40
EKONOMIKIA MENAXHERIALE

Ekonomike Menaxheriale

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Literatur

Citation preview

Page 1: Ekonomike Menaxheriale

EKONOMIKIA MENAXHERIALE

Page 2: Ekonomike Menaxheriale

Procesi i Tranzicionit si parakusht i zhvillimit te ekonomisë menaxheriale ne vendet postsocialiste

• Ne literaturen shkencore dhe profesionale, nocioni i tranzicionit nënkupton periudhen e zhvillimit, në të cilën patjetër duhet të ndërmerren proceset gjithpërfshirëse, të ndryshimeve ekonomike dhe të sturuktures kulturale të shoqërisë. Veprimit në nivelin e individëve, grupeve si dhe ne nivelin e shtetit, shndërrimin e shoqerisë së tanishme ne drejtim te shoqërisë me nje nivel më të lartë të lirive ekonomike, politike dhe të institucioneve civilizuese.

Page 3: Ekonomike Menaxheriale

• Procesi i Tranzicionit nuk paraqet zgjedhje te ndonje qellimi te vetëdijshëm, të shtresave të caktuara sociale të shoqërisë,

por ky proces paraqet një produkt të domosdoshëm, të cilin para së gjithash na e imponon kriza shoqerore.

Ky proces paraqitet si nje reaksion spontan i masave të gjera të popullatës për problemet ekzistenciale dhe të koncentrimit te forcës së elitës dominuese të shoqërisë.

Page 4: Ekonomike Menaxheriale

Përvoja e vendeve të Europës Qëndrore dhe Lindore në mënyr të qartë tregon,që procesi i transaksionit mund të realizohet ne dy menyra:

• Se pari - nëpërmjet të përvojes së rregullave dhe të krijimit të një ambienti te volitshëm për ngjitjen e proceseve spontane te kësaj kthese të madhe historike.

• Se dyti - nëpërmjet të definimit të qëllimeve në bazë të të cilave organizohet nje kalim i vetëdijshëm nga ekonomia komanduese ne ekonominë e tregut.

Page 5: Ekonomike Menaxheriale

Në rastin e parë,si bazë e transaksionit konsiderohet Tregu, ndersa ne rastin e dytë si baze e transaksionit konsiderohet Rregullativa shtetërore.

Tregu si bazë e transaksionit në vete ngërthen ato vlera dhe qëndrime ekonomike, te cilat u përgjigjen ekonomisë se tregut, siç janë: liria, veçmas liria individuale, individualizmi ekonomik d.m.th etika individuale, veprimet ekonomike,sipas te ciles çdo individ në mënyrë institucionale, i cili nëpërmjet të kordinimit spontan shpien në drejtim të sendertimit të shoqërisë së lirë.

Page 6: Ekonomike Menaxheriale

- Idea e sendertimit të parimit te vetëdijshem, te parimit të kordinimit ekonomik paraqet bazen per sendërtimin e proteksionizmit shteteror dhe “të shtetit të mirëqenies”. Në kushtet e zhvillimit bashkohor të shoqërise dhe të eknomisë, ideja mbi kordinimin e vetëdijshem akoma është e fortë dhe vjen në shprehje edhe në periudhen e tranzicionit. Kjo ide, ka për qellim që në mënyrë exante të dfinohet qëllimi. Kjo dukuri në literaturen profesionale dhe shkencore trajtohet “si transformim sociologjik i socializmit”

Page 7: Ekonomike Menaxheriale

• Esenca e procesit të transicionit qëndron në kalimin nga eknomia komanuese në ekonominë e tregut. Kalimi në tregun integral si Komponentë themelore e ekonomisë së tregut nuk mundë të trajtohet si qeshtje e ndonjë zgjidhjeje të caktuar, por me parë trajtohet si qeshtje e mbijetesës. Truri i ekonomisë së tregut eshte tregu financiar.

• Tregu i punës veqmas, tregu i kapitalit në vendet postsocialiste, kërkon zbatimin e procesit të privatizimit dhe transformimin radikal të anatomisë dhe te fiziologjisë të modelit ekonomikë të socializmit, nepermjet të destruksionit rrënjësor të ketij modeli.

