20
Milikije Halimi

Milikije Halimi - zivotzasite.mkzivotzasite.mk/wp-content/uploads/2017/10/Programa-Aracinovo-ALB_WEB.pdfLexoni Programin „Jeta për të gjithë“, bëhuni krenar dhe të sigurt

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Milikije Halimi - zivotzasite.mkzivotzasite.mk/wp-content/uploads/2017/10/Programa-Aracinovo-ALB_WEB.pdfLexoni Programin „Jeta për të gjithë“, bëhuni krenar dhe të sigurt

JETË NË HARAÇINË! PËR TË GJITHË

MilikijeHalimi

Page 2: Milikije Halimi - zivotzasite.mkzivotzasite.mk/wp-content/uploads/2017/10/Programa-Aracinovo-ALB_WEB.pdfLexoni Programin „Jeta për të gjithë“, bëhuni krenar dhe të sigurt

Lexoni Programin „Jeta për të gjithë“, bëhuni krenar dhe të sigurt dhe në ditën e zgjedhjeve rrethoni Jetë në qytetin tuaj, në fshatin tuaj.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë,së bashku e fituam lirinë, e çliruam shtetin e kapur, po i kthejmë vlerat njerëzore dhedemokratike në jetën tonë. Ndërsa, jetën, duhet ta përmirësojmë kudo, edhe në Strumicë dhe Murtinë, edhe në Ohër, Prilep, Tetovë, Manastir, Kumanovë, Strugë, Shtip, Haraçinë, Konçe, Baniëa, Vatashë, Botun, Likovë, Kuçevë, Orizarë, Sekircë, Mesheiste, Shishovë ... në tërë Maqedoninë tonë të bukur.Ndryshimet janë këtu, dhe ato vazhdojnë!Në skenë është një qeveri e re, përgjegjëse dhe miqësore, e cila u drejtohet nevojave tëqytetarëve. Në dispozicion për të gjithë, e hapur dhe e përgjegjshme. Politika e re është një politikë e fjalës. Politika e re nënkupton shërbim ndaj qytetarët, e jo sundim.Ne kemi ulur shpenzimet e zyrtarëve dhe siguruam që paratë e tuaja të rikthehen tek ju përmespagës minimale më të lartë, subvencioneve më të mëdha për fermerët, përmes politikave tëreja për rritjen ekonomike, mbështetjes për firmat vendore, duke hequr ose reduktuar tëdhënat e ndryshme.Le të vazhdojmë këtë aksion të përbashkët të quajtur „Jeta në çdo komunë, jetëpër të gjithë!”. Në çdo komunitet urban dhe lokal, në çdo mëhallë. Së bashku me ju dhe me njerëzit tanë ne mund ta bëjmë atë.Infrastrukturë për të gjithë - po ndërtojmë me plan, cilësi, përgjegjësi dhe miqësi.

Mjedis i shëndetshëm për të gjithë - marrim masa urgjente për të siguruar ujë të pastërdhe ajër të pastër.

Mundësi për të gjithë - drejtojmë më shumë para në komunat, që të kemi më shumë para për qytetarët. Të gjitha këto, në komunat e hapura dhe

shërbyse. Unë jam duke e kërkuar mbështetjen tuaj që të gjithë të jetojmë më mirë dhe me dinjitet, aty ku kemi lindur, ku mësojnë fëmijët tanë, ku ne punojmë, në komuna moderne, në Republikën e Maqedonisë tonë.Lexoni Programin „Jetë për të gjithë”, bëhuni krenar dhe të sigurtdhe në ditën e zgjedhjeve rrethoni Jetë në qytetin tuaj, në fshatin tuaj.

I juaji,Zoran Zaev,

Kryetar i Bashkimit Social Demokratik të Maqedonisë

JETË NË HARAÇINË! PËR TË GJITHË

Page 3: Milikije Halimi - zivotzasite.mkzivotzasite.mk/wp-content/uploads/2017/10/Programa-Aracinovo-ALB_WEB.pdfLexoni Programin „Jeta për të gjithë“, bëhuni krenar dhe të sigurt

JETË NË HARAÇINË! PËR TË GJITHË

Si nënë dhe grua, nuk mund të rrijë duarkryq dhe të mos bëj asgjë që të ndryshohen kushtet në të cilat jetojmë. Dua të shoh një të ardhme më të mirë për gjeneratat e ardhshme dhe për brezat që vijnë. Po qe se secili nga pozita e vet kontribuon për një jetë më të mirë, atëherë do ta kemi këtë.

