191
Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia Botuese Vllamasi Tiranë 2014

Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Flogerta Krypi

Gjurmët e hijes pa emër

(Roman)

Shtëpia Botuese Vllamasi

Tiranë 2014

Page 2: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 2

Autore: Flogerta Krypi

Korrektimi letrar: Arjana Alija

Kopertina: Arjana Alija

Punoi në kompiuter: Fabjola Kolgjini

Arti grafik: Fabjola Kolgjini

©Të gjitha të drejtat e botimit i përkasin autores [email protected]

Page 3: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 3

Kushtuar atij që më dhuroi gjithçka, pa kërkuar kurrë diçka nga unë. Njeriut më të mrekullueshëm që mund

të mbajë një botë njerëzore.

Page 4: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 4

Falenderime Kam patur privilegjin të punoj me shumë njerëz të mrekullueshëm në jetën time dhe të ndihem me shumë fat që i kam pranë. Dua të falenderoj çdokënd që është shfaqur në jetën time për ta bërë atë më të bukur dhe të paqtë. Faleminderit ju që ishit dhe ju që nuk ishit. Më keni dhënë gjithmonë frymëzim për të shkruar dhe ndihem e lumtur që mund ta ndaj me ju përmes këtij libri atë çka unë jam në të vërtetë. Nuk është e lehtë për mua të marr guximin të sjell mes jush një roman ku proza më e gjatë që kam shkruar deri më sot ka qenë njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes jush një shkrim të guximshëm që nuk e di si do të pritet. Di vetëm që do të më ndryshojë jetën. Faleminderit që i keni lexuar shkrimet e mia dhe më keni shtyrë të shkruaj. Botimi i këtij libri ka qenë shtysa shumë e madhe e mikes time Luar Arani, e cila më ka mbështetur pa kushte dhe më solli pranë jush dhe një bast me mikun tim Patrick, i cili më sfidon shpesh. E megjithatë nëse nuk do të kishte njerëz të cilët na vlersojnë dhe na duan nuk mund të sjellim vepra të bukura mes lexuesëve. Ky libër u botua dhe pati shumë sukses. Libri solli shumë lot, por dhe shpresë në të njëtën kohë. Sot po e ribotoj ndaj dua të falenderoj ata që e ndryshuan këtë libër përgjithmonë. Redaktoria, përkthyesja dhe piktoria Arjana Alija mori përsipër redaktimin duke e transformuar këtë libër në atë që unë e doja. Jo vetëm i dha një pamje krejtësisht ndryshe, por dhe kuroi plagët e shkronjave të mia. Ajo më mbështeti dhe në pamjen estetike të librit duke më dhënë këshilla të përkryera për kopertinat e librave të mi. Falenderoj

Page 5: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 5

familjen time ishte gjithmonë aty. Falë shkrimit dhe botimit dëgjova BRAVON më të madhe kisha dëgjuar ndonjëherë nga prindërit e mi. Ata ishin aty për mua dhe kapriçot e mia në shkrim. Të bëj ata të dy krenar është sfida ime më e madhe dhe shkrimi më ka ndihmuar të mos kem më frikë. Më besoni nuk ka kënaqësi më të madhe kur kam dëgjuar motrat dhe vëllezërit e mi, Ersonën, Marselin, Sergej dhe Tilda të thonë: “Të pëlqyen librat? I ka shkruar motra ime”. Ndaj faleminderit për gjithçka keni dhënë në jetën time për dy muaj. Ju keni ndryshuar jetën e shumë njerëzëve. Ndër ta dhe jetën time. Unë si autore mund t’iu them vetëm kaq. Faleminderit ju që më pranuat në bibiliotekën e jetës tuaj. Do mundohem të jem gjithmonë e denjë.

Me respekt Flogerta Krypi

Page 6: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 6

Shënim i autores I dashur lexues Ky libër është mundësia që gjeta për ti treguar çdo njeriu që përtej të gjitha vështirësive që hasim në jetë ne mund t’ia dalim nëse luftojmë fort. E kam shkruar këtë libër për katërmbëdhjetë ditë duke bërë një kombinim të të panjohurës me të njohurën me bindjen që aty gjendet jeta e çdo njeriu që e njoha dhe nuk e njoha. Dua që ky libër të shërbejë si frymëzim për çdo njeri që dyshon se ëndrrat mund të kthehen në jetë. Kemi vetëm një armik të madh, vetveten dhe shumë armiq të vegjël, të tjerët. Ajo çka e bën të veçantë për mua këtë libër është fakti që asnjë personazh nuk ka emër dhe portret. Kam dashur gjithmonë që kur dikush të lexojë shkrimet e mia të gjejë veten ndaj nuk dua të identifikoj askënd me asgjë. Nuk dua që personazhet e mi të kenë emra që mund të mbahen mend apo harrohen. Dua që të kenë jetë. Dua që të identifikoni veten aty brenda dhe të më mbani mend si një njeri që arriti të mbushë shpirtin tuaj deri diku. E mbi të gjitha ky libër është një sfidë numerike në çdo varg dhe shkronje. Nëse jeni të kujdeshëm do zbuloni të vërtetat e mëdha të një fëmije. Faleminderit dhe lexim të këndëshëm!

Page 7: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 7

Hyrje Kam udhëtuar e vetme gjithmonë në rrugën time dhe ky është një udhëtim tjetër që e di ku do e ketë destinacionin final. Kam prerë një biletë vetëm për të shkuar diku, diku ku e kam ëndërruar gjithë jetën të jem dhe nuk besoj se do të ketë kthim këtë herë. Nuk do të kthehem më atje sepse ai vend nuk më përket. Ndërsa ky ku jam tani, po. Ndihem e lodhur. Në fakt nuk kam fuqinë e sidomos dëshirën për të bërë ndonjë hap përpara, veçse të zhytem në zhurmën që shkakton çdo njeri që kalon pranë meje. Nuk dua të tregohem pesimiste për atë çka më pret, por ndonjëherë jeta të lodh shumë. Të bën të ndihesh njeriu më i shëndoshë në botë dhe lëkura jote e tepërt. Mendja është më shumë se e lodhur nga rutina dhe e vetmja gjë që dua të mendoj për momentin është që nga ky udhëtim të fitoj pak qetësi dhe të arrij ëndrrën e madhe të jetës sime. Për momentin dua të mos mendoj për asnjë fytyrë që njoh, të mos dëgjoj asnjë tingull dhe çdo njeri që do të takoj në këtë rrugëtim do jetë një kalimtar më shumë, por që nuk do të lërë shenjë në jetën time. Edhe pse jeta më ka vrarë mjaftueshëm, nuk do lejoj që asgjë që do të ndodhë në këtë udhëtim të më ndryshojë. Ai më ka vrarë mjaftueshëm. Nuk dua të kem asnjë njeri tjetër në jetën time, asnjë plagë të re mbi lëkurë. E megjithatë e di që flas kot, se unë sot jam këtu sërish për të, për të realizuar premtimin që i dhashë. I detyrohem kaq shumë atij, por nuk mundem ta fal.

Page 8: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 8

Nuk e di a i ndodh kjo çdo njeriu, apo jam vetëm unë kështu njeri i çuditshëm që do ta kalojë jetën mundësisht vetëm. Them kështu sepse unë kam qenë gjithmonë vetëm. Këtu në fakt po gënjej. Nuk kam qenë vetëm. Kam patur dhe hijen time… Jeta më ka treguar që veç saj nuk kisha gjë tjetër. Ishte e vetmja që nuk më braktiste kurrë sido të isha unë, e sëmurë apo e shëndetshme. Mbase prandaj më është krijuar ajo përshtypja, që vetëm duke qënë vetëm mund të jesh i qetë, pa dhimbje. Pse çdo njeri shfaqet në jetën tënde për të lënduar? Çfarë të mire përfitojnë duke lënduar të tjerët? A nuk duam të gjithë të jemi të lumtur? A nuk luftojmë të gjithë që të na duan? Nuk e di tamam se çfarë më pret në këtë udhëtim të gjatë mendimesh, lufte, sfidë meditimesh, shprese, por për diçka jam e ndërgjegjshme, nuk do mund ta shmang dot mendimin njerëzor sepse do ndaloja së qënuri njeri. Udhëtoj e vetme me një çantë shpine me shumë pak para në xhep, por nuk ka rëndësi sepse më mjaftojnë për të arritur në destinacionin tim dhe nëse arrij atë për të cilën kam ardhur këtu do t’ia vlejë çdo gjë që kam kaluar në jetë, ndonëse tani nuk jam shumë e sigurtë për luftën time. Kam më shumë se dy orë që udhëtoj dhe nuk ndihem aspak e lodhur fizikisht, por mendimet kanë ngecur vetëm në atë vagon të metrosë. Kanë kaluar aty dy mijë e pesëqind e tridhjetë e tre njerëz, mesa kam numëruar gjatë kohës që kam qenë zgjuar dhe më shumë se gjashtëmbëdhjetë mijë hapa që vërviten në vetëm rreth një siperfaqe jo më të madhe se pesëdhjetë metra katrorë.

Page 9: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 9

Jam nisur drejt fatit tim dhe asgjë e mbi të gjitha askush nuk më kthen dot mbrapa. Unë jam shtatëmbëdhjetë vjeç e gjashtë muaj e dhjetë ditë. Kjo është historia ime. Nuk është historia më e bukur që keni lexuar ndonjëherë, as më gazmorja, as më e lumtura, as më e hidhura, por është e vetmja gjë që është me të vërtetë e imja dhe më përket. E megjithatë nuk do kishte asnjë kuptim nëse nuk do ta ndaja atë me ju. Historia ime ende nuk ka përfunduar sepse unë jam nisur drejt fatit tim dhe ngaqë nuk kam udhëtuar kurrë kaq larg vendit ku kam lindur ndihem e trazuar si në mendime ashtu dhe në ndjenja. Nuk e di a do më kuptoni drejt, por dua ta ndaj këtë që ndjej deri tani dhe e kam shkruar gjithçka në një libër kujtimesh. Dua shumë ti tregoj njeriut, që po të besosh me gjithë fuqinë e shpirtit mund t’ia dalësh të realizosh çdo gjë në këtë jetë. Besomëni kam qenë unë ndër të parët njerëz që e ka vënë në dyshim se sa i fortë mund të jetë guximi në shpirtin tënd nëse ti e dëshiron gjithçka me gjithë qënien tënde. Mund të them me shumë bindje që nuk ka gjëra të parealizueshme, ka thjesht njerëz që nuk duan mjaftueshëm, njerëz që kanë ëndërra të limituara, vullnet të paushtrueshëm, prandaj ekzistojnë me miliona ëndrra në këtë botë që nuk kanë marrë akoma jetë. Unë jam provë e gjallë e kësaj sfide. Ritmi i zhvendosjes së kokës nga xhami i metrosë përkonte shpesh me mendimet e mia për jetën. Akrepat e orës rrotulloheshin. Është e vërtetë ajo çfarë thuhet. Akrepat tregojnë të njëjtën orë, por kurrë të njëjtën kohë. Në dridhjen e lehtë të atij xhami që e prek aty këtu ndonjë pikë shiu dhe avulli i asaj toke, mbështillet një frymë njerëzore aspak

Page 10: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 10

normale. Kolla e thatë e asaj dite vjeshte shpesh ma ngushtonte diafragmën dhe dora tërësisht e zbutur mbështillej nga gjaku. E shihja ashtu dhe më pas hidhja vështrimin sërish mbi xhamin e metrosë dhe shikimi humbiste në thellësinë e pyllit që ndodhej aq afër horizontit të shikimit tim. Ndërkohë në duar ende mbaja të njëjtën sasi gjaku që herë pas here shtohej me nga një kollë tjetër të thatë, të shoqëruar me ndonjë përkulje të gjithë trupit nga dhimbjet e diafragmës. Nuk e kuptoj as vetë pse nuk e mora guximin të fshihja atë çka mbaja në duar, por besoj se nuk doja t’ia përsërisja vetes atë çka më priste. Ishte mbase e vetmja mënyrë që kisha për ti kujtuar vetes që mund të ishte dita e fundit e imja, dita e fundit për të realizuar ëndrrat e një jete, për të shkruar emrin tim mbi atë copë qielli. Në xhamin e asaj metroje ku kisha mbështetur kokën, vërtetë nuk mund të shihja sa ditë, muaj apo mbase edhe sa vite më kishin mbetur, por mund të ndjeja dridhjen e frikës që më kishte mpirë. Asnjëherë nuk i dihet kur vdekja mund të vijë. Mund të vdisja në atë metro dhe mos të arrija kurrë atje për ku isha nisur, mund të vdisja atje, pas një viti ose dhe më shumë se aq. Ajo që mund t’iu them është që nuk më mban gjallë koha, por mendimi dhe shpresa që kjo nuk është hera e fundit që mendoj. E vërteta është se më mban gjallë dëshira, premtimi, ai. Në çantë kam një bllok që ma ka dhuruar heroi im. Është ai libri im që e përmenda pak më lart. Ai është një nga tre dhuratat më të bukura që kam pasur në jetë. Aty e kam shkruar atë çka isha. Ai libër kujtimesh, siç më pëlqen ta quaj, mbart momentet më të ndjera që kam kaluar. I kam

Page 11: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 11

vënë një titull madje “Lufta ime”. E di që mbase do të qeshni, por me të vërtetë ai libër mban nën vete të gjithë luftën time dhe unë jam nisur sot në betejën e fundit. Është beteja që përcakton fatin tim. Kam nevojë ta lexoj për tu kujtuar se kush jam. Për të ditur se ku shkon duhet të dish gjithmonë se nga vjen, ndaj fshij duart e mbuluara me gjak për mos të lënë gjurmë aty dhe filloj të shfletoj faqet e tij deri në momentin që has fotografinë e tij. Aty ndal. Për një çast mendja futet në vorbullën e madhe të kujtimeve dhe mundohem të kujtoj kur kishte nisur gjithçka, i gjithë ky rrugëtim që ne njerëzit e quajmë jetë dhe ndala pikërisht në fëmijërinë time të largët. Unë nuk kam lindur si çdo njeri, kam lindur tre vjeç. Them kështu sepse aty kam kuptuar kush jam unë. Aty nisi lufta ime.

Page 12: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 12

Dritaret e femijërisë time Do doja t’iu thoja që unë jam një njeri normal dhe kam lindur në një familje tërësisht normale që është e zhytur në rutinën që njerëzit e quajnë realitet. Në fakt nuk është kështu. Dua të kuptohemi drejt, kur flas për një njeri normal flas në emër të të gjithë atyre që nuk më konsiderojnë normale në botën e tyre. Në fakt edhe unë kur mendoj për jetën time ndihem tërësisht jo normale për botën njerëzore e unë nuk u vë faj, por unë me kaq jam mësuar të jetoj, ndonëse gjithmonë kam kërkuar më tepër nga vetja ime. Jam mësuar të jetoj me shumë pak, por të paktën e di që ka qenë e imja. Kam lindur një fëmijë mëse i shëndetshëm, të paktën kështu cilësohet një që lind katër kilogram, por lavdia e shëndetit nuk zgjati më shumë se një ditë. Kjo ka ndodhur sepse më kanë gjetur të braktisur pranë koshave të mbeturinave ngjitur me maternitetin kur kisha vetëm njëzet e tre orë që kisha lindur. Disa thonë që ishte pikërisht ajo braktisje e cila bëri që unë të përfundoja e mbyllur në një dhomë spitali për gjashtë vite e katër ditë me rradhë dhe mos të dilja prej aty qoftë për të ndjerë dhe një herë shiun. Të paktën këtë i lashë të mendonin njerëzve që më rrethonin. Lëndohesha pas çdo “arratisje” që bëja, por ia vlente. Njeriu e kupton vlerën e diçkaje vetëm kur e ka humbur atë, ndërsa unë se kam pasur kurrë, ndaj e ndieja dyfish dhimbjen. Dy gjëra kam dashur në jetë: lirinë dhe dashurinë dhe i kam patur, të paktën dashurinë. Unë nuk kisha liri fizike, por kisha lirinë e imagjinatës dhe atë nuk mund të ma merrte askush. Njeriu nuk e di se sa e rëndësishme është kjo. Të mban në jetë. Nuk të lë të çmendesh, ku e gjithë jeta jote

Page 13: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 13

është një dhomë spitali dhe dy dritare dhe e tillë ka qenë jeta ime ekzaktësisht njëzet e tre orë pasi unë linda. Nuk mund të mbaj mend asgjë se isha shumë e vogël, e sapolindur. Nuk e di pse dhe si kam përfunduar aty, por mund t’iu them që jeta ime është misteri më i shëmtuar që kam hasur ndonjëherë. Nuk mbaj mend ndonjë zë, fjalë, apo dhe hije. Mua thjesht më kanë gjetur aty, në një kosh mbeturinash. Më ka gjetur një njeri i panjohur në gjakun tim dhe sot e kësaj dite është heroi im. Nuk e di në çfarë rrethanash sepse nuk më ka treguar kurrë, por di që më dërgoi me urgjencë në pediatri dhe që prej asaj dite deri ditën që mbusha gjashtë vjeç e katër ditë nuk dola nga ajo dhomë. Atë njeri për të cilin infermieri im më flet shpesh e kam takuar vetëm dy herë në jetën time e megjithatë i detyrohem gjithçka. Mund të duket e çuditshme, por njerëzit që na bëjnë më të lumtur janë ata që nuk arritëm t’i njihnim kurrë. Ata që bëhen familjarë janë burim ngrohtësie vetëm kur ka diell, por kur shiu prek tokën është e panjohura që të bën të ecësh përpara. Në momentin që ajo njihet mbetet thjesht diçka e zakonshme, dhe gjërat e zakonshme janë të mërzitshme. Ndonëse nuk mund ta quaj tamam një fëmijëri, unë di gjithçka për fëmijërinë time dhe pse nuk e kam pasur kurrë një të tillë. Një fëmijëri do të përfshinte lojërat, të përplasurat, gërvishtjet, filmat vizatimor, aventurat fëmijënore, kukullat e gjëra të tilla si këto, por unë nuk mbaj mend asnjërën sepse nuk i kam bërë asnjë nga këto veprime. E kam parë jetën për gjashtë vite e katër ditë nga xhamat e dritares së dhomës së një spitali, e vetme dhe e

Page 14: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 14

rrethuar me libra si e vetmja mënyrë dëfrimi dhe me një arush që ishte miku im i vetëm. Me të flas edhe sot, i shpreh mendimet për botën, i tregoj për gjërat që kam bërë atë ditë nga krevati i spitalit, por mbi të gjitha i tregoj për mrekullitë që kam parë nga dritarja. Ai në fakt nuk fliste kurrë dhe unë mendoja se nuk e kuptonte që flisja me të, pasi unë kurrë nuk i thërrisja në emër, ndaj një ditë mora guximin t’i vija një të tillë e do t’iu tregoj ndonjëherë për të, në fund të fundit ai ka qenë miku im më i mirë në këtë jetë. Ishte miku im më i mirë sepse nuk merrte frymë, po të merrte do ishte i gabueshëm do ishte qënie dhe nuk kam dashur kurrë që miku im më i mirë të jetë një frymor. Më kujtojnë momente jo shumë të mira, më kujtojnë që jam dhe unë si ta. Kam frikë të pranoj sa i frikshëm është njeriu e mbi të gjitha të di sa shumë ngjaj unë me të. U rrita duke dëgjuar mjekët që thonin gjatë gjithë kohës që nuk më kishin mbetur shumë jetë dhe për asnjë arsye nuk duhet të dilja nga spitali apo nga dhoma ime pasi unë isha shumë e ndjeshme ndaj mjedisit të jashtëm dhe çdo ndryshimi sado i vogël i temperaturës do sillte pasoja fatale për trupin tim. Mushkëritë ngushtoheshin dhe mezi merrja frymë. Ishte një lloj azme që shoqërohej dhe me shumë probleme të tjera që kishte fiziku im. Ndër to mund të përmend temperaturën time të trupit që është vazhdimisht e ulët. Zakonisht qëndron mes tridhjetë e pesë dhe tridhjetë e shtatë gradëve. Mjekët provuan kura të ndryshme dhe kam pasur përmiresime, por jo të mjaftueshme për të dalë nga ajo dhomë spitali. Mjekësia në vendin tim të themi që nuk ishte një ndër pikat më të forta dhe në spitalet

Page 15: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 15

shtetërore mungonin shumë mjete bazë duke nisur që nga ilaçet e duke përfunduar me shtretërit e spitalit që ishin të paktë në numër. Mund të them që isha e priviligjuar që kisha një dhomë timen aty, për aq shumë vite. Ajo ishte një dhomë e vogël e lyer me ngjyrë të bardhë ashtu si çdo dhomë spitali si për ta shtuar dhe më tepër atë agoninë e vetmisë që ta ngjallnin ato tetë metra katrorë. Nuk kishte asnjë lloj zbukurimi që mund ta bënte të ngjashëm me një dhomë fëmije dhe kjo e bënte akoma më të shëmtuar faktin që unë isha ende aty. Dhoma ajërosej shumë rrallë, ndaj sasia e oksigjenit ishte pak a shumë e njëjta gjithmonë dhe nuk është se kam pasur shumë kontakt me ndonjë lloj oksigjeni tjetër. Në dhomën time ka pasur dy dritare dhe kjo e bënte atë interesante dhe të pranueshme. Pllakat ishin bardhë e zi, tamam si një fushë shahu, por ishin shumë të vjetra, aq të vjetra sa hija. Përveç dhomës kisha dhe gjashtë njerëz që i shihja gjatë ditës, infermieri im, mjeku, pastruesja dhe hijet e tyre. Ata ishin gjithsej gjashtë së bashku me hijen sepse hija dhe njeriu nuk janë e njëjta gjë, të paktën jo për mua. Shumë thonin që hija ishte reflektimi i njeriut mbi çdo sipërfaqe, por unë se kam parë kurrë ashtu. Nëse hija ishte reflektimi i njeriut, po njeriu çfarë ishte? Më mundonte shumë fakti që nuk mund të dilja nga dhoma ime dhe kërkoja shpesh përgjigje. Kisha shumë pyetje për botën që më rrethonte mua, atë brenda dhomës dhe atë jashtë saj. Nuk e di si mund ta mendonin njerëzit jashtë dritareve botën time. Në fakt, atëherë mendoja që dikush mund të ndalonte në ndonjë moment dhe të pyeste për dritaret e mia, por mu deshën shumë vite për të kuptuar që

Page 16: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 16

çdokush kishte një jetë të tijën dhe ato dritare që për mua ishin e gjithë bota, për ta ishin një pamje më shumë që nuk i bënte aspak kuriozë. Bota e tyre nuk ndalonte tek unë, nuk e di pse kisha lejuar që bota ime të ndalej tek ata. Ajo botë mua nuk më përkiste, ndonëse e doja shumë. Fjalën e parë e kam thënë në moshën dy vjeçare dhe ndryshe nga shumica e fëmijëve që fjalën e parë thonë mami ose babi unë kam thënë “gjashtëmbëdhjetë”. Tani që e mendoj më duket bukur sepse kam thënë diçka ndryshe, por në fakt është një shënjë tjetër e vetmisë sime. Në moshën tre vjeçare pyesja infermierin përse nuk mund të dilja jashtë, të luaja si një fëmijë normal e mbi të gjitha a kisha unë prindër? Ku ishin ata? Zëri dhe fjalët e tij kumbojnë po njësoj sot në veshin tim. “Unë isha shumë e brishtë për tu njohur me botën atje jashtë, në te cilën jetonin miliarda njerëz. Ajo ishte e madhe dhe e frikshme për mua. Shëndeti im nuk mund ta përballonte ambientin e jashtëm dhe isha gjithmonë në gjëndje rreziku.” Përsa i përket prindërve të mi më ka thënë që nuk i di se kush ishin dhe që në spital më kishte sjellë një njeri i panjohur që më kishte gjetur të braktisur. Ai njeri jetonte shumë larg, emigrant, por kujdesej që nga atje për mua. Askush nuk e dinte pse e bënin këtë gjë, por diçka ishte e sigurtë, unë atij njeriu i detyrohesha jetën. Tani që e mendoj nuk e di si kishte mundur të më tregonte të vërtetën time, që më kishin braktisur në një kosh mbeturinash. Si mund t’ia thoje këtë gjë një fëmije aq të vogël? A nuk ishte shkatërruese një gjë e tillë? Mbase ai nuk donte të më gënjente, ose mbase e dinte që unë do ti kërkoja një ditë? Ja kam bërë me miliona herë vetes këtë

Page 17: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 17

pyetje në atë periudhë derisa një ditë mora vesh që njeriu që më kishte shpëtuar jetën kishte dashur që unë të dija të vërtetën dhe i paguante shumë mirë mjekët për kurimin tim si dhe përkujdesjen e veçantë që ata më kushtonin. Ndokush do të mendonte që heroi im ishte një njeri i pamëshirshëm që kishte zgjedhur të më lëndonte me një të vërtetë të tillë, por unë mendoj se ai më donte mbi gjithçka. Për këtë arsye kishte zgjedhur të më thoshte atë që ishte e vërteta ime. Një e vërtetë të vret një herë, një gënjeshtër të shkatërron çdo qelizë. “E gjora vajzë, si e braktisën ashtu të vetme? Ia shkatërruan jetën të mjerës. Po kur nuk e donin pse e lindën xhanëm? E lanë në mes të rrugëve. Ata nuk janë njerëz.” I kam dëgjuar këto fjali aq shpesh nga ata pak njerëz që më rrethonin, saqë një ditë kur isha pesë vjeçe dhe kisha mësuar të kuptoja thuajse gjithçka që ndodhte rreth meje arrita në përfundimin, që unë isha e vetme në këtë botë e nuk i ngjaja asnjë njeriu atje përjashtë, ndaj u kënaqa me televizorin më të madh dhe transparent që mund të ketë pasur ndonjëherë dikush, dy dritaret e mia, ato të dhomës së spitalit që ishin dhe dhoma ime private. Tani që e mendoj kam qenë vërtetë me fat. Asnjë pacient nuk kishte dhomën e tij, madje dhe sot e kësaj dite ekzistojnë njerëz që nuk e kanë një dhomë të tyre. Ishte dhomë e zbrazët, por ishte e imja. Nuk më vjen keq për veten, nuk më ka ardhur kurrë keq. E kam menduar gjithmonë që e meritoja atë që më kishte ndodhur, ndaj nuk mund të gjykoja askënd pse e kishin marrë atë vendim. Më dhimbte vetëm fakti që njerëzit që kisha përreth më mëshironin, nuk më donin. Kjo ishte një lloj braktisje.

Page 18: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 18

Ashtu si çdokush tjetër në vendin tim mendoja shpesh pse më kishin braktisur dhe nuk gjeja dot një përgjigje të saktë se pse. Mbase ata e dinin që unë do të lindja një fëmijë i sëmurë dhe nuk kishin ditur sesi të më hiqnin qafe ose nuk kishin guxuar të më vrisnin më përpara, ose ishin ngjizur padashje ose… “Ose” ka shumë në jetën e njeriut, por ekzistenca është enigma më e madhe për çdokush, se fatkeqsisht nuk është në dorën tonë zgjedhja për të ardhur në jetë. Po të ishte ashtu jam shumë e sigurtë që askush nuk do zgjidhte të vinte në jetë. Ndonjëherë kur isha në gjumë infermierët që vinin të më kontrollonin flisnin për fatin tim sikur ta dinin një të tillë. Mallkonin njerëzit që më kishin dhënë jetën dhe bekonin njeriun që kujdesej për mua nga larg. Gjithmonë thonin që rasti i sëmundjes sime ishte i çuditshëm dhe nuk e kishin idenë më të vogël se çfarë do të ndodhte me mua. Nuk i hapja sytë, shtiresha sikur flija dhe vetëm dëgjoja. Kur ata largoheshin mbytesha në lot. Isha me të vërtetë e vogël, por kuptoja shumë. E kam kërkuar gjithmonë vëmendjen e njerëzëve përreth dhe shpesh mendoja si mund të ishte jeta e një njeriu që kishte prindër. Sa kujdes mund të kishin ata për të? Pse unë nuk isha me aq shumë fat sa ti kisha dy të tillë në jetën time ose të paktën një? Njeriu kërkon gjithmonë atë që i mungon më së shumti. Nga ato dy dritare në gjashtë vitet e katër ditët e para të jetës time kam parë ngjarjet më të zakonshme për sytë e shumë njerëzve, por gjërat më fantastike për mua, veprime që unë nuk i kisha bërë kurrë dhe mora guximin ti provoj vetëm pasi mbusha 15 - të vjeç, më saktë diku tek dy

Page 19: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 19

përqindëshi i veprimeve të zakonshme që mund të ketë jeta e një fëmije normal, siç ishin të tjerët. Kur e shihja botën nga televizioni im special që mbante emrin “hijet e të panjohurëve” ishte i vetmi rast që më vinte keq për veten sepse nuk mund ti bëja veprimet që bënin ata, thjesht mund ti shikoja. Për gjashtë vite e katër ditë me rradhë nuk e ndërrova për asnjë ditë dhomën gjashtëmbëdhjetë të spitalit ku qëndroja në katin e tretë me krevatin ngjitur me dritaren më të madhe të asaj godine. Dritarja ime nuk kishte perde. Ishte e vetmja gjë që unë ua kisha kërkuar personelit të spitalit. Këtu mund të përmend infermierin tim që ishte çdo ditë pranë meje që nga dita që kisha shkuar në spital. Ai dhe pastruesja ishin të vetmit vizitorë që kisha dhe janë në një farë mënyre familja ime e vetme fizike. Isha gjithmonë me sërum në dorë dhe shumicën e kohës e kaloja e shtrirë në krevat. E vetmja gjë që më mbante gjallë dhe në kontakt me njerëzit ishin ato tre momentet e magjishme të ditës siç i quaja unë: pastrimi i dhomës, vizitat e infermierit për kontrollin e përditshëm dhe loja e fëmijëve në pjesën e mbrapme të spitalit. Ndonjëherë bëheshin katër sepse kalonte ndonjë pëllumb për thërrime buke. Disa madje vinin çdo ditë. Sa të lirë që ishin ata. Do doja shumë të isha ashtu edhe unë. E lirë… U rrita me përkujdesjen me korrospondencë nga një njeri që nuk më njihte fare. Thjesht një ditë kishte ardhur të takonte një mikun e vet të cilit i kishte lindur nusja dhe kishte dëgjuar zërin e një fëmije të qante. Kishte ndjekur

Page 20: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 20

zërin dhe më kishte gjetur të braktisur në koshat e mbeturinave. Me shumë kujdes më kishte marrë dhe më kishte dërguar në spital. Mjekët i kishin thënë që kisha diçka të çuditshme sepse lëkura ime ishte gjithë kohës e enjtur dhe me njolla sidomos në pjesën e mushkërive që dhe pse isha lindur goxha e shëndetshme ato ishin shumë të vogla dhe unë nuk merrja frymë mirë. Njeriu misterioz kishte marrë përsipër kurimin tim dhe kishte këkuar që të përkujdesej për mua, pavarësisht se ai nuk e kishte idenë më të vogël kush isha unë dhe pse më kishin braktisur në atë lloj mënyre. Do të kujdesej për mua madje dhe do të më adoptonte, të paktën këto ishin fjalët që infermieri im më ka thënë gjatë gjithë kohës kur unë e pyesja për prejardhjen time. I kishte kërkuar gjithashtu që mos të më gënjenin. Nuk kishte dashur që unë të rritesha me idenë e gabuar. E përsëris disa herë si fakt sepse unë nuk e di a do kisha guximin të thoja një të vërtetë kaq të madhe. Ato ditë ai do të emigronte dhe kur të kishte mjaftueshëm të ardhura do të vinte. Do vinte për mua, të më merrte. Nuk do isha më vetëm. Që prej atyre ditëve që unë kisha lindur ai ishte emigrant në shtetin e largët gjerman dhe do të jetonte ilegalisht për shumë vite me rradhë me shpresën që një ditë do mund të lëvizte i lirë. Ai ishte personi që paguante kurimin tim dhe kishte marrë përsipër të ardhmen time. Aq shumë më kanë folur për të kur isha e vogël saqë më dukej sikur e njihja. Mbaj mend që e kam takuar një herë kur isha tre vjeçe e gjysëm dhe më pas e kam takuar vetëm një herë tjetër kur isha pesëmbëdhjetë vjeç, por ai është njeriu që kam dashur

Page 21: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 21

më shumë në jetën time. Ishte njeriu që më kishte vendosur emrin, ai që nga larg nuk lejonte që unë të përfundoja në një jetimore dhe mbi të gjitha njeriu që luftonte aq shumë që të kishte mundësi të më takonte ndonëse nuk ia arriti dot më shumë se dy herë. Nuk e kam ditur kurrë pse i ka berë aq shumë gjëra për mua dhe nuk doja në fakt të dija se pse kishte ndodhur një gjë e tillë. Ndonjëherë njeriu mjaftohet vetëm me përkujdesjen që të tjerët bëjnë për të dhe nuk kërkojnë më arsye. Kisha dëgjuar dhe gjëra nga më të çuditshmet, të tipit që ai mbase i njihte prindërit e mi të vërtetë ose mund të ishte edhe ai vetë. E megjithatë unë si kam besuar kurrë fjalëve që kam dëgjuar rreth e rrotull. Më dukeshin tepër absurde. Ai i shkruante letra mjekëve të mi në çdo kohë që ishte e mundur dhe kërkonte informacion në lidhje me gjendjen time shëndetsore. Kishte raste që isha dhe mire në fakt dhe ai interesohej se si të ruaja një gjendje konstante të temperaturës. Por as mua nuk më harronte të më shkruante sepse çdo muaj vinte një letër për mua që ma lexonte infermieri im. Kjo ishte gjëja më interesante dhe më e bukur e muajit në vitet e para të jetës time. Ishte dhurata më e veçantë që mund të merrja. Dhe arushi im i rrethuar me nje shall veror gjerman ishte surpriza më e pabesueshme. Ma kishte dërguar ai dhe bashkë me dhuratat ndodhej dhe një pusullë e vogël ku shkruhej: “Mos u mërzit, ti do të bëhesh mirë shumë shpejt se ti je e fortë dhe e bardhë si një gjermane”. Kam fjetur me atë flamur që atë 26 shtator 1996 dhe e di që ditën që do vdes do e kem sërish poshtë jastëkut tim. Ishte hajmalia ime.

Page 22: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 22

Duke e parë botën që më rrethonte vetëm nga dritarja “hijet e të panjohurëve” dhe botën e njeriut që paguante kurimin tim, njeri të cilin e njihja vetëm me anë të letrave të tij, mësova të mos më mungonte më askush. Ndonëse kisha vetëm personelin e spitalit që më qëndronte pranë dhe kisha shumë pak njerëz të pranishëm në jetën time,prezencën e tyre e ndjeja fort dhe më mungonte e mbi të gjitha më lëndonte fakti që nuk kisha pranë aq shumë njerëz sa do të doja të kisha. E adhuroja arushin tim, por isha shumë e ndërgjegjshme që ai ishte diçka që nuk merrte frymë e mbi të gjitha mua nuk më jepte jetë. Në ditët e para kur isha vetëm dhe kisha vetëm hijet e njerëzve pranë ndihesha shumë keq. Ndonëse nuk kisha një familje të vërtetë unë kisha arritur ti imagjinoja ata duke u bazuar tek portreti im dhe madje u kisha vënë dhe emra dhe pse fjalët nuk më kanë pëlqyer kurrë. Pika ime e dobët ishin numrat. Arrita deri aty sa bisedoja me hijet e tyre në mur dhe kur vinte dikush pushoja. Me siguri që do të më trajtonin si të çmendur dhe nuk do të arrinin të kuptonin nevojën që kisha unë për të pasur një familje. Nuk kishte aspak rëndësi që ata ekzistonin vetëm në mendjen time. Unë aty isha e lumtur dhe askush nuk kishte të drejtë të cënonte atë çka ndjeja unë. Ata mund të ishin gjithçka që unë doja, e mbi të gjitha ata mua më donin. Nuk do të më braktisnin kurrë. Për mua familje donte të thoshte që askush nuk lihet pas apo harrohet. E megjithatë ndonëse shumë e vogël isha në gjëndje të kuptoja që ata i kisha krijuar unë dhe asgjë nuk ishte ashtu siç unë dëshiroja. Unë isha vetëm.

Page 23: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 23

Kur e kuptova që unë nuk mund të jetoja me fantazma apo hije në kokën time tentova ti zhduk ata. Por nuk ishte e lehtë. Në fillim më mungonin çdo minutë. Me kalimin e ditëve të muajit të parë të “braktisjes së përkohëshme” filluan të më mungonin një herë në orë, në momentin që pastrueset hapnin dritaren që unë ti jepja thërrime një pëllumbi që vinte çdo ditë aty tek dritarja e dhomës sime për tu ushqyer. Ishte çasti dhe kur ata ajërosnin dhomën dhe unë isha e mbështjellë mirë që temperatura e jashtme mos të ndikonte në trupin tim. Kur mendimet për ta u bënë më të rralla dhe unë po i dorëzohesha fatit tim, kuptova që askush nuk do të bënte dot asgjë për mua ndaj u ngrita në këmbë dhe e hapa vetë dritaren. E bëja këtë gjë fshehurazi dhe jo çdo ditë, ndjeja gjithmonë rrezikun që infermieri apo pastruesja mund ta kuptonin. Kur mësova ta bëj këtë gjë filluan të më mungonin vetëm një herë në ditë. Më mungonin në momentin që duhej të bëja gjilpërën që më dhimbte aq shumë. I kam pasur gjithmonë frikë gjilpërat dhe ndaj kisha nevojë të besoja që “familja ime” ishte aty, por ata nuk vinin, ndaj më dhimbte akoma dhe më shume sepse trembesha. Një ditë vendosa që mos të kem më frikë nga gjilpërat dhe u përpoqa të shtrëngoja dorën e arushit, por ai nuk reagoi dhe më mbeti në duar vetëm flamuri im gjerman. E shtrengova fort dhe mu kujtuan fjalët e letrës, “unë isha e fortë si një gjermane” dhe që nga ajo ditë nuk e kam lëshuar kurrë nga dora flamurin tim në momentet më të ndjera të jetës sime. Aty e kuptova që unë e kisha një familje dhe nuk kisha nevojë për hije apo fantazma. Ai njeri që kujdesej për mua që nga larg ishte gjithçka që unë kisha

Page 24: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 24

dhe kurrësesi nuk do ta humbisja. Familje nuk kishte të bënte aspak me dy persona fizikë ku njëri përfaqësonte mamin dhe tjetri babin, kishte të bënte me atë që ishte aty për ty në çdo çast. Të gjithë prindërit duan që të bëjnë gjëra të mëdha për të tjerët në mënyrë që fëmijët e tyre të mendojnë që kanë prindër heronj. Në fakt nuk është e nevojshme të bëjnë një gjë të tillë. Mjafton që të jenë heronjtë e fëmijëve të tyre, jo të botës. Pasi kishin kaluar disa muaj që prej kohës kur ata më mungonin një herë në javë, kur filluan të mos shfaqeshin qoftë dhe një herë në muaj më munguan vetëm një herë, ditën që vinte letra e heroit tim gjerman. Atë ditë ndihesha me e vetmuar se kurrë dhe që nga ajo herë “hija e prindërve të mi” nuk më mungoi më kurrë. Gjithmonë i kam pasur zili ata fëmijë që prindërit u lexonin përralla që të flinin. Me mua se ka bërë askush. Unë nuk kisha nevojë që dikush të më lexonte përralla. Mjaftonte të më lexonte letrat që ai më dërgonte. Unë jetoja në një përrallë dhe aty isha personazhi kryesor. Çdo njeri është heroi i jetës së vet. Për disa vite letrat mi ka lexuar infermieri im derisa një ditë i kërkova të më mësonte shkronjat sepse për të numëruar dija dhe dija shumë mirë madje. Për mua numrat janë zbulimi më i madh i njerëzimit. Ne mund të komunikonim pa fjalë, duke përdorur shenjat, vizatimet por asnjëherë pa numra. Me çfarë mund ta zëvendësonim vlerën e numrit? Me asgjë. Infermieri më mësoi shkronjat dhe ashtu ngadalë mësova dhe fjalët e para. Nuk është se kisha shumë mundësi të tjera për të bërë në atë fazë të jetës sime. Gjithçka që unë kisha fizike ishte ajo dhomë spitali nga e cila unë nuk dilja dot dhe shfaqja e botës nga dritaret e mia. Shfaqja e preferuar ishte

Page 25: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 25

ajo e lojës së futbollit qe luanin nëntë djem të asaj zone. Nuk ekzistonte një vend ku ata fëmijë pak më të mëdhenj se unë të luanin, ndaj kishin huazuar oborrin e pasëm të spitalit. Aty takoheshin çdo ditë. Aty zhyteshin në baltë dhe bërtisnin e komentonin në çdo ndeshje që ata zhvillonin. Dëgjoja britma, komente pa fund, zëra që kërkonin që të pasohej një top dhe i kisha zili. Unë nuk mund të bëja asgjë nga ajo çka bënin ata. Dhe pse i kisha larg, kur shihja sytë e tyre dukeshin aq të pafajshëm. Nuk kam parë kurrë vështrime aq të sinqerta. Bota e tyre ishte e bukur. Kur i shihja ata aty zbulova që në këtë botën e madhe të mbushur plot me njerëz çdokush kishte botën e tij. Isha mëse e sigurt që jeta e tyre ishte aq ndryshe kur shkonin në shtëpi apo shkollë e megjithatë në botën e tyre fëmijënore ata luanin me shpirt. Ishte botë fëmijësh. E kush kishte të drejtën që ta ndalonte atë botë së jetuari? Ishte e vetmja botë ku pafajësia akoma kishte përfaqësues të zgjedhur në mënyrë demokratike. Ndonëse unë nuk dija të luaja, gjatë asaj kohe që ndiqja realitetin e tyre nga dritaria unë kisha mësuar si të lexoja. Lexoja gazetat që linin në spital dhe librat për fëmijë që mi sillte shpesh infermieri im dhe ndonjëra nga pastrueset aty të spitalit. E dija që ata ndjenin një farë keqardhje për mua sepse shpesh i dëgjoja të komentonin për faktin që unë nuk kisha asnjë vizitë. Përmendnin vetëm atë heroin tim që e kishin parë një herë kur më kishte sjellë në spital dhe atë ditë kur unë isha tre vjeç e gjysëm që kishte mundur të vinte. Unë nuk e mbaj mend shumë atë ditë se isha me kriza të forta, por e ndjej dhe sot e kësaj dite atë shtrëngimin e dorës. Nuk e mbaja mend portretin e tij. Vetëm hijen e një

