomenet e ndërndikimit bëhen më të qëndrueshme dhe nuk varen vetëm nga përdorimet individuale. Këtu është shumë e rëndësishme të saktësojmë pra, se në ligjërim janë të domosdoshëm: perceptimi i gjuhës tjetër, motivimi dhe përzgjedhja individuale e huazimit, ndërsa në gjuhë interesi drejtohet drejt integrimit fonologjik, gramatikor, semantik dhe stilistik të elementeve të huaja. Uajnraih është i mendimit që, gjithsesi, çdo lloj ndërndikimi përbëhet nga bashkëpunimi mes elementeve të 150 Oswald Ducrot - Tzvetan Todorov, Dictionnaire encyclopedique des sciences du langage, Seuil, Paris, 1972.151 Eugenio Coseriu, Sincronia, diacronia e storia – il problema del cambio linguistico, Boringhieri, Torino, 1981, f. 55-57.

Page 61: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

52

mirëfillta gjuhësore me të tjerë jashtë kësaj, të cilët mund të favorizojnë ose jo. Kështu mund të themi se shkalla e futjes së një termi në një gjuhë varet edhe nga faktorë socio-kulturore, nga tipare individuale të vetë folësve dygjuhësh, nga përfshirja emotive e folësit etj.152

Gusmani është i mendimit se aspekti i krijimtarisë individuale të folësit është thelbësor në çështjen e huazimeve. Ndërndikimi që prodhon apo krijon huazim është gjithmonë në nivel leksikor dhe asnjëherë në njësi gjuhësore më të vogla se fjala, si morfema a fonema. Ai, si fenomen është gjithmonë një akt gjuhësor individual, në të cilin fjala përdoret si shenjë gjuhësore. Në këtë kontekst, nga njëra anë dallojmë përdorimin nga folësi të një fjale, që nuk bën pjesë në bagazhin e tij të përditshëm gjuhësor, dhe nga ana tjetër përftimin e saj nga dëgjuesi, i cili e dallon nga forma dhe kuptimi153. Por Gusmani nuk është i mendimit se huazimi është element i huaj në gjuhën ku ai përdoret, pasi në momentin e përdorimit është njësoj me fjalët e tjera të po asaj gjuhe. Veç të tjerash folësi e përdor, sepse është në gjendje të identifikojë aspektin e saj formal dhe semantik. Pra, huazimi nuk identifikohet si element i huaj nga ana e përdoruesit në momentin që zgjidhet nga vetë ai për të shprehur më mirë një koncept në një kontekst të caktuar. E gjithë kjo sigurisht ndodh në një situatë dygjuhësie, të domosdoshme, me qëllim që të ndodhë ndërndikimi dhe huazimi. Huazimi sipas Gusmanit, ndodh si pasojë e një procesi imitimi. Në momentin që ndodh huazimi, folësi, kërkon të imitojë modelin e huaj duke e identifikuar në sistemin e vet gjuhësor. Një fjalë mund të klasifikohet si huazim vetëm pasi të jetë studiuar mekanizmi që ka lejuar futjen dhe se si ky element është organizuar në raport me modelin e huaj. Për të kuptuar pra nëse kemi të bëjmë me huazim duhet jo vetëm të analizojmë formën e jashtme, por një sërë elementesh historike sipas të cilëve në një moment të caktuar një risi në një gjuhë, është frymëzuar nga një element i një gjuhe tjetër. Në analizën që Gusmani bën, përveç folësit që vë në jetë risinë dhe modelin e huaj prej të cilit frymëzohet, ka edhe një element të tretë, që është gjuha në të cilën ndodh ndryshimi. Huazimi, pra është një ndërthurje e ndikimeve të huaja me zgjedhjet e folësve. P.sh. mosnjohja e një gjuhe të huaj nga një folës, është faktor ndalues në përdorimin e një fjalë nga kjo gjuhë, nga ana tjetër prestigji i një forme të huaj apo edhe shija personale janë nxitës në përdorim. Në vijim elementi futet në gjuhë ku edhe ndryshon e përshtatet.

2.3. Kalket gjuhësore

Tashmë dihet që në shkëmbimet mes gjuhëve, qoftë në formën e folur, qoftë në të shkruar, kalkut i jepet rëndësi e madhe. Sa i përket terminologjisë, ajo i referohet fenomenit në të gjithë kompleksitetin e vet, qoftë fjalëve të vetme, shprehjeve por 152 Ulrich Weinreich, Le langage et les groups humaines: unilinguisme e multilinguisme, në’ Le language’, Enciclopedie La Pléiade, Gallimard, Paris, 1968, f. 88-97.153 Roberto Gusmani, Considerazioni sul ‘prestito’ di morfemi, në ‘Lingua e stile’, XI, Bologna, 1976, 3, f. 394-395.

Page 62: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

53

edhe ndërtimeve sintaksore. Përdoret termi kalk, sepse në një farë mënyre kalkimi gjuhësor i përngjan punës që bëhet kur kopjojmë diçka në letër kalk, sipas një vizatimi të bërë në një tabak të zakonshëm. Kemi të bëjmë me një kalk gjuhësor, atëherë kur në vend të kalimit të fjalës në tërësinë e vet, imitohet vetëm skema, pra, kemi të bëjmë me neologjizëm të formuar me material gjuhësor të vetë gjuhës. Ky fenomen nënkupton një kalim më të ndërlikuar që bart një nivel të lartë kulturor dhe një shkallë më të lartë dygjuhësie.154 Kalket formohen në numër të madh në momentin kur një gjuhë është duke zgjeruar fjalorin e vet të një fushe të caktuar (terminologji shkencore, fjalë abstrakte), duke u mbështetur nga ana kulturore në një gjuhë tjetër e cila është e zhvilluar në atë fushë të caktuar. Në këtë pikëpamje gjuhët marrin e japin nga njëra-tjetra. Por nuk duhet të mendojmë se faktori gjuhësor është gjithmonë në përpjestim të drejtë me faktorin kulturor. Duhet gjithmonë të marrim parasysh edhe faktorët ngushtësisht gjuhësorë, si p.sh. strukturën pak a shumë të ngjashme të dy gjuhëve, shkallën e qëndrueshmërisë së gjuhës pritëse dhe qëndrimin pak a shumë purist që ajo propagandon. Në momentin kur vërehet një lloj epërsie të njërës gjuhë në raport me tjetrën është e thjeshtë të tregojmë se nga cila anë është ushtruar ndikimi. Problemi qëndron në momentin që nuk e kemi krejtësisht të qartë epërsinë e njërës prej kulturave. Në këtë rast, nuk është e lehtë të dallojmë se cila gjuhë ka dhënë e cila ka marrë. Kalku, pra bën pjesë në ato forma ndikimi të rafinuara, sipas të cilave modeli i huaj riprodhohet në bazë të elementeve të pranishëm në sistemin e gjuhës në fjalë, në bazë të ngjashmërive semantike dhe/ose strukturore. Kështu fjala sky-scraper, është imituar në gjuhën italiane me grattacielo, ndërsa në gjuhën shqipe kemi qiell-gërvishtës, por që në komunikimin e përditshëm, shpesh ndeshim formën e huazuar nga italishtja, formë që ka pësuar edhe ndryshime fonologjike, gradaçelë. Po kështu mund të themi ferrovia – hekurudhë; bilaterale – dypalëshe; aggiornarsi – përditësohem. Pra, kemi imitim të kuptimit, strukturës dhe formës së modelit duke përdorur material të vetë gjuhës në fjalë155. Kalke nga gjuha italiane i shohim që na veprën e Buzukut, i cili shpesh kur nuk ka mundur te kalkojë nga latinishtja, i është ‘drejtuar’ italishtes. Ndeshemi pra, me terma të sferës kulturore dhe fetare si i pamasë – immenso it.; i pamort – immortale it.(kjo fjalë tashmë kë gjetur përdorim në stilin e lartë të të shkruarit duke zëvendësuar në këtë stil mbiemrin i pavdekshëm); madhështì – maestà it.156

Kalket mund të klasifikohen në kalke formale apo strukturore dhe kalke semantike.

Kemi rastin e parë atëherë kur fjala e huaj ripërdoret nga ana strukturore, por e kombinuar me material gjuhësor të vetë gjuhës. Në rastin e dytë kemi kalim të një kuptimi i cili i mveshet një fjale duke e ndryshuar atë semantikisht.

Kështu që, në mënyrë që të kemi kalk, janë të nevojshëm nga njëra anë një model i 154 Bruno Migliorini, Calco e irradiazione sinonimica, Instituto Caro y Cuervo, 1948, f. 15.155 Valeria A. Vaccaro, Il prestito linguistico tra teoria e retorica, në ‘L’analisi linguistica e letteraria – 1’, viti XV, 2007, f. 135.156 Ferdinand Leka, A proposito degli italianismi nell’albanese, në ‘Albanistica Novantasette’, Istituto Universitario Orientale, Napoli, 1997, f. 26.

Page 63: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

54

huaj i motivuar semantikisht dhe strukturalisht dhe nga ana tjetër një kompetencë e mirë gjuhësore të atij që bën kalimin. Autori i krijimit të kalkut, duhet të jetë në gjendje të arrijë të kapë përveç kuptimit, edhe formën e modelit të huaj dhe të gjejë në gjuhën e vet një mënyrë të përshtatshme për ta riprodhuar. Në këtë mënyrë, përsërisim që kalku është një fenomen që në tërësi ka të bëjë më së shumti me leksikun intelektual, i përqëndruar më së shumti në periudha të caktuara në të cilat aktiviteti intelektual dhe gjuhësor është më i shpeshtë.

Shpesh nuk është e thjeshtë të vendoset një kufi i mirëpërcaktuar mes kalkut strukturor dhe atij semantik.

2.3.1. Kalket strukturore

Siç u tha edhe më sipër, në krijimin e kalkeve strukturore, kemi riprodhim të formës së modelit, që mundësisht duhet interpretuar dhe shpërbërë në elementët përbërës, në mënyrë që të përshtatet me material të vetë gjuhës, duke respektuar edhe strukturën e saj semantike. Duhet, pra të analizohet nga pikëpamja sinkronike modeli i huaj nga i cili të rrjedhë një formim i ri që do të zërë vend në inventarin leksikor të gjuhës pritëse. Mendojmë se duhen dalluar dy tipe kalkesh nga ana e formimit. Së pasi dallojmë kalket strukturore që rrjedhin nga prejardhja dhe së dyti kalket strukturore që rrjedhin nga përbërja. Sa i përket rastit të parë, nëse gjuhët janë të afërta, mes tyre vendosen lidhje thuajse të vetëkuptuara të cilat favorizojnë një prapashtesë fjalëformuese. Është rasti i prapashtesës –isme, sipas modelit francez. Kështu fjalë të tilla si autoritarismo – autoritarizëm; capitalismo – kapitalizëm; deísmo – deizëm; parallelismo - paralelizëm të cilat janë kalke prej frëngjishtes së shek. XVIII-XIX. Sjellim edhe shembullit të prapashtesës –al me prejardhje nga anglishtja, sipas së cilës kemi kalke si colloquiale – kolokuial; costituzionale – kontitucional; cruciale – kruçal; editoriale – editorial. Shkrimi i kësaj kategorie fjalësh theksohet edhe nga gjuhëtarë157. Kështu duhen shkruar me –or dhe jo me –al, fjalë të tilla si: kulturor (jo kultural), muzikor (jo muzikal), leksikor (jo leksikal), kadastror (jo kadastral), thelbësor (jo esencial), kushtetutor (jo konstitucional), anësor (jo lateral), skajor (jo margjinal), hundor (jo nazal), gojor (jo oral), stinor (jo sezonal), shoqëror (jo social), pamor (jo vizual). Në vijim përmendim të tjera prapashtesa me prejardhje nga burimi roman –esk të cilat duhet të shkruhen me prapashtesën –or: kështu ndeshim libresk – libror; studentesk – studentor158. Rasti i prapashtesave të burimit italian –ist dhe –izëm, është tjetër rast që vëmë në dukje. Kështu ndeshim komunizëm, socializëm, kapitalizëm, kapitalist, imperialist sipas të cilave janë krijuar në gjuhën tonë fjalë të tilla si majtizëm, shkollarizëm, zyrtarizëm, majtist159.

Tipologji më të shumëllojshme dhe problematike paraqet kalku strukturor që rrjedh

157 Gjovalin Shkurtaj, Kultura e gjuhës, ShBLU, Tiranë, 2006, f. 140.158 Shaban Demiraj, Gjuha shqipe dhe historia e saj, Shblu, Tiranë, 1988, f. 137.159 Shaban Demiraj, Gjuha shqipe dhe historia e saj, Shblu, Tirane, 1988, f. 136-137.

Page 64: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

55

nga përbërja. Më së shumti kjo për gjuhën italiane e cila deri kohët e fundit nuk ka qenë gjuhë shumë e hapur ndaj përbërjes. Në këtë pikëpamje, kalku, ka ndikuar në strukturat tradicionale, duke e hapur gjuhën ndaj moduleve të reja përbërëse. Si shembull sjellim banconota < bank-note. Ndonjëherë është edhe vetë gjuha që vendos rregullin e formimit të fjalëve të përbëra sipas strukturave të veta. Kështu kemi sky-scraper – grattacielo – qiellgërvishtës; Arbeitsgeber – datore di lavoro – punëdhënës; brainwashing – lavaggio del cervello – shpërlarje truri, pomodoro > mollatartë (domate). Përmendim edhe kalke të reja apo të vjetra të emërtimeve të peshqve të bregdetit të Shqipërsië, si peshkaqen, peshk-shpatë, peshk-sharrë160. Këtu mund të sjellim si shembull edhe rastin e emigrantëve italianë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë krijuar kalke strukturore të tipit scuola alta nga anglishtja high scool161.

Ashtu siç ndeshemi me forestierizma të integruar e përshtatur mirë në gjuhë dhe ata të pa përshtatur mirë, ashtu kemi edhe kalke perfekte, të cilat riprodhojnë pa e ndryshuar strukturën e modelit dhe kalke jo perfekte që e përshtasin atë në bazë të strukturave të vetë gjuhës. Kemi gjysmëkalke apo kalke të paplota (hibride) atëherë kur imitimi i modelit bëhet me një farë pavarësie qoftë në planin formal qoftë edhe në atë semantik, siç ishte rasti i grattacielo – qiellgërvishtës, pomodoro – mollatartë (domate). Kemi kategori të gjysmëkalkeve, edhe kur përkthejmë vetëm njërën pjesë të fjalës, radiodiffisore > radiopërhapës, ultraviolet > ultravjollcë, microonde > mikrovalë. Në kategorinë e kalkeve të paplota do të futen edhe ajo kategori foljesh të marra nga gjuhë të huaja që zgjedhohen sipas modelit të foljeve shqipe me –o. Lambertz, ka nënvizuar se “arbëreshët, paskajoren e italishtes ia nënshtronin procesit të shqipërimit... (duke i shtuar mbaresat e të tashmes së dëftores së gjuhës shqipe), duke krijuar kështu foljet në të tashmen.”162 Sjellim disa shembuj: lançoj, atakoj, implikoj, deponoj, kontatoj, penetroj, investigoj.

Ndodh që ndonjëherë kalket të kalojnë nga një gjuhë në tjetrën ndryshe prej gjuhës së origjinës për shkak të një interpretimi të gabuar apo të keqkuptuar. Si shembull sjellim kalimin nga gjuha angleze air-conditioned që i referohet një ambjenti të kondicionuar me ajër, kalkohet aria condizionata163 e në shqip ajër i kondicionuar.

2.3.2. Kalket semantike

Nëse me kalkun strukturor kishim imitim edhe të kuptimit të modelit, në kalkun semantik kemi ndërndikim vetëm të sferës së kuptimit. Kemi kalk semantik atëherë kur 160 Ndoc Rakaj, Emërtime popullore të peshqve të bregdetit të Shqipërisë, në ‘Studime filologjike’, Tiranë, 1989, nr. 2, f. 171.161 Gaetano Berruto, Sociolinguistica dell’italiano contemporaneo, Carocci editore, Roma, 2012, f. 184.162 Jorgji Gjinari – Gjovalin Shkurtaj, Dialektologjia, SHBLU, Tiranë, 2003, f. 328.163 Raffaella Bombi, La linguistica del contatto: tipologie di anglicismi nell’italiano contemporaneo e riflessi metalinguistici, Il Calamo, 2005, f. 96.

Page 65: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

56

një kuptim i ri i marrë nga një gjuhë e huaj i shtohet apo i bashkërendohet kuptimeve të një fjale ekzistuese në gjuhë apo kalon të tregojë një kuptim të specifikuar në një fushë të caktuar p.sh. në shqip fjala incident përdoret si term i marrëdhënieve diplomatike, ndërkohë që fjala incidente (it.) ka kuptimin aksident. Shpesh edhe në përkthime mund të bëhen gabime duke thënë ‘sot ndodhi një incident në autostradë’ në vend të aksident. Sjellim këtu shembullin e fjalës kafe, e cila përveç kuptimit të pijes, ka nisur të shënjojë edhe një hapësirë të caktuar në të cilin pihet kafja. Fenomeni nuk krijohet mes fjalësh të veçuara, porse në kontekste, duke parë edhe përdorimet e fjalës. Kështu fjala ‘formë’ në kuptimin e ‘gjendjes fizike’ është kuptim i ri i kësaj fjale që rrjedh nga shprehja ‘’të jesh në formë’ – essere in forma; ‘i shtyrë – spinto it. (në kuptimin e ‘esagerato’); i vonuar – ritardato164.

Kalket semantike janë më pak të dukshëm se tipet e tjera të ndërhyrjeve, por stabilizohen në mënyrë më të shpejtë dhe më të thellë. Ata mund të favorizohen nga ngjashmëri formale mes fjalëve, por jo gjithmonë mund të jetë kështu. Sjellim si shembull kukull (vajzë e bukur) – bambola – doll; ngrij (një llogari bankare) – congelare – to freeze.

Kalke semantike nga italishtja kemi radiopërhapje (it. radiodiffusione), ultravjollcë (it. ultraviolet), epiqendër (it. epicentro). Sa më i vogël të jetë kapërcimi kuptimor nga një gjuhë në tjetrën, aq më lehtësisht arrihet kalku. Në këtë pikë rritet vështirësia e të dëshmuarit nëse kemi të bëjmë me ekzistencën e një kalku, apo thjesht një evoluim i fjalës brenda vetë gjuhës. Shpesh edhe vetë forma e jashtme mund të ndikojë në krijimin e një kalku. Kështu favorizohet një fjalë e ngjashme me modelin, edhe pse nga ana semantike e kuptimore fjalët mund të jenë larg njëra-tjetrës. Sjellim shembullin ‘fallo’ nën ndikimin e ‘foul’ (angl.), apo në sajë të bashkëjetesës së gjatë të emigrantëve italian në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përdorimi i fjalës libreria, me kuptimin e bibliotekës, sipas shembullit të gjuhës angleze library165. Mund të sjellim si shembull autokinema, që nga forma ngjason me fjalën autocinema (it.), porse nga ana kuptimore ndryshojnë. Në gjuhën italiane autocinema ka kuptimin ‘vend i hapur për spektatorë me automobila’, ndërsa në gjuhën tonë me këtë fjalë nënkuptohet ‘makinë e pajisur me aparat për shfaqje filmi që shkonte nëpër vise të ndryshme’ që i korrespondon cinemobile (it.).

Nëse mes dy fjalëve ka vetëm ngjashmëri sa i përket anës formale, pa asnjë pikëtakim nga ana kuptimore, atëherë nuk kemi të bëjmë me kalk porse me një huazim.

2.4. Qëndrimi ndaj fjalëve me burim të huaj

Ndikimet në leksik nga latinishtja e gjuhët neolatine, janë kundërshtuar e shpesh herë 164 Ferdinand Leka, A proposito degli italianismi nell’albanese, në ‘Shkrime gjuhësore, letrare, sociale’, Tiranë, Infbotues, 2007, f. 345.165 Gaetano Berruto, Sociolinguistica dell’italiano contemporaneo, Carocci editore, Roma, 2012, f. 184.

Page 66: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

57

ka patur lëvizje të organizuara edhe nga organet gjuhësore kompetente në Shqipëri për t’i zëvendësuar me fjalë shqipe. Të tilla nisma janë përqafuar e mbështetur nga gjuhëtarë të ndryshëm duke u konsideruar si shumë të rëndësishme për gjuhën tonë, por shpesh ka patur edhe kritika, në rradhë të parë në lidhje me purizmin që kërkonte të shpallej në raste të caktuara, apo edhe për metodën dhe mjetet e përdorura për zëvendësimin e fjalëve. Kështu Lirak Dodbiba166, paraqet dyshimet e tij në lidhje me një nismë të tillë dhe propozon dhe korigjon disa fjalë si mundësi zëvendësimi të disa të tjerave me prejardhje nga italishtja, duke dhënë me raste alternativa zgjedhjeje me fjalë shpesh me prejardhje nga gegërishtja.

Abstenoj – stepem. Mirëpo fjala stepem do të lidhej më shumë me esitare. Kështu autori mendon se është më e drejtë ‘mënjanohem’. Fjala mënjanohem përdoret për eliminare. Por autori është i mendimit se eliminare ka kuptimin e nxjerrjes jashtë cakut, të përzënit me kuptim definitiv; ndërsa mënjanoj ka kuptim të vumit veç përkohëshisht; Acjendë, është i mendimit të mos përkthehet fare, meqënëse siç thotë ai, është një fjalë që ka hyrë në gjuhën tonë pas pushtimit italian. Alternativë mund të ishte perifrazimi; Afermatif, pohuer apo pozitiv?; Anuloj – asgjasoj. Shpreh kundërshtime në lidhje me këtë zëvendësim, meqënëse është i mendimit që fjala asgjasoj duhej të lidhej me fjalën annientare, që ka kuptimin e shlymjes, zhdukunit, rrënimit. Ndërsa fjala annullare, ka kuptimin e heqjes së vlerës, rënies nga fuqia. Fjalët anuloj e asgjasoj kanë kuptim thuajse të afërm, por jo të njëjtë; Banal – gojëlashtë. Autori nuk është dakord me këtë përkthim. Këtë term ai e lidh vetëm me banalitetin e të folurit. Edhe sikur gojëlashtësia të kishte lidhje me banalitetin, kjo do të kishte kuptim shumë të ngushtë; Bust – trupore. Truporja duhet të na shfaqe gjithë trupin, ndërsa busti paraqet vetëm supat, kokën dhe pjesën e sipërme të kraharorit; Dimensjon – kaptinë. Dimensioni tregon kufijtë e hapësirës, caqet që shërbejnë për matjet e sipërfaqeve të vëllimeve; pra masë për dimensjon dhe matje për misura; Ekskursion – shenditje apo baritje. Nëse fjala shëtitje është sllavisht, fjala endem e shendem janë krejtësisht shqip, kështu që mund të gjejë vend si zëvendësim; Ekuivok – i ndërdymtë. Dilematik, sipas Gazullit; Akordoj – ngreh. Nuk e plotëson krejtësisht konceptin, pasi kur akordoj një vegël muzikore, mund të ngreh nji telë e të hallakas nji tjetër.

Baza leksikore e gegërishtes për vetë pasurinë e saj ka qenë në qendër të kërkimeve të gjuhëtarëve dhe shpesh është përdorur nga letërsia artistike apo në përkthime. Kohët e fundit vërejmë rimarrje të fjalëve me prejardhje nga fondi i gegërishtes të cilat tingëllojnë bukur dhe janë shumë shprehëse. Kështu lexojmë në veprën e Kadaresë, “Ra ky mort e u pamë”, f. 44, ‘... me studimin e trurit të ndërkryer të njeriut ballkanas...’. Në gjuhën shqipe përdoret çmendem-u çmenda-çmendur për njerëzit dhe ndërkrehet-ndërkrye-ndërkryer për kafshët. Kështu duket qesharak përkthimi ‘lopa e çmendur’ ndërkohë që në gjuhën shqipe ka një terminologji të posaçme për këtë. Kohët e fundit gjithnjë e më shumë shohim që po merren fjalë nga lëmi leksikor i gegërishtes veriore a verilindore, jo vetëm për ngjyresën që japin por edhe në sajë 166 Lirak Dodbiba, Mbi zavendësimin e fjalvet neolatine, në ‘Revista Letrare’, viti 1944, nr. 13, f. 8.

Page 67: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

58

të zgjedhjeve të vetë shkrimtarëve. Kështu përmendim: droje, rrekem, ag-u, terr, i ngratë, i mbrapshtë, djerrinë, në zgrip, vjegë. Kadare, ndër të tjerë shquhet për ‘prurjet fisnikëruese të fjalëve anësore, apo edhe thjesht krahinore e dialektore, shoqëruar edhe me përtëritje a shndërrim të kuptimeve dhe të mjeteve fjalëformuese të tyre’167. Përmendim nga fjalori i Kadaresë, argjendim, borëtim/borëtoj, buzagaz/buzagazem/buzëgazje/i buzëgazur, syqesh/syqeshem/syqeshje/i syqeshur, humbashpresë, humbaderë, humbamendje, syleshësi, gëzimëri, pafjetësi, pabukësi, fatgremisur, kohëvrasje, varrhumbje, jetëndërruarje, fshehëti168. Letërsia artistike në përgjithësi ka qenë e prirur të ruajë pastërtinë e leksikut duke e pasuruar atë me fjële e kuptime të reja. Përveç shembujve të mësipërm, mund të përmendim edhe një roman tjetër të Kadaresë, ‘Shkaba’, në të cilin vërejmë këtë prirje, që dëshmohet nga shembujt e mëposhtëm: cfinafutës/provokator, çnjihet/anulohet, larginë/distancë, I parrokshëm/misterioz, vegulli/haliçinacion169.

Dialektet në çdo vend të botës, edhe kur nuk janë vënë në bazën kryesore të letrarishtes, kanë shërbyer e vlejnë kurdoherë si gurra të pasurimit e të larmisë shprehëse të gjuhëve të njësuara170. Gjatë një shqyrtimi përqasës të fjalorëve dygjuhësh italisht-shqip të Ferdinand Lekës dhe Zef Simonit, mund të nxjerrim një sërë fjalësh nga gegërishtja të cilat janë të domosdoshme në gjuhën shqipe meqë u përgjigjen më së miri fjalëve nga italishtja. Kështu mund të përmendim një sërë foljesh apo mbiemrash prejfoljorë si: baltoj – infangare; barohet – coprirsi d’erba; biroj – forare, bucchellare; birrem – perdersi; bjerr – perdere; brumoj – impastare (krahas brumos - temperare); bulmej – condire con burro; dreqnoj – rovinare; dromcoj – sbriciolare; drua – temere; fërgoj – friggere; gjegj – rispondere; kacafytem – azzuffarsi; kacagjelohem – ingalluzzirsi; kacavarem – arrampicarsi; kapërdij – inghiottire; kaploj – coprire; keqem – peggiorare, litigare; korit – disonorare; kotem – dormicchiare; latoj – digrossare (krahas gdhënd); ligështohem – indebolirsi; ndryj – chiudere a chiave; ngij – saziare; përçudnoj – imbruttire; praj – cessare; pluhnoj – polverizzare; tuboj – raccogliere, radunare; tufoj – fare un mazzo.

Për të mbajtur një qëndrim të drejtë ndaj fjalëve me burim të huaj kërkohet në radhë të parë njohje e mirë e shtresëzimit të tyre, e vendit që ato kanë zënë në gjuhë, e vlerave kuptimore e stilistike që kanë pasur në gjuhën prej nga janë marrë dhe të atyre kuptimeve të reja që ato kanë fituar pasi janë bërë pronë e shqipes. Gjithashtu është e rëndësishme të shihet përhapja hapësinore që kanë. E thënë ndrysh, duhet të bëhet një vështrim historik, në sajë të të cilit qëndrimi ndaj fjalëve të huaja mund të jetë i ndryshëm. Gjuhëtarët tanë kanë mbajtur gjithmonë qëndrim ndaj fjalëve të huaja që përdoren pa patur nevojë në gjuhën shqipe. Le të sjellim një vlerësim ende aktual të prof. A. Xhuvanit: “për me u ruejtun thjeshtësia dhe pastërtia e gjuhës, duhet që një pjesë e madhe e barbarizmave të nxirren jashtë prej gjuhës, tue u 167 Tefik Caushi-Gjovalin Shkurtaj, Kadareja dhe fjala shqipe, Tiranë, 2004, f. 10.168 Valter Memisha, Studime për gjuhën shqipe, Botart, Tiranë, 2011, f. 120-121.169 Jani Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Botimet Toena, Tiranë, 2006, f. 269-270.170 Gjovalin Shkurtaj, Pasuria leksikore e gegërishtes dhe gjuha e njësuar, në ‘Kundrime gjuhësore’, ShBLU, Tiranë, 2006.

Page 68: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

59

përdorun në vend të tyre fjalë e konstrukte krejt shqipe. Thamë një pjesë e madhe e këtyre e jo të gjitha...pse disa nga këto kaqë janë përgjithësuar në gojë të popullit e janë breshnuem, saqë sot janë bamun ma një pjesë e pandashme e gjuhës e me të vështirë të madh, ose aspak nuk mud t’u përkthejshin me fjalë të tjera shqipe. Fjalë të tilla ndonëse të huaja e barbarizma, kaqë janë përdorur ungji me shqipet, saqë quhen brumi e plangu i sajë e qitmja e jashtë e ktyneve nuk asht një punë të bahet lehtësisht e që mund të jetë për të mirën e gjuhës. Sikurse në tana gjuhë e botës kështu janë futun edhe në shqipet fjalë të hueja me shumicë, të cilat, mbasi janë përdorur prej popullit që prej kohësh të vjetra, janë bamun ma, si thamë, brumi e prona e gjuhës e nuk munden me u shporrun aqe kollaj saje... porse nga gjuha duhet të flaken barbarizmat e zeza, që për zvetënim të madh të gjuhës janë tue u futun përditë në të, si ndër gazetat si edhe në librat, sikurse janë fjalët akseptuem në vend të pranuem; me proklamuem në vend të shpallun.”171

Ashtu si Xhuvani më pas edhe Çabej do të këmbëngulte që “t’i përvishemi me një rrugë tërësore, sistematike e të organizuar mirë” punës kundër fjalëve të huaja. Ai theksonte se është e rëndësishme të dallohet se ç’është huazim dhe ç’është fjalë e huaj. Ai sillte si shembull fjalësh të huaja adoptoj, abuzoj, të cilat sipas tij ishin fjalë të huaja, nuk ishin huazime pas nuk kishin hyrë lashtësisht në gjuhën e popullit duke u bërë mish e asht i saj. Ai ishte i mendimit se elementë të tillë ishin mish i huaj, që kanë hyrë kohët e fundit dhe nuk kanë depërtuar thellë, prandaj zëvendësimi i tyre me elementë të shqipes është më i lehtë.172

Të njëjtën ide thekson edhe studiuesi kosovar, akademiku R. Qosja. “Mund të thuhet se përdorimi i fjalëve të huaja në gjuhën shqipe ashtu si edhe në fjalët e tjera është i domosdoshëm. Purizmi, që bazohet parimin e përjashtimit prej gjuhës i të gjitha fjalëve të huaja është i dëmshëm, po ashtu siç është i dëmshëm edhe përdorimi i tyre, natyrisht në rastet kur nuk janë vërtet të domosdoshme.”, - shkruante ai.173

Huazimet nga gjuhët e huaja, në ndryshim nga fjalët që janë futur së fundmi në gjuhën shqipe, tashmë e kanë gjetur vendin e tyre në gjuhë. Mbi këtë bazë mund të dallojmë:

- Fjalë me burim të huaj që janë përvetuar nga shqipja, që janë bërë njësoj si fjalët e tjera të leksikut të shqipes. Hyjnë këtu huazimet e vjetra nga latinishtja si: qytet, shëndet, faqe, presh, mjeshtër, karrocë, këndoj etj. dhe fjalë ndërkombëtare si, analizë, aritmetikë, demokraci, diktaturë, filozofi, filologji, histori, gjeografi, parti, klasë, ideologji, roman, teatër, personazh, skenë, fabul etj. Si fjalë ndërkombëtare do të quhen ata fjalë që përdoren në shumicën e gjuhëve të botës, por jo ata që përdoren vetëm në gjuhët neolatine. Kështu p.sh. fjala solucion është zëvendësuar me tretësirë, nuklear me bërthamor, neutral me asnjanës.

171 Aleksandër Xhuvani, Vepra, vëll. I, f. 23-24.172 Eqrem Çabej, Për pastërtinë e gjuhës, në ‘Gjuha Jonë’, I, 1981, f. 44.173 Rexhep Qosja, Nocione të reja albanologjike, Prishtinë, 1983, f. 70-74.

Page 69: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

60

- Fjalë me burim të huaj që kanë dalë nga përdorimi i gjerë, meqënëse janë zhdukur edhe vetë objektet të cilat i shenjonin p.sh. breshanë, xhandar. Ndodh që brenda çerdhes së fjalës së huazuar disa fjalë të jenë zëvendësuar me brumin e shqipes e disa të tjera jo. Kështu janë zëvendësuar fjalë si nacion – komb, nacionalitet – kombësi, internacional – ndërkombëtar, por nuk janë zëvendësuar fjalë si nacionalizëm, internacionalizëm174.

- Fjalë të huaja të panevojshme, të cilat janë zëvendësuar e po zëvendësohen me fjalë shqipe ekzistuese ose të krijuara me brumin e shqipes sipas gjedheve të gjuhëve të huaja. Të tilla janë fundjavë, fundvit, fundshekull.175 Fjalët po zëvendësohen në të gjitha kuptimet e tyre ose vetëm në kuptimet themelore. Zëvendësimi i fjalëve të huaja me fjalë nga gurra e shqipes, tregon sërish për mundësitë e mëdha që zotëron gjuha shqipe në këto zëvendësime. Sjellim disa shembuj: abonim/pajtim, adapt/i përshtatshëm, agravohet/rëndohet, aprovoj/miratoj, apel/thirrje, brutal/i vrazhdë, decizoj/vendos, definicion/përkufizim, diferencë/ndryshim, evitoj/shmang, eliminoj/zhduk, evident/i qartë, frekuentoj/ndjek, hezitoj/ngurroj, indipendencë/pavarësi, influencë/ndikim, inicioj/nis-filloj, insistoj/ngul këmbë, injorancë/padituri, konfondoj/ngatërroj, konkluzion/përfundim, kualitet/cilësi, kunatitet/sasi, mazhorancë/shumicë, prezantoj/paraqes, prezent/i pranishëm, proporcion/përpjestim, prioritet/përparësi, refuzoj/kundërshtoj, sinqeritet/çiltërsi, superioritet/epërsi, supersticion/besëtytni, triumph/fitore, unanimisht/njëzëri, unifikoj/njësoj176.

Huazimet e fjalëve në gjuhën shqipe janë bërë, pra, edhe pse në këtë të fundit ka patur në përdorim fjalë për të njëjtin koncept. Huazimi leksikor ndodh në rrethana historike te caktuara, edhe kur në një gjuhë të caktuar ka fjalë që emertojnë të njëjtën realie apo koncept. Kështu janë pranuar fjalë të huaja për të njëtin koncept krahas një tjetre të gjuhës shqipe:

1. Kur ka qenë një term ndërkombëtar

2. Kur ka sjellë një nuancë te re kuptimore, më të veçantë

3. Kur e ka kërkuar një stil caktuar i gjuhës (stil shkencor, politiko-shoqëror)

Huazimet leksikore të gjuhës shqipe i ndajmë dhe grupojmë sipas disa kritereve:

1. Sipas rrugës së huazimit. Huazimet mund të jenë të drejtpërdrejta apo të tërthorta, që do të thotë të ardhura direkt nga një gjuhë apo nëpërmjet një gjuhe tjetër. Kemi të bëjmë me huazime të drejtpërdrejta me fjalët mjek, mur, faqe, shok të marra direkt nga latinishtja; sikurse kemi të bëjmë me huazime të tërthorta me fjalët me origjine arabe nur, shejtan, dekik, vakt, të marra nga turqishtja.

174 Jani Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Botimet Toena, Tiranë, 2006, f. 262175 Gjovalin Shurtaj, Kultura e gjuhës, ShBLU, Tiranë, 2006, f. 178.176 Jani Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Botimet Toena, Tiranë, 2006, f. 262-263.

Page 70: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

61

2. Sipas përmbajtjes së huazimeve. i ndajmë në huazime të plota apo strukturore. Kemi rastin e parë kur fjala vjen siç është në gjuhën e huaj, dhe rastin e dytë, kur te huaj ka vetëm strukturën. Të dytit formohen me brumin e shqipes sipas një modeli të huaj. Në rastin e dytë kemi të bëjmë me kalket.

3. Sipas shkallës së ngulitjes në sistem. Dallojmë këtu huazime të ngulitura dhe të pangulitura. Logjikisht sa më i rëndësishëm të jetë funksioni i fjalës së huazuar, aq më shumë ka nevojë gjuha për të, e aq më shumë ngulitet ai në gjuhë. Ndërkohë kemi fjalë që nuk gjejnë përdorim aq të shpeshtë në gjuhë dukë mos u ngulitur shumë. Në këtë rast kemi të bjëmë me barbarizma gjuhësorë.

4. Sipas vlerës së përgjithshme. Këtu mund të dallojmë huazimet leksikore që grupohen në fjalë të huaja apo fjalë ndërkombëtare. Këta të fundit janë pjesë e teknologjisë dhe janë përvetësuar dukë zënë vend shpejt në gjuhë duke u bërë edhe më të qëndrueshme.

Çdo gjuhë perveç leksikut vetjak ka edhe një shtresë fjalësh të cilat kanë prejardhjen nga gjuhë të tjera të cilat në periudha të ndryshme kohore kanë hyrë në gjuhën tonë. Është e ditur se fjalët që një gjuhë ka marrë prej një gjuhe tjetër, në të parën ruajnë shpeshherë një formë më origjinale, të ngjashme me atë që ajo fjalë kishte në momentin e huazimit, ndërsa në gjuhën e cila e huazon pëson ndryshime falë mutacioneve te brendshme të vetë gjuhës dhe zhvillimit të ligjeve të saj.

Në kohën e sotme është bërë punë e madhe për mënjanimin nga përdorimi të fjalëve me prejardhje të huaj. U referohemi këtu fjalëve me prejardhje nga italishtja që kanë hyrë në gjuhën tonë gjatë periudhës së regjimit të Zogut dhe pushtimit të Italisë.

Edhe në revistën shkencore “Gjuha Jonë”, ka patur një rubrikë të titulluar “Fjala shqipe në vend të fjalës së huaj”. Në këtë të fundit është mbajtur gjithmonë e hapur, nga një grup pune, i përbërë nga Androkli Kostallari, Emil Lafe, Jani Thomai, Angoni, Idriz Ajeti, Xhevat Lloshi, Rahmi Memushaj, Gjovalin Shkurtaj, Seit Mansaku (në bashkëpunim edhe me gjuhëtarë të tjerë shqiptarë), rubrika: “Fjala shqipe në vend të fjalës së huaj”, që është mirëpritur dhe çmuar shumë nga mësuesit dhe publiku i interesuar177.

2.4.1. Procesetfonetikeemorfologjiketëfjalëvetëhuazuara

Si rregull fjalët e huaja i nënshtrohen sistemit tonë fonetik e gramatikor. Ata duhet të shkruhen e shqiptohen me shkronja e tinguj të gjuhës shqipe. Kështu parim për drejtshkimin e shqipes është parimi fonetik. Sipas tij, edhe emrat e përveçëm të huaj duhet të shkruhen duke u mbështetur në traditën e përdorimit të tyre në gjuhën

177 ASH e RSH- IGJL, Për pastërtinë e gjuhës shqipe – Fjalor, Tiranë, 1998, f. 5.

Page 71: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

62

shqipe, sipas shqiptimit në gjuhët përkatëse.178

Për më tepër duke patur si ndërmjetës, folës të gjuhës marrëse, që sigurisht i flasin dy gjuhët, ekziston prirja për të zëvendësuar tingujt e gjuhës dhënëse me tinguj të përafërt në gjuhën marrëse. P.sh. emrat, Geӧthe apo Shrӧder në gjuhën tonë shqiptohen Gëte, Shrëder. Në rast të kundërt do të thotë që po veprojmë jashtë normës. Shpesh vërejmë nëpër organet e shtypit të shkruar që këto rregulla nuk ndiqen. Të shumtë janë rastet kur nga pakujdesia e gazetarëve, mos kultura e duhur gjuhësore, indiferentizmi apo edhe thjesht për arsye mode fjalët e huaja e sidomos emrat e përveçëm të huaj shkruhen në formën origjinale që kanë në gjuhën dhënëse, pa u përshtatur. Shembujt që vijojnw janë vjelë nga shtypi i përditshëm.

Paul McCartney, duke reflektuar mbi patriotizmin e Hollywood…, humbën kundrejt kandidatit tjetër Randy Newman…McCartney aktualisht po përgatitet për turneun e tij amerikan, pas dhjetë vjetësh, do të martohet me Heather Mills në New York”; “Kalendar: 1895- vdiq Victor Hygo…; 1907- lindi aktori, producenti dhe regjisori i famshëm anglez, Laurence Oliver”; “Vdes në SHBA ish-kitaristi i Beatles, George Harrison”; “Kori i TOB nën baketin e Buchler”; “Anthrax në Shtëpinë e Bardhë”; “Trezeguet: “Ç’derbi më Arsenal”; “Wenger: “David, rreziku më i madh”; “Eriksson: “Asnjë problem për Beckham”; “O’Leary: “Alex, nuk të beson asnjeri”; “Ballack: “Shpresa e madhe e Gjermanisë”; “…Bajer Leverkusen, në Champions Leauge me Juventusin…”; “Jeta pa Michael do të jetë e vështirë”; “Shpresa të mëdha për Salon dhe Toyotën ambicioze”; “Harry Potter nuk ka rivalë”; “…shefi i delegacionit të Aleancës së Veriut në Bon, Jounis Qanooni, bëri të ditur…”; “Një natë shkova të manifestoj edhe unë në Champs- Elysées; “Intervistë me Xhorxh Lukas, regjisori i “Stars Wars”; “… “La regina dei dannati” arrin tetë vjet pas “Intervista col vampiro”; “Schussel:…”; “Chernomyrdin…”; “Ndëshkuesit e Ascoli – t..., ... që luan në radhët e ekipit të serisë A, Lazios, do të jetë i gatshëm për teknikun Delio Rossi..., janë dy ndeshje të rëndësishme të Lazios..., dy minuta më pas shqiptari jep asist për Chiesa – n,... ndërsa është vetëm tre gola prapa kapitenit të tij te Siena, Enrico Chiesa, ... por De Canio kishte deklaruar...,”; “... derisa do të merrte guximin të konkurronte për në orkestren e La Scala-s...”; “... dhe ambasadorit italian në Tiranë, Attilio Massimo Ianuçi.”; “Piloti, po nuk qe ndonjë imitues, mund të jetë Luca Cadalora”.

Është e nevojshme që kur një fjalë e emër i përveçëm i huaj shqiptohet në gjuhën marrëse të ketë një farë identifikimi me tingujt e kësaj të fundit. Sigurisht kjo varet edhe nga elementët fonologjikë të gjuhës marrëse. Nëse nuk arrihet të gjendet plotësisht identifikimi, të paktën ky të jetë i përafërt. Marrim si shembull gjuhën italiane në të cilën mungojnë tinguj të tillë si /th/ apo /dh/. Kështu fjalë të huaja, me prejardhje nga gjuha angleze, të cilat kanë këto tinguj thjeshtohen e shqiptohen /t/ apo /d/. kjo dukuri është e njohur në gjuhë të ndryshme dhe quhet transfonemizim179. Gjuhëtari Rudolf Filipoviq, dallon tri lloje të përshtatjes.178 Akademia e Shkencave, Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, Tiranë, 1973, f. 19-23.179 Rudolph Filipoviq, Transphonematisation, Substitution on the Phonological level reinterpreted, Niemeyer Verlag, Tubingen, 1982.

Page 72: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

63

- Fjala e huaj hyn në gjuhën marrëse pa ndryshime. Kjo ndodh nëse në gjuhën marrëse ka elemente përgjegjesë me elementet e gjuhës dhënëse. Pra për çdo element të fjalës së gjuhës dhënëse ka një ekuivalent në gjuhën marrëse.

- Kur fjala e huaj hyn në gjuhën marrëse përmes gjuhës së shkruar, mund të ndodhë që edhe shqiptimi i saj të ndikohet nga forma e shkrimit, edhe pse në gjuhën marrëse mund të ketë element përgjegjës fonologjikë. Në vendin tonë shpesh ndeshemi me emra baresh a restorantesh, kompleksesh turistike, agjencish udhëtimi etj. Të cilët emërtohen me fjalë të huaja, të cilat nuk përshtaten me shqiptimin e shkrimin me elemente përgjegjëse të gjuhës shqipe, por ruajnë formën e tyre origjinale. Këtu shesh gjendemi edhe para emërtimesh që tingullojnë qesharake pasi nuk respektojnë as formën origjinale, duke u shkruar plot gabime drejtshkrimore. Kjo tingullon si mendjelehtësi e disave që duan të duken modernë. Kështu lexojmë ‘Velari Prima Spossa’, ‘Piza italiana’. Në të dy shembujt ndeshemi me gabime. Kështu ‘spossa’ në vend të ‘sposa’ dhe ‘piza’ në vend të ‘pizza’.

- Kur fjala e huaj përmban fonema që nuk gjenden në gjuhën marrëse, atëherë zbatohet drejtshkrimi i gjuhës dhënëse.

2.4.2. Shkaqet e shtimit të përdorimit të fjalëve të huaja

Nëse pyesim se pse ndodh ndërndikimi gjuhësor apo se pse huazohen elemente gjuhësore si përgjigje të përgjithshme mund të marrim se huazimet në përgjithësi shërbejnë për plotësuar mungesa të caktuara të një gjuhe marrëse me material gjuhësor të një gjuhë dhënëse. Në momentin kur një popull shpik a zbulon diçka të vlefshme, kjo mund të jetë e dobishme edhe për popuj të tjerë të cilët e marrin prodhimin apo idenë e re. Në një situatë të tillë nëse në gjuhën e tyre nuk ka një term të posaçëm për të shënjuar objektin apo idenë atëherë ajo hyn në gjuhë së bashku me emërtimin e tij në gjuhën dhënëse. Pra, gjërat e reja zakonisht vijnë me emra të rinj. Huazimi bën pjesë në risinë leksikore që përftohet nga nevojat për të emërtuar objektet apo idetë e reja. Shpesh ndeshemi me ato që quhen ndërkombëtarizma, fjalë që gjenden nëpër fjalorë të pothuajse të gjitha gjuhëve, që do të thotë se në momente të caktuara shpikjet e fundit janë përhapur në shumë popuj duke marrë me vete edhe emërtimin e tyre.

Nga ana tjetër është më e thjeshtë të huazohet një term së bashku me objektin që shënjon, sesa të krijohet një term me material të vetë gjuhës. Kjo vihet re si prirje edhe në të folmet e shumë gazetarëve, politikanëve, personaliteteve nga fusha të ndryshme apo edhe në mënyrën e të shkruarit e të përkthyerit të shumë përkthyesve. Shpesh, ata, duke qenë njohës e folës të gjuhëve të huaja e kanë më të lehtë të marrin fjalët drejtpërdrejtë nga gjuhët e huaja, pa u lodhur të gjejnë gjegjëset e tyre në gjuhën

Page 73: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

64

shqipe. Në raste të tilla ata mjaftohen vetëm me një përshtatje nga ana fonetike e morfologjike të fjalëve të huaja.

Kështu na ndodh që gjatë emisioneve të drejtpërdrejta televizive, në kanale prestigjoze si Top Channel dhe Tv Klan dëgjojmë: “...të hyjë e të penetrojë në mediat e përditshme..., ...të krijohet një qeveri e re që të ketë prerogativa..., ... një pjesë e kësaj partie kontestoi...” Opinion, TV Klan; “Jam dakord edhe me disa sensibiletete të përmendura këtu..., ... ka qytete që kanë fraxhilitetin e tyre..., ... nivelin e humanitetit të figurës..., ... nuk mendoj se do të ketë reaksion kushedi se çfarë..., ... meqë na e antiçipoi...” Top Show, Top channel; ose “... po ta vëmë aplausometrin...” Top Show, Top Channel dhe “... ka vetëm një festival ku debutohet live, ... ne shpresojmë të kooperojmë..., ... nuk është dominant...”, Zonë e lirë, Tv Klan. Kohët e fundit, duke dëgjuar në njërin nga kanalet tona televizive informacionin rreth një vizite jashtë vendit, një nga politikanët tanë shprehet se kthehej “…me impresione të jashtëzakonshme nga negociatat bilaterale dhe multilaterale me imprenditorët dhe donatorët…”. Shtrojmë pyetjen: sa përqind e popullsisë arrin të kuptojë sidomos fjalinë e fundit, pjesa më e madhe e fjalëve të së cilës janë të huaja? Në vijim sjellim një sërë fjalësh të tjera të cilat dëgjohen zakonisht në emisionet televizive të kanaleve të ndryshme: eksperience, ambient, evitoj, dedikoj, presion, rekomandoj, ekspresiv, ekspresivitet, iniciativë, interdipendencë, kurioz-e, kuriozitet, distancë, distancoj, aktivitet, kontribut, prezent-e, kartë identiteti, publikoj, komunikoj, komunikatë, likuidoj, likuidim, abuzoj, abuzim, tentativë, prezencë, okazion, ofensivë, suprem, nacional-e, internacional-e, direkt-e, deciziv-e. Problemi i gjuhës shqipe dhe i ruajtjes së saj u ndeshën nën një këndvështrim tjetër gjatë Rilindjes Shqipëtare. Pat shumë përpjekje për të ruajtur gjuhën tonë dhe sigurisht kjo qe “…arsyeja e mbijetesës së gjuhës shqipe dhe e zhvillimit të fizionomisë së saj”180.

Sigurisht shtimi i përdorimit të fjalëve të huaja, lidhet edhe me intensitetin e lëvizshmërisë të popujve, shtimin e udhëtimeve në vende të huaja, studimi dhe punësimi jashtë vendit, por edhe sjellja nga këto vende të materialeve të shkruara që nga libra artistikë, tekste që kanë të bëjnë me sektorin e punësimit të secilit apo edhe thjesht gazeta të përditshme. Në ditët e sotme, në epokën e internetit, ku çdo informacion përcillet në kohë reale, është shumë e thjeshtë të kemi qarkullim informacioni në të gjitha gjuhët që na interesojnë. Ky realitet na bën të jemi në kontakt me të gjithë informacionin që na intereson dhe sidomos në gjuhën që na intereson. Për pasojë ndeshemi me dy prirje të kundërta të cilat përfaqësojnë dy grupime njerëzish. Nga njëra anë ndeshemi me të gjithë ata që lëvizin shpesh, studiojnë a punojnë në vende të ndryshme të cilët përdorin si pa të keq fjalë me prejardhje të huaj, pa u shqetësuar për ruajtjen e mbrojtjen e gjuhës shqipe. Shpesh kjo tendencë të foluri perceptohet si shenjë modernizmi. Nga ana tjetër kemi të gjithë ata që bëjnë kujdes për strukturën e shqipes, duke u munduar të mos përdorin fjalë të huaja që e kanë përgjegjësen në gjuhën tonë. Sigurisht në epokën e internetit është e tepruar 180 Emil Lafe, Pastërtia e gjuhës në kohën tonë si detyrë gjuhësore dhe kombëtare, në ‘Gjuha jonë’, Viti XII, Nr. 3-4/ 1992, f. 48-53.

Page 74: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

65

dhe e pakuptimtë të flasim për lëvizje puriste, porse heqja nga përdorimi i fjalëve të huaja që e kanë përgjegjësen në gjuhën tonë është një detyrë dhe respekt ndaj vetes. Sigurisht, ndërkombëtarizmat nuk bëjnë pjesë në lëmin e fjalëve për zëvendësim. Kjo sigurisht kërkon një formim gjuhësor dhe ndjeshmëri më të madhe ndaj gjuhës.

Prof. Eqrem Çabej në studimin e tij shumë të njohur, biles thelbësor në këtë fushë, “Për pastërtinë e gjuhës”181, bën një paraqitje të shkurtër të punës së bërë, prej shekujsh, në pastrimin dhe pasurimin e gjuhës shqipe, punë që fillon që me autorët e parë shqiptarë e vazhdon deri tek ata të Rilindjes Kombëtare, shkrimtarët e periudhës së Pavarësisë e deri në ditët tona.

Gjuhëtari i njohur thekson se: “Një ndër detyrat kryesore të gjuhësisë shqiptare, krahas kërkimeve teorike, është dhe mbetet pasurimi i gjuhës me elemente të gurrave vetjake dhe spastrimi i saj prej masës së fjalëve të huaja, që kanë vërshuar së jashtmi dhe po vazhdojnë edhe në ditët tona. Kanë depërtuar dhe depërtojnë në shkrimet shkencore dhe letrare, në shtyp, në radio, në televizion, në bisedën e përditshme”182.

Më pas ai numëron fushat në të cilat ndjehet ndikimi (sisteme e nënsisteme të gjuhës ku ndikimi është i ndjeshëm), dhe nënvizon në mënyrë të veçantë ndikimin e italishtes duke dhënë edhe mundësi zgjidhjesh të problemit. Në këtë studim është paraqitur edhe një listë fjalësh që mund të mënjanohen dhe të zëvendësohen lehtësisht me fjalë të gjuhës sonë. Me veprimtarinë e shumanëshme shkencore e me nivel të lartë, prof. Eqerem Cabej ndriçoi shumë probleme të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, duke argumentuar lashtësinë dhe origjinën ilire të saj, vitalitetin e saj ndër shekuj dhe marrëdhëniet me gjuhët dhe kulturat e popujve të tjerë.

Është shumë me interes të shihet që pak a shumë e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Itali. Duket, në fakt, se shtypi i kushton një vëmendje të vazhdueshme problemeve të gjuhës dhe studimeve gjuhësore. Pikërisht për këto probleme, Felitta Carrafiello, ka përgatitur temën e tij të diplomës, me titull, “Questioni linguistiche nella stampa quotidiana italiana”, ku ka paraqitur një bibliografi mjaft të gjerë të shkrimeve të botuara në vitet 1962-63 dhe 1972-73 në shtatë të përditshme të rëndësishme: “La Stampa”, “Corriere della Sera”, “Il Giorno” në veri; “La Nazione”, “Paese Sera”, “L’Unità” në qendër e “Il Mattino” në jug.

Në këto botime, paraqitet situata që sigurisht është shqetësuese për gjuhëtarët, të cilët kundërshtojnë përdorimin e disa fjalëve në gjuhë të huaja apo latine. Bile në disa raste përdorimi i tyre gjykohet si i gabuar dhe i pasaktë – “Përdoret latinishtja shpesh me dëshirën për t’u ndjerë i rëndësishëm”, La Stampa, 1962 – (f. 3)183. Duket se një problem i madh është edhe ai i përdorimit të fjalëve të marra nga gjuha angleze, “Week-end e fine settimana”, “Il Corriere della Sera”, 1963 – (f. 3) ose përshtatja e 181 Ky studim është botuar fillimisht në gazetën “Mësuesi”, më 28. 03 dhe 04. 04. 1079. Ne kemi konsultuar ribotimin e tij në revistën “Gjuha jonë”, viti I, Nr. 1, 1981, f. 36- 47.182 Eqrem Çabej, Për pastërtinë e gjuhës, në ‘Gjuha Jonë’, nr. 1, 1981, f. 37.183 Felitta Carrafiello, Questioni linguistiche nella stampa quotidiana italiana, në ‘Aspetti sociolinguistici nell’Italia contemporanea’, Bulzoni, Roma, 1977, f. 594.

Page 75: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

66

tyre morfologjike në gjuhën italiane, “Il Week-end o l’Week-end?”, “Corriere della Sera”, 1963 – (f. 5)184. Ky fakt na lë të kuptojmë se rrjedha e gjuhëve është pak a shumë e njëjtë: gjithmonë ekziston një gjuhë më me prestigj që ndikon në të tjerat.

Në fondin e vet leksikor, gjuha shqipe përmban një numër të konsiderueshëm italianizmash, numër i cili ka ardhur gjithnjë e në rritje. Aktualisht, nga kontaktet e shumëfishta, po vërejmë një shtim të numrit dhe të përdorimit të fjalëve me prejardhje nga italishtja. Këto fjalë tek kalojnë në gjuhën tonë pësojnë ndryshime të shumta. Gjuhëtarët kanë nxjerrë në pah dhe shqyrtuar dy korpuse leksikore me prejardhje funksionale të ndryshme: a) korpusi i parë, është një listë me 2000 fjalë, i përgatitur nga një grup gjuhëtarësh italianë, b) korpusi i dytë, në të cilin përfshihen huazimet që studiuesit i konsiderojnë italianizma.185

Mund të themi pra, që vërshimi i fjalëve të huaja është edhe një formë mode e diktuar nga gjuhët e mëdha dhe nga prestigji që ato gëzojnë, jo vetëm ndër ne, por edhe në vende a kultura të krahasueshme me tonën. Pra, krahas huazimeve që hyjnë në gjuhën marrëse si rezultat i një nevoje a kërkese të momentit, kemi edhe një sërë fjalësh që hyjnë, falë një tendence a mode në përdorim. Përmendim këtu format përshëndetëse me prejardhje nga italiashtja, ‘ciao’ e cila shpeshherë përdoren përkrah formës shqipe ‘pashim’, ‘paçim’. Kjo formë është bërë kaq e zakonshme, saqë shpesh e dëgjojmë në gojën edhe të njerëzve të cilët nuk dinë të flasin e komunikojnë në gjuhën italiane. Duket deri diku edhe qesharake ta dëgjojmë nga goja e gjyshërve tanë. Sjellim në vijim disa shembuj që ilustrojnë përdorimin të mbivendosur të fjalës shqipe dhe përgjegjëses së saj në gjuhë të huaj, në rastin tonë gjuhës italiane. Kështu vazhdojnë të përdoren influencon e influencë (ndikoj, ndikim), uniform (i njëtrajtshëm), dimensione (përmasa), eksperiencë (përvojë), inspirohem (frymëzohem), evidentohet (vihet në dukje), mentalitet (mendësi), superioritet (epërsi), kurioz (kureshtar), distancë (largësi), aktivitet (veprimtari) etj. etj.

Prof. dr. Gjovalin Shkurtaj, thekson, se kemi të bëjmë me një rikthim të fjalëve të huaja, pasi ato ishin zëvendësuar me fjalë amtare apo të krijuara sipas gjedheve me brumin e shqipes. Kjo, përbën një dëm të jashtëzakonshëm dhe një tregues të qëndrimit të papërgjegjshëm të shtetit dhe të shoqërisë shqiptare ndaj gjuhës.186 Këtu duhet theksuar edhe diçka tjetër. Shpesh, ngaqë nuk njihet mirë kuptimi i fjalëve të huaja dhe duke pasur fjalë që janë të ngjashme fonetikisht me njëra tjetrën, mund të përdoren gabimisht në vendin e anasjelltë. P. sh. adaptoj – adoptoj; konfirmoj – komfirmoj.187

184 Felitta Carrafiello, Questioni linguistiche nella stampa quotidiana italiana, në ‘Aspetti sociolinguistici nell’Italia contemporanea’, Bulzoni, Roma, 1977, f. 598.185 Artan Fida, Disa interferenca leksikore gjatë nxënies së huazimeve italiane, në ‘Rreth huazimeve në shqipen standarde’, Akte të sem. të 3-të, Pegi, Tiranë, 2004, f. 106. 186 Gjovalin Shkurtaj, Trysnia e huaj dhe qëndresa e shqipes, në ‘Rreth huazimeve në shqipen standarde’, Akte të seminarit të 3-të, Pegi, Tiranë, 2004, f. 22.187 Miço Samara, Norma leksikore, pastrimi e pasurimi i leksikut të gjuhës së sotme dhe letrare shqipe, në ‘Gjuha shqipe dhe letërsia në shkollë’, nr. 7 – ShBLSh, Tiranë, 1981, f. 43.

Page 76: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

67

Ne shqiptarët, përveç se jemi përtacë të fortë, mbajmë edhe kokën lart. E shohim nevojën e të mësuarit të rregullave të një gjuhe vetëm kur dëshirojmë të mësojmë një gjuhë të huaj, porse kur flitet për rregullat e gramatikën e gjuhës sonë, askush nuk i përvishet punës dhe askush nuk pohon se ka nevojë t’i mësojë, duke pretenduar se tashmë i di mirë188.

Nga sa u tha më sipër mendojmë se shpesh arsyet e përdorimit të fjalëve të huaja dhe shtimit përherë e më teprër, nuk ka arsye thjesht gjuhësore. Arsyet pikësëpari janë shoqërore, kulturore e psikologjike.

188 Iris, (Justin Rrota), Rreth problemit të gjuhës letrare, në ‘Hylli i Dritës’, 1931/VII, Nr. 3, f. 126.

Page 77: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

68

KREU III

ITALISHTJA DHE ITALIANËT NË SHKODËR

3.1. Kahe perëndimore të arsimit në Shkodër dhe mësimi i italishtes si gjuhë e huajnëpërshkollateShkodrës(derinëfillimshek.XX)

Qyteti i Shkodrës është një nga qytetet e shquara në Shqipëri për nga vlerat e traditat e shquara në fusha të ndryshme të jetës shoqërore. Vend të veçantë në historikun e kulturës së këtij qyteti zë edhe historia e arsimit dhe e shkollave shqipe të cilat u hapën këtu, ku dhe u konsoliduan duke marrë pamjen e shkollave të mirëfillta, më së shumti të drejtimit klasik. Veprimtari e dendur në fushën e arsimit u zhvillua sidomos gjatë Rilindjes Kombëtare, kur lufta për gjuhën kombëtare dhe diturinë ishin më të ndjeshme.

Edhe vetë zbulimet arkeologjike pranë qytetit të Shkodrës dhe qendrave të tjera të banimit rreth saj, dëshmojnë për një zhvillim relativisht të fuqishëm, jo vetëm ekonomik-shoqëror, por edhe për një nivel të lartë kulturor dhe artistik. Dëshmi e këtyre janë padyshim zbulimet arkeologjike, të cilat edhe sot e kësaj dite dalin në pah.

Shkodra, si qendër e vjetër e Ilirisë, ka qenë qytet i zhvilluar nga ana kulturore. Nuk është e rastit që në radhët e perandorëve që drejtuan perandorinë Romake, radhitet edhe Diokleciani e të tjerë perandorë me origjinë shqiptare. Në radhët e humanistëve shqipëtarë të lindur në trevën e Shkodrës përmendim M. Barletin, M. Beçikemin, P. Engjëllin, Dh. Frangun, të cilët janë dëshmitarë të një tradite arsimore e kulturore paraosmane. Edhe vetë M. Barleti pohon se për të shkruar veprën “Rrethimi i Shkodrës”, e cila u botua në Venedik, kishte shfrytëzuar një sërë shkrimesh në gjuhën popullore. Është e qartë se humanistët e lartpërmendur, ishin shkolluar e kishim marrë formim në vende europjane, duke u përgatitur e afirmuar më pas si intelektualë në fusha të ndryshme të dijes. Është shumë domethënës fakti se gjatë shek. XV-XVI, Shqipëria ka patur 9 profesorë universiteti në Itali e Dalmaci189.

Shqiptarët, edhe pas mërgimeve, gjatë historisë, ruajtën traditat e veta arsimore. Kështu pas shpërnguljes së madhe në Venedik, shkodranët ngritën shkollat për bijtë e tyre. Në Venecie u hap ‘La scuola degli albanesi’, ku punuan si mësues Marin Biçekemi dhe Leonik Tomeu, ku mësimi zhvillohej në gjuhën shqipe190. Shkolla u kthye në një qendër të bashkëatdhetarisë shqiptare.

Të shumta qenë shkollat që u hapën në Shkodër dhe zonat rreth saj edhe të ciklit 189 Historiku i Arsimit i rrethit Shkodër, pj. I, 1980, f. 4.190 Njazi Kazazi, Zhvillimi i arsimit të mesëm në Shkodër (nga fillimet e tij deri në vitet ’20 të shek. XX), monografi, Shkodër, Rozafa, 2014, f. 13.

Page 78: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

69

fillor, tetëvjeçar dhe të mesëm. Kjo shpesh edhe si kërkesë e vetë popullsisë.

Më 1638, në Pdhanë Fretënit Françeskanë hapën një shkollë fillore, duke parë padijen e vendit. Në po këtë vend u hap edhe një shkollë e mesme me nismën e italianit Hiacinti a Sospitello191, meqë ky ‘... tue e pa padijen e madhe, qi zotnote nder të tâna ânët, aq sa nuk u gjête nji n’ât vend qi të dijte latin, dan me çilë edhe nji shkollë të mjesme a gimnaz’192. Shkolla u ndoq kryesisht nga ata që donin të bëheshin pjesëtarë të klerit katolik dhe shërbeu për formimin e klerikëve të ardhshëm.

Më pas, më 1639, shohim hapjen e një shkolle në Blinisht të Zadrimës, shkollë e hapur prej fretënve të Troshanit193. Kjo shkollë drejtohet nga Karl Mirandulani194. Ishte shkollë e ciklit të mesëm dhe kishte 50 nxënës195. Këtu përveç shkrim, këndimit dhe lëndëve të tjera mësohej edhe latinisht196.

