17
1 Menaxhment Bankar II MENAXHMENT BANKAR II 1.TRENDET ME TE REJA TE AFARIZMIT BANKAR: Ekspansioni i sherbimeve-bankat kohet e fundit I kan rritur numrin e shebimeve qe ofrojn.Nder sherbimet me te reja jane:sherbimet e brokereve,planifikimi I udhetimeve, keshilla tatimore, ofrimi I kredive lokale per zhvillim etj. Rritja e konkurences- Derregullimi – I cili paraqet rrethin afarist ne te cilin konkurentet jan me teper te kontrolluar nga tregu sesa nga qeveria. Rritja e shpenzimeve te depozitave – me paraqitjen e derregullimit bankat detyrohen qe te paguajn normat e kametes per depozita aashtu siq mbizotrojn ne treg e jo norma fikse si me heret. Revulucioni teknologjik ndaj aplikimit te shtuar te automatizimit– kemi te bejm me futjen ne perdorim te bankomateve. 2. AFARIZMI BANKAR NDËRKOMBËTAR – ketu do t’i analizojmë shërbimet, të cilat i ofrojnë bankat ndërkombëtare komitentëve të tyre, si dhe problemet me te cilat ballafaqohen bankat e sotme, cilat ofrojnë shërbime ndërkombëtare. Bankat që në fillim të zhvillimit të tyre kanë kryer shërbime edhe jashtë kufijve të shtetit.

Menaxhment bankar II

Embed Size (px)

DESCRIPTION

 

Citation preview

Page 1: Menaxhment bankar II

1

Menaxhment Bankar II

MENAXHMENT BANKAR II1.TRENDET ME TE REJA TE AFARIZMIT BANKAR:

Ekspansioni i sherbimeve-bankat kohet e fundit I kan rritur numrin e shebimeve qe ofrojn.Nder sherbimet me te reja jane:sherbimet e brokereve,planifikimi I udhetimeve, keshilla tatimore, ofrimi I kredive lokale per zhvillim etj.

Rritja e konkurences- Derregullimi – I cili paraqet rrethin afarist ne te cilin

konkurentet jan me teper te kontrolluar nga tregu sesa nga qeveria.

Rritja e shpenzimeve te depozitave – me paraqitjen e derregullimit bankat detyrohen qe te paguajn normat e kametes per depozita aashtu siq mbizotrojn ne treg e jo norma fikse si me heret.

Revulucioni teknologjik ndaj aplikimit te shtuar te automatizimit– kemi te bejm me futjen ne perdorim te bankomateve.

2. AFARIZMI BANKAR NDËRKOMBËTAR – ketu do t’i analizojmë shërbimet, të cilat i ofrojnë bankat ndërkombëtare komitentëve të tyre, si dhe problemet me te cilat ballafaqohen bankat e sotme, të cilat ofrojnë shërbime ndërkombëtare.

Bankat që në fillim të zhvillimit të tyre kanë kryer shërbime edhe jashtë kufijve të shtetit.

Në vitet 50-të e 60-të të këtij shekulli, bankat amerikane e zgjeruan veprimtarinë e tyre në botën e jashtme.

Mirëpo, që nga viti 1980, rolin udhëheqës (primatin) ne afrizmin bankar ndërkombëtar e marrin bankat japoneze.Konkurenca e rritur, e nxitur nga derregullimi në Kanada, Britani të Madhe, SHBA, Japoni dhe te shumë vende të tjera, si dhe nga të arriturat në teknologjinë e komunikimeve, i shtynë shumë banka ndërkombëtare që të reduktojnë prezencën e tyre në tregjet e jashtme, në mënyrë që ti zvogëlojnë shpenzimet e kryerjes së veprimtarisë së tyre. Sidoqoftë, shërbimet bankare ndërkombëtare vazhdojnë të jenë burime të rëndësishme të të ardhurave dhe fitimeve për bankat më të njohura në mbarë botën.

