28
BIZNES NDËRKOMBËTAR Pyetje dhe përgjigje – përgaditje për provim. Nga: Ermon Cervadiku [UNIVERSITETI ILIRIA]

Biznes Ndërkombëtar

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Biznes Ndërkombëtar

BIZNES NDËRKOMBËTAR

Pyetje dhe përgjigje – përgaditje për provim.

Nga: Ermon Cervadiku

[]

Page 2: Biznes Ndërkombëtar

BIZNES NDERKOMBETAR

1. Çka është Globalizimi?- Është dukuri e re botërore e krijuar fale unisimit teknologjik, ekonomik dhe politik te botes, ku kufijtë kombëtar përherë e me shume humbin kuptimin e vet.

2. Cilat janë parimet kryesore te Globalizimit?- Hapja e kufijve kombëtar, privatizimi dhe konkurrenca e lire.

3. Cilat janë qëllimet kryesore te Globalizimit?- Rritja e produktivitetit, maksimizimi i fitimit.

4. Cilat janë konceptet e Globalizimit?- Globalizimi i tregjeve dhe i prodhimit.

5. Globalizimi i tregjeve?- Ka te beje me shkrirjen e tregjeve kombëtare, ne treg te vetëm global.

6. Globalizimi i prodhimit?- Ka te beje me prodhimin e produkteve apo te pjesëve te produkteve ne vende te ndryshme te botes për te përfituar nga diferenca ne kosto dhe cilësinë e faktorëve te prodhimit.

7. Me çka rezulton Globalizimi i prodhimit?- Me produkte globale.

8. Cilat janë synimet e ndërmarrjes ne globalizimin e prodhimit?- Te ulet kosto e prodhimit dhe te përmirësoj cilësinë e produkteve te veta.

9. Forcat nxitëse te Globalizimit?- Liberalizimi i tregut dhe zhvillimi i teknologjisë se komunikimit dhe transportit.

10. Ithtarë kryesor i tregut te hapur?- Jeffery Sachs, Paul Volcker, George Soros.

11. Kritikuesi kryesor i tregut te hapur?- Joseph Stiglitz.

12. Jetesimi i procesit te liberalizimit te tregut mbeshtetet ne zvogëlimin?- Barrierave tregtare (tarifat doganore, masat jodoganore) dhe barrierave per investime te huaja te drejteperdrejta (IHD).

13. Zhvillimi i teknologjisë komunikues?- Teknologjia satelitore, fijet optike, sistemet jokabllore dhe interneti.

Page 3: Biznes Ndërkombëtar

BIZNES NDERKOMBETAR

14. Zhvillimi i teknologjisë transportuese?- Aeroplanët reaktiv, anijeve, kontejnerët transportues.

15. Si ka rezultuar rritja e volumit te tregtisë kombëtare?- Liberalizimi i tregut ndërkombëtar, zhvillimi i teknologjisë dhe transporti.

16. Cilat janë karakteristikat e Globalizimit?- Rritja e volumit te tregtisë ndërkombëtare, te investimeve te huaja, ekspansioni i korporatave shumë kombesh, rritja e ndervaresise ekonomike, kulturore dhe politike midis vendeve, rritja e konkurrencës, deindustrializmi, migrimi i popullsisë.

17. Si manifestohet rritja e konkurrencës?- Manifestohet ne 3 forma: zgjerimit te dimensionit gjeografik te konkurrencës, metodave te reja te komunikimit, strategjive te reja te komunikimit.

18. Çka nënkuptojmë me deindustrializim?- Nënkupton zvogëlimin e numrit te punëtorëve ne degët industriale te vendet e zhvilluara, rritjen e numrit te punësuarve ne veprimtarinë shërbyese, shkaqet: shkalla e larte e zhvillimit te teknologjisë, dislokimi i industrisë.

19. Cilat janë qëllimet e Politikave?- Janë: rregullimi, nxitja, drejtimi dhe mbrojtja e veprimtarive kombëtare, mbrojtjen e qytetarëve kur importet ua rrezikojnë kulturën apo shëndetin, zhvillimi ekonomik, stabilitetit ekonomik, punedhenie etj.

20. Cilat janë ndryshimet ne mjedisin politik global dhe politikat e tregtisë dhe investimeve ndërkombëtare?- Reduktimi i politikave shtetërore, roli i institucioneve ndërkombëtare, konflikti midis vendeve te industrializuara dhe vendeve ne zhvillim.

21. Cilat janë politikat e ndryshme te tregtisë dhe investimeve ndërkombëtare?- Kufizimi i importeve, kufizimi i eksporteve, nxitja e eksporteve, nxitja e importeve.

22. Kufizimi i importeve?- Masa tarifore dhe masa jotarifore.

23. Kufizimi i eksporteve?- Politika e jashtme, mungesa e ofertës ne vend, dëshira për mbajtjen e kapitalit brenda, rëndësia e mallrave strategjike.

24. Instrumentet për nxitjen e eksporteve janë?- Ndryshimi i ligjit te taksave, ligjet antitrust, ofrim informacioni.

Page 4: Biznes Ndërkombëtar

BIZNES NDERKOMBETAR

25. Nxitja e eksporteve?- Dëshira për pjesëmarrje ne tregti dhe investime ndërkombëtare, ruajtja e pozicionit konkurrues, zgjerimi i firmave vendase.

26. Nxitja e importit?- Stimujt fiskal, stimujt financiar, stimujt jofinanciar.

27. Objekti i studimit te Biznesit Ndërkombëtar?- Është tërësia e transaksioneve te biznesit-private ose shtetërore, qe angazhojnë dy ose me shumë vende. Kompanitë shtetërore mundet t`i ndërmarrin jo vetem per fitim.

28. Gjetja e burimeve?- Prodhuesit dhe shperndaresit jo vetem qe nxjerrin jashte vendit produktet, shërbimet dhe komponentët e prodhuar, por ato kërkojnë jashtë kapital dhe teknologji për ta përdorur ne vendin e tyre.

29. Për çka shërben Diversifikimi i shitjeve dhe furnizimeve?- Shërben për te shmangur luhatjet e mëdha ne shitjet dhe fitimin e kompanisë.

30. Liberalizimi i lëvizjes ndërkufitare?- Çdo vend kufizon lëvizjen ndërkufitare te mirave dhe shërbimeve si dhe te burimeve si puna dhe kapitali me te cilët ato prodhohen. Si rregull sot qeveritë importojnë me pak kufizime për lëvizjen ndërkufitare se sa një dhjetëvjeçar me pares.

