Upload
jeton-fazliu
View
306
Download
6
Embed Size (px)
Citation preview
Evrokod 5 KONSTRUKSIONE PREJ DRURIT
1 HYRJE
1.1 HAPËSIRA E PËRDORIMIT
1.1.1 HAPËSIRA E PËRDORIMIT TË EVROKODIT 5
P(1) Evrokodi 5 aplikohet për llogaritje të konstruksione prej drurit, përkatësisht
konstruksioneve prej drurit (monolit, të prerë ose lëndë rrethore dhe të lameluara)
dhe prodhimeve të pllakave me bazë të drurit të ngjitura në mes veti me ngjitës
ose me mjete mekanike lidhëse. Është ndarë në pjesë të veqanta, shiqo 1.1.2 dhe
1.1.3.
P(2) Evrokodi 5 ka të bëjë me kërkesat për aftësi mbajtëse mekanike, përdorshmëri dhe
qëndrueshmëri të konstruksioneve. Kërkesat tjera, për shembull, të cilat
konsiderohen në izolimet termike dhe izolimet e zërimit, nuk shqyrtohen.
P(3) Ekzekutimi (Execution) në përmbajtje si domosdoshmëri është përfshirë vërtetësia
e kualitetit të materialeve të përdorura dhe prodhimeve si dhe në standardet e
kualitetit të punimeve në punishte, për të cilat është e nevojshme që të sigurohet
pajtueshmëria për supozimet e rregullave për llogartje. Ekzekutimi dhe kualiteti i
punëve janë përfshirë në kaptinën 7 të cilat përcaktime duhet të konsiderohen si
kërkesa minimale, të cilat më tutje duhet të jenë të përpunuara për tipe të veqanta
të ndërtesave dhe objekteve tjera ndërtimore (types of buildings or civil
engineering works) si dhe metodat e ndërtimit (methods of construction).
P(4) Evrokodi 5 nuk i përmbanë kërkesat e veqanta për llogaritje sizmike. Përcaktimet
të cilat bazohen në këto kërkesa janë dhënë në Evrokodin 8, “Bazat e llogaritjes në
zonat sizmike” (Design of structures in seismic regions), i cili është në
pajtueshmëri dhe plotëson Evrokodin 5.
P(5) Vlerat numerike të veprimeve në ndërtesa dhe objekte tjera ndërtimore, nuk janë
dhënë në Evrekodin 5. Ato gjenden në Evrokodin 1, “Bazat e llogaritjes dhe
veprimet në konstruksion” (Basic of Design and Action on Structures).
Evrokod 5 KONSTRUKSIONE PREJ DRURIT
1.1.2 HAPËSIRA E PËRDORIMIT TË PJESËVE 1-1 TË EVROKODIT 5
P(1) Pjesa 1-1 e Evrokodit 5 jep bazën gjenerale për llogaritje të ndërtesave dhe
objekteve tjera ndërtimore.
P(2) Përveq sajë, pjesët 1-1 japin rregullat detale të cilat janë të përdorshme kryesisht
në ndërtesa të zakonshme. Për arsye praktike mirëpo edhe për shkaqe të
thjeshtësisë, përdorimi i këtyre rregullave mund të jenë i kufizuar, ndërsa përdorimi
i tyre atje ku është i domosdoshëm, janë të kjartësuara në tekst
P(3) Kaptinat 1 dhe 2 janë për të gjitha Evrokodet, me përjashtim të ndonjë parimi, i cili
do të mbështetej në kërkesat për konstruksione prej drurit.
P(4) Kjo pjesë 1-1 nuk përmbanë:
- llogaritjen e urave (the design of bridges),
- rezistenca në ndikim të zjarrit (resistence to fire),
- llogaritja e konstruksioneve të nënshtruara ndikimeve temperaturale të
vazhdueshme mbi 60oC (the design of structures subject to prolonged
exposure to temperatures over 60oC),
- aspekte të veqanta të konstruksioneve speciale (particular aspects of
special strucures).
1.1.3 PJESË TJERA TË EVROKODIT 5
P(1) Pjesë tjera të Evrokodit 5 të cilat përdoren ose janë të planifikuara, përmbajnë:
Pjesa 1-2: Rregullat plotësuese për llogaritjen e konstruksioneve gjatë ndikimit
të zjarrit (Supplementary rules for structural fire design)
Pjesa 2: Urat (Bidges)
1.2 NDRYSHIMI NË MES TË PRINCIPEVE DHE RREGULLAVE PËR PËRDORIM
P(1) Në varësi prej ndonjë parimi, në këtë Evrokod bëhet ndryshimi ndërmjet principeve
dhe rregullave për përdorim
P(2) Principet përmbajnë:
Evrokod 5 KONSTRUKSIONE PREJ DRURIT
- qëndrimet e përgjithshme dhe definicionet për të cilat nuk ka alternativë, si
dhe
- kërkesave dhe modeleve analitike për të cilat nuk është e lejuar alternativa,
përveq nëse nuk është posaqërisht e theksuar.
P(3) Në këtë Evrokod principeve në tekst u paraprinë shkronja P.
P(4) Rregullat për përdorim janë rregulla përgjithësisht të pranuara të cilat rrjedhin nga
principet dhe plotësojnë kërkesat e tyre.
P(5) Është e lejuar të shfrytëzohen alternativa për rregullat për llogaritje të cilat
ndryshojnë nga rregullat për përdorim të dhëna në këtë Evrokod, me kusht që të
tregohet se alternativa për rregullat e përdorura është në pajtim me principet
relevante dhe se sigurojnë vetitë e mbajtjes, përdorshmëris dhe qëndrueshmëris
së konstruksionit, me më së paku vetive ekuivalente të cilat sigurohen me këtë
Evrokod.
1.3 SUPOZIMET
P(1) Konsiderohet se janë plotësuar këto supozime:
- llogaritjen e konstruksioneve e punojnë njerëzit me përgaditje përkatëse
profesionale
- mbikqyrësi adekuat dhe kontrolla e kualitetit janë të siguruara në fabrika dhe
në punishte
- ndërtimin e realizojnë njerëzit (ekzekutuesi) me përgaditje përkatëse
profesionale
- prodhimet dhe materialet ndërtimore shfrytëzohen në pajtim me parimet e
këtijë Evrokodi ose në pajtim me kushtet relevante teknike për prodhime
dhe materilae,
- konstruksioni do të jetë i mirëmbajtur në mënyrë adekuate,
- konstruksionet do të jetë të shfrytëzuara në pajtim me llogarinë dhe
udhëzimet nga projekti.
P(2) Procedura e llogaritjes mund të konsiderohet e vlefshme vetëm nëse janë në
pajtim me kërkesat për ekzekutim dhe kualitet të ekzekutimit të dhëna në kapitullin
7.
Evrokod 5 KONSTRUKSIONE PREJ DRURIT
P(3) Vlerat numerike të cilat janë në tekst si të futura në kornizë: (vlera të rrethuara)
(Boxed values) janë dhënë si indikative. Shtetet anëtare mund të precizojnë vlera
tjera.
1.4 DEFINICIONET
1.4.1 KUPTIMET E PËRBASHKËTA PËR TË GJITHA EVROKODET
P(1) Nëse në vazhdim të tekstit nuk është ndryshe e theksuar, përdoret terminologjia e
dhënë në standardet ndërkombëtare (International Standard) ISO 8930.
