8
Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al E MËRKURË, 17.07.2013 VITI II - NR.498 BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE E PËRDITSHME INFORMATIVE MENDIMI POZITIV Qendra e Mendimit Pozitiv ...>>fq.3 Proçesi i aspektit pozitiv në mëngjes! Parlamenti Europian do të heqë tarifat Roaming për telefoninë celulare!............................ fq.2 Muha: Shërbimi në QSUT, mjekët neglizhentë!.....fq.3 Brahja: Bashkëshorti im u vra në krye të detyrës, kërkoj punësim dhe strehim!..................................fq.5 Ankaraja angazhohet për disiplinë të rreptë buxhetore!................................................fq.7 Akademikë të “London South Bank University” në Universitetin “Vitrina”!......................................fq.8 E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! www.shqiperiaere.al Partia Butrint-Gjirokastër, qindra vizitorë të huaj dhe vendas! K ur zgjoheni në mëngjes, do të jeni në gjendje të mirë pozitive dhe mendimet e para në kokën tuaj do të jenë: "Tani jam zgjuar dhe kam ardhur sërish në gjëndjen time fizike". Qëndroni aty për disa momente, shijoni rehatinë e krevatit tuaj dhe ofroni mendime si psh: Sot, pavarësisht se ku do të shkoj, pavarësisht se çfarë do të bëj, qëllimi im kryesor do të jetë të gjej gjëra pozitive që më bëjnë të ndihem mirë. Kur unë ndihem mirë, vibroj me fuqinë më të madhe. Kur unë ndihem mirë jam në harmoni me atë që e konsideroj të mirë. Kur ndihem mirë, tërheq gjëra që do të më bëjnë të lumtur. Qëndroni të shtrirë për dy a tre minuta dhe shikoni përreth për gjërat pozitive që ju rretho- jnë. Pastaj, me kalimin e ditës, ne do të fillojmë të pranojmë më tepër aspekte pozitive, duke kërkuar arsye për t'u ndierë mirë pavarësisht se kush është objekti i qëllimit tonë. Në momentin e parë të çdo emocioni nega- tiv, që ka shumë gjasa të ndodhë edhe pse ju e keni filluar ditën pozitivisht, disa çështje e kanë momentin negativ në lëvizje. Në ndjesinë e parë të çdo emocioni negativ, duhet të ndaloni dhe të thoni: "dua të ndihem mirë", po ndiej disa emo- cione negative që do të thotë se po fokusohem në diçka që nuk e dua. Çfarë është ajo që dua? Ju duhet ta kaloni vëmendjen në atë që dëshironi, duke qëndruar të fokusuar në mendimin e ri, ose në mendimin pozitiv, për aq kohë sa të ndjeni energjinë pozitive brenda vetes tuaj. Me kalimin e ditës, ju kërkoni më tepër arsye për të qeshur dhe për tu argëtuar. Kur dëshironi të ndiheni mirë, nuk i merrni gjërat shumë serio- zisht. Kur nuk i merrni... >> VIJON NË FAQEN 2

Gazeta 77 news

Embed Size (px)

DESCRIPTION

gazeta 77 news e perditshme informative

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 news

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

E MËRKURË, 17.07.2013 VITI II - NR.498BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E PËRDITSHME INFORMATIVE

MENDIMI POZITIV ...>>fq.2

Qendra eMendimit Pozitiv

...>>fq.3

Proçesi i aspektit pozitiv në mëngjes!

Parlamenti Europian do të heqë tarifat Roaming për telefoninë celulare!............................fq.2 Muha: Shërbimi në QSUT, mjekët neglizhentë!.....fq.3 Brahja: Bashkëshorti im u vra në krye të detyrës,

kërkoj punësim dhe strehim!..................................fq.5 Ankaraja angazhohet për disiplinë

të rreptë buxhetore!................................................fq.7 Akademikë të “London South Bank University”

në Universitetin “Vitrina”!......................................fq.8

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion,plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

www.shqiperiaere.al

Partia

Butrint-Gjirokastër, qindra vizitorë të huaj dhe vendas!

