24
Cyan magenta yellow black FAQE 10-11 ÇMIMI 30 LEKË VITI VII - NR. 252 E MËRKURË, 25-10-2017 www.shqiptarja.com KERKESA E PROKURORISE SAIMIR TAHIRI: JAM I PAFAJSHEM, JA LETRA NGA PROKURORIA E CATANIAS Skandali CEZ-DIA Letra e Luſtës KASTRIOT ISMAILAJ KERKON RIHAPJE TE PROCESIT: KAM 100 PROVA TE REJA EDITH DURHAM - NOLIT: MOS PRISNI ME KOT NDIHME NGA ANGLIA FAQE 12 FAQE 18-19 RREGULLAT E REJA PA VIZE POR ME FORMULAR, MASAT E REJA PER ZONEN SHENGEN Çfarë duhet të bëjmë për të udhëtuar në vendet e BE. Si plotësohet kërkesa online dhe kur aprovohet FAQE 14 Zbardhen ndryshimet e konfirmimet për vitin 2018. Për ndërtesat taksimi do të bëhet sipas vlerës së tregut të pasurisë dhe jo sipas çmimit fiks, familjet e bizneset nuk paguajnë njësoj. Biznesi i vogël, ulet pragu për TVSH-në në 2 milionë lekë xhiro, qeveria heq dorë për taksimin nga xhiroja vjetore zero FAQE 2-8 TAKSAT E REJA SA DO PAGUAJME PER SHTEPITE MAKINAT DHE PER BIZNESET SOT KUVENDI VENDOS PER FATIN TAHIRIT ME VOTIM TE FSHEHTE Dy raportet e kundërta, Partia Socialiste: 7 argumenta, pse nuk duhet arrestuar. PD dhe LSI: 5 provat që e fajësojnë DOSJA “HABILAJ”, DY OFICERE TE GUARDIA DI FINANZA NE SHQIPERI nga Genc Kondi nga Admirina Peçi

KERKESA E PROKURORISE SOT KUVENDI VENDOS PER …

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Cyan magenta yellow black

► FAQE 10-11

ÇMIMI 30 LEKË VITI VII - NR. 252 E MËRKURË, 25-10-2017 www.shqiptarja.com

KERKESA E PROKURORISE

SAIMIR TAHIRI: JAM I PAFAJSHEM, JA LETRA NGA PROKURORIA E CATANIAS

Skandali CEZ-DIA

Letra e Luftës

KASTRIOT ISMAILAJ KERKON RIHAPJE TE PROCESIT: KAM 100 PROVA TE REJA

EDITH DURHAM - NOLIT: MOS PRISNI ME KOT NDIHME NGA ANGLIA

► FAQE 12

► FAQE 18-19

RREGULLAT E REJA

PA VIZE POR ME FORMULAR, MASAT E REJA PER ZONEN SHENGENÇfarë duhet të bëjmë për të udhëtuar në vendet e BE. Si plotësohet kërkesa online dhe kur aprovohet

► FAQE 14

Zbardhen ndryshimet e konfirmimet për vitin 2018. Për ndërtesat taksimi do të bëhet sipas vlerës së tregut të pasurisë dhe jo sipas çmimit fiks, familjet

e bizneset nuk paguajnë njësoj. Biznesi i vogël, ulet pragu për TVSH-në në 2 milionë lekë xhiro, qeveria heq dorë për taksimin nga xhiroja vjetore zero

► FAQE 2-8

TAKSAT E REJASA DO PAGUAJME

PER SHTEPITE MAKINAT DHE PER BIZNESET

SOT KUVENDI VENDOS PER FATIN TAHIRIT ME VOTIM TE FSHEHTEDy raportet e kundërta, Partia Socialiste: 7 argumenta, pse nuk duhet arrestuar. PD dhe LSI: 5 provat që e fajësojnë

DOSJA “HABILAJ”, DY OFICERE TE GUARDIA DI FINANZA NE SHQIPERI

nga Genc Kondi

nga Admirina Peçi

2 E MËRKURË, 25 TETOR 2017www.shqiptarja.comSKANDALI I PERGJIMEVE

Pesë provat sipas PD dhe LSI kundër Saimir Tahirit

PD-LSI: Pse duhet të arrestohet Tahiri, rrezikohet integrimi, dëshmitarët do të heshtin kur shikojnë Ramën duke e mbrojtur

Adriatik Doçi TIRANE

1. Provë materiale ‘3.5 ton lëndë narkotike e llojit cannabis sativa’, e sekuestruar nga autoritet italiane, që dyshohet se është trafikuar nga grupi i strukturuar kriminal. 2. Provë materiale ‘3978 kg lëndë narkotike e llojit cannabis sativa’, e sekuestruar nga autoritetet shqiptare në datën 18.10.2017, në banesën e bashkëpunëtorit të grupit të strukturuar kriminal, A. Koçeri, në Vlorë. 3. Të dhëna të marra në formën e përgjimeve (1800 fletë në total), nga ku rezulton përfshirja e deputetit Saimir Tahiri në kryerjen e veprave penale, duke përfshirë edhe marrjen e shpërblimeve të paligjshme, të përftuara nga përgjimet telefonike dhe ambientale të të hetuarve të Moisi Habilaj. 4. Dokumentet e shitjes së automjetit me targa AA 003 GB nga deputeti Saimir Tahiri tek Artan Habilaj, një prej anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, në datën 15.11.2013. 5. Dokumentet e përdorimit të automjetit me targa AA 003 GB nga deputeti Saimir Tahiri, pas shitjes së tij, si dhe për udhëtimin e deputetit Saimir Tahiri me këtë automjet me Artan Habilaj, një prej anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal.

Provat e pretenduara nga opozita

Ashtu siç edhe pritej, opozita dhe mazhoranca kanë dalë më dy raporte sa i takon

qëndrimit mbi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, drejtuar Kuvendit, për autorizim për arrestimin e ish-ministrit të Brend-shëm, Saimir Tahiri, bazuar në dyshime për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge. Shqiptarja.com zbardh rapor-tin paralel të hartuar dhe fir-mosur nga deputetët e PD-LSI në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Raporti i Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për In-tegrim, ndryshe nga raporti i PS, i rekomandon Parlamentit që të lejojë prokurorinë për arrestimin e Saimir Tahirit. Raporti i PD-LSI është fir-mosur nga deputetët Dhurata Çupi, Eduard Halimi, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri dhe Nasip Naço. Partia Demokra-tike përmend pesë prova kundër Tahirit. Si dy prova të para, PD rendit kapjen e 3.5 ton dhe 3978 kg drogë, sekuestruar nga autoritet italiane, që dyshohet se është trafikuar nga grupi i Habilajve. Një tjetër provë e pretenduar nga PD janë dhënat e marra në formën e përgjimeve (1800 fletë në total), nga ku sipas PD rezulton përfshirja e deputetit Saimir Tahiri në kryerjen e veprave penale. 1800 faqe janë të gjitha materialet e mbled-hura nga Guardia di Finanza për aktivitetin e Habilajve, por që Prokuroria e Katanias i ka përmbledhur në 416 faqe. Si provë të katër dhe të pestë, PD referon dokumentet për shitjen e automjetit nga de-puteti Saimir Tahiri tek Artan Habilaj si dhe përdorimin e automjetit nga Tahiri pasi e ka shitur. Sipas raportit të PD-LSI, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brend-shëm, Fatmir Xhafaj kanë nën kontroll provat. Sipas raportit, Rama dhe Xhafaj, duke mba-jtur Tahirin jashtë dhe duke e mbajtur nën mbrojtje, provat mund të dëmtohen.

RAPORTI I PD DHE LSI, ARGUMENTET KUNDËR TAHIRIT

RREZIKU PËR PROCEDIM Prokuroria në kërkesën

drejtuar Kuvendit, si dhe në përgjigje të pyetjeve përpa-ra Këshillit për Imunitetin, tregoi qartazi se në rastin konkret ekziston rreziku për prishjen e provave të pro-cedimit penal nga deputeti Saimir Tahiri. Pozicioni i tij si deputet i mazhorancës, pas një përvoje për më shumë se 3 vjet në detyrën e Ministrit të Brendshëm është një tregues i qartë i lidhjeve dhe aftësisë së tij për të ndikuar në cilësinë e provave të procedimit penal.

PËRSHTATSHMËRIA E MASAVE TË TJERA

Prokuroria në kërkesën

drejtuar Kuvendit, si dhe në përgjigje të pyetjeve përpa-ra Këshillit për Imunitetin, tregoi qartë se çdo masë tjetër, veç asaj të arrestit, është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së lartë shoqërore të veprave penale, për të cilat po procedohet dhe për shkak të pozicionit të de-putetit Saimir Tahiri. Në këtë drejtim, prokuroria eviden-ton se rasti konkret paraqet rrezikshmëri të shtuar, pasi ka cenuar drejtpërdrejt imazhin e institucioneve shqiptare në sytë e opinionit publik, por edhe imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Një vendimmarrje për mbajtjen e imunitetit në rastin konkret do të minonte besimin e publikut te Parlamenti si institucion dhe do të krijonte përçmim për politikën, politi-kanët dhe vetë sistemin politik.

Nuk është e lejueshme nga Kushtetuta që deputetët të shqyrtojnë brendinë e in-formacionit të mbledhur nga prokuroria dhe ta vlerësojnë atë, pasi atyre nuk u lejohet të njihen me të dhëna private për deputetin në fjalë.

Nëse Kuvendi voton për mbajtjen e imunitetit dhe për pengimin e drejtësisë, ky veprim do të ishte goditja më energjike ndaj shpresës së publikut për aksionin politik

brenda dhe jashtë vendit për Reformën në Drejtësi.

Mbajtja e imunitetit nga Kuvendit në rastin konk-ret tregon haptazi mungesë vullneti politik për të luftuar krimin e organizuar dhe rrje-dhimisht përbën hap pas në rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë. Në këtë mënyrë, Kuvendi do të godasë fort pritshmëritë dhe përpjekjet

e shoqërisë shqiptare për t’iu bashkuar familjes evropiane, e cila ka vënë ndër të tjera edhe kushtin për luftën kundër krimit të organizuar.

-Përfundimisht, 5 depu-tetët e Këshillit për Imunite-tin, i rekomandojmë seancës plenare të Kuvendit të voto-jë, për miratimin e dhes së autorizimit, të kërkuar me kërkesën nr. 9906 prot., datë 19.10.2017 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ‘Për dhënien e autorizimit për arrestimin, kontrollin personal dhe kon-trollin e banesës së deputetit Saimir Tahiri’, me qëllim për t’i hapur rrugë hetimit të plotë dhe të gjithanshëm në kuadër të procedimit penal nr. 313, të vitit 2017 për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim në formë të posaçme të grupit të strukturu-ar kriminal dhe të korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë të par-ashikuara nga nenet 283/a/2 dhe të 260 të Kodit Penal.

-Tahiri nuk është një ish ministër apo deputet i opozitës. Ai është një ish

ministër i qeverisë, deputet i Edi Ramës, mik i ngushtë e kryeministrit. Ai si ish ministër jo vetëm dyshohet se ka ndi-hmuar organizatën krimina-le dhe ka marrë shpërblime personale, por ka duke i vënë strukturën e shtetit në shërbim të organizatës kriminale, ia ka siguruar para për zgjedhjet.

Arsyeja pse duhet arresti nuk është vetëm analiza e nenit 288 të KPP, si për një qytetar të zakonshëm, por se bëhet fjalë për mikun e kryeministrit dhe ministrit të brendshëm aktual. Këta dy të fundit kanë nën mbikëqyrje provat dhe duke mbajtur Tahirin jashtë dhe duke e mbajtur nën mbrojtje, provat mund të dëmtohen, radarët, dëshmitarët që shohin Ramën në krah të Tahirit heshtin, së bashkua më bashkëpunëtorët e drejtësisë, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Pra ka një rrezik real që bëhet me qëllim për t’i shërbyer Tahirit dhe bandës kriminale që është nën hetim në Shqipëri dhe Itali. Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të bëhet kurrë strehë i krimit apo i mbështetësve direkt të tij.

PD-LSI pretendojnë se dëshmitarët që shohin Ramën në krah të Tahirit heshtin, së bashkua më bashkëpunëtorët e drejtësisë, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Si provë të katër dhe të pestë, PD referon

dokumentet për shitjen e automjetit nga deputeti Saimir

Tahiri tek Artan Habilaj si dhe përdorimin e

automjetit nga Tahiri pasi e ka shitur.

Makina Pretendimi

Këshilli i Mandateve për Imunitetin e Tahirit

3www.shqiptarja.com

E MËRKURË, 25 TETOR 2017SKANDALI I PERGJIMEVE

Shtatë argumenta e PS: Pse nuk duhet arrestuar Tahiri

Kristi Gongo TIRANE

Në të tilla kushte mbështetur në parimet tona kushtetuese për funksionimin e shtetit të së drejtës, barazisë së të gjithë shtetasve përpara ligjit, opinioneve të Komisionit të Venecias, rrethanave të parashtruara nga prokuroria dhe vlerësimit të ekzistencës së motivimit politik në paraqitjen e kësaj kërkese nga ana e prokurorisë, mos respektimit nga ana e Prokurorisë të kërkesave të nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale, ne deputetët e mazhorancës të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, i rekomandojmë Kuvendit të votojë: 1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për: -Dhënien e autorizimit për kontrollin personal dhe të banesës për deputetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Saimir Tahiri. -Dhënien e autorizimit për ndalimin e daljes jashtë shtetit, detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, ndalimin dhe detyrimin për qëndrimin në një vend të caktuar, si masa shtrënguese të heqjes së lirisë në kuptim të germave a,b,c të nenit 232 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë. 2. Rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për dhënien e autorizimit për masën e arrestit në burg ose në shtëpi për deputetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Saimir Tahiri.

Rekomandimi i mazhorancës:

PYETJET E SHTRUARA NGA DEPUTETET, U FOKUSUAN PËR TË SQARUAR: -Kohën kur Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka regjistruar procedimin penal dhe regjistruar si person në hetim deputetin Saimir Tahiri; -Të dhënat , faktet ku organi i prokurorisë është bazuar; -Nëse prokurorët kishin të dhëna apo dyshim të arsyeshëm që Saimir Tahiri do t’i shmangej hetimit apo do të prishen provat e hetimit sipas kërkesave të parashikuara në nenet 228, 229 të Kodit të Procedurës penale-Mënyrën se si kishte vepruar Prokuroria për administrimin e materialeve të ardhura në funksion të këtij procedimi në ngarkim të shtetasit dhe deputetit Saimir Tahiri; -Nëse kërkesa për dhënien e autorizimit për arrestin ose kufizimin e lirisë është në përputhje me kushtet e parashikuara nga KEDNJ dhe në Kodin e Procedurës Penale; -Se në harkun kohor prej 48 orësh, nga shkrimi në gazetë dhe në portale të një materiali 416 faqësh ka qenë e mjaftueshme që konform nenit 228 të Kodit të Procedurës Penale, të kërkohet arrestimi i deputetit Saimir Tahiri.

Mbledhjet në Këshill

Socialistët kërkojnë rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit. Ata raportojnë se në bazë të provave të parashtruara nga prokuroria, dyshimet janë të pabazuara në dokumente por të motivuara politikisht.

Konkluzioni

raportin e përgatitur nga de-putetët socialistë shkruhet se gjatë shqyrtimit të kërkesës së organit të akuzës, rela-cionit përkatës, provave të paraqitura dhe shpjegimeve të dhëna gjatë mbledhjeve qe realizoi Këshilli, rezultoi qartësisht se nuk ekzistojnë dyshime të arsyeshme dhe të bazuara për të përligjur dhënien e autorizimit për masën e arrestit ndaj depu-tetit Saimir Tahiri.

Së pari, mazhoranca kon-staton se materiali prej më pak se 5 faqe i Prokurorisë nuk argumenton përfshirjen e de-putetit Tahiri në veprimtari kundërligjshmërie dhe nuk paraqet asnjë indicje, fillim prove apo prove që të krijoj bindjen e tyre për marrjen e masës ekstreme të arrestit ndaj deputetit Tahiri.

Veprat për të cilat është regjistruar procedimi penal në ngarkim të Tahirit janë nga më të rëndat që përm-ban Kodi Penal, edhe pse Prokuroria nuk ka bërë asnjë ditë hetim ndaj Tahirit, por i është referuar materialeve të procedimit penal të kryer nga organet e shtetit italian dhe disa akteve të tjera të marra nga organi i akuzës në Shqipëri në kuadër të proced-imeve penale të mëparshme, konstatojnë de-p u t e t ë t e mazhorancës në raport.

Emri i de-putetit Tahiri, përmendet nga persona të tretë që hetohen për v e p r a p e n a l e në fushën e narkotrafi-k u t n g a organet e drejtësisë së shtetit italian, por në asnjë ma-terial të paraqitur, si në materialet e ardhura nga organet e drejtësisë italiane , ashtu dhe në materialet e procedimeve penale të nisura nga organi i akuzës në Shqipëri nuk rezulton në asnjë moment që deputeti Tahiri të ketë qenë pjesë e komunikimeve, veprimeve apo situatave të tilla që do të krijonin bindje se është përf-shirë në veprimtari kriminale, është një argument tjetër i mazhorancës.

Në raportin e mazhorancës argumentohet se përgjimet janë mjete për të kërkuar provën. Sipas tij, përfshirja e Tahirit në veprimtari kriminale nuk rezultoi në asnjë nga materialet që u morën në shqyrtim. Për efekt

Raporti i mazhorancës: Materiali prej pesë faqe i prokurorisë i paargumentuar. Prokuroria shkeli Kodin e Procedurës Penale

Socialistët kërkojnë rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e ish-min-istrit të Brendshëm,

Saimir Tahirit. Ky qëndrim reflektohet në një raport, i cili do të hidhet sot në votim, në seancën plenare të Parlamen-tit. Anëtarët e mazhorancës në Këshillin e Imunitetit dhe Mandateve propozojnë që kërkesa e prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit të mos pranohet. Duke e konsid-eruar kërkesën e prokurorisë si të motivuar politikisht, ata rekomandojnë pranimin e kërkesës së Prokurorisë për Krime të Rënda vetëm për dhënien e autorizimit për kontrollin personal dhe të banesës së Tahirit; për ndal-imin e daljes jashtë shtetit dhe detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore. Raporti i Partisë Socialistë është fir-mosur nga Vasilika Hysi, Ulsi Manja, Klotilda Bushka dhe Bledar Çuçi.

ARGUMENTAT PRO TAHIRIT

Ndryshe nga sa arsyeto-jnë deputetet e opozitës, në

nuk po cito-jmë konkretisht

asnjë prej tyre.Mungesa e provave,

nxitimi i organit të akuzës për të kërkuar dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë së deputetit Saimir Tahiri, dy ditë pasi ka regjistruar procedimin penal

ReagimiPartia

Socialiste: Prokuroria shkeli ligjin

Vendimi i mazho-rancës për mos-

pranimin e arrestimit të deputetit Saimir Ta-hiri vjen edhe pse sipas saj Prokuroria nuk ka respektuar kërkesat e nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale. Pika 2 e nenit 288 që depu-tetët socialistë eviden-tojnë se Prokuroria e ka shkelur, është: “Kërkesa për autorizim paraqitet kur plotësohen kushtet ligjore të parashikuara në këtë Kod për kryerjen e veprimeve si masa e sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, heqja e lirisë në çfarë-do lloj forme, kontrolli personal ose i banesës. Ajo shoqërohet me një relacion të arsyetuar, të shoqëruar me provat që mbështesin kërkesën e tij”. Sipas deputetëve socialistë, kërkesa e prokurorisë për arres-timin e Tahirit është e panevojshme dhe e papërshtatshme.

te respektimit te angazhimit të deputetëve për të m o s nxjerrë te ashtuquajturat sekretet hetimore, që për ne nuk ishin aspak të tilla,

dhe emrin e tij në regjistrin e çështjeve

penale, krijon bindjen e socialistëve se në këtë stad të hetimeve që ka kryer Proku-roria, kërkesa ka sfond politik.

Autorizimi që u kërkohet për arrestin dhe heqjen e lirisë së deputetit Saimir Tahiri, çmohet nga mazhoranca si një masë e panevojshme dhe e papërshtatshme, duke iu referuar akteve që morën në shqyrtim.

Vendimi i mazhorancës për mospranimin e arrestimit të deputetit Saimir Tahiri vjen edhe pse sipas saj Prokuroria nuk ka respektuar kërkesat e nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale.

Arsyeja

4 E MËRKURË, 25 TETOR 2017www.shqiptarja.comSKANDALI I PERGJIMEVE

-Enkelejd Alibeaj: Ky është një nga ligjet e cila vjen pranë Kuvendit për t’u miratuar si pjesë e Reformës në Drejtësi. Tarifat dhe shpenzimet gjyqësore. Neni 1 është ai që përcakton edhe logjikën dhe frymëzimin që ka përjetuar qeveria apo dhe deputetët që e kanë depozituar këtu. Ajo që rezulton është se ky ligj që në nenin 1 nuk bën gjë tjetër vetëm se vendos gjoba të forta ndaj qytetarëve shqiptarë që duhet të aksesojnë sistemin e dre-jtësisë. Që tregon në fakt edhe linjën logjike dhe frymëzimin politike që përshkon të gjithë reformën në drejtësi. Bëjmë një reformë në drejtësi për të penguar qytetarët që të aksesojnë drejtësinë. Jo më drejtësi për qytetarët. Ky është vullneti i këtij Kuvendi. Treguar jo vetëm nëpërmjet këtij ligji por treguar edhe nga aktet më të freskëta, siç ishte ai rasti i kërkimit të heqjes së imunitetit të Tahirit. Çfarë u kërkua? Çfarë u kuptua nga rasti Tahiri?

-Ulsi Manja: Keni një sallë në kat të dytë poshtë për deklarata. Ne tani jemi te projektligji për tarifat gjyqësore, ti më flet mua... Ke gjë për nenin 1 apo jo?

-Alibeaj: Neni 1 nuk është gjë tjetër veçse vullnet politik i mazhorancës për të penguar reformën në drejtësi siç bëtë me rastin Tahiri. Rasti Tahiri është ai më energjiku. Ju nuk doni të

bëni drejtësi. Kush ka sjellë këtë ligj nuk do të bëjë drejtësi. Ja mohuat drejtësisë të drejtën për të gjykuar Tahirin dhe qeverinë. Për këtë arsye ne shprehemi kundër për miratimin e këtij neni, siç u shprehëm kundër për mosheqjen e imunitetit të Tahirit. Ky është qëndrimi që do të mbajmë gjatë gjithë kohës..

Bashkim Fino: Vazhdo mbaje. -Alibeaj: Drejtësia le të veprojë dhe politika ti nënshtrohet kësaj

drejtësie.-Fino: Tani pasi dëgjuam

pjesën politike dhe kjo qe më kryesorja. Ligji është teknik. Nuk ka të bëjë me atë që thotë

PD, me gjoba për qytetarët, ka të bëjë me tarifat e gjyqësorit. Asnjë

gjykatë në Evropë dhe në botë nuk vepron falas. M.q.s zotëria ka qenë

ministër drejtësie të më thotë një vend që nuk ka tarifa gjyqësore, se si janë ato sa të larta apo të ulëta ke më poshtë për t’i diskutuar. Parafolësi nuk bëri asnjë propozim konkret, Alibeaj bëri politikë. Nuk më duket normale që për procedurë po ju them edhe ju si kryetar i komisionit të moderoni mbledhjen. Momenti i gabuar për të bërë politikë.

-Alibeaj: Unë bëra por ti se kuptove. Ky është propozimi: Tarifat do duhet të jenë në raport me koston dhe vetëm në këtë mënyrë

mund ti hiqni këtë mur për ta fshehur drejtësinë. Keni mundësi ta rregulloni këtu, keni mundësi ta rregulloni edhe të mërkurën. Hapini dyert drejtësisë. Votoni këtë propozim, votoni heqjen e imunitetit të Tahirit.

-Manja: Lëreni se e ka porosi. Ta mbarojë e të iki.

Oerd Bylykbashi: Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i tarifave gjyqësore, thua ti, me qëllim përfitimin e shërbimeve efektive dhe cilësore të fituara nga Gjykata. Dhe shërbimi ka kosto, por merret para për shërbimin jo për të fituar buxheti i shtetit. Ju propozoni me këtë ligj që t’u rritni shqiptarëve me 200 milionë lekë të vjetra për një çështje gjyqësore, kur shërbimi mund të kushtojë më pak. Ndërkohë themeli i reformës në drejtësi është pikërisht aksesi sa më i thjeshtë dhe i shpejtë për padrejtësitë. Reforma në drejtësi e keni pas si të vini në kontroll pjesën qeverisëse të sistemit të drejtësisë. Këtë tentoni dhe sa herë nuk kemi mundësi për ta bërë, e bllokoni në forma të tjera. Shqiptarëve u thoni, 200 milionë lekë do ti mbaj unë gjobë ty që kërkon aksesin në drejtësi kurse Saimir Tahirit ja dhatë falas mbrojtjen nga drejtësia. O zotëri, ju kanë ngelur pantallonat tek gardhi i imunitetit kushtetues. Ju bëtë gjënë më të paprecedentë

në Republikën e Shqipërisë, keni mbrojtur një trafikant të dyshuar me imunitet parlamentar.

Gent Strazimiri: Në shtëpinë e të varurit nuk përmendet litari. Këtu sot nuk lejohet të përmendet emri i Saimir Tahirit.

