24
20 Qershor 2013 www.impakt.al Botues: GEA Editions, Kryeredaktor: Plator NESTURI e-mail: [email protected], Tel: 00355 42 345189 E përjavshme, çmimi 30 lekë, nr.7 Anti-Vetëvendosje/ SHBA: Kujdes me qëndrimet, kanë kosto Këshilltari më i mirë për biznesin tuaj Albanian Business Consulting e-mail: [email protected] Teatri i Komedisë operon mes emocionesh, publiku na ndjek për cilësinë INTERVISTË/ Kastriot Çipi KULLA E LËNË PËRGJYSMË DEBAT/ Ardian Vehbiu 100 xhami dhe propagandë islamike nga Shqipëria për tërë Ballkanin faqe 14 faqe 2-3-4 faqe 10-11 Shqipëria në sytë e STASI-t EKSKLUZIVE PROJEKTI KUVAJTIAN faqe 12-13 faqe 18-19 faqe 26 faqe 23 faqe 15 faqe 29 faqe 28 MODA E TË RINJVE 20-30 VJEÇARË KOMENT/ NGA ALQI KOÇIKO KOMENT/ NGA EDISON KURANI Aksesorët trendy të një jetese me stil Prostitucioni, që ende “nuk njihet” në Shqipëri Letër në fund të tunelit Beteja e spoteve Eduard Joseph, diplomat amerikan dhe ish-zëvendës/shef i OSBE-së në Kosovë: “Ju mund të vazhdoni të angazhoheni për bashkimin me Shqipërinë. Por kështu, ju do t’u ndihmoni atyre që po argumentojnë se Kosova nuk duhet të njihet” Projekti i frustruar i Xhamisë së Re INTERVISTË ME SAZAN GURIN, AMBIENTALIST, PEDAGOG DHE AKTIVIST I MBROJTJES SË MJEDISIT “Shohim një maket 5-katësh të hartuar ndoshta nga studentë turq me katër minare dhe jo një xhami reale. Komuniteti Musliman nuk duhet ta niste ndërtimin e xhamisë në hapësirën e fundit publike në Tiranë” KOSOVA Intervistë me politologun Helmut Müller-Enbergs mbi arkivat e shërbimit sekret të Republikës Demokratike Gjermane... Sot me 32 faqe Në 23 qershor, dilema e votës nuk do të përqendrohet në zgjedhjet midis të djathtës e të majtës, sesa te fakti se kush do të jetë Kryeministri që do të drejtojë vendin pas zgjedhjeve Nga Mark SOLOMON D uke parë Ramën si Personazh, Politikan, mbi nivelin e ndërgjegjies politike e civile, mungesës së kolokacionit, aksesin e munguar ndërkombëtar, “Jo”-të ndaj integrimit në BE, idenë mbi taksën progresive, qëndrimin kundër zhvillimit infrastrukturor, “martesa” e pasinqertë me Metën, moskoherenca në çështjet Kombëtare dhe shumë arsye të tjera, do ta bënin një mendje të shëndoshë e të ftohtë nga pasionet, të orientohet drejt dhe me votën e saj të largojë makthin e pasigurisë nga dikush që kërkon të improvizojë të bëhet kryeministër. Arsyeja e fundit për të mos votuar Ramën, është edhe pse ka zgjedhur numrin 29 për siglën e PS-së. Sipas përshkrimit kabalistik të pranuar në të gjithë tekstet e vjetër, 29 është numri i dështimit, i sakrificave, i borxheve, i pengesave dhe i refuzimeve. 29 arsye për të mos votuar Edi Ramën A MUND TË JETË EDI RAMA KRYEMINISTËR? KA SHUMË ARGUMENTE PËR TË THËNË JO

Gazeta impakt

Embed Size (px)

DESCRIPTION

20 qershor nr 7

Citation preview

20 Qershor 2013 www.impakt.alBotues: GEA Editions, Kryeredaktor: Plator NESTURI

e-mail: [email protected], Tel: 00355 42 345189

E përjavshme, çmimi 30 lekë, nr.7

Anti-Vetëvendosje/ SHBA: Kujdes me qëndrimet, kanë kostoKëshilltari më i mirë

për biznesin tuaj

AlbanianBusinessConsulting

e-mail: [email protected]

Teatri i Komedisë operon mes emocionesh, publiku na ndjek për cilësinë

inTerViSTë/ Kastriot Çipi

KULLA e Lënë PërGJYSMë

deBAT/ Ardian Vehbiu

100 xhami dhe propagandë islamike nga Shqipëria për tërë Ballkanin faqe 14

faqe 2-3-4

faqe 10-11

Shqipëria në sytë e STASi-t

eKSKLUZiVe

ProJeKTi KUVAJTiAn

faqe 12-13

faqe 18-19

faqe 26

faqe 23

faqe 15

faqe 29

faqe 28

ModA e Të rinJVe 20-30 VJeÇArë

KoMenT/ nGA ALqi KoÇiKo

KoMenT/ nGA ediSon KUrAni

Aksesorët trendy të një jetese me stil

Prostitucioni, që ende “nuk njihet” në Shqipëri

Letër në fund të tunelit

Beteja e spoteve

eduard Joseph, diplomat amerikan dhe ish-zëvendës/shef i OSBE-së në Kosovë: “Ju mund të vazhdoni të angazhoheni për

bashkimin me Shqipërinë. Por kështu, ju do t’u ndihmoni atyre që po argumentojnë se Kosova nuk duhet të njihet”

Projekti i frustruar i Xhamisë së reinTerViSTë Me SAZAn GUrin, AMBienTALiST, PedAGoG dHe AKTiViST i MBroJTJeS Së MJediSiT

“Shohim një maket 5-katësh të hartuar ndoshta nga studentë turq me katër minare dhe jo një xhami reale. Komuniteti Musliman nuk duhet ta niste ndërtimin e xhamisë në hapësirën e fundit publike në Tiranë”

KoSoVA

Intervistë me politologun Helmut Müller-Enbergs mbi arkivat e shërbimit sekret të Republikës Demokratike Gjermane...

Sot me 32 faqe

në 23 qershor, dilema e votës nuk do të përqendrohet në

zgjedhjet midis të djathtës e të majtës, sesa te fakti se kush do

të jetë Kryeministri që do të drejtojë vendin pas zgjedhjeve

Nga Mark SOLOMON

Duke parë Ramën si Personazh, Politikan, mbi nivelin e ndërgjegjies politike e civile, mungesës së kolokacionit,

aksesin e munguar ndërkombëtar, “Jo”-të ndaj integrimit në BE, idenë mbi taksën progresive, qëndrimin kundër zhvillimit infrastrukturor, “martesa” e pasinqertë me Metën, moskoherenca në çështjet Kombëtare dhe shumë arsye të

tjera, do ta bënin një mendje të shëndoshë e të ftohtë nga pasionet, të orientohet drejt dhe me votën e saj të largojë makthin e pasigurisë nga dikush që kërkon të improvizojë të bëhet kryeministër. Arsyeja e fundit për të mos votuar Ramën, është edhe pse ka zgjedhur numrin 29 për siglën e PS-së. Sipas përshkrimit kabalistik të pranuar në të gjithë tekstet e vjetër, 29 është numri i dështimit, i sakrificave, i borxheve, i pengesave dhe i refuzimeve.

29 arsye për të mos votuar edi ramën

A MUnd Të JeTë edi rAMA KrYeMiniSTër?

KA SHUMë ArGUMenTe Për Të THënë Jo

E Enjte, 20 Qershor 2013www.impakt.al2

POlITIKë

Mark SOLOMON

Autori radhit në shkrimin origjinal që i ka dërguar redaksisë 29 arsye, (po aq sa numri 29 elektoral i PS-së) për të cilat, sipas tij, votuesi i shpasionuar shqiptar do të refuzonte të votonte për edi ramën. Por për mungesë hapësire dhe arsye të tjera që i mbajmë të rezervuara, redaksia ka zgjedhur vetëm disa prej tyre.

SHëniM i redAKSiSë

PerSonAZHi rAMA: Nuk mund të mos jetë kjo arsyeja e

parë për të mos e votuar. Respekti për hapësirën e tjetërkujt, sidomos për faqet e një gazete serioze, na shtyn të mos zgjatemi shumë në këtë pikë e të limitohemi duke thënë: Piktori i parealizuar Edi Rama… Ç’tjetër mund të thuhet…Nuk mund të humbim kohë duke shkruar mbi bëmat e tij personale. Apo për kontradiksionin psikologjik arketipal që e karakterizon, për huqet dhe veset aq të përfolura, për karakterin e paqëndrueshëm dhe dukshëm depresiv bipolar. Do t’ua linim vendin kafeneve të shumta në Tiranë, revistave që merren me gossip dhe atyre të specializuara të merren me këto aspekte të personazhit. Kanë me siguri material tejet të bollshëm dhe po të dinë cilave burimeve t’u drejtohen, mundet që edhe të bëjnë afera të vërteta mediatike me bëmat e Ramës.

“PoLiTiKAni” rAMA: Nuk është tepër e qartë se si arriti Rama

të fitojë rolin publik që mban sot, por kjo nuk ka më asnjë rëndësi. Ai është sot kryetari i PS-së “së reformuar” shqiptare, partisë së cilës Fatos Nano i dha një gjurmë moderne, liberale dhe që kërkoi me të gjitha mënyrat ta shkëpusë nga e kaluara. E duhet thënë se edhe Meta, në mënyrën e tij, kërkoi ta reformojë atë (përveçse ta posedojë). Rama shënon një regres total në këtë linjë. PS-ja e sotme është një

forcë politike pa filozofi dhe program të qartë. Ajo ka vetëm një kryetar që ç’thotë sot nuk e thotë nesër, të vendosur vetëm në kundërshtimin shpesh të palogjiktë e të pasens ndaj gjithçkaje që vjen nga mazhoranca dhe sidomos nga Kryeministri Berisha. Rama është një kryetar që mendon se është vetë zemra, mendja, inteligjenca dhe shpirti i PS-së. E gjen të flasë kuturu që nga mbarështimi i dhive dhe deri tek sistemet energjitike apo ekuacionet e komplikuara mbi ekonominë. Kërkon t’i ngjajë sa më shumë Enver Hoxhës?! Në atë ambient është krejt e mundur që një frymë e tillë të bëhet inspiruese për personazhin Rama. Mirëpo në fizikë, ekziston koncepti i mosmatjes së dy entiteteve infinitivisht të pakrahasueshëm, ndaj nuk do të investonim asnjë rresht në një argument të tillë.

Në mjedisin e PS-së, Rama ka vendosur autoritetin e tij, por jo atë që quhet autorevolesë. E cila fitohet me dijen personale dhe me respektin ndaj të tjerëve e prej të tjerëve, e që nuk mund të imponohet. E thonë këtë hapur apo heshturazi një numër i madh njerëzish “të afërt” me kryetarin, deputetë të

Arsyet për të mos

Fushata elektorale në Shqipëri mund të konsiderohet tashmë e mbyllur. Tema e

rotacionit politik është ajo mbi të cilën “lideri socialist” Edi Rama, ndërtoi gjithë spekulimin e tij mediatik, edhe pse e ka të qartë dhe vetë, se nuk përbën një alternativë të vërtetë e të qenësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ai u paraqit në këtë fushatë me tërë arsenalin e mllefeve karakteriale të tij, por në planin politik, absolutisht si një kategori plotësisht falimentare interpretative e realitetit shqiptar. Kjo është e lidhur jo aq me efektet e jashtme po aq falimentarë (ngjyra e zgjedhur, sloganet, metaforat), sesa me arsye identitare dhe identifikuese, një pjesë të të cilave po i rreshtojmë më poshtë:

E Enjte, 20 Qershor 2013www.impakt.al 3

POlITIKë

votuar Edi Ramënthotë të mos humbësh vizionin e së tërës ngaqë të intereson vetëm pjesa jote, do të thotë të bësh beteja politike dhe jo beteja për karrigen personale.

Të bërit politikë nuk nënkupton të shpallurit Kryeministër pa u konfirmuar ende si i tillë nga konsensusi elektoral. është rasti i vetëm në Europë ai i Ramës, që një kryetar opozite është vetëshpallur kryeministër i ardhshëm pa u bërë ende zgjedhjet. Sjell deri edhe ters një vetëshpallje e tillë. Rama nuk ka asnjë prej karakteristikave kryesore të politikanit. E kur nuk bën politikë, bën antipolitikë. Dhe këtë e bëjnë vetëm sharlatanët.

niVeLi i ndërGJeGJieS PoLiTiKe e ciViLeKush ka dëgjuar fjalime apo intervista

të Ramës në mediat shqiptare apo publikime të tij në rrjetet sociale, nuk mund të mos ketë mbetur i zhgënjyer nga niveli i ulët, banal e shpesh vulgar intelektual i trajtimit të argumenteve të ndryshëm dhe dimensioni meskin që shprehet në to. Nuk ka asgjë që të të kujtojë vlera universale për të cilat e majta e vërtetë demokratike perëndimore ka kryer e fituar beteja sociale, dhe që të përfaqësojë nivelin më të mirë të ndërgjegjies civile të saj. Fjalimet e Ramës janë të mbushur me urrejtje e mllefe ndaj kundërshtarit politik, ato janë projektime të depresionit psiko-emotiv individual të tij dhe të mungesës së sensit të perspektivës. Rezonanca e prononcimeve të Ramës është e ngushtë në hapësirë dhe e shkurtër në kohë, e kjo e dëshmon atë në një “non-lider”, në një çdokush që e kanë vënë në atë pozicion e që lufton thjesht për interesat e veta dhe të grupit të ngushtë ku bën pjesë.

MUnGeSA e KoLoKAcioniT Rama ka mbetur një bohemian edhe në

politikë. Nuk ka një kolokacion të qartë. Nuk ka një pozicionim të qartë rreth proceseve europiane apo botërore të sotme, ndaj temave të mëdha që e shqetësojnë botën dhe njerëzimin e sotëm. “lideri” i opozitës shqiptare nuk ka frymëmarrje ideo-politike dhe kjo e reflekton atë si një personazh të rëndomtë me të cilin niveli i interlokuimit politik është minimal edhe për çështje të një rëndësie pragmatike.

AKSeSi ndërKoMBëTAr Rama është promovuar nga zoti

Papandreu si një ndër 33 nën-presidentët e Internacionales Socialiste që po përjeton një moment rënieje dhe diferencimi. Kusuri, siç dëshmojnë edhe lajmet më të fundit, është për të qarë dhe për të

qeshur njëkohësisht: Rama mori pjesë në vendin e gruas së shoferit të limuzinës në mbrëmjen e mbledhjes së fondeve për fushatën e Obamës duke përdorur ftesën e dedikuar asaj dhe pagoi 80 mijë dollarë për një “çak” me Obamën. Nuk ka asnjë rreth apo tavolinë me peshë, as në planin politik e as në atë të financave apo ekonomisë ndërkombëtare ku Rama të ftohet rregullisht e fjala e tij dëgjohet, qoftë edhe për Shqipërinë apo shqiptarët. Ai kërkon t’i fitojë këto pozicione duke u imponuar si Kryeministër i Shqipërisë. Edhe pse e di që nuk funksionon kështu... Qershia mbi tortë: Rama takon Erdoganin dy ditë para nisjes së protestave në Stamboll dhe Ankara, kundër figurës, operatit dhe sidomos doktrinës anti-qemaliste dhe neo-otomane të kryeministrit turk në krizë.

PoLiTiKA e “Jo”-Ve ndAJ inTeGriMiT në BeJanë të shumtë precedentët e sjelljeve

dhe qëndrimeve të tij “politike” që e nxjerrin Ramën kundër integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ramën dhe jo pjesën evropian-dashëse të PS-së. Me siguri, në këto qëndrime ka një ndjenjë frustrimi, e cila buron nga historia personale e emigrantit të rëndomtë dhe e piktorucit bohem në Francë, apo nga një lexim i mbrapshtë i domosdoshmërisë historike të Shqipërisë për të qenë pjesë e Evropës. Vetëm nga mosvotimi i tre ligjeve

nga ana e opozitës së Ramës, Shqipëria krijoi një hendek procedurial që i kushtoi dhjetëra miliona euro, si dhe oportunitete të tjera të shumta. Të cilat, natyrisht, shkuan në favor të ndokujt tjetër, fjala vjen Serbisë, nëse duam t’i themi gjërat siç janë. Nuk duhet shumë inteligjencë për ta kuptuar. Ka ndodhur edhe me Bullgarinë ca vjet më parë, e gjithmonë në favor të Serbisë. Të vënit e PS-së në funksion të strategjisë serbo-centrike të zhvillimit të Ballkanit, është një lëvizje me kahje të kundërt e liderishipit të kësaj force politike në Shqipëri.

MBëSHTeTJA AMeriKAne dHe PerëndiMorelidhur me këtë argument, është e qartë

për të gjithë se SHBA-të dhe BE-ja kanë investuar shumë në Shqipëri për të mos e favorizuar një kthim mbrapa në histori në këto zgjedhje. është e dukshme se në përgjithësi, perëndimorët e konsiderojnë Shqipërinë politikisht të maturuar tashmë për të mos ndërhyrë drejtpërdrejt në rregullimin e ekuilibrave të brendshëm politikë të saj. Kjo është linja së cilës i janë përmbajtur ata, të paktën në katër vitet e fundit, dhe që ka ndikuar për mirë në stabilizimin e Shqipërisë. Bën përjashtim në të, inercia e pazakontë politike e ish-ambasadorit amerikan në Tiranë, Uithers, i cili, së pari, sot përfaqëson vetëm veten e vet dhe aspak Departimentin Amerikan të Shtetit apo Presidentin e SHBA-ve dhe fjala e tij, vlen ndoshta edhe më pak sesa e një kujtdo kolumnisti të rëndomtë. I lëmë mënjanë këtu motivet praktikë dhe emotivë që e shtyjnë një ish-ambasador amerikan të merret akoma me politikën e vendit të fundit ku ka shërbyer. E mira e pensionistit Uithers do të ishte të evitonte që të bëhej qesharak dhe i pështirë për qytetarët e vendit ku ka shërbyer, në emër të vendit të madh që ka përfaqësuar. Nëse do të duhej të nxirrej ndonjë konkluzion mbi rastin Uithers, ai do të kishte vlerë për Departamentin Amerikan të Shtetit dhe jo për Shqipërinë e shumicën e shqiptarëve.

Ajo që do të donim të thonim si konkluzion i kësaj pike, është e lidhur me faktin se do të ishte një luks për politikën e jashtme të SHBA-ve, ta konsideronin si politikisht dhe strategjikisht të barabartë ardhjen e së majtës apo të djathtës në pushtet në Shqipëri, tashmë një vend anëtar i NATO-s. Shqipëria nuk është ende ai vend ku ky kriter mund të aplikohet.

eKonoMiA dHe ideJA e TAKSëS ProGreSiVe Pasi e bëri fakt të kryer se do të jetë

patjetër Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, krye- opozitari Rama, ashtu si një pjesë e mirë e së majtës jodemokratike në shumë vende të botës, edhe gjatë kësaj fushate zgjedhjesh, ka patur si parrullë dite taksimin progresiv. Thirret kështu në ndihmë ideja joshëse për të ngushtuar dallimin midis shtresave sociale, por që në të vërtetë, është një vjedhje e legalizuar,

“Lideri” i opozitës shqiptare nuk ka frymëmarrje ideo-politike dhe kjo e reflekton atë si një personazh të rëndomtë me të cilin niveli i interlokuimit politik është minimal edhe për çështje të një rëndësie pragmatike

Rama mori pjesë në vendin e gruas së shoferit të limuzinës në mbrëmjen e mbledhjes së fondeve për fushatën e Obamës duke përdorur ftesën e dedikuar asaj dhe paguan 80 mijë dollarë për një “çak” me Obamën. Nuk ka asnjë rreth apo tavolinë me peshë, as në planin politik e as në atë të financave apo ekonomisë ndërkombëtare ku Rama ftohet rregullisht dhe fjala e tij dëgjohet, qoftë edhe për Shqipërinë dhe shqiptarët

PS-së, këshilltarë, sekretarë. Nuk janë pakënaqësi të zakonshme, por akumulime mllefesh që sendërtojnë një klimë të rëndë dhe energjetikisht jopozitive brenda për brenda PS-së. E që kthehet në një bumerang edhe për vetë kryetarin. Dhe nuk janë vetëm “armiqtë e brendshëm” ata që e përflasin kryetarin nëpër kafenetë e Tiranës. Më së shumti, janë “miqtë” e brendshëm.

Të bësh politikë do të thotë në radhë të parë, të zgjedhësh atë çka është në interes të të gjithëve. Nuk është ky rasti i Ramës dhe politika e tij e bojkoteve të vazhdueshëm ndaj hapave drejt më të mirës dhe interesit publik e dëshmon këtë. Të bësh politikë do të thotë të shpalosësh idetë dhe vlerat e tua. Nuk është as edhe ky rasti i Ramës ngaqë, përsa u përket ideve, ai është krejt i varfër, mediokër (po aq sa edhe në pikturë) dhe i pafryt, e përsa u përket vlerave...

Të bësh politikë do të thotë të konkretizosh ideale. Nëse 20 - Përqindshi i famshëm përbën ndonjë ideal, atëherë Rama do ta ketë konkretizuar plotësisht atë. Nëse ardhja në pushtet është një tjetër ideal që mund të arrihet politikisht, atëherë me antipolitikën që prodhon dhe me kursin që po ndjek, duket se nuk do ta marrë kurrë. Rruga alternative do të ishte një luks edhe për të, dhe Rama këtë tashmë e di mirë. Ia kanë bërë të qartë edhe në selitë e duhura.

Të bësh politikë do të thotë të krijosh konsensus. Kjo nuk arrihet duke shpërndarë leje ndërtimi dhe vende pune në aparatin burokratik, por duke i bërë të njohura opsionet e zgjedhura për zhvillim dhe duke shpjeguar koherencën e tyre. Fjala “koherencë”, në kuptimin moral të saj, nuk mund t’i atribuohet veçanërisht Ramës. Të bësh politikë do të thotë të shpirtëzosh ballafaqime idesh dhe jo të organizosh protesta që tentojnë përmbysjen e rendit kushtetues. Do të

E Enjte, 20 Qershor 2013www.impakt.al4

një mënyrë për të përvetësuar të mira prej kujt punon me dedikim dhe ndershmëri. Akoma edhe një herë del në pah urrejtja atavike e një ideologjie dhe e një klase së cilës i ka perënduar koha, ndaj kujt punon dhe fiton me iniciativën e vet dhe merr përsipër riskun. Imponimi i taksës progresive është një lloj maskimi me fraza, shpesh të pakuptueshme për ata që nuk janë të informuar mbi ekonominë dhe shkencën e saj, i uzurpimit të pushtetit në emër të mbrojtjes të së drejtave të shumicës. As më shumë e as më pak, rasti i Chavez në Venezuelë. Nëse shqiptarët janë budallenj, le të votojnë për këtë opsion e në harkun e vetëm një legjislature do ta shihnin veten të varfëruar akoma më shumë dhe vendin e tyre, të kthyer 20 vjet pas. Me pasoja të rënda edhe për shumë vite më pas akoma.

Por edhe në këtë pikë, Rama, është si gjithnjë, kontradiktor. Nga njëra anë, flet për taksë progresive, e cila godet në radhë të parë klasën e biznesmenëve, e nga ana tjetër, i mbush listat e deputetëve me biznesmenë! A ka vallë shqiptar që të besojë se këta zotërinj që kanë djersitur për 20 vjet me radhë për të krijuar atë çfarë kanë sot, do t’u bindeshin urdhrave të Ramës për të votuar kundër interesave të vetes dhe të klasës sociale së cilës u përkasin?

Në sistemin e tanishëm fiskal shqiptar, atë të taksës së sheshtë, ideja e drejtësisë sociale është e shprehur nëpërmjet taksimit të njëjtë për cilindo që punon dhe prodhon. Ky është një sistem i vjetër taksimi, i aplikuar në të gjithë kulturën shtetërore perëndimore, por edhe në sistemin islamik të civilizimit, kontekst në të cilin Shqipëria është një shembull harmonie e bashkëjetese paqësore. Në një sistem të tillë, i aplikuar demokratikisht nga qeveritë Berisha në këto tetë vitet e fundit, më të varfërit paguajnë 10% të asaj që deklarojnë se fitojnë dhe që është përgjithësisht një shumë modeste, por edhe krejt e përballueshme, e më të pasurit paguajnë të njëjtën përqindje. Por shuma është e konsiderueshme për shtetin, ngaqë fitimi i kësaj klase është i konsiderueshëm. Koncepti i drejtësisë sociale mbetet kështu i ruajtur, pa rrezikuar ikjen e kapitalit nga vendi, përkundrazi, shtimin e prurjeve në të, pa rrezikuar vjedhjen e tij nga jakëbardhët e së majtës ramiste, të kamufluar pas frazeologjive demokratike.

