24
Administrata Tatimore e Kosovës Poreska Administracija Kosova Tax Administration of Kosovo 20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovës Suksesi ynë varet kur të gjithë ne marrim pjesë në ndarjen e vlerave të njëjta Administrata Tatimore do të ec përpara falë këtyre vlerave gjatë tërë punës sonë: Profesionalizmi Integriteti dhe ndershmëria Ekasiteti dhe efektshmëria Përsosmëria e Shërbimeve Transparenca

20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovësatk-ks.org/wp-content/uploads/2020/01/20-vjetori-i-ATK.pdf · Imazhi dhe reputacioni i ATK-së është shumë më mirë se sa në

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovësatk-ks.org/wp-content/uploads/2020/01/20-vjetori-i-ATK.pdf · Imazhi dhe reputacioni i ATK-së është shumë më mirë se sa në

Administrata Tatimore e KosovësPoreska Administracija KosovaTax Administration of Kosovo

20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovës

Suksesi ynë varet kur të gjithë ne marrim pjesë në ndarjen e vlerave të njëjtaAdministrata Tatimore do të ec përpara falë këtyre vlerave gjatë tërë punës sonë:

Profesionalizmi Integriteti dhe ndershmëria

E�kasiteti dhe efektshmëria

Përsosmëria e Shërbimeve

Transparenca

Page 2: 20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovësatk-ks.org/wp-content/uploads/2020/01/20-vjetori-i-ATK.pdf · Imazhi dhe reputacioni i ATK-së është shumë më mirë se sa në
Page 3: 20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovësatk-ks.org/wp-content/uploads/2020/01/20-vjetori-i-ATK.pdf · Imazhi dhe reputacioni i ATK-së është shumë më mirë se sa në

3

Misioni ynë

“Ne jemi këtu që të mbledhim tatimet dhe kontributet, për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.” Ne do të jemi të suksesshëm nëse të hyrat e pritshme qeveritare janë mbledhur për të siguruar shërbimet e rëndësishme qeveritare, në masë të madhe përmes përmbushjes vullnetare të tatimpaguesve sipas ligjeve tatimore të Kosovës dhe nëse punëdhënësit japin kontributet e kërkuara për kursime pensionale dhe kontribute tjera për punëtorët e tyre.

Vizioni ynë

“Të jemi të besueshëm dhe të respektuar, si dhe të jemi mirë të krahasueshëm me administratat udhëheqëse tatimore në Evropë.” Një sistem i mirë tatimor është produkt i politikave dhe legjislacionit të mirë tatimor, dhe një administrate të mirë. Ne e kemi përshkruar vizionin tonë në këtë mënyrë sepse përvojat në tërë botën tregojnë që mbledhja e të hyrave është më efektive, atëherë kur tatimpaguesit bëjnë përmbushjen vullnetare dhe kjo arrihet kur ata kanë besim dhe respektojnë autoritetin tatimor, si dhe e konsiderojnë atë të jetë shumë kompetent.

Page 4: 20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovësatk-ks.org/wp-content/uploads/2020/01/20-vjetori-i-ATK.pdf · Imazhi dhe reputacioni i ATK-së është shumë më mirë se sa në

20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovës

4

Page 5: 20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovësatk-ks.org/wp-content/uploads/2020/01/20-vjetori-i-ATK.pdf · Imazhi dhe reputacioni i ATK-së është shumë më mirë se sa në

5

Fjala hyrëse e Drejtorit të Përgjithshëm

Ndihem i privilegjuar që me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës, të falënderoj secilin person, i cili në çfarëdo mënyre ka dhënë kontributin e tij, në të mirë të zhvillimit të ATK.

Sot, ATK, shënon 20 vjetorin e themelimit të saj, ku përgjatë gjithë këtij rrugëtimi është ndeshur me s�da të mëdha, por në të njëjtën kohë ka arritur edhe suksese të jashtëzakonshme, të cilat kanë re�ektuar në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

Misioni i ATK-së, është ngritja e nivelit më të lartë të përmbushjes vullnetare në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi, si dhe ofrimi i shërbimeve profesionale, transparente dhe efektive për tatimpagues.

