24
9 Maj. 2013 Botues: GEA Edition, Kryeredaktor: Plator NESTURI e-mail: [email protected] Dosja “e lehtë” e Shqipërisë në BE, cila është pika e dobët për integrimin INTERVISTË ME AMBASADOREN E SHQIPËRISË NË BE, MIMOZA HALIMI Standartet e zgjedhjeve të 23 qershorit, vendimtare për përshpejtimin e statusit Rritja ekonomike e vendeve të Evropës Qendrore e Lindore si dhe të Ballkanit do të mbetet “anemike” ndaj rritjes 1.7% të Shqipërisë “Oaz në shkretëtirë”, trendi i ekonomisë shqiptare përballë vendeve të rajonit Keshilltari më i mirë për biznesin tuaj Albanian Business Consulting e-mail: [email protected] ATDHEU NË RREZIK?! Filmi turk, në funksion të politikës për një hapësirë neo-otomane “RIPUSHTIMI I BUTË”- Arti kinematografik zëvendëson taborret Sfidat historike nga principata drejt shtetit kombëtar shqiptar DEBAT/ ARTAN PUTO 9 Maj - 68 vjet nga Fitorja mbi Nazifashizmin SPECIALE Në 12 vjet, 10 milionë civilë u vranë nga vala e urrejtjes naziste; më shumë se gjysma e tyre ishin hebrej. Holokausti, e vërteta e genocidit më të madh në historinë njerëzore faqe 8-9 Shqipëria rishikon Strategjinë e M brojtjes Risqet që parashikon dokumenti i Strategjisë së Mbrojtjes marrin në konsideratë situatën në rajon, duke u fokusuar në përballjen e situatave nga “përpjekjet për ndryshimin e kufijve me dhunë, nacionalizmi ekstrem, përplasja e grupimeve etnike, kulturore, ideologjike, fetare apo të konfiguracioneve të tjera që i kalojnë kufijtë shtetërorë, mund të vazhdojnë të mbeten rreziqe konstante ndaj sigurisë së tij, edhe në vitet në vijim“ faqe 5 faqe 6-7 Hyjmë në popujt që ecin si gaforret INTERVISTË ME STUDIUESIN ARBËRESH PROF. MATTEO MANDALA faqe 13-14 faqe 18-19 faqe 20 faqe 4 faqe 11 LETËR E BOTUESIT IMPAKT një gazetë e drejtpërdrejtë për ju faqe 11 PLATOR NESTURI 23 qershori dhe dilema e votës faqe 3 LEONARD MITRO Demokracia e lapsit dhe e gomës - www.impakt.al E përjavshme, çmimi 30 lekë, nr.1

Gazeta impakt nr 1

Embed Size (px)

DESCRIPTION

09.05.2013

Citation preview

9 Maj. 2013 Botues: GEA Edition, Kryeredaktor: Plator NESTURIe-mail: [email protected]

Dosja “e lehtë” e Shqipërisë në BE, cila është pika e dobët për integrimin

intErviStë mE amBaSaDorEn E ShqipëriSë në BE, mimoza halimi

Standartet e zgjedhjeve të 23 qershorit, vendimtare për përshpejtimin e statusit

Rritja ekonomike e vendeve të Evropës Qendrore e Lindore si dhe të Ballkanit do të mbetet “anemike” ndaj rritjes 1.7% të Shqipërisë

“oaz në shkretëtirë”, trendi i ekonomisë shqiptare përballë vendeve të rajonitKeshilltari më i mirë

për biznesin tuaj

AlbanianBusinessConsulting

e-mail: [email protected]

atDhEu në rrEzik?!

Filmi turk, në funksion të politikës për një hapësirë neo-otomane

“ripuShtimi i Butë”- arti kinematografik zëvendëson taborret

Sfidat historike nga principata drejt shtetit kombëtar shqiptar

DEBat/ artan puto

9 maj - 68 vjet nga Fitorja mbi nazifashizmin

SpECialE

në 12 vjet, 10 milionë civilë u vranë nga vala e urrejtjes naziste; më shumë se gjysma e tyre ishin hebrej. Holokausti, e vërteta e genocidit më të madh në historinë njerëzore faqe 8-9

Shqipëria rishikon Strategjinë e mbrojtjes

Risqet që parashikon dokumenti i Strategjisë së mbrojtjes marrin në konsideratë situatën në rajon, duke u fokusuar në përballjen e situatave nga “përpjekjet për ndryshimin e kufijve me dhunë, nacionalizmi ekstrem,

përplasja e grupimeve etnike, kulturore, ideologjike, fetare apo të konfiguracioneve të tjera që i kalojnë kufijtë shtetërorë, mund të vazhdojnë të mbeten rreziqe konstante ndaj sigurisë së tij, edhe në vitet në vijim“ faqe 5

faqe 6-7

hyjmë në popujt që ecin si gaforret

intErviStë mE StuDiuESin arBërEShproF. mattEo manDala

faqe 13-14

faqe 18-19

faqe 20

faqe 4

faqe 11

lEtër E BotuESit

impakt një gazetë e drejtpërdrejtë për ju

faqe 11

plator nESturi

23 qershori dhe dilema e votës

faqe 3

lEonarD mitro

Demokracia e lapsit dhe e gomës

-

www.impakt.alE përjavshme, çmimi 30 lekë, nr.1

E Enjte,9 Maj 2013www.impakt.al2

Zgjedhjet parlamentare 2013 - lojtarët rradhiten në fushë, nis shahu politik

Partitë politike kanë zbardhur më në fund listën e tyre të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 23 qer-

shorit. Qytetarët shqiptarë kanë tashmë një tabelë emrash dhe dy koalicione krye-sore mbi të cilët do të zgjedhin se ku do të hedhin votën e tyre. Është pikërisht ky regjistër politik që po shërben si thyesë për gjykimin e përgjithshëm dhe orien-timin e votës qytetare. Ajo ka krijuar një koniunkturë të fragmentarizuar, që po tërheq me forcën e vet, po riorganizon edhe atë diferencë potenciale të krijuar mes dëshirës dhe vullnetit për të sjellë ndryshimin dhe përpjekjes për rikon-firmim të qeverisë. në këtë kuptim, një vështrim mbi listën e deputetëve, nuk mund të ecë vetëm mbi kriteret krahas-uese, por edhe duke kërkuar tek emra të ndryshëm, renditja, qarkullimi i disave në zona të tjera, arsyet politike, lloga-ritë e krerëve kryesorë të dyshes PD-PS. Shkurt, te lista, një lexim i kujdesshëm, mund të zbulojë mozaikun politik të së ardhmes së afërt. në parantezë duhet marrë si e mirëqenë se historia e dy partive kryesore përcak-ton edhe kahun kryesor të analizës, si dhe shpjegon pse polemika më së shum-ti bie mbi kampin socialist. Sa kohë që në krye të Partisë Demokratike, figura e Sali Berishës apo edhe vendimet e tij, mbeten të pasfiduara, çdo diskutim apo supozim, reduktohet në thelb në një ide efemere dhe pa mbështetje praktike. Rrjedhimisht, zgjedhjet e bëra prej kreut socialist, Edi Rama, i cili drejton një parti përgjithësisht policentrike në dis-kursin e brendshëm, janë edhe një provë e të vërtetuarit në praktikë të aftësisë së tij korrigjuese në raport me gabimet e vetëpranuara (qoftë edhe në heshtje) të së shkuarës, por edhe për të parë se cila është alternativa politike.

pS-ja E poSt-1991-it në këtë kuadër, pika e parë është pady-shim largimi i disa emrave të njohur të selisë rozë (tashmë në mavi), qoftë para publikimit të listës, qoftë edhe pas pub-likimit të saj. Akti demonstrativ i Kas-triot Islamit në Parlament, përfshirja e tij dhe e dy deputetëve të tjerë të PS-së, Asllan Dogjani dhe Gjovalin Kadeli në listat e PD-së, rrokada drejt Partisë Re-publikane në Durrës e Agron Dukës dhe sidomos, dalja si kandidat i pavarur i Arben malajt në Vlorë së bashku me një minus të madh ndaj Arben Isarajt, vijnë

Rivalitet dhe diferencë e ngushtë në parashikime. Listat, ofertë politike dhe llogari kryetarësh

në vështrim më së shumti si elementë të një akti që synon, sa pastrimin e PS-së nga figura tradicionale, por në moshë ak-tive veprimi politik, aq edhe eliminimin e çdo vatre rezistence nesër, ndaj vetë kryetarit në rast humbjeje. në parim, ky operacion politik spastrues dëshmon traumën e tranzicionit të brendshëm të PS-së në kalimin e pushtetit nga ish-kryetari Fatos nano drejt drejtuesit ak-tual, Edi Rama. Është pikërisht ky ai që po vulos transformimin e gjithanshëm të kësaj force politike drejt një etape të re, larg ndikimit dhe tipologjisë liberale që shenjon periudhën e drejtimit të nanos dhe që heq në perspektivë mundësinë e sfidës.

llogaritjEt ElEktoralE Teknikisht, përllogaritja e erozionit ele-ktoral të mundshëm të PS-së, analizohet në raport me sistemin zgjedhor në fuqi, si dhe me numrin e votave të marra për qarqet respektive në vitin 2009. mund të supozohet humbja e një mandati nga PS-

ja në Vlorë, në Durrës, por edhe në Lezhë. Kujtojmë se në vitin 2009, në Vlorë për PS-në kandidonte kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, aktualisht me koalicionin e djathtë, sikundër në Lezhë PS-ja mund të marrë si shembull ndikimin që pati në vitin 2009 kandidimi si i pavarur i Preç Zogajt që i hoqi një mandat Partisë Demokratike. nëse besojmë sondazhet që flasin për një diferencë prej 2% në favor të së majtës, atëherë edhe afrimi i LSI-së në koalicion nuk mund të faktorizohet në përllogaritje me shumë saktësi. Kësaj i do shtuar edhe pamundësia për të matur se cili është efekti moral i koalicionit të shumëpër-folur mes dy partive të majta në elektorat si dhe i mjegullës që mbulon perspek-tivën e kreut të LSI-së brenda opozitës. Simetrikisht me të majtën, demokratët vuajnë vetëm rivalitetin e “brendshëm” të Frymës së Re Demokratike dhe sidomos në Tiranë, ku kryeministri Sali Berisha ka sugjeruar për votuesit një listë të dom-inuar nga mbiemra familjesh të njohura tiranase. Të larguarit e shumtë të listës

së PD-së nuk homologohen në sjelljen politike me kolegët socialistë, sa kohë që karrierat në të djathtë, aktualisht shihen më tepër si atribut i aftësisë për sukses të individit që ka mbushur rrezen “ide-ologjike” të kampit të tij nëpërmjet aktiv-itetit vetjak.

Dy FilozoFi, apo Dy taktika koaliCionESh?

në serinë e qarqeve ku rezultati është i diskutueshëm, zgjidhjet që kanë bërë dy lideret kryesorë janë të ndryshme; kështu Berisha ka preferuar integrimin e aleatëve në listën e vet shumëmërore, teksa Rama ka preferuar një listë sinkre-tike, pra me pjesë të bashkuara ku secili garanton votën e vet. një element që vlen të shtrohet për diskutim është si e ga-ranton PS-ja kohezionin e koalicionit të vet? Kjo pyetje merr përgjigje te parimi i ndarjes së mandateve, pra asaj që është

POLITIKË

Skerdilajd ZAIMI

Është kjo krizë, së bashku me gjymtimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që mund të shërbejë si alibi për çdo kontestim, fitore, humbje, apo edhe aksion politik

E Enjte,9 Maj 2013www.impakt.al 3

e mandateve për efekt të hyrjes në qeveri sigurojnë matematikisht mandatet e kry-etarëve të partive aleate, nëse këta vetë nuk do të jenë në kabinetin qeverisës. Që këtej pyetja që shtrohet është për vetë z. Rama: a do të japë dorëheqjen nga man-dati i deputetit kandidati për kryemi-nistër i Shqipërisë? Panorama e mësipërme, e ofruar për të disatën herë në zgjedhjet shqiptare, në fi-nale ofron për votuesin një skemë ciklike krize, e cila me mekanizmat që ka ndër-tuar edhe kësaj radhe, synon të sigurojë riprodhimin e vetvetes. Është ndoshta kjo krizë, së bashku me gjymtimin e Komi-sionit Qëndror të Zgjedhjeve që duket se do të shërbejë si alibi për çdo kontestim, fitore, humbje, apo edhe aksion politik që nuk bën gjë tjetër veçse i shërben mba-jtjes në jetë të binomit PS-PD dhe betejës së tyre të ankoruar tek shpresa e dogma-tizuar e Integrimit.

Berisha ka preferuar integrimin e aleatëve në listën e vet, teksa Rama ka preferuar një listë sinkretike, ku secili garanton votën e vet

POLITIKË

Demokracia e lapsit dhe e gomës

në një qeveri koalicioni askush nuk mban përgjegjësi pasi gjithçka është një kompromis ...

në 23 qershor do të thirremi në votë për të zgjedhur shumicën që do qeverisë

vendin dhe 140 deputetët e parlamentit të ri. Është e natyrshme që pas 8 viteve qeverisje të Partisë Demokratike dhe koa-licionit të saj të kemi premisa për një rota-cion politik, por pikëpyetja e madhe është a kemi premisa për të patur një demokraci më të mirë dhe më cilësore. Qeverinë do ta gjykojmë me votë për punën e saj në interes të publikut, shkallën e korrupsion-it, transparencën, drejtësinë e barazinë përpara ligjit dhe shumë tregues të tjerë, ndërsa opozitën për koherencën që ka treguar në raport me interesat e popullit, demokracisë si dhe alternativën që ajo do të na parashtrojë për të qeverisur vendin nesër. E sigurtë është se pas 23 qershorit do të kemi një qeveri koalicioni, qoftë ajo e djathtë apo e majtë. Kjo është e pashman-gshme , pasi ky është produkti që prod-hon sistemi zgjedhor për të cilin kanë rënë dakord dy partitë e mëdha dhe kryetarët e tyre, përfaqësimi proporcional i popullit. Sipas Karl Poper, ky lloj përfaqësimi shpie drejt papërgjegjshmërisë së qeverisë dhe parlamentit, sepse pasqyra nuk mund të mbajë përgjegjësi përpara orgjinalit të saj. Por para se të shkojmë tek qeveria që do të kemi nesër le të analizojmë kush janë dy partitë që eventualisht do të udhëhe-qin koalicionet qeverisëse, ekstraktin e tyre politik dhe demokracinë e brend-shme në to. në të dyja këto formacione politike ai që vendos është kryetari dhe jo forumet. Ai ka në dorë karrierën politike të gjithësekujt që aspiron të përfshihet në politikë, ai harton listat e kandidatëve për deputetë, ai ka edhe lapsin edhe gomën. një deputet i dalë nga listat proporcionale të kryetarëve nuk ka peshën politike dhe personalitetin që do të kishte një deputet i zgjedhur në një sistem mazhoritar, apo qoftë edhe nga një sistem proporcional me lista të hapura. Ai nuk është përfaqësues i një zone zgjedhore, nuk ka pavarësinë e tij politike, nuk ka asnjë ambicie për të konkuruar kryetarin e tij, nuk është aspak një mekanizëm demokratik brenda par-tisë, por është thjesht një ushtar i krye-tarit dhe kartonit në parlament. Shumica e emrave që përbëjnë listën zgjedhore të dy partive të mëdha, nuk janë politikanë karriere, janë kandidatë të emëruar dhe kontraktuar qoftë nga kryetari, qoftë nga grupet e ndryshme të interesit. Ky është parlamenti që udhëheqësit politikë të dy

partive të mëdha po projektojnë për leg-jislaturën e ardhshme, një kontigjent inte-resash larg interesit themelor të një sho-qërie që është, demokracia. Eksperienca e këtyre viteve ka treguar se këto lloj specie e shohin angazhimin e tyre në politike si një mundësi për një jetë më të rehatshme dhe jo si përpjekje për një vlerë finale, e cila nuk ka të bëjë me vlerat materiale. Listat e 23 qershorit nxorën jashtë poli-tikës deputetë që në mandatin e tyre të vetëm, nuk guxuan të thonë mendimin e tyre as edhe një herë të vetme. Po këto lis-ta mbajtën në politikë edhe deputetë apo kryetarë partish që në këto vite kanë patur shumë përfitime jo të vogla personale. Nisur nga ky konfigurim a mund të jenë zgjedhjet e 23 Qershorit një përpjekje për të ndër-tuar një demokraci të fortë dhe një shanc për të shmangur me çdo kusht një tirani të interesave? Demokriti thoshte se var-fëria e një demokracie është më e mirë se gjithë pasuria në një aristokraci apo në një diktaturë dhe gjasat janë që ne të anojmë nga një tirani e interesave. Siç e përmenda dhe më lart, e sigurtë është se pas 23 Qer-shorit do të kemi një qeveri koalicioni, e udhëhequr nga një prej dy formacion-eve politikë të sistemit. Karl Poper thotë në essenë e tij “ mendime për Historinë dhe Politikën” se në një qeveri koalicioni askush nuk mban përgjegjësi para pop-ullit, meqënëse gjithçka është një kom-promis i pashmangshëm. Përveç kësaj bëhet krejtësisht e pasigurt, nëse mund ta heqim qafe një qeveri, sepse asaj i duhet vetëm të gjej një partner të ri të vogël për të qeverisur më tej. Kështu ndodhi me qeverinë e Partisë Demokratike, e cila nuk mbajti asnjë përgjegjësi për mëkatet LSI-së në bashkëqeverisjen mes tyre. Të njëjtin model do të kemi edhe në një qeverisje të nesërme, e kujtdo krahu qoftë ajo. ndaj dhe premisat për të fituar një demokraci më të mirë pas zgjedhjeve të 23 ershorit janë pothuaj inekzistente, mendjet jodemokra-tike që udhëheqin partitë kryesore politike në Shqipëri siç thotë edhe Karl Poper janë shëmbëllim i së njëjtës pasqyrë.

Leonard MItro

theksuar më parë, se një ministër nuk do të jetë deputet. Po të shihet me kujdes lista e PS-së dhe aleatëve të saj, zbritjet

Qeverinë do ta gjykojmë me votë për punën e saj në interes të publikut, shkallën e korrupsionit, transparencën, drejtësinë e barazinë përpara ligjit dhe shumë tregues të tjerë, ndërsa opozitën për koherencën që ka treguar në raport me interesat e popullit, demokracisë si dhe alternativën që ajo do të na parashtrojë për të qeverisur vendin nesër

E Enjte,9 Maj 2013www.impakt.al4 EKOnOmI

“Oaz në shkretëtirë ”, trendi specifik i ecurisë së ekonomisë shqiptare

Të mos ndalesh, kur të tjerët krah teje mezi ecin. Apo ndoshta janë ulur për të marrë frymë, duke pri-

tur një moment ripërtëritje. Kjo duket të jetë tendenca që po shfaq së fundmi eko-nomia shqiptare, ndërsa një moment sus-panse e ecurisë së saj ka përfshirë jo vetëm vendet fqinjë, por edhe ato gjeografikisht më larg saj. Edhe pse e mbarsur me prob-lematikat permanente të një vendi në zh-villim, Shqipëria paraqitet me një ritëm specifik dhe me tregues që bëjnë difer-encën prej ekonomive rajonale. E faktuar kjo, jo vetëm përmes shifrave që serviren nga institucionet zyrtare shqiptare, por edhe prej atyre më të njohura financiare ndërkombëtare. Dhe pikërisht, balancimi i kahjeve nga mbërrijnë shifrat konkrete të treguesve makro-ekonomikë shqiptarë, paraqet një produkt final të tyre, i cili konstaton në unison, elementin real të rritjes ekonomike. Ky i fundit, siç poho-het nga Instituti shqiptar i Statistikave, apo Banka e Shqipërisë, gjendet në nivele përafërsisht të njëjta edhe në raportet më të fundit të Fondit monetar ndërkom-bëtar dhe Bankës Botërore. Diferencat mes shifrave? ndoshta nuk janë edhe aq të rëndësishme, nëse i përmbahemi brendisë që ato përcjellin. Pikërisht asaj, se Shqipëria rezulton me një rritje ekonomike në nivelin rreth +2%, në një kohë, kur vendet e rajonit, këtë tregues e kanë përgjithësisht të shoqëruar me shenjën minus para. ”Prodhimi i Brend-shëm Bruto në tremujorin e katërt të vitit 2012 u rrit me +1.7% kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2011”, është konfirmimi zyrtar i ekspertëve të InSTAT-it, për rri-tjen ekonomike të vendit në përmbyllje të vitit 2012. Këtij fakti, i përmbahet edhe Banka e Shqipërisë, kur cilëson rritjen reale ekonomike të vendit, konfirmuar kjo vetëm para pak ditësh publikisht nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Edhe pse sipas tij, “kon-

sumi dhe investimet private mbeten të dobët, në prani të pasigurive për të ar-dhmen, ngadalësimit të të ardhurave të disponueshme, kushteve më të shtrën-guara të financimit dhe kapaciteteve të lira të prodhimit”. Tregues këta që natyr-shëm prodhojnë, siç edhe ai konfirmoi, një “vazhdimësi të rritjes ekonomike nën potencial”. “Projeksionet tona për vitin 2013 mbështesin vlerësimin për një rritje ekonomike në nivele pranë atyre të vëre-jtura në vitin e kaluar”, ka qenë sakaq, parashikimi konkret që kreu i BSH-së, ka dhënë për ekonominë shqiptare gjatë këtij viti. Fullani, duket se paraqitet në të njëjtën linjë, të dhënë edhe prej Fmn-së apo BB-së rreth këtij treguesi. Konkre-tisht, në “Pasqyrën Ekonomike Globale 2013”, publikuar nga Fmn para pak javësh, vendi ynë renditet me një tregues prej rreth +2% për rritjen ekonomike të këtij viti. ndërsa Banka Botërore, do të pohonte nga ana e saj, po para pak javësh, se Shqipëria do vazhdojë të shënojë rri-tje ekonomike edhe gjatë këtij viti, duke dhënë si edhe Fmn-ja, shifrën prej rreth +2%. Siç edhe konstatohet, balanca mes të tilla shifrave, gjeneron një koncept të qartë të rritjes ekonomike, edhe pse e moderuar apo nën ndikimin e faktorëve të pasigurisë.

rajoniPanorama ekonomike e Shqipërisë, para-qitet më optimiste se ajo e vendeve të ra-jonit ku bën pjesë. Duke lënë pas, shtete si Serbia, Kroacia, por edhe Turqia, të cilat edhe pse prodhojnë më shumë se ajo, nuk kanë arritur që të gjenerojnë një shifër më të lartë se e saja, sa i përket rritjes ekonomike. Kështu, sipas Bankës së Shqipërisë, së bashku me Kosovën, ajo rezulton të jetë vendi me treguesin më të lartë të rritjes ekonomike gjatë tremujorit të tretë 2012, përkatësisht me shifrat prej +2.7% dhe +4.5%. ndërsa Serbia, për të njëjtën periudhë, e ka patur atë në nivelin -2.5%, Kroacia -1.9% apo Turqia +1.6%. Për të mos përmendur vende si Greqia, të cilat treguesin e rritjes ekonomike, e kanë drejt një rënie galopante, respektiv-isht prej -7.2% për periudhën e lartpër-mendur. Dukuri e cila lexohet qartë, edhe mes shifrave të relatuara së fundmi nga Fondi monetar ndërkombëtar, për rritjen ekonomike të secilit prej vendeve tona të rajonit gjatë këtij viti. Përkatësisht, Fmn parashikon që nëse rritja ekonomike e Shqipërisë sivjet do të jetë në nivelin prej +1.8%, ajo e Bosnjë-Hercegovinës do jetë vetëm +0.5%, e Bullgarisë +1.2%, e Gre-qisë -4.2%, e Italisë -1.4%, e Kosovës +3% dhe e Turqisë +3.4%. një nivel i përafërt parashikimi ky, i bërë edhe nga Banka Botërore për rritjet ekonomike të këtyre vendeve gjatë këtij viti. Ekspertët e së cilës, i kanë dhënë rritjes ekonomike të Evropës Qendrore e Lindore, por edhe të Ballkanit Perëndimor, termin “anemike”. “Rritja ekonomike e tyre sivjet do mbetet anemike me rreth +1.2%, vetëm pak më e lartë se rritja prej +0.9% në vitin 2012”, saktësojnë ata, lidhur me parashikimet për vitin 2013. Shoqëruar me shifrat res-pektive të rritjes ekonomike për vende të tilla të rajonit si Bullgaria, Rumania, mali i Zi, Serbia, maqedonia, apo Bosnjë-Her-cegovina gjatë vitit 2013, më të ulëta sesa ajo e Shqipërisë, nën nivelin prej +2%. në këtë këndvështrim, vendi ynë mund të meritojë pse jo, termin “oaz”, në mes të një shkretëtire ekonomike...

