6
Kushtet e përgjithshme të sigurimit të jetës për rastin e vdekjes së shfrytëzuesit të kredisë

Kushtet e përgjithshme të sigurimit të jetës për rastin e vdekjes së ... · 2013-03-26 · - shuma e siguruar - është obligim i kontraktuar që paguhet në shumë të njëhershme,

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Kushtet e përgjithshme të sigurimit të jetës për rastin e vdekjes së ... · 2013-03-26 · - shuma e siguruar - është obligim i kontraktuar që paguhet në shumë të njëhershme,

Kushtet e përgjithshme të sigurimit të jetës për rastin e vdekjes së shfrytëzuesit të kredisë

Page 2: Kushtet e përgjithshme të sigurimit të jetës për rastin e vdekjes së ... · 2013-03-26 · - shuma e siguruar - është obligim i kontraktuar që paguhet në shumë të njëhershme,

Lovćen životna osiguranja je u cilju boljeg informisanja preveo predmetne materijale i na druge jezike.U slučaju eventualnih jezičkih nepodudarnosti, smatraće se da pravnu vjerodostojnost imaju materijali na crnogorskom jeziku.

Lovcen zivotna osiguranja, me qëllim të informimit më të mirë, i ka përkthyer materialet në fjalë edhe në gjuhët tjera.Në rast të mospërputhshmërive eventuale gjuhësore, do të merret se besueshmëria u takon materialeve në gjuhën malaziase.

Page 3: Kushtet e përgjithshme të sigurimit të jetës për rastin e vdekjes së ... · 2013-03-26 · - shuma e siguruar - është obligim i kontraktuar që paguhet në shumë të njëhershme,

KUSHTET E PËRGJITHSHME TË SIGURIMIT TË JETËS PËR RASTIN E VDEKJES SË SHFRYTËZUESIT TË KREDISË

Adresa:

telefon:

fax:e-mail:

web:

Marka Miljanova 29/III, 81000 Podgorica

020.231.882020.231.881 [email protected] www.lovcenzivot.me

USL-OUKK-1/1 str. 1/3

Neni 1: DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

(1) Sigurimi i jetës për rast të vdekjes së shfrytëzuesit të kredisë (në tekstin e mëtutjeshëm: Riziko kreditë) është sigurim me qëllim që shfrytëzuesit t’i paguhet shuma e siguruar në rast të vdekjes së të siguruarit në kohëzgjatjen e kontratës mbi sigurimin.

(2) Kushtet e përgjithshme të Riziko- kredisë ( në tekstin e më-tutjeshëm: Kushtet e përgjithshme), janë pjesë përbërëse e kon-tratës mbi sigurimin jetësor, që lidhet ndërmjet kontraktuesit të sigurimit dhe Lovcen – zivotna osiguranja, sh.a. Podgoricë ( në tekstin e mëtutjeshëm: siguruesi).

(3) Me kontratën mbi riziko kredinë kontraktuesi obligohet se do t’ia paguaj siguruesit shumën e caktuar të parave (preminë e sigu-rimit), ndërsa siguruesi obligohet se, nëse paraqitet rasti i sigu-ruar, do ta plotësojë obligimin e përcaktuar me kontratën mbi sigurimin. Me kontratën mbi riziko kreditë mund të sigurohet një apo dy persona (sigurimi i ndërsjellët jetësor).

(4) Shprehjet e përmendura në këto Kushte të përgjithshme kanë këtë domethënie:

- ofruesi - personi që dëshiron ta lidhë sigurimin dhe për këtë qëllim ia jep ofertën me shkrim siguruesit;

- kontraktuesi i sigurimit - personi fizik që e lidh kontratën mbi sigurimin me siguruesin;

- shfrytëzuesi i sigurimit - personi, në dobi të së cilit lidhet sigurimi;

- i siguruari – personi, prej vdekjes së të cilit varet pagimi i shumës së siguruar;

- shuma e siguruar - është obligim i kontraktuar që paguhet në shumë të njëhershme, apo të shumëhershme;

- sigurimi themelor – është kontrata e lidhur mbi riziko kredinë.

(5) Riziko kreditë mund të lidhen për rastin e vdekjes, në bazë të kon-trollit mjekësor, apo pa të.

