65
evropa juglindore Raporti i zhvillimeve Ekonomike 5 Qershor, 2012 Njësia për Reduktimin e Varfërisë dhe Manaxhimin Ekonomik Rajoni i Evropës dhe Azisë Qendrore

evropa juglindore Raporti i zhvillimeve Ekonomike

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

i

evropa juglindore

Raporti i zhvillimeve

Ekonomike

5 Qershor, 2012

Njësia për Reduktimin e Varfërisë dhe Manaxhimin Ekonomik

Rajoni i Evropës dhe Azisë Qendrore

ii

EVROPA JUGLINDORE:

RAPORTI I ZHVILLIMEVE

EKONOMIKE

5 qershor, 2012

iii

PËRMBAJTJA

ZHVILLIMET EKONOMIKE TË KOHËVE TË FUNDIT, PERSPEKTIVA DHE SFIDAT E

POLITIKAVE

DREJT ‗RRITJES SË ARTË‘ NË EVROPËN JUGLINDORE

1. ZHVILLIMET E FUNDIT EKONOMIKE, PERSPEKTIVAT DHE SFIDAT E POLITIKAVE ....... 1

A. MJEDISI GLOBAL––RREZIQET NË RRITJE NË EUROZONË .................................................. 1

B. RRITJA NË EJL6—RIMËKËMBJE E NGADALTË ...................................................................... 5

C. TREGTIA DHE ZHVILLIMET E JASHTME—LLOGARITË KORENTE NË PËRMIRËSIM,

IHD RELATIVISHT TË QËNDRUESHME ........................................................................................... 8

D. POLITIKA FISKALE DHE BORXHI PUBLIK––RREZIQE NË RRITJE ................................... 12

E. POLITIKA MONETARE DHE SEKTORI FINANCIAR–TKURRJA E KREDITIMIT

VAZHDON ............................................................................................................................................. 18

F. ZHVILLIMET E TREGUT TË PUNËS NË EJL6–TENDENCA SHQETËSUESE ..................... 25

G. VARFËRIA, PABARAZIA DHE PERCEPTIMET E NJERËZVE MBI NDIKIMIN E KRIZËS

NË EJL6––MË SHUMË TENDENCA SHQETËSUESE ...................................................................... 32

H. PERSPEKTIVA PËR 2012-13 ....................................................................................................... 39

I. SFIDAT E POLITIKAVE .............................................................................................................. 42

2. RRITJA E ARTË NË EVROPËN JUGLINDORE: RRJEDHOJAT KRYESORE PËR REFORMAT

E POLITIKAVE ......................................................................................................................................... 45

A. HYRJE ............................................................................................................................................ 45

B. TREGTIA DHE FINANCAT: SHTYTËSIT KRYESORË TË ‗KONVERGJENCËS‘ NË EJL6 . 46

C. SIPËRMARRJA DHE NOVACIONI: PRODUKTIVITET NË RRITJE, POR ROL I KUFIZUAR

I NOVACIONIT ..................................................................................................................................... 50

D. FUQIA PUNËTORE DHE QEVERIA: PAPUNËSIA E LARTË, POPULLSITË NË PLAKJE

DHE BUXHETET E NGARKUARA .................................................................................................... 51

E. KONKLUZIONE DHE PASOJA PËR REFORMAT POLITIKE: NGA KONVERGJENCA NË

REFORMIMIN E FUQISË PUNËTORE DHE QEVERISË ................................................................. 56

iv

Figurat

Figura 1: Pasiguria globale financiare .......................................................................................................... 1

Figura 2: Prodhimi industrial pësoi një rritje të ndjeshme në 2012 .............................................................. 2

Figura 3: Rritja e prodhimit industrial dhe importeve në Evropë ................................................................. 2

Figura 4: Rimëkëmbja e PBB reale në vendet e EJL6 (viti 2008 =100) ....................................................... 5

Figura 5: Rimëkëmbja e investimeve në vendet e EJL6 (viti 2008 =100) .................................................... 5

Figura 6: Rimëkëmbja e konsumit në vendet e EJL6 (viti 2008 =100) ........................................................ 5

Figura 7: Rimëkëmbja e eksporteve neto në vendet e EJL6 (viti 2008 =100) .............................................. 5

Figura 8: Rritja e PBB reale në vendet e EJL6 (%) ...................................................................................... 6

Figura 9: Rritja e PBB reale në vendet e EJL6, BE10, dhe BE15 (%) ......................................................... 6

Figura 10: Kontributet ndaj PBB reale në EJL6 (%) .................................................................................... 6

Figura 11: Kontributet ndaj PBB reale në EJL6 si një rajon (%) .................................................................. 6

Figura 12: Kontributi ndaj GVA reale në vendet e EJL6 (%) ....................................................................... 7

Figura 13: Kontributi ndaj GVA reale në EJL6 si rajon (%) ........................................................................ 7

Figura 14: Inflacioni në EJL6, (%) ............................................................................................................... 7

Figura 15: Eksportet (% e PBB) ................................................................................................................... 8

Figura 16: Eksporti dhe rritja ekonomike (%) .............................................................................................. 9

Figura 17: Rritja e importit (%) .................................................................................................................... 9

Figura 18: Rritja e eksportit dhe importit (% vit më vit) .............................................................................. 9

Figura 19: CAD dhe bilanci i tregtisë, (% e PBB) ...................................................................................... 10

Figura 20: CAD sipas vendeve, (% e PBB) ................................................................................................ 10

Figura 21: Remitancat e punëtorëve 2008-2011 (% e PBB) ....................................................................... 10

Figura 22: Investimet e huaja direkte (IHD, neto, % PBB) Figura 23: IHD për fryme (neto, USD) ......... 11

Figura 24: Borxhi i jashtëm, mesatarja e EJL6 (% e PBB) ......................................................................... 11

Figura 25: Obligacione totale ndërkombëtare që mbeten të papaguara në vende të zgjedhura të EJL6 (mln.

USD) ........................................................................................................................................................... 11

Figura 26: Borxhi i jashtëm total publik dhe privat (% e PBB) .................................................................. 12

Figura 27: Performanca e të ardhurave në EJL6, 2008-2011 ...................................................................... 13

Figura 28: Performanca e shpenzimeve në EJL6, 2008 – 2011 .................................................................. 15

Figura 29: Spreadi në borxhin e jashtëm sovran të EJL6 (në bps) .............................................................. 16

Figura 30: Borxhi publik në EJL6 (përqindje e PBB)................................................................................. 17

Figura 31: Spread-i Euribor–OIS (%) ......................................................................................................... 18

Figura 32: Spread 5-vjeçarë CDS për bankat madhore mëmë .................................................................... 18

Figura 33: ECB LTRO dhe financimi bankar kohor (në miliardë Euro) .................................................... 19

Figura 34: Depozitat totale (të vlerësuara në euro, Shtator 2008=100) ...................................................... 21

Figura 35: Rritja reale në bazë viti e kredisë për sektorin privat deri në mars 2012* ................................. 22

Figura 36: Rritja nominale në bazë viti e kredisë për sektorin privat deri në mars 2012............................ 22

Figura 37: Rritja nominale në bazë viti e kredisë për kompanitë private deri në mars 2012 ...................... 22

Figura 38: Rritja nominale në bazë viti e kredisë për familjet deri në mars 2012 ...................................... 22

v

Figura 39: Kreditë me probleme (% e kredive totale) ................................................................................. 23

Figura 40: Kthimi mbi aktivet i sektorit bankar (ROA) .............................................................................. 24

Figura 41: Kthimi mbi kapital i sektorit bankar (ROE) .............................................................................. 24

Figura 42: Provigjonet për humbjet e kredive, si përqindje e totalit bruto të kredive ................................ 24

Figura 43: Ndryshimet në nivelet e papunësisë dhe normat e rritjes së PBB në EJL6, 2000-10 ................ 25

Figura 44: Ndryshimi në nivelet e papunësisë ndërmjet viteve 2008 dhe 2011 (në pikë përqindjeje) ....... 26

Figura 45: Nivelet e papunësisë në EJL6 dhe BE10 ................................................................................... 26

Figura 46: Të papunët e regjistruar gjatë vitit 2011 .................................................................................... 28

Figura 47:Nivelet e punësimit në EJL6 (2011) ........................................................................................... 29

Figura 48: Ndryshimi në PBB reale dhe nivelin e punësimit në vitin 2011: të dhëna vjetore për EJL6

(majtas) dhe të dhënat tremujore për Maqedoninë (djathtas), (në pikë përqindjeje) .................................. 30

Figura 49: Ndryshimet në pagat nominale mesatare bruto ......................................................................... 30

Figura 50: Tendencat rajonale të varfërisë 2005-2009 (%) ........................................................................ 34

Figura 51: Kurbat e incidencës së rritjes, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia ............................................... 35

Figura 52: Perceptimet e ndikimit të krizës ................................................................................................ 36

Figura 53: Kanalet kryesore të ndikimit Figura 54: Mekanizmat kryesore të përballimit ....................... 37

Figura 55: Prodhimi Industrial (3m/3m, ndryshimi në përqindje, jo SA) ................................................... 40

Figura 56: Tregtia me Pakicë (Jan 2010 = 100, jo SA) ............................................................................... 40

Figura 57: EXPY për mallrat e ndërmjetme, mijë USD, vlera mediane, 1996–2008 ................................. 47

Figura 58: Eksportet dhe importet e mallrave dhe shërbimeve në BE15, BE11, EJL6 dhe Shtetet e

Partneritetit Lindor, 2009-10 (ose më të fundit të disponueshme) .............................................................. 47

Figura 59: Flukset e kapitalit, përqindje e PBB; mesatarja e periudhës e vlerave mediane ....................... 49

Figura 60: Treguesi i PBB për frymë (BE15 Veri dhe Kontinental=100), 1995-2010 ............................... 49

Figura 61: Niveli i papunësisë si një përqindje e fuqisë totale të punës (viti 2009 ose më i fundit i

disponueshëm) ............................................................................................................................................ 51

Figura 62: Migracioni neto për 1,000 individë (2010), dhe niveli i migracionit për personat me arsim

tretësor (2000) ............................................................................................................................................. 52

Figura 63: Shpenzimet e përgjithshme qeveritare (% e PBB), 2009 .......................................................... 54

Figura 64: Borxhi i përgjithshëm bruto qeveritar (% e PBB), 2009 ........................................................... 55

Figura 65: Fuqia punëtore e EJL6 do të tkurret me rreth një të katërtën ndërmjet viteve 2010-50 ............ 55

vi

Tabelat

Tabela 1: Perspektiva e rritjes globale, ......................................................................................................... 4

Tabela 2: Deficitet fiskale në EJL6 (përqindje e PBB) ............................................................................... 13

Table 3: Përgjigjet fiskale të qeverive në vitin 2012................................................................................... 14

Table 4: Renditjet e kredisë sovrane * ___________________ ................................................................. 16

Table 5: Nivelet e pjesëmarrjes (aktivitet) në vitin 2011 sipas gjinisë, në përqindje.................................. 29

Tabela 6: Vlerësimet e krahasueshme në nivel ndërkombëtar të incidencës së varfërisë dhe varfërisë

ekstreme në EJL6 2005-2010, (%) .............................................................................................................. 33

Table 7: Perspektiva e Rritjes për Vendet e EJL6....................................................................................... 40

Table 8: Tregues të përzgjedhur të borxhit publik, 2011 ............................................................................ 44

Table 9. Treguesi i të Bërit Biznes (0-100; 0=dobët, 100=shkëlqyeshëm) ................................................. 51

Kutitë

Kutia 1: Tendencat rajonale të papunësisë në Serbi.................................................................................... 27

Kutia 2: Roli i Politikave Aktive të Tregut të Punës (PATP) në rritjen e punësimit .................................. 31

Kutia 3: Reformimi i tregut të punës: Një histori e dy vendeve (dhe disa mësime) ................................... 53

Shtojca

Shtojca 1: Grupimi i vendeve i përdorur në këtë dokument ....................................................................... 57

vii

Ky raport nxirret dy herë në vit nga një ekip me ekonomistë në Departamentit të Uljes së Varfërisë dhe

Menaxhimit Ekonomik të rajonit të Evropës dhe Azisë Qendrore në Bankën Botërore (ECA PREM). Ekipi

drejtohet nga Zeljko Bogetic (zbogetic@ëorldbank.org) dhe përfshin Ron Hood, Dilek Aykut, Alexandru

Cojocaru, Damir Cosic, Borko Handjiski, Agim Demukaj, Caterina Ruggeri Laderchi, Erjon Luçi, Evgenij

Najdov, Lazar Sestovic, Kenneth Simmler, Duško Vasiljević dhe Danijela Vukajlović-Grba. Shënimi mbi

temën e veçantë mbi Rritjen e Artë në Ballkanin Perëndimor u përgatit nga Abebe Adunga dhe Aleksandra

Iwulska në bazë të raportit të fundit të Bankës Botërore ―Rritja e Artë‖ e Indermit Gill, Martin Raiser,

Kaspar Richter, dhe Juan Zalduendo (2012).

Në këtë raport, ―Evropa Jug-Lindore‖ i referohet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (EJL6):

Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

viii

PËRMBLEDHJE

asi arritën një rritje ekonomike prej 2.2 në vitin 2011, shenjat e para tregojnë se ekonomitë e

gjashtë vendeve në Evropën Juglindore (EJL6: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina (BiH),

Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia) janë ngadalësuar në mënyrë drastike dhe rritja në

vitin 2012 pritet të jetë vetëm 1.0 për qind. Kushtet ekonomike në Eurozonë po pengojnë përsëri

aktivitetin ekonomik dhe po kufizojnë të ardhurat e qeverisë në vendet e EJL6. Me nivelin e

borxhit publik të lartë dhe presioneve të financimit, shumica e vendeve në rajon duhet të

adoptojnë programe të gjera konsolidimi fiskal, për të ndryshuar dinamikën negative të borxhit

dhe për të shmangur problemin e financimit në të ardhmen.

Një lajm i mirë është fakti se në përgjithësi sektorët financiare në EJL6 janë ende relativisht

në një pozicion të mirë, pavarësisht rreziqeve të larta dhe ndjeshmërisë ndaj goditjeve negative,

veçanërisht mundësisë së infektimit nëse kriza greke intensifikohet. Nivelet e kredive me

probleme (NPL) në EJL6 edhe pse të larta, të paktën duket se po stabilizohen, mbulesa kapitale

dhe provigjonet duken solide, dhe në pjesën më të madhe të rajonit likuiditeti është i

mjaftueshëm. Por duke pasur parasysh rreziqet e mëdha në Eurozonë lidhur me krizën greke,

nuk është ekzagjerim për autoritetet që të vazhdojë tu kërkojë bankave që të rrisin rezervat e tyre

për ta bërë sektorin më rezistent.

Lajm i keq është social: Vendet EJL6 kanë papunësinë dhe normat e varfërisë më të larta në

Evropë. Për më tepër, rritja ekonomike pas rimëkëmbjes së brishtë në vitet 2010-11 ishte

kryesisht pa punësim. Në nivelin rreth 23 për qind, norma mesatare e papunësisë në EJL6 është

më shumë se dyfishi i mesatares së Evropës perëndimore, dhe është përqendruar më shumë në

moshat e reja dhe të papunëve afatgjatë, me ndikim shkatërrues për kapitalin njerëzor. Progresi

në uljen e varfërisë të parakrizës duket të jetë përmbysur. Pas tronditjeve të mëdha dhe ezaurimit

të rezervave dhe kursimeve të familjeve, klasa e mesme është bërë më e prekshme. Me

parashikimet e rritjes ekonomike më të ulëta sesa përpara krizës dhe me presionet sociale të

larta, nevojitet urgjentisht që qeveritë e EJL6 të adoptojnë një program më ambicioz reformash

strukturore për zhvillim dhe vende pune

Megjithatë, pavarësisht situatës të vështirë afatshkurtër, vendet e EJL6 kanë mundësinë

historike për të kapur "trenin e konvergjencës" Evropiane në mënyrë që të zvogëlojnë hendekun

e të ardhurave për frymë me vendet e zhvilluara të Bashkimit Evropian në periudhën afatgjatë.

Të gjithë anëtarët e rinj kanë qenë në gjendje të “kapin me shpejtësi” vendet e tjera. Në parim, i

njëjti "tren konvergjence" është tani duke ndodhur në vendet kandidate të BE-së në EJL6. Por

këto përfitime nuk janë automatike, ata materializohen vetëm nëse ndiqen politika dhe reforma

lehtësuese për to. Axhenda afatgjatë e reformave strukturore të EJL6 duhet të nxisë një integrim

më të madh tregtar dhe financiar dhe të reformojë tregjet e punës dhe sektorin publik.

P

1

1. ZHVILLIMET E FUNDIT EKONOMIKE, PERSPEKTIVAT DHE

SFIDAT E POLITIKAVE

A. MJEDISI GLOBAL––RREZIQET NË RRITJE NË EUROZONË

Pas një viti 2011 të vështirë, rritja ekonomike botërore këtë vit është ngadalësuar dhe ndërsa

lajmet ekonomike afatshkurtra në Eurozonë

fillimisht qenë pozitive, rreziku i problemeve

edhe më të mëdha për eurozonën ka ardhur në

rritje kohët e fundit. Ekziston një pasiguri e

lartë në lidhje me rezultatin e krizës greke dhe

rrjedhojat e mundshme për ekonomitë evropiane

dhe globale. Edhe në rastit e një zgjidhje

graduale të krizës greke, ekonomia botërore

ende duhet të përballet me pengesat e

shkaktuara nga çmimet e larta të naftës,

reduktimin e hyrjeve të kapitalit, dhe

konsolidimet fiskale dhe ato të sektorëve bankar

në vendet me të ardhura të larta – që pritet të

tkurrin rritjen ekonomike, të paktën deri në

gjysmën e dytë të vitit. Ndërsa shqetësimi kryesor për politikat e vendeve me të ardhura të larta

mund të jetë menaxhimi i krizës, shumica e ekonomive në zhvillim kanë dalë nga kriza dhe

shumica e tyre janë në kërkim të një modeli rritje të qëndrueshëm në këtë situatë të re. Skenari

bazë në këtë raport supozon që një krizë e madhe e Eurozonës do të shmanget. Rreziqet më të

mëdha për këtë skenar janë një zgjidhje e çrregullt e krizës greke, mungesa e programeve të

besueshme ekonomike në vendet e prekura, dhe mungesa e burimeve të jashtme për të mbështetur

ato, të cilat mund të shkaktojë një zinxhir të përhapjes së krizës. Së fundi, është e qartë që pritjet

mund përcaktojnë mënyrën se si shpalosen ngjarjet. Një reagim politik i vendosur dhe i

koordinuar është i nevojshme në Eurozonë, për të kontrolluar këto rreziqe.

Në vitin 2011, trazirat në ekonominë globale u rishfaqën. Efektet e krizës fiskale në Evropë u

përhapën si në vendet në zhvillim dhe në ato me të ardhura të larta, duke krijuar pengesa serioze

që ngadalësuan rritjen globale. Në gjysmën e dytë të vitit, rritja e pasigurisë çoi në shitje të

mëdha në tregjet e kapitalit në të gjithë botën. Për shkak të dobësimit të prodhimit global

industrial në gjysmën e dytë të vitit 2011, vëllimet globale të importit të mallrave u tkurrën

megjithëse tkurrja në prodhimin dhe importe u përqendrua në vendet e BE-së. Në total, ngjarjet

në gjysmën e dytë të vitit, jo vetëm ngadalësuar aktivitetin evropian dhe global, por rritën frikën

e një epidemie të re globale. Në 2012 parashikimet e rritjes ekonomike të Eurozonës u rishikuan

në rënie – raporti i FMN (WEO) i prill 2012 parashikoi një tkurrje prej 0.3 përqind edhe pse në

shtator 2011 kishte parashikuar rritje prej 1.1 përqind. Shifra e re është e ngjashme me

Perspektivat Globale Ekonomike (GEP) të Bankës Botërore (qershor 2012, së shpejti).

Figura 1: Pasiguria globale financiare

Burimi: Bloomberg dhe Grupi Prospects i BB

0

200

400

600

800

1,000

1,200

1,400

1,600

1,800

Jan-10 Jun-10 Nov-10 Apr-11 Sep-11 Feb-12

Normat CDS te borxhit sovran (pike baze), Janar 2010-Maj 2012

Portugali

Irlandë

Spanjë

Itali

Belgjikë

2

Në katër muajt e parë të vitit 2012, kushtet në tregjet financiare, edhe pse ende të vështira,

u përmirësuan. Për të lehtësuar presionet e financimit të bankave evropiane, Banka Qendrore

Evropiane (BQE) adoptoi operacionet e rifinancimit afatgjatë (LTRO) në fund të dhjetorit dhe në

fund të shkurtit. Operacionet LTRO prej 1 trilion Euro ndihmuan për të rritur besimin në tregun

ndërbankar dhe ngushtuan spredin e Euribor-Eonia – një matës i gatishmërisë së bankave

evropiane për ti dhënë hua njëra-tjetrës në tregun ndërbankar të pasiguruar. Deri në fund të prillit

2012, spredet dhe sigurimet e kredive (CDS) të paguara për borxhin sovran të vendeve me të

ardhura të larta dhe zhvillimin ranë dukshëm, ndërkohë që CDS e vendeve me të ardhura të larta

jo-evropiane dhe shumë vendeve në zhvillim iu afruan nivelit të korrikut 2011. Ulja e

ndjeshmërisë e rrezikut global deri tani gjatë vitit 2012 ka çuar në një ringritje të tregjeve globale

të kapitalit, të cilët rifituan pothuajse të gjitha humbjet e gjysmës së dytë të vitit 2011. Nga fundi

i marsit, paqëndrueshmëria e tregjeve të letrave me vlerë (sipas indeksit VIX) ra në nivelin më të

ulët që nga viti 2007.

Figura 2: Prodhimi industrial pësoi një

rritje të ndjeshme në 2012

Burimi: Bloomberg dhe Grupi Prospects i BB

Figura 3: Rritja e prodhimit industrial dhe

importeve në Evropë

Burimi: Bloomberg dhe Grupi Prospects i BB

Edhe veprimtaria ekonomike globale u forcua në vitin 2012. Përmirësimi i kushteve në

tregjet financiare gjatë katër muajve të parë të vitit mund të kenë pasqyruar (dhe kanë kontribuar)

në kthesën e sektorit real të ekonomisë. Prodhimi global industrial, i cili mbeti i dobët gjatë

pjesës më të madhe të gjysmës së dytë të vitit 2011 (pjesërisht për shkak të ndërprerjeve të

furnizimeve si pasojë e tërmetit dhe cunami në Japoni dhe nga përmbytjet e mëdha në Tajlandë),

ka filluar përsëri të zgjerohet në tremujorin e parë të vitit 2012 – duke shënuar një rritje prej 10.1

përqind në terma vjetorë (Figura 2). Përshpejtimi i aktivitetit ekonomik ishte evidente në të gjitha

vendet si ato me të ardhura të larta, të mesme-, dhe të ulëta. Edhe në zonën e euros, ku aktiviteti i

ra gjatë gjysmës së dytë të vitit 2011, ai u përshpejtua. Rritja e prodhimit industrial u reflektua

pjesërisht në të dhënat e PBB-së të tremujorit të parë për Eurozonën (figura 3). Flukset e tregtisë

gjithashtu u përshpejtuan kryesisht për shkak të kërkesës në vendet në zhvillim. Kërkesa e

importit në vendet në zhvillim u rrit ndjeshëm në tremujorin e katërt të vitit 2011, edhe pse

vazhdoi të bjerë në Eurozonë; në terma vjetor u rrit me një normë 20 përqind gjatë tre muajve të

parë të 2012. Kjo rritje e kërkesës çoi në një kërcim të eksporteve si të vendeve në zhvillim ashtu

dhe atyre të zhvilluara.

-6

-4

-2

0

2

4

6

8

10

12

14

16

2011M01 2011M04 2011M07 2011M10 2012M01

Rritja në përqindje, 3m/3m saar.

Prodhimi industrial botëror

Prodhimi industrial i vendeve në zhvillim

Prodhimi industrial i vendeve me të ardhura të larta

-60

-50

-40

-30

-20

-10

0

10

20

30

40

2009M01 2009M07 2010M01 2010M07 2011M01 2011M07 2012M01

Rritja ne perqindje, 3m/3m saar.

Prodhimi Industrial (3m/3m)

Volumi i Importeve (3m/3m)

3

Megjithatë, tregjet globale financiare mbeten të shqetësuar dhe ka shenja që flukset e

investimeve të huaja direkte (IHD) janë duke u ngadalësuar. Që nga prilli i 2012, tensionet

janë rritur prapë me investitorët që po ndjekin më nga afër problemet me të cilat përballen vendet

evropiane me interesa të larta. Megjithë përmirësimin aktual të tregjeve të kapitaleve dhe të

flukseve të bonove, rrjedhja e kapitalit drejt vendeve në zhvillim mbetet ende rreth 13 për qind

nën nivelet e 2011. Reduktimi i IHD pjesërisht reflekton tkurrjen e kreditimit në sektorin bankar

evropian, që është intensifikuar që nga mesi i vitit 2011. Një rënie në huadhënien bankare

sindikale kryesisht nga bankat evropiane që nga mesi i vitit 2011 dhe kufizimet e tregtisë

tregojnë se vendet në zhvillim janë prekur ndjeshëm. Shtrëngimi i kushteve në huadhëniet

bankare ndër-kufitar pritet të vazhdojnë për disa kohë.

Një element pozitiv, pavarësisht rënies së kreditimit bankar dhe flukseve të tjera ndër-

kufitare të aseteve, ishte që në vitin 2011 IHD nga ekonomitë evropiane me të ardhura të

larta ishin ende të konsiderueshme. Megjithatë, duket se me pasigurinë e tregjeve financiare,

rrjedhja e kapitalit drejt vendeve në zhvillim, përfshirë edhe investimet e huaja, do të

ngadalësohet në vitin 2012. Tensionet në zonën e euros mund të rriten duke bartur rreziqet që

lidhen me përhapjen më gjerë.

Rritja e anktheve në eurozonë në muajin maj, përmbysi përmirësimet e mëparshme në

sentimentin e tregjeve. Tensionet e tregjeve janë rritur përsëri, si pasojë e problemeve fiskale,

uljes të vlerësimit të bankave tregtare, si dhe pasigurisë politike në Eurozonë. Rikthimi i

nervozizmit të tregut ka shkaktuar një kërcim të çmimit të rrezikut kudo. Në Eurozonë, normat

CDS po i afrohet majave të vjeshtës të vitit 2011 edhe pse në vendet e tjera me të ardhura të larta

rritja ka qenë më graduale. Në shumicën e vendeve në zhvillim, normat CDS tani janë rreth 60

për qind e niveleve të pikut, dhe janë më shumë se 70 për qind në Evropë dhe Azinë Qendrore.

