Upload
truonghanh
View
323
Download
18
Embed Size (px)
Citation preview
Ligjerata nr.9: POLITIKA FISKALE NË KOSOVË
Mustafë Murturi
LITERATURA:
LIGJERATAT E AUTORIZUARA - Mustafë Murturi
Literatura shtesë: Financat Publike: Prof.dr. Sabahudin
Komoni
1/17/2015 Ligjerata e 9 Politika fiskale në Kosovë 1
POLITIKA FISKALE NË KOSOVË
Politika fiskale në Kosovë - Kuptimi - Përmbajtja e ligjeratës së pestë: (Financat Publike : Prof.dr. Sabahudin Komoni : - f.q: 129 deri ne faqe 143)
1. 1. Themelimi i Administrates tatimore
2. 2. Llojet e tatimeve ne Kosove
3. 3. Tatimi ne te ardhura personale
4. 4. Tatimi ne paga
5. 5. Tatimi në të ardhura nga qiraja dhe pasuria e patundeshme
6. 6. Tatimi në të ardhurat nga interesi, dividenda dhe fitimi në lotari
7. 7. Tatimi në të ardhura pesonale nga veprimtaria ekonomike
8. 8. Tatimi në të ardhura nga veprimtaria joekonomike-profesionale
1/17/2015 Ligjerata e 9 Politika fiskale në Kosovë 2
Themelimi i Administrates Tatimore Autoriteti Qendror Fiskal (AQF) në Kosovë është themeluar në fund të vitit
1999 me qëllim që të administrojë me politikën tatimore dhe menaxhmentin
e procedurave tatimore.
Kjo administrata e re tatimore me nje personel jo mjaft te aftësuar është
ballafaquar me probleme të ndryshme të tranzicionit siç janë evazioni
tatimor, kriminaliteti ekonomik, korrupsioni, ekonomia ilegale etj.
AQF i Kosovës është agjencion ekzekutiv në kuadrin e Ministrisë për
Ekonomi dhe Financa (MEF) me autonomi të plotë.
Autoriteti Tatimor i Kosovës (ATK) sot administron me të gjitha llojet e tatimeve të aplikuara në Kosovës.
Reformimi i metutjeshem i administratës tatimore në Kosovë është më se i nevojshëm për të krijuar strategji dhe politikë të qëndrueshme tatimore.
Qëllimi është që në ekonominë e tregut të krijohen parakushtet për konkurrencë të lirë, stimulim të biznesit dhe të sigurimit të vetëfinancimit buxhetor.
1/17/2015 Ligjerata e 9 Politika fiskale në Kosovë 3
Themelimi i Administrates Tatimore Instrumentet fiskale në Kosovë në fillim ishin të përqendruara në sigurimin
e të hyrave publike (buxhetore) përmes tatimit të paragjykuar, tatimit në shitje, tatimit në shërbime, doganat dhe akcizat.
Tatimet dhe doganat me tarifa lineare nuk i kanë stimuluar zhvillimin e prodhimit si instrumente te zhvillimit ekonomik.
Në fillim ngarkesa më e madhe ishte te bizneset - 95% të të hyrave buxhetore me anë të tatimeve dhe të doganave,
Me aplikimin e tatimeve siç ishin; TVSH, tatimi në fitim, tatimi në pronë, tatimi në paga, ngarkesa tatimore zvogëlohet për bizneset dhe një pjesë bartet te qytetarët.
Mungesa e planit të mirëfilltë strategjik zhvillimor në Kosovë, si dhe mungesa e të dhënave statistikore mbi indikatorët (treguesit) makroekonomik, pagesat me para të gatshme etj., janë disa prej shkaqeve që e vështirësojnë ndërtimin e një politike fiskale të qëndrueshme.
