27

Ndryshimet Klimaterike

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Ndryshimet Klimaterike
Page 2: Ndryshimet Klimaterike

Ndryshimet klimatike

• Ndryshimet klimatike. Çfarë është ajo?

• Burimet e gazrave serë

• Efekti serë

• Ngrohja globale

• Klima dhe moti

• Çfarë është sistemi klimatik?

• Klima ka bërë rrugë të gjatë!

• Efekti serë: a mund ta ndryshojmë klimën?

• Kur lëshoni gazra serë në ajër?

• Pra, pse ka rëndësi e tëra kjo?

• Ne mund të bëjmë ndryshime!

Page 3: Ndryshimet Klimaterike

Ndryshimet klimatike, çfarë janë

ato?Toka është ngrohur për rreth 1ºC gjatë 100 viteve të fundit. Por

përse? Dhe si?

Aktiviteti njerëzor që ndikon në atmosferë është “me shumë

gjasë” një faktor i rëndësishëm shtytës.

Zhvillimi i industrisë, transportit, mënyra moderne e jetës, rritja e

mëtejshme ekonomike që pritet, si dhe standardi i jetesës në

rritje e sipër kërkojnë rritjen e konsumit të energjisë. Kjo rritje

e konsumit të energjisë mund të ndikojë seriozisht në mjedis.

Lirimi i gazrave serë vjen kryesisht nga djegia e lëndëve

djegëse fosile të cilat shfrytëzohen për energji.

Në ditët e sotme janë intensifikuar aktivitetet që kanë për qëllim

mbrojtjen e mjedisit dhe kontrollimin e ndryshimeve klimatike.

Page 4: Ndryshimet Klimaterike

Burimet e gazrave serë

• Burimet natyrore – baraspesha dinamike

• Avulli i ujit

• Aktivitetet biologjike të oqeaneve

• Vullkanet dhe degradimi i biomasës

• Aktivitetet e njeriut – rritja e nivelit të

përqendrimit të gazrave serë

Page 5: Ndryshimet Klimaterike

• DIREKTE

karbon-dyoksidi (CO2)

metani (CH4)

oksidi i azotit (N2O)

karbonatet e fluorit (HFC), etj.

• INDIREKTE

oksidet e azotit (N02)

sulfur-dyoksidi (SO2)

monoksidi i karbonit (CO)

oksidi I azotit (N2O), etj

Page 6: Ndryshimet Klimaterike
Page 7: Ndryshimet Klimaterike

Efekti serë

• Një pjesë e energjisë nga dielli është e bllokuar brenda

atmosferës tonë, pasi që reflektohet mbrapa nga toka në

drejtim të hapësirës. Ky proces i natyrshëm quhet efekti serë,

pasi që atmosfera vepron si mure xhami e një sere, e cila

lejon rrezet e diellit që të hyjnë, por e mban nxehtësinë

brenda.Gazet të cilat e bëjnë këtë të ndodhë ("gazrat serë")

janë kryesisht avujt e ujit dhe dyoksidi i karbonit. Për shkak se

njerëzit lëshojnë më shumë dyoksid karboni dhe gazra të tjerë

serë në atmosferë, efekti serë bëhet më i fortë. Kjo bën që

klima e tokës të ndryshojë në mënyrë të panatyrshme.“Efekti

serë" shpesh duket se tingëllon si fajtor për këtë për shkak se

lidhet me ngrohjen globale, por e vërteta është se nuk mund

të jetojmë pa të.

Page 8: Ndryshimet Klimaterike
Page 9: Ndryshimet Klimaterike

Ngrohja globale

• Çfarë është ngrohja globale?

Ngrohja globale nënkupton një rritje mesatare tëtemperaturës së Tokës, gjë që shkakton ndryshime në klimë. Një Tokë më e

ngrohtë mund të çojë në ndryshime në sistemin ereshjeve,

rritjen e nivelit të detit, dhe një gamë të gjerë ndikimesh te bimët,

kafshët e egra, dhe njerëzit. Kur flasim për çështjen e

ndryshimeve klimatike, shqetësimi ka të bëjë me ngrohjen

globale të shkaktuar nga aktivitetet e njerëzve.