Gjergj dhe Gaspër Benussi, më 1836, hapën në Shkodër një shkollë me një farë sistemi didaktik197. Punën e Gjergjit e vazhdoi i biri Gaspri, i cili u bë edhe shumë i njohur në qytetin e Shkodrës. Gaspër Benussi, përveçse drejtues shkolle, qe edhe autor tekstesh dygjuhësh shqip-italisht. Ai është i njohur edhe si autor abetaresh. Ne sigurisht nuk do të ndalemi në këtë pikë, por mendojmë se ndihmesa e Benussit është me vlerë edhe në botimin e një libri me dy pjesë “Ushtrime gjuhet Shqyp-italisht” (1911) dhe një fjalori të përdorshëm në bisedime shqip-italisht, për ata që dëshirojnë të mësojnë gjuhën shqipe dhe italiane. Botimi ishte i shtypshkronjës Zonja e Papërlyeme198. Gjergj Benussi ishte nënshtetas i huaj, nga Rovigno e Italisë. Ai ishte për shumë kohë oficer në kohë të Vezirit të Shkodrës. Disa familje shkodrane, pasi që nuk ishte më oficer, i kërkuan të hapte një shkollë, të cilën e hapi në 1836. Mësimet në këtë shkollë i jepte në italisht199, pasi ai nuk dinte shqip200.

Meqenëse nxënësit e shkollës së Benussit u shtuan mjaft, u mendua se do të ishte mirë që të silleshin mësues të përgatitur nga Italia për të themeluar një shkollë publike të rregullt. Kështu u sollën tre mësues italianë të quajtur Mark Rebeskini, Gjuriq dhe Luigj Kataliniq (Catalinich), të cilët së bashku me Benussin hapën një shkollë me katër klasë. Shkolla pati frekuentim të lartë, pasi nxënësit nuk kishin frikë të ndiqnin mësimet aty meqë ishte e mbështetur ekonomikisht edhe nga konsullata austriake. 191 Benedikt Dema, Shtypi françeskan në Shqypni, në ‘Hylli i Dritës’, 1940/XVI, nr. 12, f. 606.192 Athanas Gegaj, Veper arsimore e françeskajve në Shqypni, në ‘Hylli i Dritës’, 1932/VIII, Nr. 3, f. 136-138.193 Donat Kurti – Marin Sirdani, Mbi kontributin e elementit katolik në Shqipëri, në ‘Lajmëtari’, Tiranë, 1999, f. 13.194 Athanas Gegaj, Vepër arsimore e françeskajve në Shqypni, në ‘Hylli i Dritës’, nr. 3, 1932, f. 137.195 Historia e arsimit shqiptar, Tiranë, 1990, f. 43.196 Donat Kurti, Vepra kulturale e elementit katolik në Shqypni, në “Hylli i dritës”, v. 9, nr. 5, 6, 1933, f. 238.197 Karl Gurakuqi, Franciskanët në Shqipëri, në ‘Diturija’, nr. 3, 1928, f. 90.198 Gasper Benussi, Libër bisedimesh shqyp-italisht, Shkodër, 1911.199 Hamdi Bushati, Shkodra dhe motet, Shtëpija Botuese Idromeno, Shkodër, 1999, f. 40.200 Jup Kastrati, Kontribut për historinë e arësimit në rrethin e Shkodrës deri në vitin 1912, në ‘Arësimi popullor’, nr. 2, 1963, f. 63.

Page 79: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

70

Tre mësuesit italianë qëndruan në Shkodër një farë kohe, e pas kthimit të tyre në Itali, Benussi e vazhdoi vetë aktivitetin e tij, duke qenë se ndërkohë edhe kishte mësuar mirë shqipen, pasi që edhe ishte martuar në Shkodër. Gjithsesi, sado që ai të ketë mësuar gjuhën shqipe, duke qenë me kombësi dhe nënshtetësi italiane është i paevitueshëm përdorimi i fjalëve nga gjuha e tij e origjinës. Veç kësaj, ai nuk e kishte profesion të parë mësuesinë.

Mendojmë se është me interes të ndalemi pak në figurën e Luigj Kataliniqit (Luigi Cattalinich), i cili nuk qëndroi gjatë në Shkodër. Ai u vu në shënjeshtrën e autoriteteve konsullore në Shkodër, pasi dyshohej të kishte shkruar një sërë artikujsh në gazetën triestine201. Kataliniqi, ishte një i ri dalmat, i ndershëm dhe liberal, antiklerikal dhe shumë dashamirës i Italisë. Ishte i shkolluar në masë të konsiderueshme, por jo aq i kujdesshëm sa të dinte të ruante ekuilibrin mes vendit ku ndodhej dhe njerëzve që jetonin aty. Ai për më shumë se një vit, qe korrespondent i fshehur i gazetës së Triestes ‘Il Tempo’, ku përmes artikujve të tij demaskonte, gjithmonë në emër të progresit, sjelljet e njerëzve më të rëndësishëm në Shkodër. Kështu nuk i shpëtuan penës së tij as personalitete fetare (përfaqësues të lartë të klerit katolik), personalitete konsullore, por edhe Pashai. Me urdhër të konsullatës u kryen kërkime në shtëpitë e italianëve të tjerë të cilët jetonin në Shkodër, për të gjetur ku fshihej Kataliniqi. Ky i fundit si mori urdhërin për t’u larguar menjëherë nga Shkodra, sigurisht në bazë të një preteksti në lidhje me pasaportën e tij, u mundua të përmirësonte situatën. Meqë nuk ia arriti, e meqë e dinte se rrezikonte edhe po të kthehej në vendin e tij u zhduk dhe sado që u kërkua nga autoritetet nuk u arrit të gjendej.

Përmendim në vijim shkollën e hapur nga Jaku i Tishit të Mark Krajës, për faktin se ai i mësonte fëmijëve edhe gjuhë të dytë, meqënëse mbështetej financiarisht nga konsullata e Austrisë202. Edhe në këtë shkollë mësohej italisht203. Të tjerë shkodranë që hapën shkolla në të cilat u mësonin fëmijëve italisht ishin Geg Kodheli dhe Zef Kamsi.

Shkollë të veten kishte edhe zotëria italian, Signor Shjor (Shor) Markja (siç e thërrisnin shkodranët). Emri i tij i vërtetë ishte Marko Rebeskini204. Ai erdhi nga Venediku dhe u martua në Shkodër. Punoi një periudhë kohe si farmacist, por pastaj meqenëse nuk i pëlqente kjo punë, hapi një shkollë për fëmijë ku u mësonte edhe italisht205. Ata i paguanin 10 grosh në muaj. Thuhet se ka qenë shumë i egër me fëmijët por edhe pijanec. Meqë gjatë mësimit u fliste banalitete fëmijëve, të cilët ua tregonin prindërve nëpër shtëpi, këta pak nga pak filluan t’i largonin nga kjo shkollë.

Tjetër shkollë rreth të cilës mësojmë është ajo e hapur nga Don Pepini, italian, i cili 201 Mirella Galletti, Gennaro Simini esule e medico nell’Albania Ottomana, në Giacinto Simini, Un patriota leccese nell’Albania Ottomana, Argo, Lecce, 2011, f. 23-24.202 Ilo M. Qafëzezi, Dhaskal Gjoka apo shkolla korçare e qëmotme, Korçë, 1936, f. 131.203 Hamdi Bushati, Shkodra dhe motet, Shtëpija Botuese Idromeno, Shkodër, 1999, f. 41.204 Jup Kastrati, Kontribut për historinë e arësimit në rrethin e Shkodrës deri në vitin 1912, në ‘Arësimi popullor’, nr. 2, 1963, f. 64.205 Karl Gurakuqi, Franciskanët në Shqipëri, në ‘Diturija’, nr. 3, 1928, f. 92.

Page 80: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

71

kishte ardhur në Shkodër, më 1848, pasi ishte arratisur për arsye politike nga vendi i vet. Ai mësonte me pagesë mujore dhe flitej se ishte mësues i mirë206, meqë dinte edhe shqip. Në oborr të shtëpisë i mësonte fëmijëve edhe lojra gjimnastikore. Don Pepini, nuk qëndroi gjatë në Shkodër, për t’i lënë vendin një italiani tjetër, i quajtur Mark Kaçani, i cili edhe u martua në Shkodër.

Kemi të dhëna se një shkollë/kurs gjuhe italiane u hap në Shkodër edhe nga Giuseppe Vittoli, patriot italian, i cili erdhi në Shqipëri në vitet para bashkimit politik të Italisë. Vittoli, pas udhëtimesh të gjata u vendos në Shkodër, ku edhe hapi këtë shkollë kundrejt një pagese (shkollë private), e cila ndiqej nga fëmijët e familjeve më të mira katolike shkodrane207, duke cituar këtu edhe sa shkruante nën pseudonimin Dora D’Istria, Princesha Elena Gjika ‘Një napoletan mërgimtar hapi një shkollë, e cila u ndoq nga fëmijët e familjeve më të mirë të qytetit të Shkodrës’208. Nuk kemi arritur të gjejmë më tepër informacion rreth organizimit të kësaj shkolle, metodikës së përdorur në mësimdhënie, shumës që paguanin nxënësit, numrit të nxënësve të regjistruar, vendit ku zhvilloheshin mësimet, apo edhe periudhën e kohëzgjatjes së kësaj shkolle. Mungesa e informacioneve të tilla na bëjnë të mendojmë se më tepër se shkollë e mirëfilltë, ky të ketë qënë një kurs gjuhe italiane. Vittoli, meqënëse ka qenë i arratisur nga vendi i vet, është strehuar në Shkodër, duke e gjetur këtë mënyrë për të siguruar jetesën në një vend të huaj. Sigurisht, në Shkodër, sidomos nga familjet katolike, shihej me sy të mirë, njohja e gjuhës italiane, prandaj duhet të kenë mirëpritur një italian dhe sigurisht kanë parapëlqyer që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën nga një person që italishten e ka gjuhë mëme. Edhe emrat e mësuesve të tjerë të lartpërmendur, janë sjellë, duke nxjerrë në pah prejardhjen e tyre nga Italia ose faktin që u mësonin nxënësve gjuhën italiane. Gjithsesi, rreth tyre dhe organizimeve të shkollave/kurseve që ata drejtonin është e vështirë të gjenden informacione të sakta përmes datash të sakta apo dokumentesh. Informacionet vjelen nga të përkohshme klerikale apo në bazë të të dhënave popullore209.

Shohim që përgjithësisht një mësues përfaqësonte një shkollë më vete210.

Diku nga gjysma e ‘800, në Shkodër u lejua hapja edhe e shkollave të tilla si Scuola tecnica commerciale, Scuola arti e mestieri, Scuola elementare italiana, në të cilat programi dhe mësimi bëhej në gjuhë të huaj, në këtë rast italisht, edhe sepse këto shkolla mbështeteshin ekonomikisht nga Italia211.

Veç këtyre përmendim edhe shkollën e hapur nga mësuesi Xhaçinto (Giacinto) 206 Hamdi Bushati, Shkodra dhe motet, Shtëpija botuese Idromeno, Shkodër, 1999, f. 41.207 Mirella Galletti, Gennaro Simini esule e medico nell’Albania Ottomana, në Giacinto Simini, Un patriota leccese nell’Albania Ottomana, Argo, Lecce, 2011, f. 17.208 Giacinto Simini, Un patriota leccese nell’Albania Ottomana, Argo, Lecce, 2011, f. 99.209 Hamdi Bushati, Shkodra dhe motet, Shtëpija botuese Idromeno, Shkodër, 1999, f. 41.210 Gjeto Kola, Shkolla shqipe françeskane e Gjergj Fishta, në Gjergj Fishta, Shtyp. Luarasi, Tiranë, 1941, f. 132.211 Shefik Osmani, Mësuesit dhe shkollat e para në Shkodër për gjuhën dhe lirinë kombëtare, në Arësimi popullor, nr. 3, 1963, f. 44-45.

Page 81: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

72

Simini, i biri i doktor Xhenaro (Gennaro) Siminit, i cili ishte vendosur dhe martuar në Shkodër. Xhaçintoja e dinte mirë shqipen dhe hapi në vitin 1885-1886, shkollën private ‘Istituto Hamidije’, në të cilën mësonte si gjuhë të huaj italishten212. Nuk është e qartë arsyeja e hapjes së kësaj shkolle nga Simini. Mbetet pikëpyetje rreth nismës së vet personale apo nxitjes nga ana e propagandës italiane. Vetë Xhaçintoja ishte mësues në Shkollën e mesme profesionale (Scuola tecnico-commerciale) si dhe autori i veprës ‘Veshje dhe zakone të Shkodrës’ në gjuhën italiane. Edhe urdhërat e jezuitëve dhe françeskanëve ishin aktivë dhe bënë përpjekje në hapjen e shkollave. Më 1854, Emzot Gjon Topiçi OFM, në bashkëpunim me propagandën Fide, ftoi Klaudio Stanislao-Nerin - i cili vlerësohej si ekspert i talentuar, sigurisht besimtar i devotshëm, por edhe si person që njihte mirë gjuhën shqipe dhe zakonet e Shqipërisë - të bënte planin e ndërtesës shkollore dhe të fillonte punën për themelimin e një seminari kombëtar në Shkodër213. Pas peripecish të ndryshme më 1859 shënohet hapja e tij. Françeskanët, veç hapjes së shkollave të mesme, kishin synim edhe hapjen e shkollave për fëmijë. Kështu Emzot Topiçi shkruan ‘... do të mujshim (na - françeskanët) me marrë përsipër edhe mësimin e kalamajve’214. Në vijim ata hapën edhe një shkollë fillore, ku merrnin përsipër jo vetëm dhënien e dijes si detyrë parësore e shkollës, por edhe edukimin moral të brezave. Brenda 2-3 viteve u pa dobia e mësimit të dhënë nga françeskanët. Në një artikull të shkruar më 27. 12. 1862215, shkruhej ‘... në një vit të vetëm kaq dobi kanë nxjerrë nxanësat prej shkollet, sa të gjithë janë çuditë...’. Një raport i konsullatës austriake në Shkodër i datës 04. 07. 1863, na bën me dije se në

këtë shkollë, përveç lëndëve të besimit, aritmetikës dhe kaligrafisë, mësoheshin edhe elemente të para të gramatikës italiane216. Me shpërnguljen në ndërtesën e re të shkollës françeskane, ndër mësuesit ndeshim ‘Signore Benussin e shqiptarizuar’. Për këtë shkollë Fishta këndonte: ‘Kjo pat kenë shkolla ma e parë/ Qi mund t’quhej popullore/ Edhe s’parit n’kët msojtore/ Për me folë veç kah gegnija/ n’gjuhë shqype u’ msu fmija/ si e nep ligjë pedagogjija’217. Është interesant një atlantivogëlgjeografik218 që ne kemi gjetur në bibliotekat e urdhërit jezuit në Shkodër, për përdorim

212 Hamdi Bushati, Shkodra dhe motet, Shtëpija botuese Idromeno, Shkodër, 1999, f. 50-51.213 Ines A. Murzaku, Catholicism, culture, conversion: the history of the Jesuits in Albania (1841-1946), Pontificio Istituto Orientale, Roma, 2006, f. 122.214 Karl Gurakuqi, Françeskanët në Shqypni, në “Dituria”, nr. 3, 1928, f. 89.215 Giovanni da Velletri, Cronanca della missione Francescana, Anno III, Marzo-aprile, 1963, nr. 3, f. 140. 216 Karl Gurakuqi, Françeskanët në Shqypni, në “Dituria”, nr. 3, 1928, f. 93-94.217 Gjergj Fishta, Mrizi i zanave, Shkodër, 1924, f. 46.218 Atlant i vogel – per shkollat fillore, Shtypshkroja e së Papërlyemes, Shkodër, 1925.

Page 82: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

73

nga shkollat fillore. Teksti është i përshtatshëm për mosha të vogla meqënëse është vetëm me figura e ilustrime me ngjyra të hartave të shteteve për të cilat flitet. Porse shpjegimet, emrat e shteteve, detrave a oqeaneve, orientimet për anët e horizontit etj. janë në gjuhën italiane. Kjo na lë të kuptojmë se ose fëmijët, tashmë mësonin italisht e ndoshta dinin të lexonin e në vijim mësonin përkthimin e këtyre termave, ose se teksti ishte përshtatur nga ndonjë tekst përdorimi në Italinë e asaj periudhe. Sidoqoftë, kjo tregon për një kontakt të hershëm dhe shumë intensiv me gjuhën italiane. Këta fëmijë në të ardhmen, sigurisht do të kenë pasur një zotërim të shkëlqyer të gjuhës italiane. Rreth mbarëvajtjes së shkollave françeskane për fëmijë, lexojmë edhe në letërkëmbimet mes fretërve që jetonin në Shqipëri dhe superiorëve të tyre në Itali. Kështu në një nga letrat e shumta në të cilat përshkruanin aktivitetin e tyre, lexojmë edhe për sukseset e arritura në mësimin e fëmijëve në qytetin e Shkodrës219. Letra i drejtohet Atë Raffaele da Pontecchio, ati i përgjithshëm i Urdhërit të Francescanëve. Në të bëhet një përshkrim i detajuar i ceremonisë së organizuar në përmbyllje të vitit akademik, ceremoni në të cilën ishin të pranishëm prindër dhe të ftuar të tjerë të cilët dëshironin ta ndiqnin. Nxënësit, nga sa lexojmë në letër, bënë një paraqitje të shkëlqyer në provime. Të ftuarit u mahnitën nga shkathtësia e të përgjigjurit të pyetjeve që u drejtoheshin nga mësuesit. Po të njëjtën gëzim dhe kënaqësi ndjenë sigurisht edhe etërit të cilët ishin marrë me shkollimin e tyre. Në letër mund të lexojmë edhe për lëndët të cilat janë dhënë provim. Ndër të tjera listohet edhe gramatika italiane, pra shohim që nxënësit kanë marrë që në shkollë fillore njohuri rreth gjuhës së huaj – italiane. Nxënësit më të mirë janë vlerësuar edhe me çmime. Dy prej nxënësve të dalluar kishin përshëndetur dhe falenderuar përmes lavdesh së pari, Perandorin e Austrisë në shenjë mirënjohjeje për bujarinë në mbështetjen edhe nga ana ekonomike të shkollave për fëmijë, duke i ndihmuar edhe me tekste shkollore; dhe së dyti etërit të cilët ishin gjithnjë të palodhur në durimin për t’i mësuar fëmijët. Shohim që në vitin 1897, lëndët e mësimit ishin të shumta. Ne po ndalemi e përmendim ato që janë me interes për ne. Lexim italisht dhe shqip, gramatikë italisht dhe shqip dhe hartim italisht dhe shqip. Disa prej teksteve që përdoreshin ishin220:

- Ditta Alfani, ‘Il sillabario del buon bambino’. Prof. A. Alfani – Milano, 1896 Dabala e Casaccia

- Libri për klasë I fillore mashkullore. Prof. Dazzi. Firenze R. Bemporad, 1896.

- Libri I i leximit për klasë II “Il bambino”. Prof. Dazzi.

- Libri III i leximit për djelm. Prof. Dazzi

- ‘Gianettino’, libër për djelm, C. Coblodi. Firenze, 1884.

- ‘Letture graduate’ për klasë IV, Cav. G. Borgogno. Ditta Peravia, Torino, 1889.

219 Cronaca delle missioni francescane, Scutari, 28 agosto 1863, f. 331 – 332.220 Donat Kurti, Provinça françeskane shqiptare, Botime Françeskane, Shkodër, 2003, f. 206-207.

Page 83: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

74

- ‘Prime regole di grammatica italiana’ ecc.Autori A. e C. Torino – Peracia 1896.

- ‘Aritmetica’, Abaco ecc. Cav. G. Borgogno Torino, 1894.221

Vërejmë, se të gjithë tekstet janë botuar në shtëpi botuese në Itali, e pastaj sigurisht janë sjellë e përdorur në shkollat françeskane në Shkodër. Tekstet që nga ata të klasës së parë janë në gjuhën italiane. Veç kësaj është shumë interesant të shënojmë se edhe fletoret e përdorura kishin stemën e françeskane dhe kishin të shkruar ‘Shkolla françeskane’. Ata porositeshin direkt dhe posaçërisht në Paravia222. Drejtori i atëhershëm i shkollës, klerik françeskan, Guido Guidi, organizonte edhe aktivitete jashtëshkollore për nxënësit. Gjatë këtyre ceremonive, nxënësit veç të tjerash recitonin poezi të ndryshme në shqip e italisht, bile shpesh kishte edhe çmime. Për këto raste kishte edhe kompozime të posaçme këngësh, me tekste në gjuhën italiane, që këndoheshin nga nxënësit223.

Në vijim të hapjes së shkollave fillore në rrethin e Shkodrës mendojmë se është me interes të përmendim edhe hapjen e shkollës së motrave stigmatine, të cilat hapen shkollë për vajza. Në letërsi për shkollën e tyre u shkrua kështu:

‘Ato i’herë e pikë ma e para/ Në gjuhë shqipe e me fjalë t’mbara/

Ne na mësojnë se n’shekull nieri/ Nuk ka ndollë aj, jo pa hiri/

.... Prap aty mësohet algjebra/ msohet mrenda matematika/

gjimnastika e muzika/ me histori e gjeografi/

edhe na me ra vizë/ me ra vizë e me qendisë/

me xanë me mattë e me pre/ n’trajt t’vjetër e n’trajtë të re/

me la petka me arnue/ buk e shujt me na gatue/

gjithshka hije ka p’r’i’ gru/ Qi me xanë e me punu/

Zot e Atdhe pa i harru/

... eni pra varza shkodrane/ cilësdo fe, cilësdo stinë/

e të brohorasim n’der t’ksaj vatre/ Rrnofshin shkollat Stigmatine’224

Nga një relacion për vitin shkollor 1896-1897, veç të tjerash marrim informacion

221 Bibliografia është shënuar sipas burimit të vjeljes së informacionit.222 Donat Kurti, Provinça françeskane shqiptare, Botime Françeskane, Shkodër, 2003, f. 207.223 Ludovik Shllaku, Shkollat klerikale (vështrim historik nga fillimi deri më 1924), Camaj-Pipa, Shkodër, 2002, f. 100. 224 Gjergj Fishta, Mrizi i zanave, Shkodër, 1924, f. 84-87.

Page 84: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

75

edhe për lëndët që japin provim në fund të vitit nxënëset225. Ata që sigurisht na interesojnë, janë:

- Klasa I pregatitore, veç të tjerash, Fjalë italisht – shqip

- Klasa e parë fillore, veç të tjerash, Diktat fjalësh italisht me përkthim shqip.

- Klasa III, veç të tjerash, Përkthim me gojë e me shkrim prej shqipes në italisht.

- Klasa IV, veç të tjerash, Hartime italisht.

Duhet kuptuar se në këto zhvillime të arsimit shqip në trevën e Shkodrës bëheshin me interesimin e drejtpërdrejtë të Perandorisë Dualiste, e cila në marrëveshje me qeverinë Osmane, kishte fituar të drejtën e protektoratit të kultit në Shqipëri226. Ajo ishte e interesuar si për ngritjen e seminarit në Shkodër ashtu edhe për qendrat e para shkollore në qytet e fshat. Kjo është edhe arsyeja pse këto shkolla patën një program disi të përparuar relativisht me kohën, mjete pune, organizim të mirë dhe përgjithësisht ndihmuan për zhvillimin kulturor227.

Patjetër duhet kujtuar se shkollat italiane e me ndikim nga Italia vepronin edhe nën protektoratin e Konsullatës italiane në Shkodër. Në shtypin e fillimit të ‘900, dhe më saktësisht më 1915, ndeshemi me njoftime rreth mbylljes së shkollave italiane pikërisht nga konsullata italiane në Shkodër228. Në shkrim nuk jepen shpjegime rreth arsyes së mbylljes së këtyre shkollave. Saktësohet vetëm se është ndërmarrë kjo masë për t’u dhënë kohë mësuesve të rregullojnë secili disa punë të veta personale rreth ndodhive të fundit.

Tradita e arsimit të mesëm në qytetin e Shkodrës është e hershme dhe mjaft e plotë. Ne do të ndalemi në shkollat e mesme të organizuara dhe me ndikim të huaj (italian) duke vështruar edhe planet shkollore për të parë ndikimin e gjuhës dhe kulturës italiano-latine në nxënësit që ndoqën këto shkolla.

3.1.1. Gaspër Benussi dhe abetaret e tij

Gaspër Benussi, është një nga figurat më në zë të historisë së arsimit shqiptar. Ai ishte mësues dhe hartues tekstesh shkollore. Emrin e tij e ndeshim si mësues në shkollat e urdhërave fetarë, rreth të cilëve kemi folur edhe më lart. Dihet prejardhja e tij italiane (babai i tij ishte italian, dhe drejtues shkollash në Shkodër), porse ai kishte marrë emërtimin ‘shkodran’, meqë ishte martuar tashmë në Shkodër, dhe tashmë 225 Donat Kurti, Provinça françeskane Shqyptare, Botime françeskane, Shkodër, 2003, f. 292.226 Mikel Prennushi, Vështrim për zhvillimin e arsimit në Shkodrën e shek. XIX në Studime historike, nr. 3, 1974, f. 67.227 Njazi Kazazi, Zhvillimi i arsimit të mesëm në Shkodër (nga fillimet e tij deri në vitet ’20 të shek. XX), monografi, Shkodër, Rozafa, 2014, f. 20.228 Shkollat e Italiis, në Besa Shqyptare, Shkodër, 22 maj, 1915, f. 2.

Page 85: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

76

quhej Gaspër Benuss shkodrani. Ne do të ndalemi pak në tekstet që ai ka botuar, të cilët janë pak a shumë të së njëjtës natyrë. Ata mund të konsiderohen tekste për mësimin e gjuhës shqipe.

“Abetare e gjuhësë shqyp” prej Gaspër Benuss Shkodranit, Shtyp. Diturija, Bukuresht, 1890. Abetarja është e ndërtuar në bazë të metodës fono-silabike, në bazë të të cilës fillohet me përvetësimin e tinguj-shkronjave për të mësuar lexim shkrimin. Tingujt e mësuar kombinohen mes njëri tjetrit për të kryer ushtrime fonologjike. Në tekstet e paraqitura në abetare vërehet fryma patriotike e autorit. Tekstet e pjesët e leximit përdoren nga autorë të tjerë edhe në abetare pasardhëse229. Autori rreshton edhe përralla-fabula, të përshtatshme me moshën e nxënësve dhe me vlera të mira. Autori është i mendimit se dituria është mënyra më e shpejtë për të arritur rrugën e zhvillimit të atdheut, e “... në kapshim me kohë knimet e rrugën e mir, n’e nerofshim gjuhën ton, atbot përnimen kena me i qit venit faqe t’bardh...”230. Benussi kishte formim shkencor perëndimor, nëse kemi parasysh edhe prejardhjen e tij familjare, për pasojë ka edhe shkarje e përdorime të fjalëve nga gjuha italiane në tekst. Përmendim këtu një nga tekstet e pranishme në abetaren e tij “Kah ana e Patris” (Nënkuptojmë detyrimet ndaj atdheut – Patria, shënim i i imi, L.K.), lexojmë: “I dashtun fort asht dheu ku kena çil syt… Patria asht nana qi do t’mirën t’gjithve e ne t’gjithve na duhet m’e e dashtun e me i vjeft. Dashnia e patris nuk duhet me kenë veç me fjal…”231.

Teksti tjetër i po të njëtit autor e që jemi të mendimit se paraqet interes është ‘Scciptari i msuem n’ghiuh t’vet’, Typ. Immac. Conceptionis, Scodrae, 1890. Ky libër del në qarkullim pak kohë pas botimit të parë të abetares dhe duket se është vazhdim i tij. Por këtë radhë autori i drejtohet një numri më të madh lexuesish dhe një publiku më të gjërë qytetarësh. Autori e përcakton në pjesën

e titulluar ‘Lezussit’, arsyen pse ai po e paraqet këtë libër. “Unei, praa sctȣȣ prei ɛeλit dasctniis t’venit tem, nuk kam kursȣe mûn as koh per me e cit n’drit ket liber, i ziλi kam scium uɛdai kaa me ken i pelciȣȣm prei... gnatȣnve sidomos ci nuk e kan cit faret mas scpinet dasctniin

e ghiuhs, e t’venit vet. ... Tui knue ket liber n’ghiuh t’vet ka me muit pa visctiir a pa u niers fort me sctii n’krȣe gnatò msime

229 Anonim /Said Najdeni/, Abetare gegënisht, Sofje, 1900.230 Gaspër Benussi, Abetare e gjuhëhësë shqyp, Bukuresht, 1890, f. 49.231 Gaspër Benusi, Abetare e gluhësë shqyp, Bukuresht, 1890, f. 48.

Page 86: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

77

ci beldà nuk mriin me i zan n’ghiuh t’hui. ... Beghenisse pra, o Scciȣptar, ket pun sadò e voghel ci difton, e zene sikur gni pengh dasctnimit venit tan”232.

Teksti ndahet në katër pjesë. Në pjesën e parë, autori mundohet të përshkruajë situata të ndryshme dhe mënyrën e sjelljes në secilën prej tyre. Këtë mund ta përcaktojmë në një farë mënyre si kod moral. Ka pjesë të tilla që lidhen me shkollën dhe mënyrën e të sjellurit në shkollë, sofrën (sigurisht me të nënkuptohet edhe familja e respekti ndaj prindërve) apo kishën. Në të tjera përshkruhen rregulla të të ecurit, ndenjurit apo folurit. Jepen një sërë rregullash a normash, por pa harruar detyrimet që secili ka ndaj vetes, prindërve, vëllezërve, të moshuarve, miqve dhe atdheut. Edhe pjesa e dytë është në një farë mënyre vijim i të parës, që do të thotë vijojnë rregullat dhe normat, por tashmë jo në formë përshkrimi, por në formë tregimesh të shkurtra që nxjerrin një moral. Këto dy pjesë duhen parë e vlerësuar shumë për nga edukimi dhe etjen për dije që duan të nxisin tek brezi i ri. Nga njëra anë, edukimin atdhetar dhe të ngritjes së ndërgjegjes kombëtare dhe nga ana tjetër edukimin në bazë të normave qytetare, nxitjen dhe zhvillimin e vityteve morale të larta dhe përbuzjen e veseve të këqija. Pjesa e tretë është pjesë që mundohet të japë informacione rreth gjeografisë. Kështu rreshtohen kontinentet dhe shtete të ndryshme të Evropës rreth të cilave jepen edhe informacione rreth vendndodhjes, kufizimit me shtete të tjera, numrit të banorëve, fesë, prodhimeve kryesore të vendit, kryeqytetet, përkrah të cilëve jepen edhe emrat e disa prej qyeteteve më të njohura të secilit shtet. Pjesa e katërt, që është edhe pjesa që për ne paraqet më interes është ‘T’mledhunit e fialve maa t’nevoiscme per me zan ghiuhen italiänce’. Në fillim të pjesës ka numër fjalësh të ndara për nga fusha e përdorimit, të cilat paraqiten në dy gjuhë italisht-shqip. Kështu kemi fjalë nga Bota, koha, stinët, pjesët e trupit, lidhjet farefisnore, shtëpia dhe pjesët e shtëpisë, mobiljet, profesionet dhe zanatet, qëniet njerëzore, shtazore, bime e fruta, fshate dhe metale. Në vijim fjalët ndahen me kategori gramatikore, mbiemra më të përdorshëm dhe folje më të nevojshme. Vijojnë biseda në situata të ndryshme, fjali të shkëputura të gjuhës së folur, letra familjare dhe letra për arsye tregtie. Pjesa e katërt pra, paraqet shumë interes dhe mund të kuptohet edhe si manual për mësimin e gjuhës italiane, por jo vetëm. Janë interesante letrat që autori vendos në fund, shembuj letrash nga të cilat lexuesit mund të mësojnë se si të hartojnë e shkruajnë një letër formale.

Gjuha e shkrimit të tekstit është gjuha shqipe, por me rregullat e leximit e shqiptimit të gjuhës italiane. Kështu, ndeshim dy /s/ mes zanoreve (beghenisse, massandai, vesse, ksissojit, bisseda, martessa, bessen, porossit); ndeshim shkronjën /h/ sipas rregullit të përdorimit në gjuhën italiane, pra për të ruajtur tingullin /g/ dhe /k/ kur ata ndiqen nga zanoret i, e, (voghel, hangher, gherscan, Inghilters, ghiscti, nighiue, ghiuh) dhe nga ana tjetër kemi tingullin /gj/, /xh/, /ç/, /q/ kur /g/ dhe /c/ ndiqen nga 232 ‘Unë, pra i shtyrë nga zelli i dashurisë së vendit tim, nuk kam kursyer mund e kohë për të nxjerrë në dritë këtë libër, i cili, kam shumë shpresë (uzdajë) do të pëlqehet prej atyre që nuk e kanë nxjerrë pas shpine dashurinë për vendin… duke lexuar këtë libër, do të mundet pa shumë vështirësi të fusë në kokë ato mësime që ndoshta nuk mund t’ mësojë në gjuhë të huaj… begenise, pra o shqiptar, këtë punë sado të vogël që paraqitet, dhe quaje një peng dashurie ndaj vendit tënd’, Gaspër Benussi, Scciptari i msuem n’ghiuh t’vet, Typ. Immac. Conceptionis, Scodrae, 1890, f. 2-3.

Page 87: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

78

i, e (githscka, pergiegi, gevapi, giaa, sciocin, scekuλit, paadiscim, ciragii, giȣsci, cief, cion, ci, ciλ). Në rastet e zanoreve të tjera, po ashtu si në gjuhën italiane ruhet tingulli. Grupet bashkëtingëllore gn, sc (scium, sciokut, scekuλ, scegnue, gni, gneni, gnofin) ruajnë tingujt e gjuhës italiane. Vërejmë përdorimin e shenjave të veçanta për tinguj si /th/, /ll/, /y/, /dh/, /z/. Përdoren shenja diakritike për të shënuar hundorësinë e zanoreve të gegërishtes dhe dallohet gjatësia e zanoreve me të shkruarit dy herë të zanores që nënkupton gjatësinë (paa, maa, saa, gevaap, maarre, neemram, deetin, leemin, lumnii, zii, reginii, zotnii, zoor, foort, koomesc, paguute, buuit, muurne, muun, sȣȣt). Po kështu na paraqiten edhe bashkëtingëlloret me gjatësi të ndryshme (t’ththanunat, l’luttunat, sciumizza) Vërejmë se përdoret e njëjta shenjë për tingujt e ndryshëm të gjuhës sonë /ll/ dhe /dh/, (bardh - delli) po ashtu /q/ dhe /ç/ (cierscii, ciaf, mecem, ciaλtisin). Tingulli /c/ dhe /x/ të gjuhës shqipe përfaqësohen me shkronjën z, sipas shembullit të italishtes (vozzer, munghizza, lypzi, kalzoja, zanunin) ashtu siç thanë në përfundim edhe për tekstin e abetares së botuar nga Benussi, edhe teksti ‘Scciüptari i msuem n’ghiuh t’vet’ ka mjaft fjalë të marra nga gjuha italiane (lezionet, reginia, regit).

3.1.2. Abetare dygjuhëshe shqip-italisht

Një tjetër tekst që paraqet interes është edhe ‘Liber per m’u msue me lezuescciyp’233. Pavarësisht nga titulli ky mund të konsiderohet një tekst abetareje. Teksti

mendojmë paraqet interes në pikëpamje të ndryshme, - nga pikëpamja kohore, që përkon pak a shumë me hapjen e Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë; - nga pikëpamja e përmbajtjes, e cila përshtatej me periudhën që kalonte treva e Shkodrës, moralit fetar dhe edukimit për dashurinë mes njerëzve; - nga pikëpamja e gjuhës, që ishte shkodranishtja tipike; - nga pikëpamja e alfabetit. Vërejmë se autori paraqet përdorimet e theksave mbi zanoret, hundorësinë e tyre dhe rastet e përdorimit të apostrofit, i cili përgjithësisht zëvendëson përdorimin e tingullit /ë/234. Është diskutuar rreth autorësisë së këtij libri. Është hedhur ideja se është vepër e Domenik Pazit, apo siç njihej ndryshe nga populli me emrin Dedë Pazi. Dyshimi na lind meqenëse në

233 Domenik Pazi?, Liber per m’u msue me lezue scciyp, Shtyp. Zoja e papërlyeme, Shkodër, 1889.234 Shefik Osmani – Njazi Kazazi, Abetaret shqipe dhe trajektorja e tyre historiko-pedagogjike, Shtëpia botuese ‘Idromeno’, Tiranë, 2000, f. 291-292.

Page 88: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

79

vepren e Guidetti-t235, edhe pse i është kushtuar një hapësirë e konsiderueshme këtij kleriku, nuk e gjejmë të listuar në veprat e tij. Ose Guidetti nuk e ka njohur ose nuk e ka marrë në konsideratë. Nga ana tjetër, e gjejmë si vepër të klerikut Pazi ndër botime të tij të tjera në botimin e Peters-it.236

Në vitin 1912, ndeshim botimin e abetares dygjuhëshe shqip-italisht “Abetari për fmit qi mësojnë shqip-italisht”237. Siç kuptohen edhe nga vetë titulli, këto abetare janë për ata fëmijë që mësojnë shqip-italisht. Në periudhën e botimit të abetares, në Shqipëri ishin hapur shkolla me ndikim nga Italia. Siç duket kjo abetare duhet të jetë përdorur nga nxënësit që frekuentonin këto shkolla238. Veç abetares kemi botimin edhe të një plotësuesi të saj239. Tekstet janë hartuar në dy gjuhë. Kështu nxënësit, duke u nisur nga gjuha italiane mësonin shkrim – këndimin e dy gjuhëve. Pjesët e leximit janë vënë pranë njëra-tjetrës, në dy gjuhët italisht dhe shqip, në mënyrë që nxënësit të mund të rritnin aftësitë e tyre të kuptimit në dy gjuhë dhe t’i mësonin kuptimet e fjalëve. Edhe përkthimi është bërë me kujdes, meqë përgjithësisht është gjendur për çdo fjalë nga një përgjegjëse në gjuhën tjetër, për të qenë më e lehtë mësimi i fjalorit të huaj. Gjuha që mbizotëron është gjuha italiane, sidomos në pjesën e parë të Abetarit. Këtu ka vetëm shpjegime në gjuhën shqipe, kryesisht për ato tinguj – shkronja që ndryshojnë nga gjuha italiane. Në këto tekste, mbizotëron gjuha italiane. Tekstet janë anonime dhe nuk kemi arritur të gjejmë autorësinë e tyre. Mendojmë se është me interes të shënojmë disa vërejtje tonat gjatë analizës së këtyre dy botimeve. - Në kopertinat e teksteve shpaloset flamuri italian, ndërkohë që me fjalë shkruhet ‘për mësimoret e Shqipërisë’. Shohim duke shfletuar tekstin se gjenden në fakt pjesë që kanë lidhje me Shqipërinë e shqiptarët. Kështu, në faqen 63 të tekstit të abetares gjendet pjesa ‘L’Albania’, ndërsa në faqen 37 të plotësuesit, pjesa ‘Il fanciullo albanese’. Në këtë të fundit shohim mospërputhje nga njëra gjuhë në tjetrën. Në tekstin shqip fjala ‘Shqipëri’ përmendet 3 herë, ndërsa në tekstin italisht nuk përmendet fare.

Kur nxënësit arrinin një farë niveli të zotërimit të gjuhës italiane, pjesët e leximit shoqëroheshin edhe me pyetje rreth përmbajtjes.

Edhe pse nuk është botim në zonën e Shkodrës, mendojmë se duhet përmendur një tjetër abetare dygjuhëshe me autor arbëreshin Marco la Piana, e cila u shtyp në tipografinë italiane në Vlorë, në vitin 1917240. Ky tekst u pasua edhe nga dy botime 235 Antonio Guidetti, Gesuiti in Albania – apostolo cultura martirio, Milano, 1996, f. 17.236 Markus W. E. Peters, Der älteste Verlag Albaniens und sein Beitrag zu Nationalbeëegung, Bildung und Kultur – Die “Buchdruckerei der Unbefleckten Empfängnis” zu Shkodra (1870 - 1945), Verlag Dr. Kovač, Hamburg, 2007, f. 448. 237 Abetari për fmit qi msojnë shqip-italisht/Il sillabario per i bambini che studiano albanese – italiano, për msimoret e Shqipëries/per le scuole d’Albania, Antonio Vallardi Editore, Milano, 1912.238 Shefik Osmani – Njazi Kazazi, Abetaret shqipe dhe trajektorja e tyre historiko-pedagogjike, Shtëpia botuese ‘Idromeno’, Tiranë, 2000, f. 185.239 Përkryesimi i Abetarit shqyp-italisht/il complemento del sillabario albanese-italiano, per msimoret e Shqypniës/per le scuole d’Albania, Antonio Vallardi Editore, Milano, 1912.240 Marco la Piana, Lingua albanese, Sillabario albanese-italiano con note sulla pronuncia e l’ortografia, Primo Corso/ Gjuha shqype, Abetare shqyp – italisht me vështrime mbi shqypëtimin dhe ortographinë, pjesa I, R. Off. Tip. Italiana, 1917.

Page 89: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

80

të shkurtra gramatikore për klasat II dhe të III të shkollës fillore. Teksti i përgatitur nga La Piana ishte një tekst që përmbushte kërkesat dhe nevojat që kishin shkollat nën administrimin italian në zonën e Vlorës241. Në këto tekste gjuha italiane është gjuha bazë, ndërsa gjuha shqipe është e dytë. Autori këtu për të mësuar shqipen, i paraqet nxënësve shembuj e sqarime në gjuhën italiane. Kjo sigurisht na duket rrugë jo shumë e duhur, pasi bëhej fjalë për një mjedis shqiptar dhe nxënës që kishin gjuhën shqipe gjuhë amtare. Nga mënyra e të shprehurit të autorit, vërejmë se ai nuk e dinte mirë gjuhën shqipe, gjë që mendojmë në raste të caktuara mund të ketë krijuar vështirësi dhe çorientim edhe tek nxënësit. Në parathënien e tekstit të gramatikës për klasën e dytë242, e cila është e shkruar në dy gjuhë italisht dhe shqip, paraqitet punimi, si plotësues i abetares e cila tashmë ishte në qarkullim. Meqë, nuk kishte pasur vështirësi në përvetësimin e saj, autori mendon të botojë edhe këtë, duke gjykuar si të domosdoshme mësimin e gramatikës, biles që në fillore. Teksti është një farë konkretizimi i argumentave që mësuesi i ka shpjeguar teorikisht dhe shërben për memorizimin më të thjeshtë të tyre. Teksti, sipas autorit, ka dobi edhe në një farë unifikimi gjuhësor që duhet të kenë folësit e shqipes. Siç u tha edhe më sipër gjuha e parë e tekstit është italishtja, e cila shoqërohet edhe me elemente shqip.

Tjetër tekst abetareje për nxënësit shqiptarë, por në gjuhën italiane është edhe ‘Abecedario’ i Jeronim De Radës243. Shembujt e rrokjeve në këtë abetare ishin më tepër të natyrës së gjuhës italiane.

3.2. Kolegjasaverianeejezuitëve

Mendojmë se është me vlerë të ndalemi e të shohim më me hollësi edhe shkollën e mesme të hapur në Shkodër nga urdhëri i jezuitëve, përfaqësuesit e së cilës i krijuan veprat e tyre mbi bazën e bukurisë klasike e perëndimore244. Kjo shkollë erdhi në vazhdën e shkollës fillore të hapur në po këtë qytet, rreth të cilës folëm më lart. Themelet e shkollës së mesme saveriane u hodhën nga një grup qytetarësh katolikë, të cilët shtruan nevojën e krijimit të një shkolle të mesme. Fillimisht, pra ishte me financim nga vetë qytetarët. Kolegji u hap më 1877. Deri në vitin 1888, shkolla u mbajt me fonde private dhe ndihmën e qytetarëve, në këtë vit u akordua një ndihmë nga konsullata austriake, e pas vitit 1919, shkolla pat mbështetje financiare nga Italia, e cila mbështeti klerin katolik e njëherësh edhe kolegjin saverian245. Shkolla prej vitit në vit, filloi të merrte pamjen e një gjimnazi të mirëfilltë klasik. Në të studioheshin 241 Shefik Osmani – Njazi Kazazi, Abetaret shqipe dhe trajektorja e tyre historiko-pedagogjike, Idromeno, Tiranë, 2000, f. 203.242 Marco La Piana, Brevi nozioni di grammatica albanese per la 2° classe elementare, parte prima/Mesímè te shkúrtë te gramatikës shqýpè per te 2tën rádhë fillórè, piésë è párë, R. Officina Tipografica Italiana, 1917.243 Jeronim De Rada, Abecedario della lingua albanese, approvato ed adottato dal Congresso Nazionale Unito in Corigliano Calabro, ottobre 1896.244 Ernest Koliqi, Dy shkollat letrare shkodrane, Prishtinë, 1998, f. 12-13.245 Kolegja saveriane ndër 50 vjetët e para, Shtypshkroja ‘Zoja e Paperlyeme’, Shkodër, 1928, f. 9.

Page 90: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

81

përkrah lëndëve të tilla si matematikë, shkenca fizike, shkenca natyrore e tregtare, statistikë, vizatim, histori e gjeografi edhe gjuhë të huaja. Sigurisht gjuha në të cilën zhvillohej mësimi ishte gjuha shqipe, por në programet e shkollës vërejmë një numër relativisht të lartë të orëve të gjuhës së huaj, ndër të cilat gjuha italiane zinte vend të rëndësishëm. Për këtë ndikuan edhe vetë prindërit e të rinjve që do të ndiqnin shkollën. Biles, ata ishin të mendimit se vetë gjuha e zhvillimit të mësimit duhej të ishte italishtja, kjo edhe për faktin se kjo gjuhë ishte gjuha e shkëmbimeve tregtare apo edhe për vetë gjendjen në të cilën ishte gjuha shqipe246. Gjithsesi, kjo nuk u pranua nga drejtuesit e shkollës, të cilët këmbëngulën që gjuha e mësimit të ishte shqipja. Në këtë situatë vërejmë se orët javore të gjuhës italiane ishin 3, numër i njëjtë me orët e lëndëve të tilla si matematikë, histori, llogarim. Vetëm lënda e gjuhës shqipe kishte numër orësh javore më shumë se gjuha italiane. Gjuha shqipe zhvillohej 5 herë në javë, por shihet se futja e saj si lëndë më vehte është relativisht e vonë, në vitin 1911247, ndërkohë që të gjitha lëndët bëheshin në gjuhën italiane. Shihet qartë vendi dhe përparësia që iu dha gjuhës italiane. Kjo e fundit kishte përparësi aq sa më vonë do të futej edhe në shkollën fillore. Në vetë statutin e Akademis Albanologjike saverjane – Academiae Albanologicae Xaverianae Statuta248, ka një pikë të posaçme ku flitet për gjuhët e komunikimit të shkollë. Në nenin e parë të Statutit thuhet se Akademija Albanologjike Saveriane, jeton në gji të Shoqatës L. E. K. A., t’ish-nëxanësavet të Kolegjës historike Saveriane, botuese të revistës ‘Leka’. Vetë statuti është i botuar në dy gjuhë, shqip dhe latinisht, siç edhe theksohet në nenin XI, që Akademija ka dy gjuhë komunikimi, Shqipen dhe Latinishten; por pranon komunikacjone e letra në çdo gjuhë mjaft të njoftun, sikur italishtja, frëngjishtja, hispanishtja, gjermanishtja, anglishtja, jugosllavishtja, rumenishtja, greqishtja. Vërejmë, pra në rënditjen e gjuhëve, gjuhën italiane në vend të parë. Vetë konsulli i Italisë në Shkodër, disa herë kishte kërkuar nxënës të Kolegjit për të marrë pjesë në konkurse hartimi që zhvilloheshin në Itali të organizuar nga Mussolini. Ndër mijëra konkurentë, nxënësit e Kolegjit Saverian ‘dijtne me i lânë nderë vedit, ndër të cillët nji Luigj Benussi çmue me medajë argjandi (i pari e i vetmi çmim per konkurrenta të huej) e nji Tomë Laca me diplomë nderi, në vj. 1925; nji Gjon Kovaçi me medajë argjandi (i pari e i vetmi çmim për të huej), nji Ndoc Sahatçija me diplomë nderi e nji Karl Simini me permendim në vj. 1927’249. Kuptohet më së miri, vendi që kishte gjuha italiane në programin shkollor të kolegjit. Edhe vetë konsulli herë pas here nderonte dhe nxiste, me çmime e medalje të kushtueshme, nxënësit që kishin mësuar shumë mirë në gjuhën italiane.

Kolegji ishte i parapëlqyer nga shumë prindër, për shkak të përvojës si shkollë dhe disiplinës së rreptë që kishte. Shkolla ishte më e plota për kohën, ndoshta edhe për faktin se në periudhën në fjalë. nuk kishte shkollë tjetër të një niveli më të lartë. Veç kësaj, shkollat jezuite ishin të njohura për traditat, sa i përket formimit klasik. Ajo 246 Kolegja saveriane ndër 50 vjetët e para, Shtypshkroja ‘Zoja e Paperlyeme’, Shkodër, 1928, f. 11.247 Jup Kastrati, Kontribut për historinë e arësimit në rrethin e Shkodrës deri në vitin 1912, në ‘Arësimi popullor’, nr.2, 1963, f. 71.248 Statuti i Akademís albanologjike saverjane, Shtyp. ‘Zoja e pápërlyeme’, Shkodër, 1870.249 Kolegja saveriane ndër 50 vjetët e para, Shtypshkroja ‘Zoja e Paperlyeme’, Shkodër, 1928, f. 12-13.

Page 91: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

82

mbështetej në përvojën evropiane të kohës dhe pëlqehej për kulturën e përgjithshme që jepte, si dhe për kujdesin e veçantë që tregonte në përvetësimin e gjuhëve të huaja. Shkolla hapte dyert edhe për studime të mëtejshme në shtete evropiane. Duke patur program të ngjeshur, nxënësit përzgjidheshin me një provim hyrës, me shkrim e gojë, për të parë nivelin në lexim, shkrim dhe gramatikë apo aritmetikë. Në dispozicion të shkollës ishte edhe një shtypshkonjë, ndoshta e para në Shqipëri për të paktën 40 vjet, ku botoheshin, libra për nxënësit, revista jo vetëm fetare, por edhe shkencore a letrare250. Gjatë kërkimeve tona kemi arritur të gjejmë një sërë botimesh nga ‘Shtypshkroja Zoja e Paperlyeme’ të cilën në shumë tekste e ndeshim edhe thjesht ‘Shtypshkroja e së Paperlyemes’251. Fillimisht ajo quhej ‘Shtampa e Seminarit’ dhe ishte ilegale. Në botimet e para emrin e gjejmë në gjuhën latine, më vonë e gjejmë të përkthyer në shqip. Botimet, shpesh janë përdorur si tekste mësimi nga nxënësit e shkollës, të cilët i përdornin për lëndë të ndryshme, por ndeshen edhe tekste udhëzimesh praktike të jetës së përditshme. Kështu shohim tekste mësimore aritmetike, algjebre, atlase gjeografie, tekste rreth ortografisë së shqipes, metoda për mësimin e latinishtes, gramatika latine, fjalorë latinisht-shqip, tekste ushtrimesh së gjuhës italiane, por edhe tekste të tjera me këshilla e udhëzime praktike rreth problemesh të përditshme. Deri në vitin 1928, shtypshkronja numëronte 411 numra veprash, të mëdha e të vogla, shqip dhe latinisht ose italisht252. Sigurisht funksioni kryesor i kësaj shtypshkronje ishte të botonte tekste me natyrë fetare e kishtare. Ne jemi përqendruar kryesisht në analizën e teksteve dygjuhësh italisht-shqip, nga autorë italianë. Sjellim në vijim një bibliografi modeste të këtyre botimeve, që ne kemi arritur të shfletojmë gjatë punës tonë kërkimore në Bibliotekën e Shtetit në Shkodër, në bibliotekat e seminarit jezuit në Shkodër. Sigurisht në këto biblioteka ka një numër të madh botimesh të tjera me karakter fetar e biblik, të po kësaj shtëpie botuese, të cilat nuk janë objekt i yni i studimit.

- Giacomo Jungg, Regole grammaticali sulla lingua albanese, Tipografia privata del Collegi Pont. Alban., Scutari, 1880.

- Giacomo Jungg, Regole grammaticali della lingua albanese, Scutari d’Albania, 1881.

- Liber per m’u msue me lezue scciȣp, Typoghraphia Immaculatae Conceptionis B. M. V., Scodrae, 1889.

- G. Benussi, Scciüptari i msuem n’ghiuh t’vet, Typoghraphia Immaculatae Conceptionis B. M. V., Scodrae, 1890.

250 Ines E. Murzaku, Catholicism, culture, conversion: the history of the Jesuits in Albania (1841-1946), Pontificio Istituto Orientale, Roma, 2006, f. 261-262.251 Për një informacion të plotë rreth botimeve të kësaj shtëpie botuese shih: Markus W. E. Peters, Der älteste Verlag Albaniens und sein Beitrag zu Nationalbewegung, Bildung und Kultur – Die “Buchdruckerei der Unbefleckten Empfängnis” zu Shkodra (1870 - 1945), Verlag Dr. Kovač, Hamburg, 2007.252 Fulv Cordignano, Vepra e Etënvet jezuitë në Shqipnín e veriut 1841-1928 – III, në ‘Diturija’, nr. 7, 1928, f. 253.

Page 92: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

83

- Antonio Busetti, Vocabolario italiano-albanese, Tipografia dell’Immacolata, Scutari d’Albania, 1911.

- Antonio Busetti, Pratica e grammatica della lingua albanese con 158 esercizi ed un rispettivo vocabolarietto, Shtyp. E Zojes s’Paperlyeme, Shkodër, 1914.

- Adon Aldegheri, Ushtrime latine, pjes’ e parë, Shtyp. E së Papërlyemes, Shkodër, 1922.

- Adon Aldegheri, Gramatika latine, Shtyp. E së Papërlyemes, Shkodër, 1922.

- Sintassi albanese, libro di testo pubblicato dai Padri gesuiti per le scuole ginnasizli e commerciali, Tip. Dell’Immacolata Concezione, Scutari, 1922.

- M. Tullii Ciceronis, Orationes selectae, Shtypshkroja e së Papërlyemes, Shkodër, 1922.

- Q. Horatii Flacci, Carmina Selectae cum epistula de arte poetica ad pisones, Shtypshkroja e së Papërlyemes, Shkodër, 1922.

- Lorenc Viezzoli, Shqypnija, njoftime dheshkojtore shtetistike – administrore, Shtypshkroja e së Papërlyemes, Shkodër, 1922.

- Ndoc Injac Saraçi, Dhematje, Shtypshkroja e së Papërlyemes, Shkodër, 1922.

- Ndoc Injac Saraçi, Algjebër, Shtyp. E së Papërlyemes, Shkodër, 1923.

- Ndoc Injac Saraçi, Arithmetikë theorike e praktike per shkollët e mjesme, Shtypshkroja e së Papërlyemes, Shkodër, 1923.

- Adon Aldegheri, Ushtrime latine, pjes’ e dytë, Shtyp. E së Papërlyemes, Shkodër, 1923.

- Lorenc Viezzoli, Shqypnija njoftime gjeografike shtetistike – administrore, dora V e plotsueme e e ndreqme, Shtypshkoja e së Papërlyemess, Shkodër, 1923.

- Alessandro Fracchioni, Krymi i mndashit, Shtypshkroja e së Papërlyemes, Shkodër, 1924.

- Alessandro Fracchioni, Pêmët - 45 mndyra per me ruejt frytet e freskta, Shtyp. E së Papërlyemes, Shkodër, 1924.

- Alessandro Fracchioni, Voet - mndyra me pasë voe prej pulave në dimën e mndyra me i ruejt voet giatë, Shtyp. E së Papërlyemes, Shkodër, 1924.

- Ndoc Injac Saraçi, Aritmetikë – me rregulla e ushtrime të vûeme me rend per klasen e II fillore, Shtyp. E së Papërlyemes, Shkodër, 1925.

Page 93: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

84

- Ndoc Injac Saraçi, Aritmetikë – me rregulla e ushtrime të vûeme me rend per klasen e III fillore, Shtyp. E së Papërlyemes, Shkodër, 1925.

- Alessandro Fracchioni, Pêmët – 45 mndyra tjera per me ruejt frytet e freskta, Shtyp. E së Papërlyemes, Shkodër, 1925.

- Alessandro Fracchioni, Gruni , Shtyp. E së Papërlyemes, Shkodër, 1925.

- Atlant i vogel – per shkollët fillore, Shtyp. E së Papërlyemes, Shkodër, 1925.

- Adon Aldegheri, Fjaluer latin – shqyp, Shtyp. E së Papërlyemes, Shkodër, 1925.

- A. Fulvio Cordignano, Epopeja komtare e popullit shqyptár, Pjes’ e parë, Shtyp. E së Papërlyemes, Shkodër, 1925.

- Adon Aldegheri, Ushtrime italishte, Shtyp. E së Papërlyemes, Shkodër, 1926.

- Ndoc Injac Saraçi, Aritmetikë – me rregulla e ushtrime të vûeme me rend per klasen e IV fillore, Shtyp. E së Papërlyemes, Shkodër, 1926.

- Ndoc Injac Saraçi, Njoftime Gjeografijet – per klasët fillore, Shtyp. E së Papërlyemes, Shkodër, 1926.

- Ndoc Injac Saraçi, Dituní natyre e historí natyre – per klasët fillore, Shtyp. E së Papërlyemes, Shkodër, 1927.

- Ndoc Injac Saraçi, Aritmetikë – me rregulla e ushtrime të vûeme me rend per klasen e V e VI fillore, Shtyp. E së Papërlyemes, Shkodër, 1927.

- Alessandro Fracchioni, Amelcina shpijake – 45 mndyra me I gatue, Shtyp. E së Papërlyemes, Shkodër, 1927.

- Adon Aldegheri, Ushtrime italishte, Shtyp. E së Papërlyemes, Shkodër, 1927.

- Adon Aldegheri, Ortografija Shqype, Shtyp. E së Papërlyemes, Shkodër, 1927.

- Ndoc Injac Saraçi, Aritmetikë – teorike e praktike per shkollat e mjesme, Shtyp. E së Papërlyemes, Shkodër, 1928.

- Lorenc Viezzoli, Athdeu i jonë ase Gjeografija e Shqypnís per shkollë të mjesme, botim VI, Shtyp. Zoja e Papërlyeme, 1929.

- Njoftime gjeometrike me ushtrime – per shkollë të mjesme, Shtypshkroja ‘Zoja e Paperlyeme’, 1931.

- Fulvio Cordignano, Nuovo metodo pratico d’insegnamento della lingua albanese per gli italiani e della lingua italiana per gli albanesi con dozionario,

Page 94: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

85

Tipografia ‘L’immacolata’, Scutari, 1939.

- Komisía letrare shqype, Libër leximi për shkollat e mesme, Shtypshkoja e së Papërlyemes, Shkodër, (pa vit botimi, mendojmë se na jep informacion për këtë fakti që është botim i Komisís Letrare, pra 1916-1918)

Siç shihet edhe nga bibliografia, jo të gjitha tekstet e botuara kanë emrin e autorit. Një nga këto është edhe teksti ‘Sintassi albanese’, i cili nuk e ka të përcaktuar autorësinë, porse specifikohet se është botim i etërve jezuitë, dhe se teksti shërben si tekst mësimor për shkollat e mesme dhe tregtare të Shkodrës. Teksti paraqet interes sepse është ndër të paktët tekste që trajton argumenta sintaksor, pasi shumica e teksteve dhe botimeve të para e analizuara deri tani, janë kryesisht me përmbajtje nga morfologjia. Që teksti u kushtohet nxënësve të shkollave është krejtësisht e qartë dhe e sigurtë, informacion që e marrim nga parathënia, ku lexojmë ‘... l’operetta... offriamo ai nostri carissimi alunni... speriamo che abbia a riuscire di non piccola utilità’253 (... vepra... që i japim në dorë nxënësve tanë të shtrenjtë... shpresojmë të ketë dobi jo të vogël.). Kështu nxënësit do të mësojnë të analizojnë gjuhën e tyre të mëmës, por edhe të shohin ‘... come rassomiglia all’italiano e al latino, e come se ne scosti. Appunto per questo si sono fatte frequenti citazioni della loro grammatica latina.’ (... se në ç’masë ajo ngjason me gjuhën italiane dhe atë latine, dhe ku ndryshon prej tyre. Pikërisht për këtë janë dhënë shembuj nga gramatika latine.). Veç nxënësve, shohim se gramatika u kushtohet edhe të huajve që vijnë në Shqipëri. Meqënëse është tekst që është menduar për përdorim edhe nga të huajt, është kryesisht në italisht, pra shpjegimet jepen në gjuhën italiane, por shumë pjesë janë të përkthyera në gjuhën shqipe. Të huajt do të gjejnë në libër, në pak faqe, të përmbledhura shumë rregulla dhe fjali, që më kot do të kërkonin në gramatika të tjera, dhe që pas një kohe relativisht të gjatë e përmes studimi sistematik, do të arrinin të gjenin e zbulonin me leximin e shumë autorëve. Autorët e tekstit të sintaksës, flasin me shumë modesti për formulimin e rregullave sintaksore, të cilat janë bërë në bazë të hulumtimit të shkrimeve të shkrimtarëve të ndryshëm, duke nënvizuar atë çka sipas tyre kishte të bënte me sintaksën. Sigurisht është e nevojshme dija rreth morfologjisë, për të qenë të aftë për të kuptuar dhe mësuar konceptet sintaksore. Ata ftojnë që të tjerë të vazhdojnë punën e nisur prej tyre. Në 253 Pubblicazione dei Padri gesuiti, Sintassi albanese, Tip. Dell’Imm. Concezione, Scutari, 1922, f. 5.

Page 95: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

86

tekst ka edhe punë përkthimi. Edhe në këtë tekst, siç edhe në të tjera vepra të etërve jezuitë që do të paraqiten e analizohen në vazhdim, paraqiten pjesët të përkthyera fjalë për fjalë ‘... quindi da non potersi usare parlando o scrivendo’ (... sipas një modeli që nuk përdoret në gjuhë të folur dhe të shkruar), që ndiqet nga përkthimi i lirë, në një italishte të saktë në përdorim. Shpjegimet, siç e thamë edhe më sipër, bëhen në gjuhën italiane. Përdorimin e gjuhës italiane për shpjegime të mëtejshme të koncepteve sintaksore e gjykojmë të drejtë duke u nisur nga këndështrimi i një gramatike që u drejtohet të huajve. Por na duket me jo shumë kuptim në momentin që nxënësve shqiptarë u mësohet shqipja nëpërmjet shpjegimesh dhe paralelizmash me gjuhën italiane dhe latine. Në një stituatë të tillë, arrijmë në përfundimin, se nxënësit shqiptarë tashmë kishin një nivel të lartë zotërimi të gjuhës italiane apo latine dhe gjuha shqipe si lëndë në programin mësimor, vjen më e vonshme në krahasim me dy gjuhët e lartpërmendura. Në një situatë normale, mendojmë, se duhet mësohet gjuha e huaj, sipas përdorimit edhe paralelizmave me gjuhën mëmë dhe jo e kundërta, gjuha mëmë, përmes shpjegimeve në gjuhë të huaj.

Tjetër tekst në gjuhën italiane, autorësinë e të cilit nuk kemi arritur ta gjejmë, që sjell informacione rreth morfologjisë dhe fjalorit së kësaj gjuhe, është teksti që ilustrohet në vijim. Mendojmë të jetë përdorur si metodë për mësimin e italishtes, meqë duke shfletuar faqet e tekstit ndeshemi me shënime me shkrim dore të tilla si ‘Dhimitri, kl. IV A’, shenja të shoqëruara me shënimin ‘për të hënën’, që mendojmë korrespondojnë me detyrat e dhëna për ditët në vazhdim. Hamendësojmë që ai të ketë qenë një nga përdoruesit e tekstit. Në pjesë të caktuara ku në italisht mësohet të pyetet për emrin, emrin e babai dhe të nënës shohim të shkruara me shkrim dore emra të ndryshëm që mendojmë të jenë emrat e prindërve të nxënësit. Në fund të faqes 3, 23, 55, 71, 87, 103, 119 figuron emri Varazi Dodmasej, i cili mund të jetë autori i tekstit por që rreth të cilit nuk kemi arritur të gjejmë informacion. (A është emri i ndonjë autori shqiptar që bën një gramatike italishteje për t’ia mësuar këtë gjuhë shqiptarëve, apo është emër i shqipëruar i ndonjë personi me kombësi italiane – pasi në këtë periudhë të gjithe emrave italian u gjendej paraleli në shqip - që boton tekstin si medodë gjuhe.)

Teksti ndahet në tre pjesë 1. Nomenclatura e avviamento alla conversazione; 2. Elementi di grammatica ed esercizi di applicazione; 3. Vocabolarietto italiano-albanese. Vërejmë ndër faqe vizatime të cilat shoqërohen më emërimin e tij, prandaj mendojmë se është tekst mësimi gjuhe ose për të huaj apo edhe fëmijë, të cilëve u paraqitet pamja (figura-vizatimi) në vend të përkthimit. Në tekst nuk jepen shpjegime gramatikore. Elementët e gramatikës merren përmes shembujve apo përshkrimeve me tekste të shkurtra. Në përmbyllje të argumentave bëhen pyetje rreth asaj çka u shpjegua, që shërbejnë si ushtrime me gojë apo me shkrim ose paraqiten ushtrime rreth argumentit të marrë në shqyrtim. Në përmbyllje të tekstit, siç ndodh edhe në gramatikat e tjera, ka një fjalor italisht – shqip. Ky është momenti i vetëm ku shqipja shihet në këtë tekst, pasi edhe shpjegimet në brendësi të tekstit janë në gjuhën italiane.

