16
www.mod.gov.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] E premte, 17 gusht 2012 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 67-të i botimit Nr. 33 (8134 ) USHTRIA Për shuarjen e zjarreve në Priskë FA angazhojnë 250 trupa, 1 helikopter 11 mjete transporti, 1 autoambulancë “Shqipëria në flakë”, FA angazhim dhe kontribut maksimal për shuarjen e zjarreve Para operacionit të madh në Priskë të FA, në shkallë vendin janë ndërmarrë rreth 44 operacione, janë angazhuar 900 forca, 45 mjete tip “iveco” e “Land- Rover”, 11 mjete zjarrfikëse të cilat janë përballur me terrene mjaſt të vështira në shuarjen e zjarreve nga angazhimi i strukturave të FA-së QKMBM, AKTIVITETE ARGËTUESE PËR PUSHUESIT DHE FËMIJËT E TYRE NË SHTËPITË E PUSHIMIT NATO-Bashkimi Europian, forcimi i bashkëpunimit, një prioritet3 NËN DREJTIMIN E N/KOLONEL ASLLANIT GJEOPOLITIKA NATO SPECIALE Ekipi mjekësor i FA në Kabul të Afganistanit Fuqitë Detare dhe “pyka” e vendeve, nga Adriatiku dhe Deti i Zi, drejt Baltikut Operacionet delikate me municionet e pabesa faqe 10-11 faqe 12 faqet 15 faqe 14 Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës, vendi ku mund të gjeni relaksin faqe 8-9 faqe 2-3 JCET-2012, për herët të parë, një vlerësim final nga specialët amerikanë MESAZHI DEKRETI MISIONI Promovimi në gradë e karrierë i ushtarakëve, të evidentohen kandidatët më të mirë Presidenti Nishani liron nga detyra 7 gjeneralë, emëron 3 OMLT-A, ja si po arrijmë sukses në trajnimin e afganëve Flasin për gazetën “Ushtria” pjesëtarë të ekipit shqiptaro-amerikan që janë aktual- isht në mision ZHVILLOHET STëRVITJA SHQIPTARO-AMERIKANE JCET 2012 faqe 6 faqe 5 faqe 15 faqe 7 Infermieria shërbim 24 orë. Për se- zonin turistik janë blerë 31 kondicioner për apartamentet e pushuesve, janë kompletuan dhomat me 50 frigoriferë të rinj pa harruar as kompletimin me çadra plazhi dhe shezllone si dhe janë riparuar tërësisht shërbimet hidro- sanitare të ambienteve për pushuesit. Në ndihmë të madhe për pushuesit kanë dhënë dhe BrMR faqe 8-9 faqe 4-5 Si u çliruan nga municionet e L2B Hidrocentrali i Ashtës, Tuneli i Rrugës Tiranë-Elbasan dhe Porti Detar i Durrësit Starton në “Qendrën e Stërvitjes Bazë”, Bunavi, stërvitja e ushtarëve profesionistë, për 2012 Stërvitja do të ndiqet nga një kontingjent prej 230 djemsh dhe 30 vajzash, konsiderohet si: bazamenti dhe guri i themelit, nga ku do të mbështetet edhe zhvillimi profesional i kursantëve që nisin një kapitull të ri në jetën ushtarake Merr pjesë edhe SHSHP të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi NGA GJENERALMAJOR XHEMAL GJUNKSHI

Merr pjesë edhe SHSHP të FA, gjeneralmajor …...e vështirë për shkak të terrenit të thyer i cili e vështirëson opera-cionin, si dhe nuk mundëson përdorimin e mjeteve zjarrfikëse

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Merr pjesë edhe SHSHP të FA, gjeneralmajor …...e vështirë për shkak të terrenit të thyer i cili e vështirëson opera-cionin, si dhe nuk mundëson përdorimin e mjeteve zjarrfikëse

ushtriaE prEmtE, 11 gusht 2012 1

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

E premte, 17 gusht 2012

Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 67-të i botimit Nr. 33 (8134 )

ushtria

Për shuarjen e zjarreve në Priskë FA angazhojnë 250 trupa, 1 helikopter 11 mjete transporti, 1 autoambulancë

“Shqipëria në flakë”, FA angazhim dhe kontribut maksimal për shuarjen e zjarreve

Para operacionit të madh në Priskë të FA, në shkallë vendin janë ndërmarrë rreth 44 operacione, janë angazhuar 900 forca, 45 mjete tip “iveco” e “Land- Rover”, 11 mjete zjarrfikëse të cilat janë përballur me terrene mjaft të vështira në shuarjen e zjarreve nga angazhimi i strukturave të FA-së

QKMBM, aKtiVitEtE argëtuEsE për pushuEsit dhE fëMijët E tyrE Në shtëpitë E pushiMit

NatO-Bashkimi Europian, forcimi i bashkëpunimit, një prioritet3

NëN drejtimiN e N/koloNel asllaNit

gjeopolitika

Nato

specialeEkipi mjekësor i Fa në Kabul

të afganistanit

Fuqitë Detare dhe “pyka” e vendeve, nga adriatiku dhe Deti i Zi, drejt Baltikut

Operacionet delikate me municionet e pabesa

faqe 10-11

faqe 12

faqet 15

faqe 14

Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës, vendi ku mund të gjeni relaksin

faqe 8-9

faqe 2-3

JCET-2012, për herët të parë, një vlerësim final nga specialët amerikanë

mesazhi

dekreti

misioNi

Promovimi në gradë e karrierë i ushtarakëve, të evidentohen kandidatët më të mirë

Presidenti Nishani liron nga detyra 7 gjeneralë, emëron 3

OMLt-a, ja si po arrijmë sukses në trajnimin e afganëve

Flasin për gazetën “Ushtria” pjesëtarë të ekipit shqiptaro-amerikan që janë aktual-isht në mision

Zhvillohet stërvitja shQiptaro-aMerikane jCet 2012

faqe 6

faqe 5

faqe 15

faqe 7

Infermieria shërbim 24 orë. Për se-zonin turistik janë blerë 31 kondicioner për apartamentet e pushuesve, janë kompletuan dhomat me 50 frigoriferë të rinj pa harruar as kompletimin me çadra plazhi dhe shezllone si dhe janë riparuar tërësisht shërbimet hidro-sanitare të ambienteve për pushuesit.Në ndihmë të madhe për pushuesit kanë dhënë dhe BrMR faqe 8-9

faqe 4-5

Si u çliruan nga municionet e L2B Hidrocentrali i Ashtës, Tuneli i Rrugës

Tiranë-Elbasan dhe Porti Detar i Durrësit

starton në “Qendrën e stërvitjes Bazë”, Bunavi, stërvitja e

ushtarëve profesionistë, për 2012Stërvitja do të ndiqet nga një kontingjent prej 230 djemsh dhe 30 vajzash,

konsiderohet si: bazamenti dhe guri i themelit, nga ku do të mbështetet edhe zhvillimi profesional i kursantëve që nisin një kapitull të ri në jetën ushtarake

Merr pjesë edhe SHSHP të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi

Nga gjeNeralmajor Xhemal gjuNkshi

Page 2: Merr pjesë edhe SHSHP të FA, gjeneralmajor …...e vështirë për shkak të terrenit të thyer i cili e vështirëson opera-cionin, si dhe nuk mundëson përdorimin e mjeteve zjarrfikëse

ushtriaE prEmtE, 17 gusht 20122

“Shqipëria në flakë”, Forcat e Armatosura angazhim maksimal për shuarjen e zjarreve

për situatën e pritshme te zjarreve. Mbështetur në këtë plan masash, MM(FA) ka për detyrë që: të vëre në dispozicion të fazës së përgjigjes ndaj zjarreve burimet njerëzore dhe Logjistiken e nevojshme (mjete me kalueshmëri te larte, zjarrfikëse etj), si dhe ne rast nevoje te mundësojë burime shtese nga njësitë e dislokuara në qarqet e tjera, të angazhohet në mënyrë të pandërprerë, për opera-cionet e shpëtimit apo dhe evakuimet e mundshme, të ketë ne dispozicion

njësinë e helikopterëve te Farkës, për ardhjen në ndihmë të popullatës, si dhe për rastet e emergjencave mjekë-sore si dhe të mbështesë operacionet e ndërhyrjes me mjete financiare

emergjenca

stafiDrejtor i Publikimeve:

Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Mina Hysa

Gazetarë:Albert Hitoaliaj

Bejdo Malo Alba Musaraj

redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura i janë përgjigjur pozitivisht kërkesave të bëra nga Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë gjatë kësaj periudhe zona të ndryshme të territorit të Shqipërisë.

Forcat e Armatosura në përm-bushje të misionit kushtetues kanë qenë dhe vijojnë të jenë aktive në përballimin e situatave të emergjen-cave civile, në operacione në ndihme të komunitetit në zona të ndryshme të vendit për shuarjen e zjarreve. Ky kontribut ka marrë vlerësimet pozitive nga autoritetet më të larta shtetërore, organet e pushtetit lokal dhe nga komuniteti, ku janë përf-shirë dhe po punojnë për shuarjen e disa vatrave zjarresh që kanë rënë në terrene të vështira. Kontributi i dhënë për mbështetjen e autoriteteve civile për përballimin e situatave të krijuara nga zjarret e rëna në zona të ndryshme të vendit tonë, janë vazhdimësia e angazhimi i menjëher-shëm për kryerjen e operacioneve nga strukturat e FA-së, kryesisht nga struktura kryesore Brigada e Mbështetjes Rajonale e cila vepron në prefektura të ndryshme të vendit tonë, si: Tirana, Burreli, Kukësi, El-basani, Gjirokastra dhe Korça; Forca Tokësore e cila vepron nga Tirana, Shkodra e Berati, Forca Detare ve-pron në Durrës e Vlorë, KDS, Forca Ajrore, Policia Ushtarake, Regjimenti

i Mbështetjes, Brigada Logjistike, etj. Në mbështetje të paragrafit 4, të nenit 102 të Kushtetutës se Republikës se Shqipërisë, si dhe në mbështetje të: Ligjit Nr. 8756, date 26.03.2001 “Për

Emergjencat Civile”, Ligjit Nr.8766, date 05.04.2001 “Për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin”, VKM Nr. 288, date 27.06.2002, “Për përcaktimin dhe marrjen e masave kundër zjarrit dhe shpëtimin në objektet me rëndësi ekonomike dhe shtetërore”, VKM Nr 835, date 03.12.2004 “Planit kombëtar te emergjencave civile”; u hartua plani i masave ndërmjet tre ministrive: Ministria e Brendshme, Ministria e Mjedisit Pyjeve dhe Kullotave, Ministria e Mbrojtjes,

“Mbi bashkëpunimin e strukturave për parandalimin, mbrojtjen dhe përgjigjen ndaj situatave të mundshme për zjarret”, me qëllim përgjigjen e përbashkët të strukturave shtetërore,

sipas nevojave të ndryshme. Shtabi i Përgjithshëm Forcave të Arma-tosura të Republikës së Shqipërisë dhe strukturat e saj të vartësisë, në kuadër të përballimit të situatave të emergjencave civile, po vazhdojnë të koordinojnë dhe bashkëpunojnë pandërprerë me organet e pushtetit qendror dhe lokal me qëllim paran-dalimin dhe përballimin e çdo situate eventuale që mund të ndodhë nga përhapja e zjarreve në zona të ndry-shme të vendit. Me porosi të veçante të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi, të gjithë njësitë dhe repartet kanë marrë urdhër për të pasur në gatishmëri të plotë struktura të veçanta për ti përdorur në rast Emergjence Civile, kryesisht zjarre. Të gjithë Komandat e njësive dhe reparteve sipas zonave të tyre të përgjegjësisë (vend dislokimit të tyre) mbajnë lidhje të vazhdueshme me autoritetet e pushtetit vendor për këtë qëllim, duke hartuar plane të përbashkëta. Bazuar në detyrimet e planit të masave drejtuesit e struk-turave tona janë pjesë e Task - Forcës së ngritur në qarqe të ndryshme të vendit tonë, për marrjen e masave paraprake për mbrojtjen e pyjeve dhe kullotave shtetërore, komunale e private nga zjarret, duke u këshilluar për planëzimin e masave parandaluese si dhe duke u angazhuar në raste të operacioneve të shuarjes së zjarreve. Që në qershor të këtij viti, Mjetet

zjarrfikëse të Brigadës së Mbështetjes Rajonale për periudhën janë anga-zhuar në tre operacione për shuarjen e zjarreve në Tiranë, përkatësisht në Selitë, Kinostudio dhe në Qesarat. Në secilin nga këto operacione janë angazhuar nga 1 mjet zjarrfikës me ekuipazhin përkatës, ndërsa në rastin zjarrit të rënë në “Kodrën e Diellit”, Selitë shuarja zjarrit u mundësua nga ndërhyrja e personelit të grupit të gatshëm të Policisë Ushtarake për shkak të pamundësisë të hyrjen së mjeteve zjarrfikëse në zonë. Efek-tivat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë treguar dhe vazhdojnë të tregojnë profesion-alizmin dhe gatishmërinë e tyre në përmirësimin dhe normalizimin e situatës emergjente të krijuar, dhe nën vëmendjen e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armato-sura Gjeneramajor Xhemal Gjunkshi mjaft trupa dhe mjete të Forcave të Armatosura janë përfshirë dhe po punojnë për shuarjen e disa vatrave zjarresh që kanë rënë në terrene të vështira dhe më konkretisht: në qarkun e Tiranës, Shkodrës, Dibrës, Kukës, Beratit, Vlorë, Gjirokastër, etj.

Qarku i Tiranës Flakët e zjarrit në faqen e malit

të fshatit Priskë e Madhe shpërthyen të dielën e kaluar rreth orës 15:00, por ato u vunë shpejt nën kontroll nga punonjës të Policisë së Shtetit, PMZSH, forcat e ushtrisë, punonjës të Komunës Dajt, si dhe nga banorët e zonës, të cilët ndihmuan në lokal-izimin e tij. Në këtë rast në komunën Dajt (Qaf Priskë) janë angazhuar për shuarjen e zjarreve duke bashkëpunu-ar një efektiv 26 vetësh me 1 mjet nga BrMR (bksh) dhe 2 Landrover nga FT (batalioni i forcave speciale dhe batalioni komando); janë anga-zhuar për shuarjen e zjarreve duke bashkëpunuar nga BrMR (bksh) një efektiv 20 vetësh me 1 mjet transporti, 1 zjarrfikëse; janë angazhuar FT (bfs prej 21 vetësh dhe batalioni komando prej 21 vetësh) me 2 mjete ku morën pjesë në shuarje zjarri në 2 vatra në bashkëpunim me BrMR me pjesëmar-rjen e 1 zjarrfikëseje me personelin e saj përkatës; po kështu vazhdojnë të punojnë për shuarjen e disa vatra të madhe zjarresh dhe në terrene shumë të vështira malor në fshatin Priskë 60 forca, dhe 2 mjete “iveco” nga BrMR. Në komunën Dajt (Lazaret); 2 raste; janë angazhuar për shuarjen e zjarreve një efektiv prej 20 vetësh me dy zjarrfikëse nga BrMR dhe BrL. Në

Para operacionit të madh në Priskë, në shkallë vendin janë ndërmarrë rreth 44 operacione me 900 forca, 45 mjete tip “iveco” e “Land- Rover”, 11 mjete zjarrfikëse, u përballën me terrene mjaft të vështira në shuarjen e zjarreve nga angazhimi i strukturave të FA-së

Page 3: Merr pjesë edhe SHSHP të FA, gjeneralmajor …...e vështirë për shkak të terrenit të thyer i cili e vështirëson opera-cionin, si dhe nuk mundëson përdorimin e mjeteve zjarrfikëse

ushtriaE prEmtE, 11 gusht 2012 3emergjenca

Zjarri në Priskë, angazhohen 250 Fa, njëhelikopter, 11 mjete transporti, 1 autoambulancë