-Manja: E kemi nesër atë. -Strazimiri: Nëse është kjo porosia që ke

marrë, rregullorja nuk e thotë që të më tregosh ti mua apo kolegëve se çfarë shembulli

duhet të marr për të rrëzuar një nen. Është mendimi im, në qoftë se

keni marr urdhër që Saimir Tahiri i padyshuari ekselent, që e keni përjashtuar nga partia dhe se marr vesh se pse... Hiqeni Tahirin nga çdo fotografi që ka me Edi Ramën.

Retushojeni siç bëni gjithmonë. -Eduard Halimi: Neni 5 përcak-

ton se si do t’u rripet lëkura qytetarëve shqiptarë. Nga 1 euro bëhet 40 euro. Kjo

është mënyra si është realizuar i gjithë ligji. Dhe është ligj që ka të bëjë me reformën në Drejtësi. Propozimi ka qenë që tarifat gjyqësore të mos rritet. Reformë në drejtësi nuk do të thotë t’u rrjepësh lëkurën shqiptarëve. Reformë në drejtësi nuk do të thotë që ca janë të nënës, ca janë të njerkës. Rasti i Tahirit është rast flagrant i pengimit të reformës në drejtësi. Historia që doni të bëni duke dekonspiruar dhe provat... po bëni një krim!

Sot votim i fshehtë për Tahirin, mund të rrjedhin votat

Votimi për arrestimin ose jo të ish-ministrit të Brendshëm, nuk lejohen debatet

Adriatik Doçi TIRANE

Deputetët e Parla-menti Shqiptar do të vendosin sot me votim të fshe-htë për rrëzimin

apo miratimin e kërkesës së Prokurorisë për Krimet e Rën-da për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pas dyshimeve për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge. Votimi do të jetë një test për unitetin e shumicës në pushtet, përballë presionit të opozitës së bashkuar PD-LSI, prokurorisë dhe disa faktorëve ndërkombëtar, për lejimin e arrestimit të Saimir Tahirit, me ato prova që ka paraqitur organi i akuzës. Por, aga ana tjetër, votimi do të jetë test edhe për Partinë Demokratike dhe LSI. PD i rrodhën votat gjatë votimit për kandidaturën e Gramoz Ruçit për kryetar, ndërsa LSI nuk mori pjesë në votim, për të shmangur rrjedhjen e votave. Rreziku i rrjedhjes së votave nga të dy krahët politikë favorizohet nga mënyra e votimit të kërkesës së prokurorisë. Pika 4 e nenit 118 të Rregullores së Kuvendit parashikon që Kuvendi vendos me votim të fshehtë nëse do të jepet ose do të rrëzohet dhënia e autorizimit për arrestimin dhe fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit. Në raste të tilla, deputetët jo gjithmonë kanë zbatuar vendimet e grupeve parlamentare përkatëse. Në rastin konkret, mund të ketë deputetë në radhët e Partisë Socialiste që mund të voto-jnë por arrestimit të Tahirit, por nga ana tjetër deputetë të PD-LSI mund të votojnë kundër kërkesës së Prokuror-isë për Krimet e Rënda. Partia Demokratike dhe Lëvizja

Detajet

VOTIMIDeputetët do të vendosin sot me votim të fshehtë për rrëzimin apo

miratimin e kërkesës së Prokurorisë për

Krimet e Rënda për arrestimin e ish-ministrit të

Brendshëm, Saimir Tahiri.

TESTI Votimi do të jetë

një test për unitetin e shumicës në

pushtet, përballë presionit për lejimin

e arrestimit të Saimir Tahirit, me

ato prova që ka paraqitur organi i

akuzës. Por, aga ana tjetër, votimi do të jetë test edhe për

Partinë Demokratike dhe LSI.

mes palëve dhe interpretimet mbi Rregulloren e Kuvendit.

ARRESTIMI NË FLAGRANCË

Në rastin kur një deputet është ndaluar ose arrestuar pa autorizim në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së

një krimi të rëndë, Prokurori i Përgjithshëm vë menjëherë në dijeni Kryetarin e Kuven-dit. Kryetari i Kuvendit thër-ret menjëherë Këshillin për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, i paraqet dokumen-tet e përcjella nga Prokurori i Përgjithshëm dhe i kërkon të

shqyrtojë çështjen. Këshilli, brenda 2 ditëve nga njoftimi i Kryetarit të Kuvendit, shqyr-ton nëse ka vend për procedim ndaj deputetit të arrestuar ose të ndaluar, duke dëgjuar Prokurorin e Përgjithshëm dhe deputetin e ndaluar ose të arrestuar.

Socialiste për Integrim, para publikimit të raportit të për-bashkët paralel, deklaruar votën pro arrestimin e de-putetit Saimir Tahiri. Që pas

kërkesës së prokurorisë, krye-tarja e LSI, Monika Kryema-dhi, e shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar, Petrit Vasili, është shfaqur dy herë në zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Bashkimi i PD dhe LSI në një front opozitar është mbështe-tur edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

PROCEDURA Shqyrtimi i kërkesës për

dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ose arrestimin e një deputeti do të jetë nesër si pikë e parë e rendit të ditës të seancës plenare. Fillimisht do të pa-raqiten dy raportet e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, njëri i PS që rrëzon kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Tahirit, dhe tjetrit i PD-LSI që mbështet kërkesën e prokurorisë. Më tej, në seancën e sotme, fjala do t’i jepet deputetit Saimir Tahiri për të dhënë shpjegime ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Rregullorja e Ku-vendit parashikon që raporti i Këshillit nuk është objekt diskutimi. Megjithatë, seanca pritet të jetë e ngarkuar me tension dhe nervozizëm, ku nuk përjashtohen përplasjet

Debati në Komisionin e Ligjeve për Tahirin

5www.shqiptarja.com

E MËRKURË, 25 TETOR 2017SKANDALI I PERGJIMEVE

Çmimi me të cilin fillon shitja në ankand është është 67.200 (gjashtëdhjetë e shtatë mijë e dyqind) EURO

AD. BUL.“B. CURRI“, PALL. 21,SHK. 3, TIRANË,WEB- WWW.STUDIO-JUSTITIA.COM, TEL. +355 4 2270890

STUDIO PERMBARIMORE “JUSTITIA”

Zhvillon Ankandin e dytë në datën 24.11.2017 në përfundim të orarit zyrtar, ora 16:30 në zyrën e përmbaruesit gjyqësor për pasurinë sipas çertifikatës provizore për regjistrimin karabina “Kati i dytë, klinika të ndryshme, me sip. 300 m2, e ndodhur në zonën kadastrale 8130, regjistruar në ZVRPP Tiranë me nr. 394, date 11.09.2006

Akuzat për ish-ministrin

Saimir Tahiri: Jam i pafajshëm, ja letra nga Prokuroria e CataniasIsh ministri: Pezullimi nga funksionet në PS nuk

ishte surprizë; le të votojnë për arrest, nëse e besojnë

Kristi Gongo TIRANE

Detajet

DOKUMENTI Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka bërë publik dokumentin nga Prokuroria e Catanias, i cili e deklaron atë të pafajshëm.“Ju komunikojmë se referuar të përmendurit Saimir Bashkim Tahiri, lindur në Shqipëri më 30.10.1979, nuk rezulton, deri në datën e kërkesës, i regjistruar në Prokurorinë e Catanias”.

TAHIRI“Jam i gatshëm që të hetohem, nuk i kërkoj asnjë nder ndokujt nëse ka deputetë që mendojnë që duhet të arrestohem, përfshirë edhe të PS i ftoj të votojnë që të arrestohem”.

LETRA Tahiri i ka dërguar një letër Prokurorisë së Krimeve të Rënda ku kërkon që të hetohet që sa më shpejt të dalë e vërteta për akuzat ndaj tij. Avokati i Tahirit kërkon nga prokuroria që t’i japë dosjen për të cilën akuzohet Tahiri dhe ta marrë në pyetje.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka bërë publik dokumentin nga Prokuroria e Catanias, i cili e deklaron atë të pa-

fajshëm. Në një konferencë për shtyp, deputeti socialist reagoi për të mbrojtur të vërtetën deri në fund. “Ju komunikojmë se referuar të përmendurit Saimir Bashkim Tahiri, lindur në Shqipëri më 30.10.1979, nuk rezulton, deri në datën e kërkesës, i regjistruar në Proku-rorinë e Catanias”, shkruhet në dokumentin e Prokurorisë së Catanias.

TAHIRI: PEZULLIMI NGA FUNKSIONET NË PS NUK ISHTE SURPRIZË

Sot Kuvendi do të vendosë për kërkesën e prokurorisë. Saimir Tahiri u shpreh se nëse ka deputetë, madje edhe nga Partia Socialiste që mendojnë se duhet të arrestohet, le të votojnë. “Jam i gatshëm që të hetohem, nuk i kërkoj asnjë nder ndokujt nëse ka depu-tetë që mendojnë që duhet të arrestohem, përfshirë edhe të PS i ftoj të votojnë që të ar-restohem. Mua me PS më ka bashkuar vetëm e vërteta për ta bërë këtë vend më të mirë. Unë dua të përballem me të gjithë me kokën lart, në rrugë dhe në politikë. Jam gati të përballem me çdo pasojë. Deputetët e PS jam super i bindur që do të mbrojnë qëndrimin për të vërtetën. Nëse mendojnë se kjo nuk ka lidhje me të vërtetën le të votojnë, unë do të shkojë në burg” deklaroi ai. Tahiri e cilëson si normal pezullimin që Rama i bëri nga të gjitha funksionet brenda partisë deri sa të dalë e vërteta për akuzat. Madje ai e priste këtë qëndrim. “Nuk kam asnjë koment, nuk e quaj surprizë, normale që PS të mbajë një qëndrim. Unë e kam betejën me të vërtetën time”, tha

ai. Tahiri foli edhe për akuzat e Berishës se syzet e tij për të cilat tha se janë shumë të shtrenjta dhe i janë bërë dhuratë nga Habilajt. “Asgjë në pasurinë nuk kushton aq sa thotë Sali Berisha, kjo gjë është lehtësisht e verifikueshme. Më duket

shumë banale për ta vazhduar këtë bisedë”, tha Tahiri.

LETËR KRIMEVE TË RËNDA Ish-ministri Tahiri i ka dër-

guar një letër Prokurorisë së Krimeve të Rënda ku kërkon që të hetohet që sa më shpejt të dalë e vërteta për akuzat ndaj tij. Avokati i Tahirit kërkon nga prokuroria që t’i japë dosjen për të cilën akuzohet Tahiri dhe ta marrë në pyetje. “Unë kam kërkuar që të mos fshihem pas partisë, imunitetit dhe pushtetit. Unë kam kërkuar të bëj betejën time për të drejtën. Unë do e fitoj betejën time me drejtësinë. Sot përmes avokatit i kam kërkuar prokurorisë të zhvillojë pa ndërprerje he-timin tim, pasi rruga për te vërteta nuk mund të jetë me

ndalesa, unë nuk kam kohë për të humbur. Nuk pres që të bëhet tërkuzë kjo histori për të vonuar të vërtetën për të bërë politikë. Unë do të bëj gjithçka që kjo histori mos të mbetet në kanalet e historisë. Unë nuk do të humbas asnjë ditë kohë. Do rri të dera e Krimeve të Rënda deri sa të më marrin në pyetje dhe të dalë e vërteta. Dua të refuzoj politizimin e luftës” deklaroi Tahiri.

Spiropali: Ç’hall kanë kur e gjitha qenka

fletë e bardhë?

Deklarata e opozitës për Saimir Tahirin

ka sjellë reagimin e Elisa Spiropalit, depu-tetes së Partisë So-cialiste. Reagimi ka qenë i ashpër dhe i drejtpërdre-jtë për opozitën. Spiropali ka thënë se duke parë fletët e bardha të Prokurorisë së Katanias dhe çehret e prishu-ra të frontit të Vjetër që rilindi pas humbjes së tepsisë, mundohem të marr me mend se kush nuk e kupton ako-ma këtë lojë luftash të frontit, me krimin e me kriminelët? “Është kaq e trashë, kaq e ligë, kaq e pistë, kaq e nxituar, kaq e stërzmadhuar me piskama, klithma, kushtrime, përbetime, mallkime, sa që duhet të jesh idiot që të mos pyesësh veten: Ore ku e kanë hallin këta, kur e gjitha qenka një fletë e bardhë me dy rreshta?”, tha Spiropali.

‘Parlamenti shqiptar sot në provë’

PD-ja: Ja pse nuk e heton dot Catania

DOSJA

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkeled Alibeaj ka reaguar pas letrës që deputeti socialist Saimir

Tahiri publikoi nga prokuroria e Catanias. Ai shprehet se prokuroria e Katanias nuk e ka për detyrë që të pro-cedojë, pasi sipas tij kjo është përgjegjësi e autoriteteve shqiptare. Alibeaj thotë se prokuroria e Katanias ka hetuar bandën kriminale të trafikut që e ushtronte aktivitetin kriminal brenda territorit të vet, ndërsa për në Shqipëri hetimet i bën prokuroria shqiptare. “Letra që nxori sot Saimir Tahiri mund të tundet për militantët e oborrit por për askënd tjetër. Prokuroria e Katanias, ka arrestuar Moisi Habilajn dhe kërkon anëtarët e tjerë të bandës, sepse ata janë kapur duke e kryer aktivitetin kriminal në territorin e tyre, në Ita-li. Prokuroria e Katani-as, nuk mund dhe nuk e ka për detyrë të procedojë Ministrin në Tiranë, që mbështet, lehtëson dhe i hap rrugën bandës në trafikun e drogës. Kjo është detyrë e prokurorisë shqiptare”, tha Alibeaj. Deputeti demokrat u shpreh se pengesa për procedimin e ish-ministrit nga drejtësia shqiptare është vetë Tahiri bashkë me kryeministrin. “Pikërisht, këtë detyrë të prokurorisë dhe drejtësisë shqiptare, Edi Rama dhe Saimir Tahiri po e pengojnë, duke mos pranuar kërkesën e saj. Aktakuza e antimafias italiane për Tahirin janë 1800 faqe prova, dëshmi, dhe fakte të drejtësisë italiane tregojnë përfshirjen direkte të Tahirit dhe përfitimet e tij në miliona euro nga trafiku i tonelatave me drogë.

Letra Paloka: E

mori dhe Roshi i Kavajës

Pas publikimit të do-kumentit nga Proku-

roria e Katanias për ish- ministrin Saimir Tahiri, ka reaguar menjëherë Partia Demokratike. Nëpërmjet një statusi në Facebook, deputeti demokrat Edi Paloka shkruan se një letër të tillë e kanë marrë edhe një pjesë e të inkrimin-uarve të tjerë të Ramës kur kanë qenë të dënuar jo thjeshtë të hetuar. “Nga këto letrat qe po tund Tahiri, morën dhe Roshi i Kavajës dhe një pjesë e të inkriminuarve të tjerë të Ramës, madje edhe kur kishin qenë të dënuar e jo thjesht të hetuar...Ky Tahir Habili duhet të pyes Ramës(se kështu sqarohet dhe publiku) Pse e largoi këtë ministër? Pse me gjithë se ishte ‘ministri më i suksesshëm’ dhe me gjithë ‘suksesin’ në zgjedhje, nuk e vuri më në listën e ministrave”, shkruan Paloka.

6 E MËRKURË, 25 TETOR 2017www.shqiptarja.comSKANDALI I PERGJIMEVE

STUDIO PERMBARIMORE “SHKRELA” DO TE ZHVILLOJE ANKANDIN E DYTE PER PASURITE:

a)“Apartament”, me siperfaqe totale 77.36 m2, me nr. Pasurie 6/121+1-2, e ndodhur ne zonen kadastrale Nr. 8534, Volumi 5, Faqe 138, e ndodhur ne Lagjja 16 Prilli, Fier, ne pronesi te Vasillaq Tefi Zhaka.Cmimi me te cilin fillon shitja e kesaj pasurie eshte ne vleren 16,028.88 (gjashtembedhjete mije e njezete e tete pike tetedhjete e tete) Euro.b)”Apartament”, me siperfaqe totale 62.2 m2, me nr. Pasurie 6/121+1-4, e ndodhur ne zonen kadastrale Nr. 8534, Volumi 5, Faqe 140, e ndodhur ne Lagjja 16 Prilli, Fier, ne pronesi te Vasillaq Tefi Zhaka, Cmimi me te cilin fillon shitja e kesaj pasurie eshte ne vleren 12,887.84 (dymbedhjete mije e teteqind e tetedhjete e shtate pike tetedhjete e kater) Euro.c)“Apartament”, me siperfaqe totale 74 m2, me nr. Pasurie 6/36+1-4, e ndodhur ne zonen kadastrale Nr. 8534, Volumi 6, Faqe 148, e ndodhur ne Lagjja 16 Prilli, Fier, ne bashkepronesi te Vasillaq Tefi Zhaka dhe Lefteri Vangjel Zhaka, Cmimi me te cilin fillon shitja e kesaj pasurie eshte ne vleren 15,332.8 (pesembedhjete mije e treqind e tridhjete e dy pike tete) Euro.d)“Apartament”, me siperfaqe totale 51 m2, me nr. Pasurie 116/71+1-31, e ndodhur ne zonen kadastrale Nr. 2291, Volumi 29, Faqe 174, e ndodhur ne Kryemedhenj, Kavaje, ne pronesi te Vasillaq Tefi Zhaka, Cmimi me te cilin fillon shitja e kesaj pasurie eshte ne vleren 13,440 (trembedhjete mije e katerqind e dyzete) Euro.Pasurite jane ne bashkepronesi te Vasillaq Zhaka dhe Lefteri Zhaka dhe te hipotekuara ne favor te bankes.

Ankandi i dyte zhvillohet me date 26.10.2017, ora 16.00 ne ambientet e Studios Permbarimore Shkrela me Adrese:Rruga Blv.”Zogu i I”, Pall. “Agimi”, H 2, K 3, Ap. 5, Tirane.

Reagon kryeprokurori

‘Tahiri’, Adriatik Llalla mesazh prokurorëve: Ju mbështes

“Prokurorët nuk duhet të frikësohen edhe kur hetojnë zyrtarë të nivelit të lartë”K

ryeprokurori Adri-atik Llalla ka ko-mentuar dje po-lemikat që kanë prodhuar kërkesa

e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Kryeproku-rori Llalla tha se ka detyr-imin për të mbështetur prokurorët e çështjes së Saimir Tahirit. Llalla shtoi se me miratimin e reformës në drejtësi, prokurorët kanë kom-petenca të plota për çështjen. “Prokuroria do të ndjekë hapat pro-cedurale. Kryeprokurori ka detyrimin të mbështesë të gjithë prokurorët. Prokurori është i pavarur pas ndryshi-meve në reformën në drejtësi, prokurori i çështjes është vetë zoti i çështjes”, deklaroi ai. Gjatë fjalës së tij në seminarin “Lufta kundër narkotikëve”, Llalla pohoi se Prokurori duhet të zhvillojë hetimet i

shumë vende të tjera e kanë kaluar para Shqipërisë dhe ia kanë dalë me sukses. Edhe Shqipëria, natyrisht dhe me ndihmën dhe mbështetjen e partnerëve të rëndësishëm, si Franca, do t’ia dalë me sukses”, tha Llalla.

BASHKËPUNIMI JOEFIKAS Llalla pohoi se pavarësisht

deklaratave për bashkëpunim me italianët, situata nuk është e mirë. “Prokuroria Shqiptare i ka dhënë garanci të plota Drejtorisë së Antimafias Ital-iane se do të bashkëpunojmë fuqimisht për të luftuar gru-pet kriminale që trafikojnë lëndë narkotike. Por, përtej garancisë së shprehur nga ana jone, e cila edhe është faktuar në shumë raste, kjo është e pamjaftueshme për të arritur rezultatet e pritshme. Hetimet e Antimafias Italiane, së fundmi, kanë siguruar të dhëna se grupe kriminale shqiptare kanë trafikuar drejt Italisë tonelata lënde narko-tike kanabis ne shume raste kjo është realizuar dhe me mbështetjen e individëve që kanë për detyrë goditjen e këtij krimi. Pra, kjo është gjendja aktuale, e cila më detyron të shprehem në këtë takim se situata nuk është më e mira e mundshme”, tha Llalla.

KRITIKA Kryeprokurori Adriatik

Llalla kritikoi institucionet shqiptare sa i takon luftës kundër drogës. “Institucionet

Mesazhi “Kryeprokurori ka

detyrimin të mbështesë të gjithë prokurorët. Prokurori

është i pavarur pas ndryshimeve në reformën

në drejtësi, prokurori i çështjes është vetë

zoti i çështjes”.

pandikuar dhe i pa frikësuar, edhe kur hetohen zyrtarë të lartë. “Në Shqipëri, së fund-mi, është miratuar Reforma në Drejtësi. Një prej risive kryesore të saj është krijimi i

kushteve për një pavarësi të plotë të prokurorëve gjatë hetimeve të tyre. Pra, ata janë zotër të çësht-jes. Por, është shumë e rëndësishme që proku-rori, në çdo rast, të zhvil-

lojë hetimet i pandikuar dhe i pa frikësuar, edhe

në ato raste kur subjekte të hetimit janë zyrtarë apo ish-zyrtarë të lartë publikë. Në fund të fundit, ky është standardi ndërkombëtar që Shqipëria synon t’i përafro-het. Dhe ne besojmë se, të gjithë bashkë, do të punojmë që këto standarde të arrihen në një kohë sa më të shpejtë. Kjo është një sfidë, të cilën

“Prokuroria Shqiptare i ka dhënë garanci të plota Drejtorisë së Antimafias Italiane se do të bashkëpunojmë fuqimisht për të luftuar grupet kriminale që trafikojnë lëndë narkotike”.

Bashkëpunimi

Ish-eurodeputetja gjermane Doris Pack akuzon kryeministrin Rama se

po sulmon prokurorët për të mbrojtur ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin. Reagimi në rrjetet sociale i Doris Pack erdhi pas qëndrimeve të Ramës për prokurorët pas kërkesës për arrestimin e Tahirit. “Shqipëria shtet i së drejtës? Kandidate për në

BE? Kryeministri Rama po e pengon drejtësinë dhe sulmon prokurorët për të mbrojtur mikun e tij, Tahiri”, shprehet ajo. Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama dhe Prokuroria për Krimet e Rënda shkëmbyen akuza në distancë për çështjen Tahiri. “Ku u gjet ky zell i panjohur, i një Prokurorie Krimesh të Rënda që s’ka lëvizur gishtin qëkur ka

lindur, jo për ndonjë nga mijëra akuzat e ngritura sheshit nga njerëz publikë, jo përgjime nga llumi i krimit, po as për ca fakte e për ca prova që dihen e shihen ashiqare?”, tha Rama. Nga ana e saj, Prokuroria e Krimeve të Rënda i kujtoi kryeministrit Edi Rama fatin ish-kryeministrit kroat, i dënuar për korrupsion.

Doris Pack: Rama po sulmon prokurorët për Tahirin

Shqiptare, sipas detyrave e detyrimeve të përcaktu-ara në kompetencat e tyre ligjore, duhet të jenë më efikase në veprimet në ter-ren. Këtu e kam fjalën edhe për institucionet që kanë për detyrë parandalimin, mbledhjen e informacionit, identifikimin dhe referimin në organin procedues të çdo rasti, si të individëve, ashtu edhe të grupeve kriminale që kultivojnë dhe trafikojnë lëndë narkotike. Gjithashtu, është e rëndësishme që të sigurohet një kontroll më i rreptë i vijës kufitare me mje-tet që kanë në përdorim, me qëllim zbulimin në kohë të rasteve të trafikut të lëndëve narkotike. Faktet tregojnë se këto institucione, më së paku, nuk kanë përmbushur detyrën e tyre”, pohoi Llalla.

Reagimet

Presidenti i Partisë Popullore Evropiane (PPE), Joseph Daul

përmes dy shënimeve në rrjetin social Twitter, shkruan se droga dhe krimi pengojnë rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Numri një i popullorëve evropianë, grupim politik ky ku aderon edhe Partia Demokratike, thekson se Shqipëria duhet të plotësojë katër kushte për t’u marrë seriozisht në përpjekjet e saj për anëtarësim në BE. Daul rendit sundimin e ligjit, drejtësinë e pavarur si dhe luftën kundër krimit të organ-izuar dhe korrupsionit. “Aspirata e Shqipërisë për në BE do të merret seriozisht vetëm kur të sundojnë rregullat dhe ligji, drejtësia të jetë e pavarur si dhe të luftohet korrupsioni dhe krimi. Krimi dhe droga janë një problem i madh që pengojnë rrugën e Shqipërisë drejt BE. Përpjekjet e vërteta duhet të bëhen për t’i luftuar këto krime me transparencë të plotë”, thuhet në reagimin e Daul.

Deputeti i PS, Ulsi Manja, i cili është edhe anëtar i Këshillit të

Mandateve, në një status në Facebook, shprehet se prokuroria shkeli ligjin d me deklaratat politike, pasi një gjë të tillë e ka të ndaluar. Sipas tij, bazuar në ligj, prokurorëve u ndalohet të bëjnë deklarata ose të japin mendime për veprimtarinë e organeve të tjera, ndër-sa shton se në bazë të Nenit 148/dh të Kushtetutës prokurori shkarkohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për shkelje të rënda profesionale ose etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës. Më kanë pyetur shumë njerëz a ka të drejtë prokuroria të bëjë deklarata politike si ajo e djeshmja, ja përgjigja ime: Deklarata politike si ajo e djeshm-ja në mënyrë kategorike jo, madje as nuk duhet t’i çojnë nëpër mend e jo më t’i bëjnë publike në media sepse e ndalon Neni 9 paragrafi i 3 i ligjit “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë”, shkruan Manja.