Taksimi progresiv që propozon Rama, nuk sjell gjë tjetër veçse tensione sociale, ul numrin e të pasurve dhe mban në staniacion të varfërit. Premtimi i Ramës se do të ulë apo do të zhveshë nga taksat 95% të shqiptarëve është një gënjeshtër e stërmadhe të cilën, e dalë sidomos nga goja e Ramës, nuk e beson askush. Jeta sociale e një vendi si Shqipëria ka nevojë për forca prodhuese, realizuese, kapitale, dhe jo për largimin e tyre nga vendi. është ndoshta ky qëllimi i Ramës? Cilave pushteteve “okulte” jashtë Shqipërisë u shërben ideja e taksës progresive?

Gjatë fushatës elektorale, Rama, i këshilluar nga mentorët e tij, dora-dorës e ka anashkaluar disa herë frazën kundërprodhuese “taksë progresive” të proklamuar me aq forcë në fillim të saj. është e qartë, efekti bumerang i saj, u duk që në fillim. E zëvendësoi atë me konceptin jo-ekonomikisht të përcaktuar “taksë e ndershme”. Kryetari socialist, bojaxhi telajosh dhe zhgarravitës letrash, totalisht injorant në fushën e ekonomisë, e di edhe

vetë që askush në Shqipëri nuk mund të besojë në ndershmërinë politike të tij!

qëndriMi KUndër ZHViLLiMiTinfrASTrUKTUrorRama e ka zët, si i thonë, zhvillimin

infrastrukturor të Shqipërisë, të cilin qeveritë Berisha e kanë zgjedhur si prioritet të politikave të zhvillimit të vendit. Ai bërtet nëpër mitingje se “Berisha po përdor keq paratë e shqiptarëve” duke ndërtuar rrugë, tunele dhe ura. Sipas Ramës, ato para mund të investoheshin më mirë për të luftuar papunësinë. Mirëpo Rama “harron” se vetë ndërtimi i infrastrukturës hap mijëra vende pune dhe atje ku shkon rruga, energjia, komunikacioni, shkon më pas industria, zhvillimi, punësimi. Kjo është kahja. E kundërta, do të thotë të jesh alogjik dhe pa asnjë njohuri bazë në drejtimin e shtetit, dhe rasti i Ramës është i tillë. Rrëzohet kështu vetvetiu edhe gënjeshtra e hapjes së 300 mijë vendeve të reja pune, sidomos për të rinjtë shqiptarë, që Rama e proklamoi si karta

Arsyeja e fundit në radhë, por jo për nga rëndësia, ka të bëjë me mendimin magjik

të kohëve pitagoriane, të rikonsideruar shpesh nga matematikanët modernë të transformimit të mendimit abstrakt në ekuacione matematikë të ndërlikuar. E kemi fjalën pikërisht për numrin 29, i zgjedhur apo i rënë në short, nuk dihet, PS-së. Gjithkush që njeh numerologjinë dhe numrin 29. Do t’i sillte ters, në radhë të parë vetes e njëkohësisht edhe kontekstit që përfaqësohet me këtë numër. Sipas përshkrimit kabalistik të pranuar në të gjithë tekstet e vjetër, 29 është numri i dështimit, i sakrificave, i borxheve, i pengesave dhe i refuzimeve. I atribuohet papunësisë, ndërprerjes së cilitdo aktivitet, mungesës së parave, borxheve të marra dhe pamundësisë për t’i paguar, ndërhyrjeve kirurgjikale, gjobave, falimentimeve. Kur dikujt apo diçkaje, si i thonë në shqip, “i heq vizën”, i atribuon numrin 29.

nUMri 29:

Krejt e kundërta, kështu, me numrin 44 që ka zgjedhur apo i ka rënë në pjesë, PD-së së Sali Berishës. Numri 44 është numri i konkordias, i besimit, i barazisë sociale. Është numri që sjell paqe në familje, në kontestimet sociale të ndryshme, i ndërmjetësimit në konflikte, i rregullimit, i vendimeve të drejta.

Premtimi i Ramës se do të ulë apo do të zhveshë nga taksat 95% të shqiptarëve është një gënjeshtër e stërmadhe të cilën, e dalë sidomos nga goja e Ramës, nuk e beson askush

POlITIKë

fituese e programit të tij të “Rilindjes”. Një premtim autoreferencial, i paargumentuar në planin shkencor ekonomik, domethënë, një gënjeshtër elektorale e radhës!

“MArTeSA” Me MeTën: Në këtë rast, do të përdornim shprehjen

e urtë shqiptare, që e ka fort për zemër ambasadori aktual amerikan në Tiranë, zoti Arvizu: “Dardha e ka bishtin prapa”. Nga ana jonë, do të shtonim se ka më shumë se një arsye politike e jashtëpolitike, që shtrëngoi Metën t’i ngjitet Ramës dhe Ramën të mbështetet tek Meta. Nuk mund të mos harrojmë se me një “martesë” të tillë, bie terësisht alibia për të cilën Rama organizoi 21 Janarin (korrupsioni i Metës, i demonstruar me video). Shqiptarëve, të pataksur nga kthesa të tilla, u mbetet vetëm të kërkojnë falje pse e kanë moralin dhe e ruajnë atë si një vlerë.

ÇëSHTJeT KoMBëTAre: Për të krijuar imazhin e atij që lufton

nacionalizmin, Rama edhe gjatë kësaj fushate elektorale nuk u prononcua për çështjet kombëtare dhe rolin e faktorit shqiptar në Ballkan. Për të, kjo është temë e dorës së dytë apo të tretë. Tentoi vetëm t’i vërë komunitetit çam një karamele në gojë, nëpërmjet “rezolutës alternative” lidhur me të drejtat e çamëve, sa për të tërhequr vëmëndjen, domethënë votat e këtij komuniteti. Meqënëse ka gjetur ndonjë të korruptuar/ueshëm, mendon se ka gjetur edhe budallenj. Ndër çamët! Dihet, historikisht ata kanë votuar për të djathtën.

Për pjesën tjetër, asnjë fjalë për Kosovën, shqiptarët e “Maqedonisë”, Preshevës. Me këto tema, Rama do të merret vetëm si Kryeministër i Shqipërisë. Domethënë kurrë!

E Enjte, 20 Qershor 2013www.impakt.al 5

Vigjilja e zgjedhjeve, ka sjellë gjithmonë në Tiranë eksponentë të lartë të politikës rajonale apo evropiane

POlITIKë

Një aset të çmuar. Kështu e ka cilësuar Kryeministrin shqiptar,

Sali Berisha, vetë ish-Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë. Një vlerësim mjaft i veçantë ky, i cili teksa del nga goja e një eksponenti potent të politikës amerikane dhe asaj botërore në tërësi, si Rumsfeld, duket se e bën atë edhe më të çmuar. “Unë e kam parë fushatën tuaj zgjedhore dhe grumbuj me qindra e mijëra njerëz. Mahnitem me energjinë dhe kontributin që keni dhënë”, i është drejtuar ish-shefi i Pentagonit, personalisht kreut të qeverisë shqiptare. Duke shprehur në këtë mënyrë, mbështetjen e tij të hapur, e cila duket se merr edhe më shumë vlerë pikërisht në vigjilje të zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit. Ish-Sekretari amerikan i Mbrojtjes, si i vetmi eksponent i lartë i politikës ndërkombëtare që është shfaqur gjatë periudhës së fushatës elektorale shqiptare, duket se mori kështu përsipër që përmes vizitës së tij të posaçme në Tiranë, të përcjellë jo vetëm një mesazh mbështetës ndaj së djathtës në tërësi, por edhe ndaj Kryeministrit Berisha në veçanti. I ftuar nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ai dizenjoi në këtë mënyrë kuadrin e munguar (të paktën në publik), të mbështetjes

Ata kanë qënë gjithmonë të pranishëm në Tiranën zyrtare në vigjilje të zgjedhjeve. Duke ofruar përveçse mbështetjes së vendeve

prej nga vijnë, edhe një nuancë të shtuar në imazhin elektoral të forcave kryesore politike shqiptare. Në këtë mënyrë, eksponentët e lartë të politikës rajonale, por edhe asaj evropiane, gjithmonë kanë shërbyer si një element plus, që e ka kompletuar fushatën elektorale të secilës prej tyre. Por duket se gjatë kësaj të fundit, një dukuri e tillë është zbehur disi, teksa krerët e partive politike kanë zgjedhur të ndeshen “të vetëm” dhe pa mbështetjen (të paktën të deklaruar publikisht nëpër mitingjet apo takimet elektorale) prej figurave të huaja politike që kanë një pozicion të caktuar në rajon, apo dhe më gjerë. Kështu, përveç mbërritjes në Tiranë të ish-shefit të Pentagonit, Donald Rumsfeld, i cili doli hapur në mbështetje të Kryeministrit Berisha dhe politikave të qeverisjes së tij, kjo fushatë nuk solli asnjë “prurje” të re të huajsh, si pjesëmarrës të saj. Kur vetëm katër vjet më parë, pikërisht në kuadrin e zgjedhjeve lokale të 29 qershorit 2009, në Shqipëri u shfaqën jo pak të tillë. Mjafton të kujtojmë se në mitingun përmbyllës elektoral të Partisë Demokratike, ishte i pranishëm vetë presidenti i Partive Popullore Europiane, Vilfred Martens, i cili përbën në të njëjtën kohë edhe grupimin më të madh politik në Parlamentin Europian. Duke dalë hapur në krah të Partisë Demokratike, në mënyrë të

Të huajt e munguar të fushatës elektorale

prej PPE-eve edhe pas shpalljes së rezultatit zgjedhor të vitit 2009, duke i bërë thirrje të njëpasnjëshme të majtës, që ta linte bojkotin dhe ta pranonte me çdo kusht atë. “Një gjë duhet të pranohet nga opozita, që këto zgjedhje ishin të ndershme dhe se ajo duhet të pranojë rezultatin e tyre”, ka qenë deklarata e posaçme që kreu i PPE-ve, Martens drejtoi në verën e 2009-ës lidhur me një fakt të tillë. Por mbështetja ndaj së djathtës dhe vetë Kryeministrit Berisha në kuadrin e zgjedhjeve lokale të 2009-ës, do të jepej publikisht në Shqipëri edhe nga vetë kryeministri turk, Rexhep Erdogan, duke përdorur si element, pikërisht ceremoninë e prerjes së shiritit të inagurimit të autostradës Durrës-Kukës-Morinë. “Ne jemi të gatshëm te bëjmë çdo gjë dhe të ndihmojmë për mirëqënien dhe stabilitetin e Shqipërisë dhe të Kosovës”, deklaroi atëherë Erdogan, teksa gjendej i ngazëllyer në krah të Berishës. Pozicion i ngjashëm, që do zgjidhej për t’u mbajtur në vigjilje të zgjedhjve të 2009-ës në Shqipëri, edhe nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, teksa i bashkoi duart me homologun e tij shqiptar, pikërisht në mesin e tunelit të aksit Rrëshen-Kalimash, pjesë e Rrugës së Kombit. Nga ana tjetër, një strategji e tillë, duket se u ndoq në zgjedhjet e fundit, edhe nga krahu i së majtës, ku kryesocialisti Edi Rama, preferoi të “luajë me kartën” e Jorgo Papandreut, i cili në atë kohë, ishte edhe President i Internacionales Socialiste. Pikërisht, dy ditë para zgjedhjeve, Rama e solli atë në Tiranë, për të zhvilluar së bashku takimin e posaçëm me prindërit e disa emigrantëve shqiptarë në Greqi. Dhe duke tentuar kështu, të prekte edhe në praninë e Papandreut, ndjeshmërinë e një kategorie të caktuar zgjedhësish, që pretendojnë se i kanë të majtë, si ajo e emigrantëve. “Historia ime ashtu si ajo e Edi Ramës, është një histori prej emigranti”, tha atëherë Papandreu, duke dashur të luajë pikërisht me imazhin e tij prej populisti në Tiranë. Por në fushatën e sivjetshme elektorale, takime dhe gjetje të tilla, duket se munguan. Duke folur ndoshta për një shenjë pjekurie, që vetë sfera e politikës shqiptare të drejtuar prej së djathtës, është duke treguar me kalimin e kohës, nga njëri proces zgjedhor në tjetrin. E parë në këtë këndvështrim, mungesa e “imazhit të të huajve” në këtë fushatë zgjedhore, pse jo, mund të merret edhe si një element pozitiv. I cili të lë të kuptosh se politika shqiptare si e tillë po pëson dimensione të reja rritjeje, konceptimi dhe operimi, edhe pse mes kundërvëniesh dhe konfliktesh të vazhdueshme të palëve brenda saj.

Rumsfeld në Tiranë: Berisha, aset i çmuar!

iSH-SeKreTAri AMeriKAn i MBroJTJeS

së të djathtës prej figurave me peshë në politikën ndërkombëtare dhe atë rajonale. “Gjërat nuk bëhen vetëm, ne e vlerësojmë shumë partneritetin me Shqipërinë. Jam në mbështetje të Shqipërisë dhe u besoj fort shqiptarëve. E di çfarë i sjellin shqiptarët NATO-s, energji pozitive, qasjen e re të lidershipit ushtarak dhe civil. Ju po luani një rol shumë të rëndësishëm në Aleancë. Ju dini të zhvilloni një lloj ndjeshmërie për vendin, dini të jepni ndjesi dhe energji pozitive”, ka qenë një mesazh tjetër i rëndësishëm i lançuar nga ish-shefi i Pentagonit, gjatë bashkëbisedimit me kreun e qeverisë shqiptare. Për ta kompletuar në këtë mënyrë, vlerësimin dhe mbështetjen maksimale ndaj tij, e kontribuar kësisoj edhe në përforcimin e imazhit të tij publik. Pikërisht vetëm disa ditë para zgjedhjeve të 23 qershorit 2013.

Eglantina NaSi

Kryeministri Sali Berisha me kreun e PPE-ve, Vilfred Martens, (djathtas) Berisha me Thaçin dhe Rama me Papandreun, për zgjedhjet e 2009-ës

veçantë, Martens shprehu në atë rast, edhe mbështetjen ndaj figurës së Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha. “Kam ardhur këtu për ta mbështetur atë në këtë fushatë zgjedhore sepse është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë dhe të gjithe rajonit, për të patur një kryeministër dinamik dhe një qeveri dinamike. Si edhe për të përgatitur të

ardhmen evropiane të Shqipërisë, si një pol të stabilitetit në gjithë rajonin”, ka deklaruar saktësisht atëherë, kreu i PPE-ve nga zemra e Tiranës. Teksa theksoi më tej, edhe gatishmërinë e Partive Popullore Europiane për ta ndihmuar Partinë Demokratike në realizimin e projektit europian të Shqipërisë. Mbështetje e cila në fakt, vazhdoi të shfaqej

E Enjte, 20 Qershor 2013www.impakt.al6

Qamil XHaNi

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor u jep peshë specifike pesë qarqeve kryesore në vend për rezultatin e zgjedhjeve. Tirana, Fieri,

Durrësi, Elbasani dhe Vlora janë zonat që i japin Kuvendit 87 deputetë, duke u kthyer në qarqet ku gara elektorale bëhet më e ashpër. Nga 3.3 milionë votues që pritet të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit, 2 milionë e 30 mijë gjenden në këto pesë qarqe. Ndaj takimet elektorale të drejtuesve kryesorë të partive janë përqëndruar në këto zona, duke synuar të kenë nën kontroll pjesën më të madhe të votuesve në gjithë vendin. Ndërsa nga pikëpamja e numrave, këto zona shihen si të vetmet ku mund të bëhet ndryshimi i rezultatit të vitit 2009. Sistemi rajonal proporcional nuk garanton ndryshime drastike, por vetëm lëvizje me 1 ose 2 deputetë në çdo qark. Pikërisht, kjo lëvizje e ngushtë e numrave, që duhet të shoqërohet me 5 deri në 10 mijë vota për çdo subjekt, e bënë edhe më të nxehtë garën, duke zhvilluar një luftë frontale për çdo votë. Një lëvizje me dy deputetë plus në më shumë se një qark do të përcaktonte dhe fituesin e zgjedhjeve të ardhshme. Gara nuk është e fortë vetëm mes dy kampeve, por edhe brenda vet koalicionit, ku një grusht votash mund garantojë mandate dhe për partitë e cilësuara të “vogla”. PS sheh si avantazh në 4 prej qarqeve mbështetjen që ka nga pushteti vendor dhe kryebashkiakët e majtë. Ndërsa PD vjen me bilancin e 8 tetë viteve në projektet e realizuara, premtimet e mandatit të tretë dhe vendosjen e kandidatëve që kanë lidhje specifike në këto zona.

TirAnAEkziston si rregull i pashkruar në

fushatat elektorale: kush fiton kryeqytetin

Shkodra, lezha dhe Kukësi janë qarqet ku historikisht e majta nuk ka pasur

mbështetje të madhe në elektorat. Me ndryshimin e sistemit zgjedhor, diferenca mes PD dhe PS u bë dhe më e madhe, duke i dhënë më shumë mandate të djathtës. Në këto qarqe, PS ka vendosur të thyej tabunë elektorale jo aq me premtimet e programit, por me cilësitë e kandidatëve. Në të tre qarqet PS-ja dhe aleati i saj lSI, veç emrave të parë në listë që vijnë nga politika, ka vendosur një numër të konsiderueshëm biznesmenësh. Në këtë mënyrë, fushata është fokusuar te potenciali ekonomik dhe “zemërgjerësia” e kandidatëve të majtë për të kontribuar për një fushatë luksoze.

Por edhe duke dhënë fonde konkrete për atë që njihet si fenomeni i blerjes së votës. Një rast flagrant është denoncuar nga kryeministri Sali Berisha në Kukës, teksa kritikonte modelin e kandidatëve të PS. “Modeli i tij (Ramës) është Çolja, një njeri pa dinjitet, pa personalitet, një njeri që mbush një çantë me para dhe i thotë Edvin Kristaq Ramës do të shkoj të blej votat e malokëve. Përçmojeni të dërguarin e tij, se nuk na shet e nuk na blen kush”, do të deklaronte Berisha, duke folur për një prej kandidatëve të PS. Në Kukës PS ka marrë vetëm 1 mandat në zgjedhjet e kaluara. Ndërsa largimi i Asllan Dogjanit nga PS, ka lëkundur dhe më shumë pozitat e së

majtës. E njëjta situatë dhe në Shkodër, ku PS ka marrë vetëm 4 mandate nga 11 që ka gjithë qarku. Në këtë zonë të djathtë, PS ka zhvilluar një fushatë agresive dhe mjaft luksoze. Në listat e PS dhe lSI janë vendosur biznesmenë të spikatur përballë ekipit të Kryeparlamentares dhe numrit dy të PD, Jozefina Topalli. Veç një fushate luksoze, e majta duket se ka vetëm ofertë ekonomike për zgjedhësit e këtij qarku. Në lezhë, gara është e fortë brenda vet koalicionit të majtë. Për mandatin e katërt garon biznesmeni Arben Noka, ndërsa lSI shpreson të marrë një mandat me përfaqësuesen e lSI-së, Monika Kryemadhi.

BASTioneT e dJATHTA

PS hedh shumë parà për pak vota

POlITIKë

Gara e 23 qershorit, fituesi vendoset në 5 qarqe

Nga 3.3 milionë votues që pritet të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit, 2 milionë e 30 mijë gjenden në pesë qarqe: Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan dhe Vlorë

për marrjen e 17 mandateve, duke u bazuar dhe në rritjen elektorale që pati kjo forcë në zgjedhjet lokale të vitit 2011. Por ajo që e bën më të sigurt PD-në në fushatën e Tiranës është dhe lista e kandidatëve. Ndryshe nga kreu i PS, kryeministri Sali Berisha vendosi të mos e “tradhtonte” kryeqytetin dhe qarkun ku ka kandiduar që nga fillimi i karrierës në politikë. Ndërsa PS ka vendosur në Tiranë, ish-kryeministrin Pandeli Majko, i cili ka kandiduar më parë gjithmonë në Qarkun e Korçës.

fieriNjë nga Qarqet që ka rezultuar problematik

në të gjitha zgjedhjet është ai i Fierit. Partia Demokratike dhe ajo Socialiste konkurrojnë

qArKU TirAnë

qArKU fier

qArKU eLBASAn

qArKU dUrrëS

Numri i mandateve 32Numri i votuesve 784 484

Mandatet në 2009PS 15PD 15lSI 1PR 1

Numri i mandateve 16Numri i votuesve 370 630

Mandatet në 2009PS 9PD 6lSI 1

Numri i mandateve 14Numri i votuesve 319 457

Mandatet në 2009PS 7PD 7

Numri i mandateve 13Numri i votuesve 308 092

Mandatet në 2009PS 5PD 7lSI 1

qArKU VLorëNumri i mandateve 12Numri i votuesve 255 899

Mandatet në 2009PS 6PD 4PDIU 1PBDNJ 1

ka fituar zgjedhjet. Tirana i jep Kuvendit të Shqipërisë 32 deputetë, duke u kthyer në këtë mënyrë, jo vetëm në qarkun që jep numrin më të madh të ligjvënësve për çdo parti, por edhe në zonën elektorale ku sfida është më e madhe. Ndryshe nga zonat e tjera, ku votat llogariten me bastione dhe votues që shkojnë para kutisë së votimit me urdhër partie, në kryeqytet votuesi është më pak i ndikueshëm. Ndaj dhe krerët e partive, në Tiranë kanë zhvilluar më shumë takime elektorale se në çdo qark tjetër. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, PD dhe PS morën nga 15 deputetë. Ndërsa nga një deputet mori Partia Republikane dhe lSI. Barazinë e krijuar në vitin 2009, PS synon ta ndryshojë me afrimin e lSI-së në koalicion. Por këtë efekt PD-ja kërkon shmang duke synuar rritjet e rezultatit me përzgjedhjen e kandidatëve. Futja në listë e dy ish-socialistëve, Kastriot Islami dhe Asllan Dogjani, shihet si një tentativë për të marrë vota të majta. Ndërsa në rastin e Islamit, synohet afrimi i një pjesë të elektoratit të majtë që nuk sheh më asnjë lidhje me PS, në rastin e Dogjanit kërkohet një target votuesish që i përket qytetarëve që kanë ardhur në Tiranë vitet e fundit. Kandidimi i tij në zonën informale të Kamzës dhe rrethinave të Tiranës, synon të minimizojë efektin e PS, e cila njohu rritje në zgjedhjet e fundit në këto zona. Veç kandidatëve, PD në këto zgjedhje synon të marrë dhe votat e lZHK-së së Dashamir Shehu. Një subjekt politik që ka mbështetje tradicionale në Tiranë. Një tjetër avantazh i PD-së në këto zgjedhje është dhe pushteti vendor. Pas 11 vitesh, PD-ja ka si aleat të saj në Tiranë në këto zgjedhje bashkinë kryesore, por edhe shumicën e minibashkive të gjithë qytetit. Ndryshe nga zgjedhjet e tjera, PD bën një fushatë më masive, duke pasur jo vetëm projektin e saj në qeveri, por edhe atë në pushtetin vendor. llogaritë e PD-së shkojnë

E Enjte, 20 Qershor 2013www.impakt.al 7

Ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor në vitin 2011 u quajtën fitore nga

dy forcat politike për dy arsye praktike. E para, në Tiranë sigurohej verifikimi i votuesve me anë të teknologjisë. E hedhur në letër, kjo ide i jepte Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike garancinë se askush nuk do të votonte dy herë dhe do të shmangej problemi i votuesve që figurojnë në emigracion dhe “befasisht” nga SHBA, Anglia, apo gjetkë, ditën e votimit “vijnë” në Tiranë. Së dyti, në Qarkun e Fierit nuk do të kishte më luftë “të fortësh” mes militantëve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Në vitin 2009 presioni për numërimin ose bllokimin e

numërimit, arriti dhe në përplasje fizike mes komisionerëve. Ndërsa rezultati i zgjedhjeve doli më vonë se në qarqet e tjera. Por veç çështjeve teknike që lidhen me kohën e rezultatit, këto projekte eliminonin dhe ndërhyrjen e politikanëve gjatë procesit. Këtë problem hartuesit e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, menduan ta zgjidhin me numërimin elektronik. Të dy projektet pilotë, në totalë me vlerë 4.3 milionë dollarë kanë dështuar me sukses vetëm një javë para zgjedhjeve. Zyrtarisht, dështimi lidhet me shkaqe teknike. Kompanitë e huaja, që morën përsipër procesin, nuk arritën të japin garanci të plota për zhvillimin normal të verifikimit

elektronik të kartave të votuesve dhe numërimin elektronik të votave. Pak ditë para se shqiptarët të shkojnë në kutitë e votimit askush nuk është në gjendje të gjej se përse dy partitë i hodhën në kosh këto dy projekte, për të cilat ishin entuziastë dy vite më parë. Por veç ideve, në kosh apo në xhepa kanë përfunduar dhe 4.3 milionë euro të votuesve taksapagues shqiptarë. Dështimi i teknologjisë në këto dy qarqe të rëndësishme paralajmëron probleme. Në Tiranë nuk do të mungojnë dhe në këto zgjedhje akuzat për votues fiktivë, ndërsa në Fier dalja e rezultatit do të jetë sërish në humorin e komsionerëve dhe drejtuesve të partive.

