20
GJIMNAZI : “ THEMISTOKLI GERMENJIPROJEKT LENDA:SHKENCE TOKE/KIMI PUNUAN: KRISTINA KOCIBELLI & ELISABETA HAJDINI Pune ne grup

Studim I gjendjes te ujerave te rrethit te Korces

Embed Size (px)

Citation preview

GJIMNAZI : “THEMISTOKLI GERMENJI”PROJEKT

LENDA:SHKENCE TOKE/KIMI

PUNUAN: KRISTINA KOCIBELLI

&ELISABETA HAJDINI

Pune ne grup

Tema: Studim I gjendjes te

ujerave te rrethit te Korces

Detyrat:-Organizohuni ne grupe te vogla dhe mblidhni te dhenambi burimet ujore te zones ku banonoi,mbi menyren e

perdorimit dhe shfrytezimit te tyre-Analizoni rezultatet dhe diskutoni ne klase duke

keshilluar ndryshime te nevojshme teperdorimit,shfrytezimit dhe ruajtjes ne gjendje jo te

ndotur te burimeve ujore

Uji i fresket eshte nje burim i kufizuar, esencial per bujqesine, industrine dhe ekzistencen njerezore. Pa uje te fresket si ne menyre sasiore edhecilesore zhvillimi i qendrueshem nuk eshte i mundur Ne zhvillimin ekonomiko‐shoqeror te nje vendi, gjithnje ne perputhje me parimin tashme universal te zhvillimit te qendrueshem, merr rendesi te vecanteevidentimi dhe gjetja e rrugeve dhe teknologjive me efikase si per

shfrytezimin sa me racional te pasurive natyrore ashtu dhekontrollit cilesor dhe sasior te impaktit mbi mjedis.

Keto pasuri natyrore kerkojne vleresim sasior, cilesor dhe dinamik sidhe nje menaxhim bashkekohor, integral dhe te qendrueshem.

Eshte i mirenjohur fakti qe per shkak te shfrytezimit pa kriter te tyre, mbikonsumimit dhe rritjes se shkalles se ndotjes keto pasuri .

Rezervat ujore te ketij rajoni perbehen prejdy burimesh furnizimi:1. Furnizimi nepermjet shtresaveujembajtese nentokesore te cilat aktualishtsot perdoren per uje te pijshem dhe ne prespektive mund te perdoren per ujitjen e ketyre zonave.2. Furnizimin nepermjet ujravesiperfaqesore qe dalin nepermjet burimevemalore apo fushore. Pjesa me e madhe e ketyre burimeve perdoren per uje tepijshem me rrjedhje te lire ose ngritjemekanike. Me baze nga keto burime janedhe rrjedhat e lumenjve te Devollit-Osumit-Dunavecit-Tushemishtit e perrenj te tjere.

BURIMET UJORE

Rajoni i Korces laget nga

liqene, lumenj dhe perrenj te

ndryshem:

Liqeni i Ohrit,

Liqenet e Prespes se madhe

dhe te vogel,Lumi I

Devollit dhe Lumi i Dunavecit

Qarku i Korçës përfshin në territorin e vetem dyliqene të rëndësishëm:

- Liqenin e Prespës, me një sipërfaqe tëpërgjithshme të pasqyrës së ujit rreth 329 km2

(Prespa e Madhe me 285 km2 dhe Prespa e Vogëlme rreth 44 km2). Thellësia 54m dhe

me vëllim ujrash rreth 5,2 miliard m3 ujë.

- Liqenin e Pogradecit (Ohrit), me një sipërfaqeprej 363 km2, ku rreth 111,4 km2

shtrihet brenda territorit të Shqipërisë, thellësimesatare 145 m e thellësi maksimale 295

m. Vëllimi i ujrave është rreth 50 miliardë m3 ujë. Sipërfaqja e pellgut ujëmbledhës është

rreth 2800 km2

Liqeni i Prespes

Per shkak te thellesise me te vogel se ai i Ohrit, nuk peson

nje stratifikim te forte gjate muajve te ndryshem te vitit.

Thellesia e vogel tregon qe era mund te perzieje plotesisht

ujrat cdo vit. Nga tetori ne mars ujrat e ketij liqeni

perzihen vazhdimisht, ndersa nga prilli ne gusht ujrat

stratifikohen. Dhjetori eshte muaji me temperaturen me te

ulet ne liqenin e Prespes, ndersa gushti eshte muaji me

temperature me te larte. Ne liqenin e Prespes gjate

periudhes se stratifikimit perqendrimi i oksigjenit te tretur

zvogelohet ne menyre dramatike. Ne vere permbajtja e

oksigjenit mund te marre vlera afer zeros ne ujrat prane

fundit te liqenit.