Edhe tregues të tjerë të tregut financiar janë përkeqësuar: tregjet e aksioneve në vendet në

zhvillim dhe në ato me të ardhura të larta kanë humbur rreth 12 për qind të vlerës së tyre nga 1

maj deri 23 maj, duke eliminuar pothuajse të gjitha fitimet e krijuara që nga janari. Kthimet e

bonove të ekonomive me të ardhura të larta janë rritur, ndërsa ato të aseteve të vendeve të sigurta

kanë rënë. Pothuajse të gjitha monedhat ekonomive në zhvillim kanë humbur në nga 3 deri 7

përqind kundrejt dollarit amerikan, ndërkohë që çmimet e mallrave industriale si nafta dhe bakri

kanë rënë 13 dhe 10 për qind, respektivisht.

Rikthimi i tensioneve ka për të shtuar pengesat e mëparshme për të mbajtur rritjen globale

modeste. Duke supozuar se kushtet në Evropën me të ardhura të larta nuk përkeqësohen

ndjeshëm, ndikimi i drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike të vendeve në zhvillimin do të jetë i

kufizuar (pjesërisht për shkak se ka përhapja ka qenë e limituar), por rritja e ankthit të tregjeve,

reduktuktimi i hyrjeve të kapitalit, konsolidimi fiskal dhe bankar i vendeve me të ardhura të larta

priten të çojnë në dobësimin e rritjes ekonomike për vitin 2012. Normat e rritjes duhet të

rimëkëmben në periudhën afatmesme, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë se sa para krizës,

pas zbutjes të ndikimit të konsolidimit fiskal mbi rritjen ekonomike. Rimëkëmbja në Eurozonë

duhet të vazhdojnë, ndonëse me një ritëm të ngadaltë (Tabela 1). Kjo reflekton një skenar bazë të

një zgjidhje të kontrolluar të pasigurisë të eurozonës dhe jo një përhapje të problemeve në

ekonomitë e tjera të eurozonës dhe ekonominë globale.

4

Tabela 1: Perspektiva e rritjes globale,

Rritja e PBB reale (në përqindje) 2010 2011e 2012f 2013f 2014f

Bota 4.1 2.8 2.4 3.0 3.3

Vendet me të ardhura të larta 3.0 1.6 1.5 1.9 2.3

Vendet në zhvillim 7.3 6.2 5.3 5.9 6.0

Memo:

Euro Zona 1.8 1.6 -0.3 0.7 1.4

Burimi: Perspektivat Ekonomike Globale, Banka Botërore, vlerësimet e stafit.

1/ Parashikimet paraprake, deri në Maj 2012.

Rreziqet për këtë rimëkëmbje paraprake mbeten, sidomos në Evropë. Në afatin e shkurtër,

tensionet që vijnë nga pasiguria politike në eurozonë ka të ngjarë të jenë rreziku më serioz për

vendet në zhvillim. Në Evropë është bërë një progres i konsiderueshëm në frontin politik si në

aspektin e politikave të brendshme strukturore e fiskale të ekonomive evropiane me interesa të

larta ashtu dhe në nivel të institucioneve të Zonës Euro. Megjithatë, politikëbërësit ende duhet të

gjejnë kombinimin e përshtatshëm midis politikave strukturore dhe atyre makroekonomike për të

reduktuar plotësisht tensionet në tregjet financiare dhe për të gjeneruar rritje. Në rast të një krize

serioze në Eurozonë, asnjë rajoni në botë nuk do të kursehet dhe GDP globale mund të bjerë

ndjeshëm (shih perspektivat ekonomike globale, GEP janar 2012 dhe qershor 2012, së shpejti).

Vendet me vartësi të fortë ndaj remitancave, turizmit, mineraleve ose me nivele të larta të borxhit

afatshkurtër ose me nevoja financimi afatmesëm mund të goditen më shumë. Shumë shtete kanë

reduktuar ekspozimet afatshkurtra të borxhit pjesërisht për shkak të tërheqjes së kreditimit të

Euro Zonës. Megjithatë, shumë vende mund të jenë të detyruar për të ulur ndjeshëm shpenzimet

qeveritare dhe publike, nëse financat globale do të ngrijnë në rast të një krize të rëndë. Në rast të

një recesioni të rëndë, çmimet e mineraleve mund të bien ndjeshëm, duke ulur të ardhurat e

qeverisë dhe të ardhurat e prodhuesve të naftës dhe eksportuesve të metaleve, por do të ndihmojë

në zbutjen e goditjes për ekonomitë importuese të naftës. Një menaxhim i çrregullt i detyrimeve

të borxhit sovran mund të përshpejtojë tkurrjen e kreditimit të bankave në Evropë, me pasojat më

të rënda për ekonomitë në Evropë dhe Azinë Qendrore, dhe në një shkallë më të ulët në

Amerikën Latine.

5

B. RRITJA NË EJL61—RIMËKËMBJE E NGADALTË

Rritja në vendet e EJL6 ka qenë relativisht e ngadaltë në vitin 2011 dhe jo të gjithë vendet

kanë arritur nivelet e tyre të aktivitetit përpara krizës (Figura 4). Si recesioni ashtu dhe

rimëkëmbja kanë qenë të ndryshme në vende të ndryshme. Ato vende që arritën të shmangin

recesionin (Shqipëria dhe Kosova) ose që përjetuan një ngadalësim modest të rritjes (Maqedonia)

kanë tejkaluar tashmë nivelet e 2008 të PBB reale të tyre në 2010. Megjithatë, vendet që

përjetuan një recesion të fortë (Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, dhe Serbia) e kanë të vështirë

të kthehen në nivelin e njëjtë (Figurat 4-7). Për më tepër, edhe kur krahasohet me vendet e BE10

dhe BE15, të cilat u prekën rëndë nga kriza globale, rimëkëmbja në EJL6 duket e ngadaltë

(Figura 8-9).

1 EJL6 janë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Figura 4: Rimëkëmbja e PBB reale në vendet e

EJL6 (viti 2008 =100)

Figura 5: Rimëkëmbja e investimeve në vendet e

EJL6 (viti 2008 =100)

Burimi: Zyrat Kombëtare të Statistikave, FMN për BIH dhe KOS në

vitin 2011 dhe përllogaritjet e stafit të BB.

Burimi: Zyrat Kombëtare të Statistikave, FMN për BIH dhe KOS në

vitin 2011, Eurostat dhe përllogaritjet e stafit të BB .

Figura 6: Rimëkëmbja e konsumit në vendet e

EJL6 (viti 2008 =100)

Figura 7: Rimëkëmbja e eksporteve neto në

vendet e EJL6 (viti 2008 =100)

Burimi: Zyrat Kombëtare të Statistikave, FMN për BIH dhe KOS në

vitin 2011 dhe përllogaritjet e stafit të BB .

Burimi: Zyrat Kombëtare të Statistikave, FMN për BIH dhe KOS në

vitin 2011 dhe përllogaritjet e stafit të BB.

85

90

95

100

105

110

115

2008 2009 2010 2011

ALB BiH KOS

MKD MZI SRB

65

70

75

80

85

90

95

100

105

110

115

2008 2009 2010 2011

ALB BiH KOS

MKD MZI SRB

70

75

80

85

90

95

100

105

110

115

120

2008 2009 2010 2011

ALB BiH KOS

MKD MZI SRB

80

90

100

110

120

130

140

150

2008 2009 2010 2011

ALB BiH KOS

MKD MZI SRB

6

Figura 8: Rritja e PBB reale në vendet e EJL6

(%)

Figura 9: Rritja e PBB reale në vendet e EJL6,

BE10, dhe BE15 (%)

Burimi: Zyrat Kombëtare të Statistikave, FMN për BIH dhe KOS. Burimi: Zyrat Kombëtare të Statistikave dhe Eurostat.

Përbërja e rritjes ekonomike ka ndryshuar në drejtim të kërkesës së brendshme (Figurat

10-11). Rritja ekonomike në EJL6 kishte një mesatare prej 2.2 përqind në 2010-11 krahasuar me

4.9 përqind në 2006-8. Ashtu si në rajonet e tjera, kërkesa e jashtme (eksportet neto) e tërhoqën

rajonin jashtë recesionit në vitin 2010. Megjithatë, që atëherë, përbërja e rritjes është zhvendosur.

Në vitin 2011, kërkesa e brendshme kërceu, duke kontribuar 3 pikë përqindje në rritje, e ndarë në

mënyrë pothuajse të barabartë ndërmjet investimeve dhe konsumit. Kërkesa e jashtme u kthye në

një frenim për rritjen (-0.8 pikë përqindje) ndërkohë që importet kërcyen më shumë se eksportet,

duke pasqyruar rigjallërimin e konsumit dhe, në një shkallë më të ulët të investimeve. Në fakt,

rimëkëmbja e investimeve ka qenë i ngadaltë, përveçse në Kosovë dhe së fundmi në Maqedoni.

Ndoshta rritja nuk ka qenë e fortë pjesërisht për shkak të aktivitetit të dobët të investimeve, i cili

është frenuar nga faktorë afatshkurtër, përfshirë kreditimin, likuiditetin, pagesat e prapambetura,

si dhe nga faktorë afatgjatë përfshirë klimën e investimeve.2

Figura 10: Kontributet ndaj PBB reale në EJL6

(%)

Figura 11: Kontributet ndaj PBB reale në EJL6

si një rajon (%)

Burimi: Zyrat Kombëtare të Statistikave, FMN për BIH dhe KOS në vitin 2011 dhe përllogaritjet e stafit të BB.

Burimi: Zyrat Kombëtare të Statistikave, FMN për BIH dhe KOS në vitin 2011 dhe përllogaritjet e stafit të BB.

2 Faktorët politikë gjithashtu kanë ndikuar mbi pasigurinë e brendshme ekonomike dhe rimëkëmbjen e dobët. Bosnja

dhe Hercegovina kaluan një periudhë prej 15 muaj [Tetor 2010 dhe Janar 2012] pa një qeveri qendrore dhe pa një

buxhet, që pengoi politikë-bërjen ekonomike. Qeveria e re u krijua në Shkurt 2012.

-8

-6

-4

-2

0

2

4

6

8

10

20

08

20

09

20

10

20

11

20

08

20

09

20

10

20

11

20

08

20

09

20

10

20

11

20

08

20

09

20

10

20

11

20

08

20

09

20

10

20

11

20

08

20

09

20

10

20

11

ALB BIH KOS MKD MZI SRB

-6

-4

-2

0

2

4

6

2008 2009 2010 2011 2008 2009 2010 2011 2008 2009 2010 2011

EJL6 BE10 BE15

-40

-30

-20

-10

0

10

20

30

40

20

08

20

09

20

10

20

11

20

08

20

09

20

10

20

11

20

08

20

09

20

10

20

11

20

08

20

09

20

10

20

11

20

08

20

09

20

10

20

11

20

08

20

09

20

10

20

11

ALB BIH KOS MKD MZI SRB

Konsumi Investimet Eksportet neto Rritja reale e PBB

-10

-8

-6

-4

-2

0

2

4

6

8

10

2008 2009 2010 2011

EJL6

Konsumi Investimet Eksportet neto Rritja reale e PBB

7

Figura 12: Kontributi ndaj GVA reale në

vendet e EJL6 (%)

Figura 13: Kontributi ndaj GVA reale në EJL6

si rajon (%)

Burimi: Zyrat Kombëtare të Statistikave, FMN për BIH dhe KOS në

vitin 2011 dhe përllogaritjet e stafit të BB. Kosova nuk publikon të

dhëna sektoriale mbi rritjen, dhe të dhënat nga Bosnja dhe Hercegovina nuk janë të disponueshme për vitin 2011.

Burimi: Zyrat Kombëtare të Statistikave, FMN për BIH dhe KOS në

vitin 2011 dhe përllogaritjet e stafit të BB.

Të gjithë sektorët kryesorë përveç ndërtimit kanë dhënë kontribute pozitive në rritjen

ekonomike të vitit 2011 (Figurat 12-13). Industria dhe ndërtimi u goditën më fort gjatë

recesionit në 2009, dhe ndërtimi pësoi rënie për dy vite radhazi (2009 dhe 2010) në periudhën

pas flluskës të pasurive të paluajtshme. Në vitin 2011, industria u ringrit e ndihmuar dhe nga

rikuperimi i eksporteve (0.6 pikë përqindje), ndërkohë që shërbimet (0.9 pikë përqindje) dhe

bujqësia (0.2 pikë përqindje) dhanë kontribute pozitive në rritjen totale prej 1.8 përqind në vlerën

e shtuar bruto (GVA), dhe rënia e ndërtimit krahasuar me 2010 ndaloi. Megjithatë, aktiviteti i

ndërtimit vazhdon të mbetet i dobët në Malin e Zi, i penguar nga rikuperimi i dobët i kreditimit

dhe pengesat institucionale në sektor. Maqedonia duket se bën përjashtim nga këto prirje ku

ndërtimi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në rritjen e vitit 2011.

Figura 14: Inflacioni në EJL6, (%)

Burimi: EJL6 Zyrat Kombëtare të Statistikave.

-8

-6

-4

-2

0

2

4

6

8

10

20

08

20

09

20

10

20

11

20

08

20

09

20

10

20

11

20

08

20

09

20

10

20

11

20

08

20

09

20

10

20

11

20

08

20

09

20

10

20

11

20

08

20

09

20

10

20

11

ALB BIH KOS MKD MZI SRB

Bujqesia Industria Ndertimi Sherbimet Rritja reale e VShB

-3

-2

-1

0

1

2

3

4

5

2008 2009 2010 2011

EJL6

Bujqesia Industria Ndertimi Sherbimet Rritja reale e VShB

0

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

0

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

1 3 5 7 9 11 1 3 5 7 9 11 1 3 5 7 9 11 1 3

2009 2010 2011 2012

EJL6 (mesatare)

EJL6 (mediana)

EJL6 (mesatare e ponderuar)

8

Ecuria e inflacionit ka reflektuar zhvillimet e aktivitetit ekonomik real. Inflacioni arriti

majën në gjysmën e parë të 2011, pas rritjes që në fund të vitit 2009, dhe tani po zbutet

gradualisht (Figura 14). Kolapsi i kërkesës së brendshme gjatë viteve 2008-09 solli një rënie në

inflacion. Megjithatë, duke filluar nga tremujori i fundit i 2009, inflacioni u rrit si pasojë e rritjes

së çmimeve globale të ushqimeve dhe energjisë. Vendet e EJL6, në veçanti, kanë një përqindje të

madhe të ICK së tyre të nxitur nga çmimet e ushqimeve dhe energjisë. Inflacioni arriti majën në

tremujorin e parë të kur presionet e jashtme të çmimeve filluan të zbehen. Serbia, në veçanti,

përjetoi një rritje të mprehtë të inflacionit që arriti kulmin në Prill 2011 me 14.7 përqind (vit më

vit); që atëherë është ulur në 2.7% në Prill 2012.

C. TREGTIA DHE ZHVILLIMET E JASHTME—LLOGARITË KORENTE

NË PËRMIRËSIM, IHD RELATIVISHT TË QËNDRUESHME

Integrimi progresiv i ekonomive të EJL6 në BE do të thotë që tregtia me BE është një

faktor kyç i performancës së eksporteve të EJL6 dhe rritjes së përgjithshme ekonomike. BE mbetet tregu kryesor i eksportit për EJL6 duke përbërë 56 përqind të eksporteve totale (2011)

me pjesën e luanit (28.7 përqind) që shkon në Itali dhe Gjermani. Tregtia brenda rajonit përbën

rreth 22.8 përqind të eksporteve të ekonomive të EJL6 dhe është veçanërisht i rëndësishëm për

Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën (ku kjo përqindje mesatare është 28.3 përqind). Është

interesante të vërehet vetëm për një vend, Maqedonia, që ka arritur të orientojë eksportet e saj në

mënyrë të konsiderueshme drejt ekonomisë më dinamike dhe më të madhe të Evropës––

Gjermanisë (Figura 15).

Figura 15: Eksportet (% e PBB)

Burimi: Bankat qendrore të EJL6 dhe UNCTAD.

Pas një rimëkëmbjeje të fortë në 2010 dhe në gjysmën e parë të 2011, eksportet e EJL6 janë

ngadalësuar, duke pasqyruar ngadalësimin e kërkesës në Eurozonë dhe faktorëve që lidhen

me motin. Në tremujorin e tretë të 2010 eksportet ishin rimëkëmbur në nivelet e para krizës. Në

vitin 2011, eksportet e EJL6 u rritën me 14.1 përqind, krahasuar me 14.3 përqind për BE10

(Figura 16). Rritja e eksporteve arriti majën në tremujorin e parë të 2011 në 29.7 përqind vjetore,

dhe pas kësaj u zbut në 7 përqind në tremujorin e fundit të 2011. Me një dimër veçanërisht të

3 4 58

125

11

10 89

5

10

76 8

4

7

8

6

4

0

5

10

15

20

25

30

35

40

45

MKD BIH EJL6 SRB ALB MZI KOS

Itali Gjermani Te tjera BE EJL6 Te tjera

9

ashpër që preku shumicën e vendeve të EJL6, u regjistrua dhe një rënie e madhe në rritjen e

eksporteve në të gjithë rajonin në Janar 2012– me një rënie mesatare e ponderuar prej 6 përqind

(17 përqind duke përjashtuar Serbinë dhe Shqipërinë). Por arsyeja më e rëndësishme për

ngadalësimin në eksporte ishte klima negative ekonomike në BE, e cila po çon në një kërkesë më

të ulët të importeve dhe çmimeve të metaleve.

Figura 16: Eksporti dhe rritja ekonomike (%) Figura 17: Rritja e importit (%)

Burimi: EJL6 Bankat qendrore dhe Eurostat.

Shënim: Rritja e eksportit është në shirita, rritja e PBB reale është në

vija.

Burimi: EJL6 Bankat qendrore dhe Eurostat.

Dinamika e importeve në EJL6 ka qenë e

ngjashme me atë të eksporteve gjatë viteve

2009-11, duke pasqyruar zhvendosjen drejt

kërkesës së brendshme. Pas një rënieje të fortë

në 2009 dhe një ringritje 9 përqind në 2010,

importet u forcuan më tej në 2011, duke u rritur

me 13.6 përqind (Figura 17). Një tendencë e

ngjashme u vu re dhe në vendet e BE10.

Faktorë kontribues ishin dhe kërkesa e

brendshme dhe importet e mallrave të

ndërmjetme dhe kapitale, duke pasqyruar IHD

më të larta. Gjithashtu ndikimi i çmimeve më të

larta të naftës dhe i ushqimeve ishte evident

veçanërisht gjatë gjysmës së parë të vitit, një

periudhë me çmime të larta të energjisë.

Deficitet e llogarisë korrente (CAD) dhe

bilancet tregtare janë përmirësuar në mënyrë të ndjeshme që nga kriza. Meqenëse në vitin

2009 importet ranë më shumë se eksportet në të gjithë vendet, dhe rritja e eksportit u rikthye

shumë më shpejt, CAD u përmirësua në rajonin e EJL6––me rreth 9.5 pikë përqindje të PBB në

vitin 2011, krahasuar me vitin 2008. Bilanci tregtar u përmirësua gjithashtu me 6.5 pikë

përqindje të PBB (Figurat 18-19). Në vitin 2011, si CAD ashtu dhe bilancet tregtare u

përkeqësuan disi në të gjithë rajonin, (Figura 20) veçanërisht në Kosovë ku CAD dhe bilancet

tregtare ndikohen shumë nga ndërtimi i autostradës drejt Shqipërisë dhe importet mbështetëse.

-20

-15

-10

-5

0

5

10

15

20

25

2008 2009 2010 2011

EJL6 BE10 BE15

BE10 growth BE15 growth

-30

-25

-20

-15

-10

-5

0

5

10

15

20

25

2008 2009 2010 2011

EJL6 BE10 BE15

Figura 18: Rritja e eksportit dhe importit (%

vit më vit)

Burimi: EJL6 Bankat qendrore.

-40

-30

-20

-10

0

10

20

30

40

Exp Imp Exp Imp Exp Imp Exp Imp Exp Imp Exp Imp

ALB BiH KOS MKD MZI SRB

2009 2010 2011

10

Figura 19: CAD dhe bilanci i tregtisë, (% e PBB) Figura 20: CAD sipas vendeve, (% e PBB)

Burimi: Bankat qendrore dhe IMF WEO dhe përllogaritjet e stafit të BB. Burimi: EJL6 Bankat qendrore.

Tradicionalisht remitancat kanë qenë një

amortizator mbrojtës ndaj goditjeve të

jashtme në EJL6, megjithëse ato ranë disi

gjatë dy viteve të fundit, duke pasqyruar

kushtet e vështira në vendet e Eurozonës. Por

ka dallime të rëndësishme në të dhënat zyrtare

mes vendeve. Remitancat e Serbisë ranë shumë,

nga 9.5 përqind në vitin 2009 në 6.8 në vitin

2011 ndërkohë që ato të vendeve të tjera

mbetën relativisht të sheshta (Figura 21). Rajoni

përfiton nga një diasporë e madhe punëtorësh

në vendet e BE me të ardhura të larta, si dhe në

Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe dhe Australi.

Vlerësimet për Serbinë, Malin e Zi dhe

Maqedoninë mund të jenë të nënvleftësuara.

IHD––një burim i rëndësishëm financimi,

investimi dhe rritjeje në EJL6–– shënuan një

rritje të fortë me 20 përqind gjatë vitit 2011 (Figura 22). IHD u rritën më shumë se dyfish

në Serbi në vitin 2011––që duket një vit i jashtëzakonshëm për shkak të investimit të madh të

FIAT në fabrikën e makinave në Kragujevac dhe investimi i Belgium Delhaise prej rretj 1

miliardë euro. IHD në Maqedoni gjithashtu u dyfishuan si përqindje e PBB dhe për frymë. Pjesët

e këmbimit të makinave në sektorin industrial (Serbi, Maqedoni) si dhe sektorët financiarë dhe

në bujqësi (Maqedoni) ishin sektorët më të suksesshëm në tërheqjen e IHD. Në total, Serbia

tërhoqi shumën më të madhe të IHD në rajon––rreth 2.4 miliardë USD ne vitin 2011, e ndjekur

nga Mali i Zi, që mori IHD më të larta për frymë (Figura 23).

-19.4

-9.3 -8.5-10.0

-29.2-26.8

-21.6-22.7

-35

-30

-25

-20

-15

-10

-5

02008 2009 2010 2011

Deficiti i llogarise korente

-60

-50

-40

-30

-20

-10

0MZI KOS ALB EJL6 SRB BiH MKD

2008 2009 2010 2011

Figura 21: Remitancat e punëtorëve 2008-2011

(% e PBB)

Burimi: EJL6 Bankat qendrore.

ALB dhe BiH i përkufizojnë remitancat shpërblim përfshirës i punonjës; KOS, SRB, MKD dhe MNE përdorin përkufizim të ngushtë

të remitancave.

0

2

4

6

8

10

12

14

16

18

20

KOS BIH ALB EJL6 SRB MZI MKD

2008 2009 2010 2011

11

Figura 22: Investimet e huaja direkte (IHD, neto, % PBB) Figura 23: IHD për fryme (neto, USD)

Burimi: EJL6 Bankat qendrore. Burimi: EJL6 Bankat qendrore.

Tërheqja e shpejtë nga kreditimi i sektorit privat ka sjellë një rënie të borxhit total të

jashtëm në EJL6, por borxhi i jashtëm publik vazhdoi tendencën në rritje, megjithëse me

një ritëm më të ngadaltë se përpara 2011 (Figura 24). Ky moderim erdhi si pasojë e një rritje

të konsiderueshme si të nivelit të borxhi i jashtëm bruto ashtu dhe të borxhit qeveritar ndaj PBB

ndërmjet viteve 2008 dhe 2010. Borxhi i jashtëm u ul me 3.5 pikë përqindje të PBB në 60.7

përqind në 2011 (pas një kulmi prej 64.1 përqind të PBB në 2010). Që prej muajit Qershor 2009

deri në Mars 2012, katër vende hynë në tregjet ndërkombëtare duke emetuar Eurobonde

(Maqedonia në 2009, Shqipëria në 2010, Mali i Zi në 2010, 2011 dhe 2012 dhe Serbia në 2011)

(Figura 25) ose duke marrë kredi të huaja nëpërmjet garancive të IBRD (Serbia dhe Maqedonia).

Gjithashtu, disa nga vendet e EJL6 përdorën kuotat e tyre në FMN dhe të kreditë e akorduara

(p.sh., Serbia, Maqedonia), gjë që kontribuoi në rritjen e borxhit të tyre.

Figura 24: Borxhi i jashtëm, mesatarja e EJL6

(% e PBB)

Figura 25: Obligacione totale ndërkombëtare që

mbeten të papaguara në vende të zgjedhura të

EJL6 (mln. USD)

Burimi: Bankat qendrore dhe Ministritë e Financave (MF)të EJL6. Burimi: MF të vendeve të EJL6.

6.4

5.6

4.5

5.4

0

1

2

3

4

5

6

7

2008 2009 2010 2011

869

341284 285

232 199

77

0

200

400

600

800

1,000

1,200

1,400

MZI SRB KOS EJL6 ALB MKD BiH

2010 2011

53.5

61.664.0

60.7

16.2 19.923.8 25.4

0

10

20

30

40

50

60

70

2008 2009 2010 2011

External debt o/w Gov. debt

0

200

400

600

800

1,000

1,200

ALB MK MZI SRB

12

Borxhi i jashtëm i përgjithshëm ndryshon shumë midis vendeve të EJL6, me Malin e Zi

dhe Serbinë që kanë nivelin më të lartë dhe Kosova3 më të ulëtin (Figura 26). Mali i Zi dhe

Serbia qëndruan mbi mesataren e rajonit dhe gjithashtu patën rritjen më të shpejtë të borxhit.

Maqedonia dhe Bosnja dhe Hercegovina janë pak nën mesataren e EJL6. Kosova mbetet e

veçuar me nivelin më të ulët të borxhit, megjithëse duhet të fillojë të rritet në 2012 pas tërheqjeve

në kuadër të Marrëveshjes me FMN (SBA).

Figura 26: Borxhi i jashtëm total publik dhe privat (% e PBB)

Burimi: Bankat qendrore dhe MF të vendeve të EJL6, FMN, BB.

