8
MENDIMI POZITIV E HËNË, 03.12.2012 VITI I - NR.272 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al William Ryerson: Shqipëria të kryejë detyrat që i janë ngarkuar nga Brukseli!.............................fq.2 Përurohet zyra koordinuese e LSHR-së në Qarkun e Kukësit!...............................................fq.3 Protesta e qytetarit: Puseta e pallatit është privatizuar, kam 15 vite që vuaj!.....................fq.4 Të miturit që punojnë, 12-vjeçari nga Kukësi që mban familjen!...................................................fq.5 Rruga në Torino merr emrin Skënderbeg!...............fq.7 ...>>fq.8 Lëvizja Shqipëria e Re Ju uron: - Gëzuar 100-vjetorin e Pavarësisë! www.shqiperiaere.al Qendra e Mendimit Pozitiv Arti produktiv i mendimit pozitiv! për miratimin e tre ligjeve që na afrojnë me BE! N jë keqinterpre- tim i zakonshëm që përsëritet herë pas here është që mendi- mi pozitiv varet nga aftësia për të “gënjyer mendjen” se diçka është më e mirë nga ç'është aktualisht. Për ato që besojnë këtë gjë, mendimi pozitiv mund... >> VIJON NË FAQEN 2 Integrimi, Vlashaj: Apel forcave politike

Gazeta 77 News Botimi Nr.272

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

Citation preview

MENDIMI POZITIV

E HËNË, 03.12.2012 VITI I - NR.272 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

William Ryerson: Shqipëria të kryejë detyrat që i janë ngarkuar nga Brukseli!.............................fq.2 Përurohet zyra koordinuese e LSHR-së

në Qarkun e Kukësit!...............................................fq.3 Protesta e qytetarit: Puseta e pallatit

është privatizuar, kam 15 vite që vuaj!.....................fq.4 Të miturit që punojnë, 12-vjeçari nga Kukësi

që mban familjen!...................................................fq.5 Rruga në Torino merr emrin Skënderbeg!...............fq.7

...>>fq.8

Lëvizja Shqipëria e Re Ju uron:- Gëzuar 100-vjetorin e Pavarësisë!

www.shqiperiaere.al

Qendra eMendimit Pozitiv

Arti produktiv i mendimit pozitiv!

për miratimin e tre ligjeve që na afrojnë me BE!

Një keqinterpre-tim i zakonshëm

që përsëritet herë pas here është që mendi-mi pozitiv varet nga aftësia për të “gënjyer mendjen” se diçka është më e mirë nga

ç'është aktualisht. Për ato që besojnë këtë gjë, mendimi pozitiv mund... >> VIJON NË FAQEN 2

Integrimi, Vlashaj: Apel forcave politike

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITET E HËNË, 03 DHJETOR 2012

<< VIJON NGA FAQJA 1 të duket si gjepura. Në fund të fundit, kush do të harxhojë kohë me lavazhe truri të nxitura vetë?

Nëse mendimi pozitiv nuk do të ishte asgjë më shumë se një marifet për të lar-guar perden që iu ka zënë sytë, nuk do të ishte shqetësuese. Por është diçka më shumë.

Po për çfarë është mendimi pozitiv?Mendimi pozitiv do të thotë të zgjedhësh

mendimet që të bëjnë të ndihesh mirë në vend të elementeve të jashtëm që kontro-llojnë kalibrin e mendimeve tuaja.

Do të thotë të shikosh jetën nga një pers-pektivë e këndshme dhe ta mprehësh fuqinë për të kërkuar më të mirën në çdo rrethanë.

Kudo ka lule për ato që duan t'i shohin. -Henri Matisse

Çfarë nuk është mendimi pozitiv?Ndërrimi i pikpamjeve përkufizohet si një

“ sugjërim bindës për të bindur dikë të heqë dorë nga besimet e tij sociale, politike, ose fetare si dhe sjelljet e tij për të pranuar ide të ndryshme deri diku të imponuara.”