Liqeni I Ohrit

Ne Liqenin e Ohrit, per shkak te thellesise se tij te madhe, vihet re fenomeni ishtresezimit.

Kjo gje duket qarte nga ndryshimet e temperatures nga shtresa ne shtrese , ku nesiperfaqe kemi ndryshim te vlerave te saj ne lidhje me temperaturen e ajrit.

Ky ndryshim eshte i shoqeruar edhe me ndryshimet e saj ne shtresat e meposhtme derine thellesine 50m. Me pas ajo mbetet e pandryshuar pavaresisht nga koha kur eshte

kryer matja e tmperatures se ujit.

Flora dhe fauna e liqenit te Ohrit janë shumë të pasura dhe e bëjnë këtë liqen me një

biodiversitet unikal në Ballkan dhe Evropë. Liqeni ka 17 lloje e nënlloje, nga të cilat 70

% janë endemike. Lloji më i dëgjuar është Korani (Salmo Letnica Ohridanus Karaman).

Plazhi është zallor dhe ranor. Liqeni i Pogradecit shquhet, në veçanti, për pastërtinë dhe

tejdukshmërinë e madhe të ujrave (deri 30 m thellësi), që kanë ngjyrë të kaltër në blu.

Karakteristikë e liqenit të Ohrit ka qenë uji i kulluar, por veprimtaritë njerëzore në

pellgun ujëmbledhës,vetëm për pak dekada të fundit e kanë ndryshuar këtë gjendje.

Faktorët që kanë çuar në gjendjen aktuale janë:

Shtimi popullsisë dhe zhvillimi kanë ushtruar ndikim në liqen, ku përfshihet trysnia e

fortë që ushtron peshkimi, prishja e shtretërve të kallamishteve dhe habitateve natyrore

rreth liqenit si dhe shtimi i përqendrimit të fosfateve dhe lëndëve të tjera ndotëse; ii)

rreth 30% e ujrave të zeza të qytetit të Pogradecit kanalizohen dhe pastaj derdhen në

liqen pranë fshatit Tushemisht; iii) burim ndotjeje janë tokat bujqësore. Plehrat kimike,

grimcat e dheut dhe pesticidet shpëlahen nga lumenjtë e përrenjtë e derdhen në liqen;

iv) Industria. Në Pogradec, fabrikat e pjesëve metalike dhe një fabrikë e lëndëve larëse,

që përmbajnë fosfate, shkarkojnë ujrat e ndotura në liqen. Minierat, që kanë

funksionuar më parë në këtë rreth, kanë, pranë tyre, grumbuj xeherori, që janë të

ekspozuar ndaj rreshjeve.

Ujrat e rreshjevei shpëlajnë lëndët ndotëse dhe i derdhin në liqen;

Llojet e peshqve me rëndësi tregëtare në Liqenin e Ohrit, sidomos korani, janë gjuajtur në nivele të paqëndrueshme, gjatë

viteve të fundit dhe popullatat e koranit janë në rrezik për t’uzhdukur. Veprimtaritë njerëzore në bregun e liqenit përbëjnë

rrezik për vezët e peshqve, sidomos të koranit dhe krapit; Vipellgjet ujëmbledhës së liqeneve Ohër e Prespë përbëjnë një

habitat me rëndësi për shumë lloje kafshësh e shpendësh tëegra, ku përfshihen pelikani dalmat ose kaçurrel, rosa e murrme,

shqiponja me pulla dhe shqiponja mbretërore. Humbja e copëzimi i habitateve nga ana e njerëzve janë rreziku më i madh

për vazhdimësinë e këtyre kafshëve.

Ujëra të zeza në Liqenin e Ohrit

Njollat e zeza nga fekalet dhe ujërat e zeza nga rrjeti ikanalizimit të qytetit po derdhen në liqenin e Ohrittek Porti në afërsi të qendrës së qytetit. Era e keqe

askënd nuk e lë indiferent, e sidomos mysafirët që ulennë restorantet përreth. Nga ky tub i vogël rrjedh tani

papastërtia që vjen nga ndërtesat dhe shtëpitë nëpjesën e vjetër të qytetit që ende nuk janë kyçur në

sistemin e kolektorit.“ Shpesh më pyesin turistët, çfarëështë kjo erë.??!!!!

