312
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI HISTORI - FILOLOGJI DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT DISERTANTI: UDHËHEQËS SHKENCOR: Msc. ELVIRA ÇAUSHI Prof. dr. KOLEC TOPALLI TIRANË, 2016

FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

  • Upload
    others

  • View
    15

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI HISTORI - FILOLOGJI DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE

FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT

DISERTANTI: UDHËHEQËS SHKENCOR:

Msc. ELVIRA ÇAUSHI Prof. dr. KOLEC TOPALLI

TIRANË, 2016

Page 2: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI HISTORI - FILOLOGJI DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE

DISERTACION

Për marrjen e gradës shkencore “Doktor”

Fusha: Gjuhësi

Specialiteti: Gramatikë historike

FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT

Përgatitur nga: Udhëheqës shkencor:

Msc. Elvira ÇAUSHI Prof. dr. KolecTOPALLI

Mbrohet më, ___.___.2016 para komisionit:

1. _________________________________________________ (Kryetar)

2. _________________________________________________ (Anëtar oponent)

3. _________________________________________________ (Anëtar)

4. _________________________________________________ (Anëtar oponent)

5. _________________________________________________ (Anëtar)

Page 3: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

4

PASQYRA E LËNDËS

PARATHËNIE.............................................................................................................. 9 SHKURTIMET............................................................................................................ 11 BIBLIOGRAFIA.......................................................................................................... 13 KREU I HYRJE MBI “MESHARIN” E BUZUKUT, LIBRIN E PARË TË SHQIPES

- Kur u zbulua libri i Buzukut dhe nga kush ? (§§ 1-2)........................................ 21 - Kur u shkrua vepra, ç’dimë për autorin dhe pse u quajt “Meshar” ? (§ 3)......... 21 - Cila është gjuha që përdor Buzuku ? (§ 4)......................................................... 22 - Për ç’qëllim e shkroi veprën Buzuku ? (§ 5)...................................................... 23 - Cila është rëndësia e veprës së Buzukut ? (§ 6).................................................. 24

KREU II KATEGORIA GRAMATIKORE E NUMRIT

I. Kategoria gramatikore e numrit në gjuhët indoeuropiane (§ 1).................... 26 II. Kategoria gramatikore e numrit në gjuhën shqipe (§ 2)............................... 27 III. Krijimi i një teme të posaçme për numrin shumës (§ 3)............................... 28

KREU III SHUMËSI I EMRAVE MASHKULLORË TE BUZUKU

I. Formantet për formimin e shumësit të emrave mashkullorë - Formanti -ī (§§ 1-2).......................................................................................... 30 - Formanti -nj (§ 3).............................................................................................. 34 - Formantet -inj / -enj (§ 4)................................................................................... 37 - Formanti -anj (§ 5)............................................................................................ 40 - Formanti -e (§ 6)............................................................................................... 41 - Formanti -ë (§ 7).............................................................................................. 46 - Formanti -a (§ 8).............................................................................................. 52 - Formanti -(ë)në / -(ë)rë (§ 9)........................................................................... 60 - Formanti -(ë)na / -(ë)ra(§ 10).......................................................................... 63 - Formanti -në / -rë (§ 11).................................................................................... 66 - Formanti -(ë)z(ë) (§ 12).................................................................................... 67 - Formanti -m (§ 13)............................................................................................ 68 - Formantet -lerë / -llarë (§ 14)........................................................................... 69 II. Prodhueshmëria e formanteve (§ 15).......................................................... 69

KREU IV SHUMËSI I EMRAVE FEMËRORË TE BUZUKU

I. Formantet për formimin e shumësit të emrave femërorë - Formanti -ë (§§ 1-2)......................................................................................... 71 - Formanti -a (§ 3).............................................................................................. 87 - Formanti -e (§ 4).............................................................................................. 96 - Formanti -(ë)na / -(ë)ra (§ 5).......................................................................... 99

Page 4: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

PASQYRA E LËNDËS

5

II. Prodhueshmëria e formanteve (§ 6).......................................................... 100

KREU V SHUMËSI I EMRAVE ASNJANËS TE BUZUKU

I. Formantet e shumësit të emrave asnjanës (§ 1).................................. 101 - Formanti -ë (§§ 2-3)....................................................................................... 101 - Formanti -e (§ 4)........................................................................................... 105 - Formanti -a (§ 5)............................................................................................. 106 - Formanti -(ë)na / -(ë)ra (§ 6)........................................................................... 107 - Formanti -në / -rë (§ 7).................................................................................... 108

II. Shumësi i emrave asnjanës me të njëjtën formë si në njëjës dhe në shumës (§ 8) .................................................................................................. 110

III. Shumësi i emrave asnjanës me metafonizim të zanores së temës (§ 9) ............................................................................................................... 111

IV. Shumësi i emrave asnjanës me metafonizim të zanores së temës dhe me mbaresën-(ë)na (§10) .......................................................................... 111

V. Shumësi i emrave prejmbiemërorë të gjinisë asnjanëse te Buzuku (§ 11) .............................................................................................................. 112

VI. Shumësi i emrave prejfoljorë të gjinisë asnjanëse te Buzuku (§ 12) ............................................................................................................... 122

VII. Prodhueshmëria e formanteve (§ 13) .................................................. 129

KREU VI SHUMËSI I PASHQUAR DHE SHUMËSI I SHQUAR TE “MESHARI” I BUZUKUT

I. Evolucioni i sistemit rasor (§ 1) ……………………………………….. 130 II. Rasat emërore dhe kallëzore të shumësit të pashquar - Shumësi i pashquar i emrave të gjinisë mashkullore tek Buzuku (§ 2-3) ...... 131 - Shumësi i pashquar i emrave të gjinisë femërore te Buzuku (§ 4) ................ 132 - Shumësi i pashquar i emrave të gjinisë asnjanëse tek Buzuku (§ 5) .............. 134 III. Rasat gjinore dhe dhanore të shumësit të pashquar - Shumësi i pashquar i emrave të gjinisë mashkullore tek Buzuku (§§ 6-7) ...... 135 - Shumësi i pashquar i emrave të gjinisë femërore tek Buzuku (§ 8) ................. 138 - Shumësi i pashquar i emrave të gjinisë asnjanëse tek Buzuku (§ 9) ................ 139 IV. Rasa rrjedhore e shumësit të pashquar - Shumësi i pashquar i emrave të gjinisë mashkullore tek Buzuku (§§ 10 -11)... 140 - Shumësi i pashquar i emrave të gjinisë femërore tek Buzuku (§ 12)................. 142 - Shumësi i pashquar i emrave të gjinisë asnjanëse tek Buzuku (§ 13) ............... 144 V. Rasat emërore dhe kallëzore të shumësit të shquar - Shumësi i shquar i emrave të gjinisë mashkullore tek Buzuku (§§ 14 -15)

............... .......................................................................................................... 145 - Shumësi i shquar i emrave të gjinisë femërore tek Buzuku (§ 16) .................. 148 - Shumësi i shquar i emrave të gjinisë asnjanëse tek Buzuku (§ 17) ................. 150 VI. Rasat gjinore dhe dhanore të shumësit të shquar - Shumësi i shquar i emrave të gjinisë mashkullore tek Buzuku (§§ 18 -19) .......152

Page 5: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

PASQYRA E LËNDËS

6

- Shumësi i shquar i emrave të gjinisë femërore tek Buzuku (§ 20) ................... 156 - Shumësi i shquar i emrave të gjinisë asnjanëse tek Buzuku (§ 21) .................. 160 VII. Rasa rrjedhore e shumësit të shquar - Shumësi i shquar i emrave të gjinisë mashkullore tek Buzuku (§§ 22 -23)...... 161 - Shumësi i shquar i emrave të gjinisë femërore tek Buzuku (§ 24) ................... 163 - Shumësi i shquar i emrave të gjinisë asnjanëse tek Buzuku (§ 25)................... 164 VIII. Rasa kallëzore parafjalore (§ 26) …………………………........................ 165 IX. Format rasore të shumësit të pashquar dhe të shquar ku përdoret anaptiksi -i,

te “Meshari” i Buzukut (§ 27) .................................................................... 168

KREU VII SHUMЁSI PA FORMANTE DHE PA NDЁRRIME FONEMASH TE BUZUKU

I. Emra të gjinisë mashkullore që e formojnë shumësin pa formante dhe pa ndёrrime fonemash (§§ 1-2)…….........…………………………………... 173

II. Emra të gjinisë femërore që e formojnë shumësin pa formante dhe pa ndёrrime fonemash (§ 3) …………………………………………………. 178

III. Emra të gjinisë asnjanëse që e formojnë shumësin pa formante dhe pa ndёrrime fonemash (§ 4)….……………………………………………… 182

IV. Prodhueshmëria e shumësit pa formante dhe pa ndërrime fonemash (§ 5) ……………………………………………………………………………. 184

KREU VIII SHUMËSI ME NDËRRIME FONEMASH TE “MESHARI” I BUZUKUT

I. Metafonia te Buzuku (§§ 1-2) .................................................................... 185 - Ndërrimi /a/ ~ /e/ (§ 3) ..................................................................................... 186 - Ndërrimi /o/ ~ /e/ (§ 4) .................................................................................... 192 - Ndërrimi /u/ ~ /y/ (§ 5) ................................................................................... 193 - Ndërrimi /e/ ~ /i/ (§ 6) ................................................................................... 194 - Ndërrimi /o / ~ /uo/ (§ 7) .............................................................................. 195 - Ndërrimi /e / ~ / ye/ (§ 8) ............................................................................... 196 - Ndërrimi /ua/ ~ /a/ (§ 9) ................................................................................ 200 II. Ndërrimet morfonologjike të bashkëtingëlloreve te Buzuku - Qiellzorëzimi (§§ 10 -11) ................................................................................ 201 - Qiellzorëzimi i /k/ ~ /q/ dhe /g/ ~ /gj/ …….................................................... 202 - Ndërrimi /ll/ ~ /j/ …………………………………………………………….. 205 - Ndërrimi /n/ ~ /nj/ …………………………………………………………… 208 - Ndërrimi /r/ ~ /j/ …………………………………………………………….. 209 III. Shpjegimet e gjuhëtarëve lidhur me disa forma “të parregullta” shumësi që

gjenden tek “Meshari”.............................................................................. 210 - Ditë ~ dit (§ 12) ............................................................................................ 210 - Rreth ~ rrathë, thes ~ thasë, thek ~ thakë (§ 13) .......................................... 212 - Njeri ~ njérëz, kalli ~ kállëz (§ 14) ............................................................... 213 - Vesht ~ vëreshta / vreshta (§ 15) .................................................................. 214 - Kāl ~ kuál (§ 16) ......................................................................................... 214 - Vend ~ vise (§ 17) ........................................................................................ 215 IV. Prodhueshmëria e ndërrimeve (§ 18)…………………………………. 217

Page 6: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

PASQYRA E LËNDËS

7

KREU IX SHUMËSI I SINGULARIZUAR TE BUZUKU

I. Tiparet e shumësave të singularizuar (§§ 1 -2) ........................................ 218 II. Mendimet e gjuhëtarëve në lidhje me singularizimin e shumësit (§ 3)..... 219 III. Disa shumësa të singularizuar në veprën e Buzukut (§ 4) ......................... 221 IV. Disa huazime latine që pësojnë dukurinë e metafonisë (§ 5) .................... 223 V. Prodhueshmëria e shumësave të singularizuar (§ 6) ................................ 224

KREU X SHUMËSI INTENSIV TE BUZUKU

I. Shumësat e intensitetit (§ 1) …………………………………………….. 225 II. Emrat që përdoren vetëm në shumës te Buzuku (§ 2) ………………..... 228

KREU XI EMRAT QË DALIN ME DY A MË SHUMË FORMA SHUMËSI TE BUZUKU

I. Emra që e formojnë shumësin me formante të ndyshme (§§ 1 -2) ……... 232 II. Emra që pësojnë ndryshime të zanores apo të bashkëtingëllores së temës (§

3)…………………………………………………………………………. 241

KREU XII SINTAKSA E TRAJTAVE TË SHUMËSIT TË EMRAVE TE BUZUKU

I. Biflektivizmi në sintagmën emërore (§§ 1-2) ........................................... 246 - Togfjalëshat: Emër + mbiemër i nyjshëm (§ 3).............................................. 247 - Emër + përemër pronor (§ 4)........................................................................... 249 - Përemër dëftor + emër (§ 5) ........................................................................... 257 - Numëror + emër (§ 6) .................................................................................... 258 - Denduria e përdorimit të togfjalëshave te Buzuku (§ 7)................................. 258 II. Përshtatja e përcaktorëve me emrin (§ 8) ............................................... 262 III. Topika e emrave në shumës (§ 9)............................................................. 262

KREU XIII FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TEK MESHARI, NË KRAHASIM ME SHQIPEN E SOTME

I. Shumësi me formante i emrave mashkullorë tek Buzuku, në krahasim me shqipen e sotme (§§ 1 -2)........................................................................ 266

- Emrat mashkullorë që paraqesin ndryshime formanti apo të mënyrës së formimit të shumësit (§ 3) ............................................................................................. 267

II. Shumësi me formante i emrave femërorë tek Buzuku, në krahasim me shqipen e sotme (§ 4) ............................................................................................ 273

- Emrat femërorë që paraqesin ndryshime formanti apo të mënyrës së formimit të shumësit (§ 5)................................................................................................ 273

- Emrat femërorë që paraqesin ndryshime të përbërjes së fjalës (§ 6)............. 280

Page 7: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

PASQYRA E LËNDËS

8

III. Shumësi me formante i emrave asnjanës tek Buzuku, në krahasim me shqipen e sotme (§ 7)............................................................................................ 283

- Emrat asnjanës që paraqesin ndryshime formanti apo të mënyrës së formimit të shumësit (§ 8) .............................................................................................. 283

IV. Shumësi me ndërrime fonemash te Buzuku, në krahasim me shqipen e sotme (§ 9) ....................................................................................................... 284

V. Shumësi pa formante dhe pa ndërrime fonemash te Buzuku, në krahasim me shqipen e sotme (§ 10)............................................................................. 286

- Emrat që paraqesin ndryshime formanti apo të mënyrës së formimit të shumësit (§ 11) .............................................................................................................. 286

VI. Emrat që dalin me dy a më shumë forma shumësi te Buzuku, në krahasim me shqipen e sotme (§ 12) ........................................................................... 289

KREU XIV INVENTARIZIMI I EMRAVE TË PËRDORUR NË SHUMËS TEK “MESHARI” I BUZUKUT

- Denduria e përdorimit të emrave të gjinisë mashkullore në shumës tek “Meshari” i Buzukut.......................................................................................................... 296

- Denduria e përdorimit të emrave të gjinisë femërore në shumës tek “Meshari” i Buzukut.......................................................................................................... 299

- Denduria e përdorimit të emrave asnjanës në shumës tek “Meshari” i Buzukut............................................................................................................. 302

- Denduria e përdorimit të emrave si shumësa intensiv tek “Meshari” i Buzukut............................................................................................................. 302

- Denduria e përdorimit të emrave pa formante dhe pa ndërrime në shumës tek “Meshari” i Buzukut......................................................................................... 303

- Denduria e përdorimit të emrave prejmbiemërorë dhe prejfoljorë në shumës tek "Meshari" i Buzukut………………………………………………………… 304

PËRFUNDIME ......................................................................................................... 306 TREGUESI ALFABETIK I AUTORËVE.............................................................. 311

ABSTRAKTI ............................................................................................................. 314

Page 8: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

9

PARATHËNIE

“Meshari” i Gjon Buzukut, si libri i parë i shqipes së shkruar, ka tërhequr prej kohësh vëmendjen e studiuesve të ndryshëm, të cilët në studimet e tyre kanë trajtuar çështje nga më të larmishmet në varësi të fushës së cilës i përkasin. Kështu, edhe punimet mbi aspekte të ndryshme gjuhësore të kësaj vepre janë të shumta, krahas atyre të fushave të tjera. Siç dihet dhe siç do të shihet edhe në vijim, pothuajse të gjitha pjesët e ligjëratës dhe çështjet e ndryshme që lidhen me to, janë bërë objekt studimi për veprat e shumë studiuesve të vjetër e të rinj.

Punimi ynë, është përqendruar në kategorinë e numrit të emrave dhe pikërisht në çështjen e formimit të shumësit te “Meshari” i Gjon Buzukut. Duke qenë se është një temë që nuk është trajtuar më parë nga studiues të tjerë, jemi përpjekur të bëjmë një studim të hollësishëm, për të hedhur dritë mbi të gjitha aspektet që lidhen me këtë çështje.

Në këtë punim prej katërmbëdhjetë kapitujsh, me karakter të përgjithshëm konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren për formimin e shumësit të emrave të të tria gjinive tek “Meshari”, si: shumësi me formante, shumësi pa prapashtesa dhe pa ndërrime fonetike, shumësi me ndërrime tingujsh, shumësi me ndërrime dhe me prapashtesa njëkohësisht.

Gjithashtu, një vend të rëndësishëm në punim zë edhe shumësi i singularizuar dhe shumësi intensiv. Duke parë strukturën e fjalëve në fjali dhe rendin e gjymtyrëve, kemi trajtuar edhe sintaksën e trajtave të shumësit të emrave si dhe më gjerësisht për të bërë një shqyrtim më të plotë të kësaj çështjeje jemi ndalur në përdorimin rasor të emrave në trajtën e shquar apo të pashquar shumës. Kështu, për të treguar gjendjen reale gjuhësore të emrave të ndryshëm në shumës që dalin tek Buzuku, kemi paraqitur krahas formës buzukiane edhe përdorimin e kësaj forme shumësi në veprat e autorëve të tjerë të letërsisë së vjetër shqipe, si: Lekë Matrënga, Pjetër Budi, Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani. Për këtë arsye kemi shfrytëzuar gjerësisht botimet kritike, si: “Meshari” i Gjon Buzukut ( 1555) I, II. Botim kritik i përgatitur nga Eqrem Çabej (Tiranë, 1968); “E mbsuame e krështerë” të Lekë Matrëngës. Botim kritik nga Mateo Mandalá; “Fjalorin latinisht-shqip” të Frang Bardhit. Botim kritik përgatitur nga Engjëll Sedaj (Prishtinë, 1983); “Cuneus Prophetarum (Çeta e profetëve)” të Pjetër Bogdanit. Botim kritik përgatitur nga Anila Omari (Tiranë, 2005) si dhe vëllimin “Poezi (1618- 1621)” të Pjetër Budit. Botim kritik përgatitur nga Rexhep Ismajli (Prishtinë, 2006).

Duke vështruar ngjashmëritë dhe dallimet mes formave përkatëse të shumësit të emrave tek Buzuku me ato të autorëve të tjerë, kemi dhënë një panoramë gjuhësore - gramatikore më të plotë dhe më domethënëse. Shumëllojshmëria e mënyrave të formimit të shumësit të emrave tek Buzuku, trajtohet në mënyrë të veçantë edhe në planin krahasues me format e shumësit të këtyre emrave në shqipen e sotme. Kështu, në kapitullin e XIII kemi paraqitur të gjithë emrat që dalin në shumës tek Buzuku dhe që në shqipen e sotme paraqesin ndryshime, që mund të jenë: ndryshime në mënyrën e formimit e shumësit, ndryshime formanti apo ndryshime në përbërjen e fjalës, siç ndodh me huazimet nga latinishtja, italishtja, greqishtja etj. Gjithashtu, në një kapitull të veçantë kemi bërë edhe inventarizimin e plotë të emrave që dalin në shumës te “Meshari”.

Page 9: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

PARATHËNIE

10

Mund të themi se, çështja e formimit të shumësit edhe pse në pamje të parë duket një dukuri shumë e thjeshtë, në thellësi është një çështje shumë e ndërlikuar, e rëndësishme dhe me interes shkencor.

Gjej rastin të falenderoj përzemërsisht udhëheqësin tim të tezës së masterit dhe të doktoraturës njëkohësisht, Prof. dr. Kolec Topallin, që më ka dhënë mbështjetje maksimale gjatë përgatitjes së këtij punimi.

Njëkohësisht, falenderoj edhe të gjithë pedagogët e fakultetit Histori - Filologji, që më kanë dhënë leksione në këto tre cikle studimesh dhe kanë ndikuar në formimin tim teoriko - gjuhësor dhe profesional.

Së fundi, falenderoj me gjithë zemër familjen time që ka qenë një mbështetje e fortë dhe e rëndësishme për mua, që më ka ndihmuar e duruar gjatë gjithë kohës së përgatitjes së punimit. Në veçanti falenderoj bashkëshortin tim, që më ka ndihmuar me përkthimet e literaturave nga gjuha gjermane.

Autorja

Page 10: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

11

SHKURTIMET

I. TERMA GJUHËSORË

mb. =

mbiemër em. prejmb. =

emër prejmbiemëror

nj. =

njëjës sh. =

shumës

sing.

= singular plural.

= plural

mashk.

=

mashkullor asnj.

=

asnjanës

fem.

=

femëror gj.f.

=

gjinia femërore

gj.m.

=

gjinia mashkullore gj.as.

=

gjinia asnjanëse

lidh.

=

lidhëz

II. SHKURTIME TË TJERA

lat.

=

latinisht i.e.

=

indoeuropiane

sh.

=

shih kupt.

=

kuptimi

khs

=

krahaso dmth.

=

domethënë

p.sh.

=

për shembull geg.

=

gegërisht

tosk.

=

toskërisht geg.qëndr

=

gegërishtja qëndrore

Buz.

=

Buzuku Bogd.

=

Bogdani

III. SIMBOLE

~

=

ka kaluar fonetikisht

*

=

formë e supozuar /

= kundërvënie dialektore

>

=

ka kaluar fonetikisht në

<

=

ka dalë fonetikisht nga ˉ

=

zanore të gjata

Page 11: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHKURTIMET

12

ˆ

=

zanore hundore

=

sonante rrokjeformuese

=

gjysmëzanore ₊

=

dhe (lidh.)

Page 12: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

13

BIBLIOGRAFIA

Agalliu, Fatmir - Emrat që përdoren vetëm në shumës në gjuhën shqipe. SF 2, 1969. - Rreth kategorisë së numrit në gjuhën shqipe. SF 1, 1981. - Ç’është tema e eptimit ? Gjuha jonë, 2, 1983. - Rreth përdorimeve të rasës rrjedhore. SF 1, 1990. - Mbi pjesët e ligjëratës në gjuhën shqipe. SF 2, 1972. - A ka lakim të gjymtë dhe emra të palakueshëm në gjuhën shqipe? SF 2, 1974. - Numërorët e paranyjëzuar. Vlera dhe përdorimi i tyre. SF 4, 1976. - Sa rasa ka gjuha shqipe. SF 3, 1980. - Nyjë apo morfemë eptimi ? SF 1, 1987 - Rrjedhore e shquar apo rrjedhore e pashquar. SF 3, 1986. - Rrjedhorja si një rasë me vlerë jo të plotë në gjuhën shqipe. SF 3, 1989.

Ajeti, Idriz - Historia e gjuhës shqipe (Morfologjia historike). Prishtinë, 1969 (MH). - Studime gjuhësore në fushë të shqipes. Prishtinë, I. 1982 (SG).

Ashta, Kolë - Leksiku i plotë i veprës së Gjon Buzukut (1555). BIP. 1964 (LPl.). - Leksiku historik i gjuhës shqipe. I. Shkodër, 1996, II Tiranë, 1998; III Shkodër,

2000; IV Shkodër, 2002 (LH). - Gjon Buzuku dhe vepra e tij “Meshari” 1555. Në Buzuku dhe gjuha e tij, Tiranë

2005. Bardhi, Frang

- Fjalor latinisht - shqip 1635 (përg. nga E. Sedaj), Rilindja, Prishtinë, 1983(Fj.). Bogdani, Pjetër

- Cuneus Prophetarum. Patavi, 1685. Budi, Pjetër

- Dottrina Christiana. Roma, 1618 (DC). - Rituale Romanum. Roma, 1621 (RR). - Speculum Confessionis. Roma, 1621 (SC). - Poezi (1618 - 1621). Prishtinë, 2006 (bot. kritik përg. nga R. Ismajli).

Buzuku dhe gjuha e tij. Tiranë , 2005 (Bz. dhe Gj.). Boisin, Henri

- Sprovë e përkohshme për një klasifikim të emrave të përveçëm në gjuhën shqipe. Konf. I. St. Alb.1962.

Bokshi, Besim - Ndryshimi i strukturës së temave emërore të shqipes. GA. SSFI, 1971. - Rruga e formimit të fleksionit të sotëm nominal të shqipes. Prishtinë, 1980

(Fleksioni). - Periodizimi i ndryshimeve morfologjike të shqipes. Prishtinë, 2010 (Periodizimi).

Buxheli, Ludmila - Emrat prejfoljorë me prapashtesat -im dhe -je. SF 4, 1981. - Emrat foljorë me prapashtesat -esë, -më, -atë, -i në gjuhën e sotme shqipe. SF 1.

1984.

Page 13: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

BIBLIOGRAFIA

14

Brȋncuȿ, Grigore - Intercalarea pronumelui neaccentuat ȋn formile de plural ale imperativului

albanez. Om. Rosetti, 1965. Beci, Bahri

- Rreth së ashtuquajturës “h” irracionale në veprën e Gjon Buzukut. SF 1, 1991. Camaj, Martin

- Il “ Messale” di Gjon Buzuku. Contributi linguistici allo studio della genesi. Shêjzat. Roma, 1960 (Messale).

Cipo, Kostaq - Gramatika shqipe. Tiranë, 1949 (GSH). - Morfologjia historike e shqipes (dispensë). Tiranë, 1948 (MH). - Vërejtje fonetike, morfologjike e sintaktike mbi “Doktrinën e Kërshtenë” të Budit.

BSS 1, 1952. Cirrincione, Angela

- Sintassi Albanese degli antichi scrittori. Shêjzat, Roma, 1968 (Sin. Alb.). Chetta, Nicolò

- Testi letterari in Albanese. Edizione critica a cura di Matteo Mandalá. Caltanissetta, 2004 (TL).

Çabej, Eqrem - Gjon Buzuku. BSS 4, 1953. - Hyrje në historinë e gjuhës shqipe. Pjesa I, botime Çabej, 2008 (Hyrje). - “Meshari” i Gjon Buzukut ( 1555) I, II. Tiranë, 1968 (Meshari). - Shumësi i singularizuar në gjuhën shqipe. Tiranë, 1967 (Shumësi). - Pjetër Budi dhe gjuha e tij. SF 4, 1966. - Studime etimologjike ne fushë të shqipes XXII. SF 3, 1966. - Studime etimologjike ne fushë të shqipes XXI. SF 2, 1966. - Studime etimologjike ne fushë të shqipes XX. SF 1, 1966. - Studime etimologjike ne fushë të shqipes XXVIII. SF 3, 1968. - Karakteristikat e huazimeve latine të gjuhës shqipe. SF 2, 1974. - Vepra e Gjon Buzukut në vështrim gjuhësor historik. SF 1, 1979. - Gjon Buzuku dhe gjuha e tij. “Nëndori”, nr. 3. 1955; Studime gjuhësore. Vëll. VI.

Prishtinë, 1976, në Buzuku dhe gjuha e tij, Tiranë, 2005. - Epoka dhe gjuha e Gjon Buzukut. Albanologie. Uni-Muenchen.de.

Çeliku, Mehmet - Kontribut për dy probleme të morfologjisë së gjuhës së sotme shqipe. SF 1, 1971.

Daka, Palok - Mbi disa veçori të formimit të emrave vetjakë në gjuhën shqipe. Konf. II. St. Alb.

III, 1968. - Bibliografi e gjuhësisë dhe e onomastikës shqiptare për vitin 1979. SF 1, 1981. - Fjalori latinisht - shqip i Frang Bardhit. “Ylli”, 1965.

Demiraj, Bardhyl - Formanti -të në sistemin e numërimit të gjuhës shqipe. SF 4, 1986. - Sistemi i numërimit të gjuhës shqipe. Tiranë, 1997 (SN).

Desnickaja, A.V - Mbi strukturën morfologjike të gjuhës shqipe. BUSHT SSHSH 3, 1959.

Demiraj, Shaban

Page 14: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

BIBLIOGRAFIA

15

- Forma gramatikore për + emër foljor i gjinisë asnjanëse në trajtë të pashquar. Konf. I. St. Alb. 1962.

- Rreth mbaresave të shumësit të emrave asnjanës në gjuhën shqipe. SF 2, 1968. - Emrat prejfoljorë asnjanës dhe togjet me vlerë foljore të formuara me

pjesëmarrjen e tyre. SF 2, 1969. - Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe. I - II. Tiranë, 1970 (MGJS). - Morfologjia historike e gjuhës shqipe. Tiranë, I, 1973, II, 1976 (MH). - Rreth risive kryesore në sistemin e rasave të gjuhës shqipe. SF 2, 1973. - Rreth shumësit të emrit kalë. SF 3, 1973. - Rreth vendit të përcaktorëve në gjuhën shqipe. SF 2, 1981. - Rreth diftongimit të -o-së në gjuhën shqipe. SF 2, 1982. - Singularizimi i shumësit të emrave në gjuhën shqipe. SF 4, 1985. - Gramatikë historike e gjuhës shqipe. Tiranë, 1986 (GH). - Rreth apofonisë në gjuhën shqipe. SF 3, 1986. - Gramatika historike e gjuhës shqipe. Tiranë, 2015 (G.Hist.). - Çështje të sistemit emëror të gjuhës shqipe. Tiranë, 1972 (Çështje). - Rreth ndërrimit të të gjinisë së emrave në shumës, vështruar në përqasje edhe me

rumanishten. SF 4, 1966. - A ka pasur një traditë shkrimi të gjuhës shqipe para Buzukut, Meshari i Gjon

Buzukut - monument i kulturës shqiptare (1555 - 1995). Ulqin, 1995. Ribotuar. Buzuku dhe gjuha e tij. Toena. Tiranë, 2005.

- Rreth librit të parë shqip. Mehr Licht, nr. 25, 2005. Domi, Mahir

- Morfologjia historike e shqipes; konspekt - leksione ( dispencë), Tiranë, 1961(MH).

- Burime dhe materiale të shqipes së shek. XV. SF 3, 1968. - Libri i parë shqip “ Meshari” i Gjon Buzukut 1555. “Bashkimi” 5 janar, 1955. - Libri i parë shqip dhe fillimet e letërsisë shqipe. “Nëndori”, nr. 3. 1955; në

Buzuku dhe gjuha e tij, Tiranë 2005. Dilo Sheperi, I.

- Gramatika dhe sintaksa e gjuhës shqipe. Tiranë, 1927 (Gr. Sin). Elezi, Mehmet

- Fjalor i gjuhës shqipe, Tiranë, 2007 (Fj.) Fiedler, Wilfried

- Supletivizmi në sitemin foljor të gjuhës së Buzukut. Gjurmime albanologjike. VII. Prishtinë, 1977.

- Zum Genus im Albanischen. Fest. Steinitz, 1965. - Collective plural forms in Albanian and Balkan Slavic. F.Sl.4/2-3, 1981. - Die Pluralbildung bei den türkischen Elementen des Albanischen. BE 1-2, 1977. - Die Pluralbildung im Albanischen. Prishtinë, 2007 (PA).

Fjalor i gjuhës së sotme shqipe. Tiranë, 1980. Fjalor i gjuhës shqipe. Tiranë, 2006. Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme letrare shqipe.Tiranë, I. 1983, II 1976, III (1, 2) 1983 (Fon. dhe Gr.). Geci, Pashko

- Frang Bardhi dhe fjalori latinisht - shqip, SF 2, 1965.

Page 15: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

BIBLIOGRAFIA

16

Gramatika e gjuhës shqipe. Vëll. I, II. Tiranë, 2002 (Gr.). Gjinari, Jorgji

- Dialektologjia shqiptare (dispensë).Tiranë, 1975 (Dialekt.). Hamp, Eric P.

- Albanian dimën, dimër. IF 65, 1960. - Albanian viç (calf), vit “year”. GA SSF1, 1968. - Albanian thes (bag). Orbis 1, 1974. - On the survival of arbëresh numeral forms. QDL. Calabria 14, 1994. - Gender shift in Albanian plurals. RPH XII 2, 1958.

Haxhihasani, Qemal - Vëzhgime gjuhësore në krahinën e Lurës. BUST SSS4, 1963

Helbig, Robert - Die italienischen Elemente im Albanesischen. JIRS X, 1903.

Hysa, Enver - Formimi i emrave me prapashtesën -i. SF 2, 1981.

Ismajli, Rexhep - Artikuj mbi gjuhën shqipe, Prishtinë, 1987 (Artikuj). - Tekste të vjetra shqipe, Dukagjini, Pejë, 2000 (Tekste). - Grafia e Buzukut dhe disa çështje të sistemit fonetik të shqipes. Gjurmime

albanologjike. VII. Prishtinë, 1977. Jokl, Norbert

- Zur Geschichte des alb.Diphthongs -ua-, -ue-. IF 49. 1931; IF 50, 1932. - Die Verwandtchaftverhältnisse des Albanischen zu den übrigen

indogermanischen Sprachen. Sprache IX 2, 1963 (përkthyer në gjuhën shqipe, SF 3, 1967).

- Nji studim per rreth librit të Buzukut, “Hylli i Dritës” IV, nr.3, 1930. Jorgaqi, Kristina

- Ndikimi i italishtes në letërsinë e vjetër shqipe (XVI - XVII). Toena, Tiranë, 2001 (Nd. Ital.).

Osmani, Shefik - Pjetër Bogdani. Tiranë, 1996.

Osmani, Tomor - Konveregjenca dhe divergjenca në alfabetin e Gjon Buzukut. Buzuku dhe gjuha e

tij. Toena. Tiranë, 2005. Omari, Anila

- Cuneus Prophetarum (Çeta e profetëve). Botim kritik. Tiranë, 2005 (CP). Kamarda, Dhimitër

- Saggio di grammatologia comparata sulla lingua Albanese. I. Livorno, 1864 (SG). Karagjozi, Mimoza

- Parafjalët në “Mesharin” e Gjon Buzukut, Tiranë, 2005 (Parafjalët). - Disa veçori të parafjalëve në tekstet e para të shqipes. SNA II, 2008.

Kostallari, Androkli - Gjuha e sotme letrare shqipe dhe disa probleme themelore të drejtshkrimit të saj.

Tiranë, 1973 (GJSSH). La Piana, Marco

Page 16: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

BIBLIOGRAFIA

17

- Studi linguistici albanesi, v.I. prolegomena allo studio della linguistica albanese. Palermo, 1939 (SL).

- Studi linguistici albanesi. Varia. Palermo, 1949 (SLA). Lafe, Emil

- Lidhëzat te libri i parë shqip. SF 4, 1971. - Libri i parë shqip. (“Meshari” i Gjon Buzukut), “Ylli”, nr. 3, 1975.

Landi, Addolorata - Gli elementi latini nella lingua Albanese. SLA 14, 1989. - Per la storia linguistica della colonia Albanese Greci. (Il plurale in -ra) ZfBalk.1-

2, 1992. Lehmann, Winfred P.

- La linguistica indoeuropea. Bologna, 1999 (LI). Likaj, Ethem

- Mbi ndryshimin e treguesve gramatikorë dhe njësimet analogjike në sistemin emëror të gjuhës shqipe. I. SF 2, 1980; II SF 4, 1980.

- Analogjia gramatikore në strukturën morfologjike të gjuhës shqipe. Tiranë, 1984 (An. gr.).

- Zhvillimi i eptimit në gjuhën shqipe (MH), Tiranë, 2006 (Zhv. ept.). - Mbi formimin e gjinores së emrave në gjuhën shqipe. SF 3-4, 1998. - Mbi vendin e mjeteve të eptimit në gjuhën shqipe. SF 1-2, 2002. - Fleksioni indoevropian. Tiranë, 2005 (Fleksioni).

Luka, David - Rreth apofonisë ne gjuhën shqipe. SF 1-4, 1997 - Shënime rreth metafonisë në gjuhën shqipe. SG. V, 1999.

Lloshi, Xhevat - Formimi i emrave përmbledhës nga tema e shumësit. SF 2, 1976.

Mandalá, Mateo - Gjurmime filologjike për letërsinë e vjetër arbëreshe. Botime Çabej, Tiranë, 2006

(GJF). Martinet, André

- Elemente të gjuhësisë së përgjithshme. Prishtinë, 1983. Mansaku, Seit

- Disa veçori morfosintaksore të librit të parë në gjuhën shqipe. SF 1-2, 2001. Matzinger, Joachim

- Altalbanisch < ɤieh> /ujë/ “ Wasser” und die Kategorie der Massennomina bei Buzuku. Buzukus “Missale” 2007.

Matranga, Luca - E mbsuame e krështerë. A cura di Matteo Mandalá. Caltanissetta, 2004 (E

mbsuame). Memushaj, Rami

- Shqipja standarde. Toena, Tiranë, 2005. - Fonetika e shqipes standarde. Tiranë, 2010 (Fonetika).

Meyer, Gustav - Albanesische Studien. Wien; I: Die Pluralbildungen der albanesischen Nomina,

1883.III: Lautlehre der indogermanischen Bestandteile des Albanesischen, 1892 (AS).

Page 17: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

BIBLIOGRAFIA

18

- Die lateinischen Elemente im Albanesischen. Gröbers Dr. I. 1888. Mihăescu, Haralambie

- Les elements latins de la langue albanaise. RESEE 1-2, 3-4, 1966. Myderrizi, Osman

- Meshari i Gjon Buzukut në vështrimin fetar dhe politik. Buzuku dhe gjuha e tij. Toena. Tiranë, 2005.

Neziri, Zeqirja - Meshari i Buzukut. Logos-5, Shkup, 2006 (MB).

Paci, Evalda - Sistemi mbiemëror në Mesharin e Gjon Buzukut.Tiranë, 2011(SMb.).

Pellegrini, Giovan Battista - I raporti linguistici interadratici e l’ elemento latino dell’albanese. Abruzzo 1-2-

3, 1980. Pedersen, Holger

- Gjinia asnjanëse në gjuhën shqipe. Në veprën, Studime rreth historisë së gjuhës shqipe. Tiranë, 1973.

- Albanesische Text emit Glossar. Leipzig, 1895 (A.Texte). - Albanesisch 1905. Rom. Jb. IX.I. - Studime për gjuhën shqipe. Prishtinë, 2003 (Studime).

Petrotta, Gaetano - Teksi më i vjetër në gjuhën shqipe. Buzuku dhe gjuha e tij, Tiranë 2005 dhe

Rivista indo-greco - italic, XVI/1, 1932. Prifti, Stefan

- Emërzimi, SF 4, 1976. Resuli, Namik

- Il “Messale” di Giovani Buzuku. Riproduzione e transcrizione, a cura di Namik Resuli. Citta del Vaticano, 1958 (Messale).

- Shkrimtarët shqiptarë. P.I. 1941, Bot. II. Tiranë, 2007 (Shkrimtarët). - I più antichi testi albanesi.Torino, 1978 (Testi alb.).

Riza, Selman - Emrat në shqipe. Sistemi i rasave dhe tipet e lakimit. Tiranë, 1965 (Emrat). - Pesë autorët më të vjetër të gjuhës shqipe.Toena, Tiranë, 2002 (Pesë aut.).

Rrota, Justin - Analizimi i rasave t’ êmnit e zhvillimi historik i tynve. “Hylli i Dritës”, 1931. Nr.

6. - Gjuha e shkrueme ase vërejtje gramatikore. Shkodër, 2006 (Gj. e shkr.). - Monumenti ma i vjetri i gjuhës shqype. Buzuku - 1555, “Hylli i dritës “, nr. 1,

1930. - Hulumtime dhe shenjime mbi Gjon Buzukun. BBBS, Tiranë, nr.3, 1956.

Roques, Mario - Recherches sur les anciens textes albanais, Paris, L.O.P. Geuthner, 1932. - Libri i orëve dhe Meshari të përkthyem prej Gjon Buzukut. I shtypun, 1554 -

1555. Buzuku dhe gjuha e tij. Toena. Tiranë, 2005 (B.GJ). Schirò, Paolo - Petrotta, Gaetano

- Il più antico testo di lingua Albanese. RIGI 16, 1932. Shuteriqi, Dhimitër

Page 18: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

BIBLIOGRAFIA

19

- Shkrimet shqipe në vitet 1332 - 1850. Tiranë, 1965 (Shkrimet). - Tekstet shqipe dhe shkrimi i shqipes në vitet 879 - 1800. Tiranë, 2005 (Teks.

shq.). - Në fillimet e njohura të shkrimit të shqipes, - Anëshkrimet mbi librin e Buzukut.

SF 4, 1975; në “Buzuku dhe gjuha e tij”. Tiranë, 2005. Topalli, Kolec

- Vëzhgime për zhvillimin historik të togjeve zanore -ua-, -ue-. SF 3-4, 1991. - Ndërrimi fonetik -e-, -je-: -i- dhe qiellzorëzimi i bashkëtingëlloreve grykore në

gjuhën shqipe. SF 1-4, 1992. - Shpjegime fjalësh të formuara me përngjitje. SF 1-4, 1994. - Theksi në gjuhën shqipe. Tiranë, 1995 (Theksi). - Rreth një paradigme të zhdukur të emrave të gjinisë femërore. SF 1-4, 1995. - Rreth trajtës së shumësit kuaj. SF 1-4, 1997. - Metateza e bashkëtingëlloreve të lëngëta në gjuhën shqipe. SF 1-2, 1998. - Bazat e fonetikës historike të gjuhës shqipe. Tiranë, 2005 (Bazat e fon.). - Shndërrime historike në sistemin zanor të gjuhës shqipe. Tiranë, 2000

(Shndërrime). - Dukuritë fonetike të sistemit bashkëtingëllor të gjuhës shqipe. Tiranë, 2004 (Duk.

fonetike). - Evolucioni historik i përemrave të shqipes. Tiranë, 2008 (Evoluc. hist. i

përemrave). - Sistemi rasor i emrave të shqipes. Tiranë, 2010 (Sist. rasor). - Evolucioni i sistemit foljor të gjuhës shqipe. Tiranë, 2010 (Evoluc. hist. sist.

foljor). - Gramatikë historike e gjuhës shqipe. Tiranë, 2011(GH). - Rënia e zanores së rrëgjuar fundore sipas të dhënave të “Mesharit” të Gjon

Buzukut. Seminari XVII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare. Tiranë, 1995.

Xhuvani, Aleksandër - Studime gjuhësore. Tiranë, 1956 (SGJ). - Shumësi mbë -a i emravet mashkullorë. SG 1956. Ribotuar në Vepra I. Tiranë,

1980. - Prapashtesat -ëm, -imë, -im. SG 1956.

Xhuvani, Aleksandër - Çabej, Eqrem - Prapashtesat e gjuhës shqipe. Tiranë, 1962 (Prap.).

Zamputi, Injac - Mbi rrethanat historike të botimit të “Mesharit” të Gjon Buzukut dhe vendin e tij

në letërsinë e vjetër shqiptare. SF 1-4, 1986.

Page 19: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

20

KREU I

HYRJE MBI “MESHARIN” E BUZUKUT, LIBRIN E PARË TË SHQIPES

§ 1. “Meshari” i Gjon Buzukut është libri i parë i shqipes së shkruar. Duke qenë libri i parë shqip që është shkruar në vitin 1555 ka tërhequr vëmendjen e gjuhëtarëve, letrarëve, historianëve dhe studiuesve të ndryshëm që në kohë të hershme.

Justin Rrota me të drejtë e quan monument jetik të letratyrës shqype1. Si burimi kryesor i bartjes se shqipes se hershme këtij monumenti gjuhësor - kulturor i janë kushtuar shkrime e studime të shumta. Kështu, çështje të ndryshme të “Mesharit” janë bërë objekt studimi për gjuhëtarë shqiptarë dhe të huaj, si: Eqrem Çabej2, Mahir Domi3, Shaban Demiraj4, Namik Resuli5, Martin Camaj6, Rexhep Ismajli7, Kolë Ashta8, Kolec Topalli9, Selman Riza10, Mario Roques11, Osman Myderrizi12, Injac Zamputi13, Dhimitër Shuteriqi14, Justin Rrota15, Seit Mansaku16, Wilfried Fiedler17, Emil Lafe18, Bahri Beci19, Mimoza Kore20, Tomor Osmani21, Evalda Paci22, Zeqirja Neziri23 etj.

1 Justin Rrota në artikullin e tij: “Monumenti mâ i vjetri i gjûhës shqipe ” shkruan: “ Nji vepër, për të cillën komi shqyptâr do të lumnojë e do të krenohet randësin e të cillit nuk gjêjm fjalë t’a shprehim, âsht me të vërtetë ky monument jetik i letratyrës shqype, qi, si vigâ ngrehet madhnueshëm, për me u diftue nipavet t’ilirvet gjûhën të parët e tyne, tue u dhanë deri dikû pênin e lashit të metamorfozës së gjûhës tyne, mjaft të thomi, se në të ndiejm shqypen si kje folun në shekullin ngjitë mbas deke se Skanderbegut. ” 2 Gjon Buzuku dhe gjuha e tij. Studime Gjuhësore. Vëll. VI. Prishtinë, 1976. Ribotuar. Buzuku dhe gjuha e tij. Toena. Tiranë, 2005. 3 Libri i parë shqip dhe fillimet e letërsisë shqipe. BSHSH. Instituti i Shkencave, Tiranë. 1955. Ribotuar. Buzuku dhe gjuha e tij. Toena. Tiranë, 2005. 4 A ka pasur një traditë shkrimi të gjuhës shqipe para Buzukut ? Buzuku dhe gjuha e tij. Toena. Tiranë, 2005. 5 Il “ Messale” di Giovani Buzuku. Riproduzione e transcrizione, a cura di Namik Resuli. Citta del Vaticano, 1958. 6 Il “ Messale” di Gjon Buzuku. Contributi linguistici allo studio della genesi. Shêjzat, Roma, 1960. 7 Grafia e Buzukut dhe disa çështje të sistemit fonetik të shqipes. Gjurmime albanologjike. VII. Prishtinë, 1977. 8 Gjon Buzuku dhe vepra e tij “Meshari” 1555. Buzuku dhe gjuha e tij.Toena, Tiranë, 2005. 9 Rënia e zanores së rrëgjuar fundore sipas të dhënave të “ Mesharit ” të Gjon Buzukut. Seminari XVII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare. Tiranë, 1995. 10 Pesë autorët më të vjetër të gjuhës shqipe.Toena, Tiranë, 2002. 11 Libri i orëve dhe Meshari të përkthyem prej Gjon Buzukut. I shtypun, 1554 - 1555. Buzuku dhe gjuha e tij. Toena, Tiranë, 2005. 12 Meshari i Gjon Buzukut në vështrimin fetar dhe politik. Buzuku dhe gjuha e tij. Toena, Tiranë, 2005. 13 Mbi rrethanat historike të botimit të “Mesharit” të Gjon Buzukut dhe vendin e tij në letërsinë e vjetër shqiptare. SF 1-4, Tiranë, 1986. 14 Në fillimet e njohura të shkrimit të shqipes, - Anëshkrimet mbi librin e Buzukut. SF 4, 1975 ; në Buzuku dhe gjuha e tij. Tiranë, 2005. 15 Monumenti mâ i vjetri i gjûhës shqipe. Buzuku -1555, “Hylli i dritës”, nr. 1, 1930, 33-53. 16 Disa veçori morfosintaksore të librit të parë në gjuhën shqipe.SF 1-2, 2001. 17 Supletivizmi në sitemin foljor të gjuhës së Buzukut. Gjurmime albanologjike. VII. Prishtinë, 1977. 18 Libri i parë shqip. (“Meshari” i Gjon Buzukut ). “Ylli” 3, 1975. 19 Rreth së ashtuquajturës “h” irracionale në veprën e Gjon Buzukut. Studime Filologjike. Tiranë, 1991. 20 Parafjalët në “Mesharin” e Gjon Buzukut. Tiranë, 2005.

Page 20: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

HYRJE MBI “MESHARIN” E BUZUKUT, LIBRIN E PARË TË SHQIPES

21

Duke u mbështetur në artikujt dhe veprat e gjuhëtarëve e të studiuesve të përmendur, le të japim disa të dhëna të përgjithshme duke iu përgjigjur disa pyetjeve:

Kur u zbulua libri i Buzukut dhe nga kush?

§ 2. “Meshari” si një vepër e rëndësishme fetare, u zbulua për herë të parë në

Romë në vitin 1740, nga arqipeshkvi i Shkupit Gjon Nikollë Kazazi. Më vonë, pasi humbi për një kohë të gjatë u rizbulua nga peshkopi italo - shqiptar Pal Skiroi në vitin 1909. Sipas Selman Rizës24, më 1932 Justin Rrota vajti vetë në Romë ku siguroi riprodhimin e tekstit të Buzukut në tri kopje të fotografuara, nga të cilat njëra iu dorëzua Bibliotekës Kombëtare në Tiranë.

Kur u shkrua vepra, ç’dimë për autorin dhe pse u quajt “Meshar”?

§ 3. Të dhënat lidhur me kohën se kur u shkrua vepra dhe se kush ishte autori i gjejmë në pasthënien e librit ku shkruhet: Ņdë vjetët M.D.L.IV. njëzet dit ṇdë mars zuna ṇfill, e ṃbarova ṇdë vjetët ṇjë M.D.L.V. ṇdë kallënduor V dit 25. Nga ky pohim shohim se autori e ka filluar librin më 20 mars të vitit 1554 dhe e ka përfunduar më 5 janar të vitit 1555.

Edhe për autorin e kësaj vepre madhore, të dhënën parësore e marrim nga pasthënia ku shkruhet: U Doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue ṷ kujtuom shumë herë se gluha jonë nukë kish gjā të ṇdigluom ṇ së Shkruomit shenjtë, ṇ së dashunit së botësë sanë desha me ṷ fëdigunë, për sā mujta me ditunë, me zdritunë pak mendetë e atyne qi të ṇdiglonjinë, përse ata të mundë mernë sā i naltë e i mujtunë e i përmishëriershim anshtë Zotynë atyne qi ta duonë ṃ gjithë zemërë26.

Nëpërmjet këtij pohimi mësojmë se autori i veprës është Gjon Buzuku, i Biri i Bdek Buzukut dhe se ishte famullitar. Në pasthënie, nuk jepen të dhëna lidhur me krahinën apo vendlindjen e autorit apo dhe të dhëna të tjera plotësuese të jetëshkrimit të tij. Pra, nga pasthënia zbulojmë vetëm emrin e autorit dhe kohën e shkrimit të veprës. Duke u nisur nga gjuha që përdoret në vepër, përgjithësisht studiuesit janë të mendimit se autori i përket njërës prej trevave të Veriut, por askush nuk mund të pohojë me saktësi krahinën e tij27.

Për të kuptuar se përse libri i Buzukut është quajtur “Meshar”, duhet të shohim lëndën e tij. Kështu, Meshari fillimisht ka patur 110 fletë, domethënë 220 faqe, duke qenë çdo faqe me dy shtylla. Në gjendjen e sotme ka 94 fletë, domethënë 188 faqe, ku çdo faqe është me dy shtylla. Librit i mungojnë disa faqe në fillim të tekstit dhe në brendi të tij. 21 Konveregjenca dhe divergjenca në alfabetin e Gjon Buzukut. Buzuku dhe gjuha e tij. Toena, Tiranë, 2005. 22 Sistemi mbiemëror në Mesharin e Gjon Buzukut. Tiranë, 2011. 23 Meshari i Buzukut. Logos-5, Shkup, 2006. 24 Riza, S., Pesë autorët më të vjetër në gjuhën shqipe. Toena, Tiranë, 2002. f. 27. 25 Meshari. Tiranë, 1968. Pasthënia, f. 387. 26 Meshari. Tiranë, 1968. Pasthënia, f. 387. 27 Eqrem Çabej duke gjykuar mbi bazë të gjuhës së veprës, mendonte se vendlindja e Buzukut duhet të jetë krahina e Shestanit dhe dialekti veriperëndimor.

Page 21: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU I

22

Sipas Çabejt, librit ndër të tjera i mungojnë të tetë fletët e para, ku do të ketë qenë në ballë frontespici, me titullin, vendin e botimit dhe mbase edhe me shënimet e proveniences së autorit28.

Libri i Buzukut është një vepër e rëndësishme fetare që përmban përkthimet më të rëndësishme të liturgjisë katolike. Kështu, ai ka këtë përmbajtje29:

- Oficeja e Zojës. - Shtatë psalmet pendesore e letanitë e shenjtëve. - Vepër për të vdekunit. - Dhjetë ordhënat e Tinëzot. - Shtatë mkatet mortare. - Pesë mkatet e shqiseve. - Dymbëdhjetë artikujt e fesë. - Shtatë veprat e mishërierës. - Ceremonia e pagëzimit. - Të vomit e kunorës. - Meshari (meshët e të kremteve kryesore të vitit). Zeqirja Neziri30 shkruan: “Në të gjitha enciklopeditë e krishtera thuhet se meshari

është një lloj i librit liturgjik në të cilin përmblidhen në një vend të gjitha tekstet (lutjet, psalmet dhe leximet), që përdoren në meshë. Ato shoqërohen me shpjegime për mënyrën e mbajtjes së pjesëve të caktuara rituale (rubrika), për gjithë vitin kalendarik. ”

Selman Riza31 mendonte se është gjithë gjasa që atij (Kazazit) këtë quajtje t’ia ketë sugjeruar në një anë shpërpjestimi i fortë midis 29 fletëve të breviar - katekizëm - ritualit dhe 81 fletëve të mesharit: e në anë tjetër pavolitshmëria përkatësisht pazakonshmëria e titullit të përpiktë: breviar - (katekizëm - ritual) - meshar. Ai shton më tej se identifikimi i brendisë tërësore të librit të Buzukut është i domosdoshëm në këtë mes. Edhe Eqrem Çabej pohon se meshari zë gati tri të katërtat e librit të Buzukut32.

Sipas mendimit tonë, duke parë përmbajtjen e “Mesharit” dhe shtrirjen e secilës pjesë në vepër, mund të pohojmë se Gjon Nikollë Kazazi e quajti veprën e Buzukut meshar duke u nisur nga fakti se pjesën më të madhe të veprës e zënë meshët e të kremteve kryesore të vitit ose siç i quan Justin Rrota “meshët e motmotit kishtar”.

Cila është gjuha që përdor Buzuku?

§ 4. Me të drejtë Çabej ka thënë: “Të studiosh Buzukun do të thotë t’i shkosh gjuhës shqipe në themel”33. Kështu, duke u nisur nga trajta e fjalëve dhe fjalëformave të veprës së Buzukut, nga tingujt e ndryshëm e të veçantë që përdoren, themi se gjuha që përdor autori është gegërishtja. Disa studiues duke u nisur nga karakteristikat dialektore të materialit gjuhësor të Buzukut, shkojnë më tej me përcaktimin e tyre, duke theksuar se

28 Çabej, E., “ Buzuku dhe gjuha e tij”. Toena, Tiranë, f. 37. 29 Për më hollësisht për përmbajtjen e librit të Buzukut, ku shënohen edhe këngët e secilës pjesë shih: Ashta, K., Leksiku historik i gjuhës shqipe. I. Shkodër, 1996. f. 133. 30 Neziri, Z., Meshari i Buzukut. Logos-5, Shkup, 2006. f. 106. 31 Pesë aut. 29. 32 Çabej, E., “ Buzuku dhe gjuha e tij.” Toena. Tiranë, f. 37. 33 Po aty, f. 19.

Page 22: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

HYRJE MBI “MESHARIN” E BUZUKUT, LIBRIN E PARË TË SHQIPES

23

gjuha e Buzukut ka të bëjë me dialektin veriperëndimor, një e folme e të cilit është ajo e Krajës34.

Vepra e Buzukut është shkruar me shkronja latine, duke përdorur edhe ndonjë shkronjë cirilike nga sllavishtja dhe ndonjë diagram të italishtes e shenja diakritike. Monumenti i parë i shqipes së shkruar përmban edhe mjaft fjalë e shprehje frazeologjike tipike, që gjejnë shprehjen e tyre dhe tingëllojnë këndshëm në të folurën e gjallë të popullit. Prandaj, mund të themi se Buzuku është shkrimtari i parë që bëri kalimin nga gjuha e folur në atë të shkruar, duke dëshmuar kështu aftësinë dhe mprehtësinë e tij për ta paraqitur veprën e tij në një nivel të lartë gjuhësor për kohën që i përket, duke u nisur nga fakti se nuk ka pasur një vepër të shkruar para tij dhe duke marrë parasysh edhe kohën e shkurtër të shkrimit të kësaj vepre madhore. Gjithashtu, ai u bë prijësi i parë që do të hapte rrugën për shkrimtarët e mëvonshëm, të cilët do të ndiqnin traditën e shkrimit të tij.

Sipas Domit35, gjuha që përdor Buzuku s’është një gjë që sapo ka nisur të shkruhet, as edhe një gjuhë e një njeriu të pastërvitur e të pamësuar. Ai shton më tej se Buzuku ka pasur një kulturë të mirë që ka njohur traditën e vjetër të shkrimit, përftuar nga rezultatet e lëvrimit që i ka bërë shqipes.

Pra, vepra e Buzukut e shkruar me një gegërishte veriperëndimore, e ndërthurur me mjeshtërinë e tij jo prej një shkrimtari të mirëfilltë, ka lënë dhe do të lërë gjurmë të thella në kujtesën e çdo njeriu që e ka studiuar. Kjo, jo vetëm për faktin se është libri i parë i shkruar në shqip, por edhe për brendinë dhe rëndësinë e madhe që ka për gjithsecilin që e shikon këtë vepër sipas këndvështrimit që i intereson, sipas fushës që mbulon dhe profesionit që ushtron.

Për ç’qëllim e shkroi veprën Buzuku?

§ 5. Ashtu sikurse edhe çdo libër që shkruhet për një qëllim të caktuar, edhe shkrimi i “Mesharit” në një periudhë jo shumë të përshtatshme fetare, duhet të mbartë në vetvete qëllime të caktura. Si një njeri me dije dhe me horizont të gjerë dhe mbi të gjitha një njeri që e karakterizon ndjenja humane dhe fisnike, Buzuku në pasthënien e shkurtër të tij pohon se këtë vepër e ka shkruar për t’u ardhur në ndihmë bashkatdhetarëve të tij: “ṇ së dashunit së botësë sanë desha me ṷ fëdigunë, për sā mujta me ditunë, me zdritunë pak mendetë e atyne qi të ṇdiglonjinë”.

Çabej mendonte se këto fjalë të Buzukut janë një dëshmi e gjallë që ai mori pjesë shpirtërisht në veprën që shkroi, nga dashuria që kish për popullin e tij36.

Duke qenë “Meshari” një libër fetar i liturgjisë katolike dhe duke qenë shkruar nga një famullitar, mendojmë se një qëllim tjetër që e ka shtyrë atë të shkruajë veprën është pikërisht përhapja e dijes ndër besimtarët katolikë. Pra, sipas mendimit tonë, vepra është shkruar që t’i vinte në ndihmë klerit katolik në mënyrë që të realizonte misionin e tij në përhapjen e dijes ndër besimtarët.

Edhe Justin Rrota lidhur me qëllimin e shkrimit të veprës shkruan: “Buzuku e shkruen Mesharin për ndihmë, gatim e formacjon të klerit të kohës”37.

34 Ashta, K., Leksiku historik i gjuhës shqipe. I. Shkodër, 1996, f. 185. 35 Libri i parë shqip dhe fillimet e letërsisë shqipe. “Nëndori”, nr. 3, 1955; Ribotuar. “ Buzuku dhe gjuha e tij”. Toena, Tiranë, 2005. 36 Çabej, E., “ Buzuku dhe gjuha e tij”. Toena. Tiranë, f. 36 -37 . 37 Rrota, J., Hulumtime dhe shenjime mbi Gjon Buzukun. BSHSH. Tiranë, 1956. nr.3, f. 173-187.

Page 23: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU I

24

Kështu, Meshari i Buzukut na del si një vepër unike për kohën e vet kur është shkruar, me qëllime utilitare, edukuese dhe morale ndaj popullit shqiptar katolik të kohës së tij. Zeqirja Neziri në veprën e tij shpreh mendimin: “Ai (Meshari) ka shërbyer si mjet i edukimit dhe i arsimimit moral të besimtarëve, që është përmbushur përmes pjesëve letrare, në shembull të lirikës liturgjike (lavdet, lutjet, psalmet, uratat, vajet pendestare) të llojeve të prozës rrëfimore ose të prozës poetike (rrëfenjëzat dhe përshkrimet letrare jo vetëm të mrekullive dhe të pjesëve të jetës së Krishtit, por edhe të shenjtorëve e etërve kishtarë, martirëve dhe luftëtarëve të ndryshëm për përhapjen e krishterimit) dhe llojeve të ndryshme skenike…”38.

Duhet të theksojmë se pavarësisht qëllimit apo qëllimeve që e kanë shtyrë Buzukun të shkruajë veprën, pasi përveç qëllimeve të përmendura mund të ketë edhe të tjera, lënda e veprës së tij i shërben jo vetëm edukimit moral të besimtarëve katolikë, por i përgjigjet gjithë masës së popullit shqiptar. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, vepra e Buzukut është jo vetëm libri i parë i shqipes së shkruar, por është edhe vepra e parë fetare që i ka qëndruar kohës dhe paraqitet mjaft aktuale për masën e gjerë të popullit shqiptar.

Cila është rëndësia e veprës së Buzukut?

§ 6. Vepra e Buzukut, si një vepër madhore është padyshim një pasuri e paçmuar për bibliotekën e gjithsecilit. Rëndësia e shkrimit dhe botimit të saj është shumë e madhe dhe shtrihet në disa rrafshe, si: letrar, gjuhësor dhe historik.

“Meshari” ka rëndësi letrare pasi është vepra e parë e shkruar shqip dhe Buzuku paraqitet si themelues i letërsisë së vjetër shqipe ose thënë ndryshe themelues i letërsisë së shkruar shqipe, duke bërë kështu kalimin nga gjuha e folur në atë të shkruar. Ai është pararendësi kryesor, që do të imitohet dhe pasohet më tej nga autorë të tjerë, si: Lekë Matrënga, Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani etj.

Libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe ka padyshim rëndësi të jashtëzakonshme gjuhësore. Të gjitha disiplinat e gjuhësisë duke filluar që nga fonetika historike, gramatika historike, sintaksa historike, leksikologjia, dialektologjia, etimologjia etj. gjejnë material të bollshëm për ta bërë objekt studimi. Shqipja e Buzukut duke i takuar një kohe të hershme përmban mjaft fonema - tinguj, dukuri fonetike, trajta të moçme, struktura sintaksore të hershme, një leksik të pasur, fjalë të karakterit dialektor, të cilat në tërësinë e vet trajtohen nga këto disiplina. Gjithashtu, bëhen edhe krahasime apo ballafaqime të shqipes dhe dukurive gjuhësore të asaj kohe me ndryshimet e reja që ka pësuar gjuha shqipe në ditët e sotme, në të gjitha rrafshet gjuhësore. Kështu, rëndësia gjuhësore e veprës së Buzukut është e pakufishme, pasi dëshmon gjuhën e asaj kohe dhe nëpërmjet materialeve linguistike të kësaj vepre paraqitet më me seriozitet dhe më bindshëm evolucioni që ka pësuar deri në ditët e sotme.

Pothuajse të gjithë gjuhëtarët janë të vetëdijshëm për rolin e madh gjuhësor që luan kjo vepër në shkencën e gjuhësisë në përgjithësi. Në artikujt e tyre, ku më shumë dhe ku më pak ata paraqesin mendimet e tyre lidhur me rëndësinë e kësaj vepre në disiplinat e ndryshme të gjuhësisë.

38 Neziri, Z., Meshari i Buzukut. Logos -5, Shkup, 2006. f. 110.

Page 24: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

HYRJE MBI “MESHARIN” E BUZUKUT, LIBRIN E PARË TË SHQIPES

25

Kështu, Mahir Domi shpreh mendimin se: “E madhe është rëndësia që ka “Meshari” për historinë e gjuhës sonë. Burim i çmuar për gramatikën historike, ai na jep një material të bollshëm, të dhëna të shumta për të kaluarën historike të shqipes, fjalë e trajta të moçme”39.

Sipas Çabejt, në gjuhën e tij kemi një burim të pashterur për të gjitha degët e albanologjisë. Kështu mund të shkruhet një histori e gjuhës shqipe duke u nisur sot për sot nga ky autor. Një gramatikë historike jo vetëm, po edhe krahasimtare e shqipes sqarohet nga shumë anë me ndihmën e gjuhës së tij40.

“Meshari” i Buzukut paraqitet edhe si një vepër që mbart vlera historike dhe kulturore. Vepra u shkrua në një kohë kur vendi ynë ishte nën sundimin osman dhe përhapja e myslimanizmit në Shqipëri po ecte me ritme të shpejta. Nga ana tjetër, kisha romane përpiqej me çdo kusht që të përhapte kristianizmin në Europë. Pikërisht, në këto kushte historike, në vitet e Reformës dhe Kundërreformës, Buzuku shkroi librin e tij liturgjik që do t’i shërbente jo vetëm klerit katolik të kohës, për të ndikuar më shumë tek besimtarët katolikë në forcimin e parimeve fetare, por edhe gjithë popullit shqiptar të asaj kohe.

Pra, më së shumti vlera historike e kësaj vepre qëndron edhe në kontekstin historik të shkrimit të saj. Janë pikërisht mjeshtëria dhe mprehtësia e shkrimtarit që bëjnë ndërthurjen shkrimore - kohore të veprës.

“Meshari” i Buzukut, gjithashtu ka edhe një rëndësi të madhe kulturore në të gjitha aspektet jetësore. Vepra është “frymëzuar nga një patriotizëm i thellë ” dhe është shkruar nga autori me dashuri për t’i ardhur në ndihmë popullit të tij. Nëpërmjet saj synohet përhapja e kulturës fetare jo vetëm në rrethin e klerikëve të kohës, por edhe të popullit të thjeshtë për ta bërë atë më të ditur, më të edukuar. Këto edhe të tjera dëshmojnë se “ Meshari” i Buzukut në ditët e sotme mund të quhet përmendore kulturore, dëshmi e gjallë e kohës së hershme dhe të vështirë jetësore historiko - shqiptare.

Një vepër të tillë me vlera të jashtëzakonshme dhe të gjithanshme, mund ta shkruante vetëm një njeri me dije të mëdha, me mendje të ndritur, me aftësi dhe gjykim të pashtershëm dhe mbi të gjitha i mbushur me dashuri për vendin dhe popullin e tij. Gjon Buzuku, i biri i Bdek Buzukut, ka qenë një autor me largpamësi të madhe dhe si i tillë shkroi “ Mesharin”, librin e parë të shqipes së shkruar.

39 Domi, M., Libri i parë shqip dhe fillimet e letërsisë shqipe. “Nëndori”, nr. 3, 1955; Ribotuar. “ Buzuku dhe gjuha e tij”. Toena. Tiranë, 2005. 40 Çabej, E., Gjon Buzuku dhe gjuha e tij. “Nëndori”, nr.3. 1955 ; Studime gjuhësore. Vëll. VI. Prishtinë, 1976 , Ribotuar. “Buzuku dhe gjuha e tij”. Toena. Tiranë, 2005.

Page 25: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

26

KREU II

KATEGORIA GRAMATIKORE E NUMRIT

I. KATEGORIA GRAMATIKORE E NUMRIT NË GJUHËT INDOEUROPIANE

§ 1. Kategoria gramatikore e numrit, si një nga veçoritë kryesore të emrit është një kategori e përftuar që në kohë të hershme dhe gjendet në të gjitha gjuhët e familjes indoeuropiane. Në gjuhën indoeuropiane kanë ekzistuar tre numra: njëjësi, duali dhe shumësi. Në numrin njëjës emri përdorej për të shënuar një frymor ose një send që bën pjesë në një klasë të caktuar frymorësh apo sendesh të një fare (khs. mal, lis) etj. Në numrin dual emri përdorej për të shënuar dy sende. Në numrin shumës emri shërbente për të treguar një shumicë sendesh apo frymorësh (tre ose më shumë se tre) të një fare (khs. male, lisa) etj.

Mendohet1 se treshja numërore indoeuropiane e njohur: njëjës ~ dual ~ shumës do të ketë pasur si parashkallë një bazë më të gjerë si nga ana kuptimore ashtu edhe nga ana formale. Në këtë parashkallë duhet të jenë ndeshur forma emërore, që shprehnin kuptime të ndryshme sasiore: forma emërore të njëjësit, të paralit, të përmbledhësit, të dualit dhe të shumësit. Kjo gjendje i përket periudhës paragramatikore të numrit. Më vonë edhe në bazë të ndryshimeve konceptuale numri i tyre u reduktua në tre: njëjës, dual dhe shumës, e cila në një periudhë tjetër, pothuajse në të gjitha gjuhët e familjes indoeuropiane do të njihte vetëm kundërvënien njëjës ~ shumës.

Duke qenë se edhe numri dy në konceptimin gjuhësor historik dhe semantikor, i përket nocionit të shumësisë, duali gradualisht e humbi ndikimin e vet në strukturën e kategorisë gramatikore të numrit, në shumicën e gjuhëve indoeuropiane2. Kështu, në vend të nocionit të panevojshëm të dualit filloi të përdorej numri shumës. Meqë ana kuptimore apo semantike e emrit nuk ndryshonte në të tre numrat, në kohët e lashta tek gjuhët e familjes indoeuropiane, dallimi i përkatësisë së numrit të një emri, bëhej me anë të mbaresave rasore të veçanta për çdo rasë. Sufikset rasore të numrit shumës kanë qenë:

- emërorja (mashkullore e femërore) me sufikset * -es, * -os. - kallëzorja (mashkullore e femërore) me sufikset * -ns * < -ms. - emërore - kallëzorja (asnjanëse) me sufikset * -ā ose * -ă, -i dhe pa sufiks. - gjinorja me sufiksin * -ōm dhe * -õm. - vendorja me sufiksin * -su. - dhanorja me sufikset * -b ose * -m. - mjetorja ose instrumentali me sufikset * -b ose * -m. - thirrorja është pranuar si një rasë pa sufiks.

1 Likaj. E., Fleks. ind., f. 54. 2 Sipas Topallit në veprën “Gramatikë historike e gjuhës shqipe”. Tiranë, 2011. f. 226 “Duali është

ruajtur në disa gjuhë, si në gjuhët indo-iranike, në greqishte, në gjuhët kelte, balto - sllave e në tokarishte. Gjurmë të tij kanë mbetur edhe në latinishte, gjermanishte e armenishte”.

Page 26: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KATEGORIA GRAMATIKORE E NUMRIT

27

Këto sufikse i ngjiteshin drejtpërdrejt temës së emrit dhe shërbenin njëkohësisht si tregues gramatikor të rasës dhe të numrit, duke pasur kështu një funksion të dyfishtë. Kjo gjë vërteton edhe më shumë karakterin gramatikor të kategorisë së numrit që në kohë të lashta.

Sipas Likajt3, formalisht rasat shprehnin lidhje të emrit me foljen (më rrallë me emrin) ose lidhje të njësisë me shumësinë. Kështu, më vonë në shumë gjuhë indoeuropiane, si pasojë e mënjanimit të tipave të lakimit, u vu re prirja për të bërë dallimin e numrit njëjës nga numri shumës me anë treguesish gramatikorë, dmth. mbaresash të posaçme shumësi, të krijuara gjatë evolucionit të brendshëm historik të këtyre gjuhëve.

Sipas Demirajt4, kjo prirje është vërtetuar në radhë të parë në ato gjuhë që e kanë humbur shkallë-shkallë lakimin e emrave, siç janë p.sh: gjuhët romane të Perëndimit, anglishtja, maqedonishtja, bullgarishtja etj.5. Ai shton se në këto gjuhë format e shumësit ndërtohen me anë formantesh të posaçme që në krye të herës kanë qenë mbaresa rasore, zakonisht të rasës emërore shumës. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me anglishten, që ka përgjithësuar mbaresën -(e)s, si formant shumësi për të gjitha rasat: book-s, glass-es.

Mund të themi se, ky sinkretizim i kategorisë së numrit me rasën, në botëkuptimin gjuhësor gramatikor, nuk e përligj qenësinë e secilës si kategori të pavarur dhe të mëvetësishme gramatikore.

II. KATEGORIA GRAMATIKORE E NUMRIT NË GJUHËN SHQIPE

§ 2. Gjuha shqipe si një degë më vete në familjen e gjuhëve indoeuropiane bën pjesë në grupin e atyre gjuhëve si rumanishtja dhe gjermanishtja, që e kanë ruajtur sistemin e lakimit. Kështu, kategoria gramatikore e numrit tek emri në periudhën e dokumentuar të saj, karakterizohet nga kundërvënia dyshe: njëjës ~ shumës. Numri dual në shqipe nuk ka lënë asnjë gjurmë. Kategoria e numrit në gjuhën shqipe, si një kategori e mëvetësishme gramatikore me karakter morfologjiko-sintaksor, si një dukuri e ndërlikuar dhe interesante ka tërhequr vëmendjen e gjuhëtarëve të ndryshëm që në kohë të hershme6.

Në gjuhën shqipe kategorinë e numrit e kanë të gjithë emrat. Nëpërmjet kësaj kategorie gramatikore shprehen më së miri raportet e ndryshme sasiore, që krijohen ndërmjet emrave me pjesët e tjera të ligjëratës që varen prej tyre. Numri si kategori logjike gjen shprehjen e vet tek emrat, të cilët hyjnë në lidhje sintaksore me pjesët e tjera përbërëse të fjalisë, të cilat krijojnë format e mundshme dhe përkatëse për përshtatjen e plotë me emrat, jo vetëm në numër por edhe në gjini e rasë.

3 Fleks. ind., f. 36. 4 GH, f. 213. 5 Kjo dukuri është përftuar edhe në gjuhë që e kanë ruajtur sistemin e lakimit, si: shqipja, rumanishtja

dhe gjermanishtja. Numri shumës edhe në këto gjuhë shprehet me tregues të posaçëm gramatikor. 6 Kështu, kategorisë së numrit gjuhëtarë të huaj dhe shqiptarë i kanë kushtuar vëmendje me anë të

artikujve apo kapitujve të veçantë në veprat e tyre gjuhësore. Kështu, përmendim disa gjuhëtarë me veprat dhe artikujt përkatës: Idriz Ajeti (MH 1969); Fatmir Agalliu (SF 1, 1981); Shaban Demiraj (GH 1986); Mahir Domi (MH 1961), Kolec Topalli (GH 2011; Sist. rasor 2010); Gustav Meyer (AS 1883); Wilfried Fiedler (PA 2007).

Page 27: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU II

28

III. KRIJIMI I NJË TEME TË POSAÇME PËR NUMRIN SHUMËS

§ 3. Gjuha shqipe gjatë evolucionit të saj historik ka pësuar ndryshime në strukturën gramatikore. Kështu, që në kohë të hershme është vënë re prirja e shqipes për të krijuar një temë të posaçme për numrin shumës, që do t’i kundërvihej asaj të numrit njëjës. Kësaj teme të veçantë për numrin njëjës dhe shumës do t’i shtohej formanti i shumësit (khs. dhanore njëjës e pashquar: fush-e, dhanore shumës e pashquar: fusha-ve).

Ndryshe nga gjuhët indoeuropiane ku kuptimin e shumësit e shprehin mbaresat rasore të veçanta për secilën rasë dhe për secilin numër, në shqipe mjeti për formimin e shumësit është monofunksional. Kjo do të thotë që ai shërben vetëm si tregues i numrit. Mënjanimi i tipave të lakimit në gjuhët indoeuropiane çoi në krijimin e një treguesi gramatikor, pikërisht të mbaresave të shumësit për të shprehur përkatësinë e emrit në numrin shumës. Ndërsa në gjuhën shqipe edhe pse është ruajtur përgjithësisht sistemi i lakimit, u krijua kjo temë e veçantë shumësi, pikërisht për të dalluar kategorinë gramatikore të numrit si një kategori më vete, e veçantë dhe e ndryshme nga kategoria e rasës.

Ashtu sikurse në gjuhë të tjera, edhe në shqipe është krijuar një temë shumësi nga mbaresa e rasës emërore shumës. Demiraj7 me të drejtë mendonte se procesi i krijimit të temës së shumësit në gjuhën shqipe ka nisur pas rënies së hershme të mbaresës së rasës kallëzore. Kështu, në këto kushte tema e shumësit nga rasa emërore u shtri fillimisht në rasën kallëzore dhe mandej në gjithë paragimën e shumësit (khs. lis-a; i, e, të lis-a-ve; lis-a-ve, lis-a-sh), duke bërë që kjo formë e emërore - kallëzores të ndihej si një formë gramatikore përfaqësuese e numrit shumës. Kjo formë e sinkretizuar e rasave emërore dhe kallëzore, mori trajtën e një teme të re shumësi, pavarësisht nga gjinia e emrit apo tipi i lakimit të tij, së cilës iu prapavendosën edhe mbaresat rasore të gjinores, dhanores dhe rrjedhores ( khs. i, e, të lisa-ve, lisa-ve, lisa-sh). Shohim se krijimi i një teme të veçantë të shumësit me anë të formantit të shumësit, ka sjellë shumë ndryshime në strukturën granatikore të shqipes:

Së pari, duke qenë se tema e shumësit është përgjithësuar për emrat e të tria gjinive, ashtu sikurse edhe mbaresat rasore, kjo ka bërë që gjinia tek emrat në shumës të ketë më tepër karakter konvencional dhe jonatyror. Me këtë shpjegohet edhe kalimi i formanteve burimore të një gjinie edhe tek gjinitë e tjera p.sh: formanti -a, si formant i gjinisë femërore përdoret edhe për shumësin mashkullor dhe asnjanës (khs. fush-a, lis-a, petk-a).

Së dyti, tipat e lakimit në numrin shumës janë mënjanuar. Në ndryshim nga numri njëjës ku dallojmë katër lakimet sipas përkatësisë së emrit në një gjini të caktuar dhe mbaresat rasore ndryshojnë sipas tipit të lakimit, në numrin shumës ndodh e kundërta. Këtu kemi një rrafshim të paradigmës së lakimit dhe homonimi të mbaresave rasore për emrat e të tria gjinive.

Së treti, krijimi i temës së posaçme për numrin shumës ka sjellë edhe dobësimin e karakterit flektiv8 të shqipes në numrin shumës. Sipas Topallit9: “Meqenëse mbaresat rasore i shtohen temës së shumësit, që përmban përgjithësisht temën e njëjësit dhe

7 MH, f. 47. 8 Paradigma e numrit njëjës në shqipe ruan tipare të trashëguara nga gjuha indoeuropiane, si gjuhë me

fleksion shumë të zhvilluar. Ashtu sikurse edhe në disa gjuhë të familjes indoeuropiane, mbaresa rasore në numrin njëjës është multifunksionale, duke shënuar njëherazi rasën, gjininë dhe numrin e emrit përkatës.

9 Sist. rasor, f. 243.

Page 28: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KATEGORIA GRAMATIKORE E NUMRIT

29

formantin e shumësit, përkundrejt karakterit sintetik të paradigmës së numrit njëjës, paradigma e shumësit ka karakter aglutinativ, ku elementet e ndryshme, që shprehin kategorinë gramatikore dhe kanë nga një funksion të caktuar, vijnë njëri pas tjetrit duke u bashkuar në një fjalë të vetme (khs. lis-a-v-e-t ~ lis-a-sh-i-t)”.

Kështu karakteri aglutinativ, megjithëse tregon një zhvillim dhe ndryshim më të madh gjuhësor, ka dëmtuar flektivitetin e hershëm në sistemin gramatikor të shqipes. Me gjithë ndryshimet e shumta që ka sjellë krijimi i temës së posaçme të shumësit, nuk është prekur në një shkallë aq të madhe karakteri sintetik i shqipes, të cilin e ka trashëguar nga gjuha indoeuropiane.

Një problem më vete është edhe koha se kur ka përfunduar procesi i krijimit të temës së shumësit në gjuhën shqipe, e cila nuk mund të përcaktohet me saktësi. Meqë në shqipen e Buzukut, janë të dëshmuara edhe format e shumësit me formantin e hershëm -i dhe pasojat e tij në sistemin zanor dhe konsonantik duke shkaktuar dukurinë e metafonisë së zanoreve dhe qiellzorëzimit të bashkëtingëlloreve, si dhe duke u mbështetur edhe në faktin se kjo dukuri paraqitet e konsoliduar mirë edhe tek Buzuku, mund të thuhet se ky proces ka përfunduar shumë kohë para shqipes së Buzukut dhe pas rënies së formantit të hershëm të emërores shumës -i, që do të lejonte më vonë ndërhyrjen në paradigmën e numrit shumës duke krijuar një temë të veçantë për numrin shumës.

Tek Buzuku, tema e shumësit dallohet dhe i kundërvihet asaj të njëjësit me anë të disa mjeteve gramatikore që janë:

1. Formantet e veçanta apo prapashtesat trajtëformuese: mal-e, fis-e. 2. Ndryshimet e fonemave që mund të jenë ndryshime zanoresh ose

bashkëtingëlloresh p.sh. nj. plak ~ sh. pleq, nj. dash ~ sh. desh, etj. 3. Ndryshimet e fonemave të shoqëruara edhe me formante të tjera shumësi: nj.

shteg ~ sh. shtigje, nj. breg ~ sh. brigje. 4. Zhvendosja e theksit të fjalës si në rastet: gjarpër ~ gjarpanj, kalli ~ kallëz etj. Kështu, mund të themi se tek Buzuku ashtu sikurse edhe në shqipen e sotme kemi një

larmishmëri formash të shprehjes së shumësit, të cilat më hollësisht do t’i shohim në kapitujt në vijim.

Page 29: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

30

KREU III

SHUMËSI I EMRAVE MASHKULLORË TE BUZUKU

I. FORMANTET PËR FORMIMIN E SHUMËSIT TË EMRAVE MASHKULLORË

§ 1. Formimi i shumësit të emrave mashkullorë me formante shumësi tek “Meshari” i Buzukut, është një mënyrë shumë prodhimtare dhe luan një rol të rëndësishëm në paraqitjen e këtij tipi shumësi. Shumësi i emrave mashkullorë me formante, ndonëse duket i lehtë në pamje të parë, është një dukuri mjaft e ndërlikuar e strukturës gramatikore të shqipes. Për formimin e shumësit të emrave mashkullorë, tek Buzuku përdoren këta formante shumësi: -ī, -nj, -inj, -enj, -anj, -e, -ë, -a, -(ë)na / -(ë)ra, -(ë)në / -(ë)rë, -në / -rë, -z, -m, -lerë, -llarë.

Nga të gjithë këta formante vetëm formanti i shumësit -ī ka rënë, por ka lënë gjurmë në strukturën gramatikore të shqipes duke shkaktuar dukurinë e metafonisë dhe qiellzorëzimit në format e shumësit të emrave mashkullorë. Ndryshe nga disa formante të tjera, si: -e, -ë, -a, -na / -ra, që përdoren edhe për formimin e shumësit të emrave të dy gjinive të tjera, ky formant me rrjedhojat e tij në kategorinë e numrit, ka qenë vetëm i gjinisë mashkullore dhe dukuritë e shkaktuara prej tij gjenden vetëm tek emrat e kësaj gjinie.

Për të hedhur dritë mbi burimin e formanteve që përdoren për formimin e këtij shumësi tek Buzuku, jemi përpjekur të paraqesim më së miri edhe mendimet e gjuhëtarëve të ndryshëm që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm lidhur edhe me këtë çështje në studimet e tyre.

Formanti -ī

§ 2. Tek Buzuku, ky formant nuk shfaqet asgjëkundi në format e shumësit të emrave. Duke qenë se nuk dëshmohet as tek Buzuku, rënia e këtij formanti duhet të jetë bërë në një kohë të hershme. Edhe tek “Meshari” gjurmët e këtij formanti i shohim në dukuritë që janë shkaktuar prej tij në format e shumësit të emrave, si: metafonia a ~ e (khs. dash ~ desh < dash-ī) dhe palatalizimi (khs. k ~ q: mik ~ miq < mik-ī ; g ~ gj, zog ~ zogj < zog-ī , ll ~ j, popull ~ popuj < popull-ī) etj.

Sipas Domit1 shumësi në -i është mjaft i përhapur ndër emrat mashkullorë. Ai thekson se prapashtesën -i s’e shohim më sot të shfaqet në shumësin e pashquar. Ajo ka rënë fare ose ka lënë gjurmë ose duke shkaktuar metafonizimin e zanores së temës ose duke ndryshuar natyrën e bashkëtingëllores, me të cilën mbaron tema e emrit.

Kështu, Domi vërtet pranon se ky formant ka rënë, por rënia e këtij formanti sipas tij i takon vetëm kategorisë së të pashquarës, pasi ai pranon më tej se ky formant del në shumësin e shquar, që ka edhe palatalizimin e grykores edhe prapashtesën -i të shumësit: peshk - peshq-it, turk - turq-it2. Ky mendim i Domit nuk na duket i drejtë pasi dihet që kjo zanore -i, që shfaqet mes temës së shumësit peshq, turq dhe nyjës shquese -t, nuk

1 MH, f. 7. 2 MH, f. 8.

Page 30: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE MASHKULLORË TE BUZUKU

31

është gjë tjetër veçse një tingull anaptitik, që është shtuar në këta raste dhe të tjera për lehtësi shqiptimi.

Mendimin e Domit duket sikur e mbështet edhe gjuhëtari Idriz Ajeti3. Kështu, ai shkruan se formanti -i që na del shumë shpesh në shumësin e mashkullorëve, sot nuk duket në shumësin e pashquem, por e ndeshim vetëm në shumësin e mashkullorëve të shquem. Megjithatë këtë mendim të tij ai duket sikur e ndryshon gjatë trajtimit teorik të çështjes pasi ai pohon se: “Anaptiksi çfaqet edhe tek ata emna mashkullorë që mbarojnë me dy bashkëtingëllore nga të cilat ajo e fundit nji grykore - velare: peshk - peshqit, turk - turqit4.

Demiraj5 shpreh mendimin se formanti i shumësit -ī, që është mënjanuar prej kohësh, ka qenë burimisht mbaresë e rasës emërore shumës e emrave mashkullorë me temë në -o-. Me kalimin e kohës forma e evoluar e rasës emërore është shtrirë edhe në rasat e tjera të shumësit, duke u shndërruar kështu në një temë të veçantë shumësi, që i kundërvihet asaj të njëjësit: dash ~ desh, plak ~ pleq, zog ~ zogj, bir ~ bij etj.

Për burimin e këtij formanti gjuhëtarët shqiptarë përgjithësisht pajtohen me mendimin se ky formant është i trashëguar nga gjuha indoeuropiane dhe se burimi i saj duhet kërkuar tek mbaresa e vjetër e shumësit -oi, që del edhe në gjuhë të tjera të kësaj familjeje6.

Ka edhe nga ata gjuhëtarë si Meyeri7 që mendonte se ky formant është huazuar nga latinishtja, mirëpo ky mendim është hedhur poshtë nga gjuhëtarë të tjerë shqiptarë si Demiraj dhe Likaj, me argumentet se:

- ky formant gjendet edhe në gjuhët e tjera të familjes indoeuropiane - në gjuhën shqipe, huazimet nga latinishtja kanë hyrë në formën e kallëzores dhe

jo nga forma e emërores. Këtë mendim të gjuhëtarëve shqiptarë e përforcon edhe më shumë pohimi i

Pedersenit8 sipas të cilit: “Ndikimi i latinishtes mbi fleksionin e shqipes është baraz me zero”.

Mund të themi se, formanti i shumësit -ī, nuk gjendet as tek “Meshari” i Buzukut, as në veprat e Matrëngës, Budit, Bardhit dhe Bogdanit. Megjithatë, ashtu sikurse tek Buzuku edhe në veprat e këtyre autorëve kemi një numër të madh emrash të gjinisë mashkullore ku ky formant ka lënë gjurmët e veta në ndryshimin e zanores së temës si dhe në ndryshimin e bashkëtingëlloreve fundore. Kështu kemi:

1) Metafoninë a ~ e: Te Buzuku: Përse jo si ju stimuloni këta Apostoj qi flasënë ṇ shumë gluhësh janë Xhudhi, tue klenë e treta orë ṇ ditet; por këta anshtë ata qish kle thashunë ṇ Joelit profetë: se të jetë ṇdë dit të ṃbrapëme thotë Zotynë, u të shtie ṇ Shpirtit sim përṃbī gjithë mish, e të përfetixonjënë bijtë taj e bijatë tuoj; e të rītë taj të shohënë të pana, e pleqtë taj të andërinjënë andëra9. 3 MH, f. 12. 4 Ajeti, I., MH, f. 13. 5 G. Hist., f. 84 6 Këtë mendim mbështesin gjuhëtarët shqiptarë si Demiraj, Topalli, Likaj, Bokshi, ndërsa gjuhëtarë të tjerë, si: Domi, Ajeti mbrojnë mendimin se -i-, tek format e tipit pishq-i-t, është mbaresa e vjetër e shumësit të shqipes. 7 Die lateinischen Elemente im Albanesischen. Gröbers Dr. I. 1888, 819. 8 Al., f. 212. 9 “Meshari”, f. 269/a.

Page 31: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU III

32

Te Bogdani: Tue gjëllitunë këjo shêjte Virgjënë mb atë vend njimbëdhjetë vjet, ndërkaqa i dviqën të printë, Gjoakini e Ana, pleq afërë 80 vjetsh tue mos pasunë pasë tjetër fëmijë jashtë lumejet Virgjënë, e silla kurraj tjetër nukë dëshëronte natë e ditë, veçë si kish për të pëlqyem Tinëzot10. Te Budi: Këta, ndōnëse për mkate[t] tonë, tashti pak ke gjindenë ndë gjuhu[t] tanë, asgjāmangu, ven[t] të tyne duhetë me pyetunë përmeqërëtë e qefalītë, e pleqtë e të parëtë e dheut: tue i thanë t’ ciecīllt se me qish zemërë e të kujtuom, ō me qish dëshīr e të dërejtë arrësye e kanë lypunë e marrë atë barrë mbë vetëhe11. Te Bardhi: Pleqt e kuvendit12.

2) Palatalizimin: - k ~ q

Tek Buzuku: Përse shumë ecnjënë, qi shpesh u paçë thashunë ( edhe tash tue klanë u juve thom) anëmiqtë e kryqsë Krishtit, qi të sosunitë e tyne anshtë të dënuomitë, e zoti i tyne anshtë barkëtë e tyne; e lavdi i tyne anshtë të gjetunitë e ṇgënjyem qi ṷ gjetnë ṇgënjyem, qi ata tjetërë kujdes nukë kanë mase kafshëvet dheut13. Tek Bogdani: Nje Hyji ӯj, jo mangu se i xhudhijet, ka me dhanë pagëtyrënë me të sijët për të njimendë gjithëve ka me paguem, gjithë anëmiqet tīve 14. Tek Budi: E kshtu, mbasi qe bukur rrëfyem e dëlīrunë si anci mpkati ashtu ende gjithë n cë tjerashit, gjindja gjithë tue u mërekulluom, ajo mbet e u tha se për të lutunat e ndimëtë Zotnjësë bekuome jam nxjerrë e liberuom tashti duorshi cë anëmiqet, qi më patnë zanë e lidhunë e qenë tue më shpūm ndë ferrë15. Tek Bardhi: Kundër armiqve (kundra anemiqet)16 - adversus inimi cos.

- g ~ gj Tek Buzuku: Ṇd atë mot bashkë shumë shumicë ṇ shumë qytetesh ridhnjinë tek Jezu, e tha këtë shembëlltyrë: Duol një qi ṃbīll, me mbjellë farënë e tī; e tue ṃbjellë, disa ṇ faret rā pr udhët ṃbë të shkelët, e zogjtë e qiellsë e angërë17. Te Bardhi: Kafez (krefeza o rrasa me zanë zogj e mi)18 - muscipula.

- ll ~ j Tek Buzuku:

10 CP II, I-II /8. 11 Poezi, f. 311 12 Sedaj, Fj. f. 363. 13 “Meshari”, f. 313/a. 14 CP I, III-IV/122. 15 Poezi, f. 323. 16 Sedaj, Fj. f. 338. 17“Meshari”, f. 109/b. 18 Sedaj, Fj. f. 331.

Page 32: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE MASHKULLORË TE BUZUKU

33

Aj për të vërtetë dha zhdo vetëve me profetixuom, e tjerëvet me klenë Apostoj, e zhdo tjerëve me klenë vangjelista, e tjerëvet me klenë të parëtë e klishëvet e doktorë, ata me vepëruom ṃbë vend të shenjtet, ata me vepëruom gjithë sherbëtyrë të klishëvet e të promendunitë e Jezu Krishtit; djerie na të ishnjim gjithë ṃbë një fē e na me u njohunë si janë bijtë e Tinëzot, na tue klenë ṇdë nḭerī māse i mirë, ṇde e shumuom të jetësë Krishtit19. Te Matrënga:

Im. - Të dimbëdhjetë apostolji- të, kūr duajnë të prinë të di- daksnë vangjeljë për ndë gji- thë cosmit20. Te Budi: E, ndë e vonë, kūr mā, tue pām se dita qi vjen po mā keq shinteja fē ndër ta vjen tue menguom, e shërbëtyra e kishësë Tinëzot me gjithë sā janë tjerat vepëra të mira, mā tue u shqimbunë e tue u harruom, e mbas mortje cë pleqet të rijtë mā i lanë gjurmëtë e Krishtit e të Apostujet e vepëratë e t’ kërshtenëvet e u veshnë ndër të t’pëganëvet e të t’pāfēvet, e priftënitë21... Tek Bogdani: Vote ndërkaqa Jezu Krishti me apostujt ndë Betaniet, ku gjëllinkeshinë ato të dӯ motra; e gjetnë se ishte e katërta ditë se Lazëri ishte i dvekunë, e se ish vorruem22.

- r ~ j Tek Buzuku: Qi neve na zgodh na me klenë bij ṇ reditati për Jezu Krishtnë ṇdë vetëhenë, porsi kle ṇde e pëlqyem të vollundetsë tī, ṇdë lavd të madh të hirit tī, qi neve na bani hīr ṇdë Birt të vet të dashuninë; qi na ṇ si kemi të shpërblenëtë për gjak të tī, e të liruomitë e katevet, porsi janë begatītë e hirit tī, qi fort ṇde e shumuom anshtë përṃbī nē23. Te Matrënga: Im. - Pse lehemi me të parët mkat e ajo me të tjerat në ishtë nxjerrë për pakzimt e na ish- të dhënë hiri e të tjera dhu- rëtiljë e ashtu jemi bëërë bilj të tinëzot e se të trshëgo- njëmë gjellënë e pāsosme24. Lum të mbaqëruamitë, pse kanë të kluhenë bilj të tinëzot25.

19 Meshari”, f. 351/b. 20 E mbsuame e krështerë, f. 159. 21 Poezi, f. 303. 22 CP II, II-VI/84. 23 “Meshari”, f. 349/b. 24 E mbsuame e krështerë, f. 209. 25 E mbsuame e krështerë, f. 219.

Page 33: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU III

34

Te Budi: Vëllazënitë e dashunë e të fēshimitë bijtë e Krishtit, disa herë tue kujtuom të vdjerrëtë aq të madh dam të shintesë fē qi u bā ende po bahetë për gjithë ditë ndë gjuhu[t] tanë mā keq me dhūnë se ndōnjij tjetër dore gjindje përmbī dhēt, e tue pām ashtu ende se këta diesitë e letërorëtë e hollë qi u vjen ndore ashtu gjākafshë me ndimuom26... Te Bardhi: Bijtë e bijat - soboles, proles27. Tek Bogdani: Po bijtë e brêzi i Kainit, tue ndjekunë gjurmët˜e Kainit gjakësit vëllat, u vunë kujdisevet kësaj jetë, e kjenë thirrë bijt˜e nierëzet28.

Kështu, edhe sipas shembujve shohim se tek Buzuku kemi një numër të madh emrash që e formojnë shumësin me ndryshime tingujsh të temës. Edhe tek autorët e tjerë të vjetër kemi një përdorim të dendur të emrave që e formojnë shumësin në këtë mënyrë sikurse tek Buzuku29. Ajo që është më e rëndësishme dhe që duhet theksuar është se të njëjtët emra në shumës, sikurse te Buzuku edhe tek autorët e tjerë të vjetër të letërsisë shqipe, kanë të njëjtën formë dhe pësojnë të njëjtat ndryshime tingujsh.

Formanti -nj

§ 3. Ky formant mendohet se është zhvillim i brendshëm i shqipes. Ai nuk përdoret për formimin e shumësit të emrave të dy gjinive të tjera (femërore dhe asnjanëse), por vetëm për formimin e shumësit të emrave të gjinisë mashkullore.

Pikërisht, mbaresa e hershme e shumësit -ī, ka ndikuar në krijimin e kësaj prapashtese shumësi, si formant për formimin e shumësit të emrave mashkullorë. Kështu, si formant shumësi ai shfaqet kryesisht tek emra që kanë patur në rrënjë fundoren -n dhe më pas është shtrirë edhe tek emra të tjerë që përgjithësisht mbaronin me zanore të theksuar. P.sh. hero ~ hero-nj, zotëri ~ zotëri-nj, samarxhi ~ samarxhi-nj etj.

Sipas Cipos30 emrat mashkullorë që sosin mbë (-n) po që nuk e nxjerrin në shesht këtë zanore ose që zanorja e nazalizuar, humbi me kohë nazalizimin, e bëjnë shumësin duke marrë një -nj si: kufi - kufinj, ari - arinj, kushuri - kushurinj, pe - penj, ulli - ullinj.

Sipas Likajt, fundorja -n e temës së emrave mullin, ullin (mullin-i / mullir-i, ullini / ullir –i) nën ndikimin e formantit të hershëm të shumësit *-ī, përmes një shkalle të ndërmjetme të kthimit të *-ī në gjysmëzanoren -i, së bashku me këtë të fundit është ndier si një prapashtesë shumësi: mullin-ī > mullini > mulli-nj31.

Në lidhje me këtë formant, të njëjtin mendim gjejmë të shprehur edhe nga gjuhëtarët Shaban Demiraj32 dhe Kolec Topalli. Ky i fundit nëpërmjet interpretimeve, shpjegimeve dhe saktësimeve të mëtejshme në veprën e tij “Gramatikë historike e gjuhës shqipe.Tiranë, 2011”, lidhur me këtë çështje thekson se: “Duke u marrë sonantja -nj si

26 Poezi, f. 298. 27 Sedaj, Fj. f. 313. 28 CP I, I-VII/50. 29 Për të bërë një ilustrim më të saktë të teorisë kemi paraqitur shembuj në çdo rast edhe për autorët e tjerë vjetër, duke parë kështu edhe funksionimin e dukurisë në veprat e tyre dhe duke bërë ballafaqimet përkatëse me Buzukun. 30 GSH, f. 52. 31 Zhv. ept., f. 44. 32 MH, f. 56.

Page 34: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE MASHKULLORË TE BUZUKU

35

formant shumësi, ajo është përhapur më vonë në emrat që nuk kanë patur bashkëtingëllore hundore në rrënjë të tyre, si mi ~ minj: ie.mūs, barí ~ barinj nga bar + i etj.”33. Gjithashtu, ai është i mendimit se emrat që kanë pasur sonanten -n në temë të tyre, prej së cilës ka dalë në dritë formanti -nj i shumësit, vetëm nga ana sinkronike e shqipes së sotme mund të trajtohen si të formuar me formantin -nj, kurse për historinë e gjuhës, me një analizë diakronike ata janë formuar me formantin -ī34.

Tek Buzuku emrat mashkullorë që e formojnë shumësin me këtë prapashtesë shumësi janë të paktë në numër. Kështu, e formojnë shumësin me formantin -nj disa emra të gjinisë mashkullore të cilët mbarojnë:

a) me zanore të theksuar -e: kacadré ~ kacadrenj. E t u kthenjë vjetëtë qi ṷ angërë kacadrenjtë e kandëri, ṷshtëria eme e madheja35.

b) me zanore të theksuar -i: dëshminj36, ullinjet, fëlqinjë. Tek Buzuku: Zoti i Abramit, Zoti i Izakut, Zoti i Jakobit, Zoti qi popullinë e Israelit liberove ṇ sherbëtyret së Egjiptit, për Moisenë sherbëtuorë tand, e ti qi atë popullë të Israelit ṃpsove ṇdë shkretëtīt si ata të mbajnë ligjetë e Tinëzot, e ti qi liberove të dëlirenë Suzanë ṇ dëshminjshit37 së rēshim, e ṇ gjyqit së pādërejtë s atyne të dyve pleqe gjukatës38. Ṇd atë mot, tue ṇdenjunë Jezu ṃbë malt të Ṷllinjet, ju afëruonë ṇdë kshill dishipujtë e tī, tue i thashunë: Thuojna, kur kanë me klenë këto kafshë39? Me kapistrët e me frēt shrëngo fëlqinjëtë e tyne, qi të mos mundë afëronenë tӯ.40

Në të njëjtën formë shumësi këta emra: dëshminj, ullinjet i gjejmë të përdorur edhe tek Bogdani. Kështu kemi: Këtu kish me kjanë mirë me grishm për dëshminj të verbëtit e ndritunë, të ngjallunitë, të shkjepëtitë e shëndoshunë, e të djemënuemitë, së sillësh nxuer djemënitë, të sijtë ndryshej kishinë me thanë, se sip o thojnë skribëtë e farizejtë e tjetëra gjind cmīrore41. Prej së dalit mbë Mal të Ullinjet kundruell Jeruzalemi42.

c) me zanore të theksuar -u: glunjë. Tek Buzuku: E Moiseṷ e Aaroni, këta tue gjegjunë, lanë shumicënë e popullit, e vonëte përpara derësë shatorit të t së ṃbëljedhunit, e rānë për dhē ṃbë glunjë, e thirë ṃ Tenëzonë, tue

33 GH, f. 237. 34 GH, f. 237. 35 “Meshari”, f. 271/a. 36 Natyrisht, për të bërë një pasqyrim më të plotë të emrave mashkullorë që tek Buzuku e formojnë shumësin me formantin -nj apo edhe me formantet e tjera që do t’i shohim më poshtë, kemi paraqitur një shumëllojshmëri emrash sipas fundoreve përkatëse dhe formantit përkatës. Duhet të theksojmë, se për të parë edhe gjendjen në veprat e autorëve të tjerë kemi paraqitur shembuj, kur emri përkatës e formon shumësin në të njëjtën mënyrë si tek Buzuku. Në ata raste kur gjendet te të tri autorët, janë shënuar edhe shembujt. Kur nuk përmenden autorët e tjerë, kuptohet se forma përkatëse e shumësit mungon tek këta autorë. Pra, autorët e tjerë të letërsisë së vjetër shqipe janë përmendur vetëm në ata raste kur emri përkatës gjendet në të njëjtën formë dhe e formon shumësin me të njëjtin formant si tek Buzuku. 37 Ky emër tek Buzuku dhe Bogdani përdoret me kuptimin dëshmitarë. 38 “Meshari”, f. 75/a. 39 “Meshari”, f. 347/b. 40 “Meshari”, f. 43/a. 41 CP II, III-II/107. 42 CP I, III-III/107.

Page 35: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU III

36

thashunë: Zot ynë Zot, ti gjegj të thirëtë tanë e zanë e këtī populli: Ṇçil vistarë, gurënë e gjallë, e ṇçil lavdinë e madh tand përṃbī ta, përse atë pushon të mormuruomitë e tyne43. Te Budi: E aqë mā tepërë njaj dite ke jeshë sikūr dëshpëryem qitunë e rām mbë gjunjë përpara shintit sakrament e ilterit Zotnjësë bēkuome ndë Minervet, me sā lot e gjamë e fshanëtime të zemërësë tue e lutunë atë Zo[t] të mishëriershim…44. Te Bogdani: Njofti kau të zotnë, e magari djepnë e t’zot, e Izraeli nukë më njofti, e populli nukë gjegj, e silla punë kthjellëtë u vërtet mbë të lēmi˜ të Zotit tinë ndë Betlemt, ndër dӯ shtâsë, të siat kjenë kau e magari ndaj djept, e posi thotë i Shën Bonaventura, e njoftinë Shëlbuesinë me nji të mrekulluem të gjegjunë e të ndēruem; posi xgidhetë se kingji bij mbë gjunjë Shint Françeskut kur çonte mesë, e të tjera shtâsë t’ egra nderuekeshinë të Shint Nduenë, Shint Pālinë, e të Shint Hilarionë 45.

d) me zanore të theksuar -o: baronj. Tek Buzuku: E ṷ bā një ditë, Herodi bani gostinë e t lenët tī t parëvet baronjë e zotënī qi ishnë ṇ Galilejet46.

Forma e shumësit baronj që del tek Buzuku plotësohet edhe me formantin e zbehtë -ë. Tek autorët e tjerë të vjetër të letërsisë shqipe nuk e gjejmë këtë emër në këtë formë shumësi që shfaqet tek Buzuku. Te Budi e Bardhi nuk kemi as emra të tjerë që dalin me zanoren -o të theksuar dhe që e formojnë shumësin me formantin -nj, ndërsa tek Bogdani e formon shumësin në këtë mënyrë emri përrua që del në trajtën përronj, të plotësuar edhe me formantin -ë. Te Bogdani: Nji dorë janë si përronjëtë ndë rend të shijënavet47.

e) me temë në bashkëtingëllore: luan, Samaritanj. Tek Buzuku: E ṇdë liqē ishnë gjashtë luanj, e për ditë për të ṇgranë ṷ epnjinë dӯ korpora e dӯ dhend; e atë herë nukë ṷ dhanë gjā, përse atë hanjinë Danielë48. E ti më shpëtove, porsi janë mishëriertë e mëdhā të emënit tit, ṇ luanjshit së unëtë për gjellë, e ṇ duorshit s atyne qi por lypnjinë shpirtinë tem, e ṇ shumë së këqiash qi muo më ṇgjëruonë; e ṇ së pushtuomit së flakësë ṇdhezunë qi muo më ṇgjëroi, e ṇdë vjedmis zjarmit u nukë ṷ dogjshë; e ṇ së naltët bark së ferësë, e ṇ gluhet së pëganë, e ṇ fjalëshit së rēshime, ṇ regjit së keq e ṇ gluhet së pādërejtë 49. Tek Buzuku: E si ṃbëritinë Samaritanjtë tek aj, e lutnë aj me ṃbetunë me ta50.

Edhe te Bogdani kemi të përdorur formën e shumësit luanj të emrit luan. U duk atëherë Danieli lëqenit së Luanjet pa ndonji dam aso bishash të egrash51.

43 “Meshari ”, f. 161/a. 44 Poezi, f. 306. 45 CP I, III-VI/119. 46 “Meshari ”, f. 34/a. 47 CP I, III-III/107. 48 “Meshari ”, f. 191/a. 49 “Meshari ”, f. 377/b. 50 “Meshari ”, f. 163/b. 51 CP II, IV-I/130.

Page 36: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE MASHKULLORË TE BUZUKU

37

Nga shembujt e përmendur dhe nga studimi i shembujve të tjerë, shohim se emrat që e formojnë shumësin me formantin -nj tek Buzuku, janë kryesisht emra që dalin në temë me një zanore të theksuar. Ndërsa numri i emrave që dalin me temë në bashkëtingëllore dhe që e formojnë shumësin me këtë formant është i paktë.

Formantet -inj / -enj

§ 4. Formantet -inj / -enj janë relativisht të reja dhe janë përftuar gjatë evolucionit historik të gjuhës shqipe. Përgjithësisht, këta formante formojnë shumësin e emrave mashkullorë që emërtojnë frymorë dhe jofrymorë dhe që kanë në përbërje dy a më shumë rrokje. P.sh. thelp ~ thelp -inj, shkop ~ shkop -inj, drapër ~ drapër -inj, drep -inj (gegërisht); gjarpër ~ gjarpër -inj, lumë ~ lum -enj, shkëmb ~ shkëmb -enj, shkëmb -inj / shkamb -inj (gegërisht), gisht -ër -inj etj.

Këta dy formante tërheqin theksin mbi vete dhe kjo bën që të kemi shumë reduktime fonetike të rrënjës së fjalës. Ndryshe mund të thuhet se, këta formante janë përftuar nga lëvizja e theksit brenda fjalës.

Likaj52 shprehet se formantet e shumësit -inj / -enj janë zgjerime të prapashtesës së shumësit -nj, me tingullin fundor të temës së emrave kufi, mulli etj. Ai thekson se në formën e shumësit të emrave kufinj, mullinj etj. tingulli fundor i temës -i, është ndier si pjesë përbërëse e formantit më të hershëm të shumësit -nj: kuf -inj, kushër -inj. Kështu, ky formant është shtrirë edhe tek emra të tjerë mashkullorë që nuk mbaronin me -i: shkop-inj, thelp-inj.

Ndërsa Topalli53 shpreh mendimin se formanti -inj, duhet të ketë pasur për model emrin shtërpinj, që lidhet me emrin gjarpër: forma e njëjësit nga një bazë sérpono, me theks në rrokjen e ballit të fjalës, kurse forma e shumësit me formantin -ī në një bazë sṛpíni ku theksi ka lëvizur në drejtim të mbaresës. Kështu, sipas këtij gjuhëtari pjesa që vjen pas theksit të fjalës, mund të interpretohet si formant shumësi prej nga ka dalë edhe formanti -inj, me të cilin janë formuar shumësat: gjarpër -inj, shkop -inj, thelp -inj, prift -ër -inj, gisht -ër -inj, shkamb -inj etj.

Meyeri, formantin e shumësit -inj / -enj e sheh si zgjerim të formantit të shumësit -nj, me zanoren fundore të temës, si kalli ~ kallinj, që për analogji shtrihet pastaj edhe në shumësin e emrave të tjerë.

Demiraj54 ishte i mendimit se forma e shumësit kërminj (njëjësi krimb) si edhe format popullore jugore gjërpinj < gjarpërinj, drepinj < *drepërinj, shpërngenj < shpargërinj, duhet të jenë relativisht më të vjetra se thelpinj, shkopinj, lumenj, kopshtinje, ku nuk janë vërtetuar reduktime fonetike në rrënjët përkatëse. Sipas tij, më e hershme duhet të jetë forma e shumësit shtërpinj, që përdoret si shumësi i dikurshëm i emrit gjarpër.

Një shpjegim më të saktë në lidhje me formantin -enj gjejmë tek Topalli, i cili shprehet se krijimi i këtij formanti ka ndjekur të njëjtën rrugë si formanti -inj. Sipas tij, si model ka shërbyer emri lumë, i cili vjen nga latinishtja flūmen55. Shpjegimi i tij shkon më

52 Zhv. ept., f. 45. 53 Sist. rasor, f. 245-246. 54 GH, f. 241 55 Sipas Topallit fjala duhet të ketë hyrë në gjuhën shqipe, kur nuk kishte rënë ende sonantja fundore -n dhe me sa dukej kur ruhej gjatësia e zanores /ū/ që në shqipe ka dhënë /y/.

Page 37: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU III

38

tej duke sqaruar se forma e shumësit me shpërngulje theksi dhe me formantin -ī, një *lumén -ī, ka dhënë lumenj. Kështu, pjesa -enj përkundrejt njëjësit lumë, u interpretua si formant shumësi duke iu shtuar edhe fjalëve të tjera, khs. shkëmb ~ shkëmb-enj, i madh ~ të mëdh-enj. Me zanoren /-y/ del ky emër tek Buzuku dhe autorët e tjerë të vjetër të letërsisë shqipe. Tek Buzuku: As janë mā të mira lymëna Amana e Farfari i Damaskut se gjithë ujënatë e Israelit, e as të lahem ṇdë to, e u të shëndoshem56? Tek Bardhi: Grykat e lumenjve57(grykete e lymenavet) - ostia, orum. Tek Bogdani: Për nji si Adami mbet gjāll Zotynë e ndërroi asi vendi kah’e pat krijuem, qi kje Fusha Damashenit; e vu ndë nji kopështë të gazëmendevet, e i thojnë Parrīsi i dheut, qi âshtë mbë atë anë dheu ma të naltë, ku âshtë nji ajër fort i kulluem, mbukuruem me lule e pemë, e plot me ērë të mira; nukë gjindetë mbrenda asndonji shtâsë, dām katër lymënash mbë katër krena, mbukuruem me dru˜të dijesë t’mirit e t’keqit, ruejtunë prej nji kerubini me nji shpatë flakeje.58

Ndryshe nga autorët e tjerë, tek Matrënga këtë emër nuk e gjejmë të përdorur fare përgjatë gjithë veprës.

Likaj59 është i mendimit se formanti -enj, te shkëmb-enj, lum-enj etj. duhet të jetë variant i formantit -inj.

Një mendim i tillë ka gjetur përkrahje nga shumica e gjuhëtarëve. Pra, formanti -enj, përgjithësisht mendohet se është formuar pasi është krijuar formanti i shumësit -nj. Që të dy këta formante -inj / -enj, janë formuar nga zgjerimi i prapashtesës -nj me tingullin fundor të temës së emrave përkatës. Duke qenë se edhe në veprën e Buzukut gjejmë emra të gjinisë mashkullore që e formojnë shumësin me formantin e shumësit -enj, mund të themi se mosha e krijimit të tyre nuk është relativisht e re.

Tek Buzuku kemi gjetur vetëm këta emra që e formojnë shumësin me formantin -enj, si:

- *përenjë Ṇ d atë mot tha Jezu dishipujet vet e shumicësë Xhudhivet këtë shembëlltyrë: Ish një nḭerī ati i fëmijësë, qi ṃbuoll një vëneshtë, e përqark e zū ṇdë gardh me përenjë60. Përse ṇdë tӯ kanë me ardhunë dit qi të të ṇgjëronjënë anëmiqtë e tū me përenjë, e ṇ të të ṇgjëronjënë për gjithë enëshit, e të të rafshonjënë, e bijtë e tū qi ṇdë tӯ janë; të mos lanë ṇdë tӯ gūr, përse ti nukë njohe motnë të t vizituomit tit61.

- ṷpeshkupejntë Ṇd atë mot u ṃbëlodhnë ṷpeshkupejntë62 e farizejtë me bām kshill, e thoshnë: Qish bajmë? Përse kӯ nḭerī ban shumë shenjë63.

56 “Meshari”, f. 153./b. 57 Sedaj, Fj. f. 327. 58 CP II, I-IV/45. 59 Zhv. ept., f. 45. 60 “Meshari”, f. 145/a. 61 “Meshari”, f. 289/a. 62 Në veprën e Buzukut përdoret shpesh metateza e tingujve. Kështu, tek forma upeshkupejntë kemi paravendosjen e tingullit [j] para [n], në vend të formës së drejtë të tingujve upeshkupenjtë, që del në dy raste të tjera.

Page 38: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE MASHKULLORË TE BUZUKU

39

E si e pānë ṷpeshkupenjtë e sherbëtorëtë, thirë tue thashunë: Vene ṃbë kryqt, vene ṃbë kryqt64.

Te Buzuku, formanti -enj na del edhe në shumësin e mbiemrit e të emrit prejmbiemëror:

- të mëdhenj / të mëdhenjtë E hinje si e dhanë të mëdhejntë65 priftënë e të parëtë tanë ṇde e bdjerë për mort, e vunë ṃbë kryqt 66. (mb.) Shelbona nē porsi mërekujtë e tū të mëdhenj, e ep emënit tit lavd; klofshinë bdjerë gjithë ata qi sherbëtorëvet tū u dëftonenë për të keq67. (mb.) A nukë dini ju se krenëtë e gjindsë zotënonjënë përṃbī ta, e të mëdhejntë kanë të mujtunë përṃbī të vogjëlit68. (em. prejmb.)

Gjithashtu, emrat që në shqipen e sotme dalin me këta formante, tek Buzuku e formojnë shumësin me një formant tjetër, ndryshe nga -inj / -enj (khs. format e sotme prift-ër-inj, lum-enj me format e shumësit të këtyre emrave tek Buzuku, përkatësisht: prift(ë)në, lymë-na. Tek Buzuku: Shpesh ṇdë viaxat jam klenë ṃbë perikullë të lymënavet, ṃbë perikullë të safinjet, perikullë ṃbë gjenī tue më bduom, ṃbë perikullë ṇ gjentijshit, tue klenë bduom, perikullë ṇdë qytet, ṃbë perikullë ṇdë shkretëtīt, perikullë ṃbë dēt, perikullë ṇdër vëllazënīt të pāfē69. Edhe ṃbë këtë pār të bekuome gjelli e shërbeṷ Tinëzot Davidi Profetë me gjithë të tjerëtë Profetë; e gjithë Shenjtitë e mëdhen, qi klenë priftënë, porsi Melkisedek, Moiseṷ e Aaron, e shumë të tjerë, qi të njehunë nukë kanë, porsi Shenjt e të zgḭedhunitë e Tinëzot70.

Nga ana tjetër vërtet kemi mungesë të formantit -inj tek Buzuku, por tek autorët e tjerë të letërsisë së vjetër shqipe gjejmë emra mashkullorë që e formojnë shumësin me formantin -inj, gjë që tregon se mosha e krijimit të tij nuk është edhe aq e re, por i përket periudhës së shkrimit të shqipes pas Buzukut. Kështu, tek Budi ky formant përdoret për formimin e shumësit të emrave: zhapi ~ zhapinj, gjarpër ~ gjerpinj. Tek Budi: E kshtu ata tue angjënuom e tue bām uratë me të madh të prunjëtë për trī dit mërekullia e Sinëzot thotë se të tretënë ditë ajo qi qe vdekunë veçë kūr tē patnë qyrë e po vjen n kāluor mbë një kulçedrë të mërekulluoshime e rreth qafësë me dy gjerpinj të farmakuom qi po i brīnjinë krahanuorrë e sisatë e sāj e me dӯ thithëlopa mbë të dy sӯ71... E me dy qen të zez vjerë mbë të dӯ duort tue ja brījtunë, e n goje cë sāj po i delte flaka e zjarmit e e sulfërit me gjithë duorshi cë qelbësinëvet, e veshëtë e sāj mbushunë me

63 “Meshari”, f. 197/b. 64 “Meshari”, f. 223/b. 65 Edhe tek mbiemri të mëdhejntë kemi metatezën e tingujve [j] dhe [n] që është karakteristike e veprës së Buzukut, pasi krahas këtyre formave kemi edhe shumësin e këtij mbiemri pa metatezë, të mëdhenj. 66 “Meshari”, f. 243/a. 67 “Meshari”, f. 195/b. 68 “Meshari”, f. 141/a. 69 “ Meshari ”, f. 109/a. 70 “ Meshari ”, f. 81/a. 71 Poezi, f. 324.

Page 39: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU III

40

shigjetë të përzjarmshime, e kryetë e sāj rrethuom me sā zhapinj e hardhuca të farmakuome72.

Tek Bardhi e gjejmë në formën e shumësit të emrit kushëri, përkatësisht kushërinj: Kushërinj - sobrini73.

Tek Bogdani ky formant shfaqet në formën e shumësit të emrave: kopësht ~ kopështinje, kushëri ~ kushërinj. Kopështinjetë e bahçetë, qi kjenë përmbī muret e arkivojet, ishinë ma të nalta se gjyteteja74. Po bâheshinë do darsmë ndër disa kushërinj të Krishtit prej ame75.

Ndryshe nga Budi, Bardhi e Bogdani, tek Matrënga format e shumësit të emrave me formantet -inj / -enj nuk gjejnë përdorim.

Formanti -anj

§ 5. Ky formant që përdoret për formimin e shumësit të emrave mashkullorë, është formuar me lëvizje të theksit dhe është krijuar në të njëjtën mënyrë si formantet -inj / -enj. Si formant shumësi -anj nuk përmendet në asnjë nga veprat gjuhësore të gjuhëtarëve76.

I vetmi gjuhëtar, i cili e përmend si formant shumësi dhe që jep edhe një shpjegim mbi mënyrën e formimit të tij është Kolec Topalli. Sipas tij, si model formimi ka shërbyer shumësi shpërganj / shpërgënj, huazim nga greqishtja e vjetër σπάpγαvov. Kështu forma e njëjësit, me theks në të njëjtin pozicion si në gjuhën dhënëse ka dhënë në shqipe shpargënë / shpargërë, kurse në formën e shumësit theksi është një rrokje prapa, *shparagán + ī, që ka dhënë shpërganj, ku pjesa -anj është interpretuar si formant shumësi77.

Ky formant shumësi tek Buzuku, përdoret për formimin e shumësit të emrit gjarpër: Hinje se juve ṷ dhae të mujtunë ju me shkalë gjerpanjëtë e skorpionatë, e gjithë fuqī ṃbë shembëlltyrë të anëmikut; e gjā juve mos mundë ṷ banjënë78. E këto shenja të ṇdjekënë ata qi të besonjënë: Ṃbë emënit tem ata të kenë fuqī me bduom dreqënitë; të flasënë gluhë të re; të marënë gjerpanjëtë ṇ dorë; e në pifshinë kon gjā elm qi ṃbytën, atyne gjā të mos mundë ṷ banjë; ata të venë duortë përṃbī të sëmunët, e t i shëndoshnjënë79.

Edhe tek Bogdani ashtu sikurse edhe tek Buzuku, emri gjarpër e formon shumësin me formantin -anj, ndërsa tek Pjetër Budi ky emër i gjinisë mashkullore, ashtu sikurse e përmendëm e formon shumësin me formantin -inj. Tek Bogdani: 72 Poezi, f. 324. 73 Sedaj, Fj. f. 338. 74 CP II, II-I/47. 75 CP II, II-I/48. 76 Asnjë gjuhëtar nuk e përmend si formant shumësi, pasi ky formant gjendet vetëm tek autorët e vjetër dhe përdoret për formimin e shumësit të emrit gjarpën, i cili nga gjuhëtarë të ndryshëm, si: Jokli, Pederseni, Domi, Bokshi, Demiraj, e ndonjë gjuhëtar tjetër njohin vetëm shumësin e emrit gjarpën me formantin -inj, që del edhe në të folmet jugore. Përkatësisht, gjarpën - gjarpër-inj apo edhe gjërp-inj e gjarp-inj. 77 GH, f. 235-236. 78 “Meshari”, f. 369/b. 79 “Meshari”, f. 261/b.

Page 40: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE MASHKULLORË TE BUZUKU

41

- Ndë gjyte˜të Tafnit të Misirit kje vrām n’gurë prej xhudhijshit, e se tafnitasitë shërbeheshinë pluhënit së vorrit tīnaj kundrë së ngranit së gjarpanjëvet, e ndjerë sod këtë ditë vjen ndëpër gjithë Shërbīt, e ndë gjithë të Dalëtë mbajtunë për zakon, të parënë ditë ndë māj së ndenjunit së diellit, dalënë me tingëllime udhëvet, tue thanë Jeremia u polje, bezhi zmia u gore80.

- E ata qi kanë pasunë shpëresë se gjanjënë shokë kudo të venë, kanë me kjanë prej Sinëzot gjukuem me u munduem ndë nji bigë n’ Ferri, pā mos pām kurraj shokë jashtë djemënish, qi kanë me i munduem, ndënë fëtyrë˜të qenet, herë të luanjet, herë të gjarpënet, herë të hardhejavet, herë të dragonjet, e të tjerë hije të këqia për të shtīm tmēr me hallate gjithëherë të rea me munduem jetën˜ e tyne; ku tmēr e pasosme ka me kjanë81.

Te Budi: - E këta gjerpinj të farmakuom qi shifi rreth qafësë sime tue më shëmptuom gjithë

sisatë e krahanuorrë, s’janë tjetërë veçëse vargj të randë e të prāruom e rruozëtë me sā flutura e margalitār, qi unë e helmuomeja paçë zakon me bārtunë e me lulëzuom vetëhenë me t’ hjekunë trimatë e rī mbë dëshīr e mbë mpkat e mbë të keq82.

Tek Bardhi dhe Matrënga nuk e gjejmë të përdorur fare këtë emër (gjarpën) as në formën e njëjësit dhe as në formën e shumësit.

Formanti -e

§ 6. Formanti -e, si formant shumësi i gjinisë mashkullore shfaqet më së shumti tek emrat mashkullorë jofrymorë që përfundojnë me -im, -an, -ir, -on, -ar, -ion, -ium etj, përkatësisht sipas shembujve: shkrim-e, tavan-e, manastir-e, salon-e, qilar-e, visar-e, komision-e, simpozium-e etj. Këta emra mashkullorë jofrymorë kur përdoren në numrin shumës, e ndërrojnë gjininë duke kaluar në gjininë femërore, gjë që tregon edhe karakterin femërorizues të këtij formanti shumësi (khs. visare të vyera, shkrime të bukura).

Karakterin femërorizues të kësaj prapashtese shumësi e mbështet edhe fakti se ky formant nuk përdoret për formimin e shumësit të emrave mashkullorë që emërtojnë frymorë (khs. burra, derra, bij, djem, nipër etj.). Edhe në ata pak raste në të cilat përdoret si formant shumësi tek emrat mashkullorë që shprehin frymorë, shfaqet më së shumti për analogji me fundoren e grupit të emrave në të cilin përfshihet (khs. personalitet-e, personazh-e)83. Për burimin e këtij formanti mendimet e gjuhëtarëve janë të shumta.

Sipas Demirajt84 burimi i kësaj mbarese duhet kërkuar në zhvillimin e brendshëm të shqipes. Ajo në zanafillë duhet të ketë qenë një mbaresë e gjinisë femërore. Mund ta ketë burimin te forma e shumësit të emrave femërorë të tipit nus-e, që dalin njësoj si në njëjës dhe në shumës.