Të nderuar/a,

ATK, ka obligim të vendosur me ligj që të siguroj zbatim të njëtrajtshëm të dispozitave ligjore për të gjithë tatimpaguesit, në mënyrë të njëjtë, për situata të njëjta. Si rezultat i punës profesionale, me integritet dhe ndershmëri, efektivitet dhe transparencë, ATK, për këto 20 vite ka mbledhur 4 miliard e 707 milion euro tatime, dhe 1 miliard e 797 milion euro kontribute pensionale. Përveç kësaj, ATK ka zhvilluar një strukturë organizative funksionale, e cila në pjesën më të madhe të saj është në harmoni me praktikat më të mira ndërkombëtare.

ATK, çdoherë është fokusuar në ofrimin e shërbimeve profesionale për tatimpagues, në mënyrë që të krijoj një infrastrukturë më të lehtë në kryerjen e obligimeve tatimore. Gjatë viteve të fundit ka investuar jashtëzakonisht shumë në ndërtimin e Sistemit Elektronik EDI, i cili ju mundëson tatimpaguesve ofrim të shërbimeve on-line dhe pa kosto.

Page 6: 20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovësatk-ks.org/wp-content/uploads/2020/01/20-vjetori-i-ATK.pdf · Imazhi dhe reputacioni i ATK-së është shumë më mirë se sa në

6

ATK, për të siguruar një nivel të lartë të përmbushjes tatimore, njësoj për të gjithë tatimpaguesit, është e fokusuar në tri çështje kryesore: në përmbushjen vullnetare, ofrimin e shërbimeve profesionale dhe trajtimin e barabartë të të gjithë tatimpaguesve. Këtë është duke e realizuar edhe në bashkëpunim edhe me palët e interesit që i ka ATK.

Pra, ne bashkëpunojmë me shumë partnerë, duke përfshirë agjencitë tjera qeveritare, bizneset, shoqatat/asociacionet profesionale dhe institucionet ndërkombëtare. Puna jonë e madhe, si dhe arritjet tona janë njohur dhe vlerësuar shumë lartë nga organizatat ndërkombëtare.

Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së

- Zvogëlimi i nivelit të ekonomisë jo-formale;

ATK, në vazhdimësi ballafaqohet me s�da të ndryshme, ndër më të rëndësishmet prej tyre janë:

Modulet e reja elektronike, janë në shërbim të të punësuarve të ATK-së, me qëllim që të kryejnë punën e tyre në mënyrë më e�kase dhe të trajtojnë tatimpaguesit më me konsistencë.

- Përmirësimi i proceseve kyçe tatimore të regjistrimit, deklarimit, kontrollit dhe mbledhjes së detyrueshme;

- Zhvillimi i platformës kryesore të Teknologjisë Informative të ATK-së, etj.

Si Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së, ju falënderoj për bashkëpunimin dhe përkushtimin e treguar për këto 20 vite ekzistencë të institucionit tonë. Së bashku do të vazhdojmë tutje në arritjen e synimeve tona, ku secila prej tyre do të re�ektoj në forcimin dhe zhvillimin e shtetit!

- Fuqizimi i aftësive/shkathtësive të sta�t të ATK-së;

Ne në vazhdimësi kemi përditësuar Kodin tonë të Mirësjelljes dhe jemi zotuar që t'ju shërbejmë tatimpaguesve me integritet dhe ndershmëri. ATK ka shumë punëtorë të motivuar, profesional dhe me shkathtësi të mëdha, për të cilët ndihem krenar dhe kam besim të plotë se do të bëjnë gjëra shumë të mira për ATK dhe shtetin tonë gjatë viteve të ardhshme. Imazhi dhe reputacioni i ATK-së është shumë më mirë se sa në �llim.

Ilir Murtezaj

20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovës

Page 7: 20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovësatk-ks.org/wp-content/uploads/2020/01/20-vjetori-i-ATK.pdf · Imazhi dhe reputacioni i ATK-së është shumë më mirë se sa në

7

Fillimisht Administrata Tatimore e Kosovës ishte e autorizuar të bëjë mbledhjen e tatimit në shitje, tatimit në hoteleri, pastaj nga data 01 Korrik 2000 tatimin e paragjykuar. Të hyrat tatimore të grumbulluara nga ATK në vitin e parë të funksionimit të saj, gjegjësisht vitin 2000 kanë qenë në vlerë simbolike prej 5 milion euro, mirëpo, me peshë shumë të madhe për shkak se tatimpaguesit ndiheshin shumë të lumtur që ju kishte ardhur mundësia të paguanin tatimin për shtetin e tyre që aq shumë e kishin ëndërruar.

