20
1

Ecovolis Report 2012

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Ecovolis is bike sharing system for albania, created by social stimulating alternative program, with the support of city hall, pedal for progress and eco bicycle shop. ecovolis program aims to give cleaner air to our city, promoting healthy lifestyle and active living for the community. Ecovolis bicycle Ecovolis bicycles are unique and unified in colors and its accessories. the bicycles has a comfortable saddle, a public fender to protect your clothes, a basket to carry your bag and a bell. the bicycles has albanian’s flag colors and it has necessary accessories to make cycling easy, comfortable and fun. in its public fender it always has ecovolis logo and sponsor’s logo showing company’s social responsibility.

Citation preview

1

2

TABELA E TË DHËNAVE Faqja Hyrje 2 Sistemet Publike të Biçikletave 2 Historia 2 Financimi i Sistemit Ecovolis 3

Donacione & Sponsorizime 3 Të ardhurat nga anëtarësimi, abonimet & përdorimi 3

Skuadra implementuese 4 Partnerët tanë 4

Organizata & Shoqëria Civile 5 Media vizive dhe e shkruar 5

Stacionet Ecovolis 5 Tiranë 6 Durrës 6

Tarifat e Shërbimit 6 Abonimet, anëtarësimi & përdorimi 7

Mirëmbajtja e Biçikletave 7 Servisi Ecovolis 8 Siguria teknike e biçikletave 8

Transporti i Biçikletave 8 Dëmet & Vjedhjet 9 Siguria Ecovolis 10 Fushata Ndërgjegjësimi 10

Ecovolis – Biçikleta Juaj 11 Ecovolis – Kujdes Këmbësorët 11 Ecovolis – Rregullat e Sigurisë 11

Aktivitete Sportive 11 Ecovolis Bike Tours 12 Ecovolis Free Ride 12

Aktivitete Mjedisore 12 Love Recycling 12 Në mbrojtje të Parkut të Tiranës 13 European Mobility Week 14

Aktivitete Sociale 14 Sunshine Programme 15 Lojërat Olimpike Speciale 15 Dhuro Gjak 16 Dita e të drejtave të njeriut 17

Informacioni dhe komunikimi i shërbimit 18 Buletini Ecovolis 18 Rrjeti Social 19 Media, TV, gazeta, Revista 19

Ecovolis në të ardhmen 20 Përmirësimi i shërbimit 20 Shtrirja e stacioneve 20

Adresa ndihmëse rreth Ecovolis 20

3

HYRJE

Ecovolis është programi i biçikletave publike, i krijuar nga organizata Programi i Alternativave Social Stimuluese me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, Pedal for Progress dhe Eco Bicycle Shop. Programi Ecovolis synon të promovojë transportin ekologjik me biçikleta duke i dhënë qytetit tonë më shumë ajër të pastër, jetë më të shëndetshme dhe aktive për komunitetin.

Ecovolis lindi nga nevoja për një alternativë të re, ekologjike të transportit. Programi filloi si një projekt i Organizatës komunitare “PASS”, (Programi i Alternativave Social Stimuluese” për të ndërgjegjësuar dhe për të shtuar numrin e përdoruesve të biçikletës në Tiranë. Duke mos u mjaftuar me fjalë, Ecovolis ishte konkretizimi i projektit në terren me një shërbim, praktik, të thjeshtë dhe të përdorshëm nga të gjithë qytetarët.

Kultura e biçikletës në qytetin e Tiranës po humbiste, gjëndja e trafikut dhe e mjedisit po përkeqësohet, brezit të ardhshëm i mungon referimi I një kulture active pro mjedisore, dhe i gjithë qyteti rrezikon të mos ketë alternativën më të dobishme të lëvisshmërisë në zonat urbane.

Nëse shohim faktorët kyç që çuan shumë kryeqytete europiane në këtë alternativë transporti kuptojmë që ato janë po kaq të vlefshme dhe në Tiranë. Njerëzit sot, shumë herë më tepër se më parë janë të varur nga makinat, rrugët e Tiranës janë plot e për plot me makina. Ndryshimi i idesë për lëvizshmërinë, për sigurinë, për qytetin e jetueshëm dhe mjedisin çoi në zbatimin e programeve të biçikletave publike më shumë se 200 qytete në të gjithë botën.

SISTEMET PUBLIKE TË BIÇIKLETAVE

Ç’farë janë? Si funksionojnë?

Sistemi publik i biçikletave është një shërbim në të cilin biçikletat vihen në dispozicion për përdorim të përbashkët, për qytetarët të cilët nuk kanë një biçikletë. Sistemet publike të biçikletave ndahen në dy kategori.