80 CP I, III-VII/124. 81 CP II, IV-IV/160. 82 Poezi, f. 325. 83 Për më shumë shih shënimin tek K.Topalli (GH, f. 239). 84 GH, f. 232.

Page 41: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU III

42

Ka patur edhe nga ata gjuhëtarë të huaj si Meyeri85 që formimin e burimin e këtij formanti e shihte tek:

- emrat mashkullorë shumës me temë në *-o dhe me një mbaresë të emërores *-i, pra te një -oi nëpërmjet -ai.

- nga një mbaresë latine, e cila mund të jetë përzier me mbaresën e vjetër të shqipes -e.

Këta mendime të Meyerit janë hedhur poshtë përgjithësisht nga shumica e gjuhëtarëve duke përdorur edhe argumente bindëse. Mendimi i parë i Meyerit është kundërshtuar me argumentin se një *-oi në shqipe ka dhënë *-i, ndërsa mendimi i dytë është kundërshtuar me argumentin se mjetet gramatikore nuk mund të huazohen. Pamundësinë e huazimit të mjeteve gramatikore e ka përkrahur edhe gjuhëtari i shquar Idriz Ajeti86.

Ndërsa ka edhe ndonjë gjuhëtar shqiptar si Domi, që mbështet mendimet e Meyerit. Kështu, sipas gjuhëtarit M. Domit87 e-ja është prapashtesa më e vjetër e zakonshme e mashkullorëve, ajo që shpie tek një -ai që vjen nga indoevropianishtja -oi e temave në -o.

B. Bokshi88 burimin e këtij formanti e sheh tek lidhja e temave vokalike emërore në *-ā me një mbaresë të vjetër *-i: *- ā + *-i > -āi > *-e89.

Siç shihet formanti i shumësit -e, e ka origjinën tek emrat e gjinisë femërore. Më vonë, formanti i shumësit të gjinisë femërore -e u shtri edhe tek emrat mashkullorë dhe asnjanës, duke bërë kështu që edhe këta të fundit të kalojnë në gjininë femërore.

Formanti -e përdoret për formimin e shumësit të shumë emrave mashkullorë tek Buzuku. Përgjithësisht, shfaqet në këta grupe emrash:

1) Tek emrat e prejardhur abstraktë që në numrin njëjës dalin me prapashtesën -im: - mundime

Le të dīsh, i mallëkuom dreq, se tӯ të janë trajtuom mundimetë e jetësë glatë, e tӯ po të prêt dita e trembunë të t gjukuomit tat për të dënuom, e dita e mundimit jetësë glatë, e dita qi kā me të ardhunë porsi furi qi digjetë për këlqere, qi atë ditë kā me ardhunë tӯ me gjithë ata të këqī shpirtënë ṇ engjëjish të bdjerëtë e jetësë glatë90.

- ngjënime Shenjtëno, tӯ të lusmë, Zot, ṇgjënimetë tonë, e ṇ gjithë fajeshit ṇde e shpjertë neve na ep të liruomitë91.

- pushime E Zot, ti qi shpirtënatë e sherbëtorit tit Gregorit ṇ pushimeshit së jetësë glatë atyne ṷ dhae, afërë ep edhe neve, qi ṇ kateshit së randash sonësh na jemi ṃbytunë, ṇ oratëshit së tīsh ṇdaj tӯ na të jemi shelbuom92. 85AS, f. 96, 819. 86 Në veprën e tij “Historia e gjuhës shqipe (Morfologjia historike). Prishtinë, 1969, f. 10” shkruan: “ Ndikimi i latinishtes mbi strukturën gramatikore, siç dihet ka qenë nominal, mbi çka Pederseni ishte shprehë tue provue mungesën e pranisë së ndikimit latin mbi fleksionin e shqipes; këtë mendim e tumiri me nji rezervë fare të vogël edhe Çabej”. 87MH, f. 6. 88Fleksioni, f. 89. 89 Nga gjuhëtarët, vetëm Topalli duket se, me të drejtë, ka një mendim ndryshe për burimin e formantit -e. Për këtë shih tek kap. “Shumësi i emrave femërorë”. 90 “Meshari”, f. 77/a. 91 “Meshari” , f.189/a. 92 “Meshari”, f. 323/b.

Page 42: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE MASHKULLORË TE BUZUKU

43

Edhe tek autorët e tjerë të vjetër të letërsisë shqipe, me përjashtim të Frang Bardhit dhe Lekë Matrëngës, i gjejmë këta emra që dalin tek Buzuku, të cilët e formojnë shumësin në të njëjtën mënyrë. Kështu kemi: Te Budi: Përse ajo tue qenë ndë mpkat murtār e tue mos dashunë me u rrëfyem dërejt as ndōnjë e mirë e bāme s’i përzihetë, po mbas kënco mundimesh qi ban këtu vetë mbë vetëhenë, mbë tjetëret ato të zjarmit amëshuom askūrrāj s’kanë me ia këputunë93. E lanë e qitunë e larguom vetëhej mā shintetë kreshmë e angjënimetë e aet for[t] të mpastërrë jetënë e Krishtit e t’ apostujet e të gjithë shintinet tjerë, qi i ndoqnë ndë e vonë, e marrë mbë vetëhe e madheja pjesë ven[t] të dëlirit gjithë sā kurvënī e pëganësī94... Te Bogdani: Andaj u godit ditën e nesërshme, qi djemënitë munduenë Saulë pa mëshërier: ma Davidi si kish zakon me arpët o laudët i xbutënte ato mundime95. Tue drashunë fort mënin˜ e Tinëzot, me bām kundrë shêjtesë vollëndetsë tīnaj me çprishunë kushtimn ˜e Virgjinësë: mbë tjetërët anë, tue vum roe ngjënimet e shekullit se janë fortë të mëdhā, me shumë uratë e njinesë luteshinë Tinëzot, qi t i ndritënte qish udhë kishinë për të mbajtunë, ndë nji kafshë kaqa të rē, e kurraj mbë shekullit goditunë96.

2) Tek emrat mashkullorë që shënojnë jofrymorë dhe që në njëjës dalin: a) me një bashkëtingëllore të ndryshme fundore, si: -t, -n, -g, -gj, -r,

përkatësisht sipas shembujve: - kat ~ kat-e (sot: mëkat ~ mëkat-e)

Qi neve na zgodh na me klenë bij ṇ reditati për Jezu Krishtnë ṇdë vetëhenë, porsi kle ṇde e pëlqyem të vollundetsë tī, ṇdë lavd të madh të hirit tī, qi neve na bani hīr ṇdë Birt të vet të dashuninë; qi na ṇ si kemi të shpërblenëtë për gjak të tī, e të liruomitë e katevet, porsi janë begatītë e hirit tī, qi fort ṇde e shumuom anshtë përṃbī nē97.

Te Matrënga, ndryshe nga Buzuku ky emër e formon shumësin me formantin -ë, duke dalë në trajtën mkatë. Im. - Se të na ndëljenjë mkatë- të e të kungonjëmë hīrrë e tī e të prepsuratë të t’psuarit tī e ngā njī i jep hīr për gjëë të bëëme të mira të tī, njish preps t’i marëmë pastru- arë98. Im. - Se inazot të na ndëljenjë mkatëtë, çë kemi bëërë pas pakzimit99.

- zakon ~ zakon-e 93 Poezi, f. 327. 94 Poezi, f. 336. 95 CP I, III-II/99 96 CP II, I-II/9 97 “ Meshari”, f. 349/b. 98 E mbsuame e krështerë, f. 207. 99 E mbsuame e krështerë, f. 209.

Page 43: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU III

44

Na tue klenë purguom, ṇ gjithë zakoneshit plaka, ṇ sakramentit sit të ṇdershimitë e përzanë, neve ṇde e përtërīm nē na përtëriftë100.

- burg ~ burgj-e Në janë menistra të Krishtit, e u, e mā se ata: ṇdë fëdigat mā fort se ata, ṇde e ṇvranë mā se mundë thom, ṇdë burgje shumë herë, ṇdë mort ma shpesh101.

- ligj ~ ligj-e Ṇd ato dit u lut Danieli Tinëzot, tue thashunë: O Zot ynë Zot, qi ti ṇxorë popullinë tand ṇ dheut së Egjiptit ṇ duorsh së forta , e vune emënë vetī porsi këtë ditë, na rām ṇdë kat e fort pādhimshim fëjyem, Zot, ṇdë gjithë ligjē të tū; ti kthe, të lus mëninë tande e furienë tande ṇ qytetjet sote të Jeruzalemit, mali i shenjtënisë sate; përse për katëtë tonë e për të pāligjet të përindet tinëve Jeruzalemi e populli janë ṇde e madhe ṃbarē ṇdërpër gjithë të ṇgjëruomit të tī102.

- mur ~ mur-e Ban, Zot, zemërënë e përhirshime ṇdë vollundet të mira Sionit tit, përse të jenë fabrikuom muretë e Jeruzalemit103.

- vor ~ vor-e Hinje se u ṇçilinj voretë tuoj, e u t u banj të deli ṇ voreshit suojsh, populli em, e u t u banj me ardhunë ṇdë dhēt të Israelit104.

b) me dy bashkëtingëllore të ndryshme fundore, si: -nd, -mb, -st, -vd. - gazëmend ~ gazëmend-e

Zot, ti qi mendetë e d besuomet ṇ njëj vollundetjë së vetëme ti i ban, ep popullit tit ata me dashunë taç ti ordhënon, e ata me dëshëruom qish ti prometon, përse edhe ṃbë këtë shekullë mendetë tonë të jenë ṇquom me përzanë gazëmendetë105.

- shqemb ~ shqemb-e E ju ini ata qi me muo ṃbetë me qandrë ṇdë e tentuomet të mī; e u juve ṷ ordhënon porsi ordhënoi Ati em regjëninë, se jut ë ani e të pini me muo ṃbë tryesë teme ṇdë regjënīt teme, e përse ju të rini përṃbī shqembet, ju tue gjukuom të dyṃbëdhjetë opqinat të Israelit106.

- çast ~ ças-e Juve nukë ṷ anshtë dhanë ju me ditunë motënatë e çasetë qi Ati kā vum ṇde e mujtunit të tī107.

- lavd ~ lavd-e E shumica e kamillet të të ṃbëlonjënë, e dromedarëtë e Dimidjesë e të Efësë; gjithë të vinjënë të Sabësë, e të bienë ār e kiem, e të thoenë lavdetë Tinëzot108.

Siç shihet, formanti -e është një prapashtesë shumë prodhimtare në krahasim me formantet -nj, -inj / -enj, -anj. Disa prej këtyre emrave që kemi gjetur tek “Meshari”, kanë një përdorim të dendur edhe tek autorët e tjerë të letërsisë shqipe. Këta emra që gjenden

100 “Meshari”, f. 247/a. 101 “Meshari”, f. 109/a. 102 “Meshari”, f. 137/a. 103 “Meshari”, f. 45/b. 104 “Meshari”, f. 239/a. 105 “Meshari”, f. 255/b. 106 “Meshari”, f. 337/a. 107 “Meshari ”, f. 261/a. 108 “Meshari” , f. 96/a.

Page 44: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE MASHKULLORË TE BUZUKU

45

edhe tek Budi e Bogdani, e formojnë shumësin me formantin e shumësit -e, sikurse tek Buzuku109. Tek Budi gjejmë këta emra që e formojnë shumësin me -e dhe që përdoren edhe tek Buzuku:

- Jo ti, ndōn ishnje gjellunë një mijë vjet përmbī dhēt e pā shumë kishnë me qenë kaqë mpkate të randa e të shëmptuome110.

- A mos kishnje majshtruom e ngranë gjānë e vobëzīsë tue rjepunë për gjithë ditë e tue mbëljedhunë ligjetë111?

- Të ciatë lavde muni tue i ndëgjuom mbet e i tha se: Bujëreshë, mpse kie ardhunë112?

- E mā parë ancish duo të thom qi qenë përpara nē ndë këtë oficie e shintë shërbëtyrë, e s’i patnë kujdes kafshësë ndë kohot me pruojtunë parë se kishnë zanë fīll mb’atë arrësye me u farmakuom e me u mpsuom dhūnësë me sā të pāudha e zakone të këqia qi të njehunë s’kanë, e qe mā udob me i mbajtunë, mā, ndë e vonë, mbasi u farmakuonë mb’atë arrësye, e u dānë e shuma pjesë pakmos gjithë zakoneshi cë mira, fështīr ashtë me i ndërequnë113.

Te Bogdani gjejmë këta emra: - Gjithë kundrë u del puna atyne qi vepërojnë keq, të sijtë janë gjithëherë

përkujdesshim, e gazëmendetë e ngushëllimet e tyne janë të m[b]razëta e të rrêshime, qi çpejt dvarenë, posi ngushëllimi i t’ sëmutit, qi pi ujë kundrë urdhënit mjekut me nji të madhe shije, ma ndë cast i bān mort e ajo shije gjindetë se kje e keqe, e rrenë114.

- Prashtu kanë nevojë për t u dëlīrunë e për ndihmë, e mundenë me u ndimuem e me u kulluem, e këta janë ata qi desënë ndë hīr, ma me disa faje venialle, e disa pendesa të mpkatevet mortare115.

- Disa kanë thanë se dӯ mure kanë me kjanë mbë qiellt: njana engjijsh, e tjetëra nierëzish, e viset e djemënet kanë me u zanë prej virgjinash, e ndë nji mūr aqa kanë me u shëlbuem sā engjijë e virgjina janë ndë tjetërit mūr116.

- E përse jevrejtë e turitë ndjekënë të mirat ˜e kësaj jetë, tue çmuem të mirat ˜ e shpīrtit e të jetësë amëshueme, largohenë fejet së dërejtë së Abramit e së Jakobit, e kështu janë mirëfilli të neveritunë ligjet e Mojzeut e së Mesīsë dërejtë Krishtit Zotit tinë117.

Në veprën e Bardhit vërejmë se vetëm emrat zakon dhe mur e formojnë shumësin me formantin -e, përkatësisht: zakon-e, mur-e, ashtu sikurse edhe tek Buzuku.

- Secili vend ka zakonet e veta118. - Sos muret (me sosune mure) – perfabricare119.

109 Tek Budi dhe Bogdani ka edhe emra të tjerë që dalin me këtë formant shumësi, por ne kemi përmendur vetëm ata që dalin edhe në veprën e Buzukut dhe që i shërbejnë studimit tonë. 110 Poezi, f. 320. 111 Poezi, f. 311. 112 Poezi, f. 329. 113 Poezi, f. 333. 114 CP I, I-IV/43. 115 CP I, I-V/34. 116 CP I, I-IV/24. 117 CP I, II-IV/80. 118 Sedaj, Fj. f. 63.

Page 45: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU III

46

3) Tek emrat e huazuar që në njëjës mbarojnë me -ion, si: - obligacion ~ obligacion-e

Ma atyne qe dahenë ṇ Sinëzot për të ṇdenë obligacione, Zotynë kā me i shpūm bākëqīt120.

- tentacion ~ tentacion-e. Zot, na ep ṇdimënë popullit kërshtenë, na tue zanë ṇgjënimnë shenjtë, përse na mundë qëndrojmë kondra tentacionet të shpirtit, e për këta të ṇgjënuom na klofshim defenduom121.

Tek Budi gjejmë vetëm shumësin e emrit tentacion - tentacion-e, ndërsa tek autorët e tjerë, si: Matrënga, Bardhi dhe Bogdani nuk i ndeshim format e shumësit që dalin edhe tek Buzuku, obligacione, tentacione. Tek Budi: Muo më thonë Mbërshelëgoja, përse kur shof ndōnja se do me u rrëfyem e me u dëlīru[n] mpkateshit, u, ndōnëse s’mun a forconj asgjā mangu aqë sā mundenj i vinj rreth me sā tentacione e i zā gojënë mb’atë arrësye qi të mos thētë të vërtetënë122.

Kështu, nga këta tre grupe emrash që e formojnë shumësin me prapashtesën -e, shohim se tek Buzuku kjo prapashtesë paraqitet më prodhimtare për formimin e shumësit të emrave të grupit të dytë, domethënë tek emrat mashkullorë që shënojnë jofrymorë, që në njëjës dalin me një apo dy bashkëtingëllore të ndryshme fundore. Me përjashtim të Matrëngës tek i cili nuk kemi një përdorim të shpeshtë të këtyre emrave, edhe në veprat e autorëve të tjerë të letërsisë së vjetër shqipe, grupi i dytë i emrave me prapashtesën -e ka një shtrirje më të gjerë.

Formanti -ë

§ 7. Formanti i shumësit -ë, përdoret tek “Meshari” i Buzukut për formimin e shumësit të mjaft emrave mashkullorë që shënojnë qoftë frymorë (profetë, doktorë), qoftë jofrymorë (krahë, denarë) etj. Përgjithësisht, gjuhëtarët pajtohen me mendimin që formanti i shumësit -ë është i trashëguar, por mendimet e tyre ndahen në lidhje me burimin e këtij formanti.

Domi ishte i mendimit se kjo mbaresë shumësi, e përbashkët për emrat e gjinisë femërore dhe mashkullore, është e trashëguar nga gjuha indoeuropiane dhe e ka burimin tek mbaresa e emrave asnjanës -a. Sipas tij, kjo prapashtesë mund të ketë ardhur nga një -a, që mund të lidhet me prapashtesën indoeuropiane -a (khs. shumësat e emrave asnjanës latinë, si templum - templa, cubile - cubilia)123.

Tek Ajeti gjejmë të shprehur të njëjtin mendim me Domin. Edhe ky gjuhëtar burimin e këtij formanti e sheh tek formanti i hershëm indoeuropian -a, që del tek shumësat e emrave latinë si templum / templa124.

Sipas gjuhëtarit E. Likaj125 prapashtesa e shumësit -ë, më e vjetra ndër prapashtesat e shumësit të shqipes, mund të lidhet me dy formante të emërores shumës të indoevropianishtes, me formantin: 119 Sedaj, Fj. f. 371. 120 “Meshari”, f. 21/a. 121 “Meshari”, f. 113/a. 122 Poezi, f. 319. 123 MH, f .7. 124 MH, f. 12.

Page 46: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE MASHKULLORË TE BUZUKU

47

1) -ā të emrave asnjanës në shumës (khs: lat. templum ~ templ-a). 2) -ās (i cili përfaqëson zhvillimin e zanores tematike -a të emrave femërorë dhe

të formantit shumës në emërore -es: pra -a + -es > -ās) të emrave femërorë në shumës. Të dy këta formante të patheksuar, të ndodhur në fund të emrit, kanë përfunduar në -ë.

Në lidhje me burimin e këtij formanti shumësi -ë, edhe tek gjuhëtari Demiraj gjejmë të shprehur të njëjtin mendim. Ai e kërkon burimin e këtij formanti shumësi tek dy formante të emërores shumës të indoevropianishtes, përkatësisht te mbaresa e shumësit asnjanës -ā dhe -ās të emrave femërorë126.

Sipas Topallit, formanti -ë ka dalë në zhvillim të brendshëm gjuhësor dhe burimin e ka tek mbaresa e rasës kallëzore, e cila në gjuhën indoeuropiane ka qenë një -om dhe që në shqipe ka përfunduar në zanoren -ë127.

Duke u nisur nga zhvillimet gjuhësore, shpjegimet dhe arsyetimet përkatëse pajtohemi me mendimin që formanti i shumësit -ë është zhvilluar brenda shqipes. Kështu, mund të themi se formanti i shumësit të emrave mashkullorë -ë, nuk mund të lidhet me ndonjë mbaresë tjetër shumësi të gjuhëve indoeuropiane, por ai mund të jetë shtrirë tek këta emra për analogji nga shumësi i emrave të dy gjinive të tjera. Rënia e formantit të hershëm të shumësit -ī, të emrave mashkullorë, ka krijuar edhe rrethanën e përshtatshme të kalimit të formantit të shumësit -ë tek këta emra.

Tek Buzuku, formanti -ë ka një përdorim të shpeshtë në formimin e shumësit të mjaft emrave mashkullorë që shprehin frymorë apo jofrymorë. Kështu, dalin me -ë:

1) Emrat mashkullorë që shprehin frymorë dhe që në njëjësin e pashquar dalin: a) Me një bashkëtingëllore të ndryshme fundore

- pëgan-ë Përse aj ka me klenë dhanë ṇdër duor të pëganëvet, e kā me klenë qellunë ṇ dhunë e dhunuom e pështӯm128.

- fqinj-ë Te Buzuku: E ṷ bā ṇmner e madhe përṃbī gjithë fqinjët të tī, e për gjithë malësīt të Judesë, e ṷ përdānë gjithë këto fjalë; e gjithë ata qi gjegjunë kishnë, ṇdë zemërat të tyne por i ruonjinë, tue thashunë: Bekuom Zot Zoti i Israelit, qi erdh me pām, e bani të shpërblenëtë e popullisë tī129. Te Budi: E ditë e diell e të festëvet mā të madh zēll e shpëresë venë trigjevet[tregjevet] e pazarëvet e këtu e aty kuvendet e kodravet ke u shkon dita nd’ asgjā e ndë të mbrazëtë, se me bām p’r emëni[t] të Tinëzot e me votë n kishë e me gjegj meshë e ligjnë e Tinëzot; e mā tepër lëftonjënë me shtīm e me nxitunë keq ndër shokët e ndër fqinjët e me prishunë godītë e paqëtë e bāme, se me pruojtunë e me lëftuom si do ligja me i pajtuom të mos vritenë e të mos çartenë tue pasunë thanë vetë shinteja goja e Krishtit se Beati pacifici quoniam ipsi filii Dei vocabuntur130.

- shok-ë

125 MH, f. 41. 126 GH, f. 85. 127 GH, f. 238. 128 “Meshari”, f. 113/a. 129 “Meshari”, f. 329/b. 130 Poezi, f. 337.

Page 47: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU III

48

Te Buzuku: O na të jemi idhënuom për të konfortuomit taj e për të ṇfalët; o na të jemi ṇgushulluom për të ṇgushulluomit taj e për të ṇfalët; ose na të jemi bām me ditunë për të bamit ditunë taj e të nfalët; qi këta vepëron të shufryemitë tanë anso mundimesh qi na bānjëmë; shpënesa jonë e vërteta jonë anshtë, ju tue ditunë se si ini shokë bashkë ṇ mundimeshit, ashtu edhe t ini shokë ṇ së ṇgushulluomit ṃ Krishtnë Jezu Zotnë tanë131. Te Budi: Së ciet madhështī thoshnje se ende ma tepërë u skandullixuonë fratënitë, shokëtë e tij, qi pānë se endē sā tjerë qi ndodhnë e zūnë pakmos me murmëruom kunfrë tij me sā fjalë të pāgjāna132. Te Bogdani: E nji engjëllë u dām shokëshit, vote me dhanë cihariq të gëzuem barijvet, qi po ruejtëkeshinë deletë, atë vend, ku i pat ruejtunë patriarka Jakob nji milj’ larg prej Betlemi133.

- magjyp-ë Te Buzuku: E të jetë njohunë Zotynë ansish së Egjiptit, e të njohënë Magjypëtë Tenëzonë atë ditë; e të banjënë sakrificinë e offertënë; e ata të kushtonenë Tinëzot, e atī t i apënë ato kushtime134. Te Budi: Ke magjypëtë puçtoinë135. Te Bogdani: Thirri Farraoni të ditëshimitë e shtrigtë, e banë ende ata me të lidhuna e shtrigënī të magjypëvet e do kafshë të nfshehuna mb atë mëndyrë, e shtīnë mb’ dhe siisillido sish prutekët˜ e tyne, të sijatë u kthyenë ndë dragonj136.

- bāmir-ë-ve-t Gjithë Shenjtitë e tū, lusmë, Zot, qi për gjithë vend ata na ṇdimofshinë: ashtu qi për gjithë herë qi ata neve kur na raftë ṇdë mend për meritat të tyne, na ndjefshim ṇdimënë e tyne; e paqnë tand neve na ep ṇdë jetë tanë, e ṇ Klishet shenjte sote hiq gjithë të pāligje; e t ecunatë e të bāmetë e vollundedetë tonë e të gjithë famujet tuve ṷa daj ṇdë e mirë, ṇ së shelbuomit sit, e bāmirëvet tinëve ṷ ep të miratë e jetësë glatë, e gjithë t parëvet tinëve ṷ ep jetënë e amëshuome me të pushuom137.

- kusar-ë Te Buzuku: E hini Jezu ṇdë klishët të Tinëzot, e qiti jashtë gjithë ata qi shisnjinë e blinjinë ṇdë klishët; e banqitë e atyne qi ṇdërojnë denarë, e shqembatë e atyne qi shisnjinë pollumbatë, gjithë i rëzoṷ; e ṷ tha atyne: Anshtë shkruom se shtëpia eme anshtë grishunë shtëpia e oratëvet; e ju bātë një shpellë ṇ kusarësh138.

Këtë emër me këtë prapashtesë shumësi e gjejmë edhe te Bogdani: 131 “Meshari”, f. 359/a. 132 Poezi, f. 306. 133 CP II, I-IV/21. 134 “Meshari”, f. 91/b. 135 Poezi, f. 167. 136 CP I, II-I/56. 137 “Meshari”, f.17/a. 138 “Meshari”, f.125/b.

Page 48: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE MASHKULLORË TE BUZUKU

49

Posa hini ndë gjytet e ndë kishë, ndë të sijët tue pam shumë tregëtarë qi po shisinë pëllumba, e shumë kamatarë qi mbajnë peneza përpara, për t i dām për kamatë, Jezu Krishti gjithë i shtiu jashtë kishet, tue përmysunë mb’dhē tryesatë, tue thanë: shtëpia e uratëvet ka me u thanë, e ju e bâtë shpellën e kusarëvet139.

- pjesëtar-ë Te Buzuku: Gjithë Shenjtitë e tū, lusmë, Zot, qi ṃbë gjithë vend ata na ṇdimofshinë: ashtu qi për gjithë herë qi neve ata na raftë ṇdë mend për meritat të tyne, na ṇdjefshim ṇdimënë e tyne; e paqnë tand neve na ep ṇdë jetë tanë, e ṇ Klishet shenjte sote hiq gjithë të pāligje; e t ecunatë e të bāmetë e vollundedetë tonë neve na i daj ṇde e mirë e të gjithë famujet tuve, ṇ së shelbuomit sit, neve na bān pjesëtarë, e d bāmirëvet tinëve ṷ ep të miratë e jetësë glatë, e gjithë t parëvet tinëve ṷ ep jetënë e amëshuome me të pushuom.

Edhe te Budi e gjejmë të përdorur emrin pjesëtar me formantin e shumësit -ë, ndërsa tek Bardhi dhe Bogdani nuk e gjejmë të përdorur në veprat e tyre. Te Budi: Përse këta, tue mundunë me i bām mëngji kësāj kafshe, e s duonë me u fëdigunë, as e shtienë ndë mend damtë e vājnë e vobëzīsë, mb’ atë arrësye janë detuor e mbājtunë ndo mbë këtë jetë me paguom gjithë damtë e bām pjesëtārëtë e mkatit tyne140.

- burgëtar-ë Ṇçili të ṇlidhunatë e gjendënisë sate, zgidh të ṇlidhunitë e lodrësë, lësho burgëtarëtë, këput gjithë barë të randë të katevet tuve141.

- darsmor-ë E tue hīmi regj me pām darsmorëtë pā aty një nḭerī qi nukë ish së ṇveshunë ṇ petëkashit së darsmëvet, e i tha: Mik, si këtu hine, ti tue mos pasunë petëkutë e darsmëvet142.

- doktor-ë Te Buzuku: E ṃbassi kle e treta ditë, e gjetnë ṇdë klishët tek rij ṇdërmjed doktorëvet, e ata por ṇdiglon e i pyetën143. Te Bardhi: Doktorët - doctors144. Te Bogdani: Prashtu thonë shumë dotorë se Adami, Abrami e Davidi me shumë shênjtënë të parë kjenë ngjallunë me Krishtnë posit ha S. Mat. 27. Shumë korpëna të shênjtënet, qi patnë fjetunë me tâ145.

- sherbëtor-ë O i mujtuni i jetësë glatë Zot, aj qi dhae sherbëtorëvet tuve ṇde e rëfyen të së dërejtësë fē të Teritatit ata mē ditunë lavdinë ṇde e mujtunit të t madhit një të klenë me adoruom na të lusmë, për të forcuomit t asaj fē ṇ gjithë së pāligjeshit na me klenë përuom146.

139 CP II, II-IV/88. 140 Poezi, f. 312. 141 “Meshari” , f. 31/a. 142 “Meshari”, f. 309/a. 143 “Meshari”, f. 98/a. 144 Sedaj, Fj. f. 319. 145 CP I, II-III/76. 146 “Meshari”, f. 275/a.

Page 49: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU III

50

Edhe tek Budi, Bardhi dhe Bogdani, emri sherbëtor e formon shumësin me formantin -ë, shërbëtorë, ashtu sikurse tek Buzuku. Te Budi: Gjithë shërbëtore[t] tī147. Te Bardhi: Ndaj shërbëtorëve - iuxta ancillas148. Te Bogdani: Veçë nierī âsgtë zot e kreatyrëtë janë shërbëtorëtë, përse nierī vetëmë âshtë zoti i vepëravet vetë, e këta të mirë na dān shtâsëshit, e fort na ban me gām Tinëzot149. Te Matrënga: Të mundojsh mkatëtorëtë150.

- hipokrit-ë Kur ti ban lëmoshënë, mos bjerë trombetësë përpara vetī, porsi e banjënë hipokrititë ṇdë sinagogat e pr udha, përse të jenë ṇderunë ṇ nḭerëzishit151.

- profetë Te Buzuku: Zoti i Engjëjet, Zoti i Arkangjëjet, Zoti i Profetëvet, Zoti i Patriarkëvit, Zoti i Apostojet, Zoti i Konfesorëvet, Zoti i Virgjënavet, Zoti i gjithë atyne qi gjellënë e mirë banjënë, Zot, qi gjithë gluhë atë rëfyenjënë, e kuj gjithë opqinë e farë ṇfalenë, të qiellet e të dheut e të ferëvet152. Te Budi: Profetëtë e ua dërgove153. Te Bogdani: Në shkallën në mes të tablosë janë tetë profetët e mëdhenj, të vendosur sipas rëndësisë, ku i pari më afër Hyjit është Mojsiu154.

b) Me një grup bashkëtingëllor fundor të ndryshëm, si: - patriark-ë

Te Buzuku: O ju gjithë Patriarkëtë e Profetë, lutī për nē155. Te Budi: Patriarkë i bēkove156. Te Bogdani: Posi Mjeshtri i gjithë shekullit, e ma i madh o ma i pari gjithë patriarkëvet e profetëvet, prej si mpsuem e ndritunë ndër ato kafshë profetixuenë ndë jetë të tyne, posi tha Izaia157.

- xhakont-ë

147 Poezi, f. 231. 148 Sedaj, Fj. f. 350. 149 CP I, I-VI/41. 150 E mbsuame e krështerë, f. 224. 151 “Meshari”, f. 119/a. 152 “Meshari”, f. 73/b. 153 Poezi, f. 167. 154 CP I, II-IV/84. 155 “Meshari”, f. 49/b. 156 Poezi, f. 167. 157 CP II, I-IX/44.

Page 50: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE MASHKULLORË TE BUZUKU

51

E mbet Ezdra përṃbī një pergullë ṇ drui qi ata banë ṃpostafa për këto kafshë; e ṃbetnë priftënitë e xhakontë ṇdaj të158.

2) Emrat mashkullorë njërrokësh që shprehin jofrymorë dhe që në njëjësin e pashquar dalin: a) me një bashkëtingëllore të ndryshme fundore, si: -h, -k, -r, -s.

- krah-ë Te Buzuku: E u tӯ të lyenj me vojt, tӯ me të klenë për të shelbuom, ṃbë parmëzat e ṇdër të dӯ krahët, ṃ Tenëzonë Jezu Krishtnë Zotnë tanë, përse ti të kēsh jetënë e amëshuome, e ti të gjellinsh për jetë të jetësë.159 Te Bogdani: Disa engjijë Serafina me gjashtë krahë, me disa mbëlojnë faqenë, me disa kambëtë, me disa flutërojnë, e tue soditunë njani tjetërinë këndojnë m’zā të naltë, Shêjt, shêjt, shêjt, Hyji i ushtërīvet160.

- gur-ë Te Buzuku: Ata klenë ṇvram me gurë e përēm me segët për vjedmis, e klenë tentuom, ṇ mordjet së shpatësë ṷ kle dhanë mort, e ata vonë për fēt përqark ṇdë petëka bām ṇ blini fort t egra, e ṇdë lëkurë ṇ dhishit ṇveshunë, ata klenë të nevojshim e munduom; qi shekulli s ish i denjë ṇ sish me i pasunë; ata ṷinjinë tue ṷ haruom ṇdërpër shkretëtīt e malet e ṇdë shpella e ṇdë plasa të dheut161. Te Budi: Me gurë tue i vrām162. Te Bardhi: S’duhet me lujt me gurë përpjetë163. Te Bogdani: Të parënë herë tha, muer gurësh e vu ndë krye, e së dyjti thotë, tue u çuem muer gurrë qi pat vum ndënë krye; si mundetë kjo punë me kjanë, Bereshiti Katana dotuer jevrejsh, çtjell tue thanë se Patriarka Jakob u vu tre gurë ndënë krye tue thanë: Ndë bashkoftë Zotynë emënit˜ e vet mbī mue, posi e bashkoj përmbī prin˜ të mī,u bâfshinë gjithënja; ani kur u çue i gjet të tre bām nja, prashtu, muer gurrë, vu tre e gjet nja164.

- thas-ë Te Buzuku: Djerḭe për katërdhjetë dit Ninive të vē ṇ fond. E besuonë ata të Ninivesë Tinëzot, e ordhënuonë ṇgjënimnë, e ṷ ṇveshnë ṇdë thasë, ṇ së madhit së tyne djerie ṃbë të vogëlit165. Te Bogdani: Tue jau porositunë kjorevet (bodrumeve), gozhduom arkëvet e lidhunë thasëvet, e tue ikunë malevet, aqa sa gramatika ndë këto të përzieme ntreti si krypa nd’ujët166. 158 “Meshari”, f. 299/b. 159 “Meshari”, f. 79/a. 160 CP I, I-I/13. 161 “Meshari”, f. 367/a. 162 Poezi, f. 169. 163 Sedaj, Fj. f. 64. 164 CP I, I-III/14. 165 “Meshari”, f. 189/a.

Page 51: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU III

52

b) me fundore grupin bashkëtingëllor -mb, si: - dhamb-ë.

Te Buzuku: Përintë tanë angrënë grestënë, e dhambëtë e d bijet u ṃpinë167? Te Budi: Me dhambët kërrabullorë168. Te Bardhi: Katërdhëmbesh (n katër dhembesh) - quadridens169. Te Bogdani: Andaj Danieli tue bām nji brumë ngjitesash e të shtërgueme, ja dha kulshedrësë, e silla tue shtërguem me dhambë ju ngjitnë dhambëtë njani me tjetërit, e goja mbëshelë, aqa sā i mëngoj fryma, e plasi170.

Kështu, shohim se tek Buzuku formanti i shumësit -ë paraqitet shumë prodhimtar në formimin e shumësit të emrave mashkullorë. Gjithashtu, vihet re se edhe në veprat e Budit, Bardhit dhe Bogdanit, ky formant përdoret dendur në formimin e shumësit të këtij grupi emrash, ndërsa tek Matrënga del vetëm në formimin e shumësit të emrit mkatëtor-ë.

Formanti -a

§ 8. Tek “Meshari” i Buzukut, formanti i shumësit -a është shumë prodhimtar në formimin e shumësit të emrave mashkullorë, që emërtojnë frymorë dhe jofrymorë. Burimisht mendohet se ky formant nuk është i trashëguar dhe është formuar gjatë evolucionit historik të shqipes. Duke qenë se burimin e ka tek emrat e gjinisë femërore, atëherë tek shumësi mashkullor është shtrirë pikërisht për analogji me këta emra.

Sipas Domit, -a është prapashtesa e vjetër e emrave femërorë, vazhdim ky i prapashtesës indoeuropiane -as (e cila sipas disave, vjen nga mbaresa e kallëzores shumës -ns e emrave tematikë), që u shtri pastaj edhe në emrat mashkullorë në kurriz të prapashtesës -e, ndonjëherë edhe të prapashtesës -ë, në toskërishten periferike; në gegërishte në mënyrë të veçantë në të folmen e Shkodrës (lis ~ lisa, geg. pus ~ pusa, grusht ~ grushta)171.

Sipas Idriz Ajetit formanti -a është prapashtesë plurali e femërorëve. Në rrjedhën e kohës ka dalë edhe si formant plurali tek emrat e gjinisë mashkullore. Sipas tij, formanti -a është përftuar nga fundorja e temës -ë dhe prej e-së si prapashtesë e shumësit siç janë nxjerrë nga krasis (burrë + e > burra)172.

Edhe Xhuvani ishte i mendimit se ky formant ishte burimisht i gjinisë femërore që u shtri më vonë edhe tek gjinia mashkullore. Kështu, ai pohon: “Që a-ja âsht mbaresa karakteristike e emnavet femnorë, e qi nga shumsi i ktyneve u influencue edhe shumsi i emnavet mashkullorë, për ktè s’ka dyshim...”173.

166 CP, Të primitë, f. XVI. 167 “Meshari”, f. 129/b. 168 Poezi, f. 75. 169 Sedaj, Fj. f. 333. 170 CP I, III-IX/131. 171 Domi,M., MH, f. 6. 172 Ajeti,I., MH, f. 11-12. 173 Shumësi mbë a i emravet mashkullorë. Vepra I. Tiranë, 1980, f. 234.

Page 52: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE MASHKULLORË TE BUZUKU

53

Sipas Topallit, burimi i këtij formanti është prapashtesa e e shumësit të emrave të gjinisë femërore, e cila u është ngjitur emrave të kësaj gjinie që mbaronin me zanoren -ë (fushë + -e > fusha)174.

Në lidhje me burimin e këtij formanti, gjuhëtarët me të drejtë pajtohen me mendimin se ky formant ka dalë nga shkrirja e fundores -ë të emrave me formantin e shumësit -e175, duke ndodhur e njëjta dukuri siç ndodh me trajtat e shkurtra përemërore ma, ta që krijohen me anë të krasit nga shkrirja e fundores -ë te trajta e patheksuar më dhe të me trajtën e shkurtër e : ë + e > a. Mendimet e gjuhëtarëve ndahen kur është fjala për mënyrën apo rrugën se nga ka kaluar formanti -a me origjinë femërore tek shumësi i emrave mashkullorë.

Përgjithësisht, shumica e gjuhëtarëve mendojnë se kalimi i formantit -a tek mashkullorët është bërë nga emrat mashkullorë që në njëjës mbarojnë me -ë të tipit (nj. burr-ë ~ sh. burr-a) dhe mandej është shtrirë edhe tek emrat e tjerë të gjinisë mashkullore176. Ka edhe nga ata gjuhëtarë që mendojnë se mbaresa -a ka kaluar tek shumësi i emrave mashkullorë nëpërmjet asnjanësve177, por ky mendim nuk ka gjetur mbështetje nga gjuhëtarët e tjerë.

Te “Meshari” e formojnë shumësin me formantin -a, mjaft emra të gjinisë mashkullore që në trajtën e pashquar dalin me temë në bashkëtingëllore ose në zanoren -ë. Kështu, formanti i shumësit -a, tek Buzuku shfaqet në këta raste:

1. Tek emrat shumërrokësh që shënojnë jofrymorë dhe që në numrin njëjës dalin me bashkëtingëllore të ndryshme fundore, si:

- ordhën-a Te Buzuku: E të dy ishnë fort të dërejtë përpara faqesë Tinëzot, ata tue ecunë ṇdë gjithë ordhënat e ṇde e dërejtat të Tinëzot, pā të ṇdishkuom as të anëkuom178.

Tek Bogdani ndeshim trajtën e shumësit të këtij emri me formantin -a, sikurse edhe tek Buzuku. Kështu, përveç ndryshimeve fonetike në trajtën e shumësit ordhën-a të Buzukut dhe urdhën-a të Bogdanit, kemi të njëjtin formant shumësi -a. Ndryshe nga Buzuku dhe Bogdani, tek Matrënga ky emër në shumës del në të njëjtën formë si në njëjës, urdhër. Te Matrënga: M. - Thuaj të dhjetë urdharit e tinëzot179?! M. - Ku i dha inazot këta të dhjetë urdhër180?

174 MH, f .242. 175 Këtë mendim të cilin e pat shprehur së pari Pederseni, gjeti përkrahje tek të gjithë gjuhëtarët që e kanë studiuar këtë fenomen. 176 Idriz Ajeti në veprën e tij “Historia e gjuhës shqipe (Morfologjia historike)”. Prishtinë, 1969, f. 1.” shpreh mendimin: “Duket se kalimi i formantit -a të femërores shumës, te mashkullorët do të jetë bërë nëpërmjet emrave mashkullorë që në njëjës mbarojnë me -ë, siç janë burrë, djalë, mandej të emrave mashkullorë të gjinisë gramatikore por femërorë për nga trajta (babë : baba; Kolë : Kola)”. 177 Demiraj në veprën “Morfologjia historike e gjuhës shqipe”. Tiranë, I, 1973, f. 54” shkruan se: “Mbaresa -a, duke qenë fonetikisht mjaft e dallueshme si morfemë shumësi, me kohë erdh e u përdor edhe me disa emra asnjanës, e nëpërmjet asnjanësvet kaloi edhe në shumësin e emravet mashkullorë të jofrymorëvet e më vonë edhe të frymorëvet”. 178 “Meshari”, f. 327/b. 179 E mbsuame e krështerë, f. 195. 180 E mbsuame e krështerë, f. 194.

Page 53: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU III

54

Te Bogdani: Nji dërrasë mbaj urdhëninë me dashunë Tenëzonë me gjithë mend, me gjithë zemërë, e me gjithë shpīrt, e me gjithë fuqī, e kyj kallëzonetë ndë trī urdhëna181.

- konap-a E tue pasunë mare Juda një shoqënī t armatisunë ṇ sherbëtorëshit së d parëvet priftënet e të farizejet, erdh atje me tufë ṇ zjarmi e me konapa e me armë182.

- përbrendës-a Te Buzuku: E ṇ si kle blēm copa dhē ṇ pagëtyret së gjakut dëlirë; e si ṷ ṇvuor plasi për vjedmis, e ju derdhnë gjithë përbrendësatë183. Te Bogdani: O sa i mirë e i amblë âshtë Zot shpirti yt ndë gjithë punët, etc. përse ata plejt’ e parë, qi patnë gjëllijtunë mbë dhet, të sillëvet u pate marrë mënī, përse vepëruekeshinë kafshë fort të këqia me mëngjī, gjakësi’ e bijet vetë, të pamëshërier, qi hanjinë përmbrendësat e nierëzet, e përpīsit’ e gjakut tyne184.

2. Tek emra mashkullorë që shënojnë frymorë dhe që në të pashquarën njëjës dalin: a) me një bashkëtingëllore të ndryshme fundore

- mjeshtr-a Përse të vinjë mot qi të mos duomë me bartunë të dërejtënë e të shëndoshënë urtë; por ata porsi dëshiri të i hjekë, kanë me gjetunë e me ṃbëljedhunë mjeshtra të rēshim, qi tṷ apënë të pëlqyem porsi ata të duonë185. Në janë menistra të Krishtit, e u, e mā se ata: ṇdë fëdigat mā fort se ata, ṇde e ṇvranë mā se mundë thom, ṇdë burgje shumë herë, ṇdë mort ma shpesh186.

- shkruos-a Ṇd atë mot erdhnë prej Jerusalemi shkruosa e farizej tek Jezu, tue thashunë: Për qish punë dishipujtë e tū nukë ruonjënë ordhëninë e pleqet, qi nukë lanjënë duortë kur venë me ṇgranë bukë187.

b) me një grup bashkëtingëllor - pollumb-a

Te Buzuku: E hini Jezu ṇdë klishët të Tinëzot, e qiti jashtë gjithë ata qi shisnjinë e blinjinë ṇdë klishët; e banqitë e atyne qi ṇdërojnë denarë, e shqembatë e atyne qi shisnjinë pollumbatë, gjithë i rëzoṷ; e ṷ tha atyne: Anshtë shkruom se shtëpia eme anshtë grishunë shtëpia e oratëvet; e ju bātë një shpellë ṇ kusarësh188. Te Bardhi: Vendi ku rrin pllumbat - peristerotrophium189. Te Bogdani:

181 CP I, III-I/92. 182 “Meshari”, f. 221/b. 183 “Meshari”, f. 323/a. 184 CP I, I-I/4. 185 “Meshari”, f. 371/a. 186 “Meshari”, f. 109/a. 187 “Meshari”, f. 157/b. 188 “Meshari”, f. 125/b. 189 Sedaj, Fj. f. 381.

Page 54: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE MASHKULLORË TE BUZUKU

55

Posa hini ndë gjytet e ndë kishë, ndë të sijët tue pam shumë tregëtarë qi po shisinë pëllumba, e shumë kamatarë qi mbajnë peneza përpara, për t i dām për kamatë, Jezu Krishti gjithë i shtiu jashtë kishet, tue përmysunë mb’ dhē tryesatë, tue thanë: shtëpia e uratëvet ka me u thanë, e ju e bâtë shpellën˜ e kusarëvet190.

3. Tek disa emra njërrokësh që shënojnë frymorë apo jofrymorë dhe që në njëjësin e pashquar dalin me një bashkëtingëllore fundore ose grup bashkëtingëlloresh.

Kështu, te Buzuku kemi këta emra që dalin: a. Me një bashkëtingëllore të ndryshme fundore - edh-a

Te Buzuku: E të jenë ṃbëljedhunë përpara tī gjindja, e ata të dae, porsi barī da qengjatë ṇ edhashit191. Te Bogdani: Këtu u mbush shembëlltyra e lijsë, ndë të sijët urdhënohej qi nji diteje, të bâheshinë dy edha mbë derë˜të kishësë, e aty të shtihej short, e aj qi t’ish për t u lanë me shëkrue, të bij shortja mbë tâ, tjetëri të therej192.

- trim-a Te Buzuku: E i ati tha trimavet: Mā të mirënë cohë t i ṇvishni, e i epëni ṷnazën ṃbë dorë të tī, e të ṃbathuna kambëvet; e ṇtherni mëzatnë e mā majm, na tue ṇgranë të gëzonemi; përse kӯ em bīr kle vdekunë, e ṷ ṇgjāll, kle bdjerë, e ṷ gjet193. Te Budi: E këta gjerpinj të farmakuom qi shifi rreth qafësë sime tue më shëmptuom gjithë sisatë e krahanuorrë, s’janë tjetërë veçëse vargj të randë e të prāruom e rruozëtë me sā flutura e margalitār, qi unë e helmuomeja paçë zakon me bārtunë e me lulëzuom vetëhenë me t’ hjekunë trimatë e rī mbë dëshīr e mbë mpkat e mbë të keq194. E ata trima sqimatarë195. Te Bogdani: Sauli tue mos pām gjindnë me kthyem, dërgoj së dyjti trimatë me zanë e me ja shpūm196.

- gur ~ gur-a Ata të sjellë e të i shpjerë ata, e aj t i shpjerë guravet197 me ujë198.

- bur-a Te Buzuku: Vëllazënë, shenjtitë qi për fēt mujtinë regjënivet, ata vepëruonë të dërejtënë, ṇgadhënjyenë të prometuomitë e Tinëzot, e këta edhe për fēt qi ata ṃbajtinë, ṃbërshelnë gojëtë e luanjet, e shtynë të mujtunitë e furīsë zjarmit, ata ṷ përuonë ṇ fillit së shpatëvet,

190 CP II, II-VI/88. 191 “Meshari”, f. 123/b. 192 CP II, III-II/111. 193 “Meshari”, f. 149/b. 194 Poezi, f. 325. 195 Poezi, f. 87. 196 CP I, III-II/100. 197 Tek Buzuku përdoret me kuptimin burimeve. 198 “Meshari”, f. 185/b.

Page 55: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU III

56

u shëndoshnë ṇ sëmundeshit, u banë të fortë ṇdë luftët, shtinë ṷshtëritë e mëdhā të anëmiqet ṇdë të ikunë; e gratë patnë buratë e tyne, qi klenë vdekun, gjāll për fēt199. Te Budi: Burratë ende grātë me gjithë mpkat murtār, qi të banjënë200. Te Bogdani: E mbërrini nji grue samaritanë, e silla ish idhullatre, e kish pasunë pêsë burra, e aj qi gëzonte ende nukë ish i sajnaj; aqa i predikoj i lumi Shëlbues, sa e kthej prej Sinëzot, e bani apostullën˜e vet; përse ajo posa kthej ndë gjytet vet zu fill me predikuem me të madh zēll fēn’ e shpëresën’ e me të madh frujt t’atyne t’ vobeqe shpīrtëne201.

- lis-a Te Buzuku: Përse aj kā me klenë porsi lisatë e egrë ṇdë shkretëtīt, e aj të mos shohë kur të vinjë të mirëtë; e aj të jesë ṇdë et, ṇdë shkretëtīt e ṇdë dhē të pābujtunë e të përfaruom202. Te Bogdani: Frujtin˜ e tyne të dheut nukë ka me kjanë ndë dhe˜ të t’gjallëvet, ma posi lisat e këqij ndëpër frujti të tynetë kejt kanë me u shtīm ndë zjarm me gjithë farë˜ të tyne e vepëra, qi janë ndjekësitë, ke me i dvarunë bijshit së nierëzet, shoqëniet së dërejtëvet të sijtë posi të vërtetë nierëz janë shërbyem me arrësye˜të tyne203.

- kosh-a E ata i ṃbëlodhnë e ṃbushnë dȳmbëdhjetë kosha ṇ së ṃbetunashit së pesë bukëve qi ṃbet atyne qi angërë204.

- zot-a U thashë: Zota ini? Në thotë atyne zota, qi ṇdë ta banē fjala e Tinëzot, e të Shkruomitë s mundë renjë; e ata qish Ati shenjtënoi e dërgoi ṃbë shekullit, ju i thoni: Ti truon, përse u thashë se jam biri i Tinëzot? E u në mos banj vepëratë e Atit tim, mos më besoni205.

- kut-a E të tjerëtë por vinjinë me barkët, tue hjekunë rjetnë e peshkut, përse s ishnë larg ṇ dheut mase treqind kuta206.

- vjet-a Te Buzuku: Vëllazënë e të dashunë: Krishti tue klenë ṷpeshkup ṇ së mirashit qi kanë me ardhunë, për mā të madh e mā se i mirë tabernakullë, e jo bām ṇ dore, as ṇ gjakut së sjepet as ṇ vjetash, por ṇ gjakut së tī, hini një herë ṃbë vend të shenjtënisë, tue na gjetunë të shpërblenëtë e jetësë glatë 207. Te Bogdani: E ndë nevojë mpsuem me granë lëkurë’ e qarrit posit ë bëgatëtë majën’ e miellit, ende atyne ajo gjellë ma shije u kā se pashallarëvet e sanxhakëvet mishi i kingjavet e vjetavet njomë, pa ndiem kurraj të ginë, tue granë për gjithë orë e tue votë rreth ndëpër raje˜të

199 “Meshari”, f. 367/b. 200 Poezi, f. 326. 201 CP II, II-II/53. 202 “Meshari”, f. 141/b. 203 CP I, III-III/105. 204“Meshari” , f. 171/a. 205 “Meshari”, f. 195/a. 206 “Meshari”, f. 245/b. 207 “Meshari”, f. 187/a.

Page 56: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE MASHKULLORË TE BUZUKU

57

tyne, posi tha Profeta: Kanë me ardhunë rreth Gjytetsë e kanë me pësuem unī posi qentë, e gjithëherë ma fort dëshërojnë208.

b. Me grupe bashkëtingëlloresh fundore të ndryshme - psalm-a

E për të madhet mishërier tande e për të kënduomit qi u tӯ këndonj këta Psalma sod, u i pādenji tue t u lutunë u tӯ të lus, muo shërbëtorit tit ṃbë këtë jetë ti të denjonesh muo me më dhanë shëndet ṇ mendjet e ṇ korpit, e mot u me bām pendesënë e dërejtë përpara mortsë sime209.

- glemb-a Te Buzuku: Të lëshonjë glembatë e të jetë porsi ṷllini laxdi i tī e era e tī porsi e Libanit210. Te Bogdani: Dētit (ma të shumëtë) i thonë oçeano, e kësi kanë të zanë fīll shumë deta të tjerë, posikur t’ishinë shumë gemba nji kurmi o rranxe; e këta deta marrënë ani emënitë asi dheu kahë përpiqenë, e përse mbë nji arrësye gjithë dajënë dhēnë, prashtu u thonë Detatë e ndëpër dhēt; ashtu ende Detit kuq i thonë ashtu ndëpër ranë˜ të kuqe qi ka m breg211.

- himn-a E mos dehī ṇdë venë, qi ṇ soje del gjithë të keqtë, por ṃbushī ṇ Shpirti shenjt, ju tue ṷ gëzuom ṇdë vetëhenë, tue thanë psalma e himna e kankë të shpirtit, tue kënduom e tue gëzuom ṇdë zemërat tuoj Tinëzot, tue i dhanë përherë hīr ṇ gjithë kafshëshit, pr emënë të tinë Zot Jezu Krishtit, Tinëzot Atit, e itëni ṇde e përvutë njani tjetërit ṇdë ṇmnert të Krishtit212 .

- qengj-a Te Buzuku: Porsi barī e me krahë të tī të ṃbëljedhë qengjatë, e ṇdë prehënë të tī aj të i ṃbae213.

- grusht-a Te Buzuku: Hinje se kur të ṇgjënoni, ju ṇgjënoni kur kini gjyqe e të bduom, ju tue ṇvrām me grushta, detorësinë taj e fqinjënë taj214. Te Bogdani: Atëherë i pështynë ndë faqe˜të tīnaj, e rrafnë me shëplaka, e disa n grushta e vrisinë ndë faqe, tue thanë: Profetixona neve Krisht, kush të rā215.

- gisht-a Te Buzuku: E aj tue dām ṇ shumicet, i vu gishtatë e tī ṇdë veshë të tī, e me pështymë preku gluhënë e tī; e tue pasunë qyrë ṃbë qiellt, fshani e tha: Efeta, qi do me thashunë kloftë ṇçelë216. Te Bardhi: Mjalti shpesh herë të ban me i lepi gishtat217.

208 CP I, I-VI/44. 209 “Meshari”, f. 55/a. 210 “Meshari” , f. 301/b. 211 CP I, I-IV/36. 212 “Meshari”, f. 309/a. 213 “Meshari”, f. 93/b. 214“Meshari”, f. 117 /a. 215 CP I, III-VII/125. 216 “Meshari”, f. 291/a.

Page 57: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU III

58

Te Bogdani: Kush mba mbë tre gishta rrethnë e shekullit, posikur me thanë tre vetë të hyjënueshim e krijuenë, e mbanë, e ruejnë gjithë shekullinë218.

4. Tek disa huazime që në njëjësin e pashquar dalin me fundore të ndryshme, si: - luqerrë-a

Ṇd atë mot tha Jezu dishipujet vet: T u jenë ṇgjeshunë pishqitë taj, e luqeratë ṇdhezunë ṃbë duort tuoj; E ini ṃbë shembëllesë të nḭerëzet qi presënë të zotnë e tyne, kur kā me ṷ kthyem prej darsmëshit, përse, kur të vinjë e të trokullinjë, atë ças t i jetë ṇçelë219.

- idol-a As idolatë mos adoroni, porsi zhdo, porsi anshtë shkruom: Ṇdenj populli me ṇgranë e me pīm, e ṃbasandaj u ṇgritinë me luojtunë220.

- perikull-a O Zot, qi na vunë ṇdë kaqë perikulla, për fraxilitat tanë na tue mos mujtunë me ṷ mbajtunë: epna neve të shelbuomitëtë mentsë e të korpit, përse na ato kafshë qi për katetë tonë na pësojmë, ti tue na ṇdimuom vencojmë221.

- sakrament-a Te Buzuku: Ṇ dhunëtijet së qiellet na tue pasunë të bekuomitë, tӯ tue t u lutunë, o i mujtuni Zot, tӯ lusmë: se këta nē ṇ sakramentashit kloftë me të vërtetë për shëndet222. Na tue t u lutunë të lusmë, o i mujtuni i jetësë glatë Zot, ata qi ti përtërīn me sakramenta të tū, tӯ tue t u lutunë i Sh. Gjergji Menduosi uit, tӯ odhe me të pëlqyem të ṃpsuome, na më të sherbyem të meritojmë223. Te Bogdani: Prashtu thotë i S. Hieronimi, ato kafshë qi dukenë ma të vogëla ndë lijt, janë gjithë plot me sakramenta, e gjithë përpiqenë ndë Ungjīllt me alegorī o me nji të marrë vesht të përsipërshim të shpīrtit224.

- olokaust-a E atëherë të përzāsh ṇdë hīr sakrificiatë e së dërejtësë, olokaustatë e lëmoshënatë, ashtu t i venë përṃbī ltert tand vjetatë225.

- viax-a Shpesh ṇdë viaxat jam klenë ṃbë perikullë të lymënavet, ṃbë perikullë të safinjet, perikullë ṃbë gjenī tue më bduom, ṃbë perikullë ṇ gjentijshit, tue klenë bduom, perikullë ṇdë qytet, ṃbë perikullë ṇdë shkretëtīt, perikullë ṃbë dēt, perikullë ṇdër vëllazënīt të pāfē226.

- riv-a

217 Sedaj, Fj. f. 61. 218 CP I, I-III/14. 219 “Meshari”, f. 375/a. 220 “Meshari”, f. 287/b. 221 “Meshari”, f. 103/b. 222 “Meshari”, f. 115/b. 223 “Meshari”, f. 325/a. 224 CP I, II-I/58. 225 “Meshari”, f. 45/b. 226 “Meshari” , f. 109/a.

Page 58: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE MASHKULLORË TE BUZUKU

59

E ato të i sjell ṇ popujshit, e ti ṃbëljedh ṇ dhenëshit, e u t i shpie ṇdë dhēt të tyne: e u t i kullos ṇdë malet të Israelit, ṃbë rivat e ṃbë gjithë të abituom të dheut227.

- pjac-a E edhe s ishnë ṇkriuom të ṇthellat e ujit kur u kleshë zanë; edhe ujënatë nukë ridhnjinë për visēt të tyne tek rjedhënë, parë se maltë e sukatë banishnë u kleshë zanë; e parë se Zotynë ban dhenë e fushatë e pjacatë e gjithë qytetë, e para të gjithë dheut228.

- misterio-a Tӯ të lusmë, Zot ynë Zot, se misteriatë e shenjta qi për të ruojtunit të t shpërblenit tinë neve na dhae, e për remedia tash e përherë ṇde e ardhunit me na klenë229. Te Bogdani: Kruet˜e gjallë e profetīvet âshtë vetë Hyji, qi kallëzon misteriatë e kafshët e nfshefuna, qi kallëzohenë pa ndonji rrenë ndë vetëhe tue kjanë dalë së dërejtet së amëshueshime230.

Te Matrënga, ndryshe nga Buzuku dhe Bogdani, kemi formën e shumësit mistirje: Im. - Pse të shkluhenë di të mbëdhenj mistirje, njeri i shej- tsë triadhë e jetëri i të sar- kosurit të Krishtit Zotit tinë, çë vdiq për në ndë kriqt231. Im. - Prepsn të dīmë mistirje- të shejt e t’i marëmë ndë qëro të tī, kūr na urdh’ron e ne e fanerosn klisha shejtë232.

- tabernakullë-a Të jesë ṇdë tabernakullat; përse të dinë farëtë tuoj se u juve ṷ bana me ṃbetunë ṇdë tabernakullat bijtë e Israelit, kur u ata ṇxora ṇ dheut së Egjiptit233.

- skorpion-a Hinje se juve ṷ dhae të mujtunë ju me shkalë gjerpanjëtë e skorpionatë, e gjithë fuqī ṃbë shembëlltyrë të anëmikut; e gjā juve mos mundë ṷ banjënë234.

Nga shembujt e përdorur, por edhe nga studimi i emrave të tjerë mashkullorë që e formojnë shumësin me formantin -a, shohim se ky formant megjithëse ka origjinë femërore, përdoret shpesh edhe në formimin e shumësit mashkullor tek Buzuku. Gjithashtu, edhe në veprat e autorëve të tjerë, si: Budi, Bardhi dhe Bogdani, format e shumësit të emrave mashkullorë me këtë formant kanë një denduri të madhe përdorimi. Tek Matrënga emrat që e formojnë shumësin me formantin -a kanë një përdorim të kufizuar.

227 “Meshari”, f. 123/a. 228 “Meshari”, f. 341/b. 229 “Meshari”, f. 253/a. 230 CP I, II-I/55. 231 E mbsuame e krështerë, f. 153. 232 E mbsuame e krështerë, f. 204. 233 “Meshari”, f. 303/b. 234 “Meshari”, f. 369/b.

Page 59: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU III

60

Formanti -(ë)në / -(ë)rë

§ 9. Ky formant shumësi, tek Buzuku del kryesisht tek emrat mashkullorë që shprehin frymorë (priftënë, vëllazënë). Përsa i përket burimit të këtij formanti Meyer-i235 ka shprehur mendimin se ky formant shumësi është përftuar nëpërmjet kontaminimit të formantit të shumësit -(ë)na / -(ë)ra me formantin e shumësit -ë. Ky mendim i Meyer-it duket se nuk ka gjetur mbështetje nga gjuhëtarët e tjerë.

Kështu, Likaj236 shprehet se ndoshta Majeri ka të drejtë, por vështirë është që një formant shumë i qartë si -na / -ra të ketë nevojë të plotësohet më tej me një mjaft të zbehtë si -ë.

Në lidhje me burimin e këtij formanti B. Bokshi237 mendonte se formanti i shumësit -ënë / -ërë është formuar nga shumësat e dikurshëm të tipit *mbratërë (sot: mbretën / mbretërë), priftërë. Ai pohonte se krijimi i këtij formanti të ri shumësi është arritur me anë të transformimit të elementeve fundore të temës në mbaresë të shumësit: sing.*mbrat ~ pl. *mbratërë; *prift ~ pl. priftërë, *drak ~ pl.*dreqënë. Gjithashtu, ai shprehet se formanti i ri -ënë / -ërë më vonë u shtri edhe te disa emra të tjerë, si: at ~ etërë, kac ~ kecërë238. Pra, sipas Bokshit, format e njëjёsit mbret, prift, dreq janë dytësore dhe janë përftuar nga interpretimi popullor i formave të shumësit të tipit mbret-ënë / mbret-ërë, duke u zgjeruar kështu formanti i shumësit -ë me fundoren e temës emërore -ën / -ër.

Topalli239 shpreh mendimin se për sa i takon burimit të tij, ky formant gjendet në disa emra të trashëguar, që i përkasin gjinisë mashkullore. Të tillë janë: dimënë / dimërë, breshënë / breshërë, krãhën(ë) / krehër (ë), prehẽhën(ë) / prehër(ë). Kështu ai thekson: “Mund të themi se kemi të bëjmë më një prapashtesë të trashëguar, që është ruajtur në disa emra me temë daktilike, si: dimënë / dimërë, prehën / prehër dhe ka shërbyer si formant shumësi në disa emra të tjerë”.

Për burimin e këtij formanti përgjithësisht, pajtohemi me mendimin që ky formant është i trashëguar, pasi në të mirë të tij janë faktet që:

- këtë formant shumësi e marrin fjalë të trashëguara ose huazime të vjetra, që u nënshtrohen ndryshimeve fonetike sipas ligjeve të zhvillimit të brendshëm të gjuhës shqipe (priftër, mbretër) etj.

- mungesa e prodhimtarisë së këtij formanti në gjuhën shqipe. Tek “Meshari” ky formant del me fundoren -ë, e cila në shqipen e sotme ka rënë (khs.

mbret-ënë ~ sot. mbret-ër). Përgjithësisht, ky formant shumësi nuk është aq prodhimtar në formimin e shumësit tek Buzuku. Kështu, e formojnë shumësin mashkullor me formantin -(ë)në / -(ë)rë:

1. Emra që shënojnë frymorë dhe që në njëjësin e pashquar dalin me grupe të ndryshme bashkëtingëlloresh, si:

- shenjt-ënë Te Buzuku: O ju gjithë shenjtënë të Pākat, lutī për nē240.

235 AS, f. 103. 236 MH, f. 44. 237 Fleksioni, f. 202. 238 Vep. e cit. f. 223. 239 GH, f. 244-245. 240 “Meshari”, f. 49/b.

Page 60: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE MASHKULLORË TE BUZUKU

61

Edhe si ṷ bā Ligj e rē ṇ sinë Zot Krishtit tinë e të shelbuomitë tanë, shumë Shenjtënë klenë martuom e gjellë përṇdenë këtë pār të bekuom241. Te Budi: E këto shigjetë të përzjarmshime qi debërtonjënë veshëtë e mī njanet anë e mp’tjetëret, s’ janë tjetër veçëse kankëtë e lodërtītë e përrāllëtë e dhūnītë e sā tjera kafshë të mbrazëta qi dëshëronje gjithë herë me gjegjunë mā me të madh të dashunë se fjalënë e Tinëzot e të shintënet e vājnë e t’vobegjet e të vorfënet...242. Te Bardhi: Jeta e shenjtarëve (jeta e shintënet) - vita sanctorum243. Te Bogdani: Fort u mrekulluenë ata shêjtënë Atë, ndiem kafshë kaqa të rē, e kurraj ndjerë aso koheje gjegjunë: banë kuvend si kishinë për të ja bam ndë nji punë kaqa të randë244.

Te Matrënga ky emër, ndryshe nga autorët e tjerë të letërsisë së vjetër shqipe, del me dy forma shumësi, si: shejt, me të njëjtën formë shumësi si në njëjës dhe shejta, me formantin e shumësit -a. M. - Pas virgjërësë shën Mërī, kē ti vlavie ndë të tjerë shejt245? Kam besë mbë shpīr- tinë shejt, mbë klishët shejtë katholikë, mbë të mbë- ljedhurit të shejtavet, mbë të anastisurit të kurmit e të pā- sosmesë gjellë246.

- prift-ënë Te Buzuku: Ṇd ato dit priftënitë banjinë oratë, ata kur banjinë sakrificio për popullit të Israelit tue zanë ṇfill Jonata, e të tjerëtë tue ṷ responduom e tue thashunë: Zotynë ṷa baftë mirë, qi pat folë Abraamit e Izakut e Jakobit, sherbëtorëtë e tī me të madhe fē247. E hinje si e dhanë të mëdhejntë priftënë e të parëtë tanë ṇde e bdjerë për mort, e vunë ṃbë kryqt248. Te Budi: E kshtu, mbas sā helmi e n c idhuni, ndë e von, m’u desh me votë jashtë Romënë, ke një frat gjuhe conë andej Rantësietë ane cë Krūsë, ke i cilli, tue votë me të madh dëshīr posikūr ndōnji i etshim mbë gurrë të ftohotë me u nginjunë, kūr sosa me shpresë se kā me më marrë ngrykë e me më ngushulluom me qishdo fjalë t’ambla, sikundrëse ashtë zakoni i fratënet e i priftënet, e aqë mā tepërë kūr mpiqenë kund ashtu si ma aty ndë dhē të huoj,

241 “Meshari”, f. 81/b. 242 Poezi, f. 325. 243 Sedaj, Fj. f. 331. 244 CP II, I-II/155. 245 E mbsuame e krështerë, f. 185. 246 E mbsuame e krështerë, f. 158. 247 “Meshari”, f. 133./b. 248 “Meshari”, f. 243/a.

Page 61: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU III

62

mirë tue më njofunë se kush jam e kaha jam, e për qish zyre kam ardhunë, pa vini roe, a janë këto fantazītë e temtacionetë...249. Te Bogdani: Ma tue votë Davidi ndë gjyte˜ të Nobe, ke pat ndenjunë Abimeleku prift, e tue i lypunë bukë ende sablien˜e Golīsë: përse Abimeleku, tue ngushëlluem Davidnë i dha buket së Mliatëvet, sablienë me gjithë ndere, aqa keq i erdh Saulit sā urdhënoj qi Abimeleku prift të jetë vrām me të tjerë 85 priftënë, të veshunë ndë petëka të shëkrueme, tue rrënuem gjytetn’e tyne Nobe250.

2. Emra që shënojnë frymorë dhe që në njëjësin e pashquar dalin me zanore të theksuar, ndërsa në shumës përveç formantit -(ë)në, e zgjerojnë temën edhe me prapashtesën -z, si:

- vëllazënë Te Buzuku: Vëllazënë, tue pasunë dhunëtije të dana porsi kuj anshtë dhanë hiri, o profetī pr arësye të fesë, o kush ṃpson urtënë, o kush konforton ṇdë herë të konfortit, o kush shufren të mitunënë, o aj qi anshtë përṃbī të tjerë për të ditunit, o kush kā mishërier ṇdë gazëmend251. U tӯ lus, atë u të dërgonj ṇdë shtëpī të tim et; përse u kam pesë vëllazënë, aj me ṷ dëshmuom të vërtetënë atyne, përse edhe ata mos vinjënë ṇdë këto vīset të munduome252. Te Budi: Vëllazënitë e dashunë e të fēshimitë bijtë e Krishtit, disa herë tue kujtuom të vdjerrëtë aq të madh dam të shintesë fē qi u bā ende po bahetë për gjithë ditë ndë gjuhu[t] tanë mā keq me dhūnë se ndōnjij tjetër dore gjindje përmbī dhēt....253. Te Bogdani: E ndëpër këtë të dërejtë të amëshueshime S. Jaku na ngushëllon tue thanë: Gjithë për gazëmend mbanie vëllazënë kur të jeni tënduem me shumë të këqia e tëndime254.

3. Emra të cilët shënojnë frymorë (jo qënie njerëzore) dhe në njëjësin e pashquar dalin me bashkëtingëlloren fundore -q, si:

- dreqënë Te Buzuku: E dahishnë dreqënitë ṇ shumë ṇ sish, tue thirë e tue thashunë: Ti je Krishti Biri i Tinëzot255. E ṷ zemërmirnë të shtatëdhjetë e dy dishipuj, tue thashunë: Zot, a edhe dreqënitë kanë me klenë përṇdenë nē pr emënit tat256?

- ulqënë Ṇd atë mot tha Jezu dishipujet vet: Ruhī ṇ përfetëshit së pādërejtë, qi tek ju vinjënë ṇveshunë ṇdë petëka ṇ lëkurëshit së dhendet, e përṃbrenda janë ulqënë qi grabitnjënë257. Hinje se u juve dërgonj porsi dhentë ṇdë vjedmis ulqet258.

249 Poezi, f. 305. 250 CP I, III-II/100. 251 “Meshari”, f. 100/a. 252 “Meshari”, f. 143/a. 253 Poezi, f. 298. 254 CP I, I-IV/43. 255 “Meshari”, f. 275/a. 256 “Meshari”, f. 369/b. 257 “Meshari”, f. 285/a.

Page 62: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE MASHKULLORË TE BUZUKU

63

Te Budi: Pra ashtu tashti grigja ime ashtë dām e përdām e marrë këtu e aty jerm për të nkotë male e shkretëtīvet, e mbytunë uqshit e luajshit, e n gjithë duorshi cë bishëvet259. Posi uqtë për gjitha ane260. Te Bogdani: I madh kje të dhimptunitë qi pat fort e lumeja Virgjënë, tu ndiem atâ zâ të shemptuem, ma fort ma të dhimptunë pat kur, tue kthyem sӯtë pa të butënë kingj, qi ndër ata ujq të tërbuem, gjithë ngjyem ndë gjak ndë petëka˜të vet, e gjithëkush ta njih261.

Te Buzuku, kemi dy forma shumësi: ulq, me palatalizim të bashkëtingëllores k ~ q dhe ulq-ë-në, që përveç palatalizimit k ~ q përmban edhe formantin -ënë. Ndryshe nga Buzuku, te Budi dhe Bogdani kemi vetëm formën e shumësit me palatalizim të bashkëtingëllores fundore, përkatësisht Budi (uq) dhe Bogdani (ujq).

Formanti -(ë)na / -(ë)ra

§ 10. Ky formant tek Buzuku përdoret kryesisht për formimin e shumësit të

emrave mashkullorë jofrymorë (lymë-na) dhe vetëm në ndonjë rast të rrallë na shfaqet te mashkullorët që shprehin frymorë (krishtëna - katolikë). Gjithashtu tek Buzuku ky formant del edhe në formën -(ë)na, duke pasur në përbërje edhe një zanore -ë, që është shtuar për të lehtësuar shqiptimin (khs. mot-ë-na).

Në lidhje me burimin e këtij formanti gjuhëtarët përgjithësisht janë të mendimit se ky formant është shtrirë tek shumësi i emrave të gjinisë mashkullore, për analogji me shumësin e emrave asnjanës.

Meyer-i262 mendonte se geg. -na, tosk. -ra janë ndërtime analogjike sipas shumësavet me -a prej temavet më -n si emna / emra. Ky mendim i Majerit gjeti mbështetje pothuajse nga të gjithë gjuhëtarët.

Demiraj mendonte se mbaresa e shumësit -na / -ra, e ka zanafillën tek shumësi i emrave gjan-a / gjër-a, zan-a / zër-a263. Këta emra prej kohësh e kanë humbur tingullin fundor në numrin njëjës (gjă / gjë, ză / zë).

Gjuhëtari Likaj shprehet se në format e shumësit gjăna / gjëra, zăna / zëra, si formant shumësi nuk përfytyrohet vetëm formanti -a, por edhe fundorja -n / -r e temës së emrave gja-na / gjë-ra, za-na / zë-ra.

Sipas Topallit, meqënëse në formën e njëjësit ka rënë sonantja hundore (gjã / gjë), në formën e shumësit gjana / gjëra -n-ja u mor si pjesë e prapashtesës, duke nxjerrë në dritë formantin -na / -ra264.

Kështu, gjuhëtarët me të drejtë pajtohen me mendimin se mbaresa e shumësit -na / -ra e ka burimin tek zgjerimi i formantit të shumësit -a me fundoren -n / -r të temës së emrave që dilnin me këtë fundore si za / zë ~ zan-a / zër-a, gja / gjë ~ gjan-a / gjër-a265.

258 “Meshari”, f. 355/a. 259 Poezi, f. 334. 260 Poezi, f. 223. 261 CP I, III-II/114. 262 AS, f. 102-103 263 Këtë mendim e mbështesin edhe gjuhëtarë të tjerë si K.Topalli, Sistemi rasor i emrave të shqipes.Tiranë, 2009. f. 259 dhe Bokshi në veprën përkatëse të cituar edhe më lart. 264 Shih për këtë: GH, f. 246. 265 Të njëjtin mendim, siç e pamë, kanë përgjithësisht gjuhëtarët, si: Demiraj, Bokshi, Likaj, Topalli.

Page 63: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU III

64

Ky formant i gjinisë asnjanëse është shtrirë për analogji edhe tek shumësi i dy gjinive të tjera. Duke qenë se është përftuar gjatë evolucionit historik të shqipes, me të njëjtën rrugë si formantet -inj, -enj, -anj, ky formant nuk duhet të jetë krijuar në një kohë shumë të hershme, por jo edhe shumë të vonë meqë gjendet që në shqipen e Buzukut. Dihet, se si formant është më i ri se formanti -a dhe është formuar kryesisht pas rënies së hundores -n në numrin njëjës me anë të hundorësisë.

Në krahasim me formantin -a, formanti -(ë)na / -(ë)ra nuk është shumë prodhimtar në formimin e shumësit të emrave mashkullorë te “Meshari” i Buzukut. Gjithashtu, duhet të themi se tek Buzuku përdoret formanti -(ë)na, ndërsa varianti -(ë)ra përdoret në dialektin toskë.

Kështu, tek Buzuku shfaqen këta grupe emrash që e formojnë shumësin me këtë prapashtesë shumësi -(ë)na:

1) Emrat njërrokësh që shënojnë jofrymorë dhe që në njëjësin e pashquar dalin: a) Me bashkëtingëllore fundore të ndryshme - lym-ëna

Te Buzuku: A s janë mā të mira lymëna Amana e Farfari i Damaskut se gjithë ujënatë e Israelit, e as të lahem ṇdë to, e u të shëndoshem266? Te Bardhi: Grykat e lumenjve (grykete e lymenavet) - ostia, orum267. Te Bogdani: Pat njiqind dyer gjithë rembje, për mrekullë punuem; kje rrethuem me nji fosë ujënash, posi nji lym i përkuershim, mbī dy të tjerë lymënash së mbëdhejsh, qi i shkojnë përgiat, qi kjenë Tigri et Eufrati268.

Ky emër lym ~ lymëna që tek Buzuku, Bogdani e Bardhi del me formantin e shumësit -ëna, në shqipen e sotme del në një formë krejt të ndryshme shumësi duke dalë në formën lum-enj, me formantin e shumësit -enj.

- grynj-ëna Ṇd ato dit foli Zotynë Moiseut, tue i thashunë: Folë d bijet Israelit, e t u thuosh atyne: Kur ju të kini hīm ṇdë dhēt qi u t ṷ ap, e ju të kini korë grynjënatë, ju të shpiri duojtë e kallëzet, ṇ së parit drithë qi të ṃbëlidhni, priftit, e aj ta ṇgrenë një përpara Tinëzot, përse aj duoj të jetë ṇde e pëlqyem Tinëzot për jū; tjetërënë ditë ṇ së shëtundejet atë të sakrifikonjë269.

- hir-ëna Amë ṇ gjithë hirënash, Mërī, n mishërierje ornuom; ti nē na defend ṇ anëmikut, pr udhë e ṃbë herët të mortsë sanë me atë qi leve nē na përze ṃbë qiellt, Virgjënë e përmishëriershime270.

- mot-ëna Kloftë bām dritë qi zdritë qielltë, qi anshtë e treta ditë; e ajo dritë daftë ditënë ṇ natet, e klofshinë me shenjë e ṇdë motëna, ṇdë dit e ṇdë vjetë271.

266 “Meshari”, f. 153/b. 267 Sedaj, Fj. f. 327. 268 CP I, II-I/47. 269 “Meshari” , f. 271/b. 270 “Meshari” f. 14/a. 271 “Meshari”, f. 227/b.

Page 64: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE MASHKULLORË TE BUZUKU

65

b) Me një grup bashkëtingëllor fundor - shpirt-ëna

Te Buzuku: Ṇd ato dit Juda, tue klenë nḭerī i fortë, bani një të ṃbëljedhunë ṇ dӯṃbëdhjetësh drama ṛgjandi, e i dërgoi ṃ Jeruzalem, aj me i ṇfalë klishësë për katet t atyne qi vdekunë ishnjinë ṇdë ṷshtërīt të popullit Tinëzot për të dërejtë, e porsi nḭerī i dërejtë aj tue pritunë e tue pasunë shpënesë ṇ së ṇgjallunit së shpirtënavet e së korpit272. Te Bogdani: Vēnë pra roe këtu SS. Dotorë e thonë se ndë të krijuemītë Evësë na kallëzoj Zotynë të bāmitë të shumicësë t’kërshtenëvet, qi janë ndë hīr˜të tīnaj, e u thonë shêjteja Kishë, nxjerrë prej krahënorit së Krishtit, përse tue fjetunë aj mbë shtrat˜të S.kryq gjumën˜e mōrtsë, përse qish tjetërë âshtë gjumi veçëse hieja e mortsë, i çelë krahënuerë me patërshanë, së sillit rrodh gjak e ujë: gjaku për të çpërblemit tanë robijet së Djallit, ujëtë për të dëlīrunë shpirtënatë tanë, i silli vëjen ndë shêjtet sakramente të pagëzimit ende të S. meshë273.

Te Matrënga, ndryshe nga Buzuku, Budi, Bardhi dhe Bogdani kemi përdorimin e formantit të shumësit -ëra, ashtu sikurse edhe në shqipen e sotme standarde. Im. - Ata shpīrtëra çë vdesënë ndë hīrt të tinëzot e s’kanë shpblierë gjithë qish për mkatët të tire e pastaj, çë pa- guajtëshinë të dhëmburatë dëtirë, venë ndë parajsit, amin, ashtu kloftë274.

2) Emra njërrokësh që shënojnë frymorë dhe që në njëjës të pashquar dalin me grupin bashkëtingëllor -sht, si:

- Krishtëna Përse kanë me ṷ ṇgritunë Krishtëna të rēshim e profetë të falsa, e t ṷ apënë shenjë të mëdhā, e mërekullī, ṃbë mëndyrë qi shumë kanë me ṷ ṇgënjyem (në mundë ish) edhe (të zgḭedhunitë)275.

Një rast i veçantë është edhe huazimi latino - italian: corpus / corpo ~ trup, që në shqipen e Buzukut na del me formantin e shumësit -ra. Kjo tregon se forma e shumësit korpora është marrë direkt nga gjuha dhënëse, tek e cila del në trajtën corpora. Kështu, kemi shembujt: E aj Zoti i paqit u shenjtoftë gjithëve mā se mirë, përse shpirti yj të ṃbahetë gjithë e ṷngjī i dëlirë, e korporatë tuoj të jenë pā ṇdonjë të ṇdishkuom përpara Tinëzot, kur aj të vinjë, Ynë Zot Jezu Krishti276. E gurëtë plasnë, e voretë ṷ ṇçelnë, e shumë korpora të shenjtet qi dergjishnë, ṷ ṇgjallë277.

272 “Meshari”, f. 379/b. 273 CP I, II-II/66. 274 E mbsuame e krështerë, f. 171. 275 “Meshari”, f. 315/a. Tek Buzuku kemi gjetur vetëm këtë emër që e formon shumësin në këtë mënyrë. 276 “Meshari”, f. 135/a. 277 “Meshari”, f. 211/b.

Page 65: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU III

66

Ndryshe nga Buzuku, tek autorët e tjerë të vjetër të letërsisë shqipe, ky emër e formon shumësin me formantin -ëna. Te Budi: Sā korpëna lëshuom278. Te Bogdani: Tjetëra ditë e gjyqit ka për të kjanë ndë të sosmi˜të shekullit, kur gjithë korpënatë kanë për t u ngjallunë…279.

Formanti -në / -rë

§ 11. Një formant tjetër për formimin e shumësit të emrave është edhe formanti -në / -rë. Ky formant nuk është shumë prodhimtar në formimin e shumësit të emrave. Edhe në shqipen e sotme shfaqet tek shumësi i disa emrave asnjanës dhe mashkullorë.

Sipas Topallit280, ky formant është krijuar tek emrat e gjinisë asnjanëse që dilnin me temë në -n dhe shumësin e bënin me formantin -ā të kësaj gjinie; por, meqenëse në numrin njëjës ka rënë sonantja hundore, në numrin shumës kjo fonemë, që është ruajtur për shkak të mbaresës së shumësit, është interpretuar si pjesë përbërëse e prapashtesës së shumësit. Kështu, sipas tij emri krye ka pasur si bazë një *krōn- në numrin njëjës, që ka dhënë krye ~ kre-u me rënien e sonantes -n, kurse shumësi ka pasur si bazë një *krōn-ā që ka dhënë krenë / krerë. Ai shton se pas rënies së sonantes hundore në numrin njëjës nëpërmjet procesit të hundorësisë, si formant shumësi u mor jo vetëm zanorja -ā, që ka evoluar në -ë, por edhe bashkëtingëllorja -n, duke krijuar kështu formantin -në.

Edhe ata pak emra që në shqipen e sotme dalin me këtë formant, tek Buzuku e formojnë shumësin me një formant tjetër. Kështu, edhe pse ky formant nuk është shumë prodhimtar dhe nuk përdoret shumë për formimin e shumësit mashkullor te Buzuku, mund të themi se si formant shumësi është formuar në një kohë relativisht jo shumë të re.

Tek “Meshari” i Buzukut ky formant përdoret vetëm për formimin e shumësit të emrit mashkullor dry, i cili del si formë e mbikarakterizuar, pasi përveç formantit -në, forma e shumësit të këtij emri është e zgjeruar edhe me formantin e shumësit -e, duke dalë në formën përkatëse dry-e-në. Te Buzuku: E u të vet përpara e të ṇdëreqinj udhëtë e shtrembëna; e të ṇthenj dyertë ṇ rembje, e dryenëtë ṇ hekuri t i këputinj281. E u të ap dryenëtë e regjënisë qiellet282.

Tek Bogdani ndryshe nga Buzuku, ky emër në shumës përveç formantit -e del me formantin -na. Tӯ kam me të dhanë dryenat e regjënīsë qiellet; qish do të lidhish përmbī dhēt, ka me kjanë lidhunë ende mbë qiellt, posikur me thanë ndonëse ti jē nji nierī dvekëtar asgjamangu, me gjithë ata qi kanë me të ndjekunë, ke me kjanë vum me pushtet të qiellësë283.

278 Poezi, f. 343. 279 CP I, IV-IV/155. 280 GH, f. 245. 281 “Meshari”, f. 93/b. 282 “Meshari”, f. 331/b. 283 CP II, II-V/72.

Page 66: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE MASHKULLORË TE BUZUKU

67

Formanti -(ë)z

§ 12. Lidhur me këtë formant, duhet të themi se nuk ka pasur shumë mendime. Mendimi më i pranueshëm është se burimi i këtij formanti është prapashtesa e trashëguar -dḭā284, e cila sipas Joklit lidhet me të njëjtën prapashtesë të greqishtes së vjetër të emrit ϑυρίδιον pranë ϑυρίδος285. Ky është një formant që përdoret për formimin e shumësit të pak emrave të gjinisë mashkullore që shënojnë frymorë dhe jofrymorë.

Te Buzuku e formojnë shumësin me këtë formant emrat: nḭeri, kalli dhe vëlla, të cilët në shumës na dalin përkatësisht në format: njerëz, kallëz, vëllazën(ë). Tek format e shumësit njerëz, kallëz vihet re ruajtja e vendit të theksit në formën e shumësit përkundrejt shpërnguljes së tij mbi rrokjen fundore në njëjës (njerí, kallí). Ndërsa tek forma e shumësit vëllazënë, krahas formantit të shumësit -z dallojmë edhe prapashtesën e shumësit -(ë)në.

Tek “Meshari” kemi këta tre emra që e formojnë shumësin me formantin -(ë)z, sipas shembujve përkatës:

- nḭerëz Te Buzuku: E ata tue pasunë qyrë me sӯt dëreq ṃbë qiellt, hinje se dy nḭerëz u duknë afërë tyne ṇveshunë ṇde e bardhë, e ṷ thoshnë: O nḭerëz prej Galileje, qish itëni ju tue pasunë qyrë ṃbë qiellt286. Te Matrënga: Të ofiqiesh njerëzitë e tira- nism e të helmuam287. Te Budi: Të cijnë shinte fjalë, kush e kujton me arrësye, munë thoetë se t’idhunitë e të mënīshimitë qi askūrraj s’duo me pajtuom e me ndëjyem njani tjetërinë, e gjith ata ashtu ende qi nxitnjënë e shtienë keq ndër nierëzit, ō lëftonjënë me thyem paqëtë e bāme, ō tue mundunë s’ lëftonjënë mb’ gjithë zemërë si të mirë e të fēshim të kërshtenë, me i goditunë e me i pajtuom 288. Ashtu si gjithë nierī289. Te Bardhi: Gjinden shumë duar njerëzish290. Te Bogdani: S. Gurguri thotë se aqa njerëz kanë me u shëlbuem, sa engjijë mbetnë ndë Parrīsit291.

- kallëz Ṇd ato dit foli Zotynë Moiseut, tue i thashunë: Folë d bijet Israelit, e t u thuosh atyne: Kur ju të kini hīm ṇdë dhēt qi u t ṷ ap, e ju të kini korë grynjënatë, ju të shpiri duojtë e kallëzet, ṇ së parit drithë qi të ṃbëlidhni, priftit, e aj ta ṇgrenë një përpara Tinëzot, përse 284 Shih A. Xhuvani: “ Prapashtesat e gjuhës shqipe. Tiranë, 1962”. Ribotuar në Aleksandër Xhuvani, Vepra I. Tiranë, 1980, f. 577. 285 Shih për këtë edhe K.Topallin, GH, f. 247. 286 “Meshari”, f. 261/a. 287 E mbsuame e krështerë, f. 224. 288 Poezi, f. 337. 289 Poezi, f. 113. 290 Sedaj, Fj. f. 858. 291 CP I, I-IV/24.

Page 67: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU III

68

aj duoj të jetë ṇde e pëlqyem Tinëzot për jū; tjetërënë ditë ṇ së shëtundejet atë të sakrifikonjë292.

- vëllazënë Te Buzuku: Përse ata qi Zotynë pā anso së mirash ṇd ata të vetëmë të klenë, ata forcoṷ njëj mëndyre ṇ së klenit së Birit tī, përse aj të jetë i pari lenë me shumë vëllazënë293. Te Budi: Të ndritshimë e shumë të ndērshimë zotënī, e shokë, e vëllazënë294. Te Bogdani: E tue pām i bëgati Lazërinë ndër kaqa të mirë, u lut Abramit a të dërgon Lazërinë me përftofunë, e tue mos i pasunë shkuem fjala, përsërī ju lut a të i ep testīr të kthen mbë shekullit, me bām me dijtunë të pêsë vëllazënit e vet, a të mos gjindeshinë ende ata ndevonë mashtruem295.

Siç shihet edhe nga shembujt, tek autorët e tjerë të letërsisë së vjetër shqipe emrat: nḭeri dhe vëlla, kanë të njëjtën trajtë shumësi si tek Buzuku. Ndërsa, ndryshe nga Buzuku emri kalli me formën e shumësit kallëz nuk shfaqet gjëkundi në veprat e këtyre autorëve.

Formanti -m

§ 13. Formanti -m, si formant shumësi nuk është shumë prodhimtar në shqipen e Buzukut. Tek Buzuku ky formant del në formimin e shumësit të emrit djalë (përkatësisht djem), i cili del në formën e plotë djelm. Ashtu sikurse për formantin -z edhe për këtë formant nuk ka patur shumë mendime nga gjuhëtarët shqiptarë296. Megjithatë, nuk kanë munguar edhe pohimet e pjesshme mbi qenësinë e këtij formanti si mbaresë shumësi.

Demiraj297 mendonte se djel-, përkundrejt njëjësit djalë, përveç metafonisë -a- ~ -e-, ka marrë prapashtesën -m, e cila këtu ka shërbyer si formant shumësi.

Duke qenë se në përgjithësi gjuhëtarët nuk e kanë trajtuar këtë formant si formant shumësi, jemi të mendimit se ky formant nga këta gjuhëtarë ose nuk është vënë re ose gjuhëtarët ishin të mendimit se -m, nuk mund të merret si formant shumësi. Lidhur me burimin e këtij formanti mbështesim mendimin që kjo prapashtesë është e trashëguar dhe është refleksi i prapashtesës indoeuropiane -mo, me funksion emëror e pjesor298. Edhe tek autorët e vjetër si Budi dhe Bogdani ky emër del në trajtën e shumësit djelm. Kështu kemi shembujt: Te Buzuku: Mik, amë ṷā trī bukë, përse një mik m erdh prej shtekṷ, e nukë kam qish i vē përpara; e aj ṃbrenda t i përgjegjetë: Mos m ep brigë; përse derënë e kam ṃbërshelë, e djelmtë janë me muo ṇdë shtrat, e nukë mundë ṇgrihem me t i dhanë299. Lëvdoni, ju djelm,Tenëzonë; lëvdoni emënitë e Tinëzot300. 292 “Meshari”, f. 271/b. 293 “Meshari”, f. 351/b. 294 Poezi, f. 303. 295 CP II, II-V/82. 296 I vetmi gjuhëtar që e sqaron këtë formant shumësi -m është Kolec Topalli, i cili jep edhe shpjegimin e plotë duke saktësuar edhe burimin e këtij formanti dhe fjalët se ku gjendet ky formant në shqipen e dokumentuar. 297 GH, f. 245. 298 Shih, K. Topalli, Sist. rasor, f. 261. 299 “Meshari”, f. 259/b.

Page 68: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE MASHKULLORË TE BUZUKU

69

Te Budi: Ku janë ata djelm të rī301. Te Bogdani: Ndë mars për trī dit mōrtja e të parëlemet djelm302.

Formantet -lerë / -llarë

§ 14. Formantet -ler-ë / -llar-ë, janë dy formante me burim turk, të cilat kanë hyrë në gjuhën shqipe bashkë me disa fjalë të turqishtes (khs. nj. xhaxha ~ sh. xhaxha-llar-ë, nj. aga ~ sh. aga-llar-ë, nj. baba ~ sh. baba-llar-ë, nj. kadi ~ sh. kadi-ler-ë, nj. sheh ~ sh. sheh-ler-ë, bej-ler-ë) etj. Përgjithësisht, këta formante dalin vetëm tek huazimet turke. Fundoren -ë, këto prapashtesa shumësi e kanë marrë në gjuhën shqipe për analogji me shumësin e tipit punëtor-ë, i cili del me formantin e shumësit -ë.

Formantin -llarë, në shqipe e gjejmë edhe në disa llagape, si: Sadik-llar-i, Selim-llari etj. Po ashtu, ky formant na shfaqet dhe në toponimin Maqë-llarë, që gjendet në Dibrën e Vogël. Ndërsa përsa i përket veprës së Buzukut, ky formant nuk del në asnjë rast për formimin e shumësit të emrave mashkullorë.

Kjo tregon se ndikimi i turqishtes në shqipe, në kohën e Buzukut ishte fare i papërfillshëm dhe se këto mbaresa shumësi kanë hyrë në shqipe bashkë me fjalët që përdoren, pas Buzukut. Edhe ata pak huazime turke që gjenden në veprën e Buzukut, si: haram, kallaus, tepsi etj. përdoren më së shumti në njëjës dhe nuk e mbartin këtë formant.

Duhet të theksojmë se edhe tek autorët e tjerë të vjetër, nuk gjejmë ndonjë emër që ta formojë shumësin me formantet -ler-ë / -llar-ë. Edhe pse nuk kanë përdorim tek Buzuku dhe autorët e tjerë të vjetër, ishte e rëndësishme që këta formante t’i përmendnim këtu, për të treguar gjendjen reale gjuhësore të shqipes së Buzukut (sidomos të çështjes së shumësit të emrave), në lidhje edhe me ndikimet e gjuhëve të tjera fqinje.

II. PRODHUESHMËRIA E FORMANTEVE

§ 15. Siç e pamë, kemi një shumëllojshmëri formantesh për formimin e shumësit të

emrave mashkullorë tek “Meshari” i Buzukut. Disa prej tyre, si: -nj, -inj / -enj, -anj, -a, -e, -(ë)na / -(ë)ra, -(ë)në / -(ë)rë, -në / -rë janë përftuar gjatë evolucionit historik të shqipes, ndërsa disa të tjerë na paraqiten si reflekse të formanteve indoeuropiane si p.sh. formantet: -ë, -z, -m. Ka edhe nga ata formante që janë me burim nga emrat e gjinive të tjera (femërore dhe asnjanëse) si: -a, -e, -ë, -(ë)na / -(ë)ra, por që për analogji janë shtrirë edhe në shumësin e emrave mashkullorë, duke bërë kështu që të kemi në shqipe një rrafshim të paradigmave të lakimit në shumës.

Gjithashtu, kemi edhe nga ata formante të cilët edhe pse në shqipen e sotme janë produktive në formimin e shumësit mashkullor, tek Buzuku nuk përdoren fare, si: -inj, -lerë / -llarë. Nga të gjithë këta formante që shërbejnë për formimin e shumësit mashkullor, vetëm formanti i shumësit -i ka rënë, që në shqipe ka shkaktuar mjaft dukuri me karakter morfologjik si metafonia a > e (khs. pleq, desh), palatalizimi i

300 “Meshari”, f. 25/a. 301 Poezi, f. 87. 302 CP I, III-I/91.

Page 69: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU III

70

bashkëtingëlloreve -k, -g, -ll, -r (khs. qē, anëmiq, zogj, Apostoj, bij) ose të dyja këto fenomene së bashku (khs. pragje, trigje).

Më prodhimtare për formimin e shumësit mashkullor na paraqiten mbaresat e shumësit -a, -ë, ndërsa më pak prodhimtare nga të gjithë këta formante na paraqiten mbaresat e shumësit -z, -në / -rë, -m, me anë të të cilave e formojnë shumësin vetëm një numër shumë i vogël emrash tek “Meshari”. Kështu, sipas prodhimtarisë të secilit formant tek shumësi i emrave mashkullorë të veprës së Buzukut, mund të bëjmë këtë renditje: -a, -ë, -e, -(ë)na / -(ë)ra, -nj, -(ë)në / -(ë)rë, -z, -në / -rë, -m, -anj , -inj / -enj, -lerë / -llarë.

Këta formante që përdoren për formimin e shumësit mashkullor luajnë një rol të rëndësishëm në formimin paradigmave të shumësit jo vetëm tek Buzuku, por edhe tek autorët e tjerë, si: Matrënga, Budi, Bardhi dhe Bodgani.

Page 70: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

71

KREU IV

SHUMËSI I EMRAVE FEMËRORË TE BUZUKU

I. FORMANTET PËR FORMIMIN E SHUMËSIT TË EMRAVE FEMËRORË

§ 1. Formimi i shumësit të emrave femërorë është më i thjeshtë se shumësi i emrave

mashkullorë. Kjo, për vetë faktin se edhe numri i formanteve që përdoren për ndërtimin e emërores së pashquar shumës, është më i vogël se numri i formanteve që përdoren për shumësin mashkullor. Ashtu sikurse edhe tek emrat e gjinisë mashkullore edhe këtu, një nga mënyrat më prodhimtare për formimin e shumësit femëror, është shumësi me mbaresa.

Para se të shihet produktiviteti i secilit formant në ndërtimin e shumësit të këtyre emrave tek Buzuku, e rëndësishme është të shihet edhe burimi i secilit formant. Nëpërmjet studimeve teorike kemi paraqitur edhe mendimet e gjuhëtarëve, sipas studimeve përkatëse për këtë çështje.

Formantet që përdoren për formimin e shumësit femëror tek “Meshari” i Buzukut janë: -ë, -e, -a, geg.-(ë)na - tosk.-(ë)ra, përkatësisht sipas shembujve: punë, lule, lëmoshëna etj.

Formanti -ë

§ 2. Te Buzuku, formanti -ë përdoret edhe për formimin e shumësit të emrave të gjinisë femërore që emërtojnë jofrymorë (khs. fjalë, pemë) etj. Gjithashtu, përdoret edhe tek një numër i kufizuar emrash që shënojnë frymorë (khs. kafshë, shtazë). Lidhur me burimin e formantit -ë, mendimet e gjuhëtarëve janë të ndryshme. Përgjithësisht, gjuhëtarët pajtohen me mendimin se formanti i shqipes -ë, tek emrat femërorë shumës është refleks i formantit indoeuropian -ās.

Demiraj1 pohon se formanti i shumësit femëror -ë, e ka burimin te mbaresa e shumësit asnjanës -/ā/, përkatësisht tek mbaresa e shumësit femëror */-ās/ < */ā + -es/2. Sipas tij, evolucioni -a : -ë, që duhet të jetë vërtetuar si tek shumësi i emrave femërorë dhe asnjanës, ashtu edhe në njëjësin e emrave femërorë me temë në -ā, është bërë në mënyrë të shkallëzuar: *-ā > ă > -ë3.

Sipas Topallit, formanti i shumësit -ë tek e emrat e gjinisë femërore e ka burimin tek mbaresa -ās e shumësit të rasës emërore, ku fërkimorja ka rënë dhe zanorja e gjatë e patheksuar, ashtu si në formën e njëjësit, ka evoluar në -ë4.

Për burimin e këtij formanti janë shprehur edhe gjuhëtarë5 të tjerë, që kanë një mendim ndryshe nga ato të gjuhëtarëve të përmendur më lart. Kështu, Domi6 ashtu 1 GH, f. 85. 2 Edhe gjuhëtari Likaj ndan të njëjtin mendim me studiuesit e tjerë në lidhje me burimin e formantit -ë të emrave femërorë, duke e lidhur këtë të fundit me formantin e emërores shumës të indoevropianishtes -ās. 3 Sh. Demiraj, MH. f. 52. 4 GH, f. 238. 5 Idriz Ajeti ishte i mendimit se formanti i shumësit femëror -ë është refleks i formantit indoeuropian -a. Kështu, në veprën “Historia e gjuhës shqipe (Morfologjia historike). Prishtinë, 1969, f.17” ai shkruan:

Page 71: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE FEMËRORË TE BUZUKU

72

sikurse edhe Ajeti, burimin e formantit të femërores shumës -ë, e sheh tek formanti asnjanës indoeuropian -a. Këta mendime të këtyre dy gjuhëtarëve, bien në kundërshtim me mendimet e arsyetuara të gjuhëtarëve të tjerë.

Në lidhje me burimin e formantit -ë, pajtohemi me pohimin se ky formant është refleks i formantit indoeuropian -ās. Përgjithësisht, tek “Meshari” i Buzukut, që është edhe monumenti i parë i gjuhës shqipe, ky formant përdoret më së shumti për formimin e shumësit mashkullor, ndërsa tek emrat femërorë përdoret kryesisht tek ata emra që dalin me të njëjtën temë si në njëjës ashtu edhe në shumës. Siç e përmendëm më lart, formanti -ë tek Buzuku gjendet në dy grupe emrash femërorë:

I. Tek emrat femërorë që shënojnë jofrymorë: fjalë, pemë etj. Kështu, në grupin e parë të emrave që shënojnë jofrymorë përfshihen ata emra që në njëjësin e pashquar dalin:

1) me një bashkëtingëllore të ndryshme fundore - besed-ë

Për fat vetī, tue ṷ kujtuom anso besedësh qi flet Shpirti shenjt për gojë të Salamonit urtë: Mjerë i vetëmi7!

- kordh-ë E aj edhe tue folë, hinje Juda, një ṇ së dӯṃbëdhjetësh, erdh, e me atë gjind e madhe me tojaga e me armë e me kordhë, dërguom ṇ së parëshit së priftënet e ṇ pleqshit së popullisë8.

- udh-ë Përse ju tue bām mirë, ju t i bani të mira udhëtë tuoj e vepërat tuoj, ju në bafshi të gjukuomitë e gjyqitë ṇdër nḭerit e fqinjësë sate, e shtekëtari e i vorfëni e vejë mos jetë idhënuom, e të mos derdhni gjaknë e dërejtë ṃbë këtë vend, e ju të mos ecëni ṃbas zotashit së uojsh për të keqet taj, u të qëndronj ṃbë këtë vend me jū ṇdë dhēt qi u dhae përindet tive ṇ së zanët së shekullit djerie ṃbe e sosunit, thotë i mujtuni Zot9. Te Budi: Po ende kush ta lypën e ta merte, kish me rām ndë të mallëkuom e me qenë detuor përsërī t’zotet me ua nkthyem gjithë kafshënë e jo veçëse të carinesë, qi muorrë pā ligj e pā arrësye, po ashtu ende të gjithë damit e të grabëtīvet qi u bānë udhëvet tue shkuom, posīkur t’i kishnë ata vetë vrām e grabitunë me duor të vet10. Te Bardhi: Vendi ku janë katër udhë - quaddrivium11 . Te Bogdani:

“Mbaresat rasore të gjuhës amë - indoeuropiane, madje as vokalet fundore të asaj gjuhe, në shqipen tonë nuk kanë lanë farë gjurmësh; me përjashtim të vokalit -a fundor të femënorëve, që në shqipen u pasqyrue më -ë-në neutrale”. Kështu, sipas pohimit të tij kuptojmë se formanti i shumësit femëror -ë të shqipes, nuk është refleks i ndonjë formanti indoeuropian, por edhe pse nuk është shprehur drejtëpërdrejt, sipas tij është zhvilluar brenda shqipes duke kaluar në shumësin e këtyre emrave nga shumësi i emrave asnjanës (ku kjo mbaresë është refleks i formantit indoeuropian -a). 6MH, f. 7. 7 “Meshari”, f. 80/a. 8 “Meshari”, f. 207/a. 9 “Meshari”, f. 159/b. 10 Poezi, f. 317. 11 Sedaj, Fj. f. 381.

Page 72: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU IV

73

Ende Jezu Krishti pat nji engjëllë posi thotë: Engjijet vetë urdhënoj për ty me të ruejtunë gjithë udhëvet tuave, Sal.9012.

- rang-ë E Marta ish ṇxanë ṇdë shumë rangë; e ṃbet e tha: Zot, ti nukë kē kujdes se eme motrë muo më lëshoi vetëmë ṃbë këto rangë me sherbyem? Thuoj ajo të më ṇdimonjë13.

- plag-ë E ish një i vobeg qi e kluonjinë Laxarë, qi dergjē ṃbë derët të tī gjithë varë e plagë, tue dëshëruom me ṷ ṇginjunë ṇ fërmishit qi përṇdenë tryesët të begatët binjinë14. Te Budi: Të cijnë kafshë ende sā tjera plagë të shpīrtit tue i kujtuom, veçë kūr tē i mplasa vikarī e famullī e sā ashtu tjera kafshë qi për shumë mot mbājta ndë Shurbīt, e u dāshë andej15. Ato plagë tu’ ia pām16. Te Bardhi: Gjaku që del nga plagët - cruor17. Te Bogdani: E përse desh me ardhunë me mëngjizunë lëngimetë tona, desh ndër nē me gjëllitunë e me u përziem me të kjanët tanë, për të pām plagëtë tona, e me i mjekuem, andaj xgodhi nji udhë të dëlirë e të xgedhunë me gjithë mëndyrët˜e mira, ashtu qi tue u ruejtunë na ndë nji pasëqyrë, ta ndiqim ndër gjithë vepëra˜të tīnaj; kështu ende me pasunë durim ndë të këqiat’18.

- gluh-ë Karitati kurajtë nukë bdiretë, e në ṷ sosshinë profetītë, o gluhëtë të mëngonjënë, o të ditunitë të bdiretë19. E tjetërit i anshtë dhanë për shpirt urta ṇde e folë; e tjetërit urta e t ditunit e gjithë ṇ njëj Shpirti; e tjetërit besa e gjithë ṇ njëj Shpirti; e jetërit ṇ njëj Shpirti dhunëtijetë e shëndetsë; e jetërit të vepëruom ṇde e mujtunë, e jetërit me profetixuom, e tjetërit deskriciona e shpirtit, e jetërit gluhëtë e shuma, e jetërit dragomani i gjithë gluhëvet20. Te Bogdani: Ma përpara se daheshinë, deshënë për nji të pomendunë me bām nji gjytet fort të naltë, e silla punë tue mos pëlqyem Tinëzot t’ madhit, u dau giuhëtë tu i bām mbë shumë giuhë, aqa sā nukë mirrinë vesht shoqi shojnë, prashtu ndomosdo lanë atë punë t’asaj gjytet, e silla kje emënuem Babilonia, qi do me thanë Bagdat, e me këto giuhë tue u përziem turitë, thonë se janë 72 fē, rrenë e madhe: Përse nja âshtë Hyji, nja feja, nji pagëzimi21.

- nevoj-ë Përṇdenë ṇdimë tande na vemte, e ajo qi Tenëzonë leve shenjte: të lutunitë tanë, kur na tӯ të të lusmë ṇdë nevojët tonë22. 12 CP I, I-IV/23. 13 “Meshari”, f. 339/b. 14 “Meshari”, f. 143/a. 15 Poezi, f. 303. 16 Poezi, f. 223. 17 Sedaj, Fj. f. 8327. 18 CP II, I-IX/44. 19 “Meshari”, f. 111/b. 20 “Meshari”, f. 289/b. 21 CP I, I-VII/51. 22 “Meshari”, f. 31/a.

Page 73: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE FEMËRORË TE BUZUKU

74

Te Budi: E kshtu, ndë e vonë, disa tue kujtuom gjithaqë fëdigë, qi më dukēj se bana për të nkotë, disa nevojënë e madhe e të vdjerrëtë e atij populli, disa madhështīnë e pāndōnjë arrësye të këtī frati t’ pāfat, mā tepërë se gjithë kundërshtīshit e nevojëshi cë tjera qi më kishnë gjetunë, Zotӯnë ma di se për disa dit desh qeshë vdjerrë mallëngjimi e n c’idhuni, ndjerë qe pëlqyem atij Zotit mëshëriershim me më ngushulluom ende muo si shumë të tjerë të përmpkatënuom23. Te Bogdani: Ndërkaqa se po bānj, pa të denjëtë tem, mitër mbë krye m’ Shkodrë e Shkup, qi po rrjedhënë afërë tridhjetë vjet, vojta tue xbëluem nevojë aqa të mëdhā, sa po më detuerën mendja gjakafshë, ndëmose për nji shenj të dëshiravet mirave me shkruem; posit tha Properci: in magnis voluisse sat est24.

- goj-ë Te Buzuku: Vëllazënë, shenjtitë qi për fēt mujtinë regjënivet, ata vepëruonë të dërejtënë, ṇgadhënjyenë të prometuomitë e Tinëzot, e këta edhe për fēt qi ata ṃbajtinë, ṃbërshelnë gojëtë e luanjet, e shtynë të mujtunitë e furīsë zjarmit, ata ṷ përuonë ṇ fillit së shpatëvet, u shëndoshnë ṇ sëmundeshit, u banë të fortë ṇdë luftët, shtinë ṷshtëritë e mëdhā të anëmiqet ṇdë të ikunë; e gratë patnë buratë e tyne, qi klenë vdekun, gjāll për fēt25. Te Budi: E gojëtë tona janë. Gjith’ idhunë e farmakuom26.

- buk-ë E ata i ṃbëlodhnë e ṃbushnë dȳmbëdhjetë kosha ṇ së ṃbetunashit së pesë bukëve qi ṃbet atyne qi angërë27 . Te Budi: Bukë - panis28. Te Bogdani: E treta kje kūr bani mrekullin˜ e pêsë bukëve, me të sijt u ngijnë pêsë mijë nierëz29. E këto punë na kallëzon S.Augustini përmbī atë mrekullë të pêsë bukëve30.

- shëplak-ë Te Buzuku: Djerie tash na kemi ū e et, e jemi zveshunë e ṇvrām ṇ shëplakësh, e jemi të pāplang, punojmë tue vepëruom me duort tonë; jemi mallëkuom, e na bekojmë; na pësojmë tue klenë bduom për të keq, e por bānjëmë gjithë kafshëtë; na jemi truom, e lusmë Tenëzonë për ta; na ṷ bām porsi plehëtë e fshitë të këtī shekulli; na jemi ṃptuom ṇ gjithë kësosh31. Shëplakëtë e saj i ṇdeni vobëzīsë, e duortë e saj i ṇdeni atī qi pat nevojë32. Te Bogdani: 23 Poezi, f. 306. 24 CP, Të primitë, f. XVI. 25 “Meshari”, f. 367/b. 26 Poezi, f. 249. 27 “Meshari”, f. 171/a. 28 Poezi, f. 314. 29 CP I, II-VI/85. 30 CP I, II-III/72. 31 “Meshari”, f. 351/a. 32 “Meshari”, f. 335.

Page 74: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU IV

75

Doj Zotynë me shembëllyem ma parë si kumbon letëra me atë zjarm, të pāgjyqet ˜e Misirit, e me rranjët izraelitasitë, të sijtë me ndihmë˜ të Tinëzot pa mos u ntretunë kishinë për të thērunë me ferra˜ të vet, qi kjenë ato të dhjetë shëplakë33.

- furk-ë E të marënë ṇ gjakut së tī e të lyenjënë të dy furkëtë e shtëpisë, e përṃbī prakt të derësë shtëpisë tuk të hanë mishtë atë natë34.

- bark-ë E pā dӯ barkë afërë ujit; e ṇ sosh ishnë dalë peshkëtarë e por lanjinë rjetë35.

- val-ë Kanë me klenë shenja ṇdë diellët e ṇdë anët e ṇdë ṷijt, e ṃbë dhēt shumë t idhunë përṃbī gjint për kaqë të lëkundunë qi të lëkundetë deti ṇ valëshit; nīerëzitë kanë me ṷ thām për ṇmnert e për të pritunitë qi kā me ardhunë ṇdërpër gjithë shekullit; e atëherë gjithë fuqitë e qiellet të vëlizenë36. Te Bogdani: O Zot ndë je ti Mjeshtri ynë, urdhëno qi ende unë të vinj përmbī këto valë37.

- fjal-ë Te Buzuku: E si pat shkruom Moiseṷ fjalëtë e kësaj ligje ṇdë librit, ordhënoi Xhakonet qi banjënë arkënë e Tinëzot, tue thashunë: Meri letërënë e kësaj ligje e vini ṇd anë të arkësë të testamentit Tinëzot Zotit tij, përse t u jetë, popullë, kondra juve për dëshmī38. E ṷ bā ṇmner e madhe përṃbī gjithë fqinjët të tī, e për gjithë malësīt të Judesë, e ṷ përdānë gjithë këto fjalë; e gjithë ata qi gjegjunë kishnë, ṇdë zemërat të tyne por i ruonjinë, tue thashunë: Bekuom Zot Zoti i Israelit, qi erdh me pām, e bani të shpërblenëtë e popullisë tī39. Te Matrënga: Im. - Engjëll Gavrīli, kūr erth t’i falej së shën Mërīsë e i shtonenë çado fjalë të shejt- së Elisabetë e të klishësë40. Im. - Trī shërbise: të parënë fharistisnj tënëzonë çë më ru- ajti atë natë e për të tjerët hire; të dītënë i truanj kur- minë e shpirtinë; të tretënë i lipënj se gjithë atë çë të bënj të jētë mb’urdhërit shejt të tī edhe thom të tjerë parakale- 33 CP I, III-I/87. 34 “Meshari”, f. 221/a. 35 “Meshari”, f. 281/b. 36 “Meshari”, f. 84/a. 37 CP I, II-IV/66. 38 “Meshari”, f. 239/b. 39 “Meshari”, f . 329/b. 40 E mbsuame e krështerë, f. 178.

Page 75: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE FEMËRORË TE BUZUKU

76

sī të mia me loismo e me fja- lë41. Te Budi: Mā duo të thom se ndo ashtu s’ më duketë se ashtë gjā zyrë pr ata; përse thom se Zotӯnë i mëshëriershimi mā tepërë shukon e vē rē dëshirrë e zemërësë e të kujtuomitë e mendet se fjalëtë e mbrazëta e të pādevociona të gojësë pā ndōnjë frujt, posikundërse banjënë disa, qi, tue thanë uratë e tue folë me Tenëzotnë, goja u ligjëron e mentë diku i kanë gjetaj42. Te Bardhi: Nji njeri qi ka shumë fjalë, nji i shurdhët e mund43. Te Bogdani: Se ju duk atī Zotynë, po ende ndëpër ato fjalë qi ndjekënë kur tha Zotynë Abramit, e mb atë vend vjen pomendunë Zotynë, me atë emënë të mbrekullueshim, tetagramaton, i silli kurraj tjetërkuj nukë përket, jashtë Hyjit qiellet44.

- përrall-ë E kanë me i kthyem veshëtë së dërejtësë, e të kthenenë përrallëvet45.

Emri përrallë vetëm tek Budi na shfaqet në formën që ka tek Buzuku, ndërsa tek Bogdani na del në formën përralla, me prapashtesën e shumësit -a. Te Budi: Qish janë këto përrallë46. Te Bogdani: Ndëpër gjithë dhēt duel zani i tyne ndjerë mbë anë˜ të rruzullimit shekullit fjalët˜e tyne; u kallëzonj mëndyrënë si kishinë predikuem: askuj udhësë të mos falī; nukë thotë se të mos jenë të nierëzishim, po gjithë fjalë e përralla, posi Elizeu Gjeci47.

- shtyll-ë Bijtë e tū e bijatë e tū por hanjinë ṇdë shtëpī të birit tit parit lenë, e erdh një e madhe erë prej malshit së shkreta, e rëzoṷ të katërë shtyllëtë e shtëpisë, e i zū gjithë ṇdenë të e i la gjithë vdekunë, e veçëse u qyqe vetëmë shpëtova48.

- gjell-ë49 Lusmë, Zot, mishërierë tande, këto gjellë shenjte ato tue na pasunë dëlirunë ṇ gjithë së këqiashit, ato na trajtofshinë kësaj shenjte festë qi kā me ardhunë50.

- arm-ë Te Buzuku: Ṇvishni gjithë armëtë e Tinëzot, përse ju të mundë qëndroni kondra t pāligjet të dreqit51. Te Budi: Kualtë e armëtë të tū52. 41 E mbsuame e krështerë, f. 190. 42 Poezi, f. 301. 43 Sedaj, Fj. f. 59. 44 CP I, I-III/12. 45 “Meshari”, f. 371/a. 46 Poezi, f. 135. 47 CP II, II-V/79. 48 “Meshari”, f. 385/b. 49 Tek Buzuku, gjellë përdoret më së shumti me kuptimin jetë-a. 50 “Meshari”, f. 88/a. 51 “Meshari”, f. 309/b. 52 Poezi, f. 83.

Page 76: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU IV

77

Te Bardhi: Armë - tetum53. Te Bogdani: Mbet Faraoni me 600 koçī e me 50 m. kual e me 206 m. nierëz t’ armatisunë, armët e tyne shtym mb’ dhē prej ērëshit kjenë mbëledhë prej Izraelitëshit, për urdhëni˜të Mojzesit, i silli si i armatisi, me ta hini ndë shkretëtīt 10 dit ndë prīll, tue bam me dijtunë gjithë popullinë të banej gatī, të haj Kingjn˜ e Pashkësë, të sijtë ndë të katërmbëdhjetët hanë të atī moji e hangërrë e banë të shkuem, e për të ju falë Tinëzot, i kënduenë nji kankë qi bani Mojzesi54.

- darsm-ë Te Buzuku: E tue hīmi regj me pām darsmorëtë pā aty një nḭerī qi nukë ish së ṇveshunë ṇ petëkashit së darsmëvet, e i tha: Mik, si këtu hine, ti tue mos pasunë petëkutë e darsmëvet55? Te Bogdani: Andaj Krishti vote mbë këto darsmë, jo për të ngranë e pīm, por për të shêjtënuem martesënë, e për ta nçuem mbë sacrament, tue lidhunë të pārtë me nji nye të pāxgidhunë56 .

- ndim-ë Sakrificiatë e tū, të lusmë, Zot, për festët të shenjtit Pontifek Nikollë na përherë tue i bām dhunëtije, ṇdë ṇdimët të tī ṷ forcofshim57.

- pem-ë Te Buzuku: E ṃbë këtë mëndyrë gjithë lis i mirë ban pemë të mira, e gjithë lis i keq ban pemë të këqia58. Te Matrënga: Të dimbëdhjetë pemëtë të shpīrtit

shejt59. Te Budi: Pemët more me ngjënuom60. Te Bogdani: Ishinë ndë këtë Parrīs të dheut dy lisa me pemë dӯ duersh, të sijtë ende vepëronjinë punë dy mëndyrësh.61

- turm-ë Ṇd atë mot, tue rjedhunë ṃbas Jezut shumë turmë, me gjetunë fjalënë e Tinëzot, e aj it ṇdaj një ujë të Genexaretit62.

- an-ë

53 Sedaj, Fj. f. 310. 54 CP I, III-I/92. 55 “Meshari”, f. 309/a. 56 CP II, II-I/48. 57 “Meshari”, f. 319/a. 58 “Meshari”, f. 285/b. 59 E mbsuame e krështerë, f. 220. 60 Poezi, f. 115. 61 CP I, I-VI/46. 62 “Meshari”, f. 281/b.

Page 77: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE FEMËRORË TE BUZUKU

78

Te Buzuku: Hinje një gruo qi ish ṇ Kanet, qi anso anësh ish ardhunë, thërit63. Te Budi: E mbasi u rrëfye nkthej ende mā i zī e i shemptuom se hini, e djājtë ende mā fort e lidhnë e shtërguonë, e e rrethuonë posikūr kulshedratë për gjith aneshit, tue thanë ndër vetëhe se këtij tashti veçëse vini roe ke t’i gjēnjëmë kohonë 64. Te Bogdani: Ndër gjithë elementat dheu âshtë ma i ungjëti e qandra e tī âshtë mjedisi o zemëra e tī, e âshtë rrethuem për gjithë anësh me ajr e me ujë pa mos u lëkundunë kurraj: Dheu pra për jetë qëndron, as mbë nji anë, as mbë tjetërët, as nukë mshon ma mbë nji anë se mbë tjetërët, posikur me kjanë nji gogëlë ndë mjedis˜të rrathëvet qiellet 65.

- pun-ë Te Buzuku: Vëllazënë në ṷ gjettë kush kun ṇdë ṇdonjë kat, ju qi ini mā ṇ shpirti, ṃpsoni ata qi ashtu banjënë me punë ṇ shpirti se përvutë; tue kujtuom për vetëvetëhenë, përse edhe ti të mos biesh ṇde e tentuom66. Te Bardhi: Kujtoj punët e Zotit (me kujtuem punete e tine zot)67- perspeculari. Te Bogdani: Këto punë po thotë Zotynë shëlbuesi yt Izrael68.

- cop-ë E si ṷ ṇginjë, tha dishipujet vet: Ṃbëlidhni copëtë që ṃbetnë, përse mos vē kon gjā poshtë 69.

- ar-ë E aj të ṃbushnjë arëtë me grunë, e të trokullinjënë tjesqitë me musht e ṇ voi70.

- er-ë Te Buzuku: E të dërgonjë engjëjtë e tī me të madh zāṇ trombetësh; e të ṃbëljedhënë të zgḭedhunitë ṇ së katërë erëshit e ṇ së naltashit visē së qiellet djerie ṃbe e ṃbajtunit të tyne71. Te Bogdani: Tetë janë ato ērë qi u ecinë për krahë72.

- or-ë E ṃbë herët të njëṃbëdhjetë orësh duol edhe gjet të tjerë, e ṷ thotë: përse ini pā punë këtu sod gjithë ditënë? 73

- mas-ë Te Buzuku: 63 “Meshari”, f. 129/b. 64 Poezi, f. 319. 65 CP I, I-V/33. 66 “Meshari”, f. 295/b. 67 Sedaj, Fj. f. 337. 68 CP I, III-I/15. 69 “Meshari”, f. 171/a. 70 “Meshari”, f. 271/a. 71 “Meshari”, f. 315/a. 72 CP I, I-V/38. 73“Meshari”, f. 107/a.

Page 78: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU IV

79

E ishnë aty gjashtë vedrë ṇ guri vutë, porsi ish të purifikuomitë e Xhudhivet, qi ṃbaj e sijado dӯ o trī masë74. Te Bogdani: Posi ende mirëfilli kje historie shembëlltyra e gruesë, e silla mbëlodh trī masë miell75.

- tryes-ë Te Buzuku: E vonëte sherbëtorëtë e tī pr udhat, e ṃbëlodhnë sā gjetnë, të këqī e të mirë; e ṷ ṃbushnë plot tryesëtë ṇ darsmorësh76. Te Budi: Tryesetë e plota e të mājme, e të ngranëtë e të pīnëtë e pākorë, për të cijt e me të cijt kafshë tashti ende mā tepërë e shuma pjesë n cish vduorrë shintënë fē e bashkë me ta regjënīnë e qiellet77.

- pjes-ë Te Buzuku: Dani djalëtë e gjallë për vjedmis ṇ dȳ pjesësh, e epëni njanënë gjimsë njanësë, e tjetërënë sjetërësë78. Te Matrënga: M. Im. - Dimbëdhjetë pjesë të pa- ra të besësë sanë79. Te Bardhi: Katër pjesësh (n kater pjesesh) - quadrisarium80. Te Bogdani: Ashtë ende nji rreth mbë rruzullim˜të qiellet, i silli prêt e ngjeshën për mjedist ekuinocinë, mjedisn’ e qiellet, e ban dy pjesë të njimenda81.

- klish-ë Te Buzuku: E prashtu të miratë e tī janë të ṃbetuna për jetë ṃ Tenëzonë, e gjithë klishëtë e shenjtët të kallëzonjënë lëmoshënënë e tī82. Aj për të vërtetë dha zhdo vetëve me profetixuom, e tjerëvet me klenë Apostoj, e zhdo tjerëve me klenë vangjelista, e tjerëvet me klenë të parëtë e klishëvet e doktorë, ata me vepëruom ṃbë vend të shenjtet, ata me vepëruom gjithë sherbëtyrë të klishëvet e të promendunitë e Jezu Krishtit; djerie na të ishnjim gjithë ṃbë një fē e na me u njohunë si janë bijtë e Tinëzot, na tue klenë ṇdë nḭerī māse i mirë, ṇde e shumuom të jetësë Krishtit83. Te Budi:

74 “Meshari”, f. 101/b. 75 CP I, II-V/79. 76 “Meshari”, f. 307/b. 77 Poezi, f. 336. 78 “Meshari”, f. 171/b. 79 E mbsuame e krështerë, f. 160. 80 Sedaj, Fj. f. 333. 81 CP I, I-IV/27. 82 “Meshari”, f. 357/a. 83 “Meshari”, f. 351/b.

