41
1 KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut PROCESVERBAL Tiranë, më 16.04.2018, ora 11:00 Drejton mbledhjen: Ulsi Manja kryetar i Komisionit Rendi i ditës: 1. Shqyrtimi i raportit vjetor të veprimtarisë së Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri për vitin 2017 (Komision përgjegjës) 2. Vazhdimi i shqyrtimit nen për nen të projektligjit “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë” (Komision për dhënie mendimi) Marrin pjesë: Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Adnor Shameti, Bashkim Fino, Bledar Çuçi, Edmond Leka, Alket Hyseni, Jurgis Çyrbja, Elena Xhina, Ermonela Felaj (Valikaj), Xhemal Qefalia, Arben Pëllumbi. Mungojnë: Vasilika Hysi, Saimir Tahiri, Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, Dhurata Çupi Tyli, Fatmir Mediu, Nasip Naço, Astrit Veliaj,Tom Doshi. Të ftuar: Uran Butka Drejtor i Bordit të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit Agron Tufa Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit Oltjon Muzaka Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës

KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja kryetar i … · 2018. 5. 7. · enciklopedik i viktimave të terrorit komunist, i cili pasqyron statistikat në mënyrë të dokumentuar

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • 1

    KUVENDI

    Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

    PROCESVERBAL

    Tiranë, më 16.04.2018, ora 11:00

    Drejton mbledhjen:

    Ulsi Manja – kryetar i Komisionit

    Rendi i ditës:

    1. Shqyrtimi i raportit vjetor të veprimtarisë së Institutit të Studimeve të Krimeve dhe

    Pasojave të Komunizmit në Shqipëri për vitin 2017 (Komision përgjegjës)

    2. Vazhdimi i shqyrtimit nen për nen të projektligjit “Për trashëgiminë kulturore dhe

    muzetë” (Komision për dhënie mendimi)

    Marrin pjesë:

    Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Adnor Shameti, Bashkim Fino, Bledar Çuçi, Edmond Leka,

    Alket Hyseni, Jurgis Çyrbja, Elena Xhina, Ermonela Felaj (Valikaj), Xhemal Qefalia, Arben

    Pëllumbi.

    Mungojnë:

    Vasilika Hysi, Saimir Tahiri, Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, Dhurata

    Çupi Tyli, Fatmir Mediu, Nasip Naço, Astrit Veliaj,Tom Doshi.

    Të ftuar:

    Uran Butka – Drejtor i Bordit të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të

    Komunizmit

    Agron Tufa – Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të

    Komunizmit

    Oltjon Muzaka – Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës

  • 2

    Risena Xhaja – Drejtoreshë e Përgjithshme e Drejtorisë Ekonomike dhe Shërbimeve

    Mbështetëse në Ministrinë e Kulturës

    Sofjan Jaupaj – Këshilltar Ligjor i Ministres së Kulturës

    Ekflodia Leskaj – Këshilluese Ligjore në Ministrinë e Kulturës

    Eris Hysi – Avokat Mbështetëse në Ministrinë e Kulturës

    Fatma Muca – Avokate Mbështetëse në Ministrinë e Kulturës

  • 3

    HAPET MBLEDHJA

    Ulsi Manja – Përshëndetje!

    Fillojmë mbledhjen e Komisionit të Ligjeve për ditën e sotme. Në rendin e ditës së

    komisionit kemi dy çështje: shqyrtimi i raportit vjetor të veprimtarisë së Institutit të Studimeve të

    Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri për vitin 2017. Relator është kolegu Jurgis

    Çyrbja.

    Nga Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri kanë

    konfirmuar pjesëmarrjen: zoti Urban Butka, drejtor i bordit dhe zoti Agron Tufa, drejt ekzekutiv i

    Institutit.

    Ju lutem, zini vendet në tryezën e komisionit!

    Pikë e dytë e rendit të ditës është vazhdimi i shqyrtimit nen për nen të projektligjit “Për

    trashëgiminë kulturore dhe muzetë”. Relatore është kolegia Klotilda Bushka.

    Gjithashtu, të pranishëm janë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës, të cilët do t’i

    prezantojmë kur të kalojmë te çështja e dytë e rendit të ditës.

    Zoti Tufa, zoti Butka, mirë se keni ardhur në Komisionin e Ligjeve!

    Është në traditën e këtij Komisioni raportimi vjetor i institucioneve të krijuara me ligj dhe

    që varen nga Kuvendi. Kolegët e kanë mbi tavolinë raportin vjetor të Institutittë Studimeve të

    Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Po ashtu, ka edhe një analizë dhe një memo të Shërbimit

    të Monitorimit të Institucioneve të Pavarura lidhur me veprimtarinë e institucionit që ju drejtoni.

    Ju lutem, bëni një prezantim të shkurtër për opinionin publik dhe për kolegët e Komisionit

    të Ligjeve.

    Fjala është për ju.

    Agron Tufa – I nderuar kryetar,

    Të nderuar zotërinj anëtarë të Komisionit të Ligjeve,

    Do të përqendrohem në mënyrë të shkurtër te konkluzionet që, sipas nesh, ia vlen të

    evidentohen fort për vitin 2017. Në zbatimit të ligjit që drejton veprimtarinë e Institutit të

    Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe të kushtëzuar nga shumë faktorë që na e

    limitojnë shpesh veprimtarinë tonë, ne jemi përqendruar të një strategji sa më efikase për të arritur

    disa nga rezultatet që kemi pasur të suksesshme gjatë viteve të tjera.

  • 4

    Për vitin 2017, konkretisht, ka vijuar një projekt i vitit të mëparshëm, pra realizimi me

    sukses i fazës së projektit të bisedave në gjimnazet publike të Tiranës, ndonjëherë edhe private,

    për njohjen e brezit të ri me disa prej periudhave më të vështira të komunizmit shqiptar. Ato kanë

    qenë kryesisht materiale audio-vizuale, si dhe biseda me ish-të dënuar politikë të njohur, pra ka

    qenë një vijimësi workshop-esh me këto gjimnaze. Deri në momentin që po flasim vazhdojnë fazat,

    para, e dyta, e treta, për t’u zgjeruar. Sigurisht, gjatë vitit të kaluar ne kemi ngritur çështjen e

    shpërndarjes së projektit pilot në të gjithë Shqipërinë, por nuk është me real dhe është krejtësisht

    jashtë mundësive tona.

    Një veprimtari tjetër jona, tashmë tradicionale, është botimi i kolonës “Ad memorandum”

    me libra studimorë, ekskluzivisht të mbështetur mbi arkivat e shtetit shqiptar, sikundër edhe në

    studime të mirëfillta shkencore. Pa dyshim aty përfshihet memuaristika me të gjitha format

    alternative të kujtesës, siç janë ditarët, epistolarët, shënime të tjera. Ndoshta s’ka qenë viti më i

    begatë në këtë drejtim. Autorët, siç i kemi prezantuar në raport, janë të paraqitur shumë shkurt.

    Nuk mund të flasim në tërësi për një kolanë me 22 vëllime.

    Ka vazhduar, gjithashtu, projekti, ndër më qendrorët, me Institutin, të cilin e zhvillojmë

    nga ana buxhetore si ndihmë të fondacionit “Kondrad Adenauer”, pra bëhet fjalë për një fjalor

    enciklopedik të viktimave të terrorit komunist, që shërben si ndërtimi i parë zyrtar i një databaze

    të saktë për kategoritë e persekutimit, pushkatime, dënime politike, internime dhe dëbime.

    Vazhdon vëllimi i VII, në të cilin kemi zbuluar mjaft gjëra të rëndësishme dhe të vështira për t’u

    arritur, por në mungesë të dokumentacionit shtetëror, ajo që bën dukurinë e eliminimeve dhe

    pushkatimeve sipas listave të zeza, vetë dokumentet e shtetit shqiptar paraqesin një gropë të errët

    dhe mungesë informacioni.

    Një pikë tjetër ka qenë ndërkombëtarizimi i historisë së komunizmit në Shqipëri përmes

    zgjerimit të rrjeteve të aktiviteteve me partnerët ndërkombëtarë, kryesisht në Berlin, në Varshavë

    dhe në vendet e tjera ish-komuniste të Europës Qendrore dhe Lindore. Pasurimin e databazës e

    shterova si pikë, duke folur për enciklopedinë, por janë disa forma të tjera alternative, të cilat

    pasurojnë të dhënat statistikore dhe cilësore për çdo kategori të përmendur të persekutimit.

    Kemi pasur një përparim në serinë e librave, që kanë të bëjnë me aktet gjyqësore politike,

    e cila u ofrohet studiuesve tanë në mënyrë të kualifikuar me referenca të sakta sipas akteve dhe

    dosjeve gjyqësore.