Page 26: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 26

burri dhe një zë të ëmbël që më lexonte përralla dhe më thoshte që një ditë ai do vinte të më merrte. E kam ditur gjithmonë që çdokush të braktis herët apo vonë, përveç hijeve, ndaj atyre u kam besuar gjithmonë. Hijen e doja më shumë se çdo gjë tjetër në jetën time se ata nuk iknin kurrë. Isha aq me fat që e kuptoja rëndësinë e tyre. E thosha gjithmonë këtë gjë. Në moshën pesë vjeçare unë dija të lexoja në mënyrë të shkëlqyer të gjitha letrat që adresoheshin për mua dhe tashmë nuk kisha më nevojë për askënd aty që të më lexonte diçka. Ia kisha dalë mbanë sërish. Infermierit do i jem gjithmonë mirënjohëse për shumë gjëra se ai jo vetëm më kishte ndihmar me shëndetin por kishte qenë dhe një mësues ose edukator. Ai më ndihmoi të mësoja të mblidhja dhe të zbrisja. Më kishte blerë madje disa herë dhe disa shufra të holla prej druri të ndarë në kubikë ku më mësonte dhe numrat më të mëdhenj se dhjeta. Ai më kishte me të vërtetë xhan. Dhe kështu kaluan gjashtë vite e katër ditët e para të jetës sime. Nuk kishte ndonje gjë shumë të veçantë për mua, por për doktorët isha rasti më i çuditshëm që kishin hasur. Nuk e kam kuptuar kurrë pse më kanë quajtur të tillë kur në fakt ishin ata që kishin vendosur të më mbanin të mbyllur aty brenda. Unë isha shumë e bindur që në çdo rast që do dilja nga ajo dhomë do të mund të rrija si çdo fëmijë tjetër dhe nuk do me ndodhte asgjë, madje mund të luaja dhe futboll tek fusha prej pesëdhjetë metrash të gjatë që ndodhej tek oborri ngjitur me spitalin. E dija që ishte pesëdhjetë metra e gjatë sepse aty fëmijët vraponin dhe unë numëroja hapat e tyre. Një ditë e pyeta infermierin tim sa mund të ishte

Page 27: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 27

gjatësia e hapit të një fëmije dhe ai më tha diku tek tetëmbëdhjetë centimetra. Sipas llogarive që kisha bërë duke i mbledhur, mësova që ajo fushë ishte pesëdhjetë metra, plus ose minus maksimumi dy metra. Një ditë arrita të dal fshehurazi nga spitali dhe shkova deri tek fusha. Në dorë mbaja librin e abetares që ishte tridhjet e pesë centimetra i gjatë. Gjatësinë e librit e kisha lexuar tek faqja e fundit. Aty ishin të gjitha të dhënat për librin dhe që nga ajo kohë unë lexoj gjithmonë fundin e librit dhe më pas fillimin. Sepse çdo fund është fillim dhe çdo fillim është fund. Ashtu e mata fushën. Nxitova shumë sepse isha e friksuar në mos do më zbulonin, por gjithsesi ia dola mbanë. Libri i abetares u rrokullis plot njëqind e dyzet e pesë herë dhe kur u ktheva në spital, e llogarita, ndaj arrita në përfundimin që fusha ishte pesë mijë e pesë centimetra e gjatë. Atë ditë unë u sëmura sërish sepse jashtë ishte shumë ftohtë ndërsa dhoma ime kishte një temperaturë konstante që përshtatej me mua, por nuk isha dhe aq rëndë. Pak e nga pak po fitoja imunitetin e duhur dhe do të dilja një ditë prej aty. E kisha imagjinuar në shumë mënyra herën e parë që do të dilja jashtë dhe do të shihja botën jashtë dritareve, por isha e ndërgjegjshme që do të kisha shumë kohë në dispozicion. Të dilje nga dhoma e spitalit nuk ishte dhe aq e vështirë. Nuk është se kisha një roje tek dera që nuk do më lejonte të dilja prej aty. Momentet e kontaktit tim me punonjësit e spitalit ishin të përcaktuara kështu që i dija fare mirë oraret kur unë mund të lëvizja. E imagjinova shumë herë skenarin dhe çdo gjë shkoi ashtu siç unë kisha dëshirë. Jam verbuar

Page 28: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 28

nga drita e madhe që kishte ajo botë jashtë dhomës sime. Ndjeva shumë gjëra kur dola jashtë, duke e filluar që me ajrin që ishte ndryshe, erën që vallëzonte, njerëz që ishin të vërtetë dhe dheun që mbante. Nga të gjitha gjërat që bëra në atë moment e udhëhequr nga frika më shumë se të gjitha ndjeva tokën. Asnjë fuqi në këtë botë nuk mund të krahasohej me të. Asnjë. Toka është ajo që na i fal të gjitha. Kush nuk vlerëson tokën, nuk di vlerën e familjes. Se toka është familja jonë më e madhe. Ajo na jep strehë, dritë, ajër, ujë, ushqim. Toka është nënë. Kontakti i parë me botën jashtë ishte shumë i limituar dhe për shkak se kisha frikë se mos dikush do të më shikonte, ndaj mund t’iu them që kam nxituar shumë. E vetmja gjë në fakt që më interesonte në atë moment ishte të matja fushën dhe gjërat që ishin rreth saj nuk ishin në fokusin tim. Do kisha dashur të kisha më shumë kohë për të shijuar atë çka sytë e mia panë, por duhej të kënaqesha me aq. Në fund të fundit unë se kisha prekur kurrë, por kur të vinte dita që do dilja nga aty gjithçka do të ishte perfekte, të paktën në sytë e mi. Gjëra të tilla nuk kam bërë shumë gjatë atyre viteve në spital dhe pse do të kisha dashur shumë ti bëja, por isha e ndërgjegjshme që çdo dalje jashtë do e vononte kurimin tim ndaj duhej të dilja sa më shpejt prej aty. Nuk doja ta shihja të gjithë jetën nga dritaret. E megjithatë duhet të pranoj që ajo ka qenë periudha më e bukur e jetës sime. Më pëlqente të numëroja pllakat e bardha dhe të zeza, te mos i shkelja vijat rreth tyre, ndonëse e dija që numri i tyre nuk do të ndryshonte kurrë. Më pëlqente kufizimi që i bëja këmbës apo ndonjë sendi kur e vendosja në kufijtë e pllakave. Ato më

Page 29: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 29

kujtonin që çdo gjë në jetë kishte një kufi, përveç qiellit dhe reve. Vetëm ata nuk kishin fund, por ishin çatia jonë. Ata nuk kishin kufij, por ishin kufiri jonë. Ndonjëherë numëroja pikat e shiut që binin në dritare dhe pse shpesh nuk ia dilja dot, ose ndonjëherë numëroja dritaret e tjera që unë mund të shihja nga spitali, madje dhe kapsat e rrobave që varnin poshtë punonjëset e spitalit. Me pak fjalë nuk kisha një fëmijëri aq shumë të keqe. Ishte thjesht ndryshe. Diçka ndryshe nuk donte të thoshte e keqe. Nuk më vjen keq që nuk kisha një fëmijëri si ata djemtë që unë shikoja që luanin shumë lojëra, por që qeshnin dhe bërtisnin më shumë kur luanin futboll, më shumë se çdo lojë tjetër, që nuk kisha provuar kurrë të ngisja një biçikletë, nuk kisha luajtur atë lojën që dikush mbyllte sytë dhe të tjerët fshiheshin sepse dhe bota ime ishte e bukur. Edhe unë kisha gjëra që ata nuk i kishin. Kisha një infermier personal, një arush të madh sa unë, një flamur me të cilin flija dhe dy dritare nga ku shihja botët e tyre, por më shumë se ata unë kisha një hero gjerman që kujdesej për mua nga larg pa më parë asnjëherë dhe çdo muaj më dërgonte një letër. Falë jetës sime prej të sëmure une kisha shumë kohë të lirë dhe mund ta shpenzoja atë në shumë mënyra, zgjova diçka tepër frytdhënëse. Unë mësova të lexoj dhe numëroj shumë më shpejt se fëmijët e tjerë. Pra të bëje një jetë si unë nuk ishte keq. Ishte e bukur në mënyrën e vet dhe askush nuk mund të më gjykojë nëse unë ndihem mirë me të shkuarën time. Mbase ju nuk e kuptoni, por unë në atë dhomë spitali kisha dhe diçka që dhe sot e kësaj dite nuk e ka askush, unë kisha realitetin tim e aty isha e vetme dhe nuk me trembte kjo gjë. Kisha një mik që

Page 30: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 30

kurrë nuk më mërziste sepse ai kurrë nuk më kthente fjalë dhe unë nuk e braktisja kurrë flamurin tim, ashtu siç ata prindërit e mi të vërtetë e kishin bërë. Unë mund të numëroja çdo gjë, madje isha e aftë dhe të lagesha në shi dhe të mos sëmuresha. E besoj këtë gjë sepse e kam provuar fshehurazi ndjenjën e të lagurit në shi. Kisha mundur ta ndjeja fuqinë e ujit në lëkurë dhe kjo nuk më lëndonte, më jepte jetë. Kjo ishte një nga ato arratisjet e mia të rralla që fatmirësisht e mbylla pa e kuptuar askush që unë kisha dalë jashtë. Nuk e di si mund të trembeshe nga shiu, si mund ti shmangeshe atij? Të gjithë njerëzit që kisha parë unë nga dritarja vraponin kur binte shi, përveç djemëve që luanin futboll. Ata nuk e braktisnin kurrë lojën dhe ishin më të lumtur kur luanin në shi. Mendoj se atyre iu pëlqente shumë balta ose më saktë shija e baltës në trup, asgjë nuk ua ndalte lojën. Njerëzit ishin të çuditshëm. Ata mbroheshin gjithmonë nga natyra, natyra nuk ishte mbrojtur kurrë nga ta. Prandaj më besoni kur ju them që unë kam qenë shumë e lumtur ashtu siç isha, ajo mund të ishte fëmijëria më e bukur që mund të kisha jetuar dhe në asnjë vit të mëvonshëm të jetës time nuk kam qenë aq e lumtur. Mbase ngaqë isha akoma e pafajshme dhe nuk e dija se çfarë ndodhte me atë botën e madhe dhe të vërtetë që ekzistonte aty, përjashtë meje. Kështu kishin shkuar vitet e mia të fëmijërisë. I kisha të gjitha në duar vargjet që kisha shkruar për fëmijërinë time. Sepse në vitet në vazhdim shkrujtja e letrës më kishte ndihmuar shumë në shprehjen e vargjve për femijërinë time, të cilën e kam përmbledhur kështu:

Page 31: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 31

Dritaret e mia Nëse një dritare do të thotë shikim Për mua është kristali më i bukur Nëpërmjet saj kam gjetur guxim Dhe pse përtej xhamit unë nuk jam dukur. Bota nuk më ka parë mua asnjëherë Unë botën nga lart e kam shikuar Për të jam hije që nuk ka vlerë Por unë botën gjithmonë e kam vlersuar. Nëse do mund ta kuptonte kjo botë Se sa shumë sheh ky shpirti im në dritare Nuk do lejonte kurrë që unë të derdhja lot Në këtë botë unë nuk jam mëkatare. Nuk e di se ku mund të kem gabuar Që më braktisën që fëmijë Nuk e di si kjo jetë ka guxuar Të mos më japë fëmijëri. A kam vallë unë faj që më braktisën Se u bëra ferrë pa patur emër Si guxuan dhe imazhin tim e grisën Zemrën vallë e kishin në thembër? U rrita nga dikush që dot nuk e kujtoj Jam e rrethuar kudo nga një zbrasti Botën e njeriut nga dritaret e mia shikoj Unë vallë nuk e kam merituar pak dashuri?

Page 32: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 32

Po çfarë i bëra kësaj bote pa fund Ku gabova që nuk më jep as oksigjen Një foshnjë të ndryshojë një botë a mund Pse vëzhgimin nga unë ky qiell nuk e kthen? As dritaret e mia nuk më japin dot dritë As ata nuk e lejojnë diellin të hyjë këtu Jam e vetme, por nga vetmia nuk kam frikë Nuk është faji im që linda kështu. Po unë e di që një ditë bota do më shoh Do e kuptojë që unë nuk jam hije Atë ditë ajo që më dha jetën do më njohë Do e mbajë mend buzëqeshjen e një fëmije. Edhe jam e rrethuar nga mure të bardhë Vetmia kudo është reflektim Po dritaret e mia çfarë thonë vallë Të më tregojnë të vërtetën a kanë guxim? Se u rrita nga një postë si të isha dhuratë Nga një hero, një arush edhe një flamur E pastaj e gjithë bota është e thatë Unë në zemër kam një gur. Unë do të jem një hije më shumë E nuk ndihem keq për këtë fakt Se këtë fat nuk e zgjodha unë E zgjodhën ata që më quajtën mëkat!

Page 33: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 33

Në një shtëpi të re Në moshën gjashtë vjeçare e katër ditëshe jeta ime mori një rrjedhë që nuk e kisha menduar që do të më ndodhte. Njeriu që më kishte rritur nga larg e kishin kapur për shkak se ai ishte emigrant dhe ishte në burg. Kështu më kishte shkruar në letrën që më erdhi ndryshe nga çdo herë tjetër, erdhi me vonesë. Nuk më kishte dhënë detaje se çfarë kishte ndodhur dhe unë me thënë të drejtën doja të besoja atë që më kishte shkruar ai. Dhe nëse do më kishte gënjyer për arsyen pse ndodhej atje unë nuk mund ta gjykoja për asgjë. Ai mbase mund të ishte njeriu më i keq në botë larg meje, por për mua kishte bërë gjithçka. Nuk mund të isha një mosmirënjohëse aq e madhe. Por mbi të gjitha heroi im ishte në një farë mënyre babai im. Ai kujdesej për mua aq shumë. Si mund të ishte i keq një njeri që mund ta donte aq shumë një njeri që nuk e kishte asgjë? Nuk ia kam thënë kurrë që unë i mendoja këto gjëra sepse do ndihej keq. Kisha dëgjuar infermierin kur më shkruante letrat për heroin tim që jo çdo gjë duhej t’ia thoja, apo ti tregoja se më dhimbin shumë gjilpërat se ai do të mërzitej atje larg prej meje, ndaj e dija që disa gjëra duhej ti mbaja për veten time, qoftë dhe dyshimet. Pas asaj letre mendova që kisha mbetur tërësisht e vetme në fatin tim. Por në fakt nuk ishte ashtu. Ai, heroi im, kishte arritur që të gjente një familje që të më adoptonin deri sa ai të kthehej dhe të më merrte. Di që kishte shpenzuar shumë të holla që të më adoptonte familja që ai e njihte dhe në çdo letër që më shkruante më shpjegonte me detaje çdo hap që

Page 34: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 34

do të ndërmerrte. Ai e njihte fare mirë familjen që do të dërgonte. I kishte miq prej vitesh dhe disa herë në letra më kishte folur për ta. Heroi im nuk kishte të afërm. Në letra gjithmonë më ka përmendur shumë pak njerëz dhe kryesisht ishin miq. Njerëzit në fjalë ishin të mirë, thjesht ata nuk kishin dot fëmijë. Të ardhurat ekonomike të tyre nuk ishin të vogla. Zotëria punonte si oficer në marinë ndërsa zonja ishte artiste. Ai kishte arritur të binte dakort me ta dhe një ditë do vinte të më merrte. Ma kishte premtuar këtë gjë dhe e dija që ai njeri nuk do të më zhgënjente kurrë. Në një letër të gjatë dhe me shumë detaje më kishte përshkruar familjen e re dhe më kishte informuar që unë do të kaloja disa vite të jetës sime me ta. Më thoshte që edhe kur të dilte nga burgu do ta kishte të vështirë të më merrte direkt atje. Të ardhura nuk do mund të dërgonte, por nuk kisha pse të shqetësohesha. “Mikëpritësit e mi”, kështu i quante ai dhe këtë emër do ta përdorja dhe unë gjithmonë, do të kujdeseshin për çdo gjë dhe unë nuk do të kisha mungesa. Në spital do më kontrollonin vazhdimisht dhe ne do të flisnim sërish me anë të letrave tona. Ata do bëheshin streha ime derisa ai të kthehej për mua. Tani që jam në një moshë relativisht të madhe e mendoj gjithmonë se si kishte mundësi që askush përveç tij nuk kujdesej për mua. Në shkollë jam informuar që zakonisht një fëmijë që gjendet i braktisur ka një kujdestar ligjor nga shteti. Nuk kam parë kurrë një të tillë në jetën time. Nuk e di pse mua nuk më ka shqetësuar askush për këtë pjesë, të paktën derisa u shfaqën mikëpritësit e mi. E kam pyetur dhe heroin tim në lidhje me këtë gjë. Më ktheu vetëm një përgjigje të shkurtër. “Ty

Page 35: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 35

askush nuk do të shqetësojë asnjëherë, unë jam kujdesur për të gjitha”. Edhe sot e kësaj dite jeta ime është një mister për mua, por më shumë se të gjitha ,jeta e tij është pikëpyetja më e madhe që nuk arrita ta zbuloj kurrë. Tani që shëndeti im ishte dhe në gjendje shumë më të mirë se më përpara po afrohej dita që unë do të dilja prej aty. Ka qenë një ndër momentet më të bukura që kam jetuar ndonjëherë dhe në të njëjtën kohë ndër më të dhimbshmet. Ndonëse bota jashtë më bënte më shumë kurioze dhe doja ta prekja nga afër, të braktisja dhomën time të spitalit nuk ishte e lehtë. Kisha jetuar gjashtë vite e katër ditë aty. Do më mungonte infermieri im, madje dhe pastruesja që më ndihmonte në shumë gjëra. Tani ishte rradha ime të braktisja dikë, diçka. Më kujtohet sikur të ketë ndodhur dje momenti kur infermieri hyri në dhomë dhe më tha: -Erdhën mikëpritësit e tu. -Vërtetë? -Po. Tani do ikësh dhe nuk do të kthehesh më këtu, në këtë dhomë. Do të jesh e lirë më në fund. -Më në fund erdhi kjo ditë. Ndihem e lumtur. Domethënë nuk e di çfarë mund të quhet lumturi por kjo ndjesia që unë ndjej tani duhet të quhet patjetër lumturi. -Do jesh shumë e lumtur atje jashtë unë e di, se ti nuk je si të tjerët. -Mendon se do më pranojnë? -Kush? Mikëpritësit e tu? -Them për të gjithë ata atje jashtë. -Sigurisht që po. Ti je shumë e zgjuar, sigurisht që po. Ata nuk janë më të mirë se ti se kanë parë disa gjëra më shumë.

Page 36: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 36

-Do të marrë malli për mua? -Po shumë. Dhe ty për mua apo jo? -Po shumë fare. Po ne do të takohemi prapë? -Hm, këtë nuk e di në fakt. Mikëpritësit e tu nuk e di si mund ta presin këtë gjë, por unë nuk besoj se do të rrish shumë kohë këtu. Do të ikësh tek toka jote e premtuar dhe atëherë nuk i dihet nëse takohemi. -Ti je infermieri më i mirë në botë dhe unë të kam shumë xhan, prej vërteti. -Edhe unë shumë. Shih sa e bukur dukesh me këto rrobat. -Mi kanë blerë ata. -E di. -Ti mendon se ata do të më duan? -E si mund mos të të duan ty? -Nuk e di kam frikë. Ata e bëjnë këtë gjë për atë dhe jo për mua. -Mos u shqetëso se gjithçka do të jetë në rregull. -Tani duhet të ikim. Mora flamurin tim gjerman, arushin dhe i zgjata dorën infermierit tim. Ai kishte në duar çantën time të vogël me disa veshje e libra dhe ecëm drejt derës së jashtme. Po dilja nga burgu. Ktheva për herë të fundit kokën tek ajo dhomë që unë nuk do të kthehesha më kurrë. Numërova për herë të fundit pllakat dhe vështrova dritaret. Ato do më mungonin vërtetë shumë. Që sot e tutje ajo dhomë do i përkiste një njeriu tjetër. Kur dera u hap dhe unë shkela vijat e pllakave të korridorit e kuptova që e kisha lënë pas atë jetë. Aty jashtë po më prisnin dy mikëpritësit e mi. Ishte hera e parë që i shihja. Dhe për ata ishte hera e parë që më shihnin. Kishin hije të bukura.

Page 37: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 37

-Përshëdetje.- thyen ata akullin të parët.- Ne jemi familja jote e re. Besoj se miku ynë, heroi yt të ka folur për ne. -Përshëndetje. Po, ai më ka folur shumë. Keni ardhur të më merrni? -Po, kemi ardhur për ty. Si ndihesh? -Mirë, pak e emocionuar. Do të dal jashtë. -Çdo gjë është në rregull. Do jesh shumë mirë. -Dhe unë ashtu besoj. A mund të ndahem me infermierin tim? -Po sigurisht që po.- ktheva kokën drejt tij dhe e pashë sikur të ishte hera e fundit. E përqafova fort dhe lotët vërshuan mbi faqe. Dhe ai qau. Do i mungonim shumë njeri -tjetrit. -Çdo gjë do të shkojë mirë që sot e tutje për ty. Do jesh shumë mirë. Dhe na kujto ndonjëherë. -Do të kujtoj gjithmonë. Kur të bëhem e madhe do vij të të takoj. U përqafuam për herë të fundit dhe i thamë mirupafshim njëri -tjetrit me premtimin që do të ritakoheshim sërish një ditë. Ishte hera e parë që udhëtoja me makinë dhe jashtë rrugëve të spitalit. Bota atje jashtë kishte kaq shumë gjëra të reja dhe unë nuk i numëroja dot të gjitha. Isha ulur në sediljen e pasme të makinës dhe që prej aty numëroja të gjitha gjërat që mundesha, por nuk ia dilja dot. Kishte shumë njerëz. Unë nuk kisha parë asnjëherë kaq shumë njerëz. -Të kemi përgatitur dhomën tënde në shtëpi. -Sa mirë, do kem sërish dhomën time. -A ka dritare? -Sigurisht që ka dritare.

Page 38: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 38

-Po perde? -Po dhe perde. -A mund ti heqim perdet? Zonja u kthye nga unë dhe e çuditur më pyeti: -Pse, nuk të pëlqejnë perdet? -Jo, se nuk shoh dot nga dritaria. -Po do mund ti shohesh jashtë vetë, ti tani je shumë mirë me shëndet. Nuk do të duhen më dritaret. -E di, por prapë dua ti shoh gjithë kohës dhe natën nuk mund ti shikoj yjet ose hënën. A mund ti heqim të lutem? -ajo vështroi nga ai shoqi dhe ai me një pohim e aprovoi. -Po mund ta bëjmë nëse ke dëshirë. -Faleminderit. Po ai kur do të vijë? -Këtë nuk e dimë të saktë akoma, por ai do të na shkruajë dhe do e marrim vesh. -E di ai që unë do të dal sot? -Po sigurisht që e di. Në shtëpi kemi dhe një kopësht të madh. Do mundesh të luash aty. Dhe në dhomë ke shumë arusha. Më kanë informuar që i do shumë. -Po ata nuk do ti dua më shumë se arushin tim. -Mos u shqetëso për këtë gjë. -Faleminderit! Ju jeni shumë të bukur! Të dy. -mikëpritësit qeshën. -Edhe ti je shumë e bukur, por mbi të gjitha shumë e zgjuar. Të kemi regjitstruar në shkollë. -Vërtetë? Sa bukur. -Po unë di të numëroj, di dhe të shkruaj, di dhe të lexoj. -Sa mirë, po do mësosh më shumë se kaq. Në shkollë do kesh dhe shumë shoqe dhe shokë.

Page 39: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 39

-Nuk e di a do më duan ata mua. -Sigurisht që do të duan. -Edhe ju? -Patjetër. Ne të gjithë të duam. Me aq u mbyll bashkëbisedimi im me ata njerëz që do të ndaja një pjesë të mirë të jetës sime. Arritëm në shtëpinë e tyre. Ishte shumë e bukur dhe sidomos dhoma ime. E kishin zbukuruar me shumë ngjyra. Ashtu siç ma kishte premtuar ajo i hoqi perdet e dhomës dhe dhoma kishte akoma e më shumë dritë. Kishte shumë arushë dhe lodra të tjera. Ishte si një dhomë ëndrrash. Atë natë fjeta për herë të parë në një krevat të ri, hengra darkë me mikëpritësit e mi dhe numërova yjet nga një dritare e re. Pasi u transferova në shtëpinë e mikëpritësëve të mi fillova të shkollohesha. Ata nuk ishin njerëz të këqinj. Dhe me ta kaloja kohë të mirë. Me sa kuptova, ata thjesht e kishin pranuar ekzistencën time për hatër të tij dhe silleshin mirë me mua. E megjithatë nuk e mora kurrë dashurinë që do doja të kisha. Ose të themi më mirë nuk më ofruan kurrë atë çka kisha unë nevojë. Ishin njerëz fisnikë për të thënë të drejtën dhe kishte raste që magjepsesha nga ta. Zotëria ose oficeri ishte njeri që e dinte gjithmonë ku do të ishte dhe pse. Ishte njeri shumë korrekt dhe shumë i zoti në punën e tij. Në shtëpi kishte disa dekorata e çmime dhe madje ftohej dhe në media, por dhe zonja artiste nuk ishte më pak se ai. Dhe ajo merrej me artin, muzikën, shkrimet dhe kishte rrethin e saj shoqëror. Ishin njerëz me prestigj të lartë dhe kam mësuar shumë nga mënyra si ata jetonin. Në shumë gjëra ishin shembull për tu ndjekur. Shpesh zonja më

Page 40: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 40

ndihmonte dhe me shkrimet në shkolla apo letrat e mia. Ishte e dashur kur kishte kohë. Ata të dy bënin një jetë mjaft të pavarur dhe moderne. I admiroja për këtë fakt. E vetmja gjë që nuk më pëlqente ishin debatet që bënin shpesh me njëri-tjetrin. Ata kalonin shumë kohe larg njëri-tjetrit, mbase kjo i kishte bërë gjërat më të ftohta. Unë u përpoqa ti shihja ata shumë më ndryshe nga sa isha mësuar ti shihja njerëzit rreth meje, thjesht si hije, por ishte shumë e vështirë. Madje nuk u thërrisja dot mami ose babi. Iu thërrisja në emër. Besoj se isha unë ajo që e ndërtova murin e parë në mardhënien tonë, por për mua ishte shumë e vështirë të jetoja një jetë që nuk ishte e imja. Kam kaluar ditë shumë të vështira në shtëpinë e tyre, ndonëse ato mbeten vetëm në shpirtin tim. Kur isha e vetme në spital e imajinoja jetën time shumë më ndryshe se këtu. Nuk e di. Për mua familje ishte vetëm ai. Mund të pranoj që kishte dhe raste që heroi im më dukej si një njeri imagjinar që e kisha krijuar unë për të mos qenë e vetme, por nuk ishte ashtu. Ishin letrat e tij dhe fotofrafitë që e bënin real dhe të vërtetë. Nëse nuk do kisha marrë diçka që e konkretizonte atë njeri si të vërtetë nuk do t’ia kisha dalë dot kurrë mbanë ta doja atë njeri në jetën time. Do kishte mbetur dhe ai thjesht si një hije. Shpesh e mendoja veten time si shitësen e vogël të shkrepseve. Imagjinata e saj ndriçonte vetëm në flakën e shkrepseve ndërsa imagjinata ime përshtjellohej vetëm në rastet kur shikoja dritaret e mia. Nuk e kisha problem të rrija në errësirë, vetëm. Për mua ajo dhomë spitali në një farë mënyre kishte qenë dhoma ime e rrëfimit, ndërsa dhoma e re kishte më shumë dritë, më shumë shpresë.

Page 41: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 41

Në shtëpinë e re jeta ime u plotësua me tre dritare të tjera dhe kjo ishte vërtetë një botë të re, një botë që unë dija si ta doja. Vazhdoja ende të vuaja nga ndjeshmëria e tepërt e lëkurës, por kurat e pafundme kishin bërë që unë të fitoja imunitet dhe fillova të frekuentoj shkollën ashtu si çdo fëmijë tjetër rreth meje. Ato gjashtë vite e katër ditë në spital kishin mbyllur çdo mundësi që unë të vuaja sërish ashtu. Fatmirësisht në lagjen ku unë jetoja nuk kishte shumë famijë të moshës time, ndaj kohën e kaloja ashtu siç doja unë, pa u influencuar nga mendimi apo gjykimi i askujt. Një gjë shumë pozitive që kishte në atë vend ku unë do të kaloja 11 - të vite të jetës sime ishte fakti që edhe aty kishte fëmijë që luanin futboll. Dritarja e dhomës time të re ishte një televizion i ri që më ofronte kënaqësinë e të parit dhe të ndjerit të gjërave që unë i pëlqeja pa i prekur vetë. E kam menduar shpesh si mund të ndihesha po të luaja futboll, a do të isha po aq e lumtur sa kur isha spektatorja e saj, por besoj që jeta i ndan vetë rolet e gjithëkujt. Disa lindin që ta jetojnë jetën e të shijojnë çdo sekondë të saj, e disa të tjerë ta duartrokasin për të tjerët e të shijojnë grimcat e lumturisë së tjetrit. Por kishte diçka shumë ndryshe në dritaret e dhomës sime të re. Jashtë saj mund të shihja më shumë pemë, më shumë copëza qielli. Kush e di sa e bukur ishte bota atje mes reve. Mbase një ditë unë do të arrija të shkoja deri atje. Mbase do të jetoja dhe unë një ditë mes reve… Ndonëse nuk kisha bërë kopësht ashtu si thuajse të gjithë fëmijët që kisha në klasë, unë dija të lexoja dhe numëroja dhe kjo për shumë njerëz ishte vërtetë e çuditshme. Nuk e

Page 42: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 42

di pse kishin përshtypjen që nëse nuk bën kopësht ose nuk ke prindër intelektualë ti nuk di të lexosh apo të shkruash emrin tënd. Aty thuajse të gjithë e dinin që kisha jetuar në spital dhe më shihnin si jashtëtokësore, por nuk është se silleshin keq me mua. Madje kur luanin më thonin të luaja me ta, por nuk më pëlqente dhe i thoja që nuk di të luaj. E provuan disa herë por kur e panë që nuk doja hoqën dorë, madje dhe mësuesja që na zhvillonte orën e mësimit edukativ më tha se nuk ishte e nevojshme të rrija në orën e saj pasi nuk donte që unë të sëmuresha. Gjatë ditëve të tilla kupton se njeriu e ka më të lehtë të heqë dorë sesa të luftojë për të arritur ate që do. Mbase hiqnin dorë se nuk donin mjaftueshëm ose mbase sepse kishin frikë nga dështimi, ose mbase njerëzit thjesht lodheshin nga të tjerët. Lodheshin nga ata që ishin ndryshe sepse nuk e kuptonin dot botën e tyre. Shkolla ime fillore dhe tetëvjeçare nuk ka patur asgjë interesante që mund të shkruaj pafundësisht. Mund të them që jetoja në një trekëndësh që përbëhej nga tre komponentë shumë domethënës, spitali, shtëpia e mikëpritësëve të mi dhe klasa ime. Vizitat në spital ishin shumë më të rralla, por akoma mbetej pjesë e imja. Nuk mund të them që nuk kam pasur shokë, apo që nuk kam qeshur dhe bërë shakatë e moshës me ta sepse në fakt i kam bërë, por thellë brenda vetes time e di që asnjë njeri aty brenda nuk më ka pranuar kurrë për atë që isha. Në klasën e dytë njoha një vajzë e cila ishte shoqja ime e bankës. Ajo u bë mikja ime më e mirë dhe vazhdon të jetë dhe sot e kësaj dite. Është një vajzë simpatike bionde dhe aspak e ngjashme me atë çka thonë për biondet pasi ajo

Page 43: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 43

është me të vërtetë shumë inteligjente dhe çka më lidhi më shumë me të ishin numrat dhe fakti që ajo më dëgjonte dhe nuk më linte vetëm. Njëlloj si unë, ajo e adhuronte matematikën dhe bashkë zgjidhnim të gjitha ushtrimet nëpër olimpiada ku gjithmonë fitonim të dyja. Ajo kishte gjithçka unë doja tek një shoqe, por përveç meje kishte dhe shume vajza të tjera rreth saj që ajo shkonte shumë mirë dhe nuk ishte gjithmonë pranë meje. E megjithatë nuk e kam gjykuar kurrë për këtë gjë dhe nuk do ta harroj kurrë çdo gjë ka bërë për mua. Incidenti më i veçantë që na ka ndodhur ka qenë në klasën e dytë. Duke diskutuar për mënyrën se si shkruhej viti 2000 mësuesja jonë e cila na tërhoqi disa herë vëmendjen pasi nuk po ndiqnim mësimin tentoi të qëllonte shoqen time me fshirësen e dërrasës, por ajo përfundoi në fytyrën time dhe unë u bëra e gjitha me pluhur shkumësi. Dhe sot e kësaj dite në fytyrën time vihet re një buzëqeshje sa here e kujtoj dhe me të vërtete që kanë qenë momente të pa arrira. E di që ajo më donte shumë, por jam e ndërgjegjshme që nuk ka parë kurrë tek unë atë çka shihja unë tek ajo. Për mua ajo ishte një lloj shprese, një dritare e re për të parë botën, por kur i flisja ndonjëherë për botën time shmangej sikur nuk donte të ishte pjesë e saj. Nuk më ka lënë kurrë vetëm, por sot që jam shtatëmbëdhjetë vjeç mund të them vetëm se ajo e di sa e rëndësishme është ajo për mua. Jeta dhe ngjarjet që ndodhën e bënë të kuptonte shumë për mënyrën se si isha unë dhe sot ajo e di që do jetë gjithmonë në zemrën time si motra që unë nuk e pata kurrë. Në shkollë kam qenë gjithmonë një ndër studentet më të mira dhe ajo që lexonte me shumë e dinte më shumë se

Page 44: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 44

miqtë e saj të klasës. Pothuajse në të gjitha konkurset kisha dalë fitimtare, madje kur isha në klasën e gjashtë u bëra pjesë e konkursit të historisë së klasës së tetë dhe grupi ynë fitoi konkursin. E adhuroja historinë, pasi çdo gjë në këtë botë është histori, madje dhe unë. Gjithmonë kam besuar që unë një ditë do të shkruaj historinë e një njeriu të madh sikurse është heroi im. Se individë të tillë historia nuk i udhëheq, indvidë të tillë shkruajnë historinë, janë historia. Në këtë drejtim, në aspektin shkollor, mund të them që isha me të vërtetë në gojën e të gjithëve por në të njëjtën mënyrë konsiderohesha si ajo që sëmurej vetëm dy herë në vit nga gjashtë muaj. Nuk është se më pëlqenin shumë këto lloj etikitimesh, në fund të fundit nuk është se kjo ndikonte shumë në jetën e tyre. Nuk e di pse njerëzit që unë kisha për rreth e vetmja gjë që dinin të bënin shumë mirë ishte të komentonin për çdo gjë që ata shikonin dhe madje e pasuronin historinë time me ngjarje që nuk kishin ndodhur kurrë, sikur ata kishin qenë pranë meje çdo minutë të jetës sime dhe dinin çdo gjë. Prej tyre mësova që çfarë do lloj gjëje të bëja unë, ata do më komentonin e gjykonin dhe do mundoheshin të gjenin patjetër diçka negative në të. Gjatë atyre viteve arrita të mësoja vetëm që nuk kishte rëndësi kush ishe dhe çfarë dije të bëje ti më shumë, e rëndësishme ishte që t’iu bëje lajka të gjithëve dhe të kishe shoqe ,vajzat e bukura të klasës. Të silleshe si llasticë ishte me të vërtetë mënyra më e mirë për të tërhequr vëmendjen. Fatkeqësisht nga shkolla në periferi të kryeqytetit mëson shumë gjëra që nuk do doje t’i mësoje në shkollë. Për shembull çdo klasë kishte një vajzë që e donin të gjithë

Page 45: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 45

mësuesit ndonëse ajo nuk ishte vajza më e mirë në mësime, por që u rrinte pas të gjithë mësuesëve dhe bënte gjithçka ata kërkonin. Ishte e preferuara e tyre dhe unë çuditesha si ishte e mundur që mësuesit dinin gjithmonë kush kishte bërë zhurmë në klasë apo kush ishte sjellë keq dhe të gjithë ata përfundonin në drejtorinë e shkollës. Si shpërblim të preferuarit merrnin gjithmonë dhjeta dhe nuk pyeteshin më shumë se nje herë në vit. Nëse dilnin keq në provim me siguri kishin qenë keq ose kishin pasur ndonjë problem dhe mund të përsëritnin provimin. Dhe kështu ndërtohej një sistem ku ata që bënin çdo gjë që një mësues kërkonte ai ose ajo kishin gjithçka. Sot e di që kjo quhet servilizëm dhe atë nuk e gjen vetëm në shkolla por kudo. E fatkeqësisht servilizmi kur rriteshe kërkonte shumë më tepër se thjesht emrat e shokëve të tu të klasës që bënin zhurmë gjatë orës së mësimit. Nuk kam qenë kurrë e tillë dhe e di që do të vdisja nëse do mundohesha të isha. Servilizmi më merrte frymën. Shfletova faqet e tjera të ditarit. Më dukej aq e afërt ajo kohë, sikur të kishte qenë dje. E kisha përmbledhur në shumë pak vargje atë fazë të jetës time sepse nuk kisha ndonjë gjë të jashtëzakonshme për të shkruar. Ato pesë strofa poezie shprehinin gjithçka shumë qartë. Ato vite i kam kaluar shumë e trishtuar. Domethënë nuk është se kam qenë e trishtuar. Unë thjesht mendoja trishtueshëm.

Page 46: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 46

Një jetë, një trishtim Shkruaj herë pas here ndonjë poezi Për vitet që kanë shkuar e nuk i kujtoj U rrita si jetime pa dashuri Dhe të jem jetime akoma vazhdoj. Jetoj me dy njerëz që nuk e di a i dua Dy njërëz që më kanë dhënë një çati E di që nuk e bëjnë këtë gjë për mua Por për heroin tim që jeton në Gjermani. U rrita duke lexuar letra pa fund U rrita duke shkruar letra dhe unë Të kujdeset për mua vallë si mund Kur një herë më ka parë në gjumë. Po si mundet të më mbajë mbi supe mua Se unë nuk jam mëkati i tij Të shohë diçka ndryshe tek unë thua Mos e pa atë ditë që isha fëmijë? Kam pasur një jetë, një trishtim Jetoj në një botë të madhe fort Ti jap jetë kësaj bote nuk kam guxim Se dhe hijes time nuk i dal dot për zot.

Page 47: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 47

Një letër e pamenduar Vitet shkuan dhe unë u rrita, shëndeti im pati përmirësime të dukshme por nuk mund të them të njëjtën gjë për marrëdhënien me njerëzit që më kishin adoptuar. Ndonëse jetonim të tre në të njëjtën shtëpi, zëreni se jetoja vetëm unë, pasi nuk i kam parë shumë shpesh. Zotëria vazhdoi të punonte në marinë dhe vinte në shtëpi një herë në dy ose tre muaj, ndërsa zonja kishte botën e saj të artit dhe kujdesej për mbesat e veta të cilat ishin më të mëdha se unë por shumë të shëndetshme. I kam takuar disa herë se zonja përpiqej që ne të bëheshim shoqe sepse ishim moshatare, por e kisha të pamundur. Ato ishin shumë të pasura për të qenë shoqet e mia. E respektonim njëra tjetrën sigurisht, por respekti nuk mund të përkthehet dashuri. Mendoj që dhe me mikëpritësit e mi kishte vetëm respekt se dashuria ishte shuar ndër vite. Shpesh e pyesja heroin tim për ta, si ishin njohur dhe pse ata rrinin ashtu larg njëri -tjetrit. Ai gjithmonë më përgjigjej shumë shkurt. “Ata janë njerëz të përkohshëm në jetën tënde. Nuk ka shumë rëndësi si dy të rritur zgjedhin të jetojnë jetën e tyre, sepse ata e dinë më mirë. E vetmja gjë që ka rëndësi është që të sillen mirë me ty dhe pastaj të tjerat ishin copëza që mbushnin disa pjesë shumë të vogla të jetës time.” Ai tregohej gjithnjë shumë i prerë në përgjigjet që duhet të më jepte për njerëzit që më rrethonin e mbi të gjitha që ai vetë më kishte dërguar atje. Ndonjëherë ishte aq i mistershëm saqë i ngjante ndonjë filmi triller, por ishte gjithçka që unë kisha. Në një farë mënyre i detyrohesha

Page 48: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 48

jetën time. Është shumë e turbullt e shkuara ime, ndërsa portreti i tij akoma më shumë. Mikëpritësit e mi ishin thjesht një copëz e jetës sime aspak normale, por ishin hije që më ndihmonin në ekzistencën time. Grindeshin shumë, ndaj nuk më pëlqenin. E vetmja herë që i kisha parë ata të dy bashkë pa u grindur qoftë dhe një fraksion sekondi pasi kisha dalë nga spitali ishte në ditëlindjen time të trembëdhjetë. Në fakt i takoja të dy çdo ditëlindje por asnjëherë bashkë shumicën e kohës, pasi ishin goxha të impenjuar me punë, dhe sa herë që ata takoheshin bënin fjalë. Në ato pak takime që kishin me njëri - tjetrin në ditëlindjet e mia ishte mundësia më e mirë për ti parë pa bërë sherre. Nuk e kam kuptuar kurrë pse kishte aq shumë dhunë verbale midis tyre kur ata fare mirë mund të ndaheshin dhe secili të jetonte jetën e tij. Të dy ata do të kishin më pak strese dhe halle mbi kokë. Nuk e kam kuptuar kurrë se pse kishte aq shumë grindje dhe nuk e di faji i kujt mund të ishte sepse të them të drejtën nuk doja të futesha në botën e tyre. Në realitetin tim ekzistonin shumë botë dhe një botë tjetër mbi supet e shpirtit tim nuk do e përballoja dot. Nga ana tjetër nuk ndihesha shumë keq sepse unë nuk i doja si heroin tim. Të gjithë ne kishim pranuar thjesht të ndanim realitetin tonë së bashku. As ata nuk donin të kishin një fëmijë dhe as unë nuk doja të kisha një familje. Në zemrën time ekzistonte një nënë dhe një baba dhe ata i përfaqësonte të dy një hero që jetonte në kufijtë e largët të Gjermanisë ku unë do të shkoja një ditë.

