24
cyan magenta yellow black 1 GAZETË E PAVARUR. NR. 11 (67). NENTOR 2011. ÇMIMI: 50 LEKË. 20 DENARË. 1.5 EURO. www.rrugaearberit.com AKTUALITET Minatorët e vrarë, familjet në mjerim Nga: HYSEN LIKDISHA - FAQE 5 STUDIM Oena - qyteti i vjetër i Ilirisë Nga: DR. ISLAM CANIA- FAQE 6 Të shpëtojmë Radikën! PERSPEKTIVË Mrekullitë e mollës Nga: DR. SELMAN MEZIU - FAQE 8-9 Market KEN Laprakë, Tiranë Tel: +355 4 22 50 480 Cel. 068 20 36 394 Maqedonia i shfrytëzon resurset natyrore të qyteteve shqiptare Nga BARDHYL MARKU * Dibranë të nderuar, Më rastisi të takohem me disa persona, me të cilët kohë më parë kemi bashkëpunuar në kuadër të aktiviteteve të mia ambientaliste me shoqatën ekologjike “Deshat” Dibër, të cilët më dhanë një alarm për të cilin mendoj se duhet të senzibilohen të gjithë qytetarët në Dibër por edhe më gjerë dhe të reagohet në mënyrë adekuate. Bëhet fjalë për planet e ELEM-it (respektiv- isht të Z. Çingoski) që si e si të risë profitin e kompanisë të cilën ai e udhëheq, duke mos mare parasysh aspak normat në fuqi për rua- jtje të ambientit dhe ligjet pozitive në Maqe- doni të cilat rregullojnë këtë sferë. Dy janë elementet të cilat e tangojnë ko- munën tonë, ndërtimi i pendës në fushën e Lukovës dhe i asaj ne urë të Boshkut. Lidhur me ndërtimin e urës së Boshkut nuk kam shumë informata dhe nuk e di se cilat do jenë pasojat për Radikën dhe liqenin e Di- brës, por shpresoj strukturat kompetente në Dibër të jenë më për së afërmi të informuar për këtë plan dhe pasojat e tij qofshin pozi- tive apo negative. Ndërtimi i vetë pendës në fushë të Luk- ovës ndoshta nuk është alarm edhe aq i madh për Dibrën dhe dibranët, pasi ajo do të ndër- tohet në pjesë të parkut nacional të Mavrovës, por alarmi për ne ndizet kur kuptojmë se për të furnizuar me ujë këtë pendë të re, do të bëhet kapja e të gjitha ujërave nga pellgjet të cilat sot e furnizojnë lumin e Radikës dhe me kanal special nëntokësor (të gjatë disa kilo- metra) do ti dërgojnë në liqenin e ri të fushë Lukovës, ndërsa prej atje këta ujëra do vazh- dojnë rrugën dhe pasurojnë basenin e lumit Vardar. Pra, po përsëritet diçka e cila njëherë ndodhi para 60 vitesh me ndërtimin e liqenit të Mavrovës, me çka u ndryshua rrjedhja nor- male e shumë ujërave të pellgut të Radikës, por më planin më të ri nuk do të bëhet vetëm kapja e ujërave të Radikës por do të bëhet tharja totale e këtij lumi. Pasojat e këtij plani nuk përfundojnë me kaq, pasojat janë pjesë e zinx- hirit ekologjik. ... (Lexoni ne faqen 3) Lumi i Radikës. Foto: Gazmend Kërkuti VENDLINDJA Brezhdani i urbanizuar që në mesjetë Nga: FATMIR XHARRI- FAQE 7 Ismail Keta shpallet kampion bote në Taiboks Një titull për të gjithë shqiptarët FAQE 12 Historia e panjohur e luznakut, kampioni bote Akim Manuka, kampioni që nuk njihet…! NGA: DEFRIM METHASANI FAQE 13

DR. ISLAM CANIA FATMIR XHARRI Të shpëtojmë Radikën!rrugaearberit.com/arkiva/2011/Nentor2011.pdf · ndërtuar shtëpi të bukura, të veshura dhe me drurë që Dibra shquhet për

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: DR. ISLAM CANIA FATMIR XHARRI Të shpëtojmë Radikën!rrugaearberit.com/arkiva/2011/Nentor2011.pdf · ndërtuar shtëpi të bukura, të veshura dhe me drurë që Dibra shquhet për

cyan magenta yellow black 1

GAZETË E PAVARUR. NR. 11 (67). NENTOR 2011. ÇMIMI: 50 LEKË. 20 DENARË. 1.5 EURO.www.rrugaearberit.com

AKTUALITET

Minatorët evrarë, familjetnë mjerimNga: HYSEN LIKDISHA - FAQE 5

STUDIM

Oena - qyteti ivjetër i Ilirisë

Nga: DR. ISLAM CANIA- FAQE 6

Të shpëtojmë Radikën!

PERSPEKTIVË

Mrekullitëe mollës

Nga: DR. SELMAN MEZIU - FAQE 8-9

Market KENLaprakë, Tiranë

Tel: +355 4 22 50 480Cel. 068 20 36 394

Maqedonia i shfrytëzon resurset natyrore të qyteteve shqiptareNga BARDHYL MARKU *

Dibranë të nderuar, Më rastisi të takohem me disa persona, me

të cilët kohë më parë kemi bashkëpunuar nëkuadër të aktiviteteve të mia ambientaliste meshoqatën ekologjike “Deshat” Dibër, të cilëtmë dhanë një alarm për të cilin mendoj seduhet të senzibilohen të gjithë qytetarët nëDibër por edhe më gjerë dhe të reagohet nëmënyrë adekuate.

Bëhet fjalë për planet e ELEM-it (respektiv-isht të Z. Çingoski) që si e si të risë profitin ekompanisë të cilën ai e udhëheq, duke mosmare parasysh aspak normat në fuqi për rua-jtje të ambientit dhe ligjet pozitive në Maqe-doni të cilat rregullojnë këtë sferë.

Dy janë elementet të cilat e tangojnë ko-munën tonë, ndërtimi i pendës në fushën eLukovës dhe i asaj ne urë të Boshkut.

Lidhur me ndërtimin e urës së Boshkut nukkam shumë informata dhe nuk e di se cilat dojenë pasojat për Radikën dhe liqenin e Di-brës, por shpresoj strukturat kompetente nëDibër të jenë më për së afërmi të informuarpër këtë plan dhe pasojat e tij qofshin pozi-tive apo negative.

Ndërtimi i vetë pendës në fushë të Luk-ovës ndoshta nuk është alarm edhe aq i madhpër Dibrën dhe dibranët, pasi ajo do të ndër-tohet në pjesë të parkut nacional të Mavrovës,por alarmi për ne ndizet kur kuptojmë se përtë furnizuar me ujë këtë pendë të re, do tëbëhet kapja e të gjitha ujërave nga pellgjet tëcilat sot e furnizojnë lumin e Radikës dhe mekanal special nëntokësor (të gjatë disa kilo-metra) do ti dërgojnë në liqenin e ri të fushëLukovës, ndërsa prej atje këta ujëra do vazh-dojnë rrugën dhe pasurojnë basenin e lumitVardar. Pra, po përsëritet diçka e cila njëherëndodhi para 60 vitesh me ndërtimin e liqenittë Mavrovës, me çka u ndryshua rrjedhja nor-male e shumë ujërave të pellgut të Radikës,por më planin më të ri nuk do të bëhet vetëmkapja e ujërave të Radikës por do të bëhet tharjatotale e këtij lumi. Pasojat e këtij plani nukpërfundojnë me kaq, pasojat janë pjesë e zinx-hirit ekologjik. ...

(Lexoni ne faqen 3)

Lumi i Radikës. Foto: Gazmend Kërkuti

VENDLINDJA

Brezhdani iurbanizuar qënë mesjetëNga: FATMIR XHARRI- FAQE 7

Ismail Keta shpalletkampion bote në Taiboks

Një titullpër tëgjithëshqiptarët

FAQE 12

Historia e panjohur eluznakut, kampioni bote

AkimManuka,kampioniqë nuknjihet…!

NGA: DEFRIM METHASANI FAQE 13

Page 2: DR. ISLAM CANIA FATMIR XHARRI Të shpëtojmë Radikën!rrugaearberit.com/arkiva/2011/Nentor2011.pdf · ndërtuar shtëpi të bukura, të veshura dhe me drurë që Dibra shquhet për

2 - Nëntor 201167nr.

DREJTOR:Rakip Suli

KËSHILLI BOTUES:Musa RiçkuShaqir SkarraBujar Karoshi

Kontribuan për këtë numër:

Rexhep TORTEHysen LIKDISHAVesel HOXHAEnver KALOSHIRexhep DODAZamira GJELESHIEralda SKARRAIlmi DERVISHIIslam CANIDefrim METHASANIAqif KARAJDestan RAMAFaik XHANIDita TORTEDionis XHAFAFatmir XHARRISelman MEZIU

Adresa e gazetës:Rr. “Zenel Baboçi”,Pall. “Ferar”, TiranëTel. +355 4 22 33 283E-mail: [email protected]

Opinionet dhe komentete botuara nuk shprehindomosdoshmërishtqëndrimin e redaksisë

reportazhPosta eGazetë e pavarur.Nr. 11 (67). 1 - 30 Nëntor 2011

Redaksia e gazetës falënderonlexuesit dhe bashkëpunëtoret e sajpër mesazhet dhe shkrimet e sjellapër botim.Njoftojmë zotërinjtë Mevlud Buci, Ni-kollë Kola, Hajri Mandri, Islam Çen-ga se shkrimet e tyre jane planifikuarpër numrat e ardhshëm.Kujtojmë bashkëpunëtorët, të cilëtduan që shkrimet e tyre të botohenpatjetër në numrin e radhës, tëkonfirmojnë më parë sjelljen ematerialit në numrat e telefonit tëredaksisë ose emailin e gazetës.Shkrimet priten në redaksi deri mëdatë 20 të muajit.Gjithashtu, ju kujtojmëbashkëpunëtorëve se shkrimetderi në dy faqe daktilografikekanë përparësi botimi.JU LUTEMI, QË SHKRIMET QËVIJNË PËRMES EMAILIT, TË KENËPATJETËR ZANOREN “Ë”.Gazeta publikohet falas në internetme datë 7 të muajit pasardhës.

Ju falënderojmë që jenipjesë e gazetës!

a

Nga SHAQIR SKARRA

Mëngjesi i nëntorit është i ftohtënë Peshkopi e rrallë shikon

njerëz që pinë kafen në tavolinat jas-htë lokaleve. Shumica futen brendaku dhe tymosin pa pushim cigareedhe pse ligji anti duhan është nëfuqi. Drurët janë çveshur nga gjethete vjeshtës që kanë filluar të bien epastrueset kanë punë më shumë senë çdo stinë tjetër. Rrallë gjen drurëme gjethe në Peshkopi këtë mëngjestë ftohtë nëntori. Fundja agrume silimone, portokalla, mandarina që tërrinë të gjelbërta edhe në stinën edimrit nuk ka në Peshkopi. Këtu kahardhi, mollë, kumbull, qershi e gje-thet e tyre kudo që të vendosësh këm-bën i ke nën vete. Kështu është dhevetë qyteti në vjeshtë, pa gjethe pordhe kjo stinë është e bukur se dhepemët e çveshura kanë të veçantën etyre. Një natë më parë kisha udhëtu-ar nga Tirana për në Peshkopi pornuk kisha menduar se do bënte kaqftohtë e domosdo isha veshur dhepaksa hollë. Dola herët në mëngjesnga hoteli se e kisha lënë të tako-hesha me një shokun tim Haki Përn-ezhën. Në stinën e vjeshtës qytetittë bukur të Peshkopisë i shtohenmysafirët. Vijnë nga zona të ndry-shme të vendit. Në çdo orë të ditësqyteti është i zhurmshëm, lokaletfrekuentohen, gjithashtu dhe bibliote-ka e qytetit. Por më e populluar ësh-të shëtitorja e bukur e këtij qyteti qëe veshur në të dyja anët me blirëdukesh se futesh në një tunel, pornë një tunel plot dritë e të gjelbëru-ar. Në stinën e pranverës dhe verësaroma karakteristike e blirit të ngac-mon hundët që larg. Në fakt qytetittë Peshkopisë vetëm shëtitorja i kambetur ende e gjelbër se sa për hapë-sira të tjera nuk ka më, as ato ekzis-tueset e as hapësira të reja nuk janëndërtuar. Por dhe kësaj shëtitorje tëbukur e të veçantë nga shumë qytetetë vendit tonë i janë shkulur me kohëstolat anash saj që uleshin e çlod-heshin qytetarët dikur. Në lokal kuu futa nuk gjeta vend bosh, vetëmnë një tavolinë në cep, një plak megotën e rakisë para po tymoste një

cigare të dredhur. E pa se isha nëkërkim të një tavoline ndaj më ftoime gjithë zemërsinë e tij.

-Jam nga Vlora me origjinë porka vite që banoi në qytetin e Laçit ,nisi bisedën i pari plaku. Sulo e kamemrin por jo ai Suloja i kapedanit.Jam Sulo i thjeshtë unë dhe jamkapedan e shkuar kapedanit brendashtëpisë time por gratë nuk i urrej.Ato janë gjysma e botës. . Kamardhur që mbrëmë në Peshkopi sembesa ime vazhdon studimet këtu endaj që djalin e kam emigrant kamudhëtuar vetë që të shikoi mbesën.Kam ardhur shpesh në Peshkopi. Ishadhe para një muaj ku qëndrova plotdy javë. Vij bashkë me plakën timepër llixha pasi janë llixhat më të miranë vend dhe mjaft kurative. Unë kapesë vite që i frekuentoi rregullisht.Do t’i që në fakt më kanë bërë mirë.Sikur të kishin qenë në një vend tjetërkëto llixha e të ishte investuar mashumë besoi se nuk do ishin në këtëgjendje që janë sot këtu. Ju dibranëte keni turzmin dhe nuk dini tamenaxhoni bukur. Lugina që të çontek llixhat e ku mes për mes kalonpërroi i banjave siç i thoni ju, rrallëkund ndodhet por që natyra vetëmju dibranëve bashke me llixhat uaka falur dhe nuk dini ta mbani siçduhet. . Është katandisur si mos mëkeq, si mall pa zot. Shtëpitë e shum-ta me leje e pa leje janë ndërtuar nëtë dyja anët e luginës, pa asnjë llojkriteri urbanistik dhe së shumti këtoshtëpi janë kthyer dhe në hotele pri-vate ku në një prej tyre unë sivjetqëndrova plot dy javë. Sikur të ishinndërtuar shtëpi të bukura, të veshuradhe me drurë që Dibra shquhet përkëto punime, të ishin ngritur dhehotele kësaj lugine, të ishte sistemuardhe përroi i llixhave siç është siste-muar Lana në Tiranë ,të kishte gjel-bërim pranë llixhave e vend përçlodhje do ishte vërtet një mrekulli.Mjaftojnë vetëm pak stola druri dhekëtu i shikon klientët e llixhave mepeshqir në dorë kur asapo dalin ngabanjot dhe nuk ka asnjë pjesë të gjel-bërt. Biseda me xha Sulon më bëriqë të shkoj njëherë nga llixhat, kishavite pa e shkelur atë zonë qysh kur

bënim zborin ushtarak e flinim natënposhtë plepave dhe akacieve që ish-in të shumtë në këtë luginë. Pasi er-dhi Hakiu, u përshëndetëm me xhaSulon dhe u nisëm drejt llixhave.Rruga ishte e shtruar por mjaft engushtë që në periudhën e llixhavekur domosdo që dhe lëvizje ka shumëmakinat e kishin vështirë, por duhejmenduar që larg ndonjë xhep që tëpriste njëra e të kalonte tjetra . Dyshpatet , në të dyja anët e përroitishin zënë me shtëpi të pa sistemuarafare. Shtëpitë dhe ndërtesa të ndry-shme kishin ardhur deri në afërsi tërrugës. Sytë nuk më zunë as një pleptë vetëm, ndaj u binda se plaku ngaVlora paska patur të drejtë. Shqetë-simin tim e vuri re Hakiu ndaj mebuzë në gaz mu kthye:

-T’i flet për një kohë që sot ithemi e shkuar. Jetojmë njëzet e ku-sur vjet më vonë e është vërtet njërealitet krejt ndryshe, një realitet dhepse mjaft i hidhur duhet pranuar. Sotja shikoje luginën e dikurshme kuishte e veshur me pemë të ndryshmetashmë nuk ka mbetur asgjë nga ajokohë që kujton ti. U larguam nga llix-hat e Peshkopisë vërtet të trishtuar .Për zonat e gjelbërta të qytetit qëkanë qenë dikur e dija se nuk ekzis-tonin ma dhe ishin fshirë vite maparë nga harta si të gjelbërta. Tekkinemaja apo ish shtëpia e kulturëse vetmja që të kujton dikur këtë lul-ishte është busti i Heroit të PopullitGjok Doçi që dhe ai mezi dukej. Iramë rreth e qark qytetit të Peshko-pisë bashkë me mikun tim Haki Përn-ezha por sytë nuk po na shikonin asgjelbërim, as stola për çlodhje që nëfakt ka patur dikur. Dikur një lulish-te e bukur ka qenë në dalje të qy-tetit. Këtu u ndërtua dhe një çezmee bukur me gur mermeri të kuq, meujë që vinte nga bjeshkët e Korabitku furnizonte qytetin e Peshkopisë.Pikërisht në këtë lulishte e në këtostola çlodheshin udhëtar të shumtëqë vinin nga fshatrat e thella në këm-bë në Peshkopi, pinin ujë të ftohtëakull që vinte nga thellësitë e bjesh-këve dhe aty pleqtë flokë bardhëedhe dredhnin nga një cigare meduhan të fortë e shkëmbenin ndonjë

muhabet dibre.–Eh ç’na i kujtove ato çezme të

bukura me ujë Korabi, thotë Hakiu.Vërtet ka një histori të dhimshmeqyteti i Peshkopisë për punën e ujittë pijshëm. Më para pikërisht ky ujëqë vinte nga bjeshkët furnizonte jovetëm qytetin por dhe fshatrat qëkalonte tubacioni. Të kishte ndodhurkjo ngjarje në Shkodër apo në ndon-jë vend tjetër do ti kishte dalë patjetër dhe anekdoda e humorit. Ne-jse historia e ujit të pijshëm që sotende vuan Peshkopia është mbyllur,është mbyllur dhe abuzimi që u bëme atë ujësjellës që do furnizonteqytetin e Peshkopisë me ujë tëpijshëm porn ë fakt janë qytetarët atoqë nuk e mbyllin lehtë se prapë vua-jnë pasojat e këtij abuzmi korruptiv.Në fakt që pa nisur, u kritikua kyprojekt nga specialist se uji ishte ipa pijshëm por veshët u bënë të shur-dhër apo që deshën t’i bëjnë të shur-dhër filluan pa marrë parasysh paso-jat që mund të vinin zbatimin e këtijprojekti. Dhe doli ajo që doli. Erdhiuji në Peshkopi por askush nuk i vubuzët e zhuritura të pinte në të. Le-kët ikën e domosdo dëmi ishte i madhpor asnjëherë nuk u muar vesh se saishte në fakt fondi që u shpërdoruakot, kush mbajti përgjegjësi për tëetj. Asnjëherë nuk u muar vesh përkëtë projekt misterioz. Nejse nuk ish-te qëllimi i këtij reportazhi problemi ujit të pishëm. Për vetë banorët ePeshkopisë ka probleme edhe më tëmëdha që media po flet e shkruan,banorët shqetësohen dita ditës epushteti ka rënë në gjumë të thellë.Këtu varfëria është më e ndjeshmese në çdo vend tjetër dhe papunësiaështë ulur këmbë kryq mes qyteta-rëve. Shumica jetojnë me një asis-tencë që asistencë i thënçin se nukmjafton të blesh ushqime as për njëjavë. Vonë, shumë vonë kur qepenate dyqaneve ishin ulur, shëtitorja ishteboshatisur paksa , dritat e pallatevefilluan të ndizen, u nisa drejt Ti-ranës, me shpresë se herën tjetër kurtë ktheheshim, vendlindja jonë dotë kishte ndryshuar, këtu do të ishtenjë realitet krejt ndryshe.Shpresojmë!

Vjeshtë pa gjethenë PeshkopiVjeshtë pa gjethenë Peshkopi

Page 3: DR. ISLAM CANIA FATMIR XHARRI Të shpëtojmë Radikën!rrugaearberit.com/arkiva/2011/Nentor2011.pdf · ndërtuar shtëpi të bukura, të veshura dhe me drurë që Dibra shquhet për

Nëntor 2011 - 367nr.

aktualitet

Dibranët kohëve të fundit janë tejet tëshqetësuar dhe indinjuar lidhur me ven-

dimin e Eletro Maqedonisë për ndërtimin edy hidrocentraleve, njërin te Ura e Boshkut teDibra e Madhe dhe tjetrin te Fusha e Llukovësnë trekëndëshin Maqedoni-Kosovë Shqipëri.

Gazmend Cami, kryetar i ShoqatësEkologjike “Deshat” në Dibër të Madhe, thotëse, “ Ndërtimi i Hidocentralit te Ura e Bosh-kut ka ndikim negative, sepse kapja e ujit tëLumit Radikë dhe e përrenjve tjerë dhe futja etyre në tunelin 9 kilometra të gjatë do tazvogëlojë sasinë e ujit në këtë segment, do tazvogëlojë gjithashtu edhe Përroin e Gajres,do të ndikojë negativisht në mundësitë e mbi-jetesës së llojeve të ndryshme të biodiversitetit,dhe do t’i rrezikojë dukshëm bukuritë naty-rore që kësaj zone i japin rrjedhjet e përren-jve”.

Ndërkaq sa i takon Hidrocentralit në Fush-ën e Llukovës, shton Cami, “ai do të ndikojënegativisht në biodiversitetin e Parkut nacio-nal të Mavrovës, do ta zvogëlojë rrjedhjen eLumit Radikë, që konsiderohet lumi më i pastërnë Ballkan dhe Evropë me resurse të shumtapër zhvillimin e turizmit natyror. Për këtë hidro-central ujërat që do të kapen nga përrenjtë eZonës së Dibrës së Madhe dhe me tunel nën-tokësor do të dërgohen në në akumulimin eliqenit Fusha e Llukovës, dhe nuk do të derd-hen më në pellgun e Drinit të Zi në drejtim tëShqipërisë dhe Detit Adriatik, por do të ndër-rojnë drejtimin e do të derdhen në pellgun eLumit Vardar në drejtim të Detit Egje. Popërsëritet e njejta situatë kur para 60 viteveme ndërtimin e Liqenit të Mavrovës u ndry-shua rrjedhja natyrale e shumë përrenjve qëfurnizonin me ujë Lumin Radikë dhe u orien-tuan në drejtim të Liqenit të Mavrovës dhe tëLumit Vardar. E tërë kjo do të ndikojë edhe nështerrjen totale të Lumit Radikë, që është nëkundërshtim të plotë edhe me ligjet ndërko-mbëtare për shfrytëzimin e ujërave. Zvogëli-mi i sasisë së ujit në Lumin Radikë do tëndikojë negativisht edhe në pastrimin e Liq-enit të Dibrës nga ndotja që i behet përmesujërave të zeza që vijnë nga Ohri e Struganëpërmjet Lumit Drini i Zi”, thotë GazmendCami.

Hidrocntrali te Ura e Boshkut në aku-mulimin e tij do të kap ujërat e Radikës, tëPërroit të Jadovit, Mogorçës, Gajres dhe Jamës.

Hidrocentrali Fusha e Llukovës me aku-mulimin e tij do të kap ujërat e Radikës, Për-roit të Cektë, Guri i Kuq, Niçpur, Grekaj, Për-roit të Peshkut dhe Zhuzhnjë.

Është për tu habitur se nuk janë mbajtur asdebate të mjaftueshme publike për aspektetekologjike të këtyre dy hidrocentraleve që dotë ndërtohen.

Zvogëlimi sasisë së ujit në Lumin Radikëdo të ndikojë negativisht edhe në pastrimin eliqenit të Dibrës, i cili në vazhdimësi ndotetnga ujërat e zeza që nëpërmjet Drimit të Zivijnë nga Ohri e Struga.

Ky shqetësim i dibranëve vjen gati pas njëshekulli, dhe koinçidon me vigjiljen e 100

Të shpëtojmëRadikën!Nga BARDHYL MARKU *

Dibranë të nderuar, Më rastisi të takohem me disa persona, me tëcilët kohë më parë kemi bashkëpunuar nëkuadër të aktiviteteve të mia ambientaliste meshoqatën ekologjike “Deshat” Dibër, të cilëtmë dhanë një alarm për të cilin mendoj seduhet të senzibilohen të gjithë qytetarët nëDibër por edhe më gjerë dhe të reagohet nëmënyrë adekuate.

Bëhet fjalë për planet e ELEM-it (respek-tivisht të Z. Çingoski) që si e si të risë profitine kompanisë të cilën ai e udhëheq, duke mosmare parasysh aspak normat në fuqi për rua-jtje të ambientit dhe ligjet pozitive në Maqe-doni të cilat rregullojnë këtë sferë.

Dy janë elementet të cilat e tangojnë ko-munën tonë, ndërtimi i pendës në fushën eLukovës dhe i asaj ne urë të Boshkut.

Lidhur me ndërtimin e urës së Boshkut nukkam shumë informata dhe nuk e di se cilat dojenë pasojat për Radikën dhe liqenin e Di-brës, por shpresoj strukturat kompetente nëDibër të jenë më për së afërmi të informuarpër këtë plan dhe pasojat e tij qofshin pozi-tive apo negative.

Ndërtimi i vetë pendës në fushë të Luk-ovës ndoshta nuk është alarm edhe aq i madhpër Dibrën dhe dibranët, pasi ajo do të ndër-tohet në pjesë të parkut nacional të Mavrovës,por alarmi për ne ndizet kur kuptojmë se përtë furnizuar me ujë këtë pendë të re, do tëbëhet kapja e të gjitha ujërave nga pellgjet tëcilat sot e furnizojnë lumin e Radikës dhe mekanal special nëntokësor (të gjatë disa kilo-metra) do ti dërgojnë në liqenin e ri të fushëLukovës, ndërsa prej atje këta ujëra do vazh-dojnë rrugën dhe pasurojnë basenin e lumitVardar. Pra, po përsëritet diçka e cila njëherëndodhi para 60 vitesh me ndërtimin e liqenittë Mavrovës, me çka u ndryshua rrjedhja nor-male e shumë ujërave të pellgut të Radikës,por më planin më të ri nuk do të bëhet vetëmkapja e ujërave të Radikës por do të bëhettharja totale e këtij lumi. Pasojat e këtij planinuk përfundojnë me kaq, pasojat janë pjesë ezinxhirit ekologjik. Kjo do të pasohet mezvogëlimin e dukshëm të sasisë së ujit e cila efurnizon liqenin e Dibrës, njëra rrymë e liq-enit (ajo e Radikës) thuajse nuk do të ekzis-tojë në të ardhmen, ndotjet të cilat na vinësot prej Ohrit dhe Strugës përmes Drinit tëZi nuk do ta kenë në të ardhmen sasinë e do-mosdoshme të ujit të Radikës i cili ndihmon-te dukshëm në pastrimin e Liqenit. Por paso-jat do i vërejmë posaçërisht në verë, kur mesiguri niveli i ujit do bjerë në minimum dheuji i liqenit në pjesën më të madhe verës dojetë i ndotur ndërsa dibranët nuk do të mundtë shfrytëzojnë dhe të shijojnë freskinë e liq-enit.

Siç do të shihni në dokumentet e bash-kangjitura, disa shoqata ekologjike janë dukebërë presion për këtë çështje (edhe pse atakanë më interesa dhe aspekte tjera) por përne është i rëndësishëm fati i lumit Radika nëtë ardhmen.

Në këtë korespondencë janë kopjuarshumë dibranë, pushteti vendor, shoqata tëndryshme etj. Shpresoj të dëgjoj një reagimtë përbashkët dhe të fuqishëm në mbrojtje tëlumit tonë të Radikës.

Me shpresë se në të ardhmen nuk do sho-him lumin e Radikës të tharë.

(Shkrimi i mesipërm është marrë nga forumetsociale në Internet. Titulli është i redaksisë)

Maqedonia i shfrytëzon resursetnatyrore të qyteteve shqiptareELEM ia merrujërat natyralëDibrës së Madhe

vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë,pas së cilës në vitin 1913 Serbia sulmoi egllabëroi trojet shqiptare sëbashku me Dibrëne Madhe. Këtij gllabërimi i ndihmoi edheKonferenca e Ambasadorëve në Londër në vitin1913 dhe Konferenca e Paqes në Paris 1919-20, kur Dibra e Madhe iu dhurua Beogradit, eqë sot ka mbetur në Maqedoni. Gjatë ven-dosjes së kufirit në Krahinën e Dibrës nuk uzbatua as konfiguracioni natyror tokësor dheas vullneti politik i dibranëve.

Shkrimtarja amerikane Rous Uajder Lein nëvitet e 20-ta të shekullit 20-të, në librin e saj“Majat e Shalës”, shkruante se “Qyteti i Di-brës iu muar Shqipërisë me vijën kufitare tëvitit 1913, siç nxirret sythi i një patateje”.Ndërkaq Dimitrije Tucoviq, reformatori serb,në librin “Serbia dhe Shqipëria”, duke përshk-ruar gjendjen e krijuar në viset shqiptare tëaneksuara nga Serbia, thotë se, “aneksimi ndaubujkun prej arës, bagëtinë prej kullotës, tufënprej lugjeve, fshatin prej mullirit, blerësin dhe

shitësin nga tregu, rrethin prej qytetit dhe tërëviset malore prej qendrës së tyre ekonomike ehambarët e ushqimit…burimet e jetës uprenë”.

Në vitet e 50-ta të shekullit të 20 –të Dibrae Madhe ishte Qark dhe adminitronte gjer nëMavrovë. Në vitet e 60-ta po të këtij shekulliOhri u bë Qark dhe Dibra e Madhe mbeti nënadministrimin e Ohrit. Ndarjet territoriale qëu bënë gjatë 20 viteve të demokracisë nëMaqedoni me krijimin e komunave të rejaMavrovë – Rostushë dhe Qendër Zhupë, Di-bra e Madhe pësoi tkurrje tjera territoriale dhenë popullatë. Aktualisht Dibra e Madhe kambetur me 145 kilometra katrorë dhe me pop-ullatë prej afër 20 mijë banorë.

Nëse Dibrës së Madhe i merren edhe ujëratnatyrorë të përrenjëve dhe të Lumit Radikë,kjo don të thotë ta çosh këtë qytet legjendardrejt vdekjes së sigurtë. Ndaj duhet ngritur zëriqë kjo të mos ndodh.

Rexhep TORTE

Ndërtimi i Hidocentralit te Ura e Boshkut ka ndikim negative, sepsekapja e ujit të Lumit Radikë dhe e përrenjve tjerë dhe futja e tyre nëtunelin 9 kilometra të gjatë do ta zvogëlojë sasinë e ujit në këtë seg-ment, do ta zvogëlojë gjithashtu edhe Përroin e Gajres, do të ndikojënegativisht në mundësitë e mbijetesës së llojeve të ndryshme të biodi-versitetit, dhe do t’i rrezikojë dukshëm bukuritë natyrore që kësajzone i japin rrjedhjet e përrenjve”.

Zvogëlimi sasisë së ujit në Lumin Radikë do të ndikojë negativishtedhe në pastrimin e liqenit të Dibrës, i cili në vazhdimësi ndotet ngaujërat e zeza që nëpërmjet Drimit të Zi vijnë nga Ohri e Struga.

Është për tu habitur se nuk janë mbajtur as debate të mjaftueshmepublike për aspektet ekologjike të këtyre dy hidrocentraleve që do tëndërtohen.

Nëse Dibrës së Madhe i merren edhe ujërat natyrorë të përrenjëvedhe të Lumit Radikë, kjo don të thotë ta çosh këtë qytet legjendardrejt vdekjes së sigurtë. Ndaj duhet ngritur zëri që kjo të mos ndodh.

SHENIM

Page 4: DR. ISLAM CANIA FATMIR XHARRI Të shpëtojmë Radikën!rrugaearberit.com/arkiva/2011/Nentor2011.pdf · ndërtuar shtëpi të bukura, të veshura dhe me drurë që Dibra shquhet për

4 - Nëntor 201167nr.

opinion

Nga: Dionis XHAFA

Një rrugë 70 kilometra e gjatë…Lidh arteriet kryesore të mbarë trojeve shqiptare,

atyre maqedonase dhe shqiptare. Lidh qytetete Bulqizës, Burrelit, Peshkopisë, Dibrës,Strugës, Kërçovës, Gostivarit, Tetovës, Shkupite gjer në qytetet e Kosovës: Ferizaj, Kaçanik,Lipjan, Viti, Gjilan, Prishtinë e Mitrovicë. Jovetëm kaq, por zhvillon edhe portet ndër mëtë rëndësishme të vendit, që nga Porti i Dur-rësit, Porti i Shëngjinit, duke e bërë kështuvendin tonë një pikë strategjike për Gadishul-lin Ballkanik. 1)

Një rrugë që krah për krah me “Rrugën eKombit” zhvillojnë mbarë veriun dhe një rrugëqë i vjen era shqiptarizëm. Aorta, e cila lidhzemrën kuqezi e ndarë nga padrejtësitë historike.

E, megjithatë, ngrihet një pikëpyetje emadhe…Si mundet diçka e tillë? A mund tëbëhet realitet njëëndërr shekullore e popullittonë, ku një rrugë të ketë forcën të thyej çdokufi e ndasi historike? Po mundet. Përgjigjaquhet “Rruga e Arbërit” !

“Rruga e Arbërit” është segmenti, ku nëngërmadhat e kësaj rruge të flet vetë historiadhe konsiderohet ndër rrugët më të vjetra, bash-kangjitur me rrugën “Egnatia”. Po të gërmoshe hulumtosh nëpër fletë e arkiva historie, kjorrugë i ka fillesat që në shekullin e parë p.l.K.Romakët e ndërtuan atë për të kryer shkëm-bime tregtare me Venedikun, Raguzën etj dheme vendet e përtej Adriatikut.

Më vonë u përdor nga Dhimitri, “Princi iMadh i Arbërisë” në shekullin e XII-të dhenjohu kulmin e rëndësisë në periudhën më tëndritur të Arbërisë, ku që nga viti 1429 u për-dor nga fisi legjendar i Kastriotëve. Rruga eArbërit lidhte kalatë kryesore të Arbërisë, kalanëe Petralbës, Stelushit, Sfetigradit, Petrelës dheKrujës. Kjo rrugë u rindërtua dhe funksionoideri më 1932, kur shënohet ndërtimi i rrugësKrujë – Burrel.2)

Rëndësia primare e kësaj rruge ështëstrategjike për zonat verilindore, pasi lidh Pesh-kopinë, Dibrën, Matin në një trekëndësh kra-hinor, gjë e cila do përmirësonte lidhjen in-frastrukturore të qarkut Dibër. Tjetër rëndësi

Rruga e Arbërit, arteria e gjakut të Shqiptarisë!ka lidhja mes Shkupit dhe Portit më të madhdhe qytetit të dytë në vend, Durrësin.

Përshkohet me një shpejtësi prej 80 km/orë, kalon itenerarin që nga Tirana-Dajti-Mui-za-Gur i Bardhë- Urë e Vashës-Plan i Bardhë-Bulqizë-Urë e Vashës-Plan i Bardhë-Bulqizë-Urë e Çerenecit-Gjoricë-Dibër (e Madhe). Kafilluar tashmë asfaltimi i rrugës nga Bulqizanë Dibër. Duke përshkruar pikat e fshatravedhe qyteteve që lartpërmendëm, Rruga e Ar-bërit përfshihat në krahinat e Matit, Dibrës,Elbasanit, Çermenikës, Krujës dhe Mirditës.Nëse do ndërtohet, rruga aktuale shkurtohetme 100 kilometra, përmirëson jetën e 1.5milionë banorëve përkëtej e përandej kufiritme Maqedoninë. Kjo rrugë përveçse zhvillonzonat malore, ajo shkurton distancën, gjallëronbujqësinë, industrinë dhe përmirëson në tërë-si ekonominë e trevave shqiptare të Maqedo-nisë. Benefitet e kësaj superstrade fillojnë qënga shfrytëzimi maksimal e cilësor të zonaveMat e Bulqizë në veçanti. Tjetër përfitim i vjenturizmit, sidomos atij malor.Mjafton të për-mendim vende si: Bistra, Mavrova, Kodra eDiellit në Tetovë etj. Promovohen bukuritëmahnitëse të shtatë liqeneve të Lurës, Liqenittë Dibrës, Strugës, Ohrit, Mavrovës etj. 3)

Të imagjinosh që zonat më të izoluara,komuna më e thellë dhe një zonë punëtore,Kalaja e Dodës, nga 5 orë qëi nevojitet mo-mentalisht një personi për të lëvizur për nëTiranë, do i duheshin vetëm 1 orë e gjysmë.Korabi, mali më i lartë në vend, jo vetëm përkëtë fakt, por edhe për bjeshkët e larta e tëmahnitshme që mbart, mund të shndërrohetnë resort turistik dhe me pista të mrekul-lueshme skish. 4)

“ Një gjysëm mali në derë të Tiranës dheduket Tirana si dynja tjetër. Ka vlerë Rruga eArbërit, i rrit vlerën tokës, kafshëve, ujit e jetësdhe nuk e le të shkretohet vendi.” – shpjegonnjë gazetar në një reportazh të tijin.5)

Shtjelluam disa përfitime që rrjedhin ngakjo rrugë, që edhe më qartë i jep vetë inxhin-ieri i këtij projekti, z.Farruk Kaba. “Via vitaest” thonin romakët dhe për Dibrën kjo shpre-hje është mëse domethënëse dhe kuptim. Kjodo të thotë:

“Me ndërtimin e Rrugës së Arbërit, pasur-itë e jashtëzakonshme të trevave të Dibrësandej dhe këtej kufirit do të vihen në lëvizjesi kurrë më parë

“Sofja, kryeqendra e Bullgarisë, me rrugëne Arbërit bëhet me afër me Durrësin, pra meDetin Adriatik se sa me Detin e Zi. Në kush-tet e një Europe të Bashkuar dhe pa kufij, kjoështë shumë domethënësemplotë.