Përse kemi kaq njerëz të sëmurë, spitale të mbushura? Përse çdo ditë dëgjojmë se ndokush ka vdekur? A meritojnë qytetarët tonë të mos kenë ujë të pijshëm? A meritojnë të ardhme? Më të dashurit tanë, fëmijët, të mos kenë çerdhe fëmijësh? Kush na pyet se ku i çojmë fëmijët tanë, se si mundohemi që t’u gjejmë kopsht fëmijësh në komuna të tjera? Askush nga pushteti vendor nuk i ka pyetur nënat, gratë, fëmijët, pleqtë dhe të gjithë banorët se çfarë mundimi kanë. Si t’u themi fëmijëve se mësuesit nuk i mësojnë si duhet, për arsye se janë punësuar me librezë partiake dhe jo me dituri.

Si mund të jetojmë me dinjitet kur çdo ditë ballafaqohemi me hedhurina në rrugët tona. Deponia e egër digjet cdo ditë, dhe helmon të gjithë banorët pa nevojë. Ne jemi njerëz që jetojmë në shekullin 21, nuk meritojmë kushte si në mesjetë.

Bashkë me ju, patjetër të luftojmë që t’i largojmë nga pushteti vendor ata të cilët vite me radhë nuk bënë asgjë për ju. Komunën duhet t’ua kthejmë qytetarëve dhe jo një grupi njerëzish të paaftë që vodhën dhe u pasuruan në kurriz tuaj. Ju premtoj se kjo do të ndryshojë dhe kurrë më nuk do të përsëritet.

Votoni më 15 tetor, për ndryshim, për një jetë më të mirë! Për një jetë më të mirë të fëmijëve tanë dhe të brezave të ardhshëm!

Dua të shoh një të ardhme më të mirë për gjeneratat e ardhshme dhe për brezat që vijnë.

Page 4: Milikije Halimi - zivotzasite.mkzivotzasite.mk/wp-content/uploads/2017/10/Programa-Aracinovo-ALB_WEB.pdfLexoni Programin „Jeta për të gjithë“, bëhuni krenar dhe të sigurt

JETË NË HARAÇINË! PËR TË GJITHËJETË NË HARAÇINË! PËR TË GJITHË

Ne jemi këtu që komuna të jetë servis i qytetarëve. Çdo votë e juaj do të kontribuojë për t’i flakur të paaftit nga komuna. Bashkërisht do ta ndryshojmë jetën tuaj nga e mira.

Page 5: Milikije Halimi - zivotzasite.mkzivotzasite.mk/wp-content/uploads/2017/10/Programa-Aracinovo-ALB_WEB.pdfLexoni Programin „Jeta për të gjithë“, bëhuni krenar dhe të sigurt

1. Agron Beqiri2. Fatlum Jusufi3. Xhejlan Rama4. Ragmi Nuhija5. Sefedin Mamuti6. Elmedina Alimi7. Fadil Hirdo8. Ramadan Gashi9. Nuseba Ajdari10. Ramadan Hira11. Eroll Mehmedov12. Sevim Bajrami13. Lejla Murati14. Arsim Mustafa15. Anife Jakupi

LISTA E KËSHILLTARËVE TË LIDHJES SOCIAL DEMOKRATIKE TË MAQEDONISË DHE KOALICIONIT PËR KOMUNËN E HARAÇINËS

Page 6: Milikije Halimi - zivotzasite.mkzivotzasite.mk/wp-content/uploads/2017/10/Programa-Aracinovo-ALB_WEB.pdfLexoni Programin „Jeta për të gjithë“, bëhuni krenar dhe të sigurt

JETË NË HARAÇINË! PËR TË GJITHË

NDËRTOJMË SIPAS PLANITINFRASTRUKTURË PËR TË GJITHË

zz E përshtatim të gjithë infrastrukturën ekzistuese urbane dhe rurale që të jetë në funksion të nevojave të qytetarëve.

zz Ne ndërtojmë me përgjegjësi, cilësi dhe në mënyrë ekonomike, që çdo qytetar të fitojë një zgjidhje që do t’ia përmirësojë jetën në mjedisin e tij.

zz Autoritetet e reja lokale miratojnë plane dhe projekte për rrugica, rrugë, kanalizime, ujësjellës, kopshte, shkolla, terrene sportive dhe rrjete të gazit.

zz I zvogëlojmë dallimet mes mjediseve qytetare dhe fshatare.

zz Ndërtojmë sipas planit, sigurojmë infrastrukturë për të gjithë.

