23

E Drejta Biznesore-Universiteti Biznesi Gjakovë

  • Upload
    klodina

  • View
    2.364

  • Download
    6

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: E Drejta Biznesore-Universiteti Biznesi Gjakovë
Page 2: E Drejta Biznesore-Universiteti Biznesi Gjakovë

• Literatura bazë:

• 1. Dr. Riza Smaka „E drejta biznesore“, Prishtine, 2000.(E obligueshme)

• 2. Dr. Mehdi Hetemi “ E drejta me njohuritë themelore të së drejtës afariste”

Prishtinë 2004 (e preferuar)

• 3. Mr. Armand Krasniqi “ E drejta biznesore për ekonomisë” ( E obligueshme)

• 4. Dr, Mehdi Hetemi “E drejta Afarsite ”Prishtine, 1998. (e preferuar)

• 5. Mr. Armand Krasniqi “E drejta në turizëm dhe hotelieri” .

• 6. Dr. Nerxhivane Dauti „ E drejta e detyrimeve“

• Literatura e rekomanduar

• 7. Francesco Galgano – E drejta tregtare, LUARASI

• 8. Vilim Gorenc – Bazat e së drejtës tragtare statusore dhe kontraktore,

Page 3: E Drejta Biznesore-Universiteti Biznesi Gjakovë

E Drejta Biznesore - Nocioni

• E Drejta Biznesore është:

• DEGË E SË DREJTËS

• SHKENCË JURIDIKE

• DEGË E SË DREJTËS e cila e rregullon juridikisht biznesin me synim të përparimit të tij si dhe,

• SHKENCË JURIDIKE e cila, i studion dhe i rregullon raportet, aktet, institutet dhe punët juridike-biznesore si dhe, në përgjithësi, çështjet statusore, organizative, strukturore dhe funksionale të subjekteve të së drejtës që ushtrojnë veprimtari biznesore. E Drejta Biznesore, esencialisht, si shkencë juridike, e studion biznesin, në funksion të përparimit të tij.

Page 4: E Drejta Biznesore-Universiteti Biznesi Gjakovë

• Objekti i së Drejtës Biznesore është BIZNESI, studimi

dhe rregullimi juridik i tij nëpërmjet akteve ligjore dhe

nënligjore të shumta dhe të ndryshme. Në teori, për

biznesin, ekzistojnë përcaktime kuptimore të ndryshme

madje edhe të tilla se atë nuk duhet definuar

konceptualisht. Megjithëkëtë, në funksion të përcaktimit

operacional të termit të biznesit, në rastin konkret, e

definojmë të cilën do punë, aktivitet apo veprimtari ligjore

të ushtruar me synim të realizimit të fitimit të caktuar;

Ndaj, tematika e së Drejtës Biznesore, përgjithësisht, i

përfshinë punët, aktivitetet dhe veprimet tregtare bashkë

me ato që përmbajtësisht nuk janë të tilla, por, që synojnë

realizim të fitimeve të caktuara.

E Drejta Biznesore - Objekti

Page 5: E Drejta Biznesore-Universiteti Biznesi Gjakovë

• Praktikisht, E Drejta Biznesore, në kuptimin e ngushtë përkon me të Drejtën Tregtare, ndërsa, në kuptimin më të gjerë, pos me te, konsiston edhe në raportet, punët dhe në veprimet juridike–biznesore që nocionalisht nuk janë tregtare, por kanë për qëllim themelor realizimin e fitimeve të caktuara;

• Andaj, rezulton se, E Drejta Biznesore, në kuptimin e ngushtë, përkon me të Drejtën Tregtare, që do të thotë se, ajo praktikisht është E Drejtë Tregtare, ndërsa, në kuptimin e gjerë, konsiston në te dhe në tematikën që përmbajtësisht nuk është tregtare por që ka të bëjë me te dhe me synimin për realizimin e fitimit.

