158
Përpjekja 1 Viti IV, nr. 10 Tiranë, mars - gusht 1997 nga Thomas Carlyle (fragment nga libri Revolucioni francez) Ndërgjegje historike 92 "Republika shqiptare e Korçës" (Mbi protokollin shqiptaro - francez të 10 dhjetorit 1916) nga prof. Muhin Çami Letërkëmbime 103 Përgjigje letrës së një miku që e la Shqipërinë nga Fatos Lubonja Si na shohin 109 Nuk janë vetëm hajdutë dhe prostituta nga Umberto Eco 111 Të dehur nga gjaku nga Péter Krasztev Ku jetojmë? 121 Tirana - ferri urban i shekullit XX nga Artan Shkreli, Daniel Gjoni Kulturë gjuhësore 131 Mbi huazimet italiane në gjuhën shqipe nga dr. Kristina Jorgaqi Kulturë filozofike 145 Lajbnici nga Alfred Veber, Denis Huisman 155 Libra të rinj E përtremuajshme kulturore Drejtor FATOS T. LUBONJA Editorial 5 Piramida prej balte Ese dhe komente 16 Shpëtim i kombit apo një trampolinë dhe aq nga Ardian Klosi 20 Edhe një vit i mbrapshtë në historinë shqiptare nga Agim Vinca 31 Shqipëria e etërve nga Bashkim Shehu 35 Rënie e lirë në transin shqiptar nga Edi Muka 39 Shqipëria dhe profetët perëndimorë nga Fron Nazi Sociologji 43 Nga "clandestine"në "displaced people" nga dr. Kosta Barjaba Letra shqipe 59 Mali i vetëtimave, Ballëpërballë, Kur sheshet ishin zbrazur, Tri kafshë, Kur shkon dhe kokën e kthen pas, Dil, Digjen qirinjtë poezi nga Xhevahir Spahiu 66 Hello, hello! Amerika?, Hamleti shqiptar nga Fron Nazi 72 Kafe të nxehta në portin e Durrësit nga Ardian Klosi Shqipërime 82 T'i jepet fund terrorit LËNDA

perpjekja_10

Embed Size (px)

DESCRIPTION

magazine albania

Citation preview

Page 1: perpjekja_10

Përpjekja 1

Viti IV, nr. 10 Tiranë, mars - gusht 1997

nga Thomas Carlyle(fragment nga libriRevolucioni francez)

Ndërgjegje historike92 "Republika shqiptare e

Korçës" (Mbi protokollinshqiptaro - francez të 10dhjetorit 1916)nga prof. Muhin Çami

Letërkëmbime103 Përgjigje letrës së një miku

që e la Shqipërinënga Fatos Lubonja

Si na shohin109 Nuk janë vetëm hajdutë

dhe prostitutanga Umberto Eco

111 Të dehur nga gjakunga Péter Krasztev

Ku jetojmë?121 Tirana - ferri urban i

shekullit XX nga ArtanShkreli, Daniel Gjoni

Kulturë gjuhësore131 Mbi huazimet italiane në

gjuhën shqipe nga dr.Kristina Jorgaqi

Kulturë filozofike145 Lajbnici nga Alfred Veber,

Denis Huisman

155 Libra të rinj

E përtremuajshme kulturore Drejtor FATOS T. LUBONJA

Editorial5 Piramida prej balte

Ese dhe komente16 Shpëtim i kombit apo një

trampolinë dhe aq ngaArdian Klosi

20 Edhe një vit i mbrapshtë nëhistorinë shqiptarenga Agim Vinca

31 Shqipëria e etërvenga Bashkim Shehu

35 Rënie e lirë në transinshqiptar nga Edi Muka

39 Shqipëria dhe profetëtperëndimorë nga Fron Nazi

Sociologji43 Nga "clandestine"në

"displaced people"nga dr. Kosta Barjaba

Letra shqipe59 Mali i vetëtimave,

Ballëpërballë, Kur sheshetishin zbrazur, Tri kafshë,Kur shkon dhe kokën ekthen pas, Dil, Digjenqirinjtë poezi ngaXhevahir Spahiu

66 Hello, hello! Amerika?,Hamleti shqiptarnga Fron Nazi

72 Kafe të nxehta në portin eDurrësit nga Ardian Klosi

Shqipërime82 T'i jepet fund terrorit

LËNDA

Page 2: perpjekja_10

Përpjekja 2

PIRAMIDA PREJ BALTE

E gjithë bota i ktheu sytë me habi nga Shqipëria. Ç është ky rast iveçantë ? Si është e mundur që në kapërcyell të shekullit XX një shtetevropian të shkatërrohet deri në atë shkallë sa të hapen burgjet dhe depot earmatimeve, të armatoset e gjithë popullsia dhe vendi të mbesë në dorë tëbandave kriminale? Si është e mundur që politikanët të cilët e shkaktuankëtë katastrofë, të mos ndjejnë asnjë lloj përgjegjësie, por, përkundrazi tëpërgatisin tragjedi të reja për popullin? Si është e mundur që vendet evropiane,ku politikanët detyrohen të japin dorëheqjen edhe për një skandal rryshfeti,të mbajnë qëndrime kaq të buta ndaj politikanësh të tillë?

Vakumet e historisë

E veçanta shqiptare nuk mund të kthjellohet pa e kthyer më parëvështrimin nga historia e këtij vendi.

Në vitin 1912 njëri nga etërit e nacionalizmit shqiptar, Mithat Frashëri,shkruante se shqiptarët ndodheshin asokohe përpara detyrës që ta ktheninvendin e tyre nga një grumbull i shpërndarë fisesh në një komb. Shqipëria evitit 1912 banohej nga fise të ndryshme në veri dhe në jug të lumit Shkumbintë cilët njihnin deri diku pushtetin qendror të Stambollit, apo përfaqësuesit etij në vilajete, por që kishin fare pak lidhje ekonomike e shpirtërore me njëri-tjetrin.

Të ndodhur në kufijtë ndarës të perandorive bizantine, otomane eaustro-hungareze, shqiptarët, të cilët në Mesjetë kanë qenë kryesisht barinjshtegëtarë, të rekrutuar si mercenarë herë nga njëra perandori e herë ngatjetra, nuk arritën as të asimilohen, as të qytetërohen dhe as të marrin seriozishtndonjërin prej tre besimeve të këtyre perandorive. Mund të thuhet pa frikë senë kapërcyell të shekulit XX shqiptarët ishin, ndër popujt ballkanikë, ata qëkishin bërë më pak hapa se të tjerët për të dalë nga gjendja primitive.

Lindja e shtetit të pavarur shqiptar më 1912 u bë i mundur më shumënga frika e ndarjes së Shqipërisë nga Greqia e Serbia pas rënies së perandorisëotomane sesa nga nevoja e realizimit të aspiratave pozitive të shqiptarëve.Kjo frikë, kryesisht e atyre shqiptarëve që ishin politikanë të Stambollit, dhee një pjese intelektualësh romantikë që më vonë shqiptarët i quajtën Rilindasit

Editorial

Page 3: perpjekja_10

Përpjekja 3

e tyre, u bashkua me interesat e italianëve dhe të austrohungarezëve përBallkanin. Këta të fundit ndikuan jo pak për të bindur Turqinë, armike egrekëve dhe e serbëve, të hiqte dorë nga sovraniteti mbi vendin e vogël buzëAdriatikut, me të cilin, pas luftrave ballkanike të 1912-tës, nuk kishte

mëvazhdimësi territoriale. Mithat Frashëri ve në dukje se më 1912 shteti i pavarurmë shumë iu dhurua shqiptarëve nga konjukturat ndërkombëtare sesa u krijuadhe u organizua nga ata vetë.

Nëse do t i referohemi idesë se kombi nuk mund të konceptohet nëmënyrë statike, pra, si bashkësi e njëkohshme e gjuhës, kulturës, racës, fesë,por në mënyrë dinamike, si proces i vazhdueshëm kombformimi, mund tëthemi se historia e shqiptarëve në shekullin XX tregon se sa e vështirë ështërruga e ngjizjes së një kombi. Historia e Shqipërisë që nga 1912-ta e këtej,si histori e përpjekjes për të ndërtuar nga një grumbull fisesh dhe individëshnjë komb dhe një shoqëri, shpesh ka qenë histori e shpërdorimit të dhuratësqë iu bë shqiptarëve më 1912. Dramat që përjetojnë shqiptarët në këtë shekulljanë pasqyrë e vështirësisë për të kapërcyer vakumet e historisë, epamjaftueshmërisë së atyre lëndëve lidhëse , siç janë feja e përbashkët,kultura e përbashkët apo ndërgjegja historike e përbashkët.

Fati i Shqipërisë së shekullit XX më shumë se gjithçka mban vulën edështimeve të klasës politike shqiptare dhe të elitës kulturore e klerikaleshqiptare për ta përmbushur misionin e bashkimit të shqiptarëve rreth disavlerave të pranuara nga të gjithë si themele të kombit. Në historinë 85-vjeçaretë shtetit të pavarur shqiptar pa dyshim filloi të kultivohej e zhvillohet njëfrymë patriotike e mbështetur mbi simbolet e rilindasve, kryesisht mbiSkënderbeun, i cili, meqë kishte luftuar me turqit në shekulin XV, u shfrytëzuanga romantika e rilindasve shqiptarë për t u ndarë nga identiteti turk. Kjofrymë filloi të përpunohej në shkallë të gjerë përgjithësisht në shkollat ekohës së mbretit Zog, por këto ishin shumë të pakta në një vend ku 90% epopullit qe analfabete. Nga ana tjetër, politika despotike e Zogut e persekutoishumicën e trashëgimtarëve të ideve të rilindasve.

Rezistenca antifashiste u mbështet kryesisht mbi këtë substratpatriotik dhe mbi idealet komuniste. Por edhe ky frymëzim u keqpërdor ngadiktatura e egër që e pasoi atë. Fakti që më 1967 Hoxha shkatërroi edhekishat e xhamijat, gjë që nuk ndodhi në asnjë vend tjetër të Lindjes, tregontese sa e brishtë kishte qenë edhe ndjenja fetare në ndërgjegjen e shqiptarëve e,sëbashku me to, edhe vlerat morale që përçon ajo.

Mungesa e themeleve të tilla ka bërë, në më të shpeshtën e herëve, qëmarrëveshjet e arritura mes grupeve, fiseve apo partive shqiptare tëdegjenerojnë në grindje, urrejtje e luftë ndaj njëri-tjetrit dhe, më në fund, nëushtrim të diktatit dhe dhunës nga pala më e fortë mbi palët më të dobëta; në

Editorial

Page 4: perpjekja_10

Përpjekja 4

kthimin te arketipi i vjetër i qeverisjes i cili buron nga karakteri dominantpsikologjik i këtij kombi, që është karakteri i psikologjisë patriarkale: sundimii më të madhit dhe i më të fortit mbi më të dobëtin. Metodat e këtij sundimijanë metodat e nënshtrimit dhe shkatërrimit të rivalëve, kallja e frikësnëpërmjet ushtrimit të dhunës, kokat e turkut , intrigat dhe prapaskenat.Rëndom atë e quajnë mendësi orientale qeverisjeje . Ndryshe, duke përdorurnjë gjuhë të huazuar nga traktatet evropiano-perëndimore mbi shtetin, do taquanim shtet i personave dhe jo i ligjit , shtet i dhunës dhe jo i detyrës .

Një karakteristikë tjetër e veçantë e mëndësisë lindore të despotëveshqiptarë buron nga fakti se Shqipëria është një vend i vogël. Nëse despotizmirus, p.sh., është karakterizuar nga ideja e kombit të madh që ka vendosurfatet e botës, despotët shqiptarë janë karakterizuar nga nevoja e një babaiapo vëllai të madh. Gjatë historisë ata gjithmonë e kanë kërkuar dhe gjeturatë, por shpesh edhe e kanë tradhëtuar për të gjetur një tjetër, kur i pari nuku ka ardhur për shtat interesave të tyre. Kjo ka bërë që në Shqipëri të sundojëai lloj despoti që rëndom shqiptarët e quajnë bajraktar, i cili, për të shtypurdhe sunduar ata që ka brënda, kërkon një mbështetje të fuqishme jashtë, dheqë është aq i egër brënda sa ç është servil e i nënshtruar ndaj të madhitjashtë. Kjo i ka bërë shqiptarë që në sistemet e tyre despotike të ndjehen dyherë skllevër, ndaj despotit shqiptar dhe ndaj padronit të huaj.