(6) Me riziko kredi mund të sigurohen vetëm personat e shëndoshë, që nga mosha 14 deri në plotësimin e moshës 65 vjeçare për pe-riudhë të tillë të sigurimit, që me rastin e skadimit të sigurimit nuk janë më të vjetër se 75 vjeç. Personat që nuk janë plotësisht të shëndoshë, apo janë më të vjetër se 65 vjeç mund ta lidhin sigu-rimin në kushte të caktuara, vetëm sipas Kushteve të posaçme. Është i pavlefshëm sigurimi në rast të vdekjes së personit më të ri se 14 vjeç, si dhe personit, që i merret plotësisht aftësia për punë.

(7) raporti ndërmjet kontraktuesit të sigurimit dhe siguruesit si dhe të gjitha të drejtat dhe obligimet janë të definuara me kontratën me shkrim. Pjesë përbërëse e kontratës janë oferta, shtojca e ofertës, deklaratat, raportet mjekësore, polica, tabela e shumave vjetore rënëse, këto kushte të përgjithshme, deklarata eventuale të posaçme me shkrim të kontraktuesit, të siguruesit dhe të të siguruarit, si dhe shtojcat dhe plotësimet tjera të policës.

(8) të gjitha marrëveshjet vlejnë vetëm nëse lidhen me shkrim. Të gjitha deklaratat që ia bashkëngjisin njëri – tjetrit siguruesi dhe kontraktuesi i sigurimit vlejnë që nga momenti kur i pranon pala, të cilës i destino-hen. Nëse dërgohen me postë, si ditë e pranimit llogaritet dita kur të dorëzohet letra e porositur në postë. Të gjitha ndryshimet që kanë për pasojë ndërrimin e obligimit të siguruesit fillojnë të vlejnë më së pari me datën 1 të muajit të ardhshëm, pas pranimit të kërkesës.

(9) siguruesi në kontratë të lidhur në distancë mund ta caktojë se sigurimi është i lidhur me vet pagimin e premisë.

Neni 2: OFERTA DHE POLICA

(1) Oferta për riziko kredi dorëzohet në formë të shkruar në formu-larin e siguruesit. Oferta i përmban të gjitha elementet thelbësore të kontratës.

(2) Oferta me shkrim që i bëhet siguruesit për lidhjen e kontratës mbi sigurimin e lidh ofertuesin, nëse ai nuk e ka përcaktuar afatin më të shkurtër, me kohën prej 8 ditësh nga dita kur i arrin oferta siguruesit, e nëse nevojitet kontrolli mjekësor, atëherë për kohën prej 30 ditësh. Nëse siguruesi në afatin e caktuar nuk e refuzon ofertën që nuk ka shmangie nga kushtet në të cilat bëhet sigurimi i propozuar, do të vlerësohet se e ka pranuar ofertën dhe se kontrata është lidhur. Me atë rast kontrata merret si e lidhur, kur t’i arrijë oferta siguruesit.

(3) Oferta është pjesë përbërëse e kontratës mbi sigurimin dhe duhet ta nënshkruajnë të dy palët. Nëse kontraktuesi i sigurimit dhe i siguruari nuk janë një person i njëjtë, për vlefshmërinë e kon-tratës, në ofertë nevojitet edhe nënshkrimi i të siguruarit.

(4) Siguruesi e lëshon policën në një kopje sipas të dhënave nga oferta. Në policë duhet të jenë të shënuara të dhënat mbi siguruesin, kon-traktuesin e sigurimit, të siguruarit me të dhënat e lindjes, rreziqet (rizikët) e siguruar, fillimi dhe kohëzgjatja e sigurimit, tabela e vlerave vjetore e shumës së siguruar në rastin e vdekjes, premia, shfrytëzue-sit e sigurimit, data e lëshimit të policës dhe nënshkrimi i siguruesit. Nëse polica dallon dukshëm nga oferta dhe nga deklaratat tjera me shkrim të kontraktuesit të sigurimit, kontraktuesi mund të japë vëre-jtje me shkrim lidhur me ndryshimet brenda një muaji pas marrjes së policës. Nëse këtë nuk e bën, vlen përmbajtja e policës.

Neni 3: KOHËZGJATJA E SIGURIMIT

(1) Nëse nuk ekziston marrëveshje tjetër, sigurimi lidhet ashtu që fil-lon të vlejë ditën e parë të muajit. Sigurimi fillon në orën 00.00 të asaj dite që është e shënuar në policë si fillim i sigurimit. Atëherë fillon të rrjedhë edhe obligimi i siguruesit nëse deri atëherë është e paguar e tërë premia e parë.