  • 5

    Bashkëpunimi me institutin tonë me qendrat studimore, me universitetet publike dhe

    private është rritur shumë dhe ka bërë që instituti të marrë profilin e një qendre studimore, që

    koordinon pikërisht këto kërkime për periudhën në fjalë.

    Kemi nisur disa projekte për dixhitalizimin e arkivave të ndryshme dhe të minimuzeve, që

    instituti përmes kombinimit të këtyre materialeve studimore, audiovizuale, klipeve dhe filmave

    dokumentarë artistikë tashmë ka dalë në një spirale tjetër për ta bërë sa më të thjeshtë, më atraktive

    dhe më të shpejtë njohjen e natyrës së regjimit komunist në Shqipëri

    Gjithashtu, kemi në shqyrtim përpjekjen për një seri ekspozitash fotografike me anë të

    pikturave apo çdolloj dëshmie tjetër vizuale.

    Projektet tona me partnerët, shoqatat, institutet brenda Shqipërisë dhe atyre jashtë

    Shqipërisë në lidhje me sensibilitetin e atyre që shqyrtojmë zbardhjen e historive dhe krimeve të

    komunizmit janë gjithmonë në rritje dhe me projekte konkrete, ashtu siç i kemi paraqitur.

    Ajo që do të ishte më me interes dhe që unë e kam shprehur vazhdimisht në këtë komision

    është mungesa katastrofike e stafit për të përballuar këto angazhime. Unë nuk kam çfarë t’ju them

    juve, sepse vjet bëtë të mundur kalimin e një fondi, por nuk u ekzekutua. Ne kishim ideuar shumë

    projekte, që kishin të bënin me një sektor për edukimin dhe informacionin, i cili do të hapte 4

    vende të reja pune. Dy drejtoritë tona, ajo shkencore dhe arkivi janë shumë të ngarkuar me punë

    dhe ne punojmë duke dubluar njeri-tjetrin, jo thjesht brenda orarit zyrtar, por edhe në vijimësi

    individualisht.

    Një pjesë e rëndësishme e institutit tonë ka qenë debutimi dhe nxitja e debatit qytetar në

    media. Pra, si vitin e shkuar, edhe tani, këto kanë qenë diskutime kyçe për çështje të ndjeshme dhe

    të pazgjidhura ende në historinë që krijoi periudha komuniste për Shqipërinë. Mbase i rashë shumë

    shkurt, por ne kemi paraqitur raportin një mënyrë shumë të konceptuar sipas projekteve. Unë jam

    gati dhe me kënaqësi do të pres çdolloj pyetjeje për t’u përgjigjur.

    Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Tufa!

    Kolegu Çyrbja, fjala për ju.

    Jyrgis Çyrbja – Faleminderit, zoti kryetar!

    Gjatë vitit 2017 ISKPK-ja ka pasur veprimtari të ngjeshur kërkimore, studimore dhe

    sensibilizuese mbi krimet dhe pasojat e komunizmit në Shqipëri. Instituti ka realizuar një sërë

    aktivitetesh shkencore, përkujtimore kombëtare dhe ndërkombëtare. ISKPK-ja ka vendosur dhe

    ka konsoliduar marrëdhëniet e bashkëpunimit institucional me të gjithë drejtoritë e arkivat e

  • 6

    rëndësishme, si dhe vijon punën për mbledhjen, dokumentimin dhe mbështetjen e mbi dhjetëra

    projekteve të rëndësishme vjetore dhe afatmesme, sipas një strategjie të qasjes ndaj

    dokumentacionit arkival, dëshmive të tjera dhe përpunimit të tyre studimor. Po ashtu është në

    proces pasurimi i arkivës bazë të institutit.

    Gjatë vitit 2017 arkiva ka qenë e hapur për studimet dhe shfrytëzimin e materialit për

    studiuesit e botës akademike bashkë me bibliotekën shkencore të institutit, e cila është bërë e

    aksesueshme me salla leximi dhe studiues, si dhe për kërkime studentore-shkencore. Ka

    konsoliduar lidhjet bashkëpunuese me institucionet shkencore brenda vendit, organizma të

    interesuar për veprimtarinë e institutit me institute të ngjashme të kujtesës kombëtare në Europë.

    ISKPK-ja ka kryer disa studime, ku përfshin kolona me studime monografike të bazuara

    në arkivat e shtetit dhe dokumentet origjinalë me menoristikën e intelektualëve që kanë përjetuar

    në burgjet komuniste.

    Gjatë vitit 2017 aktiviteti studimor i institutit është bazuar në dy linja kryesore: kërkime në

    arkiva ose duke studiuar dhe përcaktuar ekspertizën e çështjeve gjatë periudhës së regjimit

    komunist, si dhe mbledhjen në të gjithë vendin e dëshmive të të mbijetuarve nga burgjet e

    komunizmit nëpërmjet dëshmive gojore, dokumentare dhe të drejtpërdrejta me anë të video-

    regjistrimeve.

    Gjatë vitit 2017 instituti ka kryer studime, hulumtime, vizita në terren e të tjera lidhur me

    pasojat e regjimit komunist në Shqipëri. Konkretisht, në zbatim të marrëveshjes me Ministrinë e

    Arsimit, ka realizuar me sukses fazën pilot të projektit të bisedave në shkollat e mesme të Tiranës

    për informimin e të rinjve mbi epokën komuniste, i cili do të vazhdojë për disa vite, duke u shtrirë

    në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

    Gjithashtu, instituti ka botuar 22 libra, ka botuar vëllimin e gjashtë të kolonës, fjalorin

    enciklopedik i viktimave të terrorit komunist, i cili pasqyron statistikat në mënyrë të dokumentuar

    të të gjithë viktimave të regjimit komunist, format e dënimit, masën e dënimit, vendimin ligjor dhe

    jetëshkrimin.

    Gjatë vitit 2017 nga stafi i institutit janë realizuar rreth 40 orë video-regjistrime të dëshmive

    të të mbijetuarve nga burgjet dhe kampet e regjimit komunist. Është nënshkruar marrëveshja e

    bashkëpunimit mes institutit dhe Autoritetit për Informimin mbi Dokumentimin e ish-Sigurimit të

    Shtetit për shfrytëzimin e arkivave dypalëshe. Është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit me

    ndërmjet Institutit dhe muzeut historik “Shtëpia e gjetheve”. Ka pasur hapa bashkëpunimi me

  • 7

    universitetet përmes temave studimore në nivel masteri doktoraturë, si dhe përmes lidershipit.

    Studimet e institutit të plota ose të pjesshme gjatë vitit 2017, janë publikuar në konferenca

    kombëtare dhe ndërkombëtare, revista shkencore, në mediet e shkruara dhe në mediet elektronike.

    Bashkëpunimi institucional: marrëveshja e nënshkruar midis Institutit dhe Ministrisë së

    Arsimit, sipas të cilës, në mirëkuptim të plotë, ministria ka vazhduar me zbatimin e projektit pilot

    për informimin e shkollave, pra kryesisht gjimnazeve të kryeqytetit, në lidhje me krimet dhe

    formate e përndjekjes së qytetarëve gjatë diktaturës komuniste, luftës së klasave, biografisë,

    dëbimit të internimeve e të tjerë është implementuar vetëm në shkollat e Tiranës.

    Ky projekt vitin e ardhshëm pritet të shtrihet në të gjitha gjimnazet e Shqipërisë, duke parë

    mundësinë që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, të përfshihet edhe në programet shkollore.

    Disa nga problematikat e evidentuara.

    Instituti vazhdon të vuajë problemet e trashëguara burokratike, ende të pazgjidhura, të cilat

    janë relatuar edhe më parë në komisionet e tjera. Vazhdon të mbetet e pazgjidhur çështja e

    ambienteve të institutit. Megjithatë, në rezolutën e Kuvendit të vitit 2016 është konsideruar e

    rëndësishme vendosja e hapësirave të nevojshme të punës në dispozicion të institutit. Që nga viti

    2016 ka një marrëveshje të nënshkruar ndërmjet Institutit dhe Ministrisë së Arsimit për zbatimin

    e projektit pilot për informimin e shkollave, por ende nuk ka një program mësimor të miratuar nga

    ministria. Databaza e arkivave dhe audio-vizive i dëshmive të të mbijetuarve vazhdon të mbetet

    një aktivitet konstant, ndërkohë në faqen zyrtare të institutit ende nuk është bërë i mundshëm

    aksesimi online i të gjithë botimeve, literaturës dhe dokumentacionit.

    Faleminderit!

    Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Çyrbja!

    Kolegët, a kanë pyetje?

    Urdhëroni, zoti Fino!

    Bashkim Fino – E dëgjova zotin Tufa, dhe ju falënderoj që keni ardhur!