Page 10: Ndryshimet Klimaterike

Shkaqet e ngrohjes globale

Efektet pozitive të efektit serë

mekanizmi natyror

temperaturat e përshtatshme për

jetë në tokë

Efektet negative të serës

aktivitetet e njeriut

ngrohja e

atmosferës

Page 11: Ndryshimet Klimaterike

Klima

Shpesh flitet për klimën dhe motin në të njëjtën kohë, por klima është diçka krejt e ndryshme nga moti. Klima nënkupton kushtet e zakonshmemesatare të motit në një vend të caktuar përgjatë një periudhe të gjatë kohore (për shembull, më shumë se 30 vjet). Ne mësojmë për klima të ndryshme nëpër botë. Në shkretëtira ekziston klimë e nxehtë dhe e thatë, kurse Antarktiku ka një klimë shumë të ftohtë dhe të thatë. Klima mund të përfshijë katër stinët e vitit – pranverën, verën, vjeshtën dhe dimrin – ose një stinë të lagësht dhe një të thatë. Klima jonë varet ngapozita jonë në tokë dhe largësia jonë nga dielli

Page 12: Ndryshimet Klimaterike
Page 13: Ndryshimet Klimaterike

MotiÇka quajmë ‘mot’?

Moti përshkruan çfarëdo që ndodh jashtë në një vend të caktuar, në një

kohë të

caktuar. Moti është ajo që ndodh nga minuta në minutë. Ai mund të

ndryshojë shumë brenda një kohe shumë të shkurtër. Për shembull,

mund të bjerë shi për një orë e pastaj të bëhet mot me diell dhe pa

re.

Moti është e tëra përreth nesh, gjatë tërë kohës. Ai është pjesë e

rëndësishme e jetës sonë dhe diçka që nuk mund ta kontrollojmë. Në

vend që të kontrollojmë motin, ne zakonisht mund ta kontrollojmë

atë se si dhe ku jetojmë, çfarë bëjmë, çfarë veshim dhe çka hamë.

Si funksionon moti? Ai funksionon ashtu që dielli e ngroh ajrin, dhe

nxehtësia e ajrit ngritët, duke sjellë kështu lagështi nga deti. Me

rritjen e lagështisë së ajrit, ajo zgjerohet. Kjo e bën atë edhe më të

freskët dhe kështu çfarëdo lagështie e ajrit kondensohet dhe krijon

re.

Page 14: Ndryshimet Klimaterike

Gazrat të cilat e bllokojnë qarkullim e nxehtësisë zakonisht quhen gazra serë.

Disa prej gazrave të tillë serë, si dyoksidi i karbonit, krijohen natyrshëm dhe lirohen në

atmosferë nëpërmjet proceseve natyrore dhe aktiviteteve njerëzore. Gazra të tjerë serë

(p.sh. gazrat e fluorit) krijohen dhe emetohen vetëm përmes aktiviteteve të njeriut. Gazrat

serë kryesorë që hyjnë në atmosferë për shkak të veprimtarive të njeriut janë:

Dyoksidi i karbonit (CO2): dyoksidi i karbonit hyn në atmosferë përmes djegies së

lëndëve djegëse fosile (naftës, gazit natyror dhe thëngjillit), mbeturinave të ngurta,

pemëve dhe produkteve të drurit, dhe gjithashtu si rezultat i reaksioneve të tjera kimike

(p.sh. Prodhimit të çimentos). Dyoksidi i karbonit largohet nga atmosfera (ose

“sekuestrohet”) kur thithet nga bimët si pjesë e ciklit biologjik të karbonit.

Metani (CH4): metani lirohet gjatë prodhimit dhe aktivitetet në miniera nëntokësore,gazit

natyror dhe naftës.

Dyoksidi i azotit (N2O): dyoksidi i azotit lirohet gjatë aktiviteteve bujqësore dhe

industriale, si edhe gjatë djegies së lëndëve djegëse fosile dhe mbeturinave të ngurta.

Gazrat e fluorit: hidro-fluoro-karbonatet, nga karbonatet e fluorit, dhe heksafluoridi i

sulfurit, janë gazra serë të fuqishëm që lirohen nga një shumëllojshmëri procesesh

industriale. Gazrat e fluorit nganjëherë përdoren si zëvendësues të substancave për

zbrazjen e ozonit (d.m.th. CFC-të, HCFC-të dhe halonet). Këto gazra lirohen në mënyrë

tipike në sasi të vogla, por për shkak se janë të gazra serë të fuqishëm, nganjëherë

përmenden si gazra me Potencial të Lartë të Ngrohjes Globale (“Gazrat me PNG të

lartë”).

Page 15: Ndryshimet Klimaterike
Page 16: Ndryshimet Klimaterike

Toka mbulon 27% të sipërfaqes së Tokës, dhe topografia e tokës ndikon në

ndryshimet në mot. Për shembull, moti në zonat malore mund të jetë krejtësisht i ndryshëm nga moti në zonat ku toka është kryesisht e sheshtë.

Sipërfaqja e tokës dhe ndryshimet në shfrytëzimin e tokës

Përveç ndryshimeve në përbërjen e atmosferës, ndryshimet në sipërfaqen e tokës mund të shkaktojnë efekte të rëndësishme në klimë. Procese të tilla si shpyllëzimi, ripyllëzimi, formimi i shkretëtirave dhe urbanizimi zakonisht kontribuojnë në ndryshimet në klimë (duke përfshirë temperaturën,

erën dhe fundërrinat e reshjeve) në vendet ku ndodhin.

