25
1 AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT E DREJTA CIVILE, PENALE, LEGJISLACIONI TREGTAR DHE E DREJTA E PUNËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2016 Teza me përgjigje SEKSIONI I PARË: PYETJE ME ALTERNATIVA ( 1 PIKË SECILA) 1. Personi juridik duhet të bëjë regjistrimin fillestar brenda: a) 15 ditësh nga data e themelimit; b) 30 ditësh nga data e themelimit, por në cdo rast para nisjes së veprimtarisë1 efektive; c) 30 ditësh nga data e nisjes së veprimtarisë; d) 20 ditësh nga data e nënshkrimit të kontributeve. Përgjigja e saktë: alternativa ( b ) 2. Cili nga pohimet e mëposhtëme është i vërtetë? a) Kontributet e aksionarëve në një shoqëri aksionare mund të jenë vetëm në para b) Kontributet e aksionarëve në një shoqëri aksionare mund të jenë në para, apo në natyrë; c) Kontributet e aksionarëve mund të jenë në para, në natyrë dhe në krah pune; d) Kontributet e aksionarëve mund të jenë në para, në natyrë, në punë dhe në shërbime. Përgjigja e saktë: alternativa ( b ) 3. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar shpërndan fitime vetem kur: a) Aktivet e shoqërisë mbulojnë tërësisht detyrimet b) Vetem kur aktivet e shoqërisë mbulojnë dyfishin e detyrimeve c) Vetem me vendim unanim d) Përpara pagimit të dividentit Përgjigja e saktë: alternativa ( a )

AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT E DREJTA CIVILE, PENALE ......E DREJTA CIVILE, PENALE, LEGJISLACIONI TREGTAR DHE E DREJTA E PUN ËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2016 Teza me përgjigje

  • Upload
    others

  • View
    25

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • 1

    AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT

    E DREJTA CIVILE, PENALE, LEGJISLACIONI TREGTAR DHE E

    DREJTA E PUNËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

    2016

    Teza me përgjigje

    SEKSIONI I PARË: PYETJE ME ALTERNATIVA ( 1 PIKË SECILA)

    1. Personi juridik duhet të bëjë regjistrimin fillestar brenda:

    a) 15 ditësh nga data e themelimit;

    b) 30 ditësh nga data e themelimit, por në cdo rast para nisjes së veprimtarisë1 efektive;

    c) 30 ditësh nga data e nisjes së veprimtarisë;

    d) 20 ditësh nga data e nënshkrimit të kontributeve.

    Përgjigja e saktë: alternativa ( b )

    2. Cili nga pohimet e mëposhtëme është i vërtetë?

    a) Kontributet e aksionarëve në një shoqëri aksionare mund të jenë vetëm në para

    b) Kontributet e aksionarëve në një shoqëri aksionare mund të jenë në para, apo në natyrë;

    c) Kontributet e aksionarëve mund të jenë në para, në natyrë dhe në krah pune;

    d) Kontributet e aksionarëve mund të jenë në para, në natyrë, në punë dhe në shërbime.

    Përgjigja e saktë: alternativa ( b )

    3. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar shpërndan fitime vetem kur: a) Aktivet e shoqërisë mbulojnë tërësisht detyrimet b) Vetem kur aktivet e shoqërisë mbulojnë dyfishin e detyrimeve c) Vetem me vendim unanim d) Përpara pagimit të dividentit

    Përgjigja e saktë: alternativa ( a )

  • 2

    4. Shoqëria aksionare mund të ofrojë për emetim aksione me vlerë: a) Më të vogël se vlera nominale b) Shoqëria nuk emeton aksione c) Nuk ka rëndësi vlera e aksioneve të emetuara d) Asnjëra nga alternativat më sipër

    Përgjigja e saktë: alternativa ( d )

    5. Likuiduesit nuk mund të shpërndajnë aktivet e mbetura përpara përfundimit të afatit:

    a) 3- mujor nga publikimi i thirrjes së dytë, drejtuar kreditorëve, për të depozituar pretendimet e tyre

    b) 6- mujor nga publikimi i thirrjes së dytë, drejtuar kreditorëve, për të depozituar pretendimet e tyre

    c) 3- mujor nga publikimi i thirrjes së parë, drejtuar kreditorëve, për të depozituar pretendimet e tyre

    d) 6- mujor nga publikimi i thirrjes së parë, drejtuar kreditorëve, për të depozituar pretendimet e tyre

