31

100 vjetori i Pavarsis

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 100 vjetori i Pavarsis
Page 2: 100 vjetori i Pavarsis
Page 3: 100 vjetori i Pavarsis
Page 4: 100 vjetori i Pavarsis

Lufta ballkanike

Page 5: 100 vjetori i Pavarsis
Page 6: 100 vjetori i Pavarsis
Page 7: 100 vjetori i Pavarsis
Page 8: 100 vjetori i Pavarsis
Page 9: 100 vjetori i Pavarsis
Page 10: 100 vjetori i Pavarsis
Page 11: 100 vjetori i Pavarsis
Page 12: 100 vjetori i Pavarsis
Page 13: 100 vjetori i Pavarsis

• Ata u nisën nga Stambolli dhe arritën në Bukuresht, ku më 5 nëntor 1912 organizuan mbledhjen e kolonisë shqiptare të atjeshme. Aty u vendos të themelohej “një komitet drejtonjës” që të merrte në dorëqeverinë e vendit; të krijohej një komision që do të shkonte në Evropë përtë mbrojtur përpara qeverive të Fuqive të Mëdha “të drejtat kombëtare e lokale të popullit shqiptar” dhe një komitet në Bukuresht, që do tëbashkërendonte veprimtarinë e komiteteve të tjera brenda e jashtëShqipërisë për t’i ardhur atdheut në ndihmë. Mbledhja e Bukureshtit nëvendimin e saj nuk përcaktoi qartë nëse do të kërkohej autonomi a pavarësi. Kjo do të përcaktohej, siç duket, nga zhvillimi i mëtejshëm ingjarjeve dhe nga qëndrimi që do të mbanin kundrejt çështjes shqiptareFuqitë e Mëdha. Për këtë qëllim Ismail Qemali me shokë shkoi në Vjenë, ku bisedoi me ambasadorin anglez, Berhtoldin, dhe me ambasadorinitalian. Gjatë rrugës ose ndoshta në kryeqytetin austriak Ismail Qemali u njoftua për lëvizjen që kishte filluar në Shqipëri për mbledhjen e njëkuvendi kombëtar.

Page 14: 100 vjetori i Pavarsis
Page 15: 100 vjetori i Pavarsis
Page 16: 100 vjetori i Pavarsis
Page 17: 100 vjetori i Pavarsis
Page 18: 100 vjetori i Pavarsis

• Pjesëmarrja në Kuvend e delegatëve nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, duke përfshirë edhe ato që ndodheshin të pushtuara nga ushtritë serbe, malazeze e greke, i dha atij karakterin e një asambleje kombëtare mbarëshqiptare. Kjo ishtenjëherazi shprehje e vendosmërisë së të gjithë shqiptarëve për t’u bashkuar nështetin e vet kombëtar, në të cilin do të përfshiheshin të gjitha visetshqiptare.Kuvendi zgjodhi si kryetar Ismail Qemalin, i cili foli për të kaluarën e Shqipërisë nën sundimin osman dhe për luftërat e shqiptarëve për të fituar tëdrejtat e tyre. Ai vuri në dukje se në rrethanat e krijuara nga Lufta Ballkanike “e vetmja udhë shpëtimi ishte ndarja e Shqipërisë nga Turqia”.Propozimi i kryetarit u miratua njëzëri nga delegatët, të cilët nënshkruan dokumentin historik përPavarësinë e Shqipërisë, ku thuhej: “... Shqipëria me sot të bëhet më vehte, e lirë e mosvarme”. Pastaj u ngrit madhërisht flamuri kombëtar i Shqipërisë përpara mijëranjerëzve që ishin mbledhur jashtë selisë së Kuvendit e që e pritën këtë ngjarjehistorike me brohoritje entuziaste, ndërsa populli përshkonte duke kënduar rrugëte qytetit, oratorët atdhetarë, si Jani Minga, Murat Toptani etj., me fjalimet e zjarrtaevokonin luftërat e popullit shqiptar për liri.Nga Kuvendi i Vlorës doli gjithashtuqeveria e përkohshme e kryesuar nga Ismail Qemali.

Page 19: 100 vjetori i Pavarsis
Page 20: 100 vjetori i Pavarsis
Page 21: 100 vjetori i Pavarsis

• Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë përfaqësontefitoren e përbashkët të të gjitha trevave shqiptare prejRrafshit të Dukagjinit në veri e deri në Çamëri në jug, prej brigjeve të Adriatikut e të Jonit në perëndim e derinë fushat e Kosovës, të Tetovës, në pellgun e Shkupit, në luginën e Preshevës e të Kumanovës, në lindje. Këtotreva, duke marrë pjesë gjallërisht me pushkë e me penë në lëvizjen për çlirimin kombëtar, vunë gurë nëthemelet e pavarësisë shqiptare, i çimentuan ato me gjakun e bijve më të mirë dhe i hapën rrugën formimittë shtetit shqiptar.