• Etika individualiste si parakusht i eknomisë së tregut në kuptimin psikologjikë i pergjigjet atij fenomeni i cili ne literaturë është i njohur me emrin “ focus i mbrendshem i kontrollit “.

Page 8: Ekonomike Menaxheriale

• Së treti - si një ndër vlerat e ekonomisë së tregut konsiderohet raport i individëve dhe shoqërisë ndaj pronës private, proceset e provatizimit dhe vendosjes së të drejtave mbi pronën private, kontraktimi i lire nëpërmjet të të cilit garantohet prona private.

• Së katërti - dallimet në procesin e shpërndarjes konsiderohen si vlerë e ekonomisë së tregut. Sendërtimi sistematik i parimeve te ekonomisë së tregut që nga fillimi i viteve 90-ta të këtij shekulli është përcjellur me zvogëlimin sistematik të tendencave egavitare në vetëdijen e njerezve dhe me parimin gjithnje e më të madh të dalimeve në fushen e shperndarjes midis anëtarëve të shoqërisë.

• Së pesti - pranimi i rrezikut d.m.th të një pasigurie për sa i përket ardhmerisë ekonomike gjithashtu trajtohet si vlerë e ekonomisë së tregut.

Page 9: Ekonomike Menaxheriale

• Së gjashti – konkurrenca e tregut gjithashtu konsiderohet si një ndër vlerat, respekstivisht komponentet qenësore të ekonomisë së tregut.

• Nga kjo rrjedh se koordinimi spontan i tregut konsiderohet si parim ekonomik. Ky parim para së gjithash mbështetet në individin e lirë dhe interesat e tij. Si bazë e lirisë individuale dhe i parimit të koordinimit spontan, konsiderohet prona private mbi mjetet e prodhimit.

• Me fjalë të tjera prona private sendërton dhe jetëson mekanizmat e këmbimit te lire, d.m.th senërton ambientin integral, mundë të ilistrohet në bazë të rrjedhës makroekonomike të mjeteve monetare nëpërmjet të kater sektorëve, siq janë׃

• Popullsia,• Ndërmarrjet,• Ndërmjetsuesit financiar dhe• Shteti.

Page 10: Ekonomike Menaxheriale

• Faza e parë – paraqet fazën e zbatimit të formulës ekonomike, e cila në tërësi respekton aksiomat e konceptit të modelit të tregut integral dhe përparësitë e konkurrencës të një vendi të caktuar.

Lidhur me definimin e formules ekonomike në teorin dhe praktiken ekonomike ekzistojn disa koncepcione.

Koncepcionet Monetariste, Neoklasike dhe Neoliberale, tërësisht e apsolutizojnë rolin e tregut dhe mendojnë që roli I shtetit duhet të reduktohet vetëm me eliminimin e qrregullt financiar nëpërmjet të kontrollit të rrept të kerkesës agregate.

Page 11: Ekonomike Menaxheriale

• Ky veprim kërkon zbatimin e një politike restriktive monetare, e cila ka për qëllim eliminimin e rrezikut që rrjedh nga shuma e pakontrolluar e parasë në qarkullim.

Mirëpo në teorinë ekonomike është i njohur fakti se oferta agregate (AQ) shpien deri te formimi I nje pozite te re ekuilibruese (E1), e cila ka si pasojë të veten rënien e dukshme të prodhimit dhe zvogëlimin e padukshem të inflacionit.

Page 12: Ekonomike Menaxheriale

• Nga ky grafikon rrjedh se lëvizja e lakores së prodhimit potencial (PP) në të majtë shpien deri te vendosja e një pike të re ekuilibruese (E’1), e cila i përgjigjet nivelit të rritur të qmimeve P1’ , zvogëlimit të kërkeses agregate (KA), e cila nga ana e vet shpie deri te rënia e vëllimit të prodhimit.

