52
Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja RAMA - RASMUSSEN Rasmussen: Kjo është një kohë shprese dhe mundësish për Ballkanin Perëndimor, një kohë për të parë drejt së ardhmes...

Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

  • Upload
    others

  • View
    9

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

Viti i 81-të i botimitNr.10

Mbrojtja

Rama - RasmussenRasmussen: Kjo është një kohë shprese dhe mundësish për Ballkanin Perëndimor, një kohë për të parë drejt së ardhmes...

Page 2: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

Mbrojtja / nr. 4 tetor 2013 2

P ë rmba j t j anumri 10

klsm

europa

analiza

kulturë

11

14

17

22

Një kontribut shqiptar rajonal i llojit “Smart Approch”

Albanët dhe simbolika gjeopolitike e hartës së Heinrich Bünting

Strategjia, ideologjia dhe mbyllja e krizës siriane

QKMBM organizon“Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore”

Drejtor i Publikimeve: Lavdrim Lita

Kryeredaktor: albert HitoaLiaj

Gazetarë: Bejdo MaLo

alba Musaraj

Redaktore korrektore: Elona shimaj Mako

Graphic Designer:afërdita Hysaj

Shtypur në shtypshkronjën:“Kristalina KH”

stafi

4 nato/ vizita

Kryeministri Rama: Do të jemi nëlartësinë e organizatësVlerësohet kontributi i çmuar që jep Shqipëria për NATO-n, për misionet në Afganistan dhe Kosovë dhe kontributi...

8

Bashkëpunimi me SHBA, hidhen hapa të rinj e të rëndësishëmMinistrja e Mbrojtjes, znj. Kodheli, ka nënshkruar “Letter of Offer and Accept-ance”, dokument i nënshkruar...

6 zyrtare

kronika

speCiale

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, merr detyrënShqipëria, ka për herë të parë një ministre Mbrojtje duke u bërë pjesë e shteteve me një eksperiencë të tillë

30

Nënoficeri shqiptar, një rrugë e gjatë drejt konsolidimitHistoria e nënoficerit shqiptar dhe Akademisë së Nënoficerëve “Thomson” dhe një analizë e zhvillimit të rolit të tij

Page 3: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

nr. 4 tetor 2013 / Mbrojtja 3

editorial

Nënshkrimi i marrëveshjes mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Gardës Kombëtare të New Jer-sey për trajnimin e trupës së oficerëve dhe nënoficerëve në territorin e një shteti ameri-

kan është një mesazh që duhet të lexohet drejt. Ftesa e Gardës së New Jersey drejtuar Forcave të Armato-sura është një mundësi unike, që vjen radhë edhe për miqtë e kombit amerikan. Edukimi cilësor është shumë i rëndësishëm në përgatitjen e personelit ushtarak për të përballuar me sukses sfidat e së ardhmes që janë të shumta dhe të ndryshme.Në aspektin strategjik nënshkrimi i kësaj marrëveshje dypalëshe konkretizon fjalimit programatik të Sekre-tares Amerikane të Shtetit, Hillari Klinton në Parlamen-tin shqiptar: “Shtetet e Bashkuara qëndruan me ju për 100 vitet e para të pavarësisë dhe do të qëndrojmë me ju edhe për 100 vitet e ardhshme, dhe për 100 të tjera pas tyre, dhe ato 100 pas këtyre”. SHBA kanë bërë in-vestime të mëdha politike, ekonomike dhe ushtarake drejt zhvillimit demokratik të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i fuqishëm në planet që kanë dhënë kontribute të mëdha në lirinë e kombeve perëndimore dhe mbi të gjitha si paqeruajtë-si kryesor në botë, janë aleati strategjik kryesor i çdo vendi të lirë. Padyshim për kombin shqiptar aleanca strategjike me vendin e madh të lirisë është më jetike për çdo komb tjetër dhe arsyet dihen fare mirë. Me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë për çlirimin dhe pavarësimit të Kosovës, SHBA-të bënë të mundur që shqiptarët e Kosovës të thithnin ajrin e lirisë. Me mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, bashkëpunimi me SHBA-në kaloi në një dimension të paparë më parë duke thelluar fushat në nevojë ekspert-ize dhe reformimi. Realizmi gjeostrategjik dëften se Shq-ipëria për një sërë arsyesh është një faktor i rëndësishëm në rajonin e Europës Juglindore dhe forcimi i këtij pozi-

cioni nga ana e SHBA-ve dhe NATO-s është një siguri më shumë për paqen. Së bashku, aleatët formojnë një komu-nitet unik të vlerave, të angazhuar ndaj lirisë individuale, demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit. Bota do të ndryshojë, kërcënimet do të ndryshojnë, por vlerat tona kurrë. Pra, ne gjithmonë duhet të sigurojmë aftësitë ushtarake për të mbrojtur ato vlera dhe vullne-tin politik për ta bërë këtë, pra një bazë të fortë, mbi të cilën të ndërtojmë. Për të përforcuar forcën tonë të reagimit në NATO, për të mbrojtur ndonjë aleat, për tu vendosur kudo dhe për të penguar çdo kërcënim, ne na duhet të forcojmë lidhjen midis forcave tona, nëpër trajnimeve të përbashkëta, edukimit, etj. Padyshim fjalim programatik i Sekretares së DASH, znj. Klinton në par-lamentin shqiptar do të konkretizohen në dekadat e prit-shme me forcimin e përgjithshëm të marrëdhënieve dy palëshe dhe në veçanti krijimin e një ndërveprueshmë-rie të lartë të trupës së oficerëve dhe nënoficerëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.

Trajnimi i oficerëve shqiptarë në SHBA, gur kilometrik

Lavdrim LitaDrejtor

Page 4: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

Mbrojtja / nr. 4 tetor 2013 4

Kryeministri Rama: Do të jemi në lartësinë e organizatës

nato

Vlerësohet kontributi i çmuar që jep Shqipëria për NATO-n, për misionet në Afganistan dhe Kosovë dhe kontributi i

rëndësishëm që jep për sigurinë në mbarë rajonin e Ballkanit

Bruksel, Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Andreas Fogh Rasmussen

Page 5: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

nr. 4 tetor 2013 / Mbrojtja 5

nato

SEkrEtari i përgjithShëm, raSmuSSEn: koha për të parë drejt së ardhmes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Andreas Fogh Rasmussen: “Fakti,që ju keni zgjedhur të vini këtu, në fillim të man-datit tuaj, tregon përkushtimin tuaj personal ndaj Aleancës dhe ne jemi shumë mirënjohës për këtë. Shqipëria jep një kontribut të çmuar për NATO-n, ju jepni një kontribut të çmuar për misionet tona në Afganistan dhe Kosovë e përmes bashkëpunimit tuaj me fqinjët ju jepni një kontribut të çmuar për sig-urinë në mbarë rajonin. Kjo është një kohë shprese dhe mundësish për Ballkanin Perëndimor, një kohë për të parë drejt së ardhmes dhe jo drejt së kalu-arës. Ne sapo kemi diskutuar për axhendën e ngje-shur të NATO-s për muajt që vijnë. Ne jemi drejt përfundimit të misionit tonë luftarak në Afganistan në fund të vitit tjetër. Në të njëjtën kohë ne po për-gatitim një mision të ri joluftarak për të trajnuar, këshilluar, asistuar forcat afgane pas 2014-s, në mënyrë që të ruajmë arritjet për të cilat kemi luftu-ar aq shumë. Ne jemi gjithashtu duke intensifikuar trajnimin dhe ushtrimet. Ne kemi tanimë forcën më të aftë dhe të lidhur më mirë në historinë e NATO-s dhe do ta mbajmë atë të fortë për të vazhduar të sigurojmë që jemi të gatshëm për çdo sfidë për sa

i përket sigurisë. Kjo është veçanërisht e rëndë-sishme në një kohë, kur të gjithë vendet përballen me vendime të vështira ekonomike, prandaj ne na duhet të punojmë akoma dhe më shumë me njëri - tjetrin për të ruajtur ato kapacitete që pjesa më e madhe ndër ne nuk mund t’i përballojnë të vetëm dhe për t’u dhënë qytetarëve tanë më të mirën e mundshme. Kryeministër, unë e di që mund të mbështetem tek ju për të gjitha këto përpjekje të rëndësishme dhe e mirëpres punën me ju.”

kryEminiStri Edi rama: do të jemi në lartësinë e organizatës

“Ju falenderoj shumë! Është një nder që më keni mirëpritur këtu. Dua të nënvizoj edhe njëherë atë çfarë ua kam thënë Ju ndërkaq, pra, që Shqipëria do të vazhdojë të jetë një anëtare e kësaj organi-zate, e cila gjithmonë përmbush të gjitha detyrat e saj. Ne na është dashur një kohë e gjatë për t’u anëtarësuar dhe ne do të qëndrojmë, duke përm-bushur të gjitha detyrat dhe detyrimet tona. Ju duhet të jeni të sigurt që ne do të bëjmë më të mirën tonë që të jemi në lartësinë e reputacionit të kësaj organizate, si në vendin tonë, ashtu edhe jashtë shtetit si prezencë shqiptare.”

Burimi: kryeministria.al

Ditën e martë në datën 17 shtator 2013, kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në selinë e NATO-s. Gjatë takimit me Sekre-tarin e Përgjithshëm, Andres Fogh Rasmus-

sen, ky i fundit diskutoi me kryeministrin shqiptar, z. Edi Rama për misionet e NATO-s në Afganistan dhe Kosovë, si dhe për sigurinë në Ballkan. Sekretari i Përgjithshëm vlerësoi kontributin e dhënë nga Shqipëria në NATO duke vlerësuar rolin e vendit tonë në misionet tona në Afgani-stan. Gjithashtu u vlerësua edhe bashkëpunimi shqiptar me fqinjët, gjë që ashtu siç është theksuar vazhdimisht është një vlerë e kontribut që shërben për sigurinë e

rajonit. “Ky është një moment shpresash dhe mundësie për Ballkanin Perëndimor, një moment për të ndërtuar të ardhmen, dhe jo për të parë të kaluarën”, - theksoi Sekretari i Përgjithshëm. Ndër të tjera, në fjalën e tij Sekretari i Përgjithshëm rikujtoi se NATO do të përm-byllë misionin e saj luftarak në Afganistan në fund të vitit që vjen, sfidë e cila shkon paralel me angazhimet e Aleancës për trajnimet dhe stërvitjet. Vlerësimi i Sekretarit Rasmussen, për aftësinë e forcave të NATO-s si më të aftat në historinë e Aleancës, është një vlerësim i cili vendos para detyrimeve serioze dhe bën të ndjehen krenarë të gjitha vendet anëtare.

Page 6: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

Mbrojtja / nr. 4 tetor 2013 6

Pas marrjes së votëbesimit të qeverisë së re nga Kuvendi i Shqipërisë, në datën 16 shtator 2013, në Ministrinë e Mbrojtjes u organizua një ceremoni e veçantë me rastin e marrjes së de-

tyrës nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Në këtë ceremoni mori pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunk-shi, komandantët e Forcave, gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA. Gjithashtu ishin të pranishëm atashetë ushtarakë të vendeve të NATO dhe atyre partnere të akredituar në vendin tonë, përfaqë-sues të Zyrës së ODC dhe CUBIC. Në këtë ceremoni ministrja e Mbrojtjes Kodheli është shoqëruar edhe nga disa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Fillimisht, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, u prit me Truproje Nderi dhe Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura si dhe nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. Në vi-jim, ministrja Kodheli ka takuar nga afër komandantët e Forcave, gjeneralë, drejtorë, ushtarakë të tjerë të lartë, atashetë ushtarakë etj., që ishin të pranishëm në këtë ceremoni. Më pas, e shoqëruar nga gjeneralm-ajor Gjunkshi, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka nisur detyrën e re në zyrën e saj të punës. Më herët, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, mori pjesë në cer-emoninë që u zhvillua në Pezë me rastin e 71-vjetorit të Konferencës së Pezës, ku në emër të qeverisë ka përshëndetur të pranishmit.Emërimi i një gruaje në krye të institucionit të Mbrojtjes, është një risi në Shqipëri. Pavarësisht se në harkun historik Shqipëria ka prodhuar udhëheqëse femra, në rastin konkret jemi përballë një here të parë. Kjo gjë është theksuar edhe nga media të ndryshme botërore dhe nga institucione të cilat vëzhgojnë raportet gjinore në vendimmarrjen politike etj. Viti 2013 nuk është viti në të cilin Shqipëria do të jetë vendi i vetëm në botë që ka një ministre Mbrojtje. Kenia ka këtë vit si Sekretare Mbrojtje, Raychelle Awour Omamo, e cila ka qenë am-basadore në UNESCO. Tajlanda gjithashtu, është një vend tjetër i cili këtë vit ka në krye të ministrisë së

zyrtareMinistrja e Mbrojtjes,

znj. Mimi Kodheli, merr detyrënShqipëria, ka për herë të parë një ministre Mbrojtje

Mbrojtjes, Yingluck Shinawatra. Nuk bën përjashtim as Venezuela, ku përsëri këtë vit do të jetë një grua në krye të ministrisë së Mbrojtjes, Carmen Meléndez Ri-vas. Znj. Carmen ka edhe të veçantën tjetër se është e para femër admirale atje. Nuk mungon prezenca femërore në krye të institucionit të Mbrojtjes, edhe në rajon. Ministre e Mbrojtjes së Malit të Zi është pikër-isht Milica Pejanovic-Durisic. Shqipëria, ka për herë të parë një ministre Mbrojtje duke u bërë pjesë atyre shteteve që kanë provuar dhe po provojnë aktualisht një eksperiencë të tillë politike.

Page 7: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

nr. 4 tetor 2013 / Mbrojtja 7

zyrtare jEtëShkrimi

Znj. Mimi Kodheli, prej shtatorit 2013, mban funk-sionin e ministres së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.Znj. Mimi Kodheli ka lindur në Tiranë, më 11 shta-tor 1964. Ajo është e martuar me Lekën dhe kanë një djalë, Mikelin.Znj. Kodheli është Doktorante e Shkencave Ekono-mike nga Universiteti i Veronës, Itali, në bash-këpunim me Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, prej vitit 2007. Ka një Master në Administrim Biznesi nga Universiteti i Lincoln, Nebraska, SHBA në bashkëpunim me Univer-sitetin e Tiranës prej vitit 2000, si dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Financë në vitin 1986.Znj. Mimi Kodheli ka hyrë në politikë në vitin 2002, kur edhe u bë nënkryetare e Bashkisë së Tiranës. Në vitin 2005, ajo u emërua prefekte e Qarkut të Tiranës dhe në vitin 2009 u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë duke mbaj-tur pozicionin e nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë dhe Financës përgjatë gjithë legjis-laturës. Që prej vitit 2007 e në vazhdim është anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste.Ajo është trajnuar në fusha të ndryshme si ato të tregjeve ndërkombëtare dhe të letrave me vlerë, tregjet e punës dhe të investimeve, trajnim për ndërmarrjet të vogla e të mesme, ekzaminim dhe menaxhim bankar. Ajo ka marrë pjesë në një program të Departamentit Ameri-kan të Shtetit të titulluar “Gratë në Politikë” si dhe atë të titulluar “Politikat e Sigurisë Kom-bëtare” -Qendra Europiane e Sigurisë, Marshall.Znj. Kodheli zotëron gjuhën angleze dhe italiane, si dhe njeh mjaftueshëm gjuhën frënge dhe spanjolle.

Presidenti Nishani dekreton emërimin e zonjës Mimi Kodheli, Ministër i Mbrojtjes

dEkrEt për Emërim miniStri

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim të Kryeministrit,

D E K R E T O J

Neni 1Zonja Mimi Kodheli, emërohet Ministër i Mbrojtjes.Neni 2Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.Nr. Dekretit 8307 Tiranë, më 11 shtator 2013

PRESIDENTI I REPUBLIKËSBUJAR NISHANI

Page 8: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

Mbrojtja / nr. 4 tetor 2013 8

Paraditen e datës 18 shtator 2013, ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, priti në një takim të veçantë ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, z. Al-exandër Arvizu. Në këtë takim ishte i pranishëm

edhe sekretari i përgjithshëm i MM, z. Arian Kraja, drejtori i Kabinetit, z. Gjergj Teneqexhiu, këshilltari i kryeministrit për Mbrojtjen, gjeneralbrigade (R) Sandër Lleshi, këshill-tari ushtarak i ministrit të Mbrojtjes, gjeneralmajor Ar-ian Zaimi, si dhe disa drejtorë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm. Ndërsa nga pala amerikane ishte i pranishëm edhe zëvendës-ambasadori amerikan, z. Henry Jardine, atasheu ushtarak, Glenn Brown, ofi-cer shtabi për Operacionet e Përbashkëta në Gardën e New Jersey, kolonel Kevin Hegarty, komandanti i Institutit Rajonal të Trajnimeve Ushtarake në New Jersey, kolonel Dean Spenzos, shefi i zyrës së ODC, major Christopher Mitchell, si dhe përfaqësues të tjerë të kësaj ambasade.

KroniKa

Në këtë takim, ambasadori Arvizu ka uruar znj. Mimi Kodheli për detyrën e re si ministre e Mbrojtjes, ndër-sa ministrja Kodheli vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis Republikës së Shqipërisë dhe SHBA, si aleati krye-sor strategjik i vendit tonë, ndihmën dhe mbështetjen e fuqishme që SHBA dhe Forcat e saj të Armatosura kanë dhënë dhe vijojnë të japin për Forcat e Armatosura Shq-iptare. Më pas është diskutuar për rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes midis dy vendeve dhe ushtrive tona. Pas takimit, ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli dhe ambasadori amerikan Arvizu dhanë nga një deklaratë për mediat. Ministrja Kodheli theksoi se, në ditën time të tretë të punës, kam kënaqësinë të firmos një dokument, i cili jo vetëm shënon fillimin e një programi të rëndësishëm me Gardën Kombëtare të New Jersey, por është gjithashtu tregues i një dimensioni të ri në marrëdhëniet midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe

Bashkëpunimi me SHBA, hidhen hapa të rinj e të rëndësishëm

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Kodheli, ka nënshkruar “Letter of Offer and Acceptance”, (Letra e ofertës dhe pranimit), dokument i nënshkruar ndërmjet

Ministrisë së Mbrojtjes të RSH dhe Gardës Kombëtare të New Jersey

Page 9: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

nr. 4 tetor 2013 / Mbrojtja 9

KroniKa

Gardës Kombëtare të New Jersey. Përfitoj nga rasti, të shpreh mirënjohjen time për mbështetjen që Garda ka dhënë për FA të Shqipërisë, përmes programit të saj të Partneritetit. Duke u ndalur në çështjen e përgatitjes së oficerëve të rinj, ministrja Kodheli theksoi: “Ne ndajmë të njëjtin mendim se edukimi është shumë i rëndësishëm në përgatitjen e personelit ushtarak për sfidat e së ard-hmes. Ata janë një aset me shumë vlerë i Forcave tona të Armatosura. Në këtë kontekst, si ministre e Mbrojtjes, jam shumë e angazhuar për të bërë të mundur që ne të përzgjedhim kandidatët më të mirë dhe më të motivuar për këtë program, por jo vetëm. Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm do të bëjnë më të mirën për të përfituar nga ndihma e dhënë nga Shtetet e Bashkuara. Jam e sigurt se ky program do t’ju vijë në ndihmë FA për të rritur më tej nivelin e interoperabilitetit dhe standard-izimit, jo vetëm me Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara, por edhe me forcat e armatosura të vendeve të tjera të NATO”, - ka nënvizuar ministrja e Mbrojtjes Kodheli. Znj. Kodheli ka falënderuar në mënyrë të veçantë stafin e Zyrës së Bashkëpunimit Ushtarak Amerikan pranë Ministrisë së Mbrojtjes për përpjekjet e bëra në bashkëpunim me stafin shqiptar, në zhvillimin e koncep-tit të këtij programi. Në fund të fjalës së saj ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, në emër të qeverisë së Shq-ipërisë, ka falënderuar edhe një herë ambasadorin Arvizu për këtë mbështetje me shumë vlerë dhe ka siguruar për angazhimin maksimal në forcimin e partneritetit ekzis-tues strategjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Forcave tona të Armatosura të Shqipërisë. Në deklaratën e tij, ambasadori i SHBA, z. Alexandër Arvizu, u shpreh se, thuajse një vit më parë Ministria e Mbrojtjes dhe FA zh-villuan konsultimet dypalëshe amerikano-shqiptare të mbrojtjes. Drejtues të lartë të FA, këshilltari ushtarak i kryeministrit, gjeneralbrigade (R), Sandër Lleshi dhe këshilltari politik i presidentit, gjeneralbrigade Jeronim Baze, propozuan një ide novatore për të përmbushur këto tre gjëra. Së pari rritjen e profesionalizmit të Forcave të Armatosura; së dyti përmirësimin e numrit të rekruti-meve dhe ruajtjen e tyre dhe së treti, ndihma për Shq-ipërinë për ta bërë trupën e oficerëve dhe nënoficerëve të ndërveprueshme me SHBA dhe NATO. Në bashkëpunim me shtetin e New Jersey përfaqësuar sot këtu nga ofic-eri i Operacioneve të Përbashkëta të Gardës Kombëtare dhe komandanti i Institutit të Bashkëpunimit Rajonal i morëm synimet e gjeneralëve dhe i bëmë realitet. “Sot, - ka nënvizuar ambasadori Arvizu, - po njoftojmë se Depar-tamentet e Shtetit dhe të Mbrojtjes, si dhe ushtria kanë dhënë autorizimin ligjor që është i nevojshëm në mënyrë që ushtria amerikane të trajnojë oficerët shqiptarë dhe

se po angazhojmë një grant prej 1.3 milion dollarë për këtë program”. Ky autorizim, ka vijuar më tej ambasa-dori Arvizu, paraqitet sot këtu nga Letra e Ofertës dhe Pranimit të saj. Firma e ministres Kodheli në këto letra do të lejojë Gardën Kombëtare të New Jersey dhe FA Shqiptare të programojnë me siguri burimet dhe të për-punojnë e miratojnë planet për ekzekutimin e programit pilot me një numër nga 15 deri në 50 kandidatë brenda harkut kohor maj-korrik 2014. Dëshiroj të theksoj se kjo klasë me këtë program do të jetë i pari i këtij lloji në his-torinë e programit të partneritetit të shtetit dhe të rr-jetit tonë kombëtar të shkollave për oficerë ushtarakë. Kjo është një mundësi unike dhe bëhet për herë të parë. Është me vend që një nder i tillë i shkëlqyer të bëhet për miq dhe aleatë kaq të ngushtë të SHBA siç është Shq-ipëria”, ka përfunduar ambasadori Arvizu. Në fund, minis-trja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, ka nënshkruar “Letter of Offer and Acceptance”, (Letra e ofertës dhe pranimit) ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shq-ipërisë dhe Gardës Kombëtare të New Jersey.

ministrja e mbrojtjes, kodheli, vizitoi familjen e “dëshmorit të atdheut” kapiten Feti VogliNë mesditën e datës 20 shtator 2013, ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, bëri një vizitë në familjen e “Dëshmorit të Atdheut” kapiten Feti Vogli në fshatin Baldushk të Tiranës, i cili më datë 20 shkurt 2012 ra në krye të detyrës gjatë kryerjes së misionit paqerua-jtës në Kandahar të Afganistanit. Kjo vizitë është ndër aktivitetet e para që znj. Kodheli ka realizuar pas mar-rjes së detyrës të ministres së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë. Gjatë kësaj vizite ministrja Kodheli sho-qërohej nga deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, z. Xhemal Qefalia dhe komandanti i Forcave Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku. Ministrja e Mbrojtjes Kodheli u prit nga nëna, vëllai dhe motra e “Dëshmorit të Atdheut” kapiten Feti Vogli, si dhe nga të afërm të tjerë të kësaj familje. Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, duke iu drejtuar familjarëve të kapiten Feti Voglit, theksoi se, kam ardhur këtu për të shprehur edhe njëherë jo vetëm ngushëllimet e mia personale, të cilat i kam shprehur edhe kur djali juaj i dashur ra në krye të detyrës, por edhe për të shprehur mbështetjen që do të keni në të ardhmen, si një detyrim i shtetit, por veçanërisht i Ministrisë së Mbrojtjes që unë drejtoj, në respekt dhe në kujtim të veprës së tij heroike. Nga ana e familjes, vëllai i dëshmorit, Florenc Vogli, falen-deroi ministren Kodheli për vizitën që bëri në familjen e tyre brenda një kohe të shkurtër nga marrja e detyrës si minis-tre e Mbrojtjes, për vlerësimin që ajo i bëri figurës dhe aktit heroik të Feti Voglit, si dhe për mbështetjen që ajo shprehu në emër të Ministrisë së Mbrojtjes për familjen e tij.

ministrja e mbrojtjes kodheli merr pjesë në ministerialin gjithëpërfshirës të rajonit Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli mori pjesë në Minis-terialin Gjithëpërfshirës të Rajonit 2013 (Comprehensive Regional Ministerial), zhvilluar në Brdo, Kranj, të Sllo-venisë, i cili konsiston në dy takime: Ministeriali i Kartës së Adriatikut-SHBA (A-5), si dhe Ministeriali i Mbrojtjes së vendeve të Europës Juglindore (SEDM). Në ditën e parë, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, zhvilloi një takim dy-palësh me ndihmës-asistenten e sekretarit të Mbrojtjes të SHBA, znj. Evelyn Farkas. Ndihmës-asistentja e sek-retarit të Mbrojtjes të SHBA, znj. Farkas ka uruar znj. Kodheli për detyrën e re si ministre e Mbrojtjes, ndërsa ministrja Kodheli vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mid-