Veç botimeve individuale kryesisht nga klerikë katolikë apo mësues të Kolegjës,

Page 96: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

87

shtypshkronja e së Pëperlyemes, botoi edhe një sërë periodikësh apo fletoresh254. Përmendim:

ElçijaizemerstëJezuKrishtit – e përkohshme mujore e klerit katolik. Botohej prej Kolegjit Të Jezuitëve në Shkodër, Shtyp. Zoja e Paperlyeme, 1891-1913. Fillimisht pati këtë emër, i cili u ndryshua me kalimin e kohës nga ‘Elçi’ (fjalë turke) në ‘Lajmëtar’, për t’iu përshtatur kohërave.

Përparimi – botim i veçantë i pjesës së dytë të Elçisë, Shtyp. Zoja e Papërlyeme, Shkodër, 1914-1916.

LEKA (Lidhja Edukata Kultura Argtimi) – Shtypshkroja e së Paperlyemes, Shkodër, 1929-1944. Vjen si rrjedhojë e krijimit të shoqërisë LEKA, me nismën e Lanfranco Steccati (rektor i Jezuitëve në Shkodër, prej 1927 deri më 1931). Synonte mbajtjen e lidhjeve mes ish nxënësve të Kolegjës Saveriane. Revistë me karakter studimor. Por nuk mund të mungonin në faqet e saj, argumenta me përmbajtje morale e shoqërore. Kryefjalë e të gjithë numrave ishin artikujt dhe diskutimet rreth tematikave fetare dhe parimeve të katolicizmit. Revista pati bashkëpunëtorë nga krahina të ndryshme të vendit. Në faqet e revistës lexojmë emra të tillë si Zef Valentini, Hamdi Bushati, Injac Zamputi të cilët lanë gjurmë në botën e letrave shqiptare. Ndihmesë u dha në faqet e kësaj reviste edhe për studimet arbëreshe e këtu vlen të kujtohen studimet e Kolë Kamsit, i cili arriti të botonte në këtë revistë edhe disa përralla të Santorit, të nxjerra nga dorëshkrime të tija. Duke qenë se Kamsi vetë ishte njohës i mirë i të folmeve arbëreshe, u mundua të hartonte një fjalor të gjuhës arbëreshe, por që mbeti i papërfunduar. Në vijim vetëm pas vitit 2000, ky fjalor u rimorr e u përgatit për shtyp prej Ferdinand Lekës. Në faqet e revistës kemi informacione me vlerë edhe rreth historisë së arsimit. Vetë Valentini, bën një pasqyrë të arsimit në Shqipëri, duke ndalur në veçanti, sigurisht në Kolegjin Saverian dhe arsimin Jezuit. Gjuha e përdorur në reviste është gegërishtja – në shkrimin e të cilës është patur shumë kujdes ndaj barbarizmave – e cila pasurohej me elementa gjuhësorë që të siguronin afri edhe me dialektin toskë, duke ndjekur kështu drejtimin dhe udhëzimet e Komisisë Letrare. Në thuajse të gjithë numrat e revistës ka trajtesa mbi argumenta filozofikë, moralë, edukativë e pedagogjikë. Ndeshemi në ndonjë rast edhe me tema në lidhje me ekonominë. Nuk duhet harruar se revista para së gjithash përshkohet nga fryma e krishterë, frymë që e ndiqnin edhe thuajse të gjithë personalitetet që kontribuan me shkrime.

Lajmtari i Zemers t’Jezu Krishtit – Kolegja papnore, Shtypshkroja e së Paperlyemes, Shkodër, 1914-1944.

Fletorja zyrtare eKleritKatolik të Shqipnis – Shtypshkoja e së Paperlyemes, Shkodër, 1923-1935.

254 Palok Daka, Bibliografi retrospektive e gjuhësisë dhe onomastikës shqiptare 1879-1944 – III (1941-1944), Tiranë, 1984, f. 841-925.

Page 97: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

88

Kalendari i Vepres Pijore (prej pius, si vepra e Papës Piu) – që në një farë mënyre përmbushi zbrazëtinë e lënë nga ‘Përparimi’. Shtypshkroja e së Papërlyemes, Shkodër, 1912-1927.

Shqipnija e ilustrueme – Kalendar i vjetëes 1928, Shtyp. E së Paperlyemes, Shkodër. Vazhdim I botimit të mësipërm. Aty u botuan shumë shkrim me interes për qytetin e Shkodrës dhe atë të Tiranës.

Kalendar vjeti 1937 – Botim i revistës LEKA, nr. 9, Shtyp. Zoja e Paperlyeme, Shkodër, 1937.

Kolegji Saverian kishte ndër objektivat e veta edhe krijimin e mundësive për punësim të nxënësve. Shkolla, siç u tha edhe më sipër, duke qenë e drejtimit përgjithësisht klasik, u jepte rëndësi të veçantë studimit të gjuhëve latine dhe greke, por edhe gjuhëve të gjalla, si italishtja apo frëngjishtja. Programet e këtyre lëndëve parashikonin dhënien e njohurive në të gjitha sistemet e nënsistemet e gjuhës, ushtrimin e përvetësimin e tyre në mënyrë praktike nëpërmjet leximesh, duke filluar nga me të thjeshtat, në formë diktimesh apo përkthime të cilat përshkallëzoheshin deri në veprat e Virgjilit, Ovidit apo Ciceronit. Qëllimi ishte që në fund të vitit të pestë, gjuhët e gjalla të mund të përdoreshin lehtësisht për qëllime praktike, ndërsa gjuhët e vdekura, të përdoreshin deri edhe për ndërtime në prozë a poezi255. Rreth kësaj, vlerësimit të rëndësisë së gjuhëve të huaja, flet edhe ligjërata e At Zef Saraçit, nënrektor i Kolegjit, botuar në një broshurë me titullin ‘Ligjëratë mbi gjuhët klasike’, Shkodër, 1920. Në ligjëratën e vet, nën rektori i Kolegjit, thekson se “gjimnazi përpiqet me një mënyrë të posaçme me përpjekë kombet e soçme me kombet e lashta, me avitë dijen e re me dijen e vjetër”. Ai thekson rëndësinë e studimit të gjuhëve. “Greqishtja, është e para gjuhë e qytetnume e Evropës e latinishtja na duhet ne, edhe pse shumë dokumente të vjetra janë shkru në këtë gjuhë, të cilat ngjet o largas vrasin me nanën tonë, Shqypninë. E, nipat e Skënderbeut, qi lumnisht jemi na shqiptarët, a marre mos me ditë me marr vesh shkrimet që kanë trashëgu.” E për rrjedhojë ndriçimi i këtyne dokumentave nga djelmnia shqiptare mbetet detyrë e saj. “Nevoja e dobia”, përfundon autori, “që nxirret nga xanesa e atyre gjuhëve qi mson gjimnazi na kcen si drita ndër sy...”.256 Ligjërata synon të nxjerrë në pah dobinë e studimit të gjuhëve të huaja në shumë pikëvështrime. Kështu thekson domosdoshmërinë e njohjes së këtyre gjuhëve për të njohur kulturën, shkencën dhe letërsinë e dy popujve të lashtë të Evropës, por edhe si çelës për të ndriçuar historinë e popullit tonë dhe për të zgjuar te brezat e rinj ndjenjën e krenarisë kombëtare. Në pikëpamjen didaktike, theksohet se përvetësimi i latinishtes, krijon lehtësi edhe në përvetësimin e gjuhëve të gjalla, bija të latinishtes, të cilat shihen si mjete për të ndriçuar mendjen e njerëzve, veçanërisht të rinjve, përmes krijimit të hapësirave të reja kulturore. Gjithmonë këto shihen të lidhura me vendin tonë, pasi që njohja e pasurive të letrave dhe deshifrimi i tyre përmes njohjes së gjuhëve dhe shkëlqimit të mendjeve, do të vlerësohet nga kombet e tjera që do të thonë “...se Shqipnija u ba vërtet foleja e 255 Njazi Kazazi, Zhvillimi i arsimit të mesëm në Shkodër (nga fillimet e tij deri në vitet ’20 të shek. XX), monografi, Shkodër, Rozafa, 2014, f. 53.256 At Zef Saraçi, Ligjëratë mbi gjuhët klasike, Shkodër, 1920, f. 3-12.

Page 98: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

89

shypeve e komi shqyptar u ba nji yll, u ba nji dill”257.

Mësuesit ishin përgjithësisht jezuitë, por kishte edhe civilë. Në kolegj dhanë mësim edhe mësues italianë, për këtë arsye mendojmë se ndikimi i gjuhës italiane, të ketë qenë i konsiderueshëm. Në vijim do të listojmë disa nga mësuesit italianë që dhanë kontribut në këtë kolegj, por jo vetëm aty. Shumë prej tyre, meqënëse mësuan në nivel të mirë gjuhën shqipe botuan metoda për mësimin e italishtes në shqip apo të mësimit të shqipes në italisht, fjalorthë italisht-shqip, gramatikë të gjuhës shqipe për të huajt apo tekste rreth ortografisë së shqipes. Mësuesit jezuitë që do të përmenden në vijim janë të gjithë autorë tekstesh, të cilët janë botuar nga shtëpia botuese e Kolegjit dhe përdorur si tekste shkollore.

3.2.1. Mesues të gjuhës shqipe dhe autorë tekstesh dygjuhësh shqip-italisht. Të shumtë qenë ata që u dalluan në morinë e shërbyesve klerikalë të ardhur nga Italia në Shkodër, jo vetëm për përkushtimin e tyre fetar, por – gjë që na intereson edhe ne – edhe për dashurinë ndaj gjuhës shqipe dhe botimeve rreth kësaj. Të gjithë ata mësuan gjuhën shqipe shumë mirë, dhe në vijim botuan tekste të ndryshme, përgjithësisht dygjuhësh shqip-italisht, për t’u ardhur në ndihmë udhëtarëve që vinin në Shqipëri – Shkodër, pa e ditur gjuhën shqipe. Po këta mësues/autorë, hartuan edhe mjaft tekste shkollore të gjuhës shqipe, latinishtes apo italishtes që u përdorën nëpër shkollat të hapura e të drejtuara nga kleri katolik. Në vijim ne do të përmendim disa nga këta mësues njëherazi edhe autorë tekstesh.

Pothuajse të gjithë klerikët kanë botuar e publikuar artikuj e libra, më së shumti të përmbajtjes fetare. Ne po përmendim, vetëm ata që janë me përmbajtje gjuhësore dhe kanë shërbyer si metoda a tekste shkollore.

3.2.1.1. Adone Aldegheri – Adon Aldegheri, lindur në Trento më 1873. Ai ka qendruar në Shkodër për 17 vjet. Njihet si një nga figurat e para në Kolegj. Ndër të tjera ai është autor i shumë teksteve rreth gramatikës latine, italiane dhe shqipe. Ka botuar edhe tekste ushtrimore të gjuhës italiane. Ne kemi arritur të gjejmë dhe të shqyrtojmë një fjalor latinisht-shqip, një gramatikë të gjuhës latine, dy libra ushtrimesh të gjuhës latine, dy libra ushtrimesh të gjuhës italiane dhe një tekst rreth ortografisë së gjuhës shqipe258.

Fjalueri latin-shqip, siç është edhe vetë titulli i origjinalit, është me 400 faqe, format i mesëm, shoqërohet me një shpjegim hyrës rreth përdorimit të tij. Ky fjalor mendojmë duhet të ketë qenë kryesisht për përdorim të vetë nxënësve të Kolegjit, meqënëse, vetë autori thekson që në fillim se në fjalor janë të bashkuara e të rreshtuara fjalë nga fjalori i klasikëve që studiohen në gjimnaz. Autori jep në vijim edhe shpjegime rreth 257 At Zef Saraçi, Ligjëratë mbi gjuhët klasike, Shkodër, 1920, f. 13.258 Markus W. E. Peters, Der älteste Verlag Albaniens und sein Beitrag zu Nationalbewegung, Bildung und Kultur – Die “Buchdruckerei der Unbefleckten Empfängnis” zu Shkodra (1870 - 1945), Verlag Dr. Kovač, Hamburg, 2007, f. 345-346.

Page 99: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

90

vendosjes në raste të caktuara të thekseve të fjalëve, gjithmonë për t’u ardhur në ndihmë nxënësve në mënyrë që të arrijnë, ata, të lexojnë me lehtësi e pa gabime. Në raste të caktuara autori ka bërë edhe punë etimologjike, meqë ka shpjeguar e vënë në kllapa fjalët nga e kanë prejardhjen disa fjalë të caktuara. Shumë interesant është fakti se autori shpesh për të shpjeguar një fjalë të caktuar i referohet edhe gjuhëve të tjera si frëngjishtja e italishtja. Kjo na lë të kuptojmë se këto gjuhë duhet të ishin të zotëruara mirë nga nxënësit. Shpjegimet e përkthimet shoqërohen edhe me shembuj, për të nxjerrë më në pah kuptimet. Në përmbyllje të pjesës hyrëse, autori thekson se klasikët kishin pikëpamje pagane, dhe se ai kishte sjellë aty gjuhën, por pa miratuar sistemin e tyre të jetës.

Teksti i gramatikës së gjuhës latine është tekst shkollor i shoqëruar edhe me dy tekste ushtrimesh latine. Gramatika është e ndarë në dy pjesë, pjesa e Morfologjisë dhe ajo e Sintaksës. Gramatika është e shoqëruar me tekstet ushtrimore, gjë që theksohet edhe në parathëniet e teksteve të ushtrimeve. Ushtrimet janë të ndara: pjesa e parë, sigurisht e një shkalle vështirësie më të ulët, dhe pjesa e dyta më të komplikuar. Theksohet se ushtrimet e pjesës së parë janë më të thjeshta rreth elementeve bazë të gramatikës latine, që do të përvetësohen mirë, nëse ushtrimet do të kryhen me kujdes e vëmendje. Në librin e dytë të ushtrimeve, i lihet një hapësirë e konsiderueshme përkthimit, i cili trajtohet si shumë i rëndësishëm për përvetësimin e gjuhës latine, pa i bërë dëm gjuhës shqipe. Sugjerohet që pasi të jetë përkthyer teksti, të bëhet përkthimi i përkthimit, për të bërë më pas krahasimin me origjinalin. Gjuha e përdorur, sidomos

Page 100: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

91

e terminologjisë emëruese të gjymtyrëve kryesore apo të dyta të fjalive, është me ndikim latin, meqë termat janë vetëm të përshtatur fonetikisht në gjuhën shqipe, pa e gjetur përgjegjësen në këtë gjuhë.

Teksti i ortografisë së shqipes, po ashtu përdoret si tekst shkollor për nxënësit e Kolegjës. Vjen si libër meqënëse, siç thotë autori në pjesën hyrëse, është e nevojshme të ketë njëjtësim në shkrim, qoftë nga nxënësit, ashtu edhe nga mësuesit. Teksti rreth ortografisë së gjuhës shqipe, vjen me njëfarë modestie, meqë theksohet shumë herë që ajo që paraqitet dhe propozohet nuk është e vetmja mënyrë shkrimi, dhe në momentin që të ketë diçka të unifikuar nga vetë shteti, atëherë Kolegji do të jetë i gatshëm të përshtatë ortografinë e vet. Nxënësit porositen me forcë ‘...mos të guxojnë me kritikue atà qi shkruejnë ndryshej, o me thanë se ortografija e tyne âsht e gabueme’259. Teksti trajton disa

259 Adon Aldegheri, Ortografija shqype, Shtypshkroja e së Papërlyemes, Shkodër, 1927, f. 5.

Page 101: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

92

rregulla të përgjithshme të të shkruarit si: theksat, diftongjet, germa e pazâne, germa j, apostrofi, të damit në rrokje si dhe trajton çështjen e prejardhjes së fjalëve në shqip prej latinishtes e graqishtes. Në pjesën e dytë trajtohen substantivat (emrat) dhe adjektivat (mbiemrat), në të tretën verbat (foljet) e në fund është vendosur një fjalor ortografik (drejtshkrimor). Terminologjitë e përdorura që tregojnë gjymtyrët e fjalisë janë latine dhe dëshmojnë për ndikimin e kësaj gjuhë ose për mosditjen e përgjegjëseve në gjuhën shqipe.

Po ky autor ka punuar e botuar edhe dy tekste metodash të gjuhës italiane, për përdorim të nxënësve. Libri i parë (Blêni i parë), hapet me rregulla dhe ushtrime rreth shqiptimit të tingujve të gjuhës italiane dhe përgjegjëseve në gjuhën shqipe. Pas çdo rregulli jepen edhe shembujt, të cilët meqë do të lexohen nga nxënësit, përkufizohen si ushtrime. Për shqiptimin e grupit /gl/ theksohet se do të jetë mësuesi në klasë që do të shpjegojë edhe më mirë këtë shqiptim. Temat me përmbajtje gramatikore që vijojnë, sipas rendit, janë: nyjat e gjinisë mashkullore - il, numri njëjës; folja ‘jam’ në kohën e tashme, të mënyrës dëftore; folja ‘lodare’; nyja e gjinisë mashkullore – l’; folja ‘kam’ në kohën e tashme të mënyrës dëftore; folja ‘jam’ në kohën e pakryer të mënyrës dëftore; gjinia femërore; nyjet joshquese të numrit njëjës; përemrat pronorë në numrin njëjës; shumësi i emrave; shumësi i përemrave pronorë; folja ‘jam’ në kohën e ardhme; folja ‘kam’ në kohën e pakryer; folja ‘kam’ në kohën e ardhme; folja ‘lodare’ në kohën e pakryer, folja ‘lodare’ në kohën e ardhme.

Çdo elementi i ri gramatikor shoqërohet me shembuj dhe ushtrime. Pas çdo koncepti gramatikor ka edhe një fjalor të shkurtër me fjalë të komunikimit të përditshëm. Shumë domethënës është fakti që shpesh tekstet e shkurtra që paraqiten, por edhe fjalët e veçuara të fjalorit, janë të sferës fetare. Edhe vetë folja lodare, zgjedhimi i të cilës futet që në orët e para të mësimit, integrohet në tekste lavdesh ndaj Zotit, përultësisë ndaj tij, edukatës dhe sjelljes së hijshme, bindjes, kurajos dhe paqes. Pra, asnjëherë nuk duhet harruar Krijuesi dhe mirësitë e Tij. Gjithashtu, fjalitë e përdorura janë njëherazi edhe edukuese në lidhje me shokët, mënyrës së sjelljes me ta dhe fëmijët jetim, në lidhje me mësuesit, respektin e dashurinë ndaj tyre. Sigurisht gjuha e përdorur është gjuha e përditshme e të folmes së Shkodrës. Shpesh përkrah termit italisht përdoret ai i përdorimit të përditshëm që në të vërtetë mund të jetë edhe

Page 102: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

93

fjalë turke, porse ndrysh rrezikohej të mos kuptohej. Bien në sy terma të italishtes, të cilët janë thjesht përshtatur me fonetikën e gjuhës shqipe. Kjo edhe për faktin, siç u përmend edhe më sipër, se nuk kishte njësim të drejtshkrimit apo gramatikës. Kështu lexojmë, artikull – nyja (articolo), substantiva – emra (sostantivo), adjektiva – mbiemra (aggettivo), verbi – folje (verbo). Në fund të librit, ka fjalor italisht-shqip dhe shqip-italisht. Në fjalorin italisht-shqip, përkrah emrave, në kllapa, vendoset edhe nyja, për t’u ardhur në ndihmë nxënësve.

Teksti i dytë, Ushtrime italishte (Blêni i dytë), hapet me një parathënie të shkurtër, drejtuar nxënësit, i cili këshillohet që para se të fillojë me studimin në librin e dytë duhet të ketë përvetësuar mirë elementet gramatikore të librit të parë. Gjithmonë gjatë parathënies, rimerren përmes pyetjesh elementet e trajtuara, duke dhënë edhe numrin e faqes në të cilën gjenden përgjigjet. Veç kësaj këshillohet që edhe fjalët e fjalorëve në fund të librit duhet të jenë mësuar mirë, në mënyrë që të mund të vazhdohet me dhënien e fjalëve të reja. Theksohet vështirësia për përzgjedhjen e fjalëve për t’i përfshirë nëpër ushtrime, meqënëse niveli i italishtes është fillestar, dhe dëshira e autorit ka qenë që të futen fjalë të përdorimit të përditshëm. Elementet gramatikore, janë si vijojnë: foljet e zgjedhimit të dytë, në kohën e tashme dhe të pakryerën, foljet e zgjedhimit të tretë në të tashmen dhe të pakryerën, vazhdohet me parafjalët ‘di’, ‘a’, ‘da’; dëftorët, numrat, ditët e javës, muajt e vitit. Vetëm në këtë pikë, autori mendon të futë informacion rreth nyjes së gjinisë mashkullore ‘lo’, duke bërë një shpjegim të pjesshëm rreth përdorimit të saj. Vazhdohet me foljen ‘jam’ dhe ‘kam’ në të kryerën e thjeshtë dhe në kohët e përbëra. Në vijim merren vetëm zgjedhimet e foljes ‘lodare’, në të kryerën e thjeshtë si dhe në kohët e përbëra. Në fund, ashtu si edhe në Blênin e parë, ka fjalor italisht-shqip dhe shqip-italisht. Ky fjalor përfshin edhe fjalët e blênit të parë. Ndërkohë që nga fillimi i tekstit ka pjesë të shkurtra që do të përkthehen, pra fillon e i jepet hapësirë e konsiderueshme, edhe pse në nivel fillestar të mësimit të gjuhës, përkthimit praktik. Prandaj autori shprehej për vështirësitë që kishte ndeshur gjatë gjetjes së teksteve për përkthim.

3.2.1.2. Antonio Busetti – Ndoc Busetti, drejtues i së përkohshmes “Elçija”. Autor i një fjalori italisht – shqip. Në parathënien e fjalorit, autori flet për arsyet e botimit të fjalorit. Fjalori është hartuar ‘... coll’intenzione d’aiutare ad apprendere la

Page 103: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

94

lingua albanese quelli che già conoscono l’italiana’260 (... me synimin për t’u ardhur në ndihmë në mësimin e gjuhë shqipe, prej atyre që tashmë e njohin gjuhën italiane). Edhe Busetti si të tjerë autorë fjalorësh, paravendos disa informacione të përgjithshme rreth gramatikës së gjuhës shqipe. Gramatika nuk është shumë e detajuar, janë dhënë shembuj në shqip, sigurisht të përkthyer në italisht. Në informacionet e dhëna rreth tingujve të gjuhës shqipe dhe paraleleve të tyre në gjuhën italiane, sërish shohim mangësitë e vëna re edhe në autorët e tjerë, që do të thotë, mos dallimi në shqiptim i tingullit /gj/ me /xh/; dhe tingullit /ç/ me /q/. Këtu ndeshemi me disa rregulla të përdorimit të tingullit /ë/ dhe shpjegime rreth gjatësisë dhe hundorësisë së zanoreve. Në fund të fjalorit autori vendos një sërë emrash të përveçëm njerëzish më të përdorshëm në Shqipëri si dhe një sërë përcaktimesh gjeografike ndër më të njohurat.

Busetti është edhe autor i një teksti kryesisht praktik për mësimin e gjuhës shqipe nga të huajt261. Ky duhet të ketë qenë tekst në përdorim nga fëmijët, pasi autori në hyrjen e tekstit përdor togfjalëshin ‘Caro piccino – I dashur vogëlush’ si dhe gjatë parathënies përdor fjalë si ‘alla tua piccola intelligenza; esercizi brevi e facili senza romperti il capo’ (zgjuarsisë tënde të vogël; ushtrime të shkurtra dhe të thjeshta pa të lodhur shumë kokën). Në vijim paraqet arsyen që e shtyn të shkruajë veprën dhe strukturën që ka dashur t’i japë. Veprën e ndan në tre pjesë. Në këtë tekst, vërejmë ndryshime në krahasim me vepra të tjera. Këtu, siç shihet nga titulli, por siç e thekson edhe vetë autori në parathënie, fillohet nga praktika-ushtrimet, kjo për t’ia lehtësuar studimin dhe mësimin lexuesve dhe nxënësve të vegjël. Në pjesën e dytë autori është i mendimit se është e nevojshme të studiohet pak edhe gramatika, nëpërmjet disa rregullave dhe foljeve. Në pjesën e tretë autori i paraqet lexuesit sërisht koncepte gramatikore, por siç thotë ai ‘... darti una nozione grammaticale quanto basta, a parer mio, affinchè possa intraprendere a suo tempo lo studio del francese e del tedesco.’262 (... të të jap koncepte gramatikore të mjaftueshme, sipas mendimit tim, që në të ardhme të të shërbejnë për të studjuar frëngjishten dhe gjermanishten). Në

260 Antonio Busetti, Vocabolario italiano-albanese, Tipografia dell’Immacolata, Scutari, 1911, f. 5.261 Antonio Busetti, Pratica e grammatica e della lingua albanese con 158 esercizi ed un rispettivo vocabolarietto, Shtyp. E Zojes s’Paperlyeme, Shkodër, 1914.262 Antonio Busetti, Pratica e grammatica e grammatica della lingua albanese con 158 esercizi ed un rispettivo vocabolarietto, Shtyp. E Zojes s’Paperlyeme, Shkodër, 1914, f. 7.

Page 104: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

95

fund të tekstit, ashtu si edhe pothuaj në të gjitha gramatikat që kemi analizuar, ka një fjalor shqip-italisht dhe italisht-shqip, i cili sigurisht i shërben atyre që studiojnë me këtë libër gramatike.

Edhe në rreshtimin e tingujve të gjuhës shqipe, në gramatikën e Busetti-t, vërejmë mosdallimin si tingull të /ç/ dhe /q/. Përkrah të dy tingujve shohim shembuj nga gjuha italiane, që i korrespondojnë tingullit /ç/. Po kështu zanorja /ë/, përcaktohet si zanore e pazane. Në shkrim dallohet gjatësia e zanoreve, e cila paraqitet grafikisht me dublimin e saj (saa, maa, xeet, qeef, shpii, fmii, zotnii, diilli, zoor, guur, vuu, druu, dyy, ). Shohim se autori shpesh ngatërron edhe tingullin /ll/ me tingullin /dh/, (mydhin)

Tekstet, që vijojnë në pjesën e dytë, janë të thjeshta, me fjalë të përdorimit të përditshëm dhe shpesh të emrave e emërtimeve të personave të familjes. Interesant është fakti se fjalët e reja të pjesës së leximit jepen para tekstit, dhe jo pas tekstit. Përmbajtjet e teksteve sigurisht kanë pasur si qëllim edhe edukimin e besimit në Zot, meqë në thuajse të gjithë tekstet del në pah përultësia ndaj vullnetit të Zotit. Veç kësaj, dashuria dhe respekti ndaj prindërve dhe familjes, janë mesazhe të tjera shumë të rëndësishme që dalin nga tekstet. Tekstet nuk janë të përkthyera, pra kemi tekstet në gjuhën shqipe, dhe të tjerë tekste në gjuhën italiane, të cilët ndërthuren. Fjalorthët paraprijnë tekstet në gjuhën shqipe, që na bën të mendojmë se nxënësit duhet të kenë praktikuar dhe të jenë ushtruar edhe në përkthim. Shpesh edhe tekstet në gjuhën italiane vijojnë dhe rimarrin pak a shumë të njëtat fjalë të fjalorthit dhe tekstit në shqip. Në tekstin e Busetti-t kemi shembuj letrash të shkruara, qoftë jo formale – nënës, babait, vëllait, qoftë formale – mjeshtrit, zotërive.

Edhe Busetti, megjithëse shumë i kujdesshëm në përdorimin e fjalëve dhe përzgjedhjen e tyre – ndonjëherë parapëlqen ndaj fjalëve turke fjalë të tjera të brumit të shqipes (penxhere - dritsore), ka përdorur aty këtu ndonjë fjalë me prejardhje nga italishtja (lecjonin, tedeshçen, mjeshtër/mësues).

Gjithmonë prej të njëjtit autor njoftohemi në revistën ‘Lajmëtari i zemers së Krishtit’, 1933, nr. 4, f. 65, për botimin e dytë tekstit të gramatikës me titull ‘Grammatica albanese seconda edizione interamente rifatta’. Ky tekst del në shtyp thuajse njëkohësisht me numrin e revistës, siç lexojmë në lajmërimin e bërë263. Botimi i 263 Nji liber i rí per me xânë shqyp, Gramatika e Atë Busetti-t, në ‘Lajmëtari i zemers së Krishtit’,

Page 105: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

96

dytë ashtu sikurse edhe i pari, ka si qëllim mësimin e gjuhës shqipe nga studentët, në mënyrë më të shpejtë dhe më të mirë. Ky botim paraqitet më i plotë dhe i përmirësuar, në krahasim me botimin e parë. Në faqet e librit shohim edhe ushtrime përkthimi, por edhe dy fjalorthë. Teksti arrin në 170 faqe.

3.2.1.3. Fulvio Cordignano – Fulv Cordignano, është autor i një teksti gramatike të plotësuar me tregime letrare dhe frazeologji e proverba264. Në parathënien e veprës, e cila shkruhet në gjuhën italiane, autori shpjegon arsyen e shkrimit të kësaj vepre. Kishte kohë që autori mendonte të bënte një punë të tillë për t’u ardhur në ndihmë e për orientuar të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë një gjuhë të tillë. Ai rrëfen se kjo punë ishte nisur si bashkëpunim me P. Angelo Sereggi, i cili kishte vdekur nga një sëmundje e papritur duke e lënë punën e tij të papërfunduar, të cilën Cordignano zotohet ta sjellë të pandryshuar. Autori, ka sjellë nocionet themelore gramatikore, të cilat përfshihen në kapitullin e parë të tekstit. Në kapitullin e dytë të tekstit ka përzgjedhur dhe paraqitur një sërë

tekstesh letrare të marra si nga letërsia popullore dhe ajo artistike, të cilat sugjeron herë pas here në faqet e argumentave gramatikorë, të përdoren si ushtrime. Punën e mikut të vet Sereggi, siç e quan ai ‘...mio compagno nella grande e ardua opera dell’apostulato’265 (... miku im në rrugëtimin e gjatë dhe të guximshëm apostullor), e paraqet në kapitullin e tretë. Autori shprehet se do t’i jetë mirënjohës kujtdo që do t’i japë sugjerime dhe t’i tregojë gabime që mund të ketë bërë apo lakuna që ka lënë pa plotësuar. Në vijim të parathënies, autori vendos një sërë rregullash të dobishme për ata të cilët dëshirojnë të përdorin gramatikën. Ajo që bie në sy është këshilla e përsëritur e autorit për të shkruar e kopjuar pjesë të gramatikës. Në varësi të shkallës së përparimit, autori sugjeron edhe tekstet e antologjisë që ai ka vendosur në pjesën e dytë. Në përmbyllje të parathënies ai na bën të pranishëm edhe faktin se është në përgatitje e sipër të një fjalori shqip-italisht dhe italisht-shqip, të cilin së shpejti do ta botojë. Autori mendon se fjalori është shumë i nevojshëm për të punuar me gramatikën.

1933, nr. 4, f. 65.264 Fulvio Cordignano, Lingua albanese (dialetto ghego) – grammatica, saggi di letteratura, frazseologia e proverbi – Ulrico Hoepli, Milano, 1931.265 Fulvio Cordignano, Lingua albanese (dialetto ghego) – grammatica, saggi di letteratura, frazseologia e proverbi – Ulrico Hoepli, Milano, 1931, f. XIX.

Page 106: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

97

Në gramatikë, autori, nis me rreshtimin e tingujve të gjuhës shqipe, të cilët nis e analizon në vijim duke dhënë edhe fjalë që i ilustrojnë. Meqenëse gramatika është rreth dialektit gegë, ai në inventarin e tingujve nuk e vë tingullin /ë/ duke argumentuar se pothuajse nuk shqiptohet. Vazhdon rreshtimin e tingujve zanore, të cilët i klasifikon si hundorë. Mungon, sërish, zanorja /o/, ndoshta kjo për faktin se zanorja

/o/, nuk del pothuajse kurrë hundore266. Vazhdon me diftongjet dhe theksin. Këtu përmbyll pjesën teorike rreth fonologjisë dhe vazhdon me pjesët e ligjëratës dhe probleme morfologjike: nyjat, lakimet e emrave, mbiemrat, përemrat, foljet me mënyrat e format e ndryshme. Çdo temë gramatikore, ka një pjesë hyrëse teorike që ndiqet nga shembuj. Teksti është në italisht, shembujt sigurisht janë gjuhën shqipe, por edhe ata përkthehen në italisht. Kjo mund të quhet gramatikë e mirëfilltë, duke qenë se ka teorinë e ndërthurur me praktikën. Në fund të gramatikës, autori ka vënë edhe bibliografinë të cilës i është referuar për të përpiluar gramatikën.

Në pjesën e dytë të gramatikës, siç e kemi përmendur edhe më lart, ka pjesë nga letërsia. Paraqet interes të shohim

përkthimin e pjesëve. Autori, siç e ka theksuar edhe vetë, ka vënë përkrah njëri – tjetrit dy lloje përkthimesh, përkthimin fjalë për fjalë dhe atë të lirë. Përkthimin fjalë për fjalë e ka bënë mes rreshtash të origjinalit, për të parë kuptimin e saktë të secilës fjalë, meqënëse edhe grafikisht ka qenë shumë i kujdesshëm që çdo fjale t’i përkojë përkthimi në një rresht më poshtë. Ndërsa përkthimin e lirë e ka vënë në fund të tekstit dhe sigurisht është me poetik dhe i sjellë më bukur në gjuhën italiane. Pothuajse pas çdo pjese ka shënime shpjeguese rreth kuptimit të ndonjë fjale apo përdorimit të tyre në kontekste apo në forma të ndryshme. Pas pjesëve nga letërsia popullore vijnë pjesë letrare nga autorë të njohur. Theksohet fakti se poezitë e publikuara në këtë vëllim janë të gjitha të pabotuara më parë. Këta janë në vargje e jo në prozë, siç ishte letërsia popullore. Përkthimi i tyre është deri diku poetik, në ndonjë rast është ruajtur edhe rima. Përgjithësisht kemi të bëjmë më përkthim fjalë për fjalë. Çdo poezi shoqërohet nga shënime e shpjegime rreth ndonjë fjale. Në fund autori jep edhe shpjegime rreth mungesës së ndonjë autori tjetër të njohur, siç është rasti i Gjergj Fishtës.

Pjesa e tretë përfshin bashkëbisedime të ndryshme në gjuhën e folur mes bashkëbiseduesish në situata të ndryshme të jetës së përditshme. Sigurisht të gjitha janë të përkthyera në gjuhën italiane. 266 Jorgji Gjinari - Gjovalin Shkurtaj, Dialektologjia, ShBLU, Tiranë, 2003, f. 181.

Page 107: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

98

Nga kërkimet në bibliotekat e pasura të Kolegjit të Jezuitëve në Shkodër, kemi arritur të gjejmë edhë fjalorin e botuar nga Cordignano267. Vetë autori në hyrje jep disa informacione rreth hartimit të ketij fjalori, i cili është i plotësuar biseda në situata të ndryshme të jetës së përditshme, si dhe disa shënime rreth gramatikës së gjuhës shqipe dhe asaj italiane. Autori jep edhe shembuj nga lakimet e emrave e përemrave të gjuhës shqipe si dhe shembuj të zgjedhimeve të foljeve. Bashkëbisedimet janë të temave nga më të ndryshmet, nga shkolla e aktiviteti në shkollë, ngjyrat dhe përmasat, masat trupore, kohën, shtëpia dhe situata të ndryshme në shtëpi, ushqimet, zanatet, motin e stinët. Shumë interesant është se para fjalorit të mirëfilltë të gjuhës, Cordignano ka vënë edhe fjalorë që mund të quhen sektorialë. Ai ka përzgjedhur argumente të caktuara si, xhendarmëria, ushtrija, qeverija. Autori thekson se fjalori duhej të ishte botuar me kohë meqë ishte i gatshëm që në 1933, porse ai kishte menduar se nuk kishte kërkesë për një tekst të tillë. Sigurisht thekson autori ‘ci sono in vendita altri manualetti per lo studio dell’albanese per gli italiani..., ma non riuscirà né inutile, né inopportuno anche il presente tentativo di dare in questo momento in mano agli italiani e agli albanesi in un solo libretto qualcosa di veramente pratico e semplice che li metta in grado di apprendere gli elementi principali delle due lingue.’268 (... ka në treg edhe manuale të tjerë të vegjël për mësimin e gjuhës shqipe nga italianët..., por nuk do të jetë as e padobishme e as e pa vend edhe përpjekja në fjalë për t’u dhënë në dorë, shqiptarëve dhe italianëve, në një libërth të vetëm, diçka praktike dhe të thjeshtë, që u mundëson përvetësimin e elementeve kryesorë të të dy gjuhëve.) Me këtë vepër, autori shpreson të korigjojë edhe gabimet që mund të ketë bërë në botimet e tjera të mëparshme. Rreth publikimit të fjalorit të atë Cordignano-s, lexojmë edhe në shtypin e kohës269. Logoreci, bën një analizë të hollësishme të fjalorit, duke u ndalur edhe në përdorime të veçanta të fjalëve apo në lakimet e emrave, të cilat sipas tij, autori i ka sjellë saktësisht, sigurisht duke u bazuar edhe në përdorimet e autorëve tanë. Sipas

267 Fulvio Cordignano, Nuovo metodo pratico d’insegnamento della lingua albanese per gli italiani e della lingua italiana per gli albanesi con dizionario, Tipografia ‘L’immacolata’, Scutari, 1939.268 Fulvio Cordignano, Nuovo metodo pratico d’insegnamento della lingua albanese per gli italiani e della lingua italiana per gli albanesi con dizionario, Tipografia ‘L’immacolata’, Scutari, 1939, preambolo.269 Mati Logoreci, Fjalori italisht-shqyp i át F. Cordignano-s S. J., në ‘Shkolla Kombëtare’, 1938, nr. 21, f. 7-8.

Page 108: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

99

Mati Logorecit, Cordignano duhet lëvduar për punën e mirë që ka bërë, meqë ai i ka bërë një shërbim të madh vendit tonë me botimin e këtij fjalori. Vetë saktësia e përpilimit të fjalorit është tregues i nivelit shumë të mirë të zotërimit të gjuhës shqipe nga Cordignanoja, i cili ‘... e ka mësuar ndër bjeshkët e malet e populluara nga orë e zana, të cilat ua kanë ruajtur gojëdhënat malësorëve, të thënat e zakonet së bashku me gjuhën e kulluar e të pastër, si në asnjë vend tjetër të Shqipërisë, e me shumë të drejtë dikur pat thënë dikush: O Malsorë analfabeta/ Jú ju paçim sa t’jét jeta/ Pse ju gjuhën pastër, dlirë/ Ruejt m’a kini bukur mirë.270’ Logoreci e mbyll shkrimin e vet duke shpresuar se autorë të tjerë shqiptarë të mund të vazhdojnë këtë punë kaq të mirë të nisur, duke shpresuar se ata do të nxiten nga ky fjalor.

Kemi patur mundësinë të shfletojmë edhe ribotimin e fjalorit271, ribotim që është bërë në Itali. Ky botim nuk përfshin pjesët e shtuara që përmban botimi i parë. Është një fjalor tipik, i cili, hapet me paraqitjen e bashkëpunëtorëve, falenderimet ndaj gjithë atyre që kanë bashkëpunuar dhe ndihmuar në këtë punim, një pasqyrë shkurtimesh për të vazhduar me fjalorin e mirëfilltë. Autori paraqet të gjithë bashkëpunëtorët duke përcaktuar ndihmesën e tyre në hartimin e fjalorit. Gjithashtu ai përshkruan metodologjinë e punës, duke përmendur botime të tjera të mëparshme, të cilëve i është referuar për të qenë sa më i saktë në përcaktime kuptimesh dhe në ortografi. Cordignano, përmend që ka shqyrtuar dhe ka korigjuar edhe fjalorin që është botuar nga Busetti, rreth të cilit ne kemi folur më sipër. Në fjalor, autori, përveç gjetjes së përgjegjëses nga gjuha italiane në gjuhën shqipe, e cila shpesh nuk realizohet me një fjalë të vetme, por me një grup fjalësh (gradassata – lavd i tepruem i vetvedit pa meritue, f. 182; incunaboli – botimet e para të njaj letratyre a t’artit të shtypit, f. 214; pubertà – mosha e shvillimit të nierit per me u burrnue, f. 440). Shpesh autori, vendos përkrah fjalës italiane sinonime përgjegjëse në shqip (puerile – fëminuer, fëmijësh, çilimijsh, kalamajsh, të metujsh, cullsh, f. 440; pulimento – pastrim, dlirsim, kullim, lëmim, f. 441; rammentare – kujtue, përmendë, përfillë, f. 463; stizza – resk, idhnim, pezëm, idhni, mllef, maraz, f. 655). Ka raste kur autori përdor në shqip forma të italishtes të cilat thjesht janë përshtatur me ortografinë e fonetikën e gjuhës shqipe (fabbriceria – mbarshtimi i pasunis së njaj kishe, fabriçeri, f. 142; stingere – me hjekë ngjyrën, zbjaditë, f. 654)

Cordignano, ishte dashamirës edhe i poezisë të cilën e pëlqeu shumë, e studioi dhe e përktheu. Sigurisht nuk është në synimet e studimit tonë të shohim e të analizojmë studimet letrare të këtij kleriku, por nuk mund të mos përmendim veprën e tij si studiues letrar. Në viset shqiptare ai gjeti poezinë e cila siç thotë ai vetë ‘... më shkote mâ per zêmer’272.

270 Mati Logoreci, Fjalori italisht-shqyp i át F. Cordignano-s S. J., në ‘Shkolla Kombëtare’, 1938, nr. 21, f. 7.271 Fulvio Cordignano, Dizionario italiano-albanese, Forni editore, Bologna, 1968.272 Fulvio Cordignano, Epopeja komtare e popullit shqyptár, pjes’ e parë, Shtyp. E së Papërlyemes, Shkodër, 1925, f. 5.

Page 109: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

100

3.2.1.4. Giacomo Jungg – Jak Jungg, mësues në Kolegjën Saveriane, erdhi në Shkodër si misionar jezuit. U lind në Trento. Pasi erdhi në Shqipëri filloi të mësonte gjuhën shqipe dhe ia doli për një kohë shumë të shkurtër, saqë pas 2-3 vitesh arriti edhe të predikonte në gjuhën shqipe. Ai së bashku me Anton Xanonin dhe Ndre Mjeden formon treshen e njohur që drejtoi katedrën e gjuhës shqipe në seminarin e Shkodrës. Duke qenë shkrimtar dhe mësues i gjuhës shqipe, ai dallohet për ndihmesën në zhvillimit të arsimit dhe kulturës mbarë kombëtare273. Jungg-u qëndroi në Shkodër për thuajse 40 vjet. Ai u vendos përfundimisht në seminarin e Shkodrës në vitin 1870. Në vitin 1872 ai filloi të japë mësim gjuhën shqipe në këtë seminar. Ai punoi në këtë seminar për rreth tri dekada, me ndonjë ndërprerje të vogël. Dallohet për pasionin e studimit të gjuhës shqipe duke ndihmuar e nxitur edhe studiuesit e tjerë të rinj. Jungg-u është autor tekstesh në gjuhën shqipe, ndër të cilët shumë interes paraqet ‘Regole grammaticali sulla lingua albanese’. Teksti është një gramatikë e shkurtër dhe e thjeshtë e gjuhës shqipe, të cilën autori merr përsipër të shkruajë për t’u ardhur në ndihmë të gjithë të huajve, të cilët vijnë në Shqipëri pa e ditur gjuhën shqipe, ‘mosso unicamente dal desiderio di giovare a coloro che... ne vengono da estranie contrade’274 (i nxitur veçse nga dëshira për të qenë i vlefshëm për të gjithë ata që vjnë nga vise të huaja). Meqënëse, vetë autori, në momentin kur ka ardhur në Shkodër, nuk e ka folur gjuhën shqipe është gjendur në vështirësi dhe e ka mësuar kryesisht nëpërmjet gjuhës së folur, siç mund të bëhet vetëm me gjuhët të cilat nuk kanë traditë të shkruar. Ai e kupton se sa e vështirë mund të jetë të mësuarit e një gjuhë pa patur ndihmën e një gramatike sado të vogël e të thjeshtë. Autori tregohet shumë modest dhe paraqet me shumë modesti punën e vet, gjithmonë duke theksuar se teksti është një punë që ai e ka bërë duke u nisur vetëm nga përvoja e vet në vend. Teksti është në gjuhën e përdorur në Shkodër. Në parathënien e tij ai shpreh shqetësimin e fjalëve turke që përdoren në të folmen e Shkodrës. Nga njëra anë i quan disi të tepërta, meqë në ndonjë rast ata thjesht përdoren si alternative fjalësh të gjuhës shqipe, por nga ana tjetër thekson se nuk është e lehtë të mënjanohen sepse janë pjesë thelbësore e të folmes, e cila pa to do të mbetej e paplotësuar. Ai përmbyll parathënien me urimin që të tjerë të mund të vazhdojnë veprën që ai vetë ka nisur. Teksti nis me një vështrim rreth elementeve 273 Mentor Quku, Mësues dhe studiues i palodhur i gjuhës shqipe, kumtesë e pabotuar.274 Giacomo Jungg, Regole grammaticali sulla lingua albanese, Tipografia privata del Collegio Pontificio Albanese, Scutari, 1880, f. 5.

Page 110: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

101

fonetike të gjuhës shqipe. Analizohen tingujt e gjuhës shqipe që nuk janë të pranishëm në gjuhën italiane, gjithmonë duke sjellë shembuj dhe nga italishtja për të kuptuar më mirë tingullin. Në raste të caktuara autori sjell shembuj edhe nga gjuhë të tjera si frëngjishtja, greqishtja apo gjermanishtja. Është interesant të vërehet se autori nuk bën dallim mes tingullit /ç/ dhe /q/. Ai e dallon me shembuj por që nuk sugjeron një grafemë të ndryshme, duke e konsideruar të panevojshme. Kështu në inventarin e fonemave mungon fonema /q/. Ai zëvendësohet nga /ç/, p. Sh. ciaf – collo; cerscii – ciliegia; ciλue – capitare. Në listën e fenomeneve fonologjike, autori përmend edhe theksin që çon në shqiptim hundor të tingujve. Teksti vazhdon me problematikat e nyjeve dhe ndryshimet mes shqipes dhe italishtes. Në vijim shihen lakimet e emrave. Shembujt që jepen janë të shkruar sipas rregullave të shkrimit të gjuhës italiane, përveç tingujve që nuk bëjnë pjesë në këtë gjuhë, dhe që janë trajtuar veçmas. Autori në vijim ndalet në lakimet e emrave në gjuhën shqipe, lakime në trajtë të shquar dhe të pashquar. Autori mundohet të përshkruajë rregulla rreth lakimeve. Ai sjell një shembull të lakuar, por në vijim jep edhe mjaft emra të tjerë që ai i klasifikon në të njëjtin grup. Në vijim autori ndalet edhe në lakimin e mbiemrave. Ai dallon lakimet në varësi të vendndodhjes së mbiemrit, para ose pas emrit. Vijojnë numërorët dhe shkallët e mbiemrave, krahasore dhe sipërore. Të gjithë përemrat përfshihen në një pjesë: përemnrat vetorë, vetvetorë, pronorë, të pacaktuar. Vazhdohet më foljet ndihmëse kam dhe jam, të cilat zgjedhohen në të gjitha mënyrat dhe kohët. Vazhdohet me foljet, të cilat ndahen në tre zgjedhime, me shembuj përkatës. Nga një folje për zgjedhim zgjedhohet në të gjitha mënyrat dhe kohët, të ndjekura nga lista të gjata foljesh të tjera të cilat bëjnë pjesë në po atë zgjedhim. Vazhdohet me formën pësore dhe në vijim me folje të parregullta. Parafjalët, ndajfoljet të ndara sipas llojeve, lidhëzat, pasthirrmat janë pjesët në vazhdim të gramatikës. Gramatika është dygjuhëshe, çdo fjalë a shembull në shqip, jepet edhe i përkthyer në gjuhën italiane. Shpjegimet e elementeve gramatikore janë në italisht, meqënëse ky libër botohet kryesisht për përdorim nga të huajt (italianët) që vijnë në vendin tonë dhe duan të mësojnë gjuhën shqipe. Gramatika përmbyllet me disa shtojca rregullash rreth nyjave. Paraqet interes edhe shtojca që lidhet me përkthimin e emrave të qyteteve dhe banorëve të qyteteve. ‘Elementet gramatikore të gjuhës shqipe’ të autorit Jungg, e ndeshim të ribotuar me një ndryshim të vogël në titull275 një vit më pas, pra më 1881, tashmë për përdorim nga nxënësit e Kolegjës Saveriane, në të cilën edhe ai vetë dha mësim gjuhën shqipe. Kjo është e përcaktuar në faqen e parë të tekstit. Përmbajtja nuk ka ndryshime, por siç shihet ka ndryshuar destinatari i librit. Nëse në botimin e parë autori specifikonte në parathënie se i kushtohej të gjithë të huajve nga Italia, që donin të mësonin shqip, në të dytin, mungon parathënia që zëvendësohet nga një kushtim në vijim të titullit dhe emrit të autorit në faqen e parë.

Vepra ‘Elemente gramatikore të gjuhës shqipe’, për kohën mendojmë të ketë qenë libër mjaft i mirë. Autori, siç u tha edhe më sipër, duke qenë se është nisur nga gjuha e gjallë, ka ditur të paraqesë me përpikmëri karakteristikat e të folmes veriore të shqipes. Autori, ndonëse i huaj, ka ditur të paraqesë saktë tiparet e të 275 Giacomo Jungg, Elementi grammaticali della lingua albanese, Scutari d’Albania, 1881.

Page 111: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

102

folmes së gropës së Shkodrës. Gjatë udhëtimeve që ka bërë në rrethet e deri në malësitë e Shkodrës, si Ulqin, Juban, Velipojë, Kastrat, Mazrrek, Shllak etj., Jungg-u mblodhi me zell të madh një fond të pasur nga fjalori i popullit.276 Kapitujt rreth pjesëve të ligjëratës janë të shoqëruara me vërejtje të holla. Fjalët që përmenden në shënimet gramatikore, janë vënë në rend alfabetik, gjë që e bën lehtësisht të përdorshme gramatikën. Megjithëse nuk i kushtohen faqe të mirëfillta veçorive fonologjike, tiparet e të folmes së Shkodrës dalin në pah. Studiuesit mund të gjejnë informacion rreth nazalizimit, monoftongimit, metafonisë, palatalizimit, asimilimit277. Në tekst, siç është theksuar ka huazime turke të cilat janë pjesë e të folmes së përditshme të shkodranishtes, ose

ndeshim edhe terma latino-italianë, kryesisht të sferës fetare e kishtare. Jungg, ‘uno dei buoni scrittori sacri albanesi in dialetto ghego, pur non essendo i suoi libri modello di purismo linguistico, poichè non rifuggi dall’adoperare i vocaboli turchi già entrati nell’uso della parlata scutarina’278 (paraqitet si një prej shkrimtarëve të mirë shqiptar të dialektit gegë, edhe duke mos qenë botimet e tij modele të purizmit gjuhësor, meqënëse nuk heziton të përdorë fjalë turke, të cilat ndeshen në përdorimet e gjuhë së folur shkodrane). Mbështetur në gjuhën popullore të trevës së Veriut, ai ka mundur të fiksojë dukuri interesante të shqipes, siç janë emërtimet e banorëve sipas vendit të lindjes a banimit, që është mjaft e gjallë në rrethanat e Shkodrës: shkodran – nga Shkodra; malazias – nga Mali i Zi; shirokas – nga Shiroka279.

Jungu është edhe autor i një fjalori dygjuhësh shqip-italisht280 prej 12 mijë fjalësh, bazuar në gjuhën e autorëve të Veriut dhe më së shumti në gjuhën e gjallë të trevës së Shkodrës, për të cilin punoi me ngulm për 11 vjet. Dëshira për t’u ardhur në ndihmë të gjithë misionarëve që vinin në Shqipëri pa e ditur gjuhën shqipe, është shtysa që Jungu përgatit fjalorin. Në faqen V të parathënies ai shkruan me shumë modesti se do të gjykohej fajtor për një fodullëk të pafalshëm, sikur të besonte sadopak se në duart e lexuesve ai po vendoste një punë të përkryer, ndërkohë që dihet se me sa vështirësi 276 Mentor Quku, Mësues dhe studiues i palodhur i gjuhës shqipe, kumtesë e pabotuar.277 Jup Kastrati, Tekste të vjetra shkollore të gjuhës sonë (1635-1882), në ‘Arësimi Popullor’, nr. 6, 1964, f. 141.278 Gaetano Petrotta, Popolo, lingua e cultura albanese, Palermo, 1932, f. 341.279 Njazi Kazazi – Tefë Topalli, Jak Jungu-lëvrues i shqipes dhe autor tekstesh shkollore, në ‘Studime Shqiptare’, nr. 7, Shkodër, 1997, f. 132.280 Giacomo Jungg, Fjaluur i voghel sccyp italisht, Scocniia Jezu n’Scoder t’Sccypniis, 1895

Page 112: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

103

gjenden fjalorë të përsosur, këta edhe në popujt më të kulturuar e ndër njerëz ndër të cilët studimi i gjuhës amtare zë gjithë jetën e mendjeve më fisnike. Autori shpreh urimet e tija për punë të tjera pas asaj që kanë në dorë, nga italianë e të huaj, të cilat me zgjuarsinë e kujdesin e tyre të qortojnë gabimet, të shtojnë zërat e pasi të jetë fiksuar një herë e mirë drejtshkrimi, që deri atëherë bën që të ndryshojë një vepër nga një tjetër. Autori nga ana e tij do të ndjehej i kënaqur dhe i shpërblyer nëse do të vlerësohej për qëllimin e botimit të veprës, e cila i sjell lavdi të madhe Zotit dhe dobi kombit shqiptar, në mes të cilit ai kishte kaluar më shumë se 30 vjet. Ndërsa në pasthënien e librit, ai paraqet disa shpjegime rreth grumbullimit të fjalëve dhe përgatitjes së fjalorit. Ai ka hulumtuar në materiale të

ndryshme me vlerë në veprat e Bogdanit, duke e vlerësuar ndër të tjerë, si autor me merita në letërsinë shqipe. Por veç këtyre ai shton edhe fjalë që nuk gjenden tek ky autor, fjalë të cilat do të shënohen në thonjëza.

Sa i përket alfabetit që ai përdor, mund të themi se nuk ka ndryshime me ata të gramatikës. Fjalori i Jungut paraqet shumë interes jo vetëm duke e krahasuar si punë në përshtatje me kohën kur është botuar. Ai është i pasur në aspektin e nxjerrjes në pah të shumëkuptimësisë. Sjellim si shembuj, fjalën me mësue – 5 kuptime, me hartue – 5 kuptime, jetë – 6 kuptime, trim – 8 kuptime, shkrim – 9 kuptime, fjalë – 9 kuptime. Gjithashtu vërejmë se autori ka përdorur terminologji gramatikore shkencore, e vendosur në fillim të veprës për t’u ardhur në ndihmë përdoruesve, të krijuar nëpërmjet kalkimit nga vetë autori: thirrtore – për vokative, shkrojtore – gramatikë, diktore – për akuzative, pësojtore – për pasive, daltore – për transitive, zdeltore – për intranzitive, nnimtare – për ausiliare ose në fushë të kompozimit: zotfolës – për teolog, dheshkroje – për gjeografi, jetëshkroje – për biografi, gurfoli – për mineralogji, shpirtfoli – për psikologji281. Gjurmimi i autorit ka depërtuar edhe në shtresa leksiku dhe ambiente familjare apo intime, prandaj në fjalor ka fjalë të tilla të përdoritmit të përditshëm si fisligen, kacabuj, kacadre, pelivan, harushallëk, kalibobë. Më vonë ky fjalor u ribotua me disa shtesa nga Cordignano nën titullin “Il nuovo Jungg”.

Fjalorit iu bë jehonë edhe jashtë vendit. Kështu Mjeda i dërgon një letër Gustav Majerit, më 5 gusht 1895, ku mes të tjerash i bën me dije për përfundimin e punës në 281 Giacomo Jungg, Fjaluur i voghel sccyp italisht, Scocniia Jezu n’Scoder t’Sccypniis, 1895, f. 180.

Page 113: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

104

përpilimin e fjalorit nga Jungu, dhe i kërkon Meyerit, që nëse vepra ia vlen, të bëjë një recension rreth saj282.

3.2.1.5. Giovanni Battista della Pietra – Gjon della Pietra, lindur në Udine të Italisë. Ndër botimet e tij të cilat mund të jenë objekt studimi për ne, përmendim:

- Regole per gli alunni del seminario pontificio albanese, III Edizione, 1914

- Fjalët e frazet mâa t’nevojshme shqyp-italisht-francezisht, 1919.

- Gramatika italishte, 1922.

Nga këta ne kemi mundur të gjejmë gramatikën e tij283. Teksti botohet dhe ka përdorim si tekst shkollor, por jo vetëm. Në parathënien e tekstit, e cila është në gjuhën shqipe, autori shpjegon arsyen e botimit të tekstit, duke ‘... mbajtur uzdaj se nji gramatikë e vogel per me xânë italishten t’jèt per dobí jo vetun xâsave të shkollës, por edhè t’aryne qi dhishirojnë me folë në giuhë të nji komit, me të cillin, si do qi të fryinë era e politikës, komi shqyptarë ká me pas gjithmonë nji të përpjekun të posaçem’284 Ai uron që vepra të jetë e vlefshme për shqiptarët që dëshirojnë të mësojnë italisht si dhe të shërbejnë në rritjen e dashurisë dhe shtimin e lidhjeve mes kombit shqiptar dhe atij italian. Teksti, që hapet me disa rregulla të lexim shkrimit të gjuhës italiane, nuk paraqet informacion vetëm për morfologjinë, por siç rrallë kemi ndeshur edhe për sintaksën. Argumentat që trajtohen janë: artikulli, substantivi, adjektivi, peremni, verbi, adverbi, preposita, konjunkcioni, interjekcjoni, ndrrimi i fjalve, perdorimi i artikullit, i substantivit, i adjektivit, i peremnit, i verbit, i adverbit285. Teksti është dygjuhësh italisht-shqip. Shpjegimet e nevojshme rreth elementeve gramatikore bëhen në gjuhën shqipe, ndërsa fjalët a konceptet gramatikore jepen më parë në italisht e më pas përkthehen në shqip. Vërejmë se autori në emërtimin e pjesëve të ligjëratës përdor termat nga 282 Njazi Kazazi – Tefë Topalli, Jak Jungu-lëvrues i shqipes dhe autor tekstesh shkollore, në ‘Studime Shqiptare’, nr. 7, Shkodër, 1997, f. 133.283 Giovanni B. della Pietra, Nga gramatika italishte – shqyp, bleni II, Scuola tipografica ‘Casa buoni fanciulli’, Verona, 1922. 284 Giovanni B. della Pietra, Nga gramatika italishte – shqyp, bleni II, Scuola tipografica ‘Casa buoni fanciulli’, Verona, 1922, f. 6.285 Emërtimet e pjesëve të ligjëratës janë sjellë siç janë në tekstin origjinal.

Page 114: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

105

italishtja, të përshtatur vetëm fonetikisht në gjuhën shqipe, pa gjetur përgjegjëset e tyre në gjuhën shqipe. Zgjedhje me dëshirë që nxënësi të mësohej me këto terma apo paaftësi për të gjetur përgjegjëset në gjuhën shqipe? Nga ana tjetër në disa raste ai përdor përkthime në shqip, p. sh. në rasti i Modo infinito – Mënyra pakufín; tempo presente – koha qetashe; passato prossimo – ngjatkalueme; passato remoto – largkalueme. Në pjesën e sintaksës autori ndalet në përdorim strukturash të italishtes të cilat i përkthen në gjuhën shqipe. Çdo përdorim paraprihet nga një rregull që ndiqet nga shembulli.

3.2.1.6. Giuseppe Valentini – Zef Valentini lindi në Padova të Italisë. Jetoi në Shqipëri, me ndërprerje të shkurtra prej 1922 deri në 1943. Në Shkodër ai ishte mësues i lëndëve letrare e më pas drejtues i Kolegjit Papnor dhe Kolegjës Saveriane. Drejtues i revistës LEKA dhe bashkëpunëtor i revistave të tjera si Hylli i Dritës, në Shkodër dhe mjaft të tjerave me botim në Itali. I njohur për kontributin e tij të madh në fusha të ndryshme. Jetoi një periudhë të gjatë në Shqipëri, të cilën e deshi me ndjeshmëri njerëzore dhe seriozitetin dhe interesin e studiuesit. Është e vështirë të ndeshen njerëz që nuk kanë as lidhje etnike e as gjaku me nje vend të cilin ta duan ashtu siç e deshi Valentini Shqipërinë. I njohur për studimet e tij në fushën e historisë së letërsisë dhe kritikës letrare e sidomos në interpretimin e historisë dhe të drejtës zakonore shqiptare. Është autor i shumë veprave e shkrimeve rreth këtyre tematikave të cilat nuk janë subjekt i studimit tonë. Në fillimet e qëndrimit të tij në qytetin e Shkodrës dhe në fillimet e mësimdhënies së tij pati probleme komunikimi me nxënësit, meqënëse nuk e njifte gjuhën shqipe. Kontaktet e para i pati me djem të fillores të cilëve u mësoi edukatë fizike duke përdorur atë pak gjuhë të improvizuar të marrë nga gramatika e Busettit. Në klasat e gjimnazit ai dha mësime mbi latinishten, greqishten, italishten e sigurisht mësime fetare. Si e kishte mësuar në perfeksion gjuhën shqipe, të cilën tashmë e zotëronte në shkrim e lexim, u vu në studimin e letërsisë gojore dhe të kultivuar, studim që e filloi që në Itali286. Valentini u bë i njohur edhe për studimet e veta rreth çështjeve shqiptare edhe në rrethet albanologjike italiane e gjermane. Mësimi i gjuhës dhe letërsisë shqiptare, thoshte ai: ‘Nuk ka për qëllim të vetëm njohjen e kësaj lënde, por edhe një rëndësi po aq thelbësore, përgatitjen e studimin e çfarëdolloj gjuhe dhe literature tjetër’287. Shkrime të Valentinit ndeshim edhe rreth çështjeve gjuhësore, të botuara në revistën LEKA. Kështu: ‘Për bashkim: gegërishte edhè toskërishte’, 1938, f. 137-142; ‘Çâshtja e giûhës: vlerësim, pasunim e bashkim’, 1938, 270-275; ‘Në parahistorí të shqipes’, 1943, f. 12-17, 43-47, 78-81, 130-133, 171-174. Gjatë karrierës didaktike ai pati synim ndëthurjen e mësimdhënies së gjuhës me atë të letërsisë. Kështu në të gjitha vitet e mësimdhënies së tij, përkrah lëndës së gramatikës shqipe ai mësoi edhe historinë e letërsisë shqipe, historinë e kulturës shqiptare, duke u ndalur në pasqyrimin e jetës shkodrane në veprat autorëve të njohur si Koliqi. Mësimdhënien e gramatikës shqipe, ai u ndal në mënyrë të veçantë edhe në tiparet e gegërishtes 286 Ksenofon Krisafi - Ndriçim Kulla - Dritan Thomollari, At Giuseppe (Zef) Valentini, Vepra II, Pjejad, Tiranë, 2005, f. 13.287 Ksenofon Krisafi - Ndriçim Kulla - Dritan Thomollari, At Giuseppe (Zef) Valentini, Vepra III, Pjejad, Tiranë, 2005, f. 10-11.

Page 115: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

106

duke e krahasuar atë në pikëpamje fonologjike me toskërishten dhe gjuhën italiane288. Atë Zef (Giuseppe) Valentini, është i njohur edhe për përgatitjen e ‘Fjalorit bio-biblografikIliro-Shqiptar(nomenclator)’289. Kjo vepër mund të konsiderohet me të drejtë si një enciklopedi në miniaturë e historisë së Shqipërisë. Ajo doli si shtojcë e revistës LEKA, në 16 numra të saj me qëllim që të mund të ndihmoheshin të gjithë studiuesit, pavarësisht fushës së studimit të secilit. Botimi periodik zgjati nga viti 1939 deri në vitin 1943, vit në të cilin u ndërpre për shkak të luftës. Ka një vlerë të madhe dhe të spikatur, meqë në të janë të përmbledhur emrat e shumë artistëve dhe humanistëve, letrarëve të kulturës shqiptare, tituj veprash por edhe tekste që tregojnë një interes të caktuar historik. Të dhënat janë nxjerrë në masë të konsiderueshme nga arkivi historik Saverian, pjesë e madhe e të cilit është shkatërruar në 1946. Siç u përmend edhe më sipër, Atë Valentini, drejtoi edhe revistën LEKA, redaksia e së cilës gjatë kësaj periudhe u shndërrua në një vend takimi të intelektualëve të ndryshëm shqipëtarë, të cilët kontribuan me forcë e gjallëri në orvatjet inovatore të kohëve të reja, duke i qëndruar gjithmonë besnik traditave të popullit. Artikujt, recensionet dhe studimet historike, filozofike dhe socio-politike, të gjitha të mveshura me një rigorozitet shkencor, hodhën bazat e një debati të nivelit të lartë shkencor mes rrymave të ndryshme të mendimit që mbizotëronin në vend. Megjithatë Valentini, ishte i bindur dhe i ndërgjegjshëm se misionet e ndryshme hulumtuese dhe materiali i mbledhur në vite mund të zgjerohej nëpërmjet një kërkimi të koordinuar dhe metodik, duke patur mundësinë në një momet të dytë të botimit të këtyre kërkimeve. Për të nxjerrë në dritë botimin e Nomenclatorit, autori iu referua bibliotekës së vet, të cilën e kishte mbledhur e pasuruar për 20 vjet, por konsultoi Arkivën dhe Bibliotekën Saveriane, të cilat më pas u bënë pikë e fortë e kërkimeve. Biblioteka dhe arkiva Jezuite ishin pasuruar nga punët e etërve të ndryshëm jezuit, ndër të cilët Carlo Vasilicó, i cili kishte punuar dhe hulumtuar nëpër arkivat venete, duke pasuruar arkivën jezuite me rreth 120 dosje. Veç këtyre, ishin atë Domenico Pasi dhe Francesco Genovizzi, të cilët pasuruan me material gjuhësor, toponomastik dhe folkloristik. Këtyre iu shtuan Fulvio Cordignano dhe Giuseppe Valentini290. Valentini në parathënien e veprës, shpjegon edhe arësyen e botimit pjesë pjesë të kërkimeve, si shtojcë e revistës LEKA. Meqë puna që ai kishte nisur duket se do të ishte shumë voluminoze, e meqë për të arritur deri të shkronja Z, do të duhej edhe shumë kohë (kjo edhe për faktin se arkiva sa vinte e pasurohej dita ditës), për të mos penguar në hulumtimet e tyre studiuesit e shumtë, shqiptarë por edhe të huaj, i duket më e arësyeshme të botojë pjesë pjesë kërkimet. Na është dukur shumë interesant nomenclatori edhe për një arsye tjetër praktike, të cilën nuk e ndeshim në enciklopedi të tjera të botuara. Zakonisht ndodh që mbi emra artistësh, letrarësh, historianësh apo shkencëtarësh të tjerë të njohur apo edhe ngjarjesh të njohura, të ketë informacion të gjatë e të detajuar, ndërsa mbi ata më

288 Centro internazionale di studi albanesi (Università di Palermo), Annuario anno accademico 1965-1966, f. 47.289 At Giuseppe (Zef) Valentini, Fjalor bio-bibliografik iliro-shqiptar (Nomenclator), Plejad, Tiranë, 2009. 290 At Giuseppe (Zef) Valentini, Fjalor bio-bibliografik iliro-shqiptar (Nomenclator), Plejad, Tiranë, 2009, f. 15-16.

