106
Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

  • Upload
    dongoc

  • View
    228

  • Download
    4

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

Kuptimi i Vërtetëi

Lëvizjes Ahmedia

ngaMaulana Muhammad Ali

Lahore Ahmadiyya Islamic Society

Page 2: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

KUPTIMI I VËRTETËI

LËVIZJES AHMEDIA

Page 3: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

Libra të tjerë me tematikë të përafërt nga i njëjti autor

Themeluesi i Lëvizjes Ahmedia

Biografi e sintetizuar e Hazret Mirza Ghulam Ahmednga Maulana Muhammad Ali, i cili ishte bashkëpunëtor i afërt i Themeluesit në tetë vitet

e fundit të jetës së tij.

Ndarja në Lëvizjen Ahmedia

Shqyrton dallimet e doktrinës midis Ahmedive të Lahorës dhe Kadianive, dallime që çuan në Ndarjen në vitin 1914

Këto libra dhe mjaft të tjerë, literaturë falas dhe një katalog i librave janë të disponueshme nga botuesit.

Page 4: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

Kuptimi i Vërtetë iLëvizjes Ahmedia

Nga libri “Lëvizja Ahmedia”

nga

Maulana Muhammad Ali

Drejtuesi i Parë iLahore Ahmadiyya Islamic Society

dhe autor i mirënjohur i mjaft librave mbi Islamin

Përktheu: Orian Çuko

Lahore Ahmadiyya Islamic Society2009

Page 5: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

Botuar së pari në gjuhën urdu siKapitulli 4 i librit “Tahrik Ahmadiyya”

Dhjetor 1931

Botuar në anglisht në “The Ahmadiyya Movement” (“Lëvizja Ahmedia”)(Përkthimi në anglisht i “Tahrik Ahmadiyya”)

1966

Botimi i parë në SH.B.A. (i ripunuar)1996

© 1996 nga Lahore Ahmadiyya Islamic SocietyP.O. Box 3370, Dublin, OH, 43016 SH.B.A.

Të gjitha të drejtat e rezervuara

Lahore Ahmadiyya Islamic Society (Shoqata Islamike Ahmedia Lahore u krijua në vitin 1914 në Lahore Pakistan, nga pasuesit e shquar të Hazret Mirza Gulam Ahmed. Ajo synon promovimin e imazhit liberal, tolerant dhe paqësor të Islamit, ashtu siç pasqyrohet në Kuranin e Shenjtë dhe në jetën e Profetit të Shenjtë Muhamed. Ajo ka botuar një numër të madh literaturash mjaft të vlerësuara mbi Islamin në gjuhë të ndryshme, dhe ka degë dhe anëtarë në mjaft vende.

Page 6: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

Shënim i BotuesitKuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia ishte fillimisht një kapitull në librin Tahrik Ahmadiyya në gjuhën urdu nga Maulana Muhammad Ali, botuar së pari në vitin 1931. Libri në urdu u përkthye në anglisht si The Ahmadiyya Movement (Lëvizja Ahmedia) nga Maulana S. Muhammad Tufail, një misionar i Lëvizjes Ahmedia të Lahorës, i cili kishte shërbyer edhe si Imam i Xhamisë Shah Jehan në Woking, Angli. Përveç si pjesë e librit Ahmadiyya Movement, ky kapitull u botua gjithashtu më vete në gjuhën angleze.

Ky është botimi i parë në SHBA i kësaj broshure, e cila është rishtypur dhe riformatuar. Në disa vende përkthimi është ripunuar në një farë mase, por megjithatë në thelb mbetet si në botimet e mëparshme.

Lahore Ahmadiyya Islamic SocietyP.O. Box 3370, Dublin, OH, 43016 SH.B.A.

Page 7: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

Përmbajtja

Ahmedia nuk është një fe e veçantë .............................................1

Nuk është as një sekt në kuptimin e përgjithshëm të termit .........3

Qëndrimi ndaj problemeve të jurisprudencës .............................4

Një Lëvizje për Islamin ................................................................5

Vdekja e Jezus Krishtit (Isait) ......................................................5

Rëndësia e deklaratave ................................................................7

Vizionet e Profetit të Shenjtë Muhamed bëhen realitet ...............9

Ahmedia është i vetmi interpretim i këtyre vizioneve ................11

Ahmedia është interpretimi i vërtetë i Islamit ...........................12

Veçori dalluese të Lëvizjes Ahmedia .........................................15

Dallimi i dytë: Islami nuk është përhapur përmes shpatës ........18

Ahmedia dhe vrasja e jobesimtarëve .........................................19

Ahmedia dhe Xhihadi .................................................................20

Dallimi i tretë: Kuranit duhet t’i jepet prioritet mbi

çdo gjë tjetër .......................................................................22

Manifestimi i lavdisë së Kuranit ................................................25

Dallimi i katërt: Islami është një fe intelektuale

dhe shkencore .....................................................................26

Dritë e re për interpretimin e Kuranit .......................................28

Dallimi i pestë: Ringjallja e Vëllazërisë Islamike .....................29

Dallimi i gjashtë: Dera e ixhtihadit është e hapur .....................31

Dallimi i shtatë: Uniteti mes muslimanëve ...............................32

Page 8: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

Dallimi i tetë: Shpjegimi i saktë i domethënies së

xhenetit dhe xhehenemit ....................................................35

Dallimi i nëntë: Kundërshtimi i teorisë së përjashtimit .............37

Dallimi i dhjetë: Besimi në mbizotërimin e Islamit ..................37

Shtojcë 1

A është abroguar doktrina e Xhihadit nga Themeluesi? ...........42

Shtojcë 2

A ndërmori Themeluesi sulme përgojuese kundër Jezusit

dhe nënës së tij? .................................................................48

Shtojcë 3

Përdorimi i gjuhës së ashpër kundër ‘ulemasë’ ........................55

Page 9: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

Kuptimi i vërtetëi Lëvizjes Ahmedia

Ahmedia nuk është një fe e veçantëMes njerëzve ekzistojnë shumë ide të gabuara për Lëvizjen Ahmedia. Keqkuptimi më i madh është ideja se kjo lëvizje është një fe plotësisht e ndryshme nga Islami, si Bābizmi ose Bahāizmi. Baza e kësaj ideje të gabuar është se Mirza Gulam Ahmed i Kadianit, Themeluesi i Lëvizjes Ahmedia, ka pretenduar se ishte një profet. Kjo deklaratë tashmë është hedhur poshtë në faqet e mësipërme.1 Por ka disa persona që shkojnë deri aty sa deklarojnë se Ahmeditë kanë një kalimah (formula e Besimit) të ndryshme, një formë të ndryshme lutjeje, një Libër të ndryshëm përveç Kuranit dhe një Qabe tjetër2. Të gjitha këto akuza nuk kanë asnjë lloj baze.

Është e qartë se nëse Ahmedia do të ishte një fe e veçantë si besimi Bābī ose Bahāī, aktivitetet e saj sigurisht që nuk do të bazoheshin në përhapjen e Islamit. Çfarëdo veprimi që është kryer në këtë epokë për propagandimin e Islamit, në Evropë, Amerikë dhe vende të tjera të botës, pjesa më e madhe e tyre është realizuar falë përpjekjeve të pasuesve të Lëvizjes Ahmedia. Në këtë drejtim, literatura e krijuar nga muslimanët ka qenë rezultat i aktiviteteve të kësaj Lëvizjeje ose është realizuar nën ndikimin e saj. Në rast se Ahmedia do të ishte diçka ndryshe ose kundërshtare e Islamit, ajo nuk do të kishte vënë një theks të veçantë në ngritjen e misioneve muslimane dhe përhapjen e literaturës islamike në të gjithë botën. Bābizmi ka ekzistuar pesëdhjetë vjet para fillesave të Lëvizjes Ahmedia. A ngriti ai ndonjë mision musliman, apo të botonte literaturë islamike? Nëse Ahmeditë do të kishin një fe të ndryshme nga Islami, ata do t'i kishin drejtuar përpjekjet e tyre në progresin e asaj feje ‘të re’, por meqenëse janë plotësisht të angazhuar në shërbim të Islamit ata s’kanë se si, dhe në fakt nuk i besojnë asnjë feje tjetër përveç Islamit.

Në të vërtetë, një grup nga pasuesit e Hazret Mirza Ghulam Ahmed, d.m.th. pasuesit e lëvizjes Kadiani, kanë pretenduar se ai është profet, por megjithatë ata nuk janë ende të vendosur në këtë çështje. Megjithëse për shkak të besimit të tyre në një profet të tillë, ata kanë deklaruar se të

KUPTIMI I VËRTETË I LËVIZJES AHMEDIA

1 I referohet librit ku kjo broshurë përbënte një kapitull.2 Vendi nga kthehet një njeri gjatë lutjes

Page 10: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

gjithë muslimanët në botë janë jobesimtarë (kafirë)3, ata s’kanë adoptuar ende një formulë të re të besimit (kalimah) për veten e tyre. Dhe megjithëse sipas besimit të tyre, një person nuk hyn në gjirin e Islamit nëse s’e pranon Mirza Ghulam Ahmed si profet dhe nuk bën një betim të qartë për këtë, deri tani ata nuk kanë pranuar të formulojnë një kalimah të re për veten e tyre, por përkrahin vetëm formulën islamike të besimit:

La ilaha ill-Allah, Muhamed-er resul-ullah

“Nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Muhamedi është i Dërguari i Allahut”

Por, siç thashë, ky është një pozicion i ndërmjetëm ose një gjendje pavendosmërie. Në fund të fundit, ata do të duhet të heqin dorë nga besimi në profetësinë e Mesisë së Premtuar ose do të formulojnë një kalimah të veçantë dhe një fe të veçantë për veten e tyre4. Përfundimi logjik i besimit të tyre – se çdo person që nuk e pranon Mirza Ghulam Ahmedin si profet është kafir dhe mbetet jashtë rrethit të Islamit5 - është se kalimah nuk është më e vlefshme. Kështu që, kur pranimi i kalimah ekzistuese nuk e mban një person brenda rrethit të Islamit – dhe as katërqind milion muslimanët në botë që deklarojnë besimin e tyre në të, por thuhet se ata janë kafirë dhe jashtë rrethit të Islamit – atëherë kjo kalimah duhet të konsiderohet domosdoshmërisht si e shfuqizuar, ndërkohë që të qenit i dërguar dhe profet për një person, pranimi i të cilit është bërë thelbësor për të hyrë në rrethin e Islamit, duhet të formojë një pjesë të domosdoshme të kalimah së re. Nëse nuk hiqet dorë nga besimi te Hazret Mirzai si profet, do të vijë një kohë kur këta njerëz do të duhet të formulojnë një kalimah të veçantë dhe një fe të ndarë, dhe lidhja e tyre me Islamin do të bëhet si me Bābi-t ose Bahāit, të cilët e konsiderojnë Islamin si një fe të vërtetë të së kaluarës, por për kohën e sotme ata

AHMEDIA JO NJË FE E VEÇANTË

3 Mirza Bashir-ud-Din Mahmud Ahmed, E vërteta për Ndarjen (Kadian, Indi, Botimi i dytë, 1938 e.s.) fq. 55, 140, 185, etj4 Ju lutemi shihni Shënimin e Përkthyesit në faqen 47.5 “Që të gjithë ata të ashtuquajtur muslimanë që nuk kanë hyrë formalisht në bai’at e tij, kudo që të jenë, janë kafirë dhe jashtë gjirit të Islamit, megjithëse mund të mos e kenë dëgjuar emrin e Mesias së Premtuar. Me shumë dëshirë pranoj se këto besime kanë mbështetjen time të plotë.”- Mirza Bashir-ud-Din Mahmud në librin e tij E Vërteta për Ndarjen, Kadian, Indi, Botimi i Dytë, 1938 e.s., fq. 55-56

Page 11: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

vlerësojnë vetëm besimin e tyre si të vërtetë – Islami dhe kalimah e tij është hedhur poshtë nga ata.

Kadianitë e kanë vendosur veten në kufijtë e një dileme. Ata po përpiqen të lundrojnë në dy varka në të njëjtën kohë. Nga njëra anë, ata pretendojnë se katërqind milionë muslimanë – besimtarë të kalimah – janë kafirë dhe në anën tjetër ata e përfshijnë veten te muslimanët duke mos pranuar të marrin një kalimah dhe një besim të ri. Por kjo gjendje nuk mund të zgjasë dhe shumë. Mospranimi i një doktrine të tillë do të krijojë përfundimisht një largim të shumicës së këtyre njerëzve që nuk do t’i atribuojnë Hazret Mirzait profetësinë, ose do të pranojnë rezultatin përfundimtar të besimit të tyre, kundërshtimin e kalimah të vjetër për t’i hapur rrugën një kalimah të re. Lëvizja Ahmedia, sidoqoftë, nuk ka qenë një fe e re në formën e saj origjinale dhe as nuk është zhvilluar për të qenë një fe e re ndër pasuesit e Hazret Mirza Ghulam Ahmedit.

Nuk është as një sekt në kuptimin e përgjithshëm të termit

Çdo fe në botë është e ndarë në sekte që përgjithësisht ndryshojnë në çështje themelore me njëra-tjetrën. Për shembull, disa të krishterë e shikojnë Jezus Krishtin (Isain) si Zot dhe bir të Zotit kurse të tjerë e shikojnë atë si një njeri, e me progresin e njohurive ky grup po rritet në numër. Kjo do të thotë se besimtarët në Zotin Trini, si dhe ata që besojnë në një Zot janë të gjithë të krishterë. Në të njëjtën mënyrë, te hindutë ka shumë që besojnë në një Zot dhe ka të tjerë që adhurojnë idhujt dhe besojnë në treqind e tridhjetë milion zota. Disa i konsiderojnë Vedat si fjala e Zotit kurse të tjerë i shikojnë si krijim i qenieve njerëzore. Ndryshime të tilla, në fakt, duhet të përkufizohen si ndryshime thelbësore sektare.

Në këtë kuadër nuk ka ndryshime dhe sekte në Islam. Të gjitha sektet e Islamit bien dakord mbi shtyllat e fesë. Të gjithë besojnë në një Zot dhe në Profetin Muhamed si profeti i fundit. Të gjithë e pranojnë Kuranin si Librin e fundit të zbritur nga Zoti që nuk ka pësuar asnjë ndryshim në tekst. Të gjithë drejtohen nga e njëjta Qabe kur luten. Por me këtë njëtrajtshmëri pikëpamjesh ku të gjithë besojnë në një Zot, një të Dërguar, një Qabe dhe një Libër ka pasur dallime mbi çështje dhe detaje më pak të rëndësishme të fesë. Disa Imamë muslimanë pas vlerësimeve përkatëse kanë arritur në përfundime të ndryshme lidhur me çështje të caktuara të jetës fetare. Grupe të ndryshme muslimanësh kanë ndjekur këta Imamë sipas dëshirës personale dhe kjo ka sjellë krijimin e shkollave të ndryshme të mendimit në Islam. Dallimet midis këtyre sekteve nuk janë

KUPTIMI I VËRTETË I LËVIZJES AHMEDIA

Page 12: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

dallime në çështjet thelbësore të fesë, por në çështje të jurisprudencës ose detaje të praktikave fetare. Këto lloj dallimesh në pikëpamje janë, në fakt, një bekim, siç ka thënë Profeti: Dallimi në umetin tim është një bekim, sepse bashkë me unitetin kjo hap një rrugë për lirinë e mendimit. Liria në pikëpamje dhe ushtrimi i lirë i gjykimit (ixhtihadi) është në fakt një bekim i madh që te çdo njeri zhvillon prirjen e mendimit të thellë. Kështu që dallimet sektare të muslimanëve nuk kanë vërtet rëndësi. Por themelet e Lëvizjes Ahmedia nuk janë ngritur mbi ndonjë dallim të tillë sektar. Karakteristika kryesore e kësaj Lëvizje sot është e njëjtë me atë që ka qenë më parë, d.m.th. mbrojtja dhe propagandimi i Islamit. Çfarëdo dallimesh të ketë kjo lëvizje me muslimanët e tjerë, këto nuk janë aspak të lidhura me çështje të jurisprudencës ose detaje të jetës fetare, por vetëm me çështje që lidhen me mbrojtjen dhe propagandimin e Islamit. Historia e Lëvizjes ruan prova të faktit se kur Mirza Ghulam Ahmed themeloi këtë organizatë dhe bëri një deklaratë betimi për besnikëri, ai nuk kishte dallime nga muslimanët e tjerë mbi ndonjë doktrinë fetare. Qëllimi i krijimit të kësaj organizate ishte vetëm mbrojtja dhe propagandimi i Islamit. Megjithëse edhe më parë ai i kishte përkushtuar këtij qëllimi fisnik të gjithë kohën e tij, në këtë fazë, sipas urdhëresës hyjnore, ai krijoi bazën e përhershme për përhapjen e Islamit duke iu referuar vargut të Kuranit:

“Dhe nga ju le të jetë një grup që thërret te e mira dhe urdhëron për punë të mbara.” 6

Menjëherë më pas ai filloi të shkruante Fath Islam ku e ndau punën për përhapjen e Islamit në pesë degë kryesore. Në këto rrethana, atij iu provua se besimi te ngjitja në qiell dhe vazhdimi i ekzistencës së Jezus Krishtit (Isait) ishte një pengesë në rrugën e progresit të Islamit. Pikërisht mbi këtë shfaqje hyjnore u bazua deklarata e tij dhe për shkak të kësaj muslimanët filluan ta kundërshtonin.

Qëndrimi ndaj problemeve të jurisprudencës

Qëndrimi i Ahmedive është plotësisht liberal në të gjitha çështjet e fikhut (jurisprudencës). Detajet e ligjeve, d.m.th. rregullat e martesës, divorcit, trashëgimisë, lutjes, agjërimit, avdesit, etj. që kanë shkaktuar mjaft polemika te dijetarët muslimanë nuk i shqetësojnë Ahmedit. Ata gëzojnë

QËNDRIMI NDAJ JURISPRUDENCËS

6 Kurani, 3:104

Page 13: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

liri të plota në këto çështje. Është e drejtë të thuhet se Lëvizja Ahmedia është në të vërtetë një sintezë e shkollave të ndryshme të mendimit në Islam bazuar te fikhu dhe i fton ata për bashkim duke toleruar dhe duke mos marrë parasysh ndryshimet mes tyre. Çdo ndryshim i parëndësishëm që Ahmedia ka me muslimanët e tjerë lidhet vetëm, siç u tha më sipër, me propagandimin dhe mbrojtjen e Islamit. Kështu që, nëse Ahmedia është një sekt në Islam, ai është ndryshe nga sektet e feve të tjera, pasi nuk ka sekte në këtë kuptim në Islam. Ai është gjithashtu ndryshe nga sektet e tjera në Islam që bazohen në ndryshime në fikh, pasi në atë kuptim ai është një sintezë e të gjithë këtyre sekteve. Ai është një sekt në Islam, në kuptimin që për përparimin e kauzës së Islamit ka vendosur theksin mbi pika të caktuara dhe ka krijuar mënyra efektive për tu përballur me forca armiqësore që punojnë kundër Islamit. Detyra për reformimin e brendshëm të vetë muslimanëve qëndron brenda shtrirjes së programit të tij.

Një Lëvizje për Islamin

Për shkak të veçorive të tij karakteristike nga grupet e tjera islamike, grupi Ahmedia mund të quhet një sekt ose një shkollë mendimi në Islam, por në të vërtetë është një lëvizje e madhe brenda kuadrit të Islamit, synimi kryesor i së cilës është të zgjojë muslimanët dhe të bashkojë përpjekjet e tyre për përhapjen e Islamit. Synimi i tij nuk është të përqendrohet dhe të ruajë dallimet e parëndësishme siç veprohet nga shkolla të tjera të mendimit në Islam. Por, ideali i tij është shumë më i lartë dhe përtej çdo sektarizmi.Në rast se synimi i vetëm i kësaj lëvizjeje do të ishte të provonte vdekjen e Jezus Krishtit (Isait) dhe të vërtetojë pretendimet e Hazret Mirza Ghulam Ahmedit si Mesi i Premtuar, Mehdi dhe Muxhadid, ajo mund të klasifikohet si sektet e tjerë në Islam. Por Lëvizja Ahmedia nuk ka këtë qëllim. Këto janë vetëm mënyra për të arritur në një qëllim përfundimtar. Dhe cili është ky qëllim përfundimtar? Përhapja dhe forcimi i kauzës së Islamit në botë dhe zgjimi i muslimanëve për këtë detyrë të shenjtë.

Vdekja e Jezus Krishtit

Besimi në vdekjen e Jezus Krishtit vlerësohet si veçoria më e rëndësishme e Lëvizjes Ahmedia. Ka pasur dijetarë muslimanë si Imam Buhariu dhe Imam Maliku që besonin në vdekjen e Jezus Krishtit. Imam Buhari në përmbledhjen e tij të Haditheve ka raportuar nga Ibn Abbas se

KUPTIMI I VËRTETË I LËVIZJES AHMEDIA

Page 14: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

rëndësia e mutawaffi-ka është mumitu-ka (d.m.th. Do të bëj të vdesësh).7

Pra ai nuk ka pranuar kuptimin e tuwaffa si marrjen e trupit dhe shpirtit së bashku, siç u pranua më pas nga disa njerëz. Imam Malik, në të njëjtën mënyrë, besonte në vdekjen e Jezus Krishtit: wa kala Malik-un mata, d.m.th. dhe Malik tha se ai vdiq.8

Besimi në vdekjen e Jezus Krishtit nga dy persona me një peshë të tillë të madhe, tregon se duhet të ketë të tjerë nga klerikët e mëparshëm muslimanë, që mbrojnë një besim të ngjashëm. Duket se të gjithë bashkudhëtarët e Profetit të Shenjtë e pranojnë këtë pikë. Pas vdekjes së Profetit të Shenjtë, ata bashkudhëtarë që nuk mund ta besonin si të vërtetë lajmin e hidhur u qetësuan nga Abu Bekri me citimin e vargut: “Dhe Muhamedi nuk është më shumë se vetëm një i dërguar, të dërguarit para tij kanë vdekur tashmë.”9 Të gjithë bashkudhëtarët e Profetit të Shenjtë u bindën kështu se si të gjithë profetët e tjerë, edhe Profeti i tyre e kishte lënë jetën e kësaj bote. Ky ishte konsensusi i pikëpamjeve të bashkudhëtarëve të Profetit mbi vdekjen e Jezus Krishtit. Nëse dikush nga ata do ta kishte besuar se Jezusi ishte gjallë ai do ta kishte bërë të qartë.

