24
Cyan magenta yellow black PROGRAMI QEVERITAR Qeveria e majtë premton uljen e taksave për më të pasurit e më të pasurve Taksimi i dividendëve ulet nga 15%, në 6%; për pagat e larta barrë fiskale 5% më e ulët nga Gjergj Erebara FAQE 8 UDHëZIMI ISH-ZëVENDëSMINISTRJA Pagesa e lejes së lindjes, të gjitha dokumentat e reja që duhen Harxhi: Basha po tenton që të nxjerrë jashtë loje Sali Berishën Dokumentat që duhen për të vetpunësuarat si dhe gratë e punësuara në privat ose në shtet. Masa e përfitimit FAQE 15 ÇMIMI 30 LEKë VITI VII - NR. 221 E MARTë, 19-09-2017 www.shqiptarja.com Kjo gazetë përdor teknologjinë QR-CODE Dëgjoni Shikoni Lexoni Zbardhet dosja nga Elton Qyno nga Elton Qyno nga Adriatik Doçi FAQE 10-11 REFORMA ZGJEDHORE KOMISIONI I POSAçEM PD-LSI BASHKOHEN KUNDER PS, KUSHTE ULTIMATIVE HEQJA E DEKORATAVE, PERSONAT QE DO VERIFIKOHEN Basha tre kushte për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Vasili: Të ndryshojë sistemi politik. Rama: Jo kushte, reforma nis me votën e emigrantëve Zyrtarët që kanë bashkëpunuar me ish-Sigurimin e Shtetit do të jenë objekt kryesor i ligjit FAQE 2-3 FAQE 5 FLET PER REPORT TV Moisiu: Tunelet tona janë sipas modelit të Koresë së Veriut Ish-presidenti tregon misionin ushtarak të Shqipërisë në vitin 1964 drejt Koresë së Veriut për strategjinë e mbrojtjes FAQE 4 INTERVISTA FAQE 7 DEMIRAJ: NESE VETTINGU BEHET NDERSHMERISHT LARGOHEN SHUME POLICE Ish-ministri i Brendshëm Demiraj flet për “Shqiptarja.com” mbi dosmosdoshmërinë e verifikimit të policëve FAQE 13 “BIZNESMENI JANINA LIDERI I GRUPIT TE HEROINES NE SPANJE” Organizatës me spanjollë dhe turq, ju kap 53 kg heroinë. Si i kaloi pronat tek persona të tjerë. Nisi të shesë pasuritë, që ditën kur emri i tij hyri në listën e të kërkuarve. Ja lista e pasurive dhe bilanci i të ardhurave të kompanive të Nikolin Janinës EKSKLUZIVE nga Denis Minga nga Anduela Ndreu

zive “Biznesmeni janina Lideri i grUpit te heroines ne spanje”an magenta yellow black Programi qeveritar Qeveria e majtë premton uljen e taksave për më të pasurit e më të

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • Cyan magenta yellow black

    Programi qeveritarQeveria e majtë premton uljen e taksave për më të pasurit e më të pasurvetaksimi i dividendëve ulet nga 15%, në 6%; për pagat e larta barrë fiskale 5% më e ulët nga Gjergj Erebara ► Faqe 8

    Udhëzimi

    ish-zëvendësministrja

    Pagesa e lejes së lindjes, të gjitha dokumentat e reja që duhen

    Harxhi: Basha po tenton që të nxjerrë jashtë loje Sali Berishën

    Dokumentat që duhen për të vetpunësuarat si dhe gratë e punësuara në privat ose në shtet. Masa e përfitimit

    ► Faqe 15

    Çmimi 30 Lekë Viti vii - Nr. 221 e martë, 19-09-2017 www.shqiptarja.com

    Kjo gazetë përdor teknologjinë

    QR-CODE

    dëgjonishikoni

    Lexoni

    Zbardhet dosja

    nga Elton Qyno

    nga Elton Qyno

    nga Adriatik Doçi

    ► Faqe 10-11

    reForma zgjedhore

    Komisioni i posaçem

    PD-LSI baShkohen kunDer PS, kuShte uLtIMatIve

    HEQjA E DEkORAtAvE, PERsOnAt QE DO vERifikOHEn

    basha tre kushte për ndryshimin e kodit Zgjedhor. vasili: të ndryshojë sistemi politik. rama: Jo kushte, reforma nis me votën e emigrantëve

    Zyrtarët që kanë bashkëpunuar me ish-Sigurimin e Shtetit do të jenë objekt kryesor i ligjit

    ► Faqe 2-3

    ► Faqe 5

    FLet per report tvmoisiu: tunelet tona

    janë sipas modelit të Koresë së veriutish-presidenti tregon misionin ushtarak të Shqipërisë në vitin 1964 drejt koresë së veriut për

    strategjinë e mbrojtjes

    ► Faqe 4

    intervista

    ► Faqe 7

    DEmiRAj: nEsE vEttinGu bEHEt nDERsHmERisHt lARGOHEn sHumE POliCEIsh-ministri i brendshëm Demiraj flet për “Shqiptarja.com” mbi dosmosdoshmërinë e verifikimit të policëve

    ► Faqe 13

    “Biznesmeni janina Lideri i grUpit te heroines ne spanje”organizatës me spanjollë dhe turq, ju kap 53 kg heroinë. Si i kaloi pronat tek persona të tjerë. nisi të shesë pasuritë, që ditën kur emri i tij hyri në listën e të kërkuarve. Ja lista e pasurive dhe bilanci i të ardhurave të kompanive të nikolin Janinës

    eKsKLUzive

    nga Denis minganga Anduela ndreu

  • 2 E martë, 19 shtator 2017www.shqiptarja.comRefoRma zgjedhoRe

    PD-LSI bashkohen kundër PS-së, kushte ultimative

    Lulzim Basha tre kushte për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, kundër votës së emigrantëve, Petrit Vasili: Të ndryshojë sistemi politik

    adriatik doçi Tirane

    “Ne jemi të hapur për modelin, por duhet të plotësojë sipas Partisë Demokratike, tre kushte: E para, të ofrojë votimin dhe

    numërimin elektronik, e dyta, të ulë rolin e kryetarëve dhe partive politike dhe e treta,

    t’u japë më shumë pushtet qytetarëve”.

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëzuar alibinë e Lulzim Bashës për humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 Qer-shorit. Në një intervistë të disa ditëve më parë, Berisha analizoi shkaqet dhe rrethanat e disfatës në zgjedhje, duke mos përmendur përdorimin e krimit dhe të parave të drogës, dy pretendime këto kryesore të Lulzim Bashës. Berisha përmendi taktikën elektorale të kundërshtarit dhe paaftësinë e këshilltarëve të Bashës si nga arsyet kryesor të humbjes. “Fillimin e pati shumë të mirë, i shkëlqyer. Vështirësitë e listës ishin të padiskutueshme. Po ti kthehemi IPR-së , i cili për ne tragjikisht, por për të vërtetën u faktua milimetrik, ajo javë në vazhdim PD u ngjit me 5 pikë, nga 32 në 37.6%. Çfarë do të thoshte kjo? Kjo do të thoshte se PD-ja, po të ecte në këtë mënyrë do të tërhiqte si magnet të pavendo-surit. Me Edi Ramën kishte 7 pikë

    Sali Berisha rrëzon alibinë e Bashës për zgjedhjet e qershorit

    diferencë, por ritmi i rritjes 5 pikë në javë PD-në e nxirrte pa diskutim parti të parë. Çfarë ndodhi? Për mua ndodhi fataliteti. Edi Rama me mjeshtri diabolike filloi, përvetësoi marrëveshjen dhe hapi në të katër anët e Shqipërisë me çdo gjë edhe me militantë të thjeshtë se “ne do të bëjmë koalicion”. Këtu kryetari i PD-së u tregua i vonuar. Nuk e

    kuptoi që kjo ishte një puthje fatale për ne. Çfarë ndodhi në pollin tjetër. Jo vetëm rënia me 6%, por diçka shumë më e rëndë. U rritën nga 26.7 në 34.6 ata që nuk do të votonin. Pra blloku kryesisht militant i PD-së na u largua nga fushata”, ka pohuar Berisha. Sipas tij, Basha kishte këshilltar mizerabël. “Ju po bëni koalicion, ne nuk kemi më punë me ju. Militantët janë aq sa janë jetik për fitoren aq janë dhë të hipernd-jeshëm dhe pastaj, kur menduan se kjo mund të ndodhte, thanë ne s’kemi punë me këtë fushatë sepse ne mba-jtëm çadrën 90 ditë, etj., ndërsa ata po bëjnë koalicionin. Ata nuk janë dakord me koalicionin. Kështu që u rrit në mënyrë paradoksale bojkoti i zgjedhjeve. Të ngrohje këta 10 % duhej ti hyje detit në këmbë. Mund të bëhej, por ishte shumë vështirë. Lulzim Basha kishte këshilltarë mizerabël elektoralë, mizerabël”, është shprehur Berisha.

    Ish-kryeministri

    As h t u s i g j a t ë legjislaturës së kaluar, reforma zgjedhore pritet të dominojë debatin

    politik mes shumicës dhe opozitës shqiptare. Ende pa u publikuar raporti përfun-dimtar i OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit, Partia Demokra-tike ka kërkuar me urgjencë ngritjen e një komisionit për reformën zgjedhore, ndërsa ka shpallur tre kushte me natyrë ultimative. Kushtet u artikul-uan dje nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili u shpreh kundër votës së emigrantëve, që është ele-menti më prioritar për Partinë Socialiste. Nga pozicionimi i palëve duket qartë se jemi në prag të konflikti politik.“Ne jemi të hapur për modelin, por duhet të plotësojë sipas Partisë Demokratike, tre kushte: E para, të ofrojë votimin dhe numërimin elektronik, e dyta, të ulë rolin e kryetarëve dhe partive politike dhe e treta, t’u japë më shumë pushtet qytet-arëve për të vendosur mënyrën e përfaqësimit të tyre në Parla-ment dhe në të gjitha organet e tjera vendimmarrëse”, tha Ba-sha. Një nga kushtet e Bashës përfshin edhe ndryshimin e sistemit politik, çka parashi-kon detyrimisht ndërhyrje në Kushtetutë. Ndërkaq, i pye-tur mbi qëndrimin e Partisë Demokratike sa i takon votës së emigrantëve, Basha tha se kjo qeveri nuk garanton votën e shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri dhe jo më për em-igrantët. “Vota emigrantëve është një kërkesë fillestare e Partisë Demokratike dhe ne nuk do ta lejojmë të kthehet në një fasadë, siç janë kthyer shumë kauza në fasadë nga qeveria, nga Edi Rama për të mbuluar dramën e madhe që kjo qeveri nuk iu ofroi shqiptarëve votën e lirë, as për banorët këtu në Shqipëri, jo për qytetarët që jetojnë jashtë vendit. Prandaj reforma zgjedhore, përfshi votimin elektronik dhe numërimin elektronik është një hap i do-mosdoshëm që do të garantojë edhe objektivin tonë, që është garantimi i votës për të gjithë qytetarët shqiptarë kudo që jetojnë”, tha Basha, duke para-lajmëruar qëndrimin kundra.

    LSI mbëShtet PD Lëvizja Socialiste për

    Integrim mbështet Partinë Demokratike, e cila kërkon një reformë zgjedhore urgjente

    dhe të thellë. Pas marrëvesh-jes për të ndarë komisionet e përhershme parlamentare, PD dhe LSI kanë qëndrime të përbashkëta edhe për reformën zgjedhore, duke shtuar pre-sionin mbi Partinë Socialiste. Nga selia e LSI, ku u zhvillua një mbledhje e grupit parlamentar, kryetari i grupit Petrit Vasili tha se është pro një reforme të vërtetë, të thellë dhe që t’iu japë zgjidhje plagëve të mëdha të zgjedhjeve në Shqipëri. Ashtu si PD, edhe LSI e vë theksin tek ndryshimi i sistemit zgjedhor, ndryshe nga PS e cila ka si pri-

    oritet garantimin e votës për emigrantët. “Së pari vendi ka nevojë në mënyrë të padisku-tueshme për një reformë zgjed-hore të vërtetë, të thellë dhe që u jep përgjigje plagëve të mëdha të zgjedhjeve në Shqipëri. Plaga e madhe e zgjedhjeve në Shqipëri janë zgjedhjet që shiten e blihen të cilat rrënu-an edhe procesin e fundit zgjedhor të 25 qershorit, ku

    fjalën e pati blerja e votës, përfshirja e kriminelëve dhe trafikantëve në këtë proces. Së dyti sistemi zgjedhor shqiptar dhe zgjedhjet në Shqipëri kanë një tjetër plagë të madhe që është pabarazia e votës, pasi në qarqe të ndryshme vota e Shqiptarëve peshon ndryshe dhe kjo është një pabarazi eks-treme antikushtetuese të cilës nuk i është dhënë asnjëherë

    përgjigje e penguar pikërisht nga këto dy forca politike. Së treti sistemi zgjedhor shqiptar dhe zgjedhjet në Shqipëri kanë një tjetër plagë të madhe atë të bërjes “sikur” nga dy forcat politike pasi ju e dini shumë mirë që ka pas një komision të reformës zgjedhore i cili u ini-ciua nga kryetari i parlamentit Meta, ju e mbani mend më së miri”, tha Vasili.