“ Parametrat gjeometrike janë të tillë që dotë lejojnë një lëvizje me shpejtësi 80 deri 100kilometra në orë pa probleme, pasi e gjithërruga do të shoqërohet me një sinjalistikëmoderne bashkëkohore.

“ Rruga do të ketë dhe një lidhje të veçantëme rrugën nacionale Burrel -Klos - Bulqizë, ecila nga Klosi tek Ura e re e Vashës do të jetë3 kilometra e gjatë. Në këtë mënyrë edhe Bur-reli do të lidhet me Tiranën në një distancëprej vetëm 57 kilometra, ndërsa Klosi mevetëm 40 kilometra. Distancat me Tiranën, nërast të ndërtimit të Rrugës së Arbërit, bëhen:

Tiranë – Bulqizë 55 km.Tiranë – Peshkopi 100 km.Tiranë – Dibër 83 km.Tiranë – Gostivar 141 km.Tiranë – Tetovë 175 km.Menduat se folëm shumë? Nëse mendoni

kështu, e keni gabim. Lidhja më e plotëmbarëshqiptare do bëhej nëse do realizohetautostrada Tetovë-Prizren dhe do t’a quaja“Arterie të të gjakut të shqiptarisë” nëse dondërtohej edhe rruga e premtuar Dibër-Gosti-var. Plotësimi i një vargu të tillë rrugësh, dotë thotë “bashkim kombëtar”, ku kufijtë shër-bejnë për të ndarë shtete, por jo një komb.Mirëpo, ky projekt has dy kundërshtime tëmëdha. Së pari: Qeveria maqedonase është epara që premton, por asgjë nuk është reali-zuar. Gruevski vazhdon politikën “e mbrap-shtë” maqedone, ku qytetet shqiptare trajto-hen me indiferentizëm nga ata maqedonase,paçka reagimeve të ashpra të kohëve të funditnë çdo aspekt. Deklaratë akoma më kundërsh-tuese vjen nga Ministri i Transporteve të Maqe-donisë, që në lidhje me çështjen në fjalë thotëthjesht: “Nuk kam përgjegjësi! “ Edhe më içuditshëm është fakti që projekti kundërshto-

het edhe nga Menduh Thaçi, i cili është dek-laruar prerë dhe shkurt: “Projekt i pavlerë”. 6

Pavarësisht kundërshtive e problemeve, Rru-ga e Arbërit ka filluar zbatimin “de jure” qënë 2004-trën, miratuar kjo nga Këshilli Ko-mbëtar i Rrugëve. “De facto” është bërë gjys-ma e një projekti madhor mbarëshqiptar, mevlerë prej 250 milionë eurosh. Unë dua tëbesoj në fuqinë e kësaj rruge, në një dimen-sion ndryshe të shoqërisë rurale dhe qytetevetë “humbura” në veçanti, në një kapërcim his-torik, që do mbarte vulën e pulsit të mbarësh-qiptarizmi. Dua të besoj që “Rruga e Arbërit”të ngrihet në lavdinë e Arbërisë krenare, portashmë për një të ardhme. Dua që kjo e ardhmet’a shohë këtë rrugë si “arterien e gjakut tëshqiptarisë”.

Rruga e Arbërit është kryeura më e madhe ebashkimit të shqiptarëve dhe mënyra moderneqë do të mirintegrojë dy gjysmat e kombit.Prej kohësh në BE shkon drejt sfumimit rendë-sia tradicionale e kufijve tokësorë. Drejt mpa-kjes po shkojnë edhe “kufijtë” ekonomikë, këtëprirje kanë edhe ata politikë. Ndërkohë prejgjithsecilit shtet përbërës forcohen kufijtë kul-turorë dhe ato të identitetit kombëtar. E gjithëkjo tablo e re e strukturës së eurobashkimitndërsa po “harron” kufijtë tokësorë dheekonomikë ka vizatuar mbi trupin e të ardh-men e vet të vitit dymijë rrjetin gjigand infras-trukturor të Korridoreve Transnacionalë. Njëriprej tyre, ai me numërin 8, jo ndër më krye-sorët e BE-së, kalon nëpër Shqipëri. Ky shem-bëll e ky mësim evropian qartëson si drita edielllit mesazhin se vënia në jetë e kompen-simit nga pabesia e kryer në vitin 1913 nukështë lufta apo gara ekufijve, por ajo e rrugëve.

1 Rruga e Arbërit, në ndërtim, Vargamal, Nje Gjak, NjeVullnet!

2 Historia e rrugëvë automobilistike shqiptare, Shkodr-aOnAirForum

3 Rruga e Arbërit, një korridor gjithëshqiptar, RamizFicorri, Telegraf

4 Të ngremë resorte turistike për Malin e Korabit,24.10,2011, gazeta “Sot”

5 Midis dy Dibrave në gjurmë të Rrugës së Arbërit6 LajmiPress, Menduh Thaçi për Dibër-Gostivar7 A po agon mbi Rrugen e Arberit? Ballkan, 15 prill

2006, Ylli Polovina

Ne foto: Pamje nga segmenti ipapërfunduar i Rrugës së Arbërit qëlidh qytetin e ri të Bulqizës meQafën e Buallit. Ky segment ështëi hapur për lëvizjen e makinave,megjithëse është akoma i papërfun-duar.

Ditët e para të dimrit kanë qënëtë ngrohta për vendin dhe udhëtarëtdhe drejtuesit e mjeteve janë tëkënaqur me shpejtësinë e lëvizjes.Lajme të mira nga ky segmentpresim të vijnë edhe gjatë ditëve tëdimrit, kur bora të mbulojë rrugën.Vitin e kaluar, megjithësë ditëtishin me diell, lajmet nga segmentii rrugës së Arbërit në vendin equajtur Pishat e Fushë Bulqizës,vinin për bllokimin e rrugës.Shpresojmë që të njëjtat lajme tëmos vijnë edhe nga ky segmentrrugor.

Redaksia vazhdimisht ka ngriturnevojën e standardeve të rrugës,duke theksuar funksionalizimin esaj për një rrjet të madh makinashpor edhe për gjatë gjithë vitit,pavarësisht nga moti dhe kushtetatmosferike.

Foto: Bujar Karoshi

Page 5: DR. ISLAM CANIA FATMIR XHARRI Të shpëtojmë Radikën!rrugaearberit.com/arkiva/2011/Nentor2011.pdf · ndërtuar shtëpi të bukura, të veshura dhe me drurë që Dibra shquhet për

Nëntor 2011 - 567nr.

e ditës

Nga: HYSEN LIKDISHA

Dhënia me konçension e Minierës së Bulqizës në korrik të

vitit 2001, për kompanitë e huajaDarfo Albania dhe më pas DekoMetal Austria, në asnjë rast nuk kanërezultuar efiçente. Kjo për faktin sekëto kompani nuk investuan nëminierë sipas kontratës së lidhur meqeverinë shqiptare, por vetëm shfrytë-zuan rezervat e gatëshme, duke bërëkështu që vit pas viti, incidentet mepasojë vdekjen në galeritë e nënd-heshme të Minierës së Bulqizës, tëvijnë vetëm duke u shtuar, ndërsame qindra burra duhet të fitojnëbukën e përditshme të familjes së tyrepërmes kushteve mesjetare të punës.Në 60 vitet e ekzistencës së saj nëminierën e Kromit në Bulqizë, men-dohet të kenë humbur jetën më shumëse 350 minatorë. Nëse i shohim shi-frat ftohtë, numri mesatar i vdekjevenë një vit duhet të jetë rreth 6. Por nëtë vërtetë nuk ka qenë kështu. Vitet epara të punës kanë shënuar numër tëmadh viktimash, ndërsa vit pas viti,me përmirësimin e teknologjisë dherritjen e investimeve nga shteti, numrii aksidenteve ra ndjeshëm. Edhe pasmarrjes me koncesion nga kompaniaitaliane “DARFO”, miniera nuk ish-te një vend i pasigurt për minatorët,deri në tetor të vitit 2006. Në këtëmuaj, shkëputja nga tavani i galerisëi një masivi kromi vrau minatorinBesnik Alliu nga Fushë-Bulqiza. Disamuaj më pas, minatorët nisën të ngri-nin krye, duke kërkuar paga më të lartadhe përmirësimin e kushteve të sig-urisë në punë. Deri në qershor të vitit2007, ata përmendnin vdekjen e Be-snik Alliut për të përligjur kërkesat etyre. Por në qershor, kur protestat ar-ritën kulmin me nisjen e një greve tëpërgjithshme, dy minatorë të tjerë,Avni Duriçi dhe Hysen Lezi, dy ngaminatorët më me përvojë të kësajminiere, gjetën vdekjen në thellësitëe nëntokës, nga një shpërthim i pa-kontrolluar i minave. Një muaj egjysmë më vonë, më 10 gusht 2007,një shembje në galeri i mori jetënZaim Hysës, i cili sapo ishte zgjedhursekretar i sindikatës së re të minierës.Në fund të gushtit, një tjetër shemb-je vrau minatorin Mehdi Jani, baba ipesë fëmijëve. Pas vdekjes së këtij tëfundit, qeveria ndërhyri dhe urdhëroimbylljen e minierës, deri në plotë-simin e kushteve të sigurimit teknik.Investimet nisën të bëheshin, porpikërisht një nga njerëzit që punontepër vendosjen e armaturave mbrojtëse,Sami Doga, gjeti vdekjen i shtypurnga një masiv dheu në muajin dhje-tor 2007. Viti 2008 u duk se nisi mëi mbarë për minatorët e Bulqizës, tëcilët arritën më në fund të nënshkru-anin kontratat e punës. Por edhe kyvit nuk kaloi pa viktima. Kështu njëaksident i rëndë u shënua në këtë vitku një tjetër minator, Njazi Alliu,vëllai e viktimës së parë të kësaj serievdekjesh, Besnik Alliut, gjeti vdekjen

Në foto: Hysen Lezi me me vajzen Adelina.Foto poshtë:Adelina Lezi, nxënëse në klasëne nëntë, tregon ilaçet e së jëmës

Minatorët e vrarë, familjet nëmjerim e luftë për mbijetesëAksidentet në minierë, 7 minatorë të vdekur në 16 muaj

në galeritë e thella të minierës. Jo pak,por 15 ton mineral kromi shtypintrupin e Njazi Alliut 800 metra thellënën tokë. Alliu kishte mbi 15 vite qëpunonte në minierë. Përmasat e kësajngjarjeje tragjike, ku humbi jetën 50-vjeçari Njazi Alliu, rriten së tepërmiedhe për faktin se për familjen Alliukjo është viktima e dytë e rënë nëminierë, pasi në vjeshtën e vitit 2006u vra në të edhe vëllai i tij, BesnikAlliu, që shënoi edhe hapjen e serisësë vdekjeve të tjera që pasuan ngapuna në këtë minierë.

Kështu, në rreth 16 muaj ky ështëaksidenti i shtatë me vdekje në mini-erën e kromit dhe aksidenti i parëpër 2008-tën. Ngjarja e rëndë kandodhur në nivelin e 16-të, të pusitnumër 2, të kësaj miniere, rreth 800metra thellë nën tokë, ku Njazi Al-liu punonte për nxjerrjen e miner-alit të kromit. Shokët e punës thanëse aksidenti ndodhi kur minatori 50-vjeçar po mundohej të zhbllokontenjë furnel, në mënyrë që minerali igrumbulluar nga plasjet të mund tërrëzohej poshtë në trimonzhën e sh-karkimit, ku mbusheshin vagonët.Por teksa me një levë hekuri lëviztegurët për të siguruar rënien e lirë tëtyre, një bllok i madh minerali karrëshqitur duke e marrë përpara mi-natorin. Ai ka përfunduar 16 metraposhtë, në trimonzhën e shkarkimit,

i mbuluar nga rreth 15 tonë miner-al. Ndërkohë vdekjet në minierë pa-sojnë njëra tjetrën madje edhe aksi-dentet me vdekje nuk mungojnë edhejasht saj. Kështu një aksident në sto-qet e mineralit jasht galerive, ka sjellëvdekjen e 43 vjeçarit, Nevruz Gjo-ka, nga Bulqiza, dhe u plagosBardhyl Duriçi, 30 vjeç. Aksidentettragjike pasojnë njëri tjetrin. Fillimii vitit 2009 shënon vdekjen e mina-torit Behar Toçi, 32 vjeç. Viktimapunonte në detyrën e vagonistit, nëpusin numër 1 të nivelit 52 të mini-erës, rreth 166 metra thellë nën tokë,kur nga tavani i galerisë është shkëpu-tur një masiv gurësh që e ka goditurvagonistin 32-vjeçar në pjesën eprapme të kokës dhe në shpatull.Goditja ishte fatale, pasi i ka shkak-tuar vdekjen e menjëhershme. Edhepse është e vështirë të nxjerrësh njëstatistikë të saktë të këtyre vdekjeve,thuhet se gjatë vitëve 2007 deri në2009, tragjeditë në minierën e Bul-qizës, jo vetëm në galeritë e thellatë nëntokës, por edhe në sipërfaqetë saj, ndoqën njëra-tjetrën, ku janëregjistruar 17 jetë njerëzore të hum-bura, 17 gra të mbetura të veja, 43fëmijë të mbetur jetimë. Ndërkohëqë viti 2010 rezultoi i mbarë përminatorët pasi nuk u regjistruan ak-sidente me humbje jetësh për mina-torët, 2011 e prishi këtë ugur tëbardhë. Kjo pasi më 18 tetor të këtijviti, regjistrohet një tjetër aksident irëndë tragjik në nivelin e 16-të tëminierës ku nga shpërthimi i gazittë hidrogjenit humb jetën minatoryNaim Shyti dhe plagosen 8 të tjerë 3prej të cilëve në gjendje të rëndë.Dhe në çdo rast të gjitha këto hubjejetësh të minatorëve janë konsideru-ar si aksidentale, ku faji për ndodhjene tyre është groposur së bashku meviktimën.

Në disa nga familjet e mina-torëve të vrarë në galeri, në

ditën e Kurban BajramitNë ditën e sotme të Kurban Ba-

jramit, kësaj feste tradicionale që nëtrevën e Bulqizës, ka rrënjë të thelladhe festohet nga të gjithë shkuam nëdisa nga familjet e minatorëve që kanëhumbur jetën gjatë punës në mini-erë. Së pari ndalojmë në Fush-Bul-qizë, tek familja e të ndjerit SamiDoga, vrarë në dhjetor të 2007. Njështëpi e vogël fshati që kishte mbeturashtu siç dhe e kishte lënë Samiu, nëndërtim e sipër. Në shtëpi nuk gje-jmë asnjeri, Dera e mbyllur. Edhekomshijtë nuk tregojnë se ku ndod-hen, por vetëm të thonë se nuk janëkëtu. Ndofta bashkëshortja e të nd-jerit, së bashku me fëmijët ka shkuartek prindërit, në përkujdesje për fëm-ijët e saj në këtë ditë moti të shenjtëtë Kurban Bajramit, që siç thamë nëFush-Bulqizë, festohet nga të gjithë.Spostohemi po në këtë fshat, për viz-itë tek dy familje të tjera, ata tëvëllezërve të vrarë në minierë, Besnike Njazi Alliu. Por edhe këtu dështojmënë qëllimin tonë për tu takuar me fa-miliarët. Nga komshijtë mësojmë sedy familjet janë larguar nga fshati.Njëra prej familjeve, ajo e Njazi Al-liut është larguar në Itali ku dhe punondjali i madh i kësaj familje. Ndërsafamilja tjetër ajo e Besnik Alliut, prejtre vitesh është shpërngulur në qyte-tin e Bulqizës. Këtu familja ka nisurnjë jetë të re ku bashkëshortja e Be-snikut dhe djali i madh i saj janë siste-muar në punë në minierë. Trokasimnë derën e një apartamenti në katin edytë të një pallati në lagjen Gjeologu,ku banon familja e të ndjerit HysenLezi. Derën na e hap një vajzë ado-

VITI I PËRGJAKSHËM 2007.JA MINATORËT E VRARË:Besnik Alliu, Avni Duriçi,Hysen lezi, Zaim Hysa, MediJani, Sami Doga, HekuranGjeta (në stoqe), XhevatBulqiza (në stoqe)

leshente Adelina Lezi, nxënëse nëklasën e nëntë. Urdhëroni, thotë ajo.Pasi përshëndetemi, Afërdita, bash-këshortja e të ndjerit, nis e tregon përmbijetesën e familjes pas vrasjes nëminierë të bashkëshortit të saj.Ndërkohë që Afërdita nis dhe tregon,djali i vogël dhe i vetëm i saj, Klodi-ani që vazhdon klasën e tretë fillore,i mbush sytë me lot dhe nuk di përseai nuk pranon që ta fotografojmë.“Jam shumë e sëmurë, fillon të tre-gojë Afërdita. Sapo kam ardhur ngaspitali. Vuaj nga shumë sëmundje si,diabeti, tensioni i lartë, azotemia,ndërkohë që kam kaluar edhe 5 oper-ime në trup. Bashkëshorti im HysenLezi, ka qenë ndër minatorët më tëmirë të minierës. Por, përkundër kësajnë si familje trajtohemi me një pen-sion prej 160 mijë lekë të vjetra.Madje dy vitet e para pas vrasjes sëbashkëshortit, kam marrë vetëm 45mijë lekë të vjetër pension. Tani qëdjali më ka mbushur 8 vjeç, pension-in prej 160 mijë lekësh të vjetër makanë përgjysmuar. Vetëm bashkiaBulqizë, më ka ndihmuar ku me jeppërkrahje sociale prej 38 mijë lekësh.Pensioni që marr për rritjen e fëm-ijëve jetimë, nuk më del as për tëblerë ilaçet që për çdo muaj duhet tëpaguaj 130 deri në 140 mijë lekë tëvjetër. Shikoni sa ilaçe marr dhe ven-dos mbi tavolinë disa tableta me il-açe si dhe aparatin e marrjes së in-sulinës për të luftuar diabetin si dheatë të mëtjes së tensionit të gjakut.Që nga vdekja prej 5 vitesh e bash-këshortit tim, Hysenit, në shtëpinëtime nuk më ka ardhur askush, as ngashokët e tij, as nga miqt, as nga drej-tuesit e minierës, apo strukturave tëtjera shtetërore, për të na u gjeturpranë për të na lehtësuar sado pakdhimbjen tonë të mëdhe për hubjene njeriut tonë të dashur. Por kanë qenëdhe janë vëllezërit e mi ata që mëgjinden pranë në çdo moment. –Jashiko edhe mishin për ditën emadhërueshme të Kurban Bajramitma kanë sjellë. Çdo gjë ata e ndajnëme mua, thotë Afërdita. Në këtë ditëmoti, dyert e shtëpisë së Naim Shy-tit, vrarë në minierë më 18 tetor tëkëtij viti, qendrojnë të hapura, kuvijnë njerëz për të ndarë dhimbjen epikëllimin me familjen Shyti. Nën-toka ishte buka dhe jeta e tij. NaimShytit, 36 vjeçari ishte burrë i vetëmi shtëpisë që i kishte vënë shpatullatnën trarët e rënuar të galerisë nëthellësitë e së cilës gjeti vdekjen. Përafro 10 vjetë nën tunelet e kromit kasiguruar bukën e përditshme. Ndërsashtëpia e tij, në fshatin Kokordhak mëFushë-Bulqizë, thuajse është e rrënu-ar. Një shtëpi përdhese ku syri nuk tësheh asnjë oriendi për të qenë jetonfamilja Shyti. Në shtëpinë e Naimitnuk ka më krahë pune. Djali i tij mëi madh, Fatmiri është vetëm 13 vjeçndërsa familja prej 6 anëtarësh sigu-ronte mbijetesën nga puna e rëndë eNaimit në minierë. E tash që ai mby-lli sytë nuk ka lënë pas veç mjerim.

Page 6: DR. ISLAM CANIA FATMIR XHARRI Të shpëtojmë Radikën!rrugaearberit.com/arkiva/2011/Nentor2011.pdf · ndërtuar shtëpi të bukura, të veshura dhe me drurë që Dibra shquhet për

6 - Nëntor 201167nr.

studim

Nga: Dr. ISLAM CANI

Çidhna e sotme- para shume kohesh e kapatur emrin Oenea. Nuk mund të bësh

hamendje mbi qytetin e vjetër të ilirisë të cil-in e percakton qartë simboli i saj Oena.

Oenea- është një zog që ben pjese ne grupine shpendeve qe banojne ne kete zone si kurseoena, papagalli, gjeli I eger, shqiponja etj.Eshtëperdorur si simbol ne kete zone që nga koha epellazge, e ne vazhdim te ilireve e deri tekalbanet dhe shqiptaret e sotem. Me sa duketky shpend qe njihet si oena, bashkjetonte nëafërsi te vendbanimeve, në zonat e ulta të sh-kurreve, te dushkut, por dhe ne vendet e ban-uara prane kasolleve e shtepive të vogla. Nji-hej si shpend komunikues, lajmetar me zërine tij dy kohësh dhe njeri i shkurtër dhe i fortëdhe tjetri me i forte dhe i zgjatur, një shpendvigjilent si natën dhe ditën, por afërsia dhekuminikimi i saj, ka imponuar banoreve te qy-tetit te ishte simbol dhe idhull për ta. Fluturi-mi i saj eshte i shpejte, ka tendence për tëfluturuar ulet. Ndërton fole dhe qendrojne neshkurre, dushqe e busha. Femra, vezet i bënëtë bardha, dhe inkubohen normalisht nemënyrë tipike si pëllumbat.

Nga pikpamja e qëndrimit në pozicionvrojtimi, si dhe të kujdesjes i ngjante shumëshqiponjës. Veshja e saj me pupla të zeza nëtë kafe të lehtë , rreth qafës gri me sqepin everdhë në portokalli, këmbët e zeza ne gri përmeshkujt , ndersa për femrat , puplat më tëçelura dhe pjesa e gushës me e bardhe, poashtu dhe ne flete dhe ne bishtin e saj bardhee zi. Rritej dhe ushqehej me hedhurinat efamiljeve apo me farërat e të mbjellave.

Pellazgët dhe ilirët e kësaj zone që në pre-histori, jo më kot e kishin oenën simbol,idhull, perëndi, sepse: qëndronte vigjilent,ne çdo kohe e sinjalizues per çdo lëvizje, nëhyrje e dalje të qytetit. Lajmëtar i saktë kur ikanosej dicka e keqe, ai shërbente si sinjali-zuese per cdo levizje për banoret e ketyrezonave . Prandaj dhe ishte lajmetar, , idhull esimbol.

Këto shpendë të rrallë i gjen edhe sot nëkëto zona kudo dhe kur do i dallon lehtë, ngabukuria dhe nga zeri i tyre i vecante.Paraardhësit e shqiptareve të sotëm këta sim-bole kuptimplote si oenen e qendisnin si sym-bol per vete dhe dhurate per familjeve tëmëdha mbretërore sipas gojedhenave dhe stud-juseve ishte e gdhendur e qëndisur mire permbretin Gent te ilirise.

Mesa duket të parët tanë besonin BE-STYNITE PAGANE dhe festonin si të veçantëDitën e Verës, ku si emblemë kishin shpen-din paqësor, jo grabitqar, por informues, sin-jalizues, me zë dhe njoftime të tjera siç tre-gojnë historitë dhe tregimet e të parëve tanëtë hershëm ;

O Oenëë pëllumb i shkruarbashkë me ne t’i ke jetuarNa ke mbrojtur dhe na ke treguarpër armiqtë që janë afruarZëri yt shume herë na ka zgjuarO oene te falemi Tyçoje lajmin që të kemi dhënë

Oena - qyteti i vjetër i Ilirisë

Oena kërkon njohje të mëtejshme, vizitorë,ndërhyrje shtetërore për zbulime nëntokësore

Oena – si shpend I vogël, I bukur , I përshtat-shëm bën pjesë ne familjen capensisoena(latinisht). Kështu çidhnakët e zgjodhënoenen si simbol të përhershëm dhe qyteti Ityre mori emrin OENA.

shtepi me shtëpiper te mbrojtur trojet cdo njeriruaje amanetin siç din Ti nën sqep e të lidhur fort në këmbëLajmi yne kodo te shkojë se ty të kemi simbol e mburojë (baladë e

vjetër)

Oenea- ishte qyteti më i mbrojturi ngapozicioni gjeografik në Dibër. Qyteti ndod-hej në mes të maleve ku shtriheshin fusha eshumë burime ujore si: Seta, Klloxhnesha,Shehu i Thatë, Zgjorxha, Saponika, Gjilgjori,Resna, Vokseta, kroi I madh, gjura gjygj, Sheuqë kryqëzohej në Kronzë brënda në Çidhënkishte burime te shumta. Te tilla edhe sotruajnë emrin e tyre dhe ne shumicën e buri-meve gjen copa tjegulla, që janë përdorur silugje për të ruajtur vazhdimësine e këtyre gur-rave.

Parimi i fiseve ilire që në kohe të ndryshmehistorike, per qytetet ishte: se ku ka kala kish-te qytet, por dhe zhvillim, urbanizim, bujqë-si, karakteristike e kesaj Ashtu sikurse rasti yneorigjinal per qytetin e lashte Oenen.

Romakët kur erdhën për herë të parë si nën-shtrues e skllavërues (shume kohe para krish-tit) u mahniten me pamjen dhe bukurine eqytetit. Kjo ishte dhe arsyeja që çidhna ishte epamposhtur. Romakët që në fillim ato e njo-hën çidhnën qytet ( citta= qytet) në italishtdhe në emertimin latin qytet = citta.

Me shumë fortesa e kala të cilat u sulmuandhe nështruan, por ajo që ju kishte mbetur në

grykë si halë ishte dhe çidhna, Per të hyrë këtui duheshin të kalonte disa prita: sikurse tre-gojnë gojedhenat dhe faktet historike ; ku trebetejat u thyen në Shashar, te Kepi i Qytetit sipika e vrojtimit të qytetit,me pikat e vrojtim-it të Harlecit, në maja e Sukës ku ka qene pikae vrojtimit dhe nje kishë. Ashtu dhe pika tëtjera përforcuese .

Të gjitha betejat u sprapsën dhe u shuan nëgrykën e Tërdofit, të Sheut, përballë fushësse Mac – Dhovës.

Kesaj i shërben kënga:U mbush Seta plot me gjakSheu e Tërdofi po merr flakëNdeshen trimat shpat më shpatëÇpo thotë boni e murthakulufton trimi Gjon PlakuGjoni thotë mos më ndihmonise te Tërdofi unë do pushojëGjoni – është varrosur në vendin që u vra,

pra është dëshmitari dhe heroi i tre pritave meemrin e tre pritave pra tërdof- tre beteja shuan,u zbrapsën e larguan para se sa të merrnin mac-dhovën. Prita e mac- dhovës ishte me muri tëlarta disa metra, me frëngji, pra si dritare pertë gjuajtur me armë e shigjeta të asaj kohe.

Pra qyteti i Çidhnës ku janë gjetur thesare,ku kanë mbetur me dhjeta të tillë në tokë, përkëtë 1862 ku Ismail Lleshi i shkolluar në per-andorinë osmane për Gjeologji e Arkeologji-atëhere erdhi dhe ngriti 7 qendra për të gjeturvarre dhe thesarë në çidhnes, si dhe nje kultfetar, si personalitet I shquar, informues ebindes, në të gjithë krahinën për kohën ishte

njeriu më I dëgjuar ,por jo gjithmonë gjeteverpimytarise se tij njeriu mund te dalë fitimtare, ashtu si e quajti populli sheh Ismali Ishkoi prapa dhe bëri disa gërmime arkeologjikesi:

1. Shëmëtarth2. Tek Kepi i Qytetit3. Fushë Bon4. Në Fushën e Tërdofit5. Në Volëz6. Në Linajsht7. Në mac- dhove8. Në Lujth9. Në Kodrën e Gjok Bitrit10. Në Vakuf tek mani I Gjokës.Fatkeqësisht 200 metra më larg nga vendi i

ku kerkonte ne Pusa tek mani i Gjokës rrethvitit 1977 u gjet thesari nje qyp me para tëmbështjela me tjegull dhe nje cipë e hollëbronxi. Parate ishin të kohës Bizante (serma),sipas studiuseve arkeolog. Koha e Sheh Ismalit,njerëzit që e kishin mbështetur në kërkime fil-luan ju larguan kur ai ne atë kohë nuk gjetigjë, dhe përhapën fjalën se Shehi më shumëështë ëndërrimtar se sa realitet, sepse gjetja ecopave me tjegulla, qymyr, ne Shumëtarth,Vilëz, Kodra e Gjokës(Bitrit), Varret e Cullve,në fund të fushës sale me emertimin e më-parshëm mac Dhovës, nuk jua mbushte mend-jen ne atë kohë. Megjithëse ato vlerat e Shehui dinin si psh; perkthim i gjuhës osmane, ndi-hmonte të varfërit që të ktheheshin nga turqiaqë rrinin 12 vjet në ushtrinë turke, sepse aiatje kishte nipërit dhe djalin e vet, bënteçmundej që me gjithe djain , nipër e djem tëdibrës e të çidhnës i ktheu ne atdhe.

Shehu- ka marrë pjesë në Kongresin e Ma-nastirit dhe në disa të tjera si përkthyes e dis-kutues për trojet tona që të kohës pellazgo –ilire. Mesa dime ne ai ka folur edhe për NenteMalet e Dibrës. Ai jetoi deri rreth viteve 1922-1924.

Folëm vetëm për kohën e ilrëve, pushtimevepor nuk kemi trajtuar mesjeten dhe kishat, porjemi tek besimi, tek shpendët, që në çidhënka 11 shpella për shpendë të ndryshëm si :Shqiponja, oena, gjelat e egër, papagallët, jemitek koha e besimit pagan dhe ndërtimi fetar –kishtar është peridha e bizantëve , turqëve qëdo tju referohemi më vonë.

Sot me shume folem per emrin e Oenese ,Ne te ardhmen do te flasim per shume emrae luftetare te kohes ilire e me vone si dheshume vende te tjera banimesh me toponimee gojedhena:.

* Ruajmë të drejtat e autorit dhe rezerva in-formative. Oena (Çidhna)- eshte qyteti me i vjeterdhe me i mbrojturi ne zonen e Dibres, jo me largse 1.5-2 km larg Drinit te Zi.

Ka ndodhur nje ngjarje? Keni ndonje shqetesim

per te ndare me komunitetin?

Keni ndonje propozim per zhvillimin e zones suaj?

Doni te informoni komunitetin rreth jush per dicka qe ju

intereson atyre?

S H K R U A N I N Ë G A Z E T Ë ! B A S H K Ë P U N O E D H E T I !

< r r u g a e a r b e r i t @ g m a i l . c o m >

Page 7: DR. ISLAM CANIA FATMIR XHARRI Të shpëtojmë Radikën!rrugaearberit.com/arkiva/2011/Nentor2011.pdf · ndërtuar shtëpi të bukura, të veshura dhe me drurë që Dibra shquhet për

Nëntor 2011 - 767nr.

vendlindja

Brezhdani, fshat i urbanizuar qysh në mesjetë

Nga: FATMIR XHARRI

Fshati Brezhdan është pjesë përbërëse e fshatrave të rrethit Dibër,

dhe bën pjesë në ato fshatra që sh-trihen në luginën e Drinit të Zi. Aindodhet 3 km në perëndim të qy-tetit të Peshkopisë. Sipërfaqia e tij epërgjithëshme është 765 ha, nga tëcilat 451 ha tokë arë, ndërsa pjesatjetër prei 314 ha kullotë. Ai shtri-het në kordinatat 41º 40’ 26" në veridhe 20º 22’ 56" në lindje dhe ka njëpozicion gjeografik shumë të favor-shëm, me toka të rrafshëta nën ujëdhe mjaft piellore, sidomos ato qëkufizohën më Drinin e Zi.

Fshati shtrihet në një lartësi me-satare që varion nga 300-600 m mbinivelin e detit.

Kufijtë natyror dhe administrativtë Brezhdanit fillojnë; në lindje metokat e fshatit Rashnapoië(Rushna-Polie). Kufiri vazhdon në drejtim tëJugut duke përfshirë Kallçishtin(kallçishta-lagje e Brezhdanit), vazh-don më poshtë në kufi me fshatinUshtelenxë, me të cilin ndahet në tëashtëquajturën “Kodra e Ruçë”(Kodrae Uruçit F.Xh), zbret në krah të tokavetë fisit Menga duke vazhduar nëdrejtim të Kashaneve, ku del dhekufizohet me fundin e “Rrugës sëDukë”, e deri në Drin të Zi. Drini iZi është edhe kufiri konvecional, qendan tokat e fshatit Brezhdan memalin Mollë (Mallë) në pjesënperëndimore. Në anën tjetër të Drin-it gjenden fshatrat Luzni dhe Muhurr.Nga fshati Muhurr tokat e Brezhdanitndahen me anë të urës mbi Drin, ecila lidh Muhurrin me kodrën Gjar-rica.

Në vijim, kufiri vazhdon përgjatërrugës së sotme automobilistike,përgjatë thembrës së kodrës Gjarri-ca, në kufi me fshatrat Rreth-Kalë(Rreth-Kala) dhe Vakuf dhe gjith-monë duke ndjekur rrugën e sotmeautomobilistike del në Kubën (Ko-bilani i dikurshëm), duke u zgjaturderi në kufi me rrjedhën e Përroit tëGjelagjoshtit, dhe vazhdon përgjatërrugës nacionale, që lidh Suhodoll-in me qytetin e Peshkopisë, deri nëkufi me tokat e fshatit Pilafe dheRashnapoië. Pra, në mënyrë të përm-bledhur, Brezhdani kufizohet, nëLindje me Rashnapoliën, në Jug mëUshtelenxën, në Perëndim me Drin-in e Zi, dhe në Veri me fshatratRreth-Kala dhe Vakuf.

POZITA GJEOGRAFIKEDHE RELIEVI

Relievi i fshatit Brezhdan mundtë kategorizohet në dy llojësh, fush-or dhe kodrinor. Vetë fshati shtrihetnë një reliev, të përthyer duke u zg-jatur sa në shpate kodrinash të vog-la, aq edhe në rrafsha dhe lugëza, qëata formojnë. Relievi fillon të zbresëngadalë dhe butshëm në dreitim tëDrinit të Zi në formë brezaresh e rraf-shesh të sheshta, ku formon edhe njëfushë me taban të gjerë dhe pjellore.

Fshati zë një pozicion të favor-shëm dhe duke u shtrirë më shumënë luginë është i mbrojtur nga erërat.Ka një ekspozion në drejtim të Jugutdhe Jug-Perëndimit duke përfituarpothuajse gjithë ditën rrezet e diel-lit. Kryesisht shtëpitë janë të denduranë rrafsha dhe lugina me një dhedykatëshe, ndërsa vijnë duke u rral-

luar drejt faqeve të shpateve të vog-la.

Hapësira tokësore, që shtrihet nëpjesën perëndimore mes fshatit dheDrinit të Zi është pothuaise e rraf-shët dhe përbëhet nga një formaciongjeologjik shumë i përshtatshëm përkultura bujqësore; tokë e formuar dheme ujë. Pjesën tjetër e përbën kodraGjarrica, e cila ngrihet mbi fushat eÇapit, duke dominuar mahnitshëmtë gjithë luginën e Drinit të Zi, tëDibrës së Poshtëme, maja e së cilësështë rreth 500m mbi nivelin e detit.

Ajo ka një pozicion gjeografik tëmbrekullueshëm dhe e përsh-tatëshme për frutikulturë dhe tur-izëm. Nga maja e saj mund tësoditësh një panoramë të mrekul-lueshme të të gjithë luginës. Gjarri-ca mund të quhet edhe “Kërthiza eDibrës së Poshtmë”. Ajo është e për-shtatëshme për kultivimin e fru-torëve, si arra, gështenja, hardhi etj.

Kryesisht shpatet kanë drejtiminlindje-perëndim, të cilat formojnëluginëza dhe rrafsha të vogla, tëngrohta dhe të mbrojtura nga erërat,ndërsa shtëpitë janë të orientuarakryesisht drejt Jugut dhe Veriut, si-pas rastit. Dallojmë rrafsha, apo tëquajtur ndryshe edhe gropa, si; Gro-pa e Brezhdanit, e cila është e rraf-shët dhe shumë pak metra mbi nive-lin e Drinit të Zi dhe Zalli i Zdojan-it, që gjindet në përroin e Zdojanit,zgjatimi i të cilit të nxjerr në njëfushë të gjerë, e quajtur ndryshe edheZalli i Zdojanit, që shkon deri nëkufi me Vakufin. Nga Gropa e Brezh-danit, apo qendra e dikurshme e fs-hatit, relievi fillon nga aty që quhetLugjet e Xharre dhe vjen duke uzgjeruar në një formë hinke në njëfushë e gjerë dhe e rrafshët deri nëkufi me Drinin e Zi, tokë e butë dheshumë prodhuese. Kapaciteti ibrendshëm ujor i Brezhdanit nukështë i mjaftueshëm për të përballu-ar sasinë e madhe të tokës, megjithëkrojet e shumta që ka. Krojet krye-sisht janë prona fisesh. Kohët e fun-dit një sistem ujitës dhe uji tëpijshëm është instaluar. Janë tëpërmëndur emërtesa krojesh si; Kroii Sharrës, Kroi i Xharre, Kroi i Kas-hanë, Kroi i Barbegje, Kroi i Reçe,Kroi i Kallçishtit, Kroi i Dikallarë etj.të cilët furnizojnë me ujë banorëtdhe kënaqin një pjesë të vogël tëkërkesave për vaditje. Drini i Zi, icili u kalon tokave të Brezhdanit fare

pranë nuk ka mundur të shfrytëzo-het nga banorët për vaditjen e tokavetë tyre. Gjatë verës edhe Përroi iZdojanit ka prurie të pamiaftueshmepër të patur një ujitje të kënaqëshmetë tokave. Lagjet e tjera si Kallçishti,Ashike etj. mbetën me shpresa të ujittë malit. Thatësira në këto lagje ësh-të një problem shqetësues për ban-orët e tyre.