1/17/2015 Ligjerata e 9 Politika fiskale në Kosovë 4
Llojet e Tatimeve në Kosovë
Në vitin 1999 ka filluar ndërtimi i sistemit të ri tatimor i cili ishte bazuar vetëm në tatimin e bizneseve. Në fillim në Kosovë kanë aplikuar këto lloje të tatimeve:
1. Tatimi i paragjykuar,
2. Tatimi në shitje,
3. Tatimi në shërbime,
4. Taksa doganore.
Në vitin 2001 dhe 2002 sistemi tatimor zgjerohet me tatime te reja duke përfshirë këto lloje të tatimit:
1. TVSH (tatimi mbi vlerën e shtuar) prej 16%;
2. Tatimi në të ardhura personale (tatimi në paga);
3. Tatimi në fitim si dhe
4. Tatimi në pronë.
1/17/2015 Ligjerata e 9 Politika fiskale në Kosovë 5
Llojet e Tatimeve në Kosovë
a) Tatimi i paragjykuar (paushall); - paguhet në bazë të të ardhurave paushalle (të paragjykuara) në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës prej 1 Korrikut 2000. Tatimi i paragjykuar bazohet në të ardhurat e supozuara në bazë të qarkullimit. Ky tatim paguhet si përqindje e qarkullimit në disa raste edhe si shumë fikse te rastet e bizneseve të vogla.
Baza e tatimit të paragjykuar varet nga lloji dhe vendi i veprimtarisë ekonomike. Tatimpaguesit ndahen sipas veprimtarive dhe klasifikohen në këto kategori:
bizneset, kryerësit e shërbimeve, profesionistët dhe tregtarët,
veprimtaritë argëtuese (objektet sportive, lokalet e bilardos,diskot, kinematë etj),
veprimtaritë e transportit (të udhëtarëve dhe të mallit),
tregtarët shitës (tregtarët e rrugës, zejtarët, bujqit që i shesin prodhimet e tyre në treg etj.).
1/17/2015 Ligjerata e 9 Politika fiskale në Kosovë 6
Llojet e Tatimeve në KosovëTatimi i paragjykuar (paushall)
Personat që janë të obliguar që të paguajnë tatimin e paragjykuar ndahen në:
1. tatimpagues të vegjël; - është tatimpaguesi i cili ka realizuar të ardhura bruto më pak se 7.500 € në periudhën tremujore dhe
2. tatimpagues të mëdhenj; - janë tatimpaguesit që realizojnë të ardhura bruto gjatë një tremujori më shumë se 7.500 €.
Këta duhet të paguajnë taksën e caktuar paushalle tremujore plus 3% në të ardhurat bruto mbi 7.500 €. P.sh. Nëse biznesi “X” ka qarkullim tremujor 30.000€, tatimi që duhet të paguaj për tre muaj kalkulohet kështu:
Kjo do të thotë se subjekti “X” do të paguaj 925 € tatim për tre muaj.
1/17/2015 Ligjerata e 9 Politika fiskale në Kosovë 7
92567525003.0500,22250%3500,7000,30250 xxTPag
Llojet e Tatimeve në Kosovë Tatimi në fitim
b) Tatimi në fitim; - është zbatuar në Kosovë qe nga 1 Prilli 2002. Subjekti
afarist që i nënshtrohen tatimit në fitim ka të drejtë t’i zbres shpenzimet e
biznesit nga të ardhurat bruto.
Ndryshimi në mes të ardhurave bruto dhe shpenzimeve të zbritshme është
ose fitim i tatueshëm ose humbje biznesore. Nëse subjekti biznesor ka
fitim i cili i nënshtrohet tatimit atëherë ai fitim ngarkohet me normë
tatimore prej 10%, kurse për bizneset e sigurimit dhe të risigurimit norma
tatimore është 7%.
Nëse subjekti afarist ka humbje, atëherë humbja mund të bartet në pesë
periudhat e ardhshme tatimore si shpenzime te zbritshme nga të ardhurat
për ato vite.
1/17/2015 Ligjerata e 9 Politika fiskale në Kosovë 8
Llojet e Tatimeve në Kosovë
Duhet theksuar se nga tatimi në fitim përjashtohen të ardhurat e
organizatave joqeveritare (OJQ) të caktuara me rregullore, si dhe të
ardhurat e realizuara nga kontratat me UN etj.
Në vitin 2005 është aplikuar reforma e sistemit tatimor në Kosovë, ashtu
që tatimi i paragjykuar dhe tatimi në paga janë fuzionuar në tatimin në të
ardhurat personale, si dhe është zëvendësuar tatimi në fitim me tatimin në
të ardhurat e korporatave.
