14
Banka e Shqipërisë ANALIZË E ZHVILLIMEVE NË SEKTORIN E JASHTËM TË EKONOMISË Pikëpamjet e shprehura në këtë material janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bankës së Shqipërisë. TREMUJORI II - 2015 EGLENT KIKA, MERITA BOKA DEPARTAMENTI I POLITIKËS MONETARE, BANKA E SHQIPËRISË

ANALIZË E ZHVILLIMEVE NË SEKTORIN E JASHTËM TË … · statistikave_te_sektorit_te_jashtem_sipas_bpm6_qershor_2014_2_6688_1.pdf Për efekt analizash, të dhënat e Bilancit të

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: ANALIZË E ZHVILLIMEVE NË SEKTORIN E JASHTËM TË … · statistikave_te_sektorit_te_jashtem_sipas_bpm6_qershor_2014_2_6688_1.pdf Për efekt analizash, të dhënat e Bilancit të

Banka e Shqipërisë 1

Banka e Shqipërisë

ANALIZË E ZHVILLIMEVE NË SEKTORIN E JASHTËM TË

EKONOMISË

Pikëpamjet e shprehura në këtë material janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bankës së Shqipërisë.

TREMUJORI II - 2015

EglEnt KiKa, MErita BoKa

DEPartaMEnti i PolitiKëS MonEtarE, BanKa E ShqiPëriSë

Page 2: ANALIZË E ZHVILLIMEVE NË SEKTORIN E JASHTËM TË … · statistikave_te_sektorit_te_jashtem_sipas_bpm6_qershor_2014_2_6688_1.pdf Për efekt analizash, të dhënat e Bilancit të

2 Banka e Shqipërisë

Page 3: ANALIZË E ZHVILLIMEVE NË SEKTORIN E JASHTËM TË … · statistikave_te_sektorit_te_jashtem_sipas_bpm6_qershor_2014_2_6688_1.pdf Për efekt analizash, të dhënat e Bilancit të

Banka e Shqipërisë 3

P Ë R M b A J T J A

i. ZhVilliMEt KrYESorE në BilanCin E PagESaVE 4

ii. llogaria KorrEntE 5

iii. llogaria KaPitalE 8

iV. llogaria FinanCiarE 9

V. gaBiME DhE harrESa 13

Page 4: ANALIZË E ZHVILLIMEVE NË SEKTORIN E JASHTËM TË … · statistikave_te_sektorit_te_jashtem_sipas_bpm6_qershor_2014_2_6688_1.pdf Për efekt analizash, të dhënat e Bilancit të

4 Banka e Shqipërisë

I. ZHVILLIMET KRYESORE NË bILANCIN E PAGESAVE1

Pozicioni neto i llogarisë korrente regjistroi një deficit prej 181.3 milionë eurosh në tremujorin e dytë të vitit 2015. Për të dytin tremujor radhazi, deficiti korrent ndoqi prirje ngushtuese me rreth 42.9% në nivel vjetor. Ai u vlerësua në nivelin 6.7% ndaj Pbb-së nominale. Sipas zërave përbërës të llogarisë korrente, kontribut në kahun ngushtues dhanë përmirësimi i bilancit të eksporteve neto dhe të ardhurat dytësore më të larta, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Importet e mallrave dhe të shërbimeve shënuan rënie me rreth 10.6% dhe eksportet ranë me rreth 1.9% në terma vjetorë. bilanci i llogarisë së të ardhurave dytësore vijoi prirjen zgjeruese të nisur në tremujorin e dytë të vitit 2014. Nënzëri kryesor i kësaj kategorie, flukset hyrëse të dërgesave prej emigrantëve, ishte rreth 17.6% më i lartë në terma vjetorë. Deficiti i të ardhurave parësore vijoi prirjen thelluese për të gjashtin tremujor radhazi. Në terma strukturorë, i matur sipas hendekut kombëtar midis kursimeve dhe investimeve, sektori privat luajti rol kryesor në formimin e deficitit korrent.