Ndryshe nga ndërrimi i pikëpamjeve, të kesh një perspektivë pozitive asnjëherë nuk duhet të bëjë të ndiheni sikur po e sforconi veten për të besuar gënjeshtra ose të hiqni dorë nga idetë që janë të rëndësishme për ju. Qëllimi i mendimit pozitiv nuk është t'iu shpërqendrojë nga e vërteta, por të ripërqendroni vëmendjen në të vërtetat e bukura që mund t'i merrni shumë shpesh si të mirëqenë.

Si ta aplikojmë efektivisht mendimin pozitiv?

Jeta është e mbushur me një llojshmëri eksperiencash, rrethanash, njerëzish dhe

gjërash. Disa tërheqin mendime dhe ndjenja të lumtura, ndërsa disa të tjerë shkaktojnë një rrjedhë me negativitet.

Ndoshta do jeni duke u habitur se sa mund të zbatohet mendimi pozitiv kur për-ballet me diçka që është padyshim negative. Ka dy mundësi themelore: përqendrohuni diku tjetër dhe përqendrohuni ndryshe.

1.Përqëndrohuni diku tjtër kur të keni mundësi.

Të përqendroheni diku tjetër do të thotë ta hiqni vëmendjen nga subjekte shqe-tësuese në diçka që iu bën të ndiheni më mirë. Ka disa raste kur kjo është qartësisht zgjidhja më e mirë. Ja një shembull: Jeni me një grup njerëzish që po diskutojnë tema të nxehta politike. Diskutimi bëhet shumë i nxehtë kur gjithsecili mbron pikëpamjet e tij për abortin, kujdesin shëndetësor, lutjet në shkollë, martesat gay, imigrimi madje dhe fitoren e Çmimit Nobel nga Presidenti Obama.

Tensioni rritet dhe fjalët fillojnë të ashpërsohen. Ju filloni të ndjeheni shumë të zemëruar dhe të irrituar me disa nga ko-mente fyese, goditje personale, pikëpamje pa kuptim.

Në këtë situatë, ju thjesht mund të ven-dosni të mos jeni pjesë e bisedës. Patjetër, që mund t'iu ofendojnë dhe të reagojnë negati-visht nëse largoheni. Po pastaj, çfarë? Çfarë është më e rëndësishme? Të bëni atë që të tjetër mendojnë se duhet të bëni apo të bëni atë që mendoni se është më e mira për ju?

Përfundimi : Nëse nuk mund të ndry-shoni temën e bisedës, thjesht largohuni dhe gjeni diçka tjetër për të bërë. Është

shumë e vështirë që idetë tuaja politike të ndryshohen. Pra, përse të shqetësoheni me diçka të panevojshme kur mund të përqen-droheni dhe t'i shkarkoni energjitë e tuaja diku tjetër?

2. Përqendrohuni ndryshe kur nuk mund të arratiseni nga situata!

Megjithëse nuk është gjithmonë e vështirë të shmangni një situatë të pakëndshme, ju mund të vendosni ta përqendroni vëmend-jen në një aspekt tjetër të saj. Me fjalë të tjera, mund të përqendroheni ndryshe. Nuk keni përse të fokusoheni tek retë nëse është një ditë me shi. Mund të përqendroheni të mendoni se si ishte koha dje ose në ditën e dasmës suaj ose dikur ku ju ia keni kaluar shumë mirë. Madje mund të fokusoheni edhe në përfitimet e shiut si dhe të gjithë qëllimet që ai ka. Lulet, bari dhe pemët janë shumë të lumtura që po ujiten.

Nëse humbisni dëgjimin, mund të har-xhoni të gjithë jetën duke u ndjerë keq për tingujt që nuk mund të dëgjoni. Ose mund të kënaqeni që të paktën keni shqisat e tjera. Mund të vlerësoni dhe të ndiqni hapat e Ludëig Beethoven, Marlee Matlin, Thomas Edison, Helen Keller si dhe njerëz të tjerë të famshëm që kishin problem me dëgjimin, që kanë arritur suksese të mëdha nuk i kanë lënë aftësitë e tyre të pengojnë pikëpamjet e tyre për mundësitë që shtrihen para tyre. As mendimet pozitive e as ato negative nuk do t’jua rikthejnë dëgjimin, por një lloj men-dimi iu çon drejt një jetese të shëndetshme, ndërsa tjetra inkurajon trishtim pafund.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Ai kthehet pas 18 vitesh në Tiranë, ku shërbeu si ambasadori i parë

amerikan në vitet 1991- 1994. William Ryerson, aktualisht diplomat në pension, flet për Shqipërinë që gjeti në raport me pritshmërinë që pati për të, në vitin 1991.