Page 10: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

Mbrojtja / nr. 4 tetor 2013 10

is Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria shqiptare e konsideron SHBA si partnerin kryesor strategjik si në politikën e jashtme ashtu dhe në bashkëpunimin në fushën e Mbrojtjes. Ministrja Kod-heli ka cilësuar mbështetjen e vazhdueshme që SHBA ka dhënë në procesin e reformimit dhe transformimit të Forcave të Armatosura shqiptare duke i ndihmuar këto të fundit të arrijnë standardet e NATO në kapacitetet e mbrojtjes dhe modernizimin ushtarak. Nga ana saj, znj. Farkas u ndal veçanërisht në disa çështje që kërkojnë rritjen e nivelit të bashkëpunimit në të ardhmen, duke përmendur këtu bashkëpunimin në fushën e inteligjencës, trajnimit dhe kualifikimit të personelit të Forcave të Ar-matosura me synim rritjen e standardit profesional të ushtarakëve. Gjithashtu ajo theksoi se fenomeni i korrup-sionit dhe lufta ndaj tij mbetet një nga fushat që kërkon prioritet dhe për Ministrinë e Mbrojtjes. Ministrja Kodheli garantoi përfaqësuesen e lartë të Departamentit Ameri-kan të Mbrojtjes, për vendosmërinë e saj si ministre e Mbrojtjes dhe të qeverisë shqiptare për angazhimin ndaj fenomeneve negative, duke vënë fokusin kryesor në luftën ndaj korrupsionit, rritjen e profesionalizimit dhe depolitiz-imin në institucionin e Ministrisë së Mbrojtjes. Gjithash-tu ministrja Kodheli renditi prioritet e Ministrisë së Mbrojtjes duke përmendur këtu zbatimin e konstatimeve dhe rekomandimeve të Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes, dokument i hartuar me ndihmën e Departamentit Ameri-kan të Mbrojtjes, vazhdimin e reformimit të Forcave të Armatosura shqiptare, plotësimin e të gjithë detyrimeve si vend anëtar i NATO. Ministrja Kodheli siguroi ndihmës-asistenten e Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA se Shq-ipëria do të vazhdojë të qëndrojë në Afganistan për sa kohë NATO dhe SHBA do të jenë atje, duke koordinuar çdo veprim në të ardhmen me SHBA. Shqipëria do të luajë rolin e saj brenda Iniciativës së Kartës së Adriati-kut, si dhe iniciativave të tjera duke promovuar vlerat dhe standardet e kërkuara nga shtetet e tjera drejt procesit të anëtarësimit në NATO, - theksoi ministrja e Mbrojtjes Kodheli. Gjithashtu, ministria e Mbrojtjes Kodheli zhvilloi një takim edhe me ministrin e Mbrojtjes së Sllovenisë, Roman Jakič. Në këtë takim, z. Jakič e ka uruar znj. Kodheli për detyrën e re si ministre e Mbrojtjes, ndërsa ministrja Kodheli e përgëzoi pikë së pari për iniciativën e ndërmarrë nga Ministria e Mbrojtjes së Sllovenisë për të organizuar për herë të parë një Ministerial Gjithëpërf-shirës të Rajonit, duke mbledhur kështu të gjithë minis-trat e Mbrojtjes së Europës Juglindore dhe më tej, në dy ministeriale me tematika të ndryshme, por në të njëjtin kohë dhe vend duke theksuar më tej se dhe vendet e tjera të vazhdojnë këtë nismë të Sllovenisë. Ministrja Kodheli vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis Republikës

së Shqipërisë dhe Sllovenisë. Të dy ministrat e Mbrojtjes ranë dakord për rritjen e bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes, më konkretisht, bashkëpunimin në përballimin e emergjencave civile, duke marrë pjesë në organizimin e stërvitjeve të përbashkëta, trajnime dhe shkëmbim eksperience në kuadër të stërvitjeve malore. Gjatë ta-kimit nga ana e dy ministrave u vlerësua gjithashtu bash-këpunimi ndërmjet dy vendeve tona në kuadër të iniciati-vave rajonale ku Shqipëria dhe Sllovenia bëjnë pjesë, siç janë SEDM dhe A-5.

ministrja e mbrojtjes kodheli inspekton Forcën tokësoreMinistrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, e shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralma-jor Xhemal Gjunkshi, ka zhvilluar në datën 24 shtator 2013, një inspektim në Komandën e Forcës Tokësore në Zall-Herr. Fillimisht, ministrja e Mbrojtjes Kodheli u prit me Truproje Nderi nga komandanti i Forcës Tokë-sore, gjeneralmajor Zyber Dushku. Më pas ajo zhvil-loi një takim me gjeneralmajor Dushkun në zyrën e tij, ndërsa më tej, në sallën e mbledhjeve të Komandës së Forcës Tokësore, ministrja Kodheli bëri një takim me shefat kryesorë të shtabit të kësaj komande. Nga shefi i shtabit të Forcës Tokësore, kolonel Adi Ndoni, u paraqit një brifing për misionin, detyrat, strukturat, arritjet dhe problematikat e Forcës Tokësore. Në vijim ministrja Kodheli është njohur me raportimet e shefave kryesorë të shtabit të Forcës Tokësore, të cilët paraq-itën arritjet e shënuara në realizimin e programeve dhe të detyrave ushtarake, prioritetet, synimet dhe prob-lematikat që kanë hasur gjatë procesit të realizimit të misionit të tyre. Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli ka vlerësuar informimin që iu bë nga drejtuesit kryesorë të komandës dhe shtabit të Forcës Tokësore, duke nënvizuar nevojën e krijimit të një raporti më të mirë mirëbesimi midis njëri-tjetrit, si një ndër faktorët kryesorë që ndikon në mbarëvajtjen e punëve. Më tej, ministrja Kodheli ka nënvizuar rritjen e dinjitetit të in-dividit në Forcat tona të Armatosura, si një ndër pri-oritetet e qeverisë së re. Kjo do të realizohet që nga respekti që duhet të kemi për njëri-tjetrin, nga res-pekti që duhet të tregojmë për paranë publike që duhet ta shpenzojmë për të mirën e përbashkët dhe deri te detyrimet që kemi si vend anëtar i NATO, ka theksu-ar znj. Kodheli. Në fund të këtij takimi, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, i ka dorë-zuar ministres Kodheli stemën e Forcës Tokësore. Më pas, ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, e shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi dhe komandanti i Forcës Tokësore, gjen-eralmajor Zyber Dushku, ka vizituar Qendrën e Gjuhëve të Huaja dhe mjedise të tjera të kësaj komande.

Page 11: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

nr. 4 tetor 2013 / Mbrojtja 11

Në aktivitetin e gjerë dhe të ngjeshur të KLSM në vite esenca e suksesit vjen nga kontributi i pandërprerë i të gjithë atyre që kanë punuar në këtë drejtim. Për këtë ar-

sye, është plotësisht e drejtë një mirënjohje për të gjithë stafet drejtuese dhe nivelet vendimmarrëse që kanë punuar për vënien në praktikë, idenë dhe funk-sionimin e kLSm që nga viti i parë i funksionimit të tij në gjuhën angleze dhe me pjesëmarrjen e kolegeve nga vendet e rajonit. Në këndvështrimin e “Smart De-fense” kontributi i Forcave të Armatosura të vendit tonë duhet parë në kthimin e këtij kursi në “domenin” e Shqipërisë për vendet e Rajonit dhe me gjerë. Pra

Një kontribut shqiptar rajonal i llojit “Smart Approch”

Klsm

ky kontribut është një “Smart Approch” i Shqipërisë në lidhje me vendet e rajonit. Rritja e cilësisë së per-formancës së kLSm në tërësi, ka qenë e dukshme nga viti në vit dhe si rezultat i përmirësimit të kësaj performance vitin e shkuar ky kurs ka filluar procesin e Akreditimit nga Komanda e Aleancës për Trans-formim, Norfolk të ShBa. Që prej një nëntorit 2012 statusi i këtij kursi është “natO LiStEd”. Kjo është një punë e cila vetëm sa ka filluar dhe shton më tepër përgjegjësinë dhe detyrimin për të vazhduar rritjen e performancës së kursit për të rritur nivelin e akredit-imit të kursit nga statusi aktual “natO LiStEd”, në nivelin e dytë, në atë të “natO SELECtEd” proces i cili përmbyllet me statusin përfundimtar të akreditim-it, që është “natO apprOVEd”. Të gjitha këto nivele të akreditimit, kërkojnë përmbushjen e kërkesave dhe

NëNkoloNel ardiaN lulaj*

Page 12: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

Mbrojtja / nr. 4 tetor 2013 12

detyrimeve që mbështeten në Direktivën e Trajnimit dhe Arsimimit Individual Bi-SC 75-7 (maj 2009, me ndryshime në korrik 2010) të zhvilluar nga Komanda e Aleancës për Transformim, Norfolk të SHBA, në bash-këpunim me Komandën e Aleancës për Operacionet në Mons, Belgjikë. Për të arritur standardet të cilat kër-kohen për të rritur nivelin e akreditimit nga “NATO LIST-ED” në atë të “NATO SELECTED”, Akademia e Forcave të Armatosura në bashkëpunim dhe me mbështetjen e vazhdueshme të Komandës së Doktrinave dhe Stër-vitjes duke analizuar problematikat e kursit të katërt i cili u zhvillua në vitin 2012, mori masa për përmirësimin ndjeshëm të kapaciteteve në kushteve të jetesës, të zhvillimit të programit akademik si dhe kapaciteteve për aktivitet fizike e sociale. Ne pa modesti mund të themi se kLSm zhvillon aktivitetin si e barabartë me çdo akademi apo institucion arsimor anëtar i natO-s.Kursi i Pestë i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes, si në asnjë vit tjetër më parë, ka pjesëmarrës nga tetë shtete të ndryshme të cilat janë: Shqipëria, Azerba-jxhani, Kroacia, Greqia, Maqedonia, Rumania, Turqia, si dhe Kosova. Pa dyshim kjo është një arritje dhe tregues i punës së zhvilluar më parë dhe tregon se atë që kërkohet, rritja e cilësisë së këtij kursi. Ky është një tregues që ka bërë progres, por jo vetëm. Veçori tjetër është se jo vetëm është shtuar numri i vendeve shteteve pjesëmarrës nga ana gjeografike, por edhe numri i kursantëve të huaj. Këtë e tregon një fakt shumë domethënës ku nga nëntëmbëdhjetë pjesëmarrës në kLSm 2013, dhjetë prej tyre janë nga vendet e rajonit dhe më gjerë. Konkretisht në të marrin pjesë shtete si Greqia, Maqedonia dhe Turqia të cilët kanë nga dy përfaqësues si dhe Azerbajxhani, Kroacia, Rumania, e Kosova me nga një përfaqësues. Ndërsa për sa i përket përfaqësuesve të vendit tonë, përveç ushtarakëve nga strukturat e ndryshme të FA me gradën kolonel, ka dhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.Në vazhdim të traditës së krijuar, për afrimin e lek-torëve më të mirë jo vetëm nga vendi ynë por edhe

nga vendet partnere, përveç lek-torëve nga “Qendra Marshall” që janë kontributi më i rëndësishëm dhe i vazhdueshëm, këtë vit aka-demik do të ketë lektorë edhe nga Kolegji i Luftës së Francës, Kolegji i Luftës i Turqisë, Profesor nga Universiteti i Romës Itali, Prof nga SHBA etj. Është për të theksuar se në Kursin e Pestë të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të jenë lektor dhe një numër i konsiderueshëm i Am-basadorëve të Akredituar në ven-din tonë (rreth 10 prej tyre). Me mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm, Komandës së Dok-trinës dhe Stërvitjes dhe punën e bërë nga stafi i AFA, kontributi i KLSM do të jetë një vlerë e shtuar

e Forcave të Armatosura sipas konceptit “Smart De-fence” në rajonin tonë.

kLSmKursi i Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen (KLSM) është një kurs me “aromë rajonale”, i cili zhvillohet në gjuhën angleze dhe zgjat në një periudhë 13 javë. Ky është kursi më i lartë institucional në hierarkinë e arsimimit të Forcave të Armatosura. Ky kurs synon të trajnojë ushtarakë me gradën kolonel/nënkolonel ose civilë ekuivalentë me ta, jo vetëm nga in-stitucionet e Sigurisë dhe Mbrojtjes së vendit tonë, por edhe nga vendet e rajonit, në tre fusha themelore:Së pari, shkëmbimin e eksperiencës midis vendeve të rajonit në fushën e sigurisë dhe reformave të mbrojtjes. Së dyti, të eksplorojë rrugët e përbashkëta për zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit. Së treti, të promovojë përpjekjet e përbashkëta në mbështetje të integrimit Euro Atlantik. KLSM është hapur për herë të parë në Shtator 2007, dhe aktualisht është duke u zhvilluar kursi i pestë që prej datës 9 shtator deri më 6 dhjetor 2013.Që prej 1 nëntorit 2012 ky kurs është në procesin e akreditimit nga Komanda e Aleancës për Transformim, Norfolk të SHBA. Që prej 1 nëntorit 2012 statusi i këtij kursi është “natO LiStEd”.Për realizimin dhe zhvillimin e kLSm në Akademinë e Forcave të Armatosura krahas kontributit kryesor të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ka qenë ndihma dhe asis-tenca e partnerëve tanë ndërkombëtarë si ai i Institutit për Studimet në Fushën e Mbrojtjes (CaSd) Romë Itali, Qendrës “George Marshall Center” Gjermani, Universitetit të Kolorados i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Instituti i Studimeve Globale Itali. si dhe institucioneve ndërkombëtare të vendosura në vendin tonë. Këto institucione kanë krijuar kushtet e nevojshme për shndërrimin e plotë të këtij kursi në një kolegj rajonal.

Shefi i grupit të studimeve strategjike, departamenti i Strategjisë dhe Sigurisë, aFa

Page 13: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

nr. 4 tetor 2013 / Mbrojtja 13

Valbona Zeneli është një profesoreshë e studimeve të sigurisë kombëtare në qendrën “George C. Marshall

European Center for Security Studies”. Ajo është një ekonomiste me një interes të veçantë në ekonominë ndërkombëtare, marketing dhe politikat ndërkombëtare të sigurisë. Kredencialet e saj akademike janë në fushën e ekonomisë dhe ajo mban gradën shkencore, Dr. i Shken-cave, në ekonominë politike, marrë në Universitetin e Barit, Itali. Ajo ka kryer studimet pasuniversitare duke u diplomuar nga Georgetown University, Washington D.C, në marketing ndërkombëtar dhe u diplomua me nder në administrim bi-znesi, nga Universiteti i Bolonjës, Itali. Ajo është diplomuar në “Marshall Center’s Leaders Program in International and Security Studies” dhe aktualisht është e përfshirë në aktivitetin e “Marshall Center” si pedagoge. Në kuadër të bashkëpunimit të “Qendrës Marshall” me KLSM, ajo që prej dy vjetësh ka qenë një lektore e kësaj qendre, në KLSM. Duke qenë se ajo sapo ka zhvilluar temat e saja në KLSM 2013, shfrytëzuam momentin për t’i marrë një intervistë të shkurtër në lidhje me ecurinë e KLSM.

Shumëkush e njeh rëndësinë e “Qendrës Marshall” dhe nivelin e saj profesional në fushën e studimeve të sigurisë, megjithatë, do të ishte me vlerë që ju si pjesë e stafit pedagogjik të saj, të na jepnin një vlerësim të shkurtër në lidhje me kontributin e kësaj qendre në këtë fushë.

Qendra Europiane për Studimet e Sigurisë George C. Marshall (George C. Marshall Eu-ropean Center for Security Studies), e kri-juar në vitin 1993, është një institut i mirën-

johur për studimet ndërkombëtare dhe të sigurisë, që promovon dialog dhe mirëkuptim midis vendeve dhe popujve. Qendra Marshall është një nga simbolet e bashkëpunimit të frytshëm të qeverive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë. Ka një rrjet prej më shumë se 9000 të diplomuarish tashmë në botë. Ajo është një përçuese e qëllimeve dhe idealeve të Planit Marshall, një vazhdueshmëri e këtij vizioni në shekullin e 21-të.

a e shihni rolin e kLSm-së si një faktor pozitiv në ndërtimin një mjedisi të qëndrueshëm rajonal, për

sa i përket bashkëpunimit, sigurisë dhe fushës së mbrojtjes?KLSM është një nga shembujt më pozitivë dhe të rëndë-sishëm të bashkëpunimit rajonal. Këto lloj kursesh të larta, ku oficerë dhe ekspertë të lartë të fushës së sigurisë nga vende të ndryshme të rajonit qëndrojnë, studiojë, komunikojnë, bashkëbisedojnë e debatojnë përgjatë 3 muajve të kursit, i shtojnë iniciativave të bashkëpunimit rajonal dimension njerëzor, që është edhe më i rëndësishmi për suksesin e këtyre iniciativave.

tashmë është viti i dytë për ju që merrni pjesë në programin e kLSm-së, duke dhënë kontributin tuaj si pedagoge. Cila është përshtypja juaj në lidhje me diskutimet e zhvilluara aty dhe me produktivitetin që sjellin këto shkëmbime mendimesh e pikëshikimesh?Një rritje shumë cilësore. Një program i kuruar në detaje, me tema të rëndësishme, të ftuar të spikatur, por edhe shumë aktivitete kulturore. Kjo është një pjesë shumë e rëndësishme për krijimin e marrëdhënieve miqësore të pjesëmarrësve nga vende të ndryshme.

nisur nga fakti që jeni pjesë e stafit akademik të “Qendrës marshall”, a e shikoni edukimin në fushën e sigurisë, - kësisoj edhe ndikimin e kLSm-së - si një rrugë emancipuese, e cila do të sjellë demokratiz-imin e mëtejshëm të institucioneve dhe një zhvillim të qëndrueshëm paqësor në rajonin tonë?Shpresoj që këto kurse të vazhdojnë e madje të shto-hen. Këto janë shembujt konkretë drejt një rikoncili-mi dhe bashkëpunimi të plotë të vendeve të Europës Juglindore, por edhe me gjerë. Në Ballkan ka me qindra iniciativa në fushën e sigurisë; disa të implementuara me sukses e disa të tjera më pak. Implementimi i refor-mave apo iniciativave është një nga fushat që vendet e Ballkanit vuajnë. Unë e shikoj themelor bashkëpunimin në edukim dhe trajnime, si element për marrëdhënie të mira dhe bashkëpunuese në Ballkan. Kjo deri tani ka munguar në mënyrë të gjerë. Është momenti të investohet më shumë në edukim të përbashkët. Kjo ndihmon vendet në procesin e integrimit Euro-Atlan-tik, por njëkohësisht forcon procesin e demokratizimit në secilin vend, pasi këto duhet të shihen si procese paralele, që i shërbejnë një qëllimi - stabilitetit dhe mirëqenies në Ballkan.

Cili do të ishte, sipas jush, një sugjerim për zhvillimin e programeve në fushë e studimeve të sigurisë për një vend të vogël si Shqipëria, në një realitet me di-namikë të lartë si Ballkani; sugjerim i cili do të ishte i vlefshëm, pasi ju vini nga një mjedis akademik i një qendre me nivel të lartë dhe vizionar?Ndjekja e shembujve të suksesit që vijnë nga vende të tjera të Europës ish-komuniste, siç është shembulli i vendeve Baltike, Letoni, Lituani dhe Estoni, që kanë akademi edukimi ushtarake të përbashkët. Ndoshta kjo do të dojë kohë, por kurse si KLSM janë hapa pozi-tivë në këtë rrugë.

intervistoi: albert hitoaliaj

Prof. Zeneli: KLSM, ka një rritje shumë cilësoreFlet Valbona Zeneli, profesoreshë e studimeve të sigurisë

kombëtare në qendrën “George C. Marshall”, lektore në KLSM

Page 14: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

Mbrojtja / nr. 4 tetor 2013 14

Sot, gjithkush ka mundësinë të hapë celu-larin apo kompjuterin e tij dhe të shohë çdo cep të globit e madje edhe ca më tutje, pamje nga hapësira yjore. Hartat dixhitale i

gjen ngado. Do mjaftohem duke përmendur “Google map”apo “Google earth” dhe them se i kam përf-shirë të gjitha ato që vlejnë për të thënë për hartat dixhitale që përdoren publikisht. Por, nuk ka qenë gjithnjë kështu. Hartat kanë pasur tjetër “fytyrë” nga sa kanë sot këto dixhitalet. Edhe pse ka saktësi në hartat dixhitale, ka ndodhur një zëvendësim disi i pakuptueshëm. Sot, në mes të këtyre përlloga-ritjeve super të sakta, me satelit e kompjuter e me instrumente të pagabueshëm, ka ndryshuar ajo që nuk kontrollojnë dot kompjuterat: perceptimi njerë-zor. Para shekujsh, hartat edhe pse me mangësi të ndryshme, thelbësore e jo, kishin vetinë që t’i

Albanët dhe simbolika gjeopolitike e hartës së Heinrich Bünting

jepnin njeriut idenë e hapësirës. Ndërsa sot edhe pse shumë të sakta, hartat ngatërrohen rëndom me territorin. Një hartë nuk paraqet një territor, ose më saktë nuk paraqet vetëm territorin. Har-ta jep perceptimin njerëzor në lidhje me orientimin dhe pasurohet me informacione të cilat e kapërce-jnë territorin duke qenë se japin detaje të shumta, që nga bota e gjallë e deri te nëntoka. Pra hartat janë informative duke dhënë atë që njeriu shikon, përfytyron, mat etj,: hapësirën. Në kohë të caktu-ara ato kanë dhënë perceptime të caktuara, por një gjë ka mbetur e pandryshuar në kohë dhe ajo është gjeografia fizike që pasqyrojnë hartat. Një hartë e vjetër vlen sa shumë fjalë të thëna njëherësh. Me ndryshimin e qeverisjes dhe forcave politike në Shqipëri, pati edhe disa ndryshime që herë-herë u komentuan e herë të tjera jo. Një nga ndryshimet që u vu re që në fillim ishte tryeza e mbledhjeve të këshillit të ministrave. Ndryshon nga ajo e mëparsh-mja në formë, ngjyrë, madhësi, por ndryshonte edhe nga një dekoracion i vendosur në pjesën e hapur mes

euroPa

albert Hitoaliaj

Harta e kryeministrisë dhe mesazhi metaforik i ri-pozicionimit të shqiptarëve në hapësirën Europiane

Page 15: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

nr. 4 tetor 2013 / Mbrojtja 15

euroPa

tryezës ovale. Dekoracioni që po përmendim është riprodhimi i një harte të vjetër antropomorfe të Eu-ropës. U pa në mënyra të ndryshme e u komentua në mënyra të ndryshme ajo hartë, por mungoi zbër-thimi mesazhit të saj. A ka një mesazh në vetvete vendosja e asaj harte? Në diplomaci asgjë kalon pa pasur një mesazh. Natyrisht që kryeministria nuk është ministri e Jashtme, por ndërkohë nuk mund të mohohet se imazhi i saj është një mesazh që vlen jo vetëm për shqiptarët, por edhe për shtete të tjerë. Mbase nuk ka asnjë mesazh në atë hartë dhe çdo gjë është hamendësim. Mund të jetë edhe kështu, por gjeopolitikani i njohur, George Friedman, kohët e fundit, teksa bënte një analizë në lidhje me situatën në Siri dhe rolin e SHBA, e fillonte atë kështu: “Thuhet se kur diplomati i famshëm aus-triak, Klemens von Metternich, dëgjoi për vdekjen e ambasadorit turk, ai tha: “Pyes veten se çfarë donte të thoshte me këtë”? E vërtetë apo jo, seri-oze apo shaka, ajo vë në pah një problem të diplo-macisë. Në kërkim të kuptimit që qëndron pas çdo gjesti, diplomatët filluan ta konsiderojnë çdo veprim të thjeshtë si një gjest…”Kështu, mbështetur te ky citim mund të nisë edhe përpjekja për të kuptuar gjestin e vendosjes së asaj harte në tryezën e këshillit të ministrave. Harta për të cilën po flasim është një hartë shumë e vjetër e Europës. Kontinenti i Europës paraqitet në formë njerëzore, në formën e një mbretëreshe që mban në dorën e majtë një skeptër dhe në të djathtën një rruzull me kryq sipër. Ajo është e titulluar “Europa Prima Pars Terrae In Forma Virginis…” dhe është krijuar në vitin 1548 nga Heinrich Bunting. Aty nga shekulli i 16-të gjendet zanafilla e botimit të hartës së Europës në formën e një gruaje. Këto harta an-tropomorfe (me formë njeriu) u botuan kryesisht në tokat e Gjermanisë së asaj kohe. Të ngjashme me to janë edhe hartat zoomorfe që janë në formë kaf-shësh. Sidoqoftë, harta e parë e Europës në formë mbretëreshe, ka si autor gjermanin Johannes Putsch, i cili lindi në 28 mars 1516 në Innsbruck. Origjinali i kësaj harte, e botuar në vitin 1537, gjen-det në muzeun e Innsbruck-ut, “Innsbruck Tiroler Landesmuseum Ferdinandeum, Innsbruck” (His-

torische Sammlungen, Inv. Nr. K V/84). Kjo hartë shfaq ndër të tjera, emërtimet: Illiria, Albania Mons dhe Albania. Kjo treshe emërtimesh shfaq pamjen e gadishullit Ilirik, dhe vargmalet Albane apo shq-iptare (ilire), të cilat shtrihen nga Austria (aty ku fillon emërtimi Iliria) deri në Kostandinopojë. Ser-bia dhe Bullgaria gjithashtu, ndodhen përtej këtyre maleve. Harta ka edhe detaje të tjera të shumta, por po ndalem veç te këto që sapo përmenda, dhe arsyeja do shihet në vijim. Harta e dytë që është botuar po me këtë formë, Europa si grua, i përket autorit Heinrich Bünting, një prift protestant gjerman. Ai është marrë me shumë kërkime të lira për shkak të pikëpamjeve të tija teologjike të ndryshme. Punimi i tij më i njohur është: “Ein Reisebuch über die gantze heil-ige Schrift” (botuar së pari në Helmstedt; Jacobus Lucius, 1581), një shpjegim gjeografik për Biblën. Ky libër ka pasur më shumë se 60 ribotime deri në shekullin e 18-të dhe është i ilustruar nga një grup hartash. Një prej tyre, Europa në formë gruaje a mbretëreshe, është edhe harta e cila ndodhet në tryezën e punës së qeverisë Rama. Këto harta u publikuan së bashku në 1587, por harta që flasim është krijuar në vitin 1548, pak vite pas hartës së Putsch. Shqipëria shfaqet në dy harta të botuara nga Heinrich Bünting: në hartën e Europës si grua dhe në hartën e Azisë si kali mitik Pegasus, ku në kufij të saj ndodhet Europa, prezantuar nga Albania (Shqipëria). Pra, pjesa skajore kufizuese e Europës, mban emrin e Shqipërisë. Normalisht që këto har-ta kanë mangësi gjeografike dhe bazohen kryesisht te simbolika, por sidoqoftë Bünting e shoqëronte hartën me shpjegime të shkurtra të cilat kanë hum-bur dhe nuk janë ruajtur deri ditët e sotme. Harta e Europës si mbretëreshë u transformua në një hartë kujtese që kujtonte linjat kufizuese gjeografike të Europës. Në këtë mënyrë, në hartën tjetër zoo-morfe të Azisë (“Asia Secunda Pars Terrae in Forma Pegasi”, Azia në formën e Pegasus), Albania (Shq-ipëria) pasqyronte gadishullin e Ballkanit apo gadi-shullin Alban, Ilirik, që kufizohet me Azinë. Kjo tregon qartë rrënjën europiane të shqiptarëve të shekullit të 15-16. Kreu i kësaj harta paraqet Spanjën dhe