tabelë 1. tregues të bilancit të pagesave (të dhëna në milionë euro)  T1 ‘14 T2 ‘14 T3 ‘14 T4 ‘14 T1 ‘15 T2 ‘15Llogaria korrente (në mil euro) -271.5 -341.0 -313.2 -377.5 -242.0 -181.3vmv (%) 21.3 19.5 64.0 12.0 -16.8 -42.9/ Pbb-së (%) -11.7 -12.8 -12.6 -14.5 -10.6 -6.7Mallra dhe shërbime -396.2 -473.3 -462.8 -536.0 -374.6 -366.9 Eksporte, f.o.b. 608.8 752.0 838.8 757.1 591.8 699.1 Importe, f.o.b. 1005.0 1225.3 1301.6 1293.1 966.4 1066.0 Udhëtime neto -21.8 10.6 32.0 66.0 43.6 76.4Të ardhura parësore -20.6 -43.3 -48.7 -47.0 -48.2 -24.6 Kredi 28.7 25.7 28.3 27.8 27.2 24.7 Debi 49.3 69.1 77.0 74.8 75.4 49.3 Të ardhura nga IHD-neto -30.4 -47.1 -56.2 -38.6 -50.7 -28.3Të ardhura dytësore 145.3 175.6 198.3 205.4 180.7 210.2 Kredi 172.6 204.4 230.6 244.1 211.9 243.3 Debi 27.3 28.8 32.3 38.8 31.2 33.0 Dërgesa nga emigrantët -neto 118.2 137.5 165.1 171.0 141.8 161.7Llogaria Kapitale 22.5 22.4 20.7 21.1 26.0 21.3Huamarrje neto/Huadhënie neto -249.0 -318.7 -292.5 -356.4 -216.1 -160.0Llogaria financiare -199.1 -214.5 -206.1 -285.9 -194.9 -175.8vmv (%) 57.2 -18.3 190.7 26.5 -19.8 -18.6/ Pbb-së (%) -8.6 -8.0 -8.3 -10.9 -8.6 -6.5Investime direkte -168.0 -150.4 -253.4 -229.4 -278.3 -189.3Investime portofoli 14.5 14.0 -12.4 104.7 -82.9 -75.2Derivativë financiarë 0.0 0.0 0.0 0.0 0.0 0.0Investime të tjera -5.2 -100.6 -94.2 -122.2 54.5 72.6Mjetet e rezervës -40.3 22.5 154.0 -38.9 111.8 16.2Gabime dhe harresa 49.9 104.2 86.4 70.5 21.2 -15.8Huamarrje neto/Huadhënie neto -249.0 -318.7 -292.5 -356.4 -216.1 -160.0

Burimi: Banka e Shqipërisë

1 të dhënat më të fundit të bilancit të pagesave i përkasin tremujorit të dytë të vitit 2015. Duke filluar prej tremujorit të parë të vitit 2014, Departamenti i Stabilitetit Financiar dhe Statistikave pranë Bankës së Shqipërisë harton Statistikat e Bilancit të Pagesave, në përputhje me standardet ndërkombëtare të parashikuara në Manualin e 6-të të Bilancit të Pagesave, publikuar nga FMn-ja. ndryshimet kryesore mes metodologjisë aktuale dhe të mëparshme sintetizohet në udhëzuesin e mëposhtëm:

http://www.bankofalbania.org/web/pub/shpjegues_per_ndryshimet_ne_publikimin_e_statistikave_te_sektorit_te_jashtem_sipas_bpm6_qershor_2014_2_6688_1.pdf

Për efekt analizash, të dhënat e Bilancit të Pagesave, nga viti 2002 deri në vitin 2012, u riklasifikuan në përputhje me metodologjinë e re nga Departamenti i Politikës Monetare.

Page 5: ANALIZË E ZHVILLIMEVE NË SEKTORIN E JASHTËM TË … · statistikave_te_sektorit_te_jashtem_sipas_bpm6_qershor_2014_2_6688_1.pdf Për efekt analizash, të dhënat e Bilancit të

Banka e Shqipërisë 5

Flukset hyrëse neto në llogarinë kapitale shënuan vlerën e 21.3 milionë eurove. Flukset valutore neto në llogarinë financiare, u zvogëluan me rreth 18.6% në nivel vjetor dhe financuan 96.9% të deficitit të llogarisë korrente. Investimet e huaja direkte neto u zgjeruan me rreth 39.7% në terma vjetorë. Në anën tjetër, investimet e tjera neto u vlerësuan në një tepricë neto pozitive prej rreth 72.6 milionë eurosh, ndikuar kryesisht nga rritja e mjeteve vendase të investuara jashtë. Në të kundërt, investimet e portofolit neto u zvogëluan me rreth 75.2 milionë euro. Në ndarjen e financimit të deficitit korrent sipas flukseve financiare borxhkrijuese dhe joborxhkrijuese, vërehet një mbështetje më e theksuar ndaj formës së dytë të financimit.

bilanci i përgjithshëm i pagesave rezultoi me zgjerim të mjeteve të rezervës valutore me 16.2 milionë euro. Në fund të muajit qershor 2015, stoku i rezervës valutore ishte rreth 2.38 miliardë euro. Ky nivel ishte i mjaftueshëm për mbulimin me 6.3 muaj import mallrash dhe shërbimesh dhe për mbulimin e 161.7% të borxhit të jashtëm afatshkurtër.

II. LLOGARIA KORRENTE

Pozicioni neto i llogarisë korrente rezultoi në deficit me rreth 181.3 milionë euro në tremujorin e dytë të vitit 2015. Deficiti korrent vijoi të ngushtohet me ritme të përshpejtuara edhe gjatë kësaj periudhe. Në terma vjetorë, korrektimi vlerësohet në rreth 42.9%. Deficiti korrent ishte në nivelin 6.7% ndaj Pbb-së nominale, një raport ky 5.4 pikë përqindjeje më i ulët, krahasuar me nivelin e regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në terma kontributesh, ngushtimi vjetor u përcaktua gjerësisht prej përmirësimit të bilancit të llogarisë së shërbimeve. Në të njëjtin drejtim ndikoi dhe korrektimi i deficitit tregtar, si dhe zgjerimi i flukseve valutore hyrëse në llogarinë e të ardhurave dytësore. Deficiti më i lartë i llogarisë së të ardhurave parësore krahasuar me një vit më parë, kontribuoi në kahun zgjerues të deficitit korrent.

