8
MENDIMI POZITIV E SHTUNË, 02.02.2013 VITI II - NR.333 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Ambasadori Arvizu: Është koha për të luftuar fort korrupsionin!.........fq.3 Berliku: Më humbën 14 vjet kontribute, s’paguaj dot për sigurimin vullnetar!....................fq.4 Mësuesja e pushuar nga puna: Kërkoj të rikthehem në arsim!..............................fq.5 Studentët e Mjekësisë, praktikë mësimore!.........fq.7 Mbështetet platforma e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re në mjaft qytete të vendit!.fq.6-8 ...>>fq.2 E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! www.shqiperiaere.al E vërteta, frymëzimi, dashuria dhe paqja! Qendra e Mendimit Pozitiv Qindra pjesëmarrës në promovimin e librit “Turqia, nga fuqi rajonale në superfuqi botërore”! F rika që diçka ju mungon është ajo, që ju çon drejt kër- kimit diku tjetër për të arritur lumturinë. Ju nuk do të arrini të shihni se çfarë keni “aty”, ndërsa kërkoni të shkoni “atje”. Ju do të... >> VIJON NË FAQEN 2

Gazeta 77News

Embed Size (px)

DESCRIPTION

gazeta 77news, e perditshme informative

Citation preview

Page 1: Gazeta 77News

MENDIMI POZITIV

E SHTUNË, 02.02.2013 VITI II - NR.333 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Ambasadori Arvizu: Është koha për të luftuar fort korrupsionin!.........fq.3 Berliku: Më humbën 14 vjet kontribute,

s’paguaj dot për sigurimin vullnetar!....................fq.4 Mësuesja e pushuar nga puna:

Kërkoj të rikthehem në arsim!..............................fq.5 Studentët e Mjekësisë, praktikë mësimore!.........fq.7 Mbështetet platforma e Partisë

Lëvizja Shqipëria e Re në mjaft qytete të vendit!.fq.6-8

...>>fq.2

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion,plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

www.shqiperiaere.al

E vërteta, frymëzimi, dashuria dhe paqja!

Qendra eMendimit Pozitiv

Qindra pjesëmarrës në promovimin e librit“Turqia, nga fuqi rajonale në superfuqi botërore”!

Frika që diçka ju mungon është

ajo, që ju çon drejt kër-kimit diku tjetër për të arritur lumturinë. Ju nuk do të arrini të shihni se çfarë keni “aty”, ndërsa kërkoni

të shkoni “atje”. Ju do të... >> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77News

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKË E SHTUNË, 02 SHKURT 2013

<< VIJON NGA FAQJA 1 humbisni “të ta-nishmen e shenjtë”, ndërsa hidhni “hapin e radhës”. Ju harroni të jeni mirënjohës për atë që “keni”, ndërsa kërkoni “për më shumë”. Ju kërkoni, luftoni, dhe përpiqeni për ta arritur sepse nuk mund ta kapërdini mendimin që diçka ju mungon. A mund ta shihni që dhimbja juaj vjen nga besimi që burimi i lumturisë ndodhet jashtë jush? Ky keqkuptim, kjo frikë e vogël, është ajo që ushqen mendjen tuaj, mendimet që ju jeni të pavlerë dhe jo shumë të mirë. Vini re që të gjitha mendimet tuaja të frikës ndry-shohen në momentin që ju pranoni, që çdo pjesë e kënaqësisë universale ndodhet në zemrën tuaj. Ndieni tani.

E shihni dot këtë?Dy sytë tuaj shohin pjesë të ndryshme

të gjërave. Ata shohin pjesë të spektrit të ngjyrave, pjesë të pamjeve, pjesë të oqea-neve, pjesë të qiellit. Ata shohin pjesë të miat dhe pjesë të tuat. Por nuk arrijnë të shohin të gjithë tablonë. Vetëm kur të shihni me zemër do të arrini të kuptoni mundësinë e të plotës, të bukurisë së vër-tetë dhe njësimit.

Imagjinoni sikur çdo gjë që ju doni të jetë këtu. Çfarë doni ju? Dituri? Këtu është. Paqe? Këtu ëshë. Frymëzim? Këtu është. Gjithçka është këtu, sepse edhe ju jeni këtu. Kjo është tabloja e madhe. Kjo është ajo që sheh Vetja Juaj e Pakushtëzuar.