    RefoRma PoLItIke Kryetari i opozitës, Lulzim

    Basha, tha dje se hapi i parë për reformë politike është

    reforma zgjedhore. “Partia Demokratike ka nisur sot përpjekjen e saj për reformim-in e sistemit politik në vend. Shqipëria nuk mund dhe nuk do të ndryshojë pa ndryshuar politika. Politika është buri-mi i të gjithë të këqijave në vend, ndaj reforma politike është përparësia kryesore. Shqipëria meriton dhe duhet të ketë demokraci të vërtetë, meriton dhe duhet të ketë një qeveri që u shërben njerëzve, meriton dhe duhet të ketë luftë pa kompromis kundër drogës, krimit dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Ndaj hapi i parë për reformën politike, është reforma zgjedhore, e cila do të bëjë të mundur dhënien fund një herë e përgjithmonë, historisë së manipulimit dhe shkatërrimit të zgjedhjeve në Shqipëri”, u shpreh Basha.

    maRRëveShja PoLItIke Lulzim Basha deklaroi dje

    se marrëveshja politike e 18 Majit u vra nga Edi Rama përmes zgjedhjeve të 25 Qer-shorit. “T’i themi gjërat siç janë. Kjo qeveri nuk do të ishte qeveri pa paratë e drogës, pa dhunën e kriminelëve, pa paratë e korrupsionit që u derdhën për të blerë votën. Në këtë kuptim marrëvesh-ja e 18 majit u vra nga Edi Rama përmes zgjedhjeve të 25 qershorit. Objekti i vetëm i marrëveshjes ishin zgjedhjet e lira e të ndershme. Zgjedhjet ishin gjithçka përveçse të lira e të ndershme. Se cili do të jetë qëndrimi i Edi Ramës këtë do ta shikojmë. E kaluara jo fort e largët, e para dy muajve tregoi se është rreshtuar në anën e atyre që në vend që të respektojnë vull-netin e ndershëm të qytetarëve e blen, e manipulon e dhunon. Ndaj ne nisemi në këtë betejë duke pasur Edi Ramën përballë dhe jo në krah”, tha Basha.

    “Pas marrëveshjes për të ndarë komisionet e përhershme parlamentare, PD dhe LSI kanë qëndrime të përbashkëta edhe për reformën zgjedhore, duke shtuar presionin mbi Partinë Socialiste”.

    PD-LSI

    Basha

  • 3www.shqiptarja.com

    E martë, 19 shtator 2017RefoRma zgjedhoRe

    Edi Rama: Jo kushte, reforma

    nis me votën e emigrantëve

    Kryeministri hedh poshtë kushtet e kryetarit të opozitës, kërkon

    zbatimin e marrëveshjes së 18 majit

    adriatik doçi Tirane

    Axhenda e LSI-së, koncesionet dhe kodi i deputetëve

    mbledhja

    Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon miratimin e tre nismave

    Grupi parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka përcaktuar dje axhendën par-lamentare. Në fokus të LSI do të jetë ndryshimi i ligjit për koncesionet, i propozuar nga kjo parti që gjatë legjislaturës së kaluar, por që nuk u pranua nga Partia Socialiste. “Ven-dimi unanim i grupit është që grupi parlamentar i LSI do të vazhdojë me shumë konsenguencë të ndjekë deri në shqyrtimin përfundimtar dhe votimin në seancën plenare, pavarësisht se si do të jetë rezultati i këtij votimi, nismën shumë të rëndë-sishme të marrë nga ky grup lidhur me disa ndryshime me ligjin tashmë të njohur për koncensionet, apo për partneritetin publik-privat siç është më i plotë, duke e quajtur këtë një konsenguencë të domosdoshme, në vlerësim të efektit rrënues që këto konçensione kanë pasur mbi

    ekonominë shqiptare. Një konstatim ky jo thjesht dhe vetëm i opozitës shqiptare, por dhe një konstatim i bërë gjerazi publik nga institucionet financiare ndërkombëtare, të cilat i kanë paraqitur ato si një nga rreziqet kryesore në tronditjen ekonomike që po shoqëron vendin, e cila do të thellohet dukshëm dhe në të ardh-men”, tha kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili. Deputeti Vasili theksoi se kontratat koncesionare duhet të miratohen nga Kuvendi. “Ndaj transparenca e plotë dhe një rol i ri i Kuvendit lidhur me nisma të tilla kaq të rëndësishme, qindra milionshe, që kalojnë dimensionet e maxhorancës, por që krijojnë një problem të rëndë ekonomik për ekonominë shqiptare dhe për xhepat e çdo shqiptari është një qëndrim logjik i domosdoshëm, koherent dhe shumë pozitiv i LSI i cili do të vazhdojë të ndiqet pavarësisht nga praktika e shëmtuar e bllokimit të kësaj nisme, e cila filloi shqyrtimin e saj në Kuvend dhe pastaj u ndërpre në mënyrë të njëanshme, sigurisht për ti hapur rrugë vazhdimin e shumë koncensioneve të tjera që pasuan dhe që ishin shkatërrimtare, qoftë për nivelin shumë të ulët të shërbimeve që ofruan, qoftë për dëmin e lartë ekonomik të tyre”, tha ai. Vasili u ndal edhe në dy nisma të tjera. “Së dyti vendosi të mbështesë dhe të vazhdojë ndjekjen e deputetit Përparim Spahiu lidhur me statusin

    e minatorit, që trajton në mënyrë të veçantë dhe specifike një shtresë punonjësish me vështirësi ekstreme, qoftë për shëndetin e tyre, qoftë për të ardhmen e tyre në mënyrë të veçantë pas lënies së punës, pasi dihet kushtet e tmerrshme në të cilat ata punojnë dhe pasojat shumë të rënda për jetën e tyre dhe për një rol të ri të shtetit në mbrojtjen e kësaj shtrese. Kjo është një nismë shumë pozitive, shumë e rëndësishme, e depozituar që në Marsin e këtij viti, e pamarrë në shqyrtim nga qeveria, as në Kuvendi dhe si e tillë ajo do të vazhdojë të ndiqet. Po kështu do të vazhdojë të ndiqet edhe nisma e depozituar në atë kohë dhe e firmosur nga deputetët e asaj kohe, Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo, nga unë dhe Kejdi Mehmetaj etj lidhur me kodin e sjelljes në Kuvend, një nismë e mbështetur nga OSBE në Tiranë”, pohoi Vasili.

    “Vendimi unanim është që grupi i LSI dtë vazhdojë të ndjekë deri në shqyrtimin përfundimtar dhe votimin në seancën plenare, nismën për disa ndryshime me ligjin tashmë të njohur për koncesionet”.

    vaSILI

    “Reforma zgjedhore brenda paketës së 18 majit dhe nis nga vota e shqiptarëve jashtë kufijve. Plus: Idetë e një pale s’janë kusht për tjetrën!”.

    Rama

    “Dhe unë dua ta them shumë qartë, që reforma zgjedhore duhet që t’i mundësojmë çdo shqiptari që jetë ajo vendimmarrës për të ardhmen e Shqipërisë Evropiane”.

    Balla

    Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë dje tre kushtet e krye-tarit të opozitës,

    Lulzim Basha, për reformën zgjedhore, duke i dhënë në të njëjtën kohë një mesazh edhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilën Rama e quan opozitë sezonale. Në faqen zyrtare në Tuitter, Rama shkruan se reforma zgjedhore është pjesë e marrëveshjes së 18 majit, ndërsa shton se reforma nis me garantimin e të drejtës së votës për em-igrantët shqiptarë. Kryem-inistri pohon gjithashtu se nuk pranon kushte nga njëri kamp politik, duke iu referuar këtu qëndrimeve të Bashës. “Reforma zgjedhore brenda paketës së 18 majit dhe nis nga vota e shqiptarëve jashtë kufijve. Plus: Idetë e një pale s’janë kusht për tjetrën!”, shkruan Rama.

    ReagImI I baLLëS Kreu i grupit parlamentar

    të Partisë Socialiste, Taulant

    Balla ka deklaruar se Partia Demokratike nuk mund të kërkojë reformë zgjedhore me tre kushte. Sipas tij, kushti parësor i demokratëve duhet të ishte vota e emigrantëve. “Në një reformë të rëndë-sishme, sikurse është reforma zgjedhore, nuk mund të ulesh

    me kushte. Por nëse do të kishte një kusht bazë për të filluar reformën zgjedhore, ai duhet të ishte patjetër ajo që e presin të gjithë shqiptarët dhe që është vota e shqiptarëve kudo që ata jetojnë. Dhe unë dua ta them shumë qartë, që reforma zgjedhore që do të fil-

    lojë menjëherë prej javës tjetër në Kuvendin e Shqipërisë, pra ngritja e Komisionit të Reformës, dua t’ia them çdo shqiptari dhe çdo shqiptareje që jeton kudo nëpër botë që është synimi ynë madhor në këtë mandat qeverisës dhe në këtë mandat legjislativ; që ne t’i mundësojmë çdo shqiptari dhe shqiptareje që në vitin 2021 të jetë edhe ai apo ajo vendimmarrës për të ardhmen e Shqipërisë Evropiane”, tha Balla.

    DIaLogu PëR çëShtje të RënDëSIShme

    Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ftoi Bashën që t’i përg-jigjet kërkesës së kryeministrit Rama për bashkëpunim me opozitën për çështje të rëndë-sishme. “Së pari, më lejoni të ritheksoj qëndrimin tonë shumë të qartë: që ne duam të kemi me opozitën një tryezë ku mund të diskutojmë çështje të rëndësishme, dhe propozimi i Kryeministrit është ende i gatshëm për t’iu paraqitur opozitës. Do të ishte mirë që z. Basha të jepte një përgjigje për propozimin e Partisë So-cialiste të bërë nga kryetari i Partisë Socialiste. Lidhur me reformën zgjedhore, dua ta them shumë qartë që ne jemi të gatshëm që në seancën më të parë të Kuvendit të Shqipërisë të ngrihet men-jëherë Komisioni i Reformës Zgjedhore, për të filluar men-jëherë punën për të adresuar çështje të lëna ende pezull dhe të paadresuara nga raportet e OSBE-ODIHR-it dhe të partnerëve të tjerë. Menjëherë sapo të fillojë puna, të gjitha këto çështje që ka adresuar z. Basha të jenë pjesë e shqyr-timit nga ana e Komisionit për Reformën Zgjedhore”, tha Balla.

    kuShtetBalla pohoi dje se dis-

    kutimi i kushteve të PD do të ishte i dëmshëm në këtë fazë. “Atëherë, më lejoni të them që çdo diskutim dhe çdo lloj kushti që nuk ka të bëjë me bërthamën dhe as me integritetin e procesit, është i dëmshëm në këtë fazë.

    Çdo lloj diskutimi, edhe kjo

    që thoni ju, le të jetë pjesë e diskutimit në reformën zgjed-hore. Shqiptarët duhet ta dinë që ne duhet të garantojmë një proces me integritet të plotë zgjedhor e për këtë mazhoran-ca e partisë Socialiste është e interesuar tërësisht që Komi-sioni i Reformës zgjedhore të ngrihet menjëherë”, shtoi ai.

    komISIonI Balla foli është për përbër-

    jen e komisionit për reformën zgjedhore, ndërsa thumboi LSI. “Kjo është një vendim-marrje që i takon Grupit Parlamentar të Partisë Social-iste. Dua t’ju them gjithashtu që grupi parlamentar do të ketë një komunikim për këtë çështje, por të jeni të sigurt që brenda grupit tonë parlamen-tar ka plot anëtarë të grupit, të cilët mund ta bashkëdrejtojnë, sepse formula e komisioneve të reformës zgjedhore është bipartizane: me bashkëdrejtim ndërmjet një bashkëkryetari nga ana e mazhorancës dhe një nga opozita, që në fakt i takon opozitës më të madhe, asaj të Partisë Demokratike. Formula është e qartë dhe ka funksion-uar gjithmonë. Ne nuk bëjmë dallime. Edhe ftesa jonë për një tryezë politike për të bash-këdiskutuar çështje të mëdha në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve është për të dyja, edhe për Partinë Demokratike e cila është tradicionalisht në opozitë tashmë, edhe për opozitën sezonale të Lëvizjes Socialiste për Integrim”, për-fundoi Balla.