"Ne të gjithë, edhe ju shqiptarët, edhe ne amerikanët kishim shpresë për Shqipërinë, një Shqipëri të lirë. U bë. Demokraci bëhet çdo ditë. Perfekt nuk ka, as tek ne, as në Zvicër. Ka gjëra për të kritikuar, por edhe tek ne"- tha Ryerson.

Ai thotë se janë bërë hapa pozitivë drejt anëtarësimit në BE, por duhet ende shumë punë dhe Shqipëria të kryejë detyrat që i

janë ngarkuar nga Brukseli."Janë bërë hapa të mirë, por ka për të

bërë akoma. Kam shumë shpresë se do arri-het në një mirëkuptim në parlament për të bërë çfarë ka kërkuar Unioni Europian"- u shpreh ish-ambasadori.

Ambasadori i parë amerikan ndodhet prej disa ditësh në Tiranë, i ftuar në fes-timet e 100-Vjetorit të Pavarësisë. Ai u dekorua nga Presidenti i Republikës me Urdhrin "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" për veprimtarinë dhe kontributin e tij si ish-Ambasador i Shteteve të Bashkuara në vendin tonë.

Për më tepër: www.77news.al

William Ryerson: Shqipëria të kryejë detyrat që i janë ngarkuar nga Brukseli!

William Ryerson

377 NEWS

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Edhe për pak ditë!Regjistrimi në SH.L.U.P. “Vitrina”,

Vetëm 780 € në vit në të gjitha fakultetet, pa detyrime të tjera.

Deri më 10 Dhjetor

Teleperformance Albania ofron vend pune Operatorë Telefonik. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKËE HËNË, 03 DHJETOR 2012

Përurohet zyra koordinuese e LSHR-së në Qarkun e Kukësit

Vlashaj: Vizioni ynë, transformimi i Ministrisë së Punësnë Ministrinë e Punësimit!

Lëvizja Shqipëria e Re ka përuruar zyrën koordinuese në Kukës, e cila do

të shërbejë si urë lidhëse për të gjitha de-gët e këtij qarku. Në këtë ceremoni, kreu i LSHR-së z. Edmond Vlashaj ka shprehur synimin e kësaj lëvizje të re sociale dhe po-litike për të fituar besimin e njerëzve për marrjen e një deputeti në qarkun e Kukë-sit. Ai ka theksuar se Lëvizja Shqipëria e Re synon të marrë drejtimin e tre minis-trive për t'i transformuar ato në modele

të institucioneve në shërbim të qytetarëve. Vlashaj ka shpalosur vizionin e LSHR-së për drejtimin e Ministrisë së Punës, Minis-trisë së Turizmit dhe Ministrisë së Dias-porës. Ai ka theksuar se pikësëpari Minis-tria Punës duhet të transformohet nga Ministria e Dembelizmit në Ministrinë e Punësimit, duke hartuar politikat dhe strategjitë e duhura. Sipas tij, ka ardhur koha që të mos shpërndahen më lëmoshë në formën e ndihmës sociale, por të anga-

