36
PROGRAMI PËR PËRMBARIM DHE LEGJISLACION KOMERCIAL FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR SHITJEN, ME KOMENTARIN LIGJOR DHE UDHËZUESIN PËR PËRDORIM TË PËRGJITHSHËM Shtator, 2013 Këto materiale janë përgatitur duke iu falënderuar mbështetjes së popullit amerikan, përmes Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 1 -

FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR SHITJEN, ME ... · 3. Mallrat do të janë të paketuara në mënyrën e zakonshme të paketimit të mallrave të llojit të njëjtë apo të

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

PROGRAMI PËR PËRMBARIM DHE LEGJISLACION KOMERCIAL

FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR

SHITJEN, ME KOMENTARIN LIGJOR DHE UDHËZUESIN PËR PËRDORIM TË PËRGJITHSHËM

Shtator, 2013 Këto materiale janë përgatitur duke iu falënderuar mbështetjes së popullit amerikan, përmes Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID)

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 1 -

FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR SHITJEN, ME KOMENTARIN LIGJOR DHE UDHËZUESIN

PËR PËRDORIM TË PËRGJITHSHËM HEQJE E PËRGJEGJËSISË Përmbajtja e këtij raporti është vetëm përgjegjësi e Checchi and Company Consulting, Inc., ndërsa pikëpamjet e autorit nuk pasqyrojnë medoemos pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për zhvillim Ndërkombëtar apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara Ky publikim mund të riprodhohet, shumëzohet ose të transmetohet në mënyrë elektronike, mekanike, të fotokopjohet apo të incizohet vetëm me kusht që atributi ndaj USAID-it dhe Programit të USAID-it për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial ceket shumë qartë në çdo kopje të bërë apo të shpërndarë.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 2 -

Tabela e Përmbajtjes FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR SHITJEN, ME KOMENTARIN LIGJOR DHE UDHËZUESIN PËR PËRDORIM TË PËRGJITHSHËM ................................................................................................ - 5 - I. FORMULARI STANDARD ............................................................................................................. - 5 - Neni 1: Palët ................................................................................................................................. - 7 - Neni 2: Objekti i Kontratës ............................................................................................................ - 7 - Neni 3: Detyrimet e Fermerit/Prodhuesit ...................................................................................... - 7 - Neni 4: Detyrimet e Blerësit .......................................................................................................... - 7 - Neni 5: Pagimi i çmimit ................................................................................................................. - 8 - Neni 6: Inspektimi/kontrollimi i mallrave ...................................................................................... - 8 - Neni 7: Kalimi i Rrezikut ................................................................................................................ - 8 - Neni 8: Shpenzimet ...................................................................................................................... - 8 - Neni 9: Forca Madhore ................................................................................................................. - 8 - Neni 10: Njoftimi për Mospërputhje të Mallrave dhe Periudha Shtesë .......................................... - 8 - Neni 11: Ndërprerja e Kontratës ................................................................................................... - 9 - Neni 12: Dëmet ............................................................................................................................ - 9 - Neni 13: Ligji i Aplikueshëm .......................................................................................................... - 9 - Neni 14: Zgjidhja e Kontesteve ...................................................................................................... - 9 - Neni 15: Deklaratat dhe Garancitë .............................................................................................. - 10 - Neni 16: Konfidencialiteti / Ruajtja e fshehtësive ........................................................................ - 10 - Neni 17: Të përgjithshme ............................................................................................................ - 10 - Neni 18: Hyrja në Fuqi dhe Kopjet e Kontratës ............................................................................ - 10 - PJESA II: KOMENTARI JURIDIK ...................................................................................................... - 11 - 1. Dispozita të përgjithshme ...................................................................................................... - 11 - a. Neni 438: Nocioni ................................................................................................................... - 11 - b. Neni 439: Rreziku .................................................................................................................... - 11 - c. Neni 440: Kalimi i rrezikut në rast të vonesës së blerësit.......................................................... - 11 - 2. Objekti ................................................................................................................................... - 12 - a. Neni 441:Rregullat e përgjithshme .......................................................................................... - 12 - b. Neni 442: Kur sendi është shkatërruar para kontraktimit ........................................................ - 12 - c. Neni 443: Shitja e sendit të huaj .............................................................................................. - 13 - 3. Çmimi ..................................................................................................................................... - 13 - a. Neni 445: Kur çmimi nuk është caktuar ................................................................................... - 13 - b. Neni 446: Çmimi i caktuar ....................................................................................................... - 14 - c. Neni 447: Kur është kontraktuar çmimi i ditës ......................................................................... - 14 - d. Neni 448: Kur caktimi i çmimit i është besuar personit të tretë ............................................... - 14 - e. Neni 449: Kur caktimi i çmimit i është lënë njërës palë kontraktuese ...................................... - 14 - 4. Dorëzimi i sendit .................................................................................................................... - 15 - a. Neni 450: Koha dhe vendi i dorëzimit ...................................................................................... - 15 - b. Neni 451: Objekti i dorëzimit .................................................................................................. - 15 - c. Neni 452: Kur është kontraktuar dorëzimi brenda një periudhe të caktuar .............................. - 16 - d. Neni 453: Kur data e dorëzimit nuk është caktuar ................................................................... - 16 - e. Neni 454: Kur vendi i dorëzimit nuk është caktuar me kontratë .............................................. - 16 - f. Neni 455: Dorëzimi transportuesit ........................................................................................... - 17 - g. Neni 456: Organizimi i transportit ........................................................................................... - 17 - h. Neni 457: Shpenzimet ............................................................................................................. - 17 - 5. Dorëzimi i njëkohshëm i sendit dhe pagimi i çmimit .............................................................. - 18 - a. Neni 458: Shtyrja e dorëzimit deri sa të paguhet çmimi ........................................................... - 18 - b. Neni 459: Shtyrja e dorëzimit në rastin e transportit të sendit................................................. - 18 - c. Neni 460: Pengimi i dorëzimit të sendit të dërguar .................................................................. - 18 - 6. Të metat materiale................................................................................................................. - 19 -

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 3 -

a. Neni 461: Të metat materiale për të cilat shitësi përgjigjet ...................................................... - 19 - b. Neni 462: Kur ekzistojnë të metat materiale ........................................................................... - 19 - c. Neni 463: Të metat, për të cilat shitësi nuk përgjigjet .............................................................. - 20 - d. Neni 464: Shikimi i sendit dhe të metat e dukshme ................................................................. - 20 - e. Neni 465: Të metat e fshehta .................................................................................................. - 21 - f. Neni 466: Afatet në rast riparimi, zëvendësimi, etj ................................................................... - 21 - g. Neni 467: Njoftimi për të metën ............................................................................................. - 22 - h. Neni 468: Rëndësia e faktit se shitësi ka qenë në dijeni për të metën ...................................... - 22 - i. Neni 469: Kufizimi kontraktues ose përjashtimi i përgjegjësisë së shitësit për të metat material - 22 - j. Neni 470: Përmbarimi i dhunshëm ........................................................................................... - 23 - 7. Të drejtat e blerësit ................................................................................................................ - 23 - a. Neni 471: Të drejtat e blerësit ................................................................................................. - 23 - b. Neni 472: Mos-përmbushja e kontratës brenda afatit të arsyeshëm ....................................... - 24 - c. Neni 473: Kur blerësi mund ta zgjidhë kontratën ..................................................................... - 24 - d. Neni 474: Mos-përmbushja e kontratës në afatin plotësues .................................................... - 24 - e. Neni 475: Të metat e pjesshme ............................................................................................... - 24 - f. Neni 476: Kur shitësi i ka dhënë blerësit sasi më të madhe ...................................................... - 25 - g. Neni 477: Caktimi i çmimit për disa sende ............................................................................... - 25 - h. Neni 478: Humbja e të drejtës për zgjidhjen e kontratës për shkak të të metave ..................... - 26 - i. Neni 479: Ruajtja e të drejtave të tjera ..................................................................................... - 26 - j. Neni 480: Efektet e zgjidhjes për shkak të të metave ................................................................ - 27 - k. Neni 481: Zbritja e çmimit ....................................................................................................... - 27 - l. Neni 482: Zbulimi gradual i të metave ...................................................................................... - 27 - m. Neni 483: Humbja e të drejtave ............................................................................................. - 27 - 8. Pagimi i çmimit....................................................................................................................... - 28 - a. Neni 499: Koha dhe vendi i pagimit ......................................................................................... - 28 - b. Neni 500: Kamata në rast të shitjes me kredi .......................................................................... - 28 - c. Neni 501: Pagimi i çmimit në rastin e dërgesave të njëpasnjëshme ......................................... - 28 - 9. Detyrimi i ruajtjes së sendit për llogari të bashkë-kontraktuesit ............................................ - 29 - a. Neni 503: Rastet e detyrimit te ruajtjes ................................................................................... - 29 - b. Neni 504: Kur blerësi nuk dëshiron ta marrë sendin që i është dërguar ................................... - 29 - c. Neni 505: E drejta e palës së detyruar për ta ruajtur sendin .................................................... - 30 - PJESA III: UDHËZIME PËR SHFRYTËZUESIN ................................................................................... - 31 - Objekti i Kontratës ...................................................................................................................... - 31 - Detyrimet e Shitësit (Fermerit/Prodhuesit) ................................................................................. - 32 - Detyrimet e Blerësit .................................................................................................................... - 32 - Shpenzimet ................................................................................................................................ - 33 - Forca Madhore (Vis Major) ......................................................................................................... - 33 - Ndërprerja e Kontratës ............................................................................................................... - 33 - Dëmet ........................................................................................................................................ - 34 - Ligi i Aplikueshëm ....................................................................................................................... - 34 - Zgjidhja e Kontesteve ................................................................................................................. - 34 - Deklaratat dhe Garancitë ............................................................................................................ - 35 - Të përgjithshme.......................................................................................................................... - 35 -

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 4 -

FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR SHITJEN, ME KOMENTARIN LIGJOR DHE UDHËZUESIN PËR PËRDORIM TË PËRGJITHSHËM

DATA: PALËT: 1. Blerësi: 2. Fermeri / Prodhuesi (shitësi):

I. FORMULARI STANDARD Ky formular duhet të plotësohet me hollësi, dhe lexohet në lidhje me Kushtet e Përgjithshme të Kontratës. Shënime udhëzuese janë dhënë së bashku me Kushtet e Përgjithshme të Kontratës. Dokumente shtesë mund të jenë pjesë e Kontratës, të cilat janë shënuar në tabelën më poshtë. Nëse dokumente shtesë janë shtuar, ato duhet të jenë të listuar-a më poshtë, të iniciuar nga palët, dhe të bashkangjitura direkt në këtë formularë.

Numri i Dispozitës Shtoni detaje nëse nevojiten

Detajet Kontaktuese (të përfshira për qëllim të lajmërimeve)

1

Blerësi Emri dhe mbiemri:

1 Adresa:

Numri i letërnjoftimit:

1

Numri i biznesit:

Numri i telefonit:

Emaili:

1 Numri i xhirollogarisë bankare:

1 Fermeri/Prodhuesi

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 5 -

Emri dhe mbiemri:

1 Adresa:

Numri i letërnjoftimit:

1 Numri i biznesit:

Numri i telefonit:

Emaili:

1 Numri i xhirollogarisë bankare:

2.1

Detajet e mallit Malli/mallërat:

2.1 Tipi/lloji:

2.1 Grada:

2.1 Sasia (ton/kg)

5 çmimi për njësi (ton/kg)

3.4

Detajet e dërgesës Vendi:

3.4 Data:

14 (1 & 2) Institucioni i Ndërmjetësimit/Arbitrazhit që do të përdoret në rast të kontestit:1

Oda Ekonomike e Kosovës ose Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë

(specifikoni njërën)

1 Vërejtje: Ju lutem referohuni në pjesën 3: Udhëzime për përdorimin e formës standarde.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 6 -

Neni 1: Palët E nënshkruar me ___________ nga dhe ndërmjet: _______________________ (emri i blerësit/emri i kompanisë) në cilësinë e “Blerësit”, nga ____________ me adresë _______________, numër të biznesit ______________, numri i xhirollogarisë bankare _______________ në Bankën______________ , i përfaqësuar nga ________________ ; dhe ______________________(emri i Fermerit/Prodhuesit apo i kompanisë së tyre) në cilësinë e “Fermeri/Prodhuesit” nga ___________ me adresë _______________, numër të biznesit ____________, numër të xhirollogarisë _________________ në Bankën_________________ i përfaqësuar nga ______________.

Neni 2: Objekti i Kontratës 1. Blerësi dëshiron të blejë ____________ton/kilogram të ______________, tipi/lloji _______, të gradës ________. 2. Fermeri/Prodhuesi pajtohet t’i shes mallrat e specifikuara në paragrafin 1 të këtij neni.

Neni 3: Detyrimet e Fermerit/Prodhuesit 1. Fermeri/Prodhuesi do t’i dorëzoj mallrat me sasi, cilësi dhe përshkrim siç parashihen me këtë kontratë. 2. Mallrat do të jenë të përshtatshme për përdorim për qëllime për të cilat mallrat e natyrës së njëjtë do të përdoreshin zakonisht. 3. Mallrat do të janë të paketuara në mënyrën e zakonshme të paketimit të mallrave të llojit të njëjtë apo të ngjashëm. 4. Fermeri/Prodhuesi do ti vë mallrat në dispozicion për Blerësin, në vendin e biznesit/depon/fermën e Fermerit/Prodhuesit në ____________ (adresa) ___________(vendi/qyteti), me datën ______________. 5. Së bashku me mallra, Fermeri/Prodhuesi do t’i dërgoj Blerësit të gjithë dokumentacionin lidhur me mallra dhe do ta bëjë bartjen e pronësisë së mallrave. 6. Fermeri/Prodhuesi do t’i vë në dispozicion mallrat të liruara nga çfarëdo kërkese apo të drejte të ndonjë pale të tretë lidhur me pronësinë intelektuale ose industriale, dhe për të cilat Fermeri/Prodhuesi ka pasur dijeni apo nuk mund të mos kishte dijeni në kohen e lidhjes së kontratës.

Neni 4: Detyrimet e Blerësit Nëse Fermeri/Prodhuesi dorëzon mallrat në datën e paraparë, në sasi dhe me cilësi siç është pajtuar me Blerësin, atëherë Blerësi është i detyruar t’i pranoj mallrat dhe ta paguaj çmimin për mallra në vendin dhe mënyrën e paraparë me këtë kontratë.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 7 -

Neni 5: Pagimi i çmimit Blerësi detyrohet të paguaj shumen e plotë prej _______________€ ( _________€ për ton/kg), me fjalë ____________________________, në xhirollogarinë e Fermerit/Prodhuesit numri i së cilës është përshkruar në tabelë dhe në Nenin 1 të kësaj kontrate, në periudhë prej ____________ ditësh prej ditës së dërgesës së mallit.

Neni 6: Inspektimi/kontrollimi i mallrave 1. Blerësi është i obliguar që në mënyrë të zakonshme ti ekzaminoj/kontrolloj mallrat që i janë dorëzuar, ose t’i përcjellë në ekzaminim/kontrollim sa më herët që është e përshtatshme në rrjedhën e natyrshme të ngjarjeve dhe rrethanave, dhe ta lajmëroj. Fermerin/Prodhuesin për çfarëdo defekti të dukshëm, brenda tetë (8) ditëve nga dorëzimi i mallrave, apo në rast të kontratave komerciale menjëherë pas gjetjes së defektit. 2. Nëse ekzaminimi/kontrollimi i mallrave është bërë në prezencë të të dyja palëve, Blerësi është i obliguar që menjëherë t’ia parashtroj Fermerit/Prodhuesit komentet lidhur me defektet e dukshme.