Kur zgjoheni në mëngjes, do të

jeni në gjendje të mirë pozitive dhe mendimet e para në kokën tuaj do të jenë: "Tani jam zgjuar dhe kam ardhur sërish në

gjëndjen time fizike". Qëndroni aty për disa momente, shijoni rehatinë e krevatit tuaj dhe ofroni mendime si psh: Sot, pavarësisht se ku do të shkoj, pavarësisht se çfarë do të bëj, qëllimi im kryesor do të jetë të gjej gjëra pozitive që më bëjnë të ndihem mirë. Kur unë ndihem mirë, vibroj me fuqinë më të madhe. Kur unë ndihem mirë jam në harmoni me atë që e konsideroj të mirë. Kur ndihem mirë, tërheq gjëra që do të më bëjnë të lumtur.

Qëndroni të shtrirë për dy a tre minuta dhe shikoni përreth për gjërat pozitive që ju rretho-jnë. Pastaj, me kalimin e ditës, ne do të fillojmë të pranojmë më tepër aspekte pozitive, duke kërkuar arsye për t'u ndierë mirë pavarësisht se kush është objekti i qëllimit tonë.

Në momentin e parë të çdo emocioni nega-tiv, që ka shumë gjasa të ndodhë edhe pse ju e keni filluar ditën pozitivisht, disa çështje e kanë momentin negativ në lëvizje. Në ndjesinë e parë të çdo emocioni negativ, duhet të ndaloni dhe të thoni: "dua të ndihem mirë", po ndiej disa emo-cione negative që do të thotë se po fokusohem në diçka që nuk e dua. Çfarë është ajo që dua? Ju duhet ta kaloni vëmendjen në atë që dëshironi, duke qëndruar të fokusuar në mendimin e ri, ose në mendimin pozitiv, për aq kohë sa të ndjeni energjinë pozitive brenda vetes tuaj.

Me kalimin e ditës, ju kërkoni më tepër arsye për të qeshur dhe për tu argëtuar. Kur dëshironi të ndiheni mirë, nuk i merrni gjërat shumë serio-zisht. Kur nuk i merrni... >> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77 news

2 77 NEWS E MËRKURË, 17 KORRIK 2013POLITIKËE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Brenda dy vjetësh, telefonatat dhe me-sazhet që qytetarët europianë bëjnë

jashtë vendit, do të kushtojnë si telefontat e zakonshme kur ata ndodhen brenda territo-rit të Bashkimit Europian. Përmes një vote

pothuajse unanime, Parlamenti Europian i thotë jo tarifave Roaming për telefoninë ce-lulare. Për eurodeputetët, në vitin 2015 nuk duhet të ketë Roaming as për telefonata, as për mesazhe dhe as për shkarkime të mate-

rialeve të ndryshme nga internet përmes celularit. Eurodeputetët kanë treguar qar-tazi, se ulja e fundit e tarifave për telefonatat jashtë vendit, që prej 1 korrikut 2013 nuk është e mjaftueshme, Komisioni Europian ka lajmëruar këto tarifa përmes zëdhënësit të saj. “Që prej 1 korrikut, çmimet e Roa-ming kanë rënë në 7 kategori të telefonisë celulare. Kosto e Roaming për një telefonatë jashtë kushton tashmë 22 eurocent, që për-bën një ulje prej 70%, ndërkohë që çmimi për një mesazh shkon në 8 eurocent, që për-faqëson një ulje prej 11%. Për shkarkimet përmes internetit, çmimi është 35% më pak se çmimi që paguhet sot. Konkretisht çmimi për megabit për një shkarkim është 45 cent dhe jo me 70 cent. Qytetarët europianë që do të udhëtojnë në Kroaci në pjesën e dytë të vitit, do të paguajnë 15% më pak sesa kanë paguar aktualisht për telefoninë celulare. Mund t’iu them që Komisioni Europian po shkon drejt reduktimit të Roaming”, u shpreh Ryan Heath, zëdhënës i KE-së.

Për më tepër: www.77news.al

Parlamenti Europian do të heqë tarifat Roaming për telefoninë celulare!

MENDIMI POZITIV

Punonjësit e kompanisë ARMO kërkojnë të rikthehen në punë!