Page 116: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

107

pak të njohur informacion më të reduktuar. Autori këtu paraqet një zgjidhje tjetër, por duke e motivuar atë. Kështu rreth personazhesh apo faktesh jetësore të njohura, nuk zgjatet me informacione të zgjeruara, pasi siç motivon edhe vetë ai, këtë informacion mund ta gjejë kushdo që është i interesuar. Këtë e plotëson me një bibliografi të zgjeruar e sa më të plotë. Ndërsa nga ana tjetër, për personazhe apo fakte jetësore më pak të njohura e të dëgjuara, ai shton dhe paraqet të gjithë informacionin që arrin të gjejë, pasi siç motivon edhe ai, problemi është kur nisim të bëjmë një hulumtim rreth personazhesh apo faktesh pak të njohura.

Etërit jezuitë siç mund të shihet edhe nga bibliografia e listuar më lart, qenë autorë edhe tekstesh rreth shkencave natyrore, si aritmetikë, algjebër, trigonometri, fizikë që u përdorën nga nxënësit e Kolegjës. Përmendim këtu Giovanni Crociolani – Gjon Crociolani. Veç këtyre, ata botuan edhe në sërë tekstesh me informacione e këshilla praktike rreth jetës dhe punëve të përdithshme. Këtu përmendim Alessandro Fracchioni – Aleksandër Fracchioni.

Të shumta pra, siç shihen janë botimet, gramatikat e fjalët e botuar. Xanoni, në disa shkrime të tijat në revistën ‘Elçija’, botim i Shtyp. ‘Zoja e papërlyeme’, thekson se botimi i një numri realitisht të lartë të gramatikave rreth gjuhës shqipe sjell veçse dobi. Ai është kundër gjykimit dhe kritikimit të këtyre gramatikave ‘... Neve na duket se nuk â koha sot me i ftofë me kritikime t’panevoishme zêmrat e atyne qi mundohen a n’nji mënyrë a n’nji tieter per giuhë a per letratyre t’onë. Me kritikue â kollai...’. Ai mendon se çdo punë sado e vogël e modeste është për t’u lavdëruar e nxitur. ‘E praa, tui ja diit per nderë gjith atyne qi orvaten per ket giûhë t’onen, mâa mirë kaa me kenë per nee me i lânë nji herë do kritikime; t’punoin urtisht gjithcilli n’cak t’vet e mbas fuqijet qi kaa. Librat e ardhshem e shkrimtarve mâa t’vlerët kan per t’kenë mâa von temeli i gramatikave mâa t’plotshme. E ashtû kioft!’291

Ndërsa sa o përket përpilimit të fjalorëve dygjuhësh, autori mendon se ‘... puna e fialorit shqyp nuk â lojë fmiish; lypë dije, lypë qi auktort t’keen ngae mieft, lypë durim t’pashoq, lypë ndimen e bashkpunimin e shumkuei, lypë xeell e mundim saa s’kee, perse giuha e jon deri sot kaa metë ndimo Zot, e gadi kerrkund nder nee nuk i kaa raa mrapa tui i kerkue e tui mledhë sadopak fialët e frazet e rrethinave t’veta. E praa kiò â puna qi do bâa mâa s’parit...’ e në vazhdim ‘... T’ja filloim praa gjithicilli!... guur guur bahet muur – kso doret kena per t’a mledhun kadalë kadalë e per t’a shtue visarin e giuhes s’onë’292. Shihet pra se ai mendon se fjalorët e botuar kanë mangësi dhe siç thekson në po të njëjtin artikull nuk përfshijnë as gjysmën e fjalëve të shqipes – gegë e toske – dhe se autorët nuk kanë marrë kohën e duhur për përpilimin e fjalorëve që kanë nxjerrë në shtyp.

291 Anton Xanoni, Saa janë gramatikat e giûhes s’onë?, në Elçija i zemers J. Krishtit, 1910, nr. VIII, Shtyp. ‘Zoja e Papërlyeme’, Shkodër, f. 128.292 Anton. Xanoni, Saa fialorë kaa Shqypia?, në Elçija i Zemers J. Krishtit, 1910, nr. XII, Shtyp. “Zoja e papërlyeme”, Shkodër, f. 186.

Page 117: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

108

3.3.Kolegjapapnore–CollegiumPontificium

Kolegja Papnore ishte e ngjashme me Kolegjin Saverian, nga drejtimi dhe organizimi, meqënëse edhe personeli akademik shpesh ishte i njëjtë. Shohim që rektorët e nënrektorët shpesh lëvizin nga njëri tek tjetri, meqënëse të dy ishin të urdhërit jezuit. Shkolla përgatiste klerikë për shërbesa fetare katolike. Në shkollë gjuha latine mësohej shumë mirë saqë ndonjë nxënës thurte vjersha në këtë gjuhë293, ashtu siç ndodhte edhe në kolegjin saverian. Sigurisht, përveç gjuhës latine mësohej edhe gjuha italiane, përkrah lëndëve të tilla si matematikë, fizikë, histori e gjeografi. Nuk është arritur të kihet një dokumentacion më i plotë rreth programit dhe orëve javore të lëndëve të ndryshme, për mungesë informacioni.

Dihet me siguri se pat një fryme kundërshtimi ndaj shkollave klerikale në Shkodër nga patriotë e iluministë. Kështu Zef Jubani, u ngrit me forcë kundër shkollave fetare të jezuitëve dhe francëskanëve. Ai konsideronte si rrezik të madh për letërsinë dhe gjuhën shqipe hapjen e shkollave të tilla në të cilat mësohej në mënyrë intensive gjuha italiane e latine, në të cilat lënda e gjuhës shqipe mund të mos ishte fare prezente në programin e studimeve apo në të cilat lëndët zhvilloheshin në gjuhën italiane. Ai nuk arrin të arsyetojë se si mund të mos jetë e pranishme në programin e studimit lënda e letërsisë dhe e gjuhës shqipe, me pretekstin se nuk janë të njohura në kombe të tjera, ndërkohë që ka tekste gramatikore e fjalorë të hartuar nga vetë françeskanët dhe jezuitët294.

3.4.PërvojafrançeskanenëGjimnazin‘Ilyricum’

Shkolla u krijua nga udhëri françeskan. Ishte viti 1921, kur ky gjimnaz hapi dyert, pasi që tashmë kishte një farë tradite edhe në ciklet pararendëse, siç tashmë është parë edhe më lart. Me Françeskanët, gjuha e popullit, qoftë në frazeologji idiomatike e qoftë në shprehi e trajta të të shprehurit merr forcë të madhe295. Ishte një shkollë e njohur nga Ministria e Arsimit, me programe të miratuara, biles edhe drejtori dhe personeli vendoseshin me marrëveshje të provincialit të françeskanëve dhe Ministrisë së Arsimit. Gjimnazi kishte profil klasik, dhe për pasojë i kushtohej një hapësirë e konsiderueshme mësimit të gjuhëve greke dhe latine. Këta kishin në plan mësimor numër orësh javore të njëjta me ato të gjuhës shqipe, 5-6 orë në javë. Përkrah tyre mësoheshin edhe gjuhët e gjalla si italishtja dhe frëngjishtja. Këto gjuhë përvetësoheshin shumë mirë nga nxënësit, pasi shpesh, ata ishin të detyruar, për mungesë tekstesh në gjuhën shqipe, të lexonin e të mësonin me tekste direkt në gjuhë të huaj. Sigurisht, të pyeturit, të përgjigjurit dhe diskutime të tjera në klasë bëheshin në gjuhën shqipe. Kështu nxënësit ishin aq të pregatitur në gjuhë të huaj sa të lexonin e studionin në gjuhë të huaj dhe të përgjigjeshin në klasë në gjuhën shqipe. 293 Kolegja papnore në 50 vjetorin e saj, Shkodër, 1909, f. 9-10.294 Jup Kastrati, Kontribut për historinë e arësimit në rrethin e Shkodrës deri në vitin 1912, në ‘Arësimi popullor’, nr.2, 1963, f. 69. 295 Ernest Koliqi, Dy shkollat latrare shkodrane, Prishtinë, 1998, f. 13.

Page 118: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

109

Kjo i ushtronte mjaft mirë dhe i bënte të kishin një zotërim të përsosur të gjuhës së huaj. Në fakt vitet e para, gjimnazi nuk kishte tekste mësimore të botuara, por punohej me dorëshkrime të punuara sipas programit të gjimnazit klasik në Austri296. Mësuesit, ose ishin të huaj, ose ishin fretër të urdhërit françeskan, të cilët kishin studiuar dhe marrë doktorata në Itali a vende të tjera europiane. Në kujtimet e tij, Zef Simoni, na jep informacion të hollësishëm rreth orëve të mësimit të gjuhëve të huaja në gjimnazin ‘Illyricum’. Marrim informacione rreth zhvillimit të lëndës së gjuhës italiane e cila bëhej nga Aleks Baqli dhe Agostin Ashiku, të cilët kishin përfunduar sudimet e tyre të larta në Firence të Italisë; gjuhës latine e cila hynte si lëndë në vitin e dytë dhe vazhdonte deri në maturë dhe që mësohej nga Justin Rrota, Bernadin Palaj, Atë Ambrozi. Veç mësimit të gjuhës bëheshin edhe orë letërsie me leximin e analizën e shkrimtarëve latinë dhe italianë. Kultura italiane përçohet edhe në lëndë si Letërsia e artit, ku studiohej dhe mësohej rreth artit që nga fillimet e tij e deri tek piktorët e mëdhenj të Rilindjes Italiane297. Meqënëse, kleri katolik në këtë periudhë mbante të hapur dy gjimnaze (jezuit dhe françeskan), u hodh ideja nëse këta të dy të mund të bashkoheshin në një të vetëm, i cili të kishte një rregullore të përbashkët të përshtatshme dhe ku të jepnin mësim profesorë e klerikë jezuitë dhe françeskanë. Fillimisht u duk se urdhërat ishin të gatshëm për bashkëpunim, prandaj u zgjodhën përfaqësues nga të dy urdhërat të cilët do të bashkëbisedonin rreth këtij propozimi. Zgjidhja që ‘... me ua lanë këtyre (jezuitëve) shkollën e mesme e françeskanëve shkollën fillore’ nuk u pranua, kështu puna e komisionit doli pa dobi298. Kështu që në vijim secili urdhër vazhdoi me programin dhe punën në institucionin e vet arsimor.

Edhe fretërit françeskanë kanë qenë autorë tekstesh dygjuhësh apo të gramatikash së gjuhës shqipe në italisht. Ne paraqesim në vijim një bibliografi modeste të botimeve të disa fretërve, duke theksuar se vështirësia e gjetjes së tyre ka qenë e madhe. Theksojmë se ne po paraqesim vetëm tekstet e botuara ose jo të autorëve italianë dhe që kanë të bëjnë me çështje gjuhësore të gjuhëve shqip-italisht apo trajtojnë tematika që lidhen me arsimin dhe aspekte strukturore të tij.

- Giuseppe Iccaran, Dizionario italo-albanese, 1644. Ruhet si dorëshkrim në bibliotekën e Etërve Jezuitë në Shkodër.

- Francesco Maria da Lecce, Dittionario italiano-albanese, 1702. (ne kemi konsultuar botimin; Botime Françeskane, Shkodër, 2009)

- Një misionar Françeskan i Shqypnis, Gramatikë të vogël shqyp, 1710. (gramatika pati edhe një shtojcë të vogël turqisht.)

- Francesco Maria da Lecce OFM, Osservazioni grammaticali nella lingua albanese, Tip. Della S. Congregazione di Propaganda, Roma, 1716.

296 Donat Kurti, Provinça françeskane shqyptare, Botime françeskane, Shkodër, 2003, f. 233. 297 Zef Simoni, Gjimnazi e liceu ‘Illyricum’ – Vatër edukimi fetar, patriotik dhe kulturor, në Kumbona e së diellës, nr. 11-12, Shkodër, 2001, f. 16-17.298 Donat Kurti, Provinça françeskane shqyptare, Botime françeskane, Shkodër, 2003, f. 234.

Page 119: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

110

- Didacus a Desio OFM, Gramatikë shqipe, 1722. (pa botim).

- Luca da Monte Giove OFM, Fjaluer shqyp-italisht (Dizionario italiano-albanese con alcune parabole e sentenze usuali), 1848. Ky ruhet si dorëshkrim në bibliotekat e Bashkisë së Todit, në Itali – Cod. 224, format 8°, f. 328.

- Dario Bucciarelli OFM, Grammatica della lingua albanese, 1859. Rreth këtij materiali, kemi lexuar se ‘ruhet në bibliotekën Françeskane të Gjuhadolit në Shkodër’. Sot, pas kërkimesh nga ana jonë, ky nuk rezulton të jetë i ruajtur në këtë bibliotekë, pasi duhet të jetë humbur.

- Bonaventura da Francavilla OFM, Elementi grammaticali di lingua epirotica, 1862. Edhe rreth këtij materiali lexojmë shpjegimin se ‘ruhet si dorëshkrim në bibliotekën Françeskane të Gjuhadolit në Shkodër’. As ky material sot nuk është i arritshëm, siç duket ai ka humbur ose eliminuar.

- Francesco Rossi da Montaldo OFM, Regole grammaticali della lingua albanese, Stamp. Della S. Congregazione di Propaganda, Roma, 1866.

- Leonard de Martino, ‘L’arpa di un italo-albanese’, Tipografia dell’ancora, Venezia, 1881. Rreth këtij materiali lexojmë shpjegimin ‘dorëshkrim i ruajtur në bibliotekën e jezuitëve, Shkodër’. Porse ne e kemi gjetur edhe si botim në Bibliotekat e Françeskanëve në Shkodër.

- Ambros Marlaskaj OFM, Nji monument historic pazotsije në lâmë t’arësimit në Shqypní, Shtypshkroja Franciskane, Shkodër, 1922.

- Vinçenc Prennushi OFM, Nder lamije të demokracis së vertetë, Shtypshkroja Franciskane, Shkodër, 1922.

Nga bibliografia modeste që kemi mundur të mbledhim, vërejmë se shumë nga tekstet e botuara nga fretënit françeskanë janë botuar në Itali, në shtypshkonjën e Santa Propagandës, e cila ‘tesh e parë shkojte tue qitë në dritë libra shqyp, shkrue prej meshtarësh vendas a misjonarësh së huejë299’. Botimet bëheshin në Shtypshkronjën e Propagandës, për arsye thjesht ekonomike, pasi kjo shtypshkronjë botonte gjithçka gratis. Kjo mund të jetë edhe arsyeja pse ndeshen më shumë vështirësi në gjetjen e botimeve të Fretënve Françeskanë. Në fakt në kuvende të ndryshme në Itali, e sidomos në bibliotekën e në arkivat e Kongragacionit të Propagandës Fide në Vatikan e Romë, mund të gjenden me qindra dorëshkrime, që në trajtë relacionesh a veprash, janë lënë nga misionarët françeskanë në Shqipëri300.

Urdhëri i Françeskanëve, pati edhe një shtypshkronjë me po të njëjtin emërtim, e cila botoi veprat kryesisht me karakter religjioz të fretërve. Ajo u soll në Shkodër 299 Iris (Justin Rrota), Per historin e alfabetit shqyp, në ‘Hylli i Dritës’, 1935 – XI, Nr. 1, f. 9-10.300 Benedikt Dema, Shtypi françeskan në Shqypni, në ‘Hylli i Dritës’, 1940/XVI, nr. 12, f. 617.

Page 120: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

111

më 1916301, dhe me të u botuan rreth 112 vepra të ndryshme, të gjitha në gjuhën shqipe me ndonjë përjashtim të vogël302. Ne kemi hasur vështirësi për të rikrijuar një historik të shtypshkronjës françeskane. Na ka rënë në dorë një katalog i viteve 1938 – 1939, ku janë paraqitur librat e botuar atë vit që janë me ulje çmimi. Në faqen e fundit të katalogut, bëhet njëfare paraqitjeje/reklame e punës së shtypshkonjës e cila ‘... shtyp shpejt, paster e hieshem me çmime t’arsyeshme, gjithfarë lajmesh, diftesash, reklamash me nji format të vogel deri në formatin 65 cm per 93 cm; kartëvizita, të përkohshme, fletore (gazeta) e libra çfarëdo lande (edhe aritmetike, gjeometrije, algjebre) etj. etj’303. Vërejmë, pra, se në ndryshim nga shtypshkronja e së Papërlyemes së Etërve Jezuitë, e cila shtypte dhe operonte në funksion të Kolegjit, duke shtypur edhe tekstet mësimore, Shtypshkronja franceskane, nuk kishte këtë funksion. Ajo ishte e hapur për këdo dëshironte të botonte diçka304.

Në shtypshkronjë u botuan tekste nga Fretën shqiptarë, ndër të cilët përmendim Pashko Bardhi, Benedikt Dema, Gjergj Fishta, Martin Gjoka, Anton Harapi, Donat Kurti, Ambroz Marlaskaj, Jak Marlaskaj, Vinçenc Prennushi, Justin Rrota. Këta autorë botuan vepra nga më të ndryshmet, që nga letërsia e gjuhësia, matematika e shkencat e pa dyshim shkrime të karakterit klerikal. Siç u theksua më sipër botimet ishin në gjuhën shqipe. Veçojmë këtu ‘Gramatikën latine’, ‘Sintaksën e gjuhës latine’ të autorit Donat Kurti; ‘Ushtrime për gjuhën latine’, përkthim i Ambroz Marlaskajt. Vërejmë, se françeskanët janë marrë më tepër me botime rreth kulturës fetare. Botimet me karakter gjuhësor që sigurisht nuk mungojnë janë më së shumti rreth gramatikës shqipe (nuk duhet të harrojmë kontributin e gjuhëtarit Justin Rrota në lëmin e fonologjisë, morforlogjisë a sintaksës) dhe jo në botime dygjuhëshe.

Në shtypshkronjën françeskane u botuan edhe të përkohshme, siç ishin Hylli i dritës (1913-1944), e përkohshme e cila reflektoi dhe i bëri jehonë shumë ngjarjeve të sferave të ndryshme të jetës që kaloi Shqipëria. Ishte një e përkohshme me nivel kulturor, e para e këtij tipi në Shqipëri. Trajton argumenta në lidhje me formimin qytetar, sigurisht të ndërthurur me elementin katolik. Sigurisht ka materiale me sfond historik, kulturor, gjuhësor e arsimor. Nuk mungojnë edhe polemikat në lidhje me çështje politike të brendshme e të jashtme. Mund ta ndajmë periudhën e botimit të revistës në tri faza. Faza e parë shihet më tepër si periudhë prove. Gjatë kësaj faze shohim botime me sfond historik, me tematika rreth aftësisë së shqiptarëve për të krijuar një shtet më vehte, të marrëdhënieve të shqiptarëve me shtetin. Sigurisht nuk mungojnë edhe tematika të tjera diskutimi, ndër të cilat ato me sfond historik, 301 Benedikt Bema, Shtypshkoja Françeskane ‘A. Gj. Fishta’ në 25-vjetorin e vet, 1916-1941, në ‘Hylli i Dritës’, 1941/XVII, nr. 11-12, f. 515.302 Donat Kurti, Vepra kulturale e elementit katolik në Shqipëri, në ‘Hylli i Dritës’, 1933/IX, nr. 5-6, f. 246.303 Katalogu i ri i librave të botuem në shtypshkrojen Françeskane Shkoder – Scutari (Albanie), Shtypshkoja françeskane, Shkodër, 1938, f. 30.304 Për një bibliografi më të plotë të botimeve të Fretërve Françeskanë shih: Benedikt Dema, Shtypi françeskan në Shqipëri, në ‘Hylli i Dritës’, 1940/XVI, nr. 12, f. 605-628; 1941/XVII, nr. 3-5, f. 121-210; 1941/XVII, nr. 6-8, f. 302-310; 1941/XVII, nr. 11-12, 472-483; 1942/XVIII, nr. 1-2, f. 30-39; 1943/XIX, nr. 9-12, f. 360-379.

Page 121: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

112

kulturor e gjuhësor. Në periudhën e dytë bie në sy dëshira për të përgatitur e formuar qytetarin me një frymë demokratike. Sidomos faza e tretë e botimit të së perkohshmes arriti nivel të lartë aq sa tërhoqi vemendjen e personaliteteve të njohura në lëmë të gjuhësisë e kulturës, si Jokli, Stadtmüller, duke patur kështu pëlqimin e rretheve shkencore e kulturore jo vetëm kombëtare por edhe ndërkombëtare. Pas rënies së Diktaturës, më 1993, me nismën e Zef Pllumit, rifilloi botimi i kësaj reviste.

Zani i Shna Ndout (1914-1941), reviste kulture fetare katolike. Në fillesat e saj u shtyp nga shtypshkronja ‘Nikaj’ dhe ‘Zoja e papërlyeme’. Më pas në vititn 1917 nisi të shtypej nga shtypshkonja françeskane. Përveç argumentave me karakter fetar që trajtonte në fillimet e veta, kjo reviste e zgjeroi spektrin e vet, duke u pasuruar me tematike kulturore, letrare, gjuhësore e historike.

Veç këtyre, shtypshkronja botoi edhe fletoret Posta e Shqypnís dhe Ora e Malevet.

Posta e Shqypnís, doli si organ i pavarur informimi rreth kërkesave të popullit dhe u shtyp gjithmonë në shtypshkonjën françeskane. Të gjithë numrat e kësaj fletoreje u botuan në dy gjuhë, shqip-gjermanisht, ‘... shumica e artikujve ká me dalë shqyp, pse fletorja âsht temelue per Kombin shqyptár; veç po, do artikuj kanë me u botue edhe germanisht, qi edhe dheu i jashtëm t’i dijë do punë t’ona, per të cillat Kombi mundet me pasë interesë qi të dihen.... e tue kênë qi me gjuhë shqype vetëm nuk mundemi me kênë kuptue prej shumicës së botës së qytetnueme.’305. Pra fletorja, boton në vazhdim edhe tekste letërsie në gjermanisht, por edhe artikuj rreth gjuhës e letërsisë, kulturës dhe traditave të Shqipërisë, në shqip e gjermanisht.

Ora e maleve, nisi botimin në prill të 1923. Ajo ‘... në të gjitha çështjet e ndryshme të veprimit të vet do të mbajë kurdoherë para sysh te miren e popullit e do të mbështetet gjithnjë mbi parime fjesht kombtare... nji kujdes të veçantë gazeta jonë di t’i a kushtojë arsimit e kulturës, po nji arsim e kulturë të vërtetë e të themeluem mbi bazat e shëndosha të qytetënimit prendimuer’306. Nëse shfletojmë faqet e kësaj fletoreje do të shohim artikuj nga tematika të ndryshme. Ajo që na bie në sy janë artikujt me përmbajte nga sfera e ekonomisë dhe tregtisë së qytetit të Shkodrës, gjë që nuk e kishim vënë re në fletoret a të përkohshmet e tjera.

3.4.1. Francesco Maria da Lecce, Dittionario italiano-albanese, 1702. (ne kemikonsultuarbotimin;BotimeFrançeskane,Shkodër,2009)

Fjalori është shkruar kryesisht për misionarët të cilët vinin në Shqipëri, prandaj autori është munduar të bëjë mbledhje sa më të gjerë të fjalëve dhe e ka pasur shqetësim parësor pasqyrimin sa më të saktë të fjalëve dhe kuptimeve. Kështu ai mblodhi fjalë e shprehje nga burimet e mundshme. Kështu, ai qe i kujdesshëm në vjeljen e shqyrtimin e materialit pararendës, d.m.th. të fjalorëve ekzistues. Por i kushtoi rëndësi 305 Benedikt Dema, Shtypi françeskan në Shqypni, në ‘Hylli i Dritës’, 1941/XVII, nr. 11-12, f. 473.306 Benedikt Dema, Shtypi françeskan në Shqypni, ne ‘Hylli i Dritës’, 1943/XIX, nr. 9-12, f. 362.

Page 122: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

113

të madhe edhe të folurit të përditshëm. Kështu ai mblodhi fjalë edhe drejtpërdrejt nga goja e popullit. Autori për të qenë sa më i saktë vendos nëpërmjet sinonimesh edhe kuptime të ndryshme, sipas përdorimit të fjalëve në shqip. Gjithashtu mundohet të vendosë edhe shprehje frazeologjike, përkrah përkthimit. Nuk mungojnë edhe shpjegimet. Për të saktësuar kuptimet e përdorimet, autori, jep edhe shpjegime në italisht. Ndonjëherë këto shpjegime janë aq të gjata, saqë fjalori merr përmasat e një fjalori enciklopedik. Sa i përket gjuhës, ajo afrohet me një formë gegërishteje qëndrore, por ku nuk mungojnë elemente të gegërishtes veriore. Fjalori dëshmon fjalë e forma gjuhësore që i kalojnë kufijtë e një të folmeje a grupi të kufizuar të folmesh dhe përfaqëson një përpjekje për të kodifikuar një gegërishte letrare. Autori ka lënë pa përkthim në shqip emra qytetesh, ishujsh, bimësh, shpendësh e peshqish. Ai nëpërmjet përkthimeve vjen në ndihmë edhe për dallimin e huazimeve nga italishtja. Fjalori mund të konsiderohet si një thesar i vyer, qoftë për nga pasuria leksikore, ashtu edhe nga burimi i plotë i të dhënave për fusha të tilla si etnografia apo antropologjia kulturore.

3.4.2. Francesco Maria da Lecce OFM, Osservazioni grammaticalinella lingua albanese, Tip. Della S. CongregazionediPropaganda,Roma,1716.

Teksti është gjetur në bibliotekën e shtetit në Shkodër. Ai hapet me një falenderim shumë të përkushtuar ndaj Papës Klement XI, në sajë të zemërgjerësisë së të cilit është botuar edhe teksti, pasi ai është gjithmonë i gatshëm të ndihmojë dhe të nxisë çdo punim që ka si synim të vijë në ndihmë të përhapjes ‘... della vera Romana Religione’307 (... së fesë së vërtetë romake). Teksti vazhdon me pjesën që u dedikohet atyre që do të lexojnë. Autori ‘... un italiano che manda in luce regole mai più vedute e sentite di ben parlare e meglio scrivere per certo moderno idioma...’ (... një italian që hedh dritë mbi rregulla të papara e të padëgjuara ndonjëherë rreth të folurit saktë dhe të shkruarit të një farë gjuhe moderne), ndërmerr këtë nismë, pasi ‘... l’impegno dunque è di noi italiani, che dovendo tra gli albanesei predicare, confessare e insegnare... fà mestiere, per facilitar la condotta, che i nuovi alunni apprendino l’idioma, secondo le usuali, e giuste regole... le presenti mie osservazioni sono più che necessarie a quei religiosi italiani, che dovranno 307 Francesco da Lecce, Osservazioni grammaticali nella lingua albanese, Tip. Della S. Congregazione di Propaganda, Roma, 1716.

Page 123: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

114

esser destinati al servizio di quelle missioni.’ (zotimi dhe ndërmarrja, pra duhet të jenë tonat, të italianëve, të cilët duhet të predikojnë, rrëfejnë dhe japin mësim mes shqiptarëve... për të lehtësuar sjelljen, në mënyrë që nxënësit e rinj të mësojnë gjuhën sipas rregullave të sakta të përdorimit... vërejtjet e mia janë më se të mjaftueshme ndaj atyre klerikëve italianë, të cilët do të shërbejnë si misionarë.) Pra, autori e sheh si detyrë më së shumti të misionarëve italianë të mësojnë gjuhën shqipe, në mënyrë që edhe të dijnë tua mësojnë më pas të rinjve nëpër shkolla. Sipas tij, vetë populli shqiptar nuk është i interesuar për të bërë një punë të tillë (botime të ndryshme gramatikash të gjuhës shqipe) ‘... perché ad essi non preme’ (sepse për ata nuk ka rëndësi, atyre nuk u intereson). Janë shqiparët të cilët gjenden të shpërndarë në Mbretëri e provinca të ndryshme, të cilët meqë nuk kanë njohuri rreth përdorimit të gjuhës shqipe ‘... aspettano con impazienza la presente opera, per osservare, come in chiarissimo cristallo la propria immagine.’ (... presin me padurim këtë vepër, për të vërejtur, qartazi si kristal vehten). Autori në vijim i drejtohet së pari misionarëve italianë që do të vijnë në Shqipëri dhe më pas nxënësve shqiptarë që do të mësojnë me këtë tekst. Të parëve u drejtohet me shpresën se libri do të nxisë kureshtjen dhe interesin e tyre për t’i nxitur të vazhdojnë leximin e studimin, me të njëtin zell që autori ka patur në momentin e shkrimit të librit. Të dytëve, gjithmonë me përulësi u kërkon të mundohen të studiojnë, nëse u pëlqen puna që ai ka bërë, e nëse jo, u kërkon ndjesë pasi ai është përpjekur me sa ka patur në dorë.

Në tekst jepen njohuri në lidhje me morfologjinë e gjuhës shqipe. Sigurisht është dygjuhësh, shqip-italisht. Në fillim të tekstit jepen disa shpjegime për disa shenja që autori ka përdorur që nuk janë pjesë e alfabetit të shqipes, në mënyrë që lexuesi ta ketë më të lehtë leximin. Duhet thënë se është mjaft i komplikuar të lexohet si tekst, pasi kemi të bëjmë me gjuhën shqipe dhe gjuhën italiane të ‘700-tës. Autori nis menjëherë me shpjegimin e fenomeneve morfologjike të gjuhës shqipe. Për çdo nocion gramatikor të dhënë, autori jep rregulla e bën shpjegime. Ai sjell edhe shembuj të përdorimit, në formë fjalish apo tekstesh. Sigurisht, shembujt e fjalëve apo fjalive janë kryesisht të sferës kishtare dhe duan të mëkojnë besimin në Zot si dhe njohjen e hierarkive fetare katolike. Kështu nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe, synohet edhe në përçimin e kulturës fetare, dhe kjo bëhet me rigorozitet dhe prioritet. Verëjmë se në ndryshim me tekstet gramatikore që janë parë, që sigurisht janë të botuar shumë kohë pas tekstit që kemi në dorë, nocionet fonologjike dhe shpjegimet e posaçme për çdo tingull-shkronjë, janë dhënë në fund të tekstit e jo në fillim. Në këtë pjesë analizohen tigujt e gjuhës shqipe, në inventarin e të cilëve shohim se mungojnë disa tinguj-shkonja të alfabetit tonë. Autori për çdo tingull-shkronjë jep shpjegime sipas përdorimit, të shoqëruar edhe me shembuj.

3.4.3. Francesco Rossi da Montaldo OFM, Regole grammaticali della lingua albanese,Stamp.DellaS.CongregazionediPropaganda,Roma,1866.Këtë tekst ne e kemi gjetur në Bibliotekën e Shtetit, Shkodër. Ai është tekst morfologjie, por që siç kemi parë edhe në tekste të tjera rreth gramatikës së gjuhës shqipe, ka në fillim informacione rreth fonologjisë së gjuhës shqipe dhe takimet ngjashmëri

Page 124: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

115

me gjuhën italiane. Autori paraqet në fillim arsyet që e çuan në përpilimin e këtij teksti ‘... per mantenere fermi nella credenza al vero Dio quel poco numero di fedeli; e non avendo agio, ne’ libri, dove attingere chiaramente le regole, che governano quel linguaggio, e scarseggiando assai di libri Italico-Albanesi tranne pochissimi; io per secondare la volontà de’ miei Superiori, e di altri periti in quella lingua, e mosso ancora dallo zelo per bene di quelle anime, mando alla stampa queste Regole grammaticali della lingua albanese...’308 (... për të mbajtur të paluhatur në besimin në Zot ata pak besimtarë; dhe duke mos pasur lehtësira, nëpër libra, në të cilët të mund të shihen qartë rregullat sipas të cilave gjuha funksionon, si dhe duke mos pasur shumë tekste italo-shqiptarë,

përveçse ndonjë të rrallë; unë për të ndjekur dëshirën e superiorëve të mij, dhe të tjerëve të humbur me mund në këtë gjuhë, i shtyrë nga dëshirë për mirë e atyre shpirtrave, dërgoj për shtyp këto Rregulla gramatikore të gjuhës shqipe...) rreth një argumenti shumë delikat, siç është gjuha shqipe, duke shpresuar t’u vijë disi në ndihmë atyre që dëshirojnë të mësojnë këtë gjuhë. Autori u kërkon ndjesë vendasve për gabimet që mund të ketë bërë dhe fton të tjerë të vazhdojnë punën e nisur nga vetë ai dhe për ta përmirësuar atë. Në libër ndeshim një veçanti që nuk e kemi hasur në botime të tjera gramatikash. Ngjitur me kopertinën, në fillim të librit, ka një tabelë të madhe ku paraqiten të zgjedhuara folje model në mënyra e kohë të ndryshme të gjuhës shqipe ‘Tavola sinottica dei verbi ausiliari, attivi e passivi’.

3.4.4.Tekstetëtjeramepërmbajtjeorganizativerretharsimitdheshoqërisë

- Ambros Marlaskaj OFM, Nji monument historik pazotsije në lâmët’arësimit në Shqypní, Shtypshkroja Franciskane, Shkodër, 1922.

Kjo është një replikë e fuqishme kundër arsimit laik në një shtet, siç është shteti shqiptar, laik. Autori kundërshton me forcë ndryshimin e tipologjisë së arsimit, nga arsim i cili ecte në një hap me fenë, në një arsim të ndarë nga feja. Sipas autorit, ndryshimi i modelit të deriatëhershëm të arsimit në Shqipëri, është i pamotivuar. Ai sheh në këtë ndryshim një farë padrejtësie që i bëhet katolicizmit, në favor të besimeve të tjera 308 Francesco Rossi da Montalto Ligure, Regole grammaticali della lingua albanese, Stam. Della S. C. Di Propaganda Fide, Roma, 1866, f. 3-4.

Page 125: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

116

që gjenden në Shqipëri ‘a pse programi i Austrìs, tuej kênë i themeluem mbi parime të krishtêna nuk pelqe me parime muhamedane...’309. Autori nuk e pëlqen e nuk miraton aspak krijimin e shkollave laike, ku do të shkojnë së bashku fëmijë e nxënës të besimeve të ndryshme fetare, ku do të takohen dhe prindër me mësues të besimeve të ndryshme fetare, edhe pse nuk do të ketë si lëndë të programit mësimor, lënda e besimit fetar. Autori parashikon të ardhme aspak të lumtur për këtë situatë, ‘Qëllimit me afrue besimtarët e ndryshëshem neper shkolla të perzieme i mërrijhet rall a se kurr; mû mâ tepër çëdo pamârrëveshtje ndermjet mësuesve të nji besimi, të ndryeshëm e ndermjet mësuesve e prindve të xâsave prap me besim të ndryshëshem, mbaro

shum udobisht në nji shamataë besimi, qi shpesh perlà me vedi popullin mbarë, tuej lânë jashtë të zezat e tjera, qi jânë të lidhuna me shkolla të perzieme. Këto farë institucionesh nuk mund të jenë nji normë.’310 Autori vazhdon me sjelljen e argumentave të tjera, për të cilat, sipas tij arsimi publik dhe laik mund mund të sjellë dobi për shqiptarët. Ai e arsyeton besimin si themelin e qytetarisë. Ai nuk mund të mjaftohet as me zhvillimin e një ore besimi, si një ndër lëndët e programit mësimor. Besimi, është një element që duhet përçuar tërthorazi edhe nëpërmjet mësimdhënies së lëndëve të tjera. Në përfundim të shkrimit autori, bën një farë thirrjeve të gjithë katolikëve, të cilët ’90 % të vlerave i kanë në sajë të klerit ‘... i cili nuk kà as fëmijë me rrit as familje me rregullue e prandaj për ne folët kà për të folë jo për interes të vet, por të popullit..., pra në dashtë populli i krishtênë me ruejtë at fé, qi kà..., mos të ket frigë, se nè kà per të na pasë në ndihmë perherë. Mâ teper se kan hjekë të krishtenët e parë nuk kena per të hjekë as na... Pra të mos frigohena, por të bashkohena e t’a dishmoim pa frigë e marre faqe gjithkueji at besim, qi kena pasë prejë Zotit.311’. Tonet e ashpra të përdorura deri në atë moment, autori mundohet t’i zbusë me një fjali të vetme përmbyllëse ‘... gjithmonë pa zhurmë e poterë, tuej njoftë e tuej nderue auktoritetin e tuej mos shkapercye kurr ligjët e drejta të Shtetit.’

309 Ambros Marlaskaj OFM, Nji monument historik pazotsije në lâmë t’arësimit në Shqypní, Shtypshkroja Franciskane, Shkodër, 1922, f. 7.310 Ambros Marlaskaj OFM, Nji monument historik pazotsije në lâmë t’arësimit në Shqypní, Shtypshkroja Franciskane, Shkodër, 1922, f. 35.311 Ambros Marlaskaj OFM, Nji monument historik pazotsije në lâmë t’arësimit në Shqypní, Shtypshkroja Franciskane, Shkodër, 1922, f. 39.

Page 126: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

117

- Vinçenc Prennushi OFM, Nder lamije të demokracis së vertetë, Shtypshkroja Franciskane, Shkodër, 1922.

Kjo është një bisedë e mbajtur me rastin e një mbledhjeje të meshtarëve më 26 gusht 1922 në Arkipeshkvinë e Shkodrës, rreth klerit katolik dhe pozicionimit të tij në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me pozicionimin shoqëror e politik të katolikëve. Me miratimin dhe kontributin e të gjithë të pranishëmve, ky bashkëbisedim u botua.

3.5. Përvojë e shkollave femërore në Shkodër – Rasti i Shkollës normale të Motrave Stigmatine

Në kuadër të hapjes së shkollave të mesme në qytetin e Shkodrës, mendojmë se është e rëndësishme të përmendim edhe hapjen e shkollave për vajza, si nevojë dhe domosdoshmëri për përgatitjen e nënave të ardhshme, të cilat do të edukonin brezat në vazhdim me dashuri për vendin, jetën dhe virtytet e larta të shqiptarit.

Në qytetin e Shkodrës u hapën disa shkolla private laike, nga mësuese të kulturë të gjërë dhe përgatitje të mirë. Përmëndim mësuese Kushe Micën, e cila zotëronte italishten dhe frëngjishten, e cila pas shumë vështirësish, arriti të hapë në Shkodër një shkollë që ka hyrë në historinë e Arsimit me emrin ‘Shkolla e Kushe Micës’312. Në këtë shkollë u përdor alfabeti latin. Më pas edhe nxënëse të kësaj shkolle hapën ato vetë shkolla të tjera. Këto shkolla kryesisht ishin me financim dhe ndihmat e vetë familjeve shkodrane. Pas shumë kërkesa të herëpashershme, arritën të kishin një ndihmë të ulët nga fondi i austriak. Ky subvencion shihej më tepër si formë e përkrahjes së qeverisë austrohungareze. Rreth kësaj ndihme nga kjo qeveri lexojmë:‘Për 7 florinta që na të nënshkruemet mësueset e Shkodrës vërtetojmë se kena marrë prej Monsinjor Paskuale Guerinit si ndihmë të dhënë prej Ministrisë së Punëve të Jashtme në Vienë për shkollat fillore për semestrin e parë të vitit 1885-1886 me shkresën 12 mars 1886’(Maria) Kushe Mici Terezina Bërdica313

312 Tomë Gjyshja, Qendra arsimore e Kushe Micës në Shkodër, gusht 1859, në almanakun ‘Shkodra’, 1961, f. 193-194.313 Hamdi Bushati, Shkodra dhe motet, Shtëpija Botuese Idromeno, Shkodër, 1999, f. 42.

Page 127: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

118

Sigurisht gjatë historisë së shkollave femërore, vend të rëndësishëm ka shkolla Normale e Motrave Stigmatine, të cilat erdhën në Shkodër ‘... capitale di tutta Albania, sede dell’arcivescovo Metropolitana, e conta ben 7.000 cattolici’314 (... kryeqytet i të gjitha Shqipërisë, qendër e Arqipeshkëvisë Metropolitane, që numëron plot 7.000 katolikë), ku deri atëherë, siç edhe në tërë Shqipërinë, nuk kishte shkolla femërore.

Motrat Stigmatine, më 4 janar 1880, inauguruan në Shkodër ndërtesën e re e cila do të shqrbente si shkollë. Kjo shpërngulje ‘... apportò più di un vantaggio cioè l’aumento ad una più assidua frequenza delle scolare, un maggior profitto delle medesime ed un metodo più regolare d’insegnamento; si risvegliò insomma nelle fanciulle maggiori di età uno zelo ed una emulazione per apprendere l’istruzione loro prodigata’315 (... solli më shumë së një të mirë, rritjen e numrit të nxënëseve të shkollës dhe metodë të rregullt mësimdhënieje; u rizgjua, pra, në vajzat e rritura zelli dhe dëshira për të nxënë). Pas pak muajsh nga kjo datë në shkollë u hap edhe një sallë tjetër, ku do të bënin mësim vajza nga familje të pasura. Numri i të regjistruarave shkoi në 30. Sigurisht, në shkollë nuk mund të liheshin pas dore edhe shërbesat fetare, të cilat kryheshin me rigorozitet të madh, edhe pse sallat nuk ishin të mirëplotësuara me objektet e nevojshme. Njoftime për fillimin e regjistrimeve në shkollat e motrave Stigmatine gjejmë edhe në shtyp316. Vetë konsulli austro-hungarez, i cili e vizitoi shkollën, e vlerësoi dhe u përgëzua për arritjet në Shkodër317.

Pas shpalljes së Pavarësisë, doli si nevojë e menjëhershme përgatitja e mësueseve vendase për të dhënë mësim në shkollat shqiptare të vajzave. Për të arritur një nivel sa më të lartë formimi, si fillim këto vajza çoheshin për studime në vende të ndryshme të Evropës, në shkollat e Austrisë, Italisë, Turqisë, që të ishin sa më të përgatitura për të mësuar nxënëset e shkollave318. Sigurisht kjo nënkupton një zotërim të shkëlqyer të gjuhës së vendit ku do të studiohej. Është e paevitueshme që në një situatë të tillë, mësueset e ardhshme do të ndikonin edhe gjuhësisht, me fjalë a shprehje nga këto vende, tek nxënëset e ardhshme. Në kushtet në të cilat ndodhej Shqipëria dhe sidomos në kushtet e mendësisë shqiptare, numri i vajzave që shkuan me studime jashtë vendit ishte i ulët. Shtypi i kohës na jep informacion, si për njoftimet në lidhje me hapjen e shkollave, por edhe të faktit se disa vajza u nisën jashtë vendit për studime. Kështu lexojmë se ‘... në Shkodër u hap një shkollë... po kështu u dërguan në Austri 13 vajza për të vazhduar shkollën pedagogjike’319. Shkolla e Motrave Stigmatine, ishte shkollë e mesme me 4 vjet dhe një klasë gatimore. Në Arkivat e Shtetit ka informacion rreth numrit të nxënësve dhe emrave të atyre që mbaruan këtë shkollë. Sigurisht ky nuk

314 Leonardo De Martino, L’arpa d’un italo-albanese, Tipografia dell’Ancora, Venezia, 1881, f. 159-160.315 Cent’anni di vita dell’Istituto delle Suore Stimmatine, 1850-1950, Tipografia G. Cencetti, Firenze, 1960, f. 337.316 T’çilunit e Shkollës Stigmatine, në ‘Posta e Shqypnis’, nr. 81, 15 shtator 1917, f. 4.317 Cent’anni si vita dell’Istituto delle Suore Stimmatine, 1850-1950, Tipografia G. Cencetti, Firenze, 1960, f. 337-338.318 Michelina Mignagna (a cura di), Cronanca dell’Istituto delle figlie sacre Stimmatine nella Missione d’Albania, Libro I, anni 1873-1882, f. 151.319 ‘Posta e Shqypnisë’, viti I, nr. 99, 17. 10. 1917, f. 2.

Page 128: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

119

është synimi ynë në këtë punim, prandaj nuk do të ndalemi në këto informacione. Paraqet interes materiali i titulluar ‘Rrjedhja e sprovimeve të maturitetit bâ në Shkollën Normale femnore në Shkodër’, me 13 faqe, të shtypura me kujdes, ku jepen hollësi rreth ecurisë së provimeve dhe ku shënohen vlerësimet përfundimtare320. Ndër lëndët që jepen provim rezulton edhe gjuha italiane, që nënkupton një mësim sistematik të kësaj gjuhe gjatë ciklit të studimeve. Ka informacion edhe për mënyrën e zhvillimit të provimit. Rezulton se italishtja, si dhe të tjerat duhet të jetë bërë provim më gojë. Nga materialet e konsultuara shihet se hartimet janë me tema të ndryshme. Hartimi i fundit është i datës 04.06.1928. Është interesante të shihet mentaliteti i këtyre vajzave në fillim shek. e kaluar. Në fletore lexohet rreth konceptit të punës së ardhshme në fushën e mësuesisë, rreth nevojës së përvetësimit të gjuhëve të huaja, si domosdoshmëri për t’u njohur me kulturën dhe zhvillimin e vendeve të tjera duke theksuar se ‘kjo është nevojë kryesore si doemos, na shtyn me e xanë gjuhën e huaj’321. Gjuha italiane zhvillohej në të gjitha vitet e shkollës dhe në klasën gatimore. Interesante është të vërehet se bëheshin edhe lëndë të tilla si punë dore, ekonomi shtëpiake, lëndë të cilat synonin përgatitjen e nënave të ardhshme. Rreth organizimit të provimeve apo siç quhen ndryshe sprovime, marrim informacion edhe nga shtypi i kohës. Kështu lexohet se viti shkollor u mbyll me sukses dhe provimet u zhvilluan pa problem. Rezultatet qenë shumë të mira që dëshmoi për përkushtimin e mësueseve dhe përgatitjen e nxënëseve, jo vetëm në lëndët të cilat edhe u dhanë provim, por edhe në punë dore e qëndistari. Këto, përveç mësimit, ishin virtytet që duhet të kishin nënat e ardhshme shqiptare322.

Sa u përket mesueseve që dhanë mësim në këtë shkollë, kemi arritur të gjejmë në Bibliotekat e Françeskanëve në Shkodër, emrat e tyre dhe përgjithësisht informacione rreth shërbimit të tyre në Shkodër në aspektin klerikal. Të shumta ishin motrat stigmatine që kanë ardhur nga Italia, për të shërbyer, kryesisht në lëmin e fesë, por që kanë dhënë mësim në shkollat Stigmatine (fillore dhe të mesme). Vetë zotërinjtë shkodranë që shpesh edhe mbështetnin financiarisht shkollat dhe që kishin bijat e veta me studime aty, kishin kërkuar ‘... direttamente a voce, e per mezzo di lettera...’323(… në mënyrë të drejtpërdrejtë me të folur, si dhe përmes letrës së shkruar) që të silleshin mësuese nga Italia. Nuk kemi arritur të gjejmë informacione rreth asaj që ne kryesisht na interesente, që do të thotë botime tekstesh apo materiale që janë përdorur për të dhënë mësim. Ndoshta, kjo për faktin se kryesisht shkolla femërore e motrave Stigmatine, kishte synim të përgatiste nëna shembullore, dhe për mentalitetin e kohës, ishin të paktë rastet kur vajzat shkonin me studime jashtë vendit. Përmendim disa nga emrat e mësueseve italiane që kanë dhënë mësim në shkollat stigmatime. Mr. Elisea, Mr. Gabriela, Mr. Immacolata Tedeschini, Agnese Bonati324.

Gjatë fundit të ‘800 dhe fillimit të ‘900, periudhë në të cilën pak a shumë u hapën

320 AQSH, F. 669, V. 1935, D. 361, fletët 177-189.321 Fletore e ish-nxëneseje të kësaj shkolle, klasa IV, viti 1927-28.322 Shkolla e motrave Stigmatine, në ‘Posta e Shqypnis’, nr. 62, 11 korrik 1917, f. 3. 323 Michelina Mignagna (a cura di), Cronanca dell’Istituto delle figlie sacre Stimmatine nella Missione d’Albania, Libro I, anni 1873-1882, f. 150.324 Donat Kurti, Province françeskane shqyptare, Botime françeskane, Shkodër, 2003, f. 286-305.

Page 129: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

120

dhe u zgjeruan shkollat e mesme në të cilat ne u përqendruam në analizën tonë, gjuha e përdorur në të shkruar ishte ajo që njihet me emrin shkodranishtja e vjetër dhe alfabeti që përdorej ishte pikërisht alfabeti i shkodranishtes së vjetër. Shumica e librave të shkruar ishin në të folmen e Shkodrës, meqë ky alfabet ‘zotnoi në gjûhen e shkrueme nder marrëdhânje familjare të kësaj krahine djeri nder vjetët e vona, kur shqypja filloi me u këqyrë mâ dhimbshem prej së bijsh e me bâ kambë në mësimin e shkollavet, në mos si zojë shtëpijet, si sherbtore e pervûtë.’325

Si u panë e analizuan një sërë tektesh të shkruara nga autorë italianë, rreth e në gjuhën shqipe (sigurisht ka edhe mjaft autorë shqiptare që kanë bërë botime dygjuhëshe shqip-italisht, por që ne nuk menduam në këtë moment t’i bëjmë pjesë të studimit tonë – apo ka shumë autorë italo-shqiptarë, të cilët sigurisht në shkrimet e tyre kanë patur ndikim të madh nga gjuha italiane326), vërejmë se edhe pse ata ishin mësuar shqip relativisht mirë, ndikimi i ortografisë italiane është i dukshëm. Duhet thënë se ndikimi vërehet edhe në autorët shqiptarë, meqenëse ata ishin njohës të shkëlqyer të gjuhës italiane dhe vinin nga një formim latino-italian (universitete e doktorata në qytete të ndryshme të Italisë).

- Dyzimi i zanoreve të gjata – duke bërë një paralelizëm të atyre që janë bashkëtingëlloret dyshe në gjuhën italiane, por ka edhe nga ata që vënë vizën e gjatësisë (kuur / kūr) sipas modelit të zanoreve të gjata latine. Të njëtën gjë mund të themi edhe për bashkëtingëlloret, të cilat dyzohen kur kemi një tingull më të fortë.

- Zanorja /ë/ nuk shënohet aspak, kjo as prej të huajve që shkruajnë në shqip, por as edhe prej shqiptarëve. Ajo zëvendësohet me zanoren /e/. Zanorja /ë/ është dalluar nga shkrimtarët e vjetër, ‘sikurse ndër toskë Matranga kje i pari, qi e shênjoi me nji ftyrë të posaçme ë-n (pazâne), tue marrë dyzânoren e ndjitun të latîjve œ; kështû, mâ i pari nder gegë, Bogdani mêndoi me e dá këtê prej e-s së ngulët, tue e shênjue me nji è të theksueme me aksent të randë. – pèr, natyrè, dèscèron, scioscènij.’327 Në fakt të gjithë autorët e vjetër shqiptarë morën për themel alfabetin latin, duke qenë se të gjithë kishin njohuri ‘... të gjûhës latine e italijane, me ndimë të të cillave bânë edhè këndimet e profesjonit të vet, - mbasi të gjith i perkitshin degës së klerit e të meshtarís katholike, - nuk mujshin, as nuk u provuen me shkru në nji alfabet tjetër, përposë atij qi zotnojshin: latin – italisht. Arsyeja tjetër ishte edhè, se librat e tyne do t’u shtypshin, për nevojë të rrethânavet, nëpër qytete t’Italís (Romë, Padovë, Venedik).’328 Kështu, pra në rastin e heqjes së zanores /ë/ kemi një ndryshim të sjellë nën ndikimin e gjuhës italiane që nuk e ka në inventarin e vet të tingujve këtë zanore.

325 Iris (Justin Rrota), Per historin e alfabetit shqyp, në ‘Hylli i Dritës’, 1935/XI, Nr. 1, f. 11.326 Eqrem Çabej, Tekste italo-shqiptare në Hyllin e Dritës, në ‘Hylli i Dritës’, 1935/XI, nr. 4, f. 196-206.327 Iris (Justin Rrota), Per historin e alfabetit shqip, në ‘Hylli i Dritës’, 1932/VIII, Nr. 7-8, f. 341-350.328 Iris (Justin Rrota), Per historin e alfabetit shqyp, në ‘Hylli i Dritës’, 1932/VIII, Nr. 3. F. 123.

Page 130: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

121

- Tingulli /k/ i gjuhës sonë, në shkrim përfaqësohet nga c apo ch të italishtes, sipas rregullave të shqiptimit të gjuhës italiane.

- Tingujt /q/ dhe /ç/ të gjuhës shqipe janë të pa dallueshëm mes njëri-tjetrit. Në asnjë tekst të botuar që kemi pasur në dorë, nuk bëhet ky dallim, as në shkrim e rrjedhimisht as në shqiptim. Ata të dy unifromohen me tingullin përgjegjës të italishtes së kontekstin c+i, e.

- Tingujt /xh/ dhe /gj/ të gjuhës shqipe janë të padallueshëm edhe ata në përdorim. Edhe këtu ndiqet modeli i gjuhës italiane dhe tingujt uniformohen me shqiptimin e g+i, e, të gjuhës italiane.

- Po kështu sipas modelit të gjuhës italiane, shkronja /z/ përdoret për tingujt /c/ dhe /x/ e jo /z/ siç është në gjuhën tonë.

- Tingulli /z/, krijohet nga /s/ mes dy zanoresh. Nga ana tjetër, mënjanohet tingulli /z/ duke e ruajtur si tingull të shurdhët /s/, kur e dyzojmë atë edhe në kontekst fonologjik mes dy zanoresh.

- Përdoren grupet gn dhe sc të italishtes për tingujt nj dhe sh të gjuhës shqipe.

Këtë mënyrë të shkruari përdor dhe e ndeshim në të gjitha tekstet e botuara nga shtypshkonja ‘Zoja e paperlyeme’ në qytetin e Shkodrës.

Gjatë hulumtimeve kemi arritur të gjejmë edhe disa dëftesa nga Kolegji Saverian i Jezuitëve dhe Shkolla e Motrave Stigmatine, të cilat mund të shihen në fund të punimit në rubrikën Shtojca.

3.6. Hapësira e gjuhës shqipe në shkollat klerikale në Shkodër

Hapja e shkollave klerikale e sidomos hapësira e madhe që i është dhënë mësimit të gjuhëve të huaja, qofshin këta gjuhët klasike apo gjuhët e gjalla, shpesh ka nxitur botime që kanë pasur qëllim ndërgjegjësimin e popullit shqiptar sa i përket ruajtjes së gjuhës shqipe, lëvrimit të saj, si një prej elementëve themelorë të kulturës së popullit që siguron edhe vijimësinë e qënësisë së njo kombi. Kështu, më lart ne kemi përmendur atdhetarë si Zef Jubani, i cili shprehet kundër shkollave klerikale jezuite dhe françeskane, të cilat janë në dëm të gjuhës e kulturës shqiptare, aq sa ishte e lëvruar për kohën, meqë shpesh mësimi bëhej në gjuhë të huaj, apo mësohej gjuha e huaj që në fillore, ndërkohë që nxënësit nuk e kishin perfeksionuar akoma gjuhën shqipe. Problematikën e zhvillimit të mësimit në gjuhë shqipe në çdo nivel shkollor, pa dallim të organizimit të shkollës, e ngre fuqishëm edhe shkrimi ‘Gjûha msimit’, botuar në revistën Hylli i dritës, maj 1914, nr. 8. Ky është shkrimi hyrës i numrit, dhe është nën autorësinë e redaksisë së Hyllit të dritës. Në artikull theksohet me forcë se është shumë e rëndësishme për të siguruar vazhdimësinë e jetesës së kombit shqiptar, që fëmijët të cilët janë edhe e ardhmja dhe shpresa e kombit të kenë formim shqiptar e të mos rriten të huaj në kombin e mbrenda llojit të vet. Fëmija që do të marrë mësimet në gjuhë të huaj sigurisht do të formohet që të mos çmojë gjuhën e vet.

Page 131: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

122

Zhvillimi i mësimit në gjuhë të huaj në shkollat e hapura në Shqipëri është një turp i madh, pasi është diçka e mirëditur që pa shkolla në gjuhë amtare, kurrë një populli nuk mund të jetë më vehte. Sigurisht gjuha është ajo që mban kombet në këmbë dhe siguron vazhdimësinë e ekzistencës së tyre, pasi nëpërmjet lërimit të gjuhës bëhet e mundur edhe transmetimi i zakoneve, kulturës dhe letrave. Pas bjerrjes së gjuhës vjen ‘deka e komeve’329. Redaksija vazhdon shkrimin e fjalë shumë të rrepta duke quajtur tradhëtar dhe armik të Shqipërisë atë që nuk e fut gjuhën shqipe si gjuhë mësimi dhe zhvillimi të mësimit në shkollat e Shqipërisë. Veç këtij aspekti theksohet edhe fakti se metodologjikisht është shumë më frytdhënëse të mësuarit e fëmijëve në gjuhën amtare sesa të mësuarit në një gjuhë të huaj të cilën një shtatëvjëçar, nuk e kupton mirë. Sugjerimi është që sigurisht gjuhët e huaja të mësohen, pasi ata kanë rëndësi për formimin e të rinjve, por asesi si gjuhë komunikimi, por si gjuhë të huaja me status të tillë dhe me numër të reduktuar orësh javore. Redaksija kërkon nëpërmjet shkrimit të ndërgjegjësojë edhe prindërit të cilët duke i futur fëmijët të mësojnë në shkolla të tilla po shkojnë kundra interesave të kombit duke i rritur famijët dhe duke i dhënë atyre formim më shumë të huaj se shqiptar. Shkrimi përfundon me një thirrje sensibilizuese - drejtuar të gjitha shkollave, qofshin laike apo fetare që të kenë parim kryesor zhvillimin e mësimit në gjuhën amtare - dhe me një mallkim për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë gjuhët e huaja duke lënë pas dore gjuhën shqipe.

Problematikën e përhapjes e përdorimit vend e pa vend të gjuhëve të huaja, pa patur nevojë, kjo edhe gjatë bashkëbisedimeve të përditshme, e nxjerr edhe shkrimi i Lal Gjonit330. Autori shpreh keqardhje rreth faktit që një ditë gjatë një shëtitjeje nëpër rrugët e kryeqytetit kishte dëgjuar rrugës një grup të rinjsh që bashkëbisedonin në gjuhë të huaj, meqë siç duket ishin shkolluar në vende perëndimore, dhe sigurisht konsideronin emancipim dhe përparim komunikimin në gjuhë të huaj. Ai paraqet gjendjen e vet shpirtërore dhe trishtimin që ndjen kur kujton përpjekjet e mëdha të shkrimtarëve dhe atdhetarëve që kanë luftuar për gjuhën e kombin shqiptar. Autori, nuk e kupton se si duhet gjuha të lidhet me fenë. Feja siç thotë ai, mund të ndryshohet, porse gjuha e kombi janë bashkë e duhen trashëguar brez pas brezi, siç na i trashëguan të parët tanë.

Një tjetër shkrim331 me nota shumë të rrepta kundër arsimit dhe sistemit të formimit klerikal si sistem anti kombëtar që nuk përgatit të rinj që do ti shërbejnë atdheut por interesave të të huajve, vjen edhe nga ministri i Arsimit të Shqipërisë, prej vitit 1930-1933, Hilë Mosi. Autori, denoncon aktivitetin e klerit katolik, i cili e ka qendrën në Shkodrër, pasi e mban të nënshtruar dhe nën ndikim popullsinë katolike të Shkodrës dhe zonave rreth saj. Një hapësirë të posaçme në shkrim ai i jep përshkrimit të shkollave klerikale që ishin hapur në Shkodër në ato vite, në të cilat mësoheshin gjuhë të huaja, bile në të cilat shpesh mësimi bëhej edhe në gjuhën italiane. Të rinjtë

329 Gjûha msimit, në ‘Hylli i Dritës’, 1914, nr. 8, f. 233.330 Lal Gjoni, Me rastin e kuvendimit të disa djelmoshave në gjuhë të huaj, në ‘Besa’, 13 shkurt 1935, f. 3.331 Hil Mosi, Kombësia dhe kleri katolik, në ‘Shpnesa e Shqypnisë’, 1907, 22 nëntor 2012.

Page 132: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

123

që ndiqnin këto shkolla ndikohen deri në atë masë sa të thonin se ‘Italia është një mbretni e pafe, pasi i ka marrë Romën Papës’. Autori përmend në shkrim shkollat e hapura nga urdhëri Jezuit, duke përmendur edhe revistën ‘Elçija e zemers së Krishtit’, e nxjerrë po nga Kolegja e Jezuitëve apo shkolla e motrave Stigmatine, ku vajzat që frekuentonin mësonin në gjuhën italiane. ‘Shkodra’, thotë autori, ‘po mbushet me të zezë e po bahet Romë e dytë’. Autori, sigurisht, shprehet jo si kundërshtar i fesë, por i të gjithë atyre që mësojnë, edukojnë dhe përgatisin të rinj kundër të mirës kombëtare. Paralelisht shkollave me organizim klerikal, ai flet për hapjen e shkollave në gjuhën amtare, të cilat janë efikase për nxitjen e ndjenjës atdhetare dhe kombëtare.

Për hir të së vërtetës, rehatinë që Kisha Katolike ndjente në Shkodër, e lexojmë qartë në letërkëmbimet e fretëve françeskanë me mision në Shqipëri. Kështu në vitin 1866, periudhë në të cilën bota katolike po përgatitej për misionet e përhapura nëpër botë kundër të pafeve, lexojmë se ‘...në Shkodër, misionarët vërtetë nuk kanë kisha luksoze, por në këmbim kanë një popull ‘të dehur’ nga besimi në fenë katolike, kanë kolegjin e hapur nga etërit jezuitë, kanë shkolla fillore ku mësojnë më të vegjëlit e shoqërisë, të cilat janë në duart e klerit, kanë konsullata Evropiane..., të gjithë të interesuar e të përkujdesur për mbarëvajtejen formale dhe materiale332.

3.7. Personalitete të kulturës italiane që jetuan dhe punuan në Shkodër dhe institucionet që përfaqësojnë.

Qyteti i Shkodrës, për vetë karakteristikat e tij gjeo-politike, shoqërore dhe kulturore ishte një pikë e lakmuar nga udhëtarë të huaj të cilët shpesh gjetën strehë dhe ndërtuan jetën e tyre. Shkodra dallohej për nivelin e lartë të qytetërimit dhe kulturës, në të ndjehej një frymë evropiane që i bënte të ndiheshin mirë të huajt. Sigurisht nga përshkimi dhe ndalimi i të huajve në qytetin e Shkodrës, pati përfitime edhe qyteti. Është shumë e vështirë, thuajse e pamundur të mund të përmenden të gjithë ata të huaj (në rastin tonë, italianë) të cilët kanë jetuar e punuar në Shkodër, të cilët shpesh janë martuar me vajza shkodrane duke krijuar edhe familje në këtë qytet. Nga goja e të moshuarve, dëgjojmë histori romantike të dashurisë mes italianëve, të cilët janë dashuruar me vajza shkodrane, dashuri të cilat jo gjithmonë janë kurorëzuar. Nga kujtimet e trashëguara gojarisht brez pas brezi, ne mësojmë se shpesh italianët që jetonin në Shkodër, mblidheshin me njëri tjetrin, në një ‘lokandë’ që ndodhej në afërsi të ndërtesës së sotme të postës shqiptare dhe diskutonin për çështje të ndryshme, jo vetëm të jetës së përditshme, por edhe tema politike e shoqërore aktuale. Në këtë pikë, pra në lidhje me dëshmitë gojore të të moshuarve, dëshirojmë të bëjmë një saktësim. Këto lloj dëshmish, mund të shihen e vlerësohen sa pozitivisht ashtu edhe negativisht. Nga njëra anë, janë shumë të rëndësishme, pasi na sjellin pjesë nga përvojat e drejtpërdrejta të atyre që kanë jetuar vetë fakte jetësore dhe kanë qenë bashkëkohës personalitetesh, duke mundësuar njohjen e disa vogëlsive që nuk mund të mësohen nga tekstet e shkruara. Por nga ana tjetër, mungesa e dokumentimit dhe 332 Lucca S. Cerbone, 19 mars 1866.