Ju jeni ajo që kërkoni të jeni. Kjo do të thotë që çfarëdo lloj kënaqësie që ju keni shpresuar “të merrni”, pasi të keni gjetur partnerin tuaj të vërtetë, të keni filluar punën e ëndrrave tuaja, të keni blerë shtëpinë tuaj ideale, të keni fituar para mjaftueshëm, tashmë i keni. Kur kërkoni për dashuri, kënaqësi, fuqi, para, parajsë, në fakt po kërkoni për të përjetuar veten tuaj të pakushtëzuar, të ngarkuar nga frika, ndarja dhe mungesa. Ju nuk keni ardhur këtu për të gjetur lumturinë, por për ta zgjeruar. Shërimi i vërtetë është t’i dorëzo-heni rezistencës suaj të pakushtëzuar.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Lëvizja Shqipëria e Re ka organizuar cere-moninë e promovimit të librit “Turqia,

nga fuqi rajonale në superfuqi botërore”, botim i qendrës së Mendimit Pozitiv pranë kësaj lëvizjeje. Ceremonia u zhvillua në ho-tel Sheraton dhe mblodhi rreth 500 miq të Lëvizjes Shqipëria e Re, përfaqësues të tru-pit diplomatik dhe krerët e ambasadës turke në Tiranë. Promovimin e këtij libri e hapi drejtuesja e Qendrës së Mendimit Pozitiv, Mira Përlala, e cila falenderoi të pranishmit dhe tha se ky libër vjen si një vazhdim i stu-dimit mbi Turqinë pas librit tjetër: Turqia e Re e Erdoganit të Madh. Ndërkohë gazetari Çerçiz Loloçi që është marrë posaçërisht

me mbledhjen e materialeve për botimin e këtij libri tha se “në këtë libër të dytë ne kemi përzgjedhur 77 raportime nga katër agjenci prestigjioze: Balkantimes, BBC, Zëri i Amerikës dhe Dojçe Velle që flasin për transformimet e thella që kanë ndodhur në këtë shtet të rëndësishëm”. Ceremoninë e përshëndeti kryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re, zoti Edmond Vlashaj, i cili tha se ky libër sjell një këndvështrim të mediave më të rëndësishme mbi rritjen ekonomike dhe politike të Turqisë dhe rolin e saj në arenën botërore. Drejtuesi i Lëvizja Shqipëria e Re shtoi se pas botimit të librit të parë “Turqia e Re e Erdoganit të Madh”, nëpërmjet të cilit

erdhën në vëmendje të shqiptarëve zhvilli-met e Turqisë fqinje nga burimet mediatike të vetë Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, i së cilës është drejtues vetë Kryeministri Erdogan, u gjykua si domosdoshmëri ba-llafaqimi logjik dhe politik me pasqyrimin që i bëjnë së njëjtës tablo protagoniste, buri-met krejtësisht perëndimore. "Shteti me një popullsi relativisht të madhe ku jetojnë si nënshtetas edhe disa milionë shqiptarë, në sajë të zhvillimit të shumëfishtë, ka një kapi-tull të shkëlqyer bashkëpunimi me SHBA-në, teksa shfaqet me shumë ndikim edhe në botën arabe, në atë aziatike, në Afrikë duke marrë kësisoj edhe përgjegjësinë e një superfuqie botërore", u tha të pranishmëve Vlashaj.

Libri ka në fokus Turqinë e sotme, atë shtet të stërmadh mes Azisë dhe Evropës që, falë reformave të ndërmarra nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (PDZH) dhe liderit të tyre, kryeministrit Erdogan, vijon të shfa-qet si një mrekulli ekonomike, vendi i dytë për ritmet e rritjes, anëtare e kahershme e NATO-s, partnere e ngushtë e SHBA-së dhe një nga kontribueset më të rëndësishme të paqes në botë. Ndërsa në librin e parë “Turqia e Re e Erdoganit të Madh” u sollën në shqip nga turqishtja të dhënat zyrtare të PDZH-së dhe të selisë së kryeministrisë. Në këtë botim janë përzgjedhur disa nga artikujt dhe raportimet më të spikatura të agjencive perëndimore, mes të cilave BBC, SETimes, Voice of America (VOA) dhe Deutsche Welle (DW).