Page 16: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

Mbrojtja / nr. 4 tetor 2013 16

Portugalinë e në majë qëndron një kryq, i cili jep natyrën e krishterë të Europës së shek 16-të. Rru-zulli me kryq që shfaq Siçilinë, tregon kufirin e Eu-ropës së krishterë, skajin. Gjermania është zemra e mbretëreshës Europë, Franca është gjoksi, Al-pet janë zinxhiri i varur në qafë, Italia është krahu i djathtë i mbretëreshës Europë, krahu i majtë është Danimarka, skeptri mbahet nga krahu i majtë dhe Anglia është pranë majës së skeptrit në formën e një flamuri, në fundin e veshjes, në të djathtë qën-dron Greqia me Peloponezin aty afër dhe në të majtë qëndron Moska. Kostandinopoja dhe Prusia paraq-iten si dy këmbët e mbretëreshës. Ndërkohë ka dy linja që janë të dukshme dhe të gjata. Linja e lumit Danub dhe vargmalet Albane janë si dy zinxhirë të çmuar që varen nga brezi i mbretëreshës. Paralel me malet Albane, është emri i Ilirisë, në krye pranë Austrisë, ndërsa në fund të këtij vargmali qëndron Kostandinopoja. Heinrich Bünting nuk kishte ndonjë interes në glorifikimin e Habsburgëve, por sidoqoftë mënyra e pasqyrimit të Europës në këtë mënyrë ishte një vazhdim i asaj harte që bëri Putsch, i cili e shikonte Karlin e V-të të Spanjës si kurorë katolike, ndërsa Ferdinandi i Austrisë, qëndronte si medalje e artë në gjoksin e mbretëreshës. Nuk duhet lënë pa përmendur fakti se Europa po jetonte kohën kur konfliktet ndërmjet protestantëve dhe katolikëve të Perandorisë së Shenjtë Romake do të jepnin atë që ne sot e quajmë shtet-komb dhe sistemin ndërkom-bëtar të marrëdhënieve ndërkombëtare. Heinrich Bünting, nuk ishte i fundit që prodhoi një hartë të tillë, sepse disa vjet më pas do të ishte hartografi gjerman me origjinë hebraike Sebastian Münster (1488-1552) që do të krijonte një tjetër hartë an-tropomorfe të ngjashme të pasqyruar në veprën e tij “Kozmografia”, të botuar në Basel të Zvicrës. Kjo vepër është ribotuar rreth 40 herë në peri-udhën 1544-1628 dhe Münster ushtroi influencë për thuajse 200 vjet, ashtu si dhe Bünting. Në hartën e Münster mungojnë shpjegimet dhe natyr-isht që edhe ajo ka mangësitë e veta në pasqyrimin gjeografik. Na duhet të theksojmë këtu, elemen-tin për të cilin po bëjmë krahasimin e këtyre har-tave: pozicionin e Shqipërisë (Albanisë dhe Ilirisë). Në hartën e Sebastian Münster, mungon Albania dhe Iliria. Jepet Maqedonia, Sklavonia (një unifikim e njehsim i sllavëve me Ilirinë) ndërkohë që ka edhe ndryshime të tjera, pavarësisht se Gjermania konsi-derohet sërish zemra e Europës. Më pas Matthias Quad (1557–1613) dhe Johann Bussemacher në vi-tin 1587 do të bënin një hartë tjetër të ngjashme të Europës mbretëreshë. Albania shfaqet përsëri në këtë hartë, ashtu si dhe Iliria dhe vargmalet e saj si simbol i Ballkanit Ilir. Në basenin pas këtyre maleve gjendet tashmë Serbia. Gjermania qëndron përsëri në zemër, Britania në skeptrin e pushtetit, Spanja në krye si kryqi i Europës etj. Këto janë disa përshkrime të hartës, ndërsa kjo e fundit përmban edhe shpjegime të vendosura anash. Këta hartografë shfrytëzuan burime të vjetra e të reja për të ndërtuar perceptimin mbi Europën dhe ndikimi i punës së tyre ishte jo i pakët. Simbolika me të cilën shfaqej kompozimi i gjeografisë europiane kishte synime të cilat shkonin përtej gjeografisë dhe prekeshin nga gjeografia politike e asaj kohe. Nëse shikojmë hartat e sotme dhe përpiqemi të

përfytyrojmë një hartë antropomorfe të Europës, siç bënë dikur këta hartografë, do të shihnim se disa pika kyç në këtë hartë nuk kanë ndryshuar shumë. Europa ka mbetur kryesisht e krishterë, edhe pse religjioni tashmë nuk është kriter i rëndë-sishëm që përcakton konfliktet. Britania nuk është më mbretëresha e dikurshme e deteve, por është akoma një shtet me rendësi të madhe në diplomaci-në botërore dhe padyshim atë evropiane. Gjermania është zemra e Europës, por këtë herë në versionin e fuqisë ekonomike. Pra këta janë disa elementë të qëndrueshëm në kohë, faktorë e aktorë të cilët i kanë dhënë formë gjeopolitikës evropiane, botërore dhe rendit të marrëdhënieve ndërkombëtare që ka udhëhequr mbretëresha Europë. Ajo që është kor-rigjuar në Ballkan këto dekada, ngjan me ato korri-gjimet e shek. 16-të. Flas për elementin shqiptar, i cili është rishfaqur përsëri në skenë me pavarësinë e Kosovës. Kjo pavarësi duket se rikthen edhe një herë, në mënyrë metaforike, termin Albania ashtu si në hartën e Heinrich Bünting, ku gadishulli Ilirik, malet Albane dhe Albania (Shqipëria) zënë pozicion-in kryesor në Ballkanin e sotëm dhe janë një nga zinxhirët e çmuar të mbretëreshës. Vlera e sot-me e hapësirës shqiptare, mund të jetë padyshim vlera gjeografike, gjeopolitike dhe vlera e asaj hapë-sire që për shekuj ka shërbyer si portë që lidhte Perëndimin me Lindjen. Në këtë mënyrë, theksimi i identitetit tonë perëndimor, nuk është vetëm një çështje kulturore, por edhe strategjike, aq sa his-torike, aq sa gjeografike e aq sa jetike. Mund të shtjellohet gjerësisht pozicioni Alban në hartën e Europës mbretëreshë, si sot edhe në të shkuarën dhe në të gjitha rastet do të vëmë re se ne kemi qene gjithnjë një zinxhir i çmuar gjeografik. Duke e parë në këtë mënyrë hartën e Heinrich Bünting, të vendosur në mes të tryezës së punës së qeverisë, nuk ka se si të mos lindin pyetje në lidhje me sim-bolikën dhe mesazhin që synon kjo pamje, kjo hartë e vjetër e cila shfaq një hapësirë shqiptare e cila ishte bërë e njohur ato shekuj nga legjendari Skën-derbe. Rivlerësimi i kësaj hapësire, duke ri-shfaqur këtë hartë të Heinrich Bünting, që ndryshon nga ajo e Sebastian Münster, i cili gadishullin e Ilirisë e quan gadishull të Sklavonisë, është një paralelizëm historik që duket sikur jep në mënyrë metaforike shkatërrimin e Jugosllavisë dhe fuqizimi i hapësirës së shqiptarëve në Ballkan. Ky ndryshim gjeopolitik në Ballkan, i varur sigurisht nga ndryshimi i rendit gjeopolitik global, është edhe kyçi i zhvillimeve që ndodhin në vendin tonë. Të rikthehemi te pikëpy-etja fillestare: a ka ndonjë mesazh harta e Heinrich Bünting, e vendosur në mes të tryezës së punës së qeverisë Rama? Edhe nëse nuk ka, askush nuk men-don kështu në diplomaci. Nuk mund të thuhet me siguri nëse ka, por përsëri mbetet në fuqi dyshimi i mesazheve të diplomacisë, - pyetja bazë e Klemens von Metternich: “Pyes veten se çfarë donte të tho-shte me këtë”?, qëndron. Këtë dyshim e forcon edhe partneriteti strategjik i Shqipërisë, ku nuk duhet shumë për tu kuptuar se pavarësisht vështirësive, pozicioni i shqiptarëve falë këtyre partnerëve është në ngritje, një ngritje e paraqitur shumë bukur nga ana vizuale edhe në hartën e Heinrich Bünting, që mund të përmblidhet me këto fjalë: ri-pozicionim shqiptar në yjësinë e Mbretëreshës Europë.

Page 17: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

nr. 4 tetor 2013 / Mbrojtja 17

Strategjia, ideologjia dhe mbyllja e krizës siriane

analiza

Thuhet se kur diplomati i famshëm austriak, Klemens von Metternich, dëgjoi për vdekjen e ambasadorit turk, ai tha: “Pyes veten se çfarë donte të thoshte me këtë”? E vërtetë

apo jo, serioze apo shaka, ajo vë në dukje një prob-lem diplomacie. Në kërkim të kuptimit prapa çdo gjesti, diplomatët filluan ta konsiderojnë çdo veprim të thjeshtë si një gjest. Muajin e kaluar, presiden-ti i Shteteve të Bashkuara e trajtoi aktin e bom-bardimit të Sirisë si një gjest që synon të përcjellë më shumë kuptimin sesa një veprim ushtarak të destinuar për të arritur një fund të veçantë. Ky është çelësi për të kuptuar historinë që u shpalos gjatë muajit të kaluar. Kur presidenti Barack Obama kërcënoi për një veprim ushtarak duke u hakmar-rë për atë që ai pretendonte se ishte përdorimi i armëve kimike nga ana e qeverisë siriane, ai syn-onte një sulm të kufizuar që nuk do të shkatërronte armët. Shkatërrimi i të gjitha atyre nga ajri do të kërkonte sulme ajrore të përhapura mbi një peri-udhë të gjerë kohore dhe do të rrezikonte lëshimin e kimikateve në atmosferë. Veprimi, gjithashtu, nuk kishte për qëllim të shkatërronte regjimin e presi-dentit sirian, Bashar al-Assad. Gjithashtu, do të ishte e vështirë që kjo të bëhej nga ajri dhe do të rrezikonte krijimin e një vakumi pushteti që Shtetet e Bashkuara nuk ishin të gatshme për ta menax-huar. Në vend të kësaj, qëllimi ishte të sinjalizohej qeveria siriane se Shteteve të Bashkuara kjo nuk i pëlqente. Kërcënimi i luftës është i dobishëm vetëm kur kërcënimi është i vërtetë dhe i rëndësishëm. Ky kërcënim, megjithatë, kishte si qëllim të ishte i parëndësishëm. Diçka do të shkatërrohet, por jo armët kimike ose regjimi. Shtetet e Bashkuara janë jashtëzakonisht të fuqishëm ushtarakisht dhe kërcënimet e tyre për të bërë luftë duhet të jenë të frikshme, por në vend të kësaj, presidenti zgjodhi të

kornizonte kërcënimin, kështu që shpërfillja e tij do të ishte e parrezikshme.

Shmangia e aksionit ushtarakNë mënyrë të dukshme, ishte e qartë që në fillim se Obama nuk dëshironte të ndërmerrte veprime ushtarake kundër Sirisë. Dy javë më parë shkro-va se kjo ishte “Një komedi në tre pjesë: Luftëtari ngurrues duke u kthyer në një gjeneral të tërbuar dhe duke gjetur pasuesit e tij që enden larg, bëhet përsëri luftëtari ngurrues”. Javën e kaluar në Gje-nevë, luftëtari ngurrues u rishfaq duke vënë mën-janë armët e tij dhe duke premtuar të mos sulmojë Sirinë. Kur ai mori detyrën, Obama nuk donte të angazhohej në çdo luftë. Qëllimi i tij ishte ringjallja e pragut për më shumë veprime ushtarake që nga fundi i Luftës së Ftohtë, kur Desert Storm, Soma-lia, Kosova, Afganistani dhe Iraku si dhe ndërhyrje të tjera më të vogla, formuan një model të vazh-

Nga George Friedman

Page 18: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

Mbrojtja / nr. 4 tetor 2013 18

dueshëm në politikën e jashtme amerikane. Pavarë-sisht arsyetimeve për ndonjë nga këto, Obama i pa Shtetet e Bashkuara tepër të tendosura nga ritmi i luftës. Ai ka për qëllim të shkëputet nga lufta dhe të luajë një rol më të vogël në përgjithësi në menax-himin e sistemit ndërkombëtar. Më tepër, ai synon të jetë pjesë e koalicionit të kombeve, jo lider dhe me siguri jo aktor i vetmuar. Ai në mënyrë të qartë kon-sideron se Siria nuk e përmbush standardin e ngritur rishtazi. Ajo ishte përfshirë në një luftë civile dhe Shtetet e Bashkuara nuk kishin qenë të suksesshme në vendosjen e vullnetit të tyre në konflikte të tilla të brendshme. Për më tepër, Shtetet e Bashkuara nuk kanë një të preferuar në luftë. Uashingtoni ka një histori të gjatë armiqësie ndaj regjimit të al-Assadit, por është gjithashtu armiqësor ndaj rebelëve, të cilët, që ndër-kohë mund të kenë disa demokratë kushtetues midis radhëve të tyre, kanë qenë gjithnjë e më shumë nën ndikimin e xhihadistëve radikalë. Krijimi i një shteti-komb i qeverisur nga fraksione të tilla do të ri-krijojë kërcënimin që vjen nga Afganistani dhe do të çojë në 11 shtatorin dhe kështu krijimin e një vendi që kufi-zohet me Turqinë, Irakun , Jordaninë, Izraelin dhe Li-banin. Përjashtim bën rasti kur Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për të provuar përsëri dorën e tyre edhe një herë drejt okupimit dhe ndërtimit të kombit, zgjedhja për Uashingtonin nuk duhet të jetë “asnjëra nga këto lart”. Strategjia dhe specifikat e Sirisë argumentojnë të dyja distancën amerikane dhe Obama ndoqi këtë logjikë. Pasi armët kimike të jenë përdorur, prapseprap, arsyetimi ka ndryshuar. Dy arsye shpjegojnë këtë ndryshim.

Wmd (armët e shkatërrimit në masë) dhe ndërhyrja humanitareShqetësimet amerikane mbi armët e shkatërrimit

në masë, ishte njëra arsye. Që nga fillimi i Luftës së Ftohtë deri në ditët e sotme, frika e armëve bërthamore ka përndjekur psikikën amerikane. Disa do të thonin se kjo është e çuditshme, duke marrë parasysh se Shtetet e Bashkuara janë vendi i vetëm që ka përdorur bomba atomike. Unë do të argumentoj se kjo ndodh pikërisht për shkak të kësaj. Midis Hiroshimës dhe shkatërrimit re-ciprok të sigurt, pati një frikë të arsyeshme si pasojë e luftës bërthamore. Pearl Harbor kishte krijuar frikën se lufta mund të vinte papritur, në çdo moment dhe ndërgjegjësimi i aluduar i Hiroshimës dhe Nagasakit gjeneroi frikën e as-gjësimit të papritur në Shtetet e Bashkuara. Armë të tjera, të afta për asgjësimin masiv të popullatave ju bashkuan armëve bërthamore, kryesisht armëve biologjike dhe kimike. Robert Oppenheimer, i cili mbikëqyri punën shkencore të Projektit Manhattan, përdori termin “armë të shkatërrimit në masë”, për të treguar një klasë armësh në gjendje të shkaktojnë shkatër-rim në shkallën e Hiroshimës dhe më gjerë, një kategori që mund të përfshijë armët biologjike dhe kimike. Koncepti i armëve të shkatërrimit në masë përfundimisht u zhvendos nga “shkatër-rimi në masë” tek vetë arma. Posedimi dhe për-dorimi i armëve të tilla nga aktorë që më parë nuk i kishin poseduar këto lloj armësh, u pa si një kërcënim për Shtetet e Bashkuara. Pragu i shkatërrimit në masë pushoi së qeni masë e rëndësishme dhe shkaku i vdekjes në një sulm të caktuar mori fazën qendrore. Dhjetëra mi-jëra kanë vdekur në luftën civile siriane. Dallimi i vetëm në vdekjet që nxiti kërcënimet e Obam-ës, ishte se këto vdekje ishin shkaktuar nga armët kimike. Vetëm ky dallim bëri që politika e jashtme e SHBA-së të ndryshojë strategjinë e saj. Shkaku i dytë i ndryshimit të SHBA-së është më i rëndësishëm. Të gjithë administratat amerikane kanë një tendencë për të menduar ideologjikisht dhe ekziston një prirje ideologjike e përfaqësuar në administratën Obama që ndjen se fuqia ushtarake amerikane duhet të përdoret për të parandaluar gjenocidin. Kjo ndjenjë daton që nga Lufta e Dytë Botërore dhe Holokausti e u bë veçanërisht intensive mbi Ruandën dhe Bos-njën, ku shumë besojnë se Shtetet e Bashkuara mund ta kishin parandaluar vrasjen masive. Shumë avokatë të ndërhyrjes amerikane në operacionet humanitare do ta kundërshtonin përdorimin e forcës ushtarake në rrethana të tjera, por e kon-siderojnë përdorimin e saj si një imperativ moral për të ndaluar vrasjen masive. Frika e kombinuar e armëve të shkatërrimit në masë dhe ideologjia e ndërhyrjes humanitare u bë një forcë e papërmba-jtshme për Obamën. Çelësi në këtë proces, ishte se përcaktimi i genocidit dhe i shkatërrimit masiv ka ndryshuar, saqë vdekjet e 1.000 njerëzve re-zultuan në kërkesë për ndërhyrje në të dy rastet. Presioni mbi Obamën u rrit brenda administratës së tij nga ata që ishin të shqetësuar nga për-dorimi i armëve të shkatërrimit në masë dhe ata që panë të krijohej një tjetër Ruandë. Pragu për

Page 19: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

nr. 4 tetor 2013 / Mbrojtja 19

ndërhyrje moralisht të detyrueshme ishte i ulët dhe kjo anuloi përfundimisht pragun më të lartë strategjik që Obama kishte vendosur. Ishte ky tension që vendosi jashtë oshilacionet e çudit-shme në trajtimin e çështjes nga Obama. Strat-egjikisht, ai donte të mos kishte të bënte me Sirinë, por ideologjia e armëve të shkatërrimit në masë dhe ideologjia e ndërhyrjes humanitare e detyruan atë të ndryshonte kurs.

një bilanc i pamundurObama u përpoq të gjente një ekuilibër ku nuk kishte asgjë ndërmjet strategjisë së tij që diktoi mos-ndë-rhyrjen dhe ideologjinë e tij që kërkon të bëhet diç-ka. Zgjidhja e tij ishte që të kërcënonte për veprime ushtarake që ai dhe sekretari i tij i shtetit treguan se do të ishin minimale. Veprimi i kërcënuar ngjalli pak shqetësim nga regjimi sirian, i cili ka luftuar një luftë të përgjakshme dy-vjeçare. Ndërkohë, rusët të cilët po kërkonin të fitonin pozitë duke i rezistuar Shteteve të Bashkuara, mund ta pikturonin Uash-ingtonin si të papërgjegjshëm dhe të njëanshëm. Obama donte thjesht që e gjithë kjo të largohej, por ai kishte nevojë për disa garanci që armët kimike në Siri do të viheshin nën kontroll. Për këtë, ai kishte nevojë që aleatët e al-Assadit, rusët, të premtonin të bënin diçka. Pa këtë, ai do të ishte i detyruar të merrte masa joefek-tive ushtarake, pavarësisht se nuk dëshironte. Prandaj, faza finale e komedisë së luajtur në Gjenevë, vendi i takimeve të Luftës së Ftohtë (është e çuditshme që Obama e pranoi këtë vend, duke ditur simbolikën e tij), ku rusët ranë dakord në një farë mënyre të paspecifi-kuar, në një hark kohor të pasigurt, të bënin diçka rreth armëve kimike të Sirisë. Obama premtoi të mos ndërmerrte veprime të cilat gjithsesi do të kishin qenë joefektive. Në fund, kjo marrëveshje do të ketë kuptim vetëm nëse ajo zbatohet. Marrja e kontrollit së 50 vendeve të armëve kimike në mes të një lufte civile pady-shim ngre disa pyetje teknike mbi zbatimin. Thel-bi i marrëveshjes është, sigurisht, krejtësisht i paqartë. Në zemër të saj, Shtetet e Bashkuara ranë dakord të mos i kërkonin Këshillit të Sigu-rimit së OKB-së leje për të sulmuar në rast se sirianët nuk përmbaheshin. Gjithashtu, ajo nuk sqaroi mjetet për vlerësimin dhe sigu-rimin e armëve siriane. Kulmi i marrëveshjes nuk kishte të bënte me armët kimike, kishte të bënte me kohën e fituar dhe lehtësimin e Shteteve të Bashkuara nga angazhimi i tyre për të bombarduar diçka në Siri. Padyshim, janë diskutuar edhe çështje të tjera, duke përfshirë edhe të ardhmen e Sirisë. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, duan që të dyja që regjimi i al-Assadit të bllokojë sunitët. Të dyja duan t’i japin fund luftës civile, amerikanët për të zvogëluar presionin mbi veten e tyre për të ndihmuar sunitët, rusët të zvogëlojnë shanset që regjimi i Assadit të shkojë drejt kolapsit. Duke lejuar Sirinë që të bëhet një tjetër Liban, (historikisht, ata janë

një vend) me komandantë të shumtë, - apo më saktë, duke pranuar se kjo tashmë ka ndodhur, - është rezultati logjik i të gjithë kësaj. pasojatRezultati më i rëndësishëm global është se rusët u ulën me amerikanët si të barabartë për herë të parë që prej rënies së Bashkimit Sov-jetik. Në fakt, rusët u ulën si mentorë, duke e pozicionuar veten teksa shfaqeshin për të ud-hëzuar amerikanët e pamatur në menaxhimin e krizave. Për këtë qëllim, artikulli i Putinit në “New York Times” ishte i shkëlqyer. Kjo nuk duhet të shihet thjesht si imazh: Imazhi i rusëve që detyrojnë amerikanët të tërhiqen, rikum-bon përgjatë periferisë ruse. Në ish-satelitët sovjetikë, rrëmuja e plotë në Europë mbi këtë dhe shumë çështje të tjera, pavendosmëria e Shteteve të Bashkuara dhe simbolika e Kerry dhe Lavrov duke negociuar si të barabartë do të formësojë për pak kohë sjelljen. Ky do të jetë gjithashtu rasti në vende si Azerbajxhani, një alternativë kyçe për energjinë ruse që kufi-zohet me Rusinë dhe Iranin. Azerbajxhani për-ballet me një pasojë të dytë të administrimit të ideologjisë, e njëjta që kemi parë gjatë Pran-verës Arabe. Administrata Obama ka treguar një tendencë në gjykimin e regjimeve që janë aleatë potencialë, mbi bazën e të drejtave të njeriut, pa shqyrtim të kujdesshëm nëse al-ternativa mund të jetë shumë më e keqe. E shoqëruar me një imazh dobësie, kjo mund të çojë vende si Azerbajxhani të rishikojnë pozicionet e tyre në l idhje me rusët. Grupimi i parimeve morale me strategj inë kombëtare nuk është i arritshëm në më të mirat e rre-thanave. Ideologj itë kanë tendencë të jenë më joshëse në terma të përgj ithshëm, por jo aq koherente në raste të veçanta. Kjo është e vërtetë në të gjithë spektrin politik, por është veçanërisht intensive në administratën Obama, ku idetë e ndërhyrjes humanitare, absolutizmi në të drejtat e njeriut si dhe kundërshtimi ndaj armëve të shkatërrimit në masë ndeshet me një strategji kufizimi të përfshirjes së SH-BA-së, përfshirje veçanërisht ushtarake, në botë. Ideologjitë përfundojnë duke kërkuar gjy-kime dhe veprime që strategjia refuzon. Re-zultati është ai që ne kemi parë gjatë muaj it të kaluar në l idhje me Sirinë: Një tension i vazhdueshëm ndërmjet ideologjisë dhe strat-egj isë që ka zbatuar administrata Obama për të kërkuar mënyra për gjëra kontradiktore. Kjo nuk është një dukuri e re në Shtetet e Bash-kuara dhe ky rast nuk do të zvogëlojë fuqinë e saj objektive, por ka krijuar një ndjenjë pasigu-rie në lidhje me atë që kanë pikërisht ndërmend Shtetet e Bashkuara. Kur kjo ndodh në një vend të vogël, nuk është problematike. Në fuqinë ud-hëheqëse, ajo mund të jetë e rrezikshme.

përgatiti: alba musarajBurimi: Stratfor

Page 20: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

Mbrojtja / nr. 4 tetor 2013 20

Siria dhe kufijtë e krahasimit

analiza

NGA ROBERT D. KAPlAN Shefi i analizës gjeopolitike për Stratforin

Për shkak se shumë plane lufte thjesht nuk i mbijetojnë realitetit të vetë luftës, çdo luftë është një univers i veçantë deri tek vetja dhe kështu në krahasim me luftërat e më-

parshme, megjithëse të dobishme, mund të rezul-tojnë gjithashtu zhgënjyese. Një nga shumë supoz-imet e gabuara rreth Luftës së Dytë të Gjirit Persik para se ajo të fillonte, ishte se ajo do t’i ngjante disi Luftës së Parë të Gjirit, në të cilën pesimistët kishin qenë të poshtëruar nga lehtësia e fitores. Në të vërtetë, Lufta e Dytë e Gjirit u shpalos në mënyrë shumë të ndryshme, këtë herë duke provuar se pesimistët kishin të drejtë. Kjo është arsyeja se pse refreni i kohëve të fundit të medieve, kur kraha-sojnë një operacion ushtarak në Siri me një të tillë në Kosovë në vitin 1999, më shqetëson.

i madhi dhe i vogli Ka dallime të thella. Siria ka një popullsi 10 herë më të madhe se Kosova në vitin 1999. Për shkak se çdo

gjë në Siri është në një shkallë shumë më të madhe, vendosja e përfundimit me mjete ushtarake mund të jetë akoma më i vështirë. Kosova e vendosi dhunën dhe represionin e ashpër në duart e liderit serb, Slobodan Milosevic, i cili u përball me një fushatë me intensitet të ulët separatiste nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhuna ishte e përhapur, por jo në shkallën e Sirisë. Siria është në mes të një lufte të plotë civile. Për më tepër, rrëzimi i Milo-sheviçit, përbënte shumë më pak rrezik për zgjer-imin e anarkisë sesa përmbysja e sundimtarit sirian, Bashar al- Assad.Kosova ishte pak a shumë e përfshirë në Ballkanin e jugut, me mundësi relativisht të kufizuara për një përhapje - siç doli - në vendet dhe territoret fqinje. Anarkia sektare e një shkalle të plotë në Siri kërcënon të destabilizojë një rajon më të gjerë. Ushtria Çlir-imtare e Kosovës mund të ketë qenë një bandë e keqe sipas disa zërave, me elemente kriminalë, por kjo nuk ishte një kërcënim për Shtetet e Bashkuara, ashtu si xhihadistët transnacionalë, që veprojnë aktual-isht në Siri. Për presidentin Bill Klinton, rreziku për të sjellë në pushtet Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte shqetësim shumë më i vogël se sa ai i presiden-tit Barack Obama, i cili ndoshta është duke ndihmuar për ardhjen në pushtet të një regjimi xhihadist suni. Kosova nuk kishte një kompleks objektesh të armëve kimike të shpërndara në të gjithë territorin e saj, siç ka Siria, me të gjitha kokëçarjet ushtarake dhe logjis-tike duke u përpjekur për t’i neutralizuar ato.

Faktori moskë Fushata e luftës së Kosovës nuk duhet të toleronte një Rusi të fortë dhe elastike, e cila në atë kohë po rimëkëmbej nga sundimi jo-kompetent i Boris Jelcin, rregulli anarkik. Vladimir Putin, i cili ka paanësi të rëndësishme në Sirinë e al- Assadit, mund të bëjë gjithçka në fuqinë e tij për të penguar një sulm ameri-kan. Edhe pse, duhet thënë se mundësitë e Putinit për të zgjedhur Obamën për një fushatë të rëndësishme ushtarake, janë të kufizuara brenda vetë Sirisë, por Putin mund të lëvizë më pranë Iranit duke lënë regjimin

Page 21: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

nr. 4 tetor 2013 / Mbrojtja 21

analiza

e sanksioneve dhe duke shtrënguar fort diplomacinë ruse anti-amerikane në të gjithë botën, në mënyrë më efektive sesa Jelcin ka dëshiruar apo ishte i aftë të bënte. Lufta e Kosovës nuk e angazhoi Iranin siç duhet të bëjë kjo luftë. Për të gjithë raketat që Amerika mund të lëshojë, nuk ka operativë në terren ashtu si Irani. As Shtetet e Bashkuara nuk do të kenë domos-doshmërisht durim dhe guxim për të ndjekur penalisht një operacion të fshehtë e të pafund, siç mundet Irani për vitet që vijnë dhe si tashmë ka bërë. Një al-Assad i dobësuar ose i rrëzuar është gjë e keqe për Iranin, por ky nuk është një sinjal se Amerika do të marrë një re-zultat të mirë nga kjo luftë. Një Iran i plagosur mund të garojë edhe më shpejt drejt një opsioni bërthamor. Ky është një rrezik i llogaritur. Lufta në Kosovë ka shkaktu-ar dhimbje të rëndësishme mbi civilët serbë përmes sul-meve ajrore, por popullsia siriane tashmë është prekur nga një luftë brutale tashmë prej dy vitesh dhe është problematik fakti nëse sulmet ajrore në këtë rast mund të shkaktojnë dhimbje të madhe psikologjike në pjesët e popullsisë ende besnike apo indiferente ndaj regjimit.