P(2) Kuptimet (fjalët) të cilat vijojnë, shfrytëzohen si të përbashkëta për të gjitha
Evrokodet, me kuptime vijuese:
- objektet ndërtimore (construction works)- gjithçka që është e ndërtuar ose do
të ndërtohet si rezultat i operimit ndërtimor. Ky kuptim përfshinë ndërtesat dhe
objektet tjera ndërtimore. Konsiderohet në objekte ndërtimore në tërësi dhe
nënkupton si elementet konstruktive ashtu edhe jo konstruktive;
- ndërtimi (ekzekutimi) (execution)- aktivitet i cili përmban goditjen (ndërtimin) e
ndërtesës ose objektet tjera ndërtimore. Kuptimi përfshinë punët në punishte e
mund të kuptohet edhe punimi i elementeve jashtë punishtes, dhe montimi i
nevojshëm në punishte;
Vërejtje: në gjuhën angleze fjala “construction” (me kuptim: edhe ndërtim edhe
konstruktimi), mund të shfrytëzohet se ka të bëjë me "ndërtimin" në
kombinime të ndryshme të fjalëve, kur nuk ekziston rreziku nga dy
kuptimet (p sh: “during construction” me kuptim “gjatë kohës së
ndërtimit”).
- konstruksioni (structure)- sistem i organizuar i lidhjeve të elementeve
konstruktive, të projektuar që të sigurohet shkalla e caktuar e shtangësisë. Ky
kuptim është për elemente mbajtëse;
- lloji i ndërtesave ose objekti tjetër ndërtimor (type of bilding or cilil
engineering works)- kuptim i cili sqaron dedikimin e objektit, për shembull:
objekt banimi, objekt industrial, urë automobilistike;
Vërejtëje: termini “lloji i objektit ndërtimorë” (“type of construction works”)nuk
shfrytëzohet në gjuhën angleze.
Evrokod 5 KONSTRUKSIONE PREJ DRURIT
- lloji (tipi, forma) i konstruksionit (form of structure)- ka të bëjë me llojin
(dispozitën) e elementeve konstruktive, për shembull: trau, konstruksion i
kryqëzuar, harku, urat e varura;
- materiali ndërtimor (construction material)- materiali ndërtimor i cili është
përdorur për objektin, për shembull; betoni, çeliku, druri, tulla;
- materiali i konstruksionit (type of construction)- bazohet në materialin
ndërtimorë bazë të konstruksionit, për shembull: konstruksionet prej betonit të
armuar, konstruksioni prej çelikut, konstruksioni prej drurit, konstruksioni i
muratuar;
- mënyra e ndërtimit (method of construction)- mënyra me të cilën ndërtohet,
për shembull: betonimi në vend, parafabrikim;
- sistemi konstruktiv (structural system)- elementet mbajtës të ndërtesës ose
objekteve tjera ndërtimore, dhe mënyra me të cilën përvetësohet ë këto
elemente funksionojnë, në qëllim të modelimit të llogaritjes
Tabela 1.1 Terminet ekuivalente në gjuhët e Bashkësisë, të përbashkëta për të gjitha Evrokodet
SHQIP ENGLISH FRANCIAS DEUTSCH ITALIANO NEDERLANDS ESPANOL objekt ndërtimorë
Construction works Construction Bauwerk Costruzione Bouwerk Construcctio
n
ndërtimi Execution Execution (Bau-) Ausfuhrung Esecuzione Uitvoering Ejecucion
konstruksioni Structure Structure Tragwerk Struttura Draag-
concructie Estructura
lloji i ndërtesës ose objekt tjetër ndërtimor
Type of building or civil engineering works
Nature de construction
Art des Bauwerks
Tipo di costruzione Type bouwerk
Natyraleza de la construccion
lloji i konstruksionit
Form of strusture
Type de structure
Art des Tragwerks
Tipo di struttura
Type draag-constructie
Tipo de estructura
materiali ndërtimor
Construction material
Materia de construction
Baustoff; Werkstoff (Stahlbau)
Materiale de construzione
Constructie matriaal
Modo de construccion
materiali i konstruksionit
Type of construction
Mode de construction Bauart Sistema
costruttivo Bouwwijze Modo de construccion
mënyra e ndërtimit
Method of construction
Procede d’execution Bauverfahren Procediment
o esecutivo Bouwmethode Procedimiento de ejucucion
Sistemi konstruktiv
Structural system
Systeme structural Tragsystem Sistema
strutturale Constructief system
Sistema estructural
Evrokod 5 KONSTRUKSIONE PREJ DRURIT
1.4.2 KUPTIMET E VEQANTA TË CILAT SHFRYTËZOHEN NË PJESËN 1-1 TË EVROKODIT 5
Në pjesën 1-1 shfrytëzohen kuptimet me shenimet vijuese:
- Shperpllaka simetrike (Balanced plywood): shperpllaka te e cila shtresat e
jashtme në kuptim të trashësisë dhe lartësisë janë simetrike në raport me
rrafshin e mesit.
- Vlera karakteristike (Characteristic value): vlera karakteristike është ajo vlerë
e cila gjasa të caktuara, në rastetmë të pa volitshme (disfavorshme), nuk do të
jetë e tejkaluar në serin e shqyrtimeve të supozuara të mostrave. Vlera
karakteristike paraqitet si vlerë e poshtme dhe e sipërme karakteristike, nëse
vlera e supozuar është më e madhe ose më e vogël se 0.50.
- Mjetet lidhëse në formë shkopi (Dowel):shkopi në formë cilindri nga çeliku,
(ose nga ndonjë lloj i çelikut, plastikës ose drurit), i vendosur në vrima më parë
të përgaditura e i cili përcjellë (tejqon) ngarkesat në drejtim normal me boshtin e
vetë.
- Lagështia ekuilibruse (Equilibrium moisture content): lagështi gjatë së cilës
druri as nuk thithë e as nuk e humbë lagështinë në rrethinë.
- Lagështia e drurit (Moisture content): masa e ujit në dru e shprehur në raport
me masën e tijë të thatë.
- Mënjanimi (Target size): raport i cili shfrytëzohet për shenimin e shkallës së
dëshiruar (gjatë lagështisë së caktuar), dhe ndaj së cilës mënjanohet, e cila
ideale do të duhet të ishte zero, të krahasohet
1.5 S.I. I NJËSIVE
P(1) S.I. i njësive shfrytëzohet në pajtim me ISO 1000.
Për llogari preferohen njësitë vijuese:
- forcat dhe ngarkesat: kN, kN/m, kN/m2
- masat vëllimore: kg/m3
- peshat vëllimore: kN/m3
- sforcimet dhe fortësitë: N/mm2 (MN/m2 ose MPa)
Evrokod 5 KONSTRUKSIONE PREJ DRURIT
- momentet (përkulja...): kNm
1.6 SHENJAT E SHFRYTËZUARA NË PJESËN 1-1 TË EVROKODIT 5
1.6.1 PËRGJITHËSISHT
Përgjithësisht, shenjat të cilat përdoren në pjesën 1-1 të Evrokodit 5 bazohen në
renditjen e dhënë më poshtë:
Gd,sup Vlera e lartë llogaritëse e ngarkesës së përhershme (Upper
design value of a permanent action)
Vd Forca llogaritëse transvezale (Design shear force)
σf,c Sforcimi në shtypje në flanshë (Flange compression stress)
Simbolet speciale dhe të nxjerrur janë të definuar në tekstin atje ku edhe paraqiten.