Neni 7: Kalimi i Rrezikut 1. Deri në dorëzimin e mallrave, rreziku i shkatërrimit ose dëmtimit aksidental të mallrave do të mbetet tek Fermeri/Prodhuesi. 2. Pas dorëzimit të mallrave, rreziku do të kalon/transferohet tek Blerësi. 3. Rreziku nuk do të kalon/transferohet tek Blerësi nëse për arsye të ndonjë defekti në mallrat e dorëzuara, Blerësi ka kërkuar zëvendësim të mallrave.

Neni 8: Shpenzimet 1. Të gjitha shpenzimet e nevojshme para dhe gjatë dorëzimit të mallrave do të mbulohen nga Fermeri/Prodhuesi. 2. Shpenzimet e bartjes/transportimit të mallrave dhe të gjitha shpenzimet tjera pas dorëzimit të mallrave do të mbulohen nga Blerësi, përveç nëse palët nuk kanë rënë dakord ndryshe.

Neni 9: Forca Madhore Asnjë palë nuk do të jetë përgjegjëse për dëmet ose të ketë të drejtë të anuloj këtë kontratë për çfarëdo vonese ose mos-përmbushje, nëse vonesa ose mos-përmbushja janë shkaktuar nga rrethanat përtej kontrollit të tij/saj duke përfshirë, por duke mos u kufizuar në veprat e Zotit, ndalesat Qeveritare (duke përfshirë refuzim ose anulim të lejes së eksportit ose të ndonjë leje tjetër), luftërat,kryengritjet, fatkeqësitë natyrore, dhe/ose ndonjë shkak tjetër përtej kontrollit të arsyeshëm të palës, përmbushja e detyrimeve të së cilës është prekur.

Neni 10: Njoftimi për Mospërputhje të Mallrave dhe Periudha Shtesë Në rast se mospërputhja është e riparueshme, Blerësi do të ia dërgoj Fermerit/Prodhuesit lajmërimin për mospërputhje/defekte brenda tetë (8) ditëve nga zbulimi i mospërputhjes/defektit, ose në rast të

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 8 -

kontratave komerciale, menjëherë pas zbulimit të mospërputhjes, si dhe do t’i lejoj periudhë shtesë për riparimin e mospërputhshmërisë.

Neni 11: Ndërprerja e Kontratës 1. Cilido, Fermeri/Prodhuesi ose Blerësi mund ta ndërprenë këtë kontratë duke dërguar njoftimin me shkrim palës tjetër, nëse njëra palë dështon në përmbushjen e detyrimeve të veta, dhe nuk është paraparë në ndonjë mënyrë se pala e dëmtuar mund të kërkoj përmbushje të detyrimeve nga pala në gabim. 2. Blerësi ka të drejtë të ndërprenë/shmangë kontratën nëse Fermeri/Prodhuesi dështon në përmbushjen e detyrimeve kontraktuale të tij/saj, dhe kjo mos-përmbushje rezulton në shkelje themelore/materiale të kontratës, dhe nëse Fermeri/Prodhuesi refuzon të përmbushë detyrimet e tij/saj për dorëzim, zëvendësim, ose riparim të mallrave edhe pas njoftimit dhe periudhës shtesë që i është dhënë Blerësi. 3. Fermeri/Prodhuesi mund ta ndërprenë/shmangë kontratën nëse Blerësi dështon në përmbushjen e detyrimeve të tij/saj dhe kjo mos-përmbushje rezulton në shkelje themelore/materiale të kontratës, dhe nëse Blerësi refuzon të përmbushë detyrimet e tij/saj për pagesë dhe pranim të mallrave të dorëzuara.

Neni 12: Dëmet 1. Secila palë në këtë kontratë mund të kërkoj dëmshpërblim nga pala tjetër për shkelje të çfarëdo natyre të kësaj kontrate nga ana e palës tjetër. 2. Dëmet për shkeljen e kontratës nga njëra palë konsistojnë në një shumë të barabartë me humbjen, duke përfshirë fitimin e munguar, të pasuar nga pala tjetër si pasojë e shkeljes. Dëme të tilla nuk duhet të tejkalojnë humbjen, të cilën pala shkelëse parashikoi ose duhej të parashikonte në kohen e lidhjes së kontratës, duke marrë parasysh faktet dhe çështjet për të cilat ai kishte dijeni që atëherë ose duhej të kishte dijeni, si një pasojë e mundshme e shkeljes së kontratës.

Neni 13: Ligji i Aplikueshëm Kjo kontratë i nënshtrohet dhe do të udhëhiqet nga ligji i aplikueshëm në Republikën e Kosovës.

Neni 14: Zgjidhja e Kontesteve 1. Ndërmjetësimi Lidhur me cilëndo mosmarrëveshje, kontrovers ose pretendim që dalin nga apo janë në lidhje me këtë kontratë, duke përfshirë shkelje, ndërprerje ose jo-vlefshmëri, palët do të tentojnë ta zgjedhin mosmarrëveshjen me ndërmjetësim para se të përdorin mundësinë e arbitrazhit. Ndërmjetësimi do të administrohet në kuadër të Qendrës për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve pranë Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, në përputhje me rregullat e ndërmjetësimit të Kosovës. Numri i ndërmjetësuesve do të jetë një (1). Vendi i ndërmjetësimit do të jetë Prishtina, Kosovë. Gjuha që do të përdoret gjatë ndërmjetësimit do të jetë ____________ (gjuha). 2. Arbitrazhi 2 Në rast se ndërmjetësimi nuk do të ketë sukses në zgjidhjen e kontestit, palët pajtohen të paraqesin kontestin e tyre për arbitrazh përfundimtarë në Qendrën për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve pranë

2 Vërejtje: Ju lutem referohuni në pjesën 3: Udhëzime për përdorimin e formës standarde.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 9 -

Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, në përputhje me rregullat e arbitrazhit të Kosovës. Numri i arbitrave do të jetë një (1). Vendi i arbitrazhit do të jetë Prishtina, Kosovë. Gjuha që do të përdoret gjatë arbitrazhit do të jetë ____________ (gjuha).

Neni 15: Deklaratat dhe Garancitë Palët deklarojnë dhe garantojnë se: 1. Kanë të gjitha fuqitë dhe autoritetin për të lidhur këtë kontratë. 2. Kjo kontratë paraqet detyrim të vlefshëm dhe ligjërisht të detyrueshëm i cili është i zbatueshëm në pajtime me kushtet e veta.

Neni 16: Konfidencialiteti / Ruajtja e fshehtësive Palët pajtohen të ruajnë fshehtësinë e kushteve të kësaj kontrate, informatat e shitjes dhe ato të klientëve, dhe të mos ia shpalosin askujt detajet e çështjeve të lartë-përmendura, përveç nëse kjo kërkohet me ligj ose me urdhër të gjykatës.

Neni 17: Të përgjithshme 1. Kjo kontratë është lidhur dhe ekzekutuar në gjuhen _________________. çdo përkthim në ndonjë gjuhë tjetër do të shërbej vetëm për çështje informative. 2. Të gjitha njoftimet lidhur me këtë kontratë duhet të jenë në të shkruar dhe t’i dërgohen palës me anë të postes, telegramit, faksit, e-mail-it ose korrierit. 3. Kjo kontratë përmban të gjithë marrëveshjen e palëve, parasheh shpërndarjen e rrezikut, dhe paraqet deklaratën komplete dhe ekskluzive të kushteve të marrëveshjes së palëve të referuara në kontratë. Të gjitha veprimet e mëparshme duke përfshirë negociatat, punët, dhe marrëveshjet gojore apo të shkruara, shfuqizohen me këtë kontratë. 4. Asnjë ndryshim, modifikim, shpjegim ose shtesë përkitazi më dispozitat e kësaj kontrate nuk do të jenë të vlefshme, nëse nuk janë të shkruara dhe të nënshkruara nga të dyja palët. 5. Asnjë palë e tretë nuk do të ketë ndonjë të drejtë ose të drejtë të zbatoj ndonjë të drejtë që del nga kjo kontratë pa pajtimin paraprak të palëve. 6. Nëse ndonjë dispozitë e kësaj kontrate to të jetë e jashtëligjshme, e pavlefshme, ose e pazbatueshme nga ana e arbitrit, dispozitat tjera do të mbesin në fuqi dhe me efekt të plotë.

Neni 18: Hyrja në Fuqi dhe Kopjet e Kontratës 1. Kjo kontratë është përpiluar në katër (4) kopje identike, dhe secila kopje ka fuqinë e origjinalit. Secila palë do t’i mbajë nga dy (2) kopje. 2. Kjo kontratë hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit nga palët ose personat e autorizuar të palëve. __________________ (vendi) (data) NË EMËR TË BLERËSIT: NË EMËR TË FERMERIT/PRODHUESIT: _____________________________ _________________________________

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 10 -

PJESA II: KOMENTARI JURIDIK

1. Dispozita të përgjithshme

a. Neni 438: Nocioni Me kontratën e shitjes detyrohet shitësi që sendin të cilin e shet t’ia dorëzojë blerësit dhe t’ia kalojë të drejtën e pronësisë, ndërsa blerësi detyrohet që shitësit t’ia paguajë çmimin dhe ta pranojë sendin. Me kontratën e shitjes krijohet një marrëdhënie juridike ndërmjet shitësit dhe blerësit, ku shitësi obligohet ndaj blerësit që ta bartë pronësinë mbi në një send të caktuar (ose mall), ndërsa blerësi si kundërvlerë për sendin (mallin) e fituar i paguan shitësit çmimin.

b. Neni 439: Rreziku Deri në dorëzimin e sendit blerësit, rrezikun nga shkatërrimi ose dëmtimi i rastësishëm të sendit e bartë shitësi, ndërsa me dorëzimin e sendit rreziku kalon në blerësin. Rreziku nuk kalon në blerësin, në qoftë se për shkak të të metave të sendit të dorëzuar, ai e ka zgjidhur kontratën ose ka kërkuar zëvendësimin e sendit. Për dorëzimin e sendit lidhet bartja e rrezikut për dëmtimin ose shkatërrimin eventual të tij. Ai rrezik varet nga më shumë rrethana. Kështu, rrezikun për dëmtimin ose shkatërrimin eventual të sendit e bartë ai sendi i të cilit është. Deri në dorëzimin e tij, ai është shitësi e pas dorëzimit të tij ai është blerësi. Kjo nënkupton se në këtë rast rreziku kalon nga shitësi në blerësin të momentin e dorëzimit të sendit. Mirëpo, mundë të ndodh që dorëzimi i sendit të ketë ndonjë të metë për shkak të se cilës blerësi e ka shkëputur kontratën ose ka kërkuar që atë send shitësi ta zëvendësoj me tjetër. Në atë rast edhe pse sendi është dorëzuar, ai dorëzim i tillë nuk çon në bartjen e rrezikut për dëmtimin ose shkatërrimin eventual të tij nga shitësi në blerësin, sepse për kalimin e tillë të rrezikut është i nevojshëm dorëzimi i sendit pa të meta.

c. Neni 440: Kalimi i rrezikut në rast të vonesës së blerësit Në qoftë se dorëzimi i sendit nuk është bërë për shkak të vonesës së blerësit, rreziku kalon në blerësin nga çasti kur ai bie në vonesë. Kur objekt i kontratës janë sendet e caktuara sipas llojit, rreziku kalon në blerësin që gjendet në vonesë, në qoftë se shitësi i ka veçuar sendet e destinuara haptazi për të bërë dorëzimin dhe për këtë gjë i ka dërguar njoftimin blerësit.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 11 -

Kur sendet e caktuara sipas llojit janë të një natyre të tillë që shitësi nuk mund ta veçojë një pjesë të tyre, mjafton që shitësi t’i ketë kryer të gjitha veprimet e nevojshme që blerësi të mund t’i merr sendet dhe për këtë t’ia ketë dërguar njoftimin blerësit. Nga rregulla e kalimit të rrezikut në rast të dëmtimit ose shkatërrimit eventual të sendit, të paraparë si në Nenin 139, ekziston përjashtimi në rast të vonesës së blerësit, e cila sipas natyrës së vet paraqet vonesë të kreditorit. Në atë rast, në qoftë se dorëzimi i sendit nuk është bërë për shkak të vonesës së blerësit, atëherë rreziku kalon në të, në atë moment kur ai ka ra në vonesë. Në këtë rast në qoftë se është dashtë të bëhet dorëzimi i sendeve të përcaktuara sipas gjinisë atëherë rreziku për dëmtimin ose shkatërrimin e atyre sendeve kalon nga shitësi në blerësin atëherë kur shitësi i ka ndarë sendet me qëllim të qartë që t'ia dorëzoj blerësit dhe për atë ai t'i ketë dërguar lajmërim blerësit (psh. i ka ndarë qengjat me synim që t'ia dërgoj blerësit, dhe për të e ka lajmëruar atë, dhe pas asaj ndarje dhe lajmërimi, ata pësuan nga rrufeja).Por, në qoftë se sendet e caktuara sipas gjinisë janë të natyrës së tillë,që shitësi të mos mund të ndaj një pjesë të tyre, atëherë është e mjaftueshme që ai t'i ketë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që blerësi të ketë mundur t'i merr ata dhe për atë t'i ketë dërguar lajmërim.