Page 79: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE FEMËRORË TE BUZUKU

80

E këndӯ tutje, ndōnëse e pakë, e përpara Tinëzot, e përpara shekulli, e rekumendonj e e porësit ndë dorë[t] të zotënīsë sāj, posi miqet dashunë për ndēr kafshënë mā të dashunënë qi të keshë përmbī dhēt, ashtu qi, ndōnëse me pak fëdigë, mbasi ta kini bukurë ndëgjuom mbë gjithë kishët e viset tuoj të shërbenetë84...

- vendet-ë Të përzānë armëtë e t dashunit Tinëzot, e të armatisnjë kreatyrënë për vendetë të anëmiqet85.

- rrjet-ë Te Buzuku: E si rjetë patnë shtīm, zunë te madh peshk, sā këputishnë rjetë86. Te Bogdani: E ndër të tjerat kallëzon S. Gjo, cap. 20 se S. Pjetri, S. gjoni e S. Jaku e S. Toma kjenë votë me zanë peshk, e me ta kje votë Natanieli, bujari i Kana Galilesë, me të tjerë dishipujë, e për të gjithë nji natë patnë shtīm rrjetë shumë herë pa zanë peshk87.

- shëgjet-ë Te Buzuku: Shëgjetëtë e d mujtunit janë të mprehuna, me thëngjij të sosunë88. Te Budi: E veshëtë e sāj mbushunë me shigjetë të përzjarmshime, e kryetë e sāj rrethuom me sā zhapinj e hardhuca të farmakuome89.

- rot-ë Ṇd ato dit një ṇdënatëē ṇde e dukunit të dritësë pat qyrë Zotynë përṃbī ṷshtërīt të Egjiptit me mënī ṇ zjarmi e ṇ nḭegulle, e ṃbyti gjithë ṷshtërinë e tyne;ṇxuor rotëtë e qeret tyne, e i lëshoṷ ṇdë fond me të madhe furī90.

- shpat-ë Vëllazënë, shenjtitë qi për fēt mujtinë regjënivet, ata vepëruonë të dërejtënë, ṇgadhënjyenë të prometuomitë e Tinëzot, e këta edhe për fēt qi ata ṃbajtinë, ṃbërshelnë gojëtë e luanjet, e shtynë të mujtunitë e furīsë zjarmit, ata ṷ përuonë ṇ fillit së shpatëvet, u shëndoshnë ṇ sëmundeshit, u banë të fortë ṇdë luftët, shtinë ṷshtëritë e mëdhā të anëmiqet ṇdë të ikunë; e gratë patnë buratë e tyne, qi klenë vdekun, gjāll për fēt91.

- orat-ë Te Buzuku: E si pat nçelë letërënë, të katërë shtansëtë e njëzetekatërë mā plejqtë rānë përpara Qengjit, e gjithë kishnë citëratë e gastaretë e ṛgjanda plot ṇ kafshësh qi lëshonjinë të madhe erë, qi janë oratëtë e shenjtet; e këndonjinë kankënë e rē, tue thashunë: i denjë je, Zot, me përzanë letërënëe me çpërthyem të ṃbërthyemetë e saj; përse ti je dalë e ti na shpërbleve, Ynëzot, me gjakt tand ṇ gjithë farëshit e ṇ gluhëshit e ṇ popujshit; e neve na bane Tinëzot dhunëtije përṃbī dhēt92. 84 Poezi, f. 303. 85 “Meshari”, f. 363/b. 86 “Meshari”, f. 281/b. 87 CP II, IV-I/137. 88 “Meshari”, f. 57/a. 89 Poezi, f. 324. 90 “Meshari”, f. 235/a. 91 “Meshari”, f. 367/b. 92 “Meshari”, f. 345/b.

Page 80: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU IV

81

Te Bogdani dhe Budi ky emër del me formën uratë. Te Bogdani: Tue drashunë fort mënin˜ e Tinëzot, me bām kundrë shêjtesë vollëndetsë tīnaj me çprishunë kushtimn˜ e Virgjinisë: mbë tjetërët anë, tue vum roe ngenjimet˜ e shekullit se janë fort të mëdhā, me shumë uratë e njinesë luteshinë Tinëzot, qi t i ndritënte qish udhë kishinë për të mbajtunë, ndë nji kafshë kaqa të rē, e kurraj mbë shekullit goditunë93. Te Budi: Ē ashtu ende nj’e virgjënë e devotshime një herë thotë se fort e mundështonte vetëhenë me sā uratë të ditësë e të natësë e kreshmë e t’agjënuome, e me dishiplinë e të mpshikunë për pēndesë94.

- vertyt-ë Hinje se për të vërtetë ti të dërejtënë deshe, e muo më kallëzove vertytë, e të ṇfshehunatë e urtsë sate ti muo m i dhae me ditunë95.

- dëshir-ë Te Buzuku: Dëshirëtë tonë, tӯ të lusmë, Zot, ṇdë hirit tand na të mundë i ṇdjekmë, përse na tue përzanë ṇde e idhunat tonë dhunëtijetë e tū, ṇgushullimi ynë ṇde e dashunit tat të mundë shumonetë96. Te Budi: O Zoti im, shum i ambli e i mëshëriershimi, gazimendi i t’idhënuomet e shpëresa e t’përmpkatënuomet, e ndima e forca e gjithë atyne qi me shpëresë mpshtetenë prej tē, ti qi ende parëse janë bām mir i di e i njef gjithë kafshëtë, e aqë mā tepërë gjithë të kujtuometë e të përmbrendshime e dëshirëtë e mendsë e të zemërësë sanë, të lus qi, nd’ashtë këjo vepërë për ndōnjë ndimë ō fruj[t] të mirë të shpīrtit, t’emptë e t’ atij populli97... Te Bogdani: Veçë për të na bām me dijtunë se shêjti kungim, ndë të sīllt vjen sakrifikuem kӯ kingj i butë i lterit, nukë do marrë me zemërë të ftofëtë e plot me ujëna të dëshirëvet e kujtimevet t’këqiave, po pjekunë mbë zjarm˜ të dashunë e të dëshirëvet mirave98.

- fer-ë Te Buzuku: E përkaqë Zotynë madhështoi atë, e i dha emënë qi anshtë përṃbī gjithë emënë, përse pr emënë të Jezut gjithë glunjë të prunjetë ṇ qiellshit, e ṇ dheut, e ṇ ferëshit, e gjithë gluhë ta rëfyenjë se Jezu Krishti anshtë Zot ṇdë lavd të madh të Tinëzot99. Te Budi ndryshe nga Buzuku, ky emër e formon shumësin me formantin e shumësit -a, ferr-a. Disa një kunorë ferrash100.

- her-ë

93 CP II, I-II/9. 94 Poezi, f. 327. 95 “Meshari”, f. 45/a. 96 “Meshari”, f. 259/b. 97 Poezi, f. 306. 98 CP I, II-II/65. 99 “Meshari”, f. 343/a. 100 Poezi, f. 187.

Page 81: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE FEMËRORË TE BUZUKU

82

Te Buzuku: E ṷ ṇgriti Elizeu, e shetati një hërë ṇdërpër shtëpī, një këha e tjetërënë atje, e përapë ṷ ṇdē përṃbī djalët, djerie shtatë herë, e ṇçili djalëtë sӯtë e tī101. Te Budi: E përsërī dӯ e trī herë posikūr mënijshim e tue u lëvduom kundra tyne e tue thanë se Propterea pastorēs audite verbum Domini, & c.pra ashtu ju brūo, pa itni tashti e ndëgjoni fjalënë e Tinëzot, se, mb’atëherë kūr të vinjë moti e koha e gjӯqit, arrësyenë e damtë e grigjsë sime po n duorshi c uoj ka me e lypunë e me e kërkuom, e gjaknë e të vdjerrëtë e tyne mbë ju ka me e paguom102. Te Bardhi: Shtatë herë - septies103. Te Bogdani: Kje ende pëvetunë Jezu Krishti prej apostujish, se tue fëjyem shoqi shtatë here, duhej me u xgidhunë 104.

- kapistër - kapistr-ë Me kapistrët e me frēt shrëngo fëlqinjëtë e tyne, qi të mos mundë afëronenë tӯ105.

- kodër - kodr-ë Te Buzuku: Vëllazënë, ju nukë ini mā t ardhunë as të uoj; por ini vendas bashkë me shenjtit, e të njohunitë e Tinëzot; fabrikuom përṃbī fundament të Apostojet e të Profetëvet, ṇdë atë të madh e të naltë gūr ṇ katër kodrësh të Krishtit Jezu; qi gjithë të fabrikuom anshtë fabrikuom tue ṷ shumuom ṃ Tenëzonë ṇdë klishët shenjte, qi përṃbī të edhe ju të fabrikonī ṇde e ṃbetunë të Tinëzot ṇ Shpirtit shenjt106. Te Bogdani: Gjytetja venduem katër kodrësh âshtë, e të giatët˜e sajnaj aqa âshtë, sa të gjanëtë etj.107.

- mëndyr-ë Te Buzuku: Përse ṇ së ngrani e ṇ së pinët, e ṃbë shumë mëndyrë të lana për të dëlirunë, ṇ mishit, ordhënuom ish djerie ṃbë herët të t ṇdishkuomit108. Te Bogdani: Ishinë ndë këtë Parrīs të dheut dy lisa me pemë dӯ duersh, të sijtë ende vepëronjinë punë dy mëndyrësh109.

- sherbëtyr-ë Te Buzuku: E janë të dana ṇ sherbëtyrëshit, por një anshtë Zotynë110. Te Bogdani:

101 “Meshari”, f. 179/b. 102 Poezi, f. 334. 103 Sedaj, Fj. f. 375. 104 CP I, II-V/75. 105 “Meshari”, f. 43/a. 106 “Meshari”, f. 351/a. 107 CP I, I-IV/24. 108 “Meshari”, f. 305/a. 109 CP I, I-VII/47. 110 “Meshari”, f. 289/a.

Page 82: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU IV

83

Nukë mundetë me u kallëzuem me sa të dëlirë, mbarshim e urtshim ato shërbëtyrë të shtëpīsë banke ajo fëmij111.

Te Matrënga kemi formën e shumësit të emrit shërbëtira me formantin e shumësit -a, ndryshe nga autorët e tjerë ku për formimin e shumësit të këtij emri përdoret formanti -ë. Im. - Nukë bën e zbīretë hiri as prepsn Pisënë njish bën e ftohetë njeriu ndë të dashurit e shërbëtirat112.

- detyr-ë Këta, tӯ të lusmë, Zot, na ṇ së përzanit së sakramentit, ṇ detyrëshit sonë nē na absolvoftë, e ṇ gjithë së pāligjeshit nē na defendoftë113.

- far-ë Zotynë kā me klenë për jetë të jetësë, e Zoti uit i Sionit kā me klenë ṇdë farë të farëvet114. Të bekuomitë e Tinëzot përṃbī krye t t dërejtët, përse Zotynë i dha reditatnë, e i bani pjesë ṇ së dӯṃbëdhjetë farësh115.

- lëkur-ë Ṇd atë mot tha Jezu dishipujet vet: Ruhī ṇ përfetëshit së pādërejtë, qi tek ju vinjënë ṇveshunë ṇdë petëka ṇ lëkurëshit së dhendet, e përṃbrenda janë ulqënë qi grabitnjënë116.

- jav-ë Te Buzuku: E të njihni ṇ ditet qi ju të shpiri duojnë drithë, për të dhjetë taj ju mē sakrifikuom shtatë javë të ṷngjina, djerie tjetërënë ditë të shëtundesë117. Te Bogdani: Shtatëdhjetë javë shkurtuem janë përmbī popullit tand, e përmbī gjytet shêjtet tande, qi të ntretenë të këqiatë, e për t u sosunë mpkati, e për t u çprishunë fajetë e të avitetë gjyqi i amëshueshim; e të mbushetë të pāmitë e profetītë, e të lyhetë Shêjti i Shêjtënet118.

- buz-ë E me ato buzë tue mos pushuom, por tue folë sā dhunī janë ṃbe këtë shekullë, e tue mos u rangëtuom pr oratë e Tinëzot, tjetërë tue qellunë dhunë e vetëhenë tue lëvduom, tue bām bē reshim Krishtnë, të shenë Mërinë, korpnë, gjaknë; tue rēm, tue pasunë folë të këqiatë e shekullit119.

- ranz-ë E lëshova ranzëtë ndë popullit të ṇdershim, e ṇdë pjesët të Zotit tim e Ndë ereditatit të tī, e ṇdë shumicët të shenjtet anshtë të ṃbetunitë tem120.

- shtraz-ë Te Buzuku: 111 CP II, I-IV/36. 112 E mbsuame e krështerë, f. 203. 113 “Meshari”, f. 185/a. 114 “Meshari”, f. 59/b. 115 “Meshari”, f. 349/a. 116 “Meshari”, f. 285/b. 117 “Meshari”, f. 271/b. 118 CP I, III-IX/132. 119 “Meshari”, f. 67/b. 120 “Meshari”, f. 21/a.

Page 83: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE FEMËRORË TE BUZUKU

84

E ata vonëte e vunë shtrazëtë vorit, ṃbëluom gurrë me shtrazëtë qi e ruonjinë121. Te Budi: E thotë se mb’ atë herë kūr të parëtë e zotënītë e dheut kanë vūm shtrazë e të ruojtunë për gjithë aneshit, sikundrëse për dhē ashtu ende për dēt, qi gjithëkush līr e pā ndōnjë frikë ō droe të mundnjë me shkuom e me votë kaha do vetë ndëpër gjithë dhēt e vise[t] të tyne, e mb’atë herë gjithëkush kish me qenë detuor me mbājtunë këtë carinë me e paguom ashtu sikundrëse ashtë urdhënuom e ndërequnë 122?

2) me një grup bashkëtingëllor të ndryshëm fundor, si: -mb, -nd, -nt, -zhd, -rt, -ft. - dhamb-ë

Ashtu atëherë tha regji sherbëtorëvet: Ṇlidhnī duortë e kambëtë e tī, e lëshoni ṇdë fond t erëtavet; e aty të jetë vaj e sokollimë ṇ dhambësh123.

- kamb-ë Te Buzuku: S ashtë kush qi të mundë die udhëtë e tī, as kush të mundë lypnjë udhëtë e tī; por aj qi ban gjithë kafshëtë, aj ato njeh e di, e ato gjet me të ditunit të pāçmuom të tī; qi trajtoi dhenë ṇ motit së jetësë shkuome, e atë ṃbushi ṇ shtansëshit së dӯ kambësh e ṇ katër kambësh; qi dërgon dritënë, e ajo vete; e atë grëshet, e ajo i gjegjetë me të madh të dridhtunë124. E ti në hjeksh kambëtë e tū përapëtë, me mos bām vollundetnë tande ṇ ditet së shenjtënisë sime, e në grishsh të shëtundenë dita e bekuome, e dita shenjte e madheja për të ṇderunë, ditë e Tinëzot, e atë në e madhështofsh e ta lëvdojnsh, e të mos bajnsh udhëtë e tū, e me mos ṃbushunë zemërënë tande, e me mos folë qish ṇ goje të vjen125. Te Matrënga: Im. - Ishtë gjithë të mbëljedhu- ritë të t’pistepsënvet krësht- tēve, çë kënë e ksemolois një- në besënë të Isus Krishtit; krietë e asaj ishtë vetë Kri- shti, e papa ndë kambë të tī ndë dhēt126. Te Bardhi: Larg dy këmbë - longipes127. Te Bogdani: Prashtu sikundërse Krijuesi i natyrësë Zotynëndë gjithë vepëra˜ të vet ndëreqën gjithë kafshëtë për mbarim qi do me bam, posi me thanë dhambëtë për të prem e për të bluem gjellënë, duertë për të punuem, kambëtë për të ecunë...128.

- pend-ë

121 “Meshari”, f. 211/b. 122 Poezi, f. 317. 123 “Meshari”, f. 309/a. 124 “Meshari”, f. 237/b. 125 “Meshari”, f. 119/b. 126 E mbsuame e krështerë, f. 168. 127 Sedaj, Fj. f. 339. 128 CP I, I-VI/41.

Page 84: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU IV

85

Bekuom je ti qi ecën përṃbī pendët të errëvet e përṃbī valët të detit; e i lëvduom e i glorifikuom ṃbë shekullit 129.

- sëmund-ë Për të vërtetë aj barti sëmundëtë tonë e pësoṷ të dhimtunatë tonë, e na e ṃbajtim porsi të klenëke plot plagë e i ṇvrām ṇ Sinëzot, e i përvutë e i prunjunë130.

- ent-ë Këqyrni entë e barevet fushavet ṃbë qish mëndyrë ritenë: nukë punonjënë, nukë tjerënë, nukë rangëtonenë131.

- gozhd-ë Te Buzuku: E i thanë atī të tjerëtë dishipuj: Na pām Tenëzonë. E aj tha atyne: U në mos pāsha ṃbë duort të tī vendnë e gozhdëvet, e u në mos shtifsha dorënë teme dëreq zemërësë tī, u nukë besonj132. Te Budi: E gozhdëtë ia çpërthei133. Te Bardhi: Gozhdë - claves134.

- kart-ë Ṃbasandaj tha tjetërit: E ti sā je detuor? E aj i tha: Njëqind kartë grunë135.

- kafsh-ë Te Buzuku: Mishërierja e jetësë, fortë e buta, u tӯ sherbëtori uit të lus, O Ati shenjtë, qi gjithë kafshëtë ti i kē për të mujtunë, aj qi dritënë ṇçele e të dërejtënë, ti të denjonesh me pasunë qyrë me ata sӯ mā se të bekuom të mishëriersë përṃbī këtë sherbëtuor tand136. Ata qi druonë Tenëzonë, ata të lypnjënë ato kafshë qi ṇde e pëlqyem të tī janë; e ata qi ta duonë, të jenë ṃbushunë ṇ ligjet së tī137. Te Budi: A mos kishnje pyetunë ndōnjë mbë gjӯq me të kallëzuom ato kafshë qi s’qe detuor me t’i kallëzuom138. Të cijnë zā ō kshīll aqë bukur nçelë qi e gjejshë e e ndëgjova, sā mb’atë ças përnjëherë tue mpshīm lot[t]ë e tue dhanë lavd Tinëzot e Zotnjësë bēkuome, u mbushë gjithë plot me gazimend e me ngushëllim e me shpëresë me i mbaruom gjithë kafshëtë139. Te Bogdani: Kush nukë âshtë mendshit marrë, kish me përgjegjunë, Hyj âshtë emënitë tīnaj, përse tjetërkush nukë mundetë me i bām ato kafshë jashtë Sinëzot, prashtu duhetë ende me thanë se ka Hyji Bīr140. 129 “Meshari”, f. 94/a. 130 “Meshari”, f. 215/b. 131 “Meshari”, f. 295/a. 132 “Meshari”, f. 319/a. 133 Poezi, f. 221. 134 Sedaj, Fj. f. 326. 135 “Meshari”, f. 287/a. 136 “Meshari”, f. 75/b. 137 “Meshari”, f. 365/b. 138 Poezi, f. 313. 139 Poezi, f. 306.

Page 85: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE FEMËRORË TE BUZUKU

86

- luft-ë Te Buzuku: Vëllazënë, shenjtitë qi për fēt mujtinë regjënivet, ata vepëruonë të dërejtënë, ṇgadhënjyenë të prometuomitë e Tinëzot, e këta edhe për fēt qi ata ṃbajtinë, ṃbërshelnë gojëtë e luanjet, e shtynë të mujtunitë e furīsë zjarmit, ata ṷ përuonë ṇ fillit së shpatëvet, u shëndoshnë ṇ sëmundeshit, u banë të fortë ṇdë luftët, shtinë ṷshtëritë e mëdhā të anëmiqet ṇdë të ikunë; e gratë patnë buratë e tyne, qi klenë vdekun, gjāll për fēt141. Te Bogdani: Kësi moti kje Pirri mjeshtri i luftëvet regji Arbënit poshtërë142.

II. Tek emrat femërorë që shënojnë frymorë: kafshë, shtazë etj. Në grupin e dytë të emrave që shënojnë frymorë (qënie njerëzore ose jo qënie njerëzore) përfshihen ato emra që në njëjësin e pashquar dalin:

1. me një bashkëtingëllore fundore - shtrig-ë

E aj qi beson dreqit e qi beson gjithë atyne magjive e sherëgjive, aj qi beson ṃbë shtrigët143.

- fëmij-ë Te Buzuku: Të rītë panë dritënë, e patnë të ṃbetunë përṃbī dhēt; e udhënë e t ṇvranit e njohnë, e gjegjnë udhëtë e saj, e përṃbī fëmijët të tyne ata nukë pësuonë; ṇ faqejet së tyne ṷ larguo144. Te Budi: Ndo a mos kishnje shitunë e dhānë kūjnāj qishdo barëna qi munë mbytnjënë niērīnë, ō munë banjënë ashtu qishdo tjetër mixyrë, sikūr thuose me mbytunë foshnjënë ndë bark[t] të s’amësë, ō me mos bām fëmij145? Te Bogdani: Ishte atëherë bija e Faraonit me dada˜të sajnaj dalë me shkuem mot mb atë vend; këjo, posi e pā shpōrtënë, e bani me ja sjellë, e gjet mbrenda fëmijnë, të sillënë ajo si e pā aqa të bukurë, e bani bīr m’ Tenëzonë, tue mos pasë fëmij n’ barku, e i vu emënitë Mojze, tue thanë: Përse ujënash e nxora, përse mbë giuhë˜të misirëset, mos, do me thanë ujë, is o ises, do me thanë i ruejtunë146.

- lop-ë Qi do me thashunë se ti të mos dëshërojsh gjanë e uoj: mos pasënë, mos bashtinënë, mos kṷaltë, mos lopëtë, mos arënë, mos kopështitë, mos ṇdonjë të mirë qish shoqi kā e tӯ të ṇdotë keq se kā, e ti s ke147.

- bish-ë Te Buzuku:

140 CP I, I-III/14. 141 “Meshari”, f. 367/a. 142 CP I, I-VI/181. 143 “Meshari”, f. 61/a. 144 “Meshari”, f. 237/a. 145 Poezi, f. 315. 146 CP I, I-III/86. 147 “Meshari”, f. 63/b.

Page 86: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU IV

87

E aty ṷ bduor gjithë mish e korp qi përṃbī dhēt u gjet, zojtë, shtansëtë, govedatë, bishëtë, e gjithë shtansë qi përṃbī dhēt kle; e gjithë nḭerī, e gjithë ato kafshë qi shpirt të gjallë patnë ṇdë vetëhenë, me gjithë ato qi ṃbë të thatë klenë, ṷ bduorë e ṷ përfaruonë148. Te Budi: Pra ashtu tashti grigja ime ashtë dām e përdām e marrë këtu e aty jerm për të nkotë male e shkretëtīvet, e mbytunë uqshit e luajshit, e n gjithë duorshi cë bishëvet149. Te Bogdani: Tu’ e rrëfyem bishët’ e dheut, zojt’ e ajrit, peshqit’e detit me gjithë kreatyrët së bashku150.

2. me grup bashkëtingëllor fundor të ndryshëm - shtans-ë

Te Buzuku: Ṇd atë mot hinje u Gjoni pae për vjedmis shkambit të katërave shtansëve, e ṇdë vjedmis të mā pleqet, me ṃbetunë151. Te Bogdani: Ishte, thotë të Shkruemitë Shêjt, nji gjarpënë dijekeq mbī gjithë shtâsë të dheut152.

Siç shihet, formanti -ë si vazhdues i një mbarese shumësi të trashëguar është shumë prodhimtar në formimin e shumësit të emrave të gjinisë femërore. Grupi i emrave femërorë që shënojnë jofrymorë dhe që e formojnë shumësin me këtë formant, ka një denduri të madhe përdorimi në veprën e Buzukut si dhe atë të autorëve të tjerë të vjetër të letërsisë shqipe. Emrat femërorë që shënojnë frymorë dhe që e formojnë shumësin me formantin -ë, kanë një përdorim shumë më të vogël në vepër dhe përbëjnë një numër të papërfillshëm emrash në krahasim me format e shumësit të emrave jofrymorë me këtë formant. Pra, formanti -ë ashtu sikurse edhe tek emrat e gjinisë mashkullore, luan një rol të rëndësishëm në formimin e shumësit femëror.

Formanti -a

§ 3. Një formant tjetër për formimin e shumësit të emrave femërorë tek “Meshari” i Buzukut është edhe formanti -a. Për burimin e këtij formanti, përgjithësisht, gjuhëtarë të ndryshëm pajtohen me mendimin se ky formant shumësi nuk është i trashëguar, por është zhvillim i brendshëm i shqipes.

Gjuhëtarët153, përgjithësisht, pranojnë mendimin e Pedersenit154 sipas të cilit ky formant ka dalë nga shkrirja e fundores -ë të temës së emrit me mbaresën e shumësit -e, pra *-ë + -e > -a. Ky formant mendohet se është shfaqur fillimisht tek emra të gjinisë femërore të tipit fushë (fushë + -e > fusha).

Mendimi i shprehur nga Demiraj155, që fundorja -ë nuk duhet të ketë qenë patjetër fundorja e temës së njëjësit, por mund të ketë qenë formanti i shumësit -ë, duket i pambështetur. Për mendimin tonë formanti i shumësit -e, nuk mund t’u jetë shtuar 148 “Meshari”, f. 231/b. 149 Poezi, f. 334. 150 CP I, I-I/1. 151 “Meshari”, f. 345/b. 152 CP I, I-VII/47. 153 Shih më lart tek “Shumësi i emrave mashkullorë”. Për burimin e formantit -a, gjuhëtarët si Domi, Demiraj, Likaj, Topalli, pothuajse kanë të njëjtin mendim. 154 A.Texte, f. 10. 155G. Hist., f. 87.

Page 87: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE FEMËRORË TE BUZUKU

88

emrave femërorë, që dilnin me fundoren -ë si në njëjës dhe në shumës për ta dalluar sa më qartë njëjësin nga shumësi, por mendojmë se formanti -e fillimisht u është ngjitur emrave të gjinisë femërore që në trajtën e pashquar njëjës dalin me temë në zanoren -ë. Këtë gjë e tregojnë edhe fakte gjuhësore, pasi vetë formanti -e, burimin e ka tek emrat femërorë dhe përgjithësimi i mbaresës -a edhe sot e kësaj dite si formant për formimin e shumësit të mbiemrave femërorë.

Vetëm Meyer-i156 mendonte që kjo mbaresë mund të jetë refleksi i indoevropianishtes *-ās, mendim i cili është hedhur poshtë nga gjuhëtarë të tjerë, të cilët argumentojnë se fundorja -a e patheksuar në këtë rast nuk do t’i kishte shpëtuar reduktimit ose rënies së plotë157.

Në veprën e Buzukut, kemi një numër të madh emrash femërorë që e formojnë shumësin me këtë formant. Kështu, dallojmë këta grupe emrash femërorë ku shfaqet formanti i qartë -a:

I. Tek emrat që shënojnë jofrymorë dhe që në njëjësin e pashquar mbarojnë me zanoren -ë të patheksuar, si:158 - aromatë-a

E muor korpnë e Jezut, e pështuoll ṇdë lincjoj me ato aromata, porsi ish zakoni i Xhudhivet me sepelyem159

- Antifenë-a E këto Lekciona të kēsh me thanë me këto Responsoria e me këto Antifena djerie ṃbas Krëshëndellsh160.

- balenë-a E bani Zotynë balena të mëdhā e ṇ gjithë farësh pishq qi vëliznjënë, qi ujënatë dhanë ṇ vetëhej si esijado farë anshtë, e gjithë zog qi fluturon siqishdo farë161.

- barkë-a E ṇdë shpirt edhe atyne qi ishnjinë burgëtarë aj tue pasunë ardhunë predikoi, qi klenë qysh ṇ moti dalë jashtë ordhëninë e Tinëzot, kur prisnjinë paciencienë e Tinëzot ṇdë dit të Noeut, kur fabrikonē barka; qi pak, māse tetë shpirtëna s klenë shpëtuom ṇ diluvit; qi vjen me glanë si pr ujët të bagmit tinë qi nē na shelbon, e si mishtë e pëganë ṷ dëlīr ṇdë atë mot, ashtu edhe konshiencietë tonë të jenë dëlirunë ṇdë këtë mot përpara faqesë Tinëzot, për të ṇgjallunitë të tinë Zot Jezu Krishtit, qi ri e djathët të Tinëzot162.

- birë-a Hinje se jet ṃbas murit, tue pasunë qyrë ṇ fënḭeshtrashit, tue pasunë qyrë ṇ birashit së murit163.

- dramë-a Ṇd ato dit Juda, tue klenë nḭerī i fortë, bani një të ṃbëljedhunë ṇ dӯṃbëdhjetësh drama ṛgjandi, e i dërgoi ṃ Jeruzalem, aj me i ṇfalë klishësë për katet t atyne qi vdekunë 156 AS, f. 97. 157 Sh. Demiraj, GH, f. 87. 158 Nga autorët e tjerë, si: Matrënga, Budi, Bardhi dhe Bogdani kemi dhënë shembuj vetëm nëse forma e shumësit të emrit që del tek Buzuku, gjendet edhe tek to. Kur emrin e dhënë në shumës tek Buzuku, nuk e gjejmë tek autorët e tjerë, atëherë ata nuk i kemi përmendur fare. 159 “Meshari”, f. 227/a. 160 “Meshari”, f. 33/a. 161 “Meshari”, f. 227/b. 162 “Meshari”, f.. 249/a. 163 “Meshari”, f. 333/a.

Page 88: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU IV

89

ishnjinë ṇdë ṷshtërīt të popullit Tinëzot për të dërejtë, e porsi nḭerī i dërejtë aj tue pritunë e tue pasunë shpënesë ṇ së ṇgjallunit së shpirtënavet e së korpit164.

- dritë-a E bani Zotynë dӯ drita të mëdhā: drita e madhe qi anshtë dielli, me zotënuom ditënë, e drita e vogëlë qi anshtë ana, me zotënuom, e ṷillitë165.

- govedë-a E atë ditë të vetëme hini Noeṷ, Semi, Hami e Jafeti bijtē e tī, gruoja e tī, e gratë e d bijet tī me ata bashkë ṇdë barkët; e ṇ gjithë govedashit siqishdo farë ṷ gjet, e ṇ gjithë zojshit qi fluturonjinë, kā dӯ e kā dӯ, e ata qi hinë, ishnë pār dӯ e dӯ, mashkulli e femëna, ṇ gjithë farëshit, porsi pat ordhënuom atī Zotynë; e i ṃbërsheli Zotynë përqark me ujëna të diluvīt e me mot të keq166.

- kështjelë-a E ata por ṷinjinë përqark kështjelavet, tue kallëzuom Ungjillë e tue shëndoshunë gjithëkun167.

- kullosë-a Ṃbë kullosa të mira u t i kullos, e ṃbë malet të nalta të Israelit të jetë kullosa e tyne; e aty të pushonjënë ṃbë kullosa të majme përṃbī malt të Israelit168.

- meritë-a Gjithë Shenjtitë e tū, lusmë, Zot, qi ṃbë gjithë vend ata na ṇdimofshinë: ashtu qi për gjithë herë qi neve ata na raftë ṇdë mend për meritat të tyne, na ṇdjefshim ṇdimënë e tyne; e paqnë tand neve na ep ṇdë jetë tanë, e ṇ Klishet shenjte sote hiq gjithë të pāligje; e t ecunatë e të bāmetë e vollundedetë tonë neve na i daj ṇde e mirë e të gjithë famujet tuve, ṇ së shelbuomit sit, neve na bān pjesëtarë, e d bāmirëvet tinëve ṷ ep të miratë e jetësë glatë, e gjithë t parëvet tinëve ṷ ep jetënë e amëshuome me të pushuom169.

- ṇdimë-a Sakramentatë qi na përzanë kemi, o Zot ynë Zot, ṇ alimentashit së shpirtit na ṃbushinë e ṇdimashit nsë korpit nē na defendoftë170.

- pashë-a Pesëṃbëdhjetë pasha përṃbī gjithë mal të naltë ṷ ṇgritinë ujënatë171.

- qendër-a Ashtu atëherë e pështynë ṇdë faqe të tī, e por i binjinë qendrat, e të tjerë por i nvrisnë faqetë e tī me duor të tyne, tue thashunë: Përfetixo, Krisht, kush kle aj qi të rā172?

- rasë-a Ṇd ato dit tha Zotynë Moiseut: Hipë tek ṷ ṃbë malt, e atje të jeç; e u t ap dӯ rasa ṇ guri, e ligjnë e ordhëninë qi u kam shkruom, ti me i ṃpsuom d bijēt Izraelit173.

- shpatë-a E u banj të pushonjënë shtansëtë e këqia, e shpata të mos shkonjë ṇdërpër dhēt taj.174 164 “Meshari”, f. 379/b. 165 “Meshari”, f. 227/b. 166 “Meshari”, f. 231/a. 167 “Meshari”, f. 269/b. 168 “Meshari”, f. 123/a. 169 “Meshari”, f. 31/a. 170 “Meshari”, f. 179/b. 171 “Meshari”, f. 231/b. 172 “Meshari”, f. 207/b. 173 “Meshari”, f. 127/a.

Page 89: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE FEMËRORË TE BUZUKU

90

- spinë-a E pjesë rā ṇdër spinat, e duol përnjëherë ferra me grunët, ashtu e ṃbyti175.

- tojagë-a E aj edhe tue folë, hinje Juda, një ṇ së dӯṃbëdhjetësh, erdh, e me atë gjind e madhe me tojaga e me armë e me kordhë, dërguom ṇ së parëshit së priftënet e ṇ pleqshit së popullisë176.

- trombetë- E gjithë populli gjegjishnjë zanë e shihnë flakëtë, e zanë e trombetavet, e malë tue timuom; e ṷ trembnë, e ṃbetnë ṃbë një anë, e thanë Moiseut177.

- klishë-a Te Buzuku: Për shtatë dit për gjithë vjetë ju të bani festënë e Tinëzot; e juve t u jetë ṇdë farë të farëvet, ṇdë të shtatët muoj; e ju të itëni ṇdë klishat për shtatë dit178. Te Bogdani: Lter’ e kisha të mëdhā179.

- fushë-a Te Buzuku: E edhe s ishnë ṇkriuom të ṇthellat e ujit kur u kleshë zanë; edhe ujënatë nukë ridhnjinë për visēt të tyne tek rjedhënë, parë se maltë e sukatë banishnë u kleshë zanë; e parë se Zotynë ban dhenë e fushatë e pjacatë e gjithë qytetë, e para të gjithë dheut180. Te Bogdani: Gjiu i Abramit âshtë faqeja e dheut qi të parëtë i thojnë Fushat e Elizit, e aty patnë mbetunë print’ e parë, Patriarkët’e Profetëtë, parë se kje çelë Parrīsi me mundi˜ të Jezu Krishtit Zotit tinë181.

- shportë-a Te Buzuku: E angërë, e ṷ ṇginjë; e ṇgritinë shtatë shporta ṇ copëshit qi ṃbetunë ishnjinë182. Te Bogdani: Aqa sā mbī si u nginjnë, tepëruenë këso koheje dymbëdhjetë shpōrta, e t’ jetërënë herështatë kofinj bajbukësa183.

- shpellë-a Te Buzuku: Ata klenë ṇvram me gurë e përēm me segët për vjedmis, e klenë tentuom, ṇ mordjet së shpatësë ṷ kle dhanë mort, e ata vonë për fēt përqark ṇdë petëka bām ṇ blini fort t egra, e ṇdë lëkurë ṇ dhishit ṇveshunë, ata klenë të nevojshim e munduom; qi shekulli s ish i denjë

174 “Meshari”, f. 273/b. 175 “Meshari”, f. 111/a. 176 “Meshari”, f. 207/a. 177 “Meshari”, f. 157/b. 178 “Meshari”, f. 303/a. 179 CP I, I-III/16. 180 “Meshari”, f. 341/b. 181 CP I, I-V/34. 182 “Meshari”, f. 285/a. 183 CP I, II-IV/65.

Page 90: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU IV

91

ṇ sish me i pasunë; ata ṷinjinë tue ṷ haruom ṇdërpër shkretëtīt e malet e ṇdë shpella e ṇdë plasa të dheut184. Te Bogdani: Këta gjëllijnë ndë do shpella ndaj do vorre të dvekune, e banjinë të mëdha të këqia asaj gjind së pëganë qi shkonjinë udhësë, gjithë ndë furī e tërbuem posi qentë185.

- sisë-a Te Buzuku: Një e vetëmja Virgjënë, e ndër gjithë to mā e përvuta, neve ṇdë kastitat na ep gjellënë të pā ndonjë diekeqī, e neve na ep udhënë segure me Jezunë Birë tand, qi me sisat të tū ushqeve, përherë na ṇ daj të me klenë186. Te Budi: E kshtu ata tue angjënuom e tue bām uratë me të madh të prunjëtë për trī dit mërekullia e Sinëzot thotë se të tretënë ditë ajo qi qe vdekunë veçë kūr tē patnë qyrë e po vjen n kāluor mbë një kulçedrë të mërekulluoshime e rreth qafësë me dy gjerpinj të farmakuom qi po i brīnjinë krahanuorrë e sisatë e sāj e me dӯ thithëlopa mbë të dy sӯ187... Te Bardhi: Sisatë - mamillae188.

II. Tek emrat që shënojnë frymorë dhe që në njëjësin e pashquar mbarojnë me zanoren -ë të patheksuar: a) bijë ~ bij-a

Te Buzuku: E tue klenë një ditë bijtë e Jobit e të bijatë me ṇgranë bashkë ṇdë shtëpī të vëllaut tyne t parët lenë, i lajmi erdh tek Jobi e i tha: Qētë por lëvronjinë, e garetë por kullosnjinë ṇdaj ta; e rynë Sabbejtë, e grabitnë gjithë qish kle, e trimatë gjithë i lëshuonë për fillt të shpatësë, e u qyqe vetëmë shpëtova189. Te Bogdani: Prej së dalit mbëledh farënë tande, e prej akuiloni e avitinj, kam me thanë akuilonit epë; e prej austri mos ma mba, aviti bijt˜e mī prej së largu, e bijat e mia prej anet së dheut, e gjithë ata qi thërresënë emënitë tem, e ngushëllimnë tem190.

b) mikeshë ~ mikesh-a E si e kā gjetunë, grëshet mikeshatë e fqinjëtë, tue thashunë: Gëzonī me muo, përse u gjeta margalitārë qi u paçë bdjerë191.

c) sherbëtore ~ sherbëtor-a192 O Zot, o Bāsi i gjithë shekullit, e aj qi shelbove gjithë ata qi ṃ tӯ besonjënë me zemërë të mirë, ep shpirtënavet sherbëtorëvet tuve e sherbetoravet tuve epu të ṇdijimytë e gjithë katevet tyne193. 184 “Meshari”, f. 367/b. 185 CP I, II-II/55. 186 “Meshari”, f. 27/a. 187 Poezi, f. 324. 188 Sedaj, Fj. f. 370. 189 “Meshari”, f. 385/b. 190 CP I, II-IV/81. 191 “Meshari”, f. 281/a. 192 Ky emër sherbëtoravet, tek Buzuku përdoret për formën e shumësit të emrit të sotëm shërbëtore. Përdorimi i këtij emri me formantin e shumësit -a, tregohet edhe nga shembulli i dhënë. 193 “Meshari”, f. 59/b.

Page 91: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE FEMËRORË TE BUZUKU

92

III. Tek emrat femërorë që në emëroren e njëjësit të pashquar dalin me grupe tingujsh të ndryshëm, si: -ër, -ën, -ëz, -et, -ogë, -izë, -ion, -icë, si:

- andër-a Te Buzuku: Përse jo si ju stimuloni këta Apostoj qi flasënë ṇ shumë gluhësh janë Xhudhi, tue klenë e treta orë ṇ ditet; por këta anshtë ata qish kle thashunë ṇ Joelit profetë: se të jetë ṇdë dit të ṃbrapëme thotë Zotynë, u të shtie ṇ Shpirtit sim përṃbī gjithë mish, e të përfetixonjënë bijtë taj e bijatë tuoj; e të rītë taj të shohënë të pana, e pleqtë taj të andërinjënë andëra194. Te Bogdani: Kallëzuekeshinë andërratë195.

- letër-a Te Buzuku: Vëllazënë, na ṷ lusmë për t ardhunit të Jezu Krishtit e për të ṃbëljedhunitë qi na kemi me bām përpara tī: ju ashtu shpjert mos ṇdëronī ṇ mendesh, as mos turbonī, as për shpirt, as për fjalë, as për letëra qi të jenë dërguom ṇ nesh, qi ajo të promendën ṇ ditet së Krishtit196. Te Budi: E kūr të doe ashtu e nda gjākafshë me u lëvduom, kūr të thom të vërtetënë, posi mb’ atë herë i Shën Pali i bēkuom korintianëvet, thom se s’dī a kā me qenë gjā p’r ata i pādījtunë, mirë tue pām zotënīa juoj se jashtë këncosh ende sā të tjera letëra me dorë të shkruome gjindenë mbë sā vise197...

- manemjedhër-a Sherbëtorëtë i thoshnë: A do na të vemte t i qërojmë? E aj u tha: Jo; përse ju tue dëlirunë manemjedhëratë, mos shkulnjitë edhe drithëtë198.

- vepër-a Te Buzuku: E ṷ përgjegj atëherë Jezu: Shumë të mira vepëra u juve dëftova ṇ Atit sim, e pr ato vepëra doni me më ṇvrām? E ju përgjegjnë Xhudhītë, tue thashunë: Na tӯ nukë të ṇvrāsmë për vepërat të mira, por për të truomit, përse ti, tue klenë nḭerī, ban vetëhenë Zotynë199. Te Budi: E, ndë e vonë, kūr mā, tue pām se dita qi vjen po mā keq shinteja fē ndër ta vjen tue menguom, e shërbëtyra e kishësë Tinëzot me gjithë sā janë tjerat vepëra të mira, mā tue u shqimbunë e tue u harruom, e mbas mortje cë pleqet të rijtë mā i lanë gjurmëtë e Krishtit e të Apostujet e vepëratë e t’ kërshtenëvet e u veshnë ndër të t’pëganëvet e të t’pāfēvet, e priftënitë200... Te Bogdani:

194 “Meshari”, f. 269/a.. 195 CP I, III-III/120. 196 “Meshari”, f. 95/b. 197 Poezi, f. 303. 198 “Meshari”, f. 105/b. 199 “Meshari”, f. 193/b. 200 Poezi, f. 303.

Page 92: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU IV

93

Rrenë aqa e fortë sa djālli ndonë nxitën nierinë me ndjekunë, vetë nukë âshtë nd atë të keqe; përse me kjanë nierī forcuem ndë vepëra të mira o këqia, djālli nukë kish me tënduem me vepëruem prapështë; përse nukë kish me qëndruem ndë të lirë˜ të nierit me bām mirë o keq posi ajo përsipëri fjalë e shtremëtë et heretike201.

- zemër-a Te Buzuku: E ṷ bā ṇmner e madhe përṃbī gjithë fqinjët të tī, e për gjithë malësīt të Judesë, e ṷ përdānë gjithë këto fjalë; e gjithë ata qi gjegjunë kishnë, ṇdë zemërat të tyne por i ruonjinë, tue thashunë: Bekuom Zot Zoti i Israelit, qi erdh me pām, e bani të shpërblenëtë e popullisë tī202. Te Bogdani: Shumë asish qi e panë e besuenë mbë Jezu Krishtnë, e të tjerë jo, nguruem ndë zemëra të tyne… 203.

- kandër-a Ato të këmbyeme muorë luqerëtë e nukë muorë voj me vetëhenë; e t urtatë muorë voj ṇdë kandërat të tyne me gjithë luqerrë204.

- femënë-a E ṇ gjithë shtansësh qi anshtë i dëlirë, të marrsh shtatë e shtatë, mashkuj e femëna; e ṇ shtansëshit qi s janë të dëlira, dy, mashkullinë e femënënë205.

- virgjënë-a Te Buzuku: Ṇd atë mot tha Jezu dishipujet vet këtë shembëllesë: M bë këtë mëndyrë shembëlltyrë anshtë regjënia e qiellet, ṃbë dhjetë virgjëna, nqi muorë luqerëtë e tyne, duolë me votë përpara dhandërit206. Te Budi: Kūr po shof se kafshëtë e kësāj jete s’të pëlqenjënë, e ti, ndōnē sikundrëse kie dëshëruom e përmetuom, hinë ke do të duosh ndë ndōnjë munështīr të virgjënavet e shërbe Tinëzot207. Te Bogdani: Ashtu ende mirëfilli u godit atyne t’ gomorraset; hajinë e pijnë, shisinë e blijnë, vijnë vëneshtëna, e trajtuekeshinë shtëpī, ndjerë mbas së njimende ditë qi Loti u dā sish; ndë të sillët ditë reshi zjarm n’qiellshit, i silli gjithë i ntreti, tue i djegunë, e mbë këtë arrësye prū shembëlltyrënë e virgjinavet tue thane208.

- vashëz-a Te Buzuku: E thanë priftënitë: Na tue shëtitunë të dy ṇdë perivolt, këjo hini me dӯ vashëza vetëmë, e ṃbërsheli dyertë e perivolit, e dërgoi jashtë vashëzatë209. Te Bogdani: 201 CP I, I-IV/28. 202 “Meshari”, f. 329/b. 203 CP I, II-VI/84. 204 “Meshari”, f. 379/a. 205 “Meshari”, f. 23/a. 206 “Meshari”, f. 379/a. 207 Poezi, f. 330. 208 CP I, II-VI/90. 209 “Meshari”, f. 165/b.

Page 93: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE FEMËRORË TE BUZUKU

94

Si embërrini Mojzesi ndë dhētë Madianit ndenj me pushuem ndaj nji pus ndë fushët, ku e mbërrīnë shtatë vazhëza, bijatë e nji nierī t’parë t’ati vendi, qi i thojnë Jetro, me dele˜ të tyne me u dhanë ujë, e tue u avitunë posit ke ish Mojzesi e mbërrinë ende të tjerë barij, të sijtë dojnë parë vazhëzavet me dhanë ujë delevet vetë210.

- njomëz-a Djelmtë e tū porsi njomëzatë qi qet ullini, përqark vet, ashtu kanë me klenë përqark tryesësë sate211.

- trombetë-a E gjithë populli gjegjishnjë zanë e shihnë flakëtë, e zanë e trombetavet, e malë tue timuom; e ṷ trembnë, e ṃbetnë ṃbë një anë, e thanë Moiseut212.

- sinagogë-a Te Buzuku: Kur ti ban lëmoshënë, mos bjerë trombetësë përpara vetī, porsi e banjënë hipokrititë ṇdë sinagogat e pr udha, përse të jenë ṇderunë ṇ nḭerëzishit213. Te Bogdani: Qish shkak kanë me shtīm jevrejtë, tue kjanë shumë mot përpara dukunë prej Shpīrtit Shêjt, e përditë i xgidhëshinë ndë sinagoga të tyne214.

- drizë-a E ajo qi rā ṇdë drizat, janë ata qi gjegjenë, ma për bagëtī e për gjā tue ṃbëljedhunë, e për të pëlqyem të kësaj jete janë ṃbytunë, e s mundë apënë frujt215.

- lekcion-a E këto Lekciona të kēsh me thanë me këto Responsoria e me këto Antifena djerie ṃbas Krëshëndellsh216.

- buollicë-a Dërgo, Zot, fuqinë tande e të Klishësë shenjte qi anshtë ṃ Jeruzalem, tӯ të të apënë regjëjntë dhunëtije ṇ bagëtiet e ṇ deshshit e ṇ buollicashit ṇdërmjet lopëvet së nḭerëzet217.

- shojnicë-a Këqyrni zojtë e qiellet, qi nukë ṃbjellënë, as kuornjënë, as ṇdonjë kafshë ata ṃbëljedhënë ṇdë shojnicat; e Ati yj i qiellet ata ṷshqen218. IV. Tek disa emra të huazuar nga gjuhë të tjera që dalin me fundore të ndryshme:

- ezempia E ṇgrihetë edhe tue klenë natë, e ep gjellënë fëmijësë saj, ezempia të mira të reavet saj219.

- fenestrë / fënieshtra Hinje se jet ṃbas murit, tue pasunë qyrë ṇ fënḭeshtrashit, tue pasunë qyrë ṇ birashit së murit220.

- konshiencia 210 CP I, III-I/ 87. 211 “Meshari”, f. 23/a. 212 “Meshari”, f. 157/b. 213 “Meshari”, f. 119. 214 CP I, III-III/106. 215 “Meshari”, f. 111/a. 216 “Meshari”, f. 33/a. 217 “Meshari”, f. 82/a. 218 “Meshari”, f. 295/a. 219 “Meshari”, f. 335/a. 220 “Meshari”, f. 333/a.

Page 94: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU IV

95

Konshienciatë tonë, tӯ të lusmë, tue na panë na purifiko, o Zot: përse, si të jetë ardhunë uit Bir Jezu Krishti, ynë Zot, e me gjithë Shenjtitë, të ṃbetunitë e tī ṇdër në trajtuom të vgjanjë221.

- dezerta E ṇdë tӯ të fabrikonenë dezertatë për jetë të jetës, e të ritnjësh fondamentatë ṇdë farë të farësë; e të jeç grishunë forcuosi i d renuomit, e qi ban me kthyem udhëtë me klenë për të ṃbetunë222.

- tempora223 E këtī kati fëjen aj qi kurajtë kṷatro temporatë nukë ṇgjënon, këreshmëtë nukë ṇgjënon, vëngjillë qi ordhënuom nukë ṇgjënon; gjashtë herë në i piqē me ṇgranë, haj224.

- Responsorie-a E këto Lekciona të kēsh me thanë me këto Responsoria e me këto Antifena djerie ṃbas Krëshëndellsh225.

- sakrificia Te Buzuku: Ju muo mos më bani zota ṇ ṛgjandi, as ju mos i bani t artë. Ma ju muo të më bani ḽtēre ṇ dheṷ, e përṃbī të ju të më epëni sakrificiatë e kafshëtë e paqit tij, e dhentë tuoj, e qetë taj, e ṃbë gjithë vend qi të promendetë emënitë tem226. Te Bogdani: Profeta arkënë, sakrificiatë o shëkrimet’ e Abramit, e të shkuemit˜e Detit Kuq: ndo me të lēmi˜ të kujnaj, posi kje ata të Ezau e Jakobit, qi shembëllente kafshë qi kishinë t’ardhunë; ndo me të folë të engjijet, posikur folnë Abramit, Lotit e tjerëve; ndo me të pām, posikur e pā Ezaia et Exekia227.

Siç shihet edhe nga shembujt e dhënë, prapashtesa e shumësit -a paraqitet shumë prodhimtare në formimin e shumësit të emrave femërorë, por është më pak prodhimtare se prapashtesa e shumësit -ë. Nga katër grupet e emrave femërorë që dalin me këtë prapashtesë shumësi -a, shohim se grupi i parë i emrave që shënojnë jofrymorë dhe që në njëjësin e pashquar mbarojnë me zanoren -ë të patheksuar, përbën edhe numrin më të madh të emrave që shfaqen në veprën e Buzukut. Ndërsa më pak prodhimtare kjo prapashtesë shumësi paraqitet në grupin e tretë të emrave që shënojnë frymorë dhe që në njëjësin e pashquar mbarojnë me zanoren -ë të patheksuar, si: bijë ~ bij-a, mikeshë ~ mikesh-a, sherbëtore ~ sherbëtor-a, ku kemi vetëm këta tre emra që e formojnë shumësin me formantin -a. Kështu, tek “Meshari” i Buzukut, prapashtesa e shumësit -a përdoret për formimin e shumësit femëror të një numri të konsiderueshëm emrash. Ndryshe nga Buzuku, Budi, Bardhi e Bogdani, tek Matrënga nuk kemi gjetur emra të gjinisë femërore që ta formojnë shumësin me këtë formant shumësi.

221 “Meshari”, f. 39/b. 222 “Meshari”, f. 119/b. 223 Buzuku, këtë emër e ka marrë siç është në formën latine të shumësit. 224 “Meshari”, f. 67/a. 225“Meshari”, f. 33/a. 226 “Meshari”, f. 157/b. 227 CP I, II-I/54.

Page 95: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE FEMËRORË TE BUZUKU

96

Formanti -e § 4. Në kategorinë gramatikore të numrit dhe pikërisht në çështjen e formimit të

shumësit të emrave të gjinisë femërore, mbaresa e shumësit -e ka një përdorim të gjerë, duke u paraqitur si një formant me karakter të veçantë. Ky formant mendohet se është zhvilluar gjatë evolucionit historik të strukturës gramatikore të shqipes. Ashtu sikurse edhe për formantet e tjera të shumësit femëror, edhe për këtë formant nuk mungojnë mendimet e gjuhëtarëve për të nxjerrë në dritë edhe burimin e tij228.

Sipas Topallit229 një -e e patheksuar mund ta ketë burimin te një diftong -ḭā, ku /ā/- ja e gjatë, duke u shkrirë me gjysmëzanoren /-ḭ/, që ka karakter qiellzor ka dhënë zanoren /-e/.

Siç e kemi përmendur, ka edhe nga ata gjuhëtarë si Meyeri, i cili mendonte se formanti -e i femërores mund ta kishte burimin tek një *-oi, duke e kërkuar kështu burimin e tij tek emrat mashkullorë në shumës230.

Formanti i shumësit -e, edhe pse e ka burimin tek emrat e gjinisë femërore, nuk është shumë produktiv për formimin e këtij shumësi, duke shfaqur kështu edhe veçantinë e tij në tërësinë e formanteve të tjera. Tek emrat mashkullorë dhe asnjanës ky formant është shtrirë pikërisht nga gjinia femërore. Edhe pse ky formant është shtrirë me rrugë analogjike tek emrat e dy gjinive të tjera, e shpreh më së miri karakterin femërorizues, pasi mbiemrat dhe fjalët përcaktuese këta emra kur përdoren në numrin shumës i kërkojnë në gjininë femërore (mashk. punime të shtrenjta, asnj. faje të rënda). Mund të themi se, numri i emrave mashkullorë që e ndërtojnë shumësin me formantin -e, është shumë më i madh në krahasim me numrin e emrave femërorë që është i papërfillshëm. Kjo, ndoshta duhet të jetë një nga arsyet që e kanë shtyrë edhe Meyerin të mendonte se burimi i këtij formanti është pikërisht tek emrat mashkullorë.

Kështu, tek “Meshari” i Buzukut dallojmë këta grupe emrash që e formojnë shumësin me formantin -e:

1) Emrat femërorë që në emëroren e njëjësit të pashquar dalin me zanoren -e të patheksuar, gjë që ka bërë që këta emra të kenë formë të njëjtë si në njëjës dhe në shumës, duke krijuar kështu forma homonimike, si:

- drandofille Te Buzuku: I treti kat anshtë kӯ, qi mundë bjerë ṇḭerī ṇdë kat me undë, tu ju pëlqyem me marë erë ṇ sejdota o ṇ drandofillesh o ṇ vasalikoi, o qishdo kafshë ṇḭerī bān me vetëhenë, o me ṇfalë kujnaj231. Te Bardhi: Drandofillt (ndrandofillesh)232. Te Bogdani:

228 Në lidhje me këtë formant janë shprehur në veprat e tyre gjuhëtarët, si: Demiraj, Bokshi, Meyer-i, Pederseni dhe Topalli etj. 229 GH, f. 241 230 Ky mendim i Meyerit është kundërshtuar me të drejtë nga Demiraj. Për më shumë rreth mendimeve të Meyerit dhe argumenteve kundërshtuese shih më lart tek: “Shumësi i emrave mashkullorë”. 231 “Meshari”, f. 67/b. 232 Sedaj, Fj. f. 319.

Page 96: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU IV

97

Aj qi pā kripnë tand t’ārtinë t’asaj kresë sate kur unë ta krehinje, ani ta mbukuronje me drandofille e vjolëza e tash të ta shofënë gjithë çprishunë e mbë vendë lulevet rrethuem me mërqinja: kush nukë kish me u tmeruemqitë kish mjekërrë tande dam n dysh, e të shkëlqyeme, tash ta shofë gjithë të çprishme, e plot me gjak233?

- dëshire Të dashunë, ṷ lus porsi t ardhunë të ṃbahī ṇ dëshireshit së korpit, qi lëftonjënë kondra shpirtit; e të shkruomitë taj të jetë të dëlirë e onesto ṇdër gjindt, përse ṇd ato kafshë qi ṇ jush flasënë porsi ṇ bākëqishit, tue ṷ pām ato vepëra të mira, të përlëvdonjënë lavdinë e madh të Tinëzot ṇ ditet qi të vinjë me na vizituom234.

- gare E tue klenë një ditë bijtë e Jobit e të bijatë me ṇgranë bashkë ṇdë shtëpī të vëllaut tyne t parët lenë, i lajmi erdh tek Jobi e i tha: Qētë por lëvronjinë, e garetë por kullosnjinë ṇdaj ta; e rynë Sabbejtë, e grabitnë gjithë qish kle, e trimatë gjithë i lëshuonë për fillt të shpatësë, e u qyqe vetëmë shpëtova235.

- ende Te Buzuku: E hinje se luletë zunë me ṷ dukunë përṃbḭ dhēt, e hera me kiem ṷ afëruo; e zani i turtullit u gjegj ṇdë dhēt tanë; fiku zū me lëshuom të tītë, e ṛdhitë zunë me bām grestënë, e lëshuonë erënë e endet tyne236. Te Bogdani: Përse vërtet âshtë se nierī me ato ende ka me kjanë munduem237.

- faqe Te Buzuku: U dhae korpnë tem atyne për të ṇvratë, e faqetë e mī atyne qi më nduknjinë; e faqenë teme nukë e ṇfsheha ṇ dhunishit as ṇ së pështymit238. Te Matrënga: Im. - Ishtë inëzot, ati, i biri, shpirti shejt, tri faqe, një i ve- tëmë inëzot239. Im. - Jo Zot, se sādo të jēnë trī faqe, një i vetëmë inëzot240. Te Budi: Faqetë me ua shëmtuom241. Ato faqe for[t] të bardha242. Te Bogdani:

233 CP II, III-III/122. 234“Meshari”, f. 255/a. 235 “Meshari”, f. 385/b. 236 “Meshari”, f. 333/a. 237 CP II, III-II/101. 238 “Meshari”, f. 213/a. 239 E mbsuame e krështerë, f. 162. 240 E mbsuame e krështerë, f. 163. 241 Poezi, f. 147. 242 Poezi, f. 197.

Page 97: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE FEMËRORË TE BUZUKU

98

Kush pā kurraj këto faqe të hyjënueshime ndë të sijat vetë engjijtë dëshëruekeshinë me pām243?

- lule Te Buzuku: E hinje se luletë zunë me ṷ dukunë përṃbḭ dhēt, e hera me kiem ṷ afëruo; e zani i turtullit u gjegj ṇdë dhēt tanë; fiku zū me lëshuom të tītë, e ṛdhitë zunë me bām grestënë, e lëshuonë erënë e endet tyne244. Te Bogdani: Thonë ende shintënitë, se korpënatë ndë Parrīsit kanë me pasunë nji ērë fort të bukurë, së sillësë nukë mundetë memja mbërrīm asndonji ērë lulesh mbë këtë jetë245.

- lagje Te Buzuku: E Zotynë tha: Ngreṷ, e ecë ṇdë lagjet qi i thonë e Derejtë, e lypë ṇdë shtëpī të Judësë një qi grëshitetë Pāl ṇ Tarsjet, e atë ti të vgjanjësh se aj uron246. Te Bogdani: Gëzou Betlem, e ndëpër gjithë lagje të tua e gëzuemeja Aleluja këndohetë gjithëkund 247.

- shqise Te Buzuku: Zemëravet tonëve, të lusmë, Zot, hirinë tand me të mirë ṇdë nē ep: përse si na ṇ gjellëshit së korpit ṃbahemi, ashtu edhe shqisetë tonë anso kafshësh qi për të keq janë, na ansosh përapëtë me ṷ hjekunë 248. Te Bogdani: Nji shtâsë kaqa e vogëlë me pasunë shqise e hallate të mposa: tëp am, të kërkuem, të marrë erë erë, të prekunë, krye, kambë, krahë, thind, qi depërton lëkurën’ e nji kau249.

- shqype Përse tuk të jetë korpi, aty të ṃbëlidhenë edhe shqypetë250.

- proverbije E aj të lypnjë kafshëtë e ṇfshehuna e ṇ proverbijeshit, e aj të marë të shkuom ṇ kafshëshit qi thanë janë për shembëllesë251.

- valle Te Buzuku: E biri i tī mā plakṷ ish ṇdë arë; e tue ardhunë ṷ afëruo shtëpīsë, gjegj lodërtītë e valletë; e grishi një ṇ trimashit së tīsh, e pyeti qish ish ata252. Te Budi: Ke ndër vallet ishnë zanë253. Te Bogdani: 243 CP II, III-III/122. 244 “Meshari”, f. 333/a. 245 CP II, IV-IV/161. 246 “Meshari”, f. 321/a. 247 CP II, I-IV/19. 248 “Meshari”, f. 153/a. 249 CP I, I-I/I. 250 “Meshari”, f. 315/a. 251 “Meshari”, f. 365/b. 252 “Meshari”, f. 149. 253 Poezi, f. 135.

Page 98: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU IV

99

Gjithëqish engjijtë i dau Zotynë ndë nandë kore o valle posi ndjek254. 2) Emra burimisht të gjinisë femërore, si: - vollundete

Gjithë Shenjtitë e tū, lusmë, Zot, qi ṃbë gjithë vend ata na ṇdimofshinë: ashtu qi për gjithë herë qi neve ata na raftë ṇdë mend për meritat të tyne, na ṇdjefshim ṇdimënë e tyne; e paqnë tand neve na ep ṇdë jetë tanë, e ṇ Klishet shenjte sote hiq gjithë të pāligje; e t ecunatë e të bāmetë e vollundedetë tonë neve na i daj ṇde e mirë e të gjithë famujet tuve, ṇ së shelbuomit sit, neve na bān pjesëtarë, e d bāmirëvet tinëve ṷ ep të miratë e jetësë glatë, e gjithë t parëvet tinëve ṷ ep jetënë e amëshuome me të pushuom255.

3) Emra të gjinisë femërore të formuar nga mashkullorët me prapashtesën -e, si: - sherbëtore

Erdh sā ajo hini porsi pat zakon ṇ pari, me dӯ sherbëtore të vetëme, e duoj me ṷ lām ṇdë kopështë, përse ish vapë256.

Nga këta dy grupe emrash femërorë që e formojnë shumësin me formantin -e, më produktiv në veprën e Buzukut na paraqitet grupi i parë i emrave, që përbëjnë edhe shumicën.

Formanti -(ë)na / -(ë)ra

§ 5. Shumësi i emrave femërorë tek “Meshari”, formohet edhe me prapashtesën geg.-(ë)na / tosk. -(ë)ra. Kjo është një prapashtesë e re në krahasim me prapashtesat e tjera dhe përdoret për formimin e shumësit të emrave të të tria gjinive. Këtë formant shumësi e marrin kryesisht emrat femërorë jofrymorë.

Për burimin e këtij formanti, gjuhëtarët janë të mendimit se ky formant është zgjerim i formantit të shumësit -a, me fundoren -n- / -r- të temës së emrit257. Me të drejtë thuhet se kjo mbaresë duhet të jetë përftuar në një kohë kur procesi i përzierjes së emrave femërorë me ato asnjanës ka përfunduar258.

Tek Buzuku ky formant gjendet më së shumti me zanoren -ë, duke dalë në formën geg.-(ë)na. Kjo mbaresë shumësi nuk është shumë prodhimtare për formimin e shumësit femëror. Kështu, atë e gjejmë kryesisht tek emra femërorë që shënojnë jofrymorë, si:

- majëna E ujënatë por kthenjinë tue mëᵑguom, djerie të dhjetëtë muoj; e ṇde e dhjetët, të parënë ditë ṇdë muojt, u panë majënatë e malet259.

- lëmoshëna Te Buzuku: E atëherë të përzāsh ṇdë hīr sakrificiatë e së dërejtësë, olokaustatë e lëmoshënatë, ashtu t i venë përṃbī ltert tand vjetatë260. Te Budi:

254 CP I, I-IV/22. 255 “Meshari”, f. 31/a. 256 “Meshari”, f. 165/a. 257 Shih mendimet e gjuhëtarëve më lart tek “Shumësi i emrave mashkullorë”. 258 Sh. Demiraj, SF 2, 1968, f. 145. 259 “Meshari”, f. 231/b. 260 “Meshari”, f. 45/b.

Page 99: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE FEMËRORË TE BUZUKU

100

Ndë mo[t] të shkuom thotë se një gruo erdh me u rrëfyem ndë mo[t] të kreshmëvet, posi shumë gjindenë sod e këtë ditë, jo me të madh të dhimptunë e të prunjëtë me zanë fill si ai publikani i përmpkaëtnuom mb’atë herë, po me u lëvduom bashkë me atë farrizenë madhështuor e me kallëzuom qish do vepëra të mira qi kish bām tue thanë se: Ati im, gjithë të prempte kam zakon me i angjënuom, veçëse mbë bukë e mb’ujë e kaqë lëmoshëna po ap për gjithë ditë, e këto uratë tue bām, vetë tue vizituom kishëtë e visetë për ndëjesë, e sā tjera kafshë ashtu mb’ arrësye ku më ka ardh ndore s’kam menguom261. Te Bogdani: E shofëmë përditë se nd atë dhē ku lulëzojnë dotorëtë, letërarëtë e dijeja lulëzon ende shêjteja fē, me gjithë vepëra të mira, e nd atë dhē ku nukë janë dotorëtë, letërarëtë e të dijshimitë fēja sā e ka përditë lëngon, ligetë e shqimbet: vepërat e mira, uratëtë e lëmoshënatë e njinesëtë venë tue u vdarunë 262. Së katërti me shpum Tinëzot uratëtë tona, lëmoshinatë e vepërat e mira263.

Ndryshe nga autorët e tjerë të letërsisë së vjetër shqipe, në veprën e Matrëngës emrat femërorë që e formojnë shumësin me formantin -a dhe -(ë)na / -(ë)ra nuk gjejnë përdorim.

II. PRODHUESHMËRIA E FORMANTEVE

§ 6. Përgjithësisht, mund të themi se formimi i shumësit të emrave femërorë me formante në pamje të parë duket një dukuri gjuhësore mjaft e thjeshtë, por në thelb është një çështje mjaft komplekse. Duke studiuar formimin e shumësit femëror me formante te Buzuku, hedhim dritë mbi prodhueshmërinë e secilit formant, që përdoret për formimin e këtij shumësi, por edhe ndryshimet që kanë ndodhur tek formimi i shumësit të emrave nga Buzuku deri në ditët e sotme.

Kështu, shohim se tek “Meshari” i Buzukut formantet më prodhimtare që përdoren për formimin e shumësit të emrave femërorë janë -ë dhe -a, ndërsa dy formantet e tjera: -e, -na /-ra janë më pak produktive në formimin e këtij shumësi. Formanti i shumësit femëror -na /-ra, tek Buzuku gjendet me zanoren -ë. Sipas produktivitetit të secilit formant në formimin e shumësit femëror tek Buzuku, mund të bëjmë këtë renditje të tyre: -ë, -a, -e, -(ë)na ~ -(ë)ra.

261 Poezi, f. 329. 262 CP. Të primitë përpara letërarit. 263 CP I, I-IV/23.

Page 100: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

101

KREU V

SHUMËSI I EMRAVE ASNJANËS TE BUZUKU

§ 1. Në librin e parë shqip, formimi i numrit shumës të emrave asnjanës na paraqitet i larmishëm. Kështu, emrat burimisht asnjanës e formojnë shumësin me këto mënyra:

I. me formante shumësi (khs. nj. dëm - sh. dëm-e) etj. II. me të njëjtën formë si në njëjës dhe në shumës, dmth. me mbaresë zero (khs. nj.

drū ~ sh. drū; nj. muoj ~ sh. muoj) etj. III. me metafonizim të zanores së temës (khs. nj. anë ~ sh. enë) etj. IV. me metafonizim të zanores së temës dhe me mbaresën e shumësit -(ë)na (khs. nj.

shtrat ~ sh. shtret-ë-na) etj. Sigurisht, tek “Meshari” i Buzukut shumësi asnjanës me formante është mënyra më prodhimtare për formimin e shumësit, por jo aq sa shumësi me formante i dy gjinive të tjera.

I. FORMANTET E SHUMËSIT TË EMRAVE ASNJANËS

§ 2. Formimi i shumësit të emrave asnjanës tek Buzuku na paraqitet me të njëjtat formante që përdoren edhe për formimin e shumësit të emrave të dy gjinive të tjera, mashkullore e femërore. Natyrisht, kjo gjë vjen si pasojë e zhvillimit të brendshëm historik të shqipes, ku për shumësin e emrave asnjanës përdoren edhe mbaresa që burimisht nuk i përkasin kësaj gjinie, duke bërë që nga ana formale shumësi asnjanës të mos dallohet me dy gjinitë e tjera. Gjithashtu, kjo gjë ka ndikuar edhe në rrafshimin e paradigmave të emrave në shumës.

Formimi i shumësit të emrave burimisht asnjanës1 me formante, që për nga burimi nuk janë të kësaj gjinie por të gjinisë femërore, gjithashtu ka bërë që emrat e gjinisë asnjanëse në shumës të integrohen në këtë gjini. Kjo duket më së shumti edhe tek mbiemrat me të cilët shoqërohen këta emra, të cilët i përkasin gjinisë femërore (khs. faje të mëdha) etj. Kështu, formantet që përdoren për formimin e shumësit të emrave asnjanës tek “Meshari” janë: -ë, -e, -a, -(ë)na ~ -(ë)ra, -në ~ -rë.

Formanti -ë

§ 3. Tek Buzuku, formanti -ë luan një rol të rëndësishëm në formimin e shumësit të emrave burimisht asnjanës (khs. vjet-ë, vesh-ë) etj. Gjithashtu, mund të themi se shumica e emrave të gjinisë asnjanëse që në njëjësin e pashquar dalin me zanoren -ë, e formojnë shumësin me formante të tjera, ndryshe nga formanti -ë (khs. emënë - emën-a).

Këtu shfaqet edhe prirja e hershme e shqipes për një diferencim të formave të shumësit të disa emrave asnjanës, që dilnin me të njëjtën mbaresë shumësi -ë edhe tek emrat e gjinisë femërore dhe mashkullore. Për një dallim formal me emrat e dy gjinive të 1 Përdoret shpesh togfjalëshi “burimisht asnjanës” pasi siç dihet shumica e këtyre emrave në ditët e sotme kanë kaluar në gjininë mashkullore apo femërore. Në numrin shumës janë integruar më shumë në gjininë femërore.

Page 101: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE ASNJANËS TE BUZUKU

102

tjera, këta emra kanë marrë mbaresa shumësi më shprehëse se formanti -ë (khs. ujë - ujë-na).

Lidhur me origjinën e këtij formanti kemi folur edhe tek shumësi i emrave mashkullorë dhe femërorë. Edhe pse është një formant, i cili përdoret për formimin e shumësit të emrave të të tria gjinive, tek secila prej tyre na paraqitet me një burim ndryshe.

Në lidhje me burimin e këtij formanti, përgjithësisht gjuhëtarët2 janë të mendimit se formanti i shumësit asnjanës -ë është i trashëguar.

Demiraj3 bashkohet me mendimin e Pedersenit që tingulli fundor i disa emrave asnjanës si ballë, ujë etj. është refleksi i mbaresës së shumësit asnjanës indoeuropian -ā ose është një shtesë analogjike. Ai mbështet mendimin e Çabejt, që -ë tek shumësi vesh-ë është “refleksi i mbaresës -ā të asnjanësve shumës të temave më -o të indoeuropianishtes”. Gjithashtu, Demiraj4 thekson se edhe tek shumësi i emrave asnjanës të tipit kren-ë / krer-ë, vjet- ë, mbaresa -ë është refleks i mbaresës së vjetër të gjinisë asnjanëse -ā.

Sipas Topallit, tek emrat e gjinisë asnjanëse formanti -ë e ka burimin tek mbaresa e rasës emërore të numrit shumës, që dilte me zanoren -ā5.

Lidhur me evolucionin e kësaj mbarese shumësi, pajtohemi me mendimin se evolucioni i kësaj mbarese ka qenë i njëjtë me atë të emrave të gjinisë femërore (-ā > -a > -ë)6.

Përsa i përket kohës se kur ka ndodhur ky evolucion, i vetmi gjuhëtar shqiptar që ka shprehur një mendim është Demiraj 7 , i cili në lidhje me këtë çështje, pajtohet me mendimet e Meyer-Lübkes dhe Joklit. Ai mendon se evolucioni -ā > -ë duhet të jetë vërtetuar pasi ka ndodhur procesi i rregullimit mekanik të theksit, që mund të përkojë me periudhën e fundit të sundimit romak në Shqipëri8.

Përgjithësisht formanti -ë nuk është shumë prodhimtar në formimin e shumësit të emrave asnjanës tek “Meshari”. Më së shumti, tek Buzuku këtë formant e gjejmë tek emrat të cilët dalin me temë në bashkëtingëllore. Kështu, e formojnë shumësin me formantin -ë emrat:

1) vesh-ë Te Buzuku: Ṇd ato dit tha Izaija ṃbë vend të Krishtit: Zotynë më ṇçili veshëtë, e u nukë ṷ lëshuoshë, as jam hjekunë përapëtë9. E i tha një ṇ sherbëtorëshit së upeshkupit, gjenia e atī qi Pjetri i përeṷ veshëtë10.

2 Në lidhje me burimin e këtij formanti tek gjuhëtarët, si: Pederseni, Çabej, Domi, Ajeti, Likaj, Demiraj, Topalli gjejmë të shprehur të njëjtin mendim në forma të ndryshme shprehjesh dhe interpretimi. Gjithashtu, gjuhëtarët përgjithësisht pajtohen edhe në lidhje evolucionin e formantit të indoeuropianishtes -ā : -ë në shqipe. 3 Rreth mbaresave të shumësit të emrave asnjanës në gjuhën shqipe. SF 2, 1968. 4 MH, f. 52. 5 GH, f. 238. 6 Edhe Sh. Demiraj tek “Morfologjia historike e gjuhës shqipes. Tiranë, 1973. f. 52” ka shprehur të njëjtin mendim mbi evolucionin e formantit të indoeuropianishtes -ā. 7 MH, f. 52. 8 “Rreth mbaresave të shumësit të emrave asnjanës në gjuhën shqipe”. SF 2, 1968. 9 “Meshari”, f. 213/a. 10 “Meshari”, f. 223/a.

Page 102: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU V

103

Te Budi: E me dy qen të zez vjerë mbë të dӯ duort tue ja brījtunë, e n goje cë sāj po i delte flaka e zjarmit e e sulfërit me gjithë duorshi cë qelbësinëvet, e veshëtë e sāj mbushunë me shigjetë të përzjarmshime, e kryetë e sāj rrethuom me sā zhapinj e hardhuca të farmakuome11. Te Bogdani: Për nji si tha atë fjalë ju çelnë veshëtë, e ju xgidh giuha, tue zanë fīll bukurë me folë e me gjegjunë, me të madh gazëmend t’atī t’ sëmuti, e t’ atyne qi panë këtë mrekullë kaqa të madh, tue thanë, gjithë mirë i bani12. Verbo (o Zot) zemërën e këtī populli, e rando veshët e tī13.

2) vjet-ë Te Buzuku: U gjegjshë oratënë tande, e pae lotë e syvet tuve; e hinje se u shtonj përṃbī dit të tū pesëṃbëdhjetë vjetë; e u të shpëtonj ṇ duorshit së regjit së Sirjesë, e këtë qytet, e u ti jēm shqyt përsipëri, tha i mujtuni Zot14. E aty ish një nḭerī qi ish klenë sëmunë aty tridhjetë e tetë vjetë15. Te Bogdani: Njizet e dy vjetsh e ndjerë 41 i ka ndënë pushtet Dielli, e u ep gjithë fuqin’ e tyne, e ata vjetë janë ma të mirëtë, e u thonë trimënia16.

3) kren-ë Te Buzuku: Të gjukonjë ṇdë farët, e kā me ṃbushunë visetë e shprazëta; e ṃbë dhēt kā me rëzuom shumë krenë17. E atëherë kur këto të zihenë ṇfill me klenë, këqyrni, e ṇgrini krenëtë tuoj, përse ṷ afëronetë të shpërblenëtë taj18. Te Bogdani: E nukë bani pêsë paqarë, tue mujtunë me kjanë ashtu mistiku Korpi i Krishtit nji kafshë e shemptueme me pêsë krēna19. E një pahsë prej deti bishënëtue u çuem, qi kishte shtatë krena20.

Siç shihet, emri kren-ë tek Bogdani, ndryshe nga Buzuku e formon shumësin jo me formantin e shumësit -ë, por me formantin e shumësit -a, kren-a.

4) shenj-ë Edhe tek autorë të tjerë të letërsisë shqipe gjejmë emra burimisht asnjanës që e

formojnë shumësin me këtë formant: Te Buzuku: E shumica por ṇdiglonjinë ato kafshë qi thanë ishnë ṇ Felipit, e gjithë ishnë njëj vollundetje, e me të madhe devocion gjegjishnë, tue panë shenjëtë qi banishnë21. 11 Poezi, f. 324. 12 CP II, II-IV/69. 13 CP I, II-IV/81. 14 “Meshari”, f. 115/b. 15 “Meshari”, f. 131/b. 16 CP I, I-IV/28. 17 “Meshari”, f. 25/a. 18 “Meshari”, f. 84/a. 19 CP I, IV-I/137. 20 CP I, I-VII/47.

Page 103: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE ASNJANËS TE BUZUKU

104

Ṇd atë mot vote Jezu ṃbë atë anë andej prej detit së Galilēsë, të Tiberjesë; e atë ndiqnë e madhe shumicë, përse ata shihnë shenjëtë e tī qi aj ban përṃbī të sëmunët22. Te Budi: Shinjë e mërekullī23. Te Bogdani: Ndevonë kthej mbë shtëpī të vet ndë Naxaret, ku për të si e pā i S.Jozefi me barrë as dij se këjo punë kahë vinte, fort u idhënue e përditë pa ardhunë keq ma fort, hinë me ju dukunë çelë shenjëtë ndë faqe: të sillënë kafshë tue pa Virgjina fort i ndykeq tue pām të S. Jozefnë ndë kaqa t’idhunë mbë zemërë, e arrësye; tue kjanë ende nfshefunë vepëra e t’ Mishënuemit24. Ndëshkon Jezu Krishti, të jesëmë gjithë gatī përse, ndonëse kanë me u dukunë ato shenje, ka me kjanë asgjamangu e fortë pritesë ndër gjind, posi u godit ndë mot˜ të Noeut, t’sīllt tue pëvetunë përse po fëtigej me bām atë dorë barkeje, u thonj se kish për të ardhunë nji të madh të kundunë, e se po e bante për të shpëtuem ndë tâ25.

Nga shembujt më lart, vërejmë se tek Budi emri shenj-ë në trajtën budiane shinj-ë, ka një përbërje fonetike ndryshe nga Buzuku, por e formon shumësin me formantin -ë, ashtu sikurse edhe tek forma buzukiane e shumësit. Te Bogdani shohim se kemi dy forma shumësi të këtij emri, njëra formë shenj-ë del në të njëjtën formë si tek Buzuku, ndërsa tjetra shenj-e, del me formantin -e, ndryshe nga Buzuku. Gjithashtu, duhet të theksojmë se forma e shumësit të Bogdanit me -e, mund të jetë edhe një gabim shtypi.

5) emën-ë Te Buzuku: E përkaqë Zotynë madhështoi atë, e i dha emënë qi anshtë përṃbī gjithë emënë, përse pr emënë të Jezut gjithë glunjë të prunjetë ṇ qiellshit, e ṇ dheut, e ṇ ferëshit, e gjithë gluhë ta rëfyenjë se Jezu Krishti anshtë Zot ṇdë lavd të madh të Tinëzot26. E korporatë e tyne janë sepelyem ṇ baq, e emënitë e tyne të jetë për jetë të jetësë27.

Tek autorët e vjetër të letërsisë shqipe, trajta e shumësit emën-ë që shënon jofrymor, përdoret me një formant ndryshe nga Buzuku. Kështu si tek Budi, Bogdani apo edhe Bardhi, ky emër e formon shumësin asnjanës me formantin -a, përkatësisht në formën emën ~ emën-a. Te Budi: Kie arrësye p’r ata, mā duo të thom se këjo gjuha jonë, tue mos posunë letërë e mposë, e ashtu disa emëna e vokabulla e fjalë të shijshime e të pëlqyeshime, si i kā këjo gjuha e lëtine, thuose mā të shijshime, më vinjënë ndë gojë, e mā me devocione i thom kshtu për letërë se me i thanë mbë gjuhu[t] tanë28. Te Bogdani: Emënat’ e apostujet janë këto qi ndjekënë29. Te Bardhi: 21 “Meshari”, f. 269/b. 22 “Meshari”, f. 169/b. 23 Poezi, f. 235. 24 CP II, I-III/15. 25 CP II, II-VI/90. 26 “Meshari”, f. 343/a. 27 “Meshari”, f. 365/a. 28 Poezi, f. 301. 29 CP II, II-III/58.

Page 104: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU V

105

Nomenklator (ai qi di emenate e gjithe kuj) - nomenclator30. Ndryshe nga autorët e tjerë të letërsisë së vjetër shqipe, te Matrënga shohim se

emrat asnjanës që e formojnë shumësin me formantin -ë, nuk gjejnë përdorim përgjatë gjithë veprës.

Formanti -e

§ 4. Një formant tjetër për formimin e shumësit tek “Meshari” është formanti -e, i cili në krahasim me emrat e dy gjinive të tjera mashkullore e femërore nuk është shumë prodhimtar në formimin e shumësit të emrave burimisht asnjanës. Kjo gjë tregon se mbaresa -e si formant shumësi, për nga origjina nuk ka qenë një formant shumësi i emrave asnjanës. Kjo mbaresë duhet ta ketë burimin tek shumësi i emrave të gjinisë femërore, që është shtrirë me rrugë analogjike edhe në shumësin e emrave asnjanës. Kështu, mendimet e gjuhëtarëve në lidhje me burimin e këtij formanti shumësi janë të ndryshme31.

Demiraj 32 duke dhënë argumentet përkatëse, e kundërshton mendimin e Pedersenit që mbaresa -e është refleksi i indoeuropianishtes +ãs. Ai shton se -ā-ja në pozicion fundor ka dhënë rregullisht -ë, kurse -s ka rënë që herët pa lënë asnjë gjurmë. Gjithashtu, shumica e gjuhëtarëve shqiptarë, me të drejtë kundërshtojnë edhe dy mendimet e Majerit duke përdorur arsyetime bindëse33.

Mund të themi se, formanti i shumësit asnjanës -e është zhvilluar brenda shqipes dhe nuk është refleks i ndonjë mbarese indoeuropiane, por është shtrirë tek gjinia asnjanëse nëpërmjet shumësit të emrave të gjinisë femërore. Karakterin femërorizues të këtij formanti e tregon edhe fakti që përemrat, mbiemrat apo fjalët përcaktuese që shoqërojnë emrat asnjanës me formantin -e, janë në gjininë femërore (khs. këso fajesh, gjyqe të pādërejta). Tek Buzuku e formojnë shumësin asnjanës me këtë formant këta emra, si:

1) faj-e Te Buzuku: Na tӯ të lusmë, Zot, të ṇdijensh fajetë e katetë e shërbëtorëvet tuve: përse na për katetë tonë tӯ s mundë të pëlqejmë, për të lutumit atë ishnjim shelbuom të t lēnët të Birit tit e tinë Zot, pr atë të vetë Zot Krishtnë Zodnë tanë34. Te Budi: Vājme, o ati im, un i mjeri e i lani Sinëzot, me sā faje e mpkate të pānjefuna e kam lënduom e traxuom mbë mënī atë zo[t] të mëshëriershim, e āqë mā tepërë se tashti ndë këta të rrëfyem tue mundunë s’thashë të dërejtënë, po rē mboh e mpsheha nja mpkat mā të madhnë e të randënë qi paçë bām35. Te Bogdani:

30 Sedaj, Fj. f. 353. 31 Për më shumë shiko tek kap. III-IV. 32 Rreth mbaresave të shumësit të emrave asnjanës në gjuhën shqipe”. SF 2, 1968. 33 Shiko më lart tek: “Shumësi i emrave mashkullorë”. 34 “Meshari”, f. 23/b. 35 Poezi, f. 320.

Page 105: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE ASNJANËS TE BUZUKU

106

E aj âshtë plaguem për fajet tona, e ntretunë për mpkatet tona, me të nymërymī të tīnaj jemi shëndoshunë36.

2) gjyq-e Te Buzuku: Të lypnjënë prej meje ṇ së dërejtashit gjyqe, e lypnjënë me afëruom Tinëzot, tue thashunë: Na kemi ṇgjënuom, e ti ṷ dëftove se nukë pae; na munduom shpirtënatë tonë, e ti ṷ dëftove se nukë di gjā37. Te Bogdani: E unë dhashë atyne urdhënimetë jo të mira, e gjyqe ndë të sillat nukë kanë me gjëllitunë38.

Tek Budi dhe Bogdani e formon shumësin me formantin -e edhe emri burimisht asnjanës dëm ~ dam-e, i cili nuk na del asgjëkundi tek Buzuku. Te Budi: Kënco letërash mbë gjuhu[t] të tyne s’janë të zotë me u ndimuom as me mbushunë oficienë e vet e shërbëtyrënë e kishësë shintë, sikundrëse do ligja, e janë detuor e mbājtunë; kahā munë thomi se erdhnë gjithë dametë e të mēnguometë e tjera të gjuhusë sanë ndjerë mp’sod, e sod e këtë ditë mbë sā vise mā tepërë me dhūnë se askūrrāj39. Te Bogdani: Profetixoj shumë duer së këqiash e damesh, qi kishinë për t u goditunë ndë regjëni˜ të Judesë regjënijet tīnaj Joatan, Akax, et Exekia, e regjënijet Samarīsë: gjukatëset e priftënet ende profetëvet rrēshimë, përse kishinë ndëpërkambunë lijn˜ e Tinëzot, e tue u dhanë idhullatrīsë e tjera mpkateve40. Tek Matrënga nuk kemi gjetur emra asnjanës që e formojnë shumësin me formantin -e.

Formanti -a

§ 5. Edhe formanti -a përdoret për formimin e shumësit të emrave burimisht asnjanës që përdoren në veprën e Buzukut (khs. petëk-a). Ashtu sikurse formanti -e edhe kjo mbaresë shumësi e ka burimin tek gjinia femërore. Për burimin e saj kemi folur edhe tek shumësi i emrave mashkullorë dhe femërorë. Formanti i shumësit -a tek emrat e gjinisë asnjanëse, nuk është refleks i ndonjë mbarese indoeuropiane siç pretendojnë disa gjuhëtarë, por është zhvillim i brendshëm i shqipes41.

Kështu, mbaresa e shumësit -a, si një mbaresë më e qartë u shtri edhe tek emra burimisht asnjanës (khs. petëk-a) dhe nëpërmjet asnjanësve u shtri edhe tek emra mashkullorë që emërtojnë frymorë dhe jofrymorë. Origjinën femërore të këtij formanti e tregon edhe fakti që emrat asnjanës që marrin këtë formant shumësi, përgjithësisht e ndërrojnë gjininë duke u integruar në gjininë femërore.

Tek “Meshari” e formon shumësin me formantin -a, emri burimisht asnjanës petëk-a. Te Buzuku:

36 CP I, III-IX/133. 37 “Meshari”, f. 117/a. 38 CP II, I-V/25. 39 Poezi, f. 308. 40 CP I, III-XIV/144. 41 Për mendimet e gjuhëtarëve rreth origjinës së këtij formanti, shih tek kap. III-IV.

Page 106: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU V

107

E tue pasunë vum ṃbë kryqt, danë petëkatë e tī, tue qitunë short përṃbī to, përse të ṃbaronē ta qish thashunë ish klenë ṇ profetet, tue thashunë: Danë petëkatë e mī, e përṃbī cohët teme shtinë short42. Te Matrënga: Mos zilepsnjësh petkatë e të tjerëvet43! Te Budi: E petëkatë e të veshunatë e tyne ashtu ende ke jesënë e shuma pjesë jo veçëse aqë mplakunë e vjetëruom, po ashtu ende gjithë mykunë e brījtunë e keq shëmptuom e pā lām, e aqë mā tepërë korporajtë, mbë të cijt thuhetë shinteja meshë e banetë sakërficie Tinëzot44. Te Bardhi: Veshur në petka të këqia - pannosus45. Te Bogdani: Dānë ndër vetëhe petëkat e mia, qish banë sejmentë kur danë petëkat e Krishtit katër pjesësh, e përmbī petëkut tem, qi kje gunëza e pāqepunë, shtīnë short kuj përkit46.

Kështu, emri petëk ~ petëk-a edhe tek Matrënga, Budi, Bardhi dhe Bogdani, na del me të njëjtin formant shumësi -a.

Formanti -(ë)na / -(ë)ra

§ 6. Tek “Meshari” i Buzukut kemi formimin e shumësit të emrave burimisht asnjanës me formantin e shumësit -(ë)na (khs. ujë-na), krahas formantit të shumësit -(ë)ra që përdoret në dialektin toskë. Zanorja -ë para mbaresës së shumësit -na është shtuar për të lehtësuar shqiptimin (khs. mish-ë-na). Sipas Cipos, emrat asnjanës në numrin shumës janë të gjinisë femërore, andaj thomi: ujëra të ftohta, mishra të pjekura, miellëra të bardha47.

Ky formant nuk është shumë prodhimtar në formimin e shumësit të emrave asnjanës, por është më prodhimtar se formanti i shumësit asnjanës -a. Si mbaresë shumësi është përftuar gjatë evolucionit historik të shqipes48. Edhe kjo prapashtesë shumësi ka karakter femërorizues, meqenëse formanti -a që është në përbërje të kësaj mbarese shumësi është përftuar fillimisht tek emrat femërorë. Tek Buzuku e formojnë shumësin me këtë formant këta emra:

- ujë-na Te Buzuku: E tha Zotynë: Bafshinë ujënatë shpirtëna të gjalla, e shtansë qi të fluturonjënë për qiell, pr ajërit ṇde e firmuomit të qiellet49. Kloftë bām të firmuomitë për vjedmis ujënavet, e ata të fermuom të dae ujënatë ṇ ujënashit50. 42 “Meshari”, f. 211/a. 43 E mbsuame e krështerë, f. 195. 44 CP I, III-III/106. 45 Sedaj, Fj. f. 381. 46 Poezi, f. 338. 47 GSH, f. 54. 48 Për origjinën e këtij formanti shiko tek kap. III. 49 “Meshari”, f. 227/b. 50 “Meshari”, f. 227/a.

Page 107: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE ASNJANËS TE BUZUKU

108

Te Budi: Ujënatë i lëshoi51. Te Bogdani: Disa ujëna tue i përmetuem ndë natyrë˜të vet, ato ma të hollatë i vu përmbī qiellt52.

- mish-ë-na Ṇdë fēt e ṇde e dashunit tī e atë shenjtoi, e atë zgodh ṇ gjithë mishënashit53. E atë shenjtoi ṇdë fēt e ṇde e pëlqyem të tī, e atë zgodh ṇ gjithë mishënashit54.

- sy-na Qengji porsi vdekunë, e kish shtatë brienë e shtatë sӯna, qi janë shtatë shpirtëna të Tinëzot, dërguom ṇdë gjithë dhēt55.

Duhet të theksojmë se emrin sy me trajtën e shumësit sy-na nuk e gjejmë të dokumentuar në veprat e Matrëngës, Budit, Bardhit e Bogdanit. Tek këta autorë kemi formën e shumësit të këtij emri që del me të njëjtën formë si në njëjës dhe në shumës, përkatësisht sy.

- kopësht-ë-na Te Buzuku: E u të kthënj të zanëtë e popullit tim Israelit; e të fabrikonjënë qytetetë e rëzuome e të jesënë; e të ṃbjellënë vëneshtë e të marënë venë ṇ sosh, e të banjënë kopështëna e të hanë frujtinë e tyne56. Te Bogdani: Me u gjetunë nji pëllas, o shtëpī ngrehunë ndë maltë regj Peshtrikut tinë, aqa i shkretë e i vetëmë, punuem me mjeshtërī të madhe, me dyer të bukura, çardaqe fort të nalta, tjegullat’ e rgjanta e t’arta, kopështinje e kroena: i silli horjat e i marrë menç kish me u gjetunë, qi tue hīm ndë shtëpī nukë âshtë lem mbë këtë jetë vetëhej, po ka diku nji Zot fort të bëgatë e të lum57.

Tek Bogdani, emri kopështëna që tek Buzuku del me formantin e shumësit -ëna, e formon shumësin me dy formante -inj dhe -e, duke dalë në një trajtë shumësi krejt ndryshe nga Buzuku, përkatësisht kopësht-inj-e. Fakti që tek Bogdani ky emër del me formantin e ri -inj, tregon se ky i fundit në periudhën e shkrimit të “Çetës së profetëve” ishte krijuar dhe konsoliduar mirë si formant shumësi në rradhën e formanteve të tjera.

Formanti -në / -rë

§ 7. Te Buzuku, formanti -në / -rë përdoret për formimin e shumësit të një numri të

kufizuar fjalësh. Tek emrat burimisht asnjanës, e gjejmë vetëm në formën e shumësit të emrit brienë (bri).

51 Poezi, f. 143. 52 CP I, I-IV/24. 53 “Meshari”, f. 319/a. 54 “Meshari”, f. 371/b. 55 “Meshari”, f. 345/b. 56 “Meshari”, f. 299/a. 57CP I, I-I/2.

Page 108: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU V

109

Forma e shumësit të këtij emri mund të quhet e mbikarakterizuar, pasi përveç formantit të shumësit -në, e ka zgjeruar temën edhe me një prapashtesë tjetër shumësi -e, duke bërë që forma e shumësit të këtij emri të dalë me dy formante, përkatësisht bri-e-në. Te Buzuku: E rutulloṷ Abraami sytë e tī ṃbrapa, e pā një dash qi ish ṇgatëruom për brienësh ṇdër zhdo driza; e vo Abraami, e muor e ṇfali për sakrificio ṃbë vend të birit vet58. Qengji porsi vdekunë, e kish shtatë brienë e shtatë sӯna, qi janë shtatë shpirtëna të Tinëzot, dërguom ṇdë gjithë dhēt59. Te Bogdani: Brienatë, qi janë S.Kryq, ku Shëlbuesi mba çtrīm duert e vet, mbë arrësye të dӯ brienavet, ku vjen nfshefunë fuqia e tīnaj kundër anëmikut, posi ju duk Kostantinit; me këtë shenj ke me dobitunë60. Brienatë ndë duer˜të tīnaj; aty âshtë nfshefunë fuqia e tīnaj61.

Siç shihet edhe nga shembujt e paraqitur, te Bogdani për formën buzukiane të shumësit bri-e-në kemi formën e shumësit bri-e-na, ku ashtu sikurse tek Buzuku kemi dy formante shumësi. Duhet të theksojmë se ndryshe nga Buzuku që për këtë formë shumësi përdor formantet -e dhe -në, tek Bogdani kemi formantet -e dhe -na, duke pasur të njëjtë të dy autorët vetëm formantin e shumësit -e. Gjithashtu, nga studimi i shembujve të veprës së Bogdanit kemi vënë re se një emër tjetër që del me dy formante shumësi është edhe emri krue me trajtën përkatëse kro-e-na, duke e formuar kështu shumësin me formantet -e dhe -na. Ndryshe nga Bogdani, tek “Meshari” i Buzukut emrin krue nuk e ndeshim fare në numrin shumës përgjatë gjithë veprës. Te Bogdani: Ujëtë prej së nxetit së diellit holluem bâhetë shī, e për luftë˜të t’ftofëtit e t nxetit bâhetë breshënë e borë, e prashtu ende ndëpër gropat e shpellë˜të dheut, së nxetit së diellit lēcuem hipën ndë majë˜të malevet, të sijtë disa tue kjanë ma të ftofëtë e të ndandëtë, mbanë ujit së shiut e rrjedhënë kroenatë për jetë; e disa male tue kjanë fort zgjue e fort të hollë ndë majët, udob e lëshojnë jashtë ujët, e rrjedh e bâhenë të thatë62. Lymënatë me mos mbetunë, kroenëtë me mos u shtërrë, deti me mos u rritunë, moti kurraj me mos mënguem; po thue se gjithë kafsha tash po del së riu doret së nji mjeshtrit hollë63. Mbī dhēt âshtë elementi ujit, i silli âshtë i ftofëtë e i njomë, e daheta ndë deta, lymëna, kroena, bërraka e lëqenja64...

Duhet të themi se tek Matrënga, Budi e Bardhi nuk gjejmë emra asnjanës që e formojnë shumësin me formantin -në / -rë.

58 “Meshari”, f. 233/b. 59 “Meshari”, f. 345/b. 60 CP I, I-IV/147. 61 CP I, III-XV/147. 62 CP I, I-V/36. 63 CP I, I-I/2. 64 CP I, I-V/36.

Page 109: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE ASNJANËS TE BUZUKU

110

II. SHUMËSI I EMRAVE ASNJANËS ME TË NJËJTËN FORMË SI NË NJËJËS DHE NË SHUMËS

§ 8. Tek “Meshari” i Buzukut, ka edhe disa emra burimisht asnjanës që e formojnë

shumësin me të njëjtën formë si në njëjës dhe në shumës, d.m.th. me mbaresë zero. Kështu, e formojnë shumësin në këtë mënyrë emrat:

- dru (nj.drū ~ sh. drū) Te Buzuku: E hinje se u ṃbëljedh dӯ drū, përse u të banj pak gjellë muo e birit tim, e si na ata të kemi ṇgranë, na mā të vdesmë65. Te Budi: Të vrafshinë gurë e n dru66. Te Bogdani: Kur Jezu Krishti hini ndë Misīrt gjithë ata idhujë, të sijtë kjenë të panjehunë ndëpër atâ regjënī, e gurësh e drush adhëroheshinë, dridhtinë; e gjithë mb’dhē u rrëzuenë67.

- muoj (nj. muoj ~ sh. muoj) Te Buzuku: As nukë thoni ju se djerie për katërë muoj kā me klenë të korrëtë68? Te Budi: E andej mbas 18 muojsh përsërī mbë Romë tue nkëthyem, gjeta letërë Atit shumë n cë ndērshim Fra Gjoani Kolëshit, upeshkupi cë Arbënit, se Doktrina ajo ndōnëse me pak fajt tem e të shtampatarëvet, asgjā mangu kā me qenë ndōnē gjākafshë për ndimë të atij kërshtenimi69. Te Bardhi: Gjashtë muajsh (m gjashte muejsh) - semestris70. Te Bogdani: Ndë duertë tua o Zot porosis shpīrtinë tem, e tue ungjunë kryetë dha shpīrtinë afërë kohësë nandë, ditet së prende, kur ishte ana plot e ndë të dhjetët muej: vjetit së tīnaj tridhjetë e dӯ vjet e tre muej e dhjetë dit71.

Të dy këta emra si dru ashtu edhe muoj, me përjashtim të Matrëngës, i gjejmë edhe në veprat e autorëve të tjerë të vjetër të letërsisë shqipe. Emri dru tek autorët e vjetër del në të njëjtën formë shumësi si tek Buzuku, ndërsa emri muoj ka pësuar ndryshimet përkatëse fonetike. Tek Budi kemi të njëtjtën formë shumësi muoj me togun zanor /uo/ si tek Buzuku, ndërsa tek Bogdani dhe Bardhi ndryshe nga Buzuku, kemi formën e shumësit të këtij emri muej me togun zanor /ue/. Duke parë edhe shembujt, mund të themi se kjo mënyrë shumësi nuk është shumë prodhimtare për formimin e shumësit asnjanës.

65 “Meshari”, f. 139/a. 66 Poezi, f. 113. 67 CP II, I-VI/31. 68 “Meshari”, f. 163/a. 69 Poezi, f. 303. 70 Sedaj, Fj. f. 328. 71 CP II, III-III/121.

Page 110: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU V

111

III. SHUMËSI I EMRAVE ASNJANËS ME METAFONIZIM TË ZANORES SË TEMËS

§ 9. Kjo mënyrë e formimit të shumësit asnjanës, nuk paraqitet prodhimtare në

“Mesharin” e Buzukut. Tek Buzuku e formon shumësin asnjanës me metafonizim të zanores së temës vetëm emri anë, që del në trajtën e shumësit enë. Gjithashtu, kemi edhe formën e njëjësit anë pa metafonizim të zanores së temës, që del në shumës me të njëjtën formë ashtu sikurse edhe në njëjës, përkatësisht anë. Edhe tek Bogdani në lidhje me këto forma shumësi paraqitet e njëjta gjendje si tek Buzuku. Kështu kemi emrin anë:

- me metafonizim të zanores së temës a ~ e (nj. anë ~ sh. enë ) Te Buzuku: E ṷ dā ṇ si, e vote ṃbërsheli derënë, ṃbassi him pat ajo e bijtë e saj; e ata i binjinë enëtë, e ajo ṷ përdaj vojtë. E si i sillidota ṷ ṃbush, tha d birit: Bjerëmë edhe anë. E aj ju përgjegj se: Mā nukë kā anë. E voji ṃbet72. Te Bogdani: Nukë duhetë me besuem apostujitë ishinë aqa të ndynë, qi të rrijnë mbë tryezë me duer˜të përlyna, veçëse lanjinë aqa shpesh duertë e putirët˜e tryesësë posi e kishinë vum farizejtë jo motī zakon, tue urdhënuem gjithëherë me vum enëtë ngiat me ujë për t u lām ende për tu ngranë bukë, me u goditunë qi të përkisinë kund nji sen të mbytunë, e të rrëzoheshinë kundnë nji të paudhë ndëpër lijt, të mundeshinë pa manesë me u lām e me çpërlam putirëtë kah drojnë të mos pëgaheshinë73.

- pa metafonizim të zanores së temës (nj. anë ~ sh. anë) Te Buzuku: E të hinjësh ṇdë shtëpī e të ṃbërshenjësh derënë ṃbas teje e ṃbas së tū bijsh, e të përdāsh ata voj qi kē, ṇdër gjithë ato anë qi të kēsh74. Ṷite e lypë ṇ gjithë fqinjëshit së tūsh anë të shprazëta, e jo pak të lypnjësh75. Te Bogdani: Mana ruhetë ndë enë të ārta76. Flet për sinekdokë, merr anëtë për gjithë qish ka mbrenda e do me thanë gjith rrethn’ e shekullit, i silli qëndron ndë tre qiell të mëdhenj…77.

IV. SHUMËSI I EMRAVE ASNJANËS ME METAFONIZIM TË ZANORES SË TEMËS DHE ME MBARESËN -(ë)na

§ 10. Edhe kjo mënyrë shumësi nuk është shumë prodhimtare në formimin e shumësit

asnjanës tek Buzuku. Nga “Meshari” kemi dy emra burimisht asnjanës (shtretëna, eshtëna), që e formojnë shumësin me metafonizim të zanores së temës dhe me mbaresën e shumësit -(ë)na.

72 “Meshari”, f. 155/b. 73 CP II, II-IV/68. 74 “Meshari”, f. 155/b. 75 “Meshari”, f. 155/b. 76 CP I, II-II/68. 77 CP I, I-IV/21.

Page 111: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE ASNJANËS TE BUZUKU

112

Këta emra ndoshta të papërfillshëm në numër na ndihmojnë për të dhënë një gjendje reale të mënyrave të formimit të shumësit lidhur me prodhimtarinë e tyre, jo vetëm tek Buzuku, por edhe tek Budi, Bogdani dhe Bardhi. Pra, e formojnë shumësin në këtë mënyrë emrat :

- shtrat ~ shtret-ëna E si duolë ṇ barket, ashtu atë trat e njohnë; e zunë me rjedhunë gjithë aj dhē, tue përutë të sëmunë ṇdë shtretënat ṇ gjithë viseshit qi gjegjunë kishnë se Krishti ish ardhunë78.

- asht ~ esht-ëna Te Buzuku: Zotynë, e të të apë të pushuom, e të ṇginjë zemërënë tande kur të jetë eççim, e të mānjë eshtënatë e tū; e të jēsh porsi kopështitë qi kā vadënë, qi i lëshonetë ujëtë, e porsi gura me ujë, qi kurajtë ṇ uji s kā dëshīr79. Te Budi: Eshtënatë mishit dām80. Te Bardhi: Palca e eshtënave - medulla ossum81. Te Bogdani: Njeftinë gjithë eshtënat e mia, përse tue çtrīm Jezu Krishti mbë kryjt me aqa forcë, u duknë gjymtyrëtë e eshtënavet, aqa sā mundeshinë me u njeftunë82.

Ndryshe nga Buzuku, Budi, Bardhi e Bogdani tek Matrënga kemi formën e shumësit të këtij emri me formantin -ra, përkatësisht eshtra. M. - E eshtravet tireve83?

V. SHUMËSI I EMRAVE PREJMBIEMËRORË TË GJINISË ASNJANËSE TE BUZUKU

§ 11. Emrat prejmbiemërorë dhe prejfoljorë të gjinisë asnjanëse në numrin shumës, në krahasim me shqipen e sotme, kanë pasur një shtrirje të gjerë tek autorët e vjetër të letërsisë shqipe. Edhe tek Buzuku këta emra kanë një përdorim të dendur (khs. të këqiatë, të lutunatë ).

Lidhur me emërtimin e emrave prejmbiemërorë84 në disa gramatika përdoret edhe emërtimi mbiemra të substantivuar85 dhe në disa të tjera përdoret togfjalëshi mbiemra të emërzuar 86 . Kështu sipas K. Cipos: “Mbiemra të substantivuar quhen mbiemrat që përdoren pa emra: Dy të mirat shkojnë tuej nxjerrë ”.

Sipas Demirajt 87 , emrat prejmbiemërorë të gjinisë asnjanëse dallohen nga përgjegjësit e tyre mashkullor edhe me anë të nyjes së prapme të emërores dhe kallëzores

78 “Meshari”, f. 121/a. 79“Meshari”, f. 119/b. 80 Poezi, f. 103. 81 Sedaj, Fj. f. 357. 82 CP II, III-III/106. 83 E mbsuame e krështerë, f. 186. 84 Me këtë emërim i gjejmë edhe në veprën e Demirajt: “Çështje të sistemit emëror të gjuhës shqipe”. Tiranë, 1972, 119. 85 K. Cipo (GSH, f. 78); M. Domi (MH, f. 4). 86 Gr., f. 182. 87 Çështje, f. 118.

Page 112: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU V

113

-të / -t. Gjithashtu, ai shpreh mendimin se në rasat emërore dhe kallëzore ata përkojnë formalisht me mbiemrat (përkatësisht me emrat prejmbiemërorë) mashkullorë në numrin shumës (khs. të mirëtë, të naltatë). Emrat prejmbiemërorë të gjinisë asnjanëse që na dalin tek Buzuku, mund t’i ndajmë në tre grupe kryesore:

1) Emra prejmbiemërorë të shumësit asnjanës, që në rasat emërore dhe kallëzore njëjës dalin me një strukturë të njëjtë me përgjegjësit mashkullorë shumës, duke pasur tërësisht një përputhje formale me to (khs. të butëtë, të dërejtëtë).

Tek Buzuku, dallojmë vetëm këta emra prejmbiemërorë që kanë përputhje formale me mbiemrat mashkullorë:

- Të butëtë Bekuom të butëtë, përse ata të pushtonjënë dhenë 88.

- Të dërejtëtë Te Buzuku: Kujtuokeqi ṇgënjen miknë e tī me gojët, e të dërejtëtë të jenë shpëtuom ṇ urtet89. Te Bogdani: Moralisht nxīrretë se flakëtë e t’ përzanunit, e tëndimevet Djallit, të dëshirëvet këqiave t’ përmbrendshimevet, nukë banjënë gja t ‘dërejtëvet po i banjënë ma të kulluem90.

- Të fortëtë Përse të uojtë ṷ ṇgritinë kondra muo, e të fortëtë lypnë shpirtinë tem, e ata Tenezonë nukë e vunë përpara faqesë tyne91.

- Të gjallëtë Te Buzuku: E tӯ tue t u pëlqyem, përze oratëtë e mī qi u ṃ tӯ përdā, Zot, për muo e për gjithë nḭerëzit të mī ṇ gjakut sim, e për miq të mī e pr anëmiqt të mī, për të gjallëtë porsi për të vdekunitë92. Te Matrënga: dittë u ngre së vdekurëshit, hipi ndrë qiellt, ndenj ndë të djathëtë të tinë Zot, atit fuqi- shëmit, andej kā të vinjë të gjukonjë të gjallëtë e të vde- kuritë93. Te Budi: E Ati shint përsërī tue e përbēm pr emënit e verty[t] të atij Zoti qi kā me gjukuom të gjallëtë e të vdekunitë, t’i thotë të vërtetënë94. Te Bogdani:

88 “Meshari”, f. 369/a. 89 “Meshari”, f. 365/b. 90 CP I, III-I/87. 91 “Meshari”, f. 14/a. 92 “Meshari”, i Gjon Buzukut ( 1555) I. Tiranë, 1968, XIX / a.f. 55/a. 93 E mbsuame e krështerë, f. 158. 94 Poezi, (1618- 1621), Prishtinë, 2006. f. 318. (PR)

Page 113: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE ASNJANËS TE BUZUKU

114

Ynëzot Jezu Krishti Hyj e nīeri bashkë, i silli dviq mbë kryjt, mb atë mëndyrë qi hipi mbë qiellt, ashtu andej ka me ardhunë me gjukuem të gjallëtë e të dekunitë, të mirëtë e të këqijtë, jo veçë të kërshtenëtë95...

- Të uojtë96 Përse të uojtë ṷ ṇgritinë kondra muo, e të fortëtë lypnë shpirtinë tem, e ata Tenezonë nukë e vunë përpara faqesë tyne97.

- Të kërshtenëtë Te Buzuku: Tue ṇdimuom ṇdë nevojët të kërshtenëtë; tue përzanë ṃbë stan ata qi janë jashtë shtëpinë e tyne98. Te Budi: Doktrina tashti mbë këtë arrësye vūm e ndërequnë për ndimët e të mpsuomi[t] të t’ kërshtenëvet, thotë se prifti njaj mbramje, tue folë me gjakont e vet njanënë fjalë e tjetërënë e aqë mā tepërë themelit së shintesë fē e jetës së amëshuome, për ndimët e të mpsuonit të tjerëvet pyeti një n cish mā të dījtëshiminë tue i thanë se: A jē ti i krështenë99. Te Bogdani: Prashtu bijt˜e Jakobit prej mishi nukë janë të denjë me u grishunë të vërtetë bij të tij; përse të Shkruemit shêjt nukë ndjek mishtë, po shpīrtinë, e kështu na të kërshtenëtë jemi të vërtetë Jakob, Izraele, e bijt˜ e tī ndëpër fēt100.

- Të parëtë Te Buzuku: Përse vetë Zotynë me ordhënë me zā ṇ arkangjëlli e me trombetët të Tinëzot të dirgjetë ṇ qiellshit, e të parëtë e vdekunë ṃ Krishtnë Jezu të ṇgjallenë mā parë101. Te Matrënga: M. - Çë mbahetë nda ta? Im. - Të tre të parëtë (t’i falesh njī102. Te Budi: E thotë se mb’ atë herë kūr të parëtë e zotënītë e dheut kanë vūm shtrazë e të ruojtunë për gjithë aneshit, sikundrëse për dhē ashtu ende për dēt103... Te Bogdani: Të dy folnë t’parëvet popullit, tue bam përpara tyne shenjëtë; i besoj populli e u fal ndersë Tinëzot se po pomendej së këqiashit së tyne104.

- Të mirë Te Buzuku:

95 CP II, IV-IV/151. 96 Tek Buzuku ky emër prejmbiemëror përdoret për të huojtë ~ sot, të huajt. 97 “Meshari”, f. 14/a. 98 “Meshari”, f. 100/a. 99Poezi, f. 299. 100 CP I, II-IV/80. 101 “Meshari”, f. 381/b. 102 E mbsuame e krështerë, f. 196. 103 Poezi, f. 317. 104 CP I, I-III/89.

Page 114: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU V

115

E vonëte sherbëtorëtë e tī pr udhat, e ṃbëlodhnë sā gjetnë, të këqī e të mirë; e ṷ ṃbushnë plot tryesëtë ṇ darsmorësh105. Te Matrënga: Im. - Ishtë se ditënë e gjīqit kemi të anastisemi gjithë me shpīrtit e me kurmit e kanë të venë të mirëtë të shohënë e të trashëgonjënë tënëzonë e të këqītë ndë pisët me djālja- sit106. Te Budi: Të mirëtë tu’ i shām107. Te Bogdani: E këta të mirë nukë mundej…108.

- Të ritë Te Buzuku: Të rītë panë dritënë, e patnë të ṃbetunë përṃbī dhēt; e udhënë e t ṇvranit e njohnë, e gjegjnë udhëtë e saj, e përṃbī fëmijët të tyne ata nukë pësuonë; ṇ faqejet së tyne ṷ larguo109. Te Budi: E, ndë e vonë, kūr mā, tue pām se dita qi vjen po mā keq shinteja fē ndër ta vjen tue menguom, e shërbëtyra e kishësë Tinëzot me gjithë sā janë tjerat vepëra të mira, mā tue u shqimbunë e tue u harruom, e mbas mortje cë pleqet të rijtë mā i lanë gjurmëtë e Krishtit e të Apostujet e vepëratë e t’ kërshtenëvet e u veshnë ndër të t’pëganëvet e të t’pāfēvet110... Te Bogdani: Shpesh njinonte e lumeja Virgjënë, fort tue u ruejtunë nierëzish; e kështu vetëmë nfshefunë, vihej për urdhënë për të hīm ndë uratë e kujtime, me nji të dashunë përflakshim e të përzjarshim, jo posi fëmij, ma posi nji mjeshtër fort i kulluem ditëshim i të rijvet ndë urdhënimet të kësaj jete111.

Emri prejmbiemëror të ritë që tek Buzuku del me të njëjtën formë si mbiemri përkatës mashkullor, tek autorët e tjerë si Budi e Bogdani del me bashkëtingëlloren -j: të rijtë, të rijvet.

- Të shurdënitë Te Buzuku: Gjithë kafshëtë i bani fort të mira; e bani me gjegjunë të shurdënitë, e të pāgojëtë me folë112.

105 “Meshari”, f. 307/b. 106 E mbsuame e krështerë, f. 170. 107 Poezi, f. 257. 108 CP I, I-VI/46. 109 “Meshari”, f. 237/a. 110 Poezi, f. 303. 111 CP II, I-II/8. 112 “Meshari”, f. 291/a.

Page 115: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE ASNJANËS TE BUZUKU

116

Te Budi: E t’ shurdhënet me ndëgjuom113. Te Bogdani: Sibila Libika shkruen mrekullīt˜e Krishtit, si dha të pamit t’ verbënet, të ndëgiumitë t’ shurdhënet, të folëtë nemecavet, e t’ecunitë t’ shkjepunet, ndë vjersh ndjek114.

- Të sëmunëtë Te Buzuku: E shumica e qytetsë qi ishnë afërë Jeruzalemit, ridhnë bashkë, tue përūm të sëmunëtë e ata qi ishnjinë spirituom; e gjithë shëndoshnjishnë115. Te Matrënga116:

Të sinodepsnjësh të sëmūrëtë117.

Te Budi: E t’ sëmūnet u thoni118. Te Bogdani: I silli për t i ngushëlluem, hipi mbë barkët, e përsërī kthej ndë dhē˜të Kafarnaumit, ku shëndoshi shumë të sëmûtë posi kish zakon119.

- Të urtëtë Te Buzuku: Gluha e të urtëvet ṃbukuron të ditunitë, goja e t këmbyemet qet jashtë këmbenjinë120. Te Matrënga: Kūr kle gjeturë ndë kli- shët ndë mest të urtëvet121. Te Bogdani: Përse ka me u dvjerrë urtija e t urtëvet tīnaj, e mendja e dijtëshimet tīnaj ka me u npshefunë122.

- Të vorfënitë E Religjona do me klenë e pa ṇdonjë diekeqe ṇdaj Tenëzonë e ṇdaj Atët: aj me vizituom të vorfënitë e të vejatë ṇdë nevojë të tyne, e me ṷ ṃbajtunë dëlīr ṇ së pāglanashit së shekullit123. Te Budi: E të vobegjtë e të vorfënitë e Krishtit, qi kanë lypunë për ndēr të tij e ashtu ende gjith ato unazë e rrathë të rgjantë e t’ ārtë me të cijt i paçë trajtuom e lulëzuom përsā dëshirë të keqa124.

113 Poezi, f. 173. 114 CP I, IV-III/162. 115 “Meshari”, f. 349/b. 116 Tek Matrënga kemi përdorimin e tingullit /r/ sikurse në shqipen e sotme, ndryshe nga Buzuku, Budi, Bardhi e Bogdani që përdorin tingullin /n/. 117 E mbsuame e krështerë, f. 222. 118 Poezi, f. 271. 119 CP II, II-II/55. 120 “Meshari”, f. 363/a. 121 E mbsuame e krështerë, f. 226. 122 CP I, II-IV/83. 123 “Meshari”, f. 257/b. 124 Poezi, f. 326.

Page 116: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU V

117

- Të verbënitë Te Buzuku: Të verbënitë shohënë, e ata pā kambë ecnjënë, e ata qi klenë fëlliqunë u dëlirmë, të shurdënitë gjegjenë, të vdekunitë ṇgjallenë, të vobegjtë besonjënë Ungjillit125. Te Budi: T’ verbënet u dhē sӯ126. Te Bardhi: Ndër të verbëtit edhe ti mbërsheli sytë127. Te Bogdani: Hyji vetë ka me ardhunë e ka me shëlbuem neve, e atëherë kanë me u çelë sӯt e verbënet, e veshët’ e shurdhunet kanë me u hapunë128.

- Të vdekunitë Te Buzuku: Të dashunë, u apt ë dëshmuom përpara Tinëzot, e përpara Jezu Krishtit, qi kā me gjukuom të gjallë e të vdekunitë, ṇde e ardhunit të tī e ṇ regjëniet së tī, ti të predikojnsh fjalënë e Tinëzot e ti tue mos pushuom ṇdë predëkimt, e tue klenë zemëruor me i ṇdishkuom, ata tue i lutunë me gjithë të përvutë e me gjithë të ṃpsuom qi mundë ṃpsonenë129. Te Matrënga: dittë u ngre së vdekurëshit, hipi ndrë qiellt, ndenj ndë të djathëtë të tinë Zot, atit fuqi- shëmit, andej kā të vinjë të gjukonjë të gjallëtë e të vde- kuritë130. Te Budi: E Ati shint përsërī tue e përbēm pr emënit e verty[t] të atij Zoti qi kā me gjukuom të gjallëtë e të vdekunitë, t’i thotë të vërtetënë131. Te Bogdani: Tue ngjallunë të dvekunitë, tue ndritunë të verbëtitë, tue pushuem valët˜e forta të dētit, me shumë të tjera mrekullī, të sijatë nuk’i bante nfshefazë po përpara ma të dijtçimëvet ende t’paditunet, miqe e anëmiqe, ditënë e natënë, kishëvet e udhëvet, malevet e fushavet, më nji të vetëme fjalë, me duer e me uratë 132.

- Të vjetëritë E ju të hani të vjetërë djerie ṇ së vjetëri, e ju të ṇxiri jashtë të vjetëritë për të rīt133.

Kështu, tek Buzuku kemi një numër të konsiderueshëm emrash prejmbiemërorë të gjinisë asnjanëse shumës, si: të butëtë, të dërejtëtë, të fortëtë, të gjallëtë, të uojtë, të 125 “Meshari”, f. 86/a. 126 Poezi, f. 173. 127 Poezi, f. 62. 128 CP II, II-I/46. 129 “Meshari”, f. 371/a. 130 E mbsuame e krështerë, f. 159. 131 Poezi, f. 318. 132 CP II, I-IX/45. 133 “Meshari”, f. 273/b.

Page 117: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE ASNJANËS TE BUZUKU

118

kërshtenëtë, të parëtë, të mirë, të ritë, të shurdënitë, të sëmunëtë, të urtëtë, të vorfënitë, të verbënitë, të vdekunitë, të vjetëritë, të cilët dalin me strukturë të njëjtë me atë të mbiemrave mashkullorë. Siç e pamë edhe tek Matrënga, Budi, Bardhi e Bogdani, kemi një përdorim të dendur të këtyre emrave prejmbiemërorë që në disa raste janë të njëjtë me formën buzukiane (khs. te Buz. të gjallëtë ~ te Matrënga/ Bogd. / Budi të gjallëtë) dhe në disa raste paraqiten me ndryshime të vogla fonetike (khs. te Buz. të ritë ~ te Bogd. të rijtë).

2) Emra prejmbiemërorë të shumësit asnjanës që në rasat emërore e kallëzore kanë një strukturë ndryshe nga përgjegjësit mashkullorë duke mos patur përputhje formale me to. (khs: të madh-të ~ të mëdhenj-të).

Nga ky grup emrash prembiemërorë tek “Meshari” i Buzukut gjejmë vetëm këta emra: - Të këqitë

Te Buzuku: Ajo tue ṷ ṃbushunë plot peshk, atë qesënë peshkatarëtë jashtë ṇ bregdetit, rinë e zgḭedhënë peshkunë e mirë, e i shtienë ṇd anë të tyne, e të këqītë i qesënë jashtë134. Te Matrënga: Im. - Ishtë se ditënë e gjīqit kemi të anastisemi gjithë me shpīrtit e me kurmit e kanë të venë të mirëtë të shohënë e të trashëgonjënë tënëzonë e të këqītë ndë pisët me djālja- sit135. Te Budi: Të këqijtë i vdoi136. Te Bogdani: As fort të këqijtë mundane të dvekunitë fort të mirë, nuk kanë nevojë për ndihmë; tepërë të këqijtë nukë mundenë me u ndimuem; as fort të mirëtë, as fort të këqijtë mundenë mundenë me u ndimuem e kanë nevojë për ndihmë137.

- Të mëdhejntë Te Buzuku: A nukë dini ju se krenëtë e gjindsë zotënonjënë përṃbī ta, e të mëdhejntë kanë të mujtunë përṃbī të vogjëlit138. Te Bogdani: Limbi ndë dhēt âshtë, e atje venë jo veçë fëmija e papagëzueme, po ende të mëdhejtë e nierëzt e mëdhej të sijtë sā kjenë mbë këtë jetë kurraj nukë banë mpkat, ma pa pagëzim, o të ujit, o të gjakut, o të dëshirit me kjanunë pagëzuem139.

- Të vogjëlitë Te Buzuku: 134 “Meshari”, f. 379/b. 135 E mbsuame e krështerë, f. 170. 136 Poezi, f. 217. 137 CP I, I-V/34. 138 “Meshari”, f. 141/a. 139 CP II, IV-IV/162.

Page 118: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU V

119

Linī të vogjëlitë, e ata mos i ṃbani tek u me mos ardhunë; përse atyne anso dore anshtë regjënia e qiellet trajtuom140. Te Bogdani: Ndë mos u kthefshi kësi dëshiri me kjanë të parë, e të bāhī posi të vogjëlitë, të sijtë këta janë për mot, e ju ndë vollëndet, sikur me thanë të përvutë, të mitunë e të pamadhështī e çmīr, tue mbajtunë vetëvetëhenë për të vogjëlë, e të tjerët për të mbëdhej, nukë kini me hīm ndë regjëni˜të qiellet141.

- Të vobegjtë Te Buzuku: Bekuom të vobegjtë ṇ pak shpirti, përse e tyne anshtë regjënia e qiellet. Bekuom ata qi pësonjënë keq për të dërejtët, përse e tyneja anshtë regjënia e qiellet142. Te Matrënga: Të japsh të hānë të vabëgjet të urëtë143. Te Budi: E qentë e zez të mënijshim qi shifi se m’u kanë vjerrë mbë të dӯ duort tue m’i brījtunë e tue m’i shëmptuom s’janë tjetër veçëse ata qi paçë dashunë e ushqyem e përgëzuom mā tepërë e me të madh të dashunë se ligjnë e Tinëzot e të vobegjtë e të vorfënitë e Krishtit144... Te Bardhi: Mbaj gjall (me mbajtune gjall, me gjalle te vobegjite) - sustentare145. Te Bogdani: Me shumë të tjera vepëra të mira të sillatë shekulli shān e përzen; tue thanë se lum të vobeqitë përse e atyne ka me kjanë regjënia e Tinëzot146.

Mund të themi se, tek “Meshari” i Buzukut emrat prejmbiemërorë të shumësit asnjanës që dalin me një strukturë ndryshe nga përgjegjësit mashkullorë janë shumë të paktë në numër. Në tërësinë e veprës së Buzukut, kemi gjetur vetëm katër emra që dalin në këtë mënyrë: të këqitë, të mëdhejntë, të vogjëlitë dhe të vobegjtë. Edhe tek autorët e tjerë këta emra prejmbiemërorë gjejnë përdorim në veprat e tyre përkatëse, gjë që e tregojnë edhe shembujt e dhënë për secilin emër.

3) Emra prejmbiemërorë të gjinisë asnjanëse që në numrin shumës dalin me të njëjtën formë si mbiemrat e gjinisë femërore (khs. të miratë).