Në këtë kohë edhe i ndjeri Sër Sayyid Ahmed i Aligarh, Myftiu Muhammad Abdul dhe Sayyid Rashid Rada i Egjiptit besonin në vdekjen e Jezus Krishtit. Shumë ulema të tjerë të Indisë e pranojnë gjithashtu këtë besim, por kanë frikë ta deklarojnë këtë publikisht pasi një besim i tillë është i mjaftueshëm për t’i cilësuar ata si përkrahës të Ahmedive. Njerëzit janë bërë aq dyshues sa kushdo që edhe vetëm e përmend, konsiderohet se ka lidhje të fshehta me Lëvizjen Ahmedia. Meqenëse pretendimi i Hazret Mirzait bazohet në vdekjen e Jezus Krishtit, ‘ulemaja’ muslimane dhe disa përkthyes të ditëve tona të Kuranit të Shenjtë ngurrojnë ta pranojnë si të vërtetë këtë besim.

Është e qartë se çështja mbi jetën dhe vdekjen e Jezus Krishtit nuk është një nga themelet e Islamit dhe as pjesë e furu’ (degë) të tij. Atëherë pse është bërë kjo një nga veçoritë dalluese të kësaj lëvizje? Siç është diskutuar më parë, qëllimi kryesor i Lëvizjes Ahmedia është propagandimi i Islamit, veçanërisht në perëndim ku duhet të përballet me sulmet e vazhdueshme të Dexhallit (Antikrishtit); besimi në ekzistencën

VDEKJA E JEZUS KRISHTIT

7 Al-Buhari, 65:12.8 Imam Muhammad Tahir i Gujrat, Majma' Bihar al-Anwar (Lucknow, India, Nawal Kishore Press), Vol. I, fq. 286, dhe Ikmal al-Ikmal Sharh Muslim, Vol. I, fq. 265.9 Kurani, 3:144

Page 15: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

trupore të Jezus Krishtit është pengesa më e madhe në propagandimin e Islamit te të krishterët. Nëse Jezus Krishti është i gjallë në parajsë me trupin e tij të krijuar nga balta për dy mijë vitet e fundit dhe nuk merr ushqim por qëndron mbi nevojat dhe domosdoshmëritë e kësaj jete materiale pa vuajtur asnjë ndryshim në trupin e tij, ai sigurisht që nuk është një qenie njerëzore. Nëse ai është pajisur me këto veti, trupi i tij është i pavdekshëm. Ky është argumenti që prezantohet me forcë nga të krishterët. Muslimanët që besojnë në vazhdimin e ekzistencës së Jezus Krishtit bien lehtë pre e tyre. Përfundimi i natyrshëm i besimit të tyre të pazakonshëm është se Jezus Krishti është shumë më lart se një qenie njerëzore, më shumë një bashkëzotërues i Natyrës Hyjnore. Në këto rrethana nuk ia vlen të shkosh dhe të predikosh Islamin te të krishterët. Për këtë arsye, Hazret Mirza Ghulam Ahmed e vuri theksin në zhdukjen e një pikëpamje të tillë të gabuar mbi Jezus Krishtin.

Rëndësia e Deklaratave

Kuptimi i vërtetë i Lëvizjes Ahmedia është vetëm ky, që ajo është një lëvizje e mrekullueshme për propagandimin, përhapjen dhe mbrojtjen e Islamit në botë, dhe të gjitha karakteristikat e veçanta që zotëron, janë një mjet për të arritur këtë qëllim madhështor. Aq i rëndësishëm është ky qëllim sa pranimi i qëndrimit të Themeluesit nuk është një qëllim në vetvete, por vetëm një mjet për të arritur synimin e përhapjes së Islamit. Gjëja më madhështore është se me pranimin e këtij qëndrimi një njeri ndjen në vetvete një besim shumë të fortë që e frymëzon atë të bëjë çdo sakrificë për hir të Islamit. Logjika e këtij besimi mund të jetë ose jo e pranueshme për të gjithë, por është fakt se ata që shoqëruan Themeluesin e Lëvizjes, ose patën kontakte shpirtërore me të pas vdekjes së tij, ndjenë një përkushtim të vërtetë për propagandimin e Islamit dhe u bindën plotësisht se Islami do të mbizotërojë në botë. Duket se te ne mungon diçka, pasi nuk arrijmë të kapim çastin dhe të njohim botën me mësimet e vërteta të Islamit. Përkundrazi, Islami zotëron një bukuri të tillë shpirtërore brenda tij sa, qoftë materializmi që duket se sot fshin gjithçka bashkë me të apo rrjeta e Krishtërimit që duket se po shtrihet sot në të gjithë botën apo mbizotërimi i ndonjë force tjetër, të gjitha këto do të nënshtrohen para Islamit; të gjitha kokat duhet të përulen para parimeve të pathyeshme të paqes dhe mirëqenies shpirtërore. Ky besim dhe kjo dashuri për fenë e Islamit frymëzon çdo Ahmedi të bëjë më të mirën për kauzën e Islamit.

KUPTIMI I VËRTETË I LËVIZJES AHMEDIA

Page 16: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

Pa besim dhe dashuri, vullneti për të sakrifikuar nuk mund të ekzistojë. Kontakti shpirtëror me Themeluesin stimulon besimin dhe dashurinë te Ahmeditë. Kështu te ata ndodh një ndryshim ashtu si te një pemë e shartuar. Për këtë arsye ka një ndryshim të pamasë mes qëndrimit të një Ahmediu dhe një jo-Ahmediu. Ky i fundit pret për dikë tjetër që të vijë dhe ta ndihmojë në kauzën e Islamit, kurse i pari është i bindur se kjo është detyra e tij dhe se ai vetë është përgjegjës për të dhe ka forcën e duhur për ta kryer. Ndryshimet në pikëpamjet e këtyre dy personave janë mjaft të qarta. Të presësh për Jezus Krishtin që të zbresë nga parajsa është streha e një ëndërrimtari. Besimi te pretendimet e Themeluesit i japin kurajë muslimanëve dhe ata e dinë njëherë e mirë se askush nuk do të zbresë nga lart për t’i ngritur nga bataku i dëshpërimit ku janë zhytur aq thellë; vetë ata duhet të përpiqen me forcë për shpëtimin e tyre.

Ata që i japin besnikërinë e tyre Themeluesit e dinë mjaft mirë se profecitë e Profetit të Shenjtë janë realizuar. Është parathënë se ditët e lavdisë së Islamit do të ndiqeshin nga varfëria dhe mjerimi mes muslimanëve, por Islami do të ngrihej përsëri me madhështinë e tij të plotë dhe do të mbizotërojë botën me forcën e tij shpirtërore dhe epoka e marshimit përpara e Islamit do të fillojë përsëri. Kjo është epoka kur profecitë lidhur me mbizotërimin e Islamit me ardhjen e Mesias do të realizohen. Tani është detyra jonë të çojmë mesazhin e Islamit në të gjithë anët e botës. Fuqia për të pushtuar zemrat është pjesë e qenësishme në Islam. Por muslimanët duhet të punojnë dhe të derdhin djersë për suksesin e tij.

Pranimi i deklaratave të Themeluesit ka ndryshuar kështu qëndrimin letargjik të pasuesve të tij. Kjo u ka dhënë atyre një forcë të re besimi që është e prekshme në të gjithë aktivitetet e Lëvizjes Ahmedia. Ky është objekti i vetëm në pranimin e Gulam Ahmed si Mesia i Premtuar, Mehdiu dhe Muxhaddidi. Kjo nuk do të thotë se Islami nuk ishte i plotë më parë, apo se duke pranuar Themeluesin feja jonë është përsosur. Islami në të vërtetë është perfeksionuar në kohën e shpalljes së vargut: Sot përsosa për ju fenë tuaj,10 por besimi te njeriu vazhdon të rritet ose zbehet, siç e gjejmë te Buhari: “Besimi rritet dhe zvogëlohet”.11 Pranimi i pretendimit për Mesinë e Premtuar është një burim i përsosur për rritjen e besimit tonë te Islami. Detyra e vështirë e propagandimit të Islamit nuk mund të bëhet pa këtë besim të fortë, veçanërisht kur kjo rrugë nuk është

VIZIONET E PROFETIT TË SHENJTË BËHEN REALITET

10 Kurani, 5:311 Al-Buhari, 2:32

Page 17: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

e shtruar me nder dhe lavdi të dukshme dhe nuk ka drithërimën dhe joshjen e një jete aventuriere si ajo e një politikani.

Vizionet e Profetit të Shenjtë Muhamed bëhen realitet

Në fakt, nëse mendojmë pak mbi çështjen në fjalë, do të zbulojmë se Lëvizja Ahmedia ka hapur shtigje të reja për lavdinë dhe suksesin e misionit të Profetit të Shenjtë. Ajo i ka treguar muslimanëve në përgjithësi se si profecitë e bëra një mijë e treqind vjet më parë janë bërë sot realitet. Kjo në fakt ka qenë burimi i një ndihme të madhe për të rritur besimin e tyre te Profeti i Shenjtë. Të gjitha ngjarjet në botë të parathëna nga Profeti i Shenjtë kanë ndodhur para syve tanë. ‘Ulema’-t i kanë lexuar ato profeci pa reshtur, por nuk e kuptuan rëndësinë e tyre.Ishte vetëm një person ai që ngriti perden e këtyre thënieve dhe i shpjegoi ato në epokën tonë. Ai person ishte Mirza Ghulam Ahmedi i Kadianit. Për të ngritur këtë perde të errësirës, një njeri kishte nevojën e dritës që zbriste nga lart. Sigurisht që ishte udhëheqja qiellore nën të cilën ai sqaroi shumë nocione të gabuara mbi këto thënie. Thëniet mbi Antikrishtin dhe Gogun e Magogun, të diskutuara tjetërkund, që zbulojnë thellësinë e perceptimit shpirtëror të Profetit të Shenjtë, janë vetëm një pjesë e profecive mbi të cilat Themeluesi ka hedhur dritë. Ka profeci të tjera të përmendura gjithashtu në Kuran dhe Hadithe që janë bërë realitet dhe Lëvizja Ahmedia ka tërhequr vëmendjen drejt tyre për të rritur besimin te vizionet e Profetit të Shenjtë. Për shembull, Lufta e madhe Botërore është quajtur al-mulhamat al-kubra ose al-mulhamat al-‘uzma,12 që do të thotë Lufta e Madhe. Lufta e Parë Botërore (1914-1918 e.s.) njihet pikërisht me atë emër. Thuhet gjithashtu se të krishterët (al-rum) do t’i kalonin në numër kombet e tjera në atë kohë,13 dhe muslimanët do të trajtoheshin me shumë ashpërsi në duart e tyre;14 al-rum në këto thënie i referohet kombeve të krishtera. Dhe se muslimanët do të dobësoheshin aq shumë sa do të dukej se kombet e tjera do ti asgjësonin plotësisht.15 Grindjet e tyre të brendshme, akuzat ndaj njëri-tjetrit si të pafe (kafirë), zhdukja e njohurive të Kuranit ndër ta, adhurimi i tyre ndaj ceremonisë së jashtme, ndjekja e gjurmëve të hebrenjve dhe të

KUPTIMI I VËRTETË I LËVIZJES AHMEDIA

krishterëve, degradimi i tyre intelektual dhe moral, të gjitha këto janë përmendur në Hadithe. Edhe mungesa e besimit dhe njohurive fetare dhe e njerëzve të interesuar në çështjet shpirtërore, janë përshkruar këtu në 12 Mishkat, Kapitulli al-Malaham13 Musnad Ahmed, Vol. IV, fq. 230.14 Si më sipër.15 Tirmidhi, Ibn Majah

Page 18: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

vazhdimësi. Herezia, për të cilën e gjithë bota materiale sot ndihet krenare është parathënë gjithashtu nga Profeti i Shenjtë një mijë e treqind vjet më parë. Krahasuar me këtë, tepria e pasurisë materiale është regjistruar gjithashtu në këto thënie. Në të njëjtën mënyrë, Kurani përmend shumë profeci që kanë lidhje me këtë epokë. Për shembull, braktisja e deveve për mënyra më të rehatshme dhe më të shpejta transporti:

“Dhe kur devetë të lihen.”16

Dhe kjo gjendet edhe në Hadithe:

“Devetë sigurisht që do të braktisen kështu që ato nuk do të përdoren për të shkuar shpejt (nga një vend te tjetri).”17

Kombet barbare do të civilizohen:

“Dhe kur kombet e egra të jenë bashkuar.”18

Dhe të gjithë kombet e botës do të kenë lidhje të ngushta me njëri-tjetrin:

“Dhe kur njerëzit të jenë bashkuar.”19

Revistat, gazetat, pamfletet, etj. do të botohen me shumicë:

“Dhe kur librat të jenë shpërndarë.”20

Këto dhe shumë profeci të tjera si këto gjenden pak a shumë mbi çdo epokë, dhe shumica e tyre mund të zbatohen veçanërisht për kohët tona. Përshkrimi i hollësishëm i epokës ku jetojmë, që dallohet nga të gjitha

AHMEDIA – INTERPRETIMI I VIZIONEVE

epokat e mëparshme, është bërë me një qartësi të tillë në këto raporte sa thjesht e turbullon mendjen njerëzore. Kjo rrezikon besimin e ri në vizionet e Profetit të Shenjtë. Duke e drejtuar vëmendjen te të gjithë këto

16 Kurani, 81:417 Imam Muhammad Tahir I Gujrat, Majma’ Bihar al-Anwar (Lucknow, India, Nawal Kishor Press) Vol. III, fq. 165; Mishkat, Ch. Descent of Messiah.18 Kurani, 81:5.19 Kurani, 81:720 Kurani, 81:10

Page 19: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

aspekte, Lëvizja Ahmedia ka hapur në fakt një rrugë të re për të provuar të vërtetën e Islamit dhe të traditave islamike.

Ahmedia është interpretimi i vetëm i këtyre vizioneve

Profeti i Shenjtë jo vetëm që ka treguar, një mijë e treqind vjet më parë, se çfarë do të ndodhte me Islamin, por edhe se me çfarë katastrofe do të përballet bota. Ai i përmendi të gjitha këto gjëra në profecitë e tij. Në mënyrë të ngjashme, shfaqja e Mesias së Premtuar dhe krijimi i Lëvizjes Ahmedia është gjithashtu një hallkë në zinxhirin e këtyre ngjarjeve. Ashtu si të gjitha gjërat e tjera tregojnë vërtetësinë e Profetit të Shenjtë, një qëllimi të ngjashëm i shërben ekzistenca e Lëvizjes Ahmedia në këtë epokë. Të gjitha ngjarjet e përmendura më sipër kishin lidhje të ngushtë me shfaqjen e Mesias së Premtuar. Ardhja e Mesias para përmbushjes së këtyre shenjave ishte i pamundur. Nëse këto shenja janë përmbushur, atëherë edhe Mesia duhet të zbresë, pasi këto ndodhi janë të ndërthurura me shfaqjen e tij. Por nëse janë realizuar vetëm disa shenja dhe për përmbushjen e të tjerave duhet të presim, atëherë mund të presim edhe për ardhjen e Mesias. Por nëse të gjitha këto ngjarje kanë ndodhur, atëherë pse duhet të vonohet për një kohë të papërcaktuar ardhja e Mesias, figura qendrore e të gjithë dëshmive?

Epërsia e Islamit ndaj feve të tjera sipas Haditheve është e lidhur me zbritjen e Mesias. Nëse Gog dhe Magog sundojnë globin ku ne jetojmë dhe kanë pushtuar të gjithë pasurinë dhe pushtetin e botës, nëse Antikrishti po e drejton njerëzimin në rrugën e gabuar, dhe nëse muslimanët kanë humbur plotësisht lidhjet me Kuranin dhe janë përfshirë fatkeqësisht në grindje duke hedhur baltë ndaj njëri-tjetrit për dallime të parëndësishme, nëse ‘ulemaja’ e tyre, të cilëve iu mungon çdo arsyetim i së vërtetës dhe realitetit, merren vetëm me sipërfaqen e adhurimit, dhe besimi i vërtetë, sipas traditës, është ngritur te Plejadat, nëse të gjitha këto kanë ndodhur dhe Islami është rrethuar plotësisht nga të gjitha llojet e fatkeqësive, atëherë a mund të jetë përgjigjja e Zotit të Plotfuqishëm dhe Të Gjithëditurit se Islami duhet të vuajë nga të gjitha anët, por premtimi i Tij për shpëtimin e Islamit duhet të mbetet i papërmbushur në këtë kohë të tmerrshme nevoje? Kjo është, sidoqoftë, e pamundur. Nëse i kushtojmë pak vëmendje kësaj çështjeje do të shikojmë qartë se manifestimi i Mesisë së Premtuar është më i dukshëm

KUPTIMI I VËRTETË I LËVIZJES AHMEDIA

se të gjitha këto çështje. Pasi ishte pikërisht ai që e drejtoi vëmendjen tonë te këto ngjarje në botë, për të treguar se të gjitha këto ngjarje synojnë të përmbushin profecitë dhe vizionet e Profetit të Shenjtë. Çdo shenjë qëndronte para nesh, por ne nuk mundëm t’i shihnim; ne lexuam

Page 20: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

pa ndërprerje për këtë në librat e Haditheve, por nuk mundëm ta kuptonim. Qëndronte një perde errësire mbi sytë tanë si dhe mbi sytë e atyre që ishin të gjithëditur, ose ‘ulema’ dhe të ashtuquajturit udhëheqës shpirtërorë. Ishte Mirza Gulam Ahmedi ai që e ka çjerrë këtë vel injorance dhe këtu u shfaqën, nën të, dëshmitë e shkëlqyera për vërtetësinë e Profetit të Shenjtë. Nëse Hazret Mirzai nuk do të shfaqej, të gjitha këto gjëra do të mbeteshin të fshehura për botën. Pavarësisht faktit se ka qindra ngjarje përmes së cilave janë përmbushur ëndrrat dhe vizionet e Profetit të Shenjtë, interpretimi i vetëm dhe i veçantë i të gjithë atyre është Ahmedia.

Ahmedia është interpretimi i vërtetë i Islamit

Ahmedia nuk është vetëm një interpretim i profecive dhe vizioneve të Profetit të Shenjtë, por edhe një interpretim i vërtetë i Islamit. Ajo nuk është as një fe e veçantë dhe as një sekt i veçantë. Por siç është shpjeguar më sipër, ajo është një lëvizje e madhe për propagandimin e Islamit. Propagandimi i Islamit kërkon paraqitjen në formën e tij të vërtetë dhe zhdukjen e të gjithë njollave e ceneve për ta bërë atë një burim të afrimit me njerëzit, kështu që Allahu i Plotfuqishëm i dha Muxhaddidit të kësaj epoke perceptimin e qartë, në mënyrë që ai të arrinte të shihte përmbushjen e vizioneve të Profetit të Shenjtë në ngjarjet e botës, por dhe perceptimin shpirtëror për të identifikuar të gjitha besimet e gabuara që pengonin rrugën e progresit të Islamit. Ahmedia është kështu një pasqyrim i Islamit në formën e thjeshtë dhe të pastër që ka tërhequr botën më parë dhe që po e bën këtë gjë edhe sot. Me fjalë të tjera, Ahmedia është një interpretim i vërtetë i mësimeve të Islamit dhe Kuranit. Dhe veçoria që e dallon atë nga sektet e tjera të Islamit është pikërisht kjo, që ai fshin gabimet që kanë gjetur vend në mësimet e Islamit dhe zbulon bukuritë e qenësishme të Islamit që ishin harruar nga muslimanët, në mënyrë që Islami të mund të jetë përsëri tërheqës për botën.

Islami është një fe e gjallë që tregon një Zot i Cili është një realitet jetësor, i Cili iu foli shërbëtorëve të drejtë të Tij më parë, dhe i Cili flet me shërbëtorët e drejtë të Tij edhe sot dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë përgjithmonë. Ashtu si cilësia e Tij e të dëgjuarit dhe të parit, edhe cilësia e Tij e komunikimit me njerëzit nuk është ndalur kurrë. Por

AHMEDIA INTERPRETIMI I ISLAMIT

muslimanët në përgjithësi menduan se Zoti kishte folur më parë, dhe pas Profetit të Shenjtë dyert e shpalljes u mbyllën përgjithmonë. Lëvizja Ahmedia ka vendosur një theks të veçantë mbi këtë pikë, kur Zoti flet me njeriun. Një fe që nuk mund t’i bëjë pasuesit e saj të arrijnë fazën e komunikimit me Zotin, është një fe e vdekur. Dhe ashtu si është premtuar

Page 21: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

në Kuran dhe Hadithe, Zoti do të vazhdojë gjithnjë të flasë me shërbëtorët e drejtë të këtij umeti.

Islami është një fe e natyrshme që thërret natyrën e njerëzve, dhe natyra njerëzore tërhiqet spontanisht drejt tij. Fatkeqësisht disa nga udhëheqësit muslimanë patën përshtypjen se Islami mund të propagandohej edhe me forcë fizike. Mendime të tilla gjetën një shprehje të lirë në raportet mbi ardhjen e Mehdiut. Kundërshtimet e ngritura nga jo-muslimanët lidhur me përhapjen e Islamit përmes shpatës u forcuan kështu nga vetë muslimanët. Kjo shkaktoi një urrejtje të madhe te jo-muslimanët kundër Islamit që rrjedhimisht e pengoi rrugën e propagandimit të Islamit. Ishte Ahmedia që qartësoi të gjithë këtë çështje duke theksuar pikën se nuk kishte “asnjë dhunë në fe”.21 Islami ka tërhequr njerëzit në krahët e tij për shkak të mësimeve të tij të bukura. Ai është feja e natyrshme e njerëzimit, një fe e thjeshtë, pa asnjë ndërlikim etik dhe ritual. Edhe një person i pashkolluar mund t’i kuptojë mësimet e tij. Por Fikh (jurisprudenca) e bëri të gjithë çështjen shumë komplekse. Besimet dhe mësimet e thjeshta të Islamit i lanë vendin diskutimeve logjike të parëndësishme që nuk bënë asnjë të mirë, përveç se paralizuan jetën praktike të muslimanëve. Lëvizja Ahmedia riktheu thjeshtësinë origjinale të humbur të Islamit duke vendosur Kuranin, që është burimi i vërtetë i mësimeve të Islamit, mbi çdo gjë tjetër. Hadithet, ku Profeti i Shenjtë ka shpjeguar dhe interpretuar mësimet e Kuranit, vijnë pas tij. Fikhu që nuk është burimi origjinal i detajeve të jetës sonë, nuk duhet të ketë përparësi mbi Kuranin dhe Hadithet.