Për më tepër: www.77news.al

Qindra pjesëmarrës në promovimin e librit “Turqia, nga fuqi rajonale në superfuqi botërore”!

Page 3: Gazeta 77News

377 NEWS

Qen

dra p

ër Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Harenc ofron vend pune Graphic Designer. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITETE SHTUNË, 02 SHKURT 2013

Burgaj: Thellimi i masave kundër krimit të organizuar, prioritet për policinë shqiptare!

Është koha për të luftuar fort korrupsionin!Ambasadori Arvizu:

Ambasadori Amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu bëri një vizitë në

Prokurorinë e Tiranës, ku i pranishëm ishte edhe kryeprokurori Adriatik Llalla. Z. Arvizu theksoi se është koha e duhur për të luftuar korrupsionin dhe kërkoi in-tensifikimin e punës në luftën kundër tij.

Ambasadori Arvizu, duke kujtuar se parlamenti tashmë e ka votuar ligjin për kufizimin e imunitetit ka kërkuar përku-shtim e angazhim nga prokurorët në luftën pa kompromis kundër korrupsio-nit. “Sa herë që ka një fjalim, qoftë nga Sekretarja e Shtetit Hilari Klinton apo nga

Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle, në çdo fjalim, do ketë një koment për korrup-sionin zyrtar. Nuk është veç një frazë për të kaluar radhën. Nuk është njësoj si të thuash ‘mirëmëngjes’ apo ‘faleminderit’. Ka një arsye pse ajo frazë është aty. Dhe arsyeja është që pavarësisht përpjekjeve të mira, përpjekjeve më të mira nga shumë persona të përkushtuar në prokurori, gjyqësor, polici, ka shumë përpjekje indivi-duale të përgëzueshme, të lavdërueshme, por, në përgjithësi, nga pikëpamja e Shte-teve të Bashkuara, po bëhet përparim i pamjaftueshëm në luftën kundër ko-rrupsionit zyrtar dhe kulturës së pandë-shkueshmërisë. Mendoj se ky faktor si çdo faktor tjetër përbën pengesë për hyrjen në BE dhe vërtet është i papranueshëm për një vend si Shqipëria që ka të drejtën legjitime të aspirojë të bëhet pjesë e BE-së”, shtoi Arvizu.

Kryeprokurori Llalla deklaroi se korrup-sioni është një pengesë e kapërcyeshme që kërkon impenjim në zbatimin e ligjit dhe integritet të lartë profesional. Ai u shpreh se kufizimi i imunitetit për zyrtarët e lartë ka krijuar lehtësira në këtë drejtim.

Për më tepër: www.77news.al

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hys-ni Burgaj gjatë analizës vjetore të

policisë, ka deklaruar se thellimi i masave kundër krimit të organizuar është një nga prioritetet e institucionit që ai drejton. Për sa i përket aseteve të krimit, Burgaj tha se

“Policia ka çuar në prokurori 87 materiale”. Sipas tij, gjatë këtij viti krimi brenda famil-jes ka pësuar ulje, krahasuar me një vit më parë. “Me pak vrasje brenda familjes, gjatë këtij viti. Janë regjistruar 29 të tilla”, tha zoti Burgaj. Ai shtoi më tej se “Janë kapur 2052

persona të kërkuar gjatë vitit 2012, duke rritur numrin e procedimeve penale”. Sipas tij, nga 223 raste të vjedhjes me dhunë, janë zbuluar 50% e tyre, ndërsa shtoi se janë goditur edhe 59 grupe kriminale.

Për më tepër: www.77news.al

Aleksandër Arvizu

Page 4: Gazeta 77News

77 NEWS

Essilor ofron vend pune Motorrist. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

BAR KAFE

7 YJET

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E SHTUNË, 02 SHKURT 2013

Lizheta Berliku: Më humbën 14 vjet kontribute, s’paguaj dot për sigurimin vullnetar!

