8
MENDIMI POZITIV E DIELË, 09.12.2012 VITI I - NR.278 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Noka: Gatishmëri për nënshkrimin e marrëveshjes së ripranimit të azilkërkuesve!...............................fq.2 Vjedhja e sahatëve të ujit, banorët: UKT-ja hesht përballë kësaj situate!........................fq.4 13-vjeçarja rome: Më nxjerrin prindërit për të lypur, nuk kemi para të ushqehemi!.................................fq.5 Gazeta amerikane, dyzet faqe kushtuar Shqipërisë!.fq.7 Përurohet zyra e LSHR-së në Gjirokastër, Kërçiku: Vizioni ynë, punësim, zhvillim dhe rini aktive!........fq.8 ...>>fq.3 E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! www.shqiperiaere.al Qendra e Mendimit Pozitiv Besojini gjithmonë intuitës tuaj! Dita Kombëtare e Rinisë, Berisha të rinjve: Do të bëni të vërtetë ëndrrën e Bashkimit Kombëtar! S humë njerëz beso- jnë se baza e gjithç- kaje të madhe dhe që zgjat është dashuria. Dashuria është një vlerë thelbësore dhe është gjithmonë aty, si një zgjedhje për ta përdorur jetën ose jo. 1. Jepni dhe përjetoni sa... >> VIJON NË FAQEN 2

Gazeta 77 News botimi Nr 278

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News botimi Nr 278

MENDIMI POZITIV

E DIELË, 09.12.2012 VITI I - NR.278 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Noka: Gatishmëri për nënshkrimin e marrëveshjes së ripranimit të azilkërkuesve!...............................fq.2 Vjedhja e sahatëve të ujit, banorët:

UKT-ja hesht përballë kësaj situate!........................fq.4 13-vjeçarja rome: Më nxjerrin prindërit për të lypur,

nuk kemi para të ushqehemi!.................................fq.5 Gazeta amerikane, dyzet faqe kushtuar Shqipërisë!.fq.7 Përurohet zyra e LSHR-së në Gjirokastër, Kërçiku:

Vizioni ynë, punësim, zhvillim dhe rini aktive!........fq.8

...>>fq.3

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion,plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

www.shqiperiaere.al

Qendra eMendimit Pozitiv

Besojini gjithmonë intuitës tuaj!

Dita Kombëtare e Rinisë, Berisha të rinjve:Do të bëni të vërtetë ëndrrën e Bashkimit Kombëtar!

Shumë njerëz beso-jnë se baza e gjithç-

kaje të madhe dhe që zgjat është dashuria. Dashuria është një vlerë thelbësore dhe është gjithmonë aty, si një zgjedhje për ta

përdorur jetën ose jo.1. Jepni dhe përjetoni sa... >> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77 News botimi Nr 278

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITET E DIELË, 09 DHJETOR 2012

Noka: Gatishmëri për nënshkrimin e marrëveshjes së ripranimit të azilkërkuesve!

<< VIJON NGA FAQJA 1 më shumë dashuri që të keni mundësi. Dashuria është ndo-shta dhurata më e mirë që ne mund t'i japim vetes së pari dhe pastaj të tjerëve. Ajo na detyron të mësojmë ta duam shu-më veten tonë, në një mënyrë më “huma-nitare”, dhe të gjithë ata me të cilët jemi në kontakt.

Shpesh, nuk është e lehtë që ne t'u japim dashuri të pakushtëzuar të tjerëve, pjesërisht për shkak të mënyrës se si kemi mësuar për dashurinë nga prindërit dhe shoqëria ndërsa po rriteshim. Për ta ndry-shuar këtë, dhe për t'u dhënë të paktën formën “vëllazërore” të dashurisë gjithë atyre që njohim dhe takojmë, duhet të

praktikojmë pranimin e vërtetë i cili do të na kthehet shpesh.

2. Falni të gjithë ata që kanë gabuar me ju. Harrojini. Bëni një listë me të gjithë njerëzit nga fëmijëria deri tani që iu kanë lënduar në një farë mënyre. Ndonjëherë mund t'ju ndihmojë ta pyesni veten nëse “ju” keni ndonjë përgjegjësi për mënyrën sesi rrodhën ngjarjet. Pastaj harrojini. Shkruajini nga një letër që i keni falur (të cilën mund edhe ta grisni pasi ta keni shkruajtur). Sikur vetëm një mëri ose ndjenjë negative mund ta vështirësojë shumë mundësinë që ju të keni një marr-ëdhënie të mirë dhe të suksesshme tani ose në të ardhmen.

