22
Valmir Nuredini www.valmirnuredini.weebly.com Ushtrime Lexoni: Para se të fillonte mësimi Agroni i tha Shpendit: - Unë lexoj më mirë se ti, ti lexon më mirë se Alberti, kurse Shqiponja ua kalon të gjithëve, ajo lexon më bukur se ne. Ne lexojmë më bukur se grupi tjetër. Ju lexoni në heshtje, ndërsa ata lexojnë pasi ju të mbaroni! Foljet me shkronja zeza në tekst, klasifiko në tabelë! Zgjedho në tabelë këto folje: mendoj, shkruaj, vrapoj, këndoj, harroj. Unë mendoj shkruaj vrapoj këndoj harroj ti ai(ajo ) ne ju ata(at o) Vazhdo me të njëjtën mënyrë: Foljet: Mendohem, lahem, vishem, hidhërohem, gëzohem. Valmir Nuredini Janar 2014 Unë lexoj ti ai(aj o) ne ju ata(a to) 1

Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta. Ndajfolja dhe llojet e saj, Mbiemri, Emri,

Citation preview

Page 1: Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta

Valmir Nuredini www.valmirnuredini.weebly.com Ushtrime

Lexoni:

Para se të fillonte mësimi Agroni i tha Shpendit: - Unë lexoj më mirë se ti, ti lexon më mirë se Alberti, kurse Shqiponja ua kalon të gjithëve, ajo lexon më bukur se ne. Ne lexojmë më bukur se grupi tjetër.Ju lexoni në heshtje, ndërsa ata lexojnë pasi ju të mbaroni! Foljet me shkronja të zeza në tekst, klasifiko në tabelë!

Zgjedho në tabelë këto folje: mendoj, shkruaj, vrapoj, këndoj, harroj.

Unë mendoj shkruaj vrapoj këndoj harrojtiai(ajo)nejuata(ato)

Vazhdo me të njëjtën mënyrë:

Foljet: Mendohem, lahem, vishem, hidhërohem, gëzohem.

Unëtiai(ajo)nejuata(ato)

Valmir Nuredini Janar 2014

Unë lexojtiai(ajo)nejuata(ato)

1

Page 2: Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta

Valmir Nuredini www.valmirnuredini.weebly.com

KOHËT E FOLJËS

Në gjuhën shqipe foljet zgjedhohen në tri kohë themelore

1. KOHA E TASHME 2. KOHA E SHKUAR 3. KOHA E ARDHME

Nuk ka asnnjë kohë Koha e pakryer koha e ardhme IIKoha e kryer e thjeshtë Koha e ardhme e përparmeKoha e kryer e ardhme e së shkuarësKoha më se e kryer e ardhme e përparme e së

shkuarësKoha e kryer e tejshkuar

MËNYRAT E FOLJËS DHE KOHËT

Në gjuhën shqipe foljet zgjedhohen në gjashtë mënyra.*Secila mënyrë ka kohët e veta. Mënyra dëftore Mënyra lidhore Mënyra kushtore

Koha e tashme Koha e tashme Koha e tashmeKoha e pakryer Koha e pakryer S’kaKoha e kryer e thjeshtë S’ka S’kaKoha e kryer Koha e kryer Koha e kryerKoha më se e kryer Koha më se e kryer S’kaKoha e kryer e tejshkuar

S’ka S’ka

Koha e ardhme S’ka S’kaK .e ardhme e përparme S’ka S’ka

Mënyra habitore Mënyra dëshirore Mënyra urdhërore

Koha e tashme Koha e tashme Koha e tashmeKoha e pakryer S’ka S’kaKoha e kryer Koha e kryer S’kaKoha më se e kryer S’ka S’ka

Valmir Nuredini Janar 2014 2

Page 3: Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta

Valmir Nuredini www.valmirnuredini.weebly.comMËNYRA DËFTORE

Folja ndihmëse kamKoha e tashme Koha e pakryer E kryer e thjeshtë Koha e kryer

unë kam unë kisha unë pata unë kam pasurti ke ti kishe ti pate ti ke pasurai (ajo) ka ai (ajo) kishte ai (ajo) pati ai (ajo) ka pasurne kemi ne kishim ne patëm ne kemi pasurju keni ju kishit ju patët ju keni pasur ata (ato) kanë ata (ato) kishin ata(ato) patën ata (ato) kanë

Koha më se e kryer

Koha e kryer e tejshkuar

Koha e ardhme Koha e ardhme e përparme

Folja kam në tëpakryerën veta e parë, + folja.