Në vitin 2005 është aplikuar reforma e sistemit tatimor në Kosovë, ashtu që Tatimi i Paragjykuar dhe Tatimi në Paga janë fuzionuar në Tatimin në të Ardhurat Personale, si dhe është zëvendësuar Tatimi në Fitim me Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.

Administrata Tatimore e Kosovës, është themeluar me datë 17 Janar 2000 nën drejtimin dhe administrimin e UNMIK-ut. Drejtor i parë i ATK-së ishte ndërkombëtar Lewis Bauer, i punësuar nga një kontraktues i USAID. Nga Tetori i vitit 2001 deri në Shkurt të vitit 2003, kishte bashkë-drejtorë nga USAID, Andree Nadeau dhe vendor Mustafë Hasani, që ndanin rolin e drejtorit. Më 18 Shkurt 2003, barten kompetencat e udhëheqjes nga UNMIK-u te Ministria për Ekonomi dhe Financa, dhe që nga ajo kohë, ATK funksionon si një Agjenci ekzekutive me autonomi të plotë operacionale e menaxhuar krejtësisht nga vendorët me asistencën e organizatave donatore ndërkombëtare përfshirë, USAID, BE, FMN, BB, GIZ, Ambasada Britanike, etj.

Historia jonë

Më pastaj nga data 01 Korrik 2001, ATK, �llon të ngarkohet me autorizime shtesë për mbledhjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSh). Nga viti 2002 sistemi tatimor zgjerohet me lloje të reja të tatimeve, si Tatimi në Paga dhe Tatimi në Fitim. Pra, nga data 01 Prill 2002 me hyrjen në fuqi të Rregullores së Tatimit në Fitim �llon avancimi i sistemit tatimor nga tatimi i paragjykuar në tatimin real nga pjesa e �timit të biznesit.

Page 8: 20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovësatk-ks.org/wp-content/uploads/2020/01/20-vjetori-i-ATK.pdf · Imazhi dhe reputacioni i ATK-së është shumë më mirë se sa në

8

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSh) në furnizimet e brendshme;

ATK, aktualisht është përgjegjëse për mbledhjen e tatimeve, si:

Tatimi në të Ardhurat Personale;Tatimi në të Ardhurat e Korporatave;Tatimet e mbajtura në burim;Kontributet Pensionale;

20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovës

Page 9: 20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovësatk-ks.org/wp-content/uploads/2020/01/20-vjetori-i-ATK.pdf · Imazhi dhe reputacioni i ATK-së është shumë më mirë se sa në

9

- Ligji për Tatimin në të Ardhurat Personale; - Ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar;

Sistemi Tatimor në Kosovë mbështetet në Ligjet dhe Udhëzimet e nxjerra, për të siguruar vendosjen dhe grumbullimin e të ardhurave nga tatimet për buxhetin e Kosovës, si:

Legjislacioni tatimor

Legjislacioni Tatimor i Kosovës, plotëson standardet ndërkombëtare dhe është i bazuar në përvojat dhe politikat më të mira të Bashkimit Evropian.

- Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat;

- Ligji për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave; - Udhëzimi Administrativ për zbatimin e Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat;

- Udhëzimi Administrativ për zbatimin e Ligjit për Tatimin në të Ardhurat Personale; - Udhëzimi Administrativ për zbatimin e Ligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave;

Përgjegjësi e ATK-së është që të administroj zbatueshmërinë e çdo lloji të tatimit të aplikuar me Legjislacion Tatimor në Republikën e Kosovës.

ATK është institucion i cili garanton stabilitet �nanciar në vend, duke inkasuar të hyra varësisht prej projeksioneve vjetore, të cilat përcaktohen nga Qeveria e vendit.

- Udhëzimi Administrativ për zbatimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar;

Page 10: 20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovësatk-ks.org/wp-content/uploads/2020/01/20-vjetori-i-ATK.pdf · Imazhi dhe reputacioni i ATK-së është shumë më mirë se sa në

10

- Tatimi për personat jo-rezident.- Tatimi në lotari dhe lojëra të fatit;

- Tatimi për kategori të veçanta;

Në aspektin e lehtësirave ligjore, të cilat kanë karakter ligjor dhe procedural, Kosova ka shumë lehtësira, të cilat e bëjnë një vend jashtëzakonisht të favorshëm për investitor vendas dhe të huaj për të bërë biznes. Kosova ka normat më të ulëta tatimore në rajon, ndoshta edhe më gjerë, si për tatimet direkte, ashtu edhe ato indirekte.