• Sipas mendimit të një numri të madhë të ekonomistëve, aplikimi I koncepteve monetariste, neoklasike dhe neoliberale edhe pse shpien deri te demontimi I mënyres socialiste të prodhimit, prap se prap ne afat të shkurter dhe ne afat te mesem negativisht ndikojnë në treguesit themelor të zhvillimit ekonomik, siq janë: Dinamika e prodhimit, Inflacioni, Standarti jetësor.

Page 13: Ekonomike Menaxheriale

• Sipas koncepcionit të neoklasikëve, deficiti i kërkesës agregate paraqitet si problem kyç dhe shkak kryesor i të ashtuquajturës “rënie e transformacionit” në ekonminë e vendeve postsocialiste.

Pra këto vende angazhohen për stimulimin e kërkeses agregate.

Stimulimi i kerkeses duhet të realizohet nëpërmjet masave të politikës fiskale,por ndonjëher edhe nëpërmjet të politikës monetare.

Page 14: Ekonomike Menaxheriale

• Faza e dytë – paraqet fazën e elsploatimit të formulës ekonomike. Kjo fazë ka të bëjë me procesin e qeverisjes gjatë ndryshimeve institucionale dhe sendërtimit të rregullativës të infrastrukturës.

Gjatë zbatimit të kësaj faze, si kërkes immediate paraqitet sendërtimi i institucioneve efikase të prones, tregut dhe të prestrukturimit te ndërrmarrjeve,të cilat mundësojnë alokacionin racional të resurseve dhe të një afarizmi efikas.

Në këtë fazë në mënyrë të theksuar vie në shprehje koncepcioni Neoinstitucional i procesit të transicionit sepse nëpërmjet të sendertimit të institucioneve pronësore dhe të institucioneve të tregut arrihet një alokacion racional i resurseve ekonomike dhe një afarizëm efikas në vendet postsocialiste.

Page 15: Ekonomike Menaxheriale

• Teoria e drejtës mbi pronën (si pjes përbërse e koncepcionit Neoinstitucional ), konsiderohet si bazë solide për sendërtimin e modeleve konkrete të privatizimit.

Teoria e drejtes mbi pronën në mënyrë maksimale I respekton të gjitha specifikat e mjediseve të ndryshme institucionale.

Koncepcioni i Neoinstitucionalizmit përpos dy grupeve të kufizimeve:

- Të modelit Neoklasik të zhvillimit - Kufizimeve fizike ( Resurset dhe Dituria ) në kuadrin e vet përfshin edhe grupin e tretë të

kufizimeve të cilin e provokon struktura institucionale e shoqërisë.

Page 16: Ekonomike Menaxheriale

Dominimi i formave të rikombinuara të pronës: 1. Shitja formale e të drejtes mbi pronen,2. Format e ndryshme sociopatologjike të privatizimit,3. Privatizimi i pavend,4. Privatizimi i cili nuk mbështetet në parimet e

tregut,5. Privatizimi spekulativ joligjor.

Page 17: Ekonomike Menaxheriale

• Faza e katërt – kjo fazë ka të bëjë me sinkronizimin e politikës ekonomike dhe të sistemit të ligjeve në periudhën e tranzicionit.

Sendërtimi i tregut integral është I mundur edhe në ato raste kur ekzistojnë dy sektorë ekonomik, të cilët realizojnë aktivitetin e tyre ekonomik në rrethana të ndryshme fiskale dhe monetare.

Sektorin e parë e përbëjnë Ndërrmarrjet të cilat nuk jane të transformuara, siç janë:

Ndërrmarrjet nga fusha e monopoleve natyrore, Shërbimeve komunale dhe Ndërrmarrjet kontraverse.