    Përgjigja e saktë: alternativa ( a )

    6. Të gjithë ortakët në shoqërinë kolektive janë të detyruar të njoftojnë Qendrën Kombëtare

    të Regjistrimit për regjistrim, në përputhje me nenin 43 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 "Për

    Qendrën Kombëtare të Regjistrimit", për:

    a) aktet,

    b) faktet e prishjes dhe largimit të ortakëve

    c) nëse prishja bëhet me vendim gjykate

    d) a+b

    Përgjigja e saktë: alternativa ( d )

  • 3

    7. E drejta e parablerjes është:

    a) E drejta e blerjes se sendit në kushte të njëjta nga anëtarët e familjes. b) E drejta e blerjes se sendit në kushte të njëjta nga personat në lidhje gjaku me vijë të

    drejte me pronarin.

    c) E drejta e blerjes se sendit në kushte të njëjta nga anëtarët e familjes bujqësore. d) E drejta e blerjes se sendit në kushte të njëjta nga bashkëpronarët e tjerë.

    Përgjigja e saktë: alternativa ( d )

    8. E drejta e pushimeve që nuk (jepen) merren parashkruhet

    a) brenda gjashtë muajve që nga dita në të cilën punëmarrësit i lind kjo e drejtë. b) brenda një viti që nga dita në të cilën punëmarrësit i lind kjo e drejtë c) brenda dy vjetëve që nga dita në të cilën punëmarrësit i lind kjo e drejtë d) brenda tre vjetëve që nga dita në të cilën punëmarrësit i lind kjo e drejtë

    Përgjigja e saktë: alternativa ( d )

    9. Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave emërohet për një periudhë:

    a) 2-vjeçare, me të drejtë riemërimi; b) 3-vjeçare, pa të drejtë riemërimi; c) 4-vjeçare, me të drejtë riemërimi; d) 5-vjeçare, pa të drejtë riemërimi.

    Përgjigja e saktë: alternativa ( c )

    10. Mbyllja e procedurës së falimentimit vendoset nga: a) Seksioni tregtar i gjykatës së rrethit; b) Mbledhja e kreditorëve, c) Komiteti i kreditorëve; d) Debitori.

    Përgjigja e saktë: alternativa ( a )

  • 4

    SEKSIONI I DYTË: KODI TREGTAR DHE QKR

    1. Ligji për Regjistrimin e Biznesit ka lejuar mundësinë e regjistrimit pa depozituar një

    akt themelimi dhe statut të shoqërisë. Për cilat lloje shoqërish lejohet një shmangie e

    tillë, si procedohet me regjistrimin në këtë rast dhe cilat dokumente vlerësohet se

    zëvendësojnë aktin e themelimit dhe statutin e shoqërisë? (3 PIKE)

    Përgjigja:

    Shoqëritë kolektive, komandite dhe ato me përgjegjësi të kufizuar (0.5 pikë) mund të

    regjistrohen, gjithashtu, duke depozituar vetëm aplikimin për regjistrim fillestar, (0.5 pikë)

    të plotësuar me të gjitha të dhënat e detyrueshme, dokumentet e identifikimit të anëtarëve

    apo ortakëve (0.5 pikë) dhe duke nënshkruar deklaratën e posaçme për njohjen,

    pranimin dhe zbatimin e dispozitave ligjore në fuqi, për organizimin dhe funksionimin

    e llojit të shoqërisë që regjistrohet. (0.5 pikë)

    Në këtë rast, aplikimi për regjistrim fillestar dhe deklarata e mësipërme, e nënshkruar sipas

    rastit nga ortakët, anëtarët ose nga personat e autorizuar të veprojnë në emër e për llogari të

    tyre, zëvendëson aktin e themelimit dhe statutin e shoqërisë (1 pikë)

  • 5

    2. Cilat janë të drejtat dhe detyrimet e këshillit të punëmarrësve në një shoqëri tregtare?

    (4 PIKE)

    Përgjigja:

    Këshilli i punëmarrësve monitoron zbatimin e ligjeve, të kontratave kolektive dhe

    dispozitave të statutit dhe përfaqëson interesat e punëmarrësve të shoqërisë. (1 pikë)

    Këshilli merr pjesë në vendimmarrjen për shfrytëzimin e fondeve të posaçme dhe të

    aktiveve të tjera të shoqërisë, të parashikuara në kontratat kolektive dhe në statut, si

    dhe për shpërndarjen e pjesës së fitimeve, që asambleja e përgjithshme vendos t'ia

    shpërndajë punëmarrësve. (1 pikë)

    Përfaqësuesi ligjor i shoqërisë e mban këshillin e punëmarrësve të informuar për

    veprimtaritë dhe ecurinë e shoqërisë tregtare e në mënyrë të veçantë për efektet e politikat

    e shoqërisë për kushtet e punës, pagat, sigurinë në punë, ndarjen e mundshme të fitimeve,

    ndryshimin e statusit, sistemin e pensioneve të shoqërisë, ristrukturimin dhe

    pjesëmarrjen e shoqërisë në shoqëri të tjera. (1 pikë)

    Përfaqësuesi ligjor, me kërkesën e këshillit të punëmarrësve, paraqet gjendjen e llogarive,

    përfshirë llogaritë e konsoliduara, raportet për gjendjen e ecurisë së veprimtarisë së

    shoqërisë tregtare, raportet e këshillit mbikëqyrës apo të ekspertëve kontabël të

    autorizuar. (1 pikë)

    Këshilli i punëmarrësve, gjithashtu, mund të informojë veten drejtpërdrejt për performancën

    e shoqërisë tregtare dhe të këqyrë librat e dokumentet e shoqërisë, duke u dhënë mendime

    dhe sugjerime organeve drejtuese. (1 pikë)

    Këshilli i punëmarrësve i raporton asamblesë së punëmarrësve të shoqërisë për

    veprimtaritë e veta të paktën dy herë në vit ose sa herë e kërkon shumica e

    punëmarrësve. (1 pikë)

  • 6

    3. Çfarë thotë parimi i ndalimit të konkurrencës? Cilat janë sanksionet që mund të

    zbatohen në rast se ndonjëri prej ortakëve të shoqërisë e shkel parimin e ndalimit të

    konkurrencës? Cilat janë mjetet alternative që mund të përdorë shoqëria në një rast të

    tillë? (6 PIKE)

    Përgjigja:

    Ortakët e shoqërisë kolektive, ortakët e pakufizuar të shoqërisë komandite, ortakët dhe

    administratorët e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, si dhe administratorët dhe anëtarët e këshillit të

    administrimit të një shoqërie aksionare nuk mund të mbajnë një pozicion drejtues apo të jenë të

    punësuar në shoqëri të tjera, që ushtrojnë veprimtari në të njëjtin sektor ekonomik me shoqërinë e

    parë. Gjithashtu, këta persona nuk mund të mbajnë statusin e tregtarit për të ushtruar veprimtari në

    këtë sektor (3 pikë)

    Nëse ndonjëri prej personave të përmendur në pikën 1 të këtij neni shkel ndalimin e konkurrencës,

    shoqëria mund:

    a) ta përjashtojë atë nga shoqëria apo ta shkarkojë nga detyra; (0.5 pikë)

    b) të kërkojë ndërprerjen e veprimtarisë konkurruese; (0.5 pikë)

    c) të ngrejë padi për shpërblimin e dëmit (0.5 pikë)

    Shoqëria, si alternativë të ngritjes së padisë për shpërblimin e dëmit, mund t'i kërkojë secilit prej

    personave të përmendur në pikën 1 të këtij neni:

    a) të pranojë se transaksionet e kryera për llogari të tij të kalohen për llogari të shoqërisë; (0.5 pikë)

    b) t'i transferojë shoqërisë të gjitha përfitimet që ka marrë nga kryerja e veprimeve për llogari të

    personave të tretë; (0.5 pikë)

    c) t'i transferojë shoqërisë të gjitha të drejtat e kreditë, që kanë rrjedhur nga kryerja e veprimeve për

    llogari të personave të tretë. (0.5 pikë)