31. Zhvillimi i marrëveshjeve mbështetëse institucionale?- Mjaft gjera qe ne gëzojmë sot “falas” janë rezultat jo vetëm i teknologjisë por edhe nga zhvillimi prej bizneseve dhe qeverive te institucioneve qe na e aftësojnë për përdorim efektiv te kësaj teknologjie.

32. Eksport importi i mallrave?- Eksporti i mallrave janë te mirat e prekshme qe dërgojnë jashtë vendit.

33. Çka janë korporatat shume kombëtare?- Janë kompani qe marrin iniciativa globale ne tregjet dhe produktet e huaja, pra qe janë te gatshme te shqyrtojnë tregjet dhe produktet e huaja, pra qe janë te gatshme te shqyrtojnë tregjet dhe produktet ne çdo vend te botes.

34. Pse ndërmarrjet angazhohen ne B.N për gjetje te burimeve?- Për t`u furnizuar me kosto me te ulet, për shkak te ofertës vendore.

35. Pse ndërmarrjet e bëjnë diversifikimin e burimit te shitjeve dhe furnizimeve?- Për t`i shmangur luhatjet e mëdha ne shitje dhe furnizime sipas tregjeve

Page 5: Biznes Ndërkombëtar

BIZNES NDERKOMBETAR

duke u bazuar ne faktin se luhatjet ne shitje dhe furnizime nuk mund te përputhen ne kohe.

36. Cili është qëllimi kryesor i diversifikimit?- Qe ti stabilizoj te ardhurat e përgjithshme te përgjithshme te ndërmarrjes.

37. Çka mund te arrije ndërmarrja me diversifikimin e burimeve te shitjeve dhe furnizimeve?- Mund ti kompenson humbjet për shkak te ciklit jetësor ndërkombëtar te produktit, mund t`i shmanget efektit te çmimeve te larta ne një vend, mund t`i tejkaloj bllokimet ne furnizim nga vendet e caktuara.

38. Cilët janë faktorët e rritjes te biznesit ndërkombëtar ne kohen e sotme?- Zhvillimi dhe zgjerimi i shpejte i teknologjisë, liberalizimi i politikave qeveritare për lëvizjen ndërkufitare te produkteve te shërbimeve dhe te kapitalit, zhvillimi i institucioneve te nevojshme për te mbështetur dhe lehtësuar biznesin ndërkombëtar, rritja e konkurrencës globale.

39. Aleancat strategjike?- Paraqesin lidhjen midis dy e me shume kompanive te cilat përmes kombinimit te resurseve te veta përpiqen te krijojnë, ruajnë, shtojnë epërsi me konkurruese ne tregun global.

40. Karakteristikat e aleancave strategjike?- Kompanitë e përfshira ne AS e ruajnë pavarësinë afariste te tyre.

41. Sipas fondacionit te vëllezërve Rockfeler, globalizimi është?- Një emërtim i ri për integrimin e botes dhe forcimin e një lidhshmërie reciproke midis shteteve – kombeve.

42. Si koncepcion ne jetësim, qfar karakteri ka globalizimi?- Ka karakter multidimensional me një shtrirje te gjere, duke filluar nga siguria, ekonomia, politika, teknologjia, ekologjia, kultura, etj.

43. Globalizimi ne ekonomi si duhet kuptuar?- Si proces ku ekonomitë kombëtare po shkrihen ne një sistem te ndërvarur ekonomik global.

44. Liberalizimi i Tregut?- Politika duhet te fokusohet ne: liberalizimin e tregut, eliminimin e barrierave ne tregti dhe investime, privatizimi dhe disipline te fort monetare e fiskale.

45. Çka është Deindustrializmi?- Është një nder karakteristikat e rëndësishme te globalizimit dhe paraqet

Page 6: Biznes Ndërkombëtar

BIZNES NDERKOMBETAR

zvogëlimin e numrit te puntorve ne degët industriale te vendeve te zhvilluara.

46. Çka është Migrimi i Popullsisë?- Është një nga karakteristikat e veçanta te historisë se njerëzimit i cili ne kushtet e globalizimit fiton peshë, veçmas kur merren parasysh parimet mbi te cilat ai ndërtohet.

47. Qëllimet kryesore te Globalizmit sipas ideatorëve janë?- Rritja e produktivitetit, maksimizimi i fitimit.

48. Parimet kryesore te Globalizmit?- Derregullimi i tregut, liberalizimi i tregut, privatizimi.

49. Komponentët kryesor te Globalizmit ekonomik janë?- Globalizmi i tregut dhe i prodhimit.

50. Çka e mbështet krijimin e tregut global?- Konvergjenca e kërkesave te konsumatorëve te vendeve te ndryshme për produkte dhe shërbime standarde.

51. A mund te arrihet konvergjenca absolute e kërkesave te konsumatorëve?- Nuk mund te arrihet (mendo globalisht, vepro lokalist).

52. Cilët janë tregjet bartës te Globalizmit?- Tregjet e produkteve industriale p.sh: nafta. Mikroprocesorët, aeroplanët.

53. Tregjet qe nuk janë bartës te Globalizmit janë?- Tregjet e produkteve te konsumit te përgjithshëm.

54. Si zhvillohet konkurrenca globale ne tregun global?- Konkurrenca zhvillohet përmes rivalitetit midis çifteve si p.sh: coca cola – pepsi cola, boeing – airbus etj.

55. Jetësimi i procesit te liberalizimit te tregut bazohet ne?- Zvogëlimin e barrierave tregtare: tarifat doganore, masat jodoganore, barrierave për investime te huaja te drejtpërdrejta.

56. Ndërvarësia ekonomike vjen për shkak te?- Tregtisë ndërkombëtare, investimeve te huaja, veprimit te KSHK.

57. Ne sa forma manifestohet rritja e konkurrencës?- Zgjerimit te dimensionit – gjeografik te konkurrencës, paraqitja e konkurrenteve te rinje, strategji te reja te konkurrimit.

Page 7: Biznes Ndërkombëtar

BIZNES NDERKOMBETAR

58. Çka kuptojmë me politike te tregtisë se jashtme dhe investimeve te huaja?- Një varg masash me te cilat shteti ndikon ne fluksin e shkëmbimeve te mallrave te shërbimeve dhe te investimeve me vendet tjera te botes.