Page 2: Menaxhment bankar II

2

Menaxhment Bankar II

3.TRENDET KRYESORE NË AFARIZMIN E SOTËM NDËRKOMBËTAR - bankat ndërkombëtare ballafaqohen me gara të papresedencë në rritjen dhe alokimin e mjeteve monetare. Trendet kryesore në afarizmin e sotëm ndërkombëtar janë:

1. Tregjet financiare zgjerohen në mënyrë rapide në institucione botërore dhe shumica e këtyre tregjeve (sic janë tregjet e depozitave dhe eurovalutave, të këmbimit ndërkombëtar dhe të letrave me vlerë) janë bërë tregje që e lidhin Europën, Amerikën Veriore, Lindjen e Largme dhe Lindjen e Mesme në zinxhirin e tregtisë kontinuele.

2. Llojet e vjetra të borxheve dhe të metodave të kreditimit janë duke u transformuar në lloje të reja instrumentesh financiare dhe teknika të reja të rritjes së mjeteve financiare.

3. Barrierat në mes të dilerëve të letrave me vlerë dhe bankave ndërkombëtare janë duke u zvogëluar në shumë vende, të ndihmuara nga derregullimi në vendet e zhvilluara.

Shumë banka ndërkombëtare dhe organizata të tjera financiare e shohin suksesin e tyre të ardhshëm në themelimin e një firme me degë në të gjitha tregjet kryesore globale dhe ofrimin e të gjitha shërbimeve financiare.4. RREGULLIMI I AFARIZIMIT BANKAR NDËRKOMBËTAR – aktivitetet e bankave ndërkombëtare vështrohen dhe rregullohen si nga vendi amë, ashtu edhe nga vendet e tjera ku e ushtrojnë ato veprimtarinë e tyre.

Aktivitetet e bankave nderkombëtare u nënshtrohen rregullave të caktuara për arsye të njëjta si deh bankat e vendit. Edhe këtu ekziston nevoja universale për mbrojtjen e mjeteve të deponuara nga rreziqet eventuale, gjë që kuron nxjerrjen e ligjeve dhe rregullave që e reduktojnë në një masë të madhe ekspozimin e bankës në punë të rrezikshme financiare. Zakonisht rregullat e tilla kufizojnë aktivitetet jobankare afariste në mënyrë që të zvogëlohet shkalla e rrezikut.

Meqenese bankat ndërkombëtare mund të sigurojnë para me anë të dhënies së kredive dhe marrjes së depozitave, aktiviteti i këtyre bankave rregullohet për t’u siguruar rritja stabile e parave dhe e kredisë, në mënyre që të evitohej rreziku që do ti kanosej ekonomisë kombëtare.

Page 3: Menaxhment bankar II

3

Menaxhment Bankar II

5.FAKTORËT KUFIZUES TË MULTIPLIKIMIT – Përpos për ndarjen e rezervave, humbja e parave të bankave afariste mund të bëhet edhe për shkak të veprimit të këtyre faktorëve:

1. Konverzioni i parave depozitare (D) në para të gatshme dhe mbajtja në duar të popullsisë,

2. Derdhja e parave nga komitentët e bankës në llogaritë e Bankës Qendrore (shteti, etj), që paraqet derdhjen e vërtetë të mjeteve nga bankat afariste në depozitat e Bankës Qendrore (Cn),

3. Përqindja e monetizmit të depozitave (Dm)4. Përqindja e potencialit të pashfrytëzuar (Np)5. Koha që pëfshin shtyerjen e veprimit të faktorëve të caktuar (në

realitet nuk kemi derdhjen automatike ashtu si është treguar në modelin mjaft të thjeshtuar).

6.LLOJET E ORGANIZATAVE BANKARE NDERKOMBETARE - 1. Perfaqesit 2. Filialet3. Korporatat e pavarura4. Deponimet e perbashketa5. Fililate guaca6. Kompanit eksportuese tregtare

7.FUNKSIONET E BANKAVE AFARISTE :1. Krijimi I parave2. Mbajtja e depozitave3. Kryerjja e pagesave dhe transferi I mjeteve

8.LLJET E KAPITALIT TE BANKES AFARISTE :1. Kapitali aksionar- paraqet vleren e aksionareve te investuar ne

afarizem, pra vlera ne te cilen themelohet banka por kjo vlert mund te nryshojet me emtimin e aksioneve te reja.