Folja kam në të kryerën e thjeshtëveta e parë, + folja

Foljet ndihmëse kam dhe jam në të ardhmen veta e parë, + folja.

unë kisha pasur unë pata pasur unë do të kem unë do të kem pasurti kishe pasur ti pate pasur ti do të kesh ti do të kesh

pasurai kishte pasur ai pati pasur ai do të ketë ai do të ketë =I=ne kishim pasur ne patëm pasur ne do të kemi ne do të kemi =I=ju kishit pasur ju patët pasur ju do të keni ju do të keni

=I=ata kishin pasur ata patën pasur ata do të kenë ata do të kenë =I=

*2. MËNYRA LIDHORE K. e tashme K. e pakryer K. e kryer K. më se e kryer

unë të kem unë të kisha unë të kem pasur unë të kisha pasurti të kesh ti të kishe ti të kesh =I= ti të kishe =I=ai të ketë ai të kishte ai të ketë =I= ai të kishte =I=ne të kemi ne të kishim ne të kemi =I= ne të kishim =I=ju të keni ju të kishit ju të keni =I= ju të kishit

=I=ata të kenë ata të kishin ata të kenë =I= ata të kishin =I=

*3. MËNYRA KUSHTORE

Valmir Nuredini Janar 2014 3

Page 4: Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta

Valmir Nuredini www.valmirnuredini.weebly.com

Folja kamKOHA E TASHME KOHA E KRYER do të + folja në kohen e pakryer. Folja kam në kohën e tashme

në kushtore + folja që e zgjedhon.Unë do të kisha unë do të kisha pasurti do të kishe ti do të kishe pasurai do të kishte ai do të kishte pasurne do të kishim ne do të kishim pasurju do të kishit ju do të kishit pasurata do të kishin ata do të kishin pasur

4. MËNYRA HABITORE

Folja kamK. e tashme K. e pakryer K.e kryer K. më se e kryer

Folja kam, habitorja koha e tashme, + folja.

Folja kam, habitorja koha e pakryer, + folja.

Unë paskam unë paskësha unë paskam pasur unë paskësha pasur

ti paske ti paskëshe ti paske =I= ti paskëshe ‘’ai paska ai paskësh ai paska =I= ai paskësh ‘’ne paskemi ne paskëshim ne paskemi =I= ne paskëshim ‘’ju paskeni ju paskëshit ju paskeni =I= ju paskëshit ‘’ata paskan ata paskëshin ata paskan =I= ata paskëshin ‘’

*5 MËNYRA DËSHIRORE * 6. MËNYRA URDHËRORE Folja punoj

K. E TASHME K. E KRYER KOHA E TASHME

unë punofsha unë paça punuar s’kati punofsh ti paç punuar puno tiai punoftë ai pastë punuar s’kane punofshim ne paçim punuar s’kaju punofshi ju paçi punuar punoni juata punofshin ata paçin punuar s’ka

\

Valmir Nuredini Janar 2014 4

Page 5: Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta

Valmir Nuredini www.valmirnuredini.weebly.com

Zgjedho foljen pushoj, në mënyrën dëftore, në të gjitha kohët :

MËNYRA DËFTORE - K. e tashme K. e pakryer E kryer e thjeshtë K. e kryer

UnëTi Ai NeJu Ata

K. e kryer e plotë K. më se e kryer K. e ardhme K. e ardhme e përparme

UnëTi Ai NeJu Ata

Folja mendoj:

Koha e tashme K. e pakryer E kryer e thjeshtë K. e kryerUnëTi Ai NeJu Ata

E kryer e plotë K .me se e kryer K. e ardhme e ardhme e përparme

UnëTi Ai NeJu Ata

Valmir Nuredini Janar 2014 5

Page 6: Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta

Valmir Nuredini www.valmirnuredini.weebly.com

Folja pushoj:

MËNYRA LIDHORE -

K. e tashme K. e pakryer K. e kryer K. më se e kryer

unë - të pushoj unë - të pushoja të kem pushuar të kisha pushuarTi Ai Ne Ju Ata(ato)

Folja mendoj:

K. e tashme K. e pakryer K. e kryer K. më se e kryer

unë të mendoj unë të mendoja të kem menduar të kisha menduar

Folja këndoj:

K. e tashme K. e pakryer K. e kryer K. më se e kryer

UnëTi Ai NeJu Ata

Valmir Nuredini Janar 2014 6

Page 7: Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta

Valmir Nuredini www.valmirnuredini.weebly.com

Ushtrimi * 3.