Page 49: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 49

Nuk më mungonte asgjë, kisha gjithçka doja dhe ata mi plotësonin të gjtha kërkesat. Më blinin librat që unë doja dhe më ndihmonin të realizoja gjërat që unë kisha dëshirë. U regjistrova madje dhe në një kurs anglishteje që kisha pasur gjithmonë dëshirë ta mësoja. Unë tentova të mësoj dhe gjermanishten në fakt, por ishte shumë e vështirë. Duhej një jetë për të mësuar gjermanishten ndaj hoqa dorë për momentin. Kur të shkoja të jetoja atje do ta kisha shumë më të lehtë. Kisha një farë dembelizmi ndonjëherë. Nuk e dija që do ishte shumë e nevojshme për mua me kalimin e kohës të mësoja gjuhën e ‘tokës së premtuar’. Do më kishte lehtësuar shumë punë. Shpesh më jepej mundësia të merresha me gjëra të tjera që nuk kishin të bënin me mua, por i refuzoja. E panjohura më tërhiqte, por ndihesha më e sigurtë në botën time. Shpesh gjërat që më ofronin ishin shumë më të shëmtuara se imagjinata. Përse duhej të jetoja në një botë që nuk ishte e imja, kur unë zotëroja një të magjishme? Aty unë luaja, por jo si të tjerët, luaja me numrat, fjalët dhe me to ndërtoja dritare. Dritare pa fund që më jepnin një horizont të ri. Shpesh madje numrat formoheshin dhe në yje. Unë i bashkoja ata dhe krijoja shumë numra. Një ditë zonja më dëgjoi duke folur me arushin dhe hyri në dhomë. U përpoqa ti shpjegoja gjithçka që unë shikoja nga dritaret dhe formën e veçantë të yjeve, por ajo nuk më kuptoi. Më shikonte sikur unë të isha e çmendur. Thellë brenda vetes e ka besuar gjithmonë një gjë të tillë. Të dy ata e kane besuar dhe që nga ajo ditë sikur e neglizhonin faktin që unë isha aty. Atë natë dëgjova ti thonin njëri - tjetrit që duhej ti shkruanin heroit tim, sepse unë nuk isha mirë. Kisha nevojë

Page 50: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 50

të kthehesha në spital. Mjaftoi ajo fjalë për mos t’i treguar më asnjëherë asaj botën time. Jo vetëm asaj, por askujt. Do mendonin se isha e çmendur. Kisha shpesh raste që lodhesha me premtimin që ai do të kthehej, por duhej ta besoja fort. Ai ishte i vetmi njeri që më kuptonte dhe më donte. Ose më mirë ai ishte i vetmi që më pranonte për atë çka unë isha. Ditë të tilla të mësojnë të mos heqësh dorë nga shpresa dhe të duash fort copëzat e letrës që të vërtetojnë që ekziston dikush që të pranon për atë çka je. Të gjithë njerëzit duan të të ndryshojnë. Dhe problemi nuk është se ata nuk e kuptojnë botën tënde, ata thjesht nuk duan të adaptohen me një botë që është më e bukur se e tyre. Një botë imagjinare, por që ishte shumë më e bukur se të gjitha ëndrrat e tyre bashkë. Njerëzit duan të ndryshojnë se nuk ndjehen mirë me veten dhe mendojnë se duke bërë të tjerët t’u binden atyre e rregullojnë botën. Ndonëse isha rritur, pasioni për futbollin më kishte mbetur ende, madje ishte shumëfishuar aq shumë saqë britmat e mia kur shihja kombëtaren gjermane të luante i kujtonin atyre njerëzëve mikëpritës faktin që unë jetoja në atë shtëpi, por kam përshtypjen që ata mendonin se e vetmja dhimbje që unë ndjeja ishte dhimbja e kraharorit kur kollitesha dhe herë pas herë më dilte gjak. E fshihja gjithmonë gjakun sepse nuk doja të kthehesha në spital. Ata me siguri do t’i tregonin heroi tim që unë isha sëmurë dhe ai do të këmbëngulte që unë të kthehesha në spital dhe nuk doja të kthehesha më aty. Këto raste ishin të rralla, por gjithsesi duhej të kujdesha shumë. Më pëlqente shkolla dhe shtëpia e tyre dhe pse e dija që unë nuk i përkisja asnjërës prej tyre. Ndihesha afër në shtëpinë time çdo natë kur flija me arushin, puthja flamurin

Page 51: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 51

tim dhe e vendosja poshtë jastëkut e mbi të gjitha kur lexoja letrat që më dërgonte çdo muaj heroi im gjerman. I lexoja me shumë kujdes dhe i ruaja. I kam ruajtur të gjitha në fakt dhe sot kam një kuti plot me të tilla. Një letër e lexoja gjithë muajin çdo natë deri sa të më zinte gjumi dhe ndaloja së lexuari vetëm kur vinte letra e muajit tjetër. Ai më shkruante dhe më tregonte që më në fund jeta e tij po merrte drejtim dhe tashmë do të dilte nga burgu me ndihmën e avokatit të tij dhe një zonjë gjermane që e kishte njohur dhe po e ndihmonte. Tregonte që proçedurat do të zgjasnin disa muaj por që ai ishte i bindur që do t’ia dilte mbanë dhe shumë shpejt do vinte të më takonte dhe unë ndihesha njeriu më i lumtur në botë. Më pyeste për çdo gjë, për shkollën, librat e fundit që më kishte dërguar me ndonjë emigrat që kthehej në shtëpi, më pyeste për arushin, për ndeshjet që kisha parë dhe gjithmonë në fund nënvizonte që nuk duhej të mërzitesha nëse bëhesha pa qejf sepse unë isha e fortë si gjermanët. Ndonëse vitet kalonin dhe ai nuk vinte unë e prisja, e dija që ai do vinte një ditë. Nuk jam lodhur kurrë duke pritur. I shkruaja dhe unë gjithmonë dhe letrën ia jepja komshies time e cila punonte tek posta dhe ajo e postonte. Nuk kisha shumë kontakt me komshijet apo me ndonjë në lagje. Në fakt nuk më fliste njeri dhe po të doja unë, pasi të gjithë kishin frikë dhe njeriun që unë jetoja sepse ai para disa vitesh kishte rrahur disa hajdutë që ishin përpjekur të vidhnin një dyqan. Si dukej kjo ishte bërë tip legjende urbane dhe unë ndër të tjerat isha dhe vajza e adoptuar e “të fortit të lagjes”. Por nuk mund të them që lagjia ime

Page 52: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 52

përmbante komponentë me të cilët ia vlente të harxhoje kohën pasi shumica ishin të pashkolluar dhe një pjesë e mirë e të rinjëve merreshin me vjedhje, sherre banale dhe fjalori që përdornin nuk ishin pikërisht lloji i fjalëve që do doja të dëgjoja. Ajo çka unë urreja tek ta ishte mënyra parazite si ata jetonin jetën. E di që njeriu mësohet lehtë me të pasurit gjërat gati, por nuk mund të jetosh gjithmonë në varësi të të tjerëve. Të gjithë duam të jemi pronarë të vetes sonë. Në lagje kisha vetëm një djalë me të cilin kam pasur gjithmonë komunikim dhe e quaja si vëllain tim të madh. Me të ikja gjithmonë në shkollë dhe me të kthehesha. Ishte ndër të paktët me të cilin mund të bisedoja për diçka në atë vend. Me kalimin e viteve ai u bë një ndër njerëzit më të veçantë që kam njohur dhe do të mbesë padyshim vëllai që nuk e kam pasur kurrë. Më ka ndenjur pranë në çdo moment që kam pasur ose nuk kam pasur nevojë. Për mua familja nuk ishte ajo çka mund të jepte jetën, për mua familje ishte ajo që të bënte të ndieje se e kishe një të tillë. Shkollën e mesme e fillova tek shkolla e lagjes pasi nuk mund të lëvizja gjithë kohës në autobuza dhe nuk më pëlqente një gjë e tillë. Jo se nuk më pëlqente të udhëtoja me autobus, në fakt ishte pjesa ime e preferuar kur mbështetja kokën në xhamin e autobuzit sepse mendoja shumë gjëra dhe meditoja pa fund, por kisha përshtypjen se nëse një ditë do dilja jashtë asaj zone nuk do të kthehesha më kurrë aty. Shtëpia ishte e vetmja gjë që më mbante aty në atë vend dhe mikëpritësit e mi për të cilët dhe pse nuk është se ndieja ndonjë ndjenjë specifike negative apo pozitive, falë asaj çatie e dija që ekzistonin dhe në një farë mënyre falë

Page 53: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 53

tyre unë kisha deri diku një famije bazë. Ata kujdeseshin kur kishin kohë dhe nuk mund të them që nuk më kishin mbështetur apo plotësuar nevojat e mia. Në mënyrën e tyre besoj që edhe ata më donin. Unë nuk mund të pretendoja që të krijonin një ndjenjë të madhe për mua sepse në fund të fundit unë isha thjesht një premtim për tu mbajtur dhe nuk mund të shkoja dhe të ndryshoja gjithë rrjedhën e kohës dhe jetës së tyre. Kush isha unë për ta bërë diçka të tillë? Deri në vitin e dytë të shkollës së mesme ishte gjithmonë e njëjta rutinë deri 11 shkurtin e vitit 2007 kur mora një letër e cila ndryshoi gjithë jetën time. Që nga ajo ditë nuk isha më kurrë e njëjta vajzë dhe jeta ime do merrte një rrjedhë që nuk e kisha menduar kurrë. Si për çudi atë muaj komshia ime postiere erdhi tek dera dhe më thirri. -Je brenda? -Po brenda jam, një minutë të lutem. - Kam një letër për ty nga heroi yt gjerman. Po ta lë tek dera pasi më duhet të iki deri në market sepse po më vjen mami për vizitë sot dhe nuk kam blerë asgjë për të bërë drekën. -Faleminderit, lëre tek dera të lutem. Vrapova nga dhoma ime drejt derës së jashtme dhe hapa zarfin me furi. Nuk kishte ndodhur kurrë që unë të merrja dy letra nga ai. Isha tepër e emocionuar dhe me nxitim grisa zarfin dhe hapa letrën. Ishte një letër shumë më e shkurtër krahasuar me letrat që shkruante zakonisht por ka qenë letra më e bukur që kam lexuar ndonjëherë në jetën time. Në të shkruhej:

Page 54: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 54

Vogëlushja ime Më pëlqen akoma të thërras vogëlushe ndonëse vitet kanë kaluar dhe ti tashmë je plot 15 - të vjeç. Jemi takuar për herë të fundit në shtratin e spitalit kur ti ishe shumë e vogël vetëm tre vjeçe e sot je bërë një zonjushë e vërtetë. Po kujdesesh për veten, je studentja më e mirë në shkollë, ke shoqe e shokë e mbi të gjitha ti tani je shumë më mirë me shëndet. Ndonëse nuk ta kam dhënë unë jetën, ti për mua je vajza ime dhe sot të them që me në fund do të vij të të takoj pas kaq shumë vitesh. Tani i kam të gjitha letrat gati dhe do vij në Shqipëri dhe me çështjen e burgut çdo gjë është mbyllur në rregull dhe nuk kam më asnjë problem. Të jap fjalën që ti do të jesh njeriu i parë që do të takoj sepse do të vij tek shtëpia e mikëpritësëve të tu. Të kam përgatitur disa dhurata të vogla dhe plot çokollata. Jam i bindur që do të pëlqejnë. Do të vij pasdite kështu që në shkollë mund të shkosh dhe do të rri plot dy javë. E di që nuk janë shumë të mjaftueshme, por pjesën më të madhe të ditëve do të qëndrojmë bashkë. Kemi plot gjëra për të biseduar me njëri - tjetrin e më në fund bisedat do të shoqërohen me zë dhe jo vetëm me letra ndonëse kjo do mbetet gjithmonë mënyra ime e preferuar e së shkruarit. Nuk po e zgjas dhe më shumë se nuk dua të t’i shtoj më shumë emocionet ndaj të them vetëm kaq, vij më 19 - të shkurt dhe më ka marrë malli shumë për ty gjermania ime e vogël.Të përqafoj fort dhe më ka marrë malli shumë për ty. Ma përqafo arushin edhe për mua. Ps: Mos më kthe letër sepse unë do të jem aty përpara se letra të vijë në Gjermani.

Page 55: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 55

Ulërita me të madhe dhe fillova të vrapoj e lumtur në korridorin e gjatë që ndonjëherë më dukej sikur nuk kishte fund. Qava me të gjithë fuqinë që kisha dhe vrapova tek arushi dhe e përqafova fort. U shtriva aty në krevatin tim dhe fillova ta lexoj sërish letrën. Nuk mund ta besoja që do vinte dhe më në fund pas 13 – të vitesh pritja kishte mbaruar, tani e kisha dhe unë dikë që më donte, por mbi të gjitha dikë që do të vinte posaçërisht për mua. Tani kisha dhe unë një histori për të treguar në shkollë dhe ata do më besonin që dhe unë e kisha një familje, një familje të vërtetë. Mbaj mend që kam qarë shumë atë ditë dhe kam shkruar shumë, por kjo poezi ishte ajo që më mbushi shpirtin.

Page 56: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 56

Pritjes i erdhi fundi Të kam shkruar pa fund E më ke shkruar dhe ti Nuk gjeta kurrëkund Më shumë dashuri. Kam lindur jetime Por ti je fati im Se mbushe jetën me gëzime Çdo gjëje i dhe kuptim. Prej vitesh nuk të kam parë E nuk të kam harruar Ti je hija që më ka marrë Gjithë hidhërimn e krjuar. Më ke munguar çdo vit Por shumë shpejt po vjen Lutem çdo ditë Se shpirti im nuk gënjen. Ti po kthehesh, po vjen për mua E unë më në fund kam një baba Më shumë se kaq nuk dua Shpirti veç për ty nevojë ka.

Page 57: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 57

19 shkurt 2007 Më në fund dita e madhe kishte mbërritur dhe heroi im po kthehej, me siguri po udhëtonte me avion dhe pasdite siç më kishte thënë do ishte në shtëpinë time. Isha shumë e entuziasmuar dhe mezi po prisja të mbaronte mësimi, por si dukej orët nuk kishin fund atë ditë si për të ma shtuar ankthin e pritjes. Nuk kishte problem unë mund t’ia dilja, kisha pritur më shumë se 13 – të vite për atë ditë. -Akoma nuk je qetësuar ti, më tha mikja ime më e mire. -Po tallesh, ti e di që kam 13 – të vjet që pres për këtë ditë. Në fakt është kaq e pabesueshme. E kam ditur gjithmonë që një ditë ai do të vijë të më takojë, por tani që pritjes po i vjen fundi ndihem e çuditshme. Beson se do të ndryshoj shumë pasi ta takoj? -Si do ndryshosh, në çfarë kuptimi? -Nuk e di, kam gjithë jetën që flas me të vetëm me anë të letrave edhe pse ai njeri teorikisht më ka rritur e është kujdesur për mua që nga larg. Ndjej se do të jem aq e emocionuar saqë unë as nuk do mundem ta falenderoj për atë çka ka bërë për mua gjatë këtyre viteve. Ai më gjeti kur më kishin braktisur, pagoi kurimin tim gjthë këto vite. Vetëm që mos të më linte vetëm më gjeti nje familje që të kujdesej për mua. Nuk janë vërtetë njerëzit idealë por jam e ndërgjegjshme që thjesht fakti që morën përsipër të kujdesen për mua është shumë. Ti mendon se e gjitha kjo është pak? Unë e di që ti apo askush tjetër këtu nuk më kupton dot. Më beso dhe mua më duket e pabesueshme ajo

Page 58: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 58

që dëgjoj dhe shoh kur kujtohem për të shkuarën time. Nuk është aspak e lehtë. -E di, dhe në fakt kur të dëgjoj shpesh të flasësh për jetën tënde më duket thjesht e pabesueshme. Nuk e di si ia ke dalë gjithmonë. Më beso unë nuk do të mundja dot. Dhe pse ndonë herë të kam zili për forcën që ke brenda vetes. Ti je ndryshe nga të gjithë ne dhe nuk ta them këtë gjë për të treguar diçka të keqe, përkundrazi asnjëri prej nesh këtu nuk do ia kishim dalë dot. -Kam frikë, kam shumë frikë se mos njeriut që i detyrohem gjihçka do të zhgënjehet nga unë. Po sikur ai të kuptojë që çdo sakrificë ka bërë nuk ia ka vlejtur. Kam shumë emocione. -Budallaqe, asgjë nuk do të ndodh dhe po u emocionove pak do të kalojë dhe do flasësh e qetë me të. Heroi yt po vjen ndaj gjithçka do të shkojë shumë mirë. Dhe pse do të zhgënjehet një herë? Kush është prej nesh në nivelin tënd. Je pika e referencës e çdo mësuesi, madje dhe profesorit të letërsisë. Po historinë? Ti që në çdo orë mesimi bën projekte dhe na le më gojë hapur. I di ai gjithë këto gjëra? Duhet të jesh krenare për veten më beso për këtë gjë. Dhe mos u ndiej keq aspak. Nuk mund të them që të kuptoj sepse të them të drejtën nuk të kuptoj dot. Nuk kam jetuar kaq shumë gjëra sa ti dhe nuk e di tamam se çfarë të mundon. -Më mungon shumë ai. Shpesh e pyes veten si mund të mungojë diçka që e ke parë vetëm nga larg? Diçka që nuk ka qenë kurrë e jotja? E di, më duket si një ëndërr që tani do mundem ta prek nga afër.Ai ka qenë i vetmi njeri që më ka pyetur për

Page 59: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 59

atë që unë ndiej në lidhje me veten time dhe ka qenë i vetmi që nuk më ka gënjyer kurrë. Është kujdesur kaq shumë për mua dhe nuk besoj se ndonjë herë do jem në gjendje t’ia shpërblej çdo gjë që ka bërë për mua. Jeta ime, në mund ta quaj jetë, nuk do kishte pasur kurrë kuptim nëse ai nuk do kishte ekzistuar. -Kjo është një arsye më tepër për të gëzuar dhe mjaft fole kështu se po të dëgjoi njeri do mendojë se ke një të dashur sekret. -Posi pra, nuk kam punë tjetër, të merrem me meshkujt. E vetmja gjë e mirë që ata dinë të bëjnë shumë mire është të luajnë futboll. Të paktën i hyjnë botës në punë për diçka. Shumica janë parazitë. -Nuk mendon të kesh ndonjëherë të dashur, sinqerisht nuk të pëlqen askush, ti nuk bën kurrë as komente të tipit “ai është i lezetshëm” për shembull. Jemi në fazën më të bukur të jetës. Po nuk pëlqeve dikë tani kur do e bësh? -Për çfarë më duhet një i dashur, që të harxhoj kohën duke menduar se çfarë po bën ai, me kë është, të grindesha në çdo moment me të dhe në fund të zbuloja që gjatë gjithë kohës është tallur me mua sepse thjesht ka dashur të më fusë në shtrat. Jo faleminderit, preferoj të rri vetëm. -Nuk e dija që ti mendon kështu në lidhje me meshkujt, asnjëherë nuk ke ndjerë asgjë, asnjëherë? Dhe nuk janë të gjithë ashtu. -Jo dhe as nuk do të ndiej. -Nga e di ti që gjërat do të shkojnë kështu, meshkujt nuk janë të gjithë njëlloj.

Page 60: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 60

-Jo, secili është i ndyrë dhe i poshtër në mënyrën e vet dhe nëse do më pyesësh pse mendoj kështu po ta shpjegoj me një shembull shumë konkret që ne e ndajmë çdo ditë bashkë. Ne jemi pesë vajza që jemi shumë shoqe apo jo? -Po jemi. -Dhe të katërta ju keni pasur të dashur, dy prej jush kanë akoma një të tillë. Njëra prej jush është e dashura e gangsterit të shkollës. Që kur del me të nuk i flitet me gojë sepse del me djalin vip të shkollës dhe në çdo bisedë sado idiote të jetë ajo, i dashuri i saj është më i forti i shkollës ndërkohë ai e tradhëton me çdo vajzë që i do qejfi dhe ajo është akoma me të. Arsye shumë e thjeshtë, nuk do të humbasë prestigjin që ka ai, paratë e tij dhe pranon të jetë dhe lecka që e shkelin me këmbë të gjithë vetëm për të pasur një imazh. Tjetra që është akoma me të dashur përveç shkollës dhe shtëpisë nuk e sheh dritën e diellit me sy sepse i dashuri i saj nuk e lejon. Madje dhe në banjo ajo i jep llogari se më kë shkoi dhe pse. Në qoftë se ai nuk ka dëshirë ajo as frymë nuk merr. Ndërkohë që ai është emigrant dhe jam shumë e bindur që do ketë dhe ndonjë fëmijë me atë gruan jashtë që ka në shtëpi. Tjetrën e la i dashuri sepse atë e kishte qejf shoku i tij i ngushtë dhe sigurisht që ai nuk mund të dilte më me të dhe në fund ty pa dashur të të lëndoj të braktisi dhe ti akoma nuk e di pse e bëri dhe dyshoj që do ta marrësh vesh ndonjëherë. E sikur mos të mjaftojë e gjitha kjo dhe ai rasti që çdo vajzë merr për shembull babain, qëunë nuk kam si ta shpjegoj rolin e tij sepse nuk e kam pasur kurrë një të tillë. Kam pasur vetëm heroin tim, por

Page 61: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 61

dhe atij nuk kam mundur kurrë ti thërras baba. Tani më thuaj ti unë si mund ti besoj një mashkulli? -Po dhe ky heroi yt mashull është dhe vetë më the pak më parë se nuk të ka gënjyer kurrë. -Po është e vërtetë nuk e ka bërë kurrë. Madje preferoi të më tregonte të gjitha të vërtetat e jetës sime sepse nuk donte të rritesha me një gënjeshtër. Ai mua nuk më ka zhgënjyer kurrë si individ sepse për mua ka bërë gjithçka dhe më ka dhënë gjithçka kam pasur nevojë. Është babai im, shoku im, vëllai im, miku im dhe ka një zemër të madhe, por një njeri i mirë nuk është domosdoshmërisht një mashkull i mirë. Ndaj besomë kaq mjafton për të mos iu afruar askujt në atë drejtim. Unë kam më shumë shokë se shoqe dhe atyre do mund t’iu besoja si shokë por jo si meshkuj. -Hëëë, nuk e dija që i mendoje kaq ndryshe gjërat, e me thënë të drejtën për atë shokun tënd që ke në lagje ngaqë ju shoh gjithmonë bashkë kam menduar se e ke qejf, por të vinte zor të ma thoje. Mua më duket e çuditshme të mos pëlqesh askënd. -Sigurisht që jo, unë nuk do pëlqeja dot asnjëherë dikë me të cilin jam rritur, ne kemi ngrënë në një vend. -Po çfarë lidhje ka kjo aman dhe ti? -Dikujt që i ke dhënë vendin në zemër si vëlla nuk je kurrë në gjendje ta shohësh ndryshe, janë disa gjëra që nuk shkelen e as nuk thyhen. Është e vërtetë që jeta është çështje zgjedhjesh por më beso unë nuk do isha në gjendje ta transformoja një ndjenjë të tillë. Do ishte si të doja vëllain tim, nëse do e kisha një të tillë. -Ti je me të vërtetë e çmendur. -Nejse e lemë me kaq, si nuk po bie dhe kjo zilja.

Page 62: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 62

-Me të vërtetë e do fort atë njeri, heroin tënd, kemi 10 vite në nje bankë, nuk të kam dëgjuar kurrë të thuash diçka të tillë. Ti mundësisht do flije në shkollë. Vjen gjithmonë e para dhe ikën e fundit, bën gjithmonë dhe orën e shtatë në bibiliotekë. -Ai është i vetmi njeri që kam, është i vetmi njeri që kujtohet që unë ekzistoj. Falë tij nuk jam thjesht një hije më tepër e kësaj toke. Kush e di sa gjatë do kishin vazhduar fjalët nëse nuk do më kishtë ndërprerë zilja dhe si e çmendur tërhoqa zvarrë çantën dhe vrapova drejt shtëpisë. Nuk e kisha dashur kurrë kthimin në shtëpi sa atë ditë dhe ajo rrugë tërë baltë nuk më ishte dukur kurrë aq e bukur. Ishte dita më e mrekullueshme në botë. Ai po vinte. Koha nuk është se kishte një nocion për tu përmbledhur apo përshkruar, thjesht për mua ishte një lloj ndjenje. Në qoftë se koha në të cilën ti udhëtoje nuk kishte emocione apo diçka për të diskutuar, punuar apo reflektuar atëherë ajo udhëtonte aq shumë sa ti duhej të punoje fort për të ecur në një linjë me të. Ndërsa e kundërta ndodhte me të kur ajo ishte boshe dhe nuk mbushej me asgjë. Koha ishte punë, emocion, ndjenjë, rrjedhë, momente. Nëse nuk kishte këto elementë atëherë nuk ishte më kohë. Nuk e di se çfarë quhet, por e di që nuk është më kohë. Poezinë e asaj dite ia kushtova mikes time.

Page 63: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 63

Mikes time E di që nuk më ke kuptuar kurrë vërtetë Dhe pse shumë je munduar Po nuk është faji yt që jam e shkretë Dhe fati kështu më ka dënuar. Kur unë shoh në sytë e tua E di që mund të gjej një ngushëllim Ti gjithmonë je me mua Dhe kur bota të më pranojë nuk ka guxim. Nuk është faji yt që unë jam kështu Nuk është faji i askujt Por asgjë nuk ka kuptim nëse ti nuk je këtu Të them atë që nuk ja them kurrëkujt. E ti je më shumë se mike Ti je motra e shpirtit tim Ishe e vetmja që nuk ike Prandaj të dua pa të dhënë shpjegim. Nuk e di se çfarë është shkruar Nuk e di sa do më kesh pranë Por unë ty kurrë nuk kam për të të harruar Nga ty as vdekja dot nuk më ndan.

Page 64: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 64

Takimi Mbërrita në shtëpi dhe pasi hëngra drekën dhe piva ilaçet iu futa me vrull mësimeve. Doja ti mbaroja sa më shpejt të gjitha që kur ai të vinte unë të kisha mbaruar çdo gjë dhe të kisha mjaftueshëm kohë që të flisja me të. Në shtëpi nuk kisha njeri sepse të dy ata ndodheshin në udhëtime pune. Ai kishte njoftuar për mbërritjen e tij, por nuk do mund ta takonin ditën e parë. Do të kthehehin në shtëpi pas disa ditësh. Në një farë mënyre ata na kishin lënë hapësirën e duhur për tu çmallur dhe këtë e vlerësoja shumë. Unë kisha shumë nevojë që të ndaja gjithçka që kisha ndjerë këto vite dhe të flisja gjërë e gjatë me të. Orët ikën ashtu me vrullin e të mësuarit dhe unë herë pas here hidhja sytë nga dritarja me shpresën që pritja ime aq e gjatë më në fund do merrte fund. Ai do shfaqej aty dhe unë do të vrapoja e do ta përqafoja shumë fort. Nuk e di pse, po këtë herë dritarja e dhomës time ngjallte shpresë. Në një fare mënyrë të gjitha dritaret e jetës sime kanë përfaqësuar shpresë, e vetmja dritë në këtë rutinë të madhe që ne njerëzit e quajmë jetë. Dielli perëndoi dhe bashkë me të dhe mendimet e mia. Nuk kishte asnjë lloj mundësie që ai njeri të më zhgënjente, nuk e kishte bërë për trembëdhjetë vite me rradhë dhe ketë herë nuk do të bënte përjashtim. Ishte kujdesur për mua nga një distancë që në horizontin e fantazisë sime nuk kishte fund. Kishte bërë diçka që dy njerëzit që më kishin dhënë jetën, nuk kishin qenë në gjendje ta përballonin e më kishin braktisur në mëshirën e fatit. Më kishte pranuar me gjithë

Page 65: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 65

problemet e mia shëndetësore dhe më kishte dashur në mënyrë të pakushtëzuar. Ku ishte ai tani? Ndieva që koka mu rëndua dhe nuk e di a ndodhi nga mendimet e orëve të fundit apo stërmundimi që i kisha bërë vetes, por di që në pak çaste gjithçka mu turbullua dhe me dorën mbi arushin po futesha drejt një vorbulle të madhe lotësh dhe ëndrrash të shkrira në një. Me siguri do kisha fjetur vetëm 30 - të sekonda kur porta e madhe kërciti dhe ashtu sikur dikush të kishte qëlluar me armë në veshin tim u zgjova e tmerruar. Disa hapa po dëgjoheshin të vinin drejt derës së shtëpisë dhe ashtu ngadalë me arushin në duar dola nga dhoma dhe u nisa dhe unë drejt derës. Ishte aty. Përballë meje qëndronte hija e një burri rreth të dyzetave i cili mbante në duar një kuti të madhë mbështjellë me ngjyrë të kuqe dhe një shirit të trashë ngjyrë jeshile e errët. Nuk ishte më i gjatë se dy metra i gjithi. -Erdha, duhet vetëm një minutë që të mbyllet orari i pasdites. Erdha në kohë. Kisha menduar që kur do e shikoja aty përballë meje do vrapoja dhe do ta përqafoja pa fund, por në fakt nuk ndodhi ashtu. Ato trembëdhjetë vite mungesë kishin shërbyer për ta ngurtësuar ndjenjën time dhe mungesa nuk kishte me trajtë njeriu, kishte përmasa të jashtëzakonshme dhe unë ndihesha totalisht e përqafuar nga frika e refuzimit. -Nuk do të më përqafosh? -kisha dëshirë të bëja, por unë nuk dija. -Thjesht, unë nuk di të përqafoj një njeri, ose më saktë nuk di të të përqafoj ty. Kam kaq shumë vite që e pres ardhjen tënde dhe dukesh kaq i panjohur tani. Si duket tani që ti e ke

Page 66: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 66

një portret fizik të prekshëm në sytë e mi çdo gjë është kaq shumë njerëzore. Ai nënqeshi disi, uli dhuratën që mbante në duar dhe u afrua drejt meje. E shihja tek afrohej dhe nuk u besoja syve për atë çka shihja. Pavarsisht se kisha thënë gjithmonë ai njeri një ditë do të vijë tek unë sepse ai më ka rritur dhe brenda vetes sime ajo ditë mendoja që nuk do vinte kurrë. Të prekësh idealizmin që çdo njeri do e dëshironte. Të presësh dikë për 13 – të vjet me rradhë dhe ja tek është aty e unë nuk kam as forcën të vrapoj drejt tij e ta përqafoj. Dashuria e madhe për të më ka prerë gjunjtë. -Të kam thënë në çdo letër që të kam shkruar që dashuritë e mëdha nuk preken kurrë, në çfarë do lloj aspekti qofshin ato. Të kisha lajmëruar që mbase nuk do kishe fuqi as të vrapoje drejt meje, por qënke rritur bija ime. Qënke bërë një zonjushë e vërtetë. -lotët më pushtuan dhe ashtu me ngashërim me gjithë forcën e shpirtit tim hodha hapin e parë drejt njeriut që çdo natë i uroja gjumin e ëmbel duke i thënë baba, ndonëse e di që atij nuk do mundja t’ia thoja. Ai uli dhuratat në tokë dhe më përqafoi shumë fort. Nuk e di sa minuta mund të kenë kaluar ashtu sepse për herë të parë pas gjithë atyre viteve une nuk dija më të numëroja. Si dukej kur e doje fort dikë koha i zhdukte limitet e saj dhe ti thjesht bëheshe një me ndjenjën. U ulëm përballë njeri tjetrit dhe po shiheshim sikur nuk ishim parë kurrë, ndonëse në çdo natë takoheshim në ëndrra dhe çdo muaj në letra. Ndieja që dhe nëse vdisja në atë moment do isha e lumtur, njeriu i vetëm që më kishte dashur në këtë jetë ishte aty. Jeta nuk ishte si në ëndrra. Në ëndërr çdo element kishte rëndësinë e vet ndërsa në jetë jo. Në jetë

Page 67: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 67

dukej sikur gjërat nuk ishin vendosur qëllimisht ashtu, por ishte jeta që i kishte bërë të silleshin në atë formë. -Nuk di se çfarë të them, e kam menduar aq shumë këtë çast dhe imagjinuar në mijëra forma dhe mënyra, por tani nuk e di, jam shumë e frikësuar. -Pse je e frikësuar? Unë jam këtu. Asgjë e keqe nuk do të ndodhi. -Kam frikë sepse do të mësohem me prezencën tënde fizike dhe unë e di që ti do largohesh prapë, dhe kur ajo ditë jo shumë e largët të vijë do më mungosh pa fund e do të mbetem sërish e vetme. -Epo të gjithë njerëzit vijnë që të ikin një ditë, askush nuk vjen që të qëndrojë tërë jetën, herët apo vonë të gjithë largohemi ashtu siç shfaqemi. Mjafton thjesht të jetosh dhe ta ndjesh atë që ke për sa kohe është aty. -E di, në fakt dhe ne në këtë botë jemi në një tren tranzit, por ndonjëherë të braktisësh njërin vagon për të shkuar tek tjetri dhemb më shumë se të lesh të gjithë trenin. -Kemi shumë për të biseduar, por mos u mërzit jeta është më e bukur kur qesh dhe do e gjejmë kohën për gjithçka. Më beso këto 13 – të ditë do mjaftojnë për 13 - të vite që nuk jemi takuar. Çdo ditë do të jetë një vit. Një vit i mrekullueshëm. Unë do të bëj një dush, dhe do dalim bashkë, do shkojmë tek këndi i lojërave, ndërsa dhuratat do i hapim në darkë. Mos harro të marrësh dhe arushin me vete. -Po nuk do të hash drekën? Ose të pushosh pak? Besoj se rruga të ka lodhur shumë? -Nuk jam dhe aq i lodhur sa mund të dukem apo mendon ti dhe sa për të ngrënën do të blejmë diçka rrugës. Vetëm

Page 68: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 68

vende për të ngrënë dhe pirë që nuk mungojnë këtu. Bëhu gati tani se për dhjetë minuta jam gati. -Në rregull, ja tani. E pashë tek largohej drejt tualetit dhe u ndieva sikur kishte qenë gjithmonë aty. Nuk e di, dukej sikur kishim jetuar gjithmonë bashkë. Gjithçka ishte kaq shumë e natyrshme. Ishte njëlloj si në letra vetëm se këtë herë kishte një imazh fizik.Sa isha lutur për atë ditë, as vetë nuk e di sa shumë e kisha ëndërruar e sot që ishte bërë realitet nuk do humbisja asgjë, do ta shijoja çdo sekond. Përgatita gjithçka duhej, bëra gati dhe arushin dhe po e prisja. Makinën e kishte parkuar jashtë dhe pasi u bë dhe ai gati ne u nisëm. Nuk kishte ardhur me avion. E kishte bërë rrugën me makinë. Në këtë fletë të librit të kujtimeve kam vizatuar shumë lule se e tillë ishte jeta ime në atë moment. Prania e tij bënte që të ndiheshe në pranverë ndonëse kudo dominonte shiu dhe i ftohti. As atij as mua nuk na prekte kjo kohë. Të dy ndiheshim mirë.

Page 69: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 69

Ti nuk je hije Të kam idealizuar aq shumë Sa nuk e dija që ekziston me të vërtetë Thoja e çmendur jam unë Se as hijen ta mbaja mend se kisha të lehtë. Ti tani je me mua këtu Të prek, të shoh dhe nuk e besoj Nuk e kam imagjinuar që do ishte kështu Por as kjo gjë nuk më intereson Ti ke ardhur veç për mua Më ke sjellë dhurata shumë Por sa ty asgjë nuk dua Je dhurata që kam kërkuar unë. Ti je njeriu që më ke falur jetën Ndonëse ti nuk ma ke dhënë Veç tek ti e gjej të vërtetën Ndonëse kurrë nuk ta kam thënë. E i falem kësaj tokë veç për ty Se në këtë jetë veç ty të kam Tani që të shoh kam sy Ti nuk je hije, unë jam!

Page 70: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 70

Ditët më të bukura të jetës time Pas aq shumë vitesh pritje dhe lot sot do shkoja për herë të parë në park me njeriun që më kishte rritur, mbase do të luaja për herë të parë, mbase thjesht do të flisnim, as vetë nuk e di se çfarë do të bënim por e di që asnjë ditë tjetër e jetës sime nuk do ishte më njëlloj, ato do ishin ditët më të qeta, më të bukura dhe nëse një ditë dikush do më pyeste a ke qenë e lumtur do ti thoja me shumë krenari, po kam qenë e lumtur sepse unë kisha babin më të mirë në botë. -Mos harro asnjëherë që të vendosësh rripin e sigurimit kur të udhëtosh me makinë sepse asnjë rrugëtimi nuk i dihet fundi ndaj përpiqu të ruash veten. Mbrapa tek sedilia e makinës ke një qese, hape se është diçka për ty. -Po ti më kishe sjellë shumë dhurata, i ke lënë tek shtëpia, apo këto janë dhurata të tjera? -Të kam sjellë 16 – të dhurata sa numri yt i preferuar, por mbi të gjitha të kam sjellë një dhuratë për çdo ditëlindje. -Po unë jam akoma 15 - të vjeç, besoj se më ke sjellë një me tepër padashje. -Hë, në fakt të kam sjellë dhe dhuratën e ditëlindjes tënde të 16 – të sepse nuk do jem dot në gjendje ta sjell atë ditë, por përpara se të fillosh me pyetjet, të them që do ta shpjegoj më vonë pse nuk do mundem të jem me ty atë ditë. Ndërkohë të lutem hape dhuratën që është mbrapa. Ashtu si e çorenditur e mora qesen që ishte aty mbrapa dhe me kujdes hoqa mbështjellësen, e palosa atë dhe fjongon dhe u mundova ta hap kutinë pa e grisur, doja të kisha të ruajtur çdo detaj. Ishte një celular.

Page 71: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 71

-Do të komunikojmë më shpesh që sot e tutje sepse do të kesh celularin tënd dhe nuk do të kesh më nevojë që ti kërkosh dikujt më celularin që të flasësh me mua, por mos u mërzit kjo nuk do të thotë që do të heqim dorë nga të shkruarit letra. -Vërtetë do vazhdosh të më shkruash letra dhe tani? Faleminderit për dhuratat, për ceularin. -Sigurisht që po, letrat janë pjesë e jona. Ai ishte thjesht një njeri i adhurueshëm. Me celular unë mund të flisja dhe çdo ditë me të e megjithatë nuk do hiqja dorë nga mënyra ime e preferuar e të komunikuarit, do më lejonte që të mbesnim ashtu të pacënuar nga askush. Nuk e di a e kuptonte se sa e rendësishme ishte për mua fakti që ai respektonte mënyrën time për të parë gjërat, por diçka e di me siguri, askush nuk më njihte aq sa ai. Nuk doja ti kërkoja shumë shpjegime për jetën e tij atje, me thënë të drejtën nuk doja ta dija pse ishte futur në burg. E di që jeta e tij ishte një mister i vërtetë, por kisha frikë. Kisha frikë që e vërteta e jetës së tij mund të më vriste. Unë doja të kënaqesha me aq sa ai më kishte afruar. Dhe nëse kishte bërë diçka në jetë gabim unë isha njeriu i fundit që mund ta gjykoja për diçka. Ai kishte bërë aq shumë për mua, pa e ditur kush isha, pse më kishin hedhur në atë kosh mbeturinash dhe nuk kishte pyetur për asgjë dhe askënd. Nuk e di si ia kishte dalë që unë mos të përfundoja në jetimore, nuk e di si ia kishte dalë të më sillte gjithmonë gjithçka që kisha nevojë, të paguante kurimin tim, por dija që kishte bërë gjithçka vetëm që unë të isha mirë. Pse duhej ta gjykoja për mënyrën si kishte rrjedhur jeta e tij dhe si ai kishte përfunduar në qeli? Në fund të fundit

Page 72: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 72

a nuk jetojmë të gjithë ne një burg të madh njerëzor? Kisha vënë re që njerëzit për një gabim sado të vogël mund të bëjnë, harronin çdo të mirë, çdo përkushtim. Njeriu ishte qënie kaq shumë mosmirënjohëse. Unë nuk doja të isha e tillë. Jo me të. Ai ishte unik. Ajo ditë kaloi ashtu si pakuptuar, por kurrë nuk kam qenë aq e lumtur, kam marrë leksionet më të bukura të jetës sime, kam mësuar shumë më tepër se çfarë mund të kisha mësuar ndonjëherë nga ndokush. I hapa të gjitha dhuratat një e nga një dhe në çdo njërën prej tyre kishte mesazhe pa fund, fjalë të cilat më mbushën me më shumë ndjenjë ndaj atij njeriu që kishte bërë gjithçka për mua ndonëse unë nuk kisha bërë kurrë diçka konkrete për të. Tani që po e mendoja në një nga orët e gjata të bisedimeve të shumta e pyeta dhe për këtë. Nuk e kuptoja si ai mund të dhuronte kaq shumë dashuri ndaj dikujt që nuk do bënte dot për të aq shumë sa ai. -Si ka mundësi që bën kaq shumë për mua? Domethënë, më dhuron kaq shumë dashuri pa pritur diçka mbrapsht? -Dashuria nuk duhet dhënë kurrë me idenë që do të të kthehet mbrapsht me të njëjtën forcë apo rrahje zemre sepse nuk do të ndodhë kurrë, e aq më pak nga njeriu që ia ke dhuruar këtë ndjenjë. Dashuria jepet ashtu siç e ndjen, pa asnjë lloj tendence, nëse do pritet mire apo keq, nëse do e pranojnë apo jo, ajo thjesht jepet e pafajshme dhe nga trajtimi që merr më vonë ti i jep formë. -Po nëse nuk i jep dot formë? Nuk është më dashuri?! Apo dashuria merr gjithmonë formën e njeriut që ti ia dhuron këtë gjë?! -Hë, ky është gabimi i madh i njerëzimit që gjithmonë i japin formën e hijes së trupit të atij njeriu, dashuritë e vërteta nuk kanë

Page 73: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 73

kurrë formë ata kanë vetëm portret. Sepse ndjenja mund të krahasohet më shtatë qiejt që na çojnë drejt parajsës ose dhe me të gjitha grimcat e rërës në shkretëtirë, me të gjitha pikat e ujit në një oqean, me të gjitha molekulat e kësaj bote e sërish ti nuk do jesh në gjendje të thuash formën e saj, por do e ndjesh sapo të hasësh një portret. Kjo është një lloj dashurie që pak e ndjejnë dhe numërohen me gishta ata që e kanë jetuar. Dashuri të tilla ekzistojnë, thjesht njerëzit nuk dinë ti shohin sepse njeriu ka gjithmonë nevojën e materializmit. Ka nevojë për fiziken që ta prekë e ta ndjejë. Ishte hera e pare që e shihja dashurinë në atë këndvështrim, për mua dashuri ishte ajo që ndjeja unë. Nga mënyra se si ai fliste për të mund të them që unë deri diku e kisha jetuar dhe besomëni ndihem më shumë se krenare për veten. Ndonjëherë kur bisedoja me të gjatë atyre ditëve ndjeja nevojën të shkruaja çdo fjalë që ai më thoshte sepse me siguri unë do ti harroja shumë shpejt. Ndaj kishte raste që kur ai pushonte unë shkruaja në celularin tim të parë një mesazh dhe e ruaja që ta lexoja më vonë. E di që ai e kuptonte këtë gjë dhe pse në fakt nuk është se ma bëri shumë të dukshme. Më pyeti dhe për mardhënien që kisha me njerëzit që jetoja, për mënyrën si më trajtonin dhe i thashë të vërtetën. Ata ishin njerëz të mirë. Por secili kishte jetën e tyre. Ishin kujdesur kur kisha pasur nevojë për ta. Më kishin ndenjur pranë në momente tepër të vështira, por nuk besoj se kisha ndonjëfarë ndjenje për ta dhe ata për mua. Ne bashkëjetonin dhe kjo ishte gjë e pranueshme. Nuk e dija se si mund të silleshin nëse do të kishin pasur fëmijë, por besoj se prandaj kishin zgjedhur të qëndronin në atë lloj mënyre sepse jeta e

Page 74: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 74

tyre ishte plot me impenjime të mëdha dhe nuk do kishin kohën e mjaftueshme për tu kujdesur për një fëmijë. E megjithatë mua më dukeshin të lumtur ashtu. Besoj që lindja e një fëmije do të ndikonte të afroheshin më shumë, por ata nuk e donin një gjë të tillë. Në fund të fundit ata të dy, secili bënte atë çka dëshironte. Ishte zgjedhja e tyre. Atë mbrëmje shtrova darkën për të. Nuk isha vetëm atë natë. Pashë televizor me të. E pyesja për gjëra të ndryshme dhe ai kishte përgjigje për çdo gjë. Më ndihmoi të pastroja vendin, të rregulloja dhomën time nga dhuratat e pafundme dhe unë rregullova shtratin që i kisha përgatitur në dhomën e miqve. Ishte ndjenjë aq e bukur. Ishte bukur të kishe një familje. Për herë të parë dikush erdhi të fikte dritën e dhomës ku unë flija, u kujdes që unë të isha mbuluar mirë dhe dëgjova përrallën e parë. Nuk jam ndjerë kurrë aq e vogël sa atë ditë, nuk kam ndjerë kurrë më shumë përkëdhelje dhe për herë të parë në jetën time nuk kam parë mankthe, nuk kam ndjerë frikë. Unë isha në shtëpi me heroin tim dhe askush nuk mund të më lëndonte, askush nuk mund të më trembte, madje as vdekja. Kemi kaluar aq shumë kohë duke biseduar dhe duke rilexuar letrat që i kishim dërguar njëri - tjetrit ndër vite, saqë besomëni e kisha humbur sensin e kohës. Mbase sepse koha ishte nocion që matej nga lumturia që ti merrje gjatë saj. Ditët në spital më janë dukur si shekuj ndërsa këto ditë kalonin shumë shpejt, por mbartinin aq shumë vlerë saqë shpesh mendoja që kisha udhëtuar në kohë. Ato ditë kisha luajtur për herë të parë, kisha biseduar për gjërat që unë mendoja pa i ndrydhur mendimet, pa u menduar nëse kjo fjalë duhej thënë apo jo. Besoj që të kishe një baba ishte

Page 75: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 75

diçka e tillë, dua të them një baba të vërtetë. Me siguri që duhej të ndiheshe kështu. Isha shumë me fat dhe nuk do pushoj asnjë ditë të jetës sime së thëni këtë gjë. I ruaj me shumë fanatizëm ditët që kam ndenjur me të dhe nuk i ndaj gjërat që kam kaluar. Kisha të drejtën e të ruajturit të atyre momenteve vetëm për veten time. Shpresoj ta mirëkuptoni këtë fakt, por nuk besoj se ekzistojnë njerëz që nuk kanë sekrete që i ruajnë vetëm për shpirtin e tyre.