Programet komunitare të biçikletave, organizuar kryesisht nga organizatat jofitimprurëse në bashkëpunim të ngushtë me qeveritë lokale.

“Smart Bike Programme”, (programet me garanci të biçikletave) zbatuar kryesisht nga agjencitë qeveritare ose në një partneritet publik – privat.

Qëllimi kryesor i këtyre sistemeve është të sigurojnë përdorim të lirë ose të përballueshëm të biçikletave për udhëtime në distanca të shkurtra brenda zonave urbane, si një alternativë ekologjike e transportit publik, duke ulur kështu bllokimet e trafikut, zhurmat dhe ndotjen e ajrit. Sistemi publik i biçikletave është përkufizuar si

4

zgjidhja e “shekullit” për lëvizshmërinë në zonat urbane, për sigurinë, për qytetin e jetueshëm dhe për mjedisin.

Programet publike të biçikletave lehtësojnë qytetarët nga disavantazhet e të pasurit një biçikletë personale.

1. Humbjen e biçikletës nga vjedhjet apo vandalizmi.

2. Mungesën e parkimit apo vendmbajtjes së biçikletës.

3. Mirëmbajtjen e biçikletës.

Vetë shërbimi në thelb është një formë e transportit publik, i strukturuar me stacione ku mund të marrësh dhe kthesh biçikletën. Shërbimi mund të provohet i kushtueshëm për qytetarët në rast se nuk subvencionohet nga qeveria, bashkitë apo bizneset, zakonisht në formën e reklamave në stacionet e biçikletave apo në vetë biçikletën.

Deri në vitin 2010 janë vlerësuar më shumë se 200 skema të tilla që operojnë në mbarë botën.

Si funksionojnë programet e biçikletave?

Edhe pse në përgjithësi qytetarët paguajnë për të përdorur biçikletat të cilat i marrin në përdorim, sistemet e biçikletave ndahen në fitimprurëse dhe jo fitimprurëse. Projektet e para të sistemeve të biçikletave janë iniciaur kryesisht nga organizatat dhe komuniteti lokal, si projekte bamirëse me qëllimin për të favorizuar ose promovuar biçikletat si një formë ekologjike e transportit.

Në vitet e fundit në një përpjekje për të reduktuar humbjet nga vjedhjet dhe vandalizmi, shumë programe të biçikletave tashmë i kërkojnë përdoruesve që të sigurojnë një depozitë monetare për të parapaguar çdo dëm të mundshëm apo humbje të biçikletës.

Shumica e programeve të biçikletave operojnë ngjashëm me sistemet publike të transportit, duke u mbajtur nga banorët lokal, turistët dhe vizitorët e huaj.

Deri më sot nuk ka pasur asnjë program privat apo publik që të jetë në gjëndje të operojë si një ndërrmarje e vetë – financuar, duke përdorur të ardhurat nga tarifat e abonimit, anëtarësimit apo përdorimit të përditshëm. Si rrjedhojë shumica e sistemeve publike të biçikletave shfrytëzojnë fondet nga burime publike qeveritare ose financime nga bizneset e ndryshme.

Programet e biçikletave publike mund të administrohen nga subjektet qeveritare, organizatat jofitimprurëse ose nëpërmjet partneritetit publik-privat.

5

Shumë prej programeve të biçikletave publike janë zhvilluar nga një shumëllojshmëri e organizatave jofitimprurëse gjatë viteve, të bazuara të gjitha në një ose më shumë nga sistemet e mësipërme.

HISTORIA E ECOVOLIS

Tirana Community Bicycle ishte projekti I PASS, për të rikthyer një mënyrë të lirë transporti dhe miqësore me mjedisin. Projekti synonte punësimin e të rinjve në një sipërmarrje sa sociale dhe mjedisore. Dhurimi i biçikletave për fëmijët e familjeve në nevojë, shitja e biçikletave të lira, të përdorura, shëtitje me biçikleta, kurse pedalimi dhe së fundmi stacione të biçikletave, ishin objektivat e këtij projekti.

Ndryshe nga sistemet e tjera të biçikletave të superfinancuara, me një mbështetje të gjerë qeveritare, komunitare dhe me një infrastrukturë gjysëm të gatshme, ecovolis erdhi me një financim modest të OSFA-së. Biçikletat u dhuruan nga një organizatë amerikane Pedal for Progress, ndërsa pjesa tjetër ishte një punë e palodhshme e një skuadre plot energji dhe passion për atë që po bënin.

Në tetor të vitit 2010 u krijua identiteti i biçikletës. Emri Ecovolis, Fluturim Ekologjik, bashkimi i dy fjalëve eco (ekologjike) dhe volis (fluturim), ngjyrat e simboleve kombëtare kuq e zi, kosh i bardhë dhe Sigla shumëngjyrëshe ecovolis.