Liqeni I PrespesTemperatura

Per kete liqen muaji mars eshte muaji me temperatura me te uleta dhe muaji korrik me temperatura me te larta.

Theksojme se temperatura ndikon ndjeshem ne permbajtjen e elementeve te cilet vleresojne cilesine e ujrave te

liqenit.

TransparencaVihet re nje zhvillim intensive i bimesise ujore.

Oksigjeni I treturVlerat e perqendrimit te oksigjenit te tretur deshmojne per pranine e lendeve organike ne liqen.

Fosfori totalPermbajtja e fosforit eshte nje tregues me rendesi I procesit te eutrofokimit te ujrave.

Percjellshmeria elektrikePercjellshmeria elektrike eshte nje parameter integral per te vleresuar permbajtjen e pergjithshme te

kriprave ne uje.

NitratetAzoti ndodhet ne uje ne formen e nitrateve qe luajne nje rol esencial ne proceset e

eutrofokimit artificial ne ujrat natyrore dhe ne disa raste percaktojne shpejtesine e ketij procesi. Procesi I

eutrofikimit ne ujrat e liqenit te Prespes ecen me ritme te

konsiderueshme dhe kjo deshmon per pranine e elementeve ndotes ne keto ujra.

AmoniakuPrania e amoniakut ne vlerat e monitoruara tregon per pranine e mikroorganizmave qe sulmojne kete trup ujor

per ta kthyer ne nje vend me bimesi te madhe.

Sipas treguesve më të fundit rezulton:

Liqeni i Ohrit, sipas përmbajtjes së lëndëve ushqyese, cilësohet si oligotrof (përqindja e

fosforit total 7 mg/m3). Veçori tipike e liqenit ështëpërmbajtja e ulët e kriprave të

tretura. Ujërat e tij janë të stratifikuara dhe përmasat e këtyre shtresave ndryshojnë në

varësi të temperaturës. Problematike paraqitenshkarkimet e fosforit në liqen, nëpërmjet

ujrave të zeza të patrajtuara të qytetit. Vlerësimetparaprake për përmbajtjen e fosforit

tregojnë se ajo është 3-4 herë më e lartë nga ajo që do të duhej në mënyrë që liqeni të ketë

ujë të kulluar.

Liqeni i Prespes se vogel

Liqeni i Prespes se vogel aktualisht paraqitet ne gjendje te nje mocalishteje. Kytransformim aksidental eshte shkaktuar prej zbatimit te nje projekti ujitjeje ne vitet

1970 –1975. Lumi Devoll u fut ne menyre te detyruar ne liqenin e Prespes se vogel dhe prej

rritjes s nivelit te ujit u be dalja e ujit ne sistemin ujites te fushes se Korces.

Kjo solli per pasoje qe pas pak kohesh te kesaj forme perdorimi, ne liqen u depozituansasi kolosale prurjesh te ngurta, kryesisht argjile.

Kjo argjile u vendos ne formen e nje shtrese ne fund te liqenit, qe bllokoi gjitheburimet karstike te fundit te liqenit, qe ishin burimi i ushqimit

me uje te fresket e te paster te tij.

Keshtu uji i liqenit nuk qarkullonte me, u kthye ne nje mase uji te ndenjur, qe me kalimin e kohes shkaktoi rritjen e temperatures se tij dhe,

shoqeruar edhe me ndotjen dhe depozitimin e nje mase te konsiderueshme toke argjilore, e transformoi liqenin ne gjendjen qe eshte sot, nje siperfaqe mocalore.

Lumenjte e perrenjte-Lumi Devoll

Eshte lumi qe pershkon nga lindja ne perendim rajonin e korces. Disa te dhena per kete

lume, per segementin qe pershkon rrethin e Korces, jane :

Pjesa e siperme e lumit qe kalon ne rrethin e Devollit dheate te Korces, karakterizohet

nga fenomeni i erozionit si nje fenomen i dyfishte, nga njeraane uji i lumit gerryen ne menyre mjaft aktive token bujqesore qe shtrihet ne vazhdim te brigjeve te tij dhe, ngaana

tjeter, tek uji i lumit shkarkohen shume prurje te ngurta qesjellin me vehte rekete, proskat e perenjte qe ushqejne ketelume, vecanerisht ne territorin e komunave Gore dheMoglice.