Page 76: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 76

Vetëm ty Do të shkruaj ndonjë ditë për ty Një libër dhe do ta botoj Do i tregoj botës për ne të dy Për babin që jeta ma dhuroi. Nuk do të më besojnë këtë e di Se as unë vetë nuk e besoj Por kur të shoh e di që je ti Dhurata me të cilën jeta më bekoi. Ja kanë vlejtur të 13 – të vitet Ja ka vlejtur të të pres Ankthi im këtë ditë pritet Dhe zemrën shpresa sot ma ndez. Dhe të shoh, je këtu siç do natë Veç këtë herë është realitet Si kam pritur kaq gjatë Si kam pritur 13 – të vjet? Vetëm ty të kam në jetë E nuk më vjen keq aspak Je më e madhja e vërtetë Çdo ndenjë për ty është pak. E do të shkruaj vetëm ty Do të të kem busull në çdo kohë Falë teje kam sy Falë teje çdo gjë e shoh.

Page 77: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 77

Kthim në realitet E kuptova sa e dhimbshme ishte të humbisje diçka që e doje fort ditën kur kalendari shënoi 5 mars dhe heroi im do kthehej sërish në vendin e ëndërrave të mia. Kisha jetuar si e magjepsur ata 13 - të ditë saqë e kisha harruar që një ditë ai duhej të kthehej sërish atje e kush e di se kur do ta shihja më. Dhe atë ditë që ai do të largohej mikëpritësit e mi nuk ishin në shtëpi, por e kishin takuar në mbrëmje dhe i kishin thënë gjithçka. Kishin biseduar gjërë e gjatë një natë më parë sepse i dëgjoja tingujt e fjalëve që nga dhoma ime. Ai i kishte folur shumë për mua dhe mbaj mend që dhe i kishte falenderuar për gjithçka. Më ka këputur gjumi dhe nuk e di se çfarë kanë biseduar më vonë, por jam e sigurtë që unë kisha qenë tema kryesore. Ndonëse dëgjova të përmendej dhe burgu i tij. Unë nuk do kisha guximin ta pyesja kurrë për atë gjë me frikën se mos e humbisja dhe u përpoqa të dëgjoja ndonjë gjë, por gjumi më kishte zënë dhe nuk mbaj mend asgjë. E pashë të qëndronte aty tek dera me valixhen ngjyrë të zezë dhe mu duk sikur kishte ardhur fundi i ëndrrës dhe isha zgjuar në realitetin më të hidhur që mund të mbarte kjo tokë. Ai po kontrollonte diçka në letrat e tij dhe për një moment vështrimet tona u kryqëzuan. Në atë moment lotët vërshuan në faqe dhe vrapova ta përqafoja. Ishte përqafimi i fundit, ndoshta derisa ai të kthehej prapë dhe e dija që ai e kuptonte atë çka ndjeja unë në atë moment. -Mos u mërzit, do të kthehem prapë më 1 gusht. -Je i sigurtë? Do të kthehesh vërtetë më një gusht.

Page 78: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 78

-Të jap fjalën që çfarë do lloj gjëje të më ndodhi unë do të kthehem më 1 gusht dhe ti do e dish që unë jam aty. -Do më mungosh shumë, nuk do jetë asgjë si më parë, pse duhet të jetë kështu gjithmonë? -E mban mend çfarë të kam thënë për dashurinë? Mos u bëj si njeriu, mos e materializo atë, as mos i jep formë dhe aq më pak fizik sepse atëherë do ta trajtoje dashurinë njëlloj siç do kush tjetër, çdo lloj dashurie në jetë duhet të mbetet e paprekshme sepse ndryshe do merrte trajtën e përditshmërisë dhe nga ndjenja do kthehej në një zakon. -Unë e besoj këtë që thua ti sepse për mua ti je njeriu më fantastik që ekziston në botë dhe nuk di si ta shpjegoj gjithë dashurinë që ndjej për ty, njeriut që i detyrohem gjithçka kam e gjithçka jam. Kam 13 - të vite që vetëm shkruaj letra me ty dhe më në fund pas 13 - të vitesh je këtu dhe vjen për të qëndruar vetëm 13 - të ditë dhe thjesht largohesh me premtimin që do të kthehesh prapë, me 1 gusht. Po sikur mos të kthehesh më? E di që do vazhdojmë të flasim, tashmë dhe ne telefon e letërkëmbimi nuk do të ndalojë, por sikur mos të takoj më? -Nuk më vjen mirë që e dëgjoj diçka të tillë nga ana jote, e di? Mos e dysho kurrë dashurinë se ndjenja është e vetmja gjë që kemi në jetë. Mos e nënvlerso kurrë një premtim që vjen nga shpirti i një njeriu që ti e di sa shumë të do sepse mbase do ta lëndosh me dyshimin tënd, mbase do e thyesh një pllakë që nuk do të ngjitet më kurrë dhe kur të zbulosh të vërtetën nuk do jesh në gjendje të kthesh kohën mbrapa. Dashuritë që thyhen një herë sado të ngjiten nuk do kenë më kurrë të njëjtën vlerë. Unë jam shoku yt, vëllai yt i madh, babai yt, miku më i mire, por të gjitha këto mund të

Page 79: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 79

veniten. Unë të dhashë fjalën që do të kthehem më 1 gusht qofsha dhe i vdekur, por atë ditë do të kthehem dhe pse nuk do të kthehem njëlloj si këtë herë, sepse koha nuk është kurrë njëlloj dhe njeriu e çdo gjë tjetër që e shoqëron atë me beso. Dhe kur të vij do vij për të të marrë me vete. -Nuk e vë kurrë në dyshim fjalën tënde, thjesht ëndrra ime sot po merr fund. Ndenje 13 – të ditë, një ditë për çdo vit që nuk kishe qenë pranë meje. Për çdo ditë kemi jetuar aq gjëra sa do kishim jetuar për një vit dhe ndjej që nuk të kam patur kurrë larg, duhet ta kuptosh frikën e humbjes që ndjej. -Bija ime, unë e di se çfarë ndjen, por ti e di sa forcë ka një premtim. Ai të shtyn gjithmonë të bësh mrekulli apo e kam gabim? -Po unë sot jetoj akoma vetëm sepse ta premtova që nuk do të dorëzohesha kurrë. Unë jam një gjermane apo jo? -Mos e dysho kurrë këtë gjë, ti ke shpirtin, guximin, bindjen dhe vullnetin e një gjermaneje. Një ditë ti do jesh atje dhe do i tregosh botës kush je në të vërtetë, një njeri i jashtëzakonshëm. Apo e ke harruar këtë premtim? -Jo, sigurisht që jo. Unë nuk do të dorëzohem kurrë, do të studioj atje dhe nje ditë qielli do të lexojë të shkruar emrin tim. Ti do jesh gjithmonë krenar për mua, nuk do të të zhgënjej kurrë. Dhe gjithmonë do të jem ajo që unë jam sepse jeta është shumë e shkurtër për të qenë dikush tjetër. Këtë e di më mirë se çdo njeri besoj. -këtë herë përqafimi erdhi nga ana e heroit tim. -Ti je njeriu më guximtar që kam njohur në jetë, me zemrën më të madhe dhe vullnetin më të hekurt se çdokush

Page 80: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 80

ndaj e di që ti nuk do të dorëzohesh kurrë çfarëdo të ndodhë. Madje më beso, ti je gjermane më shumë se vetë gjermanët. Kur te vish atje çdokush do të dojë të ishte miku yt sepse ke cilësi që nuk i ka askush. -Po këtu pse nuk ndodh kështu? Pse njerëzit gjithmonë flasin pa ndonjë arsye, pse nuk më kuptojnë, pse më lëndojnë me ato komentet e tyre totalisht injorante? Pse shtiren sikur më duan kur e vetmja gjë që u intereson realisht është ti bëj një ese, apo ti ndihmoj në provim dhe unë e di të gjithën këtë gjë, prapë i lejoj të më shfrytëzojnë. Jam kaq e lodhur nga njerëzit që kam përreth, përveç mikes time më të mirë. Ajo është e vetmja që më pranon për këtë që jam. -Po ti ke dhe të tjerë ,më ke folur për të gjithë dhe nga mënyra si ke folur për ta më beso jo të gjithë duan të të përdorin për diçka që ka lidhje me shkollën. Besoji më shumë njeriut, jo pafundësisht. Njeriut gjithmonë duhet ti besosh aq sa të beson ai ty, nëse e di që po të rrëfen dhe errësirën më të madhe që ka në shpirt dhe të pranon për atë errësirën që ke ti, mos e humb kurrë sepse vetem një njeri që të do duke e ditur sa i keq je do të të qëndrojë afër. Më beso jeta nuk të jep shpesh të tilla mundësi, madje janë aq të rralla saqë do habitesh dhe vetë. - Nga supozohet që ta kuptoj nëse ai po më thotë të vërtetën apo jo? -Shikoje në sy, ata janë pasqyra e njeriut dhe këtë e dinë të gjithë. -Ka dhe shikime verbuese që nuk të lejojnë të shikosh të vërtetën, për ata çfarë mund të thuash? -E di kush është detyra më e vëshitrë e njeriut? -Të jetojë?

Page 81: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 81

-Jo, të mësojë të shikojë përtej syve, të ndiejë përtej lëkurës e të dashurojë përtej shpirtit. Sigurisht që është e vështirë të gjesh njerëz të tillë në botë e duhet të dish që ata nuk janë thjesht njerëz, qënie njerëzore. -Ti flet kaq bukur për njeriun dhe jetën sa besoj që nuk do të mjaftonte një libër për të shprehur gjithçka kam mësuar nga ti ndër vite. -Mbase një ditë do të më kushtosh një libër. Nuk e di çfarë më kishte rezervuar e ardhmja por me siguri që një ditë do e shkruaja një libër për të, për njeriun më të mrekullueshëm që mund të ekzistonte në botë, për dikë që kishte marrë përgjegjësinë të rriste nga larg një fëmijë që nuk ishte i tij. -A mund të bëj një pyetje të fundit? -Po sigurisht. -Pse zgjodhe të kujdesesh për mua? Në të vërtetë është e vetmja pyetje që nuk më je përgjigjur kurrë. Çfarë të shtyu atë ditë kur më gjete në koshin e mbeturinave të më merrje dhe mos të hiqje dorë nga unë? Mund ta kishe rregulluar jetën tënde fare mirë atje në ‘tokën e premtuar’, por zgjodhe të mbaje mbi shpinë një përgjegjësi që nuk është e jotja. Kush është misteri yt? Çfarë më mban të fshehtë? Më pa ashtu si i trembur, sikur donte të fshihej nga e shkuara e tij. Mori frymë thellë dhe më tha: -Nëse do të thoja që më kujton veten dikur do më besoje? -Unë do të besoja gjithmonë dhe nëse do ta dija që po më gënjen. -Hë, vogëlushja ime. Do doja të mos kishe forcën të më besoje kaq shumë.

Page 82: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 82

U ulëm të dy bashkë në pragun e derës dhe e pashë që mendja e tij u vërvit nëpër kujtime duke u munduar të gjejë fjalët e përshtatshme. Dukej i lënduar. E shkuara e mbante dhe atë mbrapa sikurse mua. -Ti e di që edhe unë jam jetim. Kam lindur i vetëm në këtë botë dhe ndaj e di që jam gjithmonë vetëm. Nuk kam pasur kurrë dikë që të kujdesej për mua dhe e di çfarë do të thotë të luftosh i vetëm. E di çfarë do të thotë të zgjohesh natën, jo në nje shtrat të zakonshëm fëmijësh dhe të kërkosh në mënyrë të dëshpëruar një strehë, një përqafim që ti e di që nuk do të ta japë askush. Më ka rritur një plak që e ndante gjithmonë bukën me mua dhe nga ai kam mësuar gjithçka di sot. E dua shumë atë njeri, ndonëse sot nuk jeton më, për mua është njëlloj si të jetë në jetë. Kur të gjeta atë ditë në atë kosh mbeturinash bota mu kthye përmbys. Imagjinova se si më kishte gjetur dhe ai plak mua, që sot nuk jeton më, dhe ishte kujdesur pa i pasur asnjë lloj detyrimi. Ti po luftoje për jetën tënde e vetme. Dhe sot e kësaj dite nuk e di si mund të braktiset një foshnje në atë lloj mënyre. Prandaj nuk hoqa dorë nga ti. Atë ditë që të gjeta do të takoja një mikun tim. Nusja e tij sapo kishte lindur dhe shkova ta takoja atje. Do të ikja në tokën e premtuar sepse kisha mbetur sërish i vetëm. Njeriu që më kishte gjetur e rritur kishte vetëm gjashtëmbëdhjetë ditë që kishte vdekur. Asgjë nuk më mbante këtu më dhe mundësitë për të pasur një punë ishin shumë të vogla. Kur të gjeta ty atë dite ishte një shpresë. Një shpresë që nuk e kisha pritur, tamam si një rreze drite. Dhe vendosa të kujdesesha për ty. Gjithçka kthehet në këtë jetë. Se jeta është një cikël bija ime. Tashmë ishte rradha ime të shpëtoja jetën e dikujt. Ne kemi jetë

Page 83: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 83

të ngjashme ndonëse ti ke vuajtur më shumë se unë. Sëmundja jote të ka mbajtur peng për shumë vite me rradhë e megjithatë ti ia dole. -Nuk e dija që dhe ti ke qënë njëlloj si unë vetëm në jetë. Pse nuk ma ke thënë kurrë? -Nuk kisha çfarë të thoja. Dhe sot e kësaj dite më lëndon në shpirt vdekja e atij njeriu. Më kujtohet tamam si sot. Kanë kaluar plot gjashtëmbëdhjetë vite që kur ai nuk është më. -Njerëzit kur vdesin nuk do ti takojmë kurrë më prandaj unë mendoj që duhet të duam vetëm ata që jetojnë. Ose më saktë duhet të përiqemi ti duam njerëzit më shumë kur janë në jetë se në momentin që i kemi humbur ata nuk kthehen kurrë më pas dhe mbesin vetëm kujtimet. -Disa të vdekur jetojnë shumë më tepër në jetën tonë se sa ata që janë të gjallë. Gjallë të mban dashuria dhe atë çka ke bërë kur jetoje. -Po kur të vdes unë do më duash më? Do të më kujtosh prapë? -Budallaqe, ti do të jetosh shumë gjatë, shumë më gjatë se unë e çdokush tjetër, ti ke ardhur në këtë botë për të bërë gjëra të mëdha. Mos e harro kurrë këtë gjë, në rregull? -Hë mbase unë do të jetoj, por shpirti im është aq i kalbur saqë dyshoj që ajo do mund të quhet jetë. -Do të ndryshojë dhe kjo gjë me beso. Kur të vish në Gjermani me studime gjithçka do të shkojë në mënyrë perfekte, mbase dhe më përpara kur të dashurohesh për herë të parë.

Page 84: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 84

-Ah jo, unë nuk do të dashurohem dhe nëse do më pëlqejë dikush nuk do të afrohem me të, meshkujt janë vetëm për të hapur telashe. -Do të ndryshojë gjithçka pikërisht atëherë kur ti nuk e pret dhe besomë do braktisësh çdo gjë do kesh arritur nëse do të cënohej dashuria jote. E pashë ashtu si me inat sepse nuk më pëlqente fare ajo çka po thoshte dhe sigurisht që ishte hera e parë që ai e kishte totalisht gabim. Kam menduar gjithmonë që dashuria e vërtetë nuk ekziston se nëse do ishte ashtu atëherë pse mua më kishin braktisur në një kosh mbeturinash. Për çfarë arsyeje më kishin ngjizur kur në fakt nuk më donin? Nuk kam dashur kurrë të di kush ishin njerëzit që më kishin dhënë jetën sepse po të më kishin dashur nuk do më kishin braktisur kurrë. Dhe prandaj nuk kam besuar kurrë as tek forca e dashurisë midis çifteve. Bota ishte e mbushur plot me jetimë. Nëse ekzistonte dashuria atëherë pse kishte kaq shumë fëmijë të braktisur? -Erdhi koha që unë të largohem tani. Mos u mërzit se tani gjithçka do jetë më mirë, do flasim çdo ditë dhe një herë në muaj do të dërgojmë letrat tona si gjithmonë. -Do më mungosh çdo ditë e më shumë deri kur të vijë 1 gushti sepse asgjë nuk është më njëlloj tani që të kam takuar prej vërteti. -E di por dhe ti mos u mërzit, jeta do bëjë që ne të takohemi bashkë dhe një ditë ti do vish të studiosh në Gjermani dhe atëherë do jemi gjithmonë bashkë. -Ti ke biseduar me ata? Ata e dinë që do të më marrësh së shpejti?

Page 85: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 85

-Mos u shqetëso i kam marrë masat. Ata e dinin ashtu sikurse dhe ti që unë një ditë do të të merrja me vete. Ajo ditë nuk është shumë e largët. Na presin dhe shumë pak muaj. -Me të vërtetë, nuk mund ta besoj. Kur e bërë këtë gjë? -Mbrëmë kur ti po flije, unë bisedova me ta. Nesër kur të kthehen bisedo dhe ti dhe më trego në telefon se çfarë do të ndodhë. Në rregull? -Përfundimisht ti je i paarritshëm. Për shumë pak kohë do jemi së bashku në tokën tonë të premtuar dhe do jemi shumë të lumtur apo jo? Më pa me sytë e mbushur me lot dhe unë nuk doja që ai të mërzitej dhe e përqafova. -Tani erdhi koha të iki, mos qaj në rregull? Si dukej e kishte parandjerë trishtimin e madh që do më pushtonte sapo ai të dilte nga dera. E përqafova për herë të fundit me shpresën që do e shihja sërish më 1 gusht, por diçka brenda vetes më thoshte që ajo ishte hera e parë dhe e fundit që e shikoja dhe me siguri që jeta do të sigurohej që unë dhe ai nuk do të takoheshim më. Kisha me të vërtetë një parandjenjë të keqe. E pashë të ecte me hapa drejt derës dhe dëshirova me gjithë shpirt që ajo rrugë mos të mbaronte kurrë dhe ai të kthehej sërish tek unë, këtë herë për mos të ikur kurrë më. -Nuk po e kthej kokën pas, nëse do e bëj do duket sikur do bëj një premtim të rradhës që unë nuk do të jem në gjendje ta mbaj, por mos u shqetëso për asgjë. Do jemi gjithmonë bashkë. Do të kthehem me 1 gusht. Mbylli derën dhe iku pa më parë. Kisha ëndërruar gjithmonë të hapej ajo derë dhe unë mos të kthehesha kurrë

Page 86: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 86

më aty, por kur e hapi ai këtë derë dëshirova totalisht të kundërtën. Ishte hera e parë që ndihesha ashtu aq e dobët. E megjithatë e mblodha veten dhe vazhdova drejt dhomës time. E përqafova arushin me gjithë forcën e shpirtit tim dhe besoj se nga lodhja e madhe emocionale gjumi më zuri menjëherë.

Page 87: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 87

Mos ik Dhe nëse bota të thërret Të lutem mos ik Çdo largim më vret Nga çdo fjalë kam frikë. Dhe nëse do të gjunjëzohen Mos më braktis të lutem Njerëzit rëndë gabohen Nëse mendojnë se me fjalët ngutem. Mos ik nga unë Se kam frikë se më nuk vjen Të kam pritur vërtetë shumë Asnjë erë përqafimin tënd s’e kthen. Mos ik të lutem se kam frikë Mos më lër më në vetmi Errësirën veç ti ma kthen në dritë Pa ty as bota nuk ka dashuri!

Page 88: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 88

19 korrik 2009 Kishin kaluar pesë muaj që kur ai kishte ardhur për herë të parë dhe me të vërtetë asgjë nuk kishte qenë më si më parë. Çdo gjë më dukej më e bukur, më e rrallë. Jam e mendimit që ndikonte e gjithë gjendja emocionale që ishte krijuar përgjatë këtyre viteve. Ashtu siç ai më kishte thënë jeta ime po shkonte totalisht për së mbari. Bisedonim çdo ditë në telefon dhe katër letrat e fundit kishin qënë padyshim më të bukurat, prisja që atë ditë të vinte letra e fundit. Them letra e fundit në fakt sepse ai do të vinte për 12 - të ditë dhe gjithçka do të shkonte më së miri. Të gjithë e kishin vënë re ndryshimin tim dhe të gjithë pyesnin veten pse. Duke qenë se ekzistencën e heroit tim e dinte vetëm mikja ime më e mirë ,të tjerët mendonin se kishin ardhur lajme të mira me shëndetin dhe që nuk do të kisha më probleme. E në fakt i lejoja të hamendësonin. Ai ishte diçka shumë e shenjtë për mua dhe përderisa as mikja ime më e mire nuk ishte ne gjendje të kuptonte dashurinë që unë kisha për të, si mund të pretendoja që do e kuptonin të tjerët? Dhe pse shkolla kishte përfunduar një muaj e pesë ditë më parë kjo nuk më pengonte që të lexoja, në fakt kisha kohë të lirë pa fund dhe sigurisht që me diçka do të merresha. Me pushime nuk kisha qenë ndonjëherë, domethënë kur mikëpritësit e mi ishin në rregull me njëri - tjetrin dhe kishin kohë të lirë ata shkonin kudo dhe më merrnin dhe mua me vete, por nuk është se ndodhte shpesh kjo gjë kështu që shumicën e verës e kaloja vetëm në shtëpi rrethuar me libra dhe sigurisht ndonjë eksplorim i vogël.

Page 89: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 89

Shoqet e mia kishin planifikuar pushimet dy muaj përpara se të mbaronte shkolla. Në fakt kjo ishte një ndër gjërat që ato mburreshin më shumë dhe shpesh e harronin ekzistencën time aty. Harronin që unë nuk shkoja kurrë me pushime dhe jo se më vinte inat që ato iknin, por dhe mund të ma kursenin atë idenë që ato do të shihnin vende që unë nuk mundja. Ato do përshkruanin me detaje çdo gjë në pushimet e tyre dhe unë do ti dëgjoja sepse praktikisht i dija të gjitha vendet ku ato do të shkonin, kisha lexuar aq shumë për to saqë shpesh më dukej sikur kisha qenë atje. Por ndryshe nga çdo verë tjetër do të kisha dhe unë shumë për të treguar këtë vit. Do të ikja dhe unë me pushime me njeriun më fantastik që ekzistonte në botë. Këtë verë padyshim unë do të isha njeriu më i lumtur që mund të ekzistonte dhe për një arsye tjetër, përpara pesë ditësh kisha mbushur plot gjashtëmbëdhjetë vjeç aq sa numri im i preferuar. Ky ishte viti i ngjarjeve të mëdha në jetën time dhe çdo njeriu tjetër që kisha përreth. E kisha një parandjenjë të tillë që më përpara. I kam festuar gjithmonë ditëlindjet në fakt. I kam festuar vetëm, me botën time të ëndrrave dhe arushin. Vitet e fundit ditëlindjet ishin zbukuruar dhe me telefonatat e heroit tim dhe ndonjë surprizë të përgatitur nga ai që larg. Mikëpritësit e mi rrallë herë ishin bashkë e sidomos në ditëlindjet e mia ishin gjithmonë të zënë, por dhuratat e tyre nuk më kanë munguar kurrë. Gjithmonë kishin ndonjë të tillë kur vinin në shtëpi dhe një përqafim e urim për atë ditë nuk ma kursenin. Do doja të ishin më të mirë me njëri tjetrin se sa me mua. Nuk besoj se mes tyre mungonte dashuria,

Page 90: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 90

ata thjesht nuk i kushtonin mjaftueshëm kohë njëri - tjetrit. Dashuria kishte nevojë për shumë gjëra që të mbijetonte, por mbi të gjitha kishte nevojë për përkushtim. Në albumin tim të kujtimeve aty ku mbaja të gjitha fotot dhe në kujtimet e jetës sime 19 korriku ishte rrethuar me një kornizë të zezë. Atë ditë gjëja më e shenjtë në jetën time nuk kishte marrë më frymë. Kisha shkruar në fund të faqes fjalët e fundit që kisha dëgjuar nga ai në telefon, 12 – të orë përpara se ta vrisnin: “Mos u mërzit, mungojnë vetëm 12 – të ditë dhe unë do të vij”. Ai nuk erdhi më kurrë. Nëse ai do ishte gjallë unë nuk do isha këtu sot, në këtë metro duke luftuar me fatin tim. Do ishte ai në krahun tim. Do ishim bashkë dhe do e shijonim çdo hap në ‘tokën e premtuar’ për ne. Do të ishim gjithmonë bashkë këtë herë. Por ato ditë nuk erdhën kurrë... 19-të korriku ishte dita e mallkuar e jetës time që më rrëmbeu të vetmen gjë që unë kisha. E si mund të kishte pasur kuptim jeta pa të? Dhe ky vend që po e shijoj nga dritarja e metrosë këtë rradhë me siguri do ishte më i bukur nëse do të ishim bashkë. Do ishte plotësisht lumturi, por jeta është një peshore që gjithmonë duhet të jetë në ekuilbër, ndryshe gjithçka humbet kuptimin që ka.

Page 91: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 91

E vdekur për së gjalli Nuk e kam besuar kurrë që jeta e një njeriu mund të shkatërrohet nga një sekond i vetëm, por ja që jeta ime ishte thyrja e gjithë tabuve që kisha besuar dhe kështu do vazhdonte të ishte përgjithmonë. Pikërisht atë ditë që po numëroja nga fundi për ardhjen e një gushtit, jeta ime u kthye në një ferr të gjallë. Më besoni se dhe nëse do të kishte pasur flakë rreth e rrotull sërish nuk do më kishte lënduar aq shumë. Do kisha ndjerë më pak dhimbje në lëkurë. Do kisha qenë një qenie e privilegjuar e kësaj toke që dinte të merrte frymë e vdekur. Nuk do ta harroj kurrë momentin kur telefoni im ra dhe një zë që mu duk tmerrësisht i shëmtuar që në momentin kur hapa telefonin. Më lajmëroi që në orën 11 pa 5-së të datës 19 korrik heroi im gjerman kishte mbetur i vdekur nga një e shtënë në rrugën e ‘Karlstrasse’. Viktima që ishte rreth të 40 – ve kishte vdekur në çast dhe numri im i telefonit figuronte atje si telefonata e fundit që ai kishte bërë. Kishte shkruar në gjermanisht “vajza ime”. Me mendimin që ai ishte im atë, më kishin telefonuar për të më dhënë lajmin fatkeq. Nuk mbaj mend shumë gjëra nga ai moment. Di vetëm që telefoni im përfundoi përtokë, rashë në gjunjë si e vdekur dhe thjesht ngriva. Ndjeva që një lumë lotësh më pushtuan dhe mendja ime ishte e shashtisur. Nuk e kuptova më se çfarë po ndodhte në realitetin tim idiot të rrethuar si gjithmonë me dhimbje pa fund. Nuk kishte mundësi që ai të kishte vdekur kur ai më kishte premtuar që do të kthehej dhe ne do ishim bashkë gjithmonë. Ai më kishte dhënë

Page 92: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 92

fjalën që do të kthehej me 1 gusht. Si mund të vdiste? Si guxoi të më linte dhe ai vetëm kur e dinte sa e vetme isha unë në këtë botë, ku askush nuk më kuptonte. Po ai nuk mund të kishte vdekur, kjo duhej të ishte një ëndërr e keqe. Nuk kishte mundësi. Pse? E marrtë djalli të gjithë jetën time, gjithçka që kisha jetuar. Do kisha pranuar çdo gjë vetëm që ai të jetonte prapë. Do isha shtruar në spital, do kisha shkuar gjithmonë në shkollë, do isha bërë studentja më e mirë që mund të mbante kjo botë. Ai më premtoi që çdo gjë do bëhej më mirë. Si më gënjeu edhe ai? Si më tradhëtoi edhe ai? Dhe sa shumë duhej të vuaja në këtë copë qielli që më kishte rënë për pjesë? Pse? Pse? Pse? Unë vërtetë nuk isha njeriu më i mirë në botë, vërtetë nuk kisha bërë aq shumë gjëra që njerëzit të ishin të lumtur, nuk kisha dhe as shpirtin më të bukur në botë, por e meritoja një rreze lumturi. Mbase atje jashtë shtëpisë së mikëpritësëve kishte njerëz që vuanin shumë më tepër se unë. Mbase kishte njerëz që e shihnin si bota ishte gatuar dhe donin të bënin diçka ndryshe në këtë jetë duke bërë mirë, por dhe unë kisha tentuar. Dhe unë kisha provuar që të bëja të tjerët të lumtur, që lumturia një ditë të më kthehej mbrapsht. Jo me të njëjtën forcë por deri diku. Unë e doja shumë atë njeri. Pse nuk mund të vdiste dikush tjetër, por duhej të ishte pikërisht ai? Pse nuk vdiqa unë që kisha gjithë jetën që vetëm ndërroja krevatet dhe dhomat e spitalit? Si mund të vdiste një njeri aq i mirë sa ai? Kush mund të vriste në fakt dikë si ai? A nuk ishin dhe ata njerëz sikurse ai? A nuk mendonin se mund ti shkatërronin jetën dikujt atje përjashta. Që mbase atë e priste dikush? Që mbase kishte dhe ai dikë që e linte pas dhe jeta e dikujt tjetër

Page 93: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 93

shkatërrohej. Si guxuan të vrisnin pikërisht atë? Çfarë të keqe mund të kishte bërë ai? Ishin me miliona pyetje të tilla që kisha në kokë në atë moment. Nuk jam në gjendje të them sa minuta kishin kaluar, mbase dhe orë që rrija ashtu si e ngrirë në mesin e dyshemesë duke qarë dhe pa zë. Thjesht duke menduar për atë çka kishte ndodhur, që kurrësesi nuk mund të ishte e vërtetë. Mora guximin të çohem në këmbë, por nuk kisha aspak fuqi. Nuk kisha aspak fuqi ta bëja diçka të tillë.Si mund të çohesha? Nuk e di ku e gjeta forcën që të ngrihem, nuk e di ku e gjeta fuqinë të hapja sytë në atë botë të madhe që kishte brenda dhomës time. Për një çast mu duk sikur tavani mu afrua. E gjithë dhoma rrotullohej rreth meje dhe unë që nuk kisha fuqi të mbaja më veten në këmbë. Tentova të mbahesha në tavolinën e xhamit që kisha aty afër por nuk munda dot. Rashë në tokë dhe ndjeva që koka mu përplas shumë fort me një copë xhami që ishte me siguri tavolina, se copë tjetër xhami nuk mbaj mend të kishte në dhomën time. Një goditje që më paralizoi dhe ndjeva qepallat që po mbylleshin si kurrë më parë. Ndjeva veten të humbur ne greminë dhe gjithçka që po errësohej. Nuk e di se ku isha, por nëse vdekja ishte e errët padyshim që unë isha në pragun e saj duke trokitur. Fundi po vinte dhe nuk ndihesha aspak keq për këtë gjë. Do vdisnin të dy bashkë dhe kështu nuk do ta ndjenim mungesën e njëri - tjetrit. Nuk do të na merrte më malli për asgjë. Atje isha e sigurtë që do të ishim gjithmonë bashkë dhe asgjë e askush nuk do ishte në gjendje të na ndante këtë herë. Do ishim bashkë dhe të vdekur. Unë

Page 94: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 94

e meritoja të isha pranë njeriut që më kishte dhënë jetën. Ai ishte babai im, babi im i vërtetë. Mbylla bllokun. Ato miliona pyetje u rikthyen në mendjen time. Si ishte e mundur që kishte marrë fund jeta e një njeriu si ai? Fshiva lotët. Doja ta lexoja deri në fund çfarë kisha shkruar aty. Duhej të kisha mbyllur çdo plagë të së shkuarës kur të arrija në destinacionin tim. Për të kapërcyer dhimbjen kishte vetëm një mënyrë. Duhej të zhyteshe në të, të notoje dhe të dilje në sipërfaqe. Nëse do rrija në vend do të mbytesha. Ato fletë ishin mbushur me shumë poezi në ato ditë, me shumë vargje, të gjitha për të. Të gjitha të mbushura me pika loti ,gjaku, copëza fotografish, madje dhe varre të vizatuara në të. Të gjitha mu dukën të veçanta në atë moment por poezia “Ike përgjithmonë” më mbyti dhe një herë me dhimbje.

Page 95: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 95

Ike përgjithmonë Pa më thënë je nisur Shume larg ke shkuar Ndihem si e braktisur Të të harroj nuk kam guxuar. Më ka marrë malli për të të parë Zërin sërish ta dëgjoj Krahët e shkretë më janë tharë Duke pritur të të përqafoj! Më mungon aq shumë Sa as vetë nuk e kuptoj Ku kam humbur unë Dhe në rrugën time të kërkoj. Nuk më ka mbetur më asgjë Që kur ti nuk je më me mua Ty s’të zëvendëson dot asnjë Një fjalë pse nuk ma thua? Aq sa vite zoti më ka shkruar Aq kohë do të kujtoj Ty asnjëherë nuk kam për të harruar Dhe në ëndrra do të përqafoj. Ti ke ikur pa të parë Dhe nuk di çfarë të them

Page 96: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 96

Dhe mbi varr nuk të kam qarë Pa ty në jetë si mund të jem? Lotët shkruajnë dhimbjen time E kaluara më mungon Jam bërë copë e thërrime Asgjë nuk më shëron. Jam një e vdekur që thith oksigjen Që jetën mes njerezve vazhdon Pa ty ngushellim nuk gjen Ty askush nuk të zëvendëson... Shfletova faqen e rradhës. Ishte 6 gusht 2009. Isha rikthyer në jetë sërish. Sigurisht fletët e atij blloku ishin shkruar pasi unë kisha dalë nga spitali, por unë mbaja mend çdo detaj. Kjo ishte dhuntia më e keqe që kisha, kujtesa.

Page 97: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 97

6 gusht 2009 U zgjova. Hapa sytë ngadalë dhe pashë rreth e rrotull një dhomë të re spitali dhe heshta. Gjëndesha në shtratin e spitalit që kisha vite që nuk e kujtoja më dhe me një infermier të ri sipër kokës. Pak më tutje në dy karrige ndodheshin mikëpritësit e mi që i kishin sytë e fryrë dhe ishin mbështetur tek supi i njëri - tjetrit. Nuk isha ende e qartë në atë çka po ndodhte. Herën e fundit që mbaja mend të kisha qënë zgjuar gjendesha në dhomën time dhe sapo kisha marrë lajmin e vdekjes së tij. E mbaja mend që ai kishte vdekur. E mbaja mend që ai nuk merrte frymë më. E mbaja mend atë telefonatë dhe ulërita me gjithë fuqinë që kisha në shpirt. Nuk kisha më një shpirt. Thjesht një copë vorbulle kujtimesh dhe ndjenjash të përzira që më sillnin vetëm dhimbje. Ulërita dhe fillova ta kërkoj nëpër dhomë me shpresën që gjithçka do kthehej mbrapsht dhe ai do të vinte, por nuk erdhi. Ai thjesht nuk erdhi. Ndjeva dorën e zonjës që përpiqej të më qetësonte duke më thënë që ishte aty dhe pashë se si njeriu që ishte me atë vrapoi të kërkonte doktorët. Shihja mjekë që vraponin sërish rreth meje dhe unë që vetëm ulërija dhe kërkoja që ai të vinte prapë. Si kishte guxuar të më braktiste dhe unë të kthehesha në atë dhomë spitali? Ishte një dhomë e re, por ishte sërish një dhomë spitali. Një dhomë që më kthente në kohën kur unë jetoja atje.Asgjë nuk kishte ndryshuar që nga ajo kohë. Vetëm ai që kishte vdekur dhe nuk do vinte më asnjë letër. Asnjë shkronjë që nuk do shkonte në botën time iluzionare dhe asnjë njeri që do të kujtohej me shpirt që unë

Page 98: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 98

ekzistoja, thjesht kisha mbetur sërish e vetme në botën e madhe njerëzore. Besoj se qetësuesi bëri efekt sepse ndjeva që po më shteronte fuqia e zërit dhe unë po mbytesha në agoninë e madhe të lotëve. Mbase po vdisja dhe unë, mbase po kthehesha sërish në atë kohë ku kisha qenë gjatë kësaj kohe. Mbase do bashkoheshim sërish në këtë jetën idiote që më kishte rënë për pjesë. Më zuri gjumi dhe u preva. U preva në ëndrrat e asaj dite që nuk kishte dritë, ndonëse dielli nuk kishte lënë asnjë cep të dhomës pa pushtuar.U preva dhe e gjithë bota heshti. Madje dhe lotët heshtën. Në atë dhomë fliste vetëm heshtja dhe dhimbja. Jam zgjuar besoj disa orë më vonë dhe këtë herë e mbajta veten. Nuk ulërita më, as nuk qava dot. Thjesht kisha ngrirë sërish dhe pashë mikëpritësit e mi që nuk po grindeshin. Sytë i mbanin drejt meje sikur kërkonin shpresë tek unë. Shihja dhe në sytë e tyre dhimbje, por askush nuk mund të vuante më shumë se unë në atë çast, në atë dhomë. -Kur e varrosët? Ishte e vetmja gjë që doja të dija në atë moment. Ku dhe kur e kishin varrosur. Doja të shkoja ta takoja dhe ta përqafoja për herë të fundit. Atë të drejtë që ma kishte mohur vdekja nuk kishte asnjë lloj të drejte të ma mohonte dhe njeriu. -Më 1 gusht. -Ai erdhi më 1 gusht? -Po. Atë ditë trupi i tij erdhi dhe e varrosëm menjëherë. Nuk kishte shumë të afërm ose më saktë ne dhe disa miq të fëmijërisë. Më vjen shumë keq. Sytë e tyre u mbushëm ne lot dhe të mitë gjithashtu. Me gjysëm zëri i pyeta:

Page 99: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 99

-Sa është data sot? -6 gusht. -6 gusht? -Po. Ke shtatëmbëdhjetë ditë që fle ose më saktë është dita e htatëmbëdhjetë që je në koma dhe falë zotit tani je këtu me ne. U zgjove. -ajo u afrua të më përqafonte dhe uli kokën tek duart e mia duke i puthur. Më pas me më shumë ngashërim filloi të më tregonte gjithçka kishte ndodhur. -Të gjetëm në shtëpi tek dhoma jote. Kishe përplasur kokën mbi tavolinë. Kishte gjak kudo. Ndërkohë që zonja po më shpjegonte e shikoja që sytë e saj ndonëse në atë moment ishin të përlotur mua më dukeshin të tharë. Dukej që kishte qarë shumë dhe unë akoma nuk po e kuptoja pse në fakt. Mbase e kishte trembur ideja që unë nuk do të zgjohesha më. Mbase kush e di ishte kujtuar që unë ekzistoja. Në të njëjtën situatë ndodhej dhe zotëria. Dhe ai i lodhur e me kokën poshtë. -Ai erdhi. Erdhi më 1 gusht ashtu siç ma kishte premtuar që do të vinte. Më tha që do vijë dhe erdhi, thjesht këtë herë erdhi i vdekur. Nuk doja të ulërisja më sepse do më bënin sërish qetësues. Nuk doja të flija më. Doja të dija më shumë për varrimin e tij. Akoma nuk kisha kuptuar gjendjen time, sa rëndë isha deri në momentin që ndjeva diçka në kokë. Isha e rrethur me një fasho të bardhë. -Çfarë kam në kokë? -Kur të ka rënë të fikët ke përplasur kokën mbi tavolinë dhe kishe çarë kokën të gjithën prej xhamit. Mjekët thonë që je me shumë fat që je gjallë, e mbi të gjitha akoma zgjuar.