Pas një fushate të gjerë aktivitetesh ndërgjegjësuese në krijimin e frymës dhe kulturës biçikletë në datë 23 Mars 2011 fillon stacioni I parë Ecovolis në Ish Parkun Rinia. Rradhë të Gjata të rinjsh dhe një habi e madhe te qytetarët e Tiranës. Brenda pak muajsh hapen dhe 3 stacione të tjera në Tiranë dhe 2 në Durrës.

Që nga krijimi i tij programi ka shërbyer si një shtyllë e fortë e nismave, fushatave dhe aktiviteteve të dhjetëra organizatave të ndryshme dhe shoqërisë civile në përgjithësi. Nëpërmjet Programit Ecovolis Sunshine dedikuar fëmijëve janë dhuruar mbi 70 biçikleta fëmijësh në qëndrat dhe shtëpitë e fëmijëve Tiranë dhe Durrës. Dhjetëra aktivitete për të dëfryer fëmijët e këtyre qëndrave dhe për ti rikthyer buzëqeshjen.

Nëpërmjet një fushate të gjerë në mediat dhe rrjetet sociale, Ecovolis tashmë është konfirmuar në të gjithë sistemet e ngjashme publike të biçikletave si nisma që sfidoi mungesën e fondeve dhe infrastrukturës biçikletë për të sjellë me ngulm kulturën dhe frymën e nevojshme për të rikthyer qytetin e gjelbërt.

Të dhëna të përgjithshme.

Ecovolis është programi i biçikletave publike, i krijuar nga organizata Programi i Alternativave Social Stimuluese me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, organizatës amerikane Pedal for Progress dhe funksionon falë sponsorizimeve të kompanive në

6

kuadër të përgjegjësisë sociale ndaj komunitetit. Programi Ecovolis synon të promovojë transportin ekologjik me biçikleta duke i dhënë qytetit tonë më shumë ajër të pastër, jetë më të shëndetshme dhe aktive për komunitetin.

Statistika të përgjithshme të shërbimit Ecovolis:

o 200 biçikleta Ecovolis në 6 stacione Ecovolis në Tiranë/Durrës si dhe 1 stacion Ecovolis Junior (për fëmijët)

o Stacionet Ecovolis janë të vendosur në pika të ndryshme të qytetit, të cilat janë lehtësisht të aksesueshme nga qytetarët dhe turistët

o Biçikletat Ecovolis janë në lëvizje në zona të rëndësishme dhe të frekuentueshme të qytetit

o Numri mesatar i përdoruesve për stacion është 3924 përdorues/muaj. (Statistikat e shërbimit Ecovolis Mars-Shtator 2011)

o Sistemi i biçikletave publike do të rritet në 570 biçikleta dhe 19 stacione Ecovolis të vendosur respektivisht 13 në Tiranë, 4 në Durrës dhe 2 në Korçë.

Financimi i Sistemit Ecovolis

Ecovolis është inisiativa jonë e përbashkët për një jetë më të shëndetshme dhe qytet më të pastër. Ecovolis mbështetet dhe funksionon falë kompanive dhe bizneseve që janë të orientuar në të mirë të komunitetit. Sponsorizimi ndaj Ecovolis shpreh qartë përkushtimin e kompanisë për mjedisin dhe promovimin e një jete aktive, si një mjet inovativ & unik të marketing-ut të gjelbër.

Përfitimet e Kompanive në kuadër të sponsorizimit të Ecovolis

Kontributi social për Ecovolis i jep mundësinë kompanisë të shpreh angazhimin e saj në promovimin e komuniteteve të gjalla, jetesë të shëndetshme dhe emetim zero të karbonit.

o Përgjegjësia Sociale. Duke mbështetur inisiativën e biçikletave publike Ecovolis Kompana inkurajon një mënyrë transporti ekologjike brenda qytetit dhe krijon mundësi punësimi për dhjetëra të rinj në sektorin e gjelbër.

o Mjet inovativ & unik i marketing-ut të gjelbër. Ecovolis është iniciativë unike në Ballkan, e cila promovon transportin ekologjik për udhëtimet e shkurtra. Logo e

7

Kompanisë mund të jetë prezentë në çdo biçikletë, përkatësisht 200 biçikleta të cilat janë masivisht në lëvizje në zonat më kryesore të qytetit dhe me lëvizshmëri të lartë. Gjithashtu logo së bashku me mesazhin unik për mjedisin janë të vendosura në 2 stenda të përmasave 70 x 200cm të cilat janë të frekuentueshme nga qindra njerëz të cilët kalojnë pranë stacionit.