Page 22: 100 vjetori i Pavarsis

• Kuvendi i Vlorës e shpalli pavarësinë nëemër të të gjithë shqiptarëve, të tëgjitha trevave shqiptare, që dërguanpërfaqësuesit e tyre në të. Ai e trajtoiShqipërinë një e të pandarë. Edheqeveria shqiptare e Ismail Qemalit dolinë rrafshin ndërkombëtar sipërfaqësuese e gjithë popullsisëshqiptare dhe e të gjitha tokaveshqiptare, edhe pse një pjesë e madhee tyre ishte e pushtuar nga ushtritë e shteteve ballkanike. Edhe deklaratat e notat e protestës, që kjo qeveri u dërgoishteteve ballkanike e komandave tëtyre ushtarake, në të cilat kërkoilargimin e menjëhershëm të forcave tëhuaja ushtarake nga trojet e pushtuarashqiptare dhe kthimin e tyreShqipërisë, u bënë në emër tëAsamblesë Kombëtare që përfaqësontetë gjitha trojet e banuara ngashqiptarët.

Page 23: 100 vjetori i Pavarsis
Page 24: 100 vjetori i Pavarsis

• Me Aktin e 28 Nëntorit 1912 sanksionohej e drejta e pamohueshme historike e kombit shqiptar për të qenëi bashkuar, i lirë e i pavarur në trojet e veta, krahaspopujve të tjerë të Gadishullit Ballkanik. Kjo ishte një e drejtë që buronte nga qenia e tij si popull me gjuhën, me kulturën, me individualitetin e me historinë e vet, e drejtë e fituar me mundime e sakrifica të panumërtanë llogoret e luftës, e drejtë që i takonte përndihmesën e vyer në dëbimin nga Ballkani tësunduesve të huaj osmanë. Kuvendi i Vlorës hodhithemelet e shtetit të ri sovran shqiptar.

Page 25: 100 vjetori i Pavarsis

• Shpallja e autonomisë nga Lidhja e Prizrenit dheajo e Pavarësisë nga Kuvendi i Vlorës më 1912 janë dy hallkat themelore në zinxhirin e ngjarjevetë lëvizjes kombëtare, të lidhura organikishtndërmjet tyre si shprehje e vullnetit popullor dhesi pasojë e drejtpërdrejtë e përfundim logjik iluftës çlirimtare. Por, Shpallja e Pavarësisëshqiptare ishte në të njëjtën kohë një etapë më e lartë, e përcaktuar nga zhvillimi progresiv ilëvizjes dhe nga rrethanat ndërkombëtare.

Page 26: 100 vjetori i Pavarsis

• Pavarësia e Shqipërisë u shpall në kushte të tilla ndërkombëtare. Udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, në fazën e fundit tësaj, ditën të shfrytëzonin me mjeshtëri koniunkturën politike që u krijua me shpërthimin e Luftës së Parë Ballkanike, kur në çështjenshqiptare u ndeshën me forcë interesat e kundërt të Fuqive tëMëdha. Është meritë e këtyre atdhetarëve largpamës dhe, nëmënyrë të veçantë, e atdhetarit dhe e diplomatit të shquar Ismail Qemali, që, duke u mbështetur në luftën e popullit shqiptar brendavendit, zgjodhën drejt çastin e përshtatshëm për të kaluar ngaplatforma e deriatëhershme politike e lëvizjes për autonominë nëatë të pavarësisë. Dhe kjo u realizua pikërisht më 28 Nëntor1912, kur Turqia po dëbohej nga Ballkani, kur Fuqitë e Mëdha vendosën tëhiqnin dorë nga ruajtja e status quo-së në Ballkan dhe kur planet e aleatëve ballkanikë për ta zhdukur Shqipërinë, të përkrahura edhenga fuqitë e Antantës, u kundërshtuan nga fuqitë e LidhjesTripalëshe.

Page 27: 100 vjetori i Pavarsis
Page 28: 100 vjetori i Pavarsis
Page 29: 100 vjetori i Pavarsis
Page 30: 100 vjetori i Pavarsis
Page 31: 100 vjetori i Pavarsis