20
SOFIZMI DHE LUFTA E PELOPONEZIT SOFIZMI DHE LUFTA E PELOPONEZIT “Një vepër artistike është me vlerë “Një vepër artistike është me vlerë nëse finsikëron moralin e një populli” nëse finsikëron moralin e një populli” “Këshilli i Aeropagut (Aristokracia “Këshilli i Aeropagut (Aristokracia Athinase) për të nxitur ndjenjat anti Athinase) për të nxitur ndjenjat anti Persiane, p Persiane, p ër ta luftuar Persinë ato r ta luftuar Persinë ato krijuan Tragjadine Klasike ‘Greke’. krijuan Tragjadine Klasike ‘Greke’. Tragjedia klasike ‘Greke’ fisnikëronte Tragjedia klasike ‘Greke’ fisnikëronte karakterin e elenëve cilët karakterin e elenëve cilët përjetonin tragjikën e skllavërimit përjetonin tragjikën e skllavërimit gjatë ndjekjes së tragjedive gjatë ndjekjes së tragjedive klasikëve elen në skenë” klasikëve elen në skenë”

Perikleu Dhe Kurthi Persian

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Perikleu Dhe Kurthi Persian

SOFIZMI DHE LUFTA E PELOPONEZITSOFIZMI DHE LUFTA E PELOPONEZIT

“Një vepër artistike është me vlerë nëse“Një vepër artistike është me vlerë nëse finsikëron moralin e një populli”finsikëron moralin e një populli”

“Këshilli i Aeropagut (Aristokracia“Këshilli i Aeropagut (Aristokracia Athinase) për të nxitur ndjenjat antiAthinase) për të nxitur ndjenjat anti Persiane, pPersiane, pëër ta luftuar Persinë ator ta luftuar Persinë ato krijuan Tragjadine Klasike ‘Greke’.krijuan Tragjadine Klasike ‘Greke’. Tragjedia klasike ‘Greke’ fisnikëronteTragjedia klasike ‘Greke’ fisnikëronte karakterin e elenëve të cilët përjetoninkarakterin e elenëve të cilët përjetonin tragjikën e skllavërimit gjatë ndjekjestragjikën e skllavërimit gjatë ndjekjes së tragjedive të klasikëve elen nësë tragjedive të klasikëve elen në skenë”skenë”

Page 2: Perikleu Dhe Kurthi Persian

Lufta vllavrasëse e Peloponezit në mes Athinës dhe Spartës

PERIKLEU DHE KURTHI PERSIANPERIKLEU DHE KURTHI PERSIAN

“Mënyra më e mirë për ta shkatërruar“Mënyra më e mirë për ta shkatërruar një armik është ta nxitësh që ai tanjë armik është ta nxitësh që ai ta shkatërrojë vetveten”shkatërrojë vetveten”

“Epoka e tij gabimisht u quajt ‘Epoka e“Epoka e tij gabimisht u quajt ‘Epoka e Artë’, në fakt Perikleu e shkatërroiArtë’, në fakt Perikleu e shkatërroi kulturën tradicionale helene që ishtekulturën tradicionale helene që ishte antipersiane dhe politika e tij e gabuarantipersiane dhe politika e tij e gabuar çoi drejt luftës së Peloponezit”çoi drejt luftës së Peloponezit”