(2) Mendohet se premia e parë mujore është e paguar edhe atëherë kur kontraktuesi, gjegjësisht i siguruari e jep deklaratën me shkrim, në bazë të së cilës pagimi i premisë do të bëhet me anë të ndalimit administrativ nga fitimi i tij.

(3) Nëse premia e parë e arritur (që paguhet në këste), gjegjësisht premia e përgjithshme e njëhershme nuk është paguar deri në ditën që është e shënuar në ofertë si fillim i kontratës mbi sigurimin, obligimi i sigu-ruesit fillon në orën 00.00 të ditës tjetër prej ditës kur ka arritur premia e paguar në tërësi, por më së shumti në afatin prej një muaji prej ditës që është e cekur në ofertë si ditë e sigurimit, me kusht që në këtë periudhë nuk është keqësuar gjendja shëndetësore e të siguruarit.

(4) Sigurimi skadon në orën 00.00 të asaj ditë që është e shënuar në policë si përfundim i sigurimit, apo me rastin e vdekjes së per-sonit të siguruar, gjegjësisht e njërit nga personat e siguruar.

(5) Në rast se personi i siguruar e mbijeton periudhën e kontraktuar të kohëzgjatjes së sigurimit, siguruesi është i liruar prej të gjitha obligimeve.

Page 4: Kushtet e përgjithshme të sigurimit të jetës për rastin e vdekjes së ... · 2013-03-26 · - shuma e siguruar - është obligim i kontraktuar që paguhet në shumë të njëhershme,

(6) Fillimi, kohëzgjatja dhe fundi i sigurimit janë të përcaktuar në ofertë dhe në policë.

Neni 4: OBLIGIMET E SIGURUESIT

(1) Në rast të vdekjes së të siguruarit, apo njërit nga personat e siguruar gjatë kohëzgjatjes së sigurimit, siguruesi obligohet që shfrytëzue-sit të sigurimit t’ia paguaj shumën e siguruar për rastin e vdekjes.

(2) Shuma e siguruar për rastin e vdekjes gjatë kohëzgjatjes së sigu-rimit zvogëlohet gradualisht në pajtim me tabelën e vlerave vje-tore të shumës së siguruar, ashtu që në skadimin e periudhës së kontraktuar të sigurimit është e barabartë me zero.

(3) Lartësia e shumës së siguruar për rastin e vdekjes në fillim të çdo viti të sigurimit përcaktohet në Tabelën e shumave vjetore rënëse të sigurimit, që është shtojcë e policës së sigurimit. Gjatë ndonjë viti të caktuar të sigurimit, lartësia e shumës së siguruar përcaktohet me interpolacion linear të vlerave fqinje vjetore për muajin e caktuar.

(4) Nëse i siguruari, te sigurimi i lidhur pa kontrollin mjekësor vdes në gjashtë muajt e parë nga fillimi i mbulimit, siguruesi është i obliguar t’ia paguaj shfrytëzuesit të sigurimit gjysmën e vlerës së shumës së siguruar për rastin e vdekjes.

(5) Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit të mëparshëm të këtij neni, siguruesi është i obliguar ta paguaj tërë shumën e sigurimit te sigurimi i përzier: a. nëse sigurimi është lidhur me kontrollin mjekësor;b. për rastin e vdekjes së të siguruarit për shkak të aksidentit,

shtatzënisë, apo lindjes.

Neni 5: KUFIZIMI DHE PËRJASHTIMI I OBLIGIMEVE TË SIGURUESIT

(1) Siguruesi nuk e paguan shumën e siguruar: a. nëse i siguruari në dy vitet e para të kohëzgjatjes së sigu-

rimit bën vetëvrasje, apo nëse tenton ta bëjë, pavarësisht se kur vdes prej pasojave të saj;

b. nëse i siguruari vdes për shkak të ngjarjeve luftarake;c. nëse vdekjen e të siguruarit e shkakton me qëllim shfrytë-

zuesi i sigurimit.

(2) Siguruesi nuk është i obliguar t’ia paguaj shfrytëzuesit shumën e siguruar, por vetëm rezervën matematikore të mbledhur deri atëherë, nëse vdekja e të siguruarit vjen si pasojë e :a. tërmetit,b. luftës, luftës qytetare, operacioneve luftarake,c. kryengritjes, trazirave dhe ngjarjeve të ngjashme,d. sabotazhit apo aksioneve terroriste për shkaqe politike, nëse

i siguruari merr pjesë në ngjarjet e cekura në mënyrë aktive.