Duke qenë se emrat prejmbiemërorë të gjinisë asnjanëse përgjithësisht tek “Meshari” shoqërohen me mbiemra dhe përemra të gjinisë femërore, ka bërë që këta emra nga ana formale të mos dallohen nga ata të gjinisë femërore. Kështu, këta emra janë interpretuar si femërorë (khs. këto të dërejta). Përgjithësisht, këta emra prejmbiemërorë asnjanës e formojnë shumësin me anë të formantit -a, që është shtrirë këtu me rrugë analogjike nga

140 “Meshari”, f. 77/b. 141CP II, II-V/74. 142 “Meshari”, f. 369/a. 143 E mbsuame e krështerë, f. 222. 144 Poezi, f. 303. 145 Sedaj, Fj. f. 344. 146 CP II, II-III/59.

Page 119: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE ASNJANËS TE BUZUKU

120

emrat femërorë dhe asnjanës. Demiraj mendonte se format femërore të shumësit në kuptimin e asnjanësit duhet të jenë përdorur më përpara se ato të njëjësit147. Tek Buzuku, nga ky grup kemi gjetur vetëm këta emra:

- Të dërejtatë E aj në ṇgrititë duortë e tī ṇ së keqi, e aj në bdoftë gjyqitë e dërejtë nḭerī me nḭerit; e aj në ectë përṇdenë ligje të mī, e aj në ruojtëtë të dërejtatë e mī, tue bām të vërtetënë: aj ashtu i dërejtë, e të gjellinjë e të mos vdesë, tha i mujtuni Zot148. Të ordhënon ti të veshte për këto ligjē e këto të dërejta, e ti të i ṃbāsh ato me gjithë zemërë tande e me gjithë shpirt tand149.

- Të erëtatë Këto kafshë thotë Zot Zotynë: Ti në ṇgritësh për vjedmis zemërësë sate vargtë të hiekeqit zakonit tit, e ti të mos manacojnsh me gisht fqinjënë tande, e ti në pushofsh tue folë dhunītë për të keq; e ti në ṇdefsh zemërënë tande prej s unëtit, e ti në ṇginsh zemërë shkushulluomenë, ṇdë t erëtit të lindetë drita jote, e t erëtatë e tū kanë me klenë porsi mjesëdita150.

- Të ftofëtat E ti tash ep ṇdēr e lavd t ardhunit Shpirtit shenjt, qi aj mā dirgjetë ṇ së naltashit qiell, e aj të bdjerë gjithë të ditunatë e tū, me të ftofëtat të Tinëzot tue i dëlirunë parmëzatë, e këta anshtë me shenjtuom klishënë e Tinëzot e të ṃbetunatë aj të ṃbaronjë151.

- Të glanatë Trembu ṇ Idolashit së dreqit, pështyj e shaj gjithë të glanatë e dreqit, ashtu qi kurajtë atī mos i ṇfalesh152.

- Të idhunat Qi pr atë na kemi të himitë për fēt ṃbë këtë hīr qi na jesmë, e të gëzonemi ṃbë shpënesët të lavdit Tinëzot; e jo se ṇdë këta, por edhe na të gëzonemi ṇdë t idhunat, na tue ditunë se t idhunitë vepëron paciencienë; e paciencja të pësuomitë, e të pësuomitë shpënesënë; e shpënesa nukë bdiretë, përse karitati i Tinëzot anshtë përdardhunë ṇdë zemërat tonë për Shpirt shenjt qi neve na ṷ dha153.

Ndryshe nga Buzuku, te Budi na del në një formë tjetër, si një emër prejfoljor: O Zoti im, shum i ambli e i mëshëriershimi, gazimendi i t’idhënuomet e shpëresa e t’përmpkatënuomet, e ndima e forca e gjithë atyne qi me shpëresë mpshtetenë prej tē, ti qi ende parëse janë bām mir i di e i njef gjithë kafshëtë154...

- Të këqiatë Te Buzuku:

147 Ai thekson se për këtë flasin këto fakte: “Në numrin shumës emrat prejmbiemërorë me kuptim asnjanës tek autorët e vjetër, me ndonjë përjashtim të rrallë edhe nëpër dialekte dalin kudo me forma, që për nga pozitat e shqipes së sotme interpretohen vetëm si femërore. Gjithashtu, në numrin njëjës emrat prejmbiemërorë me kuptim asnjanësi tek autorët e vjetër janë kryesisht të gjinisë asnjanëse dhe rrallë e tek të gjinisë femërore”. 148“Meshari”, f. 129/b. 149 “Meshari”, f. 133/a. 150 “Meshari”, f. 119/a. 151 “Meshari”, f. 75/b. 152 “Meshari”, f. 79/a. 153 “Meshari”, f. 275/a. 154 Poezi, f. 306.

Page 120: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU V

121

E të ditënë ditë, tue ṷ pasunë ṃbëljedhunë gjithë populli tek buri i saj Joakimi, erdhnë edhe të dy priftënitë plot të këqia të kujtuome kondra Suzanësë, mē bām me e bdjerë155. Të kyhenetë, e të ketë mishërier ṇ nesh; e të qesë ṃbanë të këqiatë tonë, e të i qesë ṇde e ṇthellët të detit gjithë katëtë tonë156. Te Matrënga: Kemi thënë të bëëmevet të mira çë kanë të bënenë; thuaj nani të të këqiavet çë kemi të ikënjëmë e përpara të të shtatë mkatëvet çë klu- henë se vrasënë157. Te Bardhi: Deti, zjari, grueja tri të këqija të mëdha158. Te Bogdani: Prashtu duel Pjetri aso shtëpije, e fort idhunë kjau mpkatn˜e vet ma tepërë tu’i rām ndë mend, se Jezu Krishti ndër gjithë ato të këqia e mundime, me faqe ndë pështymash, me fëtyrë plot me gjak të nxanë, kthej faqenë, e soditi me të madhe të dashunë, posikur të doj me i thanë, a ende ti o Pjetër m u bane anëmik, ndëpërkambunë të dashunitë tem159.

- Të miratë Te Buzuku: O Zot, qi gjithë të miratë ṇ teje vinjënë, hīr ṇ dhunëtije ban gjithë atyne qi tӯ lusënë, ato kafshë qish për të dërejtë janë, e, ti tue governuom, ato na me bām160. Te Budi: E me u bām i denji i parrīsit e i regjënīsë [së] qiellet, po prêt dikë ditë mbë ditë e sod mbë nesër, aty e ndjer i vjen mortja ndë të pākujtuom e fort idhunë e dān kënco jete e Sinëzot e parrīsit e n gjithë cë n mirashit cë tij161. Te Bogdani: Fështīr âshtë e kurraj nukë mundetë kush me gëzuem të mirat e kësaj jetë e të s’jetërësë: qi këtu të mbushinjë barktë e mbë qiellt mendtë, qi gazëmendi mbë gazëmend me rām, qi mbë qiellt ende mbë dhēt të jetë i ngushëlluem162.

- Të naltatë Ju ini ṇ kafshëshit së ferësë, e u jam ṇ së naltashit163.

- Të paratë E hinje se tash u përuna të paratë e gjithë pemëvet qi dheṷ frujtoṷ, qi ti na dhae, Zot164.

- Të poshtërat

155 “Meshari”, f. 165/b. 156 “Meshari”, f. 303/b. 157 E mbsuame e krështerë, f. 200. 158 Sedaj, Fj. f. 61. 159 CP II, III-I/104. 160 “Meshari”, f. 257/b. 161 Poezi, (1618- 1621), Prishtinë, 2006. f. 301. 162 CP I, I-VI/43. 163 “Meshari”, f. 137/a. 164 “Meshari”, f. 273/b.

Page 121: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE ASNJANËS TE BUZUKU

122

E bijtë e regjënisë kanë me klenë qitunë ṇdë të poshtërat të errëtit; e ashtu kā me klenë vaj e sokollimë ṇ dhambësh165.

- Të reatë Ṇdë erët të ṷnguentet tuve rjedhene të reatë, përse tӯ të deshnë tepërë166.

- Të ṇthellat E edhe s ishnë ṇkriuom të ṇthellat e ujit kur u kleshë zanë; edhe ujënatë nukë ridhnjinë për visēt të tyne tek rjedhënë, parë se maltë e sukatë banishnë u kleshë zanë; e parë se Zotynë ban dhenë e fushatë e pjacatë e gjithë qytetë, e para të gjithë dheut167.

- Të veja Ma për të vërtetë u juve thom: Shumë të veja ishnë ṇdë mot të Illiut ṇdë Israelt, kur kle ṃbërshelë qiellja për trī vjetë e gjashtë muoj, e ṷ bā e madhe ū ṇdërpër gjithë dhēt168.

- Të urtatë Ato të këmbyeme muorë luqerëtë e nukë muorë voj me vetëhenë; e t urtatë muorë voj ṇdë kandërat të tyne me gjithë luqerrë169. Te Bogdani: Të urtatë gātuenë kandilatë me voj, qish mos banë të marratë170.

Kështu, tek Buzuku e formonjnë shumësin me -a këta emra prejmbiemërorë, si: të dërejtatë, të erëtatë, të ftofëtat, të glanatë, të idhunat, të këqiatë, të miratë, të naltatë, të paratë, të poshtërat, të reatë, të thellat, të veja, të urtatë, të cilët kanë një shtrirje të gjerë në tërësinë e veprës së Buzukut.

Përgjithësisht, këta emra i gjejmë të përdorur në këtë formë shumësi edhe tek Matrënga, Budi, Bardhi e Bogdani, ndërsa vetëm emrat prejmbiemërorë: të dërejtatë, të erëtatë, të ftofëtat, të glanatë nuk i ndeshim tek autorët e vjetër me këto forma shumësi. Emri prejmbiemëror të idhunat që del në veprën e Buzukut, te Budi na del si një emër prejfoljor duke dalë në një formë tjetër, përkatësisht t’idhënuomet.

Mund të themi se, nga tre grupet e emrave prejmbiemërorë të shumësit asnjanës, grupi i dytë i këtyre emrave që paraqitet me një strukturë ndryshe nga përgjegjësit mashkullorë, ka një përdorim të kufizuar në veprën e Buzukut. Dy grupet e tjera kanë një denduri të madhe përdorimi si tek Buzuku ashtu edhe tek autorët e tjerë të letërsisë së vjetër shqipe.

Gjatë evolucionit historik të shqipes shihet se emrat prejmbiemërorë megjithëse kanë një përhapje të gjerë në veprën e Buzukut, në ditët e sotme janë reduktuar dhe përdoren shumë rrallë. Emrat prejmbiemërorë asnjanës të tipit (të mirë-të), zakonisht janë zëvendësuar nga emra të formuar me prapashtesat -i, -(ë)si, -(ë)ri etj. (khs. mirë-si, butë-si etj.).

VI. SHUMËSI I EMRAVE PREJFOLJORË TË GJINISË ASNJANËSE

§ 12. Edhe emrat prejfoljorë të gjinisë asnjanëse, në numrin shumës kanë një përdorim të dendur në veprën e Buzukut (khs. të lutunatë). Për anën kuptimore mund të

165 “Meshari”, f. 115/b. 166 “Meshari”, f. 21/a. 167 “Meshari”, f. 341/b. 168 “Meshari”, f. 155/a. 169 “Meshari”, f. 379/a. 170 CP II, II-VI/90.

Page 122: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU V

123

themi se emrat prejfoljorë asnjanës shënojnë kryesisht veprime abstrakte, gjendje apo rezultate veprimi.

Sipas Demirajt 171 emrat prejfoljorë asnjanës në numrin shumës përdoren zakonisht për të emërtuar veprime që përsëriten. Edhe emrat prejfoljorë asnjanës, ashtu sikurse emrat prejmbiemërorë asnjanës, nuk kanë ndonjë formant të veçantë shumësi. Kështu, këta emra për të formuar shumësin asnjanës përdorin kryesisht mbaresat e shumësit -a dhe -e që në origjinë janë mbaresa të gjinisë femërore dhe janë shtrirë tek shumësi i këtyre emrave prejfoljorë nga shumësi i emrave të gjinisë femërore. Kjo për arsye se shpeshherë këta emra kanë një strukturë të ngjashme me emrat e gjinisë femërore.

Për emërtimin e emrave prejfoljorë ka pasur mendime të ndyshme172. Domi, emrat prejfoljorë asnjanës i quan pjesore të substantivuara (participi i substantivuar)173 dhe asnjanës të pjesores, ndërsa Demiraj i quan emra prejfoljorë asnjanës174.

Tek “Meshari” i Buzukut, emrat prejfoljorë asnjanës sipas formantit me anë të të cilit e ndërtojnë formën e shumësit, ndahen në dy grupe:

1) Emra prejfoljorë asnjanës që e formojnë shumësin me formantin -a (khs. të thashunatë).

Kështu, tek Buzuku e formojnë shumësin me formantin -a, kryesisht emrat prejfoljorë asnjanës që dalin me fundoret: -un, -el, -ut, -an, si:

- Të ditunat Defendo popullinë tand, Zot, qi aj ṇdë patroçiniet të Apostojet Pjetrët e Palit, e të tjerëvet Apostoje ṷ besuo, neve na ruoj me të ruojtunit të jetësë glatë, qi ti ṷ dhae me besuom ṃbë të ditunat të tyne175. Te Bardhi: I dashuri i gjithë të diturave - philosophus176.

- Të ecunatë Gjithë Shenjtitë e tū, lusmë, Zot, qi për gjithë vend ata na ṇdimofshinë: ashtu qi për gjithë herë qi neve ata na rafshinë ṇdë mend për meritat të tyne, na ndjefshim ṇdimënë e tyne; e paqnë tand neve na ep ṇdë jetë tanë, e ṇ Klishet sote shenjte hiq gjithë të pāligje; e t ecunatë e të bāmetë e vollundedetë tonë e të gjithë famujet tuve ṷa daj ṇdë e mirë, ṇ së shelbuomit sit, e bāmirëvet tinëve ṷ ep të miratë e jetësë glatë, e gjithë t parëvet tinëve ṷ ep jetënë e amëshuome me të pushuom177.

- Të fshehunatë Hinje se për të vërtetë tit ë dërejtënë deshe/e muo më kallëzove vertytë, e të ṇfshehunatë e urtsë sate ti muo m i dhae me ditunë178. Te Bogdani: Të përzanët˜e popullit kūr thanë: Kryqësoe, kryqësoe; të hipokrëvet, qi kjenë farizejëtë, të nfshefunatë, të mos banej të përziem ndër popullit179. 171 Çështje, f. 258. 172 Për më shumë shih Demiraj: “Çështje të sistemit emëror të gjuhës shqipe. Tiranë, 1972, f. 132-133”. 173MH, f .5. 174 Emrat prejfoljorë asnjanës dhe togjet me vlerë foljore të formuara me pjesëmarrjen e tyre. SF 2, 1969. 175 “Meshari”, f. 17/a. 176 Sedaj, Fj. f. 316. 177“Meshari”, f. 23/b. 178 “Meshari”, f. 45/a. 179 CP I, III-III/108.

Page 123: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE ASNJANËS TE BUZUKU

124

- Të lutunatë Te Buzuku: O Zot, qi ṇbarkut së Shenë Mërisë Virgjënë deshe Birë tand, tue bām me ditunë ṇ engjëllit aj të formone korp ṇ nḭeriṷ: ban hīr atyne qi tӯ të lusënë, porsi na për të vërtetë besojmë ajo me klenë Ama e Tinëzot, ashtu na klofshim ṇdimuom përpara tӯ për të lutunatë të saj180. Te Budi: E kshtu, mbasi qe bukur rrëfyem e dëlīrunë si anci mpkati ashtu ende gjithë n cë tjerashit, gjindja gjithë tue u mërekulluom, ajo mbet e u tha se për të lutunat e ndimëtë Zotnjësë bekuome jam nxjerrë e liberuom tashti duorshi cë anëmiqet, qi më patnë zanë e lidhunë e qenë tue më shpūm ndë ferrë181. Te Bardhi: Lutjet e mbrëmjes ( te lutunat e kiendise) - preces vespertinae182. Te Bogdani: Ma ndëpër uratë˜të Izaisë, qi ishte ndë gjytet, gjajnë ditënë gurrënë thatë, e natënë plot, kur vejnë të gjytetasitë, e prashtu kje Izaia vorruem ndaj atë gurrë, ndëpër të pomenduni˜të mrekullīsë, qi vepëroj Zotynë ndëpër të lutuna të tīnaj e maritime183.

- Të lypunatë Te Buzuku: Hīr neve na ban, Zot, d besuomet tuve, e djatha e ṇdimësë qiellet nē na kloftë për ṇdimë: përse na me gjithë zemërë të të lypnjëmë; e tue të lypunë, na paçim gjithë të lypunatë tonë184. Te Bogdani: Urdhënoj Zotynë Mojzesit, të kthenje ke Faraoni me të lypuna të vet, e ndë mot gjejtë, të përkasë së riu ujënatë, e u mbush Misiri me bretëq185.

- Të nlidhunatë Te Buzuku: Ṇçili të ṇlidhunatë e gjendënisë sate, zgidh të ṇlidhunitë e lodrësë, lësho burgëtarëtë, këput gjithë barë të randë të katevet tuve186. Te Budi: A kie zakon ndr’ ato tregëtī të tū disā herë me u përbē ende reshim, ndo a mos të kish ardhunë keq kūr kie pā tjerë se tregëtuonë mā mirë se ti, ndo a mos kishnje nimptunë e ntruom e mallëkuom fëmijnë e ata qi kie ndë shtëpī ō qërtuom me shoqet e mbājtunë mënī o shām e çmuom e vdjerrë ndērrë e kūjnāj ō mbesuom ashtu qishdo të lidhuna e të frӯme187? Te Bardhi: Të lidhurat (moti i tlidhunavet) - bacchanalia188. Te Bogdani: 180 “Meshari”, f. 35/b. 181 Poezi, f. 323. 182 Sedaj, Fj. f. 342. 183 CP I, III-VI/119. 184 “Meshari”, f. 169/a. 185 CP I, III-I/89. 186 “Meshari”, f. 117/b. 187 Poezi, f. 330. 188 Sedaj, Fj. f. 340.

Page 124: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU V

125

Thirri Faraoni të ditëshimitë e shtrigtë, e banë ende ata me të lidhuna e me shtrigënī të magjypëvet e do kafshë nfshefuna mb atë mëndyrë, e shtīnë mb’dhē siisillido sish prutekët˜e tyne 189.

- Të mbetunatë E ti tash ep ṇdēr e lavd t ardhunit Shpirtit shenjt, qi aj mā dirgjetë ṇ së naltashit qiell, e aj të bdjerë gjithë të ditunatë e tū, me të ftofëtat të Tinëzot tue i dëlirunë parmëzatë, e këta anshtë me shenjtuom klishënë e Tinëzot e të ṃbetunatë aj të ṃbaronjë190.

- Të mbajtunatë E ṷ ṃbërshelnë gurëtë e abisit e të ṃbajtunatë e qiellet, e kle ordhënuom ujëtë e shiut ṇ qiellshit mā me mos u dardhunë191.

- Të ṃbëljedhunatë E gjithë kështu tue klenë këto kafshë për bukurī, ṇdë tabernakullit të parë për të vërtetë përherë hinjinë priftënitë, qi ṃbaronjinë të ṃbëljedhunatë e sakreficit; e ṇde e dytët një herë motëmoti ṷpeshkupi, e jo pā gjak, qi ban per vetëhenë sakrificio e për të pāditunat të popullit192...

Te Matrënga, ndryshe nga Buzuku kemi formën e shumësit të emrit të mbëljedhuritë. Im. - Ishtë gjithë të mbëljedhu- ritë të t’pistepsënvet krësht- tēve, çë kënë e ksemolois një- në besënë të Isus Krishtit; krietë e asaj ishtë vetë Kri- shti, e papa ndë kambë të tī ndë dhēt193.

- Të sosunat U tӯ të dhae ti me klenë drita e gjindsë, përse tit ë jēsh të shelbuomitë tem djerie ṃbe e sosunat të dheut194.

- Të thashuna Kī mishërier ṇ nesh, Zot, kī mishërier përse jemi fort plot t idhunë, e përse shpirti ynë anshtë plot të thashuna të këqia, ansish qi kanë superbī të madhe195.

- Të mbërshelatë Aj konfortoi të ṃbërshelatë e dyeret tuve, bekoi ṇdë ty bijtë e tū196. Të gjashtënëqind vjetë të Noeut, ṇdë muojt dӯtë, të shtatënëṃbëdhjetë ditë të muojt, e këtë ditë ṷ ṇthyenë gjithë të ṃbërshelatë e ujënavet, e gjithë të ṃbajtunë të ujit mā nukë ṷ ṃbajtë ṃbë qiellt197.

- Të vjelat

189 CP I, II-I/56. 190 “Meshari”, f. 75/b. 191 “Meshari, f. 231/b. 192 “Meshari”, f. 305/a. 193 E mbsuame e krështerë, f. 168. 194 “Meshari”, f. 329/a. 195 “Meshari”, f. 21/a. 196 “Meshari”, f. 27/a. 197 “Meshari”, f. 231/a.

Page 125: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE ASNJANËS TE BUZUKU

126

E t u ṇglatetë juve të ṃbëljedhunitë djerie ṇ së vjelash, e të vjelëtë t u ṇglatetë djerie ṇdë e ṃbjellë; e ju të hani bukënë taj ṇde e ṇginë, e të qëndroni ṇdë dhēt taj pā ṇmnēr198.

- Të përvutatë Përse i naltë anshtë Zotynë, e ka qyrë gjithë të përvutatë, e kafshëtë e nalta për së largṷ aj i njeh199.

- Të ṇvrana U kam pasunë ṇ Xhudhishit pesë herë tridhjetë e nandë të ṇvrana200.

Siç e shohim edhe nga shembujt e përdorur emrat prejfoljorë asnjanës që e formojnë shumësin me formantin -a, kanë një denduri të madhe përdorimi në veprën e Buzukut. Kështu, e formojnë shumësin me këtë formant këta emra prejfoljorë: të ditunat, të ecunatë, të fshehunatë, të lutunatë, të lypunatë, të nlidhunatë, të mbetunatë, të mbajtunatë, të mbëljedhunatë, të sosunat, të thashuna, të mbërshelatë, të vjelat, të përvutatë, të ṇvrana, të cilët në veprat e Matrëngës, Budit, Bardhit dhe Bogdanit kanë një përdorim të kufizuar.

2) Emra prejfoljorë asnjanës që e formojnë shumësin me formantin -e (khs. të shkruometë).

E formojnë shumësin me formantin -e, kryesisht emrat prejfoljorë asnjanës të tipit të bam (të bam-e) që dalin me -m fundore. Kështu, tek Buzuku dallojmë këta emra:

- Të bāmetë Te Buzuku: Gjithë Shenjtitë e tū, lusmë, Zot, qi për gjithë vend ata na ṇdimofshinë: ashtu qi për gjithë herë qi neve ata na rafshinë ṇdë mend për meritat të tyne, na ndjefshim ṇdimënë e tyne; e paqnë tand neve na ep ṇdë jetë tanë, e ṇ Klishet sote shenjte hiq gjithë të pāligje; e t ecunatë e të bāmetë e vollundedetë tonë e të gjithë famujet tuve ṷa daj ṇdë e mirë, ṇ së shelbuomit sit, e bāmirëvet tinëve ṷ ep të miratë e jetësë glatë, e gjithë t parëvet tinëve ṷ ep jetënë e amëshuome me të pushuom201. Kështu thotë Zotynë i mujtuni i gjithë ushtërivet, i Zoti i Izraelit: Bani të mira udhëtë tuoj e të bametë tuoj, e u juve t u banj me ṃbetunë ṃbë këtë vend202. Te Matrënga:

Im. - Ishtë i biri i tinëzot, atit, aqë i fuqīshim, aqë i urti, që i miri, sa i ati e ai i biri i tinëzot u bëë njerī për nē ndë barkut të së lëvdua = mesë virgjërë Shën Mërī për të bëë- met të shpīrtit shejt203. Te Budi: Të cijnë mërekullī tue pām gjithë populli, fort e lëvduonë Tënëzotnë përmbī gjithë të bāmet e vepëra[t] të tij, tue thanë i cīcilli vetë ndë vetëhe se s’qenëka fajëtore204. 198 “Meshari”, f. 273/b. 199 “Meshari”, f. 57/b. 200 “Meshari”, f. 109/a. 201 “Meshari”, f. 23/b. 202 “Meshari”, f. 159/b. 203 E mbsuame e krështerë, f. 165.

Page 126: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU V

127

Te Bardhi: Bërë me fjalë e me vepra (I kebuem ashtë në fjalë e me të bame) - fatuus verbis et factis205.

- Të dëshëruometë Ep neve, Zot, ṇ virtytjet së gjëllesë qiellet na me ṷ ṇginjunë, e na me dëshëruom ato kafshë qish për të dërejtë janë, e të dëshëruometë me përzanë206.

- Të kujtuometë E tue njohunë Jezu të kujtuometë e tyne, tha atyne: Qish kujtoni ṇdë zemërat tuoj207. Te Budi: O Zoti im, shum i ambli e i mëshëriershimi, gazimendi i t’idhënuomet e shpëresa e t’përmpkatënuomet, e ndima e forca e gjithë atyne qi me shpëresë mpshtetenë prej tē, ti qi ende parëse janë bām mir i di e i njef gjithë kafshëtë, e aqë mā tepërë gjithë të kujtuometë e të përmbrendshime e dëshirëtë e mendsë e të zemërësë sanë208... Te Bardhi: Nji qind të kujtueme s’ paguejn nji të pagueme209.

- Të kushtuometë Të kushtuometë, të lusmë, Zot, të popullit qi tӯlutenë, me mishëriert të qiellet këqyrë, përse të mundënjënë me njohunë qish ata kanë me bām; e sit ë njohënë, të munda ṃbaronjënë210.

- Të këmbyemet Gluha e të urtëvet ṃbukuron të ditunitë, goja e t këmbyemet qet jashtë këmbenjinë211.

- Të munduomet Hir neve na ban, tȳ të lusmë, o i mujtuni Zot, na qi meritojmë me klenë munduom për të bametë tonë, për gazëmend të hirit tit ṇ kësosh së munduomesh na me pushuom212.

- Të mbërthyemetë E si pat nçelë letërënë, të katërë shtansëtë e njëzetekatërë mā plejqtë rānë përpara Qengjit, e gjithë kishnë citëratë e gastaretë e ṛgjanda plot ṇ kafshësh qi lëshonjinë të madhe erë, qi janë oratëtë e shenjtet; e këndonjinë kankënë e rē, tue thashunë: I denjë je, Zot, me përzanë letërënëe me çpërthyem të ṃbërthyemetë e saj; përse ti je dalë e ti na shpërbleve, Ynëzot, me gjakt tand ṇ gjithë farëshit e ṇ gluhëshit e ṇ popujshit; e neve na bane Tinëzot dhunëtije përṃbī dhēt213.

- Të prometuometë U ritë ṇdë nē, të lusmë, Zot, vepëra e vertytsë sate: përse na, tue klenë ṷshqyem ṇ sakramentashit së divina, ṇ dhunëtijet sote na me klenë gatī na me përzanë të prometuometë për to214. Te Bogdani: 204 Poezi, f. 322. 205 Sedaj, Fj. f. 312. 206 “Meshari”, f. 259/a. 207 “Meshari”, f. 271/a. 208 Poezi, f. 306. 209 Sedaj, Fj. f. 61. 210 “Meshari”, f. 97/b. 211 “Meshari”, f. 363/a. 212 “Meshari”, f. 169/a. 213 “Meshari”, f. 345/b. 214 “Meshari”, f. 101/b.

Page 127: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I EMRAVE ASNJANËS TE BUZUKU

128

Mbasi kjenë rrjedhunë gjashtë dit aso së përmetuemesh, ndevonë gjashtë dit ndë gusht, ditësë diell, muer Jezusi tre mijt˜e vet apostujë e i shpū ndë majë˜ të nji mali t’naltë do me thanë mbë Mal˜të Taborit, ndë mjedis˜të Galilesë, ku ende sod këtë ditë venë të kërshtenëtë tue votë ndë pellegrini215.

- Të përkatënuomet Pushoni mā, e flini; hinje se ṷ afëruo hera mā, e i Biri i nḭerit të jetë dhanë të jetë dhanë ṇdër duor të t përkatënuomet216. Te Bogdani: Tōrtat e përmkatënuemet më kanë rrethuem217.

- Të shkruometë Te Buzuku: E gjithë këta ṷ bā përse t ishnë ṃbaruom të Shkruometë e përfetëvet218. A s na ish dhezunë zemëra jonë përsā na foli pr udhët, e aj ṷij tue na dhanē me ṇdigluom gjithë të Shkruometë219? Te Budi: Të ciatë, posikundrëse ashtu ish vullëndetja e Tinëzot, posā përnjherë tue i mbaruom, veçë kūr të e mbërrini i ndëjyemi dom Simonë Ngjeçi prej Leshe me lypunë upeshkupīnë e Zadrimesë, të cijnë, këtu mirë tue e njofunë nierī të dījtëshim e plot me letërë, mb’ atë ças ia dhanë e s’ia menguonë, e jo veçëse upeshkëpīnë qi lypi, po ashtu ende gjithë këto letëra e të shkruometë e mī220... Te Bogdani: E tu votë ndë Jeruzalemt, posi thotë Shêjt Marku, Çpërblesi vej përpara gjithëve, me bam me dijtunë të çpejtë˜të dashunë, qi kishte për të dvekunë, me mrekullë t’apostujet (t’ sijet mbënjanë) u tha, se po vente ndë Jeruzalemt, ku kanë me u mbushunë gjithë të shkruemetë e profetëvet ndëpër të bīr˜të nierit221.

- Të tentuometë Ata, Zot, qi ṇ dhunëtijet së qiellet ṇginje, ep, tӯ të lusmë, qi ṇ kateshit së ṇfshehuna na të jemi dëlirunë, e ṇ së tentuomeshit së anëmiqet na të jemi shpëtuom222.

- Të truometë Përse ṇ zemëret dalënë të kujtuometë e këqia, mëxyrëtë, kurvënītë, furëqītë, kusërītë, të dëshmuometë e rēshime, të truometë223.

Edhe emrat prejfoljorë asnjanës që e formojnë shumësin me formantin -e, kanë një shtrirje të gjerë në veprën e Buzukut dhe në atë të autorëve të tjerë të letërsisë së vjetër shqipe. Në krahasim me emrat prejfoljorë të gjinisë asnjanëse që e formojnë shumësin me formantin -a, emrat që e formojnë shumësin me formantin -e, tek Buzuku janë më paktë në numër.

215 CP II, II-V/72. 216 “Meshari”, f. 207/a. 217 CP II, III-II/111. 218 “Meshari”, f. 207/a. 219 “Meshari”, f. 243/a. 220 Poezi, f. 307. 221 CP II, II-IV/86. 222 “Meshari”, f. 283/b. 223 “Meshari”, f. 159/a.

Page 128: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU V

129

VII. PRODHUESHMËRIA E FORMANTEVE

§ 13. Duke studiuar formimin e shumësit asnjanës tek Buzuku dhe tek autorët e tjerë, shohim se shumësi me formante është mënyra më prodhimtare në krahasim me mënyrat e tjera për formimin e këtij shumësi. Dallimi i emrave asnjanës me formante shumësi, nga emrat e dy gjinive të tjera është shumë i vogël. Emrat që e formojnë shumësin me metafonizim të zanores së temës, me mbaresë zero apo edhe me metafonizim dhe me një formant tjetër shumësi, janë të paktë në krahasim me shumësin asnjanës më formante.

Siç e pamë, për formimin e shumësit asnjanës, përveç formantit të shumësit -ë, që është refleks i formantit të indoeuropianishtes -ā, formantet e tjera: -e, -a, -(ë)na, janë me burim nga gjinia femërore. Kjo rrethanë ka bërë që këta emra burimisht asnjanës, përgjithësisht, në numrin shumës të kalojnë në gjininë femërore. Kështu, në shqipen e sotme vetëm emrat asnjanës që shënojnë lëndë e ruajnë gjininë asnjanëse.

Tek Buzuku, formantet e shumësit asnjanës sipas prodhimtarisë mund të renditen në këtë mënyrë: -ë, -ë(na), -e, -a, -në. Pra, si formanti më prodhimtar paraqitet mbaresa e shumësit -ë ashtu sikurse tek shumësi femëror, ndërsa më pak prodhimtar paraqitet -në. Ndryshe nga shumësi i emrave femërorë, për formimin e shumësit asnjanës është përdorur edhe prapashtesa e shumësit -në / -rë me burim nga emrat mashkullorë, që nuk e gjejmë në shumësin femëror. Emrat asnjanës kanë ardhur gjithnjë e më shumë duke u rrudhur, duke bërë që në ditët e sotme të flitet për një çintegrim të gjinisë asnjanëse.

Edhe emrat prejfoljorë asnjanës ashtu sikurse emrat prejmbiemërorë asnjanës edhe pse kanë një përdorim të gjerë tek Buzuku dhe tek autorët e tjerë të vjetër, në shqipen e sotme këta kanë ardhur duke u zhdukur dhe përgjithësisht janë zëvendësuar nga emra të formuar me prapashtesa të ndryshme, ku mund të përmendim: -im, -si, -ri, -esë, përkatësisht, punim, mirësi, bukuri, pagesë etj.

Si përfundim mund të themi se, tek “Meshari” i Buzukut emrat prejmbiemërorë të gjinisë asnjanëse shumës ashtu si edhe emrat prejfoljorë të shumësit asnjanës kanë një përdorim të dendur. Gjithashtu, një shtrirje të gjerë këta emra kanë edhe tek Matrënga, Budi, Bardhi e Bogdani. Siç e shohim edhe nga shembujt, emrat prejmbiemërorë asnjanës në numrin shumës janë më të shumtë në numër se emrat prejfoljorë.

Page 129: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

130

KREU VI

SHUMËSI I PASHQUAR DHE SHUMËSI I SHQUAR TE “MESHARI” I BUZUKUT

I. EVOLUCIONI I SISTEMIT RASOR

§ 1. Duke qenë se emri ka kategorinë e gjinisë, të numrit, të rasës, të shquarsisë dhe të pashquarsisë në studimin tonë jemi përpjekur që të shohim edhe përdorimin rasor të emrave të të tria gjinive si në trajtën e pashquar ashtu edhe në të shquarën shumës.

Gjuhët indoevropiane kanë pasur një sistem prej tetë rasash: emëroren, thirroren, kallëzoren, gjinoren, dhanoren, rrjedhoren, vendoren dhe instrumentalen, ndërsa tek Buzuku gjejmë të përdorur një sistem rasor prej pesë rasash: emëroren, kallëzoren, gjinoren, dhanoren, rrjedhoren. Gjithashtu, tek Buzuku dallojmë edhe një rasë me karakter të veçantë që është rasa kallëzore-parafjalore. Sipas E.Likajt1, në dobësimin e rolit të rasave kanë ndikuar tre faktorë të rëndësishëm:

1. Lindja e parafjalëve dhe rritja e rolit të tyre. 2. Vendi i theksit. 3. Analogjia gramatikore. Të tre këta faktorë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimet dhe risitë e

mëtejshme të sistemit gramatikor të shqipes. Sinkretizmi rasor ka bërë që në lakimin e pashquar shumës të kemi forma rasore të njëjta (përkatësisht: në rasat emërore / kallëzore), duke bërë që rolin kryesor për dallimin mes tyre ta kryejë funksioni i ndryshëm për secilën.

Në sinkretizmin rasor për emrat e të tria gjinive, ka luajtur një rol të veçantë prirja e hershme për krijimin e një teme të posaçme për numrin shumës, për të dalluar sa më qartë format e njëjësit nga ato të shumësit. Mbaresat rasore i janë shtuar drejtëpërdrejt temës së shumësit të emrave të të tria gjinive, duke bërë kështu që mbaresa rasore të ishte vetëm treguese e rasës.

II. RASAT EMËRORE DHE KALLËZORE TË SHUMËSIT TË PASHQUAR

§ 2. Emërorja e shumësit të pashquar është përgjithësuar si temë shumësi edhe tek

rasat e tjera: gjinore, dhanore, kallëzore dhe rrjedhore. Rasat emërore dhe kallëzore të shumësit të pashquar nuk dallohen për nga forma. Meqë mbaresat e hershme indoevropiane të këtyre dy rasave, përkatësisht *-es, *-os për emëroren dhe *-ns për kallëzoren, kanë rënë para shfaqjes së nyjave të prapme, ka bërë që këto dy rasa të dalin pa mbaresë rasore dhe të kenë të njëjtën formë (shporta).

Sipas Demirajt2, këto dy rasa dallohen shkoqur midis tyre për nga funksioni, duke qenë se e para shërben kryesisht për të shprehur kryefjalën dhe kallëzuesorin e saj si edhe kallëzuesin emëror, kurse kallëzorja shërben për të shprehur kundrinën e drejtë dhe kallëzuesorin e saj. 1 Zhv. ept., f. 50. 2 GH, f. 254.

Page 130: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I PASHQUAR DHE SHUMËSI I SHQUAR TE “MESHARI” I BUZUKUT

131

Sipas Cipos3, emërorja është rasa e subjektit psikologjik, ndërsa për kallëzoren shprehet se në kuptimin e gjerë të fjalës është rasa e objektit. d.m.th. e kundrinës së drejtë.

Tek Buzuku, shumësi i pashquar i emrave të të tria gjinive, në rasat emërore dhe kallëzore del pa mbaresë (me mbaresë zero), duke krijuar homonimi mes tyre nga ana formale, por jo nga ana kuptimore apo funksionale. Emrat që përdoren në rasat emërore dhe kallëzore të shumësit të pashquar kanë një përdorim të gjerë në veprën e Buzukut (gj.f. vepëra, gj.m. kushtime, gj.as. gjyqē). Sipas secilës gjini shohim dhe dendurinë e përdorimit të emrave në këto rasa.

Shumësi i pashquar i emrave të gjinisë mashkullore tek Buzuku § 3. Për rasën emërore të shumësit të pashquar të emrave të gjinisë mashkullore, tek

Buzuku përmendim emrat punëtorë dhe sherbëtorë. Ṇd atë mot tha Jezu dishipujet vet këtë shembëlltyrë: Ṃbë këtë shembëlltyrë anshtë regjënia e qiellet: Një nḭerī ati i fëmijësë, qi të del jashtë ṇdë akshan të dritësë me shpūtë punëtorë ṇdë vëneshtë të tī4. Bekuom ata sherbëtorë qi kur të vinjë i zoti, ata të vgjanjë ṇquom5. Te Budi: Ku janë ata letërorë6. Te Bogdani: Patnë të madh të dhimptunë këso puneje ata punëtorë, e votnë te regji me u nëkuem mbë ata qi urdhënuekeshinë7.

Tek Buzuku, për rasën kallëzore të shumësit të pashquar mashkullor përmendim emrat shokë, gurë, grushta që dalin pikërisht në këtë rasë sipas shembujve përkatës: E punëtorëtë zunë sherbëtorëtë e tī, e kë ṇvranë e kë sosnë ṇ kreje, e kë ṇvranë me gurë8. Hinje se kur të ṇgjënoni, ju ṇgjënoni kur kini gjyqe e të bduom, ju tue ṇvrām me grushta, detorësinë taj e fqinjënë taj9. Qi do me thashunë ti bē për Tenëzonë të mos bajnsh, mos rēshim, mos tue ṷ qellunë me shokë, mos për t Amët, mos pr Apostojtë, mos të Munduomitë shenjtë, mos për Konfesorët, mos për Virgjënat, mos gjaknë, mos korpnë, mos shpirtinë e tī10. Te Budi: Me gurë tue i vrām11. Te Bardhi: Plot me gurë - saxosus12. Te Bogdani:

3 GSH, f. 58. 4 “Meshari”, f. 107/a. 5 “Meshari”, f. 375/b. 6 Poezi, f. 87. 7 CP I, III-I/89. 8 “Meshari”, f. 145/b. 9 “Meshari”, f. 117/a. 10 “Meshari”, f. 61/b. 11 Poezi, f. 169. 12 Sedaj, Fj. f. 363.

Page 131: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VI

132

Jo veçë me shpëresë të mbëlueme, po ende me patriarkë, gjukatës, priftënë, regjënij, profetë, për të ardhunit të vet tue shumuem, dije të kallëzueme e ndivënësa…13.

Shumësi i pashquar i emrave të gjinisë femërore te Buzuku § 4. Për rasën emërore të shumësit14 të pashquar të emrave të gjinisë femërorë

përmendim disa emra që e formojnë shumësin me formante të ndryshme dhe që dalin në këtë rasë, si:

- shpella Ata klenë ṇvram me gurë e përēm me segët për vjedmis, e klenë tentuom, ṇ mordjet së shpatësë ṷ kle dhanë mort, e ata vonë për fēt përqark ṇdë petëka bām ṇ blini fort t egra, e ṇdë lëkurë ṇ dhishit ṇveshunë, ata klenë të nevojshim e munduom; qi shekulli s ish i denjë ṇ sish me i pasunë; ata ṷinjinë tue ṷ haruom ṇdërpër shkretëtīt e malet e ṇdë shpella e ṇdë plasa të dheut15.

- bukë Mik, amë ṷā trī bukë, përse një mik m erdh prej shtekṷ, e nukë kam qish i vē përpara; e aj ṃbrenda t i përgjegjetë: Mos m ep brigë; përse derënë e kam ṃbërshelë, e djelmtë janë me muo ṇdë shtrat, e nukë mundë ṇgrihem me t i dhanë16.

- shtansë E tha Zotynë: Hinje se u ṷ kām dhanë gjithë bār qi ban farë përṃbī gjithë dhēt, e gjithë pemë qi farë kā porsiesiado farë, juve me ṷ klenë për gjellë; e gjithë shtansë të dheut e gjithë qish fluturon për qiell, e gjithë shtansë qi anshtë përṃbī dhēt, qi shpirt i gjallë anshtë ṇdë to, përse juve t u jenë gjellë17. Te Budi: Mā kūr kȳ kujdes e këto shtrazë e të ruojtunë të mos bahīshnë, po gjithëkush të shkon me frikë e me tmēr e m perikullë me vdjerrë gjānë ende kryetë, mb’atë herë askush s’ashtë detuor me e paguom, po ende kush ta lypën e ta merte18...

- javë E të njihni ṇ ditet qi ju të shpiri duojnë drithë, për të dhjetë taj ju mē sakrifikuom shtatë javë të ṷngjina

Tek Buzuku, për rasën kallëzore të shumësit të pashquar femëror përmendim emrat: - armë

E tue pasunë mare Juda një shoqënī t armatisunë ṇ sherbëtorëshit së d parëvet priftënet e të farizejet, erdh atje me tufë ṇ zjarmi e me konapa e me armë19.

13 CP I, I-VII/53. 14 Edhe nga autorët e tjerë të vjetër të letërsisë shqipe si Matrënga, Budi, Bogdani dhe Bardhi kemi dhënë shembuj mbi përdorimin rasor të emrave në shumës, për të parë edhe gjendjen e kësaj dukurie tek to, por edhe për të bërë një krahasim me Buzukun. Duhet të theksojmë, se nëse emrin në shumës që del tek Buzuku në një rasë të caktuar nuk e gjejmë tek autorët e tjerë në atë rasë, për ta ilustruar këtë dukuri kemi përdorur edhe shembuj të tjerë ndyshe nga Buzuku. Kështu, p. sh. në rasën emërore të shumësit të pashquar japim shembujt: shpella - tek Buzuku, shtrazë - tek Budi, britmë tek Bogdani. Pra, nga autorët e tjerë nuk kemi dhënë të njëjtin emër shpella, që del tek Buzuku. 15 “Meshari”, f. 367/b. 16 “Meshari”, f. 259/b. 17 “Meshari”, f. 229/a. 18 CP II, III-I/1. 19 “Meshari”, f. 221/b.

Page 132: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I PASHQUAR DHE SHUMËSI I SHQUAR TE “MESHARI” I BUZUKUT

133

- fjalë Ṃbëlidhi tek u gjithë ju pleqtë ṇ gjithë farëshit suojsh, e ju qi ini vum për të parë, e u të flas e ata të më ṇdiglonjënë këto fjalë, e u të grëshes kondra tyne qiellnë e dhenë për dëshminj20. Mos me të kujtuom, mos me të bāmë, mos me fjalë të dhunuome, mos me dëshīr të keq21. E juve anshtë ṇdēr, ju qi besoni; e atyne qi nukë besonjënë, guri që punëtorëtë provuonë, aj zu me klenë krye ṇdë kantont, e gur me klenë ṇvratë e gur ṇshkandulli, atyne qi ta lëkondnjënë me fjalë, e atyne qi ṃbë të nukë besonjënë, qi klenë vum ṇdë të22. Te Matrënga23: Im. - Trī shërbise: të parënë fharistisnj tënëzonë çë më ru- ajti atë natë e për të tjerët hire; të dītënë i truanj kur- minë e shpirtinë; të tretënë i lipënj se gjithë atë çë të bënj të jētë mb’urdhërit shejt të tī edhe thom të tjerë parakale- sī të mia me loismo e me fja- lë24. Te Bardhi: Nji njeri qi ka shumë fjalë, nji i shurdhët e mund25.

Nga autorët e tjerë të letërsisë shqipe përmendim përkatësisht emrat: thithëlopa, dërrasa, andërra, që në këto shembuj dalin në rasën kallëzore të shumësit të pashquar. Kështu, kemi: Te Budi: E kshtu, ajo tue u rrëfyem e ato tue i dalë, thuose gjithë trolli i kishësë u mbush me thithëlopa, e ndë e vonë pā ashtu ende një for[t] të madhe e të shëmptuome ke dȳ e trī herë posikūr kulshedra shtiu kryetë vme dalë e iu mbëlodh e iu pshtuoll ndë grykë të sāj e ndë e vonë aspak nukë duol, po nkthej përsërī mpshtjerë26. Te Bardhi: Patoj me dërrasa - tabulare27. Te Bogdani: Ndo me andërra posi ju duk Jozefit, Salamonit e Danielit; ndo ndëpër rē e zane n’qiellshit, posi Mojzesit; ndo tue undritune m dritë˜të Shpīrtit Shêjt28.

20 “Meshari”, f. 239/b. 21 “Meshari”, f. 63/b. 22 “Meshari”, f. 251/a. 23 Shembujt nga Matrënga dhe nga autorët e tjerë janë vendosur vetëm në ato raste kur e kemi gjetur emrin në trajtën dhe në rasën përkatëse. 24 E mbsuame e krështerë, f. 190. 25 Sedaj, Fj. f. 59. 26 Poezi, f. 324. 27 Sedaj, Fj. f. 358. 28 CP I, II-I/54.

Page 133: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VI

134

Shumësi i pashquar i emrave të gjinisë asnjanëse tek Buzuku § 5. Për rasën emërore të shumësit të pashquar të emrave të gjinisë asnjanëse, tek

Buzuku përmendim emrin vjetë. Illiṷ kle nḭerī porsi na, vum përṇdenë ajërit të këtī shekulli; e me të lutuna luti shī të mos bjerë, e nukë rā përṃbī dhēt trī vjetë e gjashtë muoj29. Te Budi: Kie arrësye p’r ata, mā duo të thom se këjo gjuha jonë, tue mos posunë letërë e mposë, e ashtu disa emëna e vokabulla e fjalë të shijshime e të pëlqyeshime, si i kā këjo gjuha e lëtine, thuose mā të shijshime, më vinjënë ndë gojë, e mā me devocione i thom kshtu për letërë se me i thanë mbë gjuhu[t] tanë30. Te Bogdani: Duhetë me dijtunë se këta krena të gjithë t’ këqiavet, Muhamedi, Surullahi e Talmudi posikundërse shtīnë temel nji ligje së lirë e paudhë e paarrësye plot me fëlliqështi, ashtu ende i knë marrë mbrapa gjind’ e paudhë, e pa ndonji nder ndë vetëhë, qi janë tatarëtë e turitë, qi janë dhanë gjithë lakëmivet kësaj jetë fëlliqështīve e shtâsënive31. Joeli kje biri i Fatuelit e tribu t Judesë; leu ndë Betomeront rreth vjetet së krijuemit së shekullit trī mijë e treqind e katërdhjtë; kje njij moti me Ezekielë e Ozenë profetë; ma thanë kafshë të mposa: shkruen, se tue kjanë për t u bām dame të mëdhā ndër jevrejt, katër perëndija, e Asirijet, Persiet, Medit, e Romanjet shembëllyem mbë katër pothe damesh, qi goditnë ndë fushat, e janë krymbatë, kacadrejtë, vēmetë e niegulla32.

Për rasën kallëzore të shumësit të pashquar të emrave të gjinisë asnjanëse, tek Buzuku përmendim emrat:

- shenjë Ata nḭerëz, tue pām ato shenjë qi Jezu bani, thoshnë: Kȳ anshtë për të vërtetë aj profeta qi kā me ardhunë ṃbë shekullit33.

- petëka Po qish votëtë me pātë? Një nḭeri ṇveshunë me petëka të bukura34. Te Budi: A kie pasunë kujdes me u bām me shokët e me mundështuom gjith ata qi di se presënë udhëtë e banjënë sā dame të këqī të pānjefuna35? Te Bogdani: Ndiem ende me veshë shêjtënīn e tyne, vobëzinë e të përvutit e fortë, mrekullītë36.

Siç e shohim, tek “Meshari” i Buzukut kemi një përdorim të gjerë të emrave të të tria gjinive: mashkullore, femërore dhe asnjanëse në rasat emërore dhe kallëzore të shumësit të pashquar. Kështu, në shumësin e pashquar emrat e gjinisë femërorë që dalin në rasat emërore dhe kallëzore kanë një denduri më të madhe përdorimi, në krahasim me emrat e dy gjinive të tjera në këto dy rasa.

29 “Meshari”, f. 259/a. 30Poezi, f. 301. 31 CP I, II-III/70. 32 CP I, III-X/137. 33 “Meshari”, f. 171/a. 34 “Meshari”, f. 86/a. 35 Poezi, f. 312. 36CP II, IV-III/141.

Page 134: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I PASHQUAR DHE SHUMËSI I SHQUAR TE “MESHARI” I BUZUKUT

135

III. RASAT GJINORE DHE DHANORE TË SHUMËSIT TË PASHQUAR

§ 6. Edhe në shumësin e pashquar të rasave gjinore dhe dhanore, tema e emrit

paraqitet e njëjtë për të dyja këto rasa, pasi kemi shtrirjen e temës së emërores shumës në gjithë paradigmën. Këto dy rasa në shqipen e Buzukut i kanë të përbashkëta mbaresat rasore të shumësit të pashquar, përkatësisht -e dhe -v-e (khs. apostoj-e, bukë-v-e). Mbaresën -e, e marrin përgjithësisht emrat në shumës që dalin me bashkëtingëllore, ndërsa mbaresën -ve e marrin emrat në shumës që dalin me zanore.

Sipas Rizës37“Nuk ka dyshim se në dhanore alternanca e mbaresës: -E tek shumësit në bashkëtingëllore me mbaresë: -VE tek shumësit në zanore përbënte rregull për që të pesë autorët e vjetër të gjuhës s’onë”.

Këto dy rasa edhe pse kanë të njëjtat mbaresa rasore, ashtu sikurse rasat emërore dhe kallëzore, dallohen nga njëra-tjetra nga funksioni. Kështu, rasa gjinore përdoret në funksionin e përcaktorit të një gjymtyre tjetër emërore, ndërsa rasa dhanore shërben për të shprehur kundrinën e zhdrejtë. Gjithashtu, formalisht, gjinorja dallohet nga dhanorja edhe nëpërmjet nyjës së përparme që është e pranishme tek kjo rasë dhe mungon tek dhanorja. Lidhur me burimin e kësaj mbarese rasore, të përbashkët për gjinoren dhe dhanoren, gjuhëtarë të shumtë kanë shprehur mendime të ndryshme.

Nga gjuhëtarët e huaj mund të përmendim dy mendimet e shprehura nga Majeri dhe Pederseni. Sipas Meyer-it -ve është zhvilluar nga mbaresa indoevropiane *bhyas38. Pederseni ka shprehur mendimin se mbaresa -e është refleks i mbaresës indoevropiane -ōm të gjinores shumës39.

Këto mendime të këtyre gjuhëtarëve të huaj kanë gjetur mbështetje edhe nga disa gjuhëtarë shqiptarë si Domi40, Riza41 dhe Ajeti42. Ndërsa, sipas Bokshit43 më parë është krijuar forma e shquar e gjinore - dhanores shumës nëpërmjet sintagmave të tipit *të thellë e të pusa, *të mira e të ara, me nyjën shquese dysegmentëshe e të vendosur para emrit dhe pas mbiemrit. Ai shton më tej se pas aglutinimit të nyjës shquese dysegmentëshe e të me mbiemrin u kalua më vonë në formën *pus-etë > pusetëvet(ë), *araetë > ara-vet(ë).

37 Emrat, f. 58. 38AS, f. 37. 39 Për më shumë shih Demiraj : G. Hist. f. 103. 40 Në veprën gjuhësore “Morfologjia historike e shqipes; konspekt - leksione ( dispencë), Tiranë, 196, f. 14. ” Domi pohon se: “Rasa gjindore ka pasë në gjuhën indoevropiane mbaresën -ōm. Nga kjo ka ardhë mbaresa shqipe -e e gjindore - dhanores, që e ndeshim tek autorët e vjetër, por edhe të Rilindjes …” 41 Në veprën “Emrat në shqipe. Sistemi i rasave dhe tipet e lakimit. Tiranë, 1965, f. 120”, ai shkruan se: “Tezën e Pedersenit se në shqipe mbaresa primare -e e gjindore - dhanores shumës është refleks i mbaresës indoeuropiane pikërisht gjenitivale -ōm na e mbajmë të pakontestueshme.” 42 Edhe Ajeti në f. 28 të veprës së tij: “Historia e gjuhës shqipe (Morfologjia historike). Prishtinë, 1969” pohonte se “-e-ja do të jetë përftue pa farë dyshimi nga mbaresa -om indoeuropiane, qysh e qet edhe Pederseni…” 43 Bokshi, Fleksioni, f. 279.

Page 135: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VI

136

Disa gjuhëtarë si Demiraj44, Topalli45 me të drejtë nuk e mbështesin mendimin e Bokshit, pasi është një tezë që nuk e paraqet më së miri evolucionin historik të kategorive të ndryshme gramatikore.

Sipas Demirajt46, mbaresa rasore -e, që u zgjerua më vonë në -ve, është vazhdimi i mbaresës së hershme të gjinores shumës -ōm a -ōn që del edhe në gjuhë të tjera indoeuropiane. Ky mendim gjen mbështetje edhe nga gjuhëtari Likaj47, i cili mbaresën e gjinores -e, e shpjegon si një zhvillim fonetik të mbaresës së hershme -ōm (*-ōm > -ō > -e). Ai shton se kjo mbaresë nga rasa gjinore është shtrirë edhe në rasën dhanore.

Sipas Topallit48 burimi i mbaresës -e, mund të jetë mbaresa e numrit njëjës të emrave të gjinisë femërore (fush-e), që është mbaresë e trashëguar. Me të drejtë ky gjuhëtar shton se kalimi i kësaj mbarese nga numri njëjës në numrin shumës është bërë i mundur për arsye se në paradigmat e shumësit mbaresat janë të njëkuptimshme.

Mund të themi se shtrirjen e gjinores edhe në dhanore e ka favorizuar edhe rënia e mbaresës së hershme indoeuropiane -b -, -m- në rasën dhanore. Kështu, mendohet se mbaresa rasore -e, është më e re se mbaresa -ve, e cila përmban edhe tingullin antihiatizes -v. Tek Buzuku, kemi një përdorim jo shumë të gjerë të shumësit të pashquar të emrave të të tria gjinive në rasat gjinore dhe dhanore.

Shumësi i pashquar i emrave të gjinisë mashkullore tek Buzuku

§ 7. Emrat e gjinisë mashkullore në rasat gjinore e dhanore mund të dalin me mbaresën rasore -e ose me mbaresën rasore -ve. Kështu kemi:

1. Rasat gjinore - dhanore shumës me mbaresën rasore -e. Rasa gjinore me mbaresën rasore -e, tek shumësi i pashquar i emrave mashkullorë ka

një përdorim të dendur. Për ta konkretizuar paraqesim shembujt: - pleqe

Zoti i Abramit, Zoti i Izakut, Zoti i Jakobit, Zoti qi popullinë e Israelit liberove ṇ sherbëtyret së Egjiptit, për Moisenë sherbëtuorë tand, e ti qi atë popullë të Israelit ṃpsove ṇdë shkretëtīt si ata të mbajnë ligjetë e Tinëzot, e ti qi liberove të dëlirenë Suzanë ṇ dëshminjshit së rēshim, e ṇ gjyqit së pādërejtë s atyne të dyve pleqe gjukatës49.

- apostoje Defendo popullinë tand, Zot, qi aj ṇdë patroçiniet të Apostojet Pjetrët e Palit, e të tjerëvet Apostoje ṷ besuo, neve na ruoj me të ruojtunit të jetësë glatë, qi ti ṷ dhae me besuom ṃbë të ditunat të tyne50. Te Bogdani: 44 Demiraj në veprën: “Gramatikë historike e gjuhës shqipe. Tiranë, 1986, f. 281 ” shpreh mendimin: “ Për ndërtimin e tezës së tij mbi krijimin e formës së gjinore - dhanores së shquar e të pashquar, autori (Bokshi) operon me një varg rindërtimesh të pambështetura nga të dhënat historike të gjuhëve indoeuropiane në përgjithësi dhe të gjuhës shqipe në veçanti”. 45 Topalli në veprën: “Sistemi rasor i emrave të shqipes. Tiranë, 2010, f. 279” shkruan se: “Mbaresa -e e gjinore - dhanores së shumësit, mund të shihet si një zhvillim i brendshëm i sistemit të lakimit të shqipes”. 46 GH, f. 285 47 Zhv.ept., f. 57 48 GH, f. 369-370. 49 “Meshari”, f. 75/a. 50 “Meshari”, f. 17/a.

Page 136: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I PASHQUAR DHE SHUMËSI I SHQUAR TE “MESHARI” I BUZUKUT

137

Tue ngjallunë të dvekunitë, tue ndritunë të verbëtitë, tue pushuem valët˜ e fortatë dētit, me shumë të tjera mrekullī, të sijatë nuk’i bante nfshefazë po përpara ma të dijtçimët ende t’ paditunet, miqe e anëmiqe, ditënë e natënë, kishëvet e udhëvet, malevet e fushavet, me nji të vetëme fjalë, me duer e me uratë51.

Në rasën dhanore të shumësit të pashquar të emrave mashkullorë me mbaresën rasore -e, tek Buzuku, Matrënga, Budi e Bardhi nuk kemi gjetur ndonjë emër. Në lidhje më këtë rasë, ndryshe paraqitet gjendja në veprën “Çeta e profetëve” të Bogdanit, ku dëshmohen emra mashkullorë të shumësit të pashquar të rasës dhanore me mbaresën rasore -e. Te Bogdani: Katër vjetsh e ndjerë mbë 14 e ka ndënë pushtet Mërkuri, e banjënë posi Mërkuri, e atyne vjete u thonë fëminjënia52 . Katërmbëdhjetë vjetsh e ndjerë 22 e ka ndënë pushtet Veneri, e atëherë hīn me dijtunë shekullinë, e dëshëron me xanë e me bām i urtë, e atyne vjete u thonë djelmënia53.

2. Rasat gjinore - dhanore shumës me mbaresën rasore -ve. Tek Buzuku, Matrënga, Budi e Bardhi nuk kemi gjetur emra të gjinisë mashkullore të

përdorura në rasën gjinore të shumësit të pashquar me mbaresën rasore -ve. Ndryshe nga këta autorë, tek Bogdani, rasa gjinore shumës me mbaresën rasore -ve, ka një fushë të gjerë përdorimi. Te Bogdani: Kjo gravurë paraqet Çetën e profetëve të Krishtit, siç lexohet në sfond: Cuneus Prophetarum54.

Emrat mashkullorë të shumësit të pashquar që në rasën dhanore dalin me mbaresën rasore -ve kanë një përdorim të gjerë në veprën e Buzukut. Kështu kemi shembujt: Te Buzuku: Por bane kshīll ṇdër vetëhenë, blenë një copë dhē ṇ njai qi ban urcoj, e aj dhē me klenë për vore shtekëtarëve55. Kur të vinjë i zoti i vëneshtësë, qish të banjë atyne punëtorëve56? Te Budi: Për të cijt kafshë druo se mb’atë herë kūr të vinjë moti e koha e gjӯqit Tinëzot, e gjithëkush ashtu ende me lypunë arrësyenë e lëmoshënavet qi na kanë dhanë, e të gjith atyne ndereve e ndimë e shërbëtyrë qi na kanë bām, se pak u ashtë ata të përmetuomitë tanë, ō ndë se i kemi ndimuom e me qish të mirë na atyne ato ua kemi nkthyem e paguom57. Te Bogdani: Unë u shumova të pām, e ndë dorë˜të profetëve u gava58. Tue kjanë njimend se t’ mirëvet u duhetë tjetëra jetë ma e mirë, posi bukurë ligjëron Antagora, e mbas këso jetë ka me kjanë pagëtyra e vepëravet mirave e t këqiave, e se këjo jetë âshtë nji luftë e pak shpirtënave ndëpër ata qi janë xgedhunë, Grigja e vogëlëzë,

51 CP II, I-IX/45. 52 CP I-IV/28. 53 CP I, I-IV/28. 54 CP I, II-IV/84. 55 “Meshari”, f. 209/a. 56 “Meshari”, f. 145/b. 57 Poezi, f. 335. 58 CP I, II-I/54.

Page 137: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VI

138

ndëpër luftë të gjithëherëshme me djemënit, të sijtë çohenë kundrë Hyjit, për gjyte˜ të qiellet kahë kjenë dvuem59.

Shumësi i pashquar i emrave të gjinisë femërore tek Buzuku § 8. Në librin e parë shqip, emrat e gjinisë femërore në rasat gjinore e dhanore mund

të dalin me mbaresën rasore -e ose me mbaresën rasore -ve. Kështu dallojmë: 1. Rasat gjinore - dhanore shumës me mbaresën rasore -e. Tek “Meshari” i Buzukut, nuk kemi gjetur asnjë emër të gjinisë femërore, që në

shumësin e pashquar të rasës gjinore të dalë me mbaresën rasore -e. Tek Buzuku, edhe në rasën dhanore nuk kemi gjetur emra të gjinisë femërore të përdorur në shumësin e pashquar, me mbaresën rasore -e.

E njëjta gjendje paraqitet edhe në veprat e autorëve të vjetër, si: Matrënga, Budi, Bardhi, Bogdani ku emrat femërorë të përdorur në shumësin e pashquar të gjinore - dhanores me mbaresën rasore -e, nuk dëshmohen asgjëkundi. Kjo gjë tregon se rasat gjinore - dhanore me mbaresën rasore -e në shumësin e pashquar të emrave të gjinisë femërore, nuk gjejnë përdorim tek asnjë prej katër autorëve të vjetër të letërsisë shqipe.

2. Rasat gjinore - dhanore shumës me mbaresën rasore -ve. Tek Buzuku, emrat femërorë që në shumësin e pashquar dalin në rasën gjinore me

mbaresën rasore -ve, kanë një përdorim të dendur në vepër, ndryshe nga emrat femërorë të shumësit të pashquar që në rasën gjinore dalin me mbaresën rasore -e. Kështu, përmendim format e shumësit të emrave femërorë që dalin me mbaresën rasore -ve60:

- shtansëve Ṇd atë mot hinje u Gjoni pae për vjedmis shkambit të katërave shtansëve, e ṇdë vjedmis të mā pleqet, me ṃbetunë61. E gjithë engjëjtë ishnë përqark shkambit, e pleqet, e përpara katërave shtansëve; e binjinë me faqe për dhē përpara shkambit, e adoruonë Tenëzonë, tue thashunë: Amen62.

- farëve Të bekuomitë e Tinëzot, përṃbī krye të t dërejtët, e prashtu atī Zotynë i dha ereditatnë, e atī daṷ pjesënë e dȳṃbëdhjetë farëve; e gjet hīr përpara gjithë mishi63.

- kafshëve Ajo anshtë ana e gjithë kafshëve64. Qish frujt patë atëherë ṇd ato të bāme, qi tash ini turpënuom ? Përse të sosunitë e atyne kafshëve anshtë mordija65. E ata i ṃbëlodhnë e ṃbushnë dȳmbëdhjetë kosha ṇ së ṃbetunashit së pesë bukëve qi ṃbet atyne qi angërë66. Te Bardhi:

59 CP I, I-VI/42. 60 Përveç emrave, si: shtansëve, farëve, kafshëve kemi edhe shumë emra të tjerë femërorë, që në rasën gjinore të shumësit të pashquar dalin me mbaresën rasore -ve. 61 “Meshari”, f. 345/b. 62 “Meshari”, f. 347/b. 63 “Meshari”, f. 315/b. 64 “Meshari”, f. 365/b. 65 “Meshari”, f. 285/b. 66 “Meshari”, f. 171/a.

Page 138: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I PASHQUAR DHE SHUMËSI I SHQUAR TE “MESHARI” I BUZUKUT

139

Kopshti i mollave - pomarium67. Mund të themi se ndryshe nga Buzuku e Bardhi, tek Matrënga, Budi dhe Bogdani nuk

kemi ndonjë emër të gjinisë femërore, që të dalë në rasën gjinore të shumësit të pashquar me mbaresën rasore -ve. Përgjithësisht, tek Bogdani kemi përdorimin e rasës gjinore të trajtës së shquar.

Tek “Meshari” gjejmë edhe një numër të konsiderueshëm emrash femërorë që në rasën dhanore të shumësit të pashquar dalin me mbaresën rasore -ve:

- klishë-v-e E ato ṃba qi ṇdë të janë shkruom, përse moti ṷ afëruo. Gjoni shtatë klishëve qi janë ṇdë Azjet68.

- kafshë-v-e Ṇd ato dit bani shenjë Zotynë atyne kafshëve69.

- fjalë-v-e A beson këtyne fjalëve70? E ṷ ṇgriti i pari i priftënet, e i tha: As nukë përgjegje gjākafshë këtyne fjalëve qi ṇ teje dëshmonjënë kondra71? Te Bogdani: E treta bani mrekullinë˜e pêsë bukëve, me të sijt i ngijnë pêsë mijë nierëz72.

Një gjendje ndryshe nga Buzuku dhe Bodgani ndeshim te Matrënga, Budi dhe Bardhi, ku nuk kemi gjetur emra të gjinisë femërore të përdorur në rasën dhanore të shumësit të pashquar me mbaresën rasore -ve. Kështu, tek Buzuku, emrat e përdorur në rasat gjinore - dhanore shumës me mbaresën rasore -ve kanë një shtrirje të gjerë.

Shumësi i pashquar i emrave të gjinisë asnjanëse tek Buzuku

§ 9. Edhe emrat e gjinisë asnjanëse ashtu sikurse emrat e gjinisë femërore dhe mashkullore, në rasat gjinore e dhanore mund të dalin me mbaresën rasore -e ose me mbaresën rasore -ve. Kështu kemi:

1. Rasat gjinore - dhanore shumës me mbaresën rasore -e. Tek të pesë autorët e vjetër të letërsisë shqipe si Buzuku, Matrënga, Budi, Bardhi dhe

Bogdani, emrat asnjanës të trajtës së pashquar shumës të rasave gjinore - dhanore me mbaresën rasore -e, nuk dëshmohen në asnjë prej veprave të tyre.

2. Rasat gjinore - dhanore shumës me mbaresën rasore -ve. Në rasën gjinore me mbaresën rasore -ve, tek Buzuku nuk kemi gjetur emra të gjinisë

asnjanëse të përdorur në shumësin e pashquar. E njëjta gjendje paraqitet edhe tek Matrënga, Budi e Bogdani. Tek ky i fundit, emrat asnjanës në shumës me këtë mbaresë rasore kanë një përdorim të dendur në shumësin e shquar dhe jo në atë të pashquar. Ndryshe nga Matrënga, Budi e Bogdani, tek Bardhi emrat asnjanës të përdorur në rasën

67 Sedaj, Fj. f. 335. 68 “Meshari”, f. 345/a. 69 “Meshari”, f. 343/b. 70 “Meshari”, f. 183/b. 71 “Meshari”, f. 207/b. 72 CP II, II-VI/85.

Page 139: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VI

140

gjinore me mbaresën rasore -ve, gjejnë përdorim gjë që e shohim edhe nga shembulli: Vend i eshtrave - ossuaria73.

Tek Buzuku emrat asnjanës të shumësit të pashquar të përdorur në rasën dhanore me mbaresën rasore -ve, kanë një përdorim të dendur në vepër. Edhe tek Bogdani kanë një shtrirje të gjerë përgjatë veprës së tij. Kështu kemi: Te Buzuku: Kështu thotë Zotënuosi Zot këtyne eshtënave74. Te Bogdani: Shtatë krenave …75.

Siç e pamë edhe nga shembujt e paraqitur, emrat femërorë dhe emrat asnjanës që dalin në rasat gjinore dhe dhanore me mbaresën rasore -ve, në shumësin e pashquar kanë një shtrirje të gjerë në vepër, ndërsa ato që dalin në të njëjtat rasa por me mbaresën rasore -e, nuk dëshmohen tek Buzuku. Tek emrat mashkullorë, në krahasim me emrat e gjinisë femërore dhe asnjanëse, kemi një gjendje pak më ndryshe. Kështu, emrat mashkullorë që dalin në rasën dhanore me mbaresën rasore -ve dhe në rasën gjinore me mbaresën rasore -e në shumësin e pashquar kanë një përdorim më të dendur në veprën e Buzukut, ndërsa mungojnë emrat mashkullorë që dalin në rasën gjinore me mbaresën rasore -ve dhe në rasën dhanore me mbaresën rasore -e. Pra, themi se emrat e të tria gjinive në rasat gjinore e dhanore me mbaresën rasore -e ose -ve, kanë një shtrirje të kufizuar tek Buzuku në krahasim me emrat që dalin në rasat emërore dhe kallëzore të shumësit të pashquar.

IV. RASA RRJEDHORE E SHUMËSIT TË PASHQUAR

§ 10. Edhe forma e shumësit të rrjedhores së pashquar paraqitet e njëjtë për të tria

gjinitë. Kështu, emërorja e shumësit të pashquar është shtrirë edhe në rrjedhore. Kësaj teme të shumësit i shtohet edhe mbaresa rasore -sh, tipike për rasën rrjedhore shumës, duke shërbyer kështu si formant shumësi për të gjithë emrat pa dallim gjinie (khs. plagë-sh, lisa-sh etj.).

Tek Buzuku, rrjedhorja e shumësit të pashquar të emrave me këtë mbaresë rasore, ka një përdorim të dendur. Në shqipen e sotme kjo mbaresë është zëvendësuar nga mbaresa rasore e gjinores -ve, që është shtrirë edhe në rasën rrjedhore si pasojë e sinkretizmit gjuhësor rasor. Mbaresa e hershme rasore ka qenë -bh-, e cila ka rënë pa lënë gjurmë në rrjedhore. Ndërsa mbaresa rasore -sh, me të cilën del në shqipen e Buzukut kjo rasë, mendohet se ka burim tjetër.

Për burimin e kësaj mbarese rasore janë shprehur gjuhëtarë të ndryshëm. Kështu, mendimi më i përgjithshëm dhe më i pranueshëm nga shumica e gjuhëtarëve shqiptarë është ai i Pedersenit, i cili e lidh mbaresën e rrjedhores -sh të shqipes me atë të vendores indoeuropiane *-su76.

73 Sedaj, Fj. f. 381. 74 “Meshari”, f. 237/b. 75 CP I, I-VII/49. 76 Të këtij mendimi janë edhe gjuhëtarët e tjerë shqiptarë, si: Demiraj (GH, f. 288); Domi (MH, f. 15) dhe Likaj (Zhv. ept., f. 57).

Page 140: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I PASHQUAR DHE SHUMËSI I SHQUAR TE “MESHARI” I BUZUKUT

141

Edhe gjuhëtari Topalli është i të njëjtit mendim me atë të Pedersenit. Ai me të drejtë shprehet se mbaresa e numrit shumës (-sh) është e trashëguar dhe buron prej mbaresës së rasës vendore (lokativit), që ka qenë -su77.

Përveç gjuhëtarëve, që me të drejtë përkrahin karakterin indoeuropian të formantit rasor -sh, ka edhe nga ata gjuhëtarë që burimin e kësaj mbarese rasore e shohin si një zhvillim të brendshëm të shqipes.

Kështu, sipas Bokshit78 mbaresa -sh është përftuar në një rrugë të ndryshme nga ajo e mbaresave të tjera rasore. Sipas tij, ajo është përftuar në sintagma të tipit (mora) një tufë lule | *lule so të mira, (pashë) një grumbull njerëz |* njerëz si të mirë, ku so dhe si, ishin fjalë atone.

Tek “Meshari” i Buzukut, një përdorim shumë të gjerë ka edhe rasa rrjedhore me mbaresën rasore -sh.

Shumësi i pashquar i emrave të gjinisë mashkullore tek Buzuku

§ 11. Ashtu sikurse emrat e gjinisë femërore, edhe emrat e gjinisë mashkullore të shumësit të pashquar që tek Buzuku përdoren në rasën rrjedhore dhe që e formojnë shumësin me formante të ndryshme, kanë një përhapje të gjerë në vepër, gjë që e dëshmojnë edhe shembujt e shumtë që kemi gjetur, edhe përveç këtyre emrave mashkullorë të paraqitur më poshtë, si:

- mundime-sh O na të jemi idhënuom për të konfortuomit taj e për të ṇfalët; o na të jemi ṇgushulluom për të ṇgushulluomit taj e për të ṇfalët; ose na të jemi bām me ditunë për të bamit ditunë taj e të nfalët; qi këta vepëron të shufryemitë tanë anso mundimesh qi na bānjëmë; shpënesa jonë e vërteta jonë anshtë, ju tue ditunë se si ini shokë bashkë ṇ mundimeshit, ashtu edhe t ini shokë ṇ së ṇgushulluomit ṃ Krishtnë Jezu Zotnë tanë79.

- kusarë-sh E ju e bātë shpellë ṇ kusarësh80.

- darsmorë-sh E vonëte sherbëtorëtë e tī pr udhat, e ṃbëlodhnë sā gjetnë, të këqī e të mirë; e ṷ ṃbushnë plot tryesëtë ṇ darsmorësh81.

- dhambë-sh E bijtë e regjënisë kanë me klenë qitunë ṇdë të poshtërat të errëtit; e ashtu kā me klenë vaj e sokollimë ṇ dhambësh82.

- pusa-sh Hinje mjeshtri i andëravet vjen: ṇvrasmae, e qesmë ṇdë një ṇ kësish pusash, e thomi se kun kafshë e keqe e angrë; e të shohmë qish andëra kanë me i klenë83.

- edha-sh E i ṇgjëroi duortë e qafënë e tī me lëkurë ṇ edhash84.

77 GH, f. 375. 78Fleksioni, f. 277. 79 “Meshari”, f. 359/a. 80 “Meshari”, f. 289/a. 81 “Meshari”, f. 307/b. 82 “Meshari”, f. 115/b. 83 “Meshari”, f. 145/a.

Page 141: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VI

142

- pëllumba-sh E ata me bām offertë Tinëzot, porsi anshtë ordhëni i ligjsë Tinëzot, një pār turtuj o dy zogj ṇ pëllumbash85.

- shpirtëna-sh Hīr juve e paq ansi qi anshtë e qi kle e qi kā me ardhunë; e ṇ shtatë shpirtënash qi përpara shkambit tī janë; e ṇ Jezu Krishtit, qi anshtë të dëshmuom të vërtetë, i pari lenë i vdekunet, e i pari i regjënjet dheut; qi ne na desh e na laṷ ṇ kateshit sonësh ṇdë gjakt të vet86.

- dreqën-i-sh Këjo dorë ṇ dreqënish as për ṇdonjë kafshë mundë dalënë, māse pr oratë e për ṇgjënimt87.

- nḭerëz-i-sh Ṇd atë mot muorë shtatë grā një burë pr aqë nevojë ṇ nḭerëzish qi nukë gjindishnë, tue thashunë: Na të hamë bukënë tanë e na të ṇvishemi ṇ petëkashit sonësh88. Te Budi: Tue dashunë me u nëkuom sā tentacionesh e fëdigësh qi më kanë gjetunë mbë këtë udhë, druo se kā me dukunë kūjnaj se duo me u lëvduom89. Te Bardhi: Gjinden shumë duar njerëzish90. Te Bogdani: E mirrinë vesht gjithë sa u vinte thanë prej profetësh…91.

Shohim se si tek Buzuku, Budi, Bardhi e Bogdani emrat mashkullorë të shumësit të pashquar që dalin në rasën rrjedhore, kanë një përhapje të gjerë në veprat e tyre përkatëse. Një gjendje ndryshe nga këta autorë shohim tek Matrënga, ku emrat mashkullorë të përdorur në shumësin e pashquar me mbaresën rasore -sh, nuk dëshmohen përgjatë gjithë veprës.

Shumësi i pashquar i emrave të gjinisë femërore tek Buzuku

§ 12. Tek Buzuku, emrat e gjinisë femërore që dalin në rasën rrjedhore shumës kanë

një shtrirje shumë të gjerë përgjatë gjithë veprës. Kështu, për të kuptuar këtë shtrirje të emrave në rasën rrjedhore po japim shembujt për emrat:

- anë-sh Hinje një gruo qi ish ṇ Kanet, qi anso anësh ish ardhunë, thërit92.

- plagë-sh E të ṇvrasë Zotynë Magjypëtë ṇ plagësh, e t i shëndoshnjë; e të kthenenë ṃ Tenëzonë, e atyne të ṷ jetë ṇdë paq, e t i shëndoshnjë Zot ynë Zot93. 84 “Meshari”, f. 147/b. 85 “Meshari”, f. 323/a. 86 “Meshari”, f. 345/a. 87 “Meshari”, f. 301/a. 88 “Meshari”, f. 239/a. 89 Poezi, f. 303. 90 Sedaj, Fj. f. 58. 91 CP I, I-I/2. 92 “Meshari”, f. 129/b. 93 “Meshari”, f. 91/b.

Page 142: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I PASHQUAR DHE SHUMËSI I SHQUAR TE “MESHARI” I BUZUKUT

143

- pjesë-sh E si kalorëtë patnë vum ṃbë kryq Jezunë, muorë petëkatë e tī e i danë ṇ katër pjesësh, siisillidota pjesënë e vet.94

- drandofille-sh I treti kat anshtë kӯ, qi mundë bjerë ṇḭerī ṇdë kat me undë, tu ju pëlqyem me marë erë ṇ sejdota o ṇ drandofillesh o ṇ vasalikoi, o qishdo kafshë ṇḭerī bān me vetëhenë, o me ṇfalë kujnaj95.

- kafshë-sh E tue ju përgjegjunë Jezṷ i tha; Marta, Marta, ti mundë i ṃbarojnsh gjithë ato rangë, ti kē kujdes ṇ shumë kafshësh96.

- kambë-sh Përse aj të mundë gjegjē gjamënë e atyne qi për kambësh i qisnjinë ṇlidhunë, e përse aj të lëshon bijtë e atyne qi klenë nvrātë, e përse ṇdë Siont të thuhetë emënitë e Tinëzot, e lavdi i tī ṇdë Jerusalemt; e përse aj të ṃbëlidh popullinë gjithë bashkë, e regjëjntë përse të sherbenjënë Tinëzot97.

- luftë-sh Ju kini me gjegjunë luftë e të bame ṇ luftësh98.

- driza-sh Te Buzuku: Ashtu atëherë soldatë muorë Jezunë ṇ kurtjet së gjukatësit e ju vunë gjithë përqark; e xveshnë, e qitnë përqark një cohë ṇ soldatshit ṇ fëtyret së drandofillesë; e i banë një kunorë ṇ drizash, ja vunë ṃbë krye, e i dhanë një kallëm ṇdë dorë të djathë99. Te Budi: E ndë e vonë, me dorët mbë zemërë, të venë roe pakëzë, se motnë e të rītë e vet ndjerë mp’sod ndë se e kanë spenxuom ende po e spenxonjënë, mirë tue mundunë ashtu gjā kafshë me ndimuom, ende sā të tjerë qi mb’ atë arrësye duonë e dëshëronjënë të mjerëtë me u ndimuom e pā ndimë kënco letërash mbë gjuhu[t] të tyne100... Te Bardhi: Skifteri s’ngjitet mbas mizash101. Shumë fytyrash - multicolor102. Te Bogdani: Tue i bam ende me dijtunë sa i madh shkandullë ishte me skandalixuem të vogjëlitë e pa të keq, tue kjanë mëndyrë e t’këqiavet tyneve, me shembëlltyrë të këqia, ndë lëftojnë me i dāmudhet së vërtetësë, ma mirë kish me kjanë për tâ qi guri, jo aj qi mundetë me u lëkundunë nierëzish, po i magaresë, qi prej magaresh e shtâsësh mxī lëkundtë, t i virej n’ fyt, e shtīm ndë dēt103.

94 “Meshari”, f. 225/a. 95 “Meshari”, f. 67/b. 96 “Meshari”, f. 339/b. 97 “Meshari”, f. 47/a. 98 “Meshari”, f. 347/b. 99 “Meshari”, f. 209/b. 100 Poezi, f. 308. 101 Sedaj, Fj. f. 59. 102 Sedaj, Fj. f. 376. 103 CP II, II-V/74.

Page 143: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VI

144

Kështu, vihet re se emrat e gjinisë femërore të përdorur në rasën rrjedhore të shumësit të pashquar me mbaresën rasore -sh, kanë një përdorim të dendur jo vetëm në veprën e Buzukut, por edhe të autorëve të tjerë të vjetër, si: Budi, Bardhi dhe Bogdani. Tek Matrënga emrat femërorë të përdorur në shumësin e pashquar me mbaresën rasore -sh, nuk dëshmohen gjëkundi.

Shumësi i pashquar i emrave të gjinisë asnjanëse tek Buzuku

§ 13. Tek “Meshari” emrat e gjinisë asnjanëse që përdoren në rasën rrjedhore të

shumësit të pashquar kanë një shtrirje të gjerë. Në krahasim me emrat e dy gjinive të tjera mashkullore e femërore, emrat e gjinisë asnjanëse në këtë rasë janë më të paktë në numër. Gjithsesi, shembujt tregojnë se edhe emrat e gjinisë asnjanëse në këtë rasë kanë një përhapje të gjerë në veprën e Buzukut, ashtu sikurse edhe në veprat e autorëve të tjerë të vjetër të letërsisë shqipe, me përjashtim të Matrëngës104. Kështu përmendim emrat asnjanës:

- vjetë-sh Tue klenë Jezu ṇ dӯṃbëdhjetë vjetësh, e tue votë ṃ Jeruzalem, porsi ish zakoni me votë ditënë e festësë, vote me Jozefnë e me t amët Mërinë105.

- faje-sh O Zot i pāfini, ti qi je aj qi di gjithë kafshëtë e ṇfshehuna, e ti qi di gjithë kafshë parë se banetë, ti di, Zot, se ata rēshim dëshmuonë kondra muo; hinje se u vdes tue mos klenë ṇdë ṇdonjë këso fajesh, qi këta me diekeqia të tyne kanë rutulluom kondra muo106.

- mende-sh Vëllazënë, na ṷ lusmë për t ardhunit të Jezu Krishtit e për të ṃbëljedhunitë qi na kemi me bām përpara tī: ju ashtu shpjert mos ṇdëronī ṇ mendesh, as mos turbonī, as për shpirt, as për fjalë, as për letëra qi të jenë dërguom ṇ nesh, qi ajo të promendën ṇ ditet së Krishtit107.

- ujëna-sh E Noe ish për mot të gjashtëqind vjete, e ṷ bā diluvī përṃbī dhēt ṇ ujënash108.

- drū-sh Te Buzuku: Të bajnsh një barkë ṇ drūsh së pini; e të bajnsh vise ṇdë barkët, e ta pegullojnsh përjashtëna e përṃbrenda me pegullë109. Te Budi: E andej mbas 18 muojsh përsërī mbë Romë tue nkëthyem, gjeta letërë Atit shumë n cë ndērshim Fra Gjoani Kolëshit, upeshkupi cë Arbënit, se Doktrina ajo ndōnëse me pak fajt tem e të shtampatarëvet, asgjā mangu kā me qenë ndōnē gjākafshë për ndimë të atij kërshtenimi110.

104 Tek Matrënga nuk gjejnë përdorim emrat asnjanës në rasën rrjedhore të shumësit të pashquar me mbaresën rasore -sh. 105 “Meshari”, f. 98/b. 106 “Meshari”, f. 167/a. 107 “Meshari”, f. 95/b. 108 “Meshari”, f. 231/a. 109 “Meshari”, f. 229/b. 110 Poezi, f. 303.

Page 144: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I PASHQUAR DHE SHUMËSI I SHQUAR TE “MESHARI” I BUZUKUT

145

Te Bogdani: Kanë shumë vërtyte ujënatë, prashtu të pëganëtë mbajtinë për të njimendë se ujëtë, posi lān baltënë të përjashtshime të mishit, ashtu ende thojnë se ban nierinë të dëlirë fajesh e mpkatesh ndë shpīrt111. Përse gjāll kish për të votë ndë ngushëllime˜të Parrīsit; nukë pat me pasunë nevojë petëkash e dveshunë nukë pat me pasunë mbārre112.

Tek Buzuku emrat e gjinisë mashkullore, femërore dhe asnjanëse, që dalin në rasën rrjedhore të shumësit të pashquar, kanë përdorim më të dendur se format e shumësit të emrave që dalin në rasat emërore, kallëzore, gjinore e dhanore të pashquar. Në shumësin e pashquar emrat e gjinive të ndryshme të përdorura në rasat gjinore - dhanore e rrjedhore nuk përdoren në vepër.

V. RASAT EMËRORE DHE KALLËZORE TË SHUMËSIT TË SHQUAR

§ 14. Shumësi i shquar i rasave emërore dhe kallëzore, formohet nga format rasore të së pashquarës shumës të këtyre rasave, duke i shtuar edhe nyjen e prapme -të / -t (khs. darsmë-të, bija-të, armë-të etj.). Burimi i nyjes së prapme -të, mendohet se janë përemrat a(ta), a(to). Kjo nyjë është e përbashkët për emrat e të tria gjinive.

Tek Buzuku përdoret më së shumti me zanoren -ë (përkatësisht -të)113. Në shqipen e sotme kjo -ë, është errësuar dhe ka rënë për shkak të pozicionit të patheksuar. Në këtë mënyrë në shqipen e sotme, në dallim nga Buzuku kemi formimin e së shquarës shumës me nyjen e prapme -t (khs. fjalë-t, pemë-t, bija-t). Kësisoj, Buzuku ruan gjendjen më të vjetër. Tek “Meshari”, siç do ta shohim edhe nga shembujt, ka një përdorim të dendur të emrave në shumësin e shquar në këto dy rasa.

Shumësi i shquar i emrave të gjinisë mashkullore tek Buzuku

§ 15. Emrat e gjinisë mashkullore që e formojnë shumësin me mënyra e me formante të ndyshme dhe që dalin në rasën emërore të shumësit të shquar, kanë një shtrirje shumë të gjerë në veprën e Buzukut dhe në atë të autorëve të tjerë të letërsisë së vjetër shqipe. Numri i emrave mashkullorë që dalin në këtë rasë është shumë më i madh, por për të ilustruar dukurinë në shqyrtim do të paraqesim vetëm disa emra, si114:

- pleq-të Pleqtë e gjithë të ṃbëljedhunitë por lypnjinë dëshminj të rēshim kondra Jezut, përse ta banjinë me vdekunë; e nukë mundë vgjānjinë, mirë se shumë gjindishnë115.

- zogj-të

111 CP I, I-V/36. 112 CP I, I-II/45. 113 Në vepër nuk mungojnë edhe rastet e përdorimit të emrave me nyjen -t, por janë shumë më të paktë në numër në krahasim me ato me nyjen shquese -të. 114 Megjithëse numri i emrave të gjinive të ndryshme, që përdoren në rasa të ndryshme është shumë më i madh nga ai që japim ne, në vijim do të paraqesim vetëm disa emra për të bërë më të qartë dukurinë për secilën rasë jo vetëm tek Buzuku, por edhe te Matrënga, Budi, Bardhi e Bogdani. 115 “Meshari”, f. 207/b.

Page 145: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VI

146

Ṇd atë mot bashkë shumë shumicë ṇ shumë qytetesh ridhnjinë tek Jezu, e tha këtë shembëlltyrë: Duol një qi ṃbīll, me mbjellë farënë e tī; e tue ṃbjellë, disa ṇ faret rā pr udhët ṃbë të shkelët, e zogjtë e qiellsë e angërë116.

- engjëj-të E gjithë engjëjtë ishnë përqark shkambit, e pleqet, e përpara katërave shtansëve; e binjinë me faqe për dhē përpara shkambit, e adoruonë Tenëzonë, tue thashunë: Amen117.

- dishipuj-të Ṇd atë mot erdhnë prej Jerusalemi shkruosa e farizej tek Jezu, tue thashunë: Për qish punë dishipujtë e tū nukë ruonjënë ordhëninë e pleqet, qi nukë lanjënë duortë kur venë me ṇgranë bukë118?

- bij-të Ṇd ato dit u ṃbëlodhnë bijtë e Israelit ṃ Moisenë e ṃ Aaronë, e kondra atyne përmënishim flisnjinë: Epina neve ujë të pīmë119.

- gjarpanjë-të Bani t ini urtë porsi gjerpanjëtë, e të pātëkeq porsi pollumbatë120.

- kusarë-të E mos vini ār mos vistār këha ṃbë këtë jetë, qi tenja e bre e të ṇdryshkëtitë, e qi kusarëtë e ṇxjerënë e vjedhënë121.

- ordhëna-të Këtu ṷ sosnë dhjetë ordhënatë qi ṇ Sinëzot janë ordhënuom na ato me ṃbajtunë122.

- trima-të E për këta ep bijet tyne ūnë, e ban të jenë hjekunë ṇ fillit së shpatëvet; e gratë e tyne ṃbeçinë pā bij e të veja; e buratë e tyne klofshinë nvratë ṇ mordijet; e trimatë klofshinë ṇvrām ṇdë luftët ṇ shpatët123.

- shpirtëna-të Shpirtënatë e atyne qi janë shkuom ṇ këso jete pushofshinë ṇ paq për mishërier të Tinëzot124.

- vëllazën-i-të E përkaqë, vëllazënitë e mī e të dashunë e të dëshëruom, gazëmendi e kunora eme, e ashtu itëni ṃ Tenëzonë, të dashunë125.

- dreqën-i-të E këto shenja të ṇdjekënë ata qi të besonjënë: Ṃbë emënit tem ata të kenë fuqī me bduom dreqënitë; të flasënë gluhë të re; të marënë gjerpanjëtë ṇ dorë; e në pifshinë kon gjā elm qi ṃbytën, atyne gjā të mos mundë ṷ banjë; ata të venë duortë përṃbī të sëmunët, e t i shëndoshnjënë126.

- djelm-të 116 “Meshari”, f. 109/b. 117 “Meshari”, f. 347/b. 118 “Meshari”, f. 157/b. 119 “Meshari”, f. 161/a. 120 “Meshari”, f. 355/a. 121 “Meshari”, f. 115/a. 122 “Meshari”, f. 65/a. 123 “Meshari”, f. 199/a. 124 “Meshari”, f. 17/b. 125 “Meshari”, f. 313/a. 126 “Meshari”, f. 261/b.

Page 146: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I PASHQUAR DHE SHUMËSI I SHQUAR TE “MESHARI” I BUZUKUT

147

Te Buzuku: Djelmtë e tū porsi njomëzatë qi qet ullini, përqark vet, ashtu kanë me klenë përqark tryesësë sate127. Te Matrënga:

Im. - Të dimbëdhjetë apostolji- të, kūr duajnë të prinë të di- daksnë vangjeljë për ndë gji- thë cosmit128. Te Budi: A mos kishnë marrë veçëse me paguom mëllānë mbë disa e me rjepunë e me çprīshunë ende mā keq vobëzīnë se të pëganëtë e të pāfētë, qi janë gjithë herë anëmiqtë e së dërejtësë129. Te Bardhi: Shtatë yjtë - septentriones130. Te Bogdani: E ndevonë, malësorëtë tanë, të sijtë kurraj nukë përvihenë ndjerë nd’anët sanxhakëve qefalij të nji kaqi t’ madhi mixuer, qi ban me djersunë gjithë shekullinë131.

Emrat mashkullorë që dalin në rasën kallëzore të shumësit të shquar, janë shumë më të paktë në numër se emrat mashkullorë që përdoren në rasën emërore të shquar. Megjithatë, duhet të themi se edhe emrat mashkullorë në rasën kallëzore përdoren gjerësisht. Kështu kemi emrat:

- pleq-të Biri trombetësë, Sion, santifikoni, ṇgjënimnë, bani të ṃbëljedhunë ju popuj, trajtonī ju vëllazënī, ṃbëlidhni pleqtë, bani bashkë vogjëlizitë qi thithnjënë sisënë: të dalë dhandëri ṇ kamëret së vet, e nuseja ṇ shtratit së saj132.

- zoj-të Këqyrni zojtë e qiellet, qi nukë ṃbjellënë, as kuornjënë, as ṇdonjë kafshë ata ṃbëljedhënë ṇdë shojnicat; e Ati yj i qiellet ata ṷshqen133.

- bij-të E kur zunë me ṷ shumuom nḭerëzitë përṃbī dhēt, e atyne ṷ lenë bija, panë bijtë e Tinëzot bijatë e nḭerëzet se ishnë të bukura, e muorë për grā ṇ gjithë sosh qi atyne pëlqenjinë134.

- fqinjë-t Kush madhështonetë ṇ së vobegut ṇ së vorfënīt, e nukë flet me shoj, as me fqinjët, as nukë ecën me një shoq, përse shoqi nukë kā, e ka si dhunë me të me ecunë135.

- shpirtëna-të

127 “Meshari”, f. 23/a. 128 E mbsuame e krështerë, f. 159. 129 Poezi, f. 311. 130 Sedaj, Fj. f. 375. 131 CP II, I-VIII/40. 132 “Meshari”, f. 113/b. 133 “Meshari”, f. 295/a. 134 “Meshari”, f. 229/a. 135 “Meshari”, f. 65/a.

Page 147: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VI

148

Të lypnjënë prej meje ṇ së dërejtashit gjyqe, e lypnjënë me afëruom Tinëzot, tue thashunë: Na kemi ṇgjënuom, e ti ṷ dëftove se nukë pae; na munduom shpirtënatë tonë, e ti ṷ dëftove se nukë di gjā136.

Edhe në veprat e autorëve të tjerë, emrat mashkullorë të përdorur në shumës në rasën emërore të shquar, janë të shumtë në numër. Te Matrënga:

Im. - Të parënë fharistisnj të- nëzonë për të pasurat të mi- ra, prā llojasnj mkatëtë e mia137… Te Budi: N cë ciet fjalë ajo fort u tremb e u trishtuo ndë vetëhe, e andӯ tutje mā e la lavdinë ndë të rrëfyemit si pat zakonë, po vīj me nçelë e me kallëzuom fajetë e mpkatetë e vet sikundrëse i kish bām138. Te Bardhi: Me miqt ha e pij, e treg mos ban139. Te Bogdani: Ujëtë për të dëlīrunë shpirtënatë tanë, i silli vëjen ndë shêjtet sakramente të pagëzimit ende të S. meshë…140.

Shumësi i shquar i emrave të gjinisë femërore tek Buzuku

§ 16. Në “Mesharin” e Buzukut, emrat e gjinisë femërore që dalin në rasën emërore të

shumësit të shquar, kanë një përdorim shumë më të gjerë sesa emrat e gjinisë femërore që dalin në rasën emërore të së pashquarës shumës. Duhet të themi se, në veprën e Buzukut emrat e të tria gjinive që dalin në të shquarën shumës janë më të shumtë në numër se ata që dalin në të pashquarën shumës. Kështu, tek Buzuku kemi një numër të konsiderueshëm emrash femërorë që dalin në rasën emërore:

- darsmë-të E atëherë tha sherbëtorëvet tī: Darsmëtë për të vërtetë janë trajtuom, e ata qi klenë grishunë nukë janë të denjë141.

- fjalë-të E ju në ṃbeçi ṇdë muo, e fjalëtë e mī të jesënë ṇdë jū, qishdo kafshë ju ta lypëni, ju ta kini142.

- pemë-të Ju në ecshi ṇdë ordhënit tem, e ato në ṃbajtëshi, e ato në bafshi, u t ṷ ap shinë taj ṃbë herët të tī, e dheṷ t apë frujtinë e vet, e pemëtë e fushavet t apënë frujtinë e tyne143.

- shtansë-të 136 “Meshari”, f. 117/a. 137 E mbsuame e krështerë, f. 189. 138 Poezi, f. 330. 139 Sedaj, Fj. f. 59. 140 CP I, II-II/66. 141 “Meshari”, f. 307/b. 142 “Meshari”, f. 363/a. 143 “Meshari”, f. 273/b.

Page 148: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I PASHQUAR DHE SHUMËSI I SHQUAR TE “MESHARI” I BUZUKUT

149

E si pat nçelë letërënë, të katërë shtansëtë e njëzetekatërë mā plejqtë rānë përpara Qengjit, e gjithë kishnë citëratë e gastaretë e ṛgjanda plot ṇ kafshësh qi lëshonjinë të madhe erë, qi janë oratëtë e shenjtet; e këndonjinë kankënë e rē, tue thashunë: i denjë je, Zot, me përzanë letërënëe me çpërthyem të ṃbërthyemetë e saj; përse ti je dalë e ti na shpërbleve, Ynëzot, me gjakt tand ṇ gjithë farëshit e ṇ gluhëshit e ṇ popujshit; e neve na bane Tinëzot dhunëtije përṃbī dhēt144.

- bija-të Bijtë e tū e bijatë e tū por hanjinë ṇdë shtëpī të birit tit parit lenë, e erdh një e madhe erë prej malshit së shkreta, e rëzoṷ të katërë shtyllëtë e shtëpisë, e i zū gjithë ṇdenë të e i la gjithë vdekunë, e veçëse u qyqe vetëmë shpëtova.145

- vashëza-të E si ṷ danë vashëzatë, ṷ ṇçuonë të dy pleqtë e rynë ṇvrap ṃbë të, e i thanë: Hinje se dyertë e perivolit janë ṃbërshelë, e askush nukë na sheh, e na të madh dëshīr kemi ṇ teje; e prashtu ti neve gjegj dëshirit tinë146.

- faqe-të Faqetë e tyne e pendetë e tyne ishnë ṇdēm përṃbī ta; e kā dӯ pendë t sillidota ṇ sish ṃbërin njanit ṃ tjetërit, e dӯ pendë ṃbëlonjinë korpnë e tyne147.

- lëmoshëna-të E atëherë të përzāsh ṇdë hīr sakrificiatë e së dërejtësë, olokaustatë e lëmoshënatë, ashtu t i venë përṃbī ltert tand vjetatë148. Te Matrënga: Të dimbëdhjetë pemëtë të shpīrtit shejt149. Te Budi: Kualtë e armëtë të tū150. Te Bardhi: Festat e katundeve (festete e katundevet) - paganilia151. Te Bogdani: Së katërti me shpum Tinëzot uratëtë tona, lëmoshinatë e vepërat˜e mira, e me u lutunë për ne: Kur po luteshnjë me lot, etc.152.

Edhe tek Matrënga, Budi, Bardhi dhe Bogdani, ashtu sikurse edhe tek Buzuku emrat e gjinisë femërore që dalin në trajtën e shquar të rasës emërore kanë një përdorim të dendur.

Tek Buzuku, emrat e gjinisë femërore që dalin në rasën kallëzore të shumësit të shquar, në krahasim me shumësin e pashquar kanë një përdorim më të gjerë në vepër. Duhet të themi se emrat femërorë, që e formojnë shumësin me formantet e shumësit -e dhe -ëna tek “Meshari” nuk i gjejmë të përdorur në këtë rasë. Kështu, më së shumti në

144 “Meshari”, f. 345/b. 145 “Meshari”, f. 385/b. 146 “Meshari”, f. 165/a. 147 “Meshari”, f. 355/b. 148 “Meshari”, f. 45/b. 149 E mbsuame e krështerë, f. 220. 150 Poezi, f. 83. 151 Sedaj, Fj. f. 323. 152 CP I, III-I/23.

Page 149: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VI

150

rasën kallëzore të shumësit të shquar kemi emra femërorë që e formojnë shumësin me formantet -ë dhe -a, si:

- arm-ë-të Ma kur një mā i fortë se anshtë vetë aj, i mundën, i shpie udhësë gjithë armëtë e tī, qi aj ṃbë to kish shpënesë, e përda gjithë të ṇveshunatë e tī153.

- fjal-ë-të O Zot, muo më ṇdiglo oratënë teme; e me veshë të tū përze fjalëtë e gojësë sime154.

- buk-ë-të E ashtu të sakrifikoni Tinëzot ofertë të rē ṃbë gjithë vend tuk ju itëni, bukëtë e para dӯ ṇ së dӯsh se dhjeta ṇ sejdo drithë, qi ato t i ṇgrenë prifti përpara Tinëzot155.

- kamb-ë-të E u në jam Zot e Mjeshtrë, e u lava kambëtë tuoj, edhe ju të lani kambëtë njani tjetërit156.

- vashëz-a-të E thanë priftënitë: Na tue shëtitunë të dy ṇdë perivolt, këjo hini me dӯ vashëza vetëmë, e ṃbërsheli dyertë e perivolit, e dërgoi jashtë vashëzatë157.

Edhe tek autorët e tjerë kemi një përdorim të dendur të emrave femërorë që dalin në rasën kallëzore të shumësit të shquar. Te Matrënga:

Të vënëtë të kurorësë me ku- rorët glëmbash158. Te Budi: O Zoti im, shum i ambli e i mëshëriershimi, gazimendi i t’idhënuomet e shpëresa e t’përmpkatënuomet, e ndima e forca e gjithë atyne qi me shpëresë mpshtetenë prej tē, ti qi ende parëse janë bām mir i di e i njef gjithë kafshëtë, e aqë mā tepërë gjithë të kujtuometë e të përmbrendshime e dëshirëtë e mendsë e të zemërësë sanë159... Te Bardhi: Duhet me shtri kambët sa ke të mbuluemit160. Te Bogdani: Me fort të kullueninë gjak të sajnaj e me uratë të pāmena kurraj161.

Shumësi i shquar i emrave të gjinisë asnjanëse tek Buzuku

§ 17. Edhe emrat e gjinisë asnjanëse që dalin në rasën emërore të shumësit të shquar

përdoren në veprën e Buzukut, por nuk kanë atë shtrirje në vepër siç kanë emrat e gjinisë mashkullore dhe femërore në këtë rasë. Edhe tek autorët e vjetër, kemi të njëjtën gjendje të përdorimit të emrave asnjanës në këtë rasë, ashtu sikurse edhe tek Buzuku. Kështu, përmendim:

153 “Meshari”, f. 151/b. 154 “Meshari”, f. 14/a. 155 “Meshari”, f. 273/a. 156 “Meshari”, f. 219/a. 157 “Meshari”, f. 165/b. 158 E mbsuame e krështerë, f. 227. 159 Poezi, f. 306. 160 Sedaj, Fj. f. 60. 161 CP II, I-III/16.

Page 150: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I PASHQUAR DHE SHUMËSI I SHQUAR TE “MESHARI” I BUZUKUT

151

- vjetë-të O Zot, mos më grish ṇdë gjymsë të motit tim, vjetëtë e tū janë ṇdë farë të farësë162.

- veshë-të Përvenë, Zot em Zot, veshëtë e tū, e ṇdiglo, ṇçili sӯtë e tū, e shih të faruomitë tanë, e qytetnë, qi përṃbī të anshtë grishunë emënitë tat; qi jo për të dërejtatë tonë na bam me na rām të lutunatë tonë përpara faqesë sate, ma për të mëdhāt mishërier të tū163.

- krenë-të A nukë dini ju se krenëtë e gjindsë zotënonjënë përṃbī ta, e të mëdhejntë kanë të mujtunë përṃbī të vogjëlit164. Te Budi: E petëkatë e të veshunatë e tyne ashtu ende ke jesënë e shuma pjesë jo veçëse aqë mplakunë e vjetëruom, po ashtu ende gjithë mykunë e brījtunë e keq shëmptuom e pā lām165... Te Bogdani: Për nji si tha atë fjalë ju çelnë veshëtë, e ju xgidh giuha, tue zanë fill bukurë me folë e me gjegjunë, me të madh gazëmend t’atī t’ sëmūti166...

Edhe në rasën kallëzore gjejmë emra asnjanës të shumësit të shquar të përdorur në veprën e Buzukut, ashtu sikurse edhe në atë të autorëve të tjerë të tillë, si:

- faje-t O Zot, qi ṇ kolpet je offenduom, e ṇ pēndeset je pajtuom: orata e popullit tit fort përmishëriershim e afërë e këqyrë, mundimetë e mënisë sate, qi na për fajet e për katetë tonë na meritojmë, hiqi ṇ nesh167.

- petëka-të E gjithë vepëratë e tyne qi banjënë ata, i banjënë me klenë pātë; e zgjanjënë petëkatë e tyne, e madhështonjënë fontë e cohëvet tyne168. Te Matrënga:

Mos zilepsnjësh petkatë e të tjerëvet169! - emën-i-të

E gjegjshë emënitë e atyne qi ishnë shënuom: njëqind e katërdhjetë e katërë mijë të shënuom, ṇ gjithë opqinëshit së bijet Israelit170. Te Budi: Ashtu që pak ta shtjerë ndë mend e mā pak të mundnjë me e ndëgjuom ō me pas të dhimtunë për fajet e mpkatevet e vet171. Te Bogdani: E aj âshtë plague për fajet tona, e ntretunë për mpkatet tona, me të nymërymi˜ të tīnaj jemi shëndoshunë172. 162 “Meshari”, f. 47/a. 163 “Meshari”, f. 137/a. 164 “Meshari”, f. 141/a. 165 Poezi, f. 338. 166CP II, II-IV/69. 167 “Meshari”, f. 115/a. 168 “Meshari”, f. 139/a. 169 E mbsuame e krështerë, f. 195. 170 “Meshari”, f. 347/a. 171 Poezi, f. 319. 172 CP I, III-IX/133.

Page 151: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VI

152

Ashtu sikurse edhe numri i emrave burimisht asnjanës që është jo shumë i madh në veprën e Buzukut, edhe përdorimi i tyre në rasën emërore dhe kallëzore është i kufizuar. Po ta krahasojmë shumësin e pashquar të emrave në rasat emërore dhe kallëzore me shumësin e shquar, shihet se shumësi i pashquar i emrave në këto rasa është i papërfillshëm dhe se tek “Meshari” ka një përdorim më të madh të shumësit të së shquarës sesa të së pashquarës të emrave të të tria gjinive. Përgjithësisht, edhe tek Matrënga, Budi, Bardhi e Bogdani paraqitet e njëjta gjendje sikurse tek Buzuku.

VI. RASAT GJINORE DHE DHANORE TË SHUMËSIT TË SHQUAR

§ 18. Ashtu sikurse shumësi i shquar i rasave emërore dhe kallëzore, edhe shumësi i shquar i rasave gjinore e dhanore, tek Buzuku formohet nga format rasore të së pashquarës shumës të këtyre rasave, duke i shtuar edhe nyjen e prapme -t(ë), (khs. qengja-ve-t, anëmiq-e-t). Natyrisht, nyja shquese -t(ë), e përbashkët për emrat e ndyshëm pa dallim gjinie, vendoset pas mbaresave rasore që kanë marrë emrat përkatës në trajtat e shumësit të pashquar, përkatësisht -e / -ve. Tek “Meshari” emrat e shquar shumës në këto rasa kanë një denduri shumë të madhe përdorimi.

Shumësi i shquar i emrave të gjinisë mashkullore tek Buzuku § 19. Emrat e gjinisë mashkullore në rasat gjinore e dhanore të shumësit të shquar

mund të dalin me mbaresën rasore -e ose me mbaresën rasore -ve. Tek Buzuku dallojmë: 1. Rasat gjinore - dhanore shumës me mbaresën rasore -e. Tek Buzuku, emrat e gjinisë mashkullore të shumësit të shquar që në rasën gjinore

dalin me mbaresën rasore -e kanë një përdorim tepër të gjerë në vepër. Kështu, në këtë rasë kemi emrat:

- pleq-e-t Ṇd atë mot hinje u Gjoni pae për vjedmis shkambit të katërave shtansëve, e ṇdë vjedmis të mā pleqet, me ṃbetunë173.

- sjep-e-t Përse gjakṷ i qevet e i sjepet, e hini i mështjerësë qi vin përdardhunë, në hiqnë katetë e shenjtënonjinë të përkatënuomitë e vin purguom mishtë, sā mā fort gjakṷ i Krishtit, qi për Shpirt shenjtë dha vetëvetëhenë pā kat Tinëzot, aj të purifikonjë konshiencietë tonë ṇ vepërashit qi janë për të vdekunë, na me sherbyem Tinëzot gjallët174?

- anëmiq-e-t E atë bani ṇdë lavd të madh njëmend me shenjtitë, e atë madhështoṷ ṇdë ṇmnērt të anëmiqet tī, e ṇdë fjalë të tī foli fjalë të pāmasë175. U në eca për vjedmis t këqiavet, tit ë më shpëtojnsh; e përṃbi mënīt të anëmiqet mive ṇdene dorënë tande, e muo më shpëtoi e djatha jote176.

- apostoj-e-t Ṇd ato dit për duort të Apostojet banishnë shumë shenja e mërekullë ṇdë popullit177. 173 “Meshari”, f. 345/b. 174 “Meshari”, f. 187/a. 175 “Meshari”, f. 371/b. 176 “Meshari”, f. 57/b. 177 “Meshari”, f. 349/b.

Page 152: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I PASHQUAR DHE SHUMËSI I SHQUAR TE “MESHARI” I BUZUKUT

153

- nḭerëz-e-t E na marmë të dëshmuomitë e nḭerëzet, mā të madh anshtë të dëshmuomitë e Tinëzot; përse këta anshtë të dëshmuomitë e Tinëzot, qi dëshmoi ṇ Birit së vet178.

- djelm-e-t Ṇ gojet së djelmet e së atyne qi thëthinjinë ti bane māse të mirë lavdinë179? Te Budi: E lanë e qitunë e larguom vetëhej mā shintetë kreshmë e angjënimetë e aet for[t] të mpastërrë jetënë e Krishtit e t’ apostujet e të gjithë shintinet tjerë180... Te Bogdani: E i kthej shpinën, Duel jashtë Pilati, tha paditëset: unë e shqyrëtova këtë nierī, e nukë po gjanj faj për të ta kondënoj; kahë bukurë dukej se ende Pilati i silli kondënoj, po rrëfyen se nukë bante për sap o i dukej me bam, po veçë për të ardhunë mbë fjalë të anëmiqet181.

Edhe tek Budi e Bogdani emrat e gjinisë mashkullore, që në trajtën e shquar të rasës gjinore dalin me mbaresën rasore -e, kanë një përdorim të dendur.

Emrat mashkullorë të shumësit të shquar që dalin në rasën dhanore me mbaresën rasore -e, tek Buzuku dhe tek autorët e tjerë të vjetër të letërsisë shqipe kanë një përdorim të gjerë, gjë që e tregon edhe shumëllojshmëria e emrave që dalin në këtë rasë:

- pleq-e-t E ṷ ngriti Moiseṷ e Jozeṷ sherbëtori i tī, e hipi Moiseṷ ṃbë malt të Tinëzot, e tha pleqet popullisë: këtu itëni djerie u të kthenj tek ju182. E kush të thoetë d vëllāt të shanë, aj të jetë shtrembënë përpara pleqet183. E gjegjnë zā ṇ shumë engjëjsh përqark shkambit, e përqark shtansëvet e përqark mā pleqet; e ish të njehunitë e tyne një mijëra184.

- zogj-e-t E gjithë shtansëtë qi me ty janë, ṇ gjithë mishënashit si të zogjet e të govedavet, ashtu ṇ qishdo fare janë ṇ shtansëshit qi përṃbī dhē janë, ato të dalënë jashtë me tӯ e t ecnjënë përṃbī dhēt; e të ritenë e të shumonenë përṃbī dhēt185.

- dishipuj-e-t Ṇd atë mot, tha Jezu dishipujet vet: Ju të dini se ṃbas dӯ diçç kā me ṷ bām Pashka, e i Biri i nḭeriut kā me klenë tradhëtuom me ṷ vum ṃbë kryqt186.

- popuj-e-t E sā përintë binjinë djalëtë Jezu, me bām ṇ si porsi ish zakoni i ligjsë, e Simoni e përzū ṃbë duort të tī, e bekoṷ Tenëzonë, e tha: Zot, le mā sherbëtuorë tand ṇ paq, porsi kle fjala jote; përse sӯtë e mī panë të shelbuominë qi ti trajtove përpara faqesë gjithë popujet, e drita ṇde e njohunë gjindja e lavdinë e madh të popullit tit të Israelit187.

- luanj-e-t

178 “Meshari”, f. 251/b. 179 “Meshari”, f. 125/b. 180 Poezi, f. 336. 181 CP II, III-II/108. 182 “Meshari”, f. 127/a. 183 “Meshari”, f. 283/b. 184 “Meshari”, f. 345/b. 185 “Meshari”, f. 233/a. 186 “Meshari”, f. 203/b. 187 “Meshari”, f. 323/a.

Page 153: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VI

154

E tha engjëlli i Tinëzot Abakukut: Shpjerë drekënë, qi ti kē, ṇdë Babilonḭet Danielit, qi anshtë ṇdë liqē të luanjet188. Te Matrënga:

Im. - Inëzot Isus Krishti e e bë- ri me goljë shejtë të tī e ja dha dishipuljet tī, e ndaj ishtë m’ë mirë e gjithë para- kalesīvet189. Te Budi: E këndӯ tutje, ndōnëse e pakë, e përpara Tinëzot, e përpara shekulli, e rekumendonj e e porësit ndë dorë[t] të zotënīsë sāj, posi miqet dashunë për ndēr kafshënë mā të dashunënë qi të keshë përmbī dhēt, ashtu qi, ndōnëse me pak fëdigë190... N dorë anëmiqet dhanë191. Te Bardhi: Kundër armiqve (kundra anemiqet) - adversus inimi cos192. Te Bogdani: Prashtu duhetë me thanë me S.Augustinë 16 de Civitate Dei. Cap.2 se shumë emëna janë vum pleqet parë e testamentit plak, të sijatë nukë janë vum shortazë, o për vollënde ˜të nierëzet193...

2. Rasat gjinore - dhanore shumës me mbaresën rasore -ve. Tek “Meshari” i Buzukut kemi një shtrirje të gjerë përgjatë gjithë veprës edhe të

emrave mashkullorë që shënojnë frymorë ose jofrymorë, që e formojnë shumësin me formante të ndryshme dhe që në rasën gjinore të shumësit të shquar dalin me mbaresën rasore -ve. Të njëjtën gjendje të përdorimit të emrave mashkullorë në këtë rasë me mbaresën rasore -ve, gjejmë edhe në veprat e Matrëngës, Budit, Bardhit e Bogdanit. Për të parë dendurinë e përdorimit të emrave mashkullorë në këto rasa paraqesim emrat:

- qe-ve-t Përse gjakṷ i qevet e i sjepet, e hini i mështjerësë qi vin përdardhunë, në hiqnë katetë e shenjtënonjinë të përkatënuomitë e vin purguom mishtë, sā mā fort gjakṷ i Krishtit, qi për Shpirt shenjtë dha vetëvetëhenë pā kat Tinëzot, aj të purifikonjë konshiencietë tonë ṇ vepërashit qi janë për të vdekunë, na me sherbyem Tinëzot gjallët194?

- kat-e-ve-t E tue marë kelqinë, dha hīr Tinëzot, e dha atyne, tue ṷ thashunë: Pini ṇ kësi gjithë; përse kӯ anshtë gjakṷ em i d riut zakon, qi derdhetë për shumë për të liruom të katevet195.

- lavd-e-ve-t E tash zanë ṇfill Antifenatë e Lavdevet196.

- denar-ë-ve-t 188 “Meshari”, f. 191/a. 189 E mbsuame e krështerë, f. 175. 190 Poezi, f. 303. 191 Poezi , f. 75. 192 Sedaj, Fj. f. 338. 193 CP I, II-IV/78. 194 “Meshari”, f. 187/a. 195 “Meshari”, f. 205/a. 196“Meshari”, f. 35/a.

Page 154: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I PASHQUAR DHE SHUMËSI I SHQUAR TE “MESHARI” I BUZUKUT

155

Bekuom nḭeriṷ qi gjindetë pā ṇdonjë maganjë,e qi nukë ṇdoq as ār as ṛgjand, e qi nukë pat shpënesë ṃbë riznicët të denarëvet197!

- profet-ë-ve-t Ṇd atë mot tha Jezu shumicësë Xhudhivet e t parëvet priftënet: Mjerëtë ju, qi ju fabrikoni voretë e profetëvet; përintë taj i ṇvranë198. Te Matrënga:

Im. - Këtë s’e kemi pjesë gjithë ‘mistirevet shejt e të bëëme- vet të mirë çë bënetë ndë të, e kemi ndëljesënë e mkatë- vet me shumë të tierë hire e dhorëtiljë të tinëzot199. Te Budi: E mā të pakë me pruojtunë për to e me i mëngji sunë e n gjithë duorshi cë lëngimevet, sikūr thuo se ato qi janë vdjerrë s’ kërkonjënë për to me i gjetunë, e përsërī ndër shoqet me i përziem200... Te Bardhi: Mbledhje e njerëzve (te mbledhunit e njerezet) - concursus hominum201. Te Bogdani: Ta dijsh se tue votë nji nierī prej Jeruzalemi ndë Jerikut, rā ndë duer të kusarëvet, të sijtë nukë u kontenduenë se i muerrë gjithë qish pat, po ende mbasi e patnë fort keq plague, e lanë pakëzë gjāll; shkoj për short asaj udhë nji prift, e tue soditunë shkoj udhësë pa manesë; shkoj nji levitë, e bani posi i pari202.

Në veprën e Buzukut nuk mungojnë edhe emrat mashkullorë që shënojnë frymorë ose jofrymorë dhe që dalin në rasën dhanore të shumësit të shquar me mbaresën rasore -ve. Ashtu sikurse tek Buzuku, edhe tek Budi e Bogdani këta emra kanë një përdorim të gjerë. Kështu, kemi emrat:

- burgëtar-ë-ve-t Këto kafshë thotë Zotynë: Ṇd mot të pëlqyem u të bana hīr, e ṇ ditet së shëndetsë u të dhae ṇdimë; e u tӯ të të ruonj, e u me besë të të banj ṇdër popujt me ṇgjallë dhenë, me redituom erednë e faruome; e me thanë burgëtarëvet: Delni, e atyne qi janë ṇdë t errëtat: Kallëzonī203.

- doktor-ë-ve-t E tue njohunë Jezu të kujtuometë e këqia të tyne, foli doktorëvet së ligjsë e farizejet, tue thashunë: A anshtë me ligj me shëndoshunë të shëtundenë204?

- sherbëtor-ë-ve-t

197 “Meshari”, f. 357/a. 198 “Meshari”, f. 369/a. 199 E mbsuame e krështerë, f. 169. 200 Poezi, f. 334. 201 Sedaj, Fj. f. 345. 202 CP II, II-V/79. 203 “Meshari”, f. 185/a. 204 “Meshari”, f. 297/b.

Page 155: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VI

156

O Zot, qi ti shove tre djelmet flakënë e zjarmit, afërë neve na ep hīr, sherbëtorëvet tuve, nē mos na djektë flaka e katevet205.

- lis-a-ve-t Mos trazoni mos dhenë, mos detinë, mos lisavet, djerie mos shënojmë sherbëtorëtë e Tinëzot ṇ ballë206. Te Budi: Ndo a mos kishnje çpihunë kūjnāj e shtīm detyrë të pādetyrë, ndo marrë mā tepërë se do ligja mbë të urizunit e mbë të dhjetuomit, ō ngarkuom me qishdo arrësye ashtu ndōnjë barrë të randë mbë vobëzītë qi të mos ishnë të zotë me e bārtunë, ō vetë ta kishnje bām ō të tjerë mb’atë arrësye nxitunë e stixuom, o a mos kishnje dhanë të lirë trimavet me prishunë gjānë e vobëzīsë207? Te Bogdani: Kështu bani Davidi, tue vum roe gjithë lijn˜e Mojzesit, të Jozue e gjykatëset, tue vum roe gjithë qish ish përmetuem patriarkëvet e vetëhesë përmbī regjëni˜ të t’bīrt, e tue vum roe gjithë qish kish për të pësuem e mëndyrënë qi dha Shpīrti Shêjt si kish për t u bām Kisha208.

Shumësi i shquar i emrave të gjinisë femërore tek Buzuku § 20. Emrat e gjinisë femërore tek Buzuku në shumësin e shquar të rasave gjinore e dhanore mund të dalin me mbaresën rasore -e ose mbaresën -ve. Kështu, dallojmë:

1. Rasat gjinore - dhanore me mbaresën rasore -ve. Tek Buzuku emrat e gjinisë femërore të shumësit të shquar që e formojnë shumësin

me formante të ndryshme dhe që dalin në rasën gjinore shumës me mbaresën rasore -ve, janë të shumtë në vepër, si:

- buk-ë-ve-t E ata mā fort çuditishnë, përse edhe ata s kishnë pātë mërekullinë e bukëvet; e zemëra e tyne ish verbënë209. Vëllazënë, tabernakulli kle i pari bam, qi ṇdë të ishnë këndellëtë e tryesëtë, e të vumitë e bukëvet, qi i thonë vendi i shenjtënuom210.

- far-ë-ve-t E farëvet tī, porsi shumëve, ma porsi njai: E farësë sate, qi anshtë Krishti211. Ma ti, Zot, për jetë të jetësë jet, e emënitë tat ṇdë farë të farëvet212.

- fer-ë-ve-t Zoti i Engjëjet, Zoti i Arkangjëjet, Zoti i Profetëvet, Zoti i Patriarkëvit, Zoti i Apostojet, Zoti i Konfesorëvet, Zoti i Virgjënavet, Zoti i gjithë atyne qi gjellënë e mirë banjënë, Zot,

205 “Meshari”, f. 94/a. 206 “Meshari”, f. 347/a. 207 Poezi, f. 311. 208 CP I, II-III/69. 209 “Meshari”, f. 119./b. 210 “Meshari”, f. 305/a. 211 “Meshari”, f. 293/a. 212 “Meshari”, f. 47/a.

Page 156: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I PASHQUAR DHE SHUMËSI I SHQUAR TE “MESHARI” I BUZUKUT

157

qi gjithë gluhë atë rëfyenjënë, e kuj gjithë opqinë e farë ṇfalenë, të qiellet e të dheut e të ferëvet213.

- klish-ë-ve-t Juve anshtë dhanë, me njohunë kafshëtë e Tinëzot të klishëvet, ma tjerëvet për shembëlltyrë, përse tue panë mos shohënë, e tue gjegjunë mos ṇdiglonjënë214.

- fush-a-ve-t Ju në ecshi ṇdë ordhënit tem, e ato në ṃbajtëshi, e ato në bafshi, u t ṷ ap shinë taj ṃbë herët të tī, e dheṷ t apë frujtinë e vet, e pemëtë e fushavet t apënë frujtinë e tyne215.

- pem-ë-ve-t E hinje se tash u përuna të paratë e gjithë pemëvet qi dheṷ frujtoṷ, qi ti na dhae, Zot216.

- udh-ë-ve-t E udhëvet të kullosënë, e përṃbī gjithë sukat të jetë kullosa e tyne217.

- tryes-ë-ve-t E lypnjënë e duonë kryetë e tryesëvet ṃbë darkë, e të parëtë shqemb ṇdë sinagogët, e të ṇfalë të madh ṇdë trigjet, e duonë me klenë grishunë mjeshtrë218.

- trombet-ë-ve-t E gjithë populli gjegjishnjë zanë e shihnë flakëtë, e zanë e trombetavet, e malë tue timuom; e ṷ trembnë, e ṃbetnë ṃbë një anë, e thanë Moiseut219.

- fjal-ë-ve-t E aj të ṃbae fjalëtë e fola të nḭerëzet qi kanë emënë, e ṃbe e kthyenët të fjalëvet për të ṇdigluom, qi ata thashunë kanë, aj të hinjë220.

- shpat-ë-ve-t E për këta ep bijet tyne ūnë, e ban të jenë hjekunë ṇ fillit së shpatëvet; e gratë e tyne ṃbeçinë pā bij e të veja; e buratë e tyne klofshinë nvratë ṇ mordijet; e trimatë klofshinë ṇvrām ṇdë luftët ṇ shpatët221.

- orat-ë-ve-t E hini Jezu ṇdë klishët të Tinëzot, e qiti jashtë gjithë ata qi shisnjinë e blinjinë ṇdë klishët; e banqitë e atyne qi ṇdërojnë denarë, e shqembatë e atyne qi shisnjinë pollumbatë, gjithë i rëzoṷ; e ṷ tha atyne: Anshtë shkruom se shtëpia eme anshtë grishunë shtëpia e oratëvet; e ju bātë një shpellë ṇ kusarësh222.

