4/4/2018
1
Universiteti i Prishtinës
Fakulteti Ekonomik – Prishtinë, Studimet master
“EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS”
Privatizimi në Kosovë Suksesi dhe sfidat
Prishtinë 2018
1
Çështje për diskutim
Çka dimë për privatizimin në Kosovë?
Cilat metoda të privatizimit aplikohen në
Kosovë?
Çka e karakterizon procesin e privatizimit në
Kosovë?
Cila është korniza ligjore për privatizimin e
ndërmarrjeve shoqërore dhe publike në Kosovë?
Cilat janë efektet e privatizimit në Kosovë………..
2
4/4/2018
2
Kuptimi i Privatizimit
Nocioni i privatizimit nuk është edhe aq i ri, sepse në vendet me ekonomi tregu të zhvilluar privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore është i pranishëm një kohë të gjatë.
Privatizimi në vendet e zhvilluara nuk është aq i rëndësishëm nga aspekti i ekonomisë në përgjithësi, mu për shkak të pjesëmarrjes së vogël të ndërmarrjeve shtetërore.
Përkundër kësaj, në vendet e Evropës se Mesme dhe asaj Lindore privatizimi trajtohet si faktor fundamental i procesit të transformimit të shoqërisë në tërësi.
3
Nocioni i privatizimit më së shpeshti nënkupton transferin e pronësisë në tërësi ose pjesës më të madhe të pronës së sektorit shtetëror (shoqëror) në persona privat.
Privatizimi mund të definohet si proces i përgjithshëm i futjes së sektorit privat në strukturën pronësore ose udhëheqjen me ndërmarrjet shtetërore (shoqërore) duke përfshirë blerjen e tërë ose të një pjese të ndërmarrjeve shtetërore nga ana e kapitalit privat si dhe format e ndryshme të privatizimit të funksionit udhëheqës.
Kuptimi i Privatizimit
4
4/4/2018
3
Privatizimi në kuptim të gjerë nënkupton privatizimin e tërë ekonomisë e jo vetëm privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore dhe publike.
Privatizimi kryesisht definohet si proces i shndërrimit të ekonomisë me përmbajtje komanduese-vertikale në ekonomi me përmbajtje tregu- horizontale, do me thënë,
Procesi i privatizimit nënkupton ndryshimin e marrëdhënieve pronësore dhe ndryshimin e rolit të shtetit në ekonomi në aspektin e përgatitjes, aprovimit, kontrollit dhe realizimit të vendimeve.
Kuptimi i Privatizimit
5
Nga viti 1999 e deri më 2008 privatizimi, nën administrimin zyrtar ndërkombëtar, ishte strategjia ekonomike kryesore e Kosovës.
Shtylla IV ishte pjesa e UNMIK-ut që ishte zyrtarisht përgjegjëse për rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, dhe gjatë këtyre nëntë vjetëve privatizimi ishte aktiviteti kryesor i Shtyllës IV.
Që në fillim të vjeshtës në vitin 1999 UNMIK-u kishte shprehur në mënyrë të qartë synimin për ta bërë privatizimin qasje kryesore të tij ndaj ekonomisë së Kosovës.
Në dekadën që pasoi burime të mëdha u harxhuan për përgatitjen, planifikimin dhe për implementimin e strategjisë së privatizimit.
Privatizimi gjatë mandatit UNMIK-ut
6
4/4/2018
4
Privatizimi u zgjodh nga ana e zyrtarëve ndërkombëtarë në UNMIK dhe në Shtyllën e BE-së si strategji kryesore ekonomike për Kosovën jo për shkak të karakteristikave të posaçme të ekonomisë së Kosovës dhe jo pse ndonjë analizë ekonomike specifike për kontekstin i kishte çuar ata në konkluzionin se privatizimi do të ishte mënyra më e mirë për t’i zgjidhur sfidat e veçanta ekonomike të Kosovës.
Privatizimi u zgjodh sepse UNMIK-u ishte një operacion i ashtuquajtur "shtetndërtues", dhe të gjitha operacionet e tilla në gjithë botën realizohen brenda një formati të caktuar, një modeli të caktuar për reformat që zbatohen në të gjitha vendet ku synohet ky objektiv.
Privatizimi gjatë mandatit UNMIK-ut
7
Operacionet e "shtetndërtimit", duke përfshirë modelin e UNMIK-ut për reforma, bazohen në argumentin se liberalizimi politik dhe ekonomik janë të domosdoshme për sigurinë ndërkombëtare.
Në fushën ekonomike ky model liberalizimi synon, zakonisht, privatizimin dhe tregun e lirë. Dhe ishte pikërisht kjo pse privatizimi u zgjodh për Kosovën.