+2% Është niveli i përafërt i rritjes ekono-mike, që parashikojnë për Shqipërinë gjatë këtij viti, institucionet ndërkombëtare financi-are, Fmn dhe BB

+1.7% Është niveli zyrtar i rritjes ekonomike të vendit tonë gjatë vitit të kaluar, konfirmuar nga Instituti i Statistikave, por edhe nga Banka e Shqipërisë

Rritja ekonomike e vendeve të Evropës Qendrore e Lindore, por edhe atyre të Ballkanit Perëndimor sivjet do të mbetet anemike”

realiteti Statistikortreguesit në pasqyrë

BORXHITreguesi makro më problematik për fi-nancat. Pasi e ka ka-përcyer tavanin zyrtar

prej 60%. I cili qe i tillë deri para pak kohësh, kur u hoq si kufizim ligjor.

INFLACIONIËshtë treguesi i vetëm, i cili ka reflektuar për-herë një kuotim bren-da limiteve të Bankës

së Shqipërisë. Nën tavanin 3%-3.5% dhe mbi dyshemenë 1%-1.5%.

Mars

8Jueves

Mars

8Jueves

DEFICITIAi buxhetor po thel-lohet më shumë, falë rënies së të ardhurave fiskale dhe rritjes së

shpenzimeve publike. Konkretisht, me +41.5% tremujorin e parë 2013.

Mars

8Jueves

KËMBIMETZhvillimet në sektorin e jashtëm, flasin për vazhdimësi të rritjes së eksporteve e një

rënie të importeve. Diferenca mes tyre, -27.1% tremujorin e parë 2013.

Mars

8Jueves

KREDITIMIPortofoli i kredisë, vazhdon të mbetet i lartë. Konkretisht, në nivelin vjetor +1.7%.

”Topi” i ka mbetur kërkesës së ulët nga biznesi e konsumatori.

Mars

8Jueves

E Enjte,9 Maj 2013www.impakt.al 5AKTUALITET

Rreziqe të reja që pritet t’i shfaqen mjedisit të sigurisë në nivel kom-bëtar. “Të ballafaquara këto, edhe me ato në rajonin ku Shqipëria bën

pjesë, i cili është dhe pritet të jetë një mje-dis kompleks. Pasi megjithë zhvillimet pozi-tive brenda tij, përpjekjet për ndryshimin e kufijve me dhunë, nacionalizmi ekstrem, përplasja e grupimeve etnike, kulturore, ide-ologjike, fetare apo të konfiguracioneve të tjera që i kalojnë kufijtë shtetërorë, mund të vazhdojnë të mbeten rreziqe konstante ndaj sigurisë së tij, edhe në vitet në vijim”. Këto janë pikërisht piketat kryesore mbi të cilat është bazuar Strategjia e Rishikuar e mbro-jtjes, i cilësuar si një dokument i rëndësisë së veçantë prej qeverisë. I pari i këtij lloji har-tuar në vendin tonë, publikuar së fundmi, edhe në Fletoren Zyrtare, dokumenti i Strat-egjisë mbetet në të njëjtën kohë edhe më i rëndësishmi për sigurinë dhe mbrojtjen, në kushtet kur Shqipëria është një vend aleat i Aleancës së Atlantikut të Veriut (nATO). “Rishikimi strategjik i mbrojtjes lindi si një domosdoshmëri për adresimin e risqeve të reja të mjedisit të sigurisë në nivel kom-bëtar, ballafaquar njëkohësisht me atë ra-jonal dhe global“, citohet saktësisht në këtë dokument. Duke aluduar më tej në parim edhe faktin (edhe pse pa referime konkrete), se mjedisi i sigurisë i Shqipërisë, por edhe ai i rajonit tonë, është dhe pritet të jetë një mjedis kompleks. “nga njëra anë, kemi zh-villime të ndjeshme pozitive dhe mundësi të mëdha për zhvillim ekonomik, paqe, stabi-litet dhe siguri rajonale, dhe nga ana tjetër kemi sfida dhe rreziqe të reja të sigurisë“, theksohet më tej në strategji, duke marrë në të njëjtën kohë, në konsideratë edhe faktin se “Shqipëria ndodhet në një mjedis të sig-urisë rajonale, në ndryshim të shpejtë e di-namik“. mesa duket, për të gjitha këto arsye, qeveria shqiptare apelon për ndërtimin e një Force të Armatosur efikase, të mirëpajisur dhe të mirëtrajnuar. Gjithçka, në funksion të mbrojtjes së interesave kombëtare të vendit, të cilat sipas saj, janë në themel të zhvillimit të sistemit të sigurisë dhe të mbrojtjes së tij. Por edhe në kuadrin e nevojës për aktuali-zim të qëndrimeve të deritanishme të mba-jtura në këto dy fusha.

llojEt E rrEziqEvEJanë gjithsej katër të tilla, që vlerësohen si potencialë ndaj mjedisit të sigurisë në vendin tonë, prej ekspertëve të qeverisë. Ku ata të cilësuar si “konvencionalë“, paraqes-in edhe nivelin më të lartë të tyre. “Këto rreziqe tradicionale, që konfliktojnë shtetet apo grup-shtetet kundër njëri-tjetrit, mund të vazhdojnë të mbeten rreziqe konstante

ndaj sigurisë rajonale edhe në vitet në vi-jim“, citon lidhur me një fakt të tillë, Strat-egjia e Rishikuar e qeverisë për mbrojtjen. Duke vijuar më tej me rrezikun që shfaqin sipas saj, edhe ata të cilësuar si “jokonven-cionalë“. “Këto rreziqe që nuk njohin kufij shtetërorë, bazohen në konfrontimin midis shteteve kombe dhe aktorëve joshtetërorë. Ato pritet të jenë një dukuri në rritje në vitet në vijim dhe mund të vijnë nga terrorizmi, lëvizjet ekstremiste, shtetet e dështuara, aktivitetet e paligjshme, krizat e ndryshme etj. Këto rreziqe mund të jenë të natyrave, kulturave, ideologjive dhe qëllimeve të ndryshme dhe mund të përdorin forma më të sofistikuara, teknologji më të avancuara, metoda më diversive e destabilizuese dhe me efekte mediatike për opinionin publik“, saktëson dokumenti i lartpërmendur qe-veritar lidhur me to. Duke bërë këtë ana-lizë, dokumenti thekson se në kuadrin e tyre, Shqipëria mund të angazhohet kundër kundërshtarëve joshtetërorë të saj dhe të Aleancës jo vetëm në kuadrin kombëtar, atë trans-kombëtar, por edhe ndërkom-bëtar. “Kërcënimet dhe rreziqet që pritet të

dominojnë në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme në mjedisin e sigurisë së Sh-qipërisë, të rajonit tonë dhe në nivel glob-al, pritet të jenë ato që vijnë nga grupimet brenda shteteve, nga aktorët joshtetërorë, nga faktorët natyrorë, industrialë dhe njerëzorë, si dhe ato nga sfidat në zhvillim ndaj sigurisë kolektive“, është një argument tjetër i dhënë nga autoritetet e larta qeveri-tare mbi pritshmëritë e mjedisit të sigurisë në vendin tonë. Duke konkluduar në fund me faktin se bazuar në ekzistencën e gjithë këtyre rreziqeve të pranishme, por edhe të parashikuara të shfaqen një ditë jo të largët, Forcat e Armatosura të Shqipërisë, do të kenë pikërisht si objektiv themelor të tyre, mbrojtjen e sovranitetit, pavarësisë dhe territoreve të vendit nga jashtë. Si-kundër edhe mbrojtjen dhe mbështetjen e popullit shqiptar (pa përcaktuar saktësisht gjeografinë e tij); mbështetjen e paqes dhe sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare. “Për-dorimi i fuqisë ushtarake do të përdoret sipas rastit, në kohë paqeje, tensioni, krize dhe lufte ... “, përfundon Strategjia e Rishi-kuar për mbrojtjen.

Sa parà i kushton mbrojtja buxhetit?

Shpërndarja e buxhetit të mbro-jtjes duhet t’i përafrohet sa më

shumë të jetë e mundur raportit ideal: 35% për personelin, 35% për operacionet dhe mirëmbajtjen dhe 30% për investimet. Ky është niveli i parashikuar në Strategjinë e Ri-shikuar të Mbrojtjes, për financat ku do bazohet operativiteti i sektorit të mbrojtjes në tërësi. Kjo sipas har-tuesve të saj, bazuar edhe në faktin se një raport i tillë zërash, planifi-kohen edhe nga shumica e vendeve anëtare të NATO-s. Duke shtuar më tej, edhe nevojën për eliminim nga ky buxhet i mbrojtjes, i zërit të pensioneve ushtarake së bashku me paratë e alokuara në të. “Parashi-kimet e Ministrisë së Financave për mbështetjen me burime të mbro-jtjes gjatë periudhës afatmesme, variojnë nga rreth 19.000.000 lekë (për vitin 2012) në rreth 20.000.000 lekë (për vitin 2020) ose mesatarisht 1.3 % deri në 1.2 % të PBB-së“, citon më tej Strat-egjia. Teksa risjell në vëmendje faktin se mbështetja me burime e mbrojtjes në funksion të zhvillimit të kapaciteteve, faktikisht realizohet në masën 70% të buxhetit total vje-tor të alokuar, ndërsa 30% shkon në favor të pensioneve të ushtarakëve.Nga ana tjetër, një detaj intere-sant mbi shpenzimet e parashi-kuara për sektorin e mbrojtjes, është edhe ai i uljes së numrit të personelit të angazhuar brenda tij, nga 10.190 ekzistues në fund të vitit 2012, në rreth 8.500 të tillë në fund të vitit 2015.

Rreziqet tradicionale, që konfliktojnë shtetet apo grup-shtetet kundër njëri-tjetrit, mund të vazhdojnë të mbeten rreziqe kon-stante ndaj sigurisë rajon-ale dhe në vitet në vijim …

numëron 6 fusha: mbro-jtjen e vendit, të rendit kushtetues, kontributin për paqen, sigurinë pub-like, atë kibernetike dhe emergjencat civile

planëzimi i ri

Sasia e përgjithshme e for-cave të luftimit planëzohet të jetë 3000 vetë, kurse ajo e parashikuar për forcat e mbështetjes, do të jetë në total 5500 vetë

ForCa E luFtimit

Atdheu në rrezik?! Shqipëria rishikon strategjinë e mbrojtjes

E Enjte,9 Maj 2013www.impakt.al6 InTEGRImI

Dosja “e lehtë” e Shqipërisë në BE, cila është pika e dobët

zonja halimi, ju ushtroni detyrën e ambasadores së Shqipërisë pranë Bashkimit Europian dhe ndoshta keni një opinion më të qartë për rrugëtimin e vendit tonë në këtë proces. ka zhgënjim për atë që nuk kemi arritur të bëjmë apo duhet të jemi të kënaqur me hapat që kemi hedhur?Shqipëria e ka nisur rrugëtimin e saj drejt BE-së që në vitin 1991, dhe marrëdhënia jonë me këtë organizatë është më shumë se 20-vjeçare. Padyshim që gjatë kësaj periudhe kemi arritur progres në avancimin e aspiratës sonë për integrim europian, e cila reflektohet, ndër të fuqi dhe zbatimin në vijimësi të marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, në aplikimin e vendit për anëtarësim në Bashkimin Europian, në avancimin e reformave për plotësimin e detyrimeve në procesin e liberalizimit të vizave, etj. Këto janë hapa që e bëjnë të pakthyeshëm rrugëtimin tonë drejt BE-së. A mund të kishim bërë dhe arritur më shumë? Personalisht mendoj që po, nëse klasa politike shqiptare, në momente të caktuara me rëndësi të veçantë për ecurinë e vendit tonë drejt BE-së, do të kishte qenë më e vendosur dhe kurajoze për të kapërcyer mosmarrëveshjet e momentit në emër të integrimit europian, ç’ka do të reflektohej dhe në një zbatueshmëri më rigoroze të legjislacionit në fuqi dhe forcim të mëtejshëm të shtetit të së drejtës.

zyrtarë të lartë të komisionit Europian kanë artikuluar shpesh se integrimi i Shqipërisë në familjen europiane varet më së shumti nga vullneti i klasës politike për të çuar përpara reformat dhe dialogun politik. Cila është përgjegjësia që kanë liderët politikë shqiptarë në këtë drejtim?Për t’u bërë anëtare të Bashkimit Europian, jo vetëm Shqipëria, por dhe vendet e tjera,

duhet të realizojnë reforma të vështira, por të domosdoshme, kryerja e të cilave në rradhë të parë i shërben vetë shoqërisë dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve të vendit. Zbatimi i suksesshëm i reformave bazohet në vullnetin politik të klasës qeverisëse dhe në dialogun politik që siguron gjithëpërfshirjen dhe kontributin e nevojshëm të të gjithë aktorëve në shoqëri për realizimin e tyre. nuk më takon mua në pozicionin tim të komentoj mbi përgjegjësitë e liderëve politikë shqiptarë në këtë kontekst, por është fakt i pamohueshëm dhe pozitiv që integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian gëzon një mbështetje të lartë popullore, ashtu sikurse ështe një objektiv që ndahet dhe mbështetet nga e gjithë klasa politike dhe liderët politikë në Shqipëri. Ajo që konsiderohet si pikë e dobët e klasës politike shqiptare, ç’ka evidentohet dhe në raportet e Komisionit, është niveli i besimit mes palëve që reflektohet dhe në nivelin e dialogut politik pozitë-opozitë. Gadishmëria e klasës politike për të ndërmarrë në kohë çdo hap të nevojshëm për çështjet që lidhen me axhendën europiane, pavarësisht dhimbjes që ai mund të shkaktojë për momentin, do të përcaktonte në një masë të konsiderueshme shpejtësinë me të cilën vendi ynë do të ecte drejt anëtarësimit në BE. Duke patur parasysh zhvillimet në BE, ecurinë e procesit të zgjerimit, objektivat tona në këtë drejtim, konsideroj se faktori kohë bëhet i rëndësishëm.

Shqipëria nuk ka arritur të marrë ende një opinion pozitiv lidhur me statusin e vendit kandidat. Si kanë qenë raportet e komisionit me qeverinë shqiptare në këto 8 vite?

Mimoza Halimi shërben që prej vitit 2007 në misionin diplomatik të Shqipërisë në Bashkimin

Evropian. Është e bindur se integrimi i vendit tonë në familjen europiane gëzon mbështetjen e plotë të Brukselit, por jo të klasës politike shqiptare. Ajo zbulon për gazetën “Impakt” pikat e dobëta të Shqipërisë në këtë proces si dhe arsyet e refuzimit për 3 vite rresht të statusit të vendit kandidat.Ambasadorja pret që në 23 Qershor, Shqipëria të zhvillojë zgjedhje në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ato europiane, proces që sipas saj do të varet kryekëput nga maturia e klasës politike shqiptare dhe vullneti i saj për të afruar më Shumë Shqipërinë me Bashkimin Evropian.

Negociatat do të hapen vetëm pasi Komisioni të vlerësojë plotësimin e kritereve për anëtarësim

anëtarëSimi

Në muajin prill 2009 Shqipëria paraqiti kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Europian

kërkESa

me hyrjen në fuqi të marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, në muajin prill 2009 Shqipëria paraqiti kërkesën për anëtarësim në BE. Kjo kërkesë u pranua nga vendet anëtare të BE-së, të cilat i kërkuan Komisionit të hartonte një Opinion për të vlerësuar nivelin e përgatitjes së Shqipërisë për të filluar negociatat për anëtarësim. Vendet anëtare, pasi analizuan raportin e Komisionit konkluduan që negociatat do të hapen vetëm pasi Komisioni të vlerësojë se vendi ka arritur një shkallë të nevojshme të plotësimit të kritereve për anëtarësim. Për të ndihmuar në këtë drejtim, Komisioni identifikoi në Opinion 12 prioritete, plotësimi i të cilave do të mundësonte një vendim nga vendet anëtare për hapjen e negociatave për anëtarësim.

pra ju thoni se qeveria shqiptare i ka patur të qarta detyrat?në praktikën de-facto (jo detyrimisht) të procesit të anëtarësimit, periudha nga aplikimi deri në hapjen e negociatave ndahet në dy pjesë: në akordimin e statusit të kandidatit dhe më pas në vendimin për hapjen e negociatave për anëtarësim. në raportin e progresit 2012, duke vlerësuar progresin e bërë në adresimin e 12 prioriteteve, Komisioni i rekomandoi Këshillit të ministrave të Jashtëm të BE-së që të miratonte statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, duke e kondicionuar këtë vendim me plotësimin e reformave në fushën e drejtësisë dhe administratës publike (dy ligjet), miratimi i procedurës së rishikimit të rregullave të procedurës në Parlament dhe bazuar në një evidencë pozitive të arritjeve në fushën e zbatimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Çfarë pengoi që Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat?mosfunksionimi i dialogut politik në momentet e duhura për çështjet që lidhen drejtpërsëdrejti me axhendën europiane ka bërë që vendi për të tretin vit të mos marrë statusin e vendit kandidat. në të njëjtën kohë vlen të theksohet fakti, që Komisioni Europian/BE në mënyrë të përsëritur ka shprehur angazhimin e tij të plotë për integrimin europian të vendit dhe gadishmërinë për të na ndihmuar në këtë proces me asistencë teknike dhe këshilla kurdoherë që kjo konsiderohet e nevojshme, duke besuar se vendi ynë i ka kapacitetet për adresimin e sfidave dhe bërjen e progresit. Kjo u rikonfirmua dhe nga Zëvendës Presidentja e Komisionit Europian dhe

Shqipëria ka avan-tazhin e madh që nuk ka mjaft prej proble-meve që vendet e tjera të rajonit hasin në realizimin e aspiratës për integrim, zgjidhja e të cilave nuk varet vetëm prej tyre

Nga Leonard MItro

Ambasadorja e Shqipërisë në BE, Mimoza Halimi i dorëzon letrat kredenciale kreut të KE, Hose Manuel Barroso

E Enjte,9 Maj 2013www.impakt.al 7InTEGRImI

retë e dendura të Brukselit dhe qielli i hapur i ankarasë

Përfaqësuese e Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Baronesha Ashton gjatë vizitës së saj të para pak ditëve në Tiranë.

nisur nga përvoja që ju keni në këtë detyrë mund të themi se Shqipëria është një partner i besueshëm apo i vështirë për Bashkimin Europian?Sigurisht që Shqipëria është një partner i besueshëm i Bashkimit Europian. Vendimi i BE-së për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen, apo edhe fakti që BE pranoi kërkesën për anëtarësim në BE të Shqipërisë, janë shprehje të qarta të trajtimit të vendit tonë nga kjo Organizatë si një partner i besueshëm. Gjithashtu, dosja e Shqipërisë konsiderohet nga BE si një dosje jo e vështirë. Kjo për faktin se Shqipëria ka avantazhin e madh që nuk ka mjaft prej problemeve që vendet e tjera të rajonit hasin në realizimin e aspiratës për integrim, zgjidhja e të cilave nuk varet vetëm prej tyre. Shqipëria nuk ka probleme përcaktimi kufijsh, ofron model në bashkëjetesën fetare, respekton të drejtat e minoriteteve dhe kontribuon në mënyrë konstruktive për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Baronesha ashton e artikuloi qartë gjatë vizitës së saj në tiranë se, zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë një test vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Çfarë rrezikojmë nëse nuk do të arrijmë të zhvillojmë zgjedhje të lira e të ndershme?Konsideroj se nuk duhet të paragjykojmë procesin e zhvillimit të zgjedhjeve, pasi mendoj se të gjitha forcat politike në vend do të synojnë për të patur zgjedhje në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ato europiane. Unë besoj se klasa politike shqiptare do të tregojë maturinë dhe përgjegjshmërinë e duhur për të realizuar një proces zgjedhor që do ta afrojë më shumë vendin me Bashkimin Europian.

Si po e luan Shqipëria rolin e saj në rajon. Cili është vlerësimi i Bashkimit Europian lidhur me rigjallërimin e toneve nacionaliste nga faktorë me peshë në jetën politike të vendit?Bashkimi Europian gjithnjë ka vlerësuar rolin konstruktiv dhe moderator të Shqipërisë në rajon. në të njëjtën kohë, BE ka inkurajuar vijimin e këtij roli, larg toneve nacionaliste, në funksion të stabilitetit rajonal. Ashtu sikurse autoritetet shqiptare kanë rikonfirmuar se Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj konstruktiv për ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Duke përfunduar, mendoj se, me vullnet politik qeverisës, dialog të konsoliduar që siguron gjithëpërfshirje dhe prodhon konsensus për çështje të agjendës europiane, zbatim të reformave që çojnë në plotësimin e kritereve për anëtarësim, kjo është rruga për të ecur të sigurt drejt integrimit europian.