Page 100: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 100

Çarja e kokës është akoma më shumë e madhe se sa mund ta ndjesh ti. Jemi me fat që të kemi këtu akoma, zgjuar. Nuk kishim shpresë që do të ktheheshe më në jetë. Nuk e besonte më askush. Gjendja jote është ende shumë e keqe. –i pashë dhe mendova me zë të lartë. -Ai e mbajti premtimin e tij ndaj besoj që edhe unë isha e detyruar të kthehesha në këtë botë për të mbajtur premtimin që i kisha dhënë atij. Prandaj jam zgjuar. -Çfarë premtimi? -pyetën ata me kureshtje. Sigurisht që nuk kisha ndër mend të diskutoja ndonjë gjë me ta. Ata nuk më kishin faj për asgjë, por nuk doja të flisja. -Nuk besoj se ka shumë rëndësi në këtë moment. Dua të iki prej këtu. Nuk dua të rri më e rrethuar nga muret e një dhome spitali. Duhet të shkoj tek varri i tij. Kam nevojë që të shkoj atje. -Nuk mund të dalësh nga spitali. E kupton që sapo je zgjuar? Mjekët janë ende konfuzë. Nuk e dinë se çfarë po ndodh dhe kthimi yt në jetë është një mrekulli e zotit. -Nuk më intereson shumë mendimi juaj. Unë do të dal prej këtu. -dhe tentova të çohesha, por nuk është se ia dola dot. Kisha dhimbje kudo. -Mos e bëj atë gjë. Të lutem rri e shtrirë. Do të lëndohet koka akoma më shumë. Akoma nuk të ka kaluar e gjitha. Je ende në rrezik. Mund të mos rezistosh dot. -e kuptova edhe vetë që nuk kisha fuqi të çohesha prej aty ndaj për momentin u shtriva. Nuk kisha asnjë rrugë tjetër. -Si mund të vdesë dikush që është i vdekur, mendova sërish me zë të lartë. Sepse unë jam e vdekur. Vdiqa atë ditë dhe kjo që sheh

Page 101: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 101

këtu është thjesht një kufomë që e kthyen në jetë sepse ka ende disa punë për të mbyllur në këtë botë. -Mos fol kështu. Ti je e gjallë dhe do të jetosh. Zoti të ka dhënë një mundësi të re. Ti ke gjithë jetën që lufton me vdekjen. Je këtu. Mos u bëj kështu të lutem. Hodha një vështrim ndaj atyre dy individëve që më kishin pranuar në jetën e tyre. Ata po flisnin për mrekulli. Ata të dy thjesht nuk e kishin idenë e asaj që po ndjeja unë. Ai njeri që kishte vdekur 17 - të ditë më parë ishte i vetmi njeri që unë kisha pasur në jetë. Ishte njeriu që më kishte gjetur në një kazan mbeturinash dhe më kishte shpëtuar jetën. Ishte njeriu që kishte paguar kurimin tim për shumë vite me rradhë. Ishte dhe njeriu që i kishte sjellë ata të dy në jetën time vetëm e vetëm që unë mos të përfundoja në një jetimore dhe një ditë të vinte dhe të më merrte prapë. Ata të dy nuk kishin faj për asgjë që kishte ndodhur në jetën time sepse nuk ishin të detyruar të më mbanin. Në fakt me mua i kishte lidhur vetëm ai njeri që u kishte kërkuar nderin më të madh në jetë. Të më mbanin mua që unë mos të përfundoja në një jetimore dhe për hir të tij unë kisha një çati. Besoj se dhe ata e kishin dashur fort që e kishin pranuar një marrëveshje të tillë. Por mua nuk kishin arritur të më kuptonin dhe dyshoj që të më donin ndonjëherë. Ata ishin thjesht dy njerëz që nuk kishin fare të bënin me mua. Dhe na mbante lidhur një premtim. Premtimi i fundit që u kishin dhënë heroit tim. Ai premtim isha unë. Ktheva kokën nga krahu tjetër dhe u përpoqa të flija. Nuk doja as ti dëgjoja më dhe i kërkova të largohen. Nuk kishin të drejtë të prishinin zinë time. Nuk kishin të drejtë të ishin

Page 102: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 102

aty.Nuk doja që askush të qante për të. Në fundit të fundit unë dhe ai njeri kishim pasur vetëm njëri - tjetrin. Njëlloj si ai dhe unë, tani isha e vdekur. Nuk do të ringjallesha më kurrë. Gjithçka kishte vdekur bashkë me të. Kisha vdekur dhe unë. Kjo qenia kaq e vogël që jetonte në botë shumë të mëdhe për të. Sot e di që jam treguar shumë e padrejtë me ta. Dhe ata e kishin dashur, edhe ata më donin mua në mënyrën e tyre. Dhimbja lexohej dhe në sytë e tyre, por në atë moment të jetës sime nuk isha në gjendje të kuptoja askënd. U ndjeva njeriu më i vuajtur në botë. Në cepin e letrës të librit të kujtimeve të asaj dite kisha pikturuar dhe arkivolin tim. Në të kisha shkruar emrin tim. Atë ditë në shtratin e atij spitali imagjinova funeralin tim. Do ishte po aq bosh sa kishte qenë dhe varrimi i tij, mikëpritësit e mi, mikja ime, mbase dhe infermieri im që i kisha humbur lidhjet, por që do e merrte vesh. Në fund të fundit ishte kujdesur për mua plot gjashtë vjet e katër ditë. Mbase dhe postierja ose ndonjë mësues. Me siguri do ishin dhe ata që nuk më kishin kuptuar kurrë, ata që nuk më kishin dashur, ata që më kishin gënjyer. Në funeralin tim të gjithë do të më donin. Poezinë e asaj dite ia kam kushtuar pikërisht funeralit tim. Të vetmen ku të gjithë do të më donin. Vdekja të rikthen në mendimet e çdokujt dhe ngjall mëshirë. Vdekja ime nuk do bënte përjashtim.

Page 103: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 103

Në funeralin tim U vesha me të zeza hodha shaminë mbi krye u nisa me hapa drejt funeralit tim nga e zeza dhe drita e diellit u thye vendosa nje trëndafil tek emri im. Përkëdhela foton e vjetër që kishin vënë gishtat prekën sipërfaqen e lëmuar Në gjithë atë mermer vend pak kisha nxënë pak metra nën dhe isha shuar. Askush nuk më pa në funeralin tim tradhëtaret, mashtruesit po qanin me lot Të më donin pas vdekjes kishin guxim sa e mirë isha bërë kur ika nga ajo botë. Ata vuajtën sa për sy e faqe më lavdëruan për atë çka nuk dija Treguan sa shumë dhuroja paqe sa fort më kishte pushtuar zgjuarsia. Në funeralin tim të gjithë me lavdëruan përmendën gjëra që i kishin harruar Atë ditë pas vdekjes për mua u kujtuan për mua që në jetë më kishin lënduar. Në funeralin tim qava dhe unë kisha jetuar vetëm për të tjerët Nëse do jetoja prapë do të doja më shumë në këtë botë të madhe njerzish, të mjerët.

Page 104: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 104

4 prill 2010 Libri im i kujtimeve ishte më shumë i mbushur me copëza kujtimesh që mblidheshin në data nga më të ndryshmet mbase dhe shumë larg njëra - tjetrës. Pas vdekjes së tij hoqa dorë nga shumë gjëra, një nga ta ishte dhe shkrimi. Nuk më tërhiqte më aq shumë, nuk ndihesha më aq mirë me të. Dhe pse më ndihmonte shumë të shfryhesha nuk doja që ta ndaja dhimbjen time me asgjë, as me oksigjenin që më jepte frymë. Ajo dhimbje më takonte vetëm mua dhe nuk do e ndaja me askënd tjetër. Me askënd. Kishte kaluar një kohë e gjatë që atë herë dhe data në kalendar shënonte 4 prill 2010. E kisha marrë veten. Kisha dalë nga spitali dhe isha më mirë sigurisht. Shkolla kishte filluar dhe unë isha rikthyer në jetën time sërish. Kisha besuar që nuk do ia dilja dot mbanë të zgjohesha nga ai krevat më. Kisha uruar që mos të çohesha më kurrë, por ja që jeta ishte e poshtër. Kishte marrë përsipër të shkatërrontë gjithçka që unë kisha. Donte të më vriste ngadalë. Dhimbja më e madhe nuk ishte më vdekja e tij, as kujtimet, as ideja që ai nuk do të vinte më kurrë. Dhimbja më e madhe ishte që unë duhet të jetoja duke qënë e ndërgjegjshme që ai nuk do të vinte më kurrë, duke e ditur që nuk do e shkelnim asnjëherë tokën e premtuar bashkë. Nuk do ishte në ceromoninë e diplomimit tim, nuk do më shihte kur të merrja kupën e studentes më të mirë. Nuk do më uronte më për fitoret e mia, ndërsa unë nuk do isha më kurrë njëlloj. Kam kuptuar që bashkëjetesa me vdekjen nuk është dhe aq e keqe. Vdekja është si hëna. Ajo është gjithmonë aty, ne thjesht e shohim kur jemi në errësirë. E kuptojmë që ajo na

Page 105: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 105

shoqëron në çdo hap, por është drita e madhe e jetës që na pengon ta shohim. Ditën që ajo na prek ne personalisht e kuptojmë që ne jetojmë me të çdo ditë. Në një farë forme vdekja është jetë. Ndonëse kishte kaluar një kohë e gjatë, unë nuk kisha shkuar ende tek varri i tij. Nuk kisha guxim të shkoja atje më. Nuk doja që të kthehesha në vendin që ai më priste sepse kisha frikë të dija që ai ishte atje. Shpresoja ende që gjithçka ishte një ëndërr e keqe, një shaka pa kripë që më kishte bërë jeta dhe ai do të kthehej, do e shihja prapë. Por ai nuk erdhi. Telefoni im nuk ra më kurrë nga ai numër gjerman. Posta nuk solli asnjë letër dhe unë isha jetime për herë të dytë. I vetmi ngushëllim që kisha në jetë ishte arushi im dhe flamuri. Ata mbeteshin të vetmit miq të vërtetë në jetën time. Mikëpritësit e mi kishin tentuar disa herë që unë të afrohesha me ta pas vdekjes së tij, por nuk i kisha lejuar. Ata duhet të kuptonin që unë nuk mund të doja më askënd në jetën time dhe nuk kisha dëshirë që për ta të isha një barrë më shumë sepse nuk e meritonin. As unë as ata nuk meritonin të luanim teatër. Kishin filluar të vinin më shpesh në shtëpi dhe nuk shpenzonin më shumë orë me gjërat e tyre. Kishte dhe raste që organizonin darka apo dreka, vizitonim qytete të tjera dhe ndonjëherë dhe iu thoja ndonjë fjalë sa për ti treguar që isha mirënjohëse, ndonëse shpirtin tim nuk mund ta mbushte më asgjë tjetër. Në shkollë akoma vazhdoja të shkoja. Kisha ende shoqe, mësoja akoma, thjesht nuk qeshja më. Thjesht në çdo moment do të më kujtohej që ai nuk ishte më në jetë dhe heshtja. Qaja thuajse çdo ditë në bibliotekë aty ku kaloja dhe orët e mia të pasdites. Nuk i tregova askujt për atë çka më kishte ndodhur. Vetëm ajo mikja ime, vetëm ajo e kuptoi që

Page 106: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 106

diçka më kishte ndodhur. Vetëm me të bisedova një herë dhe i kërkova të mos më fliste më kurrë për atë temë. U përpoq shumë herë të më afronte, por e mbajta larg. Nuk doja të doja më askënd. Thjesht kisha hequr dorë nga njeriu në çdo drejtim të tij. Jetoja për të mbajtur një premtim, për të realizuar ëndrrën e madhe gjermane. Ëndrrën e tij! I kisha dhënë fjalën që do të ikja atje. I kisha dhënë fjalën që do isha studentia më e mirë. Vetëm kaq më interesonte.Vetëm kaq doja nga jeta ime. Fleta e asaj dite ishte shumë ndryshe në krahasim me fletët e tjera. Do të ishte vetë shkolla që do të më detyronte ta riktheja dhe një herë në jetë atë njeri. Do të shkruaja sërish për të. Do të shkruaja një letër. Atë 4 prill nuk do e harroj sepse na u ngarkua një detyrë e veçantë. Në orën e letërsisë që kishim tre vite që e zhvillonin me një profesor totalisht të dashuruar me letërsinë na kërkoi që të shkruanim një letër për dikë që na mungonte dhe e kishim larg. Ai ishte një ndër profesorët më fantastikë që kam njohur në jetën time, ndonëse ishte shumë i ashpër. Nuk guxonte askush të bënte diskutime në orën e tij dhe kur shpjegonte letërsinë, veçanërisht shkrimtarët e tij të preferuar dhe veprat e tyre, të bënte të futeshe në një botë tjetër, të bënte të besoje në fuqinë e shkrimit. Kishim vetëm një ditë kohë për të shkruar letrën sepse detyra ishte për të nesërmen. Kam përshtypjen që unë isha e vetmja studente që nuk e urrente kur ai jepte detyra. Mbase sepse ai nuk të vendoste kurrë notën 10-të në shkrime ndonëse kishte më shumë se 30 - të vite që ishte mësues letërsie. Ishte e vetmia gjë që penalizonte studentët

Page 107: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 107

e mirë të themi. Unë isha me fat sepse kisha marrë gjithmonë ose 8 - të ose 9 - të. Shpesh ndonjë shok shkolle bënte shaka me mua dhe thoshte se isha gjeniu i klasës dhe i brezave që ai profesor i kishte dhënë mësim. E kishte shprehur hapur që nuk e vendoste notën 10 – të asnjëherë. Jo për të treguar ndonjë gjë të jashtëzakonshme, thjesht nuk kishte lexuar ndonjë gjë që ta bënte atë të vlersonte një shkrim me notën 10 – të. Nuk e di pse por kam pasur gjithmonë përshtypjen që do isha unë pikërisht ai njeriu që do ta thyente atë tabu. Ishte thjesht një parandjenjë në fakt. Mbaj mend që në fillim, kur e mora vesh për detyrën nuk u entuziasmova dhe aq shumë. Përveç atij, kujt tjetër mund ti shkruaja unë një letër e aq më pak që më kishte marrë malli. Unë nuk kisha askënd për të cilin mund të më merrte malli. Po si mund ti thoja profesorit që unë nuk kisha askënd për ti shkruar qoftë dhe një letër. I vetmi njeri që kisha pasur në jetë nuk jetonte dhe në momentin që do të shkruaja një letër dhe profesori im do e merrte vesh ekzistencën e tij. Unë nuk e kisha ndarë ekzistencën e tij me njeri përveç mikes sime. Domethënë e dinin dhe disa njerëz si postieria, komshia ime, por asaj nuk ia kisha treguar unë. E kishte marrë vesh nga zonja. Po të merrja notë negative në këtë detyrë të gjithë do e kuptonin. Të gjithë do të më pyesnin pse nuk e kisha bërë detyrën. Kështu që do të rrezikoja më pak sepse vetëm profesori do e lexonte dhe ai nuk na thoshte ndonjëherë të lexonim detyrat në klasë. Kështu që pas shumë mendimesh në kokë dhe stërmundimesh arrita në përfundimin që nuk kisha nga të shkoja. Duhet ta shkruaja atë letër. Pas mësimit nuk u futa në bibiliotekë, por shkova

Page 108: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 108

në shtëpi dhe kërkova mes gjërave të mia një kuti ku mbaja çdo letër që më kishte shkruar ai. Doja ti shkruaja letrën më të bukur që i kisha shkruar ndonjëherë dhe ndjeja nevojë që kisha, nevojë të kujtoja sepse ndryshe nuk do t’ia dilja dot mbanë. Gjeta ndër ta dhe copa letre shumë të shkurtra që i kisha shkruar gjatë këtyre muajve që ai nuk ishte më në këtë botë dhe fillova ti hapja të gjitha letrat mbi shtrat. Ndër të gjitha letrat pashë disa që ishin me të vërtetë të veçanta dhe vendosa të bëj kombinimin e duhur. Disa nga shkrimet ishin shumë të dhimbshme dhe mezi e mbaja veten kur i lexoja. Më merrej me të vërtetë fryma. Sidomos kur flisja për të shkuarën time. Ato pak çaste lumturie që jeta më kishte falur dikur. Pas katër orësh më ne fund letra kishte përfunduar dhe nesër do ta dorëzoja. E them me bindje që ajo ka qenë letra më e bukur që kam shkruar ndonjëherë në jetën time. E si mund të shkruaje një letër për të dhe ajo mos të ishte e bukur? Kur ai gjithmonë ka qenë shumë i bukur në sytë e mi. Ai kishte pasur një shpirt të bukur.

Page 109: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 109

Letra e fundit “Letra e fundit”. Kështu e kisha titulluar detyrën me shkrim që kisha bërë. Kështu doja ta mbaja mend si detyrën e fundit që unë do të bëja në letërsi për të. Ishte letra më e dhimbshme që kisha shkuar ndonjëherë. Të njëjtën gjë do më thoshte dhe profesori. Nuk e di pse atë ditë ndihesha aq e mbushur sikur i gjithë qielli do më binte mbi krye. Mbase ngaqë ishte hera e parë që ndaja me dikë një letër të heroit tim. E kam pasur gjithmonë shumë të vështirë të flas me dikë në lidhje me heroin tim. Ai ishte shumë ndryshe nga njerëzit e tjerë. Dukej i tillë sepse më donte mua për atë që isha, dhe jo për sëmundjen që kisha. Gjithmonë kur e duam një njeri, ai vishet me një petk hyjnor dhe nuk jemi në gjendje të bëjmë diferencën se pse ndodhin këto gjëra. Njeriu duket shumë më i mirë dhe i bukur kur bën diçka për ne, prandaj e kisha të vështirë të flisja me të tjerët për të. Ata nuk do ishin në gjendje ta kuptonin. Unë isha jetime në fatin tim, ata jo. Si mund ta kuptonin një dhimbje që nuk e kishin jetuar? Po fillonte ora e tretë e mësimit. Na ndanin dhe shumë pak momente që nga çasti që do të fillonte ora e letërsisë dhe ndihesha vërtetë në ankth. Isha shumë e lodhur të them të drejtën, por në të njëjtën kohë shumë e emocionuar. E kishte zakon profesori që sa herë kishte dhënë një detyrë të veçantë i mblidhte fletoret dhe i korrigjonte që në klasë. Nuk e dija që atë ditë do të vepronte ndryshe se po ta dija nuk do kisha shkruar atë letër. -Fletoret përpara se do ti kontrolloj. Kush e ka bërë esenë?

Page 110: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 110

Ashtu të gjithë si në ankth nxorrën fletoret përpara ndonëse në shumicën e kohës ato fletore ishin aty sepse sa herë që kishim detyra kaq të rëndësishme, të gjitha orët e tjera diskutonim për letërsinë dhe ndihmonin njëri - tjetrin me detyrat. Askush nuk guxonte të shkonte pa detyra në letërsi. As vete nuk e di pse ishin aq të stepur nga ai profesor. Për mua ishte tërësisht normale vrazhdësia që ai kishte. Studentët e tepronin shumë me mos angazhimin e tyre. I donin gjithmonë gjërat gati. Nuk do bënin përpjekjen më të vogël që të bënin një detyrë vetë apo të lexonin diçka. Kjo nuk më ka pëlqyer kurrë, ndonëse unë ua kam dhënë ndihmën që më kërkonin. Gjithsesi nuk ishte shumë e drejtë. Ata që lexonin ndanin me ta dijen që merrnin nga librat dhe kohën e tyre, po ata që nuk lexonin çfarë ndanin? A mund të ndanin diçka pa u ndjerë inferiorë? Pasi i kontrolloi detyrat dhe vuri re që të gjithë ishin me fletore të shkruara dhe detyra u ul në bankën e mësuesit dhe mori regjistrin. Bëri apelin dhe u çua në këmbë. Drejtoi gishti nga fundi dhe i tha një nga djemëve më shakaxhi të klasës të lexonte detyrën.Të gjithë mbajtëm vesh. Nuk e kishte bërë ndonjëherë këtë gjë. U ndjeva e tmerruar. Po sikur të më thoshte dhe mua të lexoja. Unë nuk kisha aq nota. Do isha e detyruar ta ndaja atë letër më të gjithë. Askush nuk do më kuptonte. Si mund ta bëja unë atë gjë? Ishte hera e parë që nuk doja të ndaja një detyrë në jetën time, por ajo letër më përkiste mua më shumë se çdo njeriu tjetër. Lutesha që mos të ishte rradha ime. Ai filloi të lexonte dhe në klasë dëgjoheshin vetëm fjalë që qarkullonin nga njëra faqe e murit në tjetrën dhe përfundonin sërish

Page 111: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 111

brenda katër faqeve të murit të asaj klase prej 36 - të metrash katrorë. Letra ishte vërtetë prekëse dhe shihja që në sytë e të gjithëve aty kishte lot. Ia kishte shkruar gjyshit të tij. Kishte qenë shumë i lidhur me të. Ne kishim kaq shumë të përbashkëta, por ai nuk e shfaqte kurrë dhimbjen. Nëse në realitet njerëzëve do t’iu fliste shpirti dhe jo mendja ne do e kuptonim njëri - tjetrin kaq mirë. Gjuhën e shpirtit e kuptonin të gjithë. Pas tij rradhën për të lexuar ia dha një ndër vajzave që shkruante më bukur në klasë. Ajo vinte nga fshatrat e kryeqytetit, por kur ajo lexonte të gjithë heshtnin. Shkruante shumë bukur. Letrën ajo ia kishte dedikuar të vëllait që jetonte në Greqi dhe ishte emigrant ashtu si shumë të tjerë pa dokumenta të rregullta dhe kishte plot tre vite pa e parë. Të gjithë u mbushëm akoma më shumë me ndjenja në shpirt kur ajo lexonte dhe secili sillte në mendje kujtime nga jeta e vet. Unë isha plot e përplot e mbushur saqë isha gati të vrapoja dhe të dilja jashtë nga ajo klasë duke qarë me të madhe e mos të kthehesha më kurrë aty brenda. Të gjithë duartrokitëm për vargjet e saj dhe profesori ynë i vendosi 8 – të. Ishte me fat. Menduam se e mbylli këtë fazën e të lexuarit kur papritur dëgjova emrin tim. -Rradha jote për të lexuar. Je dhe pa notë ndaj vazhdo. Ngrita kokën e tmerruar deri diku. Nuk kisha lexuar kurrë letra që kisha shkruar për të e aq më pak në shkollë. Nuk ia kisha treguar as mikes sime më të mirë. Si mund ta bëja aty? Pse dreqin duhej të isha unë?

Page 112: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 112

-Duhet patjetër ta lexoj unë? Mora guximin ta pyesja dhe as vetë nuk e di si e bëra. -Pse nuk do ta lexosh? -Nuk e di është diçka që nuk e kam bërë kurrë më përpara. Domethënë letrën ia kam kushtuar dikujt që vetëm unë e njoh dhe nuk e di sa do e kuptonin. -Një arsye më tepër për ta lexuar. Pastaj nuk është kusht që të tjerët të kuptojnë atë që ti ndjen. Mjafton të ndihesh ti mirë me veten. Vazhdo! Mblodha fuqitë që më ishin ndarë në copa dhe hapa fletoren. I pashë gërmat aty dhe mu dukën aq të largëta. Duhej ta lexoja. Në atë moment e kuptova që kishte ardhur koha që të bëja hapin e parë për të shkruar emrin e tij në qiell. Çdo njeri aty duhej ta dinte që asgjë nuk është ashtu siç duket. Ai e meritonte që njerëzimi të dinte që kishte ekzistuar një njëri aq i jashtëzakonshëm sa ai dhe unë kisha pasur privilegjin ta njihja. -Është pak e gjatë letra. -Sa faqe e ke shkruar? -11 - të faqe i thashë si në faj. -Shumë mirë. Fillo të lexosh atëherë se kemi kohë ta dëgjojmë deri në fund. Dhe ja ku po filloja të ndaja jetën time me hijet e çdokujt që më kishte në klasë prej 10 - të vitesh. Mbase tani do më kuptonin, mbase do e dinin se çfarë do të thotë të humbasësh atë që do më së shumti në jetë. -Titullohet “letra e fundit”.

Page 113: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 113

Letra e fundit Do doja të drejtohesha me shumë fjalë të mëdha, por nëse do ta bëja jam e bindur që në këtë vend, në këtë ambient askush nuk do më kuptonte. Kanë kaluar shumë kohë që atëherë, po po. Kanë kaluar muaj dhe në pak ditë do të bëhet një vit që nuk të kam pranë sepse ti ke vdekur. Është hera e parë që e them me zë të lartë që ti ke vdekur dhe pse ende nuk e besoj që marr akoma frymë, si jetoj që nga ajo ditë. Nuk e di në ekziston jetë pas kësaj. Nuk e di në ekziston ferri, parajsa apo dhe purgatori por nëse ekzistojnë e di me siguri që ti je atje në parajsë sepse nuk mund të ekzistojë dikush që e meriton parajsën më shumë se ti. Kam javë që nuk të shkruaj sepse letrat e mia nuk kanë më adresë. Nuk ekziston më një derë që do i mbajë dhe mbi të gjitha nuk ekziston më ti që ti lexosh. Kam mbetur vetëm. Domethënë unë kam qenë gjithmonë vetëm, por kur ti vdiqe unë mbeta jetime në çdo drejtim dhe nuk e di çfarë të them më. Jetoj ose më saktë marr akoma oksigjen dhe si për çudi jeta ime e mbush akoma kohën ose të them më mirë koha më mbush akoma e jetoj me kujtime. Më ka marrë malli shumë për ty. A të trajtojnë mirë në parajsë? Më thuaj nëse nuk e bëjnë unë do të bëja gjithçka, vetëm që ti të vije prapë këtu pranë meje. Do falja çdo gjë që kam, vetëm të shoh që ti ke ardhur sërish për mua dhe ndihesh mirë. A të ka marë malli për mua? A e ndjen ndonjëherë mungesën time dhe a të lejojnë të më shohësh, se unë kam mbetur fillikat në këtë botë të madhe të mbushur më njerëz abstraktë, që e vetmja gjë që dinë të bëjnë është të gjykojnë të tjerët. Më thuaj të lutem. A kujdesesh më për mua njëlloj si atëherë? A kujdesesh që unë të marr frymë akoma në një qytet çdo ditë e më të ndotur? Me

Page 114: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 114

njerëz që nuk do e kuptojnë dot kurrë vlerën e natyrës. Sepse asnjeri prej këtyre këtu nuk ka ndenjur 6 - të vite në shtratin e një spitali prej ajrit të ndotur, prej ndryshimit të temperaturës dhe pisllëkut që mban ky vend. Më thuaj ti, çfarë duhet të bëj unë? Më thuaj? Pse nuk flet? Pse nuk më kthen përgjigje kur e sheh sa shumë po vuaj? Pse nuk i kërkon Zotit leje të vish dhe një herë të vetme? Unë do ta di që je ti. Pse nuk mi sjell më përqafimet me erën? Pse nuk më shkruan më siç bëje çdo muaj? Letrat e kujt duhet të lexoj unë tashmë? Jam vetëm dhe pse e kam akoma arushin tim dhe flamurin tim gjerman. Unë jam e fortë si gjermanët, por vdekja besoj e ka vrarë dhe shpirtin e tyre. Besoj se më ka vrarë edhe mua. Jetoj. Po jetoj ashtu siç jeton një e vdekur për së gjalli më katër palë ilaçe në ditë dhe të them të drejtën e vetmja arsye pse e bëj këtë gjë është se të kam premtuar që do të luftoj. Ti e di që premtimet janë borxhe dhe herët apo vonë jam e detyruar ta kthej. Ti je shembulli i gjallë dhe i vdekur që premtimet mbahen në çdo lloj situate. E mban mend që më kishe premtuar që do të vish me datë 1 gusht me çdo kusht? Erdhe. Vetëm se erdhe i vdekur. E unë nuk të pashë dhe sot e kësaj ditë nuk të kam parë. Atë ditë nuk të pashë se dergjesha në dhomën e një spitali në gjendje kome. Besoj që e di që syte i hapa pas 17 – të ditësh që kur ti kishe vdekur. Më 6 – të gusht. Po afron dhe pak përvjetori i parë i vdekjes tënde. Nuk do të shkoj tek varri yt. Nuk dua të shkoj. A e di pse? Sepse ditën që do të shkoj atje do e di që ti ke vdekur. Ndërsa kështu do shpresoj që ti do të kthehesh një ditë në jetën time. Për sa kohë nuk do e shoh një copë guri që mban emrin dhe foton tënde të gdhendur do ketë gjithmonë shpresë që ti je akoma këtu. Do ketë akoma një rrahje zemre që do mbajë shpresë për ty. Prandaj mos më

Page 115: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 115

gjyko dhe mos mendo se të kam harruar. E si do mund të të harroja ty? Më thuaj? Nuk do isha kurrë në gjendje ta bëja një gjë të tillë. Te shkruaj sepse kam nevojë të kthej në mendje kujtimin tënd. Ti e di që kam shkruar shumë për ty dhe të kërkoj falje sepse asnjë varg nuk ka qenë mjaftueshëm i bukur për ty. Unë nuk di të shkruaj aq bukur sa ti e meriton. Askush nuk e meriton dashurinë time sa ti. Askush. Nuk e di pse sa herë hedh vështrimin lart mbi qiell më shfaqen sytë e tu të shkruar dhe shpesh e zgjas dorën drejt qiellit, por ai është shumë i largët dhe nuk mundem ta arrij dot. Përpiqem të kujtoj çdo gjë që kemi kaluar bashkë ato 13 - të ditë, por nuk mundem sepse dhe memoria, arma ime më e forte, po më lë në baltë. Shpesh shfletoj faqet e librit të kujtimeve që të kam kushtuar, por dhe aty nuk e gjej të plotë imazhin tënd, dhe aty ti më ke braktisur. E kam menduar gjithmonë si do të kishte qenë jeta ime nëse nuk do më kishe gjetur ti atë ditë në koshin e mbeturinave. Me siguri nuk do t’ia kisha dalë të mbijetoja. Ti më dhe dikur jetë dhe vdekja jote sot po ma merr frymën. Nuk e di se çfarë pe tek unë që nuk më le dhe ti atë ditë. Mbase pe veten ashtu siç më the, por unë nuk jam aq e fortë sa ti. Ndjej që të kam zhgënjyer, që nuk jam ajo që ti kërkoje nga unë dhe çdo ditë e më shumë bindem që nuk e kam merituar të më quash vajzën tënde dhe të më doje si të tillë. Sa e padenjë jam treguar me ty. Nuk e di sesi unë humba në rrugën e kësaj jete, por besoj se isha e pafuqishme për të përballuar vdekjen tënde. I kujtoj shpesh fjalët që më ke thënë për vdekjen e një njeriu, por nuk më duken më reale që kur ti je larguar. Nuk mund të jetoj më me shpresën që do të takoj ndonjë ditë në ëndrra, në iluzione diku atje mes yjeve sepse ai moment nuk po vjen dhe ti po ikën shumë larg meje. Po më braktis për herë të dytë. I shfletoj çdo ditë librat

Page 116: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 116

që më ke dhuruar, çdo gërmë e atyre faqeve e mbart imazhin tënd, por mua nuk më shfaqet i qartë, ndiej që po e humbas dhe vegimin tënd dhe nuk mundem ta përballoj. Nuk dua të humbas dhe ato pak gjëra që më kanë mbetur nga ti. Je e vetmja gjë e bukur, e pastër, e sinqertë në jetën time. I vetmi njeri që kurrë nuk më ka gjykuar, por më ka dashur pa kushtëzim. Ke qenë i vetmi njeri që e ke kuptuar mënyrën time të të qenurit dhe asnjëherë për asnjë çast nuk më kë lënduar ndryshe nga të tjerët që e kanë bërë dashur e padashur. Sa nevojë kam për ty. A ke zënë vend atje mes yjeve. A po të trajtojnë mirë në parajsë? Të pyes për të dytën herë se nëse nuk e bëjnë eja këtu pranë meje sepse unë nuk mundem më. Jam shumë e lodhur duke pritur që kjo jetë të tregohet pak bujare me mua. Çdo ditë e më shumë po ma merr frymën, po mi shteron energjitë, po më vret. Po pres që të vish dhe të më mbrosh, por ti nuk po vjen. Kur do të vish? A do të vish ndonjëherë më? Dhe sa vite do kalojnë duke të pritur? Sa mall kam për përqafimin tënd, për fjalët, këshillat, përrallat që mi ke lexuar veç ti. Askush kurrë nuk më ka kuptuar dot, madje as për dashurinë që kam për natyrën. Më kanë gjykuar në lidhje me këtë gjë ashtu si me shumicën e gjërave të tjera. Më kanë vënë dhe etiketime që në fund të fundit nuk besoj se i meritoj. Nuk jam treguar dhe aq e ligë? Apo kam qenë dhe nuk e kam kuptuar? Kjo besoj se është e vërteta se nuk mund të jenë të gjithë me faj. Me siguri fajtorja jam unë. E si që po të lexoje këtë letër do më qortoje. Gjithmonë më kërkoje të tregohem e fortë si një gjermane, por në këtë rast nuk ia dola dot mbanë. Të kam zhgënjyer. Nuk kam pasur më forcë e besim për të ecur përpara. Kam kohë që dua të them diçka që nuk kam pasur

Page 117: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 117

guximin të ta thoja kur ti ishe në jetë, ndonëse ti besoj se e ke ditur. Më fal që nuk të quajta kurrë baba dhe pse të kam dashur gjithmonë si të tillë. Më vjen shumë keq që ti nuk e dëgjove këtë fjalë kurrë nga unë sepse me siguri që do të gëzoheshe shumë. Kam dashur shumë herë të të thërras ashtu, të të quaj baba, por nuk munda kurrë. Mbase ngaqë e dija që nuk ma kishe dhënë ti jetën, mbase kjo më pengoi. Dhe frika se mos ti nuk do të ndiheshe mirë. Sa e marrë jam treguar. Si të humba pa të thënë kurrë sa shumë të doja? Si munda të humbja dikë si ti? Pse të vranë? Nuk e di se çfarë jeta më ka rezervuar në të ardhmen, por diçka e di me shumë siguri. Ty kurrë nuk do të harroj dhe ti do të mbetesh në zemrën time si babai im i vërtetë, atë që jeta ma dha e ma mori shumë shpejt. Ti ke qenë je dhe do të mbetesh idhulli im dhe pavarsisht se nuk ndihem mirë të premtoj që do t’ia dal mbanë. Do të arrij atje ku pak munden ta bëjnë dhe do ta bëj për ty. Kur të tjerët të shohin emrin tënd lart mbi qiell do e dinë se e kam mbajtur premtimin tim dhe ti do të ndihesh krenar për mua. Kam një kërkesë të fundit për ty. Të lutem herën tjetër kur të më dërgosh përqafimet e tua me erën më thuaj më parë. Më lajmëro në ëndërr sepse kohët e fundit nuk e kam ndjerë diçka të tillë. Premtoj që do të shkruaj sërsish për ty, duke u munduar të gjej fjalë për të të përshkruar dhe pse më duket thuajse e pamundur. Nuk do të harroj kurrë. A e di pse? Sepse ti je i vetmi njeri në jetën time që e meriton çdo frymëmarrje, çdo rrahje zemre, çdo varg, çdo fitore. Të dua shumë dhe do të shihemi. Do shihemi diku atje mes yjeve.

Nga vajza jote e zemrës

Page 118: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 118

E mbylla fletoren dhe hodha vështrimin drejt profesorit tim që qëndronte i ulur në karrigen e tij dhe vura re që çdo kush i kishte hedhur vështrimet nga unë sikur të kisha bërë diçka të jashtëzakonshme. Vura re gjithashtu se të gjithë ishin përlotur. Do doja të thoja diçka që ta thyente gjithë atë heshtje por vërtetë që nuk dija çfarë të thoja. Kisha thënë mjaftueshëm. Dhimbja e një njeriu është aq e afërt me tjetrin sa ne e kuptojmë atë vetëm kur të tjerët e thonë. Pse duhet të vdesë dikush për të dashur ashtu, për t’ia thënë të gjitha ato që mendon dhe ndjen? Të gjithë aty ndjenin diçka në atë moment. Dikush keqardhje, dikush mëshirë, dikush dashuri. Por të gjithë ndjenin. Pse duhej të ndjenin vetëm tani, kur unë kisha qënë gjithmonë aty? Në atë atmosferë ndjenjash, përmallimi, nostalgjie, vetëm unë po e mbaja veten. Për çudi vetëm unë nuk po qaja në atë klasë prej asaj letre. Zemra më ishte ngurtësuar aq shumë saqë nuk mund të merrja frymë mirë, por e mbaja veten. Mbaj mend që kanë ndenjur më shumë se dymbëdhjetë të minuta në heshtje. Ora e mësmit mbaroi dhe për herë të parë askush nuk guxoi të çohej nga karrigia. Dukej sikur nuk e kishin dëshirën të dilnin nga ajo klasë. Ajo letër i kishte vrarë të gjithëve në një farë mënyre. Isha e para që doja të çohesha prej aty dhe sapo bëra një lëvizje të mimikës së fytyrës profesori theu heshtjen dhe tha: “dhjetë”. Ishte tingulli i parë që ishte dëgjuar dhe pas kësaj fjale dikush nga fundi u çua në këmbë dhe duartrokiti. Në atë moment u çuan të gjithë në këmbë dhe duartrokitja zgjati për disa minuta. Si për tu dhënë suport akoma më të madh u çua dhe profesori im. Vetëm unë isha ulur. Hijet e tyre

Page 119: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 119

ishin ngritur përpara meje dhe dukej sikur ata më donin, dukej sikur dhe ata e kishin ndjerë dhimbjen nën lëkurë. Ajo letër kishte ndryshuar aq shumë njerëz në atë moment saqë dhe tani të përpiqem ta kujtoj çdo detaj dridhem. Ishte dhjeta e parë që profesori im vendoste në një ese në karrierën e tij tridhjetë vjeçare si mësues. Ndjenjat i kishin pushtuar të gjithë në mënyrën më të fortë të mundshme dhe dashuria ime ishte totalisht e vërtetë. Mbase më e vërtetë se çdo gjë tjetër në atë klasë. Mu afruan të gjithë dhe për herë të parë patëm një përqafim grupi. Një përqafim që e kisha kërkuar me ngulm prej shumë vitesh dhe tani e kisha. Isha në qendrën e vëmendjes së tyre dhe ajo që kuptova unë ishte një leksion shumë i madh. Njeriu gjithë jetën e tij lufton që ta duan. Kjo është lufta që ai ka. Nuk është mbijetesa. Është lufta për tu dashur nga të tjerët. E megjithatë që të të duan duhet të duash ti më parë. Lashë librin e kujtimeve të hapur dhe fshiva lotët që më kishin pushtuar në atë çast. Ai libër kishte fuqinë të më kthente në botën time të shkuar dhe udhëtimi në metro sikur i jepte më shumë kuptim. Të dyja i bashkonte fort udhëtimi. Metroja udhëtonte drejt ndërsa unë mbrapa. Ajo tregonte të ardhmen, ndërsa unë të shkuarën. Si mua dhe metronë na bashkonte koha, por udhëtimi ishte vetëm nën funksionin tim dhe jo të metrosë. Të gjithë këto elementë po bashkëpunonin për të më çuar mua në destinacionin tim. Sikur ta dinte njeriu sa shumë udhëtime ka në jetë. Vetë jeta është një udhëtim e ashtu siç do udhëtim ka dhe ajo një destinacion. Një pikë fillimi dhe mbarimi. Koka u mbështet sërish në xham dhe u humba në thellësinë e pyllit që kisha përtej xhamit të metrosë. Ai xham ishte një

Page 120: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 120

dritare tjetër. Fletët e librit të kujtimeve po shkonin drejt faqeve boshe që pritnin të shkruheshin nga shkrime të tjera, por nuk e di a do të jetoj aq sa për ti mbushur ato fletë. Ndërkohë më kishin mbetur dhe shumë pak data të tjera të rëndësishme për të rikujtuar. Një ndër ta ishte pikërisht dhe dita kur zbulova që kisha dhe pak kohë për të jetuar. Dita që përcaktoi këtë rrugëtim, dita që ndryshoi për së dyti jetën time. Ishte një ditë në një dhomë tjetër spitali.