    Kam qenë relator për buxhetin, nuk e di, 4 vendet vakante që ju kemi shtuar, domethënë, a

    janë futur, i keni marrë njerëzit, apo jo? Me sa di unë, ju fondet si buxhet shteti i keni? A është

    bërë konkurrimin apo si e keni rregullin në institut për të marrë ata 4 veta? Dua ta di këtë gjë.

    Ulsi Manja – Urdhëroni, zoti Tufa!

    Agron Tufa – Faleminderit, zoti Fino për risjelljen!

  • 8

    Unë po ripohoj në mënyrë lakonike atë që u vendos. Komisioni atëherë e ndau vërtet

    fondin, që na mundësonte 4 pozicione pune, ç’ka do të ishte jashtëzakonisht me peshë për ne.

    Ne, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe DAP-in, paraqitëm dokumentacionin

    për organigramën e re ashtu siç duhej, sipas ligjit dhe në bazë të udhëzimeve, ajo u dërgua te

    Kryeministri i Shqipërisë, u çua edhe një herë e gjithë korrespondenca, pra u rishkrua. Si

    përfundim, nuk u ekzekutua dhe fondi u dogj. Tani shoh se buxheti ka kaluar përsëri të njëjtin

    fond. E keni parasysh atë pjesën muzikore “Bolero” që hidhet rreth e rreth? Dhe ky është i treti

    vit.

    Tani them se nëse dashamirësisht ndonjëri ka mundësi të na ndihmojë që vërtet ky fond

    i akorduar prej jush të bëhet vërtet real, atëherë vërtet do të na ndihmonit shumë.

    Ulsi Manja – Urdhëroni, zoti Fino!

    Bashkim Fino – Për mua kjo është një çështje teknikisht e pazgjidhshme, sepse ligjërisht

    është zgjidhur. Në momentin që ne në buxhetin e shtetit kemi shtuar 4 vende pune dhe 4 fonde

    pagash dhe sigurimesh, do të thotë që nuk ka asnjë lloj negocimi, që ju mund të bëni me Ministrinë

    e Financave apo me DAP-in.

    Ju duhet të bëni vetëm një negocim: strukturën e organigramës, e cila shtohet me 4 vende,

    duhet ta paraqisni këtu te ne në Kuvend, sepse buxheti është dhënë dhe është miratuar. Fondet

    për 4 vendet janë dhe nuk ka asnjë lloj problemi nëse problemi është thjesht për firmën e

    Kryeministrit, atëherë ne, si komision nëpërmjet kryetarit të Komisionit të Ligjeve, për një çështje

    të institutit tuaj për të cilën ju vini sot dhe raportoni, që ai t’ia transmetojë me një shkresë zyrtare

    Kryeministrit këtë problem, i cili për mua është një problem teknik dhe duhet zgjidhur, sepse këtu

    nuk ka nevojë për fonde shtesë. Ato janë problem ndonjëherë për ne në sensin që nuk mund të

    ketë financa. Këtu janë fondet dhe kjo është një çështje teknike, që besoj se zgjidhet me një

    shkresë nga kryetari i Komisionit të Ligjeve për sekretarin e Përgjithshëm të KM-së. Këtë mund

    ta zgjidhim, që të bëhet e mundur të zgjidhet çështja e këtyre 4 vendeve dhe kështu, ju të mund

    të vazhdoni veprimtarinë tuaj.

    Unë besoj se ne do ta marrim ne përsipër për të bërë një ndërmjetësim për ta zgjidhur

    teknikisht, sepse meqë janë fondet, nuk ka problem. Po të mos ishin fondet, atëherë do të ishte

    tjetër problem.

    Kjo kërkon ndikimin tuaj.

    Ulsi Manja – Faleminderit zoti Fino!

  • 9

    Ju bëtë mirë që e ezauruat këtë çështje, sepse unë tani po vihem në dijeni dhe këtu i tërheq

    vëmendjen e Shërbimit të Monitorimit të Kuvendit, që akoma nuk janë plotësuar 4 vendet në

    organikën e institutit, në një kohë kur ne e kemi miratuar buxhetin dhe numrin e punonjësve. Kjo

    nuk është përgjegjësi juaja, sa ç’është përgjegjësi e Shërbimit të Monitorimit të Kuvendit.

    Ky komision i nderuar duhej të ishte në dijeni për këtë ngërç teknik të mosplotësimit të

    këtyre vendeve. Pra, Kuvendi e ka kryer detyrën e vet, është miratuar struktura, është miratuar

    shtimi me 4 punonjës, është dhënë edhe fondi i pagave, plus sigurimet shoqërore dhe sot po

    vihemi në dijeni për një çështje të karakterit thellësisht teknik, që ne duhet ta zgjidhim si komision.

    Nuk mund të lë pa përmendur edhe për opinionin publik që në këtë vit, në këtë sesion

    parlamentar Kuvendi përmbushi edhe një detyrim, në lidhje me Institutin e Krimeve dhe Pasojave

    të Komunizmit në Shqipëri, duke zgjedhur në përbërje të plotë të gjithë anëtarët e bordit të këtij

    instituti, duke i hapur rrugën mirëfunksionimit të këtij instituti.

    Unë jam shumë dakord që kërkesa për ambiente dhe për komoditete të tjera pune, por

    gjithsesi besoj se Kuvendi dhe ky komision e kanë kryer më së miri detyrën në raport me këtë

    institut.

    Ka diçka tjetër për të shtuar?

    Urdhëroni, zoti Butka!

    Uran Butka – Meqë keni fjalën për komoditetet apo te ambientet e institutit, brenda

    ambientit të institutit, në një korridor është edhe një zyrë e një partie politike, e cila e bën të

    pamundur që ne të themelojmë apo të sigurojmë arkivin e institutit, sipas ligjit që keni miratuar ju.

    Janë bërë përpjekje të deritanishme për ta larguar atë institucion, i cili nuk lidhet fare me institutin,

    sepse është ndërtesë shtetërore etj., megjithatë nuk ia kemi arritur, sepse aty janë interesa

    partiake.

    Kështu, unë desha t’ju informoj se arkivi nuk është çështje komoditeti, por sepse ne nuk

    kemi siguri. Aty hyjnë e dalin njerëz të pakontrolluar.

    Ju lutem shumë, nëse mund të na ndihmoni!

    E dyta, këtu u paraqitën mjaft arritje qoftë nga drejtori ekzekutiv, qoftë nga relatori, por ka

    pasur edhe mosarritje. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm për këtë (natyrisht të vogla), edhe ndonjë

    vështirësi. Për shembull, tani na është krijuar një vështirësi lidhur me arkivat, të cilat kanë qenë

    të hapura, por tashmë në arkivin e Ministrisë së Brendshme, ku ne kemi burimin kryesor të

    materialeve, ka një pengesë apo një farë kontradiksioni ligjor apo një dublim, sepse është futur

  • 10

    brenda Autoriteti i Dosjeve dhe tani nuk e dimë si qëndron kjo punë ligjërisht. A do të

    administrohet edhe arkivi i Ministrisë së Brendshme nga Autoriteti i Dosjeve, siç pretendohet

    nga ata, apo do të vazhdojë puna siç ka qenë, sepse kemi pasur vështirësi.

    Ka një konflikt midis dy ligjeve ose një interpretim. Mund të mos jetë përplasje ligjesh.

    Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Budka!

    Po zoti Hyseni.

    Alket Hyseni – Faleminderit, kryetar!

    Zoti Tufa, unë konstatoj, në fakt, një mori aktivitetesh, një mori botimesh, qoftë në fushën

    studimore – dokumentare, qoftë në fushën memoristike, konferenca apo aktivitete shumë të mira

    në përgjithësi, duke përmendur Fjalorin Enciklopedik që u citua, por edhe zërat e kujtesës dhe plot

    të tjera, por konstatoj edhe botime që kanë gjetur mbështetjen, prejse janë përmendur këtu, si për

    shembull: “Himne, këngë dhe marshe të Ballit Kombëtar”.

    Cili është mekanizmi filtrues i këtyre botimeve? A keni një ent profesionistësh që i filtron,

    sepse unë gjykoj se institute të tilla të rëndësishme, të cilat janë ngritur për të nxjerrë në dritë një

    pjesë të errët të krimeve të regjimit komunist, mos ndoshta, duke abuzuar me kompetencën, hyjmë

    edhe në kompetencë të organeve të tjera, siç është për shembull, Akademia e Shkencave apo

    Instituti i Historisë së Shqipërisë për të bërë analizën e luftës, duke evokuar himnet e Ballit

    Kombëtar? Unë mendoj se nuk është ky organi i duhur për t’u marrë me himne, marshe e këngë të

    BK-së. Ç’lidhje ka kjo kur bëhet fjalë për një ish-parti politike të luftës, pjesë e historisë, e mirë

    apo e keqe e vendosin organe të tjera.