59. Politikat shtetërore lidhur me tregtinë e jashtme dhe investimeve te huaja kanë për qellim?- Rregullimin, nxitjen, drejtimin dhe mbrojtjen e veprimtarive kombëtare, mbrojtjen e qytetarëve, siguria kombëtare.

60. Motivet?- Politikave kombëtare ndaj tregtisë se jashtme, politikave kombëtare ndaj investimeve te huaja.

61. Ne sa grupe ndahen masat e politikes se tregtisë se jashtme?- Masat e politikes tregtare për kufizimin e importit për nxitjen e importit, stimulimin e eksportit, kufizimi i eksportit.

62. Masat e politikes tregtare për kufizimin e importit kane për qellim?- Mbrojtjen e prodhuesve vendor prej konkurrencës se jashtme.

63. Ne sa grupe i ndajmë masat për kufizimin e importit?- Masat doganore dhe jodoganore.

64. Cilat janë kushtet për anëtarësimin e një vendi ne një integrim ekonomik rajonal?- Niveli i përafërt i zhvillimit ekonomik, afërsia gjeografike, rregullimi i njejt shoqëror-ekonomik, obligimi i marrjes përsipër te detyrave.

65. Ne sa zëra ndahet llogaria kapitale?- Pjekurisë origjinale te investimit ose huase, shtrirjes se pronësisë ose kontrollit.

66. Bilanci i pagesave?- Është një pasqyre dinamike qe përmban regjistrimet e transaksioneve qe bëhen për një periudhe kohe te caktuar midis banoreve te përhershëm te vendeve te ndryshme.

67. Ne bilancin e pagesave regjistrohen?- Burimet dhe përdorimet e fondeve.

68. Diferenca midis te hyrave dhe te dalave quhet?- Deficit kur te dalat i tejkalojnë te hyrat dhe suficit kur te dalat janë me te vogla se te hyrat.

Page 8: Biznes Ndërkombëtar

BIZNES NDERKOMBETAR

69. Bilanci i transaksioneve te kapitalit përbëhet prej?- Kapitali afatgjate, afatshkurtër, rezervave zyrtare.

70. Nivelet e integrimit ekonomik?- Zona e tregtisë se lire, bashkimi doganor, tregu i përbashkët, bashkimi ekonomik, bashkimi politik.

71. Faktori i produktivitetit?- Shpjegohet lëvizja e punës dhe kapitalit nga zona me produktivitet me te ulet ne zona me produktivitet me te larte.

72. Struktura organizative e KE-se?- Komisioni Evropian, këshilli i ministrave, gjykatat, struktura e parlamentit.

73. Integrimi ekonomik si mundësi?- Zgjerimi i tregut, fitimi me i madh.

74. Integrimi ekonomik si kanosje?- Pamundësia e firmave për te konkurruar me firma tjera.

75. Bilanci i transaksioneve te shërbimeve?- Shpreh raportin ndërmjet vlerës se eksportit dhe importit te shërbimeve te një vendi për një kohë te caktuar.

76. Bilanci i transferimeve te njëanshme?- Këtu përfshihen: transferimet private, transferimet publike.

77. Ne investimet e huaja te tërthorta zakonisht përfshihen?- Kreditë afatgjata ndërkombëtare dhe blerjet e letrave me vlere te emetuara nga qeveritë ose organizatat e huaja.

78. Llogarite e rezervave zyrtare përfshihen?- Ari, devizat konvertibile, pozicioni i rezervës te FMN.

79. Parimi i korrelacionit te BP?- Nënkupton se deficiti i bilancit te transaksioneve rrjedhëse ekuilibrohet me suficitin e bilancit te transaksioneve te kapitalit dhe anasjelltas.

80. Masat administrative për ekuilibrin e BP janë?- Rregullimi me ane te ndryshimit te kurseve te këmbimit, ndryshimet e çmimeve, te ardhurave, ndërhyrjes zyrtare.

81. Analiza e BP duhet te përqendrohet ne trajtimin e?- Likuiditetit te vendit, borxheve ndërkombëtare, qendrueshmerise se tregtisë.

Page 9: Biznes Ndërkombëtar

BIZNES NDERKOMBETAR

82. Studimi i mjedisit politik dhe ligjor behet ne tri segmente?- Politikat ne vendin pritës, ne vendin mik, marrëveshjet dy paleshe dhe shume paleshe.

83. Fushat kryesore te veprimtarisë shtetërore?- Embargot dhe sanksionet tregtare, kontrollet e eksporteve, rregullimi i sjelljes se biznesit ndërkombëtare.

1. Mjedisi ekonomik?- Menaxheret e ndermarrjeve nderkombetare, per te marre vendim: ku, kure dhe c`fare menyre do te kycet ne biznesin nderkombetar nevojitet.

2. Pasqyra e mjedisit ekonomik?- Permes analizes se mjedisit makroekonomik dhe mikroekonomik te vendit target.

3. Mjedisi makroekonomik?- Permes analizes se mjedisit makroekonomik krijohet pasqyra per gjendjen e pergjithshme ekonomike te vendit.

4. Analiza e indikatoreve makroekonomik?- Sistemin ekonomik, produktin e brendshem bruto, popullsine, nivelin e zhvillimit ekonomik, strukturen e konsumit, infrastrukturen, gjeorafin ekonomike, inflacionin etj.

5. Karakteristikat e sistemit ekonomik?- Sistemin ekonomik kapitalist, te cilin e karakterizon ekonomia e tregut, sistemin ekonomik socialist i cili karakterizohet me ekonomi te planifikuar.6. Produkti i brendshem bruto?- Paraqet vleren e te gjitha produkteve dhe sherbimeve perfundimtare te prodhuara ne nje vend brenda nje viti.

7. Cili eshte treguesi i madhesise se tregut te nje vendi?- Numri i popullsise se nje vendi, eshte tregues i madhesise se tregut te nje vendi dhe njeheri tregues i kerkeses se mundshme.

8. Niveli i zhvillimit ekonomik?- Vlera e larte e treguesve makroekonomik, vlera e lart e konsumit per nje banor, numri relativisht i vogel i te punesuarve ne sektorin primar, sektori i zhvilluar tercial, teprica e produkteve dhe sherbimeve etj.

9. Struktura e konsumit?- Ne vendet e zhvilluara konsumin e karakterizon pjesemarrja e lart e shpenzimeve per te mira kapitale, per dallim nga vendet e varfera konsumin

Page 10: Biznes Ndërkombëtar

BIZNES NDERKOMBETAR

e te cilave e karakterizon shpenzimet e larta per te mira konsumuese.