Periudha e tranzicionit me papunësinë dhe punën në te zezë po i jep "frytet e

saj të para". Po dalin në pension qytetarë pa pension. Lizheta Berliku është njëra prej tyre, e cila megjithëse është paraqitur pranë Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore për t’u informuar, e di se nuk i takon pen-sion. Megjithëse kjo grua ka punuar 19 vjet në Shqipëri, kaq nuk i mjaftojnë për të përfituar diçka. Madje, ajo ka vetëm 14 vjet të siguruara, duke qenë akoma edhe më larg kufirit për të përfituar pension të pjesshëm."Vitet e siguruara të punës i kam kur isha tek Migjeni dhe në Kombi-nat”, thotë Lizheta. Nëntë vitet e punës në të zezë ajo po i ndjen tani, ndërsa provon edhe keqardhje, edhe pendim që nuk ka pa-guar sigurim vullnetar, por edhe pafuqinë, pasi paga nuk arrinte t’ia ofronte ‘luksin’ e

pagesës së sigurimeve. Për shkak të viteve të pamjaftueshme të punës me siguracione, ajo rrezikon që të humbasë të gjitha kontri-butet e paguara. Sipas Ligjit për Sigurimet Shoqërore të Republikës së Shqipërisë, që të përfitosh pension të plotë duhen mbi 35 vite pune, ndërsa për pension të pjesshëm duhen të paktën 20 vjet. Skema jonë e sigu-rimeve është disfavorizuese krahasuar me skema sigurimesh të vendeve të Perëndimit apo të Amerikës, ku punonjësit i njihen si-gurimet për aq kohë sa ka paguar dhe merr një pension proporcional (të pjesshëm). Efektet e modelit të skemës sonë të siguri-meve janë më dramatike në një realitet të tillë, ku puna në të zezë është në përmasa të mëdha. Tani Lizheta Berliku, që të marrë një pagesë të pjesshme pensioni dhe që të mos i shkojnë kot 14 vitet që ka derdhur kontribute, i duhet të paguajë miliona. Ajo tregon: “Nëpunëset e sigurimeve më thanë se më duhet të paguaj sigurim vullnetar për 6 vjet, që të kap pensionin e pjesshëm. Më thanë që janë mbi 4 milionë, ndoshta edhe 5-6 milionë lekë (të vjetër) për t’u paguar. Kjo është krejt e pamundur për një njeri si unë, që as nuk ka mundësi të ketë kursime të tilla, pasi kam punuar me paga nga 100 dhe 150 mijë lekë. Por edhe unë kam faj. Pensioni duket shumë larg, por një ditë vjen. Të them të drejtën, jam penduar që nuk kam kursyer sa të kapja pensionin minimal”. Lizheta Berliku, thotë se fëmijët i ka të martuar dhe ata kanë fëmijët e tyre

për të ushqyer dhe të kërkosh milionat prej tyre, është e palogjikshme. “Më mirë të më mbajnë me bukë fëmijët çdo muaj, sesa t’u kërkoj kaq para, që as nuk dihet në ia vlen për një pension shumë të vogël që do të më dilte. Edhe po t’i kisha, mbase t’i futje në bankë do të ishte më me interes.”Një tjetër e moshuar që kalon aty pranë, shton se: “As nuk dimë se sa do të rrojmë, dimë që kemi paguar kontribute që ndoshta nuk do na kthehen”. Lizheta tregon se vështirësitë e saj ekonomike janë edhe më të mëdha, pasi jo vetëm arriti moshën e pensionit pa pen-sion, por ka edhe burrin të paaftë për punë. “Burri do edhe 2-3 vjet të mbushë moshën e pensionit dhe nuk mund të punojë më. As në KEMP nuk mund të pranohet. Por falenderojmë Zotin që na dha fëmijë, se sot do të ishim pa bukë”. Ajo na thotë së fundi, se “mëkatin” që po del sot pa pension, duhet ta ndjejnë edhe të gjithë ata punëdhënës, të cilëve u kërkoi sigurime dhe iu përgji-gjën: “Nuk të sigurojmë. Po deshe puno, po deshe mos puno!” Rasti i Lizheta Berlikut tregon se skema e sigurimeve shoqërore ka nevojë për ndryshime, që njerëzve të mos u digjen kontributet që kanë derdhur në arkën e ISSH-së për vite të tëra.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Lizheta Berliku

Page 5: Gazeta 77News

77 NEWS

Fama.net ofron vend pune Operatore. Kontaktoni në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE SHTUNË, 02 SHKURT 2013

Kërkoj të rikthehem në arsim!