KLIMA

Klima e Brezhdanit është tipikeajo e Luginës së Drinit të Zi, mesd-hetare malore. Në këtë zonë veraështë e nxehtë ndërsa dimri herë-herëi butë e herë-herë i ashpër. Klima ebutë dhe relievi kryesisht i rrafshët,e rrethuar me male dhe e mbrojturnga vërshimi i erërave të ftohta kafavorizuar zhvillimin e një bimësietë shumëlloishme. Në verë Brezh-dani pothuaise zhduket i gjithi ngapemët, kryesisht plepa të butë. Sh-tëpitë e tij dy apo tre katëshe hum-basin sikur të ishin shtëpi kukullashpërpara lartësive të plepave të butë,që çuditërisht zhvillohen aq shpejt,sikur t’i rritësh me dorë. Brezhdanimund të quhet ndryshe edhe “fshatii plepave të butë”. Bimësia është elarmishme dhe shumë e zhvilluar.Tokat e tij kryesisht të kafëta dhe tëzeza, kanë stimuluar një florë tëmbrekullueshme. Tokat e kafëta krye-sisht gjenden në pjesën kufitare mefshatin si dhe përgjatë shtrirjes së tijdhe në faqet e kodrinave ndërsa tokate zeza, të përbëra kryesisht nga dhe ishkrifët i tipit humus dhe baltë lu-more gjenden përgjatë lumit Drin.Pjesët më të përshtatëshme përbanim janë pjesët luginore të mbroj-tura nga erërat që vijnë nga veriu dheshpatet që i ekspozohen diellit,megjithëse infrastruktura në këtopjesë lë shumë për të dëshiruar.

Kultivohen kulturat e drithit, simisri, gruri, patatja si dhe kulturatblegtorale si jonxha, kolsi, thekri ihershëm, etj. ndërsa pjesa kodrinoreështë ë përshtatëshme për kultivimine frutorëve, si molla, arra, gështen-ja, hardhia, kumbulla, qershia etj.Fusha e Brezhdanit e quajtur ndry-she “Çapi” është pjesa më pjellore eDibrës dhe nga më pjellorët dhe mëtë gjera në të gjithë luginën e Drinittë Zi.

Brezhdanasit thonë: “Në Çap,

verës, piqet buka në diell”. Aktual-isht vendasit kultivojnë kryesishtdrithërat, si misrin dhe grurin apoforagjere dhe mbarështrojnë bleg-torinë, kryesisht lopën.

POPULLSIA

Në vitin 1990 Brezhdaninumëronte rreth 1000 shtëpi, merreth 5500 frymë. Aktualisht shumëfamilie janë larguar dhe janë vendo-sur kryesisht në zonat e Shqipërisësë Mesme dhe bregdet, si Tiranë,Durrës, Lezhë, Lushnjë etj. Përsa ipërket shtririjs dhe pozicionit që fisetzënë, Brezhdani mund të koncepto-het në formën e një luginëze, që kr-ijojnë shpatet. Qendra e fshatitBrezhdan quhet “Mecit”, nënkupto“mesxhid”, nga arabishtia (Mescid),kuptimi i së cilit është; “vend i shen-jtë”’ “vend ku falesh”, ku herët ndod-hej një kishë dhe më vonë ajo urrrënua dhe u transferua në një llojxhamie, apo vend falje. Edhe sot gjin-den rrënojat e asaj kishe aty dhethonë se është një vend tejet i shen-jtë, ku nuk duhet as ta punosh dheas të përdorësh për ndonjë gjë tjetër,përveçse kishë. Këtu, pra është kryqë-zimi i një numri të madh rrugësh.Në të kryqëzohen 9 rrugë lokale, tëkeqmbajtura, dhe me baltë dhe qëlidhin lagjet e fshatit njëra me tjetrën.Ai është i formuar nga një shesh irrafshët në formë rrethi me një sipër-faqe rreth 5 dynym (5000) m², porqë aktualisht është ngushtuar ska-jshëm nga tendencat e zaptimeve.

E gjithë mikrozona përreth ka gjur-më varresh të vjetra. Varret e vjetratë Krishtera fillonin nga vetë kisha evjetër në qendër dhe shtriheshin nëkodër që shkonte deri në rrugën kusot është ndërtuar një xhami e re.Vetë xhamia aktuale është në varre-za të krishtera. Në fakt Brezhdaninjihej si fshati me 5 kisha. Kjo nëkohën kur popullata ishte e besimittë krishterë, në kohën Arbërore. Këtopesë kisha ishin; Kisha në Zdojan (tekReçët dhe Dikallarët në përrua tëZdojanit), Kisha (ku sot gjindet njërrafsh bosh pranë shtëpisë së Eqer-em Hakores), buzë rrugës krysore,Kisha e Kallçishtit, Kisha e Kolës dheKisha në qendër të fshatit, pra në atëqë sot quhet Mecit, në krye të ven-dit që sot quhët “Lugjet e Xharrë”.

Rrugët që lidh qendra e fshatitjanë:

1. Rruga e Madhe: Mecit-Xharrë-Buncë-Medë-Varret ë Kacane- Kas-hane-Ushtelënzë e që del deri nëLuzni.

2. Rruga: Meçit-Xharre-Sharrë-Hi-dre-Domazete-Menge.

3.Rruga: Meçit-Xharre-Gazidede(teqia)-Kodra e Ruçe-Ushtelenzë.

4.Rruga: Meçit-Xharre-Gazidede-Karahasane-Putok.

5. Rruga: Meçit-Lleshe-Gazidede-Karahasane-Putok.

6. Rruga: Meçit-Kroi i Barbegje-Karahasane-Putok.

7. Rruga: Meçit-Hakore-Selishte-Zdojan

8. Rruga: Meçit-Hakore Mëhallëe Poshtme (Gjece, Vojke, Truke De-gjone, Prifte, Skure, Tonuze, Seiful-lahë) që shkon deri në Vakuf.

9. Rruga: Meçit-Lugjet e Xharre -Stallat e Vjetra - Çuku i Xharre-Gjar-ricë.

Roli i kësaj qendre si kryqëzimdhe si element i rëndësishëm komu-nikimi është i pazëvëndësueshëm,pavarësisht se banorët e kanë neg-lizhuar sistemimin dhe mirëm-baitjen e saj. Ajo është ujëmbledhës-ja e të gjithë krojeve të fshatit dhenga e cila bëhet më pas shpërndarianë dreitime të ndryshme. Rreth kësajqendre në distanca të ndryshme dheduke iu ngjitur shpateve të buta ësh-të përqëndruar pjesa më e madhe epopullësisë. Fare pranë banojnëXharret, Sharra, Bunçet, Barbegjet,Karahasanet, Hakoret, Gazidedet,Hidret dhe më larg në skajet e shpat-eve nga njëra anë janë Menget eDomazetet nga ana tjetër janë Tuket,Voiket, Gjecet, Degjonet, Skura etj.Pjesa perëndimore në dreitim të fush-ës, përshkohet nga tre rrugë kryesore,të cilat i shërbejnë komunitetit përtë shfrytëzuar fushat e tyre.. Të tillajanë “Rruga e Bunçe” e cila fillonnë kryqëzimin që formojnë rrugët teVarret e Kacane, vazhdon mespërmesfisi Bunçi, e Meda del në Vnesh tëKëqia, ku takohet me Udhën e Mad-he dhe Rrugën e Dukës. Më pasUdha e Madhe shkon deri në Dri tëZi. Udha e Madhe, siç u përshkruaedhe më sipër fillon në Meçit, vazh-don mespërmes asaj që quhet Xhar-ret e Epëra, vazhdon përsëri mesXharrëve të Poshtëm, në kufi me Arate Isak Buncit dhe del në Vnesh tëKëqia ku bashkohet me Rrugën eBunçe.

(Vijon në faqen 20)

Fshati Brezhdan është pjesë përbërëse e fshatrave të rrethit Dibër,dhe bën pjesë në ato fshatra që shtrihen në luginën e Drinit të Zi.

Ai ndodhet 3 km në perëndim të qytetit të Peshkopisë.

Page 8: DR. ISLAM CANIA FATMIR XHARRI Të shpëtojmë Radikën!rrugaearberit.com/arkiva/2011/Nentor2011.pdf · ndërtuar shtëpi të bukura, të veshura dhe me drurë që Dibra shquhet për

8 - Nëntor 201167nr.

cyan magenta yellow black

studimDr. SELMAN MEZIU

Natyra forca krijuese dhe transformuese e njeriut, personazhi

më i dashuruar pas sajë, me aktivinë veprimet e ruajtjes e pasurimit tësajë, por edhe në drejtimin vektorialtë kundërt. Molla dru i zakonshëmedhe kjo bijë e natyrës me të gjithakarakteristikat botanike të përshkru-ara nga Karl Lineu, e pranishme nëstudimet evolucioniste Darviniane,shumohet me shartim e menyra tëtjera sipas natyralistit rus Minçurin-it. Frymëzoi poetë, shkrimtare, dra-maturge e rapsode popullor, pse joshkencëtar të fushave të ndryshme nëçdo njollë natyrale të rruzullit tëdheut e hyri me dinjitet në shumëlegjenda mitike.

LEGJENDA E KAFSHIMIT TËMOLLES

Dhjata e Re dhe e Vjetër, përbëjnëthesarin e parë të dijenisë njerëzore.Më parë shkruar në greqishten evjetër e më pas përkthyer në latin-isht e kështu në vazhdim në qindragjuhë të botës, mëkoi brezni tëshumtë njerëzish, me besimin te zotidhe me njohuritë e para në fushën emitologjisë, historisë, gjeografisë,astronomisë, mjeksisë etj. Dhe ja poshkëputim prej sajë ligjeratën e më-poshtëme:

“Zoti i dha urdher njeriut: Timund të hash të gjitha frutat edrurëve të lulishtes Eden, por jo tëatijë të njohjes të së mirës e të keqes,sepse sapo juve ta hani, do të vdis-ni. Gjarpëri ishte kafsha më e djallë-zuara nga të gjitha kafshët e egra tëkrijuara nga Zoti. Pas shumë për-pjekjesh ai e bindi gruan Eva. Atëhereajo i shikonte me shumë deshirë fru-tat e kësaj peme, e ato ishin shumëtë mira për tu ngrënë, e kjo e këputidhe e kafshoi(mollën), duke ia dhëneedhe Adamit…..,,(6)

Pra ishte ky frut që njeriu i parë eshijoji dhe i nxiti guximin për tëmarrë inisiativa të reja në kalërimine qindra shekujve në trasformimin emjedisit rrethues e të vetëvetes.

PËRSE BIE MOLLA?Për një shpikje apo për të shkruar

një poezi apo tregim pse jo një këngëpopullore, në truallin e realitetit lin-din shkendiat e para të nxitjes sëfrymezimit, e më pas nis formimi injë krijesë të re, që të emocionon,të shton besueshmërinë në të ardh-men, tërheqëse e shërbyese për dh-jetra brezni njerëzish.

“Një djalosh kamëron mendush-ëm ne fushat e Wolstborp (Angli),duke shtrirë hapin sa të ishte e mund-shme, atë nuk e tërhiqnin vëmend-jen shtëpitë të mbuluar me kashtëthekri, e aspak dhitë që hanin gje-thet e bimëve qetësisht, po kështuedhe fshatarët të përkulur nga lodh-ja e përditshme. Mendueshëm, sh-trihet nën hijen e një druri molle dheshikonte kokrrat e sajë që vareshinnë drejtim poshtë. Ndërmjet fletëve,frutave e bisqeve të drunjëzuara hyi-ri drita e fantazisë si e ardhur ngaHëna. “Përse mollët janë të drejtu-ara me majën në drejtim të tokës?Përse Hëna rrin atje lart e lëviz gjith-monë pranë tokës? Të gjitha këto tru-pa që shihen në qiell e këto që janënë tokë si lëvizin e ndryshojnë? Këtojanë disa nga pyetjet që djaloshi i ri

Mrekullitë e mollësFoto: B.Karoshi

Isak Niuton ( 1642-1726) i cili mëpas zbuloi ligjin e rënies së lirë tëtrupave pra forcën e gravitetit, kjolidhet me ketë ditë të vitit 1666, dukepushuar nën kopshtin me mollëpranë shtëpisë ku ai lindi.,,(7)

Rastësia për shkencën është sh-këndia që ndriçon rrugën për zbu-lime të mëdha që i japin shtytje tëmëdha zhvillimeve ekonomike eteknologjike në dobi të jetës së popu-jve.

GJENIU I MOLLËSBota mbarë humbi gjeniun e

katërqind shpikjeve. “ E gjithë bota,ngado që të hedhësh sytë duken gjur-mët e thella transformuese, firmo-sur nga Xhobs të gjeniut që krijoikompiuterin, duke përfshirë funk-sionimet nga telefoni tek muzika, ngakinematografia tek leximi i materia-leve të ndryshme. Inteligjenca tekni-ke e vendosmëria më fanatikja krijoiaparatura me pamje tërheqëse e plotëshije për të gjitha shpikjet, të gjithapër përdorim të përditshëm, qënjërëzit tashmë jo vetëm i përkdhe-lin por edhe i duan shumë,,(9) Egjithë kjo veprimtari e fuqishme kumarrin pjesë në të gjithë botën 175mijë punonjës, lidhet pasgjithshmër-isht me… “Kam ngranë mollë nëkomunën e Oregonit, (Kaliforni -Sh.B.A. S.M.) me bashkëmoshatarëte mijë, i tërhequr shumë nga ky frutë,dhe nga deklerata shumë e ngrohtëpër Bitëllsëve, një tjetër shtytje thel-bësore ishte, simboli i mollës së kaf-shuar, e paraqitur në një skicë viza-timi e bërë për Stivin,të cilat u rrën-josën në trurin e tijë. Më një Prillnjëmijë e nëntëqind e shtatëdhjetëe gjashtë Xhobs e Stevën Wozniakformuan Apple( Molla) Kompiuterpasi kishin krijuar në garazhin e sh-tëpisë të Wozniak. Janë të gjitha krak-teristikat qe në vitin 2000 i dhanëApple (Emri i ndërmarrjes) një suk-ses planetaresk: një prodhim të njëide të re, i thjeshtë për tu përdoror,shumë i bukur në pamje, e njëstrategjia për të komunikuar mjaft tëthjeshtë e modern. Lindi një kult ishtekulti i Mollës.,,(9)

Marshimi i Mollës me udhëheqësSteven Xhobs ishte triumfal, nërrjedhjen turfulluese të dekadave, dheja: e fillon me 20 dollar në vitin1980, ndërsa tani ajo ka 800 aksioneme një vlere astronomike prej 705miliard dollar, duke sfiduar indus-trialist e mëdhenj Amerikanë dhe atotë mbarë botës.

MËMËDHEU I MOLLËSGjuha Dibranë ka ruajtur me

“konsevatorizëm,, mjaft fjalë të lash-ta, të cilat kamëruan që nga pel-lazgëgjishtia e dymijëvjetëve parakrishtit, Dardha dhe Molla hynë den-jësisht në këtë arkiv ose muze të his-torisë së fjalë formimit të gjuhës sh-qipe. Kjo sigurisht, pasqyrohet edhenë llojshmërinë e sajë, në varietetete formuara nga kopshtar, biolog egjenetikan, të ndryshëm e të përhapu-ra në hapsira të gjëra gjeografike tëtrojeve Dibrane. Kur e si filloi tëzhvillohet pemtaria intensive?

“Fronti i dytë: Ishte nisja apoeksperimentimi i ngritjes së planta-

cioneve të pemtarisë në Zdojan. Porduhej mendja e Rexhep Dodës dhedora e specialistit, e të ndierit Xhav-it Hysa, për të bërë realitet atëmrekulli , duke realizuar aty, bllokune parë, e cila është një kryevepër ebujqësisë në Dibër. Kjo ekssperiencëu shtri nga Maqellara deri në Shum-bat.,,(11)

Ishte viti 1961. Me gurgullimëne kohës peisazhi mahnitës i pran-verës me lulesat ngjyrëshumta të lu-leve, me vjeshtën me plotë fruta qëshkëlqenin nga xixellima sheqeroretë frutave, mollë etj, nën rrezet ehënës të sapo lindur apo në perëndi-min e kuqeluar të diellit, zbukuro-nin terrenin kodrinor të Topalltajës.Pasmarin e valëzuar me shpate e lu-gina, me Gurin e Vashës hijerëndëtë rrethuar nga nëntëdhjetë mijëdrufrutorë që lulëzonin bujshëm nëpranverë. Në Gjarecën e arrës e tëgështenjës me mollat e lugjut tëLleshe, numëronte njëqindë e tridh-jetë mijë rrënjë drurë frutorësh. Ko-drat e valezimet e terrenve të Ostush-

it, lëshonin rrezatime bukurie vjesh-tore një numer i madh dru frutorështë cilat kapnin shifrat njëqindë epesedhjete e tetë mije. Shumbati,brinja brinja e kodra të amëla rristeme bujari, fruta të cilësishme e ren-dimente të larta, njëqindë e pesëdh-jete e tetë mijë të tilla. Kastriotindhe Sinën i kishte bashkuar si nëshekullin e pesëmbëdhjetë Gjoni e ibiri Gjergji i Madh në këto dh-jetëvjeçarë i lidhte qylimi bukurind-jellës, shumëngjyrësh i pemëve fru-tore, të punuar me mjeshtëri ngabujqërit i këtyre anëve, përkatësishtme gjashtedhjetë mije dhe nentëdh-jetë mijë rrënjë dru frutore. Inven-tari i vitit 1990 shenon njëmilionpemë frutore, një rekord i padëgjuare shkruar për Dibrën e Poshtëme.

Të ardhurat nga shitja e tyre brën-da e jashtë vendit siguronin rrethpesëmbëdhjetë miliardë lekë tëardhurash vjetore.

KU NDODHEN TASHMË? “Si relike të një kohe jo të largët

ka mbetur ndonjë rrënjë pemë,molle, kumbulle, dardhe, e ndonjegështenjë që ka nxjerrë filliza ngatrungu i sakatuar i sopatave të pam-ëshirshme, djegjet e braktisja e pa-shpirtëshme. Populli u frymëzua pasviteve nëmtëdhjetë me slloganinpartiak : Ti zhdukim se janë produkti komunizmit. Dhe ja ky ishte rezu-ltati.,,

Çfarë i ndodhi gjeniut të shekul-lit të njëzetë e njëzetë e një? Më 13Shtator 1985 nxehet, shanë e bërtetme administratorin e “Mollës,, Skul-lein dhe ai e pushon nga puna. Nukvonoi dhe Stevën Xhobs merr kura-jon duke krijar ndërmarrjen Next dheshpikja e vënë në prodhim, aparatinPC e cila i kushton 6500 dollar, dheme këtë ai rajvizon synyme të reja.Pas njëmbëdhjet vjetësh ai rikthehetnë ndërmarrjemn “Molla,,. Udhëti-mi i tijë si krijues gjenial, autori ishumë shpikjeve e suksesve gjigan-de vdese më pese Tetor të këtijë viti,me tetë miliard dollar në llogari tëtijë dhe i siguron Apllit suksese eveprimtari të sigurtë ekonomike edhepër katër vjetë në vazhdim punë. Ishtemerita e tijë që Presidenti BarakObama do të shprehet pas humbjessë tijë. “Bota mbarë ka humburshpikësin e realizuesin më të madh.,,(8)

MOLLA NË KENGËTPOPULLORE DHE…..

Gjeniu popull ka nxjerrë ngathellësitë e shpirtit të tijë poetikvargje mjaft emocionuese për këtepemë, frutat e bukurine e sajë, qëarrijnë në mijëra vargje e strofa.

Në ato të më mëposhtëmet,Tominasit e kërcënojn mollën, dhendër kohë e krahasojnë me djalin qenana nuk e marton: “U ngrejsh herëtnë mengjes, i voç mollës mekëmesë. A ban koke, a të pres? Njeke bani molla koka, nana gjalin s’emartoka.,,(13)

A nuk janë lulet e kultivarëve tëmollëve, edhe shembelltyrë e sëbukurës edhe tërheqese të insektevelozonjare e prodhues të mjaltit dhetërheqëse me erën e këndshme? Bell-ovasit na e japin me shumë elegancëpërgjigjen e kësaj pyetje:

“Fluturoi ni flutur e hollë, prejdardhe e ra në mollë. Merre Ali

Maja e Mollës. Muhurr

Page 9: DR. ISLAM CANIA FATMIR XHARRI Të shpëtojmë Radikën!rrugaearberit.com/arkiva/2011/Nentor2011.pdf · ndërtuar shtëpi të bukura, të veshura dhe me drurë që Dibra shquhet për

Nëntor 2011 - 967nr.

cyan magenta yellow black

perspektivë

Kastriot Kodra e Ostushit

mollën-o, merre faqebardhën-o.,,(13)

Nuk i mungon krijuesit të thjesh-të popullor, të ngrejë e pasqyrojëedhe cilësitë e mollës, siç është era,shija e amël, ngjyrat, levorja etj. Jase si e thur me plotë lirizëm vargune këngës Muhurraku: ’’U pajk mollaalle-alle, ra në tufa të krahut-o,. Pra-jte-prajte Ali zogju, lulen e livadhit–o.,,(13)

Ndërsa Lurjani me të njëjtinkëndëvështrim: “Kam di molla nërjelek;nër jelek i kam di molla, moranjanën e kërkova, ishte si mjalti e zisi bora.,,(13)

Nuk i ka shpëtuar nuhatjes sëmençurisë popullore, edhe vjelja emollëve, krahasimet e goditura e li-rika tejskashme emocionuese ngjizurkjo me krahasimet e goditura. Dheja si shprehet Borovasi: “Tavani melule, qylymat me mollë, dil dallëndy-she e vogël, dil e fshijë oborr. Të paAli aga , ta bani me dorë, Ta morishaminë, ta mushi me mollë.,,(13)

Tridhjetë e pesë vjetë më parëpoeti i ri në atë kohë Xhafer Martinido të shkruante vargjet e thekura ngafrymëzmi: ’’Lamtumirë! Më duhet tëiki. Një pjesë të peisazhit po hedhmbi supe. Nga kopshtete dashura memollë, ja, po këput një mollë tëkuqe….,,(5)

Jane vargje që mbajnë një karikimemocional të vazhdueshëm gjith-monë kënaqësindjellës. Por gjithash-tu mëson e vështron frutin e mollësjo vetëm si një frutë biblik, por edhesi një realitet që të befason mecilësitë e tijë, si pemë frutore gjith-astu edhe si ushqim mjaft i preferu-ar qe ka rrënjëzuar edhe në traditënpopullore, në shume këndë vështri-me.

MOLLA SI USHQIME SI KOMPLEKS

BIO-FIZIOLOGJIKNjeriu e vuri në përdorim atë për

ushqim, duke e shumuar me shar-time, me farë apo trasferimin e sajënga një krahinë në tjetrën. Janë tash-më të njohura, Molla e Zerqani, eBulaçit, e qafë Murrës apo e Çidh-nës. Të cilat u përdorën në mënyrëartizanale, duke u konservuar në tal-lose apo kashtë thekri e gruri të cilarrronin deri në Shëngjergj, të prera nëcopa e të thara në levarë si hoshaf.Të pjekura në prushin e oxhakutmbuluar me hirin e thëngjijt e drurittë djegur të lisit haheshin mekënaqësi.

“…Frutat ishin shumë të pakta, iruanin e i hanin gjatë dimrit pasbuke, por shpesh nga se nuk kishintjetër, plakat sidomos i ruaninveçanërisht mollët, ftojt e arrat, kurshkonin të shikonin ndonjë tësëmurë. Kështu nisi të ndihet mëshumë nevoja e mbjelljes dhe e për-dorimit të pemëve…,,(3) Kështu lin-di si nevojë kultivimi i pemëve fru-tore dhe më pas u shëndrrua merrjedhjen e kohës, në traditë si, mb-jellja, rritja, dhe përdorimi i tyre.

Duke pregatitur ëmbëlsira te ndry-shme me mjeshtri sipas krahinaveduke zbukuruar sofrën me rastefestash me molla të freskëta shumëngjyrshe. Podhimi i komposteve,reçelëve, lëngjeve të frutave, marmal-latave, likuorëve, verërave, rakisë nëfillim me metoda artizanale e mëpas nëpërmjet futjes së teknologjive

të reja, por gjithmon të shijshme etë ngrënshme mbi të gjitha në stinëne Dimrit e të Pranverës.

Të freskëta ato përdoreshin në fes-tat e ndryshme dhe nderohesh mikuduke i treguar prejardhjen dhe tre-gime, legjenda, këngë te ndryshmembi Mollën.

Vetë pema e mollës ështe rezis-tente, kërkon ujitje në tre vitet e para,teknikë ne punimin e tokës herët nëpranverë, dhe krasitjen duke ruajturformën e kurorës e rralluar degët dukelënë raporte të drejta sythesh që prod-hojnë fruta dhe ato që do të çelingjethet.

Plantacionet me mollë ishin tëvarieteve të ndryshme, si Starkingson, spur; Reneta, Golden, Kihetkanadeze, Gran Smith, Jonathen;Mustafe e dhjetëra të tjera. Vetëmnë vendin e lindjes së pemtarisëmassive e intensive në Zdojan ishinrreth tetëdhjetë kultivar pemësh fru-tore.

Prodhoheshin në fidanishte, kumbillej me farë duke prodhuar drurëtnënshartues, ndërsa mbishartesatmerreshin varitete e mollëve të ardhu-ra edhe nga jashtë shtetit ose ngakrahina të ndryshme të shqiprisë.

PËRÇAPJE MBITOPONOMISTIKËN

Molla ka zëvendësuar emërtimetë vendeve të ndryshme, apo ështëzhdukur. Rrebeshe e shekujve kanëvepruar me ligjësitë e veta të zhvilli-meve, politike, ekonomike e kulturëssë pergjithshme shoqërore, kushtë-zuar me ligjet biologjike të vetë llojit.

Në krahinën e Lurës ndodhet fs-hati Arë-Mollë i cili anashkalohetnga një përrua me të njëjtn emër, icili shtrihet në një thyerje terreni ekarakteristika te veçanta nëmadhësine e rritjes të vetë pemës sëmollës e frutave të prodhuar prej sajë.

Maja e Mollës me lartës 707metra, e veshur me bungë, shparth,Qarrë e ndonjë frashër e shkozë tëcilat përbëjnë veshjen bimoredrunore. Ngrihet në mes Arapit tëEpër në Jug - Perëndim ndërsa në verilindje me Fushë- Muhurrin dhe sëfundi në Perëndim me shpatet qezbersin vrullshëm në buzët e shtratittë lumit Drin. Të cilat kanë emra tëndryshme si Kodra e Rame, Duksat,Kodra e Ballës, përroi i Derrit, Rrah-anajt etj, e cila është vetëm një listësimbolike e toponomistikës së kësajzone.

Ndërsa Lugu i Mollës ndodhet teklagjia e Mezeze të Epër, ku kufizo-het nga Perroi i Zabelit, ara e Bush-it, Kepi i Keq, krua ku mbushesh ujë

per të pirë nga muaji Tetor deri nëMaji të vitit në vazhdim. Ndoshtapër krua ose lugje për të pirë ujë bleg-toria është përdorur druri i mollës.

Dhe më poshte një toponim çud-isjellës në krahinën e Katrgrykëve:“Lidhja e gjymtyrëve është emër +parafjalë + emër në kallzore: Mollan’Kepa, Shelnia e Gjetës, Ahu i Av-diut.,,(1)

Ndërsa në kërkimet tona gjejmëemërtime të vjetra, por lista e topon-omistikës me këtë emër rinohet meemërtime të reja. “Mollasi , fshat nërrethin e Kolonjes. Është qendër ba-nimi e re , e ngritur më 1959 përpunëtorët e N.B. ’’Nasi Vodica,, dhetë minierës së qymyrgurit nëBezhan.,,(15)

Në librin “Popullsia shqiptare nëvitin 1923,, do të gjejmë emrat e disafshatrave apo krahinave me emrin esaj: “ Krahinaria e Mollasit, në El-basan. Në Katundet e krahinarit tëShoshit (Shkodër. S.M.) ndodhetKatundi Molla, me 17 shtëpi.,, (2)

Përdorimi edhe si emër është njëfakt që vërteton se sa ishte ngjizurme jetën e popullsisë së Dibrës,molla “ Në vitin 1860-70 dhe gjerte Lidhja Shqiptare e Prizerenitpërsëri katërgrykasit Mer Kolecin, SulKoneshën, Mollë Bajramin,etj. Lua-jtën një rol të rëndësishëm…,,(4)

Historiani i shquar Dibranë HilmiSadikaj, duke shkruar per prejardhjene fiseve që kanë populluar fshatinRadovesh, shkruan:

“Ky fis( Rama)kishte dalë nga fs-hati Kete i Matit. Në fillim, i pari ikësaj familje, Hamza Dish Rama,kishte ardhur në qytetin e Dibrës sëmadhe. Ketije i kishin lindur shtatëdjem: ….Sulejmani- ishte bërë pa-sha Vilajeti, diku në Turqi, në Molletë Kuqe….,,(16)

Ka edhe fise të tëra me mbiemrinMolla.(14) Nuk perjashtohet mun-desia që ky emërtim ka ardhur se atoishin mjeshtër të rritjes se tyre. Tegjitha këto të dhena na shtynë tëgjykojmë se kjo pemë frutore ishtenjë bashkëshoqëruese e bash-këudhëtare e brezave të tërë të ban-orëve të krahinës së Dibrës së Posh-tëme, padyshim edhe të gjithë Sh-qipërisë.

SI MUND TËPROJEKTOHETE ARDHMJA?

Në brazdat e kohërave, kërkoiembrionin e zhvillimit të kësaj kul-ture që vjen shtatë bukur dhe krenarenga zotësia për të çarë në labirinthete shekujve, duke ruajtur llojin e vetë,

pasuruar llojshmërinë brënda vetes,e shërbyer njeriut në të gjitha etapate jetes, moshës e veprimtarisë së tijë.

Me pak guxim, me njohuritë,botanike, biologjike dhe përvojën egrumbulluar përgjatë tridhjetë vjetëvemund te rifillojmë te rikrijojmë bllo-qe të reja duke zbukuruar peisazhete dhe hap rrugën zhvillimit.

Në favor të bujkut Dibranëpemtarë është, klima me temper-aturën , sasinë e llojin e rreshjeve,toka prodhuese e deshmitare e ren-dimenteve të larta, ujët e bollshëm,relievet e shumta me kodra, kurrize,brinja e lugina, brezaret akoma tëgatëshme për të mirëpritur mollën,kumbullën, arrën, dardhën etj.

Duhet të vihet në lëvizje agra-nomët me aftësi profesionale, zgjua-rsia e politikaneve dhe drejtuesve, nëdhënien e direktivave, hartimine pro-jektve për zona të ndryshme, gjetjene investitorëve, dhe më pas vijne sig-urimi i fidanave, mbjellja e tyre,shërbimet agroteknike. Vetëm kësh-tu vihet në shina treni e sukseseve,dhe tradita është llamburitja e dri-tave dhe energjia pëe lëvizjen e tijë.

Krijimi i strukturave të magazin-imit, transportit, gjetjes së tregjevetë brendëshme e të jashtme, zbati-mi i teknologjive të reja të përpunim-it të frutave. Vlerësimi e paraqitjanë panairet ndërkombëtare, dhe rek-lama e zgjuar me të gjitha mjetet,duke përdorur famën e mollës Di-brane ne të kaluarën jo të largët.

Veprimtarinë gjeniut të Ko-mpiutëreve e filloi nga një garazh, emë pas e shtriu në treqind dyqane efabrika prodhimi, duke arritur nëpesëdhjetë mijë punëtor. Nga Kali-fornia në Honkong, nga Barazili nëFinlandë e prodhimet e tija sfiduanMAPOT e mëdha në çdo skaj të glo-bit duke u vënë në ballin e vitrinavee përdorur në gjithë veprimtarinë enjeriut, të dijes, komunikimit,argëtimit e në arritjet shkencore nësherbim të njeriut.

Atëhere, mjafton shembulli i tijëe trashgimia profesionale e special-istëve e bujqëve dibranë të cilët janëtë gatshëm të shkrijnë të gjithë en-ergjitë e tyre për të prodhuar mollë efruta të tjera që të sfidojë tregjet ko-mbëtare e ndërkombëtare, duke edëshmuar me çertifikatën e pre-jardhjes nga treva Dibrane. Mekokrrat me bukuri tërheqëse me shijetë papashme, me çmimin e levërd-isshëm dhe freskinë e dëshirueshmee shumë kërkueshme, nga blerësit eqytetëruar, evropian, aziatik, afrikanendoshta dhe ato amerikanë, dukepushtuar këto tregje edhe me cilës-inë e prodhimit edhe me sasinë.

Duhet te rizgjojmë trurin pjellortë agronomëve dibranë të të gjithamoshave, të politikanëve, sh-krimtarëve, gazetarëve, të nxjerrimnga mbulesa e blozës të harresës,krijuesit e pare te blloqeve frutore,të shkruajmë në shtyp libra, broshu-ra, internet mbi mrekullinë që kri-juan mjeshtërit e pemtarisë Dibrane,zgjidhjet konkrete në nxitjen e ferm-erëve per investime në këtë fushë.Kështu syte e mëndjes do të sh-kunden nga plogështia, padyshim dotë rizgjohen dhe si rrjedhojë do tëprodhojnë sigurisht energji të reja,duke futur në shinat e veta trenin ezhvillimit të pemtarisë dibrane.

* * *

Rikthimi për të studiuar e më paszbatuar atë që dikur ka dhënë rezul-tate të shkëlqyera, duke lulëzuartokën e shkretuar (150.000 ha, ishpemtari e për kultura bujqesore),punësuar banoret e ketyre krahinavee rritur standartin e jetesës, nuk ësh-të përulësi, as gjynah, dhe aspak pen-dim, por përkundrazi, zgjuarsi e ud-herrëfyese për të arritur suksesin.Ashtu siç u shpreh shtypi boteror pashumbjes të shkencëtarit të madhStevën Xhobs se: “Tre mollë kanëndryshuar botën: ajo e Adamit, Nju-tonit dhe e Xhobsit.,,(10)

Padyshim edhe ajo e Dibrës, dotë ndryshojë në të gjitha qelizat eveprimtarisë ekonomike kulturore tëpopullit në Dibrën e Poshtëme, dukei rritur prestigjin shkencës së pem-tarisë e bujkut të kësaj treve, nëarenën kombëtare e ndërkombëtaredhe për rrjedhojë duke shtuar tëardhurat në fushën ekonomike e sjellënjë jetesë normale banorëve të këty-re krahinave. E keshtu do të shtohetmrekullia e mollës që do të jetë ekatërta. Besimi im për sa më sipërka madhështinë e Korabit, kreshtëbukur e mrekullues.

1 – M. Trepça.Vështrim mbi toponimet e Katër Grykëve.Dibra e dibranët. f. 269. Shkodër 1985

2 – T. Selenica. Popullsia shqiptare në vitn 1923. Tiranë1923

3 - I. Lala, F. Meha. Rreth kulturës së punës të bujkut di-branë. Dibra e dibranët. f. 115. Shkodër 1985

4-F. Perhati, T.Bruçi, H. Lala. Katër Grykët dhe traditatetyre në luftën patriotike. Dibra dhe Dibranët. f. 145.Shkodër 1985

5- Almanak Dibra 1976. Tiranë 19766- Il grande libro dei Personaggi. F. 20. Novara 20077- La Bibia. f. 32 Varese 20108- Il Sole 24 ore. Venerdi 7 Ottobre 20119- La Republica. Venerdi 7 Ottobre 201110- Il resto del Carolina. Venerdi 7 Ottobre 201111- Sali Ajazi. Rexhep Doda një jetë kushtuar atdheut.

Rruga e Arberit. f.14. Maji, 2010 12-Murat Koltraka. Bukuri dhe vlerat te natyrës, Dibra

apo Skavica. Rruga e Arberit. f.3. Qërshor 2010 13- Hilmi Kolgjegja. Folklor nga Dibra. Tiranë 1990 14- Rruga e Arbërit. Tetor 201015- Fjalori enciklopedik Shqiptar. f.721, Tiranë 198516- Hilmi Sadikaj Gollobordasit e Dibrës. F. 134,135

Tiranë 1999

Page 10: DR. ISLAM CANIA FATMIR XHARRI Të shpëtojmë Radikën!rrugaearberit.com/arkiva/2011/Nentor2011.pdf · ndërtuar shtëpi të bukura, të veshura dhe me drurë që Dibra shquhet për

10 - Nëntor 201167nr.

veprimtari

Krijohet shoqata etnokulturore“ÇIDHNA DHE KASTRIOTËT”

Me date 28 nëntor 2011, në mjedis-et e restorant “Edisem” në Tiranë,në praninë e mbi 300 pjesëmarrësvenga krahina e Çidhnës dhe Kastri-otit u themelua shoqata etnokultur-ore “Çidhna dhe Kasttiotët”.

Në emër të grupit përshëndeti tëpranishmit iniciatori i kësaj shoqatez. Mustafa Tola, dhe më pas, lexu-an pjesë të statutit dhe programit,Ali Hoxha, Hysen Repa dhe BujarKaroshi.

Gjithashtu, në këtë veprimtaripërshëndetën edhe disa nga pjesë-marrësit, si Xhafer Martini, DaliNoka, Rrahman Rusi, etj.

I pranishëm në këtë veprimtariishte edhe këngëtari Qerim Sula, icili këndoi disa nga këngët patri-otike.

Kjo veprimtari shënoi hapin e parëtë rregjistrimit të shoqatës dhe zgjo-dhi kryesinë , e cila do merret mepërpunimin e programit të veprim-tarive të shoqatës në vazhdim.

Si objekt diskutimi, u la që tëpunohej edhe në përmirësimin estatutit dhe programit, drafttë cilinpo i botojmë në këtë numër tëgazetës.

QËLLIMI DHE OBJEKTI I VEPRIMTARISË SËSHOQATËS

Qëllimi i Shoqatës është:-Të qartësojë origjinën “ÇIDHNAKE” të “KASTRI-

OTËVE” me synim unifikimin e mendimit të Sh-qiptareve për origjinën e Skenderbeut, figurës kryesoreKombetare.

-Të ndriçojë historine e Krahinës Etnokulturore tëÇIDHNËS, pjesë e së cilës janë fshatrat SINË dhe KAS-TRIOT.