Neni 6: OBLIGIMET E KONTRAKTUESIT TË SIGURIMIT DHE PASOJAT E

MOSPLOTËSIMIT TË KËTYRE OBLIGIMEVE

(1) Kontraktuesi i sigurimit është i obliguar t’ia paraqesë siguruesit, me rastin e lidhjes së kontratës, të gjitha rrethanat që janë të rëndësishme për vlerësimin e rizikut, e të cilat i ka të njohura, apo të cilat nuk kanë mundur t’i mbesin të panjohura. Posaçërisht janë të rëndësishme ato rrethana për të cilat siguruesi e pyet me shkrim në ofertë.

(2) Nëse kontraktuesi i sigurimit e bën me qëllim paraqitjen e gabuar, apo me qëllim e hesht ndonjë rrethanë të asaj natyrë që siguruesi nuk do ta lidhte kontratën sikur ta dinte gjendjen e vërtetë të gjërave, siguruesi mund ta kërkojë anulimin e kontratës. Në rast të anulimit të kontratës për këtë shkak, siguruesit i mbeten premitë e paguara dhe ka të drejtë të kërkojë pagimin e premive për peri-udhën e sigurimit, për të cilën ka kërkuar anulimin e kontratës. E drejta e siguruesit që ta kërkojë anulimin e kontratës mbi sigurimin ndërpritet nëse ai brenda tri ditësh nga dita e zbulimit të pasaktë-sisë së paraqitjes, apo të heshtjes, nuk ia shpreh kontraktuesit të sigurimit qëllimin se dëshiron ta shfrytëzojë këtë të drejtë.

(3) Nëse kontraktuesi i sigurimit e ka bërë paraqitjen jo të saktë, apo e ka anashkaluar dhënien e lajmërimit të obliguar, por këtë nuk e ka bërë me qëllim, siguruesi mundet, sipas zgjedhjes së vet, në afatin prej një muaji nga dita e zbulimit të pasaktësisë, apo paraqitjes jo të plotë ta deklarojë shkëputjen e kontratës, apo ta propozojë rritjen e premisë

në përpjesëtim me rizikun më të madh. Në atë rast, kontrata ndërpritet pas 14 ditësh nga momenti kur siguruesi e lajmëron kontraktuesin e sigurimit me deklaratën e vet për ndërprerjen, e në rast të propozimit të siguruesit që të rritet premia, ndërprerja paraqitet sipas ligjit, nëse kontraktuesi i sigurimit nuk e pranon propozimin brenda 14 ditësh nga dita e pranimit. Në rast të ndër-prerjes, siguruesi është i obliguar ta kthejë një pjesë të premisë, që ka të bëjë me kohën deri në fund të periudhës së sigurimit. Nëse rasti i siguruar ka ndodhur para vërtetimit të pasaktësisë dhe joplotshmërisë së paraqitjes, apo pas kësaj, por para ndër-prerjes së kontratës, gjegjësisht para arritjes së marrëveshjes mbi rritjen e premisë, kompensimi zvogëlohet në përpjesëtim ndërm-jet shkallës së premive të paguara dhe shkallës së premive që do të duheshin të paguheshin sipas rizikut të vërtetë.

Neni 7: MARRËVESHJA MBI PREMINË DHE SHUMËN E SIGURUAR,

PAGIMI I PREMISË

(1) Shumën e siguruar dhe preminë e përcakton ofruesi dhe siguruesi sipas të dhënave në ofertë, veçanërisht në bazë të çmimores së zgjedhur të premisë, të moshës së personit të siguruar, gjinisë, peri-udhës së kohëzgjatjes së sigurimit, periudhës së pagimit të premisë së sigurimit. Intervalet e pagimit të premisë dhe kohëzgjatja e pre-misë definohen me çmimoren e riziko kredive. Premia e kontraktuar paguhet përpara, pikërisht me datën 1 në muaj, në vit, gjegjësisht njëherë. Siguruesit i takon premia deri në fund të intervalit të pagim-it, në të cilin paraqitet rasti i siguruar. Nëse kontraktuesi i sigurimit vonon me pagimin e njërës, apo më shumë premive, me pagimin e premive i mbulon paraprakisht të gjitha premitë e pa¬paguara. Sigu-ruesi ka të drejtë ta llogarisë shkallën e interesit, nëse premia e arritur nuk paguhet brenda 15 ditësh nga dita e arritjes.

