28

Doing Business in Berat

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Bashkia Berat

1

SI TË NISËSH

DHE TË

ZHVILLOSH

NJË BIZNES

NË BERAT

3

Petrit Sinaj

Kryetar i Bashkisë Berat

Guida e Biznesit është një botim i cili i vjen në ndihmë të gjithë të interesuarve që duan të hapin një biznes në Berat, duke ofruar informacion praktik dhe të hollësishëm për çdo hap që duhet të ndjekin në fillimin e ëndrrës së tyre.

Guida asiston jo vetëm me informacione mbi hartimin e një plani biznesi, këshilla praktike për marketing dhe promocion, informacione mbi qytetin dhe sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime për kontakte dhe vendndodhje të përshtatshme, ashtu si edhe ndihmon në identifikimin e aktorëve të mundshëm për bashkëpunim me biznesin.

Për më tepër, stafi i Bashkisë Berat ofron shërbime të përkujdesjes së mëtejshme për biznesin duke synuar të përmbushë në mënyrë të suksesshme kërkesat e investitorëve të huaj dhe diskutime për përfshirjen në projekte të përbashkëta.

Berati është një qytet i cili ofron mundësit të shumta për çdo sipërmarrës i cili synon të zhvillojë biznesin e tij. Trashëgimia kulturore e Beratit si pjesë e listës së objekteve të trashëgimisë kulturore botërore në UNESCO, e ka kthyer Beratin në një destinacion ndërkombëtar të turizmit kulturor, ku vlerave historike, i bashkohen vlerat e rralla të natyrës së peizazheve që rrethojnë Beratin, agrobiznesi dhe produktet BIO, kulinaria e pasur, dhe mbi të gjitha mikpritja tradicionale. Parku Kombëtar i Tomorit dhe kanionet e Lumit Osum, japin mundësi për zhvillimin e eko-turizmit dhe turizmit rural.

Pas reformës territoriale Bashkia Berat është zgjeruar duke përfshirë katër ish- komuna dhe 50 fshatra në territorin e saj. Duke qenë se qyteti i Beratit ka një strategji zhvillimi të orientuar kryesisht tek turizmi historik dhe kulturor dhe zhvillimi i agro-biznesit, prioritet për Bashkinë Berat kanë qenë projektet e fokusuara tek rijetëzimi i trashëgimisë kulturore kombinuar me agro-turizmin dhe turizmin e aventurës, duke kombinuar trashëgiminë kulturore që ofron Qendra Historike me resurset natyrore që ofron tashmë territori i ri i Bashkisë. Bashkia Berat në këtë aspekt, mirëpret çdo iniciativë të sipërmarrësve, të individëve apo partnerëve, të cilët janë të interesuar me projekte konkrete për të zhvilluar iniciativat e tyre, duke rritur potencialin ekonomik të qytetit dhe rritjen e cilësisë së jetës për banorët.

Falënderoj Projektin e USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore për mbështetjen që i ka dhënë Bashkisë Berat në përgatitjen dhe botimin e Guidës së Biznesit që tashmë do të ofrohet si pjesë e paketës promocionale të qytetit dhe si udhëzues me vlerë në çdo sportel ku ofrohen shërbime për biznesin.

4

Përmbajtja

1. Burimet për hapjen e biznesit 5

2. Informacionet bazë 6

a. Udhëzues për planin e biznesit

b. Ku mund të regjistroni biznesin tuaj

c.Taksat dhe tarifat

d. Lejet e ndërtimit

e.Udhëzuespërplanifikimin

d. Çështje të tjera

3. Zgjedhja e vendit 19

4. Sigurimi 20

5. Financimi 21

6 Institucionet Financiare 22

7. Krijimi i vendeve të punës 23

8. Lista e institucioneve 24

BURIMET PËR NISJEN E BIZNESIT

Nëse doni asistencë hap pas hapi apo për një nisje të menjëhershme në biznes, ka disa burime të lira dhe të jashtëzakonshme në Berat që mund tju vijnë në ndihmë në çdo hap në rrugëtimin tuaj.

Bashkia Berat Blvd. Republika, Berat

[email protected] www.bashkiaberat.gov.al

Drejtoria e Zhvillimit Strategjik dhe Integrimit Evropian ka si mision te saj hartimin dhe ndjekjen e projekteve të zhvillimit të qytetit, me fokus turizmin dhe trashëgiminë kulturore si bazë për rritjen ekonomike. Drejtoria harton dhe ndjek projekte me partnerë ndërkombëtare, BE dhe investitorë privat.

Blv. Dëshmorët e Kombit. Kryeministria, Kati III, Tiranë

tel: +355 (0)42 251 001 [email protected]/sme@aida.

gov.al

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve synon tërheqjen e investimeve të huaja, rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare nëpërmjet mbështetjes të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe inovacionit.