  • 7

    4. Cilat janë funksionet e QKR-së? (5 PIKE)

    Përgjigja:

    a) mban regjistrin tregtar; (0.5 pikë)

    b) kryen regjistrimet në regjistrin tregtar; (0.5 pikë)

    c) kryen regjistrimin e subjekteve, për qëllim të regjistrimit fiskal, të sigurimeve shoqërore e

    shëndetësore, si dhe inspektimit të marrëdhënieve të punës; (1 pikë)

    ç) lëshon certifikata, ekstrakte të regjistrimeve dhe kopje të vërtetuara të akteve, të

    depozituara sipas përcaktimit të këtij ligji; (1 pikë)

    d) publikon të dhënat e regjistrit të mbajtur, si dhe siguron aksesin e lirë të publikut në to; (1

    pikë)

    dh) informon dhe këshillon për procedurat e regjistrimit. (1 pikë)

  • 8

    5. Cili është organi kompetent për zgjedhjen e Administratorit në njëshoqëri aksionare? (3 PIKE)

    Përgjigja:

    Administratori i nje shoqerie aksionare zgjidhet nga Keshilli i Administrimit (keshilli

    mbikqyres).

    Megjithate statuti mund te percaktoj te drejten e zgjedhjes se administratorit nga ana e

    Asamblese se Aksionereve.

  • 9

    6. Cili është numri i kuotave që mund të zotërojë një ortak në njëshoqëri me përgjegjësi të kufizuar? (3 PIKE)

    Përgjigja:

    Nje ortak ne shoqerine me pergjegjesi te kufizuar mund te zoteroj vetem nje kuote qe

    perfaqeson perqindjen e zoteruar prej tij ne kapital.

  • 10

    7. Cilat janë mënyrat e zmadhimit të kapitalit? (4 PIKE)

    Përgjigja:

    Menyrat e zmadhimit te kapitalit jane:

    - zmadhim i kapitalit me emetim te aksioneve te reja;

    - zmadhim i kufizuar;

    - zmadhim i autorizuar;

    - zmadhim me aktive te shoqerise;

  • 11

    8. Cilat jane vendimet që mund të regjistrohen nëmënyrë të veçantë në rastin kur

    shoqëria zotërohet nga një ortak i vetëm?

    Cila është pasoja e mosregjistrimit të tyre? (4 PIKE)

    Përgjigja:

    Shoqeria me ortak te vetem ka si detyrim te regjistroje ne menyre te vecante vendimet qe

    kane te bejne me:

    a. Miratimin e pasqyrave financiare vjetore dhe te raporteve te ecurise se veprimtarise;

    b. Shperndarjen e fitimeve vjetore dhe mbulimin e humbjeve;

    c. Investime;

    d. Vendimet per riorganizimin dhe prishjen e shoqerise.

    Nese keto vendime nuk regjistrohen ne regjistrin e vendimeve, ato jane absolutisht te

    pavlefshme.

  • 12

    9. Çfarë kuptojmë me të drejtë parablerje të aksioneve dhe në cilat raste ushtrohet ajo?

    (4 PIKE)

    Përgjigja:

    Me te drejte parablerje nenkuptojme te drejten qe kane aksioneret e shoqerise per te qene te

    paret ne lidhje me propozimin e nje aksioneri per te shitur aksionet e tij. Kjo e drejte e

    shitblerjes ushtrohet nese eshte parashikuar ne statut ne cdo rast qe nje aksioner do te shese

    aksionet e tij.

  • 13

    10. Cilat janë kushtet të cilat nëse ekzistojnë njëkohësisht një individ nuk mund të zgjidhet si antar i këshillit të administrimit? (5 PIKE)

    Përgjigja:

    Nje individ nuk mund te jete njekohesisht anetar i keshillit te administrimit te nje shoqerie

    aksionere nese:

    a. Ai eshte anetar i keshillit te administrimit apo te keshillit mbikqyres ne dy shoqeri

    te tjera te regjistruara ne republiken e shqiperise; (2 pikë)

    b. Eshte administrator i nje shoqerie meme ose i nje shoqerie te kontrolluar te

    shoqerise; (1 pikë)

    c. Eshte administrator i nje shoqerie tjeter e cila ka si administrator ose anetar te

    keshillit te administrimit nje anetar te keshillit te administrimit apo te keshillit

    mbikqyres te shoqerise. (2 pikë)