Page 121: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 121

Aromë spitali Nuk e kisha menduar që do të kthehesha sërish në shtratin e një spitali për të ndenjur gjatë, por ja që koha shërben për të treguar sa e fortë është ajo në lidhje me ty. Nuk kisha më problem me frymëmarrjen. Si duket ajo sëmundje nuk do të shkatërronte më netët e mia, por goditja që kisha pësuar në kokë më kishte hapur një plagë të re. Më kujtohet që fillova të kem kriza shumë të mëdha të kokës dhe shpesh kisha dëshirë dhe të ulërisja me të madhe ngaqë nuk i duroja dot. E megjithatë përpiqesha shumë dhe e mbaja veten. Fillova të ndihesha më shumë se e këputur dhe disa herë madje më ra të fikët. Sigurisht që nuk u tregova asgjë mikëpritësëve të mi sepse gjëja e parë që do të bënin ishte të më shtronin në spital dhe sigurisht që do të kaloja disa javë të mira atje. E mbajta të fshehtë dhe kur më pyesnin në shkollë iu thoja që isha kontrollluar dhe nuk kisha asgje serioze, thjesht leximi i tepërt e sidomos në errësirë më bënte të ndihesha keq. Për fatin tim të mirë mësuesit nuk kishin numrin e telefonit të mikëpritësëve të mi dhe pse shpesh më kishin kërkuar. Me shume justifikime kisha arritur ti shmangia dhe nuk e kishin marrë vesh që isha bërë keq. Kisha frikë se mos kishte lidhje me të shkuarën time shëndetsore. Mbyllja në një dhomë spitali sërish do të ishte fatale për mua, këtë herë do isha më vërtetë komplet vetëm. Duhej të bëja çdo gjë për të shmangur kthimin tim në spital, por nëse të tjerët mund ti gënjeja ,veten nuk e gënjeja dot. Kisha disa herë që duhet të bëja një kontroll në spital vetë, për të parë çfarë kisha. Mikja ime dhe shoqe të

Page 122: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 122

tjera të klasës më torturonin me pyetje në lidhje me shëndetin, e sidomos tani që kishin kuptuar një pjesë të mirë të jetës sime. Mundohesha mos ta trazoja të shkuarën time shumë, por ndonjëherë ishte e pamundur. Kishte raste që e gjithë dita më kalonte me dhimbje që dukej sikur nuk kishin fund. E shmangia sa mundesha në ato momente një rikthim në spital, por një ditë krizat u bënë aq të forta saqë nuk munda më. U largova nga shkolla dhe ika drejt spitalit. Thjesht nuk kisha më fuqi të duroja atë dhimbje koke. Kishin kaluar shumë vite që kur unë isha larguar nga spitali. Ato ditët në koma që kalova ishin në gjumë kështu që as nuk e ndjeva kur hyra e kur dola. Por ky kthim që e kisha bërë unë me dëshirën time të lire, më mbyste. Asgjë nuk kishte ndryshuar, asgjë. Ishte e njëjta aromë spitali që të mbyste dhe në vend që të shëronte të bënte që mos të ktheheshe kurrë më atje. Ishte një pisllëk i madh që kishte pushtuar çdo cep të asaj godine që supozohej të kthente njerëzit në jetë. Spitali për mua ishte një lloj vdekje. Kot nuk duhej të kishte dalë dhe emri “vdekje klinike”. Nuk e di nëse spitalet jashtë vendit tim mbanin të njëjtën aromë apo kishin të njëjtat kushte, por shpresoja shumë atë ditë që një ditë kur unë të shkoja në tokën e premtuar gjithçka do të ishte ndryshe. Atë ditë u përpoqa të gjeja një infermiere që ta pyesja se ku duhej të bëja analizat e nevojshme, por pa sukses. Vendi i informacionit ishte bosh dhe askush aty nuk të jepte një përgjigje se kur kthehej zonja apo zotëria në detyrë. Ishte ora 10 – të e mëngjesit dhe si dukej do ishte diku duke ngrënë mëngjesin. Kjo ishte një arsye më tepër për ta urryer spitalin. Gjithmonë do të merreshe me gjetjen e

Page 123: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 123

personelit të spitalit. Më vinte keq se kishte njerëz që kishin me ditë aty pas të afërmve të tyre dhe mundësitë ekonomike i detyronin të rrinin aty në aromën e spitalit që dukej sikur ishin me dhjetra qenë apo mace të ngordhura. Me gjilpëra që më dukeshin dhe më të përdorura së dorezat e tyre të bardha. Gjithmonë figurën e mjekut e kisha menduar si dikush që në vend të jepte shpresë për jetën ai ta vidhte duke ta bërë të qartë që spitali nuk kishte kushtet e nevojshme, mungonin mjetet e nevojshme (apartaturat) dhe ajo që ishte qershia mbi tortë, nuk kishte ilaçe. Ishte një gjë tërësisht idiote saqë të them të drejtën më vinte ti rrihja. Ata dhe për sërumin dërgonin dikë që ta blinte në farmacinë përballë. Kjo ishte totalisht e neveritshme. Më në fund pas një ore tentativash të dështuara për të gjetur një mjek iu drejtova pacientëve. Më duhej të dija departamentin e neurologjisë. Pas disa dhjetra versionesh dhe pyetjesh të paktën 20 - të individëve të ndryshëm e gjeta zyrën që duhej të trokisja. Akoma nuk e kuptoj pse spitali nuk ka një hartë ku shpjegohen se ku ndodhen departamentet dhe nuk kishte pse të sorollateshin njerëzit kot. Ishte gjëja më e mirë për tu bërë. Nëse çdokush në këtë vend do të bënte punën që i takonte gjërat do kishin rendin e tyre. Nuk e përceptoj dot se si mund të funksiononte një spital shtetëror ashtu. Ngaqë isha mësuar me mënyrën e bashkëjetesës së mjekëve me korrupsionin isha pajisur me të gjitha dokumentat e nevojshme që duheshin për të bërë një vizitë në spitalin

Page 124: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 124

shtetëror. Kisha gjithashtu para me vete. Mikëpritësit e mi dhe heroi im më jepnin gjithmonë dhe unë kurseja shumë. Kisha, por nuk është se më hynin për ndonjë gjë në punë, përveçse për të blerë ndonjë gjë për të ngrënë ose për të blerë ndonjë libër. E për çfarë duheshin paratë nëse nuk i shpenzoje për të blerë libra? Në fakt tani që e mendoj nuk e di pse shërbimi mjekësor duhej paguar kur mikëpritësit e mi paguanin taksa në shtet dhe normalisht minimumi duhet të kishin kontrollimi dhe konsultmin falas për çdo pacient. Me vete kisha marrë librezën shëndetsore që ishte për tu marrë shembull. Nuk kisha fare mugesa në spital. Ironi e bukur e fatit kjo. Më në fund e gjeta derën e neurologut dhe trokita. -A mund të hyj? -Po patjetër, ejani brenda. U futa brenda dhe ula tek njëra nga karriget. Ishin dy zyra. Në njërën kishte një shtrat dhe disa sirtarë me dokumente dhe ilaçe. Ndërsa tjetra ishte zyra e mjekut. Muret ishin të mbushura me postera të mëdha të kokës së njeriut ku shpjegoheshin shumë gjëra. U ula pa ditur nga ta nisja, por fatmirësisht foli mjeku përpara se unë të thoja diçka. -Përshëndetje. -Përshëndetje. -Atëherë për çfarë ke ardhur këtu? Çfarë të shqetëson? -U bë disa kohë që kam probleme me kokën. Domethënë kam dhimbje të vazhdueshme dhe ndonjëherë më kapin kriza aq të forta saqë nuk i duroj dot. Sikur më godasin me çekiç në kokë. -Sa kohë ka kështu? -U bënë disa muaj në fakt.

Page 125: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 125

-Keni bërë ndonjë kontroll mjeksor më përpara? -Hm, jo. -Ku keni dhimbje ekzaktësisht në kokë? -Në pjesën e pasme të kokës dhe përpara, aty ku sytë bashkohen me hundën. Nuk i duroj dot. Doktori u çua dhe po më vëzhgonte kokën. -Të dhemb këtu? pyeti duke më vendosur gishtin e madh në pjesën më qendrore të ballit. -Tani jo, por zakonisht më dhemb shumë. -Ule kokën poshtë dhe më të trego ku të dhemb, në cilën pjesë të prapme të kokës? Ula kokën dhe mblodha flokët. Në kokë më kishte mbetur shenja e përplasjes akoma. -Ke pësuar ndonjë tronditje në kokë? -Të tipit? -Të tipit përplasje diku. Zakonisht këto sjellin dhimbje të forta koke ose dhe sinoziti. Mbase je me sinozit? Po këtë shënjën ku e ke bërë? Je përplasur ndokund? -Po përpara disa muajsh më 19 korrik kam përplasur kokën në tavolinë prej xhami. Kjo bëri që të rrija 17 - të ditë në spital në gjendje kome. -Jeni vizituar më që pas asaj kohe? -Vetëm një herë, pas një jave që kisha dalë nga spitali, por nuk më thanë asgjë. Thjesht më hoqën fashot. -Mbase dhimbja vjen prej kësaj. Nuk e di tamam. Koka është gjithmonë tepër delikate. -Epo besoj që kjo është puna juaj dhe ju mbetet juve të verifikoni çfarë kam unë.

Page 126: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 126

-Po sigurisht që po. Do të bëjmë një kontroll të përgjithshëm dhe disa analiza që të shohim se mos e keni dhe prej tensionit të ulët. Iu merren mendtë? -Po shumë, shpesh më ka rënë dhe të fikët. -Në rregull shumë mirë, atëherë të bëjmë analizat dhe në dy orë maksimumi do ta dimë përgjigjen. -Në rregull, jam mësuar tashmë me spitalet. -Pse keni pasur dhe më përpara të bënit me spitalin? -Po shumë kohë më parë, por tani çdo gjë ka kaluar. -Në lidhje me kokën? -Jo. Me frymarrjen dhe lëkurën. Nuk duroja dot ndryshimin e temperaturës së trupit. Kisha enjtje në pjesë të ndryshme të trupit. -Kuptoj. Shpresoj mos të ketë sërish të njëjtin ndikim. -Jo, që nga atëherë nuk kam pasur më probleme. -Me kë keni ardhur? -Jam vetëm. -Po prindërit? -Jam jetime. -Kush kujdeset për ju atëherë? -Njerëzit që më kanë adoptuar, por nuk janë këtu. Për arsye punë ndodhen jashtë, ndaj erdha vetëm. -Në rregull pra, po të shoqëroj unë të bësh analizat e nevojshme dhe pasi ti mbarosh duhet të presim dy orë. -Keni ngrënë mëngjes? Se harrova t’ju pyes. -Jo. Më shkoi në mendje që do bëja analizat ndaj e dija pak a shumë. -Shumë mirë. Vazhdojmë. Do t’ju shoqëroj unë. -Shumë mirë. Çfarë duhet të bëj?

Page 127: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 127

-Më ndiqni atëherë. Ai më shoqëroi për të bërë të gjitha analizat e nevojshme të gjakut dhe me pas më tha që do të bënim dhe një skanim të kokës, apo diçka të tillë sepse nuk e mora vesh shumë. Sërish në një shtrat spitali, sërish gjilpëra gjithandej. Pasi i mbarova ato dhe e mblodha pak veten më kërkoi që të shkonim në një sallë tjetër aty ku do bënin një kontroll të kokës sime. Ishte një pajisje e çuditshme që i ngjante një shtrati spitali, ku unë mbulohesha e gjitha dhe në pjesën e kokës vura re disa drita. Mjeku më shpjegoi që kështu bënin një skanim të pjesës së brëndshme të kokës. Në kompjuterin e tyre shfaqej grafia ime. Nuk kishte asgjë të dhimbshme falë zotit. Mbarova çdo gjë që kisha për të bërë dhe u ula në stolin jashtë derës. Do kisha ndenjur kot e ulur aty për dy orë rresht nëse sytë nuk do më kishin kapur një copë të jetës time fëminore. Oborrin ku luanin 9 - të djemtë futboll. Nuk dukej aq e largët e shkuara ime. Kishin kaluar njëmbëdhjetë vite që atëherë por gjërat nuk kishin ndryshuar shumë për mua. Akoma e shihja botën nga dritaret. Jo nga dritaret e dhomës time të spitalit, nga dritare të tjera e tani që ai nuk ishte më asnjë dritare nuk ngjallte shpresë. U çova nga stoli sikur të isha robot dhe i shpejtova hapat drejt oborrit. Më vinte aq familjare ajo çka shihja saqë për një moment e gjithë koha u kthye mbrapa. Mbylla sytë nga frika e udhëtimit në rrjetin e kujtesës dhe ja ku isha. Hapa sytë. U gjenda aty në oborrin e ëndërrave të mia. Aty ku fëmijët luanin sepse nuk kishin asnjë vend të lire për të luajtur, nuk e kishin një park. Kudo ishin të rrethuar nga

Page 128: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 128

asfalti dhe betoni. Duhej të zgjidhnin të luanin në oborrin e pasëm të spitalit aty ku ndeheshin çarçafët. U ula në të vetmin stol që kishte mbetur i pathyer. Të tjerët nuk ishin më aty. Me siguri i kishin shkulur dhe i kishin shitur për skrap pjesën e hekurt që ata kishin. Ashtu siç kishin bërë dhe me koshat e mbeturinave që nuk ekzistonin. Ato kishin shitur djepin tim të parë. Nuk ishte aspak e drejtë, por isha e ndërgjegjshme që me ato para ata ushqeheshin. Me sytë e shpirtit po i shihja sërish ata djem të luanin aty, me të njëjtën zhurmë dhe entuziazëm që kishin pasur gjithmonë e sidomos kur binte shi. Se kam kuptuar kurrë pse e adhuronin lojën në shi. Të them të drejtën nuk kishte ndryshuar shumë që nga ajo kohë. Më dukej sikur kishin mbetur sërish të njëjtat hapa. Mu kujtua që dikur e kisha matur këtë fushë më librin tim të abetares. U çova prej aty dhe fillova të numëroj dhe një herë hapat e mi. Nuk kishin të njëjtën peshë mbi tokë, nuk kishin të njëjtin ritëm dhe sigurisht jo të njëjtën frymëmarrje. Jeta është e çuditshme. Ne të gjithë ecim në të njëjtën rrugë, por jo me të njëjtin hap. Kemi të njëjtin zë, por jo të njëjtat fjalë. Marrim të njëjtin ajër, por jo të njëjtën vlerë të oksigjenit. Çfarë na qenka në fund të fundit jeta? Nje hije gjigande në të cilën ne përpiqemi të lëmë gjurmët tona, bazuar në zgjedhjet që të tjerët bëjnë për ne, sepse kur vjen koha për zgjedhjet tona kemi ecur shumë dhe nuk e ndryshojmë dot drejtimin. Jeta ime kishte qenë godina e një spitali sepse unë nuk kisha dalë me të vërtetë kurrë prej atyre. Mbaja mend çdo detaj të jetës sime, çdo fytyrë që kisha parë dhe çdo gjurmë që kisha lënë në xhamat e dritareve të mia. Atje sot ndodhej dikush tjetër duke jetur mbase të

Page 129: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 129

njëjtën gjë si unë, por jo në të njëjtën kohë, jo me të njëjtën ndjenjë dhe me siguri ata nuk ishin vetëm… Do e kisha menduar shumë gjatë atë gjë nëse sytë nuk më kishin shkuar në mënyrë të pashmangshme drejt dritareve të mia. Gjurmët e duarve kishin mbetur ende atje. Kishin vite pa u pastruar dhe ndaj shenjat kishin mbetur aty aq të trishta si dikur. Sa e largët dukej sot ajo dritare. Sa e largët isha dhe unë me të shkuarën. Sa herë e kisha përshkruar në letrat e fëmijërisë sime atë copë oborri dhe ato dy pemët e vogla që duhej të ishin rritur ndopak. Nuk rriteshin se poshtë tyre derdheshin të gjitha mbeturinat e ilaçeve që nuk gjetën kurrë një kosh për tu derdhur. Qava. Qava aq shumë se në një spital ku supozohej të ngrihej kulti i jetës, pemët ato që prodhonin oksigjen për të gjithë e sidomos fëmijë që vuanin nga mushkëritë digjeshin me çdo lloj pesticidi që gjendej në spital apo dhe priteshin. Si mund të shëronte jetë një institucion i tillë? Si mund të falte kaq shumë zbrazëti? Spitali kishte vetëm fytyra të trishta, njerëz që vuanin. Në muret e tyre ishin shënuar historitë më të dhimbshme. Dritaret kishin shfaqur botë me shpresë, por gjithçka brënda asaj godine kishte boshllëk. Ashtu si dhe jeta ime. Kishin kaluar dy orë që nga përfundimi i analizave dhe përgjigjet duhej të ishin gati. U çova nga stoli dhe hodha vështrimin drejt dritareve të mia. Ata do mbesnin gjithmonë gjëja më e bukur që unë kam pasur në jetë. Mora rrugën drejt godinës së neurologjisë. Trokita në derën e mjekut dhe u futa brenda. -Mundem?

Page 130: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 130

-Po, patjetër. Juve po ju prisja. Nga pamja mu duk shumë i prerë. Nuk dukej si më përpara. -Atëherë? -Atëherë ne po i kontrollonim përgjigjet e analizave, pamë dhe grafinë që bëre në kokë. Dhe po e diskutonim me njëri - tjetrin. -Dhe si përfundim? -Nuk mund të themi që kemi një përfundim. Ka diçka që nuk është mirë dhe po përpiqemi ta shikojmë që mos të ketë gabime në të. A mund të vijnë prindërit e tu adoptues këtu? -Nuk e besoj. Ata zakonisht janë shumë të zënë me gjërat e tyre. -Ah, më vjen keq. Po për ty kush kujdeset gjatë asaj kohe që ata nuk janë? -Askush. Rri vetëm. Kujdesem vetë për veten time. Gjithmonë e kam bërë vetë këtë gjë. –ai buzëqeshi. Pra çfarë kam? -Do të vish dhe një herë nesër. Mos ha mëngjes që ti ribëjmë analizat. -Po ua thashë që unë nuk kisha ngrënë fare. Nuk është hera e parë që vij në spital, ndaj e kam pak a shumë idenë se si funksionojnë gjërat. Çfarë kam këtë herë? -Tronditja në kokë ka qenë shumë e fortë? -Po ka qenë. Kam ndenjur 17 - të ditë në koma dhe mu deshën disa javë që ta merrja veten. -Problemi është që ti ke një imunitet shumë të dobët dhe duke qenë se në shumicën e kohës je nën efektin e ilaçeve dhe ndaj sot ke disa probleme.

Page 131: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 131

-Të tipit? Më thuaj konkretisht se çfarë, se besoj se nuk ka kuptim e gjitha kjo. -Shiko ti je e vogël dhe unë nuk mund të flas hapur, ndaj do ishte mirë të vinit nesër e shoqëruar me personin që kujdeset për ju. Nuk kanë ndonjë motër ose vëlla prindërit tuaj adoptues? Janë disa gjëra që ne mund ti trajtojmë vetëm me ta. -ai doktor po fillonte të më lodhte dhe nuk kisha fuqi por mbi të gjitha dëshirë që të merresha me të. -Zoti doktor. Unë kam jetuar gjashtë vite e katër ditë e mbyllur në një dhomë spitali dhe jam kujdesur vetë gjithmonë për veten. Nuk kam pasur asnjëherë askënd që të më shoqërojë qoftë dhe për të bërë një palë analiza të thjeshta. Nuk kam pasur askënd afër që të më ndihmonte. Gjthçka e kam realizur vetë dhe kjo që po thoni ju është totalisht absurde. Unë kam të gjithë të drejtën e botës ta di çfarë kam dhe sikur të më kenë mbetur vetëm disa ditë jetë. Dhe nëse mendoni se nuk jam mjaftueshmërisht e fortë për të përballuar një lajm të tillë më besoni kam kaluar gjëra shumë herë më të vështira se kaq. -Më vjen shume keq për çdo gjë që keni kaluar në jetën tuaj. Për çfarë arsyesh keni qenë vitet e para të jetës në spital? -Ua shpjegova një herë. Asgjë që ka lidhje me dhimbjet e kokës, kam pasur probleme me frymëmarrjen dhe jam shumë alergjike ndaj ndryshimit të temperaturës. Trupi im nuk e ka përballuar këtë gjë prej shumë kohësh. Tani mund të më thoni se çfarë kam?

Page 132: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 132

-Do të kërkoj kartelën tuaj në spital dhe duhet të vini patjetër për një kontroll të dytë e shoqëruar nga personi që kujdeset për ju. Është shumë e rëndësishme kjo gjë. -Unë nuk kam dëshirë të kaloj qoftë dhe një sekond më shumë në këtë godinë kështu që ose më thoni se çfarë kam ose unë do të largohem pa e marrë vesh dhe me besoni që nuk do të më vijë fare keq për këtë gjë. Kam vuajtur shumë në mure e në dhoma të tilla, kam parë shumë njerëz si ju që gjithmonë janë përpjekur të bëjnë më të mirën për mua ose të paktën kështu keni pretenduar, por duhet të kuptoni që mua kjo gjë nuk më lëndon më aspak. Ka njerëz atje jashtë që vuajnë shumë më shumë se unë. Njerëz që lypin në rrugë, familje që nuk kanë një çati dhe unë më besoni që kam qenë me shumë fat në jetë. Nuk më dhëmb më vetja sa më dhimbte dikur sepse unë kam pasur gjëra që shumë pak njerëz i kanë pasur, kam jetuar gjëra të pabesueshme ndaj dhe sikur të vdes në këtë moment nuk më vjen keq për veten. -Duket që çdo gjë në këtë jetë ju ka bërë dhe më të fortë dhe humane. Më vjen shumë mirë për këtë gjë, por lajmet nuk janë të mira fare dhe më vjen shumë keq. Nuk dua t’ua jap këtë lajm kështu të vetme dhe nuk e di a kam guximin t’ju shoh sërish në sy. -Më besoni më keq se kaq nuk ka ku të shkojë më. Kush e di sa do të kishte vazhduar kjo bisedë nëse dera nuk do të hapej dhe unë do të përballesha me një fytyrë që e njihja fare mirë. Infermieri im. E njoha menjëherë, por nuk e di sa më kishte njohur ai. Nuk kisha ndryshuar shumë. Vetëm isha rritur, po nuk e besoj të më mbante mend. -Po ti këtu?

Page 133: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 133

Ishte fjala e parë që tha ai nga habia e madhe që më rishihte sërish pas 10 - të vitesh në të njëjtin spital dhe pse më e rritur. -Jeta ime është kjo godinë, ti e di. Unë dhe ajo jetojmë në simbiozë. -E njeh këtë vajzë? -pyeti doktori që nuk po merrte vesh se çfarë po ndodhte. -Po kam qenë infermieri i saj përpara dhjetë vitesh tek spitali për fëmijët azmatikë? Por kisha dhjetë vite pa e parë. -Fati na takoi sërish, mbase këtë herë për të falenderuar për gjithçka që ke bërë për mua atëherë. Falë teje mësova të lexoj dhe ke qenë njeriu i rrallë që kujdesej për mua. Në atë moment të dy ne u shkëputëm për pak nga realiteti rrethues. Ai mu afrua pranë dhe unë i zgjata dorën. Në atë moment desha ta përqafoj por nuk e di si mund ta priste ndaj vetëm po flisnim me njëri - tjetrin. -Je vetëm këtu? Pse ke ardhur një herë? -Po jam vetëm. Kisha disa shqetësime me kokën dhe erdha të vizitohem. -Po mirë po pse vetëm? Ku është heroi yt? Po me prindërit e tu adoptues? Pse të lanë të vish vetëm? -Ai vdiq. Mikëpritësit e mi janë mirë. Jetoj akoma me ta. -në atë moment infermieri im i cili u shtang nga habia u ul te karrigia dhe po më shikonte i habitur. -Vdiq? Nuk ka mundësi. Si? Pse? Kur? Doktori nuk po kuptonte asgjë thjesht na shikonte si i çuditur dhe po përpiqej të kuptonte diçka nga situata e krijuar në atë mjedis. -Janë shumë pyetje që duan shumë kohë për të dhënë përgjigje dhe ky nuk është ambienti i duhur.

Page 134: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 134

-Mbaro punë këtu dhe flasim. Kam pushim tani. -Duhet të marr përgjigjen e analizave. -Çfarë problemi ka, u kthye infermieri im këtë rradhë nga doktori? -Nuk mund t’ja them kështu. Më duhet patjetër një person që kujdeset për të. Por mesa po kuptoj kjo vajzë qenka vetëm. -Jam unë këtu. Ku qëndron problemi? -Po do ishte mirë ta dija -ndërhyva dhe unë si për të dhënë një shtysë. -Mund të flisni hapur, unë jam këtu për të dhe nuk do ta lë vetëm. Më besoni keni përballë njeriun më të fortë në botë. -Meqë këmbëngulni. Në pjesën e pasme të trurit atje ku keni pësuar goditjen më të thellë që ju ka çuar dhe në gjendje kome më pare, ka shkaktuar krijimin e qelizave kancerogjene në trupin tuaj. Ato po rriten çdo ditë dhe po shpërndahen ku të munden ndaj jeni në këtë situate. Nuk mund të them me siguri deri në çfarë faze jeni, por situata nuk duket aspak mirë. Më vjen shumë keq. -Çfarë? Si ka mundësi? Kancer? Jeni i sigurtë? -Hë, dhe kjo kishte mbetur pa u krijuar. Nuk ka problem doktor. Çdo gjë është mëse në rregull. E kishte zgjatur shumë shëndeti im. Dhe ti mos e vrit shumë mendjen. Fati im dihej që kështu do të shkonte, i thashë infermierit. Nuk doja që të shfaqesha aty dhe mbi të gjitha të them të drejtën nuk është se më bënte më aq shumë përshtypje. Në fakt ndihesha mirë. Do të vdisja e qetë.

Page 135: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 135

-Mos flisni kështu, ju jeni vajzë e re, vajzë e fortë. Nesër ejani prapë me personin që kujdeset për ju dhe do të fillojmë analizat e tjera që të dimë si t’iu ndihmojmë qoftë dhe me një operim nëse do jetë e domosdoshme. Mos i humbni shpresat. Ju do të jetoni. -Sigurisht që do të jetojë, ajo ka luftuar që foshnje. Nuk ekziston asgjë lloj mundësie që ajo të dorëzohet. -Vërtetë mendoni se mund të kthehet në jetë një i vdekur? Si mund të shërohet një shpirt i vdekur më thoni? Unë kam vdekur një herë. Jeton një trup dhe hija e atij trupi por jo unë. Unë kam vdekur shumë kohë më parë. -Çfarë flet? E dëgjon veten se çfarë po thua? Ku është ajo vajza që u rrit e mbyllur në katër muret e një dhome, që luftoi me vdekjen gjithë kohës dhe e mposhti. Çfarë do të thoshte heroi yt? -Nuk është mirë të jeni kaq pesimiste për jetën. Nuk e di çfarë mund t’ju ketë ndodhur në jetë. Mbase jeni lodhur nga spitalet por më besoni ka pasur raste që nuk i kemi besuar kurrë dhe sot janë shumë shëndetshëm. Mos u dorëzoni kaq shpejt. -Ky kancer do të jetë shpëtimi im, ju nuk më kuptoni dot. Do të kthehem në shtëpi, dhe gjithçka do shkojë mirë. Më në fund do e takoj. -Nuk po e kuptoj fare se çfarë po ndodh tani këtu, por më duket shumë çmenduri që një vajzë 17 – të vjeçare të flasë në këtë mënyrë për jetën. Të jetë kaq e pashpresë. -Më besoni do duhej më shumë se një ditë për të biseduar për jetën time. Dhe nuk e kam ndër mend ta bëj diçka të tillë e aq më pak t’ju mbush mendjen që jeta është diçka që

Page 136: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 136

ja vlen të jetohet. Unë kam arsyet e mia. Mos prisni sepse nuk do të vij më këtu. -Si nuk do të vini më këtu? Ju duhet të bëni një ekzaminim më të thellë që të vazhdoni kurimin. -Do të vish patjetër, më tha infermieri sikur po më jepte një urdhër. -Siguriusht që jo. Është jeta ime. Kam të drejtën ta jetoj atë si të dua unë. Dhe nëse është e thënë që unë të vdes kështu, askush nuk ka të drejtë të vijë dhe të tentojë të më mbushë mendjen për të kundërtën. Ditën e mirë. -Çfarë do të thoshte heroi yt? Nuk do ta falë kurrë këtë gjë ta dish. -Mjaft fole në emrin e tij. Mjaft vendosët të gjithë për jetën time. Mjaft më treguat çfarë duhet të bëj. Ju nuk kuptoni asgjë, asgjë. Lotët më kishin mbytur dhe ashtu e dëshpëruar ika. U largova me vrap prej aty dhe nuk e ktheva më kokën pas. Ishte e pabesueshme fakti që unë isha me kancer. Akoma nuk e di se si ishte e mundur që kisha reaguar në atë mënyrë. Nuk e mbaj mend se kur mësova të jem një njeri me zemër prej guri, por besoj më 19 - të korrik. Thellë brenda vetes isha e lumtur që kjo ditë po afrohej, do të shkoja atje tek ai. Do ishim bashkë një herë e përgjithmonë dhe atje askush nuk do ishte në gjendje të na ndante. Askush dhe asgjë nuk do e kishte më atë fuqi. Madje as vdekja nuk do ishte më aty. Unë dhe ai kishim qenë 13 - të vite larg dhe unë kisha jetuar sepse i dhashë fjalën dikur. Ja premtova që do të jetoja dhe ja ku isha aty. Më pas ai iku dhe tani po vinte dhe rradha ime. Pse dreqin duhej që unë të kundërshtoja fatin

Page 137: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 137

tim? Pse kur kisha mundësinë që ti jepja fund torturës dhe të bashkohesha me njeriun që kishte bërë çdo gjë për mua. Pse duhej që dhe këtë herë unë të bëja gjërat që më thonin të tjerët? Unë kisha gjithë të drejtën e botës të jetoja më në fund një jetë që më përkiste prej vitesh. Kisha dalë nga rrethimi i spitalit kur ndjeva që një dorë më ndali hapin. Ktheva kokën. Ishte infermieri. -Nuk ta lejoj që të heqësh dorë nga jeta jote. Ti për mua dhe pse ishe vetëm një vajzë e vogël ke qenë burim frymëzimi. Çfarë ndodhi me ty? Më thuaj? Heroi yt pse vdiq? Pse je në këtë gjendje sot? -Ka shumë gjëra për të diskutuar. Gjërat nuk janë më si përpara dhjetë viteve. Unë nuk jam më e njëjta. -Atëherë eja ulemi diku dhe më shpjego. Unë mund të besoj shumë gjëra në jetë, por që ti i je dorëzuar vdekjes këtë nuk e besoj dhe nuk e pranoj kurrë. -Pasi u largova nga spitali gjërat kanë ndryshuar shumë. -Prit, eja ulemi tek stolat. U riktheva sërish në spital tek pjesa e pasme në oborrin nga ku mund të shikoja dhomën time të dikurshme dhe fillova të bisedoj më njeriun që më kishte ndenjur pranë për plot gjashtë vite e katër ditë me rradhë. -Për pak kohë vazhdova ende të kisha probleme me frymëmarrjen, por nuk ishin gjëra shumë të mëdha dhe të rënda. Njerëzit që më adoptuan i kishin të gjitha gjërat e nevojshme që unë të kisha një jetë më të mirë dhe nuk mund të them se ja kam kaluar keq. Vazhdova shkollën si çdo fëmijë normal dhe sot e kësaj dite e ndjek akoma. -Je më e mira me siguri?

Page 138: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 138

-Të themi që jam tek studentet më të mira në shkollë që në klasën e parë. -E si mund të ndodhte ndryshe? Ti je e jashtëzakonshme. Ke ditur të shkruash, të lexosh e të flasësh pa qenë asnjë ditë në kopësht. E kush mund të ishte tjetër? -Ëh, të themi që unë nuk di të bëj shumë gjëra, por ata që di ti bëj, i bëj shumë mirë. -Po heroi yt? E ke takuar më pas spitalit? -Për disa kohë ka qenë në burg. Nuk e di me detaje se pse, por më ka thënë për shkak të letrave. Diçka e tillë. Ti e di. Mi lexoje vetë letrat. Edhe sot e kësaj dite nuk e di arsyen e vërtetë se përse ai kaloi aq shumë vite në burg. Për herë të parë dhe të fundit e takova kur isha 15 – të vjeç. Më 19 shkurt 2009 dhe pas pesë muajsh fiks e vranë. -Pse e vranë? Kush e vrau? -Nuk e di. Nuk di asnjë lloj detaji. Kam kërkuar dhe në gazetat e ndryshme apo dhe në internet dhe asnjë lajm specifik. Di vetëm që ka vdekur dhe atë ditë kam vdekur dhe unë bashkë me të. -Më vjen shume keq. Nuk mund ta besoj si mund të të ndodhin kaq shumë gjëra ty. Dhe je kaq e vogël. -Nuk e vras mendjen shumë. Më beso për këtë gjë. Dua vetëm të jem e qetë. -Po kokën ku e ke vrarë? -Atë ditë që mora vesh lajmin nga tronditia rashë në tokë dhe përplasa kokën tek tavolina që ishte prej xhami. Kam ndenjur plot 17 - të ditë në koma. Dhe këto gjëra mi kanë treguar mikëpritësit e mi.

Page 139: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 139

-Ëëë, nuk di ç’të them. Më vjen shumë keq. Gjithçka është kaq e pabesueshme. Ne në spital gjithmonë kemi biseduar për ty. Ti nuk erdhe më kurrë aty. As të na takoje që nga ajo ditë që dole. Pse? -Nuk mund të kthehesha më aty. Ai vend ka qenë ferri për mua. Doja të harroja të shkuarën time. Nuk doja të kisha asgjë që mund të ma kujtonte. E mbi të gjitha nuk doja të shihja asnjë. -Ne kishim menduar që heroi yt erdhi dhe ti jetoje me të tani. Më beso kanë qenë shumë të rralla ato ditë ku nuk kemi pyetur apo menduar për ty. Madje dhe ndonjë pacienti që ankohej ty të merrnim gjithmonë për shembull. Ke qenë pikë referimi për ne në shumë aspekte. -Nuk jam më e tillë. Vdekja e tij më ka vrarë dhe mua. Jam një e vdekur që merr frymë. -Mos fol kështu. Çdo mendonte ai po të dëgjonte. Më thuaj? Më beso që do ndihej shumë i zhgënjyer. -Dhe unë ndihem. Ne duhet të ishim bashkë tani. Ai ma kishte premtuar. -Mendoj se po tregohesh shumë egoiste. Nuk është e drejtë. -Nuk po tregohem unë e drejtë? Jeta mos është treguar e drejtë me mua? -Jo, por kjo nuk është justifikim për tu dorëzuar. -Nuk dua ta diskutoj më këtë gjë. Po kthehem në shtëpi. -Dhe unë duhet të kthehem në punë. Më jep një numër telefoni. -Nuk dua të kontaktoj me asnjë nga e shkuara ime. Mos ma merr për keq, por dua të vazhdoj jetën time vetëm. Unë gjithmonë kam për të qenë vetëm.

Page 140: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 140

-Në rregull meqë nuk do të ma japësh numrin tënd merr ti numrin tim dhe më shkruaj kur të duash dhe kur të kesh dëshirë. Si thua? -Si përherë këmbëngulës. -Për paciente si ti sigurisht që po. -Në rregull. E mora numrin e tij të telefonit dhe e regjistrova. -Më shkruaj kur të duash, në çdo kohë. -Nuk do të bërtasë gruaja? -qeshi. -Nga e di ti që jam martuar? -Epo kur të kam njohur unë ishe njëzet e tre vjeç, praktikant në spital. Je plakur. -Shi, shi. U rrite ti tani. Nuk mbahesh më. -Pse nuk je martuar? -Po jam martuar para 5 vitesh. Dhe vjet jam divorcuar. -Pse? -Ashtu na erdhën punët. Vjen një moment që dhe dashuria merr fund. E jona mori fund shpejt. -Mos u mërzit femra dhe meshkuj ka plot bota. Nuk ia vlen. -Pa shiko, u rrite ti. Po na jep mend? -Jo, thjesht shoh atë çka ndodh çdo ditë. -Ndonjë të dashur? Je bërë goxha zonjushë. -Sigurisht që jo. Për çfarë më duhet? Lëre që jam e vogël. -Shoqet e tua janë bërë mama tani. Kemi raste plot. -Të shkretat. -Hahaha. Je e vogël po hë. Mos u mërzit. Nuk ke humbur ndonjë gjë të madhe. -E di. Unë po lëviz.

Page 141: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 141

-Edhe unë. A mund të kërkoj diçka? Të lutem mos u dorëzo. Mendo sa shumë do ta zhgënjeje heroin tënd. E mbi të gjitha mendo që ti më shumë se çdo njeri meriton të jetosh. Ti kishe një ëndërr kur ishe e vogël. Tokën e premtuar. Jeto për të. -Nuk të jap fjalën për asgjë, por do përpiqem. -Unë e di që do t’ia dalësh. Ti ja del mbanë gjithmonë. -Përpiqem. Duhet të largohem tani. -Edhe unë. E përqafova fort dhe u largova duke i dhënë fjalën që do të kontaktoja me të nëse do kisha nevojë. Dhe do e mbaja fjalën. Ndaj atij njeriu vërtetë që kisha shumë detyrime. U nisa drejt shtëpisë së mikëpritësëve. Sapo shkova u futa direkt në dhomën time dhe u shtriva. Gjeta arushin tim aty në cepin e krevatit dhe e përqafova më fort se çdo ditë tjetër. Kisha aq shumë nevojë për të atë ditë. Mora nga çanta flamurin tim gjerman dhe u mblodha ashtu si një fëmijë i vogël që priste që dikush ta nxirrte nga terri i madh i vdekjes. Kisha shumë frikë. Isha prapë vetëm dhe kjo vetmi po më vriste. Të paktën po të vdisja nuk do isha vetëm. Në gjithë ato metra katror ekzistonte vetëm një arush që më bënte të mos ndihesha si një endacake në kërkim të dashurisë. Po për dashurinë në çdo lloj forme të saj mund të bëheshe lyps, endacak e çdo gjë që do kishte qenë e nevojshme. Për të pasur dikë pranë vetes që të donte për atë që ti ishe dhe ajo që ti kishe ishte gjëja më e vështirë në botë. Pse gjithmonë njerëzit hiqnin dorë nga unë? Mos ishte faji im që kisha lindur ashtu? Mos ishte faji im që nuk e plotësoja bukur portretin familjar, shoqëror? Unë nuk kisha zgjedhur asnjërën prej këtyre. Unë nuk kisha zgjedhur të lindja

Page 142: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 142

kështu. Për një moment mblodha gjithë frymën në kraharor dhe shtrëngova sytë fort. Doja të flija, kisha nevojë të ëndërroja. Kisha nevojë që ai ta dinte që unë kisha nevojë ta takoja qoftë dhe në ëndrra. U përpoqa më kot, se gjumi nuk më zuri në fakt. Atëherë u çova nga krevati dhe nisa të shkruaj një letër. Kisha nevojë të nxirrja dufin që ndjeja brenda vetes. I shkrova pak vargje. Hej engjëlli im Sot më shumë se kurrë kam nevojë për ndihmën tënde. Nuk e di a e ke marrë vesh, por unë jam me kancer. Nuk është se ndiej ndonjë gjë në fakt. Nuk më vjen as keq as mirë për situatën. Mendoj se kjo ishte një shenjë nga zoti që ne do të jemi bashkë, por nuk di çfarë të bëj. E di? Sot pas 10- të vitesh takova infermierin tim të dikurshëm. E njohëm njëri - tjetrin dhe biseduam bashkë. Ai këmbënguli që unë të kurohem. Të lutem më jep një shenjë. Kam kaq shumë nevojë për ty. Më udhëhiq siç bëje gjithmonë. Të pres sot në ëndrra si dikur. Të përqafoj fort dhe mos harro që të pres. Kaq i shkrova dhe mesazhi ishte shumë i qartë për të. E dija që ai ishte me mua. E dija shumë mirë që ai do vinte. E ndjeja. Ajo ditë në një farë mënyre dhe pas lajmit jo fort të mirë më kishte bërë ta takoja dikë që më kishte ndenjur pranë për shumë vite me rradhë. Ishte e çuditshme që ai më njohu menjëherë dhe u tregua po aq i gatshëm sa dikur për të më ndenjur pranë. Çdo gjë në këtë jetë ndodh për një arsye.

Page 143: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 143

Dhe ai rikthim në ferr e kishte një arsye. Të takoja atë. Infermierin tim. U ndjeva mirë kur e kujtova. Nuk e mendoja se ai më mbante mend. Në fakt isha e bindur që më kishte harruar pas gjithë atyre viteve. Nuk e kuptoja pse ishte divorcuar, kur ai ishte një njeri kaq i mirë. Të paktën unë e kam parë ashtu. Më ishte sjellë gjithmonë shumë mirë.

Page 144: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 144

Muajt e agonisë Kishin kaluar plot njëmbëdhjetë muaj që kur kisha marrë vesh që isha me kancer dhe jeta ime përgjatë atyre muajve kishte ndryshuar shumë. Atë ditë që mora vesh që isha me kancer gjumi më zuri shumë vonë dhe sikur gjithçka të kishte qenë e planifikuar atë natë heroi im erdhi të më takonte në ëndrra. Në letër i kisha kërkuar me ngulm që ta takoja sepse vetëm ai mund të më nxirrte nga bataku që kishte zënë trupin tim. Kisha nevojë për përgjigje. Dhe ai duhej të vinte dhe këtë rradhë. Atë natë e kam parë gjithë natën në ëndërr ose të themi më mirë që e kam ndjerë sikur e kam parë gjithë natën në ëndrra sepse dihet që ëndrrat më të gjata numërohen me sekonda. Në ëndërr e takova dhe një zë më thoshte brënda vetes që ti tregoja që i kisha shkruar një letër për ta takuar. Më tha që e dinte prandaj kishte ardhur të më takonte dhe që ishte çasti që unë të kujtoja që dikur i kisha dhënë një premtim. Premtimet janë borxhe ndaj herët apo vonë isha e detyruar të mbaja fjalën e dhënë. Duhej të tregohesha e fortë si gjermanët dhe të luftoja shumë fort për jetën time. Nuk do të ma falte kurrë që unë të dorëzohesha dhe me siguri as atje në botën tjetër nuk do ta kisha takuar më. Ashtu isha zgjuar duke u përpjekur të mbaja mend çdo sekond të asaj ëndërre dhe kuptova që nuk e kisha zhgënjyer kurrë deri atë ditë. Nuk i kisha bërë kurrë keq atij përveç ditës që kisha vendosur të hiqja dorë nga jeta ime. Fjalët e infermierit tim dhe ajo ëndërr më torturuan për shumë ditë me rradhë dhe unë duhej patjetër të merrja një vendim.