TirAnA dHe fieri

Teknologjia, dështimi paralajmëron probleme

POlITIKë

në këtë zonë për të ndarë 16 mandate. Në zgjedhjet e vitit 2009, PS mori 9 mandate, PD 6 dhe lSI 1 mandat. Veç rëndësisë politike, Fieri është një qark që ka rezultuar problematik dhe me tensione gjatë procesit të votimit dhe numërimit të votave. Në zgjedhjet e kaluara ka pasur përplasje fizike mes komisionerëve në disa raste. Ndërsa akuzat për manipulim votash kanë qenë më të forta sesa në çdo qark tjetër. Rasti i fshatit Rushdie është më emblematiku i zgjedhjeve të kaluara. Për këtë qëllim duket se nga të dy partitë, Qarku i Fierit u është lënë në dorë dy drejtuesve me peshë politike, Gramoz Ruçi për PS dhe Sokol Olldashi për PD. Rezultati në këtë qark pritet të mos ndryshojë nga ai i zgjedhjeve të kaluara për dy forcat kryesore.

Ndërsa lSI-ja këtë herë duket se e ka humbur mandatin e saj. Ish-deputeti i lSI, Dritan Prifti konkurron në këto zgjedhjeve si kandidat i pavarur dhe rezulton të ketë pjesën më të madhe të votave, jo nga lSI, por nga kontributi personal në këtë zonë.

dUrrëSiDurrësi paraqet garën më interesante

dhe më të fortë në këto zgjedhje. Faktori lSI, me të cilin PS-ja shpreson të thellonte rezultatin 7 me 5 në vitin 2009, duket se nuk do të bëjë efekt. Kandidimi i ish-ministrit të Bujqësisë, Agron Duka për koalicionin e djathtë, pritet të ndajë në mes votat e lSI dhe të marrë një pjesë të votave nga PS. lidhur me kandidimin e Dukës dhe Kokës

për të majtën, Rama u shpreh se “dy kunetër janë shumë për Durrësin”. Por tashmë PS-së, i duhet të llogarisë vetëm votat e një kunati në shportën elektorale të Durrësit. Në këtë mënyrë mazhoranca synon të marrë mandatin e gjashtë, ndërsa votat e lSI, tashmë në koalicion me PS, sërish duket do të luftojnë për mandatin e 7 në koalicion. Ndryshe nga qarqet e tjera, pushteti vendor që shihet si avantazh për PS-në, këtë herë mund të jetë një minus në fushatë. Drejtimi i Bashkisë së Durrësit nga socialisti Vangjush Dako është cilësuar nga PD-ja si një model i dështuar, sidomos në mandatin e dytë. Ndaj dhe drejtuesit e fushatës së djathtë në Durrës, kanë vënë në shënjestër mos realizimet e premtimeve, klientelizimin dhe korrupsionin në pushtetin vendor, duke e cilësuar atë modelin që PS do të zhvillojë edhe në qeverisje.

eLBASAniRezultatet e zgjedhjeve parlamentare të

vitit 2009, megjithëse sollën një rezultat 7 me 7 për dy kampet politike, u cilësuan një humbje për PS-në. Arsyeja ishte e thjeshtë, prej dy mandatesh pushteti vendor drejtohej nga socialistët dhe cilësohet si bastion i majtë. Por lista e kandidatëve të PS-së, e kryesuar nga Valentina leskaj nuk arriti të përkthehej në më shumë mandate për PS, edhe pse mori 11 mijë vota më shumë sesa PD. Këtë efekt të 2009-ës, PS është munduar ta minimizojë duke vendosur një listë me të spikatur politikë, si Ben Blushi dhe hyrje të reja si Alfred Peza. Përkrah kësaj liste, PD ka bërë një gërshetim të politikanëve në karrierë si ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe politikanëve me ndikim në komunitetin lokal si Aurel Bylykbashi e Dashnor Sula. Një risi e kësaj fushate është dhe kandidimi i një prej themeluesve të PD-së, Eduard Selami. Një lëvizje kjo me të cilën, PD synon të tejkaloj rezultatin e vitit 2009. Avantazhet e PS-së në këtë qark, lidhen me pushtetin vendor. Falë strukturave lokale të partisë dhe angazhimin e drejtuesve të pushtetit vendor, kryesisht në qytetin e Elbasanit, PS pret që në këto zgjedhje të marrë një mandat më shumë. Ndërkohë PD, ka më shumë se një arsye ku e mbështet suksesin. Veç emrave të kandidatëve, PD paraqitet në këto zgjedhje me realizime konkrete. Ndërtimi i rrugës Tiranë-Elbasan është një kartave elektorale që u hodh më së fundi në betejën zgjedhore. Inaugurim elektoral ose jo, veprat konkrete janë më bindëse në elektorat sesa retorika politike. Gara në këtë qark bëhet më e vështirë edhe për shkak të një elementi që në pamje të parë duket statistikor. Mos ndryshimi i numrit të mandateve, duke i lënë në 14, bënë që pragu i votave për të marrë një deputet të jetë më i lartë se në vitin 2009.

lSI nuk arriti të marrë një mandat edhe pse mori 7016 vota. Ndërkohë që në këto zgjedhje mund të marrë një mandat brenda koalicionit. Por nëse rritja e PS në vota nuk është e mjaftueshme, atëherë deputeti i lSI-së, pritet të jetë sërish i shtati për Partinë Socialiste.

VLorAVlora është një prej qarqeve ku beteja

elektorale pritet të jetë më e ashpër se në çdo fushatë zgjedhore. Në këtë qark ka ndodhur dhe përmbysja më e madhe e raporteve politike në të gjitha fushatat zgjedhore. Nga 9 me 0 në favor të PD gjatë viteve ’90-‘96, pas vitit 1997 fitorja i ka takuar gjithmonë PS, duke bërë që Vlora të cilësohet si bastion i së majtës. Këtë herë kandidimi i kreut të PS-së, Edi Rama ka rritur dhe më shumë pritshmritë e së majtës. Cilësimi si bastion i PS dhe kandidimi i Ramës janë dhe dy arsyet që çuan në krijimin e një liste kandidatësh disi problematike. PS hoqi nga lista tre deputetë, Arben Malajn, Arben Isaraj dhe Eltar Dedën, duke vendosur biznesmenin Koço Kokëdhima dhe prurje të të reja nga PS. Gara për të majtën bëhet edhe më interesante me kandidimin e pavarur të ish-deputetit socialist Arben Malaj. Por ndryshe nga qarqet e tjera, në këtë zonë janë pesë subjekte politike që kërkojnë të marrin mandate; PS, PD, PDIU, PBDNJ dhe lSI. Në zgjedhjet e vitit 2009 Partia Socialiste mori 7 mandate, duke përfshirë dhe aleatin e tyre kreun e PBDNJ, Vangjel Dule. Ndërsa Partia Demokratike mori 5 mandate së bashku me Dashamir Tahirin e PDI. Në këto zgjedhje gara në qarkun bregdetar do të bëhet për çdo votë, pasi dhe pjesëmarrja në votime historikisht është gjithmonë më e ulta, me rreth 30 %. Për të marrë mandatin e tetë, PS i duhen dhe rreth 4000 vota. Por kandidimi i Arben Malajt pritet të zerojë këtë avantazh. Këtë disavantazh, PS mendon se e ka zgjidhur me futjen e lSI-së në koalicion, e cila në zgjedhjet e fundit ka marrë 3800 vota. Gjithashtu, edhe PBDNJ pretendon të marrë një mandat në këtë qark, pavarësisht se një kandidat i saj është përfshirë në listën e sigurt të PS-së. Gara në Vlorë është më shumë mes aleatëve të dy kampeve sesa partive kryesore, pasi si PBDNJ e lSI dhe PDIU synojnë që të marrin nga një mandat. Nëse PS nuk arrin të marrë mandatin e nëntë, gara do të jetë për një grusht votash mes Vangjel Dules së PBDNJ dhe Shkëlqim Selamit të lSI. Konflikti mes palëve në Vlorë nuk është vetëm në fushatë, por ka gjeneruar dhe në mënyrë reale. Vlora është i vetmi qark ku u regjistrua incidenti më i rëndë deri tani në zgjedhje, vendosja e eksplozivit në shtëpinë e kandidatit të PD, Ardian Kollozi.

MAndATeT SiPAS qArqeVe

Qarku Berat 8 Qarku Dibër 6Qarku Durrës 13Qarku Elbasan 14Qarku Fier 16Qarku Gjirokastër 5Qarku Korçë 12Qarku lezhë 7Qarku Shkodër 11Qarku Tiranë 32Qarku Vlorë 12

E Enjte, 20 Qershor 2013www.impakt.al8

EKONOMI

Eglantina NaSi

Gjarpërimi” i tyre ka përfshirë thuajse gjithë territorin e vendit gjatë këtyre viteve të fundit. Teksa asfalti sot arrin të na

çojë deri në breg të detit dhe në majë të malit. Apo atje ku deri dje, makina ishte e paimagjinueshme të arrinte dhe kësisoj, ushqimet dhe njerëzit ishin të destinuar të izoloheshin pa e parë kurrë me sy tregun dhe zhvillimin si të tillë. Rrugë, janë bërë. E ky është një fakt. Edhe pse të tjera, kanë mbetur për t’u bërë dhe presin hedhjen e asfaltit apo dritën e vënies në zbatim të projekteve tashmë të bëra gati në letër. Infrastruktura rrugore si e tillë, duket se gjatë këtyre viteve të fundit, ka përbërë një interes të madh për politikat qeverisëse, duke marrë edhe “pjesën e luanit” të investimeve publike në tërësi. Vetë Kryeministri Berisha ka lançuar në fjalimet e tij të fundit, një shifër prej mbi 10 mijë kilometrash rrugë të asfaltuara prej qeverisjes së tij. “Në vitin 2005 kur ne erdhëm në pushtet, në mbarë vendin ishin të asfaltuara gjithsej vetëm 2.430 kilometra rrugë”, ka shtuar ai lidhur me këtë argument. Shifra këto, që duket se kompletohen, edhe nga ato të paraqitura së

fundmi prej drejtuesve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit përgjatë viteve 2005-2013. Konkretisht, sipas tyre, në këtë periudhë 8-vjeçare, janë ndërtuar dhe rehabilituar plot 1.529 kilometra rrugë në rang vendi, me një fond total prej 45.2 miliardësh lekë të investuara në kuadrin e tyre. Ku sipas një analize që mund t’u bëhet statistikave të ofruara prej tyre në këtë kuadër, qarku i Shkodrës duket se ka qenë “i privilegjuari” i fondeve për infrastrukturën rrugore, me plot 7.43 miliardë lekësh, të cilat kanë investuar ndërtimin dhe rehabilitimin e një

sasie totale prej 230 kilometrash rrugë të këtij qarku. Shoqëruar edhe nga një tjetër qark i veriut të vendit, ai i Kukësit, i cili gjithashtu, ka përfituar financimin e mjaft projekteve infrastrukturore rrugore, për 130 kilometra në tetë vjet. Ndërkaq, qarku i cili ka përfituar më pak fonde në kuadrin e procesit të ndërtimit dhe rehabilitimit të rrugëve brenda territorit të tij, mësohet se gjatë viteve të qeverisjes së djathtë, ka qenë ai i Gjirokastrës, me vetëm 1.3 miliardë lekë në tetë vjet, për 81 kilometra rrugë. E teksa këto qarqe të skajeve Jug-Veri në

infrastruktura/ rrugët, janë bërë

Qeveria raporton mbi 10 mijë kilometra të asfaltuara gjatë këtyre dy mandateve të saj, ku vetëm FSHZH-ja ka

rehabilituar dhe ndërtuar 1.529 të tilla në rang vendi

vend, renditen përkatësisht për nivelet respektive, më të mëdha dhe më të vogla që kanë mundur të marrin për rehabilitimin e infrastrukturës së tyre rrugore, një fakt tjetër interesant që bie në sy është ai se qendra e vendit, ka mundur të marrë potencialisht më shumë fonde nëse ato do të llogariten në bashkësinë e tyre. Kështu, vetëm qarku i Elbasanit, gjatë periudhës së tetë viteve të fundit, ka përfituar nën asistencën e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, financime që kanë shkuar për ndërtimin dhe rehabilitimin në total të rreth 160 kilometrave infrastrukturë rrugore, përmes një investimi prej 3.6 miliardë lekësh. Duke u pasuar në këtë këndvështrim, edhe nga qarku i Tiranës, i gjendur gjithashtu, në zemër të Shqipërisë gjeografike dhe që renditet i treti në rang vendi për nga niveli i financimit të projekteve të saj infrastrukturore rrugore, prej 150 kilometrash gjatësi, me 5.6 miliardë lekë, në harkun kohor të tetë viteve. Duke vijuar më tej, me projekte jo të pakta në numër që kanë gjetur zbatim edhe në qarqet e Fierit, lezhës, apo edhe Beratit. E duke dhënë kështu idenë e një kompaktësimi që është krijuar në tërësi për infrastrukturën rrugore në pjesën qendrore të vendit. Aty ku e kanë fillesën në fakt edhe shumë nga segmentet kryesore rrugore, të cilat nisin kryesisht nga Tirana dhe degëzohen më pas në sipas rretheve respektive të vendit. Në këtë këndvështrim, shumë segmente rrugore të cilat ende nuk e kanë gjetur dot zbatimin e tyre, gjatë viteve në vijim, janë në proces e sipër për ta siguruar atë. Por infrastruktura rrugore si e tillë, natyrisht që është shoqëruar edhe me punime të ujësjellësve dhe kanalizimeve, të cilat gjithashtu, kanë përbërë një fuqi potenciale të thithjes së investimeve publike në tetë vitet e fundit. Kështu, sipas të dhënave të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, gjatë periudhës së viteve 2005-2013, në rang vendi janë ndërtuar dhe rehabilituar ujësjellës, me një gjatësi totale prej 658 kilometrash, përmes një investimi total prej 1.8 miliardë lekësh. Ku edhe si në rastin e infrastrukturës rrugore, qarku i Shkodrës, sërish renditet i pari në rang vendi për projektet e realizuara në territorin e tij sa u përket ndërtimit të ujësjellësve të rinj apo rehabilitimit të atyre ekzistues. Plot 201 kilometra.

10.000Mijë kilometra rrugë është sasia totale e të gjitha rrugëve të asfaltuara prej kësaj mazhorance, kur në vitin 2005 ishin vetëm gjithsej 2430 kilometra të asfaltuara

1.529Kilometra në rang vendi, është totali i gjithë projekteve infrastrukturore rrugore të realizuara vetëm me asistencën e Fondit Shqiptar të Zhvillimit gjatë viteve 2005-2013

45.3 Miliardë lekë është vlera totale e investimit të rrugëve të ndërtuara apo rehabilituara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit gjatë periudhës kohore të viteve 2005-2013

E Enjte, 20 Qershor 2013www.impakt.al 9

pjesë të tij. Ndërkaq, një korridor mjaft i rëndësishëm rajonal, konsiderohet edhe ai Durrës-Kukës-Morinë-Prishtinë-Nish, për të cilin ekspertët e transporteve shqiptare, kanë deklaruar se ndërtimi i tij merr rëndësi të veçantë pasi pakëson distancën dhe gati përgjysmimin e kostos së transportit të mallrave dhe pasagjerëve nëpërmjet portit të Durrësit për në Kosovë. I cilësuar si projekti më i madh infrastrukturor i realizuar nga qeveria shqiptare, për pjesën e përfshirë në territorin e Republikës së Shqipërisë, ai rezulton ta ketë dhënë pikërisht impaktin e tij, gjatë funksionimit prej disa vitesh, si një arterie kyçe që e lidh atë me Kosovën. Në këtë këndvështrim, qasja e Shqipërisë për kompletimin e të gjitha projekteve infrastrukturore që e lidhin atë me rajonin dhe Evropën në tërësi, mund të konsiderohet si e vlefshme në aspektin ekonomik, të shkëmbimeve dhe atë jetësor në tërësi.

EKONOMI

“Segmenti më krenar dhe i pavdekshëm i Korridorit VIII”. Kështu ka preferuar ta cilësojë Autostradën Tiranë-Elbasan, vetëm para pak ditësh Kryeministri Berisha, teksa inauguroi hapjen e tunelit të Kërrabës, për të cilin gjithashtu u shpreh se përbën një nga kryeveprat inxhinierike të kohës së sotme. “Shqipëria inauguroi segmentin më të rëndësishëm në territorin e saj të Korridorit VIII, korridor ky i cili do të sjellë flukse të mëdha të tregut, energjisë dhe të të gjitha llojeve nga lindja drejt Perëndimit, portë e të cilit në Ballkan ajo është”, do të vijonte më tej deklarata e kreut të qeverisë, mbi finalizimin e Autostradës Tiranë-Elbasan. E cila së bashku me Rrugën e Kombit dhe atë të Arbrit, përbëjnë në fakt tre veprat më madhështore infrastrukturore të realizuara në territorin e vendit tonë. Në këtë këndvështrim, ndërtimi i saj nuk mund të shoqërohet pa një notë vlerësuese, qoftë edhe mbi pritshmëritë pozitive që priten prej saj. “Ky model ka qënë një model frymëzues në të gjithë këto vite. Ndaj dhe ne ndërtuam Rrugën e Kombit, afruam Tiranën me Prishtinën në 2 orë e gjysmë. Ndërtuam dhe po ndërtojmë autostrada në të katër anët e vendit, nga Hani i Hotit në Shkodër, nga Shkodra deri në Konispol dhe Gjirokastër. Ndërtuam autostradën lushnjë-Fier-Vlorë, levan-Tepelenë-Gjirokastër. Ndërtuam rrugën e Bregut. Sot, çdo shqiptar nga Konispoli në Vermosh, nga Hani i Hotit në Gjirokastër udhëton në rrugët më moderne, të denja për qytetarët e një vendi të zhvilluar. Modeli ynë është modeli i zhvillimit”, ka thënë në këtë kuadër Kryeministri. Duke shpalosur në këtë mënyrë vetëdijen e politikës qeverisëse të kësaj mazhorance, sa i përket zhvillimit infrastrukturor rrugor në tërësi. E cila u projektua fillimisht me përmbylljen e aksit të rëndësishëm Durrës-Kukës, atij Tiranë-Elbasan dhe tashmë po njeh vënien në zbatim të projektit tjetër kyç, Rrugës së Arbrit. Ndërkaq, nëse i referohemi konkretisht Autostradës Tiranë-Elbasan, kujtojmë se ajo është iniciuar më 29 prill 2011 dhe shkurton në 15 minuta kohën e udhëtimit nga kryeqyteti drejt Elbasanit. E gjatë 27 kilometra, ajo do të ketë katër korsi, dhe 7 mbikalime e 4 nënkalime, sikundër edhe një numër të konsiderueshëm urash, disa prej tyre më të gjata se 400 metra. Duke dhënë kështu, një model modern të një vepre infrastrukturore rrugore, të aplikuar ndonjëherë në Shqipëri. Por vlera e saj e madhe, qëndron edhe në faktin, sepse ajo konsiderohet si pjesa e parë e Boshtit të Jugut, i cili përfshin më pas kalimin përgjatë aksit rrugor pikat Cërrik, Belsh, Kuçovë, Berat, Tepelenë, Gjirokastër, Delvinë dhe Sarandë. Dhe se me ndërtimin e akseve respektive mes tyre, skajet ekstreme jugore apo lindore të Shqipërisë do të arrijnë në Tirane për më pak se dy orë.

Tiranë-Elbasan/ Finalizohet vepra e dytë më e madhe në vend

Së bashku me Rrugën e Kombit dhe atë të Arbrit, ajo renditet ndër tre veprat më madhështore

Integrimi i rrjetit shqiptar të transportit rrugor në atë të Ballkanit, e në tërësi

në rrjetin Pan-Europian. Ky është qëllimi që ka në vetvete Plani Kombëtar për Transportin, i rishikuar nga autoritetet shqiptare. I konceptuar pikërisht mbi faktin se Shqipëria përbën një pikë nevralgjike të infrastrukturës dhe korridoreve rajonale në tërësi, ai parashikon që në territorin vendas, të zbatohen plane veprimi infrastrukturore afat-shkurtra, afat-mesme dhe afat-gjata, që u përkasin respektivisht viteve 2015, 2020 dhe 2025. Duke i përditësuar kështu, të gjitha investimet e kryera në kuadrin e infrastrukturës rrugore vendase, si pjesë e një rrjeti rrugor më të gjerë, atij rajonal dhe evropian. Dhe e gjitha kjo, në kuadrin e plotësimit të detyrimeve mbi sektorin e transportit rrugor prej Shqipërisë, si anëtare me të drejta të plota e procesit të Stabilizim-Asociimit. Kujtojmë sakaq, se ajo ka firmosur edhe dokumentin e rëndësishëm, Memorandumin e Mirëkuptimit për Rrjetin Core (SEETO), i cili përfshin së bashku me segmentet e Korridoreve Pan-Europiane IV, V, VII, X, edhe Korridorin VIII (Durrës-Varna, nëpërmjet Tiranës), portet e Durrësit dhe Vlorës, si edhe aeroportin e Rinasit. Kujtojmë këtu, se Korridori VIII, megjithëse ka gjatësinë më të shkurtër se të tjerët dhe gjithashtu koston më të ulët, ka njohur zhvillime më të ngadalshme për mungesë investimesh. E megjithatë, në territorin e vendit tonë, rezultojnë të jenë rehabilituar shumë

Strategjia/ Shqipëria, një pikë nevralgjike e infrastrukturës dhe korridoreve rajonale

Rrjeti shqiptar i transportit, synon integrimin e tij në atë të Ballkanit dhe në rrjetin Pan-Europian

18.000 Kilometra i gjatë, figuron të jetë rrjeti i përgjithshëm rrugor në Shqipëri, duke përfshirë këtu gjithë kategoritë e rrugëve ku qarkullojnë automjete

3.636 Kilometra figuron që të jetë gjatësia e rrugëve kryesore kombëtare në rang vendi si edhe 10.500 deri në 11.000 kilometra rrugë rrethesh dhe komunale

405 Kilometra fuguron në tërë gjatësinë e tij Korridori Veri-Jug, i cili lidh Greqinë me Malin e Zi përmes itinerarit Gjirokastër-Shkodër-Hani i Hotit

ViiiKorridori paneuropian është miratuar në Kretë në vitin ‘94, dhe konfirmuar në Helsinki në ‘97. Por ende nuk ka përfunduar të kompletohet në tërësinë e tij

STATiSTiKA

Rrjeti i përgjithshëm rrugor në Shqipëri

Në tërësinë e tij, rrjeti i përgjithshëm rrugor në Shqipëri, duke konsideruar

gjithë kategoritë e rrugëve ku qarkullojnë automjete është rreth 18.000 kilometra i gjatë duke përfshirë brenda tij, 3.636 kilometra rrugë kryesore kombëtare. Si edhe 10.500 deri në 11.000 kilometra rrugë rrethesh dhe komunale, ndërsa pjesa që mbetet, me rreth 4.000 kilometra, figuron që të jetë nën juridiksionin e njësive të ndryshme autonome, ndërmarrjesh ose firmash. Kujtojmë sakaq, se rrjeti rrugor primar është rreth 1.138 kilometra me nëntë lidhje kryesore, të cilat formojnë edhe shtyllën kurrizore të rrjetit si dhe një rrjet dytësor me një gjatësi të përgjithshme prej 1.998 kilometrash.

Kilometrat e tëra të rrugëve të ndërtuara apo rehabilituara vitet e fundit, në

rang vendi kanë arritur që të çlirojnë potenciale të tilla zhvillimi të cilat në fakt, deri dje kanë qenë peng i infrastrukturës së munguar. Ky është qëndrimi i shprehur në media së fundmi, nga vetë kreu i FSHZH-së, Benet Beci, sipas të cilit, rëndësia e vërtetë e të gjitha projekteve infrastrukturore në rang vendi, qëndron pikërisht në krijimin e qarkullimit tek akset kryesore rurale të vendit, i cili pasohet me më shumë afri tek tregjet, e kësisoj, edhe me më shumë mirëqënie. “Rruga i bashkon njerëzit, rruga i kthen njerëzit në shtëpi, i afron tek tregjet, i afron tek punësimi. Rrugët e kanë bërë kështu Shqipërinë një vend më të mirë për të jetuar”, është shprehur saktësisht Beci lidhur me këtë fakt. Duke marrë në konsideratë faktin, se në tërësi, impakti që ndërtimi dhe rehabilitimi i rrugëve ka në jetën reale të njerëzve dhe ekonominë e vendit në tërësi, është potencial.

Veçanërisht në zhvillimin ekonomik, uljen e varfërisë dhe shtimin e punësimit.