Page 133: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

124

shpesh probleme rreth vërtetësisë së informacioneve, përbën problemin kryesor të këtyre lloj burimesh.

Italianët kishin krijuar një tip komuniteti (sigurisht kishte edhe të tjerë të huaj, me kombësi të ndryshme), që jetonte dhe ushtronte aktivitetin e vet në Shkodër. Përmendim, Giovanni Canale, i cili më 1878, krijoi bandën e parë në Shkodër; inxhinier Briot, i cili projektoi ndërtesën ku për një kohë të gjatë qe rezidencë e konsullata italiane në Shkodër. Kjo kishte qenë shtepia e njëfare Filip Parruca, shtëpi e cila njihet e kujtohet për modernizmin e vet. Kështu kjo shtëpi ishte e pajisur edhe me rrufepritës, si dhe për të realizuar pjesë të veçanta të saj, inxhinieri kishte sjellë nga Italia edhe tabakë të mëdhenj prej xhami. Jemi pak a shumë në vitet 1860. Ky është informacioni që merret nga dëshmitë gojore në Shkodër. Rreth ndërtimit të shtëpisë dhe kalimit më pas në pronësi të konsullatës italiane do të flasim më poshte më gjerësisht, duke konsideruar konsullatën si një pikë të rëndësishme të lidhjeve me Italinë. Po ky inxhinier kishte hedhur idenë e ndërtimit të një hekurudhe Shkodër – Shkup.

Është shumë interesant të theksohet dëshira për të identifikuar të huajt që jetuan në qytetin ë Shkodrës si Italianë. Kështu na ka ndodhur gjatë takimeve me të moshuar, të cilët e klasifikonin inxhinier Briotin si italian, kur në të vërtetë ai ishte francez, bile edhe shënimet e veta ai sigurisht i pati në frëngjisht. Pra, kjo mund të interpretohet, siç thamë edhe me sipër me një dëshirë pasqytimi drejt Italisë apo edhe thjesht klasifikim nga mosdija, duke patur parasysh ngjashmëritë mes gjuhës franceze dhe asaj italiane, të cilat i përkasin grupin neolatin.

Në Shkodër, njihen e mbahen mend edhe shumë mjekë italianë, ndër të cilët Simini, i cili hodhi bazat e modernizimit të mjekësisë shqiptare. Ai jetoi në Shkodër, ku gëzoi reputacion shumë të mirë. Simini, ishte nga Lecce, ku edhe mori shkollimin e duhur për të qenë mjek. Detyrohet të ikë nga vendi i vet në sajë të përfshirjes së tij në lëvizjet për bashkim kombëtar dhe në sajë të urdhër arresteve që lëshohen në emër të tij. Pas ushëtimesh nëpër Shqipëri vendoset në Shkodër, qytet që paraqiste disa avantazhe në krahasim me të tjerë. Kishte qenë nën sundimin venezian, shenja të të cilit viheshin re akoma, kishte një komunitet kristjan që asistohej nga jezuitët, të cilët kishin hapur edhe seminare e shkolla si dhe ishte qyteti më i përparuar nga pikëpamja kulturore në të tërë Shqipërinë333. Simini ushtroi në Shkodër profesionin e vet duke fituar respektin dhe dashurinë e popullsisë pa dallim feje, duke u bërë brenda një kohe të shkurtër mjeku i të gjithë qytetit, ku edhe mungonin mjekët e mirëfilltë. Funksionet e mjekut mbuloheshin nga disa gjoja mjekë sharlatanë, kovaçë apo berberë334. Ai gjithmonë lëvizte me kalin e tij të bardhë për t’u ardhur në ndihmë banorëve dhe të sëmurëve, në çdo orë dhe në çdo stinë. Kur të sëmurët ishin të varfër ai shpesh u jepte ilaçet falas nga farmacia e vet, si dhe u jepte dru apo qymyr e në

333 Raffaele Nigro, Un patriota salentino nel Paese delle Aquile, në ‘La gazzetta del Mezzogiorno’, 12. 03. 2012.334 Giacinto Simini, Un patriota leccese nell’Albania ottomana, Argo, Lecce, 2011, f. 99.

Page 134: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

125

shumë raste edhe para për t’i blerë335.

Në vijim ne do të ndalemi dhe të sjellim informacion, sigurisht pa pretenduar që informacioni të jetë shterues, rreth disa persanliteteve që sollën ndyshime të mëdha në jetën e Shkodrës apo që dhanë kontribut për të lartësuar vlerat e tij, duke e bërë ata të radhitet përkrah qyteteve evropiane, personalitete pas të cilave qëndrojnë instritucione shumë të rëndësishme.

3.7.1. Pietro Marubbi – Pjetër Marubi

U lind në Piaçenza të Italisë, më 1834, ku dhe u shqua në fusha të ndryshme, si arkitekturë, pikturë e skulpturë. Fusha ku ai spikati më së shumti ishte fusha e fotografisë. Mbahet mend si fotografi i parë në Shqipëri, por edhe në tërë Ballkanin. Në qytetin e tij të lindjes ai gjendet i përfshirë në vrasjen e kontit të Piaçenzës, rrethana të cilat e detyruan të zhvendosej drejt Ballkanit. Qe kjo rastësi nga e cila duket se zuri fill një thesar i paçmuar. Nga Korfuzi, Vlora ai kaloi në Shkodër, sepse atje ‘ka katolikë’336 (sipas këshillës së konsullit italian në Vlorë). Më 1856 ai mbërriti në Shkodër, ku gjeti strehë dhe u shpëtoi përndjekësve. Pra, gjithçka nisi nga nisma e një të ardhuri nga Italia, që mërgoi për motive politike dhe u gjend i përfshirë në një vend tjetër, ku gjeti vetvehten, sërish, porse në rrethana e kontekste të tjera, të ndryshme. Marubi, pra gjeti strehë në Shkodër, edhe pse aty ai sheh më mundësi për ngulitjen e shpikjes së tij. E në fakt intuita e tij ishte e drejtë. Shkodra, qytet në skaj të Perandorisë Otomane, ishte pikë ndarëse por në të njëjtën kohë edhe pikë lidhëse me Perëndimin. Pozicioni gjeografik – e përshkuar dhe e rrethuar nga lumenj, liqene, dete e male - , por në të njëjtën kohë edhe dëshira për komunikim e hapje e qytetarëve shkodranë, përbënin lehtësitë dhe avantazhet në komunikim. Në Shkodër, si pikë lidhjeje e rëndësishme për kohën, njerëzit kalonin për arsye të ndryshme. Kështu vinin për të bërë tregti, shit-blerje mallrash, për të bërë vizitë tek doktori, për të punuar, për të takuar miq, për të krijuar mundësi të reja apo edhe qoftë për të marrë arratinë. Meqë Shkodra ofronte gjithë këto, jo vetëm për ata që vinin nga afër, por ishte e hapur edhe për ata që vinin nga larg, Marubi filloi punën si fotograf, duke krijuar para së gjithash një kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit të cilëve i propozoi fotografinë si diçka të prekshme. Fotografia u bë kështu një formë komunikimi, një urë mes njerëzve dhe kombeve. Shpikja që Marubi importoi nga vendet perëndimore, pati sigurisht jehonë të madhe e të rëndësishme për Shqipërinë, që mund të interpretohet edhe sot si një dëshirë për të bërë pjesë në familjen e madhe evropiane.

Marubi hapi studion e parë fotografike që u njoh si ‘Studio Marubi’. Studioja u vendos

335 Mirella Galletti, Gennaro Simini esule e medico nell’Albania Ottomana, në Giacinto Simini, Un patriota leccese nell’Albania Ottomana, Argo, Lecce, 2011, f. 17.336 Fototeka ‘Marubi’ Shkodër, Njerz në zâ e sênde të kujdesshme, Shtypshkronja ‘Shkodra’, Shkodër, 2012, f. 16.

Page 135: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

126

në një dhomë prej 35 m², gjysmë prej muri e gjysmë prej xhami me qëllim që drita të hynte e të depërtonte natyrshëm dhe të kishte sa më shumë ndriçim. Me kalimin e kohës, brenda studios, Marubi vendos objekte të ndryshme, si degë e trungje pemësh e deri edhe bar, të cilat të mund të shërbenin si sfond për fotografimin e subjekteve. Veç këtyre objekteve, shpesh mjeshtri vendoste si sfond beze të ngjyrosura dhe të pikturuara në mënyrë të përshtatshme me atë që do të fotografohej, si p.sh. natyra të qeta, peizazhe të natyrës shqiptare apo pamje të mjediseve familjare. Duhet patur parasysh se këto teknika që u sollën në Shkodër nga Italia, nga mjeshtri i madh i fotografimit Marubi, sillnin një fryme evropiane shumë të modernizuar për kohën në këtë qytet. Nuk duhet harruar se jemi pak a shumë në gjysmën e 800-tës, periudhë në të cilën Evropa sapo kishte filluar të njihte artin e fotografisë. Është shumë interesante të shihet se çfarë impakti ka patur në publik ardhja dhe vendosja e këtij mjeshtri nga përtej Adriatikut në qytetin e Shkodrës. Në kronikat e kohës lexojmë se Shkodra e ka mirëpritur krahëhapur një magjistar, i cili ndizte flakë disa tip pluhurash dhe disa lëngje e më pas të jepte në dorë një copë letër në të cilën ishe pikërisht ti. Në arkivat e Muzeut Historik të qytetit të Shkodrës, në fondin Marubi, gjendet një model fature që lëshohej nga studioja, e cila kishte kokë dygjuhëshe, shqip-italisht: Shtëpi e themelueme më 1856/Casa fondata nel 1856. Kjo konfirmohej edhe nga pasardhësit e shtëpisë së Marubëve. Me kalimin e kohës Marubi, doli nga studioja dhe filloi të fotografonte në natyrë subjekte shoqërore por edhe historike. Marubi fotografoi figurat më të njohura të kohës, këtë falë marrëdhënieve njerëzore që ai krijoi me ta – tashmë ai ishte vendosur përfundimisht në atë qytet, dhe ndjehej si pjesë e tyre, gjë që i jepte tjetër siguri të gjithëve -, por edhe falë tërheqjes që ata kishin ndaj shpikjes. Mjeshtri Marubi erdhi gjithnjë e duke e perfeksionuar artin e fotografisë, aq sa ai u bë edhe, nëse mund të quhet kështu, fotoreporteri i parë në historinë e fotografisë shqiptare. Ai nis bashkëpunimin me revista të njohura evropiane me fotografi të tilla si ajo që paraqet delegatët e Lidhjes së Prizrenit apo Kryengritjes së Mirditës, të cilat pasqyrojnë momente të rëndësishme nga historia dhe ngjarjet e Shqipërisë së asaj kohe. Marubi mban primatin për shumë teknika në lidhje me artin e fotografisë. Në periudhën në fjalë përmendim se fotografi të bëra nga Marubi gjenden në shumë revista të njohura e me prestigj të Evropës. Në vitet ’70 të shek. XIX, Pjetër Marubi, shërbeu si reporter për revistën italiane ‘Illustrazione italiana’, sa i përket vilajetit të Shkodrës, i cili binte në sy për folklorin e pasur dhe kostumet interesante. Në vitet ’20 të shek. XX, ai nis e përgatit edhe kartolina me porosi të të huajve që vizitonin vendin tonë dhe që tërhiqeshin nga pamja ekzotike që gjenin në këtë vend. Për gjithë mjeshtrinë në artin e fotografimit, ai është nderuar edhe me medalje – ‘Premiato con Medaglia d’Oro’. Këtë e mësojmë nga kartolina, por që fatkeqësisht nuk kemi arritur të gjejmë datën e vendin e konkurimit, apo të dhëna të tjera rreth tij, meqë nuk janë të shënuara.

Marubi, u ndje jashtëzakonisht mirë në qytetin e Shkodrës, qytet i cili e priti krahëhapur, sa tashmë ai nuk thirrej më Pietro, por me ekuivalentin e tij në shqip, Pjetër Marubi, shkodran mes shkodranëve. Dinastia e Marubeve, vazhdoi me të përgjedhurit nga Pjetër Marubi, që qenë djemt e Rrok Kodhelit, Mati e Mikel. Pas vdekjes së parkohshme të djalit të madh Mati, i cili ishte dërguar të shkollohej dhe

Page 136: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

127

të formohej në Piaçenza nga vetë Pjetër Marubi, tradita u vazhdua nga Mikel (Kel) Marubi (Kodheli). Në vijim artin e fotografisë e vazhdoi, i biri, Gegë Marubi. Ata përshtatën edhe mbiemrin e tyre për të vazhduar traditën fotografike të familjes Marubi.

Marubët janë dëshmitarë të fakteve të rëndësishme historiko-shoqërore, të cilët i fiksuan dhe na i paraqesin sot. Në këtë kontekst, fotografia e tyre ka patur funksionin e regjistrimit. Fotogafia është shumë më tepër se një imazh, pamje. Ajo është një trajtim, interpretim i realitetit dhe gjurmë e tij. Ajo është regjistrim i origjinalit, duke ofruar një dëshmi a vërtetim të një ngjarjeje. Ndaj duhet të mos harrojmë asnjëherë bujarinë e fotografisë për të fiksuar në përjetësi atë që i shket syrit dhe shikimit të tij.

3.7.2. Ermanno Armao - Konsullata Italiane në Shkodër

Shpesh mund të ndodhë që të mendojmë apo të shtrohet pyetja se sa njerëz mund të kenë kaluar nëpër koridoret apo të kenë hyrë në një ndërtesë të caktuar. Nëse pyesim për një ndërtesë konsullore, e cila ka mundësuar lidhjen mes Italisë dhe pjesës Veriore të Shqipërisë, sigurisht është shumë e vështirë të kemi një përcaktim të saktë. Shkodra, qyteti që Montanelli në vitet ’30 do ta quante, duke rimarrë një element mitologjik, ‘l’ultima Thule’, ishte qendër e qytetërimit dhe culturës evropiane. Shkodra, njihej si seli e përhershme e përfaqësive diplomatike dhe ‘de facto’ kryeqytet i Shqipërisë, deri në momentin e shpalljes së Pavarësisë; ‘Firenze e Shqipërisë’, djepi i letërsisë shqiptare, i cili pa humbjen e gjuhës së vet, gegërishtes, dhe zëvendësimin e saj me toskërishten, pas standartizimit të gjuhës shqipe; qendër e katolicizmit në Shqipëri, tashmë me popullsi të shumte muslimane, që gjatë diktaturës ka mbajtur të hapur të vetmin muze të ateizmit në botë; qendër urbane që mburrej që në mesjetë me Statutet e Shkodrës, dokumenti më i hershëm legjislativ në Shqipëri; si dhe, ashtu si çdo shkodran nuk pushon së kujtuari, vend shkëmbim tregëtie, dikur më i pasuri dhe eleganti i Shqipërisë, pikësynimi i tregëtarëve të huaj, e ndoshta për këtë edhe më shumë i përndjekur nga regjimi337. Në qytetin e Shkodrës bashkëjetojnë nga pikëpamja urbanistike ndërhyrjet e arkitektit shkodran Kolë Idromeno dhe arkitektëve të huaj që jetuan e punuan në Shkodër.

Konsullata e Italisë në Shkodër, është e vendosur në një ndërtesë, të lidhur ngusht me historikun dhe ngjarjet e një prej familjeve më të hershme e të njohura në Shkodër. Ndërtesa, në fakt, është e njohur në Shkodër si Shtëpia Parruca, kjo prej mbiemrit të familjes për të cilën u ndërtua, emri i së cilës kujtohet edhe falë aktiviteteve të suksesshme ekonomike dhe tregtare që kishte zhvilluar, sidomos në fushën e tregtisë së mëndafshit. Familja Parruca, në origjinë ishte një familje katolike, prej së cilës një degë u konvertua në fenë islame. Dëshmi e kësaj mund të konsiderohet fakti që në Shkodër ka një lagje të madhe muslimane që quhet Parrucë. Filip Parruca, i biri i Zefit, 337 Francesca Leo – Laura Davico, Il consolato d’Italia a Scutari (a cura di Roberto Orlando), Rubbettino, Catanzaro, 2008, f. 9-10.

Page 137: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

128

i cili u mor me ndërtimin e ndërtesës, rreth së cilës ne po flasim. Filip Parruca, është i njohur në qytetin e Shkodrës, dhe mbahet si i vetmi tregtar kapitalist në pararojë.338 Ai mbahet mend edhe për interesimin e vet rreth çështjes së kanalizimit të lumit Drin. Filip Parruca, pra ishte një person i njohur dhe i rëndësishëm në Shkodër, i cili zhvillonte aktivitetet e veta tregtare mes Shkodrës dhe Venecies. Duke u nisur prej kësaj, ai dëshironte që të kishte në Shkodër edhe një shtëpi e cila të ishte e denjë për emrin që mbante dhe reputacionin që gëzonte, shtëpi e cila të mund të bëhej me kalimin e kohës një prej qendrave më të njohura dhe të frekuentuara të qytetit. Mendojmë se Filipi, duke qenë i mahnitur nga arkitektura italiane, të cilën sigurisht e kishte njohur përmes udhëtimeve të shumta e të shpeshta, dëshiroi të kishte një ndërtesë sipas modeleve veneciane, nga fundi i shek. XIX. Sa i përket atij që realizoi dhe vuri në zbatim projektin, paraqiten hipoteza të ndryshme. Kështu, hipoteza e parë, që është edhe ajo që transmetohet nga dëshmitë gojore të të moshuarve, është se projekti i ndërtesës u realizua nga August Briot, arkitekt dhe inxhinier francez, i njohur në Shkodër për realizimin e ndërtesës së Prefekturës (sot Bashkia) dhe projektet për kanalizimet në lumin Drin. Sa i përket kanalizimeve në lumin Drin, arrijmë të gjejmë edhe dëshmi të shkruara339, gjë që nuk mund ta themi sa i përket projektit të shtëpisë Parruca.

Hipoteza e dytë lidhet me njërin prej arkitektëve më të njohur shkodranë, Kolë Idromeno, me emrin e të cilin janë të lidhura edhe ndërtimet e shumë rrugëve dhe fasadave të ndërtesave në Shkodër. Kjo hipotezë është e mbështetur në tekstin e Terezina Sumës340, por që nuk e ndeshim në biografinë e arkitektit.

Një hipotezë të tretë e ndeshim në tekstin e Hamdi Bushatit, e cila nuk na paraqet një arkitekt të mirëfilltë i cili ka ideuar ndërtesën, por e paraqet vetë Filip Parrucën si person me aftësi dhe kulturë të caktuar për të ndjekur dhe drejtuar vetë ai mjeshtërit të cilët ishin angazhuar në realizimin e asaj që duhej të ishte një prej shtëpive më të rëndësishme dhe në zë të qytetit, sigurisht duke pasqyruar arkitekturën italiane, por edhe duke ruajtur pjesë nga tradicionalja shkodrane.

Sidoqoftë, ndërtesa dhe historia e saj janë sigurisht të lidhura me emrat e dy arkitektëve, të cilët sigurisht janë shumë të njohur në Shkodër për veprat e tyre, të njohura e vlerësuara universalisht.

Përzgjedhja e qytetit të Shkodrës, si qytet ku do të vendosej Konsullata, ishte kryesisht strategjike, meqë afërsia me Malin e Zi, lejonte të kihej një kontroll më të madh dhe të menjëhershëm në skenarin ballkanik. Rëndësia gjeopolitike që kishte qyteti i Shkodrës, vërtetohej edhe nga fakti se në këtë qytet kishte përfaqësi diplomatike evropiane, angleze, franceze, austriake dhe ruse. Në Shkodër kishte një komunitet 338 Hamdi Bushati, Shkodra dhe motet (traditë, ngjarje, njerëz...), vëll II, Shtëpia Botuese ‘Idromeno’, Shkodër, 1999, f. 228.339 Shqipnija e ilustrueme, Kalendari i vjetës perishtupe 1928, Shtypshkroja e së paperlyemes, Shkodër, 1928; Gjush Sheldija, Kryeipeshkvia metropolitane e Shkodres e dioqezat sufragane, (Shënime historike), Shkodër 1957-1958.340 Terezina Suma, Familja Suma, Historik, etikë, traditë, Florimont, 2003.

Page 138: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

129

të vogël italian, i përbërë nga 25-30 vetë, aktiviteti i të cilëve nuk ishte projektuar akoma nga tregtia341.

Rreth vendit se ku jetoi konsulli i parë italian në qytetin e Shkodrës, nuk ka të dhëna të sakta. Nëpër skedarët dhe dokumentet në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, nuk ka të dhëna të sakta rreth vendndodhjes së ndërtesës apo përshkrime të tjera gjeografike. Në raste të caktuara thjesht përmendet përciptas vështirësia e vendosjes në ambjentet ku do të jetonin konsujt, si dhe mungesa e ambjenteve të nevojshme si dhe mobiljeve të ndryshme. Në letrat e para të konsujve vërehet, pikërisht kjo, pakënaqësia ndaj mungesës së kushteve të favorshme për një sistemim dinjitoz. Kështu shpesh konsujt, përveç përballimit të problemeve që mund të dilnin në aktivitetet e përditshme të punës së Konsullatë, duhej të përballeshin edhe me probleme të lidhura me sistemimin e ndërtesës konsullore. I pari që propozoi gjetjen e një ndërtese të re më të përshtatshme e cila të shërbente për punët konsullore qe konsulli Durio, në vitin 1862. Nga ana tjetër u propozua si alternativë, të ndërtohej nga fillimi një ndërtesë e re, me hapësirat e nevojshme për banim të selisë konsullore, ku të mund të zhvilloheshin edhe aktivitetet e përfaqësisë dhe punët e zyrës, ku të ishte zyra e Konsullit si dhe hapësira për rojet.

Gjatë viteve ’90 të ‘800-tës, bëhet edhe më konkrete kërkesa për gjetjen e një ndërtese më të përshtatshme për aktivitetin konsullor, ndërtesë e cila të ishte e ngjashme dhe e paraqitshme edhe në krahasim me përfaqësitë e tjera konsullore në Shkodër. Kështu pikërisht në këtë periudhë nis një kontratë qeradhënieje/qeramarrjeje mes Ministrisë së Punëve të Jashte të Italisë dhe familjes Parruca. Nuk ka dokumente në bazë të të cilave ne të mësojmë për shpërnguljen në shtëpinë Parruca, por që tashmë kjo të kishte ndodhur e mësojmë nga një dokument që mban datën 17 dhjetor 1914, ku lexohet se tashmë Konsullata e Shkodrës, është e vendosur prej thuajse 20 vitesh në një shtëpi në pronësi të Z. F. Parruza (G. F. Parruzza), e cila është shtëpia më e bukur dhe e rehatshme e qytetit të Shkodrës342. Rëndësia e Konsullatës italiane, del në pah edhe vetëm prej faktit që për të po kërkohej një prej shtëpive më të bukura e më të njohura të Shkodrës. Shtëpia ishte në një pozicion të mirë edhe në raport me institucionet e tjera lokale, afër me Prefekturën, Bashkinë dhe Spitalin Civil. Është mjaft domethënës fakti, se në një kohë relativisht të shkurtër, rruga që njihej si rruga e Spitalit, filloi të quhej rruga e Konsullatës. Kjo dëshmon për impaktin e fortë që pat institucioni në popull. Skenari politik që po paraqitej para fillimit të Luftës së Parë Botërore, po bëhej mjaft interesant. Familja Parruca, u detyrua të lëvizë drejt Italisë, duke emigruar më dëshirë, në sajë të kërcënimeve të forta që mori nga familje tregtarësh të tjerë. Kjo lëvizje duket se përputhej me dëshirën nga ana e Qeverisë Italiane për të konsoliduar qëndrimin e vet në Shqipëri. Pra, nga njëra anë domosdoshmëria e shitjes së shtëpisë Parruca, për shkak të emigrimit, dhe nga ana 341 Francesca Leo – Laura Davico, Il consolato d’Italia a Scutari (a cura di Roberto Orlando), Rubbettino, Catanzaro, 2008, f. 33.342 ‘Consolato d’Italia a Scutari/N 2451/621/ oggetto = Acquisto dello stabile consolare/ Scutari, 17 dicembre 1914’, ASDMAE, II S. 18, 608, ‘Scutari 1912-1921’, Pratiche per conclusione contratto Sig. Parruzza.

Page 139: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

130

tjetër, interesi i madh për të blerë ndërtesën. Blerja e ndërtesës u promovua edhe nga konsuj të tjerë, si Mancinelli Scotti. Kështu mendohej se qëndrimi në këtë shtëpi i shërbente sigurisht përfaqësisë diplomatike, por ishte edhe shumë prestigjoze për Italinë, konsullata e së cilës, dëshironte të ishte për shkodranët pika e referimit ndër përfaqësitë e tjera diplomatike. Blerja e ndërtesës nga ana e Italisë paraqet interes, por sigurisht mbart edhe problematikat e veta. Si fillim, meqë kontrata e qeramarries mbaronte, duhej të vendosej a do të vazhdonte sërish me familjen Parruca, apo do të bëhej me dikë tjetër. Në relacionin e Konsullit Galli, lexohet se do të ishte e pavolitshme të mendohej të spostoheshin në një ndërtesë tjetër, e cila të kishte funksion të dyfishtë, qoftë si seli konsullore, qoftë si banesë e konsullit. Veç kësaj sipas Galli-t, në Shkodër nuk mund të gjendej një ndërtesë tjetër, kaq e përshtatshme për të kryer këto dy funksione. Zgjidhja më e mirë dukej se ishte të vazhdohej qëndrimi në po atë godinë. Në vijim të kësaj mbetej i pazgjidhur problemi i zgjatjes së kontratës, zgjidhje që dukej e pamundur, meqë familja Parruca kishte emigruar dhe ishte e interesuar të shiste ndërtesën. Në një situatë të tillë u fillua të mendohej seriozisht për blerjen e ndërtesës, jo vetëm në këndvështrimin e kursimit ekonomik në kohë, por edhe për arsye prestigji, duke theksuar se bëhej fjalë për një pronë prej rreth 4500 metra katrorë, me 6200 metra katrorë ndërtesa343. Synohej fillimisht edhe ndërtimi i kishe të vogël, gjë që nuk u arrit. Procedurat e shitblerjes së ndërtesës zgjatën shumë, kjo falë edhe burokracive të dy shteteve. Më në fund më 18 maj 1914, nënshkruhet një kontratë ujdie mes Konsullit Galli dhe përfaqësuesit të familjes Parruca, në të cilën specifikohet ndër të tjera edhe çmimi i ndërtesës. Italia blinte edhe një rrip toke ngjitur me konsullatën, kjo për të shmangur ndërtime të mundshme në të ardhmen. Konsulli Galli, ftoi edhe Princ Vidin, të qëndronte në konsullatë gjatë udhëtimit të tij në Shkodër. Rreth kësaj vetë princi shkruan, se shtëpia ku ai po banonte ishte më e bukura. Këtë e thoshte, jo vetëm duke bërë krahasim me shtëpitë e tjera të qytetit. Sipas tij, shtëpia do të mbetej po aq e bukur edhe nëse ishte në një vend tjetër, pasi ishte e ndërtuar me përmasa dhe zbukurime zotërinjsh344. Ndërtesa vazhdoi të përmirësohej në shërbime. Kështu u ndërtua një sistem i mirëfilltë i kanalizimit të ujërave të zeza duke pajisur edhe banjot e brendshme me shërbimet e duhura sanitare. Kanalizime u bënë edhe në oborr, në mënyrë që ndërtesa të mos dëmtohej nga lagështira. Lufta ndërpreu vazhdimin e marrëveshjes për shit-blerjen e shtëpisë, marrëveshje e cila u përfundua në nëntor të vitit 1922.

Ndërtesa, pati edhe funksione të tjera gjatë historisë. Ajo shërbeu si zyrë e Gestapos, në vijim si Pallat i Kulturës, qendër e Urdhërit Salezian. Në momentin e rikthimit të Konsullatës italiane në Shkodër, u kërkua ridorëzimi i ndërtesës, që kishte shërbyer si seli e konsullatës italiane deri në vitin 1939. Kjo u bë në mënyrë të menjëhershme dhe krejtësisht të thjeshtë. Konsullata që nga momenti i rihapjes, fillimisht më një zëvendës-konsull nderi, në vitin 1999 e më pas me konsullin De Leo në vitin 2000, vazhdoi aktivitetin e saj normalisht, deri në fund të vitit të kaluar, kur edhe ndryshoi 343 Francesca Leo – Laura Davico, Il consolato d’Italia a Scutari (a cura di Roberto Orlando), Rubbettino, Catanzaro, 2008, f. 39-40.344 Legazione d’Italia in Albania, busta 4, X, ‘1-Principe di Wied’, ‘c-Viaggio a Scutari’.

Page 140: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

131

funksionin e vet. Tashmë në Shkodër ka një konsull nderi, i cili kryesisht do të ketë funksione të lidhura me aktivitete kulturore që do të zhvillohen.

Mund të themi se konsujt italianë kanë ndjekur njëri-tjetrin në Konsullatën e Italisë në qytetin e Shkodrës, që nga viti 1861 e deri në vitin 1939, duke bërë këtu shkëputjen e dyvjeçarit 1916-1918, periudhë gjatë së cilës, në sajë të ngjarjeve të Luftës së Parë Botërore, qyteti u pushtua nga trupat austriake, për të rifilluar më pas në 2000-2001. Konsullata e Shkodrës, është e vetmja përfaqësi diplomatike e mirëfilltë në këtë qytet, që përbën edhe portë drejt Evropës, për këtë zonë. Kemi të bëjmë me një prani të pandërprerë në kohë dhe përpjekje në ndihmë të Shqipërisë, në sektorë të ndryshëm, qoftë atë ekonomik apo kulturor.

Ndër të gjithë ata që kanë kryer funksionin e konsullit italian në Shkodër, ne kemi përzgjedhur konsullin Ermanno Armao, i cili është edhe autor i një libri mjaft interesant, i të cilit gjendet i përkthyer edhe në gjuhën shqipe. Publikimi i Armaos, vlen të kujtohet dhe të përmendet si një dëshmi të zotimit për të njohur e kuptuar vendin. Në radhën e konsujve, gjejmë prej atyre që me të vërtetë e kanë kuptuar mënyrën e jetesës në vend. Shpesh konsujt i shohim nëpër fotografitë e Marubëve, me veshje tradicionale, duke treguar kështu kujdes ndaj traditave dhe vlerave të vendit.

Për të bërë publikimin e vet, konsulli Armao është bazuar në një hartë të vjetër të publikuar nga Atë Vincenzo Coronelli, më 1688. Është e habitshme se edhe pas shumë kohe, kjo hartë vazhdon të jetë e vlefshme sa i përket informacioneve të sakta që jep. Sigurisht kjo, është dëshmi e një pune sistematike dhe më të vërtetë shkencore, por sigurisht dëshmon edhe dëshirën e madhe për të njohur vendin tonë. Dy venecianë për nga origjina, Coronelli dhe Armao, si për të na kujtuar sërisht lidhjet e hershme me Shkodrës dhe Venecias. Nëpërmjet këtyre shkrimeve, të huajt – italianët, përveç eksplorimit gjeografik të vendit, njiheshin edhe me mundësitë që ofronte dhe burimet që kishte. Shkëmbimet kulturore dhe kërkimet në vend janë mjetet thelbësore që na lejojnë të njohim dhe të vlerësojmë tjetrin.

Vepra e Armaos hapet me një përshkrim rreth fillimit të punës në lidhje me hartën dhe rreth momentit kur ai bie në kontakt me hartën dhe informacionet e mbledha nga Coronelli rreth qyteteve, kështjellave apo vendeve të tjera të Shqipërisë. Pasi bën një panoramë të përgjithshme rreth veprave dhe kërkimeve që tashmë ekzistonin rreth viseve shqiptare, të cilat tashmë nuk ishin të panjohura si më parë, ai përshkruan punën e bërë nga ai vetë. Punë e rëndësishme, ka qenë verifikimi i informacionit që vjelej nga harta e Coronellit, punë të cilën ai e ka quajtur relativisht të thjeshtë meqë shumica e vendeve të përshkruara vazhdonin të ishin dhe të ruanin të njëjtat tipare. Armao, ka bërë shpesh udhëtime në viset e përshkruara për të njohur nga afër realitetin, në mënyrë që të ishte i sigurtë për informacionet që do të paraqiste, edhe duke korigjuar ndonjë informacion nëse kjo do të ishte e nevojshme. Para se të fillojë me paraqitjen e informacionit për secilin territor autori bën një paraqitje

Page 141: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

132

të rregullave me shpjegimet përkatëse, në bazë të të cilave lexuesi do të kishte më të lehtë të lexonin emrat në shqip edhe pa e ditur këtë gjuhë. Shumë interesant na duket përkufizimi i shkronjës/tingullit /q/ të gjuhës shqipe. Ai sipas autorit mund të pasqyrohet në shkrim e sigurisht edhe të lexohet sipas grupit /ki/ + një zanore. Këtu i rikthehemi shqiptimit sipas modelit italian të tingullit /k/ të ndjekur nga diftongjet ia, ie, io, iu p.sh. Qelzë – Chielesa, Shirqi - Sirichio ose edhe njëjtësohet e tingullin /ç/, p.sh. Muriqi-Murici; ndërkohë që shkronja/tingulli /gj/ nuk përmendet fare pasi ai nënkuptohet me të njëjtin shqiptin të tingull/shkronjës /xh/, p.sh. Gjadri – Giadri, Lugji – Lugi.

Përkrah shumë prej emrave të fshatrave që ndjekin njëri-tjetrin, gjejmë të shënuar një kryq të vogël ose një hënë të vogël. Këta nga sa kuptojmë edhe nga shpjegimet janë informacione rreth besimit që praktikohet në atë fshat. Kështu me kryqin nënkuptohet feja katolike, ndërsa me hënën feja muslimane. Pra, kuptojmë se teksti nuk sjell vetëm informacione rreth territorit, por bën edhe një farë regjistrimi të familjeve dhe banorëve sipas feve. Ndoshta ndër synimet e punimit ka qenë edhe ai i nxjerrjes së të dhënave në numër, sa më të saktë të banorëve të fesë katolike në Shkodër e rrethina, edhe pse tashmë kishte një regjistrim të popullsisë të vitit 1930 edhe në bazë të fesë. Në vijim Armao, vazhdon me përmendjen e kishave, me vendet ku ndodhen, malet që rrethojnë zonën, lumenjtë që e përshkojnë, territore dhe fise të njohura.

Armao e paraqet punën e vet, i bindur se për të njohur një popull, historinë e vendit të tij dhe banoret, gjithmonë mund t’u drejtohemi hartave gjeografike. Vetëm përmes hulumtimeve mund të arrijmë të gjejmë fillin e grumbullit të informacioneve. Armao, shpreson me modesti që libri të mirëpritet nga lexuesit dhe studiuesit, shqiptarë dhe të huaj, që merren me studime historike dhe gjeografike. Kënaqësia e pamatë e autorit qëndron, në nxjerren ne dritë të një harte të vjetër të Coronellit, e panjohur deri në atë moement, në punën e vet kërkimore, aq sa i lejonte koha e lirë në dispozicion, në njohjen më të mirë të tokës fisnike shqiptare345.

345 Ermanno Armao, Località, chiese, fiumi, monti e toponimi varii di un’antica carta dell’Albania Settentrionale, Istituto per l’Europa Orientale, Roma, 1933, f. 187.

Page 142: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

133

KREU IV

NDIKIME E PIKËTAKIME LEKSIKOLOGJIKE DHE ETNOKULTURORE TË ITALISHTES ME TË FOLMEN E SHKODRËS

Gjatë viteve ’30 u shtuan italianizmat në gjuhën shqipe, sidomos pas pushtimit fashist346. Në shtypin e kohës347 lexohet se si gjuha italiane përzgjidhet nga gjuhë të tjera të huaja dhe futet e detyrueshme në shkollat e mesme shqiptare. Në shkrim mund të lexojmë se arsyet e një përzgjedhjeje të tillë ishin: afërsia nga pikëpamja gjeografike, marrëdhëniet politiko-tregtare të dendura si dhe përzgjedhja e universiteteve italiane nga studentët shqiptarë, të cilët në disa raste janë përballuar me vështirësinë e mosnjohjes së gjuhës italiane, arsye për të cilën kanë humbur një vit kohë në kurse gjuhë për të përballuar studimet universitare. Në një kontekst të tillë gjykohet së mësimi i italishtes duhet dhe është me vlerë të jetë i detyrueshëm që nga klasa e parë e shkollës së mesme, të të gjitha shkollave liceale, gjimnaze, tregtare dhe teknike. Duke qenë se gjuha italiane mësohet për objektiva të ndryshëm, edhe ndikimi në gjuhën tonë prek sfera të ndryshme të jetës. Veçojmë këtu fjalë nga lëmi i teknikës, bujqësisë, industrisë dhe artit. Me pushtimin fashist kur italishtja u vu të mësohej në shkolla, dyndja e fjalëve nga kjo gjuhë u rrit shumë.

Në fundin e viteve ’30 nëpër Shqipëri u hapën kurse të gjuhës italiane, me synim njohjen e gjuhës italiane në Shqipëri, e nëpërmjet kësaj, të kuptuarit e vlerave më të larta të kulturës dhe të artit të këtij vendi, që i ka dhënë njerëzisë, mendimtarë dhe personalitete të shquara në fusha të ndryshme të shkencës dhe artit348. Po kështu i kushtohej shumë rëndësi edhe mësimit të gjuhës shqipe nga funksionarë italianë, të cilët ndiqnin kurse të organizuara. Njëri prej tyre ishte ai që zhvillohej në Liceun e Shtetit të Tiranës, ku do të jepte mësim profesori i njohur i gjuhës shqipe, Karl Gurakuqi. Kurset shohim që janë të mirëorganizuara meqë lexojmë shpallje rreth ditëve dhe orareve të organizimit349. Në vitet ’40 organizohen konkurse për mësues të gjuhës italiane, të cilët ishin të strukturuar dhe të drejtuar nga vetë Ministria e Arsimit. Veç kësaj, gjuha italiane mësohej jo vetëm në bankat e shkollës apo në kurse. Kishte edhe programe radiofonike përmes të cilave mësohej gjuha italiane. Ata funksiononin si kurse të mirëfillta gjuhe përmes radios. Kuptohet në një kontekst të tillë ndikimi është i konsiderueshëm, si dhe prirja e njerëzve drejt mësimit të kësaj gjuhe është e madhe, duke qenë se edhe orientimi politiko-ekonomik është drejt brigjeve të anës tjetër të Adriatikut.

346 Jani Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Botimet Toena, Tiranë, 2006, f. 258.347 Qeverija vendosi detyrimin e gjuhës italishte ndër shkolla të mesme, në ‘Besa’, 29 gusht 1933, f. 1.348 Shkolla Italjane në Shqipni, në ‘Fashizmi’, nr. 149, 12 nëntor 1939, f. 2.349 Kurs gjuhe shqipe për Italjanët, në ‘Fashizmi’, nr. 174, 12 dhjetor 1939, f. 2.

Page 143: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

134

Çdo gjuhë perveç leksikut vetjak ka edhe një shtresë fjalësh të cilat kanë prejardhjen nga gjuhë të tjera të cilat në periudha të ndryshme kohore kanë hyrë në gjuhën tonë. Është e ditur se fjalët që një gjuhë ka marrë prej një gjuhe tjetër, në të parën ruajnë shpeshherë një formë më origjinale, të ngjashme me atë që ajo fjalë kishte në momentin e huazimit, ndërsa në gjuhën e cila e huazon pëson ndryshime falë mutacioneve te brendshme të vetë gjuhës dhe zhvillimit të ligjeve të saj.

-Muzikë,pikturë,arkitekturë

Andante, adagio, belcanto, largeto, dekreshendo, falset, soprano, mezzosoprano, fortepiano, vibrato, bas, bariton,

Mandolinë, mandolinist, fagot, flaut, klarinetë, braç (braccio - violë), fanfarë, harpë, kitarë, korno, klavicembal, kontrabas, mandolinë, organo, piano, timpan, trompë, trombon, violonçel etj. së bashku me emërtimin e atij që i bie kësaj vegle muzikore, si flautist, kitarist, violonçelist, pianist350.

kuartet, kuintet, kuintë.

Akuarel, afresk, pastel, pikturë, piktor, sfond, skicë, altar, basoriliev, bordurë, galeri, fugë, hark, kubaturë, kupolë, portik, rotondë, rozetë, sallë, tarracë, tribunë, urbanistikë, tub.

-Profesione,artizanat,teknikë,ushtri

Bredë, breshanë, flotë, flotilje, karabinë, karabinier, karajfile, koracotë, manovër, manovrim, manovroj, mortajë

Aks, semiaks, ferrota

Stampë, spinë, sondë, skuadër, skorie

- Gastronomi

Mjafton të marrim një meny të secilit bar apo restorant të qytetit tonë dhe do të gjejmë një mori pjatash e gatimesh me origjinë italiane. Që nga të parat, pasta dhe rizoti me sughi të ndryshëm, gatime me mish (bistecche alla fiorentina, cotoletta alla milanese, bocconcini, scaloppine), contorni, pizze, margarinë e lista mund të ishte shumë e gjatë.

4.1. Onomastikë – antroponimi dhe toponimi

Nëse duam të shpjegojmë e të shohim çështjet rreth onomastikës dhe toponimisë së zonës së Shkodrës, por edhe Shqipërisë në tërësi, është e paevitueshme që të shohim lidhjet e paraardhëses së shqipes me greqishten e latinishten. 350 Ferdinand Leka, Huazime dhe ndërkombëtarizma në terminologjinë tonë teknike-shkencore, në ‘Shkrime gjuhësore, letrare, sociale’, Tiranë, Infbotues, 2007, f. 114.

Page 144: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

135

Që nga shpjegimi i prejardhjes së emrit Shkodër, shohim të gjitha ligjësitë e evolucionit të sistemit fonetik të gjuhës shqipe qysh në kohët e lashta dhe të kontakteve të ‘nënës’ së saj me greqishten e vjetër dhe latinishten351. Që pas vërejtjes se emri Valbona e kishte prejardhjen nga forma latine vallis bona352, fondi i toponimeve të gurrës latine erdhi duke u shtuar. Kështu emri Pukë, që duket se e ka prejardhjen nga publica via353, gushti që vjen nga mbiemri me origjinë latine ‘i ngushtë’ (lat. angustus), emri i fshatit Qelzë origjinën e të cilit e vërejmë tek ‘qela’ (lat. cella), emërtimet Kunora e Lurës, Kunora e Dardhës, Kunora e Lohjes të cilat përmbajnë fjalën ‘kunorë’ që rrjedh nga latinishtja (lat. corona), emri i fshatit Vjerdhë i cili duket se është një variacion dialektor i mbiemrit ‘i verdhë’ (lat. viridis), emri i Shqefënit të Matit dhe i Shqefërit pranë Konispolit nga latinishtja (lat. Stephanus). Shtojmë këtu edhe Proni Sift, i cili gjen shpjegim si Proni i thatë, duke e nxjerrë sift nga lat.exsūctus me kuptimin ‘i thatë’. Të gjitha këto mund të përfshihen në grupin e toponimeve me prejardhje nga latinishtja354. Lista e emërtimeve mund të vazhdojë me Frashër (lat. fraxinus), Karbunara (lat. Carbunaria – vend ku digjet qymyri), Kashnjet (lat. Castanetum – vend kështenjash), Postriba (lat. Post ripam – andej, përtej bregut), Rjolli (lat. Rivulus – përrue), Oblika (lat. Obliquus – tërthuer, i tërthortë)355. Vërejmë se fjalët me origjinë latine, në fillim hynë e bënë pjesë në gjuhën tonë si fjalë të përgjithshme e më pas si emërtime toponimike, një pjesë e të cilave u vu drejtpërdrejtë nga pushtuesi i huaj356.

Toponimeve të gurrës latine, mund t’i shtojmë edhe të tjerë të gurrës italiane, si: Barbullushi (it. Barba rossa), Maja e Napullit (Napoli), Petrela (gur, shkëmb i vogël), Perlat (it. prelato)357.

Jemi të mendimit se nëse bëjmë një hulumtim rreth antroponimeve të qytetit të Shkodrës dalin të dhëna me mjaft interes për të parë ndikimet e gjuhës e kulturës italianë në këtë qytet. Është interesant të theksohet fakti se edhe në Itali ka patronime shqiptare. Përmendim këtu Gramshi, Albanese, Castriota. Po ashtu janë të shumta familjet, rreth 200 të tilla, që mbajnë mbiemrin shqiptar Scutari (Shkodra)358.

Nëse ndalemi në fondin e antroponimeve ndër shqiptarë, rezulton të kemi emra me burim vendas dhe emra me burim të huaj – laikë apo edhe më ngjyrim fetar. Në përhapjen e emrave me burim të huaj në vendin tonë ndikuan faktorë të ndryshëm shoqërorë e kulturorë. Ndikim pati sigurisht edhe kinematografia apo sporti. Të shumtë 351 Shaban Demiraj, Gjuha shqipe dhe historia e saj, Shblu, Tiranë, 1888, f. 186.352 Emil Lafe, Toponime latine-romane në truallin e shqipes, në ‘Studime filologjike’, 1973, nr. 3, f. 111.353 Eqrem Çabej, Emri Pukë, në ‘Puka dhe shkolla’, Pukë, 1977, f. 7.354 Emil Lafe, Toponime latine-romane në truallin e shqipes, në ‘Studime filologjike’, 1973, nr. 3, f. 112.355 Justin Rrota, Gjuha e shkrueme ase vërejtje gramatikore, Botimet Françeskane, Shkodër 2006, f. 43.356 Seit Mansaku, Autoktonia e shqiptarëve në dritën e të dhënave të toponimisë së lashtë, në ‘Studime filologjike’, 1982, nr. 3, f. 104.357 Justin Rrota, Gjuha e shkrueme ase vërejtje gramatikore, Botimet Françeskane, Shkodër 2006, f. 59.358 Gjovalin Shkurtaj, Onomastikë dhe etnolinguistikë, Shblu, Tiranë, 2001, f. 19-20.

Page 145: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

136

qenë emrat e fëmijëve që vinin nga emrat e personazheve të preferuara të filmave apo sportistëve të njohur, sidomos të futbollistëve. Shtimi i emrave me origjinë të huaj, lidhej edhe me arsye krejtësisht subjektive jashtëgjuhësore, si paragjykimet fetare apo edhe forca e zakonit359. Në zonat katolike të qytetit të Shkodrës, duke qenë se gjuhë e prestigjit mbetej gjithmonë italishtja, ndeshemi edhe me antroponime me prejardhje prej saj. Kështu emrat Gjin, Gjon, me siguri shqiptar, ishin pasojë e një tendence njësimi gjuhësor360. Ajo që ne vërejmë si tipike të antroponimisë, në të gjithë materialin e shfletuar - që konsiston në botime të bëra në qytetin e Shkodrës nga autorë italianë e shqiptarë – është pëkthimi i emrave të njerëzve, apo më saktë gjetja e paraleles në gjuhën tjetër. Kështu vërejmë se të gjithë emrat e etërve jezuitë apo fretënve françeskanë, autorë tekstesh gramatikore apo tjetër, janë të përkthyer në shqip. Këto emra përdoren edhe në shkrime vijuese, rreth këtyre figurave e personaliteteve. Antonio bëhet Ndoc, Fulvio bëhet Fulv, Giovanni bëhet Gjon, Luigi bëhet Luigj, Giacomo bëhet Jak, Adone bëhet Adon, Giuseppe bëhet Zef.

Ka raste kur në gjuhën e folur vërejmë edhe një situatë të tillë të dyzimit të emrave, si p. sh. kemi përkrah emrit Zef, me prejardhje nga Giuseppe, shqiptimin Bep; apo Pascuale – Pashk, Pashko, Paç, Paçalin; Antonio – Ndoc, Ndue, Ndoj, Noç; Nicola – Kolë, Kolec, Lec; Angela - Angjelinë – Gjelinë. Përmendim këtë si fenomen që ndodh edhe në arbëreshët e Italisë. Pra, kuptojmë një situatë ndikimi të fortë të italishtes. Edhe atje ka shëmbuj të tillë si Giuseppe – Zef, Xef; Giuseppina – Zefinë, Xefinë; Francesco – Fran, Frangjisk.

Gjatë viteve të regjimit komunist u bë fushatë e paparë për të shtuar emrat me origjinë shqiptare. Kështu në funksion të kësaj edhe në zyrat e gjendjeve civile u dërguan lista emrash, të cilët ishin në dispozicion të prindërve të rinj, për fëmijët e tyre. Kjo listë u përpunua nga Palok Daka dhe arriti në 5000 emra, që u botuan si shtojcë në revistën ‘Vatra e kulturës’ më 1972. Në vijim do të botohej nga një grup pune i përbërë nga Androkli Kostallari, Mahir Domi, Palok Daka, Seit Mansaku, ‘Fjalor me emra njerëzish’, Shtëpia botuese ‘8 Nëntori’, Tiranë, 1982, ku u përfshinë edhe shumë emra ilirë dhe ndihmoi në shtimin e këtyre emravë në brezin e ri. Gjatë kësaj periudhe u eliminuan pothuajse krejtësisht emrat me origjinë fetare, të cilët u zëvendësuan me emra të rinj. Përmendim këtu emra të tillë si Partizan, Proletar, Çlirim, Ermal, Blerta, Lindita, Valjeta, Valmira, Mirjeta, Majlinda etj361. Sa i përket qytetit të Shkodrës, qytet ku ka bashkëjetesë të tre besimeve fetare: myslimane, katolike dhe ortodokse, vërehej një përzierje emrash që ishin rezultat i besimit fetar të familjeve. Në periudhën e diktaturës, përdorimi këtyre emrave, sigurisht në bazë të orientim-detyrimeve u ul ndjeshëm. Mijëra prindër filluan t’i vinin fëmijëve emra të tillë si: Artan, Altin, Enkelejda, Brikena, Shkëlqim, Besnik, Teuta362.359 Palok Daka, Emrat e njerëzve në gjuhën tonë, në ‘Gjuha jonë’, 1981, nr. 1, f. 108.360 Rexhep Ismajli, Disa çështje të onomstikës shqiptare në mesjetë, në ‘Studime Filologjike’, 1978, nr. 4, f. 159. 361 Palok Daka, Vëzhgime mbi emra vetjakë të ardhur nga leksiku i përgjithshëm i shqipes, në ‘Studime Filologjike’, Tiranë, 1970, nr. 3, f. 147-161.362 Palok Daka, Emrat e njerëzve në gjuhën tonë, në ‘Gjuha jonë’, 1981, nr. 1, f. 110.

Page 146: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

137

Emrat e njerëzve janë pjesë shumë e rëndësishme e historisë dhe traditave kulturore të secilit vend. Ato janë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore të çdo populli. Në antroponiminë shqiptare kanë lënë gjurmë të dukshme pushtimet e gjata që ka pësuar vendi ynë. Duke filluar me ndikimin roman e atë osman. Emrat e huaj janë asimiluar deri diku dhe gjuha shqipe ka qenë disi e aftë t’i shndërrojë fonetikisht e morfologjikisht, duke ia përshtatur disi strukturës së saj. Një ndër problematikat e përdorimit të emrave të përveçëm të huaj është se ata bartin me vehte tipare strukturore, morfo-sintaksore të gjuhës nga e cila vijnë. Problematike paraqitet situata, në rastin kur gjuhët nga vijnë këto emra nuk kanë lakim363. Këshu ata mbeten të pandryshuar në gjuhën tonë, duke u dalluar për nga struktura - të cilën e kanë të ndryshme që në origjinë – meqë edhe nuk përshtaten me tiparet morfo-sintaksore të saj, pra duhet të themi ‘Fola me Brajton.’ apo ‘Fola me Brajtonin.’; ‘Takova Ajven.’ apo ‘Takova Ajvenin.’ Ky është një fenomen që ne shpesh e ndeshim në mediat shqiptare të shkruara dhe televizive.

Sipas mendimtit tonë çështja duhet parë edhe në një këndvështrim më të gjerë, që do të thotë në atë të ruajtjes së përkatësisë kombëtare dhe ndjenjës qytetare, e cila po humbet ngadalë-ngadalë. Kohët e fundit ndeshim një shtim të ndjeshëm e pa fre të emrave të huaj në fëmijët shqiptarë. Shkaqet edhe në rastet e sotme mund të jenë të ndryshme. Sërish mund të përmendim arsye kulturore e shoqërore (pëlqim dhe ndjesi përkatësie psikologjike ndaj një kulture të caktuar), televizive, kinematografike, sportive (pasion ndaj një realizimi kinematografik, pëlqim i një sporti dhe adhurim i një sportisti), por edhe një modë e momentit për përdorim emrash ekzotikë.

Dëshirojmë të nënvizojmë edhe faktorin e drejtshkrimit të ermave të përveçëm me prejardhje të huaj. Kështu, sidomos me emrat në të cilët paraqiten shkronja që nuk bëjnë pjesë në intentarin e grafemave të gjuhë shqipe. Dilema mbetet a duhen të shkruhen sipas shqiptimit, siç është edhe rregulli i përcaktuar i gjuhës shqipe, apo duhet të ruhet shkrimi i origjinalit, sipas dëshirave të prindërve. Sikur të ndiqeshin dëshirat e secilit duke mos ndjekur rregullat, imagjinoni se çdo të bëhej! Pra Rowen apo Rouen, Genny apo Xheni, Jessica apo Xhesika (Gjesika), Nancy apo Nensi, Jennifer apo Xhenifer, Wendi(Wendy) apo Uendi, Xhonatan apo Johnatan, Rayan apo Rajan, Michelle apo Mishel,

Në një vështrim të hedhur në regjistrat e Zyrave të Gjendjes Civile në qytetin e Shkodrës, në 5 vjetët e fundit kemi vjelë informacione me shumë rëndësi. Na specifikohet nga punonjësit dhe drejtoresha e kësaj zyre, se fëmijët e regjistruar mund të ndodhë që janë edhe fëmijë emigrantësh në Itali, të cilët mund edhe të kenë lindur atje, por që gjithsesi rezultojnë të jenë shtetas shqiptarë, të cilët kanë emra italianë, kjo në bazë të një zgjedhjeje individuale gjithmonë nisur nga dëshira për të mos u ndjerë të huaj në vendin e huaj ku jetojnë. Në vijim ne do të paraqesim një listë emrash italianë, të cilët në momentin që i vihen shtetasve shqiptarë, sigurisht dëshmojnë për masë ndikimi, por edhe dëshirë identifikimi. 363 Gjovalin Shkurtaj, Onomastikë dhe etnolinguistikë, Shblu, Tiranë, 2001, f. 26-27.

Page 147: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

138

Ana, Anna, Antonio(11), Antonia, Angjelo(5), Angjela(3), Anxhelo(5), Anxhela(4), Anamaria(2), Alesio(9), Alessio(6), Alesia(13), Alessia(8), Alesja, Anjeza(4), Alissa, Alisa, Aleksandra(3), Amelia, Aleksandër(5), Alessandro(3), Alessandra(2), Alba, Antonela(2), Alxhenjo, Amadeo, Amanda(2), Aurora(10), Adelaida, Alberto, Aurelio(2), Anabela, Annabel, Alea, Alice(3), Atena, Angelo, Angela, Andrea(8), Andreja, Assia, Asia, Antonela, Andonela, Amelia, Amadeo, Angele, Aleksia, Alea, Anuar, Alisja,

Bianka, Bruno,

Chiara(3), Clessia, Clarissa,

Darjo, Dario, Debura, Debora(3), Donaldo, Diletta, Daniele,

Emma(4), Ema(6), Eleonora(2), Emiljan, Emiljano(3), Elisa(7), Eliza(3), Emanuel(3), Emanuela(2), Elio, Elizabeta, Ennio, Enjo, Enio, Elena, Enxhele,

Flavio(3), Flavjo, Flavia(2), Federico(2), Federika, Franko(2), Françesko,

Gabriele(5), Gabriela, Gabriel(10), Grasela, Gloria(2), Gloriana, Giovanni(2), Giulia(3), Giorgio, Gianpietro, Georgia, Gjorgjina, Gjulia(3), Gjorgjia, Gjorgjo, Gjovan, Gjenaro, Gjuliano,

Ilaria(2), Izabela, Irene, Ilena(2), Ilenia, Jonissa,

Kristjana(2), Kristiana, Klaudjo(2), Klaudio, Klaudja(3), Klaudia, Kamila, Kristina, Klarisa(4), Kristian(3), Kristjan(3), Kjara, Klara(4), Kamila,

Luçjana, Leo(2), Laura(9), Livia(4), Livio(2), Lorenc(2), Lorenza, Leticia, Leonardo, Lonardo, Lorela, Leonela, Lea, Luna,

Marco(2), Mateo(12), Matteo(7), Maria(2), Mario(2), Marina, Monika, Melisa(18), Melissa(7), Marko(2), Mattias(2), Marchela, Marilena, Mauro, Mikel, Martina,

Neron, Nikola(2), Nicol, Nikolin, Nikolangjelo, Nikoleta(2), Nikoljano,

Olivja, Orlando, Olivia,

Pietro, Paulo, Pamela(6), Paola, Paolo, Piereto,

Roberto(3), Roberta, Rikardo(2), Riccardo, Rosela, Renato(3), Rosangjela, Rebecca(2), Rebeka, Rrafael, Roseta,

Sara (18), Stela(4), Stella(4), Samuele, Simona, Saverio, Serena(5), Sergjo, Serxho, Sentiliano, Stefania, Silvio, Saviano, Stefano,

Viktoria(3), Valentina (3), Valerja, Vanesa, Valeria(4), Vito,

Xhorxha, Xhovan(2), Xhorxho, Xhulja(2), Xhulia(3), Xhuljano, Xhordano, Xhordinjo, Xhojela, Xhorxhina.

Page 148: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

139

Siç mund të shihet ka një mori emrash nga italishtja, të modifikuar sipas fonetikës dhe drejtshkrimit të gjuhës shqipe ose jo. Vërejmë në disa raste që emrat janë lënë identik si në gjuhën origjinale, duke respektuar edhe bashkëtingëlloret dyshe dhe raste të tjera kur nuk vërehen keto fenomene fonologjike. Gjithsesi vërehet që mes dy formash të të njëjtit emër (ajo e përshtatuta dhe ajo e papërshtatura), më së shumti është zgjedhur forma që respekton deri në njëfarë masë fonologjinë dhe rregullat e ortografisë së gjuhës shqipe. Gjithsesi mendojmë se në raste të caktuar dalin emra që janë jashtë natyrës së gjuhës shqipe. Veç kësaj jemi të mendimit se është i nevojshëm një farë unifikimi i listave të emrave. Nuk mund të pretendohet të anashkalohen apo të ndalohen emrat e huaj, por të paktën të jenë të unifikuar dhe të mos përballemi diku me Kristjan, diku tjetër Kristian; Giulia – Xhiulia – Xhulja - Gjulia – Gjulja.

Në vijim të emrave të përveçëm të njerëzve në ngjitur në Shkodër, do të donim të hapnim një kllapë të vogël për të përmendur të gjithë ata emra të cilët mbarojnë me –in, të tipit Angjelin/a, Agostin, Gjovalin, Nikolin, Paulin/a, Pjerin, Tonin, Karolina, Paskualina, Françeskina apo me –eta, Nikoleta, Pjereta, Antoneta. Jemi të mendimit se ata janë me prejardhje nga italishtja, duke nënkuptuar edhe kalimin e prapashtesës së zvogëlimit dhe të përkëdhelisë –in dhe –ett.

4.2. Panoramë e përgjithshme e mësimit të gjuhës italiane në Shkodër

Të mësosh të njohësh e të shohësh Shkodrën, qytetin që më së shumti gjatë historisë së vet, ka parë drejt Italisë, duke dalluar në të hyrjen e kalimin për në Evropë, është një nismë që duhet ndërmarrë në kohë e hapërsirë njëkohësisht. Vijnë në ndihmë, duke na dhënë sinjale të fshehta, oborret që mund të shihen nga dyert gjysmë të mbylluara, gjithmonë të sistemuar e të lulëzuar, që paraprijnë shtëpi karakteristike, shpërthimet plot dritë dhe krejtësisht spontane të dëshirës dhe shijes për të bukurën, muzikën dhe kërcimin, që dëshmonin për traditë autoktone apo shenja melankolike drejt Perëndimit, i cili merr formë me Italinë, kjo edhe falë njohjes së gjuhës, përmes kapjes së sinjaleve të kanaleve televizive Rai, duke sfiduar edhe rrezikun për dënime të rrepta. Në Shkodër, pothuajse të gjithë, flasin pak italisht. Ndoshta duket pak i tepruar si pohim. Para pak kohësh një profesor italian, i cili kishte dhënë mësim në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja të qytetit të Shkodrës, në një takim që kishim, u shpreh rreth të mësuarit e gjuhës shqipe, se ishte e pamundur në qyettin e Shkodrës. Në këtë qytet, kudo të gjendesh edhe në dyqanet e vogla të lagjeve, shitësit dinë të flasin ‘dy fjalë’ sa për të komunikuar. Një ditë ai ishte gjendur në një situatë të tillë. Kishte shkuar në një dyqan të vogël për të blerë gota, pasi e kishte mësuar se si i thuhej në shqip. Shitesi e kishte dëgjuar tek diskutonte në italisht me të shoqen dhe direkt i ishte përgjigjur në këtë gjuhë duke i thënë: ‘Bicchieri, si, si!’.

Ky është një shëmbull, me nota humori, për të treguar se pak a shumë kudo flitet pak italisht, sigurisht duke pranuar edhe interferencat fonologjike nga gjuha mëmë dhe e

Page 149: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

140

folura dialektore364. Tashmë në Shqipëri, gjuha italiane ka marrë statusin e gjuhës së dytë për shqiptarët duke u renditur pas gjuhës amëtare, për sa i takon shtrirjes ndër njerëzit e thjeshtë365. Të gjithë bashkëmoshatarët e mi mund të sjellin kujtime rreth hapave të para të mësimit të italishtes. Kjo ka ndodhur në formë krejt spontane, pa kurse e detyra. Ne të gjithë kemi qenë ndjekës fanatikë të televizionit italian, përmes të cilit ne krijuam shumë familjaritet me gjuhën italiane366. Ndoshta kjo nuk ishte zgjedhje e jona, porse ishte e vetmja mundësi për të parë përtej. Gjithsesi, ne mësuam këngët e festivaleve të Sanremos, këngët e filmave me kartona, filmave artistikë e telefilmave, emisioneve për fëmijë e të rritur pa e ditur kuptimin e tyre; mësuam t’i shkruanim vetëm nëpërmjet kujtesës vizive, pa mësuar e praktikuar fillimisht rregullat e të shkruarit të gjuhën; mësuam theksin e mënyra të shpehuri, të cilat dalëngadalë kaluan në të folurën tonë të përditshme. Ka patur familje në Shkodër, në të cilat prindërit komunikonin në gjuhën italiane, për të mos u kuptuar nga fëmijët. Imagjinoni pak shtysën dhe motivimin e fëmijëve për të mësuar italishten, sigurisht për të kuptuar se çfarë flasin prindërit. Është pjesë e natyrës njerëzore të arrihet diçka e ndaluar. Besoj se tituj filmash vizatimorë si: ‘Dolce Remì’, ‘Sandybell’, ‘Anna dai capelli rossi’, ‘I Puffi’, ‘Scerlock Holmes’, ‘Mazinga Z’ ngjallin shumë kujtime ndër ne; ‘L’isola del gabbiano’, ‘Happy days’, ‘Saranno famosi’ rizgjojnë ëndërrat e adoleshencës dhe kujtojnë mësimet e para të italishtes. Nëse në Shkodër, unë i drejtoj bashkëmoshatarëve të mij apo prindërve të tyre pyetjen ‘A e mbani mend ‘grupin’?’, të gjithë do të buzëqeshin, duke kujtuar ato pajisje të bëra në mënyrë artizanale dhe me shumë mjeshtëri nga ne/ata vetë, nëpërmjet të cilave arrinim të kapnim sinjalet e ndaluara televizive për të parë kanalin e dyte shtetëror italian Rai 2, meqënëse ishim në kufi me ish-Jugosllavinë dhe mundësia për të kapur nndonjë valë ishte më e madhe.

Sigurisht ka patur edhe kurse gjuhe të cilat sigurisht janë zhvilluar fshehtas. Ishte shumë me rrezik nëse merrej vesh se po mësoje gjuhët të huaja. Një mik i familjes, tek flisnim për kurset e para të italishtes (në Shkodër mund të dëgjohen histori të tilla të shumëllojshme), më tregonte për kursin e tij të parë të italishtes, zhvilluar së bashku me tre mjekë të poliklinikës së qytetit, në ambjentet e kësaj të fundit. Në orarin e caktuar mësuesi (ish prift, i burgosur dhe inernuar për një kohë të gjatë, të cilit ai nuk ia mbante mend emrin), vinte me pretekstin e vizitës në poliklinikë, ku mbyllej me çelës dera e zyrës dhe zhvillohej ora e mësimit. Ora kushtonte 3 lekë për person. Ai kujton një tekst të grisur dygjuhësh shqip-italisht, me të cilin kishte mësuar. Sigurisht, në pamundësi të gjetjes së teksteve e aq më pak të fotokopjeve, e vetmja mënyrë për t’i pasur ato ishte të kopjuarit me dorë. Mënyrë tjetër për të 364 Lindita Kazazi, Fonetika që në hapat e para të mësimit të gjuhës së huaj, në ‘Sfida dhe perspektiva të mësimdhënies së gjuhës së huaj’ (akte të konferencës 31 tetor-01 nëntor 2008), Camaj-Pipa, Shkodër, 2009, f. 295-296.365 Artur Sula, Nismat në mbështetje të përhapjes dhe forcimit të gjuhës dhe civilizimit italian, janë mbështetje për integrimin kulturor të vendit, në ‘Sfida dhe perspektiva të mësimdhënies së gjuhës së huaj’ (akte të konferencës 31 tetor-01 nëntor 2008), Camaj-Pipa, Shkodër, 2009, f. 82. 366 Eliana Laçej, L’acquisizione dell’italiano da parte di apprendenti albanesi in contesti non guidati. L’errore linguistico, në http://cis01.central.ucv.ro/litere/activ_st/anale_2010/~WRL1355.tmp.