Despotët evropianë kanë luajtur jo rrallë një rol të rëndësishëm nëngjizjen e kombeve. Edhe në Shqipëri nuk mund të mohohet se mbreti Zogkrijoi i pari një administratë shtetërore shqiptare dhe se Enver Hoxha krijoinjë gjuhë standarte dhe zhduku mjaft dallime midis Jugut dhe Veriut.Gjithashtu nuk mund të mohohet se shqiptarët kanë arritur diçka në rrugën etyre të ngjizjes së kombit. Por, megjithatë, ngrehina që kanë ndërtuar despotëtshqiptarë nuk ka qenë e qëndrueshme; ajo është shkërmoqur apo dëmtuarrëndë sa herë kanë rënë tërmete . Shkaku i kësaj dobësie është se despotëtshqiptarë, pjellë e një populli me botë të varfër ideale, që ka jetuar në zgriptë mbijetesës biologjike, janë dominuar thjeshtë dhe vetëm nga etja përsundim. Dhe për të kënaqur këtë etje nuk janë ndalur përpara asnjë llojintrige dhe manovre politike, përpara asnjë lloj aleance, edhe sikur kjo tëketë vënë në rrezik vetë ekzistencën e kombit. Pranimi, nga ana e komunistëve,i diktatit sërb gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe bashkëpunimi i nacionalistëveme gjermanët për t iu kundërvënë komunistëve, janë vetëm dy shëmbuj ndërshëmbujt e shumtë që gjejmë në historinë shqiptare kur politika shkon ndeshme interesat e kombit. Enver Hoxha u prish me Jugosllavinë, pastaj me BS-në dhe pastaj me Kinën pikërisht në ato momente historike kur këto hodhënhapa politike pozitive vetëm pse i kërcënohej pushteti i tij dhe i klanit politikqë e rrethonte. Më 1978 Shqipëria mbeti e izoluar nga e gjithë bota pikërishtsepse vetëm kështu Enver Hoxha mund të vazhdonte të sundonte. Dhe gjatëatyre viteve Shqipëria njohu rrënimin e plotë ekonomik.

Editorial

Page 5: perpjekja_10

Përpjekja 5

Ky arketip qeverisjeje ka triumfuar sa herë që shqiptarëvë u ka ardhurrasti të formojnë një shtet demokratik. Kongresi i Lushnjes i vitit 1920, idalë nga një përfaqësi e gjerë e popullit shqiptar pas trazirave të Luftës sëParë Botërore, shpejt degjeneroi në sundimin despotik të Ahmet Zogut, kursemarrëveshja e Mukjes midis komunistëve dhe nacionalistëve më 1943 nësundimin diktatorial të Enver Hoxhës. Pra, sa herë që shqiptarëve u ështëdhënë mundësia të dalin nga një sistem despotik, forcat e reja politike që kanxjerrë momenti historik janë prirur instiktivisht të rivendosin mënyrën evjetër të sundimit, me të cilën populli është mësuar , duke krijuar një klanpolitik që ka eliminuar apo sunduar të tjerët. Sigurisht kjo çështje nuk lidhetvetëm me karakterin e një njeriu, por me krejt klasën politike dhe, më gjërë,me krejt edukimin e shoqërisë që i nxjerr ata në krye. Vetëm kjo shpjegonpërsëritjen e të njëjtit fenomen me Sali Berishën, i cili sot pranoi më mirë taçojë vendin në anarki të plotë, duke hapur depot e armatimeve dhe burgjet,sesa të hiqte dorë nga pushteti.

Arketipi i vjetër dhe konteksti i ri

Me rënien e komunizmit Shqipëria i humbi ato simbole apo shtyllaidentifikimi dhe organizimi, mbi të cilat ishte ndërtuar shteti diktatorial iEnver Hoxhës. Rënia e tyre e gjeti Shqipërinë tejet të varfër jo vetëmekonomikisht, por edhe shpirtërisht. Asaj i mungonte një kujtesë e fortëhistorike dhe një ideologji nacionaliste, për të ndërtuar një diktaturë si ajo eMillosheviçit; i mungonin, gjithashtu, ato fidane të institucioneve demokratike- siç kishin vende si Polonia, Çekia apo Hungaria - për të zhvilluar një shtetdemokratik. Revolucioni i ashtuquajtur demokratik erdhi në Shqipëri kryesishtnë sens negativ, pra, si nevojë e shkatërrimit të prangave, ndërkohë që s ishinpërgatitur strukturat e ardhshme ndërtuese. Ai erdhi edhe si një shpresë e njëëndërr, por, ashtu si shteti i 1912-s, më shumë iu dhurua shqiptarëve ngakonjukturat ndërkombëtare sesa u fitua nga puna e inteligjencës shqiptare.

I ashtuquajturi revolucion demokratik i vitit 1991 nuk kishtekuptimin e atyre revolucioneve ku një klasë e caktuar shoqërore, pasi ështëfuqizuar ekonomikisht, kërkon edhe pushtetin politik. Komunizmi nuk vdiqnë Shqipëri nga suksesi i vet sikurse thuhet për feudalizmin në Evropë,por nga dështimi i vet. Ata që erdhën në pushtet nuk kishin asnjë pronë, dheasnjë pasuri përveç pushtetit politik, përveç Partisë së tyre Demokratike. Nëkëto rrethana mbeti si gjasa më e mundshme ndërtimi i një shteti, ku metodate vjetra autoritariste të kombinoheshin thjesht me lakminë e klasës së repolitike për të nxjerë përfitime vetiake, dmth. ndërtimi i një shteti mafioz.

Cilat qenë hapat që përshkoi ky shtet mafioz?Nëse do të lëmë jashtë faktorin e jashtëm, pra ngjarjet në Lindje dhe

mbështetjen ndërkombëtare, mund të themi se brënda vëndit shtyllat kryesore

Editorial

Page 6: perpjekja_10

Përpjekja 6

që e sollën në pushtet Partinë Demokratike me në krye Sali Berishënpërfaqësonin aspiratat e disa shtresave shoqërore. Po t i paraqitnim ato sipasradhës së ndikimit në kohë mbi lëvizjen demokratike, do të përmendnim:pjesën më të ndriçuar të komunistëve, që ishte lodhur nga liderët dogmatikëdhe injorantë, intelektualët pa parti dhe rininë studentore me aspirata përhapjen e Shqipërisë drejt Perëndimit; të gjithë të persekutuarit politikë;diasporën, veçanërisht shqiptarët e SHBA; rrugën, në kuptimin e lumpenit,pra, të atyre forcave që ndjehen më mirë në shkatërrim dhe anarki sesa nëndërtim dhe shtet. Të gjitha këto tërhoqën në favorin e Partisë Demokratikemasën e gjërë të popullit të pakënaqur dhe sollën marrjen e pushtetit më 22mars 1992 nga Sali Berisha.

Mirëpo, për shkaqet e përmendura më sipër, veçanërisht nga mungesae themeleve të forta morale dhe kulturore, jetën politike të Shqipërisë filluanta dominojnë gjithnjë e më shumë forca, të cilat ishin vetëm njëra pjesë erevolucionit dhe, për fat të keq, ajo më e pamoralshmja e më agresivja. Ishinata që filluan abuzimin me pushtetin që fituan. Shënjat e këtij abuzimi ushfaqën shumë herët. Partia Demokratike shumë shpejt u shndërrua në njëklikë mafioze, ku u bënë së bashku ish-komunistë të vjetër fanatikë, tëkonvertuar në antikomunistë fanatikë, disa ish-të përndjekur në shërbimtë tyre dhe gjithëfarë konformistësh të tjerë të seliitur në diktaturën enveriste.Me këtë strukturë intelektuale dhe shpirtërore kjo forcë politike nuk qe nëgjendje të ndërtonte një shtet që t i udhëhiqte shqiptarët në rrugën e gjatëdhe të vështirë të lirisë. Ajo shumë shpejt mori kthesën për në qorrsokakune vjetër të manipulimit të paditurisë së popullit dhe nënshtrimit tradicionalndaj sundimit autoritar. Për këtë një rol të rëndësishëm luajti Sali Berisha,njeri me një ambicje të pakufishme për pushtet, me komplekse inferioritetindaj intelektualëve qytetarë si dhe me një kompleks faji, që i buronte nga ekaluara e tij komuniste. Në ndjekje të arketipit të vjetër ky filloi luftën përeliminimin e rivalëve si jashtë partisë së tij, ashtu edhe brenda saj. Kësisoj,pas 22 marsit, shumë nga shtyllat që e sollën atë në pushtet filluan të biennjëra pas tjetrës: ra, më së pari, pjesa e intelektualëve ish-komunistë, pastajnjë pjesë e mirë e intelektualëve të pavarur, pastaj intelektualët e moderuar,që bënin pjesë në partinë e tij, dhe po ashtu një pjesë e mirë e ish-të burgosurvepolitikë. Largimi i gjithë këtyre elementëve nga PD-ja afërmëndsh mori mevete një pjesë të mirë të masës së gjërë të popullit. Rënien e kësaj mbështetjejeBerisha filloi ta kompensojë gjithnjë e më tepër me forcimin e mjeteveshtypëse.

Kështu rifilloi, në kurriz të popullit të varfër shqiptar, ende të pamësuarme shijen e lirisë, politika krimi ndjell krimin . Hap pas hapi pushteti iBerishës u hoqi shqiptarëve të drejtën e porsafituar të demonstrimit; u ngushtoinë minimum hapësirën e porsafituar të informacionit; u hoqi pavarësinë eporsafituar të gjykatave; ua ktheu televizionin e porsaçliruar në mjet presioni

Editorial

Page 7: perpjekja_10

Përpjekja 7

dhe dizinformimi; filloi një privatizim të padrejtë të mbështetur nëkorrupsionin dhe në pasurimin e mbështetësve të klanit të tyre politik; ipërçau sipas logjikës leniniste o me ne, o kundra nesh! ; i rrahu dhe i burgosipadrejtësisht; u shkatërroi opozitën; dhe më në fund, më 26 Maj 1996, uvodhi mundësinë e vetme për të shpëtuar nga kjo klikë, votën e lirë...

E megjithatë, shqiptarët, të mësuar me nënshtrimin ndaj shtetit, iduruan të gjitha këto. Protestat e opozitës pas 26 majit u shtypën shpejt.Dukej se regjimi i Berishës do të vazhdonte të sundonte i patrazuar,veçanërisht sa kohë që për të punonin shumë shoqëri financiare piramidale,të cilat njerëzit që merrnin përqindjet, i dinin se ishin të lidhura me shetinmafioz. Lejimi, madje ndërtimi nga shteti i këtyre piramidave, të cilatmerreshin edhe me qarkullim parashë të pista e me kontrabanda gjithfarëshe,shkelja e embargos së naftës në favor të Serbisë e organizuar në një kohë qëtelevizioni shtetëror fliste vazhdimisht për shtypjen nga serbët të vëllezërvenë Kosovë, organizimi nga policia shqiptare e trafikut të drogës dherefugjatëve, ishin shenja të qarta të shtetit mafioz, i cili, pa dyshim, nukmund të qëndronte në këmbë pa komplicitetin e një populli të mësuar tëjetonte vetëm për bukë dhe cirk .

Zhvillimet e ngjarjeve të fundit?

U desh falimentimi i piramidave, çka shqiptarët e ndjenë si njëmashtrim dhe grabitje financiare nga ana e shtetit, që shumica, deri atëhere epandjeshme ndaj shtypjes së lirive dhe të të drejtave të njeriut, ta humbistemë në fund durimin me shtetin mafioz. Njerëzit filluan të protestojnë,veçanërisht në Vlorë, qytet ndër më të goditurit nga mashtrimi financiar.Opozita shqiptare e topitur filloi të ngjallej. E bashkuar në Forumin përDemokraci ajo filloi të organizojë mitingjet e para shumica e të cilave ushtypën nga policia, veçanërisht në Tiranë, por ata treguan qartë se popullitashmë kërkonte t i lante hesapet me klasën politike që e kishte mashtruar.

Duke ndjerë se këto demonstrime paqësore do të merrnin përmasa siato të Beogradit apo Sofjes, Berisha bëri çmos t i shypte. Dërgoi në Vlorëtrupa speciale të cilët ditën e parë i vunë demostruesit përpara, i rrahën dhei poshtëruan. Por, të nesërmen, vlonjatët u organizuan dhe, të armatosur megurë, i sulmuan dhe i nxorrën jashtë qytetit pasi i rrahën, i zhveshën e udogjën rrobat e mburojat plastike. Skenat e dhunshme kundër policisë, që egjithë bota i pa në televizor, nuk ishin thjesht revoltë për humbje të hollash,por rrjedhojë e pritshme e dhunës së atyre ditëve dhe, më gjerë, e një jete meliri të dhunuar, rrjedhojë e një abuzimi të paskrupullt me durimin e njerëzve.Ishte e pritshme që një popull, i cili nuk u la të demonstronte as me lule, tëdemonstronte me gurë. Ishte e pritshme që një popull, i cili nuk u la t i korri-

Editorial

Page 8: perpjekja_10

Përpjekja 8

gjonte institucionet e pushtetit me votën dhe opozitën e tij, t i korrigjonte atome flakë.