Në korridoret e Drejtorisë Arsimore të kryeqytetit mund të dëgjosh gjithfarë

historish. Nëse nuk u rrëfen se je gazetare vajzat dhe gratë që mund t’i shohësh çdo ditë tek presin në korridoret e këtij institucioni, mund të lëshojnë një sërë akuzash për Drej-torinë Arsimore, ndërsa sipas tyre zvarritjet dhe vonesat e punësimit të mësuesve duket se janë problemi më i madh. Por, duke pasur merakun se do të mbeten pa punë këto gra që në shumë raste vijnë edhe që në orët e para të mëngjesit për të marrë vendimin se ku do të japin mësim shprehen se, nuk duan të rrezikojnë ndaj mund të identifikohen vetëm më iniciale. A.G. është një mësuese me një eksperiencë prej 20 vjetësh në një prej shkollave më të njohura të kryeqyte-tit, ndërsa para një viti ajo është hequr nga puna pa asnjë lloj preteksti dhe disa muaj më vonë u emëruar. si mësuese në një nga fshatrat e largëta të Tiranës.

ZvarritjetPor jo vetëm kaq, sipas kësaj qytetareje

një vendim i papritur para dy muajsh nga Drejtoria Arsimore e ka larguar këtë më-suese nga puna me pretendimin se shkurto-het vendi i punës, ndërsa sipas informacio-neve që ka marrë 55-vjeçarja A.G. në vend të saj është punësuar vajza e kryeplakut të fshatit përkatës. “Kam punuar 20 vjet si mësuese, kam dhënë shpirtin tim me nxënësit. Kur jam larguar kanë qarë duke m’u lutur që do të bënin një peticion në Ministri për tu rikthyer prapë atje. Men-dova në fillim se nuk do të kisha problem me rikthimin tim në detyrë kudo që të ishte si mësuese, do ta pranoja, por pritjet dhe sorollatjet e mia s’paskan fund”, shprehet e shqetësuar qytetarja A.G. Ndërkohë, tre-gon se ajo jeton vetëm me djalin e saj të sëmurë e të paralizuar prej 5 vjetësh dhe puna si mësuese është e vetmja ndihmë financiare në familje. 55-vjeçarja tregon gjithashtu se e ka humbur bashkëshortin e saj një vit e gjysmë më parë, nga i cili ka marrë pension, por tashmë edhe kjo pagesë i është ndërprerë. Ndërsa ka ardh-ur që në orën 8.00 të mëngjesit sapo është hapur Drejtoria Arsimore qytetarja A.G, shprehet se ka disa ditë me radhë që pret vendimin për punësimin e saj kudo që të jetë, pasi i duhen paratë e rrogës të mbajë djalin me ilaçe dhe të përballojë jetesën e përditshme. Por, ndërsa është në pritje asnjë përgjigje pozitive nuk ka marrë nga Drejtoria Arsimore, ndërsa i vetmi sqarim

për këtë mësuese me eksperiencë të gjatë në detyrën e saj, është se vendimi për të ende nuk ka dalë nga drejtoria, ndaj kjo qytetare duhet të qëndrojë në pritje. Apeli

Si rasti i qytetares A.G. ka disa raste të tjera që mund t’i gjesh vetëm në një ditë, pas dyerve të drejtorisë Arsimore tek anko-hen dhe presin me orare të zgjatura nga mëngjesi e deri në orën 16:00, pasdite. 55-vjeçarja shprehet se Ministria e Arsi-mit duhet të kryejë kontrolle të herë pas hershme në Drejtorinë Arsimore të Tiranës dhe duhet të pyesë e të kryejë anketa të posaçme për punësimin e mësuesve dhe jo të japë vendime të padrejta duke hequr mësuesit me eksperiencë e duke punësuar djemtë e vajzat e drejtuesve të komunës. Ndërsa nga ana tjetër vonesat e emërimeve për mësuesit e rinj janë një tjetër problem. Etleva është një prej tyre. 24-vjeçarja ka aplikuar dhe ka dorëzuar të gjithë doku-mentacionin përkatës pranë zyrës përka-tëse që merret me punësimin e mësuesve të rinj, ndërsa rezultatet e kësaj vajze të re janë evidentuar nga Ministria e Arsimit si shumë të mira, ndaj edhe do t’i jepet një mundësi e parë punësimi në një prej shko-llave të kryeqytetit.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Mësuesja e pushuar nga puna:

Page 6: Gazeta 77News

77 NEWS

BOYS

Tek kullat përballë ParlamentitPërballë qendrës tregtare Vesa TIRANË

Kaon ofron vend pune Agjent Shitje në terren. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

IDE E SHTUNË, 02 SHKURT 2013

Ora e vjetër franceze shitet për 6.8 milionë dollarë!