Page 150: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

141

mësuar gjuhën italiane ishte takimi në ambjente të hapura, publike me persona që e flitnin këtë gjuhë. Kështu ndodhte që në lulishta të qytetit, ku takoheshin me njerëz që ose kishin studiuar jashtë ose ish të burgosur, duke zhvilluar kështu ‘orë bashkëbisedimi’.

Duhet thënë se sot gjuha italiane ka humbur terren në këtë pikëpamje është duke u shndërruar në një gjuhë të huaj, të ngjashme me gjuhë të tjera, pa pasur privilegjet e dikurshme. Rezulton se prej vitit 2005 përhapja e gjuhës italiane përmes televizionit është në rënie367. Në fakt nga viti në vit italishtja duhet të konkurrojë me gjuhë të tjera si anglishtja, spanjishtja apo portugalishtja, të cilat janë edhe gjuhë të telenovelave të shumta që kanë pushtuar kanalet e shumta televizive shqiptare dhe që ndiqen më së shumti nga shtëpijaket, por nga ndikimi i të cilavë nuk shpëton as brezi i ri. Nëse më përpara, nxënësit vinin në shkollë (në nivele të ndryshme shkollore) me një nivel të kënaqshëm njohurish në gjuhën italiane (tregues ishte edhe fakti se kishte konkurse hyrëse), sot situata ka ndryshuar krejtësisht. Nxënësit/studentët jo vetëm që nuk kanë aftësi në të folurën dhe të shkruarit ne gjuhës italiane, por vërejmë edhe përzierje të pavullneshtshme të kodeve gjuhësore, sidomos kjo me gjuhë të tjera me prejardhje latine, në këtë rast më së shumti me spanjishten. Studentët tanë thonë bailando në vënd të ballando, tengo në vënd të ho, estudio në vënd të studio, claro në vend të chiaro etj.

Nga ana tjetër, sot gjuha italiane, mësohet më shumë nëpër shkolla. Konkretisht në Shkodër, italishtja mësohet:

4.2.1. Shkolla të nivelit nëntëvjeçar- në shkolla tetëvjeçare, publike e në disa private private, në të cilat fillon e mësohet si gjuhë e huaj e dytë në klasat e 5-ta apo të 6-ta. Bëjnë përjashtim këtu shkollat e përfshira në projektin Iliria, në të cilat mësimi i gjuhës italiane fillon që në klasën e 3-të apo të 4-t. Ndërsa në shkolla private fetare katolike siç është rasti i shkollës ‘Cor Jesù’, mësimi i italishtes nis që në klasën e parë. Mësimi vazhdon deri në klasën e 9-të në të gjitha rastet e përmendura. Të tjera shkolla private të hapura, organizuara e drejtuara nga kleri katolik, ku sigurisht mësohet gjuhë italiane, këtu si gjuhë e parë e huaj janë “Sacro Cuore”, “Maria Ndihmëtare”, “At Pjetër Meshkalla”.

Mendojmë se është me vlerë të ndalemi pak në atë që quhet ‘Projekti apo Programi Iliria’368 (Progetto Illiria), me të cilin nënkuptijmë një marrëveshje politike të nënshkruar në bazë të një marrëveshje dypalëshe mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë Italiane, në bazë të të cilës gjuha italiane do të mësohet si gjuhë e parë e huaj në shkollat tetëvjeçare e të mesme dhe që ka si synim afrimin me gjuhën e kulturën italiane dhe përbën në vetvehte një rrugëtim formues të një rëndësie të

367 Esmeralda Ademi, Territori linguistici, Panomarma dello studio della lingua italiana nelle scuole di Scutari e prospettive future, në Konferencën ndërkombëtare “100 anni d’Indipendenza dell’Albania, 2011: 150 anni di Unità dell’Italia. Verso il Futuro sulla base di grandi Tradizioni”, 23-24 tetor 2012, Shkodër. 368 Sabina Sabatini, L’Italiano in Albania 2005, studi per la Dante Alighieri.

Page 151: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

142

veçantë për rritjen kulturore gjithmonë duke pasur parasysh lidhjet që ekzistojnë mes vendeve tona dhe perspektiva të ardhshme shkëmbimesh kulturore apo tregëtare.Ky program kaq i rëndësishëm ka nisur në vitin 2002, në klasat e treta në shkollave tetëvjeçare dhe klasat e para të nivelit të mesëm, me synim rritjen e numrit të nxënësve të cilët në nivelet pasardhëse do të vazhdonin të zgjidhnin gjuhën italiane si gjuhë të parë të huaj, në të gjitha ata shkolla në të cilat lejohej studimi i më shumë se një gjuhë të huaj. Në Shkodër, programi është shtrirë në shkollën tetëvjeçare “Ndre Mjeda” e deri në vitin shkollor 2010-2011 edhe në shkollën e mesme “Oso Kuka”. Gjatë këtij viti po punohet të futet e dhe shkolla e mesme “Shejnaze Juka” në këtë program. Në bazë të programit janë parashikuar 3 orë mësimore të gjuhës italiane në javë. Shkollat janë mbështutur si me materiale didaktike ashtu edhe me formim të stafit të mësuesve nga qeveria italiane.

4.2.2. Shkolla të nivelit të mesëm - të përgjithshme apo profesionale- nëpër shkolla të mesme të përgjithshme e profesionale; në liceun dygjuhësh (liceo bilingue). Këtu dallojmë disa raste sa i përket shkollave të mesme të përgjithshme:

1. Nxënësit të cilën e kanë filluar studimin e italishtes si gjuhë e parë të huaj që nga klasa e tretë, vazhdojnë ta studiojnë si të tillë, pra si gjuhë e parë e huaj, me 3 orë javore në klasën e X dhe të XI dhe me 4 orë në klasën e XII. Niveli i zotërimit të gjuhës në përfundim të këtij cikli studimesh duhet të jetë B2 +.

2. Nxënësit që kanë nisur studimin e gjuhës italisne si gjuhë e huaj e dytë në klasën e 6-të, kanë mundësinë ta studjojnë në klasën e X-të, me kusht që në fillim të vitit ata ta përzgjedhin si lëndë ndër lëndë të tjera nga categoria e lëndëve me zgjedhje të detyrueshme. Orët javore në këtë rast janë 2. Niveli gjuhësor që duhet të arrihet në përfundim të ciklit studimor duhet të jetë B2.

3. Nxënësit të cilët nuk e kanë studiuar italishten në niveli tetëvjeçar mund të fillojnë ta studjojnë që në klasë të X-të. Edhe në këtë rast italishtja do të konsiderohet si gjuhë e dytë e huaj dhe orët javore në dispozicion janë po ashtu 2. Niveli gjuhësor që duhte të arrihet në përfundim të klasës së XII duhet të jetë më i ulët, pra B1.

Hedhim një vështrim në organizimin dhe funksionimin e liceut dygjuhësh. Mund të quajmë liceun si një territor i vogël italian në shkollat shqiptare. Fillimi i seksioneve dygjuhëshe ka qenë më 26 prill të vitit 2002, përmes memorandumit të marrëveshjes mes dy qeverive shqiptare dhe italiane. Në këndvështrimin e dygjuhësisë dhe dy kulturave, synimi i seksioneve dygjuhëshe është mësimdhënia e gjuhës dhe kulturës italiane në mënyrë paralele me gjuhë shqipe dhe përdorimi i gjuhës italiane për përvetësimin e lëndëve të tjera të sferës shkencore dhe shoqërore. Në vitin 2011 u firmos një Memorandum i ri Mërrëveshjeje, që parashikonte mësimin e gjuhës italiane që nga klasat e VI-XI të ciklit nëntëvjeçar për të vazhduar më tej në shkollat e mesme të përgjithshme a gjimnaze, (klasat X-XII)369. Në liceun dygjuhësh është parashikuar mësimi i gjuhë dhe letërsisë italiane dhe matematikës në 5 orë 369 L’insegnamento dell’italiano nel sistema scolatico pubblico albanese publikuar nga Zyra e Bashkëpunimit Shkollor në sitin e Ambasadës Italiane në Tiranë. http://www.ambtirana.esteri.it/Ambasciata_Tirana/Menu/I_rapporti_bilaterali/Cooperazione+culturale/

Page 152: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

143

javore, përveçse lëndë të tjera të cilat zhvillohen në gjuhën italiane, siç janë Fizika, Biologjia, Historia dhe Historia e Artit) për më shumë se 50% të orëve javore që zhvillohen, të cilat ndahen sipas skemës në vazhdim:

Klasa X XI XII

Lëndë në gjuhën italiane Orë javore Kredite Orë

javore Kredite Orë javore Kredite Koefiçenti

Gjuhë e letërsi italiane 5 5 5 5 5 5 1.3

Histori 2 2 2 2 2 2 1.2

Matematikë 5 5 5 5 5 5 1.3

Fizikë 3 3 3 3 3 3 1.2

Biologji 2 2 2 2 2 2 1.2

Histori Arti 1 1 1 1 1 1 1.1

Nr. i orëve në total në italisht 18 18 18

Lëndë në gjuhën shqipe

Gjuhë e lëtersi shqipe 3 3 3 3 4 4 1.0

Histori e Shqipërisë 0 0 0 0 2 2 1.0

Gjuhë angleze 3 3 3 3 4 4 1.0

Ekonomi 0 0 0 0 2 2 1.0

TIC 2 2 1 1 0 0 1.0

Kimi 2 2 2 2 0 0 1.0

Filozofi 0 0 0 0 1 1 1.0

Sociologji 1 1 1.0

Gjeografi 0 0 1 1 2 2 1.0

Edukim fizik 2 2 1 1 0 0 1.0

Nr. i orëve në total në gjuhën shqipe 12 12 15

Lëndë me zgjedhje* 2 2 1 1

Totali 32 32 31 33

Tabela 1. Plan mësimor dhe orë mësimore në seksionin dygjuhësh, me kreditet dhe keofiçentët përkatës

Siç mund të vërehet formimi që i jepet nxënësit në Seksionet dygjuhëshe Italo – Shqiptare është tipit socio-shkencor, në mënyrë të tillë që njohuritë e marra të mund të shfrytëzohen në një të ardhme qoftë në sistemin shqiptar ashtu edhe në atë italian, qoftë për arsye studimesh në të ardhmen në Itali, qoftë për arsye punësimi, pra futje në tregun e punës. Procesi didaktik zhvillohet me bashkëpraninë në sallë të mësuesve shqiptarë dhe atyre italianë, në një klimë bashkëpunimi dhe pozitiviteti, shkëmbimi metodologjish mësimdhënieje dhe përvojash pune. Shkalla e njohurive të gjuhës italine në fund të ciklit të studimeve, pra në përfundim të klasës XII, është i barazvlefshëm me C1. Diploma që jepet në fund të shkollës së mesme është e njohur edhe në Itali, e për pasojë edhe në vendet e tjera të BE. Nxënësit të clët marrin diplomat pranë këtyre seksioneve, mund të regjistrohen në Universitetet italiane po ashtu siç edhe në uiversitetet shqiptare, pa pasur nevojë të kalojnë testimin e njohjes së gjuhës italiane si dhe nuk bëjnë pjesë në kuotat e

Page 153: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

144

miratuara për studentët e huaj. Studentët më të mirë të regjistruar pranë universiteteve italiane, marrin bursa studimi nga Ministria e Punave të Jashtme Italiane.Qendra e seksionit dygjuhësh në Shkodër është shkolla tetëvjeçare ‘Ndre Mjeda’, ‘Ismail Qemali’ dhe shkolla e mesme e gjuhëve të huaja ‘Shejnaze Juka’ dhe shkolla e mesme e përgjithshme ’28 Nënëtori’. Gjatë vitit shkollor 2011-2012 në seksionet dygjuhëshe të Shkodrës, rezultonin të regjistruar 89 nxënës ndër 259 në nivel kombëtar, në shkolla tetëvjeçare 208 ndër 555 në nivel kombëtar, pra shohim në total, 297 të regjistruar në Shkodër pranë seksioneve dygjuhëshe ndër 814 të regjistruar në nivel kombëtar. Ndërsa në vititn 2012 – 2013, në seksionin dygjuhësh në Shkodërjanë regjistruar 325 nxënës, nga të cilët 88 në shkolla të mesme (ndër 216 në mbarë Shqipërinë) dhe 237 në shkollat tetëvjeçare (ndër 607 në mbarë Shqipërinë)370.

4.2.3. Arsimi universitar – qëndër e përhapjes së gjuhës dhe kulturës italianenë nivel Universitar, gjuha italiane ëshët e pranishme në universitetin e Shkodrës ‘Luigj Gurakuqi’, që prej viteve ’90, nëpërmjet kurseve të italishtes si gjuhë e huaj e mësuar në fakultete të ndryshme dhe që prej vitit 1998 si cikël i plotë studimi në gjuhë e kulturë italiane përfshirë si nomenklaturë e seksionit të Italianistikës, fillimisht në departamentin e Gjuhëve të huaja e më pas në Departamentin e Romanistikës, në Fakultetin e Gjuhëve të huaja.

Deri në vitin 2005, cikli i studimeve ishte 4 vjeçar, ndërsa nga ai vit e në vazhdim u përshtat edhe në Shqipëri ‘Karta e Bolognës’, e cila synonte lëvizshmërinë e studenteve në vende të ndryshme të cilët të kishin pranuar Kartën e Bolonjës. Kështu unifikimi i kurrikulave dhe planeve të studimit kishte synim thjeshtësimin e lëvizjeve dhe mundësimin e përshtatjes më me lehtësi në një sistem tjetër univesitar. Pra, edhe në universitetin e Shkodrës, sitemi universitar u nda në 3 vite studim të cilët përmbyllen me një diplomë të nivelit të parë – Bachelor, në vijim të të cilave ka një master prej 90 kreditesh me emërtim Master në Mësuesi, dhe titull Mësues i gjuhës italiane, në pritje të aprovimit të masterave të tjerë në fushë të përkthimit, Turizëm dhe Trashëgimisë Kulturore, mastera të cilët mund të hapin rrugë hapësirave të reja për punësim. Sa për të dhënë ndonjë të dhënë në lidhje me regjistrimet, në vitin akademik 2011-2012, në vitin e parë të studimeve numëroheshin 112 të regjistruar (vitin paraardhës ishin 111 të regjistruar). Në vitn 2012-2013 numri i regjistrimeve ishte 49. Këtë vit është vënë re edhe rënie e kuotave të miratuara nga Ministria. Studentët të cilët e kanë patur gjuhën italiane si gjuhë të huaj në planin e tyre të studimit, gjatë vitit 2011-2012, kanë qenë 318. Që prej këtij viti gjuha italiane do të jetë gjuhë e huaj me zgjedhje pasi me vendim të Minsitrisë, studentët janë të detyruar

370 Esmeralda Ademi, Territori linguistici, Panomarma dello studio della lingua italiana nelle scuole di Scutari e prospettive future, në në Konferencën ndërkombëtare “100 anni d’Indipendenza dell’Albania, 2011: 150 anni di Unità dell’Italia. Verso il Futuro sulla base di grandi Tradizioni”, 23-24 tetor 2012, Shkodër.

Page 154: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

145

të ndjekim si gjuhë të huaj të detyrueshme gjuhën angleze, dhe që deri në fund të trevjeçarit duhet të arrijnë nivel B1. Universiteti i Shkodrës, ka patur një bashkëpunim të dendur dhe të gjatë me Unversitetin e Firences, për rreth 10 vjet. Në këtë kontekste dëshirojmë të përmendim shkëmbimet e shumta dhe specializimet e pedagogëve, punët kërkimore rreth aplikimit të teknologjive informatike apo të përdorimit të teknologjisë në proceset didaktike. Aktualisht dy universitetet bashkëpunojnë në projekte dhe nisma kulturore të finalizuara në konferenza, ndër të cilat mund të përmendim – Traduzioni e tradizioni, Identità linguistiche e culturali apo konferenca të organizuara në kuadër të Javës së Gjuhës e Kulturës Italiane. Seksioni i Italianistikës së Universitetit të Shkodrës, është e mbeshtetur edhe nga Qeveria Italiane, nëpërmjet caktimit të një profesori me qëndrim të vazhdueshëm me funksionin e Lektorit, përveçse edhe me kontribute të tjera përmes bursash për studiues apo pedagogë vendas për përditësimin didaktik, për projekte didaktike të veçanta apo me furnizimin e librave dhe materialeve didaktike.

4.2.4. Hapësira të tjera për mësimin e gjuhës italiane në ShkodërPërveç niveleve mësimore të strukturuara të vendit tonë, në Shkodër ka edhe qendra gjuhësh të huaja, në të cilat italishtja është sigurisht ndër gjuhët e ofruara dhe të zgjedhura nga të interesuarit. Italishtja në fakt është mësuar gjithmonë në kurse private nëpër shtëpi të mësuesve që dinin italisht (kjo edhe gjatë periudhës së diktaturës). Sot përveç qendrave të tilla si, Arul Center, Globe Center, Qendra e Formimit Profesional, Islamic Relief WordWide, qendra e fomimit profesional ‘Daut Boriçi’, qendra kulturore ‘Burimi’, të cilave sigurisht edhe sot i shtohen kurset private individuale që zhvillohen nga individë në ambjente shtëpiake. Insituti italian i Kulturës është i pranishëm në Shkodër, me kurset e veta të gjuhës italiane, të strukturuara në tre nivele. Kurset, normale dhe intensive, janë të organizuar në varësi të nivelit të njohjes së gjuhës. Çdo vit të interesuarit mund të japin ehde provimet Celi (2, 3, 4, 5) në varësi të interesave dhe synimeve, provime të organizuara nga Universiteti për të Huaj i Peruxhas. Tjetër shoqatë e një rëndësie të konsiderueshme që ka qendër të vetën në Shkodër, është edhe Dante Alighieri. Që prej thuajse 2 vitesh, pranë Seksionit të Italianistikës së Universitetit të Shkodrës, mund të ndiqen kurset e gjuhës italiane të cilat përmbyllen (në varësi të interesave) me certifikatën e njohjes së gjuhës italiane PLIDA 371 (Progetto Lingua Italiana Dante Alighieri), e cila dëshmon për njohuritë e marra rreth gjuhë italiane. Veç këtyre, në Shkodër operojnë edhe shoqata të ndryshme të cilat operojnë me

371 Kjo diplomë, është një diplomë zyrtare që lëshohet nga Shoqëria Dante Alighieri në bazë të një marrëveshjeje bashkëpunimi mes Ministrisë së Punëve të jashtme (n. 1903 datë 4/11/1993) dhe Universitetit “La Sapienza” në Roma (marrëveshje e datës 29/6/2004). Diploma PLIDA njihet edhe nga Ministria e Punës dhe politikave Sociale (dekret 18/10/2002). Gjithashtu edhe Minisrtia e Universitetit dhe Kërkimit e njeh certifikatën e njohurive gjuhësore PLIDA si të vlefshme për të njohur nivelin gjuhësor të përshtatshëm në gjuhën italiane nga të huajt për të filluar studimet në një Universitet në Itali (marrëveshje 9/10/2006).

Page 155: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

146

gjuhë bazë italishten si Acli – Ipsia apo Elvia. Sigurisht pra njohja e italishtes si gjuhë e huaj mund të përbëjë edhe një mundësi më shumë punësimi.

Atëherë pse themi se italishtja ka humbur terren? Bëjmë këtë pohim, pasi nuk kemi më mësimin spontan të italishtes nga popullsia. Tashmë televizioni Italian ndiqet në shkallë shumë më të ulët se më përpara. Sigurisht, moria e kanaleve që ofrohen ndër të cilët duhet të zgjedhim është e pafund, krahasuar me te vetmin kanal Italian Rai të dikurshëm. Tashmë shumica e filmave e kartonave për fëmijë serviren të dubluara në gjuhën shqipe. Pra tashmë gjendemi shpeshherë para dilemës nëse duan të ndjekim një programacion të tillë në shqip apo në gjuhën origjinale, që në të shumtën e rasteve është gjuha angleze. Sigurisht orientimi ndaj anglishtes si gjuhë siguron disa avantazhe që nuk arrihen prej gjuhëve të tjera e në sajë të superioritetit ekonomik amerikan të gjithë nxiten të mësojnë këtë gjuhë. Në këtë aspekt, italishten e mësojnë vetëm ata që kanë interes direkt me këtë gjuhë, për arsye shkollimi apo punësimi apo për arsye kulturore, por edhe këtë radhë pa hequr dorë prej anglishtes, prandaj në këtëpikë do të kishte nevojë për më shumë ndërhyrje të orientuara në përhapjen e gjuhës italiane, jo vetëm përmes mësimit të gjuhës, por edhe përmes organizimesh argëtuese/formuese të ndryshme që të tërheqin të rinjtë e niveleve të ndryshme shkollore.

4.3. Ndikime në nivele të ndryshme gjuhësore të italishtes me të folmen e Shkodrës

Gjuha shpesh percaktohet si organizëm i gjallë, që ndryshon, lëviz. Ndryshimet dhe lëvizjet në gjuhë zakonisht janë të ngadalshme, por ato bëhen më të dukshme në kohën e kthesave shoqërore-politike. Në të gjitha gjuhët e botës, zhvillimi i përgjithshëm tekniko-shkencor dhe marrëdhëniet me botën, sjellin me vete edhe prurje të reja gjuhësore. Kjo dëshmohet, sipas Jean-Louis Duchet372, në futjen e më pas përhapjen e termave shkencorë dhe teknikë ndërkombëtarë, që në ditët tona është proces i shpejtë dhe i kushtëzuar nga komunikimi masiv. Gjuha shqipe ka veçorinë të asimilojë fjalën e huaj dhe t’ia përshtasë strukturës a sistemit të vet. Pikërisht për këtë pothuaj të gjitha huazimet e vjetra latine ose greke sot janë larguar aq shumë nga trajtat e tyre të gjuhëve nga janë marrë, sa është e vështirë të vendoset menjëherë lidhja me ato gjuhë pa gërmuar historinë e tyre. Në fakt nuk ka fjalë të huaj në shqipen, që të mos pësojë ndryshime fonetike e të mos marrë mbaresat e trajtat e gjinisë, rasës, mënyrës, kohës, vetës dhe numrit.373

4.3.1. Ndikime fonologjike e drejtshkrimoreËshtë theksuar edhe më sipër se në thuajse të gjithë tekstet e botuara nga autorë italianë, por edhe shqiptarë në gjuhën shqipe, tingulli /q/ pothuajse nuk shënohet 372 Zhan-Lui Dyshe, Politika gjuhësore dhe ndryshimet në gjuhë, ‘Gjuha letrare dhe epoka jonë’, Tiranë, 1988, fq. 209-212.373 Miço Samara, Norma leksikore, pastrimi e pasurimi, ‘Gjuha shqipe dhe letërsia në shkollë’, nr. 7, ShBLSh, Tiranë, 1981, fq. 42.

Page 156: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

147

në inventarin fonetik të gjuhës sonë, duke u zëvendësuar me tingullin /ç/. Po kështu ndodh edhe mbivendosja e tingujve /gj/ dhe /xh/.

Ata kanë tendencën të identifikojnë tingullin /q/ me /ç/. Lind pyetja a shqiptohen të dy tingujt njëlloj? Ndodh që nën ndikimin e grafisë, por edhe shqiptimit të gjuhës italiane me grupin tingullor /k/ të ndjekur nga një diftong, të identifikohet tingulli /q/. Kështu lexojmë ne tekste të shkruara, me kjenë (por me qam), kjumshtuur (qumshtuer), kioft (qoftë), kioscin (qoshin), kjart (qartë). Gjithashtu, vërejme së grupi grafik ch dhe cch, përdoret në shkrim kur kemi shqiptimin /q/374. Që do të thotë sugjerohet shqiptimi /kj/, sipas rregullave të lexim shkrimit të italishtes. Ka raste kur në inventarin e fonemave vendoset shenja e barazimit mes /kj/ - /q/, duke i shoqëruar edhe me shembuj: kjas, kjesh, kjumsht375.

Në rastet e tjera përdoret /c/: i ciartune (çartun), cerdhe (çerdhe), percik (perçik), me ciuem (me çuem), i cimendun (i çmendun), locke (loçke) ndërsa schime (sqimë), chielbune (qelbune), chiescuiune (qeshune), kanachiune (kënaqune), drecchinisct (dreqinisht)376.

Për pasojë të këtij ndikimi në shkrim, edhe sot tingulli /q/ i gjuhës sonë vazhdon të shqiptohet, në shumicën e rasteve me k+diftong, sipas modelit italian, pra kur tingulli /k/ apo /g/ ndiqet nga i-ja gjysmëzanore377. Pra, dëgjojmë me kja/me qa, kjoft/qoftë, mos kjoft/mos qoftë, skjaroj/sqaroj, kje/qe378.

Dallimin e shqiptimit të tingullit /q/ dhe përgjegjësit /kj/ në të folmet e gegërishtes është përmendur krejt shkurtimisht edhe nga studiues e gjuhëtarë të tjerë379. Forma /kj/ mund të jetë ndërmjetëse nga kalimi i grupit të vjetër /kl/ > /q/. Sigurisht pa dashur të hedhim poshtë këto pohime tashmë të mirë formuluara dhe të pranuara tashmë, shtojmë një hipotezë, e cila sigurisht ka nevojë për elaborime dhe hulumtuime të mëtejshme.

Të ndalemi pak të shohim edhe shkrimin e shkronjës /g/ dhe shqiptimin e saj sipas rregullave të ortografisë së gjuhës italiane. Po kështu tingulli /gj/ i gjuhës shqipe 374 Justin Rrota, Per historin e alfabetit shqyp dhe studime të tjera gjuhësore, Botime françeskane, Shkodër, 2005, f. 17, 21. 375 Justin Rrota, Per historin e alfabetit shqyp, Botime françeskane, Shkodër, 2005, f. 38.376 Gëzim Gurga, Hyrje e Dittionario italiano – albanese, Botime françeskane, Shkodër, 2009, f. 63.377 Bahri Beci, Dukuri sociolinguistike në qytetin e Shkodrës, në ‘Shkodra në Shekuj’, seminari i parë ndërkombëtar, (22-23 qershor 1993), Shkodër, 1994, f. 230, 233; Andrea Varfi, Rreth gjuhës sonë letrare kombëtare, në ‘Buletin për shkencat shoqërore’, Tiranë, 1952, nr. IV, f. 99. 378 Për informacione rreth shkrimit të shkodranishtes të shoqëruar me tekste në shkodranisht prej autorësh italianë si Bucciarelli, Marcozzi dhe autorësh shkodranë si Mjedja, Radoja shih: Justin Rrota, Per historin e alfabetit shqyp – 19. Alfabeti i shkodranishtes së vjetër, Botime françeskane, Shkodër, 2005, f. 69-80. 379 Kolec Topalli, Fonetika historike e gjuhës shqipe, Dituria, Tiranë, 2007, f. 294-294; Bahri Behci, Të folmet veriperëndimore të shqipes dhe sistemi fonetik i së folmes së Shkodrës, Tiranë, 1995, f. 378; Jorgji Gjinari - Gjovalin Shkurtaj, Dialektologjia, shblu, Tiranë, 2003, f. 161; Idriz Ajeti, Studime dialektore dhe etimologjike, Mësonjëtorja, Tiranë, 2005, f. 26-27; David Luka, Fonetika historike e gjuhës shqipe, shblu, Tiranë, 2004, f. 86; Gjovalin Shkurtaj, Etnografi e të folurit të shqipes, Morava, Tiranë, 2010, f. 235.

Page 157: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

148

në shumë raste identifikohet nga /g/ i ndjekur nga diftongje si ia, iu, io, ndighium (ndigjum), perghium (pergjum), ghiuhe (gjuhë), i ghiat (i gjatë), me zghidhun (zgjidhun), ghiuni (gjuni), nighiohen (ndigjohen), nighiue (ndigjue), sghiedh (zgjedh), perghiuem (pergjuem). Po këtë shqiptim ne e vërejmë edhe sot në gjuhën e folur në shkodranët e fesë katolike, g-juca, g-jobë. Ndërsa tingulli /xh/ identifikohet me g+i, e. Shpesh në gjuhën e folur ka mbivendosje apo keqpërdorim të tingujve /gj/ dhe /xh/.

Shqiptimin e togut bashkëtingëllor /kj/ dhe /g-j/ e ndeshim edhe në të folmen shqipe të Peshterit, togje bashkëtingëllore të cilat e kanë prejardhjen nga /kl/ dhe /gl/. Kështu përgjithësisht ndeshen në të folur me kjên, kjófsha, kjáj, kjúmsht, g-júha, g-jûni, g-jása380.

Tjetër dukuri që vërehet në të folmen e pjesës katolike në Shkodër është mos shqiptimi i bashkëtingëllores /ll/ dhe zëvendësimi i saj me /l/, në emërimet e kombësisë, si p. Sh. spanjoll – spanjol, nën ndikimin e formës nga italishtja spagnolo; ballkon – balkon, nën ndikimin e formës nga italishtja balcone; sallon – salon, nën ndikimin e formës nga italishtja salone.

Vërejmë se shkodranët nuk kanë kanë aspak vështirësi në mësimin e gjuhës italiane. Ndoshta problematika e vetme qëndron në mësimin e zanoreve të hapura në kundërshtim me zanoret hundore që janë karakteristike të të folmes së Shkodrës.

Në të folurën e Shkodrës, vërehen forma me prejardhje nga gjuha italiane, të cilat janë në përdorim të përditshëm, të cilat çojnë shqiptimin e fjalës italiane. Fjalë të tilla janë të kodifikuara edhe në fjalorë të gjuhës shqipe, porse me ndryshime nga forma origjinale. Kështu përmendim certifikatë (it. Certificato), ciklamin (it. Ciclamino), recension (it. Recensione), që mund të gjenden në Fjalorin e gjuhës Shqipe, Toena, Tiranë, 2002 në faqet 168, 170, 1096, por që pothuajse kurrë nuk janë shqiptuar kështu. Shqiptimi i tyre real është çertifikatë, çiklamin, reçension. Nga ana tjetër, kemi të kodifikuara në fjalorë fjalë që ruajnë formën nga gjuha italiane, por që vështirësisht kemi edhe pot ë njëtin shqiptim. Përmendim këtu fildispanjë (it. Fil di Spagna), kamerier (it. Cameriere), marmelatë (it. Marmellata), që mund të gjenden në Fjalorin e Gjuhës Shqipe, Toena, Tiranë, 2002 përkatësisht në faqet 332, 542, 732, por që kurrë ose pothuajse kurrë nuk janë shqiptuar kështu. Shqiptimi i tyre real është filispanjë, kamarier, marmalatë.

Nga dëshmitë e gjyshërve e prindërve tanë kemi mundur të vjelim fjalë të cilat ata i përdornin në bisedat e përditshme të cilat ruanin tingujt e gjuhës italiane, si çitofon e jo citofon, farmaçi e jo farmaci; reçetë e jo recetë; kaçavidë e jo kacavidë; jezuvit dhe jo jezuit (duke lexuar formën mesjetare të shkrimit të gjuhës italiane, kohë në të cilën grafemat /v/ dhe /u/ merrnin vendin e njëra-tjetrës, duke u lexuar/shqiptuar herë si tinguj zanorë e herë si tinguj bashkëtingëllorë).380 Latif Mulaku – Mehdi Bardhi, Mbi të folmen shqipe të Peshterit, në ‘Gjurmime Albanologjike’, 1972-II, Prishtinë, 1974, f. 101.

Page 158: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

149

Sa i përket theksave, mund të themi se në shkodranisht është tendenca të ruhet shqiptimi i origjinalit, pra fjalët ruajnë theksimin që kishin në gjuhën italiane. Kjo sigurisht lehtësohet edhe nga fakti se sot, njerëzit, të lirë të lëvizin në të gjithë botën, të lirë të shohin emisione e kanale televizive nga e gjithë bota, të lirë të kërkojnë në internet dhe të lundrojnë në të. Ndikimi dhe ndeshja me terminologji të huaj sigurisht është në maksimum. Shkodra dhe shkodranët, në gjithë këtë lëvizje, veçanërisht ka ‘privilegjuar’ Italianë dhe italishten. Nuk besoj të ketë familje në qytetin e Shkodrës që nuk ka një pjesëtar të vetin në Itali, me studime a arësye punësimi. Në këtë kontekst ndikimi është i jashtëzakonshëm. Do të donim të ndaleshim pak në fenomenin e drejtshrimit dhe ndikimit të italishtes në shkodranisht. Në situatën e përshkruar më lart, të shumtë janë ata të cilët kanë hapur biznese a dyqane, emërtimet e të cilëve janë në italisht, si Bar Kafe Centro (të gjithë e lexojnë duke ruajtur shqiptimin e gjuhës italiane, pavarësisht se nuk shkruhet me /ç/), Paolo Pizza e vino, ku fjala Pizza shkruhet duke respektuar ortografinë e gjuhës italiane. Duke pasur një përvojë jete në Itali, kjo i ka ndihmuar të shprehen në italisht, porse meqë në të shumtën e rasteve nuk kanë kryer një cikël studimi, kanë mangësi në shkrimin e italishtes. Në qytetin e Shkodrës, lexojmë, Caffeteria në vend të Caffetteria; Velari Bella Spossa në vend të Velari Bella Sposa.

4.3.2. Ndikime leksikoreNë të folmen e përditshme vërejmë se emra markash produktesh të përdorimit të përditshmëm në jetën tonë, në sajë të përdorimit të shpeshtë, kalojnë në fjalë të përgjithshme, apo identifikojnë një objekt të vetëm, e jo më gjithë gamën e produkteve të asaj firme. Kështu përmëndim markën Ariston, e cila nuk përdoret në gjuhën e përditshme për të identifikuar gjithë produktet e saj si markë, por dushin. Në Shkodër, kemi shprehjen ‘me u sjell leverda’. Mendojmë se fjala ‘leverda’ i referohet markës së njohur italiane të motorave, e cila është e njohur edhe në qytetin tonë. Kështu prej përdorimit ‘sillem me Laverda’ është kaluar në kuptim të përgjithshëm ‘sillem leverda’. Është me shumë interes të shikohen kalimet leksikore nga italishtja në gjuhën shqipe, duke vërejtur se shpesh fjalët janë pjesë e dialekteve të ndryshme italiane dhe jo të standardit. Kështu përmendim pulendër – polenta; sharabajkë – sciaraballo; shkarrafend – scaraventare; rafuzha/rifuxho – alla rinfusa; dallavere – dare ed avere/il dare e l’avere381.

Në vijim do të sjellim fjalë a shprehje, në përdorim në gjuhën e folur, duke u munduar të shohim kuptimet dhe përdorimet e tyre të krahasuara me gjuhën italiane, për të parë edhe ndryshimet që kanë pësuar në kuptimet e tyre. Fjalët janë vjelë nga gjuha e përditshme dhe përdorimet nga brezi i gjyshave e prindërve tanë. Jemi munduar të gjejmë kontekste familjare, në të cilat kontakti me italishten ka qenë i ndjeshëm, qoftë sepse personat mund të kenë studiuar në Itali, apo që kanë mësuar italishten

381 Ferdinand Leka, A proposito degli italianismi nell’albanese, në ‘Albanistica Novantasette’, Istituto Universitario Orientale, Napoli, 1997, f. 31.

Page 159: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

150

në vendin tonë si gjuhë e huaj në kurse apo studime të kryera. Fjalët do të paraqiten në rend alfabetik. Për të gjetur kuptimet dhe ndryshimet e kuptimeve kemi përdorur fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, 2000 dhe fjalorë të ndryshëm të gjuhës italiane. Gjithshtu kemi konsultuar edhe fjalorë on-line.

avolxhoj, avolxhim – (avvolgere it.), volgere una cosa su se stessa o attorno a un’altra. ky term përdoret nga bobinatorët dhe teknikët e tjerë, për të shënjuar riparimin e motorëve të elektroshtëpiakëve të ndryshmë.

banjomari – (bagnomaria it.), modo di riscaldare o di cuocere cibi o altre sostanze che al calore diretto possono subire alterazioni, tenendoli in un recipiente messo dentro un altro recipiente più grande contenente acqua mantenuta a temperatura determinata, inferiore di solito a quella di ebollizione. Kjo është një praktikë e njohur të gatuari prej kohësh në qytetin tonë, e përdorur jo vetëm në gatim por edhe për ngrohjen e ushqimeve.

bëj banjo – (fare il bagno it.), spargere d’acqua o d’altro liquido una persona o cosa asciutta. në shkodër, zakonisht në vënd të lahem në dush, përdoret edhe shprehja ‘po bëj një banjo’. Në këtë grup shprehjesh përmendim edhe të tjera si marr vendim (prendere una decisione) apo vë në votë (mettere ai voti)382

biçikleta – (bicicletta it.); pedal – (pedale it.); palafrangë – (parafango it.), të tre këto terma që kanë të bëjnë me mjetin lëvizës aq të njohur në shkodër vijnë nga italishtja. biçikletat me prejardhje nga italia, sigurisht kishin status tjetër dhe nuk ishin biçikletat që përdornin shkodranët. biçikletat bianchi, p. sh. identifikoheshin dhe dalloheshin si të rralla e më shumë vlerë e prestigj, që zakonisht i sillnin tregtarët që bënin biznes me italinë. kështu në shkodër, sipas një artikulli të botuar ‘biçikleta e parë në shodër nga konsulli suedez’ nga skënder temali, në ballkanëeb, përmenden biçikletat bianchi, të cilat mbaheshin me krenari nga qytetarët e shkodërs.

bigodina – (bigodino o bigudino it.), asticciola o cilindro di metallo o altro materiale, usato per mettere in piega i capelli durante l’asciugatura. edhe në shqiptim këtë fjalë e ndeshim në forma të ndryshme, pikërisht falë dyzimit të shqiptimit edhe në italisht. kështu e ndeshim herë bikotina, bikutina, bigodina, bigudina.

bonsens - (buon senso it.), është njeri me bonsens apo duhet bonsens për këtë gje, me kuptimin e marrëveshjes dhe të të kuptuarit.

borsë – (borsa it.), in vetro o gomma, per riscaldare parti del corpo. fjala borsë, në shkodranisht, identifikon pikërisht atë tip çante gome, e cila mbushet me ujë të nxehtë, dhe përdoret gjatë dimrit për t’u ngrohur.

borset – (borsetta it.), në italisht është po fjala borsa, të cilës i është shtuar prapashtesa e zvogëlimit –etta, pra çantë e vogël. në shkodranisht, fjala borset, identifikon një tip çante të vogël, e cila merret me vete kur i shkon për vizitë dikujt. zakonisht borsetat 382 Jani Thomai, Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Tiranë, 1981, f. 247.

Page 160: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

151

bëjnë pjesë në dhuntitë e nuseve, dhe përdoren përgjithësisht nga nuset e reja të sapomartuara.

burrofresko – (burro fresco it.), sostanza grassa alimentare di colore bianco avorio, ottenuta dai grassi contenuti nel latte vaccino. në shkodër përdoret gjërësisht si fjalë.

cartan (film vizatimor) – (cartone it.), film d’animazione in cui il movimento era ottenuto in origine fotografando singolarmente una serie di immagini che ne fissavano le fasi successive, per farle poi scorrere velocemente nella proiezione. mendojmë se shqiptimi në shqip cartan, vjen nga leximi sipas rregullave të gjuhës shqipe të një fjale të huaj që lexohet ndrysh në gjuhën nga e ka prejardhjen.

çedon – (cedere it.), non resistere alla pressione, al peso, a uno sforzo, quindi piegarsi, curvarsi, rompersi, affondare. ne e përdorim pikërisht në kontekstin e rrugëve, asfaltit i cili çedon.

çentro – (centro it.), në fakt fjala ilustron kuptimin e fjalës italiane centrino – tessuto ricamato di varia forma che si pone come ornamento al centro di un mobile, sopra di un vassoio o sotto un vaso. pra, ka ruajtur formën e fjalës centro, por kuptimi është i fjalës centrino.

debuloj, debulohem, jam debul – (debole it.), che ha scarse energie fisiche, che non è forte; che è poco resistente alla fatica. janë pikërisht këto përdorimet e kësaj fjale. i lodhur, që ndjen lodhje, pas sëmundjes apo si rezultat i një lodhjeje të madhe.

facolet - (fazzoletto it.), pezzo di tela, quadrato e variamente colorato, talvolta ricamato, usato per soffiarsi il naso, per asciugarsi il sudore. pikërisht me këtë kuptim e përdorim edhe ne fjalën facolet. shpesh ndeshim edhe formën e krijuar nga pra[ashtesa e zvogëlimit –ino; facoletin.

farfalla e motorit – (farfalla it.), valvola a farfalla, dispositivo girevole a forma di farfalla per regolare il flusso e il deflusso di un fluido. interesant në këtë rast është se fjala ka kaluar në të folurës e përditshme duke u shqiptuar sipas shkrimit të fjalës, pra lexohet dhe shqiptohet me –ll- e jo me –l-.

foderim – (fodera-foderina it.), tessuto, carta o altro materiale che riveste la parte interna o quella esterna di qualcosa. edhe kjo është një fjalë e fjalorit të rrobaqepsisë.

freçe – (frecce it.), për të treguar sinjalet e makinave. Shpesh dëgjohet nga të rinjtë ‘po e lë në freçe’, ‘a ta lë në freçe?’,

fund sako – (sacco it.), piccolo contenitore di carta, stoffa o plastica a forma di sacco. fjalë që dëgjohet shpesh nga goja e rrobaqepësve. kështu në gjuhës e tyre fund sako ishte një fund i drejtë.

gardalina – (guarda linea it.), nel calcio, e in altri sport a squadre, ciascuno dei due rappresentanti federali (detti anche, più raram., guardialinee o segnalinee), che hanno

Page 161: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

152

il compito di coadiuvare l’arbitro nel controllo del regolare svolgimento delle gare, seguendo il gioco dalle linee laterali del campo e segnalando, con la bandierina di cui sono provvisti, i falli, le situazioni di fuorigioco, l’uscita del pallone dal campo. pikërisht arbitri anësor, në të folmen e përditshme shkodrane, falë ndryshimeve fonologjike që ka pësuar fjala në sajë të të folurit thuhet gardalinë.

gastronomi – gastronomia (it.) l’arte del cucinare. edhe sot në gjuhën shqipe kjo fjalë nënkupton artin e kuzhinës dhe të gatimit të specialiteteve të ndryshme. në të folmen e shkodrës në kemi ehde një përdorim tjetër. gjatë periudhës së dikaturës, në qytetin e shkodrës, në afërsi të vendit ku sot ndodhet godina e prefekturës, ka patur një grup dyqanesh ushqimorë (ushimore, bulmete, fruta perime, bukë), vend i cili është shenjuar si gastronomi. edhe sot, edhe pse tashmë nuk ekzistojnë më dyqane të tilla, vendi vazhdon e shënjohet me po këtë emërtim, sidomos nga brezi që e ka jetuar atë kohë. sigurisht, me kalimin e kohët kjo nuancë kuptimore mund të humbasë, meqë vjen nga një përvojë jetë e jetuar nga një brez i caktuar.

gjiro-makinë/xhiro-makinë – (girare – macchina it.), fjalë e përbërë që shënjon objektin që shërben për të liruar dadot që mbajnë të mbërthyer gomat e makinave. kemi kombinimin e fjalës rrotulloj (girare) dhe makinës.

gondola, gondolier – (gongola, gondoliere it.), ‘piccola imbarcazione’ term me origjinë veneciane, përmes latinishtes. prej këtij kuptimi kalon në përdorimin specifik ‘imbarcazione tipica veneziana’.

kamio – (cambio/leva di cambio it.), me këtë fjalë identifikohet jo vetëm leva e kambios, por edhe gjithë pajisja që e bën të funksionojë.

kanavacë – (canovaccio it.), essuto di canapa, grossolano e robusto. në të folurën e përditshme shqiptimi i kësaj fjale është kanavacë. ky ishte një material që përdorej nga rrobaqepësit për të ngrirë jakat e xhaketave dhe palltove që qepnin. tashmë nuk ka më përdorim të gjërë.

karrotrec – (carroattrezzi it.), automezzo autorizzato per soccorrere e rimorchiare veicoli in avaria. jo vetëm në të folur kemi këtë fjalë, por na ndodh ta lexojmë kështu edhe në tabela të ndryshme të vëna gjatë rrugës.

kartë stanjolla – (stagnola it.), foglio sottilissimo di stagno o altro materiale, usato spec. per la conservazione e la protezione di generi alimentari deperibili. karta stanjolla përdorej në fabrikën e duhan-cigares në qytetin e shkodrës për të mbështjellë cigaret gjatë paketimit në kuti. meqë materiali ishte italian, bashkë me të hyri në përdorim edhe fjala që e shënjonte.

kastigoj, kastigim – (castigare it.), punire al fine di correggere. ky është kuptimi i fjalës në gjuhën italiane. në të folmen e shkodrës, ky kuptim ka ndryshuar meqënëse fjala përdoret si sinonim i fjalës shqetësoj, shqetësim. p. sh. mos u kastigo. të kastigova, u kastigove.

Page 162: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

153

kolet – (colletto it.), parte di un indumento che circonda il collo. pra, si fjalë është sinonim i fjalës jakë. e gjejmë edhe në pjesë humoristike apo pjesë filmash. ‘me kolet e me kravatë...’ – ‘çifti i lumtur’.

koltrine – (coltrina it.), në të vërtetë kjo fjalë nuk bën pjesë në italishten standarde, por është një fjalë që bën pjesë në dialektin e krahinës së venetos. pra mendojmë të jetë fjalë që ka hyrë në shkodranisht që në periudhën e shkëmbimeve dhe ndikimeve të mëdha të venecias. kuptimi i saj eshtë si në shqip, lloj perdeje. koltrina në gjuhën shqipe nënkupton një perde e bërë me grep, që zinte gjysmën e xhamit të dritares. përgjithësisht tendoseshin me dy shufra të holla në anat e tyre.

komprimon(nuk) motori – (comprimere it.), sottoporre a pressione un corpo. edhe kjo fjalë gjen përdorim në fushën e teknikës së makinave. thuhet kështu kur makina nuk i përgjigjet me ulje të menjëhershme shpejtësie zbritjes së marshave.

kopertë – (coperta it.), panno usato per coprire qualcosa a scopo di protezione o di ornamento. edhe në përdorimin e kësaj fjalë ndeshim pak ndryshim, pasi ne me fjalën kopertë nënkuptojmë vetëm mbulesën me të cilën mbulohet krevati, mbulesë që shërben edhe si zbukurim.

kotulla - (cottola ven.), kemi përmendur këtë fjalë, si një nga venecianizmat që kanë hyrë e bëjnë pjesë në gjuhën e folur në Shkodër. Përgjithësisht është e përdorur nga besimtarët e fesë katolike, me kuptimin ‘fustan’. E ndeshim në fjalorë të gjuhës italiane me kuptimin ‘fund’. Shohim pra njëfarë largimi nga kuptimi që fjala ka në gjuhën italiane.

kruskot/kroskot – (cruscotto it.), nei veicoli a motore terrestri e aerei, e in alcuni tipi di natanti (motoscafi e sim.), quadro o pannello in cui sono raccolti gli strumenti di controllo, ed eventuali organi di comando.

kuader – (quadro it.), pannello, o complesso di pannelli montati su un telaio in cui sono installati, in modo da consentire una visione immediata e complessiva, strumenti e organi di comando, di controllo e regolazione, di segnalazione e misurazione. pra, kuadri i makinës, është pjesa e kroskotit që ndizet ku tregohen të dhënat e motorit, shpejtësia apo nxehtësia. veç kësaj në të folmen e përditshme ka edhe kuptim tjetër të cilin e gjejmë edhe në italisht (il complesso dei dirigenti e funzionarî) dhe që shpesh përdoret edhe me ironi apo me nota humori. – ai është kuadër!

kulifiskiat – (fischiato in culo it.), dikur kjo fjalë në shkodër shënjonte sëmundjen e tuberkulozit. meqë ishte një sëmundje shumë e rëndë për kohën dhe në të shumtën e rasteve nuk kishte shërim, kush e kishte sëmundjen, praktikisht ishte i vdekur.

kundrapedal – (contropedale it.), nelle biciclette o nei tricicli senza ruota libera, freno della ruota posteriore che è messo in funzione ruotando all’indietro i pedali. në shkodër, qytet ku biçikleta ka përdorim të gjerë, biçikletat me kundrapedal kanë qenë gjithmonë më të pëlqyerat. interesant është se është përkthyer pjesa e parë e fjalës contro-kundra, ndërsa pjesa e dytë ka mbetur siç ishte.

Page 163: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

154

marçapied – (marciapiede it.), parte della sede stradale riservata al transito dei pedoni. kjo fjalë ka si sinonim fjalën trotuar në gjuhën shqipe. në shkodër e ndeshim në këtë formë në gjuhën e folur, përgjithësisht nga ata të cilët kanë studiuar apo jetuar në itali periudha relativisht të gjata.

matasa – (matassa it.), quantità di filato avvolto ordinatamente. matasa ishte sasia e telit e vënë me rregull në formë ovale me të cilën riparoheshin motorrët e djegur.

me të sofju motori - (soffiare it.) mandare fuori l’aria. defekt teknik i motorit të makinave. meqënëse motori bën një zhurmë të tipit çaf-çaf, tip shfrimi, thuhet sofjon/skofjon motori.

mort – (morte it.), cessazione del processo vitale in ogni tipo di essere vivente. përdoret për të shënjuar një rast vdekjeje. veç kësaj kemi edhe përdorimim e fjalës ‘morde’, e cila vjen si pasthirrmë a emërtim me të cilin i drejtohemi dikujt, jo me kuptim negativ, ‘hajde maj morde, hajt maj morde’. personit të cilit i drejtohemi me këtë fjalë është një person i afërt apo mik i yni, shakaxhi, të cilin e duam fort, dhe fjala nuk ka asnjë nuancë negative, që mund të lidhet me vdekjen.

mrrelë – (ombrello it.), arnese portatile per ripararsi dalla pioggia o dal sole, costituito da un’asta centrale, fornita di manico, sull’estremità della quale si impernia una raggiera di stecche flessibili che sostengono una copertura di tessuto. në shkodër, sidomos brezi i gjyshave tanë shpesh përdor fjalën mrrelë. me këtë fjalë është ndërtuar edhe një tip vjershe e shkurtër rreth parashikimit të fillimit të shiut në shkodër. në anën jug-perëndimore të qytetit të shkodrës ndodhe mali i taraboshit. në bazë të vjershës, nëse maja e malit mbulohej nga retë atëherë bie shi. pra, vjersha është ‘kur ven taraboshi kapelen/ ktheju nshpi e merr mrrelen!’

pandispanjë/pandispajë – (pandispagna it.), dolce soffice a base di farina, fecola di patate, uova, zucchero, burro. pandispanja në kulturën tonë, përgjithësisht nënkupton bazën e tortave të ndryshme, të cilës më pas i shtohej kremi. zakonisht nuk konsumohet si ëmbëlsirë më vehte.

parakalçe – (parare-calcio it.), fjalë që përdoret për të identifikuar objektin që përdoret për të mbrojtur këmbët e kojëtarëve nga goditjet më këmbë të kundërshtarëve gjatë lojës së futbollit.

pastafrrolë – (pastafrola it.), a base di farina, uova, zucchero e burro, molto friabile. përdorej sigurisht për ëmbëlsira. nga kujtimet e fëmijërisë të personave të kontaktuar, rezulton se ditën kur përgatitej pastafrrola, ishte ditë feste. fëmijëve u pëlqente shumë kjo ëmbëlsirë.

pastiç – (pasticcio it.), vivanda rivestita di una sfoglia di pasta e cotta in forno. në gjuhën e përditshme të shkodrës me fjalën pastiç, nënkuptohet një tip gjellë që gatuhet me makarona, qumësht, djathë dhe burrofresk, që piqet në furrë.

Page 164: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

155

pelle di diavolo (kamoshi) – (pelle del diavolo it.) edhe ky togfjalësh është përdorur në ambjentet familjare dhe në të folurën e përditshme për të treguar materialin që quhet ndrysh edhe gamosh.

permanent – permanente (it.) përveç rasteve kur kjo fjalë përdoret si mbiemër, në kuptimin i përhershëm, që mendojmë është një ndikim i italishtes përgjithësisht i kohëve të fundit, në shkodër përdoret në kuptimin e stilimit të flokëve. ky është kuptimi i dytë i fjalës permanente në gjuhën italiane. – ondulazione della capigliatura, ottenuta per mezzo di trattamenti termici e chimici: farsi la permanente. pra shohim se në gjuhë shqipe dy kuptimet e fjalës kanë kaluar në periudha të ndryshme; njëri më herët e tjetri më vonë. veç kësaj në shkodër përdoret edhe fjala ondulacion – (ondulazione it.), me të cilën nënkuptohet salloni ku shkohet që të stilohen flokët.

pianofort – (pianoforte it.), përdoret si alternativë e fjalës piano. e kemi dëgjuar në gojë të personave të besimit katolik të qytetit tonë.

pincë – pinza (it.) arnese d’acciaio, di varia grandezza e foggia secondo gli usi a cui è destinato, costituito da due branche opportunamente foggiate per afferrare, stringere, torcere, tagliare. me të njëjtin kuptim përdoret edh në gjuhën e përdithshme shkodrane. po ashtu përdoret edhe termi pincetë, (pinzetta it.), prej perdorimit, të cilit i shtohet prapashtesa –etta, e gjuhës italiane që përdoret për t’i dhënë kuptim zvogëlues fjalës së cilës i bashkangjitet.

polpeti (qofte) – (polpette it.) vivanda di polpa di carne tritata, variamente condita, ridotta in forma di pallottole e cucinata fritta o in umido. në ambjente familjare në shkodër jo rrëllë, qoftet quheshin edhe polpeti.

pols, polsa – (polso, polsino it.), parte della manica della camicia che fascia il polso. ne në shkodër themi, ‘e dua këmishën me polsa, të lutem!’.

purri – (porro it.), pianta erbacea della famiglia delle liliacee (allium porrum), con bulbo a tuniche bianche, usata come ortaggio. këtë fjalë e gjejmë vetëm në shkodër, pasi në qytete të tjera të shqipërisë kemi fjalë të tjera që e tregojnë këtë zarzavat.

rrexhikalcë – (reggicalze it.), indumento femminile che si porta allacciato in vita, con giarrettiere elastiche e fibbie, per sostenere le calze. edhe këtë fjalë e ndeshim në pjesë të humorit shkodran. (nëpër kutija ka vestiti, gjana që veshen, rexhikalca...)

rrotalibër – (ruota libera it.), meccanismo inserito tra due organi rotanti coassiali che permette, spec. nella bicicletta, il movimento della ruota posteriore anche quando i pedali sono fermi o girano all’indietro. pikëritsht kësaj pjese të biçikletës në shkodër i thonë rrotalibër.

sakapel – (sacco a pelo it.), è un sacco che consente ad una persona di dormire. kemi të bëjmë me një objekt i cili ka hyrë në përdorim dhe bashkë me të është sjellë edhe terminologjia që e tregon, e cila ka pësuar edhe mutacionet fonologjike. këtë fjalë e kemi dëgjuar nga banorë të zonës së këlmendit, lëpushë.

Page 165: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

156

saket – (sacchetto it.), piccolo contenitore di carta, stoffa o plastica a forma di sacco. në shtëpitë tona ushqimet e ndryshe që ruheshin në ngrirje në frigorifer ruheshin në qese të vogla, të cilat ndrysh i quanim saketa. kështu kishim një saket mish, peshk etj.

salishend – (saliscende it.), combinazione di salire + scendere. përdoret si term nga hidraulikët, të cilët tregojnë mekanizmin që lejon ngjitje-zbritjen e mikrofonit të dushit brenda kabinës së dushit.

salutoj – (salutare it.), indirizzare a una persona che si incontra o dalla quale ci si accomiata parole o segni che esprimono amicizia, rispetto. këtu kemi të bëjmë me përshtatjen e fjalës nga italishtja me formën nga shqipja. ky është tipik i fenomenit që ndeshim në të folmen e përditshme, por edhe në gjuhën e shtypit në shqipëri. kështu dëgjojmë, inicioj, indagoj, inspiroj, adaptoj, abinoj etj.

saxho – (saggio it.), esercitazione scolastica di verifica del livello di apprendimento. në të folmen e shkodrës, identifikon porvimin përfundimtar të nxënësve të shkollës së muzikës të cilët interpretojnë para komisionit të mësuesve pjesën e studiuar, në bazë të të cilës vlerësohen. pra, është tip provimi. si fjalë ka valencë vetëm në fushën muzikore.

setapure – (seta pura it.), kjo fjalë vjen pra nga një togfjalësh i gjuhës italiane. nuk ekziston si fjalë e vetme. il filo di cui è costituito il bozzolo del baco da seta, usato, dopo opportuni trattamenti, come fibra tessile; tessuto di seta. në shqip përdoret fjala mëndafsh.

shendilet – (scendiletto it.), Tappetino posto a lato del letto per evitare di poggiare i piedi nudi sul pavimento. Edhe në të folmen e Shkodrës, përdoret me kuptimin e shtrojes e cila vendoset në këmbët e krevatit.

skaldobanjë – (scalda bagno it.), dikur në vitet e diktaturës, i thuhej dushit me vajguri që përdorinin familjet.

skartoj – (scartare it.), liberare, svolgere qualcosa dall’involucro di carta, eliminare, rifiutare, respingere come inutile, non conveniente, non buono, non adatto, in seguito a una selezione. në gjuhën tonë fjala ka mbartur kuptimin e dyte të italishtes, pra me skartoj nënkuptojmë hedhjen apo eliminimin e diçkaje si të pavlerë apo që nuk nevojitet. veç kësaj dëgjohet edhe përdorimi ‘skarco’. përdoret për një produkt, i cili nuk del në gjendje të mirë, apo me difekt.

skopjon – (scoppiare it.), spaccarsi a un tratto, violentemente e fragorosamente, per eccesso di pressione, con riferimento a recipienti o corpi cavi chiusi. ne e përdorim ekskluzivisht për kamardaren e biçikletave.

skuza – (skuza it.), të kësaj fjale që sot ka një përdorim të gjërë në gjuhën e folur, në sajë të ndikimit të gjuhës italiane, duam të dallojmë vetëm një përdorim në kontekstin

Page 166: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

157

kur është sinonim i pretekst. kështu ne përdorim në gjuhën e përditshme ‘shkoi aty me skuzën që...’ ose ‘nuk ke skuzë për me ba ose mos me ba diçka...’

spruc, sprucoj, sprucim – (spruzzo, spruzzare it.), getto di una sostanza liquida o semiliquida ridotta in gocce minute o in schizzi. në përdorimin tonë e përdorim për të treguar një sasi të vogël prej një lëngu. kështu kur nuk duam një larje me kujdes të makinës, themi një spruc.

stelefilanti – (stelle filanti it.), lunga strisca di carta colorata avvolta su se stessa, che si svolge lanciandola in aria, spec. a carnevale. në gjuhën tonë ka kaluar si togfjalësh i pandryshuar nga forma, porse përdorimi është më i zgjeruar, që do të thotë nuk lëshohen vetëm në rastin e karnevaleve, por edhe në raste festash të tjera apo ditëlindjesh.

strapacoj – (strapazzare it.), sottoporre ad eccessivo sforzo; affaticare; trattare, usare con scarsa cura, sciupare. me këtë kuptim na del edhe në gjuhën shqipe, pra në kuptimin e një lodhjeje të tepërt, ose në mos kujdesjen e diçkaje apo dikujt. në gjuhën italiane kjo fjalë ka edhe kuptime të tjera, porse në gjuhën tonë kanë kaluar vetëm këto dy kuptime.

striçe – (strisce it.), pezzo lungo e stretto di materiale vario. term i përdorur nga punëtorët e duhan-cigares në shkodër. striçet, siç i thonë ata janë disa rripa të hollë letre që i ngjiteshin kutive të cigareve gjatë paketimit.

surrogat (kafe) – (surrogato it.), alimento, prodotto che può essere impiegato in sostituzione di un altro con caratteristiche analoghe. në të folmen tonë kafja surrogat është një kafe jo e mirë, jo e shijshme, të cilës nuk është hedhur aq sa duhet kafe. dihet që kafja turke në shkodër, veçanërisht për brezin e mesëm përbën një ‘istitucion’, prandaj ‘me dit me ba kafe’ është e rëndësishme. kafja me sheqerin duhet të përzihen me kujdes, duhet t’i shtohet ujë i ftohtë e pastaj të vlohen së bashku, të mos përzihet shumë gjatë vlimit etj. etj.

treça - (treccia it.), si alternativë e fjalës gërshet. e kemi dëgjuar në shprehje të gjuhës së folur, të tipit ‘shife moj, çfarë treçet ka kjo vocrrakja!’, duke shënjuar me gisht gërshetin e vajzës së vogël.

veliseped – (velocipede it.), tipo di veicolo precursore della bicicletta, in uso nel xix sec., costituito da una grande ruota anteriore, fornita di pedali, e di una piccola ruota posteriore. pra, kjo fjalë nënkupton një tip të veçantë biçiklete, por në përdorimin e përditshëm ajo ka hyrë dhe shënjon çdo tip biçiklete, pra si sinonim i saj.

xhakavento – (giacca a vento it.), giacca di tessuto impermeabile, imbottita e con cappuccio, usata in montagna o in altri luoghi esposti al freddo o al vento. pra një xhakavento është një rrobë që vishet në dimër, vëçanërisht kur bie shi, pasi nuk e depërton ujin.

Page 167: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

158

xhiroj gomat e makinës – (girare it.), muovere in giro, far ruotare un oggetto sul proprio asse. përdoret si term në momentin që i jepet shumë gaz makinës në momentin e nisjes. meqë makina nuk ka marrë ende shpejtësinë e nevojshme, gomat xhirojnë në vend.

4.3.3. Ndikime në strukturë dhe morfo-sintaksëSigurisht gjuha shqipe, ka fizionominë e vet të paprekur në nivel morfo-sintaksor nga gjuhët e huaja, edhe pse ndikimi i tyre në të ka qenë shumë i gjatë në kohë por edhe i fuqishëm, pasi superioriteti kulturor latino-italian ka qenë i dukshëm. Edhe pas periudhës së gjatë të izolimit të Shqipërisë, pas viteve ’90, si pasojë e vërshimit të hapësirave të komunikimit dhe shkëmbimeve në sfera të ndryshme të jetës, ndikimet u shtuan. Hapja e Shqipërisë drejt kulturave dhe qytetërimeve të ndryshme si dhe fluksi i emigrantëve, sidomos drejt brigjeve italiane, sollën ndryshime në mentalitetin tonë, në mënyrën e jetesës dhe në gjuhë. Sigurisht, ndikimet më të mëdha vërehen në fjalor, por vërejmë ditë pas dite edhe ndryshime në strukturat e gjuhës shqipe dhe në nivel morfo – sintaksor.

Ndodh shpesh që shqiptarët, nën ndikimin e strukturave të gjuhës italiane, ndërtojnë struktura ‘të huaja’ për gjuhën tonë duke e vështirësuar ligjërimin dhe duke krijuar vështirësi në lidhje me kuptueshmërinë. Në të vërtetë nevoja dhe dobia e strukturave të tilla janë të diskutueshme. Gjithsesi, pasi të kenë hyrë në gjuhën tonë, nuk na mbetet veçse të hetojmë nëse përbëjnë ‘kërcënim’ për kodin gjenetik të gjuhës sonë. Ndryshimi në strukturë ka të bëjë me formimin e fjalive me përmbajtje shqipe, por me strukturë italiane, d.m.th. ndërtimi i fjalive në gjuhën shqipe sipas modeleve të gjuhës italiane.

Ne në vijim po paraqesim disa shprehje, të cilat kanë përdorim si të tilla. Kemi të bëjmë me fjalë të huazuara, por që gjejnë përdorim në këto shprehje ose imitim shprehjesh dhe përkthim i tyre fjalë për fjalë, por që nuk respektojnë strukturën e shqipes duke u dalluar si të huaja.

Fjalë e shprehje nga italishtja, që kanë nisur e po përdoren gjërësisht në të folmen e shqipes së sotme, janë:

Është më tepër se një fatkeqësi – è più che una disgrazia

Janë më tepër se fantastikë – sono più che fanatici

Numëron kaq banorë – conta tot abitanti

Thërras në telefon – chiamo al telefono

Bëj mjekun – faccio il medico, strukturë në përdorim për të gjitha profesionet.

Bëj kokëfortin – faccio il testardo, strukturë në përdorim për të gjitha karakteristikat e njerëzve.

Page 168: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

159

Veç këtyre, që shpesh i ndeshim edhe në gjuhën e shkruar nëpër gazeta apo nëpër televizione, ku nuk duhet të tolerohen këto mënyra të foluri, apo të paktën duhen mënjanuar maksimalisht, në të folmen e Shkodrës ne dëgjojmë:

Ai është krejt menefrego (me ne frego it.) – thuhet për një përson indiferent, i cili ndodh të mos shqetësohet për asgjë, shpesh as për çështjet e veta personale.

Ai ka karta biankë (carta bianca it.) – thuhet në kontekstin kur i jep dikujt fuqi të pakufizuar për të bërë çdo gjë që atij i duket e drejtë.