Investimet turke arrijnë 10% të GDP-sëInvestimet direkte dhe kontraktore të

Turqisë në Shqipëri nga 100 milionë $ që ishin në vitin 2004, kanë shkuar në mbi 1 miliardë USD në 2010, ose sa 10% e GDP-së së vendit. një nga kompanitë e para investuese “Kurum Demir Çelik Sh.A”, ka marrë me koncesion për 20 vjet ish-Kombinatin metalurgjik në Elbasan. Po kështu kompania turke “Ber-Oner” ka marrë me koncesion për 30 vjet, mini-erat e bakrit në Verilindje të Shqipërisë. Çalikbank së bashku me Sekerbank kanë blerë në qershor 2006, 60 % të aksioneve të Bankës Kombëtare Tregtare dhe më pas e kanë rritur pjesëmarrjen e tyre në 75 %, duke qenë një nga dy bankat më të

mëdha në Shqipëri. Çalik Enerji e Grupit Çalik së bashku me Telekomin Turk ka blerë në vitin 2007, me një shumë prej 120 milionë Eurosh, 76 % të aksioneve të Albtelekomit, si dhe ka ngritur operatorin e tretë celular Eagle mobile. Firma turke Ayen Energji A.S, ka nënshkruar një mar-rëveshje për ndërtimin e një HEC-i në kaskadën e lumit Fan, investim me vlerë 300 milionë euro. Kompanitë turke “Dur-rës Kurum Shipping” dhe “Global Liman Isletmeleri” kanë marrë me koncesion për 35 vjet terminalin e kontenierëve të Portit të Durrësit. Kompania KURUm ka bërë privatizimin e 4 H/C, me vlerë rreth 120 milionë Euro.

Që prej krizës politike të vitit 2009, Shqipëria ka treguar besueshmëri të ulët politike

Gjatë fluturimit të fundit për në Tiranë avioni i Komisionerit Stefan Fule u godit nga një rrufe, e dyta qëkurse diplomati çek mori përsipër të fusë në hullitë e nor-malitetit marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Jo pa qëllim Fyle tha se në këtë mision të tij kishtë patur kundër edhe natyrën, duke lënë të nënkuptohet se mes Tiranës e Brukselit ka ende re të zeza. Stina e ftohtë nisi qëkurse kreu i Komisionit Europian, Hose manuel Barroso, anulloi krejt papritur dhe në mënyrë demonstrative vizitën e tij në Ti-ranë në maj të vitit 2011. një refuzim që u shoqërua me mbylljen e dyerve dhe rishi-kimin e axhendave për udhëheqësit poli-tikë shqiptarë, të cilët kishin dëshmuar mungesë serioziteti dhe papërgjegjsh-mëri në raport me interesat e vendit dhe shoqërisë. Si kryeministri ashtu dhe li-deri i opozitës nuk shkuan më shumë sesa takimet me Zhozef Doll apo martin Shulz, në korridoret e Brukselit. Gjithçka rrodhi më pas nuk e ndryshoi bindjen e komisionerit Fyle se afrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian varej vetëm nga vullneti i klasës politike shqiptare për të çuar përpara reformat integruese të ven-dit. Që prej krizës politike të vitit 2009, Shqipëria renditet ndër vendet me besu-eshmëri të ulët politike dhe e paaftë për të përmbushur kriteret që do t’i mundësonin marrjen e statusit të vendit kandidat.

marDhëniEt mE turqinëPor ndërsa marrëdhëniet mes Sh-

qipërisë dhe Bashkimit Evropian po ka-lojnë një fazë delikate, ato mes Tiranës dhe Ankarasë vlerësohen si të shkëlqy-era. një frazë që artikulohet pothuaj në të gjitha takimet e nivelit të lartë mes dy vendeve. Ja si e përshkruan një tekst konfidencial i ministrisë sonë të jashtme

rëndësinë e marrëdhënieve shqiptaro-turke. “Shqipëria e konsideron bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e shkëlqyera me Repub-likën e Turqisë të një rëndësie të veçantë. Ajo vlerëson bashkëpunimin shumë të mirë politik, ekonomik, kulturor, ushtarak dhe që prek pothuaj gjithë spektrin e fush-ave të mundshme të bashkëpunimit midis vendeve. Ai paraqitet si një bashkëpunim i konsoliduar, i hapur e drejt forcimit të mëte-jshëm midis dy vendeve, si edhe nënvizohet rëndësia e intensitetit të shkëmbimeve të vizitave në vazhdimësinë e mëtejshme të këtij bashkëpunimi”. Roli gjithnjë e më aktiv i Ankarasë dhe prezenca në rritje e faktorit turk në Shqipëri ngre një sërë pikëpyetjesh.

A konsiderohet Shqipëria një vend me profil euroaziatik dhe a krijojnë interesat e Turqisë një përplasje mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian? A po luan Shqipëria një lojë me dy porta për të rritur peshën e saj poli-

tike në rajon? A kanë partitë kryesore politike shqiptare një qasje vëllazërore dhe një dialog shumë të mirë me partitë politike në Turqi? A po trajtohet Shqipëria dhe disa vende të Ball-kanit si domen i influencave turke edhe sa i përket ingerimit në Bashkimin Europian? në një mbledhje me Anëtarët e Federatës së Sho-qatave të Ballkanit ministri i Punëve të BE-së dhe kryenegociator i Turqisë me Bashkimin Europian, Egemen Bagësh, shprehu hapur ambicjen për të udhëhequr proceset inte-gruese në Ballkan, përfshi dhe Shqipërinë. “ne aq sa po përpiqemi për anëtarësimin e Turqisë në BE, po aq po përpiqemi edhe për anëtarësimin e të gjithë shteteve të Ballkanit si Serbisë, maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjes dhe Kosovës drejt strukturave të saj”, mëso-het të ketë thënë diplomati i lartë turk. Tirana zyrtare ndërkaq nuk e ka fshehur flirtin me Ankaranë. 4 vjet më parë kryeminstri turk, Rexhep Taip Erdogan ishte i pranishëm në inagurimin e autostradës së kombit, një pjesë e së cilës, përfshirë dhe tunelin e Kalimashit, janë ndërtuar nga konsorciumi turko-ameri-kan, Bechtel-Enka, ndërsa 2 vitet e fundit fluturimet zyrtare nga aeroporti Nënë Tereza drejt Ankarasë dhe Bakusë kanë qenë gjith-një e më të shpeshta. ndryshe nga zymtësia drejt Brukselit, qielli në këto anë ka qenë i hapur dhe pa re në horizont.

Stina e ftohtë me BE-në nisi në maj 2011, kur Barroso, anulloi vizitën e tij në tiranë

Nga Leonard Mitro

Mimoza Halimi

kriSja

E Enjte,9 Maj 2013www.impakt.al8

në këtë 68 vjetor të Fitores mbi nazi-fashizmin, arsyet për të kujtuar këtë datë janë më të shumta se kurrë. Ato

kanë të bëjnë para së gjithash me krizën ak-tuale ekonomike të kontinentit europian, një prej dy teatrove kryesorë të Luftës së Dytë Botërore dhe me idenë e Europës së Bashkuar, ide e cila, realizuar hap pas hapi në praktikë, e ka mbajtur deri më tani Kon-tinentin e Vjetër jashtë konflikteve e luftrave të tmerrshme të përsëritura disa herë gjatë historisë së tij.

Këto e të tjera arsye na evokojnë domos-doshmërinë e të thelluarit në arsyet, ngjarjet dhe kontekstet gjeopolitike - ekonomike e gjeohistorike që determinuan lindjen e regji-meve fashiste totalitare në Gjermani, Itali

e Spanjë dhe ashpërsimin e kontradiktave midis fuqive të mëdha imperialiste të kohës për rindarjen e botës dhe të pasurive të saj.

Ideali i ç’rrënjosjes së nazifashizmit dhe aleatëve të tij nga Europa dhe bota bashkoi popuj, vende, kultura, forca politike e sociale të ndryshme, shpesh në opozitë ideologjike e sistemesh me njëra tjetrën, të gjithë në Ale-ancën e madhe Antifashiste.

në zbarkimin historik në normandi, më 6 Qershor të vitit 1944, 250.00 trupat aleate, të përbëra nga amerikanë, anglezë, kanadezë

9 maj - 68 vjet nga Fitorja mbi nazifashizmin

Ideali antifashist që bashkoi popujt, vendet, njerëzit e që ndryshoi Evropën dhe të ardhmen e saj

dhe francezë nga zonat nën kontrollin e Rez-istencës, ndërmorën një ndër operacionet militare më të vështirë në historinë e luftërave njerëzore, si nga pikpamja strategjike ashtu edhe ajo taktike e logjistike. Krijimi prej tyre i të shumëpriturit front perëndimor antihitle-rian dhe avancimi i tyre në truallin e Europës Perëndimore shënoi edhe fazën e fundit të regjimit nazist në Berlin. mijëra ushtarë amerikanë, anglezë dhe francezë humbën jetën gjatë këtij zbarkimi dhe mijëra ushtarë gjermanë u vranë në impaktin e parë me zbarkimin aleat.

I gjithë ky operacion nuk do të kishte patur suksesin që pati nëse Armata e Kuqe, në fron-tin lindor, nuk do të kish mundur të avan-conte drejt Berlinit e ndërkohë të çlironte vende e popuj të tërë nga pushtimi nazist dhe nga klikat filonaziste që i drejtonin. Opera-cioni sovjetik i aleatëve t 1ë tyre “Bagration”,

i përmbyllur pikërisht më 22 Qershor të vi-tit 1944, u siguroi forcave aleate në Perën-dim një mbështetje të gjerë në verilindje të Europës. Gjatë këtij operacioni, 1.700.000 ushtarë sovjetikë zmbrapsën forcat hitleri-ane dhe aleatët e tyre nga e gjithë zona bal-tike (Lituania, Letonia e Estonia) e më pas në Bjellorusi, bënë të mundur çlirimin e Polo-nisë dhe rënien e regjimit filohitlerian në disa vende europiane, duke i shkaktuar ndërkohë regjimit nazist 150 mijë të vrarë, 250 mijë të plagosur dhe 160 mijë ushtarë e oficerë të zënë rob.

Po ashtu, më 19 Gusht të vitit 1944, forcat franceze të rezistencës filluan aksionin për çlirimin e Parisit nga pushtimi nazist.

në frontin ballkanik, mbështetje e fuqishme e Aleatëve u bë padyshim ushtria partizane jugosllave e udhëhequr nga Tito, formacionet antifashiste e partizane greke

Pesha e dëmeve të kësaj lufte është më e rënduara në historinë njerëzore: 55 milionë të vdekur

Viktor MArko

Berlin, 9 Maj 1945

SPECIALE

E Enjte,9 Maj 2013www.impakt.al 9

Termi Holokaust vjen nga greqishtja e lashtë e do të përkthehej si “sakrifikim

nëpërmjet djegjes”. Ky term i atribuohet që prej mbarimit të Luftës së Dytë Botërore strategjisë së planifikuar të regjimit nazist për zhdukjen fizike të popullit hebre dhe të popujve të tjerë si romët e sllavët, të kon-sideruar si “raca inferiore” që përbënin, sipas ideologëve nazistë, rrezik real për ho-mogjenitetin e “racës superiore” gjermane. Po ashtu, në strategjinë sterminuese të Ra-jhut të Tretë, u përfshinë kategori të tjera si komunistët, socialistët që nuk përqafuan idetë nazifashiste, disa sekte fetare dhe ho-moseksualët.

Veçanërisht kundrejt hebrenjve, regji-mi nazist aplikoi strategjinë e “Zgjidhjes Përfundimtare”, strategji e cila synoi as-gjësimin fizik total të të gjithë hebrenjve të pranishëm në Europë. në bazë të këtij pro-

grami, dy hebrenj në tre, nga rreth 9 milio-në të pranishëm në territorin europian para Luftës së Dytë Botërore, gjetën vdekjen nga dora naziste gjermane. Viktima të këtij pro-cesi u bënë edhe 200 mijë rom dhe po aq qytetarë gjermanë me handikape fizikë të cilëve iu rezervua vdekja klinike në struk-turat publike shëndetësore gjermane, nëpërmjet programit “Eutanasia”.

Gjatë pushtimit nazist të Europës, viktimë e strategjisë naziste u bënë tre milionë robër sovjetikë të luftës, të cilët u vranë, u torturu-an, u lanë në mëshirën e të ftohtit e të urisë. miliona civilë sovjetikë e polakë u deportuan dhe iu nënshtruan punës së detyrueshme në kampet e përqëndrimit. Shumë prej tyre humbën jetën për shkak të kushteve jo njerë-zore në kampet naziste. mijëra e mijëra ko-

munistë, socialistë, sindikalistë, homoseksu-alë, iu nënshtruan torturave dhe deportimeve naziste e shumë prej tyre humbën jetën.

Kampet e përqëndrimit në Gjermani ishin krijuar qysh në vitet e parë pas ardhjes në fuqi të nazistëve atje. Qëllimi i ngritjes së tyre ishtei zolimi i kundërshtarëve poli-tikë të regjimit. Popullimi i këtyre kampeve me hebrenj dhe romë u rrit në mënyrë kon-stante që në fillimet e regjimit, para se ai të shkaktonte luftën me përmasa botërore. Kontrolli i popullsisë me origjinë hebraike u bë një ndër objektivat kryesorë të regjim-it. Kështu u vijua me krijimin e getove të hebrenjve. një organizim i tillë lehtësonte si kontrollin e tyre nga ana e forcave naziste të sigurisë, ashtu edhe deportimin në masë të hebrenjve në kampet e përqëndrimit, si brenda së ashtuquajturës Gjermani e mad-he, ashtu edhe në territoret e pushtuar.

Pas invazionit mbi Bashkimin Sovjetik, në qershor të vitit 1941, batalionet e spe-cializuara gjermane ushtruan vrasje në masë të hebrenjve, romëve, funksionarëve të shtetit sovjetik dhe mbështetësve të ko-munistëve në rajonet sovjetikë të push-tuara. Trupat SS vranë mbi një milionë hebrenj dhe qindra mijëra të tjerë, pa llog-aritur edhe qytetarët sovjetikë jo hebrej. miliona hebrenj u deportuan gjatë periud-hës 1941 – 1944, nga zonat gjermane e ato të pushtuara, drejt kampeve të posaçme të përqëndrimit, të njohur më mirë si kampet e shfarosjes. në këto kampe, të burgosurit vriteshin nëpër dhomat me gaz të ndërtu-ara posaçërisht.

mësymja nga të gjitha anët e frontit aleat antinazifashist solli çlirimin e të

Paslufta dhe “Perdja e Hekurt”

Sot më shumë se kurrë ky përvjetor “na çon gjuhën atje

ku dhemb dhëmbi ”, tek paso-jat politike të konfliktit të madh botëror, pasi i tërë skenari i pa-sluftës u karakterizua nga in-stalimi i dy blloqeve vendesh, me një organizim të brendshëm, nga njëra anë, në Perëndim, sipas modelit të lirisë, demokracisë për-faqësuese dhe ekonomisë së tregut dhe, nga ana tjetër, në Lindje, ai i ekonomisë së centralizuar dhe i sistemit monopartiak sipas mod-elit sovjetik. Për gati gjysmë shek-ulli Europa u nda nga ajo që Çur-çilli e quajti “Perde e Hekurt”, në anën lindore të së cilës, vendi ynë, Shqipëria, u vetëizolua edhe më tej nga të gjitha anët. Me të gjitha pasojat negative tashmë të njohu-ra, për të cilat paguan ende, edhe pas tashmë njëzetëvjetësh nga përmbysja e regjimit komunist, një çmim të lartë.

holokausti, e vërteta e genocidit më të madh në historinë njerëzore

Historia është e shkruar me fakte: në 12 vjet, mbi 10 milionë civilë u vranë nga vala e urrejtjes naziste; më shumë se gjysma e tyre ishin hebrej

e në Shqipëri, Fronti nacionalçlirimtar i udhëhequr nga Enver Hoxha. Rreth 1.000.000 antifashistë, një pjesë e madhe e të cilëve, të inspiruar nga partitë komuniste përkatëse, çliruan vendet e tyre dhe ato fqinje nga hordhitë hitleriane, nga mbeturinat fashiste dhe bashkëpunëtorët e tyre, duke i lehtësuar jashtëzakonisht peshën ushtrive aleate në frontet kryesorë.

në frontin Oriental, ndërkohë, zhvilloheshin betejat e famshme navale për rrëzimin e imperializmit japonez. Betejat e marinës amerikane, veçanërisht ajo e Pearl Harbor, do të mbeten faqe historike që do të inspirojnë përjetë memorien e brezave. Kësaj force vendimtare të SHBA në frontin e Paqësorit, do t’i vinin në ndihmë si forcat çlirimtare kineze, në veçanti ushtria kineze e udhëhequr nga mao Ce Dun, në marshin e saj të gjatë për çlirimin e Kinës nga pushtimi japonez, e po ashtu edhe roli vendimtar i Ushtrisë se Kuqe në mançuri (Kina verilindore).

Bombardimi atomik amerikan mbi Hiro-shimën dhe nagasakin shënoi kapitullimin përfundimtar të Japonisë dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore në Azi e Paqësor.

më 9 maj të vitit 1945, njerëzimi u shpëtua dhe u çlirua nga një prej monstrave më barbarë të lindur dhe rritur në gjirin e tij: nazifashizmi.

Pesha e humbjeve dhe e dëmeve të kësaj lufte është më i rënduara e më e kushtuesh-mja në të gjithë historinë e luftërave njerë-zore: 55 milionë të vdekur, nga të cilët 40 mil-ionë vetëm në Europë. Kjo peshë rëndohet akoma më shumë prej faktit se më shumë se gjysma e këtyre viktimave ishin civilë. Dëmet materiale të Luftës së Dytë Botërore janë të pallogaritshëm.

burgosurve hebrej dhe jo hebrej në një sërë kampesh përqëndrimi. në vazhdim të strategjisë së shfarosjes në masë, trupat gjermane të SS, organizuan spostimin e forcuar të të burgosurve nëpër kampe të ndryshëm, me trena mallrash, në kushte krejtësisht antinjerëzorë, aksione të njohura si “udhëtimet e vdekjes”. Deri edhe një ditë para rënies së nazizmit, më 7 maj të vitit 1945, trupat e SS vazhduan të kryejnë operacione të tilla.

menjëherë pas mbarimit të luftës në Europë, me kapitullimin e pakusht të Gjermanisë naziste, për të mbijetuarit e holokaustit u ndërtuan kampe refug-jatësh në vende të ndryshëm. Kampi i fun-dit i kësaj natyre u mbyll vetëm më 1957. Shumë njerëz, sidomos hebrej, u gjenden pas luftës pa të afërmit e tyre, përpos të privuar nga e gjithë pasuria e mëparshme e tyre. një pjesë e mirë emigruan në shtetin e ri të Israelit, të tjerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke iu shtuar komuniteteve hebraikë të pranishëm në këto vende.

Harta e pranisë dhe e komuniteteve hebraikë tradicionalë të Europës, me Holokaustin, kishte ndryshuar tërësisht.

në historinë e pas luftës, nga më shumë se një drejtim është tentuar të propagando-het një rrymë negacioniste e Holokaustit. mirëpo faktet janë aq të prekshëm saqë qëndrime të tilla janë kundërshtuar edhe nga forca që nuk mund të thuhet se shquhen për qëndrimet e tyre filo hebraike. Historia është Histori ngaqë mbetet, sado që ajo të mohohet, në këtë rast është e shkruar me fakte: në 12 vjet, mbi 10 milionë civilë u vra-në nga vala e urrejtjes naziste; më shumë se gjysma e tyre ishin hebrej.

Holokausti ishte dhe mbetet genocidi më i madh në histori, i planifikuar dhe organizuar nga një shtet, për më tepër modern, teknologjikisht e teknikisht nga më të avancuarit e asaj epoke, siç ishte Gjermania naziste.

SPECIALE

E Enjte,9 Maj 2013www.impakt.al10 SOCIALE

Rrugëtimi institucional, nga “letrat e bakallit” tek ato të dixhitalizuara

Orë të gjata pritje dhe humbje kohe, vetëm për një firmë. E cila hidhej më pas në të ashtuquaj-turat “letra bakalli”, të stivosura

keqazi në sirtarët, kërrusja e të cilëve fliste për vjetërimin e një kohe. Të sjella ndër-mend sot, këta elementë na duken mjaft të largët, kjo edhe sepse në kohën e dixhitali-zimit të proceseve që po konsumon aktual-isht administrata publike, ata paraqiten të tejkaluar. Por edhe sepse vetë strategjia e reformimit të institucioneve, vitet e fundit ka folur qartë për një modernizim shërbi-mesh. mbi të gjitha, ajo ka synuar në reali-zimin e një degëzimi të institucioneve bazë, me të cilët ishim mësuar të përballeshim deri dje. Duke krijuar të reja, me misionin e zgjerimit të gamës së shërbimeve ndaj kategorive të ndryshme të popullatës, si edhe atë të specifikimit të qasjeve të reja. E duke bërë kështu, që secili proces të gjejë zgjidhjen adekuate, pa qenë nevoja që ai t’u delegohet vetëm ministrive. Të cilat, me ato pak institucione vartëse që kanë patur në fillim të viteve ’90, u binte të merreshin me çdo gjë. Përvojë kjo e një kohe tjetër, kur centralizimi i përgjegjësive apo kompeten-cave vetëm në duart e tyre, bënte që ato të përdoreshin me ngut, me mbingarkesë, e kësisoj, keqazi. Dhe që me kalimin e viteve, u pa sesi me çlirimin e vazhdueshëm prej kësaj varësie, sistemi institucional në vet-vete, përveç transformimit të tij në një të tillë më efikas dhe praktik, përjetoi edhe një “frymëmarrje të lirë” në aspektin e realizi-mit të proceseve specifike për të cilin kanë nevojë gjithë qytetarët, por edhe gruper e interesit në të njëjtën kohë. në terma prak-tikë, sot, një sipërmarrës privat, nëse dëshi-ron të regjistrojë biznesin e tij, ose të marrë një leje apo licencë, nuk humbet më kohë si më parë, pas sporteleve zhurmëshumë plot me radhë-mbajtës. E kjo falë krijimit të dy institucioneve të reja, përkatësisht Qendrës Kombëtare të Regjistrimit apo asaj të Li-cencimit. Ku “letrat e bakallit”, tashmë janë shndërruar në data-base të dixhitalizuara. Po nëse është një sipërmarrës i huaj? Edhe ai e ka shumë më të lehtë se më parë të nisë aktivitetin e tij privat në Shqipëri. Ekzis-ton një Agjenci e nxitjes së Investimeve të Huaja, tek e cila mund të referohet për të marrë informacionin e kërkuar. Pa qenë nevoja, që të detyrohet të trokasë deri në ministri, për t’u interesuar se çfarë i duhet të përmbushë, që ai të figurojë i listuar si drejtuesi i një biznesi, në përmbushje me të gjitha rregullat që parashikon legjislacioni vendas. Sikundër, bizneset, tani e kanë shumë më të lehtë, edhe për të kryer page-save e detyrimeve të tyre apo edhe të infor-

Reformimi i institu-cioneve, vitet e fundit ka folur qartë për një modernizim shërbi-mesh, por edhe qasje të reja në ofrimin e tyre

mohen rreth tyre. Gjithçka, falë procesit të dixhitalizimit të institucioneve përgjegjëse fiskale. Proces ky, i cili në fakt, paraqitet i tillë edhe në rreze të tjera të spektrit të shërbimeve. Si ato të përfitimit të pension-eve, pagave etj. Por edhe të marrjes së një dokumenti të thjeshtë identifikimi. Duke na larguar gjithmonë e më shumë në kohë, nga “letrat e bakallit“ ...