-Të evidentojë vlerat etnokulturore, mjedisore, gjeo-monumenteve Natyrore e Monumenteve Turistike tëkrahines se Çidhnës,

-Të kontribuoje në ngritjen e një përmendoreje në

PROGRAMIkujtim të Masakrës së Çidhnës, kryer nga Sulltan Meh-meti në vitin 1466, pas rrethimit të II të Krujës simasakra me e madhe në Historinë Kombëtare të Sh-qiptarëve,

-Të mbrojë dhe promovojë vlerat me synim zhvil-limin e turizmit të kombinuar historiko-malor dhe bi-znesit në harmoni me mjedisin,

-Të mbështesë dhe të promovojë cdo nisëm që ishërben harmonisë, tolerancës, mirëkuptimit, unitetittë qytetarëve të komunitetit të Cidhnës në vijim tëtraditës së shtatëdhjetë shtëpive të Has Përnezhës,

-T’u transmetojë brezave traditën dhe kulturën e kra-hinës dhe t’i zhvillojë ato më tej etj

ANËTARËT THEMELUES

StatutiKREU I

THEMELIMI, EMRI, OBJEKTI,KOHEZGJATJA, SELIA DHE ADRESA

E FAQES SE INTERNETIT

Neni 1DATA E THEMELIMIT, EMRI DHETHEMELUESIT

Sot me datë 28.11.2011(dymijëenjëm-bëdhjetë), ditë e hënë, ne themeluesit,

(vijojnë emrat e themeluesve)-Ne mbeshtetje te Ligjit nr.8750, date

29.07.1994, ndryshuar me Ligjin nr.8781,date 03.05.2001, nenet 39-53 dhe Ligjinnr.8788, date 07.05.2011"Per OrganizatatJofitimprurese” si dhe ne Aktin e Themelim-it, hartojme kete STATUT per krijimin e Sho-qates Etnokulturore”ÇIDHNA DHE KASTRI-OTËT”.

Flamuri i Shoqates do te jete:-Stema dhe Flamuri do te jete Flamuri me

shqiponjen qe eshte zbuluar ne Kishen eKepit te Rodonit qe eshte ndertuar ne kohene Skendebeut.

NENI 2QENDRA DHE TERRITORII VEPRIMTARISË

Qendra e Shoqates do te jete ne qytetin eTiranes, ne adresen:Hotel “EDISEM”, Kthe-sa e Kamzes, prane shinave te Trenit.

Veprimtaria e saj do te shtrihet ne te gjitheterritorin e Republikes se Shqiperise dukehapur dege ne rrethe, qytete, komuna si dheshtete te tjera duke siguruar numrin e ane-tareve te saj.

NENI 3QËLLIMI DHE OBJEKTI I VEPRIMTARISËSË SHOQATËS

Qëllimi i Shoqatës është:-Të qartësojë origjinën “ÇIDHNAKE” të

“KASTRIOTËVE” me synim unifikimin emendimit të Shqiptareve për origjinën e Sk-enderbeut, figurës kryesore Kombetare.

-Të ndriçojë historine e Krahinës Etnokul-turore të ÇIDHNËS, pjesë e së cilës janëfshatrat SINË dhe KASTRIOT.

-Të evidentojë vlerat etnokulturore, mjed-isore, gjeo-monumenteve Natyrore e Mon-umenteve Turistike të krahines se Çidhnës,

-Të kontribuoje në ngritjen e një përmen-doreje në kujtim të Masakrës së Çidhnës,kryer nga Sulltan Mehmeti në vitin 1466,pas rrethimit të II të Krujës si masakra me emadhe në Historinë Kombëtare të Sh-qiptarëve,

-Të mbrojë dhe promovojë vlerat me synim

zhvillimin e turizmit të kombinuar histori-ko-malor dhe biznesit në harmoni me mje-disin,

-Të mbështesë dhe të promovojë cdo nisëmqë i shërben harmonisë, tolerancës, mirëk-uptimit, unitetit të qytetarëve të komunitetittë Cidhnës në vijim të traditës së shtatëdh-jetë shtëpive të Has Përnezhës,

-T’u transmetojë brezave traditën dhe kul-turën e krahinës dhe t’i zhvillojë ato më tej.

NENI 4KOHËZGJATJA

Kohëzgjatja e veprimtarisë së Shoqatës“ÇIDHNA dhe KASTRIOTËT” është e pa-kufizuar.

KREU IIANËTARËSIMI NË SHOQATË,

ORGANET DREJTUESE, KOHËZGJATJA

NENI 5ANËTARËSIMI

Anëtarësimi në Shoqatë është i vlefshëmpër të gjithë shtetasit pavaresisht racës,gjinisë, nacionalitetit, religjionit apo moshës.

Përjashtimi i anëtarëve bëhet kur veprim-taria e tyre bie ndesh me permbajtjen e stat-utit dhe qellimin e shoqates ose me largiminvullnetar per arsye fizike ose madhore. Or-gani me i lartë i Shoqates është Mbledhja ePergjithshme e Anetareve te Shoqates oseAsambleja e Shoqates. Mbledhja e Pergjiths-hme vendos per pranimin ose përjashtimine anëtarëve.

Propozimi per perjashtim behet nga Ko-misioni Disiplinor dhe miratohet nga Asam-bleja.

Asambleja miraton programin vjetor tëaktiviteteve që do të realizojë shoqata përrealizimin e objektit të parashikuar në këtëStatut.

Mbledhja e Pergjithshme zgjedh ose sh-karkon keshillin drejtues me votim te fshe-htë.

Të gjithë anëtarët e shoqates kanë të drejtëvote të barabartë në Mbledhjen e Përgjiths-hme.

Vendimet merren me shumicën e votavete anëtareve që janë të pranishëm nëmbledhje.Për ndryshimin e Statutit, për per-jashtimin e një anetari dhe për shpërndar-jen e shoqates duhet të jenë të pranishëm nëmbledhje të pakten ¾ e anëtarëve.

Emri dhe adresa e cdo anetari te shoqatesdo te mbahet ne nje regjister te vecante qedo te quhet Regjistri i Anetareve.

NENI 6TË DREJTAT DHE DETYRIMET EANËTARIT TË SHOQATËS

-Të perfitoje nga cdo sherbim qe ofronshoqata dhe qe ka lidhje me objektin e vep-rimtarise se saj,

-Duke siguruar se nuk ka pengesa ose detyr-ime te tjera te papaguara kundrejt shoqateste marre pjese dhe te votoje ne takimet eMbledhjes se Pergjithshme te shoqates ose

-Duke siguruar se nuk ka pengesa ose detyr-ime te tjera te papaguara kundrejt shoqateste votoje per zgjedhjen e perfaqesuesve tesaj ose

-Të zgjidhet si perfaqesues i saj, si anetar iKryesise, i Keshillit Drejtues ose ne ndonjeorgan tjeter te shoqates ose ne postin e Kry-etarit te saj,

-Të kontrollojë librat, regjistrat dhe llog-arite vjetore te shoqates,

-Të propozojë tematiken qe do te diskuto-het ne Mbledhjen e Pergjithshme lidhur meorganizimin dhe aktivitetin e shoqates ose

-Të kerkojë nga perfaqesuesi i tyre qe tepropozoje dhe te diskutoje ne takimet eMbledhjes se Pergjithshme,

-Të shfaqë mendimet e tij, te diskutoje necdo mbledhje te organizuar, te kerkoje llog-ari per harxhimin e fondeve te shoqates, tekundershtoje ne gjykaten kompetente ven-dimet e Shoqates qe vijne ne kundershtimme ligjin dhe Statutin e Shoqates brenda njemuaji nga dita qe ka marre njoftimin per atevendim.

Gjithashtu cdo anetar ka për detyrë të zba-tojë me rigorozitet dispozitat ligjore në fuqidhe statutin e shoqates si dhe të derdhë kuo-tat nje herë ne vit dhe në datën e caktuar.

NENI 7ASAMBLEJA

Asambleja eshte autoriteti me i larte i kesajShoqate.Asambleja ka pergjegjesi per mira-timin e programit dhe aktivitetit financiar teShoqates dhe miraton bilancin nje here nevit. Ne fillim te takimit Asambleja zgjedhkryesuesin dhe protokolluesin.

Miraton statutin, ndryshimet ne statut dheprogramin e punes, pranon rregulla dhe aktete tjera normative,

Voton Kryetarin, Kryesine dhe Sekretarine Pergjithshem.Cakton pagesen e anetare-sise, ndihmon ne mbledhjen e fondeve,

Asambleja mund t’i delegoje c’faredopergjegjesie kryesise me vendimin e shum-ices se te pranishmeve ne perputhje me tedrejtat e lejuara per Organizatat Jofitimpru-rese.

Asambleja mblidhet si rregull nje here nevit si dhe ben mbledhje te jashtezakonshmekur propozohet nga 50% e anetareve osenga 50% e kryesise.Njoftimi per mbledhjebehet 7 dite para dhe zhvillohet kur ne temarrin pjese 50+1 % e anetareve.

Asambleja zgjedh me votim te hapur osete fshehte Keshillin Drejtues, sipas vendimitqe merr me shumice te thjeshte.

Vendimet merren kur votojne 50+1 % eanetareve te pranishem.Cdo anetar ka njevote.

NENI 8KRYESIA E SHOQATËS

Kryetari i pare i Shoqates mund te mosjete Kryetari themelues.Mandati i Kryetaritdo te jete 2 vjecar.

Kryesia do te zgjidhet nga Asambleja dhedo te perbehet nga Kryetari Themelues, Kry-etari ne detyre dhe kryetari pasardhes qe dote ushtroje detyren pas 2 vjetesh, kur do terizgjidhet edhe kryetari tjeter pasardhes kra-has kryetarit ne detyre.

Sekretari gjithashtu do te kete mandat 2vjecar me te drejte rizgjedhjeje dhe do teushtroje aktivitetin ne perputhje mestatutin.Ai pergatit raportet e punes, bilan-cin vjetor dhe propozimet e financimit teaktivitetit sipas programit te punes.Mban koo-respondencen, nenshkruan dokumentet,kujdeset per vulen dhe perdorimin e saj sipasligjit.Kujdeset per dokumentacionin, finan-cen, pergatit evenimentet, seminaret, takimetmujore. Propozon ndarjen e cmimeve nder-mjet anetareve te vecante apo organizatave tejashtme, sponsorve etj.Punon per te rriturbashkepunimin me organizata, shoqate, or-gane shteterore si dhe subjekte te tjera ligjoreper qellime te misionit te shoqates.

Propozon planin e punes per periudhat endryshme apo aktivitete shtese teshoqates.Pergatit materialet per botim dhemateriale te tjera sensibilizuese.Merr pjesene mbledhjet e kryesise pa te drejte vote.

Sekretari mund te lirohet nga detyra paraperfundimit te mandatit nese nuk i perm-bahet statutit, i shkakton dem shoqates apo ijep imazh te keq asaj. Per kryerjen e puneveprofesionale dhe administrative mundet teofroje sherbime sipas kritereve te tregut mese paku 2 oferta me miratim te kryetarit nedetyre.Gjithashtu pergatit kontratat me nder-mjetesimin e kryetarit.

NENI 9KESHILLI DREJTUES

Keshilli drejtues perbehet prej anetareve

te zgjedhur nga Asambleja e Shoqates.-Keshilli Drejtues ka pergjegjesi per poli-

tiken, strategjine, ceshtjet financiare dhemerr vendime ne emer te shoqates.

-Ben miratimin e projekteve, planeve, plan-programeve afatmesme etj,

-Nese del e nevojshme zgjedh drejtorindhe cakton pergjegjes per pune te caktuara,duke votuar me 50%+1 vota.

-Keshilli drejtues perbehet nga 31 anetarete zgjedhur nga Asambleja, me mandate 2vjecar.

-Keshilli drejtues mblidhet jo me pak secdo tre muaj.Sa here del e nevojshme mblid-het per t’u dhene zgjidhje problemeve qelindin.

Per caktimin e procedurave te mbledhjesdo te miratohet ne Keshillin Drejtues rreg-ullorja e punes.

NENI 10KOMISIONI DISIPLINOR

Komisoni disiplinor eshte Organi ankuesne Shoqate.

Komisioni disiplinor perbehet nga 3 ane-tare, nga Kryetari i Shoqates dhe 2 anetareqe zgjidhen nga Asambleja e Shoqates.

Anetaret e Komisionit disiplinor zgjidhendhe miratohen nga Asambleja me mandat 2vjecar. Anetaret e Keshillit Drejtues nukmund te jene anetare te Komisionit Disipli-nor.

Vendimi i Komisionit Disiplinor hyn nefuqi pasi miratohet nga Asambleja.

NENI 11VULA E SHOQATES

Shoqata ka vulen e saj ne forme te rrum-bullaket me diameter 30 milimeter, ne tecilen, ne forme te rrumbullaket shkruhetemri i shoqates ne gjuhen shqipe.Ne qend-er te vules gjendet logoja e shoqates.

NENI 12PËRFAQËSIMI

-Në ndjekjen e procedurave të nevojshmepër regjistrmin e shoqatës jofitimprurëseautorizohet anëtari i shoqatës PërparimNoka, me profesion Avokat,

-Përfaqesimi ligjor me të tretët i ShoqatesJofitimprurëse”Çidhna dhe Kastriotët”do tëkryhet nga Kryetari i saj në detyrë.

NENI 13MËNYRA E SHPËRNDARJES SË SHOQATËS

Shoqata shpërndahet në keto raste:-kur numri i anëtarëve është nën tridhjete

vetë,-kur qëllimi i saj është përmbushur apo

nuk ka mundësi të përmbushet pasi ka hum-bur aftësine paguese,

-me vendim të gjykatës kompetente kurshoqata largohet nga qellimi i saktësuar nëStatut ose kryen veprimtari të kundraligjshme.

Shoqata shpërndahet me Vendim tëMbledhjes së Përgjithshme të thirrur ngaKëshilli Drejtues me shumicen e votave teanetareve.

Në rast shpërndarje të shoqatës ajoç’regjistrohet, pushon veprimtarine e saj dhevihet ne likujdim nga komisioni i likujdimiti cili formohet sipas rregullave dhe ligjevene fuqi.

Në rast shpërndarje të shoqatës ajoç’regjistrohet, pushon veprimtarine e saj dhevihet ne likujdim nga komisioni i likujdimiti cili formohet sipas rregullave dhe ligjevene fuqi(Kodi Civil i Republikes se Shqiperisedhe nenet 38 dhe 39 te Ligjit nr.8788, date07.05.2001"Per Organizatat Jofitimprurese”

Pas vendimit per shperberje Asamblejamund te vendose per kalimin e kapitalit necilendo shoqate apo fondacion te ngjashemapo ne disa prej tyre.

NENI 14NDRYSHIMI I STATUTIT, AKTIT TETHEMELIMIT DHE RREGULLAVE TEBRENDSHME TE SHOQATES

Statuti, Akti i Themelimit dhe Rregullat eBrendshme te Shoqates mund te ndrysho-hen me vendimin e dy te tretave anetareve teAsamblese se Shoqates.

NENI 15Ky Statut hyn ne fuqi diten e miratimit te

tij ne Asamblene e Shoqates.

ANËTARËT THEMELUESMustafa Tola, Xhafer Martini, Agim Kukeli,Shkelqim Koltraka, Ali Hoxha, Rruzhdi Bitri,Perparim Noka, Xhevdet Kariqi, MedatZoku, Xhevdet Kacani, Huzri Hoxha, MuratKoltraka, Zyber Gjoni Hajredin Toca, HysenRepa, Rakip Suli, Muhamet Bitri, Islam Cani,Ismail Hasi, Ilmi Kola, Enver Kaloshi, BujarKaroshi, Haxhi Krashi, Haki Pernezha, IdrisKukeli

Page 11: DR. ISLAM CANIA FATMIR XHARRI Të shpëtojmë Radikën!rrugaearberit.com/arkiva/2011/Nentor2011.pdf · ndërtuar shtëpi të bukura, të veshura dhe me drurë që Dibra shquhet për

Nëntor 2011 - 1167nr.

edukimArsimimi i fëmijëve me nevoja të veçanta në Maqedoni

Nuk ka kushte për mësimNga Mr. Dita TORTE

Në Republikën e Maqedonisëviteve të fundit është intensi-

fikuar debati lidhur me mësimin ink-lusiv në shkollat e rregullta fillorepër fëmijët me nevoja të veçanta.Disa mendojnë se mësimi inklusivmund të aplikohet, ndërsa disa t ëtjerë mendojnë se për këtë lloj më-simi në Maqedoni ende nuk ekzis-tojnë kushtet e nevojshme.

Shumë dokumente ndërkombëtarena obligojnë që t’i përfshijmë fëm-ijët me NAV ( nevojat për arsimimtë veçantë) në procesin e arsimitsëbashku me fëmijët tipikë, të cilëtnuk kanë nevoja të këtilla. Me këtafëmijë duhet të punojnë arsimtarë tëstërvitur e të përgatitur posaçërishtpër klasët dhe lëndët, ndërsa gjatëkësaj duhet ta kenë edhe ndihmën epersonave tjerë profesionistë si (Edukatori special-defektologu, logo-pedi, fizioterapeuti, pediatri etj.).Këta fëmijë duhet të arsimohen si-pas plan programit paraprak arsimor,të hartuar e të përshtatur sipas nevo-jave dhe mundësive individuale tënxënësit. Njohuritë tona na tregojnëse në pjesën më të madhe të rasteveinklusioni është formal dhe kryhetvetëm sa për të përmbushur gjend-jen numerike të nxënësve në klasë.Nxënësi me NVA ( me nevoja tëveçanta arsimore) përderisa ndodhetnë mësimin klasor, ai thjesht kalonnga klasa ku ndodhet në një klasëmë lartë. Probleme më të mëdhaparaqiten në mësimin klasor, kurkëta nxënës fillojnë të marin nota tëdobëta, kur krijohen probleme nësjelljen e tyre dhe një pjesë e tyrevendosin të vijnë në IVA ( në insti-tucionin e veçantë arsimor).

Këta fëmijë që vijnë në shkollatfillore në klasën e pestë ose të gjash-të janë të paarsimuar, të pasociali-zuar, me pasoja të përhershme nëaspektin emotiv dhe me periudhë tëvonuar të zhvillimit.

Sipas njohurive dhe hulumtimevetona, gati askush nuk është i kënaqurnga ky model i inklusionit dhe ngakushtet në të cilat realizohet ai, dhese janë të domosdoshëm adaptimidhe të përshtaturit.

Shkolla e posaçme fillore “Idni-na” në Shkup realizon mësim eduka-tiv arsimor për nxënësit me nevojatë veçanta dhe është shkolla e parë ekëtij lloji hde njëherësh është edheshkolla më e madhe për këtë lloj ar-simimi. Kjo shkollë disponon mekushtet teknike, kapacitetet hapësi-nore dhe resurset kadrovike.

Në shkollat e posaçme fëmijëtkanë ndihmën profesionale ngakuadri profesionist. Me kalimin nëshkollat e rregullta fëmija e humbkëtë ndihmë. Në shkollën “Idnina”realizuam një sondazh nëpërmjetintervistave, pyetsorëve dhe testimitme nxënësit që kishin ndjekur më-simin inklusiv në shkollat e rregull-ta dhe që erdhën në shkollën tone,si edhe me prindërit e këtyrenxënësve. Bëmë një analizë kraha-suese te nxënësit që kishin ndjekurmësimin në shkollat e rregullta dhete nxënësit në shkollën e posaçme.Në këto hulumtime u përfshinë dygrupe me nga 30 nxënës të klasës sëV-VIII. Njëri grup ishte me nxënësqë kishin ndjekur mësimin në sh-kollën e rregullt, ndërsa grupi tjetërnë SHFP “Idnina”. Nga hulumtimet

që i bëmë arritëm në konkluzion senë shkollat e rregullta nuk ekzistojnëkushte kadrovike dhe organizative përrealizimin e mësimit inklusiv. Nëshkollat e rregullta nuk ekzistojnëkushte materiale dhe teknike.Nxënësit me nevoja të veçanta pen-gojnë në realizimin e aktiviteteve menxënësit e tjerë. Nxënësit në shkol-lat e rregullta pjesërisht i pranojnëfëmijët me nevoja të veçanta.Prindërit pjesërisht bijnë dakord qëfëmija i tyre të ketë shok një fëmijëme nevoja të veçanta. Mësim-dhënësit në shkollat e rregullta nëkjanë stërvitur sa duhet për implemen-timin dhe zbatimin e arsimit inklu-siv. Inklusioni në shkollat e rregull-ta nuk kontribon në arritjen më tësuksesshme të diturive dhe nukndikon në mënyrë stimuluese te fëm-ijët me nevoja të veçanta.

Inklusioni nuk i përmbushidëshirat e prindërve dhe mësim-dhënësve. Prindërit pjesërisht, ndër-sa mësimdhënësit aspak nuk janë tëmendimit se fëmijët me nevoja tëveçanta do të ndjeheshin më kënd-shëm, më të plotësuar dhe me mëshumë kreativitet. Prindërit dhemësimdhënësit u shprehën senevojiten më shumë forma për ndi-hmë plotësuese, materiale, organi-zative - teknike dhe kadrovike. Fëm-ijët që ishin të përfshirë me arsimininklusiv kishin mbetur të paarsimuar.Fëmijët që ishin përfshirë me më-simin inklusiv nuk ishin socializuaraqë sa duhet.. Fëmijët e përfshirë memësimin inklusiv kanë çrregullimedhe probleme emotive, si rezultat italljeve dhe përqeshjeve nga nxën-sëit moshatarë të tyre. Nxënësit menevoja pë veçanta nuk kanë qenë tëpranuar nga mjedisi i nxënësve tëtjerë nq shkollë. Mësimdhënësit nuku kushtojnë vëmëndjen e duhur fëm-ijëve me NAV (nevoja arsimore tëveçanta). Nuk ka aktivitete cilësoresociale për pranimin e inklusionit nëshkollat e rregullta fillore.

Rekomandimet tona për mësimininklusiv janë se, nevojitet trans-formim i shkollave fillore të veçantanë qendra rajoanle të resurseve përmenaxhim me kuadro përkatëse tënevojshme për arsimin inklusiv. Nëshkollat fillore duhet të themelohenkomisione për katregorizimin, defin-imin e parametrave për inklusionindhe përcaktimin e nevojave arsimo-re. Përshtatja e sistemit të vlerësimitdhe e dhënies së notave nxënësve meNAV (nevoja arsimore të veçantaarsimore). Aplikimi i inklusionit tëkombinuar (lëndë të caktuara do tëndiqeshin në shkollën e posaçme,ndërsa lendët tjera në IFV (në Insti-tucionin fillor të veçantë). Organiz-imi i aktiviteteve sociale për përfshir-jen e nxënësve me NAV (nevoja ar-simore të veçanta) në shkollat e rreg-ullta fillore, organizimi i debatevedhe tribunave publike për inklusio-nin, pranimi i obligimit ligjor përarsimin inklusiv, por me siguriminparaprak të kushteve në aspektin eekipimit kadrovik, pajisjes materiale,sigurimit të kushteve teknike dheaspektit të pranimit social. Pa përm-bushjen e këtyre kushteve në Maqe-doni nuk mund të kemi mësim ink-lusiv të suksesshëm, treguan hulum-timet tona të sipërpërmendura.

* Autorja është magjistre e defek-tologjisë nga Dibra e Madhe, aktual-isht jeton e punon në Shkup

Zenel Sula, mësuesi i të gjithëveFestohet 80-vjetorii mësuesit, drejtuesit tëspikatur dhe intelektualitdibran Zenel Sulës.

Më datë 12 nëntor 2011, në lokal“Brahja” Sauk u organizua

kremtimi i 80-vjetorit të lindjes tëmësuesit, drejtuesit të spikatur dheintelektualit të shquar dibran ZenelSulës.

Për të kremtuar këtë jubile 8 de-kadësh kishin ardhur shumë vetë ngatë gjithe trevat e Shqipërisë, bashkë-moshatarë dhe nxënës të shkollës sëmesme “ 8 Nëntori” Peshkopi.

Në këtë ceremoni jubilare nderu-an me pjesëmarrjen përfaqësuesi iMinistrisë së Arsimit Fadil Kepi sidhe shumë personalitete si AbdiBaleta, Sulejman Tomçini, NatashaShehu, Mentor Muça etj.

Veprimtarinë jubilare e hapi stu-diuesi dhe botuesi Gjetan Strazimi-ri. Ai ia dha fjalën përshëndetëse z.Shemsi Manjani një nga nismëtarëte organizimit të kësaj veprimtarie,koleg me Zenel Sulën dhe drejtor përpak koh i shkollës Pedagogjike Pesh-kopi.

Z. Shemsi Manjani u ndal nëjetën dhe veprimtarinë plot arritje edinjitet të Zenel Sulës dhe nënvizoise ai si nxënës, si drejtues shkolle,si përkthyes dhe si kuadër kudo qëpunoi e drejtoi u shqua si intelektu-al vizionar me formim të plotë dhe ipërkushtuar.

Zeneli qe edhe një kuadër shumëhuman e njerëzor. Askujt nuk i bërikeq, përkundrazi gjatë gjithë jetës sëtij u përpoq të bëjë mirë pa cënuarligjet e shtetit. Ai vuri theksin edhetek dënimi i pamerituar i Zenel Sulës,

i cili u transferua nga Ministria eArsimit në një shkollë të fshatit Kur-dari të Matit, në një kohë kur uni-versiteti i Tiranës e kërkonte si peda-gog të rrall e me vlera. Për këtë fuko-soi çudinë e kolegëve të Ministrisëpër këtë ndëshkim: “Mirë ne, po meZenelin Cfarë patën ?” Ishte çudia emadhe e çdo punonjësi të asaj min-istrie.

Për kontributin dhe veprimtarinëe Zenel Sulës përshëndeti edhe për-faqësuesi i Ministrisë Arsimit z. FadilKepi.

Të pranishmit i përshëndeti dhefalenderoi edhe bashkëshortja e Ze-nel Sulës, Sanie Sula, për pjesëmar-rjen dhe nderin që i bënë në këtëveprimtari mbresëlënëse.

Po kush është Zenel Sula?Ai lindi në vitin 1931 në një

familje të nderuar dhe arsimdashësetë Zerqanit të Dibrës. U dallua nëmesin e fëmijëve të atij fshati dhepati rastin të gjëndet në konviktet epara të hapura pas luftës në vendintonë. Fillimisht në Elbasan dhe pas lviti në Peshkopi. Gjatë gjithë kohësshkëlqeu në mësime. Mbaroi sh-kollën e mesme Pedagogjike sh-këlqyeshëm dhe me kujdesin e vetMinistri të Arsimit të kohës Kahre-man Ylli u dërgua për studime B.S.Edhe atje me një këmbëngulje e vull-net të rrallë mundi të kapërcejëboshllëqet dhe të mbaroi me rezul-tate shumë të mira. Pas kthimit nëShqipëri punoi si mësues në shkollëne mesme Pedaogjike Peshkopi, poredhe si drejtor. Qe një nga mësuesitmë të kompletuar dhe një nga drej-tuesit më të spikatur të kësaj shkolle.

Ish-nxënësi i asaj shkolle FaikXhani kujton: “ Zenel Sula ishte drej-tor i shkollës së mesme Pedagogjike,

mjeshtër i mësimdhënies që edhe drutë ishe, do të ta hiqte një ashkël dhedo të ta jepte një rreze mësimi e di-turie. “

Zeneli ka përkthyer në shkollën eLartë të Partisë, ka shoqëruar disadelegacione nga Shqipëria, dha më-simin e gjuhës shqipe në BibliotekënKombëtare, në Radio Moska etj.

Për pak kohë punoi si shef i Sek-sionit të Kulturës, në Gazetën “Bash-kimi”, “ inspekor i kulturës masivedhe pastaj Shef i Sektorit të Punësme Librin në Ministrinë e Arsimit.Aty veçoj për përgatitje me nivel tëlartë të materialeve të asaj ministriedhe të instancave të larta. Puna i ecimirë dhe për rezultate e arritje tëmira u dekorua, gëzoi respekt,mandej dhe u zgjodh edhe në detyratë tjera drejtuese partie në atë di-gaster.

Me insistimin e drejtorit të sh-tëpisë Botuese, Thanas Leci dhe ndi-hmës që dha Haxhi Lleshi u rikthye,pas dënimit, në këtë institucion, kupunoi derisa doli në pension. Atjeai u dallua për punë të mirë, veçanër-isht si redaktor i disa botimeve. Gjith-ashtu punoi me autor të shquar siSteros Spase, Ali Abdihoxha, Sulej-man Krasniqi, Teudor Laço e shumëtë tjerë duke lënë mbresat më të mira.

Që nga viti 1991 është pension-ist dinnjitoz që ndonëse shëndetlig,aktivizohet dhe jep ndihmesën e tijtë vyer në këtë komunitet.

Ndaj me të pranishmit, në jubile-un e 80-vjetorit të lindjes së tij bash-kohet edhe urimi i gjithë anëtarëvettë shoqatës “Bashkimi i Përgjithshëmi Pensionistëve të Shqipërisë” : “Rrof-sh sa më gjatë Zenel Sula, me shën-det të mirë dhe lumturi familjare!”

Faik Xhani

merr kopjen tënde

eshte koha per tu pajtuar...telefono: (o4) 22 33 283

“RRUGA E ARBERIT”

Page 12: DR. ISLAM CANIA FATMIR XHARRI Të shpëtojmë Radikën!rrugaearberit.com/arkiva/2011/Nentor2011.pdf · ndërtuar shtëpi të bukura, të veshura dhe me drurë që Dibra shquhet për

12 - Nëntor 201167nr.

profilReportazh nga Mynihu, aty kuIsmail Keta shpallet kampion botenë Taiboks

cyan magenta yellow black

Një titullpër të gjithëshqiptarët…!

Nga DEFRIM METHASANI

Arena Cirkus, kjo qendër e madhe dhe ngamë interesantet sportive në Mynih, ka qenëarena e një sporti të fortë dhe luftarak, si tai-boksi, që zbuloi më së fundi edhe një kampi-on bote nga Shqipëria. Interesimi i mediasvendëse dhe asaj shqiptare, në fakt ka nisurditë më parë, kur dy protagonistët e titullitmë të lartë në këtë sport, Jozef Diklouni dheshqiptarit nga Bulqiza Ismail Keta, kanë dalëpara gazetarëve duke treguar ambiciet dhe për-gatitjet e tyre. Ismail Keta ose Xhoni, siç nji-het në Gjermani, është rikthyer pas shtatëvjetësh në ring si sportist, me të vetmin qëllim,të dalë kampion bote dhe këtë t’ua dedikojëtë gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë. Ai u ështëpërgjigjur të gjitha pyetjeve, duke thënë sevlerësonte Gjermaninë, vendin ku u bë sportistdhe u afirmua në këtë sport, por në mënyrë tëveçantë atdheun e tij, aty ku ka fëmijërinë,prindërit, gjyshërit dhe gjithë njerëzit e tij, mbitë gjitha simbolet kombëtare, për të cilat nd-jehet vërtetë krenar. Dhe kjo ditë ka ardhur,në një mbrëmje që vështirë të harrohet, kurmendon atë emocion që pushtoi një amfiteatërsportiv në një mbrëmje gala, ku organizatorëte kishin pagëzuar me emrin: “Keta frigen gala”.Në formën e një spektakli, televizioni më imadh jo publik në Gjermani, Sat 1, kishtesjellë para spektatorëve të shumtë, mes tëcilëve edhe mjaft shqiptarë, një natë sa sport-ive, aq edhe argëtuese, për të thyer sadopakatë egërsi të një sporti, si Kik dhe Taiboksi, qëështë bukur ta shohësh, por vështirë ta bësh…Fillimisht në ring janë ngjitur sportistë të pe-shave të vogla dhe të mesme. Ndër të shumtëtkonkurrentë nga vende të ndryshme të botës,si Turqi, Holandë, vendet afrikane, katër prejtyre ishin shqiptarë. Njëri prej tyre që bërivërtet mrekullinë, ishte Ferit Keta, kushëriri iIsmail Ketës, që fitoi bindshëm, duke meritu-ar duartrokitjet e publikut dhe duke treguar sesë shpejti ky sportist mund të jetë një kampi-on i madh. Më pas ka ardhur magjia e kësajmbrëmje, stari për të cilin media kish folurprej kohesëh. Xhoni Keta, siç njihet Ismailiatje. Dalja e tij në publikun e shumtë, kthe-het në një emocion të paparë, ashtu si vetë aidin të përcjellë te njerëzit mesazhin e të fortitdhe fituesit, mesazhin e një shqiptari të vërtetë.Me dorën që lëvizte hera-herës, dukej sekërkonte të nxitonte drejt ringut dhe sikur ihanin duart për të rrëmbyer sa më shpejt gjer-danin e artë të kampionit. Himni gjerman ësh-të shoqëruar me brohoritje edhe nga qindrashqiptarë të pranishëm, që valëvisnin flamurintonë kombëtar. Një mbrëmje për t’u mbajturmend, që nis madhërisht, bukur dhe kënd-shëm, nga një fitues i lindur si Ismaili, qëpërballë ka kampionin e Europës, hungarezin32 vjeçar Jozef Dikouni. Grushtet dhe godit-jet me këmbë të tij, janë si një breshëri au-tomatiku. Dëmtimi në hundë, pasi kish kalu-ar një operacion të vështirë e detyron kampio-nin të mbrohet mirë në kokë dhe të godasënga poshtë, një taktikë perfekte që e ndihmoidrejt fitores. Epërsia krijohet që në raundin e

parë… Por pas pushimit në këtë raund, nisbeteja e vërtetë në ring. Tashmë demi, që thir-ret nga gjermanët, nuk mbahet dhe kundërsh-tari bëhet tabelë qitje, sidomos në pjesën mëtë dobët, tek këmbët, duke e detyruar hera-herës të rrëzohet në tokë… Dhe jo pak, por tre

herë, ai pas goditjeve të njëpasnjëshme tëKetës, bie në tapet përdhe si një qenie për tamëshiruar… Bisha nuk ndalet, por vazhdonserinë e goditjeve të tjera, tashmë një tërmet ifuqishëm shpërthen mbi hungarezin, që pra-noi këtë sfidë, pasi kundërshtari tjetër rus, më

parë ishte tërhequr... Dhe vjen raundi i tretë,që të duket se akoma pa nisur, mbaron. Goditjarrufe e Ketës ka hedhur nokaut hungarezin, qëdo t’i duhet kohë për t’u ngritur më pas kësajrënie, por një kohë, që nuk ka vlerë më përndeshje, pasi Ismail Keta është fitues i kësajfinaleje dhe meriton me mund, djersë dhesakrificë titullin më të madh, kampion bote,titull që i mungonte një shqiptari në këtë sport.Një arritje dhe triumf vërtet historik. Pas ven-dosjes së gjerdanit të artë, Keta ka punë megazetarët që nuk rreshtin së marri në intervis-ta. Tashmë grupit të xhirimit të TVSH-së iduhet të marrë moment gëzimi dhe entuziaz-mi, sepse të pranishëm janë edhe miq spe-cialë nga Shqipëria, si kryeakademiku i Shke-cave, prof. Gudar Beqiraj, dekani i universitettë sporteve Mehmet Spahiu, drejtori i pro-grameve në TVSh, Bajram Hoxha, ish portierii kombëtares sonë Perlat Musta, gazetarja emirënjohur Tefta Radi, si dhe mjaft figura tëspikatura, të pranishëm në këtë moment sasportiv, aq edhe historik. Pas kësaj fitoreje janëshprehur trajneri që stërviti Ketën dhe presi-denti i federatës gjermane. Sipas trajnerit,Melvin Matllov, disa herë kampion bote nëpeshën e rëndë dhe një nga tetë sportistët mëtë famshëm, Keta për të është një sportist ilindur për të fituar. Përgatitja e tij ishte mjaftserioze dhe isha i bindur që ai do të fitontekëtë ndeshje. Me këtë ai tregoi se nuk duhettë ndahet nga sporti, por paralelisht, të vazh-dojë karrierën si sportist dhe si trajner ku ësh-të mjaft i suksesshëm.

Ndërkaq që për presidentin e federatës gjer-mane të tajboksit, Detlev Tyrnau, Keta ështëmodeli i sportistit dhe njeriut. Falë karakteritdhe sedrës sportive, ai arriti deri këtu. I kishathënë që duhet të rikthehesh në ring, sepse ekuptoja që kishte shumë energji brenda tij,por edhe cilësi të guximit dhe sedrëssë shqiptarit njerëz dhe sport të tillë edhe nesi federatë duhet të ndjehemi krenarë, sepseXhoni është një vlerë e pazëvendësueshme.

Por me lot në sy, është shprehur edhe aka-demiku dhe njeriu pasionant i sportit, Prof.drGudar Beqiraj, që vlerëson këtë arritje, si njëpikë kulminante e ngritjes së vlerave kombëtarenë një vend si Gjermania dhe përmes saj kudonë botë. Me nota shumë optimiste është shpre-hur edhe dekani i sporteve në universitetin eTiranës, Mehmet Spahiu, që e cilëson tashmëKetën një figurë shumë të respektuar jo vetëmsportive, por edhe kombëtare. Rikthehemi edhenjëherë në ring, në këtë arenë që tregoi megisht një fitues të madh bote, që ka emrin enjë djali nga Bulqiza, që quhet Ismail Keta.Ai menjëherë pas ndeshjes është shprehur sekëtë titull ua dedikonte të gjithë shqiptarëvekudo që jetojnë. Kështu shprehej edhe kur epyesnin gazetarët gjermanë dhe ata të huaj.