Islami është një fe racionale. Kurani vazhdimisht i mëson lexuesit e tij të vënë në përdorim intelektin e tyre, arsyen dhe të kuptuarit, në çështjet e besimit. Por ‘ulemaja’ në mendjengushtësinë e tyre arritën në një pikë sa konsideronin si heretik këdo që përpiqej të kuptonte çështjet fetare në një nivel intelektual. Përsëri Ahmedia hodhi dritë mbi këtë aspekt dhe provoi vërtetësinë e parimeve të besimit mbi një bazë racionale dhe tregoi se arsyeja dhe besimi nuk qëndronin të ndara. Ato të dyja plotësonin njëra-tjetrën. Arsyeja provoi domosdoshmërinë dhe

KUPTIMI I VËRTETË I LËVIZJES AHMEDIA

vërtetësinë e fesë, që nga ana tjetër i dha dritë dhe drejtim racionales. Por disa ‘ulema’ të ditëve tona e konsideronin shkencën dhe njohuritë shkencore kundër fesë dhe i ndaluan muslimanët të merrnin edukim jofetar. Lëvizja Ahmedia ndihmoi në largimin e keqkuptimeve të tilla nga mendjet e muslimanëve dhe e bëri të qartë se progresi material i botës, në një kohë të gjatë, do ta drejtonte njerëzimin te progresi më i lartë shpirtëror, i dobishëm për kauzën e njerëzimit. Mohimi i vlerave

21 Kurani, 2:256.

Page 22: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

shpirtërore ishte vetëm për shkak të mungesës së njohurive të vërteta të besimit. Me progresin e njohurive, Islami do të përparonte, pasi ai ishte një fe racionale, një fe që inkurajon perspektivë shkencore mbi jetën.

Islami është vërtetë një fe liberale dhe tolerante. Ai e shikon të gjithë racën njerëzore si një komb dhe deklaron se ashtu si ligjet fizike dhe natyrore, ekziston vetëm një ligj shpirtëror për të gjithë njerëzimin, dhe se çdo komb ka pasur udhëheqësit e tij shpirtërorë që i thirrën njerëzit te e drejta. Por kjo veçori me rëndësi e Islamit nuk është marrë aspak parasysh. Ishte Ahmedia që hodhi dritë edhe mbi këtë pikë dhe vuri theksin në faktin se profetët u dërguan në çdo komb, duke ringjallur kështu perceptimin liberal dhe universal të Islamit.

Islami është një fe progresive. Dyert e ixhtihadit (ushtrimi i gjykimit) në Islam nuk janë mbyllur, megjithëse parimet e Besimit janë paraqitur në Kuran dhe shpjegimi i tyre është dhënë në Hadithe në një masë të caktuar sipas nevojave, pasi Islami është universal në konceptin e tij dhe njeriu përballet me një mori problemesh të reja me përparimin e qytetërimit. Kjo do të thotë se sipas nevojave të çdo epoke dhe çdo vendi, njerëzit kanë të drejtën të zgjedhin ligjet që iu përshtaten më mirë kërkesave të tyre nën udhëzimet e Kuranit dhe Haditheve.

Islami është pa dyshim një fe e unitetit dhe vëllazërisë. Sipas urdhrave të qarta të Kuranit, askush nuk ka të drejtë të përjashtojë një vëlla musliman nga Islami, i cili deklaron besimin e tij në unitetin e Zotit dhe Muhamedin si Profet. Por në këtë epokë, sekte të ndryshme mes muslimanëve menduan se shpëtimi ishte privilegj vetëm i tyre dhe secili deklaroi se të tjerët ishin heretikë dhe banorë të xhehenemit. Ahmedia ringjalli përsëri parimin se të gjithë ata që deklarojnë kalimah ishin muslimanë dhe askush nuk mund ta quante një person kafir, kur ai deklaron se “Nuk ka Zot tjetër veç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Allahut”.

Para Islamit, feja konsiderohej se ishte një ndërthurje e ritualeve dhe ceremonive të jashtme, një burim i fitimit të shpërblimit të së ardhmes ose të largimit nga ndëshkimi i së ardhmes. Islami solli një kthesë të re

SHPALLJA HYJNORE VAZHDON

në konceptin e fesë dhe e lidhi atë me aktivitetet e përditshme të njeriut, duke e shndërruar në burim të zhvillimit të aftësive njerëzore. Përsëri muslimanët e kishin harruar këtë fakt madhështor rreth mësimeve të Islamit te të cilat Ahmedia tërhoqi vëmendjen e tyre. Lëvizja Ahmedia ka hedhur gjithashtu dritë mbi shumë probleme të tjera lidhur me Islamin. Më poshtë do të diskutoj në detaje këto veçori dalluese të Lëvizjes Ahmedia.

Page 23: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

Veçori dalluese të Lëvizjes Ahmedia

Për njerëzit e thjeshtë, çështja e vdekjes së Jezus Krishtit është ndoshta veçoria e vetme dalluese e Lëvizjes Ahmedia. Kjo, sidoqoftë, nuk është e saktë. Nuk ka dyshim se kjo Lëvizje ka bërë shumë për të qartësuar këtë pikë, pasi kjo ka qenë një pengesë në rrugën e propagandimit të Islamit, dhe pretendimi i Themeluesit si Mesia i Premtuar është bazuar gjithashtu në këtë. Nëse Jezus Krishti është gjallë, pretendimi i tij nuk mund të jetë i saktë dhe nëse është i vdekur atëherë sigurisht që nuk ka Mesi tjetër përveç Mirza Gulam Ahmedit të Kadianit në këtë umet, por veçoria më e madhe dalluese e Ahmedias është se ajo ka ringjallur konceptin gati të vdekur të komunikimit të Zotit me njerëzit.

Detyra kryesore së cilës Themeluesi i kushtoi vëmendjen pas pretendimit të tij për të qenit një muxhadid ishte për të demonstruar edhe një herë para botës të vërtetën se Zoti fliste ende me shërbëtorët e Tij të drejtë. Kjo ishte, në fakt, tema kryesore e librit të tij të parë, Barahin Ahmadiyya; por edhe pas kësaj ai nuk e ka vënë theksin aq shumë në vdekjen e Jezus Krishtit sa në këtë çështje. Baza e pretendimit të tij, në fakt, ishte pika se komunikimi shpirtëror i Zotit me njeriun ka vazhduar dhe do të mbetet e tillë përgjithmonë. Pretendimi i tij i vërtetë ishte për muxhadidiyyah, dhe muxhadid (rinovator) është një muhaddath që Zoti e cakton për të mbështetur kauzën e fesë. Dhe muhaddath është personi që nuk është një profet, por me të cilin Zoti komunikon shpesh. Kështu që baza e pretendimit të Themeluesit është se, pavarësisht mbylljes së Profetëve, Zoti flet me njerëzit e drejtë në këtë umet. Pretendimi i tij se ishte Mesia i Premtuar është një pjesë përbërëse e deklarimeve të tij për muxhadidiyyah. Ky aspekt, pa dyshim, është bazuar në konceptin e vdekjes së Jezus Krishtit, por baza e pretendimit të tij të vërtetë, pra e të qenit rinovator, është fenomen i komunikimit hyjnor. Nëse e shikojmë këtë çështje me kujdes do të zbulojmë se për rigjallërimin e besimit në fe, pika e parë është që të vërtetohet autenticiteti i komunikimit hyjnor me njeriun, pasi kjo është kundërshtuar me forcë në këtë epokë. Koncepti i

KUPTIMI I VËRTETË I LËVIZJES AHMEDIA

një Zoti mekanik në formën e shkakut të shkaqeve pranohet edhe nga një materialist, por themeli i vërtetë i fesë ishte, dhe është, fakti i komunikimit të Zotit me njeriun. Një libër ose një tjetër, që tregon se baza e gati të gjitha feve është fenomeni i shpalljes hyjnore konsiderohet se është fjala e Zotit nga kombe të ndryshme të botës. Por nuk ka asnjë fe përveç Islamit që mbron se edhe tani Zoti komunikon me njeriun ashtu si Ai bënte më parë. Është shprehur qartë në mësimet e Islamit se e folura e Zotit me njeriun është një nga cilësitë e Tij dhe cilësitë e Zotit nuk ndalen kurrë. Por ky koncept ishte dobësuar aq shumë edhe mes

Page 24: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

muslimanëve, sa për të gjitha qëllimet praktike ata e kishin braktisur këtë fenomen. Vahabizmi ishte një lëvizje e fortë në Islam që u shfaq para ardhjes së Lëvizjes Ahmedia, por pasuesit e saj, të quajtur Ahl Hadith (pasues të Hadithit) besonin gjithashtu se komunikimi i Zotit me njerëzit ishte për kohërat e shkuara, megjithëse në hadithin e vërtetë thuhet qartë se do të kishte njerëz në këtë komb që nuk do të ishin profetë dhe përsëri Zoti do të fliste me ta. Nën ndikimin e edukimit modern, Sër Sayyid Ahmed Khan i Aligarh shkoi edhe më tej në këtë drejtim dhe hodhi poshtë plotësisht konceptin e shpalljes së Zotit te qeniet njerëzore. Ai mendonte se shpallja buronte vetëm nga zemra e vetë njeriut. Ky ishte në fakt rezultati i fundit i atij qëndrimi që kishin pranuar gradualisht muslimanët ndaj fesë. Nëse ky fakt themelor i shpalljes u hodh jashtë, fesë nuk i ngelej më asgjë.

Siç është thënë më parë, e gjithë struktura e fesë qëndron mbi këtë themel. Nëse thuhet se Zoti ka folur më parë dhe ka ndaluar së foluri, atëherë fjala e Tij bëhet vetëm një rrëfim i së kaluarës. Një qëndrim i tillë shkakton dyshime serioze për vetë institucionin e fesë. Nëse Zoti foli më parë, Ai flet edhe tani. Nëse Ai nuk e bën këtë, atëherë nuk kemi asnjë dëshmi se Ai ka folur më parë. Nëse komunikimi është një cilësi hyjnore ajo nuk mund të kufizohet në një epokë të caktuar. Detyra e parë dhe më e rëndësishme e Ahmedias është të sqarojë këtë pikë që Zoti Më i Madhërishmi komunikon me shërbëtorët e drejtë të Tij. Prandaj Themeluesi i Lëvizjes Ahmedia tregoi nëpërmjet Kuranit dhe hadithit se komunikimi hyjnor nuk kishte përfunduar. Kurani shpreh qartë se përveç profetëve, dhurata e shpalljes së Zotit i është dhënë gjithashtu shërbëtorëve besimtarë dhe të drejtë të kombeve të mëparshme, për shembull, nënës së Musait: “Ne nënën e Musait e frymëzuam”22 thuhet në Kuran, dhe dishepujve të Jezus Krishtit: Dhe kur i frymëzova

SHPALLJA HYJNORE VAZHDON

Havarijjunët.”23 Në të dyja këto vende është përdorur fjala uahj. Përsëri, për njerëzit e drejtë të umetit të Muhamedit është thënë:

“Ata që thanë, Zoti ynë është Allahu, dhe vazhduan në rrugën e drejtë, atyre u zbresin engjëjt duke u thënë: Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni.”24

Në një vend tjetër gjejmë:

22 Kurani, 28:723 Kurani, 5:11124 Kurani, 41:30

Page 25: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

“Atyre u jepen myzhde në jetën e kësaj bote.”25

Në një hadith autentik thuhet përsëri:

“Nuk ka mbetur asgjë nga profetët përveç mubashshirat (lajmi i mirë).”26

Në një raport tjetër gjejmë:

“Mes atyre që jetuan para ju izraelitëve, kishte njerëz që Zoti u kishte folur, megjithëse nuk ishin profetë, dhe nëse është një mes pasuesve të mi, ai është ‘Umar’.”27

Të gjithë shenjtorët (auliya) e umetit kanë rënë dakord mbi këtë pikë – edhe Muxhadid Alf Thani i Sirhindit që ka jetuar jo shumë kohë më parë ka vënë një theks të veçantë mbi të - se Zoti komunikon edhe me muhaddathin ashtu si bëri me profetët kohë më parë.

Dëshmia e Kuranit dhe Haditheve si dhe shenjtorëve të këtij kombi mund të jetë një provë për muslimanët, por ndërkohë që ateizmi dhe materializmi janë rritur shumë në këtë epokë, është bërë themelore që të gjitha kombet të paraqesin prova bindëse të këtij realiteti jetësor. Muxhadidi i kësaj epoke është caktuar, rrjedhimisht, të tregojë se Zoti ka folur me njeriun, dhe kjo dhuratë mund të fitohet edhe sot nga muslimanët e drejtë. Kështu që ai iu kërkoi pasuesve të feve të tjera të japin prova të një dhurate të tillë hyjnore duke ndjekur fetë e tyre

KUPTIMI I VËRTETË I LËVIZJES AHMEDIA

përkatëse. Ai vuri veten e tij si një shembull për ta shpallur para botës një dhuratë të tillë të Zotit. Te Barahin Ahmadiyya ai ka përmendur shumë profeci që ishin bërë realitet dhe ka mbrojtur në mënyrë energjike faktin se komunikimi hyjnor ka vazhduar vetëm në Islam, ndaj për këtë arsye Islami ishte feja e vetme e gjallë në botë. Të gjitha fetë e tjera nuk kanë ndihmuar pasuesit e tyre të arrijnë këtë fazë të lartë komunikimi me Zotin. Në këtë mënyrë ai paraqiti veten e tij si një shembull të gjallë për të vërtetën dhe epërsinë e Islamit. I njëjti fakt qëndron i fshehur në profecitë e tij, që do të thotë, se u zhvilluan në mbështetje të së vërtetës së Islamit. Ato ishin në të vërtetë një shenjë për të, por edhe shenja për të vërtetën e Islamit.

25 Kurani, 10:6426 Al-Buhari, 92:5.27 Al-Buhari, 62:6

Page 26: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

Dallimi i dytë: Islami nuk u përhap përmes shpatës

Islami, siç është theksuar, është një fe e natyrshme e njeriut:

“Natyra e krijuar nga Allahu në të cilën Ai bëri njeriun.”28

Me fe të natyrshme nënkuptohet se parimet e saj janë të tilla si ato që mbështeten në natyrën njerëzore, e cila tërhiqet në mënyrë të vetvetishme nga ato. Kjo është aq e vërtetë sa në bazë të një thënie të Profetit çdo fëmijë lind në Islam, qoftë në shtëpinë e një hebreu, të krishteri ose politeisti. Duket qartë se nuk duhet të ketë asnjë detyrim për të pranuar se çfarë është në harmoni me natyrën njerëzore. Si rrjedhim, parimi tjetër i caktuar nga Islami është se “në fe nuk ka dhunë”.29

Nëse kërkojmë në të dhënat historike të kohës së Profetit të Shenjtë, do të shikojmë se asnjë historian nuk i është referuar as edhe një rasti të vetëm ku një njeri është detyruar të pranojë Islamin nga Profeti, apo ku ai ka nisur një luftë kundër një kombi me qëllim përhapjen e Islamit mes tyre. Por pavarësisht gjithë kësaj, shkrimtarët evropianë kanë përshkruar një imazh të tillë të Islamit dhe themeluesit të tij, sikur njerëzit të ishin kthyer në Islam në kërcënimin e shpatës. Synimi kryesor i një propagande të tillë ishte vetëm krijimi i urrejtjes mes evropianëve kundër Islamit. Mbizotërimi perëndimor në botë ka ndihmuar gjithashtu në përhapjen e kësaj pikëpamje të rreme gjerësisht dhe në të gjithë kombet e botës. Në Indi, Aria Samaxhistët i ndihmuan misionarët e krishterë në propagandimin e trillimeve të tilla kundër Islamit.

ISLAMI JO NJË FE E DHUNËS

Nga ana tjetër, koncepti i ardhjes së një Mehdiu mes muslimanëve i forcoi gjithashtu keqkuptimet e tilla. Shi’at, Sunitë, Ahli Hadith dhe sekte të tjera të muslimanëve filluan të besonin për ardhjen e një Mehdiu të tillë që do të propagandonte Islamin me anë të shpatës. Rezultati ishte që nga ana e muslimanëve nuk pati asnjë përpjekje për të zhdukur keqkuptimin që kishte rezultuar në urrejtje kundër Islamit, duke krijuar kështu pengesa të vështira në rrugën e progresit të tij. Lëvizja Ahmedia përdori të gjitha burimet e saj për ta pastruar Islamin nga një akuzë e tillë. Zhdukja e një gabimi të tillë është shndërruar në një karakteristikë të veçantë në të gjithë literaturën e saj. Kjo gjë është kaq e dukshme sa pretendimi i Themeluesit se ka qenë një Mehdi synonte të çrrënjoste këtë nocion të gabuar mbi Islamin në mendjet e muslimanëve si dhe të jo-muslimanëve. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se Islami nuk ka nevojë

28 Kurani, 30:30.29 Kurani, 2:256

Page 27: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

për asnjë lloj shpate për propagandimin e tij. Islami e hedh poshtë idenë e ardhjes së një Mehdiu që do të përdorte shpatën për përhapjen e tij. Ajo që nuk ka qenë e ligjshme dhe nuk është kryer nga Profeti i Shenjtë – shpërndarja e fesë me forcë – si mund të jetë e lejueshme për këdo tjetër?

Ahmedia dhe vrasja e jobesimtarëve

Islami nuk beson as në kthimin e detyruar dhe as në mbajtjen e njerëzve në Islam nën kërcënimin e shpatës. Mes muslimanëve ekziston një ide e përgjithshme e gabuar se ata që braktisin Islamin duhet të vihen menjëherë para vdekjes. Kjo do të thotë se në një shtet musliman, nëse një musliman kthehet në një fe tjetër, ai mund ta bëjë këtë vetëm duke rrezikuar jetën e tij, që lë të kuptohet se mbi kokën e çdo muslimani qëndron një shpatë e ngritur për ta mbajtur atë brenda rrethit të Islamit. Ahmedia e ka bërë të qartë se nuk është e ligjshme të kthesh një person në Islam me forcë dhe as ta mbash atë musliman nën kërcënimin e shpatës. Parimi i prerë i Kuranit:

“Në fe nuk ka dhunë”,30

gjen zbatim me të njëjtën forcë në të dyja rastet. Kjo do të thotë se nëse një person dëshiron të vijë në Islam nga mosbesimi ose dëshiron të shkojë drejt mosbesimit, në çdo rast as forca dhe as kërcënimi nuk mund të përdoret kundër tij. Gabimi i bërë nga juristët tanë ishte ai se, kur dikush pasi braktisi Islamin, vrau një musliman dhe u dënua me vdekje

KUPTIMI I VËRTETË I LËVIZJES AHMEDIA

nga Profeti i Shenjtë për krimin e tij, ata nuk u kujdesën për të bërë dallimin se ky dënim iu dha atij për vrasjen dhe jo për mohimin e fesë. Në të njëjtën mënyrë, kushdo që braktisi Islamin dhe u bashkua me forcat armike gjatë kohës së luftës mund të dënohej me vdekje. Arsyeja kryesore për një veprim të tillë kundër tij nuk ka qenë mohimi i fesë, por tradhtia e tij dhe bashkimi me kampin armik. Shembuj të mohimit të fesë ose ndryshimit të fesë janë përmendur në Kuran, por për ato nuk është këshilluar kurrë dënimi me vdekje. Përkundrazi, nuk ka qenë gjithmonë e domosdoshme të fillohej një luftë kundër personave të tillë. Për shembull, në kapitullin Gruaja31 janë përmendur disa mohues të fesë që nuk luftuan kundër muslimanëve, dhe muslimanët u urdhëruan gjithashtu të mos luftonin kundër tyre. Në një kapitull tjetër, Familja e Imranit, janë shfaqur planet e hebrenjve të Medinës që donin të shkurajonin

30 Kurani, 2:25631 Kurani, 4:89, 90

Page 28: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

muslimanët duke pranuar Islamin në mëngjes e duke e mohuar në mbrëmje.32 Nëse mohuesit e fesë do të ishin vënë para vdekjes, ndërmarrja e një plani të tillë do të ishte e pamundur. Në një vend tjetër thuhet se nëse dikush e mohon Islamin, feja e Zotit nuk do të dobësohet. Nëse një njeri largohet nga feja e tij, Allahu do të sjellë një grup në vend të tij.33 Urdhëresat e Kuranit dhe faktet historike e bëjnë të qartë se mohimi i fesë nuk dënohej me vdekje. Në këtë epokë është Ahmedia ajo që e ka qartësuar këtë çështje dhe ka hequr kështu një njollë nga imazhi i bukur i Islamit, duke mohuar se ai mund të qëndronte dhe përhapej vetëm nën kërcënimin e shpatës, apo se nuk kishte forcë shpirtërore të mbante veten gjallë.

Ahmedia dhe Xhihadi

Theksi që Lëvizja Ahmedia ka vënë në çështjen se shpata nuk ka të bëjë aspak me propagandimin e Islamit, i ka bërë shumë njerëz të besojnë se Ahmedia kundërshton doktrinën islamike të xhihadit. Kjo akuzë është krejtësisht e pabazë. Çdo Ahmedi beson në çdo shkronjë dhe fjalë të Kuranit. Kur doktrina e xhihadit formon një pjesë të Kuranit, dhe çdo Ahmedi beson se asnjë nga urdhrat e tij nuk mund të kundërshtohet, si rrjedhim doktrina e xhihadit është po aq e vlefshme për ta, sa për të gjithë muslimanët e tjerë. Xhihadi mendohet se nënkupton përhapjen e Islamit me anë të shpatës dhe me këtë koncept sigurisht që Ahmedia

KUPTIMI I VËRTETË I XHIHADIT

nuk është dakord. Ajo e ka bërë të qartë se domethënia e xhihadit është të përpiqesh për një kauzë dhe shpata nuk ka qenë e domosdoshme për një përpjekje të tillë. Transmetimi i mesazhit të Kuranit në botë është deklaruar se është gjithashtu xhihad nga Kurani.