Buxheti, nga të mëdhenjtë tek të vegjëlit

“pjESa E luanit”

Buxheti i institucioneve të reja sa vjen dhe shtohet, vit pas

viti. E kjo mesa duket, bazuar në rolin gjithmonë e më në rritje të tyre. vartëse të atyre qendrore, ato po marrin kështu një pjesë të konsiderueshme të totalit të akorduar nga qeveria për finan-cimin e institucioneve në tërësi. konkretisht, programi Buxhetor afatmesëm 2014-2016, parashi-kon që autoriteti i konkurrencës nga 61 milionë lekë të parashi-kuara për vitin 2014, në vitin 2015 të përfitojë 84 milionë lekë fonde nga buxheti i shtetit. ose insti-tuti për Studimet e krimeve të komunizmit, nga 30 milionë lekë që i janë “taksur” për vitin 2014, një vit më pas do të ketë 32 mil-ionë lekë fonde, dhe 1 milionë më shumë, vitin pasrendës, 2015. Si edhe inspektoriati i Deklarimit të pasurive, i cili nga 94 milionë lekë që do t’i akordohen në vitin 2014, do të arrijë deri në nivelin prej 101 milionë të tilla dy vjet më pas.

Dukuri kjo që shfaqet me të gjitha institucionet dytësore dhe të krijuara vitet e fundit, bashkësho-qëruese dhe e ansajellë në fakt, me atë të uljes së fondeve për institucionet qendrore. pikërisht falë pakësimit të kompetencave si edhe detyrimeve që ato kanë mbartur dikur. përshembull, kuvendi i Shqipërisë nuk parashi-kon të ketë asnjë fond të shtuar gjatë dy viteve të ardhshme, duke ruajtur nivelin prej 885 milionë lekësh. ose presidenca, e cila do të shoqërohet me ulje të tyre, nga 185 milionë lekë në vitin 2014, në 176 të tilla në vitin 2016 etj.

DECEntralizimi Çlirimi i proceseve nga varësia e dikurshme prej ministrive, është shoqëru-ar me një “frymëmarrje të lirë” në realizimn e tyre

Foto ilustruese: Mjediset e shërbimit pranë Qendrës Kombëtare të Licencimeve

• Agjencia Kombëtare e Provimeve 2010• Avokati i Prokurimeve Publike 2007• Agjencia e Shoqërisë Civile 2009• Autoriteti i Konkurrencës 2004• Agjencia e Investimeve të Huaja 2011• Qendra Kombëtare e Licencimeve 2009 • Qendra Kombëtare e Regjistrimit 2007• Komisioneri i të Dhënave Personale 2008• Komisioneri i Mbrojtjes nga Diskriminimi 2010• Instituti i Krimeve të Komunizmit 2009

EMËRTIMI VITI I KRIJIMIT

inStituCionE të rEja

• Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive 2003• Agjencia e Legalizimeve 2006• Agjencia e Falimentimeve 2002 etj.

rEForma

përqasja me BE, kushti kryesor

Çdo institucion i ri, buron nga një ligj i posaçëm. Ku baza e këtij të fundit,

qëndron thuajse në të gjitha rastet, tek një standard apo kusht i vendosur prej autoriteteve evropiane në kuadrin e përmbushjeve të kushteve për integrim-in. Pikërisht, përqasja me modelin in-stitucional të ofruar nga BE-ja, qëndron edhe në thelb të reformës institucionale të aplikuar gjatë dy dekadave të fun-dit në Shqipëri. Konkretisht, ajo është karakterizuar nga hartimi i posaçëm i kuadrit ligjor, pasuar më tej nga ngrit-ja dhe funksionimi i institucioneve të nevojshme për administrimin e procesit përkatës. Përmendim kështu, rastin e ngritjes së institucioneve të tilla si Ins-pektoriati i Deklarimit të Pasurive, apo shumë të tjerëve, të cilët e kanë patur fillesën e tyre pikërisht në aplikimin e modeleve evropiane për procese të caktuara. Sikundër, të tillë kanë qenë përshembull, edhe rastet e ngritjes së urdhrave të posaçme, si ai i mjekut, Infermierit, Farmacistit etj. Ente këto, të cilat rregullojnë funksionimin e gru-peve të caktuara të interesit, duke kri-juar mëvetësi nga institucioni qendror, që është ministria e Shëndetësisë në rastin konkret. Por ama, gjithmonë nën mbikqyrjen dhe me bashkëpunimin e saj. Formulë kjo, që vlen edhe për shumë ente të tilla, të pavarura, funksionimi i të cilave ka mirërregulluar me kuadër ligjor të posaçë, por edhe aspekt praktik, shumë sektorë të jetës shqiptare.

Ministria e Financave

Eglantina NAsI

E Enjte,9 Maj 2013www.impakt.al 11KOmEnT

të dashur lexues,

Pamjes tashmë të gjerë e të pasur të mediave shqiptare i shtohet sot kjo gazetë me karakter poliedrik, qëllimi i veçantë i së cilës është më së miri i shprehur simbolik-isht në vetë emrin e saj, ImPAKT.Realizimi i kësaj gazete bazohet parasëgjithash në pos-tulatin sipas të cilit realiteti në të cilin jetojmë është socialisht i ndërtuar dhe, në këtë plan, çdo hallkë e shoqërisë ka të drejtën - detyrë të kontribuojë në përmirësimin e vazhdueshëm të brendësisë, arkitek-turës e të hapësirës publike ku edhe realizohet procesi i përpunimit të vazhdueshëm të koshiencës individuale e asaj kolektive.në këtë këndvështrim, kjo gazetë është një kontribut në kulturën shqiptare bashkëkohore, e cila, me simbolikën e pasur të prodhimtarisë së saj, merr pjesë aktivisht në ela-borimin e përvojës jetësore të njeriut shqipfolës bashkë-kohor e në gjetjen e pikave të përbashkëta të referimit për individin ashtu si edhe për mbarë shoqërinë. në misionin e saj, ImPAKT do të jetë gazeta që do të përpiqet t’i japë lexuesit një perspektivë të hapur kon-ceptualizuese të realitetit që jetojmë e përjetojmë fizik-isht dhe emocionalisht, perspektivë aq e nevojshme për t’a shndërruar individin dhe shoqërinë në protagonistë të gjegjshëm të rrugës e të fateve të përbashkët të tyre.Shoqëria e sotme shqiptare po përjeton procese trans-formuese dhe integruese me rëndësi historike për fatet e saj. Rikthimi i saj në vendin që aspiron e që i takon, në sistemin europian e perëndimor të vlerave, është, siç mund ta dëshmojmë të gjithë, një proces që nuk po kalon pa dhembje e luhatje, pa antagonizma e pro-tagonizma që e mbajnë ende të lidhur me mendësitë, modelet dhe sistemet e referimit të së kaluarës. Që të ndahet paqësisht me këtë të kaluar e ta shndërrojë me inteligjencë atë, nga një absorbues energjish të çmuara siç është gjer më sot, në burim të vlefshëm energjish, shoqëria shqiptare ka nevojë ta përpunojë me urtësi të shkuarën e të nxjerrë përfundime që nuk janë shprehje interesash të ngushtë, por shprehje e interesave të ven-dit e të ardhmërisë europiane të tij. ImPAKT do t’i bëjë jehonë këtij procesi madhor që ka të bëjë sa me të përditshmen e njerëzve, po aq edhe me vizionin e së ardhmes të bashkëkohësve e në veçanti të brezit të ri. mesazhi i gazetës do të jetë gjithnjë i qartë e i drejt-përdrejtë e ai do të shprehë aspiratat më të mira e legji-time të Shqipërisë dhe shqiptarëve, kudo që ata jetojnë në Ballkan e në diasporë.në këtë numër të parë inaugurues, i urojmë kryeredak-torit dhe stafit të mrekullueshëm të gazetarëve e të bashkëpunëtorëve të gazetës, punë të mbarë e rrugë të gjatë, bashkë me gazetën, në misionin e tyre fisnik si edhe lexuesit, lexim të këndshëm, kritik e e reflektues.Ju faleminderit!

Botuesi

Pas tetë vjet qeverisje, për një vend si Shqipëria, që është ende në fazë transformimi si për konso-lidimin e shtetit demokratik, ashtu dhe për kapjen

e kohës së humbur në rrafshin e zhvillimit ekonomik, natyrshëm do të kërkohej rotacion politik nga ku max-horanca e re, si më e freskët në energji, do të fuste një marsh më tepër në rrugën e progresit. Kjo aksiomë e aplikueshme rëndom në vende të ngjashme me stadin e Shqipërisë, nuk do të duhej të vinte aspak në dys-him se cili do të ish fituesi pas zgjedhjeve të 23 qer-shorit, porse jo gjithmonë skema është funksionale. Por a mund të jetë fakti i rëndësisë së rotacionit poli-tik, kushti i vetëm që opozitarët ta flejnë mendjen për fitore? Vështirë të mjaftojë kaq. nëse i rikthehemi kujtesës tetë viteve të shkuara, vërtet që socialistët ndjeheshin të lodhur e të konsumuar nga qeverisja e tyre, por njëkohesisht opozita e udhëhequr asokohe nga Berisha ishte e etur për fitore. Ajo kish hapur disa beteja të ashpra në parlament duke e vënë në vështirësi qeverisjen e socialistëve që për disa muaj me rradhë u detyrua të qeverisë me zëvendësministra vetëm prej faktit e frikës se nuk i bënte dot numrat në Kuvend. PD e atëhershme, u tregua energjike dhe deri në ditën e zgjedhjeve diti të mbledhë rreth vetes turma njerëzish që u shndërruan në vota, vetëm me idenë e ndryshimit e të luftës kundër korrupsionit.

Ajo cfarë ndodhi tetë vite të shkuara, përveç faktit his-torik, mund të shërbejë njëkohesisht edhe si kujtesë për ta krahasuar se cfarë ndodh sot me opozitën e tanishme. Dhe nëse PD është e konsumuar në qeverisje ashtu si socialistët dikur, të çudit fakti se edhe PS është po aq e konsumuar në opozitarizmin e saj. Viti 2012 ishte një shembull i qartë i kësaj apatie.

Dilema, se kush do të marrë në dorë drejtimin e ven-dit, tashmë ka zënë rrënjë jo vetëm në kampet e pro-tagonistëve të betejës elektorale, por edhe tek qytetari i thjeshtë, i cili, me votën në dorë, duket i pasigurtë se kujt duhet t’ia besojë delegimin e pushtetit. Vetë sondaz-het e para mbi rezultatin zgjedhor, dëshmojnë pikërisht se diferenca midis dy palëve është aq e ngushtë, sa edhe marzhi i gabimit me shifrat lë të hapur mundësinë e fitores, si majtas ashtu edhe djathtas.

nëse diferenca është kaq e papërfillshme, e gjitha kjo nuk mund t’i atribuohet thjesht sistemit zgjedhor, siç gjy-kohet përgjithësisht, sesa një fenomeni të ri në realitetin shqiptar; atë të mosbesimit ndaj klasës politike. Të lod-hur nga piruetat politike, tensionet e pashkak për efekt të lojës, përdorimit të trashë e brutal të institucioneve, ale-ancave dhe prishje pazaresh pa moral ku interesi pub-lik është i fundit që merret në konsideratë,qytetarëve të thjeshtë po u rezulton se midis tyre dhe klasës poli-tike është krijuar një hendek i thellë. në rast se do të merrnim një shembull krahasues me zgjedhjet në Itali, mund të thuhet me plot gojën se shqiptarët e pakënaqur nga përfaqësuesit e tyre politikë do e kalonin shumë më tepër shifrën e 25% të arritur nga lëvizja Grillo. Çështja është se kjo votë proteste nuk ka ku të shkarkohet. nuk ekziston as ndonjë lëvizje që ta organizojë, formalizojë e institucionalizojë këtë pakënaqësi, dhe në horizont, (të paktën edhe për shumë kohë pas 23 qershorit), nuk duket as ndonjë alternativë tjetër shpresëdhënëse. më e shumta që mund të pritet është që një masë e konsider-ueshme të pakënaqurish nga klasa politike të refuzojë të votojë, por kjo gjithësesi nuk prodhon asgjë pasi nuk përfshihet në rezultat. Shqiptarët pra, janë të destinuar, apo dhe të dënuar (sipas këndvështrimit) që të votojnë sërish midis menusë së gjellës së zakonshme e që u është servirur prej kohësh.

Ajo çfarë i mungoi edhe njëherë arenës politike më 23 qershor është shfaqja e një force që di të përthithë besueshmëri e që mund të shndërrohej në shpresë për të pakënaqurit nga një tranzicion i stërgjatur 22 vjeçar. natyrshëm kjo nuk do të ishte e thjeshtë, pasi në një vend si i yni, ku shoqëria civile është e atrofizuar dhe pa peshë në opinion publik dhe në presimin ndaj abuzivizmit në politikë, një lëvizje populiste që merr hov për të dënuar korrupsionin, mangësitë qeverisëse e administrative, mos efiçencën e sistemit të drejtësisë, kaosin politik dhe mungesën e reformave për të përballuar krizën ekonomike, nuk do ta kishte jetën të gjatë. Është fakt, se ky popull është ngritur në protestë vetëm kur ia kanë kërkuar forcat politike, por jo se e ka ndierë veten të shtrënguar nga rritja e papunësisë apo ngaqë xhepat po i zbrazen përditë e më shumë. Por gjithësesi, mbetet të shpresojmë... Së paku, rrezikut të modelit nacionalist, të importuar nga prestigjiatorë vendas politikë për të mbledhur vota të lehta, i doli shpejt boja dhe shqiptarët e kuptuan drejt se hallet e tyre mbeten po ato, pavarësisht fishekzjarreve nacionaliste.

një gazetë e drejtpërdrejtë për ju

23 QERSHORI DHE DILEmA E VOTËS

Diferenca kaq e papërfillshme midis protagonistëve të 23 qer-

shorit, dëshmon një fenomen të ri në realitetin shqiptar, atë të mos-

besimit ndaj klasës politike

Në misionin e saj, IMPAKT do të jetë gazeta që do të përpiqet t’i japë

lexuesit një perspektivë të hapur konceptualizuese të realitetit që jetojmë e përjetojmë fizikisht dhe emocionalisht,

perspektivë aq e nevojshme për t’a shndërruar individin dhe shoqërinë në protagonistë të gjegjshëm të rrugës e

të fateve të përbashkët të tyre.

Plator Nesturi

E Enjte,9 Maj 2013www.impakt.al12 REKLAmA

EPA 14

Stili jo i shëndetshëm i të jetuarit, stresi, ndotja e mjedisit, të ushqyerit jo të rregullt, gjendjet emocionale të veçanta, janë të gjithë faktorë që vënë në provë të vështirë mëlçinë në organizmin e njeriut.

Për parandalimin e efekteve toksikë dhe të shqetësimeve hepatobiliare që mund të shkaktojnë këta faktorë, vjen sot në ndihmë ky produkt i rrallë në llojin e vet, i studiuar nga specialistë italianë për të bashkuar në një të vetme traditën salutistike të mjekësisë së lashtë vedike e asaj mesdhetare nëpërmjet teknologjive shkencore në avanguardë.

Medica – Tiranë – Tel. 042345189email: [email protected]

Që nga sot i disponueshëm eskluzivisht pranë:

E Enjte,9 Maj 2013www.impakt.al 13InTERVISTA

zoti mandalà, në ç’fazë është evolui-mi i gjuhës shqipe?

Është në një fazë normale, por që ka shenja rreziku të dukshme, në kuptimin që politikat gjuhësore nuk janë të tilla që t’i sigurojnë standardit një jetë të shëndoshë. Ka shenja rrënimi që janë të dukshme, për shembull, duke shfletuar gazetat vërej se niveli është i ulët, ndikimi i gjuhëve të huaja është gjithnjë e më i fortë, jo vetëm nga pikëpamja leksikore, por dhe në disa trajta sintaksore dhe këto dukuri tregojnë mungesën e politikave gjuhësore, flas për didaktikën e gjuhës në shkolla dhe univer-sitete.

nisur nga këto ndryshime, çfarë ka humbur dhe çfarë ka fituar gjuha jonë në këto 20 vite?

Gjuhët janë si organizma të gjalla, fitojnë, humbasin dhe ndryshojnë gjatë kohës, por është e vështirë që ato të zhduken. Kur një gjuhë zhduket, zhduket një kulturë dhe kri-johet një vakum i thellë në historinë njerë-zore. Kështu ka ndodhur me gjuhët klasike dhe kështu do të ishte po të zhdukej dhe

intErviStE mE StuDiuESin arBërESh, proF. matEo manDala

hyjmë në popujt që ecin si gaforret

Prof.Mandala është dëshmi e gjallë e kulturës arbëreshe dhe mban lidhje të forta me Shqipërinë. Ndjek me interes të gjitha zhvillimet që kanë të bëjnë me çështjet alban-ologjike, kulturën dhe historinë e vendit të tij të origjinës. Studiuesi arbëresh, Mateo

Mandala, njëkohësisht profesor në Universitetin e Palermos, rrëfen për gazetën “Impakt” ndjesitë që ka lidhur me evoluimin e gjuhës shqipe, presionet për ndryshimin e standardit dhe vështirësitë që po hasin katedrat albanologjike në mbarë Europën. Flet për shenja të dukshme rrënimit të shqipes, por jo për tjetërsimin apo zhdukjen e saj. Debati mbi pre-jardhjen e shqipes nga ilirishtja thotë se është artificial, ndërsa mbron idenë se rrënjët e kulturës shqiptare duhen kërkuar në letërsinë arbëreshe dhe jo atë bektashiane. Shqipëria i ngjason me një gaforre që shikon drejt Europës, por që trupin synon ta shtrijë drejt Turqisë dhe kritikon qasjen neootomaniste te politikes dhe disa historianeve shqiptarë.

shqipja, por as ne as Zoti nuk e dëshiron që gjuha jonë të zhduket dhe nuk besoj se jemi në një rrezik të tillë. Forma në përgjithësi është ajo që siguron standardi. Që nga viti 1972 kanë kaluar 40 vjet, një periudhë ku gjuha ka siguruar një farë stabiliteti. Jam i mendimit se një shkrimtari apo një poeti duhet t’i lejohet pa asnjë dyshim referimi i dialektit apo i disa varianteve dialektore, sepse në këtë aspekt edhe gjuha fiton sepse merr shumë nga dialektet. Por kjo nuk do të thotë që standardi duhet ndryshuar.

nëse nuk mund ta ndryshojmë si mund ta përmirësojmë standardin e gjuhës shqipe?

një standard mund të përmirësohet duke rimarrë disa trajta që për arsye të ndry-shme janë mënjanuar. në qoftë se disku-tohet për infinitivin gegë, atëherë mund të shikohet si mund ta pasurojmë gjuhën shqipe. Dialektet arbëreshe kanë disa trajta që janë toske, por kanë edhe trajta të diale-ktit gegë dhe këto bashkëjetojnë mirë në të folurën arbëreshe. nuk kuptoj pse këto trajta gjysmë toske, gjysmë gege nuk mund të mbijetojnë edhe në gjuhën standarde.

ne për shembull kemi disa fjalë që na da-lin sipas gegërishtes, nuk themi zogu, por zoga, themi dhe qielli dhe qiella, pra edhe në femëror edhe në mashkullor. Problemin nuk e ka gjuha, problemin e kanë njerëzit dhe e kanë krijuar në mënyrë artificiale. Në qoftë se duam realisht që ta përmirësojmë gjuhën shqipe mendoj se këtë duhet ta bëj-në gjuhëtarët me debate shkencore dhe jo njerëzit e thjeshtë.

ju thoni që debati mbi gjuhën duhet bërë në nivel shkencor, por së fund-mi një nga katedrat e gjuhës shqipe në mynih është mbyllur?

Ka pasur një reformë që përfshin tërë Eu-ropën. Për arsye ekonomike janë reduktuar fondet, janë riorganizuar katedrat. Kup-tohet që aty pati një ndërhyrje që mësim-dhënien e gjuhës shqipe e ka penguar në një farë mënyre. Katedra ekziston, kolegu im Bardhyl Demiraj është një nga shtyl-lat albanologjike në Europë dhe shpresoj që veprimtaria e tij të vazhdojë. Problemi është se katedrat albanologjike europiane nuk kanë shumë mbështetje nga Shqipëria apo tani mund ta themi edhe në shumës, nga shtetet shqiptare në Ballkan. Nuk flas vetëm për mbështetje financiare, edhe paratë janë të rëndësishme patjetër, por duhet në radhë të parë edhe një mbështetje morale dhe politike. Është çudi kur Turqia kërkon një rishikim të historisë dhe trego-hemi të gatshëm për ta pranuar, por nuk tregojmë të njëjtën gatishmëri kur katedrat albanologjike që bëjnë punën pro kulturës shqiptare nuk ndihmohen. Është një nga gjërat që mendoj se nuk shkon mirë dhe duhet ndrequr. Prandaj politikat kulturore duhet të kenë disa prioritete midis të cilave duhet të jenë edhe katedrat albanologjike që punojnë jashtë duke u dhënë mundësi organizmave universitare shqiptare të pa-raqesin projekte në këtë drejtim.

Së fundmi autoritetet turke kanë kërkuar që të rishikohet periudha otomane në tekstet shkollore të Sh-qipërisë dhe kosovës dhe ka një da-kordësi në parim për të ngritur një komision dypalësh. Si e vlerësoni këtë zhvillim?

Është një suprizë për mua, nuk e dija që ministria Shqiptare e Arsimit kishte pranuar kërkesën turke për rishikimin e teksteve të historisë. Kjo do të thotë se qeveria shqiptare po shkon në favor të neo-otomanizmit, s’ka më dyshime

Rrënjët e kulturës shqiptare mos i kërkoni te bektashizmi. Kultura dhe qytetërimi letrar shqiptar i ka rrënjët tek mjediset arbëreshe dhe kjo është një gjë që na nderon ne arbëreshëve ...

Katedrat albanologjike europiane nuk kanë shumë mbështetje nga Shqipëria apo tani mund ta themi edhe në shumës, nga shtetet shqiptare në Ballkan

Nga Leonard MItro

Matteo Mandala

E Enjte,9 Maj 2013www.impakt.al14

për këtë. Është një zgjedhje politike që duhet thënë me transparencë dhe kjo i duhet komunikuar edhe popullit. nuk kuptohet se përse midis dy ministrive duhet të ketë një marrëveshje kur ka studiues që janë në gjendje t’i bëjnë këto rishikime në mënyrë autonome dhe të pavarur e të lirë. Kjo është e papranueshme, e kam thënë disa herë dhe e përsëris, kur politika ndërhyn në çështje që janë shkencore, aty kemi një pengesë lirie që është shenja e parë për një rrënim total të demokracisë.