Tani sistemi tatimor në Kosovë përbëhet prej këtyre llojeve të tatimeve:
1. Tatimi në të ardhura personale,
2. TVSH (tatimi mbi vlerën e shtuar),
3. Tatimi në të ardhurat e korporatave dhe
4. Tatimi në pronë.
1/17/2015 Ligjerata e 9 Politika fiskale në Kosovë 9
Tatimi në të Ardhurat Personale
Tatimi në paga është aplikuar nga 1 Prilli 2002 deri në fund të vitit 2004 nga1 Janari 2005 ka hyrë në fuqi skema e re tatimore sipas Rregullores Nr. 2004/52 “Mbi tatimet në të ardhurat personale”.
Sipas kësaj Rregulloreje tatimi në të ardhurat personale është zgjeruar duke i përfshirë të gjitha burimet e të ardhurave personale.
Në tatimet në të ardhurat personale që i paguajnë personat fizikë në Kosovë, janë:
1. Tatimi në të ardhura nga paga,
2. Tatimi në të ardhura nga qiraja dhe pasuria e patrupëzuar(patundeshme),
3. Tatimi në të ardhura nga interesi, dividenda dhe fitoret në lotari,
4. Tatimi në të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (biznesi),
5. Tatimi në të ardhurat nga veprimtaria joekonomike profesionale.
1/17/2015 Ligjerata e 9 Politika fiskale në Kosovë 10
Tatimi në të Ardhurat Personale Nga pagimi i tatimit në të ardhurat personale, sipas Rregullores, lirohen apo
përjashtohen të ardhurat personale-pagat e përfaqësuesve të huaj diplomatik,
të organizatave ndërkombëtare qeveritare dhe joqeveritare, te agjencioneve
donatore humanitare, të rindërtimit, ndihmës teknike, personeli i jashtëm i
UNMIK-ut, KFOR-it etj.
Tatimi në të ardhurat personale është tatimi i drejtpërdrejtë, të cilin
tatimpaguesi nuk mund ta bartë te personat tjerë.
Obligues tatimor në të ardhura personale është personi fizikë i cili realizon
të ardhura bruto nga të gjitha burimet: në paga, aktivitete afariste, qira,
shfrytëzimi i pronës, interesi, dividenda, lotari, lojërat e fatit, pensione
etj. Mirepo, duhet dalluar;
1. Tatimpaguesin banorë të Kosovës; - objekt tatimi janë të gjitha të
ardhurave të realizuara në vend si dhe ato jashtë Kosovës. dhe
2. Tatimpaguesin jobanorë të Kosovës; - si objekt tatimi është pjesa e të
ardhurave të cilat e kanë burimin në Kosovë.
1/17/2015 Ligjerata e 9 Politika fiskale në Kosovë 11
Tatimi në të Ardhurat Personale Në tatimin në të ardhura personale shkalla ose norma tatimore është
progresive, si vijon:
Nga tatimi në të ardhurat personale është paraparë zbritja e shpenzimeve të
tatimpaguesit nga të ardhurat bruto. Këto shpenzime tatimpaguesi duhet t'i
argumentoj me dokumente zyrtare
Si shpenzime të lejueshme (të zbritshme) janë: shpenzimet e biznesit, qirasë,
kontributet pensionale, etj.
1/17/2015 Ligjerata e 9 Politika fiskale në Kosovë 12
Të ardhurat mujore
nga pagat prej
Normat
tatimore
Të ardhurat vjetore nga pagat
dhe aktiviteti ekonomike prej
Normat
tatimore
0 – 80 0% 0 – 960 0%
80.01 - 250 4% 960.01 – 3,000 4%
250.01 - 450 8% 3,000.01 – 5,400 8%
Mbi - 450 10% Mbi - 5,400 10%
Tatimi në Paga
Në të ardhura bruto nga paga të cilat i nënshtrohet tatimit janë:
pagat e paguara nga punëdhënësi,
kompensimet, provizionet dhe format tjera që jepen nga punëdhënësi mbi
dhe përtej pagës,
të ardhurat e fituara sipas një kontrate të përkohshme për punë,
premitë e sigurimit shëndetësorë dhe të jetesës që punëdhënësi u paguan
punonjëse,
falja e borxhit të punësuarit nga punëdhënësi,
pagesa e shpenzimeve personale të punonjësve nga punëdhënësi (p.sh.,
shpenzimet e udhëtimit, ushqimit etj.),
benefite në natyrë në një shumë mbi 50 € në muaj.