Page 18: Ekonomike Menaxheriale

Sektorin e dytë e përbëjn : Ndërrmarrjet e Transformuara

Nga këto fakte të cekura të procesit të transicionit rrjedh se në vendet postsocialiste në të njëjtën kohë duhet të zbatohen dy reforma:

a) Reforma kushtetuese dheb) Reforma ekonomike Secila nga keto reforma përbëhet nga tri nivele:1. Nga percaktimi i kornizës institucionale,2. Procesi politik respektivisht procesi ekonomik dhe3. Nga arritja ose mos arritja e rezultateve të parashtruara

Page 19: Ekonomike Menaxheriale

a) Reforma Kushtetuese -- ka të bëjë me sendërtimin e bazës institucionale të të drejtave qytetare dhe të qeverisë parlamentare.

b) Reforma Ekonomike – ka te bëjë me sendërtimin e niveleve të ndryshme të garantimit të drejtave të pronës, privatizimit, formimit të çmimeve, realizimit të fitimit të deshiruar dhe të rritjes së mirëqenies.

Page 20: Ekonomike Menaxheriale

Ekonomika e perudhës së transicionit

Page 21: Ekonomike Menaxheriale

• Ekonomika e perudhës së transicionit Kjo periudhë nënkupton kalimin nga epoka e

qytetërimit në shoqërinë e ardhshme , e cila trajtohet si shoqëri post-industriale ose shoqëri informative.

Karakteristikat themelore të periudhës së transicionit mund të përmblidhen ne këto pika kryesore:

Së pari – kjo periudhë realizohet në ekzistimin e dy mënyrave të prodhimit:

a. Mënyrës kapitaliste të prodhimit dheb. Mënyrës etatiste të prodhimit.

Page 22: Ekonomike Menaxheriale

Së dyti – realizohet në kushtet e një niveli të lartë të zhvillimit të forcave prodhuese – revulucioni i tretë teknologjik dhe në hyrjen embrionale të revulucionit të katërt teknologjik.

Së treti – në vend të donominit të monizmit në fushën e motivimit afarist, pronës, klasës ejt.

Duke u nisur nga këto karakteristika të periudhës së transicionit mund të përcaktohen edhe karakteristikat themelore të ekonomikës së transicionit të cilat mund të përmbledhen në keto pika:

Page 23: Ekonomike Menaxheriale

Së pari – mosekzistimi i ekonomikës së transicionit në kuptimin e plotë të fjalës.

Së dyti – karakteri alternativ i zhvillimit të ekonomikës së transicionit. Kjo karakterisrtikë rrjedh nga vetë natyra e ekonomikës kalimtare, në të cilën janë të ndërlidhur elemenntet e gjendjes së vjeter me elementet e gjendjes së re me llojllojshmerinë e faktorëve të cilët veprojnë në procesin e zhvillimit në këtë periudhë.

Page 24: Ekonomike Menaxheriale

Së treti – paraqitja e dukurive dhe funksionimi i formave të ndryshme kalimtare eknomike.

Në kuadër të kësaj karakteristike gjithashtu janë të gërshetuara elementet e gjendjes së vjeter dhe gjendjes së re.

Për këtë arsye ligjet ekonomike në periudhen e transicionit formulohen nën ndikimin e dy faktorëve:

a) Në ndikimin e kalueshmërisë d.m.th inertitetit të procesit të riprodhimit të bazuar në kushtet e meparshme dhe

b) Në ndikimin e domosdoshmërisë së zhvillimit të formave dhe marrëdhënieve të reja.

Page 25: Ekonomike Menaxheriale

Së katërti – jostabiliteti I ekonomikës së transicionit. Ky fenomen i ka karakteristikat e veta specifike si në sistemet normale ashtu edhe në periudhen e transicionit. Në ekonominë e transicionit ruajtja e jostabilitetit ka për qëllim kalimin gradual nga sistemi egzistues ekonomik ne sistemin e ri ekonomik.

Së pesti – ekonomika e transicionit karakterizohet nga një numer i madh i kunderthënieve, të cilat shprehen jo vetëm nëpërmjet mosfunksionimit normal të sistemit, por edhe si kundërthënie të zhvillimit.

Page 26: Ekonomike Menaxheriale

Së gjashti – ekzistimi i specifikave të pronës, në këtë periudhë, gjithashtu konsiderohet si karakteristikë e ekonomikës së transicionit. Këto specifika mund të permbledhen në këto pika:

a) Marrëdhëniet në prodhimin dhe të drejtat kanë karakter kalimtar

b) Në periudhën e transicionit të drejtat mbi pronën ose janë të specifikuara mirë ose nuk janë të specifikuara gjegjësisht të qarta

c) Në periudhën e transicionit gjeneza e marrëdhënieve të reja dhe e të drejtave mbi pronën në ekonomi zbatohen në kushte të ruajtjes së inertitetit në sferen ekonomike, institucionale dhe juridike.