    Po e them këtë duke parë edhe disa botime të emrave jo të njohur, prandaj jam i shqetësuar.

    A ka një bord filtrues të veprave dhe të emrave që botojnë?

    Ulsi Manja - Faleminderit, zoti Hyseni!

    Urdhëroni, zoti Tufa!

    Agron Tufa – “Himne, këngë dhe marshe të Ballit Kombëtar” është një vepër kapitale e

    një studiuesi shumë skrupuloz, që quhet Enver Lepenica Memeshaj, që nuk e ka veprën e parë, por

    të njëzetën. Në këtë vepër ai i referohet asaj periudhe, që është e përfshirë në ligjin tonë të Institutit,

    nga viti 1943-1991.

    (Diskutime pa mikrofon)

    Aktiviteti ynë fillon që me luftën, sepse krijimet, siç mund ta dini ju, nuk janë vetëm ato të

    pasluftës, por edhe ato gjatë luftës, si aspekte të përplasjes civile midis formacioneve antifashiste

  • 11

    në Shqipëri dhe kjo ka një recencë dhe një parathënie skrupuloze nga Akademia e Shkencave të

    Shqipërisë. Unë mund t’ua nis që sot apo nesër gjithë kolanën e këtyre librave për ta parë. Pra,

    kemi një bord, kemi një këshill shkencor prej 7 personash, që janë njerëz të shquar, akademikë,

    profesorë kryesisht, të cilët i marrin veprat 3 muaj përpara dhe i shqyrtojnë për të dhënë recencën

    me shkrim, nëse kjo vepër është e botueshme apo jo. Ne kemi plot vepra që i janë mohuar të drejtat

    e botimit për arsye sensibiliteti, niveli shkencor apo ndonjë gjë që çon në një koniunkturë që prish

    unitetin shoqëror.

    Ulsi Manja - Faleminderit, zoti Tufa për përgjigjen!

    Unë nuk besoj se ka çështje tjetër të patrajtuar në raportimin tuaj vjetor.

    Natyrisht, shpreh gatishmërinë e këtij komisionit dhe të Kuvendit për të gjitha kërkesat që

    ju keni për të përmbushur misionin dhe funksionin që ju ka ngarkuar ligji dhe do të kërkoja që në

    dinamikë herë pas hera ta informoni Komisionin e Ligjeve për ecurinë e veprimtarisë suaj në

    përmbushje të misionit që ju ka ngarkuar ligji, por edhe të kërkesave që ju keni dhe që është

    detyrim i Kuvendit për t’i përmbushur as sa është mundësia.

    Gjithsesi, për shqetësimin që ngriti zoti Butka, në mos gaboj, nesër apo pasnesër këtu do

    të jetë për të raportuar edhe Autoriteti i Hapjes së Dosjeve. Nuk besoj se është çështje përplasjesh

    ligji, por gjithsesi pasi të kemi edhe raportimin e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve do të kemi edhe

    një analizë për të përcaktuar sferën e veprimtarisë së secilit prej institucioneve por e rëndësishme

    në finale është që secili nga dy institucionet të përmbushë misionin dhe funksionin që i ka ngarkuar

    ligji.

    Zoti Tyrbja, do t’ju lutesha që në bashkëpunim edhe me këshilltarët dhe shërbimin e

    monitorimeve të Kuvendit të përfshihen në tekstin e rezolutës problemet e ngritura sot në

    raportimin e bërë nga drejtori ekzekutiv dhe drejtori i bordit dhe në mbledhjen e radhës të kemi

    edhe një diskutim të rezolutës dhe pastaj t’ia drejtojmë Kuvendit për ta miratua.

    Edhe një herë, faleminderit për prezencën, zoti Tufa dhe zoti Butka!

    (Diskutime pa mikrofon)

    Nuk është çështje e rezolutës kërkesa e zotit Fino. Natyrisht, do ta zgjidhim edhe këtë

    kërkesë me një shkresë që do t’i drejtojmë Kryeministrisë, lidhur me zbatimin e vendimit të

    Kuvendit në lidhje me numrin e punonjësve, që u kemi miratuar edhe fondin përkatës.

    Faleminderit dhe ditë të mbarë!

  • 12

    KUVENDI

    Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

    PROCESVERBAL

    Tiranë, më 16.04.2018, ora 12:00

    Drejton mbledhjen:

    Ulsi Manja – kryetar i Komisionit

    Rendi i ditës:

    Vazhdimi i shqyrtimit nen për nen të projektligjit “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”

    Marrin pjesë:

    Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Adnor Shameti, Bashkim Fino, Bledar Çuçi, Edmond Leka,

    Alket Hyseni, Jurgis Çyrbja, Elena Xhina, Ermonela Felaj (Valikaj), Xhemal Qefalia, Arben

    Pëllumbi.

    Mungojnë:

    Vasilika Hysi, Saimir Tahiri, Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, Dhurata

    Çupi Tyli, Fatmir Mediu, Nasip Naço, Astrit Veliaj,Tom Doshi.

    Të ftuar:

    Oltjon Muzaka- Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës

    Risena Xhaja- Drejtore e Përgjithshme e Drejtorisë Ekonomike dhe Shërbimeve

    Mbështetëse në Ministrinë e Kulturës

    Sofjan Jaupaj- këshilltar ligjor i ministres së Kulturës

    Ekflodia Leskaj- këshilluese ligjore

    Eris Hysi- avokat mbështetës

    Fatma Muca- avokate mbështetës

  • 13

    Ulsi Manja- Përshëndetje!

    Të hyjnë mediet brenda!

    Rifillojmë mbledhjen e komisionit në pikën e dytë të rendit të ditës: “Shqyrtimi nen për

    nen i projektligjit “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”.

    Siç e bëra të qartë në fillim, relatore e këtij projektligji është kolegia Klotilda Bushka. Kanë

    konfirmuar pjesëmarrjen nga Ministria e Kulturës, zoti Oltion Muzaka, sekretar i Përgjithshëm,

    ndërsa pjesa tjetër e stafit të Ministrisë së Kulturës, nëse do të marrin fjalën, do të vetëprezantohen,

    pasi janë disa përfaqësues nga ministria që kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

    E kemi lënë te neni 106 i projektligjit. Kemi miratuar 105 nenet e para. Jemi tek titulli 3,

    “Qarkullimi civil dhe fizik i pasurive kulturore”.

    Kalojmë te neni 106. Relacioni i relatores së bashku me komentet, janë në tryezën e

    kolegëve të komisionit.

    Do t’ju lutesha përfaqësuesve të ministrisë që për çdo nen të mbajnë shtypur mikrofonin

    dhe të shprehen lidhur me miratimin ose jo të sugjerimeve dhe komenteve të bëra nga relatorja.

    Neni 106. Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 107. Kush është dakord me nenin 107 me sugjerimet e bëra nga relatorja?

    Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 108. Kush është dakord me nenin 108 me sugjerimet e bëra nga relatorja?

    Kundër? Nuk ka. Abstenim?

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 109. Kush është dakord me nenin 109 me sugjerimet e bëra nga relatorja?

    Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 110. Kush është dakord me nenin 110 me sugjerimet e bëra nga relatorja?

    Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 111. Kush është dakord me nenin 111 me sugjerimet e bëra nga relatorja?

    Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

  • 14

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 112. Kush është dakord me nenin 112? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk

    ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 113. Kush është dakord me nenin 113 me sugjerimete bëra nga relatorja?

    Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 114. Kush është dakord me nenin 114 me sugjerimet e bëra nga relatorja?

    Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 115. Kush është dakord me nenin 115 me sugjerimet e bëra nga relatorja?

    Kundër? Nuk ka.

    Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 116. Kush është dakord me nenin 116? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk

    ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 117. Kush është dakord me nenin 117? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk

    ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 118. Kush është dakord me nenin 118? Kundër? Nuk ka.

    Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 119. Kush është dakord me nenin 119? Kundër? Nuk ka.

    Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 120. Kush është dakord me nenin 120? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk

    ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 121. Kalojmë te neni 121. Kush është dakord me nenin 109 me sugjerimet

    e bëra nga relatorja? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

  • 15

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 122. Kush është dakord me nenin 122? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk

    ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 123. Kush është dakord me nenin 123 me sugjerimet e bëra nga relatorja?

    Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 124. Kush është dakord me nenin 124? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk

    ka.

    Miratohet.

    Ju lutem, me falni, t’i urojmë mirëseardhjen ministres në komision!

    Zonja Ministre, nëse do të keni ndërhyrje për nene të caktuara, mund ta kërkoni fjalën!

    Kalojmë te neni 125. Kush është dakord me nenin 125 me sugjerimet e bëra nga relatorja?

    Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 126. Kush është dakord me nenin 126 me sugjerimet e bëra nga relatorja?

    Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 127. Kush është dakord me nenin 127 me sugjerimet e bëra nga relatorja?

    Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 128. Kush është dakord me nenin 128 me sugjerimet e bëra nga relatorja?

    Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 129. Kush është dakord me nenin 129 me sugjerimet e bëra nga relatorja?

    Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 130. Kush është dakord me nenin 130? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk

    ka.

    Miratohet.

  • 16

    Kalojmë te neni 131. Kush është dakord me nenin 131 me sugjerimet e bëra nga relatorja?

    Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 132. Kush është dakord me nenin 109? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk

    ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 133. Kush është dakord me nenin 133? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk

    ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 134. Kush është dakord me nenin 134? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk

    ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 135. Kush është dakord me nenin 135? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk

    ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 136. Kush është dakord me nenin 136 me sugjerimet e bëra nga relatorja?

    Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 137. Kush është dakord me nenin 137? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk

    ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 138. Kush është dakord me nenin 138? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk

    ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 139. Kush është dakord me nenin 139 me sugjerimet e bëra nga relatorja?

    Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 140. Kush është dakord me nenin 140 me sugjerimet e bëra nga relatorja?

    Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet.

  • 17

    Kalojmë te neni 141. Kush është dakord me nenin 141? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk

    ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 142. Kush është dakord me nenin 142 me sugjerimet e bëra nga relatorja?

    Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 143. Kush është dakord me nenin 143 ? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk

    ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 144. Kush është dakord me nenin 144? Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 145. Kush është dakord me nenin 145? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk

    ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 146. Kush është dakord me nenin 146? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk

    ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 147. Kush është dakord me nenin 147? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk

    ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 148. Kush është dakord me nenin 148? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk

    ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 149. Kush është dakord me nenin 149? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk

    ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 150. Kush është dakord me nenin 150? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk

    ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 151. Kush është dakord me nenin 151 me sugjerimet e bëra nga relatorja?

    Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

  • 18

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 152. Kush është dakord me nenin 152 me sugjerimet e bëra nga relatorja?

    Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 153. Kush është dakord me nenin 153 me sugjerimet e bëra nga relatorja?

    Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 154. Kush është dakord me nenin 154 me sugjerimet e bëra nga relatorja?

    Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 155. Kush është dakord me nenin 155? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk

    ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 156. Kush është dakord me nenin 156? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk

    ka.

    Miratohet.

    Kalojmë te neni 157.

    Oltjon Muzaka - Dakord.

    Ulsi Manja – Dakord me sugjerimet,

    Pro? Kundër? Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 158. Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Neni 159. Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Neni 160. Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Neni 161. Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Neni 162. Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

  • 19

    Neni 163. Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Neni 164. Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Neni 165. Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Neni 166. Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Neni 167.

    Oltjon Muzaka – Dakord.

    Ulsi Manja - Dakord me sugjerimet e bëra nga relatorja.

    Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Neni 168. Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Neni 169. Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Neni 170. Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Neni 171.

    Oltjon Muzaka – Dakord.

    Ulsi Manja – Dakord me sugjerimin e bërë në relacion? Pro? Kundër? Abstenim.

    Miratohet edhe ky nen.

    Neni 172. Jeni dakord?

    Oltjon Muzaka – Dakord.

    (Ndërhyrje pa mikrofon)

    Ulsi Manja - Dakord me sugjerimin e bërë nga relatorja?

    Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Neni 173. Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

  • 20

    Neni 174. Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Neni 175. Dakord me sugjerimin e bërë nga relatorja.

    Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet edhe ky nen.

    Neni 176.

    Oltjon Muzaka – Dakord.

    Ulsi Manja – Pro? Kundër Abstenim?

    Miratohet neni 176, sipas variantit në relacion.

    Neni 177. Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Neni 178.

    Oltjon Muzaka – Dakord.

    Ulsi Manja – Keni ndonjë gjë për nenin 178?

    (Diskutime pa mikrofon)

    Fjalën e ka relatorja.

    Klotilda Bushka – Po, kemi komunikuar me Agjencinë e Prokurimit Publik dhe duke qenë

    se edhe në ligjin aktual sot për projektet kulturore është një përjashtim i tillë, mbahet i njëjti

    standard.

    (Diskutime pa mikrofon)

    Ulsi Manja – Faleminderit, relatores!

    Neni 178. Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet sipas variantit të propozuar.

    Neni 179.

    Oltjon Muzaka – Dakord.

    Ulsi Manja – Po, zoti Fino, kishit ndonjë pyetje për relatoren?

    Bashkim Fino – Shumë mirë që është aplikuar ligji ekzistues në fuqi...

    (Diskutime pa mikrofon)

    Ulsi Manja - A ka ndonjë përgjigje relatorja për kolegun Fino?

    Në mungesë të opozitës do të duhet të bëjmë edhe opozitën.

    (Diskutime pa mikrofon)

  • 21

    Jo, nuk ka ndonjë problem, debati është konstruktiv.

    Klotilda Bushka – Çështjet e projekteve kulturore, edhe sipas traditës tonë juridike, kanë

    të bëjnë me projekte që nuk kanë specifika si çdo lloj prokurimi, të të mirave dhe shërbimeve në

    Shqipëri, por kanë të bëjnë me disa specifika që lidhen me trashëgiminë kulturore që jo të tërë i

    kanë. Pra, në qoftë se një punim civil për një objekt të caktuar bën iks lekë, për kulturën nuk mund

    të ketë matje sipas ligjit...

    Bashkim Fino – Ishe shkatërruese në argument. Faleminderit!

    Ulsi Manja – Kultura nuk ka çmim, më kupton?

    Siç duket fakti që po ecim kaq mirë me projektligjin nen për nen është meritë e ministres

    dhe e stafit që kanë punuar me këtë projektligj.

    Neni 180. Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Neni 181. Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Neni 182. Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Neni 183.

    Oltjon Muzaka – Dakord.

    Ulsi Manja – Dakord me sugjerimet e bëra nga relatorja.

    Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet sipas relacionit.

    Neni 184. Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Neni 185. Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Neni 186. Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Neni 187.

    Oltjon Muzaka - Dakord.

    Ulsi Manja – Dakord me sugjerimet e bëra nga relatorja.

    Pro? Kundër? Abstenim?

  • 22

    Miratohet sipas variantit të miratuar në relacion neni 187.

    Neni 188.

    Oltjon Muzaka – Dakord.

    Ulsi Manja – Dakord.

    Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet sipas variantit në relacion.

    Neni 189.

    Oltjon Muzaka – Dakord.

    Ulsi Manja - Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet sipas variantit në relacion neni 189.

    Neni 190. Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Neni 191.

    Oltjon Muzaka – Dakord.

    Ulsi Manja - Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet neni 191, sipas variantit në relacion.

    Neni 192. Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Neni 193. Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Neni 194.

    Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Neni 195. Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Neni 196. Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Neni 197. Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Neni 198. Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

  • 23

    Neni 199. Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Neni 200. Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Neni 201. Pro? Kundër? Abstenim?

    Miratohet.

    Neni 202. Pro? Kundër...

    Po, ka pyetje për nenin 202, zoti Fino.

    Bashkim Fino – Zonja Ministre, unë jam plotësisht dakord kur ju bëni ndarjen e statusit të

    muzeve kombëtare, duke thënë Muzeu Kombëtar, Muzeu i Arteve, Muzeu i Fotografisë “Marubi”,

    Muzeu Mesjetar e të tjera me radhë. Problemi im është shumë i thjeshtë, meqë e bëmë në ligj, mos

    vallë ne i lidhim këmbët vetes, në sensin që më vonë mund të hapet ndonjë muze tjetër dhe na

    duhet që ta kemi si të thuash të hapur, mund të jetë me vendim qeverie, thjesht për këtë? Pra, në

    qoftë se nesër ju krijoni një muze tjetër, që është i domosdoshëm, je e detyruar ta kthesh prapë

    ligjin dhe ta shtosh te neni 202 të gjithë muzetë që keni vënë?

    Mirela Kumbaro – Faleminderit!

    A mund të përgjigjem, kryetar?

    Në fakt, ndarja në muze është ajo që është pjesa më e rëndësishme, sipas kategorive që

    janë: kombëtar, vendor, por statusi i Muzeut Kombëtar, këtë dua t’ju sqaroj, nuk ka të bëjë me

    faktin që kemi vetëm muze publikë, por është një status që ia njeh më vonë akreditimin. Në

    kapitullin për akreditimin e muzeve janë përcaktuar vetëm kriteret dhe lihet e hapur mundësia për

    të shtuar muze të tjera. Ajo që ne bëjmë sot...

    (Diskutime pa mikrofon)

    Shtohen me vendim të Këshillit të Ministrave, por hapësira është lënë.