2. Objekti

a. Neni 441:Rregullat e përgjithshme Sendi që është objekt i kontratës duhet të jetë në qarkullim. Është nule kontrata për shitjen e sendit, i cili është jashtë qarkullimit. Shitja mund të ketë të bëjë edhe me sendin e ardhshëm. Sendi i cili shitet duhet të jetë në qarkullimin juridik. Në qoftë se kjo nuk është rast, atëherë dorëzimi i sendit si lëndë e kontratës së shitjes është i ndalur, dhe se ajo çon në pavlefshmërinë e kontratës së shitjes. Kryesisht kontrata e shitjes lidhet për sendin i cili ekziston në momentin e lidhjes së kontratës. Megjithatë, lëndë e kontratës së shitjes mund të jetë edhe sendi i ardhshëm. Kjo nënkupton sendet të cilat do të prodhohen, vjelën, ose ndreqen më vonë (psh. blerja e rrushit të një vresht-e , për sezonin e vjeshtës në vijim, për çmimin e tregut i cili do të ekzistoj në Kosovë me 1 tetor).

b. Neni 442: Kur sendi është shkatërruar para kontraktimit Kontrata e shitjes nuk ka efekt juridik, në qoftë se në momentin e lidhjes së saj sendi që është objekt i kontratës ka qenë i shkatërruar. Në qoftë se në çastin e lidhjes së kontratës sendi pjesërisht ka qenë i shkatërruar, blerësi mund ta zgjidhë kontratën ose të mbetet pranë saj me zbritjen proporcionale të çmimit. Megjithatë, kontrata do të mbetet në fuqi dhe blerësi do të ketë vetëm të drejtën e zbritjes së çmimit në qoftë se shkatërrimi i pjesshëm nuk e pengon realizimin e qëllimit të kontratës, ose në qoftë se për sendin e caktuar ekziston një zakon i këtillë në qarkullimin juridik. Në qoftë se lëndë e kontratës është dorëzimi i sendit i cili (duhet të) ekziston në momentin e lidhjes së kontratës së shitjes, ndërsa ai është zhdukur, atëherë, mungon njëri nga elementet esenciale të asaj kontrate, i cili tërheq pavlefshmërinë e saj. Por, në qoftë se ai send është zhdukur pjesërisht e kjo dmth. të thotë se ai pjesërisht ekziston e pjesërisht jo, në momentin e lidhjes së kontratës së shitjes, atëherë fati juridik i asaj kontrate varet nga vullneti i blerësit, i cili ka të drejt të zgjedh njërën nga dy

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 12 -

mundësit. Ai mund të vendos që ta shkëput kontratën për shkak të zhdukjes së pjesshme të sendit; ose ai mund të vendos që të kërkoj zvogëlimin e çmimit në mënyrë proporcionale me zhdukjen e sendit, e kjo dmth. të vendos për revizionimin (ndryshimin) e kontratës së shitjes. Por, në qoftë se zhdukja e pjesshme e sendit nuk i pengon blerësit që ta arrij qëllimin për realizimin e të cilit e ka lidhur kontratën, atëherë ajo nuk i jep mundësi që të shkoj në shkëputjen e sajë, por i jep mundësi që të shkoj vetëm në revizionimin e kontratës, me zvogëlimin e çmimit proporcionalisht me zhdukjen e pjesshme të sendit.

c. Neni 443: Shitja e sendit të huaj Shitja e sendit të huaj i detyron palët kontraktuese, mirëpo blerësi që nuk ishte në dijeni ose nuk ka qenë i detyruar të jetë në dijeni se sendi është i huaj, mundet, po qe se për këtë shkak nuk mund të realizohet qëllimi i kontratës, ta zgjidhë kontratën dhe të kërkojë shpërblimin e demit. Shitësi mund ta shes edhe sendin e huaj (që nuk është i tij). Në atë rast kontrata e shitjes do të jetë e plotfuqishme, por, në procesin e përmbushjes së sajë do të vij deri te ajo që shitësi të mos mund t'ia dorëzoj sendin e tillë blerësit dhe me këtë të vij te cenimi i kontratës së shitjes me të gjitha pasojat që i shkakton ajo. Mirëpo, në qoftë se blerësi nuk ka ditur dhe as që ka mundur të dijë se shitësi shet sendin e huaj, ndërsa nëse nga ky shkak ai nuk mund të realizoj qëllimin për të cilin e ka lidhur kontratën e shitjes, atëherë mund të vendos që ta shkëpus at kontratë. Në atë rast blerësi është i autorizuar që të kërkoj të nga shitësi që t’ia shpërblej dëmin që e ka pësuar me shitjen e sendit të huaj.

3. Çmimi

a. Neni 445: Kur çmimi nuk është caktuar Në qoftë se me kontratën e shitjes çmimi nuk është caktuar, ndërsa as kontrata nuk përmban të dhëna të mjaftueshme me të cilat do të mund të caktohej çmimi, kontrata nuk ka efekt juridik. Kur me kontratën e lidhur ndërmjet ndërmarrësve nuk është caktuar çmimi dhe as që ka të dhëna të mjaftueshme me të cilat do të mund të caktohej çmimi, blerësi ka për detyrë të paguajë çmimin të cilin e ka arkëtuar rregullisht shitësi në kohën e lidhjes së kontratës, e në mungesë të kësaj çmimin e arsyeshëm. Çmim i arsyeshëm konsiderohet çmimi i ditës (vijues) në kohën e lidhjes së kontratës dhe nëse çmimi nuk mund të përcaktohet, atëherë atë e cakton gjykata sipas rrethanave të rastit. Kur me kontratën e shitjes çmimi nuk është caktuar dhe as që në të ka të dhëna të mjaftueshme me ndihmën e të cilave kishte mundur të caktohej (dmth. çmimi nuk është i caktuar), atëherë kontrata e tillë nuk ka "efekt juridik", dmth. se është e pavlefshme ngase i mungon njëri nga elementet esenciale, të nevojshme për vlefshmërinë e kontratës. Nëse bëhet fjalë për kontratat e lidhura ndërmjet ndërmarrësve (kontratat në ekonomi), e kur me kontratën e shitjes çmimi nuk është caktuar, dhe në të as që ka të dhëna të mjaftueshme me ndihmën e të cilave kishte mundur të caktohej, atëherë blerësi është i obliguar që ta paguaj çmimin të cilin shitësi rregullisht e ka inkasuar në kohën e lidhjes së kontratës. Kurse në rast mungese të çmimit të tillë, blerësi është i obliguar që t'ia paguaj shitësit çmimin e arsyeshëm. Çmim i arsyeshëm konsiderohet çmimi rrjedhës në kohën e lidhjes së kontratës. Mirëpo, në qoftë se ai çmim nuk mund të vërtetohet atëherë paguhet çmimi që e përcakton gjykata sipas rrethanave të rastit.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 13 -

b. Neni 446: Çmimi i caktuar Kur është kontraktuar çmimi më i lartë se që është ai për llojin e caktuar të sendeve që e ka caktuar organi kompetent, blerësi ka borxh vetëm shumën e çmimit të caktuar; në qoftë se çmimi i kontraktuar është paguar blerësi ka të drejtë të kërkojë që t’i kthehet diferenca. Kur është paraparë çmimi fiks ose maksimal, kurse me kontratën e shitjes është paraparë çmim më i lart se ai i paraparë, atëherë blerësi është i obliguar të paguaj aq sa është çmimi fiks, respektivisht sa është maksimumi i çmimit. Teprica, mbi shumën e çmimit fiks respektivisht çmimin maksimal çon deri te ajo që marrëveshja për të të jetë e kundërligjshme dhe si e tillë të jetë e pavlefshme. Për këtë arsye në qoftë se blerësi e ka paguar atë tepricë, ka të drejt të kërkoj që shitësi t'ia kthej atë sepse e ka fituar pa bazë juridike.

c. Neni 447: Kur është kontraktuar çmimi i ditës Kur është kontraktuar çmimi i ditës , blerësi paguan çmimin e përcaktuar me evidencë zyrtare në tregun e vendit të shitësit, në kohën kur është dashur të bëhej përmbushja. Në qoftë se evidencë e tillë nuk ekziston, atëherë çmimi i ditës caktohet në bazë të elementeve me të cilat sipas dokeve të tregut përcaktohet çmimi. Çmimin e përcaktojnë në mënyrë kontraktuese shitësi dhe blerësi. Palët mund ta caktojnë çmimin edhe si çmim rrjedhës (ditor). Kur është kontraktues çmimi rrjedhës, blerësi e ka borxh çmimin e përcaktuar me evidencën zyrtare të tregut në vendin e shitësit në kohën në të cilën arrin detyra për pagim. Por, në qoftë se nuk ka evidencë të tillë, atëherë çmimi rrjedhës përcaktohet në bazë të elementeve me ndihmën e të cilëve, sipas dokeve të tregut përcaktohet çmimi. Ato më së shpeshti janë elementet me ndihmën e të cilave përcaktohet çmimi kalkulativ. Kur është kontraktuar çmimi rrjedhës, ajo përcaktohet në atë mënyrë, që merren parasysh shpenzimet e përpunimit respektivisht të furnizimit të sendit i cili shitet, shpenzimet e transportit, shpenzimet eventuale të sigurimit, fitimi i zakonshëm kur shitësi ushtron veprimtari tregtare etj.

d. Neni 448: Kur caktimi i çmimit i është besuar personit të tretë Në qoftë se personi i tretë, të cilit i është besuar caktimi i çmimit nuk dëshiron ose nuk mundet ta caktojë çmimin, ndërsa kontraktuesit nuk dakordohen më vonë mbi caktimin e çmimit dhe as që e zgjidhin kontratën, do të konsiderohet se është kontraktuar çmimi i arsyeshëm. Në qoftë se ndodhë situate si këtë Nen, për rastin kur palët e treta nuk dëshirojnë ose nuk mundin ta përcaktojnë çmimin atëherë janë të mundshme tre situata. Situata e parë ekziston atëherë kur shitësi dhe blerësi në mënyrë plotësuese do të pajtohen për përcaktimin e çmimit. Në atë rast shkon deri te revizioni përkatës i kontratës në raport të përcaktimit të çmimit. Situata e dytë krijohet atëherë kur shitësi dhe blerësi do të vendosin që ta shkëpusin kontratën, e cila në atë rast shuhet në momentin e shkëputjes së saj. Situata e tret krijohet atëherë kur shitësi dhe blerësi nuk vendosin që ta bëjnë revizionin e kontratës, e as që ta shkëpusin atë. Në atë rast, ashtu edhe si është paraparë me këtë Nen do të llogaritet se është kontraktuar çmimi i arsyeshëm për rrethanat e konkrete.

e. Neni 449: Kur caktimi i çmimit i është lënë njërës palë kontraktuese

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 14 -

Dispozita e kontratës me të cilën caktimi i çmimit i lihet në vullnetin e njërës palë kontraktuese konsiderohet sikur të mos ishte kontraktuar fare. Në këtë rast, blerësi ka borxh çmimin sikur në rastin kur çmimi nuk është caktuar. LMD nuk u lejon shitësit dhe blerësit që të lënë përcaktimin e çmimit "në vullnetin e njërit kontraktues". Dispozitën e tillë në kontratë LMD e llogarit "sikur nuk është kontraktuar fare" dhe parasheh se në atë rast "blerësi e ka borxh çmimin si në rastin kur nuk është përcaktuar çmimi".

4. Dorëzimi i sendit

a. Neni 450: Koha dhe vendi i dorëzimit Shitësi ka për detyrë t’ia dorëzojë sendin blerësit në kohën dhe në vendin e parashikuar me kontratë. Shitësi e ka kryer parimisht detyrimin e dorëzimit ndaj blerësit, kur ai (shitësi) ia dorëzon blerësit sendin apo ia dorëzon dokumentin me të cilin mund të merret sendi. Shitësi është i obliguar që sendin t'ia dorëzoj blerësit në kohën e paraparë me kontratë. Ajo kohë paraqet afatin kontraktor për dorëzimin e sendit. Në qoftë se koha e dorëzimit të sendit nuk është paraparë me kontratë, atëherë atë shitësi duhet ta dorëzoj në kohën e paraparë me ligj. Ajo kohë paraqet afatin ligjor për dorëzimin e sendit. Gjithashtu, shitësi është i obliguar që sendin t'ia dorëzoj blerësit në vendin e përcaktuar me kontratë. Kur vendi i dorëzimit të sendit nuk është i caktuar me kontratën e shitblerjes, atëherë ajo përcaktohet në mënyrën e rregulluar me ligj Në qoftë se shitësi ka disponimin e drejtpërdrejt mbi sendin e shitur, atëherë ai atë send ia dorëzon blerësit në mënyrë faktike (nga dora në dorë), kur sendi është i luajtshëm dhe i përshtatshëm për mënyrën e tillë të dorëzimit). Ai dorëzim faktik i sendit çon në bartjen e disponimit të tij në mënyrë të drejtpërdrejt mbi sendin e shitur nga shitësi në blerësin. Kur sendi nuk është i përshtatshëm për dorëzim faktik të tij, atëherë ai mund të dorëzohet në disponim të drejtpërdrejt të blerësit me dorëzimin e ndonjë pjese të tij e cila e simbolizon dorëzimin e tërësisë së sendit (psh. me dorëzimin e çelësit të automobilit). Dorëzimi i tillë është dorëzim simbolik i sendit. Lloj i veçantë i dorëzimit simbolik është edhe dorëzimi i dokumentit, me të cilin duhet të merret sendi.

b. Neni 451: Objekti i dorëzimit Në qoftë se nuk është kontraktuar diçka tjetër, apo nuk rrjedh diçka tjetër nga vetë natyra e punës, shitësi ka për detyrë t’ia dorëzojë sendin blerësit në gjendje të rregullt bashkë me pjesët aksesore të tij. Frutat dhe dobitë e tjera nga sendi i takojnë blerësit prej momentit kur shitësi e ka pasur për detyrë t’ia dorëzojë. Shitësi është i obliguar që blerësit t'ia dorëzoj sendin në gjendjen e caktuar me kontratën e shitjes, e kjo donë të thotë në gjendjen e kontraktuar. Në qoftë se gjendja e sendit nuk është kontraktuar atëherë shitësi duhet ta dorëzoj sendin në gjendje të rregullt. Në qoftë se sendi është send i përbërë dhe përbëhet nga sendi kryesor dhe pjesët aksesore, atëherë ai duhet të dorëzohet bashkërisht me pjesët e tij. Mund të ndodh që lëndë e kontratës për shitjen të jetë dorëzimi i sendit frytdhënës. Në atë rast parashtrohet problemi i fryteve që i jep ai. Ai problem parashtrohet në atë kuptim se deri në cilën kohë frytet i takojnë shitësit, e prej kur blerësit. Përgjigjen në atë pyetje LMD e jep në atë kuptim se shitësi është i obliguar që t'ia dorëzoj blerësit "frytet dhe dobitë e tjera", e kjo donë të thotë frytet natyrale

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 15 -

dhe ato civile "nga momenti kur ka qen i obliguar që t'ia dorëzoj". Ai moment mund të caktohet me kontratën e shitjes. Në qoftë se ajo nuk është bërë, atëherë frytet të cilat i ka ndarë (mbledh) shitësi deri në momentin e arritjes së detyrës për dorëzimin e tij, kalojnë në pronësi të shitësit, sepse ato janë bërë sende të veçanta, prandaj ato frute nuk është i obliguar që t'ia dorëzoj blerësit. Kurse frytet të cilat shitësi i ka mbledhë pas rënies në vonesë me dorëzimin e sendit shitësi është i obliguar që t'ia dorëzoj blerësit, kurse në qoftë se ato i ka harxhuar ose zhdukur, ose në qoftë se janë shkatërruar, ose ka lëshuar që t'i mbledh, atëherë ai është i obliguar që blerësit t'ia kompensoj vlerën e tyre.

c. Neni 452: Kur është kontraktuar dorëzimi brenda një periudhe të caktuar Kur është kontraktuar që dorëzimi i sendit të bëhet brenda një periudhe të caktuar, ndërsa nuk është caktuar se cila palë do të ketë të drejtë ta caktojë datën e dorëzimit brenda asaj periudhe, kjo e drejtë i takon shitësit, përveç kur nga rrethanat e rastit rrjedh se caktimi i datës së dorëzimit i është lënë blerësit. Është e mundshme, që shitësi dhe blerësi të kenë kontraktuar që dorëzimi i sendit të bëhet gjatë një periudhe të caktuar kohore, por, nuk kanë caktuar se cili nga ata ka të drejtë ta caktoj datën, e kjo donë të thotë kohën e saktë të dorëzimit të sendit gjatë asaj periudhe kohore. Në atë rast merret se përcaktimi i datës dmth. i kohës së saktë të dorëzimit të sendit, i takon shitësit, në qoftë se nga rrethanat e rastit nuk del se ai përcaktim i kohës i takon blerësit.

d. Neni 453: Kur data e dorëzimit nuk është caktuar Kur data e dorëzimit të sendit te blerësi nuk është caktuar, shitësi ka për detyrë ta bëjë dorëzimin brenda afatit të arsyeshëm pas lidhjes së kontratës duke marrë parasysh natyrën e sendit dhe rrethanat e tjera. Kështu, kur "data" e kjo donë të thotë koha e dorëzimit të sendit nuk është e caktuar, atëherë shitësi është i obliguar që sendin t'ia dorëzoj blerësit në afat të arsyeshëm pas lidhjes së kontratës së shitjes. Ai afat i arsyeshëm përcaktohet në bazë të natyrës së sendit dhe rrethanave të tjera, kështu psh. ai afat do të jetë më i shkurtër në qoftë se kemi të bëjmë me sendin për të cilin nuk është i nevojshëm paketimi i veçantë, kurse më i gjatë nëse kemi të bëjmë me sasi me të madhe e cila duhet të paketohet. Gjithashtu ai afat do të jetë më i shkurtë në qoftë se shitësi e ka sendin, kurse më i gjatë në qoftë se ai atë duhet ta prodhoj ose ta gjejë etj.