Cili është qëllimi? Qëllimi në Kosovë ishte kufizimi i ndikimit gjeografik të Serbisë dhe ndezja e një zinxhiri ngjarjesh që do të çonin në rrëzimin e Milosheviçit. Këto qëllime u arritën: Milosheviçi u detyrua të ikte nga pushteti në vjeshtë të vitit 2000, kryesisht për shkak të një zinxhiri ngjarjesh që rrodhën nga ajo luftë. Rrëzimi i tij, siç kam shkruar në “New York Times”, më 6 tetor të vitit 2000, nënkuptonte vdekjen de facto të fundit të Partisë Komuniste në Europë, që madje edhe në vitet e saj të fundit, ajo e kishte adoptuar fashizmin kombëtar si një taktikë. Për shkak se lufta ishte në një masë të konsiderueshme rezultat i përpjekjeve të një individi të vetëm, sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, tregoi se si individët mund të ndryshojnë në mënyrë dramatike historinë për më mirë. Kosova simbolizoi kështu fuqinë e agjencisë të njeriut ndaj forcave impersonale në mënyrë që të rrëmbejë një fitore për të drejtat e njeriut. Ky është një shkak i popullarizuar në mesin e gazetarëve dhe intelektu-alëve liberalë, siç është dëshira për të bërë diçka

për të ndëshkuar shkeljet masive së të drejtave të njeriut nga regjimi i al-Assadit. Krahasimi midis Kosovës dhe Sirisë vijon nga kjo, por ky është një krahasim me të meta: Duke rrëzuar në mënyrë el-egante Milosheviçin, nuk shkaktoi asnjë efekte anë-sor negative. Përmbysja e al-Assadit mund të çojë në një qendër të energjisë në Levant, po aq miqë-sore për xhihadistët transnacionalë edhe për tali-banët që kontrollonin Afganistanin në fund të viteve 1990 deri në vitin 2001. Natyrisht, administrata Obama do të përpiqet të kalibrojë përpjekjet e saj ushtarake për të shmangur kaosin e mëtejshëm xhi-had në Siri, por edhe me fuqi dërrmuese, kjo nuk është domosdoshmërisht në kontroll. Kur mori fund sundimi i Milosheviçit, mori fund dhe spastrimi et-nik, por nuk është e sigurt nëse masakra sektare do të përfundojë me vdekjen e al- Assadit, ajo ndoshta mund edhe të intensifikohet, me sunitët që kërkojnë hakmarrje në një komunitet të dobësuar alawit.

Opsionet e ObamësObama po përballet me një dilemë më ekstreme se ajo që po përballej Klinton në Kosovë. Nëse ai zgjedh sulm të kufizuar ushtarak për të dërguar një me-sazh kundër përdorimit të armëve kimike, ai rrezikon të duket i dobët, sidomos pas retorikës së fuqishme nga sekretari i tij i shtetit, John Kerry. Nëse ai zgjedh ndryshimin e regjimit,duke mos e thirrur atë, ai kërcënon të ndërsejë një makth xhihadist. Ai mund të provojë një alternativë të mesme, të kalibruar për të dëmtuar seriozisht bazën e pushtetit të al-Assadit, ndërkohë duke i dërguar një mesazh Rusisë dhe Iranit për ta ndihmuar atë të negociojë një transferim të qëndrueshëm të autoritetit në Damask, diçka që ende mund të hapë një proces të gjerë diplomatik me Ira-nin, por kjo është padyshim shumë e vështirë për t’u bërë. Kini parasysh diçka tjetër lidhur me Kosovën. Në atë kohë, Shtetet e Bashkuara nuk kishin qenë në luftë prej një çerek shekulli dhe kështu populli amerikan nuk ishte i lodhur nga lufta. Megjithatë, Klinton llogariti me të drejtë se publiku nuk do të toleronte viktima në një luftë që nuk kishte përfshirë një interes amerikan, por tani publiku amerikan është i lëkundur nga më shumë se një dekadë lufte të përgjakshme dhe kështu Obama ka liri veprimi edhe më pak se Klinton edhe pse Siria paraqet një sfidë më të madhe ushtarake sesa Kosova. Deri tani, Obama e ka trajtuar Lindjen e Mesme mirë. Ai ka reduk-tuar dhe përfunduar angazhimet e Forcës Tokësore në Af-ganistan dhe Irak, duke shmangur ndryshimin rajonal dhe kaosin. Kjo është në përputhje me udhëheqjen e një fuqie globale detare që ka angazhime serioze ushtarake në Azi e gjetkë edhe pse varësia e saj e energjisë në Lindjen e Mesme po venitet. Obama tani po përballet me një ng-jarje përcaktuese që do të testojë angazhimin e tij për ta mbajtur Amerikën larg nga rëra thithëse rajonale si dhe duke qenë në gjendje në të njëjtën kohë të ushtrojë pushtet të konsiderueshëm në rajon. Nëse Obama kryen një operacion të rëndësishëm ushtarak, një gjë është e sigurt: Siria do të jetë për Shtetet e Bashkuara një luftë vetiake me arsye vetiake, për mirë apo për keq.

përgatiti: alba musarajBurimi: Stratfor

Page 22: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

Mbrojtja / nr. 4 tetor 2013 22

“Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore”

kulturë

Në kuadër të 29 shtatorit, “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore”, Qendra e Kul-turës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, or-ganizoi aktivitetin e radhës me rastin e kësaj

dite në ambientet e Muzeut të Forcave së Armatosura, pranë Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. Të pran-ishëm në këtë aktivitet ishin drejtori Përgjithshëm i Qendrës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, akademiku Vasil Tole, sekretari i Përgjithshëm i Akade-misë së Shkencave, akademiku Salvator Bushati, drej-toresha e J9, kolonele Manushaqe Shehu, ushtarakë dhe punonjës të Forcave së Armatosura, familjarë të tyre si dhe mjaft të ftuar të tjerë. Aktivitetet e larm-ishme të kësaj dite i hapi pjesëmarrja e Orkestrës Fry-more të Forcave së Armatosura (OFKFA), që ekzekutoi

Aktivitet në kuadër të 29 shtatorit, “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore”, organizuar nga Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes

këngë dhe marshe patriotike, të cilat u pritën me duar-trokitje nga të gjithë të pranishmit. Më pas, fëmijët e kurseve sportive demonstruan lojëra popullore, pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare. Gjithashtu, u zhvillua ekspozita fotografike me foto të ndryshme nga monu-mente të ndryshme së kulturës shqiptare të para nga ajri, realizuar nga z. Aleksander Çala (ushtarak). Në hapjen zyrtare të festimeve të kësaj dite, u interpretua himni kombëtar nga OFKFA dhe solisti Redon Makashi. Më pas, drejtori i Përgjithshëm i Qendrës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, akademiku Vasil Tole, pasi falënderoi të gjithë të pranishmit e kësaj dite, thek-soi dhe rëndësinë e “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore” për Forcat e Armatosura. Gjithashtu, me këtë rast u bë u bë edhe prezantimi i botimit “Himni Kombëtar, partiturat muzikore”, i realizuar nga QKMBM, botim i cili ju dhurua përfaqësuesve të institucioneve, dirigjentit të Orkestrës Frymorë, z. Altin Babameto si

AlBA MuSARAJ

Page 23: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

nr. 4 tetor 2013 / Mbrojtja 23

dhe sekretarit të Përgjithshëm të Akademisë së Shken-cave, akademikut Salvator Bushati. Në fjalën e saj për-shëndetëse kushtuar kësaj dite, bashkëshortja e dësh-morit të rënë në krye të detyrës, kapiten Feti Vogli, u shpreh: “Sot, është një ngjarje e shënuar për trashëgim-inë kulturore të vendit, një ditë e shënuar për identitetin tonë kulturor. Data e 29 Shtatorit është një datë e cila përveç të tjerash ka për mua një emocion të dyfishtë për faktin se ajo nuk përkujton vetëm aktin heroik të dëshmorit të monumenteve, major Kamber Bënja, i cili dha jetën për ruajtjen e identitetit kombëtar, por përku-jton të gjithë atë plejadë njerëzish që ndër shekuj luftuan dhe luftojnë akoma edhe sot për ruajtjen dhe pasurimin e vlerave të trashëgimisë kulturore. Unë si bashkëshort-ja e një dëshmori i cili flijoi jetën e tij për paqen në një nga pikat e nxehta të globit, nuk kam si të mos ndjehem e emocionuar, por njëkohësisht edhe krenare që bash-këshorti im, dëshmori kapiten Feti Vogli ra në krye të detyrës kundër talebanëve në përpjekje për ta bërë jetën e të tjerëve më të mirë dhe gjithashtu për të ruajtur kulturën dhe trashëgiminë kulturore nga invazioni tale-ban në Afganistan. Promovimi i vlerave të trashëgimisë si edhe festimi i kësaj date të shënuar përbën për të gjithë ne një detyrim moral, por edhe patriotik duke ush-qyer në brezat që vijnë respekt dhe dashuri të pafundme për këtë pasuri të paçmuar vlerash kulturore dhe shpirtërore të vendit tone. Një komb që nderon kulturën dhe heronjtë e tij nuk vdes kurrë, ashtu siç nuk do të harrohet edhe kjo datë e shënuar si edhe akti sublim i major Kamber Bënjës. Integrimi i kulturës sonë në jetën e kulturës europiane është pazgjidhshmërisht një re-alitet pozitiv që na bën krenarë sa herë ballafaqimet e kësaj forme diplomacie kulturore rezonojnë me aspiratat për të cilat “Dëshmorët e Atdheut” dhanë jetën e tyre”. Përshëndetjen e radhës, në emër të shefit të Shtabit së Përgjithshëm të Forcave së Armatosura, gjeneralm-ajor Xhemal Gjunkshit, e mbajti drejtoresha e J9, kole-nele Manushaqe Shehu: “Si shef i Shtabit të Përgjith-shëm të Forcave së Armatosura, në emër të gjithë ushtarakëve tanë, shpreh krenarinë e ligjshme për rëndësinë e misionit tonë të mbrojtjes së paqes, sovran-itetit dhe vlerave tona kombëtare. Këtij misioni i ka para-

prirë fakti se kjo ditë ka në themel përkushtimin, gjakun dhe jetën e ushtarakëve tanë, të cilët në vitin 1916, mbrojtën si askush tjetër më parë pasurinë arkeologjike të Parkut Kombëtar të Apolonisë nga vjedhja dhe trafi-kimi. Nder dhe respekt për major Kamber Bënjën, Abaz Taushanin, Bexhet Manastirliun, të cilëve populli i ven-dosi epitetin kuptimplotë “Dëshmorët e Monumenteve”. Përmes aktit të tyre, ata provuan se mbrojtja e atdheut mori një dimension e kuptim të ri. Të mbrosh atdheun nuk do te thotë thjesht të mbrosh një kufi, një copë tokë, një llogore, mal, kodër, fshat apo qytet. Të mbrosh atdheun është një mision përtej mbrojtjes së sovran-itetit tokësor, është që të mbrosh njerëzit dhe mbarë popullin, të mbrosh gjuhën, shtëpinë, pronën, kulturën, trashëgiminë kulturore dhe identitetin kulturor shqiptar. Për këtë arsye, misioni i Forcave tona të Armatosura i aprovuar zyrtarisht edhe në dokumentin e “Doktrinës së përbashkët të Forcave së Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, çmon se qëllimi i Forcave të Armatosura është i pandashëm nga “Ushtrimi i sovranitetit të Re-publikës së Shqipërisë dhe mbrojtja e dinjitetit dhe vler-ave kombëtare”. Prandaj jam sot këtu, së bashku me ju, me familjet e dëshmorëve, fëmijët dhe familjet e ush-tarakëve, me nxënësit dhe studentët, për t’ju dëshmuar se Forcat e Armatosura dhe institucionet e saj të kul-turës, muzeve, medias dhe botimeve do t’i bëjnë tej e mbanë të njohura këto vlera të së shkuarës dhe ato më bashkëkohoret tek radhët e tyre, tek publiku i gjerë. Ky është një detyrim për gjakun e derdhur për këtë vend nga “Dëshmorët e Atdheut”, por dhe një obligim për edukimin tonë përmes vlerave të padiskutueshme të kësaj trashëgimie. Gëzuar “Ditën Kombëtare të Trashëgi-misë Kulturore”! Më tej, në fjalën e tij përshëndetëse, sekretari i Përgjithshëm i Akademisë së Shkencave, aka-demiku Salvator Bushati, u shpreh: “Kam kënaqësinë që ndodhem sot mes jush në një mjedis të respektuar dhe dëshiroj t’ju përcjell në emër të Akademisë së Shken-cave të Shqipërisë urimet më të mira dhe gëzuar 29 Shtatorin, “Ditën Kombëtare të Trashëgimisë sonë Kul-turore”. Festimi i përvitshëm i kësaj dite, që prej vitit 2003, ka sjellë krahas të tjerash, forcimin e ndjenjës së identitetit kulturor, rritjen e respektit dhe promovimit

Page 24: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

Mbrojtja / nr. 4 tetor 2013 24

të vlerave të trashëgimisë në publikun e gjerë, integ-rimin e trashëgimisë sonë në jetën bashkëkohore të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. 29 Shtatori është një datë e madhe, pasi në qendër të saj qëndron përkush-timi dhe sakrifica e të gjithë atyre që kanë kontribuar në formësimin dhe studimin e trashëgimisë kulturore e po aq edhe vepra e jeta e të tjerëve syresh që i janë përkush-tuar apo edhe sakrifikuar drejtpërsëdrejti për të. Kjo është dita kur të gjithë ne përulemi me respekt për kon-tributin e studiuesve dhe shkencëtarëve tanë të alban-ologjisë, bartësve të folklorit, restauratorëve, arkitek-tëve dhe artizanëve e të gjithë njerëzve të njohur apo anonimë, të cilët i dhanë kuptim togfjalëshit: Trashëgimi kulturore. Kjo ditë shqiptare e trashëgimisë, përmes ak-tit dhe gjakut të ushtarakut Kamber Bënja, i njohur si “Dëshmori i Monumenteve”, shënohet në festat europi-ane edhe si dita e identitetit kulturor të shqiptarëve, e cila tashmë është mëse e mirëpritur nga të gjithë e si raste mund të përmendim mjaft emra nga lashtësia e deri në ditët tona, madje dhe ndërmjet nesh, këtu sot. 29 Shatori i këtij viti na kujton obligimet tona, se sa shumë duhet punuar për ruajtjen e pasurimin e trashëgi-misë kulturore, promovimin e vlerave të saj materiale për qytetet muze, zonat dhe parqet arkeologjike, ansam-blet urbane, arkitekturore dhe historike, krijimet artis-tike të të gjitha llojeve dhe gjinive, dokumentet arkivore me rëndësi historike kombëtare, dorëshkrimet e botimet, koleksionet e ndryshme filatelike e numizmatike të artit, pajisjet tradicionale të punës, mjeshtërinë e jetesës, teknologjive të prodhimit së produkteve të traditës, armët e ftohta e të zjarrit, të prodhimeve artizanale ose të fabrikuara përpara fillimit të Luftës së Dytë Botërore, objekteve personale të figurave së shquara historike, etj. 29 Shtatori është dita e përkujdesjes edhe për vlerat jo-materiale të trashëgimisë kulturore si ato të mirë-përdorimit të gjuhës shqipe në veprat letrare, folk-lorit gojor të ruajtur në kujtesë, i shkruar ose i regjis-truar, folklorit vokal, koreografik dhe instrumental, zako-neve dhe dokeve tradicionale, besimeve dhe besëtytnive të traditës, zejeve të ndryshme tradicionale, etj. Të gjitha këto kontribuojnë në synimin madhor të zhvillimit, të merituar e të shëndetshëm, nga shqiptarët në formimin e një shoqërie civile cilësore, me mentalitet demokratik, e aftë të përballojë sfidat e bashkëjetesës

së Shqipërisë në familjen e madhe europiane, rritjen e kualitetit të jetës, siç përkufizohet sot nga Programi Horizon-2020 i Bashkimit Europian edhe në fushën e shkencave shoqërore. Kjo datë është një moment reflek-timi për më shumë njohje rreth saj që duhet të shprehet me punë dhe përkujdesje ndaj trashëgimisë në përgjithë-si, për ngjizjen e ideve dhe zhvillimin e saj nëpërmjet pro-jekteve të reja me prurje kreative. Sot, përjetojmë gjithashtu transformime të rëndësishme ekonomiko-shoqërore, të cilat janë sfida qëndrore edhe të shken-cave shoqërore dhe humane. Këto sfida kanë të bëjnë me fusha sa të ndryshme aq edhe edukative, në aspektin gjinor, identitetin, dialogun ndërkulturor, median, siguri-në apo inovacionin shoqëror e tëcilat duhet të jenë në fokus të kërkimit shkencor. Po kështu, krahas kërkimeve shkencore, vetëm kërkimeve në fushën e shkencave sho-qërore e humane, mund t’i adresohen shumë prej çelësave të ndryshimeve në sjellje e zhvillimeve kultur-ore, të cilat sigurojnë kushtet e përqasjes aktuale drejt BE-së, me identitetin tonë për “Angazhimet e Mëdha në Sfidat Shoqërore”, siç janë përshembull ndryshimet e mentalitetit dhe mënyrës së jetesës, modelet për in-situcionet, apo zhvillimin gradual që ka Europa në kon-tekstin global, ku ne duhet të udhëhiqemi nga identiteti ynë, trashëgimia kulturore e jona. Një mjedis kërkimor i shkencave shoqërore dhe humane me një mentalitet të ndryshëm dhe europian, mund të ofrojë këto analiza, përqasje dhe mjete që janë të nevojshme për të eksplo-ruar mundësitë dhe vlerësimin e rreziqeve që i shfaqen shoqërive të qëndueshme edhe në trashëgiminë kultur-ore të saj. Kjo datë është kujtesa më e mirë për të evi-dentuar njerëzit që prodhojnë, krijojnë, studiojnë dhe mbrojnë vlerat tona, por gjithashtu edhe një evidencë ndëshkuese për të gjithë ata që i lënë në harresë, i keqpërdorojnë apo shkatërrojnë”. Më pas, në ambientet e kinemasë së Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes u shfaq filmi dokumentar kushtuar Kamber Bënjës dhe “Dëshmorëve të Monumenteve”, realizuar nga QKMBM. Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura ekzekutoi këngë dhe marshe patriotike, ku mund të veçohet kënga popullore iso-polifonike “Mbeç more shokë mbeç”, inter-pretuar nga grupi i Skraparit, këngë kreshnike me lahutë interpretuar nga Lumturie Nonaj si dhe bënë përshën-detjen e tyre dhe fëmijët që ndjekin kurset në QKMBM.

Page 25: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

nr. 4 tetor 2013 / Mbrojtja 25

Koncesionet e Ismail Qemalit që nxitën rivalitetin Itali-Austri

SHtEt-BërJA

PROF. DR. KAliOPi NASKA

Autoriteti i Qeverisë së Vlorës për arsyet e pushtimeve të huaja dhe të partikular-izmit çifligar u shtri në një zonë mjaft të ngushtë, e cila, për më tepër kishte pë-

suar dëme të mëdha ekonomike nga Lufta Ballkanike. Brenda saj bënin pjesë krahina të varfra, me toka kryesisht moçalore që nuk plotësonin me drithë nevo-jat e vendit. Në fshat sundonin marrëdhënie gjysmë feudale. Popullsia ishte pothuajse krejtësisht analfa-bete. Klasa punëtore ishte një klasë tepër e dobët, e cila nuk çonte peshë të madhe në jetën ekonomike e politike të vendit. Në këto kushte, kur premisa politike pavarësia kombëtare qe fituar, Ismail Qemali kryetari i Qeverisë së përkohshme deklaroi se ishte e domos-doshme të merreshin masa për ta nxjerrë vendin nga prapambetja dhe për ta shpejtuar zhvillimin ekonomik të tij. Por futja e Shqipërisë në këtë rrugë vështirë-sohej nga gjendja e ngushtë financiare dhe nga fak-torë të tjerë objektivë e subjektivë. Përballë këtyre vështirësive dhe mungesave të shumta, Ismail Qemali mendonte se zhvillimi i shpejtë i vendit, ngritja e in-dustrisë, modernizimi i bujqësisë, zhvillimi i komunika-cionit, nuk mund të realizoheshin pa një ndihmë finan-ciare nga jashtë dhe pa përkrahjen e kapitalit të huaj nëpërmjet dhënies së koncesioneve. Por, ai mendonte se koncesionet nuk i duheshin dhënë vetëm një fuqie të madhe, por disave prej tyre, sepse ruajtja e ekui-librit ndaj fuqive që ushqenin synime ndaj Shqipërisë mund të shmangte rrezikun e futjes së Shqipërisë nën varësinë ekonomike dhe politike të njërës prej tyre. Sipas tij ky rrezik vinte sidomos nga Austro-Hungaria

dhe Italia, të cilat kishin shumëfishuar presionin për marrjen e koncesioneve ekonomike dhe për një ndërhy-rje në shkallë të gjerë në Shqipëri. Sapo Ismail Qemali dhe qeveria e tij shpalli se do të jepnin koncesione të natyrës ekonomike, kapitali i huaj dhe në radhë të parë, kapitali italian e austriak, shpejtuan të tregoheshin dashamirës për plotësimin e kërkesave të qeverisë së parë shqiptare. Por Ismail Qemali, duke mos dashur që koncesionet të bëheshin monopol vetëm i Italisë dhe i Austro-Hungarisë tërhoqi edhe interesimin e Fuqive të Antantës. Në bisedën që ai pati me Krajevskin, del-egatin francez në KNK, e hodhi poshtë akuzën e tij, se Qeveria e Vlorës në dhënien e koncesioneve, sidomos në koncesionin për krijimin e Bankës Shqiptare vinte në diskutim kapitalin francez, ndërsa favorizonte atë italian e austro-hungarez. Ai i tha Krajevskit, “nuk

Koncesionet që vendosi të jepte qenë kryesisht: për Bankën Kombëtare, për një shtypshkronjë të madhe, për vendosjen e një kablloje telegrafike nga Shëngjini në

Bari, për ndërtimin e një hekurudhe Vlorë-Durrës -Shkodër, për ndërtime portesh...

Page 26: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

Mbrojtja / nr. 4 tetor 2013 26

Përfundon stërvitja

“Shqiponja e egërSuar”

Page 27: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

nr. 4 tetor 2013 / Mbrojtja 27

Mbyllet me sukses stërvitja “Shqiponja e egërsuar”

Më datën 30 shtator, nga ora 09.00 deri në orën 12.30, në gjirin e Vlorës u zhvillua stërvitja “Shqi-

ponja e Egërsuar-2013”. Stërvitja u zhvillua në zbatim të planit vjetor të stërvitjeve të Forcës

Detare dhe në të morën pjesë: Flotilja Detare me tre anije, P-132, “Oriku”, me komandant kap.lt

Erald Haskoçelaj, “Arhangel-03”, me komandant kap.lt. Mario Miftari, anija polumbare Y-21 me koman-dant kap. lt. Erald Mehmeti, Forca Ajrore me një

helikopter “AB-205”, forca “Delta” me një motove-detë, policia kufitare me personel të imbarkuar në

anije, kapitaneria e portit Vlorë dhe Anti-kontra-banda Detare me vëzhgues. Qëllimi i kësaj stërvitje

ishte rritja e ndërveprimit midis institucioneve detare që kanë interesa në det gjatë operacioneve për zbatimin e ligjshmërisë detare, kundër akteve

terroriste dhe operacioneve SAR. Në zbatim të kësaj u zbatuan skenarë ku imitohej kërkim-shpëtimi

në det, bllokimi i mjetit me klandestinë e drogë, transporti i një të sëmuri me helikopter, etj. Vep-

rimet e pjesëmarrësve ishin të shpejta dhe të sakta për çdo situatë të planëzuar nga dega operacionale

e FD. Në fund të stërvitjes, shefi i shtabit i FD, kapiten i Rangut të II-të, Adnand Agastra, falenderoi pjesëmarrësit për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në realizimin e objektivave për çdo çështje

të stërvitjes si dhe bashkëveprimin midis institu-cioneve tona detare gjatë fazave të ndryshme të

stërvitjes “Shqiponja e egërsuar”.Shefqet kërcelli

Page 28: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

Mbrojtja / nr. 4 tetor 2013 28

kishte asnjë preferencë, të paravendosur njëherë e përgjithmonë” dhe “se kishte bërë përpjekje në Londër e në Paris për të marrë kredi për shtetin e ri, por pa rezultat”. Në Paris, Drejtoria e Bankës Perandorake otomane e quajti Ismail Qemalin “të marrë kur gux-onte të kërkonte hua për një shtet që nuk ekzistonte akoma”. Ky qëndrim negativ e shtyu Ismail Qemalin t’i drejtohej Vjenës e Romës, duke hyrë në bisedime për dhënien e koncesioneve mjaft shoqërive italiane e austro-hungareze, të cilat i bënë oferta të ndryshme. Koncesionet që vendosi të jepte qenë kryesisht për Bankën Kombëtare, për një shtypshkronjë të madhe, për vendosjen e një kablloje telegrafike nga Shëngjini në Bari, për ndërtimin e një hekurudhe Vlorë-Durrës -Shkodër, për ndërtime portesh etj. Marrja e konc-esioneve u bë fushë rivaliteti midis shoqërive konc-esionare italiane dhe austro-hungareze. Për dhënien e koncesionit të tramit Vlorë- Ujë i Ftohtë një shoqërie italiane, qeveria përcaktoi disa kushte: 1) ai do të qe nën kontrollin e saj; 2) do të jepej mbi parimin e ga-rancisë reciproke që do të fiksohej në një rregullore të veçantë; 3) koncesioni mund të merrej edhe nga ndonjë shoqëri tjetër, në rast se ajo do të afronte kushte më të favorshme për qeverinë etj. Me të tilla kritere veproi kryetari i qeverisë edhe në dhënien e koncesionit për ndërtimin e hekurudhës Vlorë-Durrës-Shkodër. Ai u nis nga parimi për të pranuar atë projekt hekurudhor që do të ishte me më pak shpenzime, më i leverdisshëm dhe më i favorshëm për Shqipërinë. Këto kushte i plotësonte projekti austriak prandaj atij iu dha ky koncesion. Mirëpo dhënia e tij preku palën ital-iane. Prandaj konsulli i Italisë në Vlorë filloi, të bënte presione të hapura duke e akuzuar Ismail Qemalin si-kur ai i kishte “trajtuar në mënyrë jo të barabartë” projektin italian ndaj projektit austro-hungarez për koncesionin e hekurudhës.