Sipas përqasjes strukturore të hendekut midis kursimeve dhe investimeve kombëtare, këtë tremujor ndikimin kryesor në formimin e deficitit të llogarisë korrente e ka dhënë hendeku midis kursimeve dhe investimeve të sektorit privat2. Kështu, hendeku i sektorit privat u vlerësua në 4.4% ndaj Pbb-së duke u ulur me rreth 2.2 pikë përqindjeje, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. brenda këtij komponenti, një ndikim të qenësishëm ka dhënë zgjerimi i kursimeve private me rreth 9.6 pikë

2 një matje alternative, por ekuivalente e pozicionit neto të llogarisë korrente për një periudhë të caktuar, është ajo e metodës së hendekut midis kursimeve dhe investimeve kombëtare. Kështu, pozicioni neto i realizuar i llogarisë korrente është i barabartë me shumën e hendekut të realizuar midis kursimeve dhe investimeve publike e private në periudhën t.

Cat=(Spublike-ipublike)t+(Sprivate-iprivate)t

Grafik 1. Kontributi sipas kategorive (pikë përqindjeje) në ecurinë vjetore të deficitit

korrent (%)

Burimi: Banka e Shqipërisë.

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

T1 '10T2 '10T3 '10T4 '10T1 '11T2 '11T3 '11T4 '11T1 '12T2 '12T3 '12T4 '12T1 '13T2 '13T3 '13T4 '13T1 '14T2 '14T3 '14T4 '14T1 '15T2 '15

MallraShërbime

Të ardhura parësoreTë ardhura dytësoreLlogaria korrente

Page 6: ANALIZË E ZHVILLIMEVE NË SEKTORIN E JASHTËM TË … · statistikave_te_sektorit_te_jashtem_sipas_bpm6_qershor_2014_2_6688_1.pdf Për efekt analizash, të dhënat e Bilancit të

6 Banka e Shqipërisë

përqindjeje ndaj Pbb-së. Hendeku midis kursimeve dhe investimeve publike u vlerësua në rreth 2.3% ndaj Pbb-së. Investimet dhe kursimet publike rezultuan më të ulëta, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Ashtu si edhe gjatë tremujorit të parë të vitit, kursimet më të larta kombëtare dhanë kontributin kryesor në korrektimin e deficitit korrent. Megjithëse investimet kombëtare gjithashtu u zgjeruan, ato nuk arritën të mbulonin efektin e komponentit të kursimeve.

bilanci neto i llogarisë së shërbimeve u përmirësua ndjeshëm gjatë periudhës në analizë3. Të ardhurat neto nga shërbimet rezultuan rreth 121.2 milionë euro, nga rreth 50.5 milion euro që ishin në të njëjtën tremujor të një viti më parë. Të ardhurat nga shërbimet u rritën me rreth 0.8%, ndërsa shpenzimet për shërbime u tkurrën me 17.1% në terma vjetorë. bilanci neto i llogarisë së shërbimeve u vlerësua në rreth 4.5% të Pbb-së nominale. Të ardhurat nga “shërbimet e udhëtimit (personale dhe biznesi)” dhe “shërbime për përpunim të inputeve fizike të zotëruara nga të tjerët” përcaktuan kahun e zhvillimeve në llogarinë e shërbimeve. Shërbimet e udhëtimit zënë peshën më të madhe në të ardhurat dhe shpenzimet e shërbimeve. Të ardhurat nga udhëtimet rezultuan 76.4 milionë euro, nga 10.6 milionë euro që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

3 Pjesërisht për efekt të ndryshimeve metodologjike (aplikimi i koeficientëve të rinj të transportit dhe sigurimit të tregtisë së mallrave).

Grafik 2. Diferenca vjetore në pikë përqindjeje ndaj PBB-së i treguesve të investimeve dhe të kursimeve kombëtare (majtas) dhe kontributi i tyre në

ndryshimin vjetor të deficitit të llogarisë korrente (djathtas)

Burimi: Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave.

-15

-10

-5

0

5

10

15

2009T1

2009T3

2010T1

2010T3

2011T1

2011T3

2012T1

2012T3

2013T1

2013T3

2014T1

2014T3

2015T1

Investime private Investime publike

Kursime privateKursime publike Llogaria korrente

-100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

2009T1

2009T3

2010T1

2010T3

2011T1

2011T3

2012T1

2012T3

2013T1

2013T3

2014T1

2014T3

2015T1

Kursimet kombëtare (p.p.)

Investimet kombëtare (p.p.)Llogaria korrente (% vj)

Grafik 3. Zërat kryesorë në llogarinë e shërbimeve (flukse neto në milionë euro)

Burimi: Banka e Shqipërisë.