- Kontributet Pensionale,

- Tatimi në interes;

- Tatimi në të drejta pronësore;

- Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSh); - Tatimi në të Ardhurat Personale (TAP); - Tatimi në të Ardhurat e Korporatave (TAK); - Tatimet e mbajtura në burim: - Tatimi në Paga;- Tatimi në Qira;

Në Kosovë aplikohen këto lloje të tatimeve:

20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovës

Page 11: 20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovësatk-ks.org/wp-content/uploads/2020/01/20-vjetori-i-ATK.pdf · Imazhi dhe reputacioni i ATK-së është shumë më mirë se sa në

11

Menaxhimi i përmbushjes mund të konsiderohet të jetë shembull i praktikës më të mirë në rajon. Vetë fakti se përmbushja vullnetare është mbi 80%, është indikacion se Administrata Tatimore ofron lehtësira të shumta për tatimpaguesit, të cilët deklarojnë dhe paguajnë tatimet në mënyrë vullnetare.

Përmbushja vullnetare

- Lehtësimin e procedurave, ofrimin e shërbimeve profesionale, transparente dhe e�kase në përputhje me ligjet tatimore, si dhe- Zhvillimin e politikave dhe procedurave lidhur me shërbimet e nevojshme për tatimpaguesit.

ATK, me qëllim të ngritjes së nivelit të vetëdijes së tatimpaguesve për përmbushjen e detyrimeve tatimore në mënyrë vullnetare, është e fokusuar në:

Si rezultat i rritjes së përmbushjes vullnetare është transformimi i ATK-së në një administratë tatimore të orientuar në shërbime, që është dukshëm në harmoni me praktikat më të mira të pranuara ndërkombëtarisht. ATK, ka zhvilluar një sistem të fuqishëm të menaxhimit të përmbushjes, me Plane vjetore për Trajtimin e Rreziqeve dhe me një proces të plani�kimit vjetor të operacioneve.

Page 12: 20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovësatk-ks.org/wp-content/uploads/2020/01/20-vjetori-i-ATK.pdf · Imazhi dhe reputacioni i ATK-së është shumë më mirë se sa në

12

Të hyrat e ATK-së ndër vite

• 4 miliard e 707 milion euro - Tatime, dhe

Përgjatë 20 viteve, Administrata Tatimore, pavarësisht s�dave ka arritur që në vazhdimësi të realizoj projeksionet e të hyrave, të siguroj stabilitet �nanciar në vend duke mbledhur të hyra në vlerë prej:

• 1 miliard e 797 milion euro - Kontribute Pensionale.

Të hyrat e mbledhura, për qytetarët e Kosovës kanë mundësuar shërbime më të mira publike, arsimim me standarde më të larta, mirëqenie shëndetësore, sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovës

Page 13: 20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovësatk-ks.org/wp-content/uploads/2020/01/20-vjetori-i-ATK.pdf · Imazhi dhe reputacioni i ATK-së është shumë më mirë se sa në

13

• Deklarimi i tatimeve në çdo kohë - 24/7;

Deklarata e parë që është bërë përmes Sistemit Elektronik EDI ishte deklarata e TVSh-së për periudhën Gusht 2011. EDI, �llimisht ka qenë në dispozicion vetëm për bizneset e kategorizuara në Drejtorin e Tatimpaguesve të Mëdhenj, ndërsa në fund të vitit 2012 ky sistem ishte i gatshëm për t'u përdorur nga të gjitha bizneset.

Për ATK-në, Sistemi Elektronik EDI ka reduktuar grumbullimin e dokumenteve, reduktimin e kostos operative, koston për procesimin, ruajtjen dhe trajtimin e deklaratave tatimore. Ndërsa, për tatimpaguesit, Sistemi Elektronik EDI, ka kursyer kohë, reduktim të gabimeve në deklarimin e tatimeve/kontributeve dhe e ka bërë më të lehtë përgatitjen, deklarimin dhe pagesën e tyre.