Page 17: Ndryshimet Klimaterike
Page 18: Ndryshimet Klimaterike

Akulli

Akull është burimi më i madh në botë i furnizimit me ujëra të ëmbla. Ai mbulon

pjesën e mbetur prej 3% të sipërfaqes së Tokës, duke përfshirë pjesën më të

madhe të Antarktidës dhe Grenlandës. Pasi që akulli jep shumë reflekse dhe

për shkak të karakteristikave të tij izoluese, akulli luan një rol të rëndësishëm

në rregullimin e klimës

Page 19: Ndryshimet Klimaterike

Biosfera është pjesë e atmosferës së Tokës, sipërfaqes së saj dhe e oqeaneve

në të cilën mbështetet çfarëdo bimë, kafshë ose organizëm i gjallë. Ajo është

vendi ku bimët dhe kafshët, përfshirë njerëzit, jetojnë. Sasi të mëdha të

dyoksidit të karbonit shkëmbehen në mes të biosferës së bazuar në tokë dhe

atmosferë, pasi që bimët marrin dyoksid karboni dhe lirojnë oksigjen, dhe

kafshët thithin oksigjenin dhe lirojnë dyoksidin e karbonit.

Page 20: Ndryshimet Klimaterike

Klima është zhvilluar për

një kohë të gjatë

Klima e Tokës ka ndryshuar vazhdimisht gjatë historisë

së saj prej 5 miliardë vjetësh. Ndonjëherë klima është

ngrohur në atë masë sa që oqeanet janë zmadhuar

dhe mbulojnë pjesën më të madhe të Tokës. Çfarëdo

nga ndryshimet mund të duken ekstreme, por ato

zakonisht kanë ndodhur ngadalë, përgjatë mijëra

viteve. Periudhat e ngrohjes nga dielli mund të kenë

ndihmuar që Toka të nxehet. Por shumë nga

klimatologët kryesorë në botë mendojnë se gazrat

serë që prodhojnë njerëzit po e bëjnë Tokën më të

ngrohtë.

Page 21: Ndryshimet Klimaterike
Page 22: Ndryshimet Klimaterike

Efekti serë: A mund ta ndryshojmë

klimën?

Mund të duket e vështirë të besohet se

njerëzit në fakt mund të ndryshojnë

klimën e Tokës. Por shkencëtarët

mendojnë se gjërat që i bëjnë njerëzit

e të cilat lirojnë gazra serë në ajër po

e bëjnë planetin tonë më të nxehtë.

Page 23: Ndryshimet Klimaterike

Kurdo që ju

• Shikoni televizorin

• Shfrytëzoni kondicionerin

• Ndizni dritat

• Përdorni tharësin e flokëve

• Vozisni makina

• Luani video-lojra

• Dëgjoni radio

• Lani ose thani rroba

• Shfrytëzoni enëlarës elektrikë

• Ngrohni ushqime në mikrovalorë

• ... ndihmoni në lirimin e gazrave serë në ajër.

Page 24: Ndryshimet Klimaterike
Page 25: Ndryshimet Klimaterike

Pra, pse ka rëndësi e tëra

kjo?Nganjëherë gjërat e vogla mund të kthehen në gjëra

të mëdha.

Mendoni për larjen e dhëmbëve. Nëse nuk i lani një ditë, shanset janë se nuk do të ndodhë asgjë e keqe. Por nëse nuk i lani dhëmbët për një muaj, mund të ju sëmureni nga kavitetet. E njëjta gjë ndodh me temperaturat globale. Nëse temperaturat rriten mbi nivelet normale për disa ditë nuk është punë e madhe. Toka do të mbetet pak a shumë e njëjtë. Por nëse temperaturat vazhdojnë të rriten gjatë një periudhe më të gjatë kohore, atëherë e Toka mund të përballet me disa probleme

Page 26: Ndryshimet Klimaterike

Shumë gazra serë vijnë nga gjërat që bëjmë çdo ditë. Siç kemi mësuar, këto

gazra serë e bllokojnë energjinë në atmosferë dhe e bëjnë Tokën më të

ngrohtë.

Lexoni

Kurseni energjinë elektrike

Përdorni biçikletat, autobusët dhe ecni

Flisni me anëtarët e familjes tuaj dhe miqëtë tuaj

Mbillni pemë

Ricikloni

Kur bleni, bleni gjëra më të thjeshta

Disa gjëra për të cilat duhet menduar

Energjia diellore

Makinat

Page 27: Ndryshimet Klimaterike