zhohen njerëzit në nevojë me punë në komunitet, në mënyrë që të marrin një rrogë që përmbush nevojat e tyre jetike dhe t'i shërbejnë komunitetit të tyre. Vla-shaj ka shtuar më tej se fondi prej 20 mi-lion dollarë që Ministria e Punës merr çdo vit nga qeveria për nxitjen e punësimit, nuk duhet t'i shpërndahet bizneseve të mëdha fasone, por sipërmarrjeve të vogla. Reformimi i Ministrisë së Turizmit është një tjetër synim i LSHR-së. Kreu i Lëvizjes Shqipëria e Re, duke theksuar nevojën e përthithjes së sa më shumë vizitorëve në Shqipëri, ka përgëzuar kryeministrin Sali Berisha për organizimin e festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë. Ai e ka cilësuar kreun e qeverisë një strateg vizionar, që përmes vizitorëve të shumtë arriti të sjellë shumë para në Shqipëri. Më tej, Vlashaj ka theksuar se për të reformuar Ministrinë e Punës dhe Ministrinë e Turizmit, duhet të krijohet Ministria e Diasporës, e cila duke shpërndarë pasaportë shqiptare kundre-jt një takse prej 1 euro në muaj, për të gjithë shqiptarët e diasporës, do të ngrejë Fondin e Zhvillimit Mbarëkombëtar. Ky fond duhet të shfrytëzohet për arsimimin e një elite prej 5 mijë personash në uni-versitetet më të mira ndërkombëtare. Në përfundim të ceremonisë së përurimit të zyrës koordinuese të qarkut të Kukësit, u zgjodh me votim të fshehtë koordinatori i saj, Hazir Kastrati.

Për më tepër: www.77news.al

77 NEWS

Shekulli Media Group ofron vend pune Drejtor i Shoqërisë: Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E HËNË, 03 DHJETOR 2012

Protesta e qytetarit:

Puseta e pallatit është privatizuar, kam 15 vite që vuaj!

Prej 15 vitesh ankohet në Bashkinë e Ti-ranës se tualeti i tij përmbytet nga ujërat

e zeza, për shkak të pusetës që ka dalë jashtë kontrollit nga Drejtoria e Kanalizimeve. Qytetari me inicialet A.S., i cili preferoi të mbetej anonim për arsye të poshtëshënuara, është pronar i katit të parë në pallatin nr. 8 në rrugën "Niko Avrami", Tiranë. "Jam i pasigurt dhe i kërcënuar, tregon ai pranë "Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet", për shkak se jam ankuar në bashki për ndërti-min pa leje sipër pusetës së pallatit". Bashkia, në vend që të zgjidhë hallin e qytetarit, të verifikojë situatën dhe të marrë masat, e fut ankuesin në konflikt me shkelësin e ligjit, i thotë këtij të fundit që filani është ankuar për ty. Më tej, qytetari A.S tregon detajet e kësaj gjendjeje të padurueshme. Puseta e kanalizimeve është e bllokuar me çelës, për shkak se gjendet brenda një ndërtimi pa leje, një garazh që pret të legalizohet. Vetë garazhi

është ngritur ngjitur me murin e pallatit, pra në një pjesë territori në pronësi të pallatit. Sa herë që puseta bllokohet, i merret leje prona-rit të garazhit për të futur punëtorët brenda. "Vijmë tri ditë vërdallë për të gjetur çelsin e garazhit. Po pret banja e mbytur në fekale sa të gjendet çelësi? ", thotë qytetari ankues. "Unë nuk po kërkoj të prishet ndërtimi, thjesht të spostohet që të dalë puseta e lirë. Unë paguaj taksën e përmuajshme të mirëm-bajtjes së rrjetit të kanalizimeve, paguaj për atë pusetë. Kur puseta të çlirohet nga priva-tizimi, jo vetëm punëtorët e komunales nuk do të kenë vështirësi për të punuar, por edhe privatisht mund të marr një punëtor dhe ta zhbllokoj". Me këtë pretendim për spostim garazhi, qytetari me inicialet A.S. që ka në pronësi katin e parë të pallatit nr.8 në rrugën "Niko Avrami" (një kafene), tregon se është futur në konflikt me të zotin e garazhit, paso-jat e të cilit janë edhe këto bllokime. "Puseta e pallatit bllokohet sistematikisht një herë apo dy herë në muaj qëllimisht. Kur e kanë hapur punëtorët e bashkisë, e kanë vërtetuar se ishte bllokuar nga jashtë, nga dora e nje-riut, thotë A.S. Më tej, ai tregon se bllokimi i qëllimshëm i pusetës, e ka detyruar të prishë banjën, të hapë kolonën dhe të verifikojë dyshimet e punëtorëve të komunales, se bllo-kimi duhet të jetë brenda në kolonë. Por pasi është hapur, është parë që nuk ka qenë aty. Ligjerisht, pushteti lokal është i detyruar të riparojë defektet e linjave kryesore deri në pikën e lidhjes së konsumatorit. Ndërsa, çdo ndërhyrje në rrjetin publik të kanalizi-