D. POLITIKA FISKALE DHE BORXHI PUBLIK––RREZIQE NË RRITJE

Kushtet e dobëta ekonomike në Eurozonë kanë qenë një barrë për aktivitetin ekonomik

dhe për të ardhurave qeveritare, duke rritur shpenzimet automatike stabilizuese në vendet

e EJL6 dhe duke detyruar vendet e EJL6 të bëjnë korrigjime të politikave fiskale. Në këtë

mjedis të vështirë me nivele në rritje të borxhit publik dhe presioneve financiare, shumica e

vendeve të EJL6 duhet të adoptojnë programe të konsolidimit fiskal për të ndryshuar dinamikën

e borxhit në mënyrë që të shmangin problemet e financimit në të ardhmen (Tabela 2). Presionet

fiskale dhe të borxhit publik janë shtuar në disa vende, më dukshëm në Shqipëri, Mali i Zi, dhe

Serbi. Në përgjigje të kësaj, qeveritë janë mbështetur gjithnjë e më shumë tek huamarrja e

brendshme dhe e jashtme nga Institucionet Financiare Ndërkombëtare (Mali i Zi, Serbia dhe

Shqipëria). Një shtim i pagesave të prapambetura ndaj sektorit privat (p.sh., në Shqipëri dhe

Maqedoni) dhe i pagesave të prapambetura të qeverive vendore në Malin e Zi, po krijojnë

vështirësi shtesë për sektorin privat në një mjedis tashmë të vështirë. Kosova mbetet e veçuar

duke pasur një borxh dhe deficit publik të ulët që i lejojnë hapësirë për mbajtjen e niveleve të

larta të investimeve publike në projekte strategjike si autostrada rajonale, të cilat janë të

rëndësishme për lidhjen e Kosovës me fqinjët.

3 Në dallim nga vendet e tjera të EJL6, Kosova ka akses shumë të kufizuar në tregjet ndërkombëtare financiare dhe

si pasojë ka pak borxh të jashtëm.

0

20

40

60

80

100

120

MZI SRB EJL6 MKD BiH ALB KOS

2008 2009 2010 2011 2012

13

Tabela 2: Deficitet fiskale në EJL6 (përqindje e PBB)

2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011

ALB -3.4 -3.3 -3.5 -5.5 -7.0 -3.0 -3.3

BIH 0.8 2.2 0.2 -3.9 -5.7 -4.5 -3.1

KOS -3.1 2.8 7.2 -0.2 -0.6 -2.6 -1.9

MKD 0.2 -0.5 0.6 -0.9 -2.7 -2.4 -2.6

MZI -1.8 3.0 6.0 -0.7 -6.7 -7.7 -3.6

SRB 1.1 -1.6 -2.0 -2.6 -4.5 -4.6 -4.8

Mesatarja e thjeshtë -1.0 0.4 1.4 -2.3 -4.5 -3.9 -3.2

Mesatarja e ponderuar 0.0 -0.6 -0.6 -2.8 -4.6 -4.0 -3.8 Burimi: Përllogaritjet e stafit të bazuar në të dhënat e MF, të dhënat e FMN për BIH.

Përveç Kosovës, të ardhurat e qeverisë janë prekur në mënyrë të konsiderueshme nga

ngadalësimi në aktivitetin ekonomik. Në vitin 2011, të ardhurat nuk arritën parashikimet e

buxheteve të qeverive në të gjitha vendet, përveç Kosovës. Aktiviteti i dobët ekonomik u

reflektua në mbledhje më të pakta për zërat kryesore të të ardhurave: taksat mbi vlerën e shtuar,

akcizat dhe të ardhurat nga doganat. Gjithashtu, përkeqësimi i kushteve në tregjet formale të

punës rezultoi në të ardhura të ulëta nga tatimi mbi të ardhurat personale dhe kontributet e

sigurimeve shoqërore. Të ardhurat totale (në terma realë) në katër nga vendet e EJL6 mbeten

ende poshtë niveleve të regjistruara në 2008, ku Serbia dhe Mali i Zi janë më të prekurat (Figura

27).

Figura 27: Performanca e të ardhurave në EJL6, 2008-2011

Burimi: Përllogaritjet e stafit të Bankës Botërore bazuar mbi të dhënat nga autoritetet.

Prirje të ngjashme janë venë re dhe në tremujorin e parë të 2012, të rënduara dhe nga

kushtet e dimrit. Shumica e vendeve duket ti kenë përgatitur buxhetet fillestare të 2012 mbi

supozime optimiste rreth rritjes ekonomike që ka rezultuar në përkeqësim të konsiderueshëm të

performancës të të ardhurave. Mali i Zi duket më i prekuri meqenëse të ardhurat ranë me 11.9

përqind me bazë vjetore në tremujorin e parë të 2012, megjithëse të dhënat e prillit janë shumë

më pozitive, duke zbutur pjesërisht humbjet. Në Maqedoni dhe Shqipëri të ardhurat janë

kryesisht të sheshta në terma realë por konsiderueshëm nën nivelet e planifikuara. Tendenca të

80

90

100

110

120

130

2008 2009 2010 2011

ALB BiH KOS MKD MZI SRB

14

ngjashme u regjistruan në dy muajt e parë në Serbi. Në të njëjtën kohë, të ardhurat u rritën me

5.5 përqind me bazë vjetore në Kosovë; megjithatë, kjo është kryesisht e lidhur me të ardhurat

nga dividentët, ndërkohë që të ardhurat nga tatimet ranë me 0.6 përqind.

Reagimi i qeverive deri tani është përqendruar më shumë tek zgjerimi i përpjekjeve të

mbledhjes së taksave dhe shkurtimi i shpenzimeve, se sa tek rritja e nivelit të taksave

(Tabela 3). Përjashtim deri tani bën Mali i Zi, i cili përjetoi rënien më të madhe në të ardhura dhe

qeveria miratoi një buxhet të rishikuar të 2012 në Prill duke shkurtuar shpenzimet dhe duke futur

masa për të ardhurat. Qeveria e Maqedonisë miratoi një buxhet shtesë në Prill bazuar në një

normë më të ulët rritjeje ekonomike dhe të ardhurash buxhetore, përfshirë shkurtimet e

shpenzimeve prej 4.4 përqind për të qëndruar brenda objektivit fillestar të deficitit. Shqipëria

gjithashtu ka sinjalizuar që do ta rishikojë buxhetin e saj si përgjigje ndaj mjedisit të jashtëm në

përkeqësim. Vendet e tjera të EJL6 duhet ende të marrin masa specifike fiskale (Figura 28).

Table 3: Përgjigjet fiskale të qeverive në vitin 2012

Vendi Presioni Fiskal Statusi i rregullimit Masat kryesore

Shqipëria Rritje, të ardhura të ngadalta

Importe të paplanifikuara të

energjisë

Pritet në Korrik 2012 Duke u diskutuar.

Bosnja dhe

Hercegovina

Rritje, të ardhura të ngadalta Nuk është njoftuar Nuk është njoftuar.

Kosova Rishikim i rregullt mes vitit

Pritet në mes të 2012 Shkurtime në shpenzime dhe

masa të reja për të ardhurat

pritet të miratohen

Maqedonia, FYR Rritje, të ardhura të ngadalta Miratuar nga Qeveria në

Prill 2012

Shkurtime në shpenzime,

shpenzimet kapitale dhe në

shpenzimet e të mirave dhe

shërbimeve

Mali i Zi Rritje, të ardhura të ngadalta,

Tërhoqi garancitë shtetërore

Miratuar nga Parlamenti në

Maj 2012

Tatime dhe tarifa të reja

specifike,

Shkurtime në shpenzimet

korente dhe kapitale

Serbia Rritje, të ardhura të ngadalta Pritet pas zgjedhjeve Rritje në nivelin e taksave

Ngrirje të rrogave dhe

pensioneve *

Burimi: Stafi i Bankës Botërore.

* Në pritje të vendimit të Qeverisë

Korrektimet e shpenzimeve në 2011 ishin të mëdha, duke shkurtuar investimet,

subvencionet dhe shpenzime të tjera korente. Shpenzimet u shkurtuan më shumë në Malin e

Zi, kryesisht shpenzime kapitale dhe subvencionet. Maqedonia korrigjoi shpenzimet buxhetore

duke shkurtuar mallrat dhe shërbimet, subvencionet dhe shpenzimet kapitale. Shpenzimet në

Serbi ishin në përputhje me buxhetin, ku pagat u rritën pak më shumë se kategoritë e tjera të

shpenzimeve. Shpenzimet në Kosovë në 2011 ishin 8 përqind më të ulëta se buxheti; megjithatë,

kjo pasqyron më shumë kapacitetet e kufizuara se sa kufizimet financiare.

15

Figura 28: Performanca e shpenzimeve në EJL6, 2008 – 2011

Burimi: Stafi i Bankës Botërore.

Në fillim të 2012, qeveritë vazhduan të shkurtonin shpenzimet si përgjigje ndaj

performancës së dobët të të ardhurave për të qëndruar brenda kufizimeve të financimi. Në

veçanti, shpenzimet në Shqipëri dhe Mali i Zi janë ulur në fillim të 2012 në krahasim me 2011.

Megjithatë, ngurtësia e shpenzimeve ka bërë që të lindin pretendime të pagesave të

prapambetura në disa nga vendet e EJL6. Me përjashtim të Kosovës, struktura e shpenzimeve

në vendet e EJL6 duket të jetë e përqendruar te pagat dhe transfertat sociale, duke i bërë

korrigjimet e mundshme të vështira në afat të shkurtër4. Gjithashtu, ngadalësimi ekonomik ka

evidentuar dobësitë e kuadrit të menaxhimit publik financiar, përfshirë skemat jo-funksionuese të

rimbursimit dhe kontrollet e papërshtatshme të angazhimeve. Kjo po krijon një pengesë shtesë

për sektorin privat në një mjedis ekonomik tashmë të vështirë. Për shembull, në Malin e Zi, stoku

i pagesave të prapambetura të përgjithshme qeveritare (kryesisht nga bashkitë) është

dokumentuar në rreth 3.5 përqind të PBB në fund të vitit 2011. Në përgjigje të kësaj, qeveria po

zbaton një program për reduktimin e pagesave të prapambetura të bashkive. Megjithëse për

vendet të tjera nuk ka të dhëna solide mbi pagesat e prapambetura buxhetore, faktet e tërthorta

dhe rrethanore nga sektori privat sugjerojnë që ato mund të jenë të konsiderueshme.

Nevojat e financimeve bruto5 për 2012-13 janë të konsiderueshme në EJL6. Kjo vjen si

pasojë e niveleve të deficitit por edhe nga mbështetja në rritje tek borxhi afatshkurtër i disa

vendeve. Vendet e EJL6 deri më tani kanë qenë në gjendje për ta rifinancuar borxhin e tyre, por

kjo mund të ndryshojë nëse situata në sektorin financiar përkeqësohet. Me korrektime relativisht

të vogla të bilanceve fiskale të parashikuara në EJL6 në 2013, kërkesat për financim nuk priten të

bien shumë. Ndërkohë që pjesa më e madhe e financimit të deficitit pritet të vijë nga organizatat

financiare ndërkombëtare dhe huadhënësit tregtarë dhe dypalësh, niveli i lartë i borxhit afat-

4 Për një diskutim më të plotë mbi strukturën e të ardhurave dhe shpenzimeve të sektorëve fiskalë në EJL6 shikoni

Kutinë 2 në EJL RER. 5 Nevojat financiare janë përcaktuar si nivele të defiçitit dhe ripagesat e borxhit të brendshëm dhe të jashtëm,

përfshirë borxhin afat-shkurtër.

80

90

100

110

120

130

140

2008 2009 2010 2011

ALB BiH KOS MKD MZI SRB

16

shkurtër do t‘i mbajë nevojat e financimit bruto të larta dhe rrezikun e rifinancimit të

konsiderueshëm.

Kushtet e financimit të jashtëm janë të vështira. Megjithëse kostot e huamarrjes për vendet në

zhvillim (përfshirë rajonin e EJL6) kanë rënë në fillim të vitit 2012 si pasojë e rënies të

sentimentit të rrezikut6, ato mbeten ende të larta (Figura 29). Deri në fund të Marsit 2012, spredet

mbi borxhin e emetuar nga vendet e EJL6 ranë midis 80 dhe 290 pikë bazë krahasuar me fundin

e vitit 2011 por janë rritur përsëri me shqetësimet në rritje të Eurozonës. Megjithatë, duke u

luhatur ndërmjet 570 – 880 pikë bazë, ato mbeten të larta dhe mund të rriten më tej si pasojë e

përhapjes së krizës greke e cila do të kufizonte konsiderueshëm mundësitë për financim.

Figura 29: Spreadi në borxhin e jashtëm sovran të EJL6 (në bps)

Burimi: Stafi i Bankës Botërore.

Table 4: Renditjet e kredisë sovrane * ___________________

Ratings (S&P) Q4.10 Dec-11 Jan-12 Feb-12 Mar-12

Shqipëria B+ B+ B+ B+ B+

Bosnja dhe Hercegovina B+ B B B B

Maqedonia, FYR BB BB BB BB BB

Mali i Zi BB BB BB BB BB

Serbia BB- BB BB BB BB

Burimi: Standard & Poor. * Deri në 5 Qershor 2012 Kosova nuk ka një vlerësim të borxhit sovran.

Tregjet e brendshme, megjithëse të cekëta, vazhdojnë të kërkojnë borxh qeveritar. Me

sektorin financiar në gjendje mjaft likuide në shumicën e vendeve të EJL6, huamarrja e shtuar

nga sektori publik duket që është plotësuar nga tregu vendas, megjithëse përkundrejt kostove të

rritura. Për shembull, Maqedonia ka qenë në gjendje të shtyjë borxhin e saj të brendshëm

megjithëse interesi i investitorëve për maturimin afatgjatë është luhatur. Autoritetet në Kosovë

dhe Bosnjë dhe Hercegovinë emetuan borxhin e parë afatshkurtër të brendshëm (T-bills) i cili

deri në atë moment ishte thithur nga bankat vendase me normë relativisht të ulët. Shqipëria, Mali

6 Banka Botërore, Grupi i Prospekteve të Zhvillimit, Raporti Javor Ekonomik Global, Mars 2012, i disponueshëm

në: http://siteresources.worldbank.org/INTPROSPECTS/Resources/334934-1302024558568/7846453-

1326146297898/DECPGWeekly_032912.pdf

0

200

400

600

800

1000

1200

1400

T4.10 T1.11 T2.11 T3.11 12/2011 1/2012 2/2012 3/2012 4/2012

ALB MKD MZI SRB

17

i Zi, dhe Serbia gjithashtu ishin në gjendje të merrnin hua shumat e nevojshme por me normë më

të lartë se një vit më parë.

Në mungesë të goditjeve të jashtme të forta, rreziku i paaftësisë paguese të qeverive në

EJL6 është i ulët, por kushtet e vështira në Eurozonë dhe në Ballkanin Perëndimor ende të

mund të krijojnë presione shtesë, sidomos nëse konsolidimi fiskal vonohet. Qeveria e

Shqipërisë është tashmë një debitor neto i sektorit financiar, përveçse stokut të madh të borxhit.

Situata në Bosnjë dhe Hercegovinë gjithashtu ka nevojë për monitorim të kujdesshëm meqenëse

depozitat e Qeverisë kanë rënë, ndërkohë që kërkesat ndaj autoriteteve janë rritur. Depozitat e

Malit të Zi janë rikthyer me disbursimin e kredisë nga Credit Suisse. Serbia vazhdon të ketë

depozita të shëndetshme në bankën qendrore megjithëse ekziston rreziku që borxhi i brendshëm

të bëhet jo-tërheqës për investitorët. Maqedonia është në një pozicion të ngjashëm, megjithëse

rreziqet janë disi më të vogla nga raporti i ulët kredi-depozita i sektorit financiar. Kosova

vazhdon të ketë depozita të mëdha dhe është një kreditor neto i sektorit financiar.

Borxhi publik ka vazhduar të rritet në të gjithë vendet përveç Kosovës, si rezultat i

deficiteve fiskale dhe garancive shtetërore në disa nga vendet e EJL6 (Figura 30). Në afat të

gjatë, kjo tendencë nuk është e qëndrueshme. Disa vende janë tashmë në nivele shqetësuese të

borxhit duke pasur parasysh kapaciteteve të tyre fiskale dhe institucionale si dhe kufizimet e

financimit. Shqipëria dhe Mali i Zi (përfshirë garancitë) janë vendet me borxh më të lartë në

EJL6. Borxhi publik i Shqipërisë u rrit pak më shumë në 58.4 përqind të PBB, afër kufirit ligjor

prej 60 përqind, dhe pjesa e madhe që zë borxhi afatshkurtër është veçanërisht shqetësues.

Borxhi publik i Malit të Zi përfshirë garancitë është rritur nga 51 në 56.9 përqind e PBB. Borxhi

publik në Serbi arriti 45.8 përqind të PBB deri në fund të 2011, nga 42.9 përqind një vit më parë.

Duke marrë parasysh koston e borxhit publik dhe strukturën e tij, këto tre vende duhet të bëjnë

përpjekje të rëndësishme për të ndryshuar dinamikën problematike të borxhit për të ulur nivelin e

tij si dhe rreziqet që lidhen me të për një periudhë relativisht të gjatë. Borxhi publik në Bosnjë

dhe Hercegovinë qëndroi në 39.1 përqind të PBB, por duke patur parasysh kufizimet e

kapaciteteve institucionale dhe

huamarrëse dhe problemet në

kordinimin politik, edhe ky nivel

nuk është në një zonë të sigurt.

Kosova dhe Maqedonia në dallim

me vendet e mësipërme, kanë

nivele borxhi shumë më të

menaxhueshme. Në Maqedoni,

pavarësisht nga një deficit fiskal

relativisht të ulët, borxhi publik

(duke përfshirë dhe garancitë) u

rrit me më shumë se 5 pikë

përqindje të PBB ndërmjet 2010

dhe 2011 për të shkuar në rreth

një të tretën e PBB kryesisht për

shkak të disbursimit të 220

milionë euro nga Precautionary

Liquidity Line (PLL) e FMN dhe

130 milionë euro nga kredia

tregtare e garantuar nga IBRD (e

cila po financon buxhetin 2012).

Figura 30: Borxhi publik në EJL6 (përqindje e PBB)

Burimi: Stafi i Bankës Botërore.

Shënim: Përfshirë garancitë qeveritarë për Maqedoninë, Malin e Zi, dhe

Serbinë

0

10

20

30

40

50

60

70

MZI ALB SRB BiH MKD KOS

2008 2009 2010 2011

18

Stoku i garancive qeveritare është bërë një pjesë e rëndësishme e detyrimeve të borxhit

publik në EJL6 në vitet e fundit. Ai arriti në 11.6 përqind të PBB në Malin e Zi, 6.7 përqind e

PBB në Serbi dhe 4.4 përqind e PBB në Maqedoni. EJL6 do t‘i duhet të monitorojë me kujdes

dhe të kufizojë përdorimin e garancive në nivele të matura meqenëse kërkimi i garancive mund

t‘i shtojë shumë nevojave aktuale për financim. Në Malin e Zi, për shembull, garancitë shtetërore

të kërkuara kohët e fundit për kreditë tregtare bankare të kompanisë së çelikut dhe aluminit kanë

krijuar në një presion të madh shtesë mbi buxhetin.

E. POLITIKA MONETARE DHE SEKTORI FINANCIAR–TKURRJA E

KREDITIMIT VAZHDON

Ndërkohë që tensionet në tregjet financiare të Eurozonë janë lehtësuar disi, kushtet e

tregut janë larg të qenit normale. Kushtet e financimit të bankave u përmirësuan gjatë

tremujorit të parë të 2012, falë injektimit të një shume masive likuiditeti nga Banka Qendrore

Evropiane (BQE) (mbi 1 trilionë euro) në formën e kredive të lira afatgjatë nëpërmjet

operacioneve të rifinancimit afatgjatë të saj (LTRO). Dy LTRO kanë ndihmuar në forcimin e

besimit në tregun ndër-bankar, siç dëshmohet nga një rënie me 22 pikë bazë në spredin Euribor-

OIS (Overnight Index Swaps) (diferenca ndërmjet Euribor dhe indeksit të swap ditore, një

tregues i hezitimit të bankave evropiane për t‘i dhënë hua njëra tjetrës) deri 0.41 përqind në fund

të Marsit (krahasuar me 0.64 përqind në fund të Shkurtit) (Figura 31). Por kjo ende mbetet

shumë mbi nivelet para krizës, duke sugjeruar që bankat kanë ende hendeqe në financim.

Euribor––i cili mat gadishmërinë e bankave evropiane për tu dhënë hua njëra tjetrës në tregun e

pasiguruar ndër-bankar––ka filluar të bjerë, në rreth 0.77 përqind nga 0.98 përqind në fund të

Shkurtit dhe 1.5 përqind në fillim të Dhjetorit 2011. Spredet CDS për bankat kryesore mëmë të

bankave të rajonit të Evropës dhe Azisë qendrore kanë rënë gjatë tremujorit të parë të 2012, duke

treguar që edhe rreziqet e falimentimit kanë rënë falë LTRO-ve, por ato mbeten të larta në terma

historikë dhe kohët e fundit po rriten përsëri (Figurat 32-33).

Figura 31: Spread-i Euribor–OIS (%)

Figura 32: Spread 5-vjeçarë CDS për

bankat madhore mëmë

drejt bankave evropiane në zhvillim (në

pikë bazë)

19

Me përpjekje të konsiderueshme nga qeveritë e EJL6 dhe autoritetet monetare––dhe

ndërhyrjeve më të fundit të BQE––EJL6 deri tani ka mënjanuar tkurrjen e pakontrolluar

të kredive. Bankat e EJL6 janë përgjithësisht të kapitalizuara mirë dhe likuiditet dhe rreziqet e

sistemit janë reduktuar në mënyrë të konsiderueshme krahasuar me periudhën para krizës.

Gjithashtu, injeksionet masive të likuiditetit nga BQE në Dhjetor 2011 dhe Shkurt 2012 besohet

të kenë shmangur një tërheqje të çrregullt të aseteve dhe një krizë tjetër kreditimi në sistemin

bankar evropian, duke përfshirë dhe vendet e EJL6. LTRO kanë lehtësuar presionet e financimit

të bankave, dhe tashmë mbulon më shumë se 60 përqind të borxhit të bankave që maturohet në

2012. Këto zhvillime janë shenjë e mirë për vazhdimin e rimëkëmbjes dhe reduktimin e

rreziqeve të sektorit financiar në EJL6. Figura 33: ECB LTRO dhe financimi bankar kohor (në miliardë Euro)

1 Ndryshimi i zotërimit të obligacioneve qeveritare të institucioneve monetare

dhe financiare në zonën e euros nga fundi Nëntor 2011 në Shkurt 2012.

Burimi: Raporti i FMN mbi Stabilitetin Financiar Global, Prill 2012.

Por rreziqe të konsiderueshme vazhdojnë të mbeten në sistemin financiar evropian. Shumica e likuiditetit të dhënë bankave evropiane është përdorur për fitime ―carry trade‖ (ku

bankat mund të marrin hua me 1 përqind dhe e investojnë në obligacione qeveritare me të kthime

të larta), dhe vetëm një sasi e kufizuar e likuiditetit shtesë ka përfunduar në ekonominë reale.

Bankat priten të vazhdojnë të mbeten nën presionin e tregut dhe atë rregullator (të rritur dhe nga

kërkesa e Autoriteti i Bankar Evropian (EBA) për fundin e Qershorit) që bankat kryesore të

Eurozonës të përmirësojnë rezervat e kapitalit dhe likuiditetit, të forcojnë bilancet e tyre dhe më

gjerë, të rregullojnë modelet e tyre të biznesit drejt një ekuilibri të ri më të qëndrueshëm.

Megjithatë, pavarësisht nga presionet e financimit që prej vitit 2008, bankat

ndërkombëtare kanë ruajtur përgjithësisht ekspozimet ndaj vendeve të EJL6, megjithëse

ato e reduktuan ekspozimin ndaj bankave jo-të lidhura. Pavarësisht nga humbja e

financimeve nga bankat ndërkombëtare jo-të lidhura, detyrimet totale të huaja u rritën në

shumicën e sistemeve bankare të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (EQLJL). Ndërkohë

që rritja e shpejtë pësoi një frenim të papritur, financimi nga bankat mëmë nuk ka rënë, deri në

T3 2011, siç ishin disa parashikime. Për këtë luajnë role disa faktorë:

20

Angazhimi strategjik i shumë bankave mëmë për të qëndruar në rajonin e EQLJL,

kombinuar me portofolet e tyre të vogla në EJL6,

ruajtja e rezultateve pozitive financiare i aktivitetit në këto vende, dhe

vështirësia në tkurrjen e bilanceve që kryesisht përbëhen nga kredi, veçanërisht në vendet

e EJL6 të cilat nuk kanë tregje të fuqishme kapitale apo dhe tregje dytësore të

konsoliduara për shitjen e kredive.

Pavarësisht nga maturimet kontraktuale të kredive, reduktimi i ekspozimit ndaj klientëve është i

vështirë në një mjedis ku ndërmarrjet po vuajnë situatën e vështirë ekonomike dhe institucionet

financiare konkurruese nuk synojnë zgjerimin e ekspozimit të tyre në mënyrë të konsiderueshme.

Nëse bankat zgjedhin të reduktojnë librat e tyre të kredive, kjo ka të ngjarë të shoqërohet me

humbje të kredive. Megjithatë, huadhënia bankare në rajon ka ardhur duke u financuar gjithnjë e

më shumë nga burimet e depozitave vendase, në dallim me periudhën para krizës, duke

reduktuar në këtë mënyrë ekspozimin e sistemeve bankare ndaj financimit ndërkombëtar.

Zyrtarët evropianë, Institucionet Financiare Ndërkombëtare (IFN), dhe grupet private

bankare ranë dakord në Janar 2012 mbi një paketë parimesh në kuadër të Nismës së

Vienës 2.0 për shmangien e tkurrjes të çrregullt të kredive në Evropën në zhvillim—rajoni

më i prekshëm nga ndikimi i tërheqjes së madhe të bankave. Bashkërendimi rregullator

ndërmjet vendeve të origjinës dhe pritëse ka rëndësi kritike në mjedisin e brishtë ekonomik ku

autoritetet kombëtare mund të jenë të përqendruar në rradhë të parë mbi problemet e vendit të

tyre. Prandaj, rigjallërimi i Nismës së Vienës, Viena 2.0, kërkon të bashkojë autoritetet

kombëtare dhe ndërkombëtare me IFN për të nxitur bashkërendimin politik për Evropën në

zhvillim. Nisma përfshin Komisionin Evropian (KE), Autoritetin Bankar Evropian (EBA), Bordi

Evropian i Rrezikut Sistemik (ESRB), Banka Qendrore Evropiane (BQE, si vëzhgues), Fondi

Monetar Ndërkombëtar (FMN), Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Banka

Evropiane e Investimeve (EIB), Grupi i Bankës Botërore Group (GBB), dhe autoritetet

kombëtare. Objektivat e Viena 2.0 përfshijnë marrjen e: (i) angazhimit nga autoritetet e vendeve

të origjinës për të shqyrtuar ndikimet e masave rregullatore në Evropën në zhvillim dhe për të

komunikuar me efektivitet me autoritetet pritëse; (ii) përpjekje nga autoritetet pritëse për të

zhvilluar burime lokale financimi; (iii) komunikim efektiv ndërmjet autoriteteve të origjinës dhe

atyre pritëse për të shmangur ngurtësimin e qarkullimit të likuiditeteve midis vendeve; (iv)

rishikimi nga kolegjet mbikëqyrëse të planeve të EBA për rikapitalizim dhe impakti i tyre në

vendet pritëse; dhe (v) angazhim i IFN për të analizuar rreziqet, për të ofruar këshillim mbi

politikat dhe për të bashkërenduar mbështetjen e tyre në rajon.