Rr. “Muhamet Gjollesha”, Nr.56, Tiranë, Shqipëri

Tel: +355 4 22 28 318E-mail: [email protected]

www.azhbr.gov.al

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural - AZHBR mbështet sipërmarrësit në sektorin ushqimor në përgatitjen për përfitimin e fondeve nga buxheti i Bashkimit Evropian, ristrukturim, modernizim dhe specializim në produktet dhe tregjet specifike bazuar në avantazhet konkuruese të vendit.

Blv. Republika Njësia Administrative 3, Kt. 3

[email protected]

BID Berat-Shoqata për Zhvillimin e Biznesit synon nxitjen e biznesit të Zonës së Shëtitores Republika dhe rivitalizimin e kësaj Zone, duke e kthyer ne një pikë fokale për jetën social-ekonomike dhe rritjen e turizmit.

CBS Zyra QendroreAdresa: Rr. Mustafa Matohiti, Nr 4, Kati III, Tirana, Albania

Email: [email protected]: +355 4 4536891

Creative Business Solutions (CBS) është një organizatë konsulence biznesi dhe projekt zbatuese. Përmes veprimtarisë së saj, CBS zbaton projekte zhvillimore në Shqipëri me ndikim edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor. CBS ka ngritur ekspertizën e saj në bujqësi, mbështetje për mundësi financimi, teknologji, energji e gjelbër dhe turizëm.

www. fondibesa.comtel: +355 (0)32 23 43 15

Fondi Besa – Dega Berat është një ndër institucionet më të mëdha mikrofinanciarë në Shqipëri, i cili u ofron individëve kredi mikro, të vogla dhe të mesme për të hapur, zgjeruar dhe zhvilluar aktivitete fitimprurëse. Klientët e Fondit BESA sh.a përfshijnë njerëz nga të gjitha shtresat social-ekonomike, përfshirë të papunët dhe bizneset e sapokrijuara.

5

INFORMACIONET BAZË

Në vijim do të gjeni hapat e para që duhet

të bëni për hapjen e një biznesi të ri.

Lexoni më poshtë për të marrë informacion të hollësishëm për secilën

nga këto hapa.

Vizitoni faqen e bashkisë: www.bashkiaberat.gov.al

për udhëzime në lidhje lejet e nevojshme për

biznesin tuaj. Në të do të gjeni edhe

kërkesat apo kushte të tjera që mund të kenë lidhje me llojin

e biznesit që do hapni si dhe burime të

tjera informacioni të nevojshëm.

a. Hartimi planit të biznesit

b. Regjistrimi i strukturës ligjore dhe emrit tregtar

c. Aplikimi për NUIS në QKB

d. Marrja e numrit të sigurimeve shoqërore

e. Marrja e lejeve përkatëse për biznesin

f. Çështje të tjera

Hartimi planit të biznesit

Rëndësia e planit të biznesit

Dështimi në hartimin e planit do të thotë të planifikosh dështimin. Mbikëqyrjet dhe gabimet janë shumë më të lira në letër sesa në jetën reale. Plan i biznesit i ndihmon pronarët të shmangin kurthet që në fillim. Nëse keni nevojë për kapital, rëndësia e përgatitjes së një plani biznesi nuk mund të ekzagjerohet.

Asistenca për hartimin e planit të biznesit mund të gjendet tek organizatat që listohen në seksionin “Burimet për hapjen e biznesit”më sipër.

Mos e anashkaloni procesin e këshillimit. Para se të paraqisni planin në bankë ose tek ndonjë huadhënës tjetër, merr mendimin e një eksperti.

6

UDHËZUES PËR PLANIN E BIZNESIT

Më poshtë jepet pamja e një plani tipik biznesi, por ka shumë mënyra të tjera për hartimin e një plani të tillë. Në internet ka shumë shembuj të planeve të biznesit. Ky plan duhet trajtuar si dokument që i nënshtrohet ndryshimeve të vazhdueshme, nga i cili mësoni dhe përshtateni, si diçka që ju ndihmon t’i jepni jetë biznesit tuaj.

Hyrje • Bëni një përshkrim të hollësishëm të biznesit dhe qëllimeve të tij

• Diskutoni për pronësinë e biznesit

• Diskutoni për strukturën ligjore

• Listoni aftësitë dhe përvojat që ju i jepni biznesit

• Diskutoni për avantazhet që keni ju dhe biznesi juaj ndaj konkurrentëve në treg

Marketingu • Diskutoni për produktet / shërbimet e ofruara

• Identifikoni kërkesën e klientit për produktet / shërbimet tuaja

• Identifikoni tregun tuaj, madhësinë dhe vendndodhjen e tij

• Shpjegoni se si do të reklamohen dhe tregtohen produktet dhe shërbimet tuaja

• Shpjegoni strategjinë e çmimeve

Menaxhimi financiar• Shpjegoni burimin dhe shumën e kapitalit fillestar të kërkuar për të filluar biznesin tuaj

• Hartoni një buxhet mujor operativ dhe qarkullimin mujor të likuiditeteve për 3 vitet e para

• Bëni parashikimin e pasqyrave të të ardhurave dhe bilanceve për një periudhë 3-vjeçare