Çfarë të keqe ka rishikimi i periudhës otomane në tekstet e historisë?

Unë shikoj atë që po ndodh sot dhe ajo që po ndodh sot është se studiuesit shqiptarë u kanë falur autoriteteve të huaja fushën e tyre. një ditë të bukur ka dalë një politikan i huaj që ka kërkuar rishikimin e teksteve të historisë dhe një pjesë e studiuesve sh-qiptarë mendojnë se ajo kërkesë është legji-time. Unë u bëj një pyetje kolegëve dhe u them: Ju nuk e kishit vënë re më parë se tekstet e historisë që lidhen me Perandorinë Osmane kishin këto gabime? Ishte e nevo-jshme të vinte ministri turk që të thoshte se tekstet shkollore duhen riparë? Problemi është tek politika, e cila ndërhyn me synime ideologjike të qarta, por fajin e kanë edhe ata që nuk vënë re gabimet e tyre.

kur thoni synime ideologjike çfarë keni parasysh?

Është brenda doktrinës që quhet neo-otomanizëm. neo-otomanizmi është një vizion gjeopolitik që synon të rikrijojë ato kushte që kishte dikur Perandoria Osmane duke rikthyer në një zonë me ndikim të qartë turko-otoman edhe ato vende sh-qipfolëse që dikur kanë qenë pjesë të per-andorisë osmane. mua si studiues nuk më intereson doktrina neo-otomane përveç atyre elementëve kulturorë, të cilët jam i detyruar që t’i di. Kjo doktrinë i intereson qeverisë turke dhe popullit turk sepse ata janë duke menduar për të mirën e tyre dhe kjo është një gjë legjitime. Pyetja që unë bëj është: kjo e mirë e popullit turk është e mirë edhe për popujt shqiptarë, po e për-dor në shumës se kemi 3 shtete ku banojnë shqiptarë. Kjo është një pyetje që u duhet

bërë shqiptarëve si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë e maqedoni. Është një kontra-diktë e hapur sepse nga njëra anë ka shumë shqiptarë që kanë një vizion eurocentrik dhe kokën e kanë të kthyer nga perëndimi

dhe nga ana tjetër duket sikur trupi i Sh-qipërisë kërkon të shtrihet në drejtim të kundërt. në historinë e njerëzimit ka ras-te të tilla kur popujt ecin si gaforret, me kokën e kthyer në njërën anë dhe trupin e

Një standard mund te përmirësohet duke rimarrë disa trajta që për arsye të ndryshme janë mënjanuar. Në qoftë se diskutohet për infinitivin gegë, atëherë mund të shikohet si mund ta pasurojmë gjuhën shqipe

Ministria shqiptare e arsimit pranon kërkesën për rishikimin e historisë

kthyer në anën e kundërt. në këtë gjendje është Shqipëria sot.

është vetëm Shqipëria që ka këtë qas-je apo dhe arealet e tjera në kosovë e maqedoni kanë një prirje të tillë?

Besoj se ka gjëra që nuk shkojnë, por nuk jam njohës aq i mirë i realitetit atje.

le të kthehemi te gjuha shqipe dhe konservimi që i është bërë asaj nga arbëreshët e italisë?

Gjuha arbëreshe është objektivisht e dis-tancuar nga zhvillimet e shqipes së sotme sepse arbëreshët nuk jetojnë në një mje-dis shqipfolës. mjedisi ku ata jetojnë është plurilinguist dhe kontaktet me italishten dhe dialektet e saj krijojnë një situatë gjuhësore që është e veçantë dhe kjo është një dukuri që është studiuar. Edhe ar-bëreshët e kanë problemin e një standardi dhe prandaj përpiqen t’i afrohen standar-dit të vendosur në ‘72-in me synimin që duke filluar me një alfabetizim të gjuhës në shkolla dalëngadalë të arrijnë te mësim-dhënia dhe studimi i standardit shqiptar. me pak fjalë, duhen ruajtur dialektet ar-bëreshe, por njëkohësisht duhet ruajtur edhe standardi.

ka një debat së fundmi për vazh-dimësinë e shqipes nga ilirishtja. Si e shihni këtë polemikë?

Shqipja është një nga gjuhët më të rëndësishme të familjes indoevropiane, prandaj ka tërhequr vëmendjen e shumë gjuhëtarëve. Është një debat që nisi, po ta perifrazoj me një shprehje që i përket kri-tikës letrare, si një t’huajëzim, si diçka që u zbulua rastësisht. Kur flitet për prejard-hejn e shqipes nga ilirishtja, flasim për një nga tezat më të përhapura në studimet gjuhësore të shekullit të kaluar. Fakti që profesori i historisë, zoti Shmid e ka vënë në dyshim bashkë me disa kolegë gjuhëtarë, fillimisht më krijoi një habi, pasi hipoteza e prejardhjes së shqipes nga ilirishtja është e propaganduar kryesisht nga studiues gjer-manë, madje në shekullin e kaluar pati një teori që quhej paniliriste dhe përfshinte jo vetëm shqipen, por edhe gjuhë të tjera të viseve ballkanike. A duhet marrë kjo si një polemikë ndaj gjuhëtarëve shqiptare si Ça-bej, kjo më duket diçka e stisur. Pse thuhet që shqipja rrjedh nga ilirishtja? Thuhet kështu sepse ka disa dëshmi që tregojnë një bashkëpërkim mes ilirishtes dhe shqipes, por studiuesit e dinë mirë që nuk kemi aq dëshmi të mjaftueshme për të thënë se ç’gjuhë ishte ilirishtja dhe nëse shqipja është vërtetë një pasardhëse e ilirishtes.

në librin tuaj më të fundit, “Studime filologjike për Letërsinë Romantike Arbëreshe” ju flisni për rolin e madh të mjedisit arbëresh në kulturën le-trare shqiptare. po sot a ka ndikim të kulturës arbëreshe në letërsinë sh-qiptare?

Për letërsinë arbëreshe mund të them se nuk është njohur mjaft në aspektet e saj më prodhimtare. ne kemi sot e kësaj dite letër-si që prodhon akoma vepra, kemi autorë që janë shumë prodhimtarë por që janë njo-hur shumë pak. Arbëreshët janë një nga 12 pakicat e njohura nga shteti italian që kanë prodhuar letërsi. Kultura letrare shqiptare, qytetërimi letrar shqiptar i ka rrënjët tek mjediset arbëreshe dhe kjo është një gjë që na nderon ne dhe që duhet thënë në mënyrë të hapur dhe për t’u ballafaquar në mënyrë dinjitoze me tendencat që na kanë çuar deri tek bektashizmi për të gjetur rrën-jët e identitetit shqiptar.

DEBati

Propozimi i autoriteteve turke për rishikimin e historisë sa

i përket periudhës otomane ka hapur një debat të madh në qarqet akademike, duke mos lënë indifer-ent edhe faktorët politikë në vend. Sipas relacioneve zyrtare të min-istrisë sonë të jashtme pala turke ka shprehur pakënaqësi lidhur me trajtimin që i bëhet historisë në tekstet tona shkollore, veçanërisht periudhës së shekullit XV. Ajo ka kërkuar të zhvillohen konsulta të përbashkëta midis specialistëve për trajtimin e kësaj çështjeje. Por ajo që nuk është thënë publikisht dhe që pritet të krijojë sërish polemika është gatishmëria e qeverisë sh-qiptare për të pranuar kërkesën e palës turke, por pa e thënë këtë publikisht. Sipas një relacioni zyr-tar të ministrisë sonë të jashtme, hartuar në kuadër të vizitës së një politikani të lartë të Shqipërisë në Turqi vetëm një muaj më parë, konfirmohet se ministria shqiptare e arsimit ka përparuar në negociata me palën tuke. Kështu në relacion thuhet, MASH është treguar e gatshme që grupet e specialistëve të takohen në çdo kohë, në Tiranë ose në Ankara. Një nga çështjet në

diskutim mes historianëve është nëse perandoria otomane ishte një perandori pushtuese apo adminis-truese e territoreve dhe popullsive që banoheshin prej tyre. Një pjesë e historianëve turq pretendojnë se osmanët nuk ishin vetëm turq, por një popullsi e përbërë nga grupe të etnive të ndryshme, mes të cilëve edhe shqiptarët muslimanë. Në një fjalim të tij në Sarajevë në vitin 2009, ministri i jashtëm, turk Ahmet Davutoglu deklaroi se nëse nuk do të kishte ekzistuar tradita otomane, egjiptianët nuk do të kishin njohur asnjë shqiptar, duke marrë si shembull reformatorin me origjinë shqiptare Muhamed Ali, i cili qeverisi Egjiptin përmes dinastisë së tij.

InTERVISTA

E Enjte,9 Maj 2013www.impakt.al 15

Shuhet “Papa” i politikës italiane

në orën e drekës, gjithnjë vendim-tare për Italinë, vdiq në Romë, të Hënën më 6 maj, Xhulio Andreoti:

tashmë 94 vjeçar, mbetej në pozitën “sui generis” të Senatorit të Përjetshëm, pas të qënurit për 7 herë Kryeministër dhe 26 herë ministër i qeverive të Italisë, një rekord autentik i jetëgjatësisë politiko-in-stitucionale.

Për herë të parë në Itali funerali, i kry-er në formën private dhe pa nderimet solemne dhe ceremoniale të shtetit, u sho-qërua, në vend të toneve të zakonshëm mirëdashës e gjer edhe të “shenjtërimit” të të vdekurit, nga komente, pjesa më e mad-he e të cilave ishin kritike dhe idhnake.

në veçanti, nuk mungoi të theksohen (gjithsesi, kjo është ende temë e debatit të gjallë e të ashpër në Itali), anët plot dritëhije të personazhit, “filli i pashkëputur” i një logjike thjesht në funksion të lojës së pushtetit, duke filluar nga marrëdhëniet organike me Vatikanin në ato paralele me Partinë Komuniste Italiane, nga aleanca e ngushtë me SHBA në marrëdhëniet paralele me botën arabe e në veçanti me palestinezët. Përveç anëve të errëta, siç janë marrëdhëniet e tij me Mafian apo roli i tij në “çështjen morò” më 1978, objekte të hetimeve të shumtë e të disa proceseve penalë, të përfunduar në atë mënyrë që të mos lejojë, deri në këtë moment, të arrihet në përfundime të caktuara. E gjithë kjo, në krahasim me aspektet e pamohueshëm, por më pak substancialë, të ndriçuar, që kanë të bëjnë me aksionin dhe veprën e tij si njeri qeverisës i vendit, duke filluar nga paslufta e deri në fillim të viteve ’90-të.

E kështu, ndërsa kritizerët e tij kanë vënë theksin në aspektet dhe profilet e ci-nizmit, të transformizmit, të shpërfilljes, të instrumentalizimit të fesë katolike dhe të lëvizjeve kishtare, mbështetësit e tij kanë theksuar dhuntitë e pamohueshme të ekuilibruesit, të realizmit, të mediatorit.

Të dy anët qëllojnë në shenjë e përshkru-ajnë parabolën e jashtëzakonshme: Xhulio Andreoti ka përfaqësuar, siç është vërejtur imtësisht, më të mirën dhe më të keqen e Qytet–Shtetit të tij (Roma, kryeqytet i Re-publikës Italiane dhe njëkohësisht i Shtetit të Vatikanit), të Demokracisë Kristiane italiane (edhe pse Ai nuk kish qënë asn-jëherë lider politik…) e të tërë Italisë.

E padyshimtë duket gjithsesi, të qënit e tij një kampion autentik, në skenën itali-ane dhe atë euromesdhetare, i “realpo-litikës”, ndoshta pararendësi i vërtetë i politikës postideologjike, aktualisht dom-inuese. Themelore mbetet, të qënit e tij një shprehje pekuliare e “romanitetit”, por (duhet qartësuar) në ç’drejtim? Kujt “ro-maniteti”?

Presidenti Xhiorxhio napolitano ka thënë se është tepër herët për të dhenë një gjykim, përfundues e përfundimtar: gjë që vetëm Historia, me instrumentet e saj dhe me shtrirjen e saj në kohë do të mund ta bëjë. Është pikërisht kështu: midis idealtipit të “të fundmit prej romanëve të lashtë” dhe “të parit prej italianëve të sotëm”, vendi i tij në histori duket mjaft i qartë.

Xhusepe GrAZIANo

Viktor MArko

Zgjedhjet e fundit politike në Italinë fqinje, më të lodhshmet në tërë historinë politike të pas ndryshimeve epokale të fil-

limit të viteve ’90-të në këtë vend, nxorrën më së miri në pah krizën e përzgjatur politike dhe ekonomike që po përjeton një ndër fuqitë më të mëdha të kontinentit europian dhe të botës (vend anëtar i Tetëshes) dhe një nga demokracitë më të kon-soliduara tashmë në Kontinentin e Vjetër.

Është fakt i pamohueshëm se qeveria teknike e mario montit, nëpërmjet asaj që në zhargon quhet “lavoro sporco”, arriti të sjellë disi në normalitet bilancet e brendshëm e të jashtëm të Italisë dhe referencat e tyre të lidhur me parametrat e BE-së. Janë të shumtë italianët që nuk rreshtin së shprehuri ankesat e tyre të pafund nga operati i kësaj qeverie transitore, por e vërteta është se vetëm nëpërmjet masave të tilla shtrënguese, të përkufizuara nga një pub-lik i gjerë si masa që kanë shtrydhur “lacrime e sangue” (“lot dhe gjak”) Italia rifitoi dinjitetin dhe besueshmërinë ndërkombëtare që situata e mëparshme e kish dëmtuar si në nivelin politik ashtu edhe në atë të tregut.

Koha e shkurtër në dispozicion dhe një sërë mekanizmash të komplikuar që edhe normalisht kushtëzojnë së tepërmi politikën italiane, bënë që qeveria monti të mos shënonte dot një kthesë vendimtare në rritjen ekonomike të vendit apenin dhe sidonos të mos kryente reforma strukturore të tilla, të kërkuara nga shoqëria, që nxisin hapjen dhe rritjen cilësore të vendit.

Kjo ka sjellë që si perceptimi i krizës, ashtu edhe rrjedhojat reale të saj, të dominojnë realite-tet ekonomikë e socialë të vendit, duke i lënë kështu qeverisë së sapozgjedhur të kryeministrit aktual Leta një barrë jo të lehtë përsipër.

mirëpo, a do ta ketë jetën të gjatë qeveria e re?Edhe pse italianët janë tashmë të mësuar me

jetën e shkurtër të shumë prej qeverive të më-parshme të tyre, në vitet e fundit mundën të shijojnë guston dhe të eksperimentojnë avan-tazhet e një qeverie stabël që governon vendin për një legjislaturë të tërë. Është një kulturë relativisht e re për Italinë, ndaj edhe askush nuk vë bast mbi kohëzgjatjen e qeverisë Leta. Çështjet e diskutueshme në parim janë të shumta e të mprehta e ato lidhen me reformat strukturore që mund t’i lejojnë sistemit politik të pro-cedojë i qetë apo nën vibrimin dhe presionin e vazhdueshëm të forcave e të grupeve të ndryshme të interesit. Barazia pothuajse e plotë e tre forcave kryesore politike që dolën nga zgjedhjet e fun-dit duket se është vështirësia kryesore në procedimin e qeverisë Leta. Qëndrimet e tipit “kërrabë që anon gjithnjë nga vetja”, mos arritja e kompromiseve dhe, si pasojë, moskryerja apo vonesa e gjatë në ndërmarrjen e reformave substanciale, përpos energjive të çmuara që humbin në këtë proces të tejzgjatur, mbajnë nën ten-sion jo vetëm interesin e publikut reformëdashës italian, por edhe Europën dhe tregjet ndërkombëtarë. Zhvillimet e skenarit italian janë sot një tregues i durueshmërisë së vetë Bashkimit Europian.

nën këtë optikë, shumëkush nuk është i sigurtë nëse ekzekutivi i ri i Italisë do t’i shërbejë këtij vendi si një mekanizëm me aftësi reale reformuese apo si një mekanizëm po aq provizor, në mos më shumë, që do t’a çojë vendin përsëri drejt zgjedhjeve të reja me për-fundime që garantojnë më shumë aftësi qeverisjeje?

italia, domosdoshmëri për reforma të thellaKëtë pasiguri e përforcon shtrirja si horizontale, ashtu edhe ajo

vertikale e perceptimit të prekarietetit. Kjo situatë, ashtu si edhe ajo menjëherë pararendëse e saj, ka

rithirrur në plan të parë rolin e Presidentit të vendit, Xhiorxhio Napoletano, një figurë e jashtëzakonshme e Italisë dhe e Evropës së sotme, i cili përdori dhe vazhdon të përdorë me mjeshtëri të gjitha levat kushtetuese dhe normative për të nxjerrë vendin nga hullia politike dhe për ta vënë atë në brazdën e një politike normale me aftësi reformuese mbi ekonominë dhe shoqërinë. Duket se aktualisht vetëm një figurë e tillë si Napoletano është në gjendje të kompensojë, në planin e brendshëm dhe atë të jashtëm, dobësitë e ekzekutivit italian dhe stanjacionin që sjellin konfliktet dhe debatet midis aktorëve kryesorë të politikës aktuale.

Problemi themelor italian është i lidhur me vetë rolin parësor të ekzekutivit, me politikën e tij buxhetore dhe reformat që i duhet të ndërmarrë. në bazë të kushtetutës italiane, në këto sfera, ndërhyrja e drejtpërdrejtë e Presidentit është e kufizuar kështu që atij i duhet të përdorë levat politike në dispozicion. Lufta kundër shpërdorimeve, abuzimeve dhe shpenzimeve të tepërta në administratën e lartë, të mesme e në bazën e saj si dhe ulja e kostos kompleksive të politikës

janë ekzigjenca të publikut të gjerë ndaj të cilave duket se Presidenti napolitano ka një qasje shumë të ndjeshme e për këtë ka një mbështetje shumë të gjerë.

Të përjetuarit nga afër e klimës politike dhe institucionale aktuale italiane të sjell ndër mend shumë elementë të periudhës së rënies së të ashtuquajturës “Republikë e parë”, gjatë së cilës, monumente të vërtetë të skenës poli-tike italiane si Andreoti e Kraksi u përcollën, me pambuk apo me gurë, gjer tek dera e daljes së politikës nëpërmjet procesit gjyqësor “Duar të pastra”. Klasa e re politike që doli nga ky transformim kish brenda tharmin e politikës së vjetër, ndaj nuk shënoi ndryshimet e pritura në mentalitetin dhe në stilin politik si dhe në kapacitetin e saj për të ndërmarrë reformat e duhura strukturale. Pasojat e kësaj paaftësie i vuan sot ekonomia italiane, një ndër më të rëndësishmet e kontinentit.

Kriza e sotme e ekonomisë italiane bëhet më shqetësuese ngaqë është pjesë e rëndësishme e sistemit të ekonomisë globale e bashkë me të edhe të procesit të globalizimit në tërë kompleksin e tij.

në tërë këtë kuadër, shpresa e vetme qëndron vetëm në kapacitetin e jashtëzakonshëm të kësaj ekonomie për të rimarrë veten, në potencialet e saj të jashtëzakonshëm dhe në natyrën krijuese e realizuese të njerëzve të thjeshtë italianë e të sipërmarrësve të vegjël e të mesëm të këtij vendi.

Këto realitete, vitalë në mentalitet dhe në potencial, kanë nëvojë vetëm që politika e vendit të reformojë raportet e tyre deri më tani fiskalisht dhe teknikisht të rënduara me shtetin, shoqërinë dhe sis-temin ekonomiko-financiar në të cilin ndodhen. E kjo do të thotë reforma, reforma të guximshme që stimulojnë rritjen e vërtetë. Italia është një vend me institucione demokratike dhe ekonomi të struk-turuar mirë dhe faktet e historisë tregojnë se ajo ka ditur të jetë e pranishme për vetveten dhe për Europën e Bashkuar në momentet krucialë. E nëse një vend i rëndësishëm europian si Italia ndjen nevo-jën për reforma të thella, do të thotë se ato duhen ndërmarrë edhe në nivelin evropian. nuk mund të ketë reformim të Italisë pa riformim të BE-së dhe anasjelltas. Do të thotë se vetë Europa duhet të bëjë zgjedhje e të gjejë zgjidhje vendimtare për të ardhmen e saj.