Kryetari i PDK, Nard Ndoka beson se ‘drejtësinë’ në Shqipëri do ta

bëjë Zoti. “Zoti do vendosë drejtësi në këtë vend! Unë kam besuar shumë kohët e fundit, se kjo qeveri nuk rrëzohet me vota, as me protes-ta, as nga opozita, as nga drejtësia, por vetëm nga Perëndia! Kur Rama mendoi se kishte finalizuar çdo gjë: Fitore plebishitare, asfiksim të opozitës, gjymtim të LSI, privatizim të ekonomisë, skllavërim të drejtë-sisë, miklim të ndërkombëtarëve; Të gjithë u frikësuam: populli hes-hti, opozita përpëlitej, drejtësia po kapitullonte, institucionet u ngrinë, presidenti noterizonte, ndërkom-bëtarët humbën, shoqëria civile flinte e kazanët zienin ‘supë falas’! Zoti vo-non, por nuk harron! Italia, Katania, antimafia, prokuroria, opozita, kuven-di, Sajmiri, Rama, Habili, Zagani, të gjithë folën. Zoti i ndihmoftë! Zoti do flasë shqip! Besimi në Zot, nuk vdes kurrë!”, shkruan Ndoka.

JOSEPH DAUL: KRIMI E DROGA PENGOJNE SHQIPERINE DREJT BE

MANJA: PROKURORIA SHKELI LIGJIN ME SULMIN NDAJ RAMES

KRYETARI I PDK, NARD NDOKA: QEVERINE DO E RREZOJE PERENDIA

7www.shqiptarja.com

E MËRKURË, 25 TETOR 2017SKANDALI I PERGJIMEVE

PERSONAT E INTERESUAR MUND TË PARAQITEN NË ADRESËN LAGJJA NR.3, RRUGA "ANDON XOXE", POGRADEC OSE TË KONTAKTOJNË;

CEL:0672036006, E-MAIL: SHOQER [email protected]

SHOQËRIA PËRMBARIMORE "616/A" SHPALL PËR SHITJE NË ANKANDIN E II

PASURINË E PALUAJTSHME:

Tokë Arë me sipërfaqe 4000 m2, nr. pasurie 27/31, vol.5, faqe nr. 65 e ndodhur në zonën kadastrale nr.3071, Pulahë, Korçë. Vlera fillestare e pasurisë është 336.000 lekë (Treqind e tridhjetë e gjashtëmijë) lekë.

ANKANDI ZHVILLOHET DITËN E HËNË NË DATË 06 NËNTOR 2017

SHPALLJE ANKANDIZyra përmbarimore private ARMANDO LELAJ,me seli lagjia 18 Shtatori të qytetit Gjirokastër,shpall ankandin e parë për shitjen e Pasuri nr16/80+1-5, zona kadastrale 3574, lloji pasurisë apartament banimi, sipërfaqe ndertimi 64m2, sipërfaqe trualli 38.7m2, ndodhur në qytetin e Tepelenes, në pronësi të debitorëve Murat Fejzo e Dhurata Fejzo. cmimi me të cilin fillon ankandi është 800,000 lekë

DATA E ZHVILLIMIT TË ANKANDIT ESHTE 14.11.2017 DITEN E MARTE, ORA 16.15

Denis Minga TIRANE

Intervista Spaho: Tahiri vetëm i arrestuar mund të hetohet

‘Duam votim të hapur për imunitetin, pas votimit përdorim të gjitha mjetet’K

ryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokra-tike, Edmond Sp-aho u shpreh në

emisionin “45 minuta” me gazetarin Denis Minga në Report Tv se Kuvendi duhet të japë autorizimin për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi sipas tij vetëm kështu ai mund të het-ohet nga Prokuroria. Spaho tha se opozita ka dyshime se Tahiri mund të prishë provat, ndërsa solli në vëmendje nx-jerrjen e emrit të dëshmitares së mbrojtur nga Prokuroria, e cila sipas organit të akuzës dëshmon lidhjet e Habilajve me ish-ministrin e Brendshëm. Sipas tij, provat për Tahirin janë të pakundërshtueshme, ndërsa shtoi se rezultojnë të implikuar edhe zyrtarë të niveleve të tjera, ndër ta punonjës të policisë. Pas votimit të së mërkurës, Spaho paralajmëroi se do opozita do përdorë të gjitha mjetet përfshirë këtu edhe protestat. Por shtoi se çdo protestë që do zhvillohet, do jetë paqësore dhe nuk do të ketë 21 janar të dytë. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho tha gjithashtu se Tahiri është vetëm maja e ajsbergut, pasi sipas tij do të shpërthejnë çështje të tjera.

-Ju akuzoni ish-ministrin Tahiri si të lidhur me trafikun. Ka detaje të reja dosja që po hetohet për trafikun e drogës?

Ka një hetim nga drejtësia italiane. Besoj se nuk është i vetëm ministri, por ka edhe zyrtarë të niveleve të tjera, zyrtarë të policisë të cilët janë të përfshirë në trafikun e drogës.

Ju si parti keni informa-cione?

Është prokuroria ajo që duhet të shprehet. Ishte e turpshme të dëgjojë fikjen e radarëve, pra një vend anëtar i NATO-s fik radarët që të kalojnë gomonet me drogë. Ne si opozitë e kemi ngritur si çështje, jo vetëm PD, por së fundi edhe LSI. Radarët janë jashtë funksionit dhe nuk kanë kapacitet të ndjekin mjetet që trafikojnë drogë. Për Saimir Tahirin ka prova të pakundërshtueshme si i përfshirë në trafikun e drogës dhe për këtë maxhoranca duhet ta dorëzojë.

-A është i rrezikshëm Tahiri që duhet të arrestohet?

Prish provat. Doli emri i dëshmitares dhe ajo do tërhiqet. Sepse është dekon-spiruar dhe kjo është garan-cia që të jep sistemi juridik, policia.

-Nesër me shumë gjasa z. Spaho PS do ta rrëzojë kërk-

tim i bërë nga Hahn. Çdo forcë politike duhet t’i bashkohet kësaj përpjekje. Një gjë është e sigurt. Me Ramën nuk luftohet mafia sepse ai është në krye. Unë besoj që do të ketë zhvil-lime të tjera dhe dosje të tjera. Është përgjegjësia jonë që të ndërgjegjësojmë njerëzit e të bëjmë thirrje për ndryshim.

-Koço Kokëdhima ka qenë një nga kundërshtarët e PD, pse u ftua ai dhe a është ai i besueshëm?

Synimi është për t’i ndërg-jegjësuar të gjithë në luftën ndaj krimit e mafias. Qën-drimin në lidhje me këtë çësht-je zotëria e ka bërë publik. Nuk ka parë asnjë vend hajr nga droga. Pavarësisht kësaj nuk jemi për legalizim hashashi.

-Do të bëni çmos që Rama mos e mbyllë këtë mandat katër vjeçar?

Rruga e Ramës në pushtet me këto fakte është e mbyllur. E ka mbushur kupën me të gjitha. Çështja është koha.

-Për nesër keni pasur kon-sultë apo secili grup do votojë sipas dëshirë?

Me sa di edhe LSI do votojë pro kërkesës së Prokurorisë. Ky front synon së pari të shkatërrojë kontingjentet kriminale dhe më pas të krijojë kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme.

-Pak a shumë një qeveri teknike kërkoni?

Nuk dua të ngelemi në terminologjinë pasi kjo është çështje e tavolinave të për-bashkëta. Sot është emerg-jencë të luftohen lidhjet me krimin. Kjo qeveri nuk mund të jetë pjesë e këtij fronti.

-Thatë që keni një premtim nga faktorët Europian po nga ai Amerikan?

Po sigurisht.

-Rama ju akuzoi dje, tha që me një gurë doni të vrisni dy zogj...

Dje ra reforma në drejtësi. Për këtë duhen marrë masa urgjente për të mos pasur një rënie të pakthyeshme. Proku-rorët nuk janë në kushtet opti-male për të vazhduar hetimet. Edi Rama këtë donë, kaf rikë se do ti dali ndonjë gjë për vete ka shumë për ti dalë gjëra që i dinë shumë mirë Saimir Tahiri. Me ç’duket do të kemi edhe të tjerë përfaqësues të kësaj qeveria edhe vetë Rama që do të përballet me qeverinë.

esën e qeverisë?Nuk ka ndodhur në asnjë

rast që një maxhorancë ta rrëzojë kërkesën e Prokurorisë edhe kur i ka të gjitha votat.

-Është rasti i z. Lesi?Ai ka qenë një regjistrim

i Kryeministrit që e botoi në gazetë. Ky është rast tjetër.

-Maxhoranca thotë që po përdoret politikisht proku-roria...

Ai nuk ka shkuar me thesin e kanabis në Itali. Ai është pjesë e të gjithë komunikimeve të këtij grupi. Ai është pjesë e emërtimeve që ka bërë në të gjitha zonat ku ka vepruar ky grup. Prokuroria duhet të hetojë në mënyrë urgjente dhe provat mos prishen.

-Nëse PS thotë nuk e lejo-jmë cili është qëndrimi juaj. Nesër a ka ndonjë aksion opozitar?

Ju do ta shihni nesër qën-drimin tonë, por nuk mbaron historia nesër. Do të shpërthe-jnë edhe çështje të tjera sepse ka ardhur momenti. Tahiri është vetëm maja e ajsbergut të lidhjeve të qeverisë me krimin.

-Është folur për bojkot dhe protesta, do të ketë gjëra të tilla?

Pas ditës së mërkurë të gjitha format do të përdoren. Do të bisedojmë për aksionin opozitarë që si fillim do të ketë sensibilizimin e njerëzve. Kjo çështje i interesonin popullit prandaj i bëj thirrje kujtdo që t’i bashkohet këtij fronti, më pas do vazhdojmë të punojmë edhe me ndërkombëtarët. Be-soj që do të ketë reagime dhe prej tyre., ne kemi një premtim nga ndërkombëtarët. Na është thënë që pas zgjedhjeve do angazhohemi në luftën ndaj krimit dhe zgjedhjeve. Prem-

I ftuar në studion e Report Tv, deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, ka komentuar situatën

e fundit politik në vend, pas akuzave të Prokurorisë në adresë të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjatë bisedës së studio, Hyseni ka theksuar se Partia Socialiste inkurajon hapur Prokurorinë e Krimeve të Rënda që të hetojë çështjen e përgjimeve të dosjes “Habilaj”, por ka theksuar se subjekti politik në fjalë, nuk është dhe nuk do të jetë pengesë asnjëherë e organeve të drejtësisë dhe të një hetimi gjithëpërfshirës të bazuar në Kushtetutë dhe norma të drejta, sikurse e parashikojnë ligjet konkrete. Duke u ndalur te veprimet e Prokurorisë për të kërkuar arrestimin e Tahiri, Hyseni tha se organi i akuzës është nxituar. Ai tha se nesër në Parlament do të votohet raporti që është në përputhje me rregulloren dhe Kushtetutën e vendit, ndërsa theksoi se kjo që po ndodh nuk e dëmton aspak imazhin e Partisë Socialiste. Ish-drejtori i Drejtorisë së Pastrimit të Parave komentoi edhe mbërritjen e dy oficerëve të Guardia di Finanza në Shqipëri. Ai tha se nuk përjashtohet mundësia që efektivët italianë të kenë ardhur në Shqipëri me prova dhe fakte të reja në lidhje me pasurinë e dosjes së “Habilajve”.

Hyseni: S'cenohet imazhi i PS, Prokuroria e nxituar

"Tahiri"

Edmond Spaho

8 E MËRKURË, 25 TETOR 2017www.shqiptarja.comSKANDALI I PERGJIMEVE

Dosja “Habilaj”, dyoficerë të Guardia

di Finanza në ShqipëriHetuesit italianë shfaqin interesim lidhur

me kërkimet që ka bërë policia për Habilajt

Zhvillimet që lidhen me shkatërrimin dhe arres-timin e të gjithë anëtarëve të organizatës kriminale të Habilajve zhvendosen

në Shqipëri. “Report TV” ka mësu-ar se gjatë ditëve të fundit kanë qëndruar në Tiranë dy oficerë të Guardia di Finanza të ardhur nga Cattania. Dy oficerët e Guardia di Finanza kanë pasur në fokus të misionit të tyre grumbullimin e informacioneve shtesë kryesisht të pronave që lidhen me Habilajt të përftuara nga aktiviteti kriminal. Gjithashtu pjesë e minisionit të tyre disa ditorë në Shqipëri ka qenë interesimi se çfarë rezultatesh kanë dhënë kërkimet në terren për kap-jen e Florian dhe Artan Habilajt. Burimet e “Report TV” nuk japin detaje të tjera se më kë janë takuar dhe çfarë kanë kërkuar nga pala shqiptare dy oficerët e ardhur nga Katania.

PASURIA E HABILAJVENdërkohë që dy oficerët e

Guardia di Finanza të Katanias ndodheshin në Shqipëri, policia shqiptare në terren ka sekuestruar të gjitha pronat e identifikuara si të Habiljave. Burimet sqarojnë se janë sekuestruar vila, shtëpi, makina dhe toka të identifikuar nën pronësinë e Moisi, Artan dhe Florian Habilaj. Sakaq mësohet se nën hetim janë vendosur edhe persona të tjerë të cilët dyshohet se janë përdorur nga Habilajt për të kamufluar pronat që i përkisnin atyre. Disa prona dhe llogari bankare janë në proces verifikimi nga ekspertët e antidrogës dhe drejtorisë së pastrimit të parave. Kryesisht bëhet fjalë për prona që janë blerë nga Habilajt në bregdet si në Himarë, Dhërmi dhe Vlorë. Oficerëve italianë të Guardia di Fi-nanza i është thënë nga atuotoritet shqiptare se vijon kërkimi për kap-jen e Florian dhe Artan Habilajt. Për Florian Habilajn ka dyshime se

fshihet në fshatrat e Vlorës ndërsa i vëllai, Artani, mund të ketë dalë jashtë territorit të Shqipërisë.

GRUPI I “HABILJAVE” OFICERJA E IMPLIKUAR

Një Oficere e policisë së Vlorës me inicialet B.A, që presupozohet se është kthyer në provën kryesore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda kundër ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, është e “zhytur” tërë-sisht në veprimtarinë kriminale të këtij grupi. Nuk dihet se cila është arsyeja, apo kush mund ta pengojë

prokurorinë për arrestimin e kësaj oficereje, pasi, nëse shikon dosjen e prokurorisë së Katanias, efektivja e policisë rezulton të jetë e implikuar me grupin që drejtohej nga Moisi Habilaj. Dëshmia e saj është admin-istruar në dosjen e prokurorisë më 20 tetor 2017, por ndaj saj nuk është marrë asnjë masë ndalimi, ndonëse rezulton e përfshirë totalisht në trafik droge. Habilaj së bashku me oficeren B.A, kanë udhëtuar në 2017 në drejtim të Italisë, por edhe në drejtim të Greqisë, disa herë. Oficer-ja që ka rrëfyer dëshminë e saj në një

proces-verbal prej 4 faqesh, në një bisedë të përgjuar nga prokuroria e Katanias rezulton se shërbente si këshilltare, duke i orientuar anëtarët e grupit të përdornin numra të quaj-tur “citofonë”, për të mos u gjurmuar nga përgjimet e policisë italiane. Për më tepër, oficerja me inicialet B.A, u ka treguar anëtarëve të këtij gru-pi se ata mund të lokalizohen nga policia dhe se mund të zbulohen nga telefoni, edhe kur e humbin, apo e hedhin. Sipas asaj që oficerja i tregon Maridian Sulajt, njërit prej të arrestuarve bashkë me Moisi Habi-lajn në ania, aparati i telefonit duhet të shkatërohet plotësisht, pastaj të hidhet. Pasi vetëm kjo mënyrë, do të asgjësonte jo vetëm të gjithë memor-jen e telefonit, por edhe të shmangte lokalizimin e personit në vendet ku ai ka qëndruar. ”Shqiptarja.com” zbardh të plotë bisedat e përgjuara mes oficeres dhe anëtarit të kësaj bande Maridian Sulaj.

Një 25 vjeçar është arestuar nga policia e Elbasanit ditën e djeshme pasi i janë gjetur plot 60 doza kanabis sativa të paketuara në një qese të zezë. Policia i gjeti 25-vjeçarit Refael Kapja dy qese me kanabis gjatë kontrollit fizik dhe 58 qese të paketuara në banesën e tij. Në vijim të punës për goditjen e trafikimit apo të shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacineve të marra në rrugë operative bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:Refael Kapja, 25 vjeç banues në Elbasan. Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga efektivat e policisë i janë gjetur dy paketime qeskash ambalazhi plastik me ngjyrë të zezë, të mbyllura me djegie të mbushura me material bimor të thatë të dyshuar me lëndën narkotike “Cannabis Sativa”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

ELBASAN

U kap me 60 doza kanabis arrestohet 25 vjeçari

Një vajzë e mitur ka denoncuar në polici një 21 vjeçar me inicialet D.I, pasi sipas saj ky i fundit e ka përdhunuar. Sipas vajzës përdhunimi ka ndodhur gati një javë më parë, ku kjo e fundit ka pranuar se ka shkuar në shtëpinë e të riut dhe më pas ai e ka detyruar të kryej marrëdhënie pa dëshirën e saj. Një ditë më parë, ajo është paraqitur në komisariatin e policisë në Kamëz dhe nën praninë e një psikologeje ka denoncuar se më datë 16 tetor. Sipas policisë D.I.,i cili është shpallur në kërkim rezulton i dënuar më parë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”. “Më datë 23 tetor 2017, u referuan materialet në Prokurorinë Tiranë, për shtetasin D.I., 21 vjeç, banues në Valias i Ri, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”, pasi dyshohet se më datë 16.10.2017, në banesë, ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 16 vjeçare. Punohet për kapjen e D.I”-thuhet në komunikatën e policisë.

TIRANË

Përdhunoi të miturën, në kërkim nga policia 21 vjeçari

Kryesisht bëhet fjalë për prona që janë blerë nga Habilajt në bregdet si në Himarë, Dhërmi dhe Vlorë. Oficerëve italianë të Guardia di Finanza i është thënë nga atuotoritet shqiptare se vijon kërkimi për kapjen e Florian dhe Artan Habilajt.

PASURIA

FJALE KYC/ ARRESTOHEN TRE PERSONA

Policia italiane kurth shqiptarëve sekuestrohet droga 1 milionë euroTre shqiptarë kanë rënë në

prangat e policisë italiane, teksa prisnin një ngarkesë prej

120 kg kanabis me vlerë 1 milionë euro, nga një kamion që transpor-tonte fruta si portokalle, mandarina dhe shegë. Droga është kryer në Ferrara në kuadër të operacionit “Cargo”, ndërsa lënda narkotike vinte nga Spanja dhe kishte për destinacion Italinë e Veriut.Prej javësh policia italiane po punonte për operacionin antidrogë, pasi në bazë të informacioneve pritej të mbërrinte në fillim të tetorit një ngarkesë e madhe në qytet, por nuk dihej se kur do të zbarkonte konk-retisht. Policia italiane vetëm priste momentin. Në videon e publikuar nga policia italiane duket momenti kur tre shqiptarët, Vital Meço, 43 vjeç, Alfred Gjoka, 36 vjeç, si edhe Tonin Bibaj, 33 vjeç, pronari i një firme për shitjen e druve të zjarrit në qytetin e Quarratas, zbresin nga një

automjet dhe futen në një kapanon të braktisur në rrugën “Marconi”, ku do fshihej lënda narkotike pasi të mbërrite kamioni. Në momentin e arrestimit shqiptarët, të cilët ish-in në survejim nga policia prej dy ditësh, ndodheshin në një magazinë

pasi kishin shkarkuar lëndën narko-tike dhe po konsumonin shegë. Policia ushtroi kontrolle edhe në banesat e tyre. Në shtëpinë e Meços, policët gjetën dhe 250 gr kokainë, ndërsa në atë të Gjokës u gjetën 70 gram hashash. Edhe mjeti i tonazhit

të rëndë gjithashtu është mbajtur në vëzhgim nga policia, pasi më herët i ishte nënshtruar një kontrolli, por detaji që tradhtoi trafikantët ishte rënia e një arke me mandarina në tokë gjatë kohës që ishte ndaluar nga policia. Në këtë moment efektivët italianë kanë përforcuar dyshimet se mes arkave mund të fshihej ngarkesa e drogës që do zbarkonte në Ferrara. Policia i ka mbajtur ata në survejim gjatë gjithë kohës dhe ndërhyn për arrestimin e tyre vetëm në orën 07:30 të mëngjesit të së martës, pak sekonda pasi kanabisi i ndarë në tetë pako, ishte shkarkuar nga kamioni. Policia gjeti edhe 280 gramë kokainë e fshehur mes arkave në kamion, si dhe 13 500 euro kesh të cilat dyshohet se ishin shpërblimi i grupit trafikant për drejtuesin e kamionit, spanjollin Joaqiun Mar-tinez, 37 vjeç. Në prangat e policisë ka rënë edhe një maroken, Nour Eddine Benazzi, 43 vjeç.

ArrestimiNuk dihet se cila

është arsyeja, apo kush mund

ta pengojë prokurorinë për

arrestimin e kësaj oficereje,

pasi, nëse shikon dosjen e prokurorisë

së Katanias, efektivja

e policisë rezulton të jetë

e implikuar me grupin që drejtohej nga Moisi Habilaj.

9www.shqiptarja.com

E MËRKURË, 25 TETOR 2017SKANDALI I PËRGJIMEVE

Anëtari i grupitHabilaj, Seiti: Më

ekstradoni në Itali

Ministri i Brendshëm vizitë në ItaliXhafaj në Itali: Luftë krimit dhe

drogës me grupe të përbashkëtaMinistri i Brendshëm, Fatmir

Xhafaj ndodhet në konfer-encën e ministrave të Brendshëm të rajonit në Itali. Sipas Ministrisë së Brendshme është miratuar propozimi i ministrit Xhafaj për ngritjen e një Qendre Rajonale të Bashkëpunimit Policor për të luftuar krimin dhe trafikun e drogës. Ministri i Brendshëm u shpreh në fjalën e tij se duhet të rri-tet efikasiteti i aktiviteteve parandaluese në luftën kundër krimit të organi-zuar, përmes forcimit të bashkëpunimit ndërkufitar e ndërkombëtar. “Falë bash-këpunimit në mes vendeve tona, kemi arritur suksese në gati të gjitha drejtimet për t’i garantuar qytetarëve një siguri gjithmonë e më të madhe. Ndaj, së bashku, duhet t’i japim një impuls të ri luftës ndaj kriminalitetit dhe duhet të eksperimentojmë dhe jetësojmë modele të reja ndërveprimi mid-is organeve tona të policisë apo

autoriteteve gjyqësore”, nënvizoi Xhafaj, para ministrave të Brend-shëm të Ballkanit Perëndimor. Ai propozoi disa nisma konkrete për bashkëpunim më të mirë rajonal, në partneritet me vendet e BE: Ngritjen e Qendrës Rajonale të

Bashkëpunimit Policor, për të koordinuar më mirë se deri tani shkëmbimin e informacionit, për çështje të luftës kundër krimit të organizuar në tërësi dhe me fokus të drejtpërdrejtë krimin

ndërkufitar, luftën kundër trafikut të drogës, migracionin e palig-jshëm. Ky propozim u adoptua në projektin ‘IPA 2017’. Krijimin e Data-Base të përbashkët, që do të ndihmonte në shkëmbimin më të mirë të informacionit;Ngritjen

e grupeve të përbashkë-ta të hetimit policor, të elementëve dhe grupeve kriminale. Ministri i Brend-shëm falënderoi në mënyrë të veçantë qeverinë italiane për patronazhin teknik mbi projektin ‘IPA 2013’ dhe shprehu vullnetin e plotë për bashkëpunim në vazhdimësi. Në fund të fjalës së tij, ministri i Brendshëm italian Marco Minniti vlerësoi propozimin e ministrit shqiptar Xhafaj dhe theksoi se do të jetë një

nga shtyllat kryesore të projektit ‘IPA 2017’. Në këtë takim morën pjesë ministrat e Brendshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ambasadorët në këto vende, si edhe drejtuesit e Policive.