- andër-a-ve-t Hinje mjeshtri i andëravet vjen: ṇvrasmae, e qesmë ṇdë një ṇ kësish pusash, e thomi se kun kafshë e keqe e angrë; e të shohmë qish andëra kanë me i klenë223.

- vepër-a-ve-t Përse ata qi me të ṇgjënuom mundonjënë mishtë e korpit, për frujtit të vepëravet mirave ata me klenë përtërim ṇdë mende224. 213 “Meshari”, f. 73/a. 214 “Meshari”, f. 111/a. 215 “Meshari”, f. 273/b. 216 “Meshari”, f. 273/b. 217 “Meshari”, f. 185/a. 218 “Meshari”, f. 139/a. 219 “Meshari”, f. 157/b. 220 “Meshari”, f. 365/b. 221 “Meshari”, f. 199/a. 222 “Meshari”, f. 125/b. 223 “Meshari”, f. 145/a.

Page 157: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VI

158

- gozhd-ë-ve-t U në mos pāsha ṇdë duor të tī vendnë e gozhdëvet, e u në mos shtifsha gishtnë tem ṃbë vend të gozhdëvet, e dorënë temë ṇdë brinjët të tī, u nukë besonj225. Te Budi: Thotë se Adāmi, mbasi fëjei bashkë me Evënë ke ishnë mshehunë ndë mjedis të pamëvet t’ Parrīsit, gjegj zānë e amblë të Tinëzot qi i tha se: ‘’Adami ubi es226. E mā qish të thom, vājme se ndër ta tashti visetë e bashtinetë e kishëvet janë gjithë vdjerrë e harruom e grabitunë e marrë njani ndëpër tjetërit227. Te Bardhi: Kuleta e herdhevet - scorrum228. Te Bogdani: Posa hini ndë gjytet e ndë kishë, ndë të sijët tue pam shumë tregëtarë qi po shisinë pëllumba, e shumë kamatarë qi mbajnë peneza përpara, për t i dām për kamatë, Jezu Krishti gjithë i shtiu jashtë kishet, tue përmysunë mb’dhē tryesatë, tue thanë: shtëpia e uratëvet ka me u thanë, e ju e bâtë shpellën˜ e kusarëvet229.

Edhe emrat e gjinisë femërore që në shumësin e shquar dalin në rasën dhanore me mbaresën rasore -ve, kanë një shtrirje shumë të gjerë në veprën e Buzukut, ashtu sikurse edhe në veprat e Budit, Bardhit e Bogdanit. Kështu, kemi emrat:

- kafsh-ë-ve-t Ep, të lusmë, o i mujtuni Zot, na qi ṇdë nevojat tonë ṃbë mishërier tande na besonemi, kondra gjithë kafshëvet pāligje ṇdimët sote na përherë me klenë përuom230.

- kambë-ve-t E ṷ dā Satanasi ṇ faqejet së Tinëzot, e ṇvrau Jobnë ṇ njëj plage fort t idhunë, tue zanë ṇfill fond kambëvet djerie maje kresë231. U erdhshë ṇdë shtëpī tande, e nukë dhae ujë kambëvet mive, e këjo me lot laṷ kambëtë e mī, e me kript i dëliri232.

- përrall-ë-ve-t E kanë me i kthyem veshëtë së dërejtësë, e të kthenenë përrallëvet233.

- shtansë-ve-t E gjegjnë zā ṇ shumë engjëjsh përqark shkambit, e përqark shtansëvet e përqark mā pleqet; e ish të njehunitë e tyne një mijëra234.

- shëgjet-ë-vet E ṃbathni kambëtë, tue klenë gatī me vangjelixuom Ungjillë e paqit; tue përzanë ṇdë gjithë sen shqytnë e fesë, qi për të mundë përoni gjithë shëgjetëvet të ṇdhezuna ṇ së

224 “Meshari”, f. 129/a. 225 “Meshari”, f. 253/a. 226 Poezi, f. 107. 227 Poezi, f. 57. 228 Sedaj, Fj. f. 337. 229 CP II, II-VI/88. 230 “Meshari”, f. 259/a. 231 “Meshari”, f. 387/b. 232 “Meshari”, f. 197/a. 233 “Meshari”, f. 371/a. 234 “Meshari”, f. 345/b.

Page 158: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I PASHQUAR DHE SHUMËSI I SHQUAR TE “MESHARI” I BUZUKUT

159

pāligjit; e me përzanë callatënë të t shelbuomit, e shpatënë e Shpirtit, qi anshtë fjala e Tinëzot Zotit tinë. 235

- fush-a-vet Këqyrni entë e barevet fushavet ṃbë qish mëndyrë ritenë: nukë punonjënë, nukë tjerënë, nukë rangëtonenë236.

- kështjel-a-ve-t E ata por ṷinjinë përqark kështjelavet, tue kallëzuom Ungjillë e tue shëndoshunë gjithëkun237.

- vashëz-a-ve-t E tha Suzana vashëzavet: Birimë me se të lyhem, e ṃbërshilni dyertë e perivolit, përse u të lahem238.

- gra-ve-t E zgodh ṇdë të përpara pjacësë qi ish përpara Derësë Ujit, ṇ së dalët së dritësë djerie mjesëditë, përpara nḭerëzet e përpara gravet e të gjithë atyne qi ṇdiglonjinë239.

- shqise-ve-t Ṇfal shqisevet tonëve, o i mujtuni Zot, për mort të Birit tit, qi i ṇdershimi mundim dëshmon, ti pr ata neve na dhae jetënë e amëshuome na besojmë240.

2. Rasat gjinore - dhanore shumës me mbaresën rasore -e. Tek Buzuku, shumësi i shquar i emrave të gjinisë femërore në rasat gjinore dhe

dhanore me mbaresën rasore -e, ka një përdorim tepër të kufizuar. Në “Mesharin” e Buzukut dalin në rasën gjinore me mbaresën rasore -e, emrat duoret, dyeret, përkatësisht sipas shembujve: Përse të hash fëdigënë e duoret tuve: e ti je bekuom, e tӯ kā me të klenë mirë241. Aj konfortoi të ṃbërshelatë e dyeret tuve, bekoi ṇdë ty bijtë e tū242.

Në rasën dhanore të shumësit të shquar femëror me mbaresën rasore -e, kemi vetëm emrin dyeret: Epëni ṇ frujtit së duoret saj, e ajo të jetë lëvduom përpara dyeret ṇ vepërashit së saj243. Te Bogdani: Pra kur ndër kafshë˜të kësaj jetë shqiset’ e nierit, lëndohenë e përgjegjenë e nukë mundenë me mbërrim e me përzanë kafshët’ e natyrësë, qish kanë me bam përpara kafshëvet pasosuna e të hyjënueshme244.

Mund të themi se emrat duoret, dyeret dalin në rasat gjinore - dhanore me mbaresën rasore -e, pasi ndodhen në të njëjtat kushte gramatikore si emrat mashkullorë që dalin me bashkëtingëllore fundore.

235 “Meshari”, f. 309/b. 236 “Meshari”, f. 295/a. 237 “Meshari”, f. 269/b. 238 “Meshari”, f. 165/a. 239 “Meshari”, f. 299/b. 240 “Meshari”, f. 217/a. 241 “Meshari”, f. 23/a. 242 “Meshari”, f. 27/a. 243 “Meshari”, f. 335/b. 244 CP I, I-I/6.

Page 159: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VI

160

Shumësi i shquar i emrave të gjinisë asnjanëse tek Buzuku § 21. Edhe emrat e gjinisë asnjanëse në rasat gjinore dhe dhanore të shumësit të

shquar dalin me dy mbaresa rasore, me mbaresën -e ose -ve. Kështu, kemi: 1. Rasat gjinore - dhanore shumës me mbaresën rasore -e. Tek Buzuku, emrat e gjinisë asnjanëse që në shumësin e shquar të rasës gjinore dalin

me mbaresën rasore -e, janë të papërfillshëm në numër, në krahasim me emrat e dy gjinive të tjera që dalin në këtë rasë dhe me këtë mbaresë rasore. Tek autorët e vjetër të letërsisë shqipe nuk kemi gjetur asnjë emër asnjanës që të dalë në rasën gjinore të shumësit të shquar me mbaresën rasore -e, ndërsa tek Buzuku, kemi gjetur vetëm emrin shenj-e-t, përkatësisht sipas shembullit: Këta kle të zanët e shenjet qi bani Jezu ṇdë Kanët të Galilēsë; e bani me ditunë lavdinë e tī të madh, e besuonë ṃbë të dishipujtë245.

Edhe tek forma e shumësit shenjet kemi të njëjtën situatë gramatikore si tek format e shumësit dyeret, duoret ku emrat përfundojnë me një bashkëtingëllore, duke krijuar kështu situatën e favorshme të përdorimit të mbaresës rasore -e.

Mund të pohojmë se tek të pesë autorët e vjetër, si: Buzuku, Matrënga, Budi, Bardhi e Bogdani nuk kemi gjetur asnjë emër asnjanës që në shumësin e shquar të dalë në rasën dhanore me mbaresën rasore -e.

2. Rasat gjinore - dhanore shumës me mbaresën rasore -ve. Tek Buzuku, edhe emrat asnjanës që në trajtën e shquar shumës dalin në rasën gjinore

me mbaresën rasore -ve, janë të paktë në numër. Tek Bardhi nuk gjejmë ndonjë emër asnjanës që në shumësin e shquar të rasës gjinore të dalë me mbaresën rasore -ve. Te Buzuku në këtë rasë me mbaresën rasore dalin emrat:

- krenë-ve-t E hinje se një ansish qi ish me Jezunë, ṇxuor jashtë thikënë e tī, e tue rām sherbëtorit të krenëvet priftënet, i përeṷ një vesh246. Ṇd atë mot tha Jezu turmësë Xhudhivet e krenëvet priftënet: Kush ṇ jush mundë më paditnjë për të përkatënuom247?

- petëkavet E i muor erënë e petëkavet tī, e bekoi tue thashunë: Hinje era e birit tim porsi erë ṇ are, qi kā bekuom Zot, Zotynë tӯ të dhashtë ṇ voeset së qiellet e të majm n dheut, e drithë shumë, e venë; e tӯ sherbefshinë popujtë e tū, e tӯ t u ṇfalshinë gjindja; ti klofsh Zot përṃbī të tū vëllazënë, e tӯ t u përvufshinë bijtë e sat ame248. Te Matrënga: M. - E eshtravet tireve249? Te Bogdani: Emënat’ e shenjëvet janë këto: Dashi, Mëzati, Binoshi, Gaforreja, Luani, Vajza, Terezia, Skarrivojeja, Shituesi, Sjapi, Vorba, Peshku250.

245 “Meshari”, f. 101/b. 246 “Meshari”, f. 207/a. 247 “Meshari”, f. 187/b. 248 “Meshari”, f. 147/b. 249 E mbsuame e krështerë, f. 186. 250 CP I, I-IV/27.

Page 160: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I PASHQUAR DHE SHUMËSI I SHQUAR TE “MESHARI” I BUZUKUT

161

Tek “Meshari” emrat asnjanës që në trajtën e shquar shumës dalin në rasën dhanore me mbaresën rasore -ve, janë tepër të kufizuar. Një gjendje e tillë në lidhje me këtë rasë, paraqitet edhe tek autorët e tjerë. Përmendim emrat me shembujt përkatës:

- krenë-ve-t Përse na nukë kemi me ṷ përuom kondra gjakut e mishit, por kondra krenëvet, kondra d mujtunet, kondra zotënivet shekullit e kondra zotënivet t erëtit të këtī shekulli, e kondra diekeqiavet qi kondra shpirtit janë për qiellt251.

- ujëna-ve-t Kloftë bām të firmuomitë për vjedmis ujënavet, e ata të fermuom të dae ujënatë ṇ ujënashit252. Te Bogdani: Me të çtjellë˜të dӯ fije vështërīsë emënavet popullit Tinëzot, forcon ende gjithë sa âshtë thanë përsipëri për të dӯ fije vështërīt e emënavet visevet Hyjit, të sijatë ma shpesh janë pomendunë ndë të Shkruemit Shêjt, tue ecunë njana e tjetëravështërīmbë nji mëndyrë253. Mbasi kje bajtunë Shpīrti Shêjt përmbī ujënat, tue i mbarsunë për tëb pjellë ani e për të bām peshkunë e zojtë, asosh ende krijoj Zotynë Firmamentinë ndë mjedist ujënavet, zemëret së atī abisi e ujënavet t’ pakundunave, së sillash ishte gjithë dheu mbëluem ndjerë mbë qiellt, posi nji Kristal tue akulluem, o posi nji rgjand të çkrīmë tue ngrīm, çtrini gjithë qielltë254.

Mund të themi se, emrat e gjinisë mashkullore, femërore dhe asnjanëse që në shumësin e shquar dalin në rasat gjinore e dhanore me mbaresat rasore -e dhe -ve, kanë një shtrirje më të gjerë në vepër, se ata që dalin në shumësin e pashquar. Por edhe në shumësin e shquar, shohim se emrat e gjinisë asnjanëse që dalin në rasat gjinore e dhanore kanë një përdorim tepër të kufizuar në veprën e Buzukut, ndryshe nga emrat e dy gjinive të tjera mashkullore e femërore që kanë një përhapje shumë më të gjerë. Te Matrënga, emrat e gjinisë femërore të shumësit të shquar në rasat gjinore e dhanore nuk gjejnë përdorim në vepër.

VII. RASA RRJEDHORE E SHUMËSIT TË SHQUAR § 22. Tek Buzuku, rrjedhorja e shquar shumës ashtu sikurse rrjedhorja e pashquar

shumës, ka një përdorim të dendur në vepër (khs. bij-sh-i-t, engjëj-sh-i-t). Sipas Topallit255 trajta e shquar e numrit shumës e rasës rrjedhore, formohet me nyjen -t(ë), para së cilës shfaqet gjithnjë zanorja anaptitike -i-, duke marrë kjo nyjë formën -it. Ai shton se kjo mbaresë qëndron e pandryshueshme për të gjithë emrat cilado qoftë përbërja e tyre rrokjesore.

Kjo rrjedhore e shquar shumës (anëmiq-sh-it), në ditët e sotme është zëvendësuar me formën e dhanores (armiq-ve-t). Kështu, tek Buzuku rrjedhorja ka një përdorim të dendur dhe është rasa me një denduri më të madhe përdorimi në vepër.

Shumësi i shquar i emrave të gjinisë mashkullore tek Buzuku

251 “Meshari”, f. 309/b. 252 “Meshari”, f. 227/a. 253 CP I, II-IV/78. 254 CP I, I-IV/24. 255 Sist. rasor, f. 314 dhe GH, f. 393.

Page 161: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VI

162

§ 23. Ashtu sikurse emrat e gjinisë femërore edhe emrat e gjinisë mashkullore që e

formojnë shumësin me formante e mënyra të ndryshme dhe që dalin në trajtën e shquar të rrjedhores shumës, kanë një denduri shumë të madhe përdorimi në veprën e Buzukut. Kështu, kemi:

- sjep-sh-i-t E Krishti erdh upeshkup ṇ së mirashit së ardhuna, për të mire e për māse i mire tabernakullë, e jo bām ṇ duorsh as ṇ kësi së fabrikuomi; as për gjak ṇ sjepshit a ṇ vjetash, por ṇ gjakut së vet hini një të vetëme herë ṇdë shenjtënīt, gjetunë të shpërblenëtë e jetësë glatë256.

- pleq-sh-i-t E aj edhe tue folë, hinje Juda, një ṇ së dӯṃbëdhjetësh, erdh, e me atë gjind e madhe me tojaga e me armë e me kordhë, dërguom ṇ së parëshit së priftënet e ṇ pleqshit së popullisë257.

- anëmiq-sh-i-t Nxjerëmë ṇ anëmiqshit së mīsh, Zot, përse ṃ tӯ ryna258.

- zojsh-i-t E atë ditë të vetëme hini Noeṷ, Semi, Hami e Jafeti bijtē e tī, gruoja e tī, e gratë e d bijet tī me ata bashkë ṇdë barkët; e ṇ gjithë govedashit siqishdo farë ṷ gjet, e ṇ gjithë zojshit qi fluturonjinë, kā dӯ e kā dӯ, e ata qi hinë, ishnë pār dӯ e dӯ, mashkulli e femëna, ṇ gjithë farëshit, porsi pat ordhënuom atī Zotynë; e i ṃbërsheli Zotynë përqark me ujëna të diluvīt e me mot të keq259.

- engjëj-sh-i-t E u bā sā vdiq i vobegṷ, e kle shpūm ṇ engjëjshit ṇdë gjī të Abramit260.

- kate-sh-i-t E bākeqi në ṷ ktheftë ṇ gjithë së këqiashit së tīsh e ṇ gjithë kateshit qi aj të ketë bām, e aj në mbajtëtë ligjetë e mī, e aj në kloftë gjyq i vërtetë e i dërejtë, të gjellinjë e të mos bdesë261.

- sherbëtorë-sh-i-t E tue pasunë mare Juda një shoqënī t armatisunë ṇ sherbëtorëshit së d parëvet priftënet e të farizejet, erdh atje me tufë ṇ zjarmi e me konapa e me armë262.

- profetë-sh-i-t Ṇ d atë tha Jezu dӯṃbëdhjetëve dishipujet tī: Hinje se na vemte ṃ Jeruzalem, e kanë me ṷ sosunë gjithë kafshëtë qi janë shkruom ṇ Profetëshit ṇ Birit së nḭerīt263. Te Budi: Jashtë ēngjijshit qi janë: gjithaqë të ngushëlluom264. Tinëz shokëshit u vodhnë265. 256 “Meshari”, f. 305/a. 257 “Meshari”, f. 207/a. 258 “Meshari”, f. 49/a. 259 “Meshari”, f. 231/a. 260 “Meshari”, f. 143/a. 261 “Meshari”, f. 131/a. 262 “Meshari”, f. 221/b. 263 “Meshari”, f. 113/a. 264 Poezi, f. 295. 265 Poezi, f. 299.

Page 162: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I PASHQUAR DHE SHUMËSI I SHQUAR TE “MESHARI” I BUZUKUT

163

Te Bogdani: E nji engjellë u dām shokëshit, vote me dhanë cihariq të gëzuem barijvet, qi po ruejtëkeshinë deletë në atë vend, ku i pat ruejtunë patriarka Jakob nji milj’ larg prej Betlemi266. Posikur me thanë nji regj ka me kjanë ma i vobek se nji i vobek gjytetas, përse regji kur se ka me pasë nevojë për dy milionj ār për të ruejtunë dhen’ e vet prej anëmijshit, e i vobeku ka me pasë nevojë për pak aspre me u ruejtunë ujet267.

Edhe tek Budi e Bogdani emrat e gjinisë mashkullore që dalin në trajtën e shquar të rrjedhores shumës kanë një përhapje të gjerë.

Shumësi i shquar i emrave të gjinisë femërore tek Buzuku § 24. Tek Buzuku, emrat e gjinisë femërore që e formojnë shumësin me formante dhe

mënyra të ndryshme dhe që dalin në rasën rrjedhore të shumësit të shquar kanë një përdorim të gjerë përgjatë gjithë veprës. E njëjta gjendje paraqitet edhe tek autorët e tjerë të letërsisë shqipe. Duke qenë se kjo rasë ka një denduri të madhe përdorimi edhe numri i emrave të përmendur është më i madh, si:

- armë-sh-i-t Ṇ sakramentashit së përzana, Zot, na klofshim ruojtunë, e ṇ së lutunashit së Shenjtet tuve Serxio, Bako, Marcello e Apuleo kondra gjithë të pāligje ṇ armëshit së qiellet na me klenë gëruom268.

- erë-sh-i-t E të dërgonjë engjëjtë e tī me të madh zāṇ trombetësh; e të ṃbëljedhënë të zgḭedhunitë ṇ së katërë erëshit e ṇ së naltashit visē së qiellet djerie ṃbe e ṃbajtunit të tyne269.

- farë-sh-i-t Ṃbëlidhi tek u gjithë ju pleqtë ṇ gjithë farëshit suojsh, e ju qi ini vum për të parë, e u të flas e ata të më ṇdiglonjënë këto fjalë, e u të grëshes kondra tyne qiellnë e dhenë për dëshminj270.

- fjalë-sh-i-t E ti më shpëtove, porsi janë mishëriertë e mëdhā të emënit tit, ṇ luanjshit së unëtë për gjellë, e ṇ duorshit s atyne qi por lypnjinë shpirtinë tem, e ṇ shumë së këqiash qi muo më ṇgjëruonë; e ṇ së pushtuomit së flakësë ṇdhezunë qi muo më ṇgjëroi, e ṇdë vjedmis zjarmit u nukë ṷ dogjshë; e ṇ së naltët bark së ferësë, e ṇ gluhet së pëganë, e ṇ fjalëshit së rēshime, ṇ regjit së keq e ṇ gluhet së pādërejtë271.

- kafshë-sh-i-t Zemëratë tonë, të lusmë, Zot, hirinë tand të përhirshiminë ṇdë nē shtjerë, përse katetë tonë me vollundet na me kastiguom, na tue ṷ ṃbajtunë, ṇ kafshëshit së këtī dheṷ na mā shpjert të jemi kastiguom se ṇdë mundime të jetësë shpūm272.

- kambë-sh-i-t

266CP II, I-IV/21. 267 CP I, I-VI/43. 268 “Meshari”, f. 349/a. 269 “Meshari”, f. 315/a. 270 “Meshari”, f. 239/b. 271 “Meshari”, f. 377/b. 272 “Meshari”, f. 197/a.

Page 163: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VI

164

E gjithë ata qi të mos u përzanë, ju tue dalë anso qytedje, shkondëni edhe pluhëninë ṇ kambëshit suojsh për dëshmī kondra tyne273.

- shtansë-sh-i-t Ṇ shtansëshit së dëlira e ṇ shtansëshit qi s ishnë të dëlira e ṇ zojshit e ṇ gjithë shtasëshit qi përṃbī dhēt ishnë, kā dy e kā dy përqark me Noenë ṇdë barkët, mashkulli e femëna, porsi atī kish ordhënuom Zotynë274.

- valë-sh-i-t Ṇ d atë mot hipi Jezu ṃbë një navë me dishipuj të vet; e ṇdë një ças u bā një fortunë e madhe ṃbë detit, ashtu sā nava ish ṃbëluom ṇ valëshit së detit; e aj ṇflij275.

- goveda-sh-i-t E i rā ṇdë mend Tinëzot ṇ Noeut e ṇ gjithë shtansëshit e ṇ gjithë govedashit qi me të ishnë ṇdë barkët, e bani Zotynë me frӯm era përṃbī dhēt, e bani me pushuom ujënatë276.

- vepëra-sh-i-t Përse gjakṷ i qevet e i sjepet, e hini i mështjerësë qi vin përdardhunë, në hiqnë katetë e shenjtënonjinë të përkatënuomitë e vin purguom mishtë, sā mā fort gjakṷ i Krishtit, qi për Shpirt shenjtë dha vetëvetëhenë pā kat Tinëzot, aj të purifikonjë konshiencietë tonë ṇ vepërashit qi janë për të vdekunë, na me sherbyem Tinëzot gjallët277?

- fqinjë-sh-i-t Ṷite e lypë ṇ gjithë fqinjëshit së tūsh anë të shprazëta, e jo pak të lypnjësh278.

- trima-sh-i-t E biri i tī mā plakṷ ish ṇdë arë; e tue ardhunë ṷ afëruo shtëpīsë, gjegj lodërtītë e valletë; e grishi një ṇ trimashit së tīsh, e pyeti qish ish ata279.

- nḭerëz-i-sh-i-t I dashuni ṇ Sinëzot e ṇ nḭerëzishit, qi emënitë e tī anshtë bekuom280. Te Budi: Kush hipi ṃbë qiellt, e atë muor e atë ṇxuor ṇ nḭegullashit281? Te Bogdani: Plini kallëzon se ata qi gjëllijnë atë pjesë dheu të Misirit qi i thonë Katadupe, ku janë kataratet’e Nilit lym, i silli tue rrëzuem bjeshkëshit fort së naltash, janë gjithë shurdhëtë ndëpër ata zā të madh e të egrë qi ban282.

Shumësi i shquar i emrave të gjinisë asnjanëse tek Buzuku § 25. Ashtu sikurse edhe në rasat e tjera, emrat e gjinisë asnjanëse që dalin në

rrjedhoren e shumësit të shquar kanë një përdorim më të kufizuar në veprën e Buzukut. Gjithashtu, edhe në krahasim me emrat dy gjinive të tjera këta emra janë më të paktë, të tillë si: 273 “Meshari”, f. 269/b. 274 “Meshari”, f. 231/a. 275 “Meshari”, fq. 105 /a. 276 “Meshari”, f. 231/b. 277 “Meshari”, f. 187/a. 278 “Meshari”, f. 155/b. 279 “Meshari”, f. 149/b. 280 “Meshari”, f. 371/b. 281 “Meshari”, f. 237/a. 282 CP I, I-I/5.

Page 164: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I PASHQUAR DHE SHUMËSI I SHQUAR TE “MESHARI” I BUZUKUT

165

- veshë-sh-i-t Përse si zani i t falët saj prej veshëshit së mīsh erdh, djalëtë ṇdë bark tem u gëzuo283.

- faje-sh-i-t Shenjtëno, tӯ të lusmë, Zot, ṇgjënimetë tonë, e ṇ gjithë fajeshit ṇde e shpjertë neve na ep të liruomitë284.

- petëka-sh-i-t E ṇdë të vu testamentinë e jetësë glatë, e përqark tī shtrëngoi breznë e së dërejtësë, e atë ṇveshi ṇ petëkashit së lavdit madh285.

- mishëna-sh-i-t E gjithë shtansëtë qi me ty janë, ṇ gjithë mishënashit si të zogjet e të govedavet, ashtu ṇ qishdo fare janë ṇ shtansëshit qi përṃbī dhē janë, ato të dalënë jashtë me tӯ e t ecnjënë përṃbī dhēt; e të ritenë e të shumonenë përṃbī dhēt286. Te Matrënga: Im. - Bukënë tënë të për- ditëshmenë ëmëna sot e ndë- ljena mkatëtë tona si ndëljej- më na atire çë na ftesnjënë e mos na qellë ndë pirasmo, njish līrona gjithë së këqīa- shit, amin287. Te Bogdani: Ndjerë mbë veshë, rrjedhënë lëmuem, veshëshit e pjetiposhtë janë rudë, si ma mbë të verdhë, e ja mbërrijnë ndjerë ndër krahë288. E pāshë nji krenashit së tīnaj, posit ë cofëtë mbë mort289.

Te Matrënga, emrat e gjinisë mashkullore dhe femërore në rasën rrjedhore të shumësit të shquar ashtu sikurse edhe në shumësin e pashquar nuk përdoren në vepër, ndërsa në gjininë asnjanëse kemi të përdorur në këtë rasë vetëm emrin asnjanës prejmbiemëror së këqiashit, që del në këtë formë dy herë përgjatë gjithë veprës.

VIII. RASA KALLËZORE PARAFJALORE

§ 26. Tek “Meshari” i Buzukut një rasë tjetër që përmendet dhe pranohet nga disa

gjuhëtarë290 është edhe rasa kallëzore parafjalore (khs. për fushat, për duort). Nga vetë emërtimi emrat në këtë rasë dalin të shoqëruar me parafjalë.

283 “Meshari”, f. 333/b. 284 “Meshari”, f. 189/a. 285 “Meshari”, f. 315/b. 286 “Meshari”, f. 233/a. 287 E mbsuame e krështerë, f. 174. 288 CP II, I-VII/36. 289 CP II, IV-IV/155. 290 Riza tek: “Emrat në shqipe. Sistemi i rasave dhe tipet e lakimit. Tiranë, 1965, f. 66.” e emërton këtë rasë si kallëzore sekondare e shquar. Ndërsa i vetmi gjuhëtar që e shpjegon në mënyrë më bindëse ekzistencën e kësaj rase edhe tek Buzuku, është gjuhëtari K.Topalli.

Page 165: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VI

166

Sipas Topallit291 arsyeja për të cilën kjo formë rasore duhet trajtuar si një rasë më vete në studimin historik të shqipes është mbaresa e saj e veçantë. Ai shton se një element tjetër, janë parafjalët me të cilat shoqërohet detyrimisht ajo.

Kështu, rasa kallëzore parafjalore, në trajtën e shquar shumës formohet nga tema e shumësit, së cilës i ngjitet dhe nyja shquese -t, duke u dalluar kështu nga kallëzorja (joparafjalore), që në këto kushte del me nyjen shquese -të, ashtu sikurse rasa emërore.

Topalli me të drejtë mendonte se ndryshimi i sintagmës buzukjane (me grāt të këqia), përkundrejt sintagmës së shqipes së sotme (me gratë e këqia), është vetëm një ndryshim rase, duke qenë emri i parë në rasën kallëzore parafjalore të numrit shumës, kurse i dyti në kallëzoren joparafjalore në të njëjtin numër292.

Tek Buzuku, emrat e të tria gjinive të përdorura në këtë rasë të shumësit të shquar kanë një shtrirje të gjerë përgjatë gjithë veprës së tij. Kështu, kemi emrat:

- ligje-t Përse ṇdaj tӯ anshtë të afëruomitë; e për ligjet të tū ti je druojtunë e u tӯ ṃbajta293.

- anëmiq-t U turbuo sytë tem ṇ mëniet, e ṷ ṃplakshë ṇdër anëmiqt të mī294.

- bij-t Na të këmbyemitë thoshnjim se gjella e tyne e ṃbetunë anshtë e të sosunitë e tyne pā ṇder; hinje si janë ṃbajtunë ṇdër bijt të Tinëzot, e ṇdër shenjtit anshtë fati i tyne295.

- dishipuj-t E ṇdeni dorënë përṃbī dishipujt të tī, e tha: Hinje Kush e më amë e të mī vëllazënë296?

- fëmijë-t E ṷ bā se Xakarisë i erdh shortja ṇdër priftënit aj me dhanë kiem për fëmijët të vet, porsi ish zakoni me bām gjithë prifti i përkit hera ṇdë kaqë mot, e hini ṇdë klishë të Tinëzot297.

- nḭerëz-i-t E tӯ tue t u pëlqyem, përze oratëtë e mī qi u ṃ tӯ përdā, Zot, për muo e për gjithë nḭerëzit të mī ṇ gjakut sim, e për miq të mī e pr anëmiqt të mī, për të gjallëtë porsi për të vdekunitë298.

- petëka-t U përderdh gjakṷ i tyne përṃbī petëkat të mī, e gjithë pëtëkatë e mī ata i maquonë299.

- fjalë-t E na ṷ thomi këta ṇdë fjalët të Tinëzot, përse na qi gjellijmë e qi ṃbetunë jemi ṃbë t ardhunit të Tinëzot, nukë t u dalmë përpara atyne qi ṇflenë300.

- oratë-t O zot, ti qi të shenë Kollënë ṇ shumë mërekullīsh ṃbukurove, hīr neve ban, shumë tӯ të lusmë, për të merituom të tī e për oratët të tī na ṇ së idhunashit mundime të ferësë na të jemi shpëtuom301. 291 Sist. rasor, f. 325. 292 Po aty, f. 327-328. 293 “Meshari”, f. 57/b. 294 “Meshari”, f. 43/a. 295 “Meshari”, f. 363/a. 296 “Meshari”, f. 129/a. 297 “Meshari”, f. 327/b. 298 “Meshari”, f. 55/b. 299 “Meshari”, f. 215/b. 300 “Meshari”, f. 381/b.

Page 166: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I PASHQUAR DHE SHUMËSI I SHQUAR TE “MESHARI” I BUZUKUT

167

- zemëra-t E paqi i Tinëzot ṃbajtëtë palmënë ṇdë zemërat tuoj, qi ju ini grishunë ṃ një korp302.

- dyer-t Bekuom nḭerī qi muo të më gjegjetë, aj pā të pushuom tue ṃbetunë ṃbë dyert të mī për gjithë ditë, aj tue ruojtunë preqtë e shtëpisë sime303.

- gra-t Hinje se u tӯ kaqë vjetë të sherbenj, e kurajtë ṇ ordhenit sit nukë dola, e kurajtë nukë më dhae një edh përse u të gëzoneshë me miq të mī; e kur kӯ uit bīr, qi e përpiṷ gjithë pasënë e tī tue gjellë me grāt tkëqia, erdh, ti i ṇthere atë mëzatnë e majm304.

- sherbëtorë-ve-t O Zot, ti qi Klishënë tande me bij të rī përherë shumon, hīr ban sherbëtorëvet tuve, ata tue gjellë mundë vinjënë me përzanë sakramentatë qi për fēt ata përzanë305.

- duor-t Djerie tash na kemi ū e et, e jemi zveshunë e ṇvrām ṇ shëplakësh, e jemi të pāplang, punojmë tue vepëruom me duort tonë; jemi mallëkuom, e na bekojmë; na pësojmë tue klenë bduom për të keq, e por bānjëmë gjithë kafshëtë; na jemi truom, e lusmë Tenëzonë për ta; na ṷ bām porsi plehëtë e fshitë të këtī shekulli; na jemi ṃptuom ṇ gjithë kësosh306.

- merita-t Gjithë Shenjtitë e tū, lusmë, Zot, qi për gjithë vend ata na ṇdimofshinë: ashtu qi përherë qi ata neve kur na raftë ṇdë mend për meritat të tyne, na ndjefshim ṇdimënë e tyne; e paqnë tand neve na ep ṇdë jetë tanë, e ṇ Klishet shenjte sote hiq gjithë të pāligje; e t ecunatë e të bāmetë e vollundedetë tonë e të gjithë famujet tuve ṷa daj ṇdë e mirë, ṇ së shelbuomit sit, ep bāmirëvet tinëve të miratë për mot të glatë, e gjithë t parëvet tinëve ṷ ep jetënë e amëshuome me të pushuom307. Te Budi308: Të cijnë mërekullī tue pām gjithë populli, fort e lëvduonë Tënëzotnë përmbī gjithë të bāmet e vepëra[t] të tij, tue thanë i cīcilli vetë ndë vetëhe se s’qenëka fajëtore309.

Te Matrënga rasa kallëzore parafjalore përdoret më së shumti tek emrat asnjanës prejfoljorë: M.- Kush vete ndë të dhëmbu- rat të kathartirit310? Të bëëmetë e mira, pse pastaj çë kloftë ardhurë ndë vjet të apolipsit, nëkë sosn besa pā të bëëmet të mira311. 301 “Meshari”, f. 319/a. 302 “Meshari”, f. 105/b. 303 “Meshari”, f. 341/b. 304 “Meshari”, f. 149/b. 305 “Meshari”, f. 243/b. 306 “Meshari”, f. 351/a. 307 “Meshari”, f. 13/b. 308 Tek autorët e tjerë të vjetër si Bardhi e Bogdani, rasa kallëzore parafjalore nuk përdoret. 309 Poezi, f. 322. 310 E mbsuame e krështerë, f. 171. 311 E mbsuame e krështerë, f. 193.

Page 167: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VI

168

Në shqipen e sotme, në dallim nga Buzuku ku pranohet si rasë me vete edhe rasa kallëzore parafjalore, përdoren vetëm pesë rasa: emërore, gjinore, dhanore, kallëzore, rrjedhore.

IX. FORMAT RASORE TË SHUMËSIT TË PASHQUAR DHE TË

SHQUAR KU PËRDORET ANAPTIKSI -i, TEK “MESHARI” I BUZUKUT

§ 27. Anaptiksi -i tek “Meshari i Buzukut” del në këto forma rasore të shumësit: 1. Ndërmjet temës së shumësit dhe mbaresës së rrjedhores të trajtës së pashquar -sh,

psh. engjëj-i-sh: Le të dīsh, i mallëkuom dreq, se tӯ të janë trajtuom mundimetë e jetësë glatë, e tӯ pot ë prêt dita e trembunë të t gjukuomit tat për të dënuom, e dita e mundimit jetësë glatë, e dita qi kā me të ardhunë porsi furi qi digjetë për këlqere, qi atë ditë kā me ardhunë tӯ me gjithë ata të këqī shpirtënë ṇ engjëjish të bdjerëtë e jetësë glatë312. Te Bardhi: Gjinden shumë duar njerëzish313. Te Bogdani: Disa kanë thanë se dӯ mure kanë me kjanë mbë qiellt: njana engjijsh, e tjetëra nierëzish, e viset e djemënet kanë me u zanë prej virgjinash, e ndë nji mūr aqa kanë me u shëlbuem sā engjijë e virgjina janë ndë tjetërit mūr314.

2. Ndërmjet temës së shumësit dhe nyjes së prapme të rasës emërore dhe kallëzore të së shquarës, si në emrat e mëposhtëm:

- engjëj-i-të Përse anshtë shkruom se aj të ordhënonjë engjëjitë e tī për tӯ, e ata të të mbanë ṃbë duor të tyne, përse kamba jote mos përpiqetë ṃbë gūrt315.

- nḭerëz-i-të U të përfaronj nḭerëzitë, qi u kam bātë ṇ faqejet së dheut, ṇ nḭerëzishit djerie ṃbë shtansët qi janë përṃbī dhēt, djerie zojtë e qiellet; përse u pendonem ata se u bana316.

- priftën-i-të E thanë priftënitë: Na tue shëtitunë të dy ṇdë perivolt, këjo hini me dӯ vashëza vetëmë, e ṃbërsheli dyertë e perivolit, e dërgoi jashtë vashëzatë317.

- vëllazën-i-të E i thanë vëllazënitë: a mundë banesh me zotënuom përṃbī nē? E zunë me e dashunë keq, pr āndërë të tī e për fjalët të tī.E pā edhe një tjetërë andërë, e atë e kallëzon d vëllazënet, tue ṷ thashunë318.

- dreqën-i-të Aj qet jashtë dreqënitë pr emënë të Belcebubit, kryetë e dreqënet319.

312 “Meshari”, f. 77/a. 313 Sedaj, Fj. f. 58. 314 CP I, I-IV/24. 315“Meshari”, f. 121/b. 316 “Meshari”, f. 229/b. 317 “Meshari”, f. 165/b. 318 “Meshari”, f. 143/b. 319“Meshari”, f. 151/b.

Page 168: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I PASHQUAR DHE SHUMËSI I SHQUAR TE “MESHARI” I BUZUKUT

169

- ulqën-i-t Ecëni; e hinje se u juve dërgonj porsi qengjatë ṇdër ulqënit320.

- emën-i-të E gjegjshë emënitë e atyne qi ishnë shënuom: njëqind e katërdhjetë e katërë mijë të shënuom, ṇ gjithë opqinëshit së bijet Israelit321. Te Matrënga: E kurora çë i kle vënë mbī gji- thë ëngjëljit e shejtet322. Te Budi: E, ndë e vonë, kūr mā, tue pām se dita qi vjen po mā keq shinteja fē ndër ta vjen tue menguom, e shërbëtyra e kishësë Tinëzot me gjithë sā janë tjerat vepëra të mira, mā tue u shqimbunë e tue u harruom, e mbas mortje cë pleqet të rijtë mā i lanë gjurmëtë e Krishtit e të Apostujet e vepëratë e t’ kërshtenëvet e u veshnë ndër të t’pëganëvet e të t’pāfēvet, e priftënitë, qi duhēj me qenë drita e pasëqyra e tyne323... Të cijnë shinte fjalë, kush e kujton me arrësye, munë thoetë se t’idhunitë e të mënīshimitë qi askūrraj s’duo me pajtuom e me ndëjyem njani tjetërinë, e gjith ata ashtu ende qi nxitnjënë e shtienë keq ndër nierëzit324... Te Bogdani: Përse jo ma mbëluem e nfshefunë ndë pashnik të nji niegulle së dokshime, e padokshëmeja madhī e ngushëllimi faqesë tīnaj, zdritunë me kishë landëtaore, aqa sa nukë mujtëkeshinë priftënitë me shërbyem ndëpër niegullët325. Erdhnë mbasandaj saduçejtë, të sijtë nukë epeshinë ndë të ngjallunit; e pëvetnë âshtë vërtet se nierëzitë kishinë për t u ngjallunë326?

3. Ndërmjet temës së shumësit dhe nyjës së prapme të rasës rrjedhore të së shquarës (anëmiqsh-i-t, popujshit etj.). Kështu, nga Buzuku paraqesim këta emra tek të cilët në rasën rrjedhore të së shquarës shfaqet anaptiksi:

- popuj-sh-i-t E ato të i sjell ṇ popujshit, e ti ṃbëljedh ṇ dhenëshit, e u t i shpie ṇdë dhēt të tyne: e u t i kullos ṇdë malet të Israelit, ṃbë rivat e ṃbë gjithë të abituom të dheut327.

- bij-sh-i-t Nukë mirë me marë bukënë ṇ bijshit e me e vum përpara këlyshet. E ajo ju përgjegj: për të vërtetë, Zot, e këlyshtë hanë ṇ fërmeshit qi bienë ṇ tryeset së zot328.

- gjerpanjë-sh-i-t As mos tentojmë Krishtnë, porsi disa qi e tentuonë, e klenë përfaruom ṇ gjerpanjëshit329.

- mundime-sh-i-t

320 “Meshari”, f. 355/b. 321 “Meshari”, f. 347/a. 322 E mbsuame e krështerë, f. 228. 323 Poezi, f. 303. 324 Poezi, f. 337. 325 CP II, I-III/17. 326 CP II, II-VI/89. 327 “Meshari”, f. 123/a. 328 “Meshari”, f. 131/a. 329 “Meshari”, f. 287/b.

Page 169: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VI

170

Zot, ṇdije popullit tit: përse ata ṇ mundimeshit meritonjënë, ti tue na kastiguom, ṇdë mishërier tande, ti më ṇqo330.

- nḭerëz-i-sh-i-t Mā gjā nukë vijen, veçëse me ṷ qitunë jashtë e me ṷ shkalë ṇ nḭerëzishit331.

- profetë-sh-i-t Porsi pat thashunë për gojët të shenjtet qi ṇ së zanët ṇfill janë, ṇ profetëshit së tīsh332.

- denarë-sh-i-t Ṇd atë mot tha Jezu dishipujet vet këtë shembëlltyrë: Kle një nḭerī qi desh me votë për shtek larg; grishi sherbëtorëtë e tī, e dha atyne ṇ denarëshit së tīsh333.

- sakramenta-sh-i-t Tӯ tue ṷ lutunë të lusmë, o i mujtuni Zot, qi ata qi ṇ sakramentashit së tūsh janë rekriuom, me të pëlqyeme arësenje edhe na ep hīr me të shërbyem334.

- faje-sh-i-t Shenjtëno, tӯ të lusmë, Zot, ṇgjënimetë tonë, e ṇ gjithë fajeshit ṇde e shpjertë neve na ep të liruomitë335.

- petëka-sh-i-t Përpara faqesë Qengjit, ṇveshunë ṇ petëkashit së bardha, e glemba ṇ palmësh ṇdë duor të tyne; e thërisnë me të madh zā, tue thashunë: të ṇfalë kloftë atī qi ri përṃbī shkamt të Tinëzot, Qengjit336.

- copë-sh-i-t E angërë, e ṷ ṇginjë; e ṇgritinë shtatë shporta ṇ copëshit qi ṃbetunë ishnjinë337.

- fjalë-sh-i-t Vëllazënë e të dashunë, ini bāsa ṇ së bāmeshit, e jo ṇ fjalëshit, tue gjegjunë, ju tue majshtruom vetëvetëhenë338.

- farë-sh-i-t E atë ditë të vetëme hini Noeṷ, Semi, Hami e Jafeti bijtē e tī, gruoja e tī, e gratë e d bijet tī me ata bashkë ṇdë barkët; e ṇ gjithë govedashit siqishdo farë ṷ gjet, e ṇ gjithë zojshit qi fluturonjinë, kā dӯ e kā dӯ, e ata qi hinë, ishnë pār dӯ e dӯ, mashkulli e femëna, ṇ gjithë farëshit, porsi pat ordhënuom atī Zotynë; e i ṃbërsheli Zotynë përqark me ujëna të diluvīt e me mot të keq339.

- gjellë-sh-i-t Zemëravet tonëve, të lusmë, Zot, hirinë tand me të mirë ṇdë nē ep: përse si na ṇ gjellëshit së korpit ṃbahemi, ashtu edhe shqisetë tonë anso kafshësh qi për të keq janë, na ansosh përapëtë me ṷ hjekunë340.

- shtasë-sh-i-t

330 “Meshari”, f. 117/a. 331 “Meshari”, f. 373/b. 332 “Meshari”, f. 12/a. 333 “Meshari”, f. 375/a. 334 “Meshari”, f. 99/b. 335 “Meshari”, f. 189/a. 336 “Meshari”, f. 347/b. 337 “Meshari”, f. 285/a. 338 “Meshari”, f. 257/b. 339 “Meshari”, f. 231/a. 340 “Meshari”, f. 153/a.

Page 170: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I PASHQUAR DHE SHUMËSI I SHQUAR TE “MESHARI” I BUZUKUT

171

Ṇ shtansëshit së dëlira e ṇ shtansëshit qi s ishnë të dëlira e ṇ zojshit e ṇ gjithë shtasëshit qi përṃbī dhēt ishnë, kā dy e kā dy përqark me Noenë ṇdë barkët, mashkulli e femëna, porsi atī kish ordhënuom Zotynë341.

- valë-sh-i-t E barka për vjedmis detit ish fort ṇdë fëdigë ṇ valëshit, e për të vërtetë ish era fort kondra tyne342.

- duor-sh-i-t Ndë Damaskut qi ish vum përṃbī gjint të regjit Aretë, ruon qytetnë me më zanë; ma për një fënestrë u kleshë kaluom për murt ṇdë një shportë, e shpëtova ṇ duorshit së tīsh343. Te Matrënga: Im. - Përpara lipënjëmë lafdīnë e tinëzot, e pastaj të mirënë të- në për shpīrtit e për curmit e çë të na leftherosnjë gjithë së këqiashit344. Te Budi: Po ashtu ende me sā të denja e të dërejta arrësenje me e ndimuom e me i pruojtunë fjalëshit e shigjetëshi cë ndōnjij qi të duoj ashtu me ngatërruom e me folë gja kafshë ende kundrë së dërejtësë345. Pra ashtu tashti grigja ime ashtë dām e përdām e marrë këtu e aty jerm për të nkotë male e shkretëtīvet, e mbytunë uqshit e luajshit, e n gjithë duorshi cë bishëvet346. Te Bogdani: Duhetë me ardhunë mbë dëshminjëni˜të Shentit Ungjīll, i silli jo tjetër veçë fjalëshit e vepërashit së Jezu Krishtit âshtë plot, se Hyji âshtë ndë tre nja i vetëmi347. Ma Hyji naltë i qiellet e shpëtoj luâjshit, e i gjet gjellënë për duer˜të Abakuk prefetësë, i silli tue shpūm gjellënë punëtorëvet, nji engjëllë i tha për pjesë˜të Tinëzot, qi atë gjellë të shpij Danielit, ndë Bagdatb ndë gropë të luanjet348. Përse urdhënoj juve Zotynë qi të mos hani gjithë drushit së Parrīsit349. Bani me dijtunë shekullinë për gjithë kaqa të mirë, ashtu qi këjo dije e vërtetë të bante nierëzitë me pasë shpëresë e të penduem fajeshit së vetsh350.

Siç e shohim edhe nga shembujt, anaptiksi shfaqet më së shumti tek emrat e gjinisë mashkullore dhe femërore, që janë më të shumtë në numër sesa emrat e gjinisë asnjanëse.

Si përfundim mund të themi se, në përgjithësi emrat e të tria gjinive: femërore, mashkullore e asnjanëse, që përdoren në shumësin e pashquar dhe të shquar, në rasa të

341 “Meshari”, f. 231/a. 342 “Meshari”, f. 333/b. 343 “Meshari”, f. 109/b. 344 E mbsuame e krështerë, f. 176. 345 Poezi, f. 303. 346 Poezi, f. 334. 347 CP I, I-III/15. 348 CP I, III-IX/131. 349 CP I, I-VII/47. 350 CP I, I-VII/53.

Page 171: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VI

172

ndryshme dhe me mbaresa rasore të ndryshme, në veprën e Buzukut kanë një shtrirje të gjerë. Tek “Meshari” emrat në trajtën e shquar shumës janë më të përdorshëm.

Page 172: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

173

KREU VII

SHUMЁSI PA FORMANTE DHE PA NDЁRRIME FONEMASH TE BUZUKU

§ 1. Një mënyrë tjetër për formimin e shumësit të emrave tek “Meshari” i

Buzukut është edhe tipi i formimit të shumësit pa formante dhe pa ndërrime. Në raste të tilla, tema e shumësit të emrit nuk ka pësuar asnjë ndryshim fonemash, dmth. as ndryshime zanoresh dhe as bashkëtingëlloresh. Gjithashtu, forma e shumësit të emrave nuk shoqërohet me asnjë formant shumësi. Kjo bën që emri të dalë në të njëjtën formë si në njëjës dhe në shumës.

Në krahasim me shumësin me formante, kjo mënyrë nuk është shumë prodhimtare në formimin e shumësit tek Buzuku. Emrat që e formojnë shumësin në këtë mënyrë kanë një shtrirje të kufizuar në vepër. Gjithsesi, sadopak e përdorshme tek Buzuku, kjo mënyrë shumësi ka rëndësinë e vet për të treguar qëndrueshmërinë dhe zhvillimet e formave të shumësit të këtij tipi deri në ditët e sotme. Tek Buzuku, e formojnë shumësin me të njëjtën formë si në njëjës dhe në shumës emra të të tria gjinive që në njëjësin e pashquar dalin me fundore të ndryshme.

I. EMRA TË GJINISË MASHKULLORE QË E FORMOJNË SHUMËSIN PA FORMANTE DHE PA NDËRRIME FONEMASH

§ 2. Tek “Meshari” e formojnë shumësin me të njëjtën formë si në njëjës dhe në

shumës emrat mashkullorë që në njëjësin e pashquar dalin: 1) Me zanoren e theksuar fundore -i, si:

- Xhudhī Ashtu atëherë të armatisunitë e kapetanja e sherbëtorëtë e Xhudhivet zunë Jezunë e ṇlidhnë; e shpūnë mā parë tek Anna, përse ish i vjeri i Kaifatit, qi aj ish upeshkup ata vjetë1. Te Budi: Xhudhijtë i mbuloi2... Te Bogdani: Tue drashunë xhudhijtë të mos e kishinë vrām, andaj së lumesë Virgjënë aqa i ndy keq, me të Jozefnë, sa pa manesë kthyenë ndë Jeruzalemt, tue lypunë për trī dit ndëpër gjithë gjytet3.

- zotënī Përse na nukë kemi me ṷ përuom kondra gjakut e mishit, por kondra krenëvet, kondra d mujtunet, kondra zotënivet shekullit e kondra zotënivet t erëtit të këtī shekulli, e kondra diekeqiavet qi kondra shpirtit janë për qiellt4. Te Budi:

1 “Meshari”, f. 221/b. 2 Poezi, f. 201. 3 CP II, I-VII/33. 4 “Meshari”, f. 309/b.

Page 173: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMЁSI PA FORMANTE DHE PA NDЁRRIME FONEMASH TE BUZUKU

174

E kshtu, ndë e vonë, kūr mā tue kujtuom me e mplasunë gjithë kafshënë e me shkuom, Zotӯnë ma di e m’ashtë për dëshm, zotënī e shokë e vëllazënë, se nd’aqë veçë kūr të e gjegjshë mb anë[t] të djathë një kshīll qi më tha se5... Te Bogdani: Urdhënoj ndëpër gjithë regjëni˜të vet, qi të gjindeshinë afërë gjithë zotënijtë e nierëz ndë nderë, kūr statua t’ish për t u nalcuem, qi të bijnë shumë duer alëmisash, e gjithë rām mb’ dhē t i bindeshinë, ndëmose të bâheshinë me u dvjerrë ndë nji furrë të ndezëtë6.

2) Me togun zanor fundor -uo: - thuovet

E nukë gjet pëllumbi kon tuk të pushon majetë e thuovet saj, e ktheṷ tek aj ṇdë barkët, përse ujënatë edhe ishnë përṃbī gjithë dhēt; e ṇdeni Noe dorënë e tī, e shtiṷ ṇdë barkët7.

3) Me bashkëtingëllore të ndryshme fundore, si: -j, -l, -ll, -n, -r, -s, -sh, -t sipas shembujve përkatës:

- duoj Ṇd ato dit foli Zotynë Moiseut, tue i thashunë: Folë d bijet Israelit, e t u thuosh atyne: Kur ju të kini hīm ṇdë dhēt qi u t ṷ ap, e ju të kini korë grynjënatë, ju të shpiri duojtë e kallëzet, ṇ së parit drithë qi të ṃbëlidhni, priftit, e aj ta ṇgrenë një përpara Tinëzot, përse aj duoj të jetë ṇde e pëlqyem Tinëzot për jū; tjetërënë ditë ṇ së shëtundejet atë të sakrifikonjë8.

- kṷaltë Qi do me thashunë se ti të mos dëshërojsh gjanë e uoj: mos pasënë, mos bashtinënë, mos kṷaltë, mos lopëtë, mos arënë, mos kopështitë, mos ṇdonjë të mirë qish shoqi kā e tӯ të ṇdotë keq se kā, e ti s ke9. Te Budi: Kual të bukur as të çpejtë10. Kualtë e armëtë të tū11. Te Bogdani: M’ aviti kӯ zot fort i dashunë, tue më lëshuem ndë Padovët shtëpī, trimënī, kual e koçī, si doe unë me u shërbyem12. Si mujtinë print e tū për mjedist’ detit, posi për të thātë me shkuem13?

- qiell Këjo anshtë buka ajo qi anshtë djergunë ṇ qiellshit, përse ṇ soje kush të hae, e të mos bdesë.14 Sā janë qielltë ṇ dheut të nalta, aqë janë udhëtë e mī ṇ suojshit, e të kujtuometë e mī se tuojtë15. Te Matrënga: 5 Poezi, f. 306. 6 CP I, III-IX/131. 7 “Meshari”, f. 231/b. 8 “Meshari”, f. 271/b. 9 “Meshari”, f. 63/b. 10 Poezi, f. 81. 11 Poezi, f. 83. 12 CP.Të primitë, f. XVIII. 13 CP II, II-IV/67. 14 “Meshari”, f. 269/b. 15 “Meshari”, f. 235/b.

Page 174: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VII

175

Të tetë të lumetë Lumtë ata çë janë vabëk shpīrti, pse e tireja ish- të perëndia e qiellvet16. Lumtë ata çë psonjënë të përzëna për ligjt, pse e tireja ishtë perëndia e qi- ellvet17.

- qen Te Buzuku: E qentë vinjinë e i lypinjinë varëtë e tī18. Te Budi: E qentë e zeztë mënijshim qi shifi se m’u kanë vjerrë mbë të dӯ duort tue m’i brījtunë e tue m’i shëmptuom s’janë tjetër veçëse ata qi paçë dashunë e ushqyem e përgëzuom mā tepërë e me të madh të dashunë se ligjnë e Tinëzot e të vobegjtë e të vorfënitë e Krishtit, qi kanë lypunë për ndēr të tij e ashtu ende gjith ato unazë e rrathë të rgjantë e t’ ārtë me të cijt i paçë trajtuom e lulëzuom përsā dëshirë të keqa19. Si qentë e mallëkuom20. Te Bogdani: Kanë me ardhunë rreth Gjytetsë e kanë me pësuem unī posi qentë, e gjithëherë ma fort dëshërojnë21. Te Matrënga: Të mbëljedhsh piligrintë22.

- lekcion Këtu janë me ṷ thanë shtatë lekcion23.

- magjëritë Ashtu atëherë Herodi grishi magjëritë, mā mirë muor fjalë ṇ sish së dukunit së ṷillit24.

- ņdjekësitë Vëllazënë, ini ṇdijekësitë e Tinëzot, porsi bij të dashunë; e ecëni me të dashunë, porsi edhe Krishtidesh neve, e dha vetëvetëhenë për nēoffertë e ostie Tinëzot ṇdë erë të bukurë25.

- detorësitë E grishi kā një e kā një gjithë detorësitë e d zot, tha t parët: Thuojmë, sā je detuor tim zot? E aj i tha: Njëqind masë voj26.

16 E mbsuame e krështerë, f. 218. 17 E mbsuame e krështerë, f. 219. 18 “Meshari”, f. 143/a. 19 Poezi, f. 325. 20 Poezi, f. 137. 21 CP I, I-VI/44. 22 E mbsuame e krështerë, f. 222. 23 “Meshari”, f. 263/a. 24 “Meshari”, f. 97/b. 25“Meshari”, f. 151/a. 26 “Meshari”, f. 287/a.

Page 175: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMЁSI PA FORMANTE DHE PA NDЁRRIME FONEMASH TE BUZUKU

176

Te Budi: Ende me u bām detorësitë e mundimevet ferrit27.

- grabitës Gjithë ata qi erdhnë përpara muo, gjithë janë klenë grabitës28.

- gjukatës E prashtu ata kanë me ṷ klenë gjukatës29.

- korësit Këto kafshë thotë Zot Zoti ynë: Hinje se të vinjënë ditë qi të afëronetë bulku me korësit, e aj qi shtypën rushtë me atë qi ṃbiell; e maltë të kullonjënë venë t amblë, e gjithë sukatë të tretenë30.

- kallaus Gjithë ranzë qi s kā ṃbijellë Ati em i qiellet, të jetë shkulë. Linī: përse verbënë janë e kallausitë e d verbënet; e i verbëni, në kloftë kallausi i verbënit, të dy ata të bienë ṇdë gropë31.

- munduos Pistullinë ecë e vgjaj ṇdë Komūt të Munduoset32. Te Matrënga33:

M. - Pra pse kluamë e shën Më- ria lipësivet e jatrīvet, e paraponesivet e mbë të tjera lojë34. Te Bogdani: Ma grykësitë e të dējmitë shkurtojnë jetën…35.

- këlysh Nukë mirë me marë bukënë ṇ bijshit e me e vum përpara këlyshet. E ajo ju përgjegj: për të vërtetë, Zot, e këlyshtë hanë ṇ fërmeshit qi bienë ṇ tryeset së zot36. Te Bardhi: Bushtra qi gutet me pjellë, ban klysht e verbët37.

- lot Përse aj shpëtoi shpirtinë tem ṇ mordjet, e sytë e mī ṇ lotshit, e kambëtë e mī, ṇ së vrāni.38 Te Matrënga: Im.- Tī të thërresëmë nē të dbu-

27 Poezi, f. 340. 28 “Meshari”, f. 269/a. 29 “Meshari”, f. 151/b. 30 “Meshari”, f. 299/a. 31 “Meshari”, f. 159/a. 32 “Meshari”, f. 325/a. 33 Tek Matrënga dhe Bogdani kemi shënuar shembuj të tjerë pasi nuk e kemi gjetur në veprat e tyre formën buzukiane të emrave përkatës. 34 E mbsuame e krështerë, f. 181. 35 CP II, I-VI/30. 36 “Meshari”, f. 131/a. 37 Sedaj, Fj. f. 60. 38 “Meshari”, f. 55/b.

Page 176: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VII

177

amitë bilj të Evësë, tī sherë- tinjëmë tue gjumuarë e tue klārë ndë këtë gropë të lotet39. Te Budi: Shumë ndë lot u lānë40. Lot[t]ë tue i lëshuom41. Te Bardhi: Lotët (lotë) - lacrime42. Te Bogdani: U mbarue, e mbërrini koha qi shpīrti po doj me u dām korpit, e tue derdhunë shumë lot me zā fort të madh tha: Ndë duertë tua, o Zot porosis shpīrtinë tem, e tue ungjunë kryetë dha shpīrtinë afërë kohësë nandë, ditet së prende, kur ishte ana plot e ndë të dhjetët muej: vjetit së tīnaj tridhjetë e dӯ vjet e tre muej e dhjetë dit43.

- dukat E vote, e muor dhjetë copë ṛgjand, e gjashtë mijë dukat t artë, e dhjetë pār petëka, e dërgoi letërë regjit Israelit, tue i thashunë44.

- frujt Për të vërtetë, për të vërtetë u juve thom se koqeja grunë qi anshtë ṃbjellë ṇdë dhēt, ajo në mos kloftë bdjerë, ajo vetëmë jet; e ajo në kloftë vdekunë, ajo të frujtonjë shumë frujt45.

4) Me fundore grupin e bashkëtingëlloreve -nd / -nt: - përind

Te Buzuku: Përse ju tue bām mirë, ju t i bani të mira udhëtë tuoj e vepërat tuoj, ju në bafshi të gjukuomitë e gjyqitë ṇdër nḭerit e fqinjësë sate, e shtekëtari e i vorfëni e vejë mos jetë idhënuom, e të mos derdhni gjaknë e dërejtë ṃbë këtë vend, e ju të mos ecëni ṃbas zotashit së uojsh për të keqet taj, u të qëndronj ṃbë këtë vend me jū ṇdë dhēt qi u dhae përindet tive ṇ së zanët së shekullit djerie ṃbe e sosunit, thotë i mujtuni Zot46. E ata përṇdenë këtë ordhënë të bekuom qi Zotynë ordhënoi me ṷ bām parja e bekuome, buri e gruoja, gjithë përintë e përindet tinëve klenë martuom47. Te Budi: E ju përintë me fëmī48. Te Bogdani: Gjithë kush e pā këta këta fort të dëlirë virgjinë, u mrekullue fort urtijet, nderet e devocione së sajnaj, e me sa gazëmend u da prindshit kur hini nd atë kishë për të shërbyem Krijuesit vet49.

39 E mbsuame e krështerë, f. 183. 40 Poezi, f. 199. 41 Poezi, f. 121. 42 Sedaj, Fj. f. 341. 43 CP II, III-III/121. 44 “Meshari”, f. 153/a. 45 “Meshari”, f. 201/a. 46 “Meshari”, f. 159/b. 47 “Meshari”, f. 81/b. 48 Poezi, f. 193.

Page 177: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMЁSI PA FORMANTE DHE PA NDЁRRIME FONEMASH TE BUZUKU

178

- gjind Te Buzuku: E me ṷ ṇgjallunë ṇ mordjet të tretënë ditë; e me ṷ predikuom pēndesë pr emënit të tī, e të liruomitë e katet ṇdër gjithë gjindt50. Këto kafshë thotë Zot Zotynë: U të santifikonj emënitë tem të madhtë, përse të dīnë gjindja se u jam Zotynë, e u qysh klofsha njohunë ṇ jush, e të jēm shenjtënuom ṇdër jū; e u t u qes ṇ gjindshit, e u t u ṃbëljedh ṇ gjithë dhenëshit, e u t u banj me ardhunë ṇdë dhēt taj51. Te Budi: Aqë gjind e trimënī52. Sā gjind e trimënī53. Te Bogdani: E përse ende të tjerë folnë keq për Mojzesnë, tue thanë se aj bani me dekunë atâ gjind, deshnë me i shtīm duertë; aj vote ke Tabernakulli, e Zotynë dërgoj nji zjarm i silli dogj 14 m e shtatëqind vetë54.

- xhigant E ṇd atë mot ishnë xhigantitë përṃbī dhēt55.

Duke parë shembujt nga vepra e Buzukut duket qartë se emrat e gjinisë mashkullore që në numrin shumës dalin me të njëjtën formë si njëjësi, nuk janë të shumtë në numër. Edhe tek autorët e tjerë të letërsisë së vjetër shqipe këta emra kanë një përdorim të kufizuar.

II. EMRA TË GJINISË FEMËRORE QË E FORMOJNË SHUMËSIN PA

FORMANTE DHE PA NDËRRIME FONEMASH

§ 3. Emrat e gjinisë femërore që e formojnë shumësin pa prapashtesa dhe pa ndërrime tek Buzuku, në emëroren e njëjësit të pashquar dalin:

1. Me zanoret e theksuara -e, -i, si: - fé56

E e u në klofsha profetë, e u të dī sā punë të misteriet janë, e u të dī gjithë kshijetë e Tinëzot; e u të kēm gjithë fē, ashtu qi u të derpërtonj gjithë maltë, e të mos kēm karitat, asgjā nukë jam57. Për të vërtetë u juve thom se u nukë gjeta kaqë fē ṇdë Israelt58. E e u në klofsha profetë, e u të dī sā punë të misteriet janë, e u të dī gjithë kshijetë e Tinëzot; e u të kēm gjithë fē, ashtu qi u të derpërtonj gjithë maltë, e të mos kēm karitat, asgjā nukë jam59. 49CP I, I-II/6. 50 “Meshari”, f. 245/a. 51 “Meshari”, f. 175/b. 52 Poezi, f. 145. 53 Poezi, f. 87. 54 CP I, III-I/93 55 “Meshari”, f. 229/a. 56 Tek Buzuku, ky emër përdoret me kuptimin besim. 57 “Meshari”, f. 111/b. 58 “Meshari”, f. 102/a. 59 “Meshari”, f. 111/b.

Page 178: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VII

179

Te Bogdani: E me këto giuhë tue përziem turitë, thonë se janë 72 fē, rrenë e madhe: Përse nja âshtë Hyji, nja feja, nji pagëzimi60.

- ré Kthielli, ju qiell, përsipëri, e rētë kthiellnjënë gjyqitë; u ṇçiltë dheṷ e frujtoftë shëndetn, e gjyqitë frujtonjë bashkë: U Zotynë bana atë61. Te Bardhi: Retë - nubs62. Te Bogdani: Këso koheje zu fill me u trajtuem gjytetja ndë Bagdat motitsë Nembretit kapërcyem rêtë, qi të mos mbyteshinë ma nd’ujë: e kësi moti dau Zotynë giuhëtë, kështu mbet trajti e pāmbaruem gjytetja63.

- ṷshtëri Por ti, Zot, i ṷshtërivet, ti qi gjukon për të dërejtë, e ti qi provon gjithë përbrendëstë e zemëratë, tӯ lus, ban të ṇginjetë zemëra eme ṇ sish; përse u gjyqitë tem tӯ e kam kallëzuom, Zot em Zot64. Te Bogdani: Këto punë flet flet Zotyni i ushtërīvet: ende pak âshtë, e unë kam lëkundunë qiellnë, e dhēnë, e dētinë, e të thātitë, e kam me lëkundunë gjithë polemëtë, e ka me ardhunë i dëshëruemi i gjithë gjindsë, e kam me mbushunë këtâ shtëpī me ngushëllim, thotë Zotynë i ushtërīvet65.

- fuqi Kanë me klenë shenja ṇdë diellët e ṇdë anët e ṇdë ṷijt, e ṃbë dhēt shumë t idhunë përṃbī gjint për kaqë të lëkundunë qi të lëkundetë deti ṇ valëshit; nīerëzitë kanë me ṷ thām për ṇmnert e për të pritunitë qi kā me ardhunë ṇdërpër gjithë shekullit; e atëherë gjithë fuqitë e qiellet të vëlizenë. Te Matrënga:

Im. Pse me një të vetëmë vle- më të ti e fuqi të pāsosme mëndë bënjë e të zbënjë gji- thë qish66. Im. - Si na çë jemi bëërë mbë shemullit e të glārë të ti, kemi një të vetëmë shpirt e trī fuqī: kujtim, vle më e loismo67.

- dhī

60 CP I, I-VII/51. 61 “Meshari”, f. 93/b. 62 Sedaj, Fj. f. 319. 63 CP I, I-II/178. 64 “Meshari”, f. 215/a. 65 CP I, III-XVII/151. 66 E mbsuame e krështerë, f. 161. 67E mbsuame e krështerë, f. 164.

Page 179: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMЁSI PA FORMANTE DHE PA NDЁRRIME FONEMASH TE BUZUKU

180

E u juve thom se u të mos pī ṇ kësi frujti ṇ dhīsh, djerie atë ditë kur u ta pī me jū të rī ṇdë regjënī të Atit tim68. Te Bardhi: Gjethka e thive - mandra porcorum69. Te Bogdani: Në dhī t’egra, buej, e shpendt të mëdhā: e pā peshkut qi i bijnë prej dēti, qi ishnjinë nji pjesë e madhe70.

- mërekullī O zot, ti qi të shenë Kollënë ṇ shumë mërekullīsh ṃbukurove, hīr neve ban, shumë tӯ të lusmë71. Te Budi: E të tjera mërekullī72. Te Bogdani: Shumë të tjera mrekullī u goditnë ndë të lērmi˜të Zotit tinë Jezu Krisht, me plotë˜të gjithë ngushëllimevet qiellsë, tue zdritunë gjithë engjijtë tufë tufë, për tu përvum, e për ta adhëruem e për ta njoftunë për zotn˜e vet ma të parënë73.

- ṛdhi E hinje se luletë zunë me ṷ dukunë përṃbḭ dhēt, e hera me kiem ṷ afëruo; e zani i turtullit u gjegj ṇdë dhēt tanë; fiku zū me lëshuom të tītë, e ṛdhitë zunë me bām grestënë, e lëshuonë erënë e endet tyne74.

- shtëpi E ṷ gjejtë vai i shtëpivet tynëve, kur të sijellsh përṃbī ta ṷshtërinë, përse ata banë gropënë me më zanë, e ṇdenë leqtë e kambëvet mive75.

- bagëtī E ajo qi rā ṇdë drizat, janë ata qi gjegjenë, ma për bagëtī e për gjā tue ṃbëljedhunë, e për të pëlqyem të kësaj jete janë ṃbytunë, e s mundë apënë frujt76. Te Bogdani: Me ato bagëti e tregëtī të tyne77.

- gostī Ṇ d atë mot tha Jezu dishipujet vet: Ish një nḭerī i begatë, qi ṇvishē ṇdë skarlat e ṇdë petëka të mendashtë, e për gjithë ditë ban gostī të mëdhā78.

- begatī Qi neve na zgodh na me klenë bij ṇ reditati për Jezu Krishtnë ṇdë vetëhenë, porsi kle ṇde e pëlqyem të vollundetsë tī, ṇdë lavd të madh të hirit tī, qi neve na bani hīr ṇdë Birt të vet

68 “Meshari”, f. 205/b. 69 Sedaj, Fj. f. 328. 70 CP I, III-XV/112. 71 “Meshari”, f. 317/b. 72 Poezi, f. 171. 73 CP II, I-IV/21. 74 “Meshari”, f. 333/a. 75 “Meshari”, f. 199/a. 76 “Meshari”, f. 111/a. 77 CP I, II-II/52. 78 “Meshari”, f. 143/a.

Page 180: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VII

181

të dashuninë; qi na ṇ si kemi të shpërblenëtë për gjak të tī, e të liruomitë e katevet, porsi janë begatītë e hirit tī, qi fort ṇde e shumuom anshtë përṃbī nē79. Te Budi: E ndër sā begatī 80.

- mëngjī E mā vien një Ungjill o i vobeg, qi anshtë fjala e dërejta e Tinëzot, se gjithë magjitë e mëngjītë e tū81. Te Budi: Erdhshë mbë Romë, ke me fjalë e me të shkruome aqë sā munda s’ mengova me avizuom e me bām me dītunë shintinë Atë Papë Pālinë e V e gjithë të ndritshimenë Kolegjënë e Gardinajet, kardinajvet të cijtë, mbasi e ndëgjuonë mirë kafshënë, e përmetuonë me vūm roe pakëzë, se pa qish mëngjī e rremedie munë banetë82.

- magji E aj qi beson dreqit e qi beson gjithë atyne magjive e sherëgjive, aj qi beson ṃbë shtrigët83.

- sherëgji E aj qi beson dreqit e qi beson gjithë atyne magjive e sherëgjive, aj qi beson ṃbë shtrigët84.

- dhunëti Dhunëtijetë e tū, Zot, ṇ së delektuomit së dheut ato na hjekshinë, e përherë ato na ṃbushshinë ṇdimët së qiellet85. Te Matrënga:

Im. - Ej Zot, se ishtë i vërtetë inëzot, e treta faqe e shejtsë triadhë, çë jep hīrrë e dhurë- tiljëtë e tī klishësë shejtë katholikë86.

2. Me temë në bashkëtingëlloret -th, - r, si: - gjeth

E të meri të parënë ditë pemë ṇ njëj lisi të bukurë, e gḭemba ṇ palmësh, e gḭemba ṇ dëlline, qi të ketë gjethtë e shpesha, e ṇ shelqejet qi të jetë për breg ujit, e gëzonī përpara Tinëzot Zotit tij 87. Ṇ lisit së fikut bani të xini: përse kur ju shihni se glembi i tī mer me ṷ njomunë ze me qitunë gjethtë, ju dini atëherë se prendëvera anshtë afërë88. Te Bogdani:

79 “Meshari”, f. 349/b. 80 Poezi, f. 131. 81 “Meshari”, f. 61/a. 82 Poezi, f. 303. 83 “Meshari”, f. 61/a. 84 “Meshari”, f. 61/a. 85 “Meshari”, f. 105/a. 86 E mbsuame e krështerë, f. 168. 87 “Meshari”, f. 303/a. 88 “Meshari”, f. 315/b.

Page 181: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMЁSI PA FORMANTE DHE PA NDЁRRIME FONEMASH TE BUZUKU

182

Të dyjtënë nukë ja përmetoj Zotynë me ngranë, o me mos e ngranë, e thonë se kje fiku, ndëpër atë zakon të moçim, qi duketë gjithëherë Adami shkruem, se mbëlon mbarren’ e vet me gjeth të fikut89.

Emri gjeth edhe tek Bogdani ashtu sikurse tek Buzuku, del me të njëjtën formë si në njëjës dhe në shumës. Ndryshe nga Buzuku dhe Bogdani, në shqipen e sotme kemi formimin e shumësit të këtij emri me formantin e shumësit -e, duke dalë në trajtën gjeth-e.

- mishërier E ti më shpëtove, porsi janë mishëriertë e mëdhā të emënit tit, ṇ luanjshit së unëtë për gjellë, e ṇ duorshit s atyne qi por lypnjinë shpirtinë tem, e ṇ shumë së këqiash qi muo më ṇgjëruonë; e ṇ së pushtuomit së flakësë ṇdhezunë qi muo më ṇgjëroi, e ṇdë vjedmis zjarmit u nukë ṷ dogjshë; e ṇ së naltët bark së ferësë, e ṇ gluhet së pëganë, e ṇ fjalëshit së rēshime, ṇ regjit së keq e ṇ gluhet së pādërejtë90.

Kështu, tek “Meshari” emrat e gjinisë femërore që e formojnë shumësin pa formante dhe pa ndërrime fonemash kanë një përdorim të kufizuar në krahasim me emrat e gjinisë mashkullore.

III. EMRA TË GJINISË ASNJANËSE QË E FORMOJNË SHUMËSIN PA

FORMANTE DHE PA NDËRRIME FONEMASH

§ 4. Emrat e gjinisë asnjanëse që e formojnë numrin shumës pa prapashtesa dhe pa ndërrime nuk kanë një përdorim të gjerë në veprën e Buzukut. Kështu, e formojnë shumësin në këtë mënyrë disa emra burimisht të gjinisë asnjanëse që dalin:

a) Me temë në zanore: - frē

Me kapistrët e me frēt shrëngo fëlqinjëtë e tyne, qi të mos mundë afëronenë tӯ91. Te Budi: Ndër të cijt ndë e vonë pa një qi djājtë i kishnë shtīm frētë posi kālit aty e ndjerë erdh me u rrëfyem ende aj posi shokëtë92.

- sy Te Buzuku: E ata tue beseditune tue ṷ bduom ṇdër vetëhenë, vetë Jezu ṷ afëruo e por ecën bashkë me ta; e sȳtë e tyne ishnë ṃbajtunë ata me mos e njohunë93. Ṇd atë mot tha Jezu dishipujet vet: Bekuom sӯtë qi shohënë ato kafshë qi ju shihni94. Te Matrënga: Shpejto adha ti çë parakale- sn për nē e prīr nēve sītë e tū të elejmosinit e, pas kë- tī të zbuami, dëftona isus 89 CP I, I-IV/46. 90 “Meshari”, f. 377/b. 91 “Meshari”, f. 43/a. 92 Poezi, f. 319. 93 “Meshari”, f. 241/b. 94 “Meshari”, f. 291/b.

Page 182: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VII

183

krishnë95… Te Budi: E ashtu qishdo tjetër ke të mundnjīnë me xanë e me nçelë sӯtë, ndōnē pak ō shumë, posikundrëse i kanë gjithë shekulli e nacionetë e tjera, u për të vërtetë mërekullonem ke dīnë, e ke bahetë ndōnjë vepërë e mirë ndër ta, tashti mund aqë sa banetë96. Nktheu e shuko me sӯ97. Te Bardhi: Ndër të verbëtit edhe ti mbërsheli sytë98. Te Bogdani: E silla mbë këtë jetë nji herë të vetëme tue u dukunë njij shërbëtorit vet t’devoçimi, ju muer drita e sӯvet, ndonëse prej së lumejet Vergjinë përsërī ju kthye99. Esaia 6 thotë se engjijtë me sӯ mbërshelë thonë ato fjalë: Shȇjt, Shȇjt, Shȇjt100.

Emri sy ashtu sikurse tek Buzuku, edhe tek Budi, Bardhi e Bogdani del në të njëjtën formë shumësi. Te Matrënga del me ndryshimin fonetik /y/ -/ī/, përkatësisht sī.

b) Me temë në bashkëtingëllore, si: - mend

Klofshinë me ṃbarē, e me të madhe ṃbarē klofshinë turbuom gjithë anëmiqtë e mī, u kthefshinë përapëtë me mend të tyne, e klofshin me ṃbare fort shpjert101. Te Matrënga: Shejti atë Pappa Piu i pesëti dha katër zet dit ndëljesë gjithë atire- ve çë t’e mbsonjënë, atireve çë e zëënë mentë e mira ktë mbsua- me të krishterë, për gjithë dit çë të bënjënë e ajo gjegjetë pr’ ata çë t’e huanjënë ndihnjënë ndë gjithë atireve çë të huanjë atireve çë bën hrī102. Te Budi: Mā duo të thom se ndo ashtu s’ më duketë se ashtë gjā zyrë pr ata; përse thom se Zotӯnë i mëshëriershimi mā tepërë shukon e vē rē dëshirrë e zemërësë e të kujtuomitë e mendet se fjalëtë e mbrazëta e të pādevociona të gojësë pā ndōnjë frujt, posikundërse banjënë disa, qi, tue thanë uratë e tue folë me Tenëzotnë, goja u ligjëron e mentë diku i kanë gjetaj103. Te Bogdani: 95 E mbsuame e krështerë, f. 24. 96 Poezi, (PR), f. 339. 97 Poezi, f. 69. 98 Sedaj, Fj. f. 62. 99 CP II, IV- IV/161. 100 CP I, I-I/6. 101 “Meshari”, f. 43/a. 102 E mbsuame e krështerë, f. 275. 103 Poezi, f. 301.

Page 183: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMЁSI PA FORMANTE DHE PA NDЁRRIME FONEMASH TE BUZUKU

184

Përse Zotynë, tue dijtunë mendtë e tyne të mira e të dëlira, u dha ende nji die të madhe përmbī të pām, e andërra për ato punë, qi kishinë për t u goditunë104.

- muoj E hini Pali ṇdë sinagogët, për tre muoj me besë tue despotuom e tue i ṇgushulluom ṇ regjëniet së qiellet105. Te Budi: E andej mbas 18 muojsh përsërī mbë Romë tue nkëthyem, gjeta letërë Atit shumë n cë ndērshim Fra Gjoani Kolëshit, upeshkupi cë Arbënit, se Doktrina ajo ndōnëse me pak fajt tem e të shtampatarëvet, asgjā mangu kā me qenë ndōnē gjākafshë për ndimë të atij kërshtenimi106. Te Bogdani: Vërtetetë ende për Zonj’ e Bekueme, ndë të kujët krahënuer ndenj Krishti për nandë muej107.

- *vogjëliz Biri trombetësë, Sion, santifikoni, ṇgjënimnë, bani të ṃbëljedhunë ju popuj, trajtonī ju vëllazënī, ṃbëlidhni pleqtë, bani bashkë vogjëlizitë qi thithnjënë sisënë: të dalë dhandëri ṇ kamëret së vet, e nuseja ṇ shtratit së saj108.

Tek Buzuku, emrat e gjinisë asnjanëse që e formojnë shumësin pa formante dhe pa ndërrime fonemash janë shumë të paktë në numër në krahasim me emrat e dy gjinive të tjera (mashkullore e femërore).

IV. PRODHUESHMËRIA E SHUMËSIT PA FORMANTE DHE PA

NDËRRIME FONEMASH § 5. Duke u nisur nga shembujt e përmendur më lart, shohim se tek emrat e gjinisë

mashkullore, më prodhimtar na paraqitet grupi i emrave që dalin me bashkëtingëlloren fundore -s, ndërsa tek emrat e gjinisë femërore grupi i emrave që dalin me zanoren -i të theksuar. Gjithashtu, emrat e gjinisë asnjanëse që dalin me të njëjtën temë si në njëjës dhe në shumës, si me temë në zanore ashtu edhe me temë në bashkëtingëllore, janë shumë të paktë në veprën e Buzukut.

Kjo mënyrë shumësi nuk është shumë prodhimtare jo vetëm tek Buzuku, por edhe në veprat e autorëve të tjerë, si: Matrënga, Budi, Bardhi e Bogdani. Megjithatë, edhe tek këta autorë nuk mungojnë emrat të cilët dëshmojnë ekzistencën e kësaj mënyre në kategorinë e numrit dhe konkretisht në çështjen e formimit të shumësit.

Nga shembujt e vjelë nga vepra e Buzukut si dhe nga veprat e autorëve të tjerë të vjetër, vihet re se emrat e gjinisë mashkullore që dalin me të njëjtën formë në shumës dhe njëjës, kanë një përdorim më të gjerë se emrat e dy gjinive të tjera (femërore e asnjanëse). Po kështu, shihet se shumica e emrave janë në trajtën e shquar, që do thotë se në këtë mënyrë formimi të shumësit, emrat në trajtën e pashquar shumës kanë një përdorim jo shumë të gjerë.

104 CP I, III-IX/129. 105 “Meshari”, f. 263/b. 106 Poezi, f. 303. 107 CP I, II-III/74. 108 “Meshari”, f. 113/b.

Page 184: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

185

KREU VIII

SHUMËSI ME NDËRRIME FONEMASH TE “MESHARI” I BUZUKUT

§ 1. Krahas shumësit me formante, për formimin e shumësit tek “Meshari” i Buzukut, përdoren edhe mënyra të tjera. Kështu, mjaft e rëndësishme është edhe mënyra e formimit të shumësit me ndërrime fonemash, ku vihen re edhe zhvillimet që ndodhin në përbërje të formave gramatikore. Formanti i hershëm i shumësit -ī, ka shkaktuar në sistemin emëror mjaft metafonizime të zanoreve (khs. dash ~ desh) dhe qiellzorëzime të bashkëtingëlloreve (khs. zog ~ zogj). Në disa raste metafonia shërben si mjet i vetëm për të formuar shumësin e emrave (khs. cjap ~ cjep).

Disa gjuhëtarë, këta formime të shumësit me ndërrime të zanores ose bashkëtingëllores së temës, i quajnë si formime “të parregullta”1, duke u nisur nga fakti që këta emra e formojnë shumësin me një mjet tjetër dhe jo me prapashtesa shumësi. Tek shumësi me ndërrime fonemash kemi përfshirë edhe emrat të cilët e formojnë shumësin me ndërrime fonemash dhe me një prapashtesë tjetër shumësi, duke u nisur edhe nga ajo që emrat që gjenden tek Buzuku dhe e që e formojnë shumësin në këtë mënyrë janë të paktë në numër.

I. METAFONIA TE BUZUKU

§ 2. Metafonia2 është një dukuri fonetike që më vonë është morfologjizuar dhe është

shndërruar në një mjet gramatikor për të ndërtuar temën e shumësit, duke u shfaqur edhe kur nuk ekzistojnë kushtet për veprimin e saj.

Dihet që metafonia vepron si në sistemin emëror, ashtu edhe në sistemin foljor. Duke qenë se metafonia në sistemin emëror është shkaktuar nga mbaresa e hershme e shumësit -ī, duke bërë të mundur kështu ndryshimin e zanores së temës, mund të pohojmë se ajo është përftuar gjatë evolucionit historik të shqipes dhe nuk është një dukuri e trashëguar nga gjuhë të tjera.

Metafonia më e përhapur në strukturën emërore të shqipes është ndërrimi /a/ ~ /e/ dhe më pak e përhapur /o/ ~ /e/. Më së shumti, këta ndërrime i shohim tek emrat e gjinisë mashkullore, pasi vetë formanti -ī, që i shkakton këta ndërrime ka qenë i gjinisë mashkullore. Gjithashtu, i ndeshim edhe tek disa emra burimisht asnjanës në sajë të veprimit të analogjisë, si dhe tek disa emra të gjinisë femërore me temë në bashkëtingëllore, si: vullëndet, qytet etj.

Te Buzuku, rastet kur metafonia /a/ ~ /e/ shërben si mjet i vetëm për të formuar shumësin janë të pakta (khs. natë ~ net). Në të shumtën e rasteve tek shumësi i emrave përveç ndërrimit metafonik /a/ ~ /e/, emrat pësojnë edhe ndryshime të tjera, si në bashkëtingëlloren fundore ashtu edhe në shoqërimin e emrit me një formant tjetër shumësi.

1 Zhv. ept., f. 45. 2 GH. f. 250.

Page 185: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI ME NDËRRIME FONEMASH TE “MESHARI” I BUZUKUT

186

Ndërrimi /a/ ~ /e/ § 3. Te “Meshari” metafonia /a/ ~ /e/ dallohet në këta grupe emrash: 1) Emra mashkullorë që e formojnë shumësin vetëm me ndërrimin /a/ ~ /e/, si: - dash ~ desh

Te Buzuku: Dërgo, Zot, fuqinë tande e të Klishësë shenjte qi anshtë ṃ Jeruzalem, tӯ të të apënë regjëjntë dhunëtije ṇ bagëtiet e ṇ deshshit e ṇ buollicashit ṇdërmjet lopëvet së nḭerëzet3. Te Bogdani: Posi kje Djalli për gojë˜të Apolinit, e pareja çerdhe e Belxebubit, t’sillt kur leu Zoti ynë ju muer goja, e nukë mujti ma me folë, ndonëse e pëvesinë ajo gjind e verbëtë, tue i bām të mëdha kurbane dashash e sjepsh.

Forma e hershme e shumësit të emrit desh mendohet se kanë qenë: *dash-ī, duke pësuar dhe zhvillime të mëtejshme. Sipas Likajt4, kjo formë shumësi ka ndjekur këtë rrugë zhvillimi: Dash ~ desh: *dash-ī > desh (përmes metafonisë a ~ e nën ndikimin e formantit -ī).

Kështu, forma e shumësit dash ~ desh, tek Buzuku e formon shumësin me ndërrimin metafonik /a/ ~ /e/. Te Bogdani, emri dash ndryshe nga Buzuku e formon shumësin pa e ndryshuar zanoren e temës, duke dalë kështu në shumës me të njëjtën formë si në njëjës, përkatësisht nj. dash ~ sh. dash.

- sjap ~ sjep Te Buzuku: Vëllazënë e të dashunë: Krishti tue klenë ṷpeshkup ṇ së mirashit qi kanë me ardhunë, për mā të madh e mā se i mirë tabernakullë, e jo bām ṇ dore, as ṇ gjakut së sjepet as ṇ vjetash, por ṇ gjakut së tī, hini një herë ṃbë vend të shenjtënisë, tue na gjetunë të shpërblenëtë e jetësë glatë5. Te Bogdani: Posi kje Djalli për gojë˜të Apolinit, e pareja çerdhe e Belxebubit, t’sillt kur leu Zoti ynë ju muer goja, e nukë mujti ma me folë, ndonëse e pëvesinë ajo gjind e verbëtë, tue i bām të mëdha kurbane dashash e sjepsh6.

Shohim se te Bogdani forma e shumësit sjep del në të njëjtën formë si tek “Meshari” i Buzukut.

2) Emra mashkullorë që e formojnë shumësin me metafoninë /a/ ~ /e/ dhe palatalizim të bashkëtingëllores /k/ ~ /q/, si:

- plak ~ pleq Te Buzuku: E ṇd ata vjetë klenë zgḭedhunë dy pleq me gjukuom, qi ṇ sish kā folë Zotynë, tue thashunë: Se e keqja duol ṇ Babiloḭnet ṇ pleqshīt gjukatës, qi dukē se gjithë popullia ish governuom ṇ sish7. 3 “Meshari”, f. 82/a. 4 Zhv. ept. f. 45. 5 “Meshari”, f. 187/a. 6 CP II, I-IV/20. 7 “Meshari”, f. 165/a.

Page 186: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VIII

187

Te Budi: Këta, ndōnëse për mkate[t] tonë, tashti pak ke gjindenë ndë gjuhu[t] tanë, asgjāmangu, ven[t] të tyne duhetë me pyetunë përmeqërëtë e qefalītë, e pleqtë e të parëtë e dheut: tue i thanë t’ ciecīllt se me qish zemërë e të kujtuom, ō me qish dëshīr e të dërejtë arrësye e kanë lypunë e marrë atë barrë mbë vetëhe8. Te Bardhi: Mbledhje e pleqve (të mbledhunete e pleqet) – senates9. Te Bogdani: Tash po u kallëzonj unë juve ato të trī dritë të nalta, të sijatë janë përmbī të dhjetë të ndëgiuemet, e prej pleqet sinësh shêjtënish kemi pasunë emënat’ e tyne10.

- ka ~ qe Te Buzuku: Ju muo mos më bani zota ṇ ṛgjandi, as ju mos i bani t artë. Ma ju muo të më bani ḽtēre ṇ dheṷ, e përṃbī të ju të më epëni sakrificiatë e kafshëtë e paqit tij, e dhentë tuoj, e qetë taj, e ṃbë gjithë vend qi të promendetë emënitë tem11. Te Bardhi: Qetë e pendes - triones12. Te Bogdani: Prashtu përsërī tha arapi, lidh qētë me hallate të tyne, e banu gatī se regjī Mesī âshtë lēm13.

Format e shumësit ka ~ qe, plak ~ pleq janë shpjeguar me të drejtë si shumësa të shkaktuar nga formanti i hershëm i shumësit -ī, i cili ka shkaktuar metafoninë e zanoreve dhe qiellzorëzimin e bashkëtingëlloreve. Format e hershme të shumësit të këtyre emrave mendohet14 se kanë qenë *ka-ī, *plak-ī duke ndjekur këtë rrugë zhvillimi:

1. Ka ~ qe: *ka-ī > *ke (përmes metafonisë a ~ e) > qe ( përmes palatalizimit të k-së nga -e-ja).

2. Plak ~ pleq: *plak-ī > plek-i ( përmes metafonisë a ~ e ) > pleq ( përmes palatalizimit të -k-së ) nga -i.

Nga shembujt e përmendur vërejmë se format e shumësit, si: ka ~ qe, plak ~ pleq tek Budi, Bardhi e Bogdani paraqiten me të njëjtën formë shumësi si tek Buzuku.

- lak ~ leq E ṷ gjejtë vai i shtëpivet tynëve, kur të sijellsh përṃbī ta ṷshtërinë, përse ata banë gropënë me më zanë, e ṇdenë leqtë e kambëvet mive15.

- prak ~ preq Bekuom nḭerī qi muo të më gjegjetë, aj pā të pushuom tue ṃbetunë ṃbë dyert të mī për gjithë ditë, aj tue ruojtunë preqtë e shtëpisë sime16. Te Bogdani:

8 Poezi, f. 311. 9 Sedaj, Fj. f. 345. 10 CP I, I-III/17. 11 “Meshari”, f. 157/b. 12 Sedaj, Fj. f. 366. 13 CP II, I-IV/22. 14 Zhv.ept. f. 45 15 “Meshari”, f. 199/a. 16 “Meshari”, f. 341/b.

Page 187: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI ME NDËRRIME FONEMASH TE “MESHARI” I BUZUKUT

188

E kur sakrifikojnë, të mos i thejinë ndonji âshtë, e me gjak˜të tīnaj të ngjyejinë pragjet e dyervet shtëpīsë ku të hanjinë, e atë natë t i hanjinë mishtë tīnaj me bukë pogaçe e loqikë të tharëtë o t’idhuna17. Do Hyji qi të marrënë gjakut së tīnaj e ta venë përmbī të dӯ pragjet e dyervet, ndë dashinë me mbetunë gjāll e të mos kenë plagënë qi kishinë ata të Misirit18.

Emrat mashkullorë që tek Buzuku e formojnë shumësin me metafoninë /a/ ~ /e/ dhe me ndryshim të bashkëtingëllores /k/ ~ /q/ edhe tek autorët e tjerë të letërsisë së vjetër shqipe paraqiten me të njëjtën formë shumësi si tek Buzuku, por ka edhe forma shumësi që dalin në një trajtë ndryshe. Kështu, mund të themi se forma buzukiane e shumësit prak ~ preq, tek Bogdani paraqitet si në shqipen e sotme duke dalë në trajtën pragje, duke e formuar kështu shumësin me ndryshim të bashkëtingëllores /g/ ~ /gj/ dhe me formantin e shumësit -e.

3) Emra mashkullorë që e formojnë shumësin me metafoninë /a/ ~ /e/ dhe me një formant tjetër shumësi.

- me formantin -m: djelm. Të dashunë, na tue lanë gjithë diekeqī, e gjithë të ṇgënjyem, e gjithë zmīr të keq e gjithë lakëmī e gjithë të kujtuom për të keq, e porsi djelm tash të lenë dëshëroni klomështitë me ṷshqyem shpirtinë pā ṇdonjë të ṇgënjyem, përse ju pr ata të ritī, e ju tue klenë të dërejtë, Zotynë anshtë i përmishëriershim19 . Te Budi: Ku janë ata djelm të rī20. Me djelm e gjithë fëmī21. Te Bogdani: Ndë mars për trī dit mōrtja e të parëlemet djelm22. E teta valle engjijësh Cihariqtarë, qi bajënë prej Sinëzot cihariq e kafshë të rea; këta lëftojnë me shtym paret kafshët˜e shêjtësë fē e me nxjerrë nierëzitë prej djelmënish, e këta kallëzojnë profetītë o ndëvënesëtë23.

4) Emra mashkullorë të huazuar nga latinishtja (khs. dreq-ën), që e formojnë shumësin me metafoninë /a/ ~ /e/ dhe me një formant tjetër shumësi:

- me formantin -ën: dreqën. Ṇd atë mot grishi Jezu ṇ vetëhenë të dӯṃbëdhjetët Apostoj, e ṷ dha atyne të mujtunë e autoritat përṃbī gjithë dreqënit, e të shëndoshnjinë sëmundëtë24.

- me formantin -ë: lterë / ltere25. Te Budi: Ndër ta tashti kishëtë e ilterët e tyne mā të shumënë i sheh ke janë gjithë rrëzuom e ta qish janë pā rrëzuom jesënë ashtu shëmptuom e mbë hie të keqe, sā k të dhimtunë nierī me i pām26. 17 CP I, II-II/64. 18 CP I, II-II/65. 19 “Meshari”, f. 249/b. 20 Poezi, f. 87. 21 Poezi, f. 91. 22 CP I, III-I/91. 23 CP I, I-IV/23. 24 “Meshari”, f. 269/b. 25 Huazim nga latinishtja, por që nuk e gjejmë të përdorur tek Buzuku. 26Poezi, f. 338.

Page 188: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VIII

189

Te Bogdani: Kishash, lteresh, së mirash tue na dvuem:/ Ma neve këndyj tutje me mos na u falë;/ Po na thotë me marrë thepiatë e malë27.

Forma e shumësit lterë që del me formantin e shumësit -ë tek Budi dhe forma e shumësit ltere që del me formantin e shumësit -e tek Bogdani, nuk janë të përdorura në veprën e Buzukut dhe Matrëngës.

5) Emra të gjinisë femërore që e formojnë shumësin vetëm me ndërrimin /a/ ~ /e/, si: - natë ~ net

Te Buzuku: E aj u ṇgriti, e angrë e piu, e vote me atë fuqī t asaj gjellë katërdhjetë dit e katërdhjetë net djerie ṃbë malt Oreb të Tinëzot28. Përse si kle Jona ṇdë bark të peshkut trī dit e trī net, ashtu të jesë i Biri i nḭerit ṇdë zemërë të dheut trī dit e trī net29. Te Bogdani, ashtu sikurse edhe Buzuku, emri natë del në trajtën e shumësit net. Përse sikundërse kje Jona për trī dit e trī net ndë bark˜të peshkut, ashtu ka me kjanë biri i nierit ndë zemërë˜të dheut, etc.30...

Mendojmë se të njëjtën rrugë zhvillimi me format e shumësit: dash ~ desh, ka ~ qe, plak ~ pleq, duhet të ketë pasur edhe shumësi i emrit natë ~ net. Forma më e hershme e shumësit duhet të ketë qenë *nat-ī që ka pësuar zhvillimin e mëtejshëm: *nat -ī > net (përmes metafonisë a ~ e shkaktuar nga formanti i hershëm i shumësit -ī). Siç e kemi thënë, ky ndërrim shërben si mjet i vetëm për të shprehur shumësin tek forma natë ~ net.

Ndërsa tek forma e njëjësit natë ka ndodhur i njëjti zhvillim se tek paradigmat der-ë ~ dyer, dorë ~ duer / duar, dit-ë ~ dit. Edhe këtu me të drejtë Topalli31 mendonte se kallëzorja që paraqitet me mbaresën -ë, (nat-om > natë) është shtrirë në rasën emërore duke mënjanuar formën pa mbaresë të kësaj rase.

6) Emra të gjinisë femërore të huazuar nga latinishtja që e formojnë shumësin: - me metafoninë /a/ ~ /e/, si: qerr.

Ṇdej dorënë tande përṃbī detit, e të kthenenë ujënatë përṃbī ata të Egjiptit, e përṃbī qerr të tyne e përṃbī kalorët të tyne32. E ṷ kthyenë ujënatë e ṃbëluonë qertë33 e kalorëtë përqark forcësë Faraonit, qi ṃbas si erdhnë ṇdë dēt, e nukë ṃbet ṇ sish as një frymë34. Te Bogdani: Posi ende për të porositunë apostujet ndër gjithë vepëra˜të mira, të butëtë e Mojzesit, e zellnë e Illiut, të sijtë bukurëb njoftinë apostujitë, ndo ndëpër faqe˜ të brīnueme Mojzesi, e ndëpër qerrt’ Illiu, ndo thompse tue thanë vetë Mojzesi atyne, kyj ânshtë aj për të sīllt unë thashë35.

27 CP I, I-IV/20. 28“Meshari”, f. 127/b. 29 “Meshari”, f. 127/b. 30CP I, II-I/61. 31 Vep. e cit. f. 274. 32 “Meshari”, f. 235/a. 33 Te qerrtë Çabej sheh një formë shumësi me funksion njëjësi (shumës i singularizuar). 34 “Meshari”, f. 235/a. 35 CP II, II-V/73.

Page 189: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI ME NDËRRIME FONEMASH TE “MESHARI” I BUZUKUT

190

- me metafoninë /a/ ~ /e/ dhe palatalizim të bashkëtingëllores /ll/ ~ /j/, si: mërekuj.

Shelbona nē porsi mërekujtë e tū të mëdhenj, e ep emënit tit lavd; klofshinë bdjerë gjithë ata qi sherbëtorëvet tū u dëftonenë për të keq36. Te Bogdani: Prandaj për të bam mirëfilli punëtë qi po ndjejnë, votnë ke vorri: sogjetë ishinë kthyem ndë vetëhe, e pasunë pam këtâ të fōrtë mrekullë, votnë me bam me dijtunë myftijtë gjithsej të goditunë37.

7) Emra burimisht të gjinisë femërore që e formojnë shumësin vetëm me ndërrimin /a/ ~ /e/ dhe me një formant tjetër shumësi -e: - qytet-e

Ṇd atë mot bashkë shumë shumicë ṇ shumë qytetesh ridhnjinë tek Jezu, e tha këtë shembëlltyrë: Duol një qi ṃbīll, me mbjellë farënë e tī; e tue ṃbjellë, disa ṇ faret rā pr udhët ṃbë të shkelët, e zogjtë e qiellsë e angërë38.

- vollunded-e Gjithë Shenjtitë e tū, lusmë, Zot, qi për gjithë vend ata na ṇdimofshinë: ashtu qi për gjithë herë qi neve ata na rafshinë ṇdë mend për meritat të tyne, na ndjefshim ṇdimënë e tyne; e paqnë tand neve na ep ṇdë jetë tanë, e ṇ Klishet sote shenjte hiq gjithë të pāligje; e t ecunatë e të bāmetë e vollundedetë tonë e të gjithë famujet tuve ṷa daj ṇdë e mirë, ṇ së shelbuomit sit, e bāmirëvet tinëve ṷ ep të miratë e jetësë glatë, e gjithë t parëvet tinëve ṷ ep jetënë e amëshuome me të pushuom39.

Te Bogdani gjejmë këta emra të këtij grupi që janë kryesisht huazime nga latinishtja, të cilët kanë pësuar metafoninë /a/ ~ /e/ dhe janë plotësuar për analogji me emra të tjerë edhe me formantin e shumësit -e40:

- gjytet-e / qytete Dheu i dhjetë gjytete41.

- pushtet-e E sikundërse nuk’ âshtë mrekullë se shpīrti ynë âshtë n’trīsh ndë pushtetet, të sijatë janë të pomendunitë, të ndëguemitë e vollëndetja, e se trī kafshë janë ndë diellit, të sillatë janë rrota e diellit, rreza qi lēn prej soje, e të nxetitë, qi rrjedh prej së dysh, ma pak duhet me u mrekulluem se Zotynë âshtë ndë tre vetë nja i vetëmi Hyj42.

- vërtyt-e E shtata valle âshtë e vërtytevet43.

- vollëndet44 Prej qish kemi thanë përsipëri bukurë ende kallëzohetë se ndë Krishtnë janë dy vollëndet, qi janë e hyjënueshimeja, e nierëzisë, tue përvum këta të nierëzisë asaj së Tinëzot, e këtu ende vërtetetë Sal.21: Kam me thirrë përditë, e nukë ke me më ndëgiuem45. 36 “Meshari”, f. 195/b. 37 CP II, IV-I/132. 38 “Meshari”, f. 109/b. 39 “Meshari”, f. 17/a = f. 13/b. 40 Në shqipen e sotme këto emra burimisht të gjinisë femërore: *qytat ~ shm. qytete, voluntatem ~ vullnet -e, potestatem ~ pushtet -e, sanitatem ~ shëndet-e përfshihen në gjininë mashkullore. 41 CP II, II-II 42 CP I, I-II/9. 43 CP I, I-IV/22. 44 Tek Bogdani ky emër në këtë rast na del pa mbaresën e shumësit -e.

Page 190: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VIII

191

8) Emra burimisht asnjanës që e formojnë shumësin vetëm me ndërrimin /a/ ~ /e/: - anë ~ enë

Përse ṇdë tӯ kanë me ardhunë dit qi të të ṇgjëronjënë anëmiqtë e tū me përenjë, e ṇ të të ṇgjëronjënë për gjithë enëshit, të të rafshonjënë, e bijtë e tū qi ṇdë tӯ janë; të mos lanë ṇdë tӯ gūr, përse ti nukë njohe motnë të t vizituomit tit46. E të hinjësh ṇdë shtëpī e të ṃbërshenjësh derënë ṃbas teje e ṃbas së tū bijsh, e të përdāsh ata voj qi kē, ṇdër gjithë ato anë qi të kēsh47. Te Bogdani: Mana ruhetë ndë enë të ārta48. E siisillido popullit së vet të huanjë prej fqinjëshit e mijshit enë t’ ārta e të rgjanta, e të tjerë kafshë të paçmueme…49.

Tek Buzuku ky emër anë ~ enë, siç e kemi përmendur dhe tek shumësi i emrave asnjanës, përveç kësaj forme shumësi me metafonizim të zanores së temës, ka edhe formën tjetër anë, që del në të njëjtën formë si në njëjës dhe në shumës. Edhe tek Bogdani ashtu sikurse tek Buzuku, kemi të përdorur formën e shumësit enë, ndërsa nuk përdoret forma tjetër buzukiane anë pa metafonizim të zanores së temës.

9) Emra asnjanës që e formojnë shumësin me ndërrimin /a/ ~ /e/ dhe me një formant tjetër shumësi: - me formantin -ën: shtret- ën.

E por shumone shumica e nḭerëzet e gravet, ata tue besuom ṃ Tenëzonë; aqë sā vinjinë të sëmunëtë ṇdë pjacat, e i vinjinë ṇdë shtretëna e ṇdë qerza, përse kur të vin Pjetri, tekë hieja e tī ata të ṃbëlon e të vin përṃbī kana, e ata t ishnë shëndoshunë ṇ sëmundeshit së tynesh50.

- me formantin -na: eshtë-na. Te Buzuku: Përsë dittë e mī erdhnë mē porsi timi, e eshtënatë e mī porsi drutë e thatë u thane51. E d gjegjunit tim ti t i apsh gazëmend e ṇgushullim, e kanë me ṷ gëzuom eshtënatë e përvuta52. Te Matrënga: M. - E eshtravet tireve53? Te Budi: Eshtënatë mishit dām54. Eshtënatë keq shëmtuom55. Te Bardhi: Vend i eshtënave - ossuaria56. 45 CP I, II-I/59. 46 “Meshari”, f. 289/a. 47 “Meshari”, f. 155/b. 48 CP I, II-II/68. 49 CP I, III-I/91. 50 “Meshari”, f. 349/b. 51 “Meshari”, f. 45/b. 52 “Meshari”, f. 45/a. 53 E mbsuame e krështerë, f. 186. 54 Poezi, f. 91. 55 Poezi, f. 99. 56 Sedaj, Fj. f. 381.

Page 191: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI ME NDËRRIME FONEMASH TE “MESHARI” I BUZUKUT

192

Te Bogdani: Ndë kohë˜të Perandorit Arkad kjenë gjetunë eshtënat e Abakukit me atë të Mikesë ndë regjëni˜të Palestinësë57.

Ndërrimi /o/ ~ /e/

§ 4. Tek Buzuku një grup emrash ku vepron metafonia /o/ ~ /e/, formojnë edhe

emrat që diftongojnë zanoren e ballit të fjalës në -vo, -va, duke bërë që format e shumësit të tyre që përdoren edhe për njëjësin, të dalin me zanoren -e58. Këta emra që pësojnë një ndryshim të tillë janë: vepër nga lat. opera, i verbën nga lat. orbus59. Kështu, nga Buzuku paraqesim emrat me shembujt përkatës:

- të verbënitë (i verbën ~ lat. orbus) Të verbënitë shohënë, e ata pā kambë ecnjënë, e ata qi klenë fëlliqunë u dëlirmë, të shurdënitë gjegjenë, të vdekunitë ṇgjallenë, të vobegjtë besonjënë Ungjillit60.

- vepëra (vepër nga lat. opera) E Zotynë anshtë i mujtunë me shtuom e me shumuom ṇdë jū; e gjithëkuj gjithë hīr e gjithë të ditunë ṇdë gjithë kafshët ṇde e shumuom e ṇdë gjithë vepëra të mira, porsi anshtë shkruom: i dërejti përdaṷ e dha d vobegjet; e dërejta e tī të jetë për jetë të jetësë61.

Edhe tek Budi gjejmë këta emra që e formojnë shumësin në të njëjtën mënyrë si tek Buzuku: Të cijtë ende ata i lus për pjesë të Tinëzot të mos e venë roe aqë ndjerë nd’anet të mangutë tem ndë këtë vepërë qi mā mirë s’qesh i zoti me e ndërequnë, po të randëtë e dāmit qi u bā ende po banetë, e të vdjerrëtë e gjith aqī shpirte qi u vduorrë ende po vdarenë, veçëse aqi n cë mituni e n cë pādījtuni, e ligjnë e Tinëzot, e të shintësë kishë, e vepëratë e t’ kërshtenëvet, qi mā ndë të shumet pjesë n cish u vduorrë ende po vdārenë 62. T’ verbënet u epnë sӯ63.

Te Bardhi dhe Bogdani kemi gjetur vetëm formën e shumësit të verbënit me ndryshimet fonetike përkatëse të secilit. Ndër të verbëtit edhe ti mbërsheli sytë64. Sibila Libika shkruen mrekullīt e Krishtit, si dha të pamit t’ verbënet, të ndëgiumitë t’ shurdhënet, të folëtë nemecavet, e t’ecunitë t’ shkjepunet, ndë vjershë po ndjek65.

Duhet të themi se në dallim nga Buzuku, Budi dhe Bardhi tek Bogdani gjejmë edhe një emër tjetër në të cilin shfaqet ndërrimi /o/ ~ /e/, përkatësisht tek bretëq nga *brotëk66.

57 CP I, III-XV/146. 58 GH, f. 256. 59 Topalli në veprën (GH, f. 257) sqaron: “Në këto fjalë fërkimorja v- e ka burimin tek një zanore /o-/ nistore (khs. vaj - voj nga lat. oleum,i vorfën / i varfër nga lat. orphanus). Ai shton se bazat e hershme të këtyre fjalëve kanë qenë *vopër, *i vorbënë, që me metafoninë e shumësit kanë dhënë vepër, i verbërë, duke u kthyer zanorja -o- në -e-.” 60 “Meshari”, f. 86/a. 61 “Meshari”, f. 339/a. 62 Poezi, f. 308. 63 Poezi, f. 235. 64 Sedaj, Fj. f. 62. 65 CP I, III-IV/162. 66 Bretëq tek Bogdani përdoret me kuptimin bretkosa.

Page 192: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VIII

193

Bani Faraoni me thirrë Mojzesnë, e i that ë hjekë andyj ata bretëq, se kish për të dhanë të līr popullit me bam sakrifiçie67. Urdhënoj Zotynë Mojzesit, të kthenje ke Faraoni me të lypuna ˜të vet, e ndë mos gjejtë, të përkasë së riu ujënatë, e u mbush Misiri me bretëq68.

Te Bogdani edhe emri përrua me formën e sotme të shumësit përrenj, përkatësisht sipas zhvillimeve gjuhësore: përrua (*përron-) ~ përrenj, përveç ndryshimit të bashkëtingëllores /n/ ~ /nj/ dhe plotësimit me formantin shumësit -ë, nuk pëson ndonjë ndryshim zanoresh në temë dhe del në trajtën *përron ~ përronjë, sipas shembullit: Nji dorë janë si përronjëtë ndë rend të shijënave, kūr lymi hjek mbas vetī lisa, etc.; ma ndë cast ungjetë e mëngon: kështu furia e popullit, tue u përziem njani me tjetërit, ma çpejt sosetë e pendohetë69.

Ndërrimi /u/ ~ /y/

§ 5. Tek Buzuku, ky ndërrim metafonik shfaqet në shumësin e dy emrave, përkatësisht:

- grynjënatë Ṇd ato dit foli Zotynë Moiseut, tue i thashunë: Folë d bijet Israelit, e t u thuosh atyne: Kur ju të kini hīm ṇdë dhēt qi u t ṷ ap, e ju të kini korë grynjënatë, ju të shpiri duojtë e kallëzet, ṇ së parit drithë qi të ṃbëlidhni, priftit, e aj ta ṇgrenë një përpara Tinëzot, përse aj duoj të jetë ṇde e pëlqyem Tinëzot për jū; tjetërënë ditë ṇ së shëtundejet atë të sakrifikonjë70.

- lymëna Shpesh ṇdë viaxat jam klenë ṃbë perikullë të lymënavet, ṃbë perikullë të safinjet, perikullë ṃbë gjenī tue më bduom, ṃbë perikullë ṇ gjentijshit, tue klenë bduom, perikullë ṇdë qytet, ṃbë perikullë ṇdë shkretëtīt, perikullë ṃbë dēt, perikullë ṇdër vëllazënīt të pāfē71. A s janë mā të mira lymëna Amana e Farfari i Damaskut se gjithë ujënatë e Israelit, e as të lahem ṇdë to, e u të shëndoshem72? Te Bardhi: Grykat e lumenjve (grykete e lymenavet) – ostia, orum73. Te Bogdani: As deti me valë epte të madhe gjamë, As lymënatë me breg ishinë zanë74.

Edhe tek Bardhi e Bogdani emri lumë del në shumës me ndërrimin metafonik të zanores /u/ ~ /y/, përkatësisht lymëna, ndërsa forma e shumësit grynjënatë që del tek Buzuku, nuk gjendet tek asnjë nga autorët e tjerë të vjetër të letërsisë shqipe.

Siç shihet, tek Buzuku emrat e të tria gjinive: mashkullore, femërore dhe asnjanëse që kanë pësuar ndërrimin metafonik /a/ ~ /e/, janë më të shumtë në numër se emrat që kanë pësuar dy ndërrimet e tjera /o/ ~ /e/ dhe /u/ ~ /y/. 67 CP I, III-I/89. 68 CP I, III-I, 89. 69 CP I, III-III/107. 70 “Meshari”, f. 271/b. 71 “Meshari”, f. 109/a. 72 “Meshari”, f. 153/b. 73 Sedaj, Fj. f. 327. 74 CP I, I-IV/20.

Page 193: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI ME NDËRRIME FONEMASH TE “MESHARI” I BUZUKUT

194

Lidhur me kohën e përftimit të dukurisë së metafonisë, gjuhëtarët pothuajse kanë mendime të njëjta. Duke u nisur nga fakti që formanti i shumësit mashkullor -ī luan një rol të rëndësishëm në krijimin e kësaj dukurie, mendohet se është përftuar në një kohë kur ky formant nuk kishte rënë nga sistemi i plotë i formanteve të shumësit të shqipes.

Sipas Demirajt75 metafonia është përftuar para procesit të qiellzorëzimit të fundores së temës së disa emrave në shumës.

Topalli76 mendon se kjo dukuri na çon në periudhën e marrëdhënieve intensive me latinishten, gjithsesi para fillimit të kontakteve me gjuhët sllave rreth shekullit VII – VIII të mijëvjeçarit të parë.

Ndërrimi /e/ ~ /i/ § 6. Ky ndërrim morfonologjik i zanores /e/ të formës së njëjësit me zanoren /i/ të

formës së emrit në shumës, është i rëndësishëm për strukturën emërore të shqipes së Buzukut. Ashtu sikurse formanti i hershëm i shumësit -ī, këtu është formanti i shumësit -e me karakter qiellzor, që ka ndikuar në kthimin e zanores /e/ në /i/ si dhe në qiellzorizimin e grykoreve /k/ ~ /q/ dhe /q/ ~ /gj/ kur ndodhen në fund apo në trup të emrit.

Sipas Demirajt77 ndërrimi -e- ~ -i- është përftuar vetëm pas shtimit të formantit të shumësit -e, që me sa duket, historikisht është një ridondancë gramatikore, pra një dukuri jo e hershme. Ai shton se tek brigje < bregje, shtigje < shtegje ndërrimi -e- ~ -i- do të jetë ose pasojë e ndikimit të bashkëtingëllores qiellzore ndjekëse -gj, ose pasojë e një disimilimi prapavajtës.

Sipas Topallit78 ky ndërrim prek emrat që përmbajnë dy herë zanoren /e/, njërën në rrënjë e tjetrën në formantin e shumësit (shteg + e > shtigje). Topalli79 me të drejtë mendonte se ndërrimi /e/ ~ / i/ është më i ri se metafonia e shumësit, pasi ai ka përfshirë edhe huazime nga gjuhët sllave (khs. brigje).

Tek Buzuku kemi gjetur vetëm këta emra që e formojnë shumësin me këtë ndërrim:

- trigje E lypnjënë e duonë kryetë e tryesëvet ṃbë darkë, e të parëtë shqemb ṇdë sinagogët, e të ṇfalë të madh ṇdë trigjet, e duonë me klenë grishunë mjeshtrë80.

- pishq Shtrëngo pishqitë e tū, e mer tojagënë teme ṇ dorë tande, e ecë. E në gjegjsh kana ṃb udhë, askujnaj mos u ṇfal; e në t u ṇfaltë kush, mos ju përgjegj; e të vēsh tojagënë teme përṃbī faqe të djalit81. Te Budi: E ditë e diell e të festëvet mā të madh zēll e shpëresë venë trigjevet e pazarëvet e këtu e aty kuvendet e kodravet ke u shkon dita nd’ asgjā e ndë të mbrazëtë, se me bām p’r emëni[t] të Tinëzot e me votë n kishë e me gjegj meshë e ligjnë e Tinëzot; e mā tepër

75 GH, f.112. 76 GH, f. 258. 77 GH, f. 118. 78GH, f. 259. 79 GH, f. 261. 80 “Meshari”, f. 139/a. 81 “Meshari”, f. 179/b.

Page 194: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VIII

195

lëftonjënë me shtīm e me nxitunë keq ndër shokët e ndër fqinjët e me prishunë godītë e paqëtë e bāme82... Te Bogdani: Sīllniu rreth udhëvet Jeruzalemit, soditëni e vini roe e lypëni ndëpër trigje të sajnaj a mundeni me gjetunë nji nierī qi ban gjyq e qi lypën fenë, e kam me ju bam ndihmë83? Ma gjarpëni i Mojzesit përpini gjarpanjëtë rrenëc e të dukshim t’ atyne shtigje, e prej si u çue u kthye pruteka posi mpari84.

Edhe tek Budi e Bogdani e gjejmë formën e shumësit treg ~ trigje, ndërsa trajta peshk ~ pishq tek këta autorë nuk del në formën buzukiane. Te Bogdani gjejmë edhe formën e shumësit shteg ~ shtigje, të cilën nuk e gjejmë të përdorur në veprën e Buzukut.

Ndërrimi /o / ~ /uo/

§ 7. Sipas Topallit85 format me tog zanor janë krijuar në numrin njëjës që ka qenë pa mbaresa, si rrjedhim zanorja /-o/ ka qenë në kushtet e diftongimit; kurse format me zanore të padiftonguar gjenden në numrin shumës, që ka pasur formante të veçanta, të cilat janë bërë pengesë për diftongimin e zanores /-o/.

Përgjithësisht, shohim se në format e shumësit zanorja /-o/ del e padiftonguar, kurse në format e njëjësit përkatës diftongohet. Kështu, sipas Demirajt kundërvënia ua / ue ~ o te emrat është treguar e qëndrueshme kryesisht në ata raste kur diftongimi i o-së është përftuar në rrokje të mbyllur nga -n-ja.

Te Buzuku dhe tek autorët e tjerë veriorë dallojmë këta grupe emrash të përdorur në shumës:

- Emra ku shfaqet ndërrimi /uo/ ~ /o/, si: vargonj. Trī herë jam klenë ṇvratë me vargonj ṇ hekuri, një herë janë klenë ṇvrām me gurë; trī herë u jam klenë ṇthyem ṃbë dēt86. E natënë qi Herodi kish nesëret me e qitunë jashtë popullisë, Pjetri por ṇflij ṇdër dy soldata, ṇlidhunë ṇ dy vargojnsh; e shtrazëtë ishnë përpara derësë qi por ruonjinë burgnë87. Te Bogdani: Herë të dragonjet, e tjerë hije të këqia për të shtīm tmēr me hallate gjithherë të rea me munduem jetën˜e tyne…88. Tek Bogdani në këtë rast kemi ndërrimin /ue/ ~ /o/, drague ~ dragonj.

- Emra ku ndërrimi /o/ ~ /uo/ shërben si mjeti i vetëm për të shprehur shumësin, si: dor ~ duor.

Te Buzuku: E u ap atyne jetënë e gjellënë e amëshuome, e ato kurajtë të mos bdirenë, e askush ato mos grabitnjë për jetë të jetësë, e askush ato të mos ṇxjerë ṇ duorshit së mīsh89.

82 Poezi, f. 337. 83 CP I, I-VII/52. 84 CP I, III-I/89. 85 Vep. e cit. f. 261 86 “Meshari”, f. 109/a. 87 “Meshari”, f. 331/a. 88 CP II, IV-IV/160. 89 “Meshari”, f. 193/b.

Page 195: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI ME NDËRRIME FONEMASH TE “MESHARI” I BUZUKUT

196

E aj në ṇgrititë duortë e tī ṇ së keqi, e aj në bdoftë gjyqitë e dërejtë nḭerī me nḭerit; e aj në ectë përṇdenë ligje të mī, e aj në ruojtëtë të dërejtatë e mī, tue bām të vërtetënë: aj ashtu i dërejtë, e të gjellinjë e të mos vdesë, tha i mujtuni Zot90. Te Budi: Përse këjo ashtë gjithë herë mkat murtār, e ndë vdiq ai anco kafshe, përpara Tinëzot ai kish me u gjetunë duor përgjegjunë e gjakësi i tij posikūr ta kish mbytunë e nvrām me dorë[t] të vet, ō nda bani me ju ngjatunë lëngimi ende mā tepërë, ai ashtë detour me i pruojtunë pā ndōnjë pagëtyrë ende mā tepërë me i nkthyem damtë e fëdigësë e të vdjerrëtë e punësë qi i mbet91? Te Bardhi: Lan duerte - lavat manus92. Pa duer - absque minibus93. Te Bogdani: Guri i çkoqunë prej mali pa duer94. Urdhënoj Zotynë Mojzesit të çonjë duertë prej qiellshit, e mbëloj Misirrë me niegullë, e silla kje aqa e ndandëtë, e errëtë, sa për sa qëndroj njani nukë pa tjetërinë, as nukë guxojnë me u lëkundunë asi vendi, qi ishinë95.

Sipas Likajt96, forma e shumësit duar97 është shpjeguar si diftongim i -o-së së një forme më të vjetër të njëjësit *dor-. Ai shton se nuk dihet se ç’formant shumësi ka pasur më parë ky emër, por diftongimi duhet të ketë ndodhur, kur -o-ja ka qenë në rrokje të mbyllur pikërisht nga -r-ja: *dor- > duar.

Të njëjtin mendim e gjejmë të shprehur edhe tek Demiraj98, i cili e sqaron edhe më tej duke thënë që forma e shumësit duar (geg. duer), dëshmon se ky emër në shumës e ka humbur qysh herët formantin e dikurshëm të shumësit e kjo ka bërë që zanorja -ō- të ndodhet në rrokje të mbyllur fundore dhe kështu të diftongohet. Gjithashtu, ai thekson se fundorja -ë në formën e njëjësit dorë është shtuar për analogji me emrat e tjerë femërorë.

Kjo formë e parregullt shumësi duar ~ duor / duer, tek “Meshari” na del me togun zanor /uo/ dhe ka një përdorim të dendur në vepër. Tek Budi kemi të njëjtën formë shumësi si tek Buzuku me togun zanor /uo/, ndërsa tek Bardhi e Bogdani kemi formën e shumësit duer me togun zanor /ue/. Tek Matrënga këtë formë shumësi nuk e gjejmë të përdorur fare.

Ndërrimi /e / ~ / ye/

§ 8. Një ndërrim tjetër morfonologjik i ngjashëm me ndërrimin /o/ ~ /ue / uo/ është edhe ndërrimi /e/ ~ / ye/. Kështu format e shumësit të emrave që pësojnë këtë ndërrim, nuk janë të shumta në numër. 90 “Meshari”, f. 129/b. 91 Poezi, f. 314. 92 Sedaj, Fj. f. 339. 93 Sedaj, Fj. f. 356. 94 CP I, II-II/67. 95 CP I, III-I/90. 96 Zhv. ept., f. 45. 97 Sipas Cipos (GSH f, 56): “Emrat dorë, kalë, derë dhe nonjë tjetër e bëjnë shumësin duar, kuaj, derë duke thyer a xbërthyer zanoren e theksuar në dy zanore”. 98 GH, f. 243.

Page 196: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VIII

197

Te Buzuku kemi rastet kur: 1) Ndërrimi /e/ ~ / ye/ shërben si mjet i vetëm për të krijuar temën e shumësit.

Këtë e kemi tek kundërvënia derë ~ dyer. Për formën e shumësit derë ~ dyer Demiraj99, mendonte se -ye- është përftuar nëpërmjet diftongimit -e- ~ -ie ~ -ye dhe se edhe tek kjo formë shumësi formanti i dikurshëm i shumësit duhet të ketë rënë që herët, ndërsa fundorja -ë e numrit njëjës , ashtu si te dor-ë, është shtuar për analogji me emrat e tjerë femërorë.

Likaj100 duket sikur nuk pajtohet me këtë mendim. Ai mendonte se për formën e shumësit dyer janë dhënë shpjegime të dyshimta, për shkak të paqartësisë së formës fillestare të saj. Gjithashtu, ai shton se kalimi i -e-së të njëjësit në -ye- te shumësi (der-ë ~ dyer) nuk gjen shpjegim me rregullat e fonetikës historike të shqipes.

Një shpjegim më të qartë dhe më të pranueshëm në lidhje me këtë formë shumësi, e gjejmë te gjuhëtari K.Topalli. Sipas Topallit101 forma dyer me tog zanor ka qenë forma e emërores së numrit njëjës pa mbaresë, kurse forma derë ka qenë forma e rasës kallëzore, që për hir të mbaresës së kësaj rase mbeti e padiftonguar. Ai shton se pas riorganizimit të sistemit rasor, atëherë kur forma derë u përdor si emërore, forma dyer mori kuptimin gramatikor të numrit shumës. Kështu, në këta dy emra dallimi i hershëm gramatikor emërore ~ kallëzore, pas riorganizimit të rasave, u shndërrua në dallimin njëjës ~ shumës.