UNMIK-u ishte një operacion "shtetndërtimi" - të gjitha operacionet e këtij lloji zbatojnë një format të reformave ekonomike liberale - prandaj privatizimi ishte paracaktuar për të qenë qasja ndaj ekonomisë së Kosovës për zyrtarët ndërkombëtarë. Ai ishte një zgjedhje paraprakisht e vendosur.
Privatizimi gjatë mandatit UNMIK-ut
8
4/4/2018
5
Privatizimi u zgjodh për Kosovën pa diskutime gjithëpërfshirëse ekonomike, pa pyetur pse dhe a është ai një strategji e mirë për ekonominë, dhe pa i dhënë askujt nga Kosova pushtet të vërtetë vendimor.
Zyrtarët ndërkombëtarë zgjodhën, përgatitën dhe drejtuan privatizimin duke e hequr këtë çështje nga fusha e debatit demokratik dhe duke e vënë në duart e tyre - duke folur për të dhe duke e avancuar si diçka teknike dhe të padiskutueshme.
Privatizimi gjatë mandatit UNMIK-ut
9
Përpjekjet e para:
Letra e bardhë (shtator 1999-shtator 2000) , një përpjekje e UNMIK-ut për të privatizuar firmat shoqërore përmes :
Krijimit të Agjencisë dhe Fondit të Privatizimit, me mundësinë e pjesëmarrjes së punëtorëve 30-40 %, dhe si metodë komplementare edhe
Komercializimin (dhënien me qira të ndërmarrjeve për një periudhë 10-vjeçare).
Përpjekje tjetër ka qenë Transformimi i ndërmarrjeve shoqërore në shoqëri aksionare (Periudha nëntor 2000-qershor 2001) duke u bazuar në “Ligjin e Markoviqit-1989”,
Këto dy përpjekje nuk gjetën mbështetje nga administrata e Kombeve të Bashkuara për shkak të rrezikut që stafi ndërkombëtar të bëhet përgjegjës për procesin dhe duke kontestuar mandatin e UNMIK-ut për të realizuar një projekt të tillë.
Privatizimi gjatë mandatit UNMIK-ut
10
4/4/2018
6
UNMIK-u, përkatësisht Shtylla IV dhe DTI-ja
(Departamenti për Tregti dhe Industri) (Qershor 2001-
Maj 2002 ) orientohen në përpunimin e një modeli, i
cili do të mundësonte privatizimin pa e paragjykuar
pronësinë, e cila mbetet të zgjidhet me procedurë të
përcaktuar.
Lidhur me këtë aprovohet orientimi për aplikimin e një
modeli të ashtuquajtur “Spin-of “, nëpërmjet të cilit
do të krijoheshin kompanitë subsidiare nga asetet e
ndërmarrjeve shoqërore, pa u paragjykuar pronësia e
ndërmarrjeve ekzistuese shoqërore.
Privatizimi gjatë mandatit UNMIK-ut
11
Para se të privatizonin, zyrtarët ndërkombëtarë menduan se ishte e rëndësishme të sqaronin pronësinë ligjore të ndërmarrjeve të Kosovës, në veçanti të atyre në pronësi shoqërore që do të privatizoheshin të parat.
Ndërsa Serbia po i pretendonte si të sajat gjithë NP të dhe NSh-të e Kosovës – në të vërtetë, gjithë Kosovën – identifikimi i mbajtësit përfundimtar të titullit të pronarit të NSh-ve të Kosovës ishte në radhë të parë dhe kryesisht i lidhur me sistemin specifik të pronësisë në Jugosllavi, e në veçanti me konceptin e pronësisë shoqërore.
Privatizimi gjatë mandatit UNMIK-ut
12
4/4/2018
7
Pronësia “publike” jugosllave është e barabartë me pronësinë shtetërore, ku shteti është i përkufizuar si pronar – në rastin e pronësisë shoqërore, pronari mbetet i papërkufizuar dhe i paidentifikueshëm.
Pronësia që rregullonte NSh të Kosovës ishte unike për Jugosllavinë, një “nocion sui generis”, që nuk kishte homolog në histori apo nëpër glob, dhe as një përkufizim ligjor të miratuar unanimisht qoftë edhe brenda federatës.
Privatizimi gjatë mandatit UNMIK-ut
13
Duhet të theksojmë se edhe pse punëtorët e NSh-ve kishin të drejta menaxhimi dhe kishin një rol të qartë e të drejtpërdrejtë në funksionimin dhe zhvillimin e ndërmarrjeve në të cilat ishin punësuar, as punëtorët dhe as NSh-të që menaxhonin ata “nuk ishin ... pronarë por vetëm përdorues të aseteve shoqërore në zotërim të saj, p.sh. toka, ndërtesa dhe stafi i pajisjeve”.
Këshillat e punëtorëve të NSh-ve kishin të drejtë t’i vinin në funksionim, por jo t’i zotëronin ndërmarrjet.