3. Bëni atë që dini dhe doni të bëni. Nëse qëndroni të ulur pas një tavoline tetë me pesë çdo ditë duke punuar për dikë dhe e urreni punën tuaj ose ambientin, mundo-huni ta ndryshoni! Shkruani se çfarë dini ju të bëni më mirë dhe çfarë iu do zemra që të bëni, pastaj bëni ç’të mundeni për ta bërë një gjë të tillë. Të jeni të sinqertë me veten dhe me talentet dhe dëshirat që Natyra iu ka falur, do ta bëjë jetën tuaj më të lumtur dhe që në fund do t'ia vlejë. Kur ju thoni se e doni punën dhe ato me të cilët punoni, do të keni shumë më pak stres në jetën tuaj.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Nishani dekoron Postën Shqiptare me urdhrin “Naim Frashëri” i artë!

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekoroi me Urdhrin “Naim Frashëri”

i Artë Shoqërinë “Posta Shqiptare” Sh.A., me motivacionin: “Për 100 vjet kontri-but të shquar në shërbim të interesave të publikut”. Gjithashtu, Kreu i Shtetit nde-roi edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Pos-tës Shqiptare, Arqile Gorea, me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin:

“Për kontribut të rëndësishëm në refor-mimin e Postës Shqiptare. Për menaxhi-min bashkëkohor të saj për të qenë sa më pranë interesave të publikut”.

Presidenti shprehu konsideratën e lartë për të gjithë punën e palodhur, volumi-noze dhe me përkushtim të punonjësve të Postës Shqiptare ndër vite, si dhe profesio-nalizmin e lartë të tyre çfarë ka bërë që ndër vite Posta Shqiptare të luajë një rol të rëndësishëm e të pazëvendësueshëm në vendosjen dhe ruajtjen e komunikimit mes njerëzve në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, duke u shërbyer interesave të qytetarëve shqiptarë në kohë dhe me efi-kasitet. Kryetari i Shtetit në fjalën e rastit theksoi se një ndër kontributet më të spi-katura të shtetit shqiptar në 100 vite është shërbimi postar. “Është më se evident sot, fakt se ky shërbim i rëndësishëm publik i është rikthyer jo vetëm standardeve të një shoqërie evropiane, i është rikthyer jo ve-tëm sigurisë dhe korrektësisë të shërbimit

që meriton një shoqëri e civilizuar, por i është rikthyer drejtpërdrejt qytetarit shqip-tar. Ndaj, në këto momente, për mua është një rast i veçantë që, në emër të qytetarëve të vendit, si President i Republikës të kem rastin të shpreh, në radhë të parë vlerësimin për të gjithë ata punonjës të kësaj ndërmarr-jeje kaq të madhe, kaq të hapur, kaq dinji-toze për përkushtimin e tyre, për vullnetin e tyre, për punën e palodhur, që ata çdo ditë, çdo orë, çdo minutë ndërmarrin përsipër dhe janë tek qytetari, janë tek lajmi i tyre. Lajmi është pjesë pararendëse e aktiviteteve të jetës sonë të përditshme. Ndaj, kur lajmi vjen në kohë, lajmi adresohet atje ku duhet, është ndihma më e madhe, që mund t’i je-pet një qytetari në çdo moment të jetës së tij. Këtë sot e ka arritur Posta Shqiptare. Ju sot keni arritur atë standard për të cilin ne çdo ditë diskutojmë, flasim dhe përpiqemi të arrijmë, respektin ndaj qytetarit”, u shpreh Presidenti Nishani.