e. Neni 454: Kur vendi i dorëzimit nuk është caktuar me kontratë Kur vendi i dorëzimit nuk është caktuar me kontratë, dorëzimi i sendit bëhet në vendin ku shitësi në momentin e lidhjes së kontratës e ka pasur vendbanimin e vet apo vendqëndrimin, nëse mungon vendbanimi, e në qoftë se shitësi e ka lidhur kontratën në kuadër të veprimtarisë së vet ekonomike të rregullt, atëherë vendi i dorëzimit është selia e tij. Në qoftë se në çastin e lidhjes së kontratës palët kontraktuese e kanë ditur se ku ndodhet sendi, respektivisht se ku duhet të prodhohet, dorëzimi bëhet në atë vend. Kur vendi i dorëzimit të sendit nuk është i caktuar me kontratën e shitblerjes, atëherë ajo përcaktohet në mënyrën e rregulluar me ligj. Kështu sipas kuptimit të këtij Neni, vend i dorëzimit të sendit është vendi në të cilin shitësi ka vendbanimin, respektivisht vendqëndrimin në momentin e lidhjes së kontratës, kurse në qoftë se shitësi e ka lidhur kontratën në kryerjen e punëve të rregullta ekonomike,

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 16 -

atëherë vendi i dorëzimit të sendit është selia e tij. Mirëpo, në qoftë se në momentin e lidhjes së kontratës, shitësit dhe blerësit u është qenë e njohur se ku gjendet sendi respektivisht vendi ku duhet të përpunohet ai, atëherë dorëzimi bëhet në atë vend. Mënyra e tillë e përcaktimit të vendit të dorëzimit të sendit është në harmoni me rregullën e përgjithshme të përcaktimit të vendit të përmbushjes së detyrimit në përgjithësi (vendi i përmbushjes së detyrimeve).

f. Neni 455: Dorëzimi transportuesit Në rastin kur sipas kontratës nevojitet që të bëhet transportimi i sendeve, ndërsa në kontratë nuk është caktuar vendi i përmbushjes, dorëzimi quhet i kryer me dorëzimin e sendit transportuesit ose personit i cili e organizon transportin. Në qoftë se sipas kontratës së shitjes është e nevojshme të bëhet transporti i sendit, kurse me kontratën nuk është përcaktuar vendi i dorëzimit të sendit respektivisht vendi i përmbushjes së detyrës, atëherë, "dorëzimi konsiderohet se është bërë me dorëzimin e sendit transportuesit, ose personit i cili e organizon dërgimin". Kjo nënkupton se në atë rast dorëzimi i sendit është bërë në vendin ku ka filluar transportimi i sendit. Por, ajo gjithashtu nënkupton se dorëzimi i sendit transportuesit, respektivisht personit i cili organizon transportin, në pikë të fundit është dorëzimi në vet blerësin.

g. Neni 456: Organizimi i transportit Në qoftë se shitësi e ka pasur për detyrë t’ia dërgojë sendin blerësit, ai duhet që në mënyrë të zakonshme dhe në kushte të rëndomta të lidhë kontratën e nevojshme për realizimin e transportit deri në vendin e caktuar. Transportimin e sendit mund ta organizoj shitësi ose blerësi varësisht nga kontrata e tyre. Në qoftë se ata kanë kontraktuar që organizimin dhe transportimin e sendit ta bëj shitësi, atëherë ai duhet t'i lidhë në mënyrë të rëndomtë dhe nën kushtet e rëndomta kontratat e nevojshme për kryerjen e transportit deri në vendin e caktuar.

h. Neni 457: Shpenzimet Shpenzimet e dorëzimit si dhe ato që i paraprijnë dorëzimit i bartë shitësi, ndërsa shpenzimet e dërgimit të sendit dhe të gjitha shpenzimet e tjera pas dorëzimit i bartë blerësi, në qoftë se nuk është kontraktuar ndryshe. Dorëzimi i sendit nga shitësi në blerësin mund të shkaktoj shpenzime të caktuara. Për këtë arsye parashtrohet pyetja se kush do t'i hekë ato shpenzime. Përgjigja në këtë pyetje varet nga ajo se a kanë kontraktuar shitësi dhe blerësi heqjen e atyre shpenzimeve, kurse në qoftë se atë nuk e kanë bërë, atëherë edhe për atë se a bëhet fjalë për shpenzimet që i paraprinë dorëzimit, ose për shpenzimet që nuk i paraprin dorëzimit të sendit. Në qoftë se shitësi dhe blerësi janë marrë vesh për heqjen e shpenzimeve të dorëzimit (psh. që të gjitha shpenzimet t'i bartë shitësi, ose të gjitha shpenzimet t'i heq blerësi etj.), atëherë do të veprohet sipas marrëveshjes së tyre. Në qoftë se nuk ndodh kështu, atëherë shpenzimet që i paraprinë dorëzimit (psh. shpenzimet e ndarjes dhe matjes etj.) bien në kurriz të shitësit, kurse shpenzimet që krijohen pastaj (psh. shpenzimet e transportit etj.) bien në kurriz të blerësit.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 17 -

5. Dorëzimi i njëkohshëm i sendit dhe pagimi i çmimit

a. Neni 458: Shtyrja e dorëzimit deri sa të paguhet çmimi Në qoftë se nuk është kontraktuar diçka tjetër ose diçka tjetër nuk rrjedh nga zakoni, shitësi nuk e ka për detyrë ta dorëzojë sendin në qoftë se blerësi njëkohësisht nuk e paguan çmimin e tij ose nuk është i gatshëm ta bëjë këtë njëkohësisht, por as blerësi nuk e ka për detyrë të paguajë çmimin para se të ketë pasur mundësinë ta kontrollon sendin. Dorëzimi i sendit dhe pagimi i njëkohshëm i çmimit është pasojë e karakterit të dyanshëm-obligues të kontratës së shitjes. Prandaj, për këtë arsye është rregull dorëzimi i sendit dhe pagimi i njëkohshëm i çmimit në qoftë "se nuk është kontraktuar ose nëse nga rasti nuk rrjedhë diçka tjetër". Për këtë arsye, shitësi nuk është i obliguar që ta dorëzoj sendin në qoftë se blerësi nuk ja ka paguar çmimin njëkohësisht me dorëzimin e sendit, ose në qoftë se nuk është i gatshëm që atë pagesë t'ia bëj njëkohësisht dhe anasjelltas. Mirëpo, megjithatë para pagimit të çmimit blerësit duhet t'i jepet mundësia që ta vërtetoj sasinë dhe kualitetin e sendit. Në qoftë se blerësi refuzon që ta paguaj çmimin për arsye se nuk i është mundësuar që ta kontrolloj atë, ai nuk bien në vonesë, sepse shkak i arsyeshëm për atë mos pagim është pikërisht mosdhënia e mundësisë për kontrollimin e sendit.

b. Neni 459: Shtyrja e dorëzimit në rastin e transportit të sendit Kur dorëzimi i sendit realizohet duke ia dorëzuar transportuesit, shitësi mund ta shtyjë dërgimin e sendit deri sa të paguhet çmimi ose ta dërgojë sendin ashtu që të rezervojë të drejtën e disponimit të tij gjatë kohës së transportit. Në qoftë se e ka rezervuar të drejtën e disponimit të sendit gjatë kohës së transportit, shitësi mund të kërkojë që sendi të mos i dorëzohet blerësit në vendin e destinimit deri sa të mos e paguajë çmimin, ndërsa blerësi nuk e ka për detyrë ta paguajë çmimin para se të ketë pasur mundësinë ta kontrollojë sendin. Kur kontrata parashikon pagimin kundrejt dorëzimit të dokumentit përkatës, blerësi nuk ka të drejtë të refuzojë pagimin e çmimit për shkak se nuk ka pasur mundësinë ta shikojë sendin. Dorëzimi i sendit dhe pagimi i njëkohshëm i çmimit ka disa karakteristika nëse dorëzimi i sendit realizohet me dorëzimin e tij transportuesit. Në atë rast shitësi mund ta shtyje dërgimin e sendit deri në pagimin e çmimit. Por, ai gjithashtu mund ta dërgoj sendin duke ndalur të drejtën e disponimit me sendin gjatë kohës së transportimit. Në rastin e dytë shitësi mund të kërkoj që sendi të mos i dorëzohet blerësit në vendin e caktuar përderisa ai nuk e paguan çmimin. Megjithatë, as në këtë rast blerësi nuk është i obliguar që ta paguaj çmimin para se ta kontrolloj sendin. Por, në qoftë se me kontratën e shitjes është paraparë pagimi i çmimit në momentin e dorëzimit të dokumenteve të sendit me të cilat ai autorizohet që të kërkoj dorëzimin e sendit, atëherë blerësi nuk mund ta refuzoj pagimin e çmimit nga shkaku se nuk ka mundur ta vërtetoj sasinë dhe kualitetin e sendit.

c. Neni 460: Pengimi i dorëzimit të sendit të dërguar Në qoftë se pas dërgimit të sendit vërtetohet se gjendja materiale e blerësit është e tillë sa që mund të dyshohet në mënyrë të bazuar se ai do të mund të paguajë çmimin, shitësi mund ta pengojë dorëzimin e sendit blerësit edhe atëherë kur blerësi ta ketë në dorë dokumentin që e autorizon të kërkojë dorëzimin e sendit.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 18 -

Shitësi nuk mund ta pengojë dorëzimin në qoftë se këtë e kërkon ndonjë person i tretë i cili është posedues i rregullt i dokumentit që e autorizon të kërkojë dorëzimin e sendit, përveç nëse dokumenti përmban kushte (rezerva) lidhur me efektin e bartjes së tij apo në qoftë se shitësi dëshmon se poseduesi i dokumentit ka vepruar qëllimisht në dëm të shitësit. Kur sendi i është dërguar transportuesit, dhe dëshmohet se gjendja materiale e blerësit është e tillë që të dyshohet në themel se ai nuk do ta paguaj çmimin. Në atë rast shitësi mund ta pengojë dorëzimin e sendit blerësit. Ai atë mund ta bëjë edhe atëherë kurë blerësi posedon dokumentin i cili e autorizon që të kërkojë dorëzimin e sendit. Por, në qoftë se blerësi atë dokument e bart te ndonjë person i tret, i cili është "poseduesi i rregullt" i tij, dmth. në qoftë se ajo bartje është e plotfuqishme dhe në qoftë se ai person është i ndërgjegjshëm, atëherë shitësi nuk mund ta pengoj dorëzimin e sendit personit të tillë të tret kur do të tregohet se gjendja materiale e blerësit është e tillë që me themel të dyshohet se blerësi nuk do ta paguaj çmimin. Kjo është rregull nga e cila ekzistojnë dy përjashtime. Përjashtimi i parë ekziston atëherë kur dokumenti posedon ndonjë rezervë në pikëpamje te efektit të bartjes. Përjashtimi i dytë ekziston atëherë kur personi i tretë si poseduesi i dokumentit "ka vepruar qëllimisht në dëm të shitësit", e kjo donë të thotë se ka qenë i pa ndërgjegjshëm.

6. Të metat materiale

a. Neni 461: Të metat materiale për të cilat shitësi përgjigjet Shitësi përgjigjet për të metat materiale të sendit të cilat sendi i ka pasur në çastin e kalimit të rrezikut në blerësin, pavarësisht se shitësi ishte në dijeni apo jo për të metat e sendit. Shitësi përgjigjet edhe për ato të meta materiale të cilat shfaqen pas kalimit të rrezikut në blerësin, në qoftë se janë pasojë e shkakut i cili ka ekzistuar më parë. E meta materiale e parëndësishme nuk merret parasysh. Deri te përgjegjësia për mungesat materiale të sendit vjen para së gjithash atëherë kur ato ekzistojnë në momentin kritik të ekzistimit të asaj përgjegjësie. Ai është momenti i kalimit të rrezikut mbi blerësin, pa marr parasysh nëse i është i njohur ekzistimi i mungesës shitësit. Poq Në qoftë se mungesa ka ekzistuar më herët, ndërsa është ndërprerë para shkaktimit të atij momenti (psh. është evituar), atëherë nuk kemi përgjegjësi sepse nuk ka për çka të përgjigjet. Në qoftë se mungesa është shkaktuar pas shkaktimit të rrezikut, si rregull as për të nuk përgjigjet, sepse pasojat për të si rregull duhet t’i bart blerësi. Si përjashtim shitësi përgjigjet edhe për mungesat materiale që janë shkaktuar pas kalimit të rrezikut, po në qoftë se qese janë pasojë e shkakut që ka ekzistuar para atij kalimi. Deri te përgjegjësia për mungesat materiale vjen atëherë kur ato janë të rëndësishme. Sipas Nenit si me lartë, “mungesa materiale e pa rëndësishme nuk merret parasysh", e kjo donë të thotë se për të nuk përgjigjet. Mungesë e tillë ekziston psh. atëherë kur ajo nuk pengon për përdorimin e zakonshëm të sendit ose të qarkullimit të tij.

b. Neni 462: Kur ekzistojnë të metat materiale E meta ekziston: Në qoftë se sendi nuk ka veçoritë e duhura për përdorimin e tij të rregullt ose për qarkullim; Në qoftë se sendi nuk ka veçoritë e duhura për përdorim special për të cilën e blen blerësi, e që e ka pasur të njohur shitësi, ose është dashur ta kishte të njohur;

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 19 -

Në qoftë se sendi nuk ka veçori dhe karakteristika të cilat janë kontraktuar shprehimisht ose heshtazi, përkatësisht që janë caktuar; Kur shitësi e ka dorëzuar sendin që nuk i është përshtatur mostrës ose modelit, përveç nëse mostra ose modeli janë treguar vetëm për qëllime njoftimi. Mungesat materiale ekzistojnë kur sendi i shitur nuk i ka vetitë për përdorimin e rregullt të tij ose për qarkullim; kur sendi i shitur nuk i ka vetitë e veçanta për përdorim për të cilin blerësi e blenë atë, dhe e cila i është qenë e njohur ose është dashtë të jetë qenë e njohur shitësit; po qe se sendi i shitur nuk i ka vetitë të cilat në mënyrë shprehimore ose me heshtje janë kontraktuar ose janë paraparë me ligj dhe kur sendi i shitur nuk i ka vetit e mostrës ose modelit të kontratës së shitjes, përveç në qoftë se mostra ose modeli janë treguar vetëm për informim. Kur ekzistojnë mungesat materiale të sipërpërmendura atëherë për to përgjigjet shitësi.