Privatizimi gjatë mandatit UNMIK-ut
14
4/4/2018
8
Përveç punëtorëve, edhe komunat e Kosovës kishin një rol të rëndësishëm për sa i përket NSh-ve që gjendeshin brenda kufijve të tyre.
Derisa roli i punëtorëve dhe i këshillave të punëtorëve ishte më i madh në punën e përditshme të NSh-ve, komunave u ishte dhënë një “e drejtë kontrolli” themelore mbi NSh-të dhe tokën mbi të cilën gjendeshin ato.
Në një masë të madhe, edhe punëtorët edhe komunat i shihnin NSh-të si “pronën e tyre”.
Është thelbësore të përmendim se as komunat, as punëtorët apo ndonjë palë tjetër nuk e zotëronte të drejtën për t’i transferuar NSh-të ose tokat mbi të cilat ishin ngritur këto ndërmarrje në duart e privatëve.
Kështu që, fakti që komunat kontrollonin dhe administronin tokën, nuk do të thoshte se ata e zotëronin atë praktikisht.
Privatizimi gjatë mandatit UNMIK-ut
15
Kur po hetonin për të identifikuar mbajtësin përfundimtar të titullit të pronarit për NSh-të e Kosovës, shumica e ndërkombëtarëve duket se arritën në përfundimin se komunat ishin më afër të qenit pronarë se kushdo tjetër.
Komunat kishin të drejtën më të qartë për pronën shoqërore, duke qenë se në praktikë ato vepronin “për dhe në emër të shoqërisë” duke e administruar atë.
Privatizimi gjatë mandatit UNMIK-ut
16
4/4/2018
9
Statusi i pazgjidhur i Kosovës e komplikoi dhe më shumë çështjen e përkufizimit të pronësisë shoqërore para se të vazhdohej me privatizimin e menaxhuar nga ndërkombëtarët.
Komunat e Kosovës shiheshin nga ndërkombëtarët si organe shtetërore – kështu që nëse qoftë këto, apo “shteti” do të përkufizoheshin si pronar i pronës shoqërore, ndërkombëtarët ishin të pasigurt se kush ishte saktësisht ky shtet: Jugosllavia, Republika e Serbisë, UNMIK-u apo Kosova.
Privatizimi gjatë mandatit UNMIK-ut
17
Shitjet e detyrueshme, pushtimet dhe shkrirjet që u kryen në Kosovë nga regjimi i Millosheviqit në vitet e 90-ta gjithashtu penguan ambicien e ndërkombëtarëve për të vazhduar me ngut me privatizimin.
Ndërsa disa zyrtarë preferuan t’i merrnin parasysh këto “transformime” dhe ta quanin sikur privatizimi tashmë kishte ndodhur (pjesërisht) në Kosovë, të tjerë, së bashku me ekspertë ligjorë të jashtëm dhe publikun e gjerë të Kosovës ishin këmbëngulës se të gjitha transaksionet e regjimit të Beogradit në vitet ’90 në Kosovë duhet të shpërfillen si diskriminuese dhe shkelje të ligjit të të drejtave të njeriut.
Derisa vendimmarrës të rëndësishëm evropianë, UNMIK-u dhe Shtylla IV u prirën të favorizonin linjën e parë të arsyetimit, aktorët amerikanë ishin të prirur të mbështetnin të dytën.
Qasja e dytë teorikisht fitoi në fund, duke treguar rolin dhe influencën korresponduese të aktorëve ndërkombëtarë në procesin e privatizimit në Kosovë.
Privatizimi gjatë mandatit të UNMIK-ut
18
4/4/2018
10
“Paketa e errët e marrëdhënieve ligjore” e vënë në lojë me planet ndërkombëtare për të privatizuar në Kosovë theksoi çështjet thelbësore: se prona e kujt do të shitej kur të bëheshin
tenderët për ndërmarrjet,
kush do të kishte të drejtën për të ardhurat nga privatizimi, dhe
kush do të jepte llogari në rast se do të kishte kundërshtime dhe gabime.
Privatizimi gjatë mandatit UNMIK-ut
19
Ndërkombëtarët ishin veçanërisht të shqetësuar për kundërshtimin nga Serbia, përfshi këtu dhe kundërshtimet në lidhje me statusin e Kosovës, mandatin e UNMIK-ut, dhe ankesat nga njerëzit që kishin përfituar prej transformimeve të viteve të 90-ta.
OKB-ja, UNMIK-u dhe Shtylla e BE-së donin të krijonin një kornizë ligjore të shëndoshë për privatizimin duke i çliruar zyrtarët ndërkombëtarë nga rreziqet e përgjegjësisë ligjore para se të fillonin të privatizonin.