Ismail keta është kampioni që tashmë du-het të respektohet edhe nga vetë gjermanët,me të cilët ndau mrekullinë dhe gëzimin ekësaj mbrëmje që kishte emrin e tij, këtë emërqë vështirë të harrohet kollaj, tashmë si kam-pion bote, kësaj here për Gjermaninë, por sëshpejti me emrin e Shqipërisë…

Page 13: DR. ISLAM CANIA FATMIR XHARRI Të shpëtojmë Radikën!rrugaearberit.com/arkiva/2011/Nentor2011.pdf · ndërtuar shtëpi të bukura, të veshura dhe me drurë që Dibra shquhet për

Nëntor 2011 - 1367nr.

sportivHistoria e panjohur e një shqiptarit nga Luznia, kampioni bote në keç

cyan magenta yellow black

Akim Manuka,kampioni që jetondhe nuk njihet…!Nga DEFRIM METHASANI

Një histori vërtetë interesante, rrënqethësedhe të duket disi e pabesueshme. Njihet

si Akim Manuka, por realisht emri i tij ështëHysni. Prejardhja i takon fshatit Luzni të Di-brës, ndërsa aktualisht jeton në Belgjikë. Nëvitin 1972 ai shpallet kampion bote në keç nëpeshën e rëndë dhe që asokohe fitoi shumëfamë, duke u bërë një nga mjeshtrit embrëmjeve interesante në Bruksel, qytetin kujeton prej shumë e shumë vitesh. Jeta e tijështë e mbushur me ngjarje dhe episode tëshumta, mes shkëlqimit, suksesit, pra-paskenave dhe halleve të dikurshme. Një pa-triot që zemra i rreh për atdheun e tij, ashtu sibabai i tij Demir Manuka, që nuk jeton, pornjihej si një atdhetar i shquar në vite. Pas vitit1950, familja Manuka arratiset, sepse ishte nëkundërshtim me regjimin komunist të asajkohe. Për afro 15 vjet jetojnë në Maqedoniose ish Jugosllavi që quhej atëherë. Aty vërtetëkalojnë një jetë plot peripeci, madje kampio-ni i ardhshëm i botës, punonte në një fermëme panxhar. Pronari, një pasionat i mundjes,organizonte shpesh ndeshje mes djemsh tëfortë dhe fituesi meritonte si shpërblim njëkavanoz reçel, që ai ia dërgonte nënës për tëkaluar një vakt bashkë me familjen e tij. Kysukses e shoqëronte atë të gjitha ditët e javës,sepse fitonte ndeshjen dhe bashkë me të, fi-tonte edhe kavanozin e reçelit. Më pas famil-ja ikën nga Maqedonia dhe sistemohet nëBelgjikë. Këtu, falë cilësive të tij, ai nis punënnë një disko, si ruajtës i qetësisë, falë edhetrupit që filloi t’i bëhej edhe më i bukur dhemuskuloz. Hysniu ishte trim dhe i vendosur.Ai guxonte të ndeshej me çdo lloj kundërsh-tari. Në një mbrëmje, në një nga lokalet qëmerreshin me organizime të lojës së keçit,kampioni i skenës kërkon një sfidant nga sal-la. Hysniu del dhe fiton këtë duel, duke lënështangur të gjithë të pranishmit. Që atëmbrëmje ai merr zemër, por tashmë fatin e tije kishin në dorë menaxheret, që iu vërsulën sishushunja, pasi panë një “peshk” të madh.Një nga shqetësimet e menaxherëve, që më sëshumti ishin amerikanë dhe kroatë, ishte emrii tij. Për të rritur marketingun e tij në media,ata vendosën që të ndërrojnë emrin e tij. Porkëmbëngulja e të atit ishte tejet e madhe.Demiri, babai i tij, nuk pranonte edhe pse iofroheshin shuma të mëdha. Tashmë në Bruk-sel ai ishte një lider në këtë sport dhe ethetpër kampion bote kishin nisur. Por kërkohejkjo marrëveshje e emrit. Me shumë vështirësiu gjet një emërues i përbashkët, që të ishteemri Akim, një hero i një filmi vizatimor nëxhungël, që Hysniu e vendosi vetë, pasi menax-herët donin emër jugosllav. Me ndryshimin eemrit nis një histori e re. Falë stërvitjes dheegos së tij, një mbrëmje e bukur e gjeti atë nëSHBA, ku jetoi 3 vjet. Pas shumë garave dheshfaqjeve brilante vjen edhe dita e titullit ka-mpion bote. Ai kishte sfiduar më parë emra tëmëdhenj të botës, si Mauel Soto, Kauzo, Riv-era, Evans, etj. Shqiptari, që pakkush e njihtesi të tillë, bën famë të madhe dhe pushtonfaqet e gazetave të asaj kohe. Ishte viti 1972.Por fakti që ai kurrë nuk e mohonte origjinëne tij i prish shumë punë. Në një mbrëmje, kurai fitonte një tjetër finale të madhe, stafi i tij

i bën një lojë të habitshme. Katër vajzajugosllave caktohen nga organizatorët që t’idërgonin lulet në ring kampionit Manuka dhekëtë fitore t’ia faturonin Jugosllavisë. Madje,njëra prej vajzave bie në dashuri me djaloshinshqiptar, i cili pa e ditur nga ishte ajo, pranonftesën e saj të ndjenjës. Që nga ajo ditë ai umartua dhe jetoi për 25 vjet me vajzën kroate,që e mori për grua dhe lindi 3 fëmijë. Ko-mentatori në ring e quajti Manukën kampion-in e luleve, sepse ai, kur mësoi se nga i vininlulet dhe qëllimin e keq të menaxherëve dhestafit, nuk e pranoi këtë fitore për hir të ndjen-jës patriotike që kishte, por pranoi vetëm lu-let, sepse nuk e dinte adresën e tyre nga ishin.Një tjetër mbrëmje e jashtëzakonshme në kar-rierën e tij ka qenë ndeshja në Montreal tëKanadasë, kur ndeshej dhe fitonte përballëluanit tjetër, Eduardo Karpentier dhe fotot e

Akim Manuka ishte kthyer në njëpërbindësh që dhuronte spektakël,garë dhe mjeshtëri. Ai ishte bërëpersonazhi i kohës në sport, porprapaskenat e menaxherëve dhedrejtuesve të sportit shkelën mbidjersën dhe historinë e tij, që umbyll më shpejt se meritonte kykampion i madh. Më pas ai rikthe-het në Belgjikë, ku vazhdon jetëne tij edhe sot e kësaj dite, tashmëduke u bërë vetë organizator imbrëmjeve spektakël të keçit nëlokalet më të mëdha të Brukselit.

kësaj ndeshje do të hapnin faqet e gazetave tëkohës. Akim Manuka ishte kthyer në njëpërbindësh që dhuronte spektakël, garë dhemjeshtëri. Ai ishte bërë personazhi i kohës nësport, por prapaskenat e menaxherëve dhe drej-tuesve të sportit shkelën mbi djersën dhe his-torinë e tij, që u mbyll më shpejt se meritonteky kampion i madh. Më pas ai rikthehet nëBelgjikë, ku vazhdon jetën e tij edhe sot ekësaj dite, tashmë duke u bërë vetë organiza-tor i mbrëmjeve spektakël të keçit në lokaletmë të mëdha të Brukselit. Ai njihet nga tëgjithë, si një prej specialistëve dhe njerëzve

më të shquar, por edhe organizatorëve të rrallë,që zbulon talente të tilla në një sport që nëBelgjikë është kthyer në kult. Rreth të 70-tave,me një trup që mbahet mjaft mirë, kur e shehsot, pakkush e beson që pikërisht ky njeri bënteligjin në vitet ‘70 në sportin e keçit në gjithëbotën.

Një histori vërtet interesante, por që do tëzbulohet pak ditë më pas, kur ai do të bëjëvizitën e tij në Shqipëri dhe do të rrëfejë njëjetë misterioze, si një kampion i shpallur dhei panjohur nga vetë bashkëkombësit e tij, qëai i don me gjithë shpirt…

Page 14: DR. ISLAM CANIA FATMIR XHARRI Të shpëtojmë Radikën!rrugaearberit.com/arkiva/2011/Nentor2011.pdf · ndërtuar shtëpi të bukura, të veshura dhe me drurë që Dibra shquhet për

14 - Nëntor 201167nr.

veprimtari

U kthye nga Franca delegacioninga Dibra e Madhe i kryesuar

nga Argëtim Fida, kryetar i komunësDibra e Madhe, Petrit Imami, krye-sues i KK dhe Selim Beqiri, kryetar ikomisionit për financa dhe urban-izëm.

Argëtim Fida, lidhur me këtë viz-itë para gazetarëve, deklaroi se, “Nëbazë të bashkërendimeve paraprakesëbashku dhe Memorandumit përbashkëpunim që nënshkruam në vitin2008 mes Komunës së Dibrës dheKomunës If në Normandinë e Posh-tme të Francës. Aktivitet i nisur ngaQeveria e Maqedonisë, Ministria ePushtetit vendor dhe Rajoni i Nor-mandisë së Poshtme në Francë, Disakomuna nga Maqedonia nisën pro-cedurën e bashkëpunimit me komu-nat e këtij rajoni. Mes këtyre komu-nave ishte edhe Komuna Dibra eMadhe, e cila nënshkruajti memo-randumin me Kominën e IF-it. Pasnënshkrimit të memorandumitpatëm disa shkëmbime komunikimipër njohje të ndërsjellë dhe vizitanë nivel të kryetarëve të këtyre dykomunave në forma delegacionesh.Ky bashkëpunim u shtri edhe në niv-el të OJQ-ve. Klubi i Fotografëve “IfImazh” nga Ifi vizitoi Dibrën e Mad-he me ç’rast ata bënë fotografi dheshfaqën një ekspozitë fotrografish nëKaen, kryeqytetin e Normandisë sëPoshtme dhe në Komunën e If-it, kuparaqitën bukuritë dhe pejsazhet eDibrës së Madhe. Në Festivalin esivjemë të Teatrit në Dibër të mad-he, erdhën mysafirë një regjisor dhedy aktorë nga Teatri i If-it, si edhenjë grup këngëtaresh nga Norman-dia e Poshtme, që para publikut di-bran u paraqit me një spektërkëngësh të bukura.

Vizita e përfaqësuesve të OJQ-venga Dibra e Madhe në Komunën Ifishte mundësi për shkëmbimin epërvojave me shoqatat simotra tëatjeshme për të aplikuar bashkarishtnë projektet e BE për shkëmbimerinore”,

Në këtë kuadër, u shpreh Fida, “ne si kryetarë komunash vendosënse ia vlen trë nënshkruajmë edhe njëkontratë- marrëveshje për bash-këpunim trevjeçar mes dy komunavetona, ku në mënyrë të ndërsjellë kemimarë obligimet për tri vitet eardhëshme. Për këtë qëllim më 9nëntor të këtij viti në sallën “ Fran-soa Miteran ‘ në If, në praninë e ZhanPol Goshar, kryetar i Komunës If, tëgjithë këshilltarëve, udhëheqësve tëadministratës së Komunës IF, ku ish-in të pranishëm Argëtim Fida, kry-etar i Komunës Dibra e Madhe, Pet-rit Imami, kryesues i KK dhe SelimBeqiri kryetar i Komisionit për Bux-het dhe Urbanizëm, u nënshkruajtkontrata për bashkëpunim në tre vitete ardhëshme. Ky bashkëpunim do tëjetë në tri sfera. Në shkëmbimet mesrinisë dhe shoqatave qytetare, në sh-këmbimet e përvojave për projektete kulturës dhe për zhvillim të qën-drueshëm.

Duke folur për zhvillimet e mëte-jme, Fida, shtoi se, “ Në këtë drejtimekspertë nga Dibra e Madhe do tavizitojnë Komunën If dhe rajonin eNormandisë, për tu njohur me zh-

Ditën e premte, më 4 nëntor 2011, në sallën e Teatrit të Operave dheBaletit në kryeqytet u mblodhën në këtë promovim më shumë se 200

pjesëmarrës, fugura të shqura të penës, të artit e të kulturës, personalitete tëlarta të fushës së arsimit, jurispondencës, politikës e të gazetarisë, të ciltërecensuan e diskutuan rreth vlerave të librit “Dinjitet përballë intrigës” tëautorëve FaikXhani e Ilmi Dervishi.

Si nga referuesit ashtu edhe nga diskutantët u vu në dukje:Libri “Dinjitet përballë intrigës” është një libër i thjeshtë e modest që i

kushtohet një njeriu që çau sfidat e jetës dhe mundi të mposht intrigat eregjimit komunist dhe njerëzve servilë e intrigantë. Ai është Shaban Der-vishi nga Lugjejt e Zall-Dardhës së Dibrës. Në faqet e këtij libri përcilletjeta dhe kontributi i këtij njeriu që nga fëmijëria si yzmeqar në dyerët epasanikëve të Tiranës e derisa arrin të bëhet një kuadër i zot, me emër e mezë. Libri jep me hollësi dëshmi e fakte arkivore e memoristike për intrigat,thashethemet, sajesat e kurthet që i ngritën njerëz smirëxhinj, kuadro panivel e dashakeqës deri në strukturat më të larta të partisë Shaban Dervishit.Ky njeri i ndershëm, i përkushtuar dhe i pastër nuk pranoi kurrë të paqenate akuzat, punoi si më mirë, gëzoi respekt e mirënjohje nga gjithë ajo trevëdhe kudo që punoi e shërbeu. Këmbëngulja, vullneti i pathyeshëm dhe edrejta e tij bënë që gjërat të sqarohen e të shkojnë në hullinë e duhur, porShabani dhe familja e tij u stërmunduan, vuajtën tmerrësisht, psikologjik-isht, por edhe ekonomikisht. Disa prej tyre humbën të drejtën e shkollimite të ecjes përpara megjithëatë nuk u dhanë, nuk u përkulën dhe i përballuanme dinjitet jetës.

Personazhi kryesor i librit është Shaban Dervishi i Lugjejve të Dibrës. Aiështë modeli i njeriut të pastër, të pakomprometueshëm, besnik i idealeve,i devotshëm e i gatshëm për të bërë gjithçka për të mirën e vetes, familjes,popullit dhe kombit.

E rëndësishme është, se libri është pasuruar me shumë materiale arki-vore, të cilët i japin frymëmarrje, besueshmeri, seriozitet dhe vlera.

Për vlerat ideo-artistike të këtij libri referuan potesha Fatime Kulli, stud-iesit e publicistët Velo cfarku e Mevlud Buci. Gjithashtu mendime mevlerë dhanë edhe prof. Nuri Abdiu, drejtuesit e shoqatave joqeveritare siServet Tartari, Kujtim Çerpja, Agron Gjedia, Enver Hasa, Miftar Fana, Rust-em Pira, Hysen Dervishi, Agim Marqeshi etj.

Autori Faik Xhani si dhe personazhi kryesor i librit Shaban Dervishi për-shëndetën pjesëmarrësit si dhe referuesit për vlerësimet e përfundimet qësollën për vlerat e librit.

Përshëndetje dhe vlerësim të veçantë pati për djalin e talenuar, me fan-tazi të mrekullueshme e me një cilësi të lartë bouese Bujar Karoshin. Ai sëbashku me stafin e tij është bërë një nga modelet më të mirë të botimit dhepërhapjes së librit në Shqipëri.

Hijeshinë dhe bukurinë këij tubimi promovues ia shtoi prezantimi ispikatur nga gazetari i mirënjohur i RTSH, z. Dëfrim Methasani si dhekëngëtarët e mirënjohur dibranë Lirie Rasha. Qerim Sula e Sherif Dervishi.

Nën tingujt e bukur të këngës së Hajredin Pashës dhe dhurimin e tufaveme lule z. Shaban Dervishi dhe autorëve Faik Xhani e Ilmi Dervishi u mbyllky aktivitet shum pikant dhe mbresëlënës. /Abdulla Dushku

Delegacioni nga Dibra e Madhe vizitoi Francën

Bashkëpunim dhe shkëmbim përvojashPREZANTOHET LIBRI “DINJITETPËRBALLË INTRIGËS”

PREZANTOHET BOTIMI I RI I VENKA CAPES

villimin e qëndrueshëm, përkatësishtsi funksionojnë ndërmarjet komu-nale, si menaxhohet me mbeturinat,si zbatohet procesi i riciklimit,mbrojtja e ambientit jetësor, shfrytë-zimi i resurseve natyrore, si edhe përtu njohur me përvojat e tyre në tur-izmin kulturor. Me që dy komunattona janë edhe qytete universitare,Dibra e Madhe me degët e gjuhëvetë huaja dhe me Degën e Fizioter-apisë, ndërsa If me Degët e Informa-tikës, telekomiunikacionit dhe sh-kencat precise. Do të informohendhe do të kenë bashkëpunim tëndërsjellë për mundësitë banjore erekreative dhe bukuritë e Dibrës, qëviteve të ardhshme mund të arrijnëturistë nga Franca. në Dibër të Mad-he për t’i shijuar këto begati, Hote-lierët dibranë do të kenë mundësinëqë t’i vijojnë kurset e trajnimit nëshkollën e mesme më moderne pro-fesionale të hotelierisë e kuzhinierisënë If. Ky bashkëpunim është i fryt-shëm për dy komunat. Nikoqirët ngaFranca shprehën gatishmëri për tunjofttuar me tendencat tona përdemokrtizim edhe nëpërmjet “Fo-rumeve në Bashkësi” për krijimin dheshpenzimin transparent të buxhetit,në funsksion të resurseve publike që

disponojmë në përmirësim të jetëssë qytetarëve”.

Rol me rëndësi, theksoi Fida, “do të ketë shkëmbimi i ndërsjellë ivizitave të të rinjve. Nëpërmjet fond-eve evropiane në Dibër të Madhedo të arrijë një grup prej 12 të rin-jësh nga shkollat e mesme të Nor-mandisë që do të qëndrojnë 10 ditë,me ç’rast do të shoqërohen mosha-tarët e tyre, ku do të diskutohet përjetën rinore, perspektivat e të rin-jve. Pas kësaj një grup i gjimna-zistëve dibranë do ta vizitojë Nor-mandinë për tu njohur me aktivite-tet dhe jetën rinore në Francë. NëFestivalin e Teatrit në Dibër të Mad-he vitin që vjen do të merr pjesëedhe një Teatër nga If-i, ndërsaSHKA “Haki Stërmilli” do të shkojëme një grup folkloric në IF. Këtuështë shumë i rëndësishëm edheaplikimi i përbashkët te fondet evro-piane, ku 80 përqind e mjeteve përkëto aktivitete mbulohen nga BE.Kjo do tu ndihmojë që të rinjvë tanëtë hartojnë projekte dhe të aplikojnësëbashku, duke e ndje veten si pjesëe Evropës., sepse kështu edhe Evro-pa mund të vjen mes nesh”, than ëfund kryetari Argëtim Fida.

Rexhep TORTE

Këto ditë, të fundit të nëntorit,në një nga sallate Muzeut

Historik Kombëtar u bë promov-imi i librit me poezi “Prek mefrymë” te poetes nga SteblevaVenka Capa. Me një pjesëmarrjedinjitoze në fjalën e hapjes ngapoetja Fatime Kulli, njëkohësishtdhe redaktorja e librit, foli nëdetaje për librin “Prek me frymë”për poezitë e saj sa të ndjera aqdhe prekëse, me një përkushtimpër të sjellë të lexuesi me sa mëshumë emocione e të be-sueshme. Për librin foli dhe prof.Murat Gecaj, i cili vuri në dukjedisa nga vlerat e poezisë së po-etes, Venka Capa.

Në këtë takim foli dhe bash-këfshatari i saj, studiuesi dhe ishkryeredaktori i gazetës “Ushti-ma e Maleve” Velo Cfarku.

Edhe shkrimtari Kolec Tara-bani, foli për vlerat ideo-artis-tike të librit ndërsa shkrimtariAlbert Zholi u ndal në tema-

Një libër me vlera artistike

tikën e poezive të këtij libri,duke e përgëzuar autoren përtemat sociale, e cila i trajton nëpoezitë e saj. Me mjaft interesu prit edhe fjala e poetes Ilirja-na Sulkuqi e cila foli jo vetëmpër librin e poezitë, por dhe përVenkës si njeri, që ndonëse meaftësi të kufizuara, gjen forcëndhe guximin të jetojë jetën medinjitet.

Me mjaft emocion është edhediskutimi i poetes nga Mati Adi-

vie Hoxha, që posaçërisht kishteardhur nga Durrësi që duke qenëpjesë e komitetit me aftësi të kufi-zuara, me karrocën e saj u ngjitnë katin e dytë të Muzeut HistorikKombëtar. Në fund të takimit meemocionet e herës së parë folidhe falënderoi edhe autorja,pastaj u dhanë libra me autografnga poetja Venka Capa meurimin për t’u takuar sërish nëtakime të tilla, me krijimtari të re.

Ilmi Dervishi

Në lirizmin e 70 poezive tëkëtij vëllimi, dallohet qartëmendime origjinale që përsh-kohet nga një shqetësim inatyrshëm i një vajze meprobleme shëndetësore, porqë ka guximin të ecë e sigurtënë radhën e bashkëmosh-tarëve, e motivuar nga buku-ritë e kësaj jete

“Nëpërmjet fondeve evropiane në Dibër të Madhe do të arrijë një grup prej 12 të rinjësh ngashkollat e mesme të Normandisë që do të qëndrojnë 10 ditë, me ç’rast do të shoqërohenmoshatarët e tyre, ku do të diskutohet për jetën rinore, perspektivat e të rinjve”.

Page 15: DR. ISLAM CANIA FATMIR XHARRI Të shpëtojmë Radikën!rrugaearberit.com/arkiva/2011/Nentor2011.pdf · ndërtuar shtëpi të bukura, të veshura dhe me drurë që Dibra shquhet për

Nëntor 2011 - 1567nr.

festa

Nga ZAMIRA GJELESHI

Fusha dhe malet nuk na mungojnë,të paktën natyra ka qenë bujare

dhe zemërgjerë me shqiptarët,veçanërisht me ne të Maqellarës. Këtunë këtë provincë të presin bjeshka-tarët e Gjimnazit të Maqellarës nëkëtë fund tetori. E diela e fundit etetorit është Dita e Bjeshkatarëve tëBallkanit.

Grupi ynë si gjithmonë tenton tëkap majat dhe t’i rikthehemi mënyrëssë dikurshme të jetës: të pish ujë nëgjurmët e kafshëve, të hash bukë rrethzjarrit, të shtrihesh në borë, ndoshtatë mbash ndër dhëmbë një fije barijanë ushtrime mendore, që çlirojnëtrurin dhe trupin.

Të dëgjosh insektet kur zukasin, tëngjitesh këmba dorës apo me kalë, tëmundësh të kapësh kokrrat e thanës,boronicës apo dëllinjës…

Me pak fjalë të mundohesh të shi-josh çdo detaj të kësaj pamje pik-toreske.

Bjeshka është një nga vendet ide-ale për të vizituar në këtë fundstinë.Ylli i mëngjesit nuk kishte ikur kurne u nisëm.Për shkak të mjegullës nau desh më shumë kohë nga sa kishimparashikuar.

Oh, sa mirëështë të nisesh herët,pasi ajri i mëngjesit çliron mendjennga mendimet dhe të parapërgatit përdisa orë të qeta.

Radomira është një shenjë e mirëpër të treguar drejtimin. Shkëmbyempërshëndetje të përzemërta dhe bu-jare me njerëzit e fshatit,veçanërishtme Haxhi Himën edhe pse tako-heshim për herë të parë dhe ishimvizitorë të rrallë ai na e lehtësoiudhëtimin. Flladi i bjeshkëve dherrezet e para të Diellit na gjetën mesmajave Moravë-Portë e Korabit-Korab.

Drejtimi që morrëm ndoshta qe rru-ga më e mirë. Ora 10 e paradites dhene ishim atje , ku koha shqiptaro-ball-kanase prek qiellin, Korab 2751m.

Lule manushaqe me vesën mbi pet-ale…

Nuk e mbaj mend mirë ku kam lex-uar se manushaqja u dhurohejmbretërve dhe mbretëreshave për tëtreguar respekt dhe dashuri.

Një mjegull mbuloi majën, dukemë rikthyer në legjendën e Rozafës,Ciklin e kreshnikëve,borëbardhat, sh-tojzavallet rreth bredhashvallëzojnë,…bilbili i Mjedës këndon,

…Shqipja e Alpeve na përshëndesteme fluturimin kryq e tërthor hapësirës,ndërsa ne vendosnim flamurin kuq ezi mbi Korab.

…era sjell ligjërimet e Nënës Ili-ri…

…Të më duash Ilirinë bir, të mëduash gjuhën , zakonet, flamurin,…

Eh sot mbi Korab një legjendëmijëvjeçare të harruar po përje-tojmë…

…diku në thellësi të shekujve malli largët po na fton.

Larg mërgon mendimi im!Një krismë, të tjera po dëgjoj ma-

tanë bjeshkës, shpërthime, mostra tëpaparë…

…mes mjegullës zbulojmë

Legjenda e flamurit ngagjimnazistët e Maqellarës

legjendën e harruar…Në çdo fillim pranvere , në majat

e larta të Alpeve tona, banorët e atyremaleve dalin bashkë me bagëtitë etyre në bjeshkë për të filluar verimine mirë, …

Mirëpo kur njerëzit dalin në bjesh-kë, trimat kontrollonin majat e ma-leve për ndonjë rrezik,shembje mali,katastrofa natyrore,…

Trimat përveç kontrollit të gjendjessë natyrës së gjendjes së bjeshkëve, sikontroll kryesor kishin vëzhgimin eterritorit tokësor Iliro-Shqiptar…

…se mos ndonjë ushtri e huaj ësh-të afruar me çadrat e veta diku rrethtrojeve tona dhe po pregatiste ndonjëluftë tinzare…

Njëherë një trim i ri ndodhej nëmajën e bjeshkëve tona në fillimin epranverës së hershme . Ai kishte mar-rë detyrën prej më të vjetërve për tëdalë atë ditë për vëzhgim në majënmë të lartë të malit, ku siç thonë tëvjetrit:

“ …as dhia e egër nuk ngjitejdot…”

Mirëpo atë ditë sa kishte dalë triminë majëmali në anën tjetër pongjiteshin tinëzisht disa njerëz tëmaskuar me helmetat e kohëraveparaantike.

Trimi lëshoi kushtrimin me zërin efortë duke thirrur sipas zakonitmijëvjeçar:

“O hiq kush trim moreeeeeeeee,se na ra armiku, o heeeeeeeeeee-jjjjjjjjjj….!

Pa mbaruar mirë fjalët, një shig-jetë e mprehtë i ra në gjoks dhe gjakumbuloi trupin.

Trimi në pamundësi për të thirrurnxorri këmishën e gjakosur dhe evalëviste me fuqitë e fundit…

Ai po tunde këmishën në ajër nëminutat e fundit të jetës së tij për tëlajmëruar njerëzit e tij , të fisit e tëkrahinës, se një rrezik po u kanosej tëgjithëve…

…në ato çaste vjen një shqiponjëmalesh me dy kokë, e cila kishte fo-lenë aty afër dhe ia rrëmben këmishëndjalit me kthetra fluturon tri herë mbitrupin e tij dhe turret fluturim drejtstaneve e njerëzve…

Shqiponja me këmishën ndër kthe-tra duke e shtrirë në erë në një valëvitjetë dukshme….

Trimi ndjen në shpirt një çlirim,pasi në sekondat e fundit të jetës sëtij u bind se shqiponja do ta valëvistegjatë në hapësirë dhe njerëzit do takuptonin se çfarë ka ngjarë…

Në atë lëvizje të shqiponjëskëmisha u hap në ajër egjakosur,ndërsa njerëzit e shihnin atëskenë të çuditshme. Nëna e djalit elidhi ngjarjen më shpejt se çdokushtjetër dhe zemra e nënës klithi:

“…ajo është këmisha e tim birimore trima, muleni se ma paskanvrarë djalin…!”

….burrat e gjetën djalin në gërham-mat e fundit duke mërmëritur:

“…armiku na ra…”Shqiponja fluturonte në hapësirën

e bjeshkëve me këmishiën e gjakosurndër kthetra…e lëshoi mbi stane…

Njerëzit e morrën ndër duar si shen-jë nderimi dhe dhimbje për djalin eri…

Ata prenë një dru të lartë pishe dheevendosën në majë mali mekëmishën e gjakosur të trimit që uvra në detyrë për të ruajtur trojet etni-ke Iliro-Shqiptaro.

Aty në majë mali varrosën dhe dja-lin e ri. Tek ai varr shkonin jo vetëmpër të vëzhguar trojet Iliro-Shqiptare,por edhe për të kujtuar djalin, që ubë një i tërë me atë majë mali.

Ai u ngrit si shkëmbi i parë pirami-dal në legjendat e ruajtjes së trojevee kufijve të vendeve e kombeve tëndryshëm.

…ajo këmishë vjetrrohej me kohëndhe zëvendësohej me këmisha të tjeratë gjakosura me gjakun e kafshëve ….

…më vonë gjetën gjakun në sh-këmbinjtë e maleve …

Sa herë vendosej këmisha e re sh-qiponja e vështronte duke e qarkuarme tre fluturime rreth shtyllës sëlartë…si homazh hyjnor, që ajo gjall-esë i bënte kujtimit të atij djali…

Të krijohej përshtypja që ajo shqi-ponjë e kish njohur atë djalë, e kishdashur aq shumë dhe në çastet e fun-dit i kish shkuar në ndihmë duke imarrë mesazhin e duke e dërguar nëmënyrën e vet njerëzve të tij. Ngalartësitë ajo dha atë lajm, si një alarmgjithë njerëzve të vendit, që të mbro-nin veten dhe Atdheun…

E ëma e djalit ishte një plakë ehumbur dhimbjesh e vajesh, ndaj uplak së tepërmi kur i biri i doli ngasytë. Ajo shkonte shpesh në atë majë-malitek varri i të birit për ta kujtuar,në shenjë dhimbje, malli dhe nderi-mi.

Sa herë vajtonte të birin meligjërime, ajo shqiponjë dykrenareafrohej dhe zinte vend në majë të atijdruri të lartë.

Nëna e djalit e shikonte shqipon-jën me dhimbje , por edhe me malle nderim për ndihmën që ajo i dhabirit të saj…

Ajo qante me fjalë të birinnë vajete saj letargjike:

“…bir,ti nuk je vetëm në këtë majë-mali, Shqiponja që më solli lajmin ezi për ty, të rri ditë e natë mbi krye obir,…ta ruan gjakun tënd në majë-mali,…nuk e lë gjakun tënd ta shke-lin armiqtë….Ajo është aq e dashur,aq e fortë, aq fisnike sa në majë-malis’do të lejojë kurrë këmbë armiku.

Ti kurrë nuk do të mbetesh vetëmbir,… edhe kur nëna jote të vdesëShqiponja dykrenare do të vijë gjith-monë tek gjaku yt…!”

...ndërsa nëna qante me ligjërimetë birin , shqiponja fluturonte tre herërreth majës së malit dhe pushonte mbimajën e drurit duke dëgjuar vajet enënës për të birin….

Ajo nënë shqiptare mijëra vjet mëparë e lidhi fatin e djalit të saj me atëshqiponjë, që i pati sjellë lajmin ezi…

Nëna lidhi detajet e ngjarjes menjëra – tjetrën, duke pasur një dashu-ri dhe dhimbje të madhe për të birin,ajo krijoi një dashuri për shqipon-jën….

Nëna vendosi që në këmishën egjakosur të qëndisë shqiponjëndykrenare me fijet e flokëve të saj tëzi.

Pastaj e qëndiste në një copë tëkuqe me krahët të hapur me përmasasa gjerësia e krahëve të një burri dhesa gjatësai nga qafa deri pak mbi gju…

Pasi e mbaroi ua dha trimave dukeu thënë:

“Kështu do të bëhet gjithmonë dhedo të vendoset majave më të larta sikallzim për brezat se trojet mbrohenme gjak, me gjokset tona, si kallzimpër armiqtë se nuk i lëshojmë majate maleve tona pa derdhur gjakun tonë,gjakun që shqiponjat nuk na e lënëkurrë të humbasë, sepse ne dhe shqi-ponjat bashkëjetojmë në këto male.

Le të quhet jo më këmisha e trim-it, por kraharori i trimit!

Le të shkëlqejë kraharori i trimit përjetë si shenjë trimërie dhe qëndrese!”

Ajo e qëndisi atë copë aq sajetoi,pasi ndrroi jetë ajo nënë legjen-dare nënat dhe motrat shqiptare eqëndisën shekull pas shekulli atë,Kraharor trimi.

E qëndisën me flokët e tyre si shen-jë kujtimi dhe besnikërie ndaj asajngjarjeje legjendare, ku zë fill ngritjae simbolit të qëndresës , ekzistencës,nderimit e të njohjes si popull e sikomb Iliro-Shqiptar. Ata e qëndisënsi simbol në gjoksore,pazmoret, xha-madanët që vishnin kur shkonin nëbeteja.

Prej asaj kohe kombi shqiptar u futnë konflikt me fqinjët ballkanas.

Më vonë filloi të organizohej nëdrejtime mbretërish e ushtrish të rreg-ullta.

Shqiptarët vendosnin atë copë tëkuqe me shqiponjën e zezë dykrenarenë maja malesh, në kulla,në djepin efëmijëve,në krye të karvanit të kruqvepër marrjen e nuseve, në arkivolin edjemve të rënë për Atdhe.”

Sot është fakt se shqiptarët nuk kanëpretenduar të grabisin apo koloni-zojnë territore të huaja, por t’i rikthe-jnë territorret e veta nën sovranitetin

dhe pavarësinë e Shqipërisë etnike.Nuk është e vërtetë se Mitrovica

është një çështje jashtëzakonisht ko-mplekse. Kolonializimi serbomadhdhe grekomadh shekullor është njëkompleks i pazgjidhur për Evropën eintegruar demokratike, për OKB-në ereformuar në frymën e rendit të ribotëror dhe për diplomacinëshqiptareqë të mos humb “ndihmat e përjet-shme” të Evropës, Malit të Zi,Greqisë,Serbisë e Maqedonisë.

OKB,BE dhe diplomacia antibash-kim shqiptare nuk mund të justi-fikojnë qëndrimin ndaj çështjes sh-qiptare me rrënjë shekullore në Ball-kan.

Duke pasur parasysh që:Gjermania dhe Franca u pajtuan pas

një lufte njëmijëvjeçare, Gjermanëtdhe polakët pas më shumë se një mijëvjet u bënë partner, është arritur njëmiqësi mes gjermanëve dhe izrael-itëve pas masakrave të hebrenjve ,atëherë konflikti i Ballkanit është mëi lehtë.

Pa zgjidhjen e problemit kolonialtë shqiptarëve në të gjitha hapësirat eShqipërisë etnike, s’do të ketë paqedhe bashkëpunim të qëndrueshëm nëBallkan.

Sot të rinjtë shqiptarë janë në majamalesh duke valëvitur flamurin sh-qiptar. Kësaj lëvizjeje gjithëshqiptaree vetëorganizuar i bashkohet dheGjimnazi i Maqellarës.

Sot në këtë përvjetor Gjimnazistëte Maqellarës po e gdhendinLegjendën e Flamurit në oborwrin eshkollës dhe një grup janë në majë tëKërçinit, që si plak i moçëm, si burrëi shkuar shtetit na vështron madhër-isht si gjykatës i lashtë e tepër fanatikmbi pjesën e Tokës që zoti i dha përmbykqyrje për të vendosur Flamurinshqiptar si simbol lirie, qëndrese, njo-hje dhe autoktonie për shqiptarët nëçdo kohë!

Vetëm arsimimi i shqiptarëve doti bëjë shqiptarët faktor paqeje dhestabiliteti në Ballkan dhe do ta qepëhartën e trojeve etnike Iliro- Shqiptare!

Vetëm arsimimi i shqiptarëve do ti bëjë shqiptarëtfaktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan dhe do ta

qepë hartën e trojeve etnike Iliro- Shqiptare!

Page 16: DR. ISLAM CANIA FATMIR XHARRI Të shpëtojmë Radikën!rrugaearberit.com/arkiva/2011/Nentor2011.pdf · ndërtuar shtëpi të bukura, të veshura dhe me drurë që Dibra shquhet për

16 - Nëntor 201167nr.

tregim

Nga VESEL HOXHA*

NË VEND TË HYRJES

Në fundin e shtatorit të vitit 2010më rastisi të punoja përballëvendlindjes time, në vendin e quaj-tur Çelias (një nga merat tona, kullotëe përbashkët e fshatit), të cilat lokal-izohen midis fshatrave të Blliçes,Kastriotit dhe Rrenzit. Isha bashkëme kolegun e punës, profesorin SafetDogjani, inxhinier gjeofizikant nëprofesion, që të dy punonjës shken-corë në Institutin e Gjeoshkencave,pranë Universitetit Politeknik te Ti-ranës. Do të bënim disa matje radi-ometrike. Me makinë kishim Inxhin-ierin kurajoz Ardian Minarollin. Nukkishim probleme me shërbimin etransportit që na ofronte. Kjo, jothjeshtë për faktin se është një njerii rrahur me jetën, por kur shoferin eke të zanatit, është një plus nëpunimet fushore gjeologjike. Ardianifutej me makinë edhe ne rrugë tëvështira atje ku ne kishim nevojë, pabërë asnjë fjalë, jo si disa të tjerë qëju dhimbset më shumë makina senjerëzit, duke e parë punën e tyre tëshkëputur nga puna e gjeologëve apogjeofizikantëve. Ardiani nuk ishteshofer, kishte ardhur me makinën etij për të na ndihmuar dhe për tëmësuar. Kishim ditë që një punë tëtillë po e bënim në disa zona prob-lematike të rrethit të Dibrës. Prob-lemet e rrezatimeve në këto rajonekanë tërhequr vazhdimisht vëmend-jen e gjeologëve dhe gjeofizikantëve.Ndaj i pata kërkuar disa herë profe-sor Safetit, për të ndërmarrë realiz-imin e disa punimeve fushore sa mëshpejt të ishte e mundur, në zona kunuk kishim bërë matje të tilla, për tëditur nivelin e radioaktivitetit në to.Atë ditë u nisëm herët në mëngjesnga Hotel Korabi i qytetit të Peshko-pisë, ku ora 07 00 na gjeti në Përruane Veleshicës, aty ku lagin këmbët emëdha e të thinjura në ujtin e ftohtëtë saj, një nga pasuritë kolosale tërrethit të Dibrës dhe të gjithë Sh-qipërisë, Evaporitet (Gjipset) hijerën-da e aq të njohura të daljes së Pesh-kopisë veriore.