“e luftoi jobesimtarët me një përpjekje të madhe me të (me Kuran).”34

Ky kapitull i Kuranit është pranuar se e ka origjinën në Mekë kur lufta nuk iu lejohej muslimanëve dhe predikimi i Kuranit është quajtur xhihadi më i madh. Në të vërtetë xhihadi me shpatë është përcaktuar për mbrojtjen e Islamit ose për mbrojtjen e kombit musliman, kushti kryesor i së cilës ishte se armiku duhej t’i sulmonte i pari muslimanët me shpatë. Atëherë për muslimanët ishte e detyrueshme të mbronin veten e tyre me shpatë. Por në kundërshtim me këtë, vrasja e jomuslimanëve pa asnjë 32 Kurani, 3:7233 Kurani, 5:5434 Kurani, 25:52

Page 29: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

arsye gjykohej se ishte xhihadi i vërtetë nga njerëzit e paditur. Kjo është plotësisht kundër mësimeve të Islamit. Mirza Ghulam Ahmedi i Kadianit ka hedhur dritë mbi këtë çështje dhe ka shpjeguar se ekziston një xhihad që njeriu mund ta kryejë gjithmonë për Islamin dhe kjo është të përpiqesh me shpirtin tënd në rrugën e Zotit dhe të bësh më të mirën për të predikuar mesazhin e Islamit te të tjerët, por ka gjithashtu një xhihad me shpatë që gjen zbatim në kushte të veçanta për mbrojtjen e kombit ose Islamit. Për shembull, iniciativa e sulmit ndërmerret nga kombi tjetër, dhe ky kusht është përmendur në të dyja vendet në Kuran ku muslimanëve iu jepet leje për të luftuar:

1. Atyre që po sulmohen iu është dhënë leje të luftojnë, për shkak se janë shtypur”,35

dhe

2. Dhe luftoni në rrugën e Allahut kundër atyre që ju sulmojnë.”36

Për këtë lloj xhihadi Hazret Mirza Ghulam Ahmed shkroi:

KUPTIMI I VËRTETË I LËVIZJES AHMEDIA

“Këtu nuk ka asnjë dyshim se kushtet e xhihadit nuk gjenden në këtë epokë dhe në këtë vend.”37

Kjo është e vërtetë sepse nuk ka asnjë palë në luftë me muslimanët në këtë kohë në Indi. Kur një udhëheqës hindu, Gandi tregoi rrugën pa dhunë për Indianët edhe disa ‘ulema’ e ndoqën atë, por kur Themeluesi tha se kushtet për xhihad me shpatë nuk ekzistonin, këta ‘ulema’ bënë një protestë të madhe kundër tij. Dhe sot të gjithë muslimanët besojnë se kushtet e xhihadit me shpatë në fakt nuk ekzistojnë në këtë vend. Xhihadi me virtytin si një urdhëresë e Kuranit nuk kundërshtohet kurrë në sytë e një Ahmediu, as xhihadi në kuptimin e përgjithshëm dhe as në kuptimin e ngushtë që kryhet në formën e kital (luftës).

Dallimi i tretë: Kuranit duhet t’i jepet prioritet mbi çdo gjë tjetër

Të gjithë muslimanët e pranojnë se Kurani është burimi i vërtetë i udhëheqjes për muslimanët. Të gjitha parimet islamike janë përmendur 35 Kurani, 22:3936 Kurani, 2:19037 Tuhfah Golarwiah (1 shtator 1902 e.s), fq. 30

Page 30: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

në të, dhe ky libër i dëlirë është sot në duart tona pikërisht në të njëjtën formë në të cilën iu shpall Profetit Muhamed. Statusi i Haditheve, megjithëse një përmbledhje e thënieve të Profetit të Shenjtë, nuk është në asnjë mënyrë i barabartë me atë të Kuranit, sepse ato nuk janë ruajtur aq me kujdes sa Kurani. Së pari, për arsyen se hadithet japin vetëm kuptimin e asaj që ka thënë Profeti dhe fjalët e tij nuk janë ruajtur plotësisht dhe, së dyti, raportet e trilluara kanë gjetur gjithashtu vend në veprat e Haditheve.

Fikhu (jurisprudenca) islamik, megjithëse rezultat i ushtrimit të gjykimit (ixhtihadit) nga Imamët e shquar, nuk mund të qëndrojë mbi Kuranin ose Hadithet. Një jurist mund të gabojë ndonjëherë, pavarësisht njohurive të tij të thella dhe qëllimeve të mira. Për më tepër, Fikhu ka lidhje vetëm me ato çështje që nuk janë përmendur qartë në Kuran ose Hadithe, pasi vetëm në këtë rast lind nevoja e ixhtihadit. Si një çështje e besimit, megjithëse muslimanët e vlerësojnë Kuranin mbi gjithçka tjetër, praktikisht ata i japin më shumë rëndësi Fikh-ut se sa Kuranit dhe Haditheve. Qëndrimi i zakonshëm i Ehli Sunah ue Xhamah lidhur me të gjitha çështjet e parimeve të fesë ose një pjese të saj është se ata duhet t’i drejtohen një nga katër Imamëve, dhe sipas Ehli Hadith duhen marrë për referencë Hadithet e Profetit. Argumenti i paraqitur në rastin e parë është se Imamët kishin njohuri më të mira mbi Kuranin se sa

KURANI SUPREM MBI HADITHE E FIKH

muslimanët e zakonshëm, dhe në rast se ekzistonte një dallim midis Kuranit dhe ixhtihadit të një Imami, ata duhej të ndiqnin më mirë Imamin, pasi njohuritë dhe arsyetimi i tij mbi Kuranin ishte shumë më superior se sa njohuritë e tyre. Dhe sipas Ahli Hadith, nëse ekzistonte ndonjë ndryshim midis një hadithi dhe një vargu të Kuranit ai duhej të zgjidhej në kuadrin e hadithit, ky i fundit si fjala e Profetit të Shenjtë që kishte përsëri një arsyetim më të mirë mbi Kuranin.

Pa dyshim që të gjithë ne duhet të përulemi në nënshtrim të plotë para thënieve të Profetit të Shenjtë, por vështirësia qëndron se jo të gjitha fjalët e hadithit janë fjalët e vërteta të thëna nga Profeti i Shenjtë. Neve na është transmetuar vetëm kuptimi i shprehjeve të tij, dhe fjalët e thënieve që ne lexojmë sot janë në pjesën më të madhe të rasteve fjalët e raportuesve. Krahasuar me këtë, fjalët e Kuranit janë pa dyshim të njëjtat me ato që i janë shpallur Profetit; për këtë arsye, nëse vendosim Hadithet mbi Kuranin do të thotë se i japim një status më të lartë fjalëve, që nuk janë të besueshme, ndaj komunikimit hyjnor që është absolut dhe i vërtetë në çdo aspekt. Përveç kësaj, hartuesit e Haditheve kanë pasur qëndrime të ndryshme mbi vërtetësinë e haditheve. Një hadith mund të pranohet nga Tirmidhi ose Abu Davud, por jo nga Buhari dhe Muslimi.

Page 31: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

Një hadith i pranuar nga Muslimi mund të kundërshtohet përsëri nga Buhari. Edhe thëniet e mbledhura nga Buhari janë kritikuar, megjithëse ky libër është vlerësuar si libri më i saktë pas Librit të Zotit. Sidoqoftë, ai është vlerësuar si libri më i saktë krahasuar vetëm me Kuranin pasi vërtetësia e Kuranit, ndryshe nga Hadithet, nuk mund të diskutohet. Prandaj, nëse vërejmë ndonjë kundërshti midis Kuranit dhe një hadithi, në të gjitha rastet Kuranit duhet t’i jepet përparësi mbi hadithin. Nëse zbulohet një kundërshti, hadithi duhet të interpretohet në mënyrë që të përshtatet me Kuranin, ose në rast të kundërt duhet të mos pranohet.

Çështja e ixhtihadit të Imamëve muslimanë është edhe më e qartë se kjo. Pa dyshim që njohuritë e tyre mbi Kuranin dhe Hadithet ishin më të mëdha se sa tonat, por në fund të fundit ata nuk ishin të pagabueshëm. Nuk kishte asnjë mundësi që ata të bënin një gabim diku gjatë interpretimit të Kuranit? A ishin njohuritë e tyre mbi Kuranin të barabarta me njohuritë e Zotit dhe pa asnjë mundësi gabimi? Shumë herë ndodh që një Imam të japë një gjykim mbi bazën e një vargu të Kuranit, por nuk arrin të marrë parasysh një varg tjetër që është më i qartë mbi çështjen në fjalë. Të gjithë e njohin rastin e Umarit i cili i këshilloi muslimanët të mos e kapërcenin një kufi të caktuar në përcaktimin e dhuratave martesore (mahr), përndryshe shuma e tepërt do të depozitohej

KUPTIMI I VËRTETË I LËVIZJES AHMEDIA

në Bait al-Mal (Thesari Publik). Një grua e moshuar u ngrit dhe argumentoi duke cituar vargun:

“Dhe (në qoftë se) i keni dhënë një mal me flori, mos merrni prej saj asnjë send.”38

Kjo vërteton se edhe një mal me flori mund t’i ofrohet një gruaje për martesë. Umar kërkoi menjëherë falje për gabimin e tij pasi në atë rast ai nuk kishte marrë parasysh atë varg. Kjo nuk do të thotë se njohuritë e gruas mbi Kuranin ishin më të mëdha se sa Umari. Po ashtu, nëse një varg i caktuar nuk është në vëmendjen e Imamit, kjo nuk i dobëson njohuritë e tija mbi Kuranin. Edhe në çështjet e Haditheve, ai mund të gabojë në gjykimin e tij, duke mos qenë i ndërgjegjshëm për një thënie të caktuar ose duke e harruar atë gjatë shqyrtimit të një çështjeje.

Kurani dhe Hadithet, për këtë arsye, duhet të kenë gjithmonë përparësi ndaj Fikh-ut ose ixhtihadit të Imamëve. Ky gabim që është trajtuar më sipër ndeshet në të gjithë sektet muslimane. Të gjithë ata, në praktikë, iu japin përparësi thënieve të Imamëve të tyre përkatës mbi Kuranin, duke bërë që ky Libër Hyjnor të lihet në hije. Ai deklamohet në

38 Kurani, 4:20

Page 32: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

lutje ose për shpërblimin e mëtejshëm, sigurisht, por Fikhu konsiderohet si Sheriati i vërtetë i Islamit. Bukuria e natyrshme dhe thjeshtësia e Islamit ka humbur në labirintin e pyetjeve të vështira dhe të lodhshme që i kanë shterur përfundimisht energjitë e kombeve muslimane. Parimet e Islamit që kishin pushtuar zemrat e njerëzve të tjerë, janë shndërruar në gjëegjëza nga përfshirja e ndërlikimeve të tilla, që në fund bllokuan progresin e Islamit. Librat që përshkruajnë mësimet e Islamit, të shkruar nga të krishterët evropianë, janë bazuar kryesisht në veprat e Fikhut dhe ata janë përpjekur të nxisin urrejtjen kundër Islamit te evropianët duke iu treguar atyre një imazh të pështjelluar dhe të koklavitur lidhur me doktrinat dhe besimet e thjeshta të Islamit.

Për të zhdukur të gjitha këto keqkuptime dhe për të ringjallur lëvizjen për predikimin e Islamit ka qenë, sidoqoftë, thelbësore që të rivendosej thjeshtësia e Islamit. Kjo ishte detyra që përmbushi Lëvizja Ahmedia duke vënë theksin e duhur në rëndësinë e Kuranit në jetën e muslimanëve. Themeluesi shpjegoi jo vetëm vendin e duhur të Kuranit të Shenjtë krahasuar me Hadithet dhe Fikhun, por gjithashtu e drejtoi gjithë vëmendjen e tij në studimin dhe mësimet e Kuranit. Për reformimin e

KURANI SUPREM MBI HADITHE E FIKH

muslimanëve dhe propagandimin e Islamit mes jomuslimanëve, ai përdori Kuranin si instrumentin e tij kryesor. Në poemat e tij, bashkë me shprehjen e dashurisë për Profetin Muhamed, është manifestuar plotësisht dashuria dhe përkushtimi i tij ndaj Kuranit. Qëllimi i gjithë kësaj ka qenë që muslimanët të krijojnë një etje të vërtetë për Kuranin dhe ta konsiderojnë atë një ilaç çudibërës për të gjitha të këqijat, si dhe bazën e gjithë progresit të tyre. Ata duhet të ecin para me të për të pushtuar botën, siç kanë bërë më parë në ditët e para të Islamit.

Çdo sukses që ka arritur Lëvizja Ahmedia në aktivitetet e saj misionare është rrjedhim i faktit se ajo ka vendosur Kuranin mbi çdo gjë tjetër. Megjithëse Ahmeditë i respektojnë plotësisht Hadithet dhe pas tyre ixhtihadin e Imamëve, dhe pas Kuranit ata iu drejtohen dhe i pranojnë të dyja këto si burime të informacionit në çështjet fetare, përsëri energjia e tyre kryesore shkon në përhapjen e njohurive të Kuranit i cili ishte burimi i vërtetë i jetës për muslimanët më parë, dhe është Kurani ai që është ende i aftë tu japë atyre jetë. Fikhu hedh dritë mbi detaje të caktuara të fesë sonë dhe Hadithet, përveç kësaj, përmbajnë mësime të vlefshme për moralin e lartë, por Kurani është shumë herë më superior se të dyja këto. Ai jo vetëm që parashtron parimet e fesë, hedh dritë mbi probleme të caktuara thelbësore ose iu mëson njerëzve moralin më të lartë, por krijon gjithashtu besimin te Zoti dhe krijon te njeriu dëshirën për veprim. Dhe ky besim është burimi i vërtetë i të gjithë jetës fetare. Me pak fjalë, duke

Page 33: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

i dhënë përparësi Kuranit, Lëvizja Ahmedia ka ngritur bazat e drejta të reformimit mes muslimanëve dhe predikimit të Islamit mes jomuslimanëve.

Manifestimi i lavdisë së Kuranit

Ahmedia jo vetëm që i dha përparësi Kuranit, jo vetëm që shprehu dashurinë e saj për të dhe jo vetëm që i bëri të njohura mësimet e tij, por mbi të gjitha vërtetoi se ai ishte një libër me njohuri dhe mësime të shkëlqyera. Hazret Mirza Gulam Ahmedi në shkrimet e tij të mëparshme, i bazoi në këtë Libër Hyjnor të gjitha argumentet në mbështetje të Islamit apo për të kundërshtuar ndonjë doktrinë tjetër të rreme. Në diskutime dhe polemika të rëndësishme, praktika e tij e vërtetë ishte të kalonte të gjithë Kuranin nga fillimi në fund, dhe të nxirrte të gjitha përfundimet nga ai. Gjatë debatit me një misionar të krishterë Abd Allah Atham, në vitin 1893 të e.s. ai parashtroi parimin se çfarëdo pretendimesh ose argumentesh që silleshin nga secila palë, duhet të bazoheshin në shkrimet e tyre të shenjta përkatëse. Ai ndoqi këtë parim gjatë gjithë polemikës së

KUPTIMI I VËRTETË I LËVIZJES AHMEDIA

tij të shkruar dhe nxori të gjitha pretendimet dhe argumentet në mbështetje të Islamit dhe kundër Krishterimit nga Kurani.39 Por misionari i krishterë nuk arriti të përmbushte këtë kusht. Po ashtu, në leksionin e tij të mbajtur në Konferencën Fetare zhvilluar në 1896 e.s. në Lahore, në përgjigje të pesë pyetjeve themelore fetare të sjella nga organizatorët e takimit, Themeluesi i qëndroi të njëjtit parim.40 Ky tipar dallues i Kuranit jo vetëm që i jep atij përparësi mbi Librat e tjerë të shenjtë, por është edhe një argument i fortë për shpalljen e tij nga Zoti; pasi është e pamundur për një njeri që të kuptojë të gjitha pretendimet dhe të sigurojë kështu të gjitha argumentet e domosdoshme për vendosjen e së vërtetës dhe kundërshtimin e ideve të gabuara në çdo formë dhe për të gjithë kohërat. Kështu që në këtë mënyrë ai provoi me vendosmëri lavdinë dhe madhështinë e Kuranit që nuk mund të mohohet nga asnjë intelektual. Literatura e botuar sot nga Lëvizja Ahmedia pasqyron karakteristikën kryesore të Kuranit se madhështia e tij mund të manifestohet mbi baza racionale.

Dallimi i katërt: Islami është një fe intelektuale dhe shkencore

39 Kjo polemikë u botua nën titullin Jang-i Muqaddas – .Botuesi40 Mësimet e Islamit është një përkthim i këtij leksioni - Botuesi

Page 34: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

Nga shkrimet e shenjta, Kurani është ndoshta i vetmi Libër që e ka vënë theksin në përdorimin e arsyes dhe intelektit. Parimet e fesë na janë mësuar pa dyshim nga shpallja hyjnore. Intelekti njerëzor nuk arrin t’i zbulojë ato, pasi zbulimi i tyre është përtej arritjes së tij; këto parime janë sipas natyrës njerëzore dhe janë gjithashtu në përputhje me intelektin e njeriut. Për këtë arsye Kurani këshillon përdorimin e intelektit për të kuptuar çfarëdo që është zbuluar këtu. Zbulimi i Zotit dhe Cilësive të Tij qëndron mbi aftësitë njerëzore, pasi çdo gjë që zbulohet nga intelekti është gjithashtu e varur nga ai. Nëse njeriu do të ishte i aftë të zbulonte Zotin si dhe Cilësitë e Tij, ai do të ishte gjithashtu i aftë të mbizotëronte ndaj Tij, gjë që është sidoqoftë, e pamundur. Njeriu mund të zbulojë ligjet e natyrës dhe karakteristikat e materies dhe mund t’i zotërojë dhe përdorë ato për dobinë e tij, por Zoti është shumë më lart nga ai. Është Zoti ai që është Sunduesi dhe Mësuesi dhe ai që shfaqet te njeriu. Ky manifestim është bërë në formën e shpalljes, që është një nga burimet e njohurive të njeriut dhe është superiore në krahasim me intelektin e tij. Sidoqoftë, është gjithashtu e vërtetë se çështjet që i janë shpallur njeriut

PËRDORIMI I INTELEKTIT DHE NJOHURIVE

nga Zoti nuk janë, dhe natyrisht nuk duhet të jenë, kundër intelektit njerëzor, pasi intelekti në fund të fundit është gjithashtu një fuqi që i është dhënë njeriut nga Zoti. Prandaj, çfarëdo që është e papranueshme për intelektin njerëzor dhe natyrën e tij, nuk mund të jetë bërë për të. Tani nëse e mendojmë pak me kujdes, zbulojmë se ekzistenca e Zotit, uniteti i Tij, cilësitë e Tij të Rabubiyyat (I Gjithëpushtetshëm), Zëmergjerësia dhe Mëshirimi i Tij, premtimi i Tij për shpërblim dhe kërcënimi për ndëshkim për veprat e njeriut, etj. të gjitha këto janë të kuptueshme. Por besimi në Trinitetin, d.m.th. Tre në Një dhe Një në Tre, ose në Shlyerjen e Mëkateve, d.m.th. marrja e të gjithë mëkateve të njerëzimit nga një person në shpatullat e tij ose migrimi i shpirtrave, nuk mund të pranohet kur gjykohet mbi baza racionale.

Meqenëse parimet e Islamit janë në harmoni me intelektin njerëzor, ai i ka këshilluar të gjithë pasuesit se duhet të përdorin gjithashtu intelektin për të kuptuar detajet e këtyre parimeve. Kjo është në të vërtetë ajo që quhet ushtrimi i gjykimit (ixhtihadi). Kështu që Islami është një fe racionale për sa i përket parimeve dhe detajeve të tij. Për këtë arsye nuk kishte priftëri, murgjëri ose papat në Islam, por fatkeqësisht në imitim të feve të tjera mes muslimanëve u shfaq gjithashtu një klasë e privilegjuar – Mulltëa. Nëse do të inkurajohej përdorimi i intelektit, nuk mund të qëndronte autoriteti i njerëzve të tillë, për këtë arsye ata e ndaluan përdorimin e intelektit në çështjet fetare. Kushdo që ngrinte një pyetje intelektuale quhej kafir ose ateist. Në rrugën e progresit të Islamit kjo

Page 35: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

ishte përsëri një pengesë e madhe që u largua nga Ahmedia. Kështu që iu tregua botës se Islami ishte në fakt feja racionale ndaj mësimet dhe besimet e tij ishin të hapura ndaj kritikës intelektuale.

Intelekti dhe njohuria shkojnë krah për krah. Kur njeriu përdor intelektin e tij në një çështje, ai përparon gjithashtu në njohuritë e tij. Kështu që kur Islami këshilloi pasuesit e tij të përdorin aftësitë e tyre të arsyetimit edhe në çështjet e fesë, pasi ndryshe nga fetë e tjera përdorimi i arsyetimit nuk ishte i ndaluar, si rezultat arabët të cilët ishin një popull i pashkollë, u shndërruan në pishtarë të njohurive shkencore për njerëzimin dhe drita që u shfaq në Arabi ndriçoi të gjithë botën. Vetë Kurani i Shenjtë është një burim i urtësisë dhe njohurive të mrekullueshme, për këtë arsye është quajtur al-Kuran al-Hakim, d.m.th. Kurani plot urtësi, pasi ai ka ngritur themelet e vërteta të fesë në shkencë, dhe i ka dhënë parimeve të fesë një bazë racionale. Të gjitha problemet e fshehta të fesë si ekzistenca e Zotit, Uniteti i Tij, shpallja hyjnore, shpërblimi dhe ndëshkimi i veprave, koncepti i xhehenemit dhe xhenetit,

KUPTIMI I VËRTETË I LËVIZJES AHMEDIA

etj. janë shpjeguar në një mënyrë filozofike. Në mënyrë racionale nuk janë shpjeguar vetëm të vërtetat e fesë, por vëmendja është tërhequr edhe te shkencat materiale. Me anë të përdorimit të këtyre njohurive njeriu mund të mposhtë forcat e natyrës dhe t’i shfrytëzojë ato për dobinë e tij. Çfarëdo që ndodhet midis qiellit dhe tokës i nënshtrohet Atij. Është përmendur shpesh në Kuran që njeriu mund të kontrollojë detet, malet, erërat dhe forcat e tjera të natyrës.41 Në një vend këta njerëz janë quajtur “njerëz të arsyes”42 në Kuran, këta janë zotëruesit e urtësisë që kujtojnë Allahun dhe arsyetojnë mbi krijimin e qiellit dhe tokës. Është e qartë se fillesa e të gjithë shkencave materiale është pasqyrim i krijimit të Zotit.