• Rrjedhimisht, në objektin e të Drejtës Biznesore, hyjnë: raportet, aktet, veprimet dhe institutet juridike-biznesore që i referohen themelimit, organizimit dhe funksionimit të subjekteve juridike që ushtrojnë veprimtari ekonomike; strukturimit organizativ e funksional të atyre subjekteve; transformimit të veprimtarive të subjekteve juridike që ushtrojnë punë biznesore, përfaqësimit të subjekteve të së drejtës biznesore;

E Drejta Biznesore - Objekti

Page 6: E Drejta Biznesore-Universiteti Biznesi Gjakovë

• emetimit dhe përdorimit të letrave komerciale, depozitimit

kursimor; formimit të konsorciumit të organizatave

financiare; qarkullimit ekonomik dhe juridik; punëve

juridike-biznesore, në radhë të parë, kontraktimeve të

shumta dhe më se të ndryshme: kreditimit bankar;

garancionit bankar apo garancionit në përgjithësi;

shitblerjes; huamarrëdhënies; këmbimmarrëdhënies;

komisionimit; shpedicionimit; asignacionimit; sigurimit të

jetës dhe të pasurisë; licensingut; clearing-ut;

franshisingut; ndërtimit dhe ndërmjetësimit ndërtimor;

administrimit të dhunshëm të shoqërisë aksionare apo të

subjektit biznesor, likudimit të pasurisë; falimentimit dhe

bankrotimit, pronës në përgjithësi e posaçërisht pronës

intelektuale dhe mbrojtjes së saj etj.

E Drejta Biznesore - Objekti

Page 7: E Drejta Biznesore-Universiteti Biznesi Gjakovë

• Objekti i së Drejtës Biznesore është i gjerë dhe shumë i rëndësishëm, sepse, konsiston në studimin dhe në rregullimin e raporteve, të akteve dhe të veprimeve juridike-biznesore si dhe në themelimin, organizimin dhe në funksionimin e subjekteve biznesore që e ushtrojnë veprimtarinë ekonomike, në përgjithësi, natyrisht bashkë edhe me subjektet tjera të së drejtës, siç janë entitetet natyrale që kryejnë punë dhe aktivitete të tilla me synim të realizimit të fitimeve të caktuara.

• Në aktualitet, dispozitat juridike imperative (I u s I m p e r a t i v u m) me të cilat rregullohen çështjet juridike-statusore dhe kushtet në të cilat përcaktohet ushtrimi i veprimtarisë biznesore në ekonominë e tregut, janë të ndryshme dhe të shumta. Akte juridike të përgjithshme, të cilat tërësisht i dedikohen kësaj tematike, në radhë të parë, janë:

• Ligji (Kodi) për Tregtinë,

• Ligji (Kodi) për Detyrimet,

• Ligji për Antimonopolin,

• Ligji për Antidumpingun,

• Ligji për Antitrustin,

• Ligji për Sigurimin;

E Drejta Biznesore - Objekti

Page 8: E Drejta Biznesore-Universiteti Biznesi Gjakovë

• Ligji për Tatimet,

• Ligji për Regjistrimin e Organizatave Biznesore,

• Ligji për Tokat Bujqësore,

• Ligji për Pyjet,

• Ligji për Ujerat,

• Ligji për Tokat Ndërtimore,

• Ligji për Ndërtimet,

• Ligji për Klasifikimin e Veprimtarive,

• Ligji për Buxhetin,

• Ligji për Qarkullimin e Mallrave,

• Ligji për Bankat dhe për Organizatat Finasiare,

• Ligji për Tregun e Parasë dhe të Kapitalit,

• Ligji për Letrat Komerciale (Letrat me Vlerë),

• Ligji për Kontabilitetin,

• Ligji për Organizatat Biznesore (ndërmarrjet biznesore personale, partenrshipet, korporatat…)

• Pos këtyre ligjeve, ekzistojnë edhe ligje të shumta, të cilat, pjesërisht e rregullojnë tematikën në fjalë.

E Drejta Biznesore - Objekti

Page 9: E Drejta Biznesore-Universiteti Biznesi Gjakovë

• Raporti juridik biznesor është raport shoqëror i rregulluar me ligj ose me kontratë (raporti ndërmjet shitësit dhe blerësit, qiradhënësit dhe qiramarrësit, përfaqësuesit dhe të përfaqësuarit ...)

• Punë juridike biznesore është çfarëdo pune e cila bëhet ndërmjet entiteteve-subjekteve-personav në raporte juridike siç është shitblerja, frashingu, leasingu, komisionimi, kredi marrëdhënia... Subjektet e raporteve juridike biznesore janë entitete natyrale dhe legale:

• Entiteti natyral është njeriu ndërsa entiteti legal është ortakëria-partnershipi, korporata-shoqëria aksionare, komuna, konzuarsiumi bankar, shteti...

• Zotësia juridike është aftësia e entitetit natyral apo legal për të qenë titullar-bartës i të drejtave dhe i detyrimeve (për te qenë pronë i sendit apo i të drejtës së caktuar).