Page 7: Milikije Halimi - zivotzasite.mkzivotzasite.mk/wp-content/uploads/2017/10/Programa-Aracinovo-ALB_WEB.pdfLexoni Programin „Jeta për të gjithë“, bëhuni krenar dhe të sigurt

UJË I PASTËR DHE AJËR I PASTËRSHËNDET PËR TË GJITHË

zz Sigurojmë ujë të pastër dhe të shëndetshëm për të pirë dhe ajër të pastër, pasi që ato janë më të rëndësishme për shëndet dhe jetë. Për ne asgjë nuk është më e rëndësishme sesa shëndeti i njerëzve.

zz Qytetarët janë të qartë dhe serioz për kërkesat e tyre, kurse ne me përgjegjshmëri i dëgjojmë dhe kuptojmë klithmën për mjedis të pastër jetësor.

zz Krijuam plan dhe projekte për kapacitet të zmadhuar dhe për shërbim profesional të ndërmarrjeve publike komunale, me shpenzime të zvogëluara për qytetarët.

zz U angazhuam që tërë kohën dhe në kohë të pastrojmë deponitë dhe kanalet, të investojmë në sistemet e kolektorëve, impiantet e trajtimit të ujit, në fabrika rajonale për trajtim të mbeturinave të ngurta komunale dhe për objekte me efikasitet energjetik.

zz Sigurojmë kushte për jetë të shëndetshme për të gjithë.

Page 8: Milikije Halimi - zivotzasite.mkzivotzasite.mk/wp-content/uploads/2017/10/Programa-Aracinovo-ALB_WEB.pdfLexoni Programin „Jeta për të gjithë“, bëhuni krenar dhe të sigurt

JETË NË HARAÇINË! PËR TË GJITHË

MË SHUMË TË HOLLA TEK QYTETARËTMUNDËSI PËR TË GJITHË

zz E aktivizuam spiralen për zmadhim pagave. Kemi mbështetje direkte për kompanitë vendase, para së gjithash, për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

zz Sigurojmë më tepër të holla për komunat, e me këtë edhe më shumë mundësi për çdo qytetar, në nivel lokal.

zz Sigurojmë kushte të barabarta edhe për investitorët e huaj.

zz Investojmë në të rinjtë, hapim qendra për fillim dhe zhvillim të bizneseve.

zz I bashkojmë bizneset, komunën dhe qytetarët, me një qëllim të vetëm – vende pune të reja dhe me pagë më të mirë.

zz E përfshijmë komunitetin e biznesit në përcaktimin e prioriteteve për komunën dhe i përfshijmë biznes-forumet si aktivitet të rregullt për projektim dhe për ndjekje të zhvillimit ekonomik lokal .

zz Puna e përkushtuar dhe e përgjegjshme i sjell të hollat direkt tek qytetarët.

Page 9: Milikije Halimi - zivotzasite.mkzivotzasite.mk/wp-content/uploads/2017/10/Programa-Aracinovo-ALB_WEB.pdfLexoni Programin „Jeta për të gjithë“, bëhuni krenar dhe të sigurt

I HAPUR DHE NË SHËRBIMKOMUNË PËR TË GJITHË

zz E hapim vetëqeverisjen lokale, që të mundet çdo qytetar të marrë shërbime në kohë, me cilësi dhe jo të shtrenjta.

zz E kthejmë fuqinë në komunitetet lokale dhe urbane, i pajisim me kushte teknike dhe e përforcojmë statusin e tyre ligjor.

zz Qytetarët do t’i marrin të gjitha shërbimet e nevojshme në një vend, edhe nga organet e autoriteteve lokale edhe nga organet e autoriteteve qendrore.

zz Vendojmë në përdorim sistem elektronik të shërbimeve dhe zyra mobile që do të ofrojnë shërbime në çdo fshat.

zz I përfshijmë qytetarët në krijimin e buxhetit, në marrjen e vendimeve dhe në kontrollin e pushtetit.

zz Mjetet buxhetore do të përdoren vetëm për qëllimin e tyre, në mënyrë transparente, ekonomike dhe të përgjegjshme, nëpërmjet raportimit të rregullt për punën e kryer.

zz Sigurojmë transport publik efikas, kopshte të këndshme për fëmijë, shkolla të pastra dhe të ngrohta. Sigurojmë mbështetje dhe ndihmë për familjet më të rrezikuara dhe për personat me nevoja të posaçme.

zz I mbështetim dhe i nxisim të gjitha mekanizmat demokratike si peticionet, parashtresat, iniciativat qytetare, mbledhjet e qytetarëve dhe referendumet.

zz Vendojmë në përdorim model të ri të vetëqeverisjes lokale të hapur - komunë për te gjithë.