Avokati Hysi: Jemi dakord të ekstradoheminë Itali. Gjykata cakton masën 20 ditë në burg

Elton Qyno TIRANE

Nazer Seiti, njëri nga personat që konsidero-het nga prokuroria e Katanias Itali, si anëtar i bandës së drejtuar

nga Moisi Habilaj, ka shfaqur vullnetin e tij për tu ekstraduar në Itali, ku kërkon të përballet me akuzat e trafikimit të drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Në procesin gjyqësor të zhvilluar ditën e djeshme në ambjentet e gjykatës së Tiranës, Seiti i tha trupit gjykues se ishte i gatshëm të ekstradohej dhe përballej me akuzat në Itali. Por pavarësisht këtijn vullneti, gjykata e Tiranës cakto masën “20 ditë në burg” për Seitin. Seanca e djeshme bënte fjalë për shqyrtimin gjyqësor të kërkesës së autoriteteve Ital-iane, për ekstradimin e Sitit në Itali. Prokurori i cështjes Shahin Pasha,i depozitoi gjykatës një kopje të urdhër-arrestit të lëshuar nga Italia për këtë shtetas dhe disa shkresa të tjera për dobi të këtij procesi. Në fund të fjalës së tij, prokurori Shahini kërkoi një masë ekstreme sigurie për Nazer Seitin “arrest me burg” për qëllim ekstradimi. Por vetëm katër ditë më parë ishte Gjykata e Krimeve të Rënda ajo që vendosi për Seitin masën e arrestit “20 ditë në burg”, për llogari të një procedimi penal të nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. I kontaktuar në telefon nga “Shqiptarja.com” avokati i të arrestuarit Nazer Seiti pohoi se klienti i tij ka shfaqur vetë villnetin të ekstradohet në dre-jtim të Italisë. “Klienti im ka vetë vullnetin të shkojë në Itali dhe të përballet me akuzat e ngritura nga ky shtet”-deklaroi avokati Hysi.Ky i fundit shton se ka shfaqur habi me kërkesën e përfaqësusit të prokurorisë së Tiranës, i cili në një seancë të tillë gjyqësore me objekt ekstradimin e Seitit në Itali, kërkoi caktimin e masës ekstreme të “arrest me burg”. “Më habiti qën-drimi i prokurorit në këtë gjykim.Ligji parashikon që në të tilla raste duhet të aplikohet masa e sigurisë që varian nga 18 ditë deri në 40 ditë burgim, ndërkohë prokurori thyen çdo limit, duke kërkuar masën ekstreme “arrest me burg”. Kjo për ne është e paligjshme”-deklaroi avokati Detar Hysi. I kontaktuar në telefon prokurori i çështjes i tha “Shqiptarja.com” se vetë i pandehuri ka kërkuar vullnetin e tij për tu ekstraduar në Itali. I pyetur nga “Shqiptarja.com” se si mund të zgjidhet ekstradimi i Nazer Seitit drejt Italisë, në një kohë që paralelisht dhe Prokuroria

… (nuk kuptohet) … “dhe e gjithë kjo pasi kishte linjën … meqë kishte kamionin … po le të pirdhet … copa e mutit.

PërgjimiOra 11.03.11Nezari: (me zë të ulët) ah … si

nuk e mora telefonin t’i shkruaja një çikë shefit. Në ora 11.03.40 makina ndalon në rrugën “Medaglie d’Oro”. Para se të zbresë, Nezari thotë me zë të ulët “duhet të marr 140 mijë”.

DEGA E BRENDSHMES’PO NA NJOFTON MË

Detaje tepër interesante dalin nga dosja e grupit të trafikantëve vlonjatë të hartuar nga autoritetet italiane. Nëse Moisi Habilaj i lavdërohej bashkëpunëtorëve të tij se kishin çdo gjë nën kontroll sa i përket organeve të rendit në Shqipëri në fund të vitit 2013 dhe fillim 2014, situata duket se ka ndryshuar në fillim të vitit 2017 kur opozita filloi aksionin e saj kundër kanabizimit të vendit. Në një përgjim të autoriteteve italiane në fund të janarit 2017, dëgjohen Nezar Seitai dhe Maridian Sulaj duke folur se Florian Habilaj iu ishte ankuar për situatën në Shqipëri. Në një pjesë të diskutimit ata flasin edhe për situatën në Shqipëri ku ndër të tjera theksojnë faktin se tani nuk po njoftohen më nga policia për lëvizjet e kolegëve të tyre. Makina është në levizje dhe në bord janë Maridian Sulaj dhe Nezar Seiti.

Nezar Seiti: Do vij në mëngjes të lë këtë gjë në shtëpi..

Maridian Sulaj:..unë nuk mund të vij se mund të kishim ikur edhe bashkë...

Nezar Seiti: Jo s’mund të vish..e ke harruar..?

Maridian Sulaj: Jo dreqin, s’mund të vij...

Nezar Seiti: ..të merrja unë..nuk ishte problem..po nuk vono-hemi mos ki merak..nuk e kapim fundjavën...

Maridian Sulaj: ..e di e di..Nezar Seiti: kur të shkoj në

Shqipëri..Maridian Sulja: ..dhe nuk të kanë

dërguar gjë...të kanë thënë..Nezar Seiti: Më tha sot Lolo

(Florian Habilaj)..Maridian Sulaj: jo..Nezar Seiti: “…nuk i kemi punët

mirë me ata të shtetit…”..e kam telefonuar në shtëpi..dhe nuk na telefonojnë më atë të degës së brendshme (se unë kështu i quaj ata, dega e brendshme)...kur kalojnë këta të policisë, “po kalon sigurimi i shtetit”.

e Krimeve të Rënda ka nisur një procedim penal kundër këtij per-soni si i dyshuar për trafik droge, prokurori nuk preferoi të jepte një koment për këtë pjesë.Në përgjimet e Prokurorise së Katanias, Nezar Seiti listohej si anëtari i grupit Ha-bilaj që kujdesej për infrastrukturën e trafikut të hashashit drejt Siçilisë. Dosja “Habilaj” trazoi jo pak poli-tikën, ndërsa disa ditë më pare kreu

i qeverisë Edi Rama u shpreh se ajo që thonë dy kriminelët në bisedat e përgjuara, nuk mund të jetë provë vendimtare, ndërsa shtoi se është detyrë e institucioneve të zbardhin të vërtetën. Ndërsa vetë i akuzuari Saimir Tahiri tha se do jetë në dispo-zicion të hetimeve për çdo akuzë në ngarkim të tij. Ai tha se nuk ka asnjë lidhje me kushërinjtë e tij të 10-të, ndërsa pranoi se ka bërë vetëm një

gabim, që iu shiti automjetin “Audi” në vitin 2013.

MË POSHTË PËRGJIMI I NAZERIT ME FLORIAN HABILAJN, TË NJOHUR ME NOFKËN “LOLO”.

Përgjimi Ora 11.02.21Nezari: Mbrëmë i shkruajta Lolos

(Florian Habilajt) … (nuk kuptohet) … më tha “20 copë (nuk e mbaron fjalinë) … unë e Moisiu vumë 30 … e ti 20 … dhe pastaj 100 Agroni” dhe unë i thashë “po ku e çon” … “Saim-irit” … dhe unë i thashë “jo vëlla … jo … unë nuk marr 150 euro për 20 euro … çfarë thua ti?” … vetëm për timin dhe tëndin … 50 copë i merr Saimiri” … tani shkoi të merrte një 50-she … i thashë “çfarë jam unë?” … unë nuk marr 150 mijë euro për 50 copë që kemi ne … jo … nuk jam çmendur” … i thashë … më tha “e mirë, le ta marrë Agroni vetë” … dhe unë i thashë “të bëjë ç’të dojë”

Florjan Habilaj

Nazer Seiti

10 E MËRKURË, 25 TETOR 2017www.shqiptarja.comPAKETA FISKALE

Biznesi i vogël, pragu për TVSH-në në 2 mln lekë xhiro Aktualisht është 5 mln lekë, qeveria heq dorë

për taksim nga xhiroja vjetore zero

Paketa Fiskale parashiko, përveç ndryshimeve në sistemin e TVSH-së, edhe amendime të taksave kombëtare, atyre vendore, akcizave dhe tatimit mbi fitimin e ndërmarrjeve

Kryeministri Edi Rama deklaroi dy javë në parë se qeveria do të fuste në regjimin e TVSH biznesin e vogël. Por, sipas tij, këtu duhej të hynte i gjithë biznesi, pra duke filluar nga niveli zero i xhiros

Ministri deklaroi më pas se disa kategori të veçanta, duke iu referuar zejtarisë, taksistit, fermerit do të jenë të përjashtuar nga TVSH-ja; ambulantët në tregjet e bashkive gjithashtu

AMENDIMI RAMA AHMETAJ

P/LI

GJI

Ndryshon mendje qeveria lidhur me përfshirjen e biznesit të vogël në sistemin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Ka

qenë vetë ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, i cili ka lajmëruar, në një takim me anëtarët e Dhomës Amerikano-Shqiptare të Tregtisë, se bizneset që realizojnë më pak se 2 milionë lekë xhiro në vit nuk do të hyjnë në TVSH. Megjithatë, kjo përfaqëson një ulje të nivelit, nga 5 milionë që është aktualisht. Ministri ka deklaruar se deri tani kanë hyrë në skemë 9 mijë biznese, ndërkohë, si pasojë e kontrolleve të aksionit anti-informalitet, 920 sipërmarrje ndryshuan përgjegjësinë tatimore. “Nuk duam t’i bezdisim bizneset me vizita të shumta. Një vit më parë, kemi futur instrumentin e vetëkorrigjimit. Instrument demokratik për admin-istrimin e taksave. Kemi qasje më miqësore me biznesin”, tha Ahmetaj. Duket se tashmë Paketa Fiskale që do të aplikohet nga 1 janari i vitit të ardhshëm ka marrë trajtat përfun-dimtare. Në të parashikohen, përveç ndryshimeve në sistemin e TVSH-së, edhe amendime të taksave kom-bëtare, atyre vendore, akcizave dhe tatimit mbi fitimin e ndërmarrjeve.

DEBATIJo më larg se dy javë parë, ka qenë

vetë kryeministri Edi Rama, që ka argumentuar arsyet se pse qeveria do të vendoste të fuste në regjimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar biznesin e vogël. Por, sipas tij, këtu duhej të hynte i gjithë bhiznesi, pra duke filluar nga niveli zero i xhiros. Në një takim të mbajtur në qarkun e Lezhës për konsultimin e buxhetit të vitit të ardhshëm, më datë 9 tetor, Rama bëri një përmbledhje të taksave që do ndryshojnë dhe atyre që do të mbeten të njëjta në vazhdim. “Kemi nisur një operacion të rëndësishëm duke e çuar në një fazë të re luftën kundër informalitetit, ky operacion do vazhdojë çdo ditë. Siç e kemi deklaruar, do të përfshijmë gjithë bizneset në skemën e TVSH-së”, tha kryeministri. “Është e padrejtë që

një pjesë e të ardhurave, që duhet t’u shkojnë mbrapsht njerëzve përmes TVSH-së, të përfundojnë tek një grusht të pasurish”. Nga ana e tij, e ka “ulur stekën” ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i cili, në një takim me biznesin e vogël, deklar-oi se të paktën 60-65 mijë biznese do të mbeten të përjashtuar nga nisma e deklarimit të TVSH-së. Logjika e këtij vendimi, sipas ministrit, është e thjeshtë: ata që jetojnë me prodhimet e tyre dhe nuk janë pjesë e një zinxhiri më të gjatë tregtimi nga prodhuesi tek konsumatori final nuk do deklarojnë.

“Në diskutimin që kemi pasur me kryeministrin dhe stafet, ne jemi shumë të qartë, që biznesi i vogël i disa kategorive të veçanta - dhe këtu u referohem zejtarisë, taksistit, fermerit - do të jenë të përjashtuar nga TVSH-ja; ambulantët në tregjet e bashkive gjithashtu. Pra, ai që shet fruta-perime në Lushnjë, Divjakë, Fier nuk është pjesë e detyrimit. Jo, këtë pjesë të sipërmarrjes, që jeton me punën e vet, nuk do ta futim në TVSH, por detyrimin e ka ajo pjesë e biznesit, që është pjesë e transaksioneve, të cilat rrjedhin nga biznesi i madh dhe

që blejnë në zinxhir. Biznesi i vogël me një numër 60-65 mijë do të mbetet i përjashtuar, jashtë skemës së dekla-rimit të detyrueshëm të TVSH”, tha Ahmetaj. Ndërkohë, midis ekspertëve të financave publike ka patur një debat mes atyre që kanë kundërshtuar këtë lëvizje fiskale si të dëmshme për biz-nesin e vogël dhe atyre që mendojnë se një gjë e tillë mundëson formalizimin e ekonomisë në një shkallë më të madhe se sa deri tani. Këtë, si asnjë herë tjetër, e kanë mbështetur edhe bizneset e mëdha, nëpërmjet një manifestimi publik në Tiranë.

AMENDIMI/ RIFORMATOHET TAKSA E TABELËS PËR TË VEGJËLIT

Përfiton ulje tatim fitimi turizmi, por vetëm hotelet me 5 yje

Një ndryshim tjetër në aplikimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar ka të bëjë me vendos-jen e një shkalle të reduktuar të TVSH-së

për furnizimet në strukturat akomoduese, vetëm në rast se fjala është për hotele me 5 yje, me status të veçantë, të përcaktuara këto në legjislacionin e fushës së turizmit.

Sipas ndryshimit në ligjin për TVSH-në, që duhet të miratohet në Kuvend, këto shërbime do të për-dornin një TVSH në masën 6%. Sipas draftit, shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar 6 për qind do të aplikohej për çdo furnizim-shërbimi të ofruar brenda strukturave akomoduese të çertifikuara “Hotel me pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turiz-mit. Kushtet, kriteret dhe procedurat për zbatimin e kësaj pike përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.

TABELATPor biznesi i vogël mendohet të ketë ndryshime

edhe tek taksa e tabelës, duke ndryshuar taksimin

sipas madhësisë së saj. Në paketën fiskale të vitit 2018 bëhet një riformatim i kësaj takse me një model që, sipas relacionit shpjegues, është huazuar nga Mali i Zi. “Përsa i përket këtij ndry-shimi, është marrë në konsideratë eksperienca e Malit të Zi, i cili, bazuar në sipërfaqen e shtrirjes

së tabelës, ka vendosur kategorizim të nivelit të taksës sipas madhësisë së

tabelës. Kështu, tabelat deri në një sipërfaqe të caktuar, taksohen në

nivelin 100% të taksës. Mbi këtë sipërfaqe, për çdo diapazon rri-tje nga një sipërfaqe në tjetrën, niveli i taksës ulet në masat 85%, 75%, 55% dhe 40% ndaj nivelit 100%. Gjithashtu, duke qenë se

përgjithësisht tabelat ndahen në të thjeshta, me ndriçim dhe elek-

tronike, niveli i taksës ndryshon me rritje sipas këtyre ndarjeve. Niveli më i

lartë është për taksën e tabelës elektronike 100%, duke u ulur në nivelet 77% për tabelat me ndriçim dhe 44% për tabelat e thjeshta” thuhet në relacion. Por, Këshillat Bashkiakë do të vijojnë të kenë të drejtë që, brenda një tavani dhe dysheme-je, të aplikojë vlera të tjera të taksave vendore.

VendorëtKëshillat Bashkiakë do

të vijojnë të kenë të drejtë që, brenda një

tavani dhe dyshemeje, të aplikojë vlera

të tjera të taksave vendore

11www.shqiptarja.com

E MËRKURË, 25 TETOR 2017PAKETA FISKALE

Shkalla e taksës mbi ndërtesat, e cila aplikohet si përqindje e bazës së taksës, është si më poshtë: 0.05% për ndërtesën ku taksapaguesi ka banimin e përhershëm, ose zakonisht banon

Amendimi përkatës thotë se baza e taksës mbi ndërtesat do të jetë vlera e ndërtesës, që llogaritet në përputhje me metodologjinë dhe procedurat e përcaktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave

Ndërkohë, 0 .15 për qind do të jetë tar ifa për ndërtesën që përdoret , shfrytëzohet për veprimtari ekonomike, thuhet në draft in e përgatitur nga ministr ia e Financave

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, që plotëson kushtet e mësipërmne, por edhe ka marrë pjesë në përgatitjen e adresarit në gjithë Republikën e Shqipërisë, do të jetë “taksidari” në fjalë

NDËRTESAT TARIFA BIZNESI OPERATORI

Kalon në shqyrtim të Këshillit të Min-istrave, në kuadër të Paketës Fiskale 2018, edhe ndry-

shimi i taksës mbi banesat. Amendimi përkatës thotë se baza e taksës mbi ndërtesat do të jetë vlera e ndërtesës, që llogaritet në përputhje me metodologjinë dhe procedu-rat e përcaktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave. Për efekt të amortizimit të pasur-isë së paluajtshme-ndërtesa, Këshilli i Ministrave duhet të specifikojë gjithashtu edhe nënkategoritë përkatëse.

“Shkalla e taksës mbi ndërtesat, e cila aplikohet si përqindje e bazës së taksës, është si më poshtë: 0.05% për ndërtesën ku taksapaguesi ka banimin e përhershëm, ose zakonisht banon; 0.15% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike”, thuhet në draf-tin e përgatitur nga ministria e Financave.

KUSH E MBLEDH?Taksa e re do të mblidhet

përmes një agjenti tatimor, i cili do të marrë 2% të par-ave të arkëtuara. “Detyrimi i taksës mbi ndërtesën si-pas dispozitave të këtij ligji mund të mblidhet nëpërmjet agjenteve të taksave, të cilët kanë shtrirje territoriale, sis-tem elektronik të bazës së të dhënave dhe gjenerimit të detyrimeve dhe që autorizohen me Vendim të Këshillit të Min-istrave. Agjen-ti i autorizuar përfiton 2% të të ardhurave të arkëtuara nga taksa e ndërte-save” thuhet në draft.

Deri tani, është thënë se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, që plotë-son kushtet e mësipërmne, por edhe ka marrë pjesë në

përgatitjen e adresarit në gjithë Republikën e Shq-iprisë, do të jetë “taksidari” në fjalë. Por nuk përjashtohet mundësia që një shërbim të tillë ta plotësojnë ujësjellësat, apo edhe ndonjë operator privat, që mbetet të mësohet.

Taksa e ndërtesës, 0.05% e vlerës familjet, 0.15% biznesi

Taksimi do të bëhet sipas vlerës së tregut të pasurisë dhe jo sipas çmimit fiks, që bëhet aktualisht

Ndryshime në ligjin “Për taksat kombëtare” janë parashikuar edhe lidhur me aplikimin e taksës së regjistrimit fillestar dhe taksës së përvitshme për automjetet luksoze. Amendimi i ri synon të ndryshojë kriterin e kapacitetit fizik të automjeteve që konsiderohen automjete luksi për qëllime të këtij ligji. Aktualisht me ligjin në fuqi, konsiderohen automjete luksi autoveturat 4 pasagjerë + shofer, të cilat plotësojnë të paktën një nga kriteret: cilindratën të barabartë ose më të madhe se 3000 cm3; ose vlerën/çmimin të barabartë ose më shumë se 5 000 000 lekë. Me ndryshimet e propozuara në këtë ligj, synohet qe kriteri “4+1” të zëvendësohet me kriterin “6+1”. Ky propozim ka ardhur nga Drejtoria e Shërbimit Rrugor, që mbledh taksën e regjistrimi fillestar dhe taksën e përvitshme për automjetet luksoze. Amendimi parashikon efekte pozitive 19 milionë lekë.

MAKINAT

Ndryshon taksa për makinat e shtrenjta, edhe “6+1”

Pak ditë më parë, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, në një dalje para mediave, deklaroi se ak-tualisht është gati drafti final për taksën e pronës, e cila nis zbatimin nga 1 janari 2018. Ahmetaj hodhi poshtë zërat

për një diferencim në taksim për shtëpitë e dytë dhe të treta. Formula në vetvete nuk përbën ndonjë surprise, pasi, ashtu siç ishte deklaruar, tak-simi do të bëhet sipas vlerës së tregut të pasurisë dhe jo sipas çmimit fiks. “Ministria

e ka të detajuar draftin për taksën e pronës dhe nuk do të ketë nivel të diferencuar për shtëpitë e dyta. Ajo që përmban është kalimi nga taksë fikse, në referencë të vlerës. Pra, nëse një shtëpi i është referuar gjithmonë çmimeve minimale fiskale dhe mbi të është vendosur një taksë fikse, tani do të kalojmë në nivelin e vlerës reale të shtëpisë. Po marr një shembull: shtëpia juaj nuk është 800 euro/metri katror, por në fakt është 1.200 euro/metri katror, kjo në bazë të transaksioneve. Mbi këtë vlerë reale do të aplikohet përqindja e taksës. Është një proces që s’do bëhet që më 1 janar 2018, por nis nga 1 janari. Në harkun e dy viteve do të kemi një kadastër fiskale, që do të jetë në favor të vlerës reale të pronës dhe bashkive, të cilat e përfitojnë këtë taksë”, tha Ahmetaj.

AmortizimiPër efekt të amortizimit të pasurisë së paluajtshme-ndërtesa, Këshilli i Ministrave duhet të specifikojë gjithashtu edhe nënkategoritë përkatëse

Rritet çmimi për purot e holla, taksë zero për mallrat IT

AKCIZA/ S’NDRYSHON TAKSIMI PËR DUHANIN DHE CIGARET

Nd ë r k o h ë , P a k e t a Fiskale parashikon edhe ndryshime në

ligjin për akcizat, me anë të të cilave ndryshohet niveli i akcizës së cigarillove për vitin 2018. Konkretisht, në kalendarin aktual akciza për cigarillot (puro të holla) për vitin 2018 është para-shikuar të jetë në nivelin 5.750 lekë/1.000 copë. Me këtë projektligj propozohet që akciza të kalojë në 5.850 lekë/1.000 copë.

Rritja e akcizës për ciga-ret është një nga politikat e përdorura për frenimin dhe uljen e konsumit të cigareve nga popullata si produkt me efekte negative në shëndet duke rritur çmimin e shit-jes së tyre. Por, kjo ka edhe

koston e vet. Efekti pozitiv në të ardhurat e buxhetit e shtetit parashikohet të jetë 1.1 miliardë lekë.

TEKNOLOGJIANga ana tjetër, një ndry-

shim në rregullat fiskale parashikon që, nga 1 janari i vitit 2018, 70 lloje mallrash të mund të importohen në Shqipëri pa detyrimin e pagimit të tarifës doganore. Në paketën e re fiskale, është parashikuar redukti-mi i disa tarifave doganore të aplikuara në import, të cilat kanë të bëjnë me produktet që përdoren në fushën e teknologjisë së informacionit. Nga 2% që është aktualisht tarifa do-ganore që duhet të paguhet

për mallrat ë tilla që hujnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, me nismën e re ajo bëhet 0%.

Ky projektligj shoqërohet me efekte financiare neg-ative në buxhetin e shtetit në masën rreth 59 milionë lekë në vit.

Nga ana tjetër, gjithnjë për teknologjinë e infor-macionit, parashikohet një incentivim duke reduktuar normën tatimore, nga 15%, në 5%, si një instrument i rëndësishme për mbajtjen e kapaciteteve intelektuale brenda vendit si një faktor i kyç për zhvillimin teknolog-jik dhe atë ekonomik. Këtu efekti negativ në buxhetin e shtetit parashikohet të jetë rreth 93 milion lekë.

12 E MËRKURË, 25 TETOR 2017www.shqiptarja.comSKANDALI CEZ-DIA

Ish-administratori i kom-panisë DIA, Kastriot Ismailaj, i pandehur për dosjen e CEZ-DIA dhe borxhet, i ka bërë

kërkesë Gjykatës ditën e djeshme për rihapje të pro-cesit gjyqësor. Sipas Ismailaj ai disponon mbi 100 prova të reja të cilat nuk u shqyrtuan. “Kam gati mbi 100 prova të reja të cilat nuk u shqyrtuan dhe dua të merren në kon-sidertatë”-ka thënë Ismailaj. Ditën e djeshme ishte plani-fikuar seanca gjyqësore ku do të bëhej mbrojtja dhe do të shpallej vendimi për Isami-lajn për të cilin Prokuroria ka kërkuar 15 vite burg. Ismailaj akuzohet për tre vepra penale, mashtrim me pasoja të rënda me borxhet e CEZ, rreth 5 mil-ionë euro, pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh. Deri tani ndaj Kastriot Ismailaj janë zhvilluar 44 seanca gjykimi prej vitit 2015.

SI VEPRONTE SKEMAE MASHTRIMIT

Nga provat e administruara gjatë gjykimit të këtij proçed-imi penal rezultoj plotësisht e provuar, se i pandehuri Kastriot Ismailaj, nёpërmjet gënjeshtrës dhe paraqitjes së dokumentave fiktive, në bashkëpunim me të bashkë të

Ismailaj: Unë kam100 prova të rejarihapni gjykiminBiznesmeni Ismailaj akuzohet për

“Mashtrim me pasoja të rënda, rrezikon dënim me 15 vite burgim

pandehurit e tjerë ka krijuar një mekanizën të tërë fiktiv, nëpërmjet të cilit ka bërë të mundur vjedhjen e shumës 649, 803, 520 lekë, nga sho-qëria “Çez Shpërndarja”, në vitet 2010-2011. Një pjesë të parave të vjedhura me anё tё mashtrimit nga shoqëria “Çez Shpërndarja”, i kanë kaluar subjekteve të tjera me fatura fiktive për punë apo shërbime të cilat nuk rezultojnë të jenë kryer,janë përdorur apo in-vestuar(si psh vendosja nё depozitё) nga i pandehuri Kastriot Ismailaj. Gjithashtu i pandehuri Kastriot Ismailaj ka kryer transaksionet finan-ciare nё shoqёrinё “Adriatic

Development Corporation ltd” sh.pk, me qëllim për të fshehur dhe mbuluar natyrën e palig-jshme të parave pёr tё cilat ar-rihet nё konkluzionin që vijnë nga veprimtari tё paligjshme kriminale. Ai duke i copëzuar shumën e transferuar në këtë shoqëri (kryerjes së transfer-tave në shuma të vogla) ka kryer transferimin e këtyre parave me qëllim fshehjen dhe mbulimin e origjinës së tyre të paligjshme.