meve apo në pikat e lidhjes, bllokimet apo dëmtimet e tyre përbëjnë vepër penale. Kjo parashikohet në Kodin e Ujit, kapitulli 1.1. Ndërsa në pikën c tek 1.7.2 "Shkarkimi në sistemin e kanalizimeve të ujërave të ndo-tura" thuhet që nuk lejohet të hidhen në rrjetin e kanalizimeve "copërat, mbetjet e ngurta, xhami, rëra… plastike, lecka, teks-tile, metale, ashkla, apo substanca të tjera të ngurta apo viskoze që janë në gjendje të shkaktojnë bllokimin e fluksit të ujërave të ndotura…" si dhe një numër lëndësh kimike të rrezikshme për shëndetin. Por, përmbajtja e pusetave tregon shpesh për të kundërtën. Privatizimi i pusetës së pallatit 5-katësh në rr. "Niko Avrami" duket se do t’i nxjerrë probleme në të ardhmen edhe banorëve të kateve më sipër, që deri tani nuk kanë bërë përpjekje për ta çliruar nga zaptimi i paligjshëm. "U thashë në bashki, që nëse nuk gjejnë zgjidhje, nëse puseta në të cilën shkarkohen ujërat e zeza të pesë familjeve të pallatit, nuk del jashtë garazhit, do të marr një tub dhe do t’i nxjerr në rrugë ajrore shkarkimet e ujërave të zeza të katër kateve sipër meje. E di që është e paligjshme, por edhe banorët e pallatit duhet të kuptojnë, që fekalet e tyre nuk përcillen nëpër rrjetin e kanalizimeve, por mbeten të grumbulluara në banjën time.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

77 NEWS

HOTEL “VILA ALBA” ofron vend pune Recepsionist. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

tuaj marrin fund!Aty ku problemet

akinës Adresa: Mbikalimi i Shkozetit, DurrësCel: +355 68 54 88 075

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE HËNË, 03 DHJETOR 2012

Të miturit që punojnë

12-vjeçari nga Kukësi që mban familjen!

Problematika e shfrytëzimit të fëmijëve duket se s’ka të reshtur në kryeqytet.

Dhjetra vogëlushë kanë braktisur bankat e shkollës pasi shesin rrugëve fara, kiki-rika, paketa apo edhe lypin për të siguruar jetesën e tyre dhe të familjeve nga të cilat vijnë. Shumë rrëfejnë se jetojnë në ku-shte të vështira, pa veshmbathje, ushqim e banesë.

Historitë duket sikur përngjajnë me njëra-tjetrën, pasi janë kthyer në fenomen. Megjithatë, secila prej tyre shpreh dramën që përjetojnë shumë të mitur si dhe dety-rimin që ata ndjejnë për të ndihmuar prindërit. Të mësosh sakrificat me të cilat të përball jeta në një moshë fare të vogël, për këta fëmijë është e natyrshme. Nuk i njohin lodrat, librat, ngjyrat apo persona-zhet e dashura të përrallave. Ndryshe nga bashkëmoshatarët e tjerë, ata nuk kanë

kohë për të "humbur" në ëndërrime pasi realiteti i ka vrarë çdo dëshirë fëminore. E nesërmja për ta është një betejë e cila fito-het nëse barku "mbushet" me bukë. A.T është një 12 vjeçar nga qyteti i Kukësi, i cili jeton në Tiranë me familjen e tij. Ai rrëfen vështirësitë dhe problemet ekonomike që përjeton çdo ditë teksa mundohet të fitojë para për të mbajtur familjen.Prej sa kohësh jetoni dhe punoni në Tiranë?

Kam ardhur me familjen tre vjet më parë. Në Kukës vuanim për bukën e gojës. Babai është i paralizuar, kurse nënën nuk e punëson njeri. Erdhëm në Tiranë me shpresën se këtu mund të jetonim më mirë. Por t'ia dalësh edhe këtu është e vështirë. Në këto kushte u detyrova të lë shkollën dhe të shes paketa, çamçakëza dhe kikirika.