Punonjësit e kompanisë “ARMO”, në di-tën e tretë të protestës, kërkojnë zhbllo-

kimin e punës dhe pretendojnë, se pengimi

i daljes se autobotëve nga rafineria, është në shkelje të ligjit. Puna e rafinerisë së Fierit dhe Ballshit vazhdon të mbetet e bllokuar

përmes një urdhri verbal, thonë drejtues të kompanisë, të cilët shpjegojnë se gjithçka po ndodh nuk ka bazë ligjore dhe nuk është konform proçedurave tatimore. Edhe në ditën e tretë të protestës punëtorët e rafi-nerisë kërkuan zhbllokimin e punës, pasi thonë se e kanë të vetmen mënyrë jetese. Ndërsa drejtues te kompanisë “ARMO” në Fier e Ballsh, pohuan se në katër vjet, janë gjobitur me një shumë prej 100 milionë dollarësh, ndërsa muajt e fundit këto gjoba kanë qenë rreth 60 milionë dollarë. Sipas tyre këto veprime e bëjnë situatën të rëndë dhe të qëllimshme. Zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve prej ditësh, kanë hyrë në kompani dhe pretendojnë bllokim të aktivitetit, për shkak se nuk kanë shlyer detyrimet ndaj shtetit.

Për më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA 1 gjërat shumë serio-zisht, nuk e vini shumë re mungesën e gjërave të dëshiruara. Kur nuk fokusoheni në mungesën e asaj që dëshironi, ju ndi-heni mirë. Kur ndiheni mirë, tërhiqni më

shumë nga ajo që ju dëshironi. Jeta juaj bëhet mirë e më mirë.

Në darkë, përpara se të flini, ju do të keni shumë gjëra të bukura për të men-duar. Ato, t’ju çojnë në një gjumë të qetë

dhe freskues. Pastaj do të zgjoheni me një ndjesi akoma edhe më të mirë të nesërmen në mëngjes.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Page 3: Gazeta 77 news

377 NEWSE MËRKURË, 17 KORRIK 2013 AKTUALITET

Pespa & Albania Alumin ofron vend pune menaxher në Durrës, dërgoni CV në e-mail: [email protected] / Për më tepër www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

HOTEL “GURI I ZI”RESTAURANTCaffe

Volljakë - Klinë, KosovëTel: +377 44 669 142

Qyteti i gurtë pret pothuajse çdo ditë gati 300 turistë të huaj, të cilët janë

të interesuar kryesisht për zonat që tre-gojnë për historinë e lashtë të qytetit. Jo pak të huaj kanë zbritur së fundmi në Gjirokastër.

Gati 300 turistë në ditë nga vende të ndryshme të Europës dhe më gjerë frekuentojnë kështjellën dhe objekte të tjera të zonës muzeale. “Është fantastik. Ne vijmë nga Gjermania dhe na duket

vërtet një qytet interesant. Nuk e kishim parë dicka të tillë më përpara. Mendoj se njerëzit janë modernë, por qyteti tradi-cional për mua është akoma më i bukur”. Përgjegjësja e kalasë thotë se më të pre-ferueshmet për turistët e huaj janë ven-det arkeologjike. Ndërkohë në muzeun e armëve, për shkak të një bilete tjetër të vendosur nga Bashkia, vizitorët nuk e kanë humbur interesin interesin.

Për më tepër: www.77news.al

Mbi 700-800 vizitorë përshkojnë çdo ditë parkun dhe rrënojat e monu-

menteve madhështore të të gjitha epo-kave. Shitorja e suvenirëve të Butrintit ofron për herë të parë këtë vit dhjetëra

specifikime të reja suveniresh nga Butrin-ti. Fondacioni “Butrinti”, një njësi biznesi tradite për të cilin kontribuojnë 37 arti-zane të fshatit Shëndëlli, ofron të paktën 200 lloje suvenirësh. Vizitorët vijnë prej

nacionaliteteve të ndryshme, ndërsa si çdo vit, një hapësirë të veçantë në gamën e vizitorëve zënë ata nga Kosova dhe trojet shqiptare.