1.6.2 SHENJAT E SHFRYTËZUARA NË KAPTINËN 2
SHENJAT E PËRGJITHSHME:
A Veprim i rastësishëm (Accidential action)
C Vlera fikse gjatë gjendjes kufitare të përdorimit (Fixed value in
serviceability states)
E Ndikimi i nxitur nga veprimi (Effect of action)
F Veprimi (Action)
G Veprimi i përhershëm (Permanet action)
Q Veprimi i ndryshueshëm (Variable action)
R Rezistenca, mbajtja (Resistance)
S Forca ose momenti (Force or moment)
X Vetit e materiale (Material property)
a Shenim gjeometrik (Geometrical data)
∆a Mënjanimi i madhësive gjeometrike, devijimet (Deviations)
γ Koeficienti parcial (Partial coefficients)
γG për veprime të përhershme (for permanent actions)
Evrokod 5 KONSTRUKSIONE PREJ DRURIT
γGA sikur γG për rastet e situatave llogaritëse (for accidental situation)
γM për veti të materialeve (for material propety)
γQ për veprime të ndryshushme (for variable actions)
Ψ Koeficientët të cilët definojnë vlerat e veprimeve të ndryshueshme
(Coefficients defining representative values of variable actions).
Ψ0 për kombinime të vlerave të ndikimeve (for combination vales)
Ψ1 për vlera frekuentuse (for frequent vales)
Ψ2 për vlera kuazi-permanente (for quasi-permanent vales)
SHKRONJAT NË INDEKSA
Indeksat janë paraqitur në veqanti për kjartësim më të mirë.
d Vlera llogaritëse (Design value)
dst destabilizuese (Destabilising)
inf E poshtme, poshtë (Inferior, lower)
k Karakteristike (Characteristic)
mod Modifikuar (Modification)
nom Nominale (Nominal)
stb Stabilizuese (Stabilizing)
sup E lartë (Upper)
1.6.3 SHENJAT E PËRDORURA NË KAPTINËN 3-7 DHE ANEKSE
SHENJAT E PËRGJITHSHME
A Sipërfaqja (Area)
B Moduli i elasticitetit (Modulus of elasticity)
F Veprim (Action)
G Veprimi i përhershëm (Permanent action)
I Momenti i inercionit (Second moment of area)
K Moduli i rrëshqitjes (Slip modulus)
L Gjatësia (Length)
M Momenti i përkuljes (Bending moment)
N Forca aksiale (Axial force)
Q Veprimet e ndryshueshme (Variable actions)
Evrokod 5 KONSTRUKSIONE PREJ DRURIT
R Rezistenca, aftësia mbajtëse (Resistance)
S Forcat e mbrendshme dhe momentet (Internal force and moments)
V Forca transverzale (Shear force)
v Vëllimi (Volume)
W Momenti rezistues (Section moduls)
X Vlerë e ndonjë vetie të materialit (Value of property of a material)
a Distancë (Distance)
b Gjërsia (width)
d Diametri (Diameter)
e Ekscentriciteti (Eccentricity)
f Fortësia e materialit (Strength of a material)
h Lartësia ose trashësia e traut (Height of a material)
i Rrezja e inercisë (Radius of guration)
l(l) Gjatësia, hapësira (Lenght, Span)
k Koeficient, faktorë (gjithmonë si indeks) (Coefficient, factor (always with
a subscript))
m Masa (Mass)
r Rrezja (Radius)
s Distancë – hapë (Spacing)
t Trashësia (Thickness)
u,v,w Komponentet e zhvendosjes së pikës (Components of the displacement
of a point)
x,y,z Koordinatat (Coordinates)
α Këndi, raporti (Angle, Ratio)
β Këndi, raporti (Angle, Ratio)
γ Koeficient parcial (Partial factor)
λ Llastria (Slenderness ratio), lef/i
φ Këndi i rrotullimit (Rotational displacement)
ρ Dendësia, masa vëllimore (Mass density)
σ Sforcimi normal (Normal stress)
τ Sforcimi tangjentor (Shear stress)
Evrokod 5 KONSTRUKSIONE PREJ DRURIT
INDEKSAT
ap Maja (Apex) c Shtypja (Compression) cr (ose crit) Kritike (Critical) d Llogaritëse (Design) def Deformimi (Deformation) dis Shpërndarja (Distribution) ef Efektive (Effective) ext E jashtme (External) f fllansha, brezi (Flange) fin Finale (Final) h Inkastrim, ankerim (Embedding) ind Indirekte (Indirect) inf E poshtme (Inferior, lower) inst Momentalisht, qasti (Instantaneous) in E mbrendshme (Internal) k karakteristike (Characteristic) l E ulët (Low, lower) ls Shpërndarja e ngarkesës (Load sharing) m Material, përkulje (Material: bending) max Maksimum (Maximum) min Minimum (Minimum) mod Modifikuar (Modification) nom Nominale (Nominal) q (ose Q) Veprimi i ndryshushëm (Variable action) ser Përdorshmëri (Serviceability) stb Stabilizuese (Stabilising) sup E lartë, sipërm (Superior, upper) t (ose ten) Tërheqje (Tension) tor Përdredhja (Torsion) u Kufitare (Ultimate) v Shkëputje (Shear) vol Vëllimi (Volume) w Brinja e prerjes tërthore (Web) x,y,z Koordinatat (Coordinates) y Rrjedhja (Yield)
α Këndi ndërmjet forcës ose sforcimit dhe drejtimit të fibrave (Angle betweenforce or stress and grain direction) 0,90 Drejtimet relevante në raport me drejtimin e fibrave (Relevant directions in relation to grain direction) 05 Përqindja relevante për vlerë karakteristike
(Relevant precentage for a characteristic value)
Evrokod 5 KONSTRUKSIONE PREJ DRURIT
1.7 LITERATURA
Ky standard Evropian është në pajtim me literaturën e shënuar dhe të pa shenuar si dhe
rregullave nga publikimet tjera. Literatura normative është e shenuar në vende të
caktuara të tekstit, ndërsa publikimet janë në vazhdim të tekstit.
ISO STANDARDET
ISO 1000 SI i njësive dhe udhëzime për shfrytëzim të njësive.
ISO 2081 Mveshjet metalike Mveshje të galvanizuar prej zingu mbi çelik ose hekur
ISO 2631-2 Ndikimi i vibrimeve në njerëz Pjesa 2: Vibrimet kontinuale dhe goditëse në ndërtesa (1-80 Hz)
ISO 8930 Principet e përgjithshme të sigurisë së Shenimi ekuivalent i termineve
Standardet Evropiane
EN 301 Ngjitësat për elemente mbajtëse prej drurit. Ngjitësat polikondenziv me bazë fenoli dhe aminoplasti Klasifikimi dhe kërkesat
EN 335-1 Qëndrueshmëria e drurit dhe prodhimet me bazë të drurit Definimi i klasave të rrezikueshmëris gjatë dëmtimeve biologjike Pjesa 1: Përgjithësisht.