• Diskutoni për pikën 0 (fitimet mbulojnë të gjitha shpenzimet pa mbetur asnjë tepri)

• Shpjegoni bilancin tuaj personal dhe mënyrën e kompensimit

• Diskutoni se kush do të mbajë kontabilitetin dhe financat e biznesit tuaj dhe se si do të mbahen ato

• Jepni shpjegime për situatat “çfarë ndodh nëse” ku të trajtoni forma alternative për zgjidhjen e ndonjë problemi të mundshëm

7

Operacionet • Shpjegoni si do të administrohet biznesi çdo ditë

• Diskutoni për procedurat e marrjes në punë të personelit

• Diskutoni për siguracionin, qiratë, dhe çështje të tjera që lidhen me to për biznesin tuaj

• Llogarisni pajisjet që do t’ju duhen për produktet apo shërbimet që do të ofroni

• Llogarisni prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve dhe shërbimeve

Çështjet përmbyllëse • Bëni një përmbledhje të qëllimeve dhe objektivave të biznesit

• Shprehni angazhimin tuaj për suksesin e biznesit

Regjistrimi i strukturës ligjore dhe emrit tregtar Regjistrohuni në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Berat.

Aplikimi për NIPT tek organet tatimore vendore Regjistrohuni tek organet tatimore vendore dhe në bashki, ku do të merrni informacionin e nevojshëm për këtë regjistrim.

8

KU MUND TË REGJISTRONI NJË BIZNES?

• Në sportelet e QKB • Në mënyrë elektronike • Për më shumë informacion mbi Regjistrimin e Biznesit tuaj, ju lutemi referojuni në

faqen e internetit të QKB: www.qkb.gov.al

Kërkesat për aplikim për leje dhe/ose licencë, apo për nënkategoritë respektive të tyre paraqiten pranë çdo sporteli shërbimi të QKB, në selinë qendrore në Tiranë ose në sportelet e shërbimit të cilat gjenden pranë zyrave të pushtetit vendor në Bashkinë Berat. Kosto e paraqitjes së kërkesës për aplikim është 100 Lekë. Kërkesa për aplikim paraqitet në çdo sportel shërbimi, pavarësisht vendodhjes së ushtrimit të aktivitetit të aplikantit.

Kërkesa për aplikim përbëhet nga formulari tip i plotësuar dhe dokumentet shoqëruese dhe provuese përkatëse. Aplikanti ose një person i autorizuar prej tij mund të paraqesin kërkesën për aplikim në sportelin e shërbimit të QKB. QKB-ja nuk mund të kërkojë paraqitjen e dokumenteve apo dhënien e informacioneve të tjera, të paparashikuara në formularin e kërkesës për aplikim.

9

TAKSAT DHE TARIFAT VENDORE

Taksa e ndërtesës është 0,2 % të vlerës së ndërtesës që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike.Informacioni: Drejtoria e Taksave dhe Tarifave.E-mail: [email protected]

Taksa për truallin që përdoret për qëllime biznesi është 18 lekë në vit për m2.Informacioni: Drejtoria e Taksave dhe Tarifave.E-mail: [email protected]

Tatim i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël.Është subjekt i këtij tatimi çdo biznes që kryen veprimtari ekonomike me qarkullim vjetor deri në 8 milion lek.Për ato biznese të vogla që kanë qarkullim vjetor deri në 5 milion lek, ky tatim është 0. Për bizneset e vogla që kanë qarkullim vjetor 5 - 8 milion lek, ky tatim është në masën 5% të të ardhurave neto.

Tatim i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, është taksë vendore që administrohet nga administrata tatimore qendrore e në rastin e pagesës, paguhet në katër këste. Pagesa e parë duhet të kryhet brenda datës 20 prill, pagesa e dytë duhet të kryhet jo më vonë se data 20 korrik, pagesa e tretë duhet të kryhet jo më vonë se data 20 tetor dhe pagesa e katërt duhet të kryhet jo më vonë se data 20 dhjetor.

Taksa e ndikimit në infrastrukturë është një taksë që Qeverisja Vendore vendos mbi ndërtimet e reja dhe e ndihmon atë për financimin e infrastrukturës publike në funksion të shërbimeve në rritje, që sjell ndërtimi i ri.Kjo taksë aplikohet vetëm një herë dhe paguhet nga investitori për llogari të Bashkisë që lëshon lejen e ndërtimit.

Përjashtohen nga pagesa e kësaj takse investimet për ndërtimin e Hoteleve dhe Resorteve me 5 yje, status special, si dhe investimet në veprimtari pritëse të certifikuar si “agroturizëm” sipas përcaktimit të legjislacionit të fushës.