o Imazh pozitiv për markën tuaj. Mënyrë shumë e mirë për të promovuar dhe forcuar markën tuaj është promovimi i saj përmes inisiativave të tilla sociale dhe mjedisore të cilat ndikojnë në krijimin e një imazhi pozitiv dhe miqësor për klientët tuaj.

o Promovim mediatik në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Eventet e organizuara në kuadër të programeve sociale për dhurimin e biçikletave dhe aktiviteteve të pedalimeve në qytet me biçikletat me logon e Kompanisë, janë prezente në reportazhe mediatike në media lokale dhe kombëtare.

o Përmendja dhe falenderimi i bashkëpunimit me Kompaninë në rrjetet sociale (facebook, linkedin, tëitter, youtube). Ecovolis zotëron një rrjet social mbi 50.000 anëtarë shumë interaktiv dhe Kompania si partner dhe sponsorizues publikohet vazhdimisht në formën e mesazheve, videove dhe fotove.

Mundësitë e Siglimit të Stacioneve dhe Biçikletës Ecovolis

Siglimi i stacioneve Ecovolis

8

Siglimi i Sistemit Ecovolis

Siglimi I Biçikletës Ecovolis

Siglimi I Parafangos Ecovolis

Siglimi i Koshit Siglimi I Trupit të Biçikletës

Siglimi i Stendës së Shërbimit Siglimi i Kartës Ecovolis

9

Donacione & Sponsorizime (partnerët)

Sponsorizuesit e Ecovolis

Të ardhurat nga anëtarësimi, abonimet & përdorimi

Burimeve e të ardhurave për Sistemin Ecovolis

• Përdoruesit e shërbimit Ecovolis , (të përditshme)

• Anëtarësimet vjetore

• Abonimet (ditore, mujore, vjetore, turistike)

• Sponsorizimi nga kompanitë

• Donacionet nga fondacionet

• Partnerë "in kind" (Bashkia e Tiranës, Pedal për Progres)

• Të ardhurat nga shitjet e biçikletave Eco Bicycle Shop

• Burimet njerëzore (vullnetarët)promovon transportin ekologjik për udhëtimet e shkurtra.

10

Skuadra Ecovolis

25%

5%5%

25%

10%

15%

10%5%

Burimi i të ardhurave të sistemit Ecovolis

Daily service users

Yearly membership

Supscription (daily, monthly, yearly, touristic)Sponsorship from companies

Donations from foundations

Partners “in kind” (tirana city hall, Pedal for Progress)Sales revenue from Eco Bicycle Shop

Human resource (volunteers)

11

Partnerët tanë – Organizata, Institucione & Shoqëria Civile

- Bashkia Tiranë - Bashkia Durrës - United Nations Development Programme - UNDP - Global Environmental Facility - GEF - Open Society Foundation Albania – OSFA - Ambasada Britanike - Vodafone Foundation - Eko Lëvizja - Terre des Hommes Albania - TAMAM - Organizata Shqipëtare e Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut

Mediat, Tv & Gazeta Partnere

Televizione Gazeta Buletine Elektronike - Ora News - Scan Tv - Vizion Plus - Albanian Screen - Top Channel

Gazeta Eko Lëvizja Gazeta Mjedisi Sot Gazeta Shekulli Gazeta Shqip Gazeta Standart

Buletini Ecovolis Buletini Eko Lëvizja Buletini Mjedisi Sot Forumi Mjedisor -IEP

Stacionet Ecovolis

12

STACIONET EGZISTUESE:

1. Rr : Shëtitorja “Lasgush Poradeci”, Tiranë

2. Rr : Elbasanit, pranë Këndit të Lojrave

3. Rr : Dëshmorët e 4 Shkurtit, pranë Parkut Rinia

4. Rr : Sheshi “Nënë Tereza”, pranë Universitetit Politeknik

Durrës

- Shëtitorja e Vollgës - Lulishtja para Bashkisë së Durrësit

Si funksionon Ecovolis? - Tarifat e Shërbimit Ecovolis

Sistemi i Kartës Ecovolis

- ANËTARËSIMI ECOVOLIS - ABONIMI ECOVOLIS - ECOVOLIS PAGESA BAZUAR NË KOHËN E PËRDORIMIT

Karta e anëtarësisë është e vlefshme për 365 ditë dhe kushton 500 lekë. Karta e anëtarësisë i jep mundësinë përdoruesve të përdorin biçikletën falas për 30 minuta sa herë që përdorin shërbimin. Nëse kanë dokument që vërteton se janë studentë anëtarësimi kushton 200 lekë. Për të kryer anëtarësimin personat duhet të kenë

1.Mjet identifikimi + fotokopje që do t’i bashkëngjitet anëtarësimit

2. Pagesën

Karta e anëtarësimit nuk është mjet garancie për të marr biçikletën, është thjeshtë mjet me të cilin klientët mund të marrin përfitime.