EN 335-2 Qëndrueshmëria e drurit dhe prodhimet me bazë të drurit Definimi i klasave të rrezikueshmëris gjatë dëmtimeve biologjike Pjesa 2: Aplikimi te druri monolit.
EN 350-2 Qëndrueshmëria e drurit dhe prodhimet me bazë të drurit Qëndrueshmëria natyrore e drurit Pjesa 2: Tregues për qëndrueshmëri dhe përpunim të llojeve të zgjedhur më
të rëndësishëm për Evropë
EN 383 Konstruksionet prej drurit. Metodat e shqyrtimit të lidhjeve Caktimi i aftësisë mbajtëse në mbështjellësin e vrimës dhe madhësive bazë
për mjete lidhëse në formë shufre.
EN 409 Konstruksionet prej drurit. Metodat e shqyrtimit të lidhjeve Përcaktimi i momentit të zvarritjes për mjete lidhëse në formë të
shkopinjëve, tip – gozhdë.
EN 101047 Llamarina dhe shiritat metalik ndërtimorë të zinguar.
Evrokod 5 KONSTRUKSIONE PREJ DRURIT
Kushtet teknike të porosisë
EN 26891 Konstruksione prej drurit. Lidhjet me mjete lidhëse mekanike. Principet e përgjithshme për përcaktimin e fortësisë dhe karakteristikave
deformabile
EN 28970 Konstruksionet prej drurit. Shqyrtimi i lidhjeve me mjete lidhëse mekanike. Kërkesat për dendësinë e drurit.
Projektet e standardeve Evropiane
prEN 300 Pllakat ashklore (ivericë). Pllakat me fibra të orientuara (OSB).
prEN 312-4 Pllakat ashklore. Specifikimet. Pjesa 4: Kërkesat për pllaka mbajtëse gjatë përdorimit në mese të thata.
prEN 312-5 Pllakat ashklore. Specifikimet. Pjesa 5: Kërkesat për pllaka mbajtëse gjatë përdorimit në mese me lagështi.
prEN 312-6 Pllakat ashklore. Specifikimet. Pjesa 6: Kërkesat për pllakat mbajtëse shumë të ngarkuara gjatë përdorimit
në mese të thata.
prEN 312-7 Pllakat ashklore. Specifikimet. Pjesa 7: Kërkesat për pllakat mbajtëse shumë të ngarkuara gjatë përdorimit
në mese me lagështi.
prEN 335-3 Qëndrueshmëria e drurit dhe prodhimeve me bazë të drurit. Definicioni i klasës së rrezikueshmëris gjatë dëmtimeve biologjike Pjesa 3: Përdorimi te panelet prej druri.
prEN 336 Druri ndërtimorë. Halorë dhe plepë. Dimensionet e drurit. Mënjanimet e lejuara.
prEN 338 Druri ndërtimorë. Klasat e fortësisë.
prEN 351-1 Qëndrueshmëria e drurit dhe prodhimeve me bazë të drurit. Druri monolit i mbrojtur. Pjesa 1: Klasifikimi i mirëmbajtjes dhe mbrojtjes me penetrim.
prEN 384 Druri ndërtimorë. Përcaktimi i vlerave karakteristike të, fortësisë, shtangësisë dhe dendësisë.
prEN 385 Elementet prej drurit të vazhduara me dhëmbëzime (tringëllime). Kërkesat për ekzekutim dhe kërkesat minimale të prodhimeve.
prEN 336 Druri i ngjitur – i lameluar. Kërkesat prodhuese për lidhje univerzale me tringëllime. Kërkesat për ekzekutim dhe kërkesat minimale të prodhimeve.
prEN 390 Druri i ngjitur – i lameluar. Dimensionet. Mënjanimet e lejuara.
Evrokod 5 KONSTRUKSIONE PREJ DRURIT
prEN 408 Konstruksione prej druri. Metodat e shqyrtimit. Druri monolit dhe druri i lameluar i ngjitur. Përcaktimi i disa vetive fizike dhe mekanike.
prEN 460 Qëndrueshmëria e drurit dhe prodhimeve me bazë të drurit. Qëndrueshmëria natyrale e drurit. Doracak për kërkesa të qëndrueshmërisë së drurit i cili shfrytëzohet si klasë të ndryshme.
prEN 518 Druri ndërtimorë. Sortimi. Kërkesat për sortim vizuel sipas fortësisë.
prEN 519 Druri ndërtimorë. Sortimi. Kërkesat për sortim mekanik dhe makinat për sortim.
prEN 594 Konstruksione prej druri. Metodat e shqyrtimit. Shqyrtimet e fortësisë dhe shtangësisë së pllakave konstruktive në formë
muri.
prEN 622-3 Fibroret. Specifikimet. Pjesa 3: Pllakat mbajtëse për përdorim në mese të thata.
prEN 622-5 Fibroret. Specifikimet. Pjesa 5: Pllakat mbajtëse për përdorim në mese me lagështi.
prEN 636-1 Shperpllakat. Specifikimet. Pjesa 1: Kërkesat për shperpllakë për përdorim në hapësira të mbyllura dhe
të thata.
prEN 636-2 Shperpllakat. Specifikimet. Pjesa 2: Kushtet për përdorim në hapësirat e mbuluara të jashtme.
prEN 636-3 Shperpllakat. Specifikimet. Pjesa 3: Kushtet për shperpllakë për përdorim në hapësirat e pa mbuluara
të jashtme.
prEN 912 Mjetet lidhëse për dru. Specifikimi i konektorëve për drurin.
prEN 1058 Pllakat në bazë të drurit Përcaktimi i vlerave karakteristike të vetive mekanike dhe dendësia.
prEN 1059 Konstruksionet prej drurit. Kërkesat për prodhimin e kapriatave me pllaka metalike të dhëmbëzuara.
prEN 1075 Konstruksionet prej drurit. Metodat e shqyrtimit. Lidhjet me pllaka metalike të dhëmbëzuara.
prEN 1194 Konstruksionet prej drurit. Druri i lameluar i ngjitur. Klasat e fortësisë dhe përcaktimi i vlerave karakteristike.
Evrokod 5 KONSTRUKSIONE PREJ DRURIT
Supozimet e projekteve të standardeve Evropiane
CEN/TC 112.406 Panelet në bazë prej drurit. Vlerat karakteristike të prodhimeve të themeluesëve.
CEN/TC 124.105 Konstruksionet prej drurit. Metodat e shqyrtimit. Druri ndërtimorë i lameluar i ngjitur. Përcaktimi i vetive fizike dhe mekanike plotësuese.
CEN/TC 124.402 Mjetet lidhëse për drurin. Vlerat karakteristike të mbajtjes dhe moduli i zhvendosjes.
2 BAZAT E LLOGARITJES
2.1 KËRKESAT THEMELORE
P(1) Konstruksioni duhet të llogaritet dhe të ndërtohet ashtu që
- me gjasë të pranueshme të mbetet i aftë për shfrytëzim për qka edhe është
dedikuar, duke marrë parasyshë jetën e paraparë të qëndrueshmërisë dhe
shfrytëzimin e tijë.
- që me shkallë përkatëse të sigurisë të i pranojë të gjitha veprimet dhe ndikimet
tjera, të cilat me gjasë mund të lajmërohen gjatë ekzekutimit dhe shfrytëzimit, e
që të ketë qëndrueshmëri adekuate në raport me shpenzimet e mirëmbajtjes.