Përgjithësisht, niveli total i depozitave në vendet e EJL6 ka rikapur majat e para krizës.

(Figura 34). Pas një rënieje të fortë të depozitave në fillim të valës së parë të krizës në fund të

vitit 2008, ka patur një rimëkëmbje graduale. Në të gjithë vendet, përveç Malit të Zi, depozitat

tani janë në nivelet e para krizës. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, depozitat sapo janë kthyer në

kulmin ku ishin para krizës. Megjithatë, rekuperimi i depozitave është ngadalësuar në muajt e

fundit, dhe ka patur në fakt një rënie të vogël të depozitave në tremujorin e parë për rajonin si

grup. Në bazë të treguesit agregat depozitat në rajon kanë rënë me 2.5% në tremujorin e parë të

2012, krahasuar me pothuajse 7 përqind në 6-mujorin e dytë të 2011. Ky ndryshim në agregat

dhe në shumë prej vendeve të veçanta (përjashto Shqipërinë dhe Maqedoninë), ka më shumë të

ngjarë të lidhet me problemet e tregjeve financiare në gjysmën e dytë të 2011.

21

Figura 34: Depozitat totale (të vlerësuara në euro, Shtator 2008=100)

Burimi: EJL6 Bankat qendrore.

Rritja e kreditimit është pozitive për shumicën e rajonit, por normat e rritjes janë shumë

më të ulëta se nivelet e para krizës dhe në përputhje me kërkesën e dobët (Figurat 35-36).

Pavarësisht vështirësive që përjetuan sistemet financiare në gjysmën e dytë të vitit 2011, rritja e

kreditimit ka mbetur pozitive në shumicën e vendeve të EJL6 (duke përjashtuar Malin e Zi, i cili

përjetoi flluskën dhe shfryrjen më të madha të kreditit7). Norma e rritjes nominale (vit-më-vit) e

kreditimit ndaj sektorit privat deri në janar 2012 për EJL6 (e matur si mediani i normave të rritjes

së vendeve individuale) është luhatur rreth nivelit 8 përqind gjatë vitit të mëparshëm, por në

Mars ra në 6.2 përqind. Normat më të larta të rritjes së kreditimit u regjistruan në Shqipëri (11

përqind) dhe Kosovë (13.5 përqind), megjithëse ato ishin mjaft larg normave të papërballueshme

të periudhës para krizës. Rritja e kreditimit ndaj kompanive dhe familjeve ka qenë përgjithësisht i

ngjashëm me një ngadalësim të kreditimit të kompanive në shkurt dhe mars (Figurat 37-38).

Rritja e kredive të kompanive (vit-më-vit) ka qenë 9-10 përqind gjatë shumicës së 2011 por ra në

7 përqind në mars të 2012

7 Rritja totale e kredisë në Malin e Zi ka rënë si një pasqyrim i tkurrjes së kredisë dhe transferimi i kredive të këqija

tek bankat mëmë në katër bankat e mëdha, ndërkohë që shtatë bankat e mbetura regjistruan rritje pozitive të kredisë.

20

40

60

80

100

120

140

160

Dec-0

5

Jun

-06

Dec-0

6

Jun

-07

Dec-0

7

Jun

-08

Dec-0

8

Jun

-09

Dec-0

9

Jun

-10

Dec-1

0

Jun

-11

Dec-1

1

ALB BIH

KOS MKD

MZI SRB

EJL6 total

22

Figura 35: Rritja reale në bazë viti e kredisë për

sektorin privat deri në mars 2012*

* Të dhënat për MNE nuk janë të disponueshme

Burimi: EJL6 Bankat qendrore.

Figura 36: Rritja nominale në bazë viti e kredisë

për sektorin privat deri në mars 2012

Burimi: EJL6 Bankat qendrore.

Figura 37: Rritja nominale në bazë viti e kredisë

për kompanitë private deri në mars 2012

Burimi: EJL6 Bankat qendrore.

Figura 38: Rritja nominale në bazë viti e kredisë

për familjet deri në mars 2012

Burimi: EJL6 Bankat qendrore.

Kreditë me probleme mbeten mjaft të larta, me një mesatare prej 14 përqind në gjithë

EJL6 (Figura 39). Pas rritjes që pësuan nga fillimi i krizës, kreditë me probleme janë stabilizuar

në një nivel të lartë. Ato janë veçanërisht të larta në Serbi dhe Shqipëri. Në Serbi, kreditë me

probleme kanë qenë të qëndrueshme në rreth 18-19 përqind, megjithëse përgjithësisht janë rritur

gradualisht. Në Shqipëri kreditë me probleme vazhdojnë të rriten duke arritur nivelin 20 përqind

në mars 2012. Mali i Zi kishte nivelin më të lartë të kredive me probleme, por kjo u reduktua

shumë në gjysmën e dytë të vitit 2011, kryesisht si rrjedhojë e shitjes së kredive të këqija

kompanive të faktoringut dhe/ose bankave mëmë dhe, në një shkallë më të ulët, mbledhjes së

kredive. Ky nivel i lartë kronik i kredive me probleme pengon fitimet e bankave, kapitalizimin,

aftësinë për të tërhequr investitorë të rinj dhe për më tepër, gadishmërinë për të dhënë hua.

-10

0

10

20

30

40

50

60

Jan-07 Jul-07 Jan-08 Jul-08 Jan-09 Jul-09 Jan-10 Jul-10 Jan-11 Jul-11 Jan-12

ALB

BIH

KOS

MKD

MZI

SRB

EJL6 median

-20

-10

0

10

20

30

40

50

60

70

Jan-07 Jul-07 Jan-08 Jul-08 Jan-09 Jul-09 Jan-10 Jul-10 Jan-11 Jul-11 Jan-12

ALB

BIH

KOS

MKD

MZI

SRB

EJL6 median

-30

-20

-10

0

10

20

30

40

50

60

70

Jan-07 Jul-07 Jan-08 Jul-08 Jan-09 Jul-09 Jan-10 Jul-10 Jan-11 Jul-11 Jan-12

ALB

BIH

KOS

MKD

MZI

SRB

EJL6 median

-20

-10

0

10

20

30

40

50

60

70

Jan-07 Jul-07 Jan-08 Jul-08 Jan-09 Jul-09 Jan-10 Jul-10 Jan-11 Jul-11 Jan-12

ALB

BIH

KOS

MKD

MZI

SRB

EJL6 median

23

Figura 39: Kreditë me probleme (% e kredive totale)

Burimi: EJL6 Bankat qendrore.

Megjithatë, stabilizimi i nivelit të kredive me probleme dhe bankat likuide dhe me

kapitalizim të mirë nuk duhet të fshehin faktin që një numër bankash më të vogla dhe ato

me pronësi publike po përballen me vështirësi. Deri në Dhjetor 2011, raporti i aktive likuide

ndaj totalit të aktiveve ishte rreth 38 përqind në Serbi, 31 përqind në Maqedoni, 27 përqind në

Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe 22 përqind në Malin e Zi. Treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit të

sektorit bankar mbetet i fortë në shumicën e vendeve (deri në Dhjetor 2011 ishte 13.3 përqind në

Bosnje dhe Hercegovinë, 15.5 përqind në Malin e zi, 15.6 përqind në Shqipëri, 16.8 në Maqedoni

dhe 19.1 përqind në Serbi). Në 2011, përgjithësisht, bankat në shumicën e vendeve të rajonit

ishin me fitim (Figurat 40-41). Provigjonet e humbjes së kredive, të cilat janë relativisht të larta

dhe janë shtuar si pasojë e përkeqësimit të kredive me probleme, ofrojnë siguri të shtesë ndaj një

shpërbërje të papritur të sistemeve bankare (Figura 42). Megjithatë, bankat individuale kanë

vështirësi në ruajtjen e niveleve të mjaftueshme të kapitalit, ky është kryesisht rasti i disa

bankave të vogla me pronësi vendase dhe disa bankave publike. Autoritetet monetare dhe

mbikëqyrëse duhet të mbeten vigjilente në monitorimin nga afër dhe rivlerësimin e rreziqeve dhe

marrjen e veprimeve të hershme në rast të ndonjë shenje dobësie në sistem.

0

5

10

15

20

25

30

2007:Q1 2007:Q4 2008:Q3 2009:Q2 2010:Q1 2010:Q4 2011:Q3

ALB

BIH

KOS

MKD

MZI

SRB

EJL6 median

24

Figura 40: Kthimi mbi aktivet i sektorit bankar

(ROA)

Burimi: EJL6 Bankat qendrore.

Figura 41: Kthimi mbi kapital i sektorit bankar

(ROE)

Burimi: EJL6 Bankat qendrore.

Figura 42: Provigjonet për humbjet e kredive, si

përqindje e totalit bruto të kredive

Burimi: EJL6 Bankat qendrore.

-5

-4

-3

-2

-1

0

1

2

3

4

2006:Q1 2007:Q3 2009:Q1 2010:Q3 2012:Q1

ALB

BIH

KOS

MKD

MZI

SRB

-50

-40

-30

-20

-10

0

10

20

30

2006:Q1 2007:Q3 2009:Q1 2010:Q3 2012:Q1

ALB

BIH

KOS

MKD

MZI

SRB

0

2

4

6

8

10

12

ALB BIH KOS MKD MZI SRB

Dhj.2008 Dhj.2009 Dhj.2010 Mar.2011

Qer.2011 Sht.2011 Dhj.2011

25

F. ZHVILLIMET E TREGUT TË PUNËS NË EJL6–TENDENCA

SHQETËSUESE

Rritja ekonomike në vendet e EJL6 nuk ka qenë efektive në uljen e papunësisë së lartë. Elasticiteti i vlerësuar i papunësisë në lidhje me rritjen në vendet e EJL6 ka qenë mjaft i ulët,

rreth -0.2, që do të thotë se një 1 pikë përqindjeje në rritje, mesatarisht, shoqërohet me një 0.2

pikë përqindjeje rënie në nivelin e papunësisë (Figura 43). Kjo do të thotë që me këtë prirje

rritjeje ekonomike të pandryshuar, do të duheshin pesë vjet rritje ekonomike e fuqishme me

mesatare 5 përqind ose më shumë në mënyrë që papunësia të ulej në mënyrë të ndjeshme—me

rreth 5 përqind në përgjithësi. Kjo thekson rëndësinë kritike të rindezjes së rritjes ekonomike të

fortë, që thith fuqi punëtore, në vendet e EJL6 dhe nevojën për politika të forta stabilizimi dhe

strukturore pro rritjes.

Gjithashtu, që nga kriza globale, lidhje rritje-papunësi ka qenë më pak e favorshme në

vendet e EJL6 se sa në vendet krahasuese—dhe prirja është shqetësuese. Ndjeshmëria e

nivelin të papunësisë ndaj rritjes është shumë më e ulët në vendet e EJL6 se sa në vendet e BE10.

Gjithashtu, niveli i papunësisë në EJL6, i cili është në përgjithësi shumë më i lartë se sa në pjesën

tjetër të Evropës dhe në BE10, vazhdoi të rritej në vitin 2011 në disa vende të EJL6. Si rezultat,

nivelet e papunësisë në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe Mal i Zi në vitin 2011 ishin mjaft më

të larta se në periudhën para krizës. Në dallim me ta, Maqedonia dhe Kosova arritën të ulin

papunësinë në një farë mënyrë nga nivelet shumë të larta, pavarësisht tkurrjes së prodhimit në

Maqedoni në vitet 2009 (Figura 44). Pjesërisht ndryshimet pasqyrojnë reformat strukturore të

cilat në Malin e Zi dhe Kosovë do të thonin ulje të rëndësishme të punësimit në sektorin publik.

Figura 43: Ndryshimet në nivelet e papunësisë dhe normat e rritjes së PBB

në EJL6, 2000-10

Shënime: Numri i vëzhgimeve është 52. Vëzhgimet në Shqipëri 2000-02 u identifikuan si vlera të veçanta me vlera absolute të mbetjeve standarte më të mëdha se 2. Prandaj, ato u përjashtuan. Gabimi standart për

koeficientin për rritjen e PBB është 0.09 (t=-2.18). Vlerësimet për Serbinë dhe Malin e Zi janë të kombinuara në

serinë fillestare të KILM. Statistikat e disagreguara u përllogaritën sipas metodologjisë së mëposhtme: Vlerësimet e papunësisë dhe fuqisë punëtore të bazuara në vëzhgimet e fuqisë punëtore për popullatën me moshë

15+ janë të disponueshme nga zyrat kombëtare të statistikave. Këto vlerësime i kombinuan për të përllogaritur

një total të Serbisë dhe Malit të Zi nga viti 2008 deri në vitin 2010. Pastaj, duke përdorur raportin nga vlerësimet e KILM në vlerësimet tona të kombinuara për vitin 2008, Serbia dhe Mali i Zit ë kombinuar u

projektuan për vitet 1999 deri në 2007. Pastaj, duke përdorur raportin e fuqisë punëtore në Serbi ndaj fuqisë

punëtore në Serbi dhe Mali i Zi në vitin 2008, u bënë vlerësimet e fuqisë punëtore në Serbi për vitet 1999 deri në 2007. E njëjta procedurë u përdor për vlerësimet e papunësisë edhe për Malin e Zi.

Burimet: R. Islam dhe A. (2012). “Vendet e punës në EAQ,” dokumenti përshkrues për raportin e Tregut Rajonal të Punës, që po përgatitet. Vlerësime e rritjes së PBB janë nga WDI (2011). Vlerësimet e rritjes së

papunësisë janë nga baza e të dhënave të ILO’s KILM (tërhequr në 4/2/12).

y = -0,2036x + 0,955

-8

-6

-4

-2

0

2

4

6

8

-12,5 -10,0 -7,5 -5,0 -2,5 0,0 2,5 5,0 7,5 10,0 12,5

Nd

rysh

imi v

jeto

r n

ë p

ikë

% n

ë n

ivel

in e

p

apu

nës

isë,

20

00

-10

Rritja vjetore ekonomike në PBB reale (%), 2000-10

26

Figura 44: Ndryshimi në nivelet e papunësisë ndërmjet viteve 2008 dhe 2011 (në pikë përqindjeje)

Burimi: Anketat e Fuqisë Punëtore (AFP) të Zyrave Kombëtare të Statistikave.

Shënime: Janë përdorur të dhënat nga AFP më të fundit të vitit 2011. Të dhënat nga Kosova janë të vitit 2009. Niveli i papunësisë në Shqipëri

bazohet mbi burimet administrative.

Rritja në prodhim në vitin

2011 nuk u shoqërua me

rënien e papunësisë në

shumicën e vendeve të

EJL6––një provë e ―rritjes

ekonomike pa punësim‖

(Figura 45).8 Për shembull,

papunësia e Serbisë vazhdoi të

rritej, duke arritur 23.79

përqind në Nëntor 2011 – një

rekord i të gjitha kohërave që

nga momenti i futjes së

anketës së fuqisë punëtore

(AFP) përpara 15 viteve

(Kutia 1). Kjo reflekton

pjesërisht humbjet e

vazhdueshme të punësimit në

industrinë dhe shërbimet e

Serbisë, presionet

konkurruese, ristrikturimi dhe niveli i rritur i inaktivitetit.10

Në Maqedoni, niveli i matur i

papunësisë ishte i qëndrueshëm në 31.2 përqind në tre tremujorët e parë të vitit 2011, por pastaj u

8 Të dhënat e AFP në EJL6 janë jo periodike në disa vende të EJL6, kështu që një analizë e plotë e përditësuar

rajonale e tregut të punës për vitin 2011 nuk është e mundshme për të gjithë vendet. Shqipëria dhe Kosova nuk kanë

ndërmarrë një AFP që në vitin 2009. 9 Figurat bazohen në një përkufizim të popullatës së aftë për punë si ―mosha 15+‖.

10 Të dhënat nga paneli i AFP mundësojnë një ndarje të determinantëve të rritjes së papunësisë. Ndërmjet Prill 2008

dhe Prill 2011 ka patur edhe një rritje të rëndësishme të numrit të të papunëve (më shumë se 200,000), por gjithashtu

dhe një rënie në popullsinë ekonomikisht aktive (me rreth 350,000).

-2

-2

-1

-1

0

1

1

2

2

3

3

4

SRB MKD MZI BiH

Rritja e PBB Ndryshimi i punesimit

-1

0

1

2

3

4

5

6

Q1 Q2 Q3

Rritja e PBB Ndryshimi i punesimit

Figura 45: Nivelet e papunësisë në EJL6 dhe BE10

Burimi: Anketat e Fuqisë Punëtore të Zyrave Kombëtare të Statistikave. Shënim: Të dhënat për Kosovën për vitet 2010-11 nuk janë të disponueshme; të dhënat për

Shqipërinë nga burime administrative.

0

5

10

15

20

25

30

35

40

45

50

2007 2008 2009 2010 2011

ALB BiH KOS MKD

MZI SRB BE-10*

27

rrit në 31.8 në tremujorin e fundit. Mali i Zi, në dallim, pa një rënie të vazhduar të nivelit të

papunësisë gjatë 2011, nga 21.2 përqind në tremujorin e parë në 18.9 përqind në tremujorin e

katërt megjithëse papunësia e Malit të Zi ka një sezonalitet të fortë me punësimin më të lartë

gjatë sezonit të verës. Anketa e Fuqisë Punëtore nuk është ndërmarrë në Kosovë që nga 2009,

dhe të dhënat për Shqipërinë nuk janë të disponueshme për përdoruesit që nga i njëjti vit. AFP e

fundit në BIH u plotësua në Prill 2011 kur papunësia ishte 27.6 përqind (0.4 pikë përqindjeje më

e lartë se në vitin 2010).

Kutia 1: Tendencat rajonale të papunësisë në Serbi

Papunësia në EJL6 është e lartë por është edhe më e lartë në rajone specifike, të cilat mund të kërkojnë vëmendjen e

veçantë të qeverive si ―pika të nxehta‖ të papunësisë së lartë dhe tensioneve sociale. Për shembull, nivelet e

papunësisë janë mjaft të pabarabarta në Serbi, ekonomia më e madhe në EJL6: papunësia është më e lartë në pjesën

jug-lindore të vendit (26.6 përqind në Nëntor 2011), dhe më i ulëti në Beograd (20.8 përqind) ndërkohë që zona e

Kragujevacit duket që ka parë një rënie në papunësi me mbërritjen e fabrikës së madhë të FIAT-it. Ajo që është

interesante, rritja e konsiderueshme në papunësi në pak vitet e fundit ka prekur zonat urbane më shumë se ato rurale.

Si rezultat, papunësia urban në vitin 2011 (25.5 përqind) kapërceu papunësinë rurale tradicionalisht të lartë (21.5

përqind). Gjithashtu, kundër disa perceptimeve, zona e Beogradit në veçanti ka vuajtur më shumë në muajt e fundit,

me papunësinë e rritur me 2 pikë përqindje ndërmjet Prillit dhe Nëntorit 2011. Gjurmimi i papunësisë rajonale me

cilësi të lartë dhe të dhëna të përditësuara është i rëndësishëm në monitorimin e zhvillimeve të tregut lokal të punës

dhe formulimin e përgjigjeve politike.

Burimi: Stafi i Bankës Botërore.

Papunësia e moshave të reja po arrin nivele alarmante në disa vende. Papunësia e moshave të

reja (15-24) jo vetëm që është më e larta në të gjithë grup-moshat, por është rritur gjatë vitit 2011

në të gjithë vendet ku ka të dhëna nga AFP të kohëve të fundit. Maqedonia ka papunësinë e

moshave të reja më të lartë (59.4 përqind në T4 të 2011) dhe gjithashtu regjistroi rritjen më të

madhe gjatë vitit 2011 – një rritje në T4 me 9 pikë përqindje në krahasim me një vit më parë.

Ndërkohë që kjo duhet të trajtohet me kujdes duke qenë që të dhënat zyrtare të papunësisë në

Maqedoni duhet të rishikohen nga ana e mbulimit dhe saktësisë, nuk ka shumë dyshim që

papunësia, duke përfshirë papunësinë e moshave të reja, mbetet e lartë. Në mënyrë të ngjashme,

papunësia e moshave të reja në Serbi ishte 51.9 përqind në Nëntor 2011), e ndjekur nga Mali i Zi

(39.4 përqind në T4 2011). Megjithëse të dhënat e kohëve të fundit nuk janë të disponueshme për

BIH dhe Kosovë, ka të dhëna që papunësia mes të rinjve mund të jetë edhe më e lartë në këto

vende.

Papunësia në rradhët e atyre me aftësi të ulëta (pa arsimim përtej atij parësor) vazhdon të

jetë më i lartë se sa për punëtorët me aftësi në Maqedoni dhe Malin e Zi, por jo në Serbi. Në Maqedoni dhe Malin e Zi, niveli i papunësisë në personat me aftësi të ulëta është shumë i

lartë––37.3 dhe 30.3 përqind përkatësisht, por Mali i Zi punëson një numër të konsiderueshëm

migrantësh gjatë sezonit të verës. Në kontrast me këtë, niveli i papunësisë në Serbi është më i

larti (26.8 përqind) për punë kërkuesit me arsim të mesëm.

Një problem tjetër është që një përqindje e madhe papunësisë në EJL6 është afatgjatë, me

ndikime negative në kapitalin njerëzor. Mbi 80 përqind e atyre që kërkojnë punë në BIH dhe

Malin e Zi, dhe mbi 70 përqind e atyre në Serbi, kanë kërkuar punë për më shumë se një vit.

Gjendja ka të ngjarë të jetë e njëjtë në vendet e tjera megjithëse nuk ka të dhëna të

disponueshme. Qëndrimi pa punë për një periudhë të zgjatur ka ndikime negative për aftësitë për

Rritja e inaktivitetit ishte veçanërisht e lartë në fillim të krizës financiare dhe në rradhët e personave në punësim

informal; një e katërta e popullsisë në këtë grup kaloi nga punësimi informa në inaktivitet ndërmjet Prill 2008 dhe

Prill 2009.

28

punë të njerëzve. Kjo nga ana tjetër, pakëson perspektivën e tyre për punë në të ardhmen, dhe në

fund mund t‘i ktheje ata në inaktivë.

Të dhënat e burimeve administrative paraqesin informacion plotësues, të përditësuar, duke

mbështetur përgjithësisht panoramën e mësipërme të prirjeve të papunësisë. Të gjithë

vendet e EJL6 grumbullojnë disa të dhëna për tregun e punës nga burimet administrative (Figura

46). Këto të dhëna kanë problemin që janë parimisht më pak të besueshme se AFP dhe nuk janë

të krahasueshme brenda rajonit

për shkak të dallimeve në

metodologjive dhe cilësisë.

Megjithatë, për Shqipërinë dhe

Kosovën, të dhënat

administrative janë të vetmet

burime të disponueshme për të

gjurmuar zhvillimet e tregut të

punës në dy vitet e fundit. Sipas

këtyre të dhënave, papunësia e

regjistruar u rrit në Bosnjë dhe

Hercegovinë dhe Serbi me rreth

2 përqind gjatë 2011, gjë që është

në përputhje me panoramën e

përgjithshme të dhënë më sipër.

Në Shqipëri (e cila publikon

vetëm të dhëna në bazë

tremujori), numri i të papunëve të

regjistruar mbeti i pandryshuar

gjatë vitit 2011. Në Kosovë, të

papunët e regjistruar si numër ishin të qëndrueshëm deri në Dhjetor 2011 përpara se të binte

menjëherë, por kjo ishte kryesisht për shkak të ndryshimeve administrative (dixhitalizimi i bazës

të të dhënave mbi papunësinë). Në Malin e Zi, niveli i papunësisë mbetet i lartë në rreth 20

përqind. Maqedonia regjistroi rënien më të menjëhershme në të papunët e regjistruar (rreth 13

përqind vjetore), por ashtu si në Kosovë, kjo erdhi kryesisht për shkak të ndryshimeve në

rregullore.

Përveç papunësisë, EJL6 kanë dhe problemin e një normë të ulët pjesëmarrjeje në tregun e

punës; historikisht ka qenë më i ulët se në vendet e BE10 dhe ka rënë më tej në vitin 2011.

Norma e pjesëmarrjes (aktiviteti) ra në 2011 në katër vende të EJL6 për të cilat ka të dhëna të

AFP 2011 (tabela 5). Rënia në Malin e Zi dhe Serbi është rezultat i pjesëmarrjes së tkurrur të

popullatës më të vjetër (50+ në Malin e Zi dhe 55+ në Serbi). Kjo tendencë nënkupton një

humbje të përhershme të fuqisë punëtore për shkak se ata që kanë moshën 50 dhe sipër zakonisht

e kanë të vështirë të kthehen në tregun e punës. Në Maqedoni, nga ana tjetër, kategoria e moshës

25-49 përbën pjesën kryesorë të rënies në pjesëmarrje. Kjo mund të përshkruhet si një humbje e

përkohëshme në pjesëmarrje, që mund të përmbyset nëse aktiviteti ekonomik dhe punësimi

rimëkëmben.

Dallimet gjinore në normën e pjesëmarrjes mbeten të dukshme në gjithë vendet e EJL6,

veçanërisht në Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, megjithëse të dhënat e kohëve të fundit

nuk janë të disponueshme. Mali i Zi dhe Shqipëria kanë hendekun më të vogël ndërmjet

normës së pjesëmarrjes ndërmjet meshkujve dhe femrave, i ngjashëm me hendekun në vendet e

Figura 46: Të papunët e regjistruar gjatë vitit 2011

(Janar 2011 = 100)

Burimi: Zyrat Kombëtare të Statistikave.

80

85

90

95

100

105

110

Dec-10 Feb-11 Apr-11 Jun-11 Aug-11 Oct-11 Dec-11

Shqiperi BiHKosova Maqedonia FYRMali i Zi Serbi

29

BE (14 pikë përqindje, Tabela 5). Hendeku gjinor në katër vendet e tjera është më i lartë se

hendeku në shumicën e vendeve të BE10.

Table 5: Nivelet e pjesëmarrjes (aktivitet) në vitin 2011 sipas gjinisë, në përqindje

Niveli i

aktivitetit Meshkuj Femra

Periudha

referencë

Shqipëria 61.9 73.3 51.8 2009

Maqedonia, RIJ 56.5 68.7 44.3 Q4

Kosova 47.7 66.2 26.1 2009

Mali i Zi 47.4 53.3 41.8 Q4

Serbia 46.3 55.8 37.6 Nwntor

BIH 44.0 55.9 32.8 Prill

Burimi: Anketimet e Fuqisë Punëtore të Zyrave Kombëtare të Statistikave.