10. Shkalla e inflacionit?- Rritja e shkalles se inflaconit rezulton me renie te aftesise blerese te konsumatoreve industrial dhe atyre final.

11. Hulumtimet dhe analizat e mjedisit mikroekonomik fokusohen ne?- Identifikimin e konkurrences ne treg per produktin konkret, percaktimin e avantazheve konkurruese ne krahasim me konkurrentet.

12. Cka paraqet mjedisi i jashtem?- Paraqet nje grup faktoresh jashte ndermarrjes qe ndikojne ne suksesin e saj. Ndermarrja gjithashtu i ndikon keta faktore, por ne nje shkalle shume me te vogel. Parakusht per biznes te suksesshem te nje ndermarrje nderkombetare eshte njohja e mire e faktoreve mjedisor te vendit te vet dhe te vendeve te tjera.

13. Faktoret e mjedisit te jashtem?- Faktoret e mjedisit te jashtem ndryshojne ne hapsire dhe kohe, per kete menaxheri i ndermarrjes nderkombetare duhet qe vazhdimisht ti hulumtoj dhe analizon dhe atyre tua pershtate aktivitetet biznesore. Faktoret e mjedisit te jashtem me ndikim ne biznesin nderkombetare do t`i analizojme te sistemuar ne fakoret e mjedisit: ekonomik, politik dhe kulturor.

14. Cilet jane fakoret e mjedisit?- Jane faktoret: ekonomik, politik dhe kulturor.

15. Si vepron menaxheri i ndermarrjes nderkombetare per te marr veprim ku, kur dhe ne cfare menyre do te kycet me biznes?- Eshte e domosdoshme qe se pari ta hulumtoje dhe krijoj pasqyren e qarte per gjendjen ekonomike te vendit perkates. Pasqyra per mjedisin ekonomik te tregut te piketuar krijohet ne baze te hulumtimit dhe analizes se mjedisit makroekonomik dhe mikroekonomik.

16. Si krijohet pasqyra per gjendjen e pergjithshme ekonomike te vendit?- Permes hulumtimit dhe nalizes se mjedisit makroekonomik te vendit te piketuar (synuar). Pra per ta krijuar pasqyren per gjendjen e pergjithshme ekonomike te vendit te synuar, menaxheri i ndermarrjes nderkombetare duhet t`i hulumtoje dhe t`i analizoje keta indikator makroekonomik: sistemin ekonomik, produktin e brendshem bruto, popullsine, nivelin e zhvillimit

Page 11: Biznes Ndërkombëtar

BIZNES NDERKOMBETAR

ekonomik, strukturen e konsumit, infrastrukturen, gjeografine ekonomike, inflacionin.

17. Sistemin ekonomik ne praktike e hasim ne?- Sistemin ekonomik kapitalist dhe sistemin ekonomik socialist.

18. Sistemi ekonomik kapitalist?- E karakterizon ekonomia e tregut, ku cmimin e produkteve e percakton raporti midis ofertes dhe kerkeses se tyre, alokimi i resurseve eshte kryesisht ne sektorin privat ku dhe roli dhe intervenimi i shtetit eshte minimal.

19. Sistemi ekonomik socialist?- Karakterizohet me ekonomi te planifikuar, ku shteti e cakton oferten dhe cmimin e permes tyre edhe kerkesen, alokimi i resurseve eshte ne sektorin shteteror dhe ku roli dhe intervenimi i shtetit eshte maksimal.

20. Cka paraqet Produkti i brendshem bruto?- Paraqet vleren e te gjitha produkteve dhe sherbimeve perfundimtare te prodhuara ne nje vend brenda nje viti. Produkti i brendshem bruto eshte treguesi kryesor i potencialit ekonomik te tregut te caktuar.

21. Si fitohet pasqyra e fucise blerese te konsumatoreve?- Kur vlera e PBB pjesetohet me numrin e banorve te vendit perkates ateher e fitojme pasqyren e fuqise blerese te konsumatoreve.

22. Popullsia?- Numri i popullsise se nje vendi eshte tregues i madhesise se tregut te nje vendi e njeher tregues i kerkeses se mundshme. Konsumi i nje numri te madh te produkteve eshte ne korrelacion te drejte me numrin e banoreve, dhe ate kryesisht te produkteve cmimi i te cilave per njesi nuk eshte shume i larte.

23. Vendet e zhvilluara karakterizohen me keta tregues?- Vlerat e larta te treguesve makroekonomik, e ne radhe te pare PBB dhe te ardhurat kombetare, vlera e larte e konsumit per nje banore, numri relativisht i vogel i te punesuarve ne sektorin primar, sektori i zhvilluar tercial, prodhimtaria e llojllojshme, teprica e produkteve dhe sherbimeve, posedimi i sasise se duhura te kapitalit financiar dhe teknologji te zhvilluar dhe investime te larta per pune kerkimore zhvillimore.

24. Struktura e konsumit?- Perqindja e te ardhurave qe shpenzohen per produkte dhe sherbime ekzistenciale paraqet indikator te shkalles se zhvillimit te nje vendi. Ne

Page 12: Biznes Ndërkombëtar

BIZNES NDERKOMBETAR

vendet e zhvilluara konsumin e karakterizon pjesemarrja e larte e shpenzimeve per te mira kapitale, per dallim nga vendet e varfera, konsumin e te cilave e karakterizon pjesemarrja e larte e shpenzimeve per te mira konsumuese.

25. Aktivitetet e biznesit ne nje vend te piketuar varen drejtperdrejt nga?- Gjendja dhe kualiteti i sistemeve te ndryshme te infrastruktures se komunikacionit: rrugor, hekurudhor, ujor dhe ajror. Gjendja kualiteti dhe cmimi furnizues me energji elektrike, gjendja kualiteti dhe cmimi furnizues me uje vecmas uji teknologjik, gjendja kualiteti dhe cmimi i sherbimeve te PTT dhe ekzistimi i institucioneve te tregut dhe shkalla e zhvillimit te tyre.

26. Menaxheri i ndermarrjes nderkombetare duhet te kete njohuri per?- Resurset natyrore te vendit te piketuar, reliefin e vendit, kushtet klimatike te vendit.