P(2) Gjithashtu konstruksioni duhet të jetë i llogaritur që në rast të eksplodimit, goditjes
ose shkakut të gabimeve të njeriut të mos jetë i dëmtuar në shkallë të
papjes’shmërisë në raport me modelin themelor.
P(3) Dëmtimet potenciale duhet kufizuar ose të ju ikim me zgjedhjen e një ose më tepër
masave të poshtëshenuara:
- me largimin, mënjanimin ose zvogëlimin e rrezikut me të cilat konstruksioni
mund të jetë i nënshtruar,
- me zgjedhjen e tipit të konstruksionit i cili ka ndieshmëri të vogël në rreziqet e
shqyrtuara,
- me zgjedhjen e tipit të konstruksionit dhe me punimin e llogarisë me të cilat
sigurohet që konstruksini mundet në mënyrë adekuate të mbajë veprimet
incidentale në njërin prej elementeve te tijë,
- lidhjen e konstruksionit në tërsi.
P(4) Kërkesat e plotrësuara duhet të plotësohen me zgjedhjen e materialeve adekuate
– të qëlluara, llogarinë përkatëse, formimin dhe konstruimin e detaleve, si dhe
Evrokod 5 KONSTRUKSIONE PREJ DRURIT
precizimin e hapave të kontrollës së prodhimeve, llogarisë, ndërtimit dhe përdorimit
të cilat janë relevante për secilin objekt në veqanti.
2.2 DEFINICIONET DHE KLASIFIKIMET
2.2.1 GJENDJA KUFITARE DHE SITUATAT LLOGARITËSE
2.2.1.1 Gjendja kufitare
P(1) Gjendja kufitare (limit states) është ajo gjendje me tejkalimin e të cilës
konstruksioni më tutje nuk i plotëson kërkesat llogaritëse.
Gjendja kufitare ndahet në:
- gjendja kufitare mbajtëse GJKM (ultimate limit states - ULS)
- gjendja kufitare e përdorimit GJKP (serviceability limit states - SLS)
P(2) Gjendja kufitare mbajtëse është ajo gjendje gjatë së cilës vie deri te shkatrrimi,
thyerja (collapse) ose deri te format tjera të humbjes së aftësisë mbajtëse të
konstruksionit (structural failure), të cilat mund të rrezikojnë njerëzit.
P(3) Gjendja e cila paraprinë shkatrrimit të konstruksionit, e cila për arsye të
thjeshtësisë, shqyrtohet në vend të vetë shkatërrimit (rrënimit), gjithashtu trajtohen
si gjendje kufitare e mbajtjes.
(4) Gjendja kifitare mbajtëse shqyrtimi i së cilës mund të jetë i nevojshëm, përfshinë:
- humbja e ekilibrit të konstruksionit ose të ndonjë pjese të tijë, të trajtuar si trup
të shtangët,
- humbja e aftësisë mbajtjes për arsye të deformimeve tepër të mëdha, thyerja
(rupture) ose himbja e stabilitetit të konstruksionit ose të ndonjë pjese të tijë,
duke përfshirë edhe mbështetësat dhe themelet.
P(5) Gjendja kufitare e përdorimit është ajo gjendje që me tejkalimin e të cilës nuk janë
të plotësuara më tutje kushtet për shfrytëzim (eksploatim).
(6) Gjendja kufitare e përdorimit shqyrtimi i së cilës mund të jetë i nevojshëm
përmban:
- deformimet ose uljet të cilat negativisht ndikojnë ne pamje ose në shfrytëzim
efikas të objektit ndërtimorë (duke marrë edhe e makinerisë ose paisjes e cila
do të ishte e pa rregullt) ose nxisin deformimet e përpunimeve finale të
elementeve jo mbajtëse,
Evrokod 5 KONSTRUKSIONE PREJ DRURIT
- vibrimet të cilat shkaktojnë paknaqësi te njerëzit, dëmtimet e ndërtesës, ose
përmbajtjes së sajë ose kufizojnë efektivitetin e funksionalitetit të sajë.
2.2.1.2 Situatat llogaritëse
P(1) Situatat llogaritëse ndahen në:
- situatat e përhershme (presistent situation) të cilat i përgjijgjen kushteve
normale për shfrytëzim të konstruksionit,
- situatat kaluese (të përkohshme), (transient situation) për shembull, gjatë kohës
së ndërtimit ose rindwrtimit,
- situatat aksidentale (accidental situation).
2.2.2 VEPRIMET NË KONSTRUKSIONE
2.2.2.1 Definicionet dhe klasifikimet themelore
P(1) Veprimet në konstruksionet (F) janë:
- Forca (ngarkesa) e cila vepron në konstruksion (veprimi direkt në konstruksion)
(direct action) ose
- Deformimet e dhunshme (imposed deformation) (veprimet indirekte në
konstruksion), për shembull, ndikimi i temperaturës ose cedimi.
P(2) Veprimet në konstruksione ndahen në:
(I) sipas ndryshueshmërisë së veprimit gjatë kalimit të kohës:
- veprimet e përhershme në konstruksion, (G) (permanent actions) (pesha
vetjake e konstruksionit, instalimi, elementet ndihmëse dhe përgaditja e pa
lëvizshme),
- veprimet e ndryshushme në konstruksione (Q) (variable action):
- veprimet afatëgjatë (ngarkesa e përhershme shfrytëzuese (ngarkesë e
deponuar)),
- veprimet afatëmesme (ngarkesa shfrytëzuese përkohëshme),
- ngakesat afatëshkurtëra (era ose dëbora),
- veprimet momentale në konstruksione,
- veprimet aksidentale (A) (accidental actions) (eksplodimet ose goditja e
makinës)
(II) sipas mundësisë së ndrrimit të pozitës në hapësirë:
Evrokod 5 KONSTRUKSIONE PREJ DRURIT
- veprimi i fiksuar (i pa lëvizshëm) në konstruksion (fixed action), për shembull,
pesha vetjake (të shikohet 2.3.2.3 (2) për konstruksione të cilat janë shumë të
ndieshme në ndrrimin e peshës vetjake),
- veprimet e lira në konstruksion (free action), të cilat mund të kenë dispozita të
ndryshme të veprimit (ngarkesa shfrytëzuese e lëvizshme, ngarkesa nga era,
ngarkesa nga dëbora).
2.2.2.2 Vlerat karakteristike të ngarkesave
P(1) Vlerat karakteriastike Fk janë të shkruara:
- në ENV 1991 EVROKODI 1 ose në standardet tjera relevante për ngarkesa,
ose
- nga ana e investitorit ose nga ana e projektuesit përkatës në pajtim me
investitorin, me kusht që të respektohen kërkesat minimale të dhëna në
rregulloret relevante ose të vërtetuara nga organet kompetente.
P(2) Për veprime të përhershme ku koeficienti i variacionit është i madhë ose për
veprime të përhershme të cilat mund të ndryshojnë gjatë jetës së konstruksionit
(për shembull për ndonjë ngarkesë shtesë të përhershme) dallohen dy vlera
karakteristike, e sipërme (Gk,sup) dhe e poshtme (Gk,inf). Për veprime tjera është e
mjaftuar vetëm një vlerë karakteristike (Gk).