Vlora triumfoi mbi ligjin e Berishës, që ndalonte demonstrimet paleje, pasi la në sheshin e protestave tre të vdekur. Pas disa ditësh studentët eUniversitetit të Vlorës hynë në një grevë urie me kërkesë kryesore dorëheqjene qeverisë. Edhe studentët e Tiranës u solidarizuan me ta në protesta dhekërkuan të hyjnë në grevë. Filluan të shpeshtohen demostrimet edhe në Tiranë.Disa ditë pas studentëve të Vlorës, hynë në grevë edhe studentët e Gjirokastrëstë mbështetur nga populli i qytetit.

Opozita e grupuar në Forumin për Demokraci i bëri thirrje Berishëstë fillonte sa më parë dialogun. Ajo e paralajmëroi se duhej të fillonte uljene butë të avionit, pasi motorri ishte prishur ashtu dhe aq keq sa nga çasti nëçast do të sillte shkatërrimin e tij të plotë. Por ky kishte vendosur ta vazhdontesa të mundte këtë fluturim tragjik. Vazhdoi të provokojë me dhunë populline Vlorës derisa e detyroi t i kundërpërgjigjej me vrasje vrasjeve të policisësë fshehtë. Numri i të vdekurve nga të dyja palët e kaloi dhjetën. Ndërkaqrebelimi përfshiu edhe qytetet e tjera të Jugut.

Berisha shpalli dorëheqjen e qeverisë Meksi, por të nesërmen tha sedo të krijonte një qeveri tjetër, po të Partisë Demokratike. Kjo bëri që studentëtnë Vlorë të deklaronin se do të vazhdonin grevën e urisë. Në Vlorë u ngritënzëra se duhet të marshonin drejt Tiranës. Berisha, në vend që të ulej nëtryezë me opozitën, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, mobilizoi ushtrinë,të cilën e vuri nën komandën e shefit famëkeq të SHIK-ut, Gazidede, dhe ibëri popullit të Jugut ultimatumin për dorëzimin brenda 48 orëve. Këtë eshoqëroi edhe me ndalimin e shtypit, madje ndërpreu edhe valët etransmetimeve televizive ndërkombëtare. Po atë natë iu vu zjarri selisë sëgazetës më të madhe të pavarur, Koha Jonë. Në këtë terr total informacionipritej të bëhej masakra. Shqiptarët mbetën me frymën pezull. Ishte epabesueshme që një udhëheqës të arrinte deri këtu. A do ta kishte bërë këtëEnver Hoxha? Çfarë do të bënin njerëzit në Jug: do të dorëzoheshin apo dotë rezistonin?

Populli i Jugut nuk u dorëzua dhe ushtria në pjesën më të madhe nukqëlloi. Pati sulme sporadike dhe të vrarë në disa qytete, por plani i një sulmitotal ushtarak mbi Jugun, i hartuar në zyrat e Berishës, nuk u realizua. Shumëoficerë dhe ushtarë dezertuan. Shqiptarët treguan se, gjithësesi, e kishin njëidentitet të tyrin, se nuk ishin tre etni si në Bosnje, por një e vetme. NdërkaqJugu shpërtheu depot dhe u armatos i tëri me qëllim vetëmbrojtjeje dukekaluar përfundimisht nga protestat paqësore në kryengritje të armatosur.

I mbetur më keq se kurrë, Berisha kërkoi rrugëdalje nëpërmejtkompromisit me partitë politike të opozitës.

Opozita, me qendër në Tiranë, i kishte përkrahur, madje edhe nxitur,protestat paqësore të Vlorës. Mirëpo në momentin kur këto u shndërruan në

Editorial

Page 9: perpjekja_10

Përpjekja 9

kryengritje të armatosur, ajo u ndje e izoluar prej tyre, gati si e mbajtur pengnga Berisha në Tiranë, ku ky kishte ende shumë struktura që e mbështesnin.Veç këtyre ai kishte edhe rrethinat me banorë të ardhur nga krahina e tij,shumicën e të cilëve i kishte mobilizuar në policinë e rregullt apo të fshehtë.Gjithashtu, sipas të dhënash të sigurta, në Tiranë dhe qytete të tjera të Veriutkishte kohë që kishte filluar armatosja e anëtarëve dhe e simpatizantëve tëPD-së. Politikanët e opozitës në Tiranë ndjenin të rrezikuar edhe jetënpersonale.

Në këto kushte, pas disa bisedash paraprake me Berishën, tëpërgatitura edhe me ndërmjetësinë e mbështetësit kryesor të Berishës në qarqetdiplomatike, ambasadorit italian, më 9 mars liderët e tre prej partive tëForumit për Demokraci, partisë Socialiste, Social Demokrate dhe partisëAleanca Demokratike, u ulën në tryezën e bisedimeve. Në krye kishin presi-dentin kurse përballë kishin Partinë Demkratike dhe gjashtë parti të voglasatelite të saj.

Berisha u serviri një akt të pajtimit kombëtar ku parashikohej krijimii një qeverie koalicioni me të njëjtin emër, e cila do të bënte çarmatosjen eJugut për dy javë, dhe do të përgatiste zgjedhjet e reja sa më parë. Liderët epartive të opozitës e firmosën atë brenda ditës.

Firmosja e marrëveshjes së 9 marsit ishte një akt dobësie i opozitësnë momentin kur Berisha kishte dështuar në tentativën e dorës ushtarakekundër Jugut dhe kur gjendej më i dobët se kurrë si brenda edhe jashtë vendit.Kishte ardhur koha të kërkohej dorëheqja dhe dënimi i tij e jo të bëhej pajtimime të. Poende, nuk mund të quhej pajtim kombëtar ai mes popullit dhe njëqeverie të korruptuar; gjithashtu, nuk kishte tagër asnjë parti e opozitës takryente këtë akt pa thirrur në tryezë përfaqësuesit e popullit të vrarë në Jug,të cilët tashmë ishin duke krijuar Komitetet e Shpëtimit.

Të nesërmen, si për të provuar plotësisht karakterin bizantin të këtijpajtimi , me urdhër nga lart u hapën depot e armatimeve në Veri dhe në

Tiranë, ku s kishte pasur trazira. Një ekip televiziv s dihet se si u gjend nënjë fshat të Tropojës, krahinë e Sali Berishës, ku filmoi grabitjen e një depojearmatimi dhe njerëzit që tundnin armët kundër Jugut. Mediat e huaja,veçanërisht ato italiane, filluan të flasin për luftë civile Veri - Jug. Dukejsikur gazetarët mezi e prisnin gjakun për të pasur ngjarje televizive. Mirëposhpejt u kuptua se lufta civile Veri - Jug ishte një bllof apo një tentativë edështuar. Në vend të luftës civile vendin e pushtoi anarkia. Shqiptarët, kushi udhëzuar, kush me ëndrrën e vjetër për të pasur një pushkë, kush i trembur,kush me ankthin e të nesërmes, kush duke imituar tjetrin, u vërsulën drejtdepove të armatimeve dhe filluan të merrnin aty ç të mundin, deri tek mortajatedhe lëndët radioaktive. Më pas, veçanërisht në të ngrysur, filluan të shtijnënë ajër, për të mbajtur gjallë frikën, nga qejfi apo nga frika, apo për të provuararmën që kishin në dorë. Njerëz të armatosur iu drejtuan edhe burgjeve dhe

Editorial

Page 10: perpjekja_10

Përpjekja 10

liruan të burgosurit ku 700 nga 1500 ishin të dënuar për vrasje. Numri i tëvrarëve ato ditë, kryesisht nga plumbat e shtirë në ajër, e kaloi dyqindën, tëplagosurit qenë me mijëra. Filluan plaçkitejt nga banda, të cilat nuk merrejmë vesh nëse ishin të Berishës apo banda thjeshtë ordinere. U arrit tëshkuleshin edhe shinat e trenit për t i tregëtuar copa-copa, si hekur, në Maline Zi.

Kësisoj, kryengritja e Jugut mund të thuhet se u përthith nga kaosi ipërgjithshëm që u krijua në vend. Njerëzit u vërsulën drejt porteve për tënisur një eksod të ri drejt Italisë.

Sot shtrohet në mënyrë enigmatike pyetja: pse e bëri Berisha hapjen edepove në të gjithë vendin? Ideja më e besueshme është se e bëri me qëllimqë të balancojë Jugun duke menduar se Veriun e kishte me vete. Megjithatëka edhe hipoteza të tjera. Disa thonë se e bëri për të fshehur gjurmët e krimitme idenë se në terr të gjitha delet janë të zeza . Të tjerë mbrojnë idenë se ebëri nga një ndjenjë paranojake që bashkë me shkatërrimin e tij të shkatërronteedhe gjithë vendin. Ka që thonë se e bëri për t i krijuar vështirësi qeverisë qësapo kishte krijuar në mënyrë që ta mbante atë nën kontroll. Por mund taketë bërë edhe për të krijuar një tërmet , pas të cilit konfliktet politike do tahumbisnin kuptimin. Apo e bëri për t i thënë Evropës se shqiptarët janëqënie të egra, prandaj duhej të ndërhynin me ushtritë e tyre për ta mbajtur atënë pushtet? E çuditshmja është se të gjitha ambasadat e huaja e dinin se do tëndodhte një gjë e tillë dhe dy ditë përpara se të ndodhte shpërthimi i depove,urdhëruan qytetarët e tyre të evakuoheshin nga Shqipëria.

Në fakt ato ditë Berisha mblodhi të njëjtat parti me të cilat kishtefirmosur pajtimin kombëtar dhe kërkoi të firmosnin kërkesën për ndërhyrjene forcave të huaja.

Partitë e firmosën. Shpejt kërkesa u zyrtarizua nga ana e qeverisë sëpajtimit kombëtar dhe u miratua nga parlamenti.

Italianët, të cilët, për shkak të eksodit shqiptar ranë në krizë qeveritare,ndërhynë që kjo kërkesë të aprovohej urgjentisht nga OKB-ja.

Qëndrimi i Perëndimit

Në kohën kur vendet Perëndimore, me kërkesën këmbëngulëse tëItalisë, vendosën të sjellin trupat ushtarake, ai që quhej kaos apo rend ishkatërruar në Shqipëri shkaktohej nga një popull i armatosur në Jug meqëllim vetëmbrojtjeje, nga banda të Berishës që silleshin si në Veri edhe nëJug, por kryesisht në Tiranë, nga banda kriminelësh plaçkitës dhe nga njëpolici e paralizuar për shkak të luftës politike.

Për daljen nga kjo situatë shumëkush mendonte se ishte idomosdoshëm largimi nga skena politike i Berishës. Kjo do të sillte disa tëmira të menjëhershme. Më së pari do të ndikonte në demotivimin dhe

Editorial

Page 11: perpjekja_10

Përpjekja 11

shpërndarjen e bandave të tij, pastaj në çarmatosjen e njerëzve në Jug, sepseata e kishin deklaruar hapur se do t i linin armët kur të ikte Berisha, si dhe nëdepolitizimin e policisë. Kjo gjë do ta bënte shumë më të lehtë, pastaj, izolimindhe eliminimin e bandave të kriminelëve dhe rivendosjen e rendit. Në tëkundërt, me një njeri të inkriminuar në postin e presidentit, qeveria e pajtimitdo të mbetej qeveri e armëpushimit. Më pranë kësaj ideje në Perëndim dukejse ishin SHBA, të cilët deklaruan disa herë se faktor kryesor i destabilitetitmbetej Berisha. Mirëpo, pas shumë gjasash, një zgjidhje e tillë nuk do tëgarantonte ndërprerjen e menjëherëshme të eksodit të shqiptarëve drejt Italisë,gjë që e kishte vënë në krizë politikën italiane. Për këtë duhej misioni ushtarak.Duhej këmbëngulur, prandaj, që shqiptarët nuk mund ta bënin dot vetë, seata po vdisnin nga uria , siç këmbënguli ministri i jashtëm italian Lamberto

Dini.

Shkaqet e analizuara në nëntitujt e mësipërm tregojnë përgjegjësinë erëndë të shqiptarëve për atë që u përgatit e ndodhi në Shqipëri. Por a kapërgjegjësi Perëndimi, i cili kësaj here zuri vendin e vëllait të madh tëshqiptarëve?