Te Buzuku dhe tek autorët e tjerë të letërsisë së vjetër shqipe, forma e shumësit të emrit derë ~ dyer ka një përdorim të gjerë. Kështu kemi shembujt: Te Buzuku: Këto kafshë thotë Zotynë krishtit tim Ciro, të djathënë e tī qi u përzuna qi u të përdā përpara faqesë atī gjindnë, e u të kthenj krahëtë e regjënjet, e u përse të ṇçelinj përpara atī dyertë, e dyertë mos ṃbërshilenë102. Ṇd atë mot një ditë ṇ së shëtundeshit, tue klenë ṃbërshjelë dyertë tuk ishnë ṃbëljedhunë dishipujtë për punë të ṇmnersë Xhudhivet, erdh Jezṷ e ṃbet për vjedmis tyne, e ṷ tha atyne: Paqi me jū103. Te Budi: Gjithë dyertë i mbërthei104. Te Bardhi: Hap dyert (me hapunë dyert) - petefacere portas105. Kryekërcyer (kryekecymit) gji verenë vene hievet e dimenine dyeret - salacones106. Te Bogdani: Me u gjetunë nji pëllas, o shtëpī ngrehunë ndë maltë regj Peshtrikut tinë, aqa i shkretë e i vetëmë, punuem me mjeshtërī të madhe, me dyer të bukura, çardaqe fort të nalta, tjegullat’ e rgjanta e t’arta, kopështinje e kroena: i silli horjat e i marrë menç kish me u

99 Vep. e cit. f. 243 100 Zhv. ept., f. 46. 101 GH, f. 273. 102 “Meshari”, f. 93/b. 103 “Meshari”, f. 251/b. 104 Poezi, f. 211. 105 Sedaj, Fj. f. 329. 106 Sedaj, Fj. f. 336.

Page 197: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI ME NDËRRIME FONEMASH TE “MESHARI” I BUZUKUT

198

gjetunë, qi tue hīm ndë shtëpī nukë âshtë lem mbë këtë jetë vetëhej, po ka diku nji Zot fort të bëgatë e të lum107. E kur sakrifikojnë, të mos i thejinë ndonji âshtë, e me gjak˜të tīnaj të ngjyejinë pragjet e dyervet shtëpīsë ku të hanjinë, e atë natë t i hanjinë mishtë tīnaj me bukë pogaçe e loqikë të tharëtë o t’idhuna108.

Ndryshe nga Buzuku, Budi, Bardhi, në veprën e Matrëngës formën e shumësit dyer nuk e ndeshim përgjatë gjithë veprës.

2) Disa emra, si: arsye, krye dalin në formën e njëjësit me togun zanor /-ye/, ndërsa në paradigmën e shumësit dalin me zanoren /-e/ të padiftonguar, ku është pikërisht prapashtesa e shumësit që nuk ka lejuar diftongimin (khs. arrëse-nje, kren-ë).

Kështu tek Buzuku dallojmë: - krye ~ krenë

Kjo formë shumësi e gjinisë asnjanëse krye ~ krenë ka një shpegim të qartë dhe të pranueshëm nga Topalli. Ky gjuhëtar burimin e kësaj forme e sheh tek një * krōn-, ku në formën e njëjësit ka rënë sonantja hundore nëpërmjet hundorësisë duke i hapur rrugën diftongimit të zanores, që është kthyer më vonë në togzanor. Me të drejtë ai shton se në formën e shumësit sonantja hundore ka qenë e mbrojtur nga mbaresa e gjinisë asnjanëse -ā, që ka evoluar në -ë: si rrjedhim krenë / krerë përfaqëson formën e ruajtur të shumësit asnjanës109.

Tek Buzuku, ky emër burimisht asnjanës e formon shumësin me formantin e shumësit -ë dhe përdoret dendur në vepër. Te Bogdani, ndryshe nga Buzuku ky emër në formën e shumësit del me formantin e shumësit -a. Përmendim shembujt: Te Buzuku: E ata qi shkonjinë por e truonjinë, tue lëkundunë krenëtë e tyne, e tue thashunë: Hinje aj qi rëzon klishënë e Tinëzot, e për trī dit duoj me e bām përsëriṷ; shelbo vetëvetëhenë110. Atëherë vote një ṇ së dӯṃbëdhjetësh, qi i thoshnë Juda Skariot, tek krenëtë e priftënet, e ṷ tha atyne: Qish doni ju me më dhanë, e u t ṷ ap ṇdër duor111? Te Bogdani: E nukë bani pêsë paqarë, tue mujtunë me kjanë ashtu mistiku Korpi i Krishtit nji kafshë e shemptueme me pêsë krēna112.

- arsye ~ arrësenje Topalli113 pohon se sipas kushteve në të cilat janë krijuar, format me zanore të

thjeshtë dhe me tog zanor shfaqen: “Në temat ku zanorja -ō- ndiqej nga sonantja hundore -n rrokjembyllëse, e cila ka rënë në formën e njëjësit për shkak të pozicionit të saj fundor; por është ruajtur në numrin shumës për hir të prapashtesave të kësaj forme; khs. nye ~ nenje, arsye ~ arsenje, krye ~ krenë / krerë. Te Buzuku kemi:

107 CP I, I-I/2. 108 CP I, II-II/64. 109 GH. f. 279. 110 “Meshari”, f. 211/a. 111 “Meshari”, f. 205/a. 112 CP II, IV-I/137. 113 GH, f. 264.

Page 198: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VIII

199

Këqyrë, i lumi Zot, na tӯ të lutemi, ṇ qiellet sote, me gjithë Shenjtënë të tū përṃbī këtë pār të bekuom, qi ashtu porsi dërgove Engjëllinë shenjt Rafaelnë tek Tobia e tek Sara e bia e Raguelit, edhe këtyne, Zot, ti të dënjonesh me dërguom të bekuomitë tat ṃbī këta të rī pār të bekuom, qi përṇdenë tӯ e përṇdenë vollundet tande përherë të kenë me gjellë gjellënë e tyne, e të ṃplakenë plot të mira arësenje, qi kuraj jashtë arëseut sit ata të mos kenë me dalë as me fëjyem114. Te Budi: Pra ashtu na fajëtorëtë gjithë herë jemi me sā arrësenje lidhunë e detuor e mbājtunë gjithë herë me i shërbyem e me e lëvduom e me e përlëvduom e me e dashunë përmbī gjithë kafshët e mā tepërë se vetë vetëhenë115. Te Bardhi: Me shtat arsye (me shtate aresenje) - septisarium116. Te Bogdani: Ndëpër ato arrësenje ende aj mal âshtë emënuem Sion, qi do me thanë kujtimi i kthellë, përse aty S. apostujë kishinë me për të marrë Shpīrtinë Shêjt e të falët˜ e hirit me të sillët mirrinë vesht të Shkruemitë Shêjt, ashtu ende gjithë aj dhē âshtë emënuem Judea, qi do me thanë Rrëfim, përse aty Krishti ishte për të lēm e aty kishte për t u njoftunë, ma tepërë engjijish, se Krishti âshtë i vërteti Hyj kur kënduenë: lavd Tinëzot mbi qiellt së lemit të tīnaj117.

Edhe tek Budi, Bardhi e Bogdani emri arsye del në të njëjtën formë shumësi si tek Buzuku, përkatësisht arrësenje, ndërsa tek Matrënga nuk përdoret fare.

3) Disa emra si dyell, kërcyell në format e njëjësit dalin me /-ye/, ndërsa në shumës dalin me zanoren /-e/ të padiftonguar (khs. dej, kërcej).

Sipas Demirajt118 temat me -ye- janë dytësore ndaj atyre me -e dhe që -ye e ka burimin te diftongimi i një e-je të theksuar.

Topalli119 mendonte se një bashkëtingëllore tjetër që ka krijuar këmbime morfonologjike me anë të qiellzorëzimit, është sonantja lëngëzore /l/, e cila në numrin shumës është jotizuar nga formanti -ī, kurse në njëjës është kthyer në prapaqiellzore, meqenëse ka pasur si mbaresë një zanore të mbyllët. Gjithashtu, ai me të drejtë pohon se sipas kushteve në të cilat janë krijuar, format me zanore të thjeshtë dhe me tog zanor shfaqen: “Në temat me një lëngëzore anësore rrokjembyllëse, e cila në formën e njëjësit është kthyer në prapaqiellzore dhe ka shkaktuar diftongimin e zanores së temës; khs. fyell, gavyell, kërcyell, rrëshyell; kurse në formën e shumësit është zbutur në sonanten -j duke e ruajtur të padiftonguar zanoren e temës, që ka ndjekur evolucionin /ō/ > /e/; khs. fej, gavej, kërcej, rrëshej120.

Tek Buzuku kemi vetëm emrin dyell me formën e shumësit dej, sipas shembujve: Tȳ të lusmë, o i mujtuni Zot, na me klenë njehunë ṇdër dej të tū, qi ṇ korpit sit na jemi konguom e ṇ gjakut sit121.

114 “Meshari”, f. 83/b. 115 Poezi, f. 301. 116 Sedaj, Fj. f. 346. 117 CP I, II-III/76. 118 GH, f. 135. 119 GH, f. 269. 120 GH, f. 264. 121 “Meshari”, f. 169/a.

Page 199: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI ME NDËRRIME FONEMASH TE “MESHARI” I BUZUKUT

200

Përse si na shumë dej kemi ṇdë një korp e gjithë membritë as janë gjithë një, ashtu edhe shumë jemi ṇdë korp ṃ Krishtnë, e gjithë dejtë e shumë një të klenë ṃ Krishtnë Jezu Zotnë tanë122. Te Bogdani: Dejtë e gjaku posi yjt’ e qiellet, me nji dritë të kuqe për mjedist me dritë for˜të kullueme të mishit ma të bardhë se bora, me nji të madhe mjeshtërī ngjitunë e lidhunë, me eshtënat përjashta e përmbrenda ndjerë mbë palcët e nfshefuna, gjithë të ndriçime e të bukura123.

Edhe te Bogdani ashtu sikurse tek Buzuku e gjejmë të përdorur këtë emër me këtë formë shumësi dej.

Ndërrimi /ua/ ~ /a/

§ 9. Ky ndërrim morfonologjik nuk është shumë prodhimtar në formimin e shumësit tek Buzuku. Kështu, e formon shumësin me ndërrimin /ua/ ~ /a /vetëm emri grua ~ gra. Lidhur me zhvillimin e formës së shumësit gra janë shprehur gjuhëtarë të ndryshëm.

Meyeri124 ka shprehur mendimin se gra mund të ketë dalë nga forma grāves. Ky mendim i tij është kundërshtuar me të drejtë me faktin se një -a- e gjatë indoeuropiane në shqipe është reflektuar me -o-.

Ndërsa Demiraj125 mendonte se forma gra vjen nga forma e njëjësit *grān. Ai supozonte se -o-ja e shqipes mund të ketë dalë ose nga një -e- e gjatë ose -a- e gjatë indoeuropiane dhe duke qenë se në shumës ky emër del me -a- (gra), atëherë edhe në njëjës do të ketë dalë nga një -a e gjatë (-ā). Kështu ai pranon kundërvënien: (nj.) *grān- > *gron ~ (sh.)gran-. Demiraj shton më tej se rënia e fundores -n në njëjës do të dilte e rregullt (khs. krua / krue < kron), kurse në shumës rënia e saj duhej të kishte lënë gjurmë duke hundorëzuar zanoren paraprijëse: *grã.

Për formën e shumësit gra, edhe Topalli ka pothuajse të njëjtin mendim me Demirajn. Sipas tij njëjësi ka pasur në temë zanoren -o-, që ka si burim një /ā/, prandaj duket se kundërvënia e dy formave ka qenë: gra ~ grā-n, duke reflektuar zanoret e sotme /a/ ~ /o/ ndryshimin e gjatësisë të së njëjtës zanore, si një rast të apofonisë kuantitative. Kurse bashkëtingëllorja -n, është formuar brenda shqipes si në disa raste të tjera, si p.sh, te duaj “dorëza gruri” nga *do-n...126. Ai shton më tej se kjo -n mund të jetë mbaresa e trashëguar e rasës kallëzore, që tek emrat me temë në bashkëtingëllore ka evoluar në -ë, kurse në temat me zanore ka evoluar në -n (-om > -on)127.

Lidhur me formën e shumësit grā, më të pranueshme janë mendimet e shprehura nga Demiraj dhe Topalli.

Te Buzuku, forma e shumësit gra ka një shtrirje të gjerë në tërësinë e veprës. Kështu, nga Buzuku, Matrënga, Budi e Bogdani paraqesim shembujt: E atë ditë të vetëme hini Noeṷ, Semi, Hami e Jafeti bijtē e tī, gruoja e tī, e gratë e d bijet tī me ata bashkë ṇdë barkët; e ṇ gjithë govedashit siqishdo farë ṷ gjet, e ṇ gjithë zojshit qi

122 “Meshari”, f. 98/a. 123 CP II, IV-IV/161. 124 AS, f. 106. 125 GH, f. 246 126 GH, f. 284 127 GH, f. 284

Page 200: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VIII

201

fluturonjinë, kā dӯ e kā dӯ, e ata qi hinë, ishnë pār dӯ e dӯ, mashkulli e femëna, ṇ gjithë farëshit, porsi pat ordhënuom atī Zotynë; e i ṃbërsheli Zotynë përqark me ujëna të diluvīt e me mot të keq. 128 Klisha e Tinëzot, të shëkruomitë e Shpirtit shenjtë s kle tjetërë ṃbë shembëlltyrë tande pëlqeve tinë Zot Jezu Krishtit, oro për popullit, gojëtareja jonë, e për priftënit, e ṷ lut për shpirtit të gravet të devota129. Zotynë t u ṇ faltë, Mërī hīrplota, e Zotynë me tӯ kloftë; ti je e bekuome ṇdër grāt130. Te Matrënga:

Im. - Falemi e shën Mërī e hiru- ame; Zoti inë me tī e bēku- arë ti ndrë gjithë grāt e bē- kuam pema e shkëfit t’it Isuj131. Te Budi: Burratë ende grātë me gjithë mpkat murtār, qi të banjënë132. Mā grātë ende, mā tepërë me këto të katëra133. Te Bogdani: Të dhimptunit’ ani qi Mrī Madalena e Marta ndjenë nukë mundetë me u kallëzuem; ndevonë ajo shêjte shoqënī, me të tjera grā të dhimptëshime, përcjellunë prej S. Gjonit Evangjelistë, votnë me pām se qish po bâhej për Krishtnë134. Mund thoemi se lumeja Virgj. Aso koheje hini me gjithë ato grā të devoçime ndë kishë, aty me pritunë me pām qish kish për t u goditunë përmbī Birrë vet të dashuninë, tue mos i dukunë mirë me hīm ke Kajfasi, ndër gjithë atë sogorī gjindje së tërbueme135.

Kështu, emrin grua me formën e shumësit gra, e gjejmë të përdorur edhe tek Matrënga, Budi e Bogdani, ndërsa tek Bardhi në tërësinë e veprës së tij nuk e gjejmë të përdorur fare këtë formë shumësi.

Mund të themi se në tërësinë e ndërrimeve që përmendëm, emrat që në shumës pësojnë ndërrimin metafonik /a/ ~ /e/, janë më të përdorshëm si tek Buzuku, ashtu edhe tek autorët e tjerë të letërsisë së vjetër shqipe.

II. NDËRRIMET MORFONOLOGJIKE TË BASHKËTINGËLLOREVE TE BUZUKU

§ 10. Në strukturën gramatikore të shqipes së Buzukut, përveç ndryshimeve

morfonologjike të zanoreve kemi edhe ndryshimet e bashkëtingëlloreve, ku një rol të rëndësishëm luajnë qiellzorëzimet. Me qiellzorëzim duhet të kuptojmë dukurinë e

128 “Meshari”, f. 231/a. 129 “Meshari”, f. 13/b. 130 “Meshari”, f. 37/a. 131 E mbsuame e krështerë, f. 177. 132 Poezi, f. 326. 133 Poezi, f. 326. 134 CP II, III-I/105. 135 CP II, III-I/105.

Page 201: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI ME NDËRRIME FONEMASH TE “MESHARI” I BUZUKUT

202

këmbimit të një bashkëtingëlloreje grykore me një bashkëtingëllore qiellzore. Këto ndryshime në veprën e Buzukut janë shumë të shpeshta.

Edhe në krijimin e kësaj dukurie morfonologjike, rolin kryesor e luan formanti i hershëm i shumësit mashkullor -ī, i cili edhe pse ka rënë, ka lënë gjurmë në sistemin emëror, sidomos në kategorinë gramatikore të numrit me shfaqjet e larmishme të shumësit të emrave. Ky formant ka shkaktuar ndryshimin e zanores së emrave (plak ~ pleq), por edhe të bashkëtingëlloreve grykore, duke i kthyer ato në qiellzore (khs. zog ~ zogj, ka ~ qe; thëngjill ~ thëngjij dhe mulli (< mullin-) ~ mullinj).

Përveç formantit të hershëm -ī, një rol të rëndësishëm në qiellzorëzimin e grykoreve luan edhe formanti i shumësit -e (khs. shteg ~ shtigje). Gjithashtu nuk mungojnë edhe rastet kur qiellzorëzimi i bashkëtingëlloreve të jetë përftuar me rrugë analogjike (khs. lincjoll ~ lincjoj).

Qiellzorëzimi

§ 11. Në sistemin emëror të shqipes së Buzukut gjejmë disa ndërrime konsonantike që bëjnë të mundur edhe shprehjen e formës së shumësit. Te Buzuku, dukuria e qiellzorëzimit136 të bashkëtingëlloreve joqiellzore gjendet në disa grupe emrash. Kjo dukuri mund të ndodhë në fillim, në fund apo në trup të emrit. Kështu, tek “Meshari ” trajta e shumësit shprehet:

1. Me anë të ndërrimit konsonantik /k/ ~ /q/ tek emrat: - mik ~ miq

Te Buzuku: E u juve thom miq, përse gjithë kafshëtë qi u paçë gjegjunë ṇ Atit sim, u juve ṷa dhae me i ditunë137. Te Matrënga: Im. - Ej zot, gjithëve si miq të tinëzot e çë parakalesnjënë për nē ndrë qiellt, ma mëë parë engjëllit tim çë më kā gujdes e mbë shejt çë i kam emërinë e të lipsana të shej- tevet138. Te Budi: E këndӯ tutje, ndōnëse e pakë, e përpara Tinëzot, e përpara shekulli, e rekumendonj e e porësit ndë dorë[t] të zotënīsë sāj, posi miqet dashunë për ndēr kafshënë mā të dashunënë qi të keshë përmbī dhēt, ashtu qi, ndōnëse me pak fëdigë, mbasi ta kini bukurë ndëgjuom mbë gjithë kishët e viset tuoj të shërbenetë, e të jētë ligja mbë vent, si ashtë urdhënuom, po ashtu ende me sā të denja e të dërejta arrësenje me e ndimuom e me i

136 Kjo dukuri është studiuar nga gjuhëtarë të ndryshëm si Demiraj, Çabej, Likaj, Topalli etj. 137 “Meshari”, f. 353/a. 138 E mbsuame e krështerë, f. 186.

Page 202: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VIII

203

pruojtunë fjalëshit e shigjetëshi cë ndōnjij qi të duoj ashtu me ngatërruom e me folë gja kafshë ende kundrë së dërejtësë139. Te Bardhi: Me miqt ha e pij, e treg mos ban140. Te Bogdani: Andyj tue mbetunë Krishti gjithë ngushëlluem, u çu, tha apostujet, çoniu miqt e mī, se nje ma mbërrini koha, âshtë afërë aj qi më ka shitunë141.

- anëmik ~ anëmiq Përse ṇdë tӯ kanë me ardhunë dit qi të të ṇgjëronjënë anëmiqtë e tū me përenjë, e ṇ të të ṇgjëronjënë për gjithë enëshit, e të të rafshonjënë, e bijtë e tū qi ṇdë tӯ janë; të mos lanë ṇdë tӯ gūr, përse ti nukë njohe motnë të t vizituomit tit142. Te Budi: Ti qi anëmiqt i vdier143. Anëmiqtë me më marrë144. Te Bogdani: Ma S. Gjo. Vangjelistë i njofti, e asaj i hoq atë tmer tue i thanë se ata nuk’ ishinë ishinë anëmiq, po të dashunë miq, qi mundëkeshinë me kjanë ata qi vinjë me vorruem të dashuninë Mjeshtër145.

- fik ~ fiq A mundë meretë ṇ drizashit rush, o fiq ṇ therëcashit146? Te Bardhi: Bëj fiq (palos fiq, i bëj palë) - plicare147.

Siç shihet edhe tek Matrënga, Budi, Bardhi e Bogdani emrat mik, anëmik kanë pësuar dukurinë e qiellzorëzimit të bashkëtingëlloreve fundore duke dalë në trajtën miq, anëmiq, ndërsa forma e shumësit fiq përveç Bardhit tek autorët e tjerë nuk e ndeshim gjëkundi.

2. Me anë të ndërrimit konsonantik /k/ ~ /q/ dhe me ndërrimin /a/ ~ /e/ tek emrat: - plak ~ pleq

Ṇ d atë tha Jezu dӯṃbëdhjetëve dishipujet vet: A kini gjegjunë qish thanë anshtë ṇ pleqshit: Ban të duosh fqinjënë tande, e ban të duosh keq anëmiknë tand148? Te Budi: Për të cijt pleqtë tanë149. Mirë tue pām se ata mbasi t’i kietë bām djālli ashtu pjesë për vetëhe, ndë e vonë mā festë e të diell e kreshëmë e vëngjillë s’mbānë, ashtu as gjenī e kumëtrī e ndōnjë arrësenjeshi cë t’ kërshtenëvet; ndër ta printë e pleqtë e të parëtë e priftënitë e fratënitë e shërbëtorëtë

139 Poezi, f. 303. 140 Sedaj, Fj. f. 59. 141 CP II, III-I/99. 142 “Meshari”, f. 289/a. 143 Poezi, f. 69. 144 Poezi, f. 73. 145 CP II, III-IV/124. 146 “Meshari”, f. 285/b. 147 Sedaj, Fj. f. 312. 148 “Meshari”, f. 117/b. 149 Poezi, f. 209.

Page 203: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI ME NDËRRIME FONEMASH TE “MESHARI” I BUZUKUT

204

e Tinëzot mā janë shām e çmuom e përbuzunë e qēll dhūnë se ndëgjuom e shërbyem e ndērunë si do ligja150. Te Bardhi: Pleqt e kuvendit - senatores151. Te Bogdani: Përse dy pleq të patenëzonë, të sijtë aso koheje ishinë gjukatës ndër xhudhijt, të sijtë gjëllijkeshinë ndë Bagdat, vunë sӯtë mbë nji zonjë fort të bukurë, e fort të ndershime152.

- ka ~ qē E tue klenë një ditë bijtë e Jobit e të bijatë me ṇgranë bashkë ṇdë shtëpī të vëllaut tyne t parët lenë, i lajmi erdh tek Jobi e i tha: Qētë por lëvronjinë, e garetë por kullosnjinë ṇdaj ta; e rynë Sabbejtë, e grabitnë gjithë qish kle, e trimatë gjithë i lëshuonë për fillt të shpatësë, e u qyqe vetëmë shpëtova153. Te Bardhi: Qetë e pendes - triones154. Te Bogdani: Shkruen Bereshit Raba dotuer xhudhī, se tue lëvruem nji xhudhī ndë fushë me nji pendë qē, njani sijsh pālli sa ma kurraj mujti, i silli prej njij arapi kje ndiem, e tha xhudhinit, lësho këta qetë tū sa ma çpejt, e mos lëvro mā, përse e mbërrini155.

Format e shumësit pleq, qē edhe në veprat e autorëve të tjerë të letërsisë së vjetër shqipe kanë një shtrirje të gjerë.

3. Me anë të ndërrimit konsonantik /g/ ~ /gj/ tek emrat: - porteg ~ portegj

Ṇd atë mot ish dita e festësë Xhudhivet, e vote Jezu ṇdë Jeruzalemt, përṃbī një ujë që i thoshnë Probatika pishina, e xhudhisht i thonë Betësaida, qi kā pesë portegj156.

- zog ~ zogj E aty fabrifikoi Noe një ḽtēr Tinëzot, e muor ṇ gjithë shtansëshit së dëlira e ṇ gjithë zogjshit së dëlirë, e aty i ṇtheri për sakrificio Tinëzot përṃbī ḽtērt i dogj157. E ata me bām offertë Tinëzot, porsi anshtë ordhëni i ligjsë Tinëzot, një pār turtuj o dy zogj ṇ pëllumbash158. Te Bardhi: Kafez (krefeza o rrasa me zanë zogj e mi) - muscipula159.

Kështu, shohim se format e shumësit portegj dhe zogj, përgjithësisht tek Matrënga, Budi dhe Bogdani nuk gjenden, ndërsa mund të themi se nga Bardhi kemi gjetur vetëm formën e shumësit zogj.

4. Me anë të ndërrimit konsonantik /g/ ~ /gj/ dhe me formantin e shumësit -e tek emri: - burg ~ burgj-e

150 Poezi, f. 338. 151 Sedaj, Fj. f. 363. 152 CP I, III-IX/130. 153 “Meshari”, f. 385/b. 154 Sedaj, Fj. f. 366. 155 CP II, I-IV/22. 156 “Meshari”, f. 131/b. 157 “Meshari”, f. 233/a. 158 “Meshari”, f. 323/a. 159 Sedaj, Fj. f. 331.

Page 204: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VIII

205

Te Buzuku: E të tjerë pësuonë për fēt të shām e të ṇvrām, edhe të ṇlidhunë me të forta burgje160. E urta nukë lëshoṷ të dërejtënë, e shiti e mā nukë e lëshoṷ të dërejtënë, por ṇ së përkatënuomishit atë shpëtoi; me atë ṷ dorgj ṇdë gropët, e ṇdë burgjet e por nukë e lëshoṷ, djerie kur aj të përzij portekënë e regjënisë e të mujtunitë kondra atyne qi atë zinjinë poshtë161. Te Bogdani: Oj Hyji naltë qiellet, sa ngushëllim e të dashunë kje atyne shpīrtëne shêjte, tue pām birr˜ e Tinëzot bashkë me ta nd ato burgje t’ errëta162. Drini e Buena kur dalënë jashtë brigjevet së tyre, e rrjedhënë ndëpër bërraka˜të Hasit e Zadrimësë, ndo Sitnica e si Vardari ndër Shkupt e ndëpër Kosovët, gjithëherë ecinë, e janë ma të turbulla; tue bajtunë me vete ndo plehë e baltë, se kūr ecinë s’amësë vet: kështu femëna e silla ndjek shetītë, tue dhanë shpesh me shkuem mot, shumë herë turbullon të dëliritëvet163.

Formën e shumësit burgje që del tek Buzuku, e gjejmë të përdorur edhe tek Bogdani, ku tek ky i fundit gjendet edhe forma e shumësit të emrit breg ~ brigje që tek Buzuku nuk përdoret fare. Edhe kjo formë shumësi brigje, e formon shumësin njëlloj si trajta burgje, d.m.th. me anë të ndërrimit konsonantik /g/ ~ /gj/ dhe me formantin e shumësit -e.

5. Me anë të ndërrimit konsonantik /g/ ~ /gj/, me ndërrimin /a/ ~ /i/ dhe me formantin e shumësit -e tek emri: - gardh ~ gjirdhe

E i tha sherbëtorit tī: Ecë pr udhat e për gjirdhet, e forco të hinjënë, aqë sā shtëpia eme të jetë ṃbushunë164. Pollumbi em ṇdë plasët të gurit, nde e ṇfshehunat të gjirdhevet, dëftomë të klenëtë tat, banmë u tӯ të të gjegjem zanë tand; përse zani uit anshtë i amblë, e të panëtë tat anshtë të dëshëruom165.

Tek Buzuku, kjo formë shumësi gjirdhe del si një shumës i mbikarakterizuar duke pësuar tre ndërrime në ndryshim nga shqipja e sotme ku kemi këtë formë shumësi me formantin -e, në trajtën gardhe.

6. Me anë të ndërrimit konsonantik /ll/ ~ /j/ tek emrat: - popull ~ popuj

E gjithë popujtë të lëvdonjënë urtënë e tyne, e lavdi i tyne të jetë kallëzuom për gjithë klishë të shenjtet166. E të gjukonjë gjindnë, e të ṇdishkonjë popujtë e shumë; e të kthenjënë shpatëtë e tyne e t i banjënë thikë ṇ plori, e shtijëtë e tyne ṇdë kosa167.

- dishipull ~ dishipuj Ṇd ato dit, tue klenë ṃbëljedhunë dishipujtë e madhe shumicë me ta, njëqind e njëzet, ṷ ṇgriti Pjetri për vjedmis tynëve, e tha: Nḭerëz vëllazënë, kle e madhe nevojë të ṃbaronē të

160 “Meshari”, f. 367/b. 161 “Meshari”, f. 357/b. 162 CP II, III-IV/128. 163 CP II, I-III/12. 164 “Meshari”, f. 279/a. 165 “Meshari”, f. 333/b. 166 “Meshari”, f. 365/a. 167 “Meshari”, f. 88/a.

Page 205: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI ME NDËRRIME FONEMASH TE “MESHARI” I BUZUKUT

206

Shkruomitë qi Shpirti shenjt pat thashunë për gojë të Davidit ṇ Judet, qi kle me ne apostolo, e aj mbaj vendënë këtë, e aj kle kallaus atyne qi zunë Krishtnë168. Te Matrënga:

Im. - Inëzot Isus Krishti e e bë- ri me goljë shejtë të tī e ja dha dishipuljet tī, e ndaj ishtë m’ë mirë e gjithë para- kalesīvet169.

- farizell170 ~ farizej Ṇd atë mot dërguonë farizejtë e krenëtë e priftënet sherbëtorëtë tek Jezu, përse atë ata zinjinë171.

- engjëll ~ engjëj Te Buzuku: Ashtu juve thom se të jetë gazëmend përpara engjëjet Tinëzot përṃbī një të përkatënuom qi peᵑdonetë172. Te Matrënga: E kurora çë i kle vënë mbī gji- thë ëngjëljit e shejtet173. Te Budi: Njaj jeremiu qi Zotȳnë i kish dhanë me njofunë shumë kafshë thotë se një herë, tue qenë ndë një kishë ke një prift po rrīj e rrëfyen gjindnë, e shif ata qi vejnë me u rrëfyem se ishnë gjithë nxīm e shemptuom faqeje e fityre, e dijājtë përndaj ta tue luojtunë, ēngjijtë shtrazëtarë për së lerg idhunë tue i ndjekunë, e ndë e vonë mbasi nkthejnë n cë rrëfyemi ishnë faqeje e fityre gjithë ndritunë e lulëzuom, ēngjijtë përndaj ta gëzuom e ngushulluom, e djājtë për së lerg gjithë īdhunë e çkushëlluom174.

- apostull ~ apostoj Ṇd ato dit, tue klenë Pali zemërkeq me bduom, tue menacuom e tue ṷ dhanë mort Apostojet me gjithë ata qi ṃbë Krishtnë Jezu besonjinë, vote tek i pari i priftënet, me marë letërë ṇ si përṃbī Damaskut ṇdë sinagogat, aj në mundë vgjān kun të kërshtenë nḭerëz o grā, aj të mundë i shpij ṇlidhunë ṃ Jeruzalem175. Te Budi: Me apostuj[t] të ngratë176. Te Bogdani: Due kishet, apostujitë i thane a të denjohej e të soditënte atë mrekullī trajtimi t’asaj kishe aqa së madheje177.

168 “Meshari”, f. 323/a. 169 E mbsuame e krështerë, f. 175. 170 Sipas Çabejt (Shumësi, f.127): “Emërorja njëjës farizéll pranë farizéu-t, është formuar me rrugë retrograde prej shumësit farizéj, në dhanore farizejet, emërore që në gjindore bën rregullisht farizeut…” 171 “Meshari”, f. 189/b. 172 “Meshari”, f. 281/a. 173 E mbsuame e krështerë, f. 228. 174 Poezi, f. 319. 175 “Meshari”, f. 319/b. 176 Poezi, f. 175.

Page 206: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VIII

207

- thëngjill ~ thëngjij Shëgjetëtë e d mujtunit janë fort të ṃprehuna, me thëngjij tue sosunë178. Te Bogdani: Bora âshtë aqa e ftofëtë, sa tue e soditunë nieri, ende mbë majë˜ të Ljubotenit ndë mjedis˜të verësë, i duketë se po ngrīn: kështu goditetë mbë shumë femëna të ndershime; ndonë janë fort të pashime: janë aqa të mbarrshëme e të ndershime sa tue i soditunë, fikinë thëngijtë e ndezunë179.

- mashkull ~ mashkuj E ṇ gjithë shtansësh qi anshtë i dëlirë, të marrsh shtatë e shtatë, mashkuj e femëna; e ṇ shtansëshit qi s janë të dëlira, dy, mashkullinë e femënënë180. Te Bogdani: Forcoj shêjtëninë me shêjtit pagëzim, aqa për mashkujt sa për femënat181.

Tek Buzuku, siç e shohim edhe nga shembujt, emrat që e formojnë shumësin me anë të ndërrimit konsonantik /ll/ ~ /j/ janë më të shumtë në numër se emrat që e formojnë shumësin me anë të ndërrimeve të tjera konsonantike të përmendura. Përgjithësisht, këto forma shumësi dëshmohen edhe tek Matrënga, Budi e Bogdani dhe emrat të cilët janë gjetur në veprat e tyre, janë konkretizuar me shembullin përkatës.

Duhet të theksojmë se tek Buzuku dhe Bogdani emri mashkull e formon shumësin vetëm me anë të ndërrimit konsonantik /ll/ ~ /j/, përkatësisht mashkuj, në dallim nga shqipja e sotme meshkuj, ku përveç këtij ndërrimi /ll/ ~ /j/ kemi edhe ndërrimin metafonik /a/ ~ /e/.

Në ndryshim nga autorët e tjerë Budi e Bogdani, te Bardhi kemi gjetur vetëm formën e shumësit idhuj, që e formon shumësin me anë të ndërrimit konsonantik /ll/ ~ /j/. Tek Buzuku për këtë formë shumësi përdoret vetëm idola. Kështu, tek Bardhi kemi shembullin: Idhujte - idola182.

Përgjithësisht, veprimi i analogjisë gramatikore shfaqet tek një mori emrash që janë huazime nga gjuhë të ndryshme, si: artikuj, fashikuj, lincjoj, konsuj, por edhe fjalët me burim vendas, si: diej, fyej, fëndyej etj. Nga Buzuku përmendim emrat:

- artikuj Ti në besove ṃbë grishëzët o ṃbë qishdo kafshë nḭerī beson jashtë ordhënit Tinëzot, aj kā fëjyem ṃbë dӯmbëdhjetë artikuj të fesë 183.

- lincjoj E muor korpnë e Jezut, e pështuoll ṇdë lincjoj me ato aromata, porsi ish zakoni i Xhudhivet me sepelyem184. Te Budi:

177 CP II, II-VI/89. 178 “Meshari”, f. 17/b. 179 CP II, I-II/7. 180 “Meshari”, f. 231/a. 181 CP II, I-V/25. 182 Sedaj, Fj. f. 330. 183 “Meshari”, f. 69/a. 184 “Meshari”, f. 227/a.

Page 207: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI ME NDËRRIME FONEMASH TE “MESHARI” I BUZUKUT

208

E lanë shkret e gjā mā s’po ndimonjënë, mā s’ keshe tjetër qish bām veçësë hina, mbarë e mprapë sido munda, shkrova mbë gjuhu[t] tanë mā parë do kapituj të Ditësë gjӯqit qi i gjeta shkruom Atit shumë n cë ndērshim e n cë devotshim frat Pālit prej Hasi. 185 Te Bogdani: Bajtinë me vetëhe lencojtë fort të hollë, të bardhë e të dëlirë, e kështu banke me sherbëtorë të vet miq186. Tue shkuem lymnë përmbī 12 gurë, sikur me thanë se Krishti kje i vërteti Gjozue qi shtiu gjindnë ndë shêjtet fē, tue shkuem me pagëzim përmbī ujëna të shejtënueme me 12 gurë të 12 nejet o artikujit shêjtesë fē187.

Edhe këto huazime, ashtu sikurse edhe shumë huazime të tjera që ndeshim në veprën e Buzukut, i janë përshtatur strukturës gramatikore të shqipes. Kështu, edhe këta emra e formojnë shumësin me ndërrimin konsonantik /ll/ ~ /j/. Gjithashtu, themi se edhe tek Budi e Bogdani këto huazime e tjera (artikuj, kapituj) kanë një përdorim të gjerë në veprat e tyre.

7. Me anë të ndërrimit konsonantik /n/ ~ /nj/ tek emrat: - konfin ~ konfinj

E kur aj trajton qielltë, u jeshë aty; kur aj vij konfinjëtë përṃbī të ṇthellëtë e ujit; kur aj fermon erëtë përsipëri, kur aj forcon fondënatë e t ṇthellet ujit; kur aj vij detinë pr ordhënë, përse ujënatë mos shkonjinë konfinëtë e tyne; kur aj ṇxir fondamentatë e dheut188.

- ulli ~ ullinj Ṇd atë mot vote Jezu ṃbë malt të Ṷllinjet189. Te Bardhi: Kushërinj - sobrini190. Te Bogdani: Prashtu thonë shintënitë dotorë, se Antikrishti ka me kjanë vrām prej Mëhillit, me shpīrti˜të gojësë tīnaj, do me thanë për urdhëni˜të Jezu Krishtit; kur ka me nxitunë me hipunë mbë qiellt, mbë shembëlltyrë˜ të Jezu Krishtit, mbë Mal të Ullinjet191.

Shohim se ndërrimi konsonantik /n/ ~ /nj/ nuk është shumë prodhimtar në formimin e shumësit të emrave tek Buzuku, në krahasim me ndërrimin /ll/ ~ /j/, ku numri i emrave që e formojnë shumësin me këtë ndërrim është shumë herë më i madh.

Duke bërë një vështrim të përgjithshëm të kësaj çështjeje shohim se në formimin e trajtës së shumësit të emrave dallojmë disa raste ku ndërrimi konsonantik shërben si mjet i vetëm shumësi. Kështu, përmendim ndërrimet: /k/ ~ /q/, /g/ ~ /gj/, /ll/ ~ /j/, në rastet kur nuk shoqërohen me ndonjë ndryshim tjetër në përbërjen e trajtës, si tek emrat: anëmiq, miq, zogj, popuj, sipas shembujve: -Hinje se u tӯ kaqë vjetë të sherbenj, e kurajtë ṇ ordhenit sit nukë dola, e kurajtë nukë më dhae një edh përse u të gëzoneshë me miq të mī; e kur kӯ uit bīr, qi e përpiṷ gjithë pasënë e tī tue gjellë me grāt tkëqia, erdh, ti i ṇthere atë mëzatnë e majm192.

185 Poezi, f. 298. 186 CP II, III-IV/124. 187 CP I, I-II/61. 188 “Meshari”, f. 341/b. 189 “Meshari”, f. 167/b. 190 Sedaj, Fj. f. 338. 191 CP I, III-IX/134.

Page 208: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VIII

209

- E u juve thom: Doni anëmiqtë taj, e bani mirë atyne qi ṷ deshnë keq, e lutḭ pr ata qi ṷ bdonjënë e ṷ mundonjënë; përse ju t ini bijtë e Atit tij qi anshtë ṃbë qiellt193. - E bekoi e u tha atyne: Frujtoni e shumoni e ṃbushëni dhenë, e të zotënoni pishqet detit e zogjet qiellsë e gjithë shtansë qi të jetë përṃbī dhēt194. -E u të tjeskonj popujtë ṇdë mënī teme, e u ata të dejnj ṇdë mënī teme, e u banj të ṇdehetë ṇdë dhēt fuqia e tyne195.

Një zhvillim të veçantë paraqet edhe forma e shumësit të emrit nj. bir ~ sh. bij, që në veprën e Buzukut ka një përdorim të dendur. Mendohet196 se bashkëtingëllorja qiellzore /j/ e ka burimin tek sonantja dridhëse /r/ që në disa grupe bashkëtingëlloresh është kthyer në /j/, p.sh.: vajzë nga *varzë, shumësi i shquar bijtë nga *bir-të, pjesorja (m)bajtë nga (m)bar-të. Te Buzuku: Ṇd atë mot tha Jezu dishipujet vet: N ashtë kush qi të vinjë tek u, e të mos marë ṇdë mënī përindnë e tī, e t amënë e tī, gruonë, e bijtë, e vëllazënitë, e të motratë, e gjellënë e tī, nukë mundë jetë dishipulli em197. Përse aj të mundë gjegjē gjamënë e atyne qi për kambësh i qisnjinë ṇlidhunë, e përse aj të lëshon bijtë e atyne qi klenë nvrātë, e përse ṇdë Siont të thuhetë emënitë e Tinëzot, e lavdi i tī ṇdë Jerusalemt; e përse aj të ṃbëlidh popullinë gjithë bashkë, e regjëjntë përse të sherbenjënë Tinëzot198. Te Matrënga: Im.- Tī të thërresëmë nē të dbu- amitë bilj të Evësë, tī sherë- tinjëmë tue gjumuarë e tue klārë ndë këtë gropë të lotet199. Te Budi: Të këtijtë mbë këtë arrësye mā parë munë quhenë shërbëtorëtë e nevojshim e bijtë e djāllit mallëkuom se të Tinëzot mbë qiellt200. Vëllazënitë e dashunë e të fēshimitë bijtë e Krishtit, disa herë tue kujtuom të vdjerrëtë aq të madh dam të shintesë fē qi u bā ende po bahetë për gjithë ditë ndë gjuhu[t] tanë mā keq me dhūnë se ndōnjij tjetër dore gjindje përmbī dhēt…201. Te Bardhi: Rris fëmijt (me frujtuem bij e bija) - sobolescere202. Bijtë e bijat - soboles, proles203. Te Bogdani:

192 “Meshari”, f. 149/b. 193 “Meshari”, f. 117/b. 194 “Meshari”, f. 229/a. 195 “Meshari”, f. 215/b. 196 Bazat e fon. f.109. 197 “Meshari”, f. 361/b. 198 “Meshari”, f. 47/a. 199 E mbsuame e krështerë, f. 183. 200 Poezi, f. 337. 201 Poezi, f. 298. 202 Sedaj, Fj. f. 369. 203 Sedaj, Fj. f. 313.

Page 209: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI ME NDËRRIME FONEMASH TE “MESHARI” I BUZUKUT

210

Prej Sinëzot kje fort ngushëlluem Jakobi, ashtu ende tue i dhanë bij mejaft, përse pat Jakobi dymbëdhjetë bij mashkujë, të sijtë ani dhanë emëninë 12 tribu t’ Izraelit204. Bijtë e brêzi Setit, tue qëndruem ndë fēt, posi i patnë mpsuem e ndërequnë i ati e i gjyshi Adami, tue shërbyem feshim Tinëzot t’madhit, kjenë bām të denjë me kjanë thirrë bijt~e Hyjit205.

Edhe në veprat e Matrëngës, Budit, Bardhit dhe Bogdanit forma e shumësit bij ka një përdorim të shpeshtë.

Në rastet e tjera, ku kuptimi i shumësit shprehet përveç ndërrimit konsonantik edhe me një formant tjetër shumësi, disa gjuhëtarë i quajnë shumësa të mbikarakterizuar206. Natyrisht, emrat që e formojnë shumësin në këtë mënyrë janë shumë të paktë në tërësinë e veprës së Buzukut, në krahasim me emrat që e formojnë shumësin me ndërrime të ndryshme bashkëtingëlloresh të temës së fjalës.

III. SHPJEGIMET E GJUHËTARËVE LIDHUR ME DISA FORMA “TË

PARREGULLTA” SHUMËSI QË GJENDEN TEK “MESHARI”

Te Buzuku, disa emra kuptimin e shumësit nuk e shprehin me prapashtesa, por me ndryshime tingujsh, zanoresh apo bashkëtingëlloresh. Gjuhësisht, trajtohen si formime të rregullta pasi ndryshimet që ndodhin në përbërje të emrave gjejnë shpjegim me ligjet e brendshme të zhvillimit gjuhësor të shqipes. Sipas Topallit207, këto forma shumësi meqë nuk kanë krijuar paradigma më vete, mund të quhen forma të parregullta.

Te “Meshari” i Buzukut gjejmë këto forma të parregullta208 shumësi: dorë ~ duar, derë ~ dyer, dash ~ desh, ka ~ qe, plak ~ pleq, natë ~ net , ditë ~ dit, rreth ~ rrathë, thes ~ thasë, thek ~ thakë, njeri ~ njerëz, kalli ~ kállëz, vëlla ~ vëllazën / vëllezër, vesht ~ vreshtë, krye ~ krenë / krerë, grue / grua ~ gra, kāl / kuaj ~ kuál / kúaj etj.

Mendimet e gjuhëtarëve për format e shumësit: duar, dyer, desh, qe, pleq, net, krenë / krerë, gra i kemi dhënë më lart, prandaj do të shohim shpjegimet përkatëse të gjuhëtarëve të ndryshëm në lidhje me këto forma të parregullta shumësi:

Ditë ~ dit

§ 12. Për shpjegimin e zhvillimit të formës së shumësit ditë ~ dit, pajtohemi me

mendimin e Topallit, që e lidh këtë zhvillim me çështjen e riorganizimit të rasave. Sipas këtij gjuhëtari209 forma dit paraqet temën e emrit pa mbaresë, që përgjithësisht është e rasës emërore të numrit njëjës, kurse forma ditë paraqet formën e kallëzores me mbaresën -ë, vijuese e mbaresës së trashëguar -om të kësaj rase (dit-om > ditë).

Ai pohon më tej se me riorganizmin e sistemit rasor, që çoi në barazimin e rasës emërore me kallëzoren, forma ditë e kallëzores u bë temë për të dyja këto rasa duke kaluar emri në gjininë femërore, kurse emërorja dit u bë temë e numrit shumës. 204 CP I, I-VII/52. 205 CP I, I-VII/50. 206 Likaj, E., Zhv. ept., f. 47. 207 GH, f. 272. 208 Demiraj, i quan këto forma edhe forma aberrante shumësi. Cipo në veprën: “Gramatika shqipe. Tiranë, 1949, f. 56. ” i quan shumësa të thyer (pluralus fractum). 209 Vep. e cit. f. 273.

Page 210: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VIII

211

Te Buzuku kemi: Ṇd ato dit u ṃbëlodhnë gjithë popullia ṃ Jeruzalem, porsi në klenëkē një nḭerī, tue klenë gjithë njëj vollundetje, ṇ pjacët qi anshtë përpara Derësë Ujit; e thanë Ezdrësë shkruos, aj të bij librinë e ligjsë Moiseut, qi ordhënoi Zotynë Moiseut210. Më ra ṇdë mend ṇ ditëshit plaka, e ṷ kujtuoshë ṇdë gjithë vepërat të tū; edhe ṇdë punët duoret tuve ṷ kujtoneshë211. Te Matrënga: Shejti atë Pappa Piu i pesëti dha katër zet dit ndëljesë gjithë atire- ve çë t’e mbsonjënë, atireve çë e zëënë mentë e mira ktë mbsua- me të krishterë, për gjithë dit çë të bënjënë e ajo gjegjetë pr’ ata çë t’e huanjënë ndihnjënë ndë gjithë atireve çë të huanjë atireve çë bën hrī212. Te Budi: E ashtu ende thotë se një herë një gruo fort e mirë e e devotshime Zotnjësë bēkuome, ndōnëse shpesh rrëfyhēj e kungonēj, asgjamangu një mpkat qi kish bām qysh të rīt, aqī mbarreje sā askūrrāj s’e kish rrëfyem veçëse vīj për gjithë ditë e bīj mbë gjunjë përpara njaj ilteri e figurësë Zotnjësë bēkuome e aty ndë vetëhe me sā lot e vāj asāj ia rrëfyente e rrekumendohēj213. Dit[t]ë tona na të mjerë214. Te Bardhi: Mbas disa ditësh - prope diem215. Qelb ditë për ditë - procrastinare216. Te Bogdani: Ndë këto dit përbēnë priftënitë nji bullë prej Uret së Shtrêjtë, vendi i Drīshtit217. Shint Tomazi Akuin.2.p.q.59, art. 5 thotë se dy ditë gjyqi kanë me kjanë, njâna âshtë kūr shpīrti dahetë n’korpit, e nierī des; atëherë gjithëkush ka gjyqinë shkruem ndë ballë˜të vet, pā mos mujtunë me u nfshehunë, prashtu ndë cast për duer˜të engjijet o të djemënet ve e gjan vendë, o ndë parrīsit me gëzuem për jetë, o ndë Ferrë për t u munduem pā të sosunë kurraj; pa mos mujtunë me folë, as me u lām, as me u çpërblem me gjâ218.

Siç e shohim edhe nga shembujt emri dit, tek Buzuku e Bogdani del me dy forma shumësi: me formantin -ë, ditë dhe pa formant në formën dit. Te Budi e Bardhi, ky emër e formon shumësin më së shumti me formantin e shumësit -ë, ndërsa te Matrënga ky

210 “Meshari”, f. 299/b. 211 “Meshari”, f. 47/b. 212 E mbsuame e krështerë, f. 275. 213 Poezi, f. 323. 214 Poezi, f. 251. 215 Sedaj, Fj. f. 344. 216 Sedaj, Fj. f. 365. 217 CP I, I-VI/44. 218 CP II, IV-IV/152.

Page 211: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI ME NDËRRIME FONEMASH TE “MESHARI” I BUZUKUT

212

emër del pa formant shumësi. Kështu, ky emër me trajtat përkatëse të shumësit dit- / dit-ë ka një shtrirje dhe përdorim të gjerë në veprën e Buzukut.

Rreth ~ rrathë, thes ~ thasë, thek ~ thakë

§ 13. Lidhur me këta emra të gjithë gjuhëtarët219 pajtohen me faktin se thes, rreth janë shumësa të singularizuar. Sipas Likajt220 thes, rreth janë rrjedhoja të zhvillimeve fonetike të formave të hershme të shumësit: *thas-ī, rrath-ī, ku *thas-, * rrath- etj, ishin forma të njëjësit të emrave përkatës, kurse *-ī- formanti i vjetër i shumësit. Ai shton se nën ndikimin e këtij formanti u shkaktua metafonia në zanoren -a-: thes-, rreth-, dhe vetë formanti, pas një shkalle të ndërmjetme reduktimi ra.

Kështu, sipas tij këto forma në atë kohë të reja, filluan të përdoren si njëjësa, ndërsa format e njëjësit të hershëm * thas-, * rrath- , si forma të shumësit, duke marrë edhe formantin -ë, për analogji me shumësat në -ë (gur-ë, shok-ë). Të njëjtin mendim e gjejmë të shprehur edhe tek Demiraj221.

Ndërsa gjuhëtari Topalli222 zhvillimin e këtyre formave të shumësit e sheh në një mënyrë krejt ndryshe. Sipas tij paradigma e numrit njëjës ka qenë *thas-, *rrath- (emërore) ~ *thasë, *rrathë (kallëzore); kurse në numrin shumës thes, rreth. Ai shpjegon më tej se me ristrukturimin e sistemit emëror, që çoi në barazinë e rasave emërore e kallëzore, humbën format e rasës emërore njëjës, që u zëvendësuan nga format e shumësit thes, rreth, kurse funksionin e temës së shumësit e morën format e kallëzores njëjës thasë, rrathë. Të njëjtin zhvillim me këto forma shumësi duhet të ketë pasur edhe forma thek ~ thakë.

Te Buzuku e Bogdani gjejmë të përdorur formën e shumësit thasë, ndërsa tek Budi gjejmë formën e shumësit rrathë, që nuk përdoret në veprat e këtyre dy autorëve. Te Matrënga këto forma shumësi nuk ndeshen gjëkundi, ndërsa forma e shumësit thasë nuk ka ndonjë përdorim të gjerë në veprën Buzukut. Kështu, kemi: Te Buzuku: Djerḭe për katërdhjetë dit Ninive të vē ṇ fond. E besuonë ata të Ninivesë Tinëzot, e ordhënuonë ṇgjënimnë, e ṷ ṇveshnë ṇdë thasë, ṇ së madhit së tyne djerie ṃbë të vogëlit223. Te Budi: E qentë e zez të mënijshim qi shifi se m’u kanë vjerrë mbë të dӯ duort tue m’i brījtunë e tue m’i shëmptuom s’janë tjetër veçëse ata qi paçë dashunë e ushqyem e përgëzuom mā tepërë e me të madh të dashunë se ligjnë e Tinëzot e të vobegjtë e të vorfënitë e Krishtit, qi kanë lypunë për ndēr të tij e ashtu ende gjith ato unazë e rrathë të rgjantë e t’ ārtë me të cijt i paçë trajtuom e lulëzuom përsā dëshirë të keqa224 . Te Bogdani: Ma mbasi dviq 13 dit ndë deՎembre 1683, m u desh mue ndëpër punë˜të ushtërisë ndënë Beçit, shumë herë me ngrehunë e me çkrehunë librarīnë teme, tue jau porositunë 219 Demiraj, Domi, Ajeti, Bokshi, Topalli. 220 Zhv. ept., f. 46. 221GHist., f. 90. 222 GH, f. 274. 223 “Meshari”, f. 189/a. 224 Poezi, f. 326.

Page 212: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VIII

213

kjorevet, gozhduom arkëvet e lidhunë thasëvet, e tue ikunë malevet, aqa sa gramatika ndë këto të përzieme ntreti si krypa nd’ujët225.

Njeri ~ njérëz, kalli ~ kállëz § 14. Për format e shumësit njeri ~ njérëz, kalli ~ kállëz, të cilat në përbërje kanë

formantin e shumësit -zë, një shpjegim më të qartë e gjejmë tek Topalli226. Sipas tij, tek njerëz pas heqjes së mbaresës së shumësit -zë, mbetet një *njerë, që del i njëjtë me urdhëroret e foljeve bjerë, shpjerë, shtjerë. Ai pohon se raporti i njëjësit *nier me shumësin *njerë është përsëri raporti i rasës emërore pa mbaresë me rasën kallëzore me mbaresën -ë. Kështu, Topalli thekson se pas barazimit të këtyre dy rasave, emërorja nieri u shtri edhe në kallëzore, kurse kallëzorja njerë shërbeu si temë shumësi që plotësohet edhe me prapashtesën -zë, që përdoret për ndërtim të kësaj kategorie gramatikore.

Demiraj227 shpreh mendimin se format e mëparshme të njëjësit të këtyre emrave kanë qenë *njer dhe *kall. Sipas tij në format e shumësit njerëz dhe kallëz është shtuar edhe prapashtesa /-ëz / < /-zë/.

Tek Buzuku, këta emra në të gjitha trajtat lakore e rasore kanë një përhapje të gjerë. Kështu paraqesim shembujt:

- kallëzet Ṇd ato dit foli Zotynë Moiseut, tue I thashunë: Folë d bijet Israelit, e t u thuosh atyne: Kur ju të kini hīm ṇdë dhēt qi u t ṷ ap, e ju të kini korë grynjënatë, ju të shpiri duojtë e kallëzet, ṇ së parit drithë qi të ṃbëlidhni, priftit, e aj ta ṇgrenë një përpara Tinëzot, përse aj duoj të jetë ṇde e pëlqyem Tinëzot për jū; tjetërënë ditë ṇ së shëtundejet atë të sakrifikonjë228.

- nḭerëz E zgodh ṇdë të përpara pjacësë qi ish përpara Derësë Ujit, ṇ së dalët së dritësë djerie mjesëditë, përpara nḭerëzet e përpara gravet e të gjithë atyne qi ṇdiglonjinë229. Bekuom ju t ini, kur nḭerëzitë t u mallëkonjënë e t u bdonjënë, e të thoenë keq kondra juve pr emënit tem, tue ṷ dalë kondra230. Te Matrënga: Të ofiqiesh njerëzitë e tira- nism e të helmuam231. Te Budi: Mbasi kishnë dalë vesperi, jo veçëse s’desh me folë me muo, ō ndë faqet me më shukuom, si a zakoni i nierëzet, po ashtu ende më nkthei shpinënë faqe gjithë kuvendit fretënet mb’arrësye të ndōnjij qi t’ish skomunikuom prej papet232. Te Bardhi: Njerëzit e mirë - probi hominess233. 225 CP. Të primitë, f. XVI. 226 Po aty, f. 276. 227 Vep. e cit, po aty. 228 “Meshari”, f. 271/b. 229 “Meshari”, f. 299/b. 230 “Meshari”, f. 369/a. 231 E mbsuame e krështerë, f. 224. 232 Poezi, f. 305.

Page 213: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI ME NDËRRIME FONEMASH TE “MESHARI” I BUZUKUT

214

Te Bogdani: Nierëzitë e gëzojnë, posi thotë Salmista: Qiellja e qiellsë Tinëzot, e dhenë dha bijet nierëzet, Psal.113234.

Siç e shohim, këto forma shumësi, si: njerëz dhe kallëz kanë një përdorim të dendur edhe te Matrënga, Budi, Bardhi e Bogdani. Tek Buzuku, nga këto dy forma shumësi një përdorim më të madh në të gjithë veprën ka forma e shumësit nḭerëz. Me përjashtim të Matrëngës, tek të gjithë autorët e tjerë të vjetër del në përbërje me gjysmëzanoren -ḭ- : nḭ dhe jo me -j-: nj, si në shqipen e sotme.

Nga ndonjë gjuhëtar edhe forma e shumësit vëlla ~ vëllazën / vëllezër merret si formë e parregullt për arsyen e vetme, që nuk ka ndonjë tjetër që të ketë ndjekur rrugën e përshkuar prej tij.

Vesht ~ vëreshta / vreshta

§ 15. Forma e shumësit vesht ~ vëreshta / vreshta mendohet se është formë mbeturinore e asaj kohe kur theksi ishte ende i pangulitur dhe në shumës lëvizte një rrokje më përpara drejt fundit të fjalës. Kështu, kjo formë shumësi vresht-a < vëreshta mendohet se ka dalë nga një formë më e hershme *venést, kurse forma e njëjësit vesht / vësht ka dalë nga një formë më e hershme njëjësi *vénest235. Te forma e shumësit vresht-a, vihet re edhe formanti i shumësit -a, që duhet të jetë një shtesë e mëvonshme, për analogji me emrat e tjerë të gjinisë femërore.

Tek Buzuku, ky emër del në formën e shumësit vëneshtë me formantin e shumësit -ë, që ashtu sikurse mbaresa -a është shtrirë këtu me rrugë analogjike. Tek Bogdani del me formën vêshtënatë, duke e formuar kështu shumësin me formantin -ëna. Si tek Buzuku ashtu edhe tek Bogdani, këto forma shumësi kanë një përdorim tepër të kufizuar. Te Buzuku: E u të kthenj të zanëtë e popullit tim Israelit; e të fabrikonjënë qytetetë e rëzuome e të jesënë; e të ṃbjellënë vëneshtë e të marënë venë ṇ sosh, e të banjënë kopështëna e të hanë frujtinë e tyne236. Te Bogdani: Nji zotë shtëpije mbëlodh shumë duer punëtorësh me punuem vêshtënatë, së sijshit disa hinë ma heret me punuem, disa ma vonë237.

Kāl ~ kuál

§ 16. Te Buzuku dhe autorët e tjerë të vjetër forma e sotme e shumësit kalë ~ kuaj, del gjithmonë kuál238. Edhe për zhvillimin e kësaj forme të vjetër shumësi gjuhëtarët kanë patur vështirësi. Në lidhje me zhvillimin dhe burimin e këtyre formave ne mbështesim

233 Sedaj, Fj. f. 354. 234 CP I, I-V/34. 235 GH, f. 244. 236 “Meshari”, f. 299/a. 237 CP II, II-IV/83. 238 Kjo formë shumësi ka tërhequr vëmendjen e gjuhëtarëve të huaj dhe shqiptarë. Ndër gjuhëtarët shqiptarë që i kanë kushtuar një artikull më vete kësaj forme janë: Sh. Demiraj “Rreth shumësit të emrit kalë. SF 3, 1973” dhe K. Topalli “Rreth trajtës së shumësit kuaj. SF 1-4, 1997”.

Page 214: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VIII

215

mendimin e Topallit, i cili njëjësin kāl e sheh si zhvillim të latinishtes caballus, ndërsa formën e shumësit kual si zhvillim të trajtës së shumësit të italishtes cavallo, duke përfaqësuar kundërvënia njëjës (kalë) ~ shumës (kuaj) një huazim të dyfishtë që ka hyrë në kohë të ndryshme.

Sipas tij, meqenëse shumësi kual ka të njëjtin diftong si emri luadh, duhet menduar se edhe kjo formë ka pasur një fërkimore buzore-dhëmbore të zëshme ndërmjet dy zanoreve dhe emri ka kaluar nëpër shkallët: *këval > *kval > kual239. Ai pohon më tej se kjo të çon te burimi i it. cavallo, ku shndërrimi i mbylltores së zëshme në fërkimore i përket asaj gjuhe romane (khs. lat. liburnum > livorno).

Te Buzuku, Budi dhe Bogdani në numrin shumës ky emër del në formën kual, sipas shembujve: Te Buzuku: Assuri të mos na shelbonjë neve, e na të mos ṇgalkojmë përṃbī kṷalt, e mā mos të thoemi përmal ṃbë vepërat të duoret tonëve: Zota tanë, përse ṇdë tӯ të jetë mishërierja e d vorfënit240. Qi do me thashunë se ti të mos dëshërojsh gjanë e uoj: mos pasënë, mos bashtinënë, mos kṷaltë, mos lopëtë, mos arënë, mos kopështitë, mos ṇdonjë të mirë qish shoqi kā e tӯ të ṇdotë keq se kā, e ti s ke241. Te Budi: Kual të bukur as të çpejtë242. Kualtë e armëtë të tū243. Te Bogdani: Prej Dani âshtë ndiem rrapëtima e kualet: ka me u rritunë tinëzë ndë gjytet˜të Kosraa o Betsaidësë, prandaj tha Krishti, Mjerë ti Kosraim, mjera ti Betsaida244. Kishte Salamoni katërdhjetë mijë kual koçīsh, e dymbëdhjetë mijë për shalë; kapërcej gjithë regjënīt˜e t’ Dalit ndë urtīt245.

Ndyshe nga Buzuku, Budi e Bogdani ku kemi një përdorim të shpeshtë të kësaj forme shumësi, në veprat e Matrëngës dhe Bardhit forma e shumësit kual nuk përdoret fare.

Vend ~ vise § 17. Këto trajta paraqesin zhvillime mjaft interesante në strukturën e formave

gramatikore të gjuhës shqipe. Kështu, për të hedhur dritë mbi ndryshimet e kësaj forme gramatikore jemi mbështetur tek Eqrem Çabej, që i ka kushtuar një rëndësi të veçantë edhe këtij zhvillimi gramatikor në format e shumësit. Kështu, sipas tij vend e cila tek autorët e moçëm të veriut del shpeshherë dhe si vent, mund të mendohet se ka dalë mga

239 Këtë mendim e ka përkrahur edhe E. Likaj tek vepra: “Zhvillimi i eptimit në gjuhën shqipe (MH), Tiranë, 2006, f. 46”. 240 “Meshari”, f. 301/b. 241“Meshari”, f. 63/b. 242 Poezi, f. 81. 243 Poezi, f. 83. 244 CP II, IV-IV/155. 245 CP I, III-IV/112.

Page 215: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI ME NDËRRIME FONEMASH TE “MESHARI” I BUZUKUT

216

një *vento- ; vise246 do të jetë një zgjerim i kësaj me -i, mund të jetë vazhdimi i një * venti247.

Duke u nisur edhe nga fakti që tek autorët gegë të vjetrit nuk del gjëkund ndonjë vende si shumës i vendit, ku në vend të saj ata kanë gjithmonë vise, Çabej thekson se vise si shumësi i vend-it është një dukuri e mbarë shqipes. Përsa i përket burimit vetë të vendit, Meyeri këtë emër e bashkon me vë, geg. vȇ, po nuk e shpjegon më tej këtë grup.

Sipas Joklit248 ka mundësi që te vend të përmbahet sufiksi -nt, ose edhe që -t ose -d-ja të jetë sekundare. Ai pohon më tej se për vise do të nisemi nga shumësi vȇse dhe për këtë, sikundër u tha do të caktojmë si bazë një *venti *uentį- si një bazë më të moçme ued-nt-į.

Megjithëse hipotezat janë të shumta Çabej paraqitet disi dyshues në shpjegimin e dhënë për këto forma ku ai pohon se: “Është e qartë që për kushte fonetike kaq të lashta me njërën e për forma kaq vonë të dokumentuara me tjetrën anë baza të sigurta nuk mund të caktohen”249.

Gjithashtu, ai shprehet se: “Sido që të jetë një gjë është e sigurtë në këtë mes, që kuptimet që kanë fjalët vend e vise në shqipen, vërtetojnë më së miri afërinë etimologjike që kanë me foljen vë.” Kështu, tek Buzuku gjejmë vetëm trajtën e shumësit vise, në ndryshim nga shqipja e sotme që përdor formën vende. Edhe tek Budi e Bogdani përdoret dendur kjo formë shumësi vise, ndërsa tek Matrënga e Bardhi nuk përdoret fare. Kështu, kemi shembujt: Te Buzuku: U tӯ lus, atë u të dërgonj ṇdë shtëpī të tim et; përse u kam pesë vëllazënë, aj me ṷ dëshmuom të vërtetënë atyne, përse edhe ata mos vinjënë ṇdë këto vīset të munduome250. E të dërgonjë engjëjtë e tī me të madh zāṇ trombetësh; e të ṃbëljedhënë të zgḭedhunitë ṇ së katërë erëshit e ṇ së naltashit visē së qiellet djerie ṃbe e ṃbajtunit të tyne251. Te Budi: E kūr të doe ashtu e nda gjākafshë me u lëvduom, kūr të thom të vërtetënë, posi mb’ atë herë i Shën Pali i bēkuom korintianëvet, thom se s’dī a kā me qenë gjā p’r ata i pādījtunë, mirë tue pām zotënīa juoj se jashtë këncosh ende sā të tjera letëra me dorë të shkruome gjindenë mbë sā vise252… Te Bogdani: Andej Davidi vote ndë dhē˜ të tribu së Gjudesë ndë vise të shkreta, e mbë këto vise mirëfilli erdhnë të vëllazënitë, me gjithë fëmijtë t’atit vet, me shumë vetë të tjerë253…

Shohim se në veprën e Buzukut dhe të autorëve të tjerë të letërsisë së vjetër shqipe, ka një mori formash të parregullta shumësi. Përveç formave të përmendura, përdoren edhe disa forma të tjera të parregullta, që në shqipen e sotme luajnë një rol të rëndësishëm për 246 Në të folmen e Dibrës së Vogël dhe më tepër në të folmen e gegërishtes qëndrore, edhe sot e kësaj dite për të treguar shumë vende përdoret gjithmonë forma vëjse (sipas shqiptimit dialektor). Forma vende si shumës i vendit ka një përdorim tepër të kufizuar dhe është shumë i mëvonshëm pasi përdoret nga brezat e rinj, ndërsa të moshuarit përdorin vetëm vëjse si shumës të vendit. 247 Shumësi, f. 153. 248 Sipas citimit të Çabejt, Shumësi. f. 157. 249 Vep. e cit. f. 157. 250 “Meshari”, f. 143/a. 251 “Meshari”, f. 315/a. 252 Poezi, f. 303. 253 CP I, III-II/100.

Page 216: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU VIII

217

të treguar evolucionin dhe ndryshimet e trajtave të shumta gjuhësore. Kjo gjë tregon edhe larmishmërinë e formave të ndryshme gramatikore dhe shumëllojshmërinë e mënyrave që përdoren për ndërtimin e formave të shumësit te Buzuku.

IV. PRODHUESHMËRIA E NDËRRIMEVE

§ 18. Në përfundim të kësaj çështjeje, mund të themi se shumësi me ndërrime fonemash (zanoresh apo bashkëtingëlloresh) është i shpeshtë në formimin e shumësit të emrave tek Buzuku. Ajo që vihet re është se ndërrimet metafonike përdoren për formimin e shumësit të emrave të të tria gjinive, ndërsa ndërrimet e bashkëtingëlloreve përdoren vetëm për formimin e shumësit të emrave mashkullorë që shënojnë frymorë apo jofrymorë.

Nga ndërrimet metafonike të emrave më prodhimtar është ndërrimi /a/ ~ /e/, ndërsa nga ndërrimet konsonantike të emrave, ashtu siç e përmendëm edhe më lart, më prodhimtar në formimin e shumësit të emrave, paraqitet ndërrimi /ll/ ~ /j/. Gjithashtu, duhet të theksojmë se numri i emrave që e formojnë shumësin me ndërrime zanoresh është shumë herë më i madh se ai me ndërrime bashkëtingëlloresh të temës.

Natyrisht, në krahasim me formimin e shumësit të emrave me formante, kjo mënyrë shumësi është më pak prodhimtare, por është me shumë prodhimtare se mënyra e formimit të shumësit të emrave pa formante dhe pa ndërrime fonemash. Kështu, mund të themi se shqipja e Buzukut na shfaqet mjaft e arrirë dhe e konsoliduar, përsa i përket çështjes së shumësit të emrave.

Page 217: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

218

KREU IX

SHUMËSI I SINGULARIZUAR TE BUZUKU

§ 1. Vetë togfjalëshi “shumës i singularizur” na bën të kuptojmë se kemi të bëjmë me forma të numrit shumës, që për arsye të ndryshme, që mund të jenë gramatikore apo leksikore, janë përdorur si forma të numrit njëjës (khs. rreth formë e hershme e shumësit përdoret sot për njëjësin, ndërsa forma e hershme e njëjësit rrath-ë përdoret për shumësin).

Kështu, në të shumtën e rasteve pas singularizimit të temës së shumësit është krijuar një temë tjetër shumësi, duke u plotësuar edhe me formante të reja sipas paradigmave të emrave (khs. rreth ~ rrath-ë, me formantin -ë për analogji me shumësat në -ë, gur-ë). Gjithashtu, nuk mungojnë edhe rastet ku midis temës së njëjësit dhe asaj të shumësit është krijuar dukuria e homonimisë (khs. nj. dele ~ sh. dele, nj. nuse ~ sh. nuse).

Meqë shumësa të singularizuar gjejmë që tek Buzuku, do të thotë se ky proces i përdorimit të një forme të shumësit si njëjës, është i hershëm dhe i takon kohës para shqipes së Buzukut.

Këto zhvillime të reja të sistemit emëror që prekin strukturën gramatikore të paradigmës së shumësit, kanë tërhequr vëmendjen e gjuhëtarëve të shquar, si: Kostaq Cipo, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Eqrem Çabej, Kolec Topalli, Besim Bokshi dhe Fatmir Agalliu, të cilët në veprat dhe artikujt e tyre e kanë trajtuar këtë dukuri gjuhësore në mënyrë të gjerë.

Kështu, Çabej i ka kushtuar këtij problemi edhe një monografi më vete1. Edhe Bokshi në veprën e vet2 i kushton rëndësi të madhe çështjes së singularizmit të shumësit. Demiraj3 e ka trajtuar këtë çështje në një artikull të veçantë, ndërsa Topalli e ka trajtuar gjerësisht këtë dukuri në veprën e tij “Gramatikë historike e gjuhës shqipe”.

I. TIPARET E SHUMËSAVE TË SINGULARIZUAR

§ 2. Lidhur me tiparet e këtyre shumësave të singularizuar është shprehur më së shumti Çabej, prandaj parapëlqejmë të paraqesim mendimin e tij. Sipas Çabejt4 shenjat e shumësit që çfaqen si tipare karakteristike në shumëset e singularizuara janë:

a. fundorët e sufikset: -e, -ën, -ër, -(ë)zit - (ë)zat b. guturalet e nazalet e palatalizuara e likuidet e zbutura në fund fjale c. metafonia e zanoreve tematike d. shpërngulja e theksit një rrokje përpara dhe pajisja me -i fundore kryesisht

sufiksale. Janë pikërisht këta tipare kryesore, që në një mënyrë ose në një tjetër janë trajtuar dhe

përmendur edhe nga gjuhëtarë të tjerë. Natyrisht, të përdorura në shkallë të ndryshme shumësat e singularizuar të krijuar me karakteristikat e përmendura, siç do ta shohim

1 Shumësi i singularizuar në gjuhën shqipe. Tiranë, 1967. 2 Rruga e formimit të fleksionit të sotëm nominal të shqipes. Prishtinë, 1980. 3 Singularizimi i shumësit të emrave në gjuhën shqipe. SF 4, 1985. 4 Shumësi, f. 144, 176.

Page 218: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I SINGULARIZUAR TE BUZUKU

219

edhe më poshtë, kanë një përdorim jo të njëjtë në veprën e Buzukut dhe të autorëve të tjerë të vjetër.

II. MENDIMET E GJUHËTARËVE NË LIDHJE ME

SINGULARIZIMIN E SHUMËSIT

§ 3. Për singularizimin e shumësit gjuhëtarët kanë shprehur mendime të ndryshme, ku disa prej tyre lënë vend edhe për diskutime dhe interpretime të mëtejshme. Kështu, në lidhje me singularizimin e shumësit, Çabej5 shprehet se: “Kjo dukuri gramatikore është shumë më e shpeshtë në shqipen nga sa është menduar gjer tani. Procesi që ka vepruar në këtë mes në shumicën e rasave ka qenë i dyfishtë: Së pari, është përdorur një emër në shumës; pastaj nga trajta e shumësit është formuar një njëjës i ri, pra është singularizuar shumësi”.

Ndërsa për pohimin tjetër të Çabejt6: “Në pikëpamje gramatikore parimi që vepron në këtë proces është analogjia: prirja për të bërë baras tek emri njëjësin e shumësin”, pajtohemi me mendimin e Demirajt që e kundërshton këtë pohim me argumentin se: “Në shumicën e rasteve ka vepruar prirja e përkundërt, që në disa raste ka vepruar edhe pas singularizimit të shumësit, duke bërë që të krijohen tema të reja shumësi, si p.sh. gjel-a, qytet-e etj.”7.

Po kështu, sipas Çabejt “Singularizimi shpeshherë është favorizuar nga kjo, që mbaresa -e e shumësit në shqipe është pjekur fonetikisht me fundorin -e të femërorëve dhe që mashkullorët që marrin një -e në shumës janë bërë femërorë”8.

Në lidhje me kohën se kur janë krijuar shumësat e singularizuar, Çabej9 është i mendimit se këta shumësa i përkasin periodës postetnike të shqipes ose më saktë periodës historike të saj.

Sipas Demirajt10, singularizimi i shumësit, d.m.th. përdorimi i një forme të shumësit si njëjës, është një dukuri mjaft e përhapur në sistemin emëror të shqipes. Kjo dukuri që është përftuar gjatë evolucionit historik të shqipes bie ndesh prirjes së përgjithshme për ta dalluar sa më shkoqur temën e shumësit nga ajo e njëjësit.

Lidhur me shkaqet e singularizimit të temës së shumësit ai shprehet se: “Në mjaft raste singularizimi i temës së shumësit është shkaktuar nga veprimi rrafshues i analogjisë. Kështu, p.sh., emrat e hershëm asnjanës të tipit gjalpë, grurë, ujë, djathë, pjesërisht janë forma shumësi të singularizuara dhe pjesërisht fundoren të të temës e kanë marrë për analogji me emrat e tjerë asnjanës”11.

Për sa i përket asaj se cilat shumësa të singularizuar janë më të vjetër ai pohon se: “Relativisht më të vjetër janë ata shumësa të singularizuar që dalin me fundoren -e, si rrodhe, shkurre, domate, bamje etj.”12. Duhet të themi se në këtë pohim të tij nuk

5 Shumësi, f. 18 6 Po aty, f. 145. 7 GH, f. 216. 8 Shumësi, f. 145. 9 Po aty, f. 146. 10 GH, f. 215. 11 GH, f. 216. 12 Po aty, f. 216.

Page 219: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU IX

220

tregohen arsyet apo argumentet se pse pikërisht shumësat me -e janë më të vjetra dhe jo një tip tjetër shumësi i singularizuar.

Demiraj13, gjithashtu, pohon se: “Duke qenë se singularizimi i shumësit parakupton mënjanimin e shkallëshkallshëm të temës burimore të njëjësit, ky proces i dyanshëm për secilin rast duhet parë në lidhje të ngushtë me përdorimin më të dendur të shumësit të një emri në varësi të përmbajtjes së tij kuptimore”.

K.Topalli14 shpreh mendimin se shkaqet e singularizimit të shumësit mund të jenë leksikore dhe gramatikore. Me shkaqe leksikore sipas tij “kuptohet përdorimi më i shpeshtë i shumësit në disa fjalë ku shumësi ka më tepër rëndësi praktike se njëjësi: siç ndodh p.sh. sot me emrat shkurre, shtërpinj etj., që përdoren si shumësa kolektivë”. Ndërsa për të kuptuar më mirë rolin e analogjisë gramatikore në singularizimin e shumësit, një ndër shembujt e sqaruar është ai i emrit dreq. Sipas tij, paradigma e hershme e këtij emri do të ketë qenë: *drak (nga lat. draco) ~ dreq me metafoninë e shumësit. Ai e çon edhe më tej shpjegimin duke thënë se pas zgjerimit të formës së shumësit me formantin -ën(ë) / -ër(ë), tema e shumësit me metafoni duhet të ketë kaluar te njëjësi duke krijuar me anë të analogjisë një formë të rregullt, dreq ~ dreqën / dreqër e duke mënjanuar formën e njëjësit, që me formën e shumësit krijonte një paradigmë të parregullt15.

Sipas Bokshit16 “Singularizimi i shumësit duhet ndarë nga rastet e nivelizimit a unifikimit të temës sipas shumësit17, për shkak se janë përfundime procesesh të ndryshme18. Bokshi pohon më tej duke thënë se unifikimi i temës në të dy elementet e numrit është proces i përgjithshëm i gjuhëve indoeuropiane19, që fleksionin e brendshëm (me ndryshim teme), të shkaktuar nga faktorët fonetikë në shumës, ta kthejë në fleksion të jashtëm, d.m.th ta kthejë në opozicion të realizuar nga Dnr (mbaresa e shumësit). Ai thotë se në shumicën dërrmuese të rasteve kjo arrihet përmes unifikimit të temës sipas asaj të shumësit: (qytat ~ pl. *qutet ~ qytat ~ pl. qytete ~ qytet ~ pl. qytete), prandaj del i mundshëm vetëm pas përdorimit hiperkarakterizues të mbaresave”20.

Bokshi, pohimet e tij mbi singularizimin e shumësit i çon më tej duke thënë se: Singularizimi i shumësit është neutralizim i fleksionit të numrit brenda segmenteve homosintagmatike: forma e shumësit sinkretizohet, duke përjashtuar përdorimin e formës së njëjësit: (*gath ~ *gjeth - *gath ~ gjethe - gjeth ~ gjethe - sing. pl,. gjethe; fill ~ fij - fill ~ fije -sing. pl. fije etj.), kështu që mbaresa e shumësit bëhet pjesë e temës21.

Pohimi i Bokshit se singularizimin e pësuan vetëm ata emra shumësi i të cilëve mund të interpretohej me kuptim të një kolektivi: [lule, valle] dhe ata, shumësi i të cilëve 13 GHist. f. 79. 14 GH, f. 290. 15 Po aty, f. 291. 16 Fleksioni, f. 241. 17 Ky mendim nuk ka gjetur mbështjetje as nga Demiraj: “Gramatikë historike e gjuhës shqipe. Tiranë, 1986, f. 217”. 18 Demiraj tek (GH, f. 217), e kundërshton me të drejtë këtë thënie të tij ne argumentin gjuhësor se: “ Si te rastet e tipit gjethe ~ gjethe, ashtu edhe në rastet e tipit qytet ~ qytete, kemi të bëjmë në thelb, me mënjanimin e temës së dikurshme të njëjësit dhe me shndërrimin e temës gramatikore të shumësit në një temë leksikore të fjalës”. 19 Edhe ky pohim është kundërshtuar nga Demiraj me argumentin se: “Në disa gjuhë të kësaj familjeje është zhvilluar prej kohësh prirja për ta dalluar temën gramatikore të shumësit nga ajo e njëjësit”. 20 Fleksioni, f. 241. 21 Po aty, f. 241.

Page 220: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I SINGULARIZUAR TE BUZUKU

221

mund të interpretohej si njëjës që tregon shumësi të paanalizueshme në njësi të barabarta [breshënë, thekënë]22..., sipas mendimit tonë nuk duket tërësisht i mbështetur, pasi singularizimin e shumësit e kanë pësuar edhe emra të tjerë që nuk u përkasin këtyre dy tipeve. p.sh, farizej, poganiqe etj.

Sipas Agalliut23 “Ky faktor (krijimi i temës së posaçme të shumësit) së bashku edhe me faktorë të tjerë, e kanë bërë të lehtë përdorimin e trajtës së shumësit edhe për njëjësin, d.m.th singularizimin e shumësit”.

Ky mendim i Agalliut nuk ka gjetur mbështetje as nga gjuhëtarë24 të tjerë, që me të drejtë mendojnë se prirja e gjuhës shqipe për të krijuar një temë të posaçme të shumësit, pritej të ushtronte njëfarë ndikimi për të penguar dukurinë në shqyrtim.

Kështu, duke parë mendimet e gjuhëtarëve që janë shprehur në lidhje me këtë dukuri, në vija të përgjithshme shohim se ata bashkohen përgjithësisht lidhur me faktorët e singularizimit të shumësit, duke e parë burimin e dukurisë kryesisht nga ndikimi i analogjisë gramatikore dhe nga shumësi intensiv. Gjithashtu, me të drejtë Demiraj dhe Topalli e lidhin këtë dukuri edhe me anën kuptimore të fjalëve në shqyrtim, pasi nëse nuk dihet burimi leksikor i fjalës është e vështirë të bëhet edhe interpretimi dhe studimi gramatikor i saj. Prandaj, bashkohemi me mendimin se singularizimi i shumësit ka qenë një dukuri me karakter leksiko-gramatikor, që më vonë është morfologjizuar25.

Mund të themi se pajtohemi me mendimin26 se singularizimi i shumësit përgjithësisht është bërë nga trajta e shumësit të pashquar, por sipas këtij gjuhëtari nuk mungojnë edhe rastet kur kjo dukuri ka si pikënisje trajtën e shquar.

Si përfundim, për sa i përket kohës së përftimit të shumësave të singularizuar, duhet theksuar se jo të gjithë shumësat e singularizuar janë përftuar në të njëjtën kohë, por duhet thënë se ata janë përftuar në kohë të ndryshme të historisë së gjuhës shqipe. Zanafilla e singularizimit të shumësit, si një dukuri relativisht e vjetër, nuk mund të përcaktohet me saktësi. Duke qenë se ata dëshmohen që tek Buzuku, mund të pohohet se dukuria e përftimit të shumësave të singularizuar më të vjetër, i takon periudhës parashkrimore të shqipes.

III. DISA SHUMËSA TË SINGULARIZUAR NË VEPRËN E BUZUKUT

§ 4. Shumësat e singularizuar tek “Meshari” i Buzukut kanë një shtrirje jo shumë të gjerë. Ata nuk i gjejmë në të gjitha fushat jetësore. Kështu, shumësat e singularizuar tek Buzuku, dalin me fundoret e sufikset: -e, -ën, -ër, -(ë)z - -(ë)za, me qiellzorizim të bashkëtingëlloreve fundore, me metafoni etj.

Në veprën e Buzukut gjejmë shumësa të singularizuar tek emrat e përdorësve dhe të veglave, si:

- anë ~ anë Buzuku:

22 Po aty, f. 244. 23 Emrat që përdoren vetëm në shumës ne gjuhën shqipe. SF 2, 1969. 24 Demiraj, Sh. GH, f. 216. 25 Topalli, GH, f. 291. 26 K. Topalli, GH, f. 292.

Page 221: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU IX

222

E të hinjësh ṇdë shtëpī e të ṃbërshenjësh derënë ṃbas teje e ṃbas së tū bijsh, e të përdāsh ata voj qi kē, ṇdër gjithë ato anë qi të kēsh27. Bogdani: Flet për sinekdokë, merr anëtë për gjithë qish ka mbrenda…28.

- thes ~ thasë Buzuku: Djerḭe për katërdhjetë dit Ninive të vē ṇ fond. E besuonë ata të Ninivesë Tinëzot, e ordhënuonë ṇgjënimnë, e ṷ ṇveshnë ṇdë thasë, ṇ së madhit së tyne djerie ṃbë të vogëlit29. Bogdani: Tue jau porositunë kjorevet, gozhduom arkëvet e lidhunë thasëvet, e tue ikunë malevet, aqa sa gramatika ndë këto të përzieme ntreti si krypa nd’ujët30.

Tek Budi gjejmë të përdorur edhe formën e shumësit të emrit rreth ~ rrathë, që nuk e gjejmë tek dy autorët e tjerë të letërsisë shqipe. Kështu përmendim: Ata qi paçë dashunë e ushqyem e përgëzuom mā tepërë e me të madh të dashunë se ligjnë e Tinëzot e të vobegjtë e të vorfënitë e Krishtit, qi kanë lypunë për ndēr të tij e ashtu ende gjith ato unazë e rrathë të rgjantë e t’ ārtë me të cijt i paçë trajtuom e lulëzuom përsā dëshirë të keqa31.

Tek “Meshari” kemi edhe shumësa të singularizuar që i takojnë fushës së petkave të tillë, si:

- lesh nga *lash Te Buzuku: Ajo lypi lesh e lī, e ajo vepëroi porsi ish dëshiri i duoret saj32. Budi: Përse jashtë mkatit murtār, ai është detuor e mbājtunë gjith atij dami qi të kishnë vobëzia kund ndōnjij kamatniku e nīeriu n cë keq, ō sikūr një bārī përpara grigjsë e tue u veshunë e tue u ushqyem me bulmet e me lesh[t] të tyne, ai ende ashtë detuor e mbājtunë me pruojtunë për ta, e me i ruojtunë me gjithë zemërë33.

- lincjoj nga *lincjoll Buzuku: E muor korpnë e Jezut, e pështuoll ṇdë lincjoj me ato aromata, porsi ish zakoni i Xhudhivet me sepelyem34. Bogdani: Ndë çast Lazëri u ngjall, e duel jashtë vorrit mbështjellë ndë lencojt, e lidhunë, duel mballëfaqe gjithëve35.

Nga fusha e gjellëve dhe ushqimeve shumësat e singularizuar janë të paktë në veprën e Buzukut. Përmendim:

- Gjellë me kuptimin ushqim, jetë. Buzuku:

27 “Meshari”, f. 155/b. 28 CP II, I-IV/21. 29 “Meshari”, f. 189/a. 30 CP. Të primitë, f. XVI. 31 Poezi, f. 326. 32 “Meshari”, f. 335/a. 33 Poezi, f. 312. 34 “Meshari”, f. 227/a. 35 CP II, II-VI/84.

Page 222: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI I SINGULARIZUAR TE BUZUKU

223

E të marsh ṇ gjithë gjellëshit qi mundë hahetë, e ta shpiesh me vetëhenë ṇdë barkë, e të jetë tӯ e atyne për gjellë36. Lusmë, Zot, mishërierë tande, këto gjellë shenjte ato tue na pasunë dëlirunë ṇ gjithë së këqiashit, ato na trajtofshinë kësaj shenjte festë qi kā me ardhunë37.

Nga fusha e emrave të shtazëve tek Buzuku, kemi vetëm shumësin e singularizuar që del me mbaresën -a:

- edha nga *adh Buzuku: Ecë tit ash tek dhentë, e mer dy edha të mirë, e u t i banj gjellë të shishime tit tet, porsi aj dëshëron; e t ja shpijesh e të hae, përse aj të bekonjë parë se vdes38. Bogdani: Mrekullë ke ujku, deleja e kingji haj / bashkë; kërthini djalë e kulshedra lane / vetëmë, pa droe, pa lot, as fjal, as vaj; / ruqerbulli dhitë e edhatë s i ngit/ përse Zotynë mpaqi ruen e i rrit39.

Duhet të themi se te Buzuku nuk kemi gjetur shumësa të singularizuar nga fusha e armëve. Kjo gjë tregon edhe më tepër karakterin liturgjik, fetar të kësaj vepre. Përgjithësisht, shumësat e singularizuar nuk kanë përdorim të shpeshtë në veprën e Buzukut.

IV. DISA HUAZIME LATINE QË PËSOJNË DUKURINË E METAFONISË

§ 5. Tek “Meshari” gjejmë shumësa të singularizuar edhe tek disa huazime latine, tek

të cilët vepron dukuria e metafonisë. Kështu kemi: 1. Shumësa të singularizuar me metafoni tek emrat40: - qerrtë

Buzuku: Ṇd ato dit një ṇdënatëē ṇde e dukunit të dritësë pat qyrë Zotynë përṃbī ṷshtërīt të Egjiptit me mënī ṇ zjarmi e ṇ nḭegulle, e ṃbyti gjithë ṷshtërinë e tyne; ṇxuor rotëtë e qeret tyne, e i lëshoṷ ṇdë fond me të madhe furī41.

2. Shumësa të singularizuar me metafoni dhe me mbaresën -e, si: - qytete

Anshtë njohunë ṃbë dyert të qytetevet e ṇdë panagjyrat buri i saj, aj tue ṇdenjunë me pleqt të dheut42. Bogdani: Gjithë ato saraje e trajtime të shekullit kanë me u rrënuem, ashtu ende gjytetetë, katundetë e gjithë shtëpītë ndëpër rruzullimit gjithë dorë nierëz të këqij qi kanë me kjanë gjall mbë shekullit prej asi zjarmi43.

36 “Meshari”, f. 229/b. 37 “Meshari”, f. 88/a. 38 “Meshari”, f. 147/a. 39 CP II, IV-II/161. 40 Kështu, tek Buzuku kemi këta emra: carro ~ qer/rr, qytat ~ qytete, voluntatem ~ vollundede. 41 “Meshari”, f. 235/a. 42 “Meshari”, f. 335/b. 43 CP II, IV-IV/158.

Page 223: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU IX

224

- vollundede Buzuku: Gjithë Shenjtitë e tū, lusmë, Zot, qi për gjithë vend ata na ṇdimofshinë: ashtu qi përherë qi ata neve kur na raftë ṇdë mend për meritat të tyne, na ndjefshim ṇdimënë e tyne; e paqnë tand neve na ep ṇdë jetë tanë, e ṇ Klishet shenjte sote hiq gjithë të pāligje; e t ecunatë e të bāmetë e vollundedetë tonë e të gjithë famujet tuve ṷa daj ṇdë e mirë, ṇ së shelbuomit sit, ep bāmirëvet tinëve të miratë për mot të glatë, e gjithë t parëvet tinëve ṷ ep jetënë e amëshuome me të pushuom44.

3. Shumësa të singularizuar me sufiksin -ën / -ër, si: - dreqën

E u në qes dreqënitë me gisht të Tinëzot, për të vërtetë juve ṷ afëruo regjënia e Tinëzot45. 4. Shumësa të singularizuar që dalin me likuidet e zbutura në fund fjale, si: - mërekuj46

Buzuku: Shelbona nē porsi mërekujtë e tū të mëdhenj, e ep emënit tit lavd; klofshinë bdjerë gjithë ata qi sherbëtorëvet tū u dëftonenë për të keq47. Bogdani: Prandaj për të bam mirëfilli punëtë qi po ndjejnë, votnë ke vorri: sogjetë ishinë kthyem ndë vetëhe, e pasunë pam këtâ të fōrtë mrekullë, votnë me bam me dijtunë myftijtë gjithësej goditunë48.

Nga shembujt e dhënë shohim se te Bogdani gjenden pothuajse të gjitha shumësat e singularizuar që gjenden edhe tek Buzuku. Ndërsa shembujt nga Budi e Bardhi janë shumë të paktë, që dëshmon edhe mospërdorimin e shumicës prej këtyre shumësave të singularizuar në veprat e tyre përkatëse.

V. PRODHUESHMËRIA E SHUMËSAVE TË SINGULARIZUAR

§ 6. Shumësat e singularizuar të përdorur në veprën e Buzukut, por edhe të

autorëve të tjerë veriorë, nuk kanë një përhapje shumë të gjerë. Më e pasur me shumësa të singularizuar na paraqitet fusha e përdorësve, veglave dhe fusha e petkave, ndërsa nga sfera e dukurive atmosferike dhe sfera e armëve nuk kemi gjetur shembuj që të tregojnë se kjo dukuri ka vepruar edhe në këto fusha.

Nga huazimet latine, shumëset e singularizuara që dalin me metafoni luajnë një rol të rëndësishëm dhe janë shumë të përdorshme në veprën e Buzukut. Pavarësisht se shumësat e singularizuar që përdoren tek Buzuku, po t’i shohësh sipas sferave të përdorimit janë shumë të paktë në numër, por të gjitha fushat së bashku kanë një numër të konsiderueshëm. Kështu, këta shumësa të singularizuar të përdorur tek Buzuku, dëshmojnë edhe gjendjen e hershme të veprimit të kësaj dukurie gjuhësore në strukturën gramatikore të shqipes.

44 “Meshari”, f. 13/b. 45 “Meshari”, f. 151/b. 46 Mrekull nga lat. mirāculum. 47 “Meshari”, f. 195/b. 48 CP II, IV-I/132.

Page 224: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

225

KREU X

SHUMËSI INTENSIV TE BUZUKU I. SHUMËSAT E INTENSITETIT

§ 1. Tek Buzuku, përveç formave të tjera të shumësit të emrave, përdoret edhe

shumësi intensiv. Këtu, nëpërmjet formave të shumësit gjithë bota e brendshme ndjenjësore dhe konceptuale e njeriut pasqyrohet si një tërësi e pandashme. Në këtë mënyrë, shumësi intensiv përdoret më së shumti me emra lënde, me emra përmbledhës që mund të tregojnë sëmundje, cilësi, veprime, lojëra, gjendje etj. duke funksionuar kësisoj si një njësi e plotë e së tërës.

Ndonëse rastet që përfaqësojnë këtë tip shumësi tek Buzuku nuk janë të shumtë, por janë me interes për kategorinë në shqyrtim. Duke qenë një dukuri e përftuar gjatë zhvillimit të brendshëm të shqipes, prej kohësh ka tërhequr vëmendjen e gjuhëtarëve të ndryshëm1.

Kështu, sipas Çabejt2 shumësi përveç detyrave të zakonshme të tij për të shprehur një shumësi objektesh e konceptesh, ka edhe funksionin e një intensivi, duke shprehur pra ndjenja të ngritura e të dendësuara brenda jetës afektive. Ai shton se në disa rasa të veçanta ai është mbeturina gjuhësore e fundit e botëkuptimit magjik të njeriut primitiv, sipas të cilit disa objekte e koncepte të caktuara përmbajnë në vetvete një fuqi të fshehtë.

Demiraj3 me të drejtë mendonte se shumësi intensiv është një nga shfaqjet e kuptimit përmbledhës të numrit shumës4. Te Buzuku, shumësat e intensitetit sipas asaj që shënojnë i kemi disa llojesh:

1) Shumësa intensiv të ndjenjës që shprehin koncepte abstrakte, si: mirësi, ligësi, marrëzi, pabesi, mbarësi, çiltërsi, nder, turp, gëzim etj.

Tek “Meshari” dallojmë këta emra të përdorur si shumësa intensiv të ndjenjës: - hirvet

E por përṃbī gjithë këto Zotynë i gjithë hirvet, qi nē na grishi, ṇdë pak tue klenë munduom, ṇdë të madht lavd të tī për Krishtnë Jezu, përapë t u jetë hjekunë, e t tu konfirmonjë e t u forconjë për të ṃbetunë5. Te Matrënga:

Im. - Për të shumët të mira e hire çë na bën6. Im. - Trī shërbise: të parënë fharistisnj tënëzonë çë më ru-

1 Me këtë çështje janë marrë edhe Demiraj (GH, f. 215); Çabej (Shumësi, f. 19); Agalliu: “Emrat që përdoren vetëm në shumës në gjuhën shqipe. SF 2, 1969”. 2 Vep. e cit. f. 19. 3 Vep. e cit. f. 215. 4 Përgjithësisht, këta emra nëpër gramatikat e ndryshme që nga Cipo (GSH. 1949); “Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme letrare shqipe. II. Tiranë, 1976”; “Gramatika e gjuhës shqipe,Vëll. I. Tiranë, 2002”, quhen emra që përdoren vetëm në shumës. 5 “Meshari”, f. 279/b. 6 E mbsuame e krështerë, f. 181.

Page 225: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI INTENSIV TE BUZUKU

226

ajti atë natë e për të tjerët hire; të dītënë i truanj kur- minë e shpirtinë; të tretënë i lipënj se gjithë atë çë të bënj të jētë mb’urdhërit shejt të tī edhe thom të tjerë parakale- sī të mia me loismo e me fja- lë7. Te Budi: Me sā shpëresë e hire8. Te Bogdani: Shkruen të përmetuemit˜e Krishtit shekullit, e se polemik kishte për t u mbëledhë ndënë shinte fē; e shumë duersh hiresh të Lijsë rē, e të mira etc.9.

Te Matrënga, Budi e Bogdani emri hir e formon shumësin me formantin -e (khs. hir-e), ndërsa tek Buzuku në këtë rast na del pa formant shumësi, me të njëjtën formë si në njëjës (khs. hir). Te Bardhi ky emër nuk përdoret fare në tërësinë e veprës së tij.

- diekeqia Të dashunë, gjithë dhunëtije e mirë e gjithë të ṇfalë të mirë anshtë ṇ së naltit, tue ardhunë ṇ Atit së dritëvet, qi ṇdaj të s ashtë gjā të ṇdëruom o të ṃbëluom ṇ diekeqiash ṇdonjë10. Te Budi: Shumë urtë e diekeqī 11.

- bākëqi Prashtu të dërejtëtë nukë bartinë t ecunatë e bākëqivet; e kënduonë emënitë e shenjtë tat, Zot, e ata bashkë lëvduonë dorënë e mujtunë tandenë, Zot ynë Zot12. Te Bogdani: Patnë aty anë me uthullë, përse për të bam keq, bamkëqitë janë gjithëherë bam gati, prashtu nji syngjyer plot me uthullë e tue vum roe ndë majë˜të nji kallëmi, ja avitnë gojësë t’ mir Jezu13.

- ṃbarrē Klofshinë me ṃbarrē gjithë ata qi muo ṇdjekënë për të keq, e u të mos dhunonem; ata ṷ trembshinë, e u të mos trembem; sjellë përṃbī ta ditënë e keqe, e paçinë māse mundim; mundo ata, Zot ynë Zot14.

- të këqiashit Të lusmë, o i mujtuni Zot, qi na qi përzūm dhunëtijenë e qiellet, pr ato na ṇ gjithë së këqiashit klofshim defenduon15. Te Matrënga:

7E mbsuame e krështerë, f. 190. 8 Poezi, f. 175. 9 CP I, III-VII/124. 10 “Meshari”, f. 255/b. 11 Poezi, f. 85. 12 “Meshari”, f. 365/a. 13 CP II, III-III/120. 14 “Meshari”, f. 197/b. 15 “Meshari”, f. 113/a.

Page 226: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU X

227

Im. - Përpara lipënjëmë lafdīnë e tinëzot, e pastaj të mirënë të- në për shpīrtit e për curmit e çë të na leftherosnjë gjithë së këqiashit16. Te Bardhi: Deti, zjari, grueja tri të këqija të mëdha17. Te Bogdani: E përse ndër të tjera pendesë të mpkatit njifenë ende lëngimetë e të dhimptunatë të shtatit, thotë Shint Mat. Kësi vendi së Izaīsë, se ende ato të këqia janë çprishunë ndë mos mbë këtë jetë, ndonë mbë të ngjalluni˜të mishit prej Jezu Krishtit18.

Siç shihet, edhe tek autorët e vjetër të letërsisë shqipe kemi përdorim të këtyre shumësave intensiv që gjejnë shprehje tek Buzuku.

2) Shumësa intensiv që shënojnë lartësitë, thellësitë, errësirën. Edhe këta shumësa intensiv janë të paktë në vepër. Kështu, kemi emrat:

- fondënatë E kur aj trajton qielltë, u jeshë aty; kur aj vij konfinjëtë përṃbī të ṇthellëtë e ujit; kur aj fermon erëtë përsipëri, kur aj forcon fondënatë e t ṇthellet ujit; kur aj vij detinë pr ordhënë, përse ujënatë mos shkonjinë konfinëtë e tyne; kur aj ṇxir fondamentatë e dheut19

- të unjëtat E të votëtë e tī ṃbë qiellt tjetërë nukë anshtë me ṷ thanë māse aj ṇ pari ṷ dorgj ṃbë të unjëtat të dheut20.

- të erëtatë Këto kafshë thotë Zot Zotynë: Ti në ṇgritësh për vjedmis zemërësë sate vargtë të hiekeqit zakonit tit, e ti të mos manacojnsh me gisht fqinjënë tande, e ti në pushofsh tue folë dhunītë për të keq; e ti në ṇdefsh zemërënë tande prej s unëtit, e ti në ṇginsh zemërë shkushulluomenë, ṇdë t erëtit të lindetë drita jote, e t erëtatë e tū kanë me klenë porsi mjesëdita21.

3) Shumësa intensiv kemi edhe tek disa emra festash: rrezigójt, azímatë, Pashkëvet, rshajet, Krëshëndéllsh, këreshmëtë, uratët (bekimet), vigiliet (vojimi i fundit), poganiqet (festa e lindjes së djalit) etj.

Tek “Meshari” kemi gjetur këta emra festash: - pashkëvet

Neve hīr, o i mujtuni Zot, popullimë tand, na qi festënë e Pashkëvet me të madhe devocion çelebrojmë, pr atë neve na shto, na me merituom me ṃbëritunë ṃbë e mirat të jetësë glatë22. Te Matrënga:

Të kungojsh mëë të pakë-

16 E mbsuame e krështerë, f. 176. 17 Sedaj, Fj. f. 61. 18 CP I, III-VI/123. 19 “Meshari”, f. 341/b. 20 “Meshari”, f. 351/a. 21 “Meshari”, f. 119/a. 22 “Meshari”, f. 249/b.

Page 227: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI INTENSIV TE BUZUKU

228

në ndrë pashkët të Ana- stisurit23. Te Bogdani: Shêjtënitë apostujë kujtuenë se pop o urdhënon me blem gjakafshë për festë të Pashkëvet, ndo të ep gjâkafshë t’vobeqet, përse aj mbaj kuletënë me asprët, qi të devoçimitë e Krishtit i epinë24.

- këreshmëtë E këtī kati fëjen aj qi kurajtë kṷatro temporatë nukë ṇgjënon, këreshmëtë nukë ṇgjënon, vëngjillë qi ordhënuom nukë ṇgjënon; gjashtë herë në i piqē me ṇgranë, haj25. Te Matrënga: Të agjërojsh kreshmëtë e të tjeratë dit të ruhesh mishit të mërkūrrë e të prëmtenë26. Te Budi: Ndë mo[t] të shkuom thotë ashtu ende se një prift fort i mirë e i devotshim ke po rrëfyen gjindnë ndë mo[t] të kreshmëvet, djālli mbë fityrë te nieriut erdh, ra mbë gjunjë përpara tij e hini me rrëfyem e me xbuluom t’atiatë faje e mpkate, sā prifti, tue u mrekulluom, qe forcuom me i thanë se: Jo ti, ndōn ishnje gjellunë një mijë vjet përmbī dhēt e pā shumë kishnë me qenë kaqë mpkate të randa e të shëmptuome27. Te Bogdani: Kërshëndellshit breshini28.

Tek Matrënga dhe Budi gjejmë të njëjtën formë shumësi si tek Buzuku edhe pse me disa ndryshime të vogla fonetike, ndërsa tek Bogdani dhe Bardhi nuk e gjejmë këtë emër (këreshmëtë) në veprat e tyre. Te Bogdani kemi shënuar një emër tjetër feste, kërshëndellshit.

- Rshajesh Këtu zë ṇfill për një Shenjt ṇ Pashkëshit djerie ṇ Rshajesh29. Te Bogdani: Prej Jeruzalemi, do me thanë kur apostujitë e dishipujitë, forcuem Rrshajeshit prej Shpirtit S., prej dheut së jevrejet, duelë ndëpër gjithë shekullit me gjegjunë urdhënin’ Krishtit: tue votë ndëpër rruzullimt mpsoni gjithë gjindnë30.

Kështu, shohim se shumësat intensiv sipas grupeve të përmendura dhe ndarjeve përkatëse, kanë një shtrirje të kufizuar në veprën e Buzukut dhe atë të autorëve të vjetër të letërsisë shqipe. 23 E mbsuame e krështerë, f. 199. 24 CP II, II-VII/95. 25 “Meshari”, f. 67/a. 26 E mbsuame e krështerë, f. 199. 27 Poezi, f. 320. 28 CP I, III-I/91. 29 “Meshari”, f. 361/b. 30 CP I, III-VI/120.

Page 228: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU X

229

II. EMRAT QË PËRDOREN VETËM NË SHUMËS TE BUZUKU

§ 2. Në veprën e Buzukut nuk kanë një përdorim të shpeshtë emrat që përdoren

vetëm në shumës, të quajtur ndryshe edhe pluralia tantum. Këta emra kanë përgjithësisht një kuptim përmbledhës, sepse tregojnë jo një shumësi të thjeshtë si sasi, por një shumësi tërësore, një shumësi në unitetin e saj31. Sipas kuptimit që mbartin, tek emrat që përdoren vetëm në shumës te Buzuku përfshihen:

1) Emrat e lëndës që shprehin njësi të pandashme dhe të panumërueshme. Tek Buzuku përmendim këta emra:

- drithë E i muor erënë e petëkavet tī, e bekoi tue thashunë: Hinje era e birit tim porsi erë ṇ are, qi kā bekuom Zot, Zotynë tӯ të dhashtë ṇ voeset së qiellet e të majm n dheut, e drithë shumë, e venë; e tӯ sherbefshinë popujtë e tū, e tӯ t u ṇfalshinë gjindja; ti klofsh Zot përṃbī të tū vëllazënë, e tӯ t u përvufshinë bijtë e sat ame32. E si ṇfjetnë nḭerëzītë, vjen anëmiku i tī e ṃbiell manemjedhëra ṇdërpër drithët33. Te Bogdani: Indistantë mbajnë 30 Hyj e Hyjënesha, ndëpër but˜të venësë; disa adhërojnë bukëlënë për Hyj përse përzijn’ e mbytënte mijtë, të sijtë çartëkeshinë drithënat; aqa sa thuese nukë po i nxij shekulli, sa po cpifeshinë përditë së paditunit së nierëzet34.

- voj E të hinjësh ṇdë shtëpī e të ṃbërshenjësh derënë ṃbas teje e ṃbas së tū bijsh, e të përdāsh ata voj qi kē, ṇdër gjithë ato anë qi të kēsh35.

- grunë E aj të ṃbushnjë arëtë me grunë, e të trokullinjënë tjesqitë me musht e ṇ voi36. Te Budi: Përse grunëtë qi dij37. Te Bardhi: Grurë (grunë) - frumentum, triticum38.

2) Emra që tregojnë sende të përbëra prej një lënde, mbeturina, shuma e grumbuj të hollash, si: krundet, argjendet, të mbjellat, të korrat, bakëret, paratë etj.

Kështu, tek Buzuku gjejmë këta emra që i përkasin këtij grupi: - të mbjellat

E këta ju tue bām, Zotynë ka me shtuom ṇdër jū, se të korëtë taj të ṇglatetë djerie ṇ së vjelash, e të vjelëtë djerie ṇ së ṃbjellash39. Te Budi: E ashtu ende mb’ atëherë, kūr tue gjuom kanë shkalë e prishunë bulqītë e t’ vorfënet40. 31 Fon. dhe Gr. f. 77. 32 “Meshari”, f. 147/b. 33 “Meshari”, f. 105/b. 34 CP I, I-I/4. 35 “Meshari”, f. 155/b. 36 “Meshari”, f. 271/a. 37 Poezi, f. 125. 38 Sedaj, Fj. f. 327. 39 “Meshari”, Pasthënia. 40 Poezi, f. 312.

Page 229: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SHUMËSI INTENSIV TE BUZUKU

230

- të vjelat E t u ṇglatetë juve të ṃbëljedhunitë djerie ṇ së vjelash, e të vjelëtë t u ṇglatetë djerie ṇdë e ṃbjellë; e ju të hani bukënë taj ṇde e ṇginë, e të qëndroni ṇdë dhēt taj pā ṇmnēr41.

Edhe emrat e këtij grupi janë të paktë në veprën e Buzukut dhe gjenden rrallë edhe tek veprat e autorëve të tjerë. Budi ndryshe nga Buzuku për formën e shumësit të mbjellat përdor formën bulqītë. Pra, për formën e shumësit të mbjellat tek Budi e Buzuku kemi dy fjalë të ndryshme.

3) Emra që shënojnë sëmundje të ndryshme. Nga kjo fushë tek Buzuku dhe autorët e tjerë të vjetër të letërsisë shqipe kemi emrin:

- ethet E vjehra e Simonit ish zanë ṇ etheshit së mëdhāsh, e lutē Jezut për të42. E Jezu skonxuroi ethetë, ashtu e lëshuonë43. Te Bardhi: Ethe(het) - febres44. Ethet vijn (hethetë vinjene) - febres accedeunt45. Te Bogdani: Hini ani Jezu Krishti ndë shtëpī˜të së vjehërrësë S.Pjetrit e silla ishte fort sëmunë ethesh46.

Emri ethet tek Bardhi e Bogdani del me të njëjtën trajtë sikurse tek Buzuku, ndërsa në veprat e Budit dhe Matrëngës nuk gjen përdorim.

4) Emra të përgjithshëm ose të përveçëm që shënojnë vende. Nga ky grup tek Buzuku përmendim formën e shumësit vise, i cili në këtë formë

përdoret edhe në veprat e Budit e Bogdanit. Te Matrënga dhe Bardhi emri vise nuk dëshmohet në veprat e tyre. Kështu, paraqesim shembujt: Te Buzuku: Tue klenë dalë një shpirt ṇ njëj nḭerī, vete ṇdë vise të thata, tue lypune të pushuom; e tue mos gjetunë, thotë: U kthenj më shtëpī teme kaha dola47. Porsi lypën bari grigjnë e tī, kur janë përdatë; ashtu u të lypinj dhentë e mī, e ato të i shpëtonj ṇ gjithë viseshit qi ato klenë përdatë e bdjerë ṇ ditet së nḭegullësë e ṇ ditët së ṇvranëtit48. Te Budi: Të cijnë kafshë tue e gjegjunë mb’atë ças u mbushë ende mā tepërë plot me dëshīr qi ende mā me ashtu qishdo copë letërë me i ndimuom, e aqë mā tepërë gjakafshë për të rrëfyemit qi die se mbë disa vise mā u harruo, e ke s’u harruo ende po pak e rrāll shërbenetë si do ligja49. Te Bogdani: Andej Davidi vote ndë dhē˜ të tribu së Gjudesë ndë vise˜ të shkreta, e mbë këto vise mirëfilli erdhnë të vëllazënitë, me gjithë fëmijtë t’atit vet, me shumë vetë të tjerë, fort të

41 “Meshari”, f. 273/b. 42 “Meshari”, f. 275/a. 43 “Meshari”, f. 275/a. 44 Sedaj, Fj. f. 322. 45 Sedaj, Fj. f. 322. 46 CP II, II-II/54. 47 “Meshari”, f. 151/b. 48 “Meshari”, f. 123/a. 49 Poezi, f. 305.

Page 230: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU X

231

përkujdeshim ndëpër detyrë e vobëzī të mëdhā, pa mos pasunë si me i paguem, të sijtë e mbërrinë mbë 400 vetë, kjenë prej Davidit ngushulluem e u bā qefalia e zoti i tyne50.

5) Disa emra që tregojnë një shumicë qëniesh si diçka të pandashme, si: dhen, shqerrat, shtojzavallet, vetë etj.

Nga Buzuku përmendim këta emra: - dhentë

E tue pasunë votë vëllazënija e tī me kullotunë dhentë e përindit tyne Israelit ṇdë Sekemt, tha Israeli Jozefit: Të tū vëllazënë kullosënë dhentë ṇdë Sekemt; eja e të të dërgonj tek ta51. Te Budi: Dhentë e shtjerratë t‘i ndjekë52. Te Bogdani: Mbasi mbet Uria urdhënoj Zotynë Natanit ta pëvesë Davidnë, se qish pendesë duhet atīnaj, i silli tue pasunë shumë dhen, e të grabitënte nji të vetëmenë të nji t’vobeku53?

- vetë Edhe ṷ thom se dy vetë në klofshinë njëj vollundetje përṃbī dhēt, qishdo kafshë ata të lypnjënë, hiri t u jetë bām ṇ Atit sim qi anshtë ṃbë qiellt54. Te Bogdani: Ndë Gen.cap.18 ju duk Zotynë Abramit, e tue çuem sӯtë tre vetë ju duknë afërë tīnaj, të sijtë aj tue i pām u duel përpara e i adhëroj ndjerë mb’dhē, tue thanë: o Zot ndë gjeta hīr ndër sӯ të tū, etc.55.

Emrat dhen dhe vetë nuk gjejmë përdorim në veprat e Matrëngës dhe Bardhit. Te Bogdani këta emra dalin me të njëjtën formë si tek Buzuku, ndërsa tek Budi nga këta dy emra përdoret vetëm emri dhen.

Kështu, si emrat që përdoren vetëm në shumës dhe ata të cilët përveç konceptit të shumësisë shprehin edhe ndjenjat afektive njerëzore kanë një përhapje jo shumë të gjerë në vepër. Një përdorim më të dendur në veprën e Buzukut kanë shumësat intensiv të ndjenjës që shprehin koncepte abstrakte. Përgjithësisht, edhe pse emrat e këtyre grupeve kanë një shtrirje të kufizuar në vepër, ata kanë një rëndësi të madhe pasi faktojnë gjendjen gjuhësore të kohës së Buzukut dhe të dukurisë në shqyrtim.

50 CP I, III-II/100. 51 “Meshari”, f. 145/a. 52 Poezi, f. 123. 53 CP I, III-II/103. 54 “Meshari”, f. 157/a. 55 CP I, I-III/12.

Page 231: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

232

KREU XI

EMRAT QË DALIN ME DY A MË SHUMË FORMA SHUMËSI TE BUZUKU

§ 1. Tek “Meshari” ka disa emra që u përkasin të tria gjinive, të cilët na shfaqen me

dy a më shumë forma shumësi. Duke qenë se në shqipen e Buzukut jemi në fillimet e shkrimit shqip, dihet se nuk mund të flasim dhe nuk mund të kemi një normë të mirëpërcaktuar drejtshkrimore.

Duhet të themi se prania e formave të tilla të shumësit është normale, duke marrë parasysh afësitë shprehëse të Buzukut, i cili përmes fjalëve dhe formave të ndryshme ka krijuar larmishmëri gramatikore dhe semantikore.

I. EMRA QË E FORMOJNË SHUMËSIN ME FORMANTE TË

NDYSHME

§ 2. Ndonëse nuk janë të shumtë në numër, te Buzuku dallojmë disa emra me dy a më shumë trajta shumësi, si: 1) Buzë

- Me mbaresën e shumësit -a: buz-a. Ṇdë buzat të urtëvet të jetë ṃbjellë urta, e zemëratë e t këmbyemet të jenë përdām anso shembëllese1. Ṇdë buzat të tū anshtë përdām hiri2.

- Me mbaresën e shumësit -ë: buz-ë. E u të rëfyenj emënitë tat, përse ti ṷ bane ṇdima eme e të ruojtunitë tem, e ti nxore korpnë tem ṇ së bdjeri, e ṇ lakut së gluhësë keqe, e ṇ buzëshit s atyne qi renjnë, e përpara faqesë atyne qi muo më bdonjinë ti ṷ bane ṇdima eme3. Ṇdë buzë të tū anshtë përdām hiri, e prashtu Zotynë te bekoi për jetë të jetësë4. 2) Ditë

- Me mbaresën e shumësit -ë: dit-ë. E ṃbassi klenë ṃbaruom ditëtë t purguomit porsi ish zakoni i Moiseut, e shpunë ṃ Jeruzalem me e prezentuom përpara Tinëzot, porsi anshtë shkruom ṇdë ligjt se gjithë mashkullë i parë lenë ṇ s amet shenjt të grëshitetë ṃ Tenëzonë5. Më ra ṇdë mend ṇ ditëshit plaka, e ṷ kujtuoshë ṇdë gjithë vepërat të tū; edhe ṇdë punët duoret tuve ṷ kujtoneshë6.

- Me mbaresë shumësi zero: dit. Ṇd ato dit u bā fjala e Tinëzot ṇdë Jonënë të dytënë herë, tue i thashunë: Ṇgreṷ e ecë ṇdë qytet të Ninivesë madhe, e thir ṇdë të predëkimnë qi u tӯ thom7.

1 “Meshari”, f. 363/a. 2 “Meshari”, f. 39/a = f. 33/a. 3 “Meshari”, f. 377/b. 4 “Meshari”, f. 19/a. 5 “Meshari”, f. 323/a. 6 “Meshari”, f. 47/b. 7 “Meshari”, f. 189/a.

Page 232: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

EMRAT QË DALIN ME DY A MË SHUMË FORMA SHUMËSI TEK BUZUKU

233

Vëllazënë, bani t u bjerë ṇdë mend ṇ ditshit së parash, ju tue klenë zdritunë të madhe luftë ṇ mundimi ju pësuotë; për të vërtetë djerie një me të madhe dhunë kletë bduom ṇde e munduom, ju kletë pasëqyrë njani ṇdë tjetërit, shokë me ata qi ṃb atë mëndyrë ecnjënë8. 3) Faj

- Me mbaresë shumësi zero: faj. Na të pādenjëtë sherbëtorëtë e tū, zot, qi fajtë tanë vepëravet tinëve qi na fëjejmë, ato nē tukeqnjënë, për t ardhunit të t njëj vetëme lenë aj nē përtëriftë 9.

- Me mbaresën e shumësit -e: faj-e. Na tӯ të lusmë, Zot, të ṇdijensh fajetë e katetë e shërbëtorëvet tuve: përse na për katetë tonë tӯ s mundë të pëlqejmë, për të lutumit atë ishnjim shelbuom të t lēnët të Birit tit e tinë Zot, pr atë të vetë Zot Krishtnë Zodnë tanë10. Shenjtëno, tӯ të lusmë, Zot, ṇgjënimetë tonë, e ṇ gjithë fajeshit ṇde e shpjertë neve na ep të liruomitë11. 4) Hir

- Me mbaresë shumësi zero: hir. E por përṃbī gjithë këto Zotynë i gjithë hirvet, qi nē na grishi, ṇdë pak tue klenë munduom, ṇdë të madht lavd të tī për Krishtnë Jezu, përapë t u jetë hjekunë, e t tu konfirmonjë e t u forconjë për të ṃbetunë12.

- Me mbaresën e shumësit -ëna: hirëna Amë ṇ gjithë hirënash, Mërī, n mishërierje ornuom; ti nē na defendo ṇ anëmikut, pr udhë e ṃbë herët të mortsë sanë me atë qi leve nē na përze ṃbë qiellt, Virgjënë e përmishëriershime13. 5) Konshiencie14

- Me mbaresën e shumësit -e: konshienci-e. -Konvertona, Zot i shelbuomi ynë, nē; përse të ṇgjënuomitë e këreshmëvet neve na baftë me klenë me konshienciet të dëlirë, mendetë tonë e ṇ dishiplinet së qiellet na majshtro15. -E ṇdë shpirt edhe atyne qi ishnjinë burgëtarë aj tue pasunë ardhunë predikoi, qi klenë qysh ṇ moti dalë jashtë ordhëninë e Tinëzot, kur prisnjinë paciencienë e Tinëzot ṇdë dit të Noeut, kur fabrikonē barka; qi pak, māse tetë shpirtëna s klenë shpëtuom ṇ diluvit; qi vjen me glanë si pr ujët të bagmit tinë qi nē na shelbon, e si mishtë e pëganë ṷ dëlīr ṇdë atë mot, ashtu edhe konshiencietë tonë të jenë dëlirunë ṇdë këtë mot përpara faqesë Tinëzot, për të ṇgjallunitë të tinë Zot Jezu Krishtit, qi ri e djathët të Tinëzot16.

- Me mbaresën e shumësit -a: konshienci-a.

8 “Meshari”, f. 367/a. 9 “Meshari”, f. 92/a. 10 “Meshari”, f. 23/b. 11 “Meshari”, f. 189/a. 12 “Meshari”, f. 279/b. 13 “Meshari”, f. 14/a. 14 Në këtë çështje janë përfshirë të gjithë emrat që tek Buzuku dalin me dy a më shumë forma, duke përfshirë edhe ato me burim të huaj. 15 “Meshari”, f. 123/a. 16 “Meshari”, f. 249/a.

Page 233: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU XI

234

Konshienciatë tonë, tӯ të lusmë, tue i patë të dëlirnjësh, o Zot,: përse, si të vinjë uit Bir Jezu Krishti, ynë Zot, me gjithë Shenjtë të tī, të vgjanjë të ṃbetunitë e tī ṇdër nē trajtuom17. Konshienciatë tonë, tӯ të lusmë, tue na panë na purifiko, o Zot: përse, si të jetë ardhunë uit Bir Jezu Krishti, ynë Zot, e me gjithë Shenjtitë, të ṃbetunitë e tī ṇdër në trajtuom të vgjanjë18. 6) Lekcion

- Me mbaresë shumësi zero: lekcion. Këtu janë me ṷ thanë shtatë lekcion19.

- Me mbaresën e shumësit -a: lekcion-a. E këto Lekciona të kēsh me thanë me këto Responsoria e me këto Antifena djerie ṃbas Krëshëndellsh20. 7) Ligj

- Me mbaresën e shumësit -a: ligj-a. Mer qirinë e ṇdhezunë, e ban ta ruonjësh pā të pushuom Bagminë shenjtë tat; e ti ban të sherbejnsh ligjavet Tinëzot, përse ti të mundë dalsh përpara tit Zot me faqe të pā ṇdonjë mnēr e me faqe të dëlirë ṇ konshienciet sote, e me gjithë Shenjtit e të zgḭedhunitë e Tinëzot, ti ṇdër ta të përzienë paç, e atëherë kur i mujtuni Zot kā me ardhunë ṃbë darsmë të lavdit madh të jetësë glatë21.

- Me mbaresën e shumësit -e: Ju në gjegjshi muo e ju në bafshi ligjetë e mī, ju të hani të miratë e dheut, tha i mujtuni Zot22. Priftënitë por banjinë me heshtunë popullinë, përse ata të gjegjishnë ligjetë; populli it ṃbë vend të vet23. 8) Luqerë

- Me mbaresën e shumësit -a: luqer-a. Ṇd atë mot tha Jezu dishipujet vet: T u jenë ṇgjeshunë pishqitë taj, e luqëratë ṇdhezunë ṃbë duort tuoj; e ini ṃbë shembëllesë të nḭerëzet qi presënë të zotnë e tyne, kur kā me ṷ kthyem prej darsmëshit, përse, kur të vinjë e të trokullinjë, atë ças t i jetë ṇçelë24. E të këmbyemëtë thanë t urtavet: Epina ṇ voit sij, përse luqeratë tonë na ṷ shuonë25.

- Me mbaresën e shumësit -ë: luqer-ë. Ṇd atë mot tha Jezu dishipujet vet këtë shembëllesë: M bë këtë mëndyrë shembëlltyrë anshtë regjënia e qiellet, ṃbë dhjetë virgjëna, qi muorë luqerëtë e tyne, duolë me votë përpara dhandërit26. Ashtu atëherë ṷ ṇgritië virgjënatë e urta, e trajtuonë luqerëtë e tyne27. 9) Majë 17 “Meshari”, f. 39/a. 18 “Meshari”, f. 39/b. 19 “Meshari”, f. 263/a. 20 “Meshari”, f. 33/a. 21 “Meshari”, f. 79/b. 22 “Meshari”, f. 177/a. 23 “Meshari”, f. 299/b. 24 “Meshari”, f. 375/a. 25 “Meshari”, f. 379/a. 26 “Meshari”, f. 379/a. 27 “Meshari”, f. 379/a.

Page 234: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

EMRAT QË DALIN ME DY A MË SHUMË FORMA SHUMËSI TEK BUZUKU

235

- Me mbaresën e shumësit -e: maj-e. E nukë gjet pëllumbi kon tuk të pushon majetë e thuovet saj, e ktheṷ tek aj ṇdë barkët, përse ujënatë edhe ishnë përṃbī gjithë dhēt; e ṇdeni Noe dorënë e tī, e shtiṷ ṇdë barkët28. Aqë ṷ shumuonë ujënat ṇdë forcë të tyne, sā ṃbëluonë gjithë majetë e malet nalta qi përṇdenë qiellt ishnjinë29.