(3) Pesha vetjake e konstruksionit në të shumtën e rasteve mund të jetë e llogaritur në
bazë të dimensioneve nominale dhe peshave mesatare vëllimore.
P(4) Për veprime të ndryshuara në konstruksion vlera karakteristike (Qk) i përgjigjet:
- ose vlerës së sipërme e cila me gjasë nuk do të jetë e tejkaluar ose vlerës së
poshtme, e cila me gjasë nuk do të jetë e arritur gjatë ndonjë periudhe
referente, duke marrë parasyshë jetëzgjatjen e konstruksionit ose zgjatja e
supozuar e situatës llogaritëse,
- ose vlerës së caktuar sipas rregullave
P(5) Për veprime aksidentale vlera karakteristike Ak (kur është relative), në mënyrë të
përgjithësuar i përgjigjet vlerës së dhënë me rregullore.
Evrokod 5 KONSTRUKSIONE PREJ DRURIT
2.2.2.3 Vlerat reprezentative veprimeve të ndryshuara
P(1) Vlera themelore reprezentative e veprimeve të ndryshuara është vlera Qk,
P(2) Vlerat tjera reprezentative fitohen nga vlera karakteristike Qk përmes faktorit ψi.
Këto vlera për raste të ndryshme janë të definuara në mënyrën vijuese:
- për vlera të kombinuara (combination value) ψoQk
- për vlera frekuentuese (frequent value) ψ1Qk
- për vlera kuazi-permanente (quazi-permanent value) ψ2Qk
P(3) Faktorët ψi janë në rregullore:
- në ENV 1991 EVROKODI 1 ose në stadardet tjera relevante për ngarkesa,
- nga ana e investitorit ose projektuesit përgjegjës në marrveshje me investitorin,
me kusht që të respektohen kërkesat minimale të dhëna në rregullore ose të
vërtetuara nga organi përgjegjës.
2.2.2.4 Vlerat llogaritëse të veprimeve në konstruksione
P(1) Vlerat llogaritëse të ndikimeve në konstruksione Fd shprehet në formë të
përgjithshme:
Fd = γF Fk.
P(2) Shembujt specifik janë:
Gd = γG Gk,
Qd = γQ Qk ose γG ψi Qk, (2.2.2.4)
Ad = γA Ak (nëse Ad nuk është direkt e dhënë me rregullore),
Ku kemi:
γF, γG, γQ dhe γA koeficientët parcial të sigurisë për veprime të shqyrtuara të
cilët marrin parasyshë, për shembull, mundësin e mënjanimit të veprimeve,
mundësinë e mos saktësisë së modelimit të veprimit, mos saktësin në
përcaktimin e ndikimeve nga veprimet dhe mos saktësinë në përcaktimin e
gjendjes kufitare të trajtuar. P(3) Sipas 2.2.2.2 (P2) vlera e sipërme dhe e poshtme llogaritëse për ndikime të
përhershme janë të shprehura në mënyrën vijuese:
Evrokod 5 KONSTRUKSIONE PREJ DRURIT
Gd,sup = γG,sup Gk,sup ose γG,sup Gk
Gd,inf = γG,inf Gk,inf ose γG,inf Gk
2.2.2.5 Vlerat llogaritëse të ndikimeve nga veprimet
P(1) Ndikimet nga veprimet (E) (effects of actions) janë përgjegjëjet (responses) e
konstruksionit nga veprimet (për shembull, forcat e mbrendshme dhe momentet,
sforcimet, deformimet). Vlerat llogaritëse të ndikimeve nga veprimet (Ed)
përcaktohen nga vlerat llogaritëse të ndikimeve, shenimeve gjeometrike dhe vetive
të materialeve, nëse janë relevante:
Ed = E (Fd, ad, ...), (2.2.2.5)
Ku ad është definuar në 2.2.4
2.2.3 VETITË E MATERIALEVE
2.2.3.1 Vlerat karakteristike
P(1) Vetitë e materialeve janë paraqitë me vlerën karakteristike Xk, e cila përgjithësisht,
i përgjigjet fraktilës së caktuar në shpërndarjen (distribuim) statistike të vetive të
trajtuara të materialeve, të dhënë me standarde relevante dhe shqyrtim të
vërtetuar nën kushte rregullative.
P(2) Në të shumtën e rasteve, vlera nominale shfrytëzohet si vlerë karakteristike.
2.2.3.2 Vlerat llogaritëse
P(1) Vlera llogaritëse Xd të ndonjë vetie të materialit përgjithësisht është definuar si:
Xd = kmod Xk / γm, (2.2.3.2a)
Ku shenjat e përdorura kanë kuptimin vijues:
γm koeficient parcial i sigurisë për veti të caktuar të materialit të dhënë në
2.3.3.2,
kmod faktor i modifikimit në parametra të fortësisë i cili merr parasyshë ndikimin e
zgjatjes së ngarkesës dhe lagështis së drurit në konstruksion.
Evrokod 5 KONSTRUKSIONE PREJ DRURIT
(2) Vlerat llogaritëse për veti të materialeve, shenime gjeometrike dhe ndikimi nga
veprimet në konstruksion, kur janë relevante, duhet të shfrytëzohen për
përcaktimin e aftësisë llogaritëse mbajtëse Rd sipas:
Rd = R (Xd, ad, ....). (2.2.3.2b)
(3) Vlera karakteristike Rk mund të caktohet me shqyrtime.
2.2.4 SHENIMET GJEOMETRIKE
P(1) Shenimet gjeometrike përgjithësisht janë paraqitur me vlera të veta nominale:
ad = anom (2.2.4a)
P(2) Në disa prej rasteve të vlerave gjeometrike llogaritëse janë definuar si:
ad = anom + ∆a. (2.2.4b)
Vlerat për ∆a janë dhënë në rregullore përkatëse.
2.2.5 DISPOZITAT E NGARKESAVE DHE RASTET E NGARKESAVE
P(1) Dispozita e ngarkesave (renditja e ngarkesave) (load arrangement) përcaktojnë
pozitën, intenzitetin dhe drejtimin e veprimit të lirshëm.
P(2) Rasti i ngarkesës (load case) përcakton dispozitat kompatibile të ngarkesës, tërsia
e deformimeve dhe imperfeksimi të cilat trajtohen për dëshmi llogaritëse të
përcaktuar.
2.3 KËRKESAT LLOGARITËSE
2.3.1 PËRGJITHËSISHT
P(1) Duhet të dëshmohet që nuk është tejkaluar asnjë gjendje relevante kufitare.
P(2) Duhet analizuar të gjitha situatat llogaritëse relevante dhe rastet e ngarkesave.
P(3) Duhet analizuar mënjanimet e mundura nga drejtimet e supozuara dhe pozita e
veprimeve
P(4) Llogaritë duhet të realizohen duke shfrytëzuar modelet adekuate llogaritëse (të
plotësuara, nëse është nevoja edhe të shqyrtuara) të cilat përmbajnë të gjitha
ndryshimet relevante. Modelet duhet mjaftushëm të jenë të sakta, të parashohin
Evrokod 5 KONSTRUKSIONE PREJ DRURIT
sjelljen e konstruksionit, në pajtim me kualitetin e pritur të ekzekutimit me shenime
të sigurta në të cilat bazohet llogaria.