Mendjengushtësia fetare, shumë shembuj të së cilës mund të hasen në historinë e krishterë, ka penguar shpesh rrugën e progresit shkencor. Kur dijetarët perëndimorë hapën rrugë të reja për zbulime shkencore, pasi panë dritën nga burimet islamike, klasa priftërore i quajti ata të pafe të llojit më të keq, pasues të djallit dhe heretikë, dhe i torturoi në çdo mënyrë të mundshme. Përkundrazi, në Islam, me progresin e mësimeve shpirtërore dhe fetare, muslimanët nuk mbetën pas në njohuritë shkencore dhe filozofike. Ne shikojmë historianë, filozofë dhe shkencëtarë që punonin së bashku me mësuesit e fesë, Imamët dhe juristët. Është një fakt interesant historik që kur muslimanët lanë Islamin për përfitime materialiste, edhe progresi i tyre material u ndërpre. Turpi, analfabetizmi dhe padituria pasuan menjëherë pas kësaj dhe gjendja e

41 Kurani, 14:32-33; 45:13; 31:2042 Kurani, 3:190

Page 36: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

tyre u bë si ajo e të krishterëve që në një kohë e quajtën progresin shkencor si një herezi të madhe. Kjo solli mbi kokat e tyre të gjitha llojet e mjerimeve dhe fatkeqësive, dhe padituria triumfoi në një nivel të lartë mes tyre. Ahmedia edhe një herë vendosi një marrëdhënie të shëndetshme midis të vërtetave shpirtërore dhe intelektuale për të luftuar konceptin e gabuar që njohuria dhe intelekti njerëzor ishin të papajtueshme me fenë dhe spiritualitetin.

Dritë e re mbi interpretimin e Kuranit

Puna më e dobishme në këtë aspekt e kryer nga Ahmedia ishte të interpretonte Kuranin në një mënyrë shkencore dhe letrare. Më parë çështjet e zakonshme të përmendura në Kuran u interpretuan si histori fantastike dhe imagjinare, dhe si rezultat brezi i ri i muslimanëve që kanë një pikëpamje moderne mbi jetën, menduan se këto histori fantastike

VËLLAZËRIA E ISLAMIT

ishin pjesë e Kuranit dhe shprehën pakënaqësinë e tyre për to dhe për librin që i përmbante ato. 'Ulemaja’, në vend që të fshinte këto dyshime, filloi të nxjerrë fetva për kufr (vendime për herezi) kundër çdo personi që kishte ndryshime me ta edhe në detaje të parëndësishme të fesë, ose kundër atyre që nuk i pranuan historitë e komentuesve të Kuranit si vazhdim të fjalës së Zotit, ose që përkrahën çdo kundërshtim kundër fesë. Në këtë moment vendimtar, Ahmedia pa u kujdesur për fetva të kufrit, luftoi kundër injorancës dhe paragjykimeve të ‘ulemasë’. Ajo i tregoi botës se Kurani është i qartë për të gjitha këto çështje të tilla të paligjshme dhe se kërkimi shkencor në sfera të ndryshme të njohurive në fakt nuk shkon kundër shpirtit të fesë. Feja nuk nënshtrohet nga shkenca, siç mendohej nga muslimanët e arsimuar të kohës, shkenca synonte më shumë të ndiqte vlerat më të larta të jetës shpirtërore për të siguruar paqen e vërtetë në botë.

Gjatë interpretimit të Kuranit, vetë Kurani duhet të ketë përparësinë mbi çdo gjë tjetër dhe pastaj duhet të vijnë Hadithet, por Hadithet që trajtojnë historitë duhet të pranohen me shumë maturi dhe shqyrtim. Gjatë konsultimit të leksikut arab, duhet të kihet gjithashtu kujdes në përzgjedhjen e kuptimeve të fjalëve. Nëse një varg mund të interpretohet në dy mënyra, sipas kuptimit të drejtpërdrejtë të fjalëve, përparësi duhet të ketë ai interpretim që nuk shkon kundër historisë, intelektit njerëzor ose përvojës njerëzore. Kështu që Kurani sot vlerësohet si një libër i mësimeve të mrekullueshme dhe shkencës dhe ka vërtetuar se është një udhërrëfyes dhe burim shërimi i njerëzimit të sëmurë. E gjithë literatura islamike, që shfaqet sot, duket se përshkohet nga kjo frymë e re. Siç është përmendur në korrik 1931 të e.s. në Moslem World, një botim

Page 37: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

periodik tremujor i krishterë, përkthimet në anglisht të Kuranit të Shenjtë të kryera nga muslimanët e tjerë më vonë përngjanin shumë me versionin e Ahmedive.43

Dallimi i pestë: Ringjallja e Vëllazërisë Islamike

Që nga fillimi, mesazhi i Islamit ishte për të gjithë njerëzimin. Arabë ose joarabë, iranianë ose abisinianë, Islami iu drejtua të gjithëve. Të gjitha këto kombe dhe fe, të krishterë ose hebrenj, me pak fjalë, të gjitha kombet dhe fetë që kishin një armiqësi të rrënjosur thellë për njëra-tjetrën iu dha një mesazh paqeje, vëllazërie dhe tolerance. Asnjë fe nuk

KUPTIMI I VËRTETË I LËVIZJES AHMEDIA

mund të jetë universale në mësimet e saj, nëse nuk bazohet në parime të gjera. Në këtë aspekt, asnjë fe tjetër nuk mund të qëndrojë në krahasim me Islamin. Muslimanëve iu kërkohej jo vetëm që të besonin se e vërteta gjendej në fetë e tjera të botës, se dijetarët fetarë dhe shkrimet e shenjta të kombeve të tjera duhej të respektoheshin, se profetët dhe të dërguarit ishin dërguar në çdo komb dhe vend me udhëzime dhe shpallje hyjnore, dhe se kishte dritë dhe udhëzim në shkrimet e shenjta të mëparshme, por gjithashtu besimi te profetët dhe shkrimet e shenjta u bë detyrim për çdo musliman, ashtu si besimi te Profeti Muhamed dhe Kurani. Ky qëndrim liberal tërhoqi zemrat e njerëzve drejt Islamit. Kjo nuk ishte vetëm një teori por Islami në fakt dëshironte të zhvillonte mes pasuesve të tij pikëpamjen se i gjithë njerëzimi duhet të konsiderohet një familje, i gjithë njerëzimi si një komb i vetëm. Kurani vendosi kështu gurin e themelit të unitetit për njerëzimin kur shpalli:

“Të gjithë njerëzit janë një popull i vetëm.”44

Ata janë, sidoqoftë, jo vetëm një komb, por edhe Zoti i tyre është gjithashtu një i vetëm:

“Falënderimi i takon Allahut, Zotit (Rabb) të botëve ose kombeve.”45

Dhe Rabb është Ai Që përkujdeset, rrit dhe ushqen gjërat gradualisht për t’i bërë ato të arrijnë përsosmërinë. Prandaj për t’i bërë kombet e ndryshme të arrijnë përsosmërinë, Ai dërgoi të dërguarit e Tij në çdo 43 Për vlerësime të hollësishme shihni Parathënien e Maulana Muhammad Ali në përkthimin e tij në anglisht të Kuranit. - Botuesi44 Kurani, 2:21345 Kurani, 1:1

Page 38: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

epokë për lartësimin e tyre shpirtëror dhe moral. Çdo komunitet e kishte një të Dërguar, çdo komb kishte një udhëheqës dhe një profet,46 nuk ka asnjë komb ku nuk është shfaqur një paralajmërues,47 të tilla janë mësimet e Kuranit që nuk hasen në asnjë nga shkrimet e tjera të shenjta. Atëherë mes pasuesve të tij, Islami krijoi një frymë të tillë vëllazërie sa një sundimtar dhe një skllav, pas pranimit të Islamit, u trajtuan njëlloj në cilësinë e tyre si muslimanë. Ishte pikërisht rezultati i kësaj fryme barazie dhe vëllazërie që kudo ku shkoi Islami, ai tërhoqi miliona njerëz në krahët e tij, për shkak se pas pranimit të Islamit askujt nuk iu kërkua të

DERA E HAPUR E IXHTIHADIT

hidhte poshtë profetin ose shkrimet e shenjta ku ai besonte më parë. Kështu që çdo musliman u këshillua të respektonte udhëheqësit shpirtërorë të çdo kombi dhe vendi.

Këtij aspekti themelor të mësimeve të Islamit, fatkeqësisht nuk iu kushtua vëmendje nga ‘ulemaja’ muslimane që filluan të deklaronin si të pafe vëllezërit e tyre në besim, për dallime të parëndësishme. Kur paragjykimet pushtojnë kaq shumë një komb, sa anëtarët e tij nuk arrijnë të tolerojnë ndryshimet në pikëpamje mes tyre, si mund të jenë ata tolerantë ndaj kombeve të tjera? Me pak fjalë, ky takfir i ndërsjellë (akuzimi i njëri-tjetrit si heretikë) shkatërroi frymën e tolerancës dhe lirisë islamike që ishte një burim i afrimit të njerëzve të tjerë në krahët e tij. Ahmedia, sidoqoftë, e ringjalli përsëri këtë veçori të humbur të Islamit. Për sa i përket kombeve të tjera, Themeluesi i Lëvizjes Ahmedia hodhi një hap tjetër të guximshëm dhe deklaroi se Ramachandra dhe Krishna ishin gjithashtu profetë të Zotit të ngritur në Indi sipas vargut të Kuranit:

“Dhe (dërguam) të dërguar për të cilët të kemi rrëfyer më parë, dhe të dërguar të tjerë për të cilët nuk të rrëfyem.”48

dhe Vedat ishin gjithashtu librat e shpallur të Indisë.Është më se e qartë se kur Kurani e ka deklaruar si një çështje parimi

se profetët janë ngritur në çdo komb dhe vend, si ka mundësi që kombi hindu që ka pasur një qytetërim të mirënjohur të ketë mbetur i papërfillur nga Zoti, dhe asnjë profet të mos jetë ngritur në atë komb? Në kohën e pushtimit nga Irani, shokët e Profetit të Shenjtë, sipas të njëjtit parim, i trajtuan Adhuruesit e Zjarrit (Zoroastrianët) si Njerëzit e Librit. Zgjerimi i këtij parimi islamik fsheh sekretin e suksesit të Islamit.

46 Kurani, 10:4747 Kurani, 35:24; 16:6348 Kurani, 4:164

Page 39: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

Dallimi i gjashtë: Dera e ixhtihadit është e hapur

Sado parime të mira dhe të përsosura që t’i jepen një kombi, në rast se ai komb nuk ka një mundësi për progres, parime të tilla nuk mund të kenë shumë vlerë. Parimet janë si rrënjët e një peme dhe hollësitë e tjera si degët e saj. Nëse ka hapësirë të mjaftueshme për pemën që të shtrijë gjerësisht degët, rrënjët e saj të forta bëhen një ndihmë për zhvillimin e duhur të saj. Nëse nuk ka hapësirë për shtrirjen e degëve, rrënjët e saj shpejt do të rrudhen dhe mblidhen dhe do t’i shkaktojnë një vdekje të

KUPTIMI I VËRTETË I LËVIZJES AHMEDIA

shpejtë të gjithë bimës. Pema e Islamit kishte rrënjë të forta në formën e parimeve të shëndosha dhe degët e saj kishin një shtrirje të madhe për shkak të hapjes së derës së ixhtihadit (ushtrimit të gjykimit). Ixhtihad do të thotë të përpiqesh dhe të përdorësh intelektin tënd për disa qëllime. Kjo derë u mbajt e hapur në Islam për sa i përket detajeve të sheriatit. Në çështjet e Ligjit, ku asnjë detaj nuk gjendej në Kuran dhe Hadithe, muslimanët mund të përdornin aftësitë e tyre intelektuale për të kuptuar dhe zgjidhur problemet e reja me të cilat mund të përballeshin herë pas here. Islami është një fe universale në shtrirjen dhe në mësimet e tij, jashtë dhe mbi çdo kufizim të racës, ngjyrës dhe kombësisë. Megjithëse nuk ka asnjë fe tjetër që shfaqet pas Islamit, nevojat njerëzore janë të pakufizuara dhe çdo epokë, komb e vend përballet me probleme të reja për zgjidhjen dhe përmbushjen e të cilave duhet të përdoren aftësitë njerëzore. Me fjalë të tjera, pas shpalljes hyjnore që ekziston në Kuran në formën e vahj xhali ose vahj matluuu (shpallje që deklamohet) dhe në Hadithe në formën e vahj kafi (shpallja e brendshme), intelektit njerëzor i është dhënë statusi për zgjidhjen e ligjeve për nevojat njerëzore.

Gjithashtu është e qartë se nëse aftësitë njerëzore nuk vihen në përdorim, ato dalin nga përdorimi. Prandaj nëse muslimanët nuk do të drejtoheshin për të përdorur fuqitë e tyre intelektuale, ata do të kishin pësuar të njëjtin fat. Për sa kohë që ata e vlerësuan të hapur derën e ixhtihadit dhe përdorën aftësitë e tyre të gjykimit, ata bënë progres në të gjitha rrugët e jetës. Por pas vdekjes së disa Imamëve të shquar, kur siç mendohet dera e ixhtihadit është mbyllur, edhe fuqitë e tyre intelektuale u paralizuan dhe progresi i tyre shpirtëror dhe material shumë shpejt ndaloi. Themeluesi i Lëvizjes Ahmedia e largoi këtë keqkuptim shkatërrimtar nga mendjet e muslimanëve dhe iu tregoi atyre se dera e ixhtihadit ishte hapur nga vetë Profeti Muhamed, dhe askush tjetër nuk ka të drejtë ta mbyllë atë. Dhe asnjë nga katër Imamët nuk kishte thënë asgjë në kundërshtim me këtë. Bota e sotme ka ngritur kaq shumë probleme të reja sa ekziston një nevojë gjithnjë e në rritje për rigjykim

Page 40: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

dhe ixhtihad lidhur me Ligjin. Duke hapur përsëri plotësisht derën e ixhtihadit, Ahmedia ka hapur në fakt perspektiva të reja për progresin e Islamit dhe muslimanëve.

Dallimi i shtatë: Uniteti mes muslimanëve

Islami, që na mësoi vetëpërmbajtjen dhe tolerancën në atë masë sa pavarësisht shumë dallimeve thelbësore ai pranoi origjinën hyjnore të feve të tjera, nuk mund të ushqente ndjenjën e intolerancës dhe

UNITETI MUSLIMAN

paragjykimit ndaj njëri-tjetrit mes pasuesve të vet. Ai s’kishte se si tu mësonte atyre se për dallime të parëndësishme duhet të quanin njëri-tjetrin kafirë. Kurani, sidoqoftë, ka treguar qartë se kushdo që i drejtohet një vëllai tjetër musliman me selamu alejkum (paqja qoftë me ju) nuk duhet të quhet një jobesimtar.

“Mos i thoni atij që ju shpreh selam (besimin): "Nuk je besimtar.”49

Kjo do të thotë se nuk kemi të drejtë të dyshojmë ose hetojmë sjelljen e tij, ose të futemi në detajet e besimit të tij, për hir të ngritjes së një akuze kundër tij. Një person që na drejtohet me selamu alejkum, në fakt, e konsideron veten si një anëtar të vëllazërisë islamike dhe ai që e përfshin veten në këtë vëllazëri nuk mund të nxirret jashtë saj nga askush tjetër. Kjo ka qenë pikërisht praktika e Profetit të Shenjtë. ‘Abd Allah ibn Ubej, një hipokrit i njohur dhe një kundërshtar i egër i Islamit që nuk i ndihmoi kurrë muslimanët në fushatat e tyre kundër jobesimtarëve dhe që gjithmonë nxiste armiqtë kundër Islamit u pranua si një musliman nga Profeti i Shenjtë për arsyen e thjeshtë se ‘Abd Allah në dukje e deklaronte veten se ishte anëtar i vëllazërisë islamike. Profeti i Shenjtë kreu shërbimin e përmotshëm për të pas vdekjes së tij dhe u lut për të. Në një nga raportet, Profeti i Shenjtë ka thënë:

“Mos i quani njerëzit e Kiblës suaj kafirë.”50

Kjo do të thotë se për sa kohë që një person e përfshin veten në Ahl Kiblah (Njerëzit e Kiblës) askush nuk ka të drejtë ta quajë atë heretik. Qëllimi i këtij mësimi dhe theksimi i vazhdueshëm i kësaj çështje është të ruajë unitetin mes muslimanëve, pasi uniteti është baza e forcës së

49 Kurani, 4:9450 Al-Nihaya i Ibn Athir, vol. iv, fq. 187.

Page 41: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

kombeve. Kombi që copëzohet brenda vetes nuk mund të bëjë progres dhe as të përballet me kundërshtarët e tij. Kushti i parë i unitetit në Islam, për këtë arsye, është që pasuesit e tij duhet ta konsiderojnë njëri-tjetrin si vëllezër. Profeti i Shenjtë ka dhënë gjithashtu ilustrime të ndryshme për t’i bërë muslimanët të kuptojnë këtë çështje. Një herë ai tha se muslimanët ishin si një organizëm; nëse një pjesë e këtij organizmi lëndohej, prekej i gjithë sistemi.51 Kështu që nëse një grup ose sekt i

KUPTIMI I VËRTETË I LËVIZJES AHMEDIA

muslimanëve do të vuante, kjo do të ndikonte në të gjithë kombin. Në një rast tjetër, ai tha se një musliman nuk duhet të sulmojë jetën, pasurinë ose nderin e vëllait të tij musliman.52 Ai përsëri i krahasoi muslimanët me një mur të fortë ku çdo pjesë e tij ndihmonte në fortësinë e tij, dhe nëse një pjesë dobësohej ajo do të sillte shkatërrimin e pjesëve të tjera.53

Qëllimi i kësaj këshille ishte të mbante të paprekur unitetin mes muslimanëve. Rezultati i vetëm i takfir (akuzimi i njëri-tjetrit si heretikë) është shkatërrimi. Në thënien se ndryshimi mes pasuesve të mi është një bekim, muslimanët morën në të vërtetë mësimin të tolerojnë ndryshimet mes tyre; por ata e shndërruan çdo dallim në një justifikim për takfir dhe sulmuan kështu vetë rrënjët e unitetit dhe forcës së tyre. Profeti i Shenjtë ka thënë vërtetë se armiqtë e tyre nuk do të mund t’i shkatërronin ata, në qoftë se ata nuk shkatërronin veten. Dhe kjo është ajo që muslimanët i kanë bërë vetes. Për dallime të parëndësishme ata e kanë quajtur njëri-tjetrin kafirë dhe kanë thyer kështu unitetin e Islamit. Në vitin 1891 Themeluesi i Lëvizjes Ahmedia ngriti zërin kundër kësaj prirje të takfirit.

“Le të jetë e qartë se Jezus Krishti erdhi për këtë detyrë dhe në këtë kohë kur hebrenjtë ishin të ndarë në shumë sekte si muslimanët .... Kështu që Profeti i Shenjtë e ka njoftuar këtë komb se në kohët e mëvonshme e njëjtë do të ishte gjendja e tyre dhe shumë sekte do të lindnin mes tyre ... Dhe si hebrenjtë një grup do ta quante tjetrin kafir. Dhe nëse do të ishin nëntëdhjetë e nëntë arsye për Islamin, vetëm një arsye për kufr do të shihej e mjaftueshme për ta quajtur tjetrin kafir. Kështu që për shkak të takfirit të ndërsjellë, urrejtja e thellë, xhelozia dhe armiqësia do të shfaqeshin, dhe për shkak të dallimeve të pikëpamjeve, hakmarrja, inatet dhe prirjet e egra do të mbizotërojnë mes muslimanëve. Dhe karakteri islamik që kërkon një unitet perfekt si një trup i vetëm dhe plot dashuri e mirëkuptim të ndërsjellë do

51 Sahih Muslim, Kitab al-Birr, H. Nr. 66, 67.52 Sahih al-Buhari, Kitab al-Haram.53 Tirmidhi, Kitab Shafqat ala-l-Muslim, fq. 351

Page 42: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

t’i humbë ato plotësisht. Një njeri do ta konsideronte tjetrin aq të huaj sa të mos ngurronte ta quante kafir.”54

Lëvizja Ahmedia e Lahorës duke ndjekur këto porosi të Themeluesit për unitet vuri një theks të veçantë në çështjen që të gjithë

KUPTIMI I XHENETIT DHE XHEHENEMIT

pasuesit e Kalimah janë muslimanë dhe kushdo që deklaron besimin e tij në unitetin e Zotit dhe profetin Muhamed nuk mund të përjashtohet nga gjiri i Islamit. Një doktrinë e tillë ka sot një ndikim më të gjerë mes muslimanëve. Por në ndryshim nga kjo, Kadianitë e kanë bërë deklaratën që të gjithë muslimanët e botës janë kafirë, një bazë të besimit të tyre.55

Dallimi i tetë: Shpjegimi i saktë i domethënies së xhenetit dhe xhehenemit

Besimi në ndëshkimin ose shpërblimin për veprat e njeriut në një jetë tjetër është e përbashkët për të gjitha fetë. Por Islami e ka shpjeguar këtë fenomen në një mënyrë shkencore. Për shembull, xheneti dhe xhehenemi nuk janë vetëm për botën e përtejshme, por e kanë gjithashtu fillimin në këtë jetë.

“Dhe për atë që pati frikë para Zotit të vet, janë dy kopshte.”56

Një kopsht (xheneti, parajsa) është i kësaj jete dhe tjetri i jetës së ardhshme. Shpirti që arrin përsosmërinë shikon gjithashtu xhenetin e vet në këtë jetë. Një shpirti të lumtur Kurani i thotë:

“Hyr mes robërve të Mi dhe hyr në Xhenetin Tim!”57

Në të njëjtën mënyrë, zjarri i xhehenemit përshkruhet se ngrihet mbi zemrat e njerëzve:

“Është zjarri i ndezur nga Allahu, që ngrihet mbi zemra.”58

54 Izalah Auham (3 shtator 1891 e.s.) fq. 589,590.55 E vërteta mbi Ndarjen, fq. 55-56, 140, etj. Referencat e detajuara janë dhënë më pare. - Botuesi56 Kurani, 55:4657 Kurani, 89:29,3058 Kurani, 104:6-7.