“Unë jam këtu me një grup prej 40 turistësh francezë. Bashkëatdhetarët e mi kanë qenë ndër vite pak skeptikë rreth Shqipërisë, por këto vitet e fundit gjithnjë e më shumë francezë po e vizi-tojnë Butrintin. Imazhi dhe njohja për vendin tuaj po ndryshon dhe ju siguroj se të gjithë ata që gjenden me mua sot këtu në Butrint, janë të befasuar prej ma-dhështisë së këtij vendi”, thotë një turiste. Bekimi nga Gjakova ka ardhur për herë të parë në Butrint së bashku me familjen e tij dhe shprehet i gëzuar që ka mundësi ta vizitojë këtë vend arkeologjik. Butrinti u shpall qytet muze prej shtetit socialist në vitin 1961 dhe pasuri botërore nën mbrojtjen e UNESCO në vitin 1992. Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarë.

Për më tepër: www.77news.al

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Butrint, qindra vizitorë të huaj dhe vendas!

Gjirokastër, qindra turistë vizitojnë qytetin e gurtë!

Butrinti

Kalaja e Gjirokastrës

Page 4: Gazeta 77 news

4 77 NEWS E MËRKURË, 17 KORRIK 2013

"Albanian HR Solutions" ofron vend pune agjent/e Shitje dërgoni CV në e-mail: [email protected] / Për më tepër www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

Mobi ler iLili BareLili Bare

Adresa: Autosdrada Fier-Lushnje, km. 8.Ekspozita: Rruga e Vlorës, pranë uzinës së pambukut, Fier Cel: +355 069 40 60 588 / +355 069 43 21 444 Tel. / Fax: +355 34 222 529E-mail: mobileri [email protected]

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Për shkak të temperaturës së lartë, 4-vjeçarja nga Përrenjasi, gjendet e

shtruar në QSUT. Pakujdesia ndaj shër-bimit të ofruar, e ka drejtuar nënën e saj, drejt qendrës "Drejtësi dhe Solidaritet".Ja se si u shpreh ajo pranë kësaj qendre:Më flisni pak për veten dhe cili është problemi juaj?

Unë jam L.Muha nga Prrenjasi 32 vjeçe. Ne jemi një familje e re, kemi 3 fëmijë. Unë jam e papunë. Problemi që i shto-het kësaj familjeje është se kemi 3 ditë me temperaturë të lartë vajzën. Një nga ditët gjendja shëndetësore e vajzës u rëndua më shumë, temperatura arriti 41 gradë. Për këtë ne u drejtuam në spitalin pediatrik në QSUT. Ku më pas vijojnë problemet

edhe nga bluzat e bardha me mënyrën e shërbimit mjekësor, që është jashtë etikës së tyre profesionale. Cili është shërbimi i ofruar në këtë pa-vion?

Kam ardhur në spital që në orën 07.00, tani është mesditë dhe vajza ime nuk është vizituar akoma. Infermierët më përgjigjen se nuk ka rradhë dhe nuk mund t’ju ndih-mojmë. Nuk e kuptoj këtë neglizhencë nga një profesion shumë human. Është për t’u alarmuar nga situata të tilla të pa përmirësuara aspak nga QSUT për shër-bimet që ofron. I kërkova infermieres të shikonte vajzën dhe të bënte me dije mjekun përgjegjës për gjendjen e saj dhe ajo u përgjigj konkretisht me fjalët:

“Mjeku ka pacientë të tjerë për të vizi-tuar, ndërsa ne infermieret nuk mund të marrim përsipër problemin e fëmijës tënd”. Infermierja më kërkoi hapur para në këmbim të dhënies së shërbimit që e ka për detyrë ta kryej dhe paguahet prej shtetit. Gjendja ime ekonomike është e vështirë ndaj iu drejtova spitalit shtetëror, përndryshe do të shkoja në spitalet private ku shërbimi ofrohet në kohë reale.Sipas jush, si mund të zgjidhet ky pro-blem?