Është koha që Italia të shndërrojë krizën e besimit e të modelit të saj ekonomik në një projekt fitues kombëtar dhe evropian

një njeri i madh i pushtetit apo edhe një burrë i madh shteti? një kampion i cinizmit apo vetëm i realizmit, e gjer edhe pararendës i tipit politik postideologjik? XHULIO ANDREOTI (Romë, 1919 – 2013)

PROFIL

E Enjte,9 Maj 2013www.impakt.al16 BOTË - RAJOn

kuFijtë

pakti detar me greqinë rihapet në shtator

Diskutimet për kufijtë në Ballkan duket se nuk lënë

jashtë edhe Shqipërinë. ndo-nëse relativisht “larg” tensioneve ndëretnike, dhe klimës së acaru-ar, Tirana zyrtare ka të paktën dy draft-marrëveshje për kufijtë të cilat duhet që t’i përmbyllë me fqinjët. Së pari është marrëveshja e shelfit-kontinental me Greqinë, krahas së cilës si subjekt që lidhet me kufijtë është edhe çështja e toponimeve në pasaporta, së dyti është marrëveshja ende e panisur për ndarjen e zonave detare dhe liqenore me malin e Zi. Së fundmi është edhe varianti hipotetik i një rishikimi për zonat liqenore me maqedoninë, që gjithësesi është një çështje që me gjasë nuk mund të hyjë së shpejti në axhendë. më i nxehti është pa-kti detar me Greqinë, jo vetëm për shkak të aktualitetit dhe peshës publike që ai ka fituar, por ngase Athina zyrtare ka depozituar së fundmi në OKB një dokument të detajuar për Zonat Ekskluzive Ekonomike, ku përfshihen edhe ato në detin Jon. një konferencë e zgjeruar për këtë çështje, para-shikuar të mbahej në muajin maj në Tiranë është pezulluar nga ministria e Jashtme.

marrëveshja e 19 prillit përmbyll ciklin e shkëmbimit të territoreve

Drejt njohjes përfundimtare të Republikës së Kosovës

një hap më larg nga e kaluara dhe për të dy vendet, një hap më afër Evropës”-kështu e perifra-zoi shefja e Politikës së Jasht-

me të BE, Catherine Ashton nënshkrimin e marrëveshjes së 19 prillit mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe në fakt, marrëveshja për parimet e normalizimit të marrdhënieve, është komentuar si një arritje që korrigjon ndjeshëm kontekstin konfliktual të rajonit ballkanik. Pavarësisht qasjeve të ndryshme, dyshimeve dhe nxitimit për të përfituar nga hapësira juridike që lejon pakti, në themel duket se ai ka siguruar perspektivën eu-ropiane të Kosovës, duke çliruar njëkohë-sisht Ballkanin nga zbatimi i parimit të shkëmbimit të territoreve. “U mbyll çështja e integritetit territorial të Kosovës dhe ha-pet rruga e njohjeve të reja. Unë jam i sig-urtë se fillimisht do të jetë Sllovakia që do njohë Kosovën, më tej Rumania dhe më vonë edhe Greqia”, tha për gazetën “Im-pakt”, ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panariti. në thelbin e vet ky pro-noncim mund të gjejë mbështetje edhe në deklarimet e fundit të ministrit të Jashtëm serb, mrkiç, i cili në datën 25 prill shprehej se “marrëveshja lejon vetëm anëtarësimin e Kosovës në organizatat rajonale, por jo në Këshillin e Europës dhe në OSBE”. një konstatim më shumë teknik, por nga i cili mund të lexohet mirë një ripërkufizim poli-tik dhe diplomatik ndërkombëtar për Ko-sovën. Thënë ndryshe, Beogradi zyrtar ka shkëmbyer garancitë thelbësore për pakicën serbe, apo të drejtën e tij për të qenë aktor i përhershëm në Kosovë me pranimin se “të paktën në Ballkan do të duhet të pranohet se

ka një shtet të ri”. Dy aktorë të tjerë rajonalë, Shkupi dhe Athina zyrtare kanë konfirmuar mbështetjen për paktin e arritur, i cili for-malizon atë realitet që në një aspekt, përbën një hallkë tranzitore historike për vetë Serbi-në, si firmë në fletën e fundit të epilogut ju-gosllav. “Greqia nuk e njeh Kosovën si shtet, por ne jemi në favor të perspektivës europi-ane të saj dhe ne do të ndihmojmë me çdo mjet në arritjen e këtij objektivi”, deklaroi zv.ministri grek Kourkoulas. Ajo çfarë mund të nxirret si konkluzion në terma afatshkurtër, është se Europa është

rikonfimuar si adresë dhe garanci e stabi-litetit ballkanik, për të gjitha vendet dhe se pasoja më e qartë për këtë është fakti se, pakti i 19 prillit ka detyruar Serbinë që dinamikat rajonale, politike, diploma-tike, apo edhe ato të sigurisë, t’i njohë dhe administrojë brenda suazës së një kornize juridike të pranuar botërisht. Ky stabili-zim i Europës si orientim duket se sjell benefite edhe për atë vetë, për sa kohë që pakti nuk ka gjasa të jetë shërbyer si mjet shkëmbimi për një hapje negociatash të pakushtëzuara për Beogradin. mrkiç nga

ana e tij në një intervistë dhënë në datën 7 maj ka pranuar “mundësinë e moshap-jes së negociatave”, për të shtuar se “edhe në një rast të tillë, ne do të rrimë në Eu-ropë”. në fund nuk mund të mos shtohet se arritja e marrëveshjes jep një shans edhe për qytetarët e Ballkanit dhe emancipimin e tyre politik, pasi normalizimi eliminon dimensionin e krizës ndërshtetërore që shpesh është katapultuar në skenën e brend-shme politike si alibi për të gjitha dështimet në ekonomi dhe rritjen mirëqenies. RE.PO

ndërsa dy fuqitë kryesore, SHBA dhe Rusia, kanë rënë dakord që të zhvillo-

jnë një konferencë të përbashkët për konf-liktin në Siri, zhvillimet në terren në këtë të fundit duket se po tejkalojnë parashikimet. nëse akuzat për përdorim të armëve ki-mike, aktivizuan një kurs të ri të diploma-cisë amerikane, duke afruar moskën drejt një dialogu me Uashingtonin, forcat qe-veritare të Presidentit Assad kanë përparur duke marrë një qytet strategjik që ndod-het në hekurudhën drejt Jordanisë. ndër-kohë bëhet e ditur se për dy ditë rresht, i gjithë vendi është përfshirë në një izolim hermetik me botën përderisa të gjitha lin-jat e internetit dhe komunikimit me botën janë shkëputur. Agjencia siriane e lajmeve “Sana” lajmëroi se kjo ka ardhur për shkak

luFtë DhE DiplomaCi në linDjEn E mESmE

Siria vetizolohet, assad ndërpret linjat e internetit

të një defekti në fibrat optike, por një gjë e tillë mbetet e pakonfirmuar. Por marrja e qytetit Khirbet Ghazale mund të sjellë imp-likime të gjera. Ai ndodhet në Rrafshnaltën Hauran, e cila zgjatet në Lartësitë Golan që mbahen nga Izraeli dhe para lufte, heku-rudha që kalonte në të ishte arteria krye-sore e tregtisë mes vendeve të Gjirit Persik, Europës dhe Turqisë. Këtu nisën revoltat e para dhe rënia e tij në duart e Assadit, la-jmërohet se ka ardhur për shkak të “brak-tisjes” që Jordania u bëri forcave opozitare.

Por është diplomacia ajo që duket se po dikton lëvizje të shpejta në teatrin e luftës. Goditjet izraelite të ditëve të fundit ndaj objektivave sirianë, mund të shihen edhe si paradhënie e asaj, që në një fazë të mëvonshme mund të ndodhë me Sirinë

nga partnerët perëndimorë të Tel-Avivit nëse Damasku do të përpiqet të zgjerojë rrezen e konfliktit. Dialogu mes moskës dhe Uashingtonit priret të të marrë në konsideratë situatën në terren, dhe për këtë arsye rënia e Khirbet Ghazale për-faqëson jo pak për forcat qeveritare të Presidentit Assad. Por ka edhe një zhvil-

lim të ri që gjithësesi hyn në lojë. Vetëm dje, u lajmërua amërpushimi dhe nisja e tërheqjes së rebelëve kurdë të PKK-së së Oçalanit nga Turqia jugore drejt Irakut Verior, një lëvizje e cila i jep Ankarasë një hapësirë të re reagimi ndaj Damas-kut, i ndodhur së fundmi në qendër të vë-mendjes ndërkombëtare.

E Enjte,9 Maj 2013www.impakt.al 17

Ajo çfarë kërkohet është solidariteti si alternativë e një përpjekjeje të përbashkët, nga një perspektivë e njësuar politike, për të promovuar rritjen dhe konkurencën në eurozonën si të tërë

EUROPA

Pas themelimit të Perandorisë Gjermane më 1871, Gjermanisë në Europë iu mvesh një “status gjysëm-hegjemonik” fatal - me fjalët

e Ludwig Dehios: “ajo ishte shumë e dobët për të dominuar kontinentin, por shumë e fortë gjithashtu për t’u përmbajtur”. Është në interesin e Gjermanisë që të shmangë rizgjimin e kësaj dileme, e cila u kapërcye vetëm falë unifikimit europian. Kjo është arsyeja pse çështja europiane, që është intensifikuar nga kriza, përfshin njëherazi edhe një sfidë politike të brendshme për Gjermaninë. Roli udhëheqës që i bie sot Gjermanisë, për arsye demografike dhe ekonomike, jo vetëm që po zgjon rreth nesh fantazmat e së shkuarës, por gjithashtu provokon zgjedhjen e një kursi nacional unilateral, apo edhe rendjen pas fantazimit të një fuqie si “Europa Gjermane”, në vend të një “Gjermanie në Europë”. ne gjermanët duhet ta kemi mësuar nga katastrofat e gjysmës së parë të shekullit të 20-të, se është në interesin tonë kombëtar që të shmangim përgjithmonë dilemën e një statusi të fuqisë gjysmë-hegjemonike, i cili vështirë se mund të mbahet pa rrëshqitur në konflikt. Arritja e Helmut Kohlit nuk është riunifikimi dhe ristabilizimi i një farë normaliteti kombëtar në vetevte, por fakti se kjo ngjarje e lumtur u shoqërua pazgjidhshmërisht, me promovimin e qëndrueshëm të një politike që e lidh Gjermaninë fuqishëm me Europën. Gjermania nuk ka vetëm interesa, në ndjekjen e politikës së solidaritetit; unë do të propozoja madje, se ajo ka një detyrim taksativ korrespondues me të.

E gjitha kjo mua më çon në pyetjen finale filozofike: çfarë do të thotë të tregosh solidaritet dhe kur ne kemi të drejtë të apelojmë për solidaritet? me një ushtrim të vogël në analizën konceptuale unë synoj të shfajësoj apelin e solidaritetit ndaj akuzave për moral të ngurtë, apo të qëllimeve të mira në drejtimin e gabuar, të cilat “realistët” kanë bërë rutinë t’u vënë shenjën e barazimit.

më shumë akoma, të tregosh solidaritet është një akt politik dhe aspak një formë morale e altruizmit, e cila në kontekstin politik është keqkuptuar. Solidariteti e humbet pamjen false të të qenit jopolitik, sapo ne mësojmë të dallojmë detyrimin për ta dëshmuar atë si pasojë e detyrimeve morale dhe atyre ligjore. “Solidariteti” nuk është sinonim i “drejtësisë”, qoftë kjo në sensin moral apo legal të termit.

ne apelojmë për moral dhe norma le-gale, “vetëm” atëherë kur ato rregullojnë praktika që janë në interes të njëjtë për të gjitha palët. normat, vetëm sa sigurojnë liri të njëjtë për të gjithë dhe respekt të bara-bartë për secilin. Sigurisht që ka gjithashtu edhe detyrime të veçanta. Të afëmrit, fqin-jët, apo edhe kolegët, mundet që në rre-thana të caktuara të presin më shumë, apo një tjetër lloj ndihme nga njëri-tjetri, nga ajo që vjen nga një i huaj. Këto detyrime të veçanta mund të vlejnë gjithashtu edhe në disa lloj marrëdhëniesh sociale. masa e këtyre detyrimeve pozitive shpesh nuk është e përcaktuar dhe sigurisht ato vari-ojnë sipas llojit, frekuencës dhe rëndësisë së raporteve korresponduese sociale. Kur një i afërt i largët takohet pas kaq vitesh me kushëririn e tij të befasuar dhe e ven-dos atë përballë kërkesës për një kontribut të madh financiar, për arsye se po përbal-

Solidaritet për të ruajtur Europën* Jurgen HAberMAs

let me një situatë emergjente, ai vështirë se mund ta shtrojë këtë kërkesë mbi bazën e një detyrimi moral; më së shumti ajo do të vijë si pasojë e një lidhjeje të llojit “etik”, që përmbahet në marrëdhëniet familjare.(në terminologjinë e Hegelit, rrënjosur në kon-ceptin e “Sittlichkeit, apo “jetë etike”). Duke i përkitur një familjeje të zgjeruar ai do të justifikojë në vështrim të parë (prima facie) detyrën për të ndihmuar, por vetëm në ras-tet kur marrëdhënia aktuale i paravendos si garanci pritmërinë p.sh që kushëriri mund të besojë në ndihmën e të afërmit, në rast se do të ndodhet në një situatë të ngjashme...Të tilla detyrime “etike”, të rrënjosura në lidhjet e komuniteteve ekzistues, të hershëm, lidhje tipike familjare, manifestojnë tre tipare: Ato hedhin bazën e ekzigjencave apo kërkesave të vetvetishme që shkojnë përtej detyrimeve morale apo ligjore. nga ana tjetër, kur vjen puna te motivi, pretendimi për solidaritet është më pak ekzigjent sesa forca kategorike e detyrimit moral; as nuk përkon madje me karakterin shtrëngues të ligjit. Urdhëresat morale duhen respektuar pavarësisht re-spektit për normën themeltare në vetvete dhe pa marrë në konsideratë pajtimin ose jo

të të tjerëve me to; ndërsa bindja e njerëzve ndaj ligjit është kushtëzuese në faktin se sanskionimi i fuqisë së shtetit siguron mi-ratim të përgjitshëm. në të kundërt, përm-bushja e një detyrimi etik, as nuk mund të bëhet forcërisht, por as kërkohet në mënyrë kategorike. Ai varet në fakt nga pritmëria e favoreve reciproke-dhe mbi besimin e këtij reciprociteti në kohë. në këtë kuptim, sjellja e paimponuar etike përkon gjithashtu me të mesmen e artë- apo me interesin afatgjatë. Dhe është saktësisht ky aspekt që Sittlichkeit ka të përbashkët me solidaritetin. Gjithësesi, ky i fundit nuk mund të bazohet te komu-nitetet parapolitike të tilla si familja, por vetëm në bashkime politike apo interesa të përbashkëta politike. Drejtimi i bazuar mbi solidaritetin presupozon kontesktet politike jetësore, që janë ligjërisht të organizuara dhe në këtë sens, janë artificiale. Kjo shpj-egon pse atributi i besimit që presupozohet nga solidariteti është më pak i qëndrueshëm sesa në rastin e sjelljes etike, sepse ky atribut nuk është siguruar thjesht përmes ekzist-encës së një komuniteti gati-natyror. Çfarë mungon në rastin e solidaritetit është mo-menti i konvencionalizimit në marrëdhëniet etike ekzistuese të trashëguara.

Koncepti i solidaritetit, së pari u shfaq në një situatë në të cilën revolucionarët apelonin për solidaritet në kuptimin e rindërtimit aktualizues të marrëdhënieve reciproke, që ishin të njohura, por që kishin pësuar çarje nga proceset e kalu-ara modernizuese. ndërsa “drejtësia” dhe “padrejtësia” ishin tashmë fokusi i kundër-shtive në qytetërimet e para të arsimuara, koncepti i solidaritetit është çuditërisht i vonshëm. ndonëse termi mund të gjur-mohet dhe haset deri te ligjet romake për borxhet, vetëm që nga Revolucioni Francez i 1789-ës, ai fitoi gradualisht një kuptim politik, megjithëse fillimisht i lidhur me slloganin e “vëllazërimit”. Britma e bete-jës së “vëllazërimit” është një produkt i përgjithësimit humanist të një modeli specifik të mendimit, gjeneruar nga të gji-tha religjionet e mëdha të botës-domethë-në të intuitës, se çdo komunitet lokal është pjesë e një komuniteti universal të të gjithë besimtarëve. Ky është sfondi i “vëllazërisë” si një koncept çelës i besimit të shekullari-zuar, që ishte radikalizuar dhe shkrirë me konceptin e solidaritetit gjatë gjysmës së parë të shekullit të 19-të, nga socializmi i

hershëm dhe mësimet sociale katolike. Deri edhe Heinrich Heine vijonte të përdorte konceptin “vëllazëri” dhe “solidaritet” pak a shumë në mënyrë sinonimike. Të dyja konceptet nisën të ndahen gjatë tronditje-ve sociale që ndodhën me afrimin e ka-pitalizmit industrial dhe lindjes së lëvizjes punëtore. Trashëgimia e etikës hebraiko-kristiane të vëllazërisë ishte shkrirë në kon-cpetin e solidaritetit , me republikanizmin që kishte origjinë romake. Orientimi drejt shpëtimit(sipas kontekstit kristian) apo emancipimit nisi të përzihej me atë drejt lirisë politike dhe ligjore.

nga mesi i shekullit të 19-të, një diferencim i përshpejtuar socio-funksional i shoqërisë i hapi udhën ndërvarësisë më të madhe përtej një bote ende paternaliste korporative dhe profesionalisht të shtresëuar. nën presionin e këtyre varësive reciproke funksionale, for-mat e vjetra të integrimit social u rrëzuan, për t’i lënë vendin antagonizmit klasor, të cilat në finale, sendërgjoheshin vetëm brenda zgjatimeve të integrimit politik të shtetit-komb. Apelet për “solidaritet” kishin origjinën e tyre historike në dinamikën e betejës së re klasore. Organizimet e lëvizjes punëtore me apelin e tyre të mirë bazuar për solidaritet, reaguan në rastin e krijuar nga fakti se presionet sistematike dhe kryesisht ekonomike, kishin hedhur pas raportet e vjetra të solidaritetit. Punëtorët ditorë, pu-nonjësit, ata pra që kishin mbetur pa një bazë sociale supozohej se do të formonin një aleancë që shkonte përtej marrëdhënieve të zakonshme të konurencës që gjenero-heshin nga tregu i punës. Kundërvënia mes klasave sociale të kapitalizmit industrial ishte më në fund institucionalizuar brenda ngrehinës së shteteve-kombe të konstituuara këto demokratikisht. Këto shtete europiane u vetëdijësuan për të tashmen e tyre si shtete të mirëqenies sociale vetëm pas katastrofave të dy luftrave botërore. në rrugën e globalizim-it ekonomik këto shtete e gjejnë veten kësaj radhe, të ekspozuar ndaj presionit shpër-thyes, të ushtruar nga ndërvarësia, që tan-imë heshturazi depërton kufijtë nacionalë. Pengesat sistematike edhe njëherë po vënë në diskutim marrëdhëniet e stabilizuara të solidaritetit dhe na detyrojnë ne të rindër-tojmë format e sfiduara të integrimit politik të shtetit-komb. Kësaj radhe, të papriturat sistematike të një forme të kapitalizmit, të krijuara nga tregje financiare të pakontrol-luara janë transformuar në tensione mes shteteve anëtare të Bashkimit monetar Eu-ropian. nëse dikush dëshiron të ruajë këtë bashkim, nuk mjafton më, pasi pabarazitë strukturore mes ekonomive nacionale, nuk lejojnë akordimin e huave ndaj shteteve të zhytyra në borxhe, në mënyrë që secili prej tyre të përmirësojë aftësitë konkuruese përmes përpjekjeve të veta. Ajo çfarë kërko-het është solidariteti si alternativë e një për-pjekjeje të përbashkët, nga një perspektivë e njësuar politike për të promovuar rritjen dhe konkurencën në eurozonën si të tërë. një përpjekje e këtillë do të kërkonte që Gjermania dhe disa vende të tjera të pra-nonin pasojat negative afat-shkurtër apo afatmesme të rishpërndarjes në funksion të interesit të vet afatgjatë-një shembull ky klasik i solidaritetit, të paktën në kuptimin e analizës që prezantova këtu.

*Titulli është redaksional. Shkrimi është shkëputur nga një leksion i

që filozofi gjerman mbajti në Leuven në 26 prill 2013. Titulli origjinal është: “Demokra-ci, Solidaritet dhe Kriza Europiane”

E Enjte,9 Maj 2013www.impakt.al18

100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë duhej të ishte një moment shumë i mirë për të reflektuar, për të thelluar njohuritë tona mbi veten tonë, si kemi

qenë, si jemi, përpos edhe për të nxjerrë mësime për të ardhmen e vendit. Sigurisht kur një shtet mbush një shekull jetë të pa-varur e ka mëse të ligjshme edhe të drejtën për të celebruar, festuar. Por, kam për-shtypjen se të gjitha këto u bënë keq, pra kemi të bëjmë me një rast të humbur për të thelluar dijet tona se çfarë kanë qenë këto 100 vjet për shtetin shqiptar dhe se cilat mund të ishin mësimet nga e kaluara. mendoj se historia përveçse dije u shër-ben njerëzve pikërisht edhe për të mësuar që të nesërmen ta bëjë më të mirë se të djeshmen. në këtë shkrim të shkurtër do të mundohem të bëj një analizë të përm-bledhur të pushtetit politik në Shqipëri dhe të ndryshimit të shqiptarëve gjatë këtyre 100 vjetëve. Dhe kur them “shqiptarët” kam në radhë të pare parasysh popullsitë shqipfolëse në këto treva, parë në aspektin historik, para dhe pas Pavarësisë. Kjo për faktin se “shqiptar” është një koncept krejt i ndryshëm dhe shumë i vonë, në kuptimin e identifikimit kolektiv dhe individual.

Shqipëria politikETrevat shqiptare para Shpalljes së Pa-

varësisë ishin toka që bënin pjesë në katër vilajete osmane, ai i Shkodrës, ai i Kos-ovës, ai i manastirit dhe ai i Janinës. Pra, ato territore që u përfshinë në shtetin sh-qiptar pas 1912 nuk kishin lidhje organike të natyrshme dhe historike midis tyre, sepse një pjesë e mirë e tyre bënin pjesë në njësi të ndryshme administrative os-mane. Shteti shqiptar u krijua si i tillë në radhë të parë sepse Perandoria Osmane u shemb në Ballkan, sepse Fuqitë e mëdha, në radhë të parë Austro-Hungaria dhe Ita-

100 vjEt Shqipëri politikE DhE kulturorE

Sfidat historike nga principata drejt Shtetit kombëtar shqiptar

lia kishin interes të formonin në Shqipëri të pavarur, parë në funksion të interesave të tyre hegjemonike në Evropën Juglindore, interesa që ishin antisllave dhe antigreke. nga ana tjetër, mendohej që ky shtet do të mund të përmbushte në njëfarë mase edhe përpjekjet e qarqeve nacionaliste sh-qiptare për t’u dhënë edhe shqiptarëve një shtet të tyrin, në një kohë kur kjo kishte ndodhur prej disa kohësh edhe me shtetet e reja Ballkanike në shek. XIX. ndonëse në shekullin e XIX dhe XX mendohej se shteti kombëtar ishte shtëpia e natyrshme e popujve, e shoqërive që kishin “elemente konstitutive” të përbashkët, që i bënin ata të dallueshëm nga njëri tjetri, dhe shteti-komb mendohej se ishte premisa më e mirë për progres, këto elemente varionin dhe nuk ishin gjithnjë njësoj. Herë pre-dominonte “elementi fetar”, herë “elementi etnik” dhe herë “elementi kulturor”. Pra, kombet moderne, në ndryshim nga ajo që trumbetohet, nuk janë entitete të natyr-shme, por produket interesash dhe rretha-nash historike të caktuara. në këtë kuptim “shqiptarët” do të krijoheshin të tillë duke u mbështetur në “elementin etnik” në ar-gumentin se shqiptarët kanë të përbashkët gjuhën, “gjakun”, traditat, dhe jo fenë, e cila

ishte e ndryshme. megjithëse “elementi fe-tar” nuk ka qenë përjashtuar nga konsider-atat për të krijuar një shtet shqiptar, mund të themi se Shqipëria dhe “shqiptarët” mund të ekzistonin si të tillë vetëm duke e tejkaluar kriterin fetar dhe duke theksuar faktin e gjuhës, e prejardhjes dhe traditave të përbashkëta, etj.

një dallim i rëndësishëm i asaj që në lit-erature njihet si “Lëvizja Kombëtare Shqip-tare” me ato të vendeve të tjera ballkanike ishte fakti se reagimi i shqiptarëve, në fund të shek. XIX dhe fillim të shek. XX, nuk ishte kundër Perandorisë Osmane si e tillë, por kundër shëmbjes së sundimit të saj në Ballkan. njëlloj si edhe boshnjakët, popull-sitë shqipfolëse ishin populli ballkanik me shumicën më të madhe myslimane, dhe si të tillë lidhjet me Perandorinë Osmane ishin më të forta. ndarja nga ajo do të tho-shte ekspozim ndaj kërcënimit të rënies nën një sundim të huaj të krishterë, si p.sh. serb ose grek, i cili do të ishte shumë më i egër dhe diskriminues ndaj popullsive mys-limane. Eksperienca e kishte treguar që kur shtetet e reja të krishtera ballkanike kishin fituar pavarësinë e tyre nga Perandoria Os-mane në shek XIX, siç ishin serbët, grekët, bullgarët, një ndër veprimet e para ka qenë

dëbimi i popullsive myslimane që banonin prej kohësh në territoret e tyre, ose diskri-minimi dhe asimilimi me forcë i tyre.