-100

-50

0

50

100

150

200

250T1 '11

T2 '11

T3 '11

T4 '11

T1 '12

T2 '12

T3 '12

T4 '12

T1 '13

T2 '13

T3 '13

T4 '13

T1 '14

T2 '14

T3 '14

T4 '14

T1 '15

T2 '15

Shërbime për përpunim të inputeve �zike të zotëruara nga të tjerëtTransportUdhëtimeShërbime sigurimi dhe të pensioneveShërbime telekomunikacioni, kompjuteri dhe informacioniShërbime të tjeraShërbime

Page 7: ANALIZË E ZHVILLIMEVE NË SEKTORIN E JASHTËM TË … · statistikave_te_sektorit_te_jashtem_sipas_bpm6_qershor_2014_2_6688_1.pdf Për efekt analizash, të dhënat e Bilancit të

Banka e Shqipërisë 7

bilanci neto i llogarisë së të ardhurave parësore rezultoi negativ. Kjo prirje ka karakterizuar këtë llogari përgjatë të gjithë vitit 2014 dhe vijon dhe në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Flukset valutore neto në këtë llogari rezultuan në një deficit prej 24.6 milionë eurosh nga 13.7 milionë euro, që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Deficiti i regjistruar u vlerësua në rreth 0.9% ndaj Pbb-së nominale. Ashtu si edhe gjatë pesë tremujorëve paraardhës, kahu i zhvillimeve në këtë llogari është përcaktuar nga thellimi i deficitit në nënzërin “të ardhura nga investimet”.

Kahu i zhvillimeve në nënzërin “të ardhura nga investimet” vijon të përcaktohet nga flukset e rritura dalëse të të ardhurave nga investimet e huaja direkte. Deficiti i të ardhurave neto nga “investimet e huaja direkte” ishte 28.3 milionë euro, duke u zvogëluar me 10.7% në nivel vjetor. Rolin kryesor e luajti riatdhesimi i të ardhurave nga investimet në kapital dhe nga aksionet në fondet e investimit. Në të njëjtën kohë, bilanci i të ardhurave nga “investimet

Grafik 4. Bilanci i të ardhurave parësorë (flukse neto, në milionë euro, majtas) dhe të ardhurat nga investimet direkte (flukse neto, në milionë euro, djathtas)

Burimi: Banka e Shqipërisë.

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

T1 '11T2 '11T3 '11T4 '11T1 '12T2 '12T3 '12T4 '12T1 '13T2 '13T3 '13T4 '13T1 '14T2 '14T3 '14T4 '14T1 '15T2 '15

Të ardhura nga puna

Të ardhura nga investimetTë ardhura parësore

-100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

T1 '07T3 '07T1 '08T3 '08T1 '09T3 '09T1 '10T3 '10T1 '11T3 '11T1 '12T3 '12T1 '13T3 '13T1 '14T3 '14T1 '15T2 '15

Investime direkteTrend

Grafik 5. Dërgesat e emigrantëve (flukse neto, në milionë euro, majtas) dhe financimi i deficitit tregtar nga të ardhurat neto parësore, dytësore dhe nga

shërbimet (djathtas)

Burimi: Banka e Shqipërisë.

0

50

100

150

200

250

300

350

T1 '03T4 '03T3 '04T2 '05T1 '06T4 '06T3 '07T2 '08T1 '09T4 '09T3 '10T2 '11T1 '12T4 '12T3 '13T2 '14T1 '15

Dërgesat e emigrantëveTrend

0102030405060708090

100

T1 '06T3 '06T1 '07T3 '07T1 '08T3 '08T1 '09T3 '09T1 '10T3 '10T1 '11T3 '11T1 '12T3 '12T1 '13T3 '13T1 '14T3 '14T1 '15

Financimi i de�citit tregtarTrend

Page 8: ANALIZË E ZHVILLIMEVE NË SEKTORIN E JASHTËM TË … · statistikave_te_sektorit_te_jashtem_sipas_bpm6_qershor_2014_2_6688_1.pdf Për efekt analizash, të dhënat e Bilancit të

8 Banka e Shqipërisë

e portofolit” shënoi një vlerë pozitive prej 5.1 milionë eurosh. Si rrjedhojë e shlyerjes së pagesave të interesave mbi huatë, të ardhurat nga “investimet e tjera” regjistruan bilanc negativ prej rreth 8.0 milionë eurosh.

bilanci neto i llogarisë së të ardhurave dytësore ka vijuar prirjen rritëse të suficitit të tij të nisur një vit më parë. Këtë tremujor, kjo llogari regjistroi flukse valutore neto në nivelin 210.2 milionë euro, në rritje me rreth 19.7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në terma të Pbb-së nominale, flukset valutore në llogarinë e të ardhurave dytësore u vlerësuan në nivelin 7.8%. Ndikimin kryesor në këtë ecuri e kanë dhënë prurjet valutore në trajtën e dërgesave prej emigrantëve4. Gjatë kësaj periudhe, ato ishin 162.5 milionë euro, në rritje me 17.6% në terma vjetorë. Në raport me Pbb-në nominale, ato u vlerësuan në nivelin 6%, nivel ky rreth 0.8 pikë përqindjeje më i lartë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të ardhurat neto kumulative nga llogaria e shërbimeve, të ardhurave parësore dhe dytësore, rezultuan në rritje me rreth 44.5% në terma vjetorë dhe financuan rreth 62.9% të deficitit tregtar. Përmirësimi i ndjeshëm i regjistruar në llogaritë e shërbimeve dhe të ardhurave dytësore vlerësohet të kenë dhënë kontributin kryesor në përmirësimin e raportit të financimit të deficitit tregtar.