27. Shkalla e inflacionit?- Rritja e shkalles se inflacionit rezulton me renie te aftesise blerese te konsumatoreve industrial dhe atyre final. Ne tregjet me shkalle te larte te inflacionit, qeverite vendore shpesh here aplikojne kontrollin e cmimeve si pergjigje ndaj rritjes se shpejt te pershkallezuar te cmimeve.

28. Hulumtimet dhe analizat e mjedisit mikroekonomik fokusohen ne?- Identifikimin e konkurrences ne treg per produktin konkret dhe percaktimin e avantazheve konkurruese ne krahasim me konkurrencen.

29. Per hulumtimin dhe analizen e konkurrences eshte e nevojshme qe te identifikohet?- Sa eshte numri, prej nga vjen konkurrenca, dhe cilat kerkesa te konsumatoreve eshte percaktuar t`i ploteson konkurrenca.

30. Per nga prejardhja konkurrenca ne tregun e caktuar nderkombetar mund te jete nga?- Ndermarrjet lokale, ndermarrjet tjera te vendit origjine te ndermarrjes se caktuar dhe ndermarrjet e vendeve te treta.

31. Varesisht nga lloji i kerkeses konkurrenca mund te jete per?- Kerkesat ekzistuese ne treg, kerkesen latente, kerkesen perspektive.

Page 13: Biznes Ndërkombëtar

BIZNES NDERKOMBETAR

32. Percaktimi i avantazheve te ndermarrjes ne raport me konkurrencen mund te definohet permes pergjigjes ne keto pyetje?- Cilet jane konkurrentet e tashem e cilet mund te jene ne te ardhmen, cilat jane strategjite objektivat dhe synimet kyce te konkurrences, sa i kushton rendesi konkurrenca e tregut te caktuar dhe cfare eshte interesimi i konkurrenteve per ate treg ne te ardhmen, cilet jane avantazhet me te rendesishem te konkurrences, a ka konkurrenca dobesi te cilat e rendojne dhe cilat jane, cilat ndryshime mund te priten ne te ardhmen nga konkurrenca, cilat jane ndikimet specifike te konkurrences ne treg, ne industri dhe ne vete kompanite.

33. Metoda Benchmarking-u?- Eshte metode relativisht e re per analizen e aftesise konkurruese te ndermarrjes e cila eshte paraqitur kah mesi i viteve te tetedhjeta ne shba. Metoda bazohet ne analizen dhe krahasimin sistematike me konkurrencen ne shitje. Analiza e konkurrences fokusohet ne identifikimin e faktoreve te suksesit dhe te faktoreve te mos suksesit te konkurrences.

34. Pas aplikimit te suksesshem te benchmarkingut ne periudhen prej pese viteve jane arritur keto rezultate?- Jane zvogeluar stoqet per 50%, jane zvogeluar gabimet ne pranimin e urdheresave prej 31% ne 0,1%, eshte shkurtuar koha e pergaditjes se urdhereses per prodhim prej 22 ne dy dite , si dhe eshte shkurtuar koha e livrimit te produkteve prej 70 ne 11 dite.

35. Dallimi ne mes te tregjeve vendore dhe atyre nderkombetare?- Veshtire te dallohen tregjet vendore me ato nderkombetare, globalizimi i shpejt i tregjeve financiare do te thote se nje ngjarje qe shkakton rritje te perqindjes se interesit ne japoni p.sh do te ndikoje kembimet valutore dhe tregjet e euromonedhes ne londer brenda disa sekondave.

36. Dallimi ne mes te transaksioneve midis tregtareve vendor dhe te jashtem?- Kete dallim e bene ndryshimi ne kurset e kembimit te valutave nacionale.

37. Tregu Devizor?- Nuk eshte vend fizikisht i izoluar, por ai definohet si nje treg ku valuta te ndryshme nacionale jane blere dhe shitur.

38. Karakteristikat e tregut Devizor?- Jane shumat e medha te cilat kembehen ne baza ditore, qendra kryesore per tregti devizor eshte londra, me nje shume prej 754 mild$ qarkullim ditor.

Page 14: Biznes Ndërkombëtar

BIZNES NDERKOMBETAR

39. Tregu i kembimeve valutore?- Eshte tregu ne te cilen shiten dhe blehen monedhat e huaja. Transaksionet e valutave, te monedhave te huaja, materializohen, nepermjet nje rrjeti linjash telefonike, kompjuterike, kabllove qe lidhin subjektet ne treg.

40. Cilat jane subjektet kryesore te tregut te kembimeve valutore?- Korporatat, qeverite, bankat, firmat e vogla dhe individet.

41. Tregu spot dhe forward?- Te bleshe apo te shesesh valute ne tregun spot do te thote qe kembimi i valutes behet brenda dy dites.

42. Kursi i kembimit SPOT?- Eshte kurs midis dy valutave per shitblerje immediate. Me fjale te tjera kursi spot i kembimit eshte kursi i tanishem i kembimit i dy valutave vis-à-vis perball njera tjetres.

43. Kursi i kembimit FORWARD?- Kursi forward parasheh qe agjentet ekonomik kane mundesi qe te pajtohen sot qe te kembejne valuta, ne nje kohe te percaktuar ne te ardhmen, ne te shumten e rasteve per 30, 90, 180, 270, 360 dite.

44. Karakteristike e tregut spot dhe forward?- Kuotat e drejtperdrejta, kuotat e terthorta, kurset e kryqezuara.

45. Faktoret ekonomik qe ndikojne kurset e kembimit?- Teoria e paritetit ose barazia e fucise blerese, shembull: per thjeshtesi marrim nje shporte me mallra dhe vetem dy vende shba dhe angli, mbushja e shportes shba = 100$ dhe mbushja e shportes angli = 61.8 paund, kursi i kembimit 100$ = 61.8 paund, inflacion ne angli mushja e shportes =65 paund qe dmth 65x 1.6180=105$ kundrejt 100 dollar ne shba.

46. Cilat jane pasojat e faktoreve ekonomik qe ndikojne ne kurset e kembimit?- Kemi rritje te importit, ndryshim ne kursin e kembimit, renia e kursit te kembimit (100/65)=1.53

47. Lidhja e teorise se paritetit me tregjet spot dhe forward?- Renia e kursit ne FW prej 90 dite rreth 3.164% per kete shume inflacioni ne angli e kalon ate ne shba. Teoria e paritetit vepron me mire ndermjet vendeve me raporte intenzive tregtare, vepron me mire me mallrat e transportueshme.