Për ndërtimin e hekurudhës, Ismail Qemali men-donte të angazhonte si ndërmjetës grupin bankar austro-italian. Lidhur me kushtet e ndërtimit ai për-

caktoi se qeveria shqiptare nuk do të luante rolin e vëzhguesit pasiv, por do të përpiqej ta mbante në dorën e saj nismën e punimeve me qëllim që veprim-taritë e shoqërisë në Shqipëri të mos paralizohej qoftë nga plogështia e të dy shteteve, qoftë dhe nga mos-marrëveshjet e tyre. Këtë qëndrim ai vendosi ta mbante edhe për ndërtimin dhe vënien në shfrytëzim të objekteve ekonomike që do të ngriheshin, për të cilat kishte kërkuar specialistë nga të dy fuqitë, me një afat “kohe të caktuar nga një deri në tre vjet. Ai kërkonte që ardhja e tyre të bëhej sa më shpejt, para se të vinte Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, me qëllim që ky të vihej para një fakti, të kryer dhe të mos pengonte masat e marra nga qeveria. Ngritjen e një banke kombëtare Ismail Qemali e shihte si një çështje tepër të rëndësishme, për zhvillimin ekonomik të ven-dit dhe për t’i ardhur në ndihmë borgjezisë së dobët shqiptare. Mbas bisedimesh, të gjata të bëra midis Ismail Qemalit dhe përfaqësuesve të kapitalit austriak dhe italian, iu dha atyre koncesioni për të krijuar një bankë emisioni në Shqipëri me emërtimin Banka Kom-bëtare Shqiptare. Më 4 tetor 1913 Qeveria e Vlorës lidhi marrëveshje me Viner Bank Ferain (Wiener Bank Verein) dhe Bankën Tregtare Italiane (Banca Commer-ciale Italiana). Në marrëveshje parashikohej krijimi i Bankës Kombëtare Shqiptare me pjesëmarrjen e kapi-talit austro-italian, me afat 60-vjeçar që mund të zg-jatej me pëlqimin e të dy palëve. Gjatë bisedimeve për themelimin e bankës, Ismail Qemali luftoi kundër or-vatjeve të grupeve financiare austriake e italiane për t’i imponuar qeverisë kushte skllavëruese dhe ia arriti deri diku qëllimit. Këto grupe pranuan një varg kërke-sash të tij, të cilat gjetën miratim në akt-koncesionin. Kështu banka do të ngrihej në Shqipëri dhe do të themelonte brenda dhe jashtë shtetit degë dhe agjen-ci të saj. Ajo do të administrohej nga një këshill që do të qe i përbërë nga përfaqësues të dy grupeve dhe me elemente shqiptare. Qeverisja e saj do të bëhej sipas ligjeve në fuqi në Shqipëri. Qeveria shqiptare kishte të

Pamje nga Sheshi i Flamurit nëVlorë, vitet e para pas Pavarësisë

Page 29: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

nr. 4 tetor 2013 / Mbrojtja 29

drejtë të emëronte dhe të kontrollonte nxjerrjen e bi-letave, por nuk do të ndërhynte në administrimin dhe studimin e punëve të Bankës etj. Me këto masa banka do të ndihmonte konkretisht në krijimin e sistemit monetar dhe të kreditit në Shqipëri. Pavarësisht nga disa anë pozitive që kishte marrëveshja, kjo i dha shkas shpërthimit të një kundërshtimi të mjaft rretheve shqiptare që u shqetësuan mjaft nga ndërhyrja e huaj të cilën e kuptuan si një rrezik për pavarësinë ekono-mike e politike të vendit, gjë që e detyroi Ismail Qema-lin të jepte shpjegime. Në fjalimin që mbajti para pop-ullit të Vlorës, më 21 tetor 1913, ai e vlerësoi krijimin e Bankës Kombëtare në përshtatje me kushtet e atëhershme ose “pas kohës që gjendemi”, siç thek-sonte ai, si një forcim të pozitave të brendshme dhe të jashtme të shtetit shqiptar. Kamata që do të mer-rte banka do të qe me leverdi dhe për pagimin e saj, sipas tij “asnjeri nuk do të gjindej në shtrëngim”. Is-mail Qemali nënvizoi në këtë fjalim se kapitali i bankës prej 10 milionë frangash ari, do të përdoreshin nga shqiptarët për çdo veprimtari ekonomike me një ka-matë prej 4,5 deri 6 për qind e jo me kamatë, 20,30 e 70 për qind, siç praktikonin fajdexhinjtë. Dhënia e huasë me kamatë të ulët, sipas tij, por që në fakt nuk ishte aspak e ulët sidomos për Shqipërinë, do t’i priste rrugën shitjes së tokës nga ana e fshatarësisë. Banka Kombëtare mendonte Ismail Qemali do të shër-bente edhe për ngritje objektesh industriale, për ndër-time hekurudhash për ndreqje limanesh etj. Në këtë drejtim qeveria do t’i jepte asaj të drejtën të kryente investime vetëm aty ku kishte leverdi ekonomike. Por nga ana tjetër Ismail Qemali shprehej dhe kundër frymës së monopolit, sepse “monopoli e bën njerëz-imin të paguajë shumë e qeverinë të fitojë pak”. Me gjithë kushtet që i vuri Ismail Qemali marrëveshjes së Bankës, të cilën ai e quajti “i dyti fitim, pas lirisë dhe nga pikëpamja ekonomike e politike”, duhet thënë se krijimi i një banke me kapital shqiptar do të qe zgjidhja më e drejtë e këtij problemi. Por këtë me sa duket Is-mail Qemali dhe shokët e tij e shikonin të vështirë dhe preferuan bankën me kapital të huaj, por nën kontrollin shqiptar, e cila mund të ngrihej më lehtë e më shpejt. Ky koncesion nuk u aprovua nga një pjesë e mirë e opinionit publik shqiptar dhe u konsiderua si një hap drejt skllavërimit ekonomik e politik të Shqipërisë, për shkak se sistemi monetar, krediti bankar dhe financat e vendit do të viheshin nën kontrollin e Austro-Hun-garisë dhe të Italisë. Një qëndrim pak a shumë të ng-jashëm mbajtën edhe disa rrethe patriotike të disa kolonive shqiptare të mërgimit. Në gazetat shqiptare që dilnin jashtë vendit u shfaqën mendime për krijimin e bankës me kapitale shqiptare. U shfaqën madje edhe mendime se Banka Shqiptare mund të krijohej edhe duke mobilizuar kursimet e shtresave të gjera të pop-ullit. Pikëpamja e Ismail Qemalit se paritetiteti aus-tro-italian në përbërjen e kapitalit themeltar të Bankës Kombëtare si dhe interesat kontradiktore që ekzis-tonin midis tyre në lidhje me çështjen shqiptare nuk do ta lejonin institucionin financiar që të bëhej vegël e Vjenës ose e Romës, nuk u miratua nga rrethet për-

parimtare të vendit. Sipas tyre ekuilibri midis Austro-Hungarisë dhe Italisë me kalimin e kohës mund të prishej dhe si rrjedhim banka do të binte patjetër në dorën e njërës prej tyre. Kjo do të qe me pasoja të rrezikshme për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, të fituar me shumë sakrifica. Pavarësisht nga kundërsh-timi i qarqeve patriotike shqiptare, kontrolli i rreptë që filloi të ushtronte KNK mbi financat e Shqipërisë dhe protestat e fuqive të tjera të mëdha që u përjash-tuan nga pjesëmarrja në kapitalin themeltar, e parali-zuan krejtësisht Bankën Kombëtare të Shqipërisë që në lindjen e saj. Në fjalimin që mbajti më 21 tetor 1913, Ismail Qemali preku disi por jo në mënyrë aq të qartë edhe çështjen e tokës. Me këtë rast ai shfaqi edhe pikëpamjen e tij lidhur me problemin agrar, zgjid-hja e të cilit ishte një problem kyç për fshatarësinë “Ju e dini fort mire, - tha- ai, - se një zot i çifligut a zot i një copës së madhe dheu, kur shtrëngohet për të bërë një shtëpi, për të blerë bagëti e për të përparuar bujqësinë e tij, huet (merr hua), e kur faisi është i lirë e koha e (shlyerjes) e gjatë dhe të ardhurat të shtu-ara, dheu mbetet pa shitur”. Ismail Qemali goditi vep-rimet e fajdexhinjve, të cilët “prisnin të blinin nga të zotët që gjendeshin në shtrëngim dhënë për ta shitur më shtrenjtë të huajve”. Ai nuk do të lejonte që toka t’u shitej të huajve. “Kemi venduar (vendosur) me një mënyrë të patundshme - theksonte ai - që të mos nxjerrim prej dorës së qeverisë (është fjala për të mos ia shitur tokën të huajve) asnjë shuplakë (pëllëmbë) nga çifligjet e saj edhe të marrim çdo masë që të mos jetët kurrë shqiptari pa qenë zot i dheut”. Shkurt, Ismail Qemali çështjen agrare nuk e trajtoi siç e kërkonin interesat e vendit, në mënyrë radikale, por në mënyrë të ngushtë. Rezultati konkret i masave të marra nga I. Qemali si kryetar i Qeverisë së Vlorës, për çështjen agrare ishte shtetëzimi me anë të kon-fiskimit të 175 çifligjeve që kishin qenë zotërime të sulltanit dhe të shtetit osman, me një sipërfaqe 56,237 ha, duke u bërë kështu vetë shteti shqiptar çifligari më i madh i vendit. Kalimi i këtyre çifligjeve nga pronë e shtetit osman në pronë e shtetit shqiptar, ishte një masë e rëndësishme nga pikëpamja kom-bëtare por kjo nuk e ndryshonte përmbajtjen e mar-rëdhënieve të pronësisë mbi tokën, sepse marrëd-hëniet e vjetra nuk u ndryshuan. Kështu as Ismail Qemali, dhe përfaqësuesit e tjerë të borgjezisë në qeveri nuk arritën të hartonin një program të qartë ekonomik për fshatarësinë, që ishte edhe problemi më i rëndësishëm që kërkonte zgjidhje. Ndonëse Ismail Qemali dhe elementet demokratikë të qeverisë në kushtet e acarimit të luftës me çifligarët e mëdhenj mund të kenë menduar për një reformë agrare borgjeze të kufizuar, ata nuk arritën ta realizonin as këtë. Koha e shkurtër e qëndrimit të Ismail Qemalit si kryetar qeverie dhe problemet e rëndësishme që u shtruan para vendit, si çështja e kufijve, çlirimi i vendit nga ushtritë pushtuese etj e vështirësonin zgjidhjen e këtij problemi. Këtu shtojmë dhe gjendjen, tepër të prapambetur ekonomiko-shoqërore të vendit,të trashëguar nga sundimi i gjatë osman.

Page 30: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

Mbrojtja / nr. 4 tetor 2013 30

Nënoficeri shqiptar, një rrugë e gjatë drejt konsolidimit

s P e c i a l e

TOGERE MORENA HAlilAJ

Historia e nënoficerit shqiptar dhe Akademisë së Nënoficerëve “Thomson” dhe një analizë e zhvillimit të rolit të tij

Nënoficerët kanë një histori që shikon 350 vjet në të kaluarën. Përpara kësaj kohe nënoficerët të quajtur FELD dhe WEIBEL kanë kryer detyrat e rojeve kundër dezertimit të trupave në for-

macionet luftarake. Në kohën e ushtrive mercenare, më mirë ushtrive lokale me mëditje kishte pranë “Oficereve madhorë” vetëm një grup të nënoficerëve, por ata nuk ishin as drejtues dhe as instruktorë. Një pozicion të ty-ren nënoficerët e formuan rreth mesit të shekullit të 17-të në mënyrë të vetvetishme, pra doli pa ndonjë studim apo punë për krijimin e këtij pozicioni, por doli e nevojshme për të lehtësuar përmbushjen e misionit dhe punën e ofi-cerëve. Friedrich Wilhelm I. (1688-1740) krijoi Ushtrinë prusiane. Në shkurt të 1701 ai hoqi sistemin e milicisë (mercenarëve) që zbatohej deri në këtë kohë. Prej 1713

deri 1725 ndërtoi ushtrinë si forcë të re të përhershme duke krijuar një trupë oficerësh me parime të qarta të mbartura prej shpirtit të krijuesit të tij. Nga kjo forcë u kri-jua edhe një pozicion nënoficerësh. Në 1726 u nxor rregul-lorja e parë për nënoficerin e këmbësorisë. Pothuajse në të gjitha ushtritë perëndimore nënoficerët kryejnë të gjitha detyrat që kanë të bëjnë me stërvitjen apo operaciona-litetin në nivelet e ulëta. Ky rol ka diferenca të lehta ne ushtri të ndryshme. Në ushtrinë amerikane diskutimet për një Sistem shumë nivelesh të arsimimit të nënoficerëve filluan në 1960. Pas hartimit të planeve të ndryshme më 1969 u miratua nga gjeneral Bruce Palmer koncepti i ri për nënoficerët, i ndikuar dhe nga lufta e fundit në Vietnam. Por për të gjitha ushtritë perëndimore koncepti për nëno-ficerin ka qenë pak a shumë: “Askush nuk drejton ushtarët më pranë armikut. I qëndrueshëm mendërisht dhe fizikisht. Mjeshtër i profesionit për të ruajtur jetët e njerëzve që ka nën komandë”.

Page 31: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

nr. 4 tetor 2013 / Mbrojtja 31

>> >> >>Vendi dhe roli i nënoficerit në Forcat e Armatosura

Arsimimi i nënoficerit, element parësor i suksesit

“Rritja e besimit ndaj nënoficerëve, që ata të vetë-zhvillohen sa më shumë”

NëNofIceRI SHQIPTAR

>>

Në vijim do të shohim se si është zhvilluar figura dhe roli i nënoficerit në FARSH.

Vendi i nënoficerit në FarShNënoficerët fillojnë të zënë postet në Ushtrinë Shqiptare në vitin 1919, duke pasur parasysh se data e formimit të Ushtrisë është 4.12.1912. Nga viti 1919 deri më 1939 nuk ka pasur shkolla të posaçme të përgatitjes së nënofi-cerëve, por janë hapur shkolla të përkohshme që në formën e kurseve kanë stërvitur nënoficerë. Raporti nënoficer-ofi-cer në vitin 1939 ka qenë 1:2. Pas fitores së komunizmit ajo pak përvojë e fituar humbi sepse edhe ata nënoficerë që ishin në pjesën dërmuese kishin orientim të djathtë për shkak të vendeve në të cilat ishin arsimuar dhe sistemit të cilit i kishin shërbyer. Orientimi i Shqipërisë sipas modelit lindor bëri që të ndryshonte roli i nënoficerit, por ai vazhdoi të ishte instruktor dhe drejtues deri në nivelin e togës. Kjo u duk në periudhën 1950–1965. Gjatë kësaj periudhe arsimimi i nënoficerit ishte i veçantë sipas specialiteteve dhe shërbimeve pranë njësive dhe shkollave ushtarake, fokusuar në specialitete si xhenio, ndërlidhje, artileri, tanke etj, më tepër formim i përgjithshëm se funksional. Roli i nënoficerit në këto periudha pati një rëndësi të madhe si drejtues direkt trupe.Heqja e gradave më 1966 bëri që autoriteti i nënoficerëve të binte sikurse ra autoriteti i gjithë ushtarakëve. Shpër-bërja e kazermave dhe përhapja e ushtrisë nëpër pika hapjeje bëri që detyra e nënoficerëve të mos ishte aspak e dëshiruar dhe personat e rekrutuar për këto detyra të ishin të pakualifikuar përjashtuar kualifikimin që ju nevojitej si specialistë. Atyre ju mungonte kualifikimi i përgjithshëm ushtarak, përgatitja si drejtues, dhe angazhimi në detyra ishte si specialist apo si magazinier.Mbas viteve 1990, në kuadrin e transformimit dhe zhvil-limit të Forcave të Armatosura, trupa e nënoficerëve mori rolin që i takon si pjesë përbërëse dhe tepër e rëndë-sishme e përgatitjes dhe stërvitjes së efektivave ushtarë në njësi, reparte dhe nënreparte. Në vitin 1991 rikthehen gradat, por nuk kemi një trupë nënoficerësh profesioniste dhe të arsimuar në institucionet arsimore ushtarake. Rivendosja e gradave për oficerët u bë sipas disa kritereve të arsimimit, vjetërsisë së shërbimit, detyrës etj, ndërsa për nënoficerët u bë tërësisht fiktive, pasoja që vazhdojnë të ndihen edhe tani. Domosdoshmëria e krijimit dhe konsolidimit të trupës së nënoficerëve diktoi si nevojë hapjen e institucionit për për-gatitjen dhe kualifikimin e personelit nënoficer. Kështu në 1993 me urdhër të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë u krijua Akademia e Nënoficerëve të Forcave Tokë-sore. Në 08.04.1994 filloi përgatitja e kontingjenteve të parë të nënoficerëve nga kjo akademi duke bërë të mundur që arsimimi i nënoficerëve të bëhet i përqendruar me kurse

sipas specialiteteve. Me VKM Nr. 433 datë 14.08.1995, u vendos që përgatitja dhe kualifikimi i nënoficerëve të kar-rierës të sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes të bëhet nga Akademia e Nënoficerëve. Objekti i përgatitjes në Aka-deminë e Përgatitjes së Nënoficerëve në atë kohë ishte: Përgatitja e Nënoficerëve aktivë e rezervistë për Forcat Tokësore, Detare dhe Ajrore, për të gjithë specialitetet me nivel të mirë praktik e metodik për të kryer detyrën e zv/komandantit të togës. Ndërsa misioni i Akademisë së Nënoficerëve sot është: “Arsimimi dhe trajnimi i nëno-ficerëve dhe punonjësve civil të njehsuar me funksionin e nënoficerit për zhvillimin e karrierës së tyre në Forcat e Armatosura”.Në vitet 1994-1999 Akademia e Nënoficerëve ka zhvilluar kurse në program të përgjithshëm duke nxjerrë nënofi-cerë për të gjitha llojet e armëve dhe shërbimeve në FA. Përgatitja e nënoficerëve në këtë periudhë është realizuar tërësisht në Akademia e Nënoficerëve pasi akoma nuk ishte formuar Shkolla e Trupës (SHT). Në kurset që zhvilloheshin në Akademi rekrutoheshin personel i cili kishte mbaruar shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe që mbi baza vull-netare dëshironte të vazhdonte karrierën si nënoficer në FA. Afati i kurseve ishte 6 muaj dhe përgatiste nënoficer të degëve të ndryshme, duke u bazuar në kërkesat e kohës dhe ndryshimet që po kalonin FA. Gjatë kësaj periudhe janë kualifikuar në akademitë e nënoficerëve jashtë vendit një numër shume i vogël nënoficerësh, dhe këta kryesisht në Turqi, që më pas u bënë pjese e efektiveve te batal-ioneve Komando dhe Forcave Speciale. Dy nënoficerët e parë që mbarojnë akademinë në Turqi në 1994, shër-bejnë në Regjimentin Komando si instruktor stërvitje. Sfida e kohës ishte: Formimi i një nënoficeri të ri dhe i një qëndrimi a marrëdhënie të re. Nënoficeri duhet të përgatitet të mbajë barrën për stërvitjen dhe op-eracionalitetin në nivelet e ulëta. Eksperienca të për-shtatet për formimin e një nënoficeri të aftë. Pas vitit 2000 ndryshoi strategjia e arsimit. Në bash-këpunim me vendet anëtare të NATO-s dhe me kom-paninë SAIC përgatitja e kualifikimi i nënoficerit filloi të realizohej sipas niveleve të kurseve, në Akademinë e Nënoficerëve dhe në SHT. Filloi një proces arsimor mjaft cilësor i parë ky në krijimin e konceptit të Nëno-ficerit të karrierës. Këtu fillon konceptimi i ri: Nëno-ficeri si lider, si specialist dhe si drejtues. Po këtë vit hapet kursi i parë Bazë i nënoficerit pas riorganizimit të FA dhe ANO-së me personel nënoficer dhe ushtarë që kishin mbaruar shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Një ndihmë të madhe në hartimin e programeve mësimore dhe kurrikulave të kurseve jepte ekipi i Akademisë së Nënoficerëve Gjermani i cili ishte i atashuar pranë KDS.

Page 32: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

Mbrojtja / nr. 4 tetor 2013 32

Vendi dhe roli i nënoficerit në forcat e Armatosura

historiKu

Vlen për tu përmendur bashkëpunimi me ekipin këshillues pranë ANO-së i cili në shtator të 2001 nëpërmjet një programi bashkëpunimi dërgoi në Gjermani një grup prej 8 kursantesh ku pjese e

programit ishin 6 muaj kurs gjuhe, 2 muaj familjarizimi me ushtrinë gjermane dhe 4 muaj kursi bazë i nënoficerit si-pas degëve që ishin përzgjedhur.Gradualisht ndër vite fillojnë dhe hapen kurse të tjera të niveleve të ndryshme duke i gërshetuar ato me kurset në Shkollën e Trupës. Kështu gjatë vitit 2003 u hapën 4 lloje kursesh në Akademinë e Nënoficerëve: kurs fillestar, kurs bazë, kurs i avancuar dhe kurs instruktori me gjith-sej 309 kursantë. Po këtë vit Këshilli i Ministrave vendosi: Akademisë së Nënoficerëve t’i jepet emri “Lodewijk W.J.K. Thomson”.Në 2003 nënoficerët marrin iniciativën dhe zhvillohet për herë të parë konferenca e nënoficerit, traditë kjo e përvit-shme. Ligje dhe norma më të mira për nënoficerët. Reflek-tim në strukturat e FA duke i pozicionuar ata në funksione të ndryshme në TOP. Po këtë vit përzgjidhet nënoficeri i parë që do të ndjekë studimet në Akademinë e Nënofi-cerëve në SHBA (kursi i Kryekapterit). Gjithashtu rritet dhe roli i tyre duke u pozicionuar në poste në shtabet e NATO-s, Bruksel, Seebrig dhe në komandat e shtabeve në operacionet paqeruajtëse. Në dhjetor të këtij viti mira-tohet manuali mbi “Politikat e zhvillimit të nënoficerëve në Forcat e Armatosura”, qëllim i së cilës ishte mbështetja e ligjit 8670, date 26.10.200 “për gradat dhe karrierën ushtarake të personelit nënoficer të FA”, ku pasqyrohen qartë zinxhiri i komandimit dhe kanali mbështetës i nënofi-cerit; detyrat, roli dhe përgjegjësitë, funksionet dhe pozi-cionimi në detyrë, titujt e gradave dhe përshkrimi i de-tyrave, kërkesat fizike dhe programi i përgatitjes fizike, si dhe privilegjet që duhet të ketë një nënoficer.Në 2004 u zhvillua Konferenca e dyte e nënoficerit si dhe u bë emërimi i kapter Proletar Panxha në detyrën e kryeka-pterit të FA pas përfundimit me sukses të kursit të K/kap-terit pranë Akademisë së Nënoficerëve në SHBA. Në 2006 u zhvillua Konferenca e parë Internacionale me nënoficerët e lartë të vendeve të NATO-s, PfP, dhe vendeve europi-

ane, ku për here të parë merr pjesë dhe Shqipëria me k/kapterin e saj. Viti 2008 solli zhvillimin e Konferencës së fundit të nënoficerëve, e cila u organizua dhe zhvillua nën kujdesin e Regjimentit Komando dhe ekipit trajnues MTT General Dinamic SHBA, i cili zhvillonte trajnimet “Elita Komando” me efektiv të Regjimentit Komando ku dhe në këto trajnime një vëmendje e veçante ju kushtua rolit dhe pozicionimit të nënoficerit në të gjithë veprimtarinë e përditshme duke filluar me ato të rutinës e deri tek me të komplikuarat në drejtimin e trupave me mision.Që nga krijimi i Akademisë së Nënoficerëve dhe deri më tani janë certifikuar, kanë përfunduar kurset institu-cionale dhe funksionale në ANO, 7064 kursantë të gradave dhe specialiteteve të ndryshme. Nga grafikët mund të shihet dhe ndarja e kurseve në specialitete dhe pas vitit 2003 sipas gradave.Sot FA në tërësi duken më ndryshe se kurrë, sot më shumë se 3300 persona shërbejnë si n/oficerë në FA, një forcë e përbëre totalisht nga shërbim aktiv. Statusi aktual i n/oficerëve në FA sipas TOP-it është: 3347 n/oficerë, nga të cilët: me shkollë të lartë mbi 400, rreth 875 prej tyre

Page 33: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

nr. 4 tetor 2013 / Mbrojtja 33

historiKu

kanë marrë pjesë në misione jashtë vendit dhe 1300 kanë njohuri në anglisht.

Nënoficerët sot shërbejnë si kom. grupi e skuadre, zv/kom. toge, instruktor stërvitje, shërbejnë në shtabe batalioni e komande force, si këshilltar kompanie, batalioni e force. FA janë në një proces transformimi që do të zgjasë, dhe ky transformim nuk mund të realizohet pa mbështetjen, drejtimin dhe lidershipin e trupës së n/oficerëve. Duke mos gabuar, asnjëherë më parë FA nuk kanë pasur një trupe n/oficerësh kaq të mirë trajnuar, edukuar, kualifikuar e ar-simuar dhe që vazhdon të arsimohet në një gjuhë të huaj të pajtueshme me NATO-n siç është ajo Anglisht. Sot n/oficerët stërvitin me shembullin dhe eksperiencën e tyre, ruajnë dhe zhvillojnë standartet, kujdesen për ush-taret dhe përshtaten me ndryshimet. Ne të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se nuk jemi aty ku ne si vend anëtar i aleancës duhet të jemi. N/oficerët janë shtylla kurrizore e ushtrisë e dëgjojmë këtë shprehje në çdo takim që bëhet ne FA, por ata janë më shumë se kaq. Së bashku me ushtarët e vartësisë ata janë pjesë e një pikture të madhe ku çdo njeri prej tyre ka një rol e detyrë të caktuar në përm-bushjen e misionit. N/oficerët udhëheqin ushtarët në rrugën drejt edukimit, trajnimit e disiplinimit, ata njo-hin misionin, programet e stërvitjes e pajisjet, dhe me e rëndësishmja ata njohin ushtarët dhe faktin se primare në punën e tyre është të kujdesen për ta. Pavarësisht të gjithave sa u thanë më sipër n/oficeret bëjnë punën për të cilën janë trajnuar të bëjnë! Të drej-tojnë e stërvitin ushtarët. Eksperienca e nënoficerëve

deri më sot në ushtritë që i aspirojmë apo roli në të cilin ne po përpiqemi ta angazhojmë na shërben si bazë për të ndërtuar filozofinë e rolit të nënoficerit. Nënoficerit sot i kërkohet që të jetë instruktor, lider apo komandant dhe specialist por sipas niveleve ndryshon roli i tij. Në nivelin e ulët pothuajse të gjithë nënoficerëve do tu duhet të zba-tojnë ato çka kanë mësuar në nivelet e grupit apo skuadrës kryesisht. Në nivelin e grupit nëntetarit do ti bjerë rasti të instruktojë apo trajnojë ushtarët vetëm kur ai komando-het apo eprori i tij i drejtpërdrejtë mungon ndërsa për tetarin dhe rreshterin detyrat si drejtues dhe instruk-tor kanë të njëjtën peshë dhe ecin paralel. Për nivelin e kapterit balanca anon nga trajnimi dhe fillojnë disa të kryejnë detyra mbikëqyrëse ndërsa kryekapterët janë kryesisht në detyrat e menaxhimit dhe mbikëqyrjes (të stërvitjes, nënoficerëve dhe ushtarëve). Komanda e ANO-së si një institucion modern i arsimimit ushtarak me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e kar-rierës së nënoficerit në FA është zhvilluar ndjeshëm.Ajo tashmë është bërë e kërkuar dhe shumë e frekuentuar nga nënoficerët. Rritja cilësore e programeve, gërshetimi i natyrshëm i tyre me eksperiencën brenda vendit dhe jashtë saj, baras-vlefshmëria e koncepteve të arsimimit e trajnimit me praktikat e vendeve partnere, ka vendosur standartet e nevojshme të arsimimit të nënoficerëve me kërkesat që shtrohen sot para Forcave të Armatosura.