c. Neni 463: Të metat, për të cilat shitësi nuk përgjigjet Shitësi nuk përgjigjet për të metat e specifikuara në pikën 1 dhe 3 nga neni paraprak në qoftë se blerësi në momentin e lidhjes së kontratës ishte në dijeni për këto të meta, ose ato nuk kanë mund të jenë të panjohura për atë. Konsiderohet se nuk kanë mund të jenë të panjohura për blerësin ato të meta të cilat një person i kujdesshëm, me dituri dhe përvojë mesatare të personit të mjeshtërisë dhe të profesionit të njëjtë sikur të blerësit do të mund t’i vërente lehtë gjatë shikimit të rëndomtë të sendit. Megjithatë, shitësi përgjigjet edhe për të metat të cilat blerësi ka mundur t’i vërente lehtë, në qoftë se shitësi ka deklaruar se sendi nuk ka kurrfarë të metash apo se sendi ka cilësi apo karakteristika të caktuara. Për përgjegjësin për mungesat materiale të sendit të cilat përbëhen në atë se sendi i shitur nuk i ka vetitë e nevojshme, është e nevojshme që në momentin e lidhjes së kontratës së shitjes ato të mos i janë qenë të njohura ose nuk kanë mundur të mbeten të panjohura për blerësin. Kjo donë të thotë se është e nevojshme që blerësit të mos i janë qen të njohura ose nuk kanë mundur t’i mbeten të njohura se sendi i shitur nuk i kishte vetitë e duhura për përdorimin e rregullt të tij ose për qarkullim respektivisht vetitë të cilat në mënyre shprehimore ose të heshtur janë paraparë me ligj ose janë kontraktuar. Në këtë rast llogaritet se ato mungesa nuk kanë mundur të jenë të panjohura për blerësin, të cilat njeriu i kujdesshëm me dije mesatare dhe përvojë të personit me profesion të njëjtë si blerësi do të mund t’i vërente lehtë gjate kontrollimit të rëndomtë të sendit. Por, poqe se ato mungesa lehtë ka mundur t’i vërej personi i përmendur, por, blerësi atë nuk e ka bërë sepse shitësi i ka deklaruar se sendi i shitur nuk ka mungesa, prandaj për shkak të deklaratës së tillë të shitësit, në të cilën blerësi duhet të ketë besim, atëherë llogaritet se ato mungesa nuk i janë qen të njohura blerësit. Përmbushja e kushtit të përmendur është e nevojshme, sepse në të kundërtën llogaritet se blerësi është pajtuar që të blejë send me mungesë përkatëse, prandaj për këtë arsye nuk ka vend për përgjegjësi për mungesën e tillë material.

d. Neni 464: Shikimi i sendit dhe të metat e dukshme Blerësi ka për detyrë që sendin e pranuar ta shikojë ose ta japë në shikim sapo kjo të jetë e mundur sipas rrjedhës së rregullt të gjërave dhe për të metat e dukshme ta lajmërojë shitësin në afat prej tetë (8) ditësh, ndërsa te kontratat midis ndërmarrësve pa shtyrje përndryshe e humb të drejtën që i takon mbi këtë bazë.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 20 -

Kur kontrollimi të jetë bërë në prani të të dy palëve, blerësi është i detyruar që vërejtjet e veta për të metat e dukshme t’ia komunikojë shitësit menjëherë, përndryshe e humb të drejtën e cila i takon mbi ketë bazë. Në qoftë se blerësi e ka nisur më tutje sendin pa shkarkim, ndërsa shitësi e ka ditur ose është dashur ta dijë mundësinë e dërgimit të mëtutjeshëm, shikimi i sendit mund të shtyhet derisa të arrijë në destinacionin e ri dhe në atë rast blerësi është i detyruar ta lajmërojë shitësin për të metat sapo sipas rrjedhës së rregullt të gjërave ka mundur të merr vesh për to nga klientët e vet. Kusht tjetër për përgjegjësinë për mungesat materiale të sendit është lajmërimi për ekzistimin e tyre, të cilën blerësi është i obliguar që t'ia paraqes shitësit. Blerësi është i obliguar që sendin e pranuar ta kontrolloj në mënyrën e zakonshme ose ta dërgojë për kontrollim te personi tjetër. Ai atë mund ta bëj sapo të jetë e mundshme, sipas rrjedhës së punëve. Poqe se gjatë ati kontrollimi vërtetohen mungesa të dukshme të sendit të shitur, atëherë blerësi është i obliguar qe për to ta lajmëroj shitësin në afat prej tetë ditësh, kurse te kontratat në ekonomi pa shtyrje. Poqe se blerësi atë nuk e bën atëherë "e humb të drejtën që i takon sipas kësaj baze ", e kjo nënkupton se e humb të drejtën që të kërkoj që shitësi të përgjigjet për atë mungesë. Mirëpo, kur kontrollimi i sendit të shitur është bërë në prani të shitësit dhe blerësit, atëherë blerësi është i obliguar që vërejtjet për mungesat e dukshme t'ia kumtoj shitësit menjëherë, sepse përndryshe "e humb të drejtën që i takon sipas asaj baze". Gjithashtu, mund të ndodhë që blerësi sendin e shitur pa shkarkim, kur ai i është dërguar me transport, t’ia ketë ridërguar ndonjë personi tjetër, e për shitësin gjatë lidhjes së kontratës së shitjes kjo ka qenë e njohur ose ka qenë dashur që të i ketë qenë e njohur mundësia e dërgimit të tillë më tej. Në atë rast kontrollimi i sendeve mund të shtyhet deri në arritjen në vendin e ri të caktuar.

e. Neni 465: Të metat e fshehta Kur pas marrjes së sendit nga blerësi shihet se sendi ka ndonjë të metë e cila nuk ka mundur të zbulohet me shikim të rëndomtë me rastin e marrjes së sendit (e meta e fshehtë), blerësi është i detyruar me kërcënim të humbjes së të drejtës, që për atë të metë të lajmërojë shitësin në afat prej 8 ditësh duke llogaritur prej ditës kur e ka zbuluar të metën, ndërsa te kontrata midis ndërmarrësve menjëherë. Shitësi nuk përgjigjet për të metat të cilat shfaqen pasi të kalojnë 6 muajve nga dorëzimi i sendit, përveç nëse me kontratë është caktuar ndonjë afat më i gjatë. Po qe se është fjala për mungesa të fshehura, atëherë blerësi është i obliguar që për to ta lajmëroj shitësin në afat prej 8 ditësh, llogaritur nga dita e zbulimit të tyre, kurse te kontratat ekonomike pa shtyrje. Po qe se për ato mungesa blerësi nuk e ka lajmëruar shitësin në afatin subjektiv të mësipërm, atëherë ai e humb të drejtën që të kërkoj nga blerësi që të përgjigjet për to. Në këtë rast duhet cekur se blerësi mund të kërkoj nga shitësi që ai të përgjigjet për mungesat e fshehura deri në skadimin e afatit objektiv prej 6 muajsh, nga dita e dorëzimit të sendit të shitur, me atë se me kontratën e shitjes mund të caktohet afat edhe më i gjatë se 6 muaj. Afati objektiv prej 6 muajsh është paraparë për shkak të sigurisë juridike dhe për shkak të mbrojtjes së shitësit, sepse pas skadimit të afatit më të gjatë është vështirë të përcaktohet se a kemi të bëjmë me mungesa të fshehura ose me mungesa që janë shkaktuar gjatë përdorimit të rregullt të sendit të shitur.

f. Neni 466: Afatet në rast riparimi, zëvendësimi, etj Kur për shkak të ndonjë të mete janë bërë riparime të sendit, dërgimi i sendit tjetër, zëvendësimi e të ngjashme, afatet e dy neneve paraprake fillojnë të rrjedhin që nga dorëzimi i sendit të riparuar, dorëzimi i sendit tjetër, zëvendësimi i pjesëve e të ngjashme.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 21 -

Në rast të riparimit, zëvendësimit të sendit ose pjesëve të tij, afatet fillojnë të rrjedhin nga dita e riparimit të bërë, respektivisht e zëvendësimit të sendit, ose pjesës së sendit.

g. Neni 467: Njoftimi për të metën Në njoftimin mbi ekzistimin e të metës së sendit, blerësi ka për detyrë ta përshkruajë të metën hollësisht dhe ta ftojë shitësin ta kontrollojë sendin. Në qoftë se njoftimi për ekzistimin e të metës, të cilin blerësi ia ka dërguar me kohë shitësit me letër rekomande, me telegram ose në ndonjë mënyrë tjetër të sigurt vonohet ose nuk arrin fare deri te shitësi, do të konsiderohet se blerësi e ka kryer detyrimin e vet për ta njoftuar shitësin. Vetë lajmërimi për mungesat, pa marr parasysh se a janë ato të dukshme ose të fshehta, duhet të përmbaj një përshkrim më të afërt të tyre, dhe thirrjen që shitësi ta kontrolloj sendin e shitur. Lajmërimin për mungesat e sendit, blerësi duhet me kohë ta ketë bërë deri te shitësi me letër rekomanduese, me telegram, ose në ndonjë mënyrë tjetër të sigurt. Kjo është e nevojshme për shkak të vërtetimit të faktit se a i ka përshkruar më për së afërmi mungesat blerësi dhe se a e ka thirrur shitësin që ta kontrolloj sendin. Në qoftë se ndodh që lajmërimi i tillë i dërguar të vonohet ose mos të arrij fare deri te shitësi, atëherë konsiderohet se blerësi me vet dërgimin e lajmërimit në mënyrë të sigurt e ka përmbush detyrën e vet për lajmërimin për mungesat e sendit të shitur. Në rast të kontestit barra e të provuarit se lajmërimi është dërguar në mënyrë të sigurt bie mbi blerësin.

h. Neni 468: Rëndësia e faktit se shitësi ka qenë në dijeni për të metën Blerësi nuk e humb të drejtën që të thirret në ndonjë të metë edhe kur nuk e kryen detyrimin e vet që sendin ta shikojë pa shtyrje ose detyrimin që brenda afatit të caktuar ta njoftojë shitësin mbi ekzistimin e të metës, si dhe kur e meta të jetë shfaqur vetëm pasi të kenë kaluar gjashtë muaj nga dorëzimi i sendit, po që se për këtë të metë shitësi ka qenë në dijeni apo nuk ka mundur të mos jetë ne dijeni. Po qe se blerësi nuk e lajmëron shitësin për mungesat e zbuluara në mënyrën e paraqitur dhe në afatet e parapara siç u cek edhe me parë, ai e humb të drejtën që të kërkoj nga shitësi përgjegjësi nga ato mungesa. Kjo është rregull nga e cila ekziston përjashtim atëherë kur shitësi nuk është i ndërgjegjshëm. Në të vërtet, kur mungesa e sendit i ka qenë e njohur shitësit ose nuk ka mundur t'i mbetet e panjohur, atëherë sipas këtij Neni blerësi nuk e humb të drejtën që të thirret në atë mungesë edhe kur nuk e ka kryer detyrën e vet që sendin e shitur ta kontrolloj pa shlyerje, ose detyrën e vet që në afatin e paraparë ta lajmëroj shitësin për ekzistimin e mungesës, si dhe kur mungesa është lajmëruar bile edhe pas skadimit të afatit prej 6 muajsh nga dorëzimi i sendit. Zgjidhje e këtill niset nga nevoja që pala e ndërgjegjshme (në këtë rast blerësi) të mbrohet nga pala e pa ndërgjegjshme (në këtë rast shitësi), sepse shitësi është dashtë ta lajmëroj blerësin për mungesën.

i. Neni 469: Kufizimi kontraktues ose përjashtimi i përgjegjësisë së shitësit për të metat material Kontraktuesit mund ta kufizojnë ose ta përjashtojnë krejtësisht përgjegjësinë e shitësit për të metat materiale të sendit. Dispozita e kontratës mbi kufizimin ose përjashtimin e përgjegjësisë për të metat e sendit është nule në qoftë se e meta ka qenë e njohur për shitësin, ndërsa ai për këtë gjë nuk e ka njoftuar blerësin, si dhe kur shitësi e ka imponuar këtë dispozitë duke e shfrytëzuar pozitën dominuese.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 22 -

Blerësi i cili ka hequr dorë nga e drejta për ta zgjidhur kontratën për shkak të të metave të sendit, mban të drejtat e tjera nga ato të meta. Palët kontraktuese përgjegjësin mundet "ta kufizojnë ose ta përjashtojnë plotësisht". Megjithatë, do të jetë e nulshme dispozita e kontratës së shitjes, me të cilën kufizohet ose përjashtohet përgjegjësia për mungesat materiale në dy raste: atëherë kur ekzistimi i sajë i është qenë e njohur shitësit dhe ai për të nuk e ka lajmëruar blerësin, si dhe atëherë kur dispozitën e tillë për mos përgjegjësinë shitësi e ka imponuar duke e shfrytëzuar pozitën monopoliste të tij. Në rastin e parë dispozita e përmendur është nule sepse është në kundërshtim me parimin e ndershmërisë dhe ndërgjegjshmërisë, kurse rasti dytë-për atë se ajo dispozitë është në kundërshtim me parimin e ndalimit të shfrytëzimit të pozitës monopoliste. Mund të ndodh që blerësi të ketë hequr dorë vetëm nga e drejta që ta shkëpus kontratën për shkak të ekzistimit të mungesave materiale. Mirëpo në atë rast blerësi i mban të drejtat tjera, që i takojnë për shkak të atyre mungesave.

j. Neni 470: Përmbarimi i dhunshëm Poseduesi, sendi i të cilit shitet në një ankand publik të dhunshëm nuk përgjigjet për të metat e sendit. Përgjegjësia për mungesat material të sendeve përjashtohet edhe poqë se kemi të bëjmë me shitjen publike të sendit, I cili është përmbaruar me dhunë. Shitja e tillë bëhet në procedurë të veçantë nga ana e organit kompetent shtetëror (si rregull gjykata kompetente në procedurë përmbaruese), kundër vullnetit të atij i të cilit është sendi prandaj nuk është në rregull që ai të përgjigjet për mungesat materiale të tij.