10

Për ndërtimet e tjera që destinohen për përdorim në sektorin e turizmit, të industrisë, të bujqësisë, të ndërtimeve individuale për qëllime të përdorimit vetjak nga individët, të ndërtuara nga vetë individi apo me sipërmarrës, si dhe të ndërtimeve për qëllime publike, taksa e ndikimit në infrastrukturë është 1% deri në 3% për qind e vlerës së investimit. Në rastin e ndërtimeve, që kryhen nga shoqëri ndërtimi, dhe që destinohen për banim, tregtim ose shërbime, kjo taksë për Bashkinë Berat është 6%.

Taksa për fjetjen në hotel dhe njësitë akomoduese në territorin e Bashkisë Berat aplikohet përkatësisht: a. 175 lekë për person në natë, për fjetjen në hotel me 4-5 yje. b. 70 lekë për person në natë, për fjetjen në njësi të tjera akomoduese si bujtina, etj. Informacioni: Drejtoria e Taksave dhe Tarifave. E-mail: [email protected]

Taksa e Tabelës është taksë vjetore që zbatohet për të gjitha subjektet të cilat vendosin tabelë të lëvizshme apo të palëvizshme, për të identifikuar veprimtarinë e tyre apo reklamuar atë ose të personave të tretë.Në rastin e tabelave në funksion të ekspozimeve të ndryshme, panaire, spektakle etj, taksa paguhet për periudhën kohore të aktivitetit, sipas lejes së dhënë nga Bashkia. Taksa e tabelës ndryshon në bazë të qëllimit të përdorimit dhe të sipërfaqes që subjekti ka vendosur.Informacioni: Drejtoria e Taksave dhe Tarifave.E-mail: [email protected]

Tarifat Vendore paguhen për Bashkinë Berat nga Bizneset që përfitojnë një shërbim të ofruar ose një të drejtë të marrë. Ndër tarifat kryesore janë: Tarifa për zënien dhe përdorimin e hapësirës publike, tarifa për mbledhjen dhe largimin e mbeturinave, ndriçimin dhe gjelbërimin, dhënien e lejeve, etj.Për më shumë informacion se si dhe ku mund të paguhen këto detyrime vendore për Bashkinë Berat, referojuni www.bashkiaberat.gov.al ose drejtohuni pranë Drejtorisë së Tatim Taksa, Bashkia Berat, në [email protected]

Taksa kombëtare Një informacion të detajuar mbi taksat kombëtare që duhet të paguani mund ta gjeni në adresën: www.tatime.gov.al

11

LEJET E NDËRTIMIT

Kur nuk më duhet leja?

Leja e ndërtimit nuk është e nevojshme në punimet që kryhen nëpërmjet deklaratës

paraprake të punimeve.Punime të mirëmbajtjes

së zakonshme janë ndërhyrjet për riparimin apo zëvendësimin e rifiniturave ekzistuese të ndërtesave, si

dhe ato që janë të nevojshme për të mbajtur në eficiencë

impiantet teknologjike ekzistuese.

Në këto raste nuk është e nevojshme për leje.

Kur më duhet leja?

Leja e ndërtimit është e nevojshme për çdo ndërtim,

riparim, restaurim apo prishje të objekteve ekzistuese.

Dokumenti i lejes së ndërtimit përshkruan të

gjitha kushtet për kryerjen e punimeve të ndërtimit me dokumentacionin shoqërues të aplikimit dhe normave dhe standardeve të përcaktuara në

këtë ligj.Për më shumë informacion,

vizitoni faqen online: www.bashkiaberat.gov.al

Vizitoni faqen e bashkisë www.bashkiaberat.gov.al

për të marrë informacione në lidhje me lejet dhe llojet e tyre që duhen sipas profilit të biznesit që do të hapni.

12

Gjeta një hapësirë në shtëpi për të hapur biznes. A më duhet leje, dhe nëse po, cila leje?Po, ju duhet leje dhe duhet të ndiqni hapat më poshtë:

a. Kërkesa për leje sipas formatit të aplikimit, të përcaktuar në këtë rregullore dhe në sistemin elektronik të lejeve

b. Prokura ose autorizimi, në emër të personit fizik apo juridik, në rast se kërkesa paraqitet nga një përfaqësues i pronarit ose zhvilluesit

c. Dokument që vërteton të drejtat pasurore të pronës që marrin pjesë në zhvillim dhe, nëse ka, kopje të marrëveshjes për pronën

d. Planin e rilevimit të pronës, në shkallë 1:500, nga topograf i licencuar

e. Projekt idenë arkitektonike të zhvillimit

f. Kopje të licencës së topografit dhe projektuesit

g. Mandat pagesën e tarifës së aplikimit nëse parashikohet Për më shumë informacion: [email protected]

Po nëse dua të bëj ndryshime në fasadën e ndërtesës? Nëse jeni duke kryer riparime të vogla në pjesën e jashtme ju duhet të merrni leje në sistemin e-Albania ato raste kur keni ndryshime nga gjendja ekzistuese e objektit, në të kundërt jo.

Po sikur në propozimin tim të kërkohet punë ndërtimi apo ndryshime të tjera strukturore jashtë ndërtesës? Po, ju duhet leje dhe duhet të aplikoni në sistemin e-Albania.