2. Kapitali I huazuar – keto jan obligime fikse qe sjellin kamat dhe I mundesojn bankes ta rris kapitalin e saje.jan te pasiguruara.

3. Rezervat per humbjet nga kredit e kejuara – keto rezerva ndahet per te mbuluar humbjet ne rast te mos kthimit te kredive.

9.KOSTOJA E KAPITALIT – perfshin koston e te gjitha lojeve te mjeteve si dhe koston agregate te te gjitha mjeteve te bankes.Pra koston e depozitave pra shumen e kamates qe duhet te paguaj per depozita dhe kosto te tjera.

Page 4: Menaxhment bankar II

4

Menaxhment Bankar II

10.KOSTOJA E DEPOZITAVE – kemi keto lloje te depozitave:1. Depozitat me te pare2. Depozita te afatizuara 3. Depozita kursimi

Te gjitha keto depozita kan kostot e tyre ku I shkaktojn bankes shpenzime direkte dhe indirekte.shpenzimet direkte paraqesin shumen e kamates qe bankat paguajn per to ndersa indirekte perfshijn koston e terheqjes se depozitave, kostoja e servisimit te tyre dhe sigurimi I depozitave:

Kd=SHk+SHTS+SDVM−R

SHk – shpenzimet e kamatesSHTS – shpenzimet per terheqjen dhe servisim te depozitaveSD- sigurimi I depozitaveVM – vlera mesatere e depozitaveR – shuma e rezervave per depozita

11.MJAFTUESHMERIA E KAPITALIT :Perpos qe eshte I domosdoshem per themelimin e bankes sherben edhe si garanc qe ti mbroj deponuesit e kreditoret e tjere.

12.MARRVESHJA E BAZELIT: - me 11 korrik 1988 , 12 vende te industrializuara nenshkruan marrveshjen e Bazelit me te cilin parashihet norma unike pre 8 % per kerkesat e kapitalit me rrezik te caktuar per bankat te aplikohet deri ne vitin 1993. Kjo marrveshje ishte rezultat I punes se Komitetit te perfaqesuesve te bankave qendrore. Marrveshja e Bazelit ofroj vendeve nenshkruese nje fleksibilitet te dukshem ne fushen e aplikimit te standardeve te reja te kapitalit,caktoj periudhen tranzitore per te lehtesuar keshtu kalimin ne rregulla te reja etj.13.LIKUIDITETI DHE FUNKSIONET E TIJ :Likuiditeti paraqet aftesin e krijjimit te mjeteve te mjafueshme financiare me nje qmim te arsyeshem ne qdo koh kur kemi nevoj per to per te permbushur obligimet afatshkurtera.Funksionet e likuiditetit jane:

1. Siguria dhe besimi I kreditoreve2. Aftesia per pagimin e borgjeve3. Sigurimi I aftesis per te dhen hua4. Shmangia nga shitja e detyruar e mjeteve.

14. FAKTORET QE NDIKOJN NE PUNEN E EKONOMIS :

Page 5: Menaxhment bankar II

5

Menaxhment Bankar II

1. Te jashtzakonshem2. Sezonal3. Ciklik4. Sekular

15. SOLVENTITETI – paraqet sigurimin se vlera e mjeteve do te jen te mjaftueshme per ti mbuluar obligimet afatgjata.Qellimi I menaxhmentit eshte qe mjetet te jen se paku te barabarta me obligimet, duke zbritur obligacionet dhe kapitalin aksionar.Ka raste kur bankat jan josolvente por prap punojn dhe arrijn ta kthejn solventitetin.pra jopsolventitei nuk do te thot shuarje e veprimtaris.16. RREZIQET NE AFARIZMIN BANKAR –

1. Rreziku nga humbjet2. Rreziku nga terheqja e depozitave3. Rreziku i normes se kamates4. Rreziku nga shperdorimet dhe vjedhjet5. Fluktuimet e pavolitshme te kurseve devizore te jashtme.

