11
Në vend të përfundimit Këto alë që kam vendosur t’i komponoj në këtë libër kam dashur që jeta e ime të njihet si një jetë i një njeriu të thjesht. Inspirim për të shkruar këtë e kam marrë nga të parët e mij, të cilët nuk kanë lënë asnjë shkrim të jetës së vet. Për këtë kam dashur që unë të mos e përsëris këtë gabim të të parëve të mij. Jam udhëhequr nga një proverb popullor: ”Gëdhend në bakër mos gëdhend në akull”. Një kohë të gjatë kam hulumtuar dhe jam munduar të gjejë të dhëna për të parët e mij. Isha kurioz dhe më interesonte. Me vite të tëra ato të dhëna i kam kondenzuar në arhivën me. Më në fund kam vendosur që të filloj të shkruaj një libër të këll. Kam konsultuar ca kusherinj të mij, të cilët kanë pasur informata, ato informata më kanë ndihmuar të sajoj një histori të lozës me. Inspirimi më ka ardhur edhe nga ajo, që fëmijt e mij, nipat dhe stërnipat të kenë një informatë në lidhje me të parët tanë, të lozës tonë. I vetmi qëllim ka qenë, që thesarin e familjes ta pasuroj me këtë jetëshkrim min. Jam i bindur se fëmijët e mij, nipat dhe stërnipat do të kenë një konsideratë të madhe ndaj këj jetëshkrimi. Besoj se gjeneratat e ardhme të lozës me do të vazhdojnë të punojnë në këtë drejm. Shpresoi se gjeneratat e ardhme të lozës me do të gëdhendin në bakër e jo në akull. Ky jetëshkrim i imi duhet të jetë një porosi se si duhet të veprohet, që gjeneratave të ardhme njeriu duhet të ju lëjë informata reale. Me këto informata gjeneratat e ardhme do ta kenë shumë më lehtë të gjenden në ardhmëri.

Në vend të përfundimit - Ilir Hoxhailirhoxha.com/librat-pdf/Jeteshkrimi-im.pdfNë vend të përfundimit Këto fjalë që kam vendosur t’i komponoj në këtë libër kam dashur

  • Upload
    others

  • View
    9

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Në vend të përfundimit

Këto fjalë që kam vendosur t’i komponoj në këtë libër kam dashur që jeta e ime të njihet si një jetë i një njeriu të thjesht. Inspirim për të shkruar këtë e kam marrë nga të

parët e mij, të cilët nuk kanë lënë asnjë shkrim të jetës së vet. Për këtë kam dashur që unë të mos e përsëris këtë gabim të të parëve të mij. Jam udhëhequr nga një proverb popullor: ”Gëdhend në bakër mos gëdhend në akull”. Një kohë të gjatë kam hulumtuar dhe jam munduar të gjejë të dhëna për të parët e mij. Isha kurioz dhe më interesonte. Me vite të tëra ato të dhëna i kam kondenzuar në arhivën time. Më në fund kam vendosur që të filloj të shkruaj një libër të këtill. Kam konsultuar ca kusherinj të mij, të cilët kanë pasur informata, ato informata më kanë ndihmuar të sajoj një histori të lozës time. Inspirimi më ka ardhur edhe nga ajo, që fëmijt e mij, nipat dhe stërnipat të kenë një informatë në lidhje me të parët tanë, të lozës tonë. I vetmi qëllim ka qenë, që thesarin e familjes ta pasuroj me këtë jetëshkrim timin. Jam i bindur se fëmijët e mij, nipat dhe stërnipat do të kenë një konsideratë të madhe ndaj këtij jetëshkrimi. Besoj se gjeneratat e ardhme të lozës time do të vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim. Shpresoi se gjeneratat e ardhme të lozës time do të gëdhendin në bakër e jo në akull. Ky jetëshkrim i imi duhet të jetë një porosi se si duhet të veprohet, që gjeneratave të ardhme njeriu duhet të ju lëjë informata reale. Me këto informata gjeneratat e ardhme do ta kenë shumë më lehtë të gjenden në ardhmëri.

Ilir HoxhaJetëshkrimi im

Kopertinën ilustroi:Ilir Hoxha

Dizajni grafik:Korab HoxhaShkëlzen Hoxha

Korrektor:Sabit Abdyli

Shtëpia botuese:Iliricum, Prishtinë

Botuar:2009, Auckland, Zelanda e Re

Tirazhi:100 copë

Botimin sponzoroi:Pashtrik Hoxha

Ilir Hoxha

Jetëshkrimi im

Auckland2009

Jetëshkrimin tim ia kushtoj, djemëve të mij: Pashtrikut, Korabit dhe Shkëlzenit dhe vajzës time, Teutës!