• Zotësia vepruese është aftësia e entitetit natyral apo legal për të disponuar me sendin apo të drejtën e vet.

• Entiteti natyral e fiton zotësinë juridike edhe si foshnje ende e pa lindur nëse do të lind gjallë dhe normale, dhe e mbanë deri sa te jetë gjallë madje edhe pas vdekjes kur disponon me testament pasurin e vet

E Drejta Biznesore - Raportet juridike

Page 10: E Drejta Biznesore-Universiteti Biznesi Gjakovë

• Entiteti legal fiton zotësinë juridike ne momentin e regjistrimit dhe të legalizimit dhe e mbanë deri sa të ekzistoj.

• Entiteti natyral e fiton zotësinë vepruese kur të bëhet madhorë i moshës 18 vjet e tutje eventualisht kur i mbush 16 vjet nëse emancipohet për entitetin natyral deri në moshën 18 vjeçare, punët juridike i kryen përfaqësuesi ligjor (prindi përkatësisht kujdestari). Punët juridike për entitetin legal i kryen përfaqësuesi ligjor-drejtori, menaxheri, kryetari, dekani, rektori...

• Përfaqësuesi ligjor për entitetin natyral deri në moshën 18 vjeçare është prindi ose kujdestari, ndërsa për organizatën biznesore është drejtori.

• Përfaqësimi mund te jetë:

• Ligjorë (prindi, kujdestari, dekani, drejtori)

• Kontraktorë (autorizuesja – i autorizuari, i përfaqësuari – përfaqësuesi...)

• Gjygjësor ose administrativ.

• Përfaqësimi kontraktorë bëhet me kontratë bilaterale, gojore, shkrimore, të noterizuar, të pa legalizuar, oreroze ose aletare.

E Drejta Biznesore - Raportet juridike

Page 11: E Drejta Biznesore-Universiteti Biznesi Gjakovë

• Burimet e drejtës biznesore janë:

- Materiali ose fakti (forca shoqërore të autorizuara për

miratimin e ligjeve)

- Formale ose akte ( kushtetuta, ligji, statuti, rregullorja,

udhëzimi, kontrata, konventa, presidenti, doktrina etj.)

E Drejta Biznesore - Burimet

Page 12: E Drejta Biznesore-Universiteti Biznesi Gjakovë

• E Drejta Biznesore Ndërkombëtare, esencialisht

konsiston në nocionin dhe në premisat themelore të së

Drejtës Biznesore, me dallimin themelor që shprehet në

elementin e jashtëm dhe në raportet juridike-biznesore

ndërmjet entiteteve natyrore dhe legale të shteteve

diferente; Për aq, në raportet, transaksionet dhe në punët

juridike – biznesore ndërkombëtare, në vend të

dispozitave vendore, inplementohen dispozitat juridike

ndërkombëtare.

E Drejta Biznesore - Ndërkombëtare

Page 13: E Drejta Biznesore-Universiteti Biznesi Gjakovë

• Në secilën shkencë, metodat përcaktohen konform me

mënyrën e veprimeve dhe me mjetet në saje të cilave ajo mund

të njef objektin e vetë. Metodat shkencore dallohen sipas

objekteve të studimeve të tyre. Kështu, fenomenet fizike,

kimike, biologjike etj, në një anë dhe, fenomenet shoqërore, në

anën tjetër, zakonisht, mund të studiohen me të njëjtat metoda

shkencore. Madje, edhe kur është fjala për ndonjë metodë

shkencore të përgjithshme, aplikimi i saj në dy apo në disa

shkenca shoqërore, siç është e drejta, psikologjia, filozofia etj. ,

bëhet dhe mund të bëhet vetëm në konformitet të plotë me

specifikat imanente të atyre shkencave. Termi “m e t o d ë”

rrjedhë nga Greqishtja e moçme me domethënie të mënyrës,

udhës apo të trajtës për procedimin për të arritur synimin e

caktuar.