INTERMEXO SHQËTËSUESE

Rajoni ku dalin në sipërfaqeGjipset e Peshkopisë, nga Ilnica eGreva në jug e deri në Kullas e Ra-domirë në veri, së bashku me rajonetë tjera të rrethit të Dibrës dhe atij tëKukësit (nga sa kemi dëgjuar kohët efundit), janë propozuar për tu mirat-uar nga qeveria si Park Kombëtar. Kypropozim padyshim është bërë dukeu nisur nga dëshira e mirë për të ru-ajtur natyrën në këto vise të nalta, të

KËSULAcilat për hirë të së vertetës janë vendemjaftë panoramike, me bukuri të rral-la, me reliev tejet befasues si nga anamorfologjike ashtu dhe përbërja sh-këmbore gjeologjike, me shumëgjeomonumente edhe të rëndësisëeuropiane (ku pesonalisht kam mbaj-tur edhe referime në konferencandërkombëtarë për promovimin evlerave të tyre shkencore dhe turis-tike), me kullota alpine të kon-siderueshme, me një florë të pasur,me zhvillim mesatar të drurëve py-jorë kryesisht të ahut, pishës, bredhitetj.. Shkurt, mund të jenë ndër ven-det më të bukura të vendit tonë, përnjë mijë e një arsye. Këtë e bazojdhe në njohjen time personale, pasii kam shkelur dhe vazhdoj ti shkelme pëllëmbë ato lartësi hijerënda etë papërsëritshme me të cilat midistë tjerave, nuk ngopesh së shikuari.Por, kur thotë populli, “dardha e kabishtin prapa”. Në se, në këtë pro-pozim janë perfshirë edhe zona mepasuri minerale metalore e jo meta-lore me mundësi shfrytëzimi për sote në perspektiv, mendoj se firmatprivate vendase apo të huaja do tëndodhen para pengesave serioze nëlidhje me marrjen e lejeve të shfrytë-zimit, për ti vënë ato në qarkullimekonomik, në të mirën e tyre, të kra-hinave ku ato do të shfrytëzohen dheshtetit në tërësi. Në logjikën time kjogjë duhet të ketë ndodhur nga pa-kujdesia, ndoshta nga mosnjohja epasurive në rajonin e propozuar,mangësitë në legjislacion apo mosk-oordinimi ndërinstitucional etj. Sig-urisht, këto janë probleme të qever-isë dhe ministrive të linjës, kësisoju takon atyre ti zgjidhin këto për-plasje në se ka, në kohën dhe mo-mentin e duhur dhe sipas legjisla-cionit në fuqi. Këtu, desha të shprehnjë shqetësim dhe të jap një opin-ion edhe pse nuk jam as i pari, as ifundit në këtë histori dhe as special-ist i fushës. Punonjësit e shërbimitpyjor, me gjithë punën e madhe qëkanë bërë në dekada, për shumë eshumë arsye nuk arritën ti mbrojnësi duhet pyjet e Lurës, të Selishtësetj., dhe shumë zonave të tjera afërdhe larg qytetit të Peshkopisë, ku pakplepa apo akacie mbetën pa u prerë,në disa periudha kritike, edhe nëLuginën e Lumit Drini i Zi dhe nëterracat e përrenjëve që derdhen nëtë, etj. Tani së fundmi, paskan pro-pozuar parqe të reja, që të sigurojnëedhe pasuritë e tjera në anën lindore.Kjo s’ka asgjë të keqe në parim,përkundrazi, por nuk arsyetoj se du-het ta bazojmë mbrojtjen e natyrësduke shpallur parqe gjithandej, tëcilat sipas përvojës shqiptare ngelenparqe në letër. Edhe Lura ishte dheështë Park Kombëtar por e dimë tëgjithë se në ç’gjendje është. Në emër

të të ashtuquajturës mbrojtje të mje-disit, po bëhet një zhurmë e madhe,duke i parë problemet të shkëputu-ra, në mënyrë të njëanëshme, sikurbota e qytetëruar ku duam të inte-grohemi nuk i shfrytëzon pasuritë qëi ka falur Zoti dhe, të njejtën gjë narekomandojnë edhe neve. Ne të je-tojmë duke shikuar natyrën e thithurajrin e pastër të saj, pa na u dhënëmundësia që ti shijojmë e shfrytë-zojmë të dyja, edhe “pulën e peta-sit”, edhe pejsazhet e pyjet, edhepasuritë mbitokësore e nëntokësore.Leja minerare e shfrytëzimit për njëzonë të caktuar, është dhënë e jepet,vetëm me ligje e rregulla mjedisorenga agjensitë e tyre, dhe ato pyjorenga shërbimi përkatës nëpër rrethe aqarqe. Sidomos në dekadën e fun-dit, nuk jepet asnjë lloi leje miner-are shfrytëzimi pa patur studimemjedisore të plota dhe leje nga py-jet, pa u futur në morinë e kërkesavetë tjera të panumurta që në mënyrëtaksative, detyron plotësimin ligji iri në Sektorit Minerar në Republikëne Shqipërisë. Pyjet dhe kullotat i ru-ajnë vetë banorët e zonave, të in-teresuar e të ndërgjegjësuar për këtëpunë. Shembuj të tillë ka dhe nëDibër, sidomos në Kala të Dodës.Ne nuk jemi kundër parqeve apozonave të tilla dhe vendimeve qëdalin në mbrojtje të tyre, duke fi-nancuar struktura përgjegjëse përmbrojten e tyre etj.. Kjo do të ishtenjë marrëzi të mëndonim dhegjykonim kështu por, gjërat duhet tëmendohen thellë e të propozohenmbi bazën e një studimi tërësor, papenguar futjen e resurseve nëqarkullim ekonomik, realizuar mbinjë projekt kompleks, jo thjeshtë nganjë propozim i “thatë”, në se kandodhur kështu, i degëve të shërbim-it pyjor apo agjensive përkatëse mje-disore nëpër rrethe a qarqe, që mundtë prodhojë më shumë shkresa engatërresa se sa punësim, për të cil-in është e interesuar gjithë shoqëriadhe strukturat qeverisëse në qendëre në bazë.

KUR TRAZOHENKUJTIMET E FËMINISË

Nga Përroi i Veleshicës ku fillu-am punën, vazhduam me rradhëpunimet në drejtim të Kubenit, meinstrumentin e shtrenjtë që profesorSafeti e ruante dhe e mbante në duar,si një fëmijë të vogël, sa herë e fut-nim dhe e nxirrnim nga makina eArdianit, për të bërë matjet e rradhësnë formacionet gjeologjike qëtakonim rrugës. Erdhi dhe rradha ematjeve të zonës së fshatit tim. Rru-ga e re e asfaltuar e makinës pothua-jse kalonte mespërmes vendit të qua-jtur Çelias ku do të bënim disa matje(rrugë e cila, për fat të keq i kishte“qëndruar besnik gjurmës së vjetërdhe urave te vjetra”, pa bërë asnjëshkurtim, shmangie nga formacionetrreshqitëse gjeologjike apo për prob-

leme të tjera inxhinierike, për tu çu-ditur, pasi qeveria u’a ka dhënë le-kët qindarkë për qindarkë për ti mar-rë parasyshë të gjitha dhe për ta bërënë standarde europiane!?). Tekpunonim përballë Tij, në formimetSiluriane (shkëmbinj kryesisht rresh-porë të formuar para 250 milionvitesh, me karakter flishor), me re-liev të butë, me një bimësi të imëtqë akoma e ruante ngjyrën jeshile,edhe pse dimri po trokiste, me disashenja shumë të rralla të trungjevetë drurë frutorëve të mbijetuar nëpërterracat e hapura vite e vite më parë(në periudhën e të ashtuqujaturitsocializëm) dhe tani, thuajse të pre-rë tërësisht, tek shikoja si nëpërlegjenda gurët e mëdhenj të kuarci-teve (lloi shkëmbi metamorfik, i fortëdhe shumë i vjetër) të shpërndarënëpër Çelias, secilin me emër, qëasokohe nuk dija gjë për këto, kurseatë ditë, në ato çaste, ndërtoja nëmendje, historinë gjeologjike të tyredhe arsyet pse ato gjendeshin pikër-isht aty, më trazoheshin edhe shumëe shumë kujtime te fëminisë. Unënuk jam ndonjë studiues i fushavetë tilla të ndjenjave të hollashpirtërore që përjeton njeriu në tëtilla raste, as shkrimtar e as poet, porlidhjen që kemi me vendlindjen, eka shprehur dhe skalitur bukur nëvargje (ose më të sakt do të ishte tëshpreheshim, një variant të kësajndjesie apo lidhje të fuqishme qënjeriu ka me të), i madhi GarciaMarquez:

Vendlindja ime,Lot i përhershëm i zemrës time,Mall i përhershëm i shpirtit tim,Jastëk i përhershëm i ënderrave të

mija.Në gurin e kuarcitit pranë

xhadesë, isha ulur e vështroja si ihumbur fshatin më të bukur në botë,të mbuluar nga drurët frutorë, lisat emoçëm e plepat e gjatë, ato vise etroje të stërlashta, atë pllajë me em-rin e vjetër Çelias, emër i lidhurndoshta me kohën e perandorisë os-mane, me zabele e me livadhe, mevorreza të mirëmbajtura në fund tëfshatit, me një mikroreliev tërheqës,me lugina e kodra të rrumbullakosu-ra e të pa aksidentuara, falë ndërtimittë tokës prej shkëmbinjëve rreshportë butë paleozoike të përbërjesargjiloro-ranorike etj.. I shikoja dhei mbaja mend të gjithë me emër si,Kodrën e Fërrës, Kodrën e Gjatë,Përruan e Lushit, Gurin e Dali Pe-kut, Gurin e Hajatit, Gurin e Rrafsh-es, vendin me emrin Lisi i Idrizit edhepse lisi nuk është më, rrafshen meemrin Varvare, Gështenjat e Kastri-otit, Kullën e Fikut, Përroin e Lush-it, Livadhet e Çoçit, Përruan e Vnesh-tëve etj.etj.; më kujtoheshin merradhë, si në një film dokumentar,me ndodhitë e pafundme të moshësme shokët e fëminisë, tek luanimgjithë ditën, më kujtoheshin edhe tëmoshuarit, çfarë nuk më kujtohej, tekky jastëk i përhershëm i ëndrrave tëmia. Në atë kohë truri nuk ngarko-

hej shumë si sot në “epokën dixhi-tale”, me lloj lloj emisioneshtelevizive dhe kompjutera. As radionuk kishte, pasi rryma elektrike er-dhi në vitin 1971. Kësisoj, rregjistri-met e trurit të njomë, të vegjelisë sëkohës tonë, ishin më të forta, mëcilësore, të përqëndruara në pakgjëra.

INTERMEXOE DHIMBSHME

Në Çelias vazhdova të isha “ban-or i rregullt”, gjerë në fundin e verëstë vitit 1966. Më pas do të shkojapër të vazhduar studimet në Tekni-kumin e Minierave dhe tëGjeologjisë në Përrenjas të rrethit tëLibrazhdit, në fushën e bukur tëDomosdovës, afër Qafës së Thanësku, për habinë time dhe afër fshatitSkënderbej. Gjithmonë më ka bërëpërshtypje pse e kishte marrë atë emërai fshat, pasi mendoj se nuk ka lidhjeme Skënderbeun, ashtu sikurse dheqyteti i vjetër i Korçës, ku skuadra efutbollit mbanë emrin e Tij, në vendqë ta mbante Dibra, bir i të cilësështë Ai. Matjanët e kuptuan më nëfund dhe bënë mirë që e hoqën bus-tin nga sheshi dhe vendosën birin etyre, edhe pse romani i Godos uatrullosë herë pas here mendjen. Porle të kthehemi tek Çeliasit. Këtufamilja më dërgonte kryesisht medele. Kjo ndodhte, sapo të mbarojamësimin, të haja pak bukë shpejt eshpejt me çfarë të ndodhej, dhe,duhej të nisesha, për të zëvendësuarndonjë pjestarë të familjes apo, dikëtjetër që do ti ruante delet, gjersa tëkthehesha nga shkolla. Në tëshumtën e rasteve, e shtynim bukëne misrit me fasule, dhallë dhe gjizë.Kjo ishte menuja kryesore. Grafikuprishej vetëm kur vinte ndonjë mik.Në këto raste ne të vegjlit gëzo-heshim, jo për ato që do vinin, pormë shumë për ndryshimin e menusë.Të paktën kështu e mbajë mend unë.Në shtëpinë time, duke përfshirëedhe ca vite kur ishim futur në ko-operativë, mbanin dele. Me sa duketakoma nuk qe forcuar kooperativabujqësore dhe lejoheshin disa gjëraderisa të plotësoheshin furnizimetbazë që kishte nevoja fshatarësia.Fshati im ishte pak i privilegjuar, pasikishte vend për kullotjen e tyre dhe,ky vend parasegjithash, ishin Çelia-sit. Vite më vonë, ne vitin 1974, dotë lexoja në Gazetën Mësuesi në dynumra vijues, shkrimin e paharruar,shkrimin historik e të shumëpriturpër dibranët, të shkencëtarit të madh,akademikut Kristo Frashëri, nën tit-ullin: “Nga ishin Kastriotët, ku lindiSkënderbeu”, i cili midis të tjeravekonkludonte ose më mirë arsyetontese, Skënderbeu ka lindur në Sinë dheështë rritur në Çelias. Kur e lexovapër herë të parë, thash me vehte: Unëqenkëm rritur në Çelias, në të njej-tin vend, ku dhe është rritur, i ma-dhi Skënderbe. Edhe sot, kur po sis-temoj këto shënime, ndjehem mirë

Në foto: Autori. Ne sfond Çeliasi dhe fshati Blliçe

Në foto:Autori. Ne sfond Çeliasi dhe fshati Blliçe

Page 17: DR. ISLAM CANIA FATMIR XHARRI Të shpëtojmë Radikën!rrugaearberit.com/arkiva/2011/Nentor2011.pdf · ndërtuar shtëpi të bukura, të veshura dhe me drurë që Dibra shquhet për

Nëntor 2011 - 1767nr.

shënimepse jo dhe krenar, se shumica e his-torianëve dhe studiuesve po e pra-nojnë se Skënderbeu është Dibrandhe, s’ka si të ndodhë ndryshe, nëmorinë e fakteve të shumta e të pa-kundërshtueshme historike qëndeshën në këtë trevë mjaftë intere-sante, të çertifikuara herëpashere mestudime të thelluara shkencore bren-da dhe jashtë vendit, me mjaftë bot-ime librash nga dibranët e jo di-branët, edhe sot e kësaj dite. NëÇelias kam patur rastin të takoj përherë të parë dhe shoqëroj për në sh-tëpinë time (të babës) edhe historia-nin e ditur e të pasionuar, profesor-in e pa harruar Hilmi Sadikaj, ngaGolloborda e largët shqiptare, prejtë cilit pas atij takimi, do të më jepejmundësia ta takoja e të bisedoja metë në qytetin e Peshkopise, përshumë e shumë gjëra. Ai diskutonteme koopetenca shkencore për ngjar-je historike. Kishte njohuri e sigurinë ato që thoshte. Shumë gjëra mëka treguar edhe për historinë e të ma-dhit Skënderbe. Nuk di të them saka botuar prej tyre. Por le të kthe-hemi tek fëminia ime, ne ato vitedhe në ato vise në Çelias, pikërishtkëtu ku pas kaq e kaq vitesh, më ras-tisi të bëjë matje, të ushtroj profe-sionin tim aty ku kisha kullotur de-let dhe hidhesha me shokët ngalartësitë e Gurit të Dali Pekut apoGurit të Hajatit, që nuk u dija em-rin, e jo më të gjykoja nga kanëardhur. Veç afër moshatareve, mos-hatarëve e afër moshatarëve të mij,si Majune Dauti, Rrushe Dauti, DijeBitri, Kafile Spata, Sakip Dauti,Munir Hoxha, Ramiz Dauti, GaniBitri, Imer Bitri, Fatmir Bitri, IlirSpata, Esat Spata, Ajet Spata, AgimSpata, Hamdi Noka, Nuri Noka,Rexhep Noka, Xhetan Dauti, HalimDauti, Din Dauti, Hysen Tota etj.,shpesh, në Çelias, kam patur rastintë takohem edhe me njerëz tëmoshuar, bashkëfshatarë dhe bash-këfshatare të mij, që sot të gjithë kanëndërruar jetë, por që në mendjen dhezemrën time jetojnë dhe do të je-tojnë gjersa edhe unë të mbyll sytë,për sjelljet e tyre, për komunikimetnjerëzore, për këshillat, për ndihmatdhe për shumë e shumë gjëra tëbukura që më lidhnin me to dhe meato vite që nuk kthehen pas. Këtu,desha të ndalem e të tregojë një ngaato ngjarje interesante, që më kagërvishtur më shumë memorien e qëlidhet pikërisht me njerin nga këtonjërez të thjeshtë, të mençur e tëvuajtur, që për mua ngelen të rëndë-sishëm. Gjatë ditëve ose më saktgjatë pasditëve kur shkoja në Çeliaspër të kullotur bagëtinë, më kishtendodhur shpesh herë, të qëndrojavetëm me Xha Bajramim. Ai, nëmoshë ishte shumë vite më i madhse babai im dhe, ndërroi jetë rrethviteve 80. Vinte me një trup mesa-tar, me duar të trasha e të plasariturasi lëkura e pishës, me flokë të plotapor të thinjura, me një pamje të vëre-jtur në fytyrë, por, po të dije ta ngac-moje në tela kur i thone, shpejt iqeshte fytyra dhe kishte një humorkarakteristik. Mbante një veshje tëthjeshtë, si shumica e bashkëfsha-tarëve të mij, që portretizonte dhefliste për varfërinë e kohës ku je-tonim. Opingat me gjalma (xhalma)ishin në modë, po ashtu dhe ato tëllastikut. Tek tuk ndonjë mbante kë-pucë thesi apo shumë rrallë ndonjë

intelektual, mbante edhe këpucë melëkurë. Çizmet gjendeshin me vësh-tirësi, veç mundësive për ti blerë.Mbaj mend që i thërrisnim çizmeçekosllavake, ishin cilësore dhe sh-këlqenin. Si të gjithë fshatarët e asajkohe që kullosnin bagëtinë dhe XhaBajrami nuk tregonte ndonjë kujdestë veçant për veshjen. Hë se, mebagëti do të vemi dhe, ky mentalitet,i shoqëron edhe sot e kësaj ditenjerëzit e zonave malore, çobanët qëkullosin bagëtinë, si në merat afërqendrave të banuara ashtu dhe nëpllaja bjeshkësh e male të nalta, kë-sisoj dhe kujdesi për veshjen nukështë në lartësinë e duhur siç ështëpër shembull, kur ai vete diku mikapo shkon në pazar ditëve të diela.Shkurt, dhe xha Bajrami bënte pjesënë grupin e njerzëve jo fodull nëveshje. Ndonëse isha i vogël nëmoshë, më kishte bërë përshtypjekësula e tij. Isha pothuajse i fiksuarpas saj. Nuk kishte ditë që do ta tako-ja me dele e nuk do ta pyesja përkësulën. Kësula e bardhë do kujdestë madh për ta mbajtur pastër, aqmë tepër kur shkon me bagëti. Unë,nga që kisha vënë re se ajo e kishtehumbur bardhësinë, sidomos nëpjesën afër kokës, nga djersët dhe ngaqë ishte vjetëruar shumë, e pyesjashpesh, pse nuk blenë një kësulë tere, Xha Bajram. Ai me buzëqeshjemë përgjigjej, fillimisht duke mëtundur kokën, pastaj dhe me fjalë.Do ta blejë këtë të dielë në Pazar.Mirëpo unë nuk harroja. Sa vinte ehëna, përsëri e pyesja, hë, e blevekësulën xha Bajram. Xha Bajrami meatë qetësinë e jashtëzakonëshme qëe karakterizonte dhe me atë të folurëne ngadaltë më shqiptonte të njejtatfjalë. Hë mor i biri i hoxhës, këtë tëdielë do ta blej se z’bën, pasi nukdola në pazar, më doli një punë.Bënte si bënte ma jepte një përgjigje,duke u munduar të justifikohej,ndoshta edhe për të më fshehur diç-ka, mundet dhe arsyen e vertet psenuk e blente. Deshte ta ruante njësekret, siç mundohen ta ruajnë tëgjithë njerëzit e varfër, të drejtë, tëndershëm dhe të thjeshtë. Të dielëntjetër -më thoshte ai -do ta blejë sez’bën. Bajrami nuk ishte nëpunës mepagë mujore, ndonjë punëtorë aspecialist në një nga ndërmarrjet eshtetit të asaj kohe. Ai ishte një njerii moshuar dhe mundohej te jetonteme punën që kishte mundësi ta kry-ente, me djersën e ballit dhe me

ballin lart. Ai nuk kishte marrë rrogëgjatë gjithë jetës. Rroga e Bajramitishin delet. Po ti ruante e ti shtonteai fitonte, ndryshe ai nuk fitonte gjë.Pension nuk gëzonte se ashtu ishtekoha, nuk kishte punuar as në shtetas në kooperativë. Ekonomia e treguttek Bajrami kishte ardhur më herët.Jetonte me punën që bënte edhe pseishte në moshë të thyer. Të ruajedelet ishte punë e vështirë. Fshativertet i kishte Çeliasit, por ato nukmjaftonin për të gjithë dhe as ndon-jë kullosë të madhe nuk bënin. Këtuvlenë të përmendin thënien e Tij kure pyeste dikush, a i kullote delet XhaBajram? Ai përgjigjej gjithë qesen-di, i gënjyem pak, i gënjyem, paharruar ta vinte buzën në gaz. Puname bagëtinë vertet nuk kishte ndon-jë lodhje të madhe fizike, por si çdopunë dhe ajo kishte të fshehtat emundimet e veta, sidomos kur motifillonte e ftohej dhe shirat nuk kish-in të ndaluar. Pas pyetjes së funditqë i bëra, më afrohet e më thotë:Më ka dhënë fjalën nipi, duke cilë-suar emrin e Tij, se, këtë të dielë aido të dalë në Pazar dhe do të mablejë kësulën. Besa po, besa po, dotë ta blejë një kësulë të re, më kathënë e më ka premtuar. Dhe unë ubesoj njërzëve -përfundoj Xha Ba-jrami përgjigjen. U gëzova shumë,më në fund thash me vehte, Bajramido bëhet me kësulë të re. Ditët kalo-nin shpejt dhe e hëna po ashtu vinteshpejt. Sipas ritualit të zakonshëmedhe atë të hënë unë shkova pasditetek delet në Çelias. E takova por, mëvonë se herët e tjera. Mu desh pakkohë ta kërkoja ku ndodhej, ndonëseai gjendej pa shumë mund. Kishtenjë tufë të madhe pasi, nuk ruantevetëm delet e veta por edhe të fisit.Ishte njeri shpirtmadh. E humb se ehumb ditën thoshte, pse mos ti ndi-hmoj dhe të afërmit e mij, kanë hallee fëmijë të vegjël. Do vdesim njëditë. Fjalën e mirë do lemë pas, nukdo marrim gjë matanë. Këto fjalë jadëgjoja shpesh tek i shqiptonte, dukepërkëdhelur delet me shkop dhe dukei drejtuar ato në kullotë. Pasi u për-shëndetëm, vura re se Bajrami kish-te në kokë kësulën e vjetër dhe men-dova të mos e pyesja, të mos bëheshabajat, kur thonë nga anët tona, dukehuazuar fjalën turke. Por, siç ndodhërëndom, fëmijët nuk e mbajnë fjalën,aq më tepër për raste e biseda të til-la. Kësisoj edhe unë nuk bëja për-jashtim. Hë Xha Bajram, nuk ta bleu

nipi kësulën e re? - Besa po, besa pomë ka thënë, do të ta blejë. Mi thakëto fjalë por, pa dhënë ndonjëshpjegim dhe pa më parë drejtë nësy si herët e tjera, duke ndjekur ngapasë tufën me dele. Që të mos ezgjasë më, atë ditë erdha ta takojajo për kësulën por, për tu përshën-detur me të, me “shokun tim tëfëminisë” që e doja aq shumë dheqë më deshte aq shumë, me të cilinisha rritur në vendin e bukur meemrin Çelias, poshtë të cilit shtrihetnjë ndër formacionet shkëmboregjeologjike më të vjetra në Shqipëri.Erdha të takohem me Ju -iu drejtovaXha Bajramit. Për ta ngacmuar mehumor, humor fëmijësh që, në vendqë të venë vetullat, nxjerrin sytë, vi-jova duke i thënë se nuk do të tëpyes më për kësulën, nuk do të vijëmë me dele, do të shkojë në shkollë.Qeshi pak nën buzë dhe nuk foli. Endjeva se bëra gabim. Është nga tëpaktat raste në jetën time që mbajëmend mirë gabimin që kam bërë.Megjithëatë ne u ndamë me dashurie dhimbje siç ndahen “çobanët evjetër” me njeri tjetrin, duke më uru-ar suksese në mësime, duke mërrahur shpatullat e shtërnguar fortdorën, pa harruar të më thotë, mosturpërosh fshatin, mos na turpëroshhoxhën. Xha Bajramin nuk do tatakoja më, por këshilla e tij do tëmë ndiqte pas tërë jetën. Ashtu mëerdhën punët. Kur u ndamë atë ditëunë, as që e çoja ndërmend se mëxha Bajramin do ishte hera e fundite takimit dhe përqafimit me të. Edhesot e kësaj dite e ndjejë peshën eatij takimi dhe peshën e atij gabimiduke e bezdisur plakun e urtë të Çe-liasit, njeriun fisnik të fshatit Blliçe,me atë pyetjen rutinë e fëminore tëkësulës. Në atë moshë unë nuk mundti mendoja të gjitha aq hollë e tikuptoja në detaje aq shumë hallet eXha Bajramit, dhe në tërësi hallet ekohës të të ashtuquajturit socializëm.Ndaj, më shumë të drejtë një sh-krimtarë i madh ka thënë se, asnjëherëmos harro se një moment i jetësmund të jetë hera e fundit që ishikon njerëzit që do. Xha Bajramiishte nga ata njerëz që kishte më-suar nga jeta ku, të gjithë duan tëjetojnë në “majën e malit”, pa kup-tuar se, lumturia qëndron në mënyrënse si zbret “faqen e pjerrët”. Ai ishtenga ato njerëz që kanë mësuar nëjetë, se njeriu ka të drejtë ta shohëtjetrin nga lartë, vetëm kur duhet ta

ndihmojë të çohet….. I tillë ka ngelënë mendjen time i paharruari XhaBajrami.

NË VEND TË MBYLLJES

Vitet do të kalonin, dhe fati do tasillte që unë të punoja edhe në ma-let e pllajat e pa sosura të Korabit,Sorokolit, Gramës, Përroit të Lushit,Terfojës, Kallabakut etj., larg të dyfamiljeve, familjes së madhe, siç ishamësuar ta quaja atë të lindjes nëBlliçe, dhe familjes së vogël, ku ban-oja tashmë në një apartament, nëqytetin e Peshkopisë. Në vitet e paratë punës së re në këtë rajon, për sakohë kisha edhe prindërit gjallë, nëraste shumë të rralla do kaloja përnë Peshkopi pa ndaluar në Blliçe.Malli për prindërit dhe vendlindjentërheqin më shumë se “familja evogël”. Në një nga ato ndalesa, shk-ova në shtëpinë e familjes së mad-he, ku gjeta e takova nënën, pasibabën në të shumtën e rasteve nuk egjeja në shtëpi, dhe, pasi u ç’mallapak, midis të tjerash e pyes se çfarëkemi ndonjë të re në fshat. Nëna,duke ditur marrëdhënien time qëkisha patur me Xha Bajramin nëfëmininë time, nuk më tregon gjëfillimisht, duke ma anashkaluar atëqë kishte ndodhur. Ndoshta priste njëmoment më të përshtatshëm. Mështron pak bukë për të ngrënë, edhepse nuk ishte as kohë dreke, as kohëdarke, por, me mua kështu ndodhtegjithmonë, vija kur të më sillnin këm-bët, duke bërë gjithë atë rrugë mal-ore në këmbë. Siç kam shkruar dhenë tregime të tjera, makinat kanë qënëaq të rralla sa, brezat e sotën, nukmund ta imagjinojnë, kjo falë dherrugës që ishte si rrugë traktori, kursesot, bëjmë vërejtje për cilësinë errugës së asfaltit. Pasi e realizojë“normën e ushqimit” dhe rehatohemdisi, për habinë e nënës unë e pyespër Xha Bajramin. Vura re se i ndry-shoi pamja e fytyrës, pastaj u drej-tua plotësisht nga unë e më tha: Ba-jrami ka ndërruar jetë, bir. Eh, psh-ertiva thellë e u ngushtova pak dukelëshuar disa pika loti. Lot dhibjeje,lot dashurie të njeriut për njeriun.Më erdhi shumë keq për vdekjen eTij, për ndarjen e Tij nga kjo jetë, jopër moshën, se sa për shumë eshumë gjëra të tjera që më tepër nd-jehen, sa sa shprehen me fjalë. Pasiu qetësova pak, se si më erdhi dhepërsëri e pyeta nënën: Po Kësulën ere a e bleu? -Jo bir jo, vdiq pa e blerëkësulën -u përgjigj nëna. Jeta të më-son tu japësh rëndësi gjërave jo përvlerën, por për domethënien e tyre.I madhi Garcia Marquez ka shkruarse njeriu duhet të thotë gjithmonëatë që ndjen dhe të bëjë gjithmonëatë që mendon. Mbaji ata që dashu-ron pranë vetes - shkruante Marquez-thuaju duke mërmeritur se sa shumëke nevojë për ta, dashuroji, sillumirë, gjej kohën për ta, thuaju “mëvjen keq”, “më fal”, “faleminderit”dhe të gjitha fjalët e dashurisë që di.Asnjeri nuk do të të mbajë mend përmendimet e tua të fshehta. Do tëdoja të vazhdoja kur të tjerët do nda-lonin, do të doja të zgjohesha kur tëtjerët do flinin.

* Autori i shkrimit është antar i stafit ake-demik të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë,Ujit dhe Mjedisit dhe, antar i Senatit Aka-demik të Universitetit Politeknik të Tiranës.

Page 18: DR. ISLAM CANIA FATMIR XHARRI Të shpëtojmë Radikën!rrugaearberit.com/arkiva/2011/Nentor2011.pdf · ndërtuar shtëpi të bukura, të veshura dhe me drurë që Dibra shquhet për

18 - Nëntor 201167nr.

libri i ri

Nga: FAIK XHANI

Duke lexuar librin e autorit Velo Cfarku“Të parën kemi Dibrën…” përshfaqen dy

botë, dy zemra, dy konceptime, të cilët për-bëjnë një trinom që përshkruajn gjithë librin.Kjo trio është sa brilante aq edhe zhgënjyese.Brilante për ata që shohin me syrin e duhurdhuratë e perëndisë, me veshin njerëzor e mezemrën e madhe që ka vend për të gjithë dhezhgënjyese për ata që syve, veshëve dhe zem-rës së një trupi të lindur i vendosin patericat emiopisë, dashakeqësisë, smirën e mosmirën-johjen.

E pra, Velo Cfarku, autori i librit : “Të parënkemi Dibrën…” vjen si njeri kollos nga men-dimi, vizioni, shprehja, humanizmi, përcep-timi e përgjithsimi i njerëzores e në veçanti injë nga trevat më të vyera e me shumë po-tencë të altarit të kombit e atdheut tonë, Di-brës. Tani,76-vjeçar, Velo Cfarku më duket mësimpatik, më i mënçur, më mirënjohës se kur-rë, sepse në dyert e Dibrës ka vënë breroren evlerës më të lartë “ Të parën kemi Dibrën…”,duke i kthyer asaj mirënjohjen më brilante përatë trimëri, dashuri, bujari, filozofi, formim epjekuri që i dha ajo në vite autorit dhe gjithëshqiptarëve.

Pas një libri mirënjohjeje për Dibrën e di-branët me titull: “Një jetë mes dibranëve” sotautori Velo Cfarku vjen me një botim tjetërme titull bombë “Të parën kemi Dibrën…”.Është një titull Deduktiv, vlerësues, i gjetur,përkëdhelës, mirënjohës, respektues, por edhepërcaktues e vlerësues, i cili e hap siparin errëfimit, derën e librit dhe që në rrjeshtat eparë të mbështjellë me kuriozitetin, konkluz-ionin, vendosjen në vendin e parë të Dibrësnë Shqipërinë veri-lindore. Që në fillim, palule, pa sajesa, pa hyrje të stërgjatura autori evendos lexuesin në dy institucione mençurie,në odën e burrave të Pacit të Tropojës e në atëtë Shishtavecit të Kukësit dhe përballë rrëfim-it të dy personazheve karizmatik shekullor,dëshmitarë okularë të ngjarjeve, bëmave dhekontribuimeve të Dibrës e dibranëve në rrjedhate shekujve e të historisë.

Vetëm një mendje e kthjellët dhe e ndritursiç është ajo e autorit Velo Cfarku din të foku-sojë aq bukur institucione mençurie e person-azhe tipike qoftë nga kredibiliteti, por dhe ngavlerësimi, mirënjohja e respekti për të vërtetathistorike. Është ky autor që me mençurinë etij rrezaton vlerësimin më të lartë “Të parënkemi Dibrën”nga koncentrati i mençurisë ikullës së Pacit të Tropojës dhe asaj të Shish-tavecit të Kukësit, nga goja e Bajram Pacit tëTropojës këtu e 40 vite më parë, burrë kresh-nik, me zë e autoritet të padiskutueshëm, sh-tatlartë si pishë malësie, zotërues e zbatues izakoneve tradicionale e të kanuneve të Malë-sisë. (f. 21).

10 vjet më vonë në familjen Myrsel Beqja,familje e dëshmorit Fetish Beqja, emër qëmbante “Shtëpia e Kulturës Shishtavecit”, metë njëjtët mjete fokusoi të njëjtin përfundim:“ Të parën kemi Dibrën…”.

Nuk ishte rastësi. Autori me jehonë klith-matike sa ajo e atyre maleve konkludon:” Jo,Jo! Ajo është realitet, realitet historik, ku popu-jt bashkohen kundër të keqes, duke vënë gurëthemeli të palëvizshëm në panteonin e luftëspër liri e pavarësi, pra, në histori. (f.28). Ndërsashishtavecasi i nderuar, me urdhërin e zemrëse të shpirtit dhe me gojën e tij pohon: “Nëluftrat për liri (për mbrojtjen e trojeve tona),për pavarësi kundër pushtuesve serbë (këtë ethotë me ton e theks), austohungarezë, bull-garë etj., kurdoherë: Tropojë, Kukës e Dibërkemi qenë njëshë, por të parën kemi paturDibrën”.

Janë 10 faqet e para të librit ku në çdo fjalëe në çdo rrjesht rrjedh vetëm një koncentrat,koncentrati i praruar “Të parën kemi Dibrën”

Dy botë, dy zemra, dy konceptimeMë datën 19 nëndor 2011, në Teatrin e Operas dhe Baletit u bë promovimi i librit “Të parën kemi

Dibrën” me autor zotin Velo Cfarku.Ky aktivitet organizohej nga Unioni i shkrimtarëve të Tiranës kudhe fjalën e hapjes e mbajti shkrimtari Bahri Myftari. Ishin të pranishëm mjaft shkrimtar, gazetar epublicist jo vetëm nga Dibra por dhe nga vende të ndryshme të vendit që nga Tropoja e deri nëPërmet e Tepelenë. Nuk ishte hera e parë që gazetari i njohur Velo Cfarku, njeriu që iu përkushtua memund e sakrifica gazetës së atëhershme lokale “Ushtima e Meleve” të mblidhte shokë e miq nëaktivitete të tilla.Nuk ishte libri i parë i tij por ishte një libër totalisht që i dedikohej Dibrës dhedibranve, njerëz që autori i kishte njohur nga afër, kishte punuar me to por dhe kishte shkëmbyereksperiencën gjatë punës. Dhe gjeografia e personazheve ishte e madhe, që nga Kalaja e Dodës e deri

në Lurë, nga Stebleva e deri në Selishtë se vetëVelo Cfarku i shkeli me këmbë këto vise dhe do-mosdo dhe la gjurmë të mira kudo që vajti. Këtoshënime të bukura, këto mbresa, personazhe engjarje që kanë lënë gjurmë në jetën dhe punën eVelo Cfarkut na vijnë të freskëta në faqet e këtijlibri sikur ngjarjet të kenë ndodhur sot dhe psemjaft persdonazhe të librit nuk janë më midis nesh.Poeti librazhdas Qazim Shehu në fjalën e tij ndërtë tjera tha: “Autori Velo Cfarku si njohës i mirë iDibrës, si njohës i folklorit na sjell nëpërmjet këtijlibri një galeri njerëzish që portretizohen përmesnjohjes së autorit që është e pasur e nga kjo pa-suri, portretet shpëtojnë nga standartizimi i për-shkrimit duke u bërë intresant sepse ata më tëshumti i përkasin larmisë së jetës se sa larmisë sëimagjinatës dhe përfytyrimit për to. Regjizorja e

njohur shqiptare Nadire Murra, bijë e Gollobordës mes të tjera tha: “Velo shkruan bukur se shkruanmë së shumti për të tjerët.Unë vërtet ndjehem krenare që jam dibrane, ndjehem krenare që kampunuar gjatë në Dibër.Edhe Veo Cfarku ato vite pune që ka punuar një jetë të tërë në ato vise tëbukura, mes atyre njerëzve të mrekullueshëm bukur na i jep sot në libër të gjithë ato personazhe qëka njohur e ka punuar, ka ndarë me to të mirën por dhe të keqen”.Në këtë aktivitet floën dhe shokëtFaik Xhani, Ilir Balili, Mevlud Buci, shkrimtari Sali Leka,Sandri Karanxha, poetja e Gollobordës VenkaCapa,Shefqet Mikli, avokati Serxho Mazniku, Vasil Bozo poetja Merita Sina si dhe gazetarja e njohurFatime Kulli.Në fund një koktej për miqtë e zgjedhur, një trokitje gotash dhe urim për autorin, një fotosi kujtim për këtë aktivitet të bukur dhe mbresëlënës.

E.Skarra

Shënime për librin “Të parën kemi Dibrën...”të autorit Velo Cfarku

PREZANTIMI

dhe që këtu autori mund ta kishte mbyllur këtëlibër me idenë, qëllimin dhe realizimin më tëmirë, me xhevahiret e xhevahireve të kontri-buimit të Dibrës e dibranëve në shtigjet e his-torisë. Nuk ndodh kështu, se autori ështëzemërgjerë, i vendosur për ta çuar deri në fundbetimin e tij, për ta strukturuar mirënjohjen,dashurinë dhe respektin e tij për Dibrën e di-branët edhe me 270 faqe të tjera që përbëjnëmozaikun më të mirë e më të spikatur të kon-tribuimit të Dibrës e dibranëve në obeliskun enderit të Shqipërisë.