Privatizimi gjatë mandatit UNMIK-ut
20
4/4/2018
11
Si pjesë e strategjisë ndërkombëtare të para-privatizimit, UNMIK pak pas themelimit të DTI-së në dhjetor të vitit 2000 vendosi të eliminonte pushtetin e komunave mbi NSh-të, dhe të shtonte kontrollin e ndërkombëtarëve mbi ndërmarrjet e Kosovës.
Kjo politikë u prezantua në një Memorandum të DTI-së dhe Departamentit të Administratës Lokale të UNMIK-ut datuar më shkurt 2001, dhe është justifikuar me pohimin e gabuar se ligji në fuqi “nuk u jep asnjë autoritet organeve shtetërore, të çdo niveli, për të menaxhuar NSh-të”
Privatizimi gjatë mandatit UNMIK-ut
21
Periudha 2000-2002, shoqërohet me debate të shumta brenda zyrtarëve ndërkombëtar të UNMIK-ut, Zyrës ligjore të UNMIK-ut , Kombeve të Bashkuara rreth një mënyre të privatizimit e cila nuk do të prejudikonte pronësinë e ndërmarrjeve shoqërore dhe nuk do t’i bënte përgjegjës zyrtarët ndërkombëtar për proces të privatizimit.
Gjatë kësaj periudhe janë ndërmarrë edhe disa aktivitete provuese rreth privatizimit, si komercializimi i ndërmarrjeve shoqërore, riaktivizimi i këshillave të punëtorëve, por pa sukses.
Privatizimi gjatë mandatit UNMIK-ut
22
4/4/2018
12
Themelimi i Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (AKM)
Më 13 qershor 2002, pas tre vitesh gjyqesh dhe diskutimesh mbi transferimin e ndërmarrjeve të Kosovës në duart e privatëve, kreu i UNMIK-ut, PSSP-ja themeloi AKM-në. (Rregullorja e UNMIK-ut 2002/12)
Rregullorja që e krijoi Agjencinë e autorizonte atë të “administronte” NP-të dhe NSh-të dhe asetet e tyre, si një “administrator për pronarët e tyre”, edhe pse “pa paragjykuar” se kush do të përcaktohet se janë këta pronarë.
“Administrimi” i referohej çdo veprimi që AKM-ja e konsideronte si të përshtatshëm për të ruajtur ose për të shtuar vlerën, shanset për sukses ose qeverisjen e ndërmarrjeve të Kosovës, dhe për NSh-të u hartua një metodë specifike privatizimi.
Fjala “privatizim” gjithsesi u shmang qoftë në emrin e AKM-së, qoftë në rregulloret e saj, duke qenë se ky konsiderohej si një term shumë i ndjeshëm.
Zyrtarët ndërkombëtarë ende kishin frikën e mbajtjes së përgjegjësisë, dhe sidomos kundërshtimet e serbëve ndaj procesit.
23
Drejtimi i AKM
Bordi i drejtorëve
Kryetari: Zëvendës-PSSP-në - kreu i Shtyllës së BE-së
Nënkryetari: Ministri për tregti dhe industri
Anëtarë të tjerë:
- Zëvendës-PSSP-ja për Administratën Civile
- Zëvendësi i zëvendësit të Përfaqësuesit Special të
Sekretarit të Përgjithshëm për Rindërtim Ekonomik
- Drejtori i AKM-së
- Ministri për Ekonomi dhe financa
- Ministri nga komunitetet
- Presidenti i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të
Kosovës (BSPK)
Menaxhmenti
Drejtori menaxhues
Dy zëvendës drejtorë
Drejtimi i AKM/AKP
24
4/4/2018
13
Struktura e AKM
DREJTORI MENAXHUES
DIVIZIONI I NDËRMARRJEVE SHOQËRORE Privatizimi +mbikëqyrja
DIVIZIONI I NDËRMARRJEVE PUBLIKE Korporatizimi + privatizimi
ZYRAT REGJIONALE (pese zyra rajonale)
ZYRA LIGJORE
25
Korniza ligjore e Privatizimit
• Rregullorja për shfrytëzimin e tokës është nxjerrur nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork më 9 maj 2003.
Rregullorja për shfrytëzimin e tokës
•Kjo Rregullore legalisht themelon Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit dhe përcakton kompetencat e saj , për të administruar dhe ristrukturuar Ndërmarrjet Publike (NP) dhe për të privatizuar ato Shoqërore (NSH) përmes metodës së privatizimit spin-off dhe likuidimit.
Rregullorja për themelimin e AKM
• Kjo Rregullore themelon një Odë të Veçantë në Gjykatën Supreme të Kosovës. Kryesisht është themeluar për të gjykuar ankesat që dalin nga procesi i privatizimit, e cila duhet të gjykojë kontestet pronësore dhe pretendimet në pronë - fondet e krijuara nga shitja e aksioneve. Kjo agjenci do të zbatojë edhe procedurën e likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore.