7. Të drejtat e blerësit

a. Neni 471: Të drejtat e blerësit Blerësi i cili e ka njoftuar shitësin me kohë dhe në mënyrë të rregullt mbi të metën, mundet: i. të kërkojë nga shitësi që të metën ta mënjanojë, ose t’ia dorëzojë sendin tjetër pa të meta (përmbushja e kontratës); ii. të kërkojë zbritjen e çmimit; iii. të deklarojë zgjidhjen e kontratës. Në secilin nga këto raste blerësi ka të drejtë për shpërblimin e demit. Përpos kësaj dhe pavarësisht nga kjo, shitësi i përgjigjet blerësit edhe për dëmin të cilin e ka pësuar ky për shkak të të metave të sendit në të mirat e tjera të veta, dhe këtë sipas rregullave të përgjithshme mbi përgjegjësinë për dëmin. Kur janë plotësuar kushtet e parashtruara për përgjegjësin për mungesat materiale të sendit të shitur, atëherë shitësi dhe blerësi kanë disa të drejta dhe detyra të caktuara nga ajo përgjegjësi. Kështu, blerësi i cili me kohë dhe në mënyrë të rregullt e ka lajmëruar shitësin për mungesën materiale ka të drejt të zgjedhë njërën nge mundësit e më poshtme: të kërkoj që shitësi ta eliminoj mungesën, ose që sendin me mungesë materiale ta zëvendësoj me send tjetër pa mungesë, e kjo donë të thotë të kërkoj

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 23 -

përmbushje të drejt të kontratës; ose ta mbaj sendin me mungesë dhe të kërkoj zvogëlimin proporcional të çmimit; ose të deklaroj se e shkëput kontratën. Përveç sajë blerësi ka të drejt të kërkoj edhe shpërblimin e dënimit, sipas rregullave që vlejnë për përgjegjësinë kontraktore për shkaktimin e dëmit. Dhe në fund, blerësi ka të drejt të kërkoj edhe shpërblimin e dëmit të cilin e ka pësuar mbi të mirat tjera për shkak të mungesave materiale (psh, për shkak të gabimit teknik ka eksploduar kazani i nxehjes qendrore i cili ka shkaktuar dëm me vet eksplodimin dhe zjarrin e shkaktuar), dhe atë sipas rregullave të përgjithshme të përgjegjësisë për dëmin e shkaktuar.

b. Neni 472: Mos-përmbushja e kontratës brenda afatit të arsyeshëm Në qoftë se blerësi nuk e fiton përmbushjen e kërkuar të kontratës brenda afatit të arsyeshëm, mban të drejtën e zgjidhjes së kontratës ose të zbritjes së çmimit. Kur me kërkesën e blerësit shitësi nuk e ka bërë riparimin e sendit me kohë ose nuk e ka zëvendësuar sendin atëherë blerësi ka të drejtë që ta shkëpus kontratën për shitblerjen ose ta zvogëloj çmimin.

c. Neni 473: Kur blerësi mund ta zgjidhë kontratën Blerësi mund të zgjidhë kontratën vetëm në qoftë se paraprakisht ia ka lënë shitësit afatin plotësues të arsyeshëm për përmbushjen e kontratës. Blerësi mund ta zgjidhë kontratën edhe pa e lënë afatin e ri plotësues në qoftë se shitësi, pas njoftimit mbi të metat, i ka komunikuar se nuk do ta përmbushë kontratën apo në qoftë se nga rrethanat e rastit konkret rezulton qartas se shitësi nuk do të mund të përmbushte kontratën as në afatin plotësues. Që të kërkoj zgjidhjen e kontratës për shkak të mungesave material të sendeve, duhet që blerësi ti ketë dhënë edhe një afatit plotësues shitësit, që i njëjti të mënjanoj mungesën materiale me riparim ose me zëvendësimin e sendit. Kjo është rregull nga e cila ekziston përjashtimi atëherë kur është e qartë se deri te eliminimi i tij nuk do të vij sepse atë shitësi nuk mund ose nuk dëshiron ta bëj (psh. kur mungesa është e tillë që nuk mund të mënjanohet, ose kur shitësi i ka deklaruar blerësit se nuk dëshiron që ta mënjanoj mungesën etj). Në atë rast kontrata shkëputet sipas fuqisë së ligjit.

d. Neni 474: Mos-përmbushja e kontratës në afatin plotësues Në qoftë se shitësi në afatin plotësues nuk e përmbush kontratën, ajo zgjidhet sipas ligjit, por blerësi mund ta mbajë në qoftë se pa vonesë i deklaron shitësit se kontratën e mban në fuqi. Në qoftë se shitësi në afatin plotësues nuk e përmbush kontratën, nga Neni si më lartë, e në qoftë se blerësi ka interes që kontratën e tillë ta mbaj në fuqi, atëherë ai mund ta bëj atë në qoftë se pa shtyrje i deklaron shitësit se kontratën e mban në fuqi.

e. Neni 475: Të metat e pjesshme Kur vetëm një pjesë e sendit të dorëzuar ka të meta ose kur është dorëzuar vetëm një pjesë e sendit ose një sasi më e vogël se sa është kontraktuar, blerësi mund ta zgjidhë kontratën në kuptim të neneve

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 24 -

të mësipërme vetëm në lidhje me pjesën e cila ka të meta ose vetëm në lidhje me pjesët ose sasitë që mungojnë. Blerësi mund ta zgjidhë kontratën në tërësi vetëm në qoftë se sasia e kontraktuar ose sendi i dorëzuar përbën një tërësi, apo në qoftë se blerësi ka edhe ashtu interes të arsyeshëm që ta merr sendin e kontraktuar ose sasinë në tërësi. Është e mundshme që vetëm një pjesë e sendit të ketë mungesë materiale. Në atë rast kemi të bëjmë me mungesat materiale të pjesshme. Mungesat e tilla ekzistoj psh. kur mungesën e dhënë kualitative e ka vetëm një pjesë e sendit të blerë, ose kur është dërguar sasi më e vogël e sendit të blerë të përcaktuar sipas gjinisë etj. Në këtë rast zbatohen rregullat e njëjta të cilat zbatohen për përgjegjësin për mungesat materiale që i ka tërë sendi, në përjashtim të shkëputjes së kontratës së shitblerjes për shkak të mungesave të pjesshme. Në të vërtet në qoftë se sendi i blerë ka vetëm mungesë të pjesshme atëherë blerësi mund ta shkëpus kontratën vetëm për pjesën e sendit e cila e ka mungesën, ose vetëm për sasinë e cila mungon, te sendet e shquara në gjini. Kjo është rregull nga e cila ekziston përjashtim atëherë kur sasia e kontraktuar ose lënda e dorëzuar përbën një tërësi, si dhe atëherë kur blerësi ka interes që ta pranoj në tërësi sendin ose sasinë e kontratës.

f. Neni 476: Kur shitësi i ka dhënë blerësit sasi më të madhe Me kontratën e shitjes midis ndërmarrësve, kur shitësi i sendeve të caktuara sipas llojit ia ka dhënë blerësit sasinë më të madhe nga sa është kontraktuar, ndërsa blerësi brenda afatit të arsyeshëm nuk deklaron se e refuzon tepricën, do të konsiderohet se e ka marrë edhe këtë tepricë, kështu që ka për detyrë ta paguajë me të njëjtin çmim. Në qoftë se blerësi refuzon të merr tepricën, shitësi ka për detyrë t’ia shpërblejë blerësit dëmin e shkaktuar. Mund të ndodh që mungesa kuantitative të përbëhet edhe në atë që shitësi t’i ketë dorëzuar blerësit sende të përcaktuara sipas gjinisë në sasi më të madhe se ajo e kontraktuar. Në atë rast në qoftë se kemi të bëjmë me kontratën e shitjes ndërmjet ndërmarrësve është e nevojshme që në afat të arsyeshëm të deklaroj se e pranon tepricën e marrë. Në qoftë se ai atë nuk e bën atëherë konsiderohet se ai e pranon tepricën, prandaj është i obliguar që ta paguaj sipas çmimit të njëjtë. Kurse në qoftë se e refuzon tepricën, atëherë shitësi është i obliguar që t'ia shpërblej dëmin e pësuar (nëse eventualisht e ka pësuar të njëjtin).

g. Neni 477: Caktimi i çmimit për disa sende Kur me një kontratë dhe për një çmim janë shitur disa sende ose një grumbull sendesh, ndërsa vetëm disa prej tyre kanë të meta, blerësi mund ta zgjidhë kontratën vetëm përsa u përket sendeve me te meta, por jo edhe për të tjerat. Në qoftë se këto përbëjnë një tërësi kështu që ndarja e tyre do të ishte e dëmshme, blerësi mund ta zgjidhë kontratën në tërësi, apo në qoftë se ai megjithatë deklaron se e zgjidhë kontratën vetëm për sa u përket sendeve me të meta, shitësi nga ana e tij mund ta zgjidhë kontratën edhe për sa u përket sendeve të tjera. Mund të ndodh që për një çmim të njëjtë të jenë shitur më shumë sende të veçanta ose një përmbledhje përkatëse nga sendet. Në atë rast mund të ndodh që vetëm ndonjëri nga sendet e veçanta ose vetëm ndonjëri nga përmbledhja e sendeve të ketë mungesa materiale, prandaj, blerësi mund të shkëpus kontratën e shitblerjes vetëm në raport me sendet që kanë mungesa të tilla, kurse në raport ndaj sendeve që nuk kanë mungesa materiale kontrata mbetet në fuqi. Shkëputja e tillë e pjesshme e

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 25 -

kontratës së shitjes në rastin e dhënë është rregull nga e cila ekzistojnë dy përjashtime: Përjashtimi i parë ekziston atëherë kur sendet e blera përbëjnë një tërësi të tillë ashtu që ndarja e tyre do të ishte e dëmshme për blerësin (psh. kur është blerë një garniturë shahu të cilës i mungojnë disa figura etj.). Në atë rast blerësi mund të shkëpus kontratën. Përjashtimi i dytë ekziston atëherë kur sendet e blera përbëjnë një tërësi, ndërsa blerësi ka vendosur që ta shkëpus kontratën vetëm në raport me sendet të cilat kanë mungesa materiale, prandaj shitësi nga ana e vetë mund ta shkëpus kontratën edhe në raport me sendet tjera të cilat nuk kanë mungesa materiale. Kjo mundësi i është dhënë shitësit që të mund t’i mbroj interesat juridike të veta kur blerësi ka vendos për të shkëputur kontratën për shitblerje, ndërsa shkëputja e tillë nuk është në interes të shitësit.

h. Neni 478: Humbja e të drejtës për zgjidhjen e kontratës për shkak të të metave Blerësi humb të drejtën e zgjidhjes së kontratës për shkak të të metave të sendeve kur është në pamundësi ta kthejë sendin ose ta kthejë në gjendjen në të cilën e ka marrë. Megjithatë, blerësi mund ta zgjidhë kontratën për shkak të ndonjë të mete të sendit, në qoftë se sendi është zhdukur tërësisht ose pjesërisht ose është dëmtuar për shkak të të metave që justifikon zgjidhjen e kontratës apo për shkak të ndonjë ngjarje e cila nuk rezulton prej tij dhe as prej ndonjë personi për të cilin përgjigjet ai. E njëjta gjë vlen në qoftë se sendi është zhdukur ose dëmtuar tërësisht ose pjesërisht për shkak të detyrimit të blerësit që ta kontrollojë sendin, apo në qoftë se blerësi para se të jetë zbuluar e meta e ka konsumuar ose e ka ndryshuar një pjesë të sendit gjatë përdorimit të tij normal si dhe në qoftë se dëmtimi ose ndryshimi janë të parëndësishme. Që blerësi të fitoj të drejtat e tija, duhet që ti kthej shitësit sendin në gjendjen në të cilën ka qenë në momentin e dorëzimit të tij. Kjo është rregull nga e cila ekzistojnë disa përjashtime. Ato përjashtime janë: shkatërrimi i plotë ose i pjesshëm i sendit për shkak të mungesës për shkëputjen e kontratës, (psh. kali ka ngordhur nga sëmundja që e ka pasur në momentin e dorëzimit të tij blerësit); ose në qoftë se sendi është shkatërruar plotësisht ose pjesërisht për shkak të ngjarjes që nuk varet nga blerësi ose nga ndonjë person tjetër për të cilin përgjigjet ai (psh. pas lajmërimit për ekzistimin e mungesave për shkak të të cilave blerësi e shkëput kontratën e shitblerjes, kali i blerë ka pësuar nga rrufeja); ose poqe se gjatë obligimit të blerësit që ta kontrolloj sendin e blerë, ai shkatërrohet plotësisht ose pjesërisht (psh. gjatë kontrollimit të TV, i cili është i dëmtuar nga zjarri i shkaktuar nga lidhja normale e tij në rrjetin elektrik); ose poqe se para zbulimit të mungesës blerësi ka harxhuar ose zëvendësuar ndonjë pjesë të sendit gjatë përdorimit të rregullt të tij, ose nëse zëvendësimi i sendit të blerë është i pa rëndësishëm.

i. Neni 479: Ruajtja e të drejtave të tjera Blerësi i cili për shkak të pamundësisë që ta kthejë sendin ose ta kthejë në gjendjen në të cilën e ka marrë e ka humbur të drejtën e zgjidhjes së kontratës, ka të drejta të tjera që ia jep ligji për shkak të ekzistimit të ndonjë të mete. Kur për shkak të pa mundësisë që ta kthej sendin ose për shkak të pa mundësisë që ta kthej sendin në gjendjen në të cilën e ka pranuar, blerësi nuk mund ta shkëpus kontratën e shitjes, por në atë rast ai i mbanë të drejtat tjera të cilat i ka sipas ligjit për shkak të mungesave materiale të sendit. Kjo nënkupton të drejtën që të kërkoj zëvendësimin e sendit, të drejtën që të kërkoj zvogëlimin e çmimit, të drejtën që të kërkoj shpërblimin e dëmit për shkak të ekzistimit të mungesës materiale etj.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 26 -

j. Neni 480: Efektet e zgjidhjes për shkak të të metave Zgjidhja e kontratës për shkak të të metave të sendit ka efekte të njëjta sikurse edhe zgjidhja e kontratave të dyanshme për shkak të mos-përmbushjes. Blerësi i debiton shitësit kompensimin për dobinë nga sendi edhe kur është në pamundësi që ta kthejë krejtësisht ose një pjesë të tij, ndërsa kontrata megjithatë është zgjidhur. Shkëputja e kontratës së shitjes për shkak të ekzistimit të mungesës materiale të sendit të shitur prodhon efekte të njëjta si dhe shkëputja e kontratave të dyanshme-detyruese për shkak të mos përmbushjes. Në të vërtet kontrata e shitjes është kontratë e dyanëshe detyruese, kurse ekzistimi i mungesës materiale të sendit të shitur çon në atë që përmbushja e asaj kontrate të mos jetë e drejtë, për çka është paraparë edhe mundësia për shkëputjen e asaj.

k. Neni 481: Zbritja e çmimit Zbritja e çmimit bëhet sipas raportit midis vlerës së sendit pa të meta dhe vlerës së sendit me të meta në kohën e lidhjes së kontratës. Kur për shkak të mungesave materiale blerësi ka vendosur për zvogëlimin proporcional të çmimit, atëherë ai zvogëlim bëhet proporcionalisht mes vlerës së sendit pa mungesa dhe vlerës së sendit me mungesa në kohën e lidhjes së kontratës së shitjes. Kështu psh. poqe se është kontraktuar që shitësi t’i jep blerësit 1000 kg. rrush për €1000, ndërsa ai i ka dhanë 800 kg, atëherë çmimi do të zvogëlohet nga € 1000 në € 800.

l. Neni 482: Zbulimi gradual i të metave Blerësi i cili ka realizuar zbritjen e çmimit për shkak të ekzistimit të ndonjë të mete, mund ta zgjidhë kontratën ose të kërkojë zbritjen e re të çmimit në qoftë se më vonë zbulohet ndonjë e metë tjetër. Mund të ndodh që për shkak të ekzistimit të mungesës materiale të sendit të shitur, blerësi të ketë arritur të zvogëloj çmimin e sendit, e pastaj në mënyrë plotësuese të ketë zbuluar ndonjë mungesë tjetër materiale të sendit të njëjtë (psh. fillimisht ka zbuluar se sasia e dorëzuar e sendit të blerë është më e vogël se ajo e kontraktuara, prandaj për këtë arsye ka refuzuar pjesën proporcionale të çmimit, e më vonë ka zbuluar ekzistimin e mungesës tjetër të fshehtë të sendit të njëjtë). Në atë rast zbulimi i mungesës tjetër i jep mundësi blerësit që të zgjedh mes shkëputjes së kontratës së shitjes, ose zvogëlimit tjetër të çmimit. Shkëputje e kontratës respektivisht zvogëlimi çmimit bëhet në mënyrë të njëjtë si bëhet gjatë zbulimit të mungesës së parë.

m. Neni 483: Humbja e të drejtave Të drejtat e blerësit, i cili e ka njoftuar me kohë shitësin mbi ekzistimin e të metave, shuhen pasi të ketë kaluar një vit duke llogaritur nga dita e dërgimit të njoftimit shitësit, përveç nëse blerësi për shkak të mashtrimit nga ana e shitësit ka qenë i penguar t’i realizojë ato të drejta. Blerësi i cili e ka njoftuar me kohë shitësin mbi ekzistimin e të metave mund pasi të ketë kaluar ky afat, në qoftë se ende nuk e ka paguar çmimin të realizojë kërkesën e vet për zbritjen e çmimit ose t’ i shpërblehet dëmi, si kundërshtim kundër kërkesës së shitësit që t’i paguhet çmimi.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 27 -

Blerësi, të drejtat që i ka në bazë të përgjegjësisë për mungesat materiale të sendit të shitur mund t’i realizoj në afat prej një viti, duke filluar nga dita kur e ka lajmëruar shitësin për mungesat materiale. Kurse si përjashtim poqe se blerësi "me mashtrimin e shitësit" është penguar "që t’i realizoj ato të drejta", atëherë afati i përmendur nuk fillon të rrjedh nga ajo ditë.