Page 43: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

Dhe xhehenemi në jetën tjetër është një formë tjetër e verbërisë në këtë jetë:

“E kush ka qenë i verbër në këtë (botë), ai do të jetë edhe në botën tjetër i verbër.”59

KUPTIMI I VËRTETË I LËVIZJES AHMEDIA

Por këto çështje mbeten të fshehura nga sytë e njerëzve të zakonshëm dhe dalin në dritë vetëm në ditën e ringjalljes, prandaj në atë ditë do të shfaqet xheneti dhe xhehenemi.

“Ti ishe i pavëmendshëm nga kjo (ditë) por Ne ta hoqëm perden dhe sot ti shikon shumë qartë.”60

Fillimi i xhehenemit dhe xhenetit në këtë jetë tregon se shpërblimi ose ndëshkimi në fakt (jemi apo jo të ndërgjegjshëm për të) ndodh në të njëjtën kohë me veprat tona. Më tej theksohet një çështje tjetër: që çdo vepër shkakton rezultate në varësi të faktit nëse vepruesi është besimtar ose jobesimtar. Nëse një jomusliman kryen një punë të mirë, rezultati do të jetë natyrisht i mirë, dhe nëse një musliman kryen diçka të keqe ajo do të ketë pasoja të këqija:

“E kush punoi një të mirë, që peshon sa një grimcë, atë do ta gjejë dhe kush punoi një të keqe sa një grimcë, atë do ta gjejë.”61

Përsëri është shpjeguar se xhehenemi është një vend për pastrimin dhe përmirësimin e të këqijave dhe të metave njerëzore. Ky është një mjet dëlirësie për njeriun dhe për këtë progres ai mund të ketë një mundësi në jetën tjetër, një mundësi që e ka humbur në këtë jetë. Dhe për arsye se kjo është mënyra e shërimit, shpejt a vonë të gjithë të vuajturit në xhehenem do të dalin nga ai. Sipas një thënie të Profetit të Shenjtë, do të vijë një kohë kur flladi i mëngjesit do të trokasë në dyert e xhehenemit;62

dhe ai do të shndërrohet në një vend të shkretë. Në të njëjtën mënyrë, për xhenetin duhet të mos harrojmë se njeriu është i aftë të bëjë aty një progres të pakufishëm. Ata që kanë hyrë një herë në të nuk do të nxirren kurrë jashtë tij. Kjo e bën mjaft të qartë se shpërblimi i ardhshëm në Islam nënkupton aspekte të ndryshme të progresit të njeriut, dhe

59 Kurani, 17:7260 Kurani, 50:22.61 Kurani, 99:7-8.62 Për referencë të detajuar ju lutemi konsultohuni me Feja e Islamit të Maulana Muhammad Ali, Pjesa e Dytë, Kapitulli 6.

Page 44: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

ndëshkimi (adhab) fazat e rënies dhe dekadencës së tij. Por muslimanët e humbën kuptimin e këtyre çështjeve të urtësisë së shkëlqyer dhe menduan se adhab dhe thauab ishin vetëm për jetën e ardhshme të botës. Ata mendonin gjithashtu se jomuslimanët nuk merrnin ndonjë shpërblim për veprat e tyre të mira, dhe se muslimanët do të shkojnë të gjithë në

KUPTIMI I XHENETIT DHE XHEHENEMIT

xhenet, ndërsa kafirët do të digjen përgjithmonë në zjarrin e xhehenemit. Ahmedia, sidoqoftë, solli në dritë mësimet origjinale të Islamit dhe i largoi gabime të tilla. Ajo shpjegoi gjithashtu se edhe adhurimi i Zotit synon gjithashtu përparimin e vetë njeriut, pasi duke adhuruar Zotin njeriu në fakt përpiqet të hyjë në kontakt të vërtetë me Atë, me qëllimin për të plotësuar veten me cilësitë hyjnore.

Dallimi i nëntë: Kundërshtimi i teorisë së përjashtimit

Ka shumë gjëra të tjera që muslimanët i kishin pranuar gabimisht megjithëse nuk kishte arsye për t’i pranuar ato. Për shembull, muslimanët në përgjithësi kanë besuar se ka pasur vargje në Kuran që janë kundërshtuar nga vargje të tjera të Kuranit. Dhe mbi këtë çështje ata këmbëngulnin kaq shumë sa kushdo që nuk binte dakord me ta nuk konsiderohej si musliman. Një varg mund të hedhë poshtë një varg tjetër vetëm kur qëndron në kundërshtim me atë. Duke pranuar një pikëpamje të tillë duhet të pranohet se në Kuran gjenden mospërputhje ndërkohë që Kurani tregon qartë:

“Sikur të ishte prej dikujt tjetër përveç Allahut, do të gjenin në të shumë kundërthënie.”63

Kështu që të pranosh kundërthënie në Kuran do të thotë të pranosh se ai është nga një burim tjetër përveç Allahut. Ky besim i gabuar i ka sjellë muslimanët në këtë pikë. Por ata vazhduan të përkrahnin këtë doktrinë të gabuar deri sa ajo u zhduk nga Themeluesi i Lëvizjes Ahmedia, që e bëri të qartë se nuk kishte asnjë varg në Kuran që ishte kundërshtuar nga një varg tjetër, dhe as nuk përmendet diçka e tillë në Kuran. Vargjet 64 nga të cilat është nxjerrë një përfundim i tillë i referohen vetëm kundërshtimit të disa urdhëresave, d.m.th. sheriate të mëparshme. Në këtë mënyrë dinjiteti i Kuranit u manifestua dhe u vendos.

Dallimi i dhjetë: Besimi në mbizotërimin e Islamit

63 Kurani, 4:82.64 Kurani, 2:106; 16:101.

Page 45: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

Përveç atyre që janë thënë më sipër, ka gjithashtu çështje të tjera në të cilat Ahmedia ndryshon nga muslimanët e tjerë, por asnjë nga këto ndryshime nuk lidhet me problemet e jurisprudencës (Fikh). Është e

KUPTIMI I VËRTETË I LËVIZJES AHMEDIA

qartë nga vërejtjet e mëparshme se kurdo që Ahmedia ka pasur ndryshime nga muslimanët e tjerë, kjo është vetëm në përpjekje për të rivendosur bukurinë dhe thjeshtësinë origjinale të Islamit, për ta bërë Islamin përsëri një fe racionale, shkencore dhe progresive në mënyrë që ndikimi i tij të depërtojë thellë në zemrat e njerëzve dhe që Islami të ngrihet përsëri në botë. Studiuesit e krishterë kanë punuar për të treguar se Lëvizja Ahmedia është rezultat i kontakteve të qytetërimit evropian me Islamin. Por në historinë e Indisë moderne ne shikojmë dy lëvizje të ndara mes muslimanëve. Njëra u fillua nga Sër Sayyid Ahmed Khan i Aligarhit dhe tjetra nga Mirza Ghulam Ahmed i Kadianit. Puna e bërë nga Sër Sayyid për edukimin e muslimanëve është unike në mënyrën e saj dhe askush nuk mund të mohojë përfitimet e shumanshme të saj për muslimanët. Por për sa i përket pikëpamjeve të tij fetare, që në disa raste janë quajtur naturijjat, ato shënojnë një dallim të qartë mes dy lëvizjeve. Sër Sayyid dhe Hazret Mirza Ghulam Ahmed u përpoqën të dy të zgjidhnin në një mënyrë racionale problemet me të cilat përballet sot Islami. Por lëvizja fetare e Sër Sayyid shpesh mori drejtimin e një imitimi të ndërvarur të mendimit evropian, ndërsa lëvizja e iniciuar nga Hazret Mirza kishte si synim pushtimin e Evropës nga Islami. Qëllimi i lëvizjes së parë ishte gjithashtu të ruante Islamin nga sulmet e perëndimit, por në këto përpjekje Islami ishte në varësinë e tendencave moderne. Lëvizja e fundit jo vetëm që kërkonte të mbronte Islamin, por edhe ta shihte atë një fe triumfuese të botës. Ky nuk është thjesht një supozim. I ndjeri Allamah Shibli Nu’mani, që ishte një nga admiruesit e shquar të Sir Sayyid, shkruan për të:

“Ky mendim i ri është në dy lloje. Ose, zbulojmë të njëjtat çështje të dobëta dhe probleme e argumente të marra nga Ash’aritet e mëparshëm, se çdo besim dhe mendim evropian vlerësohet se është i vetmi standard i drejtë i gjykimit. Kurani i Shenjtë dhe Hadithet më pas afrohen për tu harmonizuar me këto ide.”65

Në shkrimet e Sër Sayyid, Kurani është ipso facto i nënshtruar ndaj ideologjisë evropiane, por Hazret Mirza kërkon që Evropa të përulet para

65 ‘Ilm al-Kalam, fq. 8.

Page 46: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

Kuranit. Lëvizja e Sër Sayyid mund të vlerësohet si rezultat i ndikimit të BESIMI NË MBIZOTËRIMIN E ISLAMIT

mendimit evropian mbi Islamin në Indi, por kjo nuk është e vërtetë për Lëvizjen Ahmedia. Përkundrazi, ajo ka ndihmuar për të larguar efektet e mendimit evropian te mendjet e muslimanëve. Në fakt ajo është një ilaç për helmin që ka sjellë qytetërimi materialist në botën e Islamit. Themeluesi kishte një pasion të madh të shihte kauzën e Islamit si dominuese në botë. Para ardhjes së tij, Islami në nënkontinentin Indian sulmohej nga tre drejtime. Sulmi i ateizmit dhe materializmit në formën e mendimit evropian, sulmi i misionarëve të krishterë dhe sulmi i sektit të ri hindu Aria Samaxh. Çfarëdo që muslimanët bënin për mbrojtjen e tyre ishte krejtësisht e pasuksesshme. Sër Sayyid u shfaq për të mbrojtur muslimanët nga ndikimi i edukimit modern, por ai vetë u prek nga ky ndikim dhe prandaj kërkonte të bënte një kompromis shfajësues me të. Një ose dy persona u ngritën gjithashtu kundër sulmeve të aktiviteteve misionare të krishtera, por në përgjithësi muslimanët qëndruan pasivë dhe misionarët e krishterë u bënë më të ashpër dhe kërcënues në sulmet e tyre kundër Islamit. Dhe për sa i përket sulmit të Aria Samaxh, askush nuk kujdesej për mbrojtjen e Islamit.

Në këtë kohë Hazret Mirza Ghulam Ahmedi doli në krye për të mbështetur kauzën e Islamit. Ai jo vetëm që mbrojti Islamin, por ndërmori një sulm kundër të gjithë këtyre forcave kundërshtare në një kohë të shkurtër. Kjo solli një ndryshim të madh në ato rrethana dhe vetë pushtuesit u vendosën në pozita mbrojtëse. Me pak fjalë, çdo Ahmedi ruan një ndjenjë në zemër për ta parë Islamin një fe mbizotëruese në botë. Ai është plotësisht i bindur se, sado të vogla të duken mundësitë, Islami do të lulëzojë dhe mbizotërojë në botë. Për shkak të këtij besimi ai është i gatshëm të sakrifikojë gjithçka të tijën për këtë qëllim. Aty ndodhet sekreti i suksesit të Lëvizjes Ahmedia në predikimet e saj të Islamit.

Shkurtimisht, Ahmedia nuk është një sekt që dallon nga sektet e tjera muslimane për ndryshime të parëndësishme të Sheriatit. Ajo qëndron mbi të gjitha këto dallime të vogla. Ajo është një lëvizje për përhapjen e Islamit dhe të gjitha përpjekjet e saj shkojnë në këtë drejtim. Ajo ka bërë gjithçka të mundur për të zhdukur të gjitha idetë e gabuara mbi Islamin të cilat kanë qenë një pengesë në rrugën e propagandimit dhe progresit të tij. Për këtë Lëvizja Ahmedia në disa raste ka pasur dallime nga mendimi aktual musliman dhe vetëm kjo e ka bërë të ndryshojë nga sektet e tjera muslimane. Dallime të tilla nuk janë në fakt të brendshme, por kanë lidhje vetëm me ato çështje që janë të lidhura me propagandimin dhe

Page 47: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

progresin e Islamit në botë. Profeti i Shenjtë e ka përshkruar vetë këtë epokë si “epoka e degradimit”, kur Islami do të

KUPTIMI I VËRTETË I LËVIZJES AHMEDIA

vendoset në një rrugë të gabuar nga pasuesit e vetë dhe përparimi i tij do të ndalet, dhe njerëzit do të fillojnë të nënçmojnë këtë formë të zvetënuar të Islamit. Duke larguar keqkuptimet e kësaj epoke degradimi, Lëvizja Ahmedia ka hapur perspektiva të reja për suksesin dhe lavdinë e Islamit. Për këtë arsye, Islami është përsëri në ngritje dhe po tërheq vëmendjen e të gjithë botës.

Shënimi 4 i përkthyesit për faqen 2

Këto fjalë të Maulana Muhammad Ali janë mjaft profetike në natyrën e tyre dhe gjetën përmbushje të pjesshme në vitin 1954 e.s., kur një deklaratë e shkruar nga delegati i Kadianive iu dorëzua Gjykatës Hetuese të Munir në Pakistan: “Një musliman është një person që i përket umetit të Profetit të Shenjtë dhe shpreh besimin në kalimah tayyibah” (Raport i Gjykatës së Hetimeve mbi Trazirat në Punxhab në 1953, fq. 218). Në një vend tjetër në këtë raport thuhet se:

Për sa i përket çështjes nëse Ahmeditë (nënkuptohen Kadianitë – shënim i redaktorit) i konsiderojnë muslimanët e tjerë se janë kafirë në kuptimin se janë jashtë rrethit të Islamit, qëndrimi i mbajtur para nesh është se këta persona nuk janë kafirë dhe se fjala kufr, kur përdoret në literaturën e Ahmedi për këta persona, ka kuptimin e një herezie të parëndësishme dhe se qëllimi nuk ka qenë kurrë për të thënë se persona të tillë janë jashtë rrethit të Islamit.” (fq. 199)

Fjalët e mësipërme janë komentet e gjyqtarëve. Përgjigjet e vërteta të dhëna në gjykatë janë si më poshtë:

“Pyetje. A e përfshini Mirza Ghulam Ahmed Sahib mes mamurëve (të caktuar nga Zoti – shënim i redaktorit), pranimi i të cilëve është i domosdoshëm për tu quajtur musliman?

“Përgjigje. Unë i jam përgjigjur kësaj pyetjeje. Asnjë person që nuk beson te Mirza Ghulam Ahmed Sahib nuk mund të nxirret nga gjiri i Islamit.” (Proceset e Gjykatës së Hetimeve, seanca e 84-t, 14 janar 1954 e.s.)

Page 48: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

Pyetje. Ju lutemi shikoni në faqen 22 të Dhikr-i-Ilahi, që përmban fragmentin e mposhtëm:

[d.m.th., Unë besoj se ka dy grupe në botë, njëri përkatësisht mu’min (besimtar) dhe tjetri kafir. Prandaj ata që deklarojnë besimin e tyre në Mesian e Premtuar janë mu’min dhe ata që nuk e kanë besuar atë, pavarësisht arsyeve për mosbesimin e tyre, janë kafirë – Redaktori]. A nuk përdoret fjala kafir këtu në kundërshtim të fjalës mu’min?

“Përgjigje. Në këtë kontekst fjala mu’min do të thotë një person që beson dhe fjala kafir do të thotë një person që nuk beson te Mirza Ghulam Ahmed Sahib.

“Për Gjykatën: A është besimi te Mirza Ghulam Ahmed Sahib në këtë mënyrë një pjesë e iman?

“Përgjigje. Jo. Fjala mu’min këtu është përdorur vetëm për të dhënë kuptimin e besimit te Mirza Ghulam Ahmed Sahib, jo të besimit në bazat e Islamit.” (Seanca e 85-të, 15 janar 1954 e.s.)

Kështu që Mirza Bashir-ud-Din Mahmud Ahmed, Udhëheqësi i Kadianive, pranoi se besimi te Themeluesi i Lëvizjes Ahmedia nuk ishte pjesë e besimit (juzw-e iman), por dyzet vjet më parë ai kishte deklaruar hapur se:

“Besimi te Mesia i Premtuar është një pjesë e besimit (juzw-e iman). Kështu që kush ka zemër të thotë duke e kundërshtuar atë se besimi te ai nuk është pjesë e besimit?” (Al-Fadl, Kadian, 20 maj 1914 e.s.)

Kundërthënia në fjalitë e mësipërme është e qartë.

Page 49: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

Shtojcë 1

A është abroguar doktrina e Xhihadit nga Themeluesi?66

(Akuza se Themeluesi i Lëvizjes Ahmedia mohoi doktrinën e xhihadit është e pabazë, por meqenëse kjo akuzë është qarkulluar gjerësisht nga disa njerëz kundër tij, sqarime të mëtejshme të kësaj çështjeje do të ishin të nevojshme. – Redaktori)

Është e lehtë të shohësh se kushdo që pranon Kuranin e Shenjtë dhe Profetin e Shenjtë Muhamed nuk mund të mohojë xhihadin, këshillat për të cilin përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të Kuranit të Shenjtë. Muslimanët dogmatikë besojnë se disa vargje të Kuranit të Shenjtë janë abroguar nga të tjera. Lëvizja Ahmedia ka luftuar për një kohë të gjatë kundër kësaj doktrine, dhe shumë muslimanë të ndriçuar e pranojnë tani pikëpamjen e Ahmedi se asnjë varg, as edhe një fjalë apo shkronjë e Kuranit të Shenjtë nuk është abroguar. Nën titullin, Një deklaratë e disa prej besimeve tona, Themeluesi i Lëvizjes Ahmedia shkroi:

“Zoti u flet shërbëtorëve të Tij në këtë umet dhe atyre iu është dhënë figura e profetëve por ata nuk janë në të vërtetë profetë, pasi Kurani i ka përsosur nevojat e Ligjit, dhe atyre iu është dhënë vetëm njohuria e Kuranit, por ata nuk mund të shtojnë ose heqin asgjë prej tij, pasi kushdo që i shton ose i heq diçka atij, është nga të ligjtë.67

Për këtë arsye është e pamundur që Hazret Mirza Ghulam Ahmed, duke pasur një besim të tillë, të mund të thoshte se kishte hedhur poshtë xhihadin i cili ishte bërë i detyrueshëm nga Kurani i Shenjtë dhe që ishte një nga pesë themelet e Islamit. Fragmenti i mëposhtëm nga pamfleti i tij

1. XHIHADI NUK ËSHTË MOHUAR NGA THEMELUESI

66 Maulana Muhammad Ali, Themeluesi i Lëvizjes Ahmedia, botimi 1984, fq. 70-78.67 Mawahib al-Rahman (14 janar 1903 e.s.) fq. 66-67.

Page 50: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

i titulluar Xhihadi do të tregojë se ai ndryshonte nga ‘ulema’ vetëm në interpretimin e tij të xhihadit të përcaktuar nga Kurani i Shenjtë:

“Duhet të mos harrojmë se doktrina e xhihadit, siç kuptohet nga ‘ulemaja’ muslimane e ditëve tona që e quajnë veten Maulavi, nuk është e vërtetë ... Këta njerëz janë aq këmbëngulës në besimin e tyre që është plotësisht i gabuar dhe kundër Kuranit dhe Haditheve, sa njeriu që nuk e beson dhe është kundër tij quhet Dexhall.”68

Nga kjo duket se, sipas Themeluesit të Lëvizjes Ahmedia, doktrina e xhihadit, siç kuptohet nga ‘ulemaja’, ishte në kundërshtim me mësimet e vërteta të Kuranit të Shenjtë dhe Hadithet. Ajo që Themeluesi kundërshtoi nuk ishte doktrina e xhihadit, por interpretimi dogmatik i saj që i kishte dhënë hov ngritjes së ideve të gabuara në perëndim, lidhur me doktrinën e xhihadit, aq sa edhe shkrimtarë perëndimorë pa paragjykime e mendonin fjalën xhihad si sinonim të luftës për të detyruar fenë e Islamit te jomuslimanët. Kështu, në Enciklopedinë e Islamit, artikulli i “Xhihadit” hapet me fjalët e mëposhtme: “Përhapja e Islamit me armë është një detyrë fetare për të gjithë muslimanët”. Klein, në Feja e Islamit, bën një deklaratë edhe më përgjithësuese: “Xhihad ... Lufta kundër jobesimtarëve me qëllimin e tërheqjes së tyre në Islam, ose nënshtrimit dhe asgjësimit të tyre në rast se kundërshtojnë të bëhen muslimanë”. Në mendimin e përgjithshëm musliman ekzistonte një gabim edhe më i madh, se vrasja e një jobesimtari ishte xhihad dhe se një akt i tillë i jepte të drejtën autorit të quhej ghazi. Ky koncept, së bashku me besimin mbizotërues në ardhjen e një Mehdiu që do t’i vinte të gjithë jomuslimanët para shpatës nëse refuzonin të pranonin Islamin, në kundërshtim me mësimet e thjeshta të Kuranit, po i shkaktonte një dëm të madh kauzës së përhapjes së Islamit mes jomuslimanëve. Përveç disa rasteve, edhe muslimanët e edukuar ishin viktima të përshtypjes të gabuar se Islami urdhëronte luftën agresive kundër jobesimtarëve, dhe Themeluesi i Lëvizjes Ahmedia duhej të bënte një luftë të vazhdueshme jo kundër xhihadit të përcaktuar nga Kurani i Shenjtë, por kundër koncepteve të rreme të tij të përhapura mes muslimanëve dhe jomuslimanëve. Rruga për largimin e këtyre ideve të gabuara u hap me vendosjen e dy parimeve:

KUPTIMI I VËRTETË I LËVIZJES AHMEDIA

68 Xhihadi, fq. 5-6.

Page 51: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

1. Që Xhihad do të thotë të përpiqesh në nivelin e aftësive dhe fuqive të tua, qoftë me anë të fjalës ose veprave, dhe se kjo fjalë përdoret në këtë kuptim të gjerë në Kuranin e Shenjtë.