Sipas të dhënave të disponueshme të AFP për

Maqedoninë, Malin e Zi, dhe Serbi, niveli i

punësimit nuk është rritur në mënyrë të

dukshme (Figura 47). Në Malin e Zi, punësimi ra

me 3 pikë përqindje në T1 2011 krahasuar me

tremujorin e fundit të 2010, pastaj u ringrit në dy

tremujorët pasardhës, dhe ra përsëri (poshtë 39

përqind) në tremujorin e fundit të 2011. Norma e

punësimit të Maqedonisë u luhat gjatë gjithë vitit

2011 dhe përfundoi në 38.5 përqind në T4 2011

(norma më e ulët në gjashtë tremujorët e fundit). Në

Serbi, humbjet e vendeve të punës vazhduan të jenë

më të larta se vendet e fituara të punës si prej

fillimeve të krizës ekonomike globale të vitit 2008-

9. Niveli i punësimit ra në 35.3 përqind në Nëntor

2011, duke rritur numrin e vendeve të humbura të

punës që nga viti 2008 në 560,000. AFP e BIH në orill 2011 e vuri nivelin e punësimit në 31.9

përqind (pak më të ulët se në Prill 2010).

Përgjithësisht, treguesit e ndryshëm të tregjeve të punës në EJL6 konfirmojnë që rritja

ekonomike gjatë periudhës të rimëkëmbjes 2010-11 ka qenë kryeisht ―pa punësim‖.

Megjithëse PBB u rrit ndërmjet dy dhe tre përqind në katër vendet e EJL6 me të dhënat e AFP,

nivelet e punësimit ranë ndërmjet 0.5 dhe 1.5 pikë përqindje11

(Figura 48). Serbia regjistroi

hendekun më të madh ndërmjet rritjes së prodhimit dhe punësimit: PBB u rrit me 3 përqind në

2011 ndërsa niveli i punësimit ishte 1.5 pikë përqindje më i ulët se në 2010. Vetëm Maqedonia

publikon të dhëna tremujore si për PBB ashtu dhe për punësimin (nga AFP). Aty punësimi

pasqyroi rritjen e PBB në gjysmën e parë të 2011, megjithëse ringritja në punësim ishte më e

ulët. Krijimi i vendeve të punës humbi ritmin në tremujorin e tretë megjithëse PBB vazhdoi të

rritet në bazë vjetore.

11

Ndryshimi i nivelit të punësimit i llogaritur si një diferencë vit-mbi-vit ndërmjet niveleve të punësimit në pikë

përqindjeje.

Figura 47:Nivelet e punësimit në EJL6

(2011)

Burimi: Anketat e Fuqisë Punëtore (AFP) të Zyrave Kombëtare

të Statistikave.

32

33

34

35

36

37

38

39

40

41

January March May July September November

Maqedonia RIJ Mali i Zi Serbi

30

Figura 48: Ndryshimi në PBB reale dhe nivelin e punësimit në vitin 2011: të dhëna vjetore për

EJL6 (majtas) dhe të dhënat tremujore për Maqedoninë (djathtas), (në pikë përqindjeje)

Burimi: Zyrat Kombëtare të Statistikave.

Për vendet që nxjerrin AFP të rregullt, mund të nxirren ide shtesë duke parë modelet e

punësimit sektorial që sugjerojnë që humbjet e vendeve të punës u përqendruan në

industri, bujqësi dhe ndërtim, ndërkohë që shërbimet regjistruan përmirësim. Industria dhe

bujqësia në Malin e Zi humbën rreth 7,000 dhe 2,000 vende pune përkatësisht në tremujorin e

fundit të 2011, kryesisht për shkak të faktorëve sezonalë. Nga ana tjetër, punësimi në shërbime u

rrit pak për shkak të 5,000 vendeve shtesë të krijuar në tregtinë me shumicë dhe rishitje, ndoshta

duke reflektuar një zhvendosje të vazhdueshme drejt një ekonomie të orientuar më shumë drejt

shërbimeve dhe turizmit në atë vend. Në Maqedoni, sektorët që vuajtën më shumë përsa i përket

punësimit ishin ndërtimi (pothuajse 7,000 vende pune), bujqësia (5,900), dhe shërbimet e

shumicës dhe pakicës (3,700) – ku rënia në ndërtim dhe bujqësi ishin kryesisht sezonale. Në

dallim nga kjo, arsimi, argëtim dhe kulturë, dhe ushqimi shtuan rreth 2,000 vende pune secili.

Ekonomia e Serbisë humbi 57,000 vende pune nga muaji prill deri në Nëntor: 24,000 në bujqësi,

11,000 në ndërtim, 10,000 në tregtinë me shumicë dhe pakicë, dhe 9,000 në sektorin e

shërbimeve financiare. Kishte

krijim të vendeve të punës në

sektorët e arsimit dhe energjisë.

Performanca e dobët e tregut

të punës përgjithësisht çoi në

paga më të ulëta reale. Në 2011,

pagat nominale u rritën në Serbi

dhe Bosnjë Hercegovinë, dhe pak

në Maqedoni, dhe ranë në Malin

e Zi (Figura 49). Shqipëria dhe

Kosova nuk publikojnë të dhëna

mujore të pagave. Paga mujore e

Serbisë ka pasur rritjen më të

lartë vjetor në Janar 2012 (7.3

përqind). Kërcimi në Dhjetor

2011 ishte edhe më i lartë, por ky

është efekti sezonal i pagesës së

shpërblimeve (p.sh. paga e 13-

të). Rritja nominale në Bosnjë

Hercegovinë ishte 4.5 përqind,

-2

-2

-1

-1

0

1

1

2

2

3

3

4

SRB MKD MZI BiH

Rritja e PBB Ndryshimi i punesimit

-1

0

1

2

3

4

5

6

Q1 Q2 Q3

Rritja e PBB Ndryshimi i punesimit

Figura 49: Ndryshimet në pagat nominale mesatare bruto

(Janar 2011 = 100)

Burimi: Zyrat Kombwtare tw Statistikave

80

90

100

110

120

130

140

Jan-11 Mar-11 May-11 Jul-11 Sep-11 Nov-11 Jan-12

BiH Maqedoni RIJ Mali i Zi Serbi

31

ndërsa mesatarja në Maqedoni ishte 0.4 përqind më e ulët në Janar 2012 (vjetore). Në terma

reale, megjithatë, pagat mbetën të sheshta në Serbi, dhe shënuan një rritje të lehtë në Bosnjë dhe

Hercegovinë. Rënia në pagat reale ishte më e theksuar në Maqedonia dhe Malin e Zi ku dy

vendet regjistruan inflacion pozitiv në 2011.

Pavarësisht problemeve madhore të papunësisë dhe tregut të punës, nuk ka pasur

ndryshime madhore të politikave të punës në 2011 dhe në tremujorin e parë të 2012.

Treguesit e klimes së investimeve sugjerojnë që rregulloret e punës mbeten problematike dhe

elementet e mbrojtjes sociale (veçanerisht në BIH) ofrojnë stimuj që njerëzit të mos kërkojnë

punësim në mënyrë aktive. Gjithashtu, shpenzimet në programet aktive të tregut të punës mbetet

shumë më i ulët se në vendet krahasuese. Shqipëria, BIH, Kosova, dhe Serbia nuk kanë bërë

ndryshime në legjislacionin e tyre të punës, ndërkohë që Maqedonia caktoi një pagë minimale në

2011 (caktuar në nivelin 39 përqind të pagës mesatare kombëtare). Paga minimale zbatohet për të

gjithë sektorët por me një fazë tjetër për tekstilet dhe lëkurën. Mali i Zi shtoi një kontribut 0.2

përqind për Fondin e Punës (për tu paguar nga punëdhënësit). Politikat Aktive të Tregut të Punës

(PATK) mbeten pak të zhvilluara në rajon, megjithëse disa vende kanë futur politika të reja në dy

vitet e fundit për të trajtuar humbjet në punësim. Duke parë përpara, niveli i papunësisë dhe

problemet e tjera të tregut të punës të diskutuara më sipër sugjerojnë që vendet duhet të marrin në

konsideratë masa më agresive për të trajtuar papunësinë, veçanërisht papunësinë e moshave të

reja. Kjo mund të përfshinte përshkallëzimin e masave dhe programeve ekzituese të cilat janë

provuar që janë eficiente dhe efektive brenda kufizimit të përgjithshëm buxhetor dhe, ndoshta,

duke eksperimentuar bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare (Kutia 2). Po kaq rëndësi

kanë përpjekjet për të bërë më shumë progres në reduktimin e kufizimeve në tregun e punës,

klimën e investimeve dhe krijimin e vendeve të punës.

Kutia 2: Roli i Politikave Aktive të Tregut të Punës (PATP) në rritjen e punësimit

Në periudhat e rënieve ekonomike, politikat aktive të tregut të punës (PATP) kanë mundësinë të

përmirësojnë funksionimin e tregut të punës duke rritur kërkesën ose duke përmirësuar ofertën e punës—

por nuk janë zgjidhje magjike. PATP variojnë nga subvencionet e pagave deri tek mbështetja e bizneseve të reja,

punët publike, ri-trajnim, këshillim për punë dhe ndihmë në kërkimin e punës. Masat si subvencionet e pagave ose

punët publike kanë tendencën të rritin kërkesën për fuqi punëtore, trajnimi përmirëson ofertën e fuqisë punëtore,

ndërkohë që këshillimi për punë përmirëson përputhjen e kërkesës me ofertën. Teknologjia moderne (përputhja

elektronike dhe përdorimi i celularëve) ofron mundësi të reja për reduktimin e asimetrive të informacionit dhe

lehtësimin e përputhjes së punë-kërkuesve me punëdhënësit.

Megjithatë, jo të gjithë PATP janë eficiente dhe madje as efektive. Përvoja ndërkombëtare tregon që këto

ndërhyrje mund të jenë të shtrenjta dhe që ato mund të kenë pasoja të pakërkuara si: (i) zëvendësimi i punëtorëve të

subvencionuar me punëtorë të pasubvencionuar (duke zhvendosur de facto vendet bosh të punës drejt punëtorëve që

përfitojnë nga këto programe dhe larg të tjerëve); (ii) ofrimi i subvencioneve punëdhënësve të cilët do të kishin

rekrutuar edhe në mungesë të këtyre programeve; (iii) pushimi nga puna i punonjësve të punësuar në kuadër të njërit

nga këto programe pasi të mbarojë periudha e subvencionimit; dhe (iv) tërheqja e punëkërkuesve më të

punësueshëm të cilët vetë-zgjidhen në program, përkundrejt atyre që do ta kishin më të vështirë të gjenin një vend

pune.

Evidencat ndërkombëtare sugjerojnë që disa PATP janë më efektive se sa të tjerat. Një meta-analizë e kohëve

të fundit e efektivitetit të 199 PATP të kohëve të fundit të nxjerra nga 97 studime të kryera ndërmjet viteve 1995 dhe

2007 gjeti që programet e subvencionuara të punësimit në sektorin publik ishin relativisht inefektive, ndërkohë që

programet e asistencës në kërkimin e vendeve të punës u gjetën të kishin ndikime përgjithësisht të favorshme

veçanërisht në afat të shkurtër (1 vit). Programet e trainimit në klasa dhe në vendin e punës u panë që nuk ishin

veçanërisht të favorshme në afat të shkurtër, por impakti i tyre relativ u pa të ishte më pozitiv pas dy vitesh.

32

EJL6 harxhon relativisht më pak për PATP se sa vendet e BE. Për shembull, Serbia shpenzoi vetëm 0.1 përqind

të PBB për PATP në vitin 2010, Maqedonia caktoi 0.17 përqind të PBB në 2008, dhe Mali i Zi 0.37 përqind për të

njëjtin vit. Në dallim nga kjo, vendet e OECD me shumë më pak probleme të rënda papunësie harxhuan mesatarisht

0.4 përqind të PBB dhe disa shpenzuan dhe 1 përqind të PBB (Austria dhe Belgjika).

Evidencat për efektivitetin e PATP në EJL6 mbeten të pakëta. Një vlerësim i kohëve të fundit të subvencioneve

për vetë-punësim në Serbia sugjeron një impakt pozitiv mbi punësimin dhe pagat. Duhet të ndërmerren vlerësime të

tjera të impaktit të PATP në EJL6. Bazuar mbi këto, vendet duhet të forcojnë administrimin e PATP dhe të heqin

barrierat ndaj aktivizimit të cilat janë të nënkuptuara në sistemet e tyre të rrjetës së sigurisë. Programet e ndihmës

sociale në rajon janë të targetuara mirë, por disa nga këto (p.sh., përfitimet e veteranëve të kategorive të veçanta në

BIH) mundet të krijojnë barriera ndaj pjesëmarrjes në tregun e punës.

Ka një theks në rritje mbi ndihmën e njerëzve për të reduktuar varësinë e tyre nga transfertat në kesh dhe

për të përmirësuar mundësinë e tyre për tu punësuar. Për shembull, në Serbi, Mali i Zi dhe Kosovë, njerëzit po

lejohen të punojnë dhe të mbajnë statusin e tyre të përfituesit të ndihmës sociale. Serbia gjithashtu po piloton një

‗one-stop-shop‘ për të ndihmuar me transfertat e parave, kujdesin social dhe shërbimet e punësimit. Serbia dhe

Kosova kanë futur PATP si punët publike që targetojnë përfituesit afat-gjatë të ndihmës sociale si mjet i fundit.

Maqedonia ka kërkesa të workfare dhe shërbime të ndërmjetësimit të vendeve të punës për kërkuesit e ndihmës

sociale.

G. VARFËRIA, PABARAZIA DHE PERCEPTIMET E NJERËZVE MBI

NDIKIMIN E KRIZËS NË EJL6––MË SHUMË TENDENCA

SHQETËSUESE

Meqenëse vendet e punës kudo janë një rrugë e rëndësishme e daljes nga varfëria, nuk

është e habitshme që profili i varfërisë në EJL6 pasqyron panoramën dhe tendencat

shqetësuese në tregjet e punës. Në EJL6, një numër i përllogaritur në 1.5 milionë njerëz jetojnë

në varfëri të tejskajshme dhe pothuajse 6 milionë jetojnë në varfëri, bazuar në metodologjinë e

ECAPOV.12

EJL6 ka nivelet më të larta të varfërisë dhe papunësisë se vendet e tjera në Evropën

Lindore dhe Azinë Qendrore: nivelet e varfërisë të krahasueshme në rang ndërkombëtar në

Kosovë, Shqipëri, Maqedoni janë ndërmjet shtatë më të lartave në Evropë. Gjithashtu, nivelet e

matura të varfërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë ka të ngjarë të jenë nënvlerësuar në mënyrë të

konsiderueshme.13

.

Vendet e EJL6 janë heterogjene përsa i përket incidencës dhe tendencave të varfërisë.

Kosova dhe Shqipëria kanë incidencën më të lartë dhe Serbia dhe Mali i Zi më të ultën (Tabela

6). Tendenca të ngjashme zbatohen për varfërinë ekstreme. Përsa i përket tendencës për rajonin

në tërësi, incidenca e varfërisë po binte me shpejtësi përpara vitit 2008, e nxitur nga rritja e fortë

ekonomike dhe një shtim në të ardhura. Kjo ulje e përgjithshme në incidencën e varfërisë në

Malin e Zi dhe në Serbi preku të gjithë grupet e varfëra (p.sh. ata që jetonin në varfëri ekstreme

me më pak se 2.5 USD/ditë PPP, dhe ata që jetonin në varfëri të moderuar me konsumin për

12

Nga një popullsi totale e vlerësuar në pothuajse 19 milionë, bazuar mbi studimet ekzistuese. ECAPOV është një

bazë të dhënash e ztudimeve të familjeve për të gjithë vendet në Evropën Lindore dhe Azi Qendrore. Të dhënat nga

kjo bazë të dhënash janë standartizuar dhe përllogaritjet e varfërisë janë nxjerrë sipas një metodologjie konsistente e

cila mundëson krahasueshmërinë ndërmjet vendeve. Vlerësimet e bazuara në metodologjitë kombëtare ofrojnë

tendenca të ngjashme. 13

Në Bosnjë dhe Hercegovinë ka dyshime rreth cilësisë të të dhënave të 2005 PPP. Siç vihet në dukje në Mbrojtja e

të Varfërve gjatë Krizës Globale, Banka Botërore (2009): Përditësimi mbi Varfërinë i Bosnjës dhe Hercegovinës

2009, nivelet e çmimeve të PPP në Bosnjë dhe Hercegovinë janë shumë më të ulëta se ato të çmimeve të fqinjëve

kështu që nëse përdorim nivelin mesatar të çmimit për vendet e EJL, vlerësimet e varfërisë të bazuara në PPP në

Bosnjë dhe Hercegovinë do të jenë mjaft më të larta se ato të përllogaritura aktualisht, dhe kjo ndjeshmëri ndaj

nivelit të çmimeve është baza për kujdes në interpretimin e rezultateve të këtyre PPP‖ (faqe 12).

33

frymë ndërmjet 2.5 USD/ditë dhe 5 USD/ditë PPP). Në ndryshime me këtë, në Shqipëri dhe

Maqedoni, ulja e varfërisë u shoqërua me një përqendrim më i madh i njerëzve të varfër që

jetonin në varfëri të moderuar.

Tabela 6: Vlerësimet e krahasueshme në nivel ndërkombëtar të incidencës së varfërisë dhe

varfërisë ekstreme në EJL6 2005-2010, (%)

2005 2006 2007 2008 2009 2010

Varfëri ekstreme (2.5 USD/ditë)

Shqipëria 18.1

13.3

Bosnja &

Hercegovina

1.5

Kosova 45.9 46.1

36.2

Maqedonia 7.4 8.6

9.0 10.9 14.7

Mali i Zi 3.0 2.4 1.4 0.8 2.0

Serbia 5.0 2.3 1.8 1.1 1.8 2.4

Varfëri (5 USD/ditë)

Shqipëria 64.3

62.1

Bosnja &

Hercegovina

11.0

Kosova 85.7 87.5

81.7

Maqedonia 32.7 32.1

37.1 36.8 42.5

Mali i Zi 25.4 27.3 16.3 14.0 13.7

Serbia 28.6 20.1 17.9 16.1 16.5 20.7

Burimi: Baza e të dhënave e ECAPOV. Varfëria ekstreme e përkufizuar si jetesa me më pak se

2.5 USD në ditë, Varfëria e përkufizuar si jetesa me më pak se 5 USD në ditë. Shënim: Niveli i

varfërisë për Bosnjë Hercegovinën ka të ngjarë të jetë nënvlerësuar në mënyrë të konsiderueshme

për shkak të një problemi me vlerësimin e PPP për atë vend.

Kriza financiare globale ka ndaluar ose kthyer pas këtë progres: rritja e paskrizës oa

vende pune është shoqëruar nga një shtim i varfërisë. Në tre vendet për të cilat ka të dhëna

për vitin 2009 (Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia) nivelet e varfërisë ekstreme u rritën ndërmjet

2008 dhe 2009 në përputhje me rritjen negative të PBB në 2009. Megjithëse të gjashtë vendet

regjistruan rritje pozitive reale të PBB në vitin 2010, të dhënat e disponueshme për Malin e Zi,

Maqedoninë dhe Serbinë, për shembull, sugjerojnë që pavarësisht nga ringritja ekonomike,

incidenca e varfërisë vazhdoi të rritet. Kjo reflekton problemet e vazhdueshme në tregjet e punës

dhe sforcimet në rritje mbi familjet dhe strategjitë përkatëse të përballimit (p.sh., nëpërmjet

konsumimit të kursimeve, shitjes së aseteve).

Nivelet e varfërisë në EJL6 nuk krahasohen mirë me pjesën tjetër të rajonit të Evropës dhe

Azisë Qendrore (Figura 50). Në rajonin e EJL6 si i tërë, incidenca e varfërisë ekstreme është e

ngjashme me vlerësimin e ECAPOV për estimate Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore. Në

200914

përafërsisht 1.5 milionë njerëz ose 7.8 përqind e popullsisë në EJL6 jetoi nën pragun e

varfërisë ekstreme.15

EJL6 krahasohet në mënyrë të favorshme me Vendet me të Ardhura të

14

Ky është viti më i fundit pqë të cilin janë të disponueshme të dhena mbi varfërinë për shumicën e vendeve të ECA. 15

Vlerësimet rajonale të ECAPOV për një vit të dhënë janë bazuar mbi të dhënat reale të vendit kur ato janë të

disponueshme. Parashikimet mbi bazën e viteve më të hershme përdoren për vitet për të cilat nuk janë të

disponueshme të dhënat e studimit.

34

Ulëta në Komunitetin e Shteteve të Pavarura (LIC-CIS)16

, ku në vitin 2009 një e katërta e

popullsisë ende jetonte poshtë pragut ekstrem. Megjithatë, incidenca e varfërisë në EJL6 mbetet

mjaft më i lartë se në vendet e MIC-CIS dhe BE10, ku niveli i varfërisë ekstreme ishte nën 2

përqind.

Figura 50: Tendencat rajonale të varfërisë 2005-2009 (%)

Incidenca e Varfërisë Ekstreme (PPP USD 2.5/ditë) Incidenca e varfërisë (PPP USD 2.5 – 5/ditë)

Burimi: Baza e të dhënave të ECAPOV.

Tendenca të ngjashme zbatohen dhe për shpërndarjen e varfërisë së moderuar në vendet e

EJL6. Një numër tjetër prej 4.4 milionë njerëz, ose 23 përqind e popullsisë në EJL6 jetoi pak

mbi pragun e varfërisë ekstreme (me 2.5-5 USD/day PPP) në vitin 2009, pranë vlerësimit të

përgjithshëm për rajonin e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, por më shumë se në vendet e

BE10 ose MIC-CIS. Edhe këtu krahasohet me rajonin mjaft më të varfër të LIC-CIS, ku më

shumë se 40 përqind e popullsisë jetoi me 2.5-5 USD/day. Megjithëse mungesa e të dhënave të

fundit e bën të vështirë vlerësimin e ndikimit të saktë mbi varfërinë të krizës financiare të kohëve

të fundit për EJL6 si një e tërë, të dhënat e disponueshme nga Maqedonia, Mali i Zi, dhe Serbia

sugjerojnë që rritja e varfërisë në EJL6 në vitet 2010 dhe 2011 mund të ketë përforcuar dallimin

në nivele varfërie me vendet e BE10.

As tendencat e shpërndarjes së të ardhurave gjatë krizës globale nuk ishin të favorshme. Ndikimi i proceseve të rritjes (ose krizës) mbi shpërndarjen e përgjithshme mund të analizohet

nëpërmjet Kurbave të Incidencës së Rritjes (Groëth Incidence Curves – GIC).17

Duke parë

shpërndarjen e përgjithshme të mirëqenies, mund të kuptohet se çfarë ka ndodhur jo vetëm në

fund të shpërndarjes siç identifikohet nga vija e varfërisë. Panelet në Figurën 51 raportojnë GIC

për 2008-2009 dhe 2009-2010 për Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Në të tre vendet, GIC

tregojnë që madhësia e rënies së konsumit në 2009 krahasuar me 2008 ishte më e madhe në

pjesën e poshtme të shpërndarjes së mirëqenies në kohën që goditi kriza. E thënë thjesht, të

varfërit morën goditjen kryesore të krizës së fundit ekonomike krahasuar me pjesën tjetër të

shoqërisë.

Rimëkëmbja ekonomike e re nuk ndryshoi panoramën e përgjithshme. Ndërmjet viteve

2009 dhe 2010 në Serbi, për shembull, rritja e konsumit ishte negative për shumicën e familjeve,

16

Vendet LIC-CIS janë Armenia, Gjeorgjia, Azerbaixhani, Taxhikistani, Kirgizstani dhe Moldavia. 17

Një GIC ndërtohet bazuar mbi dy anketime të familjeve për të cilat renditja bëhet nga më i varfri tek më i pasuri.

Kjo përdoret për të bërë hartën e konsumit në anketime për secilin përqindësh të shpërndarjes (dmth sa është rritur

konsumi për 1 përqindëshin e fundit, sa është rritur për përqindëshin e dytë nga fundi, etj.). Kjo përafron rritjen e

vërtetë në konsum që familjet mund të kenë përjetuar kur mungojnë të dhënat e panelit që ndjekin të njëjtat familje

në kohë.

35

por madhësia e rënies së konsumit vazhdoi të ishte më e lartë në pjesën e poshtme të

shpërndarjes. Panorama është përgjithësisht e ngjashme në Maqedoni. Në dallim me këtë, në

Malin e Zi gjatë 2009 – 2010, tendenca e rritjes së konsumit u përmbys, me rritje të lartë në

pjesën e poshtme të spektrit të mirëqenies (rreth 10 përqind e pjesës së poshtme), dhe rënie të

moderuara për të gjithë të tjerët përveç pjesës 10 përqind të sipërme të shpërndarjes për të cilët

rënia ishte më e theksuar.

Figura 51: Kurbat e incidencës së rritjes, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia

Burimi: Stafi i Bankës Botërore.

Kjo panoramë ―objektive‖ e varfërisë dhe pabarazisë e bazuar mbi të dhënat e

shpërndarjes mund të plotësohet nga informacioni rreth perceptimeve të ndikimit të krizës

në rajon dhe strategjitë e përballimit (Figura 52). Kjo është e rëndësishme sepse mirëqenia

-14

-10

-6-2

26

An

nu

al g

row

th r

ate

%

1 10 20 30 40 50 60 70 80 90 100Expenditure percentiles

Growth incidence 95% confidence bounds

Growth in mean Growth at median

Mean growth rate

Serbia 2008-2009

-14

-10

-6-2

26

An

nu

al g

row

th r

ate

%

1 10 20 30 40 50 60 70 80 90 100Expenditure percentiles

Growth incidence 95% confidence bounds

Growth in mean Growth at median

Mean growth rate

Serbia 2009 - 2010

-40

-20

02

04

0

An

nu

al g

row

th r

ate

%

1 10 20 30 40 50 60 70 80 90 100Expenditure percentiles

Growth incidence 95% confidence bounds

Growth in mean Growth at median

Mean growth rate

Montenegro 2008-2009

-40

-20

02

04

0

An

nu

al g

row

th r

ate

%

1 10 20 30 40 50 60 70 80 90 100Expenditure percentiles

Growth incidence 95% confidence bounds

Growth in mean Growth at median

Mean growth rate

Montenegro 2009-2010

-60

-40

-20

02

0

An

nu

al g

row

th r

ate

%

1 10 20 30 40 50 60 70 80 90 100Expenditure percentiles

Growth incidence 95% confidence bounds

Growth in mean Growth at median

Mean growth rate

FYR Macedonia 2008-2009

-60

-40

-20

02

0

An

nu

al g

row

th r

ate

%

1 10 20 30 40 50 60 70 80 90 100Expenditure percentiles

Growth incidence 95% confidence bounds

Growth in mean Growth at median

Mean growth rate

FYR Macedonia 2009-2010

36

sociale dhe familjare varet në mënyrë të brendshme nga vlerësimet subjektive dhe shoqërore të

mjedisit më të gjerë ekonomik dhe social, dhe këto vlerësime mund të ushqejnë klimët e

përgjithshme ekonomike dhe sociale dhe vendimet dhe perspektivat ekonomike për rritjen afat-

gjatë. Këto të dhëna u grumbulluan në raundin e dytë të Anketës së Jetës në Tranzicion (Life në

Transition Survey – LiTS II) në gjysmën e dytë të vitit 2010, e përgatitur bashkarisht nga

BERZH dhe Banka Botërore. Në të gjithë vendet e EJL6, afërsisht 60 përqind e të rriturve

raportojnë që kriza ka ndikuar mbi ta ose shumë ose mjaftueshëm. Ndikimi duket të jetë më i

rëndë në Serbi, ku 40 përqind e të rriturve raportoi që kriza i ka prekur shumë, dhe më pak se një

e pesta e popullsisë së rritur të prekur shumë ose mjaft ishte afërsisht e ngjashme në gjithë

tercilet – ndikimi i krizës u ndje si nga familjet e varfra ashtu dhe ato të pasura.