E Drejta Biznesore - Metodat

Page 14: E Drejta Biznesore-Universiteti Biznesi Gjakovë

• Ndërkaq, në jetën praktike, termi metodë përdoret në kontekste dhe në kuptime të ndryshme, gjithnjë në përshtatje me rrethanat konkrete dhe me tematikën që e shtjellon. Në kuptimin kolokuial, termi metodë, zakonisht, përkon me modelin, me skemën apo me procedimin konkret sipas të cilit zhvillohet ndonjë veprimtari e caktuar. Në sensin shkencor, termi metodë, kryesisht, konsiston në procedimin intelektual të vetëdijshëm të aplikuar me qëllim të zbulimit të saktë por sa më të lehtë të fakteve, fenomeneve, ligjësive si dhe të sistemit logjik e të saktësimit konceptual të tyre. Në të Drejtën Biznesore, në përgjithësi, pasi që, ajo është degë e së drejtës dhe një nga shkencat juridike të veçanta, aplikohen metodat e së drejtës. Mirëpo, ato metoda, në të Drejtën Biznesore, në masë të konsideruar, aplikohen në përshtatje me karakterin, natyrën dhe funksionin e saj dhe, për aq, janë specifike nga ato që aplikohen në degët dhe në disiplinat juridike tjera.

E Drejta Biznesore - Metodat

Page 15: E Drejta Biznesore-Universiteti Biznesi Gjakovë

• Në të Drejtën Biznesore dallojme disa lloje të

Metodave si:

• Metoda e Analizës

• Metoda e Sintezës

• Metoda e Induktive

• Metoda e Deduksionit

• Metoda e Abstraksionit

• Metoda e Klasifikimi

• Metoda e krahasimore

E Drejta Biznesore - Metodat

Page 16: E Drejta Biznesore-Universiteti Biznesi Gjakovë

• Metoda e analizës në çështjet juridike-biznesore, nga faktet e përbëra, e mundëson nxjerrjen e elementeve të njëllojta apo të ngjashme, të cilat, më pastaj, të veçuara, kuptohen më saktë, më lehtë dhe më drejtë në funksion të studimit të përmbajtjes, të karakterit dhe të rolit të tyre.

• Ndërkaq metoda e sintezës është e nevojshme dhe e përshtatshme për sigurimin e njohurive të domosdoshme për objektin e studimit që aplikohet sikundër metoda analitike, por, me një qasje metodologjike të kundërt.

• Metoda induktive konsiston në ndërlidhjen e fakteve individuale në gjykime të përgjithshme. Kur studiohet një kontratë biznesore e më pastaj edhe disa sosh, konform me metodën induktive, krijohet koncepti standard për kontratat biznesore, në përgjithësi.

E Drejta Biznesore - Metodat

Page 17: E Drejta Biznesore-Universiteti Biznesi Gjakovë

• Metoda e abstraksionit zbatohet në raste të shumta dhe

kryesisht konsiston në procesin, në të cilin, nga një varg i

parafytyrimeve, mënjanohen elementet specifike të tyre, ashtu

që, mbahen vetëm ato që janë të përbashkëta dhe ashtu

formohet koncepti konkret. P.sh. , duke i lënë anash cilësitë

specifike të kontratave të veçanta dhe duke i mbajtur vetëm ato

që janë të përbashkëta për të gjitha kontratat, formësohet

nocioni i përgjithshëm edhe për kontratat biznesore.

• Klasifikimi është metodë aplikative në funksion të radhitjes së

logjikshme të njohurive juridike të caktuara, në ç’mënyrë,

arrihet njohje përmbajtjesore e tyre. Nëpërmjet kësaj metode,

ndër të tjera, bëhet sistemimi i njohurive poseduese dhe, në

saje të tij, fitohen njohuri suplementare praktike e dobishme.

E Drejta Biznesore - Metodat

Page 18: E Drejta Biznesore-Universiteti Biznesi Gjakovë

• Edhe metoda krahasimore në të Drejtën Biznesore,

është e përshtatshme për vështrimin kritik të punëve

juridike-biznesore të ngjashme apo të njëjtë në vende dhe

në kohëra të ndryshme përkitazi me arritjen, krijimin,

modifikimin dhe me realizimin e tyre. Nëpërmjet kësaj

metode, realizohen këmbime të dobishme të njohurive

teorike-praktike dhe përvoja afirmative ndërmjet shteteve

të ndryshme.