  • 4 E martë, 19 shtator 2017www.shqiptarja.comSeSioni i Ri

    PRojektLIgje në PRogRamIn e PunëS Së kuvenDIt

    -Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime për gjuetinë”,Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

    -Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes,ndërmjet Këshillit të Ministrave së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2016, faza II”,Komisioni për Ekonominë dhe Financat

    -Projektvendim “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të Gjykatës Kushtetuese”, Komisioni për Çështjet Ligjore

    -Akti normativ “Për disa ndryshime në ligjin “Për buxhetin e vitit 2017”, Komisioni për Ekonominë dhe Financat

    -Projektvendim “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

    -Projektvendim “Për një ndryshim në Rregulloren e Kuvendit”, Këshilli për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin

    ISh-PReSIDentI / HrusHovi donte të largonte enverin

    Alfred Moisiu: Tunelet tona janë sipas modelit të Koresë së Veriut

    “Koreja e Veriut ishte një vend i destinuar dhe mendonin vetëm për luftë. Kur diskutohej buxheti i shtetit hiqej sa i duhej Ministrisë së Mbrojtjes dhe çfarë mbetej përdorej për të tjerat”.

    moISIu Shqipëria ka ndërtuar tunelet e saj duke u ba-zuar në modelin e Koresë së Veriut. Në një intervistë për Report Tv, ish-presidenti Alferd Moisiu tregon misionin ushtarak të Shqipërisë në vitin 1964 drejt Koresë së Veriut për strategjinë e mbrojtjes. “Koreja e Veriut ishte një vend i destinuar dhe men-donin vetëm për luftë. Kur diskutohej buxheti i shtetit hiqej sa i duhej Ministrisë së Mbrojtjes dhe çfarë mbetej përdorej për të tjerat”, tha

    Moisiu. Ish-presidenti thek-soi se ndërtimi i tuneleve në Shqipëri, përfshirë këtu edhe tunelin anti-atomik që njihet sot si ‘Bunk’Art’ u huazua nga strategjia e Koresë së Veri-

    ut. “Për të ruajtur teknikën luftarake dhe popullin, ata na referuan mendimet për mbrojtjen dhe kishin bërë tunelizimin. Ata deri edhe te-atrot i kishin bërë nëntokë, por

    edhe parlamentin, TV, radiot dhe spitalet”, pohoi Moisiu. Ndërkaq Moisiu ka zbuluar edhe një detaj sesi Hrurshovi donte të hiqte qafe Enverin. Sipas Moisiut donte ta çonte Hoxhën ambasador gjëkundi për ta larguar nga pushteti dhe këtë lideri i Bashkimit Sov-jetik e tentoi gjatë vizitës në Shqipëri në 1959. “Hrurshovi erdhi në 1959 në Shqipëri dhe i propozoi Hoxhës për ta çuar ambasador gjëkundi. Qëllimi ishte për ta lëvizur Enver Hoxhën”, deklaro ia.

    Në lidhje me konfliktin aktual ish-presidenti Moisiu mendon se Koreja e Veriut është një vend që mendon vetëm për luftë, por bota nuk do të shkojë në luftë për hir të saj. “Koreja

    e Veriut nuk mund të bëhet shkak për një lufte botërore dhe SHBA nuk do të sulmojnë shtetin komunist”, nënvizon ish presidenti Moisiu në këtë intervistë në Report Tv.

    mblidhen komisionet parlamentare,

    miratojnë axhendënNisma e debatueshme, projektligji për mbetjet futet në axhendën e Kuvendit

    Kristi gongo Tirane

    Ko m i s i o n e t e p ë r h e r s h m e të Kuvendit të Shqipërisë, zhvil-luan paraditen e

    djeshme, mbledhjet e para për këtë legjislaturë parlamentare. Komisioni për Çështjet Lig-jore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Komi-sioni për Sigurinë Kombëtare, Komisioni për Politikën e Jashtme, Komisioni për Ekonominë dhe Financat, si edhe Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Pub-like miratuan kalendarin e punimeve për një periudhë të caktuar kohore. Komisioni për Sigurinë Kombëtare dhe Komisioni për Politikën e Jashtme miratuan kalendarin e punimeve për periudhën 18 shtator – 6 tetor 2017. Ndërsa, Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi programin e punimeve për periudhën 18 shtator – 28 shtator 2017. Komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut, gjatë mbledhjes miratoi kalendarin e punimeve për periudhën 18 shtator – 6 tetor 2017. Ndër të tjera, ky komision mori vendi-min për t’i paraqitur Konfer-encës së Kryetarëve, kërkesën për formimin e tre nënkomi-

    Komisioni i Ligjeve, Komisioni për Sigurinë, Komisioni i Jashtëm, Komisioni për Ekonominë dhe Financat, si edhe Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publike miratuan kalendarin e punimeve për një periudhë të caktuar kohore.

    mbLeDhja e PaReKomisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut mori vendimin për t’i paraqitur Konferencës së Kryetarëve, kërkesën për formimin e tre nënkomisioneve parlamentare të lidhura direkt me komisionin.

    këRkeSa

    sioneve parlamentare të lid-hura direkt me komisionin. Kërkesa konsiston në krijimin e Nënkomisionit për Qeveris-jen Vendore, Nënkomisionin e Administratës Publike dhe Nënkomisionin për të Drejtat e Njeriut.

    komISIonI I çëShtjeve LIgjoRe

    Duket se peshën më të rëndë nga Komisionet e ka Komisioni i Çështjeve Ligjore,

    Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut, drejtuar nga deputeti socialist, Ulsi Manja, ndaj është parë e arsyeshme ngritja e nënkomi-sioneve që lidhen me këtë Komision; pasi shumicën e projektakteve, nga 46 çështje 26 prej tyre që do të shqyr-tohen kanë përgjegjës këtë komision. Çështjet që do të shqyrtohen nga ky Komision, fillojnë me projektligjin për nëpunësin civil, ku në nenin 2,

    të ligjit “Për nëpunësin civil”, është propozuar që ky ligj të përfshijë edhe punonjësit e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Projektligji për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor, do të rishqyrto-het (depozituar që në vitin 2015) po nga ky komision. Gjithashtu do të rishqyrtohet projektligji i propozuar nga një grup prej 35 deputetësh, për “një shtesë dhe ndryshim në ligjin nr. 8417 në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, që lidhet kryesisht me heq-jen e lirisë dhe me objektivat sociale, të cilat janë cenuar së shumti kohët e fundit. Ndërsa një grup deputetësh të Partisë Demokratike, kanë propozuar shqyrtimin e pro-jektvendimit “Për zhvillimin e një referendumi të përgjith-shëm”. Deputeti Ulsi Manja, i cili është edhe kryetar i këtij komisioni, është nismëtari për projektligjin për Presidentin e Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu, do të shqyrto-hen edhe projektligjet për profesionin e avokatit dhe juristit. Komisioni për Çështjet Ligjore do të shqyrtojë edhe projektligjin për tarifat dhe shpenzimet gjyqësore. Disa shtesa janë propozuar për ligjin e menaxhimit të sistemit buxhetor dhe për ekzekutimin e vendimeve penale. Ndër të tjera ky komision ka për të shqyrtuar projektligjin “

    Për ratifikimin e marrëve-shjes, ndërmjet Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, që plotëson Konventën Evropiane për Ekstradimin, të vitit 1957”.

    komISIonet e tjeRaMes shumë projektligjeve

    që do të shqyrtohen është edhe dekreti i kthyer nga Nishani për ‘Menaxhimin e integruar të mbetjeve’, i cili ka përgjegjës Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Ndry-shimi është debatuar shumë në mandatin e parë të qeverisë Rama, pasi sipas ambiental-istëve kishte qëllim importin

    e mbetjeve nga jashtë. Por qeveria dhe teksti i projektlig-jit përcakton vetëm importin e mbetjeve për riciklim që shërben si lëndë e parë për industrinë. Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë do të shqyrtojë projektligjin për një ndryshim në ligjin “ Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”. Pro-jektligji “Për ratifikimin e mar-rëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Suedisë, për programin “Forcimi i Policimit të Komunitetit në Shqipëri”, do të shqyrtohet nga Komisioni për Sigurinë Kombëtare.

  • 5www.shqiptarja.com

    E martë, 19 shtator 2017KomiSioni i poSaçëm

    StuDIo PeRmbaRImoRe “ShkReLa” Do te zhvILLoje ankanDIn e PaRe PeR PaSuRIte:

    a)“Apartament”, me siperfaqe totale 77.36 m2, me nr. Pasurie 6/121+1-2, e ndodhur ne zonen kadastrale Nr. 8534, Volumi 5, Faqe 138, e ndodhur ne Lagjja 16 Prilli, Fier, ne pronesi te Vasillaq Tefi Zhaka.Cmimi me te cilin fillon shitja e kesaj pasurie eshte ne vleren 22,898.4 (njezete e dy mije e teteqind e nentedhjete e tete pike kater) Euro.b)”Apartament”, me siperfaqe totale 62.2 m2, me nr. Pasurie 6/121+1-4, e ndodhur ne zonen kadastrale Nr. 8534, Volumi 5, Faqe 140, e ndodhur ne Lagjja 16 Prilli, Fier, ne pronesi te Vasillaq Tefi Zhaka..Cmimi me te cilin fillon shitja e kesaj pasurie eshte ne vleren 18,411.2 (tetembedhjete mije e katerqind e njembedhjete pike dy) Euro.c)“Apartament”, me siperfaqe totale 74 m2, me nr. Pasurie 6/36+1-4, e ndodhur ne zonen kadastrale Nr. 8534, Volumi 6, Faqe 148, e ndodhur ne Lagjja 16 Prilli, Fier, ne bashkepronesi te Vasillaq Tefi Zhaka dhe Lefteri Vangjel Zhaka dhe Lefteri Vangjel Zhaka.Cmimi me te cilin fillon shitja e kesaj pasurie eshte ne vleren 21,904 (njezete e nje mije e nenteqind e kater) Euro.d)“Apartament”, me siperfaqe totale 51 m2, me nr. Pasurie 116/71+1-31, e ndodhur ne zonen kadastrale Nr. 2291, Volumi 29, Faqe 174, e ndodhur ne Kryemedhenj, Kavaje, ne pronesi te Vasillaq Tefi Zhaka.Cmimi me te cilin fillon shitja e kesaj pasurie eshte ne vleren 19,200 (nentembedhjete mije e dyqind) Euro.Pasurite jane ne bashkepronesi te vasillaq Zhaka dhe lefteri Zhaka dhe te hipotekuara ne favor te bankes.ankandi i pare zhvillohet me date 20.09.2017, ora 16.00 ne ambientet e studios Permbarimore shkrela me adrese:rruga Blv.”Zogu i i”, Pall. “agimi”, H 2, K 3, ap. 5, tirane.

    Nëse personat që kanë mbajtur funksione gjatë sistemit të kaluar njihen publikisht, objekt i nismës do të jenë një rreth i gjerë njerëz në të gjitha sferat shoqërore, të cilët kanë bashkëpunuar me Sigurimin, por që kanë marrë një dekoratë apo një titull në një kohë të caktuar.

    heqja e dekoratave, ja personat

    që do verifikohen

    kategoRItë që Do t’u hIqen DekoRatat Anëtar ose kandidat i Byrosë Politike të Partisë së Punës së Shqipërisë Drejtues i Frontit Demokratik të Shqipërisë Kryetar i Gjykatës së Lartë Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme Kryetar i degës së Punëve të Brendshme Punonjës i organeve të Sigurimit të Shtetit Bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar prej tijAnëtar i Komisionit Qendror i Dëbim Internimeve. Gjyqtar, prokuror, hetues në proceset politike.

    Zyrtarët që kanë bashkëpunuar me ish-Sigurimin e Shtetit do të jenë objekt kryesor i ligjit

    komISIonI I heqjeS Së DekoRatave Zëvendëskryeministri, kryetar Ministri i Mbrojtjes, anëtar Ministri i Punëve të Brendshme, Ministri i Drejtësisë, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Drejtori i Arkivit Qendror i Forcave të ArmatosuraNjë përfaqësues i organizatave të LANÇ Një përfaqësues i organizatave të të burgosurve dhe të përndjekurve politikë.