1/17/2015 Ligjerata e 9 Politika fiskale në Kosovë 13
Tatimi në Paga
Norma (shkalla) tatimore në paga është progresive sipas grupevetë të
ardhurave dhe sillet:
P.sh 600 €
Sa eshte tatimi per
page prej 160 € ?
1/17/2015 Ligjerata e 9 Politika fiskale në Kosovë 14
Të ardhurat mujore
nga pagat prej
Normat
tatimore
Diferenca
0 – 80 0% 0
80.01 - 250 4% 170
250.01 - 450 8% 200
Mbi - 450 10% Mbi-150
???? €
Të ardhurat mujore
nga pagat prej
Normat
tatimore
Diferenca Normat
tatimore
0 – 80 0%
80.01 - 250 4%
250.01 - 450 8%
Mbi - 450 10%
Tatimi në Paga
Prej pagës 160 € më parë është i detyruar të ndaj 4% për skemën pensionale
Llogaritja e obligimit tatimore në baza vjetore:
1/17/2015 Ligjerata e 9 Politika fiskale në Kosovë 15
3.20 €
Të ardhurat mujore
nga pagat prej
Normat
tatimore
Diferenca Normat
tatimore
0 – 80 0% 0 0
80.01 - 250 4% 72 3.20
250.01 - 450 8%
Mbi - 450 10%
- € 960 € 960 € 0.00% - €960 € 3,000 € 2,040 € 4.00% 81.60 €
3,000 € 5,400 € 2,400 € 8.00% 192 €5,400 € 5,700 € 300 € 10.00% 30 €
Obligimi vjetor tatimor: 303.60 €
Tatimi në të ardhura nga qiraja dhe pasuria e
patundeshme
Tatimi në të ardhura nga qiraja dhe pasuria e patrupëzuar është formë e
tatimit e cili bazohet në dhënien e pasurisë në shfrytëzim me qira.
Dhënia me qira e pasurisë së paluajtshme (toka, ndërtesat, banesat, lokalet
etj.) si dhe e pasurisë së luajtshme (pajisjet, mjetet transpor- tuese etj.) janë
objekt të këtij tatimi.
Tatimpaguesi është i obliguar të paguaj tatimin prej qirasë çdo tre muaj në
përqindje prej 10% pasi që të zbriten shpenzimet e mirëmbajtjes së objektit.
Nga të ardhurat nga qiraja automatikisht mund të zbriten shpenzimet e
lejuara në normë prej 10%.
Qiraja bruto për tre muaj minus shpenzimet e lejuara (10%) fitojmë të
ardhurat neto nga qiraja. Tatimi që duhet të paguhet është 10%
mbi të ardhurat neto nga qiraja.
1/17/2015 Ligjerata e 9 Politika fiskale në Kosovë 16
Tatimi në të ardhurat nga interesi, dividenda dhe fitimi
në lotari
Tatimpaguesi i tatimit nga interesi (kamata) është personi i cili realizon të
ardhura nga këto aktivitete:
1. Interesin nga huat e dhëna personave fizikë,
2. Interesin nga fletëobligacionet ose letrat tjera më vlerë të lëshuara nga
institucionet publike dhe organizatat afariste,
3. Interesin nga llogaritë (e kursimeve) që sjellin interes, që mbahen në
bankë dhe në institucione tjera financiare.
Autoritetet publike, organizatat biznesore, bankat dhe institucionet
financiare që bëjnë dhe e kryejnë pagesën e interesit duhet të mbajnë
(ndalin) në burim tatimin në shumë prej 10% të secilës pagesë të interesit
bruto.
Të ardhurat bruto nga interesi nuk përfshijnë interesin (kamatën) nga
mjetet e trustit të kursimeve pensionale të Kosovës dhe të fondeve tjera
pensionale të përkufizuara në Rregulloret përkatëse.