Axhën Zef, Tezja Pinë, halla Mer, Fola me axhën Lec; Urdhna tezja Pinë – gjykojmë këtë strukturë që është e gjuhës së folur e pjesës së besimit katolik të qytetit të Shkodrës. Pra ndeshemi me togje në të cilët emri i farefisnisë është në trajtë të shquar dhe emri vetjak është në trajtë të pashquar. Jemi të mendimit se forma të tilla meritojnë të ndiqen dhe të vrojtohen edhe më gjerë, meqë shpesh i ndeshim, në formës e shprehjes së një farë modernizmi, edhe në të folmen e malësorëve, sidomos të brezit të ri383. Në gjuhën italiane në përdorime të tilla si zia Pina, zio Giuseppe, fjalët zia/zio janë në trajtën e shquar la zia/lo zio, meqë në përdorim ne jeni duke dalluar për cilin xhaxha/dajë apo teze/hallë e kemi fjalën. Për pasojë ky ndikim ka kaluar edhe në të folmen e Shkodrës. Të tilla forma i ndeshim edhe në gramatikat shqip-italisht të botuara në Shkodër nga klerikë italianë, suor Tereza – motra Tereze.

Ca je tu ba? Me punjove... (pugno it.) – në situata loje në ambjente shtëpiake, kur pa dashje mund të dëmtosh bashkëlojtarin tënd, thuhet shprehja.

E ka hangër mola... (e ka hanger dreqi...) – këtë shprehje e kemi dëgjuar nga goja e një studiuesi shkodran, i cili në një emision televiziv rreth çështjeve të arsimit, përdor shprehjen, në kuptimin që diçka që dëmtohet në një farë mënyrë, është e vështirë të kthehet në gjendjen e vet të mëparshme me rekuperim të plotë.

Gjithmon n’alertë (all’erta o allerta it.) – Shprehje që përdoret kur bashkëfolësi apo personi i njohur, emeton një gjendje nervozizmi dhe jo qetësie e cila të streson.

Hajde luj edhe ti, me buxhingla/buxhia/buxhina (bugia it.) – situatë loje. Zakonisht kur janë ndarë skuadrat e lojës (çfarëdo loje qoftë, zakonisht lojëra popullore), nesë ka patur fëmijë të vegjël të cilët nuk mund të ishin lojtarë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, falë moshës së tyre, për t’i angazhuar edhe ata, por pa sjellë ‘dëme’ në lojë ata futeshin gjoja në lojë dhe luanin me buxhingla.

Hajde te mama (mamma it.) – mënyrë të thirruri e mamit/nënës e pranishme në të folurën e pjesës katolike të qytetit të Shkodrës, nën ndikimin e gjuhës italiane.

Hajt se pa kandanohena ishtu! (contentarsi it.) – situate në të cilën përdoret kjo shprehje nuk është optimalja, porse personat bëjënë një farë pakti sipas të cilit pranojnë një situatë të tillë. 383 Gjovalin Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Tiranë, 2009, f. 384.

Page 169: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

160

I ithët si farmak! (farmaco it.) – në Shkodër thuhet ‘nuk ka ilaçe të mira’. Në këtë kontekst vjen edhe shprehja. Meqë njërëzve nuk para i pëlqejnë ilaçet, bëhet krahasimi i ilaçeve me diçka tjetër jo të shijshme, që i ndjason atyre në shije. Shprehje sinonimike me ‘i ithët si zeher!’

Jam e disprume! (disperata it.) – sinonimike me ‘jam e dëshpëruar’. Në Shkodër ka valencë tjetër. Jep më shumë peshë enfatike fjala ‘disprim’.

Ka ba salto mortale për me e arrit... (salto mortale it.) – në kontekstin kur dikush bën një sipërmarrje vendimtare, në një moment kritik të jetës.

Ma merr xham stacionin... piturë... (pittura it.) – si shprehje ka kuptimin e kapjes së valëve televizive, përmes së cilave një stacion shihej shumë qartë.

Mbaj kuleten (portafolin) – si shprehje ka kuptimin e të mbajturit të parave të familjes në dispozicion për blemjet mujore, kryesisht për blerje ushqimore. Në Malësi, ishte një çantë e vogël që varej në qafë, të cilën sigurisht e mbante personi që kishte këtë ‘detyrë’. Mendojmë të ketë preardhje nga italishtja meqë në këtë gjuhë fjala –colletta – (raccolta di denaro o di altri beni tra più persone, generalmente a scopo di beneficenza) ka kuptimin e mbledhjes, grumbullimit të parave.

Me ba kalçe (calcio it.) – Në fjalorin sportiv, ka kuptimin me përgatit muskujt e pulpave, në mënyrë që të jesh i gatshëm të luash futboll (calcio). Ideja është të bëhet stërvitje e vazhdueshme.

Na u ba shpia lokantë! (locanda it.) – në momentin që në nj shtëpi ka shumë hyrje – dalje, duke marrë përngjasim me një han, i cili dihet është në vend ku njerëzit ndalen për pak kohë, duke pasar kështu një qarkullim njerëzish të vazhdueshëm.

Nuk a xhornatë... nuk jam n’xhornat... nuk keke n’xhornate (giornata it.) – këto shprehje nënkuptojnë një situatë jo shumë të këndëshme dhe jo aq të gëzueshme. Personi, mund të ketë një shqetësim a hall, ose nuk ndjehet mirë nga forma fizike.

Nuk e ka për niente/ E ka për niente (niente it.) – shprehje që nënkupton se dikujt nuk i intereson diçka (qoftë objekt apo mënyrë sjelljeje), të cilën e bën si asgjësend.

Prapë lekë? Ça jam unë, kacë aaaa? (cassa it.) – shprehje e të folurës së përditshme. Në situata të tilla kur fëmijët vazhdojnë e kërkojnë para për të bërë blerje, ndodh që prindi i shqetësuar dhe i zënë ngushtë të përgjigjet kështu.

Ti je peco groso... (pezzo grosso it.) – thuhet edhe me ironi apo në kontekst humoristik, kur duam të tallim dikë i cili nuk ka një pozicion apo status shoqëror të rëndësishëm, por e mban veten për të tillë.

Page 170: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

161

4.4. Tradita qytetare shkodrane – pikëtakime me gjuhën e kulturën italiane

4.4.1.PjesëngakinematografiadhehumorishkodranShpesh nëpër pjesë kinematografike apo teatrale, pjesë humori apo këngë fëmijësh na ndodh të kapim terma nga gjuha italiane, të cilët janë përshtatur në gjuhën shqipe dhe që kuptohen lehtësisht nga popullsia. Këto zgjedhje, sigurisht të bëra nga autori në mënyrë të vullnetshme, japin më mirë idenë e një sekuence apo batute ose janë më të drejtpërdrejta dhe arrijnë më shpejt efektin e humorit. Shembuj nga letërsia apo kinematografia ka mjaft. Shpesh përdorimi i fjalëve apo emrave të huaj në filma a pjesë teatrore bëhet edhe për të shkaktuar një efekt të caktuar tek shikuesi. Kështu përmendim rastin e filmit ‘Lulëkuqet mbi mure’, ku drejtori fashist, me dëshirë personale dhe me dëshirën për t’u bërë më i afërt me pushtuesit italianë, ka ndryshuar emrin e vet Luigj, duke e italianizuar në Luigi, ndikim i cili synon edhe përhapjen e ideologjisë fashiste. Kështu kemi një personazh negativ, i cili krijon antipati dhe urrejtje tek shikuesit, nëpërmjet të cilit mbështetet edhe idea e nacionalizmit dhe kundërshtohet ideja e njësimit me pushtuesin. Nga ana tjetër, kemi personazhin pozitiv, Luanin, të cilit edhe pse drejtori i drejtohet me ëmbëlsi, por duke ia italianizuar emrin në Leone, kundërshton ashpër, duke mbrojtur kombësinë e vet dhe duke përbuzur një shndërrim të tillë. Një kundërshtim i tillë bën efekt të fortë në publik dhe vë në dukje kundërshtinë ideologjike të dy personazheve. Shembuj të tjerë mund të nxjerrim edhe nga realizime të tjera shqiptare.

Kultura e qytetit të Shkodrës nuk mund të jetë e plotë pa shpenzuar dy fjalë edhe për humorin spontan që e karakterizon. Është me shumë interes të shihet a ka pasur ndikim dhe sa ka qenë ndikimi i gjuhës e kulturës në përgjithësi italiane në tekstet që kanë shërbyer si librete të pjesëve të humorit shkodran të vëna në skenë apo në ‘barcaletat’ (barzelette it.) e botuara. Në vijim do të listojmë tekste të botuara që përmbajnë pjesë humoristike të vëna në skenë me aq mjeshtëri nga aktorë të mirënjohur si Tano Banushi e të tjerë e të shkruara me po aq mjeshtëri nga autorë të tillë si Paulin Selimi.

- Isa Alibali, Tano Banushi – Krijimtaria letrare humoristike, Idromeno, Shkodër, 2003.

Piçirilo...

- Pra kam shtatë profesione

Di me ba inxheksione

........

Mund ta baj qysh tash fill

Korrier lagjeje në këshill. (‘Kërkon Dulla punë të lehtë’ f. 11)

Page 171: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

162

- Kah dyqani aja-aja

Fill po i çoj personalisht,

tash habitet edhe Havaja,

kur t’mi qepin italisht. (‘Ka qepë Dulla pantallona t’reja’ f. 14)

- Mos thuej moj Dushë,

se n’faqe e n’gushë

kompletamento t’ngjan Havushë. (‘Dullës i ka lindë vajzë’ f. 21.)

- A ke marrë ‘olio di noce’

Oj Dullushë, oj?!

Kam ble Olio që s’ka shoqe,

Oj Havushë oj. (‘Dulla niset në shtëpi pushimi’ f. 30)

- A ma zgjodhe stofin puro lano?

Moj asht mall italiano. (‘I blen Dulla gruas peshqesh’ f. 33)

- ... ti e di ‘robusta’ më lypset mue.

Posi, more Lul, ‘robusta’ të lypset ty me ba njëqind xhiro në bulevard. (Cikli i Lulit – ‘Biçikleta e gruas’ f. 36)

- … mandej asht edhe kitarist

Bile di edhe italisht. (‘Dhëndri ateist’ f. 50)

- Urdhëroni... i gëzoftë... – Kush? – Gruaja pra... – Jo besa, por i gëzoftë ky ‘kuestoja’... (tregon me gisht për veten) (‘Një palë këpucë për gruan’ f. 61)

- ... si pikat e vajit që i hidhen kur bëhet majoneza ala milaneze... ala ragu... lazanjë al forno infarinata con cavolifiori insalata (‘Komisioni i kategorizimit’ f. 71)

- Mos t’i konfondojmë problemet... po konkludojmë... (‘Urime, shoku Nasuf!’ f. 96-97)

- … pastaj i bie edhe pjanifurtes... se in la musica është in la vita est... (‘Rroku intelektual’ f. 109)

- Tungjatjeta, adio, çao!/Çushk, more Pashuk; adio miau! (‘Dy intermexo’ f. 114)

Page 172: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

163

- Dakort që apuntamentin sublim e lamë preçizma, në orën tetë zerozero.../ Dakordissimo tesoro.../ Adio/ Çiao (‘Intermexo e takimeve’ f. 127)

PaulinSelimi,Vizitaeujkutplak,Camaj-Pipa,Shkodër,2004.

- Questa è la vita... (‘Ceni, Cani, Cini e Marika’ f. 39)

- Sapo kemi mbaruar një turne famoz... po deshët edhe me divizë... unë s’dua divizë... (‘Orkestra gazmore’ f. 49)

- Mësuesi i karatesë... braçio di ferro... paskeni edhe salvavita... o tempora o mores (‘Familja Bush nr.2’ f. 67)

- ... e italishten e dinë edhe italianët e jo ne...kurse në italisht jam te mësimi 12: vafankulo, porka miserja, avanti popolo, Fuori gjoko.../ me tamam që me italisht qenke mirë. Njihke edhe Gjokën.... s’jam Berluskoni, me tanë këto taksa... albanez i marrë... (‘Firma Gabzherri’ f. 80)

- ... kurse burron e kam ndarë për të vajisur mitralozin e lehtë... (‘Edukata familjare nr. 2’ f. 89)

- Dy uiski con akull... (‘Orkestra gazmore nr. 2’ f. 113)

- ... deri kryqi të kuqo ndërkombëtario i kam bërë lutje për kushuririn tënd... il miotezoro... kjo qenka për mua, dentifriço... (‘Il cugino americano’ f. 118).Kjo pjesë është interpretuar edhe në skenë nga estrada e Shkodrës, me titullin ‘Kushuriri nga amerika’. Në këtë pjesë ne dallojmë të tjera fjalë nga italishtja. ‘...odiavolo... njerëz ma të ftoftë se ju nuk kam pa, fredo, mar fredo krejt..., jam e krisun un, pa fortuna edhe pa burrë..., medet për atë italianin që kena majt n’shpi... e kam kerku me kryqo kuqo ndërkombëtario...io, n’kulmin e moshës kam nevojë për ... nji korrespondencë vitale, për pak sodisfaksion... omiotezoro...oDiomio... ilcuginoamericano..., lasciaparoletashti,at’erdhinjifijealegria...,aaasupëamericana, ’

Gjush Sheldija, Humor shkodran, Shkodra, Shkodër, 2007.

- Më 1927, Padër Bon Gjeçaj shkon te Jak Daija të rregullojë një orë të prishur. Shërbimi që iu bë orës ishte krejt i vogël, porse kur vjen i zoti i orës e pyet për hakun, zanatlija i thotë një shumë shumë të lartë për shërbimin. Lind një dskutim e në fund zanatlija i thotë: ‘Si e kishit emrin ju?’ – ‘Pader Bona.’ –‘të paskan pagëzu keq. Për mu ishte dasht me të quaj Padre Cattivo’ (‘Buono e Cattivo’ f. 88)

- Në një fshat të Hajmelit, Padër Gjergji ishte në sofer dhe një nga burrat duke dashur të sejdisë padrin i thotë: ‘Bevi, mor cane, nji gotë...’. Padër Gjergji i

Page 173: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

164

përgjigjet: ‘Mangi, more porco... si me kenë në thark’. (‘Miku në sofër’ f. 96)

- Gruaja pyet burrin se çfare do që t’I gatuajë për darkë. ‘cotolette alla milanese’... ‘Ragu’... ‘Umido’ (‘Gjellë speciale’ f. 108)

- Tue dashtë me u tallë me nji klient të tijin… nji zejtar shkodran I flet shegertit: ‘Na i thuej ta bijnë njikafeme‘niente’. Kafja nuk erdhi e klienti u çu e shkoi. Pas disa kohesh zejtari shkoi mik te klienti. Ky e sejdisi me raki. Kur erdhi koha e bukes i tha të shoqes: ‘Grue, na e shtro sofrënme‘niente’... po hamë me‘niente’ ashtu si e piva kafen në dyqanin tend. (‘Kafe me ‘niente’ fq. 150)

- Ejëll Koliqi, ... , shkon me u përshëndetë me F. Parrucën se donte me u nis për dhe të huej tue mos e gjetë aty..., i len nji pusullë të shkrueme italisht: ‘Oggi parte Angelo Kola’. Lush Gjoka, shegerti i Parrucës merr lapsën dhe shton në të: ‘Va’ all’inferno ed in malora’. (‘Shko në dreqollë’ f. 162)

Pronat, Dan Dupi

Mermer italian... Kam mbaru insitutin e belecës (bellezza) në..., t’a ondulacoj kryet..., kalma, kalma... do ti neutralizojmë deri ...

Na i hapen ndihmat...

Drejtor na ka ardh nji italiane ktu…Umore, ridere…

Unë tale quale… gjysma e fjalëve italisht, janë shqip…

Toka jonë

Ka përfundu n’Casano... n’Casano t’Italisë..., ma jep nji san, nji san benedet...,

Liçensa

Shko në bankë e paguaj kuitancen... (quietanza it. – Dichiarazione di avvenuto pagamento)

Piknik 1976 – Weekend 1996

Biçikletat kanë skopju të dyja..., salve, oooo salve, një qefull n’tjegull, kontornon naesjellmilaneze, janë mbledh moj zemra, i kemi në konto bankare..., pushimet verore t’i kalojmë në Rimini, ooo do të ishte një meravilja i dashur..., pushimet e fundit në Torino, Torino mbetet Torino..., ciao, ciao.

Paulin Selimi, E drejta e natës së parë, Shtëpia botuese ‘AtGjergj Fishta’,Shkodër, 1994.

- Madje i prishim edhe avenirin…, harroi edhe lapsin kopjativ... (‘Dëftesa e pjekurisë’ f. 86)

Page 174: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

165

- ‘Shokë, shumë faleminderit për vizitën e kortezisë!’ (‘Kola i dritave’ f. 103)

Mjeshtëria e autorit të teksteve tregohet në rastet kur kemi kombimin të fjalëve italisht më fjalë të ngjashme nga pikëpamja fonetike në gjuhën shqipe. Kështu i nga madhi Paulin Selimi, lexojmë apo degjojmë në pjëse të vëna në skenë: fuorigjoko – njihka Gjokën; fredo, fredo krejt – lene maj Fredin; ciao, ciao – ço, ço; cranio –krahën;Casano–kazana;Casanot’Italisë–nëpërkazanatëItalisë;calma,calma – çfarë kalit more.

‘ÇiftiiLumtur’

... edhe ti piturë (pittura) e ke veç..., po jua them në konfidencë..., një fanatik i kamufluar...,

4.4.2. Lojëra e këngë fëmijësh

Në të folmen e përditshme të qytetit, përmenden edhe lojëra apo këngë fëmijësh të cilat sipas burimeve gojore, kanë lidhje me qytetërimin e lashtë latino-romak. Kështu përmendim: Ajrum cicirum, para para gjeli sum, ... e cila sipas burimeve gojore, duhet ta kishte prejardhjen nga ‘Asht n’Rome nji ciceron, pare, pare e gjela shum....’. Ne nuk kemi arritur të gjejmë ndonjë burim të shkruar për të vërtetuar këtë, por na duket interesante ta përmendim e ta hedhim si ide e cila është për tu parë e analizuar ndoshta në studime të mëvonshme.

Apo, loja Bum, bum, ki e? – Nuk jam Kija, por jam Maria.

Në këtë rast luajmë me dykuptimin e shprehjes pyetëse në italisht ‘Chi è?’ e cila nga ana fonetike përngjason me emrin shqiptar Kije.

Apo mund të përmendim këngën që fëmijët këndojnë duke formuar një rreth të mbyllur ‘rozarozina bëjnë trëndelina…’

- Qingji i vogël

Kjo këngë e kënduar në festivalet e fëmijëve, aq e pëlqyer edhe sot, mbart në tekste fjalë me prejardhje nga gjuha latine.

zilet m’ftojne dhe mu te grigja trin, tring...,

do t’kullos gjith grigjen shpatit...) grigja < gregge (it.)

4.4.3. Tradita qytetare – Karnavalet e Shkodrës

Mendohet se tradita e Karnevaleve në Shkodër daton prej vitit 1861. Disa janë të mendimit se si traditë e ka prejardhjen dhe është trashëguar nga karnavalet e Venecias

Page 175: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

166

në Itali384, të tjerë mendojnë se, në bazë të dëshmive nga të moshuarit e qytetit të Shkodrës, dy banorë prej lagjes Rus i Vogël, Kol Mala dhe Ndrek Mala, ditën e kremtimit të Karnavaleve dolën në shesh mes njerëzve, njëri i veshur si prift e tjetri si hoxhë, me veshjet tipike tyre, duke bërë lojra të ndryshme për të argëtuar popullin. Thonë se disave vërtet u pëlqeu si shaka dhe qeshën fort me të, disave nuk u pëlqeu, dhe i shikonin shtrembur385. Autorët e kësaj loje shpëtuan për pak nga ndonjë dënim i rreptë nga ana e autoriteteve fetare, të cilat nuk e pëlqyen lojën, pasi u lajmëruan për këtë dhe u arratisën nga qyteti për të mos u dukur më aty.

Fjala ‘Karneval’ etimologjikisht e ka prejardhjen nga ‘carnem levare’ – heqje, lirim prej mishit dhe kremtohej përherë para kreshmeve, kryesisht të dielën e fundit para kreshmeve, duke ngrënë e pirë pa fre, meqë të martën pasuese do të fillonin kreshmet, gjatë të cilave ushqimi kryesor do të ishin petullat386.

Nisma për organizimin e një feste të tillë ishte kryesisht nga njerëzit e thjeshtë, zanatçinj të cilët edhe visheshin me maska dhe këndonin e thurnin bejta. Bejtat thureshin për të goditur e vënë në lojë veset dhe të keqijat e njerëzve. Përgjithësisht shtresat më të pasura të qytetit nuk merrnin pjesë në organizimin e karnevaleve dhe i shihnin me indiferentizëm këto organizime. Zakonisht karnavalet zhvilloheshin ditë të martë dhe kjo ishte një ditë gëzimi e feste për të gjithë. Në karnavale merrnin pjesë fëmijë e të moshuar. Atë ditë nuk punohej dhe sado i varfër të ishe kishe në sofër raki, mish e petulla.

Gjatë bisedave me të moshuar, të cilët kujtojnë karanavalet, mëson se përgatitjen për ditën e festimit bëheshin me kohë. Maskat mund të baheshin në vend me shumë mjeshtëri nga artistë vendas si Kolë Idromeno, por kishte prej atyre që i porosisnin direkt nga jashtë vendit. Kështu prej qyteteve të ndryshme të Italisë silleshin veshje e maska të cilat do të përdoreshin në festë387. Zanatçijtë të cilët ishin më të kamur e kishin mundësi sillnin nga Trieste, Venediku e qytete të tjera të Italisë dhe Evropës, maska e veshje, të cilat i nxirrnin në shitje diku një muaj para datës së organizimit të Karnavaleve, duke bërë që qyteti të merrte pamje festive që atëherë388. Nga Perëndimi silleshin jo vetëm maskat, por edhe sende të tjera të cilat shërbenin për të bërë një organizim festiv sa më të pëlqyer e popullor. Kështu maskat e vashjet shoqëroheshin me objekte festive vezulluese, koriandole, fishekzjarre, vegla muzikore, që u bënë shumë të pëlqyera për qytetarët. Sërish nga kujtimet që sjellin njerëzit e moshuar, në Shkodër jetonte diku nga fillimi i ‘900-tës, një ‘fratel jezuit’ që thirrej Sala, i cili njihej dhe kujtohet edhe sot ngaqë bënte maska.

384 Lec Zadeja, Karnevalet në Shkodër dhe bejtexhinjtë e saj, në Shkodra në Shekuj (seminar I ndërkombëtar, 22-23 qershor 1993), Shkodër, 1994, f. 391-392.385 Gjon Karma, Karnevalet e Shkodrës, në Skena dhe ekrani, 1989, nr. 4, f. 35.386 Shoqnia kulturore ‘Illyricum’, 5 vjet karneval (1999-2003), Botime françeskane, Shkodër, 2003, f. 5-6. 387 Lec Zadeja, Karnevalet në Shkodër dhe bejtexhinjtë e saj, në Shkodra në Shekuj (seminar I ndërkombëtar, 22-23 qershor 1993), Shkodër, 1994, f. 392.388 Gjon Karma, Karnevalet e Shkodrës, në ‘Skena dhe ekrani’, 1989, nr. 4, f. 35.

Page 176: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

167

Nga viti në vit shfaqet sa vinin e përsoseshin. Pas shpalljes së Pavarësisë, këto organizime u bënë totalisht të lirë dhe shoqëritë e para artistike, sidomos ata të zanatçijve, dhanë dhanë shfaqje të plota me bejta e këngë, të cilat nga njëra anë dëfrenin publikun dhe nga tjetra nxirrnin në pah të metat e hoqërisë duke vënë në dukje hallet e nevojat e popullit389. Në vitin 1922, vetë piktori i njohur Kolë Idromeno, u mor me organizimin e një skenari interesant për një shfaqje karnavalesh. Mbasi u caktuan rolet, të cilët u interpretuan me mjeshtëri nga komedianët më të shquar të qytetit, u krijuan maskat, veshjet dhe objektet e tjera u paraqit para publikut një shfaqje e jashtëzakonshme, e cila kishte synim persanalizimin e njerëzve të caktuar dhe fishkullimin e veseve dhe zakoneve të liga. Në përmbyllje të shfaqjes bëhej xhiroja nëpër qytet, gjatë së cilës mund të këndoheshin bejta, duke kërcyer dhe kënduar e në fund digjej karanavali, personifikimi i të këqijave390.

Në Shkodër, dëshira për të organizuar karnavale moderne dhe sa më të ngjashme me ato që organizoheshin në vendet evropiane ishte e madhe. Kështu në vitin 1931, Kol Shiroka, formoi një grup, i cili dilte rrugëve me karro alegorike që mbante një flutur të madhe në të cilën ishin ngjitur maskat e pikturuara të anëtarëve të grupit. Kola, shpesh krijonte edhe grupe të tjera të cilët visheshin me zhele apo me kostume malësorësh. Më 1932, Kola me grupin e tij u veshën bukur, me rroba moderne dhe kaluan rrugëve të qytetit hipur mbi një vapor të madh, duke u rënë veglave muzikore dhe duke thurur bejte rreth problematikave të tilla si papunësia391. Krijimi i këtyre karrove alegorike, të cilat i jepnin gjallëri festës, daton edhe më herët, që pas Shpalljes së Pavarësisë392. Karnavalet në Shkodër zgjatën kështu deri në vitin 1939, për t’u mbyllur e për të rifilluar pas viteve ’90, por me një tipologji organizative tjetër, rreth të cilës do të flasim në vijim.

Siç përmendëm edhe më lart, pjesë e rëndësishme e karnavaleve ishin bejtat apo ‘qit-e-pritet’, të cilat duhet thënë se janë të pranishme në Shkodër dhe që nuk gjejnë përdorim vetëm në kontekstin e Karnavaleve, por janë të pranishme edhe në kontekste të tjera gëzimi apo ceremonish famijare. Edhe pse shpesh nuk ishte mundësia e të shtypurit në fletushka bejtet e karnavaleve, shumë prej tyre mbetën në mendjen e kujtesën e popullit për brumin dhe cilësinë e tyre. Në vijim do të listojmë disa bejta në të cilat arrijme të gjejmë ndikime leksikologjike nga gjuha italiane.

....Xhoxhë Kolë Kçiren kemë fogishtë

Me ndezë furrat e Luciferrit!

Vërejmë fogishtë < fuochista (it.); luciferri < lucifero (it.).

Veç këtyre shembujve gjejmë edhe paralelizmat të tjera që bëhen për të krahasuar 389 Shkodra, vlera tingëlluese, Camaj-Pipa, 2007, f. 138-140.390 Lec Zadeja, Karnevalet në Shkodër dhe bejtexhinjtë e saj, në ‘Shkodra në Shekuj’ (seminar I ndërkombëtar, 22-23 qershor 1993), Shkodër, 1994, f. 393.391 Gjon Karma, Karnevalet e Shkodrës, në ‘Skena dhe ekrani’, 1989, nr. 4, f. 37.392 Filip Ndocaj, Bejtet e karanavaleve, në ‘Nëndori’, 1958, nr. 6, f. 186.

Page 177: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

168

Shodrën në situata të caktuara me qytete të Italisë.

Karneval për ne m’ke mik,

veç n’paç folë kund ndoj fjalë kundra,

asht ba Shkodra Venedik,

der n’Parrucë po vinë me lundra.

Bejta janë krijuar edhe rreth shoqërive kapitaliste italiane të cilat shfrytëzojnë popullin shqiptar, duke kritikuar këtu edhe qeverinë e Zogut. Kështu tërhiqet vëmendja e popullit rreth vërshimit të manifakturave italianë, të cilat po dëmtojnë punën e dorës dhe zejtarinë e vendit tonë. Në vargje tallet edhe luksi me të cilin ata vishen. Shpesh, pra dëshira për të përngjasuar dhe për t’u njëjtësuar me Perëndimin nuk shihej si diçka pozitive, prandaj edhe vihej në shënjëstër të bejtave.

Me kravata e koleti… / në besë na mori Dona Clara / me na çue don t’gjithve n’Spanjë... /

Me këto vargje kritikohej sistemi imoral i jetës perëndimore, përmes të cilit mendohej se do të qytetëroheshin, sidomos të rinjtë.

Në përmbyllje, themi se gjuha e kultura italiane vazhdon të jetë shumë e pranishme dhe e ndjeshme në Shkodër, në këndështrime të shumta e të shumëllojshme, falë një lidhjeje të gjatë e rezistente mes dy brigjeve, por edhe falë dëshirës së vetë shkodranëve për t’u përfshirë e pasqyruar në traditat e hershme të vendit që gjithmonë përfaqësonte dritaren e shpresës në horizont.

Page 178: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

169

PERFUNDIME

U përpoqëm të paraqesim, gjithnjë me modestinë, të cilën na e frymëzuan autorët e analizuar, lidhje e pikëtakime mes dy kulturash e qytetërimesh të afërta në disa aspekte e të largëta në të tjera. Rrugëtimi nuk qe i lehtë! Të arrish të paraqesësh lidhjet e gjata e të vazhdueshme, edhe në periudha izolimi, ndërmjet dy brigjeve, në një dimension shumëplanësh, sigurisht paraqet vështirësitë e veta. Pa asnjë shkarje në anësime a pohime lokaliste duhet të themi e të jemi krenarë se, nëse bëhet fjalë edhe për lidhjet e qytetit të Shkodrës, me brigjet e përtej Adriatikut, këta marrin formë e përmasa të atilla që, kushdo që kërkon të vërtetën, nuk mund të mos preket nga ai kah pranues e dëshirues i kulturës latino-italiane në Shkodër e në krejt anët e Shqipërisë veri-perëndimore, tradicionalisht edhe të besimit katolik.

Detyra dhe synimi ynë në këtë studim ishte që, përmes hulumtimeve të arrinim të ndërtonim një rrugëtim të marrëdhënieve mes Shkodrës dhe Italisë, duke u nisur që në fazat e hershme të këtyre marrëdhënieve, atyre të ndikimeve latino romake, për të vazhduar me ndikimet dhe marrëdhëniet në periudhën veneciane, në vazhdim me fund ‘800 e fillim ‘900, periudhë që përkon me vendosjen në Shkodër të një sërë urdhërash të fesë katolike, të cilët ndikuan shumë në përhapjen e italishtes e për të përfunduar me periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore e deri në ditët e sotme. Sigurisht marrëdhëniet paraqiten me ngritje-zbritjet e veta, por ajo që nuk ka munguar në asnjë moment është dëshira për të vështruar, imituar dhe jetuar atë çka ishte përtej Adriatikut.

Italia, si territor dhe italishtja si gjuhë e huaj, janë pak a shumë në zemrat e të gjithë shkodranëve. Dekorimet e shtëpive, mobiljet, veshtjet dhe mënyra e të veshurit, krehurit dhe stili i të jetuarit, ishin në modë dhe me vlerë, nëse ishin italianë. Nëpër shtëpitë e shkodranëve në fillimet e ‘900-tës (sigurisht edhe më përpara), gjendeshin objekte të sjella nga Italia, të cilat paraqiteshin me mburrje. E në vetvete, duhet pranuar se lidhjet me Italinë, sollën frymë të re qytetërimi mes banorëve të një qyteti të vogël e shpesh plot paragjykime. Porse vetë fakti që nënshtetas të shumtë italianë, u vendosën, jetuan dhe ushtruan profesionet e tyre në këtë qytet duke u ndjerë të kënaqur e të vlerësuar, tregon për një klimë të hapur mendësie të banorëve, të cilët dinin të vlerësonin të renë e përparimin dhe e përqafonin të bukurën.

Dëshmi e lidhjeve të shpeshta dhe intensive janë edhe ndikimet gjuhësore. Në gjuhën tonë kanë përdorim të gjerë fjalë me prejardhje nga bota latino-romake. Sidomos në fjalorin e detarisë dhe të lundrimit, terminologjia më e hershme është ajo veneciane, treguese e lidhjeve dhe marrëdhënieve tregtare. Në qytetin tonë, tregohen histori, gjithmonë dëshmi gojore, që u përngjajnë historive të filmave dramatikë, rreth martesave mes shkodranëve dhe venecianeve.

Në përhapjen e gjuhës e kulturës italiane në Shkodër, ndikim të madh pati sigurisht

Page 179: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

170

kleri katolik, i cili shihte gjithmonë në këtë qytet një bastion të katolicizmit, arsye për të cilën shumë urdhëra fetarë e përzgjodhën për t’u vendosur e për të predikuar. Hapja e shkollave nga këto urdhra fetarë, çuan edhe më tej përmasat e ndikimeve, të cilët më së shumti i ndeshim në banorët e fesë katolike të qytetit të Shkodrës.

Në Shkodër, edhe sot vazhdojnë të jetojnë tradita festive që e kanë zanafillën nga Italia fqinje, të cilat tashmë deri-diku janë njësuar me festat tona tradicionale, duke u festuar e duke gjetur në popullin tonë hapësirën e nevojshme për të jetuar e për t’u zhvilluar. Ndikimi dhe pikëtakimet aktuale të italishtes me shqipen, kanë ndryshuar formë duke u pasuruar në tipologji, por duke ruajtur po të njëjtin intensitet, ndoshta duke e rritur ritmin e dendurinë, po edhe duke shtuar llojshmërinë e ndikimeve.

I

‘Një djaloç më del përpara e më thotë me kreni: Unë studjoj gjuhët e huaja… Don të thuesh ti, se mâ shum t’intereson me dijtë gjuhët e huaja se t’anden? Je krejt tue më habitë… Prap ka asi shqiptarësh, të cilët kanë sy e faqe të krenohen, tue thânë se mâ lehtë u vjen t’i çfaqin mendimet e veta në nji gjuhë të huej se në gjuhën shqipe… Të nxesh nji gjuhë të huej nuk don me thanë tjetër veç se me nxanë të përkthejsh në ketê mendimet tua nga ajo qi ti zakonisht e flet; por qysh mund të bâhet nji përkthim i mirë prej nji teksti të keq?393’

Si për të çuar në vend një porosi të prof. Karl Gurakuqit edhe ne zgjodhëm e menduam të nisim punimin tonë me një vështrim të shkurtër rreth historikut të krijimit, përkufizimit dhe periodizimit të gjuhës shqipe dhe ndarjes së saj në dy dialekte, secili me tiparet e veta dalluese. Tashmë gjuha shqipe, gjuhë indoevropiane e grupit satem394, ka krijuar rrugëtimin e vet të pavarur në familjen e madhe indoevropiane. Çështja e formimit të gjuhës shqipe, tashmë është pranuar që paraqet problematika dhe vështirësi, si për mungesë dokumentimi të hershëm të vetë shqipes, por edhe për arsye të mosnjohjes së gjuhës mëmë, ilirishtes. Në një kontekst të tillë për të arritur të kihen sa më shumë informacione rreth evoluimit të ilirishtes në një kod tjetër gjuhësor apo periodizimit të vetë gjuhës shqipe, një ndihmesë të madhe na japin edhe shkencat e arkeologjisë dhe historisë. Shndërrimi i një kodi gjuhësor në një kod tjetër gjuhësor, është një proces i gjatë dhe i ngadalshëm. Përcaktimi i kohës së formimit të gjuhës shqipe mund të kryhet duke e analizuar atë, në të gjithë sistemet e saj, në bashkëlidhje me nënën e saj ilirishten. Në ndihmë këtu na vjen elementi latin, i cili dëshmon për epërsinë e latinishtes, në aspekte të ndryshme jetësore si dhe për kontakte të shpeshta mes brigjeve. Studimet e këtyre shtresave të huazimeve nga latinishtja, ndihmojnë edhe në përcaktimin e kohës së formimit të shqipes.

Gjuha shqipe në gjendjen e sotme, në sajë të tipareve dalluese, ndahet në dy dialekte,

393 Karl Gurakuqi, Studimi i gjuhës âsht i lehtë e i kandëshëm, në ‘Shkëndija’, 1942-XXI, nr. 2, f. 15-16.394 J. Schemtz, A kje ilirishtja nji gjuhë Kentum a por nji gjuhë Satem?, në ‘Hylli i Dritës’, 1940, nr. 5-6, f. 216-219.

Page 180: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

171

dialekti i gegërishtes dhe dialekti i toskërishtes. Tiparet dalluese të dialekteve, mund të grupohen në tipare fonologjike, morfologjike dhe leksikore. Përgjithësisht pranohet mendimi se dy dialektet nuk kanë ndryshime që mund të çojnë në moskuptimin e të folurit në një bashkëbisedim mes gegëve dhe toskëve, por që gjithsesi gjuha e secilit prej tyre paraqet ndryshime në shqiptim, theksim dhe formim gramatikor. Gegërishtja, sot flitet si brenda kufijve të Shqipërisë, ashtu edhe jashtë tyre në territore në Mal të Zi, Kosovë e Maqedoni. Rreth nëngrupimeve të të folmeve të gegërishtes ka mendime të ndryshme. E folmja e Shkodrës, nga gjuhëtarë si Maksimilian Lamberci apo Justin Rrota ndahet si një nëngrup me vete395.

Pikëtakimet e ilirishtes me latinishten e më vonë ato të shqipes me italishten nuk mund të ndahen në mënyrë të saktë e të mirëpërcaktuar. Ato kanë ardhur si një vazhdimësi e njërit prej tjetrit. Vërehet se ndikimi i elementit latin në lëmë të leksikut, krahas ndikimit të përgjithshëm indoevropian është më i ndjeshmi. Rreth kësaj çështjeje janë shprehur shumë gjuhëtarë të autoritetshëm. Koha e gjatë e pushtimit latin në tokat shqiptare, sigurisht, la gjurmët e veta në kuturë e arsim, në tregti e për pasojë edhe në gjuhë. Përhapja e gjuhës latine, sigurisht lidhet edhe me prestigjin dhe epërsinë kulturore që gëzonte bota romake, jo vetëm në kohët antike, po edhe deri në mesjetën e vonë kur latinishtja ishte gjuha e parë e shprehjes për motive ditunore dhe studimore. Një ndër problematikat me të cilat përballen gjuhëtarët është të dalluarit e huazimeve latine prej huazimeve italiane. Sigurisht është e vështirë të mund të përkufizojmë saktësisht e me shumë siguri këtë. Kështu shohim rrjedhën latine në fjalë si këlqere, kërkoj, pëlqej, bukë, kupë, peshk. Po kështu latine është edhe terminologjia më e lashtë kishtare. Nga ana tjetër dallojmë si me prejardhje italiane fjalë si apostull, furtunë, kasolle, mur, mostër. Gjithashtu mjaft fjalë të lëmës së teknikës, mekanikës automobilizmit, agronomisë janë huazime nga italishtja: kamardare, motor, gomë, rimorkio, veturë, motoskaf, timon. Por kemi mjaft shembuj në të cilët mund të shohim si gjurmë të latinishtes ashtu edhe gjurmë të italishtes p.sh. kanal, arkë, armë, formë. Në lidhje me ndikimet në fjalor nga gjuha latine, jemi munduar të paraqesim një listë fjalësh të ndara sipas kuptimit dhe kategorive gramatikore, që e kanë prejardhjen nga latinishtja. Theksojmë se intensiteti i romanizimit ka qenë aq i fortë saqë në gjuhën shqipe kemi fjalë që kanë hyrë një herë si huazim latin e më pas si huazim italian. Përmendim ketu: lter/altar, lëtir/latin, felë/fetë, myll/mulë. Nga pikëpamja e shtrirjes gjeografike vërejmë se huazimet nga latinishtja kanë shtrirje mbi mbarë trevat gjuhësore të shqipes, ndërsa huazimet italiane kanë përhapje me kufi dialektorë396.

Në vazhdën e ndikimeve të latinitetit në gjuhën e kulturën shqipe, kemi menduar të ndalemi pak e të shohim ndikimin venecian, si pasojë edhe e lidhjeve të hershme shkodrano-venete. Nga hulumtimet, vërejmë se zona e Shkodrës, ka paraqitur shumë

395 Bahri Beci, Rreth tipareve karakteristike të dy dialekteve të shqipes, në ‘Studime Filologjike’, nr. 4, f. 68-69396 Eqrem Çabej, Karakteristikat e huazimeve latine të gjuhës shqipe, në ‘Studime Filologjike’, 1974, nr. 2, f. 28.

Page 181: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

172

interes për tregtinë veneciane, edhe falë pozicionimit strategjik. Shkodra lidhej me detin edhe në sajë të një rrjeti lumejsh, falë të cilëve bëhej qendër shpërndarjeje e trafiqeve ballkanike. E në fakt trafiku vazhdoi i pandërprerë deri në rënien e Republikës së Venecies. Edhe në vijim, në Shkodër vazhdonte të kishte ndonjë tregtar të vjetër, frekuentues të tregut venecian. Aty, ajo që ishte me vlerë dhe një njeri i mirë e i ndershëm vazhdonin të etiketoheshin si ‘venecianë’. Panorama e këtyre marrëdhënieve mund të përmblidhet me përkufizimet: interesa ekonomike dhe shkëmbime dypalëshe. Nuk duhet harruar se elita shkodrane, ndryshe me shtresat e larta të Durrësit, Tivarit dhe Ulqinit, nuk kish marrë fare pjesë në tratativat për dorëzimin e Shkodrës Venedikut. Për këtë arsye marrja e sundimit të trevës së Shkodrës kishte domethënie më të madhe. Venedikasit për të kryer marrëdhënie tregtare në Shkodër, bashkëpunonin me tregtarë vendas. Familjet shkodrane ndaheshin në mbështetës dhe kundërshtarë të Venecias, e cila sigurisht favorizonte apo ndëshkonte. Informacione të mirëfillta rreth familjeve kundërshtare nuk ka, porse arrihet të kuptohet kjo përmes ndëshkimeve të heqjes së pronave. Venecia paraqitet si mbështetëse e fuqishme e të gjitha atyre familjeve shkodrane, të cilat, pas rënies së Shkodrës në duart e Perandorisë Osmane, emigruan drejt Republikës Venedikase.

Të paevitueshme në një situatë shkëmbimesh të shpeshta tregtare, ishin edhe ndikimet gjuhësore. Ndikimet sidomos në sferën e marinarisë janë të ndjeshme. Vërshimi i huazimeve gjuhësore të kësaj sfere, e ka prejardhjen jo aq nga Italia në tërësi, sa nga zona dialektore, pra zona më të ngushta ndikimi. U referohemi këtu pikërisht atyre porteve, pikëtakime të natyrshme, ku bëheshin shkëmbimet. Është e natyrshme që së bashku me objektin të kalonte edhe terminologjia përkatëse. Edhe këtu ndeshemi sërish me problematikën e dallimit të huazimeve veneciane nga ata italiane. Këtu si kriter mund të jetë koha e futjes në gjuhë: më të hershme, e për pasojë më të ndryshuar në formë janë venecianizmat e më të vonë, e për pasojë më pak të ndryshuar në formë janë italianizmat. Në shqip, bile edhe vetë në të folmet e gegërishtes, ndeshim venecianizma, si bocë, fëdigë (fti:g-a), mendula, kainacë, gabel, shpuza, porteg, sconzurar. Disa prej këtyre i ndeshim edhe në tekstin e Buzukut. Ka fjalë veneciane të cilat sot janë kodifikuar dhe ndeshen edhe në fjalorë të gjuhës shqipe, si baticë, baule, botile, bocë, bunacë. Shumë interesante paraqiten edhe fjalë me prapashtesa tipike veneciane –azzo, kanë kaluar në shqip edhe në forma të tjera, si: -c, -cë, -ec, -eckë, -icë. Kështu përmendim, gojac, dorac, burrac, përtac, shurdhac, tullac, thumbec, ferreckë, bullicë397. Edhe pse lidhjet me Venecien kanë qenë intensive, si përfundim mund të themi se pasojat në gjuhë nuk kanë qenë në nivelin e ndikimit latin apo turk. Pra, ndikimi nuk arriti të penetronte në thellësi të Shqipërisë. Huazimet venete i dallojmë më së shumti në sferën e trafiqeve të mallrave, lundrimit, tregtisë, ushtrisë. Elementet veneciane në gjuhën shqipe, përveç fjalëve të formuara me prapashtesat me prejardhje nga venecianishtja, mund të shkojnë në rreth 75398.

397 Addolorata Landi, Il lessico inverso del dizionario del dialetto veneziano di Giuseppe Boerio – Elementi veneti in albanese, në ‘Studi di linguistica albanese’, Salerno, 1991, f. 145398 Haralambie Mihăescu, I prestiti italiani nell’albanese, në ‘Zjarri’, 1979, 1-2, f. 26-31.

Page 182: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

173

II

Gjuhëtarë të autoritetshëm kanë studiuar gjuhët në kontakt, duke analizuar shkaqet e kontakteve dhe llojet e tyre. Është e pranuar gjerësisht se bashkëprania e shumë gjuhëve në përdorimet e folësve, çon në situatat e kontakteve gjuhësore, pra gjuhët janë në kontakt atëherë kur bashkëveprojnë. Kontakti ndodh pikërisht në vetë folësit, që përdorin gjuhë të ndryshme, të cilat edhe i zotërojnë deri në një farë pike. Situatat e kontakteve mes gjuhëve shoqërohen me konceptet e dygjuhësisë dhe diglosisë.

Dygjuhësia, si situatë sociolinguistike, që nënkupton përdorimin e njëhershëm dhe konkurent të dy gjuhëve në të njëjtën hapësirë gjeografike, ekonomike apo politike, mund të çojë në situata konfliktuale, ashtu siç edhe mund të jetë faktor i zhvillimit dhe realizimit të plotë të personalitetit. Nga ana tjetër koncepti i diglosisë, që nënkupton përdorimin e dy gjuhëve edhe funksionalisht të dallueshme, çon në situata të tilla gjuhësore, në të cilat në mjedise jo formale të përdoret një kod gjuhësor dhe në situata formale të përdoret një kod tjetër gjuhësor.

Gjuhët në kontakt mund të çojnë në lindjen/krijimin e gjuhëve pidgin, të cilat janë shprehëse të nevojës së komunikimit mes anëtarëve të shoqërive gjuhësore krejtësisht të ndryshme me njëra tjetrën. Sigurisht është urgjenca e komunikimit mes dy bashkësive gjuhësore që çon në lindjen e këtyre gjuhëve, që janë pasojë e krijimit të një varieteti që rrjedh nga përzierja e dy a më shumë varieteve të pranishme. Gjuhët pidgin, duke qenë gjuhë që kryesisht klasifikohen si gjuhë shkëmbimi, janë të thjeshtuara sa i përket strukturave dhe gramatikës. Pidgini ka tipar tjetër lehtësinë e të mësuarit. Situatë tipike ku mund të lindë një gjuhë pidgin është ajo e bashkëjetesës mes skllevërve, të cilët kanë domosdoshmëri komunikimin. Evoluim i mëtejshëm i gjuhëve pidgin është kreoli. Kur në shoqëri të tilla, ku kemi përzierje kodesh gjuhësore, lindin fëmijë, atëherë gjuha merr status të veçantë. Fakti nëse lindja e fëmijëve çon apo jo në zhvillim të mëtejshëm gjuhësor në një shoqëri pidgin ka qenë objekt diskutimi. Nga njëra anë, mbështetet ideja se janë pikërisht fëmijët, të cilët edhe në sajë të teorisë së inatizmit, çojnë në lindjen e strukturave të reja e më të ndërlikuara në gjuhë, përdorimi i të cilave deri në atë moment ishte i panevojshëm. Nga ana tjetër, theksohet, se një gjuhë pidgin mund të pasurohet e të marrë status të njëjtë me gjuhë të tjera edhe pa nevojën e lindjes së fëmijëve. Gjithsesi mund të themi se gjuhët pidgin nuk kanë ndryshime të mëdha me gjuhët kreole. Ata, më shumë se gjuhë të ndryshme, mund të përkufizohen si vazhdim i njëra-tjetrës.

Gjuhët në kontakt, çojnë në forma të ndryshme ndërveprimi: - përdorim fjalësh të huaja, qoftë edhe për nevoja të momentit; - përzierje kodesh gjuhësore; - ndryshim të kodit gjuhësor apo edhe - interferencë në njësitë mbisegmentore. Forma e konsideruar si ndërhyrja më e thellë në gjuhë është ajo e huazimit. Huazimi përbën edhe një nga mënyrat e pasurimit të fjalorit të një gjuhe. Gjuhët ecin përpara, zhvillohen e pasurohen, në sajë të grupit të banorëve që e përdor. Momentet thelbësore të historisë së një kombi, si momente ndryshimesh të mëdha, kanë pasoja edhe në gjuhë. Kështu mund të dalin nga përdorimi fjalë të vjetëruara apo që i përkisnin një sektori të caktuar

Page 183: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

174

dhe të hyjnë të tjera që mund t’i përkasin një sektori tjetër. Vërehet se vetë termi ‘huazim’ paraqet paqartësitë e veta. Normalisht një objekt që huazohet, herët a vonë do të kthehet tek i zoti, gjë që nuk vërehet në gjuhë. Elementi gjuhësor që huazohet nuk kthehet më në gjuhën e origjinës. Huazimi është një proces i ndërlikuar që lind si pasojë e kontaktit mes dy kulturash gjuhësore që janë në kontakt me njëra-tjetrën. Njëgjuhësia nuk është një realizim i mundur njerëzor, pasi njerëzit që në lashtësi kanë kërkuar komunikimin dhe bashkëveprimin. Vlerësohet se huazimi është një prej burimeve të një rëndësie të veçantë të pasurimit të gjuhës. Por, huazimi shihet i lidhur edhe me faktorë sociolinguistikë, pra jashtëgjuhësorë si: raporte kulturore, shkëmbime ekonomike apo pushtime ushtarake, situata që çojnë në kalimin e fjalëve nga një gjuhë në një tjetër. Vlen të përmendet edhe superioriteti i një populli a kulture në një fushë të caktuar. Prandaj shpesh suksesi i një huazimi lidhet edhe me këta faktorë. Huazimi shpesh interpretohet edhe si proces imitimi, meqë folësi kërkon të imitojë modelin e huaj duke e identifikuar me modelin e sistemit të vet gjuhësor. Huazimi ka prirjen të përshtatet me normat fonologjike dhe grafike të gjuhës në të cilën hyn. Themi se një huazim merr përfundimisht tiparet e gjuhës ku hyn, atëherë kur bëhet temë për krijimin e fjalëve të reja.

Pasojë tjetër e kontaktit mes gjuhëve është edhe lindja apo krijimi i kalkeve, si ndër format më të rafinuara të ndikimit. Kemi të bëjmë me kalk, atëherë kur në vend të kalimit të fjalës në tërësinë e vet, kalon vetëm struktura, e cila plotësohet me material të vetë gjuhës. Ky fenomen nënkupton një kalim më të ndërlikuar që bart një nivel më të lartë kulturor dhe një shkallë më të lartë dygjuhësie. Kalket formohen në numër të madh në momentin kur kërkohet një zgjerim të fjalorit të një gjuhe, duke u mbështetur nga ana kulturore në një gjuhë tjetër. Në këtë pikëpamje gjuhët japin e marrin nga njëra-tjetra. Sigurisht edhe në këtë pikë duhen patur parasysh disa elementë, si strukturat e dygjuhëve në kontakt dhe sa janë të ngjashme ata për të lejuar shkëmbimet apo qëndrimin pak a shumë purist që propagandohet nga veprimtaritë e gjuhëtarëve të njërës apo tjetrës gjuhë. Nëse kemi epërsi të një kulture e kemi të lehtë të dallojmë se cila gjuhë i ka dhënë tjetrës modelet e krijimit të kalkeve. Problemi qëndron nëse dy gjuhët kanë prestigj të krahasueshëm. Për të krijuar një kalk nevojiten një model i huaj, i motivuar semantikisht dhe strukturalisht dhe një kompetencë e mirë gjuhësore.

Në Shqipëri, nga ana e gjuhëtarëve shpesh herë është tërhequr vëmendja për shkrimin dhe të folurën e gjuhës shqipe dhe përdorimit pa fre të të ashtuquajturave huazimeve ‘luksi’. Shqetësimi është bërë i ditur përmes artikujsh dhe konferencash shkencore. Shpesh herë vetë ne, për t’i rënë shkurt punëve, përdorim fjalë të huaja, nga gjuha e huaj që ndoshta përdorim për arsye pune duke anashkaluar përgjegjëset e shqipes. Këto qëndrime duken kundërshtuar me forcë, gjithmonë në të mirë të gjuhës sonë.

- Në disa raste në saje të mungesave të fjalëve apo koncepteve të caktuara në gjuhën tonë na vjen thuajse e natyrshme të përdorim fjalën e huaj. Si alternativë e kësaj, mund të rishikohet gurra dialektore, që shpeshherë çudit me prurjet e saj. Në këtë këndvështrim mund të provohen e të kodifikohen fjalë dialektore,

Page 184: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

175

që mund të zëvendesojnë edhe fjalë të huaja.

- Veç kësaj dëshirojmë të nënvizojmë, shpesh herë edhe kulturën e pamjaftueshme gjuhësore të atyre që flasin e shkruajnë, që i bën të përdorin pa fre fjalë të huaja, shpesh edhe në formë përsëritjeje të fjalës shqipe. Kjo vërehet edhe në dublimet e filmave vizatimorë të huaj. Përmes tyre po përçohen tek fëmijët forma dhe struktura gramatikore jo të sakta dhe që nuk janë pjesë e shqipes, të cilat imitojnë format e gjuhëve origjinale apo të folme dialektore të zonave të caktuara. Pa përmendur këtu njësitë mbisegmentore!

- Dëshira për t’u dukur i ditur dhe i shkolluar çon në përdorime të fjalëve të huaja. Kjo është edhe një çështje mode, prirjeje. Sigurisht kjo lidhet me epërsinë e një kulture të caktuar, por edhe me lëvizjet dhe udhëtimet që bëjnë njerëzit, lundrimet në internet, ndjekjen e morisë së kanaleve të huaja, apo edhe punësimin në sektorë të caktuar apo në ambjente pune, ku gjuhë komunikimi është gjuha e huaj.

Prandaj theksojmë se shkaqet e përdorimit të fjalëve të huaja nuk janë thjesht gjuhësore, por shoqërore, kulturore dhe psikologjike. Në fondin e fjalëve të huaja që përdoren çdo ditë në gjuhën e folur por edhe të shkruar, edhe italianizmat zënë vendin e vet. Kështu ndeshemi me fjalë të tilla si: eksperiencë, ambient, evitoj, dedikoj, ekspresiv, iniciativë, interdipendencë, distancë, tentativë, okazion, nacional, internacional, deciziv, çao, të cilat shpesh përdoren duke u mbivendosur fjalës shqipe në të njëtën fjali a kontekst, eksperiencë-përvojë, deciziv-vendimtar, nacional-kombëtar; fraxhil-i brishtë, influencon-ndikon, superioritet-epërsi, aktivitet-veprimtari, evidentohet-vihet në dukje, uniform-i njëtrajtshëm.

Me trishtim, mund të themi, duke kujtuar një nga gjuhëtarët tonë me autoritet, Justin Rrotën, që ne shqipëtarët, përveç se përtacë, mbajmë edhe kokën lart. E shohim nevojën e të mësuarit të rregullave të gjuhës vetëm kur dëshirojmë të mësojmë një gjuhë të huaj, porse kur flitet për rregullat e gramatikën e gjuhës sonë, askush nuk i përvishet punës dhe askush nuk pohon se ka nevojë t’i mësojë, duke pretenduar se tashmë i di mirë399.

III

Shkodra, ashtu si të tjera qytete në Shqipëri, njihet për vlerat e traditat e shquara në fusha të ndryshme të jetës. Në këtë kontekst ne kemi përzgjedhur dhe jemi ndalur në historikun e arsimit në Shkodër, sidomos duke u përqendruar në periudhën e hapjes së shkollave, të cikleve të ndryshme, nën ndikimin dhe organizimin e urdhërave fetarë katolikë, të cilët sollën padyshim ndikime perëndimore, duke patur pasojë përhapjen e gjuhës italiane përmes formimit të të rinjve, publikime të ndryshme dygjuhëshe, por edhe mjaft polemika në rrethet intelektuale rreth mësimit të gjuhës së huaj dhe gjuhës amtare.399 Iris, (Justin Rrota), Rreth problemit të gjuhës letrare, në ‘Hylli i Dritës’, 1931/VII, Nr. 3, f. 126.

Page 185: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

176

Në rrethin e Shkodrës, u hapën shkolla nga etërit jezuitë dhe ata fançeskanë, motrat Stigmatine, por edhe shumë shkolla/kurse private, të cilat zhvilloheshin në struktura jo të mirëfillta shkollore. Në këtë kontekst përmendim mjaft emra italianësh që u vendosën në Shkodër, të cilën e përzgjodhën ndër qytete të tjera të Shqipërisë, ku ushtruan aktivitetin si mësues dhe klerikë dhe që kujtohen dhe janë të përmendur në historinë e arsimit shqiptar. Persona të tillë, duke qenë se nuk kishin formim didaktik të mirëfilltë për të dhënë mësim (disa prej tyre nuk e kishin ushtruar këtë profesin më parë), improvizonin rreth teksteve dhe kushteve. Sigurisht, ata e zhvillonin mësimin në gjuhën e tyre të mëmës, pra në italisht. Jemi të mendimit se ndikimi, që kanë pasur ndër fëmijët, të cilët dërgoheshin nga prindërit e tyre, kryesisht për të mësuar gjuhën e huaj, por edhe shkrim e këndim, të ketë qenë i madh. Për shumë prej këtyre ‘mësuesve’, hapja e shkollave ka qenë një mënyrë për të ‘fituar bukën’ në një vend të huaj. Sigurisht në favor të tyrin ishte fakti që italianët shiheshin me syrin e personit të përparuar dhe të zotin, arsye pse vendasit i parapëlqenin këto lloj kursesh. Të ndërtosh historikun e këtyre kurse/shkollave, nuk është e lehtë, për vetë faktin se ata ishin të shumta dhe shpesh relativisht të vogla, nuk kishin organizime infrastukturore të mëdha, nuk patën kohëzgjatje të madhe dhe nuk kishin planifikime të mirëfillta të planeve dhe programeve që duhej të ndiqeshin. Prandaj këmbëngulim në dyshimin nëse mund të quhen shkolla apo kurse. Ka raste kur zotërinj nga Italia, siç u tha edhe më sipër, me profesione të tjera, kanë ardhur në Shkodër, janë martuar këtu e në vijim kanë hapur kurse të gjuhës italiane për fëmijë. Ne kemi arritur të hulumtojmë e të gjejmë edhe tekste mësimore për fëmijë, të cilët janë në gjuhën italiane. Në këtë pikë, jemi të mendimit se fëmijët ose kanë zhvilluar mësimin në gjuhën italiane - e cila është një hipotezë e besueshme, duke qenë se edhe mësuesit kanë qenë italianë – ose kanë mësuar italishten si gjuhë e huaj dhe organizimi i mësimit është bërë në gjuhën shqipe, meqenëse italianët që kanë jetuar në Shkodër kanë mësuar edhe gjuhën shqipe, pothuajse në të gjitha rastet shumë mirë. Ndër figurat më të njohura të mësuesve dhe didaktëve, të cilët u morën me organizim arsimi, hapje shkollash dhe botime abetaresh të gjuhës shqipe, është Gaspër Benussi. Benussi, autor tekstesh në gjuhën shqipe, ishte mësues dhe kishte hapur një shkollë të veten, e cila mund të dallohet nga të tjerat, pasi kishte njëfarë niveli nga pikëpamja organizative dhe didaktike. Në tekstet që boton, shihet dashuria për Shkodrën dhe pasioni për të studiuar shqipen. Ai në të shkruar dallon tiparet e të folurit të shkodranishtes, por të shkruar me rregullat e shkrimit të gjuhës italiane. Edhe pse shumë i kujdesshëm në përzgjedhjen e fjalëve që përdor, atij i kalon edhe ndonjë fjalë nga italishtja. Veç teksteve (abetare të mirëfillta dhe jo) të botuara nga Benussi, kemi edhe botime të tjera dy gjuhëshe tekstesh që shërbyen për të mësuar shkrim e këndim.

Edhe urdhërat fetar, u morën me hapjen e shkollave për fëmijë. Ata e kishin shumë për zemër të merreshin me mësimdhënien e të vegjëlve. Kjo, sigurisht edhe për arsye të përhapjes së fesë. U dalluan, ndër të tjerë urdhërat, e jezuitëve dhe françeskanëve për shkollat për djem dhe motrat stigmatine për shkollat e vajzave. Kemi patur rastin të shohim tekste mësimi të përdorura në këto shkolla. Ata janë në gjuhën italiane.

Page 186: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

177

Përmendim tekstin e leximit dhe atë të matematikës. Gjithashtu vërehen programet e mësimit. Në të gjithë bën pjesë gjuha italiane, si gjuhë e huaj, e ndarë në orë gramatike, leximi dhe diktimi. Tekstet e përdorura nga shkollat franceskane ishin tekste të shtypura në Itali, për këtë arsye edhe sa i përket arsimit të mesëm, kemi hasur shumë vështirësi për t’i gjetur. Fëmijët e shkollave përfshiheshin në veprimtari të organizuara për festa të ndryshme apo të tjera ceremoni, ku recitonin apo këndonin në gjuhën italiane. Për paraqitje të mira ata nderoheshin edhe me çmime që jepeshin edhe nga vetë drejtori. Në raste të tilla kishte edhe kompozime të posaçme këngësh, gjithmonë në gjuhën italiane. Kuptojmë kontekstin e ndikimit të gjuhës dhe kulturës italiane.

Kolegji Saverian i Jezuitëve, kishte parim bazë përvetësimin e gjuhëve klasike, me vëmendje të veçantë edhe ndaj gjuhëve bija të latinishtes, si mjet për të ndriçuar mendjet. Në radhët e mësuesve klerikë që erdhën në Shkodër për të shërbyer në rite fetare e për të dhënë mësim në Kolegj, ka shumë prej atyre që, meqënëse mësuan gjuhën shqipe, e cila ishte e domosdoshme për të komunikuar me banorët dhe për të predikuar fenë, botuan edhe tekste të ndryshme në shqip ose në dy gjuhë: shqip-italisht. Sigurisht, ne nuk jemi marrë me botimet e karakterit fetar, të cilat shohin autorë, thuajse të gjithë klerikët. Ne kemi hulumtuar për të gjetur tekste me përmbajtje gjuhësore, ose me përmbajtje nga temat sociale dhe nga jeta e përditshme, si dhe tekste që janë përdorur si tekste mësimore në klasat e Kolegjit. Shpesh autorët e teksteve, janë edhe mësues në Kolegj. Theksojmë se gjetja e teksteve mësimore të përdorura nga Kolegji Saverian ka qenë më e lehtë për vetë faktin se këto tekste ishin të shtypura në Shkodër dhe nga shtypshkronja e vetë shkollës. Nga ana tjetër, tekstet e botuara nga Fretërit Françeskanë, botoheshin në shtypshkronja në Itali, arsye për të cilën mendojmë kanë qenë më pak të gjetshme. Nga burime gojore, kemi mësuar se tekstet nga biblioteka e Françeskanëve mund të jenë vjedhur në momente trazirash në qytetin e Shkodrës. Sigurisht këto informacione si burim i trashëgimisë gojore, merren me shumë rezerva.

Edhe në programin e mësimit të shkollave të motrave stigmatine, mësojmë se italishtes, si gjuhë e huaj, i është dhënë shumë rëndësi dhe ka pasur vend të veçantë ndër lëndë të tjera. Ndër provimet që jepeshin, listohej edhe provimi i gjuhës italiane, në formë fjalori, diktimi e përkthimi – fillimisht nga italishtja në shqip e më pas nga shqipja në italisht, përkthim me gojë e, së fundmi hartime në italisht.

Gjatë fundit të ‘800-ës dhe fillimit të ‘900-ës, periudhë në të cilën pak a shumë u hapën dhe u zgjeruan shkollat e mesme në të cilat ne u përqendruam në analizën tonë, gjuha e përdorur në të shkruar ishte ajo që njihet me emrin ‘shkodranishtja e vjetër’ dhe alfabeti që përdorej ishte pikërisht alfabeti i shkodranishtes së vjetër. Shumica e librave të shkruar ishin në të folmen e Shkodrës, meqë ky alfabet ‘zotnoi në gjûhen e shkrueme nder marrëdhânje familjare të kësaj krahine djeri nder vjetët e vona, kur shqypja filloi me u këqyrë mâ dhimbshem prej së bijsh e me bâ kambë në mësimin e shkollavet, në mos si zojë shtëpijet, si sherbtore e pervûtë.’400

400 Iris (Justin Rrota), Per historin e alfabetit shqyp, në Hylli I Dritës 1935/XI, Nr. 1, f. 11.

Page 187: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

178

Si u panë e analizuan një sërë tektesh të shkruara nga autorë italianë, rreth e në gjuhën shqipe (sigurisht ka edhe mjaft autorë shqiptarë që kanë bërë botime dygjuhëshe shqip-italisht, por që ne nuk menduam në këtë moment t’i bëjmë pjesë të studimit tonë – apo ka shumë autorë italo-shqiptarë, të cilët sigurisht në shkrimet e tyre kanë patur ndikim të madh nga gjuha italiane401), vërejmë se edhe pse ata ishin mësuar shqip relativisht mirë, ndikimi i ortografisë italiane është i dukshëm. Duhet thënë se ndikimi vërehet edhe në autorët shqiptarë, meqenëse ata ishin njohës të shkëlqyer të gjuhës italiane dhe vinin nga një formim latino-italian (universitete e doktorata në qytete të ndryshme të Italisë).

- Dyzimi i zanoreve të gjata – duke bërë një paralelizëm të atyre që janë bashkëtingëlloret dyshe në gjuhën italiane, por ka edhe nga ata që vënë vizën e gjatësisë (kuur / kūr) sipas modelit të zanoreve të gjata latine. Të njëtën gjë mund të themi edhe për bashkëtingëlloret, të cilat dyzohen kur kemi një tingull më të fortë.