Page 15: Biznes Ndërkombëtar

BIZNES NDERKOMBETAR

48. Zhvillimet ne tregjet e valutes?- Option, future, dallimi option dhe forward, dallimi future forward.

49. Eurotregjet?- Tregjet e euromonedhes, tregjet e eurobondeve, banking nderkombetar.

50. Operacionet fillestare te biznesit nderkombetar?- Eksport- importi, licencat, franshizat.

51. Operacionet e avancuara te biznesit nderkombetar?- Korporatat shumekombeshe: investimet direkte te huaja, investimet portofol, transferimin e teknologjise ne formen e ndermarrjeve te perbashketa.

52. Roli i drejtimit ne nderkombetarizimin e firmes?- Duke filluar veprimtarine e binesit nderkombetar, firma futet ne nje orientim krejt te ri krahasuar me nje linje prodhimi. Te dalesh jasht vendit do te thote se po ndodh nje ndryshim strategjik ne filozofine e firmes. P.sh vendimi per eksport merret nga menaxhmenti i larte, pasi merret vendimi, deparmenti i marketingut behet aktiv per biznesin nderkombetar.

53. Motivet e te shkuarit jashte vendit per bizneset?- Motivimet proaktive, motivimet reaktive.

54. Motivimet Proaktive?- Paraqesin stimujt per ndryshimet fillestare strategjike te firmes.

55. Motivimet Reaktive?- Jane stimujt qe rezultojne si reagimi dhe adoptimi i firmes ndaj ndryshimeve te imponuara nga mjedisi i jashtem.

56. Cilat jane motivimet Proaktive?- Jane: Fitimi, epersia ne teknologji, angazhim menaxherial, ekonomia e shkalles, informacioni ekskluziv, perfitimi nga taksat.

57. Cilat jane motivimet Reaktive?- Presion konkurrues, renia e shitjeve ne vend, teprice kapaciteti, mbiprodukti, afersia me tregjet dhe portet, tregje vendese te ngopura.

58. Cilat jane strategjite alternative hyrese?- Eksport importi i terthorte, eksport importi i drejtperdrejte, licencimi, franciza.

Page 16: Biznes Ndërkombëtar

BIZNES NDERKOMBETAR

59. Permbajtja dhe problemet e nderkombetarizimit?- Mjedisi i ri ne boten e jashtme, rruge krejtesisht te reja per te bere biznes dhe nje mori produktesh te reja, duke dale jashte vendit menaxheret kuptojne se i nevojiten nje sere pervojash.

60. Tiparet e ndermjetesuesit nderkombeta?- Kompanite e menaxhimit te ekportit dhe kompanite tregtare te eksportit.

61. Kompanite e menaxhimit te ekportit?- Jane firma vendese qe specializohen ne realizimin e sherbimeve te biznesit nderkombetar si komisioneve perfaqesues ose si shperndares, qe jane quajtur si kompani te menaxhimit te eksportit.

62. Kompanite tregtare te eksportit?- Jane firma tjera te ndermjetesimit. Me te famshmet jane kompanite tregtare ose sogoshosha te japonise. Keto kompani ne japoni ne vitet e 80ta ne shitjet e tyre vjetore llogaritnin 30% te GDP-se japoneze.

63. Lehtesuesit nderkombetar?- Jane subjekte jashte firmes qe ndihmojne ne procesin e nderkombetarizimit te firmes, nepermjet ofrimit te njohurive dhe informacionit, por pa marre pjese ne transaksion.

64. Kuptimi i korporatave shumekombeshe?- Korporatat shumekombeshe si ndermarrje qe kane prona ose kontrollin e prodhimit dhe te sherbimit ne vendet ne te cilat jane vendosur. Sjellja e firmes eshte percaktues qe ajo te karakterizohet si shumekombeshe.

65. Sipas filozofise korporatat shumekombeshe ndahen?- Etnocentrike, Policentrike, Regjiocentrike ose Gjeocentrike.

66. Faktoret e marketingut tek investimet e drejtperdrejta te huaja IDH?- Permasat e tregut, rritja e tregut, deshira per te mbajtur pjesen e tregut, deshira per te avancuar eksportet e kompanise, nevoja per te mbajtur kontakt me klient etj.

67. Barrierat tregtare tek investimet e drejtperdrejta te huaja IDH?- Barrierat e tregtise, parapelqimet e klienteve per produktet vendore.

68. Faktoret e kostos tek investimet e drejtperdrejta te huaja IDH?- Deshira per te qene prane burimit te ofertes, disponibiliteti i punes, disponibiliteti i lendes se pare, disponibiliteti i kapitalit dhe teknologjise, kostoja me e ulet e punes dhe elementeve te tjera.

Page 17: Biznes Ndërkombëtar

BIZNES NDERKOMBETAR

69. Klima e investimeve tek investimet e drejtperdrejta te huaja IDH?- Qendrimi i pergjithshem ndaj investimeve, stabiliteti politik, kufizimet e pronesise, lehtesi e kembimit te monedhes, stabiliteti i kursit valutor. Struktura e taksave etj.

70. Efektet e IDHve ne vendin prites ndikimet pozitive?- Formimi i kapitalit, shprehite teknologjike, zhvillimi gjeografik dhe rajonal, sipermarrja dhe konkurrenca e brendshme, sigurimi i pagesave, punesimi.71. Efektet e IDHve ne vendin prites ndikimet negative?- Dominimi individual, vartesia teknologjike, shqetesimet ne plan ekonomik, ndryshimet kulturore, shmangja e qeverise vendese, korporatat shumekombeshe.

72. Konfliktet ne mes te vendit prites dhe atij investitor?- Pronesia intelektuale, sigurimi i investimeve, kontrolli qeveritar i aktiviteteve te filialeve.

73. Transferimi i teknologjise?- Roli i IDHve perqendrohet ne transferimin e teknologjise me te cilen do te kuptojme transferim sistematik i njohurive per manifakturimin e produktit, aplikimin e proceseve per ekzekutimin e sherbimeve.

74. Kerkesat baze per transferimin e teknologjise jane?- Disponimi i teknologjise se pershtatshme, kushtet ekonomike sociale qe favorizojne transferimin, gatishmeria dhe aftesia e pales marrese per te perdorur dhe pershtatur teknologjine.