E Drejta Biznesore - Metodat

Page 19: E Drejta Biznesore-Universiteti Biznesi Gjakovë

• Qëllimi i së Drejtës së Biznesit rezulton nga funksioni themelor që kryesisht përcaktohet me definim nocional të saj. Konkretisht, qëllimi i së Drejtës Biznesore konsiston në synimin që, ekonomistin të aftësojë profesionalisht për ushtrimin e suksesshëm, efikas dhe para se gjithash të drejtë e të ligjshëm të veprimtarisë shoqërore-ekonomike – biznesore. Pra, përderisa në shkencat ekonomike, biznesi kryesisht studiohet në funksion të mjeshtërisë inventive e kreative, në të Drejtën Biznesore, biznesi dhe veprimtaria biznesore, në përgjithësi, studiohet, në radhë të parë, në funksion të bazave dhe formave juridike-biznesore të nevojshme për ushtrimin praktik, të papengueshëm dhe mbi të gjitha, të ligjshëm të veprimtarisë biznesore.

E Drejta Biznesore - Qëllimi

Page 20: E Drejta Biznesore-Universiteti Biznesi Gjakovë

• Biznesi është veprim, aktivitet apo punë legale që bëhet me

qëllim të realizimit të fitimit të caktuar.

• Nëse veprimtaria e biznesit zhvillohet përbrenda shtetit të

caktuar, biznesi i tillë është i karakterit kombëtar apo shtetëror,

ndërsa, kur biznesi bëhet ndërmjet dy apo më shumë vendeve

përkatësisht shteteve, në raste të tilla, zhvillohet biznes

ndërkombëtar apo ndërshtetëror.

• Në kushtet dhe rrethanat moderne të ndërvarësisë ekonomike

(economic interdependence), virtualisht, vështirë do të mund të

eksitonte biznesi vendor jashtë influencave të biznesit të

jashtëm. Realiteti i botës moderne, implicite, të gjitha bizneset i

bën të tipit ndërkombëtar.

E Drejta Biznesore - Biznesi dhe biznesi ndërkombëtar

Page 21: E Drejta Biznesore-Universiteti Biznesi Gjakovë

• Për t’u aplikuar biznesi ndërkombëtar, ndër të tjera,

kërkohet që, subjekti biznesor vendor, të identifikojë

potencialin tregtar të jashtëm, të zhvillojë planin tregtar, të

identifikojë potencialin e blerësve, të participojë në

manifestimet tregtare të jashtme, të sigurojë agjent tregtar

të jashtëm, t’i establishojë kanalet e distribucionit etj.

• Biznesi ndërkombëtar nuk mund të imagjinohet, ndër të

tjera, pa korporata multinacionale, banka ndërkombëtare,

entitete të brokingjeve, kompani të sigurimeve, firma

arkitekturore, firma të konstruksioneve, institucione

biznesore ndërkombëtare për zgjidhje të konflikteve

kontraktore ndërmjet kontraktorëve të vendeve të

ndryshme si dhe akte juridike – biznesore ndërkombëtare

referuar biznesit ndërkombëtar (CISG; INCOTERM’s etj).

E Drejta Biznesore - Biznesi dhe biznesi ndërkombëtar

Page 22: E Drejta Biznesore-Universiteti Biznesi Gjakovë

• Biznesi ndërkombëtar, kryesisht, manifestohet, në formë të:

• tregtisë;

• licencingut ndërkombëtar të teknologjisë dhe, të

• pronave intelektuale (shenjave tregtare; latenteve; të drejtave të autorit) dhe të investimeve direkte të jashtme.

• Shërbimet tregtare ndërkombëtare, kryesisht, manifestohen dhe realizohen në formë të:

• udhëtimeve;

• banking-eve (shërbimeve dhe aktiviteteve bankare);

• sigurimeve;

• shërbimeve kontabiliste, arkitekturore, projektuese;

• shërbime të inxhinieringut industrial, ambiental apo të softwar-it;

• shërbime të konsultingut managjerial...

E Drejta Biznesore - Biznesi dhe biznesi ndërkombëtar

Page 23: E Drejta Biznesore-Universiteti Biznesi Gjakovë

• Të drejtat intelektuale pronësore janë grante nga qeveria respektive për entitetin natyral (subjektin fizik) apo për entitetin legal (subjektin juridik) të caktuar për të drejtën ekskluzive gjatë periudhës së caktuar për të përdorë të:

• drejtën e autorit;

• patentin apo

• shenjën tregtare.

• Transaksionet biznesore ndërkombëtare për të drejtat pronësore intelektuale realizohen me marrëveshje – kontrata për licencime ndërkombëtare. Me ato instrumente juridike rregullohen dhe realizohen licencimet ndërkombë-tare, transferet teknologjike, franshisat ndërkombëtare, investimet direkte të jashtme etj.

E Drejta Biznesore - Biznesi dhe biznesi ndërkombëtar