Rreziku i normes se kamates (strategjitë)- rreziku i normës së kamatës është më i rëndësishëm për afarizmin e bankës. Sa herë që banka detyrohet që ti shesë letrat afatgjatë me vlerë në periudhat e rritjes së aktivitetit ekonomik, ajo i ekspozohet rrezikut të normës së kamatës, gjë që paraqet rrezikun se shitja e këtyre letrave me vlerë do të realizohet vetëm me zbritjen nga vlera e tyre nominale. Niveli i normës së kamatës që mbizotëron në treg në kohën e shitjes , është faktor kritik që ndikon në humbjet e bankës.

Niveli i përgjithshëm i normave të kamatës i cili varet nga kërkesa dhe oferta në treg, do ta përcaktojë në kohën e shitjes, se a thua vlera e tregut të letrave me vlerë bie, dhe kështu humbjet e kapitalit do të shkaktohen.

Strategjitë më të rëndësishme për menaxhmetin e mjeteve dhe burimeve të mjeteve (aktives/pasives) të cilat përdoren për mbrojtje nga rreziku i normës së kamatës janë:

1. Menaxhmenti i distancës (i largësisë)2. Harmonizimi i rrjedhes së mjeteve3. Menaxhmenti i ndryshimit4. Zgjatja kohore5. Kembimi i normave të kamatës.

Reziku nga shperdorimet dhe vjedhjet – Shpërdorimi ka të bëjë me përvetësimin e mjeteve fianciare të bankës nga të punësuarit, kurse vjedhja i

Page 6: Menaxhment bankar II

6

Menaxhment Bankar II

referohet akteve të tilla, siç janë: falsifikimi, vjedhja dhe plaçkitja e armatosur e cila bëhet naga të huajt.Shpërdorimi rezulton nga ekspozimi i përhershëm i punonjësve të bankës dhe të nëpunësve ndaj shumave të mëdha të parave. Ky është një problem i sigurisë. Banka mund të mbrohet nga humbjet që rezultojnë prej shpërdorimit me anë të sigurimit. Poashtu banka mund ta mbrojë veten me përparimin e administratës si është, bie fjala, përdorimi i pajisjeve më të mira mbrojtëse, sqarimi i detyrave të nëpunësve dhe të punonjësve të tjerë etj.Humbjet nga personat jashtë bankës janë pothuaj të parëndësishme në krahasim me manjituden e vjedhjeve interne. Edhepse këto humbje mund të mbulohen, bankat ndërmarrin masa të ndyshme për tu mbrojtur nga ky rrezik. Disa nga masat më të rëndësishme përfshijnë vendosjen e rojeve në hollat e bankave, instalimin e rojeve në hollat e bankave, instalimin e televizionit dhe sistemeve të alarmit, të monitorëve dhe kufizimin e shumave të parave për arkëtarët e bankës.17.KATER TEORIT KRYESORE TE LIKUIDITETIT :

1. Teoria e kredive komerciale2. Teoria e transferimit3. Teoria e te ardhurave te planifikuara4. Teoria e qeverisjes se burimeve te mjeteve

Teoria e ekredive komerciale - e shekullit XVIII e ka formuar Adam Smithi ne vepren “Pasuria e Kombeve”, sipas saj mjetet fitimprurese te bankave duhet te jen ne form te kredive afatshkurtera vetlikuiduese qe u lejohen ndermarrjeve per financimin e nevojave te tyre.Teoria e transferimit– kjo teori supozon se derisa mjetet e bankës janë të transferueshme (mund te nxirren menjëherë në treg) likuiditeti i saj do të ruhet. Bie fjala, letrat me vlerë mund të nxirren në treg dhe të shëndrrohen në para të gatshme, prandaj kanë shkallë të lartë të likuiditetit. Në esencë kjo teori transferueshmërinë e mjeteve e konsideron si burim kryesor i likuiditetit. Këtë teori e dha H.G. Moulton në vitin 1918.Mirëpo edhe kjo teori kishte të meta serioze. Problemi i likuiditetit qëndron pikërisht në ate se si të mbrohet solventiteti i bankës në kohë të vështira, kur, si bankat e tjera, ashtu edhe komitetet e tyre, angazhohen për sigurimin e likuiditetit më të madh.Me gjithë të metat që kishte, prapë se prapë kjo teori me kohë fitoi një numër të madh aderuesish e përkrahësish.Teoria e te ardhurave te planifikuara- u zhvillua ne vitin 1949 Herbert W. Porchnow ,kjo teori pohon se bankat mund ta ruaj likujditetin e saj nese kthimi I kredive eshte parashikuar ne baz te te ardhurave te planifikuara te