Page 34: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

Mbrojtja / nr. 4 tetor 2013 34

Arsimi është pjesë përbërëse jetike e çdo shoqërie, sidomos e një shoqërie demokratike. Lidhur me këtë Thomas Jefferson (Presidenti i 3-të i SHBA)

shkruan: “Në qoftë se një komb shpreson të jetë i paditur dhe i lirë në kohën e qytetërimit, ai shpreson për diçka që nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë kurrë”. Ndryshe nga shoqëritë au-toritare, të cilat përpiqen të ngulitin një qën-drim për të pranuar gjithçka në mënyrë pasive, qëllimi i arsimit demokratik është të formojë qytetarë më botëkuptim të pavarur, kërkues e të arsyeshëm dhe njëkohësisht me ide mjaft të qarta për teorinë dhe praktikën e demokracisë. Arsimi luan rol të veçantë në një shoqëri të lirë. Ndërsa sistemet arsimore të regjimeve totali-tare janë vegla të këtyre regjimeve, në një vend demokratik, regjimi është shërbëtor i popullit, i një populli, aftësia e të cilit për ta krijuar, mbështetur dhe përsosur këtë regjim varet në shkallë të madhe nga cilësia dhe efektshmëria e strukturave arsimore nëpër të cilat ai kalon. Mund të thuhet me të drejtë se në një vend demokratik, arsimi e bën vetë lirinë të lulëzojë me kalimin e kohës. Duke e parë arsimimin ushtarak si pjesë përbërëse të arsimimit shtetëror, si dhe nisur nga përmbajtja e disa koncepteve themelore të tij, arrihet në përfundimin se nuk mund të trajtohen konceptet themelore të arsimimit ush-tarak njëlloj si në fushat e tjera të arsimimit shtetëror. Koncepti mbi arsimimin në FA është shumë kompleks dhe me shtrirje të gjerë. Ai nuk është i lidhur vetëm me faktin e kërkesave për të zotëruar teknika bashkëkohore mësim-dhënëse në procesin e përditshëm të arsimimit në institu-cionet ushtarake, siç janë Akademitë, por ai është shtruar si një problem themelor i përditshëm drejtimi. Sistemi i arsimimit ushtarak dallon nga ai civil, jo vetëm tek objekti, por edhe në natyrën aplikative të tij, si pjesë përbërëse e vetë procesit mësimor. Si i tille ai ka një shkallë të lartë perceptueshmërie dhe natyrë praktike zhvillimi. Në thelb ai është një arsimim i “kornizuar“ ku secili shpesh herë ndod-

het në rolin aktiv si mësimdhënës. Për këtë arsye mund të theksohet se arsimimi ushtarak përkon me konkluzionin e Hannah Arendt, ku thekson se “... të nxënit vazhdon deri në momentin e mbarimit të arsimit të mesëm, më pas kemi një moment tjetër, atë të mësimdhënësit...” (“Ndërmjet së shkuarës dhe të ardhmes”. bot.98). Studimi teknik dhe ai në universitete - thekson më poshtë ajo - është një arsimim specializues dhe nuk ka lidhje me të nxënit. Është pikërisht ky konceptim që ka nxjerrë edhe konceptin e pjesëmarrësit, si nxënës, student, kursant, akademist, specializant, pjesëmarrës ne një seminar etj. Të gjitha këto tregojnë se ka ardhur koha të konceptojmë mirë edhe el-ementet përbërës të këtij koncepti gjithëpërfshirës. Në një tekst të Akademisë së Drejtimit në Hamburg “ Prak-tika e Arsimimit ushtarak” theksohet: “Arsimimi është për çdo shoqëri, për çdo profesion, parakusht themelor për ekzistencën e vetvetes dhe të brezave që do të vijnë. Ai sig-uron për pjesëtaret e shoqërisë, njohuri, aftësi, arsye dhe gatishmëri për të vepruar” - Kjo konsiderohet përmbajtja themelore e konceptit të arsimimit sot. Duke i analizuar me kujdes elementet përbërës të konceptit të arsimimit

Arsimimi i nënoficerit, element parësor i suksesit

arsimimi

Page 35: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

nr. 4 tetor 2013 / Mbrojtja 35>>

si koncept i përgjithshëm, vihet re se prej tij lindin edhe koncepte të tjera, pa të cilët nuk mund të ketë kuptim vetë koncepti arsimim. Kështu arsimimi si koncept i përgjith-shëm përfshin: arsimimin e thjeshtë, formimin, edukimin, kualifikimin dhe thellimin e njohurive (mbledhjet mësimore, seminaret, debatet, diskutimet e orientuara). Qëllimi i sistemit të arsimimit ushtarak është të prod-hojë një trupë drejtuesish të përshtatshëm dhe që të men-dojnë në mënyrë kritike, si oficerë dhe nënoficerë, të cilët të kenë vlerat e duhura, atributet dhe aftësitë për të kryer siç duhet detyrat e tyre dhe që t’i shërbejnë kombit. Këta drejtues duhet të dinë si operojnë Forcat e Armatosura, aleatët ushtarakë, partnerët e Shqipërisë dhe kundër-shtarët e mundshëm. Për më tepër, këta drejtues duhet të tregojnë besnikëri, integritet, gjykim kritik dhe përgjegjë-si, ndërsa veprojnë në një mjedis sigurie shumë kompleks, shpesh të dyshimtë dhe shumë të ndryshueshëm. Është pra shumë e rëndësishme që FA të stërvitin dhe të ar-simojnë një trupë oficerësh dhe nënoficerësh me kulturë të balancuar, që të jetë e aftë, e ndërveprueshme dhe e mirëpërgatitur për të përmbushur misionet në një spek-tër të gjerë operacionesh. Oficerët dhe nënoficerët, indi-vidualisht janë përgjegjës për arsimimin e tyre ushtarak të vazhdueshëm. Programet formale të arsimimit japin mundësi për individët që ata të përmirësojnë ngritjen e tyre intelektu-ale, mendimin kritik, vendimmarrjen dhe njohuritë e përgjith-shme të sistemeve ushtarake dhe ato të sigurisë. Jashtë programeve formale individët duhet të vazhdojnë zhvillimin e tyre nëpërmjet studimit profesional, studimit individual apo në grupe, gjatë diskutimeve me kolegët. Vetëm dedikimi personal për zhvillimin profesional mund të sigurojë të mirat maksimale të Arsimimit Ushtarak dhe të përgatisë

individët për përballjet intelektuale dhe përgjegjësitë e pu-nësimit në Forcat e Armatosura.

arsimimi dhe trajnimi i nënoficerëve në anOArsimimi dhe trajnimi i nënoficerëve ka si qëllim për-gatitjen e mëtejshme dhe konsolidimin e vazhdueshëm të rritjes së tyre profesionale dhe krijimin e piramidës paralele të hierarkisë, si një kontingjent i rëndësishëm që në mënyrë të dukshme ndikon në rritjen e nivelit oper-acional dhe stërvitor të FA. Arsimimi profesional ush-tarak i përgatit nënoficerët të drejtojnë dhe stërvitin ushtarë, grupe ushtarësh dhe nënoficerët vartës, të cilët punojnë apo luftojnë nën drejtimin e tyre. Ky sistem jep drejtim teknik dhe aftësi për të siguruar që nënofi-cerët të jenë të përgatitur për arritjen e suksesit në emërimin e radhës, në nivele më të larta përgjegjësie. Për të arritur këto synime Akademia e Nënoficerëve (ANO) zhvillon disa kurse institucionale dhe profesionale, për tu dhënë nënoficerëve të FA njohuritë dhe aftësitë e nevojshme në rolin e drejtuesit të grupit, skuadrës, zv/kom të togës etj. ANO i arsimon the trajnon këta nëno-ficerë në elementët e përgjithshme të formimit të ush-tarakut, pra aty zhvillohen vetëm programet mësimore për leadershipin, dhe jo për specialitetet e ndryshme që ata mund të kenë. Përsa i përket programeve të ar-simimit, kurrikulave, që përdoren në kurse duhet thek-suar se është kryer një proces i ripunimit të tyre, i cili vazhdon të zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme duke u bazuar në dy elemente kryesorë. Së pari në përputhjen e këtyre kurrikulave me nevojat që ka FA, pra duke u

arsimimi

Page 36: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

Mbrojtja / nr. 4 tetor 2013 36

mbështetur në misionin dhe angazhimet e FA si brenda dhe jashtë vendit, në mënyrë që nënoficerët të marrin ato njohuri që ju nevojiten dhe të jenë sa më produktivë për përmbushjen e këtyre detyrave apo misioneve që FA kërkojnë. Dhe së dyti në plotësimin e standarteve të NATO-s, duke qenë se tashmë jemi një vend anëtar i aleancës detyrat dhe angazhimet tona kanë ndrysh-uar, por po kështu kërkohet që të jenë në përputhje me to dhe standartet, kriteret dhe të gjithë elementët që përbëjnë formimin e një nënoficeri të aftë për përballimin e situatave dhe përmbushjen me sukses të detyrave të caktuara në krah me partnerët e vendeve aleate. Një element tjetër mjaft i rëndësishëm për procesin e ar-simimit janë edhe Mësimet e Nxjerra. Kështu në ANO në përfundim të çdo kursi zhvillohet një Anketim anonim me të gjithë kursantët. Në bashkëpunim dhe me disa instruktorë të Gardës Kombëtare të Neë Jersey-it janë përgatitur disa formularë anketimi anonim të cilat do të plotësohen nga kursantët në mes dhe në fund të se-cilit kurs. Qëllimi i këtyre anketimeve është përmirësimi i metodave të mësimdhënies si dhe rritja e performancës dhe rezultateve pozitive të kursantëve. Rezultate të kë-tyre anketimeve përdoren dhe në procesin e ripunimit të vazhdueshëm të programeve mësimore. Pyetjet e parashtruara në këto anketime konsistojnë në mendimin e kursantëve rreth:

• Kursit në përgjithësi • Materialeve mësimore, literaturës dhe vlerësimit • Marrëdhënieve me instruktorët, kolegët e tyre • Metodave të mësimdhënies

• Infrastrukturës së brendshme të ambienteve etj.

Në ANO, në varësi të nevojave për zhvillimin e karrierës së nënoficerit, ngarkesave të përgjegjësive të njësive të FA dhe atyre specifike të funksionit të nënoficerit, zhvillohen kurse institucionale dhe funksionale. Në sistemin e kurse-ve institucionale përfshihen të gjithë kurset e arsimimit si kusht për zhvillimin e karrierës së nënoficerit. Kurset institucionale që zhvillohen janë 5: Kursi Fillestar, Kursi Bazë, Kursi i Avancuar, Kursi i Lartë dhe Kursi i Kryeka-pterit. Duke ndjekur të gjithë këto kurse hap pas hapi në bazë të kritereve dhe rregullave të përcaktuara nënoficeri avancon në gradë dhe në karrierë. Ndërsa kurset e kualifi-kimit profesional mundësojnë kualifikimin e nënoficerëve e punonjësve civilë të FA, për përmbushjen e përgjegjësive të tyre praktike, qofshin këto si kërkesa të përgjithshme të funksionit organik ashtu edhe ngarkesave të veçanta të misionit dhe angazhimeve të strukturave të FA. Në këtë kuadër Akademia ofron kurse të veçanta kualifi-kimi në përputhje me nevojat dhe kapacitetet jashtë sistemit institucional të arsimimit. Dy janë llojet e kurseve të kualifikimit profesional: Kursi i Instruktorit dhe Kursi i Administratës Civile. Gjithashtu në varësi të nevojave në FA mund të hapen kurse e seminare për probleme specifike që ndeshen në misionet e FA dhe angazhimin e strukturave të tyre. Programet mësi-more të këtyre kurseve ndërtohen në bashkëpunim me autoritetin që inicion kursin.

kursi Fillestar i nënoficerit (kFn) hedh bazat për kar-rierën e nënoficerit si dhe ofron njohuritë teoriko-praktike

Page 37: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

nr. 4 tetor 2013 / Mbrojtja 37

Akademia “jonë”, ka eksperiencë e vite sa për t’u pasur lakmi

sPeciale

>>

për drejtimin e grupit dhe niveleve të njësuara me të. Ai kryhet vetëm në ANO, për një periudhë jo me pak se 5 javë. Ky arsimim ka për qëllim formimin elementar si nënoficer të kandidatëve duke transmetuar vlerat dhe shprehitë el-ementare të profesionit, të edukojë, formojë dhe arsimojë nënoficerët e rinj të FA, të cilët të jenë në gjendje të njohin dhe të zbatojnë në praktikë bazat e profesionit të nënofic-erit. Kursi përfshin njohuri për drejtimin, orientimin në ter-ren, patrullimin, instruktimin, taktikën, qitjen etj. Në këtë kurs marrin pjesë ushtarët profesionistë (PR 2), që plotësojnë kushtet përkatëse ligjore dhe që kanë mbaruar me sukses studimet e mesme ose ato të larta. Periudha fillestare e ar-simimit dhe stërvitjes është njëkohësisht vijim i procesit të përzgjedhjes të nënoficerëve. Kandidatët që arrijnë të kalojnë me sukses periudhën fillestare të arsimimit titullohen nënofi-cerë dhe gradohen Nëntetarë.

kursi Bazë i nënoficerit (kBn) zhvillon elementët themelor të personalitetit të tetarit si drejtues në rol të komandantit të skuadrës dhe detyra të njehsuara me të, edukon dhe vë në përgjegjësi kursantët ndaj detyrës dhe gatishmërisë luf-tarake, zbatimit të urdhrit, forcimit të disiplinës vetjake dhe ndjenjës së kolektivitetit si dhe synon zhvillimin e aftësive në komunikim. Zgjat 12 javë në ANO dhe 8 javë ne Shkollën e Trupës (SHT). Ai është vazhdimësi e njohurive të marra në KFN dhe ndiqet vetëm nga nënoficerët me gradën Nëntetar. Pjesë e rëndësishme e qëllimit të programit të stërvitjes bazë të nënoficerëve është edhe transmetimi i njohurive bazë nga fushat themelore të udhëheqjes dhe drejtimit ushtarak te taktika, teknologjia, shkencat sociale dhe të sjelljes, e drejta dhe ligji. Programi i arsimimit të përgjithshëm bazë ka edhe një përbërëse të rëndësishme stërvitore, e cila përmbledh përgatitjen ushtarake dhe përgatitjen fizike. Në përfundim të programit të arsimimit të përgjithshëm bazë që kryhet në ANO kandidatët duhet të vijojnë drejtpërdrejt programin e

arsimimit bazë special profesional në SHT. Ky kurs përgatit drejtues të aftë për të marrë përsipër detyra të përgjith-shme si nënoficer me gradën Tetar dhe funksionin si koman-dant skuadre ose detyra të njësuara me të.

kursi i avancuar i nënoficerit (kan) zhvillon elementët themelor të personalitetit të rreshterit si zëvendëskoman-dant toge metodist, zotërues i teknikave të punës në togë, ndihmës kryesor për stërvitjen e togës dhe i jep atij aftësi të mira për komunikim e drejtim.Zgjat 6 javë në ANO dhe 8 jave ne Shkollën e Trupës. Pjesa e parë, arsimimi i përgjithshëm i thelluar i nënoficerit, kryhet vetëm në ANO dhe ndiqet vetëm nga nënoficerët me gradën Tetar. Ky kurs aftëson nënoficerët për drejtimin dhe ud-hëheqjen e togës nëpërmjet perceptimit të detyrës si epror me gradën Rreshter dhe përgjegjësive të zv/komandantit të togës dhe detyrave të njësuara me të. Ky kurs ka për qël-lim thellimin e njohurive, shprehive si dhe kompetencës profesionale për të mundësuar marrjen dhe ushtrimin e përgjegjësive më të larta të drejtimit dhe të administrimit brenda llojit të trupës, armës apo shërbimit përkatës. Në përfundim të programit të arsimimit të përgjithshëm të thelluar, kandidatët duhet të vijojnë drejtpërdrejt pro-gramin e arsimimit të thelluar special profesional në Shkollën e Trupës.

kursi i Lartë i nënoficerit (kLn) zhvillon elementët themelor të personalitetit të kapterit si këshilltar, metodist, zotërues të teknikave të punës në shtab, ndihmës kryesor për ve-primtarinë operacionale të kompanisë, me aftësi të mira për komunikim e drejtim. Zhvillohet vetëm në ANO dhe zgjat 8 javë. Ky kurs ndiqet vetëm nga nënoficerët me

Page 38: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

Mbrojtja / nr. 4 tetor 2013 38

gradën Rreshter dhe ka për qëllim përmirësimin e aftësive të demonstruara të drejtimit, të zhvillimin e njohjes së rolit të nënoficerit me eksperiencë (si anëtar i stafit të koman-dantit) duke komunikuar efektivisht me shkrim e me gojë me eprorët, vartësit e homologët. Nënoficeri përgatitet të marrë detyra të larta me gradën Kapter dhe përgjegjësi si këshilltar në shtab.Kursi i Kryekapterit të Nënoficerit (K.K/K) arsimon e tra-jnon kapterët në nivelin e përgjegjësive të detyrës funk-sionale të kryekapterit, si këshilltar dhe drejtues trupash në nivelin e batalionit si dhe zhvillon kapacitetet individuale për marrjen e përgjegjësive më të larta. Është kursi më i lartë për nënoficerët dhe kryhet për një periudhë jo më pak se 4 javë në ANO. Nënoficeri në këtë kurs përgatitet të

marrë detyra të larta me gradën Kryekapter dhe përgjegjësi në detyra në nivel batalioni, brigade, force e në nivele më të larta në Drejtoritë e SHP e Ministrisë së Mbrojtjes.Kursi i Instruktorit rrit performancën mësimdhënëse të in-struktorëve të stërvitjes së institucioneve arsimore në të gjitha nivelet. Zgjat 3 javë dhe përgatit nënoficerët në funk-sionin e instruktorit të stërvitjes. Trajnimi i trajnuesve është një ndër kurset dhe çështjet më të rëndësishme të arsimim-it, rritjes dhe zhvillimit profesional të nënoficerit.Kursi i Administratës së Mesme Civile arsimon e trajnon per-sonelin e administratës së mesme civile në nivelin e përgjegjë-sive të detyrës funksionale që ato kryejnë, ekuivaliente me de-tyrat e nënoficerit sipas strukturave të FA. Zgjat 2 javë dhe ka për qëllim aftësimin e civilëve, me pozicione organike që janë ekuivalente me nënoficerët, për kryerjen me profesion-alizëm të detyrave funksionale. Gjithashtu ky kurs ka për qëllim përshtatjen e civilëve për të kuptuar dhe përballuar me sukses detyrën e tyre në kuadër të FA. Synimi i këtij procesi është që civilët të mund të plotësojnë njohuritë dhe aftësitë e fituara në institucionet civile të arsimimit dhe kualifikimit nëpërmjet pjesëmarrjes në programet e arsimimit dhe kualifikimit ushtarak, së bashku më personelin ushtarak.

përfundimeNga sa u trajtua më sipër vihet re se arsimimi në FA ka veçoritë e veta të cilat nuk mund të neglizho-hen, ashtu sikundër nuk mund të jenë vetëm monopol i mbyllur i FA. Është detyrë e të gjithë ushtarakëve që shërbejnë në FA që ata në radhë të parë ta konsiderojnë arsimimin ushtarak pjesë përbërëse shume të rëndë-sishme të personalitetit të tyre, si dhe një privilegj në krahasim me sistemin e arsimimit civil. Kjo jo për faktin se ne si ushtarak na pëlqen ta konsiderojmë veten të tillë, por me shanset e krijuara ai në të vërtetë do të jetë me prioritar në zhvillimin e tërë shoqërisë.

Page 39: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

nr. 4 tetor 2013 / Mbrojtja 39

Në intervistën e mëposhtme komandanti i ANO, kolonel Arben Toska, jep disa detaje në lidhje me punën e zhvillu-ar nga Akademia e Nënoficerëve “Thomson”, ndryshimet dhe disa ide për të ardhmen.

komandant, së fundi keni pasur një vizitë nga ekipi ameri-kan i gardës së new jersey në anO. Cila ishte përbërja e ekipit dhe qëllimi i kësaj vizite?

Në datën 19 shtator 2013 Akademinë e Nënofi-cerëve “Thomson” e vizitoi një ekip i përbërë nga kryekapteri më i lartë i Forcave Ajrore të New Jer-sey, Vincent P. Morton dhe rreshtere Stephanie

Bobko. Qëllimi i kësaj vizite ishte marrja e informacionit mbi rolin, detyrat, angazhimet e trupës së nënoficerëve në vep-rimtarinë e përditshme si dhe njohja me programet e zhvil-limit, arsimimit e kualifikimit të trupës së nënoficerëve. Takimi filloi me prezantimin e një materiali mbi “Rolin dhe sistemin e arsimimit të nënoficerit në FA” dhe më pas u vazhdua me diskutime të hapura. Diskutimet mes dy nënoficerëve ameri-kanë dhe trupës së nënoficerëve të ANO-së konsistuan në trajnimet, kualifikimet, karrierën, procesin e vlerësimit dhe të gradimit të nënoficerit, si dhe mbi mundësitë për rritje të bashkëpunimit të mëvonshëm.

Cilat ishin disa nga pikat e diskutimit në këtë takim?Disa nga pikat e diskutimit ishin mënyra se si funksionon pro-cesi i promovimit dhe gradimit të nënoficerëve në FA, cilat janë aftësitë që fiton secili kursant pas përfundimit të kurse-ve në ANO, a është ai i gatshëm t’i përvetësojë dhe zbatojë më së miri ato çka ka mësuar në Akademi në njësinë ku shër-ben. Një ndër pikat e diskutimit ishte dhe pasja e një betimi të nënoficerit, ashtu sikundër ushtria amerikane e ka një të tillë, ku secili nënoficer gjen veten e tij dhe fiton besimin për të ecur përpara. Nga nënoficerët tanë u shpreh ideja se ka nisur puna për të pasur diçka të tillë dhe për nënoficerët e FAR-SH, kjo në bashkëpunim dhe me Zyrën e ODC dhe Gardën e New Jersey. Një çështje tepër e rëndësishme për kryekapter Morton ishte dhe specializimi dhe trajtimi special që mund t’i bëhet kapterëve që përgatiten për tu bërë kryekapter. Ai u

“Rritja e besimit ndaj nënoficerëve, që ata të vetë-zhvillohen sa më shumë”

intervista

shpreh se të tilla promovime dhe krijimi i mundësive për për-parimin e tyre bëjnë të mundur rritjen e aftësive dhe njohurive të tij, në mënyrë që më pas t’i përdori ato pasi të ketë marrë gradën kryekapter dhe të jetë në rolin e këshilltarit të ko-mandantit të njësisë apo pozicione të tjera të rëndësishme. Në fund të diskutimeve kryekapter Morton përgëzoi stafin e ANO-së, dhe veçanërisht instruktorët e saj për gjithë punën e bërë, pavarësisht punës jo të lehtë që ata kanë. Ai tha se roli i instruktorit është mjaft i rëndësishëm duke qenë se njohuritë e përcjella nga ta tek kursantët e tyre pasqyrohen drejtpërsëdrejti te njësitë ku ata shërbejnë.

duke marrë shkas nga fakti që ky ekip ka zhvilluar me ju ko-munikimin në anglisht dhe prezantimet po ashtu janë bërë në anglisht, do të doja të dija diçka më tepër në drejtimin e mësimit të gjuhës angleze në anO, pasi ky është edhe një element i cili ndikon në përmirësimin e efektivitetit në operacione të përbashkëta?Mësimi i një gjuhe të huaj, dhe veçanërisht i asaj angleze, është një nga kriteret kryesore që kërkohet të plotësohet nga çdo ushtarak për funksione dhe detyra të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Duke qenë se ky fakt është bërë mjaft i domosdoshëm për avancimin në karrierë të ushtarakëve

Page 40: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

Mbrojtja / nr. 4 tetor 2013 40

ndërmorëm fundin e vitit të kaluar një nismë për krijimin e një projekt-piloti për mësimin e gjuhës angleze. Ky projekt nisi që me krijimin dhe inaugurimin e një kabineti të ri të mësimit të gjuhës angleze dhe vijoi me hapjen e kursit të parë të ang-lishtes në ANO për personelin e saj në janar të 2013-s. Në këtë kurs morën pjesë 17 veta, oficer dhe nënoficer, të cilët u instruktuan nga dy pedagogë të Qendrës së Gjuhëve të Huaja në aspektin teorik dhe praktik për nivelin 1/1/1/1 (sipas STAN-AG 6001). Por mbështetjen më të madhe dhe kryesore për këtë nismë e dha komandanti i komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha, i cili e mbështeti që në fillim idenë e krijimit të këtij kabineti e deri në kurorëzimin dhe fillimin me sukses të kursit të parë. Pas përfundimit të kursit të parë 6 nënoficerët me rezultatet më të larta në këtë kurs vijuan të ndiqnin nivelin 2/2/2/2 në QGJH. Ky projekt u fillua me idenë e përmirësimit të njohurive në gjuhën an-gleze për personelin e ANO-së, e veçanërisht për nënoficerët e saj, si dhe më pas të bëhej pjesë e kurrikulave mësimore të kurseve që zhvillohen në ANO. Për këtë arsye ANO ka në plan të vazhdojë me nivelin tjetër (2/2/2/2) dhe më pas të proce-dojë me kursantët. Kjo është dhe arsyeja pse ANO ka propo-zuar krijimin e një pozicioni në strukturën e saj për instruktor gjuhe. Duke pasur një instruktor si pjesë të organikës së saj ky projekt do të jetë më lehtë i zbatueshëm. Një propozim tjetër mjaft i rëndësishëm për ANO-në dhe veçanërisht për rritjen e rolit të nënoficerit në FA është dhe propozimi i bërë nga ANO për sa i përket pozicionit të komandantit të Kursit Fillestar. Aktualisht sipas TOP-it të gjitha pozicionet e koman-dantëve të kurseve janë oficer. Kështu duke synuar rritjen e rolit të nënoficerit dhe ndryshimin e balancës në raport midis oficerit dhe nënoficerit në institucionin më të rëndësishëm për nënoficerin në FA, ANO-në, është propozuar që pozicioni i ko-mandantit të Kursit Fillestar të jetë nënoficer. Kjo sepse ndry-shime në strukturë mund të bëhen vetëm të studiuara mirë dhe të ngadalta pa prishur komplet balancat e krijuara në vite.

krahas këtyre elementeve të cilët janë padyshim të rëndë-sishëm, ka edhe një element tjetër i cili shpesh herë duket si diçka e dorës së dytë, por që rezulton po aq i rëndë-sishëm për suksesin: përgatitja fizike. Si është puna që

kryhet në këtë drejtim?Përgatitja Fizike është ajo çka duhet të karakterizojë çdo ushtarak. Me një trup të stërvitur, fitohet energji pozitive për të punuar, fitohet disiplinë dhe vullnet për të arritur synimet e kërkuara, por në të njëjtën kohë humbasin kilet e tepërta që mund të çojnë në jo produktivitet në punë. Për këtë arsye ANO-ja në bashkëpunim dhe me Zyrën e ODC ftoi një trupë të Detashmentit të Marinës të dislokuar pranë Ambasadës Amerikane për disa javë për të demonstruar disa orë për-gatitje fizike. Qëllimi ishte të tregonin para instruktorëve dhe kursantëve të ANO-së elementë të veçantë dhe metodën e mësimdhënies që ata përdorin në një orë përgatitje fizike. Ashtu si dhe është bërë me dije për të gjithë Zyra e ODC dhe Garda Kombëtare e New Jersey ka nisur një bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me Akademinë e Nënoficerëve për zhvillimin e korpusit të nënoficerëve. E si mund të ketë një rritje e zhvillim të nënoficerëve pa pasur një trajnim e zhvillim të vet instruktorëve që do t’i trajnojnë ata. Për këtë arsye janë hedhur idetë për krijimin e një projekti-pilot për shkëm-bimin e eksperiencave dhe metodave në mësimdhënie, si dhe trajnimin e instruktorëve të Akademisë në New Jersey. Ash-tu si shumë vende të tjera të aleancës menaxhojnë person-elin e tyre instruktor, synohet me anë të këtij projekti që të ketë një sistem rrotacioni, pra një cikël, ku nënoficerët pasi të plotësojnë 3 vjet të qëndrimit të tyre në akademi si instruk-tor të kthehen në njësi e reparte, dhe pas një periudhe tjetër 2-3 vjeçare të kthehen përsëri në Akademi për të shpalosur eksperiencën dhe njohuritë e marra në njësi e reparte brenda e jashtë vendit. Në këtë mënyrë informacioni i marrë nga kursantët do të jetë më i përditësuar dhe më real.