Page 3: Perikleu Dhe Kurthi Persian

Me Perikleun fillon rënia e lidershipit tradicional Athinas

Persia mbështeste gjithmonë partinë demokratike në Athinë ndërsa elita fisnike e Athinës gjithmonë tregohej e përmbajtur ndaj kësaj partie. Këtë fraksion antidemokratik e përbënin gjyshërit e Platonit të cilët siguronin një rezistencë kundër Persisë. Më vonë edhe vetë Platoni luftoi kundër influencës së Kultit Apolonit në Delfi që ishte një bazë operative e shërbimeve inteligjente Persiane, dhe kundër vetë partisë demokratike Athinase që e drejtonin sofistët gojëmbël. Ky fraksion antipersian e përbën atë që njihet si këshilli i Aeropagut që funksiononte si një lloj gjyqi suprem që mbronte ligjet e të madhit, Sollonit Athinas që kishte vendosur themelet e republikës primordiale. Aeropagitët e kishin origjinën prej familjeve fisnike Athinase dhe mbaheshin me krenari si baballarët e civilizimit të famshëm helen. Helenët ishin popull pellazg dhe jetonin në mënyrë të pavarur në qytet-shtete dhe gëzonin lirinë. Helenët ishin më të qytetëruar për kohën prandaj të tjerët i quanin barbar të cilët

Page 4: Perikleu Dhe Kurthi Persian

nuk dallonin prej helenëve nga etnia sepse i gjithë mediterani banohej prej pellazgëve por vetëm nga ana kulturore helenët ishin tepër më të qytetëruar. Por edhe maqedonasit e lashtë, ilirët, epirotët, trakasit të gjithë ishin popull pellazg. Për të përgatitur popullin të luftojë kundër tiranisë persiane, Aeropagitët e krijuan instrumentin më të fuqishëm që krijonte emocione antipersiane dhe ajo ishte TRAGJEDIA KLASIKE ELENE ‘GREKE’. Nga ky këndvështrim mund të kuptohet efekti moral i dramave të Sofokliut dhe Eskilit. Në një vepër e Phrynikusit “Skllavërimi i Miletit” që sot ka humbur por përmendet nga klasikët dhe qëllimi i kësaj tragjedie ishte paralajmërimi i tragjedisë së jonasve të Azisë së Vogël që ishin robëruar prej persianëve dhe kjo tragjedi kishte një efekt të madh në audiencën e kohës. Aeropagitët përgatitnin moralisht popullin e tyre helen për të luftuar çdo pushtues, në këtë rast persianët që mund të cenonin lirinë e tyre. Një prej fitoreve më madhështore të qytetarëve republikanë që njeh historia e lashtë e helenëve ishte beteja e Maratonës nën udhëheqje të Aeropagitit, gjeneral Miltiadit me (3000) ushtarë përkundër persianëve që kishin 60000 ushtarë por jonasit kishin gjithmonë superioritet intelektual ndaj persianëve që mbanin ushtri të paguar ndërsa jonasit ishin patriotë sepse ndjenjat e tyre kundër skllavërisë Aeropagitet i edukonin përmes tragjedisë klasike. Eskili asgjë nuk shkroi në epitafin e tij për veprat e tij gjë e bënë të pavdekshëm, por pjesëmarrja e tij si luftëtar në Maratonë ishte krenari e helenëve që të ishin ushtarë në betejë për lirinë e tyre. Përveç në Maratonë helenët i mundën persët edhe në Salamis e Plate. Persët u binden se konfrontimi i drejtpërdrejtë me helenët ishte gjithmonë dështues andaj ato ndryshuan strategjinë. Kulti i Apolonit lansoi Sofistët të cilët keqedukonin rininë athinase. Një nxënës i Sofistëve ishte edhe lideri Demokratëve Athinas Perikleu. Gabimisht është quajtur epoka e tij e artë sepse në fakt ai e shkatërroi kulturën tradicionale helene dhe ishte një ndër shkaktarët e luftës vëllavrasëse të Peloponezit. Perikleu