Kur Perëndimi erdhi në botën politike shqiptare për të dhënë mësimete demokracisë, gjërat e para që lektorët perëndimorë u thanë shqiptarëveishin ato që kishin të bënin me kuptimin dhe avantazhet e demokracisë.Demokraci do të thotë të jesh i hapur ndaj rrezikut; demokracia pranongabimim si bashkudhëtar të njeriut dhe të jep mundësinë të korrigjosh atënëpërmjet votës së lirë. Nëse në diktaturë njeriu është si në burg, ku ka tësiguruar mëngjesin, drekën dhe darkën e varfër, në demokraci ai nuk e kasigurinë, përkundrazi, duhet të luftojë për t i siguruar ato përditë, por kjoluftë e bën të ndjehet zot i fateve të veta dhe të shijojë lirinë.

Një mësim tjetër ishte ai që përmblidhej me termin the rule of law .Edhe shqiptarët ishin të lodhur me sundimin arbitrar të personave. Ndonësenuk e dinin mirë se çfarë donin, ata e dinin mjaft mirë se çfarë nuk donin. Atae përshëndetën importimin dhe implementimin në Shqipëri të principevedhe institucioneve perëndimore.

Mirëpo historia e marrëdhënieve me shtetet perëndimore gjatë këtyerpesë vjetëve është e mbushur me zhgënjime përsa i përket respektimit dhembrojtjes në Shqipëri, nga ana e Perëndimit, të këtyre principeve dheinstitucioneve.

Në politikën pragmatiste perëndimore konteksti në të cilin u paShqipëria post-komuniste kishte të bënte kryesisht me shqetësimegjeopolitike, stabiliteti në Ballkan. Perëndimi dukej se e kishte siguruar këtëstabilitet nëpërmjet interlokutorit tashmë të gjetur, Sali Berishës, i cili ekishte bindur atë se vendi i tij nuk kishte pretendime territoriale përsa i përketKosovës.

Editorial

Page 12: perpjekja_10

Përpjekja 12

Mendohet se komoditeti i pasjes së një interlokutori që garantontestabilitet është një nga arësyet kryesore pse shtetet perëndimore e përkrahënpa rezerva Berishën dhe mbyllën njërin sy ndaj ndërtimit në Shqipëri ngaana e tij të një autoritarizmi mafioz. Përsa i përket syrit tjetër, që duhej tëndiqte fatin e institucioneve demokratike të porsaimplementuara apo fatin endihmave ekonomike që iu dhanë Shqipërisë, duket se Perëndimi e la nëdorën e capak burokratëve, një pjesë të paaftë dhe një pjesë indiferentë, përtë cilët puna në këtë vend të humbur do të thoshte vetëm një rrogë e mirë.Lidhur me një pjesë të këtyre diplomatëve nuk duhet lënë në heshtje edhefenomeni korrupsion.

Gjithashtu, nuk duhet neglizhuar fakti që Shqipëria pati fatin e keq tëlihet kryesisht nën kujdesin e Italisë, një vend me destabilitet të madh politik,i dominuar nga politikat imediate dhe me hije mafioze.

Edhe pas ardhjes së forcave ushtarake shumëkombëshe Shqipëriavazhdoi të mbetej me bandat e Berishës dhe bandat e kriminelëve, me njëpopull të armatosur që vazhdonte të kërkonte dorëheqjen e një presidentitparanojak e të inkriminuar dhe me policinë të paralizuar. Këtyre forcave tëarmatosura iu shtua edhe prania e tetë ushtrive të huaja.

Shqiptarët e krahasojnë këtë kohë me atë të Luftës së Parë, kur shtetii tyre i posakrijuar u shndërrua në një udhëkalim ushtrish gjithfarëshe. Mëshumë se tre prej këtyre ushtrive, ajo turke, italiane dhe greke u kujtuan atyrekohë pushtimesh. Shumëkush thotë se kjo është fyerja më të madhe që iështë bërë dinjitetit kombëtar. Kjo bëhet edhe më dëshpëruese kur mendonse protestat e janar-shkurtit 1996 qenë shumë pranë kurorëzimit me suksestë një lëvizjeje për përmbysjen e një regjimi diktatorial. Sikur të ishte realizuarkjo, shqiptarët do të ndjeheshin krenarë se kësaj here do të kishin kryer vetënjë hap të madh drejt lirisë dhe Evropës. Pa dyshim shtrirja e një dore më tëmençur dhe më të ndershme evropiane do t i kishte ndihmuar shumë mëtepër për ta hedhur këtë hap sesa prania e një ushtrie të armatosur.

Pas zgjedhjeve - Shqipëria përsëri në udhëkryq

Pakkush besonte në Shqipëri se zgjedhjet e 29 qershorit do të ofroninnjë zgjidhje për dalje nga anarkia e muajve të fundit. Mendohej se drama elindur në fillim të këtij viti, me akt të parë revoltën në Jug dhe akt të dytëanarkinë vrastare të krijuar nga hapja prej Berishës të depove të armëve dheburgjeve në të gjithë vendin, do të pasohej nga një akt i tretë apo dhe i katërtpërpara se konflikti të mbaronte.

Ndodhi e vetmja gjë që jep shpresë se zgjedhjet do të ofrojnëmundësinë e një zgjidhjeje paqësore: fitorja bindëse e opozitës. Përpara këtijrezultati, që shprehu gjykimin dhe verdiktin e popullit ndaj shkaktarëve tëtragjedisë, Berisha u detyrua të pranonte humbjen.

Editorial

Page 13: perpjekja_10

Përpjekja 13

Shqipërisë i është dhënë sot mundësia e krijimit të një qeverie membështetje të gjërë si brenda vendit edhe jashtë. Skenari më i dëshiruar ngashumica e shqiptarëve është që ajo të neutralizojë destabilizimin e shkaktuarnga banditizmi politik, pastaj të fillojë punën e vështirë të eliminimit tëbandave kriminale, të cilën ta shoqërojë me përpjekjet e rimëkëmbjes tëinstitucioneve dhe të ekonomisë së vendit.

Por, ndërkaq, çdo ditë që kalon hedh më shumë dritë mbi shtrirjen edramës së krijuar nga keqqeverisja e këtyre pesë vjetëve dhe tregon se sa emundëshme është shfaqja e skenarëve të tjerë të papritur dhe të rrezikshëm.Vështirësia e parë që del është nëse do të mundet qeveria e posakrijuar t ipërgjigjet për nga autoriteti përqindjes së lartë të votave që i dha populli.Vështirësia e dytë, e lidhur me të parën, është nëse do të mund të fillojë nëShqipëri një politikë e mbështetur mbi dialogun apo do të vazhdojë politikae konfliktit. Ka shenja të qarta se Berisha do të bëjë ç është e mundur që tambajë përsëri të ndezur konfliktin. Me këtë kundërshtar të betuar, që kafilluar edhe manipulimin e ndasive Veri Jug, me gjendjen katastrofikeekonomike dhe me bandat e kriminelëve që janë thuajse një fuqi e tretë nëvend, koalicioni i qendrës së majtë do ta ketë të vështirë punën e stabilizimittë vendit.

Akoma më i vështirë bëhet problemi kur mendon se gjatë këtyre tremuajve ka patur mbi 2000 të vrarë. A do të ketë në Shqipëri drejtësi apokrimi politik do të vazhdojë, si në të kaluarën, të kalojë pa u ndëshkuar?Nga ana tjetër, a mund të arrihet një drejtësi që të sigurojë paqen apo kërkesae drejtësisë do ta rrezikojë paqen edhe më keq? Po kthimi i parave a do tëmund të kryhet? Komitetet në Jug deklarojnë se po nuk u kthyen paratë do tëvazhdojnë turbullirat.

Kjo situatë destabilizimi vazhdon të mbetet klima më e mirë përshtimin dhe lulëzimin e krimit të bandave. Në mjaft qytete jashtë Tiranësnjerëzit jetojnë gjysmën e ditës të mbyllur në shtëpi, gjë që s ka ndodhur asnë kohë lufte. Po lulëzon edhe krimi ndaj komunitetit. Vazhdon shkatërrimii infrastrukturave i ekologjisë i urbanistikës. Njerëz të çliruar nga shtetipo çajnë tubacionet e ujit të pijshëm, po presin pemë dhe ndërtojnë garazhenë parqet ku duhet të luajnë fëmijët, po vazhdojnë të rrënojnë e grabisinedhe më tej institucionet të cilave u vunë flakën gjatë këtyre muajve.

Ç të bëjmë?

Ajo çka ra në sy në Shqipërinë e muajve të fundit është njëpapërgjegjshmëri e skajshme shoqërore e cila u shfaq në dy forma njëra mëdramatike se tjetra: më një anë papërgjegjshmëria e politikanëve, gatishmëriae tyre për ta shkatërruar vendin për hir të ruajtjes së pushtetit dhe, më anëntjetër, papërgjegjshmëria e popullit ndaj vlerave të përbashkëta, paaftësia e

Editorial

Page 14: perpjekja_10

Përpjekja 14Editorial

tij për t u organizuar, në mbrojtje të shkollave, bankave, spitaleve, urave,muzeve pra jo vetëm të gardheve të shtëpive, por edhe të atyre gjërave tëcilat bëjnë që një turmë individësh apo familjesh të quhet komunitet. Brendatre muajsh në Shqipëri u vranë rreth 2000 vetë dhe për thuajse asnjërin prejtyre nuk mund të thuhet se është vrarë për një ideal shoqëror.

Shqipëria është sot një shembull par exellence që të bën të kuptoshse pse historikisht anarkia ka qenë djepi i tiranisë. Shumëkushi sot ndjennevojën e një shteti të fortë që të eliminojë krimin politik dhe ordiner meçfarëdolloj mjeti dhe çmimi. Kjo ngre edhe një problem tjetër: a do të mundtë ndërtojnë shqiptarët një shtet që të gëzojë autoritet dhe njëkohësisht tëmos jetë autoritar? A do të dalin ata kësaj here nga rrethi vicioz diktaturë -rebelim - shkatërrim - diktaturë?

Për këtë Shqipëria ka sot nevojë për një frymë ripërtëritëse, për njëmit të ri politik, rreth të cilit të hidhen themelet e një organizimi të ri shoqëror.Struktura e shoqërisë shqiptare në thelb ka mbetur në një stad primitiv, kupërtej detyrimeve ndaj familjes apo gjakut ekzistojnë të tjerët ndaj të cilëveshqiptarët nuk para ndjejnë detyrime. Një shoqëri e mbetur në këtë stadështë një shoqëri ku krimi ndaj tjetrit është shumë i mundshëm dhe gati ipranueshëm. Kumunizmi imponoi një bashkësi ku lidhja me tjetrin u kthye,jo rrallë, në një torturë. Rënia e komunizmit thuajse na ktheu në primitivizmine të parëve. Ishin dy faqe të së njëjtës medalje. Ndërkaq në epokën edemokracisë, pluralizmit dhe multikulturalizmit një frymë e re organizuesenuk mund të ngrihet rreth një ideologjie, një feje apo rreth një individi.Problemi shqiptar, në ndryshim nga vende të tjera ballkanike nuk është dheaq se si të kalohet nga kolektivizmi nacionalist në një shoqëri civile, por sesi, duke mos ndalur në një organizim kolektiv të bazuar mbi nacionalizmin,të kalohet nga lidhja e gjakut tek lidhja e madhe e shoqërisë civile. Ështëshumë e vështirë të kryesh në një kohë të shkurtër diçka të ndjeshme përndërtimin e një shteti të drejtë ligjesh dhe institucionesh, por është edhe mëe vështirë puna për ndërtimin e një shoqërie civile, ku njerëzit të jenënjëkohësisht të lirë e të pavarur, por edhe solidarë.

Shqipëria ndodhet në udhëkryq: ta përballojë këtë sfidë dhe të krijojëkushtet për integrimin në rrugën e madhe e të gjerë evropiane, ose tëmargjinalizohet apo, ndoshta, edhe të rrezikojë ekzistencën e saj.

Sot, që të kalojmë nga lidhja e gjakut tek lidhja e madhe e shoqërisëcivile, duhet puna e koordinuar e politikanëve, intelektualëve, klerikëve, punae shkrimtarëve, e artistëve, e elitës ekonomike të vendit që më në fundndërgjegjësohet se interesat e biznesit nuk mund të mbrohen e të zhvillohennëse nuk e kapërcejnë gardhin e pronës private.