8. Pagimi i çmimit

a. Neni 499: Koha dhe vendi i pagimit Blerësi ka për detyrë të paguajë çmimin në kohën dhe në vendin e caktuar me kontratë. Në mungesë të dispozitës kontraktuese ose dokeve tjera, pagesa bëhet në momentin dhe në vendin ku kryhet dorëzimi i sendit. Në qoftë se çmimi nuk duhet të paguhet në momentin e dorëzimit, pagesa bëhet në vendbanimin respektivisht në selinë e shitësit. Shitësi ka të drejtë të kërkoj që blerësi ta paguaj çmimin, kurse blerësi ka për obligim që ta bëj atë. Ai është i obliguar që shitësi t'i paguaj çmimin në vendin dhe kohën e caktuar me kontratën e shitblerjes. Kur koha dhe vendi i pagimit të çmimit nuk janë të caktuara me kontratën e shitjes, atëherë çmimi paguhet në vendin dhe kohën në të cilën bëhet dorëzimi i sendit. Kjo është pasojë e karakterit të dyanshëm-detyrues të kontratës së shitjes nga e cila del njëkohshmëria e përmbushjes së të drejtave dhe detyrave të palëve kontraktuese, në qoftë se nuk është kontraktuar ndryshe, ose në qoftë se nuk del ndryshe nga rrethanat konkrete të kontratës së dhënë të shitjes. Mund të ndodh që çmimi nuk duhet të paguhet në momentin e dorëzimit të sendit, në qoftë se ashtu është kontraktuar ose ashtu del nga rrethanat konkrete të kontratës së dhënë. Në atë rast çmimi paguhet në vendin në të cilin shitësi ka vendbanimin respektivisht selinë. Pagimi i çmimit në atë vend është pasojë e asaj se kemi të bëjmë me përmbushjen e detyrimit në të holla (para) dhe se ai detyrim përmbushet në vendin në të cilin kreditori (në këtë rast shitësi) ka vendbanimin respektivisht selinë

b. Neni 500: Kamata në rast të shitjes me kredi Në qoftë se sendi i shitur me kredi jep uzurfrukte ose dobitë e tjera, blerësi debiton kamatë prej momentit kur i është dorëzuar sendi pavarësisht nëse detyrimi i pagimit të çmimit ka rrjedhur ose jo. Kur është shitur me kredi sendi i frytdhënës, e kjo donë të thotë send i cili jep frute ose dobi të tjera, atëherë përveç detyrës kryesore që ta paguaj çmimin blerësi ka edhe detyrën aksesore që ta paguajë kamatën. Në këtë rast, detyra dytësore e blerësit ekziston pa marrë parasysh se a ka arrite detyra për pagimin e çmimit, si dhe pa marrë parasysh se kur i është dorëzuar sendi i frytdhënës. Në këtë rast kamata është njëlloj ekuivalenti për frytet respektivisht për dobitë tjera që i mbledh blerësi nga sendi i i shitur me kredi.

c. Neni 501: Pagimi i çmimit në rastin e dërgesave të njëpasnjëshme Në rastin e dërgesave të njëpasnjëshme, blerësi ka për detyrë të paguajë çmimin për çdo dërgesë në momentin e marrjes në dorëzim, përveç nëse është kontraktuar diçka tjetër ose rrjedh nga rrethanat e punës.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 28 -

Në qoftë se në kontratën me dërgesat e njëpasnjëshme blerësi ia ka dhënë shitësit paradhënien, dërgimet e para arkëtohen nga paradhënia, po qe se nuk është kontraktuar diçka tjetër. Dhe në fund, disa veçori të veta i ka edhe pagimi i çmimit kur dorëzimi i sendit bëhet me dërgesat e kohëpaskohshme (psh. 100 vagonët e porositura me verë dërgohen nga 10 vagonë në muaj). Në atë rast blerësi është i obliguar që ta paguajë çmimin për çdo dërgesë, në momentin e marrjes së sajë në qoftë se nuk është kontraktuar ndryshe ose nga rrethanat e rastit del diçka tjetër. Në këtë rast kemi të bëjmë me dorëzimin e sendit në pjesë, prandaj edhe këtu paraqet si rregull dorëzimi i njëkohshëm i sendit dhe pagimi i çmimit në pjesë, në qoftë se nuk është kontraktuar ndryshe ose nga rrethanat e rastit nuk del diçka tjetër. Mund të ndodhë që te kontrata e shitjes me dërgesa të kohëpaskohshme që blerësi t'i ketë dhënë avans (paradhënie) shitësit. Në atë rast blerësi para-kohe e ka përmbushur një pjesë të detyrës së vetë që ta paguaj çmimin. Për këtë arsye, llogaritet se deri në lartësinë e avansit të marrë blerësi ia ka paguar çmimin për ato dërgesa shitësit, në qoftë "se nuk është kontraktuar diçka tjetër".

9. Detyrimi i ruajtjes së sendit për llogari të bashkë-kontraktuesit

a. Neni 503: Rastet e detyrimit te ruajtjes Kur për shkak të vonesës së blerësit rreziku ka kaluar në blerësin para dorëzimit të sendit, shitësi ka për detyrë ta ruajë sendin me kujdes të ekonomistit të mirë respektivisht të shtëpiakut të mirë dhe për këtë qëllim të ndërmarrë masa të nevojshme. E njëjta gjë vlen edhe për blerësin kur i është dorëzuar sendi, ndërsa ai dëshiron t’ia kthejë shitësit, qoftë për shkak se e ka zgjidhur kontratën, qoftë se ka kërkuar sendin tjetër në vend të tij. Në njërin dhe rastin tjetër kontraktuesi i cili është i detyruar të ndërmarrë masa për ruajtjen e sendit ka të drejtë në shpërblimin e shpenzimeve të nevojshme për ruajtjen e sendit. Në raste të caktuara mund të krijohen të drejta dhe detyra për shitësin dhe blerësin, në lidhje me ruajtjen e sendit. Kështu, kur shitësi ka ra në vonesë dhe mbi të ka kaluar rreziku për dëmtimin ose shkatërrimin eventual të sendit, i cili edhe më tej ka mbetur te shitësi, atëherë ai atë send duhet ta ruaj edhe më tej, bile edhe diçka më tepër, ai është i obliguar që atë send ta ruaj me kujdes të shtuar. Sendin që e ruan në këtë rast duhet ruajtur me kujdes të ekonomistit të mirë, respektivisht të shtëpiakut të mirë, dhe për atë qëllim t'i ndërmarrë masat e nevojshme. Kështu, psh. ai sendin e tillë duhet ta vendosë në atë mënyrë që ta ruaj nga fatkeqësitë elementare, që të ndërmerr masa për mbrojtjen nga ndikimi i temperaturës ose i lagështisë, që ta siguroj te bashkësia përkatëse për sigurim etj. Për ruajtjen dhe për ndërmarrjen e masave të nevojshme shitësi ka të drejtë të kërkoj shpërblimin përkatës nga blerësi, kurse blerësi është i obliguar që t'i jep shpërblimin e tillë. Gjithashtu, kur sendi i është dorëzuar blerësit, kurse ai dëshiron që t'ia kthej shitësit, qoftë për atë se e ka shkëputur kontratën, qoftë për atë se ka kërkuar tjetër send në vend të sendit të dorëzuar, atëherë blerësi është i obliguar që ta ruaj sendin në llogari të shitësit në kushte dhe në mënyrë të njëjtë ne të cilën shitësi është i obliguar që ta ruaj sendin kur blerësi ka rënë në vonesë.

b. Neni 504: Kur blerësi nuk dëshiron ta marrë sendin që i është dërguar Blerësi që nuk dëshiron ta pranojë sendin që i është dërguar në vendin e destinimit dhe që i është lënë atje në diskonim, ka për detyrë ta merr përsipër për llogari të shitësit, në qoftë se ky nuk është i pranishëm në vendin e destinimit, dhe as që ndodhet atje ndokush i cili kishte për ta marrë përsipër sendin për te, me kusht që kjo të jetë e mundur pa paguar çmimin dhe pa ndërlikime të mëdha ose shpenzime të tepruara.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 29 -

Mund të ndodh që blerësi të mos dëshiroj ta pranoj sendin që i është dërguar në vendin e caktuar (vendin e destinimit), e kjo donë të thotë në vendin ku ai duhet të dorëzohet, kurse ai atij i është lënë në disponim. Në atë rast, në qoftë se në atë vend nuk është i pranishëm shitësi, dhe as që ka dikush i cili do ta kishte marrë sendin për shitësin, atëherë blerësi është i obliguar që t'i ndërmarr masat e nevojshme për ruajtjen e atij sendi në llogari të shitësit nën kushtet e paraqitura për ruajtjen e sendit të dorëzuar, poqe se janë plotësuar tre kushte plotësuese: në qoftë se ajo është e mundshme pa pagimin e çmimit; në qofte se ajo është e mundshme pa vështirësi të mëdha; dhe poqe se ajo është e mundshme pa shpenzime të tepërta. Plotësimi i këtyre tre kushteve plotësuese është i nevojshëm sepse ruajtja e sendit në rast të kundërt shkakton shpenzime të cilat blerësi nuk është i detyruar t'i heq.

c. Neni 505: E drejta e palës së detyruar për ta ruajtur sendin Pala kontraktuese e cila sipas dispozitave paraprake ka për detyrë të marrë masa për ruajtjen e sendit, mundet nën kushte dhe pasoja të caktuara në dispozitat e këtij ligji për depozitimin në gjykatë dhe shitjen e sendit që është borxh, ta depozitojë në gjykatë, t’ia dorëzojë për ruajtje ndonjë tjetri ose ta shesë për llogari të palës tjetër. Rruajtjen e sendit të dorëzuar sipas këtij Neni, pala e cila është e obliguar që ta bëjë atë, mund ta bëjë atë edhe në atë mënyrë që sendin ta deponoj në gjykatë, që ta dorëzoj në ruajtje te ndonjë tjetër ose ta shes për llogari të palës tjetër.

ARBITAZHI Në bazë të Ligjit për Mbrojtje të Konsumatorëve, dispozitë e padrejtë kontraktuale mund të konsiderohet dispozita e cila e përjashton ose kufizon të drejtën e konsumatorit për të realizuar të drejtat në bazë të kontratës përpara gjykatës. Si rezultat, cdo kontratë e cila parasheh zgjidhjen e kontestit pranë arbitrazhit dhe palë në të është konsumatori mund të konsiderohet e padrejtë dhe do ti referohet gjykatës. Si rezultat, arbitrazhi nuk mund të përdoret si mënyrë e zgjidhjes së kontestit në rast se njëra nga palët, subjekt i kësaj kontrate është konsumator.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 30 -

PJESA III: UDHËZIME PËR SHFRYTËZUESIN Ky doracak për këtë kontratë formulare përmban shpjegime për secilën dispozitë të kontratës. Qëllimi i doracakut është lehtësimi i përdorimit dhe paraqitja e mundësive të ndryshimit dhe modifikimit të dispozitave kontraktuale sipas nevojës së palëve gjatë procesit të kontraktimit. Palët dhe informatat e tyre personale Secila kontratë duhet të identifikoj palët të cilat lidhen dhe marrin përsipër detyrimet që rrjedhin nga ajo kontratë. Shumica e kontratave të secilit lloj kanë nga dy palë kontraktuese, edhe pse mund të lidhet edhe kontratë me më shumë palë. Në këtë kontratë kemi Shitësin dhe Blerësin e produkteve bujqësore. Për arsye të thjeshtësisë emrat e plotë të palëve tregohen vetëm ne disa vende në kontratë dhe vazhdohet me përdorimin e emrit i cili e cilëson palën – Shitës apo Blerës. Detajet si adresa, numri i xhirollogarisë, numri i biznesit, përfaqësuesi, etj., përfshihen në kontratë për arsye të identifikimit të saktë të palëve të lidhura me kontratë, si dhe për të ofruar siguri dhe lehtësim për njoftime të ndryshme të cilat dërgohen nga njëra palë tek tjetra, si dhe për shkaqe të përmbushjes më të saktë detyrimeve.

Objekti i Kontratës Çdo kontratë lidhet për ndonjë arsye dhe rregullon ndonjë çështje të veçantë për palët. Objekt i kontratës është arsyeja për të cilën dy palët e kontratës e lidhin marrëveshjen dhe marrin përsipër detyrimet që rrjedhin dhe që do të rrjedhin nga përmbushja e objektit të kontratës. Sipas ligjit, sendi apo mallrat të cilat kontraktohen në objektin e kontratës duhet të jetë send apo mallra në qarkullim. Në këtë kontratë, objekti është shitblerja e prodhimeve bujqësore. Prodhimet bujqësore të paraqitura si objekt i kontratës janë të specifikuara për nga lloji, grada dhe sasia. Arsyeja e specifikimit të tillë është përmbushja e drejtë e detyrimeve kontraktuale dhe shmangia nga mosmarrëveshjet dhe kontestet në të ardhmen. Sa ma qartë të specifikohen tiparet e mallrave, aq më pak hapësirë do të lihet për pretendime të mos-përmbushjes sa i përket cilësisë, sasisë dhe llojit të mallrave.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 31 -

Detyrimet e Shitësit (Fermerit/Prodhuesit) Secila palë në kontrata e shitjes kanë detyrimet e veta që duhet t’i përmbushin. Në kontratat e shitjes të çfarëdo lloji, detyrimi themelor i Shitësit është dorëzimi i mallrave për të cilat është lidhur kontrata. Dorëzimi është bartje vullnetare e pronësisë së mallrave nga një person në personin tjetër. Në këtë formularë, Shitësi është detyruar t’i dorëzoj Blerësit sende apo mallra të sasisë, cilësisë dhe përshkrimit për të cilat janë pajtuar gjatë lidhjes së kontratës. Ka pasur dhe mund të ketë raste të kontratave kur këto veçori të mos jenë të specifikuara qartë, mirëpo është më e lehtë për zbatim dhe më e siguritë për vet palët kur të detajizohen karakteristikat e mallit. Palët janë të lira të zgjedhin se si do t’i specifikojnë mallrat sa i përket sasisë, cilësisë apo përshkrimit. Sa i përket cilësisë së mallrave, sipas LMD mallrat duhet të jenë të përshtatshme për përdorim për qëllime për të cilat mallrat e natyrës së njëjtë do të përdoreshin zakonisht dhe të janë të paketuara në mënyrën e zakonshme të paketimit të mallrave të llojit të njëjtë apo të ngjashëm. Mirëpo, nëse kontrata është lidhur për shitblerje të mallrave me karakteristika të veçanta, përtej karakteristikave të mallrave të zakonshme, atëherë mallrat që Shitësi do ia dorëzon Blerësit duhet të janë specifike. Varësisht prej marrëveshjes së palëve, Shitësi duhet t’i vë në dispozicion mallrat në vendin dhe datën e paraparë me kontratë. Përveç mallrave, Shitësi është i detyruar t’i dorëzoj blerësit edhe dokumentacionin përkitazi me mallrat dhe bartjen e pronësisë. Mallrat nuk guxojnë të jenë të ngarkuara me ndonjë pretendim të çfarëdo lloji të ndonjë pale të tretë, qoftë pretendim pronësor, intelektual apo industrial. Nëse Shitësi është në dijeni për këto lloj pretendimesh, dhe vazhdon më dorëzim të mallrave, ai do të jetë përgjegjës për dëmet të cilat do t’i shkaktohen Blerësit.

