13
Algat dhe karakteristikat e tyre

Algat dhe karakteristikat e tyre

Embed Size (px)

Citation preview

Algat dhe karakteristikat e tyre

ALGAT

Algat janë bimë në qelizat e të cilave janë formuar organelet qelizore si: bërthama, mitokondritë, aparati i Golxhit, plastided etj. Algat përbëjnë grupin e bimëve që dallohen me ndërtim të vecantë. Algat kanë madhësi të ndryshme. Trupi i tyre mund të jetë njëqelizor kolonial që paraqet bashkësi qelizash të cilat lidhen me njëra-tjetrën me galetë, dhe shumëqelizore.

Forma e tupit mund të jetë: topthore, ovale, shkopthore, pllakë, penjzore, gjethore, shkurre etj.

Algat kanë ngjyrë të ndryshme. Algat shumohen në mënyre vegjetative: me ndarje, në mënyre jo seksuale, me spore, me gametë. Disa lloje të algave jetojnë në bashkësi, ato janë mjaft të përhapura në natyrë, kryesisht jetojnë në vende të lagështa.

Klasifikimi i algave

Algat

Njëqelizore Shumëqelizore

Dinoflagjelatet

Diatometë Euglenofitet

Algat e kuqe(Rodofitet)

Algat e murrme(Feofita)

Algat e blerta (Klorofita)

Euglenofitet Dinoflagjelatët Janë alga njëqelizore që jetojnë në oqeane. Ato kanë ngjyrë të kuqe ose të murrme. Muri i tyre qelizor është i përbërë nga celuloza dhe si lëndë rezervë kanë amidon dhe pikëza lyre. Dinoflagjelatët lëvizin në sajë tëë dy flagjeleve. Në kushte të përshtatshme ato shtohen aq shumë, sa i japin detit ngjyrë të kuqe.

Diatometë Diatometë janë alga njëqelizore që përmbajnë pigmente me ngjyra të ndryshme. Trupi i tyre ka forme vezake, si kleckë, si varkë etj. Diatometë shërbejnë si ushqimi kryesor për kafshët e ujit. Muri i tyre qelizor ndërtohet nga celuloza dhe kristale silici.

Janë alga njëqelizore mikroskopike. Euglena është një algë njëqelizore që jeton në ujërat e ëmbla. Ajo lëviz duke rrahur kamxhikun (flagjelin) në ujë. Në trupin e euglenës ka shumë kloroplaste që përmbajnë klorofil dhe i japin asaj ngjyrën e blertë. Në mungesë të dritës euglena sillet si heterotrofe.

Algat njëqelizore

Diatome

Dinoflagjelate

Euglenofite

Ndërtimi i euglenës Ndërtimi i dinoflagjelatëve

Algat shumëqelizoreAlgat e kuqe (rhodophyta) Algat e kuqe janë një- dhe

shumëqelizore me ngjyrë nga e kuqja, e verdha deri në vjollcë. Në muret qelizorë depozitohen kripëra të kalciumit. Jetojnë deri në 250m thellësi. Pigmenti fikoeritrinë u lejon të thithin dritën blu të gjelbër. Shumimi është joseksual dhe seksual. Midis algave të kuqe më të njohura përmendim: gjinia Chondrus, gjinia Gelidium nga e cila nxirret një lëndë që përdoret në laborator e që quhet agar - agar, gjinia Corallina, Lithothanium etj.

Algat e murrme(phaeophyta) Algat e errëta (murrme)

phaeophyta. Janë shumëqelizore dhe marrin ngjyrë gështenjë deri në të zezë. Fukoksantina u lejon të shfrytëzojnë dritën blu - vjollcë. Përmasat e tyre arrijnë deri në 100m gjatësi; përfaqësuesi kryesor Gjinia Fukus. Zhytet tërësisht në ujë gjatë baticës.

Algat e kuqe Algat e murrme

Algat shumëqelizore

Algat e gjelbra (chlorophyta) janë njëqelizore, shumëqelizore dhe forma koloniale të ujërave të ëmbla e të kripura ose që jetojnë në toka të lagëta dhe trungje pemësh. Llojet më të përhapura janë: Protococcus (në trungjet e lagështa të pemëve) të cilat janë njëqelizorë ose kolonialë; Chlorella njëqelizorë; Spirogyra e ujrave të ëmbla jeton në pellgje. Ulotrix; Volvox; Ulva etj.

Algat e gjelbra (chlorophyta)

Ndërtimi i qelizës së algave shumëqelizore

Algat blu të blerta (cianobakteret)

Janë në gjendje ta përgatitin vetë lëndën ushqyese pra janë autotrofe. Ngjyra e tyre karakteristike blu e blertë i detyrohet pranisë së klorofilit ,i cili luan rol të rëndësishëm në kryerjen e procesit të footosintezës. Bakteret blu të blerta jetojnë kryesisht në mjedise ujore, por edhe në ato tokësore. Në shumë raste bakteret blu të blerta shumohen aq shumë saqë mbulojnë të gjithë sipërfaqen ujore.

Bakteret blu të blerta shërbejnë si ushqim për shumë kafshë që jetojnë në mjediset ujore. Madje disa lloje të tilla që rriten në disa liqene afrikane përdoren si ushqim edhe për njeriun. Ato kanë aftësinë të fiksojnë azotin atmosferik dhe ta shndërrojnë atë në kripëra të azotit. Në këtë mënyrë ato pasurojnë mjedisin me kripërat e nevojshme për rritjen e gjallesave të tjera.

Algat prodhuese të fitoplanktonit

Fitoplanktoni përbëhet nga cianobakteret ose algat blu të blerta, diatometë, euglena e blertë etj.

Rëndësia e fitoplanktonit: Janë prodhuesit kryesorë të ujit. Ato prodhojnë lëndën organike nëpërmjet

fotosintezës. Shërbejnë si ushqim për larvat e gjithë gjallesave të ujit nga peshqit deri te

balenat. Janë gjallesa që luajnë rol të madh në prodhimin e oksigjenit të ajrit .

Detet dhe oqeanet janë prodhuesit më të mëdhenj të oksigjenit në natyrë.

Algat dhe procesi i fotosintezës