Rregullorja e Odës së Veçantë
• Politikat dhe Procedurat e AKM-së janë aprovuar më 25 shkurt 2003, duke përcaktuar menaxhmentin dhe stafin e AKM-së “rregullat e angazhimit”, sipas të cilave ata duhet të veprojnë. Është arritur marrëveshje me Kombet e Bashkuara për t’iu dhënë punëtorëve 20% të vlerës së shitur të NSH-së
Politikat Operacionale
26
4/4/2018
14
METODAT E PRIVATIZIMIT TË NDËRMARRJEVE SHOQËRORE
Metoda Spin - Off
Metoda Spin-off special
Likuidimi i ndërmarrjeve shoqërore Likuidimi i aseteve të ndërmarrjes shoqërore;
Likuidimi i masës monetare
27
Metoda Spin - Off për privatizimin e
Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH-ve) Hapi 1: AKM-ja mund të krijoj një kompani te re
("ndërmarrja e re”) në formën e Shoqërisë Aksionare apo Kompanisë me Përgjegjësi të Kufizuar dhe të transferoj tek këto kompani të reja një pjesë, apo të gjitha asetet e ndërmarrjes së vjetër shoqërore.
Obligimet e ndërmarrjes së vjetër nuk do të transferohen por do të mbesin tek ndërmarrja e vjetër.
AKM-ja gjithashtu mban aksionet në mirëbesim për ndërmarrjet e vjetra përderisa kreditorët e ndërmarrjes së vjetër mund t’i dorëzojnë ankesat e tyre tek Oda Ndërkombëtare (Oda e Veçantë) e Gjykatës Supreme të Kosovës.
28
4/4/2018
15
Hapi 2: AKM-ja iu shet aksionet e ndërmarrjes së re të cilat i mban në mirëbesim, investitorëve privat, atyre vendor dhe të huaj.
Të ardhurat do të mbahen në mirëbesim nga AKM-ja, pa dëmtuar ankesat për pronësi apo ankesat e kreditorëve kundër ndërmarrjes së vjetër.
Duke bërë këto ndërrime, AKM-ja është e detyruar t’i kryej transaksionet e saj në mënyrë transparente dhe me konkurrim, në mënyrë që të siguroj se është arritur një çmim i drejtë.
AKM-ja përveç çmimit mund të marrë në konsideratë veprimtaritë e propozuara, investimet dhe punësimin i cili parashihet nga një investitor i mundshëm. Kështu, vlera e NSH-së së vjetër ruhet për të përmbushur ankesat e mundshme të kreditorëve dhe pronarëve.
Metoda Spin - Off për privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH-ve)
29
Metoda spin-off e privatizimit
PASURITË Toka Ndërtesat Pajisjet Licencat
OBLIGIMET Fatura e taksave Fatura e rrymës Faturat e ujit Furnizimet e papaguara Punëtorët e papaguar
PUNETORËT
PASURITË Toka Ndërtesat Pajisjet Licencat
OBLIGIMET Fatura e taksave Fatura e rrymës Faturat e ujit Furnizimet e papaguar Punëtorët e papaguar
PUNETORËT
Pronari i ri i firmës së re nuk është përgjegjës për borgjet
dhe punëtorët e ndërmarrjes shoqërore
30
4/4/2018
16
Metoda Spin-off special
Ekziston edhe modeli i përparuar i privatizimit me Spin-off special ku në të vërtetë zbatohen rregullat e Spin-off-it të rregullt duke i përfillur disa kushtëzime si:
Zotimin për investim në ngritjen e kapaciteteve brenda dy viteve dhe
Zotimin për numrin e punëtorëve që duhet të punësohen brenda dy viteve.
31
Dallimet në mes të Spin-off të zakonshëm dhe
Spin-off Special
Për Spin-off i zakonshëm
Për firmën e re është me rëndësi vetëm çmimi i ofertës.
Për spin off-in special duhet respektuar tri kritere:
Çmimi i ofertës (50% e pikëve)
Garantimi për punëtorë (25% e pikëve)
Garantimi për investime (25% e pikë)
32
4/4/2018
17
Ndërmarrja shoqërore mbetet pa pasuri dhe e gjithë
çka ajo ka, janë paratë e krijuara me shitjen e
ndërmarrjes së re përmes procedurës së tenderimit.
Këto mjete derdhen në llogarinë e mirëbesimit nga
ku ndahet shuma prej 20% e mjeteve të cilat duhet tu
shpërndahen punëtorëve të ndërmarrjes shoqërore
konfrom nenit 10 të Rregullores 2003/13.
Pjesa tjetër e mjeteve prej 80% të fituara nga shitja e
ndërmarrjes së re mbetet në llogarinë e mirëbesimit
deri në fillimin e procesit të likuidimit si një fazë e
veçantë e procesit të privatizimit të ndërmarrë nga
AKM-ja .