Sa kohë duhet për të marrë leje? Procedura e dhënies së lejes së ndërtimit zgjat 60 ditë.

Sa do të më kushtojë për të marrë një leje? Kostoja për leje ndërtimi është 3% të vlerës së investimit për banesa dhe 4% për jobanesa.

Ndërtesa ku ndodhet biznesi im nuk është e përshtatshme për t’u aksesuar nga personat me aftësi ndryshe.Çdo objekt në fazë projektimi parashikohet vendosja e rampave apo elementëve të tjerë në funksion të personave me aftësi të kufizuar. Duhet të aplikoni për leje për vendosjen e këtyre elementëve pranë objektit tuaj.

13

UDHËZUES PËR PLANIFIKIMIN

Informacioni mbi zonat e planifikuar për t’u ndërtuar nga biznesi mund t’a gjeni në website-in e Bashkisë Berat www.bashkiaberat.gov.al. Në faqen projekte mund të gjeni planin e përgjithshëm vendor me hartat përkatëse ose në faqen e AKPT.

Për çdo paqartësi mund t’i drejtoheni Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në adresën: [email protected].

Zbatimi i vendimeve/rregulloreve të bashkisë

Në Nenin 6 të VKM 408 datë 13.05.2015 “Për Miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit dhe në Strategjinë e Zhvillimit Urban, përcaktohen kriteret për marrje leje ndërtimi. www.bashkiaberat.gov.al

14

Pyetje që bëhen shpesh

Kur do të më duhet të kontaktoj me bashkinë për Punët Publike?

Informacionin për thirrjet e Bashkisë në lidhje me punët publike mund t’a gjeni në faqen e internetit të Agjencisë së Prokurimit Publik www.app.gov.al. Në këtë sistem kryhen elektronikisht të gjitha procedurat e prokurimit publik, përfshirë prokurimet me vlerë të vogël, si dhe faza e parë e procedurave koncesionare/partneriteteve publike private, sipas parashikimeve legjislative përkatëse.

A më duhet të plotësoj ndonjë formular për të marrë leje ndërtimi?

Po, formulari i aplikimit për leje ndërtimi plotësohet online në sistemin elektronik të lejeve në e-Albania.

Sa kohë duhet për të marrë leje ndërtimi?

Procedura e dhënies së lejes së ndërtimit zgjat 60 ditë.

A do të më duhet t’i mbyll lejet që më janë dhënë për projektet?

Në fund te procesit të marrjes së lejes, autoriteti përgjegjës i planifikimit lëshon Certifikatën e përdorimit të objektit, që vërteton përfundimin e punimeve, në përputhje me lejen e ndërtimit. Për afatin e mbylljes së lejes mund të kontaktoni Drejtorinë e Planifikimit Urban në: [email protected]

A mund të më sugjerojë bashkia ndonjë ndërtues/kontraktor për të bërë punimet e ndërtimit?

Për të bërë të gjitha punimet e kryera subjekti i zbatimit/ kontraktori zgjidhet me dëshirë të personit që do të ndërtojë.

15

Sa shpejt mund të vijë inspektori për kolaudim?

Pas përfundimit të marrjes së lejes, përcaktohet afati i mbikëqyrjes së punimeve dhe i kolaudimit.

Kur duhet të thërras inspektorin për kolaudim?

Pas përfundimit të marrjes së lejes, përcaktohet afati i mbikëqyrjes së punimeve dhe i kolaudimit. Për çdo pyetje mund t’i drejtoheni Drejtorisë së Planifikimit të Territorit në adresën: [email protected]

Ku mund ta dorëzoj aplikimin për leje?

Aplikimi për leje dorëzohet elektronikisht në sistemin elektronik të lejeve e-Albania.

Çështje të tjera specifike Vizitoni faqen e bashkisë www.bashkiaberat.gov.al për udhëzime në lidhje lejet e nevojshme për biznesin tuaj. Në të do të gjeni edhe kërkesat dhe kushte të tjera që mund të kenë lidhje me llojin e biznesit që do hapni si dhe burime të tjera informacioni të nevojshëm.

16

RESTORANTE

BARE

KAFENE

BUJTINA

KATERINGU

ARGËTIMI

LEJET E NDËRTIMIT Për të gjitha objektet restorante dhe bar-kafe, për marrjen e lejes së ndërtimit ndiqet e njëjta procedurë aplikimi në sistemin e-Albania në përputhje me ligjin Nr.107 /2014 Për planifikim e Zhvillimin e Territorit Neni 38, Neni 39, Neni 40, Neni 41, Neni 42, Neni 43, Neni 44, Neni 45, Neni 46, Neni 47.

Taksa e fjetjes në hotel a. Taksa për fjetjen në hotel me 4-5 yje është 175 lekë për person në natë

b. Taksa për fjetjen në Bujtinë, fjetinë, motel dhe çdo njësi tjetër akomoduese hotel deri në 3 yje, është 70 lekë për person në natë.