Page 10: Milikije Halimi - zivotzasite.mkzivotzasite.mk/wp-content/uploads/2017/10/Programa-Aracinovo-ALB_WEB.pdfLexoni Programin „Jeta për të gjithë“, bëhuni krenar dhe të sigurt

JETË NË HARAÇINË! PËR TË GJITHË

POLITIKAT E REJA TË KRYETARIT TË RI TË KOMUNËS

Unë jam një grua me dituri, me dinjitet dhe me integritet. Unë di më së miri ta qeveris ko-

munën për arsye se këtë e konsideroj përgjegjësi dhe jo privilegj, siç prak-tikonin të tjerët. Nuk mund të qëndro-jmë më pas njerëzve që nuk e dinë rolin e komunës. Nuk mund t’i kthejmë vitet dhe nuk kemi kohë të luajmë lotari me jetët tona dhe me jetët e fëmijëve tanë dhe të të afërmve tanë. Momentalisht kemi kushte të këqija dhe duhet që t’i

Një vend i qetë për të jetuar, me mjedis të pastër ekologjik dhe infrastrukturë funksionale. Komunë rurale që nuk do të jetë ndryshe nga komunat urbane në Maqedoni.

VIZIONI

Page 11: Milikije Halimi - zivotzasite.mkzivotzasite.mk/wp-content/uploads/2017/10/Programa-Aracinovo-ALB_WEB.pdfLexoni Programin „Jeta për të gjithë“, bëhuni krenar dhe të sigurt

ndryshojmë. Nuk kemi ujë të pijshëm, nuk kemi çerdhe fëmijësh dhe shkolla, nuk kemi kanalizim, nuk kemi rrugë dhe trotuare, e të mos flasim për qendra kulturore dhe rinie. Ne duhet të fillo-jmë nga zeroja, tanimë nuk kemi kohë për të humbur. Komuna do të admin-istrohet në mënyrën më transparente. Zëri i qytetarëve do të jetë prioritet dhe orientim për administrimin e ko-munës sonë. Prioritetet e komunës, si dhe planet vjetore, do të përcaktohen në përputhje të plotë me qytetarët, nëpërmjet takimeve të drejtpërdrejta me ta. Për buxhetin e Komunës dhe për planet e harxhimit, do të mbahen një sërë konsultimesh me qytetarët, e posaçërisht theksi do të vihet te fem-ra dhe te grupet e margjinalizuara, në mënyrë që zëri i tyre të përfshihet në çdo nismë komunale. Përveç se do të jetë transparente, komuna do të jetë edhe efektive për arsye se do të kri-johen ekipe nga të punësuarit dhe do të përpiqemi të kemi njerëz me njohuri dhe shkathtësi të mirëfillta. Do të or-ganizojmë trajnime plotësuese për të punësuarit, me qëllim që të krijojmë ekip që do të punojë për realizimin e të gjitha aktiviteteve komunale të para-

shikuara. Të rinjtë do të jenë shtylla qendrore e Komunës. Pjesa më e mad-he e kandidatëve për këshilltarë ko-munalë të listës sonë janë të rinj me moshë deri 30 vjeç. Momentalisht nuk kemi asnjë qendër rinie në Komunë dhe do të angazhohemi të krijojmë të pak-tën një qendër kulturore për të rinjtë ku ata do të mund të shoqërohen dhe të kalojnë një kohë të caktuar. Po ash-tu, Komuna do të përpiqet të ketë një këshill funksional të rinjsh dhe fem-rash, të cilët kanë qenë të lënë pas dore në të gjitha garniturat komunale paraprake. Zhvillimi ekonomik vendor do të nxitet posaçërisht nga sipër-marrësit potencialë të rinj të komunës. Do të angazhohemi që të ndërlidhemi me të gjitha programet qeveritare për mbështetjen e ndërmarrësish që t’u ndihmohet të rinjve dhe ndërmarrjeve të mesme të komunës sonë. Një theks i veçantë do t’i kushtohet zhvillimit të bujqësisë për arsye se ne jemi një ko-munë rurale dhe një pjesë e madhe e banorëve jetojnë pikërisht nga bujqë-sia. Mjetet nga IPARD që janë të des-tinuara për bujqit do të mund të kon-tribuojnë në zhvillimin e bujqësisë në komunën e Haraqinës.

Qëllimi ynë është të krijojmë një klimë të mirë për nxitjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për zhvillimin ekonomik të tërë Komunës. Me këtë do të krijojmë klimë të volitshme për zvogëlimin e papunësisë, ndërsa do të zbutet edhe efekti social në familjet që kërkojnë punë për të dalë nga varfëria.

MISIONI

Komunë efikase dhe efektive që është plotësisht e fokusuar në nevojat e banorëve. Një komunë e lidhur me të gjithë aktorët kyqë për zhvillimin e standardeve socio-ekonomike të banorëve.

Page 12: Milikije Halimi - zivotzasite.mkzivotzasite.mk/wp-content/uploads/2017/10/Programa-Aracinovo-ALB_WEB.pdfLexoni Programin „Jeta për të gjithë“, bëhuni krenar dhe të sigurt

JETË NË HARAÇINË! PËR TË GJITHË

Për fëmijët:

Do të ndërtohet çerdhe e re për fëmijët sepse në Ko-munën e Haraqinës momentalisht nuk ka asnjë çerdhe. Me këtë, familjet që kanë fëmijë të vegjël do të gjejnë zgjidhje për fëmijët e tyre. Kjo do të kontribuonte në in-tegrimin dhe në zhvillimin psikofizik të fëmijëve që nga mosha e mitur.