Të kanë detyruar prindërit të punosh?Situata në shtëpi është shumë e vë-

shtirë. Përkrahje nuk kemi. Unë jam dety-ruar vetë të iki nga shkolla, pasi nuk dua të shoh prindërit e mi të vdesin. Ata nuk kanë mundësi të punojnë. Babai është në një karrocë me rrota, kurse mamaja nuk gjen dot punë. Ka kërkuar me muaj të tërë, por askush nuk e ka ndihmuar. Edhe në Kukës vuanim shumë. Ka patur netë që kemi fjetur pa bukë, me lotë në sy. Të mungon shkolla, bashkëmoshatarët e tu?

Nga shkolla jam shkëputur herët, në klasën e tretë. Më vinte turp të shkoja në klasë, pa mësuar, pa rroba e i pangrënë. Familja nuk më siguronte asgjë. Kështu që tashmë jam mësuar me punën, nuk e kam problem. Megjithatë, do të ishte mirë që ta vazhdoja, por nuk mundem pasi pensioni i babit nuk del as për të paguar dhomën ku ne jetojmë e jo më për të tjera gjëra.Cilat janë dëshirat e tua, ato që ti i sheh në ëndërr?

Do të doja të kisha një shtëpi. Por dëshi-ra ime më e madhe është që babai të ishte mirë me shëndet dhe që prindërit e mi të mos vuanin. Nuk dua të shoh nënën time që qan çdo natë. Nuk e kam problem, punoj vetëm familjen ta kem mirë.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

77 NEWS

Përtypja e çamçakëzit rrit memorien!

Kompania Brunes ofron vend pune Prezantuese. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KURIOZITETE E HËNË, 03 DHJETOR 2012

Dhjetori i 2012-ës ka diçka që ndodh një herë në 824 vjet!

Është sigurisht muaji dhe viti më shumë i diskutuar në historinë e njerëzimit.

Kurrë më parë një muaji si dhjetori i si-vjetshëm, nuk i janë referuar dhe kurrë nuk i kanë kushtuar kaq shumë rëndësi duke përshirë këtu të gjitha fushat, si ato natyrale po dhe ato jo natyrale, si fizikën po ashtu dhe metafizikën, deri dhe konspiracionit më të çuditshëm Fundin e Botës! Por, ajo që ka të veçantë ky muaj dhe ndodh një herë në 824 vjet është fakti se ka:- 5 të shtuna- 5 të diela- 5 të hëna

Besoj se me këtë iu dhamë të kuptoni se nuk ka të bëjë dha s'ka asnjë lidhje me teoritë e paqëndrueshme të fundit të botës!

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

Mësuesit shpesh kanë tentuar ta parandalojnë atë, por

një studim i ri tregon se njerëzit mund të kenë përfitime nga për-typja çamçakëzëve. Autori i studi-mit, Dr. Andrew Scholez, sqaron se ka një lidhje midis përtypjes së çamçakëzëve dhe memories. Li-dhja mund të qëndrojë me sasinë e oksigjenit në tru. Në këtë studim, morën pjesë disa vullnetarë të cilët kryen disa teste për memorien dhe përqendrimin. Grupit të parë iu

lejua të përtypnin çamçakëz, gru-pit të dytë iu lejua vetëm pak çaste, ndërsa grupit të tretë nuk iu lejua. Në përfundim të studimit u vu re se për sa i përket përqendrimit nuk kishte dallime midis grupeve, por në testin e memories ekzistonte një diferencë e madhe: grupi të cilit iu lejua të përtypte çamçakëz doli 35 % më mirë në testin e memories se grupet e tjera.

Armela Memawww.77news.al

777 NEWS

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 500 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 10 Dhjetor

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Personat që do të takoni në këtë periudhë, do të ndajnë të njëjtat interesa me ju dhe do të jeni të kënaqur.

Demi: Keni nevoje për më shumë siguri sentimentale në këtë moment.

Binjakët: Realizimi profesional do iu bëjë të jeni më të realizuar dhe kjo do iu bëjë të ndiheni më të qetë.