KreU i fSHZH-Së:

“rrugët çlirojnë potenciale”

Eglantina NaSi

Pamje nga ceremonia e inaugurimit të Autostradës Tiranë-Elbasan, para pak ditësh

E Enjte, 20 Qershor 2013www.impakt.al10 INTERVISTë

Ndonëse i afeksionuar me mjedisin dhe me atë që ai e quan fizikë ekologjike sërish beson se Zoti dhe Natyra

kanë një emërues të përbashkët. Sazan Guri thotë se ndërtimi i xhamisë së re në Parkun e Namazgjasë po i heq Tiranës të fundit hapësirë publike në qendër të saj. Përveç këtij “mëkati” siç e quan ai, ndërtimi i xhamisë së re thuhet se do t’i hapë rrugë edhe ngritjes së dy qendrave tregtare ngjitur me të.

Zoti Guri ju keni ngritur shqetësimin për ndërtimin pa plan të xhamisë së re të Tiranës dhe mosrespektim të kritereve mjedisore. Mbi çfarë argumentesh e mbështesni këtë pretendim?

SAZAN GuRiNAmbientalist, Pedagog dhe aktivist i mbrojtjes së Mjedisit

Projekti i frustruar i Xhamisë së reinTerViSTë Me

Leonard MitrOKa të ngjarë që po luhet diçka me tëdrejtën e komunitetit musliman për

të ndërtuar një xhami. Vendosja e institucionit të tyre fetar në një truall që në të vërtetë u përket atyre, bashkë me pjesën që u është falur, është një hapësirë shumë e vogël për nevojat që ka komuniteti musliman për të kryer ritet e veta. Xhamia po ndërtohet si vepër urbane me koeficient ndërtimi 100%. Por në fund të fundit duhet të kemi parasysh se Parku i Namazgjasë aq sa është një hapësirë për komunitetin aq edhe është një hapësirë publike. Si mund të fillojë ndërtimi i një xhamie duke shkatërruar të fundit hapësirë publike që ka mbetur në qendër të Tiranës, aq më tepër të një parku që ka hyrë në memorien historike të kryeqytetit? Namazgjaja dhe hapësira përreth saj duhet të ishin një kult i paprekshëm për banorët e Tiranës.

Xhamia do të ndërtohet në një pronë të vetë Komunitetit Musliman

dhe do t’u shërbejë besimtarëve për shërbesat fetare. Ku cënohen ato që ju i quani interesa të publikut?

le ta zhveshim nga konotacioni fetar dhe ta shohim thjesht si vepër publike. Edhe në këtë optikë qytetarët sërish humbasin, pasi aty do të ndërtohen edhe dy qendra tregtare me 12-13 kate secila. Këtë mund ta kishim evituar nëse do ta ndërtonim xhaminë pas Pallatit të Kulturës dhe parkun ta linim në funksion të qytetarëve. Qytetarët humbasin sepse tani edhe pas Pallatit të Kulturës po planifikohet ndërtimi i një pallati 30 katësh, siç po planifikohet edhe ngritja e një tjetër ndërtese në hapësirën mes Muzeut Kombëtar dhe Bankës së Shqipërisë, aty ku sot është sheshi i lodrave.

Ju thatë që ndërtimi i xhamisë i hap rrugë edhe ngritjes së dy qendrave tregtare përbri saj. Po në fakt, pronarët e truallit kanë të drejtë ta bëjnë këtë gjë, aq më tepër që përveç tyre në atë shesh ndodhen disa godina të tjera si Parlamenti apo Shtëpia qendrore e Ushtrisë.

Problemi është se këto tri vepra siç është Parlamenti, dy qendrat tregtare dhe xhamia vendosen në një sipërfaqe shumë të afërt me njëra-tjetrën, ku asnjëra nuk ndahet si një institucion më vete. Në qoftë se kemi biznes, ai kërkon një hapësirë buferike rreth vetes, nëse kemi xhami ajo kërkon hapësirë rreth vetes, kërkon anekset e veta, kërkon institucione ndihmëse, ndërkohë që ngjitur kemi një institucion si Parlamenti. Pra këtu bie ndesh çdo koncept dhe ligjësi që ka të bëjë me fizikën ambientale dhe arkitekturën ekologjike. Pra vendosja kaq afër e tre institucioneve me funksione krejt të ndryshme aq afër me njëri tjetrin, aq të ngërdheshur keq me njëra-tjetrën, bëjnë që ato të mos bashkëjetojnë.

Projektuesit a nuk i kanë patur parasysh këto parametra kur kanë hartuar planin për ndërtimin e xhamisë në sheshin e namazgjasë?

Unë nuk mendoj se kemi të bëjmë

Komuniteti Musliman nuk duhet ta niste ndërtimin e xhamisë në atë formë, ta themi me një “mëkat”, në thonjëza, duke shkatërruar të fundit hapësirë publike që ka mbetur në qendër të Tiranës.

ne shohim një maket 5-katësh të hartuar ndoshta nga studentë turq me katër minare dhe jo një xhami reale. Kjo nuk është frymë autoqefale muslimane shqiptare, por i ngjan një fryme pushtimi

ProJeKTi

Pjesa më e madhe e vetë muslimanëve e thonë dhe e kuptojnë që ai është një projekt i frustruar. Zgjidhja për mua është ndërtimi i xhamisë së re pas Pallatit të Kulturës, por ideale do të ishte në Paskuqan

PerSPeKTiVA

në sheshin e namazgjasë do të ndërtohen edhe dy qendra tregtare me 12-13 kate secila. dua ta lidh këtë edhe me atë që quhet sindroma e ndërtimit, pra kur ndërton keq do të presësh edhe njerëz të organizuar keq

SindroMA

Projekti i Xhamisë së re të Tiranës

E Enjte, 20 Qershor 2013www.impakt.al 11

Projekti i xhamisë së Re me kupolë rrethore me 4 minare ka hapur polemika të shumta lidhur me simbolikën dhe frymën që ajo përcjell

DEBAT

Më 16 nëntor të 2010-ës, ish-Kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama u “betua” në prani të

bashkëshortes së tij të re, linda Basha se do të bënte realitet atë që Komuniteti Musliman e kërkonte prej 22 vitesh, Xhaminë e madhe të Tiranës.

“Në familjen tonë, tamam krahu juaj është ajo (linda), jo unë. Kështu që e keni krah të fortë”, iu drejtua asokohe Rama kreut të Komunitetit Mysliman, Selim Muça. Përgjigjia e këtij të fundit ishte kohezive dhe la të nënkuptohet se të dyja palët i kishin kaluar paragjykimet e tabuve politike e klasore që identifikonin Partinë Socialiste dhe të majtën shqiptare si shprehje politike të një ekuilibri ortodoks që lidhej me të kaluarën e saj të afërt dhe dy kryetarët e fundit, Fatos Nano dhe Edi Rama.

“Pavarësisht se është pak me vonesë (Xhamia e re) ishalla po bëhet realitet. Ishalla nuk është me efekte politike zgjedhore. Ne e mendojmë si një dhuratë të bashkisë për myslimanët e Tiranës e të gjithë Shqipërisë që do të vijnë këtu”, uroi nga ana e tij Selim Muça tek priste e përcillte mysafirët e ditës së Kurban Bajramit.

Në fakt ndërtimi i Xhamisë së re për besimtarët myslimanë ishte parashikuar që në vitin 2004, në projektin francez të qendrës së Tiranës. Në rregulloren për zbatimin e studimit urbanistik të qendrës së kryeqytetit, firmosur nga kryetari i KRRTRSH-së së asaj kohe, ish-kryeministri Fatos Nano, ndërtesa e re e kultit për besimtarët myslimanë mbante numrin 12. Rregullorja teknike ishte hartuar nga studio franceze “Architecture Studio”, e cila në vitin 2003 kishte fituar konkursin ndërkombëtar për qendrën e Tiranës.

Kthesa e “papritur” dhe anullimi i parcelës 12

Etapa e projektimit u hap pothuaj 7 vite më vonë dhe u finalizua në maj të vitit 2011 me shpalljen e projektit fitues të kompleksit të qendrës islame në sheshin prapa Pallatit të Kulturës. Projekti fitues u përzgjodh ai i “Big” Studio nga Danimarka, e cila bashkë me Xhaminë e re do të ndërtonte edhe Muzeun e Bashkëjetesës fetare. Juria prej shtatë anëtarësh, katër prej tyre arkitektë ndërkombetarë dhe nga Komuniteti Mysliman e përzgjodhën projektin e kësaj studioje, si më të arririn dhe që harmonizonte klasiken dhe modernen njëkohësisht.

Sipas këtij projekti lartësia e ndërtesës do të ishte 18,8 metra, e njëjtë me Pallatin e Kulturës, minareja do ta kalonte këtë

lartësi, por gjithsesi do të mbetej më e ulët se ajo e Xhamisë së Et’hem Beut dhe Kulla e Sahatit. Në Veri dhe lindje nuk ishin parashikuar ndërtesa, ndërsa në Perëndim do të ngriheshin tri godina të larta polifunksionale. Xhamia ishte parashikuar që të plotësonte nevojat e 2 mijë e 500 besimtarëve myslimanë që deri atëherë faleshin në bulevardin kryesor të Tiranës. Por fati i Xhamisë së re të kryeqytetit u provua se ishte i lidhur me zgjedhjet lokale dhe “yllin në ngjitje” të politikës shqiptare, siç e cilësoi asokohe lulzim Bashën, ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu. Pak muaj pasi Basha erdhi në krye të bashkisë së Tiranës, Komisioni për ndërtimin e Xhamisë miratoi propozimin e Komunitetit Mysliman për ngritjen e xhamisë në sheshin e Namazgjasë. Basha zgjodhi ditën e Bajramit në 25 tetor 2012 për të dhënë lajmin e mirë se çështja e pronësisë së truallit që mbante peng ngritjen e Xhamisë ishte zgjidhur.

Për kryetarin e Komunitetit Mysliman, Selim Muça kjo ishte hera e parë që mendohej me gjithë shpirt për ngritjen e një xhamie të madhe në Tiranë. Gjithçka u mor përsipër nga studio “Hassa” e arkitektit turk Muharrem Senalp, deri në hartimin e projektit përfundimtar të xhamisë me kupolë rrethore me 4 minare, projekt që ka hapur polemika të shumta lidhur me simbolikën dhe frymën që ajo përcjell.

Sipas përfaqësuesve të Komunitetit Mysliman, xhamia do të mirëpresë rreth 5000 besimtarë, ndërsa do të ketë një bibliotekë të madhe dhe disa klasa për mësimin e islamit. Xhamia do të kushtojë rreth 13 milionë euro dhe do të financohet nga qeveria turke dhe ajo e Kuvajtit.

l.mitro

me një gabim të rastësishëm, pasi tani jemi përballë një fakti të kryer, planit të përgjithshëm urbanistik dhe një grope të hapur në parkun e Namazgjasë. Janë disa hallka që nuk ekzistojnë, nuk ekziston studimi pjesor i zonës, nuk ekziston projekti i xhamisë, nuk ekziston studimi për ndikimin në mjedis, nuk ekziston fryma e komunitetit, ai nuk informohet për atë që i ndodh.

Prandaj dhe në vendin ku thuhet se ka nisur ndërtimi i xhamisë sot nuk ka një tabelë, e cila është një dokument juridik që mbi të gjitha informon publikun për afatet e fillimit apo mbarimit të punimeve dhe kompanisë që ka marrë përsipër ndërtimin e punimeve. Tabela nuk duhet të tregojë një xhami të marrë nga Turqia dhe të vendosur mbi hapësirën ekzistuese publike.

Gjithësesi inaugurimi i punimeve është bërë edhe në prani të autoriteteve qeveritare si atyre qendrore, ashtu dhe atyre vendore, por dhe të kreut të Komunitetit Musliman. Ju çfarë mendimi keni për projektin e paraqitur?

Ne shohim një maket 5-katësh të hartuar ndoshta nga studentë turq me katër minare dhe jo një xhami reale. Kjo nuk është frymë autoqefale muslimane shqiptare, por i ngjan një fryme të pushtimi. Ne kemi frymën tonë, me xhami me një minare dhe jo me hoxhë që këndojnë me manjetofon duke lënë njerëzit pa gjumë. Nuk ka asnjë të dhënë për lartësinë e xhamisë në raport me Parlamentin dhe ndërtesat e tjera sepse nuk ka projekt.

Dua ta lidh këtë edhe me atë që quhet sindroma e ndërtimit, pra kur ndërton keq do të presësh edhe njerëz të organizuar keq. Ne po shtojmë hapin për të gabuar akoma më shumë, kjo është fryma jonë, nuk po ndalim dot hapin për të gjetur atë marrëdhënie urbanizimi estetik dhe etik. Nuk është rastësi që shqiptarët janë të ashpër me njëri tjetrin, të ashpër me qeverisjen, të ashpër me vendimmarrjen, të ashpër me politikëbërjen.

Megjithatë Komuniteti Musliman e ka të nevojshme ndërtimin e një xhamie të re, pasi në gjithë këto vite ka qenë i detyruar të falet në rrugë dhe sheshe publike.

Komuniteti Musliman nuk duhet ta niste ndërtimin e xhamisë në atë formë, ta themi me një “mëkat”, në thonjëza. Ata vetë e kuptojnë që ai është një projekt i frustruar. Pjesa më e madhe e tyre e thonë vetë që janë kundër ndërtimit të xhamisë në parkun e Namazgjasë. Ajo mund të ndërtohet, por edhe mund të mos ndërtohet në atë vend aty, por unë jam i bindur që nuk është vepër e qëndrueshme, për shkak të tre funksioneve të ndërfutura me njëri tjetrin. Ne kemi kundërshtuar disa herë këtë model, kemi mbjellë disa herë pemë, edhe natën edhe ditën, ndërkohë që na mbyllen hapësirat mediatike, nuk na japin zë. Ne do të luftojmë për t’i thënë ndal kësaj masakre.

Zgjidhja për mua është ndërtimi i xhamisë së re pas Pallatit të Kulturës, por ideale do të ishte në Paskuqan. Në qendër të Tiranës ne i kemi të tre institucionet që simbolizojnë harmoninë fetare, edhe xhaminë e Et’hem Beut, edhe katedralen ortodokse edhe atë katolike. Madje xhamia e Et’hem Beut është në një pozicion më të privilegjuar se dy institucionet e tjera, sepse është më afër heroit kombëtar. Ndodhet afër Kullës së Sahatit, një ndër më të vjetrat në Ballkan.

E Enjte, 20 Qershor 2013www.impakt.al12 INTERVISTë

Shqipëria në vështrimin e STASi-t gjermano lindor- ky është thelbi i studimit të politologut gjerman Dr. Helmut Müller-Enbergs, i prezantuar në Athinë

në 20 qershor 2013, e që ai e shpjegon në intervistën dhënë gazetës “impakt”. Enbergs shfrytëzon arkivat e shërbimit sekret të Republikës Demokratike Gjermane, i kthyer në Ministri të Sigurimit të Shtetit e që njihet si ndër agjencitë inteligjente me operative. Për Shqipërinë kjo ka një vlerë madhe, pasi teksa zbardh aktivitetin e zbulimeve të huaja ndaj vendit tonë në vitet e Luftës së Ftohtë, ndër të tjera, e bën më të kuptueshëm atë strukturim shtetëror i cili ishte i angazhuar në një luftë të përhershme me armiqtë. Dokumentet e përfshira në studim, i përkasin vitit ’81, moment kyç ky në historinë politike të Shqipërisë; ato flasin për vizitën e Shtrausit, për Enver Hoxhën, Mehmet Shehun dhe Ramiz Alinë. Kryesisht aktiviteti operativ lidhet me politikën. Sipas të dhënave dokumentare, në vitin 1979, mbi Shqipërinë, kreu i STASi-t ka zhvilluar një konsultë edhe me kreun e KGB-së, Andropov, çka sugjeron sinkronizimin e veprimtarisë në drejtim të Shqipërisë. Kjo sidomos në periudhën e miqësisë me Kinën. Në këtë kuadër interesant është fakti se më i informuari për Shqipërinë ishte shërbimi bullgar, më tej ai rus, polak e çek e deri te shërbimet kubaneze dhe mongole. Studimi ka vlerë edhe për arsye të ngjashmërisë së praktikave në vendet lindore, ku shërbimet sekrete luajtën rol në proceset e transformimit politik. Ndaj edhe hyrja në arkiva është një shans për të “parë në sy historinë e pafshehur” të asaj që ndodhi në gati 50 vjet të Luftës së Ftohtë.

STASi dhe Shqipëria; si lindi ideja për këtë kërkim?

Ministria gjermano-lindore për Sigurimin e Shtetit punonte në RDGJ kryesisht në mënyrë mjaft operacionale. Nga 198.00 mijë bashkëpunëtorë informalë, rreth 194.000 ishin qytetarë gjermano-lindorë, plot 3.000 ishin qytetarë federalë dhe gjithë të tjerët ishin qytetarë me kombësi të huaj. Megjithatë ministria interesohej politikisht për të gjitha proceset, të cilat ndikoheshin nga çdo formë e RDGJ-së, Evropës lindore ose Bashkimit Sovjetik. Këtu në fakt bënte pjesë Shqipëria, e cila për arsye ideologjike kishte një rëndësi shumë të madhe, madje më të madhe edhe se vendet që për nga madhësia ia kalonin asaj. Ideja për Shqipërinë erdhi sepse u studiua roli i Ministrisë për Sigurimin e Shtetit në të gjitha shtetet evropiane. Për

të prezantuar rezultatet e hulumtimit, bëhet përmes Shoqatës Ndërkombëtare të Inteligjencës Historike (IIHA), së cilës i dedikohet konferenca e saj e “Inteligjencës në Mesdhe dhe në Ballkan.”

cilën periudhë përfshin studimi juaj dhe a mund të bëni një kategorizim të informacionit të hulumtuar që i adresohet Shqipërisë?

Veprimtari informative nga ana e Ministrisë për Sigurimin e Shtetit(STASI) kishte me siguri që në momentin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy shteteve. Por veprimtaritë e Ambasadës së RDGJ-së në Tiranë dokumentohen pikërisht që nga Shkurti i vitit 1981, ku

127 informacionet me natyrë politike dhe ushtarake mund të vlerësohen si një kontribut i Rezidenturës. Spektri substancial ishte i gjerë dhe tregonte një sërë pikash kryesore. Qëndronte në qendër sidomos elita politike. Si për shembull i interesonte gjendja shëndetësore e Diktatorit 73 vjeçar, Sekretarit të Parë të Partisë së Punës së Shqipërisë, Enver Hoxha në vitin 1981, por edhe vetëvrasja e kryeministrit shumëvjeçar Mehmet Shehu në Dhjetor të vitit 1981 ose së fundmi, pasuesi i Hoxhës në vitin 1985, Ramiz Alia. Një fokus mjaft të rëndësishëm në krijimin e informacionit, formonin sidomos edhe marrëdhëniet e politikës së jashtme të Shqipërisë me Kinën, por gjithashtu edhe me Jugosllavinë dhe natyrisht edhe me Bashkimin Sovjetik. Me shumë kujdes, Administrata e Shërbimeve Informative të Huaja (ASHIH) regjistronte gjithashtu edhe vizitën treditore të kryeministrit bavarez Franz Josef Strauß në Shqipëri si edhe anasjelltas vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Republikën Federale të Gjermanisë në vitin 1988 dhe lidhur me këtë edhe vizitën me ndalesë në Bonn të Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Reis Malile. Si rrjedhim Shqipëria sinjalizonte hapjen me Republikën Federale të Gjermanisë, së cilës në RDGJ iu kushtua kujdes në vazhdim, e si pasojë u nënshkruan edhe marrëveshje ekonomike. Rezidentura bëri gjithashtu kujdes edhe për përpjekjet inteligjente kundër Përfaqësimit të Jashtëm të RDGJ-së në Tiranë. U regjistruan veprimtari të Inteligjencës franceze, Direction Générale de la Sécurité Extérieure (DGSE), dhe mbi të gjitha të Inteligjencës shqiptare. Prej mbledhjes së informacionit nga Rezidentura në Shqipëri, përfitoi në të vërtetë edhe KGB-ja (122 nga 127 informacione), por aspak

udhëheqja e SED ose Ministria e Punëve të Jashtme. Nuk është i mundur informacioni i plotë, pasi Ministria për Sigurimin e Shtetit ka asgjësuar dokumentet më të rëndësishme.

Sa i pranishëm ka qenë STASi në Shqipëri dhe cilat ishin interesat e Gjermanisë Lindore në drejtim të vendit të vogël ballkanik?

Kishte forma të shumëllojshme të veprimtarive inteligjente të Ministrisë për Sigurimin e Shtetit në lidhje me Shqipërinë. Në Shqipëri, Ministria dispononte më shumë se një Rezidenturë inteligjente në Ambasadën e RDGJ-së. Përveç kësaj udhëtonin bashkëpunëtorë informalë të Ministrisë në Shqipëri, të cilët kamufloheshin si udhëtarë për punë, si turistë dhe si shkencëtarë. Rezidentura, para së gjithash, i kushtonte shumë vëmendje një “Heinzi”(spiuni). Nga këta njerëz, nga viti 1981-1987 vijnë gjithsej 80 informacione, ku mbi të gjitha në mbikëqyrje mbahet zhvillimi politik i Shqipërisë dhe PPSH-së. Veçanërisht ato vinin re përpjekjet e ndryshme informative kundrejt administratës së huaj. Numërohen edhe “Heinz” të tjerë me më pak rëndësi si “Kugel”, që prej vitit 1982, “Bero” që prej 1986 dhe “Wenzel” që prej 1980-ës, të cilët u zhdukën në terren. Përveç kësaj është për t’u përmendur “Jan” që prej vitit 1981, me 17 informacione, i cili nga viti 1984 kontribuoi me informacione, nga Ministria e Jashtme dhe e Brendshme e Shqipërisë. Për informacione të tjera rastësore bëhej fjalë edhe për teknikë elektrikë ose inxhinierë të infiltruar, të cilët siç duket kanë qenë gjithmonë në gatishmëri në çdo vend. Nuk mund të vlerësohet si me rëndësi të veçantë Rezidentura për Spiunazhin e Huaj të Ministrisë, sepse vetëm gjashtë informacione do të konsiderohen si të

Shqipëria në sytë e STASi-t

Me shumë kujdes, Administrata e Shërbimeve Informative të Huaja (ASHIH) regjistronte gjithashtu edhe vizitën treditore të kryeministrit bavarez Franz Josef Strauß në Shqipëri si edhe anasjelltas vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Republikën Federale të Gjermanisë në vitin 1988 dhe lidhur me këtë edhe vizitën me ndalesë në Bonn të Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Reis Malile.

Skerdilajd ZaiMi

E Enjte, 20 Qershor 2013www.impakt.al 13INTERVISTë

vlefshme. Ju përmendni edhe faktin se ambasada shqiptare në Berlinin Lindor ishte e monitoruar rreptësisht. Janë publikuar disa dokumente për një nga këto raste, që ka qenë panairi i librit në Lajpcig të vitit 1974 lidhur me propagandën dhe prapavijën kineze që qëndronte pas Shqipërisë. Ka fakte të reja që flasin për këtë lloj spiunazhi në rrafshin politik, apo hulumtimi zbulon edhe fusha të tjera të veprimtarisë agjenturore?

Faktikisht Ambasada Shqiptare në RDGJ instruktohej sistematikisht, pasi për më tepër përpiqej të krijonte ndikim jo vetëm me organizatat e miqësuara si Partitë Komuniste- të quajtura grupet K- por edhe me lidhjet miqësore gjermano-shqiptare. lidhur me këtë survejoheshin të gjithë punonjësit dhe anëtarët e Ambasadës Shqiptare dhe analizohej sjellja e tyre. Natyrisht që anëtarët e Ambasadës Shqiptare merrnin pjesë në eventet e rëndësishme, në të cilat sigurisht bënin pjesë Panairi i lajpcigut dhe Panairi i librit po në të njëjtin vend. Atje, ata ishin gjithnjë në mbikëqyrje të Ministrisë. Natyrisht në panairin e librit i vihej shumë rëndësi stendave me libra të Kinës, meqë mbikëqyrej edhe me shumë kujdes propaganda dhe

ndikimi i saj në RDGJ.Ka patur koordinim mes STASI-t

dhe shërbimeve të tjera lindore(nëse dokumentacioni e dëshmon një gjë të tillë) apo edhe KGB-së në drejtim të Shqipërisë?

Jam i mendimit se puna operative kundër Shqipërisë brenda shteteve evropiano-lindore, pra RDGJ-së dhe Bashkimit Sovjetik, ishte e sinkronizuar. lidhur me këtë flasin dy vrojtime:

Së pari: KGB-ja dhe STASI shkëmbenin informacione dhe të dhëna mbi aktivitetin e tyre kundrejt Shqipërisë. është dokumentuar në Moskë një takim në vitin 1964 dhe një tjetër takim në Korrik të vitit 1967, ku në thelb qëndronte marrëdhënia e Kinës me Shqipërinë, sidomos bashkëpunimi ushtarak midis tyre. E dokumentuar është gjithashtu se kreu i KGB-së, Juri Andropov, në Korrik të vitit 1979 është konsultuar me kreun e MSSH-së për gjendjen e Shqipërisë. Të dhëna si këto ka edhe për vitet 80’.