Njerëzit lidhen duke shkuar sëbashku në kopështe dhe shkolla tëmirëmbajtura ku mësojnë jo vetëm të shkruajnë e të lexojnë, por edhe të

Page 15: perpjekja_10

Përpjekja 15

arësyetojnë e të dëgjojnë njëri-tjetrin. Njerëzit lidhen duke punuar së bashku,ku jo vetëm fitojnë, por edhe mësojnë të respektojnë djersën e njëri-tjetrit.Njerëzit lidhen duke shkuar së bashku në kinema dhe teatro ku shohin njëfilm që u prek shpirtin. Njerëzit lidhen duke shkuar së bashku në kishë kudëgjojnë një predikim që u bën jehonë dramave të jetës së tyre. Njerëzitlidhen duke u grupuar në shoqata ku ndajnë hallet dhe pasionet e përbashkëta.Njerëzit lidhen duke shkuar së bashku në stadiume në koncerte ku ndajnë sëbashku gëzime e emocione...

Bandat kriminale me të rinj që po lindin sot si kërpudhat, janë produkti varfërisë ekstreme të gjithë këtyre elementeve të shoqërisë. Ne jemi aq tëegërsuar ndaj këtyre banditëve të rinj sa duam t i shohin sa më parë të varurnë litar në mes të shesheve. Por ne harrojmë se kemi bërë aq pak pak për t ukrijuar këtyre të rinjve, që para disa vjetësh ishin krej fëmijë, kushte që tëmos i derdhin energjitë në krime, por në krijimtari dhe dashuri. Ne presin tëvijë shteti me policë dhe autoblinda të na shpëtojë nga këta kriminelë. Porasnjë shtet, sado i fuqishëm qoftë, nuk mund të jetë më i fuqishëm se njëkomunitet i organizuar mirë, që i neutralizon banditët me mjete shumë mëpaqësore se litarët dhe burgjet.

Sot, kur udhëton nëpër Shqipëri, të krijohet pështypja se kombi ynëështë në lëngatë të rëndë, se ai, i pafuqishëm për të dalë nga hendeku ku karënë, sikur ia ka lëshuar veten vdekjes. Në të vërtetë shqiptarët e njohinshumë pak fenomenin e vetëvrasjes dhe të eutanazisë. Ata janë njerëz memoshë të re dhe me një instikt të fortë jetësor. Rreziqet që ndërmarrin për tëkapërcyer Adriatikun janë provë e këtij vitaliteti. Malli që ndjejnë përShqipërinë kur ndodhen jashtë shtetit, tregon ndjeshmërinë e tyre ndaj tokësku kanë lindur dhe njerëzve pranë të cilëve kanë vuajtur.

Ne të Përpjekjes ende besojmë se herët ose vonë do të dalim ngahendeku ku kemi rënë dhe, pas kësaj përvoje të hidhur, duke mbajtur përsërinë dorë flamurin e zhgyer e të zhyer të identiteti tonë, do ta vazhdojmë mëme mënçuri rrugën e gjatë e të mundimshme drejt lirisë dhe qytetërimit.

Editorial

Page 16: perpjekja_10

Përpjekja 16

Ardian Klosi

SHPËTIM I KOMBITAPO NJË TRAMPOLINË DHE AQ?

Në një nga numrat e gushtit revista Klan boton rrëfimin e Preç Zogajt përprapaskenat e marrëveshjes së 9 marsit. Siç e nënvizon edhe gazetari intervistues,pyetja nëse duhej bërë ose jo kompromisi me Berishën, me muajt e lëngatës që epasuan deri në ndërrimin e pushtetit, me mijërat e të vrarëve, të rrahurve, tëgjymtuarve e të arratisurve, me shkatërrimin definitiv të asaj që kishte mbetur nëShqipëri i ka ndarë në dy kampe krerët e ish-opozitës .

Vetë protagonisti i dialogut me Berishën pas 4 marsit, Preç Zogaj, ështëkatërcipërisht i bindur për drejtësinë e veprimeve të veta. Në shkrim ai thotë midistë tjerash se është krenar për hapin që ka bërë, për të cilin i është dashur të durojëedhe shumë kritika e dyshime nga kolegët e tij opozitarë . Atë ditë të 4 marsit Zogajka qenë i bindur se duheshin bindur partnerët e tij që ishte e domosdoshme tëdialogohej me Berishën... atë ditë janë depozituar me dhjetëra mesazhe në sekretarinëe Presidencës: Kërkojmë takim me Berishën . Nëse ne nuk do të jepnim asnjësinjal, atëherë Berisha do të qe i detyruar të nisej drejt aventurës , vijon Zogaj. Aiduket edhe tani krejt i palëkundur nga kritikat që i janë bërë kësaj marrëveshjejegjatë këtyre kohëve , komenton gazetari i Klanit dhe rimerr në fund argumentinkryesor që mbështet bindjen, krenarinë, moslëkundjen e P. Zogajt për veprimet e tij:Marrëveshja na ruajti nga precedenti i largimit të kreut të shtetit me dhunë .

Shtrimi i artikullit në fjalë më duket pakëz i gabuar. Nga pikëpamja e sotmenuk ka fort rëndësi se ç anë apo ç kamp zënë njerëzit lidhur me atë që ndodhi nëfillim të marsit 1997, a ishte me vend këmbëngulja e Preç Zogajt dhe e të tjerëve përt u takuar me Berishën dhe kompromiset që ata bënë apo jo; në fund të fundit nukka kurrfarë rëndësie as hipoteza që do të kishte qenë më mirë sikur Berisha të jeptedorëheqje të menjëhershme ose të largohej nga Shqipëria . Populli të tilla përsiatjei ka zgjidhur me metaforën e hallës, e cila për arsye të caktuara nuk mund të bëhetxhaxha. Jo, rëndësi për ne sot, kur kanë ndodhur ato që kanë ndodhur, ka vetëm qëtë kuptojmë motivet e vërteta që shkaktuan ndodhjen e atyre që ndodhën. Të kuptuarite këtyre motiveve ka rëndësi jo vetëm që të dalë e vërteta në shesh, që historia tëshkruhet drejt, po edhe që, nëse del se janë bërë veprime të shtrembëra ose të dobëta,në një të ardhme, në situata të ngjashme, këto të mos ndodhin më.

Ese dhe komente

Page 17: perpjekja_10

Përpjekja 17

Motivet e veprimit të z. Zogaj dhe kolegëve të tij, ato më të rëndësishmet,sipas kësaj interviste janë dy: nëse ne nuk do të jepnim asnjë sinjal, atëherë Berishado të qe i detyruar të nisej drejt aventurës dhe tjetri, ai që përmendëm, pra ruajtjae politikës shqiptare nga precedenti i largimit të kreut të shtetit me dhunë .

Sikur ta thërrasim pak në ndihmë kujtesën, tabloja e Shqipërisë në fillim tëmarsit 1997 ishte kjo: rebelimi i popullit, i nisur në Lushnjë e në Vlorë, kishtepërfshirë krejt Jugun, Berisha kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe kishtenisur gjeneralët e tij me në krye Gazideden për të shtypur kryengritjen; mirëpoushtria nuk i ishte bindur dhe ndodhej në gjendje të shthurjes totale, çka kishtekaluar në duart e kryengritësve sasi të jashtëzakonshme armatimi. Në Tiranë, opozita,e përfaqësuar në mënyrë simbolike nga Forumi për Demokraci, jetonte prej javëshnë terror dhe ankth, e paralizuar nga represioni berishian, por edhe nga arsye tëtjera, si pafuqia për t u lidhur a koordinuar me revoltën në Jug; madje dy nga kolegëte partisë së z. Zogaj "Aleanca Demokratike", kishin zbritur në Jug dhe tentonin, pasukses, të ndikonin mbi masat e njerëzve ose Komitetet e Shpëtimit.

Çfarë duhej bërë në këtë lloj situate? Unë nuk dua të vij përsëri tekproblematika e hallës, megjithatë mund të them se, personalisht, duke qenë jashtëShqipërie, ashtu si dhe shokë të mi që ishin këtu brenda ose edhe jashtë, shpresonimqë "shahet" ndaj Sali Berishës të shkonin deri në "mat". Përballë një revolte popullorenë përmasa kaq të gjera na e donte zemra, madje ishim të sigurt, se do gjendeshinkatër-pesë burra që disfatën e turpshme politike dhe ushtarake të klikës në pushtetta konkretizonin me shmangien e trurit të mbrapshtë të kësaj klike nga pushteti; ado të ishte kjo shmangie arratisje jashtë shtetit, arrestim, presidencë formale deri nëzgjedhjet e reja apo sëmundje kardiake, kjo s kishte kurrfarë rëndësie: rëndësi kishteparalizimi total i Sali Berishës.

E ringjalla këtë dëshirë, pra, vetëm për të rikujtuar situatën e atyre ditëvedhe jo për t u futur në kampet e gazetarit të Klanit z.Andi Bushati. Ajo nuk urealizua për arsye të ndryshme. Për mendimin tim këto arsye janë: çdisiplinimi irevoltës në Jug, më njërën anë, dhe mungesa e kokës në Tiranë më anën tjetër,pikërisht e atyre burrave që s do të kishin frikë nga një zgjidhje e re, një zgjidhje epanjohur deri më aty. Tani, arsyet e mungesës së kësaj koke janë të njohura. Atolidhen, veç të tjerash, edhe me kushtet e tmerrshme mes të cilave punonte opozitanën Berishën, sidomos pas 26 majit 1996; e pra, nuk më takon këtu të shprehpakënaqësi ose kritikë, duke u ndodhur vetë jashtë shtetit në atë kohë; mirëpo

konstatimi më lejohet dhe, sikundër shihet, ky është krejt i kundërt nga ç konstatonPreç Zogaj, i cili thotë ndër të tjera se mbarë Shqipëria ishte mbërthyer nga panikue tmerri... forcat e Gazidedes ishin tashmë të gatshme për ta shtypur dhunshëmrebelimin , kur dihet se ndërkaq forcat e Gazidedes ishin zgërlaqur me turp nëVlorë e gjetkë (e ka parasysh z. Zogaj se vlonjatët kishin zhveshur lart nga 5000pjesëtarë të operacionit Brisku dhe porosisnin me radio brekë nga Tirana për atavarfanjakë?), kurse ushtria e Zhulalit gjuante për sorra.

Të vimë tani tek argumenti i dytë, ai më i rëndësishmi në logjizmin e Zogajt:shpëtuam nga precedenti i largimit të kreut të shtetit me dhunë.

Ese dhe komente

Page 18: perpjekja_10

Përpjekja 18

Ky pohim përmban në vetvete dy lajthime. Së pari, nyja politike e krijuar nëatë kohë nuk se kishte vetëm dy zgjidhje: ose të bëhej kjo që u bë, kompromisi dhekalvari i tmerrshëm, ose të përmbysej Berisha nën marshimin e turmave vlonjate.Jo, fare mirë mund të thuhet edhe se Berisha mund të largohej me dinakëri, mezgjuarësi, me guxim politik të kombinuara këto me presionin e jashtëm. Kjo nuk ubë.

Lajthimi i dytë: precedenti i largimit të një njeriu si Sali Berisha me dhunënuk do të ishte kaq i tmerrshëm, siç i duket Zogajt. Së pari, ai do të kishte bekimine mbi 80% të shqiptarëve të pjekur (çka e tregoi votimi), së dyti, nuk e njeh Zogajtnjë parim tepër të lashtë të shoqërive njerëzore që ka vepruar në të gjitha kohët epothuaj në të gjitha vendet, e që këtu po ia kujtojmë me gojën e Xhefersonit, njëritprej themeluesve të demokracisë amerikane: Qeveria duhet të qeverisë me drejtësi.Në rast se qeveria shtyp popullin, populli e ka për të drejtë dhe për detyrë ta heqëderi me armë ?. Është i sanksionuar edhe në kushtetutën amerikane, ku shkruhet sepopulli ka të drejtë ta prishë kontratën me pushtetarët e tij, në rast se këta veprojnëkundër interesave të popullit. Dhe Sali Berisha ishte një ndër shembujt më të kulluartë kreut që punon vetëm në kundërshtim me interesat e popullit. Në një gjykim tëfundit mua më duket madje se Zogaj me kolegë të tij, nëpërmjet 4 ose 9 marsitpërforcuan (me përsëritje) një precedent të keq në politikën shqiptare, precedentin engurrimit, të hollimit, të kompromiseve çalamane, të zgjatjes së lëngatës për populline tyre.