III. LLOGARIA KAPITALE

Llogaria kapitale regjistron në debi dhe në kredi të gjitha transaksionet për mjete/të mira jo të prodhuara – jofinanciare, si dhe transfertat kapitale5 midis rezidentëve dhe jorezidentëve (për të cilat nuk ka një vlerë ekonomike në këmbim). Në tremujorin e dytë të vitit 2015, suficiti i llogarisë kapitale ishte rreth 21.3 milionë euro, në rënie me rreth 4.7% në terma vjetorë. Flukset kapitale neto në këtë llogari vlerësohen në 0.8% ndaj Pbb-së nominale. Transfertat kapitale neto për llogari të “qeverisë qendrore” ishin 16.0 milionë euro, ndërsa ato të “korporatave financiare dhe jofinanciare, ekonomive shtëpiake dhe institucioneve jofitimprurëse në shërbim të ekonomive shtëpiake”, rezultuan në rreth 5.3 milionë euro.

Kombinimi i transaksioneve jofinanciare neto të llogarisë korrente dhe asaj kapitale jep pozicionin neto të ekonomisë vendase si huadhënës neto (suficit) dhe huamarrës neto (deficit), kundrejt ekonomive jorezidente. Ky rezultat duhet të jetë i barabartë me bilancin neto të llogarisë financiare, i cili reflekton mënyrën se si huadhënia neto apo huamarrja neto nga jorezidentët po financohet. Në terma sasiorë, ekonomia jonë paraqet një pozicion neto huamarrës me rreth 160.0 milionë euro, i cili financohet nga të ardhurat në llogarinë financiare (minus gabime dhe harresa).

4 Vlerësimet për të ardhurat tremujore të emigrantëve janë paraprake. Këto të dhëna cilësohen si përfundimtare me kryerjen e vrojtimit mbi dërgesat e emigrantëve në muajin dhjetor të vitit 2015.

5 transfertat kapitale përfshijnë: 1. borxhin e falur; 2. pretendimet për sigurime dega jojetë; 3. grantet; 4. garancitë; 5. taksat (për trashëgimi, dhurata etj.); 6. transferta kapitale të tjera.

Page 9: ANALIZË E ZHVILLIMEVE NË SEKTORIN E JASHTËM TË … · statistikave_te_sektorit_te_jashtem_sipas_bpm6_qershor_2014_2_6688_1.pdf Për efekt analizash, të dhënat e Bilancit të

Banka e Shqipërisë 9

IV. LLOGARIA FINANCIARE6

Pozicioni neto i llogarisë financiare për tremujorin e dytë të vitit 2015, regjistroi një zvogëlim të mjeteve me rreth 175.8 milionë euro, në rënie me rreth 18.6% në terma vjetorë. Prurjet valutore neto në këtë llogari u vlerësuan në rreth 6.5% të Pbb-së nominale dhe financuan rreth 96.9% të deficitit korrent të regjistruar gjatë kësaj periudhe.

Flukset financiare hyrëse në trajtën e detyrimeve të rezidentëve ndaj jorezidentëve ishin 244.3 milionë euro, rreth 12.3 milionë euro më të ulëta, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rënia e detyrimeve u shkaktua në masën më të madhe nga flukset më të ulëta të investimeve të tjera në vend. Në anën tjetër, totali i mjeteve vendase të investuara në ekonomitë e huaja gjatë këtij tremujori ishte 68.6 milionë euro, rreth 27.8 milionë euro më shumë sesa në të njëjtin tremujor të një viti më parë7. Përcaktuesit kryesorë të zhvillimeve në mjetet tona të investuara jashtë rezultojnë të jenë mjetet në trajtën e investimeve të tjera, si dhe mjetet valutore.

Investimet e huaja direkte neto u rritën me rreth 39.7% në nivel vjetor. Në raport ndaj Pbb-së nominale, IHD-të neto u vlerësuan në rreth 7%. Ky raport është 1.8 pikë përqindjeje më i lartë, krahasuar me atë të regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në ndarjen sipas instrumenteve të investimit8, kontributin kryesor në rritjen e detyrimeve vendase në trajtën e investimeve të huaja direkte e dha rritja e investimeve në trajtën e “kapitalit dhe aksionet në fondet e investimeve”. Në anën tjetër, investimet direkte në trajtën e fitimit të investuar dhe instrumenteve të borxhit rezultuan në rënie.

6 Sipas standardeve të parashikuara në Manualin e 6-të të Bilancit të Pagesave, rritja në mjete dhe në detyrime paraqitet me shenjë pozitive; ulja në mjete dhe detyrime paraqitet me shenjë negative. Bilanci neto i llogarisë financiare llogaritet si diferencë midis mjeteve dhe detyrimeve.

7 Me ndryshimet metodologjike të parashikuara në M6BP, totali i mjeteve financiare vendase të investuara në ekonomitë e huaja përfshin dhe mjetet e rezervës valutore.