Ecovolis Card Eco Bicycle Shop Card

ID Card Patent Passport

13

• Anëtarësimi normal: 500 lekë

• Anëtarësimi për studentë: 200 lekë (shoqëruar me dokument vërtetues)

Abonimi Ecovolis mund të bëhet vetëm pasi personi është anëtarësuar. Abonimi i jep mundësinë të përdorin shërbimin Ecovolis falas përgjatë gjithë periudhës së abonimit. Klientët kanë mundësi të zgjedhin 3 lloje abonimesh:

• Abonimi ditor – 100 lekë

• Abonimi mujor – 900 lekë

• Abonimi vjetor – 3900 lekë

• Abonimi Turist – 200 lekë dita

Përdoruesit e shërbimit Ecovolis kanë mundësi të përdorin bicikletat bazuar në kohën e përdorimit, një orë kushton 60 lekë.

Mirëmbajtja e Biçikletave

Mirëmbajtja, riparimi dhe zëvendësimi I biçikletave bëhet në servisin e riparimit Ecovolis. Servisi ka një sipërfaqe prej rreth 120 m2, janë të punësuar 3 mekanikë dhe 2 ndihmësa. Me më shumë se 80 poste biçikletash të vendosura me kujdes në stenda ajrore për të mos zënë vend. I pajisur me të gjitha teknikat dhe logjistikën më të fundit të riparimit të biçikletave. Disa nga pjesët e zëvendësimit për biçikletat kanë ardhur nga organizata amerikane Pedal for Progres dhe një pjesë sigurohen në tregun vendas.

Servisi Ecovolis funksionon 08:00 – 18:00 gjatë dimrit dhe 08:00 – 20:00 gjatë verës, çdo ditë të javës pa pushim. Dy ndihmësat kontrollojnë çdo ditë në mëngjes stacionet ecovolis,për të identifikuar biçikletat e dëmtuara, me defekte të cilat më pas transportohen me një karel të veçantë enkas për biçikleta në kushte të sigurta drejt servisit.

Të gjitha biçikletat e identifikuara me defect, kanë të varur një shenjë dalluese me ngjyrë të kuqe që shkruan “Defekt”. Në servis biçikletat I nënshtrohen 2 kontrolleve kryesore.

1. Kontrolli Teknik 2. Kontrolli Estetik

Kontrolli Teknik përfshin:

- Kontrolli i gomave, (komardaret dhe kapertonat) - Kontrolli I disqeve, (shtrembërime, këputjet e telave) - Kontrolli I sistemit të frenimit.

14

- Kontrolli I sistemit të drejtimit. - Kontrolli I akseve dhe shpejtësive.

Kontrolli Estetik përfshin

- Gërvishtjet e trupave të biçikletës. - Dëmtimet e shalës së biçikletës - Dëmtimin, shtrembërimin e koshit - Dëmtimin e parafangos publike dhe logos Ecovolis - Larja dhe pastrimi I biçikletës

Siguria teknike e biçikletave

- Pas çdo servisi biçikletat provohen për sistemin e drejtimit dhe frenimit. - Me mbërritjen në stacion, punonjësi I shërbimit i verifikon para se ti marrë në

dorëzim. - Sugjerimet e përdoruesve i përcillen direkt servisit nëpërmjet punonjësve të

stacionit. - Vetë punonjësit e stacionit I kërkojnë përdoruesve të provojnë biçikletën para se

ta marrin. - Nuk është shënuar asnjë aksident deri tashmë për shkak të kushteve teknike jo

të mira të biçikletës.

Përdorimi I kaskës mbrojtëse

Ecovolis gjatë gjithë kohëzgjatjes së shërbimit ka nxitur vazhdimisht përdorimin e kaskës mbrojtëse. Çdo stacion është I pajisur me 10 të këtilla, për përdorim të klientëve tanë. Mospërdorimi I tyre është zgjedhje personale e shumë prej përdoruesve ecovolis, ashtu siç ka dhe shumë të tjerë kryesisht të huaj, të cilët nuk pranojnë të marrin një biçikletë pa kaskën mbrojtëse. Deri tashmë janë zhvilluar me dhjetëra aktivitete ndërgjegjësuese, udhëtime me biçikleta dhe shpërndarje fletëpalosjesh për përdorimin e kaskës mbrojtëse dhe respektimin e rregullave të sigurisë.

Transporti i biçikletave.