Page 27: Ekonomike Menaxheriale

d) Domosdoshmëria objektive e disa ndryshimeve të caktuara cilësore në përmbajtjen e strukturës, formave dhe të së drejtës mbi pronën përkufizojnë domosdoshmërinë jo vetëm të përmirësimit të cilësisë së formës, por edhe të zgjedhjes së marrëdhënieve pronësore – tjetersimit byrokratik të punëtorëve nga mjetet e prodhimit dhe produkteve të punës

e) Si karakterisitkë specifike e pronës në ekonomikën e transicionit konsiderohet ekzistimi i ndryshimeve cilësore dhe principiele në kuadrin e marrëdhëdhënieve pronësore dhe në mosdefinimin e të drejtave të saja kushtëzon rolin më të theksuar të faktorëve institucional në dinamikën dhe përmbajtjen e pronën në këtë periudhë se sa në ekonomitë stabile.

Page 28: Ekonomike Menaxheriale

Së shtati – kjo karakteristikë ka të bëjë me karakterin klasor të shtresave sociale të shoqërisë në këtë periudhë, I cili karakter rrjedh nga ndryshimet e bëra në modelin e pronës.

a) Marrëdhëniet pronësore konsiderohen si pjesa më e rëndësishme e marrdhënieve shoqërore në bazë të të cilavë përcaktohet karakteri i sistemit shoqëror dhe ekonomik dhe

b) Ndryshimi radikal i tyre në një periudhë të shkurtër kohore dhe në kushte specifike shoqërore (në kushte të krizës shoqërore) implikojnë një numër të madh të pasojave negative sociale për shoqërin.

Page 29: Ekonomike Menaxheriale

Karakteri klasor dhe i shtresave në socializëm është përbërë nga këto klasa dhe shtresa sociale:

1) Nga elita politiko – ekonomike, në të cilën hyjnë: udhëheqësit e lartë partiak dhe shtetëror, kuadrot e larta në ekonomik dhe në veprimtaritë shoqërore.

2) Shtresa e mesme, në të cilën hyjnë: a) Shtresa e mesme e lartë ( profesione me arsimin të

lartë dhe kuadri i mesëm)b) Shtresa e mesme e ulët (nënpunësit e vegjël dhe kuadri

i mesëm profesional)c) Shtresa e mesme margjinale ( shtresa e lartë e

profersioneve të lira dhe shtresa e ulët qytetare)

Page 30: Ekonomike Menaxheriale

3) Klasa punëtore në të cilën hyjnë : a) Punëtorët profesional në sektorin

shoqëror respektivisht shtetërorb) Punëtorët e pakualifikuarc) Punëtorët me meditjed) Fshatarësiae) Të tjerët

Page 31: Ekonomike Menaxheriale

Së teti – rritja e vazhdueshme e rolit të faktorëve jo ekonomikë në periudhën e transicionit gjithashtu konsiderohet si karakteristikat e veçantë e periudhës së transicionit.

Se nënti – ekzistimi i gjendjes së ndërmjetme konsiderohet si karakteristikë e ekonomikës në transicion. Evulucioni shoqëror kalon nëpër tri stade :

a) Lindje dhe zhvillimitb) Gjendja e pjekurisë dhec) Gjendja e rënies ose çthurjes.

Page 32: Ekonomike Menaxheriale

Së Dhjeti – ekonomika e transicionit ka karakter historik. Kjo karakteristikë është e ndërlidhur me dy rrethana:

a) Me karakterin historik të një ekonomie të kushtëzuar kalimtare dhe

b) Historicizmi I ekonomikës kalimtare varet nga tiparet rajonale dhe nga tiparet e vendeve të caktuara.