Për më tepër: www.77news.al

“Shqipëria do të shfrytëzojë të gjitha hapësirat për riatdhesimin e azilkë-

rkuesve të saj nga Suedia dhe çdo vend tjetër”. Ky ka qenë pohimi i ministrit të Brendshëm, Flamur Noka, gjatë një takimi të mbajtur në Suedi me ministrin e Migra-cionit, Tobias Billstrom. Në kuadër të një vizite të posaçme për çështjen e azilkë-rkuesve, Noka ka shprehur gatishmërinë e nënshkrimit të marrëveshjes së ripranimit të shtetasve, duke theksuar se Shqipëria është gati për një gjë të tillë. “Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor

që ka nënshkruar protokolle, marrëveshje ripranimi dhe ka rikthyer e do të vijojë të rikthejë me shpenzimet e saj çdo shtetas që shkel rregullat e lëvizjes së lirë në vendet e BEsë”, është shprehur Noka. Ai ka vënë në dukje se vendi ynë ka nënshkruar ma-rrëveshje të ngjashme me 11 vende të BEsë dhe jemi të gatshëm që të nënshkruajmë, në çdo çast, edhe me Mbretërinë e Suedisë një marrëveshje të tillë.

Ministri i Integrimit të Mbretërisë së Suedisë, Tobias Billstrom, është shpre-hur se vendi i tij ka vlerësuar gjithmonë

përpjekjet e Shqipërisë për të respektuar të gjitha detyrimet e saj, si para procesit të liberalizmit të vizave, ashtu dhe në periudhën pas tij. “Në do të vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë pa kushte në rrugën drejt integrimit të plotë në BE. E çmojmë gatishmërinë e palës shqiptare për nënshkrimin e protokollit të ripra-nimit për çdo shtetas shqiptar që shkel rregullat, tejkalon afatet kohore të qëndri-mit të paautorizuar në Suedi”, ka theksuar ministri Billstrom.

Për më tepër: www.77news.al

Page 3: Gazeta 77 News botimi Nr 278

77 NEWS

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 510 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 10 Dhjetor

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

Terna S.A ofron vend pune Ekonomiste. Dërgoni Cv në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKËE DIELË, 09 DHJETOR 2012

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

Berisha të rinjve: Do të bëni të vërtetë ëndrrën e Bashkimit Kombëtar!

Kryeministri Berisha e ka cilësuar 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë, si një nga

momentet më të rëndësishme të vendit. “Krenar me qenë shqiptar dhe më krenar me qenë i ri shqiptar”. Me këtë moto u ësh-të drejtuar sot herë pas here Kryeministri Sali Berisha të gjithë qytetarëve, të rinjve dhe të rejave të pranishme në aktivitetin e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Rinisë, 22-vjetorit të Lëvizjes Studentore. Kryeministri nderoi guximin e lëvizjes stu-dentore të dhjetorit ’90 që i dha fund dikta-turës hoxhiste. Duke iu drejtuar të rinjve, kryeministri apeloi për të bërë realitet ëndrrën e bashkimin kombëtar në Europë, për të shëruar plagët që rrjedhin prej një shekull mbi kombin tonë. “Sot jetojmë 5

shtete, por jemi një komb i vetëm, me një gjak, me një gjuhë, me një flamur, me një prijës të pamposhtur Skënderbeun. Jemi një komb i vetëm që nuk na ndan asgjë në botë. Me zjarr, me hekur, me traktate të padrejta kufijtë që copëtuan në 5 pjesë tru-pin dhe gojën shqiptare që dergjeshin pas shekujsh robërie. Jam sot më besimplotë se kurrë tek të rinjtë dhe të rejat shqip-tarë, të bashkohemi me njëri-tjetrin me Europën”, theksoi kryeministri shqiptar. Në fjalën e tij kreu i qeverisë u shpreh i lumtur që feston me të rinjtë ditëlindjen e të drejtave themelore njerëzore. Duke shprehur mirënjohje për të gjithë stu-dentët e dhjetorit që përmbysën regjimin më të egër diktatorial me në krye Azem