Page 7: Menaxhment bankar II

7

Menaxhment Bankar II

huamarresit.Prandaj per krijimin e kredive te ketij lloji kjo teori sugjron qe bankat te mbeshtetn ne te ardhurat e kerkesave per kthiimin e kredive.Teoria e qeverisjes se burimeve te mjeteve – Kjo teori u shfaq në fillim të viteve të 60-ta. Teoritë e mëparshme kishin të bënin me qeverisjen e drejtë të mjeteve për të siguruar shkallën e nevojshme të likuiditetit. Edhepse nuk u braktis në tërësi qeverisja e mjeteve për sigurimin e likuiditetit, vëmendja filloi të përqëndrohet tek qeverisja e burimeve të mjeteve sidomos tek bankat e mëdha.Sipas kësaj doktrine të re, më nuk është e nevojshme që banka afariste t’iu përmbahet standardeve tradicionale mbi likuiditetin që kanë të bëjnë me kreditë vetëlikuiduese, pasi që ajo mund të dalë në treg dhe të furnizohet me mjetet e nevojshme, sa herë që ballafaqohet me mungesën e likuiditetit.Egzistojnë burime të shumta, në të cilat bankat mund të mbështëten gjatë sigurimit të likuiditetit të tyre:

1. Sigurimi i depozitave të paafatizuara2. Shitja e certifikatave të afatizuara të depozitës3. Huazimi i mjeteve nga Banka Qendrore dhe4. Qeverisja e burimeve të mjeteve

Qeverisja e burimeve të mjeteve si inavacion me rëndësi ka ndikuar dukshëm në afarizimin bankar.18. LLOJET E KREDIVE :

1. Kredit komerciale dhe industrial2. Konsumuese3. Per pasuri te patundshme4. Per institucionet financiare5. Per prodhuesit bujqesor6. Per blerjen e letrave me vlere7. Kredit e tjera.

19.KREDIT E TJERA :Faktoringu – eshte kur nje bank apo organizat financiare eblen nga eksportuesi kerkesat e tij ndaj botes se jashtme te cilat skadojn per 90 apo

Page 8: Menaxhment bankar II

8

Menaxhment Bankar II

180 dite ku ne kete menyr eksportuesi I arketon mjetet nga eksporti por paguan nje provision bankes ndersa banka e prêt afatin e skadimit qe ti arketoj mjetet nga importuesi.kjo ndodh ne afat te shkurt.

Forfetimi – eshte I ngjajshem me factoring punet por kjo bejet per afate me te gjata ku banka blen nga eksportuesi kerkesen ndaj personit te trete e cila zakonisht perbehet nga kambialet me qka merr mbi vete ter rrezikun e arketimit te nje kerkese te till.Gjat blerjes zvogelohet shuma e kambialit me Shumen e eskontit dhe ndryshimi I paguhet ekspotruesit.20. AFATET E SKADIMIT– sipas afatit te skadimit kreditë e bankës mund të klasifikohen në:

1. Kredi afatshkurtër2. Kredi afatmesëm dhe3. Kredi afatgjatë.

Kredi afatshkurtër zakonisht konsiderohen ato kredi afati i skadimit te te cilave është një vit apo me pak, afatmesëm janë ato prej 8 deri ne 10 vjet, kurse afatgjatë jane ato kredi që kanë afat skadimi mbi 10 vjet.