Prandaj, qarqet nacionaliste shqiptare asnjëherë nuk e kanë parë variantin e pa-varësisë së plotë të Shqipërisë nga Peran-doria Osmane si diçka të natyrshme dhe aq më pak pozitive. Gjithmonë në konsideratë është marrë varianti i autonomisë brenda Perandorisë Osmane për tokat e banuara nga popullsitë shqipfolëse, që në rast të shkatërrimit të Perandorisë Osmane kufi-jtë “shqiptarë” të ishin të qartë dhe të evi-tohej copëtimi i “tokave shqiptare” midis shteteve të krishtera ballkanike. Pavarësia e Shqipërisë, në këtë kuptim, nuk ishte një aspiratë shekullore e popullit shqiptar, por kryesisht një produkt rrethanash të caktuara historike, do të thotë shembja e sundimit të Perandorisë Osmane në Ball-kan gjatë Luftrave Ballkanike, dhe kom-binimi i këtyre rrethanave me interesat e Fuqive të mëdha që në këtë kohë po men-donin të krijonin një principatë të pavarur neutrale shqiptare nën influencën e tyre.

Përgjithësisht studimet shqiptare bëjnë një ndarje si të ndarë me thikë të peri-udhave kryesore historike të Shqipërisë dhe shqiptarëve, e cila, për mendimin tim, duhet marrë si konvencionale dhe si objekt i kritikës historiografike. Peri-udha që na intereson në këtë pikë ka të bëjë me “periudhën e Pavarësisë 1912-1939”, pra kjo periudhë konceptohet si ajo e një shteti të pavarur dhe shihet si një trajektore lineare progresive, si përm-bushje e aspiratave të popullit shqiptar për pavarësi dhe si një rrugëtim që i çon shqiptarët drejt diçkaje më të mirë për-para. Ky, për mendimin tim, është një konceptim historicist dhe teleologjik, që i shikon gjërat e kaluara nga perspektiva e kohës së sotme dhe e shikon zhvillimin historik si logjik, racional, kurse një his-torian duhet para së gjithash të kuptojë frymën e kohës që studion.

Nga Artan Puto

Shtetit shqiptar i është dashur një periudhë relativisht e gjatë për vendosur pushtetin e tij në krejt territorin administrativ, ndonëse hapësira që zinte ky territor ishte e vogël. Kjo për faktin se pop-ullsia shqipfolëse që u përfshi në këtë territor nuk e shihte domos-doshmërisht autorite-tin e shtetit shqiptar si diçka miqësore me të cilin duhej pajtuar në mënyrë të natyrshme

Megjithëse “elementi fetar” nuk ka qenë përjashtuar nga konsideratat për të krijuar

një shtet shqiptar, mund të themi se Shqipëria dhe “shqiptarët” mund të ekzistonin si të tillë

vetëm duke e tejkaluar kriterin fetar dhe duke theksuar faktin e gjuhës, e prejardhjes dhe

traditave të përbashkëta

DEBAT

E Enjte,9 Maj 2013www.impakt.al 19

mendoj se nëse do të studiohej Sh-qipëria në këto 100 vite jetë nga pikëpamja politike dhe si shtet

i pavarur, kjo ndërmarrje duhej të përf-shinte këto aspekte a) shtrirja e pushtetit politik të shtetit shqiptar në krejt territorin e caktuar për të, b) konsolidimi i institu-cioneve politike dhe krijimi i një admin-istrate qendrore dhe lokale kombëtare, c) përcaktimi i një roli që do të luante në poli-tikën e jashtme, sidomos në Ballkan, dhe së fundmi d) ndryshimet e natyrës së regjimit në Shqipëri në këto 100 vjet dhe ndikimet përkatëse në strukturat shtetërore. Pra, si ndryshon pushteti politik gjatë mbretërisë, gjatë periudhës komuniste dhe gjatë tranzi-cionit post-komunist.

Që nga lindja e tij, shtetit shqiptar i është dashur një periudhë relativisht e gjatë për vendosur pushtetin e tij në krejt territorin administrativ, ndonëse hapësira që zinte ky territor ishte e vogël. Kjo edhe për fak-tin që, siç e thamë edhe më sipër, popullsia shqipfolëse që u përfshi në këtë territor nuk e shihte domsdoshmërisht autoritetin e shtetit shqiptar si diçka miqësore me të ci-lin duhej pajtuar në mënyrë të natyrshme. Ky pushtet shtetëror, midis të tjerash, donte të thoshte edhe nënshtrim, pagim taksash, edhe rekrutim, thirrje në ushtri, edhe asimilim, mësim i një kulture që ishte e ndryshme nga ajo tradicionale me të cilën ishte mësuar popullsia, por do të thoshte edhe ofrim dhe shpërndarje gjithnjë e më e madhe e disa shërbimeve jetësore me të cilat popullsia do të mësohej gradualisht, si arsimimi, shërbimi shëndetësor, shërbime administrative, etj.

Kjo periudhë e normalizimit relativ të pushtetit politik do të vinte vetëm nga mesi i viteve 1920. Pengesat kryesore për këtë proces vinin si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë. nga brenda përkatësitë fetare, kra-hinore, dasitë sociale dhe ideologjike bënë që jeta politike shqiptare të ishte shumë e turbullt deri me shpalljen e Republikës shqiptare në vitin 1925, që shënoi edhe hapin e parë drejt konsolidimit të institu-cioneve shtetërore në Shqipëri, me Ahmet Zogun President,ndërkohë që procesi do të thellohej gjithnjë e më tepër pas shpalljes së monarkisë shqiptare në vitin 1928 me mbret Zogun I. në fakt Zogu do të kthe-hej në faktorin kryesor të normalizimit dhe konsolidimit të strukturave të shtetit

shqiptar në periudhën midis dy Luftrave Botërore. Ai do të tregohej një politikan më i zoti se gjithë të tjerët për të grumbul-luar rreth vetes si mbështetje politike më të gjerë brenda vendit, ashtu edhe të gëzon-te një preferencë edhe nga faktori i huaj, kryesisht Italia fashiste, ndonëse me këtë të fundit marrëdhëniet do të njihnin faza afrimi dhe tensioni, duke u përkeqësuar në mënyrë të ndjeshme me afrimin e pushtim-it të vendit në 1939.

nga faktorët e jashtëm që nuk ishin në favor, për njëfarë kohe, të konsolidimit të shtetit shqiptar këtu mund të përmenden a) Lufta e I Botërore 1914-1918 që e ktheu principatën e re shqiptare në fushë beteje, b) situata pas Konferencës së Versajës, pas mbarimit të Luftës së Parë, dhe sidomos politikat e Italisë dhe të Jugosllavisë, të cilat nuk mund të pajtoheshin me një shtet shqiptar në Ballkan, i cili të kishte statusin e partnerit të tyre në marrëdhëniet dyp-alëshe. nga pikëpamja e tyre shteti i ri sh-qiptar duhej t’u shërbente interesave të tyre dhe ndërhyrjet e këtyre shteteve alternonin momente të mbështetjes politike për aktorë të caktuar politikë shqiptarë me nxitjen e trazirave në interes të tyre brenda shtetit shqiptar.

ndoshta ngjarja më e rëndësishme që ndikoi në konsolidimin e shtetit shqiptar ishte pranimi i tij në Lidhjen e Kombeve në dhjetor të vitit 1920, sepse ky akt konfirmoi më tej statusin e Shqipërisë si subjekt i së drejtës ndërkombëtare, ndërkohë që pa-varësia e Shqipërisë po vihej sërish në dis-kutim nga interesat greke, jugosllave, dhe nga përpjekjet për protektorat të Italisë gjatë Konferencës së Versajës.

monarkia e Zogut pavarësisht meritave në modernizimin e vendit, në vendosjen e themeleve të një shteti laik, mbeti në përgjithësi një shtet autoritar me tipare të theksuara të një pushteti individual, kur numri një i regjimit, mbreti Zog, kishte në dorë të gjitha frenat dhe institucionet e vendit. ndarja e pushteteve, atij legjis-lativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, ishte thjesht një formalitet, i cili mund të kthehej në hiç nëse ai binte ndesh me vullnetin e mbretit. megjithëse modeli i shtetit shqiptar të peri-udhës së midis dy Luftrave Botërore ishte ai perëndimor, në praktikë kemi të bëjmë me një pushtet autokratik mbi një shoqëri në shumicë rurale, patriarkale, e cila nuk qeverisej, por sundohej.

nga pikëpamja e politikës së jashtme, pa-varësisht se Zogu bëri përçapje të mospra-nonte dominimin gjithnjë në rritje të Italisë fashiste mbi vendin e tij, ai në fund të fundit nuk ia arriti dot. Këtu rol të rëndësishëm kane luajtur marrëdhëniet e korruptuara që kishte vendosur Zogu me Romën, që mund të ktheheshin shumë lehtë në kërcënim për të, varfëria e Shqipërisë që nuk bënte dot pa ndihma italiane, indiferenca e shteve të tjera evropiane dhe ballkanike ndaj ndë-rhyrjeve brutale të Italisë në punët e shtetit shqiptar dhe pranimi i heshtur i suprema-cisë të fashizmit italian në këtë zonë të Ball-kanit. në këtë sens Zogu bëri disa tentativa për t’u lidhur me vendet ballkanike në vitet 1930 dhe për të liruar “lakun” italian, por kjo gjë nuk pati sukses. nga pikëpamja e politikës ballkanike Zogu ndoqi një politikë të kujdesshme dhe e evitoi “irredentizmin” si linjë të politikës së jashtme, sidomos në marrëdhëniet me Jugosllavinë, në kuptimin e interesimit për popullsinë shqiptare të Kos-ovës, sepse u bë e qartë që ai do t’i kushtonte një vëmendje shumë më të madhe konsolidimit të sundimit të tij brenda vendit, se sa të rrezikonte me qendrime provokative ndaj fqinjëve shumë më të fortë dhe influentë se sa Shqipëria.

Pushteti politik gjatë mbretërisë dhe rruga e mundimshme e shtetformimit

Reagimi i shqiptarëve, në fund të shek. XIX, nuk ishte kundër Peran-dorisë Osmane si e tillë, por kundër shëmbjes së sundimit të saj në Ball-kan. ndarja nga ajo do të thoshte ekspozim ndaj kërcënimit të rënies nën një sundim të huaj të krishterë, si p.sh. serb ose grek, i cili do të ishte shumë më i egër

Pavarësi apo shkëputje?

Para së gjithash, “ndarja” e trevave shqiptare nga Per-

andoria Osmane ishte diçka që mund të konsiderohet si “thyrje”, “shkëputje” në historinë e popull-sive shqipfolëse, dhe assesi si vazh-dim objektiv i zhvillimit historik të tyre. Ishte “shkëputje” sepse pjesa dërrmuese e popullsive shqipfolëse nuk e kuptonte se çfarë po ndod-hte, nuk e konceptonte Pavarësi-në si diçka më të mirë për fatin e tyre. Pavarësia ishte një shkëputje nga Perandoria, nga sistemi i mi-leteve, nga mënyra tradicionale të jetesës që kishin shenjuar pop-ullsitë shqipfolëse prej disa sheku-jsh dhe si e tillë do të duhej kohë të “përtypej”, të kuptohej. Në këtë sens sfida kryesore e shtetit të ri shqiptar do të ishte të shtrinte pushtetin e tij politik, ta bënte atë të pranueshëm nga një popullsi që më shumë kuptonte autoritetin e klerit mysliman, atij ortodoks, apo katolik, që njihte vetëm qytetin apo krahinën e tij, që nuk e dinte se çfarë do të thoshte një “shtet kom-bëtar shqiptar”.

Nga pikëpamja politike, Sh-qipëria e pavarur u shpall si e tillë në mënyrë simbolike në 28 nëntor 1912, por u njoh si sovrane, si prin-cipatë e pavarur dhe neutrale, si subjekt i së drejtës ndërkombëtare, vetëm në korrik të 1913, pra pas vendimit përfundimtar të Fuqive të Mëdha të mbledhur që në fund të vitit 1912 në Konferencën e Am-basadorëve në Londër. Kjo Kon-ferencë do të kishte 3 detyra krye-sore, a) përcaktimin e statusit të Shqipërisë, pra e pavarur dhe neu-trale, b) formën e regjimit, princi-patë me një princ evropian në krye, dhe c) kufijtë e saj territorial, pa të cilët nuk kuptohet një shtet modern kombëtar, detyrë kjo që do të rezul-tonte shumë më e vështirë, sepse do të ishte një proces i ndërlikuar ne-gociatash me fqinjët ballkanikë dhe do të përfundonte në një formë gati përmbyllëse vetëm në vitin 1926. Kufijtë e sotëm të Shqipërisë janë pikërisht kufijtë e përcaktuar nga Fuqitë e Mëdha të asaj kohe.

DEBAT

E Enjte,9 Maj 2013www.impakt.al20

Ripushtimi-Arti zëvendëson taborretFilmi turk, në funksion të politikës për një hapësirë neo-otomane

një dëshirë e fshehtë për të qenë të pran-ishëm, të paktën virtu-alisht, në vende të cilët i përkisnin Perandorisë

Sofra të rrumbullakëta, ku ulen dhe hanë së bashku familje numerikisht të mëdha. Përreth tyre, njerëz me emra të përngjashëm të atyre që jemi

mësuar të dëgjojmë në jetën tonë të përdit-shme. ‘Sulejman’, ‘Halit’, ‘Feride’, ‘Esma’, ‘Fatma’, ‘mehmet’, ‘Ibrahim’ ... ndërsa, tek-tuk veshi na kap fjalë që arrijmë t’i kuptojmë menjëherë apo “përkthejmë” me pak zor. ‘Lezet’, ‘Ishallah’, ‘nejse’, ‘Pishman’, ‘Baba’, ‘Jazëk’, ‘Xhuvap’ ... në sfond, femra që pa-raqesin mjaft kujdes në mënyrën e të vësh-truarit të meshkujve, apo të të veshurit. Duke u përcjellë imazhin e një bote femërore de-likate që kontraston mes një kohe perçesh, sëndukësh e bizhuterish të rënduara, me atë të kohës së makinave apo kompjuterave. Për-ballë tyre, burra që zënë kreun e sofrës. Zë-rënduar, një nuancë e veçantë kjo të foluri, edhe falë gjuhës që pronuncojnë. Sikundër, edhe deri diku të vrazhdë, autoritarë dhe vendim-marrës. Imazhi tipik i një bote pa-triarkale mashkullore (deri diku edhe ballka-nase), por disi i latuar me normat e moderu-ara që dikton urbanizimi i kohëve moderne...

Kjo është thuajse e gjithë atmosfera që përçojnë filmat turq, të shfaqur me bollëk së fundmi nëpër ekranet tona. Duke na bërë të sjellim sërish ndërmend të tillë elementë, të cilët jeta shqiptare po i “skarcon” ngadalë, përmes ndryshimeve të pashmangshme të mentalitetit apo edhe të një jete që tek ne, fak-ton të jetë më urbane se më parë. Dhe duke na kujtuar, se ekziston në fakt edhe një botë, ku disa rregulla respektohen ende si dikur. Bota turke, si e tillë, përfton kështu para syve të shqiptarëve një rishfaqje të saj, edhe më të moderuar se dikur. Duke na dhënë modele të reja të të jetuarit brenda saj, si për të dashur të shfaqë një Turqi që nuk është më. Ose të paktën ndryshe, nga ajo që ne kishim ngulitur në mendjet tona, përmes filmave tradicionalë “ShamiKuqja” apo “Saideja”. një ndërtues i suksesshëm pallatesh si Onur Aksal, kreu i kompanisë së fuqishme turke “BinYapi” tek filmi “1001 Net”, vënë përballë me një arkitek-te në karrierë, të quajtur Sherhrazade. Apo një tjetër figurë femërore e spikatur për t’iu ofruar publikut shqiptar si Gymyshi, sipërmarrësja me ambicie në fushën e tekstileve turke, tek seriali filmik me të njëjtin emër. Të gjithë këta, të ndërthurur me elemente të një jete urbane, e cila kërkon t’i përngjajë sa më shumë asaj perëndimore, por që në momente të caktuara “tradhëtohet” dhe shfaq sërish qasjet e origji-nalitetit të saj historik. në këtë këndvështrim, “turqizmi” si i tillë, kërkon të përftojë një lloj trumbetimi ndaj vendeve të Ballkanit ku ai po imponohet si i tillë, pikërisht përmes ekranit të vogël. Ky i fundit, duket se është koncep-tuar nga përfaqësuesit e industrisë së filmit, si një mjet mjaft i mirë për ta përcjellë imazhin e botës dhe aktualitetit turk si të tillë. Pse jo, edhe të mentalitetit ekzistues në Turqi, apo qasjeve të reja që përcjell në shekullin XXI shoqëria e këtij vendi. një trend ky i cili më

shumë se kurrë, gjatë viteve 2011-2012 u shfaq në ekranin e vogël ballkanas. Duke rrëmbyer me miliona teleshikues, në vende të tilla si Ser-bia, maqedonia, Kroacia, Rumania, etj. Pjesë e të cilit, u bë edhe Shqipëria, me seriale turke të cilët, sa mbarojnë, zëvendësohen menjëherë me të tjerë. Pse jo, duke shënuar edhe një re-kord shikuesish, siç ka qenë përshembull rasti i serialit turk që u bë me famë ndërkombëtare “Sulejmani i madhërishëm”. Dhe duke i bërë ata, natyrshëm, zëvendësues të suksesshëm të serialeve latinë, të cilët kishin “ushqyer “ deri tani kohën e lirë televizive të shqiptarëve. në këtë aspekt, qasja e industrisë televizive turke për të depërtuar në jetën e shqiptarëve, por edhe të ballkanasve në tërësi, po flet për një zbatim praktik të vetë politikës së autoriteteve turke për ta promovuar atë. Sipas të dhënave, ministria Turke e Kulturës, e inkurajon shumë industrinë e filmit, e madje ka organizuar

edhe një kongres mbi kinemanë turke. ndërsa interesi i shtetit turk si i tillë, për kinemanë, u shfaq veçanërisht në vitin 1986, ku u akor-duan fonde të posaçme për zhvillimin e këtij lloj arti. Por edhe ndihma financiare, për ar-tistët apo kompanitë filmike që ishin duke përjetuar vështirësi. madje në vitin 1990, u ngrit edhe Këshilli i Kinemasë, i cili e shi-hte kinematografinë, si një lloj të veçantë industrie, me të cilën duhej të negociohej edhe për një marrëveshje të re taksimi. Siç citohet edhe nga vetë media turke “Hurri-yet Daily news”, në një artikull të posaçëm, 2011-ta ka qenë viti, gjatë të cilit janë prod-huar më shumë filma nga kinematografia turke, gjatë dy dekadave të fundit. “Por, 2011-ta ishte edhe viti kur propaganda poli-tike i hapi rrugën një metode më të rafinuar të tregimit në lidhje me historinë e Turqisë së kohëve të fundit”, citohet më tej në këtë

artikull. Duke lënë të aludohet fakti se në të vërtetë, kjo mbështetje e Turqisë ndaj filmit si të tillë, mbart në vetvete një mjet të fortë propagandistik për ta promovuar ndryshe këtë vend. Kjo, edhe nisur nga fakti se dikur, gjithë Ballkani ka qenë një hapësirë e Peran-dorisë Otomane. E në këtë aspekt, ka shumë gjëra që vendet e tij, i kanë të përbashkëta me Turqinë, pikërisht falë një kohe të ndarë së bashku. Pas saj, një hapësirë boshe. E cila u shoqërua pikërisht edhe me ndasitë e veta, pasi krijoi ata popuj që sot janë sovranë dhe larg ndikimit turk në të gjithë aspektet e jetës së tyre. Dukuri kjo, që vlen për gjithë ven-det e Ballkanit, por edhe ata të botës arabe, ku filmat turq po propagandojnë rishfaqje të realitetit turk. ndoshta, si një dëshirë e fshe-htë për të qenë të pranishëm, të paktën vir-tualisht, në vende të cilët i përkisnin deri dje hapësirës otomane.

halit ErgEnC“kam gjak shqiptari”

Ka qenë ndoshta ky pohim i protago-nistit kryesor të serialit të njohur turk “Sulejmani i madhërishëm, i cili e bëri edhe më të dashur atë për shqiptarët. “Babai i gjyshit të gjyshit të nënës sime ka qenë shqiptar. Për këtë arsye, mund të them me plot go-jën që edhe në damarët e mi ka gjak shqiptari”, ka deklaruar Ergenc, i cili pason pohimin e futbollistit Sukur.

ElEmEnti mySlimani pranishëm në gjithë serialët

në një mënyrë apo në një tjetër, elementi mysliman duket se ka qenë i pranishëm në të gjithë serialët turq, të shfaqur në ekranet shqip-tare. Duke vënë në sfond objektet e kultit mysliman, por edhe vlerat apo zakonet që mbart ky besim fetar në vetvete, serialet duket se të rikujto-jnë se jo shumë kohë më parë kjo ishte një mënyrë e përbashkët jetese.

rEFErimEt hiStorikESi mjet për impakt

Referimet historike nga koha oto-mane, të shfaqura kryesisht në seria-lin turk “Sulejmani i madhërishëm”, përcjellin një impakt të caktuar prej saj. Kjo shoqëruar edhe me nuan-cat e posaçme të kostumografisë së asaj kohe, por edhe ato gjeografike. Ku ndërthurja e vendeve me faktet historike, përpiqen të sendërtojnë realitetin historik të asaj kohe.

hiStoriograFia E kinEmaSëEkrani turk ndër vite …

Turqia është përballur në kohë me telajon magjike të kinemasë, gati një vit pasi dy vëllezërit e rinj francezë Lumière, krijuan ekspozitën e tyre të parë të filmit në një kafenè të Parisit. Ishte pikërisht data 22 dhjetor 1895. ndërsa shfaqjet e para filmike që u realizuan në këtë vend, ishin ato me natyrë private. Të cilat do të shijoheshin fillimisht nga Sulltani, në oborrin e tij, Pallatin Yildiz të Stambollit. Derisa më pas, në Turqi do të mbërrinte një qytetar rumun, me prejardhje polake, Sigmund Veinberg, për të shfaqur pub-likisht filma në një sallë birre, në sheshin Galatasaray të Stambollit. Duke bërë kështu që arti i jashtëzakonshëm i kin-emasë të bëhej real dhe i prekshëm edhe për qytetarët turq. ndërsa, realizimi i filmit të parë turk si i tillë, daton në vitin 1914. Sot, pas gati një shekulli, kinemaja turke mund të thuhet se mbijeton falë prodhimeve të saj origjinale. Por edhe në sajë të një mbështetjeje të madhe që i jep asaj shteti, duke e konsideruar si një “armë” të fortë të lançimit të traditave, por edhe të shkuarës e të tashmes së këtij vendi.