2. Se kur përdoret në kuptimin më të ngushtë të luftës, ai nënkupton luftën vetëm për vetëmbrojtje.

Nëse, si pasojë, të gjitha përpjekjet për të transmetuar mesazhin e Islamit te jomuslimanët me predikime të thjeshta, ose ato që mund të quhen beteja shpirtërore, qëndrojnë brenda kuadrit të xhihadit, nga ana tjetër një luftë e nisur për propagandimin e Islamit, nëse një e tillë është ndërmarrë ndonjëherë nga një sundimtar musliman, ka qenë plotësisht jashtë domethënies së vërtetë të xhihadit, pasi ka qenë kundër parimit themelor të vendosur në Kuranin e Shenjtë se “nuk ka dhunë në fe.”69 Në rast se ai ka folur për kundërshtimin e xhihadit, kjo ka qenë për këtë ide të gabuar të fjalës xhihad, jo për xhihadin e ngulitur nga Kurani i Shenjtë, çdo fjalë të të cilit, ai besonte se ishte një shpallje hyjnore që nuk mund të kundërshtohej deri në Ditën e Gjykimit. Këtu është një fragment tjetër nga pamfleti i cituar më sipër:

“Grindja e tyre se, meqenëse xhihadi u lejua në ditët e para (të Islamit), nuk ka arsye se pse të ndalohet sot është plotësisht e gabuar. Ajo mund të kundërshtohet në dy mënyra; së pari, që ky përfundim është nxjerrë nga supozime të gabuara dhe se Profeti ynë i Shenjtë nuk e përdori kurrë shpatën kundër askujt, përveç atyre që e morën të parët shpatën (kundër muslimanëve) ... së dyti, se edhe nëse për hir të argumentit supozojmë se në Islam ka pasur një xhihad të tillë si mendojnë këta Maulavi, ky urdhër përsëri nuk qëndron më, pasi është thënë se kur të shfaqet Mesia i Premtuar do të ketë një fund të xhihadit me shpatë dhe të luftërave fetare.”70

Do të shikojmë se ideja mbizotëruese se Islami e lejoi xhihadin për përhapjen e fesë kundërshtohet në dy mënyra. Së pari, thuhet se ky koncept i xhihadit është kundër Kuranit të Shenjtë dhe Haditheve, pasi Profeti i Shenjtë e përdori shpatën vetëm për vetëmbrojtje, jo për

1. XHIHADI NUK ËSHTË MOHUAR NGA THEMELUESI

69 Kurani, 2:25670 Xhihadi, fq. 6

Page 52: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

propagandimin e fesë. Për më tepër, shtojmë se edhe nëse për hir të argumentit supozojmë se xhihadi për propagandimin e fesë është ndërmarrë (në pjesën e parë është shpjeguar qartë se kjo nuk është ndërmarrë kurrë nga Profeti i Shenjtë) një xhihad i tillë nuk mund të ndërmerret tani, pasi është thënë për Mesinë e Premtuar se ai do t’u japë fund luftërave (fetare), yad al-harb, siç thuhet qartë te Buhari. Ajo që synohet është që një xhihad në kundërshtim me mësimet e Kuranit të Shenjtë dhe praktikës së Profetit të Shenjtë, nëse ka pasur një të tillë, ishte pa dyshim rezultat i disa ideve të gabuara dhe, sipas haditheve të cituara më sipër, Mesia i Premtuar do të largojë idetë e gabuara dhe t’u japë kështu fund luftërave të tilla.

Ky qëndrim bëhet edhe më i qartë në një letër në arabisht drejtuar muslimanëve të botës dhe përbën një shtojcë të librit të tij, Tuhfah Golarwiya. Në këtë letër ai thotë:

“Nuk ka asnjë dyshim se kushtet e paraqitura për xhihad (në Kuranin e Shenjtë) nuk mund të hasen në kohën e sotme dhe në këtë vend, prandaj është e ndaluar për muslimanët të luftojnë për (propagandimin) fenë dhe të vrasin dikë që hedh poshtë Ligjin e Shenjtë, pasi Zoti e ka bërë të qartë paligjshmërinë e xhihadit kur ka paqe dhe siguri.”71

Këtu është bërë e qartë se xhihadi me shpatë lejohet nga Islami vetëm në disa kushte të caktuara dhe meqenëse ato kushte nuk hasen në kohën e sotme në vendin ku jeton shkrimtari, xhihadi me shpatë është i paligjshëm. Ky argument na çon në përfundimin final se xhihadi mund të jetë i ligjshëm në një vend tjetër ku ekzistojnë kushtet e domosdoshme të përcaktuara në Kuranin e Shenjtë, ose edhe këtu kur këto kushte kanë ndryshuar. Këto kushte janë thënë qartë në Librin e Shenjtë:

“Dhe luftoni në rrugën e Zotit kundër atyre që luftojnë kundër jush dhe mos jini agresiv sepse Zoti nuk i do agresorët.” (2:190)

Mund të përmendet një akuzë tjetër lidhur me këtë qëndrim ndaj qeverisë britanike në Indi. Sikhët, të cilët sundonin Punxhabin para ardhjes së pushtimit britanik, jo vetëm që kishin përzënë familjen e Hazret Mirza

KUPTIMI I VËRTETË I LËVIZJES AHMEDIA

nga pronat e tyre, por në ditët e tyre të fundit kishte një mungesë të tillë rendi në vend, që e bëri të pamundur jetën e muslimanëve, të cilëve nuk iu lejohej ushtrimi i lirë i fesë së tyre ndërsa kultura e tyre ishte në prag

71 Tuhfah Golarwiya, Suplement, fq. 30.

Page 53: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

të zhdukjes. Në këtë kohë qeveria britanike hyri dhe i shpëtoi muslimanët nga asgjësimi. Kështu njerëzit që kishin parë me sytë e tyre fatkeqësitë e muslimanëve, si dhe pasardhësit e tyre, e konsideruan qeverinë britanike si një bekim, pasi nëpërmjet saj ata u shpëtuan. Mirza Ghulam Ahmed nuk ishte i vetëm që vlerësonte qeverisjen britanike për lejimin e lirive të plota të fesë dhe ndërgjegjes dhe për vendosjen e paqes atje ku më parë kishte anarki dhe mungonte ligji. Të gjithë shkrimtarët e asaj kohe e panë si një detyrë të tyre krijimin e hapësirave për shprehje të ngjashme besnikërie dhe falënderimi. Sër Sayed Ahmed Khan, i cili zuri një vend mes muslimanëve që nuk i ishte dhënë asnjë udhëheqësi tjetër deri në kohën e tij, shkroi me të njëjtën forcë si edhe Mirza Ghulam Ahmed. Edhe pasuesit e Wahabit, që për një kohë të gjatë ishin në “listat e zeza” të qeverisë, nga kulmet e shtëpive të tyre deklaruan besnikërinë ndaj qeverisë. Maulawi Muhammad Jabbar, udhëheqësi i shquar, ithtar i Lëvizjes së Abdul Uahabit, shkroi:

“Para së gjithash, falënderoj qeverinë nën të cilën ne mund të mësojmë publikisht, pa asnjë lloj ndërhyrje dhe nën goditjet e daulleve doktrinat fetare të besimit tonë të pastër, dhe mund tu përgjigjemi kundërshtarëve tanë qoftë të krishterë apo të tjerë, me të njëjtën monedhë. Liri të tilla fetare ne nuk mund t’i kemi as nën Sulltanin e Turqisë.”72

Një udhëheqës tjetër i shquar i Ahl Hadith, Maulawi Muhammad Hussain i Batalas shkroi:

“Duke konsideruar Ligjin Hyjnor dhe gjendjen aktuale të muslimanëve, ne kemi thënë se kjo nuk është koha e shpatës.”73

Nawab Siddiq Hasan Khan, një udhëheqës dhe shkrimtar tjetër i madh shkoi edhe më tej:

1. XHIHADI NUK ËSHTË MOHUAR NGA THEMELUESI

“Një lexim i librave historikë tregon se paqja, siguria dhe liria që të gjithë njerëzit kanë marrë nën këtë regjim, nuk është arritur kurrë në asnjë regjim tjetër.”74

72 Barakat-i-Islam, faqja e parë, 2.73 Isha’at al-Sunnah, Safar, 1301 A.H., fq. 366.74 Tarjuman Wahabia, fq. 8.

Page 54: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

“Kushdo që shkon kundër tij (d.m.th. besim dhe besnikëri ndaj regjimit britanik), jo vetëm që është një dëmtues në sytë e sundimtarëve, por do të jetë edhe më i largët nga ajo që kërkon Islami dhe nga rruga e besnikërisë, dhe do të vlerësohet si shkelës i marrëveshjes, i pabesë në fenë e tij dhe autor i mëkatit më të madh, ndërkohë që gjendja e tij do të bëhet e qartë në ditën e gjykimit.”75

Kishte edhe një arsye tjetër për qëndrimin e Hazret Mirza Ghulam Ahmedit ndaj regjimit britanik. Ai pretendonte se ishte Mehdiu i Premtuar dhe, meqenëse emri i Mehdiut ishte i lidhur me shpatën, qeveria për shumë vite e shikonte Lëvizjen Ahmedia me mosbesim, duke menduar se Themeluesi mund të ngrinte në çdo kohë një revoltë kundër saj. Për të larguar këtë përshtypje të gabuar Hazret Mirza vuri theksin në besnikërinë e tij ndaj regjimit britanik. Për më tepër, ai po ngrinte themelet e një shoqërie misionare me qëllimin fisnik të përhapjes së Islamit në të gjithë botën, dhe një shoqëri e tillë mund ta kryente punën e saj vetëm duke qëndruar besnike ndaj qeverisë të vendosur nga ligji në çdo vend dhe duke qëndruar të përmbajtur nga të gjitha trazirat politike.

Shtojcë 2

A ndërmori Themeluesi sulme përgojuese kundër Jezusit dhe nënës së tij?

Ky është përsëri një keqinterpretim i plotë i asaj që shkroi ai. Si mundet që një njeri që shfaq besimin e Islamit të abuzojë një profet të Zotit, kur ai duhet të besojë në atë profet? Jezus Krishti (Isai) është përmendur qartë në Kuranin e Shenjtë si një profet, dhe çdo musliman duhet ta nderojë atë si të tillë. Dy çështje duhet të mbahen mirë parasysh, për të kuptuar natyrën e shkrimeve për të cilat janë ngritur kundërshtime.

E para është natyra e polemikës që u vijua nga misionarët e krishterë në Indi në çerekun e fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Predikimi i misionarëve të krishterë, deri pak kohë më parë kishte një karakter shumë të ndryshëm nga ai që ka sot. Në ato kohë, misionarët e krishterë kishin përshtypjen se sa më i zi të ishte imazhi që krijonin për Profetin e 75 Tarjuman Wahabia, fq. 23-24.

Page 55: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

Islamit, aq më i madh do të ishte suksesi i tij në tërheqjen dhe kthimin e njerëzve nga muslimanë; dhe kjo përshtypje u bë edhe më e fortë kur misionarët shikonin rezultatet. Jo vetëm disa njerëz të pasur nga mesi i muslimanëve, por edhe disa maulavi me reputacion, kaluan në kampin e krishterë, dhe për të arritur favorizimet e sundimtarëve të tyre evropianë, këta dishepuj të rinj ndërmorën një propagandë jashtëzakonisht fyese kundër Islamit aq sa ndezën zemërimin musliman. Disa nga librat e diskutueshëm të krishterë të asaj kohe duhet të klasifikohen vërtet si literatura më e pafytyrë fetare që janë krijuar ndonjëherë, përveç faktit që themeluesi i Aria Samaxh dhe disa ithtarë të verbër të tij, imituan misionarët e krishterë, dhe më pas, predikuesi Aria Samaxhist ua kaloi madje misionarëve të krishterë në artin e fyerjes.

Sot është e vështirë të përfytyrosh se si mund të shkruhen gjithë ato gjëra në emrin e fesë. Masih al-Dajjal nga Ramchand (1873), Sirat al-Masih wal Muhammad nga Hirësi Thakurdas (1882), Andruna Bible nga Abdullah Atham, ku është bërë përpjekje për të treguar se Profeti ynë i Shenjtë ishte antikrishti dhe dragoi i zbulesës, Muhammad ki Tawarikh ka Ijmal nga Hirësi William (1891), Taftish al-Islam nga Hirësi Rodgers (1870), Nabi-i Ma'thum, botuar nga Shtypi i Misionit Amerikan i Ludhiana (1884) dhe dhjetëra libra të tjerë e qindra traktate janë të gjitha

2. AKUZA E RREME E SULMEVE KUNDËR JEZUSIT

në vazhdën e epiteteve abuzivë që i hidhen Profetit të Shenjtë dhe shokëve të tij, ku çdo shkrimtar bënte përpjekje për t’ia kaluar të tjerëve në shpifje. Cilësimi i Profetit të Shenjtë si një mashtrues, Dexhall ose antikrisht, gënjeshtar, bandit, skllav të pasioneve të veta seksuale epshi i të cilave nuk njihte kufi, dhe veshja e çdo krimi të përfytyrueshëm, u bë një zakon te këta kundërshtarë të krishterë. Faqe të tëra të shkrimeve të përmendura më sipër dhe të tjera të së njëjtit lloj janë plot me përshkrime të tilla si më poshtë:

“Nëse ai (Profeti i Islamit) kundërshtoi Ungjijtë nuk ka asgjë për tu habitur, sepse të gjithë ata që përkulen në botë dhe janë adhurues të epshit të tyre veprojnë kështu.”

“Epshi seksual ... ndeshet te Muhamedi në një nivel të tepërt kështu që ishte gjithmonë skllav i tij. Muhamedi, si arabët e tjerë, nga vetë pamja e tij duket se është një adhurues i grave.”

“Rasti i ligjit për martesën me gruan e një djali të adoptuar ishte flaka e epshit e Muhamedit kur pa Zejneben të zhveshur.”

Page 56: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

“Feja e Papës dhe feja e Muhamedit janë dy nofullat e Dragoit.”

“Kryebandit, një grabitës, një vrasës i njerëzve me komplote të fshehta.”

“Kur rastësisht vështrimi i tij ra mbi bukurinë e saj, dashuria mëkatare pushtoi zemrën e tij, dhe për të përmbushur dëshirën e tij të ligë ai e rregulloi që të merrte leje nga Zoti.”

“Ne nuk mund t’i vëmë emër tjetër pretendimit të tij si profet përveç se mashtrim ose dinakëri.”

“E gjithë kjo ishte një trillim i Muhamedit, ai ishte një skllav i pasioneve të tij.”

“Karakteri i tij nuk i sjell dobi në asnjë mënyrë postit të një profeti; ai ishte një skllav i pasioneve të tij, i mbushur me frymën e hakmarrjes dhe egoist, një ndjekës i skajshëm i dëshirave të tij

KUPTIMI I VËRTETË I LËVIZJES AHMEDIA

të ulëta. Kurani është një falsitet, trillimi i tij, që e nxiti skllavërinë ndaj pasionit dhe epshin e tij.”

“Fjala e tij dhe mënyrat e tij u rritën në ligësi me kalimin e moshës.”

Këto janë vetëm disa shembuj të shkrimeve të misionarëve të krishterë në ato kohë. Në fakt, kaq të ashpra po bëheshin këto literatura sa, kur Hirësi Imad-ud-Din, një Maulavi që ishte kthyer në Krishtërim, botoi shkrimet e tij, ato u vlerësuan aq shumë abuzive sa edhe vetë të krishterët filluan të shfaqnin pakënaqësi për to, dhe Shmas al-Akhbar i Lucknow, një gazetë misionare e krishterë, u detyrua të paraqesë një paralajmërim kundër fyerjeve të shkrimeve të Imad-ud-Din, duke shkruar se “nëse do të kishte përsëri një rebelim si ai i vitit 1857, ai do të ndodhte për shkak të gjuhës abuzive dhe fyese të shkrimeve të tij.” Nuk kishte asnjë ekzagjerim në paralajmërimin e dhënë nga gazeta e krishterë. Muslimanët nuk janë kurrë aq të cënuar sa kur abuzohet me Profetin e tyre. Ai mund të durojë edhe fyerjen më të madhe, por e vetmja gjë që nuk do të durojë është abuzimi me Profetin e Shenjtë Muhamed. Vitet e fundit na kanë sjellë përballë shumë rasteve të kësaj dashurie të rrënjosur të muslimanëve për Profetin e tyre. Sa muslimanë të rinj kanë humbur

Page 57: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

ekuilibrin e tyre mendor dhe kanë drejtuar një pistoletë kundër një ofenduesi të Profetit, duke e ditur mjaft mirë se për këtë duhet të paguajnë me jetën e tyre! Askush nuk mund të masë dashurinë e një muslimani për Profetin e tij. Është një fakt se dhimbja nga abuzimi me Profetin e prek aq thellë zemrën e një muslimani, sa ai zemërohet tej mase dhe përgjegjësia për këtë fakt duhet të ndërmerret nga autoriteti më i lartë ekzekutiv, edhe nëse Gjykata e Lartë e Drejtësisë nuk mund të japë një interpretim më liberal të ligjit të tokës por duhet të vendosë një dënim me vdekje për të rinjtë që kanë humbur ekuilibrin mendor nga një zemërim i tillë.

Nuk do të ishte e habitshme nëse rrjedha mjaft fyese e polemizuesve të krishterë do të zemëronte një mbrojtës musliman të Besimit si Themeluesi i Lëvizjes Ahmedia, në një masë të tillë sa ai të bënte komente të padenja për të dhe për kauzën që mbështet. Sidoqoftë, ai e ruajti ekuilibrin e tij mendor dhe përvetësoi një metodë polemizuese që në një kohë të shkurtër, i bëri misionarët e krishterë të kuptonin se metodat e tyre duhet të ndryshonin, dhe kjo është çështja e dytë që duhet të mbahet parasysh. Ajo ishte një metodë e thjeshtë. Cili do të ishte

2. AKUZA E RREME E SULMEVE KUNDËR JEZUSIT

imazhi i Jezus Krishtit nëse ai do të kritikohej dhe debatohej në mënyrën që misionarët e krishterë kritikuan dhe debatuan për Profetin e Shenjtë të Islamit? Në fakt, asgjë më pak se kjo nuk do të bënte një misionar të krishterë të kuptonte se sa rëndë po i fyente ndjenjat muslimane. Për këtë arsye, kur Hazret Mirza përdori këtë metodë për herë të parë ai shkroi me fjalë të thjeshta:

“Meqenëse Hirësi Fateh Masih i Fatehgard, rajoni Gurdaspur, na ka shkruar një letër shumë fyese, dhe në të ka akuzuar Drejtuesin tonë, Profetin e Shenjtë Muhamed për marrëdhënie jashtëmartesore, dhe ka përdorur për të shumë fjalë fyese dhe abuzuese, për këtë arsye është e nevojshme që të botohet një përgjigje ndaj letrës së tij. Ky pamflet është shkruar për këtë qëllim. Shpresoj se misionarët e krishterë do ta lexojnë me kujdes dhe nuk do të fyhen nga fjalët e tij, pasi kjo metodë është krejtësisht rezultat i fjalëve të ashpra dhe abuzimit të ulët të Fateh Masih. Por ne ende ruajmë çdo vlerësim për lavdinë e shenjtë të Jezus Krishtit dhe në përgjigje të fjalëve abuzive të Fateh Masih, flitet vetëm për një Mesi imagjinar (fardi Masih).”76

76 Nur al-Quran, fq. 1.

Page 58: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

Ky qëndrim është bërë i qartë vazhdimisht nga Themeluesi në shkrimet e tij, por persona të interesuar vijojnë propagandën e rreme duke shpërfillur shpjegimin. Kështu që M. Zafar ‘Ali i Zamindar i vesh fjalët e mëposhtme Hazret Mirzait:

“Jezus Krishti është një mendje e ligë dhe imponues. Ai ishte armik i të drejtëve. Ne nuk mund ta quajmë atë as fisnik, dhe aq më pak një profet (Anjam Atham, fq. 9).”

Kushdo që i referohet faqes 9 të librit të përmendur, do të shikojë se shkrimtari është fajtor për një akuzë të rreme. Fragmenti që ndeshet në libër vijon si më poshtë:

“Në të njëjtën mënyrë, Fateh Masih një jobesimtar, në letrën që më është drejtuar mua, e quan Profetin tonë të Shenjtë një shkelës kurore dhe ka abuzuar me të në shumë mënyra të tjera.

KUPTIMI I VËRTETË I LËVIZJES AHMEDIA

Për këtë arsye ky paragraf i ulët ... na detyron të shkruajmë diçka për Yasunë (Jezusin) e tyre, dhe ti njoftojmë muslimanët se Zoti nuk ka përmendur ndonjë Yasu në Kuranin e Shenjtë. Misionarët e krishterë thonë se Yasu ishte ai person që deklaroi se ishte Zoti dhe e quajti Musanë (Moisiun) e Shenjtë një hajdut dhe mashtrues, dhe nuk besoi në ardhjen e Profetit të Shenjtë, dhe tha se pas tij do të vinin vetëm profetë të rremë. Ne nuk mund ta quajmë një person të tillë imponues mendjeligë dhe armik të të drejtëve si një fisnik, dhe aq më pak një profet.”

Midis citimeve të dhëna nga M. Zafar ‘Ali dhe fragmentit që ndeshet në libër ndodhet dallimi midis qiellit dhe tokës. Themeluesi i Lëvizjes Ahmedia nuk shkroi kurrë që Jezus Krishti ishte imponues dhe mendjeligë. Në anën tjetër, duke mbështetur parimin që ai e bëri të qartë në Nur al-Quran, siç u tha më sipër, ai thjesht i tregon kundërshtarit të tij Fateh Masih se Mesia imagjinar i të krishterëve (fardi Masih), i cili nuk ishte i njëjtë me Mesian e Kuranit të Shenjtë (Mesia i vërtetë) mund të përshkruhet, bazuar në shkrimet e krishtera, si një njeri imponues dhe mendjeligë, në rast se metoda e kritikës e përdorur nga të krishterët në rastin e Profetit të Shenjtë Muhamed të cilin e quajtën shkelës kurore, do të ndiqej në rastin e Krishtit të tyre. Është pikërisht imazhi imagjinar i Mesias që kanë vizatuar misionarët e krishterë që dënohet nga Themeluesi i Lëvizjes Ahmedia, dhe jo vetë Mesia. Tani, sipas besimit

Page 59: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

musliman, nëse një njeri e quan veten Zot dhe dënon shërbëtorët e drejtë të Zotit si hajdutë dhe mashtrues, ai është pa dyshim një njeri imponues dhe mendjeligë. Muslimanët besojnë, e po kështu edhe Themeluesi, se Jezus Krishti nuk tha kurrë se ai ishte Zoti, dhe se nuk dënoi kurrë shërbëtorët e tjerë të drejtë të Zotit, për këtë arsye ata besojnë se imazhi i Mesias i vizatuar nga të krishterët nuk është imazhi i njeriut që jetoi në të vërtetë, por i atij që ekziston vetëm në imagjinatën e krishterë. Hazret Mirzai dënon pikërisht këtë imazh imagjinar por edhe këtë e bëri vetëm për arsyen se misionarët e krishterë duhet të ndalonin abuzimin ndaj Profetit të Shenjtë të Islamit.