Pra, përparësitë e Sistemit Elektronik EDI apo deklarimit on-line, janë:• Reduktimi i dokumenteve; • Kursim i kohës dhe kostos;

• Pagesa on-line në çdo kohë – 24/7;• Reduktimi i vizitave të shumta në zyrat e ATK-së;

• Procesimi i shpejtë dhe i saktë i deklaratave.• Dorëzimi i menjëhershëm, i besueshëm dhe i sigurt;

Sistemi Elektronik –EDI

ATK, që nga viti 2011 e tutje ka investuar shumë në ndërtimin e Sistemit Elektronik EDI, i cili mundëson ofrim të shërbimeve on-line dhe pa kosto për tatimpagues.

ATK, në vitin 2011 ka bërë njërin ndër hapat më të mëdhenj, duke reformuar mënyrën e deklarimit dhe të pagesës së tatimeve. Në këtë vit, ATK ka krijuar sistemin elektronik-EDI, përmes të cilit është mundësuar deklarimi dhe pagesa e tatimeve dhe kontributeve pensionale.

Page 14: 20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovësatk-ks.org/wp-content/uploads/2020/01/20-vjetori-i-ATK.pdf · Imazhi dhe reputacioni i ATK-së është shumë më mirë se sa në

14

Çdo tatimpaguesi, përmes sistemit EDI i mundësohet: Deklarimi dhe pagesa e detyrimeve tatimore për të gjitha llojet e tatimeve, korrigjimi i deklaratave tatimore, mundësia që të paguaj për detyrimet e papaguara (vonuara) si dhe qasja në historinë e deklarimeve të tyre, regjistrimi për TVSH, raportimi i librit të blerjes/shitjes, pajisja me Vërtetim tatimor, etj.

Po ashtu, përmes ueb-faqes së ATK-së, mundësohen edhe shërbime të tjera elektronike, si: Pajisja me Vërtetim tatimor për individët, Raportimi blerjeve mbi 500 euro, Shkarkimi i deklaratave tatimore për tatimpaguesit, të cilët deklarojnë në formë manuale, etj.

Sistemi Elektronik EDI, është vlerësuar lartë nga raportet e institucioneve ndërkombëtare, si një sistem i cili ofron lehtësira në përmbushjen vullnetare të obligimeve tatimore. Po ashtu, EDI është mirëpritur edhe nga ana e komunitetit të biznesit në Kosovë, si një sistem i cili është në përputhje me praktikat e vendeve evropiane.

Se Sistemi Elektronik EDI është një sistem i avancuar dhe shumë i thjesht për t'u përdorur nga tatimpaguesit, kjo është vlerësuar me çmim nga ICT Awards, ku Administrata Tatimore e Kosovës ka �tuar çmimin e parë “Shërbimi më i mirë publik”.

Sistemi i deklarimit elektronik të tatimeve/kontributeve EDI, është i avancuar, i sigurt, i përshtatshëm për aplikim, në të cilin përfshihen veçori, të cilat lehtësojnë aplikimin e këtij sistemi.

Që nga përdorimi i kësaj platforme e deri më tani, numri i tatimpaguesve të regjistruar në EDI është 101,763, ndërsa numri i deklaratave të shkarkuara është 11.5 milion deklarata.

20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovës

Page 15: 20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovësatk-ks.org/wp-content/uploads/2020/01/20-vjetori-i-ATK.pdf · Imazhi dhe reputacioni i ATK-së është shumë më mirë se sa në

15

Në kuadër të informimit dhe shërbimit të tatimpaguesve, në vazhdimësi janë zhvilluar procedura lidhur me shërbimet për tatimpaguesit në nivel të përgjithshëm (Qendror) dhe në nivel Regjional, si dhe koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta me komunitetin e biznesit.

Shërbimi i Tatimpaguesve

Në të gjitha qendrat për shërbim të tatimpaguesve ofrohen shërbime të ndryshme, si: këshilla ligjore, pajisja me numër �skal, pajisja me certi�katë të TVSh, pajisja me Vërtetim tatimor, etj.

Qendrat për Shërbim të Tatimpaguesve, funksionojnë në të gjitha drejtoritë rajonale të ATK-së, të cilat brenda strukturës se vetë përbëhen nga zyrtarët e shërbimit, këshilltarët tatimorë, si dhe zyrtarët e kontributeve pensionale.

Shërbimi i Tatimpaguesve, ka për qëllim ofrimin e përkrahjes së tatimpaguesve, në mënyrë që t'u sigurohet, edukimi, informimi dhe lehtësimi i procedurave, përmes ofrimit të shërbimeve profesionale, transparente dhe e�kase konform Legjislacionit Tatimor.