Transporti I biçikletave kryhet nëpërmjet rimorkiove special të ecovolis. Janë 3 të këtilla me 12 vënde, 8 vënde dhe një 4 vëndëshe që rimorkiohet nga një biçikletë. Biçikletat përveçse kanë postin e tyre të fiksuar në shina, lidhen me mandra për të siguruar moslëvizshmërine apo dëmtimin e tyre gjatë transportit. Transporti I biçikletave në servisin Ecovolis kryhet 3 herë në ditë sipas një itinerari të caktuar.

Dëmet & Vjedhjet

Vjedhjet dhe vandalizmi kanë qenë sfida e parë e Ecovolis që në ditët e para të shërbimit. Duke nisur si një projekt komunitar në dobi të komuniteti dhe qytetit, masat e

15

sigurisë, kontrollit dhe penalizimeve kanë qenë minimale. Praktikisht nëse nuk do të ishin zëvendësuar në kohë të gjitha biçikletat e vjedhura apo dëmtuara, tashmë nuk do të kishte më asnjë biçikletë në stacionet Ecovolis. Plot 70 biçikleta nuk janë kthyer ose më mirë janë vjedhur që nga 25 Marsi i këtij viti, kur filloi dhe shërbimi Ecovolis. Mesatarisht 10 biçikleta në muaj ose 2.5 në javë. E matur në përqindje , do të ishte 100 % e biçikletave të vjedhura. Nuk mund të lëmë pa përmendur 27 rastet e mbetura në tentativë vjedhje, vetëm në saj të këmbënguljes dhe guximit të skuadrës Ecovolis për t’i shkuar deri në fund, ose më saktë në shtëpitë e tyre dhe për t’u përballur me situate nga më të çuditshmet.

Biçikletat Ecovolis mund të merren në dy mënyra; Nëpërmjet kartës së identitetit, (mënyra më e shpeshtë e përdorimit) dhe kartës Ecovolis. (mënyra nëpërmjet anëtarësimit). Natyrisht që anëtarësimi është një mënyrë e shumë prej përdoruesve të biçikletës për të mbështetur këtë nismë dhe për të ecur bashkë në përmirësimin e shërbimit, prandaj ngelet shumë pak hapësirë ose aspak që dikush të anëtarësohet për ta vjedhur.

Marrja e biçikletës nëpërmjet kartës së identitetit ngelet dhe mënyra më pak e kontrollueshme. Rasti I X-it me vendlindje Sheq Musa Lalaj të Fierit apo Y-it Berishë Vendi të Pukës, janë rastet tipike të atyre që vjedhin biçikletat ecovolis. Me vendbanim rezultojnë në fshatrat respektivë, por realisht kanë vite që kanë lëvizur dhe tashmë ndodhen në Tiranë ose rrethinat e saj, sërish në lëvizje. Praktikisht për të gjetur një vendbanim të përafërt të këtyre personave do të duhej të interesoheshim në vendlindjen e tyre pranë të afërmve. E provuar disa herë dhe pa rezultat, të afërmit e tyre shpesh nuk dinë nëse këta njerëz janë në Tiranë apo jashtë Shqipërisë.

Jo më pak janë dëmet që vijnë si pasojë e keqtrajtimit dhe vandalizimit të biçikletës nga persona të papërgjegjshëm që shpesh bëhen dhe shkak aksidentesh dhe përplasjesh. Me dhjetëra disqe të shtrembëruar, trupa të thyer copash, parafango të copëzuara, kosha të çarë janë rutina e përditshme e punës për mirëmbajtjen e Ecovolis.

Skuadra Ecovolis po punon për identifikimin e këtyre personave dhe përjashtimin e tyre nga shërbimi. Anëtarë dhe vullnetarë të Programit disa herë në javë dalin për kontrolle në Parkun e Liqenit dhe zona të tjera që përdoret Ecovolis.

Siguria e ruajtjes së biçikletave Ecovolis

Sigurimi i biçikletave nga vjedhjet ngelet ende një nga pikat e dobëta të Ecovolis. Ndonëse nga fillimi I shërbimit është reduktuar ndjeshëm numri I vjedhjeve të biçikletave, ka ende shumë punë për të bërë. Ecovolis bashkëpunon tashmë me disa nga komisariatet dhe strukturat e policisë, për të bërë kallëzimet e vjedhjeve rast pas rasti, sipas zonave të stacioneve dhe vendbanimeve të personave të kallëzuar.

16

Tashmë është bërë rutinë, verifikimi I të dhënave në zyrat e Ecovolis, sipas një regjistri të gjëndjes civile dhënë në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, ku verifikohen adresa dhe të dhëna të tjera të rëndësishme të personave që nuk kthejnë biçikletat.