Folja pushoj

MËNYRA KUSHTORE -

Koha e tashme Koha e kryer

unë do të pushoja unë do të kisha pushuarTi Ai (ajo)Ne Ju Ata(ato)

Folja mendoj

Koha e tashme Koha e kryer

Unë UnëTi Ti Ai (ajo) Ai (ajo)Ne NeJu Ju Ata (ato) Ata (ato)

Folja këndoj

Koha e tashme Koha e kryer

Unë UnëTi Ti Ai (ajo) Ai (ajo)Ne Ne

Valmir Nuredini Janar 2014 7

Page 8: Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta

Valmir Nuredini www.valmirnuredini.weebly.comJu Ju Ata (ato) Ata (ato)

Folja pushoj

MËNYRA HABITORE

K. e tashme K. e pakryer K. e kryer K. më se e kryer

Unë--- pushuakamTi -Ai -Ne-Ju -Ata -

Valmir Nuredini Janar 2014 8

Page 9: Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta

Valmir Nuredini www.valmirnuredini.weebly.com

MËNYRA DËFTORE

Folja ndihmëse jam

Koha e tashme Koha e pakryer E kryer e thjeshtë Koha e kryerFolja ndihmëse kam ose jam +folja.

Unë jam Unë isha Unë qeshë Unë kam qenëTi je Ti ishe Ti qe Ti ke Ai është Ai ishte Ai qe Ai ka qenëNe jemi Ne ishim Ne qemë Ne kemi qenë Ju jeni Ju ishit Ju qetë Ju keni qenëAta (ato) janë Ata (ato) ishin Ata (ato) qenë Ata kanë qenë

Koha më se e kryer

Koha e kryer e tejshkuar

Koha e ardhme Koha e ardhme e përparme

Folja kam në kohën e pakryer+ foljen që zgjedhon

Folja kam në kohën e kryer të thjeshtë + folja.

Foljet kam ose jam në kohën e ardhme + folja.

Unë kisha qenë Unë pata qenë Unë do të jem unë do të kem qenë

Ti kishe qenë Ti pate qenë Ti do të jesh Ti do të kesh ,,Ai kishte qenë Ai pati qenë Ai do të jetë Ai do të ketë ,,Ne kishim -II- Ne patëm qenë Ne do të jemi Ne do të kemi ,,Ju kishit - II- Ju patët qenë Ju do të jeni Ju do të keni ,,Ata kishin qenë Ata patën qenë Ata do të jenë Ata do të kenë ,,

*2MËNYRA LIDHOREKoha e tashme Koha e pakryer Koha e kryer K. më se e kryer

Unë të jem të isha të kem qenë të kisha qenëTi të jesh të ishe të kesh ,, të kishe ,,

Valmir Nuredini Janar 2014 9

Page 10: Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta

Valmir Nuredini www.valmirnuredini.weebly.comAi të jetë të ishte të ketë ,, të kishte ,,Ne të jemi të ishim të kemi ,, të kishim ,,Ju të jeni të ishit të keni ,, të kishit ,,Ata tä janë të ishin të kenë ,, të kishin ,,

*3. MËNYRA KUSHTORE

Folja ndihmëse jam

KOHA E TASHME KOHA E KRYER

Do të + folja në kohën e pakryer Folja kam në kohën e tashme në kushtore + folja që zgjedhohet

Unë do të isha Unë do të kisha qenëTi do të ishe Ti do të kishe qenë Ai do të ishte Ai do të kishte qenëNe do të ishim Ne do të kishim qenëJu do të ishit Ju do të kishit qenëAta do të ishin Ata do të kishin qenë

*4. MËNYRA HABITORE

Koha e tashme Koha e pakryer Koha e kryer K. më se e kryer Folja kam në mënyrën Folja kam mënyra habitore koha e tashme habitore, koha e pakryer + folja

Unë qenkam Unë qenkësha Unë paskam qenë Unë paskësha qenëTi qenke Ti qenkëshe Ti paske ,, Ti paskëshe ,,Ai qenka Ai qenkësh Ai paska ,, Ai paskësh ,,Ne qenkemi Ne qenkëshim Ne paskemi ,, Ne paskëshim ,,Ju qenkeni Ju qenkëshit Ju paskeni ,, Ju paskëshit ,,Ata qenkan Ata qenkëshin Ata paskan ,, Ata paskëshin ,,