2.3.2 GJENDJA KUFITARE E MBAJTJES
2.3.2.1 Kushtet të cilat duhet të dëshmohen
P(1) Gjatë shqyrtimit të gjendjes kufitare të ekuilibrit statik, ose zhvendosjeve të mëdha,
ose deformimeve të konstruksionit, duhet të dëshmohet që:
Ed,dst ≤ Ed,stb (2.3.2.1a)
Ku kemi Ed,dst dhe Ed,stb ndikimet llogaritëse prej veprimeve stabilizuese dhe
destabilizuese në konstruksion
P(2) Kur analizohet gjendja kufitare e thyerjes ose deformime shumë të medha të
prerjes, elementit ose lidhjeve, duhet të tregohet se :
Sd ≤ Rd, (2.3.2.1b)
Ku kemi:
Sd vlera llogaritëse e forcave të mbrendshme ose momentit (ose vektorit
perkatës të rezultantës të më shumë forcave të mbrendshme ose
momenteve)
Rd aftësia llogaritëse mbajtëse
P(3) Kur analizohet gjendja kufitare e kalimit të konstruksionit në mekanuizëm, duhet të
tregohet që mekanizmi nuk arrihet (nuk realizohet) gjithnjë deri sa veprimi në
konstruksion nuk tejkalon vlerat e veta llogaritëse – duke marrë parasysh të gjitha
vetitë e konstruksionit me vlera përkatëse llogaritëse.
P(4) Kur analizohet gjendja kufitare e stabilitetit të nxitur me ndikime të rendit të dytë,
duhet të tregohet që deri te jostabiliteti të mos vie, përveq nëse veprimet nuk
tejkalojnë vlerat e veta llogaritëse – duke marrë parasyshë të gjitha vetitë e
konstruksionit me vlerat përkatëse llogaritëse. Pranë sajë, për prerje duhet të
paraqitet dëshmia në pajtim me 2.3.2.1 P(2).
Evrokod 5 KONSTRUKSIONE PREJ DRURIT
2.3.2.2 Kombinimi i veprimeve
P(1) Për secilin rast të ngarkesave, vlerat llogaritëse të ndikimeve nga veprimet Ed,
duhet caktuar duke përdorë rregullat për kombinimin e vlerave llogaritëse të
veprimeve, sipas tabelës 2.3.2.2.
Tabela 2.3.2.2 Vlerat llogaritëse të veprimeve për kombinim të veprimeve
Veprimet e ndryshushme Situata
llogaritëse
Veprimet e
përhershme
Gd
Veprimet e
ndryshueshme Qd
(themelore)
Të gjitha tjerat
Veprimet aksidentale
Ad
Të përhershme
dhe kaluese γGGk γQQk ΨoγQQk
Aksidentale γGAGk Ψ1Qk Ψ2Qk
γAAk (nëse Ad nuk është
direkt e specifikuar)
P(2) Vlerat llogaritëse të dhëna në tabelën 2.3.2.2 duhet të kombinohen sipas
shprehjeve vijuese (të dhëna në formë simbolike):
- situatat llogaritëse të përhershme dhe kaluese (kombinimi themelor)
ΣγG,j Gk,j + γQ,1 Qk,1 + Σ γQ,i Ψo,1 Qk,i, ku i>1 (2.3.2.2a)
- situatat aksidentale llogaritëse (nëse nuk është ndryshe e precizuar në vend
tjetër)
ΣγGA,j Gk,j + Ad + Ψ1,1 Qk,1 + Σ Ψ2,i Qk,i, ku i>1 (2.3.2.2b)
ku kemi:
Gk,j vlerat karakteristike të veprimeve të përhershme,
Qk,1 vlera karakteristike e njërit veprim të ndryshueshëm,
Qk,i vlera karakteristike e veprimeve tjera të ndryshueshme,
Ad vlera llogaritëse e veprimit aksidental,
γG,j koeficienti parcial i sigurisë për veprime të përhershme,
γGA,j koeficienti parcial i sigurisë për situata aksidentale të llogaritjes,
γQ,j koeficienti parcial i sigurisë për veprime të ndryshushme,
Ψ0, Ψ1, Ψ2 koeficient të definuar në 2.2.2.3.
P(3) Kombinimet për situata aksidentale llogaritëse përmbajnë veprimin aksidental të
caktuar A (për shembull, goditjen), ose në raport me situatën pas ndodhjes së
Evrokod 5 KONSTRUKSIONE PREJ DRURIT
aksidentit (A=0). Nëse nuk është ndryshe e rregulluar (e dhënë), duhet të
përvetësohet γGA=1.
P(4) Kombinimet më të thjeshta për konstruksione të ndërtesave janë dhënë në 2.3.3.1.
2.3.2.3 Vlerat llogaritëse të veprimeve të përhershme
P(1) Në kombinimet e ndryshme të definuara në tekstin e kaluar, ato veprime të
përhershme të cilat i rritin ndikimet e ndryshushme (rasti kur veprojnë
disfavorshëm), duhet të futen në llogari me vlerat e saja të sipërme llogaritëse,
ndërsa ato të cilat zvogëlojnë ndikimin e veprimeve të ndryshueshme (rasti kur
veprojnë favorshëm) duhet të futen në llogari me vlerat e saja të poshtme
llogaritëse (shiqo 2.2.2.4 (3)).
P(2) Kur rezultatet e dëshmive llogaritëse mund të jenë shumë të ndieshëm në ndrrimin
e intenzitetit të ndonjë veprimi të përhershëm prej vendit në vend në konstruksion,
pjesët e favorshme dhe të disfavorshme të veprimeve duhet të trajtohen si veprime
të veqanta. Kjo veqanërisht vlenë për dëshminë e ekuilibrit statik. Në këso raste
vlerat e veqanta të γG duhet marrë parasyshë (shiko 2.3.3.1(3) për konstruksione
të ndërtesave).
P(3) Duke përjashtuar rastin e paraqitur në P(2), vlerat e poshtme dhe të sipërme
llogaritëse (ajo e cila jep – tregon ndikim më të disfavorshëm) do të jetë e përdorur
për tërë konstruksionin.
P(4) Për mbajtës kontinual vlera llogaritëse e peshës vetjake mund të përvetësohet e
njejtë për të gjitha fushat – hapësirat.
2.3.3 KOEFICIENTËT PARCIAL TË SIGURISË PËR GJENDJEN KUFITARE TË
MBAJTJES
2.3.3.1 Koeficienti parcial i sigurisë për veprime në konstruksione të ndërtesave
P(1) Koeficienti parcial i sigurisë për situata llogaritëse të përhershme dhe kaluese janë
dhënë në tabelën 2.3.3.1.
P(2) Për situata llogaritëse aksidentale për të cilat vlenë shprehja (2.3.2.2b), koeficienti
parcial i sigurisë për veprime të ndryshushme janë të barabart me një.