Metoda spin-off e privatizimit
33
Ku shkojnë paratë e privatizimit?
34
4/4/2018
18
Likuidimi i ndërmarrjeve shoqërore
Likudimi i ndërmarrjeve shoqërore si proces në vete përfshinë dy komponente:
Likuidimi i aseteve të ndërmarrjes shoqërore;
Likuidimi i masës monetare që gjindet në llogarinë e mirëbesimit e fituar nga shitja e ndërmarrjes së re përmes Spin-off-it.
35
Likuidimi i aseteve të ndërmarrjeve shoqërore
është paraparë të bëhet për ato ndërmarrje që nuk
janë aktive në biznesin e vet si dhe të atyre pjesëve
të pasurisë së ndërmarrjeve që kanë mbetur pas
shitjes së biznesit kryesor dhe shpesh thuhet si
likuidim vullnetar.
Likuidimi Vullnetar lejon një dalje të shpejtë nga
tregu i atyre ndërmarrjeve të cilat nuk kanë
perspektivë të qartë për të mbijetuar.
Likuidimi i ndërmarrjeve shoqërore
36
4/4/2018
19
AKM-ja mund të inicioj mënyrën e tillë të veprimit aty ku mendon se veprimet e tilla shkojnë në interes të mbrojtjes së vlerës së mbetur të ndërmarrjes së vdekur, dhe në interes të çfarëdo paditësi për pronësi apo kreditori në ato.
Masat do të jenë kryesisht jashtë gjykatës dhe do të ndjekin procedurat e likuidimit të themeluara në Rregulloren mbi Shoqëritë Tregtare.
Prapë, të ardhurat prej likuidimit mbahen në mirëbesim nga AKM-ja.
Likuidimi i ndërmarrjeve shoqërore
37
Metoda spin-off e privatizimit-Detaje
Fabrika e Bukës
Mulliri
Depot Kioskat
Firma e re 1. Fabrika e bukes
Firma e re 2. Mulliri
Depot
Kioskat
Pajisjet metalike
Toka
Zyrat
Toka Paisjet
metalike
Zyrat
Spin-of
Spin-of
Likuidimi
Likuidimi
Likuidimi
Likuidimi
Likuidimi
Asetet e mbetura
Asetet e mbetura
38
4/4/2018
20
• Likuidimi i masës monetare nga llogaria e mirëbesimit do të bëhet me qëllim të shpërndarjes së mjeteve për kreditorët e ndërmarrjes shoqërore ku si kreditor mund të paraqiten: – furnitorët e ndërmarrjes së vjetër që nuk u janë
paguar mallrat dhe shërbimet;
– punëtorët e ndërmarrjes mund të kenë pretendime;
– organet e institucioneve komunale dhe ato të qeverisë qendrore mund të paraqiten për të arkëtuar obligimet e papaguara të ndërmarrjes shoqërore ndaj këtyre institucioneve.
Likuidimi i ndërmarrjeve shoqërore
39
• Likuidimi është pjesa finale e privatizimit të NSh-ve në Kosovë.
Me likuidim duhet të rregullohen çështjet si:
Pronësisa e NSH,
Shpërndarja e të ardhurave, dhe borxhi (i supozuar)
Likuidimi i ndërmarrjeve shoqërore
40
4/4/2018
21
Komisionet e likuidimit filluan të punonin vetëm në vitin 2010, me anëtarët ndërkombëtarë të emëruar nga PCN-ja të veshur me pushtetin e fjalës së fundit dhe anëtarët lokalë të emëruar AKP-ja.
Rreth 600 ndërmarrje janë vënë në radhë për likuidim, dhe numri total i ankesave ka arritur 150 000.
Likuidimi i ndërmarrjeve shoqërore
41
Likuidimi i masës monetare
30 dhjetor, 2009, të ardhurat totale nga privatizimi arritën shifrën 451 041 297 euro dhe këto mjete do të shpërndahen gjatë procesit të likuidimit.
Kjo shumë është e depozituar në banka të huaja dhe nuk është investuar në ekonominë e Kosovës.
Izolimi i fondeve prej ekonomisë së Kosovës është zbuluar se ka “një efekt negativ mbi rritjen ekonomike”.
Në 12 maj 2010 PCN Pieter Feith iu drejtua Ministrit të Ekonomisë dhe Financave së Kosovës në një letër ku shpjegonte se Kosova nuk mund të përfitonte prej fondeve të privatizimit, duke qenë se ato janë të rezervuara për kreditorët dhe pronarët, dhe se pjesa më e madhe e parave me gjasë do t’u shpërndahej kreditorëve nëpërmjet likuidimeve.