Janë të shumta mënyrat që stafi i Ecovolis operon në këto raste. Shumë prej tyre kontaktohen në telefon, në rrjetin sociale Facebook, në numëratorët dhe adresarët e telefonave dhe të tjera. Në shumë raste jemi detyruar të shkojmë në shtëpitë e këtyre personave për të kërkuar që të dorëzohet biçikleta pa bërë kallëzimin.

Një nga fushat që po punohet për të përforcuar masat e sigurisë është dhe ngritja e një skuadre enkas për sigurimin dhe gjetjen e biçikletave.

Fushata Ndërgjegjësimi

• Ecovolis – Biçikleta Juaj

Fushata prezantuese e shërbimit Ecovolis, rregullat e përdorimit, funksionimi dhe vendodhja e stacioneve. Pjesë më e madhe e kësaj fushate u zhvillua përmes rrjeteve dhe medias sociale duke informuar grupin e synuar që në fillim të programit të rinjtë dhe të rejat shqiptarë.

• Ecovolis – Kujdes Këmbësorët

Fushata I drejtohet përdoruesve të Ecovolis, por jo vetëm, në përgjithësi të gjithë atyre që pedalojnë në parkun e liqenit në mënyrë jo korrekte, duke u bërë shkas për aksidente me kalimtarët në zonën e parkut. Fushata është ende në vazhdim dhe synon ndërgjegjësimin e çiklistëve për të respektuar kalimtarët, evidentimin dhe përjashtimin nga shërbimi ecovolis të atyre që shkelin rregullat e pedalimit korrekt.

• Ecovolis – Rregullat e Sigurisë

Fushata synon të informojë një numër sa më të gjerë të përdoruesve të Ecovolis, mbi rregullat e pedalimit të sigurtë. Pjesë e kësaj fushate janë dhe kurset e pedalimit, foto dhe video të krijuara dhe shpërndara nëpërmjet rrjeteve dhe mediave sociale.

Aktivitete Mjedisore

Love Recycling

Është një fushatë e Ecovolis për të ripërdorur shumë prej materialeve apo mbetjeve që mblidhen çdo ditë në shtëpitë apo zyrat tona. Ripërdorimi i materialeve ka një rëndësi të madhe në zvogëlimin e mbetjeve, ka përfitime të mëdha ekonomike dhe padiskutim është mënyra dhe kontributi i gjithsecilit për shtëpinë tonë të madhe, tokën. Skuadra

17

Ecovolis ka organizuar disa ekspozita me sende të ricikluara, kryesisht nga pjesët e biçikletave, kartoni dhe letra.

Në mbrojtje të Parkut të Tiranës

Aktiviteti I zhvilluar në bashkëpunim me Eko Lëvizjen për “Problemet e degradimit Mjedisor të Liqenit artificial të Tiranës dhe zbatimin e masave mbrojtëse dhe rehabilituese ndaj tij”. Fushata është zhvilluar për disa javë rresht me takime dhe diskutime të hapura me specialistë dhe përfaqësues të institucioneve dhe agjencive mjedisore.

European Mobility Ëeek

Në simbol të kësaj dite, në të gjitha stacionet Ecovolis biçikletat u ofruan falas për të gjithë qytetarët. Në këtë mënyrë qytetarët patën mundësi të provojnë lirinë që të jep qyteti pa makina dhe shpejtësinë e kënaqësinë që provon duke pedaluar. Panairi i biçikletave antike, në të cilën u ekspozuan biçikletat ndër vite për të nxitur sadopak nostalgjinë e moshës së tretë dhe kuriozitetin e brezit të sotëm. Në këtë ditë të promovimit të biçikletës, u angazhua plotësisht edhe skuadra e teknikëve të cilët ofruan riparim falas për biçikletat e qytetëarëve dhe ndërkohë të tjerë kishin mundësinë të përfitonin aftësi për riparimin e biçikletës së tyre.

Aktivitete Sociale

Sunshine Programme

Ecovolis Sunshine Program është inisiativë e Ecovolis për dhurimin e biçikletave të fëmijëve, veçanërisht për fëmijet në nevoje. Ecovolis ka dhuruar 60 biçikleta për fëmijët gjatë viti 2011 duke organizuar plot aktivitete për fëmijët që kanë patur synim edukimin për pedalim të sigurtë, argëtimin, nxitjen e një jete aktive dhe praktimin e sporteve. Ecovolis Sunshine do të vazhdojë të dhurojë më shumë biçikleta për fëmijët në nevojë edhe gjatë vitit 2011-2012. Nëse jeni një organizatë që punoni me fëmijët skuadra Ecovolis është shumë e hapur dhe bashkëpunuese për organizimin e aktiviteteve të ndryshme që kanë në fokus përdorimin e biçikletës dhe nxitjen e jetës aktive.