Figura 52: Perceptimet e ndikimit të krizës

Burimi: LiTS 2010, BERZH, Banka Botërore.

Në të gjithë vendet, përjashtuar Bosnje Hercegovinën, rruga kryesore e transmetimit të

ndikimit mbi varfërinë i krizës ishte reduktimi në paga apo orë pune – e përmendur nga

më shumë se 50 përqind e popullsisë së prekur nga kriza. Kjo vërteton lidhjen e ngushtë

ndërmjet tregut të punës dhe mirëqenies në EJL6. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, reduktimi i

fluksit të remitancave (të cilat janë veçanërisht të mëdha në atë vend) kishte një rol pak më të

dukshëm, megjithëse reduktimi i pagave/orëve të punës ishte shumë pranë në vend të dytë. Në

Kosovë, Serbi, dhe Mali i Zi, mekanizmi i dytë më i zakonshëm i transmetimit ishin rëniet në

remitanca. Në Shqipëri dhe Maqedoni, humbja e vendeve të punës ishte rruga e dytë më e

përmendur pas reduktimit të pagave/orëve të punës (Figura 53).

0 20 40 60 80 100

Serbia

FYROM

BiH

Kosovo

Albania

Montenegro

Source: LiTS II, 2010.

(% of adults)

How much was your HH affected by the crisis?

A great deal A fair amount Just a little Not at all

37

Figura 53: Kanalet kryesore të ndikimit Figura 54: Mekanizmat kryesore të përballimit

Burimi: LITS 2010, BERZH, Banka Botërore.

Për të përballuar ndikimin e krizës, familjet shkurtojnë para së gjithash konsumin e

mallrave të luksit dhe disa shërbime të zgjedhura (Figura 54). Kjo strategji përballimi

raportohet pothuajse nga gjysma e popullsisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe pothuajse 70

përqind e popullsisë në Maqedoni. Megjithatë, kriza ka prekur më shumë se sa vetëm konsumin e

mallrave të luksit – një përqindje e lartë e popullsisë në të gjithë vendet (dhe veçanërisht në Serbi

dhe Maqedoni) raportoi reduktimin e konsumit të tyre të ushqimeve kryesore. Afërsisht një e

pesta e popullsisë në Shqipëri dhe Maqedoni raportojnë që u është dashur të ndërpresin blerjen e

barnave apo të shtyjnë vizitën tek mjeku; në Malin e Zi, Serbi dhe Maqedoni afërsisht 40 përqind

e popullsisë raportojnë që atyre u është dashur të vonojnë pagesat e shërbimeve apo të shkëpusin

shërbimin e televizionit, telefonit apo të internetit. Gjithashtu, incidenca e këtyre strategjive të

përballimit më ekstreme si reduktimi i konsumit të ushqimeve kryesore, shtyrja e trajtimit

mjekësor apo vonesa në pagesën e faturave të shërbimeve është më e lartë në rradhët e atyre që

janë në tercilin e poshtëm të konsumit.

0

10

20

30

40

50

60

70

BiH Kosovo Albania Serbia FYROM Montenegro

Source: LiTS II, 2010.

(% of crisis-affected population )

Main crisis impact pathways

Reduction in wages or hours

Job loss or closed business

Reduced flow of remittances

Additional work undertaken

0

10

20

30

40

50

60

70

BiH Montenegro Albania Serbia Kosovo FYROM

Source: LiTS II, 2010.

(% of adult population)

Main crisis coping mechanisms

Reduced consumption of luxury goods

Reduced consumption of staple foods

Stopped buying medications / postponed doctor visits

Reduced vacations

Reduced consumption of alcohol / cigarettes

Delayed utilities payments / cut TV, phone, or internet

38

Gjetjet kthjelluese të treguesve të varfërisë dhe pabarazisë dhe anketa e LITS duhet të bëjë

që politikë-bërësit në vendet e EJL6 të ndalojnë dhe të pyesin: çfarë duhet bërë?18

Perceptimet e përqindjeve të mëdha të popullsisë që duhet të përballen me krizën duke shkurtuar

ushqimet kryesore dhe shpenzimet për shëndetin tregojnë vështirësitë e vendeve të EJL6 për të

ngritur sisteme efektive të përgjigjes ndaj krizave. Rrjetat e sigurisë duhet të luajnë një rol

kryesor në këto përgjigje por kriza e rëndë e fundit ekonomike ka vënë në vështirësi aftësinë e

qeverisë për të mbrojtur të varfrit dhe të dobëtit.

Një vlerësim i kohëve të fundit ië sistemeve të rrjetës së sigurisë në vendet e EJL6 arriti në

përfundimin që disa prej tyre reaguan më me fleksibilitet se të tjerët. Gjatë krizës dhe pas

saj, kërkesa për përfitimet e papunësisë dhe ndihmën ekonomike u rritën ndërkohë që të ardhurat

e qeverisë u pakësuan, duke rezultuar në presion për të ulur shpenzimet për mbrojtjen sociale,

shëndetësinë dhe arsimin. Gjetja kryesore e këtij vlerësimi ishte që mbajtja e mbrojtjes efektive

brenda një pakete fiskale të reduktuar pas krizës kërkon reforma madhore:

(i) për të shkurtuar shpenzimet mbi përfitimet në bazë të të drejtave apo ato kategorike

(jo means-tested);

(ii) për të rritur marrjen dhe zgjeruar mbulimin e ndihmës sociale në bazë të plotësimit të

kritereve (means-tested);

(iii) për të reduktuar pengesat e punës që janë pjesë e projektimit të ndihmës sociale të

strehës së fundit, dhe për të rritur fleksibilitetin e tyre dhe përgjigjen ndaj krizave dhe

tronditjeve.

Në mënyrë më specifike:

Shpenzimet publike për ndihmën sociale si një përqindje e PBB në EJL6 është e

krahasueshme me pjesën tjetër të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore (1.8 përqind

e PBB krahasuar me një shpenzim mesatar prej 1.7 përqind e PBB në gjithë vendet e

rajonit). Bosnja dhe Hercegovina është një përjashtim i shquar: me 3.33 përqind të PBB

që shkon për ndihmën sociale në vitet 2008-09 dhe madje më shumë - 3.9 përqind e PBB

- në 2010, Bosnja dhe Hercegovina është një nga shpenzuesit më të mëdhenj në rradhët e

vendeve të Evropës dhe Azisë Qendrore. Shpenzimet për përfitimet e veteranëve të luftës

duket që janë shtysa për këtë rezultat – nëse do të sillej në nivelin rajonal mesatar të 0.4-

0.5 përqind të PBB, shpenzimet e përgjithshme për ndihmën sociale në Bosnjë dhe

Hercegovinë do të ishte e barabartë me mesataren e EJL6.

Shpenzimet në ndihmën sociale është e padrejtë, me një përqindje në rritje të

alokimeve për programet kategorike. Gjatë gjithë viteve 2000, përfitimet kategorike

thithën një përqindje më të lartë të shpenzimeve për ndihmë sociale se sa përfitimet me

means-tested. Vetëm Maqedonia shpenzon më shumë në programet means-tested se sa

ato kategorike megjithëse reformat në vitin 2008 e rritën përqindjen e programeve pa

means tested.

18

Gotcheva, Boryana dhe Ramya Sundaram (2011) ―Rrjetat e Sigurisë Sociale në Ballkanin Perëndimor: Hartimi,

Zbatimi dhe Performanca‖ Banka Botërore Uashington DC, së afërmi në Ruggeri Laderchi dhe Savastano ―Varfëria

dhe Përjashtimi në Ballkanin Perëndimor: drejtimet e reja në varfëri dhe analizë‖, Springer, New York

39

Prioritetet e shpenzimeve dallojnë ndërmjet vendeve. Shpenzimet në ndihmën sociale

të zgjidhjes së fundit janë relativisht të larta në Malin e Zi (pranë 0.5 përqind të PBB) dhe

gjithashtu në Maqedoni, dhe më të lartat në Kosovë (mbi 0.7 përqind e PBB), ku

pasqyron incidencën e lartë të varfërisë dhe përqendrimin e shpenzimeve në më pak

programe përfitimi. Shpenzimi në programet e zgjidhjes së fundit është shumë i ulët në

Serbia dhe Bosnjë Hercegovinë, duke rezultuar në programe të shkallës së vogël me

mbulim të ngushtë dhe gabime të mëdha përjashtuese. Në të njëjtën kohë, EJL6 shpenzon

më shumë në pagesat për aftësinë e kufizuar se vendet e tjera të Evroipës dhe Azisë

Qendrore, ku Shqipëria ka shpenzimet më të larta (0.9 përqind e PBB) në rajon, dhe Mali

i Zi ka nivelin më të lartë të rritjes në shpenzimet për aftësinë e kufizuar në vitet e fundit.

Ndihma sociale e përgjithshme ka saktësi të fortë në targetim, por mbulim të ulët (mbulimi më i lartë është 40 përqind i kuintilit të poshtëm për rrjetën e sigurisë në

Kosovë). Mbulimi është tepër i ulët në vendet të cilat kanë programe të shumëfishta të

rrjetës së sigurisë të projektuara për të mbrojtur dhe për të zbutur rreziqet e shumëfishta të

lidhura jo vetëm me varfërinë, por edhe për aftësinë e kufizuar, humbjen e përkohëshme

të punës për tu kujdesur për fëmijën pas lindjes apo një rritje në numrin e fëmijëve në

varësi në familje. Bujaria e përfitimeve ndryshon shumë në rradhët e vendeve të EJL6.

Megjithëse kur maten si një fraksion i konsumit pas transfertave të familjeve përfituese

bujaria duket relativisht e lartë krahasuar me skemat e ndihmës sociale që ofrojnë

përfitime të ngjashme në ECA, përfitimet e ndihmës sociale në EJL6 nuk janë shumë

bujare të krahasuara me pagat minimale – duke variuar ndërmjet 7 dhe 20 përqind të

pagës minimale (me përjashtim të Malit të Zi ku ato arrijnë në 75 përqind).

H. PERSPEKTIVA PËR 2012-13

EJL6 po hyn në një periudhë rritjeje më të ngadaltë dhe një përshtatje më të vështirë. Rritja ekonomike mesatare në EJL6 në vitin 2012 pritet të jetë 1.1 përqind krahasuar me 2.2

përqind në vitin 2011. Në bazë të pritshmërive të rritjes së ulët në vitin 2012 për Bosnjën dhe

Hercegovinën, Malin e Zi dhe në veçanti Serbinë, këto tre vende nuk do ta arrijnë rritjen e tyre të

PBB reale të para krizës deri në 2013. Perspektivat ekonomike për Eurozonën nga e cila EJL6

është veçanërisht e varur për kërkesat e eksportit, remitancat dhe IHD, janë më të mira se përpara

gjashtë muajve, por rreziqe mbeten të mëdha. Është për tu theksuar se rimëkëmbja e EJL6 do të

vazhdojë të mbetet mbarpa asaj të vendeve të tjera në tranzicion dhe në zhvillim të cilat kanë më

pak lidhje globale të përqendruara më në Evropë. Ndryshimi fiskal do të duhet të vazhdojë në

rrethana më të vështira ashtu si dhe përpjekjet për të ruajtur nivelet e borxhit publik për të mos u

afruar pragut të paqëndrueshmërisë. Rritja e kredisë ka të ngjarë të mbetet e dobët, dhe sektori

financiar, gjithnjë e më i varur nga depozitat lokale ndërkohë që vazhdon tkurrja e kreditimit të

bankave evropiane, duhet në të njëjtën kohë të përballet dhe me nivelet e rritura të kredive me

probleme.

Tremujori i parë i 2012 ishte veçanërisht i vështirë në EJL6. Në ndryshim nga rimëkëmbja

globale e rritjes në prodhimin industrial, prodhimi industrial i rajonit u godit si nga ngadalësimi i

kërkesës evropiane për importe ashtu dhe nga kushtet e vështira të dimrit që paralizuar rajonin

gjatë muajit Shkurt 2012. Gjithashtu, rritja e çmimeve globale të naftës do të përbëjë një faktor

tjetër frenues për aktivitetin ekonomik ashtu si dhe tkurrja e kreditimit të sektorit bankar

evropian i cili është intensifikuar që në fund të vitit 2011.

Me përkeqësimin e parashikimeve ekonomike për vitin 2012, një përmirësim i dukshëm i

punësimit është i vështirë në afatin e shkurtër. Me rritjen e PBB të parashikuar në 1.1 përqind

40

në vitin 2012, perspektiva për një rritje të dukshme në punësim është e ulët. Të dhënat me

frekuencë të lartë të prodhimi dhe ato të shitjeve me pakicë tregojnë një prirje të ngjashme

(Figura 55-56). Performanca e tregut të punës mund të përkeqësohet më tej si pasojë e rritjes të

ngadaltë të kreditimit, mungesës të hapësirës së mjaftueshme fiskale për investimet që krijojnë

punësim, dhe pritshmërive të dobëta për eksportet. Një nivel i lartë IHD do të mund të thyente

këtë prirje negative në tregjet lokale të punës, por bazuar në parashikimet e dobëta dhe të

pasigurta për Evropën, një skenar të tillë është i vështirë.

Të marra së bashku, këto prirje nënkuptojnë që vendet e EJL6 do të mbeten në një rrugë

me dy korsi rritjeje gjatë vitit 2012. Vendet që kanë nivele të larta të borxhit dhe mbështeten

më shumë në kërkesën e jashtme për rimëkëmbje (Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe

deri në një farë mase Shqipëria) do të përballen me rritje të ngadaltë këtë vit, ndërkohë që

Maqedonia dhe Kosova do të shohin nivele rritjeje më të mira, megjithëse më të ulëta se në vitin

2011 (Table 7). Kjo do të ndihmonte ngushtimin e mëtejshëm të bilanceve të llogarive të jashtme

korente në 2012-13, duke pasqyruar pjesërisht procesin e konsolidimin fiskal.

Table 7: Perspektiva e Rritjes për Vendet e EJL6

Rritja e PBB reale (%)

2012 2013

ALB 1.6 2.5

BIH 0.5 1.5

KOS 4.0 4.1

MKD 2.0 3.2

MZI 0.5 1.5

SRB 0.5 3.0

EJL6 1.1 2.6

Parashikimet për rritjen e eksportit në EJL6 në 2012 mbeten pozitive, megjithëse në një

nivel të moderuar prej rreth 8 përqind me supozimin që kriza e Eurozonës nuk do të

Figura 55: Prodhimi Industrial (3m/3m,

ndryshimi në përqindje, jo SA)

Figura 56: Tregtia me Pakicë (Jan 2010 = 100, jo

SA)

Burimi: Zyrat Kombëtare të Statistikave dhe përllogaritjet

e stafit të BB .

Burimi: Zyrat Kombëtare të Statistikave dhe

përllogaritjet e stafit të BB .

-40

-30

-20

-10

0

10

20

30

40

1 3 5 7 9 11 1 3 5 7 9 11 1 3 5 7 9 11 1

2009 2010 2011 2012

BiH MKD MZI SRB EJL4

60

80

100

120

140

160

180

200

220

240

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 1 2 3 4 5 6 7 8 9 1011 12 1 2 3

2010 2011 2012

ALB SRB MKD MZI EJL4

41

thellohet më tej në mënyrë te dukshme. Eksportet pritet të rriten pavarësisht ngadalësimit të

kohëve të fundit dhe madje rënies (vit-më-vit) në muajt e parë të vitit kryesisht për shkak të

dimrit të egër dhe ndikimit të përkohëshëm të krizës së euros. Ndërkohë që rritja e importeve

pritet të zbutet më tej deri në rreth 5 përqind në 2012, duke nënkuptuar një kërkesë më të dobët

për shkak të rritjes më të ulët ekonomike gjë që do të çojë në një ngushtim të mëtejshëm të

deficitit të llogarisë korente.

Pavarësisht përkeqësimit të klimës të IHD si pasojë e krizës në Eurozonë, EJL6 po

përfitojnë nga një numër investimesh të njoftuara së fundmi (p.sh., Maqedonia, Serbia).

Perspektiva afatgjatë për IHD vazhdon të jetë pozitive. Megjithatë, dallimet ndërmjet vendeve

janë të dukshme. Serbia përjetoi një fluks të rëndësishëm në dalje në Janar 2012 i lidhur me

blerjen e një përqindjeje të vogël në telekomin shtetëror nga OTE greke, por pritshmëria për vitin

2012 është që flukset hyrëse të IHD për biznese të reja do të jenë të ngjashme me vitin 2011.

Kosova pret që IHD të rriten nga shitja e kompanisë së telekomunikacionit (PTK) në fillim të

vitit 2013. Një shembull se si IHD mund të përdoren për të zgjeruar bazën e eksportit lokal është

Maqedonia: me hyrjen e dy kompanive të mëdha për pjesë makinash në vitin 2007, komponentet

e makinave janë bërë ndër eksportet më të rëndësishme në atë vend

Të gjithë vendet përveç Kosovës dhe Shqipërisë kanë nivele relativisht të larta të borxhit të

jashtëm, ku Mali i Zi dhe, në një masë më të vogël, Serbia janë futur në zonën e rrezikut të

lartë. Megjithëse një pjesë e këtij borxhi është ndaj huadhënësve zyrtarë, ai përfaqëson një rrezik

rifinancimi nëse hyrja në tregje kufizohet më shumë. Megjithatë, shumica e këtij borxhi ka një

maturim që shkon përtej vitit 2012 dhe në shumë raste nga 2015 dhe tutje. Në afat të shkurtër,

qeveria e Malit të Zi mund të përballet me rrezikun që duhet të paguajë sipas garancive të kaluara

që ka dhënë për kreditë në shumën 90 milionë euro për Kompaninë e Aluminit, të cilave po u

vjen afati.

Për shkak të mjedisit të jashtëm dhe nënrajonal, rritja e mëtejshme e kreditimit në rastin

më të mirë ka të ngjarë të jetë e moderuar, duke mbetur mbas rritjes së depozitave lokale

si burimi i ri mbizotërues i financimit, dhe mund të përkeqësohet nëse kriza në Eurozonë

thellohet. Një periudhë e zgjatur e vështirësimit të marrjes të kredive mund të vijë si rezultat i

pakënaqësisë në rritje nga ana e bankave mëmë ndaj varësisë së financimit prej fondeve jo-

depozita, kufizimet në transfertat brenda grupit ndërmjet bankave mëmë dhe filialeve të të tyre

në ECA. Rritja më e ngadaltë e kreditimit krijon problemin e financimit afatgjatë për rritjen e

sektorit privat.

Disa banka më të vogla po përballen me sfida serioze dhe kjo mund të ushtrojë presion mbi

paketa fiskale që janë tashmë të shtrënguara. Për shembull, në Serbi dy banka të vogla

vendase kanë kërkuar rikapitalizim nga shteti dhe një bankë tjetër vendase regjistroi humbje të

mëdha në 2011 gjë që shteroi kapitalin e saj dhe tani është nën kujdestari me rikapitalizim të

mundshëm shtetëror.

Në mungesë të një qasje proaktive dhe bashkëpunuese, kreditë me probleme ka të ngjarë të

mbeten në nivel të lartë, duke u bërë një pengesë tjetër për rimëkëmbjen ekonomike. Nivelet e kredive me probleme në shumicën e vendeve të rajonit janë të larta. Kjo ndikon mbi

cilësinë e aktiveve të sektorit bankar, rezultatet e biznesit dhe kostot e huadhënies. Parashikimet

jo shumë pozitive për rajonin do të thotë që huamarrësit që nuk arrijnë të paguajnë do të

vazhdojnë të jenë në vështirësi ndërkohë që vlerat e kolateralit do të mbeten në nivele të ulëta për

disa kohë. Zgjidhja e shpejtë e kredive me probleme mund të heqë një pengesë të rëndësishme

42

për rritjen ekonomike në vendet e EJL6, por kjo do të kërkojë një qasje proaktive dhe

bashkëpunuese19

.

Financat publike do të vazhdojnë të mbeten nën presion në gjithë EJL6 për pjesën e

mbetur të 2012 dhe në 2013. Me përjashtim të Malit të Zi, i cili planifikon të ulë deficitin në 2.5

përqind të PBB në vitin 2012 dhe më tej në afat të mesëm, korrigjimet fiskale të parashikuara në

vendet e tjera të EJL6 janë modeste. Serbia ka planifikuar një rregullim të përgjithshëm prej 0.6

pikë përqindje të PBB për dy vjet (megjithëse kjo mbetet për tu miratuar nga qeveria e re) ndërsa

Shqipëria po synon deficite prej 3 përqind të PBB në 2012. Maqedonia planifikon të mbajë

deficitin të pandryshuar në 2.5 përqind të PBB. Kosova, përputhje me pozicionin e saj të

shëndetshëm fiskal, po rrit deficitin për të akomoduar shpenzime më të larta kapitale. Deficiti

planifikohet të rritet në Bosnjë dhe Hercegovinë në 2012, i ndjekur nga një rregullim i

nevojshëm për të krijuar hapësirë fiskale për ripagesat që do vijnë. Supozimet që mbështesin

dialogun e politikës fiskale në shumicën e vendeve të EJL6 përfshijnë një recesion modest në

Eurozonë në fillim të 2012 dhe një rimëkëmbje të përshpejtuar pas tij. Në këtë ambient, nevojitet

një përqasje më konservative me masa emergjence të mirë-përgatitura për shkak të rreziqeve

ekonomike të përshkruara më sipër në këtë raport që mund të vazhdojnë të kenë një ndikim

negativ mbi të ardhurat dhe mundësitë e financimit.

I. SFIDAT E POLITIKAVE

Sfida kryesore politike afatshkurtër për vendet e EJL6 është ajo fiskale dhe borxhi. Kjo nuk

mund të theksohet sa duhet. Në skenarin bazë, borxhi publik do të vazhdojë të rritet në vitin

2012, me një përmirësim të vogël të parashikuar për vitin 2013, gjë që do të vazhdojë ta mbajë

EJL6 të ekspozuar ndaj rrezikut. Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia në vitet e fundit e kanë pasur

borxhin e tyre publik në një trajektore të paqëndrueshme, prandaj do të duhet të adoptojnë

veprime korrigjuese shumë më të forta. Gjithashtu, si Shqipëria ashtu dhe Serbia do të shkelin

tavanin e tyre të borxhit prej 60 përqind të PBB (Shqipëria) dhe 45 përqind të PBB përkatësisht,

të vendosura në legjislacionin e tyre kombëtar, nëse nuk ndërmarrin masa të rëndësishme

korrigjuese. Duke qenë përballë presioneve të rëndësishme fiskale dhe nivelit të lartë të borxhit,

dhe sipas politikave të tanishme, vetëm Mali i Zi pritet të ketë një ulje të nivelit të borxhit gjatë

kësaj periudhe. Megjithatë, kjo varet në mënyrë kritike nga zbatimi i një plani fiskal ambicioz.

Përballë niveleve të borxhit në rritje dhe rreziqeve të larta, autoritetet në vendet e EJL6

mund të kenë nevojë të rishqyrtojnë nivelet e borxhit publik që konsiderohen si të

qëndrueshme. Kriteri i Maastricht-it prej 60 përqind të PBB i cili konsiderohet zakonisht i

qëndrueshëm bazohet mbi supozime mjaft të ndryshme në lidhje me mjedisin ekonomik

krahasuar me supozimet me të cilat përballen vendet e EJL6. Me rreziqet e jashtme, problemet e

hyrjes në treg dhe strukturat e borxhit që përballen vendeve e EJL6 sot, një nivel i sigurt ndoshta

duhet të ishte mjaft më i ulët20

dhe autoritetet në këto vende duhet të hartojnë strategji fiskale të

besueshme afatmesme dhe afatgjata të cilat synojnë stabilizimin dhe reduktimin e niveleve të

borxhit publik. Një arsye se përse situata në EJL6 është e ndryshme ka të bëjë me kalimin

19

Burimi: Nisma Evropiane e ―Vienës‖ e Kordinimit Bankar: Grupi i Punës mbi kreditë me probleme në Evropën

Qendrore, Lindore dhe Juglindore. 20

Po shfaqet një konsensus i ri që nivelet e matura të borxhit për vendet e avancuara nuk duhet të kalojë 60 përqind

të PBB dhe në vendet në zhvillim, përfshirë EJL6––40 përqind të PBB. Megjithëse niveli specifik i boarxhi që është

i qëndrueshëm varent nga një seri faktorësh, këto janë tregues të gjerë që mund të shërbejnë si matës të përafërt

(Shikoni për shembull dokumentat e punë së kohëve të fundit nga Baldaçi, Gupta dhe Mulas-Grandos: ―Futja e

Borxhit nën Kontroll,‖ Financa & Zhvillimi, Dhjetor 2010; dhe ―Rivendosja e Qëndrueshmërisë së Borxhit pas

Krizës: Ndikimet për Paketën Mikse Fiskale,‖ IMF WP/10/232).

43

gjithnjë e më shumë nga huamarrja konçesionale drejt një financimi me bazë tregun, e cila rrit

koston e borxhit dhe ul maturimin. Një arsye tjetër është se konsolidimi fiskal me të cilin po

përballen shumë nga këto vende ka të ngjarë të uli më tej paketën e tyre fiskale. Si rezultat,

megjithëse kostot aktuale të shërbimit të borxhit janë aktualisht relativisht të menaxhueshme21

,

ato priten të rriten. Gjithashtu, ndërkohë që borxhi publik si përqindje e PBB është më i ulët se

në krahasim me vendet e BE10, një tregues alternativ i borxhit publik si përqindje ndaj të

ardhurave vjetore të qeverisë––është mbi mesataren e BE10 (Tabela 8). Gjithashtu, mbështetja

më e madhe në tregjet vendase që mbeten relativisht të cekëta, ka bërë të rriten edhe rreziqet e

borxhit të brendshëm. Përveç këtyre, një pjesë e rëndësishme e borxhit publik në katër vendet e

EJL6 të cilat kanë monedhën e tyre (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, dhe Serbia)

është denominuar ose indeksuar në monedhë të huaj, duke sjellë rreziqe të kursit të këmbimit si

dhe të mospërputhjes së termave. Ndërkohë që rreziqet e kursit të këmbimit zbuten disi nga

nivelet relativisht të forta të rezervave dhe pozicionet e jashtme përgjithësisht me aftësi paguese,

luhatjet e mëdha të kursit të këmbimit mund të kenë një ndikim të madh mbi aftësinë paguese

fiskale.