Të rinjtë përkrahin platformën e PLSHR për punësim!

Takimi i organizuar me të riun, Idriz Belba, ka qenë ndalesa e radhës e për-

faqësuesit të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, Ervin Kalemi, në qytetin e Durrësit, për prezantimin e platformës politike të kësaj partie. Shpalosja e platformës ngjalli mjaft interes tek z. Belba dhe u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me këtë forcë politike. Pikat në të cilat u fokusua biseda ishte rëndësia që jep kjo forcë poli-tike për punësimin e të rinjve në adminis-tratën shtetërore dhe përfshirjen e tyre sa më shumë në politik-bërje. Po ashtu ai përkrahu mënyrën që PLSHR sugjeron për heqjen e korrupsionit në administra-tën shtetërore.

Për më tepër: www.77news.al

Një orë franceze e punuar në vitin 1835 është shitur të mar-

tën në një aukcion për 6.8 milionë dollarë, vlerë kjo që paraqet çmimin më të lartë në botë për një orë. Orën e quajtur “Duc d'Orleans Breguet Sympathique”, shtëpia e aukcioneve “Sotheby's” e kishte vlerësuar me mbi 5 milionë dollarë. Kjo orë për herë të fundit ishte shitur në aukcion në vitin 1999, kur “Time Museum” nga qyteti Rockford e kishte shitur për 5.7 mi-lionë dollarë, që ishte shifër rekorde në atë kohë dhe ishte ekzemplari më tërheqës në aukcionin e orëve në

New York. “Sotheby’s“nuk deklaroi se kush është blerës i fundit i kësaj ore, por tha se blerës është një muze privat. Orët e rralla Sympathique kanë ndihmuar forcimin e namit të urtarit francez Abraham-Loiusa Bre-guet, tha “Sotheby's” në një deklaratë. Ora është e lartë gati 60 centimetra dhe me sa dihet është një nga 12 orët Sympathique në mbarë botën. Orët e orëtarit Breguet i kanë porositur në atë kohë familjet mbretërore ruse e spanjolle, pastaj Napoleon Bonaparta dhe mbreti britanik George IV.

www.banka-ideve.com

Page 7: Gazeta 77News

77 NEWS

Autoshkollë (A, B, C,)

të gjitha të përfshira.vetëm 240 euro

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Deri më 3 Shkurt

JETA ËSHTË SI NJË MOZAIK VENDIMESH!Një vendim i saktë, i drejtë dhe i guximshëm, e transformon jetën në një univers formash, ngjyrash dhe shijesh, të cilat e shpërndajnë ndikimin pozitiv kudo ku ne gjendemi.

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Të ardhurat do përmirësohen ndjeshëm. Nuk do mendoheni shumë para se të bëni një investim.

Demi: Marsi do e shtojë dëshirën tuaj për të qenë sa më afër partnerit dhe për të provuar emocione të reja.

Binjakët: Në planin financiar do keni fat. Shmangni ndërmarrjen e operacio-neve shumë të mëdha.

Gaforrja: Jeta sentimentale do të influencohet nga Marsi. Mjedisi do jetë i ngrohtë dhe pasionant.

Luani: Financat do të përmirësohen ndjeshëm. Do kryeni edhe disa transak-sione të rëndësishme.

Virgjëresha: Situata financiare do përmirësohet ndjeshëm. Tashmë do keni mundësi të shlyeni borxhet.

Peshorja: Në planin financiar do keni ide të mira për ta stabilizuar situatën. Gjithsesi mos e humbni maturinë me shpenzimet.

Akrepi: Nëse jeni në çift, lidhje juaj do të përforcohet edhe më tepër falë një komunikimi më të mirë.

