11
Adam Smith dhe Koncepti i Drejtësisë Sociale Udhëheqës Dr. Arlinda Hoti Punuar nga: Anisa Loloçi;Gertian Loloçi;Atjon Bami

Adam Smith dhe koncepti i Drejtësisë Sociale

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Adam Smith dhe koncepti i Drejtësisë Sociale

Adam Smithdhe Koncepti i Drejtësisë Sociale

Udhëheqës Dr. Arlinda Hoti Punuar nga: Anisa Loloçi;Gertian Loloçi;Atjon Bami

Page 2: Adam Smith dhe koncepti i Drejtësisë Sociale

Smith është një filozof i cili parimisht nuk është i prirur të vendosë pasurinë mbi gjithçka

Megjithatë empirizmi i tij pa kushte do ta shtyjë të bëhet një nga kontribuesit më të

mëdhenj në lartësimin e një koncepti të jetës sociale që vendos mbi gjithçka efikasitetin

ekonomik.

2

Hyrje

Page 3: Adam Smith dhe koncepti i Drejtësisë Sociale

Konceptin mbi Drejtësinë Sociale Smith-i e ka trajtuar

në librin e tij “Teoria e ndjenjave morale”, duke

mbështetur faktin se në veprimet tona ne jemi të

drejtuar jo vetëm nga interesi ynë personal, por edhe

nga mënyra se si të tjerët gjykojnë veprimet tona

sepse “simpatia” që ne ndiejmë për të tjerët na bën që

të pranojmë gjykimin e tyre

3

Koncepti i Drejtësisë Sociale

Page 4: Adam Smith dhe koncepti i Drejtësisë Sociale

Nga njëra anë Smith-i pranon se në thelb shoqëria është një shkëmbim shërbimesh midis

individëve. Por ai thotë gjithashtu se rregulli social mbështetet mbi tendencën për të

admiruar të pasurit dhe të fuqishmit, pra për t’ju bindur atyre.

Nga kjo rrjedh se shoqëria është larg të qënit aq e përsosur.

4

Koncepti i Drejtësisë Sociale

Page 5: Adam Smith dhe koncepti i Drejtësisë Sociale

Pa dyshim që “në klasat e mesme dhe të ulta të shoqërisë, rruga e meritave është pothuajse ajo e pasurisë”, e si rrjedhojë është në interesin e individëve të këtyre shtresave të jenë të vyrtytshëm dhe ashtu janë në shumicën e rasteve.

Por “nuk ndodh e njëjta gjë në radhët më të larta.” Në oborrin mbretëror apo në paradhomat e të mëdhenjve shohim se pothuajse përherë të shkathtit dhe lajkatarët fitojnë ndaj personave me merita dhe talent.

5

Koncepti iDrejtësisë Sociale

Page 6: Adam Smith dhe koncepti i Drejtësisë Sociale

Duhet thënë gjithashtu se “personat e dhënë pas

pasurisë e braktisin shumë shpesh rrugën e vyrtytit

për të arritur në pozicionin që ata dëshirojnë, kjo

sepse për fat të keq rruga e pasurisë dhe ajo e vyrtytit

janë shumë shpesh në kundërshtim me njera–tjetrën”.

6

Koncepti i Drejtësisë Sociale

Page 7: Adam Smith dhe koncepti i Drejtësisë Sociale

Smith-i është pra i ndërgjegjshëm për mospërputhjen që mund të ekzistojë midis drejtësisë sociale dhe rregullit ekonomik që realizohet nëpërmjet veprimit mekanik të interesave individuale.

Ai është shumë larg qëndrimit të fiziokratëve, të cilët mohojnë ekzistencën e një problemi të drejtësisë sociale ose pretendojnë se a zgjidhet në mënyrë automatike në të njëjtën kohë me atë të progresit ekonomik.

Megjithatë ai mbron një qëndrim liberal, duke thënë se nga njera anë liria në përpjekjet për tu pasuruar është kusht për çdo lloj progresi dhe nga ana tjetër, se padrejtësitë e lindura për shkak të lirisë ekonomike nuk janë ndoshta aq të thella dhe aq të papranueshme sa ç’mund të mendohet me shikimin e parë.

7

Koncepti i Drejtësisë Sociale

Page 8: Adam Smith dhe koncepti i Drejtësisë Sociale

Liria është kushti i progresit. Është e vërtetë që ajo

është gjithahtu burim i pabarazisë sociale.

Megjithatë filozofi ynë pohon tani se pavarsisht

pabarazive sociale, individët marrin pak a shumë të

njejtat kenaqësi.

8

Koncept i Drejtësisë Sociale

Page 9: Adam Smith dhe koncepti i Drejtësisë Sociale

Të gjithë e dijmë se pabarazitë shoqërore sjellin

diferenca shumë të mëdha për sa i përket plotësimit

të nevojave materiale nga individët.

Smith-i pranon se plotësimi i nevojave morale është

shumë më i rëndësishëm se ai i nevojave materiale.

9

Koncepti i Drejtësisë Sociale

Page 10: Adam Smith dhe koncepti i Drejtësisë Sociale

Smith-i propozon se qëllimi i aktivitetit të njeriut është njëkohësisht fitimi i pasurisë dhe fitimi i urtësisë.

Në mungesë të një pajtueshmerie mes tyre, filozofia e tij sociale mbetet shumë pak e kënaqshme dhe përmban një karakteristikë të veçantë, atë të pranimit pa kushte të padrejtësisë sociale.

Smith-i shpreh keqardhjen e vet në lidhje me faktin që pasuria pëlqehet më shumë se urtësia.

10

Konkluzion

Page 11: Adam Smith dhe koncepti i Drejtësisë Sociale

Faleminderit për vëmendjen!

11