1/17/2015 Ligjerata e 9 Politika fiskale në Kosovë 17
Tatimi në të ardhurat nga interesi, dividenda dhe fitimi
nëlotari
Këto institucione duhet të dorëzojnë për çdo muaj pasqyrën e mbajtjes në
burim dhe të pagesës së tatimit në interes, dividend, të drejtat pronësore,
qira, lotari deri në datën 15 të muajit vijues.
Të ardhurat bruto nga lotaria ose nga tatimet në lojërat e fatit duhet të
deklarohen në kohën kur është shpallur fituesi nga ana e organizatorit.
Organizatat biznesore që organizojnë lotari apo lojëra të fatit duhet të
mbajnë në burim tatimin në një shumë prej 20% të çdo çmimi fitues.
1/17/2015 Ligjerata e 9 Politika fiskale në Kosovë 18
Tatimi në të ardhura pesonale nga veprimtaria
ekonomike Tatimi në të ardhura personale nga veprimtaria ekonomike e paguajnë
personat të cilët realizojnë të ardhura nga veprimtaria ekonomike.
Bazë për pagimin e këtij tatimi janë të ardhurat e realizuara nga biznesi i
tyre, të zvogëluara për shpenzimet e paguara të domosdoshme për krijimin e
këtyre të ardhurave
Zbritja e shpenzimeve nga të ardhurat bruto lejohet në bazë të dokumenteve
zyrtare siç janë fatura, dëftesa, kuponi komercial, biletat e udhëtimet etj.
Gjatë aktivitetit ekonomik, disa shpenzime specifike për qëllime të tatimit iu
nënshtrohen kufizimeve apo korrigjimeve siç janë:
shpenzimet e veprimtarisë së biznesit për përfaqësim, promovim, reklamim
të prodhimeve, (janë të zbritshme deri në 2% të të ardhurave vjetore të
biznesit,)
borxhi i keq, shpenzimet e udhëtimit për aktivitet ekonomik, shpenzimet në
pasuritë kapitale, (për ndërtesa për 5%, për pajisje zyrtare, automobila për
20%, dhe mjetet e tjera kapitale për 15%.)
1/17/2015 Ligjerata e 9 Politika fiskale në Kosovë 19
Tatimi në të ardhura pesonale nga veprimtaria
ekonomike
Biznesi me të ardhura vjetore mbi 5.000 € deri në 50.000 € mund të
paguajnë tatimin sipas zgjedhjes në dy mënyra:
a. bizneset të cilat zgjedhin pagimin e tatimit në mënyrën e paragjykuar,
varësisht nga aktiviteti ekonomik (biznesi), nga qarkullimi vjetor paguajnë
një përqindje të caktuar (obliguar të paguajnë normën fikse të tatimit të
paragjykuar prej 3% ose 5%)
b. bizneset të cilat zgjedhin të paguajnë tatimin sipas mënyrës të
të ardhurave reale (të ardhurat vjetore bruto minus shpenzimet) bazohet
në fitimin e vërtetë. (Bizneset tatimpagues sipas të ardhurave reale janë të
obliguara të mbajnë të gjitha regjistrimet e nevojshme, librin e blerjes,
shitjes, shpen zimeve, llogarinë kapitale etj.)
Bizneset me të ardhura vjetore bruto mbi 50.000 € nga aktiviteti ekonomik
për çdo tre muaj kanë obligim të paguajnë tatim sipas të ardhurave reale
1/17/2015 Ligjerata e 9 Politika fiskale në Kosovë 20
Tatimi në të ardhura nga veprimtaria
joekonomike-profesionale
Tatimin në të ardhura nga veprimtaria joekonomike-profesionale e paguajnë
individët të cilët realizojnë të ardhura nga aktiviteti i tyre
profesional.
Tatimpagues janë individët të cilët realizojnë të ardhura nga veprimtaria
joekonomike siç janë: avokatët, mjekët, dentistët, kontabilistët etj.
Bazë tatimore janë të ardhurat e realizuara gjatë periudhës tatimore të
zvogëluara për shpenzimet të cilat janë të domosdoshme për krijimin e të
ardhurave, e që paguhet për çdo tre muaj.
1/17/2015 Ligjerata e 9 Politika fiskale në Kosovë 21
Faqe 129 deri në faqe 143
1/17/2015Ligjerata e 9 Politika fiskale në Kosovë
22