    Nisma ligjore e propozuar nga kryeministri Edi Rama, për heq-jen e dekoratave,

    titujve dhe medaljeve për anëtarët Byrosë Politike, bash-këpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit dhe disa kategori funksionarësh që kanë shër-byer në sistemin komunist, nëse do të finalizohet me votë në parlament, parashi-kon verifikimin e dyfishtë të qindra zyrtarëve, njerëzve të zakonshëm dhe personave që nuk jetojnë më, të cilët kanë marrë dekorata dhe vlerësime si gjatë periudhës 1994-1991, ashtu edhe gjatë 27 viteve të pluralizmit. Faza e parë kon-siston në verifikimin e të gjithë zyrtarëve, kryesish depu-tetët, ish-deputetë, gjyqtarë, prokurorë, ambasadorë etj., të cilët bartin tituj, dekorata dhe medalje. Faza e dytë konsiston në verifikimin nëse subjektet që mbartin titujt, kanë mbajtur një nga postet e parashikuara në nismën ligjore. Konkretisht, do të verifikohet çdo subjekt, i cili kanë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, drejtues i Frontit Demokratik, kryetar i Gjykatës së Lartë, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, kryetar i degës së Punëve të Brendshme, punonjës i Sigurimit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar prej tij, anëtarë i Komisionit Qendror i Dëbim Internimeve, gjyqtar, proku-ror dhe hetues në proceset politike.

    RRezja e veRIfIkImIt Meqenëse nisma parashi-

    adriatik doçi Tirane

    kon heqjen e titujve edhe për bashkëpunëtorët e ish-Sig-urimit të Shtetit, në skaner do të kalojnë edhe të gjithë zyrtarët, të cilët kanë punuar në sistemin e kaluar, qoftë edhe për një kohë të shkurtër apo në funksione që nuk para-shikohen në ligj, pasi siç dihet bashkëpunëtorët e Sigurimit ishin të fshehtë. Pra jo vetëm zyrtarët, por do të verifikohet dhe do t’i hiqen titujt çdo personi që vërtetohet se ka bashkëpunuar në mënyrë të fshehtë me organet e ish-Sig-urimit të Shtetit në veprimtari të karakterit politik, që lidhen me veprat penale politike të parashikuara në ligjin nr.

    7514, datë 30.9.1991, “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të dën-uarve dhe të përndjekurve politikë”, për të cilët dis-ponohen dosje, kartela ose regjistrime në indekset e kartotekave të ish-Sigurim-it të Shtetit. Personat në fjalë mund të jenë sot pjesë e politikës, drejtësisë, mund të jenë njerëz të zakonshëm, biznesmenë etj., por mund të jenë edhe persona që sot nuk jetojnë më. Nëse personat që kanë mbajtur funksione gjatë sistemit të kaluar njihen publikisht, objekt i nismës do të jenë një rreth i gjerë njerëz në të gjitha sferat shoqërore, të cilët kanë bashkëpunuar me Sigurimin, por që kanë marrë një dekoratë apo një titull në një kohë të caktuar.

    komISIonI Propozimi i kryeminis-

    trit Edi Rama, i cili është përfshirë në programin e punimeve të Kuvendit të ri, për periudhën 18 shtator deri në 13 tetor 2017, parashikon ngritjen e një komisioni të posaçëm, pranë autoritetit që jep dekorata. Pra, çdo autoritet që jep dekorata, si Presidenca, nge nga një komi-sion për verifikimin e per-sonave. Komisioni përbehet nga 8 anëtar, ndërsa kryesohet nga zëvendëskryeministri.

    Ndërkaq, autoriteti mbi in-formimin për të dhënat e ish-Sigurimit të Shtetit do të

    ketë për detyrë që të zbard-hë veprimtarinë e të gjithë personave që kanë marrë

    dekorata dhe kanë mbajtur funksione në sistemin ko-munist.

    dekoratatAutoritetet që japin sot

    dekorata, titujt dhe medaljetDekoratat dhe titujt e nderit jepen me syn-im shpërblimin e akteve të veçanta, merite apo trimërie, ndaj kombit shqiptar apo interesave të tij. Presidenti i Republikës është i vetmi autoritet që jep dekorata dhe tituj nderi në nivel kombëtar. Ato për-bëhen prej një medaljeje të madhe dhe një medaljeje të vogël, të dyja të arta, sipas specifikimeve konkrete të miratuara nga Presidenti i Republikës. Presidenti, sipas rëndësisë, jep 12 tituj dhe dekorata, ku përfshi-hen, Dekorata “Flamuri kombëtar”, “Gjergj Kas-trioti Skënderbeu”, “Nderi i kombit”, “Nënë Tereza”, “Dekorata e artë e shqipon-jës”, “Pishtar i demokracisë”, titulli “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”, “Kalorës i urdhrit të flamurit”, “Martir i demokracisë”, “Mjeshtër i madh”, “Naim Frashëri”, dhe titulli “Për merita të veçanta civile”. Autoriteti

    përgjegjës për dhënien e medaljeve, sipas llojit të tyre, është Kuvendi; kryem-inistri, ministri përgjegjës për rendin dhe sigurinë pub-like, ministri përgjegjës për Forcat dhe ministri përg-jegjës për rendin dhe sig-urinë publike. Me dhënien e medaljeve shpërblehet veprimtaria e shquar në një fushë të veçantë profesion-ale. Ndërkaq, titujt vendorë të nderit jepen për shpër-blimin e veprimtarisë së shquar brenda juridiksionit

    të njësive të qeverisjes ven-dore ose për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të komunitetit brenda terri-torit vendor. Ato përbëhen prej një rrethi të argjendtë dhe një certifikate, sipas specifikimeve të përcaktu-ara me vendim të Këshillit të Ministrave. Autoritetet përgjegjëse për dhënien e titujve vendorë të nderit janë: Këshilli komunal ose bashkiak, këshilli i qarkut. Titulli “Qytetar nderi” i jepet nga këshilli komunal apo bashkiak çdo personaliteti shqiptar ose të huaj për veprimtari të shquar në dobi të komunës apo bash-kisë përkatëse ose për vep-rimtari për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të saj. Titulli “Nderi i qarkut” i jepet nga këshilli i qarkut çdo personaliteti shqiptar ose të huaj për veprimtari të shquar në dobi të qarkut përkatës apo për veprimtari për mbrojtjen dhe promov-imin e interesave të tij.

    Nisma ligjore për heqjen e dekoratave, parashikon edhe

    verifikimin e dyfishtë të qindra zyrtarëve, njerëzve të zakonshëm

    dhe personave që nuk jetojnë më, të cilët kanë marrë dekorata dhe vlerësime si gjatë periudhës

    1994-1991, ashtu edhe gjatë 27 viteve të pluralizmit.

    Nisma ligjore

    Rrezja e verifikimit

  • 6 E martë, 19 shtator 2017www.shqiptarja.comVizita SuRpRizë

    Deputeti i PD-së, Myslim Murrizi ka publikuar në profilin e tij në FB përgjigjen nga Autoriteti i Dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit nëse ai ka patur lidhje apo jo me Sigurimin e Shtetit. Sipas tij, përgjigja nga institucioni i ri që drejtohet nga Gentja-na Sula ka qenë negative. Në këtë përgjigje, rezulton se për Murrizin nuk ka asnjë dosje, qoftë survejimi apo bashkëpunimi. “Kjo është përgjigja zyrtare e ardhur nga komisioni i verifikim-

    knut fleckenstein: zgjedhjet e qershorit më të mira në 27 vjet

    Raportuesi për Shqipërinë në PE: Komisioni do të vendosë pro hapjes së negociatave në qershor të vitit 2018

    Kristi gongo Tirane

    Ra p o r t u e s i p ë r Shqipër inë në Parlamentin Euro-pian, Knut Fleck-enstein realizoi

    një vizitë të paparalajmëruar në kryeqytet. Fleckenstein, i shoqëruar nga ambasadorja e Bashkimit Europian në Ti-ranë, Romana Vlahutini, ka zhvilluar takime me kryem-inistrin Edi Rama, kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, Presidentin Ilir Meta, kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi etj. Gjatë kësaj vizite, europar-lamentari u njoh me pro-gramin e ri qeverisës, ku theksi është vënë tek institucionet e reja të krijuara pas shkrirjes së Ministrisë së Integrimit me Ministrinë e Punëve të Jashtme. Gjithashtu, në fokusin e vizitës ka qenë edhe zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe avancimi i mëtejshëm i reformave, për të përshpejtuar kështu anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Fleckenstein tha se zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit ishin më të mirat në gjithë këto vite. “Ju siguroj që grupi parlamentar që unë përfaqësoj, por edhe ai i Partive Popullore Euro-piane, jemi mbështetësit e rrugës tuaj për në Bashkimin Europian si dhe çeljes së negociatave për anëtarësim. Bashkimi Europian kishte dy kushte thelbësore për Shqipërinë. E para, ishin zg-jedhjet, të cilat në vlerësimin tonë ishin më të mirat që ju keni zhvilluar në gjithë këto vite. E dyta, ishte avancimi me reformat e rëndësishme dhe të domosdoshme krye-sisht në atë të drejtësisë, për të cilat ne kemi një opinion dhe vlerësim shumë pozitiv. Shqipërisë i duhej të punonte fort në këtë drejtim. Nuk ka dyshim që kjo po bëhet dhe ne do të bëjmë çmos që KE të çelë negociatat me vendin tuaj. Për këto arsye, unë jam i bindur se Komisioni do të vendosë për ‘PO’ në qershor të vitit të ardhshëm”, tha Fleckenstein, gjatë takimit me Gramoz Ruçin.

    takImI me RuçIn Gjatë takimit, Ruçi nënviz-

    oi vendosmërinë e Kuvendit të Shqipërisë për vijimin e procesit te reformave që e përshpejtojnë integrimin

    europarlamentari, Knut Fleckenstein pas takim-it me Presidentin Meta, Kryetarin e Kuvendit Ruçin, ka takuar edhe kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Inte-grim, Monika Kryemadhin. Takimi mes eurodeputetit dhe Kryemadhit është zhvil-luar në selinë e LSI, ndërsa në qendër të bisedës ka qenë integrimi dhe refor-mat që duhet të ndërmarrë Shqipëria. Kryemadhi ka deklaruar se LSI mbështet reformën zgjedhore dhe gjithçka që lidhet me in-tegrimin e Shqipërisë në BE. “LSI do të mbështesë në Kuvend gjithçka lidhet me Integrimin Evropian. Mbështesim një reformë të vërtetë zgjedhore, 25 qershori, një histori e shëmtuar e deformimit të votës së shqiptarëve. Është momenti që ti jepet fund farsës me reformën zgjedhore. Dekriminalizuam parlamentin, tani misioni ynë të dekriminalizojmë votën e shqiptarëve”, deklaroi Monika Kryemadhi.

    Mbështesim integrimin dhe reformën zgjedhore

    Kryemadhi:

    Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein realizoi një vizitë të pa paralajmëruar në kryeqytet. Fleckenstein, i shoqëruar nga ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutini, u takua fillimisht rreth 45 minuta me Presidentin Ilir Meta.

    Vizita Kritikatbasha largon këshilltarin

    Sejamini

    Lulzim Basha ka lar-guar nga stafi i tij këshilltarin për medi-an, Neritan Sejamini. Ai ishte bërë pjesë e stafit të liderit demokrat rreth një vit më parë duke pasur një peshë të rëndësishme gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 qershorit. Burime nga PD për Report Tv pohuan se Basha ven-dosi që të mos i rino-vonte kontratën për të vijuar bashkëpunimin. Sejamini ishte një nga këshilltarët kryesor të Bashës, pasi koordi-nonte të gjitha daljet për mediat nga selia blu. Kujtojmë që pak ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha kritikoi Bashën për listat e de-putetëve, ndërsa i cilë-soi këshilltarët e tij për zgjedhjet e 25 qershorit si mizerabël. Ish-kryem-inistri Sali Berisha thek-soi se edhe Lulzim Basha ishte i vonuar për t’iu përgjigjur taktikës së kryeministrit Edi Rama në fushatën për zgjedh-jet parlamentare të 25 Qershorit.

    e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ruçi theksoi vazh-dimësinë e punës kundër krimit të organizuar me anë

    të ligjit të Vetingut. “Rezul-tati i zgjedhjeve të qershorit ishte një mandat i qartë për reformat evropianizuese.

    tari Ruçi theksoi se Kuvendi i Shqipërisë do vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me Parlamentin Europian në nx-itje të reformave kyçe që nev-ojiten për forcimin e shtetit ligjor dhe për mirëqeverisjen ekonomike. “Ne i shohim rekomandimin e Komisionit Evropian, konkluzionet e vendeve anëtare dhe kus-htet e tyre specifike për zba-timin e reformës në drejtësi si inkurajim. Jemi plotësisht dakord me faktin se zbatimi i reformës në drejtësi përbën elementin themelor për çeljen e negociatave dhe për këtë ne shpresojmë që kjo të ndodhë sa më parë”, tha Ruçi.

    takImI me metën Presidenti i Republikës,

    Ilir Meta priti dje dhe zhvilloi një takim pune me Rapor-tuesin për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian, zotin Knut Fleckenstein. “Avanci-mi i reformave gjithëpërf-shirëse dhe me konsensus sa më të gjerë mes pozitës dhe opozitës, me qëllim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe mundësimi i një klime poli-tike mirëbesimi dhe bash-këveprimi të ngushtë është shumë i rëndësishëm në këtë proces”, u shpreh Presidenti Meta. Presidenti i Republikës nënvizoi se një rëndësi mad-hore ka zbatimi i Reformës në Drejtësi, në veçanti ecuria e

    procesit të Vetingut, me syn-im krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të drejtësisë.