Tani që iu përgjigjëm me disa argumenta të tjerë argumentave të Zogajt, le tëpyesim për motivet e vërteta të veprimit të tij, i cili, veç të tjerash, u krye duke ushpërfillur fare Forumi për Demokraci, një forum që partitë kryesore të opozitësishin zotuar se do ta njihnin si kryet e tyre politike. Personi në fjalë kishte qenë derimë aty një nga protagonistët e partisë Aleanca Demokratike , më saktë përgjegjëspër shtypin e kësaj partie. Për rreth dy vjet P. Zogaj edhe drejtoi gazetën Aleanca ;mirëpo kjo gazetë dalëngadalë shkoi drejt dobësimit dhe zhdukjes së plotë. Njëdishezë të ngjashme njohu edhe vetë partia Aleanca Demokratike, së cilës, për arsyesimpatie, edhe i kam qëndruar afër deri në zgjedhjet e vitit 96, ndaj e njoh jo keq:fondet u tretën, kompjuterat u zhdukën, protagonistët filluan të largohen, baza epartisë gjithashtu nisi të firojë. Zgjedhjet lokale të tetorit 96 treguan pikën e ulëtku kishte mbërritur kjo parti: nuk u fitua asgjë. Kështu që edhe P. Zogaj, me sadimë, i la krejt punët e partisë për t u bërë gazetar indipendent.

Dhe tamam në këtë pikë të nivelit zero politik, shfaqet një rast, një okazioni rrallë, po të shihet nën prizmin privat, për të mbijetuar politikisht dhe për t ungjitur sërish në podiumin e protagonizmit. Kështu trokitet në derën e Sali Berishës,ndoshta edhe me ngarkesën nostalgjike të vitit 1991, për të lidhur një kompromis,pavarësisht nga rebelimi në Jug, pa e përfaqësuar kurrësesi këtë rebelim, pa asnjëlloj autorizimi prej tij; madje në deklaratën e parë të nënshkruar bashkarisht meSali Berishën i vihet ultimatum Jugut të dorëzojë armët për 48 orë (natyrisht qëaskush s i dëgjoi). Ditët dhe muajt që pasuan janë të mbushur me aq vuajtje dhegjak pikërisht pse në kompromisin e arritur ata që ngritën krye nuk u përfaqësuan -

Ese dhe komente

Page 19: perpjekja_10

Përpjekja 19

siç është e vërtetë edhe arsyeja tjetër që nuk ditën dhe nuk mundën të përfaqësohen.Unë nuk arrij ta kuptoj asfare krenarinë e Zogajt për ato që ndodhën, po tëpërjashtojmë përfitimin që ai, si kartë politike në të djegur e sipër, nxori për vete.Që puna erdhi në zgjedhje të reja kjo nuk ishte meritë e trokitjeve të pandërprera nëdyert e Sali Berishës natën e 4 marsit, por ishte një realitet i pashmangshëm pasdështimit të qeverimit Berisha në të gjitha drejtimet: pyetja ishte vetëm se kur do tëbëheshin këto zgjedhje, më shpejt a më vonë nga ç u bënë. Vetë jam i bindur se dotë bëheshin më shpejt, sikur 4 siluetat e natës të mos kishin shkuar vjedhurazi teSali Berisha. Por këtu vimë përsëri në lëmin e hipotezave që nuk kanë vlerë tështjellohen më tej.

Çështja është, siç e thamë më lart, që gishti të vihet aty ku është realiteti.Unë nuk e kuptoj këtë ngut që kanë Zogaj e të tjerë për ta shkruar historinë sa mëshpejt - jo vetëm në intervista revistash, por edhe në libra të veçantë. Një gjë tëngjashme bënte edhe z.Mustafaj (Besnik) në vitin 1991, kur hidhte nëpër libravetëm dritë pozitive mbi veten dhe partinë e tij demokratike, dritë që tregonte vetëmhapa të urtë dhe në çdo pikëpamje të drejtë për Shqipërinë.

Po kot që mërzitemi, kjo Shqipëri nuk i mban dot gjatë misteret në barkun esaj, edhe klane të tëra sikur të bashkohen për falsifikim. E kapin herë pas here tëvjella të forta. Z.Zogaj më mirë t i tregojë hapur faktet, të gjitha siç kanë qenë.Interpretimet mund t ia lërë edhe kohës.

Ese dhe komente

Page 20: perpjekja_10

Përpjekja 20

Agim Vinca

EDHE NJË VIT I MBRAPSHTËNË HISTORINË SHQIPTARE(Mbi ngjarjet në Shqipëri - shkaqet dhe pasojat e tyre - dhe mbi krizën

shqiptare në përgjithësi)

Rrëmudë e shkuar rrëmujës, o perëndi.. Shtetishqiptar qe bërë lëmsh. Dhe as që dikej kishte a skishte shtet .

I.Kadare: Viti i mbrapshtë

Ngjarjet tragjike të marsit 97 tronditën jo vetëm Shqipërinë si shtet (atëgysmëShqipëri edhe ashtu të cunguar), por edhe mbarë kombin shqiptar në Ballkandhe kudo betër në botë. E si të mos e trondisnin? Sikur nuk mjaftonte dhuna dheterrori i përditshëm serb në Kosovë; sikur nuk mjaftonte histeria antishqiptare nëMaqedoni e në Mal të Zi; sikur nuk mjaftonte diaspora e përçarë dhe Çamëriatashmë e harruar; sikur ishin pak tërë ato plagë e halle kombëtare, të djeshme dhe tësotme, por duhej të ndodhte edhe kjo që ndodhi në vetë Shqipërinë. Mund të tingëllojëpak fatalist ky konstatim, por duket se ne na ndodh pothuajse gjithmonë varianti mëi keq në histori.

Ç ndodhi në të vërtetë në Shqipëri në shkurtmars të vitit 1997? Revoltë epërgjithshme me elemente të anarkisë; kryengritje e armatosur; revolucion (i vonuar)demokratik; puç ushtarak apo diç tjetër? Ngjarjet në Shqipëri janë një fenomen disii veçantë, «origjinal», që vështirë mund të futen në kallëpin e ndonjërit nga togfalëshate mësipërm. Një gjë është e sigurt: Shqipëria në mars të vitit 1997 u gjend papritmasnë prag të një lufte qytetare me përmasa e pasoja të paparashikueshme, - mbi bazëtë konfliktit real politik dhe të konfliktit të shpifur krahinor - që u shmang falëurtësisë dhe instinktit natyror të popullit shqiptar, i cili nuk e gëlltiti karremin që iaofronin forca të ndryshme të papërgjegjshme politike, të yshtura mbase edhe ngainteresa të huaja agjenturore. Në kulmin e ngjarjeve tragjike të marsit edhe klasapolitike shqiptare sikur manifestoi për një çast një shenjë pjekurie dhe emancipimipolitik, duke u ulur në tryezën e bisedimeve nga e cila doli një marrëveshje -marrëveshja, si u quajt, për pajtim kombëtar, të cilën e nënshkruan më 9 mars nëTiranë përfaqësuesit e 10 partive politike shqiptare, që përfaqësojnë forcat kryesore

Nga libri SHQIPTARËT - MES MITIT DHE REALITETIT që pritet të dalë së shpejti nga shtypi.

Ese dhe komente

Page 21: perpjekja_10

Përpjekja 21

politike në Shqipëri dhe duke formuar qeverinë e përbashkët të quajtur qeveria epajtimit kombëtar . Ky ishte një akt që ngjalli shpresa për shpëtim dhe që realisht,pak a shumë, ndihmoi që të shmanget më e keqja.

* * *

Si shkas për këto trazira, protesta e demonstrata, që gradualisht shkallëzuannë kryengritje të armatosur me elemente të anarkisë, shërbyen të ashtuquajturatskema piramidale - banka private mashtruese me kamata fantastike të lejuara dhe

të stimuluara nga shteti, në të cilat patën derdhur kursimet e tyre rreth 70 për qind tështetasve të Shqipërisë. Kur këto banka bankrotuan, kursimtarët e mashtruar dolënnë rrugë me parullën: Duam paratë tona! . Qeveria solli ligjin me të cilin ndalohejveprimtaria e mëtejshme e këtyre piramidave , por nuk bëri asnjë hap tjetër nëdrejtim të konfirmimit të përgjegjësisë së vet për veprimin e lirë disavjeçar të tyre.Nuk e pa të udhës të jepte dorëheqje as ministri i financave se jo më dikush tjetër.Në të njëjtën kohë, si për t i irrituar njerëzit e dëshpëruar, presidenti Berisha, injohur për prirjet e tij populiste, filloi serinë e takimeve të tij me popullin , njëmaskenbal i llojit të vet, i përsëritur disa herë në këta vjet, në të cilat mbizotëroninsloganet: Fronti i kuq , Asnjë kompromis me ekstremin e majtë , ish-komunistët ,enveristët e të tjera të ngjashme, ndërsa pyetjes së pashmangshme se ç mendonte

presidenti lidhur me kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme, ai i përgjigjejshkurt dhe sigurt: Mirupafshim në vitin dy mijë! . TVSH (satelitor), në ato dy orëprogram të varfër, të censuruar, që, në mungesë të TVP-së së okupuar, gëlltitet sihallva në Kosovë, u bënte jehonë të madhe këtyre takimeve (në Tiranë, Elbasan,Shkodër etj.), ndërsa injoronte pothuajse krejtësisht protestat e qytetarëve në Vlorë,në Sarandë, në Gjirokastër e gjetiu, ashtu siç injoronte paturpësisht grevën e urisëtë studentëve vlonjatë dhe kërkesat e tyre.

* * *

Në mesin e intelektualëve shqiptarë në Kosovë mbizotëron mendimi se përngjarjet në Shqipëri nuk duhet dhënë gjykime të ngutshme e të nxituara. Ky ështënjë qëndrim parimisht i drejtë, por i njëanshëm dhe i kufizuar. Për ngjarjet në Shqipërinuk duhen dhënë gjykime të nxituara, por për këto ngjarje, sikurse edhe për çdo gjëtjetër që ndodh në hapësirën shqiptare, nuk është mirë të jepen as gjykime të vonuara,sepse, siç thotë një fjalë e urtë popullore, trimëria pas luftës dhe mençuria paskuvendit nuk i hyjnë askujt në punë. Distanca e vogël kohore dhe informacioni ipakët a i pamjaftueshëm nuk duhet të jenë arsye që inteligjencia shqiptare tëprononcohet a posteriori për këto ngjarje, qoftë edhe me rrezikun që vlerësimet etyre të mos jenë sa duhet të sakta e të qëndrueshme, sepse të keqes duhet t i diletpara. E keqja që ka trokitur në dyert e Shqipërisë, që e ka zanafillën te zgjedhjet jotë rregullta (tejet të parregullta) të vitit të kaluar, por edhe te shumë shkaqe të tjera,të reja dhe të vjetra, nuk premton komoditetin dhe qetësinë e dëshiruar (por edhe tëshpërdoruar) akademike. Shqipëria është në rrezik. Ajo duhet të shpëtohet. E që të

Ese dhe komente

Page 22: perpjekja_10

Përpjekja 22

shpëtohet asaj duhet t i ndihmohet. Edhe me ide e mendime nëse jo gjithmonë tëthella e të qëlluara, atëherë së paku të sinqerta e qëllimmira.

* * *

Ç ngjau në të vërtetë në Shqipëri? Si u zhvilluan ngjarjet që e sollën atë nëprag të shpërbërjes si shtet - tetëdhjetë e pesë vjet pas themelimit më 1912 dheshtatëdhjetë e sa vjet pas Kongresit të Lushnjës të vitit 1920, kur fillon periudha ekonsolidimit të shtetit shqiptar? Revolta filloi në fund të janarit dhe në fillim tëshkurtit pas përhapjes së zërave për bankrotimin e disa firmave rentiere, në të cilatqytetarët shqiptarë kishin deponuar të hollat e tyre me kamatë që arrinte deri në 30për qind (duke shitur shumë herë edhe atë pak pasuri të patundshme: tokën, apar-tamentin, shtëpinë etj.), gjë që ishte bërë një formë shumë e përhapur dhe e preferuare sigurimit të mirëqenies (pa mund e djersë) e, madje, edhe të një jete herë-herëluksoze në kushtet e Shqipërisë së varfër e të prapambetur. Pas rënies së sistemitsocialist të tipit marksist-leninist , që e ndalonte pronën private deri në atë masësa qe krijuar edhe kooperativa e lustraxhinjve, njerëzit në Shqipëri i përfshiu ankthii kamjes dhe i pasurimit. Pra, gjithçka filloi për shkak të lekëve dhe të fajdeve, siçdo të thuhej me zhargonin popullor. Revolta shpërtheu së pari në Lushnjë e në disaqytete të tjera të Jugut e pastaj u shtri pothuaj se në tërë vendin. I dëshpëruar ngahumbja e mashtrimi populli u ngrit në këmbë. Sheshet e qyteteve u mbushën meburra e gra, pleq e të rinj, djem e vajza, që kërkonin kthimin e parave, por edhedorëheqjen e qeverisë (në fillim) dhe të presidentit (më vonë), duke i konsideruarata përgjegjës direktë për atë që kishte ndodhur. Kishe përshtypjen se turma earmatosur, që i shtiu në dorë pa shumë vështirësi depot e ushtrisë dhe një sasi tëmadhe armësh e municioni, shumë herë s dinte ç bënte dhe kundër kujt ishte (njerëzit,më shpesh se në njëri-tjetrin, shtinin në ajër), kurse grupe keqbërësish e krimi-nelësh, duke marrë shkas nga kaosi dhe anarkia e krijuar, vjedhin, plaçkisin, vrasine plagosin njerëz të pafajshëm. Ishte kjo një dramë tragjike, një katrahurë e vërtetë,që mori jetën e qindra e mijëra njerëzve, që plagosi e gjymtoi sa e sa të tjerë, qëdogji e shkatërroi të mirat materiale dhe pasurinë shtetërore. Hallemadhja Shqipëri,e tkurrur nga rrebeshet e pareshtura gjatë shekujve dhe e sfilitur nga diktatura dyzete sa vjeçare e regjimit totalitar të pasluftës, përjetoi edhe një vit të mbrapshtë nëhistorinë e saj.