Informacioni: Drejtoria e Taksave dhe Tarifave

E-mail: [email protected]

Taksa kombëtare Një informacion të detajuar mbi taksat kombëtare që duhet të paguani mund ta gjeni në adresën: www.tatime.gov.al

17

Taksa vendore Paguhen pranë Bashkisë Berat dhe klasifikohen si më poshtë:

1. Taksa mbi ndërtesat

2. Taksa mbi truallin

3. Taksa për fjetjen në hotel

4. Taksa e Tabelës

Tarifa Vendore Tarifat vendore klasifikohen si më poshtë:

1. Tarifa e Pastrimit

2. Tarifa e Ndriçimit

3. Tarifa e Gjelbërimit

4. Tarifa për zënien dhe përdorimin e hapësirës publike

5. Tarifë regjistrim veprimtarie biznesi

Paguhen pranë Drejtorisë së Tatime-Taksave Bashkia Berat.

Për më shumë: [email protected]

LEJE PËR PIJE ALKOOLIKE Kërkesat për aplikim për leje dhe/ose licencë për këtë kategori, apo për nënkategoritë respektive të tyre paraqiten pranë çdo sporteli shërbimi të QKB, në selinë qendrore në Tiranë ose në sportelet e shërbimit të cilat gjenden pranë Bashkisë Berat.

Kontakt: [email protected].

LICENCË PËR KATERING Kërkesat për aplikim për leje dhe/ose licencë për këtë kategori, apo për nënkategoritë respektive të tyre paraqiten pranë çdo sporteli shërbimi të QKB, në selinë qendrore në Tiranë ose në sportelet e shërbimit të cilat gjenden pranë zyrave të pushtetit vendor në rrethe

LEJE PËR ARGËTIM Kërkesat për aplikim për leje dhe/ose licencë për këtë kategori, apo për nënkategoritë respektive të tyre paraqiten pranë çdo sporteli shërbimi të QKB, në selinë qendrore në Tiranë ose në sportelet e shërbimit të cilat gjenden pranë Bashkisë Berat. Kontakt: [email protected]

18

19

SHITËSIT AMBULANTË Shitësit ambulantë pajisjen me leje të përkohshme aktiviteti nga Drejtoria e Tatim-Taksave të Bashkisë, për më shumë: [email protected]

ZGJEDHJA E VENDIT Ku mund të hap një dyqan?

Hapi 1 Shih hartën zyrtare të planifikimit në adresën www.bashkiaberat.gov.al nëse e di se ku ndodhet zona juaj, gjejeni në hartë dhe përcaktojeni se cili planifikim ju përfshin.

Hapi 2 Konsultohuni me bashkinë nëse lloji i biznesit që do të hapni lejohet në zonën ku synoni ju. Drejtoria përkatëse për t’u konsultuar: Drejtoria e Tatim - Taksave Bashkia Berat. [email protected]

Kini parasysh

• Sa hapësirë ju nevojitet?• Sa është kostoja për metër katror?• A mund të vijnë punonjësit në atë zonë me lehtësi?• A ka transport publik në atë zonë?• Sa konkurrencë keni në atë zonë?• A varet biznesi nga blerës që vijnë në këmbë dhe jo me automjete?• A ka hapësirë të gjelbër?• A ka vende për parkim?• Si ndikon zona në kostot e publicitetit?• Si do të mirëmbahet prona?

20

SIGURIMI

Kompanitë e sigurimit ofrojnë paketa sigurimi për shëndetin, automjetin dhe pronën.

Kompanitë e sigurimit ku mund të drejtoheni për t’u siguruar janë si më poshtë:

Albsig www.albsig.com.al

Atlantik www.atlantik.com.al

EUROSIG www.eurosig.al

INSIG www.insig.com.al

INTERSIG - Vienna Insurance Group www.intersig.al

SIGAL UNIQA www.sigal.com.al

Sigma Interalbanian - Vienna Insurance Group www.sivig.al

FINANCIMI Evidentimi i mundësive për kredi Nëse aplikoni për kredi, sigurohuni që historia juaj me kreditë e mëparshme të jetë e pastër. Kjo gjë do ta bëjë më të thjeshtë marrjen e një kredie nga bankat apo institucionet financuese. Në kërkesën për kredi duhet të keni planin e biznesit dhe dokumente të tjera që vërtetojnë seriozitetin tuaj dhe jeni të angazhuar plotësisht për ta shlyer kredinë.

Aftësia paguese Aftësia paguese është me rëndësi të madhe për bankën, e cila kërkon të dijë si do ta shlyeni kredinë. Banka do të shqyrtojë qarkullimin e likuiditeteve, afatin e shlyerjes dhe mundësitë që biznesi juaj të ketë sukses për shlyerjen e kredisë.

Kolaterali Kolaterali është një tjetër formë dhe mundësi sigurie për bankën. Kolaterali është lënia peng e një prone të patundshme në pronësi të huamarrësit për bankën apo institucionin financues. Kjo pronë vihet në shitje nga banka në rast se huamarrësi nuk shlyen kredinë dhe deklaron falimentin.