    “Ju siguroj që grupi parlamentar që unë përfaqësoj, por edhe ai i Partive Popullore Europiane, jemi mbështetësit e rrugës tuaj për në Bashkimin Europian si dhe çeljes së negociatave për anëtarësim”.

    Fleckenstein Ne kemi filluar zbatimin e reformës në drejtësi, që u miratua me konsensus ndër-partiak në korrik 2016 dhe që do të forcojë ndjeshëm luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Ruçi, duke shtuar se Kuvendi i Shqipërisë pret çeljen e nego-ciatave me Bashkimin Euro-pian për vijimin e reformave legjislative. Gjithashtu, Krye-

    deputeti i pd-së publikon “dosjen”Lidhjet me Sigurimin

    it të figurave, për lidhjet me Sigurimin e Shtetit. E kemi detyrim moral dhe ligjor që të 140 deputetët, nga kryetari Ruçi deri tek i fundit ti drejtohemi këtij komisioni për të qartësuar qytetarët në lidhje me të kaluarën tonë. Deputetët e Partise Demokratike, më shumë se çdo deputet tjetër i kuvendit. Mirë do ishte edhe të gjithë ishët që bëjnë faktorin nëpër ekrane(nëse nuk kanë frikë)”, shkruan Murrizi.

  • 7www.shqiptarja.com

    E martë, 19 shtator 2017opozita

    InteRvISta / ‘unë nuK sHoH sHPresë te BasHa’

    harxhi: basha po tenton të nxjerrë jashtë loje berishën

    Ish-zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe anëtare e Krye-sisë së PD, Edit Harxhi në një intervistë në Report TV për situ-atën brenda Partisë Demokratike deklaron se Lulzim Basha po tenton që të nxjerrë jashtë loje ish-kryemi-nistrin Sali Berisha. Sipas saj, Basha po mundohet që të anashkalojë fu-qinë e Berishës në strukturat e PD, ndërsa shton se nuk sheh shpresë te kryetari i PD, që mund të bëjë opozitë përballë qeverisë Rama. Grupi anti-Basha në PD kërkon ndryshime në statut, rikonstituim në bazë të zgjedhurish jo të emëru-arish në forumet e së djathtës, por mbi të gjitha mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të analizuar humb-jen e thellë në 25 qershor. Harxhi shprehet se situata në Shqipëri po degjeneron si në 1997 për sa i përket centralizimin që po i bëhet pushtetit.

    -Si e keni lexuar reagimin e ber-

    ishës për bashën?Unë mendoj që lideri historik

    flet njëherë jo disa herë dhe fjala e tij ka peshë. Disa e kanë lexuar si mbështetje për të pakënaqurit, disa e lexojnë si fjalë për të shpëtuar veten. Disa e lexojnë si mbështetje ndaj Bashës. Unë mendoj se Berisha ishte

    vetja duke mos mbajtur anë. Unë e vlerësoj për mënyrën si bën politikë, por si na ka mësuar ne, brezin e ri.

    -Keni qenë një nga kritiket e bashës, si e keni parë reagimin e bashës pas deklaratave të berishës?

    Fatkeqësisht mendoj se Basha vazhdon në të njëjtën linjë, tani ka arritur një fazë tjetër, është munduar të shprehë mendimin e tij për nxjerrjen jashtë loje ndoshta ‘de facto’ se ‘de juro’ ai është pjesë e grupit të z. Berisha. Duke e anashkaluar fuqinë e liderit historik në PD në strukturat e PD. Në fjalinë që ai tha, se tregon kush është lideri, tregon se deshi të tregojë që ‘unë jam lideri’ dhe Berisha nuk merr vendime, prandaj keni parasysh se unë

    jam këtu. Vazhdon në të njëjtën linjë nga përgatitja e listave. Edhe votimi i Rucit në parlament, ai është vetja e tij, në linjën që e ka nisur dhe mendoj se ai nuk ofroi asnjë alternativë për bashkimin dhe ringritjen e PD.

    -edhe pasi u rizgjodh?Absolutisht jo. Po të dëgjoni si

    janë bërë votimet, të vinte edhe turp. Ringritja, bashkimi dhe bërja e opozitës janë detyrat e Bashës. Mund të thuash se jam lider se kam marrë kaq vota, por nuk ofron asgjë, nuk përçon shpresë dhe mesazh ringritje dhe aq më tepër për votimin në parlament për Ruçin.

    -Ka një alternativë brenda së

    djathtës?

    Unë nuk shoh shpresë te Basha për të bërë opozitë përballë qever-isë, por ai është kryetar i zgjedhur e pranojmë apo se pranojmë ne. Nëse duam ta ringremë PD dhe të bashkohemi, mendoj që do të duhej të kishte hapësirë për të gjithë, këtë se bën Basha.

    -ju keni një opsion tjetër?Një Shqipëri pa opozitë nuk do

    i duhej edhe Edi Ramës. Gjithsesi ne mendojmë ky grup individësh që do të qëndrojnë në PD dhe nuk ka lidhje për parti të re që u tha në media pak kohë më parë. Kjo i shërben PD. Ne kemi dalë me një propozim konkret, deklarata publike. Kemi kërkuar ndryshime në statut. Rikonstituim në bazë të zgjedhurish jo të emëruarish, mbledhje e këshillit kombëtar jo më pak se katër herë në vit, mbledhje kryesie dhe të jetë me të zgjedhur jo të emëruar. Duhet analizë të gjitha strukturave, në Këshillin Kombëtar të ketë një drejtues, një kryetar dhe çdo vendim që merret për listën për kandidatët. Berisha është konsul-tuar me kryesinë për listat, degët kanë pasur të zgjedhurit e tyre, dhe partia mundohej të hapej.

    -besoni se pd do të vijë në pushtet

    pas 4 viteve?Ka shpresë se PD është parti e

    madhe, flasim për 230 mijë vota të munguara. Situata në Shqipëri po degjeneron si në 1997 flas për centralizimin që po i bëhet pushtetit. Ka pafund elementë në PD, por duhet të largohemi nga një personalitet i vetëm.

    ‘Fatkeqësisht mendoj se Basha vazhdon në të njëjtën linjë, tani ka arritur një fazë tjetër, është munduar të shprehë mendimin e tij për nxjerrjen jashtë loje ndoshta ‘de facto’ se ‘de juro’ ai është pjesë e grupit të z. Berisha’.

    Harxhi

    “Unë nuk shoh shpresë te Basha për të bërë opozitë përballë qeverisë, por ai është kryetar i zgjedhur e pranojmë apo se pranojmë ne. Nëse duam ta ringremë PD dhe të bashkohemi, mendoj që do të duhej të kishte hapësirë për të gjithë, këtë se bën Basha”.

    PëR baShën

    Pakti i 18 majit

    edi Paloka: ndërkombëtarët na kërcënuan që të hymë në zgjedhje

    Deputeti i PD: Ishim të bindur që zgjedhjet do manipuloheshin, nuk kishim rrugë tjetër

    Nënkryetari i par-tisë demokratike, Edi Paloka ka folur për ndrys-himet në Kodin

    Zgjedhorë, duke theksuar se votimi dhe numërimi elektron-ik janë kusht i panegociueshëm nga PD. I pranishëm në Report TV, në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” Paloka tha se kjo është e vetmja mënyrë për të garantuar që vullneti i shqiptarëve të mos tjetërso-het. “Ju e kujtoni që çështja e ndryshimit të Kodit Zgjedhorë ka qenë shumë e diskutuar, e kemi kërkuar që në 2016, për të krijuar një mundësi për sa më pak manipulim të votës. Në atë kohë argumenti më i përdorur nga maxhoranca dhe disa ambasadorë, ishte që nuk ka kohë për të bërë votimin dhe numërimin elektronik.

    Ne e kishim premtuar dhe prandaj që hapi i parë është ky, sepse problemi më i madh sot në demokracinë shqiptare është vota e lirë. Nuk ka sot një parlament që pasqyron vullnetin e shqiptarëve”, tha Paloka. I pyetur në lidhje me kërkesën e Kryeministrit Rama për votimin e emigrantëve, nënkryetari i PD u shpreh se nuk kishin asnjë arsye për të qenë kundër kësaj kërkese. “Nuk kemi asnjë arsye të jemi kundër përkundrazi, madje është në interesin tonë sepse në vitet e fundit janë larguar shumë njerëz ku jam i sigurt që 90% votojnë PD. Por duhet parë më parë hilja e Ramës sepse e thash ai nuk bën asgjë pa hile. Si do realizohet votimi pastaj është pjesë teknike, sepse po të shkojnë të votojnë në ambasadë

    ajo histori merr fund” u shpreh Paloka. Ai ka komentuar edhe marrëveshjen e Bashës me Ramën, si dhe futjen e PD në zgjedhje, duke hedhur deklarata se janë kërcënuar, duke theksuar se në të kundër nuk kishin në plan të mos lejonin zhvillimin e zgjedhjeve. “Pas çadrës kishim një plan për datën e zgjedhjeve. Na kërcënuan që të futemi në zgjedhje, ata që na kërcënuan ishin edhe nga Bashkimi Ev-ropian. Dy gjëra u thanë në videokonferencën e zhvilluar, ku ishte dhe Komisioneri Hahn, e para na u tha hapur një gjë që na e kishte thënë para Taulant Balla, që “do ju përjashtojnë nga partitë popullore”, e gati kjo na u tha si dhe që nuk do keni as mbështetjen tonë. Ne nuk do të lejonim zhvillimin e zgjedhjeve, dhe Rama këtë e dinte shumë

    mirë, e dinte dhe në Kavajë prandaj i anuloi zgjedhjet jo për tolerancë. Kjo na u tha që nëse nuk hyni në zgjedhje ne do ja njohim zgjedhje atij, dhe nëse do bëni atë që keni planifikuar, nuk do keni mbështetjen tonë. Ishim të bindur që zgjedhjet do manipuloheshin”, tha Paloka.

    PReSIonI nDëRkombëtaR Edhe kryetari i Partisë

    Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar disa herë se amerikanët e detyruan që të hynte në zgjedhje. “Firmosa marrëveshjen e 18 majit pas refuzimit të tre dërgesave evropiane. E katërta qe ajo amerikane, ku ma thanë troç: O hyr në zgjedhje, ose ne edhe zgjedhjet e vetmuar të PS-së, do t’i njohim si legjitime. Në këto kushte hyra në zgjedhje duke marrë gjysmën e qeverisë, ndryshe rrezikohej seriozisht demokracia në Shqipëri, dhe kur monizmin e kërkojnë amerikanët”, ka pohuar Basha.

    “Kjo na u tha që nëse nuk hyni në zgjedhje ne do ja njohim zgjedhje atij, dhe nëse do bëni atë që keni

    planifikuar, nuk do keni mbështetjen tonë. Ishim të bindur që zgjedhjet do manipuloheshin”.

    Kërcënimi

    anduela ndreuTirane

    ilir babaramoTirane

  • 8 E HËNË, 19 SHTATOR 2017www.shqiptarja.comPROGRAMI QEVERITAR

    Një qytetar që jep një apartament me qira do të duhet të pagua-jë 15% tatim mbi të ardhurat personale

    ndërsa një qytetar që ka aksione në një kompani do të mjaftohet duke paguar vetëm 6 për qind tatim mbi dividentin.

    Po kështu, rreth 10 mijë shqiptarë me paga më të larta se 130 mijë lekë në muaj, përfshirë këtu edhe 140 deputetët dhe 16 ministrat, do të marrin një ulje të tatimit mbi të ardhurat personale nga paga.

    Programi për qeverisjen e ven-dit 2017-2021, i cili u miratua në Kuvendin e Shqipërisë bashkë me qeverinë e re javën e kaluar, prem-ton katër ndërhyrje në sistemin e taksimit: Uljen e Tatimit mbi të Ardhurat Personale për fashën e lartë në 18%; uljen e tatimit mbi dividentin në 6%; uljen e tatim-it mbi fitimin për prodhimin e teknologjisë së informacionit në 5% dhe; njohjen si shpenzime të zbritshme të interesave të kredive për shtëpi të marra nga familjet e reja për shtëpinë e parë.

    Dy premtimet e dyta janë të pa-shtjelluara dhe të paqarta, por dy premtimet e para janë konkrete dhe lehtësisht të realizueshme.