ISMAILAJ, MATAJT: TI BËJLETRA, TË TJERAT MENDOJ UNË

I pyetur rreth fakteve ob-jekt hetimi shtetasi Elvis Mataj

me detyrё drejtor ekzekutiv pranё DIA ka deklaruar në gjykatë se: “…DIA ka arritur numrin maksimal tё stafit prej 115 personash nё muajin dhjetor tё vitit 2010. Nga tё cilët mbi 20 veta ishin pjesё e administratës nё qёndёr dhe pjesa tjetër drejtues dhe punonjës terreni, por ata nuk morën as makina as karburant, as mjete pune. Nё dy muajёt e parё disa nga punonjёsit punuan me autom-jetet karburantin dhe mjetet dhe paisjet e tyre, me idenё e kompesimit tё mёvonshёm, por kjo nuk ndodhi asnjёherё. Numri simbolik i punonjёsve, mungesa totale e logjistikёs,

mungesa e urdhёrave dhe ud-hёzimeve e metodologjisё sё punёs nga drejtoria qёndrore e Dia-se, nuk justifikonin nё asnjё mёnyrё dhe anjё rre-thanё realizimin e detyrimit qё ishtё marrё pёrsipёr tё kryhej nga DIA…”. Nё vazhdim tё deklarimit tё tij ky shtetas ka shpjeguar se: “…Kastriot Ismailaj donte vetёm tё prod-

honte letra si provё pёr tё jus-tifikuar punёn e identifikimit tё debitorёve por jo tё kishte si synim qё tё bёnte ndonjё pёrpjekje pёr tё identifikuar debitor e mbledhur borxhe apo tё shpenzonte para pёr kёtё qёllim…”. Ai disa herё pёrcolli tek unё mesazhin: “…Ti prodho letra dhe pёr pjesёn tjetёr merren unё…”.

Angazhimi i prokurorëve në hetimin e dosjes “Habilaj” është bërë

shkak për shtyrjen e seancës ndaj Emiliano Shullazit pranë gjykatës së krimeve të rënda. Vendimi është marrë nga gjykata e cila pas mungesës së prokurores Elisabeta Im-eraj dhe Ened Nakuçit, ka vendosur ta shtyj seancën për të martën e ardhshme.

Ndërkohë në këtë proces gjykata ka miratuar kërk-esën e të pandehurve për të dëshmuar ish-kryeministri Berisha ndaj të cilit ende nuk është caktuar një datë për tu paraqit në gjykatë. Nuk dihet me saktësi nëse ish-kryeministri Sali Berisha të paraqitet në seancën e rradhës, për të dëshmuar në procesin gjyqësor kundër të

pandehurit Emiljano Shul-lazit dhe katër personave të tjerë. Ndërkohë të martën e rradhës pritet të lexohen në seancën gjyqësore deklarimet e biznesmenit Jani Zaka, i cili aktualisht ndodhet në Amerikës. Pas përfundimit të këtyre dëshmive, pritet që në këtë proces gjyqësor të thiren nga gjykata dhe dëshmitarët e avokatëve mbrojtës. Mes tyre

mësohet se është dhe Ervis Martinaj, emër ky i njohur për policinë dhe prokurorinë si i dy-shuar në një vrasje të ndodhur në një lokal në malin e Dajtit. Madje Martinaj dyshohet se ka qënë personi që ka shkuar në shtëpinë e biznesmenit Ylvi Beqja, duke i ofruar 7 milion euro, në këmbim të tërheqjes së dëshmisë së tij të dhënë në gjykatë kundër Shullazit.

S’PARAQITEN PROKURORËT

Gjyqi “Shullazi”, çfarë pritettë ndodhë seancën e rradhës

Instituti Amerikan, SHBA ngre alarmin:Pjesëtarët e ISIS po rikthehen në Shqipëri e KosovëInstituti amerikan i hulumtuesve, “Soufan Center”, që merret me analiza, dialog dhe strategji për çështjet globale të sigurisë dhe kërcënimet emergjente, ka nxjerr raportin për muajin tetor. Në këtë raport tregohet numri i luftëtarëve sipas shteteve që kanë marrë pjesë në luftë por edhe që janë kthyer në vendet e tyre. Numri i luftëtarëve nga ballkani arrin në 815 dhe nga Shqipëria i janë bashkuar më pak se 90 persona, nga të cilët nuk është kthyer asnjë, ndërsa nga Kosova i janë bashkuar 317 persona dhe janë kthyer 117 luftëtarë. Kthimi i këtyre luftëtarëve përbën një rrezik serioz sepse janë ekstremistë të dhunshëm dhe mund të krijojnë organizime, bëhet fjalë për anëtarët që nuk janë burgosur ose nuk vëzhgohen.

Ngjarja në Korçë, vidhte dhe falsifikontedokumenta duke shpërdoruar detyrënProcedohet penalisht në gjendje të lirë, 35 vjeçarja me iniciale A.S, banuese në fshatin Velitërnë-Maliq, me detyrë përgjegjëse e Zyrës Postare Pirg-Maliq. Procedimi ndaj saj filloi pasi, dyshohet se A.S ka kryer veprime në kundërshtim

me ligjin duke përvetësuar një sasi të konsiderueshme lekësh, nga tarifat e shërbimit të pensioneve së pensionistëve. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”,”Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

29-vjeçari në spitalAksident në Durrës, makinapërplas kalimtarin në FllakëNjë kalimtar është përplasur nga një makinë, ndërsa është transportuar në spital. Rreth orës 14:15 në autostradën Durrës- Tiranë, në afërsi të “Mbikalimit të Fllakës” E.B. 21

vjeç duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar këmbësorin R.K. 29 vjeç. Pas aksidentit i plagosuri është dërguar në spital me urgjencë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LAJME SHKURT

Ish-administratori i kompanisë DIA, Kastriot Ismailaj

Emiliano Shullazi në gjyq

13www.shqiptarja.com

E MËRKURË, 25 TETOR 2017INSPEKTIMI NE ELBASAN

Siguria ushqimore, Niko Peleshi: Duhet

ta pranojmë, dështuamMinistri i Bujqësisë pohon gabimet e së kaluarës, duke paralajmëruar forcimin e

kontrollit në thertore e dyqane

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi gjatë inspekti-mit në një thertore në Elbasan deklaroi se

Shqipëria ka dështuar përsa i përket garantimit të sigurisë ushqimore.“Drejtoritë rajonale të AKU-së në të gjithë Shqipërinë janë në një aksion, por mua nuk më pëlqen ta quaj aksion sepse nuk është një punë që fillon dhe mbaron pas një periudhe kohe, nuk është punë task-force, por është një punë e sapofilluar dhe që nuk do të mbarojë asnjëherë sepse siguria ush-qimore nuk është çështje aksionesh. Duhet ta pranojmë, duke u skuqur, për hir të së vërtetës, se ne kemi dështuar, krahasuar edhe me vendet përreth, Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi, Bosnjën dhe padyshim me çdo vend të BE-së ku sistemi i sigurisë ushqimore, zinxhiri i kontrollit është i ngritur nga ferma në tavolinë”, ka pohuar Peleshi. Ministria e Bujqësisë mandatin e parë të qeverisë Rama drejtohej nga LSI, ndërsa AKU-ja nga PDIU. Nga kontrollet e ushtruara vetëm ditët e fundit janë mbyllur 84 subjekte therje në të gjithë vendin, mes të cilave 76 pika therje dhe 8 thertore të cilat nuk plotësonin asnjë standard. “Pikat e therjes që janë mbyllur, si të pash-presa se mund të arrijnë ndonjëherë standardet, sepse janë vite dritë larg standardeve ligjore nuk do të hapen më. Askush nuk duhet të guxojë t’i

hapë ato natën, larg syrit të inspek-torëve apo të shtetit.”Mungesa e standardeve theksoi Min-istri ka bërë që Shqipëria të mos mund të eksportojë produkte shtazore në asnjë vend të botës, ndërsa masat e marra do të rikuperojnë sa më shpejt të jetë e mundur kohën e humbur. “Ambicia jonë është që brenda pak viteve, mundësisht brenda gjysmës së parë të këtij mandati, ne të arrijmë të drejtën e eksportit të produkteve shtazore Që të arrijmë të drejtën e eksportit të produkteve shtazore, drejt BE-së duhet të plotësojmë kërkesat, pra të ngremë sistemin e sigurisë ush-qimore. Përsa i përket mishit, nëse ne do të lejojmë therje të mishit në rrugë apo në pika të palicensuara, as që bëhet fjalë të pretendojmë hapësirë në tregun europian.” Kontrolli nuk është fokusuar vetëm tek pikat e therjes apo thertoret, por edhe tek dyqanet e mishit dhe si pasojë janë mbyllur 107 dyqane duke u sekuestruar 2970.3 kg mish.

Drejtoritë rajonale të AKU-së në të gjithë Shqipërinë janë në një aksion, por mua nuk më pëlqen ta quaj aksion sepse nuk është një punë që fillon dhe mbaron pas një periudhe kohe, nuk është punë task-force, por është një punë e sapofilluar dhe që nuk do të mbarojë asnjëherë sepse siguria ushqimore nuk është çështje aksionesh

Deklarata

Mungesa e standardeve theksoi Ministri ka bërë që Shqipëria të mos mund të eksportojë produkte shtazore në asnjë vend të botës, ndërsa masat e marra do të rikuperojnë sa më shpejt të jetë e mundur kohën e humbur.

Standartet

R E P U B L I K A E S H Q I P E R I S E

KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT

SHPALLJE E VENDEVE VAKANTE

:KUSHTE TE PERGJITHSHME

DREJTOR NË DREJTORINË E MENAXHIMIT TË ÇËSHTJEVE .1DHE MARRËDHËNIEVE ME MEDIAN DHE PUBLIKUN

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon: a - Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i shkencave” për Drejtësi.b - Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. c- Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në nivel drejtues e menaxherial.

DREJTOR NË DREJTORINË EKONOMIKE DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE .2Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

a - Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” në Ekonomi. b - Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. c- Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në nivel drejtues e menaxherial.

SPECIALIST SEKRETARIE GJYQËSORE .3Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

a - Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë në Drejtësi. b - Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. c- Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.

SPECIALIST PER ZBARDHJEN DHE REDAKTIMIN E VENDIMEVE .4Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

a - Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë në Degën Gjuhë-Letërsi. b - Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. c- Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion

Bazuar në ligjin nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, “Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë”, si dhe Vendimin e Kuvendit nr.93/2017 “Për miratimin e structures organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shpall vendet vakante për pozicionet:

PËRKTHYES .5Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

a - Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë në Gjuhë të Huaja, Dega Anglisht ose Drejtësi dhe të ketë minimumi 5 vjet eksperincë në përkthim Shqip – Anglisht – Shqip. b- Të ketë njohuri shumë të mira në terminologjinë ligjore në të dyja gjuhëtc – Kanë përparësi kandidatët me eksperiencë pune pranë organizatave ndërkombëtare.

KOORDINATOR PËR MEDIAN DHE MARRËDHËNIET ME JASHTË .6Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

a - Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë në Drejtësi/Gazetari/Gjuhë-Letërsi etj.b - Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. c- Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion

SPECIALIST PËR PRITJEN ME POPULLIN .7Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

a - Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë në Drejtësi. b - Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. c- Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion

SPECIALIST FINANCË/BUXHET .8Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

a - Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë në Ekonomi, Dega Financë. b - Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. c- Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion

SPECIALIST I BURIMEVE NJERËZORE .9Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

a - Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë. b - Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. c- Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në fushën e burimeve njerëzore.

SPECIALIST IT .10 Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

a - Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë në Inxhinieri Informatike, Informatikë, Teknologji Informacioni etj. b - Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune ne fushën e teknologjisë së informacionit.c - Të ketë njohuri të mira në Windows (7/ 8/ 10)d - Të ketë njohuri të mira në administrimin e sistemeve si Active Directory, Outlook Mail Cliente - Të ketë njohuri bazë mbi pajisjet e rrjetit dhe infrastrukturës së rrjetitf - Të ketë njohuri bazë për panelet e administrimit të faqeve web (Wordpress, Drupal, Joomla etj.) g - Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze

SPECIALIST PROTOKOLL/ARKIVË .11Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

a - Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë. b - Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze. c- Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion

- Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për t’u pajisur me “çertifikatë sigurie” sipas vendimit të- Këshillit të Ministrave nr.188, datë 4.3.2015.- Ndaj tij të mos ketë nisur një hetim penal, të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë- për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale- Ndaj tij te mos jenë marrë masa disiplinore me largim nga puna ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.- Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara

Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 31.10.2017 në një nga format e dhëna më poshtë:

a) Paraqitjes së aplikantëve, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPK-se në adresën: Rruga e Kavajes, Ish-Lidhja e Shkrimtareve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e Hëna-Premte, ora: 09:00-16:00.

- Kërkesës me shkrim dërguar me postë zyrtare në adresën: Rruga e Kavajes, Ish-Lidhja e Shkrimtareve,

Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda dates 31/10/ 2017, që vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. - Kërkesë për aplikim përmes postës elektronike në adresën: [email protected]; i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme:

b) Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;c) kopje të dokumenteve (diplomë,letërnjoftim,librezë pune) (origjinal ose të noterizuar)d) Dëshmi penalitetie) Vlerësimin e fundit nga eprori direktf) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plitësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

14 E MËRKURË, 25 TETOR 2017www.shqiptarja.comRREGULLAT E REJA

Sistemi Evropian i Informa-cioneve të Udhëtimit dhe Autorizimit” (ETIAS) do të jetë një hap i ri masash për shtetasit e më shumë se 60

vendeve që kanë hequr regjimin e vizave me BE. ETIAS nuk është izolim thotë Brukseli. ”Sistemi Evropian i Informacioneve të Udhëtimit dhe Autorizimit” (ETIAS) nuk do të thotë rikthim i vizave”, ishte mesazhi i komisionerit të BE për Çështje të Brendshme, Ditris Avramopoulos, për shtetasit e vendeve të Ballkanit Perën-dimor në një deklaratë për Deutsche Wellen. Në Komisionin Evropian janë të vetëdijshëm se shtetasit e këtyre vendeve janë të interesuar shumë për masat e reja rreth futjes në zonën Shengen, sepse është paralajmëruar një dokument i ri i domosdoshëm për futjen në zonën Shengen.

VETËM KONTROLLE SHTESËNë BE thonë se lëvizja e lirë dhe

liberalizimi i vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor (shtetasit e Kosovës ende nuk e gëzojnë këtë të drejtë) janë “hapa historikë”, të cilat nuk kontestohen me masat e paralajmëruara për kontrolle shtesë. ”Ballkani Perëndimor është një rajon shumë i rëndësishëm dhe partner i afërt me Bashkimin Evropian. Qëllimi ynë është që të ruajmë këtë afërsi dhe të gjitha masat kanë për synim lëvizjen më të lehtë dhe kontaktet më të shpejta mes shtetasve të vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor”, thotë komisioneri Avramopulos, në deklaratën për DW. Avramopoulos shpjegon se sistemi i ri ETIAS është propozuar para një viti si pasojë e ardhjes më masive të personave pa viza në BE. Qëllimi i këtyre masave është, siç thotë komisioneri Avram-opoulos, që të forcohet sistemi evropian i administrimit të kufijve dhe migrimit - që është në të mirën e BE dhe vendeve që nuk kanë nevojë për viza.

Avramopoulos: “ETIAS nuk do të thotë rikthim i vizave, por është një mekanizëm që duhet ta përdorin të gjitha vendet prej nga udhëtohet pa viza në hapësirën Shengen, duke përfshirë edhe Kanadanë dhe SHBA. Qytetarët që gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza edhe më tej do të udhëtojnë në hapësirën Shengen, por do të kenë një leje, një dokument, para se të futen në këtë hapësirë. Në pyetje është një procedurë që në të shumtën e rasteve lehtëson lëvizjen

Pa vizë por me formular, masat e reja

për zonën ShengenÇfarë duhet të bëjmë për të udhëtuar në

vendet e Bashkimit Europian. Si plotësohet kërkesa online dhe kur aprovohet

Vizita, Ministrja Olta Xhaçka “pilotja e re” e Forcave AjroreMinistrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka vizituar dje Bazën Ajrore të Farkës. Për pak momente, Xhaçka ka qenë koopilote e re e helikopterëve të ushtrisë. Ka qenë vetë ministrja e cila përmes një postimi në Facebook, ka vlerësuar rolin dhe kontributin e pilotëve të FA në përballimin me sukses të rasteve të emergjencave apo operacionet e kërkim-shpëtimit. Ajo ka flutuar për disa momente me një prej helikopterëve “Cougar” të Forcave të Armatosura. “Në Bazën Ajrore të Farkës, pilotët dhe helikopterët e së cilës mbajnë një peshë të jashtëzakonshme në operacionet e kërkim-shpëtimit apo emergjencave civile”, shkruan Xhaçka në Facebook.

Dubai, Rama në Emiratet Arabe: Ftoj sipërmarrësit të investojnë Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u takua me Kryeministrin, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum. Gjatë këtij takimi, Kryeministri Rama theksoi nevojën për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si edhe ftoi sipërmarrësit e Emirateve të Bashkuara Arabe të investojnë në Shqipëri. Me interes nga të dyja vendet shihen investimet në fushën e turizmit dhe infrastrukturës, sidomos në portet detare. Në takim u diskutua edhe për mundësinë e vendosjes së një linje ajrore të Emirateve të Bashkuara që të lidhë dy vendet. Nga ana e tij, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum falenderoi kreun e qeverisë shqiptare për vizitën, si dhe shprehu gatishmërinë për të nxitur investimet në vendin tonë.

LAJME SHKURT

sëmundjet, të dhënat për ndjekjen penale, të dhënat nëse janë refuzuar në ndonjë vend apo janë dëbuar.... Të gjitha kryhen në internet, pa pagesën e ndonjë takse shtesë. Ndërsa përgjigja duhet të kthehet më së largu pas 72 orësh”, shpjegon Alexandra Stiglmayer.

RREGULLAT TË NJËJTA PËR TË GJITHË

Komisioni Evropian në nëtor të vitit 2016 ka hartuar një guidë të saktë për udhëtime. KE pohon se për plotësimin e këtij formulari duhen vetëm 10 minuta kohë, ndërsa taksat paguhen në mënyrë elektronike. KE propozoi që të paguhen 5 Euro për një kërkesë, ndërsa viza të vlejë pesë vite (apo deri në skadimin e pasaportës aktuale) dhe që personi të futet në zonën Shengen pa kufizime. Këshilli për Të Drejtat e Qytetarë në Parlamentin Evropian (LIBE) ka vendosur që në emër të taksave të paguhen 10 Euro dhe që kërkesa të vlejë 3 vite. “LIBE ka propozuar rritjen e taksave dhe shkurtimin e kohëzgjatjes, por kjo mund të ndryshojë, pasi që vendimi duhet të miratohet në PE. Ndërkohë që fjalën përfundimtare e kanë ven-det anëtare”, shpjegon Alexandra Stiglmayer. Nga taksat janë të liruar personat më të rinj se 18 vjeç dhe më të moshuar se 60 vjeç, sikur edhe studentët, shkencëtarët dhe anëtarët e familjeve me nënshtetësi të ndonjë vendi të BE-së.

Në BE thonë se në rast se dikush nuk ka qasje në internet, kërkesën mund ta plotësojë edhe ndonjë person i tretë. Në BE presin që rreth 95% e kërkesave të lejohen automatikisht, pra brenda 72 orësh, leja duhet të kthehet në adresën e personit që ka kërkuar.

Në rastet më të komplikuara, kërkesa duhet të përpunohet me dorë dhe përgjigja mund të vonohet deri dy javë. Personat që marrin përgjigje negative, kanë të drejtë ankese.

KE por edhe Alexandra Stiglmayer pohojnë se ky sistem nuk ka të bëjë vetëm me vendet e Ballkanit Perën-dimor. “Ka 60 vende të ndryshme që gëzojnë lëvizjen e lirë pa viza në BE. Kjo masë përfshin të gjitha këto vende. BE nuk do të ndryshojë vendimin për këto masa vetëm për shkak të ankesave të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, pohon Alexandra Stiglmayer./dw

në BE, forcon sigurinë e përbashkët dhe eviton burokracinë dhe vonesat e panevojshme me rastin e udhëtimit në BE”, pohon Avramopoulos në deklaratën e tij për DW.

PROCEDURATShtetasit e vendeve të Ballkan-

it Perëndimor kanë reaguar me zemërim pas paralajmërimeve për rivendosjen e masave të reja për fu-tjen në zonën Shengen. Ata kujtojnë tani vitet e pritjeve para ambasadave, procedurat e gjata dhe pritjet e vizave, ndjenjën e të qenit qytetar i rangut të dytë. Në vitin 2009 është festuar me të madhe heqja e vizave për shtetasit e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë,

ndërsa në vitin 2010 edhe për ata të Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Në komentet në këto vende thuhet se po kthehen vizat, por me një emër tjetër. Nuk ndihmojnë shumë as pohimet në Bruksel se këto masa do vlejnë për shtetasit e 60 vendeve nga mbarë bota. “Po na kthejnë mbrapa, në vend që të afrohemi me BE”, thonë në Ballkan. Alexandra Stiglmayer, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet (ESI) përpiqet të bindë se ”vizat janë një sistem krejt tjetër, sepse është dashur një dokumentacion shumë i madh, të dhënat për rrogat, sigurimet, biletat kthyese... ndërsa tani futesh në internet, plotëson një formular dhe nuk ke shpenzime të tjera”.

STIGLMAYER: DALLIM MES VIZËS DHE FORMULARIT

ESI është angazhuar dikur për heqjen sa më të shpejtë të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor. Alexandra Stiglmayer thotë tani se BE është detyruar të fusë këto masa, për shkaqe sigurie nga sulmet terroriste por edhe për shkak të valës së fundit të refugjatëve. Me forcimin e masave në kufijtë e jashtëm forcohet edhe siguria e brendshme në BE dhe liria e lëvizjes në zonën Shengen, pohon Alexandra Stiglmayer. “Udhëtarët duhet të plotësojnë formularin në internet, ku duhet të shënojnë të dhënat personale, kontaktet, vendin ku udhëtojnë, të dhënat për

Olta Xhaçka

15www.shqiptarja.com

E MËRKURË, 25 TETOR 2017BE DHE RUSI

Hoyt Yee “ia mbledh” Serbisë: Nuk mund

të uleni në dy karrigeZyrtari i lartë amerikan u ka tërhequr vërejtje

serbëve për bazën e fshehtë ruse në Nish

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, tha në Be-ograd se vendet që duan të anëtarësohen në Bash-

kimin Evropian duhet ta dëshmojnë qartazi një gjë të tillë. Duke folur në një forum mbi ekonominë në Serbi, ai komentoi politikën zyrtare serbe që angazhohet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe rua-jtjen e lidhjeve me Moskën, aleaten e Serbisë. “Nuk mund të qëndroni ulur në dy karrige, posaçërisht nëse ato janë larg njëra tjetrës”, tha ai, duke nënvizuar se kjo nuk është normë në bashkësinë ndërkom-bëtare. Ai tha se synim i Shteteve të Bashkuara është që Serbia të jetë e përparuar, ë qëndrueshme, e sigurt dhe e integruar në Bash-kimin Evropian, prandaj ajo duhet të punojë me nismat që e afrojnë më BE-në. “U propozoj partnerëve tanë në Serbi që të pyesin Rusinë

se çfarë bën ajo që ta ndihmojë në rrugën dejtë BE-së. Nuk besoj se dhënia e imunitetit diplomatik për personelin e qendrës (humanitare ruse) do të ndihmonte Serbinë që të përmbushë synimin e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha diplomati amerikan.

Shtetet e Bashkuara kanë shpre-hur shqetësim për një qendër të emergjencave që Rusia menaxhon në qytetin e Nishit në Serbinë jugore. Disa grupe perëndimore dhe ana-listë ushtarakë e shohin si një bazë ushtarake të kamufluar që Krem-lini e ka ngritur për të mbikëqyrur interesat amerikane në Ballkan. Qendra ruse që u hap fillimisht në vitin 2012, gjendet relativisht pranë forcës paqeruajtëse prej 4 mijë trupash në Kosovë. Pjesë e forcave ndërkombëtare në Kosovë janë edhe 600 ushtarë amerikanë. Moska kërkon që personelit të saj t’i jepet imunitet diplomatik, ndërsa

mohon çfarëdo veprimtarie të saj përveç trajtimit të emergjencave. Moska vazhdon të mbështesë pre-tendimet serbe mbi Kosovën dhe refuzon sikurse edhe Serbia të njohë pavarësinë e saj të shpallur në shkurt të vitit 2008. Ajo i dorëzoi javën që lamë pas gjashtë avionë ushtarakë MiG-29 Serbisë, ndërsa pritet që të dërgojë në Beograd edhe 30 tanke T-72 dhe 30 automjete të blinduara.

Megjithatë Beogradi është përf-shirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në shkëmbim të afrimit më strukturat evropiane. Zoti Hoyt Yee tha se Shtetet e Bashkuara janë të përfshira që nga fillimi në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që drejtohen nga Bashkimi Evropian. Pjesëtarë të shoqërisë civile, por edhe diplomatë perëndimorë janë shprehur të shqetësuar se Serbia po zhvillon një proces të ngadalshëm për ripajtimin në rajon, që është

një prej kritereve për integrimet evropiane.