Në mënyrë që tatimpaguesit të njihen në çdo hap për procedurat e kërkuara me legjislacionin tatimor, risitë dhe ndryshime të tjera, në vazhdimësi përgatiten/ofrohen – Njoftime për tatimpagues, përmes ueb-faqes së ATK-së, Facebook, përmes adresave elektronike të tatimpaguesve, Komunikata, Intervista për mediat e shkruara dhe elektronike, Shpjegime/dokumente Publike, si dhe në vazhdimësi shqyrtohen kërkesat e parashtruara nga tatimpaguesit në afatin e paraparë ligjor. Po ashtu, nga Shërbimi i tatimpaguesve në vazhdimësi mbahen seminare dhe trajnime, prezantime dhe organizime të ndryshme për çështjet e caktuara tatimore.

Në të gjitha qendrat e shërbimit të ATK-së, është funksionalizuar “Menaxhimi i radhës”, ku palët në mënyrë optimale kryejnë të gjitha shërbimet e nevojshme për një kohë shumë të shkurtë.

Page 16: 20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovësatk-ks.org/wp-content/uploads/2020/01/20-vjetori-i-ATK.pdf · Imazhi dhe reputacioni i ATK-së është shumë më mirë se sa në

16

Misioni i Qendrës se Thirrjeve, është që të kontaktoj dhe të komunikoj me tatimpaguesit dhe t'ju ofroj shërbime profesionale, unike dhe të sakta, të gjithë atyre që kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve për t'u informuar rreth çështjeve të ndryshme tatimore.

Ndërsa Qendra e Thirrjeve kontakton tatimpaguesit, të cilët kanë borxhe të pashlyera tatimore, obligime për dorëzimin e deklaratës tatimore, si dhe çështje tjera lidhur me tatimet.

“ ”

Qendra e Thirrjeve është e themeluar në kuadër të ATK-së, me qëllim të informimit të tatimpaguesve për të drejtat dhe detyrimet e tyre tatimore, sipas Legjislacionit Tatimor.

Qendra e Thirrjeve

Në Qendrën e Thirrjeve, tatimpaguesit mund të parashtrojnë pyetje të ndryshme, lidhur me: regjistrimin e biznesit; çregjistrimin e biznesit; deklarimin dhe pagesën e tatimeve; arkat �skale; ankesat; mbledhjen e detyrueshme, si dhe çështje tjera tatimore.

20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovës

Page 17: 20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovësatk-ks.org/wp-content/uploads/2020/01/20-vjetori-i-ATK.pdf · Imazhi dhe reputacioni i ATK-së është shumë më mirë se sa në

17

ATK, ofron shërbime për tatimpaguesit, të cilët mbulohen nga METD në mes të Kosovës dhe ndonjë shteti tjetër.

Marrëveshjet për Eliminimin e Tatimit të Dy�shtë (METD)

Administrata Tatimore e Kosovës, është përgjegjëse për zbatimin e dispozitave të METD. Gjithashtu, ATK përcakton procedurat e zbatimit të këtyre marrëveshjeve.

Në rastet kur dispozitat e METD janë në kundërshtim me dispozitat e Legjislacionit vendor, dispozitat e METD kanë përparësi. Aplikimi i METD në rastet praktike bazohet në dispozitat konkrete në fuqi të çdo marrëveshjeje.

METD, janë marrëveshje në mes të dy shteteve që kanë për qëllim eliminimin e tatimit të dy�shtë.

Aktualisht në fuqi janë 15 METD. Shtetet me të cilat Kosova ka METD, janë: Shqipëria, Austria, Belgjika, Britania e Madhe, Emiratet e Bashkuara Arabe, Luksemburgu, Finlanda, Gjermania, Hungaria, Kroacia, Malta, Maqedonia, Sllovenia, Turqia dhe Zvicra.

Page 18: 20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovësatk-ks.org/wp-content/uploads/2020/01/20-vjetori-i-ATK.pdf · Imazhi dhe reputacioni i ATK-së është shumë më mirë se sa në

18

Reformimi i Mbledhjes së Detyrueshme, ka për qëllim rritjen e e�kasitetit dhe efektivitetit tek aktivitetet e mbledhjes përmes përdorimit më të mirë të resurseve në dispozicion, vendimmarrjes dhe rritjes së e�kasitetit për zbatimin e të gjitha procedurave të mbledhjes së borxheve, në mënyrë që proceset e mbledhjes së detyrueshme të mos kryhen nga një ekip, por këto procese të barten dhe të kryhen nga ekipet e specializuara për proceset speci�ke të mbledhjes se detyrueshme.