    Pra, ajo që ne kemi bërë sot është që ato që kemi sot me VKM, si dhe ato që i parashikojmë

    si hapësira, i kemi parashikuar në ligj, ashtu sikurse edhe te ligji për artin dhe kulturën janë

    institucionet që ekzistojnë tashmë, por lihet mundësia për t’i krijuar më pas me vendim të Këshillit

    të Ministrave.

    Ulsi Manja – Faleminderit, zonja Ministre!

    Bashkim Fino – Dy standarde.

  • 24

    Mirela Kumbaro - Jo, nuk janë dy standarde. Ato më pas mund të shtohen me vendim të

    Këshillit të Ministrave, thjesht i shtohen listës së muzeve, që i kemi sot institucione tradicionale,

    historike të vendosura, por edhe të reja, siç është Muzeu i Gjetheve, që është muze shumë më i ri

    sesa të tjerët. Por te kapitulli më vonë i akreditimit të muzeve lihet e hapur mundësia që muze të

    tjera mund t’i shtohen kësaj liste.

    Ulsi Manja – Faleminderit, zonja Ministre!

    Neni 202.

    Po, zoti Fino.

    Bashkim Fino – Jam dakord me nenin 202...

    Ulsi Manja – Ta kalojmë në votim.

    Bashkim Fino - .. ka lidhje me nenin 203. Në nenin 203 thuhet se të gjitha muzetë që tha

    ministrja, që mund të bëhen me vendim qeverie... Pse muzetë? Sepse nuk plotësojnë tërësinë e

    kritereve të parashikuara në ligj në nenin 201....

    (Diskutime pa mikrofon)

    ... duke e zbatuar më pas këtë ligj, ndërkohë që nuk i kemi të rishikuara në nenin 202.

    (Diskutime pa mikrofon)

    Ulsi Manja – Zoti Fino, të lutem mikrofonin!

    Dakord.

    Bashkim Fino – Më kupton ministrja çfarë dua të them. Domethënë 202-shi ka lidhje me

    203-shin. Domethënë të gjithë muzetë e tjerë, të cilët do të krijohen me vendim qeverie,

    parashikojnë, si të thuash, tërësinë e kritereve. Pra, si do të funksiononte? Do të funksionojë prapë

    në bazë të këtij ligji?

    Ulsi Manja - Faleminderit!

    Neni 202. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 203. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 204. Kush është pro? A jeni dakord për sugjerimin? Kundër? Nuk ka. Abstenime?

    Nuk ka.

    Miratohet neni 204 me sugjerimet e bëra në relacion.

    Neni 205. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

  • 25

    Miratohet.

    Neni 206. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 207. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 208. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 209. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 210. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 211. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 212. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 213. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Po, zoti Fino.

    Bashkim Fino – E mbaruam 213-n?

    Ulsi Manja – Po, e mbaruam.

    Bashkim Fino – Unë kam një pyetje në tërësi, zonja Ministre, duke nisur gjithmonë nga

    neni 202.

    Në investimin që keni bërë te muzetë jeni munduar t’i trajtoni ata shumë bukur, me nen të

    veçantë për çdo muze. Pra, tregon përshkrimin e tyre çfarë janë, çfarë do të bëjnë etj. Pyetja ime

    është për ju dhe për relatoren. Mos vallë bëjmë gabim që i fusim në ligj kaq të detajuara, ndërkohë

    që me një urdhër tuajin, me një vendim qeverie, mund të kishte një përshkrim më tjetër, të detajuar,

    për çdo lloj muzeu? Boll që ne, zoti kryetar, e miratojmë te 202-shi çfarë muzesh kemi si listë. I

    gjithë përshkrimi që bëjmë, prapë unë e kam merakun, që jo çdo gjë shkruhet në ligj, që do të thotë

    të lëmë mundësi që me një vendim qeverie, me një udhëzim të ministrit, mund të bëhet një detajim

    dhe një përshkrim akoma më i detajuar që mund të na ndodhë nesër në praktikë. Në momentin që

  • 26

    ne e bëjmë kështu, të detajuar, se çfarë quhet qendra muzeale e Beratit, për shembull, dhe themi 3

    pika, nesër mund të shtojmë diçka tjetër. Si i bëhet? Do të ndryshojmë prapë ligjin?

    Ulsi Manja - Po, relatorja.

    Mirela Kumbaro – Po jap një përgjigje të parë dhe pastaj me lejen tuaj...

    Ulsi Manja – Po, zonja ministre.

    Mirela Kumbaro – E para, nëse më lejoni, ka të bëjë me parimin ose me filozofinë e këtij

    ligji që në përgjithësi, siç e kam shprehur dhe në relacionin e parë, është mjaft i detajuar edhe në

    shumë aspekte të tjera. Pra, është një zgjedhje e Ministrisë së Kulturës, një vullnet, që të kemi një

    ligj sa më të detajuar. Unë i kam vënë një emër personal, e quaj një ligj didaktik, sepse dhe nga

    eksperienca e këtyre 5 vjetëve, një ndër mangësitë e mëdha të ligjit që kemi në fuqi është se me

    një nen mendon se i zgjidh të gjitha, ndërkohë që e gjithë ushtria e njerëzve që duhet ta zbatojnë,

    që nga pronarët, deri te ministri, gjenden pa përgjigje. Kështu që në kontekstin për të qenë sa më

    praktikë, jemi munduar të jemi sa më të detajuar. Pra, është e qëllimshme.

    Ju falënderoj për sugjerimin tuaj! Kemi rënë dakord, ndoshta në bashkëpunim me relatoren,

    mund të bëjmë një ndryshim të vogël, më të qartë dhe më eksplicit te neni 202 për të lënë të hapur

    pikërisht zgjidhjen e shtesës në vazhdimësi të muzeve të tjera që mund të krijohen. Nga ana tjetër,

    mund t’u japim stabilitet institucioneve që tashmë i kemi të krijuara, kjo për shkak të rëndësisë që

    u japim muzeve dhe mënyra se si do të trajtohen.

    Ulsi Manja -Jam dakord me sugjerimin. Kur të bëjmë miratimin në tërësi të ligjit dhe të

    relacionit për komisionin përgjegjës, të përfshihet edhe sugjerimi i ministres, edhe i relatores, edhe

    i kolegut Fino, te neni 202. Jam shumë dakord. Më duket propozim racional.

    Mirela Kumbaro – Është Komiteti Shtetëror i Muzeve.

    Ulsi Manja – Dakord.

    Faleminderit, zonja Ministre!

    Neni 214. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 215. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 216. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 217. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

  • 27

    Miratohet.

    Neni 218. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 219. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 220. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 221. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 222. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 223. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 224. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 225. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 226. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 227. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 228. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 229. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 230. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 231. Kush është pro? Bashkë me sugjerimin e bërë nga relatorja. Kundër? Nuk

    ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 232. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

  • 28

    Miratohet.

    Neni 233. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 234. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 235. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 236. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 237. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 238. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 239. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 240. Kush është pro? Dakord me sugjerimin e bërë në relacion. Kundër? Nuk ka.

    Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 241. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 242. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 243. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 244. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 245. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 246. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 247. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

  • 29

    Miratohet.

    Neni 24. Kush është pro? Dakord me sugjerimin e bërë në relacion. Kundër? Nuk ka.

    Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 248. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 249. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 250. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 251. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 252. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 253. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 254. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 255. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 256. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 257. Kush është pro? Dakord me sugjerimin e bërë në relacion. Kundër? Nuk ka.

    Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 258. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 259. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 260. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

  • 30

    Neni 261. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 262. Kush është pro? Dakord me sugjerimin e bërë nga relatorja. Kundër? Nuk ka.

    Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 263. Kush është pro? Dakord me sugjerimin e bërë në relacion. Kundër? Nuk ka.

    Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 264. Kush është pro? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 265. Kush është pro?Dakord me sugjerimin e bërë në relacion. Kundër? Nuk ka.

    Abstenime? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 266.

    Klotilda Bushka – Dakord!

    Ulsi Manja – Dakord me relatoren!

    Pro? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 267?

    Klotilda Bushka – Dakord!

    Ulsi Manja – Dakord me relatoren!

    Pro? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 268?

    Klotilda Bushka – Dakord!

    Ulsi Manja – Dakord me relatoren!

    Pro? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 269. Pro? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 270. Pro? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

  • 31

    Miratohet.

    Neni 271?

    Klotilda Bushka – Dakord!

    Ulsi Manja – Dakord me relatoren!

    Pro? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 272?

    Klotilda Bushka – Dakord!

    Ulsi Manja – Dakord me relatoren!

    Pro? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 273. Pro? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 274. Pro? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 275. Pro? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 276. Pro? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 277?

    Po, zoti Fino.