    Tatimi mbi dividentin është një tatim që paguajnë pronarët e ak-sioneve të korportatave të mëdha kur korporata u shpërndan atyre divident nga fitimet. Aktualisht ky tatim është në masën 15%, njësoj

    si tatimi mbi të ardhurat person-ale nga qiratë, interesat bankare, honoraret e të drejtës së autorit apo të ardhurave nga fitimet kap-itale në shit-blerjen e pronave të patundshme dhe titujve. Kjo është një nga taksat që qeveria “Rama 1” rriti për të gjithë qytetarët bashkë me tatimin mbi fitimin e kompanive nga 10% që qe deri në vitin 2015 në 15% që është aktualisht.

    Të dhënat e fundit të dis-ponueshme nga Ministria e Fi-nancave për tatimin e dividentit të paguar i përkasin vitit 2015. Atë vit, të ardhurat nga tatimi mbi divi-dentin qenë 635 milionë lekë, gjë që do të thotë se në rast se tatimi ulet nga 15 në 6%, përfituesit e këtyre

    e shtëpisë së parë duke njohur si shpenzime të zbritshme interesat e kredive të marra për këtë qëllim”.

    Në vendet e zhvilluara zakon-isht familjet paguajnë pjesën më të madhe të tatimit mbi të ard-hurat personale (TAP) me anë të vetëdeklarimeve. kjo do të thotë se kur një familje ka, fjala vjen, 100 USD të ardhura nga biznesi i tij, apo nga shërbimet që ofron në treg, ai deklaron në tatime këto të ardhura dhe paguan ta-timin përkatës. Shtetet janë në gjendje që të njohin shpenzime të zbritshme, fjala vjen, kur një familje shpenzon për arsimin e fëmijës, ky shpenzim i zbritet në të ardhurat e përgjithshme para se t’i llogaritet tatimi mbi të ardhurat. Efektivisht shteti i fal tatimin për një lek, nëse ky lek shkon për një shpenzim të dëshirueshëm, siç mund të jetë arsimi, shëndetësia apo banesa.

    Problemi është që në Shqipëri njësia e tatueshme nuk është famil-ja por individi. Problemi i dytë është që në Shqipëri nuk ka pothu-ajse asnjë situatë në të cilën tatimi paguhet me vetëdeklarim. Në shu-micën dërrmuese të rasteve, tatimi mbi të ardhurat personale mbahet në burim. Nëse një shqiptar ka të ardhura nga paga, tatimi mbi të ar-dhurat personale të paguara prej tij llogaritet nga punëdhënësi, i mba-het nga paga neto punëmarrësit dhe transferohet në buxhetin e shtetit nga punëdhënësi. Problemi i tretë është që të ardhurat në Shqipëri taksohen në mënyrë të ndarë. Nëse një qytetar ka të ardhura nga paga, ai paguan TAP sipas një skeme të veçantë. Nëse përveç pagës ka edhe të ardhura nga depozitat bankare, ai paguan 15% mbi të ardhurat nga interesat, e me radhë. Kjo e bën që qytetarët të mos kenë një

    llogari të vetën në tatime e për rr-jedhojë, e bën teknikisht të vështirë llogaritjen, njohjen, zbritjen apo rimbursimin e një shpenzimi të zbritshëm siç supozohet se do të bëjë qeveria aktuale me programin e saj katërvjeçar.

    Edhe qeveritë e mëparshme patën premtuar, e madje patën shkruar në ligj politika të tilla fiskale që synojnë të nxisin familjet të shpenzojnë në një fushë të caktu-ar. Qeveria e mëparshme “Berisha 1”, miratoi njohjen si shpenzime të zbritshme të interesave bankare për kreditë për arsim. Nuk dihet nëse ndonjë shqiptar ka përfituar ndonjëherë një ulje të tillë.

    Marrë nga BIRN

    NDRYSHIMIProgrami i qeverisë ‘Rama 2’ ka premtuar katër ndërhyrje

    në sistemin fiskal përgjatë katër viteve të ardhshme

    dhe dy nga tre ndërhyrjet favorizojnë një numër fare

    të vogël shqiptarësh dhe të huajsh super të pasur

    LEHTËSIMI10 mijë shqiptarë me paga më të larta se 130 mijë lekë në muaj do të marrin një ulje të tatimit mbi të ardhurat personale nga 23% në 18%

    të ardhurave do të kenë një ulje të faturës fiskale prej rreth 3 milionë euro në vit. Kjo është një shifër e papërfillshme në të ardhurat e përgjithshme të buxhetit të shtetit si dhe një shifër jo domethënëse për të ardhurat e përgjithshme nga dividentët të pronarëve të kom-panive që shpërndajnë divident, por përmendja e një uljeje të tillë të pabarabartë taksash për më të pasurit si objek-tiv i rëndësishëm i qeverisë tregon qëndrimin pro të pasurve të qever-isë që mburret se ka bërë “taksim të ndershëm” në Shqipëri.

    Ulja e dytë e p r e m t u a r i përket fashës së sipërme të tatimit mbi të a r d h u r a t n g a paga. Aktual-isht, shqiptarët me paga mbi 130 mijë lekë, pagua-jnë tatim mbi të ardhurat per-sonale në masën 23% për të ard-hurat mbi këtë nivel. Propozimi i qeverisë është ulja e pragut të sipërm në 18%. Rreth 10 mijë vetë të punësuar në Shqipëri nga 600 mijë që marrin rrogë, kanë të ardhura më të larta se kjo shumë, ndërkohë që pjesa dërrmuese e

    shqiptarëve kanë të ardhura më të ulëta. Ulja e nivelit të sipërm të tatimit mbi të ardhurat personale nga paga nga 23 në 18% do t’i japë efektivisht një rritje page prej disa dhjetëramijëra lekësh në muaj këtij grupimi. Mes përfituesve janë edhe 140 deputetët e Kuvendit, paga e të cilëve është rreth 150 mijë lekë në muaj si dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, kryeministrit dhe

    presidentit.Dy premtimet

    e tjera në fushën e taksave janë të paqarta. Programi i qeverisë shkru-an: ”Tatim-Fitimi për prodhimin në Teknologjinë e In-formacionit për të nxitur zhvillime në një industri të domosdoshme për zhvillimin ekono-mik afatgjatë të shkojë në 5%”.

    Sa për fillim, teknologjia e in-formacionit është treg shërbimesh dhe jo prodhimi. Programi nuk shp-jegon se çfarë do të thotë “prodhim në Teknologjinë

    e Informacionit”. Kompanitë që mund të përfitojnë nga një masë e tillë nuk dihen.

    Premtimi tjetër është akoma më i paqartë. Qeveria thotë: “T’u jepet ndihmë familjeve të reja për blerjen

    Qeveria e majtë premton uljen e taksave për më të pasurit e më të pasurveTaksimi i dividendëve ulet nga 15%, në 6%; për pagat e larta barrë fiskale 5% më e ulët

    Mes përfituesve janë deputetët, ministrat, kryeministri e presidenti

    Ndërkohë, një qytetar që jep një apartament me qira paguan 15% tatim

    Gjergj ErebaraTIRANE

  • 9www.shqiptarja.com

    E martë, 19 shtator 2017TransporTi

    Shpallet fillimi i një aksioni në terren për pastrimin e nyjeve dhe hapësirave në akset kryesore kom-

    bëtare. Ministri i Infrastruk-turës dhe Energjisë Damian Gjiknuri e lajmëroi dje këtë në një deklaratë të dhënë në mbikalimin e Shkozetit. Përmes kësaj ndërhyrjeje nga ana e shtetit synohet të bëhet çmontimi i çdo strukture të ak-tiviteteve civile apoekonomike pa leje dhe, gjithashtu, pastri-mi nga tabelat e ndryshme pa lidhje me sinjalistikën rrugore, që bëhen burim aksidentesh.

    Bazuar mbi hartat, listën e pikave të zeza të evidentuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar si dhe verifikimet në terren, janë duke u analizuar të gjitha pikat për ndërhyrje, duke klasifikuar ato sipas riskut, theksoi dje Gjiknuri. Sipas tij, po përgatitet një planveprimi i kordinuar me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Policinë e Shtetit dhe Pushtetin lokal.

    FazatPër shkak edhe të ekzist-

    encës së problematikave të trashëguara e të pazgjidhura, që lidhen edhe me çështjet e pronësisë, operacioni do të zhvillohet në disa faza. Si fazë e parë, do të fillohet me ndërhyrjen në rastet ku ka nevojë vetëm për pastrim dhe nuk ka implikime pronësore. Paralelisht do bëhet identifiki-mi, fotografimi dhe verifikimi i situatës së pronësisë lidhur me hapësirat dhe nyjet e rrjetit në akset kryesore rrugore.

    Në një fazë të mëtejshme mendohet të kalohet në ndë-rhyrjen e sistemuar sipas

    projekteve specifike aty ku ka nevojë për shpronësim, pastrim, sistemim dhe gjel-bërim. Në përfundim të këtij operacioni, do të mund të krijohet dhe sistemi mbro-jtës i hapësirave dhe nyjeve, sistemimi i hyrje-daljeve, në të gjitha akset kombëtare për të parandaluar përsëritjen e

    ndërhyrjeve të paligjshme. “Në cilësinë e Ministrit të

    Infrastrukturës dhe Energjisë u bëj thirrje të gjithë atyre që me veprimet e tyre kanë cën-uar disiplinën dhe sigurinë e akseve rrugore: Keni vetëm 15 ditë kohë që të bëni në mënyrë vullnetare çmontimin e çdo aktiviteti civil/ekonomik pa

    leje, heqjen e çdo tabele që nuk ka lidhje me sinjalistikën rrugore por e pengon atë. Në përfundim të këtij afati, strukturat përkatëse do të ndërhyjnë në të gjithë akset kombëtare. Nuk do të ketë asnjë tolerancë. Në përfundim të të gjitha fazave të opera-cionit, hyrje-daljet e akseve

    kombëtare, nyjet dhe hapësirat do të pastrohen plotësisht”, u shpreh ministri Gjiknuri. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve ta mbështesin këtë operacion, i cili mbi të gjitha synon dhe ka për objektiv rritjen e sigurisë së jetës së tyre duke garantuar zba-timin rigoroz të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

    Eksportet shqiptare patën një ecuri pozitive edhe gjatë muajit gusht, meg-jithatë, rritja e tyre është e pamjaftueshme për të frenuar deficitin tregtar të vendit. Sipas njoftimit zyrtar të Institutit të Statistikave, publikuar dje, eksportet shqiptare u rritën me 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në tetë muaj, eksportet shqiptare kanë arritur në afro 177 miliardë lekë, 13% më shumë krahasuar me tetëmujorin e vitit të kaluar.

    Rritja e eksporteve këtë vit po udhëhiqet sidomos nga rritje e lartë në grupin “materiale ndërtimi dhe metale”. Ek-sportet e këtij grupi janë rritur me 40% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, grupi me peshën kryesore në eksporte ngelet i “tekstileve dhe këpucëve”, që zë afro 44% të vlerës totale të tyre. Eksportet e këtij grupi u rritën sërish për gushtin, ndërsa për gjithë tetëmujorin rritja është afro 9%. Ndërkohë, grupi tjetër me rëndësi për ecurinë e eksporteve

    në vitet e fundit “minerale, lëndë djegëse, energji”, ende nuk arrin dot një rimëkëmbje të qëndrueshme. Eksportet e këtij grupi pësuan rënie gjatë

    gushtit, ndërsa për 8-mujorin ato ruajnë një rritje të papër-fillshme kundrejt vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, për gushtin deficiti

    tregtar u zgjerua me 3% ndaj të njëjtit muaj të vitit të kaluar. Për tetë muaj, deficiti në këmbimin e mallrave arriti në 223 miliardë lekë, rreth katër miliardë lekë më

    shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2016-ës. Përcaktues në zgjerimin e deficitit është tendenca në rritje e importeve që në gusht u rritën me 6%.

    Në tetë muaj, Shqipëria ka importuar mallra në vlerën e 400 miliardë lekëve, 6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    tregtia/ Ritmet e RRitjes vijnë në Rënie, RRitet deficiti

    Eksportet rriten me 13% në tetë muajt e 2017-ësPër tetë muaj, deficiti në këmbimin e mallrave arriti në 223 miliardë lekë, rreth katër miliardë lekë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2016-ës. Përcaktues në zgjerimin e deficitit është tendenca në rritje e importeve që në gusht u rritën me 6%

    DeFiciti

    Nis aksioni për pastrimin e nyjeve dhe akseve kombëtare15 ditë për çmontim vullnetar të objekteve të paligjshëm

    ecuria BujqësiaPronarët e tokave

    detyrohen të paguajnë për ujitjen

    të gjithë ata që janë pronarë toke do të paguajnë taksë për ujitjen, pavarësisht nga fakti nëse e përdorin këtë shërbim apo jo. Një dokument i qeverisë, i publi-kuar në korrik të këtij viti nga Ministria e Bujqësisë për ujitjen dhe kullimin, jep edhe detajet se si do të funksionoje kjo skemë, e cila synon të mbledhë paratë e nevojshme për funksionimin e strukturave të koordinimit dhe investimeve. Edhe aktualisht mblidhet një taksë vjetore për ujitjen, veçse ligji në fuqi sanksionon se atë e paguan zotëruesi i tokës, por në këtë ligj mungon shtesa e parashikuar së fundmi, nëse ai e përdor apo jo këtë shërbim. Pag-esat nga pronarët/qiramarrësit mund të bëhen direkt në zyrat e taksave në bashki ose nëpërmjet transfertave bankare.