Ka shkuar në 250 forca ushtarake dje nga 195 që ishte të mërkurën si dhe një helikopter, 11 mjete transporti dhe 1 autoambulancë janë angazhuar mëngjesin e ditës së

djeshme, në ndihmë për shuarjen e zjarrit në fshatin Priskë e Madhe, të Komunës Dajt. Zjarri i cili prej katër ditësh ka përfshirë fshatin Priskë e Madhe, ku në rrezik është vënë edhe Parku Kombëtar i Dajtit, ka marrë përmasa dramatike, për shkak të erës e cila ka favorizuar flakët e tij, që janë shpërndarë në një sipërfaqe edhe më të madhe. Për t’i ardhur në ndihmë pushtetit lokal, Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, Shërbimit Zjarrfikës (PMZSH), por edhe banorëve të kësaj zone, efektivë të ndryshëm të Forcave të Armatosura, kanë vijuar angazhimin e tyre pa ndër-prerje, me qëllim normalizimin e situatës së zjarrit në këtë komunë. Efektivë nga strukturat e Forcave të Armatosura po punojnë intensivisht, me të gjitha mjetet e domosdoshme për shuarjen e vatrës së zjarrit, e cila sipas informacioneve të marra nga vendi i ngjarjes, ndodhet në një terren tepër të thyer malor. Në krye të efektivëve të Forcave të Armatosura, gjatë kryerjes së këtij operacioni, janë zëvendëskomandanti i Batalionit të II-të, nënkolonel Ardian Bali dhe zëvendëskomandanti i Batalionit të I-rë, major Besim Bali. Sipas tyre, aktualisht situata paraqitet tejet e vështirë për shkak të terrenit të thyer i cili e vështirëson opera-cionin, si dhe nuk mundëson përdorimin e mjeteve zjarrfikëse. Po kështu ndikimi i erës, i shoqëruar edhe me temperaturat e larta, e bëjnë më të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, punonjësve të pyjores, por edhe të ushtrisë. Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm, menjëherë pas marrjes së sinjalit për ndihmë, dërgoi mbrëmjen e ditës së mërkurë, 185 forca ushtarake dhe 10 mjete

transporti për të lokalizuar, normalizuar dhe më pas shuar flakët në fshatin Priskë e Madhe, numër ky i cili u rrit mëngjesin e ditës së sotme, duke kapur shifrën e 250 efektivëve, 11 mjeteve transporti, një helikopteri dhe një autoambulance. Ndërhyrja e ushtrisë erdhi pas një kërkese të bërë nga autoritetet vendore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile në Ministrinë

e Brendshme. Flakët e zjarrit në faqen e malit të fshatit Priskë e Madhe shpërthyen të dielën e kaluar. Ato u vunë njëherë në kontroll, por u riaktivizuan pasditen e së mërkurës. Sipërfaqja që ndodhet në flakë është me pisha e shkurre, ndërsa mësohet se ky territor është djegur edhe më parë. Zona në flakë është e pabanueshme, ndërsa era po favorizon ndjeshëm edhe sot përhapjen e zjarrit.

komunën Dajt (Qaf Mollë); 2 raste; janë angazhuar për shuarjen e zjarreve një efektiv prej 10 vetësh me 1 mjet të BrL duke bashkëpunuar me banoret e zonës Qafë Mollës. Në komunën Dajt (Tufinë), pranë repartit ushtarak; janë angazhuar për shuarjen e zjarreve një efektiv prej 15 vetësh nga Regjimenti i Mbështetjes në bashkëpunim me 1 zjarrfikëse të Tiranës. Në Komunën Zall Herr, në afërsi të repartit ushtarak; janë angazhuar për shuarjen e zjarrit një efektiv FT (batalioni logjistik) prej 10 vetësh dhe batalioni i këmbësorisë ne bashkëpunim me zjarrfikëset e Tiranës. Në Komunën Zall Herr, në afërsi të poligonit të qitjes; janë angazhuar për shuarjen e zjarrit një efektiv prej 60 vetësh dhe 2 mjete “landrover” nga FT (b2k) dhe 5 forca dhe 1 mjet zjarrfikës

nga BrMR në shuarjen e zjarrit ne një hapësirë prej 7 ha. Në komunën Petrelë; janë angazhuar për shuarjen e zjarreve një efektiva nga BrMR dhe Brigada Logjistike me mjete transporti dhe 2 zjarrfikëse duke bashkëpunuar ngushtë me drejtorinë e pyjeve dhe banorët e zonës Petrelë. Në këtë qark gjithsej janë zhvilluar 13 operacione dhe angazhuar 313 forca, 11 mjete tip “iveco”e “Lan-drover”, 9 mjete zjarrfikëse.

Qarku i Shkodrës Komuna Velipojë në Mal Kolaj; u

angazhuan për dy ditë me radhë FT (bk V.Dejes) me një efektiv prej 30 vetash dhe 1 mjet tip “iveco” për shuarjen e zjarreve. Komuna Velipojë në fshatin Rrjoll, u angazhua FT (bk V.Dejes) me një efektiv prej 20 vetash dhe 1 mjet tip “iveco” për shuarjen e 6 vatrave

të zjarrit.- Komuna Vig-Mnelë, u angazhua

FT (bk V.Dejes) me një efektiv prej 30 vetash dhe 1 mjet tip “iveco” për shuarjen e vatrave të zjarrit. Komuna Kastrat, Mali i Veleçikut në Fushë Zezë, u angazhua FT (bk V.Dejes) me një efektiv prej 30 vetash dhe 1 mjet tip “iveco” për shuarjen e vatrave të zjar-rit. Në këtë qark gjithsej janë zhvilluar 6 operacione dhe angazhuar 170 forca, 6 mjete tip “iveco”.

Qarku i DibrësKomuna Lurë fshati Pregjë-Lurë ka

pasur rënie të herëpashershme të zjar-reve, ku janë angazhuar në 5 raste nga 15 forca, 1 mjet tip “iveco”, nga KMR Burrel, BrMR, të cilët janë përballur me terren mjaft të vështirë malor për shuarje zjarri. Komuna Selishtë fshati

Vanas; janë angazhuar 15 forca, 1 mjet tip “iveco”, nga KMR Burrel, BrMR, të cilët janë përballur me terren mjaft të vështirë malor për shuarje zjarri. Komuna Lis Burrel; janë angazhuar në shuarjen e zjarrit të rënë në pyllin Ballgjaj janë angazhuar 30 forca, 2 mjete tip “iveco” ,nga KMR Burrel e BrMR, të cilët janë përballur me terren mjaft të vështirë malor duke shuar zjarrin në një hapësirë rreth 9 ha. Komuna Derjan, fshati Lami i Madh; janë angazhuar në shuarjen e zjarrit të rënë 30 forca, 2 mjete tip “iveco”, nga KMR Burrel e BrMR, të cilët janë përballur me terren mjaft të vështirë malor duke shuar zjarrin në një hapësirë rreth 9 ha. Komuna Selishtë fshati Lukaj e Qafë Murrë; janë angazhuar 30 forca, 2 mjet tip “iveco”, nga KMR Burrel, BrMR, të cilët janë përballur me terren mjaft të vështirë malor për shuarje zjarri për dy ditë rresht. Komuna Kala e Dodës, fshatin Terzë efektiva të KMR Burrel nga BrMR kanë punuar për shuarjen e zjarreve. Në këtë qark gjithsej janë zhvilluar 12 operacione dhe angazhuar 210 forca, 14 mjete tip “iveco”.

Qarku i Kukësit Komuna Kalimash. Në këtë

emergjence gjithsej janë angazhuar 60 forca, 2 mjete tip “iveco” , të cilët janë përballur me terren mjaft të vështirë malor duke shuar zjarrin në një hapësirë rreth 250m2. Në qarkun e Kukësit, vatrat e zjarrit në zonën pyjore Leproj dhe Keçel të komunës Malzi; Gjegjan, komuna Tërthore dhe Qafë Komi 1 komuna Arrën; në Letaj, të komunës Golaj,

rrethi Has, janë angazhuar forcat e KMR Kukës.

Qarku i Beratit Komuna Poshnje, fshati Skrevan;

janë angazhuar 20 forca, 1 mjete tip “iveco”nga FT (batalioni i Poshnjes), të cilët janë përballur me terren mjaft të vështirë malor duke shuar zjarrin në dy vatra. Në lagjen Goricë të qytetit Berat; janë angazhuar 30 forca, 1 mjete tip “iveco” nga FT (batalioni i Poshnjes), të cilët janë përballur duke shuar zjarrin me mjete rrethanore. Në malin e Partizanit Berat; janë angazhuar 25 forca, 1 mjete tip “iveco”nga FT (batalioni i Poshnjes), të cilët janë përballur me terren mjaft të vështirë malor duke shuar zjarrin në disa vatra. Në këtë qark gjithsej janë zhvilluar 3 operacione dhe angazhuar 75 forca, 3 mjete tip “iveco”.

Qarku i VlorësNë Qafën e Llogarasë pranë ish-

qendrës së Ndërlidhjes, janë anga-zhuar për shuarje zjarri një efektiv prej 35 vetë, të Flotiljes Detare Jugore, një mjet “iveco”, një Land Rover dhe një mjet zjarrfikës.

Qarku i GjirokastrësNë periferi të qytetit të Delvinës

angazhuar për shuarje zjarri një efek-tiv prej 30 vetë të KMR Gjirokastrës, BrMR, 1 mjet “iveco” dhe 1 mjet zjarrfikës.

Qarku i ElbasanitNë malin e Sopotit, në komunën

Stravaj, KMR Elbasan, BrMR, 1 mjet “iveco” dhe 15 forca.

Përgatiti: Arben Mollaj, special-ist i emergjencave civile, J3/7 SHP-FA N/kol.Bedri Laci, shefi seksionit

EC, QBO SHPFA

Forcave të Armatosura vazhdojnë të angazhohen në Emergjencën Civile për shuarjen e flakëve të zjarrit në fshatin Priskë, të Komunës Dajtit, Tiranë

Në këtë emergjencë u angazhuan:

-200 forca ushtarake, nga Forcat tokësore

(nga këto: 110 nga Batalioni i II-të dhe 90 nga Batalioni

Komando)

-8 mjete, 5 tip “Iveco” dhe 3 tip “sterio”, si dhe

1 autoambulancë, nga Forcat tokësore

-50 forca ushtarake, nga Brigada e mbështetjes

rajonale (Bmr)

-3 mjete transporti tip “Iveco”, nga Bmr

-1 helikopter AB 205, nga Baza Ajrore Farkë

-Efektivë të Batalionit të dytë të Këmbësorisë, efektivë

të Batalionit Komando, efektivë të Forcës tokësore,

si dhe nga Batalioni i Kërkim-shpëtimit i Brigadës së

mbështetjes rajonale.

Page 4: Merr pjesë edhe SHSHP të FA, gjeneralmajor …...e vështirë për shkak të terrenit të thyer i cili e vështirëson opera-cionin, si dhe nuk mundëson përdorimin e mjeteve zjarrfikëse

ushtriaE prEmtE, 17 gusht 20124 zyrtare

Starton në “Qendrën e Stërvitjes Bazë” Bunavi, stërvitja e ushtarëve profesionistë, për 2012

tarakë të ardhshëm. Ata që do të kualifikohen, do të certifikohen si ushtarë profesionistë për të vazh-duar më tej përgatitjen e mëtejshme individuale në specialitete të ndry-shme si dhe shërbimin në FA”. Në vijim të fjalës së tij Gjeneralmajor Gjunkshi shtoi se: - “E konsideroj dhe e theksoj si shumë të rëndë-sishme këtë moment që lidhet me stërvitjen bazë e për pasojë edhe me ecurinë në karrierë të ushtarit pro-fesionist për dy arsye kryesore. Së pari, siç edhe jeni në dijeni, Qeveria e Shqipërisë, Ministri i Mbrojtjes, dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA kanë përcaktuar realizimin brenda standardeve dhe me cilësi të lartë

Në kuadër të fillimit të vitit të ri stërvitor për Ushtarët Profesionistë (UP), ka startuar ditën

e mërkurë, në Qendrën e Stërvitjes Bazë, Bunavi - Vlorë, stërvitja për përgatitjen e Ushtarëve Profesion-istë, për vitin 2012. Stërvitja e cila do të ndiqet nga një kontingjent prej 230 djemsh dhe 30 vajzash, konsiderohet si: bazamenti dhe guri i themelit, nga ku do të mbështetet edhe zhvillimi i mëtejshëm pro-fesional i kursantëve që nisin një kapitull të ri në jetën ushtarake, për t’u bërë më pas pjesë e strukturave të FA të Shqipërisë. Në ceremoninë e organizuar enkas për këtë qël-lim, mori pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, i shoqëruar nga zëvendësshefi i Shtabit të Përgjith-shëm, gjeneral brigade Zyber Du-shku, komandantë forcash, njësish, drejtorë Drejtorish në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjith-shëm, përfaqësues të pushtetit lokal, si dhe familjarë të kursantëve të rinj. Ceremonia u hap nga Komandanti i Qendrës së Stërvitjes Individuale Bazë në Bunavi, kolonel Kujtim Rustemi, ndërkohë që në emër të kursantëve përshëndeti kursanti Donald Dervishi efektiv i Repartit Ushtarak, Zall-Herr. ”Në fjalën e tij Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi tha: - “Të nderuar gjen-eralë. Të nderuar zotërinj drejtues të pushtetit lokal. I nderuar koman-dant, ushtarakë dhe punonjës të Qendrës Stërvitore të Bunavisë. Të nderuar kursantë te rinj, familjarë dhe të afërm të kursantëve. Kam kënaqësinë e veçantë por edhe de-tyrimin institucional që në ushtrim të funksionit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Arma-tosura të Republikës së Shqipërisë, të përshëndes sot këtë ceremoni

të thjeshtë në dukje por shumë të rëndësishme në përmbajtjen e saj”. Fillimisht dëshiroj të përshëndes dhe tu uroj mirëseardhjen kursantëve të rinj të cilët u përzgjodhën mes qin-dra të rinjve që shprehën vullnetin e tyre dhe konkurruan për të shërbyer në radhët e burrave dhe grave në uniformë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Nga sot, duke filluar me kursin e stër-vitjes bazë, ju do të mësoni elemen-tet e parë të rregullave e normave ushtarake, do të nisni përgatitjen fizike e atë ushtarake, do njiheni me armatimin dhe përdorimin e tij, si dhe do të përvetësoni elementë të formimit të përgjithshëm si ush-

të stërvitjes në të gjitha hallkat e FA, si një ndër çështjet me rëndësi strategjike, madje si një ndër prior-itetet e punës së FA për të tashmen dhe të ardhmen e zhvillimit të tyre si anëtare të Aleancës. Së dyti, me këtë rast dëshiroj të theksoj faktin se kjo stërvitje duhet konsideruar si guri i themelit, si bazamenti ku do të mbështet zhvillimi i mëtejshëm profesional jo vetëm i kursantëve që nisin sot përgatitjen, por edhe i të gjithë ushtarakëve të tjerë të strukturave të FA të Shqipërisë, për të përballuar me sukses sfidat e vështirësitë e operacioneve luf-tarake në mbështetje të paqes dhe sigurisë. Parë në këtë prizëm, nisur

nga stadi aktual ku ndodhet vendi si dhe FA koncepti ynë në lidhje me përmbajtjen e stërvitjes bazë dhe gjithë format e tjera të stërvitjes e përgatitjes së FA, duhet të zhvillohet në përputhje me nevojat që shtrojnë zhvillimi i vendit dhe i FA si dhe me kërkesat e standardet e Aleancës si vend anëtar i NATO-s”. “Duke shprehur këtë mesazh, kërkoj nga stafi i Qendrës së Stërvitjes Indi-viduale e Shkollës së Trupës, por edhe nga të gjithë komandantët e drejtuesit e strukturave të tjera të Forcave të Armatosura, që të kon-siderojnë stërvitjen si përparësinë numër një, ta vendosin atë në qendër të punës së tyre të përditshme, të

230 djem dhe 30 vajza nisin hapin e madh drejt forcimit të Ushtrisë Profesioniste shqiptare