Për nxënësit:

z� Do të ndërtohet shkollë e mesme e re sepse për momentin nuk ka një të tillë në suaza të Komunës së Haraqinës.

z� Do të ndërtohen më së paku edhe tre objekte për nevojat e shkollave fillore (deri në klasën e pestë).

z� Shkolla fillore “Gjergj Kastrioti” do të ndahet në dy shkolla të ndara, në dy objekte të veçanta sepse momentalisht është e mbingarkuar (punohet në tre ndërrime me më shumë se 1700 nxënës).

QYTET PËR GJITHË NE

Page 13: Milikije Halimi - zivotzasite.mkzivotzasite.mk/wp-content/uploads/2017/10/Programa-Aracinovo-ALB_WEB.pdfLexoni Programin „Jeta për të gjithë“, bëhuni krenar dhe të sigurt

Për pensionistët:z� Në fshatin Haraqinë do të ndërtohet poliklinikë nga e cila

do të përfitojnë të gjithë banorët, posaçërisht popullata më e moshuar (pensionistët), e cila ka më shumë nevojë për shërbime shëndetësore.

z� Në mënyrë plotësuese do të ndërtohen edhe dy ambulanca të vogla në fshatrat Grushinë dhe Orlancë.

z� Do të organizohen me pensionistët evente publike me karakter informues me qëllim ngritjen e vetëdijes së tyre për kujdesin shëndetësor, por edhe për shfrytëzimin e të gjitha shërbimeve që ofrohen me programet qeveritare të ndryshme për udhëtime dhe shoqërim.

Për të rinjtë:

Në Komunën e Haraqinës do të ndërtohet qendër kul-turore për të rinj sepse momentalisht nuk ekziston një qendër kulturore. Kjo do të mundësojë që të rinjtë të shoqërohen dhe të inkuadrohen në aktivitete kulturore, me çka në mënyrë të drejtpërdrejt do të zvogëlohen devijimet kriminale dhe ato shoqërore që aktualisht janë të pranishme te një pjesë e të rinjve në Komunën e Haraqinës.

QYTET PËR GJITHË NE

Page 14: Milikije Halimi - zivotzasite.mkzivotzasite.mk/wp-content/uploads/2017/10/Programa-Aracinovo-ALB_WEB.pdfLexoni Programin „Jeta për të gjithë“, bëhuni krenar dhe të sigurt

JETË NË HARAÇINË! PËR TË GJITHË

PROJEKTE KAPITALENDËRTIM I KANALIZIMIT ATMOSFERIK DHE I ATIJ FEKAL NË KOMUNËN E HARAQINËS

Momentalisht, Komuna e Haraqinës nuk ka rrjet kanal-izimi. Uji i ndotur dhe mbeturinat lëshohen nëpër rrugë, kurse gjatë çdo reshje të shiut apo borës, akoma më shumë vështirësohet komunikacioni dhe lëvizja. Kanalizimi është projekt i madh kapital që duhet të ndërtohet në tri faza, ndër-sa në sistemin e rrjetit për kanalizim do të lidhen të gjitha vendbanimet në Komunën e Haraqinës. Projekti do të kor-respondojë me rrjetet standarde, bashkëkohore për kanal-izim. Përveç kanalizimit fekal, me këtë projekt do të zgjidhet edhe problemi me kanalizimin atmosferik, për arsye se, gjatë reshjeve përmbyten rrugët, si dhe shtëpitë dhe pronat pri-vate. Momentalisht është përgatitur një studim i fizibilitetit për ndërtimin e sistemit të kanalizimit, ndërsa në fazën tjetër

do të fillojë implementimi i projektit. Realizimi i tij do të fillojë në fshatin Haraqinë dhe do të vazhdojë në fshatrat e tjera (Orllancë, Grushinë). Rrjeti për kanalizim është projekt prioritar sa i përket përmirësimit të mjedisit jetësor në Komunën e Haraqinës. Ky projekt do të mundësojë që ujërat fekale dhe ato atmos-ferikë të mos përmbytin rrugët dhe oborret, me qëllim që qytetarët të mos i ekspozohen erës kundërmuese në fshat, me çka Komuna do të mbrohej prej epidemive të mundshme.

Target grupi: Të gjithë banorët e Komunës së Haraqinës.