  • 14

    11. Kur mund të likuidohet nëpërmjet një procedure të përshpejtuar shoqëria tregtare?

    (4 PIKE)

    Përgjigja:

    Vetëm, nëse kjo vendoset nga të gjithë ortakët apo aksionarët (2 pikë)

    dhe kur këta deklarojnë përpara gjykatës përkatëse se të gjitha detyrimet e shoqërisë ndaj

    kreditorëve janë shlyer e janë rregulluar të gjitha marrëdhëniet me punëmarrësit. (2 pikë)

  • 15

    12. Nga cili organ shpallet pavlefshmëria relative dhe cila është pasoja në këtë rast?

    (3 PIKE)

    Përgjigja:

    Pavlefshmëria relative shpallet nga gjykata (1 pikë)

    Shpallja e pavlefshmërisë së themelimit të shoqërisë tregtare nuk do të ketë si pasojë prishjen

    e shoqërisë dhe hapjen e procedurave të likuidimit, nëse përpara vendimit gjyqësor, rrethana

    që shkakton pavlefshmërinë është korrigjuar, dhe ky korrigjim është publikuar nga shoqëria

    në regjistrin tregtar, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për Qendrën

    Kombëtare të Regjistrimit”, të ndryshuar (2 pikë)

  • 16

    13. Cilat janë pasojat e regjistrimit të bashkimit të shoqërive pranë Qendrës Kombëtare të

    Regjistrimit? (6 PIKE)

    Përgjigja:

    a) ka pasojë kalimin te shoqëria përthithëse të të gjitha aktiveve e pasiveve të shoqërisë që

    përthithet. Ky transferim ka pasoja si në marrëdhëniet ndërmjet shoqërive, ashtu edhe te palët e

    treta; (2 pikë)

    b) bën që aksionarët apo ortakët e shoqërisë së përthithur të bëhen aksionarë apo ortakë të

    shoqërisë përthithëse; (2 pikë)

    c) bën që shoqëria që përthithet të vlerësohet e prishur, ndaj çregjistrohet nga Qendra Kombëtare

    e Regjistrimit, sipas seksionit V të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 "Për Qendrën Kombëtare të

    Regjistrimit", pa kaluar në procesin e likuidimit. (2 pikë)

  • 17

    SEKSIONI I TRETË:

    KODI CIVIL, KODI PENAL DHE PARANDALIMI PASTRIMIT TE PARAVE, E

    DREJTA E PUNES DHE FALIMENTIMI

    1. Çfarë nënkuptoni me kusht penal? (3 PIKE)

    Përgjigja:

    Sipas Kodit Civil, palët për të siguruar ekzekutimin ose ekzekutimin siç duhet të detyrimeve

    mund të parashikojnë në kontratë pagimin e një shumë të hollash ose kryerjen e një detyrimi

    tjetër, për riparimin e dëmit ose për të nxitur ekzekutimin e detyrimit.

    Është me rëndësi të theksohet që pagimi kushtit penal nuk mund të kërkohet në të njëjtën kohë

    me ekzekutimin e detyrimit. Kushti Penal mund të paguhet pasi detyrimi nuk ekzekutohet fare

    ose nuk ekzekutohet në mënyrën e parashikuar nga kontrata.

    Kur kushti penal është caktuar për rastin e mosekzekutimit të detyrimit dhe debitori nuk

    ekzekuton detyrimin e tij, kreditori ka të drejtë të kërkojë pagimin e kushtit penal, si dhe

    shpërblimin e pjesës së dëmit që kalon kushtin penal. Kur kushti penal është caktuar për rastin e

    ekzekutimit të detyrimit jo në mënyrën e duhur, dhe debitori nuk e ka ekzekutuar detyrimin e tij

    në mënyrën e duhur, kreditori ka të drejtë të kërkojë ekzekutimin e detyrimit dhe pagimin e

    kushtit penal, si dhe shpërblimin e pjesës së dëmit që kalon kushtin penal.

    Si alternative për paragrafin e mësipërm përgjigja mund të jetë duke pasur si bazë idenë që

    Kushti Penal është një mjet që siguron ekzekutimin e detyrimeve dhe ka një natyrë ndëshkuese.