Page 5: Merr pjesë edhe SHSHP të FA, gjeneralmajor …...e vështirë për shkak të terrenit të thyer i cili e vështirëson opera-cionin, si dhe nuk mundëson përdorimin e mjeteve zjarrfikëse

ushtriaE prEmtE, 11 gusht 2012 5zyrtare

Promovimi në gradë e karrierë i ushtarakëve, të evidentohen kandidatët më të mirë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, u dërgon efektivave të FARSH, një

mesazh lidhur me ecurinë e procesit të promovimit në grade e karrierë të ushtarakëve. Mesazh: ”Të nderuar ushtarakë! Kam ndjekur në vazhdi-mësi procesin e promovimit në karrierë të ushtarakëve të Forcave tona të Armato-sura dhe konstatoj që: Procesi i promovi-mit, si një nga etapat më të rëndësishme të reformimit dhe modernizimit të FA, po organizohet dhe zhvillohet mbi një bazë të plotë ligjore dhe administrative dhe me masat e nevojshme organizative e pro-cedurale. Strukturat përkatëse në FA kanë bërë një punë të lavdërueshme në evidentimin, pasqyrimin dhe analizën e të dhënave dhe kërkesave për pro-movimin e vlerave të ushtarakëve që kandidojnë që janë njëkohësisht edhe vlerat më të mira të FA. Tashmë puna e Komisioneve të Karrierës po hyn në fazën finale. Ashtu si edhe në fillim të procesit, i mbështetur edhe nga Ministri i Mbrojtjes, kam kërkuar dhe kërkoj nga Komisionet, që në respekt të krit-ereve ligjore e nënligjore në fuqi, me objektivitet, të evidentohen kandidatët më të mirë, të cilët dallojnë dukshëm nga të tjerët nga profesionalizmi, përkushtimi për detyrën, angazhimi për plotësimin e përgjegjësive në rritje, e të shmanget çdo lloj sub-jektivizmi apo ndërhyrje. Me anën

Nga gjeNeralmajor Xhemal gjuNkshi

e këtij mesazhi, dëshiroj të ftoj të gjithë ushtarakët që të përqendro-hen në realizimin e detyrave për-katëse e të rrisin angazhimin për zhvillimin e tyre profesional, të konsiderojnë dhe të kenë besim se gjatë këtij procesi e në vijim, çdo ushtarak ka mundësitë ta shkruajë vetë ecurinë e tij në karrierë me punën e tij. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm do të përdorë gjithë autoritetin e vet për një proces gjithmonë transparent dhe gjithëpërfshirës. Procesi i promo-

vimit në karrierë i ushtarakëve të FA do të tregojë edhe njëherë vitalitetin dhe performancën e ushtarakëve tanë në plotësim të misionit brenda vendit dhe në kuadër të NATO-s duke shënuar njëkohësisht edhe një tregues të stan-dardeve tona në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë”.

Mesazh i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, Gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi, për ecurinë e procesit të promovimit në grade e karrierë të ushtarakëve

rrisin cilësinë e treguesit e saj në të gjithë komponentët fizikë, edu-kativë, psikologjikë e moralë, me synimin që të përgatisim ushtarakë të aftë profesionalisht dhe të gat-shëm të realizojnë me sukses detyrat në të gjitha aspektet, si në misionet luftarake në mbështetje të paqes ashtu dhe në ndihmë të popullsisë në kushtet e emergjencave civile. Në të gjithë këtë proces, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm janë të angazhuar maksimalisht në çdo kohë në mbështetje të përgatitjes së trajnimit tuaj, për përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve të stër-vitjes bazë por edhe të të gjithë sistemit ku stërviten, trajnohen dhe edukohen ushtarakët tanë” – tha ndër të tjera Shefi i Shtabit të Përgjith-shëm të FARSH-së, Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. “Forcat e Arma-tosura të Republikës së Shqipërisë kanë hyrë në një proces rrënjë-sor ndryshimesh, reformash dhe modernizimi. Në këtë kuadër, në zbërthim të Politikës së Mbrojtjes dhe të Strategjisë Ushtarake, si dhe në përqasje me objektivat e procesit të integrimit të plotë në NATO, riformulohen si dhe përcaktohen edhe konceptet tona për stërvitjen. Përvoja jonë tashmë mjaft e pasur në misione reale në Bosnje Herce-govinë, Irak, Çad, Afganistan apo

Kosovë, ka treguar që strukturat e stërvitura me standarde të larta për misione luftarake apo për misione në mbështetje të paqes nga një trupë oficerësh dhe nënoficerësh

të mirë përgatitur, me ushtarë që njohin mirë profesionin e tyre, që janë të përgatitur dhe besojnë në suksesin, mund të veprojnë si partnere të denja krahas aleatëve

duke përfaqësuar denjësisht vendin dhe Forcat tona të Armatosura. Si përfundim, dëshiroj të mbyll fjalën time me këshillën për të gjithë drejtuesit dhe kursantët, se

sot kërkohet më shumë stërvitje, më shumë trajnim, me shumë edu-kim. Vetëm duke përmbushur këto kërkesa, ne do të jemi në gjendje t’i përgjigjemi me profesionalizëm dhe përkushtim vendit tonë dhe Aleancës, të kryejmë me sukses misionin tonë kushtetues e të reali-zojmë me sukses objektivat e marra në kuadër të 100 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar e të Forcave tona të Armatosura. ”Edhe njëherë ju uroj suksese në përmbushjen e programit dhe kërkesave të kursit bazë” – përfundoi fjalën e tij Gjen-eralmajor Gjunkshi në ceremoninë e fillimit të stërvitjes bazë në Qen-drën e Stërvitjes Individuale Bazë në Bonavi. Stërvitja Bazë e kursantëve të rinj do të fokusohet në drejtim të stërvitjes përmes një programi intensiv, nga një personel trajnues i standardeve të larta. Kursantët do të mësojnë elementet e parë të rregullave e normave ushtarake, do të nisin përgatitjen fizike e atë ushtarake, do njihen me armatimin dhe përdorimin e tij, si dhe do të përvetësojnë el-ementë të formimit të përgjithshëm si ushtarakë të ardhshëm. Ata që do të kualifikohen, do të certifikohen si ushtarë profesionistë për të vazh-duar më tej përgatitjen e mëtejshme individuale në specialitete të ndry-shme si dhe shërbimin në FA.

Presidenti i Republikës Bujar Nishani dekretoi ditën e djeshme lirimin nga detyra të 7 gjeneralëve në radhët e Forcave të Armatosura të

Shqipërisë. Sipas njoftimin zyrtar në faqen e presidencës, presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani dekretoi lirimim nga detyra të 7 gjeneralëve, ndërkohë që ka dekretuar edhe emërimin e 4 gjener-alëve. Në mbështetje të neneve përkatëse të Kushtetutës “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Presidenti dekretoi lirimin nga detyra të Gjeneral Brigade Agim Lala, Gjeneral Major Viktor Daut Berdo, Gjeneral Major Zyber Fasli Dushku, Gjeneral Brigade Bardhyl Veli Hoxha, Gjeneral Brigade Syrja Selim Gjoka, Gjeneral Brigade Qemal Demçe Shkurti, dhe Gjeneral Brigade Jeronim Rasim Bazo, ndërsa emëroi:Gjeneral Brigade Bardhyl Veli HOXHA, emërohet Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. Gjeneral Brigade Syrja Selim GJOKA, emërohet Komandant i Brigadës Logjistike. Gjeneral Brigade Qemal Demçe SHKURTI, emërohet Komandant i Forcës Detare.

gjeneralët e liruar nga detyra gjeneral Brigade Agim LALA, lirohet nga detyra e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe stërvitjes dhe del në lirim. gjeneral major Viktor Daut BErDO, lirohet nga detyra e Koman-dantit të Forcës tokësore dhe emërohet Zëvendësshef i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura. gjeneral major Zyber Fasli DushKu, lirohet nga detyra e Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armato-sura dhe emërohet Komandant i Forcës tokësore. gjeneral Brigade Bardhyl Veli hOXhA, lirohet nga detyra e Ko-mandantit të Brigadës Logjistike. gjeneral Brigade syrja selim gJOKA, lirohet nga detyra e Komandantit të Batalionit të policisë ushtarake të Forcave të Armatosura. gjeneral Brigade Qemal Demçe shKurtI, lirohet nga detyra e Shefit të Kabinetit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. gjeneral Brigade Jeronim rasim BAZO, lirohet nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë së Planifikimit të Mbrojtjes, në Shtabin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Presidenti Nishani liron nga detyra 7

gjeneralë, emëron 3

Page 6: Merr pjesë edhe SHSHP të FA, gjeneralmajor …...e vështirë për shkak të terrenit të thyer i cili e vështirëson opera-cionin, si dhe nuk mundëson përdorimin e mjeteve zjarrfikëse

ushtriaE prEmtE, 17 gusht 20126 BFS

taa: Fokusi, precizon në goditjet në

distancë të largët

JCET-2012, për herët të parë, një vlerësim final nga specialët amerikanë

albert hitoaliaj

Stërvitja JCET 2012 është stër-vitje e radhës e forcave speciale shqiptare, por e veçanta e kësaj stërvitje nga stërvitjet e tjera është

se për herë të parë, dërgohet një ekip trajnimi i Forcave Speciale për të bërë jo vetëm stërvitje të përbashkët, por për të bërë edhe vlerësimin përfundimtar, nëse forcat speciale shqiptare janë në gjendje dhe kanë kapacitet për të punuar me FS amerikane në operacione speciale. Në takimin që u zhvillua nga data 20 deri në datë 26 maj 2012 në Tampa të Floridës, në Komandën e Forcave Speciale ameri-kane, u theksua nga Sekretarja e Shtetit Klinton se me kapacitetet e FS që kemi mund të operojmë në të gjithë botën, por është e pamundur që t’i përgjigjemi të gjithë sfidave, rreziqeve dhe kërcënimeve më këtë sasi forcash që kemi, prandaj synimi kryesor i joni është që nëpërmjet komponentëve komandues nëpër të gjitha kontinentet, të shikohet mundësia e rritjes së kapaciteteve të shteteve të tjera që janë anëtare të NATO-s ose vende aleate, të ndihmohen financiarisht dhe të vlerësohen nëse janë në gjendje për të bashkëvepruar me njëri-tjetrin. Ky është edhe qëllimi për të cilin zhvillohet stërvitja JCET 2012.

Kjo stërvitje ka filluar në datën 2 gusht dhe përfundon në datë 31 gusht. Në këtë stërvitje merr pjesë kompania e tretë e BFS, që përbëhet nga tre grupe speciale si dhe i gjithë shtabi i BFS. Forcat Speciale amerikane janë të përfaqësuara nga një grup special amerikan që përbëhet nga 12 vetë. Kjo stërvitje ndahet në katër faza. Faza e parë është faza e stërvitjes individuale; faza e dytë është faza e specialiteteve, ku secili specialitet do të testohen për cilësitë që kanë në drejtim të specialiteteve; faza e tretë do të jetë faza e planëzimit të përbashkët të opera-cioneve speciale me palën amerikane dhe kryerja e operacioneve të përbashkëta në terren; faza e katërt do jetë kryerja e një stërvitje prej 72 orësh e cila do të zhvil-lohet njëkohësisht në tre vende: në Kukës, në një kompleks shpellash, në terrenin e Zall-Herrit dhe në Bizë.

“Qëllimi i kësaj stërvitje është për të parë kapacitetet e BFS. Jemi në pjesë e dytë të stërvitjes. Deri në këtë moment kapiten Croch është i kënaqur nga niveli i treguar, por përsëri duhet bërë akoma punë, sidomos në drejtim të njohjes së anglishtes.

BFS ka vlerësuar në maksimum programet e stërvitjes, nivelin e bash-këpunimit me zyrën e ODC-së (Zyrës së Bashkëpunimit për Mbrojtjen) i cili është rritur vit pas viti. Në të njëjtën kohë vlerësoj jashtë mase edhe interesimin e drejtpërdrejtë të Kryeministrit të vendit, z. Sali Berisha, i cili vazhdimisht ka qenë prezent në të gjitha aktivitetet e BFS, në dërgimet e trupave dhe së fundi në vizitën

që zhvilluam së bashku në Afganistan, për të parë nga afër hallet dhe problemet që kanë këto trupa, për të cilat na garantoi në vazhdimësi mbështetjen e tij. Kuptohet se blerja e vazhdueshme e sistemeve të ndërlidhjes, armatimit, pajisjeve të zbu-limit, uniformave, rregullimit të jetesës,

kushteve të punës etj të cilat monitorohen drejtpërdrejt nga ministri Imami dhe nga SHSHP, ka rritur ndjeshëm edhe moti-vimin e trupave. Është një kënaqësi dhe privilegj që të punosh me një personel të aftë siç janë BFS. Kam pasur fatin që të punoj me efektivat më të mirë të FS si

nënkolonel Dautin, nënkolonel Kuçanën, kapiten Dakollin, kapiten Kurtin, kapiten Alikajn, kapiten Marjakaj etj, të cilët pa dy-shim që janë oficerët më të mirë që ka pasur ndonjëherë batalioni ynë ndër vite.”-thotë për gazetën Ushtria, komandanti i Forcave Speciale, kolonel Dritan Demiraj

Zhvillohet stërvitja shqiptaro-amerikane jCet 2012

Një prej pjesëve të stërvitjes është edhe trajnimi për snajper. Specialisti amerikan i armatimit dhe snajperëve, sgt. Rob Taa, flet për disa nga momentet dhe objektivat kryesore që do të ketë ky trajnim. “Fokusi im është në precizonin e goditjeve në distancë të largët. Qëllimi është për të goditur objektiva në distanca deri në 2500 m. Por armët që kemi janë të mira për distanca 1600 m dhe synimi im i afërt është që të kapërcejmë me to distancën 2000 m. Pjesa më e vështirë në trajnimin e goditjes së objektivave në distancë qëndron te aftësimi i “leximit” të erës. Mund të kesh p.sh. tre lloje erërash dhe duhet të llogaritësh shpejtësinë e tyre, drejtimin etj me qëllim që të arrish objektivin. Kjo është pjesa më e vështirë dhe e këtë gjë e fiton me eksperiencë me kalimin e kohës. Matja e erës kryhet me instrumente që tregojnë se sa është shpe-jtësisë dhe cili është drejtimi në pozicionin ku ndodhet snajperi, por kjo nuk mjafton pasi duhet që të llogaritet era në distancën nga snajperi te objektivi. Ka raste kur ka male, kodra etj të cilët ndryshojnë drejtimin e erës dhe forcën e saj. Pra kjo është vërtet një punë që kërkon më shumë se instrumente, kërkon trajnim dhe dhunti individuale. Besoj se në fund të këtij tra-jnimi të avancuar do të arrihet synimi që kemi.”-thotë Rob Taa.

Dakolli: Qëllimi i stërvitjes, aftësim për operacionet “Joint operations”

Stërvitja JCET, që ka filluar në datën 2 gusht, ka të përfshirë kompaninë e tretë të BFS, e cila përbëhet nga tre grupe speciale. Komandanti i kësaj kompanie, kapiten Pal Dakolli, jep për gazetën “Ushtria” disa vlerësime në lidhje me zhvillimet e deritanishme të kësaj stërvitje:

“Një nga synimet e mia është që në përfundim të stërvitjes, kompania të organizojë një operacion të përbashkët me Grupin e 10 Special amerikan, të tipit “Joint operations”. Grupi i 10 Special amerikan është një nga grupet më të mira në botë. Ai mbulon kryesisht pjesën e Europës për operacione speciale. Stërvitja ka pasur shumë të reja, duke filluar që te teknikat dhe taktikat që përdoren për qitje, si me armë të shkurtër edhe me armë të gjatë. Ajo që ka synuar kompania ka qenë standardizimi dhe kemi synuar që të jemi në standardet e Grupit të 10 Special amerikan që te mbajtja e armës. Mënyra jonë e mbajtjes së armës ka qenë ndryshe dhe ajo e amerikanëve ka qenë ndryshe. Duke qenë se Grupi i 10 Special amerikan rifreskon gjithnjë informacionin në lidhje me operacionet speciale, edhe mënyrat e tyre janë më të përparuara. Me pak fjalë, ndryshimi i plozioneve vjen nga ajo që e quajmë “mësimet e nxjerra”. Pra standardizimi e kemi filluar që të mënyra e mbajtjes së armës, gjë që do të jetë në përputhje me ndryshimet e fundit në teatrin e operacioneve; te mënyra e ndërrimit të krehrit - krehrit taktik dhe jo taktik. Pra ndërrimi i krehrit me municion dhe kur të mbaron municioni, sipas mënyrës së tyre. Një tjetër standardizim, ka qenë edhe mënyra e lëvizjes me armë në fushën e luftimit, me pajisje të plota dhe pajisje jo të plota. Edhe ky standardizim është arritur me sukses nga kompania jonë. Standardizim tjetër ka qenë përdorimi i teknikave për armët tyt-shkurtra, pistoletat

të cilat janë armë dytësore dhe kanë edhe aty veçoritë e veta. Këtë jave kemi filluar operacionet speciale dhe kjo javë është javë vlerësimi kolektiv.