*5. MËNYRA DËSHIRORE Mënyra urdhërore

Koha e tashme Koha e kryer Koha e tashme

Unë qofsha Unë paça qenëTi qofsh Ti paçe qenë ji

Valmir Nuredini Janar 2014 10

Page 11: Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta

Valmir Nuredini www.valmirnuredini.weebly.comAi qoftë Ai pastë qenëNe qofshim Ne paçim qenëJu qofshi Ju paçi qenë jiniAta qofshin Ata paçin qenë

Ndajfolja

Ndajfolje quhen fjalët e pandryshueshme që plotësojnë para së gjithash foljen, duke treguar mënyrë, vend, kohë, shak, qëllim, sasi:Blendi shkruan bukur, qartë dhe saktë.

Ndajfoljet mund të plotësojnë edhe një mbiemër ose ndajfolje tjetër:Detyra ishte tepër e vështirë.Ata u ngritën shumë herët atë ditë.

Por nga kuptimi ndajfoljet janë gjashtë llojesh:mënyre, vendi, kohe, shkaku, qëllimi, sasie.

NDAJFOLJET E MËNYRËSNdajfoljet e mënyrës luajnë rolin e grupeve parafjalore rrethanor mënyre:Vjollca e Dritani silleshin natyrshëm (=në mënyrë të natyrshme) me të gjithë.

Ndajfoljet kryesore të mënyrës janë:- mirë, keq, bukur, pastër, qartë, shkurt, thjesht, që tregojnë cilësinë e veprimit. Të tilla janë edhe ndajfoljet gëzueshëm, natyrshëm, furishëm, etj.;Vjollca flet bukur frëngjisht.

- menjëherë, pak nga pak, vazhdimisht, shpesh, papritur, etj. Që tregojnë ecurinë e veprimit:Dritani u ngrit papritur.

- cekët, gjerë, gjtë, thellë, ulët që tregojnë përmasa:Toka duhet punuar thellë.

- bujarisht, trimërisht, artistikisht, besnikërisht, teorikisht, që kanë kuptimin e togut në mënyrë + mbiemër: bujarisht (në mënyrë bujare), po edhe shqip, frëngjisht, anglisht:Në Shqipëri më pritën dhe më përcollën bujarisht (në mënyrë bujare).

NDAJFOLJET E VENDITNdajfoljet e vendit luajnë rolin e grupeve parafjalorë plotës vendi.

Ndajfoljet kryesore të vendit janë:- afër, larg, pranë, rreth, djathtas, majtas, aty, atje, diku, gjëkund, gjithkund, anembanë, gjithandej, kudo, ngado, asgjëkund, kurrkund, etj, që tregojnë vendin ku kryhet veprimi:Makina u kthye djathtas (në anën e djathtë).- ku, nga:Ku po shkon ?Nga je edhe pse ke ardhur ?

Valmir Nuredini Janar 2014 11

Page 12: Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta

Valmir Nuredini www.valmirnuredini.weebly.comNë të vërtetë ku dhe nga janë ndajfolje pyetëse, po merren edhe si ndajfolje vendi:

NDAJFOLJET E KOHËSNdajfoljet e kohës luajnë rolin e grupeve parafjalore rrethanor kohe.

Ndajfoljet kryesore të kohës janë :- dje, pardje, nesër, pasnesër, paradite, pasdite, sot, sonte, tani, vjet, që tregojnë kohën e saktë të kryerjes së veprimit:Erdha sot (=ditën e sotme) nga Tirana dhe do të nisem nesër (ditën e nesërme).

- njëherë, një herë e një kohë, gjithmonë, kurdo, së shpejti, së lashti, që tregojnë një kohë të papërcaktuar:Së shpejti do të organizohet në Tiranë një konferencë për gjuhën shqipe.

NDAJFOLJET E SHKAKUTNdajfoljet e shkakut luajnë rolin e një grupi parafjalor rrethanor shkaku.Ndajfoljet e shkakut janë: përse, pse të cilat përdoren për të pyetur për shkakun e kryerjes së një veprimi:Pse (për çfarë arsyeje) nuk punon edhe ti si të tjerët?Përse (për çfarë qëllimi) më kërkon?Këtu mund të fshihen edhe fjalët prandaj, andaj, (=për këtë shkak, për këtë arsye, për këtë qëllim) të cilat funksionojnë edhe si lidhëza.