Avokati i Tatimpaguesve në funksion të adresimit të shqetësimeve të tatimpaguesve

Shërbimi i Avokatit të Tatimpaguesve, ofron mundësi/burim shtesë të asistencës, në mënyrë që tatimpaguesit të adresojnë shqetësimet/problemet e tyre, si dhe çështje të tjera, të cilat nuk kanë mundur t'i zgjidhin përmes kanaleve të rregullta brenda ATK-së.

Avokatit i Tatimpaguesve ka për qëllim që të siguroj një mundësi më shumë për tatimpaguesit, që t'i adresojnë shqetësimet lidhur me çështjet tatimore, për rastet kur tatimpaguesi konsideron se u janë shkelur të drejtat e garantuara me ligj. Pra, Avokati i Tatimpaguesve ndihmon tatimpaguesit në zgjidhjen e çështjeve / problemeve me Administratën Tatimore.

Avokati i Tatimpaguesve, nuk është zëvendësim për procedurat e krijuara apo proceset e ankesave. Mirëpo, nëse këto procese nuk funksionojnë si duhet, Avokati i Tatimpaguesit është i autorizuar që të reagojë në emër të tatimpaguesit.

Konsolidimi i Mbledhjes së Detyrueshme

20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovës

Page 19: 20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovësatk-ks.org/wp-content/uploads/2020/01/20-vjetori-i-ATK.pdf · Imazhi dhe reputacioni i ATK-së është shumë më mirë se sa në

19

Rimbursimet

Administrata Tatimore e Kosovës, në vazhdimësi shqyrton/trajton kërkesat e tatimpaguesve për rimbursim të TVSH, TAP dhe TAK. ATK ka krijuar aplikacionin e avancuar “Moduli Elektronik i Menaxhimit të Rimbursimit”, përmes të cilit mundësohet shqyrtimi i kërkesave për rimbursim.

Përmes “Modulit Elektronik të Menaxhimit të Rimbursimit” ofrohen informata të detajuara në çdo kohë mbi mbarëvajtjen e procesit të rimbursimit, si për ATK, ashtu edhe për tatimpaguesin.

Projekti “Konsolidimi i Mbledhjes së Detyrueshme”, parasheh një strukturë organizative mbi menaxhimin e funksionit të mbledhjes së borxheve në një Qendër të vetme në Prishtinë, e cila do të jetë e organizuar si Departament për Menaxhimin e Mbledhjes së Borxheve. Në kuadër të këtij Departamenti do të funksionalizohen katër (4) divizione, ku secili Divizion me ekipet e veta do të jetë përgjegjës për një fazë të caktuar të trajtimit të borxheve.

Me hartimin e projektit “Konsolidimi i Mbledhjes së Detyrueshme”, ATK është përqendruar në krijimin e procedurave të reja në përmirësimin e procesit të trajtimit të borxhit në fazë të hershme, si dhe për të zvogëluar stokun e madh të borxheve të vjetra.

ATK, ka zhvilluar procedura lehtësuese lidhur me rimbursimet duke përcaktuar kritere për kategorizimin e bizneseve, si: kategoria A, B dhe C.

Përmes këtij projekti do të mundësohet ndarja e proceseve të punës, për të fuqizuar menaxhimin e borxheve dhe për të bërë të mundshëm zvogëlimin e stokut të madh të borxhit që aktualisht ekziston, në njërën anë, dhe në anën tjetër për t'i kushtuar një vëmendje të shtuar trajtimit me kohë të borxheve të reja.

Page 20: 20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovësatk-ks.org/wp-content/uploads/2020/01/20-vjetori-i-ATK.pdf · Imazhi dhe reputacioni i ATK-së është shumë më mirë se sa në

20

Vetëm gjatë vitit 2019, ATK ka pranuar dhe shqyrtuar kërkesat për rimbursim, si në vijim:

Në funksion të ngritjes së e�kasitetit dhe efektivitetit për zbatimin e dispozitave ligjore lidhur me rimbursimet, ATK ka themeluar Divizionin për Menaxhimin e Rimbursimeve.