Page 33: Ekonomike Menaxheriale

Duke u nisur nga këto karakteristika të ekonomikës për transicion si dhe nga aplikimi i konceptit intenziv ( Bing Bang ), në pjesën më të madhe të Europës Qendrore dhe Lindore ekonomistët Amerikan në konferencën shkencore te mbajtur ne Moskë “mbi transicionin” kanë ardhur deri ne këto konstatime :

Së pari – gjatë zbatimit të procesit të transicionit në këto vende më së shumti kanë ardhur në shprehje konceptet ideologjike Anglo-Amerikane mbi zhvillimin e ekonomisë.

Page 34: Ekonomike Menaxheriale

Së dyti – koncepti intenziv ( Bing Bang ) është kompromituar gjatë zbatimit të procesit të transicionit, në këto vende veqmas ne Rusi.

Së treti – pas çthurjes së mënyrës socialiste të pridhimit ( planifikimit qendror ) kjo formë e liberalizimit dhe kushtet të cilat i ka përcaktuar Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Ndërkombëtare janë shtirë gati në tërë rruzullin tokësor.

Së katerti – në vend që të shkohet kah sendërtimi I ekonomisë së përzier ( mikse ), siç ka ndodhur me Gjermaninë, Italinë dhe Japoninë pas Luftës së Dytë Botërore.

Page 35: Ekonomike Menaxheriale

Së pesti – edhe ekonomitë më të sukseshme të Europës Qëndrore dhe Lindore me vështirësi të mëdha kanë arritur që të sendërtojnë sistemin pseudo – kapitalist.

Së gjashti – për shkak të shkaqeve ideologjike vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore kanë azgjësuar të tërë trashëgiminë socialiste, jo vetëm sigurimin social, shpërndarjen e ekuilibruar të të ardhurave, por edhe kapacitetet e mëdha prodhuese, arsimimin e lartë dhe diturinë e akumuluar.

Page 36: Ekonomike Menaxheriale

Së shtati – këto vende kanë lejuar bankrotimin e ndërrmarrjeve më të sukseshme, falimentimin e laboratoriumeve kërkimore më të mirat ne botë. Kjo konsiderohet si nje ndër katastrofat me të mëdha që kanë përjetuar vendet postsocialiste në periudhen e transicionit.

Së teti – privatizimi që është bërë në këto vende është një pseudo-privatizim.

Kapitali nuk është blerë nga profesionistët me mjete të mjaftueshme financiare, me dituri dhe përvoje por më tepër privatizimi është realizuar ne bazë të dhënies se aksioneve pa kompenzim.

Page 37: Ekonomike Menaxheriale

Së nënti – koncepti intenziv i procesit të transicioni në këto vende ka shpi`e deri te paraqitja e problemeve serioze ekonomike dhe sociale.

Sendërtimi i një sistemi të tillë ekonomikë patjeter kërkon sendërtimin e strategjisë së përbashkët të këmbimit ndërkombëtar për të gjitha vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore, veçmas të vendeve të Europës Juglindore.

Page 38: Ekonomike Menaxheriale

- Elementet kryesore të kësaj strategjie janë:a) Hapja selektive e këtyre vendeve të zhvilluara

d.m.th ekonomia e këtyre vendeve në një nivel të caktuar duhet t`i nënshtrohet konkurrencës

b) Sendërtimi i marrëdhënieve ekonomike multilaterale midis vendeve të Europes Qëndrore dhe Lindore me një dozë të caktuar të mbrojtjes së tregut të mbrendshëm gjatë këmbimit me perëndimin

Page 39: Ekonomike Menaxheriale

Si instrumente më të theksuara institucionale të kësaj hapjeje janë:

1. Unioni i Pagesave2. Unioni Doganor Unioni i pagesave - mundëson ekspanzionimin e

këmbimit midis vendeve anëtare të këtij unioni në kushtet e mungesës së valutës konvertibile nëpërmjet të shfrytëzimit të kliringut multilaterial.

Unioni Doganor – siguron mbrojtjen e përbashkët të tregjeve nacionale.

Page 40: Ekonomike Menaxheriale

F U N D