- Me mbaresën e shumësit -(ë)na: maj-ë-na E ujënatë por kthenjinë tue mëᵑguom, djerie të dhjetëtë muoj; e ṇde e dhjetët, të parënë ditë ṇdë muojt, u panë majënatë e malet30. E ṃbas katërdhjetë diçç ṃbassi ṷ panë majënatë, ṇçeli Noe fënḭeshtërë e barkësë, e dërgoi korbnë, qi mā nukë ktheṷ djerie sā ṷ thanë ujënatë përṃbī dhēt31. 10) Mal

- Me mbaresë zero: mal. Kush jet ṃ Jeruzalem, përqark tī kanë me klenë maltë, e Zotynë përqark popullit tī, ṇ këso dite djerie për jetë të jetësë32. Bijtë e tū e bijatë e tū por hanjinë ṇdë shtëpī të birit tit parit lenë, e erdh një e madhe erë prej malshit së shkreta, e rëzoṷ të katërë shtyllëtë e shtëpisë, e i zū gjithë ṇdenë të e i la gjithë vdekunë, e veçëse u qyqe vetëmë shpëtova33.

- Me mbaresën e shumësit -e: mal-e. Aqë ṷ shumuonë ujënat ṇdë forcë të tyne, sā ṃbëluonë gjithë majetë e malet nalta qi përṇdenë qiellt ishnjinë34 . Ṇd atë mot, tue ṷ ṇgrutunë Mëria vote me të madhe presë ṇdë malet të qytetsë Judësë; e hini ṇdë shtëpī të Xakarisë, e ṷ ṇfal Izabetësë35. 11) Mot

- Me mbaresën e shumësit -ëna: mot-ë-na. Kloftë bām dritë qi zdritë qielltë, qi anshtë e treta ditë; e ajo dritë daftë ditënë ṇ natet, e klofshinë me shenjë e ṇdë motëna, ṇdë dit e ṇdë vjetë36. Juve nukë ṷ anshtë dhanë ju me ditunë motënatë e çasetë qi Ati kā vum ṇde e mujtunit të tī37.

- Me mbaresën e shumësit -e: mot-e. Ti t apsh të vërtetënë Jakobit, e mishërierë Abraamit, qi ti pate bām bē përindet tinëve ṇ moteshit plaka Zot ynë Zot38.

- Me mbaresë shumësi zero: mot Ṇd ato mot, tue pasunë qyrë Jezu ṇdë dishipujt të tī39. 12) Munduos

- Me mbaresën e shumësit -a: munduos-a.

28 “Meshari”, f. 231/b. 29 “Meshari”, f. 231/b. 30 “Meshari”, f. 231/b. 31 “Meshari”, f. 231/b. 32 “Meshari”, f. 21/a. 33 “Meshari”, f. 385/b. 34 “Meshari”, f. 231/b. 35 “Meshari”, f. 333/b. 36 “Meshari”, f. 227/b. 37 “Meshari”, f. 261. 38 “Meshari”, f. 303/b. 39“Meshari”, f. 155/b.

Page 235: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU XI

236

Pistullinë ecë e vgjaj ṇdë Komūt të shumëve Munduosa40. - Me mbaresë shumësi zero: munduos.

Pistullinë ecë e vgjaj ṇdë Komūt të Munduoset41. 13) Nevojë

- Me mbaresën e shumësit -ë: nevoj-ë. E Religjona do me klenë e pa ṇdonjë diekeqe ṇdaj Tenëzonë e ṇdaj Atët: aj me vizituom të vorfënitë e të vejatë ṇdë nevojë të tyne, e me ṷ ṃbajtunë dëlīr ṇ së pāglanashit së shekullit. 42

- Me mbaresën e shumësit -a: nevoj-a. Ep, të lusmë, o i mujtuni Zot, na qi ṇdë nevojat tonë ṃbë mishërier tande na besonemi, kondra gjithë kafshëvet pāligje ṇdimët sote na përherë me klenë përuom43. 14) Ṇdimë

- Me mbaresën e shumësit -ë: ṇdimë. O Zot, ti qi ṇdë governimt tand nukë fëjen, tӯ tue t u lutunë na të lusmë, ato kafshë qi neve për të keq janë ṇ nesh hiq, e ato qi për ṇdimë janë neve na ṇfal44.

- Me mbaresën e shumësit -a: ndima. Sakramentatë qi na përzanë kemi, o Zot ynë Zot, ṇ alimentashit së shpirtit na ṃbushinë e ṇdimashit së korpit nē na defendoftë45. 15) Opqin

- Me mbaresën e shumësit -a: opqin-a. E ju ini ata qi me muo ṃbetë me qandrë ṇdë e tentuomet të mī; e u juve ṷ ordhënon porsi ordhënoi Ati em regjëninë, se jut ë ani e të pini me muo ṃbë tryesë teme ṇdë regjënīt teme, e përse ju të rini përṃbī shqembet, ju tue gjukuom të dyṃbëdhjetë opqinat të Israelit46.

- Me mbaresën e shumësit -ë: opqin -ë. Ashtu atëherë të dukenë shenjëtë e d Bīrt nḭeriut ṃbë qiellt; e atëherë gjithë opqinëtë e dheut rë çkushullonenë se të shohënë të Birë e nḭeriut se aj të vinjë ṇdë errēt të qiellet me të madh të mujtunë e me të madh lavd47. Të bekuomitë e Tinëzot përṃbī të dӯṃbëdhjetë opqinët; e gjet hirë përpara gjithë mishi48. 16) Përbrendës

- Me mbaresë shumësi zero: përbrendës. Por ti, Zot, i ṷshtërivet, ti qi gjukon për të dërejtë, e ti qi provon gjithë përbrendëstë e zemëratë, tӯ lus, ban të ṇginjetë zemëra eme ṇ sish; përse u gjyqitë tem tӯ e kam kallëzuom, Zot em Zot49.

- Me mbaresën e shumësit -a: përbrendës-a. E atë mos t ani pjekunë keq, e as grimësë ṇ si zienë me ujë, por pjekunë me zjarm; e t i ani kryetë e tī e kambëtë e tī, me gjithë përbrendësa50. 40 “Meshari”, f. 347/b. 41 “Meshari”, f. 325/a. 42 “Meshari”, f. 257/b. 43 “Meshari”, f. 259/a. 44 “Meshari”, f. 285/a. 45 “Meshari”, f. 179/b. 46 “Meshari”, f. 337/a. 47 “Meshari”, f. 315/a. 48 “Meshari”, f. 319/a. 49 “Meshari”, f. 215/a.

Page 236: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

EMRAT QË DALIN ME DY A MË SHUMË FORMA SHUMËSI TEK BUZUKU

237

E ṷ ṇdē përṃbī djalët trī herë, e thiri ṃ Tenëzonë, e tha: Zot em Zot, kthe shpirtinë e këtī djali ṇdë përbrendësat të tī. E gjegj Zotynë zanë e Illiut; e ktheṷ shpirtinë e djalët ṇdë përbrendësat të tī, e ṷ ṇgjāll51. 17) Psalm

- Me mbaresën e shumësit -e: psalm-e. Dom Gjoni, sherbëtori uit, të madhenë zotënī tande të pāfine për këta të kënduom të këtyne Psalme, qi u i pādenji këndova, tit ë më liberojnsh shpirtinë tem ṇ katit, e ti vëliz zemërënë teme përapëtë ṇ duorshit s atyne qi për të keq ecnjënë52. Përse anshtë shkruom ṇdë librit të Psalmet: U baftë vendi i tyne i shkretë, e mos u gjetë kush të i jesë ṃbrenda, e ṷpeshkupīnë e tī e martë një jetërë53.

- Me mbaresën e shumësit -a: psalm-a. E për të madhet mishërier tande e për të kënduomit qi u tӯ këndonj këta Psalma sod, u i pādenji tue t u lutunë u tӯ të lus, muo shërbëtorit tit ṃbë këtë jetë ti të denjonesh muo me më dhanë shëndet ṇ mendjet e ṇ korpit, e mot u me bām pendesënë e dërejtë përpara mortsë sime.54 E këtu sosenë të shtatë Psalmat të Pēndesëvet55. 18) Klishë

- Me mbaresën e shumësit -ë: klish-ë. Aj për të vërtetë dha zhdo vetëve me profetixuom, e tjerëvet me klenë Apostoj, e zhdo tjerëve me klenë vangjelista, e tjerëvet me klenë të parëtë e klishëvet e doktorë, ata me vepëruom ṃbë vend të shenjtet, ata me vepëruom gjithë sherbëtyrë të klishëvet e të promendunitë e Jezu Krishtit; djerie na të ishnjim gjithë ṃbë një fē e na me u njohunë si janë bijtë e Tinëzot, na tue klenë ṇdë nḭerī māse i mirë, ṇde e shumuom të jetësë Krishtit56.

- Me mbaresën e shumësit -ë: klish-a. Për shtatë dit për gjithë vjetë ju të bani festënë e Tinëzot; e juve t u jetë ṇdë farë të farëvet, ṇdë të shtatët muoj; e ju të itëni ṇdë klishat për shtatë dit57. 19) Qytet

- Me mbaresën e shumësit -ë: qytet-ë. E edhe s ishnë ṇkriuom të ṇthellat e ujit kur u kleshë zanë; edhe ujënatë nukë ridhnjinë për visēt të tyne tek rjedhënë, parë se maltë e sukatë banishnë u kleshë zanë; e parë se Zotynë ban dhenë e fushatë e pjacatë e gjithë qytetë, e para të gjithë dheut58.

- Me mbaresë zero: qytet. E ṇdë të tjera qytet më duhetë me predikuom regjëninë e Tinëzot, përse u prashtu jam klenë dërguom59.

- Me mbaresën e shumësit -e: qytet-e.

50 “Meshari”, f. 221/a. 51 “Meshari”, f. 181/b. 52 “Meshari”, f. 55/a. 53 “Meshari”, f. 323/b. 54 “Meshari”, f. 55/a. 55 “Meshari”, f. 55/b. 56 “Meshari”, f. 351/b. 57 “Meshari”, f. 303/a. 58 “Meshari”, f. 341/b. 59 “Meshari”, f. 275/a.

Page 237: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU XI

238

E këta tue gjegjunë regji, ṷ mënī, e dërgoi ushtërinë e tī, e ata ṇvrau, e ṷ shtiṷ zjarë qytetevet tyne60. Anshtë njohunë ṃbë dyert të qytetevet e ṇdë panagjyrat buri i saj, aj tue ṇdenjunë me pleqt të dheut61. 20) Soldat

- Me mbaresë shumësi zero: soldat. E kur erdhnë me ṇthyem të Krishtit, e si e panë se ish shkuom ṇ këso jete, nukë ja ṇthyenë kambëtë e tī, por një ṇ soldatshit i rā ṃbë zemërë, e atë trat duol gjak e ujë62. Ashtu atëherë soldatë muorë Jezunë ṇ kurtjet së gjukatësit e ju vunë gjithë përqark; e xveshnë, e qitnë përqark një cohë ṇ soldatshit ṇ fëtyret së drandofillesë; e i banë një kunorë ṇ drizash, ja vunë ṃbë krye, e i dhanë një kallëm ṇdë dorë të djathë63.

- Me mbaresën e shumësit -ë: soldat-ë. E soldatë banë një kunorë ṇ drizash e ja vunë përṃbī krye të tī, e i qitnë një vestë të kuqe përqark64.

- Me mbaresën e shumësit -a: soldat-a. Përse edhe u jam nḭerī tue pasunë soldata përṇdenë muo65. E natënë qi Herodi kish nesëret me e qitunë jashtë popullisë, Pjetri por ṇflij ṇdër dy soldata, ṇlidhunë ṇ dy vargojnsh; e shtrazëtë ishnë përpara derësë qi por ruonjinë burgnë66. 21) Sy67

- Me mbaresë zero: sy. E sā përintë binjinë djalëtë Jezu, me bām ṇ si porsi ish zakoni i ligjsë, e Simoni e përzū ṃbë duort të tī, e bekoṷ Tenëzonë, e tha: Zot, le mā sherbëtuorë tand ṇ paq, porsi kle fjala jote; përse sӯtë e mī panë të shelbuominë qi ti trajtove përpara faqesë gjithë popujet, e drita ṇde e njohunë gjindja e lavdinë e madh të popullit tit të Israelit68. E ata tue beseditune tue ṷ bduom ṇdër vetëhenë, vetë Jezu ṷ afëruo e por ecën bashkë me ta; e sȳtë e tyne ishnë ṃbajtunë ata me mos e njohunë69.

- Me mbaresën e shumësit -na: sy-na Qengji porsi vdekunë, e kish shtatë brienë e shtatë sӯna, qi janë shtatë shpirtëna të Tinëzot, dërguom ṇdë gjithë dhēt70. 22) Shenj

- Me mbaresën e shumësit -a: shenj-a. E shumë të tjera shenja bani Jezu për të vërtetë përpara faqesë dishipujet vet, qi nukë janë shkruom ṇdë këtë letërë71. 60 “Meshari”, f. 307/b. 61 “Meshari”, f. 335/b. 62 “Meshari”, f. 225/b. 63 “Meshari”, f. 209/b. 64 “Meshari”, f. 223/b. 65 “Meshari”, f. 102/a. 66 “Meshari”, f. 331/a. 67 Tek Matrënga, ky emër del në trajtën e shumësit sī, ashtu siç shqiptohet edhe sot në disa të folme të gegërishtes qëndrore. P.sh. Shpejto adha ti çë parakale- sn për nē e prīr nēve sītë. (E mbsuame e krështerë, f. 183). 68 “Meshari”, f. 323/a. 69 “Meshari”, f. 241/b. 70 “Meshari”, f. 345/b.

Page 238: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

EMRAT QË DALIN ME DY A MË SHUMË FORMA SHUMËSI TEK BUZUKU

239

E këto shenja të ṇdjekënë ata qi të besonjënë: Ṃbë emënit tem ata të kenë fuqī me bduom dreqënitë; të flasënë gluhë të re; të marënë gjerpanjëtë ṇ dorë; e në pifshinë kon gjā elm qi ṃbytën, atyne gjā të mos mundë ṷ banjë; ata të venë duortë përṃbī të sëmunët, e t i shëndoshnjënë72 .

- Me mbaresën e shumësit -ë: shenj-ë. Ata nḭerëz, tue pām ato shenjë qi Jezu bani, thoshnë: Kȳ anshtë për të vërtetë aj profeta qi kā me ardhunë ṃbë shekullit73. E kӯ erdh tek Jezu natënë, e i tha: Mjeshtrë, na dimë se ti je ardhunë ṇ Sinëzot mjeshtrë, me ṃpsuom; përse askush nukë mundë banjë këto shenjë qi ti ban, në mos anshtë Zotynë me të74. 23) Shenjt

- Me mbaresë shumësi zero: shenjt. Hinje se të vinjë Zotynë, e gjithë Shenjtitë e tī me të, e atë ditë kā me klenë e madhe dritë75. Përse u ṃbë tjetëret jetë me gjithë Shenjt të tū u të mundinj me pasunë patrienë e jetësë amëshuome76 .

- Me mbaresën e shumësit -ënë / -ërë: shenjt-ënë O ju gjithë shenjtënë të Pākat, lutī për nē77. Vëllazënë, bekuom kloftë Zotynë i Ati i tinë Zot Jezu Krishtit, qi nē na bekoṷ ṇdë gjithë të bekuom të shpirtit ṇ kafshëshit së qiellet ṃ Krishtnë; porsi aj na zgodh ṇ vetëhenë parë se bane shekulli, përse na t ishnjim shenjtënë, pā ṇdonjë kat përpara faqesë tī ṇdë karitat78. O Zot, ti qi të Sh. Gregurë Papë njëmend me të tjerë shenjtënë e bane, nde e afërë ep neve, na qi festënë e t promendunit tī na ṇderimë, ṇ gjellet na mundë i ṇdjekmë edhe të bametë79.

- Me mbaresën e shumësit -a: Shenjt-a O ju gjithë Shenjt e Shenjta, lutī për nē80. 24) Sherbëtor

- Me mbaresën e shumësit -a: sherbetor-a. O Zot, o Bāsi i gjithë shekullit, e aj qi shelbove gjithë ata qi ṃ tӯ besonjënë me zemërë të mirë, ep shpirtënavet sherbëtorëvet tuve e sherbetoravet tuve epu të ṇdijimytë e gjithë katevet tyne81.

- Me mbaresë shumësi -e: sherbëtor-e. E aj vetë të ordhënon tӯ, o i mallëkuom për të gjukuom, aj qi atī qi verbënë lenë ish, sytë i ṇçili, e aj qi ṇgjalli Laxarinë ṇ mordijet ṇ vorit, atë tue klenë e katërta ditë se ṇdë botë ish shtīm: e prashtu, i mallëkuomi dreq, del e ṷ daj ṇ këso sherbëtoret së Tinëzot82.

71 “Meshari”, f. 253/a. 72 “Meshari”, f. 261/b. 73 “Meshari”, f. 171/a. 74 “Meshari”, f. 325/b. 75 “Meshari”, f. 37/a. 76 “Meshari”, f. 55/a. 77 “Meshari”, f. 49/b. 78 “Meshari”, f. 349/b. 79 “Meshari”, f. 323/b. 80 “Meshari”, f. 51/a. 81 “Meshari”, f. 59/b. 82 “Meshari”, f. 75/a.

Page 239: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU XI

240

Edhe përṃbī sherbëtorët e përṃbī sherbëtoretë ṇd ato dit u të shtie 83. - Me mbaresë shumësi -ë: sherbëtor-ë.

Sherbëtorëtë i thoshnë: A do na të vemte t i qërojmë? E aj u tha: Jo; përse ju tue dëlirunë manemjedhëratë, mos shkulnjitë edhe drithëtë84. Na të pādenjëtë sherbëtorëtë e tū, zot, qi fajtë tanë vepëravet tinëve qi na fëjejmë, ato nē tukeqnjënë, për t ardhunit të t njëj vetëme lenë aj nē përtëriftë85. 25) Shkruos

- Me mbaresë shumësi zero ose me të njëjtën formë si në njëjës dhe në shumës: shkruos.

E të parëtë e priftënet, tue qellunë dhunë me shkruositë e me pleqt, thoshnë: Aj të tjerë shelboi, a s mundë shelbonjë edhe vetëhenë86? Hinje se na vemte ṃ Jeruzalem, e i Biri i nḭeriut të jetë tradhëtuom t parëvet priftënet, e shkruoset, e ata ta gjukonjënë për mort, e t apënë ṇdër duor të gjindsë, përse të qeshënë ṇ si e përse ta mundonjënë, e përse ta venë ṃbë kryqt; e të tretënë ditë të ṇgjalletë87.

- Me mbaresën e shumësit -a: shkruos-a. Ṇd atë mot erdhnë prej Jerusalemi shkruosa e farizej tek Jezu, tue thashunë: Për qish punë dishipujtë e tū nukë ruonjënë ordhëninë e pleqet, qi nukë lanjënë duortë kur venë me ṇgranë bukë 88? 26) Shpirt

- Me mbaresën e shumësit -ënë: shpirt-ënë. Le të dīsh, i mallëkuom dreq, se tӯ të janë trajtuom mundimetë e jetësë glatë, e tӯ po të prêt dita e trembunë të t gjukuomit tat për të dënuom, e dita e mundimit jetësë glatë, e dita qi kā me të ardhunë porsi furi qi digjetë për këlqere, qi atë ditë kā me ardhunë tӯ me gjithë ata të këqī shpirtënë ṇ engjëjish të bdjerëtë e jetësë glatë89. O ju gjithë shenjtë të reditunë ṇ Shpirtënish së bekuom, lutī për nē90.

- Me mbaresën e shumësit -ëna: shpirt-ëna. Ashtu atëherë shtatë të tjera shpirtëna me vetëhenë, mā të këqī se ish vetë, e tue hīm aty jesënë; e banenë kafshëtë e ṃbrapëme atī nḭerḭ mā të këqia se të paratë91. Shpirtënatë e atyne qi janë shkuom ṇ këso jete pushofshinë ṇ paq për mishërier të Tinëzot92. 27) Turmec

- Me mbaresë shumësi zero: turmec. As nukë shitenë dy turmec për një denār? E as një ṇ sish nukë lindetë ṃbë dhēt pā Atënë taj93.

- Me mbaresën e shumësit -a: turmec-a. E prashtu mos droni, se mā të mirë ini ju se shumë turmeca94. 83 “Meshari”, f. 271/b. 84 “Meshari”, f. 105/b. 85 “Meshari”, f. 92/a. 86 “Meshari”, f. 211/a. 87 “Meshari”, f. 343/b. 88 “Meshari”, f. 157/b. 89 “Meshari”, f. 77/a. 90 “Meshari”, f. 49/b. 91 “Meshari”, f. 129/a. 92 “Meshari”, f. 31/b. 93 “Meshari”, f. 361/a.

Page 240: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

EMRAT QË DALIN ME DY A MË SHUMË FORMA SHUMËSI TEK BUZUKU

241

28) Udhë - Me mbaresën e shumësit -a: udh-a.

Të dërejtënë Zotynë e suoll pr udhat të dërejta, e atī dëftoṷ regjëninë e Tinëzot, e atī dha urtënë e shenjtet, atë bani të pātëkeq ṇdë fëdigët, i ṃbaroi gjithë fëdigëtë e tī95. Kur ti ban lëmoshënë, mos bjerë trombetësë përpara vetī, porsi e banjënë hipokrititë ṇdë sinagogat e pr udha, përse të jenë ṇderunë ṇ nḭerëzishit96.

- Me mbaresën e shumësit -ë: udh-ë. E ti në hjeksh kambëtë e tū përapëtë, me mos bām vollundetnë tande ṇ ditet së shenjtënisë sime, e në grishsh të shëtundenë dita e bekuome, e dita shenjte e madheja për të ṇderunë, ditë e Tinëzot, e atë në e madhështofsh e ta lëvdojnsh, e të mos bajnsh udhëtë e tū, e me mos ṃbushunë zemërënë tande, e me mos folë qish ṇ goje të vjen97. Udhëtë e tī janë udhë të bukura, e gjithë shqisetë e tī janë ṇ baq98. 29) Vangjelist

- Me mbaresën e shumësit -ë: Vangjelist-ë. Ecë e vgjaj ṇdë Komut të Apostojet e të Vangjelistëvet99.

- Me mbaresën e shumësit -a: Vangjelist-a. Aj për të vërtetë dha zhdo vetëve me profetixuom, e tjerëvet me klenë Apostoj, e zhdo tjerëve me klenë vangjelista, e tjerëvet me klenë të parëtë e klishëvet e doktorë, ata me vepëruom ṃbë vend të shenjtet, ata me vepëruom gjithë sherbëtyrë të klishëvet e të promendunitë e Jezu Krishtit; djerie na të ishnjim gjithë ṃbë një fē e na me u njohunë si janë bijtë e Tinëzot, na tue klenë ṇdë nḭerī māse i mirë, ṇde e shumuom të jetësë Krishtit100. O ju gjithë shenjtënë Apostoj e Vangjelista, lutī për nē101. 30) Zakon

- Me mbaresën e shumësit -a: zakon-a. E i sillidota të zgidhnjë një ṇ kësish zakona, e aj ashtu të ṃpsonjë nḭerëzet, mā i vogëli të grëshitetë ṇdë regjënīt të qiellet102.

- Me mbaresën e shumësit -e: zakon-e. Na tue klenë purguom, ṇ gjithë zakoneshit plaka, ṇ sakramentit sit të ṇdershimitë e përzanë, neve ṇde e përtërīm nē na përtëriftë103.

II. EMRA QË PËSOJNË NDRYSHIME TË ZANORES APO TË BASHKËTINGËLLORES SË TEMËS

§ 3. Tek “Meshari” i Buzukut përveç emrave që e formojnë shumësin me formante të

ndyshme apo dalin me të njëjtën formë si në njëjës dhe në shumës, kemi edhe disa emra që pësojnë ndryshime të zanores apo të bashkëtingëllores së temës dhe mund të marrin 94 “Meshari”, f. 361/a. 95 “Meshari”, f. 357/b. 96 “Meshari”, f. 119/a. 97 “Meshari”, f. 119/b. 98 “Meshari”, f. 357/b. 99 “Meshari”, f. 321/b. 100 “Meshari”, f. 351/b. 101 “Meshari”, f. 49/b. 102 “Meshari”, f. 373/b. 103 “Meshari”, f. 247/a.

Page 241: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU XI

242

ose jo formante shumësi, duke dalë me dy forma a më shumë forma shumësi. Kështu, te Buzuku dallojmë këta emra:

1) Anë - Me metafoni të zanores së temës -a ~ - e: enë.

Në mos kishnjē ṇgjëruom gjithë ṇdë gardh për të përuom shtëpinë e tī e gjithë pasënë e tī ṇ gjithë enëshit; atë por e ruon, ti i bekove gjithë punëtë e tī, e bashtina e tī por ve për ditë tue ṷ shumuom përṃbī dhēt104. Përse ṇdë tӯ kanë me ardhunë dit qi të të ṇgjëronjënë anëmiqtë e tū me përenjë, e ṇ të të ṇgjëronjënë për gjithë enëshit, e të të rafshonjënë, e bijtë e tū qi ṇdë tӯ janë; të mos lanë ṇdë tӯ gūr, përse ti nukë njohe motnë të t vizituomit tit105.

- Pa metofonizim të zanores së temës: anë. E të hinjësh ṇdë shtëpī e të ṃbërshenjësh derënë ṃbas teje e ṃbas së tū bijsh, e të përdāsh ata voj qi kē, ṇdër gjithë ato anë qi të kēsh106. Ajo tue ṷ ṃbushunë plot peshk, atë qesënë peshkatarëtë jashtë ṇ bregdetit, rinë e zgḭedhënë peshkunë e mirë, e i shtienë ṇd anë të tyne, e të këqītë i qesënë jashtë107.

2) Popull - Me palatalizim të bashkëtingëllores ll ~ j: popuj.

U shtrydha tjeskunë vetëmë, e ṇ popujshit s anshtë kush me muo; e u ata kam me i shtypunë ndë furī teme, e u ata t i torkullonj ṇdë mënī teme108. Këto kafshë thotë Zotynë: Ṇd mot të pëlqyem u të bana hīr, e ṇ ditet së shëndetsë u të dhae ṇdimë; e u tӯ të të ruonj, e u me besë të të banj ṇdër popujt me ṇgjallë dhenë, me redituom erednë e faruome; e me thanë burgëtarëvet: Delni, e atyne qi janë ṇdë t errëtat: Kallëzonī109.

- Me të njëjtën formë si në njëjës dhe shumës, duke marrë edhe formantin e shumësit -ë: *popull-ë.

E të venë shumë popullë e të thoenë: Eni e të hipnjëmë ṃbë malt të Tinëzot ṃ shtëpīt të Tinëzot Jakobit, e aj të na ṃpsonjë udhëtë e tī, e na të ecnjëmë pr udhë të tī110.

- Me të njëjtën formë si në njëjës dhe shumës, duke marrë edhe formantin e shumësit -i, që mendohet se ka rënë herët, por që ka lënë gjurmët e veta në dukurinë e qiellzorëzimit: *popull-i.

Lëvdoni Tenëzonë, o gjithë ju gjindja, lëvdoni atë, o gjithë ju populli (omnes populi)111, përse u forcuo mishërierja e tī përṃbī nē, e dërejta e Tinëzot jet një vend për jetë të jetësë112.

3) Mërekullī - Me mbaresë shumësi zero: mërekullī.

104 “Meshari”, i Gjon Buzukut ( 1555) I. Tiranë, 1968, LXXXX / a. f. 385. 105 “Meshari”, f. 289/a. 106 “Meshari”, f. 155/b. 107 “Meshari”, f. 379/b. 108 “Meshari”, f. 213/b. 109 “Meshari”, f. 185/a. 110 “Meshari”, f. 88/a. 111 Në këtë rast përkthimi duhej popuj dhe jo populli. 112 “Meshari”, f. 15/b.

Page 242: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

EMRAT QË DALIN ME DY A MË SHUMË FORMA SHUMËSI TEK BUZUKU

243

Përse kanë me ṷ ṇgritunë Krishtëna të rēshim e profetë të falsa, e t ṷ apënë shenjë të mëdhā, e mërekullī, ṃbë mëndyrë qi shumë kanë me ṷ ṇgënjyem (në mundë ish) edhe (të zgḭedhunitë)113.

- Me palatalizim të bashkëtingëllores ll ~ j: mërekuj. Shelbona nē porsi mërekujtë e tū të mëdhenj, e ep emënit tit lavd; klofshinë bdjerë gjithë ata qi sherbëtorëvet tū u dëftonenë për të keq114.

4) Regj - Me mbaresë shumësi zero: regj.

E shenë Mërī Virgjënë hipi ṃbë qiellt qi regji i gjithë regjet ri ṃ më shkambt të shkënxyem115. E tash, Zot, regji i regjet, i zoti i Abramit, kī mishërier popullit tit, përse anëmiqtë tanë duonë me na faruom, e me e qitunë ṇ fare ereditatnë tand116.

- Me mbaresën e shumësit -(ë)nj: regj-ënj. Përse u juve thom se shumë përfetë e regjënj dëshëruonë me pām ato kafshë qi ju shihni, e nukë i panë; e dëshëruonë me gjegjunë ato kafshë qi ju gjegjī, e nukë i gjegjnë117. E i tha atī Zotynë: Ecë, përse kӯ anshtë muo një anë i zgḭedhunë, përse aj të bānjë emënitë tem përpara gjindsë e përpara regjënjet e përpara d bijet Israelit; përse u atī t i dëftonj sā kafshë atī duhenë aj me bartunë pr emënit tem118.

5) Ulk - Me ndërrimin k ~ q: ulq.

Hinje se u juve dërgonj porsi dhentë ṇdë vjedmis ulqet119. - Me ndërrimin k ~ q dhe me mbaresën e shumësit -ënë: ulq-ënë.

Ecëni; e hinje se u juve dërgonj porsi qengjatë ṇdër ulqënit120. Ṇd atë mot tha Jezu dishipujet vet: Ruhī ṇ përfetëshit së pādërejtë, qi tek ju vinjënë ṇveshunë ṇdë petëka ṇ lëkurëshit së dhendet, e përṃbrenda janë ulqënë qi grabitnjënë121.

6) Ṷill - Me mbaresën e shumësit zero: ṷill

Ṃbas anso së këqīsh s atyne dite dielli kā me ṷ errunë, e ana të mos apë dritënë e saj, e ṷillitë të bijenë ṇ qiellet, e fuqitë e qiellet lëkundenë122.

- Me palatalizim të bashkëtingëllores ll ~ j: ṷill ~ ṷij. Kanë me klenë shenja ṇdë diellët e ṇdë anët e ṇdë ṷijt, e ṃbë dhēt shumë t idhunë përṃbī gjint për kaqë të lëkundunë qi të lëkundetë deti ṇ valëshit; nīerëzitë kanë me ṷ thām për ṇmnert e për të pritunitë qi kā me ardhunë ṇdërpër gjithë shekullit; e atëherë gjithë fuqitë e qiellet të vëlizenë123.

7) Zog - Me palatalizim të bashkëtingëllores g ~ gj: zogj.

113 “Meshari”, f. 315/a. 114 “Meshari”, f. 195/b. 115 “Meshari”, f. 19/a. 116 “Meshari”, f. 139/b. 117 “Meshari”, f. 291/b. 118 “Meshari”, f. 321/a. 119 “Meshari”, f. 355/a. 120 “Meshari”, f. 355/b. 121 “Meshari”, f. 285/b. 122 “Meshari”, f. 315/a. 123 “Meshari”, f. 84/a.

Page 243: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU XI

244

Ṇd atë mot bashkë shumë shumicë ṇ shumë qytetesh ridhnjinë tek Jezu, e tha këtë shembëlltyrë: Duol një qi ṃbīll, me mbjellë farënë e tī; e tue ṃbjellë, disa ṇ faret rā pr udhët ṃbë të shkelët, e zogjtë e qiellsë e angërë124. E aty fabrifikoi Noe një ḽtēr Tinëzot, e muor ṇ gjithë shtansëshit së dëlira e ṇ gjithë zogjshit së dëlirë, e aty i ṇtheri për sakrificio Tinëzot përṃbī ḽtērt i dogj125.

- Me palatalizim të bashkëtingëllores g ~ j: zog ~ zoj. Ku janë të parëtë e gjindsë, e ata qi zotënonjënë përṃbī shtansët qi përṃbī dhēt janë, ata qi glumitenë me zojt të dheut, e qi janë të begatë ṇ ṛgjandi e ari, qi ṃbë të kanë shpënesë nḭerëzitë, e të sosunë nukë kā ṇgadhënjimi aj; ata qi fabrikonjënë ṛgjandnë e fëdigenë ṇde e gjetunit të vepëravet tynëve126? U të përfaronj nḭerëzitë, qi u kam bātë ṇ faqejet së dheut, ṇ nḭerëzishit djerie ṃbë shtansët qi janë përṃbī dhēt, djerie zojtë e qiellet; përse u pendonem ata se u bana127. Të gjithë emrat që përmendëm më lart, po t’i japim me tabelë do të kemi këtë paraqitje:

EMRAT ME DY A MË SHUMË TRAJTA SHUMËSI

Nr. EMRI Me mbaresën e shumësit:

Me mbaresën e shumësit:

Me mbaresën e shumësit:

1 Buzë -a -ë 2 Ditë -ë zero 3 Faj zero -e 4 Konshiencie -e -a 5 Hir zero -(ë)na 6 Lekcion zero -a 7 Ligj -a -e 8 Luqerë -a -ë 9 Majë -e -(ë)na 10 Mal zero -e 11 Mot zero -e -ëna

12 Munduos -a zero 13 Nevojë -ë -a 14 Ndimë -ë -a 15 Opqin -a -ë 16 Përbrendës zero -a 17 Psalm -e -a 18 Klishë -ë -a 19 Qytet zero -e -ë

20 Soldat zero -ë 21 Sy zero -na

124 “Meshari”, f. 109/b. 125 “Meshari”, f. 233/a. 126 “Meshari”, f. 237/a. 127 “Meshari”, f. 229/b.

Page 244: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

EMRAT QË DALIN ME DY A MË SHUMË FORMA SHUMËSI TEK BUZUKU

245

22 Shenj -ë -a 23 Shenjt zero -ënë / -ërë -a

24 Sherbëtor -a -e -ë 25 Shkruos zero -a

26 Shpirt -ënë -ëna 27 Turmec zero -a 28 Udhë -a -ë 29 Vangjelist -ë -a 30 Zakon -a -e

31 Anë Me metafonizim së

zanores së temës -a ~ -e Pa metofonizim të zanores së temës

32 Popull Me palatalizim të

bashkëtingëllores ll ~ j

Me të njëjtën formë si në njëjës dhe me

formantin *-i -ë

33 Mërekullī Me mbaresë shumësi

zero Me palatalizim të

bashkëtingëllores ll ~ j

34 Regj Me mbaresë shumësi

zero Me mbaresën e shumësit -(ë)nj

35 Zog Me palatalizim të

bashkëtingëllores g ~ gj Me palatalizim të

bashkëtingëllores g ~ j

36 Ṷill Me mbaresë shumësi

zero Me palatalizim të

bashkëtingëllores ll ~ j

37 Ulk Me palatalizim të

bashkëtingëllores k ~ q

Me palatalizim të bashkëtingëllores k ~ q dhe me formantin -ëna

Pra, siç shihet edhe pse jemi në fillimet e shkrimit të shqipes, kemi një numër jo të

vogël emrash, që dalin me dy apo tri forma shumësi. Sipas mendimit tonë, ekzistenca e dy apo më shumë trajtave tek “Meshari”, tregon edhe fuqinë shprehëse të gjuhës së Buzukut, ku hidhen dhe hapat e parë drejt formës unike, që do t’i përshtatet zhvillimeve gjuhësore drejtshkrimore të kohës.

Page 245: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

246

KREU XII

SINTAKSA E TRAJTAVE TË SHUMËSIT TË EMRAVE TE BUZUKU

§ 1. Për të pasur një panoramë të plotë të gjendjes së formave të shumësit tek Buzuku, është e rëndësishme që në studimin tonë të bëjmë një vështrim të përgjithshëm edhe për disa nga dukuritë më kryesore sintaksore, që japin edhe gjendjen gjuhësore të trajtave të ndryshme gramatikore, si: biflektivizmi në sintagmën emërore, përshtatja e emrit me përcaktorët që e shoqërojnë, topika e emrit në shumës.

I. BIFLEKTIVIZMI NË SINTAGMËN EMËRORE

§ 2. Gjatë studimit të formimit të shumësit të emrave tek “Meshari”, vihet re përdorimi i togfjalëshave ku të dyja gjymtyrët e togfjalëshit janë të pajisura me mbaresa rasore (khs. Ṇ viseshit së ṇthellash, vepëravet mirave, anëmiqet mive, katërave shtansëve).

Kjo dukuri gjuhësore që duket si një redondancë morfologjike - gramatikore, është një nga karakteristikat e ndërtimeve sintaksore të autorit të librit të parë të shkruar shqip. Rrugën e tij të ndërtimeve të tilla, do ta ndjekin edhe autorët e tjerë pas tij, si: Pjetër Budi edhe Pjetër Bogdani (khs. rrëzuem bjeshkëshit fort së naltash; fjaleshi cë mbrazëtash).

Kësaj dukurie i kanë kushtuar një rëndësi të madhe me veprat dhe artikujt e tyre përkatës edhe gjuhëtarët e shquar, si: Justin Rrota1, Shaban Demiraj2, Besim Bokshi3, Kolë Ashta4, Seit Mansaku5 etj.

Kështu, Rrota në studimin e tij shprehet: “Për t’u theksue asht rasa e vijueme e emnavet të lidhun me atributa, sidomos me përemra, në mëndyrë të latijvet; ndërtim që ndeshemi ndo ‘i herë edhe në Bogdanin e nder tjerë, e qi sod e kemi në përdorim vetëm me demonstrative. P.sh. E shpëtoi en duorshit së tynesh”6.

Demiraj shprehet: “ Po të kemi parasysh prirjen e gjuhëve i.e. që e kanë ruajtur lakimin e bashkë me këtë edhe përshtatjen e përcaktorëve me emrin, atëherë duhet pranuar që edhe në gjuhën shqipe dukuria e biflektivizmit në togfjalëshat me marrëdhënie përcaktore, në thelb është e trashëguar nga një fazë e hershme i.e. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që shqipja në këtë rast të ketë ndjekur një rrugë të ndryshme, në vështrimin që ajo mund ta ketë humbur një herë këtë tipar i.e. dhe në kohë më të vona të ketë ndier nevojën për ta rivendosur atë”7.

Edhe gjuhëtari Mansaku duke pranuar këtë dukuri të veçantë të shqipes së Buzukut, në artikullin e tij mbi këtë dukuri shkruan: “Dukuria e biflektivizmit në

1 Analizimi i rasavet t’ emnit e zhvillimi historik i tyre. Hylli i Dritës, 1931. Nr. 6.; Monumenti ma i vjetri i gjuhës shqype. Buzuku - 1555, “Hylli i dritës”, Nr. 1, 1930. 2 Gramatikë historike e gjuhës shqipe. Tiranë, 1986. 3 Rruga e formimit të fleksionit të sotëm nominal të shqipes. Prishtinë, 1980. 4 Leksiku historik i gjuhës shqipe. I. Shkodër, 1996. 5 Disa veçori morfosintaksore të librit të parë në gjuhën shqipe. SF 1-2, 2001. 6 Monumenti ma i vjetri i gjuhës shqype. Buzuku - 1555, “Hylli i dritës”, nr. 1, 1930. f. 42. 7 GH, f. 567.

Page 246: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SINTAKSA E TRAJTAVE TË SHUMËSIT TË EMRAVE TE BUZUKU

247

sintagmat e tipit vepëravet mirave të ishte krijuar prej kohësh, qoftë edhe nën ndikimin intensiv të latinishtes mesjetare kishtare dhe Buzuku e gjeti në përdorim në kohën e tij në gjuhën e folur ose në traditën e gjuhës kishtare”8.

Kështu, kjo veçori gramatikore - sintaksore e Buzukut, jo vetëm që nuk e zbeh bukurinë shprehëse të gjuhës së tij, por e bën atë më interesante dhe më tërheqëse. Kështu, duke studiuar shembujt shohim se biflektivizmi vepron në lidhje të ndryshme përshtatje mes gjymtyrëve të togfjalëshit. Togfjalëshat, në të cilët të dy elementët përbërës lakohen së bashku duke marrë mbaresat rasore përkatëse, janë të tipit:

- Emër + mbiemër i nyjshëm - Emër + përemër pronor - Përemër dëftor + emër - Numëror + emër

Le t’i shohim me radhë duke i konkretizuar edhe me shembuj përkatës nga vepra e Buzukut apo edhe nga autorët e tjerë të letërsisë së vjetër shqipe.

Emër + mbiemër i nyjshëm

§ 3. Tek “Meshari” i Buzukut togfjalëshat e këtij tipi nuk kanë një shtrirje të gjerë në vepër. Ndryshe nga shqipja e sotme, në këta lloje togfjalëshash përshtatja e përcaktorit shprehet jo vetëm me anë të nyjës së përparme, por edhe me mbaresat rasore. Kështu, duke u nisur nga fakti që përcaktori mbiemër i përshtatur me emrin mund të dalë në rasa të ndyshme dallojmë këta nëngrupe ku vepron biflektivizmi:

1) Emër në rasën gjinore shumës + mbiemër i nyjshëm. Ndonëse nuk janë të shumtë në numër këta lloje togfjalëshash, janë shumë të

rëndësishëm për sqarimin e dukurisë në shqyrtim. Në këtë grup përmendim togfjalëshat: - të vepëravet mirave

Përse ata qi me të ṇgjënuom mundonjënë mishtë e korpit, për frujtit të vepëravet mirave ata me klenë përtërim ṇdë mendet9.

- e ujënavet gjallave Ṇd ato dit tha Jerimia: Zot, gjithë ata qi tӯ lānë, klofshinë me ṃbarē; e ata qi ṇ teje dahenë, klofshinë shkruom ṇdë dhēt, përse ata lanë Zotnë e ujënavet gjallave10. Te Bogdani: Veçë për të na bām me dijtunë se shêjti kungim, ndë të sillt vjen sakrifikuem kӯ kingj i butë i lterit, nukë do marrë me zemërë të ftofëtë e plot me ujëna të dëshirëvet e kujtimevet t’ këqiave, po pjekunë mbë zjarm˜të dashunë e të dëshirëvet mirave11.

2) Emër në rasën dhanore shumës + mbiemër i panyjshëm. Në veprën e Buzukut dhe atë të autorëve të tjerë, togfjalëshat që përfshihen në këtë

grup janë edhe më të paktë. Nga Buzuku përmendim togfjalëshin: - vepëravet mirave

Epna, tӯ të lusmë, Zot, popullit tit të shelbuom ṇ mendesh e ṇ korpi: përse na vepëravet mirave tue ṷ afëruom, ṇdimët së vertytsë sate na me klenë të denjë, me klenë përuom12.

8 Disa veçori morfosintaksore të librit të parë në gjuhën shqipe. SF 1-2, 2001. 9 “Meshari”, f. 129/a. 10 “Meshari”, f. 197/b. 11 CP I, II-II/65.

Page 247: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU XII

248

Ep, tӯ të lusmë, Zot, popullit tit shëndet ṇ mendesh e ṇ korpit, përse ata tue ṷ afëruom vepëravet mirave, ṇdimët sote ata të meritonjënë me klenë përherë përuom13. Te Bogdani: Prashtu dergjetë dheu ndë robī everbuem, me dӯ palë niegulla të zeza mbë faqe, qi janë mpkati e të pādijtunë, përse u dvuer dijeja e urtija, e tue kjanë dheu i Arbënit ndë mjedis të t’pāfēvet, mirëfilli nierī sit ë marrë mend e shqise nukë mundetë me qëndruem ndë hīr˜të Tinëzot, as nukë munë shelbonjë pā mos kjanë kush e ndritën ndë lijt e ndë fēt, e silla âshtë themeli i gjithë vepëravet mirave14.

3) Emër në rasën rrjedhore shumës + mbiemër i nyjshëm. Tek Buzuku, togfjalëshat e këtij grupi janë më të shumtë në numër, duke marrë shkas

edhe nga ajo që edhe rasa rrjedhore e emrave ka një përdorim të gjerë në vepër. Kështu, përmendim togjalëshat:

- zotashit së uojsh Përse ju tue bām mirë, ju t i bani të mira udhëtë tuoj e vepërat tuoj, ju në bafshi të gjukuomitë e gjyqitë ṇdër nḭerit e fqinjësë sate, e shtekëtari e i vorfëni e vejë mos jetë idhënuom, e të mos derdhni gjaknë e dërejtë ṃbë këtë vend, e ju të mos ecëni ṃbas zotashit së uojsh për të keqet taj, u të qëndronj ṃbë këtë vend me jū ṇdë dhēt qi u dhae përindet tive ṇ së zanët së shekullit djerie ṃbe e sosunit, thotë i mujtuni Zot15.

- misteriashit së panash Epna, neve, të lusmë, o i mujtuni e i përmishëriershimi Zot, na qi ṇ misteriashit së panash na përzamë, me të bame të pana na mundë i kemi16.

- së mëdhashit së pānash E përse u mos madhështonem ṇ këso së mëdhashit së pānash, m ashtë dhanë të munduomitë e mishit, engjëlli i Satanasit, qi më mundon, përse u mos madhështonem17.

- vepërashit së këqijash Ṇgjënimetë tonë, na të lusmë, Zot, me ṇdimë të përhirshime na me ṇdjekunë, e si na ṇ alimentashit mbahemi së korpit, ashtu edhe ṇ vepërashit së këqijash na me ṇgjënuom ṇdë mendet18.

- buzëshit së këqiash O Zot, ruoj shpirtin tem ṇ buzëshit së këqiash e ṇ gluhet së ṇgënjyeme19.

- ditshit së parash Vëllazënë, bani t u bjerë ṇdë mend ṇ ditshit së parash, ju tue klenë zdritunë të madhe luftë ṇ mundimi ju pësuotë; për të vërtetë djerie një me të madhe dhunë kletë bduom ṇde e munduom, ju kletë pasëqyrë njani ṇdë tjetërit, shokë me ata qi ṃb atë mëndyrë ecnjënë20.

- etheshit së mëdhāsh E vjehra e Simonit ish zanë ṇ etheshit së mëdhāsh, e lutē Jezut për të21.

12 “Meshari”, f. 147/a. 13 “Meshari”, f. 189/b. 14 CP. Të Primitë. f. XIV. 15 “Meshari”, f. 159/b. 16 “Meshari”, f. 261/b. 17 “Meshari”, f. 109/b. 18 “Meshari”, f. 161/a. 19 “Meshari”, f. 17/b. 20 “Meshari”, f. 367/a. 21 “Meshari”, f. 275/a.

Page 248: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SINTAKSA E TRAJTAVE TË SHUMËSIT TË EMRAVE TE BUZUKU

249

- viseshit së ṇthellash Ṇ viseshit së ṇthellash thira tӯ, Zot: Zot, përze oratënë teme22. Te Bogdani: Pat njiqind dyer gjithë rembje, për mrekullë punuem; kje rrethuem me nji fosë ujënash, posi nji lym i përkuershim, mbī dy të tjerë lymënash së mbëdhejsh, qi i shkojnë përgiat, qi kjenë Tigri et Eufrati23. Te Budi: Atë uratë qi s’e ndëgjon ai qi e thotë, atë as Zotӯnë s’e ndëgjon, përse ai thom se pak zyrë kā n cë folic ë gojësë e fjaleshi cë mbrazëtash mb’atë herë kūr sheh se aty s’ ashtë mendja e shqiseja e dëshiri i zemërësë me i shërbyem e me ndērunë e me e lutunë me zemërë të dëlirë e me të madh të prunjëtë, posikundrëse ai meriton gjithë herë prej nēsh me qenë lëvduom e ndērunë24.

Siç shihet edhe nga shembujt përkatës, rastet e biflektivizmit në togfjalëshat e tipit: emër në rasën rrjedhore shumës + mbiemër i nyjshëm, janë më të shpeshta se dy rastet e tjera. Edhe tek Budi ndeshim raste të biflektivizmit, ndonëse tek Bogdani janë më të shumtë në numër. Te Matrënga e Bardhi, nuk vepron dukuria e biflektivizmit në këta lloje togfjalëshash.

Emër + përemër pronor

§ 4. Togfjalëshat emër + përemër pronor kanë një përdorim të shpeshtë në veprën e Buzukut, prandaj themi se edhe biflektivizmi gjen një shprehje më të gjerë në këta togfjalësha. Kështu, kemi:

- kambëvet mive E ṷ gjejtë vai i shtëpivet tynëve, kur të sijellsh përṃbī ta ṷshtërinë, përse ata banë gropënë me më zanë, e ṇdenë leqtë e kambëvet mive25.

- anëmishit sinësh E patmë na shpëtuom ṇ anëmishit sinësh e ṇ duorshit s atynesh qi neve na deshnë keq; e aj erdh me bām mishërier ë me përint tanë, e me ṷa rekorduom ṇ testamentit shenjtë së tī26.

- anëmiqet tinëve E këjo anshtë beja qi pat bām aj Abraamit përindit tinë se aj neve kish me na ṷ dhanë, përse na, si të liberonishnjim ṇ duorshit së anëmiqet tinëve, pā ṇmner na ati të shërbenjim, ṇdë shenjtënī e ṇdë e dërejtë përpara tī, për gjithë dittë tonë27.

- anëmiqet tuve E muo m ep fuqi kondrë anëmiqet tuve28.

- anëmiqshit së mīsh Nxjerëmë ṇ anëmiqshit së mīsh, Zot, përse ṃ tӯ ryna29.

- anëmiqet mive 22 “Meshari”, f. 57/a. 23 CP I, II-I/47. 24 Poezi, f. 301. 25 “Meshari”, f. 199/a. 26 “Meshari”, f. 12/a. 27 “Meshari”, f. 12/a. 28 “Meshari”, f. 17/a. 29 “Meshari”, f. 49/a.

Page 249: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU XII

250

U në eca për vjedmis t këqiavet, tit ë më shpëtojnsh; e përṃbi mënīt të anëmiqet mive ṇdene dorënë tande, e muo më shpëtoi e djatha jote 30.

- eshtënavet mīve Nukë anshtë shëndet ṇdë mish tem, ṇ faqejet së mënisë sate, as eshtënavet mīve s’ashtë paq, ṇ faqejet së katevet mive31.

- sherbetoravet tuve O Zot, o Bāsi i gjithë shekullit, e aj qi shelbove gjithë ata qi ṃ tӯ besonjënë me zemërë të mirë, ep shpirtënavet sherbëtorëvet tuve e sherbetoravet tuve epu të ṇdijimytë e gjithë katevet tyne32.

- sherbëtorëvet tuve O i mujtuni i jetësë glatë Zot, aj qi dhae sherbëtorëvet tuve ṇde e rëfyen të së dërejtësë fē të Teritatit ata mē ditunë lavdinë ṇde e mujtunit të t madhit një të klenë me adoruom na të lusmë, për të forcuomit t asaj fē ṇ gjithë së pāligjeshit na me klenë përuom33.

- famujet tuve Gjithë Shenjtitë e tū, lusmë, Zot, qi për gjithë vend ata na ṇdimofshinë: ashtu qi përherë qi ata neve kur na raftë ṇdë mend për meritat të tyne, na ndjefshim ṇdimënë e tyne; e paqnë tand neve na ep ṇdë jetë tanë, e ṇ Klishet shenjte sote hiq gjithë të pāligje; e t ecunatë e të bāmetë e vollundedetë tonë e të gjithë famujet tuve ṷa daj ṇdë e mirë, ṇ së shelbuomit sit, ep bāmirëvet tinëve të miratë për mot të glatë, e gjithë t parëvet tinëve ṷ ep jetënë e amëshuome me të pushuom34.

- bijet tuve E u të vē një besë me tӯ; e të hinjsh ṇdë barkë ti e bijtë e tū, e gruoja jote, e gratë e d bijet tuve me tӯ35. Tӯ të bekoftë i Zoti i Sionit, përse të mundë shofsh të miratë e Israelit për gjithë ditë të jetësë glatë sate; e përse të mundë shofsh bijtë e bijet tuve, e paqnë përmbī Israelt36.

- bijet tive Ju tue klenë të këqī, dini të miratë me dhanë bijet tive; sā mā fort Ati yj i qiellet t apë Shpirtinë shenjtë e dhunëtijetë e qiellet atyne qi t i lypnjënë 37.

- katevet mive Nukë anshtë shëndet ṇdë mish tem, ṇ faqejet së mënisë sate, as eshtënavet mīve s’ashtë paq, ṇ faqejet së katevet mive38.

- kateshit sinësh Mos të të bjerë ṇdë mend, Zot, për katetë tonë o ṇ përindshit sinësh, as mos shumo neve për vendetë ṇ kateshit sinësh39.

- katet të tinëve

30 “Meshari”, f. 57/b. 31 “Meshari”, f. 43/b. 32 “Meshari”, f. 59/b. 33 “Meshari”, f. 275/a. 34 “Meshari”, f. 13/b. 35 “Meshari”, f. 229/b. 36 “Meshari”, f. 23/a. 37 “Meshari”, f. 259/b. 38 “Meshari”, f. 43/b. 39 “Meshari”, f. 49/a.

Page 250: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SINTAKSA E TRAJTAVE TË SHUMËSIT TË EMRAVE TE BUZUKU

251

Të lutunatë tonë, tӯ të lusmë, Zot, përmishëriershim ti me na i gjegjunë, e ṇ së ṇlidhunashit së katet të tinëve ti tue na pasunë absolvuom, ṇ gjithë së këqiashit neve na defendo40.

- katevet tuve, kateshit së tynesh, kateshit sonësh. Ṇçili të ṇlidhunatë e gjendënisë sate, zgidh të ṇlidhunitë e lodrësë, lësho burgëtarëtë, këput gjithë barë të randë të katevet tuve41.

- kateshit së tynesh E prashtu anshtë kafshë shenjte e shelbuome me ṷ lutunë për të vdekunitë, përse ata të jenë liruom ṇ kateshit së tynesh42.

- kateshit sonësh Hīr juve e paq ansi qi anshtë e qi kle e qi kā me ardhunë; e ṇ shtatë shpirtënash qi përpara shkambit tī janë; e ṇ Jezu Krishtit, qi anshtë të dëshmuom të vërtetë, i pari lenë i vdekunet, e i pari i regjënjet dheut; qi ne na desh e na laṷ ṇ kateshit sonësh ṇdë gjakt të vet43.

- voreshit suojsh Hinje se u ṇçilinj voretë tuoj, e u t u banj të deli ṇ voreshit suojsh, populli em, e u t u banj me ardhunë ṇdë dhēt të Israelit44.

- bāmirëvet tinëve Gjithë Shenjtitë e tū, lusmë, Zot, qi për gjithë vend ata na ṇdimofshinë: ashtu qi përherë qi ata neve kur na raftë ṇdë mend për meritat të tyne, na ndjefshim ṇdimënë e tyne; e paqnë tand neve na ep ṇdë jetë tanë, e ṇ Klishet shenjte sote hiq gjithë të pāligje; e t ecunatë e të bāmetë e vollundedetë tonë e të gjithë famujet tuve ṷa daj ṇdë e mirë, ṇ së shelbuomit sit, ep bāmirëvet tinëve të miratë për mot të glatë, e gjithë t parëvet tinëve ṷ ep jetënë e amëshuome me të pushuom45.

- denarëshit së tīsh Ṇd atë mot tha Jezu dishipujet vet këtë shembëlltyrë: Kle një nḭerī qi desh me votë për shtek larg; grishi sherbëtorëtë e tī, e dha atyne ṇ denarëshit së tīsh46.

- detorëshit sijsh Hinje se ju ditënë kur të ṇgjënoni, qi ju të kini ṃbaruom dëshirë taj e gjithë pasënë taj, ju e doni ṇ detorëshit sijsh për forcë47.

- profetëshit së tīsh Porsi pat thashunë për gojët të shenjtet qi ṇ së zanët ṇfill janë, ṇ profetëshit së tīsh48.

- idolashit suojsh E u të qes përṃbī ju ujë të dëlirë. E ju të dëlirī ṇ gjithë së pāligjeshit, ṇ gjithë idolashit suojsh u t u dëlirinj49.

- sakramentashit së tūsh

40 “Meshari”, f. 111/a. 41 “Meshari”, f. 117/a. 42 “Meshari”, f. 381/a. 43 “Meshari”, f. 345/a. 44 “Meshari”, f. 239/a. 45 “Meshari”, f. 13/b. 46 “Meshari”, f. 375/a. 47 “Meshari”, f. 117/a. 48 “Meshari”, f. 12/a. 49 “Meshari”, f. 175/b.

Page 251: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU XII

252

Tӯ tue ṷ lutunë të lusmë, o i mujtuni Zot, qi ata qi ṇ sakramentashit së tūsh janë rekriuom, me të pëlqyeme arësenje edhe na ep hīr me të shërbyem50.

- ordhënishit së tūsh E ṇ ordhënishit së tūsh të dërejtënë ṇdë gjithë kafshët ti me ṃbaruom51.

- trimashit së tūsh Përzemë porsi një ṇ trimashit së tūsh52.

- shenjtënīsh së tūsh Ṇ shenjtënīsh së tūsh, o i mujtuni Zot, e vicietë me gjithë të këqia tonë klofshinë dëlirunë, e nē ṇdimëtë e jetësë glatë na ṷ shtofshin53.

- veshëshit së mīsh Përse si zani i t falët saj prej veshëshit së mīsh erdh, djalëtë ṇdë bark tem u gëzuo54.

- petëkashit sonësh Ṇd atë mot muorë shtatë grā një burë pr aqë nevojë ṇ nḭerëzish qi nukë gjindishnë, tue thashunë: Na të hamë bukënë tanë e na të ṇvishemi ṇ petëkashit sonësh55.

- mendet tinëve Zot, tӯ të lusmë, veshëtë e tū oratëvet tonëve përvenë, e t erëtitë e mendet tinëve me hirt të t vizituomit tit zdrit56.

- mendet tonëve O i mujtuni i jetësë glatë Zot, qi sakramenti i Pashkëvet ṇdë miqëni për të pajtuom të farësë ṷmane ti e dhae, ep mendet tonëve, na tue votë paret e ṃbarë çelebrojmë, e na me e ṇdjekunë edhe me të bamët57.

- të parëvet tynëve E bani me thirë e me thanë ṇdë Ninive, pr ordhënë të regjit e të t parëvet tynëve, tue thashunë; Nḭerëz e bagëtī, qe e dhend të mos kullosënë, as ṇdonjë kafshë mos kërkonjë, as ujë të mos pīnë58.

- së vobegjshit së tīsh Lëvdoni, qiell, e gëzonī, dhenë, e këndoni, suka, lavdinë, përse Zotynë ṇgushulloi popullinë e vet, e të ketë mishërier ṇ së vobegjshit së tīsh59.

- së këqiashit se tynesh E aj kā me shpërblenë Israelnë ṇ gjithë së këqiashit se tynesh60.

- së këqiashit së tīsh E bākeqi në ṷ ktheftë ṇ gjithë së këqiashit së tīsh e ṇ gjithë kateshit qi aj të ketë bām, e aj në mbajtëtë ligjetë e mī, e aj në kloftë gjyq i vërtetë e i dërejtë, të gjellinjë e të mos bdesë61.

- së këqiashit sonësh

50 “Meshari”, f. 99/b. 51 “Meshari”, f. 263/a. 52 “Meshari”, f. 149/b. 53 “Meshari”, f. 215/a. 54 “Meshari”, f. 333/b. 55 “Meshari”, f. 239/a. 56 “Meshari”, f. 87/b. 57 “Meshari”, f. 249/a. 58 “Meshari”, f. 189/a. 59 “Meshari”, f. 185/b. 60 “Meshari”, f. 47/b. 61 “Meshari”, f. 131/a.

Page 252: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SINTAKSA E TRAJTAVE TË SHUMËSIT TË EMRAVE TE BUZUKU

253

Kthena ṇ së këqiashit sonësh, e ṇ nesh mëᵑgoftë mënia jote62. - së këqiashit së mīsh

Se erdhe tek u me më bām me ṷ kujtuom ṇ së këqiashit së mīsh, e ti muo me më bām me vdekunë em bīr63?

- së mirashit së tīsh E aj qi vjen ṇdishkuom ṇ fjalëshit së tīsh, aj banjë pjesëtār atë qi e ṃpson ṇ gjithë së mirashit së tīsh64.

- së lutunashit së tynesh Zot, santifiko këtë ṇgjënim d besuomet tuve, zemëratë, o i përmishëriershim, zdrit, e atyne qi ṇdë devocion ṷa shtie e me mende me sherbyem, hir atyne ban ṇ së lutunashit së tynesh65.

- d besuomet tuve Zot, santifiko këtë ṇgjënim d besuomet tuve, zemëratë, o i përmishëriershim, zdrit, e atyne qi ṇdë devocion ṷa shtie e me mende me sherbyem, hir atyne ban ṇ së lutunashit së tynesh66.

- farëshit suojsh Ṃbëlidhi tek u gjithë ju pleqtë ṇ gjithë farëshit suojsh, e ju qi ini vum për të parë, e u të flas e ata të më ṇdiglonjënë këto fjalë, e u të grëshes kondra tyne qiellnë e dhenë për dëshminj67.

- fjalëshit së tīsh E aj qi vjen ṇdishkuom ṇ fjalëshit së tīsh, aj banjë pjesëtār atë qi e ṃpson ṇ gjithë së mirashit së tīsh68.

- oratëshit së tīsh O Zot, qi i Shën Markṷ Evangjelista uit, ṇ hirit së Ungjillit aj tue predikuom, e madhështove, epna neve, tӯ të lusmë, na përherë për të ṃpsuomit të tī na me votë paret e ṃbarë, e ṇ oratëshit së tīsh na me klenë përuom69.

- oratëvet mive U bafshinë veshëtë e tū të ṇdigluome ṃbë zāt të oratëvet mive70.

- oratëvet tonëve Zot, ī afërë oratëvet tonëve, e hīr ban, qi ky ṇgjënim yni, qi anshtë aj me ṇgjëruom shpirtënatë tonë e korporatë tonë, porsi njanënë ashtu tjetërinë, si ordhënuom anshtë, na me devocion mundë sherbejmë tue çelebruom71.

- pemëshit së tynesh E ju ata t i njihni ṇ pemëshit së tynesh72.

- vepërashit së tūsh

62 “Meshari”, f. 15/b. 63 “Meshari”, f. 181/b. 64 “Meshari”, f. 295/b. 65 “Meshari”, f. 193/a. 66 “Meshari”, f. 193/a. 67 “Meshari”, f. 239/b. 68 “Meshari”, f. 295/b. 69 “Meshari”, f. 325/a. 70 “Meshari”, f. 57/a. 71 “Meshari”, f. 119/a. 72 “Meshari”, i Gjon Buzukut ( 1555) I. Tiranë, 1968, LXXV / b. f. 285/b.

Page 253: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU XII

254

Qi ai mā qiellë arëton, e aj mā dahetë ṇ teje e ṇ vepërashit së tūsh, e aj kā me gjellë ṇ gjellet së pāmorte73.

- vepëravet tinëve Na të pādenjëtë sherbëtorëtë e tū, zot, qi fajtë tanë vepëravet tinëve qi na fëjejmë, ato nē tukeqnjënë, për t ardhunit të t njëj vetëme lenë aj nē përtëriftë74.

- vepërashit së tīsh E mbaroi Zotynë të shtatënë ditë vepëratë e tī qi aj bām kish; e pushoi të shtatënë ditë ṇ gjithë vepërashit së tīsh qi bām kish75.

- vepëravet tynëve Ku janë të parëtë e gjindsë, e ata qi zotënonjënë përṃbī shtansët qi përṃbī dhēt janë, ata qi glumitenë me zojt të dheut, e qi janë të begatë ṇ ṛgjandi e ari, qi ṃbë të kanë shpënesë nḭerëzitë, e të sosunë nukë kā ṇgadhënjimi aj; ata qi fabrikonjënë ṛgjandnë e fëdigenë ṇde e gjetunit të vepëravet tynëve76?

- vepërashit suojsh Këto kafshë thotë Zotynë: Lahī e itëni dëlirunë;e të keqenë qiteṇie ṇ jush e ṇ vepërashit suojsh e ṇ sӯshit së mīsh; pushoni tue bām mā keq77.

- vepërashit së tynesh Ju t i njihni ṇ vepërashit së tynesh78.

- zemëravet tonëve Zemëravet tonëve, të lusmë, Zot, hirinë tand me të mirë ṇdë nē ep: përse si na ṇ gjellëshit së korpit ṃbahemi, ashtu edhe shqisetë tonë anso kafshësh qi për të keq janë, na ansosh përapëtë me ṷ hjekunë79.

- shqisevet tonëve Ṇfal shqisevet tonëve, o i mujtuni Zot, për mort të Birit tit, qi i ṇdershimi mundim dëshmon, ti pr ata neve na dhae jetënë e amëshuome na besojmë80.

- përindshit sinësh Mos të të bjerë ṇdë mend, Zot, për katetë tonë o ṇ përindshit sinësh, as mos shumo neve për vendetë ṇ kateshit sinësh81.

- përindet tinëve Ṇd ato dit bani oratë Moiseṷ ṃ Tenëzonë, tue thashunë: Këqyrë, Zot, ṇ shkambit shenjtë sitit n qiellshit, e beko popullinë tand Israelnë, e dhenë qi na dhae, porsi pate bām bē përindet tinëve qi frujton klomështë e mjaltë82.

- përindet tive E ju të itëni ṇdë dhēt qi u dhae përindet tive; e ju t ini muo për popullë, e u juve për një Zot, tha i mujtuni Zot83.

- shtëpivet tynëve

73 “Meshari”, f. 75/b. 74 “Meshari”, f. 92/a. 75 “Meshari”, f. 229/a. 76 “Meshari”, f. 237/a. 77 “Meshari”, f. 177/a. 78 “Meshari”, f. 285/b. 79 “Meshari”, f. 153/a. 80 “Meshari”, f. 217/a. 81 “Meshari”, f. 49/a. 82 “Meshari”, f. 133/a. 83 “Meshari”, f. 175/b.

Page 254: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SINTAKSA E TRAJTAVE TË SHUMËSIT TË EMRAVE TE BUZUKU

255

E ṷ gjejtë vai i shtëpivet tynëve, kur të sijellsh përṃbī ta ṷshtërinë, përse ata banë gropënë me më zanë, e ṇdenë leqtë e kambëvet mive84.

- duorshit së tīsh Ndë Damaskut qi ish vum përṃbī gjint të regjit Aretë, ruon qytetnë me më zanë; ma për një fënestrë u kleshë kaluom për murt ṇdë një shportë, e shpëtova ṇ duorshit së tīsh85.

- duorshit së mīsh E u ap atyne jetënë e gjellënë e amëshuome, e ato kurajtë të mos bdirenë, e askush ato mos grabitnjë për jetë të jetësë, e askush ato të mos ṇxjerë ṇ duorshit së mīsh86.

- duorshit së tynesh E këta aj e ban përse atë munda ṇxīr ṇ duorshit së tynesh, e përse atë kthen përapë tek përindi87.

- duorshit s atynesh E patmë na shpëtuom ṇ anëmishit sinësh e ṇ duorshit s atynesh qi neve na deshnë keq; e aj erdh me bām mishërier e me përint tanë, e me ṷa rekorduom ṇ testamentit shenjtë së tī88.

- duoret tuve Përse të hash fëdigënë e duoret tuve: e ti je bekuom, e tӯ kā me të klenë mirë89.

- duoret tonëve Assuri të mos na shelbonjë neve, e na të mos ṇgalkojmë përṃbī kṷalt, e mā mos të thoemi përmal ṃbë vepërat të duoret tonëve: Zota tanë, përse ṇdë tӯ të jetë mishërierja e d vorfënit90.

- duorshit suoijsh U për gjithë enëshit jam ṇgjëruom me të idhunë; mse u juve në gjegjsha, anshtë mordja eme; e u në mos gjegjsha, u nukë mund u shpëtonj ṇ duorshit suoijsh91.

- dyeret tuve Aj konfortoi të ṃbërshelatë e dyeret tuve, bekoi ṇdë ty bijtë e tū92.

- grashit sonësh Por edhe për të vërtetë zhdo grashit sonësh na banë me ṷ çuditunë, qi ṇde e zbardhunit të dritësë klenë ṃbë vort, e tue mos gjetunë korpnë e tī, erdhnë tue thashunë se ato panë një të pām ṇ engjëjshit qi ata thanë kishnë se aj u ṇgjāll 93.

- syshit së tīsh E atë trat duolë ṇ syshit së tīsh shkëndijë, e pat të panëtë; e si ṷ ṇgriti, ṷ pagëzuo94.

- sӯshit së mīsh Këto kafshë thotë Zotynë: Lahī e itëni dëlirunë; e të keqenë qiteṇie ṇ jush e ṇ vepërashit suojsh e ṇ sӯshit së mīsh; pushoni tue bām mā keq95.

84 “Meshari”, f. 199/a. 85 “Meshari”, f. 109/b. 86 “Meshari”, f. 193/b. 87 “Meshari”, f. 145/a. 88 “Meshari”, f. 12/a. 89 “Meshari”, f. 23/a. 90 “Meshari”, f. 301/b. 91 “Meshari”, f. 165/b. 92 “Meshari”, f. 27/a. 93 “Meshari”, f. 243/a. 94 “Meshari”, f. 321/a. 95 “Meshari”, f. 177/a.

Page 255: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU XII

256

- syshit së tynesh E tue pasunë thanë këto kafshë, ata tue pām, vetë ṷ ṇgriti nalt, e një nḭegullë e ṇgriti ṇ syshit së tynesh96.

- syshit së tūsh Ti të njihje ato kafshë qi paqit tit përkisnë, e tash janë ṇfshehunë ṇ syshit së tūsh97.

- syvet mive Zemëra eme ṷ bduor ṇdë muo, e muo më lëshoi fuqia, e drita e syvet mive as ata s ashtë me muo98.

- syvet tuve U gjegjshë oratënë tande, e pae lotë e syvet tuve; e hinje se u shtonj përṃbī dit të tū pesëṃbëdhjetë vjetë; e u të shpëtonj ṇ duorshit së regjit së Sirjesë, e këtë qytet, e u ti jēm shqyt përsipëri, tha i mujtuni Zot99.

- buzëvet tinëve Meri me jū këto fjalë, e kthenī ṃ Tenëzonë; e i thoni: Liro gjithë të keq, e ṷ kthe ṇde e mirë; e na të ṇfalnjëmë tӯ vjetatë, qi do me thashunë sakrificiatë e buzëvet tinëve100.

- buzëshit së mish E u nukë ṷ trazuoshë, u tue klenë barī ṃbas teje; e u nukë dëshërova ditënë e nḭerīt; e ti di se qish duol ṇ buzëshit së mish; kle ṇde e pëlqyem përpara faqesë sate101.

- Shenjtet tuve Zot, përvenë veshëtë e tū d lutunit tinë, na me to tӯ përvutë të lutemi: qi ti ordënove shpirtinë e sherbëtorit tit, aj ṇ këso jete me ṷ dām, ṇdë regjënīt të paqsë e të dritësë, e komandove e vune ajo me klenë ṇdë shoqënīt të Shenjtet tuve102.

- Shenjtëshit së tīsh E me atë të jenë ṇ Shenjtëshit së tīsh shumë mijë103.

- Shenjtëshit së tūsh Ṇ Shenjtëshit së tūsh, Zot, Serxio, Bako, Marcello et Apuleo, neve ṇ së bekuomeshit merita na ṇdjekshinë, e ṇde e dashunit tat përherë na me klenë ṇdhezunë.Për Tenëzonë104.

- ditet mive E muo më ban me ditunë jetënë e shkurtënë të ditet mive105.

- fidigëshit së tynesh Hinje sod, thotë Shpirti, se ata të pushonjënë ṇ fidigëshit së tynesh; përse vepëra e tyne ata ndjek106.

Edhe tek Bogdani këta togfjalësha: emër + përemër pronor kanë një shtrirje të gjerë. Kështu, përmendim disa prej këtyre togfjalëshave, si:

- malësorëvet tinëve

96 “Meshari”, f. 261/a. 97 “Meshari”, f. 287/b. 98 “Meshari”, f. 43/b. 99 “Meshari”, f. 115/b. 100 “Meshari”, f. 301/b. 101 “Meshari”, f. 197/b. 102 “Meshari”, f. 59/b. 103 “Meshari”, f. 35/b. 104 “Meshari”, f. 347/b. 105 “Meshari”, f. 47/b. 106 “Meshari” f. 381/a.

Page 256: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SINTAKSA E TRAJTAVE TË SHUMËSIT TË EMRAVE TE BUZUKU

257

Ndevonë për të pajtuem mendt’ e malësorëvet tinëve përmbī qish thonë epikurejtë e makiavelistitë…107.

- shëkrimevet tuejve Shkruen Bereshit Raba dotuer xhudhī, se tue lëvruem nji xhudhī ndë fushë me nji pendë qē, njani sijsh pālli sa ma kurraj mujti, i silli prej njij arapi kje ndiem, e tha xhudhinit, lësho këta qetë e tū sa ma çpejt, e mos lëvro mā, përse mbërrini Mesia, mbarimi i shëkrimevet tuejve; e për nja sit ha këto fjalë, ende tjetëri kā, bani si i pari108.

- eshtënash së mijash Ashti eshtënash së mijash, e mishi i mishit tim, për të sijt ka me lanë nierī atënë e amën’e vet e ka me kjanë ngjitunë me grue˜të vet; thotë grueja e vet, e nukë thotë me t’amët o t’emptët o kunatët, ndo me shumë grā, po me nja109.

- t’ këqiavet tyneve E t’ këqiavet tyneve, me shembëlltyrë të këqia, ndo lëftojnë me i dām udhet së vertetësë…110.

Tek Buzuku shihet se numri i togfjalëshave: emër + përemër pronor, ku realizohet edhe biflektivizmi mes këtyre gjymtyrëve është shumë i madh, me një shtrirje tërësore në gjithë veprën. Një numër të konsiderueshëm togfjalëshash të tillë shohim se kemi me emrin dor ~ duor, i cili del në lidhje me përemra pronorë të ndryshëm. Edhe tek Bogdani, në lidhje më këtë dukuri kemi një gjendje pothuajse të njëjtë me Buzukun. Te Matrënga, përgjatë gjithë veprës dallojmë vetëm këtë togfjalësh ku vepron dukuria e biflektivizmit: M. - E eshtravet tireve111?

Përemër dëftor + emër

§ 5. Togfjalëshat përemër dëftor + emër, në krahasim me togfjalëshat emër + përemër pronor kanë një përdorim të kufizuar te “Meshari” i Buzukut. Kështu përmendim togfjalëshat:

- të tjerëvet Apostoje Defendo popullinë tand, Zot, qi ṇde e d lutunit të Apostojet Pjetrët e Palit, e të tjerëvet Apostoje qi neve na dhae me klenë të denjë, neve na ruoj me të ruojtunë të jetësë glatë112.

- kësish pusash Hinje mjeshtri i andëravet vjen: ṇvrasmae, e qesmë ṇdë një ṇ kësish pusash, e thomi se kun kafshë e keqe e angrë; e të shohmë qish andëra kanë me i klenë113.

- kësish së vogjëlishit Ruhī mos shani, mos idhënoni një ṇ kësish së vogjëlishit; përse u juve thom se engjëjtë ṇ sish përherë shohënë faqenë e Përindit tim qi anshtë ṃbë qiellt114.

- kësosh së këqiash 107CP I, I-VI/42. 108 CP II, I-IV/22. 109 CP I, I-VI/46. 110 CP II, II-V/74. 111 E mbsuame e krështerë, f. 186. 112 “Meshari”, f. 31/a. 113 “Meshari”, f. 145/a. 114 “Meshari”, f. 345/a.

Page 257: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU XII

258

Përse aj të ish i denjë vend bām të Birit tit: neve na ep hir, qi na qi bajmë komemoracionë e saj të gëzonemi, për të përmishëriershimët d lutunë ṇ kësosh së këqiash e ṇ mordjet së jetësë glatë115.

- kësosh së munduomesh Hir neve na ban, tȳ të lusmë, o i mujtuni Zot, na qi meritojmë me klenë munduom për të bametë tonë, për gazëmend të hirit tit ṇ kësosh së munduomesh na me pushuom116.

Numëror + emër

§ 6. Edhe togfjalëshat e këtij tipi janë shumë të paktë në numër si tek Buzuku, ashtu edhe tek autorët e tjerë të letërsisë së vjetër shqipe. Përmendim këta togfjalësha:

- të dyve pleqe Zoti i Abramit, Zoti i Izakut, Zoti i Jakobit, Zoti qi popullinë e Israelit liberove ṇ sherbëtyret së Egjiptit, për Moisenë sherbëtuorë tand, e ti qi atë popullë të Israelit ṃpsove ṇdë shkretëtīt si ata të mbajnë ligjetë e Tinëzot, e ti qi liberove të dëlirenë Suzanë ṇ dëshminjshit së rēshim, e ṇ gjyqit së pādërejtë s atyne të dyve pleqe gjukatës117.

- të katërave shtansëve Ṇd atë mot hinje u Gjoni pae për vjedmis shkambit të katërave shtansëve, e ṇdë vjedmis të mā pleqet, me ṃbetunë118.

- dyve priftëne E ṷ ṇgritunë kondra dyve priftëne; përse i kish ṇgadhënjyem Danieli ṇ gojet së tyne se ata rēshim kishnë dëshmuom119.

- t parëvet priftënet Ṇd atë mot, tue votë, Jezu ṃ Jeruzalem, muor të dӯṃbëdhjetë dishipuj pr udhë vetëmë, e u tha atyne: Hinje se na të vemte ṃ Jeruzalem, e i Biri i nḭeriut kā me klenë tradhëtuom t parëvet priftënet e shkruoset, e ata kanë me u gjukuom për mort, e kanë me e dhanë ṇdër duor të nḭerëzet, me e munduom e me e vum ṃbë kryqt; e të tretënë ditë të ṇgjallet120.

Në veprën e Buzukut, biflektivizmi është një karakteristikë e rëndësishme e gjuhës së tij. Këtë dukuri e ndeshim edhe tek autorët e vjetër, sidomos tek Bogdani, ku gjejmë dhe një numër të konsiderueshëm togfjalëshash, ku lakohen të dyja gjymtyrët.

Denduria e përdorimit të togfjalëshave te Buzuku

§ 7. Duke u nisur nga numri i togfjalëshave që gjenden në veprën e Buzukut, shohim se grupi i togfjalëshave që përbëhet nga një emër + përemër pronor, përbën një numër më të madh në vepër. Kështu, edhe përemrat pronorë që shoqërojnë emrat janë të shumtë dhe të larmishëm. Pas këtij grupi, për nga numri kemi këtë renditje të togfjalëshave: emër + mbiemër, përemër dëftor + emër, numëror + emër. Kështu, po paraqesim me tabelë edhe dendurinë e përdorimit të këtyre togfjalëshave që dalin te “Meshari” i Buzukut:

115 “Meshari”, f. 33/a. 116 “Meshari”, f. 169/a. 117 “Meshari”, f. 75/a. 118 “Meshari”, f. 345/b. 119 “Meshari”, f. 167/b. 120 “Meshari”, f. 141/a.

Page 258: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SINTAKSA E TRAJTAVE TË SHUMËSIT TË EMRAVE TE BUZUKU

259

Nr. BIFLEKTIVIZMI TEK "MESHARI" I BUZUKUT Denduria e përdorimit të togfjalëshave (herë)

Emër + mbiemër i nyjshëm në rasën gjinore shumës 1 të vepëravet mirave 1

2 e ujënavet gjallave 1 Emër + mbiemër i nyjshëm në rasën dhanore shumës

1 vepëravet mirave 2 Emër + mbiemër i nyjshëm në rasën rrjedhore shumës

1 zotashit së uojsh 1 2 misteriashit së panash 1 3 viseshit së ṇthellash 2 4 së mëdhashit së pānash 1 5 vepërashit së këqijash 2 6 buzëshit së këqiash 2 7 ditshit së parash 1 8 etheshit së mëdhāsh 1 Emër + Përemër Pronor

1 kambëvet mive 3 2 anëmishit sinësh 1 3 anëmiqet tinëve 1 4 anëmiqet mive 2 5 anëmiqet tuve 2 6 eshtënavet mīve 1 7 e sherbetoravet tuve 1 8 anëmiqshit së mīsh 1 9 famujet tuve 3 10 bijet tive 1 11 e bijet tuve 2 12 katevet mive 3 13 kateshit sinësh 1 14 katet tinëve 6 15 katevet tuve 1 16 kateshit sonësh 3 17 kateshit së tynesh 1 18 voreshit suojsh 2 19 bāmirëvet tinëve 4 20 denarëshit së tīsh 1 21 detorëshit sijsh 1

Page 259: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU XII

260

22 sherbëtorëvet tuve 10 23 profetëshit së tīsh 1 24 idolashit suojsh 1 25 sakramentashit së tūsh 1 26 ordhënishit së tūsh 1 27 trimashit së tūsh 1 28 shenjtënīsh së tūsh 1 29 veshëshit së mīsh 1 30 petëkashit sonësh 1 31 mendet tinëve 1 32 mendet tonëve 1 33 t parëvet tinëve 5 34 së vobegjshit së tīsh 1 35 këqiashit se tynesh 2 36 së këqiashit së tīsh 1 37 së këqiashit sonësh 2 38 së këqiashit së mīsh 1 39 së mirashit së tīsh 1 40 së lutunashit së tynesh 1 41 d besuomet tuve 2 42 farëshit suojsh 1 43 fjalëshit së tīsh 2 44 oratëvet mive 3 45 oratëvet tonëve 2 46 pemëshit së tynesh 1 47 vepërashit së tūsh 1 48 vepëravet tinëve 1 49 vepërashit së tīsh 1 50 vepëravet tynëve 1 51 vepërashit suojsh 1 52 vepërashit së tynesh 1 53 zemëravet tonëve 1 54 shqisevet tonëve 1 55 përindshit sinësh 1 56 përindet tinëve 10 57 përindet tive 2 58 shtëpivet tynëve 1 59 duorshit së tīsh 2 60 duorshit së tynesh 2

Page 260: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SINTAKSA E TRAJTAVE TË SHUMËSIT TË EMRAVE TE BUZUKU

261

61 duorshit së mīsh 1 62 duorshit s atynesh 2 63 duoret tuve 4 64 duoret tonëve 1 65 duorshit suoijsh 1 66 dyeret tuve 1 67 grashit sonësh 1 68 syshit së tīsh 1 69 sӯshit së mīsh 1 70 syshit së tynesh 1 71 syshit së tūsh 1 72 syvet mive 1 73 syvet tuve 1 74 buzëvet tinëve 1 75 buzëshit së mish 1 76 Shenjtëshit së tīsh 4 77 Shenjtëshit së tūsh 2 78 Shenjtet tuve 4 79 ditet mive 1 80 fidigëshit së tynesh 1 Përemër dëftor + emër

1 të tjerëvet Apostoje 1 2 kësish pusash 1 3 kësish së vogjëlishit 1 4 kësosh së këqiash 4 5 kësosh së munduomesh 1 Numëror + emër

1 të dyve pleqe 1 2 të katërave shtansëve 4 3 dyve priftëne 1 4 t parëvet priftënet 9

Në veprën e Buzukut shihet se një denduri më të madhe përdorimi kanë togfjalëshat: sherbëtorëvet tuve, përindet tinëve, t parëvet priftënet.

II. PËRSHTATJA E PËRCAKTORËVE ME EMRIN

§ 8. Përveç rasteve të lakimit të dy gjymtyrëve të togfjalëshit, në veprën e Buzukut kemi edhe raste kur lakohet vetëm njëra gjymtyrë dhe kemi një përshtatje të përcaktorit me emrin. Mund të ndodhë që treguesit rasorë t’i marrë emri ose mbiemri. Te Buzuku, dallojmë:

Page 261: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU XII

262

1) Togfjalëshat emër + mbiemër ku treguesit rasorë apo lakimorë i merr emri. Kjo ndodh më së shumti në rastet kur kemi rendin normal të gjymtyrëve, si në shembujt e mëposhtëm:

- petëkashit së bardha Përpara faqesë Qengjit, ṇveshunë ṇ petëkashit së bardha, e glemba ṇ palmësh ṇdë duor të tyne; e thërisnë me të madh zā, tue thashunë: të ṇfalë kloftë atī qi ri përṃbī shkamt të Tinëzot, Qengjit121.

- kujtuomeshit së pādërejta E ṇ së kujtuomeshit së pādërejta e të pāligje ti libero korpnë tem, aj përṇdenë sherbëtyrë ṇ kati me mos klenë122.

- gravet të devota Klisha e Tinëzot, të shëkruomitë e Shpirtit shenjtë s kle tjetërë ṃbë shembëlltyrë tande pëlqeve tinë Zot Jezu Krishtit, oro për popullit, gojëtareja jonë, e për priftënit, e ṷ lut për shpirtit të gravet të devota123.

2) Togfjalëshat mbiemër + emër ku treguesit rasorë apo lakimorë i merr mbiemri, i cili ndodhet para emrit me të cilin shoqërohet, si në shembujt:

- së dërejtashit gjyqe Të lypnjënë prej meje ṇ së dërejtashit gjyqe, e lypnjënë me afëruom Tinëzot, tue thashunë: Na kemi ṇgjënuom, e ti ṷ dëftove se nukë pae; na munduom shpirtënatë tonë, e ti ṷ dëftove se nukë di gjā124.

- së naltashit qiell E ti tash ep ṇdēr e lavd t ardhunit Shpirtit shenjt, qi aj mā dirgjetë ṇ së naltashit qiell, e aj të bdjerë gjithë të ditunatë e tū, me të ftofëtat të Tinëzot tue i dëlirunë parmëzatë, e këta anshtë me shenjtuom klishënë e Tinëzot e të ṃbetunatë aj të ṃbaronjë125.

Mund të themi se tek Buzuku kemi togfjalësha me rend normal të gjymtyrëve, emër + mbiemër dhe në këta raste treguesit rasorë i merr emri, por nuk mungojnë edhe rastet ku treguesit rasorë i merr mbiemri, kur ndodhet në pozicion të paravendosur.

III. TOPIKA E EMRAVE NË SHUMËS

§ 9. Te “Meshari” kemi parë që emrat në shumës, ashtu sikurse në shqipen e sotme, dalin në pozicione të ndryshme qoftë para përcaktorit, qoftë pas tij. Në varësi nga lloji i lidhjes sintaksore, dallojmë këta raste kur emri qëndron para përcaktorit, si në togfjalëshat:

1) Emër + mbiemër i nyjshëm. Këta togfjalësha zënë një vend të rëndësishën në veprën e Buzukut. Numri i tyre është

shumë më i madh, por për të ilustruar dukurinë në shqyrtim paraqesim togfjalëshat: - shtansëshit së dëlira

Ṇ shtansëshit së dëlira e ṇ shtansëshit qi s ishnë të dëlira e ṇ zojshit e ṇ gjithë shtasëshit qi përṃbī dhēt ishnë, kā dy e kā dy përqark me Noenë ṇdë barkët, mashkulli e femëna, porsi atī kish ordhënuom Zotynë126.

121 “Meshari”, f. 347/b. 122 “Meshari”, f. 55/a. 123 “Meshari”, f. 13/b. 124 “Meshari”, f. 117/a. 125 “Meshari”, f. 75/b. 126 “Meshari”, f. 231/a.

Page 262: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

SINTAKSA E TRAJTAVE TË SHUMËSIT TË EMRAVE TE BUZUKU

263

- duorsh së forta Përse, Zot, u ṇdhez mënia jote kondra popullit tit, qi ti ṇxore ṇ dheut së Egjip me të madhe fuqī ṇ duorsh së forta127.

Ndërsa për mbiemrat e panyjshëm tek Buzuku, mund të themi se ata përshtaten me emrin vetëm në gjini dhe numër, por jo në rasë siç ndodh me mbiemrat e nyjshëm. Kështu, kemi këta togfjalësha, ku mbiemri nuk merr tregues rasor sikurse emri që shoqëron: zakoneshit plaka, ditëshit plaka etj. Na tue klenë purguom, ṇ gjithë zakoneshit plaka, ṇ sakramentit sit të ṇdershimitë e përzanë, neve ṇde e përtërīm nē na përtëriftë128. Më ra ṇdë mend ṇ ditëshit plaka, e ṷ kujtuoshë ṇdë gjithë vepërat të tū, edhe ṇdë punët duoret tuve ṷ kujtoneshë129. Te Bogdani: Exekjele qi do me thanë fuqia e Hyjit, kje fisit së ma bujarësh priftënish, kje prej Kaldejshit shpūm ndë Bagdat, bashkë me Jekonīnë rejnë e Judesë; zu fill me profetixuem ndë Kaldēt, së parit vjeti si e mbërrini, pa mënguem për 22 vjet130.

Ndryshe nga Buzuku, tek Bogdani duket sikur edhe mbiemrat e panyjshëm marrin treguesit rasorë të emrit, pikërisht kur ndodhen në pozicion të paravendosur, përkatësisht sipas shembullit bujarësh priftënish.

2) Emër + përemër pronor. Tek “Meshari” emri qëndron para përcaktorit edhe në shumë togfjalësha të tipit: emër

+ përemër pronor. Siç e kemi thënë, këta lloje togfjalëshash kanë një përdorim të shpeshtë te Buzuku, por sa për ilustrim kemi dhënë togfjalëshat e mëposhtëm:

- duoret tuve Përse të hash fëdigënë e duoret tuve: e ti je bekuom, e tӯ kā me të klenë mirë131.

- kambëvet mive U erdhshë ṇdë shtëpī tande, e nukë dhae ujë kambëvet mive, e këjo me lot laṷ kambëtë e mī, e me kript i dëliri132. Tek “Meshari” emri qëndron pas përcaktorit në togfjalëshat:

1) Mbiemër i nyjshëm + emër. Në veprën e Buzukut kemi edhe sintagma ku emri ka një topikë të kundërt me

renditjen e drejtë të gjymtyrëve. Kështu, tek Buzuku gjejmë edhe këta lloje togfjalëshash ku emri qëndron pas mbiemrit të nyjshëm, sipas shembullit:

- së bekuomeshit merita Ṇ Shenjtëshit së tūsh, Zot, Serxio, Bako, Marcello et Apuleo, neve ṇ së bekuomeshit merita na ṇdjekshinë, e ṇde e dashunit tat përherë na me klenë ṇdhezunë.Për Tenëzonë133. Te Matrënga: Im. - Pse të shkluhenë di të mbëdhenj mistirje, njeri i shej- 127 “Meshari”, f. 173/b. 128 “Meshari”, f. 247/a. 129 “Meshari”, f. 47/b. 130 CP I, III-VIII/127. 131 “Meshari”, f. 23/a. 132 “Meshari”, f. 197/a. 133 “Meshari”, f. 347/b.

Page 263: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU XII

264

tsë triadhë e jetëri i të sar- kosurit të Krishtit Zotit tinë, çë vdiq për në ndë kriqt134.

2) Përemër dëftor + emër. Gjithashtu, në veprën e Buzukut dhe Matrëngës emri del edhe pas përemrave dëftorë,

sipas shembujve: Te Buzuku:

- të tjerëvet Apostoje Defendo popullinë tand, Zot, qi ṇde e d lutunit të Apostojet Pjetrët e Palit, e të tjerëvet Apostoje qi neve na dhae me klenë të denjë, neve na ruoj me të ruojtunë të jetësë glatë135. Te Matrënga:

- të tjerëtë mistirje M. - Për çë vëljenjënë të tjerë- të mistirje shejt136?

3) Emër + numëror. Në këta lloje togfjalëshash, ashtu sikurse edhe në shqipen e sotme mbizotëron topika

e drejtë me rend të paravendosur të numërorit, ndaj emrit që shoqëron. Ndonëse janë të paktë rastet e përdorimit të këtyre togfjalëshave në vepër, por janë të rëndësishëm për të dhënë gjendjen reale të dukurisë në shqyrtim. Kështu, kemi:

- katërave shtansëve E gjithë engjëjtë ishnë përqark shkambit, e pleqet, e përpara katërave shtansëve; e binjinë me faqe për dhē përpara shkambit, e adoruonë Tenëzonë, tue thashunë: Amen137. Te Matrënga, përmendim togfjalëshin pesëmbëdhjetë mistirjetë, si: Të pesëmbëdhjetë mistir- jetë të tinëzot Isus Krish- tit se të llojasnjë et të thē- të kurorënë e shën Mëri- së138.

Për sa i përket topikës së emrit në formën e shumësit, mund të themi se ai qëndron si para dhe pas përcaktorëve me të cilët shoqërohet. Gjithashtu, duhet të theksojmë se në veprën e Buzukut më të shumtë janë rastet kur emri del para përcaktorëve dhe përgjithësisht në lidhjet sintaksore: emër + mbiemër i nyjshëm.

Tek “Meshari” i Buzukut, për sa i përket dukurisë së biflektivizmit, numrin më të madh të togfjalëshave ku dhe realizohet kjo dukuri e gjejmë në lidhjet: emër + përemër pronor. Duke parë edhe shembujt e gjetur tek Buzuku, mund të themi se vepra e tij përmban një pasuri të paçmuar trajtash, formash e mënyra shprehjesh.

134 E mbsuame e krështerë, f. 153. 135 “Meshari”, f. 31/a. 136 E mbsuame e krështerë, f. 214. 137 “Meshari”, f. 347/b. 138 E mbsuame e krështerë, f. 224.

Page 264: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

265

KREU XIII

FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TEK “MESHARI”, NË KRAHASIM ME SHQIPEN E SOTME

§ 1. Në shqipen e sotme standarde formimi i shumësit të emrave ka karakteristikat e veta. Ashtu sikurse tek Buzuku, edhe në shqipen e sotme përdoren të njëjtat mënyra për formimin e shumësit të emrave. Disa emra në shqipen e Buzukut, në krahasim me shqipen e sotme, paraqiten me një formë tjetër shumësi. Për t’u theksuar është edhe fakti se tek emrat e të tria gjinive kemi disa ndryshime në mënyrën e formimit të shumësit të emrave, por në gjininë asnjanëse dallimet janë më të theksuara, pasi mjaft emra që në shqipen e Buzukut na dalin në gjininë asnjanëse në shqipen e sotme janë integruar në gjininë mashkullore. Kështu, emrat asnjanës prejfoljorë dhe prejmbiemërorë që kanë një përdorim të dendur te Buzuku, në shqipen e sotme janë zëvendësuar me fjalë të formuara me prapashtesat -(ë)si, -(ë)ri.

Edhe pse është libri i parë i shqipes së shkruar dhe mund të pretendohet se kemi shumë ndryshime, duke patur parasysh edhe kohën e gjatë që ka kaluar nga viti 1555 deri në ditët e sotme, mund të themi me bindje se tek Buzuku gjejmë një variant dialektor të përpunuar të shkallës së lartë, që nuk paraqet shumë ndryshime me standardin e sotëm përsa i përket formës së fjalëve.

Përveç ndryshimeve në format e fjalëve në shumës apo thënë ndryshe përveç ndryshimeve morfologjike, në trajtat e fjalëve që gjenden tek Buzuku në krahasim me shqipen e sotme, paraqiten edhe ndryshime fonetike jo shumë të rëndësishme, por që dëshmojnë gjendjen e fjalës së asaj periudhe.

Mund të themi se për formimin e shumësit mashkullor, femëror apo asnjanës, janë po ata formante si në shqipen e sotme, por ajo që ka ndryshuar është mënyra se me cilin formant e formon shumësin një emër te Buzuku dhe me çfarë formanti na paraqitet në ditët e sotme forma e të njëjtit emër përkatës.

Për të treguar këto dukuri kemi paraqitur emrat që tek Buzuku e formojnë shumësin ndryshe, duke bërë një shpjegim të shkurtër se si paraqiten ata në shqipen e sotme. Gjithashtu, kemi bërë edhe një përqasje me gegërishten qëndrore1 për të parë edhe më tej evolucionin e formave dhe trajtave gjuhësore.

I. SHUMËSI ME FORMANTE I EMRAVE MASHKULLORË TEK BUZUKU, NË KRAHASIM ME SHQIPEN E SOTME

§ 2. Emrat mashkullorë që tek Buzuku e formojnë shumësin me një formant të caktuar, në shqipen e sotme paraqesin ndryshime formanti duke e formuar shumësin me një formant ndryshe apo me një formë shumësi ndryshe.

1 Kemi dhënë edhe formën e shumësit të emrave në gegërishten qëndrore pasi këtë të folme e njohim mirë. Kjo na ndihmon për të kuptuar më mirë jo vetëm përqasjen dialekt-standard, por edhe përqasjen mes nëndialekteve.

Page 265: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU XIII

266

Emrat mashkullorë që paraqesin ndryshime formanti apo të mënyrës së formimit të shumësit

§ 3. Tek “Meshari” dallojmë disa emra mashkullorë që në krahasim me shqipen e sotme paraqesin ndryshime formanti apo të mënyrës së formimit të shumësit. Kështu kemi emrat, si:

- leq E ṷ gjejtë vai i shtëpivet tynëve, kur të sijellsh përṃbī ta ṷshtërinë, përse ata banë gropënë me më zanë, e ṇdenë leqtë e kambëvet mive2.

Forma e shumësit të emrit leqtë që del tek Buzuku, e formon shumësin me metafoninë /a/ ~ /e/ dhe palatalizimin e /k/ në /q/. Në shqipen e sotme, krahas këtyre ndryshimeve të zanoreve dhe bashkëtingëlloreve të njëjta me ato të formës së emrit që del tek Buzuku, kemi edhe formantin e shumësit -e, që i shtohet kësaj forme shumësi, duke dalë në trajtën leqe. Në gegërishten qëndrore kemi të njëjtën formë shumësi si në shqipen e sotme, me ndryshimin e vetëm të shkrimit të fonemës /ç/ në vend të /q/ (khs. leçe), që përbën edhe një dallim fonetik karakteristik të kësaj të folmeje.

- preq Bekuom nḭerī qi muo të më gjegjetë, aj pā të pushuom tue ṃbetunë ṃbë dyert të mī për gjithë ditë, aj tue ruojtunë preqtë e shtëpisë sime3.

Tek Buzuku forma e shumësit të emrit preqtë, e formon shumësin nëpërmjet metafonizimit të zanores së temës /a/ ~ /e/ dhe kthimit të bashkëtingëllores /g/ në /q/ pa u plotësuar me mbaresë shumësi. Në shqipen e sotme, forma e shumësit të këtij emri del në një formë tjetër pragje, duke e formuar kështu shumësin me anë të metafonizimit të zanores së temës /a/ ~ /e/, kthimit të bashkëtingëllores /g/ në /gj/ dhe duke marrë edhe me mbaresën e shumësit -e. Pra, forma buzukiane e shumësit preqtë, përkatësisht pragjet në shqipen e sotme e formon shumësin edhe me ndërrime tingujsh të temës edhe me mbaresë shumësi njëkohësisht. Në gegërishten qëndrore kemi të njëjtën formë shumësi si në shqipen e sotme.

- mashkuj E ṇ gjithë shtansësh qi anshtë i dëlirë, të marrsh shtatë e shtatë, mashkuj e femëna; e ṇ shtansëshit qi s janë të dëlira, dy, mashkullinë e femënënë4.

Emri mashkull me formën përkatëse të shumësit mashkuj tek Buzuku, e formon shumësin vetëm me palatalizimin e bashkëtingëllores /ll/ në /j/. Në shqipen e sotme, forma e shumësit të këtij emri na del në një formë ndryshe përkatësisht meshkuj, ku krahas palatalizimit të bashkëtingëllores /ll/ në /j/ kemi edhe metafoninë e zanores /a/ në /e/. Në gegërishten qëndrore kemi të njëjtën formë shumësi si tek Buzuku, mashkuj.

- dëshminj Ma dy ṇde e ṃbrapa erdhnë dëshminj të rēshim, e thanë: Kӯ tha: U mundë shkatëronj klishënë e Tinëzot, e ṇdë trī dit me e përtërīm për së dӯtë. Ṇd atë mot, tue klenë afëruom Jezu me dishipuj të tī Jeruzalemit, e erdh ṇdë Betfaget ṃbë malt të Ṷllinjet, dërgoi Jezu dy dishipuj5.

2 “Meshari”, f. 199/a. 3 “Meshari”, f. 341/b. 4“Meshari”, f. 231/a. 5 “Meshari”, f. 203/a.

Page 266: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TEK MESHARI, NË KRAHASIM ME

SHQIPEN E SOTME

267

Forma e shumësit të emrit dëshminj që del tek Buzuku, e formon shumësin me formantin -nj. Ky emër përdoret tek Buzuku me kuptimin dëshmitarë, ku në shqipen e sotme ndryshe nga forma buzukiane e shumësit, e formon shumësin me formantin -ë, duke zgjeruar edhe përbërjen fonetike me prapashtesën -tar. Në gëgërishten qëndrore kemi të njëjtën formë shumësi si në shqipen e sotme, por pa formantin e shumësit -ë, përkatësisht në trajtën dëshmitar.

- kapetanja Ashtu atëherë të armatisunitë e kapetanja e sherbëtorëtë e Xhudhivet zunë Jezunë e ṇlidhnë; e shpūnë mā parë tek Anna, përse ish i vjeri i Kaifatit, qi aj ish upeshkup ata vjetë6.

Emri kapetanja tek Buzuku e formon shumësin me ndërrimin e bashkëtingëllores -n në - nj dhe me formantin e shumësit -a. Në shqipen e sotme, ky emër ndryshe nga Buzuku na del me formën e shumësit kapitenë, ku shohim se nga trajta buzukiane ka si ndryshime zanoresh të temës së fjalës ashtu edhe ndryshime në formantin e shumësit, duke dalë me prapashtesën e shumësit -ë. Ndryshe nga Buzuku dhe nga shqipja e sotme, ky emër në gegërishten qëndrore e formon shumësin me formantin -a, duke dalë në formën kapiten-a.

- luanj Ashtu atëherë regji ordhënoi gjithë atyne qi ishnjinë ṇdë qytet, se ata të kishnë ṇmnēr e për të ṇderunë Zot Zotnë e Danielit, përse aj anshtë shelbuosi e shpëtuosi qi ban shenjë e kafshë të mëdhā ṃbë qiellt e ṃbë dhēt, qi liberoi Danielë ṇ liqenit së luanjet7.

Forma e shumësit luanj që del në shqipen e Buzukut e formon shumësin me ndryshimin e bashkëtingëllores fundore -n në -nj, ndryshe nga shqipja e sotme ku ky emër e formon shumësin me formantin -ë, duke dalë në trajtën luanë. Në gegërishten qëndrore, ky emër del në shumës me formantin -a, në formën luon-a.

- gjerpanj Bani t ini urtë porsi gjerpanjëtë, e të pātëkeq porsi pollumbatë8.

Forma buzukiane e shumësit të emrit gjerpanjë e formon shumësin me anë të formantit -anj. Në shqipen e sotme standarde ky emër na del në një formë tjetër shumësi, përkatësisht gjarpërinj duke e formuar shumësin me dy formante: me formantin -ër dhe me formantin -inj, si dhe me ndryshimin e zanores së temës /-e/ që del në formën e shqipes së Buzukut, në zanoren /-a/ në formën e shqipes së sotme. Në gegërishten qëndrore për shumësin e këtij emri përdoren dy trajta: gjerpinj dhe gjerpni (me shqiptimin përkatës: xherpinj dhe xherpni).

- kalorë Ṇd ato dit Neaman, Kapetanja i kalorëvet regjit Sirjesë, ish nḭerī i madh përpara d zot e nḭerī i ṇdershim; e pr atë dha Zotynë të shelbuom të Sirjesë; e ish nḭerī i mujtunë, ma ish fëlliqunë9.

Në formën e shumësit kalorëvet që del tek Buzuku, shohim se ky emër e formon trajtën e shumësit me formantin e shumësit -ë. Në shqipen e sotme forma e shumësit të këtij emri del ndryshe nga forma e shumësit të Buzukut duke dalë në formën kalorës. 6 “Meshari”, f. 221/b. 7 “Meshari”, f. 191/b. 8 “Meshari”, f. 355/a. 9 “Meshari”, f. 153/a.

Page 267: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU XIII

268

Duhet të themi se, në shqipen e sotme ky emër e formon shumësin njëlloj si njëjësi, pasi edhe në njëjës kemi trajtën kalorës, në dallim nga Buzuku ku në njëjës për këtë trajtë shumësi kemi kalor. Ndryshe nga Buzuku dhe nga shqipja standarde, në gëgërishten qëndore ky emër e formon shumësin me formantin -a, duke dalë në trajtën kalors-a.

- zakona E i sillidota të zgidhnjë një ṇ kësish zakona, e aj ashtu të ṃpsonjë nḭerëzet, mā i vogëli të grëshitetë ṇdë regjënīt të qiellet10.

Forma e shumësit të emrit zakona që del tek Buzuku e formon shumësin me formantin -a. Përveç formës së shumësit zakona, tek Buzuku ndeshim edhe formën tjetër të shumësit zakone, ku ky emër e formon shumësin me formantin -e. Kështu, nga Buzuku deri në ditët e sotme duket se ka gjetur vend në standardin e shqipes forma e shumësit të emrit zakone me formatin -e. Edhe në gegërishten qëndrore përdoret trajta e shumësit zakone, ashtu sikurse edhe në shqipen standarde.

- sakramenta Sakramentatë e përzana, Zot, neve na dhashinë ṇdimë: përse tӯ klofshinë ṇde e pëlqyem ṇgjënimetë tonë, e neve na klofshinë fort për mëngjī të shpirtit.

Tek forma e shumësit të emrit sakramenta që del tek Buzuku, shohim se për formimin shumësit të këtij emri është përdorur formanti i shumësit -a. Ky emër tek Buzuku del edhe në formën e shumësit sakramente, duke e formuar kështu shumësin me formantin -e. Në shqipen e sotme, sipas rregullave të drejtshkrimit të shqipes emrat e huaj që në njëjës dalin me fundoren -ent e formojnë shumësin me formantin -e. Kështu, më e pranueshme për shqipen e sotme është forma e shumësit me formantin -e, edhe pse mund të themi që ky emër i huazuar përdoret në veprën e Buzukut me kuptimin simbole.

- testamenta Përse këto janë dȳ testamenta: një ṇ malit së Sinait, qi tue lēm lindenë përṇdenë sherbëtyrë, qi anshtë Agar; përse Agar anshtë mali Sina ṇdë Arapīt, e vjen me konfīt djerie ṃ Jeruzalem, e shërben me bijt të saj11.

Forma e shumësit testamenta që del në shqipen e Buzukut, e formon shumësin me formantin -a. Në shqipen e sotme dhe në gegërishten qëndrore në dallim nga Buzuku, ky emër e formon shumësin me formantin -e në përputhje me rregullat drejshkrimore, duke dalë në trajtën testamente.

- psalma E për të madhet mishërier tande e për të kënduomit qi u tӯ këndonj këta Psalma sod, u i pādenji tue t u lutunë u tӯ të lus, muo shërbëtorit tit ṃbë këtë jetë ti të denjonesh muo me më dhanë shëndet ṇ mendjet e ṇ korpit, e mot u me bām pendesënë e dërejtë përpara mortsë sime12. Përse anshtë shkruom ṇdë librit të Psalmet: U baftë vendi i tyne i shkretë, e mos u gjetë kush të i jesë ṃbrenda, e ṷpeshkupīnë e tī e martë një jetërë13.

Te Buzuku, emri psalm del në dy forma shumësi: psalma dhe psalme. Tek forma psalme, ky emër e formon shumësin me formantin -a, ndërsa tek forma tjetër psalme ky emër e formon shumësin me formantin e shumësit -e. Në shqipen e sotme kemi në

10 “Meshari”, f. 373/b. 11 “Meshari”, f. 169/a. 12 “Meshari”, f. 55/a. 13 “Meshari”, f. 323/b.

Page 268: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TEK MESHARI, NË KRAHASIM ME

SHQIPEN E SOTME

269

përdorim vetëm njërën formë shumësi, përkatësisht psalme, ndërsa forma tjetër psalma mbetet më tepër dialektore që përdoret edhe në gegërishten qëndrore.

- hymna E kḭnie ṇde e pëlqyem fjalënë e Krishtit, e ajo ṷ ṃbushtë mā se shumë ṇdë jū, ṇdë gjithë të ditunë, tue ṃpsuom e tue amajshtruom ju vetëvetëhenë ṇdë psalma e ṇdë hymna, qi do me thashunë tue dhanë lavd Tinëzot, e ṇdë kankë të shpitit, me hīr tue kënduom ṇdë zemërat tuoj Tinëzot14.

Forma buzukiane e shumësit hymna e formon shumësin me formantin -a, ndërsa në shqipen e sotme kjo formë shumësi na del me formantin -e dhe me ndryshimin e zanores /y/ në /i/, duke dalë në formën e rregullt të shqipes standarde himne. Në gegërishten qëndrore përdoret më së shumti trajta buzukiane e shumësit hymna.

- gishta Shtiṷ duortë e saj kafshëvet forta, e gishtatë e saj muorë boshtnë e fesë15.

Tek Buzuku, forma e shumësit gishta e formon shumësin me formantin e shumësit -a. Në shqipen e sotme ky emër e formon shumësin në dy forma: me formantin e shumësit -a sikurse tek forma buzukiane, por edhe me dy formante njëkohësisht -ër dhe -inj duke dalë kështu në trajtën gishtërinj. Forma e shumësit gishtërinj është trajtë e toskërishtes pasi në gegërishten qëndrore përdoret forma e shumësit gishta.

- grushta Hinje se kur të ṇgjënoni, ju ṇgjënoni kur kini gjyqe e të bduom, ju tue ṇvrām me grushta, detorësinë taj e fqinjënë taj16.

Ky emër grushta tek Buzuku e formon shumësin me formantin -a, që është një karakteristikë dialektore që edhe sot përdoret pothuajse në të gjitha ndarjet dialektore, duke përfshirë edhe gegërishten qëndrore. Në ndryshim nga Buzuku, ky emër në shqipen e sotme na del me formën e shumësit grushte, duke e formuar kështu shumësin me formantin -e.

- motëna Juve nukë ṷ anshtë dhanë ju me ditunë motënatë e çasetë qi Ati kā vum ṇde e mujtunit të tī17. Ti t apsh të vërtetënë Jakobit, e mishërierë Abraamit, qi ti pate bām bē përindet tinëve ṇ moteshit plaka Zot ynë Zot18.

Tek Buzuku, për formën e njëjësit mot ndeshim dy forma shumësi, përkatësisht motëna ku ky emër e formon shumësin me formantin -ëna dhe mote duke dalë në shumës me formantin -e. Forma e shumësit mote nga Buzuku deri në shqipen standarde duket se ka mbizotëruar mbi formën tjetër, duke u përdorur kështu si një formë e rregullt shumësi e emrit mot. Edhe në gegërishten qëndrore përdoret forma e shumësit mote.

- hirëna Amë ṇ gjithë hirënash, Mërī, n mishërierje ornuom; ti nē na defendo ṇ anëmikut, pr udhë e ṃbë herët të mortsë sanë me atë qi leve nē na përze ṃbë qiellt, Virgjënë e përmishëriershime19. 14 “Meshari”, f. 105/b. 15 “Meshari”, f. 335/a. 16 “Meshari”, f. 117/a. 17 “Meshari”, f. 261/. 18 “Meshari”, f. 303/b.

Page 269: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU XIII

270

Forma e shumësit hirëna e formon shumësin me formantin -ëna tek Buzuku, ndërsa në dallim nga Buzuku në shqipen letrare standarde dhe në gegërishten qëndrore e formon shumësin me prapashtesën e shumësit -e, duke dalë në formën hire.

- lymëna Shpesh ṇdë viaxat jam klenë ṃbë perikullë të lymënavet, ṃbë perikullë të safinjet, perikullë ṃbë gjenī tue më bduom, ṃbë perikullë ṇ gjentijshit, tue klenë bduom, perikullë ṇdë qytet, ṃbë perikullë ṇdë shkretëtīt, perikullë ṃbë dēt, perikullë ṇdër vëllazënīt të pāfē20.

Tek Buzuku, forma e shumësit lymëna paraqet disa ndryshime në krahasim me formën e sotme të shumësit lumenj. Tek Buzuku ky emër e formon shumësin me formantin -ëna dhe në përbërje të fjalës kemi zanoren /y/, ndërsa në shqipen e sotme kemi formimin e shumësit të kësaj forme me formantin e shumësit -enj dhe zanorja /y/ e Buzukut është këmbyer me zanoren /u/. Në gegërishten qëndrore për formën e shumësit lumenj, duket sikur është përgjithësuar trajta e toskërishtes lumenj.

- Krishtëna Përse kanë me ṷ ṇgritunë Krishtëna të rēshim e profetë të falsa, e t ṷ apënë shenjë të mëdhā, e mërekullī, ṃbë mëndyrë qi shumë kanë me ṷ ṇgënjyem (në mundë ish) edhe (të zgḭedhunitë)21.

Emri Krishtëna tek Buzuku e formon shumësin me formantin -ëna, ndërsa në shqipen e sotme dhe në gegërishten qëndrore ky emër e formon shumësin me prapashtesën e shumësit -a, në trajtën krishta. Duhet theksuar se ky emër këtu përdoret me kuptimin katolikë.

- priftënë E ṷ ṇgritinë të dy priftënitë ṇdë vjedmis popullit, e vunë duortë përṃbī krye të saj22. E të dytënë ditë ṃbas Pashket vonë e ṷ banë bashkë të parëtë e priftënet e farizejtë tek Pilati, tue i thashunë: Zot, nē na rā ṇdë mend se aj mamës tha se aj kish me gjellë, tue ṷ ṇgjallunë të tretënë ditë23.

Tek Buzuku forma e shumësit priftën ~ priftënë e formon shumësin me prapashtesën -ën, ndërsa në shqipen e sotme ky emër na del në shumës me dy formante -ër dhe -inj, duke dalë në formën priftërinj. Në gegërishten qëndrore, ndryshe nga Buzuku dhe nga shqipja standarde përdoret forma e shumësit prift-a, duke e formuar shumësin me formantin -a.

- shpirtënë Le të dīsh, i mallëkuom dreq, se tӯ të janë trajtuom mundimetë e jetësë glatë, e tӯ po të prêt dita e trembunë të t gjukuomit tat për të dënuom, e dita e mundimit jetësë glatë, e dita qi kā me të ardhunë porsi furi qi digjetë për këlqere, qi atë ditë kā me ardhunë tӯ me gjithë ata të këqī shpirtënë ṇ engjëjish të bdjerëtë e jetësë glatë24.

Tek Buzuku, krahas formës së shumësit shpirtëna që e formon shumësin me formantin -ëna, kemi edhe shumësin shpirtënë me formantin -ënë. Në shqipen e sotme siç e kemi theksuar, kemi shumësin e kësaj forme me -ra, ku ka rënë -ë-ja mbështetëse

19 “Meshari”, f. 14/a. 20 “Meshari”, f. 109/a. 21 “Meshari”, f. 315/a. 22 “Meshari”, f. 165/b. 23“Meshari”, f. 211/b. 24 “Meshari”, f. 77/a.

Page 270: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TEK MESHARI, NË KRAHASIM ME

SHQIPEN E SOTME

271

dhe tek formanti kemi dukurinë e rotacizmit, pra kthimin e /n/ në /r/. Ndryshe nga shqipja standarde dhe nga Buzuku, në gegërishten qëndrore përdoret trajta e shumësit të këtij emri me formantin -a, duke dalë përkatësisht në trajtën shpirt-a (me shqiptimin përkatës, shpëjrta).

- vëllazënë Vëllazënë, mos lini t u hjekënë ṃbë shumë mëndyrë të dituna; për të vërtetë anshtë kafshë fort e mirë me vum zemërënë një vend ṇdë hīrit, e jo ṇde e ṇgranë, qi atyne qi e banë nukë ṷ anshtë për ṇdimë25.

Tek forma e shumësit vëllazënë, kemi formimin e shumësit të emrit vëlla me dy formante shumësi: -z dhe -ënë. Në gegërishten qëndrore kemi të njëjtën trajtë shumësi të këtij emri ashtu sikurse edhe Buzuku, pa zanoren -ë nistore e fundore, vllazën. Në shqipen e sotme emri vëlla e formon shumësin përsëri me dy formante -z dhe -ër, por edhe me metafonizimin e zanores së rrënjës së emrit vëlla /a/ në /e/, përkatësisht vëllezër.

- ulqënë Ṇd atë mot tha Jezu dishipujet vet: Ruhī ṇ përfetëshit së pādërejtë, qi tek ju vinjënë ṇveshunë ṇdë petëka ṇ lëkurëshit së dhendet, e përṃbrenda janë ulqënë qi grabitnjënë26.

Tek forma buzukiane ulqënë kemi formimin e shumësit të kësaj forme me formantin -ënë. Në gegërishten qëndrore kemi formën e shumësit uq. Në shqipen e sotme shohim se forma e shumësit të këtij emri del, përveç formantit -ër ku ka rënë -ë-ja fundore e formantit, edhe me ndryshimin e bashkëtingëllores /l/ në /j/.

- djelm Të dashunë, na tue lanë gjithë diekeqī, e gjithë të ṇgënjyem, e gjithë zmīr të keq e gjithë lakëmī e gjithë të kujtuom për të keq, e porsi djelm tash të lenë dëshëroni klomështitë me ṷshqyem shpirtinë pā ṇdonjë të ṇgënjyem, përse ju pr ata të ritī, e ju tue klenë të dërejtë, Zotynë anshtë i përmishëriershim27.

Tek Buzuku, forma e shumësit të emrit djelm e formon shumësin me ndryshimin e zanores /a/ të temës së njëjësit në /e/ dhe me formantin e shumësit -m, ndërsa në shqipen e sotme përveç dukurive të përmendura kemi edhe rënien e bashkëtingëllores së temës së fjalës /l/, duke dalë në formën e sotme të shumësit djem. Në gegërishten qëndrore përdoret forma e shumësit gjem, pas ndryshimeve fonetike përkatëse karakteristike për këtë të folme.

- Samaritanj Përse Xhudhitë nukë konvënenjënë me Samaritanj28.

Tek Buzuku, forma e shumësit të këtij emri Samaritanj e formon shumësin me këmbimin e bashkëtingëllores së formës së njëjësit /n/ me bashkëtingëlloren /nj/. Në shqipen e sotme, në dallim nga Buzuku, ky emër e formon shumësin me formantin e shumësit -ë, ndërsa në gegërishten qëndrore kemi të njëjtën formë shumësi sikurse tek Buzuku.

- kuta E të tjerëtë por vinjinë me barkët, tue hjekunë rjetnë e peshkut, përse s ishnë larg ṇ dheut mase treqind kuta29. 25 “Meshari”, f. 373/a. 26 “Meshari”, f. 285/b. 27 “Meshari”, f. 249/b. 28 “Meshari”, f. 161/b.

Page 271: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU XIII

272

Kjo formë shumësi kuta që tek Buzuku e formon shumësin me formantin -a, në shqipen e sotme kemi formën kute30, ku ky emër ndryshe nga Buzuku e formon shumësin me prapashtesën -e. Në gegërishten qëndrore përdoret trajta buzukiane e shumësit.

- ṷpeshkupejntë Ṇd atë mot u ṃbëlodhnë ṷpeshkupejntë e farizejtë me bām kshill, e thoshnë: Qish bajmë? Përse kӯ nḭerī ban shumë shenjë31.

Forma e shumësit të Buzukut ṷpeshkupejntë e formon shumësin me formantin -enj. Në shqipen e sotme, ndryshe nga Buzuku kemi formën e shumësit peshkopë me formantin -ë. Edhe në gegërishten qëndrore përdoret e njëjta trajtë shumësi sikurse edhe në shqipen e sotme.

II. SHUMËSI ME FORMANTE I EMRAVE FEMËRORË TEK BUZUKU, NË KRAHASIM ME SHQIPEN E SOTME

§ 4. Ashtu sikurse emrat mashkullorë edhe disa emra femërorë që dalin në shqipen e Buzukut, në shqipen e sotme na paraqiten me ndryshime të dukshme që mund të jenë: ndryshime formanti si dhe të mënyrës së formimit të shumësit.

Emrat femërorë që paraqesin ndryshime formanti apo të mënyrës së formimit të

shumësit § 5. Sipas ndryshimeve që paraqesin emrat femërorë nga Buzuku deri në ditët e sotme

dallojmë: - përbrendësa

E ṇ si kle blēm copa dhē ṇ pagëtyret së gjakut dëlirë; e si ṷ ṇvuor plasi për vjedmis, e ju derdhnë gjithë përbrendësatë32. Por ti, Zot, i ṷshtërivet, ti qi gjukon për të dërejtë, e ti qi provon gjithë përbrendëstë e zemëratë, tӯ lus, ban të ṇginjetë zemëra eme ṇ sish; përse u gjyqitë tem tӯ e kam kallëzuom, Zot em Zot33.

Tek Buzuku emri përbrendës në shumës na del në dy forma, përkatësisht përbrendësa dhe përbrendës. Në rastin e parë ky emër e formon shumësin me formantin -a, ndërsa në rastin e dytë na del pa formant shumësi, me të njëjtën formë si në njëjës. Në dallim nga Buzuku, në shqipen e sotme ky emër na del në formën e shumësit përbrendëse, duke e formuar shumësin me formantin e shumësit -e. Në gegërishten qëndrore përdoret forma e shumësit përmrenxa, ku pas ndryshimeve fonetike përkatëse, e formon shumësin me formantin -a.

- arëtë E këqyrni arëtë, se mā ṷ afëruonë ṃbe e zbardhunit për të ṃbëljedhënë34.

Forma e shumësit të emrit arëtë që del ne veprën e Buzukut e formon shumësin me formantin -ë, ndërsa në shqipen e sotme dhe në gegërishten qëndrore, në ndryshim nga Buzuku ky emër del në formën e shumësit me formantin -a, duke dalë në formën ara. 29 “Meshari”, f. 245/b. 30 Ky emër përdoret për të shënuar njësinë matëse të gjatësisë. 31 “Meshari”, f. 197/b. 32 “Meshari”, f. 323/a. 33 “Meshari”, f. 215/a. 34 “Meshari”, f. 163/b.

Page 272: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TEK MESHARI, NË KRAHASIM ME

SHQIPEN E SOTME

273

- barkë E erdhnë, e ṃbushnë të dӯ barkëtë, aqë sā duojnë me votë ṇ fond35.

Tek Buzuku, forma e shumësit barkëtë e formon shumësin me prapashtesën e shumësit -ë, ndërsa në shqipen standarde kemi formën e shumësit të këtij emri me formantin -a, duke dalë emri në shumës në formën barka. Edhe në gegërishten qëndrore për trajtën buzukiane barkë kemi të njëjtën formë shumësi sikurse në shqipen e sotme.

- copë Ṃbëlidhni copëtë që ṃbetnë, përse mos vē kon gjā poshtë36.

Forma e shumësit të emrit copë që tek Buzuku e formon këtë shumës me formantin -ë, në shqipen standarde dhe në gegërishten qëndrore paraqet ndryshime pasi e formon trajtën e shumësit me formantin -a, duke dalë përkatësisht në formën copa.

- darsmë Atë mot u banë darsmë ṇdë Kanët të Galilēsë; e ama e Jezut ish aty37.

Tek Buzuku forma e shumësit darsmë e formon shumësin me formantin -ë, por në shqipen e sotme ndryshe nga Buzuku, në shumës kemi formën e shumësit dasma. Kështu, në shqipen standarde për formimin e shumësit të këtij emri përdoret prapashtesa e shumësit -a dhe përveç kësaj kemi rënien e tingullit /r/ që është shtuar në mes në formën buzukiane të shumësit. Edhe në gegërishten qëndrore kemi formimin e shumësit të këtij emri me formantin e shumësit -a, ku pas ndryshimeve fonetike del në trajtën dersma.

- dëshiretë Dëshiretë tonë, tӯ të lusmë, Zot, ṇdë hirit tand na të mundë i ṇdjekmë, përse na tue përzanë ṇde e idhunat tonë dhunëtijetë e tū, ṇgushullimi ynë ṇde e dashunit tat të mundë shumonetë38. Të dashunë, ṷ lus porsi t ardhunë të ṃbahī ṇ dëshireshit së korpit, qi lëftonjënë kondra shpirtit; e të shkruomitë taj të jetë të dëlirë e onesto ṇdër gjindt, përse ṇd ato kafshë qi ṇ jush flasënë porsi ṇ bākëqishit, tue ṷ pām ato vepëra të mira, të përlëvdonjënë lavdinë e madh të Tinëzot ṇ ditet qi të vinjë me na vizituom39.

Tek “Meshari” i Buzukut emri dëshiretë e formon shumësin me anë të prapashtesës së shumësit -e, ndërsa në shqipen e sotme ky emër del në formën e shumësit dëshira, duke e formuar kështu shumësin me formantin -a. Ndryshe nga Buzuku, edhe në gegërishten qëndrore kemi të njëjtën formë shumësi sikurse në shqipen e sotme me formantin -a, përkatësisht dëshira.

- detyrë Këta, tӯ të lusmë, Zot, na ṇ së përzanit së sakramentit, ṇ detyrëshit sonë nē na absolvoftë, e ṇ gjithë së pāligjeshit nē na defendoftë40.

Ky emër që tek Buzuku del në formën e shumësit detyrë, e formon shumësin me formantin -ë, ndërsa në shqipen e sotme e formon shumësin me formantin -a duke dalë në formën e shumësit detyra. Në gegërishten qëndrore kemi formën detira.