8 në bazë të standardeve të parashikuara në M6BP, investimet direkte realizohen nëpërmjet tre instrumenteve kryesore: 1. kapitalit dhe aksioneve në fondet e investimeve; 2. fitimit të riinvestuar; 3. instrumenteve të borxhit.

Grafik 6. Llogaria financiare, gabime dhe harresa (flukse neto, në milionë euro)

Burimi: Banka e Shqipërisë.

-400

-300

-200

-100

0

100

200

T1 '10T2 '10T3 '10T4 '10T1 '11T2 '11T3 '11T4 '11T1 '12T2 '12T3 '12T4 '12T1 '13T2 '13T3 '13T4 '13T1 '14T2 '14T3 '14T4 '14T1 '15T2 '15

Gabime dhe harresaLlogaria �nanciareHuadhënie neto (+)/ huamarrje neto (-)

Grafik 7. Përbërësit e llogarisë financiare (flukse neto, në milionë euro)

Burimi: Banka e Shqipërisë.

-600

-500

-400

-300

-200

-100

0

100

200

300

T1 '10T2 '10T3 '10T4 '10T1 '11T2 '11T3 '11T4 '11T1 '12T2 '12T3 '12T4 '12T1 '13T2 '13T3 '13T4 '13T1 '14T2 '14T3 '14T4 '14T1 '15T2 '15

Mjete të rezervës Investime të tjeraDerivativë �nanciarë Investime portofoliInvestime direkte Llogaria �nanciare

Page 10: ANALIZË E ZHVILLIMEVE NË SEKTORIN E JASHTËM TË … · statistikave_te_sektorit_te_jashtem_sipas_bpm6_qershor_2014_2_6688_1.pdf Për efekt analizash, të dhënat e Bilancit të

10 Banka e Shqipërisë

Në terma afatgjatë, investimet e huaja direkte përbëjnë një fluks valutor hyrës të rëndësishëm në financimin e deficitit korrent të vendit tonë. Për këtë tremujor, raporti i flukseve neto të IHD-ve financoi tërësisht deficitin e regjistruar korrent. Raporti i financimit ishte në nivelin 104.4%, duke u zgjeruar me rreth 61.7 pikë përqindjeje, krahasuar me një vit më parë.

Grafik 8. Përbërja e investimeve të huaja direkte (flukse, në milionë euro, majtas) dhe raporti i financimit të deficitit korrent prej IHD-ve neto (djathtas)

Burimi: Banka e Shqipërisë.

-50

0

50

100

150

200

250

300

350

400

450

T2 '03T1 '04T4 '04T3 '05T2 '06T1 '07T4 '07T3 '08T2 '09T1 '10T4 '10T3 '11T2 '12T1 '13T4 '13T3 '14T2 '15

Investime direkte (pa privatizime)Të ardhura nga privatizimet

0%

20%

40%

60%

80%

100%

120%

140%

160%

180%

T2 '05T4 '05T2 '06T4 '06T2 '07T4 '07T2 '08T4 '08T2 '09T4 '09T2 '10T4 '10T2 '11T4 '11T2 '12T4 '12T2 '13T4 '13T2 '14T4 '14T2 '15

IHD-të neto/Llogari korrente

inVEStiMEt E huaja DirEKtE SiPaS origjinëS DhE SEKtorëVE të EKonoMiSë9

në fund të vitit 2014, stoku i investimeve të huaja direkte ishte 4,553.4 milionë euro. Krahasuar me një vit më parë, stoku i ihD-ve u rrit me rreth 10.7%. të dhënat mbi shpërndarjen e investimeve direkte sipas vendeve të origjinës tregojnë për një rënie të lehtë të përqëndrimit të tyre. Kështu, gjashtë investitorët më të mëdhenj përfaqësuan rreth 81.4% të stokut total të ihD-ve në vitin 2014, nga rreth 85.3% që përfaqësonin vitin e mëparshëm. Peshën më të madhe në stokun e investimeve të huaja për vitin 2014 e zë greqia me rreth 25.7% ndaj totalit. Partneri i dytë më i rëndësishëm është Kanadaja, e cila zë një peshë prej rreth 16.6% ndaj stokut total të ihD-ve. italia dhe holanda zënë pothuajse të njëjtën peshë në stokun total të ihD-ve. në shpërndarjen e stokut të investimeve direkte sipas sektorëve të ekonomisë, peshën më të madhe në vitin 2014 e zuri “transporti, magazinimi dhe komunikacioni”. Brenda këtij sektori, investime të mëdha u përthithën nga “postat dhe komunikacionet” (rreth 96.8% e investimeve në sektorin e transportit, magazinimit dhe komunikacionit).

9 të dhënat për investimet e huaja direkte sipas vendeve të origjinës dhe aktivitetit ekonomik u publikuan në përputhje me metodologjinë e parashikuar në MBP6 dhe i përkasin viteve 2012-2014.