Afati: 2017 – 2021

Page 15: Milikije Halimi - zivotzasite.mkzivotzasite.mk/wp-content/uploads/2017/10/Programa-Aracinovo-ALB_WEB.pdfLexoni Programin „Jeta për të gjithë“, bëhuni krenar dhe të sigurt

ÇERDHE PËR FËMIJË NË FSHATIN HARAQINË

RRJETI UJËSJELLËS NË FSHATRAT E KOMUNËS SË HARAQINËS.

Në Komunën e Haraqinës duhet të ndërtohet më së paku një çerdhe në të cilën familjet do të mund t’i dërgojnë fëmijët e tyre. Çerdhja do të ndërtohet sipas të gjitha standardeve evropiane dhe do të mund t’i përgjigjej numrit të madh të fëmijëve të vegjël që banojnë në Komunën e Haraqinës. Momentalisht në Komunën e Haraqinës nuk ka asnjë çerdhe për fëmijë. Prindërit janë të detyruar t’i dërgojnë fëmijët në çerdhet e komunave tjera që ndodhen disa kilometra larg nga ky vendbanim. Qytetarët e kësaj Komune ballafaqohen edhe me një problem shtesë, për arsye se, një pjesë e çerdheve për fëmijë që ndodhen në komunat tjera, nuk i pranojnë fëmijët për shkak të kapaciteteve të tyre të pamjaftueshme.Me ndërtimin e çerdhes së re do të zgjidhet problemi i prindërve, kurse fëmijët do të zhvillohen dhe do të edukohen në vendbanimin e tyre. Ky projekt është prioritar sepse ka disa vite që prindërit kërkojnë hapjen e një çerdheje në Komunë, ndërsa deri sot, asnjë garniturë komunale nuk kishte forcë apo mundësi për ta realizuar këtë.

Target grupi: Banorët, prindërit, fëmijët e Komunës së Haraqinës.

Afati: 2018

Komuna e Haraqinës ende ballafaqohet me mungesë të rrjetit të plotë të ujësjellësit që do t’u shërbente të gjithë banorëve nëpër vendbanimet e tyre. Ujësjellësi i pjesshëm, që e mbulon pjesërisht fshatin Haraqinë, është i vjetër dhe jofunksional. Me ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit, secila familje do të ketë qasje në ujë të pastër, gjë që është nevojë fiziologjike e çdo banori. Rrjeti i ujësjellësit do t’i mbulojë edhe fshatrat përreth si Oralncën, Mojancën dhe Grushinën që ndodhen në kuadër të Komunës së Haraqinës. Ky projekt është i nevojshëm për t’u vënë në vend një padrejtësi e kahershme ndaj banorëve të Haraqinës të cilët nuk kanë ujë për të pirë. Shumë nga këto banorë vuajnë nga sëmundje të ndryshme veshkore sepse pinë ujë të papastër nga puset.Me ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit, banorët e Komunës së Haraqinës do të kenë ujë të pastër dhe cilësor për pirje, gjë që është një prej nevojave më prioritare të banorëve të Komunsë. Ky projekt do të ndikojë edhe në shëndetin e banorëve, si një prej vlerave humane njerëzore në shekullin 21.

Target grupi: Të gjithë banorët e Komunës së Haraqinës

Afati: 2021

Page 16: Milikije Halimi - zivotzasite.mkzivotzasite.mk/wp-content/uploads/2017/10/Programa-Aracinovo-ALB_WEB.pdfLexoni Programin „Jeta për të gjithë“, bëhuni krenar dhe të sigurt

JETË NË HARAÇINË! PËR TË GJITHË

NDËRTIMI I TRI SHKOLLAVE TË REJA FILLORE NË FSHATIN HARAQINË, PËR FËMIJËT DERI NË KLASËN E PESTË

NDËRTIMI I POLIKLINIKËS NË KOMUNËN E HARAQINËS

Fëmijët që jetojnë në Komunën e Haraqinës janë të detyruar të udhëtojnë me kilometra të tërë për të ardhur deri në shkollë. Me ndërtimin e tri shkollave të reja, që do të jenë me vëllim më të vogël dhe gjeografikisht të shpërndara nëpër fshatin Haraqinë, fëmijët deri në klasën e pestë do të kenë kushte më të mira për shkollim, dhe çka është më me rëndësi, nuk do të duhet të udhëtojnë çdo ditë disa kilometra deri te shkolla më e afërt. Kjo mbi të gjitha është prioritet për fëmijët deri në moshën 12 vjeçare, jeta e të cilëve është e rrezikuar nga kaosi në trafik duke pasur edhe raste të tilla kur fëmijët kanë pësuar rrugës për në shkollë. Për momentin, kapaciteti i shkollës fillore në Haraqinë nuk i kënaq nevojat, respektivisht nëpër paralele ka tepër fëmijë. Me ndërtimin e tri shkollave të reja për mësim klasor deri në klasën e pestë, do të përmirësohet cilësia e arsimit për të gjithë fëmijët si dhe do të rritet siguria e tyre.Do të lehtësohet jeta e fëmijëve dhe ajo e familjeve që momentalisht udhëtojnë me kilometra të tëra për t’i dërguar fëmijët e tyre në shkollë. Në plan afatgjatë, ky projekt ka logjikë ekonomike sepse momentalisht shpenzohen mjete publike (si edhe private nga ana e prindërve) për nevojat e transportit të fëmijëve të vegjël që udhëtojnë deri te shkolla fillore e vetme në Komunën e Haraqinës.