Rjedhja mesatare vjetore e lumit ne dalje te territorit terrethit te Korces eshte 21.9 m³/sek .

Lumi Devoll do te pesoje ne vitet ne vazhdim dy modifikimete rendesishme prej zhvillimit te nje projektihidroenergjetik, do te krijohet ne territorin e komunesMoglice, prane fshatrave Nikollare, Gjinikas, etj njerezervuar me siperfaqe 7.2km² dhe pas tij, ne

nje segment prej rreh 12km, shtrati i lumit do te lihet me nje rjedhje minimale prej 0.9

m³/sek.

-Perrenjtee rrethit te Pogradecit qe derdhenne liqenin e Ohrit : Perroi i Pogradecit, siperfaqja e pellgut 11 km², lartesia mesatare756 m, prurja mesatare -0.151m³/sek. - Perroi i Verdoves, siperfaqja e pellgut 9.2km², lrtesia mesatare756m, prurja mesatare0.152m³/sek. - Perroi i Remenjit, siperfaqja e pellgut 11.6km², lartesiamesatare756m, prurja mesatare0.189m³/sek. - Perroi i Cerraves, siperfaqja 88.6 km², lartesia mesatare 920m, prurjamesatare 1.330 m³/sek.

Lumi Devoll

Lumi Devoll (196 km) buron në këmbë të Gramozit, vazhdon

rrjedhën e vet në veri drejt qytetit të Bilishtit, për t’u kthyer më

pas në perëndim nëpër grykën midis Malit të Thatë në veri dhe

Moravës në jug, ku bashkohet në thellësi me lumin Osum, që

buron po nga Gramozi, dhe formojnë së bashku Semanin.

Sipërfaqja e ujëmbledhëse është 3.139 km² dhe lartësia mesatare

mbi nivelin e detit është rreth 960 m. Prurja mesatare e Devollit

është 49,5 m³/s, ushqehet kryesisht nga ujërat sipërfaqësore.

Mineralizimi i ujit është 390 mg/l.

Grykën që lidh fushën e Devollit me atë të Korçës, atë të

Cangonjit, helenët e vjetër e kanë quajtur (Propilion) me kuptimin

“roje e portës”. Mendohet se nga ky emër i vjetër ka ngelur emri i

fshatit të sotëm Pilur (Komuna Progër, rrethi i Devollit), në

krahun e majtë të rrugës nacionale Bilisht-Korçë.

Përmes Korçës kalonte një lumë.

Ata që zbrisnin nga malet e Moravës e quanin "lumi i Moravës", sepse buronte

prej prej andej. Ata që vinin nga fshatrat përreth Mborjes e njihnin si "lumi i

Mborjes", sepse lumi kalonte edhe aty. Banorët e Korçës e kishin pagëzuar me

emrin "lumi i Korçës", sepse nuk mund ta quanin ndryshe. Megjithatë për

shumë kohë e vite lumi mbajti emrin e tij të dikurshëm, "lumi i Moravës".Ai

hynte në Korçë diku aty ku ndodhet sot fabrika e birrës, te vendi që njihet me

emrin "çezma e Shetros". Pikërisht aty, disi pranë apo larg, gjendej një mulli.

Mulliri ndante Korçën me Mborjen. Lumi zbriste tatëpjetë dhe hynte mes

pazarit, dilte nga qyteti dhe derdhej në kënetën e Maliqit shumë afër me fshatin

Sovjan. Të dy anët e qytetit bashkoheshin nga një urë e madhe e gurtë.

Përgjatë lumit kishte edhe ura më të vogla. Në verë ishte gjithnjë i thatë, i

heshtur krejtësisht si një lumë i vdekur, por në vjeshtë e ndryshonte tërësisht

pamjen. Fillonte e mbushej me ujë, rridhte rrëmbyeshëm e bëhej i frikshëm, si

një qenie e çuditshme që ngrihej nga varri. Tentonte vazhdimisht të dilte nga

shtrati dhe të përhapej në qytet si të donte. Ai do të përbytte dy herë pazarin e

Korçës.