Page 5: Perikleu Dhe Kurthi Persian

sipas Plutarkut ishte edukuar prej sofistit Damani që e mësoi politikën, Zenonit të Eleatëve që e mësoi prej tij argumentimin dhe Anaksagorën që mësoi prej tij qëllimet fisnike dhe karakteri. Perikleu harroi kauzën e helenëve që ishte lufta antipersiane por u zhyt në luftën për pushtet me rivalin e tij Cimonin. Perikleu shpenzoi shumë prej parave publike që u grumbullonin qytet-shtetet helene për t’i shfrytëzuar në luftë kundër persianëve, ai ndërtoi Akropolisin. Perikleu nga dëshira për luks harroi luftën tradicionale për ruajtjen e lirisë që me fanatizëm e kishin kultivuar fisnikët athinas të këshillit të Aeropagut. Perikleu ishte orator i mirë dhe i shquar, por ai lidhjes së Delos ia ndryshoi karakterin në vend që ajo t’i shërbente rezistencës antipersiane, këtë lidhje e transformoi si bazë të imperializmit athinas. Ky hap i Perikleut shkaktoi pakënaqësi te spartanët të cilët e braktisën këtë lidhje. Perikleu është ai që theu lidershipin e urtë tradicional helen që mbronte me fanatizëm lirinë e qytet-shteteve helene prej despotit të lindjes perandorisë oligarkike Persiane. Frika e Spartës prej Athinës që po shndërrohej në perandori ishte nga shkaqet e fillimit të luftës vëllavrasëse të Peloponezit që e shkatërroi qytetërimin e artë të helenëve. Politika e Perikleut ishte shkatërrimtare gjithnjë e më shumë fshatarësia skllavërohej duke u ngulfatur prej borxheve, agrikultura stagnoi shume, dhe gjithnjë e më shumë drithi duhej të importohej prej detit të zi. Athinasit merreshin me më tepër me xehen e argjendit dhe të qeramikës ndërsa Perikleu filloi nga kolapsi ekonomik qytet-shtetet e lira t’i kthej në koloni për t’i plaçkitur. Politikën më shkatërruese që bëri Perikleu ishte në edukimin e të rinjve. Te rinjtë athinas të cilët dëshironin që të prosperojnë në qeverinë e qytetit ishin të detyruar prindërit e tyre t’i çojnë në trajnim në retorike dhe sofizëm, të mësohen që kundërshtarit argumenti i dobët t’i duket i fuqishëm prej demagogëve oratorë. Gjithnjë e më shumë nënvlerësohej arsyeja si mjet i së vërtetës dhe hulumtimit. Ky argument mbështetej prej edukatorit të

Page 6: Perikleu Dhe Kurthi Persian

Perikleut sofistit Anaksagora. Për sofistët Gorgias, Trasimaku dhe Protagora nga dialogët e Platonit mësojmë se morali për to ishte çështje arbitrare ose çështje kontrate dhe jo ekzistimin e një ligji moral që është në përputhje me mbizotërimin e arsyes mbi pasionet e vërteta. Kjo ishte epoka e ‘artë’ e Perikleut që me lansimin e lëvizjes së sofistëve ai shkatërroi atë që kishin më të çmueshme jonasit e në veçanti athinasit fuqinë morale dhe intelektuale të qytetarëve të lirë.

SOKRATI NË LUFTË KUNDËRSOKRATI NË LUFTË KUNDËR OLIGARKISË PERSIANEOLIGARKISË PERSIANE

““Sokrati ishte një “mami” sepse ai dinteSokrati ishte një “mami” sepse ai dinte prej athinasve të nxjerrë idetë prejprej athinasve të nxjerrë idetë prej shpirtit të tyre. Ai e bënte lindjen eshpirtit të tyre. Ai e bënte lindjen e ideve me një instrument shumë tëideve me një instrument shumë të sofistikuar që njihej si dialektikasofistikuar që njihej si dialektika sokratike, fatkeqësisht sot ështësokratike, fatkeqësisht sot është deformuar shumë kuptimi i saj”deformuar shumë kuptimi i saj”

Page 7: Perikleu Dhe Kurthi Persian

Sokrati

Priftërinjtë e Mardukut që kontrollonin mbretërinë persiane, nuk e reshtën përpjekjen e tyre për t’i nënshtruar qytet-shtetet helene dhe për ta zgjeruar perandorinë e tyre edhe në perëndim.