* * *

Populli shqiptar sot përjeton një krizë të thellë politike, ekonomike, moraledhe shpirtërore. Në këtë krizë ai ka rënë, pos të tjerash, edhe për shkak se atij i kamunguar dhe i mungon një udhëheqje e aftë e largpamëse, me program e strategji tëqartë ekonomike, sociale dhe politike e me përkushtim të lartë ndaj çështjes sëatdheut, një klasë politike që përmbi interesat vetjake vë interesat shtetërore dhekombëtare; thjesht për shkak se atij i kanë munguar dhe i mungojnë liderët e vërtetë.

Poeti Fatos Arapi në librin e tij me shkrime publicistike Çështja shqiptare

Ese dhe komente

Page 23: perpjekja_10

Përpjekja 23

dhe kriza ballkanike (1996) ndër të tjera thotë: Shqiptarët të gjithë bëjnë histori,të gjithë ngrenë prej vetvetes mitin... partiaku e nëpunësi, gazetari e deputeti, ministridhe studiuesi, janë të gjallë, por jetojnë fare lehtësisht edhe përtej varrit.1 Çdo shqiptarpandeh se është i aftë dhe i denjë të jetë ai përçori i kopesë arbërore .2

Kurse në fakt ç ndodh: ne kemi njerëz që shkërbejnë liderët, por nuk kemiliderë të vërtetë.

* * *

Politika që u zhvillua këto vite (pas vitit 1992) në Shqipëri ishte politikë etendosjes brendakombëtare; politikë e konfliktit dhe e konfrontimit e jo e pajtimit,mirëkuptimit dhe bashkëpunimit. Kreator i kësaj politike qe presidenti Sali Berisha,i cili gjatë tërë kohës u soll si kryetar partie e jo si kryetar shteti. Pasojë e kësajpolitike globale qe edhe politika e gabueshme kadrovike në të gjitha nivelet, e cilaqe një politikë tipike partiake. Kriter kryesor, në mos edhe i vetëm, në zgjedhjen ekuadrove në vende udhëheqëse ishte lojaliteti ndaj partisë në pushtet dhe shefit tësaj e të shtetit e jo aftësia profesionale, përkushtimi ndaj çështjes kombëtare dhendershmëria morale, veti këto, që, ç është e vërteta, në kushtet e Shqipërisë, poredhe të ish-vendeve të tjera të lindjes, rrallë mund të gjenden bashkë. Një politikë etillë kadrovike, tipike partiake, u ndoq jo vetëm në organet shtetërore, por edhe nëinstitucionet kulturore, arsimore, shkencore etj. (nëpër institutet shkencore, nëuniversitete, në Akademinë e Shkencave etj.). Ka disa shembuj unikë në këtë plan,që mund të quhen një specialitet shqiptar . Kështu, vetëm në Shqipëri njeriu mundtë jetë sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave pa qenë anëtar i saj dhe tëzgjidhet dekan fakulteti pa punuar kurrë në universitet dhe pa pasur kurrfarë titullishkencor.

* * *

Ngjarjet në Shqipëri nuk i shkaktoi vetëm dështimi i skemave piramidore,sado që ky ishte motivi fillestar, por edhe shumëçka tjetër: mungesa e shtetit ligjor,korrupsioni (që kishte përfshirë çdo qelizë të shtetit), mosfunksionimi normal iinstitucioneve demokratike dhe i organeve shtetërore, arbitrariteti i regjimit dhelufta e pakompromis për pushtet, gjyqet e padepolitizuara dhe administrata joefikase(po ashtu tejet e korruptuar), SHIK-u partiak dhe policia provinciale që nuk kishinhequr dorë nga metodat e Sigurimit të dikurshëm dhe që ndiqnin e keqtrajtonin jorrallë njerëzit e pafajshëm, kurse e bënin veshin të shurdhër e syrin të verbër karshikeqbërësve të shumtë shumë herë të veshur me pushtet, si edhe një varg shkaqesh efaktorësh të tjerë ekonomikë, politikë, shoqërorë etj.

Se ç rol luajtën në nxitjen dhe orientimin e këtyre ngjarjeve shërbimet ehuaja informative, sidomos ato të fqinjëve grekë dhe serbë, tradicionalisht të intere-

1 Fatos Arapi, Çështja shqiptare dhe kriza ballkanike, Euro-Rilindja Tiranë 1996 f. l 79.2 Po aty, f l 84).

Ese dhe komente

Page 24: perpjekja_10

Përpjekja 24

suar për një Shqipëri të dobët e jostabile, pastaj diplomacia evro-amerikane mellobby -et e saj, por edhe mafia e fuqishme ndërkombëtare, në radhë të parë ajo

italiane, mbetet të shihet në të ardhmen.

* * *

Terrori verbal i ka paraprirë gjithmonë terrorit fizik.Kur në verë të vitit 1992 në një nga gazetat e shumta të Tiranës lexova

titullin e theksuar me germa të mëdha: KADAREJA I JUGUT PËRÇMON EPO-SIN E VERIUT, parandjeva se do të ndodhte diçka e keqe. Shkrimet shpifëse edenigruese, qofshin edhe absurde e qesharake, nuk mund të sjellin diçka të mirë.Përkundrazi. Ato ndjellin kob. E veçova këtë titull nga moria e titujve dhe teksteveme përmbajtje e porosi të ngjashme, sepse m u duk paradigmatik për të nënvizuarnjë fakt, përkatësisht dy: daljen në skenë të forcave çintegruese në jetën kombëtaredhe legalizimin e rrenës në jetën publike. Kadareja i Jugut përçmon eposin e Veriut!Se a ka logjikë kjo dhe a është e mundur që Kadareja ta bëjë një gaf të tillë, s karëndësi. E rëndësishme është që të lansohet gënjeshtra dhe teza e caktuar; tëdjallëzohet shkrimtari i madh, por edhe krahina nga vjen ai; të ngjallet dyshimi dheurrejtja mes Veriut dhe Jugut. Për ideologët e urrejtjes dhe të përçarjes, që mund tëjenë drejtues gazetash, por edhe drejtues institucionesh e dikasteresh, kjo ka rëndësi.Edhe pse e vërteta është krejt e kundërt me atë që thuhet: Kadareja jo vetëm që s eka përçmuar eposin e Veriut, eposin shqiptar, por përkundrazi e ka vlerësuarshumë lart atë, duke ia kushtuar edhe një libër të veçantë,3 shtypi i frymëzuar ngaideologjia krahinore dhe revanshiste shkruan tjetër për tjetër. E disponuar armiqësishtndaj autorit të Pashallëqeve të mëdha dhe Prillit të thyer , shkrimtarit I.Kadare,por edhe ndaj krahinës nga e cila vjen ai, gazeta në fjalë e keqpërdor lirinë e fjalës,duke i bërë vend rrenës dhe propagandës. Kjo metodë e plasimit të së vërtetës ubë praktikë e përditshme e shtypit shqiptar. Për vite me radhë. Pas mbylljes gatigjysmëshekullore të informatave dhe daljes disadekadëshe të gazetave dyfletëshe tëmbushura me (jalime e porosi të rëndësishme të shefit të partisë e të shtetit dheme lajme standarde për sukseset e mëdha të socializmit dhe marshin e pandalur tërevolucionit, befas u hap kutia e Pandorës dhe dolën soje të larat e të palarat edynjasë. Klima politike e krijuar në vend, plotësisht jotolerante dhe luftarake, enxiti dhe stimuloi këtë fenomen edhe në sferën e jëtës kulturore dhe shpirtërore,duke rrënuar standardet e larta të krijuara qysh në kohën e Rilindjes dhe duke endotur mjedisin me helmin e propagandës, të urrejtjes dhe të gënjeshtrës.

* * *

Po përse Kadareja i Jugut ; ç do të thotë kjo? Kadareja ka lindur në Gjiro-kastër, d.m.th. në jug të Shqipërisë, por, si shkrimtar ai i takon krejt kombit edhejugut, edhe mesit, edhe veriut; edhe Shqipërisë, edhe Kosovës, edhe diasporës.

3 Ismail Kadare, Autobiografia e popullit në vargje, Tiranë 1980

Ese dhe komente

Page 25: perpjekja_10

Përpjekja 25

Krijues që i ka kaluar kaherë jo vetëm kufijtë lokalë e krahinorë, por edhe atakombëtarë e gjuhësorë, ai i takon, madje, mbarë kulturës evropiane dhe botërore; itakon njerëzimit.

* * *

Televizioni shqiptar, si televizion shtetëror (e vetmja studio televizive nëShqipëri), i cili nga viti 1994 startoi me programin dyorësh satelitor, ishte dhe ështëtejet i kontrolluar, i censuruar dhe i instrumentalizuar nga ana e regjimit, por edhetejet joprofesional. Në emisionet e tij jo vetëm që nuk frymon jeta politike në Shqipëridhe në pjesën tjetër të hapësirës shqiptare (heronj të përditshëm të ekranit të tij janëdy presidentët shqiptarë, Berisha e Rugova dhe bashkëpunëtorët e tyre të dëgjueshëm,kurse kundërshtarët eventualë, qofshin individë a subjekte politike, u përjashtuankrejtësisht nga ekrani), por në të u ngulshua e u varferua deri në stërkeqje edhe jetashpirtërore shqiptare: kultura, arti, letërsia etj.

* * *

Është e kuptueshme që ngjarjet në Shqipëri u përjetuan rëndë nga shqiptarëtnë Kosovë, në Maqedoni dhe në viset e tjera shqiptare në ish-Jugosllavi e, natyrisht,edhe në botën e jashtme. Kudo ku ka shqiptarë. E si të mos përjetoheshin? Çdodestabilizim i Shqipërisë e dëmton, pos atë vetë si shtet, edhe çështjen kombëtare.Kjo s do mend. Mirëpo, katandisja e Shqipërisë deri në atë shkallë sa të mos jetë nëgjendje të qeveriset vetë, por të kërkojë ndihmë nga jashtë, e dëmton rëndë, për tëmos thënë se e dezavuon krejtësisht, idenë e krijimit të një shteti të dytë shqiptar nëBallkan - të Republikës së Kosovës.4 Të mos flasim pastaj për largimin e vëmendjesnga çështja e Kosovës dhe e shqiptarëve në Maqedoni edhe ashtu të margjinalizuarpër shkak të politikës inerte që është zhvilluar në Prishtinë dhe në Tetovë. Mu përkëtë, reagimet ndaj këtyre ngjarjeve kanë qenë nga më të ndryshmet. Ato janëkomentuar dhe vazhdojnë të komentohen në mënyra të ndryshme, shumë herëkontraverse, varësisht nga informacioni dhe nga bindjet politike që kanë njerëzit.

* * *Ngjarjet në Shqipëri e përmbysën ose ia luhatën themelet një pushteti autarkik

të quajtur diktaturë presidenciale (e detyruan qeverinë të japë dorëheqje, kursepresidentin të ulet në një tryezë me opozitën dhe të pranojnë shpalljen e zgjedhjevetë parakohshme, duke ndërprerë kështu procesin e uzurpimit të mëtejshëm të pushtetitpolitik e ekonomik në duart e një njeriu dhe të një klani politik etj.) dhe kjo ështëana e tyre pozitive, revolucionare . Por, ngjarjet në Shqipëri i sollën shumë dëme

4 Në një takim ndërkombëtar mbi Kosovën të mbajtur në Vjenë intelektuali serb D. Miqunoviq,filozof me formim, citoi një politikan amerikan (pa ia përmendur emrin as funksionin), i cili,sipas tij, paskësh thene: Shqiptarët nuk janë populli më i madh në Evropë që të kenë dy shtete,kurse edhe me atë që kanë kemi mjaft probleme .- Sipas gazetës Nasha borba , 2.7.1997, f.4.