këtë vit është krijuar edhe Forumi i nënoficerit. Si lindi ideja dhe çfarë roli kishte ai në mbarëvajtjen e punëve?Nënoficerët janë midis oficerëve dhe ushtarëve. Për të qenë të suksesshme nevojitet që njësitë, repartet apo nënrepartet të veprojnë si një trup i vetëm. Për tu realizuar kjo nevojitet që të tre pjesët përbërëse të jenë në harmoni me njëra - tjetrën. “Në zinxhirin e FA nënoficerët janë lënda ngjitëse, apo hallka, e cila mban të bashkuar FA”. E për të pasur një trupë sa më të aftë, sa më të konsoliduar dhe në proces të

Page 41: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

nr. 4 tetor 2013 / Mbrojtja 41

vazhdueshëm zhvillimi dhe përmirësimi, ky vit është cilësuar si Viti i Nënoficerit. Kështu në zbatim të direktivës së MM për “Zhvillimin e korpusit të Nënoficerëve” gjatë muajit shkurt në Akademinë e Nënoficerëve “Thomson” u organizua një takim me nënoficerët më të lartë të FA. Ky takim kishte si qëllim kryesor të tijin krijimin, për herë të parë në FA, të “Forumit të Nënoficerit të FA”, i cili do të përzgjidhte dhe “Nënoficerin më të mirë të vitit”. Takimi u drejtua tërësisht nga nënoficerët, ndërsa unë isha i pranishëm në takim në rolin e vëzhguesit bashkë me përfaqësuesin e Zyrës së ODC major Mark Ber-lenbach dhe nënoficerin Robert Newlin, koordinator për op-eracionet pranë Ambasadës së SHBA-së. Ky takim konsistoi në disa pika kryesore, si: përcaktimin e një Plani Veprimi vje-tor për nënoficerët; përcaktimin e kritereve, formatit, datave dhe përfaqësuesve për përzgjedhjen e Nënoficerit të vitit dhe diskutimin e çështjeve të ndryshme që lidhen me zhvillimin e trupës së nënoficerit në FA.

në faqet e shtypit ushtarak kemi publikuar edhe lajmin e përzgjedhjes së nënoficerit të vitit. Sa i rëndësishëm ishte ky proces dhe cili ishte efekti i tij?Me nismën e vetë trupës së nënoficerëve për herë të parë këtë vit startoi përzgjedhja e Nënoficerit të Vitit në koman-dat dhe njësitë e varësisë së SHP. Ky proces ka nisur punimet e tij gjatë takimit të parë për krijimin e Forumit të Nënoficerit. Nga diskutimet e shumta në këtë takim, duke marrë parasysh se nënoficerët vijnë nga fusha të ndryshme, për të bërë sa më të saktë vlerësimin e tyre u ra dakord paraprakisht që në vlerësimin e tyre të shqyrtohet: disiplina, karriera dhe përm-bushja e detyrave të dhëna, fluksi i detyrave të ngarkuara gjatë 2013, kushtet fizike, niveli i gjuhës angleze sipas STAN-AG 6001, vetëzhvillimi dhe prezantimi i një teme mbi FARSH, NATO, nënoficerin etj. Tashmë ky proces është kurorëzuar në disa nga institucionet e FA, dhe në fund të këtij viti do të bëhet dhe përzgjedhja e më të mirit të FA. I gjithë ky proces do të shërbejë si një shtysë dhe motivim për nënoficerët për të punuar më fort, për tu vetë-zhvilluar dhe ecur përpara në mënyrë që të arrijnë standardet e kërkuara. Ky proces u zhvillua dhe në institucionin më të rëndësishëm për karrierën e nënoficerit, ANO. Komisioni i ngritur për testimin e nënofi-cerëve në ANO e ndoqi me shumë rigorozitet dhe përkushtim procesin dhe për të bërë një vlerësim sa më objektiv, përveç të tjerave, u mor parasysh mendimi i eprorit të drejtpër-drejtë për secilin nënoficer si dhe mendimi i kolegëve. Në bazë

të së gjithë këtyre elementëve “Nënoficeri i vitit 2013” në Akademinë e Nënoficerëve “Thomson” u shpall rreshter Ilir Mëhalla. Pavarësisht dëshirës së të gjithë kandidatëve për ta fituar këtë vlerësim pati një mirëkuptim dhe konsensus nga të gjithë për nënoficerin e përzgjedhur. Ajo çka vlen të thekso-het në këtë proces ishte serioziteti, angazhimi dhe një sedër e fortë gare që treguan të gjithë kandidatët. Po këtë vit për herë të parë në bashkëpunim me Gardën Kombëtare të New Jersey është përzgjedhur një grup nënoficerësh prej 10 veta për të qenë pjese e një programi kualifikimi dhe arsimimi si OFICER në New Jersey.

Cilat janë disa projekte të ardhshme që mund të përmen-den shkurtimisht?Disa nga projektet për të ardhmen që kërkojnë kohë dhe mjete financiare jo të pakta, por mjaft të rëndësishme për funksion-imin normal të institucionit të vetëm për arsimimin e nënofi-cerit janë: Ngritja e një sistemi për hedhjen dhe ruajtjen e të dhënave në sistem kompjuterik, një nga të cilët do të jetë për seksionin e Personelit, ku do të ruhen dhe përdoren të gjitha të dhënat e personelit të ANO-së dhe kursantëve që ndjekin kurset në ANO; tjetri do të jetë për seksionin e sekretarisë, ku do të ruhet dhe shfrytëzohet i gjithë database i Akade-misë. Një projekt tjetër mjaft i domosdoshëm, por jo me një kosto financiare të madhe, është krijimi i një sistemi LAN për nevojat e brendshme të Akademisë. Kështu gjithsecili mund të dërgojë dhe të marrë informacione, dokumente pa qenë nevoja për të printuar gjithçka dhe për të humbur kohë. Të gjithë hapat e ndërmarrë dhe të synuar për të ar-dhmen, janë marrë e synohen për zhvillimin dhe rritjen pro-fesionale të trupës së nënoficerëve të FA. Ndoshta dikush nga ju do të thoshte se ushtritë e vendeve të tjera aleate i kanë ndërmarrë këto nisma shumë më herët, e ne jemi shumë më mbrapa se ta, por asnjëherë nuk është vonë për hapa të tillë, asnjëherë nuk është vonë për të gjetur metoda dhe mjete efektive për rritjen dhe zhvillimin sa më pozitiv të personelit të FA. Ndaj për të qenë sa më produktivë në këto hapa kërkohet angazhimi jo vetëm i ofi-cerëve për t’i mbështetur ata po dhe i vet nënoficerëve, të cilët duhet të jenë sa më të gatshëm për të bashkëpunuar me trupën e oficerëve, por dhe me njeri-tjetrin për të ar-ritur ato çka ata duan, për të gjetur mundësi për rritjen e rolit të nënoficerit, rritjen e besimit te oficerët për ta e për tu vetë-zhvilluar sa më shumë.

Page 42: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

Mbrojtja / nr. 4 tetor 2013 42

siGuriaInteresat dhe objektivat e Gjermanisë

në strategjinë e sigurisë europiane

“Asnjë vend nuk është sot në gjendje të zgjidhë i vetëm problemet kom-plekse të kohës së sotme” - Ky është një citat i formuluar qartë në Strat-

egjinë e Sigurisë Europiane 2003. Si reagim ndaj krizës së Irakut 2003, Përfaqësuesi i Lartë i Poli-tikës së Jashtme dhe të Sigurisë së Përbashkët Europiane Havier Solana, mori detyrën nga Këshilli Europian të formulojë Strategjinë e Sigurisë Eu-ropiane, “Strategjia e Sigurisë Europiane - Një Europë e sigurtë në një botë më të mire” , dhe është dokumenti bazë, i cili u miratua në dhjetor 2003, në të cilën ndër të tjera përcaktohen objek-tivat e Politikës së Sigurisë dhe të Jashtme Eu-ropiane. Shtetet europiane si Franca, Britania e Madhe, Italia, Gjermania, por dhe shtete të vogla si Austria, Polonia, Çekia, Hungaria, etj, përkrah interesave të përbashkëta në kuadrin e BE-së, tek kjo strategji shohin të formuluara dhe interesat dhe qëllimet e tyre. Kështu, Gjermania si shteti me sipërfaqe dhe me popullsinë më të madhe në Europë, luan një rol të rëndësishëm në kuadrin e Politikës së Përbashkët së Jashtme dhe Sigurisë së Përbashkët Europiane. Për Gjermaninë organi-zatat ndërkombëtare janë faktorët më të rëndë-sishëm për stabilitetin ndërkombëtar. Organizata më e rëndësishme në Europë për Gjermaninë është Bashkimi Europian (BE). Në kuadrin e politikës së sigurisë, Gjermania është e angazhuar për ta zgje-ruar dhe thelluar më tej sigurinë botërore, ku si-pas mundësisë aktorët lokalë duhet të përfshihen në procesin e arritjes së paqes. Për të arritur këtë qëllim, Gjermania është e angazhuar për të përforcuar më shumë Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB). Kështu, p.sh theksohet që një

Roli i rëndësishëm i Gjermanisë në kuadrin e Sigurisë së Përbashkët Europiane si shteti me sipërfaqen dhe me popullsinë më të madhe në Europë

KAPiTEN FlAMuR MuHARREMi

angazhim ushtarak i trupave gjermane në kuadrin e ruajtjes së sigurisë botërore, duhet të jetë i mun-dur vetëm me një mandat të Këshillit të Sigurim-it (KS) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Në fakt, këto deklarata duhet të trajtohen me kujdes, duke qenë se Gjermania si anëtare e NATO-s ka marrë pjesë që prej ratifikimit të Kon-ceptit të Strategjisë së NATO-s (Kosovo 1999), në misione ushtarake dhe pa një mandat nga KS. Ky fakt konstatohet pothuajse tek të gjithë anëtarët që janë si pjesë të BE-së ashtu dhe të NATO-s. Një mjet të rëndësishëm të Politikës së Sigurisë Gjermane paraqet dhe bashkëpunimi për zhvillim. Ky duhet të realizohet sipas mundësisë me aktorët

Page 43: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

nr. 4 tetor 2013 / Mbrojtja 43

lokalë dhe duhet të konkretizohet në bashkëpunime rajonale. Qëllimi i kësaj politike është arritja e një bashkëpunimi ndërmjet aktorëve të sigurisë që janë relevant dhe kanë rëndësi lidhur me një çështje të caktuar. Duke qenë se, rritja e sigurisë botërore e sheh zhvillimin dhe rritjen ekonomike si bazë për një mje-dis të sigurtë, Gjermania e konsideron politikën e zhvillimit, si një mjet kryesor për parandalimin e krizave. Me qëllim rritjen e efikasitetit, është shumë e rëndësishme të rritet vetëdijshmëria për parandalimin e krizave, në kuadrin e politikës ekono-mike, financiare dhe mjedisore. Kështu një shtet i vetëm, është shumë i kufizuar të japë një ndihmë të mjaftueshme në këto fusha. Prandaj, Gjerma-nia është gjithmonë në kërkim të rrugëve të tjera për të përmirësuar kooperimin ndërmjet aktorëve shtetërore dhe jo shtetërorë. Por këtu konstato-het një nevojë e lartë për të vepruar, duke qenë se kooperimi në shumicën e rasteve ka hasur prob-leme në nivelin praktik. Fjalia e shumë diskutuar e ish ministrit të atëher-shëm të Mbrojtjes së Gjermanisë Peter Struck që, “Gjermania duhet të mbrohet në Hindukush”, nuk rrodhi nga bindja që, interesat vitale të Gjerman-isë ndodhen në këtë rajon, por nga vetëdijshmëria që, problemet e sotme të sigurisë janë të lidhu-ra ndërkombëtarisht me njëra tjetrën dhe kështu për një periudhë të gjatë dhe Gjermania do jetë e prekur nga këto probleme. Prandaj për këtë arsye, dhe skenarët e largët gjeografik, mund prekin direkt interesat gjermane, sepse ato psh. mund të kenë efekt tek aksesi në pasuritë nëntokësore të këtyre rajoneve që ka Gjermania. Për shkak se Gjermania është e varfër në pasuri nëntokësore dhe nevojës së saj për këto pasuri, asaj i nevojitet aksesi i plotë dhe i pandalshëm tek importi i këtyre pasur-ive nëntokësore në rajone të ndryshme të botës, veçanërisht në fushën e energjisë është me rëndë-si strategjike. Kështu pra, është shumë e domos-

doshme që menaxhimi i konfliktit të planifikohet dhe të menaxhohet për një periudhë të gjatë kohore. Projektet afatshkurtër, ndër të tjera, vetëm sa do ta përkeqësonin më tej situatën. Por përsa i përket informimit të opinionit publik është me rëndësi që, këto tematika të mbahen larg politikës së përdit-shme. Por kjo nuk do të thotë, të evitosh debatin publik mbi qëllimin dhe synimin e angazhimit të tru-pave në këto rajone, sepse një diskutim i tillë është i domosdoshëm në një demokraci funksionale. Me përfundimin e Luftës së Ftohtë nuk ka ndrysh-uar vetëm mjedisi politik botëror, por ka ndrysh-uar dhe misioni dhe detyrat e politikës së sigurisë së shteteve. Shpeshherë, mjedisi për të ndërtuar strukturat civile në një vend bëhet i mundur vetëm nëpërmjet strukturave ushtarake dhe paraush-tarake. Por, që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Gjermania ka preferuar anën civile të politikës së jashtme, duke qenë se ajo e ndjente si presionin e brendshëm ashtu dhe të jashtëm të lidhur ngushtë, me periudhën e nacional social-izmit të Luftës së Dytë Botërore. Bazuar në këtë, Gjermania ishte e detyruar të paraqitej në arenën ndërkombëtare si fuqi civile për të evituar krijimin e idesë së një ri-nacionalizmi gjerman. Këto koncepte dhe perceptime sot duken të vjetruara, sepse Gjer-mania, nëpërmjet integrimit të saj të vullnetshëm në strukturat euro-atlantike, nuk do ishte më në gjendje të ndiqte një politikë ekspansive naciona-liste duke qenë se konteksti kohor nuk e lejon një gjë të tillë dhe balancat politiko-ushtarake kanë ndryshuar. Por më së shumti, për arsye të ndry-shme, këto argumente përdoren në ditët e sotme për të penguar reforma të domosdoshme dhe mod-ernizime (p.sh. arsye financiare ose ideologjike) si dhe për të mbajtur të qetë taksapaguesin gjerman. Mund të konstatohet ndoshta dhe me të drejtë që, një pjesëmarrje aktive e trupave gjermane në misione ushtarake si në Irak ose në Afganistan mund të rrisë rrezikun terrorist për Gjermaninë.

Page 44: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

Mbrojtja / nr. 4 tetor 2013 44

Por, në kuadrin e këtij argumenti, anashkalohet që, pa një angazhim ndërkombëtar në rajonet e kriza-ve, rreziqet mund të jenë më të mëdha dhe më të shumëllojshme. Duke qenë se, Gjermania e vetme ashtu dhe si shumë shtete të tjera, nuk ka peshën e mjaftueshme për të arritur objektivat e saj në arenën ndërkombëtare, ofrohet PSJPE-ja si çelës ose si levë për këtë. Kështu, Gjermania në nivel global shihet si fuqi ra-jonale, ndërsa në Europë dhe vendet përreth saj, për shkak të historisë, popullsisë dhe fuqisë ekono-mike, ka statusin e një superfuqie. Prandaj, për Gjermaninë ofrohet mundësia të forcojë pozicionin e saj brenda BE-së dhe në nivel ndërkombëtar të paraqitet me një peshë të mjaftueshme dhe të kon-siderueshme. Si bazë, për përfaqësimin e BE-së në nivel ndërkombëtar, Gjermania sheh Strategjinë e Sigurisë Europiane (SSE), e cila formon kuadrin për marrëdhëniet me SHBA, zhvillon më tej integrimin europian dhe njëkohësisht kompenson mangësinë e strategjisë së saj. Përsa i përket integrimit eu-ropian, si pjesë e rëndësishme e politikës gjer-mane, Gjermania insiston që, integrimi europian të çohet përpara nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Një “Europë e dy shpejtësive” siç e njof-toi presidenti italian Napolitano në një intervistë për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zei-tung (FAZ), datë 28.06.2007, kancelaria Merkel e kundërshtoi në fund të qershorit të po atij viti. Natyrisht që ky pozicion nuk mund të mbrohet për një kohë të gjatë duke iu referuar dhe zhvillimeve politike dhe financiare që BE-ja ka përjetuar kohët e fundit. Kështu për t’i bërë ballë sfidave të mëd-ha në fusha të ndryshme politike, BE-ja ka nevojë për shpejtësi të ndryshme brenda saj. Bazuar në heterogjenitetin e BE-së, jo të gjithë anëtarët e saj janë në gjendje që të arrijnë të njëjtën rezul-tat ose nuk do të ishin të gatshëm për këtë gjë. Përsëri këtu, jo të gjithë shtetet anëtare marrin pjesë në të gjitha hapat e procesit të integrim-

it. Në përgjithësi vihet re që, Gjermania ka marrë një pozicion të ndërmjetëm ndërmjet Francës nga njëra anë dhe SHBA-së dhe Britanisë së Madhe nga ana tjetër. Një arsye tjetër, për rezonancën pozitive të cilën integrimi europian e gjen tek elita politike, ndodhet tek e kaluara. Mbas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Gjermania e ka orien-tuar identitetin e saj drejt integrimit europian dhe ka rezultuar si fituese e integrimit europian, duke qenë se ajo më shumë ka përfituar sesa ka hum-bur. Për këto arsye, Gjermania është më shumë e gatshme se shtete e tjera, për ta orientuar poli-tikën e saj kombëtare drejt procesit të integrimit europian. Për më tepër, nga këndvështrimi gjerman, inte-resat europiane mund të formulohen dhe të arrihen vetëm në kuadrin e një angazhimi të përbashkët multilateral, duke qenë se nuk ekziston asnjë shtet europian, resurset e të cilit do të mjaftonin për një angazhim unilateral, si në rastin e SHBA-së. Prandaj është konsekuente që, Politika e Mbrojtjes dhe Sigurisë Europiane (PMSE) të shihet si pro-jekti kyç i Unionit Politik Europian. Së bashku me Francën, Gjermania e ka përcaktuar objektivin e afatgjatë e një Bashkimi Mbrojtjeje dhe Sigurie Europiane. Si Franca ashtu dhe Gjermania nuk janë më në të njëjtin pozicion siç ishin gjatë pro-cesit të zgjerimit lindor europian. Në të kaluarën të dy vendet e kanë çuar më tej nëpërmjet vizio-neve dhe koordinimeve të përbashkët procesin e integrimit europian. Por, që prej zgjerimit të madh europian 2004, ky “motor” nuk është më i mjaf-tueshëm. Prandaj, marrëdhënia me Poloninë, për të rritur tempin e integrimit, shihet si i rëndë-sishëm. Në kuadrin e “Trekëndëshit të Weimar-it”, Gjermania, Franca dhe Polonia, pavarësisht inte-resave të tyre kombëtare, duhet të zhvillonin dhe të implementonin ide integruese të mëtejshme. Kancelari i atëhershëm gjerman Schröder paraq-iste tezën e tij që, zgjerimi i madh lindor 2004

Page 45: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

nr. 4 tetor 2013 / Mbrojtja 45

i ka sjellë mundësinë për përmirësimin e koordin-imit të interesave të BE-së. Kjo tezë është natyr-isht e dyshimtë. Që para zgjerimit të madh lindor, BE-ja shfaqte probleme përsa i përket çështjeve të politikës së jashtme europiane. Për më tepër, duhet shtuar që, anëtarët e rinj e shohin BE-në më shumë se një bashkim ekonomik por më pak si një garante të sovranitetit dhe pavarësisë së tyre shtetërore, të cilën ato gjejnë të garantuar më shumë nga SHBA-ja. Pavarësisht që, interesat genuine europiane duhet si fillim të zhvillohen më tej, gjetja e gjuhës së përbashkët në një Europë të zgjeruar është e vështirë. Edhe pse pozicionet e politikës së jashtme të tre vendeve të mëdha të BE-së si Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe kanë gjetur të përbashkëta dhe janë afruar shumë që prej periudhës së viteve 1990, por deri në këto kohë nuk kanë arritur zhvillime të mjaftueshme. Lidhur me aftësinë vepruese e jashtme të BE-së, nuk është e mundur një angazhim i përbashkët e tre vendeve. Gjermania ndryshe nga dy vendet e tjera, ndjek kursin më pro-europian të mundshëm. Nga njëra anë, sepse, siç u përmend më lart, ajo e vetme në nivel global, nuk mund të rrisë peshën e saj, nga ana tjetër, ajo i përkufizon interesat e saj të sigurisë nëpërmjet BE-së, pa lënë mënja-në dhe të kaluarën e saj historike. Implementimi i këtyre interesave mund të kryhet në kuadrin e Politikës së Fqinjësisë Europiane (PFE). Gjermania ndjek dy objektiva të rëndësishme në politikën e saj të jashtme: Së pari kërkohet transformimi i mëte-jshëm i vendeve të Europës Lindore. Së dyti, Gjer-mania angazhohet fuqishëm për të hequr barrierat tregtare, me qëllim luftimin e varfërisë botërore. Heqja e barrierave tregtare është e shumë e rëndësishme për Gjermaninë, sepse ajo e ka bazuar ekonominë e saj tek shkëmbimi i mallrave dhe kësh-

tu ky është interesi i saj themelor. Marrëdhëniet e mira me SHBA-në janë të pa zëvendësueshme për Gjermaninë. Kështu, ajo përpiqet në kuadrin e PMSE-së, ta intensifikojë kooperimin ndërmjet BE-së dhe NATO-s, por gjithashtu dhe me SHBA-në. Sidoqoftë në “Direktivën e mbrojtjes europiane” të publikuar në vitin 2003, BE-ja është e vendosur në pozicion të barabartë me NATO-n. Kështu interesi dhe objektivi gjerman në PMSE është lidhja e SH-BA-së me Europën nëpërmjet gatishmërisë për të marrë përsipër detyrime më të mëdha dhe nëpërm-jet aftësisë vepruese në rastin, n.q.s SHBA-ja nuk do të donte të vepronte. Përtej kësaj shpresohet në një reformim të mundshëm të NATO-s, me qël-limin e vetëm rritjen e ndikimit politik. Në fund të fundit bëhet fjalë për një trajtim të ba-rabartë politik. Të ishte për vullnetin gjerman, NATO duhet të zhvillohet përsëri në një forum konsultativ permanent dhe njëkohësisht NATO duhet të mbesë bazë për një mbrojtje kolektive. Përsa i përket Ru-sisë, Gjermania ka për qëllim të mbajë një partner-itet strategjik, duke qenë se për kontinentin Eu-ropian, Rusia është një faktor kyç. Në Strategjinë Gjermane 2006 theksohet që: “Njëkohësisht duhet theksuar që, partneriteti i gjatë me Rusinë duhet të zgjerohet dhe të thellohet.” Gjermania ka interes të madh në transformimin e Rusisë. Qeveria e atëher-shme kancelarit Schröder u përpoq ta arrijë këtë gjë nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit. Natyrisht që kjo politikë u vijua dhe vazhdon të ndiqet dhe nga kancelaria Merkel. Qëllimi i bashkëpunimit me Rusinë janë: zona e tregtisë së lirë dhe stërvit-jet e përbashkëta ushtarake. Rikthimi në pushtet e presidentit Putin dhe rizgjedhja e kancelares Merkel në postin e kancelares të Gjermanisë pritet të përcaktojnë më tej vijimësinë e marrëdhënieve shumë të mira ndër vite ndërmjet dy vendeve.