Page 8: Perikleu Dhe Kurthi Persian

Perandoria Persiane

Mbretëria Persiane në luftërat e drejtpërdrejta pësuan disfata të njëpasnjëshme, andaj vendosen t’i ktheheshin strategjisë “divide et impera”. Persët ndryshuan strategjinë duke u infiltruar në kultin e Apolonit në Delfi dhe në tempujt tjerë të cilat ishin si banka ku depozitohej pasuria si dhe priftërinjtë e tyre manipulonin masën në atëbotë. Kulti i Apolonit në Delfi i lansoi sofistët të cilët kishin për qëllim të prishnin moralin e athinasve, të nxitnin vëllavrasjen dhe të bëheshin më të nënshtruar. Ndërsa Sokrati përfaqësonte rrymën tjetër që mbronte demokracinë e bazuar mbi ligjet e Sollonit të Athinës. Sokrati i edukonte të rinjtë e Athinës që të udhëheqin Athinën. Si nxënës të tij më të dalluar ishte Platoni, Ksenofoni të cilët i dhanë njerëzimit veprat më të çmuara në historinë e civilizimit evropian. Sokrati shërbeu si ushtar athinas, në kohën kur ishte kryetar i asamblesë athinase. Nuk pranoi që të dënoheshin komandantet athinas, të cilët nuk kishin pas mundësi të shpëtonin ushtarët dhe anijet e përmbytura në betejën në Arginusae. Por, Kononi një prej

Page 9: Perikleu Dhe Kurthi Persian

liderëve ushtarakë të Athinës që bashkëpunonte me Artaksersin, mbretin persian, dëshironte që të asgjësonte lidershipin ushtarak të Athinës në suaza ligjore. Por, Sokrati kategorik e kundërshtoi madje nuk donte që kjo gjë as të votohej. Përkundër kundërshtimit të Sokratit gjeneralët u dënuan me vdekje dhe u asgjësua lidershipi ushtarak athinas.“Pa Ksenofononin do të kishim“Pa Ksenofononin do të kishim Aleksandër por jo Aleksandërin e MadhAleksandër por jo Aleksandërin e Madh ““

Aleksandëri i Madh e mundi Darin III, nga të dhënat që kishte prej Kseonofonit për sistemin e mbrojtjes së Persianëve,por sipas të dhënave të Ksenofonit arriti që ta mund Aleksandëri, Darin III.* Kështu iu hap rruga Spartës që të vijë deri te fitorja në Luftën e Peloponezit, pikërisht qëllimin që e dëshironte Persia. Dështimi i Sokratit dhe aleatëve të tij ishte vetëm një pengesë e madhe për athinasit dhe për luftën 27 vjeçare të Peloponezit. Athina më e kishte të pamundur t’i rezistonte apo të sulmonte Persinë. Më 401 p.e.s. ndodhi një kthesë, Cyrusi luftonte

Page 10: Perikleu Dhe Kurthi Persian

kundër vëllait të vet Artaksersit, për të ardhur në fronin mbretëror të Persisë.* Kieran McGroarty,Did Alexander read Xenophon,Hermathena: A Trinity College Dublin Review , 181 (Winter, 2009)