E vetmja rrugë për zgjidhjen e këtij problemi është marrja e masave ndaj infermiereve të këtij pavioni. Duke qenë së bëhet fjalë për spitalin e fëmijëve, men-doj se kurrë nuk duhet të ketë abuzime dhe neglizhencë, sepse është e turpshme që bluzat e bardha të ndjekin rrugën e korrupsionit. Duhet të merren masa ndëshkuese për këtë problem, eleminimi njëherë e përgjithmonë i këtyre rasteve duhet të ndodhë sa më shpejt. Kërkoj që “Urdhri i Infermierit” të fillojë një hetim në lidhje me këtë çështje dhe unë jam e gatshme që të flas me fakte dhe me prova në lidhje me refuzimin e mjekimit nga infermierët (pjesa që i takon infermierit), për vajzën që mund të rrezikonte edhe jetën.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Muha: Shërbimi në QSUT, mjekët neglizhentë!

Pediatria QSUT

Page 5: Gazeta 77 news

77 NEWSE MËRKURË, 17 KORRIK 2013

KPL ofron vend pune ekonomiste dërgoni CV në e-mail: [email protected] / Për më tepër www.njoftime.com

Rr. Pejë - Prishtinë, km 5-të,fshati Volljakë, Klinë, Gjakovë, KosovëCel: +377 44 150 779/ +355 44 350 829

DriniMotel Restaurant

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

Tereza Brahja nga Durrësi është bashkë-shortja e njërit prej punonjësve të poli-

cisë të rënë në krye të detyrës, që pas një tra-gjedie siç është vdekja e personit më të afërt, përjeton një tragjedi tjetër, atë të mbijetesës. Papunësia, strehimi, statusi i dëshmorit, arsi-mimi i fëmijëve janë probleme ende të paz-gjidhura të Terezës, ndërkohë shteti e kujton kontributin e bashkëshortit të saj vetëm një herë në vit, nëpërmjet një shpërblimi prej 10.000 lekësh. Si u vra bashkëshorti juaj?

Bashkëshorti im Benedik Brahja ka qenë punonjës policie dhe ka rënë në krye të detyrës në Repartin Ushtarak “Kepi i Rodo-nit” më 25.11.1996. Ky incident ka ndodhur kur po vinin disa skafe nga Shëngjini dhe hapën zjarr drejt repartit. Aty mbeti i vrarë dhe bashkëshorti im. Ne aty banonim në një reprat ushtarak. Më la me fëmijë të vegjël.

(…qan) Aktualisht ku banoni?

Aktualisht banoj me qera në Spitallë të Durrësit prej 17 vitesh. Po bëj rreth një vit pa paguar qeranë. Qeradhënësit do të vijnë më datë 26 korrik të kërkojnë lekët, por nuk kam asnjë mundësi për t’i paguar edhe këtë herë. Është shpallur bashkëshorti juaj dëshmor i atdheut?

Unë nuk e përfitoj shpërblimin e statusit të dëshmorit. Në fillim e kam patur të pamun-dur që ta ndiqja këtë çështje, sepse ndodhesha mes dhimbjes dhe lotëve. Më pas e kërkova këtë të drejtë nëpërmjet gjykatës, e cila më dha të drejtë, por administrata e ka apeluar çështjen me pretendimin që bashkëshorti im nuk është vrarë në krye të detyrës. Fakti që nuk përfitoj këtë të drejtë më ka rënduar së tepërmi nga ana ekonomike. Për 10 vite kam jetuar me 3.800 lekë. Tani marr 17.000 lekë,

por kjo shumë është e pamjaftueshme për të jetuar. Ndërkohë, prej katër vitesh më kanë hequr pensionin suplementar.Si bashkëshorte e një polici të vrarë, keni patur përkrahje të veçantë nga shteti?

Familjet e policëve të rënë në krye të detyrës nuk kanë asnjë lloj përkrahjeje nga shteti. Të paktën unë nuk kam patur asnjë lloj përkrahje, veç 10.000 lekë shpërblim që na jepen në fund të vitit. Djali im është 23 vjeç dhe vazhdonte shkollën për juridik, por u detyrua që të ndërpriste studimet për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike. Ku është përkrahja e shtetit në këtë rast? A jeni e punësuar?