Target grupi: Familjet dhe fëmijët e fshatit Haraqinë

Afati: 2020

Ndërtimi i poliklinikës me të gjitha shërbimet shën-detësore primare (gjinekologji, stomatologji, akusheri, ndihmë e shpejtë, laboratori etj.) Momentalisht, në fshatin Haraqinë ka vetëm një ambulancë të vogël e cila nuk i kënaq nevojat e rreth 15.000 banorëve të Komunës së Haraqinës. Banorët e Komunës së Haraqinës, për kontroll gjinekologjik, për teste labora-torike, për shërbime dentare etj., deri te institucionet më të afërta shëndetësore, udhëtojnë disa kilometra. Me këtë projekt do të lehtësohet jeta e grupeve më të ndjeshme që jetojnë në Komunën e Haraqinës, siç janë gratë, fëmijët, personat e moshuar, personat e hendikepuar.Me këtë projekt do të kënaqen nevojat shënde-tësore të banorëve të fshatit Haraqinë. Ky projekt do ta përmirësojë standardin shëndetësor dhe jetë-sor të fshatit Haraqinë.

Target grupi: Të gjithë banorët e Komunës së Haraqinës.

Afati: 2020

PROJEKTE KAPITALE

Page 17: Milikije Halimi - zivotzasite.mkzivotzasite.mk/wp-content/uploads/2017/10/Programa-Aracinovo-ALB_WEB.pdfLexoni Programin „Jeta për të gjithë“, bëhuni krenar dhe të sigurt

NDËRTIM I SHTËPISË SHËNDETËSORE NË ORLANCË

NDËRTIMI SHTËPISË SHËNDETËSORE NË GRUSHINË

Ndërtimi i shtëpisë shëndetësore në fshatin Orlancë, e cila do të jetë mjaft e dobishme për këtë vendbanim. Në fshatin Orlancë, momen-talisht nuk ka shtëpi shëndeti. Banorët e fshatit Orlancë udhëtojnë disa kilometra deri te shtëpitë më të afërta të shëndetit për kon-trollime shëndetësore rutinore, për testime laboratorike, për shër-bime dentare. Me këtë projekt do të lehtësohet jeta e grupeve më të ndjeshme të fshatit Orlancë, siç janë gratë, fëmijët, personat e moshuar, personat e hendikepuar.Me këtë projekt do të kënaqen nevojat shëndetësore të banorëve të fshatit Orlancë. Ky projekt do ta përmirësojë standardin shën-detësor dhe jetësor të banorëve të fshatit Orlancë. Qytetarët do të mund të marrin shërbime shëndetësore në vendbanimin e tyre, kësisoj duke mos pasur shpenzime financiare për udhëtim nga një vendbanim në tjetrin.

Target grupi: Të gjithë banorët e fshatit Orlancë.

Afati: 2021

Ndërtimi i shtëpisë shëndetësore në fshatin Grushinë, është një ndër prioritetet më të mëdha për këtë vend-banim. Në fshatin Grushinë nuk ka shtëpi shëndeti. Banorët e këtij vendbanimi udhëtojnë disa kilometra deri te shtëpitë më të afërta të shëndetit për kontrol-lime shëndetësore rutinore, për testime laboratorike, për shërbime dentare. Me këtë projekt do të lehtëso-het jeta e grupeve më të ndjeshme të fshatit Grushinë, siç janë gratë, fëmijët, personat e moshuar, personat e hendikepuar.Me këtë projekt do të kënaqen nevojat shënde-tësore të banorëve të fshatit Grushinë. Ky projekt do ta përmirësojë standardin shëndetësor dhe jetësor të banorëve të fshatit Grushinë.