Së dyti: Ministria merrte informacione nga organet e saj simotra mbi Shqipërinë. Deri më tash janë dokumentuar: 340 nga 869 informacione, që Shërbimet Informative të Huaja të Ministrisë për Sigurimin e Shtetit morën nga viti 1969 deri në 1989, të cilat lidheshin me çështjet politike dhe ushtarake të Shqipërisë,

kryesisht nga “organet simotra”, çka përbën rreth 40% të shumës totale. Kështu para së gjithash, Shërbimi Informativ Bullgar dorëzoi 168 informacione, ai sovjetik 82, ai çek 43, Shërbimi informativ Hungarez 23, ai polak 22 dhe vetë Shërbimi Kuban si dhe ai Mongolez, secili nga një informacion lidhur me Shqipërinë. Kjo do të thotë që para së gjithash Shërbimi Informativ Bullgar kishte akses në Shqipëri, ndërsa ai sovjetik dhe hungarez, ishin të orientuar shumë më dobët. Megjithatë u llogaritën para së gjithash informacionet e Shërbimeve evropiano- lindore dhe RDGJ-së lidhur me KGB-në.

në vitet ’80 nga Tirana ka patur një përpjekje për hapje me Gjermaninë federale që solli në Shqipëri edhe kreun e landit bavarez Shtraus. A pasqyrohet ky fakt në dosjet dokumentare të STAS-it?

Politika e hapjes së Shqipërisë me Republikën Federale Gjermane u regjistrua dhe u analizua me shumë vigjilencë nga Ministria. Nisem nga supozimi se ky zhvillim ka frymëzuar edhe RDGJ-në për të përmirësuar marrëdhëniet e saj me Shqipërinë. Shtoj se nuk janë dorëzuar shumë informacione për sa i përket këtij fakti, në kohën kur dokumentet e STASI-t përmbajnë dëshmi lidhur me këtë.

Z. enbergs, sa të përfshira kanë qenë shërbimet sekrete lindore, përfshirë STASi-n në administrimin e proceseve reformuese që zënë fill me “Solidarnos” dhe që kulmojnë me bashkimin e dy Gjermanive. Pyetja lidhet me mitin e platformës së Katovicës që në Shqipëri përkufizohet prej shumëkujt si baza komanduese e tranzicionit?

Informacione të sakta, në rastin më të mirë, mund të jenë krijuar nga Ministria për Sigurimin e Shtetit të RDGJ-së. Atje tregohej se ministria mundohej të ishte e pranishme në këto procese nëpërmjet bashkëpunëtorëve informalë, pjesërisht për të qenë plotësisht e informuar dhe pjesërisht për të patur, siç ka gjasa, ndikim politik. Në kuadrin e përpunimit tregohej se bashkëpunëtorët zyrtarë kanë marrë edhe funksione të shquara. lihet gjithashtu të thuhet se për transformimin e RDGJ-së kanë marrë pjesë bashkëpunëtorë krejtësisht informalë të ministrisë për Sigurimin e Shtetit.

Çfarë ndikimi mund të ketë ky studim në fazën aktuale të zhvillimit të Shqipërisë?

Ne jemi të mendimit se dokumentet e STASI-t si edhe gjithashtu akte të tjera kontribuuan për të kuptuar më mirë historinë. Unë e pranoj se kjo nuk vlen për Gjermaninë, por për Shqipërinë. Në Gjermani dokumentet e STASI-t kanë shërbyer për të shoqëruar ndryshimin e elitës në RDGJ-në e atëhershme. Përveç kësaj dokumentet e STASI-t ofrojnë potencialin dhe mitet për të demaskuar punën që ka formuar spiunazhi i RDGJ-së dhe punën e Ministrisë për Sigurimin e Shtetit. Ministria në vitet e hershme ishte një organ shtypës e më pas u nënrendit si një organ informimi. Që prej viteve 1960 ishte thelbësisht një organ informimi, e cila u përpoq në heshtje dhe në mënyrë të padukshme të drejtojë dhe të shtypë. Nuk e përjashtoj edhe faktin se kjo mund të vlente edhe për Shqipërinë, prandaj eksperiencat në Gjermani mund të ishin të dobishme dhe interesante, për të vështruar drejt e në sy historinë e pafshehur dhe të vërtetë e për të kontribuuar në të mirën e vendit.

Marrë në Athinë më 20 qershor 2013Përktheu: Anis Mançellari

Kush është Helmut Müller-enbergs

Helmut Müller-Enbergs është një politolog gjerman i cili që prej

vitit 2010 është anëtar i përzgjedhur i komisionit për verifikimin e deputetëve të Landit të Brandenburgut mbi bashkëpunim e tyre me STASi-n. Ai ka përfunduar studimet në vitet 1986 – 1989 për Politologji si fillim në universitetin e Münsterit e më pas në institutin “Otto Suhr” të universitetit të Lirë të Berlinit. Nga 1986-1989 ishte asistent studentor dhe më pas bashkëpunëtor shkencor në institutin qëndror për Studimin e Shkencave Shoqërore në universitetin e Lirë të Berlinit, dhe njëkohësisht nga 1990 – 1992, zëdhënës i fraksionit “Bündnis 90” në Landin e Brandenburgut.

Fokusi i tij shkencor është studimi i dokumenteve për bashkëpunëtorët informalë dhe Shërbimi informativ i Huaj i Ministrisë për Sigurimin e Shtetit si edhe Spiunazhi e Psikologjia e Sigurimit.

Në vitin 2007 ai u promovua nga Eckhard Jesse si doktor dhe filozof. Në vitin 2007-08 ishte i ftuar si shkencëtar në universitetin e Michiganit dhe që prej 2010 është atje profesor me honorar; në vitin 2008-2009 në Fakultetin e Historisë në Högskolan på Gotland në Visby të Suedisë, ku gjithashtu që prej vitit 2012 punon si profesor me honorar. Në publikimet e tij, i ndihmuar edhe nga Cornelia Jabs, ai ka zbuluar shumë anëtarë të Partisë Socialiste të unitetit të Gjermanisë, një ndër to është edhe Karl-Heinz Kurras si edhe bashkëpunëtori informal i STASi-t, Otto Bohl.

Shkrimet kryesore : • Kush ishte kush në RDGJ? Një

enciklopedi bibliografike. 2146 biografi për historinë e RDGJ-së.

• Bündnis 90. lindja – Zhvillimi – Perspektivat. Berlin 1992

• Çfarë kërkon lëvizja e qytetarëve? Augsburg 1993

• Fytyra e Perëndimit për… Spiunazhin e RDGJ-së kundër Republikës Federale Gjermane. Bremen 2003

• Majtas dhe Djathtas Demokracisë. Ekstremistët në zgjedhjet e landtagut 2004. Potsdam 2004

• Shkolla e Shërbimit Informativ. Kursi i parë i shkollës së Institutit për studimin ekonomiko-shkencor. Berlin 2006.

• Bashkëpunëtorët informalë. Berlin 2008

Numërohen edhe “Heinz” të tjerë me më pak rëndësi si “Kugel”, që prej vitit 1982, “Bero” që prej 1986 dhe “Wenzel” që prej 1980-ës, të cilët u zhdukën në terren. Përveç kësaj është për t’u përmendur “Jan” që prej vitit 1981, me 17 informacione, i cili nga viti 1984 kontribuoi me informacione, nga Ministria e Jashtme dhe e Brendshme e Shqipërisë

E Enjte, 20 Qershor 2013www.impakt.al14

Informim i popullit mysliman të Shqipërisë në lidhje me kulturën islame, gjuhën arabe dhe traditat e popujve islamikë”. Ky është objekti

mbi të cilin do të bazohet gjithë veprimtaria e “Qendrës Kulturore së Kuvajtit” në Shqipëri, i lançuar së fundmi si një projekt ambicioz i palës kuvajtiane për vendin tonë. Ku ky i fundit, kategorizohet prej saj si një vend me shumicë myslimane, e cila i është kthyer kohët e fundit Islamit. Gjithçka, e konceptuar nën “kësulën” e një shoqërie bamirësie, e cila renditet kështu në listën ekzistuese të disa institucioneve të tilla nga Kuvajti që tashmë ushtrojnë aktivitetin e tyre në vendin tonë përmes ndërtimit të veprave të ndryshme publike, por edhe fetare, të tilla si fondacioni “Mirësia” apo shoqata “Bejtuz Zeka” etj. Që të gjitha, promovuese të kulturës islame si e tillë në Shqipëri, e në të njëjtën kohë, edhe mbështetëse të projekteve të ndryshme të qeverisjes qendrore e lokale. Një gjetje e spikatur kjo në fakt prej palës kuvajtiane, për të “ligjëruar” investimet e saj bamirëse në vendin tonë, teksa ato shtohen nga viti në vit, së bashku edhe me projektet për të “trumbetuar” kulturën islamike nga xhamitë e Tiranës. Vetë zëvendës-drejtori i shoqërisë bamirëse “Al-Najat”, Jaber Al-Uenda, ka deklaruar së fundmi për mediat kuvajtiane se ky organ e ka konceptuar ngritjen e qendrës së re kulturore në Shqipëri, me qëllimin që ajo të jetë si një institucion për të propaganduar qytetërimin islam në Ballkan, i cili sipas tij është konsideruar edhe si gate-uay i lindjes në kontinentin evropian. “Projekti do të jetë një nismë e mprehtë në këtë vend me shumicë myslimane, e cila i është kthyer kohët e fundit Islamit,” mësohet të jetë shprehur ai lidhur me një fakt të tillë para pak ditësh, menjëherë pas kthimit të tij nga Shqipëria, ku duket se ka bërë gati “letrat” për ta vënë më pas në zbatim këtë projekt. Duke shtuar se shoqëria që ai përfaqëson, sugjeron që kjo qendër e re kultutore, të mbështetet nga filantropët, në krijimin dhe përgatitjen e këtij organi, sipas tij, “të mrekullueshëm islamik”. “Shoqëria “Al-Najat” ka qenë e etur për ngritjen e më shumë se 100 xhamive në Ballkan, pasi xhamitë janë institucionet e para të mirëpritura për myslimanët në Shqipëri”, ka deklaruar gjithashtu Al-Uenda. Duke folur në këtë mënyrë mbi projeksionin e qartë në largpamësi për ndërtimin e një numri të konsiderueshëm të objekteve të reja të kultit mysliman në rajonin ku bën pjesë Shqipëria, duke e përfshirë edhe atë. Projekt ky i cili duket se po gjen zbatim aktualisht edhe nga organet bamirëse ekzistuese kuvajtiane në vendin tonë. Mjafton të kujtojmë se vetëm para pak javësh, në një fshat të Korçës, u inaugurua një xhami, e shoqëruar edhe me një qendër shëndetësore, realizuar nga fondacioni kuvajtian “Mirësia”, Zyra e Shqipërisë. Apo edhe në Bathore, ku

gjithashtu është inauguruar një qendër e re kulturore fetare, e konceptuar pikërisht si një kompleks multi-funksional, pranë xhamisë në qendër të saj. “Aty do të zhvillohen kurse të mësim-besimit, Kur’anit, gjuhëve të huaja, etj”, janë shprehur hartuesit e këtij projekti. Kurse vetë nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Spahiu, është shprehur në kuadrin e realizimit të këtyre projekteve se “ndërtimi i qendrave të tilla në Shqipëri është shumë i domosdoshëm pasi ato rigjallërojnë jetën kulturore e fetare të vendit përkatës në të cilën operojnë”. Shoqëruar edhe me prononcimin e ambasadorit të Kuvajtit në Shqipëri, Najjeb Abdurr Rrahman Al Bader, se “këto vepra janë shprehje e dashurisë dhe respektit të popullit kuvajtian ndaj popullit vëlla shqiptar”. Dhe duke premtuar se “në vitet që do të vijnë, shteti dhe populli kuvajtian do të jenë edhe më të pranishëm në Shqipëri me investime në fusha të ndryshme në mbështetje të projekteve të qeverisjes qendrore e lokale dhe në interes të vetë qytetarëve”. Kujtojmë sakaq, se Kuvajti, përbën një vend donator për Shqipërinë, financimet e të cilit në disa prej sektorëve jetësorë të saj, janë konsideruar nga qeveria si mjaft të rëndësishme, ku më i spikaturi prej tyre është ai i Bulevardit të Tiranës.

Kuvajti projekton ngritjen e një qendre kulturore, si institucion për të propaganduar qytetërimin islam në Ballkan

financimi i veprave publike, shoqërohet dhe me ndërtime xhamish, një gjetje e spikatur kjo e palës kuvajtiane për të “trumbetuar” kulturën islamike nga Tirana

ndërTHUrJA Me fenë

“Shoqëria “Al-najat” ka patur si synim ngritjen e më shumë se 100 xhamive në Ballkan, duke i konsideruar xhamitë si institucione të mirëpritura në Shqipëri

P r o J e K T o H e n 100 XHAMi

Projekti kuvajtian, propagandë islamike nga Shqipëria për tërë Ballkanin

Pamje nga inaugurimi i fundit i xhamisë në fshatin Qatrom të Korçës, nga pala kuvajtiane

VIZITA/ NISHANI TAKON NETANyAHUN DHE lIBERMANIN

Shqipëria izraelit: dy popujt tanë, tashmë e njohin njëri-tjetrin

Dy popujt tanë tashmë e njohin njëri-tjetrin. Teksa kanë edhe një

nivel të shkëlqyer të marrëdhënieve dhe një miqësi tradicionale. Por në të njëjtën kohë, edhe premisa që ta forcojnë edhe më shumë në të ardhmen, bashkëpunimin mes tyre në të gjitha fushat. Ky ka qenë mesazhi i përcjellë nga bisedimet e fundit të realizuara mes palës shqiptare dhe asaj izraelite, në kuadrin e vizitës që Presidenti Bujar Nishani zhvilloi në Tel Avivin zyrtar. I pritur nga vetë Kryeministri i Shtetit tё Izraelit, Benjamin Netanyahu, apo Kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme dhe Mbrojtje në Knesset (Parlamenti i Izraelit), Avigdor liberman, Nishani nuk do të harronte të theksonte se dy vendet tona bazohen nё frymёn e njё miqёsie tradicionale dhe tё fortё, vlerësim ky i dakordësuar edhe nga bashkëbiseduesit e tij. Teksa theksuan së bashku edhe fushat konkrete ku mund të fokusohet bashkëpunimi mes dy vendeve tona, veçanёrisht nё turizёm e bujqёsi, kulturё, dhe deri nё fushёn e sigurisё. Por qëndrimet e përfaqësuesit të lartë të shtetit shqiptar ndaj Izraelit, nuk mund të mos përfshinin edhe ato mbi situatën aktuale në lindjen e Mesme, rajonin ky ai bën pjesë. Teksa vetë Kryeministri izraelit, Netanyahu, e vlerёsoi atë dhe mё gjerё si shumё tё brishtё nga pikёpamja e sigurisё e stabilitetit, ndёrsa çmoi lart qёndrimet e Shqipёrisё pёr zhvillimet nё kёtё rajon. Kurse nga ana e tij, liberman, do ta vlerësonte situatën në lindjen e Mesme si eksplozive dhe plot rreziqe, duke shtuar se megjithatë Shteti i Izraelit po përpiqet të mos bjerë pre’ e provokimeve. Në këmbim të këtyre qëndrimeve prej zyrtarëve të lartë të Shtetit të Izraelit, Presidenti Nishani dha garancinë se Shqipëria do të vazhdojë të mbajë të njëjtin qëndrim. E sipas tij, ky qёndrim do tё mbetet i pandryshueshёm, sepse bazohet mbi parime tё shёndosha dhe vlerёsime objektive pёr zhvillimet nё Lindjen e Mesme dhe mё gjerё.

AKTUAlITET

eg.na

E Enjte, 20 Qershor 2013www.impakt.al 15KOMENT / OPINION

LeTër nGA BrendANënkryetari i FRD-së, ish ministër e ish zv.kryeministër,

është një figurë simpatike. Epitete të tjera popullore që kam dëgjuar rëndom për të, vërtiten nga “djalë serioz”, tek “çun i përgatitur”. Besoj se të gjitha qëndrojnë. Që në fillim të javës, Gazmend Oketa, kandidat në qarkun e Durrësit, tërhoqi vëmendjen publike me një letër të hapur dërguar virtualisht emigrantëve tanë anembanë globit. Interesante, qoftë dhe për faktin se jemi mësuar me itinerarin e anasjelltë: Të na vijnë letra nga jashtë. Ose pazari i fundit, ne këtu brenda t’i dërgojmë letra njëri-tjetrit. letra të hapura, deklarative, shpesh madje ultimative. Por jo kësaj rradhe. Oketa, padyshim politikan përveçse elokuent, edhe me sensin e masës, u kërkoi emigrantëve shqiptarë që, në pamundësi të udhëtimit drejt Shqipërisë për të marrë pjesë në verdiktin elektoral të 23 qershorit, me përvojën e akumuluar demokratike dhe të iniciativës së lirë, t’i ndriçojnë të afërmit e tyre në vend, me këshilla për shtetin e së drejtës dhe atë ligjor, për korrupsionin, akumulimin e pushteteve etj. Deri në një farë mase, kjo është e vërtetë. Por më tutje unë ngec. Ma shkërrmoq arsyetimin sjellja e shumë emigrantëve që vijnë në atdhe, në çdo drejtim. Në sekondë, bëhen ata që kanë qenë dikur. Mos vallë këtë kishte parasysh Oketa, kur u shkruante, “le të mos vini vetë, por këshilloni nga larg?” Që të mos infektohen?

inVeSTiMe dHe ArreSTiMeKy slogan butaforik i Nikollë lesit në një nga fushatat e

kaluara, më erdhi në mendje kur lexova lajmin mbi sondazhin e lëvizjes Mjaft. Pika më e komentuar e pyetësorit, ishte miratimi në masë i të anketuarve që pasuritë e dyshimta të politikanëve shqiptarë të sekuestrohen. Pra, pasuri të vëna për shkak të postit. Njëfarë tatimi i jashtëzakonshëm për “tregtarët” e politikës, që kanë vënë dhjamë nga aferat me “pushtuesit” gjatë kohës së…paqes së këtyre dy dekadave. Nga sondazhi poliedrik dolën edhe shumë çështje të tjera, fjala vjen, kërkesa për ndryshimin e sistemit zgjedhor, hapja e dosjeve, kundërshtimi ndaj privatizimeve masive etj etj. Por kjo e sekuestrimit të kamjes së padrejtë, më ngjiti shumë. Pasi hoqa nga lista imagjinare gjyqtarët, nisa të mendoj se cilët mund të ishin anëtarët e komisionit, a bordit, a komitetit që do merrej me këtë punë. Pastaj vrava mendjen se kush do t’i zgjidhte ata. Hoqa dorë shpejt, dhe gatova me mendje një grup prej pesë apo shtatë komisionerësh suedezë ose danezë, të caktuar nga OKB-ja. Por edhe kjo më kërciste. Ndaj vendosa. Pasuritë e politikanëve nuk mund të quhen të dyshimta: Ato dihet se nga vijnë.

AnTiMiTinGASHëNuk do mend se kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan

gëzon mbështetje të gjerë në popull. Sado të pakënaqur të ketë bërë vendimi për prishjen e parkut Gezi në Stamboll, votat e Anadollit, periferive rurale dhe një pjesë të qyteteve të mëdha, nuk bëhen dot hasha, sepse e kanë treguar edhe zgjedhjet e fundit. E kësisoj, që Erdogan mund të mblidhte me qindra mijëra njerëz në sheshin Taksim ishte jashtë çdo dyshimi. Problemi është fenomeni kur një mitingu të pakënaqurish i përgjigjesh me një antimiting, çka nuk i takon një vendi perëndimor. Ja, sapo shkrova një paradoks. Duhej të thosha: Nuk i takon një vendi që mëton t’i bashkohet perëndimit, duke qenë në perëndim të lindjes. Shqipëria është më në perëndim të Turqisë, në fakt, dhe i ka shumë qejf antimitingjet. Ti ke mbledhur aq veta në shesh? Naa, unë të mbledh kaq. Pas kësaj, me rregull treshi i bie që pala e humbur të fusë bishtin ndër shalë e të ikë nga sytë këmbët.

Vetëm se turqit e sotëm e paskan kokën shkëmb. Antimitingjet zgjuan edhe sindikatat, duke i dhënë kështu protestës edhe kokën e munguar. Morali: Kur je më i fortë, pikërisht prova e forcës të bën më të dobët.

lETëR Në FUND Të TUNElIT

Furia e spoteve elektorale ka nisur më shumë se dy javë më parë në thuajse të gjitha televizionet shqiptare. Kaq e madhe është denduria e publikimit të tyre, sa

shumë njerëz i janë mirënjohës ligjit që ka lënë vetëm 8 orë në ditë për shfaqjen e tyre.

Në këtë tymnajë që hidhet sa nga njëra palë e sa nga tjetra, PD dhe PS po përpiqen të fitojnë sa më shumë terren. Strategjia përfshin dhe rrekjen për të thithur elektoratin gri apo indiferent, që besohet se është në shifra alarmuese dhe faktor vendimtar, për rezultatin final, nëse do t’i afroheshin qendrave të votimit.

E në këtë vorbull, nga palët PD dhe PS, po bëhen përpjekje që spotet elektorale të sulmojnë sa më shumë njëri-tjetrin, shpesh në mënyrë të personalizuar. Jashtë kësaj loje, duket se ka qëndruar qëllimisht, lëvizja Socialiste për Integrim, e cila promovon të jetë mundësia e tretë për shqiptarët.

Socialistët në opozitë, në 15 spotet e tyre, janë përqendruar tek varfëria ekonomike që thonë se ka mbytur një pjesë të mirë të shqiptarëve, kriminaliteti, biznesi në gjendje katastrofike, etj. Për të përforcuar këto akuza, PS ka përgatitur disa spote që tentojnë të bindin shqiptarët se gjendja në vend është buzë katastrofës. Shpesh, bëhet dhe “lojë hutimi”, duke përdorur lekët e vjetra për të theksuar se çmimet janë disafishuar.

Përballë kampit opozitar, PD e nisi betejën e spoteve me prezantimin e arritjeve që ata kanë konkretizuar tetë vitet e fundit. Në këtë kuadër, spotet kanë tentuar të jenë sa më populiste, duke u përqendruar dhe në gjëra të vogla në dukje, por përditshmërisht të prekshme nga publiku, si shtrirja e internetit, ulja e çmimit të sms-ve dhe thirrjeve telefonike, etj.

Raundi i dytë i spoteve demokrate, kaloi në një tjetër dimension, në atë të spikatjes së antivlerave opozitare. PD, nisi të shfaqë spote që u risjellin në vëmendje shikuesve, zhurmën e bërë për pallatin që gruaja e re e Ramës sipas tyre, ndërtoi me para të dyshimta. Demokratët u ndalën edhe tek

botuesi i të përditshmes “Shekulli”, Koço Kokëdhima, duke e cilësuar atë një hajdut dhe abuzues me taksapaguesit. Spoti special për Kokëdhimën, synon as më shumë dhe as më pak, por “çjerrjen” sa më shumë të “maskës” së biznesmenit që thotë se zotëron mbi 200 milionë euro pasuri.

Në përgjigje të kësaj vale akuzash që është shpesh çështje dite dhe në mitingjet e Berishës dhe kandidatëve demokratë në jug të vendit, Kokëdhimës i vjen në ndihmë gazeta e tij, ndër kryesoret në vend. “Berisha terrorizon shqiptarët”, ishte kryeartikulli i këtyre ditëve, që servirte si argument, qenin e kufirit në duart e një gardisti që vëzhgonte vendin përreth mitingut të pritshëm të Berishës në jug. Nuk ishte asgjë tjetër, përveçse një kontroll rutinë, pjesë e detyrueshme e detyrës për personalitete shtetërore. Por që shërbeu si “grep” për të justifikuar “terrorin berishian” ndaj qytetarëve.

Megjithatë, kundërpërgjigjja asnjëherë nuk është e mjaftueshme. Partia Socialiste rendi të përgatisë një spot, që po bëhet dhe më i transmetuari, ku PD akuzohet se po e keqpërdor fushatën elektorale duke hedhur baltë ndaj opozitës. Deputetja socialiste që lexon tekstin e spotit, përpiqet sa me pamje, aq dhe me tonalitetin e zërit, të bindë shikuesit se është PD ajo që përdor baltosjen dhe fyerjet ndaj kundërshtarit, duke e pasur baltën si bazë të fushatës.

Që të flasim troç, të dyja partitë e mëdha, janë në një garë të ethshme fyerjesh. Dhe sidomos dy rivalët, Berisha-Rama. I dyti, gjatë thuajse të gjitha takimeve që po kryen, nuk resht së personalizuari fyerjet ndaj kundërshtarit, duke përdorur turli epitetesh denigruese dhe tallëse. Gjyshi, katragjyshi, plaku me antiplumb, i lodhuri, etj., janë refren që dëgjohet disa herë në ditë nga Rama, falë morisë së televizioneve informative që nuk lënë takim të PD a PS, me 50, 500 apo 5000 vetë, pa e transmetuar drejtpërdrejt.