42
4/4/2018
22
Likuidimet duhet të përballen me: – Çështjet e pronësisë origjinale dhe përfundimtare,
– Çështjen e përfituesve ligjitimë të 80% të ardhurave që nuk janë rezervuar për punëtorët e NSh-ve,
– Me (pa-)vlefshmërinë e transformimeve të viteve ’90,
– Me përkufizimin e “shoqërisë” në terma ligjorë,
– Me statusin e tokës së ish-NSh-ve, dhe me
– Qëndrueshmërinë e pretendimeve të kreditorëve.
Likuidimi i masës monetare
43
Likuidimet mund të përcillen me polemika dhe mosmarrëveshje që kanë të bëjnë me Kosovën, OKB-në dhe BE-në dhe operacione në vende të tjera nëpër botë.
Përfundimi i tyre pritet me padurim nga ata të që presin që ky të jetë momenti kur Kosova do të përfitojë nga privatizimi i drejtuar nga ndërkombëtarët, ndërsa të tjerë këmbëngulin se të ardhurat nuk do t’i shkojnë Kosovës, por kreditorëve dhe pronarëve, të cilët janë shumica serbë.
Fakti që Oda Speciale do të shqyrtojë apelet ndaj likuidimeve, sërish i lë UNMIK-ut autoritet të rëndësishëm zyrtar dhe ekskluziv, tregon pushtetet e mbetura ndërkombëtare mbi pjesë të rëndësishme të ekonomisë së Kosovës.
Likuidimi i masës monetare
44
4/4/2018
23
Metodat për privatizimin e Ndërmarrjeve
Publike (NSH-ve)
Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë ia ka besuar Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (AKM-së) që të administrojë këto Ndërmarrje Publike (NP): Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës;
Ndërmarrjen Regjionale të Ngrohjes në Gjakovë dhe Prishtinë;
Korporata Elektroenergjetike e Kosovës (KEK);
Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës (PTK) ;
Hekurudhat e Kosovës dhe
Ndërmarrjet e Ujit, Hedhurinave dhe Ujitjes.
45
Me një staf të përgjithshëm prej 14,000 njerëzve, NP-të radhiten në mesin e punëdhënësve më të mëdhenj në Kosovë.
Kur merret parasysh qarkullimi voluminoz vjetor, ato po ashtu llogariten në mesin e kontribuuesve më të mëdhenj të buxhetit të konsoliduar të Kosovës.
Metodat për privatizimin e Ndërmarrjeve
Publike (NSH-ve)
46
4/4/2018
24
Privatizimi i Ndërmarrjeve Publike në Kosovë bëhet përmes korporatizimit.
Korporatizimi në Kosovë bëhet në dy faza:
Faza e parë është transformimi i entiteteve ekzistuese (NP-ve) në Holding SH.A. (Kompania Amë).
Faza e dytë është “Spin-off”, që do të thotë krijimi i Ndërmarrjes së re (Kompania Operuese) në formë të shoqërisë aksionare.
Metodat për privatizimin e Ndërmarrjeve
Publike (NSH-ve)
47
Deri më tash AKM-ja ka korporatizuar të gjitha NP-të kryesore.
Në bashkëpunim me Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse (IPVQ) dhe institucionet e UNMIK-ut, AKM-ja ka emëruar Bordet e Drejtorëve për NP-të, të cilët përbëhen prej anëtarëve të AKM-së, IPVQ-të dhe UNMIK të cilët e mbikëqyrin menaxhimin e NP-ve, planifikimin strategjik dhe votojnë në çështjet kryesore në lidhje me NP-të.
Metodat për privatizimin e Ndërmarrjeve
Publike (NSH-ve)
48
4/4/2018
25
Pas korporatizimit, Bordet e rregullta të Drejtorëve janë ngritur si trupi më i lartë drejtues/qeverisës në të gjitha NP-të e korporatizuara. PTK-ja,
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës,
KEK,
Hekurudhat e Kosovës, dhe
Dy ndërmarrjet regjionale të ngrohjes i kanë të themeluara Bordet e Drejtorëve.
Metodat për privatizimin e Ndërmarrjeve
Publike (NSH-ve)
49
Mjetet monetare nga privatizimi: Qershor 2002- Shtator 2013
Nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë janë:
Grumbulluar mbi 571 milionë euro, ndërsa nga shitja e aseteve gjatë likuidimit afër 72
milionë euro. Kjo do të thotë se në Fondin e mirëbesimit, aktualisht
janë grumbulluar pak mbi 643 milionë euro. Kurse, numri i shitjeve është 1059: Ndërmarrje të reja 703, Shitja e aseteve gjatë likuidimit, 356
Kosto e privatizimit kanë qenë afër 90 milionë euro për këtë periudhë
50
4/4/2018
26
Paratë nga privatizimi 2016
Shuma e mjeteve të grumbulluara nga shitja e ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, (2016) ka arritur në mbi 660 milionë euro, prej të cilave
104 milionë euro u janë transferuar punëtorëve të ndërmarrjeve publike dhe
mbi 90 milionë euro i janë transferuar Buxhetit të Kosovës.