Duhet të mos harrojmë se kjo metodë e kthimit me të njëjtën monedhë ndaj misionarëve të krishterë u përdor nga udhëheqës të tjerë të njohur muslimanë para Themeluesit të Lëvizjes Ahmedia. Kështu që Maulana Rahmat Allah shkruan në parathënien e librit të tij Izala Auham:

2. AKUZA E RREME E SULMEVE KUNDËR JEZUSIT

“Meqenëse misionarët e krishterë janë të pasjellshëm në fjalët dhe shkrimet e tyre ndaj njeriut më të mirë, Profetit tonë të Shenjtë, dhe ndaj Kuranit të Shenjtë dhe Haditheve të profetit, ... prandaj ne jemi detyruar t’ua kthejmë me të njëjtën monedhë... Në asnjë mënyrë nuk është në besimin tim të flas për një profet me shprehje përçmuese.”

Kohët e fundit, edhe organi zyrtar i Jami’at al-‘Ulema’ i Delhi, al-Jam’iyya i datës 20 nëntor 1932 shkroi në përgjigje të disa misionarëve të krishterë:

“Personi që të krishterët gabimisht e njohin për Mesian ishte në të vërtetë armiku i Mesias dhe ai nuk ka të bëjë aspak me Islamin dhe Kuranin. Dhe asnjë musliman nuk beson në të.”

Një shembull i vazhdës së propagandës së rreme kundër Themeluesit të Lëvizjes Ahmedia është deklarata e botuar gjerësisht nga M. Zafar ‘Ali në letrën e tij Zamindar, që mban titullin “Një letër e hapur për Mbretin e Anglisë” ku ai thotë se Mirza Ghulam Ahmed ka akuzuar Marinë (Merjemen) për shkelje kurore dhe Krishtin e ka quajtur një bastard. Kur ai u sfidua të paraqiste një citim të vetëm në mbështetje të deklaratës së tij, ai qëndroi i heshtur megjithëse vazhdoi të përsëriste akuzat e pabaza. Pa marrë këtë gjë parasysh, është e qartë se një musliman që beson në Kuranin e Shenjtë nuk mund të bëjë një deklaratë të tillë të çmendur si

Page 60: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

ajo që i vishet Themeluesit të Lëvizjes Ahmedia, por publiku është ushqyer me këto gënjeshtra nga armiqtë e betuar të kësaj lëvizjeje. Pa akuzuar aspak Marinë për shkelje kurore dhe Jezusin si bastard, Mirza Ghulam Ahmed flet në vazhdimësi për lindjen e mbinatyrshme të Jezus Krishtit. Tre citimet e mëposhtme do të jenë të mjaftueshme për këtë qëllim:

“Një nga doktrinat që ne besojmë është se Jezus Krishti dhe Gjon Pagëzori lindën të dy në mënyrë të mbinatyrshme ... Dhe sekreti në krijimin e Jezusit dhe Gjonit në këtë mënyrë ishte manifestimi i një mrekullie të madhe ... Dhe gjëja e parë që Ai (Zoti) bëri për të realizuar këtë ishte krijimi i Jezusit pa një baba përmes manifestimit të fuqisë hyjnore.”77

KUPTIMI I VËRTETË I LËVIZJES AHMEDIA

“Arsyeja ku mbështetet kjo është krijimi i tij (Jezus Krishtit) pa veprimin e një babai njerëzor dhe synimi i saj ishte se një pjesë e caktuar e hebrenjve, Saduçenjtë, ishin kundërshtarë të ringjalljes, kështu që Zoti iu tregoi atyre përmes Profetëve të Tij se një fëmijë nga komuniteti i tyre do të lindte pa një baba, dhe kjo do të ishte shenja e së vërtetës së Ringjalljes.”78

“Ligjëruesi (Aria Samaxhist) kundërshtoi gjithashtu se Maria lindi një djalë nga Shpirti i Shenjtë dhe se Jezusi u lind vetëm nga Maria. Përgjigja është se kjo u bë nga i njëjti Zot që, sipas mësimeve të Aria Samaxh, krijon miliona njerëz në fillesat e çdo krijimi të ri, ashtu si perimet dalin nga toka. Në rast se, sipas mësimeve të Vedave, Zoti e ka krijuar botën miliona herë, jo pambarimisht në këtë mënyrë, dhe nuk ka pasur nevojë që burrat e gratë të bashkoheshin për lindjen e një fëmije, ku qëndron e keqja nëse Jezusi lindi në të njëjtën mënyrë.”79

Citimet e mësipërme duhet të jenë të mjaftueshme për të bindur edhe armikun më të madh të lëvizjes se Themeluesi i saj besonte me sinqeritet se Jezusi lindi nga Maria pa bashkimin e saj me një burrë. Themeluesi jo vetëm që shpreh besimin e tij mbi këtë çështje, por edhe i përgjigjet kundërshtimeve të Aria Samaxh dhe thekson faktin se Jezus Krishti lindi pa një baba njerëzor. Si mund të akuzojë ai Marinë për shkelje kurore kur ai vazhdimisht deklaron se ajo nuk ka pasur asnjë bashkim të ligjshëm

77 Mawahib al-Rahman, fq. 70-72.78 Hamamat al-Bushra, fq. 90.79 Chashma Ma’rifah, fq. 217.

Page 61: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

me një burrë para lindjes së Jezus Krishtit? Në dritën e këtyre deklaratave të qarta, të thuash se ai vlerësonte se Maria ka shkelur kurorën ose se e ka quajtur Jezusin bastard është një gënjeshtër e pafytyrë, megjithatë publiku pritet të përvetësojë pikërisht shpifje të tilla, dhe kështu ndodh në të vërtetë.

Shtojcë 3

Përdorimi i gjuhës së ashpër kundër ‘ulemasë’80

Një akuzë tjetër kundër Themeluesit është se, në marrëdhëniet e tij me ‘ulemanë’ dogmatike, ai ishte shumë i ashpër. Në fakt, Hazret Mirza Ghulam Ahmedi edhe në këtë rast ia ktheu ‘ulemasë’ kundërshtarë me të njëjtën monedhë. Sapo ai deklaroi se Jezus Krishti ka vdekur dhe se ai vetë ishte Mesia që pritej të shfaqej mes muslimanëve, ata e akuzuan atë me shprehjet më fyese dhe e cilësuan me epitetet më të urryera që mund të mendonin. Më poshtë jepen vetëm disa shembuj të marra nga faqet e Isha’at al-sunnah, një botim periodik nga Maulawi Muhammad Husain i Batalas që ishte shndërruar në zëdhënësin e ‘ulemasë’.

“Armiku i fshehur i Islamit”; “Musalama i dytë”; “Dexhalli; “një gënjeshtar”; “atij duhet t’i nxihet fytyra, dhe t’i lidhet një litar në qafë dhe gjerdan këpucësh t’i vihen sipër, dhe në këtë gjendje të përshkojë qytetet e Indisë”; “një djall, një mëkatar”; “Zindik”; “më i pacipi”; “më i keq se Dexhall”; “ka mënyrat e horrave dhe hienave, por më shumë të bishave dhe egërsirave”; “pinjoll i Halaku Khan dhe Changez Khan, turqit jobesimtar, kjo tregon se ti je në të vërtetë një ...”

Literatura e krijuar kundër Hazret Mirzait gëlon nga epitete të tilla fyese dhe akoma më të këqija; nuk mund të gjejmë dot një fjalë abuzive që nuk është përdorur kundër tij, për shkak se ai deklaroi se ishte Mesia i Premtuar. Përveç kësaj, fetvaja u lëshuan kundër Themeluesit dhe anëtarëve të Lëvizjes Ahmedia, duke i deklaruar ata se ishin shumë të ndyrë për të vënë këmbën në xhami, duke deklaruar se edhe trupat e tyre nuk ishin të denjë për varrezat muslimane, e duke i shpallur martesat e tyre të jashtëligjshme dhe pronat e tyre një pre të ligjshme për të tjerët, kështu që nuk ishte mëkat marrja e tyre në çdo mënyrë.80 Themeluesi i Lëvizjes Ahmedia, botimi 1984, fq. 88-92

Page 62: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

Ishte ‘ulemaja’ e këtij lloji që Themeluesi i Lëvizjes Ahmedia iu drejtua me ashpërsi dhe, nëse ai në disa raste u përgjigj dhe iu dha një emër të keq njerëzve të tillë të papërgjegjshëm që kishin humbur çdo

KUPTIMI I VËRTETË I LËVIZJES AHMEDIA

gjykim të drejtësisë dhe mirësjelljes, nuk mund të fajësohet sipas çdo kodi moral. Prandaj ai shkruan në një nga librat e tij të fundit:

“Ata ‘ulema’ të ditëve të fundit që Profeti i Shenjtë i ka quajtur Jahud të këtij umeti janë veçanërisht ata Maulavi që janë kundërshtarë të Mesias së Premtuar dhe janë armiqtë e tij të betuar dhe që po bëjnë gjithçka mundin për të bërë atë të papërfillshëm dhe për të quajtur atë kafir, jobesimtar dhe Dexhall ... Por ata ‘ulema’ që nuk i përkasin kësaj kategorie, ne nuk mund t’i quajmë Yahud të këtij umeti.”81

Diku tjetër, duke shpjeguar qëndrimin e tij, ai thotë:

“Ky përshkrim i yni për ta nuk qëndron për të drejtët, por për të djallëzuarit mes tyre.”82

Nuk mund të mohohet se një klasë e caktuar e ‘ulemasë’ përfliten me fjalë shumë të ashpra në vetë Hadithet. Për këtë arsye, në një hadith, ‘ulemaja’ e ditëve të fundit përshkruhen si “më të këqijtë e të gjithëve nën kupën e qiellit”, dhe shtohet: “Nga mesi i tyre do të rrjedhë fatkeqësia dhe te ata do të kthehet përsëri”.83 Sipas një hadithi tjetër, Profeti i Shenjtë raportohet se ka thënë:

“Do të vijë mbi umetin tim një kohë sprove e madhe, dhe njerëzit do të kërkojnë ndihmë te ‘ulemaja’ e tyre, dhe kujdes se ata do të shikojnë aty majmunë dhe derra.”84

Ka gati një konsensus të opinionit se ajo që thuhet për gjendjen mëkatare të ‘ulemasë’ është bërë realitet në epokën e sotme. Duke shkruar pak para Themeluesit të Lëvizjes Ahmedia, Nawab Siddiq Hasan Khan shkroi në librin e tij, Kashf al-Litham, për këto rezultate, duke pranuar qartë se kjo gjendje e ‘ulemasë’ mund të provohet lehtë në kohën e sotme. Të paktën është e sigurt se prishja e ‘ulemasë’ dhe ardhja e

81 Barahin Ahmadiyya, Pjesa V, fq. 114.82 Al-Huda, fq. 68.83 Baihaqi, kitab Shu’b al-Iman.84 Kanz al-‘Ummal, vol. vii, fq. 190

Page 63: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

Mesisë përshkruhen si ngjarje të njëkohshme. Është e sigurt se ‘ulemaja’ në këtë epokë i kanë bërë dëmin më të madh Islamit me grindjet mes tyre

3. PËRDORIMI I GJUHËS SË ASHPËR

dhe shterimin e energjive kombëtare në përçarjet e brendshme, duke mos u kujdesur të paktën për vuajtjet e vetë Islamit. Ata kanë braktisur plotësisht detyrën e tyre kryesore të mbështetjes së kauzës së Islamit kundër forcave kundërshtuese dhe i kanë sjellë atij edhe më shumë zhvlerësim, me paragjykimet e tyre në luftën mes tyre mbi çështjet më të parëndësishme,85 duke e shndërruar veten dhe vetë Islamin, mbrojtës të së cilit duhet të jenë, në gazin e botës. Në rast se këta njerëz, kur iu kujtua detyra e tyre, u kthyen kundër njeriut që u caktua të udhëheqë Islamin drejt triumfit, dhe hodhën epitete abuzive të së gjitha llojeve mbi të, duke penguar kështu punën e madhe që ai do të përmbushte, ai ishte i justifikuar për t’i quajtur ata fëmijë të padenjë të Islamit, dhe, në sensin shpirtëror, pasardhës të paligjshëm të paraardhësve të tyre të shquar.

85 Një polemikë shumë e ashpër është zhvilluar në botën muslimane për theksimin e Amin që thuhet pas Fatihah në lutje, shumica që shprehen se duhet të thuhet me zë të ulët dhe një pakicë e vogël, përkrahës të Lëvizjes së Abdul Vehabit, që besojnë se duhet të thuhet me zë të lartë. Sa shpesh ka ndodhur që atmosfera e shenjtë dhe e qetë një lutje kongregacionale të shqetësohet nga fillimi i goditjeve për të rrahur një anëtar fatkeq të kongregacionit që ndodhi të shqiptonte Amin me zë të lartë! Çështjet kanë vajtur deri te Gjykata e Lartë e Drejtësisë për të përcaktuar të drejtën e një pjese për t’i thënë lutjet e tyre në xhami të caktuara që janë ndërtuar nga muslimanë të një bindje tjetër. Edhe kjo bëhet e parëndësishme kur zbulohet se po bëhet një betejë e madhe mbi shqiptimin e shkronjës dzad që disa e lexojnë dad dhe të tjerë zad, shqiptimi i vërtetë i së cilës qëndron diku në mes të të dyjave, dhe fetvaa të kufrit janë dhënë kundër njeri-tjetrit për një çështje që një njeri që ka sadopak logjikë të shëndoshë nuk do ta merrte parasysh.

Page 64: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

Libra mbi Islamin

Literaturë e njohur në të gjithë botën krijuar ngaLahore Ahmadiyya Islamic Society

“Ndoshta asnjë njeri i gjallë nuk ka bërë një shërbim më të gjatë dhe të vlefshëm për rigjallërimin e Islamit se sa Maulana Muhammad Ali i Lahores. Veprat e tij letrare, së bashku me ato të të ndjerit Khwaja Kamal-ud-Din, i kanë dhënë famë dhe shkëlqim Lëvizjes Ahmedia” – Marmaduke Pickthall, musliman dhe përkthyes i famshëm britanik i Kuranit të Shenjtë.

Libra nga Maulana Muhammad Ali:

Kurani i Shenjtë 1256 faqeTekst në arabisht, me përkthim në anglisht, shpjegime të plota, parathënie e hollësishme dhe indeks i gjerë. Përkthimi kryesor në anglisht. Që në vitin 1917 ka ndikuar në miliona njerëz në të gjithë botën. Model për të gjitha përkthimet e mëvonshme. Ripunuar tërësisht në 1951.“Të mohosh përsosmërinë e përkthimit të Muhammad Ali, ndikimin që ka ushtruar dhe shërbimin e tij prozelitar, do të ishte si të mohoje dritën e diellit” – Maulana Abdul Majid Daryabadim, udhëheqës i opinionit musliman dogmatik në Indi.“Vepra e parë botuar nga një musliman me një përpikëri të vlefshme për njohuritë e Kuranit dhe që arrin standardet e botimeve moderne” – Amir Ali në Kuranin e Studentit, Londër, 1961

Feja e IslamitNjë vepër e plotë dhe monumentale mbi burimet, parimet dhe praktikat e Islamit. Botuar për herë të parë në vitin 1936.“... një vepër jashtëzakonisht e dobishme, gati e domosdoshme për studentët e Islamit” – Dr. Sir Muhammad Iqbal, filozof i famshëm musliman.“Një libër i tillë është shumë i nevojshëm në një kohë kur në shumë vend muslimane shikojmë njerëz të gatshëm për rigjallërimin e Islamit, që bëjnë gabime pikërisht nga mungesa e këtyre njohurive” – “Kultura Islamike”, Tetor 1936.

Një manual i Hadithit 400 faqeThëniet e Profetit të Shenjtë Muhamed mbi jetën të një muslimani, të klasifikuara sipas temave. Teksti në arabisht, përkthim në anglisht dhe shënime shpjeguese.

Muhamedi, ProfetBiografi e studiuar e Profetit të Shenjtë që analizon detajet e vërteta nga raportet e gabuar. Saktëson shumë ide të gabuara mbi jetën e Profetit të Shenjtë.

Kalifati i Hershëm 214 faqeHistoria e Islamit në katër Kalifatet e para.

Page 65: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

“(1) Muhamedi Profet, (2) Kalifati i Hershëm, nga Muhammad Ali përbëjnë së bashku historinë më të plotë dhe të pranueshme të muslimanëve të hershëm të hartuar deri më sot në anglisht” – “Kultura Islamike”, Prill 1935.

Mendimet jetësore të Profetit Muhamed 150 faqeJeta e Profetit të Shenjtë dhe mësimet e tij mbi tema të ndryshme.

Rendi i Ri i Botës 170 faqeZgjidhja islame për problemet kryesore të botës moderne.

Themeluesi i Lëvizjes Ahmedia Botimi në Sh.B.A. i vitit 1984 100 faqeBiografia e Hazret Mirza nga Maulana Muhammad Ali i cili punoi së bashku me të për tetë vitet e fundit të jetës së Themeluesit.

Botime të tjera kryesore:

Mësimet e Islamit nga Hazret Mirza Ghulam Ahmed. 226 faqeParashtrim i shkëlqyer dhe mjaft i vlerësuar i rrugës islamike për progresin fizik, moral dhe shpirtëror të njeriut, dhënë së pari si një leksion në 1896.“... paraqitja më e mirë dhe më tërheqëse e besimit të Muhamedit që kemi ndeshur deri tani” – ‘Shënimet e Librave Teozofikë’.

Përkthime të tjera në anglisht si dhe libra origjinalë në urdu të Hazret Mirza janë gjithashtu të disponueshëm.

Muhamedi në Shkrimet e Shenjta në Botë nga Maulana Abdul Haque Vidyarthi, 1500 faqe në 3 volume.

Kërkime unike nga studiuesi i gjuhëve dhe i shkrimeve të shenjta fetare, që tregojnë profecitë mbi Profetin e Shenjtë Muhamed në të gjitha shkrimet e shenjta më të rëndësishme në botë.

Ahmediat në Shërbimin e Islamit, nga Naseer A. Faruqui, ish-Drejtuesi i Shërbimit Civil Pakistanez. Fq. 149, printuar në SH.B.A.

Libër i 1983 që trajton besimet, deklarimet dhe arritjet e Hazret Mirza Ghulam Ahmed, si dhe punën e Lëvizjes Lahore Ahmadiyya.

Fetë e Mëdha të Botës, nga znj. U. Samad. 258 faqeHistori të shkurtra nga Jeta e Profetit Muhamed, nga Mumtaz A. Faruqui. 102 faqeHistori të shkurtra nga Jeta e Mesias së Premtuar, nga Mumtaz A. Faruqui. 131 faqe

Islami dhe Krishtërimi nga Naseer A. Faruqui

Për çmimet dhe shpërndarjen e këtyre librave, për pyetje mbi libra të tjerë dhe literaturë falas, ju lutemi kontaktoni: Lahore Ahmadiyya Islamic Society

P.O. Box 3370, Dublin, OH, 43016,U.S.A.

Page 66: Kuptimi i Vërtetë i Lëvizjes Ahmedia nga Maulana Muhammad Ali

Rreth librit

Autori shkruan: “Për shkak të veçorive të tij dalluese nga grupet e tjera islamike në disa aspekte, grupi Ahmedia mund të quhet një sekt ose një shkollë mendimi në Islam, por në fakt është një lëvizje e madhërishme brenda gjirit të Islamit, qëllimi kryesor i të cilës është të zgjojë muslimanët dhe të bashkojë përpjekjet e tyre për përhapjen e Islamit.”

Ai parashtron këto “veçori karakteristike” të interpretimit të mësimeve islamike të paraqitura nga Lëvizja Ahmedia e Lahorës, dhe se si ato pajisin këtë Lëvizje për propagandimin e Islamit në kohët moderne. Broshura përmban gjithashtu tre shtojca që i përgjigjen akuzave të ndryshme të përgjithshme kundër Hazret Mirza Ghulam Ahmedit.

Rreth autorit

Maulana Muhammad Ali (vdekur 1951) është autor i mirënjohur i mjaft librave të vlerësuar mbi Islamin, përfshirë përkthimin e tij në anglisht të Kuranit të Shenjtë me komente të detajuara. Në vitin 1900, pas arritjes së një rekordi të shquar akademik, ai u thirr nga Hazret Mirza Ghulam Ahmedi, muxhadid i epokës dhe Mesia i Premtuar, për të përkushtuar jetën e tij në shërbim të Islamit. Ai u bashkua menjëherë me Reformuesin e shquar të Kadian, që e caktoi atë si kryeredaktor të gazetës në anglisht të kësaj lëvizje, Pasqyra e Feve. Më vonë, Mesia i Premtuar e caktoi atë Sekretar të organizmit drejtues të Lëvizjes Ahmedia.

Në vitin 1914, gjashtë vjet pas vdekjes së Mesisë së Premtuar, kur lindi një rrezik i brendshëm që kërcënonte të ndryshonte karakterin e vërtetë të Lëvizjes, Maulana së bashku me figura të tjera drejtuese në Lëvizje themeloi Ahmadia Anjuman Isha’at Islam në Lahorë, për të vazhduar misionin e madhërishëm të Reformatorit për propagandimin e Islamit në botë, dhe për të ruajtur idealet dhe besimet e tij të vërteta. Nga kjo kohë deri në vdekjen e tij, Maulana drejtoi aktivitetet misionare mbarëbotërore të kësaj organizate. Gjatë kësaj periudhe ai krijoi një gamë të gjerë literature studiuese dhe të paçmueshme që ka prekur miliona njerëz në të gjithë botën dhe ka fituar titujt më të lartë. Udhëheqës dhe mendimtarë të ditur muslimanë të kohës së tij kanë vlerësuar shumë shërbimet e pashembullta të Maulana për Islamin në këtë epokë.