Procesi i korrigjimit duhet të ecë përpara në disa vende të EJL6 të cilat aktualisht kanë

nivele më të larta të borxhit publik (Shqipëria, Mali i Zi, dhe Serbia) duke përmirësuar

strukturën e shpenzimeve publike drejt investimeve kyçe në infrastrukture. Duke patur

struktura të ngurta shpenzimesh në një numër vendesh të EJL6, një korrigjim i tillë përbën një

sfidë dhe mund të kërkojë vendime të vështira politike. Si hap i parë, objektivat e të ardhurave

dhe burimet e financimit duhet të vlerësohen në mënyrë realiste dhe masat e ndërmarra në anën e

të ardhurave dhe atë të shpenzimeve të hartohen për të zbutur ngadalësimin e rritjes ekonomike.

Gjithashtu, strategjitë afatmesme fiskale, përfshirë detyrimet e paparashikuara duhet të

rishikohen për të siguruar që nivelet e borxhit publik stabilizohen dhe vendosen në një prirje

rënieje. Përndryshe, EJL6 do të përballet me rreziqe në rritje, duke përfshirë rreziqet e

rifinancimit dhe hyrjes në tregje, në një mjedis global që është bërë mjaft i ndjeshëm ndaj

rrezikut.

Korrigjimi në vetvete nuk është i mjaftueshëm: me tregje kapitale të brendshme të cekëta,

shumica e vendeve të EJL6 do të duhet të marrin hua jashtë për të financuar deficitet e

tyre dhe pagesat e borxhit gjatë kësaj periudhe të vështirë. Kjo i rrit në mënyrë të

konsiderueshme rreziqet e rifinancimit me të cilat përballen vendet e EJL6. Me përjashtim të

Bosnjë Hercegovinës e cila pati një ulje të vlerësimin të saj nga Moody‘s në B3, vendet e EJL6

deri tani kanë arritur të shmangin përkeqësimin e vlerësimit të kreditimit, por ende po përballen

me sprede që kalojnë 5 pikë përqindje. Arritja e kushteve më të mira huaje do të kërkonte

zbatimin e programeve të besueshme fiskale për të forcuar bazat fiskale dhe ekonomike,

përfshirë uljen e deficiteve fiskale dhe të niveleve të borxhit, duke ristrukturuar shpenzimet, dhe

duke nxitur reformat për të përmirësuar konkurueshmërinë. Njëkohësisht, zhvillimi më i shpejtë i

tregut të brendshëm është i nevojshëm për të ristrukturuar stokun e konsiderueshëm të borxhit

afatshkurtër më maturime më të gjata dhe për të zbutur rreziqet që vijnë nga mbështetja në rritje

tek tregu i brendshëm. Në këtë mjedis institucionet ndërkombëtare financiare mund të ndihmojnë

duke financuar me kushte më të favorshme deri sa rimëkëmbja ekonomike është në baza të

qëndrueshme dhe kushtet e hyrjes në treg janë përmirësuar.

21

Shpenzimet mesatare për interesat rreth 1 përqind të PBB në vendet e EJL6, me përjashtim të Shqipërisë ku

shpenzimet për interesat në vitin 2011 ishin 3.1 përqind e PBB.

44

Table 8: Tregues të përzgjedhur të borxhit publik, 2011

ALB BIH KOS MKD MNE SRB

Borxhi publik, % e të ardhurave të qeverisë 227.9 84.8 18.7 108.7 151.5 116.2

Kërkesat e financimit, % e PBB 24.7 7.0 2.3 8.6 10.6 7.1

Pagesat e interesave, % e PBB 3.1 0.7 0.0 0.8 1.5 1.4 Burimi: Përllogaritjet e stafit të BB të bazuar në të dhënat nga Ministritë e Financave dhe Fondi Monetar Ndërkombëtare Shënim: Borxhi afat-shkurtër i paraqitur mbi bazat bruto në përllogaritjen e kërkesave financiare.

Shumica e vendeve të EJL6 kanë adoptuar një lloj kufiri formal për nivelin e borxhit

publik por me shtimin e pagesave të prapambetura, është vënë në pikëpyetje efektiviteti i

këtyre rregullave fiskale dhe i kuadrit të menaxhimit financiar publik. Shqipëria, Kosova

dhe Serbia kanë caktuar tavan formal të borxhit qeveritar nëpërmjet legjislacionit fiskal. Serbia

gjithashtu ka krijuar një Këshill Fiskal, një mbikëqyrës politik që po monitoron nga afër dhe po

vlerëson zhvillimet dhe politikat fiskale. Maqedonia dhe Mali i Zi kanë vendosur kufij fiskalë

duke përdorur dokumente të nivelit të strategjive, dhe Mali i Zi po shqyrton futjen e legjislacionit

që do vendosi një tavan për nivelin e borxhit. Maqedonia po planifikon një rishikim të borxhit të

qeverisë për një objektiv nga 30 në 35 përqind të PBB. Pavarësisht këtyre institucioneve fiskale,

vendet e EJL6 duhet të vazhdojnë të forcojnë kuadrin e tyre të menaxhimit të financave publike,

të monitorojnë nga afër dhe të punojnë në mënyrë agresive për të reduktuar stokun dhe flukset e

pagesave të prapambetura buxhetore dhe tatimore. Është gjithashtu e këshillueshme për ta që të

monitorojnë nga afër dhe pagesat e prapambetura të sektorit privat dhe të punojnë ngushtë me

autoritetet monetare për të forcuar disiplinën financiare.

Në afat të gjatë, dhe duke supozuar që nuk do të ketë një kolaps katastrofik në afat të

shkurtër, EJL6 kanë një mundësi për të arritur ―Rritjen e Artë‖ dinamike që do të lidhet

me vetë rimëkëmbjen e Evropës. Edhe në këtë rast, nivelet afatgjata të rritjes në EJL6 nuk kanë

të ngjarë të kthehen dhe të qëndrojnë në nivelet që u përjetuan në periudhën menjëherë përpara

krizës. Por rimëkëmbja do të jetë një perspektivë më e shndritshme dhe më e afërt, dhe progresi

në uljen e varfërisë do ripërtërihet, nëse kriza greke zgjidhet në një mënyrë të rregullt, nëse në

tremujorët që vijnë shmanget një ndërprerje e zgjatur e investimeve që mbështesin rritjen, nëse

autoritetet i qëndrojnë politikave të matura fiskale dhe të borxhit publik, dhe nëse adresohet

fuqishëm nevojat për reforma strukturore të shqyrtuara në SEE RER e fundit. Këto politika––të

fokusuara mbi klimën e investimeve, tregun e punës, reformat e sektorit publik dhe

institucioneve—nevojiten shumë për të përballuar disa nga sfidat e rëndësishme të rajonit. Këto

përfshijnë nivele të larta dhe të pandryshueshme të papunësisë, veçanërisht në radhët e rinisë, një

tendencë drejt emigracionit të personave më të arsimuar dhe një popullsi në plakje.

Duke parë të ardhmen evropiane të EJL6––përtej periudhës së vështirë afat-shkurtër––ka

arsye për optimizëm. Në shënimin e mëposhtëm mbi ―Rritjen e Artë‖ dhe perspektiva për

arritjen e saj në vendet e EJL6, raporti paraqet arsyet për një optimizëm të tillë dhe sugjeron

politikat e nevojshme për të siguruar që ky potencial realizohet.

45

2. RRITJA E ARTË NË EVROPËN JUGLINDORE: RRJEDHOJAT

KRYESORE PËR REFORMAT E POLITIKAVE22

A. HYRJE

Kjo pjesë është një përshtatje për rastin e vendeve të EJL6 e Raportit të Rritjes së Artë

(RRA) të kohëve të fundit, të nxjerrë nga Zyra e Ekonomistit Kryesor për Evropën dhe

Azinë Qendrore në Bankën Botërore. Raporti trajton zhvillimet kryesore ekonomike në

Evropë në një këndvështrim afatgjatë, duke përfshirë progresin e bërë dhe sfidat me të cilat

përballet rajoni i EJL6, në lidhje me fushat kryesore tematike që mbulohen nga RRA—

konvergjenca e të ardhurave, tregtia dhe financat, sipërmarrja dhe novacioni, si dhe fuqia

punëtore dhe qeveria. Ai gjithashtu nxjerr rrjedhojat dhe mësimet për vendet e EJL6 në kuadrin e

reformave afat-gjata politike të zhvillimit që po vazhdojnë.

Mesazhet kryesore janë si më poshtë:

Integrimi më i madh tregtar dhe financiar ka shërbyer si një ―makinë konvergjence‖ e

rëndësishme për të ardhurat – një ulje në hendekun e të ardhurave për frymë me

vendet e zhvilluara ―bërthamë‖ të BE – për hyrësit e hershëm në Bashkimin Evropian

(BE). Në parim, i njëjti ―tren konvergjence‖ i pret vendet e reja kandidate të BE në

EJL6. Por këto përfitime nuk janë automatike, ato do të materializohen vetëm me

politikat dhe reformat e duhura (seksioni II më poshtë).

Vendet e EJL6 kanë përjetuar përfitime në rritjen e produktivitetit që në fillim të

viteve 1990, dhe mjedisi i biznesit është përmirësuar në gjithë rajonin, por roli i

novacionit dhe kërkimit dhe zhvillimit në sektorin e sipërmarrjes mbetet shumë i

kufizuar (seksioni III).

Përveç përfitimeve në prodhim dhe produktivitet që në fillim të viteve 1990, rritja e

vendeve të punës në EJL6 ka mbetur prapa, me shumicën e vendeve të rajonit që

përballen me nivele të larta të papunësisë dhe nivele relativisht të ulëta të

pjesëmarrjes, që ve në dukje nevojën për reformimin e fuqisë punëtore dhe qeverisë

(seksioni IV). Nga ana e fuqisë punëtore, reformat e tregut të punës (p.sh. reduktimi i

kufizimeve në marrjen dhe largim nga puna, kostot e pushimit nga puna.) dhe

politikat aktive të tregut të punës të cilan nxitin, ndërmjet të tjerave, përputhjen me

vendin e punës dhe trainimet mbeten kritike në trajtimin e sfidës afat-gjatë të

punësimit (të moshave të reja). Nga ana e qeverisë, ndërkohë që ka shumë ngjashmëri

ndërmjet EJL6 dhe Evropës Perëndimore (p.sh. mbizotërimi i shpenzimeve të

mbrojtjes sociale), madhësia e qeverisë është krahasimisht më e vogël në vendet e

EJL6. Megjithatë, EJL6 përballet me perspektivën e një nga tranzicionet më të këqija

demografike në disa dhjetëvjeçarë të ardhshëm, me popullatën në plakje, fuqinë

punëtore në tkurrje dhe emigracionin drejt vendeve të tjera—të gjitha këto shkaktojnë

22

Ky shënim bazohet mbi raportin e kohëve të fundit ―Rritja e Artë‖ nga Banka Botërore (Gill, Reiser dhe Richter

2012), i cili analizon modelin ekonomik evropian përgjatë gjashtë zonave tematike: tregtia dhe financat, sipërmarrja

dhe novacioni, dhe fuqia punëtore dhe qeveria. Shënimi përshtat mesazhet kryesore dhe ndikimet politike mbi

Gjashtë vendet e Evropës Jug-Lindore (EJL6): Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi

dhe Serbia. Për grupimet e tjera të vendeve të përdorura në këtë shënim shikoni Shtojcën 1.

46

barra të rënda mbi sistemet e mbrojtjes sociale dhe pensioneve, kostot e kujdesit

shëndetësor dhe financat publike. Reformimi i mbrojtjes sociale dhe kujdesit

shëndetësor sot, do të jetë me rëndësi thelbësore për vendet e rajonit për të qenë të

përgatitur më mirë për tranzicionin demografik dhe popullatën në plakje të nesërmen.

Së fundmi, vendet e EJL6 që dëshirojnë të përfitojnë nga potenciali i ―Rritjes së Artë‖

përballen me një axhendë të përbashkët politikash për të mbajtur në funksionim

makinën e konvergjencës nëpërmjet shfrytëzimit të flukseve tregtare dhe financiare

më të mëdha nga njëra anë, dhe reformimit të fuqisë punëtore dhe qeverisë nga ana

tjetër. Kjo axhendë përmblidhet në seksionin përmbyllës (seksioni V).

B. TREGTIA DHE FINANCAT: SHTYTËSIT KRYESORË TË

‗KONVERGJENCËS‘ NË EJL6

Vendet e EJL6 po integrohen gjithnjë e më shumë me Evropën Perëndimore dhe botën.

Maqedonia dhe Mali i Zi u bënë kandidatë zyrtarë për Bashkimin Evropian (BE) respektivisht në

vitin 2005 dhe 2010; Serbia mori statusin e kandidatit në Shkurt 2012; ndërkohë Shqipëria, dhe

Bosnja dhe Hercegovina janë kandidatë të mundshëm. Ky integrim më i ngushtë me Evropën

Perëndimore ka sjellë përfitime ekonomike, përfshirë dhe lidhje më të mëdha tregtare dhe

financiare dhe konvergjencë të të ardhurave. Ajo që është më e rëndësishme, kapitali në Evropë

rrjedh ―tatëpjetë‖—nga vendet e zhvilluara drejt vendeve në zhvillim—në contrast me shumicën

e pjesës tjetër të botës,23

duke kontribuar në rritjen e ekonomive më pak të pasura të Evropës.

Ekziston një lidhje e fortë ndërmjet kursimeve të huaja në vendet candidate të BE dhe rritjes

ekonomike, megjithëse kjo lidhje duket të jetë më e fortë për BE12 se sa për EJL6. Arsyeja është

e qartë: anëtarësimi faktik madje dhe ai perspektiv në BE shërben si një tërheqje për investitorët

ndërkombëtarë (Stojkov dhe Zalduendo, 2011), duke ofruar përfitime specifike në formën e

rrjedhjeve më të mëdha tregtare dhe financiare, dhe duke nxitur rritjen dhe konvergjencën e të

ardhurave (drejt nivelit të BE). Ajo që është e rëndësishme është që kjo makinë konvergjence

shtyhet kryesisht nga tregtia dhe financat.

Vendet e EJL6 kanë rritur konsiderueshëm tregtinë e tyre të jashtme dhe sofistikimin e

tregtisë. Është rritur jo vetëm përqindja e eksporteve nga EJL6 drejt BE15, por edhe sofistikimi i

eksporteve me BE15 ndërmjet viteve 2000 dhe 2008, ku 2008 është viti i fundit për të cilin ka të

dhëna të disponueshme për këtë analizë (Figura 57). Gill, Raiser et. al (2012) sugjerojnë që

rëndësia në rënie e eksporteve drejt BE15 mund të jetë pjesërisht i lidhur me rritjen më të ulët të

PBB në vendet e BE15. Eksportet drejt dhe prej EJL6 janë bërë më të sofistikuara në

dhjetëvjeçarin e fundit: mesatarisht sofistikimi i eksporteve drejt BE15 në mallrat ë ndërmjetme

u rrit nga 8,371 US$ në vitin 2000 në 13,075 US$ në vitin 2008. Megjithatë, sofistikimi i

eksporteve të EJL6 për mallrat e ndërmjetme mbetet më i ulët se ai i BE11 si grup, duke

sugjeruar që rajoni ka akoma rrugë për të bërë në lidhje me shfrytëzimin e eksporteve me vlerë të

lartë.

Por eksportet e EJL6 mbizotërohen ende nga produktet e aftësive të ulëta dhe intensive në

përdorimin e burimeve natyrore (Kathuria, 2008). Analiza e përbërjes së eksporteve (Figura

58) tregon që në vitet 2009-10 eksportet e EJL6 u mbizotëruan nga mallrat të ndërmjetme (12.4

përqind e PBB) dhe shërbimet tradicionale (10.5 përqind e PBB), me relativisht pak kontribut

23

Në rajonet e tjera kapitali nuk duket të rrjedhë ‗tatëpjetë‘. Shikoni: Prasad, Rajan, dhe Subramanian (2007) ose

Gourinchas dhe Jeanne (2009).

47

nga mallrat kapitale dhe eksportet e shërbimeve moderne. Ndërkohë që EJL6 si rajon tejkalon

performancën e BE15 Jug, ai ka performancë më të ulët se BE11, BE15, dhe Shtetet e

partneritetit Lindor. Ndërmjet vendeve të EJL6,

Figura 57: EXPY për mallrat e ndërmjetme, mijë USD, vlera mediane, 1996–200824

Shënim: BE11 përjashton Bullgarinë dhe Rumaninë meqenëse ato janë paraqitur veçmas. Për shkak të

disponueshmërisë të të dhënave median i EJL6 në 1996-2002 dhe 2008 i referohet Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe

në 2003-07 Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës dhe Maqedonia. Burimi: Përllogaritjet e stafit të Bankës Botërore,

bazuar në UN Comtrade, dhe WDI.

Figura 58: Eksportet dhe importet e mallrave dhe shërbimeve në BE15, BE11, EJL6 dhe Shtetet e

Partneritetit Lindor, 2009-10 (ose më të fundit të disponueshme)

Shënim: Për shkak të disponueshmërisë të të dhënave, mesatarja e EJL6 për mallrat e konsumit, mallrat e

ndërmjetme dhe mallrat kapitale nuk përfshin Kosovën dhe Malin e Zi. Të dhënat për eksportet dhe importet e

shërbimeve në Danimarkë daton nga viti 2004. Të dhënat për importet e Bullgarisë të mallrave të ndërmjetme nuk

janë të disponueshme. Burimi: Kombet e Bashkuara, FMN.

24

EXPY mat sofistikimin e eksporteve/importeve duke vlerësuar produktivitetin e shportës së eksporteve/importeve

të një vendi. EXPY për eksportet e një vendi specifik llogaritet si mesatarja e ponderuar e eksporteve e PRODY për

atë vend, ku vetë PRODY është një matje e nivelit të ―sofistikimit‖ për secilin sektor importi. Shikoni: Hausmann,

Hwang dhe Rodrik (2007).

8

10

12

14

16

10

12

14

16

18

1996 1998 2000 2002 2004 2006 2008 1996 1998 2000 2002 2004 2006 2008

Exports Imports

EU11 with EU15 World BGR+ROM with EU15 World

SEE with EU15 World World with EU15

Trade in intermediate goods of:

48

Maqedonia ishte eksportuesi më i madh i mallrave të konsumit (11.6 përqind e PBB); Bosnja dhe

Hercegovina (18.6 përqind e PBB) dhe Serbia (15.8 përqind e PBB) kryesonin rajonin përsa i

përket eksporteve të ndërmjetme; dhe Mali i Zi ishte eksportuesi më i madh i shërbimeve

tradicionale (22 përqind e PBB), i ndjekur nga Shqipëria (16.4 përqind e PBB). Eksportet e

shërbimeve modern ishin shumë modeste për vendeve të rajonit, pa e kaluar nivelin pesë përqind

të PBB në vitet 2009-10. Maqedonia (4.1 përqind e PBB) dhe Serbia (4 përqind) ishin në krye të

EJL6 për eksportet e shërbimeve moderne.

Në mënyrë të ngjashme, importet e EJL6 u mbizotëruan nga mallrat e ndërmjetme (22.9

përqind e PBB), me një përqindje relativisht të ulët të shërbimeve moderne. Importet si

përqindje e PBB mbetën më të larta se në BE15 Jug, dhe Shtetet e Partneritetit Lindor, por më të

vogla se ato në BE15 Kontinentale dhe BE11. Përbërja e importeve ishte e ngjashme me BE15

Jug dhe Shtetet e Partneritetit Lindor. Përsa i përket eksporteve, shërbimet moderne nuk e kaluan

pragun pesë përqind e PBB në vendet e EJL6 dhe ishin veçanërisht të ulëta në Bosnje dhe

Hercegovinë (0.8 përqind e PBB). Ndërmjet ekonomive të EJL6, Bosnja dhe Hercegovina ishte

në krye të importeve të mallrave të konsumit dhe ato të ndërmjetme, ndërkohë që Shqipëria ka

përqindjen më të lartë të importit të shërbimeve tradicionale.

Nga ana e financave, flukset e kapitalit e mbështetën rritjen por gjithashtu sollën dhe

rreziqe të reja. Gjatë viteve 2001-08, flukset e kapitalit drejt EJL6 ishin po aq të mëdha sa dhe

ato drejt BE11, ku pjesa më e madhe e këtyre flukseve përbënin hyrje të IHD (figura 59). Flukset

e kapitalit ishin tashmë të rëndësishme në fillim të viteve 2000 (figura 3, paneli i majtë), por u

bënë edhe më të mëdha në periudhën para krizës (figura 3, paneli i djathtë). Në vitin 2010, rajoni

tërhoqi prurjet më të larta të IHD si një përqindje e PBB (6.4% PBB), shumë më i madh se BE11

(2.1% PBB) dhe Shtetet e Partneritetit Lindor (3.7% PBB). Brenda ekonomive të EJL6, Mali i Zi

ka përqindjen më të lartë të hyrjeve të IHD ndaj PBB (17.9 përqind), e ndjekur nga Shqipëria

(6.8 përqind). Megjithatë, pjesa e madhe e këtyre IHD erdhën në formën e investimeve financiare

në sektorin bankar. Në vitin 2009 më shumë se 80 përqind e aseteve totale të bankave në EJL6

kishin pronësi të huaj: (Claessens dhe van Horen, 2012). Përqindja e bankave të huaja varion nga

70 përqind në Maqedoni në 93 përqind në Shqipëri, dhe Bosnje Hercegovinë. Këto flukse

financiare nga ana e tyre zgjeruan mjaft fondet e disponueshme për kreditim, dhe kredia për

sektorin privat në Evropën në zhvillim u rrit në mënyrë të rëndësishme (). Në EJL6, rritja e

kredisë për sektorin privat si përqindje e PBB ishte e amullt në vitet 2000-2004 por u rrit nga 25

përqind në vitin 2005 deri në 49 përqind në vitin 2010, duke nxitur rritjen ekonomike dhe

konvergjencën e të ardhurave. Ndërmjet vendeve të Vendet e EJL6, deri në vitin 2010, raporti i

kredisë për sektorin privat përkundrejt PBB ishte më i larti në Malin e Zi (67 përqind e PBB),

dhe më i ulëti në Shqipëri (38 përqind) dhe Kosovë (37 përqind).

Flukset më të mëdha tregtare dhe kapitali kanë shërbyer si ―motorë konvergjence‖ për

EJL6 (Figura 59). PBB për frymë në EJL6 në vitin 2010 ishte mesatarisht më shumë se dyfishi i

nivelit në vitin 1995 (nga 916 US$ në 1995 në 1933 US$ në vitin 2010) dhe 46 përqind më i lartë

se në vitin 2000. Treguesi i PBB për frymë (BE15 Veri dhe Kontinental=100) sugjeron që ka

patur konvergjencë që në vitin 2000, megjithëse kjo konvergjencë ishte shumë më e vogël se në

BE11 (figura 60).

49

Figura 59: Flukset e kapitalit, përqindje e PBB; mesatarja e periudhës e vlerave mediane

Shënim: ―BE coh.‖ i referohet vendeve të kohesionit të BE, ―E. prtn.‖ I referohet shteteve të partneritetit lindor, ―LAC‖ i referohet rajonit të

Amerikës Latine dhe rajonit të Caraibeve. CA është llogaria korrente dhe FX është këmbimi valutor. Burimi: Përllogaritjet e stafit të Bankës Botërore bazuar në Gill, Raiser, dhe të tjerë (2012).

Megjithëse EJL6 ka përjetuar konvergjencë të të ardhurave (drejt nivelit të BE15) në rreth

15 vitet e fundit, rajoni ka ende rrugë të gjatë për të bërë. PBB për frymë në EJL6 sot është

vetëm 6.6 përqind e nivelit të BE15 Veriore dhe Kontinentale dhe 21 përqind e nivelit të BE11.

Ekonomitë në rajon do të duhet të shfrytëzojnë më shumë mundësitë e integrimit tregtar dhe

financiar të ofruar nga Evropa Perëndimore dhe pjesa tjetër e botës për ta mbajtur në punë

makinën e konvergjencës. Përsa i përket tregtisë, mundësitë gjendet kryesisht në rritjen e

sofistikimit të eksporteve, dhe përparimi drejt eksporteve me vlerë të shtuar më të madhe,

përfshirë tregtinë në mallrat kapitale dhe shërbime moderne. Në lidhje me integrimin financiar,

megjithëse flukset financiare drejt sektorit bankar kanë qenë të dobishme, autoritetet duhet të

mbajnë vigjilencën kundër vulnerabiliteteve të sektorit financiar, duke përfshirë efektet e

mundshme negative të huadhënies të pambrojtur në valutë të huaj, flluskat e aseteve dhe

shpërthimet e konsumit. Kjo do të kërkojë, ndërmjet të tjerave, kontrollin e rritjes së kreditimit

dhe zbatimin aktiv të politikave të stabilitetit makro.

Figura 60: Treguesi i PBB për frymë (BE15 Veri dhe Kontinental=100), 1995-2010

Shënim: Të dhënat mbulojnë periudha të ndryshme për disa vende: Kosova (2000-2010), dhe Mali i Zi (1997-2010). Burimi: Treguesit e Zhvillimit Botëror, Banka Botërore (WDI) 2011.

-16

-12

-8

-4

0

4

8

12

16

20

24

EU15 EU Coh. EU11 SEE E. prtn. East Asia LAC EU15 EU Coh. EU11 SEE E. prtn. East Asia LAC

2001-2004 2005-2008

FDI Portfolio Other Total Capital Flows CA Balance FX Reserves, change

0

5

10

15

20

25

BE11, EJL6 dhe Partneriteti Lindor

EU11 SEE Eastern Partnership

50

C. SIPËRMARRJA DHE NOVACIONI: PRODUKTIVITET NË

RRITJE, POR ROL I KUFIZUAR I NOVACIONIT

Perspektiva e anëtarësimit në BE vepron si një pikë lidhjeje jo vetëm për të tërhequr

investime por edhe për të nxitur produktivitetin, inovacionin dhe rritjen. Në vitin 2008

FIAT dhe qeveria e Serbisë krijuar një ndërmarrje të përbashkët. FIAT investoi fonde dhe

pajisje, ndërsa qeveria ka investuar disa të fonde, transferoi disa aktive nga fabrika e makinave

Zastava, dhe u përkushtua për të investuar në infrastrukturën mbështetëse. Investimi total është

afër 1 miliard euro me FIAT që investoi afro 700 milion euro dhe qeveria rreth 300 euro.