Target grupi: Të gjithë banorët e fshatit Grushinë. Afati: 2021

Page 18: Milikije Halimi - zivotzasite.mkzivotzasite.mk/wp-content/uploads/2017/10/Programa-Aracinovo-ALB_WEB.pdfLexoni Programin „Jeta për të gjithë“, bëhuni krenar dhe të sigurt

JETË NË HARAÇINË! PËR TË GJITHË

NDËRTIMI I RRUGËVE NË KOMUNËN E HARAQINËS

Momentalisht në të katër fshatrat që janë pjesë e Komunës së Haraqinës, në rrugë të caktuara, ekziston nevoja për asfaltim të ri sepse në gjendjen aktuale, rrugët janë tepër të ngushta për zhvillim normal të komunikacionit. Pasi të ndërtohen sistemi i ujësjellësit dhe rrjeti i kanalizimit, do të duhet të asfaltohen pothuajse të gjitha rrugët në Komunën e Haraqinës. Përveç asfaltimit të rrugëve, është e nevojshme të ndërtohen trotuare (sidomos në rrugët kryesore), me çka do të lehtësohet lëvizja e banorëve. Trotuaret, që momentalisht nuk ekzistojnë, do t’ju vijnë në ndihmë të madhe pjesës më të ndjeshme të qytetarëve siç janë fëmijët, gratë, personat e moshuar, personat e hendikepuar etj. Me ndërtimin dhe me rikonstruktimin e rrugëve dhe lagjeve në Komunën e Haraqinës, do të lehtësohet zhvillimi i komunikacionit, si edhe lëvizja e banorëve që i shfrytëzojnë këto rrugë.

Target grupi: Të gjithë banorët e Komunës së Haraqinës

Afati: 2020

Page 19: Milikije Halimi - zivotzasite.mkzivotzasite.mk/wp-content/uploads/2017/10/Programa-Aracinovo-ALB_WEB.pdfLexoni Programin „Jeta për të gjithë“, bëhuni krenar dhe të sigurt

NDËRTIMI I NDËRTESËS KOMUNALE

NDËRTIMI I SHKOLLËS SË MESME TË RE NË KOMUNËN E HARAQINËS

Ndërtesa komunale e Komunës së Haraqinës është e vendosur në një barakë të vogël që është në prag të rrënimit. Shërbimet komunale nuk mund të kryhen apo të ofrohen pa pengesa, pjesërisht edhe nga hapësirat dhe zyrat e kufizuara. Ndërtesa komunale do të ndër-tohet sipas standardeve evropiane, me mundësinë që në të, të vendosen të gjitha shërbime e nevojshme që do të mund t’u përgjigjen kërkesave të të gjithë banorëve në Komunën e Haraqinës. Me ndërtimin e këtij projekti do të përmirësohet cilësia e shërbimeve komunale që u ofrohen qytet-arëve dhe banorëve të Komunës së Haraqinës. Po ashtu, Komuna do të punojë në mënyrë të papen-guar dhe me efikasitet në hapësira përkatëse.

Target grupi: Direkt – administrata e Komunës së Haraqinës dhe ndërmarrjet publike.

Indirekt – banorët e Komunës së Haraqinës.

Afati: 2019

Komuna e Haraqinës nuk ka shkollë të mesme. Për këtë shkak, fëmijët udhëtojnë disa kilometra deri te shkollat e mesme më të afërta në qytet. Me ndërtimin e një shkolle të re, për qindra fëmijë, nga Komuna e Haraqinës, do të le-htësohet qasja në arsimin e mesëm, ndjekja e të cilit është detyrim ligjor. Momentalisht kemi një projekt-ide për shkollë të mesme dhe studim fizibiliteti për ndërtimin e shkollës në zonën e fshatit Haraqinë. Kemi dokumentacion të plotë ad-ministrativ për ndërtimin e shkollës së mesme (gjimnazit) dhe jemi të përgatitur ta fillojmë këtë projekt.Do të lehtësohet jeta e fëmijëve dhe ajo e familjeve që mo-mentalisht udhëtojnë me kilometra të tërë për t’i dërguar fëmijët e tyre në shkollë të mesme. Në plan afatgjatë, ky pro-jekt ka leverdi ekonomike sepse momentalisht shpenzohen mjete publike (si edhe para private nga ana e prindërve) për nevojat e transportit të fëmijëve që udhëtojnë për të ndjekur mësimin në shkollën e mesme në Shkup.

Target grupi: Familjet dhe fëmijët nga fshati Haraqinë.

Afati: 2018

Page 20: Milikije Halimi - zivotzasite.mkzivotzasite.mk/wp-content/uploads/2017/10/Programa-Aracinovo-ALB_WEB.pdfLexoni Programin „Jeta për të gjithë“, bëhuni krenar dhe të sigurt

JETË NË HARAÇINË! PËR TË GJITHË

PROJEKTЕ URBANE DHE VENDOREBASHKËSIA VENDORE ORLANCË

1. Ndërtimi i ambulancës shëndetësore

2. Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit

3. Asfaltim i rrugëve parësore dhe dytësore.

BASHKËSIA VENDORE GRUSHINË

1. Ndërtimi i ambulancës shëndetësore

2. Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit

3. Asfaltim i rrugëve parësore dhe dytësorë