    FillimiDo të fillohet me

    ndërhyrjen në rastet ku ka nevojë vetëm për pastrim

    dhe nuk ka implikime pronash. Paralelisht

    do bëhet identifikimi i situatës së pronësisë

    lidhur me hapësirat dhe nyjet në akset kryesore

    zhvillimiMë pas bëhet ndërhyrje sipas projekteve aty ku

    ka nevojë për shpronësim, pastrim, sistemim e

    gjelbërim. Në përfundim të këtij operacioni,

    krijohet dhe sistemi mbrojtës i hapësirave

    dhe nyjeve

    autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të ushtrojnë kontrolle të përbashkëta pranë kompanive të sigurimit, si dhe subjekteve të tjera nën mbikëqyrje. Kjo përfshihet në një marrëveshje të re bashkëpunimi të nënshkruar mes AMF dhe Tatimeve, duke vendosur si fokus kontrollin e shpenzimeve të kompanive, policat e sigurimit të de-tyrueshëm në sektorin e transportit, si dhe ligjshmërinë e veprimtarisë së subjekteve nën mbikëqyrjen e AMF-së. Objekt i inspektimeve të përbashkëta do të jenë zbatimi i dispozitave ligjore e nënligjore në fuqi që rregullojnë veprimtarinë e tregjeve financiare në mbikëqyrje, lig-jshmërinë e kryerjes së shpenzimeve nga ana e shoqërive të sigurimeve, policat e sigurimit të detyrueshëm, etj.

    Inspektime të përbashkëta AMF-Tatime tek siguruesit

    Kontrolli

  • 10 E MARTË, 19 SHTATOR 2017www.shqiptarja.comHETIMI PASUROR

    Biznesmeni Janina lideri i grupit të

    heroinës në SpanjëOrganizatës me spanjollë dhe turq, ju kap

    53 kg heroinë. Spanja refuzoi të sjellë dosjen

    PASURITË E SEKUESTRUARA NGA PROKURORIAApartament në Tiranë me vlerë 62 mijë 475 euro

    Pasuria me nr.7/630+5-2 në Tiranë me vlerë 82 mijë euroPasuria me nr. 7630+5-3 në Tiranë me vlerë 196 mijë euro

    Pasuria me nr7/630-G216 në TiranëPasuria me nr. nr7/630-G217 në Tiranë

    Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 në “Amallol” Himarë blerë në 2013, 400.000 lekë

    Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 sërisht në të njëjtin vend blerë me 400.000 lekë.

    Sipërfaqe tokë kullotë dhe pyll 10.000 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë 2.270.000 lekë

    Sipërfaqe tokë ulli me 5000 m2 ndodhur në vendin e quajtur “Lera” Himarë blerë 1.100.000 lekë

    Tokë me sipërfaqe 6666.6 m2 ndodhur në Porto-Palermo blerë me 3.000.000 lekë

    Tokë me sipërfaqe 4375 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë në 2013, kundrejt shifrës 993.625 lekë

    Pasuria me nr. 17/45+1-25 apartament në VlorëPASURITË NË TIRANË

    Apartament në Tiranë me vlerë 62 mijë 475 euroPasuria me nr.7630+5-1 në Tiranë me vlerë 202 000 euroPasuria me nr.7/630+5-2 në Tiranë me vlerë 82 mijë euroPasuria me nr. 7630+5-3 në Tiranë me vlerë 196 mijë euro

    Apartament në Tiranë me vlerë e blerë në vitin 1999 (Jo e sekuestruar)

    PASURIA ME NR7/630-G216 NË TIRANËPasuria me nr. nr7/630-G217 garazhe në Tiranë

    Pasuria me nr.324/3/1 është transkiptuar në favor të të tretëve tek Gerdi dhe Ledi Leka

    Pasuria me nr.324/3/3 është transkiptuar në favor të tretëve në prill 2017 Gerdi dhe Ledi Leka

    Pasuria me nr. 146/38+1-10 është transkiptuar në favor të të tretëve në datën 25 tetor 2016 në emër të Gerdi dhe Ledi Leka

    Apartament me sipërfaqe 110.1 m2 blerë në 2013 kundrejt shumës 74.812 euro, në pronësi të Helidon Janina

    PASURIA NË KAVAJËApartament me sipërfaqe 76.25 m2 në Kryemëdhenj. E fituar me leje legalizimi dhe më pas shitur Helidon Muça në vlerën 130 mijë euro.

    PASURITË NË VLORËSipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 në “Amallol”

    Himarë blerë në 2013, 400.000 lekëSipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 sërisht

    në të njëjtin vend blerë me 400.000 lekëSipërfaqe tokë kullotë dhe pyll 10.000 m2 ndodhur

    në Dhërmi-Himarë blerë 2.270.000 lekëSipërfaqe tokë ulli me 5000 m2 ndodhur në vendin

    e quajtur “Lera” Himarë blerë 1.100.000 lekëTokë me sipërfaqe 6666.6 m2 ndodhur

    në Porto-Palermo blerë me 3.000.000 lekëTokë me sipërfaqe 4375 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë

    blerë në 2013, kundrejt shifrës 993.625 lekëPasuria me nr. 17/45+1-25 apartament në Vlorë.

    PASURITË E BIZNESMENIT

    Elton QynoTIRANE

    Biznesmeni Nikolin Janina, rezulton të jetë lideri i një grupi kriminal me përbërje spanjolle

    dhe turq, të cilët trafikonin sasi të ndryshme heroine, morfinë dhe Opium në disa shtete të europës. Në kuadër të këtij grupi kriminal që dyshohet se dre-jtohej nga biznes-meni i pllakave dhe hidrosani-tareve, policia dhe prokuroria Spanjolle, ka se-kuestruar një sasi prej 53 kg e 380 gramë heroinë. Gazeta “Shqiptar-ja.com” mëson se autoritet e drejtë-sisë Spanjolle në vitin 2015 kanë marrë një vendim për caktimin e masës së “arres-tit në burg” ndaj Janinës, duke e akuzuar këtë të fundit për akuzën e “Pjesëmarjes në grupe kriminale të trafikimit të narkotikëve”. Një burim i tha gazetës se më pas drejtë-sia Spanjolle ka proceduar në 15 prill 2016 me nxjerjen e emrit të biznesmenit Niko-lin Janina, në listën e per-sonave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Që prej kësaj date e deri më sot, policia dhe prokuroria Shqiptare nuk kanë marrë asnjë masë për arrestimin e biznesmenit Janina. Autoritet shqiptare e justifikojnë mosveprimin e tyre, për shkak se Spanja nuk ka dashur të transferojë procedimin penal në Shqipëri, por edhe për shkak se nëse Janina do arrestohet, drejtësia Shqiptare nuk ka një marrëve-shje ekstradimi me autoritet Spanjollë. Këto dy pika, duket se s’po hapin dritën jeshile, për marjes e një mase sigurimi ndaj biznesmenit të njohur, që kërkohet për trafik droge në Spanjë. “…Jemi në kushtet kur ende nuk mund të veprojmë me proëedurën e arrestimit. Ne si prokurori Shqiptare, i jemi drejtuar me një kërkesë prokurorisë Spanjolle që të transferojë procedimin pe-nal të rregjistruar aty, dhe ëështja ndaj Janinës të ndiqet në Shqipëri, por Spanjollët kanë refuzuar. Me sa duket prokurorët atje, kërkojnë ta monitorojnë vetë këtë hetim, për shkak të pjesëmarjes së shumë personave të kombë-sive të ndryshme në tarfikun e heroinën…”-thanë burimet pranë Prokurorisë së Përg-jithshme. Pavarëisht refuzimit të transferimit të procedimit penal në Shqipëri, autoritet Spanjolle u kanë kërkuar ndi-hmë policisë dhe prokurorisë Shqiptare që të identifikojnë pasuritë e biznesmenit Niko-lin Janina. “Shqiptarja.com”

    mëson se në datën 21 shkurt 2017 Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me policinë e Tiranës, kanë nisur hetimet për identifikimin dhe lokalizimin e pasurisë së këtij biznesmeni. Përgjatë 5 muajve janë kryer dhjetëra veprime hetimore, nga të cilat janë përfituar të dhëna të dobishme për hetimin, që më pas kanë ëuar prokurorinë e Krimeve të Rënda ti drejtohet me një kërkesë gjykatës, për vendos-jen e masës së sekuestros ndaj 13 pasurive të paluajtshme të biznesmenit Nikolin Janina. Një burim i tha “Shqiptarja.com” se gjatë kohës që hetohej nga prokuroria dhe policia, Janina është vënë në dijeni dhe menjëherë ka filluar të tjetërsojë tek persona të tretë disa nga pasuritë e tij. Por pavarësisht këtij konstatimi, ai nuk ka mundur të fshehë pjesën më madhe dhe më me vlerë të pasurive që adminis-tron. Në datën 12 korrik 2017, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të sekuestrojë 13 pasuritë e Janinës, duke urdhëruar që ato tashmë të administrohen dhe përdoren nga Agjensia e Administrit të Pasurive të Paluajtshme

    Pasi janë kryer verifikimet e nevojshme në muajin Korrik 2017 Prokuroria e Krimeve të Rënda Doloreza Musabelliu ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit të sekuestros prenventive ndaj pasurive të dyshimta të Nikolin Janinës.

    Korrik 2017Nuk dihet me saktësi se cila ka qënë arsyeja se pse është vonuar për gati dy muaj ekzekutimi i urdhërit të prokurorit, por mendohet se indetifikimi në teren i këtyre pasurive mund të ketë dashur relativisht një kohë të gjatë.

    VonesaDosja me informacione i është referuar Policisë së Tiranës dhe Drejtorisë së Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, për verifikime të mëtejshme në teren.

    DOSJA

    pranë Ministrisë së Financave. Dy muaj pas këtij vendimi, oficerët e policisë kryen ekze-kutimin e këtij vendimi në hipotekë dhe në terren. Nuk dihet me saktësi se cilat kanë qënë arsyer se pse vendimi

    i gjykatës ka “fjetur” për dy muaj në sirtarët e policisë së Tiranës, por me sa duket shtrirja gjeografike e pasurive, mund të ketë dashur relativ-isht një kohë më të gjatë për lokalizimin e tyre në teren.

    Biznesmeni Nikolin Janina Disa nga pronat e Biznesmenit Nikolin Janina

  • 11www.shqiptarja.com

    E MARTË, 19 SHTATOR 2017HETIMI PASUROR

    Mbëritja e dos-jes penale , nga Spanja në policinë dhe prokuror-

    inë Shqiptare, duket se nuk ka surprizuar biznesmenin e njohur të hidrosanitareve Nikolin Janina. Dikush ka informuar këtë të fundit për veprimet ligjore që kishin marë institucionet e hetimit, dhe për pasojë biznesmeni ka filluar të tjetërsojë tek persona të tretë pasuritë e tij, si dhe një pjesë të këtyre pasurive i ka shituar. Edhe verifikimet e kryera në llogaritë bankare të biznesmen-it, bashkëshortes së tij dhe dy personave të tjerë, prokuroria ka konstatuar shifra shumë të ulta të parave dhe eurove të depozituara në bankë. Nga të dhënat e administruara nga “Shqiptarja.com” rezulton se Nikolin Janina ka pasuri të paluajtshme në vlera të konsid-erueshme, të cilat pavarësisht dy bizneseve të tij, referuar dhe shumës së një kredie prej 1.975.140 euro të shlyer në 13 mars 2016, dyshohet se janë vënë si rezultat i përfshirjes së tij në aktivitet kriminal, në fushën e narkotrafiqeve në Spanjë. Gjithashtu dysho-het se një pjesë e kontratave të Shit-Blerjes së tokave në

    Janina,si tjetërsoi pasuritë tek çifti Leka,e çmimet fiktive

    Biznesmeni nisi të shesë pasuritë,që ditënkur emri i tij hyri në listën e të kërkuarve

    Elton Qyno TIRANE

    kërkuar ndërkombëtarisht. Kjo kompani është shitur me vlerën prej 1 milion lekë të vjetra. He-timi 6 mujor i prokurorisë dhe policisë ka hedhur dritë edhe mbi disa kontrata noteriale, që në vlerësimin e prokuror-isë janë fiktive. “Shqiptarja.com” zbulon se çuditërisht biznesmeni Janina ka blerë një sipërfaqe toke prej 6666.6 m2 në “Porto Palermo” me vlerë 30 milion lekë të vjetra. Ndërkohë me një çmim akoma më qesharak e ka blerë një sipërfaqe toke prej 4375 m2 të ndodhur në zonën bregdetare të Dhërmiut-Himarë me një vlerë prej 9 milion e 936 mijë lekë të vjetra. Gjithashtu një sipërfaqe tokësore prej 5000 m2 në vendin e qujatur “Lera” në Himarë e ka blerë kundrejt shumës prej 11 milion lekëve të vjetra. Janina ka vijuar të blerë sipërfaqe tokësore me çmime qesharake në bregdet, ku në zonën e quajtur “Amallol” në Himarë ka blerë një sipërfaqe toke prej 2000 m2 me vlerën prej 4 milion lekë të vjetra. Një muaj pas kësaj blerje, biznesmeni i hidrokarbureve në shtator të 2013 ka blerë një sipërfaqe toke prej 10.000 m2 në Dhërmi me vlerën prej 22.7 milion lekë të vjetra. Të gjitha këto kontrata sipas prokuror-sisë ka dyshime se janë fiktive, pasi çmimi i pasqyruar në këtë kontrata nuk tregon vlerën financiare të këtyre pronave.