Rezultati i kësaj pronësie të huaj ka qenë rritja më e madhe e produktivitetit (Gill, Raiser dhe të

tjerë 2012). Shembulli i Zastavas ilustron se si EJL6 është bërë gradualisht më e integruar në

ekonominë globale. Ndërmjet viteve 1995 dhe 2010, produktiviteti në EJL6 i rrit me një

mesatare vjetore prej 4.3 përqind, niveli i dytë më i lartë pas Shteteve të Partneritetit Lindor (6.6

përqind). Brenda EJL6, Serbia regjistroi rritjen më të lartë vjetore të produktivitetit (8 përqind),

ndërkohë që Maqedonia kishte rritjen më të ulët vjetore të produktivitetit në (1.9 përqind).

Por nivelet e produktivitetit në EJL6 janë ende shumë më të ulëta se sa në BE15: në vitin

2009 produktiviteti total i fuqisë punëtore (mijëra USD konstantë të 2005) në BE15 Kontinentale

ishte pothuajse nëntë herë më i lartë se në EJL6, shtatë herë më i lartë në BE15 Veriore, pesë

herë më i lartë në BE15 Jugore, dhe dy herë më i lartë në BE11. Gjithashtu ka diferenca brenda

rajonit. Shqipëria kishte produktivitetin më të lartë total të fuqisë punëtore në vitin 2009 (12.5

mijë USD konstantë të 2005) ndërkohë që ai ishte vetëm 6 mijë në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Perspektiva për integrimin në BE ka sjellë dhe një përmirësim të mjedisit të biznesi. Sipas

Bankës Botërore (2012), miratimi i legjislacionin kombëtar në Maqedonia në përpythje me

legjislacionin e BE, për shembull, ka sjellë përmirësime të rëndësishme në klimën e biznesit. Në

vitin 2012, vendi u rendit në vendin e 22-të në lehtësinë e të bërit biznes (ndërmjet 183

ekonomive), nga një renditje në vendin e 81-të në vitin 2006 (ndërmjet 155 ekonomive).

Përmirësime të ngjashme në mjedisin e biznesit u panë dhe në vendet e tjera të EJL6: Në

Shqipëri, numri i procedurave për të filluar një biznes u ul nga 11 në vitin 2004 në 5 në vitin

2012. Në vitin 2012, duheshin mesatarisht 22 ditë në vendet e EJL6 për të filluar një biznes, në

krahasim me 53 në vitin 2004. Gjithashtu, numri i ditëve të nevojshme për të detyruar zbatimin e

kontratave u reduktua nga 706 në vitin 2004 në 493 në vitin 2012. Megjithatë, mjedisi i biznesit

në EJL6, megjithëse është e krahasueshme me BE15 Jug, ende është prapa BE15 Veriore dhe

Kontinentale si dhe BE11 (tabela 9). Në vitin 2011, fillimi i një biznesi në EJL6 ishte më e

vështira ndërmjet vendeve evropiane. Institucionet në EJL6 gjithashtu duken të dobëta, ku vetëm

BE15 Jugore ka performancë më të dobët se EJL6. Ka një ndryshueshmëri të konsiderueshme

edhe ndërmjet vendeve në EJL6: Të bërit biznes në Maqedoni (DB 2011 treguesi 76.7) dhe Mali

i Zi (70.8) është shumë më e lehtë se në Bosnjë dhe Hercegovinë (55.4) ose Kosovë (56.1), me

Serbinë dhe Shqipërinë që gjenden në mes.

Megjithatë, roli i novacionit në vendet e EJL6 mbetet shumë i kufizuar. Shpenzimet e

sektorit publik në Kërkim dhe Zhvillim (R&D) ishte shumë më poshtë se 1 përqind e PBB në të

gjithë vendet e EJL6, përveç Malit të Zi (1.1 përqind e PBB). Bizneset në EJL6 shpenzojnë më

pak në novacion se sa çdo rajon tjetër i Evropës. Gjithashtu, arsimi tretësor i ndjekur nga

popullata me moshë 30-34 ishte më i ulëti në Evropë, duke arritur në 15 përqind në krahasim me

rreth 20 përqind në BE11 dhe BE15 Jug; 25 përqind në Shtetet e Partneritetit Lindor; rreth 30 në

BE15 Kontinentale; dhe mbi 35 në BE15 Veri. Kjo gjithashtu pasqyrohet në eksportet e

produkteve të inovacionit. Duke pasqyruar këtë rol të kufizuar të novacionit, produktet

teknologjike të mesme dhe të larta dhe shërbimet që kërkojnë njohuri përbënin 17 përqind të

51

eksporteve totale të mallrave në vitin 2010, raporti më i ulët në Evropë. Si pasojë, EJL6 merr të

ardhura të kufizuara nga pagesat e rentave dhe liçensat nga jashtë vendit (0.06 përqind e PBB).

Table 9. Treguesi i të Bërit Biznes (0-100; 0=dobët, 100=shkëlqyeshëm)

Grupimi i vendeve1/ Totali Fillimi Funksionimi Institucionet

BE15 Veri 87.16 94.40 90.32 80.86

BE15 Kontinental 74.43 84.37 80.88 73.15

BE15 Jug 64.40 82.28 73.28 56.60

BE11 68.34 83.14 73.71 70.22

EJL6 63.13 79.12 70.13 64.52

Partneriteti Lindor 60.63 81.95 62.65 70.28 Burimi: Vlerësimet e stafit bazuar në Të Bërit Biznes 2011, Banka Botërore.

Shënim: 1/Shih Shtojcën 1 për përcaktimin e grupimeve të vendeve.

D. FUQIA PUNËTORE DHE QEVERIA: PAPUNËSIA E LARTË,

POPULLSITË NË PLAKJE DHE BUXHETET E NGARKUARA

Megjithëse perspektiva e anëtarësisë në BE dhe integrimi ekonomik ka sjellë konvergjencë

të të ardhurave në EJL6, ato ende nuk kanë krijuar aq vende pune sa i nevojiten vendeve

të EJL6. Statistikat e papunësisë janë vërtet shqetësuese: Në vitin 2009 pothuajse gjysma e

forcës punëtore në Kosovë, dhe pothuajse një në tre në Maqedoni dhe Malin e Zi ishin të papunë

(figura 7). Panorama e punësimit ishte vetëm pak më mirë në ekonomitë e tjera të EJL6: një në

katër njerëz në fuqinë punëtore në Bosnjë Hercegovinë, një në shtatë në Serbi, dhe një në dhjetë

në Shqipëri mbetën të papunë. EJL6 si rajon kishte rezultat shumë më të dobët se çdo rajon tjetër

në Evropë (figura 61). Papunësia e lartë thekson nevojën që vendet e rajonit jo vetëm të ndjekin

politikat pro rritjes por dhe të përmirësojnë fleksibilitetin dhe mobilitetin e tregut të punës

nëpërmjet reformimit, ndërmjet të tjerave, të rregulloreve të fuqisë punëtore për t‘i bërë

ekonomitë e tyre më konkurruese. Kutia 3 përmbledh shembujt e vendeve që kanë ndërmarrë

reforma të tregut të punës me sukses në vitet e fundit.

Figura 61: Niveli i papunësisë si një përqindje e fuqisë totale të punës (viti 2009 ose më i fundit i

disponueshëm)

Shënim: Të dhënat për vitin 2009 ose për vitin më të fundit të disponueshëm. Të dhënat për Bjellorusinë nuk janë të disponueshme.

Burimi: Banka Botërore.

0

5

10

15

20

25

30

35

40

45

50

EU15 North EU15 Continental

EU15 South EU11 SEE6 Eastern Partnership

ALB BIH KSV MKD MNE SRB

52

Figura 62: Migracioni neto për 1,000 individë (2010), dhe niveli i migracionit për personat me

arsim tretësor (2000)

Shënim: Të dhënat për migracionin neto në Kosovë janë të padisponueshme. Të dhënat mbi nivelin e emigrimit të personave me arsim tretësor në

Kosovë, Mal i Zi, dhe Serbi janë të padisponueshme. Për emigracionin, niveli i personave me arsim tretësor në Iralandë është përjashtuar nga mesatarja e BE15 Veri.

Burimi: Banka Botërore.

Për shkak se është e vështirë të gjejnë punë, shumë njerëz vendosin të emigrojnë. Në fakt,

ndërkohë që BE15 dhe BE11 po tërhiqnin emigrantë, EJL6 regjistroi një migrim neto negativ në

vitin 2010 (figura 62, paneli majtas). Gjithashtu, edhe Shtetet e Partneritetit Lindor përjetuan një

fluks në dalje të emigrantëve, megjithëse niveli ishte shumë më i lartë se në EJL6. Emigracioni

neto ishte në nivelin më të lartë në Shqipëri (-15%), ndërkohë që ai qëndroi në nivelin ndërmjet -

4 dhe 0 për çdo 1000 persona për pjesën tjetër të vendeve në rajon. Natyra dhe përbërja e këtij

emigracioni ka gjithashtu rëndësi: EJL6 kishte nivelin më të lartë të emigracionit të personave

me arsim tretësor në Evropë, pothuajse dy herë më të lartë se BE11 dhe BE15 Jugore (figura 62,

paneli i djathtë). Në EJL6, një në pesë qytetarë me arsim tretësor ka emigruar. Sipas vendeve,

Maqedonia ka patur nivelin më të lartë, ku pothuajse një në tre qytetarë me arsim tretësor është

larguar nga vendi, ndërkohë që Shqipëria kishte nivelin më të ulët (17.5 përqind).

-25

-20

-15

-10

-5

0

5

10

15

20

25

30

EU15 North EU15 Continental

EU15 South EU11 SEE6 Eastern Partnership

Migracioni neto, për 1,000 popullatë

0

5

10

15

20

25

EU15 North EU15 Continental

EU15 South EU11 SEE6 Eastern Partnership

Niveli i emigracionit i personave me arsim tretësor (% e popullatës totale me arsim

tretësor)

53

Madhësia mesatare e qeverisë në vendet e EJL6, në nivelin rreth 40 përqind e PBB, është e

krahasueshme me Shtetet e Partneritetit Lindor por më e vogël se çdo grupim tjetër në

Evropë (Figura 63). Në vitin 2009, vendet e EJL6 shpenzuan rreth 40 përqind të PBB-së së tyre,

dhe më shumë se një e katërta shkoi për mbrojtjen sociale. Me përjashtim të Serbisë (19

përqind), shpenzimet e mbrojtjes sociale, me një mesatare prej 11 përqind, nuk sihte veçanërisht

e madhe kur krahasohet me rajonet e tjera në Evropë (figura 9): BE15 Veriore (20.3 përqind e

PBB), BE15 Kontinentale (19 përqind), BE15 Jugore (18.6 përqind), BE11 (14.7 përqind), dhe

Shtetet e Partneritetit Lindor (11.9). Megjithatë, vendet e EJL6 përballen me sfida të rëndësishme

për sigurimin e një efiçense dhe efektiviteti më të madh të shpenzimeve publike. Një përbërës

kryesor i reformës qeveritare përpara është sigurimi i një ofrimi më efiçent të shërbimeve në

shëndetësi, arsim dhe mbrojtje sociale nëpërmjet, ndërmjet të tjerave, targetimit më të mirë,

reformave institucionale dhe përgjegjshmëri më e madhe në përdorimin e burimeve publike.

Kutia 3: Reformimi i tregut të punës: Një histori e dy vendeve (dhe disa mësime)

Bërja e tregut të punës fleksibël nuk është një detyrë e lehtë por dy vende kanë arritur ta kryejnë, duke ofruar

mësime për vendet e tjera në EJL6. Megjithëse vendet me nivele të ndryshme të të ardhurave mund të përballen

me sfida të ndryshme, rritja e fleksibilitetit të tregjeve të punës mund të japë suksese të ngjashme. Kjo kuti

përshkruan përvojat e dy ekonomive në faza të ndryshme zhvillimi: Danimarka dhe Estonia.

Danimarka. Në Danimarkë, rregullimi i tregut të punës kombinon fleksibilitetin për punëdhënësit dhe sigurinë e të

ardhurave për punëtorët. Ky rregullim quhet ―fleksiguri‖ dhe është ngritur të paktën që në vitet 1970 (Iwulska

2011). Fleksiguria kombinon tre elemente. Së pari, është e lehtë të përjashtoshosh dhe të marrësh në punë: ccdo vit

një në pesë danezë përjetojnë papunësinë, kryesisht gjatë tranzicionit në një punë të re. Së dyti, pasi dalin të

papunë, punëtorët gëzojnë një nga sistemet më bujare të përfitimeve në Evropë. Megjithatë, rastet e papunësisë

afat-gjatë në Danimarkë ishin në nivelin 9.1 krahasuar me mesataren e ponderuar të OECD prej 23.5. Së treti, duke

miratuar programe aktive të tregut të punës, të papunët nxiten të rifuten në punësim. Fleksiguria duket që

funksionon mirë në Danimarkë. Ndërmjet viteve 1995 dhe 2008, papunësia mesatare ishte 4.9 përqind, krahasuar

me 8.5 përqind për pjesën tjetër të BE15. Fleksiguria në Danimarkë është rezultat i strukturave që kanë evoluar

gradualisht, më shumë se vendime të njëhershme. Ajo funksionon sepse Danimarka ka një histori të gjatë të

vetërregullimit nga partnerët e tregut të punës. Së fundmi, kostoja e programeve të tregut të punës është thelbësore:

Danimarka shpenzoi 4.5 përqind të PBB në programet aktive të tregut të punës në vitin 2008.

Estonia. Estonia ka një nga rregulloret më fleksibël të fuqisë punëtore në Evropën në zhvillim. Edhe në sektorin

publik, punëdhënësit gëzojnë fleksibilitet relativ në caktimin e rrogave. Sipas Treguesit të të Bërit Biznes të Bankës

Botërore për praktikat e rekrutimit dhe shkarkimit (treguesi varion nga 1 në 7, 1 = i penguar nga rregulloret, 7 =

fleksibilitet i përcaktuar nga punëdhënësit), në vitin 2010, Estonia regjistroi nivelin më të lartë në rradhët e vendeve

të BE11 (4.5). Ky fleksibilitet filloi shumë herët pas tranzicionit, kur Estonia zbatoi ndryshimet në negocimin e

rrogës në vitin 1992. Në vitin 1999, u formua Këshilli Social-Ekonomik dhe ju dha përgjegjësia për caktimin e

rrogës minimale, pragun e të ardhurave të përjashtuara nga taksat, dhe nivelet e përfitimeve të papunësisë

(Rutkowski, Scarpetta dhe others 2005). Me reformat, densiteti i sindikatave ra në mënyrë të ndjeshme nga 14.3

përqind në vitin 2000 në 6 përqind në vitin 2008 (përqindje e totalit të punonjësve të paguar, ILO, Statistics

Estonia, Anketimi i Fuqisë Punëtore). Si pasojë, niveli i papunësisë ra nga 13.7 përqind në vitin 2000 në 5.5

përqind në vitin 2008. Dhe megjithëse papunësia u rrit kohët e fundit në 16.9 përqind për shkak të krizës financiare

të viteve 2008-09, ajo parashikohet të bjerë në 5.8 përqind deri në vitin 2016 (FMN, WEO). Burimi: Rutkowski, Scarpetta dhe others (2005), Iwulska (2011).

54

Figura 63: Shpenzimet e përgjithshme qeveritare (% e PBB), 2009

Shënim: Të dhënat për shpenzimet e përgjithshme qeveritare në shëndetësi në Kosovë nuk janë të disponueshme, si edhe shpenzimet e përgjithshme qeveritare në arsim në Bosnje Hercegovinë dhe Malin e Zi.

Burimi: IMF, OECD.

Ashtu si në pjesën tjetër të Evropës, shpenzimet qeveritare i tejkalojnë të ardhurat në

EJL6. Rajoni mbledh rreth 22 përqind të PBB në të ardhura totale tatimore, afërsisht i njëjti

nivel me pjesën tjetër të Evropës, me përjashtimin e dukshëm të BE15 Veriore (35.8 përqind e

PBB). Shumica e të ardhurave tatimore vijnë nga tatimet mbi mallrat dhe shërbimet, ndëkohë që

të ardhurat nga tatimi i fitimit ishin veçanërisht të vogla (1.5 përqind e PBB) – niveli më i ulët në

Evropë (tabela 2). Ekziston një farë heterogjeniteti brenda grupit të EJL6, ku Serbia merr të

ardhurat më të larta të tatimeve të përgjithshme si përqindje e PBB por vetëm 1 pikë përqindje

nga tatimi i fitimit.

Si rezultat, rajoni ka akumuluar tashmë nivele të rëndësishme borxhi (figura 64). Niveli

mesatar i borxhit si përqindje e PBB është më e lartë se në Shtetet e Partneritetit Lindor dhe

BE11. Megjithatë, ekziston një heterogjenitet në rajonin e EJL6. Në vitin 2009 Shqipëria

regjistroi borxhin qeveritar më të lartë bruto prej rreth 60 përqind të PBB, pothuajse në të njëjtin

nivel me mesataren e BE15 Kontinentale, ndërkohë që Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe

Serbia kishin nivele bruto borxhi ndërmjet 36 dhe 41 përqind të PBB. Maqedonia kishte nivelin

më të ulët të borxhit, me rreth 24 përqind të PBB në vitin 2009.

0

5

10

15

20

25

EU15 North EU15 Continental EU15 South EU11 SEE6 Eastern Partnership

Health

Education

Social Protection

55

Figura 64: Borxhi i përgjithshëm bruto qeveritar (% e PBB), 2009

Shënim: Të dhënat për borxhin e përgjithshëm bruto qeveritar në Kosovë janë të padisponueshme.

Burimi: IMF, OECD.

Parashikimet demografike për EJL6 tregojnë që fuqia punëtore do të tkurret me rreth një

të katërtën (25%) ndërmjet viteve 2010-50, me një plakje të konsiderueshme të popullsisë

(figura 65). EJL6 aktualisht ka raportin e dytë më të ulët të varësisë (18 përqind) në Evropë (pas

Shteteve të Partneritetit Lindor), por kjo do të rritet më shumë se dy herë në 43.5 deri në vitin

2050, duke tejkaluar raportin e varësisë të BE15 Veriore (41.7) dhe Shtetet e Partneritetit Lindor

(37.7) deri në vitin 2050. Ndërmjet vendeve në EJL6, Bosnja dhe Hercegovina do të plaket me

shpejtësinë më të madhe (ku raporti i varësisë do të rritet në 55.1 përqind deri në vitin 2050, nga

19.8 në vitin 2010), e ndjekur nga Maqedonia (nga 16.7 në vitin 2010 në 43.1 deri në vitin 2050).

Figura 65: Fuqia punëtore e EJL6 do të tkurret me rreth një të katërtën ndërmjet viteve 2010-50

(ndryshim kumulativ i parashikuar në popullatën në moshë për punë, 2010–50, përqind)

Burimi: U.S. Census Bureau, International Data Base.

0

5

10

15

20

25

EU15 North EU15 Continental EU15 South EU11 SEE6 Eastern Partnership

Health

Education

Social Protection

North America

North-East Asia

Western EuropeEmerging Europe

SEE

-40

-30

-20

-10

0

10

20

30

Wor

king

-age

pop

ulat

ion,

201

0=0

2010 2015 2020 2025 2030 2035 2040 2045 2050

56

Popullsia në plakje pritet të shtojë kostot e pensioneve dhe kujdesit shëndetësor, duke

krijuar një barrë të mëtejshme mbi financat publike. Sistemet e pensioneve në EJL6 ka të

ngjarë të rëndohen si një rezultat i popullatës në plakje, meqenëse më pak punëtore mbështesin

më shumë të moshuar, duke reflektuar raportin më të lartë të varësisë. Gjithashtu, dhe kostot e

kujdesit shëndetësor kanë të ngjarë të rriten në mënyrë të rëndësishme ndërkohë që vendet

luftojnë me kujdesin shëndetësor për të moshuarit. Kjo do të thotë që nevojiten rregullime të

mëdha fiskale për të trajtuar si çekulibrat ekzistues ashtu dhe kostot që lidhen me popullsinë në

plakje në të ardhmen, duke përfshirë reformat e pensioneve dhe sistemet e transfertave sociale,

dhe kujdesi shëndetësor. Sipas Gill, Raiser dhe të tjerë (2012), në vendet kandidate të BE një

rregullim në bilancin primar prej 3.4 përqind të PBB kërkohet ndërmjet viteve 2010 dhe 2020.

Kjo është më e lartë se në Shtetet e Partneritetit Lindor (2.9) por më e ulët se në vendet e BE12

(4.9). Megjithatë, kur bilanci primar rregullohet në mënyrë ciklike, vendet kandidate të BE

shfaqin nevojat më të mëdha për rregullime (3.4 përqind) ndërmjet viteve 2010 dhe 2020 në

Evropën në zhvillim, të ndjekura nga Shtetet e Partneritetit Lindor (3.0 përqind) dhe BE12 (2.8

përqind).

E. KONKLUZIONE DHE PASOJA PËR REFORMAT POLITIKE:

NGA KONVERGJENCA NË REFORMIMIN E FUQISË PUNËTORE

DHE QEVERISË

Ndikimet kryesore për politikën e zhvillimit afatgjatë në vendet e EJL6 për të ardhmen janë të

dyfishta:

(i) Mbajtja në funksionim e ―motorit të konvergjencës‖ duke shfrytëzuar flukset më të

mëdha tregtare dhe financiare:

Tregtia: Megjithëse përqindja e eksporteve nga EJL6 drejt BE15 është rritur, dhe

sofistikimi i eksporteve me BE15 është rritur që në vitin 2000, EJL6 mbetet më pak e

sofistikuar në lidhje me tragtinë në shërbime të krahasuara edhe me BE11, ku pjesa e

madhe e tregtisë së shërbimeve është përqendruar në transport, udhëtim, ndërtim dhe

argëtim. Kjo nxjerr në pah rëndësinë e vazhdimit të shfrytëzimit të mundësive të

tregtisë—veçanërisht duke rritur sofistikimin e eksporteve dhe duke shkuar drejt

eksporteve me vlerë të shtuar më të lartë, duke përfshirë tregtinë në mallra kapitale dhe

shërbime moderne—për të mbajtur në punë makinën e konvergjencës.

Financat: Megjithëse EJL6 ka përfituar nga flukset e mëdha të kapitalit që nga viti 2001,

shumica e të cilave erdhi në formën e IHD për sektorin bankar, rrjedhoja është që vendet

në rajon kanë nevojë të ruajnë vigjilencën ndaj vulnerabiliteteve të sektorit financiar—

përfshirë efektet e mundshme negative të huadhënies së pambrojtur në monedhë të huaj,

flluskat e aseteve dhe shpërthimet e konsumit—për të mbajtur në punë makinën e

konvergjencës. Kjo do të kërkojë, ndërmjet të tjerave, kontrollin e rritjes së kreditimit dhe

zbatimin aktiv të politikave të stabilitetit makro.

(ii) Reforma e fuqisë punëtore dhe qeverisë tani me qëllim që të trajtohen sfidat afat-gjata

të papunësisë së lartë dhe popullsisë në plakje:

Fuqia punëtore: Ekonomitë e EJL6 kanë pasur shumë sukses në rritjen e produktivitetit

të fuqisë punëtore që në fillim të viteve 1990, duke e rritur me një përqindje mesatare

vjetore prej 4.3 përqind gjatë viteve 1995-2010, por kjo rritje nuk ka krijuar përgjithësisht

vende pune të mjaftueshme, me shumicën e vendeve në rajon që përballen sot me nivele

57

të larta të papunësisë. Kjo nënvizon rëndësinë kritike të krijimit të më shumë vendeve të

punës, veçanërisht për të rinjtë dhe të arsimuarit, jo vetëm nëpërmjet ndjekjes së

politikave të rritjes ekonomike por edhe duke ndërmarrë reforma të tregut të punës për të

rritur fleksibilitetin dhe mobilitetin e tregut të punës. Reformat e tregut të punës (p.sh.

reduktimi i shtrëngimeve në rekrutimin dhe shkarkimin, kostot e largimit nga puna, etj.)

dhe politikat aktive të tregut të punës që promovojnë, ndërmjet të tjerave, përputhjen me

vendin e punës dhe trainimin do të marrin rëndësi kritike për të trajtuar sfidën e

papunësisë.

Qeveria: Në nivelin rreth 40 përqind të PBB, madhësia mesatare e qeverisë në EJL6

është më e vogël se çdo grupim tjetër në Evropë. Megjithatë, EJL6 përballet me një nga

perspektivat më të këqija demografike në katër dhjetëvjeçarët e ardhshëm, me një plakje

të konsiderueshme të popullsisë, një forcë punëtore në tkurrje (me një të katërtën), dhe

emigracionit në dalje—të gjitha këto vijnë duke rënduar sistemet e mbrojtjes sociale dhe

pensioneve, kostot e kujdesit shëndetësor dhe financat publike. Sistemet e pensioneve në

EJL6 ka të ngjarë të rëndohen konsiderueshëm, duke qenë se më pak punëtorë do të

mbështesin më shumë të moshuar duke pasqyruar raporte më të larta varësie. Kostot e

kujdesit shëndetësor gjithashtu kanë të ngjarë të rriten në mënyrë të konsiderueshme

ndërkohë që vendet e rajonit përballen me kujdesin shëndetësor për të moshuarit. Kjo do

të thotë që nevojiten korigjime të mëdha fiskale për të trajtuar si çbalancimet aktuale dhe

kostot e ardhshme që lidhen me popullatën në plakje, duke përfshirë reformat e

pensioneve dhe sistemet e transfertave sociale, dhe kujdesi shëndetësor. Përmirësimi i

efiçensës dhe efektivitetit të shpenzimeve publike do të jetë kritik për të trajtuar këto

sfida. Reformimi i mbrojtjes sociale dhe kujdesi shëndetësor sot do të ketë rëndësi

thelbësore për vendet e rajonit për të qenë më të përgatitur për tranzicionin demografik

dhe popullatën në plakje në të ardhmen; dhe këto reforma nga ana e tyre janë kritike për

të bërë rregullimet fiskale të nevojshme për të mbajtur në rregull financat publike,

përfshirë dhe borxhin publik.

Shtojca 1: Grupimi i vendeve i përdorur në këtë dokument

BE15 Veri BE15

Kontinentale

BE15 Jug EJL6 BE11 Vendet e

Partneritetit

Lindor

Danimarka Austria Greqia Shqipëria Bullgaria Armenia

Finlanda Belgjika Italia Bosnja dhe

Hercegovina

Kroacia Azerbaixhani

Irlanda Franca Portugalia Kosova Czech

Republic

Bjellorusia

Suedia Gjermania Spanja Maqedonia Estonia Gjeorgjia

Mbretëria e

Bashkuar

Luksemburg Mali i Zi Hungaria Moldavia

Hollanda Serbia Letonia Ukraina

Lituania

Polonia

Rumania

Sllovakia

Sllovenia