Nga rrjeshti në rrjesht e nga faqja në faqeautori laton, lartëson me fakte, argumenta,bëma e kontribuime se si Dibra qëndron e paranë trevat e Shqipërisë Veri-lindore, por edhendër më të qenat e më të vlerësuarat edhe nërrang vendi e kombi.

Si seleksionieri më i mirë autori ka ditur tëpërzgjedh ngjarjet më tipike e personazhet mëtë skalitur, më me potencë e kredibilitet, tëcilët rrëfejnë e dëshmojnë për kontributin eDibrës dhe dibranëve gjatë rrugëtimit historik.Vazhdon të rikonstruktojë e të plotësojë nëmënyrën më të mirë qëllimin e librit mededuksionin e Artistit të Popullit, “Nderi iKombit” Kadri Rroshi i cili açik dhe qartazishprehet: “ Kur të flasish për Dibrën, duhet tëmendohesh shumë si dhe shpreh mirënjohjene tij si më poshtë: “ Jam mirënjohës kësaj treve.Ato më kanë pritur, pritur aq mirë, me një tënjohur. Faleminderit!

Vazhdon me poemën e poetit Aqif Dokume titull: “Dibra” ku po veçoj: “ Për bëmat eDibrës që në lashtësi/ Ju tregon Korabi/ Ju fletDrini i Zi/ ju tregon Stelushi/ Ju flet Sfetigra-di/. Tre gisht më lart mbi parinë kanë qenë/Atyre puna, sofra dhe pushka u shkëlqeu/ Sepër hatër atë vend s,ua kanë dhënë/ . Vazhdonmë tëj me elegjinë për luftën e Lanës së Lurëstë të ndjerit Xheladin Tollja ku veçoj: “ Qën-droni burra se shkoi vatani/ 108 burra merrmasakra/ Që nga Çidhna e Reç e Dardha/. Meluftën e Lanës së Lurës e ultimatumin e Elez

Isufit ku autori Strazimiri konkludon: “Janë gatime sakrifikue çdo gja, për me ruajt traditatkombëtare që i kanë më të dashura se jetën etyre” e për të përfunduar me pjesët me tituj “Se nëntë Malet i ke për mbrapa” dhe rrëfimine Rexhep Dodës “ Ne duam gjanë tonë, orzotni”, të cilat janë nga perlat e kontributitdhe ndihmesës së Dibrës e dibranëve ngathellësitë e shekujve e deri në ditët tona qëautori Velo Cfarku i ka përzgjedhur me marake me shpirtin e mirnjojes, si e si për ta ndriçuare rritur Dibrën.

I qeni mbetet i qenë. Si i till, për t,i dhënëhakën tjetrit i nxit zjarrit të tij, i ndrit derës,fshatit e bashkëfshatrëve të tij duke treguar sekush është e pastaj demonstron

Vlerësimin për të tjerët. Kështu vepron edheautori i nderuar i librit Velo cfarku, i cili nukmund të lë pa nxjerr në pah vlerat e kontri-buimin të Gollobordës e gollobordasve, i njeritnga Nëntë Malet e Dibrës, i cili në vazhdimë-si ka patur zërin e tij vendimarrës në tërë zh-villimet politiko-shoqërore të krahinës e megjërë. Këtij qëllimi e kësaj ideje i shërbejnë66 faqe të librit nga ku rrjedh si vala e Drinitdjersa, përpjekjet, puna, sakrificat, lufta, bu-jaria, mençurija dhe rezultantja e një populliartist: “Aftësia e një komuniteti projektues,zbatues e ndërtues, e gollobordasve që shumëbukur përshfaqet në perfundimin e tepelena-sit Shefqet Qendro e gjirokastritit Çobo Vipi:“ Ata ndërtuan gjithë Shqipërinë”!( f. 202) përtë vazhduar pastaj nga faqja 202-213, 250-254, 255-263, që me meritë mund ta klas-ifikojmë si një minienciklopedi të Gollobor-dës e gollobordasve nga ku mund të marrësh epërfvetësoshë tradita, zakone, motivime,shërbesa, obligime, kontribuime e modeletmë të mira të kontribuimit për vendlindjen,përhapjen e diturisë, mbrojtjen e lirisë, lo-bimin e vlerave turistike të kësaj treve si dhemenaxhimin sa më efikas të resuseve të Gol-lobordës.

Libri “Të parën kemi Dibrën” është një gër-

shetim artistik i disa gjinive. Aty shaqet e re-alizohet mjaft mirë publicistika moderne,raportazhi, përshkrimi, portreti, rençenca, rep-lika, hulumtimi, kumtesa studimore, dediki-mi i veshur me mjete të shumta artistike, kudeduksioni e induksioni përbëjnë bazën egjithë shtjellimit të matrialit të këtij libri.

Autori duke qenë një nga njohësit e mirë tëproblemeve të arsimit e kulturës e të punësme njerëzit ka fokusuar me detaje e saktësiveprimtaritë më të mirëorganizuara siç janëata të promovimit të librave, të kuvendeve tëgollobordasve duke përfunduar me një ngaveprimtaritë më mbresëlënëse 40-vjetorin eansamblit të Zall-Dardhës. Si në një kinoditarme metrazh të gjërë përshfaqen personazhejetikë secili më mbresëlënës se tjetri, të skali-tur me pendën e hollë të autorit Velo cfarku siXhem Teta i Gjurasit, Qzim Biçi i Mazhicës,Xhevdet Daci i Shupenzës, arqitekti i shquarMiço Pepa, veterani Anastas Karanxha, mjesh-tri i talentuar dhe skulptori e piktori ThanasPleushku, Pavli Nikolla, mikpritja e RrahmanNikës, portretet për Hysen Lalën, Mevlud Bu-cin e Hysni Budinin e Katër-Grykëve, Artistene Merituar dhe Mjeshtren e Madhe Drita Ag-olli, regjisoren dhe skenaristen e talentuarNadire Buzo(Nuro), për 10 sportistet femra të“Korabit” të Peshkopise, poeti i këngës NaimPlaku, Artistit të Merituar Hazis Ndreu etj.

Duke lexuar me shumë vëmëndje librin eautorit Velo Cfarku konkludoj: Është një libërqë ngjason me një arkiv modern ku gjen tëskalitur në mënyrën më të mirë mencurinë dhekontributin e Dibrës.

Për nga tematika që rrok, personazhet, bë-mat, ngjarjet, të dhënat që jep, gjeografia eshtrirjes në kohë e hapsirë ngjason me njëminienciklopedi e Dibrës dhe Gollobordës.

Është libri ku ajreali i vlerave e shërbesavekontribuese të dibranëve kalon nga geni në gene nga brezi në brez.

Është një libër refleksioni për tiparet e kal-bëzimit të sistemit të Diktarës, për atë që nuku bë mirë e që mund të bëhej shumë më mire,për të mirën e vendit e të shoqërisë shqiptare.

Ky libër është një qiell i kaltër ku rreza-tojnë yjet e atdhetarizmës, të mençurisë, tëmenaxhimit efikas, shërbesave dhe kontribuim-it të Dibrës dhe dibranëve nga thellësitë e shek-ujve e deri në ditët tona.

Velo Cfarku edhe në krijimtarinë e tij ështësimboli i bashkimit të vlerave anë e mbanëShqipërisë dhe tamam, si ajo bleta punëtoreqë mbledh polenin e luleve më erë mirë edheai mbledh vlerat e Dibrës, Gollobordës e tëShqipërisë dhe i ve në bangoprovën e veprim-tarive më të spikatura e shërbesave më të mirae më të rëndësishme të trevës së tij, Dibrës eGollabordës. Ja sepse gjejë rastin ta falenderojmë gjithë zemër. Ti uroj jetë të gjatë, krijim-tari të frytshme, shëndet dhe lumturi.

Page 19: DR. ISLAM CANIA FATMIR XHARRI Të shpëtojmë Radikën!rrugaearberit.com/arkiva/2011/Nentor2011.pdf · ndërtuar shtëpi të bukura, të veshura dhe me drurë që Dibra shquhet për

Nëntor 2011 - 1967nr.

kulturë

Më 18 nëntor, në qytetin e Peshkopisë u organizua edicioni I

17-të I Odës Dibrane. Në këtë vep-rimtari tradicionale etnokulturoremorën pjesë Ansamblki “Fluturat”Gjilan, Qendra Kulturore Mat, An-sambli “Josip Rela” Podujevë, SHKA“Hibe Palikuqi” Shkup, AnsambliShote Galica” Drenasi, Ansambli“Shote Galica” Drenasi, Ansambli“Zeri I Bilbilit” Sarandë, Qendra Kul-turore Bulqizë, Qendra kulturore“Vëllezërit Çetiri” Gramsh, Ansam-bli “Gora” Korçë, si dhe SHKA “Je-hona e Malësisë së Sharrit” Tetovë.

Festivalit i parapriu një paradë ekostumeve popullore mbajtur paraPallatit të Kulturës

Ansambli “Fluturat” i Gjilanit, meudhëheqës artistik Xhemajl Berisha,u paraqit me materialet “Melodi megajde”, “Shengjergjat po sillen”,“Melodi me çifteli”, “Pyet Kosovapër një çike”, Valle “Ngucaveli”, etj.

Ansambli “MATI” Burrel u para-qit me “melodi baritore” dhe Kolazhvallesh.

Ansambli “JOSIP RELA”,Podujeve u paraqit me “Valle popu-llore “Gajdexhiu”, dhe këngët “Fry-ni era u çel taraba”, “Prej Podrimespo vjen haberi”, “Këndo o zogu imalit”, “Në Dardani rreh një tupan”,Kënga humoristike “Na këndo njëkëngë shqiptare” dhe vallja populloreBaresha.

SHKA “HIBE PALIKUQI” Shkupu paraqit me “Nuk din nana qyshme martu djalin”, “Këngë per ko-mandant Mjekrën” si dhe “Lamtumiro moj nene loke”

Ansambli “SHOTE GALICA” Dre-nas Kosove, me udhëheqës artistikShaqir Hasi u paraqit me “Këngë përUniversitetin”,.”Kosovë o vendi imi bukur”,”Unë jetime e Kosovës”,“Flijimi” dhe “Vashezo”.

Ansambli “ZERI I BILBILIT” Sa-randë u paraqit “ Ç’me zuri sevdajasi një djalë i ri”, “Ara e Abazit nëgrope”, “Qaj kalaja mbi Sarande”,“Melodi me fyell” dhe “Moj nerenxëgrykë zënë”.

Qendra Kulturore Bulqizë meudhëheqës artistik Besnik Koçi dhedrejtore artistike Natasha Gjoka uparaqit me “Këngë për Baba Fejzën”,valle dyshe burrash të trevës së

Në shkollën “Murat Toptani”nëTiranë u promovua libri “Lirika

nga Europa” i poetit dhe gazetarit tëmirënjohur Mentor Hoxha. Morënpjesë nxënësit dhe mësuesit ekësajshkolle, Qani Çela, Fatime Cufa, dheAgim Xhelili. E ftuar nderi ishte ins-pektorja e Drejtorisë Arsimore Di-ana Dajko (Boçi). Një promovim iveçantë me recitime dhe vlerësimepër autorin dhe lirikat e tij të mrekul-lueshme plot muzikalitet, figuraciondhe gjetje letrare. Drejtori i shkollësArben Beli, falenderoi autorin përpjesëmarrjen, si dhe nxënësit e tijpër spektaklin dhe entuaziazmin qëdhuruan në sallë përmes duartrok-titjeve dhe recitimeve plot ndjenjëdhe talent nga Sara Kola, Armela Al-lushi, Taipe Muhameti, DajanaKaraj, Xhanina Seferi, DoruntinaLika, Hajrie Kola, Ariel Losha, Xhesi-ka Qelhaka, Xhoi Çeka, AdelinaPeshtanjaku, Megi Senka, TeutaSulejmani, Eglantina Ibra, JoanaBilo, Daniel Shabhasa, Jonida Çukodhe Ilda Mcini. Të pranishmit eshumtë u njohën me artikujt qëmediat kryesore kanë shkruar për au-torin dhe 7 librat e tij. Mbi vleratideoartistike të librit foli gazetari,poeti, fabulisti dhe mësuesi i dallu-ar Mevlud Buci. Ai e quajti autorin,

Qendra Kulturore Gramsh fitonfestivalin e 17-të të Odës Dibrane

Gjoricës dhe Gollobordës, , këngën“Moj fushë e Vajkalit”, “Trimat eVajkalit”

Qendra Kulturore “VELLEZERITÇETIRI” Gramsh u paraqit me “OAlush o mjekër shtupe”, “Kënga eiriqit”, “Shkonte dhendërri tek vje-hrra”, “Me erdhën ca miq për darke”,“Plesht or plesht or qerrata”.

Ansambli “GORA” Korçë solli nëkëtë festival një valle tradicionale tëburrave të Gorës, valle dyshe grashsi dhe këngët “Ky fustani jotë”,“Çobankat kur shkojne zallit” dhe“N’ate mal ku fryn veriu”

SHKA. “Jehona e Malësisë sëSharrit” Tetovë dollën vallet “Riti iKulaçit”, Valle Kalanxhoj, Valle Sh-qiponja, dhe këngët “Djemtë e Si-nan Orashës” dhe “Cucat e Katunit”

Çmimin e parë të Festivalit e mori“Qendra Kulturore Gramsh” ndërsa

me çmimin e dytë u nderua ansam-bli “Jehona e Malësisë së Sharrit”Tetove dhe te tretin Ansambli “Zërii bilbilit” Sarandë.

Të gjitha grupet pjesëmarrëse uvlerësuan me logon e Odës per num-rin më të mirë të programit të tyre.

Festivali i Odës Dibrane u orga-nizua nga Qendra Kulturore Peshk-jopi, me drejtor Veli Vranici, regjinëtë Behar Merës dhe udhëheqës artis-tic Përparim Tomcini. Edhe këtë vit,festivali u mbështet nga Ministria eKulturës, bashkia Peshkopi dhe spon-sorë të tjerë si: “RISKU” sh.p.k.,“NDREGJONI” sh.p.k., “PRO-GIPS”sh.p.k., “DAJTI CONSTRUXION”sh.p.k., Hotel “KORABI” Peshkopi,Hotel “VERI” Peshkopi, Hotel“BALLKAN” Peshkopi, Pub “PIAZ-ZA”, Hotel “BRUKLIN”, “M&B -Botime dhe Studio Grafike”

Mentor Hoxha prezantonlibrin “Lirika nga Evropa”

Mentor Hoxha, Poradecidhe Esenini i DibrësNga Mevlud BUCI*

Çdo lexues e studiues që lexon krijimtarinë poetike të Mentor Hoxhës,ndjen prushin e mallit dhe bukurinë e fjalës. Nuk është apak hyperbolënëse themi se poeti lirik Mentor Hoxha është një pasues i denjë i lirikuttë madh shqiptar, Lasgush Poradeci dhe atij rus Sergei Esenin. E themikëtë, sepse krijimtaria disavjeçare e poetit Hoxha, krahas tematikës sëlarmishme për dashurinë njerëzore karakterizohet nga një force shpre-hëse me vlera të rralla edukative plot prushe malli. Në të gjitha strofat etij mbisundon poetika, figuracioni mjeshtëror, paralelizmi, metaforat,krahasimet, simbolet dhe mjeshtëria artistike e përshkrimit dhe portreti-zimit. Autori shkruan me stilin esenian duke na dhënë bukurinë dhefisnikërinë e dashurisë.

(*Marrë me shkurtime nga gazeta “Republika”, datë 6 Nëntor 2011, faqe 16).

pasardhës të Eseninit dhe LasgushPoradecit. Mentor Hoxha, që sho-qërohej nga bashkëshortja, falën-deroi për mikëpritjen e ngrohtë drej-torin e shkollës, mësuesit, recituesitdhe auditorin që me duatrokitjet dheinterpretimin e poezive të tij, i dhanëkëtij takimi ngrohtësi dhe jetë. “Kammarrë pjesë në shumë promovime tërëndësishme letrare me të ftuar VIP,-tha në fjalën e tij autori, por kytakim i mrekullueshëm me ju , mëemocionoi shumë për disa arësye. Epara, me kujtoi vitet e gjimnazit kurpublikoja poezitë e para në gazeta,e më pas, vitet e mia si mësues iletërsisë në gjimnaz. E dyta, ngrohtës-inë, duartrokitjet dhe emocionet qëmë dhatë ju nuk i kam marrë as nëauditoret e mëdha, pasi bota juajshpirtërore është e çiltër ashtu sishpirti im dhe lirikat e mia. Pra, letë shërbejë ky takim me ju me ju, sistarti i një takimi të mrekullueshëmnë jetë për të mos patur kurrë finish.Le të shërbejë si urë lidhëse mesnesh për të të mos u shkëputur kurrëmë nga njëri-tjetri, si simbol i res-pektit dhe mirënjohjes reciproke. Nëfund nxënësit dhe pjesmarrësitkërkuan shumë autografe nga autoridhe bënë shumë fotografi me të.

0 0 3 5 5 4 2 2 3 3 2 8 30 6 9 2 0 6 8 6 0 3

m b b o t i m e @ g m a i l . c o mbotime & studio grafike

kape kohën...

Page 20: DR. ISLAM CANIA FATMIR XHARRI Të shpëtojmë Radikën!rrugaearberit.com/arkiva/2011/Nentor2011.pdf · ndërtuar shtëpi të bukura, të veshura dhe me drurë që Dibra shquhet për

20 - Nëntor 201167nr.

portret

Nga: REXHEP DODA

Ishte data 30 gusht 1929. ZenelDoda do të shkonte në Tiranë,

kurse unë u bëra bashkëudhëtar metë qysh kur u nisëm nga shtëpitëtona. Do të shkoja për të bërë vitin ekatërt në “Internatin e Matit” nëBurrel.

Nga Burreli në Tiranë, Zenelimendonte të udhëtojë me një mak-inë të tregtarit të madh krutan, Xhe-mal Ferra, që lëvizte dy herë në javë.Burrel-Tiranë e kthim. Natën e kalu-ar, kishim bujtur te Haziz Kasemi,një mjek popullor, tek i cili, Zenelikishte dërguar nusen e djalit të madhImer Dodës, për mjekim.

Rreth orës 9.30 mbasi kishimkaluar lumin e Matit me pak ujë poudhëtonim deri në rreth dy kilo-metër, ndodheshim pranë kazermavetë shkollës së gjindarmërisë. Rrugakëmbësore, me shumë pluhur kalon-te nëpër një dushk shumë të shkurtër,shkurre, por, ishte e gjerë për këm-bësorët. Në drejtim të kundërt mene, po vinte poshtë një grup xhan-darësh dhe karabinierësh italianë,prej rreth 15 vetësh, të komanduarnga një kapiten gjindarmërie.

Kjo “ekspeditë ushtarake”, n’atëkohë, quhej “Shëticë”. Kur u afruamme ta, në një distancë prej 8-10metrash, Zeneli dhe unë, pakësuam

Prangosja e Zenel Dodësshumë ritmin e ecjes, për t’ju hapurrrugën ushtarakëve, meqenëse, atanuk ecshin në njësh kollonë, por sh-konin në grupe të vogla prej 3-4vetash bashkë, sikur ecin edhe tani ekurdoherë kinezët, në grupe,dukeshin sikur kishin dalë të shëti-sin, ashtu sikurse dilnim ndonjë tështunë edhe neve nxënësit e Inter-natit, kur shkojmë në piknik.

N’atë çast unë vura re një lëvizje,që më bëri përshtypje të madhe. Meshpejtësi, tre xhandarë u shkëputënnga turma dhe dolën mbrapa shpinëssë Zenelit, që ishte para meje, porishte ndaluar për t’ju hapur rrugën.Njëri nga ata të tre, i kapi Zenelitkrahun mbrapa shpinës, dhe ja tërho-qi nga e vetja. Të njëjtën veprim bëridhe xhandari tjetër, duke ja kapurkrahun e majtë. I bashkuan të dyduart dhe në sekondë karabinieri ital-ian i vuri prangat në duar mbrapashpinës.

Siç e gjykoi edhe tani, kjo pran-gosje u realizua profesionalisht nëmënyrën më perfekte. Kapiteni ixhandarmërisë, duke qenë ballë përballë me Zenel Dodën e prangosur,mori një pozë fodullëku të shtirur, uafrua akoma, i kapi me dorën e vetnagantin A.Z. që e kishte në këllëfine saj, sipas brezit përpara. E mori nëdorë dhe pa e parë me ndonjë inter-es, e pyeti Zenelin:

“Kush ta ka dhanë ktë nagantë?Zeneli: “Ma ka dhanë naltmadhniae tij Ahmet Zogu (mbreti i Shqipërisëdhe i gjithë shqiptarëve”, iu përgjigjme një zë disi të fortë dhe me tonprotestues. Pastaj vazhdoi: “Këndojezotni kapiten se e ke të shkruar, kushma ka dhanë, nëse dini shkrim dhekëndim”.

Kapiteni i xhandarmërisë u ofen-dua shumë rëndë nga toni i zërit tëtë arrestuarit, nga trimëria dhe përm-bajtja e përgjigjes së tij. E pyetipërsëri: “Ku e ke lejen me shkrimpër këtë armë?” Zeneli: “Aaaa, potani po të përgjigjem. Lejen e saj,naganta A.Z. e ka në grykën e vet,zotni kapiten, por ju, më lidhët du-art me pabesi, mbrapa shpinës, dukemos më lanë mundësi me jua kallx-ue lejen që ka ajo”.

Përgjigje e dytë, e tërboi në kulmkapitenin e gjindarmërisë, kurse Ze-nelit, nuk ja bënte syri tërr. Nuk juturbullua aspak gjaku. Zeneli nuk itha kapitenit se jam ... në rezervë,nuk e kuptova se pse. Kurse unë de-sha të flas, por ktheva kokën të shohZenelin, dhe të marr lejen e tij përtë folur, por ai më foli me mimikëne fytyrës, duke më thënë mbyllegojën.

N’atë çast m’u drejtua mue: Nisuti Rexhep për në shkollë! Jo, i thashë,unë do të rri me ty. Jo, jo! Nisu men-

jëherë. Hajde të falemi dhe porosiaime asht: të mësojsh sa më shumë,të dalësh i pari i klasës, sikurse deritani, ashtu siç ka dalë Riza Doda nëshkollën e vet” – më tha.

Mua m’u mbushën sytë me lot,por, nuk e dhashë veten. Lotët e minuk i pa askush sepse do ta turpëro-ja burrërinë e Zenel Dodës. Ekapërdiva hidhërimin. E përqafovaduke e shtrënguar fort dhe i kthevashpinën, por pa e parë në sy.

Mbasi u nisa për në shkollë dheqeshë larguar veçse 6-7 metra nga ai,ktheva kokën përsëri mbrapa ta shohdhe njëherë Zenel Dodën, atë burrëaq të madh të fisit tonë. Doja ta fik-soj në memorien time, për të mos ufshirë kurrë, për gjithë jetën, ajo pam-je trimërore e tij. Ai ishte ulur n’atëmoment me duart mbrapa shpinës.Rrugëtarët matjanë kalonin lartë eposhtë, shikonin me habi të madhkëtë malësor të prangosur dhe largo-heshin në punë të tyre, por admiro-nin qëndrimin e tij kaq burërro. Ze-neli aty mua më ngjante me një luantë madh, që nuk është mbyllur bren-da hekurave të kafazit në kopshtinzoologjik. Ai bën lëvizje shumë tëkufizuara brenda mundësive që i le-jon dhoma e vogël e kafazit, pa ushqetësuar aspak nga ngacmimet evizitorëve të vegjël që e shqetësojnëjashtë hekurave.

Kurse vizitorët e Zenel Dodës, nëkëtë rast, ishin 15 xhandarë e kara-binierë dhe një kapiten gjindarmë-rie, të cilët mua më dukeshin shumëtë vegjël, përpara burrërisë dhetrimërisë së Zenel Dodës. Ata flis-nin me njëri-tjetrin me zë të ulët,duke e parë me habi të madhe këtëmalësor nga fisi i Dodës prej Reçittë Dibrës.

Të nesërmen në shkollë, i shkro-va një letër të gjatë familjes së Ze-nelit, duke e informuar për gjithçkadhe ja postova.

Tani, që e përfundova përshkrimine prangosjes së Zenel Dodës, dukepërjetuar shumë emocione, natyrishtme ato pak hollësira që më kishinngelur të pashlyera në kujtesën time.M’u kujtua në çast edhe një trimtjetër i ngjashëm kosovar (por që aiishte shumë më i madh). Quhej SefëKosharja. Serbët okupatorë shek-ullorë të Kosovës, e kapën me tradh-ti natën në gjumë, dhe mbasi e therënme thika e varin në majën e një lisitë gjatë e zhveshur nga plagët me anëtë një rruge që kishte mjaft rash-përitje.

Kosovarët trima atdhetarë dhepatriotë duke kaluar asaj rruge, ras-tësisht apo enkas, ndaloheshin paratij trimi të varur; përuleshin me nder-im të thellë dhe me dhimbje të mad-he, por me krenari të ligjshme. Engrinin kokën lart, e shikonin dhethonin këto fjalë:

Sefë Kosharja i pari i fisitHije t’paska maja e lisit*.

* Sulejman Krasniqi në librin“Mic Sokoli”

(Vijon nga faqja 7)Rruga tietër që lidh lagjet e Brezhdanit me

fushën është ajo që fillon në Mecit, vazhdonpërgjatë “Lugjevë të Xharre”, në drejtim të“Stallave të Vjetra”, ku bashkohet me rrugënqë vjen nga fisi i Skurajve dhe aty ndahet nëdy degëzime, nga të cilat njëra të çon nëbrendësi të fushës ndërsa tietra vazhdon drejt,deri në ekstremitetin e vët në “Çukë të Xhar-rë” në qafë të kodrës Gjarricë dhe del në rrugëne sotme automobilistike, që lidh Muhurrinme qytetin e Peshkopisë.

Përsa i përket autoktonisë, e gjithë popu-llësia aktuale e Brezhdanit është relativisht ere. Mund të flitet për një “rishtrezim” apo“mbivendosie” të vonëshme të popullatës.Treva e Brezhdanit, ashtu si edhe rrethinatpërreth, kanë qenë të banuara herët dhe gjur-më e dëshmi që na zbulojnë një gjë të tillëka plot. Përsa i përket anës dokumentare ivetmi dokument, i cili, në fakt, paraqitettepër i zbehtë, por që mund të hedhë sa-dopak dritë mbi popullësinë që e ka banuarBrezhdanin, është regjistrimi turk i Marsit1467. Megjithëse të dhënat e dokumentit nëfjalë janë tepër të zbehta, pasi në thelb ainuk përbën një dokument tipik të gjendiescivile, apo të regjistrimit të popullësisë, pornjë dokument empirik, ai na ndihmon të kr-ijojmë një farë ideje mbi popullatën e asajkohe. Hasen toponime disi të vietra si; Rrugae Duke, Varret e Kacane, Kroi i Çandrit, Ko-dra e Ruçe etj.

Është e kuptueshme se Dibra, si qendra erezistencës Arbërore, zemra e Arbërisë, do tëgoditej më ashpër se sa çdo rajon tjetër. Nëfakt, sipas pohimeve historikë, largimi i pop-ullatës drejt brendësisë së vendit, drejt ma-leve, drejt jugut dhe drejt Italisë dhe Greqisëkishte kohë që kishte filluar. Me kalimin ekohës, në vendet e mbetura bosh, një popul-latë e re filloi të vendosej dalëngadalë, dukepranuar, ku totalisht e ku pjesërisht, të tjera

Brezhdani, fshat i urbanizuar qysh në mesjetëmendësi, të tjera mënyra jetese dhe pse joedhe të tjera kultura nga ato të mëparëshmet,përfshirë këtu edhe atë të besimit. Është e qartëse në realitetin që u krijua, sidomos në rajo-nin e Dibrës, e cila, nga qendër rezistencedhe zemër e Arbërisë, u kthye në një tokë tëzharritur e të zhuritur edhe popullësia që zh-vendosej dhe mbivendosej, sillte rregulla dhemendësi të reja nga trevat nga të cilat vinindhe gradualisht filloi proçesi i kryqëzimevekulturore duke dhënë e duke marrë nga njëri-tjetri. Popullsia që vinte nga piesët maloreapo nga rrethe të tjera ishtë e tronditur, e paorganizuar dhe pa lidhje me njëra-tjetrën.Kështu pra rilindi një jetë e re, me një mendë-si të ri, që përbëhej nga marrdhënie ritesh ekulturash, duke shkuar drejt kristalizimit tënjë kulture disi të përbashkët dhe të pranuarnga të gjitha palët. Fiset e mbivendosura fil-luan të krijonin lidhje fqinjësie dhe miqësieduke bërë hapat e para dreit integrimit so-cial në një terren të ri. Megjithatë, ruaitia eemërtesave të vietra dëshmon për një zinx-hir të pashkëputur lëviziesh demografike. Kurflitet p.sh për emërtesa të tilla si Rruga eDuke apo Varret e Kacane, është e vështirëtë konstatohet se kur u larguan ata prej aty.Por një pikë kontakti me Kacanet, me të cilëtlidhet edhe emërtesa “Varret e Kacanë”,mund të gjendet, sa kohë që dihet se Ka-canët, pasi u larguan që aty, u vendosën sipërnë shpatin malor të Luznisë, në anën tjetërtë Drinit të Zi. Arsyet e largimit të tyre nukna jepen. U tha më sipër se këto emërtesajanë kryesisht të kohës para dhe gjatë pushti-meve osmane, pra, të shek.XIV-XVI. Po a kagjurmë që të dëshmojnë për qytetërime endemë të herëshme në Brezhdan dhe rreth e rrot-ull? Kuptohet se këto periudha janë shumëmë të vështira për t’u prekur, ashtu siç bëmëme këtë të fundit. Ata i përkasin një koheshumë më të largët dhe gjurmet e tyre janëshumë më të vështira për t’u zbuluar.

K a l e n d a rDibra 2012Dibra 2012Dibra 2012Dibra 2012Dibra 2012

... së shpejti në tregBëje kalendarin për biznesin tënd të personalizuar me

pamje nga DIBRA.

Ofertë: 100 copë - 200 lekë/ copa200 copë - 150 lekë / copa300 copë - 130 lekë / copa

* Nëse dëshironi tëbëheni pjesë ekalendarit “Dibra2012”, kontaktoninë tel. 069 20 68 603 /(04) 22 33 283.

Oferta për kalen-darët e personali-zuar priten deri mëdatë 10 dhjetor 2010

Page 21: DR. ISLAM CANIA FATMIR XHARRI Të shpëtojmë Radikën!rrugaearberit.com/arkiva/2011/Nentor2011.pdf · ndërtuar shtëpi të bukura, të veshura dhe me drurë që Dibra shquhet për

Nëntor 2011 - 2167nr.

kujtesë

www.rrugaearberit.como n l i n e

Tel. (04) 22 33 283. E-mail: [email protected].

Në nje ditë të bukur vjeshte, kur po meditoja me vete për vitet e shkuara të jetës

sime në arsim, natyrshëm, m’u kujtua mësues-ja e paharruar e klasës së parë, Habibe Shehu(Dervishi). Kështu dhe e ndieva detyrim timinmoral e shpirtëror, që t’i shkruaja pak radhëpër të, në këto festa të gëzuara të fundvitit.

Ja, edhe tani pas kaq vitesh, nuk më shqitetkurrë nga mendja portreti i saj, fizik dheshpirtëror. Në atë kohë, ishte vajzë e re, me trupmesatar, me flokë të drejta e ngjyrë gështenjë, eshkathët, e dashur dhe tepër e afrueshme mene, nxënësit. Veshja e saj e thjeshtë, estetike, iashtonte ende më shumë bukurinë fizike.

Pra, ne e ndienim veten si të ishimvëllezërit, motrat ose fëmijët e saj. Me atëzërin e ëmbël e meliodioz na magjepste, nabënte të qendronim në bankë “gojëkyçur” e tëpërqendruar në mësim. Kërkonim që çdo fjalëtë saj ta bënim pronën tonë.

Mësuese Habibe Shehu (Dervishi) u lindnë Krajkë, të komunës së Zerqanit, në rrethine Bulqizës, më 21 korrik 1937. Ishte nga njëfamilje e madhe, e mirënjohur, pra e Dervish-

Gjithnjë e paharruar, mësuesja ime e parë...

Pak radhë, për HabibeShehun (Dervishi)

it të teqes së atij fshati, me tradita atdhetare efetare. Në vendlindje ajo mori mësimet e para,ndërsa shkollën unike (7-vjeçare) e mbaroi nëZerqan. Ka qenë ndër vajzat e para dhe të pa-kta, e cila theu e prishi me guxim mendësitëdhe zakonet e vjetra prapanike në zonë, përvazhdimin e shkollës. Kjo bëri që, në vitin1949-1950, ajo mbaroi shkollen unike, bash-kë me dy shoqe të tjera nga Zerqani.

Duke u bazuar në rezultatet e larta, qëarriti gjatë viteve të para të shkollimit dhe nënevojat e shumta për kuadro në arsim, Seksio-ni i Arsimit dhe i Kultures i rrethit Dibër,kërkoi që Habibja të kryente detyrën fisnike tëmësueses dhe e emroi atë në fshatin Peladhi.Këtë gjë ajo e vlerësoi si nder, por dhepërgjegjësi të madhe për edukimin e mësimine nxënësve të saj.

Me kalimin e viteve, pasi edhe u aftësuanga ana profesionale, kjo mësuese shërbeume devotshmëri e pa u lodhur në disa fshatratë Grykës së Madhe, në krahinën e saj. Porviti më i bukur, më mbresëlenës për të, siçkujton edhe tani, ka qenë ai i 1958-ës . Në atëkohë, ajo u njoh me bashkëshortin Fadil She-hu, edhe ky mësues e së bashku punuan nëfshatin Dushaj të Bulqizës.

Në bisedën, që bëra me Habiben, ajo kuj-ton: “Në një ditë të bukur nëntori, si tani, kurpo shkonim në shkollën e fshatit Dushaj, bash-kë me Fadilin, u ndalua një makine “skodë”,5-6 metra përpara nesh. Doli shoferi dhe nafoli. Për habinë tonë, ky ishte Ramazan Kthu-pi, nga Durresi, ish-mesuesi i gjuhës shqipe iklasës së 7-të, në Zerqan. U mallëngjyem, poredhe u kënaqëm, pasi pamë edhe një herë

mësuesin tonë, pas 8 vitesh. U ndamë ashtugjysmë të përlotur, duke i uruar njëri-tjetritpunë të mbarë e jetë të lumtur”.

Në misionin e saj fisnik, mesuese Habibjapati gjithmonë në krah shokun e jetës, Fadi-lin. Ai nuk u kursye për t’i kryer detyratprindërore, në mirërritjen dhe edukimin e fëm-ijëve të tyre.

Gjate periudhës së shërbimit në arsim, pau shkëputur nga puna, Habibja mbaroi vitet eshkollimit të plotë, si edhe kreu disa kursekualifikimi, në Shkodër dhe në Peshkopi. Kësh-tu, ajo u aftësua më tej dhe u bë specialiste emirëfilltë në profesionin e mësimdhënëses,veçanërisht në punën me klasa kolektive.

Në çdo shkolle, ku u emërua, kjo mësuesepunoi dhe u shërbeu me devotshmëri epërkushtim, nxënësve e fëmijëve të saj tëdashur. Kjo bënte që përfundimet e arriturame ta, gjatë tërë viteve të punës, të ishin tëlarta. Por edhe në punën e saj edukatore kop-shti mori vlerësimet më të larta, nga institu-cioni i arsimit të rrethit, drejtoria e shkollës,kolegët dhe prindërit. Për të gjitha këto, qëpërmendëm më sipër, gazeta lokale”Ushtimae Maleve”, më 2 qershor 1984, në një shkrimtë saj theksonte: “Bluzat e bardha-si bora,mjetet e bollshme e me kulturë dhe niveli ilartë i njohurive të fëmijëve, flisnin qartë përpunën këmbëngulëse e me pasion të eduka-tores Habibe Shehu, në fshatin Zerqan. Mbi90% e fëmijëve të këtij kopshti kishin njëpërgatitje të plotë, për në klasën e parë”.

Urimet dhe falënderimet për mesueseHabiben, në punën e saj si mesuese, eduka-tore dhe veprimtare shoqerore, ishin të shum-

Nga:DESTANRAMA

Habibe Shehu

ta atëhere, por janë edhe sot, kur ajo po gëzonvitet e pensionit.

Brezat e nxënësve, që i ka pritur e përcjel-lur kjo mësuese e dashur dhe e paharruar, ekujtojnë me mjaft respekt e dashuri, si e paraqë u mësoi atyre lexim-shkrimin e gjuhës sh-qipe, me shumë durim, dashuri e pasion.

Megjithëse është e moshuar, sa herë vijnë7-Marset, pra Ditët e Arsimit tonë Kombëtardhe festa të tjera, mësuese Habiben do ta gjeshnë mes të ish-nxënësve të saj, kolegëve edashamirësve të dritës e diturisë. Ajo nuk ikursen kurrë këshillat e saj për brezat e rinj tëmësuesve, që të përgatisin nxënës të ditur dhetë edukuar. Ata gjejnë tek ajo modelin e qetë-sisë dhe të dashurisë njerezore dhe, njëherësh,i urojne asaj të festojë me gëzim ngjarje tëshunuara, sa të dojë vetë. Njëkohësisht, shpre-hin mendimin dhe besimin e plotë të tyre se,po të kishte patur konkurse në vitet, kur punon-te në arsim, me siguri Habibja do ta kishtemerituar vlerësimin “Mësuese Model”.

Bulqizë, nëntor 2011

Një sëmundje e pashërueshme, që kagllabëruar, artistë, politikanë të mëdhenj,

artiste e shkencëtar në çdo kënd të botës. Porçudia e Doktorit Gjon Bokioti, qëndron në zev-endësimin e Mëlçisë kanceroze të Milena Kol-trakës, dhe ajo do të vahdojë jetën e sajë nor-male. Dot’iu buzëqesh çiltër nënës dhe ba-bait duke iu dhuruar gëzim e lumturi të pa-kufishme.