(2) Te sigurimi me pagimin e premisë në shumë të njëhershme, siguruesi me paraqitjen e rastit të sigurimit e mban për vete tërë preminë e pa-guar, pavarësisht nga dispozitat e paragrafit të mësipërm të këtij neni.

(3) Premia mund të paguhet nëpërmes urdhërpagesës së përhershme, me mbrojtje administrative, me fletëpagesë, apo në mënyrë tjetër të pranueshme për të dy palët. Kontraktuesi i sigurimit është i obliguar t’ia paguaj preminë siguruesit, ndërsa siguruesi është i obliguar ta marrë preminë prej secilit person që ka këtu interesin juridik.

Neni 8: PASOJAT PËR SHKAK TË MOSPAGIMIT TË PREMISË

(1) Nëse premia nuk paguhet dy muaj pas arritjes, siguruesi mund ta thërrasë kontraktuesin e sigurimit që ta paguaj preminë. Nëse kontraktuesi i sigurimit në kërkesë të siguruesit nuk e paguan preminë e arritur në afatin e përcaktuar me postën e porositur, e që nuk mund të jetë më i shkurtër se një muaj nga dita kur i dorëzohet letra, por këtë nuk e bën as ndonjë person tjetër i in-teresuar, siguruesi mund të deklarojë kontraktuesit të sigurimit se e ndërpret kontratën. Siguruesi nuk i kthen premitë e paguara deri në momentin e shkëputjes së kontratës.

Neni 9: DISPONIMI ME TË DREJTAT NGA SIGURIMI

(1) Derisa të paraqitet rasti i siguruar, kontraktuesit të sigurimit i takojnë të gjitha të drejtat nga sigurimi, përpos nëse kontraktuesi i sigurimit heq dorë nga të drejtat për ndryshimin e shfrytëzuesit të sigurimit.

(2) Të gjitha deklaratat dhe vendimet e kontraktuesit të sigurimit janë të obligueshme për vetë siguruesin, nëse i dorëzohen para paraq-itjes së rastit të siguruar.

(3) Nëse shfrytëzuesi i sigurimit vdes para paraqitjes së rastit të siguru-ar, shuma e siguruar i takon shfrytëzuesit tjetër të sigurimit, e nëse ai nuk është i caktuar, atëherë i takon pasurisë së të siguruarit.

(4) Nëse sigurimi ka të bëjë me jetën e ndonjë personi tjetër, për përcak-timin e shfrytëzuesit të sigurimit nevojitet edhe pajtimi i tij me shkrim.

Neni 10:PAGESAT SIPAS KONTRATËS SË SIGURIMIT

(1) Personi që kërkon pagesën sipas kontratës së sigurimit, pasi që të paraqitet rasti i parashikuar në pajtim me kontratën duhet ta lajmërojë për këtë me shkrim siguruesin dhe sa më parë, në shpenz-imet e veta, ta sigurojë dhe t’ia dorëzojë dokumentacionin që vijon:

USL-OUKK-1/1 str. 2/3

Page 5: Kushtet e përgjithshme të sigurimit të jetës për rastin e vdekjes së ... · 2013-03-26 · - shuma e siguruar - është obligim i kontraktuar që paguhet në shumë të njëhershme,

• raportinemjekutpërshkakunevdekjes,• certifikatënngalibriamëitëvdekurve,• provënpërlartësinëembetjessëborxhitkryesor,• provënmbipagiminepremisë,• provënmbicilësinëeshfrytëzuesit,• ekstraktinngaregjistriqendrorigjykatësekonomikepërbankën

afariste,• dokumentacionintjetërqëepërcaktonsiguruesi.

(2) Nëse nuk është e paraparë ndryshe, siguruesi duhet ta plotësojë obligimin e vet brenda 14 ditësh prej ditës së fitimit të lajmërimit se ka ndodhur rasti i siguruar dhe kur i ka fituar të dhënat mbi ekzistimin dhe lartësinë e obligimit të vet. Afati fillon të rrjedhë që nga dita e fitimit të provës së fundit. Te përcaktimi i obligimit të vet siguruesi e merr parasysh lartësinë e shumës së siguruar për rastin e vdekjes, që ka vlejtur në muajin e paraqitjes së rastit të siguruar.