Hajdarin, tribunin e lirisë, siç e cilësoi ai. Vizioni evropian, guximi i qytetarëve do shndërroheshin në uraganin e lirisë që do përmbyste diktaturën hoxhiste, do ndante epokën dhe historinë. “Më 8 dhjetor ‘90 studentët e Tiranës me në krye tribunin e lirisë Azem Hajdari u përballën në rru-ginë e sheshe me diktaturën më të egër në Europë, që për 45 vite me radhë persekutoi e burgosi, ekzekutoi me gjyq e pa gjyq, u mori jetën me burgje, kampe përqendrimi, kooperativa skllavëruese socialiste, qindra e mijëra shqiptarëve. Studentët liberatorë dhe prijësi legjendar Hajdari gjunjëzuan regjimin primitiv që u ndalonte shqip-tarëve besimi tek Zoti, u ndaloi pronën, lëvizjen e lirë”, deklaroi kreu i qeverisë. Në këtë ditë kryeministri kujtoi edhe arritjet e Shqipërisë në 100 vite, përmbysjen e re-gjimit hoxhist, anëtarësimin në NATO, lë-vizjen e lirë dhe kremtimet për këtë ditë që bashkoi shqiptarët nga të gjitha skajet. “Sot pas 22 vitesh bijtë e etërve që u ngujuan në izolimin më të egër përdorin votën e tyre në parlament, për të bllokuar ëndrrën tuaj evropiane, për të bllokuar projektin tuaj evropian”, iu drejtua kryeministri të pra-nishmëve duke akuzuar në këtë mënyrë kreun e PS-së Edi Rama për mosvotimin e tre ligjve në kuvend. Ai bëri thirrje që më 23 qershor të 2013 të rrëzojnë me votë murin e bllokimit të ëndrrës evropianë, që kanë ngritur pinjollët e bllokmenëve hoxhistë.

Për më tepër: www.77news.al

Page 4: Gazeta 77 News botimi Nr 278

77 NEWS

Euro Alb Sh.p.k ofron vend pune Inxhinier Ndërimi. Dërgoni Cv në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E DIELË, 09 DHJETOR 2012

Vjedhja e sahatëve të ujit, banorët:

UKT-ja hesht përballë kësaj situate!

Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet ka pasqyruar shpesh herë në të përditsh-

men "77 News" problematika të ndryshme me të cilat ndeshet komunitetin përreth. Shqetësimet e ngritura nga qytetarët, si vonesat në transportin urban, mungesa e energjisë elektrike etj, janë përçuar edhe tek institucionet përgjegjëse me synim gjetjen e një zgjidhjeje. Vjedhja e sahatëve të ujit në një nga zonat e kryeqytetit ka shqetësuar banorët e një prej pallateve që ndodhet pranë shkollës nëntëvjeçare "Ser-vete Maçi", përkatësisht në rrugën Zenel Baboçi. Qytetarët e irrituar shprehen se prej tre ditësh sahatët e ujit janë vjedhur në të dyja hyrjet dhe ata nuk po gjejnë asnjë zgjidhje për këtë problematikë e cila dy ditë më parë solli përmbytjen e shtëpive nga uji. Rreth 40-të familje ankohen dhe kërko-jnë zgjidhje pasi ata thonë se kanë qenë

korrektë me pagesën e faturave që vijnë nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve, Tiranë. D.D. një familjare në pallatin nr.37-të, tregon për këtë situatë dhe i bën apel UKT-së të marrë masa.Cila është problematika me të cilën ju si banorë po haseni?

Prej tre ditësh na kanë vjedhur sahatët e ujit. Asnjë banorë nuk e ka vënë re që sahatët ishin marrë, pasi mendohet se ka ndodhur në orët e vona të natës. Ne e kemi kuptuar kur uji na mbushi shtëpitë dhe lagjen. Menjëherë të irrituar iu drejtuam UKT-së për të marrë një zgjidhje. Por as-gjë nuk është bërë deri në këto momente. Nuk na dhanë një përgjigje, thanë do të vijmë ta shohim situatën dhe kaq. Më pas ne shkuam edhe në polici, por edhe kjo e fundit nuk ka marrë asnjë masë.A kanë ardhur përfaqësues nga këto dy

institucione për të parë situatën nga afër?Po, erdhën policët të parët dhe na thanë

se duhet të bënim një denoncim. Ne i sqaruam se situata është e dukshme. Ata mund ta filmonin dhe të hetonin. Ndërsa nga Ujësjellës Kanalizime, Tiranë, erdhën dhe na thanë se duhet të vëmë sahatë të tjerë, të rinjë, që kushtojnë 27-të mijë lekë të vjetër. Nuk është e drejtë të ndodhë kjo gjë, pasi nuk është faji jonë pse janë vje-dhur sahatët e ujit. Ne jemi taksapagues të rregullt, kemi zbatuar ligjin dhe kërkojmë të drejtën tonë si qytetarë të këtij vendi.U shprehët më lart se uji përmbyti shtë-pitë tuaja, shoh që sahatët janë lidhur me tuba provizorë?