75. Perparesit e ndermarrjeve te perbashketa?- Varesisht nga rrethanat mund te konsiderohet si forma e vetme per te depertuar ne tregjet e huaja, bashkimi i kapitalit dhe prezenca e fuqishme ne tregje, shkembimi i pervojave te deshmuara dhe bartja me vete e eksperiences nga tregjet tjera, lehtesia e adoptimit dhe qasja me e lehte ne tregun lokal permes partnerit lokal, perndarja e rrezikut dhe minimalizimi i tij.

76. Pronesia e plote e huaj?- Arsyea etnocentrike, ndervaresia midis operacioneve lokale dhe qendres, kontrolli dhe venimmarrja e imponuar nga qendra. Veprimet qeveritare, si kufizimet ligjore, veprimet diskriminuese po e bejne kete alternative me pak terheqese.

77. Si perkufizohet nje J.V?

Page 18: Biznes Ndërkombëtar

BIZNES NDERKOMBETAR

- Mund te perkufizohet si pjesemarrje e dy ose me shume kompanive se bashku me nje ndermarrje ne te cilen cdo pale kontribuon me kapital, prona, ne perpjestime te caktuara dhe duke ndare gjithashtu rrezikun dhe perfitimet.

78. Faktoret qe percaktojne nje J.V ndahen ne?- Legjislacioni dhe kuadri shteteror, nevojat e njerit partner per shprehite dhe pervojat e tjetrit, nevojat e njerit partner per kapital dhe atribute te te tjera.

79. Shtate ne dhjete te J.V deshtojne ose shperbehen per shkaqe qe lidhen me?- Konflikt interesash, zbulim te informacionit te vecante, mosemarrveshja ne shperndarjen e fitimit, akumulimit dhe riinvestimit, mosperputhja ne stilin e menaxhimit si dhe sistemin e struktures organizative, mungesa e besimit te ndersjelle dhe vendimmarrja e imponuar etj.80. Negociatat e krijimit te J.V sipas radhes?- Percaktimi i qarte i shoqerise dhe afatit, pronesia kontrolli dhe drejtimi, politikat dhe struktura financiare, detyrimet fiskale dhe te taksave, punesimi dhe trajnimi, prodhimi, asistenca e shtetit, transferimi i teknologjise dhe organizimi i marketingut, mbajtja e llogarive dhe inspektimi, zgjidhja e konflikteve.

81. Kontrata e drejtimit?- Quhet forma permes se ciles firmat shesin pervojat ne drejtimin e kompanise per shmangien e rrezikut dhe per perfitime nga pronesia. Alternative e ruajtjes se pronesise dhe konkurrentshmerise.

82. Operacionet Turnkey?- Ketu marreveshja lejon nje klient te bleje tere sistemin operacionalo se bashku me investimet.

83. Tramba bankiere?- Tramba ishte e praktikuar per nje kohe te gjate para se te zbulohej paraja si mjet i kembimit.

84. Tregtia bankiere?- Ze fill pikerisht nga ringjallja e trambes pas luftes se dyte boterore. Kjo forme e tregtimit u stimulua sidomos ne kohen e ekzistimit te dy blloqeve lindje – perendim. Viena ishte bere qender kryesore financiare ne perendim e specializuar ne tregtin numratore.

85. Cka eshte Tregtia Bankiere?- Tregtia bankiere eshte nje nocion agregat i cili perfshin nje mori te llojeve te ndryshme te transaksioneve tregtare ne te cilat pagesat jane bere

Page 19: Biznes Ndërkombëtar

BIZNES NDERKOMBETAR

plotesisht ose jane bere pjeserisht ne forme te mallrave.

86. Cka thuhet ne ligjin e komisionit te kombeve te bashkuara per tregti?- Tregtia bankiere sot eshte nje gje e zakonshme midis vendeve ne zhvillim, midis vendeve te zhvilluara dhe atyre ne zhvillim dhe midis vendeve te zhvilluara.

87. Ne sa grupe ndahen aktivitetet e tregetise bankiere?- Ndahen ne tri grupe: Mjetet e financimit – zakonisht kur bleresi ska mjaft para ne valuta te huaja, pa mundesin e kembimit te plote, por te pjesshem, te parave midis bleresit dhe shitesit. Te drejtuarit ne teknikat e tregtise – ne zhvillimin e tregut te ri te eksportit, ose ne rritjen e vellimit ekzistues te bizneseve eksportuese. Mjetet e balancimit te tregtise – per cfaredo arsye qofte, politike ose ekonomike, kjo ishte rasti me i shpeshte ne vendet e evropes lindore me plan te centralizuar.

88. Kategorite e tregetise bankiere?- Tramba, kompenzimi.89. Tramba?- Forma me e perhapur e tregetise bankiere eshte tramba, e lindur para se paraja te jete mjet kembimi, tramba eshte nje kembim i thjeshte i nje sasie te caktuar mallrash per nje sasi tjeter respektive. Ne tregun e lire tramba do te paraqiste nje transaksion te paster komercial, ne te cilen secila pale do te merrte ate sasi te mallrave te cilat perfaqesojne saktesisht te njejten vlere jo ne termin monetar, por ne kuptim te satisfaksionit personal.

90. Kompenzimi?- Nje hap me i avansuar i trambes eshte kompenzimi. Forma me e thjeshte e kompenzimit akoma i involvon vetem bleresin dhe shitesin dhe kembimin direkt te nje sasie malli me nje sasi tjeter poer me karakteristika dalluese. Eksportuesi pajtohet ta pranoje pagen ne mallra nga importuesi. Eksportuesi duhet qe ti shese keto mallra me qellim qe te gjeneroje valute te jashtme qe te paguaj per tregtine e tij.

91. Blerja e avansuar?- Blerja e avansuar eshte variacion i kompenzimit permes te cilit mallrat e bleresit jane te liferuar perpara transaksionit kryesor. Me qellim te krijimit te valutes se jashtme, te nevojshme per bleresin qe te paguaj mallrat e blera ne transaksionin kryesor.

92. Kostoja dorezani?- Ne keto rrethana, eshte konto bankare ne valute te forte e cila hapet ne nje banke te jashtme ne emer te perbashket te importuesit dhe eksportuesit.