Këto operacione speciale do të jene të zhvilluara në godina e në shpella. Kjo është java e dytë e zhvillimit të këtyre operacioneve dhe ne jemi duke bërë vlerësimet në lidhje me to. E veçanta që kanë këto operacione është trajnimi me mënyrën se si veprohet me zonat e ndjeshme, ku një operacion i madh mund të ketë vlerën me të madhe edhe ne një objekt shumë të vogël si p.sh. një laptop apo edhe një copë letër. Këto zona të ndjeshme që mund të jenë një aparaturë, një dokument apo një varr masiv etj, janë shumë të rëndësishme pasi janë justifikim dhe shtysë për operacionet e mëdha. Mënyra se si trajtohen ato, është në fokus të stërvitjes sonë. Kjo është diçka e re në stërvitje, pasi edhe pse e kemi hasur më parë, tashmë po marrim një informacion shtesë, më të gjerë se herët e tjera.

Unë e shoh stërvitjen në dy aspekte, nga pjesa ku futem e veproj vetë, duke e parë veten se ku jam pas 12 vitesh e duke bërë krahasim me kompaninë. Por e shoh edhe si drejtues dhe mund të them se habitem me shpejtësinë me të cilën kompania mëson gjërat. Kam vlerësime maksimale për të gjithë pjesëtarët dhe këto janë vlerësime reale, pasi është shumë e vështirë që të standardizohesh me disa mënyra të cilat i ke përdorur të ndryshme për shumë kohë si fjala bie mënyra e mbajtjes së armës. Në mënyrë të veçantë do të doja të vlerësoja punën e specialistëve të armatimit të çdo grupi, që kanë pasur vërtet një punë të madhe, në një rol instruktori dytësor, pasi të parët natyrisht që janë amerikanët. Me pak fjalë kjo ishte ecuria e stërvitjes deri aktualisht.”-shprehet kapiten Pal Dakolli, komandant i kompanisë së tretë të BFS.

Flet speciali amerikan, rob taa, specialist i armatimit dhe snapjerave

Page 7: Merr pjesë edhe SHSHP të FA, gjeneralmajor …...e vështirë për shkak të terrenit të thyer i cili e vështirëson opera-cionin, si dhe nuk mundëson përdorimin e mjeteve zjarrfikëse

ushtriaE prEmtE, 11 gusht 2012 77miSioni

OMLT-A, ja si po arrijmë sukses në trajnimin e afganëve

Si pjesëtarë të “Ekipit Operacional të Patronazhit dhe Koordinimit” i koduar “Striking Eagles 2” ne u dislokuam në zonën operacioanle

në Kabul të Afganistanit për të trajnuar, këshilluar dhe për të ndihmuar S-4 e bata-lionit të 4-të, brigadës së 2-të, divizionit të 111-të të ANA (Ushtrisë Kombëtare afgane), për të siguruar komandimin dhe kontrollin. Gjithashtu ne jemi këtu për të mbështetur planet operacionale të Ushtrisë Kombëtare afgane me qëllim që të ndihmojmë në zhvillimin e ANA që të jetë e aftë të kryejë operacione pa ndihmën e askujt dhe që të arrijë të bëhet një ushtri profesioniste. Ne nuk jemi përgjegjës për kryerjen e misioneve të ndryshme të Ushtrisë Kombëtare afgane dhe as për çfarë ju nevojitet atyre për realizimin e misionit. Si këshillues ne kemi për detyrë ti këshillojmë, t’ju tregojmë rrugën e duhur dhe të sigurohemi që S-4 dhe stafi i tij të dinë se si të bëjnë punën e tyre. Që të arrihen këto rezultate, ne duhet të kup-tojmë dhe njohim më mirë organizimin kulturor të Ushtrisë Kombëtare afgane si dhe sistemin logjistik të tyre në mënyrë që të njohim sa më nga afër realitetin për tu përballuar drejtpërsëdrejti në mënyrë sa më efikase me sistemin e tyre organi-zativ dhe personelin që po trajnojmë. Si trajnues ne duhet të arrijmë disa rezultate. Ne duhet ti kushtojmë më shumë rëndësi detyrave logjistike që ndiqen nga S-4 me qëllim nxjerrjen e mundësive për zgjidhjen e tyre në mënyrë profesionale nga partnerët tanë. Sipas opinionit tonë, përpara se të fillojmë trajnimin dhe këshil-limin e kolegëve tanë afganë, ne duhet ti bëjmë vetes të paktën tre pyetje: Sa shumë risk ose dështim ne do të pranojmë me qël-lim që personeli logjistik që po trajnojmë të grumbullojë eksperiencë dhe të mësojë nga gabimet e tyre? Për shembull, a duhet që ushtarët afganë të shkojnë të uritur në një operacion vetëm sepse ushqimi nuk ka mundur të dërgohet në kohë deri te ush-tarët? Cila pjesë e logjistikës ju intereson më shumë atyre që të trajnohen?

Për shembull, në qoftë se ne vendosim të trajnojmë personelin logjistik të batal-ionit afgan për rëndësinë e mirëmbajtjes parandaluese të pajisjeve, ne nuk do të arrijmë asnjë rezultat në qoftë se ata nuk shohin asnjë të mirë dhe nuk binden për rëndësinë e saj dhe si përfundim nuk do të tregojnë interes apo dëshirë në kryerjen e saj. A janë personeli logjistik të përqen-druar në punën që ka lidhje me direktivat e komandantit? Për shembull, në qoftë se një nga qëllimet kryesore të komandantit është mbajtja e ngrohtë e ushtarëve gjatë periudhës së ftohtë të dimrit, puna jonë si trajnues dhe këshillues është që të ndikojmë në punën e S-4 dhe stafit të tij që të planëzojnë dhe sigurojnë të gjitha materialet e duhura për realizimin e qël-limit të komandantit

Detyrat e kryera nga seksioni i logjistikësNe përshtatje me kërkesat doktrinare

logjistike që po përdor aktualisht ushtria afgane kemi ndihmuar S-4 në futjen e CSDP (Programi i Disiplinimit të Furniz-

Flasin për gazetën “Ushtria” pjesëtarë të ekipit shqiptaro-amerikan që janë aktualisht në mision

imit të Komandës) në gjithë batalionin Afgan. Kemi ndihmuar dhe këshilluar S-4 në procesin e furnizimit me materiale duke plotësuar dhe hapur regjistrat përkatës për formularët e ndryshëm si MOD-14, MOD-2, MOD-4 dhe MOD-9. Kemi ndihmuar S-4 në furnizimin e batalionit me të gjitha klasat e furnizimit. Kemi ndihmuar S-4 në plotësimin e pajisjeve të batalionit dhe kompanive sipas organikës duke pasur gjithmonë para-sysh nevojat dhe tepricat që ata kanë. Kemi asistuar dhe ndihmuar S-4 me SOP dhe rregulloret e duhura për të rritur fuqinë luftarake të batalionit me rreth 20. Kemi ndihmuar dhe këshil-luar S-4 për kryerjen e inventarit të pajisjeve dhe materialeve të gjithë batalionit duke kontrolluar edhe num-rat e serisë së tyre. Ky inventar ishte shumë i rëndësishëm për ata sepse u bë e mundur regjistrimi i të gjithë pajisjeve dhe materialeve në librat e llogarisë, dolën në pah mungesat dhe nevojat që ata kishin për kompletim

sipas organikës si dhe u kontrollua njëkohësisht edhe gjendja funksionale e të gjithë pajisjeve. Kemi ndihmuar në rritjen a marrëdhënieve dhe bash-këpunimit midis S-4 dhe koman-dantëve të kompanive. Kemi ndihmuar S-4 në lidhje me planëzimet e ndry-shme logjistike dhe ato të trajnimit. Kemi ndihmuar S-4 dhe kemi arritur që të dërgojë informacionet periodike logjistike poshtë dhe lart sipas linjave të komandimit. Kemi rritur aftësitë e tij trajnuese në lidhje me trajnimet e ndryshme logjistike në mbështetje të operacioneve dhe misioneve të ndry-shme që batalioni kryen vazhdimisht. Kemi ndihmuar S-4 të kuptojë rëndësinë e trajnimeve të ndryshme ushtarake dhe profesionale që personeli që ai drejton duhet të kryejë gjë që u finalizua me dërgimin në kurs të oficerit përgjegjës të librit themeltar në kurs për admin-istrimin dhe menaxhimin e pajisjeve dhe materialeve si dhe dërgimin në kurs anglishteje të nënoficerit të tij.

Kemi zhvilluar shumë takime pune me trajnues të Forcave të Koalicionit përgjegjës për brigadën dhe divizionin si dhe kemi pasur disa takime në lidhje me punën me komandantin e brigadës së II-të, shefin e G-4 në divizion dhe stafin e tij.

Detyra për të ardhmenNë të ardhmen synohet të ofro-

het ndihmë dhe trajnim i personelit logjistik në lidhje me administrimin e materialeve; ndihmë dhe trajnim në lidhje me procedurat e kalimit kapital të mjeteve dhe pajisjeve; do të ndihmojmë dhe asistojmë S-4 dhe stafin e tij me planëzimin vje-tor logjistik; do të ndihmojmë dhe asistojmë S-4 dhe stafin e tij me planëzimet e ndryshme për të gjitha klasat e furnizimit; do të ndihmojmë dhe asistojmë S-4 dhe stafin e tij për kryerjen e seleksionimeve të së gjitha pajisjeve dhe materialeve duke ndjekur linjat e komandimit.

Problematika e kon-statuar

Procesi i kërkesave të ndryshme logjistike Mod-14 është shumë i ngadaltë. Vështirësi e mungesa të theksuara në pjesë këmbi-mi. Mungesa e planëzimit vjetor logjistik. Gjendja me mungesa e materialeve në depot e tyre (gjithçka e marrin nga brigada). Mungesa ne organike e oficerit të mirëmbajtjes në batalion. Mungesa e pla-neve mujore dhe vjetore të mirëmbajtjes së pajisjeve. Në drejtim të problema-tikave të konstatuara më sipër çdo ditë po punohet për rrugëzgjidhjen e tyre, nëpërmjet përcaktimit të praktikave dhe ndjekjen e tyre deri në realizim, vendosja e një planëzimi gradual, mujor, tremujor dhe vjeçar, plotësimet në organikën e re të batal-

ionit me personel mirëmbajtjeje si dhe plotësim gradual të mangësive në pjesë këmbimi nëpërmjet kontakteve tona të drejtpërdrejta me S-4 e brigadës dhe të divizionit ku kemi gjetur një frymë të lartë ndihme e bashkëpunimi. Gjatë kësaj kohe ne kemi kaluar mbi 80 ditë duke ndihmuar, këshilluar dhe trajnuar S-4 dhe stafin e tij si dhe kemi harxhuar orë të pafund duke ndërtuar dhe forcuar marrëdhëniet midis kolegëve afganë dhe Forcave të Koalicionit amerikano-shqiptar. Me pak fjalë, ne si këshillues duhet të jemi të duruar, të mbajmë marrëdhënie të mira me kolegët tanë afganë dhe të jemi gjithmonë profesionistë për të dhënë shembullin më të mirë për ata. Së fundi do të donim të jepnim një këshillë për të gjithë trajnuesit dhe këshilluesit: Ndërtoni marrëdhënie shumë të mira me kolegët tuaj afganë por asnjëherë mos bëni punën e tyre, lërini dhe sigurohuni që ata të bëjnë punën e vet.

Kapiten Altin Kaca, Kapiten Avery Colon, US Army

Zbulimi, punë efikase në një terren të brishtëEkipi i përbashkët trajnues shqiptaro-amerikan është i përbërë me këshillues si

nga ushtria shqiptare ashtu dhe ajo amerikane, me specialitete të cilat vijojnë nga artileria tokësore, xhenierë dhe këmbësore duke vazhduar tek ndërlidhësit, mirëmbajtja dhe logjistika. Ekipi shqiptaro-amerikan krijon mbështetje dhe këshil-lim të drejtpërdrejtë për batalionin e 4-t të brigadës së 2-të të divizionit të 111-të, i përqendruar në lindje të Kabulit në bazën “Pol-e-Charcki”. Mentorët e kompanisë së rikonicionit të batalionit 4-t, brg. 2-të, divizioni 111-të janë të përbërë prej një personeli prej 5 vetash, ku nga këta 3 shqiptarë ( kapiten Florian Ruçaj, toger Eljan Zane dhe rreshter Jurgen Koti) dhe 2 amerikanë (kapiten Josef Bolcar dhe tetar Charles Hinman). Mentorët e kompanisë së rikonicionit ofrojnë mbështetje, trajnim dhe këshillim për personelin e kësaj kompanie e përbërë prej një efektiv prej 86 vetash e ndarë në 3 toga. Kompania afgane e rikonicionit udhëhiqet nga kapiten Ibrahim dhe kapter Gul Rahman, të Ushtrisë Kombëtare afgane. Me të dy këta ushtarakë afgane të cilët kane një përgatitje të mirë profesionale por dhe njerëzore efektivi i trajnuesve ka punuar ngushtë gjatë gjithë këtyre muajve duke arritur në trajnimin e efektivit të kompanisë me armët e këmbësorisë dhe realiz-imin e qitjeve luftarake me to, në bashkëpunim dhe me mentorët e artilerisë kanë

realizuar pikë vrojtimi gjatë qitjes luftarake me 122mm, lexim harte, traversa, dhënien e ndihmës së parë dhe procedurat e udhëheqjes së trupave. Përveç kësaj mentorët e kësaj kompanie kanë marrë pjesë në disa operacione duke filluar me vizitën në pikën e kontrollit të trafikut në hyrjen kryesore të Kabulit në veri të tij, dhe në lindje pranë doganës kryesore. Përgjegjësia e ruajtjes dhe sigurimit të perimetrit në veri-perëndim të fshatit Tangi Kalay, për zhvillimin normal të takimit me KLE përfaqësuesit e SHURAS, pleqtë ose kryetarët e fiseve në këtë zonë me komandën e OMLT dhe kontraktorët amerikanë të bazës “Fenix”, për investimet në këtë fshat jo pak problematik për forcat e koalicionit dhe vetë ushtrinë afgane. Sigurimi për misionin që konsistonte në takimin me udhëheqësit kryesor të fshatit Tangi Kaley dhe shoqërimin e personelit të marrëdhënieve civilo-ushtarake, për projektet e ndërtimit dhe ndihmesën nga trupat tona në këtë fshat. Operacionet afatgjata për të ardhmen përfshijnë kalimin e efektivit të kompanisë së rikonicionit nga puna individuale në atë kolektive, trajnim për qitje precizoni dhe thirrje për mbështetje me zjarr nga pika e vrojtimit, në bashkëpunim me kompaninë e artilerisë.