Po, ne si qytetarë morëm vetë masa pasi e pamë që UKT-ja nuk reagoi fare. Paguam një hidraulik privatisht, blemë tubat dhe ai na i lidhi përkohësisht, pasi ndryshe do të ishte përmbytur gjithë zona përreth. Aktualisht ne nuk jemi dakord të blejmë sahatë të rinj, pasi nuk është e drejtë. Në anën tjetër presim zgjidhje pasi nuk kemi ndërmend të paguajmë faturat pa sahatë. I bëjmë apel UKT-së të marrë masa si dhe policisë të gjej fajtorët që shkaktuan këtë problematikë që na ka vështirësuar jetesën në komunitet.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Page 5: Gazeta 77 News botimi Nr 278

77 NEWS

Kompania FINAL ofron vend pune Collection Manager. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE DIELË, 09 DHJETOR 2012

13-vjeçarja rome:

Më nxjerrin prindërit për të lypur, nuk kemi para të ushqehemi!

Vajzën 13 vjeçare rome e hasim diku në një nga zonat më të populluara të

kryeqytetit, tek shtrëngon në krahët e saj foshnjën e mbështjellë, që e ka vëllain e saj më të vogël. E mitura është tepër e shka-thët, i bën për vete shumicën e kalimtarëve duke i vërejtur drejt e në sy e me duart që thuajse i kanë ngrirë akull nga i ftohti i zakonshëm i fillimit të këtij Dhjetori, duke u lutur. “Të dhëntë zoti shëndet, një lek më jep se vëllai është pa ngrënë, unë duroj se jam e rritur po ky është bebe, ju lutem, ju ndihmoftë zoti”, shprehet me sy të trish-tuar 13-vjeçarja rome, që herë pas herë fërkon duart kur ndonjë prej kalimtarëve i lëshon ndonjë qindarkë në kartonin e ven-dosur përpara këmbëve. Sapo i afrohemi dhe e përshëndesim ajo buzëqesh si të mos ishte në rrugë për të lypur lëmoshë. Pastaj na vështron në sy dhe na thotë që ajo del në rrugë pasi prindërit e saj nuk punojnë dhe në kasollen e tyre nuk gjendet as edhe një

copë bukë. Vajza e vogël e veshur me disa rroba të vjetra, të holla duke u dridhur nga i ftohti çohet me shpejtësi për të gjetur një vend ku nuk e kap era e ftohtë, por është e pamundur pasi i ftohti duket se e ndjek në çdo hap. Më pas 13-vjeçarja e vendos foshnjën në mes të rrugës dhe nxiton tej lulishtes për të zaptuar një karton të madh që do t’i shërbejë si mburojë nga era e fortë. Atje midis pemëve rrëmben batanijen e trashë për të mbështjellë veten dhe vëllain e saj, pastaj nis sërish bisedën me ne. Historia

E mitura tregon se ajo jeton me vëllain e vogël, nënën, njerkun dhe katër fëmijët e tij në një barakë të vjetër të mbuluar me plas-masë, në disa magazina të vjetra në zonën e “Siri Kodrës”. Sapo fillon të kujtojë të atin e saj, vajza e mitur i mbush sytë me lot. Në atë kohë i vogli nis të qajë, me zë thuajse të çjerrë prej të ftohtit. 13-vjeçarja pa e dhënë veten për mallin që ka për babain e saj, nxjerr nga teshat e veta një biberon të vjetër që ka më shumë ujë se qumësht. Ia vendos të voglit në gojë dhe i kthen sërish sytë nga ne duke qenë e gatshme të bisedojë e të na tregojë historinë e familjes së saj. “Babai na ka vdekur përpara tre vjetësh i sëmurë në spital, ka qëndruar 10 muaj pa ilaçe se nuk kishim asnjë kokërr leku, kur ishte ai mirë na sillte për të ngrënë dhe nuk dilnim në rrugë, tani njerku dhe nëna na nxjerrin në rrugë për të lypur pasi nuk kemi para”, shprehet duke u lotuar e duke u munduar ta mbajë dëshpërimin 13-vjeçarja.