Lojërat Olimpike Speciale

Së bashku me Fondacionin Vodafone u organizua një pedalim masiv me biçikleta që filloi në zyrat e presidentit dhe përfundoi pranë Institutit të Fiskulturës. Në këtë pedalim morën pjesë mbi 100 të rinj dhe të reja student, aktivistë, vullnetarë nga organizata të ndryshme me qëllimin për të përcjellë një mesazh pozitiv për personat me aftësi të kufizuara.

18

19

Dhuro Gjak

Një tjetër pedalim massive me të rinjtë dhe të rejat vullnetarë të Organizatës Shqipëtare të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut. Aktiviteti synonte të ndërgjegjësonte qytetarët e Tiranës për të zhvilluar një jetë më të shëndetshme nëpërmjet pedalimit dhe përdorimit të biçikletës, si dhe të bashkohej në kauzën e Organizatës partnere për dhurimin e gjakut.

Dita e të drejtave të njeriut

Në bashkëpunim me Organizatën Në Dobi të Gruas, u zhvillua aktiviteti të Rinjtë Së Bashku për të Drejtat e Njeriut. Një pedalim masiv që filloi në sheshin nënë tereza dhe vazhdoi përgjatë bulevardit kryesor. Në këtë aktivitet të rinjtë dhe të rejat pjesëmarrës dhanë një mesazh të aktivizmit rinor nëpërmjet biçikletës Ecovolis.

Informacioni dhe komunikimi i shërbimit

Buletini Ecovolis

Buletini elektronik Ecovolis, postohet çdo 2 javë nëpërmjet postës elektronike në 25.000 adresa email. Ai gjithashtu shpërndahet dhe postohet në faqet dhe forumet e më shumë se 10 organizatave partnere. Buletini ka një grafikë të veçantë, pasuruar me foto dhe video të aktiviteteve ecovolis, të kulturës dhe frymës biçikletë në përgjithësi, lajme dhe kuriozitete për biçikletën.

Rrjeti Social

Rrjeti Social Ecovolis, është kthyer tashmë në një shembull për shumë organizata dhe institucione që përdorin fuqinë e rrjeteve sociale. Me disa faqe dhe kategori active në rrjetin facebook, me më shumë se 5 “kanale televizive në youtube”, gjithashtu aktiv nëpërmjet linkedin, tëitter, flickr, vimeo, google plus, etj. Me më shumë se 100 video të realizuara nga skuadra ecovolis për aktivitetet dhe fushatat e ndryshme social dhe mjedisore.

- Facebook - Youtube - Vimeo - Flickr - Linkedin - Google + - Twitter

20

Media, TV, gazeta, Revista

Duke qenë një nismë e veçantë në dobi të komunitetit, ecovolis ka mbështetjen e mediave vizive dhe të shkruar. Që nga fillimi kanë qenë me dhjetëra gazeta dhe revista të interesuar për të pasqyruar aktivitetin e këtij programi. Mbështetja e këtyre mediave vazhdon edhe sot në forma të ndryshme reportazhesh, speciale lajmesh dhe artikuj nëpër gazetat lokale.

Në të gjitha rastet Skuadra Ecovolis është bashkëpunuese dhe mbështetëse me partnerët tanë mediatik. Shumë prej reportazheve, klipeve të ndryshme me në qendër biçikletën, reklamave apo specialeve të ndryshme, kemi ofruar mbështetjen dhe ndihmën tonë për një realizim sa më profesional.

Ecovolis në të ardhmen

Ecovolis synon të zhvillohet në shumë drejtime. Përmirësimi I shërbimit dhe zgjerimi i tij, në më shumë stacione që prekin dhe zonat jashtë qenrës, janë qëllimet kryesore të programit. Aktualisht janë gati 200 biçikletat e reja Ecovolis, Amsterdam Model, City Bike 28”, të cilat janë në pritje të stacioneve të reja. Me përdorimin e këtyre biçikletave të reja Ecovolis, do të ketë mundësinë të dyfishojë numrin e stacioneve dhe të bëjë një hap të madh përpara në përmirësimin e shërbimit të biçikletave.

Një tjetër bashkëpunim që po vijon në kuadër të nismës në dobi të qytetit, është Tourism Info Point, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, Drejtoria e Turizmit dhe Promovimit të Qytetit, për funksionimin e stacioneve Ecovolis edhe si qëndra të informacionit turistik.

Adresa ndihmëse rreth Ecovolis

www.ecovolis.com

www.eco-bike.org

www.pass-al.org

www.ecovolis.info