Ndërkohë, pjesa tjetër e këtij fondi mbahet në mirëbesim në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.
51
...edhe me tutje
• Privatizimi në Kosovë është i ballafaquar me probleme dhe sfida të shumta…
Privatizimi është udhëhequr nga një dualizëm institucional - organizatës ndërkombëtare – UNMIK, përmes Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (AKM) dhe pjesëmarrjes së Institucioneve të Kosovës;
Baza ligjore konfuze dhe jo e qartë; dhe
Konfliktet pronësore në pronën që privatizohet.
52
4/4/2018
27
ZHBLLOKIMI I FONDIT TË PRIVATIZIMIT DHE PËRDORIMI I MJETEVE PËR ZHVILLIM ( Strategjia
Kombëtare për zhvillim 2016-2021) CILA ËSHTË SFIDA? Shitja ose likuidimi i ndërmarrjeve shtetërore që nisi në
periudhën e pasluftës ka bërë që shteti të mund të akumulojë 656 milionë Euro.
Rreth 300 milionë prej këtyre mjeteve mund të përdoren për investime kapitale në asete strategjike. Institucionet qeveritare vazhdojnë të marrin kredi nga institucione ndërkombëtare si FMN, BB, BERZH, ndërkohë që fondi i privatizimit ka mbetur i ngrirë në BQK.
Në një kohë kur Kosova ka shumë nevoja për investime, është më se e arsyeshme që të gjinden mënyrat se si fondet prej aseteve të së shkuarës të përdoren për ndërtimin e aseteve të së ardhmes.
53
CILAT JANË SHKAQET?
Dispozitat ligjore e detyrojnë qeverinë që të mbajë fondet në një trust të ndarë dhe të investojë vetëm në instrumente financiare të sigurta, meqenëse ato mendohet se janë një rezervë për kompensimin potencial të kërkesave të kreditorëve nga procesi i privatizimit.
Megjithatë, ekzistojnë mënyra të ndryshme se si këto mjete mundë të shfrytëzohen.
54
ZHBLLOKIMI I FONDIT TË PRIVATIZIMIT DHE PËRDORIMI I MJETEVE PËR ZHVILLIM ( Strategjia
Kombëtare për zhvillim 2016-2021)
4/4/2018
28
• CILA ËSHTË ZGJIDHJA?
• SKZH synon që të zhbllokojë fondin e privatizimit dhe t’i përdorë mjetet e liruara për nevojat e zhvillimit ekonomik të vendit, apo më konkretisht, për nisma që synojnë ta forcojnë ndërmarrësinë dhe industrinë në Kosovë.
• Synimi është që mjetet prej ish-ndërmarrjeve publike të investohen sipas parimit të “zëvendësimit të asetit me aset”.
55
ZHBLLOKIMI I FONDIT TË PRIVATIZIMIT DHE PËRDORIMI I MJETEVE PËR ZHVILLIM ( Strategjia
Kombëtare për zhvillim 2016-2021)
NDIKIMI NË ZHVILLIM Përdorimi i mjeteve nga fondi i privatizimi do të krijojë
hapësirë fiskale për investime kapitale e për rrjedhojë do të mundësojë që rritja ekonomike të jetë më pak e varur nga borxhet.
Përdorimi i këtyre mjeteve po ashtu do të ndihmojë në ruajtjen e bazave të forta makroekonomike.
Ndikimi më i veçantë i kësaj mase do të përcaktohet dhe dihet në momentin kur të merren vendimet për sektorët apo nismat konkrete në të cilat do të mund të investohen mjetet – pra nëse ndikimi do të jetë në sektorin e energjisë, atë të minierave, të arsimit, etj.
56
4/4/2018
29
Në vend të përfundimit
• Stiglitzi (fitues i Çmimit Nobël për ekonomi) thotë se “…..Privatizimi nuk është ndonjë arritje e madhe – ajo mund të ndodh kurdo që njëri dëshiron t’ia jap pronësinë ndonjë shoku të tij.
• ….Arritja e një ekonomie private, një tregu konkurrues në anën tjetër është një arritje e madhe , por kjo kërkon një kornizë institucionale, një grumbull të ligjeve dhe rregullave të besueshme dhe të fuqishme.
• ….Privatizimi i gjerë politik sensitiv mund të ndodhë kur infrastruktura institucionale është e gatshme, derisa në ndërkohë privatizimi i orientuar i firmave të vogla dhe të mesme (të cilat kanë më pak potencial që të keqpërdorin) mund të shkojnë përpara më shpejtë”
57