NDAJFOLJET E SASISËNdajfoljet e sasisë luajnë rolin e grupeve emërore rrethanor sasie.Ndajfoljet kryesore të sasisë janë:- shumë, pak, tepër, fort, së tepërmi, për së tepërmi, njëherë, dyherë, etj, që tregojnë në ç`masë realizohet veprimi:E njoh mirë Butrintin, se e kam vizituar tri herë.Gjeta një libër shumë të vjetër, të ruajtur shumë mirë.

- fort, tepër, së tepërmi, njëfish, dyfish, trefish, aq, kaq, mjaft, pak, etj. që shprehin intensitetin ose shkallën e një veprimi a të një cilësie.Dëgjomë, mua plakun, se di më tepër se ti.

SHKALLËT E NDAJFOLJEVENdajfoljet përdoren në shkallën pohore, krahasore dhe sipërore, kryesisht ndajfoljet e mënyrës: mirë, bukur, qartë, si edhe disa ndajfolje vendi e kohe: lart, poshtë, afër, larg, vonë, herët, etj.Shkalla krahasore dhe shkalla sipërore e ndajfoljeve formohen me po ato fjalë me të cilat formohen shkalla krahasore e shkalla sipërore e mbiemrave.

- Shkalla pohoreMiri ecën shpejt

- Shkalla Krahasoree barazisë : Miri ecën aq shpejt sa Genti.e sipërisë : Miri ecën më shpejt se Genti.

Valmir Nuredini Janar 2014 12

Page 13: Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta

Valmir Nuredini www.valmirnuredini.weebly.come ultësisë : Miri ecën jo aq shpejt sa Genti.

- Shkalla sipëroreMiri ecën shumë shpejt.

Folja

Folje quhen fjalët që tregojnë se subjekti vepron ose pëson diçka ose ndodhet në një gjendje të caktuar.Kur themi motra, macja, e kuptojmë se është fjala për njerëz, kafshë dhe sende, po nuk dimë se çfarë bëjnë ose çfarë ndodh me ta. Por kur themi motra punon, mollët u poqën, macja fle atëherë prej fjalës punon mësojmë se motra po kryen një veprim (punon), prej fjalës u poqën mësojmë se mollët pësuan diçka (u poqën), prej fjalës fle mësojmë se macja ndodhet në një gjendje të caktuar (fle).Fjalët punon, u poqën, fle janë folje.

FOLJET KALIMTARE DHE JOKALIMTARE,Kalimtare quhen foljet veprimi i të cilave i kalon një personi ose sendi tjetër, d.m.th. që pranojnë një kundrinor:Beni çdo ditë lexon gazetën.Foljet që pranojnë një kundrinor të drejtë janë folje kalimtare të drejta:Blerta çdo ditë vadit lulet.Foljet që mund të marrin kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë janë kalimtare të zhdrejta:Iliri i hipi kalit.Ndodh që një folje të marrë njëkohësisht një kundrinor të drejtë dhe një kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë, pra të jëtë njëkohësisht folje kalimtare e drejtë dhe e zhdrejtëIa dhashë librin Zanës.Ia afrova Zanës tufën e luleve.

Folje jokalimtare janë ato që nuk pranojnë kundrinor: fle, eci, rri, qëndroj, dal etj.:Agroni ecte i shqetësuar.Dje fjeta gjithë ditën.

Disa folje përdoren herë si kalimtare, herë si jokalimtare. për të gjetur se cilit grup i përkasin duhet parë se në ç'kuptim janë përdorur.

FORMAT VEPRORE DHE JOVEPROREFoljet kalimtare të drejta kanë dy forma , formën veprore dhe formën joveprore :

Forma veprore: laj, fshij, thajForma joveprore: lahem, fshihem, thahem

Valmir Nuredini Janar 2014 13

Page 14: Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta

Valmir Nuredini www.valmirnuredini.weebly.com

Veprore ( laj, fshij, thaj ) janë foljet që tregojnë se subjekti vepron ( laj fytyrën, fshij dhomën, thaj rrobat )kursejoveprore foljet që tregojnë se subjekti pëson, d.m.th. i nënshtrohet veprimit të një tjetri (lahem nga dikush) ose tregon se subjekti vepron dhe veprimi i tij kthehet po tek ai ( Lahem = laj vetveten ).