Gaforrja: Mos lejoni që disa mendime të shkatërrojnë marrëdhënien tuaj senti-mentale. Partneri do t’u bëjë të kuptoni që mes jush gjërat nuk kanë ndryshuar.

Luani: Nuk duhet të shpikni sot, apo të jeni dikush që nuk jeni. Do ta tërhiqni me spontanitetin tuaj.

Virgjëresha: Bëni kujdes me komentet dhe ndërhyrjet e personave që nuk janë ende mikë për ju.

Peshorja: Sot është dita për t’u dekla-ruar ndaj personit të zemrës. Rezultatet do të jenë pozitive për ju.

Akrepi: Ka ardhur momenti të riktheni atë pak magji që keni dhe duhet për ta bërë jetën më të bukur.

Shigjetari: Nuk do të arrini të krijoni disa baza në lidhje me raportin tuaj në çift dhe iu vjen shumë keq për këtë gjë.

Bricjapi: Mos u shqetësoni pasi mund të gjeni një mënyrë që gjëra të mund të shkojnë më së miri.

Ujori: E vetmja gjë që duhet të bëni është të hapni mirë sytë dhe të përqën-droheni tek objektivi juaj.

Peshqit: Përballë një zgjedhje të vë-shtirë sentimentale do iu mungojë guxi-mi për të zgjedhur dhe do të vazhdoni të tërhiqni gjërat.

Kompania "Sejega" ofron vend pune Agjent Shitjesh. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KULTURËE HËNË, 03 DHJETOR 2012

Rruga në Torino merr emrin Skënderbeg!

Në kuadrin e aktiviteteve për 100-vje-torin e Pavarësisë, Konsulli i Për-

gjithshëm i Shqipërisë në Milano, Nausi-ka Spahia, inauguron bashkë me shoqatën “Vatra Arbëresh” dhe autoritetet lokale në Chieri të Torinos Rrugën “Skanderbeg”.

Ky është një nder i madh që i bëhet popullit shqiptar dhe Shqipërisë në këtë jubile. Kjo është e hera e parë që një qytet në Veri të Italisë emëron një rrugë me emrin e Heroit tonë Kombëtar, kjo falë edhe punës së shkëlqyer që komuniteti arbëresh në Itali ka bërë dhe bën për të

ruajtur dhe promovuar kulturën, gjuhën dhe traditat shqiptare, raportojnë mediat shqiptare.

Konsulli i Milanos falënderoi dhe i uroi festën e Pavarësisë të gjithë shqiptarëve të pranishëm me të cilët vazhdoi festimet me këngë e valle tradicionale.

Presidenti i Shoqatës “Vatra Arbëresh” falënderoi Konsullin e Shqipërisë, Nausika Spahia për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë këtij komuniteti në veriun e Italisë.

Për më tepër: www.77news.al

77 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

FOKUSI POLITIK I JAVËS E HËNË, 03 DHJETOR 2012

Integrimi, Vlashaj:

Apel forcave politike për miratimin e tre ligjeve që na afrojnë me Bashkimin Europian!

"Fokusi Politik i Javës" emisioni i reali-zuar në studion e "77 News" nën mode-

rimin e gazetarit Artur Nura me Kryetarin e "Lëvizja Shqipëria e Re" (LSHR) z. Edmond Vlashaj këtë radhë solli në vëmendje të teleshikuesve pozicionimin e këtij organi-zimi politik në lidhje me zhvillimet më të rëndësishme politike të javës që përkuan me 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë.

Sipas z. Vlashaj festimet e realizuara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, apo Serbi dhe më gjerë vijnë si refleksion i një pritshmërie të të gjithë shqiptarëve, por jo vetëm. Ato, sipas drejtuesit te LSHR-se janë në për-puthshmëri edhe me pritshmëritë e miqve, fqinjëve dhe armiqve të shqiptarëve të cilët tashmë mund ta shohin qartazi dimensio-nin pozitiv të shqiptarisë në këto territore të Ballkanit perëndimor.