Kamp BLACKHORSE, Kabul- Afganistan, gusht 2012

Page 8: Merr pjesë edhe SHSHP të FA, gjeneralmajor …...e vështirë për shkak të terrenit të thyer i cili e vështirëson opera-cionin, si dhe nuk mundëson përdorimin e mjeteve zjarrfikëse

ushtriaE prEmtE, 17 gusht 20128

Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës, vendi

ku mund të gjeni relaksin

reportazh

QKMBM, aKtivitete argëtuese për pushuesit dhe fëMijët e tyre në shtëpitë e pushiMit

Nga mina hysa

Shtëpia e Pushimit të Ush-tarakëve në Durrës përgjatë sezonit turistik të sivjet-shëm ka qenë një oaz i

vërtet pushimi për efektivë të Forcat tona të Armatosura. Këtu ushtarakët, familjarët e tyre çdo vit kalojnë pushimet për t’u qetësuar në 10 diteshin të cilin përfitojnë ku shkojnë për tu qetësuar në ambi-entet e këtij institucioni komod me plot fjalën. Nga viti në vit në këtë shtëpi pushimi është bërë një punë e shkëlqyer me qëllimin e vetëm për të iu krijuar pushuesve kushtet sa më të mira. Nga 11 qershori kur ka star-tuar dhe sezoni turistik në Shtëpitë e Pushimit të Ushtarakëve në Dur-rës për ushtarakët dhe punonjësit civilë të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe deri më 30 shtator 2012 ku mbyllet sezoni, kjo shtëpi pushimi do të jetë një ambient relaksues në bregdetin e Durrësit për ata që do të preferojnë të kalojnë aty pushimet. Përgjegjësia për kryerjen e shër-bimit të ushqimit dhe hotelerisë i ka kaluar hotelit të ushtarakëve, ndërsa Regjimenti i Mbështetjes nëpërmjet Qendrës së Pushimit administrimin e përgjithshëm ruajtjes dhe sigurisë, furnizimit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike.

Pritja, akomodimi dhe kushtetTeksa hyn në ambientet e

Shtëpisë së Pushimit të Ushtarakëve në Durrës ambienti menjëherë të ofrohet një qetësi të cilën nuk e ke jashtë atij rrethimi. Me mirësjellje e cila meriton sigurisht mirënjohje nga të gjithë pushuesit gjë që në fakt e kanë shprehur në komuni-

kimet e tyre paraqitesh të kryesh pagesën, marrë latën e ushqimit të ditëve të qëndrimin dhe më faturën në dore dhe me të paraqitesh tek kujdestarja e godinës apo vilës në të cilën do të pushosh për të marrë çelësat e dhomës në të cilën do të jesh banor i saj për periudhën 10-ditore. Sigurisht dhe kujdestarja me korrektësinë maksimale që e shoqëron në punë nxiton që sa më shpejt të iu shërbejë pushuesve me qëllim akomodimin e shpejt të tyre sipas planifikimeve të bëra nga Ministria e Mbrojtjes. Konstaton se përveç qetësisë, pastërtisë, mundë-sive argëtuese, shtëpia e pushimit në Durrës ofron edhe kushte mjaft të mira akomodimi dhe pushimi, argëtimi në përputhje me kërkesat e kohës, për këdo që i frekuenton ato. Teksa shkon në mencë për tu

ushqyer sytë të zënë menjeherë një burrë i cili rri gjatë gjithë kohës në këmbë dhe këtë mund ta konstatosh

cdo vakt, mengjës, drekë dhe darkë i cili kujdeset të iu vij sa më shumë në ndihmë pushuesve me qëllim që

dhe ata të mbeten të kënaqur por dhe të mos krijohet asnjë lloj rrëmuje. Ai është Skënder Haroku, menaxher i kuzhinave në Tiranë, Durrës dhe Jalë, njëkohësisht dhe President i Sindikatës së Pavarur të Punonjësve Civilë dhe Mbrojtjes, Rendit dhe SHISH. Zoti Haroku për gazetën “Ushtria” thotë se përsa i përket ushqimit që gatuhet për pushuesit ai është i bollshëm si dhe i një cilësie të mirë që i përmban që të gjitha kaloritë e nevojshme. Zoti Haroku falënderon z.Ferit Breçani, Drejtor i Përgjithshëm të Shpive të Ushtrisë si dhe z.Besim Hajdari përgjegjës i ESKU për angazhimin e tyre maksimal, si dhe Zhaneta Madhin shefen e Financës për përkushtimin në detyrë për të bërë më të mirë në favor të pushuesve si gjatë viteve të mëparshme, por sidomos në këtë sezon ku sipas tij është bërë një punë vërtet jashtëzakonisht e madhe pasi janë kujdesur që pushuesve të mos iu mungojë asgjë jo vetëm në sasi

Infermieria shërbim 24 orë. Për sezonin turistik janë blerë 31 kondicioner për apartamentet e pushuesve, janë kompletuan dhomat me 50 frigoriferë të rinj pa harruar as kompletimin me çadra

plazhi dhe shezllone si dhe janë riparuar tërësisht shërbimet hidro-sanitare të ambienteve për pushuesit..Në ndihmë të madhe për pushuesit kanë dhënë dhe BRMR

Page 9: Merr pjesë edhe SHSHP të FA, gjeneralmajor …...e vështirë për shkak të terrenit të thyer i cili e vështirëson opera-cionin, si dhe nuk mundëson përdorimin e mjeteve zjarrfikëse

ushtriaE prEmtE, 11 gusht 2012 9reportazh

QKMBM, aKtivitete argëtuese për pushuesit dhe fëMijët e tyre në shtëpitë e pushiMit

pasi punohet me vetëfinancim dhe të ardhurat kalojnë për financime për shtëpinë e pushimit”. Zoti Haroku nuk harron pa përmendur dhe shefen e kuzhinës z.Suzana Dauti, Haxhon, apo dhe z.Bektash Duka si dhe kuzhinerët Mirela, Besnikja, Lida, Ardian Vojka, por dhe përgjegjësen e hotelerisë Zhulieta Rama, Nim-etin, Lulin, Zhaneta, Ed Spahia, Valbona etj.

Punësimi, ndihma mjekësore, BrMRSezoni veror turistik në shtëpitë

e pushimit iu vjen në ndihmë dhe qytetarëve për të zbutur efektet so-ciale pasi punojnë këto tre muaj vere në shtëpinë e Pushimit në Durrës për të siguruar të ardhura dhe ushqyer familjet e tyre. “Kemi punësuar 20 vet këtë sezon turistik me kontratat tremujore në Shtëpine e Pushimit në Durrës të cilët mbështetin person-

elin në këtë sezon turistik. Ata janë kuzhinier, ndihmëskuzhinier, pjata-larës etj. Në ndihmë konkrete na kanë dhënë dhe forcat e BrMR me një personel prej 15 vetash në shër-bimin e pastrimit të plazhit, shër-bimit në sallë etj” – thotë z.Haroku. Në 10 ditëshin e parë të gushtit në Shtëpinë e Pushimit në Durrës ishin me shërbim zv/komandant i kompa-nisë kapiten Artur Budo, nëntetar Edmond Sida, djemtë G.Caushi, D.Ferhati, A.Tafani, E.Xharo, D.Llako, A.Hila si dhe Marcela dhe Blerta etj, pjesë e BrMR. Brenda ambientet të Shtëpisë së Pushimit të Ushtarakëve në Durrës është dhe infermieria e cila është në shërbim 24 orë ndaj pushuesve. Aty shërbehet edhe muajt e tjerë të vitit në ndihmë të personalit por gjatë muajve të sezonit turistik përforcohet më të tjerë mjekë që vijnë nga Spitali Ushtarak apo mjekë të brigadave të tjera. Mjekja Nexhimje Doku thotë se: -“fal temperaturave të larta por dhe virozës së shfaqur në këtë qendër shëndetësore iu ofrohet ndihma e parë gati 150 vetave në ditë të cilët paraq-iten me shqetësimet si; diare; të vjella, temperatura të larta, për fëmijët si dhe me hipertencionmoshat e treta”. Sipas

mjekes Doku pas ndihmës së parë që iu është dhënë personave të cilat kanë paraqitur shqetësime serioze si fëmijët iu kemi rekomanduar të paraqiten në pediatrinë e Durrësit si dhe moshës së tretë në spitalin ushtarak.

QKMBM aktivitete argëtuese për pushuesitDrejtoria e Aktiviteteve dhe Mar-

rëdhënieve me Komunitetin Sektori i Rekreacionit dhe Zyra e Marrëd-hënieve me Komunitetin në kuadrin e matricës vjetore për aktiviteteve verore që kjo drejtorin bën përgjatë muajve të verës ka organizuar disa ak-tivitete shumëpërfshirës karaoke etj, për pushuesit efektivë të Forcave të Armatosura por dhe punonjësit Civil të Ministrisë së Mbrojtjes në Jalë dhe Durrës. Në këto aktivitet kanë marrë pjesë Mira Bregu, Ervin Bushati, Redon Makashi, Ilir Haxhiu Artemisa Çullhaj dhe grupi i punës i ngritur posaçërisht nga Qendra e Kulturës Medias Botimeve dhe Mbrojtjes për relaksimin dhe argëtimin të fëmijëve dhe familjarëve të ushtarakëve. Gjatë këtyre aktiviteteve ra në sy pjesëmar-rja e madhe u bënë lojëra si dhe u hapën ekspozita të ndryshme të arteve pamore....Prej 11 qershorit e në vazhdim çdo fundjavë janë dhënë koncerte, karaoke dhe aktivitete shumëpërfshirëse lojëra të ndryshme për fëmijë. Edhe në ditën e fundit të pushimeve të 10-ditëshit të parë të gushtit, pra mbrëmjen e datës 10 gusht në ambientet e pushimit të Shtëpisë së Pushimit ishte e pranishme Mira Bregu si dhe Artemisa Çullhaj të cilat në këtë aktivitet mundën të argëtojnë pushuesit si në natën e fundit të pushimeve. Në këtë natë ata ftuan fëmijët të pikturonin recitonin dhe këndonin për të cilët më pas ndanë dhe çmime për ta. Argëtimi nuk mungoi as për pushuesit e tjerë, të rriturit, të cilët në ambientet freskët jashtë nën një shërbim të shkëlqyer pinin birra dhe këndonin karaoke duke u dëfryer në pritje të mbarimit të pushimeve dhe kthimit të ritmit të punës. Ndërkoh u bë një pasqyrim i punës së QKMBM-së me fëmijët e ushtarakëve, të cilët kanë marrë pjesë në disa aktivitete si dhe u ftuan fëmijët e ushtarakëve pjesëmarrës që të regjistroheshin në shtator në kurset që zhvillohen në QKMBM.

por dhe në cilësi. Në vijim të pron-oncimit të tij për gazetën “Ushtria” z.Haroku shton se: - “Në këtë shtë-pi pushimi para nisjes së sezonit turistik është bërë zëvendësimi i fikseve të zjarrit, punimi i rërës së plazhit, përdorimi i preperateve ndaj mushkonjave, gjarpërinjve, e ndotësve të tjerë, zëvendësimi i pompave të sistemit të ujitjes së ambienteve të gjelbëruara, etj”. Sipas tij krahas sa sa më sipër janë vendosur në efiçencë të plotë 31 kondicioner për apartamentet e pushuesve, u kompletuan këto apartamente me 50 frigoriferë pa harruar as kompletimin me çadra plazhi dhe shezllone, u riparuan dhe funksionojnë tërësisht shërbi-met hidro-sanitare të ambienteve për pushuesit”. Në këtë shtëpi pushimi posaçërisht vëmendje e veçantë i është kushtuar prob-

lemeve të sigurisë dhe ruajtjes së pushuesve detyre kjo e Rex-himentit të Mbeshtetje. Për këtë personeli i angazhuar në këtë detyrë është përzgjedhur nga Rexhimenti i Mbështetjes si dhe është trajnuar posaçërisht për të shërbyer në ambi-ente të tilla. Ky shërbim disiplinon, kontrollon dhe evidenton hyrjen dhe daljen e personave dhe automjeteve sipas rregullave të përcaktuara nga komandantët e shtëpive të push-imit. Në vijim të prononcimit të tij z.Haroku shton se: - “çdo ditë në mencë në Shtëpinë e Pushimit prej dy muajsh kur është hapur sezoni turistik iu është shërbyer qindra vetëve në ditë. Prej kalimit me vetë-financimi dhe urdhrit të ministrit për ku fitimi do të jete vetëm 10% kjo ka bërë që në këtë rast dhe pushuesve iu vihen më mirë në ndihmë si dhe nuk dëmtohet as buxheti i shtetit

Page 10: Merr pjesë edhe SHSHP të FA, gjeneralmajor …...e vështirë për shkak të terrenit të thyer i cili e vështirëson opera-cionin, si dhe nuk mundëson përdorimin e mjeteve zjarrfikëse

ushtriaE prEmtE, 17 gusht 201210 Speciale

Operacionet delikate me municionet e pabesa

lavdrim litaBejdo malo

Një betejë e vështirë dhe një sfidë që duhet të fitohet”. Kështu i konsideron asgjësimin

e municioneve së Luftës së Dytë Botërore të gjetura në shumë prej rajoneve të Shqipërisë komandanti i Brigadës Logjistike, kolonel Bard-hyl Hoxha. “Këto municione kanë brenda mallkimin e Tutankamunit”, thotë komandanti i kësaj brigade, “prandaj dhe ne duhet t’i bëjmë sytë katër që të mos na ndodhë asnjë ngjarje e jashtëzakonshme”. Për të mësuar më shumë rreth kësaj beteje që ka filluar në vitin 2010 dhe tani është në fazën më të intensifikuar të saj, ndoqëm nga afër një analizë të drejtuar nga zëvendëskomandanti i kësaj brigade, kolonel Besnik Sy-laj. “Operacionet e realizuara nga efektivi i Qendrës së Asgjësimit të Municioneve mbi gjetjen, marrjen (grumbullimin) dhe asgjësimin e municioneve të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore janë ndër opera-cionet më delikate të zhvilluara nga efektivi i kësaj njësie”, cilëson Besnik Sylaj. Aktualisht po punohet me volum maksimal për të përbal-luar këtë detyrë dhe operacionet janë të planëzuara me shumë kujdes dhe me masa të rrepta sigurie. AME që ndjek këtë operacion ka special-istët më të mirë dhe që kanë një përvojë shumë të gjatë në asgjësimin e këtyre municioneve. Në këtë diskutim pune mes drejtuesve dhe specialistëve të kësaj brigade, fokusi drejtohet tek bashkëpunimi në grup, tek puna në staf në qelizën e real-izmit të operacionit në dinamikën e tërë problemeve dhe në mënyrë të veçantë në bashkëpunimin me push-tetin lokal, i cili mban një peshë të rëndësishme në mbarëvajtjen e tërë operacionit. “Kemi mbajtur lidhje të pandërprerë dhe të vazhdueshme me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm për udhëzimet e re-alizimit të detyrave”, thotë kolonel Besnik Sylaj. Kjo është një betejë e nisur që në vitin 2010 nga Qendra e Asgjësimit të Municioneve dhe nënkolonel Luan Shaba sjell me qindra detaje nga puna e grupeve të punës në terren. Ai kujton vitin 2010, kur operacioni nisi në Ashtë të Shkodrës, ku me njoftimin e drejtuesve së pushtetit lokal, por dhe të ndërtuesve të hidrocentralit

oficerëve dhe të të gjithë ushtarëve profesionistë të specializuar në këtë fushë. Për dy orë rresht ai na shpje-goi se si në vitin 2010 në Lundër të Tiranës afër Kartodromit ishin iden-tifikuar mbi 20 ton predha artilerie së kalibrave të rënda të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore. “Atëherë në vumë në dispozicion tërë mjetet tona dhe njerëzit e specializuar dhe operacioni që zgjati më shumë se tre muaj identifikoi dhe grumbulloi mbi 20 ton municione. I transpor-tuam dhe i asgjësuam sipas të gjitha rregullave”. Nënkoloneli sqaron se me këto municione është dy herë më vështirë se sa me municionet e ruaj-tura në depo. Këto municione janë të pabesë për shkak se kanë qëndruar mjaft kohë të groposur në tokë, si shkak i kontaktit me lagështirën dhe i veprimit të reaksioneve kimike së metaleve të djegoreve të tyre dhe

si u çliruan nga municionet e l2B hidrocentrali i ashtës, tuneli i rrugës tiranë-elbasan dhe porti Detar i Durrësit

të Ashtës, u njoftua se kishte sasi të mëdha municioni dhe duhet të iden-tifikoheshin dhe të asgjësoheshin.