Javën e kaluar ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, tha se gjenerali i pensionuar serb, Vladimir Lazareviç, i dënuar nga Gjykata e Hagës me 14 vjet heqje lirie për krime lufte në Kosovë mund të jap mësim në Akademinë Ushtarake në Serbi. Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, tha se ideja që “dikush i cili është dënuar për krime lufte mund të jetë

ligjërues në akademinë ushtarake, nuk është shenjë e mirë e orientimit të qeverisë që të dënohen krimet e luftës. E kanë vuajtur apo jo dënimin, ata janë përgjegjës”, u tha ai gazetarëve në Beograd. Ai tha se Shtetet e Bashkuara duan që vendet e Ballkanit perëndimorë të jenë të qëndrueshme. “Ende ka rrezik nga konfliktet kudo ku ka probleme të pazgjidhura. Megjithatë, rrjedha e përgjithshme sa i përket paqes e qën-drueshmërisë është pozitive”./ VOA

Madridi po përgatitet të marrë kontrollin e plotë të financave të

Katalonjës, tashmë e vënë nën tutelë të pjesshme, gjë që do të linte pa asnjë burim qeverinë katalanase dhe do të privonte drejtuesit nga pagat e tyre. Të shtunën, qeveria e Mariano Rajoy njoftoi se kishte si synim të merrte në dorë të ardhurat e përfituara nga qeveria kat-alanase.Të përbëra nga disa taksa dhe tarifat e regjistrimit

në universitete, këto përfitime përbëjnë rreth një të katërtën e të ardhurave nga ekzekutivi katalanas. Nëse Senati, ku konservatorët e Rajoyt kanë maxhorancën absolute, voton të premten masat e kërkuara nga qeveria, atëherë drejtoria e përgjithshme e taksave e Kat-alonjës do të duhet të bëjë një kundërshtim tjetër për të gjitha vendimet e Ministrisë spanjolle të Buxhetit dhe jo numri dy katala-nas, Oriol Junqueras. Generalitat

(ekzekutivi katalanas) nuk do të ketë asnjë afat për manovra financiare, sepse Madridi do të ketë tashmë në dorë pjesën tjetër të burimeve financiare. Qeveria spanjolle kishte vendosur që prej muajit maj të anashkalonte financiarisht qeverinë rajonale katalanase për të shmangur që drejtuesit të mos përdornin paratë publike për organizimin e referendumit për vetëvendosje më 1 tetor. Në kohë normale, shteti spanjoll paguante vetë

pjesën më të madhe të taksave, përveç rajoneve baske dhe Navar-rës, autonome në këtë pikë, dhe më pas i shpërndante në rajone të ndryshme, që paguanin më pas funskionarët, shërbimet sociale dhe arsimore. Që prej 15 shtatorit, Madridi nuk i paguan më këto para në llog-ari të qeverisë katalanase, por paguan drejtpërdrejt faturat e shërbimeve publike kryesore të Katalonjës, spitale, shkolla, pol-ici, si dhe pagat e funksionarëve.

MADRID

Spanja do kontrollojë edhe financat e Katalonjës

Ritmi i rritjes së fortë ekonomike që e shoqëroi Gjermaninë gjatë

gjysmës së parë të vitit është ruajtur edhe në tremujorin e tretë. Ekonomia më e madhe e Evropës ka shënuar një rritje të fortë dhe mund të kishte ruajtur ritmin e saj të lartë të gjysmës së parë të vitit, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2017″, njoftoi banka qendrore gjermane “Bundesbank”. “Ekonomia gjermane ka pësuar një përmirësim të ndjeshëm”, tha banka më me influ-encë në vend. “Duke u mbështetur në kërkesat në rritje të eksportit, industria ka të ngjarë të ruajë funksionin e saj si shtylla kryesore e një ekonomie të fortë”, tha banka. Përveç kësaj, banka

qendrore gjermane, “Bundesbank” ka paralajmëruar se nxitja e rritjes ekonomike nga biznesi i ndërtimit gjatë gjysmës së parë të vitit, ka gjasa të pësojë një rënie , duke përfshirë edhe konsumin privat. Megjithatë, banka qenrore gjermane, “Bundes-bank” nuk ka parashikuar një rënie të qëndrueshme të shpenzimeve për konsumin familjar. “Në kontekstin e sentimentit të një konsumatori të mirë dhe të një tregu të favorshëm të punës së bashku me perspektivat e të ardhurave, nuk duhet të pritet një përkeqësim i qëndrueshëm i konsum-it”, njoftoi banka qendrore gjermane, “Bundesbank”.

PARASHIKIMI

Gjermani, rritja e fortë ekonomike sërish njësoj

Pas vizitës së Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson, ka deklaruar se është koha që lufttëtarët e mbështetur

nga Irani, që ndihmuan Irakun për të mposhtur grupin ekstremist të Shtetit Islamik (IS) “të shkojnë në shtëpi dhe të lejojnë popullin irakian të rimarrë kontrollin”. Luftës kundër Shtetit Islamik i ka ardhur fundi, kështu duhet që luftëtarët e huaj në territorin e Irakut duhet të largohen, tha Sekretari Amerikanë gjatë konferencës së përbashkët me ministin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir. Deklarata e Tillerson ka nxitur reagimin e menjëhershëm të Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, i është përgjigjur deklaratave të sekretarit Tillerson përmes rrjetit social Twitter.

Tillerson: Luftëtarët iranian të shkojnë në shtëpi, ikni nga Iraku

Sekretari i Shtetit

Hoyt Brian Yee

16 E MËRKURË, 25 TETOR 2017www.shqiptarja.comARTIKULLI I REVISTES

Media spanjolle për Tiranën: Qyteteti më

“cool” në Europë“Condè Nast Traveler”, shkruan për

kryeqytetin shqiptar, ku “Bunkart2” veçohet si një nga vendet që duhen vizituar

Tirana edhe një herë ka zënë faqet kryesore të mediave më të njohura ndërkom-bëtare. Pas prestigjiozeve “Vogue”, “Hollywood

World Magazine”, “Vanity Fair”, “Gioia” apo “Gambero Rosso” edhe spanjollja “Condè Nast Traveler”, i ka kushtuar kryeqytetit shqiptar një artikull të veçantë, ku nuk nguron ta cilësojë Tiranën një ndër qytetet më “cool” të Europës. Tirana renditet nga revista si pretendente serioze, përkrah Barcelonës, Brukselit apo Birminghamit, për të qenë një nga qytet me të pëlqyer dhe tërheqës të momentit në Europë. Madje autorja në hyrje të shkrimit të saj thekson se ka ardhur koha që të gjithë këto qytete duhet t’i lënë hapësirë Tiranës për të qenë në top-listë. Historia otomane, e shkuara dhe reliket komuniste, arkitektura, kultura, natyra, kuzhina e pasur, çmimet konkurruese, por edhe ngjyrat, janë ndërthurje që ngjallin kureshtje për këdo dhe që për autoren e këtij artikulli nuk do i gjesh në asnjë vend tjetër.

ARTIKULLI I PLOTË I REVISTËS SPANJOLLE “CONDÈ NAST TRAVELER”

Për titullin “qyteti më “cool” i Eu-ropës” ka shumë pretendentë seriozë. Barcelona, Brukseli, Birminghami. Por, të gjitha këto duhet t’ia lënë vendin një tjetër kryeqyteti në listë, Tiranës.

A jemi vërtet në qytetin më “cool” të Europës?

Të duket e çuditshme? Atëherë tregohu i vëmendshëm! Tirana është jo vetëm kryeqyteti i Shqipërisë; është gjithashtu qendra e saj nevralgjike, aty ku e kaluara, e tashmja dhe kryesisht e ardhmja e këtij kombi që po rilind, përplasen në një vorbull historie, trafiku dhe arti.

Pas zgjimit në vitet ’90 nga thundra e një diktature komuniste, Tirana u shndërrua në një qytet që sot tregohet krahëhapur për ata që e vizitojnë. Mes relikeve otomane, italiane dhe politike, Tirana vjen si një copëz bulevardesh, rrethuar nga minare, murale socialiste dhe vepra arkitektonike që ngjallin kureshtje dhe që nuk do i gjesh në asnjë vend tjetër.

Magjia e veçantë e saj merr përma-sa edhe më të mëdha në çdo perëndim dielli, me zhurmimin e shëtitjes së mbrëmjes, në një version shqiptar të “passeggiata-s”, që në ditët e sotme shënjon më tepër fillimin e një nate të paharrueshme, se sa fundin e një dite të zakonshme. Gjithçka, me veçantinë karakteristike shqiptare, e cila do të të mundësojë të kuptosh se je duke zbuluar një nga sekretet e ruajtura më mirë në Europë.

Gjithçka rrotullohet rreth sheshit “Skënderbej”. Faktori “cool” i Tiranës fokusohet tek lagjja e Bllokut, shumë pranë qendrës së qytetit dhe sheshit “Skënderbej”, ku gjendet TOB-i dhe Galeria Kombëtare. Kjo zonë ishte e rezervuar për elitën politike të Shqipërisë përgjatë dekadave dhe hyrja në të ishte e ndaluar për pjesën tjetër të njerëzve.

Kur ra diktatura, në 1991, Blloku u

Ke dëshirë për një gotë në qetësi? Colonial të pret me një menu të pasur koktejlesh, e cila shkon nga varietet e panumërta të rakisë, deri Cosmo-politans manaferre. Nëse ke dëshirë për të shëtitur, Rozafa Club është një arsye për të mos shkuar të flesh deri në mëngjes. Këtu mund të provosh kuzhinën e vërtetë shqiptare.

Ke dëshirë për një aktivitet ditor tipik tiranas? Sa i përket artit dhe aktraksioneve kulturore, Tirana ka veçantinë e saj. Duke lënë pas Galerinë Kombëtare dhe TOB, të cilat praktikisht krijojnë ofertën artistike tradicionale të kryeqytetit, ajo çka do të gjesh në Tiranë sa i përket ekspozitave artistike, nuk ngjan me asgjë që mund të kesh parë më përpara.

Për të filluar, një nga muzetë më të rëndësishëm në Tiranë ndodhet në një bunker bërthamor. Po, e ke lexuar mirë, një bunker! Në fakt, nëse itenerari yt në Shqipëri të çon përtej kryeqytetit, do të shohësh që peizazhi i vendit është rrethuar me kupola të vogla, në formën e majës së ajsbergut, ekspozime të obsesionit të regjimit të vjetër komunist, ndaj një sulmi hipotetik nuklear në prag.

Edhe në Tiranë, gjenden shumë prej tyre, duke përfshirë edhe atë ku ndodhet sot “Bunkart 2”, një muze nëntokësor që i dedikohet historisë politike të Shqipërisë, duke përfshirë dëshmi të tmerreve të diktaturës. Nuk është një vizitë e lehtë, por që rekomandohet për të kuptuar më mirë karakterin shqiptar dhe arsyet se përse vendi vazhdon të jetë, në shumë forma, një e panjohur e madhe.

Një tjetër atraksion për të mos u humbur në kryeqytet është Piramida. Nuk ka asgjë të përbashkët me Keopsin apo Teotihuacán; kjo piramidë me një lloj shije futuriste është ndërtuar në 1988 si një muze në nder të diktatorit shqiptar Enver Hoxha dhe që më pas u shndërrua në një qendër konferencash dhe ekspozitash. Tashmë, e mbushur me graffiti dhe pa ndonjë funksion të veçantë, ka një mision disi ndryshe; një vend i improvizuar për rrëshqitje. Çdo ditë të javës sheh atje fëmijë që ngjiten këmbadorazi përgjatë Piramidës, për të zbritur më pas duke rrëshqitur me kartonë. Mos hezito dhe bashkohu; Ia vlen kjo pamje nga maja e Piramidës!

Por nuk ka pse t’i drejtohesh një vendi në veçanti për të njohur shpir-tin krijues të Tiranës. Një shëtitje e thjeshtë përgjatë Bllokut, sheshit Skënderbej dhe rrugëve që e rrethojnë mund të shndërrohej në një rrugëtim artistik. Ngado shesh ndërtesa murale, fasada të mbuluara me ylberë apo mollë të pikturuara në harmoni. Nuk është rastësi. Këto ekspozime të artit tipik urban i përkasin një ish kryebash-kiakut të Tiranës, tani kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Pasi u zgjodh si kryebashkiak në vitin 2000, Rama, me profesion artist, filloi një fushatë për t’i sjellë ngjyrat arkitekturës gri të Tiranës. Rezultati që vazhdon të jetë i dukshëm edhe 15 vite më vonë, vazhdon të jetë një dhuratë për pamjen dhe e shndërron një rrugë të thjeshtë në kryeqytet në një surprizë konstante, një prezantim i përkryer i eksperiencës për të vizituar Tiranën.

shfaq për herë të parë para shqiptarëve dhe duke e parë tani, mund të imag-jinojmë reagimin e njerëzve. Me një ndërthurje rrugësh të gjera, vilash dhe hapësirash të gjelbra, Blloku nuk mund t’i largohej shumë stilit arkitektonik tradicional komunist. Me baret, restorantet dhe dyqanet të cilat do të zbehnin edhe 5th Avenue në Nju Jork, Blloku do të të bëjë të pyesësh sërish veten për çdo ide apo përshtypje që mund të kesh krijuar mbi Tiranën.

Dhe duke qenë se përmendëm baret… bëhu gati, sepse Tirana ka bare me shumicë. Ballkani në përgjithësi është një rajon i cili preferon shumë daljet nëpër kafe përgjatë ditës dhe Shqipëria nuk ngelet pas. Çoko, në një vilë të vjetër të reformuar, në mes të Bllokut, për një moment do të të krijojë përshtypjen sikur je në Paris. Nëse preferon një ambient më autokton, Komiteti të çon detyrimisht përmes

dekorit dhe menusë tipike shqiptare, në epokën e regjimit komunist. Të pëlqen tarraca? Shko në Lincoln Garden Café dhe ki kujdes që të mos e kalosh gjithë ditën në kopshtin e tij plot me pemë.

Nëse je i dashuruar pas ushqimit, apo thjesht të pëlqen të hash, që jo gjithçka duhet të ketë një markë, ndoshta ke arritur të pyesësh veten që do gjendesh në Tiranë. Kuzhina tradicionale shqiptare është tipike mesdhetare; shumë peshk, shumë perime. Megjithatë, nëse kërkon diçka me pak më shumë zjarre artificialë gastrononomike, Tirana është vendi më i mirë për ta gjetur.

Sa për të bërë një hyrje në kuzhinën shqiptare, janë të paktë restorantet që rekomandohen përveç “Era” dhe kjo jo pa një arsye; Ky restorant klasik në Bllok preferohet si nga vendasit dhe të huajt. Mos i humb qoftet e Korçës që gatuhen atje (plot me salcë), dhe

është shumë më mirë nëse i shoqëron me raki kumbulle, produkt vendas)!

Ki kujdes që të mos të të kalojë gjithë dita këtu!

Nëse ke ardhur në Shqipëri për të marrë me vete edhe pak histori, kalo nga Hola Restorant. Ndoshta nuk ke ardhur deri këtu për të ngrënë një “paella” (ose po), por gjithsesi ia vlen si eksperiencë; shefi, Francisco të pret tek dera me një buzëqeshje dhe nëse ia kërkon, do të të tregojë edhe historinë se si u bë finalist në MasterChef Alba-nia. Për të mos u humbur!

Pas darkës, mos kujto se do kthe-hesh në shtëpi! Është larg ajo kohë kur njerëzit ktheheshin në shtëpi në orën 20.00, ritual i vendosur përgjatë diktaturës. Tirana e sotme jeton natën me po aq shumë dëshirë, sa edhe ditën. Lëvizjet përqendrohen tek Blloku, në rrugën “Ismail Qemali” dhe nuk do e kesh problem të gjesh një lokal që për-shtatet me preferencat e tua të ditës.

BUNKART 2

Edhe në Tiranë, gjenden shumë prej tyre, duke përfshirë

edhe atë ku ndodhet sot “Bunkart 2”, një

muze nëntokësor që i dedikohet

historisë politike të Shqipërisë, duke

përfshirë dëshmi të tmerreve të

diktaturës. Nuk është një vizitë

e lehtë, por që rekomandohet për

të kuptuar më mirë karakterin shqiptar

EDI RAMA

Pasi u zgjodh si kryebashkiak në vitin 2000, Rama, me profesion artist, filloi një fushatë për t’i sjellë ngjyrat arkitekturës gri të Tiranës. Rezultati që vazhdon të jetë i dukshëm edhe 15 vite më vonë, vazhdon të jetë një dhuratë për pamjen dhe e shndërron një rrugë të thjeshtë në kryeqytet në një surprizë konstante

17www.shqiptarja.com

E MËRKURË, 25 TETOR 2017SHKRIMTARJA GJERMANE

Nobelistja Müller ne Beograd kritikon serbët për Kosovën

No b e l i s t j a e letërsisë Herta Müller ka qenë e ftuar në Pa-nairin e librit në

Beograd, që u çel mbrëmjen e 23 tetorit. Shkrimtarja e famshme gjermane ka shokuar opinionin serb pasi në një bashkëbisedim me lexuesit ka deklaruar se Serbia është fajtore për vuajtjet e saj dhe të fqinjëve të saj. Shkrimtares i kanë rikujtuar kritikat e saj ndaj Serbisë dhe përkrahjen e bombardimeve të NATO-s më 1999. Ajo kishte deklaruar se “Millosheviçi duhet të ndalet njëherë e përgjithmonë”. Pas pyetjes së bërë Nobelistja

Muller është përgjigjur pa hezitim: “Edhe sot mendoj njësoj. Një njeri si Millo-sheviçi, që i zhvillon katër luftëra brenda nëntë vjetëve dhe në mënyrë aq praktike ndërton varreza – nuk mund të ndalet me fjalë. Kosovës dhe Bosnjës u janë shkaktuar shumë dëme dhe të këqija për arsye të nacionalizimit të tmerrshëm.”, ka thënë Müller. Ajo ka shtuar me tej se “Isha e tmerruar. Nuk prisja që në një vend si Ju-gosllavia, e cila asokohe për ne ishte një gjysmëparajse, të shpërthente nacionalizmi. Mirëpo, ky vend i ka bërë keq vetvetes. Serbët i kanë

Trondit shkrimtarja gjermane: Nuk jam

pacifiste. Serbia është fajtore për vuajtjet e saj

dhe të fqinjëve të saj

bërë keq vetes. Edhe Kisha Ortodokse Serbe ka pasur faje për tmerret e ndodhura”

Myller ka deklaruar se nuk është pacifiste. “Konfliktet mund të lindin edhe nga rrëfimet dhe bisedat. Nuk jam pacifiste dhe besoj se disa sit-uata mund të zgjidhen vetëm me ndërhyrje të caktuara. Kur ndodh lufta, atëherë duhet të ndërmerren masa që njëra palë t’i humbasë të gjitha

dhe të mposhtet nga pala tjetër. Në një situatë të tillë, besoj se intervenimi ushtarak është pozicion njerëzor dhe moral. Këtë mund ta shohin vazhdimisht me shembuj të ndryshëm. Popujt që sulmo-hen duhet të kenë përkrahje nga të tjerët nëse nuk mund të mbrohen me forcat e veta nga një fuqi më e madhe. Do të kisha qenë e lumtur nëse NATO-ja do të intervenonte

edhe në Rumani, në kohën e Çausheskut”, ka thënë Muller, e cila duke folur për diktaturat, ka përmendur faktin se babai i saj kishte qenë në strukturat naziste të SS-it. “Unë nuk jam babai im. Ndonëse, gjithmonë e kam ndjerë nevojën që të kërkoj falje për këtë shkak”, ka deklaruar Muller. Këto deklarata te nobelistes kanë shkaktuar reagime te ndrys-hme në mediat serbe.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës nënshkruan dje në Tiranë protokollin e bashkëpunimit kërkimor-shkencor dhe artistik 2018-2020. Ky protokoll u nënshkrua nga sekretarët shkencorë përkatës të Akademive: akademik Isuf Krasniqi (ASHAK) dhe akademik Vasil S. Tole (ASHSH). Protokolli përfshin një gamë të gjerë temash, projektesh, botimesh, tryezash dhe konferencash të përbashkëta nga shkencat albanologjike, kulturo-historike, nga shkencat shoqërore, të natyrës dhe nga fusha e arteve. Me protokoll po ashtu parashihet të mbahen disa konferenca dhe tryeza shkencore për tema të rëndësishme shkencore dhe artistike, si dhe të shënohen përvjetorë për ngjarje të ndritshme të popullit shqiptar, si për 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, figurës së shekujve të humanizmit evropian, për 140-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 100vjetorin e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit etj.

PROTOKOLLI

550-vjetorin i Skënderbeut, dy akademitë Shqipëri-Kosovë bashkë

BASHKËPUNIMI ME TURQINË

Dixhitalizohen dokumentet osmane të Arkivit Qendror të ShqipërisëDrejtoria e Përgjithshme

e Arkivave në bash-këpunim me TIKA (Ag-

jensinë Turke të Bashkëpunimit dhe Koordinimit) zhvilloi dje ceremoninë e përurimit të pajisjeve të dixhitalizimit për dokumentet osmane. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, Amba-sadori i Republikës së Turqisë Hidayet Bayraktar dhe Koor-dinatori i TIKA-s në Tiranë z. Necip Ozay Ozutok.

“Kjo marrëveshje bash-këpunimi me Arkivat e Peran-dorisë Osmane në Turqi dhe me ndihmën e TIKA-s e cila mundësoi këtë laborator të ri dixhitalizimi në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave që do të mundësoi skanimin dhe dixhitalizimin të gjithë dokumentacionit në gjuhën Osmane që gjenden në Arkivin Qendror Shtetëror si pjesë e bashkëpunimit që ne kemi me Arkivat Turke. Ky dokument-acion në kopjet dixhitale do të mbetet një kopje këtu dhe një kopje do ju dorëzohet Arkivave Turke, dhe Arkivat Turke do

të dorëzojnë dokumentet që janë në interesin e Shqipërisë që gjenden në Arkivat e Peran-dorisë Osmane. Falenderimi i shkon TIKA-s për mundësimin e këtij laboratori i cili ka dhe një kosto të madhe aq sa gjithë fondi i investimeve që ka Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave për një vit, prandaj kjo risi tregon rëndësi për

këtë partneritet, gjithashtu falenderimi shkon dhe për am-basadorin z.Hidayet Bayraktar i cili ka qënë përherë në krah të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave në projektet tona të përbashkëta, për të mod-ernizuar kërkimin në Arkivat Shqiptare” -tha Bido. Fjalën e mori ambasadori i cili falën-deroi Drejtorinë e Përgjithshme

të Arkivave dhe TIKA-n ku cilësoi që bashkëpunimet do të vazhdojnë dhe në të ardh-men. “Ky bashkëpunim midis dy drejtorive është shumë i rëndësishëm sepse ka vlerë që të gjitha këto gjëra do ti kalohen dhe brezave të rinj. Është shumë e rëndësishme që historia të shkruhet me gjëra sa më konkrete” – tha z.Bayraktar.

Kompania mediatike Shqiptarja.con kërkon të punësojë agjent marketingu që plotëson kriteret e mëposhtme :

TË JETË I GATSHËM PËR

TË PUNUAR NË TEREN

PERSONAT E INTERESUAR TË DËRGOJNË CV E TYRE NË KËTË ADRESË:

[email protected]

VLERËSOHET TË KETË NJOHURI TË GJUHËVE TË HUAJA

DHE TË KETË PËRVOJË PUNE

TË KETË ARSIM

TË LARTË

OFERTË PUNËSIMI

Herta Müller

18 E MËRKURË, 25 TETOR 2017www.shqiptarja.comLETRAT E ALBANOLOGES

EDITH DURHAMLETRAT E LUFTES, NOLIT... MOS

PRISNI ME KOT NDIHME NGA ANGLIAÇfarë përjetoi studiuesja e madhe dy vitet e fundit të jetës së saj, ndërsa Shqipëria ishte nën ethet e Luftës së Dytë Botërore dhe qiejt e Londrës

mësyheshin prej avionëve bombardues… Një grusht letrash që Durham i dërgon Fan Nolit na zbulojnë ndjesitë, ankthin dhe shpresat për një Shqipëri të lire...

Admirina PeçiTIRANE

Edith Durham ishte e pafuqishme, ato ditë të vjeshtës së tretë të 1944. Jeta e saj po prekte fin-ishin. I kishte kapërcyer

të ’80-t. Ndërsa bombardimet dhe të shtënat ia behnin herë pas herë mbi qiejt e Londrës Durham mendonte për shqiptarët e saj të dashur.

Nuk dihet shumë për dy vitet e saj të fundit në këtë jetë, vite të mbushur me shpresa për lirinë e Shqipërisë, mbushur me korespodenca, me marrje e dhënie lajmesh rreth vendit që i mori përfundimisht zemrën, tokës së malësorëve të saj të dashur.

E lodhur, e moshuar, dhe e trish-tuar. Me ankth ndiqte lajmet rreth kapitullimit të Italisë. Ushqente shpresa se gjithckka po merrte fund. Dhe mandej sërish dëshpërim. Në letra e lajme njoftohej se trupat gjermnae po hynin në Shqipëri. Nëse ndjekim korespodencën e saj me peshkop Fan Nolin, mësojmë deri edhe imtësitë më të vogla të përjetimeve të saj në këto kohë.