Detyrimet e Blerësit Në kontrata të shitjes, edhe Blerësi ka detyrimet e veta. Detyrimet themelore të Blerësit në çdo kontratë të shitjes janë pranimi i mallit dhe pagesa e çmimit (Neni 4). Vendi dhe data e dorëzimit të mallit, si dhe valuta, koha dhe mënyra e pagesës duhet të specifikohen në kontratë (Neni 5). Përveç dy detyrimeve themelore të lartpërmendura, Blerësi ka edhe dy detyrime tjera në transaksionin e shitjes: të ekzaminoj/kontrolloj mallrat dhe ta njoftoj Shitësin për mospërputhshmëri që mund të parashihen tek detyrimet e Blerësit, apo si dispozitë e veçantë e kontratës, siç është bërë në këtë formularë (Neni 6). Sipas LMD, nëse Blerësi vëren të meta tek mallrat, duhet ta njofton Shitësin. Sipas LMD nëse mospërputhja është e riparueshme, Blerësi duhet t’i dërgoj Shitësit (Fermerit/Prodhuesit) lajmërimin për mospërputhje/defekte brenda tetë (8) ditëve nga zbulimi i mospërputhjes/defektit. Në raste të mospërputhjeve të riparueshme Blerësi përveç që do t’i dërgon Shitësit njoftimin e mospërputhshmërisë, ai gjithashtu do t’i lejoj Shitësit periudhë shtesë për riparimin e mospërputhshmërisë. Gjatë kësaj periudhe Shitësi mund t’i riparoj apo zëvendësoj mallrat, apo të ndërprenë kontratën me Blerësin. Kalimi i Rrezikut Kalimi i rrezikut është moment në transaksion kur rreziku i humbjes dhe dëmtimit të mallrave kalon prej Shitësit tek Blerësi. Deri në momentin e kalimit të rrezikut Shitësi është ai i cili mbanë përgjegjësi për mallra dhe i cili do të jetë përgjegjës për humbje, dëmtim apo lëndim të mallrave. Kur rreziku kalon tek Blerësi, Shitësi më nuk mbanë asnjë përgjegjësi për mallrat sa i përket sigurisë së tyre. Sidoqoftë, rreziku nuk mund të kaloj prej Shitësit tek Blerësi derisa Blerësi nuk do të ketë mundësi të ekzaminimit të mallrave dhe të pranimit të mallrave. Për shitjet ndërkombëtare të mallrave Oda Ndërkombëtare Komerciale (ICC) ka përpiluar një seri të termave të quajtura Inkoterme. Këto terme trishkronjëshe të lidhura me praktikat ndërkombëtare të shitjes, kanë për qëllim komunikim më të lehtë të detyrimeve, shpenzimeve dhe caktimin më të saktë të momentit të kalimit të rrezikut në transaksione të shitjes së mallrave.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 32 -

Në kontratat vendore, është me rëndësi të madhe të qartësohet momenti i kalimit të rrezikut në mënyrë që palët të janë të mbrojtura dhe të dihen qartë përgjegjësitë që secila palë i ka në raport me mallrat në periudha të ndryshme të transaksionit të shitblerjes.

Shpenzimet Është e natyrshme që për veprimet gjatë përmbushjes së kontratës të dyja palët bëjnë shpenzime qoftë për ruajtjen e mallrave, paketimin, pastrimin, ngarkimin, shkarkimin, transportin, etj. Prandaj është më se e domosdoshme që të përcaktohet se kush do t’i mbuloj shpenzimet në periudha të ndryshme të përmbushjes së kontratës. Në këtë formularë ne kemi paraparë që për të gjitha shpenzimet para dhe gjatë dorëzimit të mallrave do të mbulohen nga Shitësi (Fermeri/Prodhuesi). Shitësi do t’i dorëzoj mallrat në vendin biznesit/depon/fermën e vet, prandaj të gjitha shpenzimet deri në momentin e dorëzimit do t’i paguaj Shitësi. Blerësi do të jetë përgjegjës për të gjitha shpenzimet tjera siç janë transporti, deri tek vendi i tij i biznesit, ekzaminimi/kontrollimi, etj. Kjo është vetëm një mënyrë e rregullimit të shpenzimeve. Varësisht nga marrëveshja e palëve, Shitësi mund të jetë përgjegjës për shpenzimet e transportit, apo edhe për shpenzime tjera. Mirëpo, kjo mbetet në diskrecionin e palëve të merren vesh dhe të kontraktojnë atë që është më e përshtatshme për ata.

Forca Madhore (Vis Major) Klauzola Vis Major apo Forca Madhore është dispozitë e zakonshme në kontrata e cila ka për qëllim t’i liroj të dyja palët nga përgjegjësia ose detyrimi në rast se vjen deri te ndonjë ngjarje e jashtëzakonshme përtej kontrollit të palëve siç janë: veprat e Zotit (uraganet, vërshimet, përmbytjet, tërmetet, erupsionet vullkanike, etj.), luftërat, kryengritjet, krimet, ndalesat qeveritare (duke përfshirë refuzim ose anulim të lejes së eksportit ose të ndonjë leje tjetër), etj. Ndonjë ngjarje e tillë e paparashikueshme do ta parandalon njërën apo të dyja palët prej përmbushjes së detyrimeve të tyre sipas kontratës. Në praktikë, shumica e klauzolave të forcës madhore nuk shfajësojnë plotësisht mos-përmbushjen e detyrimeve të palës, por vetëm e suspendojnë atë deri sa forca madhore nuk kalon. Sidoqoftë, forca madhore nuk shfajëson ndonjë veprim neglizhent ose kriminal të palës. Ajo vetëm shfajëson mos-përmbushjen që vjen si pasojë e natyrshme e ndonjë force të paparashikueshme.

Ndërprerja e Kontratës Ndërprerja e kontratës mund të definohet thjeshtë si “ndërprerje/përfundim e detyrimeve të kontraktuara”. Ndërprerja e kontratës ndodhë kur palët lirohen nga detyrimet e tyre. Ndërprerja mund të ndodh në disa mënyra siç janë shkelja të kontratës, me marrëveshje të palëve, ose me mos përmbushje të kontratës. Cilado palë në kontratë ka të drejtë ta ndërpres kontratën kur pala tjetër dështon në përmbushje të detyrimeve të veta dhe nuk është paraparë ndonjë mënyrë se si pala e dëmtuar mund të kërkoj përmbushje të kontratës. P.sh. Blerësi mund ta ndërpres kontratën nëse Shitësi (Fermeri/Prodhuesi) dështon t’i përmbush detyrimet kontraktuale dhe mos përmbushja rezulton në shkelje materiale, si dhe refuzon dorëzimin, zëvendësimin ose riparimin e mallrave.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 33 -

Shitësi (Fermeri/Prodhuesi) ka të drejtë të ndërpres kontratën nëse Blerësi refuzon t’i përmbush obligimet e tij themelore siç janë pagesa e çmimit dhe pranimi i mallrave të dorëzuara.

Dëmet Duke pasur parasysh barazinë e palëve në kontratë, si dhe dëmet të cilat mund të shkaktohen me shkelje të ndryshme gjatë përmbushjes apo mos-përmbushjes së kontratës, secila palë kontraktuale mund të kërkoj dëmshpërblim nga pala tjetër për shkelje të çfarëdo natyre të kësaj kontrate. Dëmet tentojnë që me terme financiare të masin shtrirjen e dëmtimit të cilën njëra palë ka vuajtur për shkak të veprimeve ose mosveprimeve të palës tjetër. Dëmet dallojnë nga shpenzimet, sepse shpenzimet janë shpenzime të bëra nga secila palë gjatë përgatitjeve për përmbushje të kontratës. Qëllimi i dëmeve/dëmshpërblimit është rikthimi i palës së dëmtuar në gjendjen e mëparshme siç ishte para se t’i janë shkaktuar dëmet. Dëmet llogariten në mënyra të ndryshme, por si rregull e përgjithshme është se dëmet konsistojnë në një shumë të barabartë me humbjen, duke përfshirë fitimin e munguar, të pasuar nga pala tjetër si pasojë e shkeljes. Deri te kërkesa për dëmshpërblim vjen nëse palët kanë kontest dhe kontesti paraqitet para institucionit të caktuar për zgjidhje të kontesteve, apo gjykatës.

Ligi i Aplikueshëm Ky formularë i kontratës është përpiluar për shitblerje të mallrave bujqësore brenda territorit të Kosovës, prandaj edhe zbatohet ligji i aplikueshëm në Republikën e Kosovës. Në rast se kemi shitblerje të mallrave në mes të dy palëve nga shtete të ndryshme, palët janë të lira të zgjedhin ligjin i cili do të aplikohet në kontratën e tyre.

Zgjidhja e Kontesteve Vëmendje: Në bazë të Ligjit për Mbrojtje të Konsumatorëve, dispozitë e padrejtë kontraktuale mund të konsiderohet dispozita e cila e përjashton ose kufizon të drejtën e konsumatorit për të realizuar të drejtat në bazë të kontratës përpara gjykatës. Si rezultat, cdo kontratë e cila parasheh zgjidhjen e kontestit pranë arbitrazhit dhe palë në të është konsumatori mund të konsiderohet e padrejtë dhe do ti referohet gjykatës. Si rezultat, arbitrazhi nuk mund të përdoret si mënyrë e zgjidhjes së kontestit në rast se njëra nga palët, subjekt i kësaj kontrate është konsumator. Palët kontraktuese, sipas vullnetit dhe dëshirës së tyre mund të zgjedhin institucionin se ku dëshirojnë që të zgjidhet kontesti i tyre lidhur me kontratën e shitblerjes. Deri me tani ka qenë rregull që të gjitha kontestet të përfundojnë në gjykata kompetente për zgjidhje të atyre kontesteve. Mirëpo, në Kosovë tani kemi edhe mënyra alternative të zgjidhjes së kontesteve kontraktuale, siç janë ndërmjetësimi dhe arbitrazhi. Tek ndërmjetësimi një palë e tretë - ndërmjetësuesi, ndihmon palët të negociojnë ujdinë e tyre dhe faktikisht palët janë ato që e zgjidhin vet kontestin që kanë. Ndonjëherë ndërmjetësuesi mund të shpreh mendimin se çka mund të jetë ujdi e drejtë dhe e arsyeshme. Kjo ndodhë vetëm nëse palët pajtohen se ndërmjetësuesi ta ketë këtë të drejtë. Ndërmjetësimi institucional ka strukturë të vetën, ka orar dhe dinamikë të cilat i mungojnë ndërmjetësimit “të thjeshtë”. Procesi është dhe mbetet konfidencial dhe privat.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 34 -

Arbitrazhi është teknikë ligjore e zgjidhjes së kontesteve jashtë gjykatës. Palët janë ato që do të zgjedhin një ose më shumë persona (arbitra) të cilët do të dëgjojnë rastin dhe të marrin vendim. Palët të cilat zgjedhin arbitrazhin, paraprakisht pajtohen se vendimi i marrë nga arbitrazhi do të jetë obligues për to. Vendimi i arbitrazhit fuqi të plotë sikur edhe vendimet e gjykatave. Të dyja këto mënyra alternative të zgjidhjes së kontesteve janë shumë më të shpejta se procesi në gjykatë. Arbitrit janë persona të profesioneve të ndryshme e jo vetëm juristë, dhe shpeshherë kanë njohuri ekspertesh për lëmi të caktuara. Arbitrazhi është konfidencial dhe gjithçka që thuhet gjatë procesit mbetet e fshehtë. Është e preferueshme që palët së pari të përdorin ndërmjetësimin për zgjidhjen e kontestit të tyre, dhe nëse ky rezulton i pasuksesshëm, të zgjedhin të shkojnë në arbitrazh apo gjykatë. Të dyja këto mundësi, ndërmjetësimi dhe arbitrazhi ose gjykata duhet të jenë të përmendura në kontratë si mënyrë e zgjidhjes së kontestit në mes të palëve. Në Kosovë tani kemi dy institucione të Zgjidhjes Alternative të Kontesteve dhe atë një pranë Odës Ekonomike të Kosovës dhe një pranë Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë të cilat janë të specializuara për ndërmjetësim dhe arbitrazh.

Deklaratat dhe Garancitë Palët duhet të deklarojnë dhe garantojnë se janë të afta për të lidhur kontratë. Nëse vërtetohet se ndonjëra palë nuk ka pasur aftësi juridike të lidhë marrëdhënie kontraktuale, kontrata do të shpallet nule apo e pavlefshme.

Të përgjithshme Secila kontratë, e ashtu edhe kontrata e shitblerjes, përmban detaje të përgjithshme të cilat nuk mund t’i atribuohen veçanërisht ndonjë kategorie të caktuar të palës. Për shembull, duhet të tregohet gjuha e përpilimit dhe lidhjes së kontratës, sepse dikush mund të tentoj ta përkthej dhe ta paraqes si origjinal. Pastaj, njoftimet të cilat palët i dërgojnë njëra tjetrës a duhet të jenë të shkruara apo jo. Për shkaqe sigurie dhe dëshmie më të lehtë në rast se vjen deri tek kontesti, është e preferueshme që të gjitha njoftimet të bëhen me shkrim dhe të dërgohen me mjete të ndryshme teknologjike, siç janë posta, telegrami, telefaksi, e-maili apo edhe korrieri. Klauzola gjithëpërfshirëse paraqet siguri për palët se kjo kontratë është marrëveshja e plotë e palëve e cila parasheh shpërndarjen e rrezikut, dhe paraqet deklaratën komplete dhe ekskluzive të kushteve të marrëveshjes së palëve të referuara në kontratë. Kjo klauzolë paraqet ndalesën për përdorimin e marrëveshjeve, negociatave apo punëve të mëhershme si dëshmi gjatë zgjidhjes së kontestit në mes të palëve. Secila palë kontraktuese mund të tentoj të bëjë ndryshime, modifikime, shpjegime apo shtesa të ndryshme që i përkasin dispozitave të kontratës. Mirëpo, me përfshirjen e klauzolës e cila thotë se të gjitha veprimet e tilla do të jenë të pavlefshme nëse nuk janë të shkruara dhe të nënshkruara nga të dyja palët, parandalohet keqpërdorimi dhe keqinterpretimi i klauzolave të kontratës. Kjo kontratë i përket palëve të cilat e kanë lidhur. Askush që nuk është palë, nuk mund të ketë të drejtë të zbatoj diçka nga kjo kontratë, përveç nëse palët kanë dhënë pajtimin e tyre paraprak me shkrim dhe kanë njoftuar palën tjetër.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 35 -

Mund të ndodhë që ndonjë dispozitë e kësaj kontrate të vlerësohet e jashtëligjshme, e pavlefshme, ose e pazbatueshme nga ana e arbitrit apo gjyqtarit, mirëpo kjo nuk e parandalon vlefshmërinë apo ligjshmërinë e dispozitave tjera të kontratës. Do të ishte dëm nëse do të shfuqizohej e tërë kontrata për shkak të një dispozite të vetme, prandaj me inkorporimin e kësaj klauzole, mund parandalohet shfuqizimi i tërë kontratës. Në fund duhet të tregohet edhe sa kopje origjinale i ka kjo kontratë, sa kopje do t’i mbanë secila palë dhe kur hyn në fuqi kontrata në fjalë. Kontrata nënshkruhet nga palët apo nga përfaqësuesit e autorizuar të tyre.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Shitjen, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 36 -