Beteja më e vështirë e municioneveNënkolonel Xhavit Gjoka me

detyrën e specialistit të Armatim-Municionit në Brigadën Logjistike thotë për gazetën “Ushtria” se disa nga operacionet e realizuara nga Qendra e Asgjësimit të Municioneve janë si ai i Ashtës në Shkodër, op-eracioni mbi gjetjen dhe asgjësimin e municioneve në Katodromin, Lundër, Tiranë, operacioni mbi gjetjen dhe asgjësimin e municio-

neve në Bërzhitë (tuneli i rrugës Tiranë-Elbasan, operacion që është në proces), operacioni mbi gjetjen dhe asgjësimin e municioneve në Otllak, Berat(operacioni është në proces), operacioni mbi gjetjen dhe asgjësimin e municioneve në Pashaliman, Vlorë, operacioni mbi gjetjen dhe asgjësimin e municio-neve në Portin Detar, Durrës, op-eracioni mbi gjetjen dhe asgjësimin e municioneve në Shetë, Ishëm, Durrës, dhe operacioni mbi gjetjen dhe asgjësimin e municioneve ne një shesh ndërtimi në Durrës (në afërsi të Bisht Pallës). Më tej,

nënkoloneli me një përvojë shumë të gjatë në këtë fushë dhe që ka shërbyer për shumë e shumë vite në Burrel si oficer karriere, thotë se municionet e gjetura në zonat e sipërpërmendura ishin të vjetra në përgjithësi, municione të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore, të gro-posura në thellësi nga 0.5 m deri mbi 3 metra, të kalibrave 75 mm të lartë deri në 60 mm. Nënkoloneli është një burrë babaxhan që është mësuar me betejën kundër vdekjes dhe ia ka dalë mbanë. Ai flet me shumë siguri dhe qartësi për punën e tij dhe të vartësve. Për aftësitë e

Page 11: Merr pjesë edhe SHSHP të FA, gjeneralmajor …...e vështirë për shkak të terrenit të thyer i cili e vështirëson opera-cionin, si dhe nuk mundëson përdorimin e mjeteve zjarrfikëse

ushtriaE prEmtE, 11 gusht 2012 11 Speciale

nicioneve nënujore përgjatë gjithë bregdetit shqiptar. Kapiten Artan Azizi, specialist i Planëzimit të Qendrës AME dhe kapitenlejtënant Laçe Hila, specialist i Operacioneve të Qendrës së Zhytjes Detare kanë drejtuar disa operacione për zbu-limin, identifikimin dhe asgjësimin e municioneve nënujore. Kapiten Artan Hazizi tregon se: “Në mua-jin Gusht të vitit 2011 kompania e cila po realizonte hartën turistike nënujore së bregdetit të Shqipërisë ndeshi në një bombë aviacioni pranë Gjirit të Sarandës. Me të mbër-ritur, të dy oficerët kryen së pari një rikonjicion me qëllim grumbul-limin e informacionit të nevojshëm për Planëzimin e Operacionit. Nga rikonjicioni rezultoi se kishim të bënim me një bombë aviacioni 500 kg të armatosur me djegore. Bomba ndodhej në thellësi 22.7 metra dhe

150 m larg nga bregu i detit. Të dy kapitenët e konsideruan si tepër të rrezikshëm këtë operacion, për fak-tin se ky municion ishte i armatosur dhe ndodhej nën det për më shumë se 70 vjet.

Komandant Bardhyl Hoxha tha se: “Për asgjësimin e tij nevojitej një plan mjaft i detajuar për të shman-gur edhe rrezikun më të vogël”.

Kapitenlejtënant Hila u zhyt nën ujë dhe i tregoi kapiten Azizit se në çfarë gjendjeje ishte bomba. Pasi hartuan planin e operacionit, të dy kapitenët vendosën për ta lëvizur këtë municion pasi asgjësimi i tij te vendi i zbuluar ishte rrezik për ban-orët. Bomba u transportua te vendi i quajtur Gjiri i Kasolles për t’u

asgjësuar në thellësinë 6 metra.Sipas kapitenëve, bregdeti i

Gjirit të Vlorës sipas të gjitha statistikave rezulton të jetë dhe pjesa më e kontaminuar me municione nënujore të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, por edhe me ato të Luftës së Ftohtë. Çdo vit zhytësit shqiptarë e të huaj në bashkëpunim me specialistët e Qendrës AME punojnë për të pastruar këtë bregdet nga municionet nënujore.

Gjatë këtij viti, pati një veçanti, sepse përgjatë bregdetit së Bazës Detare të Pashalimanit në muajin Qershor u zhvillua operacioni ‘‘Bregu i Pastër’’, një operacion i gjithi shqiptar. Bëhej fjalë për tre zona të kontaminuara me muni-cione të paplasura, model Italian, të Luftës së Dytë Botërore.

Përsëri drejtues të ekipeve re-spektivë ishin kapiten Azizi dhe kapiten Hila. Gjithashtu edhe ky ishte një operacion tepër kompleks

dhe i vështirë. Numri zonave të kontaminuara si dhe sasia e madhe e municioneve të paplasura të zbuluara ishin një sfidë e madhe edhe për këta dy oficerë të spro-vuar me kësi lloj operacionesh. Kapiten Azizi instrukton gjithë zhytësit duke i këshilluar të mos prekin asnjë lloj municioni pa u bërë më parë identifikimi i saktë i tyre. Lejtënant Laçe Hila zhytet, fotografon, skicon dhe informon kapiten Azizin për veçoritë e municioneve. Teksa i sheh këta dy oficerë sesi kuptohen dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, kupton se përgatitja profesionale, serioziteti në punë dhe dashu-ria e tyre për profesionin është

në shkallën sipërore. Ata kanë gji thashtu besimin e plotë të vartësve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, njëri të specialistëve AME dhe tjetri të polumbarëve. Teksa vështron nga larg se si ju binden vartësit urdhrave të tyre kupton se kapitenët nuk lenë vend për diskutim pasi çdo vendim që ata marrin është i llogaritur më së miri. Ata shprehen se nga urdhrat e tyre varen jetë njerëzish. Një llogaritje e bërë gabim apo një vendim i pamatur mund të jetë fatal dhe në këtë mënyrë këta dy oficerë nuk ja lejojnë vetes fjalën “gabim” ose siç shprehen ata: “Nuk e kemi këtë luks”.

Ditën e fundit që do të bëhej transportimi i municioneve dhe asgjësimi i tyre në poligonin e ishullit të Sazanit kishin ardhur dhe komandanti Qendrës AME, major Luan Shaba dhe komandanti Qendrës së Zhytjes nënkolonel Arif Çuraj. Duke qenë se opera-cioni ishte i komplikuar dhe mjaft i rrezikshëm, komandantët ishin të shqetësuar për mbarëvajtjen e tij, por situatën e kishin marrë vetë në duar dy kapitenët së bashku me ekipet e tyre. Zhytësit, rreshter Sazan Pashollari dhe Hair Velaj zhyteshin si fokat pa fjalë nën ujë dhe nxirrnin mbi sipërfaqe municio-net e rrezikshme. Bregdeti përgjatë qyteteve të Sarandës, Vlorës e Dur-rësit vazhdon të skanohet rregull-isht nga këta oficerë, të cilët kanë vendosur t’i bëjnë ata të sigurt për pushuesit dhe qytetarët. Ata do të jenë gjithmonë aty për të asgjësuar dhe eliminuar çdo lloj rreziku që vjen nga municionet nënujore, por jo vetëm, të cilët kërcënojnë jetë njerëzish.

barutit. Ekzistojnë një sërë vështirë-sish të cilat të detyrojnë që të mbash një qëndrim krejt tjetër ndaj këtyre municioneve. Ai sjell si fakt më të ri të punës së këtyre specialistëve, të cilët për hir të së vërtetës duhet të rrezikohen dyfish për të gjetur sasi të mëdha municionesh të Luftës së Dytë Botërore, në hyrje të tunelit të ri së rrugës Tiranë-Elbasan në Bërzhitë. “Me të mar-rë njoftimin nga pushteti lokal u bë identifikimi dhe u hartua plani operacional për të grumbulluar dhe asgjësuar këto municione. Askush nuk e kishte menduar se do të ishte një sasi kaq e madhe në këtë rajon. Nëse ne nuk do të kishim bërë një operacion shumë profesional e të përpiktë, atëherë dhe puna në tunel nuk do të kishte nisur normalisht. Ne ja u lehtësuam shumë punën

punëtorëve dhe krijuam një klimë sigurie. Këtë klimë sigurie ne e kemi krijuar dhe në hidrocentralin e Ashtës si dhe në portin e Durrësit, kur u ndërtua Terminali i ri. Në këtë diskutim sillen detaje dhe sakrificat e të gjithë oficerëve dhe ushtarëve profesionistë që ishin pjesëmarrës në këtë operacion si dhe të gjithë oficerët e Shtabit, të cilët kanë mbu-luar me logjistikë dhe mbështetje këto operacione delikate”.

Kapitenët që sfiduan minat detare të Luftës së dytë Botërore

Dy kapitenët kanë vite që për-ballen me sfidën e asgjësimit të municioneve dhe të zhytjeve detare, por ata u bashkuan nga një plan op-eracional i Shtabit të Përgjithshëm për të realizuar një detyrë shumë delikate e të vështirë. Dy kapite-nët janë nga Vlora dhe prej shumë kohësh i kanë “shpallur luftë” mu-

Page 12: Merr pjesë edhe SHSHP të FA, gjeneralmajor …...e vështirë për shkak të terrenit të thyer i cili e vështirëson opera-cionin, si dhe nuk mundëson përdorimin e mjeteve zjarrfikëse

ushtriaE prEmtE, 17 gusht 201212 interviSta

N/kolonel Maurisio: “Trupat shqiptare në pajtueshmëri me doktrinën dhe procedurat e NATO-s dhe ISAF”

Ushtarakët shqiptarë janë shumë profesional dhe rigoroz në detyrë

N/kolonel Maurisio De An-gels është një ushtarak që vinte nga Forcat Ajrore italiane dhe ishte piloti i

mbrojtjes luftarake ajrore. Aktualisht punon në shtabin e personelit ajror. Duke folur në lidhje me këtë detyrë në operacionin ISAF këtu në Herat, ai shprehet, se e konsideron detyrën si shumë te rëndësishme për shkak të faktit se ky është një operacion i madh i NATO-s, në të cilën Italia ka bërë përpjekje të mëdha duke vënë një numër të madh njerëzish, burra dhe gra, dhe asete të shumta. Në mision, ai kryen detyrën e shefit të shtabit të FSB (Forëard Suppot Base) dhe konsideron detyrën që kryen një sfidë, por edhe në të njëjtën kohë dhe unike me shumë eksperiencë. Për trupat shqiptare të kontingjentit 10-të paqeruajtës në Herat, Afganistan. Ai shpreh vlerësime pozitive dhe shumë të sinqerta. “Ata kanë provuar të jenë në përputhje të përkryer dhe në pajtueshmëri me doktrinën dhe pro-cedurat e NATO-s / ISAF, shprehet midis të tjerave nënkoloneli italian Maurisio me detyrë shef i shtabit të FSB (Forëard Suppot Base)

Gjate këtyre gjashtë muajve ju jeni përballur me situata të ndry-shme, luftarake dhe stërvitore. Mund të na përmendni disa nga këto eksperienca?

FSB-ja (Forëard Suppot Base) ka shumë detyra në mbështetje të një numri të madh njerëzish, Task Forcave, aseteve ISAF / CF, FOB (Forëard Operative Base), të PRT-s (Provincial Reconstruction Team) e kështu me radhë. Në mes të të gjithave ne kemi përgjegjësinë për të garantuar mbrojtjen e bazës tonë ush-tarake me personelin e saj dhe aseteve të rëndësishme. Në mënyrë që të jenë të gatshëm për të përballuar çdo lloj situate në vazhdimisht testojmë dhe trajnojmë trupën tonë mbrojtëse, sta-tusin tonë të gatishmërisë, procedurat tona me qëllim të mbajtjes së ekipit të veprimit gjate krizave (përgjegjëse për menaxhimin e të gjitha emergjen-cave) dhe FP (Forca Mbrojtëse) në gatishmëri. Për këtë arsye ne kemi nxitur skenarë të ndryshme si sulmet e IDF ( mortaja, raketa) ndërhyrës alarmi, aksidente masive, incidente ajrore e të tjera.

Procedurat dhe direktivat e ISAF-it janë shtyllat e aktivitetit tuaj. Si janë zbatuar nga Shq-iptarët?

Unë kam parë kontingjentin shq-iptar në detyrë për 6 muaj dhe në asnjë rrethanë nuk kam marrë një ankesë në lidhje me to. Ata kanë provuar të jenë në përputhje të përkryer dhe në pajtueshmëri me doktrinën dhe

procedurat e NATO-s / ISAF. Sa ka kontribuar trajnimi për të identifi-kuar veprime konkrete. Trajnimi në botën tonë është me rëndësi jetike, ne

besojmë në moton: “Ne luftojmë si jemi trajnuar dhe ne trajnohemi si luftojmë”.

Këtu në bazë janë zhvilluar

një seri ngjarjesh, mund të na përmendni disa nga më të rëndë-sishmet?

Siç e përmenda më parë këtu

në Camp Arena ne sigurojmë mbështetje për një numër të madh aktivitetesh, asetesh dhe opera-cionesh. Vetëm për të dhënë një pasqyrë të përgjithshme ne mbësh-tesim ISR, MEDEVAC, CAS/ECAS/GCAS, EË, SO, QRA, TRANSPORTIN STRATEGJIK, shfaqjet BRENDA- TEATRORE, etj. Ne gjithashtu mbështesim forcat tokësore dhe aktivitete si patrullimin, sigurinë në kontrollin e jashtëm të zonës së caktuar të përgjegjësisë.

Gjatë detyrës tuaj a keni pasur kontakte me kontingjentin shqiptar dhe si do ti vlerësonit ju ato?

Po, unë kam parë ushtarët shqiptarë që vepronin çdo ditë dhe nga përvoja ime e drejtpër-drejtë dhe sidomos nga raportet e komandantit të Force Protec-tion, rezultati i përgjithshëm i këtij bashkëpunimi ka një shkallë të lartë të vlerës dhe suk-sesit. Unë besoj se kontingjenti shqiptar është i miretrajnuar dhe efecient. Ata kurrë nuk më kanë dhënë provë për të kundërtën. Jam pothuajse në përfundim të misionit tim këtu në Herat dhe jam i lumtur që kam punuar me to. Faleminderit!