Evrokod 5 KONSTRUKSIONE PREJ DRURIT
Tabela 2.3.3.1 Koeficientët parcial të sigurisë për situata llogaritëse të veprime të përhershme dhe të përkohshme në konstruksione të ndërtesave
Veprimet e përhershme
(γG)
Veprimet e
ndryshushme me vlerën
e tyre karakteristike
Veprimet tjera me vlerat
e tyre për kombinim (γQ)
Koeficientët e thjeshtë
Parcial
Ndikim i favorshëm (γF,inf) 1,0* -** -**
Ndikim i disfavorshëm 1.35* 1.5 1.5
Koeficienti parcial
i redukuar i sigurisë
Ndikim i favorshëm 1.0 -** -**
Ndikim i favorshëm 1.2 1.35 1.35
*) shiko gjithashtu 2.3.3.1 (3)
**) shiko ENV Evrokodi 1; në kushte të zakonshme për konstruksione të ndërtesave γQ,inf=0
(3) Kur, sipas 2.3.2.3 P(2), pjesët e veprimeve të përhershme si të favorshme dhe të
disfavorshme duhet të shqyrtohen si veprime të veqanta, për pjesë të favorshme të
ndikimeve duhet marrë γG,inf =0.9, ndërsa për pjesën e disfavorshme γG,sup =1.1.
(4) Koeficientët e redukuar parcial mund të përdoren te ndërtesat një katëshe me
hapësira mesatare në të cilat vetëm përkohësisht banojnë njerëzit (depot,
garazhat, kopshtet e mbuluara me qelç, ndërtesat, silloset e vogla për bujqësi),
shtyllave të thjeshta për ndriqime, mureve të leta ndarëse dhe mveshjeve. Për
konstruksione tjera, duhet përdorë koeficientët e zakonshëm.
(5) Kur janë përvetësuar vlerat për γ të dhëna në tabelën 2.3.3.1 shprehja (2.3.2.2a)
mund të thjeshtohet me shprehjet vijuese:
- për situata llogaritëse me vetëm një veprim të ndryshushëm
ΣγG,j Gk,j + 1.5 Qk,1, (2.3.3.1a)
- për situata llogaritëse me më shumë se dy veprimetë ndryshushme
ΣγG,j Gk,j + 1.35 ΣQk,1, ku i ≥ 1 (2.3.3.1b
Evrokod 5 KONSTRUKSIONE PREJ DRURIT
2.3.3.2 Koeficientët parcial të sigurisë për materiale
P(1) Koeficientët parcial të sigurisë për vetit e materiale ndërtimore (γm) janë dhënë në
tabelën 2.3.3.2.
Tabela 2.3.3.2. Koeficientët parcial për karakteristika të materialeve (γm)
Gjendja kufitare e mbajtjes - kombinimet themelore të veprimeve
druri dhe materiali tjetër me bazë të drurit 1,3
çeliku i përdorur në lidhje 1,1
- kombinimet aksidentale të veprimeve 1,0
Gjendja kufitare e përdorimit 1,0
2.3.4 GJENDJA KUFITAR E PËRDORIMIT
P(1) Duhet të trgohet që:
Ed ≤ Cd ose Ed ≤ Rd (2.3.4)
Ku kemi:
Cd vlera nominale ose funksioni i vetive llogaritëse të përcaktuara të materialit
në të cilat konsiderohet ndikimi llogaritës nga veprimet e shqyrtuara
Ed ndikimi llogaritës nga veprimi i caktuar në bazë të njërit prej kombinimeve të
shkruara në kaptinën 4.
P(2) Koeficienti parcial i sigurisë për veti të materialeve (γm) është dhënë në tabelën
2.3.3.2.
2.4 QËNDRUESHMËRIA
2.4.1 PËRGJITHËSISHT
P(1) Që të sigurohet qëndrueshmëri adekuate – përkatëse e konstruksionit duhet pasë
parasysh faktorët vijues në mes veti të lidhur:
- dedikimit të konstruksionit
- kriteriumit të kërkuar për veti të materialeve
- kushteve të parapara të mesit,
- vetive, përbërjes dhe sjelljes së materialit
Evrokod 5 KONSTRUKSIONE PREJ DRURIT
- formës së elementeve dhe konstruimit të detaleve,
- kualitetit të punimit dhe nivelit të kontrollës,
- masave të veqanta të mbrojtjes,
- mirëmbajtjes së pritur gjatë jetës së paraparë të konstruksionit.
P(2) Kushtet e mesit duhet të vlerësohen në fazë të llogaritjes, ashtu që të vërtetohet
rëndësia e tyre në raport me qëndrueshmërinë (jetëzgjatjen) dhe të mundësoj
marrjen e masave adekuate për mbrojtje të matertialit.
2.4.2 REZISTENCA NË ORGANIZMA BIOLOGJIKE
P(1) Druri dhe materiali me bazë të drurit për klasa të posaçme (të definuara në EN
350-1 dhe –2, dhe prEN 335-3) duhet të kenë qëndrueshmërinë natyrore adekuate
në pajtim me EN 350-2, ose duhet të jenë të mbrojtur me tretman të zgjedhur në
pajtim me prEN 351-1 dhe prEN 460.
2.4.3 REZISTENCA NË KOREDIM
P(1) Mjetet lidhëse metalike dhe lidhjet tjera konstruktive, ku është e domosdoshme,
duhet të jenë të mbrojtura ose me vet mënyrën e ndërtimit në konstruksion ose
veqanërisht të mbrojtura kundër korezionit.
(2) Shembujt për mbrojtjen minimale kundër koredimit thjeshtë, llojet e materialeve për
mbrojtjen e mjeteve lidhëse kundër koredimit për klasa të ndryshme (kaptina 3.1.5)
janë dhënë në tabelën 2.4.3. Tabela 2.4.3 Shembuj për mbrojtjen kundër koredimit të materialeve ose mjeteve lidhëse sipas (ISO 2081)*
Klasa shfrytëzuese Mjetet lidhëse
1 2 3
Gozhdat, mjetet lidhëse në formë shkopi, bulonat për drurin pa dado
jo jo Fe/Zn 25c**
Bulonat jo Fe/Zn 12c Fe/Zn 25c**
Lidhëse Fe/Zn 12c Fe/Zn 12c Çelik i pa koreduar
Fe/Zn 12c Fe/Zn 12c Çelik i pa koreduar Pllakat e dhëmbëzuara prej metali dhe pllakat prej metalit me trashësi 3mm
Pllakat prej çelikut me trashësi 3mm deri 5mm jo Fe/Zn 12c Fe/Zn 25c**
Pllakat prej çelikut me trashësi më të madhe se 5mm jo jo Fe/Zn 25c**
* Nëse shfrytëzohen lyerjet e nxehta me zing, atëhere Fe/Zn 12c duhet të zëvendësohenme Z257 dhe Fe/Zn 25c me Z350, të dyjat në pajtim me EN 10147
** Për kushte të koredimeve të jashtëzakonshme duhet të ju jepet përparësi Fe/Zn 40 me lyerje të rënda të nxehta ose çelikut të pa koreduar
Evrokod 5 KONSTRUKSIONE PREJ DRURIT
3 VETITË E MATERIALEVE
3.1 PËRGJITHËSISHT
3.1.1 PARAMETRAT E FORTËSISË DHE SHTANGËSISË
P(1) Parametrat e fortësisë dhe shtangësisë përcaktohen në bazë të shqyrtimeve në
ato lloje të veprimeve të cilave materili do të jetë i nënshtruar në konstruksion ose
në bazë të krahasimeve me lloje të njejta të drurit ose materialit me bazë të drurit
ose në baza të raporteve veq të verifikuara të vetive të ndryshme të materialit.
P(2)