    Bashkim Fino - Zonja Ministre, ju keni bërë një kod. Pra, i gjithë ky ligj i madh, ku janë

    futur të gjitha institucionet, kam përshtypjen se pas kësaj nuk ka çfarë të bëjë më një ministër

    Kulture, mund ta përmirësojë ligjin, por nuk ka çfarë të bëjë më tepër.

    (Ndërhyrje pa mikrofon.)

    Unë nuk thashë se është krim, por thashë se nuk ka çfarë të bëjë më shumë nga pikëpamja

    ligjore, jo nga pikëpamja administrative e të tjerë me radhë. A mos ndoshta janë shumë 24 muaj

    për të nxjerrë akte nënligjore? Ndërkohë, ju keni vite që punoni për këtë ligj dhe realisht i keni të

    gjitha drejtoritë që mbulojnë të gjithë spektrin e këtij ligji, por mbase do të ishte...

    (Diskutime pa mikrofon.)

  • 32

    Ajo është tjetër gjë, por titulli i nenit 277 është “Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministria

    përgjegjëse për trashëgiminë kulturore”. Pra, unë përputh titullin e nenit me brendinë, që duhen 24

    muaj për të nxjerrë akte nënligjore. Pyetja ime është: a mos është kohë e gjatë, 24 muaj, për të

    nxjerrë akte nënligjore?

    Ulsi Manja – Po, një përgjigje nga relatorja, sepse kjo është çështje teknikës legjislative.

    (Ndërhyrje pa mikrofon.)

    Në fakt, kjo sqarohet në nenin më poshtë, por, gjithsesi, një përgjigje duhet ta marrim nga

    zonja relatore.

    Klotilda Bushka – Për sa i përket komentit, zoti Fino ka të drejtë. Në fakt, titulli i nenit

    nuk përkon me përmbajtjen e tij, kështu që unë sugjeroj që të ndryshojmë titullin. Për sa i takon

    përmbajtjes, këtu flitet vetëm për planin kombëtar të peizazhit, i cili kërkon një punë studimore

    dhe 24 muaj janë parë si një periudhë e mjaftueshme. Këtu nuk flitet për akte të tjera nënligjore,

    kështu që do të përshtatim titullin me përmbajtjen e nenit.

    Për sa u takon afateve që ka Këshilli i Ministrave për të nxjerrë akte, për këtë rast ne nuk

    kemi si të vendosim afate në ligj për planin kombëtar, pasi është një çështje, e cila normohet nga

    një kuadër i tërë ligjor se si i merr vendimet Këshilli i Ministrave. Në momentin që ministria

    propozon se do të marrë edhe vendimin për ta miratuar, sepse nuk bëhet fjalë për akte nënligjore

    në zbatim të ligjit, por bëhet fjalë që Këshilli i Ministrave do të jetë autoriteti përgjegjës për

    miratimin e një plani kombëtar, siç janë planet e studimit, planet zhvillimore e të tjerë, këtu nuk

    mund të vendosësh afate, sepse do të aplikosh ligjin “Për organizmin dhe funksionimin e Këshillit

    të Ministrave”. A doni t’i vendosim afat? Ne ia vendosim, por kam përshtypjen se është e qartë.

    Ulsi Manja – Faleminderit, zonja Bushka!

    Zoti Çuçi ka një sugjerim.

    Bledar Çuçi – Unë mendoj se relatorja në këtë rast ka plotësisht të drejtë. E përgëzoj edhe

    ministren që ka sjellë një plan të detajuar për miratimin e akteve nënligjore. Ndoshta është nga

    herët e pakta që ligji vjen me një kalendar të detajuar. Madje unë në teknikën legjislative nuk do

    t’i futesha kaq thellë, sepse ky është një hap përpara që ka bërë ministria.

    Po të ndryshohej këtu titulli, siç tha zonja Bushka, mendoj se çdo gjë është e qartë. Kjo do

    të shkojë në koherencë edhe me nenin më poshtë, ku përfshihet edhe qeverisja vendore. Ne e dimë

    se proceset e bërjes së planeve zgjasin, sepse vetëm afatet që duhet të konsultohen me publikun,

  • 33

    me komunitetin kërkon më shumë se një vit kohë, plus edhe praktikat sa të miratohen e kështu me

    radhë. Kështu që unë mendoj se kjo është shumë e plotë, ndaj të mos e ngacmojmë.

    Në rastet kur je detajist kërkon që çdo gjë që parashikohet në ligj të jetë e parashikuar edhe

    në kalendarin që keni bërë. Kjo gjë duhet pasur kujdes që të gjitha aktet nënligjore të jenë parë me

    radhë, siç i keni bërë, por të mos harrojmë ndonjë një, sepse më pas mund të na krijojnë probleme

    kur të miratohen më vonë. Kështu që unë mendoj se duhet ta lemë kështu, siç është me propozimin

    e zonjës Bushka, që të ndryshojmë vetëm titullin e nenit.

    Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Çuçi!

    Po, zoti Hyseni.

    Alket Hyseni - Unë jo vetëm që nuk e hodha poshtë punën e ministrisë, por mendoj se

    duhet ta ndihmojmë ministrinë, që, pasi të bëjë një punë 24- mujore për planin, të mos qëndrojë,

    për shkak të ngarkesës së punës, te Këshilli i Ministrave, siç ka me dhjetëra dhe qindra akte, që

    janë atje qoftë edhe mbi 2 vjet. Nëse Këshilli i Ministrave funksionuaka me ligjin e saj, atëherë

    pse në të gjitha pikat e nenin 245 i caktoni afat Këshillit të Ministrave?! Pse në çdo ligj ne i

    caktojmë afat Këshillit të Ministrave se deri kur do t’i miratojë aktet?! Pra, ky është ligji që e

    zotëron.

    Ligji nr. 6000 “Për Këshillin e Ministrave”, nuk ka afate strikte për aktet që depozitohen

    nga ministritë kur nuk janë të përcaktuara në ligj. Kështu ne e lemë në tagrin e Këshillit të

    Ministrave sipas ngarkesës që ajo ka. Prandaj, unë gjykoj: duke qenë se ministria bën gjithë këtë

    punë teknike, duhet të themi edhe ne një afat për Këshillin e Ministrave, nëse ministria e bën për

    24 muaj.

    Ligji i ka kaluar proceset teknike, ka vetëm kalimin formal nëpër ministri dhe miratimin e

    aktit. Kështu që unë mendoj se këtu duhet përcaktuar afat, sepse plani nuk është një gjë e

    parëndësishme. Unë mendoj se, ministrja mund të më ndërhyjë, plani është gjëja më e

    rëndësishme, sepse kërkon një punë shkencore dhe studimore prej vitesh, që të kërkojë të

    miratohet.

    Më poshtë, te neni tjetër, unë kam një rezervë nëse do të realizohet apo jo. Prandaj unë jam

    kundër mospërcaktimit të afatit te ne.

    Ulsi Manja – Dakord.

    (Ndërhyrje pa mikrofon)

    Më falni, zoti Hyseni!

  • 34

    Zonja Ministre, në fakt, tani jemi te neni 276 dhe, sigurisht, debatet janë të karakterit

    juridik. Unë nuk mendoj që...

    (Ministrja Kumbaro flet pa mikrofon.)

    Jemi te neni 276, nuk e kemi hedhur ende në votim.

    Ministria po, duhet të ketë afate të përcaktuara rigorozisht në ligj për nxjerrjen e akteve

    nënligjore dhe propozimin për Këshillin e Ministrave, por...

    (Deputeti Hyseni flet pa mikrofon.)

    Por Këshillit të Ministrave nuk mund t’i thuash se brenda tre ose katër muajve, nga

    momenti që ta sjell ministria, të miratosh VKM-në. Kështu që...

    (Ndërhyrje pa mikrofon)

    Unë them se neni 275 është i detajuar shumë saktë, pra afati dhe karakteri i akteve

    nënligjore që do të duhet të nxirren.

    Në lidhje me nenin 276, sepse këtu është debati, a ka ministria një koment të fundit?

    Mirela Kumbaro – Atëherë, lidhur me afatet në përgjithësi, që ne kemi parashikuar për

    nxjerrjen e akteve nënligjore, në katër vjetët që kemi punuar për këtë ligj në fund i kemi kushtuar

    shumë rëndësi, edhe duke pasur sensin e përgjegjësisë që do të ketë ministria pastaj për prodhimin

    e akteve nënligjore, me qëllim që të mos krijojmë pengesa në zbatimin e ligjit. Nëse numërojmë

    listën e akteve, e vendimeve të Këshillit të Ministrave, e urdhrave, urdhëresave dhe udhëzimeve

    që duhet të prodhojë kjo ministri, mbërrin diku në shifrën 90. Pra, është një numër shumë i gjatë,

    ndaj në varësi të emergjencës që duhej, ne kemi bërë një kalendar nga një muaj deri në dy vjet.