Shigjetari: Saturni do ndikojë poziti-visht tek financat. Do tregoheni të matur me shpenzimet.

Bricjapi: Falë mbështetjes së Uranit, marrëdhënia juaj me partnerin do për-mirësohet ndjeshëm.

Ujori: Mos bëni asnjë hap të nxituar. Shmangni shpenzimet e mëdha sot nëse nuk doni të përballeni me probleme.

Peshqit: Falë përkrahjes së Neptunit gjatë kësaj kohe në planin financiar do keni mundësi të stabilizoni buxhetin.

King’s Language Center ofron vend pune Mësuese e Gjuhës Italiane. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

VEPRIMTARIE SHTUNË, 02 SHKURT 2013

Praktikë mësimore e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë!

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë, të Universitetit “Vitrina”, dega Infer-

mieri në kuadër të vënies në praktikë të njohurive të tyre të marra nga teoria e lëndëve të zhvilluara në këtë semestër dhe njohjes më nga afër me profesionin e tyre, kanë vijuar praktikën mësimore në Spitalin Ushtarak, në Tiranë. Prakti-ka Mësimore po ndiqet nga mjekët dhe pedagogët e Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Luter Kreshpa, Bledi Masati, Besmira Zama, Daniela Nakuci dhe Enkela Xhori. Pedagogët e lëndëve përkatëse dhe dok-

torët e spitalit, gjatë ndjekjes së praktikës po shoqërojnë studentët që të njihen me pacientët, me sëmundjet e ndryshme që ata mbartin, me mënyrat e ndihmës dhe shërbimit që ofrohet për të sëmurët sipas rasteve të ndryshme. Gjithashtu pedagogët po iu vënë në dispozicion stu-dentëve mikroleksione në lidhje me rastet e veçanta që mund të hasen gjatë kësaj praktike. Këtu studentët kanë mundësinë që gjithë teorinë e mësuar ta përvetësojnë më së miri duke e praktikuar.

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77News

77 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

DREJTËSI DHE ZHVILLIM E SHTUNË, 02 SHKURT 2013

Të rinjtë e Elbasanit, mbështetje për nismat e PLSHR!

Artan Kampula është një tjetër përfaqë-sues i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re,

i cili po vijon me takimet e tij të shumta me qytetarë e kryesisht me të rinj të Elba-sanit. Këto takime zhvillohen në kuadër të prezantimit të platformës politike të kësaj partie. Takimin e radhës ai e bëri me të riun Mentor Ozuni, i cili tregoi mjaft interes në lidhje me frymën e re dhe ndryshimin e ri që do të sjellë tek shqiptarët PLSHR. Ai vlerësoi shumë pikën e fuqizimit të sipër-marrjeve shqiptare, fuqizimin e familjes dhe shtetit shqiptar. Ozuni përshëndeti nismat e kësaj partie dhe mbështeti fokusin e madh që PLSHR po i kushton punësimit të rinisë shqiptare.

Për më tepër: www.77news.al

Kuoqi: Të fuqizohen institucionet Arsimore dhe Shëndetësore!

Në vazhdën e takimeve të organizuara nga përfaqësuesja e Partisë Lëvizja

Shqipëria e Re, Rajmonda Doda, u bë i mun-dur organizimi i takimit me një të ri nga Tirana, Kledis Kuoqi, i cili ishte mjaft i inte-resuar për njohjen më nga afër të PLSHR. Qëllimi i këtij takimi ishte shpalosja dhe njo-hja e këtij të riu me idetë, qëllimet dhe plat-formën politike të kësaj partie të re politike. Gjatë diskutimit, Kuoqi u ndal në shumë prej pikave të kësaj platforme duke i anali-zuar në detaje. Ai mbështeti më së shumti pikat që kanë të bëjnë me të rinjtë, siç janë punësimi i të rinjve në administratën shte-tërore dhe aktivizimi i tyre në politikë-bërje. Një tjetër pikë ku i riu diskutoi ishte edhe Fuqizimi i institucioneve Arsimore, Shënde-tësore dhe ato të Përkujdesjes Sociale, duke e konsideruar si një pikë që lidhet ngushtë me zhvillimin e shoqërisë tonë.

Për më tepër: www.77news.al