Dhjetra herë kam shkuar tek komisariati i policisë së Durrësit për të kërkuar punë, por askush nuk më ka ndihmuar. Kërkoj që të punoj pasi nuk mund të jetoj vetëm me një pension familjar. Gjithashtu gjatë gjithë kësaj kohe, jam përpjekur të gjej një mundësi strehimi, sepse edhe shtëpia ku jetoj është në gjendje të mjerueshme. Kam aplikuar tre herë për strehim dhe më kanë thënë që më takon një e drejtë e tillë, por banka kërkon pronë ose unë duhet të jem në punë që të më sigurohen 30 milion lekë kredi me % interesi zero.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Brahja: Bashkëshorti im u vra në krye të detyrës, kërkoj punësim dhe strehim!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Tereza Brahja

Page 6: Gazeta 77 news

77 NEWS E MËRKURË, 17 KORRIK 2013KURIOZITETE

BAR

Rruga “Hysen Xhara” Oxhaku - TiranëCel: +355 69 76 79 474

E-mail: [email protected]

Duket se perceptimet e distancës dhe njohuritë për astronominë nga bri-

tanikët janë me miliona kilometra larg

realitetit. Një në dhjetë persona në Britani mendon se hëna është më pranë Britanisë se sa Australia. Në fakt 384 mijë kilometra

është distanca mes Britanisë dhe Hënës, që është ekuivalente me 25 herë rrugën vajtje-ardhje nga Australia në Britani.

Më brengosës është fakti se 25 % e bri-tanikëve mendojnë se është e mundur që të realizohet një telefonatë nga hapësira në planetin Tokë.

Përveç faktit që britanikët nuk kanë lidhje me astronominë, një pushim në hapësirë është ëndërr për britanikët pasi 40 % prej tyre preferojnë që më parë të pushojnë në hënë se sa në Spanjë.

Ky sondazh vjen nga prodhuesi i deo-dorantëve Lynx, si pjesë e fushatës Deep Space që ka për qëllim dërgimin e një prej konsumatorëve në hapësirë.

Për më tepër: www.77news.al

Britanikët: Hëna më afër se Australia!

Loja tetris për trajtimin e syrit "dembel"!E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

TECHNOAIR ofron vend pune teknik kondicionerësh cel. 0664035400 / Për më tepër www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Mjekët kanadezë kanë gjetur një mënyrë për të trajtuar syrin ‘dem-

bel’, duke luajtur lojën Tetris. Është vlerësuar se 1 në 50 fëmijë ka sy

"dembel", i njohur në gjuhën popullore strabizmi. Kjo ndodh kur vizioni i njërit sy nuk zhvillohet si duhet dhe sytë nuk duken në të njëjtin drejtim.

Nëse nuk trajtohet, kjo mund të çojë në humbje të përhershme të shikimit në syrin e dobët dhe kjo është arsyeja se përse mjekët përpiqen të ndërhyjnë që në fillim të shfaqjes së sëmundjes.

Në një studim u vërtetua se syri i dobët, nisi të funksiononte më mirë vetëm, kur

u mbulua me fashë syri që punon mirë. Kjo masë ndihmonte syrin e dobët të punojë më fort.

Normalisht, trajtimi është për të mbu-luar syrin e fortë me një copë në mënyrë që fëmija është i detyruar të përdorë syrin e tij "dembel".

Ekipi i Universitetit McGill ka zbuluar gjithashtu se bërja e "puzzle" mund të tra-jnojë të dy sytë për të punuar së bashku. Studimet në Mbretërinë e Bashkuar janë tashmë në proces për të provuar nëse ajo do të jetë një mënyrë e mirë për të trajtuar fëmijët me të njëjtën gjendje.

Për më tepër: www.77news.al

Page 7: Gazeta 77 news

777 NEWSE MËRKURË, 17 KORRIK 2013 TURQIA

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Të gjitha regjistrimet në SH.L.U.P. Vitrina

Master Shkencor dhe Profesional

Deri më 22 KorrikVetëm 200 € / Vit, të gjitha të përfshira!

JETA ËSHTË PLOT MUNDËSI!

GENER SHPK 2 ofron vend pune përgjegjës i degës teknike dërgoni CV në e-mail: [email protected] / Për më tepër www.njoftime.com

Ankaraja angazhohet për disiplinë të rreptë buxhetore!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

“Pegasus”, linjë e re fluturimi Stamboll-Tiranë!