ApeliNdërsa flet me ngashërim, e mitura vë-

shtron herë pas herë nga rruga dhe thotë me trishtim se nëse e sheh njerku që flet me gazetarët atëherë edhe mund ta rrahë. “Ai nuk është babai im dhe nuk është se i vjen gjynah për mua dhe për vëllain e vogël, se nëse do t’i vinte keq nuk do të na nxirrte në rrugë për të lypur në erë e në ftohtë, edhe nëna e shkretë nuk ka ç’të bëj se ai punon duke larë makinat dhe na mban me ilaçe dhe me gjëra të tjerë, ndërsa ne në rrugë nxjerrim paratë për të ngrënë”, shprehet 13-vjeçarja, e cila ka një apel për të gjithë personat që kanë mundësi ta ndihmojnë familjen e saj të varfër. Ajo apelon për ndihma ushqimore, veshje dhe strehë, pasi tani që filloi dimri foshnja e vogël do të sëmuret nga të ftohtit dhe shiu sepse sipas të miturës kështu ka ndodhur dhe një vit më parë, kur vëllai i saj vetëm disa muaj pasi lindi u sëmur rëndë dhe u shtrua disa ditë në spital. Qen-dra Drejtësi dhe Solidaritet në nismën e ndërmarrë prej disa muajsh, Stop Lypjes dhe Shfrytëzimit të fëmijëve në rrugë, do ta ndjekë hap pas hapi këtë fenomen të shëmtuar duke ndjekur të gjitha politikat e Ministrisë së Punës.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Page 6: Gazeta 77 News botimi Nr 278

77 NEWS

Nuk do të jenë në Eurovizion, pasi s'paguajnë dot as konkurrimin!

Arkitekt Master ofron vend pune Arkitekt. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KURIOZITETE E DIELË, 09 DHJETOR 2012

Çfarë është Masoneria?Masoneria paraqet organizatë të

formuar nga rregulla dhe parime jezuite me një disiplinë shumë të ashpër. Janë fuqi sunduese e botës, përmes qeverive botërore dhe njerëzve të tyre të cilët arrijnë në pozitat më të larta dhe e marrin qeve-rinë, ku pastaj udhëheqin me shtetin. Çdo qeveri që i pengon,minohet nga ata. For-mulat e tyre shërbejnë vetëm për qëllime materiale dhe për rrënimin e shoqërisë ekzistuese. Qëllimi i tyre është mbi kom-bëtar, supernacional, global, pasi ata kanë për qëllim sundimin e botës e jo vetëm të një vendi apo regjioni. Pra Masoneri "kom-bëtare" nuk ka edhe nuk ekziston diçka e tillë. Roli i tyre në shoqëri është tejet i madh

sepse janë ata të cilët qeverisin me shtetin,e duke qeverisur me shtetin kuptohet se i qeverisin edhe qytetarët e atij shteti. Ata veprojnë sipas agjendës së tyre të famshme, e cila është tejet e rrezikshme për të gjitha shoqëritë ekzistuese.

Kjo është ajo agjende:1. Shkatërrimi i të gjitha qeverive pacifiste2. Heqja e trashëgimisë3. Zhdukja e pronës private4. Zhdukja e patriotizmit5. Zhdukja e familjes6. Heqja e religjionit7. Krijimi i një qeverie botërore

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

Katër nga vendet evropiane me më shumë pro-bleme financiare, nuk do të garojnë në festivalin

evropian të këngës, që njihet ndryshe me emrin Euro-vizion. Greqia, Qiproja, Polonia dhe Portugalia thonë se kanë shumë pak shanse që të marrin pjesë pasi druhen se nëse e fitojnë këtë garë, nuk do e organizo-jnë dot eventin vitin pasardhës për shkak të situatës ekonomike. Greqia thotë, se madje nuk e përballon shumën prej 120 mijë eurosh që paguhet për të kon-kurruar. Kostoja e organizimit të një festivali të tillë shkon mbi 70 milion euro. Kurse Qipro tha se do ishte një provokim për popullin nëse hyjnë në Eurovizion, në një kohë që vendi po vuan masat e kursimit. Euro-vizioni zhvillohet vitin që vjen në Suedi.