Page 11: ANALIZË E ZHVILLIMEVE NË SEKTORIN E JASHTËM TË … · statistikave_te_sektorit_te_jashtem_sipas_bpm6_qershor_2014_2_6688_1.pdf Për efekt analizash, të dhënat e Bilancit të

Banka e Shqipërisë 11

Sektori i dytë me peshën më të madhe është ai i “ndërmjetësimit monetar dhe financiar” (rreth 16.9% të stokut total të ihD-ve). “industria nxjerrëse” zë vendin e tretë në stokun e ihD-ve ndaj totalit me rreth 14.9%. të investimeve. “Prodhimi dhe shpërndarja e energjisë elektrike, e gazit, e avullit dhe e ujit të ngrohtë” vlerësohet të ketë pasur rritjen më të ndjeshme në peshën ndaj stokut total të investimeve direkte në vitin 2014. nga tërheqje të tërësishme të stokut të investimeve në vitin 2013, në vitin 2014 janë regjistruar flukse hyrëse investimi të huaj në këtë industri, duke e çuar peshën e sektorit në 8.8% të stokut total të investimeve direkte.

një faktor i rëndësishëm në tërheqjen e ihD-ve të reja në vend është përfitueshmëria e ihD-ve ekzistuese me aktivitet të konsoliduar, e cila kryen një funksion sinjalizues ndaj investitorëve të ardhshëm të mundshëm. Për të vlerësuar këtë tregues përdoret stoku i ihD-ve në vend, fluksi i fitimeve të investuara dhe fluksi neto i të ardhurave prej ihD –ve. Shqipëria ka vijuar të jetë një treg, ku krijohen fitime prej investitorëve të huaj. ndonëse vijon të jetë pozitiv, duhet theksuar se që prej vitit 2010, niveli

Grafik 9. Pesha në stokun total të IHD-ve dhe ndryshimet në pesha

Burimi: Banka e Shqipërisë.

05

1015202530Kanada

Zvicër

Greqi

ItaliHollandë

Turqi

Të tjerë

201220132014

-10

-8

-6

-4

-2

0

2

4

6

8

Kanada Zvicër Greqi Itali Holandë Turqi Të tjerë

2014 ndaj 20122014 ndaj 2013

Grafik 10. Shpërndarja sipas aktivitetit ekonomik e stokut të IHD-ve dhe ndryshimet në pesha 2014 -2013

Burimi: Banka e Shqipërisë.

-505

1015202530

Të tjerë

201220132014

-5 0 5 10

Industria nxjerrëse

Pasuritë e patundshme, dhënia me qira, informatika,

puna kërkimore

Pasuritë e patundshme, dhënia me qira, informatika, puna kërkimore

Ndërmjetësimi monetar dhe �nanciar

Transportet, magazinimi dhe komunikacioni

Prodhimi dhe shpërndarja e energjisë elektrike, e gazit, e avullit dhe e ujit të…

Industria përpunuese

Industria nxjerrëse

Të tjerë

Prodhimi dhe shpërndarja e

energjisë elektrike, e gazit, e avullit dhe e ujit të…

Ndërmjetësimi monetar dhe

�nanciar

Transportet, magazinimi dhe komunikacioni

Industria përpunuese

Page 12: ANALIZË E ZHVILLIMEVE NË SEKTORIN E JASHTËM TË … · statistikave_te_sektorit_te_jashtem_sipas_bpm6_qershor_2014_2_6688_1.pdf Për efekt analizash, të dhënat e Bilancit të

12 Banka e Shqipërisë

i përfitueshmërisë së ihD-ve është zvogëluar ndjeshëm. Për vitin 2014, treguesi i përfitueshmërisë vlerësohet të jetë pak më i lartë se një viti më parë.

Grafik 11. Niveli i përfitueshmërisë së IHD-ve në vend sipas viteve (në %)

Burimi: Banka e Shqipërisë.

0

2

4

6

8

10

12

14

16

18

2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014

%

Për�tueshmëria e IHD-ve

Investimet e portofolit neto për të dytin tremujor radhazi rezultuan me një bilanc negativ, prej rreth 75.2 milionë eurosh, nga një bilanc pozitiv prej rreth 14.3 milionë eurosh që ishin një vit më parë. Në periudhën e konsideruar, mjetet e rezidentëve (korporatat depozituese, përjashtuar bankën e Shqipërisë) të investuara jashtë kanë shënuar rënie (tërheqje e investimeve të portofolit) me rreth 55.4 milionë euro (kryesisht të investuara në tituj borxhi). Detyrimet në formën e investimeve të portofolit të

jorezidentëve në ekonominë vendase u rritën me rreth 19.8 milionë euro. Jorezidentët kanë investuar kryesisht në kapital dhe aksione në fondet e investimeve.

bilanci neto i llogarisë së investimeve të tjera ishte 72.6 milionë euro, në pasqyrim të mjeteve vendase të investuara në ekonomitë e huaja më të larta. Mjetet vendase të investuara në ekonomitë e huaja shënuan vlerën 99.2 milionë euro, ndërsa detyrimet ndaj jorezidentëve u vlerësuan në 26.6 milionë euro. Nënzëri monedha dhe depozita neto rezultoi me një bilanc pozitiv prej rreth 121.8 milionë eurosh, nga një deficit prej rreth 44.5 milionë eurosh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndonëse në pamje të parë nuk evidentohen ndryshime të ndjeshme në fluksin e huamarrjes krahasuar me një vit më parë, nënzërat përbërës të huave kanë një paraqitje të ndryshme. Korporatat paradepozituese, rezultojnë të kenë kaluar nga kreditorë në debitorë, me rreth 53.3 milionë euro. Gjithashtu, qeveria qendrore e ka ulur fluksin e huamarrjes.