Mbledhja e vlerësimit të ekonomisë, u mbajt në Stamboll nën drejtimin e

Kryeministrit Erdogan. Në takimin që zg-jati 4 orë, morën pjesë Zv/kryeministri Ali Babaxhan, Ministri i Ekonomisë Zafer Çal-lajan, Ministri i Zhvillimit Xhevdet Jëllmaz dhe Ministri i Financave Mehmet Shims-hek. Njoftohet se në mbledhje u trajtuan zhvillimet e fundit në tregjet financiare ndërkombëtare dhe tregun e brendshëm si dhe pritshmëritë lidhur me periudhën e ardhshme. Në deklaratën që u bë pas taki-mit, u tha se qeveria turke ka zbatuar poli-tikat e Bankës Qendrore që synojnë qën-drueshmërinë e çmimit, që kontribuojnë në stabilitetin financiar të vendit pa hequr dorë në asnjë mënyrë nga disiplina finan-ciare dhe reformat vazhdojnë të realizohen me vendosmëri. “Tregjet financiare turke të integruara tashmë në masë të rëndësishme

me tregjet ndërkombëtare financiare, kursi i këmbimit valutor si pasojë e zhvillimeve të nivelit global si dhe të ngjarjeve të fundit në vendin tonë, kostot e huamarrjes në tregjet e brendshme dhe të jashtme me indeks bur-sat kanë pësuar luhatje të ngjashme me ato që janë parë në vendet në zhvillim”, thuhet në këtë deklaratë. "Të gjitha institucionet përkatëse, me në krye Bankën Qendrore, janë duke i hedhur hapat e nevojshëm me qëllim minimizimin e efekteve nega-tive që do të kishin ndaj vendit tonë këto zhvillime që kanë prekur të gjitha vendet në zhvillim”, vijon deklarata. “Përmirësimet rrënjësore që kemi realizuar në themelet ekonomike të Turqisë, janë faktori krye-sor që do të sigurojë reflektimin e këtyre luhatjeve në tregjet financiare të mbetet në nivelin më minimal”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e qeverisë turke. "Ne i kemi

mbështetur gjithnjë investitorët që zotëro-jnë kapital në Turqi dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen", thek-soi Erdogan përmes kësaj deklarate shtypi. Turqia, e cila kryen pothuajse gjysmën e tregtisë së jashtme me vendet e zonës euro, u godit rëndë nga rënia e kërkesës. Kjo dëm-toi defiçitin tregtar duke e çuar nivelin e PBB në 6,3 për qind. Tre javët e protestave antiqeveritare shkaktuan gjithashtu ankth tek investitorët. Qeveria e Erdoganit është angazhuar që prej ardhjes në pushtet në vitin 2002 në respektimin e disiplinës bux-hetore. Rritja ekonomike gjatë vitit 2013 është 4 për qind, shumë më e ulët krahasuar me nivelin 8 për qind të rritjes gjatë viteve 2010 dhe 2011.

Për më tepër: www.77news.al

Sipas lajmeve që kanë zënë vend në me-dian turke, linja ajrore “Pegasus” duke fi-lluar nga data 2 shator 2013, do të flu-turojë nga Stambolli drejt Tiranës. Kjo linjë ajrore që vitet e fundit ka shtuar me shpejtësi fluturimet si brenda dhe jashtë shtetit, konkurron me çmime tepër të volitshme. Ndërkaq kompania “Pegasus” ka bërë të ditur se do të rrisë numrin e fluturimeve drejt vendeve të Europës Lindore. Fluturimet 2 herë në javë Prishtinë-Antalja, këtë vit duke fil-luar nga 22 qershori janë rritur në 3 herë në javë, duke dhënë kështu një kontribut dhe shërbim të rëndësishëm edhe për sektorin e turizmit.