Z. Vlashaj tha se padyshim për sa i për-ket LSHR-së dhe atij personalisht si drej-tues kryesor i këtij organizimi të qendrës së djathtë, kryeministri i Shqipërisë z. Sali

Berisha ka kuptuar qartazi nevojshmërinë e një strategu politik mbarëkombëtar dhe po performon në mënyrën më të gjetur dhe më të përshtatur me këto zhvillime historike. Sipas z. Vlashaj, kryeministri i Shqipërisë shihet si i tillë nga të gjithë shqiptarët pa-varësisht përkatësive partiake, këtej dhe andej kufirit të shtetit Amë.

Në raport me peticionin e organizuar nga “Aleanca Kuq e Zi” për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën drejtuar edhe vetë kryeministri Sali Berisha publikisht, drej-tuesi i LSHR-së tha se në të gjithë historinë e gjatë dhe të vështirë të shqiptarëve janë veri-fikuar hapa dhe iniciativa të gabuara të cilat nuk kanë ndihmuar çështjen kombëtare. Ai tha, se kjo iniciativë është alegorike dhe nuk çon në drejtimin e duhur pavarësisht se është vullnet i qartë i të gjithë shqiptarëve, por që sipas tij, në këtë mënyrë siç është konceptuar nuk çon në drejtimin e duhur.

Drejtuesi i LSHR-së, duke u përqendruar në deklaratat e drejtorit të zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin amerikan të Shtetit, z Jonathan Moore, tha se edhe njëherë po thuhet dhe apelohet qar-tazi dhe me një dozë të madhe zhgënjimi se po humbim mundësitë për disa vendime të rëndësishme që duhet të ishin marrë nga parlamenti për të plotësuar kriteret e kandidaturës për në Bashkimin Europian. Ndaj, tha z. Vlashaj, LSHR u bën thirrje të gjithë deputetëve dhe anëtarëve të të gjitha partive parlamentare që t’i lenë mënjanë diferencat, mosmarrëveshjet e brendshme dhe të punojnë së bashku për miratimin e tre ligjeve që afrojnë Shqipërinë ndaj BE-së. Bashkimi Kombëtar i të gjithë Shqiptarëve,

tha z. Vlashaj, do të ndodhë kur të hyjmë në Bashkimin Europian, i cili është projekti më i mirë politik për ne shqiptarët, por ash-tu edhe për Aleatin më të mirë dhe më të fuqishëm të Shqiptarëve, siç janë SHBA-të.

Drejtuesi i Lëvizja Shqipëria e Re foli edhe për udhëtimin e tij dhe të anëtarëve të kësaj Lëvizje politike drejt Prishtinës me qëllimin për të festuar lirimin nga Gjykata e Hagës e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Koso-vës”, z. Ramush Haradinaj. “Me flamurin kuq e zi mbi supe kemi marshuar në bulevardin kryesor të Prishtinës, me këngë, valle e bro-horitma gëzimi. Z. Vlashaj tha se shqiptarët, pasi festuan më 28 nëntor 100-vjetorin e Pa-varësisë, festuan me të drejtë më 29 nëntor lirimin e heroit kombëtar Ramush Haradi-naj. “Kemi festën e lirimit të Ramush Hara-dinaj që për ne është jo vetëm një luftëtar i UÇK-së, por edhe një hero kombëtar i ditëve tona”, tha z. Vlashaj duke precizuar që lirimi i Haradinaj personifikon drejtësinë e luftës së Kosovës, për të qenë e lirë dhe e pavarur.

Në fund, z. Vlashaj komentoi edhe logon e Lëvizja Shqipëria e Re, e cila në qendër ka një Shqiponjë një-krenarshe dhe me fizionomi pozitiviste dhe paqedashëse të pëllumbit ku padyshim pasqyrohet filozofia e politikës pozitiviste të vetë Lëvizjes. Ndërkohë, për katër yjet që janë vendosur mbi Shqiponjë, z. Vlashaj tha se ato simbolizojnë katër ins-titucione tradicionale të konstitucionit të Kombit Shqiptar, siç janë harmonia fetare midis katër komuniteteve më të rëndë-sishme fetare në Shqipëri, katër vilajetet historike shqiptare parë në sy pozitivist, në përputhje me Integrimin Europian.

Për më tepër: www.77news.al

Edmond Vlashaj