- Autori

1

Këto faqe që e kam ndërmend t’i shkruaj, mund t’i shkruaj secili njeri për veten e vet. Mundet t’i qesë në letër të tëra ato që i ka përjetuar. Por kjo varet nga njeriu që i përjeton gjërat në jetë. Të shkruash për diçka që të ka ndodhur në jetë është mirë. Ajo mbetet një gjurmë që dikush ka përjetuar në jetë. Por, nëse nuk shkruan asgjë për ndonjë ndodhi që të ka ndodhur, atëherë asgjë nuk ka ndodh, koha do t’a fshijë, sikur pranvera që fshinë borën në sezonën e vet. Harrohet se në këtë dimër ka pasur borë. Është shumë interesant të shkruash diç që të ka ndodhur. Duhet njeriu të ketë inspirim për të shkruar, duhet t’a gjesh at inspirim. Nëse nuk e gjenë, ajo që të ka ndodhur do të tretet në etër dhe nuk do të ketë asnjë gjurmë për ndodhinë tënde. Njeriut brenda jetës së vet, që natyra dhe Zoti ia ka dhuruar i ndodhin shumë ngjarje. Sa të mira, sa të këqia, sa idhnim, sa gëzim, sa ngritet lartë, sa do bjerë posht, sa fiton, sa humb. Të gjitha këto i ndodhin njeriut. Më kujtohen fjalët e ca pleqëve, kur thojnë se njeriu që shënon, ai është i mençur, ndërsa ai që mban në mend, është budalla. Kjo është një e vërtetë, ashtu është. Për këtë të gjithë të parët e mij tani më duken se kanë qenë të papërgjegjshëm. Të gjithë kanë qenë të ngritur me edukim në rrethin e vet, por asgjë nuk kanë lënë të shkruar për jetën e tyre. Ishte dashur të parët e mij të shkruajnë pak për ngjarjet që kanë përjetuar gjatë jetës së vet. Kjo do të kishte qenë një ndihmë e madhe për mua që të mësoj nga jeta e tyre. Se çdo gjë në jetë përsëritet. Por unë nuk kam

Kaptina I

2

mundur të lexoj asgjë nga të parët e mij, se çka në të vërtetë iu ka ndodhur. Njeriu për jetën e vet mund të shkruaj shumë për at se çka ka përjetuar, gëzimin, idhnimin, lindjen, vdekjen, zanatin, të mirën, të keqën, luftën, paqën. Të gjitha këto mundet me i shkrua. Kjo është një vetëdije e vigjilencës familjare. Një kulturë që trashëgohet. Shumë qytetrime në botë e kanë kultivuar evidencën e ngjarjeve, jo vetëm të shoqërisë por edhe të familjes së vet. Kanë lënë evidencë, që të jetë udhërrëfyese e gjeneratave të ardhme. Një njeri mundet të shkruaj diç për veti në pesë faqe tekst, të tregojë atë që e ndjen se e ka përjetuar në jetë. Ka raste që një njeri vetëm brenda një dite mund të shkruaj një novelë të tërë. Mundet përjetimin e vetëm brenda një ore të jetës së tij të shkruaj një roman. Por ka raste që ndonjë njeri, të përjetoj tërë jetën e të mos është në gjendje të shkruaj asnjë faqe. Unë kam pasur në konsideratë shumë gjëra dhe kam fituar inspirim që të shkruaj diç. Kam inspirim nga të parët e mij se si nuk duhet të veprohet. Që unë sot të mos dij se kush është gjyshi i im, stërgjyshi i im dhe e gjithë loza e familjes time. Ky ka qenë faktori kryesor që të ndërmarr një hap të tillë. Jam i sigurt se fëmijt e mij do të armatosen me njohuri të çdo gjëje që më ka ndodhur mua dhe familjes time. Ky shkrim do të jetë udhërrëfyes për nipat dhe stërnipat e mij. Ata do të dijnë saktësisht se kush ishte stërgjyshi i tyre, e kush gjyshi i tyre. Nuk do të jenë të varfër në këtë aspekt, përkundrazi do të janë të pasuruar. Populli e ka një lakoni të fjalëve të meçme. Nëse gëdhend në akull, të nesërmën Dielli do t’a merrë me veti, do t’a shkrij, do të humb çdo gjurmë. Nëse gëdhendet në bakër, aty Dielli nuk mundet të bëjë asgjë, as shekujt nuk mundin t’a asgjësojnë, do të jetë e gëdhendur për tërë kohërat. Për këtë unë kam vendosur që të fillojë të gëdhend një pllakë të bakrit, të lë ca shenja të jetës sime, që fëmijtë e mij dhe stërnipat, të kenë në dorë dhe të dijnë se kush kemi qenë na si familje. Më duket një ide e mirë, një thyerje e traditës të të parëve të mij. Ky është inspirimi i im nga të parët e mij. Nuk do të veprojë si kanë vepruar ata. Do të veprojë ndryshe. Do t’a shkruaj

3

çdo pjesë, çdo gjë që më ka ndodhur në këtë jetë që Zoti m’a ka dhuruar. Brenda jetës sime që jam duke shijuar kam pasur shumë gjëra që kanë ndodhur brenda minutave, ke mundur të shkruaj për këta minuta aq shumë gjëra sa që ke mundur të shkruajsh një roman. Por kanë ndodhur edhe shumë ngjarje që kanë zgjatur ndofta me muaj të tëra, nga kjo mundësh të shkruash vetëm një fjali. Por do të mundohem që të sublimoj të gjitha ato që janë më karakteristike, që jetën time e kanë bërë, për mua interesante. Besoj se edhe për dike që lexon këto shkrime do të shoh se çdo njeri ka biografinë e vet, pak njësoj, pak ndryshe.

Nëse ju pëlqen të lexoni më shumë,

ju lutemi kontaktoni autorin këtu.