Divizioni për Menaxhimin e Rimbursimeve, do të merret me analizën e rasteve dhe kërkesave të rimbursimeve, mbi bazën e kritereve të përcaktuara nga analiza e riskut. Synimi është që sistemi i rimbursimeve të jetë i automatizuar, duke përdorur sistemin e Teknologjisë Informative nga analiza e riskut.

Zyra për Gjoba dhe Ndëshkime Administrative (ZGjoNA) është njësi e veçantë në kuadër të ATK-së, e cila ka të bëjë me ndarjen e inspektimeve (vizitave dhe kontrollit) nga shqiptimi i gjobave dhe ndëshkimeve administrative.

ZGjoNA, zbaton dispozitat ligjore që lidhen me gjobat dhe ndëshkimet për shkeljet dhe parregullsitë në fushën e tatimeve, duke siguruar njëtrajtshmëri, saktësi dhe shpejtësi në shqyrtimin e rasteve në drejtim të përmbushjes vullnetare, por nuk përfshinë gjobat dhe ndëshkimet që lidhen me funksionin e mbledhjes së detyrueshme.

ZGjoNA – Zyra për Gjoba dhe Ndëshkime Administrative

Divizioni për Menaxhimin e Rimbursimeve do të ketë përgjegjësinë përfundimtare të menaxhimit për të gjitha kërkesat e rimbursimeve, sipas kritereve dhe afateve të caktuara.

20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovës

Page 21: 20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovësatk-ks.org/wp-content/uploads/2020/01/20-vjetori-i-ATK.pdf · Imazhi dhe reputacioni i ATK-së është shumë më mirë se sa në

21

• Rritja e bashkëpunimit ndërkombëtar për menaxhimin e çështjeve tatimore;• Zhvillimi i sistemit të ri të Teknologjisë Informative, etj.

Administrata Tatimore të Kosovës, në mënyrë të veçantë do të fokusohet në:• Zvogëlimin e hendekut tatimor;

Prioritetet e ATK-së

Modernizimi i Teknologjisë Informative

• Fuqizimin e aftësive/shkathtësive të sta�t të ATK-së;

• Inkurajimin e tatimpaguesve të rregullt në përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore; • Adresimi i boshllëkut tatimor si rezultat i shmangies dhe evazionit tatimor;

• Zhvillimin e organizatës në pajtim me standardet më të mira evropiane.

Përmes Sistemit të ri të Teknologjisë Informative, do të lehtësohet deklarimi dhe pagesa e tatimeve, si dhe do të mundësohen metoda elektronike shumëkanalëshe të komunikimit.

• Zvogëlimin e borxheve tatimore;

ATK, ka iniciuar procedurat për zhvillimin e sistemit të ri të Teknologjisë Informative, përmes të cilit do të mundësohet digjitalizimi dhe automatizimi i proceseve të punës në Administratën Tatimore, menaxhimi i ndryshimeve dhe përshtatja e lehtë me legjislacionin tatimor, si dhe ndërveprimi i plotë ndërinstitucional.

Po ashtu, ATK do të përkushtohet në:

• Përmirësimin e proceseve kyçe lidhur me regjistrimin, deklarimin, kontrollin dhe mbledhjen e detyruar;

Page 22: 20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovësatk-ks.org/wp-content/uploads/2020/01/20-vjetori-i-ATK.pdf · Imazhi dhe reputacioni i ATK-së është shumë më mirë se sa në

22

ATK, ka një strukturë organizative të bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare, e cila mundëson realizimin e objektivave institucionale. Kjo strukturë është e bazuar në tri shtylla kryesore: Dizjanimi i proceseve të punës, Implementimi i tyre - shpërndarja dhe përkrahja e këtyre proceseve.

20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovës

Page 23: 20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovësatk-ks.org/wp-content/uploads/2020/01/20-vjetori-i-ATK.pdf · Imazhi dhe reputacioni i ATK-së është shumë më mirë se sa në
Page 24: 20 Vjetori i Administratës Tatimore të Kosovësatk-ks.org/wp-content/uploads/2020/01/20-vjetori-i-ATK.pdf · Imazhi dhe reputacioni i ATK-së është shumë më mirë se sa në

Linja e raportimit pa-pagesë

0800 80 800

Drejtoria e Përgjithshme,

www.atk-ks.org

038 200 250 30

Këndi i Rrugëve “Bill Klinton & Dëshmorët e Kombit”, 10 000 Prishtinë, Kosovë