Anisa Metohuwww.77news.al

Page 7: Gazeta 77 News botimi Nr 278

777 NEWS

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Sot do merrni vendime të rën-dësishme për jetën tuaj në çift dhe kjo do iu bëjë të ndiheni edhe më mirë.

Demi: Falë ndikimit të Diellit në pla-nin financiar, fati do iu buzëqeshë. Mos e teproni me shpenzimet.

Binjakët: Klima në çift do jetë pak e trazuar sot. Kujdes mos tregoheni shumë posesivë.

Gaforrja: Yjet do jenë në anën e be-qarëve dhe do sjellin për ta dashuri të këndshme.

Luani: Financat do jenë të paqën-drueshme, por me këmbëngulje mund të arrini të vendosni ekuilibrin.

Virgjëresha: Duhet të bëni kujdes në planin financiar. Mos dëgjoni këshillat e të tjerëve, por bëni atë që mendoni se është e duhura.

Peshorja: Do mund të kryeni tran-saksione të rëndësishme dhe që do ua përmirësojnë buxhetin.

Akrepi: Çiftet do fillojnë projekte të përbashkëta dhe do ndihen të lumtur në krahët e partnerit.

Shigjetari: Venusi do iu garantojë sot një jetë sentimentale harmonike dhe mjaft të bukur.

Bricjapi: Pamaturia në planin finan-ciar do iu kushtojë shtrenjtë. Ulni sa të mundni shpenzimet.

Ujori: Gjatë kësaj dite do e kuptoni edhe më mirë atë që keni në krah dhe do ia plotësoni dëshirat.

Peshqit: Në planin financiar nuk duhet të hidhni asnjë hap të nxituar sepse do keni shumë probleme më vonë.

Tring TV sha ofron vend pune SUPORT IT. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KULTURËE DIELË, 09 DHJETOR 2012

Gazeta amerikane, dyzet faqe kushtuar Shqipërisë!

Si asnjëherë në histori, një gazetë jo-shqiptare i ka kushtuar kombit shqiptar

dhe diasporës së tij në SHBA një hapësirë prej 40 faqesh prezantuese dhe kremtuese.

Rasti ishte për nder të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë; gazeta ishte “New York Daily News”, e njohur si periodikja me tirazhin më të lartë në shtetin e New Yorkut dhe si e pesta në mbarë SHBA-në (direkt pas gjigantëve “Wall Street Journal”, “The New York Times” që ia kalojnë vetëm me shitjet jashtë shtetit, si dhe “USA Today” e Los Angeles Times).

Për shkrimet e botuara, “New York Daily News” pati ndihmën e gazetës shqiptaro-

amerikane “Illyria”. Synimi ishte që të pre-zantohej Shqipëria dhe shqiptarët, përfshi edhe komuniteti ynë në sytë e lexuesve të thjeshtë amerikanë.

Faqet kushtuar Shqipërisë u botuan nga gazeta njujorkeze më 28 nëntor. Një shkrim me titullin, “Dita e Shqiptarëve”, nga Ru-ben Avxhiu u shpjegonte lexuesve ameri-kanë festën shqiptare të 28 Nëntorit si dhe i bënte një përshkrim të shkurtër historisë së shqiptarëve. Një pjesë nga libri “Udhëtimi im në Tokën e Shenjtë” i botuesit të gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami, përshkruhej një pjesë e vizitës së tij në Jerusalem, e organi-zuar nga organizata e fuqishme American Jewish Committee (Komiteti Amerikano-Hebre – AJC), si dhe historia e miqësisë mes shqiptarëve dhe hebrenjve, këta të fundit janë komuniteti etnik më i madh i qytetit të New Yorkut dhe përbëjnë përqindjen më të lartë të lexuesve të “NY Daily News”.

Gazeta njujorkeze, me ndërmjetësimin e botuesit të gazetës “Illyria”, intervistoi me këtë rast edhe shkrimtarin më të shquar shqiptar, Ismail Kadare, i cili foli për kthesat e mëdha të kombit shqiptar, për shekullin e parë të historisë së tij që prej pavarësisë, për kthimin në Perëndim të shqiptarëve, si dhe për letërsinë dhe rolin e saj.