    Madje për disa elemente, si, për shembull, ai që ka të bëjë me dorëzimin e objekteve të humbura,

    të vjedhura e të tjerë kemi lënë edhe tre vjet.

    Ne kemi parashikuar afatet për të propozuar Ministria e Kulturës aktet nënligjore.

    Konkretisht në nenin në fjalë, kur flasim për plan menaxhimi, kjo shkon edhe përtej kapaciteteve

    të ministrisë, sepse një plan menaxhimi qoftë i parqeve arkeologjike, qoftë i peizazhit përfshin disa

    ministri, të paktën Ministrinë e Mjedisit dhe Ministrinë e Brendshme.

    Kështu që unë nuk besoj se në këtë ligj ne mund të vendosim afate që e detyrojnë Këshillin

    e Ministrave.

    Për sa i përket pastaj pjesës së teknikës ligjore, jeni ju më kompetentë sesa unë për ta thënë,

    por nuk mund... , sepse nuk është vetëm ministria jonë. Nuk e llogarisim dot këtë afat dhe kam

    frikë se ndoshta pastaj do të futeshim në ndonjë ngërç.

  • 35

    Te neni 245, zoti Hyseni, nëse e kuptova drejt, në pikën 4 thuhet: “Plani kombëtar i

    peizazhit miratohet”...

    (Deputeti Hyseni flet pa mikrofon.)

    E kuptova.

    Jo, e pashë te 245-a.

    (Ndërhyrje pa mikrofon)

    Jo, e kuptoj!

    Ulsi Manja – Zonja Ministre...!

    (Ndërhyrje pa mikrofon)

    Ju lutem, pak qetësi!

    Për sa kohë...

    Alket Hyseni – Nuk jam dakord me asnjë përkufizim, që të thotë se Këshillit të Ministrave

    mund t’i vihen afate. Këtë nuk e konceptoj dot në parim.

    (Deputeti Hyseni vazhdon të flasë pa mikrofon.)

    Ulsi Manja – Zoti Hyseni, ju lutem, nëse i tërhiqeni...!

    Mund ta hedhim në votë, sepse ka propozim konkret.

    Nëse tërhiqeni nga propozimi, mund të hedhim në votë nenin 276, me sugjerimin që u bë

    për ndryshimin e titullit.

    Mirela Kumbaro – Shprehem dakord me sugjerimin për ndryshimin e titullit, që të

    përputhet me përmbajtjen.

    Ulsi Manja – Dakord. Atëherë, kush është dakord me nenin 276...?

    (Ndërhyrje pa mikrofon)

    Ju lutem, se nuk e kam hedhur ende në votim nenin 276!

    (Ndërhyrje pa mikrofon)

    Kush është dakord me nenin 276? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 277. Kush është dakord me nenin 277, me sugjerimin për ndryshimin e titullit të

    nenit? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet.

    (Ndërhyrje pa mikrofon)

    Nëse jeni kundër, ngrijeni dorën, që ta regjistrojmë votën kundër!

  • 36

    A doni t’i bëjmë dy vota kundër?

    (Ndërhyrje pa mikrofon)

    Në rregull.

    Atëherë, neni 277 miratohet me dhjetë vota pro, një votë kundër dhe asnjë abstenim.

    Neni 278. Pro? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 279. Kush është dakord me nenin 279, me sugjerimet e bëra nga relatorja? Kundër?

    Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet.

    Neni 280 “Hyrja në fuqi” e ligjit. Pro? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet.

    (Ndërhyrje pa mikrofon)

    Kemi lënë nenin 90 të hapur.

    Biem dakord me nenin 90, sipas draftit fillestar? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet edhe neni 90, sipas variantit fillestar.

    E hedhim në votim në tërësi projektligjin.

    (Ndërhyrje pa mikrofon)

    Të lutem tani, çfarë do të thuash?

    (Ndërhyrje pa mikrofon)

    Në relacionin bashkëngjitur...

    (Ndërhyrje pa mikrofon)

    Më falni, ju lutem!

    Të gjitha sugjerimet e bëra nga relatorja në relacion, por edhe sugjerimet e tjera, që janë

    bërë nen për nen qoftë nga relatorja, qoftë nga kolegët apo qoftë edhe nga përfaqësuesit e

    ministrisë, janë mbajtur shënim nga këshilltarët e komisionit dhe do të bëhen pjesë e tekstit integral

    të projektligjit dhe të relacionit përkatës që do t’i dërgojmë komisionit përgjegjës.

    Besoj se këtu jemi të gjithë dakord.

    Atëherë, e hedhim në votim...

    (Ndërhyrje pa mikrofon)

    Ju lutem!

    (Ndërhyrje pa mikrofon)

  • 37

    Do ta votojmë projektligjin, sepse...

    Mirela Kumbaro – Jo, doja të thosha diçka tjetër.

    Ulsi Manja – Tani, ndryshimet për miratimin në tërësi të bëra nga relatorja janë në tekstin

    bashkëngjitur relacionit dhe do të bëhen pjesë e raportit që do t’i përcillet komisionit përkatës.

    Kush është dakord në tërësi me projektligjin “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”? 11

    vota pro. Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

    (Ndërhyrje pa mikrofon)

    Do të votoni kundër?

    (Ndërhyrje pa mikrofon)

    Do të abstenoni? Atëherë, me dhjetë vota pro, asnjë votë kundër dhe një votë abstenim,

    miratohet në tërësi projektligji “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”.

    Me këtë votim, unë dua të falënderoj Ministrinë e Kulturës...!

    (Ndërhyrje pa mikrofon)

    Doni fjalën, zonja Ministre?

    Po, urdhëroni!

    Mirela Kumbaro – Dua të jem e qetë për këtë që tha zoti Hyseni lidhur me nenin 275. Në

    fakt, kushtet vihen këtu vetëm për miratimin e institucioneve që ekzistojnë tashmë, për të garantuar

    funksionimin dhe të mos ketë bllokim të atyre institucioneve që kanë të bëjnë me statutin dhe

    ekzistencën e tyre në përputhje me ligjin e ri. Pra, nuk bëhet fjalë për akte nënligjore të cilat kanë...

    Përndryshe, për të gjitha aktet e tjera nënligjore ne nuk kemi propozuar afate vendimmarrjeje për

    Këshillin e Ministrave.

    (Ndërhyrje pa mikrofon)

    Alket Hyseni – Zonja Ministre, e para, po të pyesni këtu për teknikë legjislative, thuhet:

    “Ngarkohet Këshilli i Ministrave...”, pra e kundërta e formulimit të nenit tjetër: “Me propozim të

    ministrit përgjegjës që brenda...”.

    (Ministrja ndërhyn pa mikrofon.)

    Pra, organi është Këshilli i Ministrave.

    (Ministrja ndërhyn pa mikrofon.)

    Kjo është në ndihmën tuaj.

    Ulsi Manja – Zonja Ministre...

    (Ministrja ndërhyn pa mikrofon.)

  • 38

    Alket Hyseni – Unë doja që në të njëjtën logjikë...

    Ulsi Manja – Pas votimit të projektligjit në tërësi, çdo debat juridik është pa vlerë, sipas

    Rregullores.

    Alket Hyseni – Nuk ka rëndësi. Unë doja të isha në krahun tuaj.

    Mirela Kumbaro – Dakord.

    Ulsi Manja – Ju lutem, kolegë, se projektligji u miratua në tërësi!

    (Ministrja ndërhyn pa mikrofon.)

    Më lejoni ta mbyll mbledhjen e komisionit, duke falënderuar për këtë projektligj shumë

    voluminoz Ministrinë e Kulturës, posaçërisht ministren, zonjën Kumbaro, për punën voluminoze

    dhe serioze që është bërë në këtë projektligj!

    Dua të falënderoj relatoren, zonjën Bushka, për bashkëpunimin me ministrinë, si dhe të

    gjithë kolegët e Komisionit të Ligjeve, që janë përfshirë në mënyrë aktive në diskutimin në parim,

    nen për nen dhe në tërësi të këtij projektligji që, pse jo, më në fund edhe ne do ta kemi një ligj për

    trashëgiminë kulturore dhe muzetë në Republikën e Shqipërisë!

    Duke ju falënderuar edhe një herë, së bashku me stafin, edhe kolegët e mi të komisionit, e

    mbyllim mbledhjen e sotme të komisionit!

    Mbledhja e ardhshme do t’ju njoftohet nga sekretaria e komisionit nëpërmjet postës

    elektronike.

    Faleminderit!

    Mirela Kumbaro – Shumë faleminderit për të gjithë kontributin për një produkt të

    përbashkët!

    MBYLLET MBLEDHJA

  • 39

  • 40

  • 41