Nuk ka njohuri rreth motiveve të vërteta të Cyrusit, por dihet që ai u ndihmua prej 10000 ushtarëve helenë dhe fraksionit anti-persian, kryesisht spartan, ndërsa Cyrusi për këtë ndihmë do të lironte Joninë prej sundimit persian, do të lejonte tregun për helenët në Detin e Zi dhe do të zbërthente rrjetin e influencës persiane në Heladë. Nuk ka njohuri të sakta nëse Sokrati e përkrahu këtë ekspeditë të Cyrusit por e çoi nxënësin e tij shumë të zellshëm Ksenofonin në një operacion inteligjent hetues në Tempullin e Apolonit në Delfi. Ksenofoni, nxënësi i Sokratit si 23 vjeçar ndoqi sfiduesit persianë. Cyrusi marshoi me ushtarët helenë në Azinë e Vogël, e mori nën kontroll bregun e mediteranit lindor dhe planifikonte që të ballafaqohej me Artaksersin në qytetin Cunaxa në afërsi të Babilonisë. Cyrusi kishte vetëbesim dhe besim te ushtarët helenë-hoplitet që ishin superior nga ushtria e vëllait të tij Artaksersi. Cyrusi me gjithë epërsinë që kishte, ai bëri disa gabime strategjike ku edhe pse e fitoi luftën ai dështoi sepse humbi gjeneralët si dhe vete e humbi jetën duke dashur personalisht ta sfidojë Artaksersin. Edhe pse e fitoi betejën Cyrusi, kandidati për fronin mbretëror kishte vdekur. Pas konflikteve fraksionale u morën vesh që njeri nga stafi i gjeneralëve të Cyrus do të marr fronin mbretëror dhe operacioni ushtarak të vazhdojë. Por, kjo ushtri e përbërë prej dhjetëra mijëra ushtarë e kishte tradhtarin brenda dhe ky ishte gjenerali Athinas Menoni. Ai propozoi që të bëhet një marrëveshje me Artakserksin që të jepet garanci për lejekalim për marshin e tyre prej rreth 1500 mile për në Helade. Kur stafi i gjeneralëve të Artaxerxit arriti në vendin e Marrëveshjes, Artaksersi i vrau të gjithë. Dhjetëmijë ushtarët

Page 11: Perikleu Dhe Kurthi Persian

helenë mbeten pa prijësin e një toke armiqësore, të panjohur dhe të rrezikshme. Por, disa djelmosha të cilët morën përsipër udhëheqjen e ushtrisë për në Joni. Një prej tyre ishte edhe nxënësi i Sokratit, Ksenofoni, i cili na flet me tepër se secili për ekspeditën e Cyrusit. Ekspedita e Cyrusit ishte befasuese për oligarkinë persiane dhe politikën e jashtme të Persisë që i la në huti. Oligarkët persianë që orkestruan Luftën e Peloponezit dhe e ndihmuan Spartën që të fitojë mbi Athinën dhe e rishqyrtuan strategjinë e tyre. Sparta e mbështetur prej arit persian, mbështeti ushtrinë e Cyrusit e cila u bë kërcenim edhe për perandorinë persiane më tepër se traditë, Aeropagite dhe fuqia detare e Athinës. Persianët konstatuan se marrëveshja me Spartën më nuk ishte e zbatueshme si një shtyllë e strategjisë përçaj dhe sundo. Artaksersi filloi negociatat për ringjalljen e Athinës si fuqi detare, duke shpresuar në lindjen e imperializmit athinas si armë kundër helenëve. Dy liderët athinas të përfshirë në këto negociata ishte Menoni dhe admirali Conon. Në dialogët e Platonit shfaqet Menoni dhe miku i tij Anyta.

“Dënimi i Sokratit-krimi më i shëmtuar“Dënimi i Sokratit-krimi më i shëmtuar kundër arsyes njerëzorekundër arsyes njerëzore”

Page 12: Perikleu Dhe Kurthi Persian

Beteja për të arsyeshmen-Sokrati në

gjyq

Menoni identifikohet si “mik i ftuar i mbretit të madh”, që është një shprehje xhentile për agjentet persianë, i cili bisedon me Sokratin rreth problemit që i parashtron Sokrati nëse “virtyti mund të mësohej”. Gjatë diskutimit Sokrati bën disa ataqe ndaj politikanit udhëheqës të kohës së tij Menonit, dhe duke e implikuar edhe vet Menonin. Menoni një diplomat i shkathtë nuk lejonte që t’i binte maska e mirësjelljes së tij. Por, Anyta miku i tij i tha Sokratit se nëse vazhdon të flasësh kështu do të presësh fatkeqësi. Dialogu “Meno-s, i Platonit jep informacione të shumta për të identifikuar armiqtë dhe atentatorët e Sokratit. Anyta ishte akuzuesi kryesor i Sokratit që i kushtoi me jete filozofit të madh. Anyta u shpërblye me karrierë si një figurë udhëheqëse e konfederatës së dytë athinase të mbështetur nga Persia. Tani Persia ndiqte një strategji tjetër prapë të vëllavrasjes duke u përpjekur që të neutralizojnë fraksionin anti-persian. Kësaj rryme anti-persiane i takonte edhe filozofi i madh Sokrati që ishte lider kësaj rryme, prandaj edhe eliminimi i tij prej fraksionit kolaboracionist persian si Meno, Anyta dhe Kononi ishte i