Me shumë sakerfica, me shpenzime të shumta, brodhi familia Koltraka, nga Athinanë Stamboll, duke kryer shume vizita e kryeranaliza të shumta për të gjetur llojin esëmundjes dhe diagnozën e sajë. Por mjeksiae këtyre vendeve nuk ishte në gjëndje tëshëronte kancerin në mëlçinë e Milenës pesëvjeçare. Prindërit të stresuar, të dëshpruar derinë qelizën më të fundit të zemrës deri nëdhimbjen më marramendëse të shpirtit, potreteshin si qiriu. Shpresa, guximi e optimizmii tyre, i dërgoi ato tek Liri Berisha e cilanepermjet shoqatës’’Fëmijët shqipetar Do-menik Skalione,, dhe në bashkëpunim medoktorin Gjon Bokioti, i dhanë mundësivogëlushes Milena që me gjashtë Qërshor tëkëtijë viti të shtrohej në spitalin Molinetë të

RisiRisiRisiRisiRisiEdhe kanceri mund të shërohet

Torinos.Por kjo ndihmë për këtë femijë nuk ishte as

e para dhe sipas tijë nuk do të jetë as e fundit,në shërimin e sëmundjeve të ndryshme pa-tologjike, në ndërhyrjen kirurgjikale të natyravetë ndryshme , deri në ndërhyrje të tilla meshpëtim jete të fëmijëve shqiptar.

Kujdesimi i personelit sanitar, i vizitave eanlizave të ndryshme laboratorike, janë kryerme nje përkujdesje të mrekullueshme. Ndë-rhyrja kirurgjikale është kryer gratis sipas njemarrveshje të spitalit Molinet dhe Qarkut tëPiemontes.

Ndërhyrja kirurgjikale, u krye nga ProfesorMauro Salizoni, drejtori i qendrës së trapi-antimit (zëvendësimit) të organit të mëlçisënë spitalin Molinetë të Torinos në bash-këpunim me Doktorin Andrea Brunati, të cilëtpas një pune të lodhshme me nerva të tendo-sura e me saktësi matematike arritën të heqinmëlqine e kancerosur e të vendosin atë të renë.Pervoja e tyre në këtë fushë është e madhe,ishte e njëqindëta kjo e vogëlushes SinjaneMilena.

Duhet të theksojme se vashëza dibrane kaqenë e shtruar në repartin Gastroenterologjikë,

në spitalin Mbreteresha Margarita , nën kujdes-in e vazhdueshëm te profesoreshës CristinaBarbera.

Shpëtoi jeta e një fëmije, e cila në vendin esaj të lindjes nuk mund të kryhej, thuhet nënje kmunikate zyrtare të spitalit, një ndërhyr-je e tillë, por shteti italian i krijoji mundësiqë fëmijës ti kryheshin të gjitha shërbimet dheti shpëtohej jeta. Ajo do të jetë nën vezhgimine mjekëve dhe të profesorëve akoma edhe gjas-htë muaj.

Gëzimi i shpëtimit të jetës së Melenës pesëvjeçare rrezatoi tallaze gëzimi te të gjithë tëafërmit e Dashamirit, te shoqëria dhe te Sin-janët dhe ja se si shkruan në një mesazh njëriprej tyre: ‘’Së pari më gëzove pa masë melajmin që më solle mbi suksesin e operazinitqë iu ba në spitalin Molinetë. Pra Milena shpë-toi, juve familerisht keni rilindur. Mos u prekse edhe unë jam prind, pra edhe unë kam ril-indur. Të gjithë do të gëzohen sa ta marrinvesh.

Iu faleminderit që më dhuruat emozione tëpa dimensionshme. Milena do të vazhdoijetën normale, do të loz e dhuroi buzëqeshjen, dot’iu ledhatoi me dorçkat e njoma. Lexova

gjithë komunikatën në lidhje me këtë trapi-antim dhe me këtë rast unë shtegëtarishqiptar,i falenderoi megjithë zemerprofesorët,doktorët dhe gjithe personelin eshërbimit, për kulturën e larte dhe përkujdesjennjerëzore e të kulturshme që kanë treguar. Këtomendime mund t’iua kmunikoni atyre. Se atojanë Zeusët e rinj që rizzgjojnë shpirtërat. Meguximin në shpirt, dhe me shikimin përparajeta do të bëhet më e bukur e kopsht lumturiefamiliare. Urime të pafundme……,,

Dhe me të drejtë familia Koltrka gurgullonfalenderimet për gjithë personelim mjeksorsanitar:

‘’…….u emocionova kur lexova mesazhintuaj, nuk mund të gjejë fjalë që të përshkruajshërbimin që i është bërë vajzës time. Dukefilluar nga infermieria më e thjeshtë dhe deritek stafi i doktorëve të Milenit( që ishin mbidhjetë). Mblidheshin çdo orë dhe diskutoninme njëri tjetrin. Këto janë njerëzt e zotit që ika sjellë në tokë për të shpëtuar jetë njerëzish.Janë të rralle në planetin tonë njerëz të tillë,Përqafime!,,

SELMAN MEZIU

Page 22: DR. ISLAM CANIA FATMIR XHARRI Të shpëtojmë Radikën!rrugaearberit.com/arkiva/2011/Nentor2011.pdf · ndërtuar shtëpi të bukura, të veshura dhe me drurë që Dibra shquhet për

22 - Nëntor 201167nr.

Nga: AQIF KARAJ

Bulqiza është një krahinë e njohur në defterin turk të viti 1467.

Ajo ka zhvilluar beteja për jetë avdekje, që me udhëheqësin legjen-dar të viteve 1443-1468 Skënderbe-un. Zëri i saj ka shkuar deri në Stam-boll, për betejat e saj shekullore nga1443-1912 e deri në ditët e sotme.Ajo ka luftuar dhe ka nxjerrë mësimetë shumta nga brezi në brez, ngaluftërat e punët e saj për të mbijetu-ar. Ajo ka mbrojtur trojet e saj dhemë gjerë, duke luftuar përkrahë tri-mave dibranë dhe atyre shqiptarë përtë mbrojtur nderin dhe kunarin e di-branit dhe të kombit shqiptar. Bul-qizaku është ndeshur fytafyt mepushtuesit turq, me pushtuesit serbëme ato bullgar, me austrohungarezëtme pushtuesit italianë e gjerman qënë vitet 1920 dhe ato të Luftës sëDytë Botërore. Bulqizakët (dibranët)e gjithë shqiptarët në këto luftërashekullore, të pabarabarta, sakri-fikuese e trimërore, janë udhëhequrnga prijësit popullor, trima, punë-torë dhe të mençur, Fezë Canga,Dalip Karaj, Salë Markja, Lam Daci,Hoxhë Moglica, Dan Cami, HalitLleshi, Haxhi Lleshi, Aqif Lleshi,Mersim Dema, Sheh Mustafa e ShehSula i Zerqanit, Mehmet Duriçi etj.Këto burra u vunë në ballë të rezis-tencës, në udhëheqje të popullsisëderi në shpalljen e pavarësisë në vitin1912 dhe çlirimin e vendit nga na-zifashistët 29 nëntor 1944.

Populli edhe sot u këndon:Dibra ka djem me huqe,Këmishën e zezë ta bëjnë të kuqe.Kjo zonë ka nxjerrë shumë mësime

nga vuajtjet dhe varfëria e tejska-jshme në shekuj… Ajo nuk mundëtë gënjehet prapë, siç u gënjye për63 vjet të diktaturës, që i jepte tështetit mbi 40% të buxhetit dhemerrte 3 lekë në ditë. Zëri i tyre asatëherë dhe as sot nuk po dëgjohet?!Ata i kanë dhënë Shqipërisë qindramilionë ton krom të cilësisë së lartë.Ata kanë dhënë jetën e tyre në këtëminierë për të jetuar. Mbi 200 punë-torë kanë ngelur në gërmadhat e kë-tyre galerive, për faj të drejtuesve tëatëhershëm dhe sot?! Asnjëri nukështë dënuar për këto shkelje dhetragjedi të shumta në këtë minierë?!Vetëm për vitet 2009-2011 janë vrarëmbi 20 ... Ata e kanë lidhur jetën etyre dhe të familjeve me punën evështirë të kësaj miniere ku paguhenshumë pak?! Kromi dhe miniera janëpasuria e tyre, ajo është jeta e tyre, eardhmja e tyre, që nga 18 shkurti ivitit 1948. Ata janë shumë të ven-dosur që këtë pasuri kombëtare taruajnë me jetën e tyre, me çdoçmim... Edhe pas vitit 1990, bul-qizakët janë shquar për kulturë enuhatje politike. Ata kanë përkrahurpa rezerva lëvizjet politike për njëdemokraci të drejtë e të ndershme...

Ata përfaqësuan, pa rezerva eko-nominë e tregut dhe integrimin eu-roatlantikë të vendit. Tani edhe pseata i ka lodhur tranzicioni i stërgja-tur, po përkrahin të gjitha reformatnë fushën ekonomike si privatizimin,koncesionet etj me qëllim që edhepër ata të vijnë ditë më të mira, sipër minatorët e familjet e fëmijët e

opinion

Të vdesësh për të jetuartyre. Në shtetet e tjera të Europës,SHBA, Azia etj., punëtorët e nën-tokës punojnë 10-15 vjet dhe sig-urojnë jetën e tyre familjare për 3-4breza, kurse minatorët shqiptarë popunojnë nga 63 vjet dhe nuk po sig-urojnë as bukën e gojës, e jo mëbrezat e ardhshëm e fëmijët e tyreme shkolla, profesione, makina, sh-tëpi luksoze e një jetë të lumturfamiljare. Të gjitha këto për faj tëqeverive të më pashme dhe të sot-me! Ata nuk mund ta pranojnë, që,përsëri të jemi më të varfrit e Sh-qipërisë, të cilët mjaft janë robtuar,mjaft janë shfrytëzuar si skllevër tëcilët po vdesin për të jetuar?! Atamarrin një pagë minimale?! Një pen-sion minimal?! Mungon infrastruktu-ra e punës dhe lagjet e zonat ku ban-ojnë. Mungon sigurimi i jetës së tyre,sigurimi teknik, mungojnë rrugët e ujii pijshëm, fjetoret, mensat, transpor-ti, strehimi, kinemaja, teatri, fushatsportive, arti, kultura, arsimi, shën-detësia, personeli shëndetësor etj.Qeverisja qendrore e vendore, as nukduan tía dinë. Çdo gjë bëhet medashje si korrupsioni, vjedhjet, sh-katërimet, droga, prostitucioni, mash-trimi, gënjeshtra. Shfrytëzimi ështëulur këmbëkryq në të gjitha fushat,duke shfrytëzuar në maksimum punë-torët e nëntokës?! Qeveritarët ven-dorë e qëndrorë, vijnë në Bulqizë përtë vjedhur dhe për të marrë votat?!

Bulqizakët ecin mbi flori, mekëmbëzbathur e barkun bosh. Asn-jeri nuk i përkrah, bile edhe moshëne punonjësit nga 50 vjeç, ua bënë65, nga 5-6 mijë punëtorë kanë nge-lur 700 veta?! Ku do hanë, ku dopunojnë këto familje?! Ata kanë qënë vitin 2007 që bëjnë greva edemonstrata, asnjëri nuk nuk imbështet, as ministria, as bashkua,grevat e tyre i quajnë greva politike!Ata kanë 4 muaj në greva e demon-strata, të cilët as nuk janë paguar,familjet e tyre po jetojnë me borx-he? Cila është perspektiva e kësajminiere?! Çdo bëhet me këto 42.000banorë?! Ku do të shkojnë po të mosmodernizohet kjo pasuri e madhekombëtare jetike për shtetin dhezonën e Bulqizës, Dibrës, Mirditës,

Matit e gjithë shqiptarëve që jetojnëkëtu, prej 50 vjetësh?! Ata janë tëdetyruar të kërkojnë të drejtat e tyrederi në flijimin e jetës së tyre dhe tëfamiljeve të tyre, për deri sa shtetinuk po bën asgjë për përmirësimin ejetës e punës së tyre. Rruga që ndjekqeveria qendrore për pasuritë e sajtë nëntokës është e gabuar, ajo ështënë dëm të popullit të gjitha fushatpërfshi dhe bujqësinë, blegtorinë,turizmin, alpetrolin, energjinë, py-jet etj. prandaj shteti jonë është ivarfër dhe me këto metoda pune, mekëto marrëdhënie midispunëdhënësit, punëmarrësit qoftë meshtetin, me privatet, me shtetet etjera, ku njerëzit punojnë në të zezë,janë të papunë, paguhen pak, jeta,puna, prona nuk janë të sigurta. Çdogjë merret nga jashtë, toka është epa punuar , nuk ka stimul, konkur-rencë në asnjë fushë, nuk ka shpër-blim. Investimet mungojnë në tëgjitha fushat, rendimentet, cilësia lëshumë për të dëshiruar, jo ... infras-truktura, uji për vaditje, kanalizimet,djegia dhe shkatërrimi i pyjeve po eçojnë Shqipërinë e shqiptarët në njëvarfëri të tejskajshme... E gjithë kjopasuri kombëtare po shkatërrohet,por nuk po i fiton vlerat e mëdha tësaj, po shkojnë në xhepat e push-tetarëve dhe të firmave private?! A edinë minatorët e Bulqizës se sa lekmerr një minator në Austri, Gjer-mani, SHBA, Azi, madje dhe në ven-det fqinje me Shqipërinë. 3,4,5, mijëeuro në muaj, kurse punëtorët eminierave në Shqipëri marrin 300-400 mijë lekë. Pse? Se Shqipëria i kashitur minierat, H/C, ujëvarat, pronatetj. ajo ka hyrë borxh tek shtetet etjera, si A. Z. Në kohën e tyre. Ajoshumë punë të kryera nga firmat i katë paguara?! Të gjitha këto e shumëtë tjera po e çojnë Shqipërinë në njëvarfëri të madhe. Thuhet se pongrenë rrogat e pensionet 400-500lekë në muaj, kurse çmimet, uji, dri-tat, gazi, buka, drutë e zjarrit etj.,janë shtuar mbi 5000 lekë në muajpër një familje 2-3 veta. Emigrantëtqë kanë mbajtur gjallë familjet e tyrenë Shqipëri, nuk po sjellin më lek,ata po kthehen nga emigrimi pa lekë.

Në Shqipëri nuk punë për to! pronatnuk kanë shkuar tek i zoti, tufat eblegtorisë janë zhdukur, fermatbujqësore e blegtorale janë lënë pasdore, vreshtat, ullishtet, pemëtaria,pothuajse nuk prodhojnë asgjë oseshumë pak 1, 2, 3 muaj. Shqipëria ika të gjitha mundësitë t’i sigurojëvetë e jo t’i blejë të gjitha nga jash-të, deri tek qepa e patatja. Shqipëriamund të krijojë ferma bujqësore eblegtorale, pemëtari. Vreshta e N. B.Të fuqishme, sa të furnizojë gjithëBallkanin, me mish, vezë, mollë,rrush, pijë alkoolike, duhan, vajraushqimor, qepë, patate dhe nga tëgjitha llojet e frutave e perimeve.

A e dinë shqiptarët se të gjithëpunonjësit e nëntokës flenë me vde-kjen! Vdekja për ta nuk është fjalë ehuaj, për këta heronj të nëntokës! Atakur futen në galeri i thonë njëri-tjetrit: “Dalshi shëndosh” ose kurdalin: “Shyqyr që dolët shëndoshë”.Ato po punojnë kur të munden famil-jarisht megjithëse në pension, tëlodhur, të këputur, të duken sikurjanë 100 vjeç prapë, me gjithë famil-je, fëmijë, ata shkojnë në përrenjtëe stoqet e gurit të keq, për tëmbledhur 10 kg krom, që ua shesinprivatëve me 3-5 lekë kg, ku privatët,matrapazët e shesin 10-20 lek kg?!Kapitalisti i huaj është pronar nëminierat, naftën, H/C rrugët, tokëntonë ai pasurohet në kurriz të mina-torëve e pasuri nëntokësore të Sh-qipërisë. Bashkia, ministria,sindikatat, kuadrot e drejtuesit tonë,janë të paaftë dhe të pazotët për tëkundërshtuar qeverinë e pronarët ehuaj, që vijnë e pasurohen në Bul-qizë?! Shteti shqiptar nuk është i aftëpër t’u përballur me këta shfrytëzuestë klasës punëtore të Shqipërisë. Pran-daj perspektiva e kësaj miniere ësh-të e errët?! Bulqiza është kthyer nënjë ndërmarrje karrakatinë, që poshfrytëzohet nga të huajt. Të gjitharezervat janë zbuluar para 20 vjetësh!Ata shohin vetëm interesat e tyre, ejo të drejtat dhe interesat e perspek-tivës të minierës, minatorëve. NëShqipëri janë vënë në krye të detyrave,të paaftët dhe hajdutët, që nga min-istria e Ekonomisë deri në kryesinë e

bashkisë së Bulqizës e firmat e ACR.Sindikatat, minatorët e familjet e tyretë hekurt për të mbrojtur këtë pasurikombëtare. Këto vende pune dhe tëdrejtat e tyre për një jetë më të mirënë këto zona shumë të varfra. NëBulqizë ka mbi 10 vjet që nuk pokryhen investime, të gjitha këto përfaj të qeverisë qendrore, të hajdutëvevendas e të huaj. Rezervat e zbulu-ara para 20 vjetëve po mbarohen,tani duhen vite për t’i zbuluar e nxjer-rë rezervat e tjera, në qoftë se ka?!Kapaciteti prodhues ka zbritur nga200.000 tonë në 80.000 ton në vit.

Qeveria shqiptare nuk po e vlerë-son krizën botërore në vend dhe nështetet fqinje, si Greqia, Italia eshumë shtete të tjera në të gjithëglobin?! Papunësia në vend, të mil-iona njerëzve, përfshi dhe 20 mijëemigrantë që po kthehen nga shtetetfqinje, pa një lek në xhep. Ngritjene çmimeve të artikujve ushqimor, tëkarburanteve, gazit, energjisë elek-trike, druve të zjarrit, ujit të pijshëme për vaditje, mos punimin e tokavebujqësore, zhdukja e tufave të bagë-tive, djegia e shkatërrimi i pyjeve edrufrutoreve mos zbulimi dheshfrytëzimi i keq i prodhimeve nën-tokësore të mineraleve të kromit,bakrit, qymyreve, serës, mermerëveetj., po e varfërojnë popullsinë sh-qiptare, pa përmendur fatkeqësitënatyrore që vit pas viti, po shkatër-rojnë ekonominë e shumë vendeve,përfshi dhe Shqipërinë. Kjo qeverika harruar ngrohjen globale, stuhitë,fortunat, rritjen e nivelit të detyrave,lumenjve përrenjve, siç ndodhën nëShkodër-Lezhë. Sëmundjet e pa-shërueshme, aksidentet, gjakmarrje,ku vdesin mbi 10 veta çdo ditë.Dëmtimin dhe rënien e prodhimevebujqësore e blegtorale, të mineralevenëntokësore. Po mbyllen qindra bi-znese, uzina e fabrika në të gjithëbotën, qindra miliona të papunë.Miliarda të tjerë po vdesin nga mu-ngesa e ushqimeve dhe ilaçeve, ekujdesi shëndetësor... Të gjitha këtofatkeqësi vijnë nga natyra dhe qever-itë e paafta, që nuk dinte të menax-hojnë ekonominë e vendeve të tyre,siç ndodhi në Shqipëri. E mjera Sh-qipëri, të mjerët minatorë, çfarë fat-keqësie i pret, duke lënë jetën e tyrenë galeritë e nëntokës, për një copëbukë, duke vdekur për të jetua... Ataishin e ngelën të varfër edhe pas vitit1990, ku premtimet janë boshë nëtë gjitha fushat. Pa industri, pabujqësi të zhvilluar nuk ka rritje tëmirëqenies së kombit Shqiptar sigjithë Europa. Është pak 100.000lekë në muaj paga e tyre dhe 50.000pensioni i punonjësve të nëntokës...Këto qeveri duhet të japindorëheqjen një orë e më parë. Ndry-she vendi po shkon në një gjendjemë të varfër se para vitit 1990.

Sindikata, të rinjtë, gjithë populliduhet të marrin frenat e pushtetit, ejo partitë politike, vjedhje të tyre për20 vet. Kur do të realizohen ëndrrat ekëtij populli fukara?! Pozita dheopozita nuk dëgjojnë zërin e popul-lit. Kërkesat e tyre ata nuk merren veshme njëra-tjetrën për 20 vjet?! Të gjithakëto, po e lënë Shqipërinë, pa u futurnë gjirin e ngrohtë të BE. Shqipëriapo ngelet e varfër...

Për opinione dhe komente mund të na shkruani në adresën: “[email protected]”. Tel. 00355 4 22 33 283.OPINIONET DHE KOMENTET E BOTUARA NUK SHPREHIN DOMOSDOSHMËRISHT QËNDRIMIN E REDAKSISË

Page 23: DR. ISLAM CANIA FATMIR XHARRI Të shpëtojmë Radikën!rrugaearberit.com/arkiva/2011/Nentor2011.pdf · ndërtuar shtëpi të bukura, të veshura dhe me drurë që Dibra shquhet për

Nëntor 2011 - 2367nr.

homazh

Si gjethet e zverdhura në vjeshtë...Ja, e tillë qenka jeta!Plot mistere e të papritura!Sa më shumë ikin vitet aq më tepër bin-

demi se jemi në zona të minuara keq dhe ngaçasti në çast mund të fluturojmë e të ç’bëhemisikur të mos kishim qenë.

Megjithatë sikur jemi mësuar kësaj rruge eia kemi marrë dorën, e ecim, e ecim mospër-fillës, të sigurtë se do të bëjmë edhe shumë.Kështu ua thonë të afërmit e të dashurit, kësh-tu ia bëjmë qejfin edhe vetes, edhe pse e dimëmirë se jemi mysafir në këtë botë, se jemi tëvdekshëm, se kemi kaluar një jetë me shumëhalle e vuajtje, se jemi si ato gjethet e zver-dhura në vjeshtë që janë të hapur fort pas de-gëve e u është mbushur mendja, se do ta he-dhin edhe këtë dimër...

Veç mjafton një erë e fortë, murra me shidhe të gjitha gjethet bien mbi tokë.

Kështu ndodhi edhe me Bajram Hysenin emirë, poetin e njohur, këngëtarin e 9 malevetë, ... e madh, atë njeri të njohur, gati të har-ruar nga diktatura e zezë. Sa herë e kisha bërëmend t’shkoja e të ndërroja dy fjalë me të, pos’qe e thënë. U ftik si yjet në qiell me zbardhjene ditës së re. Kështu u shua edhe VasillaqVangjeli, aktori i madh Luftulla Çeka, reuma-tologu i shquar e zemërbardhë, Tan Deljana,kardiologu virtuoz, i biri i ish-ministrit të ar-simti Thoma Deljana.

Kështu ndodhi edhe me Destan Kaloshin eSinës, djalin e Mehmet Kaloshit të mirënjo-hur, xhaxhai im i paharruar, ish-asprirantshembullor, ish-arkivi i gjallë, ish-djali i xhax-hait tim, që na preu në besë, na e la pushkënpër syri, mua sidomos e shumëtë tjerëve tëafërm e të dashur, miq e shokë, bashkëvuajtëse të njohur.

Kur më erdhi haberi se më kërkonte Destaningaqë e kishte marrë malli për mua, u bëragati të nisesha menjëherë, po vdekja e gruassë Eminit ma smbrapsi rrugën. Pas varrimit tëMinës s’bën pas përcjelljes në varreza të dush-kut. Më ndodhën edhe vaki të tjera, kur.. mëlajmëruan.

Destani vdiq!Më dhimbti zemra! Peng do ta kem gjithë

jetën që s’munda të çmallem me të, të kuven-donin siç kemi bërë një jetë, të kujtonim tëmira e të këqija në këtë botë nallane.Peng, peng i madh!Nga shpirti m’u derdhën vargjet bashkë me lotët:Destan, Destan, o vëllai im shumë i mirë.Jeta jote Odise, sa pak dritë, sa shumë errësirëBurgje e vuajtje, tmerre, avap me shpirtinZemra jote e bardhë, shpirti yt më i deliktiVëllai im i dashur Destan, ku je, ku të kamT’lodhi jeta? Të mërziten? S’ngrihesh në kambë?T’u ndal zemra? S’e besoj! Do të rrosh edhe mëBa gajret Destan i shtrenjtë.Të kam dashur e të dua sa t’kem jetëJe Destan Kaloshi im, je dibran i vërtet...

Por Destan Kaloshi, si shenjtor, pa prit ekujtuar, bie, për të mos u ngrirut më, i ngriugjaku me zemër, e la fryma e fundit. Shpirti itij fluturoi në qiell ndërsa trupi i tij i gjatë, ithante, i tretur, i vendosur në arkivol, po për-gatitej të çohej në krahë e në makinë në varre-za për t’u prehur përgjithmonë në tokën sh-qiptare. Fëmijët e Destanit, fytyrë pikërlluar ezemër plasur, nipat e mbesat, kushërinj e kush-ërira, miq e dashamirë krijojnë deri në ritet ekësaj përcjellje të dhimbshme. Numri i pjesë-marrësve në këtë ceremoni qe i madh nga Ti-rana e Dibra, nga Fushë-Kruja e Kruja...

Vdekja, xhelaja e pamëshirshme, e pan-djeshme, e verbër, e uritur, trokiti vrazhdë nëderën e shpirtit të Destanit Kaloshit dhe e gra-biti si një korb i zi, duke lënë vetëm trupin etij të pajetë.

Burrat e mirë dibranë e nga rrethe të tjera

Lamtumirë, o njeriu ynë i mirë, Destan Kaloshis’vunë shaminë e zezë po prisnin e përcillninnjerëzit, sipas zakoneve malësore, shoqëruarme kafe... e biseda, që lidheshin me kësi va-kirash, duke përcjellë mesazhe, përmbajtje,sabri e duke u dhënë porosi më të rinjve që t’ingjanin Destan Kaloshit në virtyte e në të mira.

Destan Kaloshi, nga fisi i shquar i Kaloshëvetë Dibrës e Shqipërisë ka qenë atdhetar.Kaloshët e parë në shekuj janë shquar në luftëkundër turqve, serbo-malazezëve e pushtuesvenazi-fashistë në Luftën e Dytë Botërore. Ngakjo derë fisnike janë dalluar burra t ëmëdhenj,Avdi Kaloshi, Murat Kaloshi, Miftar ManeKaloshi, Arif Xhetan Kaloshi, Selim Xhetan...

Destan Kaloshi lindi në Sinë të poshtmemë 1920. Fëmijërinë dhe rininë e kaloi nëvendlindje. Mësimet e fillores i kreu në Arras.Më pas kreu edhe një shkollë xhandarmërienga e cila doli me gradën aspirant. Qe nacio-nalist i deklaruar dhe gjetkë jeta e tij e pasur,e gjatë (91 vjeçare) e vërteton më së miri. Kaqenë krauh i djathtë, Mehmet Kaloshit e njënga trimat më besnik të tij në Gostivar, kuMehmeti ishte ishte zv. Rrethkomandant qarkuderi në vitin 2000. Kur Mehmet Kaloshi ndër-roi jetë, ruajtën dashurinë e thellë për njëri-tjetrin, respektin më të madh dhe nderiminnë shkallën më të lartë. Më pas vendin e Me-hmet Kaloshit e zuri autori i këtyre rradhëve sidhe dy djemtë e tjerë të Mehmetit, Irfani eKadriu që aktualisht ndodhen në Amerikën epërtej oqeanit dhe s’arritën të ishin prezent nëlamtumirën e fundit.

Shteti diktatorial i Enver Hoxhës, dora eshtrirë e sllavokomunistëve serbo-malazezebëri name mbi Kaloshët e familje të tjera tëmëdha nga e gjithë Shqipëria. Edhe Destani uburgos e vuajte në burgjet e egra e të zeza tëdiktaturës në Tiranë më parë e në Peshkopimë pas.

Pas daljes nga burgu Destan Kaloshi iupërkushtua familjes e fëmijëve me merakunqë t’i rris e t’i ormis siç e kërkonte origjina ezemra e bardhë e tij.

Destan Kaloshi ka qenë një njeri i ditur dhei shkathët, i ndershëm dhe i pastër, që ia dinterendin burrërisë. Vërtet kishte vetëm arsiminfillor e atë të xhandarmërisë që e bëri aspir-ant, po shkolla e vërtetë e tij nisi që në filli-met e jetës së tij nga mësuesit e pazëvendë-sueshëm të tij: nënë Vera dhe babai MexhitKaloshi. Më pas veç shkollave që zumë nëgojë, qe dhe oda e famshme dibrane, univer-siteti i Çidhnës e i Dibrës, akademia eKaloshëve të Çidhnës që ka nxjerrë gjeneralëe majorë me vlera të rralla.

Në tetor të këtij viti u botua libri im i dytë“Amaneti”. Një zë i veçantë është edhe nën-titulli “Destan Kaloshi – ish-aspiranti, arkiv igjallë. E kush e mendonte se Destani s’do tëarrinte dot ta mbaronte së lexuari. Djali i tij,Shemsiu, tregon se pjesën që fliste për të elexoi dhe u mbushën sytë me lot. “Të vërtetatka shkruar Veri – tha – gjithmonë me ka parëme sytë e dashurisë e, as në këtë shkrim s’kabërë përjashtim pa ndryshme...

Destan Kaloshi deri në ditët e fundit të jetëssë tij që i fortë, me sy e me veshë, me këmbë

e me duar mendjekthjelltë e me kujtesë tëshkëlqyer. Njeri me ndjenja të pastra, e drejtë,i çiltër, trim, i papërkulur nga vuajtjet, hallet,shqetësimet, vetëmohues, shumë i ndjeshëmndaj padrejtësive e veseve, principial, me nor-ma, me parime, i papajtueshëm me këto tek icili shfaqet e liga, e pandershmja, vesi. Cili-do qoftë ai. Sado i afërt qoftë ai!

Jo rrallë edhe shkruante për ngjarje që i kish-te jetuar e njerëz që i kishte njohur. Kujtimete Destanit janë të vyera. Një pjesë të vogëlm’ka dhënë e dha mua për t’parë, i kamshfrytëzuar për librin “Amaneti”.

Humbi jeta? Fitoi vdekja?E vërtetë. Humbi jeta e Destan Kaloshit.

Fizikisht ai s’do të jetë midis nesh. Do të ndër-roj banesë përgjithmonë. Banesa e tij e funditdo të jetë në Tufinë. S’do t’ia dëgjojnë mëzërin, veç në e paçim të regjistruar në “mag-netofon”. Lus që fëmijët ta kenë filmuar. Si-doqë të jetë Destani do të rrojë gjatë në zem-rat e njerëzve të tij të dashur. Kujtesa e tëgjithëve do ta ruajë Destanin dhe do të zhvil-lojë me të bisedë në distancë. Shpirti I tij dotë na kumtojë mirësi e virtyte. Fjalët e tij dotë kthehen në proverba. Veprimet e qëndrimete tij do të kthehen në legjenda e pika referimisa herë të na e lyp rasti. Të ishte Destan Kaloshigjallë, do të vepronte kështu, jo ndryshe.Destan Kaloshi thoshte një fjalë.

Jam i sigurt se jeta dhe vepra e tij do të jetëshembull për fëmijët, së pari e për të gjithë tëafërmit, miqtë e dashamirët.

Trupi i pajetë i Destan Kaloshit u muar nëkrah nga të gjithë djemtë e kushërinjve dhe uvendos në arkivarr, pasi i vendosën dorën nëballin e ftohtë në atë fytyrë, së cilës, i kishterënë një nur i bukur.

Prekëse, shumë e dhimbshme që momentikur arkivoli u vendos në banesën e fundit. Umbajtën fjalët e fundit të lamtumirës nga miqe të afërt. Sadedin Balla, motra e të cilit ështëmartuar me djalin e Destanit, Bashkimin, imirënjohur nga shumë kush, foli me ndjenjëe dhimbje. Midis të tjerave Sadedini tha: “Fat-mirësisht Destani pati një jetë të gjatë. Meplot vështirësi e taksirate, por Destani i kaloitë gjitha sfidat me faqe të bardhë, duke ushfaqur në çdo rast një Kalosh i vërtetë 24karat. Faqebardhë e Kalosh 24 karat u shfaqedhe në tetor të vitit 1944 kur rrethanat e sollëntë binte në duart e komunsitëve, të mbarsurme sllavokomunizëm barbar. Njëri prej tyre,qe ish-komandant i tyre i thotë: “E kemi kërkuarnë qiell një Kalosh e tash na vjen në tokë!”.Nis të shajë e të bërtasë me mllef e mëri, iavuri revolen në ballë e i tha: “së shpejti do tëtë var”.

- Mos bre burrë, se je shqiptar – i thaDestani – s’të ka hije kështu me sha, po tathem troç, jam kundër jush, n’daç më vrit, en’daç më var në litar!

Jeta e Destan Kaloshit, - vazhdoi më pasSadedin Balla – është brilante në vazhdimë-si... Shumë vështirësi, sprova të rënda ku lypejburrëri, durim, zgjuarsi, trimëri, virtyte. Edhepse provoi në fillim burgun, më pas skamjen,përçmimin, provokimet e lloj-lloj përçudn-

imesh që komunizmi aplikoi në Shqipëri. Por,ajo qenie e gjatë dhe e thatë, kockë e lëkurë,mbante brenda saj një shpirt të madh, tëpaepur, që çudiste, i acaronte, i nervozonte ei skandalizonte pushtetarët zollumqarë qës’mundën ta thyenin Destan Kaloshin, i cilis’pranoi kurrë t’u shërbente. Destani e gjetibukurinë e jetës duke krijuar familje e dukelindur e rritur një tufë fëmijë me edukatë, mebesë, burrëri e fisnikëri, me shpresë se fëmijëtdo të ndjekin rrugën e tij, madje më mirë seai.

Kryemyftiu i Dibrës Ruzhdi Lata thotë: “Nëemër të Dibrës së Madhe shpesh mirënjohjene fisit të Kaloshëve në Dibër e në Shqipëri.Kur është njeriu i pavdekshëm? - Kur shkruanlibër – bën bamirësi – le fëmijë që enderojnë.”

U mbajt një minutë heshtje dhe më pas njëranga mbesat, Anxhela, 16 vjeçe, në emër të Brunës,Danjelës, Xhulit, Gertit, Renatos, Xhonit, Raldit,Nevilës, Andres, Andit dhe Kleos, me lot në sy,me zërin që i dridhej, duke i bërë edhe të pran-ishmit të derdhin lot, recitoi:O gjysh,Kjo fjalë bën të lumtur çdo fëmijëShohim vendin ku qëndroje tiNe të kemi në zemër të gjithë, o gjyshi ynëKurrë s’do të harrojmë, asgjë tënden, s’e har-rojmëNë gjumë dhe zgjuar do të të kujtojmëFlokët e bardhë borë të tuat shikojmëRrudhat e thella në fytyrë – shenja vuajtjePse o gjysh i dashur, na le, pranon lutjeI lutemi zotit në qiell të t’i çeli sytëJe më i dashuri në botë, si ty s’ka të dytëTë shohim duke u endur i qetë në shtëpiKujtojmë tregimet e moçme që na i tregoje tiTë ndjejmë kur kuvendoje me t’afërm, me miqSa i merrje inat të këqinjtë, njerëzit e liqÇdo gjë e jotja është e mirë, ah, gjysh, ahTë shohim ngado, edhe kur luaje shahI ndjejmë në shpirt të ëmblat përkëdheliShëtitjet me ty në park, çokollata na bleje tiSa do të na mungojnë trokitjet e shkopit tëndTi ishe jeta jonë, ti je në çdo vendT’betohemi, o gjysh, me ç’kemi n’botë më tëshenjtëDo t’ndjekim mësimet e tua, do t’dëgjojmë me tëO gjysh, o gjysh, ç’na bëre? Na lë vetëmSa do të na mungosh, o gjysh, bosh janë zemratJa n’këtë vjershë të thjeshtë janë të gjithë emratBruna, Danjela e Xhuli, Gerti, Reni e XheniRaleli, Nevila e Andro, Andi e KleoJemi krenar për ty, o gjyshi më i mirë në botëN’emër të gjithë këtyre: s’të harrojmë Anxhelatë thotë.

ENVER KALOSHI

Njoftim për bashkëpunëtorëtTë nderuar bashkëpunëtorëPrej muajsh, redaksia ruan në arkivin për botim disa materiale, të cilat po të botohen zënë një hapësirë prej 2 ose më shumë faqesh.Për këtë arsye, redaksia e gazetës “Rruga e Arbërit” njofton gjithë bashkëpunëtorë e saj, se shkrimet që sillen për t’u botuar, duhet të jenë jo më shumë

se 5 faqe të daktilografuara (përafërsisht 10000 mijë karaktere, pa përfshirë hapësirat). Materialet që vijnë me email ose në çdo lloj forme elektronike,duhet të jenë në Word, me fontin Times New Roman, të madhësisë 12pt dhe me hapësirë 1.5. Gjithashtu, kujtojmë se materialet e pranuara në formëelektronike duhet të kenë patjetër germat “ë” dhe “ç”.

Çdo material i gjatë do ti nënshkrohet redaktimit dhe shkurtimit për tu botuar në versionin e shtypur të gazetës. Versioni i pa shkurtuar do të botohetçdo muaj në internet në adresën: www.rrugaearberit.com. Autorët mund ti shkurtojnë vetë shkrimet dhe të na i përcjellin në redaksi me dy versionebotimi: për gazetë dhe për internet.

Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, ju përcjellim konsideratat më të mira të redaksisë për bashkëpunimin e deritanishëm..Për sqarime më të hollësishme mund të na kontaktoni me email në adresën <[email protected]> ose në tel. 069 20 68 603.

REDAKSIA.

Page 24: DR. ISLAM CANIA FATMIR XHARRI Të shpëtojmë Radikën!rrugaearberit.com/arkiva/2011/Nentor2011.pdf · ndërtuar shtëpi të bukura, të veshura dhe me drurë që Dibra shquhet për

24 - Nëntor 201167nr.

cyan magenta yellow black

Biblioteka e autorëve dibranë*

-20%

Këto dhe shumë botime të tjera tëautorëve dibranë mund t’i gjeni

pranë librarisë “M&B”Adresa: Rruga “Zenel Baboci”, Pall. Ferar, Tiranë (Pranë Selvisë)

Tel. 0 0 3 5 5 4 2 2 3 3 2 8 3 .Cel. 0 6 9 2 0 6 8 6 0 3

e-mail: m b b o t i m e @ g m a i l . c o m

* Janë reklamuar vetëm botimet që mundt’i gjeni pranë librarisë “M&B”