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 news

8 77 NEWS E MËRKURË, 17 KORRIK 2013

Në ambjentet e Kampusit Universitar “Vitrina” u mirëpritën dy personali-

tete të botës akademike britanike: Prof. Dr. Laurence Fisher dhe Shefi i Departamentit të Menaxhimit Z. Milo Crummie nga London South Bank University (LSBU). Kjo vizitë u realizua falë Koordinatores së Zyrës së Mar-rëdhënieve me jashtë Znj. Odeta Muka dhe Zv. Rektores së Marrëdhënieve me Jashtë, Dr. proç. Anisa Subashi. Profesorët e nderuar të LSBU u pritën nga Themeluesi i Universi-tetit “Vitrina”, Z. Edmond Vlashaj, Rektori i Universitetit Prof. Dr. Mario Kedhi, Zv. Rektorët Prof. Dr. Piro Cipo, Dr. Teki Kurti, Dr. proç. Anisa Subashi, Dr. proç. Erblina Fetahu, Shefja e Departamentit të Fakulte-tit Ekonomi-Turizëm, Dr. proç. Olda Çiço dhe Përgjegjësja e Zyrës së Marrëdhënieve

me Publikun Msc. Alma Malaj. Pas një vizite të shkurtër në ambjentet kryesore të Kam-pusit, Z. Fisher dhe Z. Crummie, vijuan një takim në ambjentet e rektoratit me stafin pedagogjik të Fakultetit Ekonomi-Turizëm, në përpjekje të lidhjes së një ure bashkëpu-nimi mes dy Universiteteve, konkretisht me profilin ekonomik . Profesorët prezantuan gjerësisht për stafin pedagogjik programet e studimit të London South Bank University, konkretisht programin e studimit në nivel Master. Gjatë këtij takimi të rëndësishëm, profesorët u fokusuan kryesisht në projektin TEMPUS, i cili konsiston në modernizimin e shkollave të larta dhe krijon një mënyrë bashkëveprimi në shtetet e BE-së. TEMPUS u themelua në vitin 1990 dhe tashmë skema mbulon 27 vende në Ballkanin Perëndimor,

Europën Lindore, Azinë Qendrore, Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme. Projekti finan-cohet nga BE –ja dhe duke qenë se Shqipëria nuk është pjesë e saj, nuk mund të jemi pjesë e këtij projekti. Megjithatë profesorët mbës-htetën përfshirjen tonë në këtë projekt sapo Shqipëria të jetë pjesë e BE -së. Shumë të rëndësishëm dhe efektiv për një institucion arsimor, ata konsideruan marrëdhëniet me publikun dhe mbrojtjen e standarteve. Gji-thashtu i mëshuan fort bashkëpunimit me insitucione të tjera homologe dhe serioze, duke e konsideruar këtë ndërlidhje si çelës të suksesit. Mbledhja e ideve është një tjetër vlerë e madhe për suksesin e një institucioni prestigjioz dhe me të ardhme, theksuan ata. Në vazhdim të projektit stafi pedagogjik i Fakultetit Ekonomi-Turizëm prezantoi për të ftuarit programin e studimit të nivelit Bachelor dhe Master, duke bërë dhe një paraqitje të hollësishme të performancës së tyre akademike. Takimi vazhdoi me Rekto-rin e Universitetit “Vitrina”, Prof. Dr. Mario Kedhi , Zv. Rektorët, Dekanët dhe Shefat e departamenteve përkatëse. Gjatë këtij takimi u ripanë edhe një herë çështjet e lartpërmen-dura dhe mundësitë e bashkëpunimit me “London South Bank University”. Të pra-nishmit i drejtuan pyetje të ndryshme pro-fesorëve në lidhje me programet e studimit, modulet, stafin pedagogjik dhe mënyrën e zhvillimit të mësimdhënies në auditore. Në fund të vizitës profesorët dhanë përshtypjet e tyre për drejtuesit e Universitetit “Vitrina”, ambjentet si dhe stafin akademik me të cilin u njohën nga afër. Sipas traditës së Institu-cionit tonë, të ftuarve i’u dhurua shporta “77 Energji”.

Për më tepër: www.77news.al

DREJTËSI DHE ZHVILLIM E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

FIDANISHTE

Me TujaMe TujaAdresa: Deçan-Junik, Kosovë

Tel: +377 44 165

Hotel“EDEA”

Adresa: Rruga Nacionale Korçë - Tiranë, km 1Cel: +355 69 20 28 762 Tel: +355 82 24 25 632

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Akademikë të “London South Bank University” në Universitetin “Vitrina”!