- Zanorja /ë/ nuk shënohet aspak, kjo as prej të huajve që shkruajnë në shqip, por as edhe prej shqiptarëve. Ajo zëvendësohet me zanoren /e/. Zanorja /ë/ është dalluar nga shkrimtarët e vjetër, ‘sikurse ndër toskë Matranga kje i pari, qi e shênjoi me nji ftyrë të posaçme ë-n (pazâne), tue marrë dyzânoren e ndjitun të latîjve œ; kështû, mâ i pari nder gegë, Bogdani mêndoi me e dá këtê prej e-s së ngulët, tue e shênjue me nji è të theksueme me aksent të randë. – pèr, natyrè, dèscèron, scioscènij.’402 Në fakt të gjithë autorët e vjetër shqiptarë morën për themel alfabetin latin, duke qenë se të gjithë kishin njohuri ‘... të gjûhës latine e italijane, me ndimë të të cillave bânë edhè këndimet e profesjonit të vet, - mbasi të gjith i perkitshin degës së klerit e të meshtarís katholike, - nuk mujshin, as nuk u provuen me shkru në nji alfabet tjetër, përposë atij qi zotnojshin: latin – italisht. Arsyeja tjetër ishte edhè, se librat e tyne do t’u shtypshin, për nevojë të rrethânavet, nëpër qytete t’Italís (Romë, Padovë, Venedik).’403 Kështu, pra në rastin e heqjes së zanores /ë/ kemi një ndryshim të sjellë nën ndikimin e gjuhës italiane që nuk e ka në inventarin e vet të tingujve këtë zanore.

- Tingulli /k/ i gjuhës sonë, në shkrim përfaqësohet nga –c- apo –ch- të italishtes, sipas rregullave të shqiptimit të gjuhës italiane.

- Tingujt /q/ dhe /ç/ të gjuhës shqipe janë të pa dallueshëm mes njëri-tjetrit. Në asnjë tekst të botuar që kemi pasur në dorë, nuk bëhet ky dallim, as në shkrim e rrjedhimisht as në shqiptim. Ata të dy njëjtësohen me tingullin përgjegjës të italishtes së kontekstin c+i, e.

- Tingujt /xh/ dhe /gj/ të gjuhës shqipe janë të padallueshëm edhe ata në përdorim. Edhe këtu ndiqet modeli i gjuhës italiane dhe tingujt njëjtësohen me shqiptimin

401 Eqrem Çabej, Tekste italo-shqiptare në Hyllin e Dritës, në Hylli I Drits, 1935/XI, nr. 4, f. 196-206.402 Iris (Justin Rrota), Per historin e alfabetit shqip, në Hylli I Dritës, 1932/VIII, Nr. 7-8, f. 341-350.403 Iris (Justin Rrota), Per historin e alfabetit shqyp, në Hylli i Dritës, 1932/VIII, Nr. 3, f. 123.

Page 188: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

179

e g+i, e, të gjuhës italiane.

- Po kështu sipas modelit të gjuhës italiane, shkronja /z/ përdoret për tingujt /c/ dhe /x/ e jo /z/ siç është në gjuhën tonë.

- Tingulli /z/, krijohet nga /s/ mes dy zanoresh. Nga ana tjetër, mënjanohet tingulli /z/ duke e ruajtur si tingull të shurdhët /s/, kur e dyzojmë atë edhe në kontekst fonologjik mes dy zanoresh.

- Përdoren grupet –gn- dhe –sc- të italishtes për tingujt /nj/ dhe /sh/ të gjuhës shqipe.

Tjetër element, që duhet përmendur, është se autorët janë thirrur dhe identifikuar në Shkodër me emrat shqip korrespondues të emrave italianë që mbanin. Edhe ne gjatë punimit kemi pranëvënë të dy emrat. Theksojmë, është shqipëruar vetëm emri, ndërsa mbiemri ka ruajtur ortografinë e gjuhës së origjinës. Edhe ne kemi ndjekur këtë rregull dhe i kemi shkruar emrat ashtu siç i kemi ndeshur ata në botimet e bëra. Pra, emri i shqipëruar, ndërsa mbiemri në gjuhën italiane. Të gjithë autorët shkruajnë me një modesti të admirueshme. Sigurisht, duke qenë klerikë, ata i drejtojnë falenderimet drejt Zotit për arritjet e deriatyshme, dhe duke e paraqitur veprën e tyre gjithmonë si vepër e cila mund të përmirësohet kështu që nxiten të tjerë të çojnë përpara punën e nisur prej vetë atyre.

Ka pasur shumë polemika, shpesh me nota të ashpra rreth karakterit kombëtar të shkollave me organizim dhe drejtim fetar në Shkodër. Në to është kritikuar fort hapësira që i është lënë gjuhës së huaj, si në rastin e gjuhëve klasike ashtu edhe në rastin e gjuhëve të gjalla. Kështu autoritete dhe figura të njohura të kohës, shprehen kundër këtyre shkollave meqë gjykohet se ata janë në dëm të kulturës dhe gjuhës shqipe. Sidomos kritikohet mësimi i gjuhës së huaj që në ciklin fillor, moshë në të cilën, fëmija ende nuk ka përvetësuar gjuhën mëmë. Prandaj shihet si e dëmshme hapësira e kushtuar gjuhës së huaj. Kritika bëhet edhe më e ashpër e në këndvështrim më të gjerë, kur akuzohet kleri katolik, i cili sidomos në Shkodër, e mban të nënshtruar popullsinë katolike, duke pohuar që Shkodra po bëhet Romë e dytë. Humanistët shqiptarë mendojnë se në shkollat e hapura nga kleri nuk mësohet fryma atdhetare. Të rinjtë e të rejat të cilët shpesh e zhvillojnë mësimin në gjuhën italiane, përgatiten kundër të mirës kombëtare. E në fakt rehatia e klerit në Shkodër dhe predispozita e shkodranëve si katolikë, pohohet nga vetë klerikët, përmes letërkëmbimeve me njëri-tjetrin, apo lajmërimeve drejt superiorëve.

Në Shkodër, për vetë karakteristikat shoqërore e kulturore, gjetën vetën edhe udhëtarë të tjerë e kalimtarë, që u vendosën dhe ndërtuan jetesën. Niveli i lartë i qytetërimit në Shkodër dhe fryma evropiane e këtij qyteti i bënte të ndjeheshin mirë të huajt. Ajo që është e sigurtë është se në Shkodër, kishte një komunitet italianësh, anëtarët e të cilit mblidheshin herë pas here e diskutonin edhe për çështje politike dhe shoqërore. Shumë nga italianët që erdhën në Shkodër, krijuan familje këtu duke u martuar me

Page 189: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

180

vajza shkodrane. Ata nuk i përkasin të njëjtës fushë, dhe sigurisht, sollën risi të mëdha në qytetin tonë. Kështu ishte një tip pakti i dyfishtë, mes tyre dhe qytetit. Secili pati të mirat e veta. Përmendim Pietro (Pjetër) Marubin, i cili krijoi institucionin e fotografisë në Shkodër. Ai filloi dhe çoi përparë aktivitetin e tij fotografik, pasi e pa që Shkodra e donte atë. Konsullata italiane, thuajse gjithmonë e pranishme në qytet, ku edhe mburret me ndërtesën e blerë, nga njëra prej familjeve më të njohura në Shkodër, ndërtesë e cila admirohet edhe sot e kësaj dite për arkitekturën e saj madhështore dhe hapësirat e nevojshme për aktivitetin diplomatik.

Shkodra, qytet në skaj të Perandorisë Osmane, ishte pikë ndarëse por njëkohësisht edhe pikë lidhëse me Perëndimin. Pozicionimi gjeografik, e përshkruar nga lumej, liqene e dete, e në të njëjtën kohë dëshira e qytetarëve për komunikim dhe hapje ndaj të resë, përbëjnë lehtësitë e vendosjes në qytet. Në Shkodër vihej për arsye të ndryshme, për të bërë tregti, për të punuar, për të bërë vizitë tek doktori, për të takuar miq e shokë, për të krijuar mundësi të reja për vete apo edhe thjesht për të marrë arratinë. Shkodra, ‘de facto’ kryeqyteti i Shqipërisë deri në shpalljen e pavarësisë, edhe ‘Firencja e Shqipërisë’, djep i letërsisë shqiptare, qyteti i selive të përhershme të përfaqësisve diplomatike, qyteti i bashkëjetesës urbanistike të arkitekturës shkodrane dhe asaj evropiane, shpirtin e së cilës e kuptuan të gjithë ata, që u takuan me të dhe e deshën, atëherë, për të mos harruar më kurrë këngën, humorin dhe dyert e mëdha gjysmë të hapura që lejonin të shiheshin oborret plot ‘drandofila’ shumëngjyrësh.

IV

Për të parë realisht ndikimin e gjuhës dhe kulturës italiane në të përditshmen e shkodranëve, duhen parë disa këndvështrime, që nga emrat që u ngjiten fëmijëve, dëshira dhe interesi për të mësuar gjuhën italiane, fjalët dhe shprehjet në të folme dhe traditat e kaluara dhe që vazhdojnë të ruhen në kulturën tonë.

Sigurisht toponime me prejadhje nga latinishtja ka plot në trojet tona dhe këta terma kanë qenë shpesh objekt i studimeve nga gjuhëtarë të njohur shqiptarë. Prania e tyre është një dëshmi e saktë e lidhjeve të paraardhëses së shqipes me latinishten dhe greqishten e vjetër.

Sa u përket antroponimeve ndër shqiptarë, dallojmë emra me burim vendas dhe emra me burim të huaj. Nga ana tjetër mund edhe të dallojmë emra laikë por edhe me ngjyrim fetar. Emrat e njerëzve bëjnë pjesë në trashëgiminë kulturore dhe gjuhësore të një vendi, duke u bërë pjesë e traditave kulturore. Ata mund të kenë ndikime të shumta nga kultura të ndryshme, por mund të jenë edhe fryt i dëshirave personale të prindërve të rinj. Pushtimet e gjata të një vendi e populli, nga një ushtri e një vendi tjetër, mund të lënë edhe ata gjurmë në emrat e njerëzve. Këtu mund të përmendim ndikimin romak dhe atë turk. Gjatë periudhës së komunizmit ka pasur një prirje drejt mos përdorimit të emrave të huaj, deri edhe një farë detyrimi për të vënë fëmijëve emra shqiptarë, emra të cilët edhe janë botuar në lista që viheshin në dispozicion të prindërve pranë zyrave të gjendjeve civile. Emrat e njerëzve janë, siç u tha shpesh herë

Page 190: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

181

edhe krejtësisht subjektiv, duke shprehur kështu një pasion apo pëlqim të prindit për një aktor apo personazh filmi, shkrimtar, sportist apo personalitet të njohur. Gjithsesi në Shkodër, të kësaj periudhe mund të dallojmë emra të tillë si Angjelin/a, Tonin, Agostin/a, Paulin/a (Pavlin/Pavlina) në të cilët dallojmë prapashtesë e zvogëlimit të gjuhës italiane. Gjithashtu, të po kësaj periudhe kohore janë edhe emra të tillë si Zef, Bik, Nin, të cilët janë emra italian të përkthyer në gjuhën shqipe, që veç të tjerash dalin edhe në më shumë se një formë, p.sh. Bep – Zef, Bik – Ludovik, Nin – Antonin, Ndoc – Ndue – Ndoj – Noç, Kolë – Kolec – Lec.

Edhe pas viteve ’90, ‘moda’ e vënies së emrave të huaj u rikthye. Edhe falë lëvizjeve demografike, emigrimit në vende të ndryshme të huaja, prindërit e rinj patën e vazhdojnë të kenë dëshirën e venies së emrave të huaj fëmijëve, kjo edhe nisur nga dëshira për t’u njëjtësuar e për të mos u dalluar nga emrat e vendit në të cilin jetojnë. Porse në këtë mënyrë, duke u larguar nga tradita e emrave të vendit të lindjes dhe duke krijuar një largim apo shkëputje të lidhjes mes emrit dhe mbiemrit. Edhe në Shkodër, shihet kjo prirje. Emrat e huaj, një numër i madh edhe më prejardhje nga italishtja, ndeshen sipas një hulumtimi pranë Zyrave të Gjendjes Civile, Shkodër, gjatë pesë viteve të fundit. Ne jemi të mendimit se një ndër çështjet që duhen diskutuar edhe në rrethe gjuhësore është njëjtësimi i ortografisë së emrave të huaj dhe zbatimi i një farë rregullsie në të shkruar. Shpesh duhet të kërkohet gërmëzimi i emrave, meqë gjenden disa variante të të njëjtit emër. Problem tjetër që duhet zgjidhur në kuadër të drejtshkrimit është edhe lakimi i emrave të huaj të përveçëm të njerëzve, të cilët duke mos u lakuar në gjuhën e origjinës, kalojnë me po këtë tipar në gjuhën tonë, duke i rënë ndesh rregullave të brendshme të gjuhës, në të cilën ekziston lakimi i emrave, qofshin ata edhe të përveçëm. Në Shkodër, ndeshemi edhe me fenomenin e ‘përkthimit’ apo gjetjes së përgjegjësit në shqip të emrit italian. Këtë e kemi ndeshur edhe me emrat e autorëve italianë, të cilët i kemi parë të shqipëruar.

Ndeshja e emrave të përveçëm me prejardhje nga italishtja, janë dëshmi e njohjes dhe pëlqimit të gjuhës e kulturës italiane. Kjo e fundit mësohet në Shkodër, si në arsimin e detyrueshëm, në nivele të ndryshme ashtu edhe në qendra formimi profesional apo kurse të ndryshme. Pavarësisht se nëpër shkolla tashmë gjuha italiane studiohet, edhe si gjuhë e parë e huaj, në Shkodër, nuk ndeshim më mësimin spontan dhe të natyrshëm të gjuhës italiane që ishte dikur. Sigurisht këtu ndikojnë faktorë të ndryshëm, duke filluar nga ndjenja e globalizimit dhe përparësia që i është dhënë gjuhës angleze, duke ngushtuar shumë hapësirat për gjuhët e tjera. Në këtë kontekst, edhe vetë prindërit e në vijim edhe fëmijët priren të mësojnë e të përsosin gjuhën angleze, duke u parë si një mundësi më e vlefshme për të gjetur një vend pune në të ardhmen apo si e vetmja për të lejuar hyrjen në kontekste të caktuara formimi profesional. Veç kësaj, vetmisë së televizioneve italiane, që ndiqeshin në Shkodër, i bëjnë ballë një mori kanalesh televizive nga e gjithë bota. Në këtë aspekt, televizioni italian, ndiqet si zgjedhje personale e familjes e jo më si zgjedhje masive dhe si të thuash ‘e detyruar’, duke qenë e vetme. Sot fëmijët, shohin filma vizatimorë të dubluar në shqip, e nuk kërkojnë domosdoshmërisht ata në gjuhë të huaj. Kështu italishtes që dikur mbate primatin,

Page 191: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

182

sot i duhet të konkurojë me gjuhë të tjera si anglishtja, spanjishtja dhe më së fundmi turqishta e telenovelave. Në Shkodër, italishtja vazhdon të jetë pikë e fortë e shkollave me organizim fetar katolik, ku kjo gjuhë ka përparësi ndaj gjuhëve të tjera.

Nëse ndalemi në nivelet e ndryshme të ndikimit të italishtes në shqip, do të klasifikonim ndikimet në fonologji, në fjalor dhe strukturë morfo-sintaksore.

- Sa i përket fonologjisë, duhet të bëjmë saktësimin, se shpesh ndikimet i ndeshim në folësit e fesë katolike, të cilët si për hir të ndikimit dhe lidhjes së pasur me gjuhën e kulturën italiane, si edhe dëshirës për të ngjasuar dhe shpesh për t’u njëjtësuar me këtë kulturë, asimilojnë tipare të të folurit. Ka dukuri fonologjike që në Shkodër dallojnë një person të fesë katolike nga feja muslimane. Dukuria fonologjike p.sh. /k+diftong/ apo /g+diftong/ në vend të tingujve /q/ dhe /gj/ është e mirënjohur në Shkodër. Sigurisht ndikimi nuk është vetëm në besimtarët katolikë. Në të folmen e përditshme, ndeshemi me fjalë që ruajnë shqiptimin e fjalës italiane nga e cila kanë prejardhjen, por që nuk janë të kodifikuara në fjalorë, me një formë të tillë. Nga ana tjetër, ndeshim kodifikime të njëjta me format e gjuhës italiane, por që realisht në të folur paraqiten me formë të ndryshme.

- Në fushën e leksikologjisë, fjalët janë të një spektri të gjerë, meqë ata përfshijnë si fjalë nga e folmja e përditshme, ashtu edhe nga sektorë të caktuar. Kështu mund të përmendim fjalorin e kuzhinës dhe atë të teknikës. Ne jemi munduar të sjellim fjalë apo përdorime të jetës së përditshme, aq sa kemi mundur të nxjerrim nga përdorimet e përditshme të të folmes së Shkodrës, pa u ndalur në fjalë të cilat janë të paraqituar në fjalorë.

- Ndikimet në struktura, sigurisht janë më të kufizuara. Rreth këtyre mund të sjellim shembuj shprehjesh të përdorimit të përdishëm, të cilat i kemi vjelur nga vëzhgimet, përgjithësisht të të folmeve të gjyshërve tanë. Shumë prej këtyre shprehjeve, nuk gjejnë përdorim të gjerë në brezat e rinj.

Në Shkodër, hasim përkime me botën italiane edhe në kontekste sociokulturore. Përmendim këtu humorin, këngët dhe traditën e karnevaleve. Në fakt, në pjesët e humorit shkodran, ndeshemi me shumë fjalë e shprehje nga italishtja. Kjo na bën të mendojmë se stili i jetës, gjuha dhe kultura italiane shiheshin si shprehi të modernizmit dhe emancipimit. Blerjet janë të gjetura dhe me cilësi vetëm nëse janë italiane. Pjatat e gatimet e ndryshme ‘shijojnë’ më shumë nëse të gatuara me receta italiane. Në këtë pikë vërejmë se shpesh kemi edhe emra thuajse të shpikur recetash nga kuzhina italiane. Kjo bëhet, herë për arësye rime, herë për të shprehur modernizmin. Gjithsesi, kudo që përdoren kanë nuancë pozitive dhe janë tregues i të qenit në pararojë. Shpesh autorët me aftësinë e tyre dhe duke i mëshuar lojës së fjalëve, bëjnë kombinime mes fjalësh shqip dhe italisht, në bazë të ngjashmërisë fonologjike mes fjalëve. Kjo nënkupton, njohjen e këtyre fjalëve nga dëgjuesi/shikuesi i pjesëve të humorit, pasi në këto kombinime qëndrojnë doza të mëdha të humorit.

Page 192: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

183

Takimet mes kulturave, asaj shqiptare dhe asaj italiane, i ndeshim edhe në tradita qytetare, siç është rasti i festimit të Karnevaleve dhe krijimit të maskave, tradita të sjella nga Italia. Ndikimin e shohim, sigurisht në organizimin e kësaj feste, gjithnjë e më popullore, që sa vjen e më shumë merr tiparet e festimeve të karnevaleve veneciane, duke u larguar nga mënyra tradicionale e festimit në Shkodër. Ndikimi i Italisë dhe kulturës evropiane, shihet edhe në formulimet e bejtave, të cilat vinin në dukje të meta dhe tallnin veset e këqija të një grupi njerëzish apo edhe anëtarëve të veçantë të shoqërisë.

Sigurisht, argument i lidhjeve dhe marrëdhënieve mes Italisë dhe Shqipërisë, është trajtuar nga të tjerë e në këndvështrime të ndryshme, pasi vetë argumenti lejon shumëplanësinë e këndvështrimeve. Ne mendojmë se me përqendrim në elementin e shkruar dhe të folur shkodran kemi sjellë një risi dhe kemi hapur një shteg të ri.

Page 193: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

184

BIBLIOGRAFI:

- Abetari për fmit qi msojnë shqip-italisht/Il sillabario per i bambini che studiano albanese – italiano, për msimoret e Shqipëries/per le scuole d’Albania, Antonio Vallardi Editore, Milano, 1912.

- Addolorata Landi, I lessici inversi come strumento di identificazione di elementi alloglotti: italianismi nella lingua albanese contemporanea, në ‘L’italiano allo specchio, Aspetti dell’italianismo recente’, Atti del Primo Convegno della Società Internazionale di Linguistica e Filologia Italiana, Siena, 28-31 Mars, 1989, Vol. 2, f. 94.

- Addolorata Landi, Il lessico inverso del dizionario del dialetto veneziano di Giuseppe Boerio – Elementi veneti in albanese, në ‘Studi di linguistica albanese’, Salerno, 1991, f. 138.

- Adone (Adon) Aldegheri, Ortografija shqype, Shtypshkroja e së Papërlyemes, Shkodër, 1927, f. 5.

- Akademia e Shkencave, Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, Tiranë, 1973, f. 19-23.

- Akademia e Shkencave, Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë 1980 dhe 2002.

- Akademia e Shkencave, Për pastërtinë e gjuhës shqipe - Fjalor, Tiranë, 1998.

- Akademia e Shkoncave, Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe, Tiranë, 1976.

- Albert C. Baugh -Thomas Cable, A History of the English Language, Routledge, London, 1990.

- Aleksandër Xhuvani, Rreth gjuhës kombëtare letrare dhe rreth ortografisë, në ‘Buletin për shkencat shoqërore’, Tiranë, 1952, nr. IV, f. 67-73.

- Aleksandër Xhuvani, Vepra, vëll. I, f. 23-24.

- Ali Dhrimo, Rami Memushaj, Fjalor drejtshkrimor i gjuhës shqipe, Infbotues, Tiranë, 2011.

- Ali Jashari, Fjalor me shprehje të huazuara në gjuhën shqipe, Botimet Dudaj, Korçë, 2007.

- Ambros Marlaskaj OFM, Nji monument historic pazotsije në lâmë t’arësimit në Shqypní, Shtypshkroja Franciskane, Shkodër, 1922, f. 39.

- Anastas Gegaj, Veper arsimore e françeskajve në Shqypni, në ‘Hylli i Dritës’, 1932/VIII, Nr. 3, f. 136-138.

- André Martinet, Elementi di lingüística generale, trad. G. C. Lepschy, Laterza, Bari, 1972, fq. 194.

Page 194: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

185

- Andrea Varfi, Rreth gjuhës sonë letrare kombëtare, në ‘Buletin për shkencat shoqërore’, Tiranë, 1940, nr. IV, f. 98-99.

- Anila Omari, Vështrim mbi disa prirje të gjuhës së sotme letrare, në ‘Shqipja në etapën e sotme: politikat e përmirësimit dhe të pasurimit të standardit’, Aktet e konferencës shkencore, Durrës, 15-17 dhjetor 2010, Botimet albanologjike, Tiranë, 2011, fq. 175.

- Anonim /Said Najdeni/, Abetare gegënisht, Sofje, 1900.

- Anton Xanoni, Saa fialorë kaa Shqypia?, në ‘Elçija i Zemers J. Krishtit’, 1910, nr. XII, Shtyp. “Zoja e papërlyeme”, Shkodër, f. 186.

- Anton Xanoni, Saa janë gramatikat e giûhes s’onë?, në ‘Elçija i zemers J. Krishtit’, 1910, nr. VIII, Shtyp. ‘Zoja e Papërlyeme’, Shkodër, f. 128.

- Antonio (Ndoc) Busetti, Pratica e grammatica e grammatica della lingua albanese con 158 esercizi ed un rispettivo vocabolarietto, Shtyp. E Zojes s’Paperlyeme, Shkodër, 1914, f. 7.

- Antonio (Ndoc) Busetti, Vocabolario italiano-albanese, Tipografia dell’Immacolata, Scutari, 1911, f. 5.

- AQSH, F. 669, V. 1935, D. 361, fletët 177-189.

- Armando Guidetti, Gesuiti in Albania – apostolo cultura martirio, Milano, 1996, f. 17.

- Artan Fida, Disa interferenca leksikore gjatë nxënies së huazimeve italiane, në ‘Rreth huazimeve në shqipen standarde’, Akte të seminarit të 3-të, Pegi, Tiranë, 2004, f. 106.

- Artan Fida, Gjuhët e huaja: Bibliografi e shkrimeve mbi mësimin e gjuhëve në shtypin shqiptar (1912 - 2012), ILAR, Tiranë, 2012.

- Artan Haxhi-Tefë Topalli, Leksikon: Gjuhëtarë shqiptarë dhe Albanologë, Fiorentia, Shkodër, 2012.

- Artur Sula, Gabime të nxënësve dhe studentëve shqiptarë në përvetësimin e gjuhës italiane, Maluka, Tiranë, 2009.

- Artur Sula, Nismat në mbështetje të përhapjes dhe forcimit të gjuhës dhe civilizimit italian, janë mbështetje për integrimin kulturor të vendit, në ‘Sfida dhe perspektiva të mësimdhënies së gjuhës së huaj’, Akte të konferencës 31 tetor-01 nëntor 2008, Camaj-Pipa, Shkodër, 2009, f. 82.

- Atlant i vogel – per shkollat fillore, Shtypshkroja e së Papërlyemes, Shkodër, 1925.

- Bahri Beci, Dukuri sociolinguistike në qytetin e Shkodrës, në ‘Shkodra në shekuj’,

Page 195: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

186

Seminari I ndërkombëtar 22-23 qershor 1993, Shkodër, 1994.

- Bahri Beci, Gegërishtja veriore dhe grupimi i të folmeve të saj, në ‘Studime Filologjike’, nr. 3, Tiranë, 1987, fq. 63-65.

- Bahri Beci, Lashtësia e dialekteve të shqipes – dëshmi e vendbanimit të hershëm të shqiparëve, në ‘Studime Filologjike’, nr. 3, Tiranë, 1982, fq. 66.

- Bahri Beci, Rreth tipareve karakteristike të dy dialekteve të shqipes, në ‘Studime Filologjike’, 1978, nr. 4, fq 53.

- Bahri Beci, Të folmet veriperëndimore të shqipes dhe sistemi fonetik i së folmes së Shkodrës, Mihal Duri, Tiranë, 1995, f. 233-255.

- Bartina H. Wind, Mots italiens introduits au XVI siècle, Kluwer, Deventer, 1928.

- Benedek. E. Vidos, I problema dell’espansione della lingua nautica veneziana con particolare riguardo all’Oriente balcanico, në ‘Bollettino dell’Atlante Linguistico Mediterraneo’, 1962, f. 16.

- Benedikt Bema, Shtypshkoja Françeskane ‘A. Gj. Fishta’ në 25-vjetorin e vet, 1916-1941, në ‘Hylli i Dritës’, 1941/XVII, nr. 11-12, f. 515.

- Benedikt Dema, Per nji ‘Atlant gjuhsur’ të shqypes, në ‘Hylli i Dritës’, 1940, nr. 3-4, f. 110-130.

- Benedikt Dema, Shtypi françeskan në Shqipëri, në ‘Hylli i Dritës’, 1940/XVI, nr. 12, f. 605-628;

- Benedikt Dema, Shtypi françeskan në Shqipëri, në ‘Hylli i Dritës’, 1941/XVII, nr. 3-5, f. 121-210;

- Benedikt Dema, Shtypi françeskan në Shqipëri, në ‘Hylli i Dritës’, 1941/XVII, nr. 6-8, f. 302-310;

- Benedikt Dema, Shtypi françeskan në Shqipëri, në ‘Hylli i Dritës’, 1942/XVIII, nr. 1-2, f. 30-39;

- Benedikt Dema, Shtypi françeskan në Shqypni, ne ‘Hylli i Dritës, 1943/XIX, nr. 9-12, f. 362.

- Benedikt Dema, Shtypi françeskan në Shqypni, në ‘Hylli i Dritës’, 1940/XVI, nr. 12, fq. 606.

- Benedikt Dema, Shtypi françeskan në Shqypni, në ‘Hylli i Dritës’, 1941/XVII, nr. 11-12, f. 473.

- Bruno Migliorini, Calco e irradiazione sinonimica, Instituto Caro y Cuervo, 1948, f. 15.

Page 196: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

187

- Carlo Tagliavini, La stratificazione del lessico albanese, në ‘Elementi indoeuropei’, Casa editrice Pàtron, Bologna, 1965.

- Cent’anni si vita dell’Istituto delle Suore Stimmatine, 1850-1950, Tipografia G. Cencetti, Firenze, 1960, f. 337-338.

- Centro internazionale di studi albanesi (Università di Palermo), Annuario anno accademico 1965-1966, f. 47.

- Charles Ferguson, Diglossia, në Word, nr. 2, 1962, f. 15.

- Çlirim Bidollari, Fjalor i patronimeve të shqiptarëve, Botimet Albanologjike, Tiranë, 2011.

- David Luka, Fonetika historike e gjuhës shqipe, Shblu, Tiranë, 2004, f. 86;

- David Luka, Rreth problemit të kohës së formimit të gjuhës shqipe, në ‘Studime Filologjike’, nr. 4, Tiranë, 1998.

- Derek Bikerton (Bickerton), The roots of language, Ann Arbor, Mich., Karoma; Creole languages and dhe Bioprogram, në ‘Linguistics’: The Cambridge survey, Cambridge, Cambridge University Press, vëll. II, f. 268-284.

- Domenico Pasi (Dedë Pasi)?, Liber per m’u msue me lezue scciyp, Shtyp. Zoja e papërlyeme, Shkodër, 1889.

- Donat Kurti – Mikel Sirdani, Mbi kontributin e elementit katolik në Shqipëri, në ‘Lajmëtari’, Tiranë, 1999, f. 13.

- Donat Kurti, Provinça françeskane shqiptare, Botime Françeskane, Shkodër, 2003, f. 206-207.

- Donat Kurti, Vepra kulturale e elementit katolik në Shqypni, në ‘Hylli i dritës’, v. 9, nr. 5, 6, 1933, f. 238.

- Edwin Jacques, Shqiptarët – Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme, Shtëpia botuese “Kartë e pendë”, Tiranë, 2002, f. 146.

- Eliana Laçej, Bambini Acquisizione Morfosintassi (La variante di Scutari), D&U, Scutari, 2013.

- Eliana Laçej, L’acquisizione dell’italiano da parte di apprendenti albanesi in contesti non guidati. L’errore linguistico, në http://cis01.central.ucv.ro/litere/activ_st/anale_2010/~WRL1355.tmp.

- Eliana Paço, Letërsia dhe gjuha latine, Turdiu, Tiranë, 2009, f. 95.

- Emil Lafe, Pastërtia e gjuhës në kohën tonë si detyrë gjuhësore dhe kombëtare, në ‘Gjuha jonë’, Viti XII, Nr. 3-4/ 1992, fq. 48-53.

Page 197: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

188

- Emil Lafe, Puna e Aleksandër Xhuvanit për pastërtinë e gjuhës shqipe dhe rëndësia e saj për kohën, në ‘Studime Filologjike’, Tiranë, 1990. nr. 1, f. 71-77.

- Emil Lafe, Toponime latine-romane në truallin e shqipes, në ‘Studime filologjike’, 1973, nr. 3, f. 111.

- Eqrem Çabej, Disa faza më të moçme të shqipes në dritën e gjuhëve fqinje, në ‘Studime rreth historisë së gjuhë shqipe’, Tiranë, 1973, f. 41-42.

- Eqrem Çabej, Elemente të gjuhësisë dhe të literaturës shqipe, Tiranë, 1936, f. 18.

- Eqrem Çabej, Emri Pukë, në ‘Puka dhe shkolla’, Pukë, 1977, f. 7.

- Eqrem Cabej, Huazimet latine, në ‘Studime Gjuhësore – III’, Rilindja, Prishtinë, 1976, fq. 51.

- Eqrem Çabej, Karakteristikat e huazimeve latine të gjuhës shqipe, në ‘Studime Filologjike’, 1974, nr. 2, fq. 28.

- Eqrem Çabej, Për pastërtinë e gjuhës, në ‘Gjuha Jonë’, I, 1981.

- Eqrem Çabej, Rreth disa çështjeve të historisë së gjuhës shqipe, në ‘Studime rreth historisë së gjuhë shqipe’, Tiranë, 1973, f. 43-86.

- Eqrem Çabej, Studime gjuhësore - III, Rilindja, Prishtinë, 1976, fq. 56.

- Eqrem Çabej, Tekste italo-shqiptare në Hyllin e Dritës, në ‘Hylli i Dritës’, 1935/XI, nr. 4, f. 196-206.

- Erich P. Hamp, Studime krahasuese për shqipen, Grafoprint, Prishtinë, 2007, fq. 72.

- Ermanno Armao, Località, chiese, fiumi, monti e toponimi varii di un’antica carta dell’Albania Settentrinale, Roma, Istituto per l’Europa Orientale, 1933.

- Ernest Koliqi, Dy shkollat letrare shkodrane, Prishtinë, 1998.

- Esmeralda Ademi, Territori linguistici, Panomarma dello studio della lingua italiana nelle scuole di Scutari e prospettive future, në Konferencën ndërkombëtare “100 anni d’Indipendenza dell’Albania, 2011: 150 anni di Unità dell’Italia. Verso il Futuro sulla base di grandi Tradizioni”, 23-24 tetor 2012, Shkodër.

- Eugenio Coseriu, Sincronia, diacronia e storia – Il problema del cambio linguistico, Boringhieri, Torino, 1981.

- Fadil Karakaçi, Përkime ndermjet elementesh latin të shqipes e të rumanishtes, në ‘Kultura Islame’, 1940, nr. 16, f. 98.

- Federico Vicario, Note sulla diffusione del lessico veneziano nella penisola

Page 198: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

189

balcanica, në ‘Processi di convergenza e differenziazione nelle lingue dell’Europa medievale e moderna’, Akte të konferencës ndërkombëtare 9-11 dhjetor, Udine, 1999, f. 377.

- Felitta Carrafiello, Questioni linguistiche nella stampa quotidiana italiana, në ‘Aspetti sociolinguistici nell’Italia contemporanea’, Bulzoni, Roma, 1977, f. 593.

- Ferdinand Leka, A proposito degli italianismi nell’albanese, në ‘Shkrime gjuhësore, letrare, sociale’, Tiranë, Infbotues, 2007, f. 340-351.

- Ferdinand Leka, A proposito degli italianismi nell’albanese, në ‘Albanistica Novantasette’, Istituto Universitario Orientale, Napoli, 1997, f. 26.

- Ferdinand Leka, Huazime dhe ndërkombëtarizma në terminologjinë tonë teknike-shkencore, në ‘Shkrime gjuhësore, letrare, sociale’, Tiranë, Infbotues, 2007, f. 114.

- Fjalor enciklopedik shqiptar, Kristalina, Tiranë, 2008.

- Fototeka ‘Marubi’ Shkodër, Marubi, Njerz në zâ e sênde të kujdesshme, Fototeka Kombëtare ‘Marubi’, Shkodër, 2012.

- Francesca Leo – Laura Davico, Il consolato d’Italia a Scutari - fra storia, testimonianze, architettura, (a cura di Roberto Orlando), Rubbettino, catanzaro, 2008.

- Francesco Bruni, L’italiano – Elementi di storia della lingua e della cultura, UTET, Torino, 1987, fq. 104 – 106.

- Francesco da Lecce, Osservazioni grammaticali nella lingua albanese, Tip. Della S. Congregazione di Propaganda, Roma, 1716.

- Francesco Rossi da Montalto Ligure, Regole grammaticali della lingua albanese, Stam. Della S. C. Di Propaganda Fide, Roma, 1866, f. 3-4.

- Fulvia Orsini, Venezianismi marinareschi lungo le coste orientali dell’Adriatico, në ‘Processi di convergenza e differenziazione nelle lingue dell’Europa medievale e moderna’ Akte të konferencës ndërkombëtare 9-11 dhjetor, Udine, 1999, f. 343-344.

- Fulvio (Fulv) Cordignano, Dizionario italiano – albanese, Forni editore, Bologna, 1968.

- Fulvio (Fulv) Cordignano, Epopeja komtare e popullit shqyptár, pjes’ e parë, Shtypshkronja e së Papërlyemes, Shkodër, 1925, f. 5.

- Fulvio (Fulv) Cordignano, Lingua albanese (dialetto ghego) – grammatica, saggi di letteratura, frazseologia e proverbi – Ulrico Hoepli, Milano, 1931.

- Fulvio (Fulv) Cordignano, Nuovo metodo pratico d’insegnamento della lingua

Page 199: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

190

albanese per gli italiani e della lingua italiana per gli albanesi con dizionario, Tipografia ‘L’immacolata’, Scutari, 1939, preambolo.

- Fulvio (Fulv) Cordignano, Vepra e Etënvet jezuitë në Shqipnín e veriut 1841-1928 – III, në ‘Diturija’, nr. 7, 1928, f. 253.

- Gaetano Berruto, Contatto linguistico në Encicplopedia italiana, 2010.

- Gaetano Berruto, Fondamenti di sociolinguistica, Ed. Laterza, 1995, fq. 72.

- Gaetano Berruto, Sociolinguistica dell’italiano contemporaneo, Carocci editore, Roma, 2012, f. 184.

- Gaetano Petrotta, Popolo, lingua e cultura albanese, Palermo, 1932, f. 341.

- Gaspër Benussi, ‘Scciptari i msuem n’ghiuh t’vet’, Typ. Immac. Conceptionis, Scodrae, 1890, f. 2-3.

- Gaspër Benussi, Abetare e gjuhëhësë shqyp, Bukuresht, 1890, f. 49.

- Gaspër Benussi, Libër bisedimesh shqyp-italisht, Shkodër, 1911.

- Gëzim Gurga, Hyrje e Dittionario italiano – albanese, Botime françeskane, Shkodër, 2009, f. 63.

- Gherardo Ortalli, Gli Statuti tra Scutari e Venezia, në ‘Statuti di Scutari’, Viella, Roma, 2002, f. 15.

- Giacinto Simini, Un patriota leccese nell’Albania Ottomana, Argo, Lecce, 2011, f. 99.

- Giacomo (Jak) Jungg, Elementi grammaticali della lingua albanese, Scutari d’Albania, 1881.

- Giacomo (Jak) Jungg, Fjaluur i voghel sccyp italisht, Scocniia Jezu n’Scoder t’Sccypniis, 1895

- Giacomo (Jak) Jungg, Regole grammaticali sulla lingua albanese, Tipografia privata del Collegio Pontificio Albanese, Scutari, 1880, f. 5.

- Gillian Sankoff – Penelope Brown, The origins of Syntax in Discourse, në ‘Language’, 52, f. 631-666.

- Giovanni (Gjon) Battista della Pietra, Nga gramatika italishte – shqyp, bleni II, Scuola tipografica ‘Casa buoni fanciulli’, Verona, 1922, f. 6.

- Giovanni B. Pellegrini, L’elemento latino in albanese, në ‘Avviamento alla linguistica albanese’, Palermo, 1995, f. 223.

- Giovanni B. Pellegrini, Osservazioni sulla lingua degli Statuti, në ‘Statuti di Scutari’, Viella, Roma, 2002, f. 63-75.

Page 200: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

191

- Giovanni da Velletri, ‘Cronanca della missione Francescana’, Anno III, Marzo-aprile, 1963, nr. 3, f. 140.

- Giuseppe (Zef) Valentini, Në parahistorí të shqipes, në ‘Leka’, 1943.

- Giuseppe (Zef) Valentini, Për bashkim: gegërishte edhè toskërishte, në ‘Leka’, 1938.

- Giuseppe (Zef) Valentini, Shënime mbi regjimin e vend-qendrimeve veneciane ne Shqiperi ne shekullin XIV dhe XV, në ‘At Giuseppe (Zef) Valentini – Vepra III (Publicistikë, studime dhe tekste), Plejad, 2006, f. 146.

- Giuseppe (Zef) Valentini, Venecia dhe Shqipëria, në ‘At Giuseppe (Zef) Valentini – Vepra III (Publicistikë, studime dhe tekste)’, Plejad, Tiranë, 2005, f. 28.

- Giuseppe (Zef) Velentini, Çâshtja e giûhës: vlerësim, pasunim e bashkim, në ‘Leka’, 1938.

- Gjergj Fishta, Mrizi i zanave, Shkodër, 1924, f. 46.

- Gjeto Kola, Shkolla shqipe françeskane e Gjergj Fishta, në ‘Gjergj Fishta’, Shtyp. Luarasi, Tiranë, 1941, f. 132.

- Gjikam (Gjon Kamsi), Shqipnija ndër marrëdhanje tregtare me Itali, Greqi dhe Jugosllavi, në ‘Hylli i dritës’, 1935/XI, nr. 12. F. 611-615.

- Gjovalin Shkurtaj, Dialektet e shqipes, Morava, Tiranë, 2012, f. 17.

- Gjovalin Shkurtaj, Edhe një herë rreth pastërtisë së gjuhës, kumtesë e pabotuar.

- Gjovalin Shkurtaj, Etnografi e të folurit të shqipes, Morava, Tiranë, 2010, f. 235.

- Gjovalin Shkurtaj, Kahe dhe dukuri të kulturës së gjuhës shqipe, Kristalina, Tiranë, 2003, fq. 114.

- Gjovalin Shkurtaj, Kultura e gjuhës, Shblu, Tiranë, 2006, f. 140.

- Gjovalin Shkurtaj, Onomastikë dhe etnolinguistikë, Shblu, Tiranë, 2001, f. 19-20.

- Gjovalin Shkurtaj, Pasuria leksikore e gegërishtes dhe gjuha e njësuar, në ‘Kundrime gjuhësore’, ShBLU, Tiranë, 2006, f.

- Gjovalin Shkurtaj, Pesha e fjalës shqipe, Shtëpia botuese Ufo Press, Tiranë, 2009.

- Gjovalin Shkurtaj, Shqipja e sotme, Shtëpia Botuese Morava, Tiranë, 2009.

- Gjovalin Shkurtaj, Sociolinguistika, SHBLU, Toena, Tiranë, 1999, f. 173.

- Gjovalin Shkurtaj, Sociolongiustikë e shqipes, Tiranë, 2009, f.284.

- Gjovalin Shkurtaj, Trysnia e huaj dhe qëndresa e shqipes, në ‘Rreth huazimeve në shqipen standarde’, Akte të seminarit të 3-të, Pegi, Tiranë, 2004, f. 22.

Page 201: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

192

- Gjuha e msimit, në ‘Hylli i Dritës’, 1914, nr. 8.

- Gjush Sheldija, Kryeipeshkvia metropolitane e Shkodres e dioqezat sufrogane (shënime historike), Shkodë, 1957-1958.

- Graziadio I. Ascoli, Scritti sulla questione della lingua, a cura di C. Grassi, Einaudi, Torino, 1975.

- Haki Hysenaj, Leksiku i huaj në prozën e Ernest Koliqit, 20 shtator 2011, fq. 1

- Hamdi Bushati, Shkodra dhe motet (traditë, ngjarje, njerëz...), vëll. II, Shtëpia botuese Idromeno, Shkodër, 1999.

- Hamdi Bushati, Shkodra dhe motet I, (botim i rishikuar) Shtëpia Botuese Idromeno, Shkodër, 2005.

- Hamdi Bushati, Shkodra dhe motet II, Shtëpia Botuese Idromeno, Shkodër, 1999.

- Haralambie Mihaescu, I prestiti italiani nell’albanese, në ‘Zjarri’, Cosenza, 1979, nr. 1-2, fq. 26

- Hil Mosi, Kombësia dhe kleri katolik, në ‘Shpnesa e Shqypnisë’, 22 nëntor 2012, 1907.

- Historia e arsimit shqiptar, Tiranë, 1990, f. 43.

- Historiku i Arsimit i rrethit Shkodër, pj. I, 1980, f. 4.

- Idriz Ajeti, Studime dialektore dhe etimologjike, Mësonjëtorja, Tiranë, 2005, f. 26-27;

- Ilo M. Qafëzezi, ‘Dhaskal Gjoka apo shkolla korçare e qëmotme’, Korçë, 1936, f. 131.

- Ines A. Murzaku, ‘Catholicism, culture, conversion: the history of the Jesuits in Albania (1841-1946)’, Pontificio Istituto Orientale, Roma, 2006, f. 122.

- Iris (Justin Rrota), Per historin e alfabetit shqip, në ‘Hylli i Dritës’, 1932/VIII, Nr. 7-8, f. 341-350.

- Iris (Justin Rrota), Per historin e alfabetit shqyp – 19. Alfabeti I shkodranishtes së vjetër, Botime françëskane, Shkodër, 2005, f. 69-80.

- Iris (Justin Rrota), per historin e alfabetit shqyp dhe studime të tjera gjuhësore, Botime françeskane, Shkodër, 2005, f. 17, 21.

- Iris (Justin Rrota), Per historin e alfabetit shqyp, Botime françeskane, Shkodër, 2005, f. 38.

- Iris (Justin Rrota), Per historin e alfabetit shqyp, në ‘Hylli i Dritës’, 1932/VIII, Nr. 3. F. 123.

Page 202: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

193

- Iris (Justin Rrota), Per historin e alfabetit shqyp, në ‘Hylli i Dritës’, 1935 – XI, Nr. 1, f. 9-10.

- Iris, (Justin Rrota), Rreth problemit të gjuhës letrare, në ‘Hylli i Dritës’, 1931/VII, Nr. 3, f. 126.

- J. Schmetz, A kje ilirishtja nji gjuhë Kentum a por nji gjuhë Satem?, në ‘Hylli i Dritës’, 1940, nr. 5-6.

- Jani Thomai, Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Tiranë, 1981, f. 247.

- Jani Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Botimet Toena, Tiranë, 2006, f. 256.

- Jeronim De Rada, Abecedario della lingua albanese, approvato ed adottato dal Congresso Nazionale Unito in Corigliano Calabro, ottobre 1896.

- John P. Blom – John Gumperz, Social meaning in linguistic Structure: Code-sëitching in Norëay, në J. Gumperz, Language in social groups, Stanford, Calif., Stanford Unversity Press, 1971, f. 274-310; përkth. It. Fattori sociali determinant nel comportamento verbale, në ‘Rassegna italiana di Sociologia’, 9 (1968), f. 301-328.

- Jorgji Gjinari- Gjovalin Shkurtaj, Dialektologjia, Shblu, Tiranë, 2003, fq. 166.

- Jorgji Gjinari, Mbi vazhdimësinë e ilirishtes në gjuhën shqipe, në ‘Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve’ Sesion shkencor, 3-4 mars 1969, Tiranë, 1969, fq. 183.

- Jorgji Gjinari, Sprovë për një ndarje dialektore të gjuhës shqipe, në ‘Studime filologjike’, Tiranë, 1966, nr. 4, 108-110.

- Jup Kastrati, Kontribut për historinë e arësimit në rrethin e Shkodrës deri në vitin 1912, në ‘Arësimi popullor’, nr. 2, 1963, f. 63.

- Jup Kastrati, Kontribut për historinë e arësimit në rrethin e Shkodrës deri në vitin 1912, në ‘Arësimi popullor’, nr.2, 1963.

- Jup Kastrati, Tekste të vjetra shkollore të gjuhës sonë (1635-1882), në ‘Arësimi Popullor’, nr. 6, 1964, f. 141.

- Justin Rrota, Gjuha e shkrueme ase vërejtje gramatikore, Botime Françeskane, Shkodër, 2006.

- Justin Rrota, Sintaksë e shqipes, Shkodër, 1942, f. 12.

- Karl Gurakuqi, Franciskanët në Shqipëri, në ‘Diturija’, nr. 3, 1928, f. 90.

- Karl Gurakuqi, Studimi i gjuhës âsht i lehtë e i kandëshëm, në ‘Shkëndija’, 1942-XXI, nr. 2.

- Katalogu i ri i librave të botuem në shtypshkjojen Françeskane Shkoder – Scutari

Page 203: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

194

(Albanie), Shtypshkoja françeskane, Shkodër, 1938, f. 30.

- Kolë Ashta, Mbi mbledhjen e landës leksikore për fjalorin e madh të shqipes, në ‘Buletin për shkencat shoqërore’, Tiranë, 1940, nr. IV, f. 95-98.

- Kolec Topalli, Dukuritë fonetike të sistemit bashkëtingëllor të gjuhës shqipe, Mësonjëtorja, Tiranë, 2004.

- Kolec Topalli, Fonetika historike e gjuhës shqipe, Dituria, Tiranë, 2007, f. 115-125.

- Kolec Topalli, Për historinë e hundorësisë së zanoreve në gjuhën shqipe, Shtëpia Botuese Enciklopedike, Tiranë, 1996.

- Kolegja saveriane ndër 50 vjetët e para”, Shtypshkroja ‘Zoja e Paperlyeme’, Shkodër, 1928, f. 12-13.

- Kristina Jorgaqi, Mbi huazimet italiane në gjuhën shqipe, në ‘Përpjekja’, Tiranë, 1997, fq. 140.

- Kristo Floqi, Gjuha italishte në shkollat e Shqipërisë, në ‘Gazeta Shqipëtare’, Bari, nr. 229, 27. 09. 1933.

- Ksenofon Krisafi - Ndriçim Kulla - Dritan Thomollari, At Giuseppe (Zef) Valentini, Vepra II, Pjejad, Tiranë, 2005, f. 13.

- Ksenofon Krisafi - Ndriçim Kulla - Dritan Thomollari, At Giuseppe (Zef) Valentini, Vepra III, Pjejad, Tiranë, 2005, f. 10-11.

- Kurs gjuhe shqipe për italianët, në ‘Fashizmi’, Tiranë, 12. 12. 1939.

- Kuvendi i Komunës Gjakovë, Toponimia e Gjakovës me rrethina (tryezë shkencore e mbajtur më 4 maj 2001), Gjakovë, 2002.

- Lal Gjoni, me rastin e kuvendimit të disa djelmoshave në gjuhë të huaj, në ‘Besa’, Tiranë, 1935, nr. 1076, 13. 02. 1935.

- Latif Mulaku – Mehdi Bardhi, Mbi të folmen shqipe të Peshterit, në ‘Gjurmime Albanologjike’, 1972-II, Prishtinë, 1974, f. 101.

- Lec Zadeja, Karnavalet në Shkodër dhe bejtexhinjtë e saj, në Sem I ‘Shkodra në shekuj’, 22-23 qershor 1991.

- Ledi Shamku – Shkreli, “Procese të ndikimit italian mbi shqipen”-Rasti i emigracionit të fundit në Itali. Librat “Njeriu”, Tiranë, 1999.

- Leonard Bloomfield, Languages, Allen and Unëin, London, 1935.

- Leonardo De Martino, L’arpa d’un italo-albanese, Tipografia dell’Ancora, Venezia, 1881, f. 159-160.

Page 204: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

195

- Lindita Kazazi, Fonetika që në hapat e para të mësimit të gjuhës së huaj, në ‘Sfida dhe perspektiva të mësimdhënies së gjuhës së huaj’, Akte të konferencës 31 tetor-01 nëntor 2008, Camaj-Pipa, Shkodër, 2009, f. 295-296.

- Lirak Dodbiba, Mbi gjuhën letrare kombëtare, në ‘Buletin i shkencave shoqërore’, Tiranë, 1952, nr. IV, f. 73-74.

- Lirak Dodbiba, Mbi zavendësimin e fjalvet neolatine, në ‘Revista Letrare’, viti 1944, nr. 13, fq. 8.

- Lorenzo Tomasin, Sulla diffusione del lessico marinaresco italiano, në ‘Studi linguistici italiani’, vol. XXXVI, f. 264.

- Louis Deroy, L’emprunt linguistique, Belles lettres, 1956.

- Louis Guilbert, La creativité lexicale, Larousse, Paris, 1975, f. 90.

- Lucia Nadin, Il testo statutario, në ‘Statuti di Scutari’, Viella, Roma, 2002, f. 47-62.

- Lucia Nadin, Migrazione e integrazione – il caso degli albanesi a Venezia (1479-1552), Bulzoni, 2008, f. 14

- Ludovik Shllaku, Shkollat klerikale (vështrim historik nga fillimi deri më 1924), Camaj-Pipa, Shkodër, 2002, f. 100.

- Marco La Piana, Brevi nozioni di grammatica albanese per la 2° classe elementare, parte prima/Mesímè te shkúrtë te gramatikës shqýpè per te 2tën rádhë fillórè, piésë è párë, R. Officina Tipografica Italiana, 1917.

- Marco la Piana, Lingua albanese, Sillabario albanese-italiano con note sulla pronuncia e l’ortografia, Primo Corso/ Gjuha shqype, Abetare shqyp – italisht me vështrime mbi shqypëtimin dhe ortographinë, pjesa I, R. Off. Tip. Italiana, 1917.

- Mario Puppo, Hyrje e Melchiorre Cesarotti, Saggio sulla filosofia delle lingue, Milano 1969, f. 5-16.

- Markus W. E. Peters, Der älteste Verlag Albaniens und sein Beitrag zu Nationalbewegung, Bildung und Kultur – Die “Buchdruckerei der Unbefleckten Empfängnis” zu Shkodra (1870 - 1945), Verlag Dr. Kovač, Hamburg, 2007, f. 448.

- Mati Logoreci, Fjalori italisht-shqyp i at F. Cordignanos, në ‘Shkolla Kombëtare’, Tiranë, 1938, nr. 21.

- Mehmet Çeliku, Vëzhgime mbi grupimin e të folmeve të gegërishtes jugore dhe mbi disa tipare të tyre, në ‘Konferenca e dytë e Studimeve Albanologjike’, Tiranë 12-18 janar 1968, III, Tiranë, 1969, f. 43-44.

- Michelina Mignagna (a cura di), Cronanca dell’Istituto delle figlie sacre

Page 205: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

196

Stimmatine nella Missione d’Albania, Libro I, anni 1873-1882, f. 150.

- Miço Samara, “Norma leksikore, pastrimi e pasurimi i leksikut të gjuhës së sotme dhe letrare shqipe”, në ‘Gjuha shqipe dhe letërsia në shkollë’, nr. 7 – ShBLSh, Tiranë, 1981, f. 43.

- Miço Samara, Norma leksikore, pastrimi e pasurimi, - “Gjuha shqipe dhe letërsia në shkollë”, nr. 7 – ShBLSh, Tiranë, 1981, fq. 42.

- Mikel Ndreca, Fjalor fjalësh të huaja në gjuhën shqipe, Botimet Toena, Tiranë, 2007.

- Mikel Prennushi, Vështrim për zhvillimin e arsimit në Shkodrën e shek. XIX në ‘Studime historike’, nr. 3, 1974, f. 67.

- Mimoza Priku, Carlo Tagliavini dhe studimet albanologjike rreth shqipes, Camaj-Pipa, Shkodër, 2011.

- Mirella Galletti, Gennaro Simini esule e medico nell’Albania Ottomana, në ‘Giacinto Simini, Un patriota leccese nell’Albania Ottomana’, Argo, Lecce, 2011, f. 17.

- Mustafa Kruja, Mêndime mbi trajtimin e nji gjuhe letrare shqipe, në ‘Shkëndija’, 1940, nr. 2, f. 5-8.

- Naim Balla, Eshref Ymeri, Irena Ndoci (Lama), Fjalor i madh frazeologjik italisht-shqip, EDFA, Tiranë, 2007.

- Namik Ressuli, Gegërishtja a po Toskërishtja, në ‘Shkëndija’, 1940. nr. 2, f. 9-18.

- Ndoc Rakaj, Emërime popullore të peshqve të bregdetit të Shqipërisë, në ‘Studime Filologjike’, Tiranë, 1989, nr. 2, f. 171.

- Ndoc Rakaj, Emërtime popullore të peshqve të bregdetit të Shqipërisë II, në ‘Studime Filologjike’, Tiranë, 1989, nr. 3, f. 159.

- Ndoc Rakaj, Emërtime popullore të peshqve të ujërave të ëmbla të Shqipërisë, në ‘Studime Filologjike’, Tiranë, 1990, nr. 3, f. 179.

- Ndoc Rakaj, Emërtime të iktiofaunës së Shqipërisë në gjuhën shqipe (Fauna Peshkore), në ‘Studime filologjike’, Tiranë, 2003, nr. 1-2, f. 153.

- Njazi Kazazi – Tefë Topalli, Jak Jungu-lëvrues i shqipes dhe autor tekstesh shkollore, në ‘Studime Shqiptare’, nr. 7, Shkodër, 1997, f. 133.

- Njazi Kazazi, Zhvillimi i arsimit të mesëm në Shkodër (nga fillimet e tij deri në vitet ’20 të shek. XX), monografi, Shkodër, Rozafa, 2014, f. 10-11.

- Nji libër i ri me zanë shqyp: gramatika e Atë Busetti-t, në ‘Lajmëtari i Zemers së Krishtit’, 1933, nr. 4.

Page 206: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

197

- Norbert Jokli, Populli shqiptar dhe gjuha e tij, në ‘Shkëndija’ – III/1943, nr. 5.

- Norbert Jokli, Populli shqiptár dhe gjuha e tij, në ‘Shkëndija’, 1943, nr. 6, f. 8-13.

- Norbert Jokli, Populli shqiptár dhe gjuha e tij, në ‘Shkëndija’, 1943, nr. 9-12, f. 325-334.

- Oliver J. Schmitt, Arbëria venedike 1392 – 1479, (përkthim nga Ardian Klosi), Natyra, Tiranë, 2007, f. 455

- Osman Myderizi, Problemi i hjuhës letrare të përbashkës, në ‘Buletin për shkencat shoqërore’, Tiranë, 1940, nr. IV, f. 94-95.

- Oswald Ducrot – Tzvetan Todorov, Dictionnaire encyclopedique des sciences du langage, Seuil, Paris, 1972.

- Palok Daka, Bibliografi retrospektive e gjuhësisë dhe onomastikës shqiptare 1879-1944 – III (1941-1944), Tiranë, 1984, f. 841-925.

- Palok Daka, Emrat e njerëzve në gjuhën tonë, në ‘Gjuha jonë’, 1981, nr. 1, f. 108.

- Palok Daka, Vëzhgime mbi emra vetjakë të ardhur nga leksiku i përgjithshëm i shqipes, në ‘Studime Filologjike’, Tiranë, 1970, nr. 3, f. 147-161.

- Paola Cotticelli, Interferenza në ‘Dipspense di Lingiustica storica’, 2011/2012

- Paolo di Giovine, Dal Dukat all’investitor: nove secoli di italiano in Albania, artikull i publikuar në Enciklopedinë Italiane Treccani, http://www.treccani.it/site/lingua_linguaggi/archivio_speciale/nazioni/digiovine.htm.

- Paolo Zolli, Le parole straniere, Zanichelli, Bologna, 1976.

- Përkryesimi i Abetarit shqyp-italisht/il complemento del sillabario albanese-italiano, per msimoret e Shqypniës/per le scuole d’Albania, Antonio Vallardi Editore, Milano, 1912.

- Posta e Shqypnisë, viti I, nr. 99, 17. 10. 1917, f. 2.

- Pubblicazione dei Padri gesuiti, Sintassi albanese, Tip. Dell’Imm. Concezione, Scutari, 1922, f. 5.

- Qeverija vendosi detyrimin e gjuhës italiane ndër shkolla jo të mesme, në ‘Besa’, nr. 640, 29. 08. 1933.

- Raffaele Nigro, Un patriota salentino nel Paese delle Aquile, në ‘La gazzetta del Mezzogiorno’, 12. 03. 2012.

- Raffaella Bombi, La linguistica del contatto: tipologie di anglicismi nell’italiano contemporaneo e riflessi metalinguistici, Il Calamo, 2005, f. 96.

- Rami Memushaj, Fonetika e shqipes standarde, Botimet Toena, Tianë, 2010.

Page 207: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

198

- Rexhep Ismajli, Disa çështje të onomastikës shqiptare në mesjetë, në ‘Studime Filologjike’, 1978, nr. 4, f. 159.

- Rexhep Qosja, Nocione të reja albanologjike, Prishtinë, 1983, f. 70-74.

- Richard A. Hudson, Sociolinguistica, Il Mulino, Bologna, 1980, f. 70-71.R.

- Roberto Gusmani, Aspetti del prestito linguistico, Libreria Scientifica Editrice, Napoli, 1973.

- Roberto Gusmani, Considerazioni sul ‘prestito’ di morfemi, në ‘Lingua e stile’, XI, Bologna, 1976, 3, fq. 394-395.

- Roberto Gusmani, Interlinguistica, në ‘Linguistica storica’, ed. R. Lazzeroni, Roma, 1989, f. 87-114.

- Rosa Casapullo, Italiano fuori d’Italia: una panoramica sul lessico italiano della scienza nelle lingue europee, në ‘Annali dell’Università Suor Orsola Benincasa’, 2009, f. 637-685.

- Rrok Zojzi, Ndamja krahinore e popullit shqiptar, në Etnografia shqiptare, I, Tiranë, 1962.

- Rudolpf Filipoviq, Transphonematisation, Substitution on the Phonological level reinterpreted, Niemeyer Verlag, Tubingen, 1982.

- Sabina Sabatini, L’Italiano in Albania 2005, studi per la Dante Alighieri.

- Seit Mansaku, Addolorata Landi: “Elementet latine në gjuhën shqipe” (Gli elementi latini nella lingua albanese) Napoli, 1989, në ‘Gjuha Jonë’, Tiranë, 1991, nr. 2, f. 110.

- Seit Mansaku, Autoktonia e shqiptarëve në dritën e të dhënave të toponimisë së lashtë, në Studime filologjike, 1982, nr. 3, f. 104.

- Seit Mansaku, Periodizimi i historisë së gjuhës shqipe dhe pikëpamja e prof. Selman Rizës për të, në SF, nr. 1-2, Tiranë, 2000, fq. 118.

- Shaban Demiraj, Gjuha shqipe dhe historia e saj, Shblu, Tiranë, 1988.

- Shaban Demiraj, Koha e formimit të gjuhës shqipe në dritën e disa të dhënave të strukturës së saj gramatikore, në “Studime filologjike”, nr. 3, Tiranë, 1982.

- Shefik Osmani – Njazi Kazazi, Abetaret shqipe dhe trajektorja e tyre historiko-pedagogjike, Shtëpia botuese ‘Idromeno’, Tiranë, 2000, f. 291-292.

- Shefik Osmani, Mësuesit dhe shkollat e para në Shkodër për gjuhën dhe lirinë kombëtare, në Arësimi popullor, nr. 3, 1963, f. 44-45.

- Shkolla e motrave Stigmatine, në ‘Posta e Shqypnis’, 11. 07. 1917.

Page 208: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

199

- Shkolla e motrave Stigmatine, në ‘Posta e Shqypnis’, 15. 09. 1917.

- Shkolla italiane në Shqipni, në ‘Fashizmi’, Tiranë, 12. 11. 1939.

- Shkollat e Italiis, në ‘Besa Shqyptare’, Shkodër, 22. 05. 1915.

- Shqipnija e ilustrueme, Kalendari i vjetës perishtupe 1928, Shtypshkoja e se Paperlyemes, Shkodër, 1928.

- Statuti i Akademís albanologjike saverjane, Shtyp. ‘Zoja e pápërlyeme’, Shkodër, 1870.

- T’çilunit e Shkollës Stigmatine, në Posta e Shqypnis, nr. 81, 15. 09. 1917, f. 4.

- T’folunit e shumë gjuhëve, në Posta e Shqypnis, 24. 10. 1917.

- Tefik Caushi-Gjovalin Shkurtaj, Kadareja dhe fjala shqipe, Tiranë, 2004, f. 10.

- Terezina Suma, Familja Suma, historik, etikë, traditë, Florimont, 2003.

- Tomë Gjyshja, Qendra arsimore e Kushe Micës në Shkodër, gusht 1859, në almanakun ‘Shkodra’, 1961, f. 193-194.

- Ulrich Weinreich, Languages in contact. Findings and problems, New York, 1953.

- Ulrich Weinreich, Le langage et les groups humaines: unilinguisme e multilinguisme, në Le language, ‘Enciclopedie La Pléiade’, Gallimard, Paris, 1968, fq. 88-97.

- USh-ISA, Shkodra, arbëreshët dhe lidhjet italo-shqiptare, Studime shqiptare 20, Shkodër, 2013.

- Valeria A. Vaccaro, Il prestito linguistico tra teoria e retorica, në L’analisi linguistica e letteraria – 1, viti XV, 2007, f. 135.

- Valter Memisha, Studime për gjuhën shqipe, Botart, Tiranë, 2011, f. 120-121.

- Vesel Nuhiu, Ndikime ndërgjuhësore, Prishtinë, 1990, f. 25.

- Vittore Pisani, Sull’imprestito linguistico, “Rendiconti sull’Istituto di Scienze e Lettere”, 73, I, 1939 – 1940.

- Xhevat Lloshi, Periudhat historike të shqipes, Shtëpia Botuese “LOGOS-A, Shkup-Prishtinë-Tiranë, 2013, 48 faqe.

- Xhevat Lloshi, Periudhat historike të shqipes, në ‘Buletin shkencor USH’, nr.63/2013.

- Xhevat Lloshi, Shqipja standarde në rrethanat e dygjuhësisë, në ‘Studime Filologjike’, Tiranë, 2001, nr. 3-4, f. 50-57.

Page 209: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

200

- Xhevat Lloshi, Stilistika dhe pragmatika, Toena, Tiranë, 1999, fq. 111

- Zef Saraçi, Ligjëratë mbi gjuhët klasike, Shkodër, 1920, f. 3-12.

- Zef Simoni, Gjimnazi e liceu ‘Illyricum’ – Vatër edukimi fetar, patriotik dhe kulturor, në “Kumbona e së diellës”, nr. 11-12, Shkodër, 2001, f. 16-17.

- Zhan-Lui Dyshe, Politika gjuhësore dhe ndryshimet në gjuhë, - “Gjuha letrare dhe epoka jonë”, Tiranë, 1988, fq. 209-212.

Page 210: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

201

SHTOJCA

Page 211: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

202

Page 212: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

203

Page 213: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

204

Page 214: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

205

Page 215: UNIVERSITETI I TIRANËS - doktoratura.unitir.edu.al · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs italiane pikËtakime dhe ndikime tË italishtes

206