Një shkrim i posaçëm erdhi nga Kosova, kushtuar Nënë Terezës, për t’ia prezantuar lexuesit amerikan këtë “nënë të botës dhe bijë të Shqipërisë”.

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 News botimi Nr 278

8 77 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

DREJTËSI DHE ZHVILLIM E DIELË, 09 DHJETOR 2012

Kërçiku: Vizioni ynë, punësim, zhvillim dhe rini aktive! Përurohet zyra koordinuese e LSHR-së në Gjirokastër

Lëvizja Shqipëria e Re, çeli zyrën koor-dinuese në Qarkun e Gjirokastrës. Kjo

e fundit do të shërbejë si një urë lidhëse për qytetet dhe komunat përreth duke bashkëvepruar punët e saj me degët dhe seksionet e LSHR-së. Të rinj të shumtë të pranishëm u njohën më nga afër me plat-formën politike të partisë, e cila tashmë po vijon me çeljen e zyrave edhe në Qarqe të tjera të vendit. Synimi sipas nënkrye-tares e njëherazi kryetares së Forumit Rinor të Lëvizjes Shqipëria e Re, Vilma Kërçiku është marrja në ngarkim e tre ministrive, me qëllim zhvillimin e disa sektorëve në vend si arsimi, punësimi, turizmi etj., të cilët kanë ndikim në jetën e gjithë shoqërisë. “Ne synojmë 12-të de-

putetë për 12–të Qarqe të vendit. Nëse na jepni besimin tuaj do të administrojmë tre Ministri, atë të Punës, Çështjeve So-ciale e Shanseve të Barabarta, Ministrinë e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve si dhe Ministrinë e Diasporës. Krijimi i kësaj të fundit do të shërbente për fuqi-zimin e kombit shqiptar në Ballkan e më gjerë”, u shpreh ajo. Më tej, Kërçiku u ndal tek funksioni që ka sot MPÇSSHB si dhe MKTRS. Sipas saj, këto institucione nuk e kryejnë siç duhet funksionin e tyre. Punë-simi dhe politikat për të rinjtë mungojnë. Ndaj, ajo premtoi se Lëvizja Shqipëria e Re do të ndikojë në përfshirjen e sa më shumë të rinjve në administratë duke i bërë ata më aktivë në qeverisje. Më tej,

ajo u ndal edhe tek iniciativat e marra nga LSHR , si ajo për promovimin e turizmit “Bëji nder vendit tënd, fto në Shqipëri sa më shumë vizitorë”, si dhe në 7-të pikat e platformës politike, të cilat po diskutohen nga të gjitha kategoritë e shoqërisë për të qenë gjithëpërfshirëse. Të rinjtë u njohën edhe me vizionin që kjo forcë politike ka për fuqizimin e kombit shqiptar, shtetit, sipërmarrjes në vend dhe sistemit të vle-rësimit në shkolla, duke futur konceptin e Axhensisë së Vlerësimit të Provimeve, e cila do të shmangë presionin e notës nga mësuesi i lëndës që duhet të konceptohet si ofrues shërbimi. Lidhur me vendimin e fundit të qeverisë, Kërçiku përshëndeti nismën e kryeministrit të vendit Prof. Dr. Sali Berisha, për pajisjen e çdo shqiptari, pavarësisht se ku jeton, me pasaportën shqiptare. Ajo informoi të rinjtë e Gjiro-kastrës, se kjo nisëm është një nga pikat kryesore të platformës së LSHR-së, e cila f let për fuqizimin e kombit dhe hedh idenë e krijimit të një Asambleje Kom-bëtare me përfaqësues nga të gjitha trevat shqipfolëse, e cila do të mundësonte poli-tika zhvillimi të përbashkëta. Në përfun-dim të këtij takimi të zhvilluar në zyrën e çelur tashmë në Qarkun e Gjirokastrës nga Lëvizja Shqipëria e Re, koordinatori i saj Kamber Leskaj premtoi se kjo forcë politike, tashmë me një vizion të qartë, do të jetë zëri i rinisë, duke e parë këtë të fundit si të ardhmen e vendit. Ai u shpreh se do të angazhohet maksimalisht për të realizuar synimin e forcës që ai përfaqë-son.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re