KULTURË

Pamje nga serial “Sulejmani i Madhërishëm”

E Enjte,9 Maj 2013www.impakt.al 21ART

InNomine Alekskush është?Karriera e një këngëtari 21-vjeçar i cili endet midis aktrimit dhe këngës. E veçan-ta e tij, rendja kundër rrymës nëpërmjet zhanrit muzikor “Havy Metal’’

InNomine Aleks është një 21-vjeçar i cili ushtron dy profesione, është aktor dhe këngëtar. Ai ka perfomuar që i vogël në koncerte të ndryshme për femijë ku dhe

gjeti lidhjen e parë me artin. Mënyra e tij e të menduarit dhe konceptet e tij për jetën ishin ndryshe nga ato të fëmijëve të tjerë, kjo bëri që ai të izolonte veten nga shoqëria dhe të ishte pjesë e një zhanri muzikor ndryshe nga të zakonshmit, zhanrit ‘’Havy Metal’’ i cili pergjithësisht sundo-het nga persona që ndihen ndryshe nga të tjerët.

kush është innomine aleks dhe pse ky emer?Innomine Aleks është një superhero. Është ana ime më e fortë dhe më e pastër. Innomine Aleks do të thotë në emër të Aleksit që domethënë të luftosh për ndjenjat dhe botën tënde. Të luftosh për të fituar lumturinë që meriton. Dhe nëse nuk ke një arsye për të luftuar duhet te kujtojmë që ne jemi vetë një arsye. Zgjodha këtë emer skenik për të shprehur në të gjithë filozofinë e muzikës sime.

Cilin kujtim ruan përsa i përket debutim-it të parë?Kjo është e këndshme. E kam kënduar këngën time të parë vite më parë kur kam qënë më i vogël dhe duke qënë i tillë nuk mund të them se muzika ime permbante një filozofi të thellë. Inspirimi im është gjithçka që mund të duket e jashtzakon-shme në sytë e një fëmije. Kënga ime e parë ka qënë për një kalë të bardhë, shumë fëminor por dhe shumë i pastër, përpiqem të shkruaj gjëra sa më shumë të pastra, dua të jem i ndershëm me çdo gjë që shkruaj.

Cilët kanë qënë ata që kanë ndikuar tek ty për zgjedhjen e këtij zhanri muzikor?nuk dua ti vë një emër muzikës sime por duhet thënë se ky zhanër është influencuar nga J Rock, dhe sipas stilit Visual Key. Shumë muzikantë të tjerë më kanë frymëzuar si: X Japan, Versailles, malice mizer, The gazette, dhe sigurisht HIm, Evanescence, my chemical Romance, Queen, Cinema Bizarre, dhe shumë të tjerë.

Sa e vështirë ka qënë për ty të realizohesh si këngëtar?Ka qënë e vështirë, është shumë e vështirë të hidhesh në biznesin e muzikës dhe të mos biesh menjeherë por të qëndrosh sa më gjatë. Për mo-mentin jam në kërkim të një producenti dhe dua të bëj një tur në disa vënde të ndryshme. Gjithashtu kam folur për një bashkëpunim me një nga pjesëtarët e Cinema Bizarre, Luminor, dhe tani për tani po shohim për mundësitë e këtij bashkëpunimi.

E mendon këtë profesion me një karrierë në të ardhmen?Të them të drejtën nuk e shoh muzikën si një karrierë por e shoh më teper si një mënyrë e të jetuarit.. Edhe nëse nuk do kisha pasur sukses do kisha vazhduar të shkruaja këngë vetëm për faktin se e dashuroj këtë gjë dhe më pëlqen të bëj gjëra që dashuroj. Gjithësesi thjesht jeta të bën ta shohësh atë si një karrierë pasi jeta është e vështirë, duhet të gjesh një mënyrë për ti paguar faturat që vinë çdo muaj dhe të përballosh jetën. Prandaj shihet si karrierë.

Cfarë ëndërron më shumë se kaq një djalë në moshën tënde?Ka kaq shumë gjëra që ëndërrojmë. Kjo nuk është maja e gjithshkaje, asgjë nuk është në majë, pasi ne do të duam gjithmonë më shumë, do duam gjithmonë të kalojmë limitet tona. Por nuk mendoj se pjesa më e mirë është të arrish majën, por procesi që ndjek duke e arritur atë. Gjithsesi edhe nëse arrin majën do ti vendosësh vetes objektiva të tjera, është thjesht natyra jonë.

Cfarë mendon se humbin njerëzit nëse nuk dëgjojnë muzikën tënde?(qesh) nuk është se do vdesin nëse nuk dëgjo-jnë muzikën time, nuk dua ti detyroj njerëzit të dashurojnë muzikën time pasi mund të ketë dhe nga ata që nuk do e shohin veten në muzikën time, por për ata që do ta pëlqejnë dhe do shohin veten aty u premtoj se do ketë shumë këngë të tjera.

ti studion për aktrim dhe gjithashtu po ndërton një jetë profesionale në botën muzikore, nëse një ditë do të të duhet të zgjedhësh midis të dyjave, kush do ishte zgjedhja jote?nuk mundem kurrë ti ndaj këto dy profesione, i dua më shumë se veten time.

kush është këshilla më e mirë që ke marrë deri më sot? Askush nuk mund të vendosë për lumturinë tënde përveç teje.

Cfarë këshille do ti jepje muzikantëve të tjerë që janë në tentativë për të korrur sukses?Vetëm të provojnë fort dhe të jenë të ndershëm në atë që shkruajnë, nëse do ta kenë me zemër puna e tyre do çmohet.

ke dicka për të thënë për fansat e tu?më shumë këngë, video dhe koncerte do të vinë, u them të gjithëve të qëndrojnë në pritje. I falen-deroj të gjithë për dashurinë dhe mirësinë e tyre dhe ju them të kini besim në vetvete në dritën dhe botën që fshihni brenda jush. Ju dua të gjithëve. të falenderoj për intervistën aleks dhe të uroj suksese të mëtejshme!

Faleminderit ty! Ishte kënaqësi.

Intervistoi: Julinda Nonaj

të luftosh për të fituar lumturinë që meriton. Dhe nëse nuk ke një arsye për të luftuar duhet te kujto-jmë që ne jemi vetë një arsye

InNomine Aleks do të thotë në emër të Aleksit që domethënë të luftosh për ndjenjat dhe botën tënde. Të luftosh për të fituar lumturinë që meriton

E Enjte,9 Maj 2013www.impakt.al22 mJEKËSI

miSh pulE mE mjaltë

përbërësit për 4 persona:

• 600 gr fileto pule• 3 karrota• 2-3 lugë salcë soje• 1 rrënjë selino• 20 gr mjaltë• 1 dado pule• 1 lugë mustardë• kripë aq sa duhet

përgatitja:Fillimsht, zjeni karrotat dhe selinonë në një enë të vogël me ujë dhe pak kripë.Më pas, përzjeni mjaltin me mustardën dhe trazojeni me kujdes derisa të per-ftoni një masë homogjene. Prisni filetot e pulës në kubikë të vegjël, aromatizo-jini me kripë dhe piper dhe i bashkoni me masën e përgatitur më parë. Shtoni karrotat dhe selinonë (të grira), salcën e sojës dhe lërini në zjarr të avashtë de-risa mishi i pulës të zbutet plotësisht. Servireni këtë recetë të ngrohtë duke e zbukuruar pjatën me pak mjaltë.

Të gatuarit: midis traditës e shkencësC

ilësia e të ushqyerit nuk përfundon me zgjedhjen e ushqimeve në treg, por, mbi të gjitha, me mënyrën e të gatuarit të tyre. Vihet re se në

shumë vende, ndër të cilët edhe Shqipëria, kanë hyrë në traditën gastronomike mënyra “të forta” të gatimit, si ai në furrë dhe sido-mos të skuqurit në vaj. në planin shkencor, duhet thënë se një lloj përgatitjeje e tillë e ushqimeve, nuk bën gjë tjetër veçse shkatër-ron strukturën molekulare të përbërësve kryesorë të ushqimeve siç janë proteinat, sheqernat, yndyrnat, enzimat, vitaminat, nutri-kompleksët etj. Gjatë gatimit të ush-qimeve të ndryshëm nën temperatura të larta çlirohen një sërë substancash me po-tencial të lartë kancerogjen, siç janë benzo-pirenet dhe aminat eterociklike. Si të parat, ashtu edhe të dytat, nuk janë të pranishme në ushqimet e gjalla, natyrale, por çlirohen vetëm nëpërmjet zierjes së gjatë, pjekjes në temperatura të larta dhe sidomos, skuqjes nën vaj. në veçanti, aminat eterociklike kanë kapacitet mutagjen dhe kancerogjen më të lartë. Ato formohen kur disa nga aminoacidet, nën veprimin e temperaturës së lartë, reagojnë me kreatinën e ushqi-meve, sidomos të mishit, peshkut dhe të legumeve. njihen rreth pesë grupe ami-nash eterociklike që formohen nën efektin e drejtpërdrejtë të temperaturave të larta të të gatuarit. Shumë shkencëtarë në vende të ndryshme të botës kanë studiuar deri më tani, efektin toksik dhe kancerogjen të kë-tyre substancave në organizmat e njeriut e të kafshëve. Është mundur të verifikohet një lidhje e drejtpërdrejtë midis këtyre sub-stancave dhe kancerit të stomakut, e atij të zorrës së trashë. në të kundërt, në ush-

Iktusi cerebral, është një sëmundje akute, “teatër” i zhvillimit të së cilës, edhe nga vetë

përcaktimi, është një pjesë e trurit. njihen dy tipe iktusi, ai ishemik dhe ai hemorragjik. në tipin e parë, kemi të bëjmë me një dëm-tim të menjëhershëm si pasojë e hipoksisë, mungesës së përkohshme të oksigjenit në tru, dëm i cili pasohet nga një dëmtim i kapilarëve për shkak të riperfuzionit në fazën e rinisjes së qarkullimit lokal të gjakut. Dëmi dytësor, i shkaktuar nga rimarrja e qarkullimit, përf-shin neuronet nëpërmjet aktivitetit të ami-noacideve eksituese, akumulimit të kalciu-mit të jonizuar brendaqelizor, gjenerimit të radikaleve të lirë të oksigjenit dhe apoptozës (vetëvdekjes) së qelizave të trurit. Ishemia provokon edhe aktivizimin e një procesi infia-mator imunologjik. Ishemia secondare, e cila rrjedh nga mbyllja (okluzioni) i një arterieje cerebrale karakterizohet nga një infiamacion akut lokal dhe nga përfshirja e një numri të madh, proteinash imunitare – neutrofilesh polimorfë bërthamorë. Gjatë fazës akute, e cila zgjat 1-3 ditë nga lindja e ishemisë, zh-villohen disa aktivitete imunitare qe përcak-tojnë edhe kohëzgjatjen e sindromës.Vdekja neuronale postiskemike mund të shkaktohet nga agregazioni i disa proteinave me pasoja mbi membranat nukleare, membranat qeli-zore dhe ato mitokondriale. Infeksionet e vazhdueshme, si ato të natyrës bakterike ash-tu edhe të asaj virale, pavarësisht organit apo sistemit në të cilin pësohen, rrisin ndjeshëm rrezikun ishemik si në të moshuarit, ashtu edhe në të rinjtë, ndaj ndjekja e vëmendshme e rregullave të higjenës, si asaj fizike, ashtu edhe asaj mendore, është kusht për të ulur në maksimu këtë lloj rreziku për shëndetin.

Cilat janë proceset biokimikë që karakterizojnë isheminë cerebrale?në të vërtetë, kjo sindromë përfshin pothu-ajse të gjithë proceset biokimikë që ndodhin në fiziopatologjinë e organizmit të njeriut: ato të natyrës imunitare, oksiduese, sintezën e proteinave të dëmshme, gjenerimin e radi-kalëve të lirë të oksigjenit, aktivitetin e neuro-transmetitorëve, veçanërisht të cortisolit e të glutamatit.

Cila është terapia mjekësore ndaj ishemisë cerebrale?Ka një protokoll të standartizuar, tashmë in-ternacional, të klinikës së urgjencës së post-ishemisë, nëpërmjet së cilës, kjo sëmundje akute administrohet nga sistemet sanitarë. Ky protokoll u përshtatet natyrisht karak-teristikave fiziopatologjike të çdo pacienti dhe sidomos, anamnezës shëndetësore të tij. Pas këtyre masave dhe fazës së parë spi-talore, vjen ajo e rehabilitimit psikomotor të pacientit, me ndihmën e medikamenteve të posaçëm dhe të shërbimit rehabilitues fizi-oterapeutik.

Ç’mund të bëjnë vetë pacientët për ta parandaluar këtë sëmundje?mund të bëjnë shumë gjëra të dobishme në parim për jetën e tyre, shumica e të cilave janë të lidhura me stilin e të jetuarit: mëny-ra e të menduarit, aspektet emocionalë të ekzistencës e të marrëdhënieve psikoafek-tive dhe sociale gjatë saj, mënyra e të të ushqyerit, aktiviteti fizik, të jetuarit në një mjedis me sa më pak ndotje atmosferike, të ujit, të ushqimeve, veshjeve, akustike, janë të gjithë elementë në dorën e vetë njerëzve,

për të cilët mjekësia dhe sistemet e saj të parandalimit e të mjekimit furnizojnë gjith-një këshilla të vlefshme. masa më e rëndë-sishme, aspekti emocional i të jetuarit dhe mjedisi.

Cila është kategoria më e ndjeshme dhe më vulnerabël ndaj ishemisë?njerëzit që vuajnë nga hipertensioni dhe të gjithë ata që pësojnë tjetërsim të menjëher-shëm të gjendjes emocionale të tyre, duke kaluar nga ajo e qetë, në atë menjëherë shumë të nervozuar.

Ç’këshilla jepen për të ushqyerit?Për parandalimin e sëmundjes së ishemisë cerebrale është e nevojshme që dieta ush-qimore të jetë e pasur me antioksidantë, yndyrna esenciale Omega 3, forcues të barrierës hematoencefalike si Seleniumi Piknogjenoli dhe Albumina, prekursorë të sintezës së Adenozilmetioninës, një kom-posti që organizmi i njeriut e sintetizon vetë për funksione të ndryshëm, kripëra min-erale të absorbueshme. Ushqimet e freskëta dhe të stinës, perimet, frutat, peshku, vezët, djathrat e freskët, frutat e thata, mundësisht të gjitha të patrajtuara kimikisht dhe OGm free, janë burimet më të besueshëm për këto substanca. Integrimi i antioksidantëve të ndryshëm, nën këshillën e specialistit përkatës dhe jo me vetëpërshkrim, është gjithashtu një masë efikase si parandaluese, ashtu edhe kuruese. në planin mjekësor, ajo që pacienti që ka pësuar një herë isheminë nuk duhet të harrojë është përdorimi i rreg-ullt i barnave që kontrollojnë tensionin arte-rial të gjakut dhe nivelin e yndyrnave në të.

qimet e përgatitur nën temperaturat mesa-tare të pjekjes, gjithmonë nën 160 gradë, vërehet një përqendrim shumë më i vogël i këtyre substancave. Kush gatuan nën efek-tin e vajit bimor të nxehur, jo gjithnjë e di se ndërkohë po e ngarkon ushqimin që është duke përgatitur, me një sasi jo të vogël të një grupi tjetër substancash kancerogjene, siç janë benzopirenet. Gjatë procesit të gjatë të adaptimit, njeriu ka mundur të sintetizojë një lloj enzime që neutralizon disa derivate të për-kohshme të benzopireneve të formuar gjatë pjekjes nën nxehtësi të ushqimeve. mirëpo, kjo enzimë, e quajtur eposidoidrolaza, nuk

reagon kur molekula e benzopirenit që është target i saj ndodhet në një faze tranzitore, siç ndodh rëndom gjatë skuqjes nën vaj të nx-ehtë të ushqimeve, motiv për të cilin enzima nuk e njeh këtë substrat. Kjo bën të mundur kalimin në organizëm të komposteve të tillë të rrezikshëm, të cilët lidhen me segmente të ADn-së qelizore duke i dëmtuar seriozisht ato dhe duke determinuar në të njejtën kohë, lindjen e një procesi kancerogjen. Vërehet se veçanërisht tumoret e lëkurës dhe të mush-kërisë janë të lidhur me praninë e substan-cave të tilla në organizëm, burimi i të cilave, është, për fat të keq, ushqimi.

lazanjë mE pErimEpërbërësit për 4 persona:

• 500 gr peta lazanje të freskëta• 11 gr. salcë beshamele• 2 qepë• 1 kungulleshkë e madhe• 1 karrotë• 1 patëllxhan• 1 spec• 2 domate • 300 gr kërpudha champignon

(tipike të kësaj stine)• 3 gjethe borziloku të grira hollë• disa kokrra ullinj të zinj (të pre-

rë në copëza)• pak djathë kaçkavalli i grirë• vaj ulliri, puro aq sa duhet• kripë aq sa duhet• piper aq sa duhet

rECEta

përgatitja:Në një tenxhere me ujë të valuar zjeni për rreth 3-4 minuta petët e la-zanjës, shtoni pak kripë dhe 1 lugë vaj ulliri puro dhe vendosini petët mbi një pecetë kuzhine për t’i thithur ujin e tepërt. Spërkatini petët e la-zanjës me salcën e beshamelës. Për përgatitjen e mbushjes: Kavërdisni në një tigan me pak vaj ulliri qepët e grira hollë (ose të kaluara në mik-ser) dhe të gjitha perimet e prera në kubikë të vegjël (përveç ullinjtë dhe domatet, që do shtohen në momen-tin e fundit). Rregulloni shijen me kripë, piper dhe borzilok. Lërini të ziejnë mbi zjarr të avashtë derisa pe-rimet të jenë zbutur plotësisht duke shtuar herë pas here ujë ose lëng pe-rimesh. Së fundmi, shtojini domatet të kaluara më parë në mikser dhe ullinjtë. Vendosini në furrë për 20 minuta nën temperaturë 180 gradë. Servireni pjatën të ngrohtë duke e dekoruar me gjethe borziloku.

Oreks të mbarë!

IKTUSI/ Ç’është iktusi cerebral dhe si shkaktohet ai?

E Enjte,9 Maj 2013www.impakt.al 23

Dashi

Demi

Binjakët

Gaforrja

Luani

Peshorja

Akrepi

Shigjetari

Bricjapi

Ujori

Gjatë kësaj jave, eprorët do të zbulojnë aftësitë e vërteta që ju keni në punën tuaj. Aspekti i zemrës paraqitet disi i vështirë, por do ta gjeni gjithsesi mënyrën e duhur për t’u afruar sërish me partnerin si dikur.

Duhet të keni më shumë besim tek vetja juaj. Dhe të mos krijoni varësi nga kolegët. Fundjava juaj do të jetë e mbushur me argëtim dhe gëzim. Do të dini të gjeni gjuhën e duhur edhe me partnerin tuaj.

Aspekti financiar paraqitet shumë kritik gjatë kësaj jave, prandaj duhet që të keni kujdes në menaxhimin e parave tuaja. Kujdes, do të ndesheni me një tradhti në rrethin tuaj, e cila do t’ju zhgënjejë.

Ka ardhur koha që të fokusoheni siç duhet në planin tuaj sentimental. Mos bini në krahët e tij, pa u bindur më pare se ju do. Do të jetë shumë e vështirë për ju këtë javë të rifitoni, gjërat që i keni humbur.

Nuk është aspak turp që të kërkoni ndihmën e dikujt. Ndërsa partneri duhet të presë, mos iu jepni direkt. Në sfond, një fundjavë pak e trishtë, por më vonë do ta rimerrni veten. Harrojeni të kaluarën.

Një javë mjaft e qetë për të lindurit e kësaj shenje. Por që kërkon kujdes nga ju, për të mos rënë në rutinë. Aspekti i zemrës, do njohë zhvilime të reja. Një fundjavë e kënaqshme mes miqsh.

Virgjëresha

Mos kini aspak frikë këtë javë, nga asgjë. Fati duket se është me ju. Do ishte mirë të merreshit me sport. Do shijoni frytet e një historie të gjatë në kohë. Kujdes me shëndetin, bëni një kontroll.

Do të ketë shumë tension për ju gjatë kësaj jave. Mendohuni mirë para se të kryeni një ndryshim radikal. Do të keni vetëm një dëshirë: Të hiqni prizën. Gjë të cilën, për fat të keq, s’mund ta bëni.

Një fllad i ëmbël lirie do të fryjë për të lindurit e kësaj shenje gjatë kësaj jave. Do të keni vetëm një dëshirë: Të ndryshoni situatën. Gjë e cila ka për të ndodhur, nëse ju veproni, në të gjithë sektorët.

Shansi ju ofrohet në pjatë të argjendtë gjatë kësaj jave. Duhet vetëm që të dini si ta kapni. Fundjava, do të jetë e mbushur me entuziazëm. Përfitoni pra, nga ky moment i bukur që ju falin yjet, s’vjen shpesh.

Propozime interesante ju mbërrijnë në aspektin profesional gjatë kësaj jave. Ndërsa partneri juaj, do t’ju ndihmojë me këshillën e tij për të hedhur hapin e duhur. Dëgjojeni, sepse ju flet sinqerisht e ju do.

Një javë, ekstra, sidomos me partnerin tuaj. Nëse jeni i vetëm, do t’ju bjerë në kokë për dikë. Duhet të jeni më i përqendruar në aspektin profesional. Mbajini këmbët në tokë. Do shihni se fati do ju ndihmojë.

Peshqit

HoroskopiFOKUS

Tirana kulturore 9 maj- 16 maj 2013

ÇFarë oFron kryEqytEti në FunDjavë, aktivitEtEt

Imazhe autentike nga konflikti i ditëve të fundit në kufirin izraelito-sirian. Blindimi me mjete luftarake i rajonit Golan Heights dhe ushtarë izraelitë duke luftuar, e mbajtur nën kontroll situatën

Fotolajm

Datat 8-12 maj 2013orari: 20.00

Data: 9 maj 2013orari: 19.00-21.00

premiera më 10 maj 2013/ orari: 20:00

Duke filluar nga 10 maji

tEatri komBëtarShfaqja “kasollja e vogël”

univErSitEti i artEvEkoncerti “plaisir d’amour”

tEatri i mEtropolitShfaqja “ameba”

kinEma “millEnium”Filmi “pain and gain”

zhanri: komedi

recital i sopranos Blerta zhegu

zhanri: Dramë

një histori e vërtetë, e një ëndrre amerikane, të kthyer në realitet filmik

E Enjte,9 Maj 2013www.impakt.al24 REKLAmA

Your Health Our Intention

Medica – Tiranë – Tel. 042345189; email: [email protected]