Intervistoi: Major Nexhbedin Basha

intervista/Flet shefi i shtabit të FsB (Forward suppot Base), herat afganistan: trupat e kontingjentit 10-të, të mirëtrajnuara, eficente

Në 6 muaj misioni nga ush-tarakët shqiptarë konstatova një impenjim maksimal në përmbushje të detyrave. Në këtë hark kohorë ne punuam së bashku me intensitet komandantin e kontingjentit 10-të nënkolonel Kingji dhe përfaqë-suesit e policisë ushtarake kapiten Leonardi dhe rreshter Deliun për të garantuar sigurinë në bazën “Camp Arena”, në të cilën kryejnë detyra dhe akomodohen ushtarakë shqiptarë. Bashkëpunimi midis Policisë Ushtarake Shqiptare dhe Karabinierisë Italiane, ka qenë efiçent ditë e natë në patrullim dhe zgjidhje situate të ndryshme në bazë. Ajo që më ka bërë për-shtypje gjatë kryerjes së detyrës, ku edhe përfaqësuesit e policisë ushtarakë shqiptare kanë qenë të angazhuar përkrah karabinierisë italiane, ishte profesionalizmi dhe disiplina rigorozë që manifestonin homologët tanë shqiptare. Kapiten

Flet kapiten massiuntino Bolis, komandant i karabinierisë italiane, herat, afganistan

Leonardi që përfaqësonte policinë ushtarake shqiptare për 6 muaj ka mbajtur kontakt të vazhdueshëm

bashkëpunimi me karabinierinë italiane dhe marrëdhëniet midis nesh kanë qenë reciproke dhe klima

e mirë e bashkëpunimit ka bërë që trupat shqiptare të manifes-tojnë një disiplinë të mirë dhe përfaqësim dinjitoz përkrah trupave të aleancës. Ne kemi jetuar bashkërisht me ushtarakët shqiptare dhe na është dhënë rasti jo vetëm të komunikojmë për problem të punës, por edhe të shkëmbejmë vizita në rast festash e ditëlindjesh, kjo frymë mirëkuptim na miqësoi me shumë me ushtarakë shqiptare dhe sido-mos me komandantin e kontingjen-tit dhe përfaqësuesit e policisë ushtarakë, ku bashkërisht kemi ditur të zgjidhim një sërë situatash e detyrash të ngarkuara nga komanda eprore. Si komandant i karabinierisë Italiane të Komandës së RC-Ëest (Komanda e Krahut Perëndimor ISAF), uroj mbarësi për gjithë ushtarakët shqiptarë të kontingjentit 10-të dhe shpresoj të takohemi e punojmë përsëri së bashku.

Page 13: Merr pjesë edhe SHSHP të FA, gjeneralmajor …...e vështirë për shkak të terrenit të thyer i cili e vështirëson opera-cionin, si dhe nuk mundëson përdorimin e mjeteve zjarrfikëse

ushtriaE prEmtE, 11 gusht 2012 13Forcat tokeSore

Forcat e Armatosura Shq-iptare tashmë e kanë zgje-ruar spektrin e misioneve paqeruajtëse edhe në shër-

bimin shëndetësore. Ndryshe nga më pare ku misioni kryhej me grup të vogël specialistësh në kuadër të Adri-atik-3, si dhe me individë të veçantë në mbështetje të kontingjenteve në mision paqeruajtës jashtë vendit, këtë here misioni merr përmasë tjetër pasi përfaqësimi bëhet me ekip të plotë mjekësor. Më datë 14 gusht është nisur për në Kabul, Afganistan, dhe ka nisur tashmë misionin e tij kon-tingjenti i parë i ekipit mjekësor i FA shqiptare i përbërë prej 10 veta, nga këto 3 mjekë oficer dhe 7 infermier nënoficer e ushtarë profesionistë, 2 prej të cilëve janë femra, Armelina Gremi dhe Lihe Daci. Në përbërje të kontingjentit mjekësor ka mjek dhe infermier të specialiteteve të ndryshme si; sëmundjeve të brend-shme, stomatologjisë, anestezist, të higjienës, reanimacionit, detyra të cilat i kanë kryer në repartet e tyre dhe do t’i kryejnë edhe në mision. Kontingjenti do të jetë në përbërje të Akademisë së Shkencave Mjekësore të Forcave Afgane dhe do të kryej misionin e tij në kuadër të opera-cioneve ushtarake ISAF, në Kabul, Afganistan në Komandën Rajonale Qendrore NATO-ISAF. Komandant i kontingjentit është nënkolonel Bardh Asllani, Kirurg, Max-Facial, me një eksperiencë të mirë në misione, i cili ka qenë pjesëmarrës dy herë në mi-sion si; Operacioni “Liria e Irakut” në Irak, në Chad të Afrikës si mjek kontingjenti dhe tani komandant i ekipit mjekësor.

Pas daljes së urdhrit të MM për dërgimin në mision në Kabul, Afganistan, të ekipit parë mjekësor të FA shqiptare, ka filluar zbatimi i programit sipas matricës për trajnimin mjekësor në lidhje me detyrat që do të zgjidhin efektivi i kontingjentit gjatë misionit në Afganistan, për mbështetjen mjekësore në operacione të ndryshme, po ashtu dhe për tra-jnimin e personelit mjeksore të këtij niveli në Akademinë Mjekësore Ush-tarake, Afgane në Kabul. Trajnimi me tema të veçanta fillimisht nisi në KDS, ku edhe u bë testimi i gjuhës angleze. Po kështu në QUSU u bë trajnim me tema speciale mjekësore nga lektorët Dr.Kolonel Luan Nikol-lari, Dr.Nënkolonele Edlira Kukeli, Dr.Nënkolonel Bardh Asllani dhe më pas vijoi në Forcë Tokësore. Nisur nga detyrimet që ka FT, Dr.Beqir Guri, specialisti i Degës Shëndetësore në FT-së, shprehet se, temat kryesore të trajnimit për këtë ekip mjekësor

KirurGu Max-FaciaL, NëNKOLONEL BarDh asLLaNi është KOMaNDaNti i KONtiNGJENtit të Parë të EKiPit MJEKësOrë të Fa shQiPtarE

Ekipi mjekësor i FA në Kabul të Afganistanit

janë kryer në Qendrën Shëndetësore të FT nën drejtimin e mjekëve të kësaj qendre Majore Shefkie Demalia dhe Toger Fatjon Çuku, të cilët kanë qenë pjesë e misioneve të mëparshme në kuadër të Adriatik-3 dhe OMLT. Kryesisht jemi përqendruar në pro-gramin teoriko-praktik në Qendrën Shëndetësore të FT-së, e cila di-sponon pajisje të mira shëndetësore, po ashtu edhe në batalionin e forcave speciale, ku gjendet një kabinet bash-këkohorë shëndetësore i kompletuar me pajisjet e duhura që nevojiten në operacione paqeruajtëse e luftimi. Po kështu janë zhvilluar edhe tema praktike për ndihmën e parë mjekë-sore që do të aplikohen direkt në zonën e operacionit. Personeli i këtij ekipi i është nënshtruar përzgjedhjes

dhe certifikimit mjekësore sipas ud-hëzimeve përkatëse të MM e SHP të FA, për dërgimin e kontingjenteve në mision. Është kryer kontrolli fiziko-shëndetësorë nga specialistët e SUQU, analizat laboratorike, testet imunologjike. Pas kryerjes së kon-trollit në FT janë aplikuar vaksinat e parashikuara në protokollin e vak-sinimit dhe të rivaksinimit të trupave që dërgohen në misione si, vaksina kundër hepatit B, poliomielitit, difteritit, tetanoz, hepatit A, testi i turbekulinës, vaksina kundër ethes tipoide, si dhe profilaksia e malarjas për gjithë periudhën e qëndrimit në mision, analiza të cilat në vijimësi kryhen në Forcë Tokësore për gjithë pjesëmarrësit e Forcave të Armato-sura në misione si me kontingjente

Kirurgu, asllani: “Kam një ekip të motivuar dhe profesional”Nënkolonel Bardh Asllani, është me detyrë në Brigadën e Mbështetjes

Rajonale, në mision Komandanti i Kontingjentit të Parë Shëndetësorë në Kabul, Afganistan. Ai ka disa vite që shërben në strukturat shëndetësore të FA, është i martuar dhe ka dy fëmijë. “Ndjehem i lehtësuar, për të përmbushur detyrën…”, shprehet nënkolonel Asllani, mjeku kirurg, Max-Facial, i cili ndryshe nga herët e tjera që ka qenë në mision si mjek kontingjenti, në Irak dhe Chad, këtë herë, ndjen një përgjegjësi edhe më të madhe pasi është komandanti i ekipit mjekësor shqiptar. Tek e pyesim nëse ka ndonjë “merak”, para nisjes në mision, ai me siguri të plotë shprehet se “meraku për mua është të përmbushim me dinjitet misionin dhe të përfaqësojmë në mënyrë dinjitoze Shq-ipërinë dhe FA shqiptare si anëtarë të NATO-s, përkrah trupave të aleancës. Për këtë, vijon ai, garancinë në plotësim të detyrave e kam tek bashkudhëtarët e mi, ekipi mjekësor i kontingjentit, i cili është i përzgjedhur sipas standardeve, profesional, i motivuar

dhe i mirëtrajnuar për detyrat që do kryejmë në mision. Kjo më jep garanci për të qenë krenar…”, e mbyll frazën e tij kirurgu. Një tjetër fakt që atij i jep shprese është edhe eksperienca që kanë përbërësit e ekipit në misionet e mbështetjes së paqes, ku pjesa më e madhe e tyre kanë qenë në misione si në kuadër të A-3 dhe në mbështetje mjekësore të kontingjenteve të FA shqiptare dhe në operacionet e emergjencave civile. Specialistët mjek dhe infermier, plotëson më tej nënkoloneli, kanë një eksperiencë të mirë edhe në QUSU, Forcën Tokësore, në Brigadën Logjistike dhe Brigadën e Mbështetjes Rajonale, duke zgjid-hur një serë situatash të dhënies së ndihmës mjekësore pacientëve të ndryshëm si në rast të aksidenteve, plagosjeve, sëmundjeve të ndryshe e të urgjencave të ndryshme. “Betimi ynë përmbushja më sukses e misionit, ardhja faqebardhë në Atdhe…”, kështu shprehet para largimit kirurgu nënkolonel Asllani.

Major Nexhbedin Basha, specialist BCU FT

dhe në shtabet e NATO-s, procedura që kryhen si para nisjes dhe kthimit nga misioni, këto në bashkëpunim me SUQU dhe Institutin e Shëndetit Publik. Ky kontingjent shëndetësor ka 3 muaj që ka nisur përgatitjet për mision sipas një program të posaçëm mjekësor dhe operacional. Nënkolonel Aleksandër Sina, në drejtorinë e personelit në SHP të FA, shprehet se nga 60 kandidatë janë përzgjedhur 10-të, të cilët janë efektiv të Qendrës Universi-tare Spitalore të Ushtrisë, Qendra Shëndetësore e Forcës Tokësore, Brigada Logjistike dhe Brigada e Mbështetjes Rajonale. Në përzgjed-hje komisionet e ngritura për këtë qëllim kanë testuar dijet në gjuhën angleze, fizike, shëndetësore dhe

njohuritë profesionale e operacio-nale të kontingjentit. Nëse i refer-ohesh historikut të pjesëmarrjes së personelit shëndetësor në misione, 70% e ekipit mjekësorë, ka një eksperiencë në misione në kuadër të Kartës së Adriatik-3 dhe në mbështetje të trupave shqiptare në Bosnje Hercegovinë, Irak, Çhad dhe Afganistan për mbështetje mjekësore. “Niveli profesional i ekipit, përkushtimi për detyrën, trajnimet e kryera brenda e jashtë vendit, si dhe asimilimi i programit të posaçëm për pjesëmarrësit në mision, shprehet Kolonel Lutfi Çota, shefi i Sektorit të Shërbimit Shëndetësor në MM, janë garanci për përmbushjen me sukses të misionit në Kabul, Afganistan”. Me ekipin mjekësorë që u nis në mision më datë 13 gusht në ambi-entet e Qendrës Shëndetësore të FT-së u zhvillua një takim pune ku u dhanë udhëzime përkatëse për personelin mjekësor në përm-bushje të detyrave në mision. Në takim pati përfaqësues nga Shër-bimi Shëndetësore MM, kolonel Lutfi Çota, shefi i Sektorit të këtij Shërbimi, përfaqësues nga drejto-ritë në SHP të FA dhe përfaqësues nga Forca Tokësore. Në këtë takim u diskutuan për zbatimin e rregul-lave të angazhimit në mision, për raportin e marrëdhënieve dhe etikën e komunikimit me ushtarakë të aleancës dhe personelin mjekësor popullsinë civile afgane. Nga ana e nënkolonel Bardh Asllani, koman-danti i kontingjentit I-rë mjekësor u sigurua se do përfaqësojmë në mënyrë dinjitoze shtetin shqiptar dhe FA shqiptare, duke treguar nivel të lartë profesionalizmi dhe do të mbajmë lart traditën e mirë që ka FA në shërbimin shëndetësor në misionet paqeruajtëse, duke e pasuruar më tej historikun e misioneve në ndihmë të paqes.

Kontingjenti i parë i FA Shqiptare, prej 10 veta i ekipit mjekësore nis detyrën në përbërje të Akademisë së Shken-cave Mjekësore të Forcave Afgane në kuadër të operacioneve ushtarake ISAF-NATO. Në përbërje të ekipit mjekësor

ka efektiv të QUSU, Qendra Shëndetësore të FT, Brigadës Logjistike, Brigadës Mbështetjes Rajonale

Page 14: Merr pjesë edhe SHSHP të FA, gjeneralmajor …...e vështirë për shkak të terrenit të thyer i cili e vështirëson opera-cionin, si dhe nuk mundëson përdorimin e mjeteve zjarrfikëse

ushtriaE prEmtE, 17 gusht 201214 nato

NATO-Bashkimi Europian, forcimi i bashkëpunimit, një prioritet

Në samitin e Lisbonës të vitit 2010, aleatët theksuan vendosmërinë e tyre për të forcuar

partneritetin strategjik NATO-BE. Koncepti i Ri Strategjik i NATO-s konstaton se “një Bashkim Euro-pian aktiv dhe efektiv kontribuon në sigurinë e përgjithshme të zonës euroatlantike. Prandaj, BE-ja është një partner unik e thelbësor për NATO-n”.

Bashkëpunimi zhvillohet në shumë vende. Në Kosovë, forcat paqeruajtëse të NATO-s punojnë ngushtë me misionin e sundimit të ligjit të BE-së për të garantuar sig-urinë dhe stabilitetin në rajon. Në Afganistan, një mision policor i BE-së punon krah për krah me misionin e trajnimit të NATO-s. Në brigjet e Somalisë, forcat kundër piraterisë së NATO-s e BE-së janë të vendosura krah për krah, por bashkëpunimi shkon përtej operacioneve. Ai është rritur në mënyrë të konsiderueshme në fushën e zhvillimit të aftësive, veçanërisht me anë të lidhjeve të ngushta midis sekretariateve të të dy institucioneve.

Aleanca dhe BE-ja kanë 21 anëtarë të përbashkët, por të gjithë vendet, anëtarë të NATO-s apo BE-së, kanë vetëm një grup forcash ush-tarake dhe aftësish. Për vendet është gjithnjë e më e vështirë, sidomos në këtë kohë krize financiare, të për-ballojnë pajisjet e fundit ushtarake. Ka disa vite që Aleanca dhe BE-ja janë të shqetësuar për boshllëqet në kapacitetet e vendeve esenciale eu-ropiane. Operacioni në Libi tregoi, në veçanti, se kishte nevoja urgjente në fushën e municioneve të zgjuar, të furnizimit me karburant nga ajri, mbikëqyrjes, inteligjencës dhe zbulimit. Nëpërmjet bashkëpunimit, bashkimit të burimeve të tyre, ven-dosjes për zgjidhjet shumëkombëshe dhe specializimit, NATO dhe BE-ja përmirësojnë shanset e tyre për blerjen e aftësive ushtarake që i nevojiten për operacionet e tyre.

“Mbrojtja e Zgjuar, grumbullimi dhe ndarja”Iniciativa e Mbrojtjes së Zgjuar

të NATO-s është një qasje e re, e cila kërkon përshtatje më të mirë të kërkesave kolektive dhe prioriteteve kombëtare së shteteve anëtarë. Në vend që të ndjekin një zgjidhje të pastër kombëtare, aleatët kanë ven-dosur se aty ku është efikase dhe me kosto efektive, ata do të kërkojnë më shumë zgjidhje shumëkombëshe, duke përfshirë përvetësimin, tra-

jnimin dhe mbështetjen logjistike. Nga ana e saj, BE-ja, nëpërmjet

Agjencisë së saj të Mbrojtjes Eu-ropiane, ka bërë mjaft progres në “grumbullimin e ndarjen” të inicia-tivës së saj, veçanërisht në fushat e avionëve cisternë, spitalet modularë në terren, kurse trajnimi për pilotët e helikopterëve dhe mbikëqyrjen de-tare. Avionët cisternë janë një aftësi veçanërisht e rëndësishme. Ata janë një investim i kushtueshëm, por janë thelbësorë në vendosjen e distancës së gjatë të forcave si mbështetje për avionin tjetër.