Paralelisht, një furi spotesh të shpejta, nisën të transmetohen nga PS, me personazhe të moshave të ndryshme, që thonë të njëjtin togfjalësh: “Berisha është i lodhur, duhet të ikë”.

Ky akses gjigant në median vizive, sigurisht që po shfrytëzohet mirë edhe nga rivali i kreut socialist. Berisha thuajse po përdor të njëjtën strategji, ndoshta duke e “maskuar” me detyrimin siç shprehet ai, për t’iu përgjigjur akuzave dhe fyerjeve të Ramës.

Disa muaj pasi kishin reshtur akuzat e PD për “njeriun pa familje” e deri përfaljet për orientimin seksual të kryesocialistit Rama dhe dhunës që PD kishte thënë se ai ushtronte rregullisht ndaj grave dhe prindërve, tani është zgjuar sërish ajo që prej saj vlerësohet të “pika e dobët” e Ramës, burrëria e tij. Dy net më parë, kryeministri e konsideroi Ramën si njeri pa rini dhe pa burrni, duke iu rikthyer kështu personalizimit të fyerjeve, ose të paktën dhënies së përgjigjes ndaj refrenit Rama, për gjyshin me antiplumb.

A është kjo një strategji e mirë për të fituar zgjedhjet? A është kjo strategji, nxitëse për zgjedhësit që të “turren” t’u japin votën atij që shan më shumë tjetrin? Përvoja ka treguar se jo, madje këtë e ka vënë në dukje edhe shefi i qeverisë. Dalja e fotove nudo të Ramës, u pranua prej rivalit të tij Berisha, se ishte e gabuar dhe pa rezultat për mazhorancën. Në të vërtetë, Rama pas publikimit të tyre, fitoi një mandat të radhës që i konsolidoi pozitat e tij jo vetëm si kryetar bashkie të Tiranës, por edhe në fronin socialist.

Këtë radhë, duket se votat që do të dhurohen në sajë të kësaj strategjie të vënë në jetë përmes betejes së spoteve, do të ndahen barabartë mes dy kampeve politike. Do të rrjedhin apo pikojnë, ka më shumë gjasa të ndodhë kjo e fundit.

BETEJA E SPOTEVE

PD dhe PS po përpiqen të fitojnë sa më shumë terren. Strategjia përfshin dhe rrekjen për të thithur elektoratin

gri apo indiferent, që besohet se është në shifra alarmuese dhe faktor

vendimtar, për rezultatin final, nëse do t’i afroheshin qendrave të votimit.

Nga Edison KuraNi

Nga Alqi KOçiKO

rUBriKA: “IMPAKT PA PAKT”

E Enjte, 20 Qershor 2013www.impakt.al16 REKlAMA

Your Health Our Intention

Medica – Tiranë – Tel. 042345189; email: [email protected]

E Enjte, 20 Qershor 2013www.impakt.al 17REKlAMA

zëri më i ri pranë Jush

Gazeta

16 Maj 2013 www.impakt.al

Botues: GEA Editions, Kryeredaktor: Plator NESTURI

e-mail: [email protected], Tel: 00355 42 345189

E përjavshme, çmimi 30 lekë, nr.2

Azil brenda shtëpisë së Shengen,

zbutet “mësymja” shqiptare në BEFENOMENI/ ShqIpërIA rEzultON Ndër vENdEt Më të dISIplINuArA Në rAjON

GjurMA E GAzSjEllëSIt tAp

AlibiA e përfitimit/ Gjakmarrja, justifikimi më i preferuar në kërkesat për azil

Qasja politike e grekëve, bullgarëve, maqedonasve,

arumunëve, por edhe e të tjera pakicave që jetojnë

aktualisht në territorin shqiptar mbetet një faktor

pozitiv, por gjithsesi prodhon retorikë nacionaliste.

pakicat, “beteja”

etnike tani shtrihet

në arenën politike

Këshilltari më i mirë

për biznesin tuaj

AlbanianBusinessConsulting

e-mail: [email protected]

Filantropi nga labova

që i ktheu Greqisë

lojërat Olimpike

prOFIl/ Evangjel zhapa

Sekrete dhe gënjeshtra

mbi regjimin totalitar

dEBAt/ Ardian vEhBIu

Si lidhen zgjedhjet

me ekonominë?

SpECIAlE

7 milionë dollarë, në aspektin

administrativ, nga pagesat e

komisionerëve deri te sistemi

i kamerave.

Drejtues të shoqatave të turizmit:

Kontratat e lidhura deri tani me grupe

turistike të huaja, janë rritur 20% faqe 5

Me sytë nga Azerbajxhani...

BE neutrale për Gazin

kush do të fitojë,

tAp apo NABuCCO WESt?

A është gazsjellësi TAP një ëndërr

që po e shohim me sy hapur, apo

Shqipëria ka vërtet shansin të

jetë pjesë e një projekti energjetik

të përmasave të tilla? Numërimi

mbrapsht ka filluar dhe të gjithë

aktorët në lojë kanë intensifikuar

përpjekjet diplomatike për të

nxitur një nga dy projektet.

Nisur nga faktorët në terren dhe

dinamika e ngjarjeve, gjithçka

mbetet e hapur në një “lojë” që ka

vënë përballë Shtetet e Bashkuara

dhe Rusinë. faqe 2-3

faqe 9

Shenjtërimi në

optikën e sfidave

të kishës romane

800 MArtIrët E OtrANtOS

faqe 13

faqe 14-15

faqe 17

faqe 8

faqe 10

rIShIkIMI I tEkStEvE të hIStOrISë

Miqësi politike apo vllazërim?

faqe 18-19

INtErvIStA/ ErION kAME

kritikë kafenesh

dhe artistë të emëruar

Në teatër ka shumë antivlera. Ligji

me dy standarde. Kultivimi i dramës

shqipe është një nga politikat më të

mira e ndjekur deri më sot ...

23 Maj 2013 www.impakt.al

Botues: GEA Edition, Kryeredaktor: Plator NESTURI

e-mail: [email protected], Tel: 00355 42 345189

E përjavshme, çmimi 30 lekë, nr.3

Edhe 2 vjet me hapin e breshkës,

ekonomia premton më pak se politika

norma E papunësisë do të mbEtEt në nivElE konstantE dhE vEndEt E rEja

të punës do të kompEsojnë shtimin E popullsisë të aftë për punë

Korridori i Kaltër, apo Autostrada Bregdetare, një

ide që logjikisht bashkon rrugën dalmaciane me

aksin bregdetar grek, vjen në Shqipëri si një opsion

rivalizues me idenë që qeveria aktuale ka për rrjetin

rrugor shqiptar.

korridori i kaltër

dhe zhvendosja e

kombit drejt detit

Këshilltari më i mirë

për biznesin tuaj

AlbanianBusinessConsulting

e-mail: [email protected]

pikturat që çliroi nga

komunizmi, dhimbja e

heshtjes dhe varfërisë

profil/ alush shima

nga intelektuali osman

te profili i nacionalistit

shqiptar

dEbat/ dritan EGro

lëkundet peshorja

e statistikave fetare

CEnsus 2011

KONSTATIMI I DASH-it:

“Çoroditja lidhur me pasojat e

vetë-identifikimit etnik dhe fetar

mund të ketë bërë që shumë të

intervistuar të mos e identifikonin

përkatësinë e tyre fetare”faqe 13

financimi i ndërtimit

të portit të peshkimit

në durrës

nuk bazohet në

kushtetutën e

shqipërisë, por në

sheriatin islamik

Marrëveshja me Bankën Islamike

për Zhvillim (IDB):

“Marrëdhëniet midis shitësit dhe

blerësit janë sipas parimeve të

Sheriatit Islamik, siç interpretohet

nga Akademia Islamike ‘Fiqh’ dhe

shpallur në Standardet e Sheriatit”

Drafti kaloi në parlament me votat

e të dy kaheve politike. Në asnjë

vend tjetër, megjithë përpjekjet për

të lehtësuar investimet islamike,

nuk përfytyrohet që legjislacioni

islamik të merret si pikë referimi

bazë për marrëveshjet me shtetinfaqe 2-3

faqe 5

24 maji i 1944–

ngjarja që i parapriu çlirimit

nga nazifashizmi

konGrEsi i përmEtit

faqe 14-15

faqe 16-17

faqe 20-21

faqe 6-7

faqe 11

komEnt / roland qafoku

komEnt / plator nEsturi

Kur fiton dhe humbet Sali Berisha…

Censusi, një debat i rihapur

faqe 8

EkskluzivE/ kristoforos kasdaGlis

Greqia dhe shqipëria:

ngërçet mund të kthehen

në bashkëpunim

3307

LIGJ Nr. 127/2013

PËR RATIFIKIMIN E MARRËV ESHJES ISTISNA’A DHE MARRËVESHJES SË AGJENCISË ISTISNA’A NDËRMJET KËSHILLIT T Ë MINISTRAVE TË REPU BLIKËS SË

SHQIPËRISË DHE BANKË S ISLAMIKE PËR ZHVIL LIM (IDB) PËR FINANC IMIN E PROJEKTIT TË NDËRTIM IT TË PORTIT TË PES HKIMIT TË DURRËSIT

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1 Ratifikohet marrëveshja Istisna’a dhe marrëveshjes së Agjencisë Istisn a’a ndërmjet Këshillit

të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB) për financimin e projektit të ndërtimit të Portit të Peshkimit të Durrësit.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 25.4.2013

Shpallur me dekretin nr. 8145 , datë 2.5.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Projekti nr. ALB -0035 MARRËVESHJE ISTISNA’ A NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS

ISLAMIKE PËR ZHVILLIM LIDHUR ME PROJEKTIN E NDËRTIMIT TË PORTIT TË PESHKIMIT NË DURRËS, SHQIPËRI Kjo marrëveshje është lidhur më ____/____/____/H (që korrespondon me

____/____/____G), ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë si blerës (në vijim referuar si “Blerësi”) dhe Bankës Islamike për Zhvillim si shitës (në vijim referuar si “Shitësi”).

Blerësi dhe Shitësi referohen kolektivisht si “Palët” dhe individualisht si “Pala”. Meqenëse: A) Blerësi i ka kërkuar Shitësit të financojë ndërtimin e punime ve siç përshkruhet në

shtojcën I (në vijim referuar si “punimet”) nëpërmjet Istisna’a për t’u përdorur në projektin e ndërtimit të Portit të Peshkimit në Durrës, siç përshkruhet në aneksin II (në vijim referuar si “projekti”);

B) Bordi i Drejtorëve Ekzekut ivë të Shitësit ka miratuar në datë 24/08/1433H (që korrespondon me datën 14/07/2012G) ndërtimin e punimeve për projektin, në një shumë që nuk tejkalon 7.580.000 USD (shtatë milionë e pesëqind e tetëdhjetë mijë dollarë amerikanë), përafërsisht

me “vulën” e sheriatit

30 Maj 2013 www.impakt.al

Botues: GEA Editions, Kryeredaktor: Plator NESTURI

e-mail: [email protected], Tel: 00355 42 345189

E përjavshme, çmimi 30 lekë, nr.4

Kërkesa e vetme që një biznes ka ndaj shtetit është

që ai t’i qëndrojë korrekt kontratës dhe të ofrojë

kosto të ulta për shërbimet dhe punët publike...

Anullimi i kontratave

mesazh jo i mirë për

investitorët e huajKëshilltari më i mirë

për biznesin tuaj

AlbanianBusinessConsulting

e-mail: [email protected]

Media e ndikon publikun,

por nuk jep verdiktin

intervistë/ Alban Dudushi

AniJA e të MArrëve

refleksione mbi gjuhën

e debateve politike

DebAt/ Ardian vehbiu

Privatizimi i pronave

të ushtrisë, pronarët e

vërtetë lihen jashtë lojës

KOnFLiKti në POrtO-PALerMO

Rasti i pronave të ushtrisë në

Porto-Palermo, ku gjykata ka marrë

në mbrojtje ish-oficerët që duan

të privatizojnë shtëpitë, flet mbi

dukurinë flagrante faqe 2-3

intervistë Me

ernest nAstO

Aleanca e të Djathtës Fetare -

sidomos e Sionistëve Kristianë

me Neokonservatorët - është

e dukshme, veçanërisht dhe

kryesisht në politikën e jashtme.

Kjo u pa qartë gjatë përgatitjes

dhe promovimit të opsionit

faqe 8-9

faqe 6-7

refuzimi i shkupit

sinDrOMë

AutOiMune?

DështOn sAMiti i Ohrit

faqe 13

faqe 14-15

faqe 18-19

faqe 7

faqe 11

KOMent / PLAtOr nesturi

Dështimi i drejtësisë në

konfliktin mbi pronat

faqe 22

faqe 21

shënDetësi

Plakja – a konsiderohet

ajo një sëmundje?

PrOFiL

hannah Arendt dhe

banaliteti i së Keqes

Kryqtarët e Amerikëstë ndërhyrjes ushtarake në

Irak. Sado irracionale që mund

të duket, qëllimi i Sionistëve

Kristianë në këtë angazhim politik

buron nga besimi i tyre se ardhja

e dytë e Krishtit është iminente

dhe do të realizohet pas një

konflagracioni botëror, në të cilin

lufta me Irakun, apo dhe një luftë

eventuale me Iranin, janë etapa të

pashmangshme drejt këtij qëllimi

final. Nën këtë optikë, roli i shtetit

të Izraelit në gjithë këtë proces

është i një rëndësie parësore.

Prof. i ekonomisë

analist financiar

Menaxhimi i pasurisë publike,

tregtia e politikës me koncensionetPArtneriteti Mes shtetit Dhe PrivAtëve KA rritur KOstOt e shërbiMeve

biznesi beson se dhënia me koncesion e punëve publike është një model i mirë zhvillimi

intervistë/ LuAn bregAsi

9 Maj 2013 Botues: GEA Editions, Kryeredaktor: Plator NESTURI

e-mail: [email protected], Tel: 00355 42 345189

Dosja “e lehtë” e Shqipërisë në BE,

cila është pika e dobët për integriminintErviStë mE amBaSaDorEn E ShqipëriSë në BE, mimoza halimi

Standartet e zgjedhjeve të 23 qershorit, vendimtare për përshpejtimin e statusit

Rritja ekonomike e vendeve të Evropës Qendrore

e Lindore si dhe të Ballkanit do të mbetet

“anemike” ndaj rritjes 1.7% të Shqipërisë

“oaz në shkretëtirë”,

trendi i ekonomisë

shqiptare përballë

vendeve të rajonitKëshilltari më i mirë

për biznesin tuaj

AlbanianBusinessConsulting

e-mail: [email protected]

atDhEu në rrEzik?!

Filmi turk, në funksion

të politikës për një

hapësirë neo-otomane

“ripuShtimi i Butë”- arti

kinematografik zëvendëson taborret

Sfidat historike nga

principata drejt shtetit

kombëtar shqiptar

DEBat/ artan puto

9 maj - 68 vjet

nga Fitorja mbi

nazifashizmin

SpECialE

në 12 vjet, 10 milionë civilë u vranë

nga vala e urrejtjes naziste; më

shumë se gjysma e tyre ishin hebrej.

Holokausti, e vërteta e genocidit më të

madh në historinë njerëzore faqe 8-9

Shqipëria rishikon

Strategjinë e mbrojtjes

Risqet që parashikon dokumenti

i Strategjisë së mbrojtjes marrin

në konsideratë situatën në rajon,

duke u fokusuar në përballjen

e situatave nga “përpjekjet

për ndryshimin e kufijve me

dhunë, nacionalizmi ekstrem,

përplasja e grupimeve etnike,

kulturore, ideologjike, fetare apo

të konfiguracioneve të tjera që i

kalojnë kufijtë shtetërorë, mund

të vazhdojnë të mbeten rreziqe

konstante ndaj sigurisë së tij,

edhe në vitet në vijim“ faqe 5

faqe 6-7

hyjmë në popujt

që ecin si gaforret

intErviStë mE

StuDiuESin arBërESh

proF. mattEo manDala

faqe 13-14

faqe 18-19

faqe 20

faqe 4

faqe 11

lEtër E BotuESit

impakt një gazetë e

drejtpërdrejtë për ju

faqe 11

plator nESturi

23 qershori dhe dilema e votës

faqe 3

lEonarD mitro

Demokracia e lapsit dhe e gomës

-

www.impakt.alE përjavshme, çmimi 30 lekë, nr.1

Për abonimet mund të kontaktoni:Posta Shqiptare

Ose në redaksinë e gazetës IMPAKTe-mail: info.gazetaimpakt@gmail

Tel: 00355 42 345189Tiranë

6 Qershor 2013 www.impakt.al

Botues: GEA Editions, Kryeredaktor: Plator NESTURIe-mail: [email protected], Tel: 00355 42 345189

E përjavshme, çmimi 30 lekë, nr.5

Flet për “Impakt” kryetari i Unionit të Operatorëve turistikë Shqiptarë

“Shqipëria, tani ka individualitetin e vet turistik”

Këshilltari më i mirë për biznesin tuaj

AlbanianBusinessConsulting

e-mail: [email protected]

Kulti i individit tek Enver Hoxha, Çaushesku e Stalini

analizë/ Daniel UrSprUng

OriEnTaliSTë Të VETES

DEbaT/ ardian VEHbiU

“bizantinët” e apenineve

iTalO COSTanTE FOrTinO

Arbëreshët e ngulimeve të Mbretërisë së Napolit flisnin arbërisht, por shërbesat fetare i bënin në gjuhën greke, sipas ritit bizantin-ortodoks. Mendoj që është e dobishme të kujtohet që ata kanë vazhduar të përdorin gjuhën ... faqe 19

Shtypi shqiptar i kushtoi një rëndësi margjinale vizitës jozyrtare të kreut të opozitës shqiptare, Edi

faqe 2-3

faqe 10-11

Kosova rrezikohet nga influencat turko-arabe

inTErViSTë/ EqrEm zEnElaj

faqe 8

faqe 14-15

faqe 20-21

faqe 12-13

faqe 24rEFlEKSiOn/ niKOS DimOURacizmi i pabesë brenda nesh

faqe 30

faqe 23

SHënDETëSi

Kura për alzheimerin mund të gjendet brenda organizmit të njeriut

zbarKimi i nOrmanDiSë6 qershori, dita e aleatëve

Kambialet bosh të arnautëve “rilindës”

Rama në Turqi, i ftuar privatisht nga kryeministri turk Recep Tayyip Erdoğan. Shtypi turk, të paktën ai online, nuk i dedikoi asnjë radhë të vetme kësaj vizite, meqënëse ajo nuk kishte karakter zyrtar.

Përtej sloganeve rutinë rreth miqësisë tradicionale midis dy vendeve e dy popujve dhe nevojës së zgjerimit të mëtejshëm të tyre, e përtej mesazheve subliminalë si zgjedhja e ngjyrës ...

produktet e eksportit shqiptar, denjësisht “made in albania”

VEnDET E bE-Së DHE KOSOVa, TrEgU më miKpriTëS i prODUKTEVE SHqipTarE

Eksportet shqiptare po njohin një “ekspansion” të vërtetë në tregjet e huaja mes markave tradicionale inTErViSTë/ SaDiK malaj

Mark SOLOMON

Flet Këshilltari i kryeministrit Thaçi, Profesor i të drejtës Publike

Shqipëria ka tashmë individualitetin e vet turistik, si dhe përparësitë e saj në raport me vendet e tjera. Këtë e kanë evidentuar edhe tour-operatorët apo mediat ...

Sot me 32 faqe

13 Qershor 2013 www.impakt.al

Botues: GEA Editions, Kryeredaktor: Plator NESTURIe-mail: [email protected], Tel: 00355 42 345189

E përjavshme, çmimi 30 lekë, nr.6

Flet për “Impakt” Reshit Vorpsishoqata e ish- pronarëve“Pronësi me Drejtësi”

Beteja zgjedhore për fshatin, premtime kontradiktore

Këshilltari më i mirë për biznesin tuaj

AlbanianBusinessConsulting

e-mail: [email protected]

“Roli i Ballkanit, vendimtar për Italinë dhe Evropën”

IntERVIstë/ Marta DassùZv/ministre e Punëve të Jashtme të Italisë

PolItIka DhE Dy të këqIjat

DEBat/ Virgjil MuçI

shkëlqimi dhe rënia e nacionalizmitAsnjë konotacion nacionalist në fjalimet e fushatës elektorale. Ku humbën deklaratat e bujshme për Shqipërinë etnike, Bashkim Kombëtar ...?!

faqe 3

faqe 15

faqe 6-7

udhëtim në sarandë, qytezën e shpërfytyruar

REPoRtazh

faqe 12-13

faqe 14

faqe 9

faqe 4-5

faqe 24-25

faqe 29

faqe 20-21

IntERVIstë/ VIttoRIo PaRIsI

RRëfIM/ anastas nIka

Vij në tiranë jo për paratë, por për njerëzit

udhëtimi i “kreontit” në ishullin e salaminës

“Pronat, premtimi që përsëritet në çdo fushatë elektorale”

PaRalElE hIstoRIkEkronikë e një zemërate të paralajmëruar

në fokus të nato-s/ shqipëria përçuese mesazhesh dhe referuese sigurie

BREnDa MuajIt të funDIt, tIRana ka qEnë MIkPRItësE E aktIVItEtEVE ME RënDësI të nato-s

Marrëveshje e re: Financim i ri për ushtrinë, Shqipëria i ofron kushte preferenciale TurqisëzGjEDhjEt 2013

Qyteti me sinagogë hebraikedhe manastirin e 40 shenjtorëve

sot me 32 faqe

EstaBlIshMEntI I VjEtëR në Ps

nuk PREt asGjë të MIRë nGa

EDI RaMa

Cili është armiku real për Edi Ramën? Sali Berisha apo bashkëpunëtorët e gjetur të tij, të cilët i ka dënuar me heshtje në këtë fushatë? Nëse bëjmë një analizë të thjeshtë, Berisha është kundërshtar.

“armiqtë”e vërtetë të RamësNdërsa bashkëpunëtorët e brezit të vjetër, teorikisht janë mbështetës, por a do të mund t’u heqë dyshimet për të ardhmen e tyre dhe ti motivojë të grumbullojnë vota për të, e… për të mundur Berishën?

Rama, jo vetëm nuk ka atë që quhet physic du role për të qënë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, por as për të qënë lideri i ardhshëm i PS-së e brenda selisë mavi po përgatiten pikërisht për të përballuar këtë situatë të pas 23 Qershorit

E Enjte, 20 Qershor 2013www.impakt.al18 DEBAT

Ka shumë interpretime të mitit biblik të Kullës së Babelit (Zanafilla 11), por prej këtyre interpretimeve, ai që gjen te miti alegorinë e përpjekjeve

të njeriut për të ndërtuar Qytetin, më duket më sublimi.

Ajo e kullës është histori ndërtimi dhe ndërtimtarësh; ambiciozë, aq sa të sulmojnë qiejt e të tërheqin vëmendjen e Perëndisë – dhe jo për mirë.

Aq sa Perëndia e mori pastaj në sy t’ua prishte këtyre ndërtuesve planet madhështore, duke ua ngatërruar gjuhët.

Deri atëherë, të gjithë njerëzit flisnin të njëjtën gjuhë dhe merreshin vesh për bukuri mes tyre; por kur gjuhët erdhën e u shumëzuan, edhe folësit e tyre reshtën së ndërtuari, meqë askush nuk po e kuptonte dot të folurit e tjetrit; dhe ashtu pastaj u shpërndanë nëpër botë.

Se çfarë ndodhi me kullën e Babelit të lënë përgjysmë dhe qytetin vetë, Bibla nuk e ftillon, pse kushedi nuk e gjen me vlerë dhe interes: një gërmadhë më tepër, në peizazhet tona të marrëzisë.

Nëse çdo qytetërim është i tillë, qytetërim, sa kohë që punon për të ndërtuar qytetin e vet, atëherë nuk mund të mos e shohësh dot shoqërinë si një kullë Babeli; e cila për t’u ngritur ka nevojë që ndërtuesit e saj të mund të flasin e të merren vesh mes tyre.

Historianët e gjuhëve dhe filozofët e komunikimit gjithnjë e kanëparë

KULLA E LËNË PËRGJYSMË

Ardian VeHbiu

rrëfenjën e Kullës si një përpjekje për të shpjeguar shumësinë e gjuhëve sot në botë; pa çka se përçarja në komunikim dhe mosmarrëveshja shkojnë më tej se diferencat thjesht gjuhësore.

Në fakt, trajektorja në kohë e çdo qytetërimi të suksesshëm, është edhe kronika e një grupi të madh njerëzish që arrijnë të gjejnë mes tyre, madje të

krijojnë, gjuhën e përbashkët që u duhet për tëngritur Qytetin.

Edhe pse mijëra vjet e ndajnë kullën e Babelit nga moderniteti, prapë teknologjia dhe eksperienca nuk kanë ndryshuar shumëçka në sfidat dhe kërcënimet që u shoqërohen rregullisht projekteve madhështore.