1. Kreditë afatshkurtër - mund të jenë dy tipash: sipas kërkesës dhe sipas kohës.Kreditë sipas kërkeses janë ato të cilat huamarrësi mund t’i kthejë, apo

kreditori mund të kërkojë pagimin e tyre në çdo kohë.Kreditë sipas kohës jepen për një periudhë definitive (të përcaktuar)

deri në një vit.2. Kreditë afatmesëm - janë ato që kanë afatet e skadimit në mes të

atyre afashkurtër dhe afatgjatë. Një nga llojet e tilla është kredia konsumuese që jepet për periudhën dy apo tri vjeçare.

3. Kreditë afatgjatë - konsiderohen ato kredi që kanë afat skadimi dhjetë vjet apo më shumë. Lloji më i zakonshëm i kredive afatgjatë është kredia për pasuri të patundshme.

21. KUSHTET PËR LEJIMIN E KREDIVE – Disa nga kushtet më të rëndësishme për lejimin e kredive të cilat janë të mbuluara më politikën kreditore të bankës janë:

1. Norma e kamatës2. Kompenzimi i saldos

Page 9: Menaxhment bankar II

9

Menaxhment Bankar II

3. Provizioni për mbrojtjen nga humbjet dhe4. Plani i kthimit (amortizimit) te kredisë.

Norma e kamatës – Norma e kamatës për kredi në cfarëdo kohe në përgjithësi tregon gjendjen e një ekonomie, d.m.th. politikën monetare dhe fiskale të asaj ekonomie, si dhe kërkesën për kredi.

Kompezimi i saldos – Për disa kredi që u lejohen ndërmarrjeve kërkohet kompezimi i saldos, gjë që e obligon huamarrësin që ti mbajë depozitat më të parë dhe të afatizuara, në bankën, nga e cila merr kredi si pjesë e marrëveshjes kreditore.

Mbrojtja nga humbjet – Gjatë dhënies së kredive banka gjithherë është e preokupuar për arkëtimin përfundimtar. Egzistojnë forma të ndryshme për mbrojtjen e bankës. Forma më e zakonshme është lënia peng e pasurisë.

Amortizimi i kredisë – Lidhur me kthimin e kredisë marrëveshja arrihet para dhënies së kredisë dhe duhet të jetë rezultat i vlerësimit real të aftësisë së komitentit për ta kthyer kredinë.22. FAKTORET KRYESOR QE ANALIZOHEN NGA NALISTI KREDITOR –

1. Karakteri2. Kapaciteti3. Kapitali4. Pengu5. Kushtet

23.SHKAKTARET ME TE SHPESHT TE PROBLEMEVE ME KREDI –

1. Katastrofat natyrore si p.sh, termetet ,vershmet2. Kushtet ekonomike3. Rrjedhat ne politiken dhe praktiken kreditore te bankave afariste4. Veshtersit e huamarresit te cilat rezultojn nga paaftesia e kthimit te

kredis sipas marreveshjes,5. Malverzimet e huamarresit apo kreditorit.

24. BURIMET E INFORMATAVE KREDITORE – banka duhet të mbledhë informata, të cilat do të përdoren për të vlerësuar karakterin e huamarrësit, kapacitetin kapitalin, garancën dhe karakteristikat e industrisë. Mbledhja e informatave është funksion i hulumtimit kreditor, fusha e së cilës ndyshon sipas rastit, varësisht nga karakteristikat e tilla siç janë: lloji i kredisë, sasia, skadimi dhe garanca që ofrohet. Edhepse banka afariste mund

Page 10: Menaxhment bankar II

10

Menaxhment Bankar II

të marrë informata nga burime të ndryshme, disa nga më kryesoret përfshijnë:

1. Bisedimet me palën që kërkon kredi2. Dokumentacionin e bankës3. Burimet eksterne si dhe4. Dokumentacioni financiar i këkuesit të kredisë.

25.NEVOJAT E MENAXHMENTIT PËR INFORMATA – Në të ardhmen posedimi dhe shfrytëzimi i drejtë i informatave, do të jetë faktori kryesor që do të dallojë bankat e suksesshme nga ato që mezi e sigurojnë egzistencën.