Mbiemra

Mbiemra quhen fjalët që shënojnë se çfarë lloji është ose çfarë vetie ka emri (qen i zi, qen i vogël, ushtria shqiptare, qeveria italiane). Mbiemri përshtatet në numër, gjini dhe rasë me emrin me të cilin lidhet:

- përshtatje në gjini :mjeku i rimjekja e re

- përshtatje në numër :mjekët e rinjmjeket e reja

- përshtatje në rasë :mjeku i rii mjekut të rimjekun e rimjekja e ree mjekes së remjeken e re

Mbiemrat e shqipes ndahen në dy grupe: mbiemra të nyjshëm dhe mbiemra të panyjshëm.Mbiemra të nyjshëm janë:- ata që mbarojnë me -ë : i bardhë, i mirë, i gjatë;- ata të formuar me prapashtesat -(ë)m, -shëm, -(ët): i mesëm, i shëndetshëm, i hekurt, i ftohtë etj.;- mbiemrat e formuar nga pjesorja: i shkruar, i zënë, i lodhur;- disa mbiemra që dalin me -ër : i vjetër, i varfër, i verbër, i shurdhër,

Mbiemra të panyjshëm janë :- mbiemrat e formuara nga emrat përgjegjës me konversion: tiranas, shkodran, korçar, vlonjat;- mbiemrat e formuar me prapashtesat -ar, -tar, -ik, -ist, -iv, -or, -tor: bankar, amtar, heroik, feminist, aktiv, verior, baritor;- mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ë)s, -ues, -yes, nga pjesorja ose e tashmja e foljes: djegës, ngjitës, vlerësues, ushqyes, rrëmbyes;- të gjithë mbiemrat e përbërë: zemërgjerë, zemërgur, tekniko-shkencor, ekonomiko-shoqëror, largpamës, mirëbërës etj.

Valmir Nuredini Janar 2014 14

Page 15: Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta

Valmir Nuredini www.valmirnuredini.weebly.com

Emri

Emra quhen fjalët që tregojnë qenie të gjalla: djalë, vajzë, dele, dash, Agron, Mira;Objekte materiale: gur, dru, libër, fletore; por shpesh edhe cilësi: dashuri, liri ose veprime: pastrim, rregullim.

Mjaft formime me prapashtesa funksionojnë në të njëtën kohë si emra dhe si mbiemra: shqiptar, punëtor, fshatar, malësor etj.

Disa ema dalin me nyje të përparme: i biri, e bija, i ati, e ëma, i vëllai, e motra etj. Po kështu, edhe disa emra me origjinë nga mbiemri ose pjesorja e foljeve: i riu, të rinjtë, e reja, të rejat, e dashura, i pasuri, i varfëri, i pandehuri, të ftohtët, të kënduarit, të folurit, të ngrënit.

Emrat e përveçëm dhe të përgjithshëm

Emrat ndahen në emra të përgjithshëm dhe në emra të përveçëm.Emra të përgjithshëm quhen emrat që tregojnë qenie ose sende të të njëjtit lloj: djalë, vajzë, dhi, cjap, dhomë, derë, si dhe abstrakte: miqësi, lumturi, larje, fshirje.

Emra të përveçëm quhen emrat që tregojnë një qenie ose një send të vetëm, të dalluar nga të gjithë të tjerët: Tiranë, Prishtnë, Krujë, Naim, etj.

Janë të përveçëm:-Emrat dhe mbiemrat e njerëzve, pseudonimet: Naim Frashëri, Gjergj Kastrioti, Kostandin Kristoforidhi, Asdreni (pseudonimi i Aleks Stavre Drenova), Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikolla)

-Emrat e kafshëve: Laro, Balo, Murro;-Emrat gjeografikë të shteteve, të krahinave, të maleve, të lumejve, të qyteteve, të rrugëve, të shesheve, të kontinenteve, të oqeaneve, të deteve etj.: Franca, Shqipëria, Kosova, Drini, Korça, (rruga) Fan Noli, (sheshi) Skënderbej, Jupiteri, Azia, Paqësori, Mesdheu;

-Emrat e periudhave dhe të ngjarjeve historike: Mesjeta, Rilindja, Kongresi i Lushnjës;-Emrat e institucioneve, të organizatave e shoqatave: Presidenca, Kuvendi Popullor, Ministria e Financave, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Shoqata e të Përndjekurve Politikë.

-Titujt e veprave, të revistave e të gazetave: "Lahuta e malësisë", "Albania", "Rilindja demokratike", "Gazeta shqiptare", "Studime filologjike".

Valmir Nuredini Janar 2014 15

Page 16: Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta

Valmir Nuredini www.valmirnuredini.weebly.com

Valmir Nuredini Janar 2014 16