- erë

35 “Meshari”, f. 281/b. 36 “Meshari”, f. 171/a. 37 “Meshari”, f. 101/b. 38 “Meshari”, f. 259/b. 39 “Meshari”, f. 255/a. 40“Meshari”, f. 185/a.

Page 273: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU XIII

274

Me urtët të tī ṷ ṇthyenë fondënatë e ujënavet e erëtë shumonenë ṇ voese41. Tek Buzuku, forma e shumësit erëtë e formon shumësin pa prapashtesë shumësi

duke dalë me të njëjtën formë si në njëjës edhe në shumës. Ndryshe ndodh në shqipen e sotme, ku ky emër e formon shumësin me anë të formantit -ra, duke dalë në formën erëra. Në gegërishten qëndrore ky emër e formon shumësin me formantin -na, duke dalë në trajtën er-na.

- farë Ṃbëlidhi tek u gjithë ju pleqtë ṇ gjithë farëshit suojsh, e ju qi ini vum për të parë, e u të flas e ata të më ṇdiglonjënë këto fjalë, e u të grëshes kondra tyne qiellnë e dhenë për dëshminj42. Aty vonëte gjithë farëtë, farëtë e Tinëzot për dëshmḭ Izraelit, me lëvduom emënitë e Tinëzot43.

Ky emër farëtë që del tek Buzuku e formon shumësin pa prapashtesë shumësi, ndërsa në shqipen e sotme standarde dhe në gegërishten qëndrore, ky emër e formon shumësin me formantin -a dhe del në formën fara.

- ferë Zoti i Engjëjet, Zoti i Arkangjëjet, Zoti i Profetëvet, Zoti i Patriarkëvit, Zoti i Apostojet, Zoti i Konfesorëvet, Zoti i Virgjënavet, Zoti i gjithë atyne qi gjellënë e mirë banjënë, Zot, qi gjithë gluhë atë rëfyenjënë, e kuj gjithë opqinë e farë ṇfalenë, të qiellet e të dheut e të ferëvet 44.

Tek forma e shumësit të emrit ferë që del tek Buzuku, kemi formimin e shumësit të këtij emri me formantin e shumësit -ë, ndërsa në shqipen e sotme ky emër numrin shumës e formon me prapashtesën e shumësit -a, duke dalë në formën përkatëse fera. Edhe në gegërishten qëndrore kemi të njëjtën trajtë shumësi sikurse në shqipen e sotme, me shqiptimin dialektor ferra.

- furkë E të marënë ṇ gjakut së tī e të lyenjënë të dy furkëtë e shtëpisë, e përṃbī prakt të derësë shtëpisë tuk të hanë mishtë atë natë45.

Tek forma e shumësit të emrit furkë që del tek Buzuku, kemi formimin e shumësit të këtij emri me formantin e shumësit -ë, ndërsa në shqipen e sotme dhe në gegërishten qëndrore ky emër numrin shumës e formon me prapashtesën e shumësit -a, duke dalë në formën përkatëse furka.

- kapistrë Me kapistrët e me frēt shrëngo fëlqinjëtë e tyne, qi të mos mundë afëronenë tӯ46.

Edhe tek forma e shumësit të emrit kapistrë që del tek Buzuku, kemi formimin e shumësit të këtij emri me formantin e shumësit -ë, ndërsa në shqipen e sotme ky emër numrin shumës e formon me prapashtesën e shumësit -a, duke dalë në formën përkatëse kapistra. Ndryshe nga shqipja e sotme dhe nga Buzuku, në gegërishten qëndrore për këtë emër kapistrë përdoret një formë tjetër, përkatësisht kërpesh.

- kodrë

41 “Meshari”, f. 357/b. 42 “Meshari”, f. 239/b. 43 “Meshari”, f. 19/a. 44 “Meshari”, f. 73/b. 45 “Meshari”, f. 221/a. 46 “Meshari”, f. 43/a.

Page 274: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TEK MESHARI, NË KRAHASIM ME

SHQIPEN E SOTME

275

Vëllazënë, ju nukë ini mā t ardhunë as të uoj; por ini vendas bashkë me shenjtit, e të njohunitë e Tinëzot; fabrikuom përṃbī fundament të Apostojet e të Profetëvet, ṇdë atë të madh e të naltë gūr ṇ katër kodrësh të Krishtit Jezu; qi gjithë të fabrikuom anshtë fabrikuom tue ṷ shumuom ṃ Tenëzonë ṇdë klishët shenjte, qi përṃbī të edhe ju të fabrikonī ṇde e ṃbetunë të Tinëzot ṇ Shpirtit shenjt47.

Tek forma e shumësit të emrit kodrë që del tek Buzuku, kemi formimin e shumësit të këtij emri me formantin e shumësit -ë, ndërsa në shqipen e sotme ky emër numrin shumës e formon me prapashtesën e shumësit -a, duke dalë në formën përkatëse kodra. Në gegërishten qëndrore ky emër pas ndryshimeve fonetike karakteristike të kësaj të folmeje, del me të njëjtin formant sikurse edhe në shqipen e sotme, konkretisht në formën e shumësit këdra.

- luftë Ju kini me gjegjunë luftë e të bame ṇ luftësh48.

Ky emër luftësh që del tek Buzuku e formon shumësin me formantin -ë, ndërsa në shqipen e sotme ky emër e formon shumësin me prapashtesën e shumësit -(ë)ra, duke dalë në formën luftëra. Në gegërishten qëndrore kemi formimin e shumësit të këtij emri me formantin e shumësit -na, duke dalë luftna.

- mëndyrë E aj ṃbasandaj por lypën mëndyrë si të munda tradhëton49. Vëllazënë, mos lini t u hjekënë ṃbë shumë mëndyrë të dituna; për të vërtetë anshtë kafshë fort e mirë me vum zemërënë një vend ṇdë hīrit, e jo ṇde e ṇgranë, qi atyne qi e banë nukë ṷ anshtë për ṇdimë50.

Forma e shumësit mëndyrë që del tek Buzuku, e formon shumnësin me formantin -ë, ndërsa në shqipen e sotme ky emër del në numrin shumës me formantin -a. Gjithashtu, edhe bashkëtingëllorja /d/ e grupit /nd/ që del tek Buzuku, në shqipen e sotme ka rënë, duke dalë ky emër në formën e shumësit mënyra. Pas ndryshimeve fonetike karakteristike, kemi formimin e shumësit të këtij emri me të njëjtin formant -a sikurse në shqipen e sotme, duke dalë në trajtën mënira.

- nevojë Këto kafshë thotë Zotynë: Ṇdë nevojët të tyne ṇdënatanet herejet të ṇgrihenë tek u e të thoenë njani tjetërit: Eni e kthehemi ṃ Tenëzonë; përse aj zū e të na shelbonjë; e aj në na ṇvraftë, aj të na shëndoshnjë51.

Tek Buzuku emri nevojë e formon shumësin me formantin -ë, ndërsa në shqipen e sotme dhe në gegërishten qëndrore e formon shumësin me formantin -a, duke dalë në formën nevoja.

- përrallë E kanë me i kthyem veshëtë së dërejtësë, e të kthenenë përrallëvet52.

Emri përrallë tek Buzuku e formon shumësin me formantin -ë. Në shqipen e sotme në ndryshim nga Buzuku kemi formën e shumësit përralla, duke e formuar shumësin me

47 “Meshari”, f. 351/a. 48“Meshari”, f. 347/b. 49 “Meshari”, f. 205/a. 50 “Meshari”, f. 373/a. 51 “Meshari”, f. 219/b. 52 “Meshari”, f. 371/a.

Page 275: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU XIII

276

formantin -a. Edhe në gegërishten qëndrore kemi formën e shumësit të këtij emri me formantin -a, pikërisht prralla.

- pēndesë E këtu sosenë të shtatë Psalmat të Pēndesëvet53.

Në formën e shumësit të emrit pendesë që del në veprën e Buzukut, kemi formimin e shumësit të kësaj forme me anë të prapashtesës së shumësit -ë. Në shqipen e sotme në ndryshim nga Buzuku ky emër e formon shumësin me anë të formantit të shumësit -a, duke dalë përkatësisht në formën pendesa. Në gegërishten qëndrore më së shumti për këtë formë shumësi që del tek Buzuku dhe në shqipen e sotme, përdoret një formë e ndryshme, pendime.

- rotë Ṇd ato dit një ṇdënatë ē ṇde e dukunit të dritësë pat qyrë Zotynë përṃbī ṷshtërīt të Egjiptit me mënī ṇ zjarmi e ṇ nḭegulle, e ṃbyti gjithë ṷshtërinë e tyne; ṇxuor rotëtë e qeret tyne, e i lëshoṷ ṇdë fond me të madhe furī54.

Kjo formë e emrit në shumës rotë që del tek Buzuku e formon shumësin me anë të formantit -ë. Në shqipen e sotme dhe në gegërishten qëndrore, ky emër del në shumës në formën rrota, duke e formuar shumësin me formantin e shumësit -a.

- rjetë Mjeshtrë, na jemi fëdigunë gjithë natënë, e asgjā nukë kemi zanë; e por ti në thuo, na i qesmë rjetë për fjalë tande55.

Në formën e shumësit të emrit rjetë që del tek “Meshari”, kemi formimin e shumësit të këtij emri me anë të formantit të shumësit -ë. Në standardin e sotëm dhe në gegërishten qëndrore, kjo formë shumësi ndryshe nga Buzuku del me bashkëtingëlloren e fortë nistore /rr/ dhe me formantin e shumësit -a, duke dalë në formën rrjeta.

- shtrigë E aj qi beson dreqit e qi beson gjithë atyne magjive e sherëgjive, aj qi beson ṃbë shtrigët56.

Tek Buzuku, emri shtrigët del në këtë formë me formantin -ë, ndërsa në shqipen e sotme dhe në gegërishten qëndrore, në dallim nga Buzuku kemi formimin e kësaj forme me formantin e shumësit -a, duke dalë në formën e sotme shtriga.

- shëplakë Djerie tash na kemi ū e et, e jemi zveshunë e ṇvrām ṇ shëplakësh, e jemi të pāplang, punojmë tue vepëruom me duort tonë; jemi mallëkuom, e na bekojmë; na pësojmë tue klenë bduom për të keq, e por bānjëmë gjithë kafshëtë; na jemi truom, e lusmë Tenëzonë për ta; na ṷ bām porsi plehëtë e fshitë të këtī shekulli; na jemi ṃptuom ṇ gjithë kësosh57. Shëplakëtë e saj i ṇdeni vobëzīsë, e duortë e saj i ṇdeni atī qi pat nevojë58.

Në veprën e Buzukut, emri shëplakëtë e formon shumësin me formantin -ë, ndërsa në shqipen e sotme kemi formën e shumësit të këtij emri me formantin -a dhe me ndryshimin fonetik të fonemës /ë/ në /u/ duke dalë përkatësisht shuplaka. Për këtë emër

53 “Meshari”, f. 55/b. 54“Meshari”, f. 235/a. 55 “Meshari”, f. 281/b. 56 “Meshari”, f. 61/a. 57 “Meshari”, f. 351/a. 58 “Meshari”, f. 335/a.

Page 276: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TEK MESHARI, NË KRAHASIM ME

SHQIPEN E SOTME

277

në gegërishten qëndrore përdoret një emër me një përbërje tjetër tingullore, përkatësisht shpulla.

- shëgjetë Shëgjetëtë e d mujtunit janë të mprehuna, me thëngjij të sosunë59.

Tek Buzuku, kjo formë shumësi shëgjetë-të e formon shumësin me formantin -ë, ndërsa në shqipen e sotme dhe në gegërishten qëndrore ky emër e formon shumësin me formantin -a duke pësuar edhe ndryshimin fonetik të këmbimit të zanores /ë/ që del në shumësin e formës buzukiane, në fonemën /i/. Kështu, trajta e sotme e shumësit të këtij emri del shigjeta.

- shpatë E për këta ep bijet tyne ūnë, e ban të jenë hjekunë ṇ fillit së shpatëvet; e gratë e tyne ṃbeçinë pā bij e të veja; e buratë e tyne klofshinë nvratë ṇ mordijet; e trimatë klofshinë ṇvrām ṇdë luftët ṇ shpatët60. Vëllazënë, shenjtitë qi për fēt mujtinë regjënivet, ata vepëruonë të dërejtënë, ṇgadhënjyenë të prometuomitë e Tinëzot, e këta edhe për fēt qi ata ṃbajtinë, ṃbërshelnë gojëtë e luanjet, e shtynë të mujtunitë e furīsë zjarmit, ata ṷ përuonë ṇ fillit së shpatëvet, u shëndoshnë ṇ sëmundeshit, u banë të fortë ṇdë luftët, shtinë ṷshtëritë e mëdhā të anëmiqet ṇdë të ikunë; e gratë patnë buratë e tyne, qi klenë vdekun, gjāll për fēt61.

Emri shpatë që tek Buzuku e formon shumësin me formantin e shumësit -ë, në shqipen e sotme dhe në gegërishten qëndrore na del në shumës me formantin -a, përkatësisht në formën e shumësit shpata.

- shtyllë Bijtë e tū e bijatë e tū por hanjinë ṇdë shtëpī të birit tit parit lenë, e erdh një e madhe erë prej malshit së shkreta, e rëzoṷ të katërë shtyllëtë e shtëpisë, e i zū gjithë ṇdenë të e i la gjithë vdekunë, e veçëse u qyqe vetëmë shpëtova62.

Tek forma e shumësit shtyllëtë, kemi formimin e shumësit të këtij emri me anë të formantit -ë, në dallim nga shqipja e sotme ku ky emër del në formën e shumësit shtylla të formuar me anë të formantit të shumësit -a. Në gegërishten qëndrore kemi formën e shumësit shtilla (me shqiptimin shtëjlla).

- tryesë E vonëte sherbëtorëtë e tī pr udhat, e ṃbëlodhnë sā gjetnë, të këqī e të mirë; e ṷ ṃbushnë plot tryesëtë ṇ darsmorësh63.

Në formën e shumësit tryesëtë që del tek Buzuku, kemi formimin e shumësit të këtij emri me anë të formatit të shumësit -ë. Në shqipen e sotme, në dallim nga Buzuku ky huazim i greqishtes del në formën e shumësit me prapashtesën e shumësit -a, duke dalë në formën tryesa. Në gegërishten qëndrore emri tryezë nuk gjen përdorim. Për këtë emër përdoret forma e shumësit tavolina.

- turmë

59 “Meshari”, f. 57/a. 60 “Meshari”, f. 199/a. 61 “Meshari”, f. 367/b. 62 “Meshari”, f. 385/b. 63 “Meshari”, f. 307/b.

Page 277: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU XIII

278

Ṇd atë mot, tue rjedhunë ṃbas Jezut shumë turmë, me gjetunë fjalënë e Tinëzot, e aj it ṇdaj një ujë të Genexaretit64.

Emri turmë i Buzukut del me formantin -ë, ndyshe nga shqipja e sotme dhe nga gegërishtja qëndrore ku forma e shumësit të këtij emri del me formantin e shumësit -a, në trajtën turma (geg. qëndr. turrma).

- trombetë E të dërgonjë engjëjtë e tī me të madh zā ṇ trombetësh; e të ṃbëljedhënë të zgḭedhunitë ṇ së katërë erëshit e ṇ së naltashit visē së qiellet djerie ṃbe e ṃbajtunit të tyne65.

Tek Buzuku, forma e shumësit trombetësh e formon shumësin me formantin -ë, ndryshe nga forma e shumësit të sotëm ku ky emër del me formantin -a dhe me këmbimin e zanores /o/ të formës buzukiane në zanoren /u/. Kështu, në shqipen e sotme standarde del përkatësisht në formën e shumësit trumbeta, ndërsa në gegërishten qëndrore trumeta.

- udha E vonëte sherbëtorëtë e tī pr udhat, e ṃbëlodhnë sā gjetnë, të këqī e të mirë; e ṷ ṃbushnë plot tryesëtë ṇ darsmorësh66.

Tek Buzuku kemi formën e shumësit të emrit udhat me formantin -a, por krahas kësaj forme kemi edhe variantin e shumësit të këtij emri me formantin e shumësit -ë. Shqipja e sotme nga këto dy forma buzukiane të shumësit, duket se ka përqafuar formën e dytë, duke dalë në formën e shumësit udhë. Në gegërishten qëndrore forma buzukiane e shumësit udhat ka një përdorim tepër të kufizuar dhe në vend të saj përdoret forma e shumësit rrugat.

- sherbetora O Zot, o Bāsi i gjithë shekullit, e aj qi shelbove gjithë ata qi ṃ tӯ besonjënë me zemërë të mirë, ep shpirtënavet sherbëtorëvet tuve e sherbetoravet tuve epu të ṇdijimytë e gjithë katevet tyne67.

Tek forma e shumësit sherbetorave kemi formimin e shumësit të kësaj forme me anë të formantit -a, ndërsa në shqipen e sotme forma e shumësit të këtij emri përveç ndryshimeve fonetike përkatëse, e formon shumësin me anë të formantit -e, duke dalë në trajtën shërbëtore. Edhe në gegërishten qëndrore, përveç reduktimeve fonetike përkatëse, përdoret e njëjta formë shumësi si në shqipen e sotme shërbtore.

- Virgjëna Vëllazënë, ṇ virgjënashit nukë kam ordhënë ṇ Sinëzot; epur u juve kshillonj, porsi paçë ṇ mishërierjet së Tinëzot, u tue klenë i besësë68.

Forma e shumësit virgjënashit tek Buzuku e formon shumësin me formantin -a. Në shqipen e sotme kësaj forme shumësi i përgjigjet trajta virgjëresha, duke dalë edhe në shqipen e sotme në formën e shumësit me formantin -a, ashtu sikurse edhe tek Buzuku. Në gegërishten qëndrore kemi të njëjtën formë shumësi me shqipen e sotme.

- lëmoshëna E atëherë të përzāsh ṇdë hīr sakrificiatë e së dërejtësë, olokaustatë e lëmoshënatë, ashtu t i venë përṃbī ltert tand vjetatë69. 64 “Meshari”, f. 281/b. 65 “Meshari”, f. 315/a. 66 “Meshari”, f. 307/b. 67 “Meshari”, f. 59/b. 68 “Meshari”, f. 377/a.

Page 278: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TEK MESHARI, NË KRAHASIM ME

SHQIPEN E SOTME

279

Tek Buzuku kemi formën e shumësit të emrit lëmoshëna me formantin e shumësit -na. Në shqipen e sotme ky emër e formon shumësin me formantin -a, duke dalë në trajtën lëmosha. Në gegërishten qëndrore kemi një përdorim të kufizuar të këtij emri në trajtën lëmosha.

- majëna E ujënatë por kthenjinë tue mëᵑguom, djerie të dhjetëtë muoj; e ṇde e dhjetët, të parënë ditë ṇdë muojt, u panë majënatë e malet70.

Në formën e shumësit majënatë që del në veprën e Buzukut kemi formimin e shumësit me anë të formantit -na, ndërsa në shqipen e sotme ky emër e formon shumësin me prapashtesën e shumësit -a, duke dalë në trajtën përkatëse maja. Në gegërishten qëndrore kemi formën e shumësit të këtij emri si në shqipen e sotme, me ndryshime fonetike, përkatësisht mëja.

- proverbije E aj të lypnjë kafshëtë e ṇfshehuna e ṇ proverbijeshit, e aj të marë të shkuom ṇ kafshëshit qi thanë janë për shembëllesë71.

Forma e shumësit proverbijeshit tek Buzuku e formon shumësin me formantin -e. Në shqipen e sotme dhe në gegërishten qëndrore, ndryshe nga Buzuku ky emër e formon shumësin me formantin -a duke dalë në trajtën proverba.

Emrat femërorë që paraqesin ndryshime të përbërjes së fjalës

§ 6. Edhe emrat femërorë që përfshihen në këtë grup përbëjnë një numër të

konsiderueshëm, por janë të papërfillshëm në numër në krahasim me emrat femërorë që paraqesin ndryshime formanti apo të mënyrës së formimit të shumësit. Kështu, përmendim këta emra sipas shembujve dhe shpjegimeve përkatëse:

- ranzë Gjithë ranzë qi s kā ṃbijellë Ati em i qiellet, të jetë shkulë. Linī: përse verbënë janë e kallausitë e d verbënet; e i verbëni, në kloftë kallausi i verbënit, të dy ata të bienë ṇdë gropë72.

Forma e shumësit ranzë që del tek Buzuku e formon shumësin me formantin -ë. Tek Buzuku ky emër është përdorur me kuptimin e formës së shumësit të shqipes së sotme rrënjë.

- aromata E muor korpnë e Jezut, e pështuoll ṇdë lincjoj me ato aromata, porsi ish zakoni i Xhudhivet me sepelyem73.

Huazimit latin aromata që del në veprën e Buzukut i përgjigjet në shqipen e sotme forma e shumësit aroma duke e formuar kështu shumësin me prapashtesën e shumësit -a.

- bira

69 “Meshari”, f. 45/b. 70 “Meshari”, f. 231/b. 71 “Meshari”, f. 365/b. 72 “Meshari”, f. 159/a. 73 “Meshari”, f. 227/a.

Page 279: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU XIII

280

Hinje se jet ṃbas murit, tue pasunë qyrë ṇ fënḭeshtrashit, tue pasunë qyrë ṇ birashit së murit74.

Forma e shumësit birashit është një fjalë tipike dialektore që e formon shumësin me anë të formantit të shumësit -a. Edhe në ditët e sotme ky emër përdoret gjerësisht në gegërishten qëndrore. Në shqipen e sotme kjo formë shumësi e përdorur nga Buzuku, ka kaluar në arkaizëm dhe në vend të saj përdoret forma e shumësit vrima, po me të njëjtin formant shumësi si forma buzukiane.

- ezempia E ṇgrihetë edhe tue klenë natë, e ep gjellënë fëmijësë saj, ezempia të mira të reavet saj75.

Në formën e shumësit ezempia që del në veprën e Buzukut kemi formimin e shumësit me formantin -a. Në shqipen e sotme, këtij huazimi latin i përgjigjet forma e shumësit të shqipes shembuj, që e formon shumësin me anë të ndërrimit të bashkëtingëllores fundore të formës së njëjësit /ll/ në /j/.

- fënḭeshtra Hinje se jet ṃbas murit, tue pasunë qyrë ṇ fënḭeshtrashit, tue pasunë qyrë ṇ birashit së murit.76

Në formën e shumësit fënḭeshtrashit kemi formimin e shumësit të këtij emri me formantin e shumësit -a. Në shqipen e sotme, këtij huazimi latin i përgjigjet forma e shumësit të shqipes dritare që del me të njëjtën formë si forma përgjegjëse e njëjësit të kësaj forme. Në gegërishten qëndrore në vend të formës së sotme dritare përdoret huazimi turk penxhere.

- konshiencia Konshienciatë tonë, tӯ të lusmë, Zot, tue i vizituom ti na i dëlir, o Zot: përse, si të vinjë Biri uit Jezu Krishti, ynë Zot, me gjithë Shenjt të tī, të ṃbetonitë e tī aj gjetë trajtuom ṇdër ṇ vollundedjet së tī77.

Edhe në formën e shumësit konshienciatë që del tek Buzuku, kemi formimin e shumësit të kësaj forme me formantin e shumësit -a. Në shqipen e sotme për këtë emër përdoret një formë tjetër shumësi, që del me të njëjtën formë si në njëjës dhe në shumës, përkatësisht ndërgjegje.

- Responsoria E këto Lekciona të kēsh me thanë me këto Responsoria e me këto Antifena djerie ṃbas Krëshëndellsh78.

Kjo formë e shumësit që del tek Buzuku Responsoria, e formon shumësin me formantin -a. Në shqipen e sotme ky huazim italian përdoret për të shënuar fjalë të thëna e të kënduara në ufice të kishës pas lekcioneve e pas kapitujve e që përsëriten krejt ose pjesërisht.

- sakrificia Sakrificiatë e tū, të lusmë, Zot, për festët të shenjtit Pontifek Nikollë na përherë tue i bām dhunëtije, ṇdë ṇdimët të tī ṷ forcofshim79.

74 “Meshari”, f. 333/a. 75 “Meshari”, f. 335/a. 76 “Meshari”, f. 333/a. 77 “Meshari”, f. 37/a. 78 “Meshari”, f. 33/a. 79 “Meshari”, f. 319/a.

Page 280: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TEK MESHARI, NË KRAHASIM ME

SHQIPEN E SOTME

281

Në formën e shumësit sakrificiatë që del tek Buzuku, kemi formimin e shumësit të kësaj forme me formantin e shumësit -a. Këtij huazimi italian në shqipen e sotme dhe në gegërishten qëndrore i përgjigjet forma përgjegjëse e shumësit sakrifica, e cila ashtu sikurse edhe forma e buzukiane e formon shumësin me formantin -a.

- tabernakulla Të jesë ṇdë tabernakullat; përse të dinë farëtë tuoj se u juve ṷ bana me ṃbetunë ṇdë tabernakullat bijtë e Israelit, kur u ata ṇxora ṇ dheut së Egjiptit80.

Tek Buzuku, emri latin me formën tabernakullat e formon shumësin me formantin -a. Në shqipen standarde këtij huazimi latin i përgjigjet forma e shumësit vendbanime apo banesa.

- tempora E këtī kati fëjen aj qi kurajtë kṷatro temporatë nukë ṇgjënon, këreshmëtë nukë ṇgjënon, vëngjillë qi ordhënuom nukë ṇgjënon; gjashtë herë në i piqē me ṇgranë, haj81.

Forma e shumësit temporatë që del tek Buzuku e formon shumësin me formantin -ra, ndërsa në shqipen e sotme këtij huazimi latin i përgjigjet forma e shumësit të shqipes stinë, që del me të njëjtën formë si në njëjës ashtu edhe në shumës.

- gamilla Kaldejtë vunë trī kapetanja me gjindt të tyne, e muorë gjithë gamillatë, e ṇvranë gjithë trimatë për fill të shpatësë, e u qyqe vetëmë shpëtova82.

Forma e shumësit gamillatë e formon shumësin me formantin -a. Tek Buzuku kjo formë përdoret për formën e sotme të shumësit deve-të. Në gegërishten qëndrore kemi përdorimin e së njëjtës trajtë shumësi si në shqipen e sotme.

- shqype Përse tuk të jetë korpi, aty të ṃbëlidhenë edhe shqypetë83.

Forma e shumësit të emrit shqypetë që del tek Buzuku, e formon shumësin pa formante shumësi. Në veprën e tij, kjo formë shumësi është përdorur me kuptimin e formës së shqipes së sotme shqiponjat, që e formon shumësin me formantin e shumësit -a. Edhe në gegërishten qëndrore kemi të njëjtën formë shumësi me shqipen e sotme.

- vendetë Të përzānë armëtë e t dashunit Tinëzot, e të armatisnjë kreatyrënë për vendetë të anëmiqet84.

Forma e shumësit të këtij emri vendetë që del tek Buzuku e formon shumësin me formantin -ë. Në shqipen e sotme dhe në gegërishten qëndrore, këtij huazimi italian i përgjigjet forma e shumësit hakmarrje, që e formon shumësin me formantin -e.

III. SHUMËSI ME FORMANTE I EMRAVE ASNJANËS TEK BUZUKU, NË KRAHASIM ME SHQIPEN E SOTME

§ 7. Duke qenë se edhe numri i emrave asnjanës është shumë më i vogël në krahasim me emrat e dy gjinive të tjera edhe format buzukiane të shumësit që pësojnë ndryshime

80“Meshari”, f. 303/b. 81 “Meshari”, f. 67/a. 82 “Meshari”, f. 385/b. 83 “Meshari”, f. 315/a. 84 “Meshari”, f. 363/b.

Page 281: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU XIII

282

në shqipen e sotme janë më të pakta. Kështu, edhe tek këto emra ndryshimet mund të jenë: ndryshime formanti apo ndryshime të mënyrës së formimit të shumësit.

Emrat asnjanës që paraqesin ndryshime formanti apo të mënyrës së formimit të shumësit

§ 8. Tek “Meshari”, mund të themi se nuk kemi gjetur emra asnjanës që paraqesin ndryshime të përbërjes së fjalës në krahasim me shqipen e sotme, ndërsa emrat asnjanës që paraqesin ndryshime formanti apo të mënyrës së formimit të shumësit janë:

- shenjë / shenja Ata nḭerëz, tue pām ato shenjë qi Jezu bani, thoshnë: Kȳ anshtë për të vërtetë aj profeta qi kā me ardhunë ṃbë shekullit85. E I tha atī Jezu: Ju në mos pāshi shenja e mërekullī, ju nukë besoni86.

Në veprën e Buzukut emri asnjanës shenjë na del në dy trajta shumësi, përkatësisht shenjë dhe shenja. Në formën e shumësit shenjë ky emër e formon shumësin me të njëjtën formë si në njëjës dhe në shumës. Në trajtën e shumësit shenja, ky emër e formon shumësin me anë të prapashtesës së shumësit -a. Shqipja e sotme si formë shumësi për këtë emër, ka ruajtur trajtën e dytë të formës së shumësit së këtij emri me -a, shenja. Edhe në gegërishten qëndrore gjen përdorim trajta e shumësit me formantin -a.

- mishëna Ṇdë fē e ṇde e përvutat e ṇ vetëhej atë shenjtoi, e atë zgodh ṇ gjithë mishënashit87.

Në shqipen e Buzukut emri mishënashit e formon shumësin me anë të formantit të shumësit -(ë)na. Ky emër në shqipen e sotme ka pësuar ndryshimin fonetik të rënies së zanores -ë në përbërje të fjalës dhe si formant shumësi përdoret formanti përgjegjës -ra duke dalë në trajtën mishra. Forma buzukiane e shumësit mishëna përdoret gjerësisht edhe në gegërishten qëndrore, ku pas reduktimve fonetike përkatëse del në trajtën mishna.

- dru E ṷ ngriti Abraami ṇdënatanet, e vu samarë agërit tī, e muor dy trima me vetëhenë, e Izaknë birë e vet; e përeṷ drutë për sakrificit, e ṷ ṇçuo e vote ṃbë vend tek atī kish dëftuom Zotynë88.

Forma e shumësit të emrit drutë tek Buzuku del me të njëjtën formë si në njëjës dhe në shumës, pa prapashtesa dhe pa ndërrime. Të njëjtën formë shumësi me Buzukun kemi edhe në gegërishten qëndrore. Në shqipen standarde në ndryshim nga Buzuku, ky emër e formon shumësin me formantin e shumësit -ë duke dalë në trajtën dru-r-ë.

- eshtëna E përse u pushova, e ṷ ṃplaknë eshtënatë e mī, u tue thirë gjithë ditë89.

Forma e shumësit eshtënatë që del tek Buzuku, e formon shumësin me anë të metafonisë /a/ në /e/ dhe formantit të shumësit -(ë)na. Edhe në gegërishten qëndrore kemi të njëjtën formë shumësi si tek Buzuku, eshtna. Në shqipen e sotme ky emër e formon

85 “Meshari”, f. 171/a. 86 “Meshari”, f. 309/a. 87 “Meshari”, f. 315/b. 88 “Meshari”, f. 233/a. 89 “Meshari”, f. 43/a.

Page 282: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TEK MESHARI, NË KRAHASIM ME

SHQIPEN E SOTME

283

shumësin me anë të ndërrimit metafonik /a/ në /e/, por si formant shumësi përdoret formanti -ra dhe ë-ja e formës buzukiane ka rënë, duke dalë emri në trajtën eshtra.

- shtretëna E por shumone shumica e nḭerëzet e gravet, ata tue besuom ṃ Tenëzonë; aqë sā vinjinë të sëmunëtë ṇdë pjacat, e i vinjinë ṇdë shtretëna e ṇdë qerza, përse kur të vin Pjetri, tekë hieja e tī ata të ṃbëlon e të vin përṃbī kana, e ata t ishnë shëndoshunë ṇ sëmundeshit së tynesh90.

Forma e shumësit të emrit shtretëna, e formon shumësin me anë të prapashtesës së shumësit -(ë)na dhe metafonisë a ~ e. Edhe në shqipen e sotme ashtu sikurse tek Buzuku, forma e shumësit të këtij emri ka pësuar metafoninë a ~ e, por si formant shumësi përdoret formanti -ër dhe kemi formën e shumësit shtretër. Në gegërishten qëndrore përdoret forma e shumësit shtretnit.

- kopështëna E u të kthënj të zanëtë e popullit tim Israelit; e të fabrikonjënë qytetetë e rëzuome e të jesënë; e të ṃbjellënë vëneshtë e të marënë venë ṇ sosh, e të banjënë kopështëna e të hanë frujtinë e tyne91.

Forma e shumësit kopështëna që del tek Buzuku, e formon shumësin me formantin -(ë)na. Në shqipen e sotme del me një formë ndryshe, duke e formuar shumësin me formantin e shumësit -e dhe duke dalë përkatësisht në formën kopsht-e. Gjithashtu, në formën e shqipes së sotme kemi edhe rënien e -ë- së paratheksore. Në gegërishten qëndrore përdoren dy forma shumësi: kopshte me një përdorim të gjerë te brezi i ri dhe kopshtnoj që përdoret gjerësisht nga mosha e vjetër.

- krenë E tue ṃbëljedhunë gjithë krenëtë e priftënet e shkruositë e popullit, pyeti ata ku Krishti të lindē92.

Forma e shumësit të emrit krenëtë tek Buzuku paraqitet me shumës të formuar me anë të formantit -ë. Edhe në formën e shumësit të shqipes së sotme përdoret i njëjti formant shumësi, me ndryshimin e vetëm fonetik të kthimit të /n/ në /r/ apo thënë ndryshe rotacizmit. Kështu, në ditët e sotme kemi formën e shumësit krerë. Në gegërishten qëndrore edhe për këtë emër kemi dy forma shumësi: krenë sikurse tek Buzuku dhe krena me formantin e shumësit -a, ndryshe nga Buzuku dhe nga shqipja e sotme.

IV. SHUMËSI ME NDËRRIME FONEMASH TE BUZUKU, NË KRAHASIM

ME SHQIPEN E SOTME

§ 9. Tek Buzuku edhe në këtë tip shumësi kemi gjetur disa emra të gjinive të ndryshme që paraqesin ndryshime të dukshme, në krahasim me formën përkatëse të këtyre emrave në shqipen e sotme. Kështu, kemi këta emra:

- qer E ṷ kthyenë ujënatë e ṃbëluonë qertë e kalorëtë përqark forcësë Faraonit, qi ṃbas si erdhnë ṇdë dēt, e nukë ṃbet ṇ sish as një frymë93.

90 “Meshari”, f. 349/b. 91 “Meshari”, f. 299/a. 92 “Meshari”, f. 96/a. 93 “Meshari”, f. 235/a.

Page 283: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU XIII

284

Emri qertë që tek Buzuku del pa prapashtesë shumësi dhe pa ndërrime, në shqipen e sotme e formon shumësin me formantin e shumësit -e, si dhe duke këmbyer bashkëtingëlloren e formës së Buzukut në /rr/. Kështu, forma letrare e shqipes së sotme të këtij emri është qerre. Me të njëjtën trajtë sikurse në shqipen e sotme, ky emër del edhe në gegërishten qëndrore.

- mërekuj Shelbona nē porsi mërekujtë e tū të mëdhenj, e ep emënit tit lavd; klofshinë bdjerë gjithë ata qi sherbëtorëvet tū u dëftonenë për të keq94.

Forma e Buzukut mërekujtë në shqipen e sotme del në formën mrekulli, pas ndryshimeve përkatëse të rënies dhe të shtimit të tingujve. Në gegërishten e sotme përdoret e njëjta formë shumësi si në shqipen e sotme.

- pishq Këtu anshtë një djalë qi kā pesë bukë ṇ elbi e dy pishq; ma këta të pak qish anshtë kaqë gjindje 95?

Tek Buzuku përveç formës së shumësit peshq kemi edhe trajtën pishq, që e formon shumësin nëpërmjet këmbimit të bashkëtingëllores /k/ në /q/ dhe ndërrimit /e/ ~ /i/. Në shqipen e sotme kemi formën e shumësit peshq që del edhe tek Buzuku dhe e formon shumësin me anë të ndërrimit të bashkëtingëllores së njëjësit /k/ në /q/. Formën e shumësit peshq e ndeshim edhe në gegërishten qëndrore.

- trigje E lypnjënë e duonë kryetë e tryesëvet ṃbë darkë, e të parëtë shqemb ṇdë sinagogët, e të ṇfalë të madh ṇdë trigjet, e duonë me klenë grishunë mjeshtrë96.

Forma e shumësit të emrit trigje, në shqipen e sotme del në formën tregje duke e formuar shumësin me anë të formantit -e dhe me anë të palatalizimit të bashkëtingëllores fundore të njëjësit /g/ në bashkëtingëlloren /gj/. Në dallim nga forma e sotme, tek Buzuku përveç këtyre ndryshimeve, kemi edhe ndërrimin e fonemës /e/ në /i/. Në gegërishten qëndrore kemi të njëjtën formë shumësi si në shqipen e sotme, por me një ndryshim fonetik karakteristik (këmbimi gj ~ xh), përkatësisht trexhe.

- thuo E nukë gjet pëllumbi kon tuk të pushon majetë e thuovet saj, e ktheṷ tek aj ṇdë barkët, përse ujënatë edhe ishnë përṃbī gjithë dhēt; e ṇdeni Noe dorënë e tī, e shtiṷ ṇdë barkët97.

Tek forma e shumësit thuovet kemi formimin e shumësit të kësaj forme pa prapashtesa dhe pa ndërrime. Në shqipen e sotme kemi formën e shumësit thonj, ku ndryshe nga Buzuku kemi formimin e kësaj forme shumësi me formantin -nj. Edhe në gegërishten qëndrore kemi një formë shumësi ndryshe nga Buzuku, pikërisht trajtën thënj.

- duor Porsi sytë e sherbëtoresë ṇdër duor të zonjësë saj, ashtu janë sytë tanë Tinëzot Zotit tine98. Forma e shumësit duor që del tek Buzuku, e formon shumësin nëpërmjet diftongimit të fonemës së formës së njëjësit /o/ në /uo/. Ndryshe nga Buzuku në shqipen e sotme përdoret diftongu /ua/ (khs. duar), ndërsa në gëgërishten veriore përdoret diftongu 94 “Meshari”, f. 195/b. 95 “Meshari”, f. 169/b. 96 “Meshari”, f. 139/a. 97 “Meshari”, f. 231/b. 98 “Meshari”, f. 19/b.

Page 284: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TEK MESHARI, NË KRAHASIM ME

SHQIPEN E SOTME

285

/ue/ duke dalë ky emër në formën duer. Në gegërishten qëndrore kemi formën e shumësit duër. Duhet të theksojmë, se ky dallim i formës buzukiane të shumësit me atë të shqipes së sotme, është fonetik dhe jo morfologjik.

- arësenje Tӯ tue ṷ lutunë të lusmë, o i mujtuni Zot, qi ata qi ṇ sakramentashit së tūsh janë rekriuom, me të pëlqyeme arësenje edhe na ep hīr me të shërbyem99.

Forma e shumësit arësenje e formon shumësin me ndërrime tingujsh dhe me prapashtesa, në ndryshim nga shqipja e sotme që del me të njëjtën formë shumësi si në njëjës, duke e formuar shumësin pa prapashtesa dhe pa ndërrime dhe duke dalë në formën arsye. Edhe në gegërishten qëndrore kemi formën e shumësit arsie.

- gjirdhe Pollumbi em ṇdë plasët të gurit, nde e ṇfshehunat të gjirdhevet, dëftomë të klenëtë tat, banmë u tӯ të të gjegjem zanë tand; përse zani uit anshtë i amblë, e të panëtë tat anshtë të dëshëruom100.

Forma e shumësit gjirdhet tek Buzuku e formon shumësin me ndërrimin /g/ ~ /gj/, ndërrimin /a/ ~ /e/, pastaj ndërrimin /e/ ~ /i/ dhe me formantin e shumësit -e (khs. gardh ~ gjerdhe ~ gjirdhe). Në shqipen e sotme emri gardh ka trajtën e shumësit gardh-e duke e formuar kështu shumësin jo me ndërrime tingujsh, por vetëm me anë të formantit të shumësit -e. Në gegërishten qëndrore, ndryshe nga Buzuku dhe shqipja e sotme, kemi formën e shumësit gjerdhe.

V. SHUMЁSI PA FORMANTE DHE PA NDЁRRIME FONEMASH TE BUZUKU, NË KRAHASIM ME SHQIPEN E SOTME

§ 10. Në “Mesharin” e Buzukut dallojmë edhe disa emra që në shqipen e Buzukut e

formojnë shumësin pa prapashtesa dhe pa ndërrime, ndërkohë në shqipen e sotme këta emra kanë pësuar disa ndryshime të vogla gramatikore. Edhe në këtë tip shumësi kemi:

Emrat që paraqesin ndryshime formanti apo të mënyrës së formimit të shumësit § 11. Edhe format e shumësit të emrave të gjinive të ndryshme që dalin tek Buzuku

dhe që në shqipen e sotme paraqesin ndryshime formanti apo të mënyrës së formimit kanë një shtrirje jo shumë të gjerë në vepër. Kështu, kemi:

- lekcion Këtu janë me ṷ thanë shtatë lekcion101.

Buzuku, përveç formës së shumësit të emrit lekcion që del me formë të njëjtë shumësi si në njëjës, ka edhe formën e shumësit të këtij emri që e formon shumësin me formantin -a, duke dalë në formën lekciona. Në shqipen e sotme, krahas këtyre dy trajtave kemi formën e shumësit të këtij emri me formantin e shumësit -e, ku përveç ndryshimeve fonetike që pëson emri nga Buzuku deri në ditët tona kemi formën e shumësit leksione. Edhe në gegërishten qëndrore kemi të njëjtën trajtë shumësi me ndonjë dallim të vogël fonetik, leksiëne. 99 “Meshari”, f. 99/b. 100 “Meshari”, f. 333/b. 101 “Meshari”, f. 263/a.

Page 285: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU XIII

286

- kṷal Qi do me thashunë se ti të mos dëshërojsh gjanë e uoj: mos pasënë, mos bashtinënë, mos kṷaltë, mos lopëtë, mos arënë, mos kopështitë, mos ṇdonjë të mirë qish shoqi kā e tӯ të ṇdotë keq se kā, e ti s ke102.

Trajta e shumësit kual që del tek Buzuku, e formon shumësin pa prapashtesa. Në shqipen e sotme kjo trajtë shumësi del në formën kuaj, pasi ka pësuar ndryshimin fonetik të ndërrimit të tingullit /l/ me /j/. Në gegërishten qëndrore kemi formën e shumësit kuej.

- zotënī Aj ṇgre të vobegunë ṇ dheut, e nxier të vobegunë ṇ së pëgani, përse atë ta venë njëmend me zotënīt të dheut, me zotënīt të popullit vet103. Përse na nukë kemi me ṷ përuom kondra gjakut e mishit, por kondra krenëvet, kondra d mujtunet, kondra zotënivet shekullit e kondra zotënivet t erëtit të këtī shekulli, e kondra diekeqiavet qi kondra shpirtit janë për qiellt104.

Formës së shumësit zotënivet që del me një formë të njëjtë shumësi si në njëjës dhe në shumës, në shqipen e sotme i përgjigjet një trajtë që e formon shumësin me formantin e shumësit -nj, duke pësuar gjithashtu edhe dukurinë e rotacizmit d.m.th. të kthimit të /n/ në /r/, duke dalë përkatësisht në formën zotërinj. Të njëjtën formë shumësi si tek Buzuku kemi edhe në gegërishten qëndrore.

- përint E patmë na shpëtuom ṇ anëmishit sinësh e ṇ duorshit s atynesh qi neve na deshnë keq; e aj erdh me bām mishërierë me përint tanë, e me ṷa rekorduom ṇ testamentit shenjtë së tī105. E ata përṇdenë këtë ordhënë të bekuom qi Zotynë ordhënoi me ṷ bām parja e bekuome, buri e gruoja, gjithë përintë e përindet tinëve klenë martuom106.

Forma e shumësit përindet apo përint që del tek Buzuku, e formon shumësin pa prapashtesa dhe pa ndërrime. Në shqipen e sotme del në trajtën prindër, duke e formuar shumësin me formantin -ër. Në gegërishten qëndrore për këtë emër përdoren dy forma shumësi: prindër nga brezi i ri dhe prind (prëind) nga të moshuarit.

- frujt Ṇd atë mot tha Jezu dishipujet vet: U jam ṛdhia, e ju ini glembatë; aj qi qëndron ṇdë muo, e u jes ndë të, aj bān shumë frujt; përse pā muo asgjā nukë mundë bani107.

Forma frujt që e formon shumësin pa prapashtesa, në shqipen e sotme e formon shumësin me formantin -a, duke dalë në trajtën frut-a. Siç shihet tingulli /j/ i formës frujt të Buzukut, i cili e ka burimin nga grupi /ct/ i latinishtes frūctus, në formën e shqipes standarde ka rënë. Edhe në gegërishten qëndrore kemi të njëjtën trajtë shumësi sikurse në shqipen e sotme, por me /rr/ të fortë që është karakteristike për këtë të folme, pikërisht frruta.

- gjethtë

102 “Meshari”, f. 63/b. 103 “Meshari”, f. 25/b. 104 “Meshari”, f. 309/b. 105 “Meshari”, f. 12/a. 106 “Meshari”, f. 81/b. 107 “Meshari”, f. 363/a.

Page 286: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TEK MESHARI, NË KRAHASIM ME

SHQIPEN E SOTME

287

E të meri të parënë ditë pemë ṇ njëj lisi të bukurë, e gḭemba ṇ palmësh, e gḭemba ṇ dëlline, qi të ketë gjethtë e shpesha, e ṇ shelqejet qi të jetë për breg ujit , e gëzonī përpara Tinëzot Zotit tij108.

Tek Buzuku, forma gjethtë del me prapashtesë shumësi zero. Në dallim nga Buzuku, në shqipen e sotme ky emër në shumës del në trajtën gjethe duke e formuar shumësin me formantin -e. Edhe në gegërishten qëndrore përdoret trajta e shumësit gjethe ashtu sikurse në shqipen e standarde.

- frēt Me kapistrët e me frēt shrëngo fëlqinjëtë e tyne, qi të mos mundë afëronenë tӯ109.

Edhe tek forma frēt kemi shumësin e kësaj forme pa prapashtesa dhe pa ndërrime. Në shqipen e sotme kemi formën frerë duke e formuar shumësin me formantin -ë, që është zgjeruar edhe me bashkëtingëlloren /r/. Në gegërishten qëndrore kemi formën e shumësit të këtij emri me formantin e shumësit -na (khs. frena), ndryshe nga shqipja standarde dhe nga forma buzukiane.

- qiell Për t ardhunit qi ti ṷ dorgje ṇ qiellshit, largona neve, Zot, së keq110. Ṇdë e zanët ṇfill, Zot, ti bane dhenë; e vepëratë e duoret tuve janë qielltë111.

Tek Buzuku emri qiell në shumës del në të njëjtën formë si njëjësi. Në shqipen e sotme ky emër del në shumës në formën qiej, duke pësuar kjo formë dukurinë e palatalizimit të bashkëtingëllores ll ~ j. Ndryshe nga Buzuku, në gegërishten qëndrore kemi trajtën e shumësit qej.

- ṷillitë Të kthenjë Zotynë pagëtyrënë e shenjtet tī e t i sjellë pr udhë të maravejuome, e atyne ṷ kle për të ṃbëluom për ditët, e ṷillitë ṷ klenë për dritë natënë; e ata shkoṷ për Detit të Kuq, e ata bani me shkuom tue klenë shumë ujëna112.

Forma e shumësit ṷillitë tek Buzuku e formon shumësin pa formante, me formë të njëjtë me njëjësin. Në shqipen e sotme standarde del në formën yje. Kjo formë shumësi yje, duket se ka dalë pasi bashkëtingëllorja /ll/ e formës buzukiane ka kaluar në /j/, nën ndikimin e zanores -i fundore. Zanorja nistore e kësaj forme /ṷ/ është shkrirë me tingullin [i] duke dhënë zanoren /y/. Forma e sotme yje del e plotësuar edhe me formantin -e, për analogji me emra të tjerë të këtij grupi që dalin me këtë formant. Në gegërishten qëndrore kemi formën e shumësit ije dhe nga të moshuarit përdoret edhe trajta tjetër ist.

- xhigant E ṇd atë mot ishnë xhigantitë përṃbī dhēt113.

Emri xhigant që tek Buzuku del pa formant shumësi, në shqipen e sotme del i plotësuar edhe me formantin -ë. Gjithashtu, pas këmbimit të bashkëtingëllores /xh/ me /gj/ në shqipen e sotme del në trajtën e shumësit gjigant-ë. Ndryshe nga Buzuku, në gegërishten qëndrore kemi formimin e kësaj forme shumësi me formantin -a, duke dalë në trajtën gjiganda.

108 “Meshari”, f. 303/a. 109 “Meshari”, f. 43/a. 110 “Meshari”, f. 51/b. 111 “Meshari”, f. 47/a. 112 “Meshari”, f. 365/a. 113 “Meshari”, f. 229/a.

Page 287: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU XIII

288

- vogjëlizitë Biri trombetësë, Sion, santifikoni, ṇgjënimnë, bani të ṃbëljedhunë ju popuj, trajtonī ju vëllazënī, ṃbëlidhni pleqtë, bani bashkë vogjëlizitë qi thithnjënë sisënë: të dalë dhandëri ṇ kamëret së vet, e nuseja ṇ shtratit së saj114.

Trajta e shumësit të Buzukut vogjëlizitë, në shqipen e sotme pas këmbimit të tingullit të temës [o] në [e], del si një emër prejmbiemëror në trajtën të vegjëlit. Gjithashtu, ë-ja fundore e trajtës buzukiane ka rënë. Në gegërishten qëndrore kemi formën e shumësit të vëxhlit.

VI. EMRAT QË DALIN ME DY A MË SHUMË FORMA SHUMËSI TE

BUZUKU, NË KRAHASIM ME SHQIPEN E SOTME

§ 12. Tek “Meshari” i Buzukut kemi edhe disa emra që dalin me dy a më shumë forma shumësi, që në shqipen e sotme paraqesin ndryshime si në mënyrën e formimit të shumësit apo edhe në përbërjen e fjalës etj. Kështu nga këta emra që paraqesin ndryshime formanti apo të mënyrës së formimit përmendim115:

- buza / buzë Ṇdë buzat të urtëvet të jetë ṃbjellë urta, e zemëratë e t këmbyemet të jenë përdām anso shembëllese116. Ṇdë buzë të tū anshtë përdām hiri, e prashtu Zotynë te bekoi për jetë të jetësë117.

Tek Buzuku kemi dy forma shumësi të emrit buzë: me formantin e shumësit -ë, buzë dhe buza me formantin e shumësit -a. Në shqipen e sotme, ruhet forma e parë e shumësit të këtij emri me formantin e shumësit -ë, buzë. Ndryshe nga shipja standarde, në gegërishten qëndrore përdoret forma e shumësit buza.

- ditë / dit E ṃbassi klenë ṃbaruom ditëtë t purguomit porsi ish zakoni i Moiseut, e shpunë ṃ Jeruzalem me e prezentuom përpara Tinëzot, porsi anshtë shkruom ṇdë ligjt se gjithë mashkullë i parë lenë ṇ s amet shenjt të grëshitetë ṃ Tenëzonë118. Ṇd ato dit u bā fjala e Tinëzot ṇdë Jonënë të dytënë herë, tue i thashunë: Ṇgreṷ e ecë ṇdë qytet të Ninivesë madhe, e thir ṇdë të predëkimnë qi u tӯ thom119.

Edhe për emrin dit-a, tek Buzuku kemi formën e shumësit të këtij emri me formantin e shumësit -ë, ditë dhe formën e shumësit dit, pa prapashtesa shumësi. Shqipja e sotme standarde ka ruajtur formën e shumësit ditë, me formantin e shumësit -ë, ditë. Në gegërishten qëndrore përdoret forma e shumësit dit, pa formantin e shumësit -ë.

- faj / faje Na të pādenjëtë sherbëtorëtë e tū, zot, qi fajtë tanë vepëravet tinëve qi na fëjejmë, ato nē tukeqnjënë, për t ardhunit të t njëj vetëme lenë aj nē përtëriftë120.

114 “Meshari”, f. 113/b. 115 Tek Buzuku kemi edhe emra të tjerë që dalin me dy a më shumë forma shumësi, të cilët i kemi përmendur edhe tek kreu përkatës. Për arsye se i kemi paraqitur edhe më vete ndryshimet e tyre, nuk i kemi përfshirë të gjithë emrat në këtë pjesë. 116 “Meshari”, f. 363/b. 117 “Meshari”, f. 19/a. 118 “Meshari”, f. 323/a. 119 “Meshari”, f. 189/a.

Page 288: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TEK MESHARI, NË KRAHASIM ME

SHQIPEN E SOTME

289

Shenjtëno, tӯ të lusmë, Zot, ṇgjënimetë tonë, e ṇ gjithë fajeshit ṇde e shpjertë neve na ep të liruomitë121.

Për emrin faj tek Buzuku kemi formën e shumësit faje me formantin e shumësit -e dhe formën e shumësit pa prapashtesa dhe pa ndërrime faj. Në shqipen e sotme standarde përdoret forma e parë e shumësit faje me formantin -e, ndërsa në gegërishten qëndrore kemi formën e shumësit fëije.

- ligja / ligje Mer qirinë e ṇdhezunë, e ban ta ruonjësh pā të pushuom Bagminë shenjtë tat; e ti ban të sherbejnsh ligjavet Tinëzot, përse ti të mundë dalsh përpara tit Zot me faqe të pā ṇdonjë mnēr e me faqe të dëlirë ṇ konshienciet sote, e me gjithë Shenjtit e të zgḭedhunitë e Tinëzot, ti ṇdër ta të përzienë paç, e atëherë kur i mujtuni Zot kā me ardhunë ṃbë darsmë të lavdit madh të jetësë glatë122. Ju në gjegjshi muo e ju në bafshi ligjetë e mī, ju të hani të miratë e dheut, tha i mujtuni Zot123.

Për emrin ligj në shqipen e Buzukut, kemi format e shumësit ligje me formantin e shumësit -e dhe ligja me formantin e shumësit -a. Në shqipen e sotme dhe në gegërishten qëndrore përdoret forma e parë e shumësit të këtij emri me formantin -e, ligje.

- maje / majëna Aqë ṷ shumuonë ujënat ṇdë forcë të tyne, sā ṃbëluonë gjithë majetë e malet nalta qi përṇdenë qiellt ishnjinë124. E ṃbas katërdhjetë diçç ṃbassi ṷ panë majënatë, ṇçeli Noe fënḭeshtërë e barkësë, e dërgoi korbnë, qi mā nukë ktheṷ djerie sā ṷ thanë ujënatë përṃbī dhēt125.

Për formën e shumësit maja që del në shqipen e sotme, tek Buzuku kemi formën e shumësit të këtij emri me formantin -e në trajtën majetë dhe majënatë me formantin -(ë)na.

- mal / male Bijtë e tū e bijatë e tū por hanjinë ṇdë shtëpī të birit tit parit lenë, e erdh një e madhe erë prej malshit së shkreta, e rëzoṷ të katërë shtyllëtë e shtëpisë, e i zū gjithë ṇdenë të e i la gjithë vdekunë, e veçëse u qyqe vetëmë shpëtova126. Aqë ṷ shumuonë ujënat ṇdë forcë të tyne, sā ṃbëluonë gjithë majetë e malet nalta qi përṇdenë qiellt ishnjinë127.

Emri mal në shumës tek Buzuku na del në dy forma shumësi, në formën malshit pa prapashtesë shumësi dhe në formën malet me formantin -e. Në shqipen e sotme kemi formimin e shumësit të këtij emri me formantin -e, male që përdoret edhe tek Buzuku. Në gegërishten qëndrore kemi të njëjtën trajtë shumësi sikurse në shqipen standarde.

- opqinë / opqina

120 “Meshari”, f. 92/a. 121 “Meshari”, f. 189/a. 122 “Meshari”, f. 79/b. 123 “Meshari”, f. 177/a. 124 “Meshari”, f. 231/b. 125 “Meshari”, f. 231/b. 126 “Meshari”, f. 385/b. 127 “Meshari”, f. 231/b.

Page 289: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU XIII

290

E ju ini ata qi me muo ṃbetë me qandrë ṇdë e tentuomet të mī; e u juve ṷ ordhënon porsi ordhënoi Ati em regjëninë, se jut ë ani e të pini me muo ṃbë tryesë teme ṇdë regjënīt teme, e përse ju të rini përṃbī shqembet, ju tue gjukuom të dyṃbëdhjetë opqinat të Israelit128. Ashtu atëherë të dukenë shenjëtë e d Bīrt nḭeriut ṃbë qiellt; e atëherë gjithë opqinëtë e dheut rë çkushullonenë se të shohënë të Birë e nḭeriut se aj të vinjë ṇdë errēt të qiellet me të madh të mujtunë e me të madh lavd129.

Në shqipen e Buzukut kemi përdorimin e formave të shumësit opqinëtë, pa prapashtesë shumësi dhe opqinat me formantin e shumësit -a. Ky huazim latino - italian në veprën e Buzukut përdoret me kuptimin popuj. Siç shihet, shqipja e sotme letrare ka një formë shumësi krejt ndryshe, nga forma opqinët / opqinat e Buzukut. Duhet të theksojmë se krahas kësaj forme tek Buzuku për formimin e shumësit të emrit popull, përdoret edhe trajta e shumësit popuj si në shqipen e sotme.

- qytetë / qytete E edhe s ishnë ṇkriuom të ṇthellat e ujit kur u kleshë zanë; edhe ujënatë nukë ridhnjinë për visēt të tyne tek rjedhënë, parë se maltë e sukatë banishnë u kleshë zanë; e parë se Zotynë ban dhenë e fushatë e pjacatë e gjithë qytetë, e para të gjithë dheut130. E këta tue gjegjunë regji, ṷ mënī, e dërgoi ushtërinë e tī, e ata ṇvrau, e ṷ shtiṷ zjarë qytetevet tyne131.

Në format e shumësit qytetë dhe qytetevet që dalin tek Buzuku, kemi formimin e shumësit të këtyre formave, përkatësisht pa formant shumësi dhe me formantin e shumësit -e. Në shqipen e sotme dhe në gegërishten qëndrore kemi formimin e shumësit të emrit qytet vetëm me formantin e shumësit -e, qytete.

- sy / sӯna E sā përintë binjinë djalëtë Jezu, me bām ṇ si porsi ish zakoni i ligjsë, e Simoni e përzū ṃbë duort të tī, e bekoṷ Tenëzonë, e tha: Zot, le mā sherbëtuorë tand ṇ paq, porsi kle fjala jote; përse sӯtë e mī panë të shelbuominë qi ti trajtove përpara faqesë gjithë popujet, e drita ṇde e njohunë gjindja e lavdinë e madh të popullit tit të Israelit132. Qengji porsi vdekunë, e kish shtatë brienë e shtatë sӯna, qi janë shtatë shpirtëna të Tinëzot, dërguom ṇdë gjithë dhēt133.

Tek Buzuku, për emrin sy kemi formën e shumësit sӯna, që e formon shumësin me formantin -na dhe formën sytë që e formon shumësin njëlloj si njëjësi, pa prapashtesë shumësi, e cila si formë shumësi del edhe në shqipen e sotme. Në gegërishten qëndrore përdoret forma e shumësit të këtij emri pa formant shumësi, duke dalë në trajtën përkatëse dialektore soj.

- shenj / shenjë / shenja E aj qi e tradhëton u bani shenj atyne, tue ṷ thashunë: Të sillidota u të puthinj, aj anshtë, atë ṃbanie atë zini134.

128 “Meshari”, f. 337/a. 129 “Meshari”, f. 315/a. 130 “Meshari”, f. 341/b. 131 “Meshari”, f. 307/b. 132 “Meshari”, f. 323/a. 133 “Meshari”, f. 345/b. 134 “Meshari”, f. 207/a.

Page 290: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TEK MESHARI, NË KRAHASIM ME

SHQIPEN E SOTME

291

E shumë të tjera shenja bani Jezu për të vërtetë përpara faqesë dishipujet vet, qi nukë janë shkruom ṇdë këtë letërë135. Ata nḭerëz, tue pām ato shenjë qi Jezu bani, thoshnë: Kȳ anshtë për të vërtetë aj profeta qi kā me ardhunë ṃbë shekullit136.

Emri shenj-a tek Buzuku del në tri forma shumësi: shenj pa prapashtesë shumësi, shenja me formantin e shumësit -a dhe shenjë me formantin e shumësit -ë. Në shqipen e sotme dhe në gegërishten qëndrore kemi vetëm formën e shumësit të këtij emri me formantin -a, shenja.

- shenjt / shenjtënë / shenjta Hinje se të vinjë Zotynë, e gjithë Shenjtitë e tī me të, e atë ditë kā me klenë e madhe dritë137. O Zot, ti qi të Sh. Gregurë Papë njëmend me të tjerë shenjtënë e bane, nde e afërë ep neve, na qi festënë e t promendunit tī na ṇderimë, ṇ gjellet na mundë I ṇdjekmë edhe të bametë.138 O ju gjithë Shenjt e Shenjta, lutī për nē139.

Tek Buzuku emri shenjt e formon shumësin me formantin -ënë, shenjtënë; me formantin e shumësit -a, Shenjta dhe pa formant shumësi, Shenjtitë. Në shqipen e sotme standarde si forma shumësi të këtij emri kemi trajtën shenjtë me formantin e shumësit -ë dhe shenjtër me formantin -ër. Në gegërishten qëndrore përdoren format e shumësit: shenjta dhe shenjtora.

- shkruos / shkruosa E të parëtë e priftënet, tue qellunë dhunë me shkruositë e me pleqt, thoshnë: Aj të tjerë shelboi, a s mundë shelbonjë edhe vetëhenë140? Ṇd atë mot erdhnë prej Jerusalemi shkruosa e farizej tek Jezu, tue thashunë: Për qish punë dishipujtë e tū nukë ruonjënë ordhëninë e pleqet, qi nukë lanjënë duortë kur venë me ṇgranë bukë141?

Në shqipen e Buzukut kemi format e shumësit shkruos pa prapashtesë shumësi dhe shkruosa me prapashtesën e shumësit -a. Në shqipen e sotme ashtu sikurse tek Buzuku kemi formën e shumësit shkrues pa prapashtesë shumësi për gjininë mashkullore shumës dhe shkruese me formantin e shumësit -e për formën e shumësit të këtij emri në gjininë femërore.

- turmec / turmeca As nukë shitenë dy turmec për një denār? e as një ṇ sish nukë lindetë ṃbë dhēt pā Atënë taj142. E prashtu mos droni, se mā të mirë ini ju se shumë turmeca143.

Tek Buzuku, kemi dy forma shumësi: pa prapashtesë turmec dhe me prapashtesën e shumësit -a, turmeca, që dalin për shumësin e emrit të sotëm trumcak. Pra, këto forma 135 “Meshari”, f. 253/a. 136 “Meshari”, f. 171/a. 137 “Meshari”, f. 37/a. 138 “Meshari”, f. 323/b. 139 “Meshari”, f. 51/a. 140“Meshari”, f. 211/a. 141 “Meshari”, f. 157/b. 142 “Meshari”, f. 361/a. 143 “Meshari”, f. 361/a.

Page 291: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU XIII

292

shumësi përdoren me kuptimin e formës së sotme të shumësit trumcakë, që ndryshe nga Buzuku e formon shumësin me -ë. Në gegërishten e sotme përdoret forma e shumësit trumcak, pa formant shumësi.

- ulq / ulqënë Hinje se u juve dërgonj porsi dhentë ṇdë vjedmis ulqet144. Ecëni; e hinje se u juve dërgonj porsi qengjatë ṇdër ulqënit145.

Për formën e emrit ujk, tek Buzuku kemi format ulqet që e formon shumësin pa prapashtesë duke dalë me formë të njëjtë me atë të njëjësit dhe ulqënit që e formon shumësin me formantin -ër. Në shqipen e sotme letrare ndryshe nga Buzuku, ky emër nga forma e njëjësit në shumës ka pësuar edhe ndryshimin fonetik të palatalizimit të bashkëtingëllores /k/ në /q/ dhe është plotësuar edhe me formantin e shumësit -ër duke dalë në trajtën ujqër.

- Vangjelista / Vangjelistëvet O ju gjithë shenjtënë Apostoj e Vangjelista, lutī për nē146. Ecë e vgjaj ṇdë Komut të Apostojet e të Vangjelistëvet147.

Emri Vangjelist tek Buzuku na shfaqet në dy forma shumësi, përkatësisht Vangjelista dhe Vangjelistë. Në rastin e parë Vangjelista, kjo formë e formon shumësin me formantin -a, ndërsa në rastin e dytë Vangjelistë, e formon shumësin me prapashtesën e shumësit -ë. Në shqipen e sotme duket se ka zënë vend vetëm trajta e dytë Vangjelistë, që përdoret me kuptimin ungjillorë, pasi siç dihet emrat e huaj që në njëjës dalin me fundoret -ist e formojnë shumësin me formantin -ë, ndërsa trajta e parë Vangjelista përdoret më tepër në variantet dialektore veriore. Në shqipen standarde, këtij huazimi italian që del në veprën e Buzukut i përgjigjet pikërisht kjo formë shumësi që del në trajtën ungjillorë dhe që e formon shumësin me formantin -ë.

- anë / enë Në mos kishnjē ṇgjëruom gjithë ṇdë gardh për të përuom shtëpinë e tī e gjithë pasënë e tī ṇ gjithë enëshit; atë por e ruon, ti i bekove gjithë punëtë e tī, e bashtina e tī por ve për ditë tue ṷ shumuom përṃbī dhēt148. E të hinjësh ṇdë shtëpī e të ṃbërshenjësh derënë ṃbas teje e ṃbas së tū bijsh, e të përdāsh ata voj qi kē, ṇdër gjithë ato anë qi të kēsh149.

Tek Buzuku forma e shumësit enë e formon shumësin me metafoninë e zanores së temës -a ~ -e dhe pa metafonizim të zanores së temës në trajtën anë. Në dallim nga Buzuku, në shqipen e sotme ky emër në shumës del vetëm në trajtën enë që e formon shumësin me të njëjtën formë njëjësi, pa ndryshime dhe pa prapashtesa. Në gegërishten qëndrore kemi formën e shumësit en, pa zanoren -ë fundore.

- popuj / populi U shtrydha tjeskunë vetëmë, e ṇ popujshit s anshtë kush me muo; e u ata kam me i shtypunë ndë furī teme, e u ata t i torkullonj ṇdë mënī teme150.

144 “Meshari”, f. 355/a. 145 “Meshari”, f. 355/b. 146 “Meshari”, f. 49/b. 147 “Meshari”, f. 321/b. 148 “Meshari”, f. 385/a. 149 “Meshari”, f. 155/b. 150 “Meshari”, f. 213/b.

Page 292: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TEK MESHARI, NË KRAHASIM ME

SHQIPEN E SOTME

293

Lëvdoni Tenëzonë, o gjithë ju gjindja, lëvdoni atë, o gjithë ju populli, përse u forcuo mishërierja e tī përṃbī nē, e dërejta e Tinëzot jet një vend për jetë të jetësë151.

Tek Buzuku për shumësin e emrit popull kemi format e shumësit popujshit dhe populli. Në rastin e parë popujshit, kemi formimin e shumësit me anë të palatalizimit të bashkëtingëllores /ll/ në /j/. Në formën populli, duket se kemi të vetmin rast ku formanti i hershëm i shumësit -i nuk ka rënë dhe si rezultat i kësaj në këtë formë shumësi nuk kemi palatalizimin e bashkëtingëllores së formës së njëjësit /ll/ në /j/. Në shqipen e sotme kemi përdorimin e formës së shumësit popuj që e formon shumësin me palatalizimin e fonemës /ll/ në /j/. Edhe në gegërishten qëndrore kemi të njëjtën trajtë shumësi sikurse në shqipen standarde.

- zogj / zoj Ṇd atë mot bashkë shumë shumicë ṇ shumë qytetesh ridhnjinë tek Jezu, e tha këtë shembëlltyrë: Duol një qi ṃbīll, me mbjellë farënë e tī; e tue ṃbjellë, disa ṇ faret rā pr udhët ṃbë të shkelët, e zogjtë e qiellsë e angërë152. U të përfaronj nḭerëzitë, qi u kam bātë ṇ faqejet së dheut, ṇ nḭerëzishit djerie ṃbë shtansët qi janë përṃbī dhēt, djerie zojtë e qiellet; përse u pendonem ata se u bana153.

Tek Buzuku emri zogj del në dy forma shumësi: me palatalizimin e bashkëtingëllores /g/ në /gj/ në formën zogj dhe zoj me shndërrimin e qiellzores /gj/ në /j/ duke qenë në grupin bashkëtingëllor (khs. zojtë nga zogjtë). Në shqipen e sotme kemi vetëm formën e shumësit zogj, me ndërrimin /g/ në /gj/. Në gegërishten qëndrore përdoret trajta e shumësit zëxh.

- ṷillitë / ṷijt E ṷillitë apënë dritënë ṇde e ruojtunë të tyne, e ṷ gëzuonë; janë grishunë, e ato i përgjegjenë: Këtu jemi; e atī dritë banjënë me të madh gazëmend, përse aj i bani154. U të shumonj farënë taj porsi ṷijtë e qiellet, e gjithë këtë dhē qi u thashë, ta ap farësë saj, e ata ta gëzonjënë për jetë të jetësë155. Te Bogdani: Shumë adhëruekeshinë për Hyj diellënë, hanënë e yjtë, shumë adhëruekeshinë ērëtë e lymënat’ e forta, u dukej se kanë nji pushtet përmbī natyrë˜të nierit156. Ndoshta tue çuem sytë prej qiellshit, e të soditish diellin’ e hanënë, e gjithë yjt’ e qiellet, e prej fajit mashtruem t i adhërojsh e t i nderish, qish krijoi Zotynë Hyji yt157.

Shohim se tek Buzuku për formën e shumësit të sotëm yje, kemi dy trajta shumësi: ṷillitë dhe ṷijt. Forma e parë e shumësit ṷillitë del pa prapashtesa dhe pa ndërrime, ndërsa trajta e dytë ṷijt e formon shumësin me anë të palatalizimit të bashkëtingëllores /ll/ në /j/. Në shqipen standarde, ndryshe nga Buzuku kemi formën yje, pas këmbimit të /ui/ me /y/, ndërrimit të bashkëtingëllores /ll/ në /j/ dhe formantit të shumësit -e. Tek Bogdani kemi formën e shumësit yj, që e formon shumësin me

151 “Meshari”, f. 15/b. 152 “Meshari”, f. 109/b. 153 “Meshari”, f. 229/b. 154 “Meshari”, f. 237/b. 155 “Meshari”, f. 173/b. 156 CP I, I /4. 157 CP I, I /4.

Page 293: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU XIII

294

palatalizim të bashkëtingëllores /ll/ ~ /j/ në formën yj. Në disa raste në veprën e Bogdanit del edhe i plotësuar me formantin -e, duke dalë në formë të ngjashme me atë të shqipes së sotme yje.

§ 13. Kështu, format e shumësit të emrave të dhënë na ndihmojnë për të paraqitur

një panoramë të gjerë të gjendjes reale të formave të shumësit tek libri i parë shqip dhe ndryshimeve përkatëse të këtyre formave në ditët e sotme. Duke shënuar edhe formën përkatëse të shumësit të emrave që del edhe në gegërishten qëndrore, shohim edhe më qartë dallimet dhe ngjashmëritë dialektore përkatëse. Gjithashtu, vërejmë se në gegërishten qëndrore ka mjaft emra që paraqesin një formë të njëjtë me Buzukun ose me shqipen standarde, ashtu sikurse ka edhe shumë emra të tjerë që paraqesin një formë shumësi ndryshe nga Buzuku apo nga shqipja e sotme.

Nga përqasjet e formave përkatëse të shumësit, shohim se emrat e të tria gjinive (mashkullore, femërore dhe asnjanëse) nga Buzuku deri në ditët e sotme kanë pësuar ndryshime të dukshme si në përbërje të fjalës ashtu edhe në mënyrën e formimit të shumësit. Gjithashtu, vërejmë se emrat mashkullorë që tek Buzuku e formojnë shumësin me formantet -a dhe -ëna, në shqipen e sotme paraqesin më shumë ndryshime në formantin e shumësit. Ndërsa emrat e gjinisë femërore që tek Buzuku dalin me formantin e shumësit -ë, përbëjnë numrin më të madh të emrave që në shqipen e sotme pësojnë ndryshime formanti. Në shqipen e sotme standarde, përgjithësisht këta emra femërorë e formojnë shumësin me formantin -a.

Si përfundim, mund të themi se ndryshimet vijnë si rezultat i evolucionit historik të shqipes dhe se trajtat e shumësit të emrave kanë pësuar ndryshimet përkatëse në përputhje me zhvillimet gramatikore - gjuhësore të kohës.

Page 294: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

295

KREU XIV

INVENTARIZIMI I EMRAVE TË PËRDORUR NË SHUMËS TEK “MESHARI” I BUZUKUT

§ 1. Për të paraqitur dhe dëshmuar më qartë gjendjen dhe përdorimin e formave të ndyshme të emrave të të tria gjinive që tek Buzuku na dalin në shumës, kemi bërë edhe një inventarizim1 të këtyre emrave të përdorur duke shënuar edhe dendurinë e përdorimit të gjithsecilit në vepër. Në këtë mënyrë shumëllojshmëria e emrave të përdorur në vepër në numrin shumës gjen shprehje dhe pasqyrim real në inventarizimin e plotë të tyre. Kështu, denduria e përdorimit të emrave të të tria gjinive në shumës është si më poshtë:

1. DENDURIA E PËRDORIMIT TË EMRAVE TË GJINISË MASHKULLORE NË SHUMËS TEK "MESHARI" I BUZUKUT

Nr. Emrat Denduria (herë)

Nr. Emrat Denduria (herë)

1 adoratorë 1 24 dishipuj 148 2 alimenta 3 25 djelm 12 3 anëmiq 44 26 doktorë 7 4 Apostoj 53 27 dreqënë 8 5 Arkangjëj 2 28 dryenë 2 6 artikuj 2 29 dhambë 7 7 bāmirë 7 30 edha 6 8 bandjerë 1 31 engjëjt 24 9 bare 1 32 famuje 4 10 barkë 1 33 farizej 28 11 bij 119 34 fëdiga 2 12 bura 3 35 fëlqinjë 1 13 burgëtarë 3 36 fiq 1 14 burgje 4 37 fondamenta 2 15 çase 1 38 fondëna 1 16 darsmorë 2 39 fqinjë 10 17 dej 11 40 gazëmende 2 18 denarë 22 41 gḭemba 8 19 desh 1 42 gishta 3 20 detorë 1 43 glunjë 12 21 devocion 1 44 grushta 1 22 devocione 1 45 Grish 1 23 dëshminj 12 46 grynjëna 1

1 Pas një studimi tërësor të veprës së Buzukut, jemi përpjekur që të gjejmë dhe të shënojmë numrin e saktë të përdorimit të emrave në shumës tek “Meshari”.

Page 295: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU XIV

296

Nr. Emrat Denduria (herë) Nr. Emrat Denduria

(herë) 47 gura 1 83 magjër 3 48 gurë 19 84 magjypë 2 49 gjatorë 1 85 male 9 50 gjerpanjë 4 86 mal 7 51 gjirdhe 2 87 Martuj 1 52 hipokritë 1 88 mashkuj 1 53 hirëna 1 89 menistra 1 54 hymna 2 90 miq 10 55 idola 5 91 misteria 8 56 kacadrenj 1 92 mjeshtra 2 57 Kaldej 1 93 mote 1 58 kalorë 6 94 motëna 2 59 kallëz 1 95 mundime 26 60 kapetanja 1 96 munduosa 4 61 kate 91 97 muretë 1 62 këndellë 1 98 luzione 1 63 konapa 1 99 pushime 1 64 Konfesorë 5 100 ṇdimëtarë 1 65 konfinj 7 101 ṇgjënime 4 66 korpora 9 102 nḭerëz 85 67 kosha 1 103 obligacione 1 68 krahë 8 104 olokausta 1 69 Krishtëna 1 105 ordhëna 6 70 kujdise 1 106 patriarkë 2 71 kurvarë 1 107 perikulla 1 72 kusarë 7 108 peshkatarë 4 73 kushtime 1 109 pëganë 2 74 kuta 1 110 përbrendësa 11 75 lavde 6 111 përenjë 2 76 leq 1 112 pishq 13 77 letërarë 1 113 pjaca 4 78 ligje 21 114 pjesëtarë 7 79 lincjoj 1 115 pleq 35 80 lisa 6 116 pollumba 5 81 luanj 8 117 popuj 18 82 lymëna 2 118 populli 1

Page 296: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

INVENTARIZIMI I EMRAVE TË PËRDORUR NË SHUMËS TEK “MESHARI” I BUZUKUT

297

Nr. Emrat Denduria (herë)

Nr. Emrat Denduria (herë)

119 portegj 1 155 shkruos 11 120 preq 1 156 shokë 11 121 priftënë 55 157 shpirtëna 37 122 profetë 37 158 shpirtënë 3 123 psalma 5 159 shqemba 2 124 psalme 3 160 shqembe 2 125 punëtorë 9 161 shtekëtarë 2 126 pusa 1 162 tentacione 1 127 qengja 7 163 testamenta 2 128 qere 1 164 tjesqitë 2 129 qer 4 165 trigje 1 130 qerrē 1 166 trima 11 131 qe 9 167 turmec 1 132 qytet 3 168 turmeca 1 133 qytete 3 169 turtuj 1 134 regj 22 170 thasë 1 135 regjënj 1 171 thëngjij 6 136 riva 1 172 thuo 1 137 Romanj 2 173 ulqënë 3 138 safinje 1 174 Ṷllinj 5 139 sakramenta 17 175 ṷnguent 1 140 Samaritanj 2 176 ṷnguenta 1 141 sinagoga 4 177 ṷnguente 1 142 sjep 4 178 ṷpeshkupenj 4 143 skorpiona 1 179 Vangjelista 2 144 soldata 2 180 Vangjelistë 1 145 soldatë 3 181 vargonj 3 146 soldat 3 182 vëllazënë 110 147 spendatuorë 1 183 viaxa 1 148 shekuj 1 184 vjeta 4 149 Shenjt 55 185 voese 3 150 Shenjta 1 186 vore 10 151 Shenjtënë 17 187 zakona 1 152 sherbëtorë 63 188 zakone 1 153 shkanduj 1 189 zogj 13 154 shkruosa 1 190 zota

Page 297: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU XIV

298

2. DENDURIA E PËRDORIMIT TË EMRAVE TË GJINISË FEMËRORE NË SHUMËS TEK "MESHARI" I BUZUKUT

Nr. Emrat Denduria (herë)

Nr. Emrat Denduria (herë)

1 ama 1 34 drita 1 2 andëra 5 35 driza 6 3 anë 2 36 duor 97 4 antifena 2 37 duorzë 2 5 arësenje 2 38 dyer 19 6 arë 2 39 dhunëtija 2 7 arkë 1 40 dhunëtije 13 8 armë 8 41 ende 2 9 aromata 1 42 entë 1 10 balena 1 43 erë 3 11 barka 1 44 ezempia 1 12 barkë 4 45 faqe 24 13 besedë 1 46 fara 1 14 bija 11 47 farë 35 15 bira 1 48 femëna 1 16 bishë 1 49 ferë 5 17 brinjë 1 50 fëmijë 4 18 bukë 21 51 fënḭeshtra 1 19 buollica 1 52 fjalë 86 20 buza 3 53 flakë 3 21 buzë 18 54 fqinjë 2 22 citëra 1 55 furkë 2 23 cohë 1 56 fusha 5 24 copë 3 57 gamilla 1 25 darsmë 6 58 gare 1 26 desgracie 1 59 gastare 1 27 detyrë 1 60 gluhë 13 28 dezerta 1 61 gojë 1 29 dëshire 2 62 goveda 6 30 dit 131 63 gozhdë 3 31 ditë 15 64 grā 35 32 drama 1 65 grishëzë 1 33 drandofille 1 66 gjellë 6

Page 298: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

INVENTARIZIMI I EMRAVE TË PËRDORUR NË SHUMËS TEK “MESHARI” I BUZUKUT

299

Nr. Emrat Denduria (herë)

Nr. Emrat Denduria (herë)

67 herë 25 102 mërekuj 1 68 hie 2 103 mëxyrë 1 69 javë 1 104 mikesha 1 70 jetë 1 105 mishërier 4 71 kafshë 234 106 mot 3 72 kambë 74 107 motra 3 73 kandëra 1 108 ṃpostafa 1 74 kapistrë 1 109 ṇdima 1 75 kështjela 2 110 ṇdimë 4 76 klisha 1 111 net 7 77 klishë 10 112 nevoja 2 78 kodrë 1 113 nevojë 4 79 konshiencia 8 114 nḭegulla 1 80 kordë 1 115 nḭegullë 1 81 kordhë 3 116 njomëza 1 82 kshije 1 117 opqina 18 83 kullosa 4 118 opqinë 2 84 lagje 2 119 oratë 48 85 lekciona 1 120 pagëtyrë 1 86 lendije 1 121 panagjyra 1 87 letëra 2 122 pasha 4 88 lëkurë 1 123 pemë 11 89 lëmoshëna 2 124 pēndesë 1 90 ligja 1 125 pendë 4 91 lodërtī 1 126 përrallë 1 92 lopë 2 127 pjesë 9 93 luftë 3 128 plagë 3 94 lule 1 129 plasa 1 95 luqëra 5 130 poda 1 96 maje 3 131 proverbije 2 97 majëna 2 132 punë 14 98 manemjedhëra 5 133 qendra 1 99 masë 2 134 qerza 1 100 merita 6 135 rangë 3 101 mëndyrë 5

136 ranzë 6

Page 299: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU XIV

300

Nr. Emrat Denduria (herë)

Nr. Emrat Denduria (herë)

137 rasa 2 163 shtrazë 4 138 Responsoria 1 164 shtrigë 1 139 respostë 2 165 shtyllë 1 140 resposta 1 166 tabernakulla 2 141 rjetë 5 167 tempora 1 142 rotë 1 168 tojaga 2 143 sakrificia 9 169 trombeta 2 144 sëmunde 11 170 therëca 2 145 sëmundë 1 171 trombetë 3 146 sisa 2 172 tryesë 4 147 spina 1 173 turmë 2 148 suka 14 174 udha 4 149 sytë 1 175 udhë 44 150 sherbetora 1 176 urcoj 4 151 sherbëtore 5 177 valë 4 152 sherbëtyrë 1 178 valle 1 153 shëgjetë 7 179 vashë 5 154 shëplakë 1 180 vedrë 2 155 shojnica 1 181 vende 1 156 shpata 1 182 vepëra 64 157 shpatë 5 183 vertytë 1 158 shpella 1 184 vestë 4 159 shporta 1 185 vetëtimë 2 160 shqise 11 186 virgjëna 9 161 shqype 1 187 vollundede 4 162 shtansë 37 188 zemëra 31

Page 300: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

INVENTARIZIMI I EMRAVE TË PËRDORUR NË SHUMËS TEK “MESHARI” I BUZUKUT

301

3. DENDURIA E PËRDORIMIT TË EMRAVE ASNJANËS NË SHUMËS

TEK "MESHARI" I BUZUKUT

4. DENDURIA E PËRDORIMIT TË EMRAVE SI SHUMËSA INTENSIV

TEK "MESHARI" I BUZUKUT

Nr. Emrat Denduria (herë)

Nr. Emrat Denduria (herë)

1 anë 7 1 bākëqī 14 2 brienë 2 2 diekeqia 8 3 drū 8 3 drithë 9 4 emënë 6 4 dhen 40 5 enë 4 5 ethe 3 6 eshtëna 12 6 fondëna 1 7 faje 4 7 grunë 2 8 faj 1 8 hir 1 9 gjyqe 6 9 këreshma 3 10 kopështëna 1 10 Krëshëndell 1 11 krenë 16 11 ṃbarē 8 12 mende 30 12 Pashkë 13 13 mishëna 4 13 plaka 1 14 muoj 3 14 Rshaje 2 15 petëka 37 15 të unjëtat 1 16 sy 72 16 vetë 6 17 sӯna 1 17 vise 16 18 shenj 2 18 voj 1 19 shenja 8

20 shenjë 10 21 shtretëna 2 22 ujëna 49 23 veshë 11 24 vjetë 33

Page 301: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU XIV

302

5. DENDURIA E PËRDORIMIT TË EMRAVE PA FORMANTE DHE PA NDËRRIME NË SHUMËS TEK "MESHARI" I BUZUKUT

Nr. Emrat Denduria (herë)

Nr. Emrat Denduria (herë)

1 bagëtī 6 33 mëngjī 1 2 bār 1 34 mërekullī 4 3 begatī 3 35 munduos 3 4 brij 1 36 muoj 3 5 detorës 5 37 ṇdijekës 2 6 dëshmī 2 38 pagëtorës 1 7 dukat 1 39 përind 35 8 duoj 3 40 qen 1 9 dhī /thī 4 41 qiell 6 10 erë 1 42 ṛdhi 2 11 fē 8 43 rē 1 12 fidigë 4 44 sherëgji 1 13 fratije 2 45 Shkretëti 1 14 frē 1 46 shtëpī 4 15 frujt 16 47 ṷill 1 16 fuqi 1 48 ṷij 6 17 gostī 1 49 ṷshtëri 9 18 grabitës 1 50 vogjëliz 1 19 gjenī 1 51 xhakon 2 20 gjentij 1 52 xhigant 1 21 gjeth 3 53 xhudhī 80 22 gjind 21 54 zotënī 14 23 gjukatës 1 24 kallaus 1 26 këlysh 2 27 korës 3 28 kṷal 2 29 lekcion 1 30 lot 6 31 magji 2 32 mend 2

Page 302: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

INVENTARIZIMI I EMRAVE TË PËRDORUR NË SHUMËS TEK “MESHARI” I BUZUKUT

303

6. DENDURIA E PËRDORIMIT TË EMRAVE PREJMBIEMËRORË DHE PREJFOLJORË NË SHUMËS TEK "MESHARI" I BUZUKUT

Nr. Emrat Denduria (herë)

Nr. Emrat Denduria (herë)

1 të sosunat 1 35 të ṃbërshelatë 2 2 t ditunet 1 36 të ṃbërthyemetë 1 3 t ecunatë 6 37 të mëdhejntë 1 4 t erëtatë 4 38 të miratë 32 5 t idhunat 2 39 të mirëtë 3 6 t këmbyemet 2 40 të naltashit 1 7 t urtatë 3 41 të ṇgënjyemëtë 1 8 të Veja 4 42 të ṇgjëruome 1 9 të bametë 39 43 të ṇlidhunatë 8 10 të butëtë 2 44 të ṇthellat 2 11 të dërejtatë 10 45 të ṇveshunatë 1 12 të dërejtëtë 27 46 të ṇvrana 1 13 të dëshëruometë 3 47 të njohunit 3 14 të dëshmuometë 5 48 të pābesëtë 1 15 të dituna 5 49 të pāditunat 1 16 të dhimtunatë 1 50 të pāgojëtë 1 17 të dhunuomitë 1 51 të pākrështenëtë 1 18 të fortëtë 1 52 të pāligjetë 3 19 të ftofëtat 1 53 të pānash 5 20 të glanatë 1 54 të pāpanëtë 1 21 të grishunitë 1 55 të parashit 2 22 të gjallëtë 7 56 të paratë 2 23 të këqiatë 62 57 të parëtë 23 24 të këqītë 2 58 të përkatënuomitë 13 25 të kërshtenëtë 1 59 të përmishëriershimetë 2 26 të kujtuometë 15 60 të përvutatë 2 27 të kushtuometë 1 61 të poshtërat 1 28 të lutunatë 20 62 të prometuomeshit 10 29 të lypunatë 2 63 të reatë 2 30 të ṃbajtunatë 1 64 të rītë 5 31 të ṃbathunatë 3 65 të sëmunëtë 11 32 të ṃbetunatë 4

66 të shkjepënitë 1

33 të ṃbëljedhunatë 2

67 të Shkruometë 11 34 të ṃbëljedhunitë 8

68 të shurdënitë 3

Page 303: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

KREU XIV

304

Nr. Emrat Denduria (herë)

Nr. Emrat Denduria (herë)

69 të truometë 1 79 të ṃbjellash 1 70 të thashuna 1 80 të mujtunet 2 71 të uojtë 1 81 të munduomesh 1 72 të urtëvet 4 82 të ṇfshehunatë 3 73 të vdekunitë 13 83 të pāglanashit 1 74 të vjetëritë 1 84 të plotashit 1 75 të vobegjtë 11 85 të tentuomeshit 2 76 të vogjëlitë 6 86 të verbënitë 7 77 të vorfënitë 1 87 të vjelash 2 78 të besuomet 3 88 të zotet 1

§ 2. Kështu, shohim se emrat e gjinisë mashkullore, femërore e asnjanëse që dalin në shumës kanë përdorim të dendur dhe një shtrirje tërësore në të gjithë veprën e Buzukut. Tek emrat e gjinisë mashkullore shohim se trajta e shumësit që ka një denduri më të madhe përdorimi tek Buzuku është dishipuj, që përgjatë gjithë veprës del 148 herë. Ky emër pasohet nga forma tjetër e shumësit bij, që del 119 herë.

Nga emrat e gjinisë femërore mund të themi se dendurinë më të madhe të përdorimit e ka forma e shumësit të emrit kafshë që shfaqet 234 herë, ndërsa në gjininë asnjanëse përdorim më të madh ka emri petëka që del rreth 37 herë. Tek mënyra e formimit të shumësit pa prapashtesa dhe pa ndërrime forma e shumësit xhudhī përdoret më shumë duke dalë 80 herë në tërësi të veprës, e cila pasohet nga forma e shumësit përind që del rreth 35 herë.

Nga shumësi intensiv, përmendim formën e shumësit dhen që përdoret 40 herë në vepër. Nga emrat prejfoljorë të gjinisë asnjanëse dendurinë më të madhe e ka emri të bametë që del rreth 39 herë, ndërsa nga emrat prejmbiemërorë asnjanës përdorim më të dendur ka forma e shumësit të këqiatë që del rreth 62 herë në veprën e Buzukut.

Si përfundim, mund të themi se tek “Meshari” i Buzukut, përgjithësisht emrat të cilët dalin në shumës dhe e formojnë shumësin me mënyra të ndryshme kanë një përdorim të gjerë përgjatë gjithë veprës. Gjithashtu, siç e shohim edhe nga tabelat ka edhe nga ato forma shumësi që kanë një përdorim tepër të kufizuar në vepër, si: kopështëna, mure, grabitës, të mbajtunatë, valle, lule, pusa etj.

Page 304: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

305

PËRFUNDIME

Në mbyllje të punimit tonë, pas një studimi të hollësishëm të formimit të shumësit të emrave në “Mesharin” e Buzukut në plane të ndryshme: konkret, përshkrues, argumentues, analizues dhe krahasues, mund të nxjerrim disa përfundime, si:

1) Për formimin e shumësit të emrave mashkullorë tek “Meshari” përdoren të njëjtat formante, si: -ī, -nj, -inj, -enj, -anj, -e, -ë, -a, -(ë)na / -(ë)ra, -(ë)në / -(ë)rë, -në / - rë, -z, -m, që përdoren edhe në shqipen e sotme. Formantet -a, -e, -ë, -(ë)na / -(ë)ra janë me burim nga emrat e gjinive të tjera (femërore dhe asnjanëse), por me rrugë analogjike janë shtrirë edhe në shumësin e emrave mashkullorë. Më prodhimtare në formimin e shumësit të këtyre emrave paraqiten mbaresat -a, -ë, ndërsa më pak prodhimtare janë formantet -në / -rë dhe -m. Formanti i shumësit -ī, që mendohet se ka rënë që në kohë të hershme, ka lënë gjurmë në strukturën gramatikore të shqipes nëpërmjet dukurive të shkaktuara prej tij, si: metafonia dhe qiellzorëzimi. Në shqipen e sotme për formimin e shumësit mashkullor përdoren edhe formantet -ler-ë / -llar-ë që janë me burim turk, të cilat kanë hyrë në gjuhën shqipe bashkë me disa fjalë të turqishtes (khs. nj. xhaxha ~ sh. xhaxha-llar-ë, nj. sheh ~ sh. sheh-ler-ë etj.), në ndryshim nga Buzuku dhe nga autorët e tjerë të letërsisë shipe, ku këto formante nuk gjejnë përdorim. Tek Buzuku janë të shumtë emrat mashkullorë që e formojnë shumësin me një formant ndryshe nga ai që përdoret në shqipen e sotme për shumësin e këtyre formave. Kështu, emrat mashkullorë që dalin tek Buzuku, si: lua-nj, lym-ë-na, gjerp-anj, gisht-a, grusht-a, mot-ë-na, hir-ë-na, prift-ë-në etj, në shqipen e sotme paraqesin ndryshime në formantin e shumësit duke dalë përkatësisht në format: luan-ë, lum-enj, gjarpër-inj, gisht-ër-inj, grusht-e, mot-e, hir-e, prift-ër-inj. Duke parë dendurinë e përdorimit të emrave mashkullorë, vërejmë se numri i këtyre emrave të përdorur në shumës është më i madh se ai i gjinisë femërore dhe asnjanëse.

2) Tek emrat e gjinisë femërore, ashtu sikurse edhe tek emrat e gjinisë mashkullore, mënyra më prodhimtare për formimin e shumësit është ajo me prapashtesa shumësi. Sipas produktivitetit të secilit formant, që përdoret në formimin e shumësit femëror tek “Meshari” i Buzukut, kemi këtë renditje të formanteve: -ë, -a, -e, -(ë)na ~ -(ë)ra. Kështu, si formanti më prodhimtar paraqitet formanti -ë, ndryshe nga emrat mashkullorë ku më produktiv është formanti -a. Tek emrat femërorë shohim se nuk mungojnë edhe format e shumësit të emrave që dalin me një formant ndryshe apo me një mënyrë formimi shumësi të ndryshme nga shqipja e sotme standarde. Në këtë mënyrë, tek Buzuku kemi emrat femërorë, si: lëmosh-ë-na, bish-ë, kodr-ë, tryes-ë, përrall-ë, shtyll-ë, darsm-ë etj, që sot dalin në format përkatëse të shumësit: lëmosh-a, bish-a, kodr-a, tryes-a, përrall-a, shtyll-a, dasm-a. Për sa i përket dendurisë së përdorimit të këtyre emrave në vepër, mund të themi se numri i tyre është më i vogël se ai i emrave mashkullorë dhe shumë herë më i madh se format e shumësit të emrave të gjinisë asnjanëse.

3) Emrat e gjinisë asnjanëse që përdoren tek Buzuku, në shqipen e sotme më së shumti kanë kaluar në gjininë mashkullore apo femërore. Kështu, emrat burimisht asnjanës që tek “Meshari” dalin me format e shumësit, si: vesh-ë, faj-e, gjyq-e, kopësht-ë-na, muoj etj., në shqipen standarde kanë kaluar në gjininë mashkullore duke u përdorur pikërisht në këto forma shumësi: vesh-ë, faj-e, gjyq-e, kopsht-e, muaj. Ndërsa emrat burimisht asnjanës si en-ë, shënj-ë etj, me format e shumësit

Page 305: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

PËRFUNDIME

306

të sotëm en-ë, shenj-a përdoren si emra të gjinisë femërore. Këta emra edhe përcaktorët që i shoqërojnë, qofshin mbiemra apo përemra i kërkojnë në gjininë femërore. Për formimin e shumësit asnjanës përdoren formantet: -ë, -ë(na), -e, -a, -në, ku ashtu sikurse tek shumësi i emrave femërorë, si formanti më prodhimtar paraqitet -ë-ja. Edhe tek emrat asnjanës mënyra e formimit të shumësit me prapashtesa është mënyra më produktive.

4) Emrat prejfoljorë dhe prejmbiemërorë të gjinisë asnjanëse kanë një përdorim të dendur në veprën e Buzukut. Për formimin e shumësit të emrave prejfoljorë asnjanës përdoren formantet -e dhe -a, ku a-ja është më prodhimtare.Tek “Meshari” emrat prejmbiemërorë në shumës kanë një përdorim më të shpeshtë se emrat prejfoljorë. Gjatë evolucionit historik të shqipes këta emra prejmbiemërorë dhe prejfoljorë asnjanës janë reduktuar aq sa në shqipen e sotme përdoren shumë rrallë. Kështu, emrat prejmbiemërorë të tipit: të mirëtë, të butëtë, të naltatë etj. dhe ata prejfoljorë të tipit: të kushtuometë, të dëshëruometë, të lutunat, të ditunat etj. në shqipen standarde janë zëvendësuar nga emra të tjerë të formuar me prapashtesa të ndryshme, si: -i, -(ë)si, -(ë)ri, -esë, -im etj.

5) Tek “Meshari” i Buzukut, emrat e gjinisë mashkullore, femërore dhe asnjanëse, që e formojnë shumësin me mënyra e formante të ndryshme, përdoren pothuajse në të gjitha rasat, si: emërore, gjinore, dhanore, kallëzore e rrjedhore. Ndryshe nga shqipja e sotme tek Buzuku kemi një sistem prej gjashtë rasash, ku si rasë më vete është pranuar edhe rasa kallëzore parafjalore. Format e shumësit të emrave që dalin në trajtë të shquar, kanë një përdorim më të dendur në vepër se ato të shumësit të pashquar. Gjithashtu, emrat e të tria gjinive që dalin në rasën rrjedhore të shumësit të pashquar (bij-sh, engjëj-sh etj.) dhe të shquar (bij-sh-i-t, engjëj-sh-i-t etj.) kanë një shtrirje më të gjerë, duke bërë që rrjedhorja të jetë rasa me përdorim më të madh në vepër në krahasim me rasat e tjera.

6) Ndryshe nga shumësi me formante, mënyra e formimit të shumësit pa ndёrrime fonemash dhe pa formante nuk është shumë prodhimtare tek Buzuku. Emrat e të tria gjinive që e formojnë shumësin në këtë mënyrë kanë një shtrirje tepër të kufizuar në vepër. Megjithatë edhe këta emra na ndihmojnë për të pasqyruar më gjerësisht gjendjen gramatikore - gjuhësore të formave buzukiane. Kështu, përveç emrave, si: mërekullī, bagëti, dhī, shtëpi etj., që e formojnë shumësin në të njëjtën mënyrë si në shqipen e sotme, d.m.th. pa formante dhe pa ndërrime, tek Buzuku kemi edhe emra, si: qiell, thuo, përind, gjeth, etj., të cilët në shumës dalin me formë të njëjtë si njëjësi, ndërsa në shqipen standarde e formojnë shumësin ose me ndërrime tingujsh ose me prapashtesa shumësi, duke dalë përkatësisht në format: qiej, tho-nj, prind-ër, gjeth-e.

7) Një mënyrë tjetër shumë prodhimtare në formimin e shumësit të emrave tek Buzuku është edhe shumësi me ndërrime fonemash, zanoresh apo bashkëtingëlloresh. Pikërisht, formanti i hershëm i shumësit -i, ka shkaktuar dukurinë e metafonisë dhe të qiellzorëzimit. Nga ndërrimet e zanoreve më prodhimtar në formimin e shumësit tek “Meshari” paraqitet ndërrimi metafonik a ~ e (khs. dash ~ desh, sjap ~ sjep / cjep, natë ~ net etj.), ndërsa nga ndërrimet e bashkëtingëlloreve: k ~ q, g ~ gj, ll ~ j, r ~ j, më produktiv në formimin e shumësit të emrave në vepër, paraqitet ndërrimi ll ~ j (khs. engjëj, farizej,

Page 306: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

PËRFUNDIME

307

dishipuj, thëngjij etj.). Tek Buzuku ndërrimet metafonike përdoren për formimin e shumësit të emrave të të tria gjinive, ndërsa ndërrimet e bashkëtingëlloreve përdoren vetëm në format e shumësit të emrave mashkullorë. Përgjithësisht, format e shumësit me ndërrime tingujsh kanë të njëjtën formë si në shqipen e sotme, por nuk mungojnë edhe rastet kur këto forma paraqiten ndryshe nga shqipja e sotme. Kështu, format e shumësit të emrave leq, preq që tek Buzuku e formojnë shumësin me ndërrimin metafonik a ~ e, në shqipen e sotme krahas këtij ndërrimi kanë marrë edhe formantin e shumësit -e, përkatësisht leq-e, pragj-e. Edhe tek shumësi me ndërrime bashkëtingëlloresh, krahas formave të shumësit: miq, pleq të njëjta me shqipen e sotme, konstatohen edhe trajta shumësi që e formojnë shumësin ndryshe, si: zoj, mashkuj që në shqipen e sotme dalin në format: zogj, meshkuj.

8) Në “Mesharin” e Buzukut, një mënyrë tjetër për formimin e shumësit të emrave është edhe shumësi me ndërrime fonemash dhe me prapashtesa njëkohësisht. Numri i emrave që e formojnë shumësin në këtë mënyrë është shumë i vogël në krahasim me shumësin vetëm me ndërrime fonemash. Edhe në këtë mënyrë formimi vërehen krahas formave të shumësit të njëjta me shqipen e sotme si burgje, edhe emra si gardh ~ gjirdhe që tek Buzuku e formon shumësin me anë të ndërrimit konsonantik g ~ gj, me ndërrimin a ~ i dhe me formantin e shumësit -e, ndryshe nga shqipja standarde ku kjo formë shumësi merr vetëm formantin -e, përkatësisht nj. gardh ~ sh. gardh-e.

9) Shumësat e singularizuar nuk kanë shtrirje shumë të gjerë në veprën e Buzukut, në krahasim me shumësat me ndërrime fonemash dhe me prapashtesa shumësi njëkohësisht. Shumësat e singularizuar me sufikse të ndryshme apo edhe me metafoninë e zanoreve tematike i gjejmë në disa sfera jetësore (khs. edha, rrathë). Nga huazimet latine kemi shumësat e singularizuar, si: dreqën, mërekuj, vollundede, qerrtë, qytete.

10) Shumësat intensiv që përveç konceptit të shumësisë shprehin edhe ndjenja të lartësuara të botës afektive përdoren gjerësisht tek “Meshari” i Buzukut. Më të shumta janë shumëset intensive të ndjenjës (diekeqiash, bakëqivet, mbare etj.) të cilat shprehin koncepte abstrakte, si: mirësinë, ligësinë, marrëzinë, pabesinë, mbarësinë etj.

11) Biflektivizmi është një dukuri mjaft e përhapur në veprën e Buzukut, e cila vepron në togfjalëshat që dalin në lidhje të ndryshme sintaksore, si: emër + mbiemër i nyjshëm (khs. të vepëravet mirave), emër + përemër pronor (khs. kambëvet mive), përemër dëftor + emër (khs. të tjerëvet Apostoje), numëror + emër (khs. të katërave shtansëve), ku lakohen të dyja gjymtyrët e togfjalëshit. Tek “Meshari” i Buzukut, numrin më të madh të togfjalëshave ku dhe realizohet dukuria e biflektivizmit e gjejmë në lidhjen sintaksore: emër + përemër pronor. Krahas rasteve kur lakohen të dyja gjymtyrët e togfjalëshit gjejmë edhe togfjalësha ku lakohet vetëm emri, ndërsa përcaktori përshtatet me emrin (khs. kujtuomeshit së pādërejta etj.). Tek Buzuku , emrat që përdoren në shumës mund të qëndrojnë si para ashtu edhe pas përcaktorëve me të cilët shoqërohen (khs. shtansëshit së dëlira; duoret tuve; së bekuomeshit merita; të tjerëvet Apostoje), duke bërë kështu që topika e emrit të mos jetë e ngurtësuar dhe e ngulitur.

Page 307: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

PËRFUNDIME

308

12) Një karakteristikë e veçantë e veprës së Buzukut është edhe përdorimi i disa emrave me dy a më shumë trajta shumësi, si: buz-ë ~ buz-a, dit-ë ~ dit-, faj- ~ faj-e, ligj-a ~ ligj-e, mal- ~ mal-e, mot- ~ mot-e ~ mot-ë-na, psalm-e ~ psalm-a etj. Duke qenë se “Meshari” është libri i parë i shkruar shqip, nuk mund të flitet për përsosje të sistemeve të ndryshme gramatikore dhe ekzistenca e këtyre trajtave tregon edhe evolucionin që kanë pësuar ato nga Buzuku deri në ditët e sotme, duke përgjithësuar si formë shumësi atë trajtë që i përshtatet zhvillimeve gjuhësore të kohës.

13) Formimi i shumësit të emrave tek Buzuku, është plotësuar më së miri edhe me shembujt përkatës nga veprat e autorëve të tjerë të letërsisë së vjetër shqipe, si: Lekë Matrënga, Pjetër Budi, Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani. Format e shumësit të emrave që dalin tek Buzuku, janë parë edhe në vështrim krahasues me format e shumësit që dalin tek autorët e tjerë, për të krijuar kështu një tablo më të gjerë dhe më të plotë të dukurisë së formimit të shumësit në letërsinë e vjetër shqipe. Në këtë vështim përqasës mes formave buzukiane të shumësit dhe atyre të autorë të tjerë janë vënë re ngjashmëri dhe dallime mes tyre. Kështu, format e shumësit të emrave që dalin tek Buzuku, si: fjal-ë, pjes-ë, miq, grā, të gjallëtë etj., dalin me të njëjtën formë shumësi tek të gjithë autorët e vjetër të letërsisë shqipe. Format buzukiane të shumësit, si: pleq, anëmiq, gur-ë, sherbëtor-ë, dhamb-ë, esht-ëna, dyer, udh-ë, arëse-nj-e, të lutunat, vëlla-z-ënë, profet-ë, gisht-a, lym-ëna, petëk-a, etj., dalin njëlloj edhe tek Budi, Bardhi dhe Bogdani, duke e formuar shumësin si me prapashtesa shumësi, ashtu edhe me ndërrime zanoresh apo bashkëtingëlloresh të temës.

Përveç këtyre formave të ngjashme, kemi edhe emra të tjerë që tek Buzuku dalin në formën e shumësit: desh, preq, kopësht-ëna, përrall-ë etj. dhe që tek Bogdani e formojnë shumësin ndryshe duke dalë në format, si: dash, pragj-e, kopësht-inj-e, përralla. Disa emra tek Buzuku e Bogdani paraqiten me të njëjtën formë shumësi, si: grusht-a, prift-ënë, mashkuj etj., ndërsa në shqipen e sotme e formojnë shumësin ndryshe duke dalë në format: grusht-e, prift-ër-inj, meshkuj. Forma e shumësit të emrave që dalin tek Buzuku si: ulq-ënë, gjerp-anj etj., tek Bogdani del në formë tjetër vetëm: ujq, ndërsa gjarpanj nuk paraqet ndryshime formanti, kurse tek Budi kemi: uq, gjerp-inj, duke e formuar shumësin si me ndërrime ashtu edhe me prapashtesa shumësi ndryshe nga Buzuku. Forma e shumësit të emrit qiell që tek Buzuku dhe Matrënga del me të njëjtën formë si në njëjës dhe në shumës, në shqipen e sotme del në trajtën qiej, duke e formuar shumësin me ndërrimin e bashkëtingëllores fundore /ll/ ~ /j/. Tek Matrënga kemi përdorimin e formantit të shumësit -ra ashtu sikurse në shqipen e sotme (khs. eshtra), ndryshe nga Buzuku, Budi, Bardhi dhe Bogdani që përdorin formantin -na (khs. eshtëna).

Pothuajse për të gjithë shembujt e vjelë nga “Meshari” kemi dhënë formën përkatëse që konstatohet tek Matrënga, Budi, Bardhi e Bogdani, duke paraqitur gjendjen reale gjuhësore, jo vetëm mes autorëve të vjetër, por duke paraqitur edhe evolucionin e këtyre formave gjuhësore edhe në shqipen e sotme standarde. Kështu, vështrimi krahasues edhe me veprat e autorëve të tjerë ka plotësuar panoramën e formimit të shumësit të emrave tek Buzuku dhe ka nxjerrë në pah të gjitha zhvillimet gjuhësore që kanë ndodhur në përputhje me kohën. Kjo

Page 308: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

PËRFUNDIME

309

larmishmëri formash shumësi tregon shumëllojshmërinë e trajtave të shprehjes tek “Meshari” dhe gjendjen tërësore të zhvillimit të dukurisë së formimit të shumësit jo vetëm tek Buzuku, por edhe tek Matrënga, Budi, Bardhi e Bogdani.

14) Një përdorim të gjerë në veprën e Buzukut kanë edhe huazimet nga gjuhët e tjera, si: latinishtja, italishtja, turqishtja, greqishtja, serbo-kroatishtja dhe hebraishtja. Huazimet italiane dhe ato latine, në krahasim me huazimet nga gjuhët e tjera, kanë një përdorim më të shpeshtë në vepër. Këto huazime në të shumtën e rasteve i janë përshtatur strukturës gramatikore të shqipes dhe në shumës pësojnë ato ndryshime tingujsh apo marrin të njëjtat formante, sikurse emrat e tjerë të shqipes (khs. lincjoll ~ lincjoj, artikull ~ artikuj etj.).

15) Tek Buzuku, shumë emra që e formojnë shumësin me mënyra të ndryshme, si: me formante shumësi, pa formante dhe pa ndërrime, me ndërrime tingujsh, me ndërrime dhe prapashtesa shumësi, në shqipen e sotme paraqesin ndryshime formanti ose të mënyrës së formimit (khs. Buz. darsmë ~ sot. dasm-a etj.). Në gegërishten qëndrore ka emra që dalin me të njëjtën formë shumësi si tek Buzuku (khs. Buz. gisht-a ~ geg. qëndr. gisht-a etj.), por ka edhe mjaft emra që e formojnë shumësin ndryshe nga Buzuku (khs. Buz. fer-ë ~ geg. qëndr. fer-a etj.). Në vështrimin përqasës me gegërishten qëndrore bëhen edhe më të dukshme të përbashkëtat dhe dallimet mes të folmeve të ndryshme që i përkasin të njëjtit dialekt.

16) Sipas inventarit të bërë për përdorimin e emrave të të tria gjinive në shumës, shohim se këta emra kanë një shtrirje dhe një përdorim shumë të shpeshtë në veprën e Buzukut. Nga emrat e gjinisë mashkullore trajta e shumësit që ka një përdorim më të gjerë në vepër është dishipuj që del 148 herë. Nga emrat e gjinisë femërore emri me dendurinë më të madhe në shumës është kafshë që shfaqet 234 herë, ndërsa në gjininë asnjanëse një përdorim më të madh ka emri petëka që del rreth 37 herë përgjatë gjithë veprës.

Studimi i formimit të shumësit të emrave tek “Meshari” i Buzukut, duke bërë edhe vështrimet përqasëse me autorët e tjerë të letërsisë së vjetër shqipe dhe me shqipen e sotme, ndihmon në krijimin e një vizioni të përgjithshëm dhe konkret mbi ndryshimet apo zhvillimet e kësaj dukurie gjuhësore si dhe për të kuptuar më mirë evolucionin e formave përkatëse të shumësit nga Buzuku deri në ditët e sotme.

“Meshari” i Gjon Buzukut mbetet padyshim vepra më e rëndësishme dhe me vlera të jashtëzakonshme, jo vetëm se shënon fillimet e letërsisë shqipe, por edhe se është burim i pashtershëm materialesh për të gjitha disiplinat gjuhësore, si: fonetika historike, gramatika historike, leksikologjia, dialektologjia, etimologjia etj.

Page 309: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

310

TREGUESI ALFABETIK I AUTORËVE A Agalliu, Fatmir - 13, 27, 46, 218, 221, 310. Ajeti, Idriz - 13, 27, 31, 42, 52, 53, 72, 102, 135, 211, 225, 310. Ashta, Kolë - 13, 20, 246, 310. B Bardhi, Frang - 9, 13, 24, 31, 32, 34, 36, 38, 40, 41, 43, 45, 46, 49, 51, 52, 54, 57, 59, 61, 64, 65, 67, 70, 72, 73, 76, 78, 79, 82, 84, 88, 91, 95, 96, 104, 107, 108, 109, 110, 111, 112, 115, 117, 119, 120, 122, 123, 124, 125, 126, 129, 131, 133, 136, 137, 138, 139, 142, 143, 145, 146, 147, 149, 150, 151, 153, 154, 157, 159, 167, 176, 179, 183, 184, 187, 191, 192, 193, 196, 197, 198, 199, 200, 201, 202, 203, 204, 207, 208, 209, 211, 213, 215, 226, 227, 228, 229, 230, 231, 249, 309, 310, 313. Bogdani, Pjetër - 9, 11, 13, 24, 31, 32, 33, 35, 36, 38, 40, 43, 45, 46, 48, 49, 50, 52, 54, 55, 56, 57, 58, 59, 61, 62, 63, 64, 65, 66, 67, 68, 70, 72, 73, 74, 75, 76, 77, 78, 79, 80, 81, 82, 83, 84, 85, 88, 90, 92, 93, 95, 96, 97, 98, 99, 102, 103, 104, 105, 106, 107, 108, 110, 111, 112, 113, 114, 115, 116, 117, 118, 119, 120, 121, 122, 123, 124, 125, 127, 129, 131, 133, 134, 136, 137, 138, 139, 142, 143, 144, 145, 147, 148, 149, 150, 151, 152, 153, 154, 155, 157, 159, 160, 162, 164, 167, 168, 170, 173, 174, 175, 176, 177, 178, 179, 180, 181, 183, 184, 186, 187, 188, 189, 190, 191, 192, 194, 195, 196, 197, 198, 199, 200, 201, 202, 203, 204, 206, 207, 208, 209, 211, 212, 213, 214, 215, 217, 222, 223, 226, 227, 228, 229, 230, 231, 246, 247, 248, 249, 257, 258, 263, 309, 310, 313.

Budi, Pjetër - 9, 13, 24, 31, 32, 33, 36, 51, 39, 41, 43, 45, 46, 47, 48, 49, 50, 51, 52, 55, 59, 61, 62, 63, 65, 67, 68, 70, 72, 73, 74, 76, 77, 79, 80, 81, 83, 85, 86, 87, 88, 91, 92, 93, 95, 97, 98, 99, 104, 105, 107, 108, 109, 110, 111, 112, 113, 114, 115, 116, 117, 118, 120, 121, 122, 123, 124, 125, 126, 127, 129, 131, 132, 133, 134, 136, 137, 138, 139, 142, 143, 144, 145, 146, 147, 149, 150, 151, 152, 153, 154, 155, 157, 159, 162, 164, 167, 168, 170, 173, 174, 175, 176, 177, 180, 182, 183, 184, 186, 187, 188, 191, 192, 193, 194, 195, 196, 197, 198, 199, 200, 201, 202, 203, 204, 206, 207, 209, 210, 211, 212, 213, 214, 215, 222, 226, 228, 229, 230, 231, 246, 249, 309, 310, 313. Buzuku, Gjon - 1, 2, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 11, 13, 20, 21, 22, 23, 24, 25, 29, 30, 31, 32, 33, 34, 35, 36, 37, 38, 39, 40, 41, 42, 43, 45, 46, 47, 48, 49, 50, 51, 52, 53, 54, 55, 56, 57, 58, 59, 60, 61, 62, 63, 64, 65, 66, 67, 68, 69, 70, 71, 72, 73, 74, 75,76, 77, 78, 79, 80, 81, 82, 83, 84, 85, 86, 87, 88, 89, 90, 91, 92, 93, 94, 95, 96, 97, 98, 99, 100, 101, 102, 103, 104, 105, 106, 107, 108, 109, 110, 111, 112, 113, 114, 115, 116, 117, 118, 119, 120, 121, 122, 123, 124, 125, 127, 128, 130, 131, 132, 133, 134, 135, 136, 137, 138, 139, 140, 141, 142, 143, 144, 145, 146, 147, 148, 149, 150, 151, 152, 153, 154, 155, 156, 157, 158, 159, 160, 161, 162, 163, 164, 165, 167, 169, 171, 173, 174, 175, 176,177, 178, 180, 181, 182, 183, 184, 185, 186, 187, 188, 189, 190, 191, 192, 193, 194, 195, 196, 197, 198, 199, 200, 201, 202, 204, 205, 206, 207, 208, 209, 210, 211, 212, 213, 214, 215, 217, 218, 219, 221, 222, 223, 225, 226, 227, 228, 229, 230, 231, 232, 233, 235, 237, 239, 241, 242, 243, 245, 246, 247, 248, 249, 251, 253,

Page 310: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

TREGUESI ALFABETIK I AUTORËVE

311

255, 257, 258, 259, 261, 262, 263, 265, 266, 267, 268, 269, 270, 271, 272, 273, 274, 275, 276, 277, 278, 279, 280, 281, 282, 283, 284, 285, 286, 287, 288, 289, 290, 291, 292, 293, 294, 295, 296, 297, 299, 301, 302, 303, 304, 305, 306, 307, 308, 309, 310, 310, 313. Boisin, Henri - 13, 311. Bokshi, Besim - 13, 42, 60, 63, 96, 135, 140, 211, 218, 220, 246, 311. Buxheli, Ludmila - 13, 311. Brȋncuȿ, Grigore - 13, 311. Beci, Bahri - 14, 20, 311. C Camaj, Martin - 14, 20, 311. Cipo, Kostaq - 14, 34, 112, 131, 210, 218, 225, 311. Cirrincione, Angela - 14, 311. Chetta, Nicolò - 14, 311. Ç Çabej, Eqrem - 14, 20, 21, 22, 23, 25, 102, 202, 205, 215, 218, 219, 225, 311. Çeliku, Mehmet - 14, 311. D Daka, Palok - 14, 311. Demiraj, Bardhyl - 14, 311. Desnickaja, A.V - 14, 311. Demiraj, Shaban - 14, 20, 27, 28, 31, 34, 37, 41, 47, 63, 68, 71, 87, 96, 99, 102, 105, 112, 119, 122, 130, 135, 140, 193, 194, 195, 196, 199, 200, 202, 210, 211, 212, 214, 218, 219, 220, 221, 225, 246, 311. Domi, Mahir - 15, 20, 23, 24, 27, 30, 42, 46, 52, 71, 87, 102, 122, 135, 140, 211, 218, 311. Dilo Sheperi, I. - 15, 311. E Elezi, Mehmet - 15, 311. F Fiedler, Wilfried - 15, 20, 27, 311.

G Geci, Pashko - 15, 311. GJ Gjinari, Jorgji - 15, 311. H Hamp, Eric P. - 15, 311. Haxhihasani, Qemal - 16, 311. Helbig, Robert - 16, 311. Hysa, Enver - 16, 311. I Ismajli, Rexhep - 16, 20, 311. J Jokl, Norbert - 16, 67, 102, 215, 311. Jorgaqi, Kristina - 16, 311. K Kamarda, Dhimitër - 16, 311. Karagjozi, Mimoza - 16, 20, 311. Kostallari, Androkli - 16, 311. L La Piana, Marco - 16, 311. Lafe, Emil - 16, 20, 311. Landi, Addolorata - 17, 311. Lehmann, Winfred P. - 17, 311. Likaj, Ethem - 17, 26, 27, 31, 34, 37, 38, 46, 60, 63, 87, 102, 130, 136, 140, 186, 196, 197, 202, 211, 214, 311. Luka, David - 17, 311. Lloshi, Xhevat - 17, 311. M Mandalá, Mateo - 17, 311. Martinet, André - 17, 311. Mansaku, Seit - 17, 20, 246, 311. Matzinger, Joachim - 17, 311. Matranga, Lekë - 9, 17, 24, 31, 33, 38, 40, 41, 43, 46, 52, 53, 59, 61, 65, 67, 70, 75, 79, 83, 84, 95, 97, 100, 105, 106, 107, 108, 109, 110, 112, 113, 114, 115, 116, 117, 118, 120, 122, 125, 126, 129, 133, 136, 137, 138, 139, 142, 143, 145,

Page 311: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

TREGUESI ALFABETIK I AUTORËVE

312

146, 147, 149, 151, 153, 154, 159, 160, 161, 164, 167, 168, 170, 174, 175, 176, 179, 181, 182, 183, 184, 189, 191, 196, 197, 199, 200, 201, 203, 204, 205, 206, 209, 210, 212, 213, 225, 226, 227, 228, 230, 231, 238, 249, 257, 265, 309, 311, 313. Memushaj, Rami - 17, 312. Meyer, Gustav - 17, 27, 37, 42, 60, 63, 88, 96, 135, 200, 312. Mihăescu, Haralambie - 17, 312. Myderrizi, Osman - 17, 20, 312. N Neziri, Zeqirja - 17, 20, 22, 24, 312. O Osmani, Shefik - 16, 312. Osmani, Tomor - 16, 20, 312. Omari, Anila - 16, 312. P Paci, Evalda - 17, 20, 312. Pellegrini, Giovan Battista - 18, 312. Pedersen, Holger - 18, 31, 53, 87, 96, 102, 135, 140, 312. Petrotta, Gaetano - 18, 312. Prifti, Stefan - 18, 312. R Resuli, Namik - 18, 20, 312. Riza, Selman - 18, 20, 21, 22, 135, 165, 312. Roques, Mario - 18, 20, 312. RR Rrota, Justin - 18, 20, 21, 22, 23, 246, 312. S Schirò, Paolo - Petrotta, Gaetano - 18, 312. Sedaj, Engjëll - 18, 32, 34, 38, 40, 45, 49, 51, 54, 57, 61, 64, 72, 73, 76, 78, 79, 82, 84, 91, 96, 104, 107, 112, 119, 120, 123, 124, 126, 131, 133, 138, 142, 143,

146, 147, 149, 150, 153, 157, 167, 176, 179, 183, 187, 191, 196, 197, 198, 203, 204, 208, 209, 211, 213, 214, 227, 229, 230, 312. SH Shuteriqi, Dhimitër - 18, 20, 312. T Topalli, Kolec - 1, 2, 10, 18, 20, 26, 27, 28, 34, 37, 40, 41, 47, 53, 60, 63, 66, 67, 68, 71, 87, 96, 135, 136, 140, 161, 165, 189, 192, 194, 197, 198, 200, 202, 209, 211, 212, 218, 220, 221, 312. XH Xhuvani, Aleksandër - 19, 52, 67, 312. Z Zamputi, Injac - 19, 20, 312.

Page 312: FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT · konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, jemi munduar të japim më gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren

313

ABSTRAKT

FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE TE “MESHARI” I BUZUKUT

Në këtë studim kemi trajtuar gjerësisht formimin e shumësit të emrave të të tria gjinive: mashkullore, femërore dhe asnjanëse. Për këtë arsye kemi studiuar hollësisht të gjitha mënyrat që përdoren për formimin e shumësit të emrave tek Buzuku, si: shumësi me formante, shumësi pa prapashtesa dhe pa ndërrime fonetike, shumësi me ndërrime tingujsh, shumësi me ndërrime dhe me prapashtesa njëkohësisht.

Për këtë studim me karakter të përgjithshëm konkret, përshkrues, analizues dhe krahasues, kemi shfrytëzuar botimin kritik: “Meshari” i Gjon Buzukut ( 1555) I, II. Botim kritik i përgatitur nga Eqrem Çabej (Tiranë, 1968). Gjithashtu, për të paraqitur edhe një gjendje sa më reale të formave gramatikore gjuhësore që gjenden tek Buzuku, kemi bërë edhe ballafaqimet me format përkatëse nga veprat e autorëve të tjerë të vjetër, si: Lekë Matrënga, Pjetër Budi, Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani.

Nëpërmjet një analize të hollësishme, kemi arritur në përfundimin se për formimin e shumësit të emrave tek “Meshari” i Buzukut përdoren gjerësisht të gjitha mënyrat që përdoren edhe në shqipen e sotme, por secila shfaqet me karakterin dhe rolin e saj të veçantë. Çështja e formimit të shumësit ndonëse në pamje të parë duket e thjeshtë, në thelb është mjaft komplekse dhe me interes shkencor. Fjalët kyçe: formim, formant, mënyrë prodhimtare, ndërrime tingujsh, shumësi i emrave.

ABSTRACT

FORMATION OF THE PLURAL OF NAMES TO “ MISSAL” OF BUZUKU

In this study we have extensively treated the formation of plural names of all three genders: masculine, feminine and neutral. For this reason we have studied in detail all the ways that are used to forming the plural of names to Buzuku, such as: plural with suffixes, plural without suffixes and without phonetic changes, plural with phonetic changes, plural with changes and with suffixes at the same time.

For this study of a general character concrete, descriptive, comparative and analyzers, we have used the critical edition: "Missal" of John Buzuku (1555) I, II. A critical edition prepared by Eqrem Çabej (Tirana, 1968). Also, to present a situation more realistic of the grammatical linguistic forms that are found to Buzuku, we have made confrontation with the appropriate forms from the works of the other old writers, like: Leke Matrenga, Peter Budi, Frang Bardhi and Peter Bogdani.

Through a detailed analysis, we have concluded that for the formation of the plural names to "Missal" of Buzuku, are widely used all the ways that are used in today's Albanian, but each of displayed with character and its special role. The issue of the formation of the plural, although at first glance seems simple, essentially it is very complex and with scientific interest.

Key words: forming, plural suffix, productive way, phonetic changes, the plural of names.