Menaxhmenti efikas kërkon që t’u kushtohet kujdes i duhur aspekteve të ndryshme të veprimtarisë së saj.

Informatat që janë të nevojshme për afarizmin e suksesshëm të një banke afariste, mund të kategorizohen në 7 grupe:

Informatat mbi afarizmin e përgjithshëm – paraqesin të dhënat mbi afarizmin dhe zhvillimet ekonomike kombëtare e ndërkomëtare.

Informatat financiare – informatat (të dhënat) mbi zhvillimet ne fushën e shërbimeve financiare.

Informatat afariste lokale – informatat mbi afarizmin në përgjithësi dhe afarizmin e firmave të veçanta në hapësirën në të cilën vepron banka.

Informatat mbi komitentët – informatat e detajizuara mbi transaksionet me secilin komitent të bankës, si dhe të dhënat analitike mbi segmentet e ndryshme të afarizmit të komitentëve.

Informatat mbi afarizmin e brendshëm – të dhënat financiare e statistkore mbi të gjitha aspektet e operacioneve të bankës.

Informatat mbi konkurrentët – inforamatat komparaitive mbi afazimin e konkurrentëve të bankës.

Informatat për distribuim ekstern – herë pas here auoritetet rregullatore kërkojnë që për to të pregatiten informata specifike.

26.MARKETINGU BANKAR – Marketingu bankar në esencë paraqet qasjen moderne ndaj afarizmit të bankës sipas modelit të tregut, si një institucion financiar për financimin e zhvillimit ekonomik dhe rritjes së ndërmarrjes.

Qëllimi kryesor i marketingut bankar është përparimi i vazhdueshëm i funksionit depozitar të bankës më qëllim të rritjes së potencialit kreditor.

Page 11: Menaxhment bankar II

11

Menaxhment Bankar II

Marketingu bankar është shprehje e orientimit të bankës drejt tregut dhe orientimit të menaxhmetit drejt fitimit.

Qëllimet e marketingut të bankës janë:1. Rritja e fitimit të bankës afariste,

2. Investimi në rritjen e bankës,

3. Rritja e kvantumit të depozitave të bankës afariste,

4. Racionalizimi i plasmaneve kreditore,

5. Ngritja e imixhit të bankës,

6. Zgjerimi i tregut të bankës afariste,

7. Prezentimi ndërkombëtar i bankës afariste,

8. Ekspansioni i asortimentit të produkteve e shërbimeve bankare,

9. Zgjerimi i rrjetit të filaleve dhe

10. Ndërtimi i qendrave të reja të fitimit të bankës në krahasim me konkurrencën.

27.LIKUIDITETI I DEPOZITAVE – Fakti se banka patjetër duhet t’i plotësojë kërkesat e deponuesve për tërheqjen e mjeteve në mënyrë sa më efikase, dikton llojin e caktuar të politikës së likuiditetit. Me fjalë të tjera natyra e burimeve të mjeteve të bankës mundëson që burimet e bankës të qeverisen në atë mënyrë që të bëhet i mundur plotësimi i kërkesave për mjete sipas mënyrës së krijimit të tyre.

Pa marrë parasysh llojin e depozitave (me të parë apo të afatizuar), për bankën ka rëndësi fakti se depozitat specifike ose një grup i depozitave mund të tërhiqen brenda një periudhe relativisht të shkurtër.

Në vend se të bëjë egzaminimin e hollësishëm të çdo llogarie depozitash, trend-analiza lejon menaxhmentin e grupit të llogarive dhe identifikon sjelljen e tyre. Në këtë rast, kriteri themelor për grupime të tilla mund të jetë shkalla e paqëndrueshmërisë së llogarive të depozitave. Pjesa më e madhe e paqëndrueshmërisë së depozitave të bankës afariste përcaktohet nga sjellja e llogarive të mëdha, tërheqja e papritur e të cilave mund të ushtrojë presion relativisht të madh mbi pozitën likuide të bankës.