Ideja se nuk mund të ketë sukses kolektiv

pa një gjuhë të përbashkët u ka bërë ballë shekujve, për të mbërritur në kohët e sotme, kur këtë përbashkësi komunikimi e gjen të riprodhuar dhe të amplifikuar nga mass mediat.

E megjithatë, rreziku vdekjeprurës i përçarjes, virusi i moskomunikimit dhe i keqkomunikimit, ose katastrofa e shpërbërjes së gjuhës nuk janë mënjanuar.

Edhe pse mijëra vjet e ndajnë kullën e Babelit nga moderniteti, prapë teknologjia dhe eksperienca nuk kanë ndryshuar shumëçka në sfidat dhe kërcënimet që u shoqërohen rregullisht projekteve madhështore

E Enjte, 20 Qershor 2013www.impakt.al 19DEBAT

Në Bibël përçarjen mes ndërtuesve e mbolli Perëndia, duke ua bërë ndërtuesve gjuhën e tyre copë e thërrime; por ne tani e dimë se nuk ka gjë nevojë për ndërhyrje nga lart, ose hyjnore, për të na ndarë nga njëri-tjetri, teksa rrekemi të ngremë kullën.

Rolin e djeshëm të Perëndisë, sot e ka marrë përsipër politika, si gjakim për të kapur dhe mbajtur pushtetin ndaj Tjetrit.

Ndërtimin e kullës, si projekt lavdiplotë, nuk e përfytyron dot pa një ndarje të punëve: disa bëjnë tulla me argjilë, të tjerë i pjekin në zjarr, ca sjellin bitum dhe e shkrijnë, ca i transportojnë materialet në sheshin e ndërtimitme kafshë, të tjerë i vënë tullat në mur, të mbikëqyrur nga të tjerë akoma, që kujdesen për vijat pingule, nivelet, harqet dhe rrafshet e pjerrëta. Këtej çekiçi dhe mistria, andej plumbçi dhe lapsi i teknikut a inxhinierit.

Kush e ka parë orkestrën të luajë një simfoni, do ta ketë parë edhe shfaqjen unike të ndërtimit tëKullës.

Kjo ndarje rolesh, ky specializim brenda njëjtësisë së synimit, ky bashkërendim mes dallesave është shëmbëlltyra e pluralizmit – të cilin e kemi vënë në themel të shoqërisë që duam të ndërtojmë.

është lexim i keq, i sëmurë, i përçudnuar i demokracisë, ai që e rrëgjon pluralizmin në segmentim, sikurse ndodh rëndom në kronikat politike të Shqipërisë së tanishme;

sepse segmentimi i kthen palët kundër njëra-tjetrës, duke ua pështjelluar gjuhët dhe synimet.

Dhe fare mirë ndodh që krerët e palëve kundërshtare të flasin të njëjtën gjuhë, shqipen; por në gojën e tyre ta shndërrojnë në diçka tjetër, të veçantë, të kthyer me shpinë nga Tjetri; ose në një zhargon që nuk kërkon të komunikojë, por vetëm t’i bëjë thirrje këtij apo atij grupi të shtrëngojë radhët në fushën e betejës.

Palët nuk komunikojnë më, por veç ballafaqohen; dhe në ballafaqim e sipër, nuk kujtohen më për kullën dhe qytetin që ishin duke ndërtuar, dhe që i kish sjellë tek e fundit pranë njëra-tjetrës.

Në luftë mes tyre për pushtet, prijësit harrojnë që janë zgjedhur të tillë për të udhëhequr projektin; dhe gjuhën nuk e shohin më si mjet për të komunikuar me Tjetrin përballë, sa si mjet për të identifikuar e për t’u identifikuar; si të ishte teserëa tatuazh a fjalëkalim ekskluziv.

Orvatjet e herëpashershme, për të vënë në diskutim e në dyshim shqipen e njësuar, ose standardin në valën e revansheve krahinore janë fryt i të njëjtit egoizëm; dhe ia ekspozojnë kulturën të njëjtës katastrofë që pësuan edhe ndërtuesit legjendarë të Babelit.

Shqipja e njësuar, ashtu siç e kemi dhe me atë histori të njollosur nga totalitarizmi, funksionon, megjithatë, si shenjë e thjeshtë e përbashkimit; ose garanci se në kantierin tonë të Shqipërisë së nesërme,

punëtorët do të merren vesh mes tyre, sikurse do të merren vesh edhe inxhinierët, mbikëqyrësit, tregtarët dhe sipërmarrësit.

Por vetëm shqipja e njësuar nuk mjafton, për ta mundësuar ndërtimin; sikurse nuk mjafton uniforma, për ta shndërruar turmën në ushtri.

Ajo diçka e përbashkët, që ua harmonizon ndërtuesve qëllimet dhe përpjekjet dhe teknikat dhe ritmet, ushqehet para së gjithash nga dëshira dhe vullneti për të qenë së bashku.

Pluralizmi në shoqërinë shqiptare të pas-1990-ës duhej të ish mishëruar në institucionet e larta të Qytetit – duke filluar nga Parlamenti; dhe për të vazhduar me pushtetet e tjera, shoqërinë civile dhe Agora-n e komunikimit, ose mass mediat.

Përkundrazi, çfarë u është ofruar rregullisht qytetarëve, nga ato tribuna, ka qenë e njëjta shfaqje e trishtuar e dëshirës jo për të qenë bashkë, po për t’u ndarë veç; e vullnetit jo për të ndërtuar Qytetin, po për ta prishur atë.

Pas 1990-ës qytetarët e Republikës nisën, jo pa entuziazëm, të ndërtonin Babelin e tyre; dhe atje ku të përbashkëtën s’ua jepte dot gjuha, ua jepte shpresa dhe vështrimi që kishin kthyer nga Europa.

Nisën të ndërtojnë Kullën – por tani rrezikojnë një situatë të tillë absurde, ku çdo esnaf, çdo inxhinier e çdo grup po kërkon të ngrejë kullën e vet, mundësisht të rrethuar me gardh e të mbrojtur me qen e truproje.

Çfarë dukej krejt e mundshme për t’u sendërgjuar mbi gërmadhat e rendit totalitar, para 20 vjetësh, tani është vënë në dyshim; pse komunikimit ia ka zënë vendin moskomunikimi dhe tullat nuk po i përdorim më për të ndërtuar mure, por për të goditur shoku-shokun.

Zallahia e fushatës së zgjedhjeve, cirku i ulërimave, çjerrjeve, sharjeve, përgojimeve, akuzave, flamujve, megafonave, ngjyrave, ushtrive të militantëve që mblidhen e çmblidhen në pllajat veç dëshmon se virusi i përçarjes tashmë na e ka infektuar vetë thelbin tonë si qenie sociale; dhe Qytetin nuk po dimë, as po duam ta ngremë më.

Lirinë e fituar, dhe pluralizmin, duket sikur po duam ta shfrytëzojmë veç për të rikthyer në jetë një lloj regjimi gjysmë-feudal, ku secili të mund të tundë flamurin e vet, mbi gërmadhën e vet personale. Pse të lodhemi me demokracinë, kur na mjafton karnavali i saj?

Rrëfimi i kullës së Babelit, në Bibël, nuk thotë gjë për fatin e kullës dhe të qytetit, përveçse që këto u lanë përgjysmë, pasi ndërtuesit e përçarë gjuhësh u larguan nëpër botë.

Nuk pati shkatërrim, shembje, rrënim spektakular; as rrufe prej qiellit – por veç ndërprerje. Komunikimi më parë u shndërrua në kakofoni, për t’u fashitur pastaj përfundimisht në heshtje. Kjo ishte edhe vetë katastrofa – e shfaqur si ndërprerje e një projekti, ose gijotinim i ftohtë i një ambicieje.

Ky vizion s’i shpëton dot një momenti të fortë melankolik; pse ndërtuesit që iu vunë punës për të ngritur një kullë aq të lartë e të madhërishme, sa të bënin deri edhe Perëndinë xheloze, jo vetëm desh ia arritën qëllimit falë gjuhës së përbashkët dhe komunikimit; por edhe ia dolën që, duke ngritur kullën përjashta, të ndërtonin edhe veten, tullë pas tulle, si shoqëri qytetare.

Dhe vërtet desh ia dolën mbanë; pse asgjë s’mund t’i pengojë në synimet, ata që arrijnë të merren vesh mes tyre – siç e kuptoi, tek e fundit, vetë Perëndia i rrëfenjës.

Një melankoli kjo ende e pashndërruar në kob, për të gjithë ata prej nesh që ende e mendojnë Shqipërinë si projekt ndërtimi të pambaruar, i cili nuk do të mbijetojë dot, pa gjithçka që ruajmë të përbashkët mes vedit.

Nisën të ndërtojnë Kullën – por tani rrezikojnë një situatë të tillë absurde, ku çdo esnaf, çdo inxhinier e çdo grup po kërkon të ngrejë kullën e vet, mundësisht të rrethuar me gardh e të mbrojtur me qen e truproje

Në Bibël përçarjen mes ndërtuesve e mbolli Perëndia, duke ua bërë ndërtuesve gjuhën e tyre copë e thërrime; por ne tani e dimë se nuk ka gjë nevojë për ndërhyrje nga lart, ose hyjnore, për të na ndarë nga njëri-tjetri, teksa rrekemi të ngremë kullën

nga Pieter Brugel i vjetriTurmbau zu Babel (1563)

E Enjte, 20 Qershor 2013www.impakt.al20 ARGUMENT

Evropa ka humbur përparësinë e vlerave të saj etike. Kjo situatë, përbën një problem të madh për Turqinë, por edhe për Greqinë

Pas suksesit të vendeve BRICS (Brazil, Rusi, Indi, Kinë, Afrika e Jugut), pritej që “success story” i pastajmë të ishin vendet MIST

(Meksikë, Indonezi, Korea e Jugut, Turqi). Akronimet janë “trendy” në marketingun e tregjeve financiare, sepse tërheqin Investimet e Huaja Direkte, duke krijuar një klimë që ngrihet mbi klishenë e mjetit të fitimit në vetvete dhe jo të zhvillimit të ekonomisë. Pavarësisht impaktit negativ, që sollën zhvillimet e fundit në Turqi në tregjet financiare dhe në sektorin e turizmit, rënia e fitimeve të Bursës, nuk duhet të përbëjë ende shqetësim për mbarëvajtjen e ekonomisë turke.

Por cila është kriza e vërtetë? Nëse dikush fokusohet vetëm në çështjet e brendshme të Turqisë, do të konstatojë në dukje, se zhvillimet më të fundit janë pasojë e antitezave midis forcave konservatore myslimane dhe atyre përparimtare republikane dhe rrjedhimisht pasojat e krizës ishin të pashmangshme. Por ky mbetet një vështrim sipërfaqësor, pasi me një vështrim më të thellë do të konstatonte dikush, se “mrekullia turke” u mbështet mbi antitezat e Turqisë. Turqia arriti të

bëhej një vend-model për botën islamike, falë modelit të kombinimit të suksesshëm të orientimit islamik të vendit me aftësinë udhëheqëse, që ndoqi Erdogan.

Deri në vitin 2011, çdo vëzhgues i huaj shikonte vetëm atë që dukej për së jashtmi: brenda një 10 vjeçari Turqia katërfishoi GDP-në e saj, uli borxhin e saj publik dhe u ankorua si vend- model zhvillimi dhe demokratik për botën arabe. Për sa kohë që Evropa zhytej thellë në krizë, Turqia zhvillohej me ritme “marramendëse” që karakterizojnë ekonomitë në zhvillim. Për më tepër, pavarësisht rolit të Turqisë si vend anëtar i NATO-s, paralelisht nuk u konsiderua si paradoksal konfliktimi i saj me SHBA-të në Irak dhe më vonë me Izraelin.

Pikërisht, po në të njëjtën kohë, në SHBA do të përshëndesnin Turqinë republikane si model vendi shembullor për vendet e Pranverës Arabe. Po ashtu, Azerbajxhani turkofon dhe shiit, që u bë shtet i pavarur falë trupave “çlirimtare” të neo-otomanëve, pavarësisht afërsisë fetare me Iranin, zgjodhi modelin e Ankarasë, në vend të modelit të Revolucionit Islamik që ofronte Irani. Ndërkohë, Turqia nuk u mjaftua

Athina, pak hapa larg sheshit “Taksim”, Brukseli terezitet diku tjetër

vetëm me eksportimin e modelit të saj islamik në “hapësirën klasike myslimane”, por u përpoq të konsolidonte gjithmonë e më tepër rolin e vet në Ballkan dhe në Detin e Zi, si mbrojtësja neo-otomane e myslimanëve. Por, fakti që Turqia gjeti një model të ri eksportimi të problemeve të saj, nuk mund të fshihte faktin e ekzistencës së këtyre problemeve brenda vendit. Kriza e re në Turqi, në dallim nga kriza e vendeve të pranverës arabe, ka të bëjë me përpjekjen e shtetit turk për të kontrolluar opinionin e pakicës dhe jo me kontrollin e opinionit të shumicës. Për këtë arsye, modeli i krahasimit me atë të pranverës së vendeve arabe, nuk vlen në këtë rast. Pakica që reagon sot, është pakica e elitave tradicionale, dmth., e grupnjerëzve që e identifikojnë veten si pasardhës ideologjikë të republikanizmit që lidhet me rendin ushtarak në Turqi, e atyre që identifikojnë vizionin për Turqinë me vizionin evropian.

Pikërisht, janë këto pakica elitare, që ndiejnë se ai, që tradhtoi përsëpari vizionin e tyre, nuk ishte Erdogan, por Sarkozi. Në këtë prizëm, një paralajmërim apo padi nga ana e Komisionit Evropian kundër politikës së Erdogan sot, ka shumë më pak peshë për qeverinë e Erdogan, në ndryshim nga paralajmërimi i Komisionit Evropian kundrejt sistemit ushtarak në Turqi përgjatë gysmës së parë të viteve ‘2000,

ku rëndësia ishte më e madhe. Padyshim që përgjegjësia për këtë, bie e gjitha mbi Brukselin dhe Partinë Popullore Evropiane.

Për fat të keq, shembujt e Hungarisë dhe Italisë ndërmjet të tjerësh, treguan se përsa i përket vlerave të Shtypit sot, Evropa nuk ka ç’t’u japë dhe t’u mësojë më tepër vendeve të saj dhe të tjera, as model zhvillimi nuk mund të jetë (shih rajonin). Për vite me radhë Evropa bazohej kryesisht mbi modelin e hibridizimit të etnive, të bashkëkzistencës harmonike, sesa atë të diferencimit që filloi të bëhet më i dukshëm, me daljen në skenë të grupimeve përçarëse, siç janë Agimi i Artë në Athinë dhe atyre në Kataloni. Thënë ndryshe, Evropa ka humbur përparësinë e vlerave të saj etike.

Kjo situatë, përbën një problem të madh për Turqinë, por edhe për Greqinë. Veprimet më të fundit të Erdogan shpien drejt një polarizimi të hapur: ndalimi i alkoolit, ndërtimi i xhamisë në vendndodhjen e pallatit të Kulturës, zgjedhja e emërimit të urës së tretë të Bosforit, me emrin e Sulltanit që njihet për masakrat e tij gjakësore kundër heterofetarëve Alevite (Selimi I, 1470 – 1520). Por Erdogan nuk është bërë akoma i vetëdijshëm, se duke shtypur opinionin e zërave të pakicave, për hir të shumicës së tij mibizotëruese, në realitet trondit kolonën themeltare të “success story” të Turqisë, që ngrihej mbi modelin e “eksportimit të kontrasteve”.

Që të mundet Turqia të jetë një vend i madh dhe një partner mirë, duhet të gjejë mënyrën të funksionojë si vend demokratik, pavarësisht antitezave të saj. Një Turqi që është në luftë me veten e saj, herët a vonë do të gjejë një armik të jashtëm. Athina ndodhet pak hapa afër Taksim, ndërsa Brukseli terezitet diku tjetër, indiferent për çka ndodh në rajon.

Përshtati nga greqishtja: Eleana Zhako

Maria-Eleni KOPPa

Kriza e re në Turqi ka të bëjë me përpjekjen e shtetit turk për të kontrolluar opinionin e pakicës

eUrodePUTeTJA

Kritika të ashpra qeverisë turke

Maria-Eleni Koppa është Zëvendës/Kryetare e Komitetit

të Përbashkët Parlamentar midis Parlamentit Evropian dhe Turqisë në Parlamentin Evropian, Eurodeputete e Grupit të Socialistëve & Demokratëve, sikurse dhe pedagoge e Historisë së Ballkanit dhe e Sistemeve Politike Krahasuese në Universitetin e Panteion të Shkencave Sociale dhe Politike, në Athinë.

Pas tensionit që u krijua në Stamboll nga ngjarjet e javëve të fundit, Eurodeputetja Koppa dhe shumë eurodeputetë të tjerë në debatin e fundit të Seancës Plenare në Parlamentin Evropian, kritikuan ashpër politikën qeveritare të Turqisë, kritikë e cila shkaktoi reagimin e ashpër të Ministrit të Çështjeve Evropiane, Egemen Bagis, i cili u shpreh se “parlamentarët evropianë e kanë humbur krejt toruan dhe do t’i paguajnë shtrenjtë deklaratat e tyre”. Si kundërpërgjigje ndaj Ministrit Bagis, Eurodeputetja Koppa u shpreh se: “ është dëshpërues fakti që një politikan turk i cili është përgjegjësi kryesor i integrimit të Turqisë në BE, ka zgjedhur të shprehet me fjalë të tilla që nuk ndihmojnë aspak në përmirësimin e dialogut të Turqisë me Parlamentin Evropian dhe anasjelltas”.

E Enjte, 20 Qershor 2013www.impakt.al 21

AKTUAlITET

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në takimin e

rregullt të Shoqatës për Kulturë dhe Solidaritet të turqve të Rumelisë, në Qendrën e Kongresit Haliq në Stamboll, ka thënë se turqit, shqiptarët edhe boshnjakët janë një. Prandaj, ata nuk duhet të jenë të ndarë, por të bashkuar. “Ju lutem të gjithve turqve, shqiptarëve, boshnjakëve…Vëllezër, ne jemi një, së bashku dhe nuk do të ndahemi. Nuk do t’u japim mundësi atyre që duan të mbjellin farën e ndarjes në mes nesh”, është shprehur Erdogan. Sipas tij, Turqia në dhjetë vitet e fundit është duke u përpjekur për ta hequr lënien pas dore njëqind- vjeçare të Ballkanit, madje qytetarët e vendeve të ndryshme të Ballkanit duhet të bashkohen. “Ne në Ballkan duhet të jemi një, edhe me shqiptarët, edhe me turqit. T’jua rikujtoj se krijuesi i himnit të Turqisë, Mehmet Aqif Ersoj, ishte shqiptar, por ai e shkruajti himnin që përcillte ndjenjat e popullit turk. Kur e shkruajti himnin ai mori shumë duartrokitje në Parlament, të cilat zgjatën me orë. Përderisa Turqia rritet, bëhet më e pasur dhe më e fortë, edhe vëllezërit tanë në Ballkan do të përfitojnë shumë nga kjo. Për ne, nuk ka dallim

Erdogan: Shqiptarët dhe turqit janë një

mes Stambollit, Ankarasë, Izmirit, Bursës, Edrenesë, Shkupit, Tiranës, Prizrenit, Sarajevës, Selanikut, Karxhallit dhe Shumenit. Ne nuk mund të jetojmë të ndarë nga ata, unë nuk mund t’i lë në një anë gjërat që i kam përjetuar në Mostar, Prishtinë ose Prizren. Dashuria dhe interesi që njerëzit treguan për mua atje, edhe unë i ndjej për ta. Siç shohim në qytetet tona, ashtu shohim edhe në qytetet e atij rajoni. Si Turqi, ne veprojmë përmes agjencisë turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim (TIKA) Institutit Junus Emre, sektori privat, kështu që në mënyrë të vazhdueshme u qëndrojmë në dispozicion vëllezërve tanë në çdo kuptim. Përpiqemi që të veprojmë më shumë përmes projekteve të cilat do t’ua lehtësojnë jetën njerëzve, t’i ruajmë veprat dhe vlerat historike”, përfundoi fjalën e tij Erdgan.

Protesta dhe anti-protesta për Erdoganin në Tiranë

Pro dhe kundër kryeministrit turk Erdogan. Turma të tëra njerëzish që i janë kundërvënë njëra-tjetrës në emër të tij. Por këtë herë jo nga sheshi “Taksim” i Turqisë. “Beteja” mes

tyre, dje u zhvillua në qendër të kryeqytetit shqiptar, Tiranës, e cila u kthye kështu në përcjellëse të tensioneve që realisht është duke përjetuar shteti turk. “Jemi me ty Erdogan!”, ishte parrulla që i ftoi protestuesit pro-kryeministrit turk të dilnin dje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit, kryesuar nga Partia lëvizja Shqipëria e Re (PlSHR). Teksa kreu i saj Edmond Vlashaj, në fjalimin e tij para turmës do të mbronte publikisht atë që e quajti “prestigj dhe integritet të cënuar” të liderit turk. Madje, ai do të shkonte edhe më tej, duke thënë se “populli turk dhe populli shqiptar, do të jenë si gjithnjë të bashkuar për të kaluar çdo lloj sfide që u bie mbi kurriz të dy popujve”. Duke krijuar kështu një njehsim të zhvillimeve politike në Turqi, me ato në Shqipëri. Shoqëruar kjo madje, edhe me përmendje të fakteve historike, që sipas tij, i kanë lidhur në kohë fatet e dy popujve tanë. “Do të jemi bashkë si në vitin 1997 kur Kryeministrja Tansu Çiller garantoi paprekshmërinë e Republikës së Shqipërisë”, ka qenë një deklaratë tjetër e guximshme e Vlashajt. Në këtë këndvështrim, përveçse daljes në mbrojtje të një situate të caktuar që është krijuar në shtetin

turk, gjithë lëvizja pro-Erdogan në Shqipëri, duket se ka dashur të shkojë edhe më larg. Pikërisht, duke u përmendur turmave “të rebeluara” për prishjen e qetësisë së Erdoganit në Turqi, historinë e hershme mes dy vendeve tona, e duke kapërcyer kështu në njëfarë mënyre kauzën e vërtetë se përse ishin thirrur njerëzit në protestë. “Qëndro Drejt Erdogan! Mos u përkul! Shqiptarët i ke përkrah dhe besnikë!”, kanë qenë disa nga shprehjet e tjera që shqiptarët, me ngazëllim i shqiptuan dje nga Bulevardi “Dëshmorët e Tiranës”. Teksa përballë tyre, turma të organizuara nga shoqëria civile, vetëm përmes rrjeteve sociale, dolën me parrulla kundër kësaj kauze të shpikur në mbrojtje të Erdoganit. Të cilën e kanë cilësuar edhe si një marshim të thirrur në mbështetje të regjimit autoritar turk. “Akuzojme se një marshim i tillë është i rrezikshëm për situatën e tensionuar në vend, pasi thërret për konvertimin e pushtetit aktual në regjim të dhunës, prej dhunës e për dhunën, thuhej në deklaratën zyrtare të këtij grupi që kundërshtoi protestat pro-Erdogan. “Bashkohuni! Për Shqipërinë e drejtë, për Turqinë demokratike”, ishte thirrja përmes të cilës, ky grup ftoi në mes të kryeqytetit shqiptar mbështetësit të saj. Në mes të Tiranës, e cila dje u kthye në një fushë beteje, zëdhënëse e tensionit që po përjeton së fundmi sheshi “Taksim” dhe vetë Turqia si e tillë.

Pamje nga mitingu në mbështetje të Erdogan në Sheshin Nënë Tereza. Foto poshtë, aktivistë të shoqërisë civile kundër autoritarizmit të Erdogan

E Enjte, 20 Qershor 2013www.impakt.al22 ZHVIllIMI NDëRKOMBëTAR I JAVëS

Ata më në fund e respektuan votën tonë. Kjo është një fitore për reformat dhe të gjithë ne

reformatorët”. Kjo është ajo çfarë agjencia britanike “Reuters” përcolli përmes një telefonate me një grua iraniane, të quajtur Mina, pas zgjedhjeve presidenciale të 14 qershorit. Kërkesa për ndryshim nga brenda Iranit duket se jo vetëm ka qenë këmbëngulëse, por madje supozohet se me fitoren e të moderuarit Hassan Rouhani kanë gjetur një dritare. Ndryshimit në drejtimin ekzkutiv të Republikës Islamike dhe ardhjes në krye të një reformatori i është bashkëngjitur lajmi tjetër, jo më pak i rëndësishëm, sipas të cilit, Presidenti në largim, Mahmoud Ahmedinejad është thirrur nga një gjykatë e Krimeve në provincën e Teheranit, pa specifikuar akuzat për këtë gjë.