    Ndërkohë, Kushti penal ndahet në kusht disiplinor, kushti penal është caktuar për rastin e

    mosekzekutimit të detyrimit, dhe kusht gjobor, kur kushti penal është caktuar për rastin e

    ekzekutimit të detyrimit jo në mënyrën e duhur.

    Kur kushti penal është tepër i madh në krahasim me dëmin e pësuar nga kreditori, gjykata me

    kërkesën e debitorit mund të pakësojë kushtin disiplinor deri në nivelin e dëmit të pësuar.

    Marrëveshja për kushtin penal duhet të bëhet me shkresë, pavarësisht nga madhësia e tij dhe nga

    forma që kërkohet për kontratën kryesore. Pra kjo nënkupton që mjafton të bëhet me shkresë të

    thjeshtë dhe se forma e kërkuar me shkresë të thjeshtë pavarësisht formës që kërkohet për

    kontratën kryesore, parashikohet nga ligji vetëm për qëllime provueshmëri.

  • 18

    2. Përcaktoni rrethin e sendeve të paluajtshme dhe parimin e dallimit të tyre me ato të luajtshme. (6 PIKE)

    Përgjigja:

    Ndarja midis sendeve në të luajtshme dhe në të paluajtshme bëhet duke pasur parasysh

    lidhjen e tyre të vazhdueshme e të qëndrueshme më tokën.

    Konkretisht, tek sendet e paluajtshme bëjnë pjesë toka, burimet e rrjedhjet e ujërave, drurët,

    ndërtesat, ndërtimet e tjera notuese të lidhura me tokën dhe çdo gjë që është e trupëzuar në

    mënyrë të qëndrueshme e të vazhdueshme me tokën ose ndërtesën. Përsa i përket drurëve

    duhet sqaruar që ato janë të paluajtshme përsa kohë janë të trupëzuara në mënyrë të

    qëndrueshme me tokën. Një kriter tjetër është që nëse shkëputja me tokën ndryshon

    destinacionin e sendit, atëherë sendi bëhet send i luajtshëm. P.sh. një drurë frutor qershie

    është i paluajtshëm, por në momentin kur pritet ai kthehet vetëm në një masë druri pra bëhet i

    paluajtshëm pasi ndryshon edhe destinacioni i përdorimit të tij. E njëjta gjë ndodh me një

    anije përsa kohë qëndron në ujë me qëllim lundrimin është e paluajtshme, por në momentin

    kur ajo vendoset në tokë për të mos u kthyer më në lundrim, ajo bëhet thjesht një mjet i

    luajtshëm.

    Nga kjo pikëpamje, të gjitha sendet e tjera, duke përfshirë edhe çdo energji tjetër natyrore,

    janë sende të luajtshme. Normat juridike mbi sendet e paluajtshme zbatohen edhe ndaj të

    drejtave reale që kanë si objekt sende të paluajtshme.

  • 19

    3. Cila është ana subjektive e figurës së veprës penal të korrupsionit pasiv në sektorin privat? Neni 164/b i Kodit Penal. (5 PIKE)

    Përgjigja:

    Ana subjektive, kjo vepër penale bëhet me dashje direkte me qëllim përfitimin e parregullt

    ose të një premtimi të tillë për vetë ose për persona të tjerë, ose pranimin e një ofertë ose

    premtimi që vjen nga përftimi i parregullt, nga personi që ushtron funksion drejtues ose

    punon në çdo pozicion në sektorin privat për të kryer ose mos kryer një veprim në

    kundërshtim me detyrën ose funksionin e tij. Motivet që çojnë në kryerjen e kësaj vepre

    penale mund të jenë të ndryshme, por nuk ndikojnë në cilësimin juridik të veprës penale.