Page 145: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 145

Fakti që unë kisha lindur pa një familje nuk donte të thoshte që një ditë unë do të gaboja në ndërtimin e saj dhe do të bëja zgjedhjet që kishin bërë ata dikur. Madje do dija çfarë mos të bëja gabim në jetën time më. Sepse e kisha unë në dorë të zgjidhja. E shkuara nuk ishte zgjedhje, e ardhmja po. Atë ditë kam kuptuar që fakti që ti mund të quash dikë të shëmtuar nuk do të bëjë ty më të bukur. Fakti që ti do të quash dikë të shëndoshë nuk do të të japë ty trupin që ti dëshiron. Mbi të gjitha fakti që të tjerët kishin hequr dorë nga unë nuk donte të thoshte që unë do të hiqja dorë nga të tjerët. Nëse dikush nuk ishte i aftë të më donte nuk donte të thoshte që unë nuk isha në gjendje ta bëja. Madje mund ti bëja të më donin për mirësinë që unë kisha, për vlerat e mia si njeri, por mbi të gjitha për kurajon me të cilën kam përballuar gjithë jetën time. Për atë që kisha zbuluar pas disa ditësh i tregova mikëpritësëve të mi dhe i kërkova që të më ndihmonin. Ishte hera e parë që unë flisja diçka me ta, apo që i kërkoja ndonjë gjë. I kërkova të dyve të vinin dhe i ula në kuzhinë atje ku të tre hanim darkën. Me pak fjalë e përmblodha të gjithë situatën dhe ngjarjen e asaj dite. Të dy shtangën. Po shihnin njëri - tjetrin dhe më pas mua. Nuk dinin ç’të thonin dhe i kuptoja mjaft mirë. Por e mblodha veten, duhej të tregohesha e fortë përpara tyre. -Dua të jetoj, - i thashë. I kam dhënë fjalën që do të jetoj dhe do të shkruaj një ditë emrin e tij në qiell. Unë nuk mund të vdes kështu e aq më pak pa shkuar atje. Në vendin e idealeve të mia. Si mundem unë të vdes pa shkuar atje? Unë që kisha vite që flija me një flamur poshtë kokës? Unë që nuk e hiqja kurrë atë flamur dhe e vetmja gjë që më

Page 146: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 146

kujtonte që unë kisha një çantë ishte pikërisht kjo gjë, ky flamur. Ishte hera e parë që flisnim kaq hapur me njëri - tjetrin dhe mund të them që nëse do e kishim bërë këtë gjë më përpara nuk do kishim pse të vuanim kaq shumë. E di që ishte faji im që nuk u kisha dhënë hapësirën e duhur për këtë gjë. Më përqafuan dhe më premtuan që do të ishim bashkë deri në fund. Ne do të fitonim mbi kancerin. E dija që vetëm ndihma e tyre nuk më mjaftonte ndaj kërkova dhe infermierin tim. I thashë dhe atij që kisha vendosur të jetoja dhe i kërkova të më qëndronte pranë. Duhej të më ndihmonte dhe një herë të fundit. Të tre më ndihmuan me ilaçet, spitalin madje dhe që të kërkoja një shkollë në Gjermani. Ramë dakort që ky do të mbetej sekret familjar dhe nuk kishin pse ta merrnin vesh të tjerët, duke përfshirë këtu dhe lagjen, apo nxënësit e shkollës. Përveç tyre dhe mikeve të mia nuk do e dinte askush tjetër. Ka qenë një ndër ditët më të vështira të jetës sime ajo ditë dhe nuk do ta harroj kurrë. Pas mësimit i kërkova të shkonim në bibiliotekën e shkollës se kisha nevojë të flisja me ta. Ishte shumë e vështirë, por arrita tu tregoja mikeve të mia për atë çka më kishte ndodhur dhe u tronditën. Sidomos mikja ime më e mirë. Se kisha ndjerë kurrë aq afër në jetën time sa ato ditët e para kur mori vesh që isha një hap larg vdekjes. Më qëndroi më pranë se kurrë, më përqafoi shumë herë më tepër se çdo herë dhe më tregoi që për të isha një ndër gjërat më të rëndësishme që ajo kishte pasur në jetë. Kur e kam parë në sy e kam kuptuar se sa frikë kishte ajo për mua. Ato ditë e kam ndjerë frikën e

Page 147: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 147

saj dhe e pashë të pasqyruar në sytë e saj. Për herë të parë ndjeva që dikush kishte frikë të më humbiste mua. Ishte ndjenjë e jashtëzakonshme. Të dije që dikush të donte aq shumë sa mund të kishte frikë të humbiste, ishte të ndiheshe i plotësuar më veten dhe gjithçka tjetër. Qamë e përqafuam njëra - tjetrën shumë fort. Më në fund dhe ata mikëpritësit e mi më kishin pranuar si të plotë në jetën e tyre. Më në fund kishim një miqësi të vërtet si ajo që kisha ëndërruar gjithë jetën. Të paktën vdekja ia vlente për diçka. E di që ndiheshin dhe ata keq me veten. I mundonte fakti që nuk më kishin kushtuar kohën e duhur dhe thjesht kishin qenë disa hije më shumë. Ato kohë mardhënia jonë u përmirësua shumë, por për mua ishte shumë e vështirë të shihja tek ta diçka më shumë se më përpara. Ata do mbeteshin gjithmonë mikëpritësit e mi.

Page 148: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 148

“Arratisja” Gjërat nuk shkuan aq mirë sa mendova dhe euforia më ra shpejt. Ilaçet ishin shumë të forta dhe nuk i përballoja dot. Më binte akoma më shumë të fikët dhe kishte raste që nuk çohesha dot fare nga krevati. Shkollën e kisha braktisur thuajse fare. Kurat i merrnim nga jashtë por sërish trupi im nuk e përballonte dot të gjithën. Ndërkohë koha kalonte dhe unë nuk kisha bërë hapa përpara në lidhje me shëndetin tim, por vetëm mbrapa. Kjo bëri që dhe situata me mikëpritësit e mi shpesh të acarohej. E kishim gjetur shkollën dhe unë kisha arritur të kaloja dy faza të konkursit për tu pranuar, dhe këmbëngulja ime e madhe për të shkuar atje kishte bërë që mos të flisnim për ditë me rradhë. Nuk isha në gjendje të lëvizja e jo më të udhëtoja, por nuk mund të dergjesha në atë shtrat dhe të vdisja pa shkuar atje. Në një debat të madh me mikëpritësit e mi në lidhje me shëndetin tim u vendos që unë nuk duhej të ikja në Gjermani ndonëse në shkollën që kisha aplikuar isha pranuar dhe kisha një fazë të fundit ku duhej të jepja provim të gjitha lëndët e maturës që të fitoja bursë të plotë. Gjendja ime shëndetsore sa vinte e përkeqsohej dhe ata këmbënglunin që unë të rrija aty. Verdikti përfundimtar u dha atë ditë që mjeku u tha që më kishin mbetur jo më shumë se tre muaj jetë. Ndihesha tmerrsisht keq me veten time. Unë po luftoja kundër çdo gjëje, kundër kohës, kancerit, mikëpritësëve. Po ecja pa dyshim kundër rrjedhës së shëmtuar që quhej jetë. Po unë nuk do të ndalja dhe sikur gjithë bota të ishte kundër meje. Dhe sikur të vdisja në atë sekond unë do të shkoja deri në fund vetëm të mbaja

Page 149: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 149

atë premtim që i kisha bërë atij e mbi të gjitha vetes sime. Duhej të arrija deri atje sepse mbi të gjitha unë e meritoja që unë të isha atje më shumë se çdokush tjetër. Nuk do ekzistonte dikush që do e donte atë vend ashtu siç do ta doja unë. Nuk do ekzistonte kurrë dikush që do merrte frymë për një flamur dhe ideal që nuk i përkiste, por që e kishte mbjellë vetë në shpirt dhe e kishte ujitur vetë. A kishte vlerë jeta po të mos luftoje për idealet e tua e mbi të gjitha për atë çka doje ti të ishe? Unë do t’ia dilja mbanë dhe sikur qielli dhe toka të bashkoheshin në një pikë të vetme dhe padyshim që përgjigja do ishte gjithmonë nuk do të dorëzohem kurrë. Ky do mbetej i vetmi leksion që jeta nuk do ma mësonte kurrë. Të hiqja dorë. Unë kisha lindur për të fituar. Kur e pashë që mikëpritësit e mi e kishin vendosur përfundimisht për mua dhe do isha e detyruar të isha vetëm dhe të vdisja vetëm, bëra sikur e pranova vendimin e tyre ndaj u qetësova dhe nuk e hapa më atë temë. Sa më shumë ti kundërshtoja aq më keq do ishte për mua. Prandaj vendosa të ndryshonim vendet. Më pyetën nëse doja të shkoja tek varri i heroit tim dhe refuzova. Nuk kisha guxim të shkoja atje. Të shkoja atje do më bënte të kujtoja që ai nuk do të vinte më kurrë dhe ne nuk do të shiheshim më. Nuk doja ta mendoja këtë gjë. Që ta përballoja më lehtë dhe kurimin tim e mendoja sikur ai ishte atje dhe po priste që të vinte momenti i duhur që ne të ishm bashkë prapë dhe do të më shëtiste në të gjithë tokën tonë të ëndrrave. Madje do të shihnim një ndeshje futbolli bashkë. Prandaj nuk doja të shkoja atje tek varri i tij. Do ishte njëlloj si të pranoja që ai nuk jetonte më dhe unë këtë gjë nuk do e bëja kurrë. Do të takoheshim sërish.

Page 150: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 150

Shumë mund të pyesnin se si ia dole të menaxhoje situatën ekonomike. Ja dola sepse kisha kursyer gjithmonë dhe mbi të gjitha të ardhurat që i ishin konfiskuar heroit tim mu dërguan mua. Mikëpritësit e mi ishin marrë me menaxhimin e tyre dhe më kishin hapur dhe një llogari bankare. Aty i kishin depozituar të gjitha të ardhurat e mia. Kisha mjaftueshëm të ardhura sa për të prerë një biletë dhe për të jetuar disa kohë. Të them të drejtën nuk isha interesuar kurrë për llogarinë time bankare, por kishte ardhur koha që të bëja lëvizjen time të fundit. E preva biletën sot për nesër dhe shkova në shtëpi e qetë pa dhënë asnjë shenjë sikur diçka nuk ishte në rregull. Isha shumë e qetë dhë nuk bëra asnjë rol, të tipit mekankolike apo të vëreja gjërat që ishin në shtëpi dhe të thoja ndonjë histori për ta. E kisha marrë atë vendim shumë kohë më parë dhe thjesht tani kishte ardhur dita që ta zbatoja. Asgjë nuk do më bënte ta ktheja kokën mbrapa. Asgjë dhe askush. Në këtë moment nuk e di se ku e gjeta guximin për të marrë vendim dhe si e përgatita të gjithë situatën që askush mos ta kuptonte, por unë isha një njeri me shumë fantazi. Unë i kisha dhënë jetë hijeve. Si mund të mos mendoja diçka për të shkuar në tokën e ëndrrave të mia. Fatmirësisht pashaportën e kam pasur gjithmonë sepse ma kishte bërë heroi im kur donte të më adoptonte ndaj kisha një problem më pak. Kisha pak probleme për të zgjidhur. Një ndër ta valixhja dhe taksia se si do të ikja në aeroport. Mikëpritësit e mi i kishin të zëna ato që kishin, plus unë nuk i fusja kurrë duart në gjërat e tyre. E urreja atë gjë. Kisha vetëm një rrugëzgjidhje ta blija rrugës dhe taksinë mund ta gjeja pa problem, të paktën kështu mendova unë.

Page 151: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 151

Nuk lajmërova askënd, madje as mikun tim se kisha frikë se mos do të më ndalonte. Atë ditë u ktheva më taksi në shtëpi dhe e porosita taksistin të vinte në orën 10.30 - të në të njëjtin vend sepse duhej të ikja në aeroport dhe nuk kisha askënd në shtëpi që të më shoqëronte. E prita të vinte, por si duket taksixhiu nuk erdhi të nesërmen kështu që i futa rrobat në çantën e shkollës dhe në dy qese mora portofolin dhe shkova me urban në qendër. Arrita të gjej shumë shpejt një taksi ashtu dosido dhe në një nga rrugët që të çonte ne aeroport bleva dhe valixhen. Taksixhiu me siguri që po e pyeste veten pse po ndodhte e gjitha kjo situate, ndaj për t’ja zhdukur kureshtien e tij që në atë moment mund të më prishte shumë punë, i thashë që prindërit e mi jetonin jashtë dhe unë bashkë me ta. Po ikja atje, por më ishte prishur valixhja dhe nuk kisha pasur kohë të bleja një të re. Si duket e besoi sepse nuk më bëri më pyetje dhe nuk e zgjati më tej bisedën. Isha e vetme në aeroportin që do përfaqësonte dritaren e fundit për atë ditë. Ishte hera e fundit me siguri që shkelja në atë tokë dhe nuk më vinte keq aspak. Unë po shkoja në shtëpinë time të vërtetë. Kisha jetuar atje gjithmonë, ndonëse fizikisht kisha qenë në shtëpinë e mikëpritësëve apo në spital. Unë i përkisja atij vendi ashtu sikurse ai vend më përkiste mua dhe këtë gjë askush nuk mund ta ndryshonte madje as koha. U futa në aeroport dhe pyeta ku duhej të bëja check-in për të ikur në Gjermani. Pasi bëra check-in dhe u futa në pjesën e sportelit një ankth filloi të më kapte. Po sikur ata ta kishin kuptuar që kisha ikur? I kisha lënë një letër, por isha e sigurtë që do të

Page 152: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 152

ktheheshin shumë vonë. Deri në momentin që zonja pa pashaportën time dhe më tha që mund të kaloja, kanë qenë momentet që kam pasur më shumë frikë në jetën time, por pas atij çasti e dija që asgjë nuk do mund të më ndalte. U ula në një nga lokalet aty brenda në terminal që të pija diçka. Arushin e kisha futur në valixhe se nuk e dija në lejohej ta mbaja. Po bëhesha gati të paguaja faturën kur për një moment sytë më ndalën tek flamuri im gjerman. Kur dilja nga shtëpia e mbaja gjithmonë në një nga xhepat e portofolit tim. Koha u kthye mbrapsht dhe mu kujtua ajo ditë kur e kisha marrë në duar. Mbarte aq shumë energji ai flamur. Mbante fëmijërinë time. Unë dhe kur lutesha mbaja atë flamur në duar. Kishte ardhur dita që çdo dëshirë e shprehur mbi të të kthehej në jetë. Sa shumë kisha qarë mbi atë flamur. Ishte hajmalia ime e vetme. Sytë mu mbushën me lot, por e mbajta veten. E putha dhe e riktheva në vendin e vet. Pagova faturën dhe u çova. Erdhi koha të shkoja në shtëpi. Në shtëpinë time të vërtetë. U grumbulluam të gjithë pasagjerët dhe me një autobuz i cili na priste jashtë u nisëm drejt avionit. Nuk ishte aq i madh sa e kisha imagjinuar. Ishte një avion tamam si ata që kisha parë në television. Fatmirësisht pa e ditur mua më kishte rënë sedilja në krah të dritares. Nuk ishte shumë e madhe, por ishte dritaria që do më tregonte parajsën. Ajo mjaftonte për mua. Ishte dritaria e mrekullive. Nuk ndjeva aspak frikë kur aeroplani u ngrit në pistën e tij. E vetmja gjë që shihja ishte parajsa. E rrethuar e gjitha me re të pafundme dhe padyshim që mund të ndihesha më shumë se krenare me veten time. Isha në re. Nuk kisha arritur të shkruaja akoma emrin e tij në qiell po isha jo shumë larg asaj

Page 153: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 153

ëndrre. Kisha lexuar shumë për tokën gjermane. Kisha parë foto dhe dokumentarë pa fund. E megjithatë nuk e dija si mund të dukej ajo në sytë e mi. Nuk e kisha idenë më të vogël të them të drejtën dhe ndihesha deri diku e frikësuar. Nuk e di a mund të them që ajo botë më priste dhe do më pranonte për atë çka unë isha. Nuk dija asgjë. Pasi të zbrisja në aeroport do më duhej të merrja metronë për të shkuar në vendin ku ndodhej shkolla. Në kampusin ku unë do të zhvilloja provimet dhe me shpresë të madhe që të isha një ndër pesëdhjetë studentët që do të përzgjidhej për të studiuar me bursë të plotë në tokën e premtuar. Unë nuk do e shijoja dhe nëse do të isha një ndër të përzgjedhurit se po shuhesha çdo ditë e më shumë dhe me siguri nuk isha aq me fat sa të fitoja dhe një herë të drejtën për të jetuar. Këtë herë po fitonte vdekja dhe nuk kisha më fuqi të kundërshtoja fatin tim të dëshpëruar dhe me siguri shumë idiot. Isha më shumë se sa e lodhur. Çdo njeri do thoshte me siguri që po dorëzohesha shumë shpejt kur isha vetëm një hap larg realizimit të një ëndrre, por nuk ishte tamam ashtu. Të bashkëjetoje me vdekjen ishte një gjë, po ta ushqeje ti atë ishe shumë e vështirë. Në çdo herë që unë konsumoja ushqim, qelizat kancerogjene rriteshin akoma më shumë brenda meje. Ndaj ushqehesha vetëm një herë në ditë. Për të pasur një dhimbje më pak në jetën time. Për të pasur disa kriza më pak. Për të ndjerë më pak dhimbje në trupin që venitej çdo ditë e më shumë në këtë të botë të madhe njerëzish. Nuk kam parë gjë më të mrekullueshme se retë në jetën time. Dhe unë isha mbi to. U shkriva e gjitha në atë peizazh që vetëm një ëndërr aq e çmendur më bëri ta përjetoj. Ato

Page 154: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 154

putheshin me njëra - tjetrën. Nga toka, qielli duket madhështor, por toka nuk mund të krahasohet me qiellin. A kishte gjë më të bukur se ato vallë? Ishin tamam si pambukë sheqeri. Nuk e kisha ndjerë kurrë atë ndjesinë e të prekurit të reve dhe i kisha aq afër. Më saktë isha dhe mbi to dhe bota që unë jetoja dikur ishte një iluzion që ngjante tepër i shëmtuar nga larg. E preka ëndrrën e jetës sime më shumë se një herë sepse retë ishin pafund dhe krijonin kurora të mrekullueshme. Kështu ishte dhe parajsa që ndodhej heroi im. Kaq e bukur, kaq madhështore dhe më mbushej shpirti. Dritaret vazhdonin akoma të ishin pjesa më e veçantë e shikimit tim. Ato vahdonin të dominonin dhe më besoni nuk më vjen keq për këtë gjë sepse ato ishin mburoja ime. Ato ishin perdia që më mbante shumë larg dhimbjes dhe shthurjes që ndodhej në botën time. Ia kisha përmendur rolin e dritareve mikëpritëse të mi në letrën që u kisha lënë pas. Ajo ishte letër shumë e shkurtër. Përmbante vetëm 7- të fjali. Një për çdo ditë të javës. U kisha shkruar konkretisht fjalë me vlerë, por nuk e di sa do e kuptonin atë që kisha shkruar. Nga unë Po largohem. Jam nisur shumë larg dhe shumë afër t’ju them të drejtën. Kam shkuar të mbaj fjalën që i dhashë njeriut që më zgjodhi të isha vajza e tij. Faleminderit për gjithçka keni bërë për mua deri më sot, e vlerësoj me të vërtetë. Kur të mbërrij do t’ju telefonoj për t’ju thënë që jam mirë dhe shpresoj të jeni edhe ju. Unë do te vdes atje në tokën timë të premtuar. Kujdesuni për veten se unë nuk kujdesem më dot për ju.

Page 155: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 155

Unë mund ta kuptoja thjeshtësinë e atyre vargjeve, ndërsa ata dyshoj që mund të bënin diçka të tillë. U isha mirënjohëse, më besoni për këtë gjë. Përtej faktit që e kishin vazhduar jetën e tyre shumë normalisht pasi unë isha vendosur në shtëpinë e tyre, e di që dhe për ta marrja e një përgjigjësie që nuk u takonte, nuk ishte aspak e lehtë. Ata kishin mënyrën e tyre të të parit të gjërave dhe diçka e vlerësoj jashtëzakonisht shumë, faktin që nuk kishin tentuar të thyenin privatësinë time. Respektin që kishin për qenien që unë isha dhe mosshfaqjen e ndonjë shenje negative kundrejt meje. Ata më kishin pranuar për atë çka përfaqësoja në jetën e tyre dhe kaq më mjaftonte. Kishin vlerë të madhe në sytë e mi për këtë gjë. Nuk e di si mund ta kishin pritur largimin tim, por duhej të pranonin dhe faktin që unë kisha të drejtë të jetoja ëndrrën time të fundit. Ata kishin pasur gjithçka që kishin dashur në jetën e tyre dhe më vjen mirë për këtë gjë. Jam më shumë se e ndërgjegjshme që nuk mund të kuptonin atë çka mund të ndjeja unë, prandaj nuk i kam gjykuar për faktin që nuk e provuan kurrë të ishin në botën time e aq më pak ta kuptonin atë. Unë isha diçka ndryshe dhe jo vetëm sepse unë merrja frymë ndryshe, por sepse kisha arritur ti jepja kuptim gjithçkaje, që në jetën time nuk kishte pasur një të tillë.

Page 156: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 156

Premtimi i fundit Ja ku jam tani në metronë që do më çojë në rrugën e fundit të kësaj jete. Në metronë që po më dërgonte në banesën time të fundit dhe ndihem me shumë fat që jam këtu ku jam sot. Të gjitha kujtimet që kisha sjellë ndër mend gjatë këtij udhëtimi më kishin bërë të kuptoja akoma dhe më shumë vlerën e atij premtimi. Kisha shkuar shumë larg për të realizuar ëndrrën e jetës sime. E mbylla librin e kujtimeve sepse pas asaj faqeje vinin vetëm fletë bosh që kërkonin të mbusheshin nga rreshta pa fund. Jam e rrethuar me njerëz që nuk i njoh dhe nuk kuptoj asnjë fjalë nga ato që dëgjoj në fakt. Jam shumë e trullosur dhe nuk di çfarë të mendoj më shumë se kaq. Ndihem e këputur a thua e gjithë bota është mbi supet e mia. Kolla nuk po më pushon dhe e urrej kur shoh sesi duart më mbushen me gjak dhe herë pas here unë duhet të zhvendosem për të pastruar duart në tualet. Jam e inatosur sepse po humbas shumë kohë duke pastruar në një farë mënyre pisllëkun që më rrethon dhe nuk dua të vuaj më kaq shumë. E meritoj të shijoj çdo pemë që nuk e kam parë. E meritoj të ndjej okigjenin. Më dukej sikur nuk kisha marrë kurrë frymë në jetën time. Herë pas here hapja krahët sikur doja ta mbështillja gjithë oksigjenin. Jam e mendimit që ata njerëz aty e dinin më shumë vlerën e oksigjenit sesa ndokush tjetër. Ose të them më mirë e dinin vlerën e okgjenit më mirë se individët që më kishin rrethuar mua për vite me rradhë.

Page 157: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 157

I kisha telefonuar mikëpritësëve të mi dhe mu dukën të shqetësuar. Largimi im i kishte prekur shumë ose të paktën kështu thonin ata. E kishin kuptuar jo për shkak të letrës sepse atë nuk e kishin parë ende por sepse mungonte arushi im. Unë nuk e merrja kurrë arushin me vete sepse përveçse në spital dhe në shtëpinë time nuk kam fjetur kurrë diku tjetër. Përjashtojmë këtu rastin e metrosë që ishte hera e parë që unë flija jashtë shtëpisë sigurisht me arushin. Ata ndiheshin shumë të xhindosur me veten që nuk e kishin kuptuar se çfarë po ndodhte. I thashë që nuk kthehesha më atje. Nëse donin vërtetë të më takonin mund të vinin. Unë nuk do ti ndaloja sigurisht. Madje dhe do ti takoja po të vinin. Do e bëja sepse nuk kishte kuptim. Do kishin bërë një rrugë aq të gjatë saqë unë nuk do isha me të vërtetë njeri i mirë. Nuk do të më mungonin. Nuk kam pse të them që më mungojnë kur nuk e ndiej diçka të tillë brenda vetes sime. I isha mirënjohëse gjithë jetën që më kishin hapur dyert dhe nuk kishin lejuar që unë të përfundoja në një jetimore. Këtë nuk do ta harroj kurrë, por kaq. Me ta më lidhte vetëm mirënjohja si ndjenjë. Kishim ndarë për shumë vite çatinë e një shtëpie bashkë, disa dreka, disa mëngjese, disa darka dhe ndonjë dite feste kur ata gjendeshin në shtëpi, por unë nuk ndjeja asgjë. Shumë mund të më kritikojnë duke më thënë që në fund të fundit unë doja me gjithë qenien time një njeri që e kisha takuar vetëm dy herë dhe kisha shkëmbim të rregullt postar, por ai ishte ndryshe. Heroi më kishte ridhënë jetë. Nuk e di a do gjej ndonjëherë dikë që do mund të më kuptojë atë që unë ndjej por edhe nëse nuk e bëjnë këtë gjë, prapë mua nuk më vjen keq. Asnjë ndjenjë nuk mund

Page 158: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 158

të jetë kurrë njëlloj sepse askush nuk e do dikë me të njëjtën zemër, nuk e ndjen me të njëjtin gjak, nuk e sheh me të njëjtit sy dhe mbi të gjitha nuk e ndjen kohën njëlloj. Rrethanat janë shumë vendimtare në ndjenjë. Por vetëm ata që nuk shuhen dhe me kalmin e kohës janë të vërteta edhe pse mund të transformohen. Dashuritë e vërteta nuk vdesin kurrë. Kush e di sa do kishin vazhduar këto mendimet e mia për njerëzit që më kishin dhënë jetën nëse nuk do kisha kuptuar qe metroja u ndal. Arrita në shtëpi. Sipas hartës që mbaja në dorë që e kisha blerë në aeroport dhe shënimet që kisha bërë gjatë asaj kohe kampusi i shkollës ndodhej shumë afër. Aeroporti kishte qenë një aventurë më vete. Aeroporti i vendit tim ishte i bukur dhe deri diku i madh, të paktën kështu mendoja unë. Kur unë zbrita thjesht ngriva sepse ajo ishte ndërtesa më e madhe që unë kisha parë në jetën time. E gjitha një labirinth. Kam ndjenjur 6 – të orë e katër minuta e ulur në aeroport sepse nuk kuptoja asgjë. Nuk dija ku të shkoja. Ishin 6 – të orët e katër minutat më boshe që kisha kaluar ndonjëherë. Tamam si hutaqe. Nuk e kisha ndjerë veten kurrë aq injorante sa atë ditë. Ishte ndihma e vajzave të informacionit që më ndihmuan të merrja veten. Ato më hipën në këtë metro dhe më drejtuan deri diku. I kisha kuptuar deri diku në fakt, por jo të gjitha gjërat që më kishin thënë ato. Sapo të dilja nga stacioni i metrosë me siguri do të dukej. Isha aq naive. Nuk kisha parë kurrë një qytet aq të madh në jetën time dhe unë thjesht shtanga. Nuk dija ku të hidhja sytë më përpara sepse atje kishte me mijëra ndërtesa dhe

Page 159: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 159

dukej një horizont i pafund. Ishte labirinti më i madh që kisha parë ndonjëherë në jetën time. Hodha sytë tek harta që kisha në dorë dhe vura re që gjendesha në fillimin e rrugës që më çonte drejt tek universiteti. Deri këtu isha mirë por më tutje nuk dija gjë. Duhej të pyesja dikë. Sepse ndryshe do mbetesha gjithë kohës si e humbur. Falë zotit anglishtja ime ishte e shkëlqyer dhe unë nuk trembem nga e panjohura. Më pëlqen ta sfidoj dhe ky ishte rasti më i mirë. Dhe ja. Mora frymë thellë, ngrita kokën lart dhe i dola përpara një vajze duke i prerë rrugën. -Më falni mund t’ju pyes për diçka? Vajza gjermane buzëqeshi dhe me shumë mirësjellje më pyeti se për çfarë kisha nevojë. E shihja dhe mendoja me vete se gjermanët nuk ishin të ftohtë. Ishte ajo përshtypja jonë e gabuar. Thjesht çdokush kishte jetën e tij dhe nuk ndërhynte në privatësinë tënde. -Më duhet që të shkoj në këtë vend. Kam një konkurs për të fituar në mënyrë që të bëhem pjesë e këtij universiteti por nuk po orientohem dot. Unë nuk kam lëvizur më përpara dhe ky qytet është gjigand. -Gjigand? -Po, madje dhe njerëzit janë të tillë. Si mund të ndërtohej ndryshe e gjithë kjo mrekulli që unë shoh? -Njerëzit e këtij qyteti nuk janë gjigandë. Më beso për këtë gjë. Por kombi gjerman ka punuar shumë për të ngritur këtë vend. -Është e pabesueshme.

Page 160: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 160

-Është qytet i bukur. Mbase ne nuk na bën përshtypje sepse jemi lindur dhe rritur këtu, por për turistët dhe vizitorët mbetet shumë atraktiv. -Do ishte çmenduri në fakt mos të pëlqeje një gjë të tillë. -Duhet të mësosh si të lexosh hartën dhe çdo gjë e ke më të thjeshtë. -Në vendin tim këto nuk janë shumë funksionale. Një zonjë në aeroport u përpoq të ma shpjegonte këtë gjë, por nuk është se e kuptova gjithçka. -Në çdo qytet ka sistemet e veta të transportit. Nëse mëson këtë gjë ia hodhe. Dhe pse nuk është aspak e vështirë. -Shpresoj të jetë ashtu. Vajza gjermane filloi të më shpjegonte mënyrën se si funksiononte kjo hartë dhe unë me të vërtetë mbeta e çuditur. Çdo gjë më dukej shumë më e thjeshtë tani që ajo po fliste dhe të them të drejtën nuk mu desh më shumë se dhjetë minuta për të kuptuar sesa i thjeshtë ishte përdorimi i asaj harte dhe sa shpejt mund të shkoja unë atje. Informacionet e vajzave të mëparshme ma kishin lehtësuar punën. Ai qytet padyshim që të përpinte dhe unë duhej të ndihesha me shumë fat që kisha hasur dikë aq pozitiv në jetën time të re. Vajza më shoqëroi deri tek metroja e rradhës që unë duhej të merrja dhe më pas më priste beteja ime e fundit për këtë jetë. U habita që udhëtimi zgjati shumë pak. Vetëm gjashtëmbëdhjetë minuta. Nga harta nuk dukej shumë larg por stacionet kishin distancë të paktën dy km nga njëri - tjetri. Ishte nje botë tjetër padyshim. Ishte dhe shumë më e bukur se ç’më kishte thënë heroi im. Perfeksioni e mbante një emër në jetën time tashmë. Quhej Deutschland. Jo se ishte i përsosur se

Page 161: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 161

dhe atje mund të gjeje mrekullitë që nuk i mendoje që ekzistonin, por sepse atje kishte ajër. Atje mund të merrja frymë. Mbaja në dorë valixhen time të vogël që kisha blerë përpara pak orësh dhe nuk mund ta besoja sa shumë gjëra kishin ndryshuar. Në dhjetë orë e gjithë jeta ime kishte qenë një aventurë e gjallë dhe unë isha personazhi kryesor. Në fakt tani që e mendoj çdo njeri në jetën e tij është personazhi kryesor. Çdokush tjetër qëndron aty për ta plotësuar tablonë, por në fund të fundit çdo njeri ishte heroi më i madh i vetes në jetën e tij. Askush nuk do ishte në gjendje të bënte zgjedhjet më të mira në jetën e tjetrit. U gjenda përballë godinës që mbarte të ardhmen time. Kampusin e shkollës që ishte një mrekulli më vete, mes gjithë atyre mrekullive që ekzistonin dhe nuk do të them në mund të kisha besuar që ndonjëherë kjo jeta ime do dukej kaq e mrekullushme dhe e bukur. Ishte gjithçka e mahnitshme. Ishte një qytet më vete, më besoni. Kudo gjelbërim. Njerëzit lëviznin me biçikleta nga njëra godinë në tjetrën dhe unë i shikoja e mahnitur. Unë nuk dija ti jepja një biçiklete. Nuk e kisha provuar kurrë dhe pse do të doja shumë. Nuk e di nëse një ditë unë do mund të lija gjurmët e mija në atë shkollë, por do ishte mëkat i madh nëse do ta bëja tani që kisha arritur deri aty. Tani që unë isha kaq afër. Kisha kurajon e një të çmenduri dhe vullnet të pathyer. Ishte kjo ajo që më kishte bërë të arrija deri aty, por mbi të gjitha dashuria. Unë doja pakufij. Ky ishte talenti im. Tani që dija ti lexoja hartat e kisha më të thjeshtë të lëvizja dhe univerisiteti në hyrje kishte një tabelë gjigande ku

Page 162: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 162

shpjegohej e gjithë godina dhe ku gjendeshin zyrat. Zyrat e regjistrimit për konkursin ndodheshin në godinë A2 në katin e tretë salla 16- të. U ndieva me fat kur pashë numrin e sallës. Ishte numri im. Padyshim që në jetë çdo gjë ndodh për një arsye dhe unë e dija fatin tim. Fati i njeriut nuk e di a është i shkruar apo jo, por di diçka me shumë siguri dhe askush nuk më bën të besoj të kundërtën. Jeta është zgjedhje. Mbase ti nuk zgjedh familjen që lind, por zgjedh familjen që do të krijosh. Nuk zgjedh kushtet ku lind dhe mjedisin që të rrethon, por mund të punosh që ai mjedis të jetë më i pastër. Fakti që ty të ka munguar dashuria, ajri, mirëkuptimi nuk donte të thoshte asgjë. Lumturia mund të ngrihej duke u bazuar tek buzëqeshja e dikujt tjetër. Kuptova që kisha humbur shumë kohë në fakt duke qarë. Çdo ëndërr bëhët realitet dhe ekzistojnë vetëm dy elementë magjikë që mund të bëjnë të ndryshosh botën. Vullneti i hekurt dhe besimi. Unë isha provë e gjallë për këtë. U nisa drejt godinës A2 dhe mbërrita shpejt se ishte në hyrje. Në katin zero ishte në fakt dhe ashensori dhe meqenëse kisha valixhe mora ashensor. E pranoj dhe që shkallët më lodhin dhe nuk para i frekuentoja. Në ashensor me mua u bashkua dhe një burrë rreth të gjashtëdhjetave. Me siguri që ishte profesor aty sepse mbante shumë letra në duar. Dukej që ishte gjerman sepse kishte pamjen tipike të një gjermani. Po më shikonte dhe papritur nisi të fliste. Si duket e kuptoi që unë isha studente e re aty. Më tha diçka në gjermanisht që të them të drejtën nuk e kuptova. Në atë moment u pendova shumë që e kisha braktisur kursin e gjuhës gjermane.

Page 163: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 163

-Më falni por unë nuk di gjermanisht, ia ktheva me mirësjellje në anglisht. Në një moment fytyra e tij u vrenjt dhe me nje anglishte të përsosur mu kthye. -Kur nuk flisni gjermanisht nuk e kuptoj se çfarë bëni këtu? Kjo është tokë gjermane dhe nëse ka godina ku jetojnë njerëz jo gjermane dhe përhapin kulturën e tyre këtu. Shtanga. Nuk mund ta besoja që ai njeri më foli ashtu. Unë kisha ardhur të studioja në atë kolegj amerikan piërisht për të mësuar gjuhën gjermane, për të studjuar në Gjermani. Ajo kishte qenë rruga e vetme që unë kisha pasur në një periudhë aq të shkurtër kohe. Si mund të fliste ashtu?! Sikur ta dinte ai sa shumë kisha luftuar unë për të qenë aty. Për ta merituar për të qenë aty. Njeriu gjithmonë e gjykon tjetrin pa e ditur se kush është. Në fraksion sekondash kur më vinin me mijëra mendime të tilla në kokë e pashë drejt në sy dhe i thashë: -E gjithë jeta ka qenë një ëndërr për mua dhe unë kam ardhur këtu të kthej ëndrrën time në jetë. Jeta ime e ka një emër. Quhet ‘Deutschland’. Kjo ishte fraza me të cilën kisha mbyllur esenë për aplikimin e bursës. Fraza e fundit në letrën e motivimit. Vura re që sytë e tij u mbushën me lot, por e mbajti veten dhe me një buzëqeshje të vërtetë sepse dukej që po i shkëlqente shpirti më tha: -Ti je vajza që ka aplikuar për bursë. Ke qenë e vetmja kandidate që letrën ia ke kushtuar idealit dhe dashurisë për këtë komb. Letra jote e motivimit titullohej “Jeta ime me tre ngjyrat e një flamuri” apo jo?

Page 164: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 164

Shtanga sërish. Këtë herë me një habi akoma më ta madhe dhe nuk e di si ta shpjegoj atë çka ndjeva unë në atë moment. Kush ishte ai njeri? Kush ishte ajo hije pa emër? Dhe sa hije të tilla do të takoja në jetë? -Ju e dini kush jam unë? -Jo nuk e di. Por di që një vajzë që ka shkruar atë letër më ka bërë të qaj për herë të parë nga detyra e një studenti. Në ese kishte shkruar fjalët që thatë ju. - “E gjithë jeta ka qenë një ëndërr dhe unë kam ardhur këtu të kthej ëndrrën time në jetë”. -Po këtë frazë. Jeni ju apo jo? -Po. -E dija që jeni ju. Unë jam personi që është marrë me aplikimet e studentëve nga Ballkani. Letra juaj është një muzë frymëzimi për ne. Nuk kam lexuar kurrë një letër që mbante aq shumë dashuri për një komb që nuk është i veti. Çdo gjerman duhet t’ju ketë zili dhe pse ua them me zemër. Ju e meritoni të quheni gjermane më shumë se çdo gjerman tjetër. Këtë herë u mbusha unë me lot. -Faleminderit, ia ktheva. Çdo njeri bën zgjedhjet e tij në jetë. Unë zgjodha të dua këtë komb dhe pse nuk më përket. -Nuk keni pse e thoni këtë gjë. Më besoni që ju i përkisni këtij kombi më shumë se çdokush. Nuk është e nevojshme që të keni një copë letër që e vërteton këtë. Ajo çka ju keni shprehur dhe dashuria që ju falni për këtë komb është mëse e mjaftueshme. -Jo të gjithë mendojnë kështu. Njeriu ka nevojë të shohë copa letrash për të bërë vërtetime ndjenjash, njëlloj si martesat. Shpesh njerëzit thonë që dy persona që duhen duhet të jenë të martuar. Ata

Page 165: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 165

që bashkëjetojnë nuk kanë janë të gatshëm ta ndajnë jetën me njëri - tjetrin. -Çmeduritë e njerëzimit janë këto mos i kushtoni aq shumë vëmendje. -Po ti kisha kushtuar nuk do isha këtu sot. Buzëqeshëm. -Jeni nisur tek zyra e regjistrimit besoj. -Po në fakt dhe pse nuk ja kam shumë idenë sesi do të funksionojnë gjërat mbrapa. -Provimet janë pas dy ditësh. Jam i bindur që do t’ja dilni. Ju kemi dërguar dokumentacionin e nevojshëm me postë. Besoj se i keni marrë letrat. Ju jeni në grupin e parë. E bëtë regjistrimin? -Unë nuk kam marrë akoma ndonjë letër në fakt. -Si ka mundësi? Duhet ti kishit marrë. Kanë ardhur me DHL, veçanërisht për ju sepse duke qenë se jeni në zonën e Ballkanit keni probleme goxha me vizat. -Unë nuk di asgjë. Është hera e parë që dal jashtë vendit tim. Nuk e dija që duhej të kisha bërë regjistrim. Ndërkohë që ashensori kishte ndaluar dhe ne ishim akoma brenda. -Si ka mundësi, duhet të pyesim tek zyra e regjistrimit ose ndryshe do të duhet të konkurosh semestrin tjetër. Nuk e ke marrë informacionin e plotë kur të erdhën përgjigjet e fazës së dytë. -Po unë e lexova, por se di. Mbase nuk kam qenë mjaftueshmërisht e vëmëndshme. -Do ti kontrollojmë bashkë, mos u shqetësoni. Çdo gjë do jetë në rregull. Ashtu thoshte ai, por zëri i profesorit nuk ishte shumë bindës. Unë të them të drejtën nuk e kisha idenë më të vogël për atë çka fliste ai prefesor i nderuar. U

Page 166: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 166

futëm tek zyra e regjistrimit dhe pasi u përshëndetëm me sekretaren profesori e pyeti. -E keni bërë regjistrimin e studentëve të Ballkanit? -Jo të gjithë janë regjistruar. Më lini të kontrolloj, por e di pse keni ardhur. Kam frikë që ajo që ju prisni akoma jo, por gjithsesi më prisni. -Po patjetër. -Ateherë, vajza që thoni ju, jo nuk është regjistruar sepse ajo nuk është parqitur dhe afati i fundit ishte përpara dy ditësh. Ajo nuk është paraqitur dhe as nuk ka njoftuar kështu që është në listën e pritjes për semestrin e rradhës nëse do të paraqesë kërkesën dhe do të shpjegojë arsyet pse nuk u paraqit, përndryshe aplikimi saj nuk do i jetë me i vlefshëm. Profesori hodhi sytë në tokë dhe po mendohej. Ndërsa unë e shokuar nga ajo çka po dëgjoja dhe pakujdesia ime mbase në leximin e letrës së pranimit kishte sjellë këtë pasojë. Nuk isha e sigurtë për asgjë më. Nuk e mbaja mend. -Nuk ka mundësi. -thashë unë e shqetësuar. Të gjithë kthyen kokën nga unë dhe po më shikonin si të çuditur. -Pse? -Unë do ta kisha ditur po të ishte ashtu. Nuk më ka ardhur asnjë njoftim. -Ju jeni ajo? -Po unë jam, unë nuk e dija që duhej kjo proçedurë. Unë nuk dija asgjë, nuk ka mundësi. -Zonjushë qetësohuni. Ne ju kemi dërguar me postë informacionin e nevojshëm. Nuk e kuptoj pse nuk ju ka ardhur.

Page 167: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 167

-Nuk e di, ne fakt nuk është se ne kemi një adresë të saktë. Domethënë atje nuk ka rrugë me emër të saktë dhe shtëpi me numra. Unë nuk di asgjë. -Nuk ka mundësi të bëjmë diçka, ndërhyu profesori. Ajo ka ardhur nga shumë larg. Nuk mund të ndërhyjmë që ajo të hyjë në provime pa e humbur një semestër? -Ju e dini procedurën më mirë se çdokush profesor. Rregullat janë rregulla. Nuk mund të thyejmë një sistem për një njeri. Mund ta bëjmë regjistrimin që të jetë gati për semestrin tjetër vetëm për provimet meqë etapat e tjera i ka kaluar me sukses. -Unë nuk kam më shumë kohë. Nuk kam më kohë. Ishte çasti që unë e kuptova sa vlerë kishte koha në jetën e njeriut. Kuptova sa e rëndësishme ishte ta respektoje kohën e mbi të gjitha të kuptoje se çdo sistem ecën sipas një ore të caktuar. Ishte momenti kur e kuptova sa e rëndësishme ishte ti jepje çdo gjëje rëndësinë që kishe. Të lexoje çdo gërmë për mos të keqinterpretuar gjithë letrën, të respektoje një botë me rregulla në të cilin unë nuk isha pjesë. Çdo gjë vlente. Dhe një shkronjë e shkuar keq, dhe një gjethe e rënë në tokë. Çdo gjë ndodhte për një arsye, çdo gjë kishte vlerë. -Për çfarë nuk keni më kohë sepse unë nuk po ju kuptoj fare, -më tha profesori. -Unë jam me kancer profesor. Erdha për të jetuar ëndrrën time të fundit në tokën time të premtuar, por jam shumë vonë. Për herë të parë në jetën time unë jam shumë vonë. U ula në karrigen që ishte aty përballë me përpjekjet e fundit për të mbledhur veten. Sytë mu mbushën me lot dhe të gjithë aty heshtën. Ishte ai moment kur profesori vuri re

Page 168: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 168

dhe farsoltën e gjakosur që mbaja në dorë. Ai dhe sekretaria po shikonin njëri - tjetri sikur kërkonin përgjigjen e duhur tek njëri - tjetri për të ma dhënë mua. Kaluan disa minuta në heshtje deri në momentin që profesori mori iniciativën për të thyer akullin. -Nuk ka mundësi. Duhet të bëjmë diçka, të flasim me dikë, ndoshta. Me dekanët. Ky është rast i jashtëzakonshëm. Duhet të ketë patjetër mundësi për të bërë diçka. -I gjithë stafi është në mbledhje. Nuk mund të ndërpres mbledhjen profesor. Mund të prisni pas mbledhjes, por dyshoj që mund të bëjmë diçka të tillë. Pas dy ditësh janë provimet. -Këtu është një njeri që e meriton më shumë se çdokush tjetër për të qenë në ato provime. -E keni marrë shumë personale profesor. E di që keni qenë personi që e ka bërë legjendë letrën e kësaj vajze sepse ju e quani gjermane, por unë nuk kam çfarë bëj. Flisni vetë me dekanët. Isha ulur dhe po shikoja sesi ata njerëz debatonin në syrin tim për jetën time të shkurtër 17 - të vjeçare e 6 muaj e 11 ditë dhe u çova. Nuk e di se ku e gjeta guximin që vrapova drejt zyrës ku zhvillohej mbledhja dhe hapa derën me aq fuqi sa kisha. Të gjithë kthyen kokën dhe pa u prezantuar kush isha, dola në mesin e tyre dhe zbraza shpirtin. Ndjeva që pas meje ishin dy njerëz të tjerë, profesori dhe sekretaria që më kishin ndjekur. -Nuk e ndalova dot. Më falni. Zonjushë ju lutem dilni jashtë.