NATO dhe stafi i BE-së janë duke e koordinuar këtë punë për të shmangur bllokimin e iniciativave ndërmjet “Mbrojtjes së Zgjuar” si dhe “Grumbullimit e Shpërn-darjes”.

“Kriza financiare është një arsye më shumë se pse ne duhet të përpiqemi për një bashkëpunim më të madh mes Bashkimit Euro-pian dhe NATO-s. Përfitimi është i qartë. Nëse punojmë së bashku, atëherë të dy institucionet tona mund të dalin më të fortë nga kjo kohë e vështirë ekonomike”, tha Sekretari

i Përgjithshëm, Anders Fogh Ras-mussen, duke ju adresuar kryetarëve të komisioneve parlamentarë për Punët e Jashtme nga e gjithë BE-ja, në mars të vitit 2012. Përfaqë-suesja e Lartë, Catherine Ashton

ka theksuar gjithashtu nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit në këtë fushë. “Marrëdhëniet e BE-së me NATO-n janë thelbësore”. Gjerësia e instrumenteve të BE-së mund të kombinohet në mënyrë të dobishme

me rolin e thellë që luan NATO në mbrojtje. Të dyja organizatat duhet të vazhdojnë të përforcojnë punën e njëra tjetrës. “Kriza e Libisë tregoi sërish nevojën e qartë për këtë”, tha Ashton në konferencën vjetore të Agjencisë Europiane të Mbrojtjes, në janar të vitit 2012. “Për aftësitë në veçanti, nëse etiketohet Grumbul-limi dhe Shpërndarja apo Mbrojtja e Zgjuar, ne kemi arritur një nivel të lartë bashkëpunimi”.

Forcimi i bashkëpunimit: Një prioritet Aleanca dhe BE-ja janë dy nga

institucionet më të rëndësishme në botë me aftësi plotësuese dhe asete. Partneritetit NATO-BE i duhet ende për të përmbushur potencialin e tij strategjik. Shumë progres është bërë gjatë njëzet viteve të fundit në zhvil-limin e një kornize për bashkëpunim të ngushtë. Që nga fillimi i mandatit të tij, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, e ka bërë forcimin e marrëdhënieve me BE-në një nga prioritetet e tij. Ai bëri propozime specifike në lid-hje me këtë në takimin joformal të ministrave së Mbrojtjes të NATO-s dhe BE-së në Palma de Majorka, në shkurt të vitit 2012. Ai ka kontakte të rregullta me bashkëbiseduesit më të lartë të BE-së, siç janë Herman Van Rompuy, presidenti i Këshillit Europian, José Manuel Barroso, presidenti i Komisionit Europian, Martin Schulz, presidenti i Parla-mentit Europian dhe në veçanti me Catherine Ashton, Përfaqësuesen e Lartë dhe zëvendëspresidenten e Komisionit Europian.

Alba Musaraj

Marrëdhëniet e NATO-s me BE-në kanë rreth njëzet vjet: Traktati i Mastrihtit i vitit 1992 ishte traktati i parë i BE-së që përmendi NATO-n. Sot, në një kohë krize financiare dhe me reduktimin e numrit në buxhetet e mbrojtjes, është më e

rëndësishme se kurrë për të dy organizatat që të forcojnë bashkëpunimin, të shpenzojnë në mënyrë më të zgjuar si dhe të përmirësojnë plotësimin e aftësive të tyre mbrojtëse në mënyrë që të përballen me sfidat e përbashkëta të sigurisë.

Page 15: Merr pjesë edhe SHSHP të FA, gjeneralmajor …...e vështirë për shkak të terrenit të thyer i cili e vështirëson opera-cionin, si dhe nuk mundëson përdorimin e mjeteve zjarrfikëse

ushtriaE prEmtE, 11 gusht 2012 15gjeopolitika

Në kuadër të 100 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar, në faqet e gazetës “Ush-tria” do të fillojë të pub-

likohet një rubrikë e re: gjeopolitika. Kjo rubrikë ka si synim që të sjellë një seri shkrimesh të cilët do të rrëfejnë pjesët themelore të mendimit gjeo-politik, teoritë kryesore të gjeopoli-tikës dhe mendimtarët bazë të kësaj disipline. Arsyeja qendrore e këtyre shkrimeve, nuk do të jetë thjesht apo vetëm këndvështrimi gjithëpërfshirës i kësaj shkence. Synimi është që në përfundim të serisë së shkrimeve, të jetë rrëfyer një logjikë gjeopolitike te e cila të mund të bazohet një gjeopoli-tikë shqiptare. Duke parë teoritë dhe mendimtarët kryesorë, do të kuptojmë më qartë strategjitë globale e rajonale në marrëdhëniet mes shteteve, të aplikuara edhe në ditët e sotme më besnikëri ndaj disa formulave gjeo-politike që japin çelësin e sundimit global.

Pse nuk duhet të sodisnim një shkëmbim popullsie ndërmjet Prusisë në lindje të Vistulas dhe Posenit po-lak? Gjatë kësaj Lufte ne kemi ndër-marrë shumë veprime të gjera, si në mënyrën e transportit të thjeshtë edhe në atë të organizimit. Në të shkuarën, me qëllim që të merreshim me këto lloj vështirësish, diplomatët u janë drejtuar të gjitha mënyrave të “shër-bimit”, ashtu si do të thoshin juristët që merren me tokat. Por e drejta e marrjes së pronës nga persona të tjerë, zakonisht është e papërshtatshme dhe çon në grindje. A nuk do të paguante Njerëzimi për të shlyer detyrimin e një zgjidhje radikale në këtë rast, një zgjidhje e cila do të ishte e bërë enkas dhe shumë bujare ndaj individëve në çdo drejtim? Secilit pronar i duhet dhënë mundësia e shkëmbimit të pronës së tij dhe e mbajtjes së kom-bësisë apo e mbajtjes së pronës dhe ndërrimit të kombësisë. Por nëse ai zgjedh alternativën e fundit, nuk duhet të ketë rezervim të drejtash të veçanta në lidhje me shkollën dhe privilegje të tjera. SHBA në shkollat e veta u imponon ashpër gjuhën angleze emi-grantëve të saj. Për shkak se zaptuesit e kohëve të vjetra e bënë punën e tyre në mënyrë të pamëshirshme, vende si Franca dhe Anglia janë sot homogjene dhe të lira nga ajo përzierje racash e cila e ka bërë Lindjen e Afërt një shqetësim për njerëzimin. Përse nuk duhet të përdorim fuqitë tona moderne të transportit dhe të organizimit për të arritur të njëjtën gjendje të lumtur të çështjeve – në mënyrë të drejtë e bu-jarisht? Arsyet për të vepruar kështu në këtë rast të veçantë shtrihen larg; një Posen polak do të fuste një të dalë shumë kërcënuese në kufirin lindor të Gjermanisë dhe një Prusi Lindore

Fuqitë Detare dhe “pyka” e vendeve, nga Adriatiku dhe Deti i Zi, drejt Baltikut

gjermane, do të ishte një gur-matës për depërtimin gjerman në Rusi.

Të tjerët, mes popullsive tona “kufitare” janë Cekët dhe Sllovakët, që deri së fundi janë ndarë nga vija ndarëse e Austrisë me Hungarinë, ashtu si polakët ndaheshin nga kufijtë ndërmjet Rusisë, Prusisë dhe Aus-trisë. Cekët dhe Sllovakët së bashku, ndoshta llogariten në nëntë milionë; ata përbëjnë një prej popullsive më pjellore në Europë dhe janë të pajisur me një vend të mrekullueshëm, që ofron qymyr, metal, lëndë drusore, energji ujore, misër dhe verë dhe janë të vendosur në qendër të linjën krye-sore të hekurudhës nga Baltiku dhe Varshava në Vienë dhe Adriatik.

Sllavët e jugut dhe “Korridori” i Moravës e Maricës Pastaj vijmë të sllavët e jugut,

në fiset e tyre në Slloveni, Kroaci dhe Serbi. Këta llogariten në rreth dymbëdhjetë milionë. Ata janë ndarë gjithashtu nga kufiri ndërmjet Aus-trisë e Hungarisë; për më tepër, ata u përkasin kishave rivale latine dhe greke. Për cilindo që e njeh Ballkanin, është vërtet një dëshmi shprehëse ndaj efektit të tiranisë austro-hungareze, fakti që sllovenët dhe kroatët, katolikë të kishës romake, të kenë bënin pakt në Korfuz me serbët e ortodoksisë

greke. Sllavët e jugut kanë akses në portet dalmate të Adriatikut dhe një prej hekurudhave kryesore të botës do të kalojë nga lugina e Savës në Beograd dhe pastaj nëpër “Korri-dorin” e Moravës e të Maricës për në Kostandinopojë. Rumania është shteti tjetër i kësaj zone qendrore të Europës Lindore. Vatra natyrale e Rumanisë është fortesa e madhe transilvaniane e Karpateve, me luginat shumë të frytshme, malet metalmbajtëse, pu-set e naftës dhe pyjet e shkëlqyera. Fshatarësia e Transilvanisë është ru-mune, por një pakicë e “privilegjuar” magjarësh dhe “saksonësh” kanë qenë sunduesit. Përsëri në këtë rast, nuk do të ishte akt i lehtë për aftësinë politike që të arrinte ujdi për një shkëmbim të paanshëm të shtëpive, apo të një pranimi të plotë të kombësisë rumune, edhe pse duhet pranuar se armiqësia ndërmjet saksonëve dhe rumunëve nuk është aq e mprehtë sa ajo ndërm-jet prusianëve e polakëve. Pjesa tjetër e Rumanisë, mbretëria aktuale, është e tatëpjetë e butë, në lindje e perëndim të Transilvanisë, e lagur nga lumenjtë transilvanë. Kjo e tatëpjetë pjellore është një prej burimeve kryesore të Europës për naftë, grurë dhe misër; dymbëdhjetë milion rumunët do të jenë një popullsi e pasur. Në Galatz, Braila dhe Constanza ata kanë porte

në Detin e Zi dhe dot jetë interes parësor i të gjithë njerëzve të lirë që të ketë anije rumune në këtë det, për shkak se ai është një hapësirë ujore e Heartland-it, e mbyllur në mënyrë natyrale. Nuk do të vijë kurrë ajo kohë kur Lidhja e Kombeve, si një or-gan suprem i njerëzimit të bashkuar, të vëzhgojë nga afër Heartland-in dhe udhëheqësit e mundshëm të tij, për të njëjtën arsye se kontrolli i policisë në Londër e Paris shihet si kombëtar e jo si një çështje bashkiake.

Pozicioni i Greqisë dhe rishikimi për MaqedoninëGrekët ishin të parët nga shtatë

popujt e këtij kordoni ndarës që ar-ritën emancipimin e tyre nga kontrolli gjerman në këtë Luftë, për arsyen e thjeshtë se ata ishin jashtë Heartland-it dhe kësisoj me mundësi hyrje të Fuqia Detare. Por në ditët e nëndetëseve dhe të aeroplanëve zotërimi i grekëve nga një fuqi e madhe e Heartland-it do të sillte me shumë gjasa me vete edhe kontrollin e Ishullit të Botës; çështja e Maqedonisë duhet të ri-ligjërohet. Tani kalojmë te hungarezët e bull-garët. E vërteta është se që të dy këta janë përdorur nga prusianët, edhe pse jo me krijim varësie. Çdokush e di se Budapesti është i vetëdijshëm për ndjenjën e thellë të kundërt të hun-

garezëve ndaj gjermanëve; aleanca aktuale ishte saktësisht një prej ko-moditeteve e jo e keqardhjeve. Kasta sunduese hungareze, prej rreth një milionë vetë, ka qenë shtypëse për nëntë milionët e tjera të racës së vet, jo më pak se sa ndaj racave të nënsh-truara. Aleanca me Prusinë – sepse në të vërtetë ka pasur një aleancë me Prusinë në vend se me Austrinë – ka qenë pikërisht në këmbim të mbështetjes për oligarkinë hungareze. Nuk ka dyshim se te hungarezët ka ndjenja të thella të lindura armiqësie ndërmjet sllavëve e rumunëve, por nëse nuk do të ketë më përfitim nga bujqit sllav në interes të gjermanëve, një Hungari demokratike herët a vonë do të adaptojë vetveten në mjedisin e ri. Le të kujtojmë se bullgarët luftuan si aleatë të serbëve kundër turqve dhe diferenca mes serbit e bullgarit, edhe pse e vogël në këtë kohë, është një diferencë familjare. Ajo është një diferencë në rritje kohët e fundit dhe e bazuar gjerësisht te organizatat klerike të krijuara kohët e fundit. Bullgarët nuk duhet të lejohen që të shfrytëzojnë tradhtinë e tyre në Luftën e Dytë Ballkanike, por nëse u diktohet një zgjidhje e drejtë nga aleatët, të dy kombet, bullgarët dhe serbët, thellësisht të lodhur nga lufta, mund ta pranonin me gëzim atë. Për njëzet vjet ka mbizotëruar vetëm një vullnet në Bullgari, ai i Carit gjerman Ferdinand. Pika më e rëndësishme e një rëndësie strategjike në lidhje me “Kordonin Ndarës” të Europës Lindore është ajo e vendeve më të civilizuar të tij, Polonia e Bohemia, që shtrihen në veri, në pozicionin më të pambrojtur ndaj agresionit prusian. Sigurimi i pavarësisë së kombeve polake e boheme nuk do të mund të vijë, derisa të shtrihet kulmi i një pyke të gjerë vendesh të pavarura, nga Adriatiku dhe Deti i Zi, drejt Baltikut; por shtatë shtete të pavarura, me një total prej më shumë se gjashtëdhjetë milionë njerëzish, duke u përshkruar nga linja hekurudhore që lidhin ata në mënyrë të sigurt me njëri-tjetrin dhe duke pasur mundësi hyrje në Oqean nëpërmjet Adriatikut, Detit të Zi dhe Baltikut, do të mund të ekuilibrojnë së bashku në mënyrë efektive gjer-manët e Prusisë e Austrisë dhe nuk do të duhet asgjë më pak për këtë qëllim. Pavarësisht kësaj, Lidhja e Kombeve duhet të ketë të drejtë nën të drejtën ndërkombëtare, të dërgojë flota në Detin e Zi dhe Atë Baltik. Materialet e fundit kanë sjellë pikë-shikimin e Mackinder-it për zonën tampon e cila do të mundësonte një ekuilibër ndërmjet fuqive tokësore e detare, duke u mundësuar këtyre të fundit zotërimin e oqeaneve nëpërm-jet kontrollit të masës kontinentale dhe mbajtjes së Ishullit të Botës nën kontroll, mbi të gjitha, moslejimin që fuqitë e Heartland-it të kishin akses e kontroll të deteve strategjik.

prof. dr. pajtim ribajalbert hitoaliaj

Page 16: Merr pjesë edhe SHSHP të FA, gjeneralmajor …...e vështirë për shkak të terrenit të thyer i cili e vështirëson opera-cionin, si dhe nuk mundëson përdorimin e mjeteve zjarrfikëse

ushtriaE prEmtE, 17 gusht 201216

SHENJAT E FORCAVE/NJËSIVE QË VENDOSEN NË UNIFORMAT E FORCAVE TË ARMATOSURA

shENJa KrahësE E shtaBit të PërGJithshëM të Fa

shenja krahëse e Forcës tokësore

shenja krahëse e Komandës së Doktrinave dhe stërvitjes

shenja krahëse e spitalit ushtarak Qendror universitar

shenja krahëse e Batalionit të Forcave speciale

shenja krahëse e Forcës ajrore

shenja krahëse e Brigadës Logjistike

shenja krahëse e Policisë ushtarake

shenja krahëse e kombëtare

shenja krahëse e Forcës Detare

shenja krahëse e Brigadës së Mbështetjes rajonale

shenja krahëse e Batalionit Komando