    Duhet theksuar që në rastin konkret, subjekti është një subjekt i posaçëm i cili ka mundësi

    objektive dhe subjektive për të realizuar kryerjen ose moskryerjen e rregullt të detyrës në

    përputhje me qëllimin e personit që realizon veprën penale të korrupsionit aktiv pra të atij që

    mundëson përmbushjen e qëllimit të kryerjes së kësaj vepre penale. Kjo do të thotë që nëse

    personi do të premtonte kryerjen ose mos kryerjen e një veprimi, i cili nuk do të ishte pjesë e

    detyrës funksionale të tij sipas përcaktimeve të normave juridike të sektorit përkatës privat

    dhe legjislacionit në fuqi, atëherë nuk do të ishim para kësaj vepre penale, por përpara një

    vepre tjetër. Kjo për arsye se kjo vepër penale ka si objekt mbrojtjen e marrëdhënieve

    shoqërore në fushën e sektorit privat për të garantuar përmbushjen e rregullt të detyrës ose

    funksionit nga drejtuesit ose punonjësit e tjerë të sektorit privat.

  • 20

    4. Paga minimale, kushtet dhe institucioni që e përcakton atë (4 PIKË)

    Përgjigja:

    1. Paga minimale caktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

    2. Paga minimale përcaktohet në bazë:

    a. të faktorëve ekonomikë, kërkesave të zhvillimit ekonomik dhe zvogëlimit të papunësisë, rritjes

    së prodhimit;

    b. të nevojave të punëmarrësve dhe familjeve të tyre, duke pasur parasysh nivelin e përgjithshëm

    të jetesës së punëmarrësve në vend, të ardhurat e përfituara nga sigurimet shoqërore dhe nivelet e

    jetesës së grupeve të ndryshme shoqërore.

    3. Këshilli i Ministrave mund të caktojë një pagë minimale më të ulët për të lehtësuar futjen e të

    rinjve në tregun e punës.

  • 21

    5. Cilat janë degët e sigurimeve të cilat iu paguajnë të ardhura në para personave përfitues: (5 PIKË)

    Përgjigja:

    a) dega e sigurimit të sëmundjes;

    b) dega e sigurimit të barrëlindjes;

    c) dega e sigurimeve të pensioneve;

    ç) dega e sigurimit të aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale;

    d) dega e sigurimit të papunësisë

  • 22

    6. Çfarë kuptoni me termin “Procedura njihe klientin tënd”, të përdorur në ligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”? (4 PIKË)

    Përgjigja:

    Procedura njihe klientin tënd” nënkupton një sërë rregullash, të përdoruara nga institucionet

    financiare (1 pikë), që kanë të bëjnë me politikat e pranimit (1 pikë) e të identifikimit të

    klientit (1 pikë) dhe administrimit të riskut të tyre (1 pikë).

  • 23

    7. Çfarë mund të vendosë seksioni tregtar i gjykatës së rrethit mbasi ka shqyrtuar kërkesën për hapjen e procedurës së falimentimit? (3 PIKE)

    Përgjigja:

    Seksioni tregtar i gjykatës së rrethit vendos:

    a) rrëzimin e kërkesës për mungesë të shkakut ligjor për hapjen e procedurës së

    falimentimit. (1 pikë)

    b) rrëzimin e kërkesës për shkak të pamjaftueshmërisë së pasurive të debitorit për të

    mbuluar shpenzimet e procedurës së falimentimit. (1 pikë)

    c) pranimin e kërkesës dhe hapjen e procedurës së falimentimit. (1 pikë)

  • 24

    8. Mund të bëhet ankim kundër vendimit të seksionit tregtar të gjykatës së rrethit për pranimin ose rrëzimin e kërkesës për hapjen e procedurës së falimentimit? Nëse po,

    kush legjitimohet për të bërë ankimin? (3 PIKE)

    Përgjigja:

    Po. (1 pikë) Kundër vendimit të seksionit tregtar të gjykatës së rrethit për pranimin ose

    rrëzimin e kërkesës për hapjen e procedurës së falimentimit mund të bëhet ankim i veçantë

    nga debitori (1 pikë) ose kërkuesi për hapjen e procedurës së falimentimit (1 pikë) .

  • 25

    9. Kush e financon krijimin dhe funksionimin e Agjencisë së Mbikqyrjes së Falimentimit? (3 PIKE)

    Përgjigja:

    Burimet financiare për krijimin dhe funksionimin e Agjencisë sigurohen nga Buxheti i Shtetit

    (1,5 pikë), si dhe nga tarifat e realizuara nga veprimtaria e saj (1,5 pikë).