Page 13: Perikleu Dhe Kurthi Persian

paevitueshëm. Më 399 p.e.s., Anyta miku i Menonit dhe dy anëtarë tjerë të partisë demokratike të Athinës u grupuan rreth admiralit Kononit të cilët e akuzuan Sokratin, për të pabesueshëm dhe korruptimin e të rinjve. Akuzat ndaj Sokrati jo vetëm që ishin absurde por nuk kishin lidhje me atë që ai u dënua. Ai akuzohej me shpifje të tilla si tradhtar i Athinës, se ai ishte sofist, ai kishte qene në anën e tridhjetëve kundër familjeve udhëheqëse demokrate të Athinës, se ishte prospartan në Luftën e Peloponezit. Sikur siç veproi shumë herë në jetën e tij. Sokrati mendjendrituri e shfrytëzoi gjyqin kundër tij me shpifjet ndaj tij si një vend të riorganizimit politik. Ne fjalimet e tij elokuente Sokrati e shfrytëzon gjyqin për t’i testuar Athinasit. Sokrati në gjyq krahasonte mendjen e tij, karakterin e tij moral, lidershipin e tij me atë që kanë demonstruar oponentët e tij. Ai u tha athinasve nëse ata pëlqenin cilësitë e Anitusit që i veshën Sokratit. Ata janë duke e dënuar vetveten, fatkeqësisht akuzat që me veshjen s’kanë të bëjnë me mua por më tepër me akuzuesit prandaj fatkeqësisht ata janë duke e akuzuar dhe dënuar vetveten. Sokrati dëshironte t’ua bënte të qartë athinasve se kush duhet të dënohej. Sokrati mësuesi më i zellshëm, me moral të lartë dhe një patriot i denjë që mbronte ligjet athinase të Sollonit apo oponentët e tij që drejtpërsëdrejti kishin të bënin me akuzat por cilësitë e tyre i projektonin Sokratit. Sokrati e deklaronte se akuzat nuk kishin të bënin me të dhe për një çast kur dëgjon akuzat, Sokrati pyet veten nëse jam apo s’jam Sokrati. Edhe pse miqtë dhe nxënësit e tij bënë përpjekje që ta shpëtojnë duke e braktisur Athinën por Sokrati kundërshtoi, sepse ai kishte punuar në Athinë. Gjithmonë kishte luftuar në shpirtin e ligjeve të Athinës. Ai nuk mund të braktis qytetin pa shkatërruar efikasitetin e tij si mësues dhe si shembull moral. Athinasit do të vuajnë paligjshmërinë me humbjen e mësuesit të tyre më të mirë, Sokratit. Ai vdiq në moshën shtatëdhjetëvjeçare më 399 p.e.s. dhe arriti që metodat e tij si : dialektikën nxënësit më të shquar të tij që do ta trashëgojë jo

Page 14: Perikleu Dhe Kurthi Persian

vetëm dituritë e tij por edhe qasjen politike anti-oligarkike dhe anti-persiane te filozofi më i shquar i të gjitha kohërave, Platoni. Vdekja e Sokratit përmes një gjyqi politik të padrejtë prej kolaboracionisteve persianë është një nga gjyqet më të shëmtuara dhe në vete ngërthen gjyqin kundër arsyes njerëzore. Kolaboracionistët athinas që e akuzuan Sokratin menduan se me vdekjen e Sokratit Athina më nuk do të jetë qendër e politikbërjes të fraksionit anti-persian që e përfaqësonte filozofi i madh, Sokrati.