Por çfarë përfaqëson Rouhani në krye të timonit presidencial të Iranit dhe deri ku shkojnë reformat e pritshme të tij? Në këtë drejtim, faktori ndërkombëtar po sheh në dy drejtime; programi bërthamor dhe kriza siriane. “Fitorja është një fitore e mençurisë, e moderimit, e rritjes dhe e përgjegjshmërisë dhe një fitore e angazhimit ndaj ekstremizmit dhe sjelljes së keqe”, tha Rouhani duke nënkuptuar me këtë rast se precedenti i krijuar me Ahmedinejad dhe deklaratat e tij fyese do t’u vijë fundi. Ai ka shtuar edhe se me ndryshimin në Teheran “krijohet një shans i ri në arenën ndërkombëtare për ata që vërtet e respektojnë demokracinë, bashkëpunimin dhe negocimin e lirë”. Duket se ekipi i ri politik po kërkon të dërgojë mesazhe të zbutura ndaj Perëndimit, i përqëndruar gjatë mbi problemin iranian. Ndërkohë është po kështu e qartë - nga deklarata e Rouhanit dhe ajo çfarë ai përfaqëson - se kombinimi i dy lëvizjeve, fitorja e një reformatori dhe akuza ndaj një konservatori si Ahmedinejad, janë deri diku politikë preventive ndaj valës së protestave që kanë përfshirë lindjen e Mesme. Rasti i Erdoganit së fundmi, aq

sa e favorizon pozitën ndërkombëtare iraniane, aq edhe provokon situatën e brendshme po të merret në konsideratë se në zgjedhjet e vitit 2009, Teherani u përgjak nga protestuesit që kërkonin zgjedhje të ndershme dhe ndryshim. Por disa njohës të lindjes së Mesme shkojnë edhe më tej kur nuk pranojnë as ta njohin si të moderuar apo reformator të sapozgjedhurin në krye të Presidencës. Kështu analisti i

qendrës studimore “Rand”, Alireza Nader është shprehur në një artikull të vetin se “Rouhani nuk është një reformator. Ai shfaqet si alternativë kur krahasohet me njerëz si ish-Presidenti Mahmoud Ahmedinejad. Dhe zgjedhja e tij mund të nënkuptojë se një fraksion i regjimit, konservatorët teknokratë nën Ayatollah

Rafsanjanin kanë fituar hapësirë të re”. Kësaj logjike mund t’i bashkosh një analizë të thjeshtë të deklaratës së Rouhanit kur ai flet për një shans të ri për ata që vërtet e duan demokracinë. Kështu me demokraci lideri iranian kërkon të emfatizojë apo të përgjithësojë të gjithë sistemin politik të Iranit, vetëm duke u nisur nga mbarëvajtja e procesit zgjedhor. Por në fakt, struktura e pushtetit në këtë vend, është e tillë që

disa hallka të epërme dhe deçizive, si lideri Suprem i Revolucionit Islamit, Khamenei dhe Garda Revolucionare nuk i nënshtrohen procesit zgjedhor. Dhe janë këto të dyja ato që vendosin në fund fare. Menjëherë pas procesit zgjedhor, lideri Suprem iranian Ayatollah Sayyid Khamenei duke folur në një takim me pjesëmarrësit

në konkursin e 30-të Ndërkombëtar për mësimet e Kuranit tha se “Uniteti mes myslimanëve është një domodoshmëri urgjente”,-një apel ky që lidhet sa me nevojën e planifikimit strategjik përballë “armiqve perëndimorë”, aq edhe me minimizimin e rivalitetit tradicional perso-arab që së fundmi ka krijuar kundër Iranit trekëndëshin Arabi Saudite-Katar-Turqi. Projeksioni më i dukshëm i këtij rivaliteti është Siria e sotme, ku ndërhyrja iraniane me armë dhe para, këshilltarë dhe organizimin e Hezbollahut rezultoi jetike për Bashar Al Assadin. Paradoksi i pozicionit iranian edhe me këto zgjedhje është se moderacioni i votuar në masë varet shumë nga koniunktura ndërkombëtare. është pikërisht qasja e aktorëve të ndryshëm ajo që do të përcaktojnë nëse kursi që sot Teherani kërkon të përkufizojë për veten do të marrë udhë ose jo. Së pari Izraeli nga ana e vet nuk ka pranuar t’i bashkohet korit të entuziastëve. Në një deklaratë për shtyp të datës 15 qershor, Ministria e Jashtme izraelite bëri të ditur se Tel-Avivi në këtë moment vlerëson se “programi bërthamor iranian deri më tani ka qenë përcaktuar nga Khamenei dhe jo nga Presidenti iranian. Pas zgjedhjeve Irani do të vijojë të gjykohet nga veprimet e tij, si në sferën bërthamore ashtu edhe në çështjet e terrorizmit. Ai duhet t’i bindet kërkesave të komunitetit ndërkombëtar për të ndalur programin bërthamor dhe të ndalojë përhapjen e terrorizmit anembanë botës”. Bashkë me dekalratën për shtyp të Shtëpisë së Bardhë se përshëndet vullnetin e popullit iranian, duket se problemet mbeten ende pa zgjidhje të vërtetë derisa hapat e parë të Presidencës iraniane të jenë hedhur. Por për këtë duhet edhe pak hapësirë dhe mirëkuptim ndaj kërkesave për siguri kombëtare nga ana e Iranit, pas të cilit është interesi i pushtetit të gardës revolucionare dhe në fund kapaciteti për të dominuar në lindjen e Mesme. Ky është mendimi që jep Kayhan Barzegar, drejtori i Institutit të Studimeve Strategjike për lindjen e Mesme në Teheran dhe një profesor në Universitetin Azad në kryeqytetin iranian. Sipas tij një ftesë për Iranin në konferencën e paqes në Gjenevë do të ishte një mënyrë për të konsideruar interesat e Iranit, i cili në datën 18 qershor dha një shenjë “ndryshimi”. Kështu Ministria e Jashtme hodhi poshtë si të pavërteta zërat për dërgimin e trupave në ndihmë të Bashar Al Assadit.

Të gjitha lëvizjet çojnë në logjikën se Teherani po kërkon kohë dhe një mundësi për të marrë veten aq më tepër që kriza ekonomike e ka prekur edhe këtë vend. Kjo është edhe dobësia strategjike e regjimit, i cili e shërbeu Rouhanin si një lëvizje taktike për të rritur edhe mundësitë e negociimit me Perëndimin. Garancitë që mbeten si rezervë sigurie janë Siria, libani, dhe deri diku rënia e Erdoganit në Turqi, të gjitha modele që po shkojnë drejt fundit e që paralajmërojnë rikonfigurim radikal nga pikëpamja sociale. Në perspektivën islamike fitorja e forcave perëndimore përbën humbje, pasi heq domimin ideologjik dhe zhvlerëson forcën unipolare përpunuese të fesë, pa lënë mënjanë faktin se kundër Iranit ka edhe faktorë strategjikë e gjeopolitikë si bota arabe, në riciklimin e një rivaliteti shumë të vjetër.

Përgatiti: Skerdilajd Zaimi

Ekipi i ri politik po kërkon të dërgojë mesazhe të zbutura ndaj Perëndimit, i

përqëndruar gjatë mbi problemin iranian

reformë apo politikë e përmbajtjes?ZGJedHJeT ne irAn

E Enjte, 20 Qershor 2013www.impakt.al 23KOSOVA

Kosova rikonfirmohet në Bratislavë

Anti-Vetëvendosje/ SHBA: Kujdes me

qëndrimet, kanë kosto

Fjala mund të jetë e lirë, por qëndrimet kanë koston e tyre”. Kjo është vetëm njëra nga pesë pikat

që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u kanë adresuar së fundmi drejtuesve të lëvizjes “Vetëvendosje” në Kosovë. Pjesë e një letre të posaçme, të firmosur nga Eduard Joseph, diplomat amerikan dhe ish-zëvendës/shef i OSBE-së në Kosovë, i cili ka marrë pjesë në një debat me Albin Kurtin dhe Shpend Ahmetin së fundmi në Uashington. Në rreshtat e të cilës, drejtuesve të “Vetëvendosje”-s u kërkohet saktësisht që të heqin dorë nga pozicionet e tyre politike, nëse duan bashkëpunimin me SHBA-të. “Sado të bindur që të jeni në lidhje me vlerat e bashkimit me Shqipërinë, ju po e ekspozoni veten ndaj një përçmimi të mundshëm politik”, është një pikë tjetër kritike ndaj politikave të ndjekura nga “Vetëvendosje”. Duke shtuar se drejtuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” në Kosovë, duhet të ndalen së protestuari për pavarësinë e kufizuar. “Ju argumentoni se Kosova nuk po lejohet ta realizojë pavarësinë e saj të plotë për shkak se nuk po lejohet ta realizojë bashkimin me Shqipërinë (pasi që shumica shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri e duan këtë). E vërteta është se as Kosova e as cilido shtet tjetër s’mund të bëjë atë që shumica e qytetarëve mund të dëshirojnë. Ka pengesa formale dhe joformale që veprojnë në të gjitha shtetet përfshirë këtu edhe SHBA-të”, citon më tej letra e diplomatit Joseph, drejtuar “Vetëvendosje”-s. Për të shtuar edhe se “SHBA-të shqetësohen shumë për kushtet e komunitetit serb në Kosovë, ashtu siç duhet të shqetësoheni edhe ju”. Dhe duke i këshilluar në fund, me fjalët:

“Ndaluni së sulmuari marrëveshjen e 19 prillit, shikoni të gjeni rrugë për t’u siguruar se po implementohet si duhet. Ju mund të mos e pëlqeni Marrëveshjen e 19 prillit të nënshkruar nga Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë. Kjo është e drejta e juaj. Ju mund të vazhdoni të ankoheni ndaj marrëveshjes nëse doni. Ju mund të insistoni se Serbia nuk e ka njohur në asnjë mënyrë Kosovën. Ju mund të vazhdoni të angazhoheni për bashkimin me Shqipërinë. Por nëse vazhdoni të merreni me këto gjëra, ju do t’u ndihmoni atyre që po argumentojnë se Kosova nuk duhet të njihet. Dhe duke bërë këtë, ju nuk i çoni përpara synimet që i keni për zhvillimin e Kosovës. Përkundrazi ju do t’i ndihmoni vazhdimit të margjinalizimit të Kosovës. Në vend të kësaj, ju duhet të ndryshoni qasjen...”. Një qëndrim i tillë kundërshtues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundrejt lëvizjes “Vetëvendosje”, ka mbërritur në kuadrin e turneut të fundit të ndërmarrë atje nga një delegacion i posaçëm i saj. Ku edhe kanë luajtur me “kartën” e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, gjatë takimeve me zyrtarët e lartë amerikanë. Kështu, në delegacionin të cilit i është bashkangjitur edhe ambasadori Uilliam Ualker, përfaqësuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” kanë folur qartë për rëndësinë e Republikës sovrane të Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë.

Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë tentoi para pak javësh të përjashtonte Kosovën nga axhendat rajonale, duke

u përpjekur të përqasë madhështinë e saj “aleksandriane” me një shkëlqim edhe në fushën e politikës së jashtme. Një valencë që Shkupi nuk e ka, pavarësisht ecjes butaforike të kryeministrit, Nikolla Gruevski dhe statujave monumentale në sheshin “Makedonia”. Muajin e kaluar, Presidenti i FyROM, Gjorgji Ivanov nuk firmosi një ftesë për pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Ohrit, duke dashur të vizatojë profilin e një lideri me peshë në politikën rajonale.

E bëri këtë edhe në festimet për 100-vjetorin e pavarësisë, duke anulluar vizitën në Tiranë për shkak se makina e kryeministrit, Nikolla Gruevski u qëllua me vezë në sheshin “Nënë Tereza”. I kushtëzuar nga qëndrimi i Shqipërisë, por edhe i vendeve të tjera, Ivanov nxitoi të anullojë Samitin e Ohrit, duke sqaruar se vendimi u mor në përputhje me interesat shtetërore dhe dinjitetin e FyROM.

Gjithsesi impotenca e Shkupit karshi ambicjeve të tij nuk mund të mos shkaktonte të qeshura edhe në Beograd, pavarësisht zellit të fqinjëve për ta konsideruar ish-Republikën e Jugosllave të Maqedonisë si partner të dorës së parë në marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale. Presidenti serb, Tomisllav Nikoliç nuk nguroi të takohet të enjten e kaluar me Presidenten Jahjaga në

Bratislavë, në kuadër të samitit të 18-të të Presidentëve të Europës Qendrore e Juglindore. Me ftesën ndaj Kosovës, Sllovakia, organizatore e këtij samiti dhe një nga pesë vendet e BE-së që nuk e ka njohur pavarësinë e saj, rikonfirmoi Prishtinën zyrtare si faktor të stabilitetit rajonal.

Ky qëndrim përligj bashkërendimin e qëndrimeve të Shqipërisë, të Sllovenisë dhe Kroacisë për të refuzuar pjesëmarrjen e tyre në Samitin e Ohrit, në shenjë proteste ndaj vendimit të FyROM për të përjashtuar Kosovën. Veç shpërfilljes së Greqisë, Shkupit iu desh të merrte edhe një shuplakë nga Shqipëria, Sllovenia e Kroacia, që e çoi me kokën ulur në samitin e Bratislavës. Presidenti Ivanov nuk shkëmbeu as edhe një përshëndetje kortezie me Presidenten Jahjaga, që ishte një nga 20 krerët e shteteve të ftuara në këtë samit.

Arbër Vllahiu, Zëdhënës i Presidentes së Kosovës thotë se Presidentja Jahjaga u prit me të njëjtat ceremoni si krerët e shteteve të tjera, ndërsa shton se takimi me Presidentin serb Nikoliç, ndonëse informal, ka qenë tejet i hapur dhe miqësor.

“Presidentja Jahjaga u takua në samit me shumë krerë shtetesh, mes të cilëve dhe Presidentin Nikoliç”, konfirmon Vllahiu, duke theksuar se delegacioni i Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë nuk bëri asnjë përpjekje për të dhënë shpjegime për mospërfshirjen e Kosovës në listën e vendeve pjesëmarrëse në samitin e Ohrit. Mesazhin më të qartë për veshët e Ivanov se Kosova ka të njëjtën peshë regjionale si shtetet e tjera të Ballkanit e dha në Bratislavë Presidenti i Këshillit të Europës, Herman Van Rompuy dhe Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani. I pari rikujtoi që në nisje të fjalës së tij se në këtë samit ishte e pranishme edhe Kosova, ndërsa Kreu i Shtetit shqiptar foli për heqjen dorë nga atavizmat e së shkuarës dhe agjendat përjashtuese që nuk ndihmojnë perspektivën europiane të Ballkanit.

l.mitro

Veç shpërfilljes së Greqisë, Shkupit iu desh të merrte edhe një shuplakë nga Shqipëria, Sllovenia e Kroacia, që e çoi me kokën ulur në samitin e Bratislavës.

“Vetëvendosje”-s u kërkohet saktësisht që të heqin dorë nga pozicionet e tyre politike, nëse duan bashkëpunimin me SHBA-të

Ju mund të vazhdoni të angazhoheni për bashkimin me Shqipërinë. Por nëse vazhdoni të merreni me këto gjëra, ju do t’u ndihmoni atyre që po argumentojnë se Kosova nuk duhet të njihet

E Enjte, 20 Qershor 2013www.impakt.al24

BOTA

LindJA e MeSMe

Shqipëria nuk ndryshon qëndrimin

Shqipëria nuk do të ndryshojë qëndrimin e vet sa i përket çështjeve dhe zhvillimeve në lindjen e Mesme. Kjo u konfirmua nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në takimin e tij me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Jeruzalem. Pas një ekspozeje që Netanyahu i ka bërë situatës në rajonin e lindjes së Mesme, duke e përshkruar atë si shumë të brishtë në pikëpamje të sigurisë, kreu i shtetit shqiptar garantoi Kryeministrin Izraelit Netanyahu se “qёndrimi i Shqipërisë do tё mbetet i pandryshueshёm, sepse bazohet mbi parime tё shёndosha dhe vlerёsime objektive pёr zhvillimet nё Lindjen e Mesme dhe mё gjerё”. Më tej biseda është përqendruar në çështjet që lidhen me investimet dhe marrëdhëniet bilaterale, ku interesi i kompanive izraelite për të invstuar në Shqipëri është i madh. Nishani është shprehur se Ballkani tanimë ka ndryshuar, ai është një zonë me siguri të lartë dhe larg tipizimit të dikurshëm për të. Në këtë kuadër investimet izraelite janë të mirëpritura dukle sugjruar me këtë rast edhe fusha të tilla interesi si “nё turizёm dhe bujqёsi”. Duke shtuae se “bashkёpunimi mes vendeve tona mund tё shtrihet nё ekonomi, kulturё, e deri nё fushёn e sigurisё”. Një faktor më shumë që vlen në këto raste edhe mirëkuptimi apo miqësia tradicionale mes hebrejve dhe shqiptarëve, e kultivuar sidomos në vitet e vështira të luftës së Dytë Botërore. Interesi për investime ka qenë i lartë edhe nga Netanyahu i cili ka pyetur Presidentin Nishani mbi zhvillimet në Ballkan dhe atmosferën rajonale të sigurisë. Vizita e Nishanit në Izrael bëhet në kuadër të konferencës së pestë presidenciale “Përballja me të neërmen”. Një informacion që ka vlërë të nënvizohet është edhe intervista e Presidentit shqiptar në televizionin “Second look dhënë në prani të disa familjeve të mbijetuara nga Holokausti e të shpëtuara nga shqiptarët.

Afganistan, nisin bisedimet mes USA dhe talebanëve

Pas 12 vitesh ballafaqimi ushtarak dhe sidomos, pas vrasjes së liderit të Al-Kaedes, Osama Bin laden, Shtetet e

Bashkuara të Amerikës dhe përfaqësuesit e talebanëve do të ulen në bisedime. Një gjë e tillë bëhet e ditur nga mediat kryesore ndërkombëtare, të cilat citojnë zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë. Në ndryshim me parimin e deritanishëm të SHBA-ve për të mos diskutuar me atë që ato e përkufizojnë si organizatë terroriste, apo grupime që lidhen me njësi që operojnë në këtë mënyrë, Shtëpia e Bardhë ka vendosur të hedhë një hap që është atipik, por me pasoja domethënëse. Kështu mediat kanë nënvizuar faktin se hapja e bisedimeve nuk përfaqëosn zemrën e procesit të paqes, por përbën një moment me rëndësi thelbësore. Kjo edhe pse ato aktualizohen në një kohë kur NATO ka përfunduar misionin e vet në Afganistan, çka do e bënte operimin e trupave amerikane të papërshtatshëm. Tërheqja nga Afganistani ka qenë temë e nxehtë edhe e fushatave elektorale amerikane dhe viti 2014 është përcaktuar si kufiri për për përmbyllur tërheqjen ushtarake e për të deleguar pushtetin qeverisë legjitime afgane, aktualisht të kontrolluar nga Presidenti Hamid Karzai. Vetë SHBA-të do të luajnë një rol ndërmjetësues mes këtij të fundit dhe Talebanëve, në një proces që do zërë fill në Doha të Katarit javën që vjen. Washingtoni vjen në këtë proces me kërkesa të qarta, ndër të cilat mund të përmendet njohja e Kushtetutës, heqja dorë nga dhuna, shkëputja e lidhjeve me Al Kaedën pa anashkaluar njohjen e të drejtave të minoritetev dhe femrave. Zëra nga Perëndimi po i njohin talebanëve kredenciale të tjera nga ato që rëndom opinioni ndërkombëtar është mësuar të

dëgjojë. Kështu analisti i BBC-së, David loyn përshkruante tri faza në proceisn e transformimit të talebanëve. Sipas tij, kjo e fundit, ardhur pas një riorganizimi të tyre ka prodhuar një përfaqësi politike dhe ka lëvizur përpara në njohjen e të drejtave të femrave dhe shkollimit të tyre. Por është vetë loyd që hedh dyshimin nëse ky vullnet i lidershipit taleban për t’u ulur në bisedime me amerikanët dhe shkëputur lidhjet me Al-Kaedën do të arrijë të imponohet edhe në terren, në një kohë kur bota myslimane po zjen nga lëvizjet dhe rebelimet, apo edhe nga goditjet e sponsorizuara nga jashtë si në Siri. Deri në mbërritjen në këtë pikë një përshkrim retrospektiv ka vlerë. Kështu ndërhyrja amerikane në Afganistan erdhi në kohën e administratës Bush, pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 mbi kullat binjake. Në qendër të akuzës u vu menjëherë grupi radikal Al-Kaeda

dhe drejtuesi i saj, Osama Bin laden, i strehuar në Afganistan dhe i mbështetur nga talebanët. Kjo i hapi udhë ndërtimit të një kauze të re amerikane, luftës ndaj terrorit, si konflikti kryesor asimetrik në botë, e që çoi në ndërhyrjen ushtarake. Në krye të vendit asokohe, ishin talebanët e Mullah Mohammed Omar, që kontrollonte 90% të territorit. largimi i tij nga pushteti ishte i shpejtë, por suksesi në lëmin ushtarak, ishte afatshkurtër, pasi talebanët u riorganizuan. është domethënëse që kjo betejë detyroi amerikanët të njohin kontekstin rajonal gjeopolitik dhe të pranojnë si aleat mbështetës diktatorin pakistanez Pervez Musharaf, i ardhur në pushtet me grusht shteti. Dhe po kaq domethënëse është se vetë Osama Bin laden u eliminua në territorin pakistanez, që flet se loja është më gjerë se kaq dhe se Afganistani është vetëm një pikë në një front më të gjerë.

ShkurtSiri

Vendosin SHBA dhe rusia

Paqja në Siri do të menaxhohet nga dy fuqitë kryesore,

SHBA dhe Rusia. Presidenti rus, Vladimir Putin bëri të ditur të martën, pas takimit të G8 se “miqtë tanë, anëtarë të G8, ranë dakord se do të jenë ministri i Jashtëm i Federatës Ruse dhe sekretari i Shtetit i SHBA ata që do të marrin rolin kryesor dhe përgjegjësinë më të madhe për përgatitjen e parimeve mbi të cilat do të zgjidhet kriza”. Kjo nënkupton se formalisht, fuqi të tjera, si Britania, tepër aktive në këtë sektor, mbetet jashtë tavolinës së bisedimeve në një përpjekje që synon të rivendosë barazinë strategjike mes dy ish-superfuqive. Parimisht ekipi G8 ka rënë dakord që konferenca e paqes Gjeneva II të njohë nevojën e një Sirie demokratike dhe të bashkuar dhe përfshirëse, një version që e mban të hapur mundësinë e mbijetesës për Presidentin Bashar Al Assad.

TeKnoLoGJiA

2045, viti i Singularitetit

Në vitin 2045 njeriu do të arrijë të prekë atë që përkufizohet

si Singulariteti Teknologjik. Kjo është ajo që disa futuristë besojnë, nisur nga fakti se në këtë vit parashikohet që “teknologjia do të ketë kaluar fuqinë e trurit njerëzor me krijimin e një lloj superintelgjence, një ngjarje kjo e njohur si Singularitet”. Për këtë është mbajtur edhe një kongres ndërkombëtar në krye të të cilit është një nga inxhinierët e Google, Ray Kurzweil. Një ide që lidhet me këtë moment është se në vitin 2045 do të sigurohet pavdekshmëria dixhitale e njeriut, përmes shkarkimit të kujtesës dhe tërësisë së informacionit trunor në kompjuterë. Në thelb kjo e zgjat ekzistencën e trurit, pra njeriut si akumulator unik informacioni duke e ruajtur atë. Kjo kategori njjhet si transhumanoidët, subjekte që kanë nevojën e mishërimit. Sado e pabesueshme, nuk mund të mos vihet re se shkenca po rimerr një objektiv që të kujton teorinë e ideve të Platonit.

HoLoKAUSTi

Arrest 98 vjeçarit, ish-nazist

Një ish-oficer nazist, aktualisht 98 vjeç është

vënë nën akuzë në Hungari nga prokurorët e këtij vendi. laszlo Csatary, akuzohet se në kohën e luftës së Dytë Botërore, ka qenë në detyrën e shefit të një kampi përqendrimi në fabrikën e tullave në Kosice - një qytet sllovak, asokohe pjesë e Hungarisë-ku ndodheshin 12 000 hebrej. Sipas akuzës ai i ka ushtruar dhunë ndaj tyre, ka refuzuar madje hapjen e ventilimit në një rast dhe ka ndihmuar në deportimin e tyre në kampet naziste të vdekjes. Vetë Csatary i ka hedhur poshtë akuzat e megjithatë zëdhënësja e Zyrës investigative të Prokurorisë, Bettina Bagoly ka deklaruar për mediat se “rasti është konsideruar si i një rëndësie të veçantë”. Gjyqi pritet të hapet brenda tre muajve Deri në vitin 1997, Csatary ka jetuar dhe punuar në Kanada dhe në momentin që akuza e deportimit doli në skenë nënshtetësia kandaeze për të u revokua.

domethënëse është se vetë Osama Bin Laden u eliminua në territorin pakistanez, që flet se loja është më gjerë se kaq dhe se Afganistani është vetëm një pikë në një front më të gjerë