    Himarë dhe Dhërmi janë fik-tive, pasi vlerat reale të këtyre pasurive dyshohet se janë disa herë më të mëdha se sa ajo e shënuar në kontrata. Nga një vëzhgim i bilancit kontabël të

    kompanisë më të mëdhë “Alba Cera-mika” që biznesmeni Janina administron, rezulton se fitimi i kësaj kompanie për vitin 2016 ka

    qënë 52 milion lekë të vjetra. Kjo shifër sipas prokurorisë është e pamundur të justifikojë pasurinë që zotëron Janina, dhe për pasojë janë krijuar dyshime të arsyeshme ndaj tij.

    Ndër të tjera Nikolin Janina ka filluar të

    tjetërsojë disa pasuri të tij pas

    momentit të r r e g j i s -

    trimit të proçed-

    i m i t p e -

    nal nga a n a e

    Prokurorisë së Krimeve të Rën-

    da. Më konkretisht ai ka tjetërsuar një pasuri në

    favor të personave të tretë në datën 10 prill 2017 në emër të shtetasve Gerdi dhe Ledi Leka. Mësohet se po në 10 prill një tjetër pasuri në emër të Niko-lin Janinës i është transferuar në 10 prill 2017 dy shtetasve të sipërcituar. Pasuritë janë tjetërsuar vetëm dy muaj pasi Prokuroria e Krimeve të Rën-da kishte nisur hetimin penal kundër biznesmenit Janina. Nga prokuroria mësohet se biznesmeni dy pasuri të tjera i ka tjetërsuar në muajin dhjetor të 2016. Ndërkohë një kom-pani farmaceutike e quajtur “RX:PHARMA” që deri në 27 maj 2015 ka qënë në pronësi të kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli, dhe më pas është shitur

    tek Ledia Çikopana dhe kjo e fundit shitjen e ka realizuar

    tek Nikolin Janina, është shitur prej këtij të fundit në

    15 prill 2016 tek shtetësja Maris Tartari. Shitjet e kom-

    panive, kanë filluar menjëherë pasi emri i tij është targetuar nga Spanjollët në listën e personave në kërkim. Kjo shitje është realizuar pikërisht ditën kur autoritet e drejtësisë spanjolle kanë nxjerë emrin e Nikolin Janinës në listën e personave të

    FIKTIVETë gjitha këto kontrata sipas prokurorsisë ka dyshime se janë fiktive, pasi çmimi i pasqyruar në këtë kontrata nuk tregon vlerën financiare të këtyre pronave.

    ÇMIMI NË DHËRMIMe një çmim akoma më qesharak Janina ka blerë një sipërfaqe toke prej 4375 m2 të ndodhur në zonën bregdetare të Dhërmiut-Himarë me një vlerë prej 9 milion e 936 mijë lekë të vjetra.

    TEK GERDI LEKAMësohet se po në 10 prill një tjetër pasuri në emër të Nikolin Janinës i është transferuar në 10 prill 2017 dy shtetasve Gerdi dhe Ledi Leka. Pasuritë janë tjetërsuar vetëm dy muaj pasi kishin nisur hetimet penale kundër biznesmenit Janina.

    Një nga pronat në Porto-Palermo

  • 12 E MARTË, 19 SHTATOR 2017www.shqiptarja.comVENDIMI I GJYKATËS

    Dënohet grupi iTafilajt,vendimi

    pritet me duartrokitje

    Të pandehurit “festojnë” pas dënimit ngagjykata. Tafilaj dënim i 3 i përjetshëm

    Elton QynoTIRANE

    DËNIMET PËR ANËTARËT GRUPIN

    ■ Admir Tafilaj burgim i përjetshëm

    ■ Kristi Pine 10 vite burgim ■ Elson Merdani 35 vite ■ Alfred Qefaliaj 27 vite ■ Klajdi Shtembari 20 vite ■ Aleksandër Gora 8 vite ■ Alban Beqiraj 4 vite ■ Fatos Koka 5 vite ■ Dritan Peksani 25 vite ■ Dhimitër Ziko 3 vite

    Tre të pandehurit e vetëm që ndod-heshin në sallën e gjyqit e kanë prit-ur me duartrokitje

    vendimin e dënimit të tyre nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Para se të jepej vendimi, i pandehuri Alfred Qefalia ka pretenduar se Kristi Pine gën-jen dhe se ai është i përfshirë ndoshta dhe gabimisht në këtë histori vrasjesh me pagesë dhe vendosjesh tritoli.Ai i kërkoi gjykatës që të dënohej vetëm për akuzën e “armëmbajtjes pa lejë”. Por këto pretendime janë rrëzuar nga gjyqtarët e trupit gjykues, të cilat gjetën fajtor Qefalinë dhe vendosën të dënojnë atë me 27 vite burg. Qefalia e ka pritur me buzëqeshje vendimin e gjykatës, ndërkohë që në fund ka qënë ai i pari që ka duartrokitur dhe më pas është shoqëruar dhe nga dy anëtarët e grupit që ndod-heshin në sallën e gjyqit. Ndërkohë kreu i këtij grupi kriminal Admir Tafilaj, nuk ndodhej në seancën gjyqësore. Ndaj tij gjykata vendosi të japë vendimin me burgim të përjetshëm, duke u bërë vendimi i tretë me burg përjetë që ka Tafilaj. Më herët ai është dënuar nga drejtësia shqiptare me burg përjetë për akuzën e vrasjes së Arben Zylyftarit dhe dy vllezërve Pjetrushi në

    Shkodër, vrasje kjo e ndodhur për hakmarje. Në total kjo bandë është dënuar me një burgim të përjetshëm dhe 137 vite dënim për 9 bash-këpunëtorët e Admir Tafilajt. Kjo bandë, sipas hetime të prokurorisë, është përgjeg-jëse për vrasjen e kryer në bashkëpunim të shtetasit Ibrahim Mani si dhe aten-tatet e mbetura në tentativë ndaj Edmond Çakmashit dhe Leonard Muratajt. Ndërkohë, për Kristi Pinen ka qenë i njëjti dënim, por për shkak të statusit të bashkëpunëtorit ai mundi të përfitoj ulje duke u dënuar vetëm me 10 vite burg. Dënimi më i ulët për anëtarët e këtij grupi është dhënë për shtetasin Dhimitër Ziko, i cili akuzohej për “Moskallëzim krimi”. Ziko kërkoi nga gjykata pafajësi, por kjo kërkesë u rrëzua nga trupi gjykues.

    TAFILAJ: PINE VRAUHASMIN E DAJËS SË TIJ

    Admir Tafilaj, njeriu që tashmë mban mbi supe tre dënime të përjetshme preten-don se është i pafajshëm për sa i përket akuzës së vrasjes së shtetasit Ibrahim Mani në Shkodër, dhe “Organizmit dhe drejtimit të grupit të struk-turuar kriminal”. Nëpërmjet avokatit të tij, Tafilaj paraqiti disa séanca më parë, para gjykatës së Krimeve të Rënda konkluzjonet përfundimtare, duke shtuar se ai nuk kishte asnjë lidhje me vrasjen në Shkodër. Tafilaj pretendoi se akuza që i është ngritur bazohet vetëm në thënien kontradiktore të bashkëpun-torit të prokurorisë dhe se nuk ka asnjë motiv. “Më akuzojnë për vrasje, por nuk janë në gjëndje të provojnë se përse e kam kryer këtë vrasje, në

    vrasja e Manit është bërë nga vetë bashkëpuntori i drejtësisë Kristi Pine, pasi ky i fundit ka pasur motivin e hakmarjes. Sipas të dënuarit me burgim të përjetshëm vrasja e Manit është bërë për hakmarje, pasi Mani i ka vrarë dajën Kristi Pines gjatë vitit 1997. Tafilaj i kujtoi gjykatës se një dëshmi të tillë e ka dhënë dhe një nga dëshmitarët që është paraqitur në gjykatë.

    DËNOHET E KUNATII ADMIR TAFILAJT

    Në vendimin e djeshëm gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 35 vite burgim dhe të pandehurin Elson Mer-dani. Ky i fundit është kunati i Admir Tafilajt dhe sipas hetimeve ka qënë personi që koordinonte veprimet e

    grupit në teren me urdhërat që jepte Tafilaj nga qelitë e burgut. Sipas materialit të lexuar nga prokurori i kri-meve të Rënda, dyshohet se Admir Tafili është drejtuesi i grupit kriminal që merrte dhe i jepte porosi Kristi Pines dhe Alfred Qefalisë për të kryer vrasje kundrejt pagesave. Ata dyshohet se kanë marrë pjesë në disa ngjarje të rënda, duke kryer vrasje, vendosje të tritolit, gjobëvënie, trafik të lëndëve narkotike e kanosje.Grupi e ka nisur me vrasjen e shtetasit Ibrahim Mani në Shkodër dhe më pas ka vijuar me plagosjen e Edmond Cak-mashit dhe Armando Cekës, ndërkohë kanë bërë plane për vrasjen e Leonard Murataj në Durrës dhe disa biznesmenëve të tjerë.

    një kohë kur kam qënë në burg”-pretendoi Tafilaj në konkluzjonet përfundimtare. Tafilaj i kujtoi trupit gjykues se

    OFERTË PUNËSIMIKompania mediatike Shqiptarja.com kërkon të punësojë agjent marketingu që plotëson kriteret e mëposhtme:

    PERSONAT E INTERESUAR TË DËRGOJNË CV E TYRE NË ADRESËN: [email protected]

    TË JETË I GATSHËM PËR TË PUNUAR NË TERREN

    TË KETË PËRVOJË PUNE

    TË KETË ARSIM TË LARTË

    LAJME SHKURT

    Itali,kapen 15 kuintalë drogë, kushjanë tre shqiptarët e përfshirëNjë operacion i gjerë antidrogë është zhvilluar nga policia italiane, ku të implikuar në trafik kanë qenë dhe disa shqiptarë. Gjatë aksionit, karabinierët kanë sekuestruar 15 kuintalë drogë dhe një sasi parash të rreme. Në rrjetën e policisë kanë rënë disa trafikantë, ndër ta edhe një pjesëtar i familjes “Ngrageta”, 42-vjeçari Gino Pompeo. Policët e ekipit të hetimit kanë zbuluar se një grua dhe tre shqiptarë kishin fshehur një sasi marijuane dhe një numër kartëmonedhash të falsifikuara. Sipas policisë, grupi kriminal i drogës vepronte që prej vitit 1990, ndërsa në pranga kanë rënë tre shqiptarët, dy vëllezër Anxhelo dhe Igli Malollari, dhe 31-vjeçari Eduart Korkaj, si dhe disa italianë. Shqiptari Korkaj ishte përfshirë në një shkëmbim zjarri në Itali në vitin 2009, ku në atë kohë mbante emrin Isa, ndërsa pasi ishte kthyer në Shqipëri kishte ndryshuar emrin në Eduart. Grupi kriminal e kryente aktivitetin në një apartament në Lanfranco della Pila, Niguarda, shtëpi e drejtuar nga një person i quajtur Colombo. Gjatë kontrollit policor, në banesë u gjetën armë dhe disa kuintalë marijuanë.

    Ngjarja në Vlorë, Sekuestrohen 66 kg kanabis në pranga 48-vjeçari66 kilogram kanabis u sekuestruan ditën e sotme nga policia në Vlorë, ndërsa u arrestua edhe poseduesi i tyre. Sekuestrimi i kanabisit erdhi si rezultat i finalizimit të operacionit antidrogë, i koduar “BEDROOM”, ndërsa në pranga k arënë 48-vjeçari Ramiz Zeneli banues në Vlorë. Sipas policisë