Kapitali Kapitali janë paratë që ka investuar personalisht pronari i biznesit. Është tregues se ke shpenzuar për të siguruar që biznesi do të lulëzojë. Bankat apo institucionet financiare duan që edhe huamarrësi të kontribuojë financiarisht për kredinë që do të marrë.

Karakteri Karakteri ka të bëjë me përshtypjen në përgjithësi që lë pronari i biznesit tek banka apo institucioni financiar. Huadhënësi do të krijojë një ide nëse huamarrësi është person i besueshëm dhe i ka mundësitë dhe dëshirën për të shlyer kredinë apo për të krijuar një biznes fitimprurës. Këtu futen edhe përvoja dhe arsimi i huamarrësit.

Kushtet Kushtet lidhen me qëllimin e deklaruar të huasë.Si do të përdoren fondet: për kapital, blerje pajisjesh, likuiditet, etj.? Banka do të shqyrtojë edhe situatën e bizneseve të tjera të fushës përpara se të marrë një vendim.

21

BANKAT DHE FINANCIMET ALTERNATIVE

Në Berat operojnë disa Banka si më poshtë

ABI BANK www.abi.al

Alpha Bank www.alphabank.al

Banka Credins www.bankacredins.com

BANKA KOMBËTARE TREGTARE www.bkt.com.al

Fibank - First Investment Bank Albania www.fibank.al

Intesa San Paolo www.intesasanpaolobank.al

RAIFFEISEN BANK www.raiffeisen.al

Societe Generale Albania www.societegenerale.al

Tirana Bank www.tiranabank.al

Union Bank www.unionbank.al

Fondi Besa www. fondibesa.com

NOA www.noafin.al

AK-Investwww.ak-invest.com

22

KRIJIMI I VENDEVE TË PUNËS

Para se të merrni dikë në punë, përcaktoni: • Vendin e punës• Përvojën/arsimin që duhet• Pagën dhe përfitimet e tjera që doni të ofroniEdhe pse një pjesë e madhe e vendimit merret me intuitë, punëdhënësi duhet: • Të ndjekë një proces të rregullt që përcakton aftësitë e aplikantit

për vendin e punës • Të shqyrtojë CV dhe aplikimin e punëkërkuesit• Të kërkojë referenca nga punëdhënës të mëparshëm• Ta testojë aplikantin• Të vlerësojë paraqitjen dhe logjikën e punëkërkuesit. Të hartohet një politikë personeli që trajton çështje si:• Trajnimet• Numri i orëve/ditëve të punës çdo javë• Ditët pushim dhe pagesa për punën jashtë orarit• Lejet vjetore dhe leja mjekësore• Leje për nevoja personale• Procedurat për leje në rast fatkeqësish familjare• Përfitimet (siguracion/etj.)• Pensioni• Vlerësimi dhe analiza e punës• Ngritja në detyrë• Pushimi nga punaZyra e Punësimit Berat është Institucioni ku mund të paraqiteni për gjetjen e vendeve te punës apo fuqinë punëtore. Adresa: Blvd. Republika. Pranë ish Godinës së Bashkisë. www. puna.gov.al

Tatimi mbi pagën dhe taksa të tjera Konsultohuni me një llogaritar/kontabilist për të kuptuar plotësisht kërkesat për sa i përket tatimit mbi pagën dhe taksat të tjera përkatëse, si sigurimet shoqërore, etj. Këshillohet që bilancin e biznesit ta konfirmojë apo ta mbajë një kontabilist i licencuar me qëllim që të njihet nga organet tatimore.

23

LISTA E INSTITUCIONEVE VENDORE

Bashkia Berat

Kryetari i Bashkisë / tel +35532234935 / e-mail: [email protected]

Kryetari i Këshillit Bashkiak / www.bashkiaberat.gov.al

Drejtoria e Taksave të Bashkisë / tel +35532234935 / email: [email protected]

Drejtoria e Planifikimit Urban të Bashkisë / tel +35532234935/ e-mail: [email protected]

Drejtoria e Zhvillimit Strategjik dhe Integrimit Evropian / tel +35532234935 / email: [email protected]

Drejtoria e Bujqësisë Bashkia Berat / [email protected]

Zyra e Informacionit Turistik. Sheshi “Teodor Muzaka” / e-mail: [email protected]

Ujësjellës-kanalizime

Listën e shërbimeve ujësjellës-kanalizime për biznesin dhe komunitetin mund të gjeni në adresën www.ukbk.al

Arsimi

Shkolla e Mesme Profesionale Kristo Isak / Lagjia “’Donika Kastrioti’’ / www. kristoisak.vet.al

Shkolla e Mesme Profesionale Stiliano Bandilli / Lagjia Dëshmorët e Kombit. Rruga ‘’Tafil Skëndo’’ www.stilianobandilli.vet.al / email: [email protected]

Shkolla e Mesme Artistike ‘’Ajet Xhindole’’ / Lagjia Dëshmorët e Kombit, Rruga Antipatrea www.ajetxhindoleberat.wixsite.com / email: [email protected]

Shoqata për Zhvillimin e Biznesit BID Berati / tel 0693798531 / email:[email protected]

Transporti

Terminali Berat është stacioni i linjave ndërqytetëse të autobuzave.