Page 20: Biznes Ndërkombëtar

BIZNES NDERKOMBETAR

93. Blerja e banakiereve Kontrata e pare dhe Kontrata e dyte?- Blerja e banakiereve e njohur edhe si tregti paralele ka qene forma me e shpeshte e praktikuar ne tregtine banakiere. Kjo teknike tregetimi involvon rrjedha te ndryshme financiare, me dy kontata te ndara. Ne kontraten e pare - , importuesi i blen mallrat ose sherbimet e kerkuara dhe i paguan ato me valut konvertibile. Ne kontraten e dyte - , si kusht thelbesor i se pares, ekportuesi duhet te pajtohet qe t`i pranoje mallrat te cilat mund te jene ose edhe mos te jene ne ekuivalence te njejte vlere me transaksionin e pare dhe te paguaj per to ne valut te jashtme.

94. Ofseti?- Eshte nje nga teknikat me te pershtatshme dhe me shpeshe te perdorura ne tregtine banakiere, Tregtimi ofset ndodh kur importuesi insiston ne koncensione shtese, te lidhura direkt me kontrat ose te palidhura.

95. Shkaku themeor qe insistohet ne ofset mund te jete?- Ekonomik, socio-ekonomik, politik.

96. Kushtet e pergjithshme te atashuara me marreveshjet e ofsetit jane?- Koprodukcioni, prodhimtaria me license, subkontraktimi, investimet e jashtme, transferi i teknologjise.

97. Avantazhet per bleresin / importuesin?- Valutat e jashtme mund te ruhen, me mire te menaxhohen ose te riperterihen, tregtia banakiere mund te jete e vetmja menyre e sigurimit te importit te domosdoshem, mund te perdoret si mjet apo rruge e efektshme e anashkalimit te marreveshjeve restriktive te tregtise midis vendeve, tregjet e eksporit mund te hapen te zgjerohen, mund te sigurohet akcesi ne rrjetat e marketingut te partnereve me te sofistikuar ne tregtine nderkombetare.

98. Disavantazhet per bleresin / importuesin?- Bleresi ose importuesi zakonisht do ta nderpres pagesen e cmimit me te larte, tregtia banakiere mund te ule cmimet e mallrave te tregtuar, ne vecanti ne marreveshjet midis vendeve te zhvilluara, shitja e bazuar ne parimin sa te mban krahu ne te cilat mallrat e tregtise banakiere perfundojne te nje bleres i panjohur, eshte e veshtire te krijohet cilido mjet krediti ne marreveshjet e kompenzimit.

Page 21: Biznes Ndërkombëtar

BIZNES NDERKOMBETAR

99. Avantazhet per shitesin / eksportuesin?- Avantazhi kryesor eshte sepse shitesi ka arritur te kete qasje ne treg, i cili perndryshe ka qene i mbyllur per te, ne situacion konkurrues, oferta e lehtesirave te tregtise banakiere eshte nje perparesi per shitesin, tek blerja banakiere ana e eksportuesit mund te mbulohet permes siguracionit te kreditit.

100. Disavantazhet per shitesin / eksportuesin?- Mungesa e garancionit ne marreveshjet per kompenzim, ne disa rrethana mallrat duhet te rieksporohen me qellim qe per to te gjindet tregu i pershtatshem, shitesi mund te arrij ne ate pozicion kur mallrat jane me cmime te mbivleresuara.

101. Kush e perdor tregtine banakiere?- Ne vitin 1979 ishin 30 vende qe benin aranzhmane te tregtise banakiere, kurse ne vitin 1989 numri i vendeve te tilla rritet deri 100. Mungesa e nje trupi mbikqyres nderkombetar i cili do te vezhgonte tregtine banakiere.

102. Kategoria e mallrave ne tregtine banakiere?- Produktet bujqesore rreth 40%, mallrat e prodhuara ne industrin e lehte 22%, mineralet me 14%, nafta e perpunuar, gazi dhe produktet tjera gjegjesist 11%. Kurse ato qe importohen nga vendet e zhvilluara: produktet bujqesore 25%, pajisjet kapitale dhe projektet e ndertimit me 16%, makinat e transportit dhe ato ushtarake 14%.

103. Cilat jane Problemet e personit qe dergohet jashte vendit?- Klima, monedha, situata politike dhe ekonomike, gjuha qe flitet, infrastruktura, dhe kultura ne pergjithesi.

104. Drejtimi i menaxhereve nderkombetar?- Etapa fillestare dhe etapat e perparuara.

105. Sa burime ka firma nga mund te rekrutoj punonjes?- Kandidatet nga vendi ku ndodhet filiali, kandidatet nga vendi ku ka qendren kompania, kandidatet nga nje vend i trete.

106. Faktoret qe percaktojne zgjedhjen e punonjesve nga burimet lokale te vendit prites dhe te vendit meme?- Sasia dhe cilesia – Kompetenca tregtare teknike, Objektivat e kompanise per: - kontrollin e filialeve / degeve, zhvillimin e menaxhimit, statusin e korporates, Mjedisi – politik, ligjor, kulturor, koston.

Page 22: Biznes Ndërkombëtar

BIZNES NDERKOMBETAR

107. Kriteret e perzgjedhjes se punonjesve qe do te punojne jashte vendit?- Kompetenca – njohuri teknike, aftesi udheheqese, pervoje, njohuri per fushen, gjuhet e huaja, Pershtatja – interes per te punuar jasht, zotesi per te krijuar lidhje, horizont kulturor, vleresim i se rese, stilet e drejtimit, Karakteristikat personale – mosha, arsimimi, gjinia, shendeti, gjendja civile.

108. Perzgjedhja dhe orientimi i menaxhereve?- Per shkak te shpenzimeve te transferove, shume kompani kane procedura te perzgjedhjes duke perdorur prova te pershtatjes si pjese e procesit. Shoku kulturor, terrorizimi, nje shok kulturor i dukshem, kthimi i menaxhereve nga jasht.

109. Kompensimi i menaxherit jashte vendit?- Paga baze dhe shtesat qe lidhen me to, shtesa per sherbime jashte, shtesat qe nuk lidhen me pagat, metodat e pageses, kompensimi i menaxhereve te vendit prites.

110. Menaxhimi i punetoreve?- Pjesemarrja e punetorve ne drejtim, vetadministrimi, bashkepercaktimi, bordet dhe keshillat punetore, pjesemarrja e punetorve ne procesin e marrjes se vendimeve.

111. Permiresimi i cilesise se kushteve te punes?- Riprojektimi i punes, ndertimi i skuadrove, grafiket e punes.

112. Objektivat e politikes se burimeve njerzore?- Percaktimi i kerkeses per profesione te ndryshme, hartimi dhe zbatimi i programeve te ndryshme.