Korçë: Fabrika e regjjes së lëkurëve po ndot rëndë mjedisin •• Fabrika e regjjes së lëkurave në Drenovë rrezikon shëndetin e banorëve të Korçës. Kimikatet që derdhen nga kjo fabrikë,

ndotin ujin e lumit Drenicë dhe njëherazi dëmtojnë bimësinë e blegtorinë e gjithë zonës së Fushës së Korçës.Alarmi i banorëve të fshatit Drenovë, por edhe të një pjese periferike të qytetit të Korçës vuri në lëvizje disa institucionelokale. Banorët ankoheshin për erën e rëndë që mbante vendi. Pronari ishte i pajisur me një licencë për fabrikë këpucësh

dhe jo për regjjetë lëkurave. Kryetari i Komunës Drenovë, bëri të ditur se të gjitha fshatrat ku kalojnë ujërat e lumit të Drenicës rrezikojnë ndotjen. Era e

qelbur që përhapet në këto zona, fillon që nga ura e lumit Drenicë, ku derdhen mbeturinat e lëkurëve së bashku me kimikatet e fabrikës. Banorët e zonës, duke u ndjerë të rrezikuar për shëndetin e tyre, disa herë kanë protestuar. Drejtoria e Shëndetit Publik, pas analizave të kryera të ujërave të Drenicës dhe të kanalit të Gjançit, prej nga merret uji për vaditje të

fermerëve të Fushës së Korçës, ka arritur në konkluzioninse uji është me ndotje të rëndë dhe dëmton shëndetin e njerëzvedhe të kafshëve.

Një komision i posaçëm vendosi pezullimin e fabrikës që më 13 nëntor 2008. Por edhe pse kanë kaluar pesë ditë nga marrjae këtij vendimi, fabrika vazhdon të punojë normalisht. Komuna Drenovë në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë, degën

e Tatim Taksave dhe Agjencinë Rajonale të Mjedisit ka lëshuar një procesverbal sipas së cilit, fabrika duhet të ndërpresëaktivitetin e saj të paligjshëm.

Kryekomunari Sal, bëri të ditur se vendimi për ndërtimin e këtij objekti mban datën 9 qershor 2005, por prodhim këpucësh e jo.regjjen e lëkurëve.

Tashmë lumi i Drenicës ka marrë ngjyrë të bardhë nga kimikatet dhe acidet, me të cilat punon fabrika. Ato lëshojnë erë tëkeqe që ndihet jo vetëm në Drenovë, por edhe në lagjet jugperëndimore të Korçës dhe në fshatrat poshtë saj. Ndërkohë, uji

i lumit, që përdoret nga fermerët për ujitjen e tokave të mbjella, ka dëmtuar një pjesë të prodhimeve dhe vazhdon tërrezikojë me helmim të mundshëm blegtorinë e tyre. Banorët e Voskopojës dhe të Drenovës në rrethin e Korçës rrezikohen

nga sëmundjet epidemike. Prej kohësh uji në këto zona është i papastër. Drejtoria e shëndetit Publik në rrethin e Korçësdeklaron se pas analizave të bëra uji ka rezultuar i ndotur. Për këtë janë gjobitur ndërmarrjet e ujësjellësit, të cilat nuk kanë

marrë masat për pastrimin e ujit. “Në drejtim të ujsjellsave të fshatrave ka akoma probleme në drejtim të klorinimit të ujit tëpishëm ku në disa zona kryhet në mënyrë të pjesshme e në disa zona pothuajse nuk kryhet fare. Kemi marrë masa në tëgjitha në drejtim të kryetarëve të komunave dhe në drejtorinë e ujësjellësit të fshatit duke kaluar edhe në gjoba që ky

klorinim të bëhet në mënyrën ë duhur”. Gjatë muajit korrik specialistët kanë shtuar kontrollet dhe kryerjen e analizave tëujit nëpër depot e disa fshatrave. Për Drejtorinë e Shëndetit Publik vazhdon të jetë problem ende i pazgjidhur dhe mbledhja

e gjobave, të cilat mbeten fiktive. Ndotja në Korçë, rrezik nga lëndët kancerogjene

Perfundime

*Liqeni i Prespes per t’u mbrojtur kerkon njebashkepunim tre palesh midis

Shqiperise, Greqise dhe Maqedonise.

*Liqenet e Ohrit, Prespes dhe Shkodres sipasKonventes se Barcelones jane liqene

nderkombetare dhe si te tille duhet te monitorohenne vazhdimesi edhe me

programe te perbashketa ndermjet shteteve qe lagenprej tyre.