Në profilin e financimit të deficitit korrent, është me rëndësi të monitorohet varësia ndaj flukseve hyrëse borxhkrijuese, kundrejt flukseve hyrëse më të dëshirueshme joborxhkrijuese10. Kështu, flukset financiare joborxhkrijuese prej investimeve të huaja direkte neto dhe prej llogarisë kapitale u vlerësuan në nivelin 7.8% ndaj Pbb-së nominale. Këto ishin rreth 1.8 pikë përqindjeje më të larta, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Flukset financiare borxhkrijuese u vlerësuan në nivelin 0.1% ndaj Pbb-së nominale dhe me një rënie prej 3.8 pikë përqindjeje, krahasuar me një vit më parë.

Pasi flukseve valutore neto borxhkrijuese dhe joborxhkrijuese në tërësi i shtohen edhe gabimet dhe harresat neto, përftohet masa e financimit të përgjithshëm

10 Kjo ndarje shërben për të monitoruar ndikimin që flukset financiare e kapitale kanë në borxhin e jashtëm të vendit. Flukse joborxhkrijuese klasifikohen ihD-të dhe hyrjet kapitale, ndërsa flukset borxhkrijuese përfshijnë investimet e portofolit dhe investimet e tjera neto.

Page 13: ANALIZË E ZHVILLIMEVE NË SEKTORIN E JASHTËM TË … · statistikave_te_sektorit_te_jashtem_sipas_bpm6_qershor_2014_2_6688_1.pdf Për efekt analizash, të dhënat e Bilancit të

Banka e Shqipërisë 13

të deficitit korrent. Këtë tremujor, raporti i financimit të llogarisë korrente ishte në nivelin 109%, duke u përkthyer në zgjerim të stokut të mjeteve të rezervës valutore.

Mjetet e rezervës valutore u rritën me 16.2 milionë euro, kryesisht në sajë të rritjes së mjeteve në trajtën e “SDR-ve”. Në fund të muajit qershor, stoku i rezervës valutore ishte rreth 2.38 miliardë euro, nivel ky i mjaftueshëm për mbulimin me 6.3 muaj importe mallrash dhe shërbimesh dhe për mbulimin e 161.7% të borxhit të jashtëm afatshkurtër.

V. GAbIME DHE HARRESA

Si pasojë e problemeve që mund të hasen në burimet e informacionit dhe gjatë hartimit të statistikave të sektorit të jashtëm, mund të ndodhë që bilanci i pagesave të ketë mospërputhje.

Kështu, në statistikat e bilancit të pagesave, këto mospërputhje përmblidhen në zërin gabime dhe harresa, i cili llogaritet si “mbetje” (diferencë midis bilancit të llogarisë financiare dhe bilancit të llogarisë korrente plus bilancin e llogarisë kapitale). Për tremujorin e dytë të vitit 2015, llogaria “gabime dhe harresa neto” rezultoi në një vlerë negative prej 15.8 milionë eurosh dhe u vlerësua në rreth 0.6% ndaj Pbb-së nominale.

Grafik 12. Flukset hyrëse financiare borxhkrijuese dhe joborxhkrijuese (ndaj PBB-së nominale, majtas) dhe financimi në total i deficitit të

llogarisë korrente (djathtas)

Burimi: Banka e Shqipërisë.

-10

-5

0

5

10

15

20

25

30

T1 '07T3 '07T1 '08T3 '08T1 '09T3 '09T1 '10T3 '10T1 '11T3 '11T1 '12T3 '12T1 '13T3 '13T1 '14T3 '14T1 '15T2 '15

JoborxhkrijueseBorxhkrijueseLlogaria korrente/PBB-së

0

20

40

60

80

100

120

140

160

180

T1 '07T3 '07T1 '08T3 '08T1 '09T3 '09T1 '10T3 '10T1 '11T3 '11T1 '12T3 '12T1 '13T3 '13T1 '14T3 '14T1 '15T2 '15

Financimi i përgjithshëm i de�citit korrent

Grafik 13. Gabime dhe harresa(ndaj PBB-së)

Burimi: Banka e Shqipërisë.

-15%

-10%

-5%

0%

5%

10%

15%

T1 '05T3 '05T1 '06T3 '06T1 '07T3 '07T1 '08T3 '08T1 '09T3 '09T1 '10T3 '10T1 '11T3 '11T1 '12T3 '12T1 '13T3 '13T1 '14T3 '14T1 '15T2 '15

Page 14: ANALIZË E ZHVILLIMEVE NË SEKTORIN E JASHTËM TË … · statistikave_te_sektorit_te_jashtem_sipas_bpm6_qershor_2014_2_6688_1.pdf Për efekt analizash, të dhënat e Bilancit të

14 Banka e Shqipërisë