(3) Sigurimi konkret jetësor nuk mund të blihet.

Neni 11: SHËRBIMET E SIGURUESIT

(1) Për të gjitha shërbimet që i kërkon posaçërisht nga siguruesi, siç janë ndryshimi i sigurimit, lëshimi i dublikatës të policës, vinkulimi dhe tjera, kontraktuesi i sigurimit duhet të paguaj sipas çmimores që vlen për shërbimet e përditshme.

(2) Siguruesi e kompenson policën e humbur me dublikatë, atëherë kur e merr vendimin e plotfuqishëm gjyqësor, me të cilin polica origji-nale e humbur shpallet e pavlefshme. Siguruesi mund ta cak¬tojë se polica e humbur, deri në kompensim të caktuar të sigurimit, mund të zëvendësohet me dublikatë edhe pa vendim gjyqësor.

Neni 12: ZGJIDHJA JASHTËGJYQËSORE E KONFLIKTEVE

(1) Kundër vendimit të siguruesit lejohet ankesa. Kontraktuesi i sigu-rimit e dorëzon ankesën me shkrim në selinë e Lovcen zivotna osiguranja, sh.a. Podgoricë.

(2) Ankesën e zgjidh komisioni kompetent për ankesa i Lovcen zivot-na osiguranje, në pajtim me rregulloren që e përcakton proce-durën interne të animimit. Vendimi i komisionit për ankesa është përfundimtar.

Neni 13: TË DHËNAT PERSONALE

(1) Kontraktuesi i sigurimit dhe i siguruari, në pajtim me ligjin që e për-cakton mbrojtjen e të dhënave personale pajtohen që të dhënat personale nga oferta të përdoren në të dhënat përmbledhëse që i

bën, i udhëheq dhe i mirëmban siguruesi, si dhe personat tjerë të autorizuar në pajtim me ligjin dhe në bazë të kontratës që e lidh siguruesi me ata persona.

(2) I siguruari pajtohet që siguruesi për nevojat e zbatimit të kontratës mbi sigurimin e jetës t’i mbledhë dhe t’i përpunojë të dhënat mbi gjendjen e tij shëndetësore.

(3) I siguruari, gjegjësisht kontraktuesi i sigurimit i lejon siguruesit, që në pajtim me ligjin që e rregullon mbrojtjen e të dhënave person-ale t’i përdorë të dhënat personale nga paragrafi 1 i këtij neni me qëllim të marketingut të drejtpërdrejtë për vete dhe për shoqëri të lidhura që merren me veprimtarinë e sigurimit, përpos të dhë-nave të ndjeshme personale.

(4) Siguruesi mund t’ia besojë përpunimin e të dhënave personale nga paragrafi 1 i këtij neni, përpos të dhënave të ndjeshme per-sonale, personave të tjerë në pajtim me ligjin dhe në bazë të kon-tratës që i lidh siguruesi me ata persona.

(5) Në bazë të kërkesës me shkrim të dorëzuar siguruesit, i siguruari, gjegjësisht kontraktuesi i sigurimit mund ta tërheqë kur të dëshi-rojë lejen për shfrytëzimin e të dhënave personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë.

Neni 14: DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

(1) Kontraktuesi i sigurimit është i obliguar që menjëherë ta lajmërojë me shkrim siguruesin për secilin ndryshim të emrit, mbiemrit, apo të adresës së vet, nëse ato ndryshojnë në raport me policën e sigurimit jetësor.

(2) Për marrëdhëniet ndërmjet siguruesit dhe kontraktuesit të sigurimit që nuk janë të rregulluara me këto kushte të përgjith-shme aplikohen dispozitat ligjore që rregullojnë marrëdhëniet obliguese.

(3) Në rast të konfliktit, kompetent është gjyqi në Podgoricë.

(4) Siguruesi do ta lajmërojë kontraktuesin mbi të gjitha ndryshimet në pajtim me ligjin.

USL-OUKK-1/1 str. 3/3

Page 6: Kushtet e përgjithshme të sigurimit të jetës për rastin e vdekjes së ... · 2013-03-26 · - shuma e siguruar - është obligim i kontraktuar që paguhet në shumë të njëhershme,

www.lovcenzivot.me