Për më shumë informacione rreth kompanive të transportit, linjave të autobuzave ndërqytetës dhe vendparkimeve / telefon: +355 68 53 39 959 / www.terminaliberat.com / e-mail:[email protected]

Shqipëri

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve / www.tatime.gov.al

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave / www.dogana.gov.al

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve AIDA / www..aida.gov.al

24

25

BERATI – QYTETI I NJË MBI NJË DRITAREVE

BËNI NJË UDHËTIM TË SHKURTËR NË QYTETIN E BERATIT

Berati është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë. Për herë të parë shfaqet si një fortesë ndërtuar në shekullin e 4 para Krishtit dhe ka qenë i banuar pa ndërprerje. Atje u vendos për herë të parë fisi ilir Desarët, të cilët ishin të parët që ndërtuan fortifikimet në qytet, rreth mureve të Kalasë. I njohur si Antipatrea, qyteti u pushtua nga Romakët në shekullin e II para Krishtit. Titi Livi, një historian i famshëm Romak, e përshkroi atë si një qytet i fortë e i madh, i vendosur në një rrip të ngushtë shkëmbor të tokës. Ai vuri në dukje mizorinë e legjioneve Romake që “vranë të gjithë njerëzit mbi moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç, duke shkatërruar muret e jashtme dhe e vendosën qytetin në “flakë”. Romakët e quajtën qytetin Albanorum Oppidum (Kështjella Shqiptare).

Gjatë periudhës Bizantine në shekullin e V pas Krishtit, qyteti njihet si Pulcheriopolis, do të thotë “i bukur, i pasur dhe i fortë”, sipas emrit të motrës së Perandorit Bizantin Teodos, i cili pushtoi qytetin. Për shkak të vendndodhjes së tij strategjike, Berati pësoi dyndjet e njëpasnjëshme nga Bullgarët nga shekulli i VII deri në 1018 dhe më vonë nga Serbia dhe Bizanti. Gjatë kësaj periudhe, Berati ishte i njohur si Belgrad (Qyteti i Bardhë), i cili më vonë ndryshoi në Berat.

Me rënien e Perandorisë Bizantine në shekullin e XIII, Berati u bë një nga qendrat e Despotatit të Epirit. Ai ishte rezidenca e Mikele Angelo Komneno, feudali i qendrës klerike të Epirit. Në shekullin e XIV, qyteti u transformua në kryeqytetin e një principate të madhe nën sundimin e familjes fisnike shqiptare të Muzakajve. Në vitin 1417 Berati ra nën pushtimin turk. Gjatë epokës Otomane, ai kishte rreth 5000 banorë dhe ishte një nga qytetet në të mëdha dhe një qendër e rëndësishme në Shqipëri.

Deri në fillim të shekullit të 20-të, qyteti mbajti një infrastrukturë solide dhe ka shërbyer si një lidhje e rëndësishme me Kostandinopojën në lindje dhe Janinën në Jug. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftën për pavarësi dhe në Tetor të vitit 1944 u bë vendi i parë i qeverisë së përkohshme.

Sot, Berati ka një popullsi prej rreth 98000 banorë. Qyteti gëzon 300 ditë me diell në vit dhe është i njohur për rajonin e tij të pasur bujqësor. Për shkak të dritareve tipike të shumë shtëpive tradicionale, Berati është quajtur “Qyteti i një mbi një dritareve”. Qyteti historik i Beratit u shpall Qytet Muze në vitin 1961 nga Qeveria e Shqipërisë dhe është bërë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNECOS-s në vitin 2008.

26

Informacione të përgjithshme: Bashkia e Beratit +355023234935

Urgjenca 127

Spitali i Fëmijëve 127

Policia Rrugore 126

Zjarrfikësja 128

Posta Shqiptare 08004141

Prefektura +35532234141

Ndihma e Shpejtë +3553223422

Policia Bashkiake +355682085866

Distanca nga: Aeroporti Nënë Tereza 122 km

Porti i Durrësit 92 km

Porti i Vlorës 81 km

Porti i Sarandës 231 km

Pika Kufitare Kapshticë 217 km

Çorovodë 50 km

Poliçan 23 km

Urë Vajgurore 12 km

Kuçovë 17 km

Informacione të Territorit të Bashkisë Berat: Koordinatat V 400 52’ 24”, J 400 29’30”, L 200 10’ 51”, P 190 44’ 30”

Lartësia 58 m mbi nivelin e detit

Sipërfaqja 382.1 km2

Nr. I Banorëve 98.875 banorë

Kodi Postar 5002

Prefiksi 0322

Njësitë Administrative Berat, Roshnik, Sinjë, Otllak, dhe Velabisht

27