Page 169: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 169

Nuk ja vura veshin mbylla sytë dhe shtrëngova fort duart sikur doja të merrja fuqinë nga ajri përreth dhe fillova të flisja. -Do doja t’ju kërkoja falje për guximin tim. Për guximin që mora që hyra këtu dhe nëse më lejoni dua që në pak minuta t’ju rrëfej kush jam dhe pse jam këtu. Vij nga një vend i vogël që mban zemrën e Ballkanit. Ky vend mbart vlera të mëdha me ëndrra dhe ideale që sot janë shtypur. Kam ardhur këtu që te realizoj ëndrrën time të fundit. Kam jetuar duke e parë jetën nga dritaret. Gjashtë vitet e katër ditët e parë të jetë time i kalova duke qëndruar në dhomën 16 – të të katit të tretë të një spitali. Jam rritur nga një njeri që jetonte në këtë vend dhe më bëri të kuptoj që unë isha e fortë si një gjermane kur në moshën tre vjeçare më dhuroi një flamur që unë e mbaj gjithmonë me vete. Ndërkohë nxorra flamurin që e kisha në portofol, aty ku kisha të mbështjellë dhe foton e heroit tim. U rrita me korrespondencë nga ky njeri që mbaj në këtë foto, i cili mbeti i vrarë në këtë vend dhe kam ardhur të mbaj premtimin e fundit në jetë. Që të jetoj këtu, që të studioj këtu. Jo përpara shumë kohësh mora vesh që isha me kancer dhe nuk më kanë mbetur më shumë se tre muaj jetë. Kur e mora vesh një gjë të tillë pa lejen e mikëpritësëve të mi huazova disa të holla dhe mora rrugën e guximin për të ardhur këtu. Nuk kam qenë kurrë jashtë dhe sot kuptova që kisha jetuar kaq shumë vite vetëm në ëndrra sepse Gjermania ime ishte shumë më e mirë seç e dija por dhe shumë më e ashpër seç më kishin treguar. Kam luftuar gjithmonë për jetën time dhe ëndrrat e mia. Sot po luftoj akoma më shumë. E gjithë jeta ime është numra dhe fjala e parë që unë kam thënë është numër. Nuk e

Page 170: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 170

mësova dot kurrë gjermanishten dhe ende nuk e di pse. Jam shumë e lodhur dhe ajo çka më vrau përpara disa minutash ishte lajmi që unë duhet të vij të jap provimet semetrin tjetër për të qenë pjesë e kësaj shkollë. Por nuk kam më kohë. Do të vdes pa e mbajtur premtimin tim dhe ndihem e zhgënjyer nga vetja. Unë dështova dhe nuk dua të jap justifikime, por unë me të vërtetë nuk e dija. Nuk më kishin informuar se si proçedohej. Kurrë në jetë nuk kam kërkuar diçka nga ndokush. Çdo gjë e kam arritur vetë ashtu si dhe ardhjen time këtu. Është hera e parë që kërkoj diçka me përulje. Ju lutem më lejoni të futem në ato provime. Unë thjesht duhet t’ja vërtetoj vetes që mund t’ia dal dhe do t’ia dal. Unë thjesht nuk kam më kohë. Lotët më mbytën dhe nuk munda të vazhdoj më tepër. E gjithë jeta ime po zhytej në një errësirë të re dhe nuk ishte e drejtë. Unë humba. Nuk më ka ardhur kurrë turp të pranoj humbjet e mia sepse nuk ishte hera e parë që humbja, por këtë herë nuk duhej të kisha dështuar. Ishte sfida ime e fundit. Duhej të kisha luftuar shumë më tepër se aq. Të gjithë ishin të habitur. Nuk u dëgjua asnjë gjë, askush nuk foli diçka. Të gjithë i mbanin sytë nga unë. -Më jepni një mundësi të vetme dhe nëse nuk do ia dal do kthehem më tokën e mikëpritësëve të mi. Dhe nëse nuk fitoj kjo nuk ka më asnjë lloj rëndësie. Kam nevojë t’ju them atyre që e provova. Nuk kam shkuar tek varri i njeriut që më rriti nga larg, por nëse një ditë para se të vdes të shkoj atje ai duhet të dijë që unë ia dola. I kam dhënë fjalën. Nuk kërkoj asgjë më shumë se kaq. Nuk mund të vdes kështu. Kam qenë e vdekur gjithë jetën. Më duhet të jetoj sot më shumë se kurrë.

Page 171: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 171

Ishte përulja e parë në jetën time dhe nuk do pendohem kurrë sepse e di që e gjithçka kam bërë në jetë ia ka vlejtur. Unë kam luftuar të jem në tokën e premtuar dhe të realizoj dëshirat e mia. Çfarë kuptimi do kishte jeta nëse ti nuk lufton për gjërat që dëshiron me shpirt. Si mund të kesh fituar të drejtën të thuash që unë nuk ja dola kur nuk e ke provuar? Kjo është një nga ato fjali që duhet thënë me zë ta lartë deri në momentin që ke provuar gjithçka dhe nuk ja ke dalë. Por unë besoj që nëse lufton me shpirt mund t’ja dalësh. Se është luftë e pastër njerëzore.

Page 172: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 172

Konkursi Ia dola mbanë që të futesha në konkurs dhe na ndanin vetëm pak mimnuta që të futeshim aty brenda dhe të mbaja premtimin tim. Atë ditë u diskutua e gjithë situata ime dhe pas një kontrolli mjeksor që mu bë dhe situata ime u verifikua deri në çfarë faze isha, për herë të parë në historinë 80 – të vjeçare të atij universiteti rregullat u thyen. U thyen për mua. Kishte qenë këmbëngulja ime e madhe dhe e profesorit tim që nuk kishte ndaluar së luftuari. E quaja profesori im tashmë dhe ishte heroi im i dytë. Isha më fat. Isha njeriu më me fat në botë. U vendosa në një nga kampuset e shkollës ashtu si dhe studentët e tjerë dhe i shfrytëzova në maksimum ato ditë për të shijuar dhe parë çdo gjë që ndodhte në atë vend. Nuk doja të humbisja asnjë sekond dhe udhërrëfyesi im u bë profesori gjerman. Nuk e di se çfarë mund të shihte ai njeri tek unë, por e di diçka me shumë siguri ishte idhulli im i tretë. Ai u bë miku im shumë shpejt në ato ditë aty dhe me studentët e tjerë nuk para flisja shumë e sidomos për shëndetin tim. Nuk doja që ata ta dinin gjendjen time e aq më pak të më shihnin me keqardhje. Unë e meritoja të më trajtonin si të barabartë. Fakti që unë kisha fituar të drejtën për të qënë pjesë e atij konkursi nuk donte të thoshte që unë do të kisha privilegje apo që ndokush do tentonte të më ndihmonte. Na ndanin pak minuta dhe ja ku ishte ajo çka do më ndryshonte mua gjithë jetën. Kishim dymbëdhjetë provime të ndarë në dy ditë. Në secilën ditë nga gjashtë provime që do të realizoheshin njëri pas tjetrit me njëzet minuta

Page 173: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 173

pushim mes tyre. Nuk ishin të vështira besoj, por ngarkesa psikologjike ishte shumë e madhe. Në këtë fazë kishim kaluar njëqind e pesëdhjetë aplikantë dhe nuk e di nëse ekzistonte propabiliteti që unë të isha një nga pesëdhjetë studentët që do të përzgjidhesha, ishte thuajse e pamundur, e mbi të gjitha duhej të isha në pesë studentët më të mirë për të përfituar një bursë të plotë. Gjithsej kishin aplikuar njëmijë e pesëqind studentë dhe prej tyre ishim seleksionuar ne që kishim kaluar dy fazat e para. Të gjithë ishin të nervozuar ndërsa unë për çudi jo. Nuk ndjeja asgjë. Kisha një siguri të jashtëzakonshme në vetvete që do t’ia dilja. Nuk mund ta dyshoja këtë gjë në asnjë moment. Kur e mendoja se çfarë kisha hequr për të qenë aty në atë ditë ato teste më dukeshin fare fillestare dhe pse nuk e dija përmbajtjen e tyre. Zilja ra. Të gjithë u futëm brenda dhe provimet filluan. Ishte rradha ime. Duhej ti tregoja botës kush isha unë. Ashtu siç e kisha menduar dhe vetë provimet nuk ishin fare të vështira. Ishin nivel mesatar. Lodhja fizike dhe mendore ishte çelësi i suksesit, por unë do t’ia dilja mbanë. Në kishte diçka që mua nuk më kishte munguar kurrë, ajo ishte vullneti dhe durimi. Tik - taku i orës nuk më bënte aspak nervoze. E di që në çdo pyetje që zgjidhja unë numëroja sekondat që kalonin dhe çdo pyetje i kisha dhënë kohën e mjaftueshme. Nuk ndalja, kokën se kam kthyer kurrë pas për të parë përgjigjet e mia. Jeta është një ekuacion me shumë ndryshore, nëse ndryshoret e zgjedhura e zgjidhin ekuacionin, nuk është e nevojshme më të kthehesh pas. Mjafton një fotografim memorik i atij çasti. Nuk ndihesha aspak nervoze në asnjë pyetje. U hasa dhe me integralet, pjesa ime e

Page 174: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 174

preferuar në matematikë. Jetën gjithmonë si integral e kisha menduar.kur kishte kufij ai quhej realitet, kur nuk kishte padyshim ishte ëndërr. Provimet nuk ishin fare të vështira. Më dukej sikur e kisha bërë unë testimin dhe e dija çdo përgjigje. Kisha përshtypjen sikur tezat e mia ishin bërë më të lehta se të tjerëve se nuk kishte mundësi. Sidomos ajo e historisë së kombit gjerman. Nuk e di a isha unë që dija mjaftueshëm për kombin gjerman apo teza ishte përgatitur me të vërtetë aq e lehtë. Ndonjëherë hidhja sytë për rreth dhe shihja studentë të shqetësuar, disa nervozë. Disa zhyteshin në mendime dhe e ndjeja veten të ndryshme nga çdo njeri në atë vend. Telefonova mikëpritësit e mi dhe u tregova për gjithçka që kishte ndodhur. I kërkova mos të shqetësoheshin më për mua se isha shumë mirë. Biseduam dhe në skype që ata të bindeshin që isha mirë. Mezi i binda që mos të vinin. Ata u bindën vetëm prej fjalëve të mia, por më vunë kushtin që do të kthehesha atje dhe do t’i informoja për çdo gjë në varësi të mënyrës si do të shkonin gjërat. Tani ishte e rëndësishme për të gjithë ne, që unë ti shkoja deri në fund gjërave që kisha nisur. Telefonova dhe infermierin tim. Sigurisht që hëngra disa të shara të mira prej atij, por çdo gjë ishte në rregull. U shqetësua shumë për mua dhe më dha fjalën që do mbeteshim në kontakt dhe do vinte të më takonte atje. Ka qenë hera e parë që nuk jam ndjerë vetëm. Ata më donin.

Page 175: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 175

Dita e madhe Provimet i mbylla me sukses ose të paktën kështu them dhe unë që ia dola me sukses. Nuk kisha lënë asnjë pyetje pa u përgjigjur dhe për çdo pyetje kisha dhënë dhe një informacion ekstra që ta plotësoja. Kur mbarova provimet e ditës së parë profesori im po më priste jashtë. Ishte dhe ai po aq nervoz sa unë. Ishte gjëja e parë që pashë sa dola tek dera. Po më priste. Ishte hera e parë që dikush më priste mua. -Hë si dole? -Shumë mirë. Ishin të thjeshta. Të paktën mua ashtu mu dukën. -Ke dalë shkëlqyer. Jam shumë i sigurtë për këtë gjë. -Faleminderit për çdo gjë keni bërë për mua. -Faleminderit ty. -Nuk kam pasur kurrë kaq shumë besim tek dikush sa kam tek ti. -Vërtetë? -Po pse? -Sepse ti je e pafajshme. Je kaq e pafajshme. E përqafova fort dhe e ndieva që ai njeri do ishte streha ime nëse do kisha ndonjëherë nevojë për një të tillë. Dhe unë kisha shumë besim tek ai. Isha njeriu që kishte më shumë heronj në jetë. Kishin kaluar 7 – të ditë ,10 - të orë, 30 - të minuta që kur provimet kishin prfunduar dhe sot ishte dita e madhe. Do të shpalleshin fituesit. Bëhej një ceremoni e madhe atë ditë sepse ishte dhe 80 - të vjetori i universitetit amerikan ndaj

Page 176: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 176

në këtë ceremoni do të shpalleshin dhe fituesit e këtij konkursi. Jeta e 50 – të studentëve do të ndryshonte përfundimisht dhe unë lutesha të isha një ndër ta. Kisha braktisur gjithçka për këtë ditë. Unë duhej t’ja dilja mbanë. Duhej ta bëja. Jo të gjithë studentët kishin ndenjur aty. Shumica ishin larguar dhe do ti lexonin përgjigjet në email. Kishin mbetur vetëm pak studentë nga ata që kishin aplikuar dhe marrë pjesë në provime. Unë sigurisht që kisha qëndruar. E ku do të shkoja tjetër. Gjithçka po shkonte shumë bukur, shfaqja, fjalimet dhe nuk di të kem parë ceromoni më të bukur. Ajo ishte parajsa ime. Parajsa e Gjermanisë. Ishte një skenë gjigande të cilën unë nuk di si ta përshkruaj me thënë të drejtën. I kisha parë që çdo ditë aty punonin të paktën tridhjetë e gjashtë punëtorë pa pushim. Çdo njeri kujdesej për detajet e çdo gjë tjetër që ndodhte aty. Skenat, dritat, karriget, mikrofonat. Ishte një punë kolosale dhe me të vërtetë e mahnitshme. Unë nuk do të isha në gjendje të organizoja ndonjë gjë të tillë ndonjë ditë. Të imagjinoje që ajo skenë bëhej për ne. Për të gjithë ne që kishim aplikuar dhe kërkonim me ngulm të ndryshonim jetët tona. E si mund të mos e bënim? Nuk e di a kishte qenë këmbëngulja ime që më solli deri në këtë fazë, por diçka e di me siguri unë e meritoja të isha aty. Kisha luftuar gjihë jetën për atë ditë. Duhej ta bëja krenar. Më në fund erdhi momenti që kisha pritur. Isha ulur në rreshtin e parë ashtu siç bëja gjithmonë. Më pëlqente të isha në frontin e parë të luftës. Aty mund ta shihja më lehtë sfidën që më priste. Pas fjalimit përshëndetës nga dekani i universiteti dhe disa profesorë të tjerë, dhe falenderimeve

Page 177: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 177

pa fund për çdo njeri që kishte kontribuar për këtë ditë të madhe, dekoratave dhe çertifikatave të falenderimit e mirënjohjes po afronte momenti i shumë pritur. Për herë të parë mund të them që unë nuk isha vetëm. Kishte dhe shumë studentë të tjerë që nuk ishin me prindërit e tyre prandaj nëse unë do ndodhesha në atë listë fituesish nuk kisha pse të më vinte keq. Nuk kisha asgjë më pak se asnjëri aty. Kisha punuar shumë më tepër se çdokush aty për të qenë pjesë. Domethënë nuk dija historitë e tyre, por e ndjeja. E ndjeja që unë isha ndryshe. Momenti erdhi. Dekani nxorri listën e pesëdhjetë studentëve fitues. -Dhe tani do të shpallim emrat e pesëdhjetë studentëve të cilët janë shpallur fitues nga konkursi që zhvilluam. Më lejoni t’ju them që ka qënë një vit shumë i ndryshëm nga çdo vit tjetër dhe rezultatet kanë qenë mahnitëse. Është viti i ndryshimeve të mëdha për ne dhe për këta student të cilët do të përfitojnë nga bursat. Menjëherë pasi unë të shpall rezultatet ata do të paraqiten dhe në faqen zyrtare të universitetit tonë dhe studentët që nuk janë këtu do të njoftohen për rezultatet. Të gjithë mbajtëm frymën. Momenti kishte ardhur. Dekani filloi të lexonte emrat nga fundi të atyre që kishin arritur rezultatet më të larta. Po numëroja çdo emër nga fundi dhe kur vura re që erdhi emri i dytë dhe unë akoma nuk isha përmendur u çova. Ishte hera e parë në jetën time që nuk kisha dëshirë ti shkoja një gjëje deri në fund. Ishte hera e parë që nuk kisha guxim të qëndroja dhe u çova e ika drejt fundit të oborrit. Duhej të bëja gati

Page 178: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 178

valixhen dhe do ikja në shtëpinë e mikëpritësëve të mi. Ishte një vendim i marrë në çast. -Dua të ftoj dikë këtu që të thotë emrin e personit që ka dalë në vendin e parë sepse studenti në fjalë është këtu falë këmbëngulies së këtij njeriu. Tha emrin e profesorit tim dhe në atë moment ndala. Mbase isha unë. Ekzistonte një mundësi që të isha unë. Profesori doli në skenë dhe filloi të fliste. -Dua të përmend në veçanti që ky njeri, kjo studente ka arritur rezulatatet më të arrira ndonjëherë. Është e vetmja që ka marrë njëqind e njëzet pikë në çdo provim nga njëqind të mundshme. Dhe është studentja e parë jo gjermane që di historinë e kombit gjerman më mirë se çdo student gjerman që ka aplikuar. Ajo është një vajzë e jashtëzakonshme e cila ka luftuar me vdekjen çdo ditë dhe sot po lufton sërish. Ajo po lufton me kancerin dhe sot është mes nesh. -ktheva kokën. Vajza që ata po flisnin isha unë. Më kishin zgjedhur mua dhe nuk mund ta besoja që isha unë. - Ju lutem ejani në skenë. Të gjithë këta njerëz këtu kanë nevojë të shohin heroin e ditës. Ti për ne je një “Zhan D’Ark” e kohëve moderne ndaj duhej të jeni këtu me mua. Ngjituni në skenë. - tha profesori dhe zgjati dorën drejt meje. Shtanga. Njeriu mund të presë një jetë vetëm për një çast të vetëm. Sakrifikon çdo gjë vetëm për të parë sesi ideali për të cilin ka falur jetën sot merr frymë. Unë isha një nga ata njerëz ndaj e di që unë jam ndryshe. Nuk i ngjaj asgjëje në këtë botë të madhe njerëzore dhe nuk më vjen keq për këtë. Nuk është gabim të ecësh kundër

Page 179: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 179

rrymës, është e vështirë, por vetëm ata që nuk dorëzohen kurrë ia dalin. Unë isha ai njeri dhe nuk pendohem për asnjë zgjedhje që kisha bërë në jetë. Po vdisja, por duke parë sesi unë, një jetime e braktisur në koshat e mbeturinave kishte realizuar atë që shumë njerëz e kishin dashur. Unë jam shpirti i lirë i kësaj toke. Botës nuk i përkas, por bota është e imja. Qaja pa pushim, pa zë. Lotët më mbytën të gjithën dhe unë vetëm mbytesha nga ngashërimi i fitores sime të madhe. Unë mbajta premtimin tim. Nuk kishte rëndësi që unë po vdisja. Jo më besoni nuk kishte më asnjë lloj rëndësie. Unë ja dola dhe asgjë nuk më ndaloi. As vdekja. Sot në këtë ditë që e mendoja gjithçka të humbur dhe humba besimin, jeta, zoti apo fati më tregoi që asnjë betejë nuk është absurde, asnjë ëndërr nuk mund të quhet e pavlerë nëse ti lufton deri në fund për të. Mund t’ia dalësh mbanë nëse lufton me gjithë qënien tënde. Çdo mund dhe sakrificë kthehen një ditë. Bota është një cikël. Çdo gjë rrotullohet dhe shkon në vend atje ku duhet të shkojë. U ngjita në skenë dhe e përqafova profesorin tim. Ata kishin në dorë dhe një kupë që ishte bërë për mua si studentja e parë që kishte arritur një rezulatat të tillë. Ndihesha krenare më shumë se kurrë. Ngrita kokën drejt qiellit dhe bërtita. -Ja dola… Ja dola për ty. Profesori im më përqafoi mori sërish mikrofonin në duar dhe duke u drejtuar nga unë tha. -Kam jetuar gjithë jetën për të takuar një njeri si ti. Kombi gjerman duhet të përulet përpara teje dhe duhet të dish që ne nuk do të lejojmë që ti të vdesësh. Ne do të luftojmë deri në fund për ty. Ti do të jetosh. Së bashku me të gjithë profesorët këtu kemi vendosur që të bashkëpunojmë së

Page 180: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 180

bashku për të paguar një kurim aleternativ që po eksperimentohet këtu. -të gjithë i kishin sytë nga unë. Lotët nuk po më pushonin dhe fjalët çka po thonin ata më dukeshin si një përrallë. Nuk e di si mund ti ndodhnin kaq shumë mrekulli një njeriu të vetëm. -Faleminderit sërish profesor. Jeta është treguar më tepër se bujare me mua përderisa sot jam këtu mes jush, duke realizuar ëndrrën e një jete. Nuk e di në kam bërë gjë për ta merituar këtë çast, por kam luftuar me gjithë qenien time. Më besoni për këtë gjë. -E meriton këtë dhe çdo gjë tjetër që do të vijë pas kësaj dhe jeta jote do jetë e mbushur me plot ditë të bukura me jetë. -A mund të them diçka për çdo njeri këtu? -Patjetër që po. Kënaqësia jonë. U ulën në vendet e tyre dhe të gjithë i kishin sytë drejt meje. Për herë të parë nuk dija çfarë të thoja sepse fjalët nuk po më vinin dhe në një moment hedh syte drejt kupës që mbaja në duar dhe mora mikrofonin. -Gjatë këtyre viteve jetë kam zbuluar shumë gjëra dhe përtej çdo gjëjë të vështirë kam kaluar, kam zbuluar leksionin më të madh që mund të mësojë dikush. Ia vlen të luftosh për të jetuar sepse çdo betejë do të shpërblehet dhe do të jetosh për të parë ditë si kjo. Ditë triumfi ku lotët janë shoqëruesit më transparentë të kësaj jete. Faleminderit! E dini?! Bota ka jetuar në kohë shumë të vështira, por sot po jeton në periudhën më të keqe të saj. Po jeton në një kohë pa ndjenjë, ndaj do ju lutesha çdo njërit prej jush që mos të harrojë të dojë çdo gjë që ka përreth dhe të ndihet me fat. Kur të dilni prej këtej shkoni në shtëpi dhe përqafojini njerëzit tuaj,

Page 181: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 181

tregoni sa shumë i doni se nuk i dihet asnjëherë nëse të nesërmen do ndajmë të njëjtin oksigjen me ta. Të gjithë luftojmë që të na duan. Këto kupa, këto triumfe janë vetëm prova fizike që ne duam ti tregojmë të tjerëve se ne ekzistojmë dhe ja vlejmë të njihemi, të na duan e të mbahemi mend. Mos harroni t’ju tregoni njerëzve që bota nuk është aspak e shëmtuar. Ajo thjesht ka shumë nevojë për dashuri, prandaj jepni atë pa pritur diçka mbrapa. Çdo gjë kthehet në jetë, ndaj dhuroni sa më shumë dashuri. Do jeni të lumtur. Ne ecim në të njëjtat rrugë, por jo me të njëjtin hap. Ne kemi të njëjtin zë, po jo të njëjtat fjalë. Mos u dorëzoni kurrë dhe nëse ju thonë që nuk do t’ia dilni. Mos e ushqeni veten me urrejtje. Jeta është e bukur sepse është e vështirë. Imagjinoni sa monotone do të dukej sikur të ishim gjithmonë të aftë të zgjidhnim gjithçka. Të gjithë kemi nevojë të gabojmë, dështojmë dhe të prekim fundin që të ringjallemi si feniksë. Me më shumë ideale për jetën dhe më shumë dije. Mos harroni të jetoni e mbi të gjitha të doni çdo njeri të kësaj jete. Ndani sa më shumë dashuri. Dhe këtë kupë këtë triumf ja kushtoj njeriut që më mësoi se sa e rëndësishme është jeta. Gjithçka di sot e kam mësuar prej tij ndonëse e kam takuar vetëm dy herë. Faleminderit që më bëre njeriun që unë jam sot. Nuk do të harroj kurrë. E shkrova emrin tënd në qiell tani. Të dua pa fund dhe çdo fitore e imja në këtë jetë do jetë për ty. Vetëm për ty. Ngrita kokën lart në qiell dhe hapa krahët. -Është për ty ky përqafim. Të dua aq sa qielli. Profesori im u ringjit në skenë dhe më përqafoi fort. -Bota ka nevojë për më shumë njerëz si ti. Jemi me fat që të kemi njohur. E pashë dhe e përqafova sërish. Ngrita kupën që mbaja në dorë. Nxorra flamurin tim gjerman dhe pashë qiellin. Tani e di që të shkruaja në qiell emrin e tij donte të thoshte shumë

Page 182: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 182

më tepër se aq. Nuk ishe e nevojshme të prekje qiellin për tu ndierë në qiell. Unë isha në qiell. Ja dola. Bota dëgjoi emrin tim dhe të tij dhe çdokush që ishte aty, në atë eveniment internacional do të dëgjonte historinë time dhe do ia thoshte dikujt. Do të isha frymëzim për çdo njeri dhe diçka e them me bindje të plotë, unë jetoja në zemrat e atyre që më kishin njohur, vlerësuar për atë çka isha dhe nuk do të vdisja kurrë. Do të jetoja gjithmonë aty. Një njeri i vdekur fizikisht shpesh ishte më shumë i gjallë se ata të tjerët. Për ta shkruante historia dhe një ditë diku, dikush do ta shkruante triumfin tim. Nuk kishte aspak rëndësi për mua nëse ai mjekim alternative nuk do të funksiononte unë jetoja. Do të jetoja përjetësisht në muret e asaj shkolle, kisha lënë gjurmët e mia ndonëse unë isha hije. Isha një hije pa emër. Nuk do ta harroj kurrë ndjesinë e asaj dite. Nuk do gjej kurrë fjalët për të përshkruar sytë e dhjetra njerëzve që ishin drejt meje. Nuk do gjej dot kurrë vargjet për çdo duartrokitje që është bërë për mua atë ditë. E meritoja. Këtë e di me siguri. Që e meritoja të isha ty. E meritoja të më shihnin në atë skenë se kisha një jetë që e ëndërroja dhe ja ku isha unë. Një jetime e braktisur në një kosh mbeturinash, e rritur nga hije e një njeriu të lartë. Ja ku isha unë njeriu që kishte bërë të mundur që sytë e atyre njerëzve të përloteshin dhe të besonin në mrekulli. Dhe atë ditë kishte ndodhur vërtetë një mrekulli. Mrekullia mbante emrin tim. Unë fitova. Nuk ishte emri që na bënte unik, por ishte ai që e shkruate historinë dhe emrin tim nuk keni nevojë ta dini se unë mbaj emrin e çdo njeriu. Jam thjesht një copëz e formuar nga ngjarje që ndodhin në jetë dhe e di që çdo njëri prej jush e ka provuar qoftë dhe një herë të vetme shijen e të qenurit si unë. Shpresoj që të kuptoni se kush janë gjërat që e bëjnë jetën vërtetë të vlefshme dhe mos harroni kurrë rregullin e saj të

Page 183: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 183

artë: “Vijmë në këtë jetë për të përfunduar një mision që mund të jetë vetëm i joni ose i mbartur nga dikush tjetë. Çdokush duke nisur që nga ne, jemi kalimtarë në jetën e çdokujt. Mësojmë nga të gjithë dhe mësojmë çdokënd. Ne jemi copëza që bashkohemi për të formuar realitetin. Ekziston edhe një formulë për triumfin: “Asnjëherë mos ndaloni së besuari në atë çka doni e mbi të gjitha mos u dorëzoni kurrë”. Me mua funksionoi. Do t’ja dalësh edhe ti.

Page 184: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 184

Një jetë e re Kishin kaluar gjashtë muaj që nga ajo ditë e paharrueshme dhe sot po kthehem në shtëpinë e mikëpritësëve të mi. Mbaj në kokë një shami sepse nuk kam më flokë për shkak të kimio terapisë. Kam filluar trajtimin dhe deri tani ka rezultuar me të vërtetë shumë i sukseshëm, por lufta ime nuk ka mbaruar dhe nuk e di a do të mbarojë ndonjëherë me kancerin. E di që do të fitoj me çdo armë që kam në çdo betejë dhe pse janë beteja vendimtare si kjo, që do të bëjnë diferencën në këtë luftë të pamëshirmshme për mbijetesë. Trupi im është shumë i dobët dhe nuk e di a do të kem fuqi që ta përballoj gjithë këtë gjë, por diçka është e sigurtë, nuk do të dorëzohem kurrë. Është i vetmi leksion që jeta nuk do të ma mësojë kurrë. Si të dorëzohesh përpara një sfide. Jam studente në vitin e parë për financë kontabiltet dega që kisha dëshiruar dhe vazhdoj të jem në listën e studentëve më të mirë. Sot po kthehem në shtëpinë e mikëpritësëve të mi. Nuk erdhën të më takonin sepse nuk i lejova. Në jetën time kam luftuar gjithmonë vetëm, ndaj nuk doja që ata të ishin me mua. Do më vriste më shumë prania e tyre se sa do më jepte forcë. Nuk e di a ishin krenarë për mua, por besoj që po dhe pse unë jam e vetme në këtë botë të madhe njerëzish. Jam e vetme në idealet e mia dhe pse kam gjetur më shumë miq të rinj. Por jam e lumtur kështu. Në aeroport më priti zotëria. Ai ishte treguar shumë i gatshëm për gjithçka që pas largimit tim. Kisha biseduar çdo ditë me ta në skype dhe disa herë dhe me infermierin. Ishin aq të lumtur atë ditë kur i tregova për triumfin tim. Krenoheshin kudo me mua.

Page 185: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 185

Arrita atje nga ku kishte nisur gjithçka. Nuk doja të shkoja në shtëpi. Doja të shkoja tek varri tij. Doja ti tregoja gjithçka ndonëse unë e di shumë mirë që ai ka parë gjithçka nga atje ku është. Ai më ka shoqëruar kudo. Kishin kaluar plot tre vjet që nga vdekja e tij dhe unë po kthehesha aty për ta takuar. Më kishte marrë malli shumë për të. Dhe mua dhe arushin. Ai kthim në vendin ku isha lindur dhe kisha jetuar të gjithë jetën time nuk është se më bënte shumë përshtypje. Retë mu dukën njëlloj si atë ditë dhe në atë qielli fatkeqsisht nuk kishte ndryshuar asgjë. Bota që unë kisha lënë pas dukej njëlloj si atë ditë, po retë ishin të mrekullueshme. Ato vazhdonin të mbanin në peshë të gjithë bukuritë e atij qielli. Nuk do të bëheshin kurrë më të bukura apo shëmtuara. Di vetëm që u përkulën përpara meje kur aeroplani po ulej në pistën e tij të fundit. Të gjithë po arrinin në destinacionin e vet. Edhe unë. Zbrita nga avioni dhe në aeroport më priste zotëria. Kur e pashë nga larg mu kujtua dita e parë që erdhi të më merrte nga spitali. Ishte hera e parë në fakt që dikush më kishte vizituar përveç mjekëve. E dija ekzistencën e tij sepse heroi im më kishte treguar për të nëpërmjet letrave. Ishte sërish atje duke më marrë ndoshtë për herë të fundit nga diku. I zgjata dorën dhe ai më përqafoi. -Dukesh shumë më mirë ,më tha. Hodha një vështrim drejt tij dhe e ndjeva sërish veten me fat që kisha sërish dikë pranë. Kisha dikë që më priste dhe pse nuk e di në e bënte nga dashuria apo obligimi moral i shumë viteve më parë. -Po në fakt jam shumë më mirë. Faleminderit që erdhe. Po zonja nga është? Mendova se do ishit të dy.

Page 186: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 186

- Po na pret në shtëpi. Të ka përgatitur një super pritje dhe kemi njoftuar dhe shoqet e tua për ardhjen tënde. Do të jenë atje në darkë. Menduam të pushoje pak dhe të bëheshe gati. Do të jetë dhe infermieri yt. -Faleminderit, por nuk duhet të kishit bërë kaq shumë gjëra për mua. Unë jam mirë. -Ti meriton shumë më tepër se aq. Nuk je vetëm. Këtë ta dish. -A mund të kërkoj diçka atëherë? -Po. A mund të më çosh tek varri i tij? -Po shkojmë në shtëpi një herë dhe më vonë ose nesër. -Duhet ta bëj sot në fakt. Kam nevojë ti tregoj që unë ja dola. -Në rregull. Do shkojmë. Rruga ishte tepër e heshtur dhe nuk shkëmbyem thuajse asnjë fjalë më njëri - tjetrin dhe pse ndonjëherë vështrimet tona kryqëzoheshin dhe në mënyrë natyrale vinte një buzëqeshje. Më mbante dorën të shtrënguar dhe asnjëri prej nesh nuk fliste. Besoj se çdo fjalë në atë moment do ishte e tepërt. Nuk do doja të transformoja asnjë moment të atij rrugëtimi. Nuk e kisha kaluar kurrë atë rrugë dhe pse më dukej shumë familjare. Vdekja të bën gjithmonë të duket sikur i njeh rrugët e kësaj jete dhe ke shkelur në të gjitha ata. Kur ecën drejt vdekjes çdo gjë të duket e bukur ndaj e shijon çdo sekond të asaj që ka mbetur. -Më thuaj diçka të lutem? -Po? -Pse pranuat të më mbanit? Çfarë ju lidhte me atë?

Page 187: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 187

-Hë, kisha menduar të ta tregoja vetë. Dikur ai më shpëtoi jetën. Jemi njohur rastësisht. U përplasa me makinë dhe ai kishte qenë pas meje në autostradë duke udhëtuar në këmbë. E bënte gjithmonë dhe kur kishte para. Më pa dhe vrapoi drejt meje. Më ka mbajtur në krah për të më çuar deri në spital se makinat ishin shumë të rralla, ndërsa celularët atëherë nuk ekzistonin. Ka ecur më shumë se një orë në këmbë me mua në kurriz dhe po mos të kishte qenë ai do kisha vdekur. I detyrohesha jetën atij njeriu. –e dëgjoja dhe qaja. Ai ka qenë njeri i jashtëzakonshëm. -Nuk paska qenë vetëm heroi im? -Jo, ai ishte heroi i të gjithë atyre që e njihnin. -E vërtetë. -Kur më kërkoi të të merrja ty që mos të përfundoje në jetimore nuk e mendova dy herë. Ai e dinte që unë nuk do isha një njeri që do të falte një familje, por me mua do ishe e sigurtë dhe do kujdesesha për ty e asgjë nuk do të ndodhte. Dhe ime shoqe ishte dakort dhe nuk u diskutua dy herë adoptimi yt. Ai të adhuronte. -E di, edhe unë. Me githë qenien time. Duhet të dish që ti ke qenë krenaria e tij më e madhe, vazhdon të jesh. Në atë moment përqafuam njëri - tjetrin. Ishte një përqafim i vërtetë. Arritëm tek varri i tij. Ishte një lapidar gjigand aq sa dhe ai njeri. Ndonëse shpirti i tij ishte i jashtëzakonshëm. Ai mermer ishte vetëm për të treguar që ai nuk kishte vdekur kurrë. E pashë aty tek lartësohej në sytë e mi dhe u ula në gjunjë. I rrëfeva çdo vendim që kisha marrë në jetën time që pas vdekjes së tij dhe çdo detaj që mbaja mend nga aventura ime atje. E di që

Page 188: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 188

ka qenë aty pranë meje dhe më ka parë, por nuk ishte njëlloj si më parë. E kisha pranuar faktin që ai nuk ishte më pjesë e jetës sime. E kisha pranuar që ai nuk do të vinte më kurrë, por mbase jeta një ditë do të bënte të mundur që unë dhe ai të takoheshim. E di me siguri që në çdo betejë që do të fitoj do të lartësoj emrin e tij akoma dhe më shumë. Në atë çast e dija që çdo gjë që kisha jetuar në jetë ja vlente. Do doja shumë që të ishte i gjallë për të më parë, të ishte në jetë që ta shijonte dhe ai trumfin tim, triumfin tonë. Qava me gjithë fuqinë time, i thashë çdo gjë që ndjeja në atë moment dhe sa krenare isha për të. I premtova që nuk do të dorëzohesha kurrë në jetën time dhe do ta bëja çdo ditë e më shumë krenar. Asgjë nuk do të më mposhte. As vdekja. U largova nga varrezat pas një ore dhe pasi u përshëndeta me mikëpritësin tim i thashë që do të ikja diku sepse kisha një porosi të fundit dhe më vonë do të shkoja në shtëpi. Doja të ecja pak ndaj ai u nis me makinën ë tij. Do më priste në shtëpi. Mora rrugën në këmbë drejt spitalit që kisha kaluar gjithë fëmijërinë time dhe gjithë kohën mendoja për shtëpinë. Kisha një jetë të re tashmë dhe do të ikja atje përgjithmonë. Do jetoja në parajsën time gjermane. Në atë parajsë që e kisha kërkuar me ngulm dhe kisha luftuar me mish e gjak. Varrezat nuk ishin shumë larg me spitalin në fakt dhe unë nuk është se e kisha vënë re që gjendesha tashmë aty. Mendimet më kishin bërë të humb sensin e kohës. E gjeta veten tek oborri i spitalit dhe koka në mënyrë të pavullnetshme shkoi drejt dritareve të spitalit tim, të dhomës time në katin e tretë. Në dhomën numër 16 – të. Kishin mbetur sërish të njëjtat shenja në dritare dhe dukeshin që nga larg, ishin të gjithë gjurmët e mia. Dielli ra mbi krye dhe hija

Page 189: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 189

ime u zgjat deri në fundin e oborrit, deri në fundin e fushës. Gjurmët e hijeve ishin akoma aty, në mendjen time. Udhëtoj sërish e vetme në rrugën time në këtë oborr të gjatë prej pesëdhjetë metrash dhe numëroj çdo hap. Jam e lumtur dhe prehem. Prehem në ëndërrat e vogla dhe të mëdha të jetës sime. Sytë më kanë mbetur në dritaren transparente. Shtrihem në stol dhe mbyll sytë. Pushoj për herë të fundit aty. Prehem duke parë dritaren time të fundit. Shpirti im vdes aty dhe ajo vajzë që isha nuk çohet më kurrë. Ajo vajzë ka vdekur gjashtë vjeç e katër ditë. Sot ekziston një njeri tjetër. Diçka e di. Atë do e prisja gjithmonë, derisa jeta të na takonte në një botë tjetër. Unë jam shpirti i lirë i kësaj toke. Botës nuk i përkas, por bota është e imja. Nuk jam më hije dhe pse eci në gjurmët e një hije. Në gjurmët e hijes pa emër…

Page 190: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 190

Epilog Të dashur njerëz besoj se ju kam folur mjaftueshëm për veten time dhe gjërat që më është dashur të jetoj. Nuk ishte zgjedhja ime të lindja dhe të më braktisnin në një kosh mbeturinash, por ishte zgjedhja ime që mos ti gjykoja ata që më sollën në jetë dhe mos ti urreja. Nuk i di dhe sot e kësaj dite arsyet e vërteta të brakstisjes së madhe, siç e quaj unë. Nuk pata dy prindër që të bënin për mua atë që duhet të bëjë çdo prind, por jeta më dhuroi një njeri të jashtëzakonshëm siç ishte heroi im. Ai vdiq duke lënë pas vetëm letra dhe shumë pak kujtime e duke më lënë pas dhe mua. Një njeri aspak perfekt por që lufton me gjithë qenien e vet për atë çka do. Nuk jam e jashtëzakonshme ashtu siç mund të më mendojë ndokush, jam thjesht një njeri që nuk dorëzohet kurrë në jetë dhe lufton edhe përtej vdekjes për gjërat që do me gjithë zemër. Nuk kam qenë ndonjëherë njëqind përqind e lumtur sepse gjithmonë më ka shoqëruar frika se mos humbas ata që dua. Një ditë kur i humba të gjitha nuk pata më frikë nga asgjë, por kjo nuk shërbeu si justifikim për të thënë që unë nuk ia dal dot dhe jeta është e vështirë. Sigurisht që jo. Madje më dha forcën të mbyll çdo plagë që jeta hapi me dhunë. Sigurisht që ka dhe shumë gjëra që nuk mund ti shkruaj në këtë libër sepse ka gjëra që do ti di vetëm unë dhe askush nuk mund të më gjykojë për këtë. I lutem gjithmonë zotit të më japë durim të pranoj humbjet që më ndodhin dhe të më japë durim që të ngrihem në këmbë pas çdo zgjedhje të gabuar që bëj, sepse kjo na bën perfektë, fakti që jemi të gabuar. A e mendoni sa e shëmtuar do të ishte jeta nëse gjithçka do të ishte gjithmonë e rregullt, një vijë e drejtë? Për mua do ishte fatkeqësia më e madhe.

Page 191: Flogerta Krypi Gjurmët e hijes pa emër (Roman) Shtëpia ... · njëmbëshjetë faqe fletore, por ia që shkrimi të sfidon dhe e ardhmia të duket më e bukur ashtu. Po sjell mes

Faqja 191

Shpresoj që këto vargje modeste t’ju bëjnë të kuptoni që bota sot vuan për mungesën e dashurisë. Kemi jetuar gjithmonë në kohë të vështira e sot po jetojmë në kohën më të vështirë. Në një kohë pa dashuri. Ndaj vlerësojeni çdo njeri të pranishëm në jetën tuaj dhe duajeni. Përqafoni ata që doni më shumë dhe thuajuni që jeni aty. Kaq mjafton në thuajse të gjitha rastet. Dashuroni dhe do të dashuroheni, falni dhe do të faleni e mbi të gjitha besoni se do të besojnë tek ju. Ju dhëntë Zoti çfarë keni nevojë në fillim e më pas atë që keni dëshirë. Unë ja dola. Do t’ja dilni edhe ju.