Viti, 1943-1944. Në botimin e fudit të studiuesit Nasho Jorgaqi mbi Fan Nolin “Vepra VI”, ku përfshihet i gjithë letërkëmbimi i poliedrikut, letrat që Durham i shkruan Nolit janë një ekspoze i kohës, i ditëve të saj me shqetësime të vogla e vra-mendje të mëdha, plane, këshilla dhe shpresa. Një prej letrave më të bukura është ajo e 6 prillit 1943. “...Kam frikë se gaboheni shumë në qoftë se i varni shpresat për shpëtimin e Shqipërisë tek Anglia. Dhe në mënyrë të vecantë në qoftë se shpresoni tek unë. Kam qenë shumë keq me shëndet në qoftë se e krahasoj me herën e fundit kur isha në Shqipëri kur pata kënaqësinë t’ju takoja e të dëgjoja mendimet tuaja. Në mos gaboj ishte në 1921. Qysh nga ajo kohë kam qenë 10 herë në klinika kuruese e sëmurë rëndë dhe dy vjet më parë bëra një operacion të brendshëm. Kam pak fuqi – dhe në të vërtetë jam 80 vjecare...”. Dhe krejt në fund të kësaj letra shkruan: “Ju më uroni jetë të gjatë. Mos ma thoni atë. Jam e dërrmuar, e lodhur dhe dëshiroj vetëm të shkoj “atje ku të këqinjtë pushojnë së bëri keq dhe ku të lodhurit janë në paqe”. Dhe nuk dua të jetoj dhe ta shoh Shqipërinë të shkatërruar nga plogështia dhe çmenduria e njerëzve të saj”.

Durham e ndiente se kishte rënë pre e kurtheve të moshës. Nuk ishte më ajo gruaja energjike, e cila ditën e pushtimit nga Italia me 7 prill 1939 kur ishte 76 vjeç brofi në kembë dhe doli në një rrugë të Londrës duke mbajtur në duar një pankartë ku shkruhej: “Larg duart nga Shqiperia”!

Në qershor të vitit 1943, sërish i shkruan një letër të gjatë peshkop Nolit. “...më duket se ju në SHBA nuk e dini se çdo të thotë luftë. Ne të tërë duhet të shkojmë e të marrim racionet tona për shkak të mungesës së shqrbimeve. Dhe hajde bëje atë punë, veçanërisht për ata që ajnë

shumë të moshuar për të përballuar punë të rënda... Jam shumë e vjetër dhe e lodhur”.

Por megjithë lodhjen dhe trillet e moshës, ditën e rënies së Musolinit ishte e lumtur. Në letrën e 27 korri-kut 1943 drejtuar po Nolit, shkruan: “Ja tani lajmi i gëzueshëm i rnëies së Musolinit!! Çfarë goditje. Dhe kaq papritur. Ai duhet ti frymëzoje shqiptarët të bëjnë ende përpjekje më të mëdha për të shporrur push-tuesin...” Duket kjo ngjarje ia ka ngjallur shpresat se do ta mbërrijë ditën e çlirimit. “...ndoshta do të

jetoj derisa të shoh paqen, ndonëse disa kohë më parë kjo dukej si e pamundur...”. Dhe sërish shpreson. Në letrën e 11 shtatorit 1943 ndër të tjera shkruan: “… më vjen keq që nuk mund të punoj sa duhet tani kur i kam mbushur të tetëdhjetat. Këtë vit jam më e lodhur se sa vjet, po kam shpresë se do ta pres ditën që Shqipërinë ta shoh përsëri të pavarur…”. Sidoqoftë, ajo do të tronditej nga sulmet që zhvillonte fronti gjerman. Përshkruan imtë-sisht tensionin dhe frikën që zgjonin bombardimet e njëpasnjëshme, dhe

më shumë trembej për shqipatrët. Në letrën e 23 nëntorit 1943 Durham shkruan: “… Shtatë net sulme ajrore. Asnjë bombë nuk ka rënë në lagjen tonë dhe megjithës etë shtënat e mitralozëve janë shtuar unë nuk shkoj në bodrum. Sapo dëgjohet aeroplani armik, qielli mbushet me drita në kërkim të tij dhe dritat dridhen nga të shtënat. Kështu që ëhstë mjaft e vështirë të flesh. Por ka edhe më keq. Kam frikë se mos gjermanët në Shqipëri po bëjnë shkatërrime të mëdha…”.

Letra e fundit për vitin 1943, dre-

jtuar Nolit mban datën 29 dhjetor. Në këtë letër veç falenderimeve për dhuratat që i dërgojnë bashkëatd-hetarët nga Amerika, Durham shfaq sërish lodhjen dhe ankesat e moshës. “… Tani jam një plakë e vjetër dhe e molisur. Mu para Kërshëndellave pata nëj ftohje, por jo shumë të keqe. Kështu isha tërësisht e kapitur. Tani po pushoj, por ndihem shumë e vjetër…”. Gjatë vitit që pasoi, 1944, Durham I dërgoi edhe dy letra të tjera fan Nolit. Në letrën e 31 marsit 1944, ajo shkruan: “Mezi e presim fundin e kësaj lufte përbindëshe.

Edith Durham

19www.shqiptarja.com

E MËRKURË, 25 TETOR 2017LETRAT E ALBANOLOGES

Shpresoj se ju i keni do miq të fortë amerikanë që do të kujdesen për interesat e shqiptarëve, kur trupat e vëllazëruara do të arrijnë në shqipëri...”. Ndërsa projektonte ditët e fundit të luftës, dhe analizonte mardhëniet e fqinjve, Edith Durham çdo muaj që kalonte e ndjente më të afërt shpresën se do ta mbërrinte ditën kur Shqipëria të ishte sërish e pavarur. Kjo ishte ëndrra e fundit e saj. Ajo s’mundi ta shohë atë ditë. Ajo vdiq në nëntor të vitit 1944 dy javë para se Enver Hoxha të merrte pushtetin. Vdekja e saj ishte një humbje e madhe për Shqipërinë. Edhe pse nuk kishte mardhënie të mira me të, Ahmet Zogu, në atë kohë mbreti në ekzil i shqiptarëve shkruajti në gazetën “The Times”: “…Ajo na dha ne zemrën dhe ajo fitoi zemrat e malësorëve”.

LETËR E M.E. DURHAM 6 prill 194336 Glenlch RoadLondon N.Ë.3Angli

I DASHUR IMZOT FAN NOLI,Jam shumë e prekur nga letra

juaj dhe ju falenderoj për fjalët dashamirëse që thoni për mua.

Por kam frikë se gaboheni shumë në qoftë se i varni shpresat për shpëtimin e Shqipërisë tek Anglia. Dhe në mënyrë të vecantë në qoftë se shpresoni tek unë. Kam qenë shumë keq me shëndet në qoftë se e krahasoj me herën e fundit kur isha në Shqipëri kur pata kënaqësinë t’ju takoja e të dëgjoja mendimet tuaja. Në mos gaboj ishte në 1921. Qysh nga ajo kohë kam qenë 10 herë në klinika kuruese e sëmurë rëndë dhe dy vjet më parë bëra një operacion të brendshëm. Kam pak fuqi – dhe në të vërtetë jam 80 vjecare – dhe të qëndruarit nëpër rradha për të marrë racionet e mia të ushqimit më merr pjesën më të madhe të fuqisë. Të ndjekësh mmbledhjet politike është martirizim. Do të thotë që pastaj për javë të tëra të rri shtrirë në shtrat. Që të thuhet për shqiptarët se ata varen nga unë dhe të presin nga unë që të punoj për ta është një mizori e vërtetë.

j u do të keni bërë një punë të mirë.Zonja Aubrey Herbert është krye-

tarja e Shoqatës anglo-shqiptare. Ju e dini se sa vite punë të rëndë i kushtoi ajo krijimit të spitalit, bibliotekës dhe zhvillimit të arti-zanatit, në sajë të të cilit shumë gra fituan bukën e gojës. Në të vërtetë pak njerëz kanë bërë më shumë në përpjekjet e tyre për të ndihmuar Shqipërinë. Ishte kujtimi i saj për bashkëshortin trim, kolonelin Au-brey Herbert, që ishte mbrojtësi më i madh i Shqipërisë në Angli. Edhe këtë herë të ashtuquajturit miq të Shqipërisë refuzuan ta takojnë atë.

Në Angli ka shumë pak shqiptarë. Suita e mbretit Zog dhe disa të tjerë. Mbreti u lejua të vendosej në Angli me kush që të mos zhvillonte veprimtari politike.

Kështu vetëm me një grusht shqiptarësh dhe me përkrahës anglezë të përcarë ka shumë pak shpresa këtu për Shqipërinë. Serbët dhe grekët së bashku kanë miq të fuqishëm, të cilët i shikojnë ata si trima të rrallë që kanë luftuar në anën tonë (britanike) dhe duhet të shpërblehen sic u takon. Grekët deklarojnë se i gjithë jugu i Tepe-lenës është grek dhe se vuan nën shtypjen shqiptare. Serbët pohojnë se përsa kohë Shqipëria do të stre-hojë armiqtë e saj, ajo nuk do t’i ketë pozitat e sigurta.

Në Amerikë ju keni një numër të madh shqiptarësh. Amerika nuk ka asnjë qëllim të aneksojë territore evropiane dhe është e vetmja fuqi që mund të shikohet si neutrale përsa kohë në Evropë do të jenë gjallë synimet territoriale. Dhe ishte në sajë të qëndrimit të prerë të presidentin Uillson që Shqipëria u shpëtua herën e fundit.

Në qoftë se shqiptarët e Amerikës duan që Shqipëria të ekzistojë pas kësaj lufte ata duhet të punojnë shumë për të fituar përkrahjen amerikane. Në Amerikë ka shumë njerëz të interesuar për Shqipërinë-ish misionarët, mësuesit e shkollave dhe shkencëtarët e Carnegie-se sa ka këtu në Angli. Bile shumë më tepër. Këtu nuk ka më shumë se 50-dhe pak prej tyre e njohin Shqipërinë. Po e përsëris-në qoftë se keni in-fluencë dhe jam i sigurt se keni-t’u thoni shqiptarëve në SHBA se nuk duhet të rreshtin për asnjë cast përpjekjet e tyre; se ata nuk duhet t’i varin shpresat për shpëtim tek miqtë anglezë, por duhet të fitojnë simpatinë e përkrahjen e Amerikës nëse dëshirojnë që atdheu i tyre të mos copëtohet e të mos u hidhet si shpërblim armiqve. Kjo letër është për ju dhe jo për botim. Shpresoj dhe besoj se do të bëni c’është e mundur pasi ta lexoni atë. Përshëndetjet e mia më të ngrohta dhe urimat më të mira për ju.

Zoti e shpëtoftë Shqipërinë.DurhamJu më uroni jetë të gjatë. Mos ma

thoni atë. Jam e dërrmuar, e lodhur dhe dëshiroj vetëm të shkoj “atje ku të këqinjtë pushojnë së bëri keq dhe ku të lodhurit janë në paqe”. Dhe nuk dua të jetoj dhe ta shoh Shqipërinë të shkatërruar nga plogështia dhe çmenduria e njerëzve të saj.

Shënim: letra e mësipërme si dhe citimet e tjera janë shkëputur nga botimi i Nasho

Jorgaqit me letërkëmbimet e Fan Nolit, botimet “Dudaj”

“Shpirti është i gatshëm, por trupi është i dobët”.

Ju gaboheni shumë kur men-doni se Shqipëria ka shumë miq në Angli. Partitë progreke dhe proserbe janë shumë të fuqishme dhe me influencë. Ata pak njerëz që mbështesin Shqipërinë këtu në pjesën më të madhe janë pa ndikim politik. Dhe pjesa më e keqe e tyre është ajo parti që e quan veten “Mi-qtë e Shqipërisë” e cila refuzon të takojë ose të ketë të bëjë me miqtë e vjetër të Shqipërisë, të cilët, në Shoqatën anglo-shqiptare dhe në Komitetin ballkanik, pas luftës së

Ju gaboheni shumë kur mendoni se

Shqipëria ka shumë miq në Angli.

Partitë progreke dhe proserbe janë

shumë të fuqishme dhe me influencë.

Ata pak njerëz që mbështesin

Shqipërinë këtu në pjesën më të madhe

janë pa ndikim politik.

Në Angli ka shumë pak shqiptarë. Suita

e mbretit Zog dhe disa të tjerë. Mbreti u lejua të vendosej

në Angli me kush që të mos zhvillonte

veprimtari politike.

fundit punuan me të vërtetë shumë për të fituar pavarësinë e Shqipërisë. Jemi duke gjallëruar Shoqatën anglo-shqiptare dhe shpresoj t’i bind të ashtuquajturit “miq” të bashkohen me ne. Ata refuzuan të vijnë në mbledhjen e parë që thirrëm dhe ku ramë në një mendje mbi një program për të përkrahur mbretin Zog, pavarësinë dhe integritetin e Shqipërisë. Në qoftë se ju mund t’i bëni ata të kuptojnë se është abso-lutisht e nevojshme që përkrahësit e paktë të Shqipërisë në Angli duhet të punojnë së bashku ose të paktën të takohen e të diskutojnë për punët,

Fan Noli

20 E MËRKURË, 25 TETOR 2017www.shqiptarja.com150-VJETORI

Relike nga e kaluara fshehur në fundin e detit shqiptarPasuri të fshehura në

shtratin e detit, pasuri të shumta që vijnë nga

e kaluar e largët. Një pasuri të cilën na e ka zbuluar nëpërm-jet një artikulli prestigjiozja National Grographic. Artikulli na tregon se në brendësi të ujërave tona ndodhen dh-jetëra anije të Luftës së Dytë Botërore. Relike nga një e shkuar të cilat qëndrojnë ende të varrosura në thellësi.

ARTIKULLI I PLOTË I BOTUAR NË NATIONAL GEOGRAPHIC:

Shqipëria zotëron një

nga vijat bregdetare më të paeksploruara në botë, ku në brendësi të ujërave gjendje anije romake dhe dhjetëra ani-je të Luftës së Dytë Botërore. Shqipëria është një vend në detin Adriatik mes Malit të Zi dhe Greqisë dhe ka një nga brigjet më pak të eksploruara në botë. Relike nga e shkuara e largët janë të “varrosura” në fundin e detit. Amfora të cilat përmbajnë vaj dhe verë të ani-jeve romake që janë mbytur në det dhe anije të Luftës së Dytë Botërore që mbajnë histori heroizmash dhe tradhtish. Tashmë autoritetet shqiptare

kanë kaluar një një ligj për të mbrojtur trashëgiminë nënu-jore të vendit.

Në brigjet e Sarandës gjenden qindra amfora nga Afrika Veriore, të cilat qën-drojnë në fundin e detit që prej shekullit të katërt, gjë e cila dëshmon lidhjet tregtare mes detit Adriatik dhe bregut verior të Afrikës. Fondacioni nautik i RPM në bashkëpunim me Agjencinë Bregdetare, deri tani ka dokumentuar anije të cilat datojnë që prej shekullit të 3- të dhe të 4-ërt përpara Krishtite deri në anije të luftës së parë dhe të dytë botërore.

Rreth bregdetit të Sa-randës, dhjetëra apo qindra amfora nga Afrika e Veriut vazhdojnë të qëndrojnë të zhytura që nga shekulli i katërt, që dëshmojnë lidhjet tregtare të detit Adriatik dhe bregut verior të Afrikës. Ani-jet, ende të dukshme, janë bërë njësh me dyshemenë e detit dhe mbetjet e tyre janë varrosur në afërsi. Nga ana tjetër, mbetjet shpirtërore të anijes italiane MV Probitas, që datojnë nga Lufta e Dytë Botërore, janë ruajtur.

Fondacioni “Nautical RPM”, në bashkëpunim me

studimore si : “Ricordi di un viag-gio botanico fra Prevesa e Janina” (1893); “Escursione botanica allo scolio di Saseno” (1893); “Rivista critica della collezione botanica : fatta nel 1892 in Albania” (1894); “Contributo alla conosenza della flo-ra dalmata, montenegrina, albanese,

epirota e greca” (1894); artikujt e parë të veprës “Itinerari albanesi : 1892” botuar më 1896; “Crnagora : memorie di un botanico” (1897); “Escursione botanica nell’Albania” (1897); “Considerazioni pre-liminari sulla fitografia dell’Albania” (1898); “Gl i Albanesi ne l Montenegro” (1898); “Contributo alla con-osenza della flora del confine montenegri-no-albanese” (1900); “Note statistiche sul vilayet di Scutari : la legge della montagna Albanese” (1901); “L’ Hinterland de L’Adria-tique” (1904); “L’ Italia nel Mediterraneo e nell’Adriatico” (1903); “L’ Elemento latino nell’equilibrio balcan-ico” (1905); “Vallona e L’Acroceraunia” (1913); “Il Nuovo Stato di Albania” (1913); “I

Romeni dell’ Albania” (1914); “Be-rat e il Tomor” (1914); “L’ Albania” (1916); “Il Console napoleonico Pouqueville e il centenario della for a albanese” (1927); “L’ Albania” (1929); “Studi speciali albanesi” (1932); “L’ Orso bruno in Albania” (1933); etj.

Ndërkohë në gjuhën shqipe kanë ardhur tre nga veprat e tij më të rëndësishme “Rrugëtime shqiptare: 1892-1902” (2006); “Shqipëria e madhe” (2006), “Arumunët” (2010) si dhe “Tre udhëtime : te arumunët e Shqipërisë” (2011).

Albanologu Baldacci rikthehet në Bibliotekën Kombëtare

Drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës, Dr. Adriana Frisenna dorëzoi

22 vepra nga Biblioteka e BolonjësB

iblioteka Kombëtare e Shqipërisë është pasuruar me tituj të rinj të alban-ologut të njohur italian, Antonio Baldacci. Dre-

jtoresha e Institutit Italian të Kul-turës, Dr. Adriana Frisenna, me ras-tin e 150-vjetorit të lindjes së një nga personaliteteve më të rëndësishme në fushën e albanologjisë, Antonio Baldacci, i ka dorëzuar të martën, më datë 24 tetor, drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë 22 një-si bibliotekare, disa prej tyre dokumente të panjohura nga pub-liku shqiptar. Tashmë studiuesit shqiptarë do të kenë mundësinë të thellojnë njohjen e tyre mbi studimet dhe kërkimet shkencore që albanologu Antonio Baldacci ka kryer gjatë punës së tij shumëv-jeçare hulumtuese në Shqipëri.

Instituti Italian i Kulturës ka arritur të sigurojë nga Biblioteka e Bolonjës publikimet e hershme të Antonio Baldacci-t, të cilat përf-shijnë botime të viteve 1895 – 1948. Duke fal-enderuar, znj. Frissena, drejtoresha e BKSH, Persida Asllani u shpreh se “këto materiale, të cilat pasurojnë edhe më tej fondet arki-vore të albanologjisë në Bibliotekën Kombëtare, do të ndihmojnë të gjithë studiuesit të thellojnë informacionin mbi studimet e këtij albanologu të vyer”. Ndërkohë, drejtoresha e In-stitutit Italian të Kulturës, Adriana Frisenna, duke shprehur vlerësimin e jashtëzakonshëm për albanologun italian theksoi “rëndësinë që ka për studiuesit e rinj që vepra studimore e albanologut italian të jetë sa më e plotë dhe Biblioteka Kombëtare, si

REVISTA PRESTIGJIOZE

Agjencinë Bregdetare, deri më tani kanë dokumentuar anije nga shekulli i 3-të apo 4-të para Krishtit”, thotë Derek Smith, i cili ka punuar për Fondacionin Nautical

RPM në bregdetin shqiptar” Në bregdetin e Shqipërisë ka rreth 2,500 ose 2,300 vjet burime kulturore që nuk janë hulumtuar në pjesën më të madhe.”.

qendër kërkimore shkencore, është institucioni i duhur në ruajtjen e kësaj arkive shkencore”.

Dhurimi i disa veprave dhe artikujve studimorë të Baldacci-t për Shqipërinë, vjen si finalizim i misionit të Dr. Frisenna-s në krye të Institutit Italian të Kulturës. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, përmes një ekspozite në nder të 150-vjetorit të tij të lindjes, synon jo vetëm të nderojë këtë alban-olog të çmuar por edhe të tërheqë vëmendjen e studiuesve të rinj mbi veprën e tij.

ANTONIO BALDACCI STUDIOI SHQIPËRINE E 1800-S

Antonio Baldacci (1867-1950), botanist, gjeograf, i apasionuar pas studimeve etnografike, politike dhe social-ekonomike mund të konsiderohet edhe si albanologu me numrin më të madh të studi-meve mbi Shqipërinë. Studimet dhe botimet e tij shkencore zë një vend të rëndësishëm në fondin e botimeve albanologjike. Interesi i tij për Shqipërinë nisi më 1888, ndërkohë që vizita më 1902 në zonën kufitare midis Shqipërisë

dhe Malit të Zi konsiderohet edhe si misioni i parë shkencor italian në këtë rajon. Gjatë ekspeditave të tij Baldacci ia doli të mbledhë mbi 100 mijë ekzemplarë bimësh, disa specie të panjohura më parë dhe që kanë marrë edhe emrin e tij. Puna e tij shkencore dhe publikimet e shumta në revistat më në zë kanë ndikuar edhe në njohjen e Shqipërisë. Janë rreth 250 monografi dhe artiku-jt shkencor që dëshmojnë vep-rimtarinë e tij të gjerë akademike. Në fondin albanologjik të Bibliotekës Kombëtare gjenden rreth 80 vepra

21www.shqiptarja.com

E MËRKURË, 25 TETOR 2017KRITIKA

parë në cikle si Lost time, apo Raftet, Bajo nuk i ripropozon veprat e tij si obelisqe të një kohe të kaluar, porse si pjesë e procesit të punës së skulptorit, të cilat në një kontekst tjetër ofrojnë një ndjesi të re formale. Përveç se si biblioteka personale e autorit, kallëpet e skulpturave, të hapura e jo, tregojnë shtresat e veta, në negativ a pozitiv, çka synojnë qëllim tjetër, atë didaktik. Për të përforcuar këtë, Bajo ofron tek salla e Nudos së madhe, në qiri, copëza të formës nga procesi para derdhjes në metal. Këto momente, propozuar nga autori në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura, si skulptor e pedagog, marrin një rëndësi të veçantë sa për studentët, aq sa dhe për artdashësit.

* * *Skulptura e Bajos e nisi rrugëtimin

e vet në fillim-vitet ’90, kohë kur ndryshimet politike i imponoheshin realitetit duke tronditur nga theme-let të gjithë shoqërinë shqiptare. Për të, diskutimi i ri estetik mbi mediumin mund të zhvillohej vetëm mbi trupin e njeriut, ndërsa gjuha plastike manifestohej me shtrembërime atipike, gërvishtje, a gropëzime. Në ekspozitën e tij të nëntë personale, pas rreth tri dekadash karriere tejet dinamike, ky “konflikt” ekzistencial mbi figurën njerëzore duket se përbën ende epiqendrën e kërkimit të au-torit. E dëshmon këtë, dimensioni imponues i Nudos së madhe në sallën qendrore, aq sa vallëzimi shkëlqyes e i ftohtë i figurës në sallën tjetër. Si një nga zërat më të rëndësishëm të skulpturës vendase, ai mbetet gjithnjë besnik dhe shijues i formës nga natyra, ndërsa hetimi mbi figurën e njeriut është sintezë e këtij kërkimi. Raporti që ai ka me realitetin, kalon pikërisht prej kësaj marrëdhënieje, ndërsa gjuha e tij synon dimensionin ekzistencial të saj, sa edhe pozicionin me artin pamor bashkëkohor.

Skulptori i njohur, Arben Bajo, ka çelur një ekspozitë person-ale në Galerinë FAB, pranë

Universitetit të Arteve. Ekspozita e nëntë e tij, që vjen përmes ndry-shimeve të thella tematike, u çel me një pjesëmarrje të madhe të artdashësve dhe personaliteteve të njohura të artit. “Ekspozita me portrete dhe skulpturë në ekspozi-tat e mëparshme kanë ndikuar në qenien tuaj, dhe nuk kanë kaluar aq lehtë. Ekspozitë pas ekspozite, Arben Bajo është rritur dhe forcuar dhe po kështu jeni rritur dhe forcuar dhe ju, sepse ju ka ushqyer me shijen estetike, plot hire dhe pa hile”. Me këto fjalë iu drejtua piktori i njohur Gazmend Leka pjesëmarrësve gjatë çeljes së kësaj ekspozite.

Në mes të ekspozitës qëndron e ulur Nudoja e madhe, krijimi më i fundit dhe më i rëndësishëm i Arben Bajos. Nudoja pozicionohet

Natyralizmi dramatik tek Nudoja

e Madhe e BajosNjë manifest i botëkuptimit të autorit

mbi moralin. Trupi i zhveshur mbi karrige, një kërkim në morfologjinë femërore

Ermir HoxhaTIRANE

Në shumëdimensionin e vet, karriera e Bajos ngrihet në kohë mbi tema të përzgjedhura në formë ciklesh. Dal-

lohen mes tyre portretet, nudot e raftet si memorie figurative, si dhe kafshët në versione të ndryshme. Stacioni tjetër janë instalacionet, ku sipërfaqet eksperimentale shënohen nga objekte rrethanore në kërkim të ndjesive të reja. Për Bajon, rik-thimi periodik tek disa prej tyre, si portretet a nudot, duket se përbën në esencë, nevojën për të thelluar kërkimin e tij mbi dimensionin ekzistencial të figurës njerëzore. Edhe në ekspozitën e nëntë per-sonale theksohet pikërisht raporti mes trupit dhe sensualitetit, ndërsa ripropozimi shton në galerinë e tij imazhe e karaktere, ku gjuha plastike shënon natyrshëm sipërfaqet e tyre.