Page 46: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

Mbrojtja / nr. 4 tetor 2013 46

Kuvendet ballkanike dhe shqiptare, gurët themelorë të historisë

histori

Ballkanasit përmes luftërash në kërkim të paqe

Nga burimet dokumentare për interesa të përbashkëta antipushtuese kemi pasur mar-rëveshje kuvenduese dhe organizime ball-kanike e shqiptare, që jo gjithmonë kanë qenë

të suksesshme. Të gjitha organizimet e kohës kishin për qëllim përballimin e një pushtuesi të ri të osma-nëve selxhuk që erdhën nga Azia Qendrore në Anadoll e më tek edhe në Ballkan. Në fillim të shek. XIV osma-nët pasi pushtuan Azisë së Vogël, kaluan në vitin 1354 ngushticën e Dardaneleve dhe filluan pushtimin e ga-dishullit të Ballkanit. Në këtë kohë hapësira rumeliane dhe ajo shqiptare ishte politikisht i coptuar në prin-cipata e shtete të pavarura. Por osmanët i zgjeruan shpejt pushtimet në Ballkan. Kështu masat energjike pushtuese bënë që të rivendosej pushtimi osman gjatë viteve 1415-1417 në kështjellat e rëndësishme, si Kru-ja, Berati, Shkodra, Kanina, Gjirokastra etj. Sulltanati e zhvendosi kryeqytetin nga Bursa, në Andrianopojë, të cilën e quajtën Edrene dhe Gadishullin e Rumelisë e emërtuan Ballkan. “Ballkan” vjen nga osmanishtja, që do të thotë “zinxhir malesh të pyllëzuara”; ndërsa grekët e lashtë e quanin gadishullin “Haemus”. Pushtimet e shpejta osmane, tronditën prijësit ballkanas që ishin vendosur në urën lidhëse të Europës dhe të Azisë dhe kështu krijuan një koalicion ushtarak antiosman, në të cilin mori pjesë edhe despoti i Vlorës, princi Aleksandër. Por ushtritë e pakonsoliduara të koalicionit ballkanik në betejën që u zhvillua me forcat osmane më 1371 në brigjet e lumit Marica u shpartalluan. Shqiptarët dhe ballkanasit e tjerë u gjendën kështu përpara furisë os-mane pesë shekullore. Në koalicion antiosman nga prin-cat shqiptarë ishin Gjergj II Balsha,Theodor Muzaka, Gjon Kastrioti etj. Beteja e përgjakshme u zhvillua në afërsi të Prishtinës, me 15 qershor 1389. Përballja ishte e pabarabartë 100 mijë osmanë kundër 40 mijë

PROF. ASOc. DR. zAHO GOlEMiMSc BlEDAR VRAPi

luftëtarëve ballkanas. Eveniment i shekujve është se një shqiptar i quajtur Millosh depërtoi dhe arriti që të eliminonte deri sulltan Muratin I. Në fakt koalicioni ball-kanik pësoi disfatë të rëndë. Por nuk hoqën dorë nga rebelimi antiosman. Ballkani ishte “sofra” e kuvendeve dhe e luftërave. Ballkanasit e për rrjedhojë edhe shq-iptarët pësuan disfatë të rëndë dhe kjo i hapi rrugën sulltanit pasardhës, Bajazitit I, për pushtime të reja në Ballkan, ku ata arritën të vendosnin nën pushtim shumë zona shqiptare që nga veriu në jug të vendit. Prijësit shqiptarë, ushtarakisht të pafuqishëm, hynë në vasalitetin e sulltanëve, por hynë në marrëveshje edhe vende të tjera, ku në fakt Venediku arriti të sh-trihej në qytetet bregdetare, nga gjiri i Kotorrit, në Artë, Pragë, Butrint, e deri në Shkodër, Tivar e Ulqin. Me rëndësi kanë qenë edhe mospërkulja ndaj osmanëve si dhe Kryengritjet e Gjon Kastriotit më 1429-1430 si dhe fitoret e Gjergj Arianitit më 1432-1435. Burimet arkivore si dhe librat e bibliotekave të kohës e vërtetoj-në plotësisht këtë. Gjergj Arianiti më 1434, udhëhoqi shqiptarët në dy beteja në gusht 1434, që përzuri me forcë forcat e bejlerbeut të Rumelisë, Sinan Pashës, dhe dhjetor 1434 që shkatërroi trupat osmane të sanx-hakbeut të Shkupit, Isak Beut. Në memorien ballkani-kie shqiptarët kanë regjistruar edhe fitoren e 20 prillit 1435 ku luftëtarët e Gjergj Arianitit triumfuan sërish mbi ushtrinë e sulltanatit të Muratit II. Shqiptarët së sytë e ballkanasve dhe të evropianëve dhe sidomos te Papati. Mbreti i Hungarisë, Sigismundi, u lidh me drej-tuesit e kryengritjeve shqiptare, veçanërisht me Gjergj Arianitin dhe bashkë arritën në marrëveshje që, duke u mbështetur në viset e çliruara shqiptare, të orga-nizohej një kryengritje e përgjithshme në Ballkan. Për këtë qëllim Mbreti i Hungarisë dërgoi në Shqipëri, në pranverë të vitit 1435 pretendentin e fronit Bullgar. Por përpjekjet për realizimin e një lëvizjeje të përgjith-shme antiosmane nuk patën jehonë në vendet e tjera të Ballkanit dhe i mbyti istibarati (zbulimi) osman. Elita drejtuese shqiptare shfrytëzoi rrethanat më të favor-shme për të rifilluar luftën kundër osmanëve në nëntor të vitit 1443, kur në Shqipëri në krye të saj u vu Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ndër periudhat kulmore të shq-

Page 47: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

nr. 4 tetor 2013 / Mbrojtja 47

iptarëve ishte periudha nën Gjergj Kastriotin Skënder-beun, që zgjati pothuaj 25 vjet, që pati jehonë ballkan-ike e më gjerë, marrëveshje e diplomaci, luftë frontale antiosmane, tipare të rregullta të shtetit, fitore dhe vetëm një humbje por pamundësi të vijimësisë përballë një invazioni total dhe të mos realizimit të një uniteti ballkanik e perëndimor. Mbështetjet fragmentare të Papatit, të Napolit dhe Venedikut ishin konjukturale dhe që nuk siguronin garanci. Lidhjet shqiptaro-hun-gareze të kohës u penguan nga fuqi të tjera ballkanike nën presionin e ashpër osman. Megjithatë përpjekjet për t’u organizuar në kuvende e për nisma të përbash-këta luftarake vijuan. Por nga ana tjetër është fakt se, popujt e Gadishullit të Ballkanit nuk mundën të krijonin asnjëherë një koalicion të qëndrueshëm ballkanik dhe kështu pas vitit 1389 sulltani i njohur si “Jëlldërëm-Rrufeja”, Bajaziti I, çeli siparin e pushtimeve masive ballkanike e shqiptare.

kuvendet, organizimet dhe qëndresa ballkanikeNga historianë të lashtësisë, si Herodoti e Tit Livi e deri tek ata bashkëkohorë si, Hammond, Arnold Tony-bee, Wiliam Plomer, Robert Elsie vijnë të dhëna me vlerë të historisë sonë të lashtë si popull autokton, edhe për kuvendet e betejat e palëve ndërluftuese në tokën shqiptare. Kështu në 13 dhjetor 1608 në Ma-nastirin e Moraçës, pranë Shkodrës, u mblodhën krerë shqiptarë, bullgarë, serbë, boshnjakë, hercegovinas me objekt të vetëm dëbimi i osmanëve. Ky kuvend shërbeu si pikënisje për organizimin e disa kuvendeve të mëvon-shme ballkanike, ku u kërkua edhe ndihma e Dukës së Savojës e që synonte shtrirjen e gjerë në koalicionin antiosman. Përgatitjet për kuvendin ballkanik të Kuçit të Kurveleshit, filluan 400 vjet më parë në vitin 1613. Princat e shumicës së vendeve ballkanike do të mblid-heshin në Kuvendin ballkanik një vit më vonë në Kuç, një qendër strategjikisht e përzgjedhur. Fillimisht do të kuvendohej dhe më tej do të vendosej për marrëvesh-jet dhe organizimi i përbashkët në luftë kundër push-tuesit të përbashkët. Kështu Kuvendi i parë ballkanik

pas fazës përgatitore u mblodh më 1614 në Kuç të Labërisë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të kry-engritësve të Shqipërisë, të Malit të Zi, Bosnjë-Her-cegovinës dhe sllavëve të jugut serbo-bullgarë. Kuvendi u zhvillua në dy takime, në korrik 1614 e tjetri në shta-tor 1614. Nga të gjashtë krerët kryesorë ballkanas të këtij kuvendi dy ishin shqiptarë: kurveleshasi Drekali e mirditori Gjergj Bardhi; ndërsa nga 44 përfaqësuesit ballkanas një e katërta vinin nga vatrat e qëndresës shqiptare. Kuvendi hartoi planin e operacioneve luftar-ake deri në marrjen e Stambollit; përcaktoi aleancat, futjen në lojë të aleancave me austriakët, anglezët, holandezët, gjermanët, italianët e spanjollët dhe gjithë plan veprimi. Por projekti mbeti në letër sepse u zgjat shumë përgatitja e ekspeditës dhe në pragun e nisjes flota u dogj; ndërsa Spanja u tërhoq sepse i druhej luftës me shtetin osman. Dështimi kryesor erdhi për shkak të kontradiktave politike evropiane. Lëvizja ball-kanike për çlirim pati edhe përpjekje të tjera si në ku-vendin e Kuçit në 1615, por edhe në kuvende të tjera. Gojëdhëna flet edhe për ligjvënësin Gjokuta, për të cilin pavarësisht mungesës dokumentare, normat zakonore e përgatitur në kuvende kanë evoluar nëpër shekuj. Përveç kuvendit ballkanik të Kuçit, pati edhe kuvende të tjera. Kështu kuvendi i Beogradit, u mbajt 18 nëntor 1620, me pjesëmarrjen e 24 krerëve nga vendet ball-kanike, që nënshkruan planin e luftës. Nga shqiptarët në Kuvendin e Beogradit morën pjesë Lala Drekali nga Kuçi, Gjin Gjergji nga Dukagjini e Vuk Gjeçi nga malësia e Kelmendit. Në këtë kuvend u shqyrtuan planet e dy kuvendeve të mëparshme dhe nevoja urgjente e çlir-imit nga pushtuesit. Nga veriu dhe jugu i Shqipërisë u mblodhën në kuvendin “Lidhja e Arbërit”. Ky kuvend parashikohej të nxirrte 14 mijë luftëtarë në zonën e Pejës; do të krijohej një ushtri me rreth 80 mijë vetë: nga të cilët 50 mijë këmbësorë dhe 30 mijë kalorës prej Shqipërisë, Maqedonisë e Serbisë. Edhe këtë herë kuvendi zgjodhi shqiptarin Gjon Renësi si njërin nga të dërguarit e vet për në oborret evropiane. Por, ndihma

Page 48: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

Mbrojtja / nr. 4 tetor 2013 48

e kërkuar me armë dhe zbarkim në brigjet shqiptare nuk u mundësua. Kështu nuk u sigurua dhe nuk u arrit të organizohej një aksion i përbashkët për të dëbuar osmanët nga Evropa. Tek popujt ballkanas kontradik-tat si dhe rivaliteti ngrinte krye e shpesh rrëzonte projekte qofshin ato edhe me peshkopë e klerikë të të gjitha rangjeve. Kështu ndodhi edhe me projektin e vitit 1616 të Athanasit, Patrikut të Ohrit, i cili ishte njohës shumë i mirë i gjendjes në Ballkan, i kulturës teologjike dhe artit ushtarak. Në fakt plani i kryengritjes së Atha-nasit bazohej si tek forca e dukagjinasve, kelmendasve dhe e trevave të tjera por edhe tek aleancat e ndih-mat nga Spanja e Napoli. Më 1621 ushtritë osmane të dislokuara në hapësirën shqiptare kishin shkuar në luftë kundër Polonisë. Pjetër Budi organizator popullor në luftën për çlirim nga osmanët, në 1621 hartoi një relacion luftarak, në të cilin përfshinte 30 mijë shq-iptarë, por me nevoja të shumta për armë e municione; megjithëse edhe pa udhëheqje princërore. Por projek-ti i Pjetër Budit, pararendësit të rilindësve nuk gjeti përkrahje. Historianët nga një letër latinisht e Budit që i dërgoi më 1621 një kardinalit Gocadin flet për një program të plotë për organizimin e zhvillimin e luftës antiosmane. Kundërshtarët e mbytën Pjetër Budin në valët e rrëmbyeshme të Drinit në dhjetor 1622, duke dashur të shuanin bashkë me të edhe çështjen shq-iptare; ndërkohë që programi i Budit përmblidhet në atë që shkroi me dorën e tij: “…aqë sa munda luftova me gjithë zemër jo për qishdo lakmi e lavdi të mrazët, po me një të madh dëshirë për ndihmë të patries e të gjuhës sonë„.E megjithatë përpjekjet shqiptare si dhe të ballkanasve të tjerë nuk reshtën përgjatë shekujve. Kështu Kuvendet ngelën pjesë e mençurisë popullore, që kërkonin rrugëzgjidhje për t’i shpëtuar pushtimit. Besa dhe kuvendet i kanë shoqëruar shqiptarët në shekuj. Ndër kuvendet më të rëndësishme të kohës

është “Besëlidhja e Lezhës”, që u mbajt më 2 mars 1444, në katedralen e Shën Nikollës në Lezhë, ku or-ganizator ishte Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Qëllimet e kuvendit ishin bashkimi i sa më shumë fisnikëve e principatave nga tokat që më parë në botë krishtere ishin të njohura si toka të perandorisë së Bizantit si dhe rimëkëmbja e Mbretërisë së Arbrit. Skënderbeu në fund të jetës së tij tentoi të bënte një Kuvend të dytë në 1468; por Kuvendi i mobilizimit të përgjith-shëm të princave shqiptarë në Lezhë dështoi sepse në janar 1468 vdiq kryetrimi; ndërsa qëndresa antios-mane vazhdoi deri në vitin 1473. Kuvendet ishin forma e zgjimit kombëtar. Kështu Kuvendi i Arbrit u mbajt në Merqi të Lezhës në 1703, që njihet si Koncili i Ar-brit. Nismën e këtij kuvendi e mori Papa që ishte me origjinë shqiptare Klementi i XI, si dhe të autoritetit të arkipeshkvit të Tivarit, Smajeviç (1701-1713). Kuvendi i Arbrit mori vendime të karakterit organizativ fetar, politik dhe atdhetar. Në Labëri, në Çamëri e në krejt Epirin ishin ngritur kundër regjimit të egër të push-timit e kryesisht kundër pagimit të taksave qysh më 1708. Në jetën e krahinave jugore si Kardhiq e Rrë-zomë nga të dhënat burimore vërehet përballje me tagrambledhësit, me rojet e armatosur, me kosharet. Në maj 1714 rreth 1500 forca kryengritëse që përf-shinte edhe fshatrat Fushëbardhë, Zhulat, Senicë, Vergo, Tatzat, Kalasë etj., që shpërthyen forcën ush-tarake osmane të sanxhakbeut të Delvinës. Kryengritja përfshiu shumë treva shqiptare në jug e në veri, veça-nërisht Tepelenë, Gjirokastër, Vlorë, Delvinë, Përmet, Berat etj. Në Kurvelesh në korrik 1715, shpërtheu një kryengritje e madhe që përkon me kohën kur ushtria os-mane luftonte me forcat venedikase të Korfuzit. Valiu i Rumelisë, Ahmet Pasha, në nëntor 1715 drejtoi opera-cionet ushtarake për shtypjen e lëvizjes së Kurveleshit me përforcime nga sanxhakët e Janinës, Delvinës,

Page 49: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

nr. 4 tetor 2013 / Mbrojtja 49

Vlorës, Ohrit dhe të Elbasanit, që shtypi kryengritjen, por nuk shoi rezistencën antiosmane.

kuvende e kryengritje në gjithë ShqipërinëKryengritjet e mëdha antios-mane u shoqëruan me veprime e platforma që synonin të je-tonin të lirë. Në themel të çdo lëvizje ishin kuvendet. Kështu kemi në këtë periudhë Kuven-din e Progonatit në 1846, Ku-vendin e Mesaplikut në 1847 etj, të cilët lidhen drejtpërsë-drejti me të drejtën zakonore të Labërisë, që përbënin bazën për rregullimin e marrëdhënieve shoqërore ndërmjet njerëzve të bashkësisë labe e më gjerë. Të përmendur për këtë periudhë janë Zenel Gjoleka, Hodo Nivica, Çelo Picari, Tafil Buzi, Belul Zoto, Fejzo Gjika, Sheh Ali Harmova, Labi Duka, Xhafer Demo, Rrapo Hekali etj. Edhe për atë periudhë çdo veprim bazohej në norma, që askush nuk mund të vepronte në kundërshtim me to, ndryshe reagonte tërë bashkësia dhe nuk lejonte vetëgjyqësinë. Kuvendi më i njohur pas Besëlidhjes ishte LSHP më 10 qershor 1878 me rreth 320 përfaqësues të të gjitha krahinave shqiptare. Qëllimi i Lidhjes së Prizrenit ishte formimi i shtetit autonom shqiptare nën vartësi të Stambollit dhe të përfshinte 4 vilajetet: Prizren, Shkodër, Manastir dhe Janinë. Veçori e LSHP ishte se kishte organizim politik, adminstrativ e ushtarak. Por kësaj here Lidhja vendimet t’i mbështeste me 190 mijë trupa të organizuar në 380 batalione. Në vijimësi një kuvend me rëndësi ishte edhe Kuvendi i Dibrës me rezolutën e tij më 1 nëntor 1878; Kuvendi i Prevezës i mbajtur në 11 janar 1879 dhe misioni diplomatik i Abdyl Frashërit në pranverë 1879; Kuvendi i Gjirokas-trës më 23 korrik 1880; sërish Kuvend në Dibër më 20 tetor 1880 me 300 delegatë dhe të shoqëruar me 5000 luftëtarë të armatosur. Këto kuvende u shoqëruan edhe me një aksion luftarak të gjerë në të gjitha trevat shqiptare, përfshi edhe trevën e Labërisë, që ka qenë gjithmonë pushkë e ngrehur për Shqipërinë. Të tilla bete-ja si Hoti e Gruda, Plava e Gucia, Nokshiqi, Prizreni, Gjak-ova, Dibra, etj. Më 1910 përfundoi me sukses kryengritja në Himarë kundër xhonturqve. U mbrojtën Venomet, au-tonomia dhe vetadministrimi. Më 1911 filloi kryengritja në Labëri, dhe në Kuvendin e Lisave të Kadhe vendosi: Të mblidhet në Cepo një Kuvend, i cili u mbajt në kor-rik 1911 ne Manastirin e Cepos. Kuvendi parashtroi kërkesa konkrete që e vuri në veprim diplomacinë dhe forcën ushtarake të Portës së Lartë. Në krye të kuv-endeve të shekullit të XX është padyshim ai i 28 nënto-rit deri në 4 dhjetor 1912, që drejtohej nga plaku i urtë i Vlorës, Ismail Bej Qemal Vlora. Edhe pas pavarësisë kemi kuvende të tjerë si Kuvendi për Kanunin e Zhurisë në Krujës në 6 shtator 1913 të miratuar nga qeveria e Ismail Qemalit, krahas normave juridike me karakter penal e procedural. Kuvendi dhe kanuni në Mallakastër në fillim të 1913-tës vendosi: “Të lihen mënjanë grind-

jet dhe mëritë; të mbrojmë Janinën me çdo kusht!”. Në vitet 1913-1914 Labëria si epiqendër e trimërisë u pushtua, u shkatërrua e masakrua nga forcat greke dhe vetëm në gusht–shtator 1916, banorët e Kurve-leshit të zhvendosur me dhunë, pas dy vjetësh u kthyen nga lumi i Vlorës në fshatrat e djegur krejtë-sisht, nën pushtimin italian e grek. Gjendje e vështirë vazhdoi edhe pas LIB në 1918, në luftën e Vlorës në 1920. Në janar të vitit 1920 Kongresi i Lushnjës dhe platforma e tij zë vend të rëndësishëm në historinë kombëtare shqiptare, që synonte zëvendësimin e së drejtës arkaike zakonore me ligje të reja përparimtare e demokratike. Kongresi i Lushnjës është kthesa e madhe në ndërgjegjen e kohës, që ndërroi faqen e historisë shqiptare. Në pikëpamje krahinore, ndry-shime e përmirësime të Kanunit të Labërisë u bënë edhe në Gusmar të Kurveleshit, në vitin 1921, ku u vendos pajtimi i gjaqeve e hasmërive. Më 28 nëntor të vitit 1924, sërish në Kuç të Kurveleshit rreth 300 delegatë u mblodhën për reforma ligjore, poli-tike e juridike. Ky është quajtur Kuvendi ose Kongresi i Labërisë, ku morën pjesë delegatë nga Labëria, Kruja, Lumi i Matit, Mirdita, Shala, Dukagjini, Çamëria etj. Ven-dimi themelor ishte pajtimi i gjaqeve, i hasmërive, ndalimi i hakmarrjeve, si normë me karakter humanitar, çlir-imi i njeriut nga ankthi i vrasjeve gjakmarrëse e të godiste mentalitetet e së kaluarës. Parë në kënd-vështrimin studimor ligjvënësi Idriz Sulli i Labërisë janë ndër gurët themelorë historikë të së drejtës zakonore e kanunore shqiptare si dhe një pasuri e çmuar e trashëgimisë sonë popullore. Faktet e reja të nxjerra në dritë edhe të dokumenteve e të letrave që gjenden në arkivat e perëndimit flasin qartë për mendimin ligjvënës shqiptar. Sikurse Idriz Sulli, si prijës dhe ligjvënës edhe figurat e tjera të mendimit legjislativ ngelen në avangardë të mendimit dhe veprimit popullor të kohës, që me veprën e tyre bënë të organizohej jeta shoqërore në të gjitha trevat shqiptare në një periudhë pushtimi, duke pasuruar memorien e kombit.

Page 50: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

Mbrojtja / nr. 4 tetor 2013 50

Përvojë pune, angazhime e sfida për të ardhmen

Qlmi

Qendra e Librit dhe Mbështetjes me Infor-macion (QLMI) ka filluar aktivitetin e saj më datën 1 tetor 2012, në kuadër të kalimit të KDS-së në Strukturën e Re, si domosdoshmëri

për të drejtuar dhe menaxhuar punën e librit dhe të bib-liotekave në FA. Gjatë kësaj periudhe vëmendja është përqendruar në zbatimin e ligjit për Librin në Bibliotekat në RSh, në urdhrat e ministrit të Mbrojtjes, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe të komandantit të KDS-së, e kryesisht për organizimin, funksionim dhe zhvillimin e QLMI-së.Disa nga arritjet më të rëndësishme gjatë periudhës 2012-2013 kanë qenë, së pari Qendra e Librit dhe Mbështetjes me Informacion ka punuar për koncep-

Ka përfunduar listimi elektronik i librit në FA, ndarë në zëra si: libri ushtarak, artistik, rregullore dhe libri në gjuhë të huaj, sipas strukturave të përgjithshme

PROF. ASOc. DR. BERNARD zOTAJDrejtor i Qendrës së Librit dhe Mbështetjes me Informacion

timin e misionit, përgjegjësive si dhe të detyrave të shtruara në vijimësi nga Direktiva e Mbrojtjes, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, si dhe të detyrave të shtruara nga komandanti i KDS-së, për këtë periudhë. Mbi bazën e urdhrit të shefit të Shtabit të Përgjith-shëm të FA, dhe planit të kontrollit nga komandanti i KDS-së, është verifikuar gjendja konkrete e librit dhe e bibliotekave në FA. Mbi bazën e këtij kontrolli dhe të gjendje së tyre është bërë dhe një raport i detajuar për shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve. Mbi bazën e këtij raporti në muajin maj 2013 ka dalë dhe urdhri për punën me librin dhe bibliotekat në FA. Së dyti, kjo qendër ka përfunduar studimin si dhe ka bërë preventimi për ngritjen e bibliotekës dixhitale në KDS, në bibliotekën e AFA, si dhe ka bërë planifikimi për vitin 2014 në lidhje me pajisjet për ngritjen dhe zhvillimin e bibliotekës dixhitale për FA. Në vijim është organizuar dhe një seminar me të gjitha strukturat e FA për pu-nën me librin dhe bibliotekat, ku është zbërthyer urdhri i

Grafiku nga QLmI

Page 51: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

nr. 4 tetor 2013 / Mbrojtja 51

shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve në lidhje me këtë problem. Me vëmendje është ndjekur dhe janë për-caktuar përgjegjësitë e personelit, si dhe rregullorja e brendshme e QLMI-së, tashmë të miratuara nga struk-turat përgjegjëse të saj.Së treti, prej QLMI-së janë iniciuar dhe zhvilluar në bashkëpunim edhe me struktura të tjera veprimtari që kanë të bëjnë me historinë, sigurinë, mbrojtjes, arsimimi dhe kulturën e FA-ve, të tilla si: për jetën dhe veprën e Skënderbeut, për Kosovën, për Ditën e Librit, për Ditën e Evropës, për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, si dhe Ditën e Mjedisit, për Luftën e Vlorës etj. QLMI, ka vendosur një bashkëpunim me Bibliotekën Publike “Marin Barleti” Shkodër, si dhe Bibliotekën Kombëtare në Tiranë. Në vijimësi ka bashkëpunuar dhe me strukturat e QKMBM, AQFA, MFA etj. Theksojmë se në vijimësi është pasqyruar veprimtaria e saj në organet e shtypit ushtarak, në gazetën “Ushtria”, në revistën “Mbrojtja” dhe Revistën Ushtarake. Puna që po bëjmë aktualisht, problematika dhe propozime. Aktualisht jemi në përfundim të listimin elektronik të librit në FA, të ndarë në zërë si: libri ushtarak, artistik, rregullore dhe libri në gjuhë të huaj, sipas strukturave dhe të përgjithshme. Kjo punë e organizuar ka kapur një periudhë të gjatë kohore, pasi është evidentuar gjithë gjendja e librit në të gjitha strukturat. Tashmë libri gjendet i organizuar e në cilën strukturë ndodhet. Gjithashtu kanë përfunduar dhe përmbledhja e librave të shkruar nga ushtarakë shqiptarë për Luftën e Kosovës, për Skënderbeun, për Luftën e Vlorës, si dhe librat e botuara nga KDS-ja nga viti 2004 e në vazhdim. Po kështu nga kjo qendër është kompozuar dhe faqja e internetit e saj, si strukturës e KDS-së dhe kanë për-funduar të gjitha materialet dhe po fillon hedhja e tyre në këtë faqe interneti. Tashmë ka filluar dhe puna për modelimin e dy librave me vlera që me ngritjen e bib-liotekës dixhitale të KDS-së, bibliotekës së AFA, për vitin 2014, të hidhen në faqen e internetit të saj.E gjithë vëmendja e qendrës është përqendruar në organizimin e konferencës shkencore me objekt: “Libri dhe bibliotekat e FA në epokën digjitale”, që do zhvil-lohet në muajin tetor 2013. Por, ende probleme me për librin dhe bibliotekat në FA, sidomos në njohjen dhe përpunimi e librit ushtarak në tërësi, në njohjen e nevojave dhe të botimeve. Ka probleme në lidhje me promovimin e vlerave të librave ushtarakë, sidomos në

fushën e sigurisë dhe e mbrojtjes, standardizimit dhe informacioni në vijimësi. Në stadin aktual të procesit të reformimit të FA, botimi i librit ushtarak, përpunimi i tij në biblioteka, standardizimi si dhe informimi, janë probleme që shtrohen si një domosdoshmëri që kërkoet vëmendje të veçantë në të ardhmen. Aktivizimi i të gjitha strukturave të FA, në nivel ekspertësh, për sistemimin e librit në biblioteka, si dhe shfrytëzimin në maksimum të teknologjisë së informacionit, e shkëmbimit të tij “online”, për të dhënë e marrë sa më shumë informa-cion. Nga ky institucion për pasurimin e bibliotekave të forcave e reparteve, ka kërkuar blerjen e librav shqip dhe të huaj që vlejnë për FA. Kjo sipas fushave përkatëse, të hartuara nga komandat/drejtoritë në MM/SHP, në mbështetje të planit vjetor të standardizimit dhe të propozimeve standardizuese që burojnë nga programi i standardizimit i NATO-s. Ka ardhur koha për rishikimi dhe përmirësimi të mëtejshëm të bazës ligjore, si dhe miratimi të saj, për të siguruar mbështetje të plotë për librin, bibliotekat dhe informacionin në FA. Vizioni dhe sfida për të ardhmen afatmesëm dhe afatgjatë në lidhje me librin. Standardizim i librit ushtarak dhe krijimi i një “Database” të të dhënave elektronike për të gjithë botimet e FA, si dhe sigurimin e publikimin e tyre “online”. QLMI-ja duke qenë strukturë në Ko-mandën e Doktrinës dhe të Stërvitjes, kërkohet që të jetë më bashkëpunuese duhet u ndodhur dhe gjen-dur në mjaft veprimtari të rëndësishme të FA-ve, do ta luaj më mirë rolin parësor në punën me librin dhe bibliotekat. Roli i QLMI-së në përkujtimin e ngjarjeve historike është i rëndësishëm, pasi Komanda e Dok-trinës dhe Stërvitjes është i vetmi institucion i FA, me personel dhe kapacitete të larta intelektuale dhe akademike. Përqendrimin i punës për profilizimin dhe dixhitalizimin e gjithë procesit të botimit, blerjes dhe menaxhimit të librave dhe materialeve të tjera të prin-tuara në FA, do të jetë një prej sfidave të saj në të ardhmen. Rëndësia e procesit të menaxhimit të librit dhe të bibliotekave, ka vlera pasi e bën atë më pak të kushtueshëm, lehtësisht të kontrollueshëm, efikas dhe efiçent në të gjitha pikëpamjet. Ngritja e bibliotekës dixhitale në KDS, pra biblioteka e AFA; pjesëmarrje në panaire brenda vendit dhe jashtë të librit ushtarak, si dhe çelje të fondit nga çdo strukturë për blerje libri dhe pasurim të bibliotekave të FA- do të jenë përparësitë e saj në vitin 2014 e në vazhdim.

Grafiku nga QLmI

Page 52: Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Mbrojtja · Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr.10 Mbrojtja Rama - Rasmussen Rasmussen: Kjo është një

Mbrojtja / nr. 4 tetor 2013 52

mbretëresha europë simbolika gjeopolitike e një harte dhe pozicioni i shqipërisë

Shih në brendësi f.14-16