Në këtë ekspozitë të fundme, ky kërkim shumëvjeçar, redukto-het në pak personazhe, aq sa dhe tema, duke u fokusuar në vetëm tri syresh. Në mes të saj qëndron e ulur Nudoja e madhe, esencialisht krijimi i fundit dhe më i rëndësishëm i autorit. E mbajtur në dorë gjatë, si një shenjë ku duket se artisti gjen mirë vetveten, vepra përbën sin-tezën e kërkimit të tij mbi natyrën njerëzore, marrëdhënien e tij me trupin dhe me tjetrin. Pikërisht trupi kthehet në testamentin e tij estetik, me dimensionet imponente përmbi natyralen, linjën sensuale, e psikologjinë e zhveshur nga droja. Si manifest i botëkuptimit të tij mbi moralin, sa dhe mbi botën, trupi i zhveshur, përhumbur në dimen-sionin e vet mbi karrige, e përku-fizon atë çka artisti në disa dekada kërkon në morfologjinë femërore. E trajtuar pak, në të tilla dimensione, Nudoja e madhe e Bajos hap një

EKSPOZITA

Arben Bajo befason me nudot femërore në Galerinë FAB

VIDEO/ ARBEN BAJO BEFASON

ME NUDOT FEMËRORE NË GALERINË FAB

Për të parë videon në smartphonin tuaj skanoni QR CODE me APP të REPORT TV që shkarkohet falas

duke përmbushur temën e kërkuar nga autori me një ballafaqim të ri me publikun. “Është ajo konse-kuenca që unë kam ndaj bindjeve të mia artistike, ndaj skulpturës së vërtetë, jashtë këtyre eksper-imenteve pak abuzive”, tha Bajo duke iu referuar realizimeve të kohëve të fundit. Kjo vepër ka gjuhë, plastikë, tërheq si e gjallë. Nudoja e madhe e Bajos hap një kapitull ndryshe për artin shqiptar, thotë për Report TV studiuesi i artit Ermir Hoxha. “Është mjaft inte-resante kjo eskpozitë në optikën dhe në dyzimin e vet, pra merr përsipër të pasqyrojë dhe pjesën estetike dhe pjesën didaktike dhe kjo përbën që dikotonomi që është thelbësore në skulpturën e Arben Bajos dhe e bënë ekspozitën e tij më interesante”, tha studiuesi i artit Ermir Hoxha.

Të tjera detaje skulpturale flasin

një gjuhë që vizitorët kanë nisur ta ndjekin me vëmendje. Arben Bajo është një nga përfaqësuesit e skulp-turës moderne të pas viteve ’90 dhe veprat e tij vijnë të konceptuara në

një mënyrë origjinale. Skulptura e Bajos vishet me filozofi, ndjenjë dhe emocion. Ekspozita e tij do të qëndrojë e hapur në galerinë FAB deri më 10 nëntor.

kapitull tjetër për artin vendas. Ajo njëherazi pozicionohet mbi temën e mediumin në një ballafaqim të ri, si manifest maksimal i forcës së vet kr-ijuese, gjuhës plastike, natyralizmit dramatik, por dhe cenues të moralit konservator nostrom.

Në sa l lën ngj i tur , f igura femërore në dimensione më të vogla shumëfishohet vallëzuese me

një copë të stërmadhe. Huazuar e përzgjedhur nga personazhet e atelierit të tekstilit, figurat zgjaten me shije, sensuale e romantike, ndërsa shkëlqimi metalik, ngase të realizuara në alumin, i vendos ato më afër gjuhës post-industriale të artit bashkëkohor.

Në sallën djathtas, autori propozon një medium tjetër, atë

të instalacionit. Shpërndarë në hapësirë, ai ndërtohet nga kallëpet e skulpturave që flenë në studio. Me dimensione e formë të çrreg-ullt, kallëpet e allçisë, si mitra ku skulptura dekantohet, janë pjesë normale e rekuizitës së çdo skulptori, ndërsa artisti i propozon ato si një riprojektim i ndryshëm i vetvetes.

I propozuar si format edhe më

22 E MËRKURË, 25 TETOR 2017www.shqiptarja.comPORTIERI I JUVENTUSIT

Në bazë të fakteve të deritanishme mendoni se akuzat e prokurorisë ndaj

Tahirit janë të bazuara?

Elbasan, biznesmenit i vjedhin kasafortën dhe dy makina

Kërcënimi, prapaskenat, ja pse Prokuroria po sfidon politikën

‘Tahiri’, Rama: Kundër arrestimit

pezullohet nga postet në PS

Për të parë videon në smartphonin tuaj skanoni QR CODE me APP të REPORT TV që shkarkohet falas

SHËNIM: Sondazhet online të Shqiptarja.com, nuk kanë vlerë statistikore. Bëhet fjalë për pyetje

që u bëhen të gjithëve dhe jo kampionëve të përpunuar në mënyrë shkencore. Pra, kanë si qëllim të vetëm të lejojnë lexuesit të shprehin mendimin e tyre rreth temave të aktualitetit.

Megjithatë, çdo lexues, mund të votojë vetëm një herë në ditë

Rezultati i SondazhitPO 19.37%JO

DISI74.11%

6.52%

■ Policja u tregonte trafikantëve si shmangen përgjimet/Ekskluzive

■ Akuza,Tahiri:Kam dokumentin nga Italia,s’jam në hetim/Letra

■ Llalla:Tonelata droge në Itali,ata që duhet t’i godisnin,i ndihmuan

■ Artjan Qirici emërohet drejtor i Portit të Durrësit

■ Droga,Vasili:Pas 2 jave skandal i madh,zbulohen transfertat jashtë

■ Kërcënimi, prapaskenat, ja pse Prokuroria po sfidon politikën

■ Mero Baze: Tahiri mund t’i fuste në krizë, të gjitha palët

■ Erion Braçe: Pse Prokuroria s’iu drejtua gjykatës për Tahirin?

■ Horoskopi për datën 24 tetor 2017 çfarë parashikojnë yjet për ju sot

■ Letra e Tahirit nga Italia, PD: Ja pse nuk e heton dot Katania

■ Akuza,Tahiri:Kam dokumentin nga Italia,s’jam në hetim/Letra

■ Xhafaj në Itali: Luftë krimit dhe drogës me grupe të përbashkëta

■ Llalla:Tonelata droge në Itali,ata që duhet t’i godisnin,i ndihmuan

■ Droga,Vasili:Pas 2 jave skandal i madh,zbulohen transfertat jashtë

■ Akuzat, Xhafaj përgënjeshtron Berishën, ja pse ka shkuar në Itali

MË TË KOMENTUARA

MË TË KLIKUARA

LAJMET

VIDEOT

I DITESSONDAZHI

MË TË LEXUARALAJMET DJE

1.592TOTALI LIKEKOMENTET E DJESHME

339 579

Në fokusin e lexuesit online

Cristiano Ronaldo fitoi mbrëmjen e së hënës për

herë të dytë çmimin FIFA The Best dhe në një intervistë për fifa.com portugezi tha se është krenar për arritjet e tij dhe shtoi se dëshiron të fitojë edhe më shumë. “Jam i lumtur që e fitova këtë çmim, por dëshira ime është që të shkruaja një histori të bukur në futboll dhe kësaj gjëje ia kam arritur”, deklar-oi ylli i Realit të Madridit. Kur u pyet se sa çmime individuale do të donte të

fitonte para se të tërhiqej nga futbolli, CR7 tha: “Shpresoj që 7! Është numri im i fatit. Por, për momentin po shijoj këtë periudhë të mirë që po kaloj”. Cristiano theksoi se është i përqendruar për të fituar tituj të tjerë me Realin. “Vjen Botërori i Klubeve, që është një trofe që e duam. Fituam Superkupat kundër Manchester dhe Barcelona. Reali është një klub që të jep mundësinë që të fitosh gjithçka”, tha sulmuesi portugez.

Buffon: Vetëm po fituam Champions

nuk tërhiqemFituesi i çmimit “Fifa The Best”

në kategorinë e portierëve konfirmon largimin në fund të sezonit

Vetëm fitimi i Cham-p i o n s L e a g u e shtyn largimin e Buffon nga Bota e futbollit. Fitu-

esi i çmimit “Fifa The Best” në kategorinë e portierëve, gardiani i portës së Juventusit ka rrëfyer emocionet e këtij trofeu personal. Për Buffon dhënia e këtij çmimi është një vlerësim shumë i madh për të. Gjithashtu ai nuk harron të falendërojë dhe Juventusin së bashku me shokët e tij të skuadrës, pa të cilët, sipas gardianit ky trofe personal nuk do të ishte i mundur. “Më shumë se sa i emocionuar jam i krenar dhe i lumtur për marrjen e këtij titulli, aspak të pamerituar, duke patur par-asysh për atë çka kam dhënë në fushë. Përjetova një miks ndjenjash në ato momente. Sigurisht meritë të madhe ka dhe skuadra për të cilën unë tashmë luaj prej vitesh dhe shokëve të skuadrës. Pa ndihmesën e tyre nuk do të kisha mbërritur kurrë tek ky vlerësim. Përsa i përket të ardhmes time, mund të them që nuk kam frikë. Asgjë nuk më bën të ndryshoj mendje për ti dhënë fund futbollit, përvecse një gjëje. Nëse do të fitoja Champions League, atëherë do ti kërkoja Szczesny të më lejonte të isha në portë edhe për një sezon”.

Legjenda e portës së Zonjës

së Vjetër, por edhe e Kom-bëtares Italiane e dëshiron me çdo kusht fitimin e këtij trofeu, por është i vetëdijshëm se skuadrën e pret një rrugë e

gjatë dhe e mundimshme edhe pse beson fort se kampionët në fuqi të italisë i kanë të gjitha mundësitë. Deri në arritjen e këtij suksesi aq shumë të

dëshirueshëm nga të gjithë bardhezinjtë, Buffon mo-mentalisht i kënaqet cmimit “Fifa The Best” në kategorinë e portierëve.

Legjenda e futbollit arg-jentinas, Diego Armando Maradona ka pranuar

se “i është pikëlluar shpirti”, kur pa t’i dorëzohej Cristiano Ronaldos trofeu i “Lojtarit më të mirë të vitit” nga FIFA, në vend që t’i jepej bashkëkom-basit të tij Lionel Messi. Ylli i Realit të Madridit, Ronaldo e fitoi për të dytin vit radhazi këtë trofe, mbrëmjen e së hënës, duke mposhtur rivalite-tin e “pleshtit” të Barcelonës, Lionel Messi, dhe brazilianit të PSG-së, Neymar. Maradona dhe ish-sulmuesi i Brazilit, “Fenomeni” i vërtetë Ronal-do, ishin ata që ia dorëzuan trofeun portugezit Ronaldo, në ceremoninë e zhvilluar mbrëmë në Londër. “Fakti që më duhej t’ia jepja këtë çmim Ronaldos, në pamundësi për t’ia dorëzuar Messit, më vrau shpirtërisht”, tha Maradona për “TyC Sports”.

Maradona. Messi është kritikuar në të kaluarën nga shumë opinionistë apo edhe ish-futbollistë, përfshi Mara-donën, se i mungonte “per-sonaliteti për të qenë një

LEGJENDA

Maradona: U pikëllova teksa i dorëzoja çmimin Ronaldos

udhëheqës” në momentin që mbi shpinën e tij mbante veshur fanellën e Argjentinës. Maradona, i cili udhëhoqi Argjentinën si kapiten në fit-imin e Botërorit të vitit 1986, ishte zhgënjyer që Messi nuk e kishte ftuar në dasmën e tij gjatë verës, duke shtuar spekulimet se mes tyre gjërat

nuk shkonin mirë. Megjithatë, ish-heroi i Napolit gjithashtu, u pa tejet i afërt me Messin gjatë ceremonisë së të hënës mbrëma. “Takimi me Messin ishte i shkëlqyer, – tha Mara-dona. – Fola me të, e besoj se të gjithë e patë që ishte e njëjta miqësi dhe afeksion si kurdoherë më parë”.

FITUESI

Ronaldo: Dua 7 çmime The Best!

23www.shqiptarja.com

E MËRKURË, 25 TETOR 2017???????????QENDRIMET

FJALËKRYQESH

Per shkak te nervozizmit tuaj mund te lindin konflikte dhe mosmarreveshje te shumta sot me partnerin. Nuk do toleroni ne asnje pike dhe kjo do e perkqesoje situaten. Beqaret duhet te presin edhe pak kohe per personin ideal. Dita e sotme nuk eshte e duhura. Financat do jene pika juaj me e dobet. Nuk do arrini dot t’i mbani ato te stabilizuar sepse do shpenzoni pa amse.

Pa s d i s a d i t e ve j o s h u m e t e pershtatshme per jeten ne cift sot do arrini te vendosni komunikimin me partnerin. Do i kushtoni me shume kohe atij dhe do ndiheni me mire. Beqaret do jene terheqes dhe magnetike. Do arrini te beni per vete cilindo qe do iu pelqeje. Mjedisi planetar do i influencoje pozitivisht financat. Ju do jeni me te qarte per ato qe duhet te beni.

Pas nje periudhe me debate dhe tension ne jeten ne cift, sot do qeni qetesine e shumekerkuar. Eshte Venusi ai qe do iu jape mundesine te sqaroni cdo mosmarreveshje. Beqaret do jene me te privilegjuarit ne dashuri. Jo vetem qe do kene takime, por mund te ndoshin edhe dashuri me shikim te pare. Ekuilibri financiar do mbetet i qendrueshem, mos u shqetesoni aspak.

Beni kujdes sot ju qe jeni ne cift. Mos kerkoni gjate gjithe kohes te jeni te pavarur dhe te beni gjithcka qe mendoni. Pyeteni partnerin para se te hidhni ndonje hap nese nuk doni te keni debate me vone. Jupiteri do jete planeti qe do i ndihmoje beqaret ne jeten sentimentale. Priten te reja interesante. Ne planin financiar do tregoheni kokeforte dhe do shpenzoni pa limit.

Marredhenia juaj me partnerin do filloje te behet me serioze gjate kesaj dite. Do mendoni per nje te ardhme se bashku dhe kjo do iu mbushe me optimizem. Edhe beqaret do jene te favorizuar ne dashuri. Nje person interesant do iu beje propozimin me te bukur qe mund te kishit menduar. Financat do jene te mira. Beni shpenzimet qe kishit menduar.

Nese doni qe gjerat te shkojne mire me partnerin, duhet t’i shprehni me shume ndjenjat sot. Edhe ata qe kane pasur mosmarreveshje mund ta permiresojne situaten po shtuan dozat e komunikimit. Beqaret do jene seksuale dhe do e bejne shume shpejt per vete personin qe kane pelqyer prej kohesh. Situata financiare do filloje te permiresohet dalngadale.

Jeta ne cift do jete e qete dhe pa asgje te evcante gjate kesaj dite. Do ndiheni mire prane partnerit dhe nuk do keni as mosmarreveshjen me te vogel. Beqaret do jene me me fat dhe do perjetojne emocione te forta. Personi qe keni enderruar prej kohesh do behet pjese e jetes suaj. Ne planin financiar duhet te beni shume kujdes. Mbrojuni edhe nga hajdutet qe do jene te shumte.

Disa planete do e mbrojne jeten tuaj ne cift nga cdo rrezik i jashtem, por disa te tjere do mundohen t’ua prishin harmonine. Tregohuni shume te kujdesshem dhe mos u nxitoni per asgje. Beqaret duhet ta lene veten te lire edhe sikur t’iu jepet mundesia per takime. GJithcka do ndodhe ashtu si eshte planifikuar. Ne planin financiar tregohuni vigjilente dhe mos shpenzoni kuturu.

Sot do beni cmpos qe ta mbani te ndezur pasionin ne cift. Do e perkedhelni partnerin pa pushim dhe do tregoheni te gatshem t’ia plotesoni cdo deshire. Lum ai qe iu ka ne krah. Beqaret edhe pse kane kohe qe kerkojne dashurine nuk do e gjejne as sot. Nese shpenzoni pa mase, situata financiare do kete tronditje te medha. Shmangni momentet kritike qe mund t’iu kushtojne shtrenjt.

Mos u tregoni shume dominues sot ne jeten tuaj ne cift sepse kjo mund te nxite debate me partnerin. Te dy jeni te barabarte dhe keni te drejte te shpreheni ashtu si mendoni. Beqaret duhet te bejne me teper durim nese duan te gjejne nje person me te vertete interesant. Financat do marrin drejtimin e duhur. Po vazhduat keshtu shume shpejt do keni permiresime te medha.

Kokefortesia juaj ne jeten ne cift mund te sjelle probleme serioze me ate qe keni ne krah. Toleranca eshte nje virtyt shume i vleresuar, keshtu qe mundohuni edhe ju te tregoheni te tille. Beqaret do njihen me shume persona. Shikojeni me kujdes secilin sepse ndermjet tyre fshihet gjysma juaj. Fale ndihmes se Neptunit situata financiar do filloje te permiresohet.

Venusi do iunfuencoje se tepermi sot ne jeten tuaj ne cift. Do kaloni momente te kendshme me partnerin, por njekohesisht do gjeni edhe kohe per familjen dhe miqte. Beqaret do nisin aventura afatshkurtra, ndersa dashuria e madhe do dhe pak kohe te mberrije. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rendesishme. Situata e veshtire do te marre fund.

Departamenti i Marketingut:Patricia CostantinescuCel: [email protected]

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë Tiranë. E mail: [email protected] Website: www.shqiptarja.com Mobile: +355696060421 Shtypur në shtypshkronjën: KLASS shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë

Alba MALLTEZI DREJTORE E PËRGJITHSHME E FREE AND FAIR MEDIA GROUP ; Aurel PEPA KRYEREDAKTOR Genc KONDI ADMINISTRATOR I PËRGJITHSHËM ; Admirina PEÇI KRYEREDAKTORE E “RILINDASI” ; DESIGN: Altin ALIAJ, SHPËRNDARJA: Spiro MESHINI CEL: +355696088847

DASHI

LUANI

SHIGJETARI UJORI

VIRGJËRESHA

BRICJAPI PESHQIT

PESHORJA AKREPI

DEMI BINJAKËT GAFORRJA

FJALËKRYQI PA SKEMË

FJALËKRYQI SPORTIVDUHET TË NXINI 36 KUTI

HORIZONTAL1. Inicialet e Gide. -Chagall piktor. -Komuniteti ku flitet gjermanishtja e Pennsylvanias2. Ishin kryengritësit që donin të përmbysnin carin. -Skuadër greke3. Janë melodrama. -Ente Kombëtare Humanitare. -Është planeti i kuq4. U thye nga Narsesi. -Kështu janë rastet... që duken sheshit.5. Del nga zjarri. -Qe perandor romak.6. Plaku i Dritëro Agollit. -Merren për mostra. -Të fundit në takim7. I famshëm ai i Sizifit. -Cardin stilist. -Magnani që qe aktore8. Ente Kombëtare Mjedisi. -Muzika e Eminem. -I ka të ndryshme trari.9. Giambattista, piktor i famshëm italian. -Mund të jetë fotografik.10. Ishte zona e ferrit ku ishin dënuar tradhtarët e vendit. -Mbreti i elfëve. 11. Qendër kurimi -Ishin 12 ato të Herkulit.

PËRGJIGJE E FJALËKRYQIT PA SKEMË

PËRGJIGJE E FJALËKRYQIT SPORTIV

A R G A T E T R A A K S K SP E R S E R I N R I K O F RA N A T O L E C E R E M O N I AR E N A R D T E L E K O M E D IA A A R I P O L I F O N I K ET A T I M A R O K E N E T AE J A M A O T E R O E T A TP R K O B A L T A M A T O R EA I V R U L L I T I M T A RR A L A S K A V K L A R OI E L L E K R A H E T P L A R

S U L M I P U L L A I D E T E

1 2 3 4 5 6 7

8 9 10 11 12

13 14 15 16 17

18 19 20

21 22 23 24 25

26 27 28 29 30 31

32 33

34 35 36 37

38 39 40 41 42 43 44

45

nga Kadri VOKOPOLA

PARADË

K A N A P E F I N A L E TI N M O R M P A R I S A

M K A R T O N I I K U Q NS A N T A N A E A G D

M E L D E P E R T I M E T I N EA R I S E T A T E C T R I T A MT O T A L E K T R A S H IR S O G I T S I N J A E SI U S A M I K H E D I R A L

D A N I E L E R U G A N I

I KRIPTOGRAFUAR5 3 2 8 16 4 20 4 16 5 2 5 5

7 5 6 2 2 7 3 1

9 6 1 5 3 2 19 4 1 7 6

3 4 5 3 2 8 4 1 7 2

1 16 2 5 5 6 8 10 4

10 5 11 2 6 9 6 9 12 5 5

6 3 14 12 13 4 11 4 9 2 1

4 8 4 16 3 8 9 15 4

7 1 15 7 6 4 12 7 3

5 L 6 I 8 N 7 D 7 15 1 2 5 3 9

6 8 7 6 4 8 3 3 2 5 15

7 3 1 4 4 12 10 9 7 4 13 3

FJALEKRYQI

S E K S E R A M I T E TT A T A M I S R A EI P H I P O T E Z A SN P A R A K A L I M E TD R I T A R E T N P I

R I T I O E E O SS P A E M R D L AK A T E T E I I I RA R E T A A N N I ED I T A R M J A RI M M I L I O N A T I

M I T O M A N E T T A K

SHKRONJA E NJËJTË PËR NUMËR TË NJËJTË

PËRGJIGJE

HORIZONTAL2. Kështu fillon reforma3. Rei te Tirana7. Mbyllin një dyqan8. Izraeli në tabela10. Kështu fillon festa11. Prost që qe pilot13. Kështu thirrej Marco Pantani16. Jupi tani traier18. Është edhe ai i skuadrës20. Një vend nisjeje21. Derisa janë në fund23. Janë tifozë të Djallit kuqezi25. Dy anët e një elementi26. Këngëtarja e Skunk Ananise28. Një ishte dhe Amaltea

PLOTËSONI VENDET BOSH NË MËNYRË QË ÇDO RRESHT E

KOLONË TË KETË NUMRAT NGA 1 9

RG

JIG

JE

SUDOKU 12. Janë bakteriet. -Janë ngashërimet.

VERTIKAL1. Një element me simbol N. -Fitohet nga çiklisti.2. Koracata e Ejsenstejn.3. Mund të jenë taksa.4. Janë produkte bujqësore. -Është për të qepur.5. Ai i El Cid ishte Babieca. -Është ai që shpotit.6. Hari spiune. -Një thirrje në telefon.

7. Inicialet e Banderas. -Massimo, aktor italian.8. Tregohet në... konfesional. -Pak arbitraritet.9. Kishin vetëm një sy. -Diftong në dietë.10. Këngëtare kolumbiane. -Inicialet e Munch.11. Mbyllin flatrat. -Këndohet nga Umberto Tozzi. -Harrsi aktor.12. Mbyllin punime. -Magritte që qe piktor.

-Janë vrimëzat në lëkurë.13. Janë felinët e shtëpisë. -Albert i vaksinës kunër poliomielitit.14. Tartari pianiste. -Prishin motin.15. Është memece pa kufij -Është muri i aneksit.16. Sergej, poet i famshëm. -Fillojnë torturën.17. Një sport me zbritje të lirë. -Një sukses i famshëm i John Lennon

29. Fillojnë hapur31. Ente Autonome32. Luciano, këshilltar te Partizani33. Pak torturuese34. Dee Jay37. Khedira te Juventus38. Personazhi në foto44. Janë në masë45. Personazhi në foto

VERTIKAL1. Të parat në pistë2. Mund të jenë edhe sigurimi të tilla3. Duhet ruajtur para portës4. Rush ish-bomber5. Ekstreme në model6. Topi i fituar pesë herë nga Messi7. Belotti bomber9. Skuadra e Ferrara-s10. Terim trainer12. Zanore për sirena14. Jochen, që u shpall kampion bote në Formal 1 pas vdekjes15. Pak interesante17. Fitim pa kufij18. Billie Jean... që qe tensite19. Diftong në dietë22. Dasma pa kufij23. Basha mesfushor24. Müller te Bayern27. Lame, alias Sejfulla Malëshova30. Skuadër greke33. Në krye të tabelës35. Biaggi motoçiklist36. SHBA në SHBA37. Gjysmë skadim38. Ekstreme në muzg39. Fare pa fe40. Dy anët e një këndi41. Kufizojnë hapat42. Ekstreme në marsh43. Diku në qendër

24 E MËRKURË, 25 TETOR 2017www.shqiptarja.com???????????

- Ekspozita video-muzeale e periudhës së komunizmit në Shqipëri e ndërtuar brenda bunkerit anti-bërthamor të Luftës së Ftohtë

- The video-museum exhibition of Albania's communist era build inside the anti-nuclear bunker of the Cold War

- Ekspozita e parë video-muzeale e ndërtuar në kujtim të viktimave të terrorit komunist

- The first video-museum exhibition built in memory of the victims of the communist terror

ORARI: 09:00 - 16:00 E hëna pushim

ORARI: 09:00 - 21:00 çdo ditë