Ese dhe komente

Page 26: perpjekja_10

Përpjekja 26

Shqipërisë si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm, politik e diplomatikdhe e dëmtuan potencialin e saj edhe ashtu të dobët ekonomik, por edhe fondinkulturor, artistik etj. në atë masë sa për revolucionaritetin e tyre do të vlente ajothënia e moçme popullore: nuk e vlen barra qiranë! A ishte e domosdoshme tëgoditej e të përgjakej kështu Shqipëria? Nuk ka dyshim se barra e përgjegjësisë - jovetëm për shkatërrimin dhe tjetërsimin e pasurisë shtetërore, por edhe për privimine jetërave të pafajshme e të pakompensueshme njerëzore - bie në radhë të parë mbiudhëheqjen e dobët politike e shtetërore, e cila është fajtor kryesor për atë që ndodhinë Shqipëri, mirëpo nuk mund të shfajësohet as turma e papërmbajtur, e cila, egatshme ose edhe e nxitur dhe e dirigjuar për vandalizëm dhe veprime të tjera krimi-nale, nuk arriti t i frenonte aspak pasionet e veta shkatërruese.

* * *

Ngjarjet në Shqipëri e dëmtuan shumë, për të mos thënë se e rrënuankrejtësisht prestigjin e Shqipërisë dhe imazhin e shqiptarëve në botë. Për këtë kanëmeritën e tyre edhe mediat evropiane e botërore, veçanërisht ato elektronike, të

cilat u kujdesën që të zgjidhnin e të transmetonin pamj e sa më pikante nga kaosishqiptar në mënyrë që te shikuesit të krijohej përshtypja se kemi të bëjmë me njëpopull të paqytetëruar e primitiv, të etshëm për sherr e shkatërrime, që jeton diku nëshkretëtirat e Afrikës a në gërxhet e Amerikës latine e jo me një nga popujt më tëlashtë e më të kulturuar, por edhe më tolerant të kontinentit, që përkundet në njënga djepat e kulturës dhe të qytetërimit të lashtë evropian siç është GadishulliBallkanik.

* * *

Të shpëtohet Shqipëria dhe shqiptarët! Nga se? Nga kaosi, shfarosja, ka-tastrofa. Le të shpresojmë se situata e krijuar (të dhënat flasin për një revoltë tëpërgjithshme me elemente të kryengritjes së armatosur, në të cilën janë përzier edhegrupe keqbërësish e kriminelësh), nuk do të shkallëzojë më tej dhe, madje, tëkapërcehet brenda një kohe sa më të shkurtër me sa më pak pasoja e viktima. Mirëpo,që të ndodhë kjo duhet durim, tolerancë e urtësi nga të dyja palët e konfrontuara :edhe nga partia në pushtet, Partia Demokratike dhe sidomos nr. 1 i saj e i shtetit,presidenti Berisha, që bën çmos për të mbetur në pushtet, edhe nga opozita në kryeme Partinë Socialiste - që të dyja përgjegjëse për gjendjen e krijuar dhe për fatin eatdheut - e cila, nga ana e saj, bën çmos për ta marrë pushtetin (posaçërisht pasvjedhjes dhe keqtrajtimit që iu bë në zgjedhjet e parregullta të vitit të kaluar), e edhenga pala e tretë - turma e hakërruar, e prirur apo e yshtur për të prishur e shkatërruarvendin e vet edhe ashtu të varfër.

Nuk jemi popull aq i madh për të bërë eksperimente me vetveten e aq më pakpër t u shfarosur me njëri-tjetrin. Nuk është thënë më kot: s ka tirani më të keqesesa anarkia.

Protestat morën përmasa të mëdha dhe kahje gjithnjë e më të pakontrolluar.

Ese dhe komente

Page 27: perpjekja_10

Përpjekja 27

Nuk ndihmoi as shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, të cilën pothuajse askushs e respektoi. Ndërkaq, rizgjedhja e presidentit të republikës një ditë pas shpalljessë shtetrrethimit është nga ato ngjarje që mbeten kujtim i keq në memorien e popullitdhe presedan në analet e historisë.

* * *

Atdheu në rrezik! Shqipëria buzë greminës! Gjendja e saj nuk ka qenë kaqkaotike as në kohën e Haxhi Qamilit. Shteti, njerëzit më përgjegjës të të cilit flisninpër suksese që s i kishte arritur asnjë vend tjetër i Evropës lindore, ra për 24 orë - sitë ishte kullë prej letre! Ushtria shqiptare u shpartallua pa e sulmuar asnjë armik ijashtëm; ministri i mbrojtjes, somnabulisti Safet Zhulali, mori arratinë; pushoi sëfunksionuari policia dhe administrata shtetërore; burgjet u hapën dhe kriminelëtdolën në liri. Populli u armatos gjer në dhëmbë. Në të katër anët vinin lajme përviktimat. Numri i të vrarëve (sipas të dhënave të publikuara) arrin në disa qindra,kurse të plagosurit janë me mijëra.5 Shqipëria u bë arenë aktesh tragjike e absurde.Nuk është e zonja ta qetësojë vetë situatën, por kërkon ndihmën e jashtme ushtarake.Nuk mund ta ushtrojë sovranitetin mbi territorin e vet. E të tjera. E të tjera. Na zihetpër të madhe - ne, një grupi intelektualësh - që kërkuam dorëheqjen e Sali Berishës.Vetëm që s na linçojnë demokratët dhe atdhetarët ! E, çfarë duhet të ndodhëtjetër që njeriu i parë i një shteti të vihet para përgjegjësisë politike dhe morale?!Në botën e qytetëruar burrat e shtetit japin dorëheqje edhe për arsye shumë më tëvogla e më banale. Po ne jemi shqiptarë dhe shqiptarët janë duket armiqtë më tëmëdhenj të vetvetes. Koha po i jep të drejtë Konicës që i thoshte gjërat cum granosalis.

* * *

Ngjarjet në Shqipëri e riaktualizuan tezën e vjetër shoviniste se shqiptarëtnuk janë të aftë të qeverisen vetë dhe e dëmtuan në masë të madhe idenë e krijimittë shtetit të dytë shqiptar në Ballkan - Republikës së Kosovës, për të cilën popullii saj është deklaruar me Referendum. Mirëpo, këto trazira dhe gjendja e krijuar pastyre nuk mund të shërbejnë si alibi për pasivitetin, mospunën dhe paaftësinë tonënë drejtim të jetësimit të këtij vullneti. Suksesi apo mossuksesi i kursit politik tëKosovës varet sigurisht edhe nga gjendja në shtetin amë dhe qëndrimi e angazhimii kreut të tij ndaj çështjes kombëtare, por ai i detyrohet në radhë të parë cilësisë apodobësisë së lëvizjes sonë.

Kush i fryn sherrit Jug-Veri dhe kush mbjell përçarje e mosbesim mbi bazakrahinore e konfesionale? Kush përhap disponim antiKosovë në Shqipëri dhedisponim antiShqipëri në Kosovë e Maqedoni? Kush dhe përse i shpall vllehë,

Numri i viktimave në Shqipëri - prej fillimit të trazirave (shkurt 97) e deri në ditën e zgjedhjeve(29 qershor) - arrin në rreth dy mijë njerëz të vrarë dhe disa mijëra të plagosur. Në mesin e tyre kaedhe shumë femijë. Për dëmet materiale as mos të flasim. Ato janë tejet të mëdha.

Ese dhe komente

Page 28: perpjekja_10

Përpjekja 28

grekë, sllavë etj. shqiptarët ortodoksë, pavarësisht nga fakti që nga radhët e tyre,sikurse edhe nga radhët e shqiptarëve të përkatësive të tjera fetare, mund të dalinbastardë e atdhemohues? Nga na doli kjo teori kaq shkencore e origjinale etrajtimit ose, thënë më drejt, e tjetërsimit absurd të shqiptarëve? A s është ky njëveprim i dëmshëm e antikombëtar, që çon ujë në mulli të armiqve të Shqipërisë sishtet dhe të shqiptarëve si komb.

Edhe pohimi se Jugu është ngritur kundër Shqipërisë, se kërkon shkëputjedhe se ua ka hapur dyert grekëve është keqdashës e tendencioz dhe si i tillë ipaqëndrueshëm. Është pjellë e propagandës intensive të politikës së tendosjeskombëtare dhe të ideologjisë përçarëse krahinore.

Shqipëria është vend i vogël për t u ndarë në Jug e Veri, në Kosovë e Shqipërie në ngastra të tjera të ngjashme, siç veprojnë me lehtësi të padurueshme disakalemxhinj të kompjuterizuar.

Ndarjet mbi bazë krahinore, fetare, dialektore e të tjera të ngjashme, janëkapërcyer te shqiptarët qysh në kohën e Jeronim de Radës, të Naim Frashërit e tëPashko Vasës.

Kush dëshiron të na kthejë prapa e të na bëjë ta përsërisim edhe një herëhistorinë, mësimet e së cilës duket nuk i kemi zotëruar mirë? Kush dhe pse, më nëfund, e në emër të çfarë idealesh kombëtare e njerëzore e konteston sot vargunlapidar e udhërrëfyes:

Feja e shqiptarit asht shqiptaria.Dhe jo vetëm feja, do të shtonim me këtë rast, por edhe partia.

* * *

Në Kosovë mendohet gabimisht se në Jug nuk ndihet sa duhet problemi iKosovës (një tezë vërtet skematike dhe e paqëndrueshme) dhe se atje, përgjithësishtnë Shqipëri mendohet kinse Kosova është fshat a qytet e gjepura të tjera të ngjashme.Në Kosovë gjykohen me paragjykim forcat dhe fenomenet politike në Shqipëri,kryesisht në formën bardhë e zi. Si e para, ashtu edhe e dyta, janë pasojë emosinformimit dhe e manipulimit të masës përmes propagandës jo vetëm tëmasmediumeve, por edhe të kuluareve. Mirëpo, për çudi, harrohet se intelektualë tëmëdhenj shqiptarë si L.Poradeci, S.Luarasi, M.Kuteli, E.Çabej etj., që të gjithë ngaJugu (Pogradec, Korçë, Kolonjë, Gjirokastër etj.), kanë qenë tejet të sensibilizuarme çështjen kombëtare e Kosovën dhe kanë shkruar për të deri në fund të jetës medashuri, pasion e pietet të rrallë.

Poezitë më të bukura për Kosovën në kohën tonë i kanë shkruar poetët ngaJugu: I.Kadare, D.Agolli (në librin më të ri të këtij poeti Vjen njeriu i çuditshëmhasen njëzet poezi që kanë për temë Kosovën), F.Arapi, Xh.Spahiu, B.Londo, V.Zhitietj., ashtu siç kanë kënduar me invencion e ndjenjë të hollë për Kosovën dhe dramëne saj edhe poetët A.Spahiu e H.Aliaj nga Kukësi e Tropoja.

Poeti vlonjat Hiqmet Meçaj, në një poezi të tij që ka në themel gurin sisimbol i qëndresës dhe i ekzistencës, por edhe si dëshmi e kulturës materiale dheshpirtërore në shekuj, shkruan:

Ese dhe komente

Page 29: perpjekja_10

Përpjekja 29

Gurte ti kërkoj

biografinë e fisit tim...

Pak te fytyra e Deas,pak te shpella e Velçës,pak te muret e Krujës,pak te Gryka e Kaçanikut.Gur-armë,gur-shtëpi,gur-libër,gur-përjetësi...6

Gryka e Kaçanikut është për poetin nga qyteti rebel po aq e afërt dhe edashur sa edhe shpella e Velçës, fytyra e Deas dhe muret e Krujës, që, të gjitha sëbashku, krijojnë portretin fizik dhe shpirtëror të Atdheut.

Ato që fliten poshtë e lart për jugorët antikosovarë s janë tjetër pos broçkullaose pallavra (si të doni). Populli shqiptar nuk është aq budalla sa t i shitet dushkupër gogla.

* * *

Një element i kontestueshëm e, mbase, edhe komprometues i protestave tëVlorës dhe të qyteteve të tjera në jug të Shqipërisë është ngritja e tre gishtërinjtënga ana e demonstruesve. Pamjet e filmuara që transmetonte televizioni shqiptar,por edhe studiot e huaja televizive, në të cilat shiheshin njerëz që protestonin dukengritur përpjetë tre gishtërinj, nuk mund të mos zgjonin indinjatë te shqiptarët nëKosovë dhe në viset e tjera shqiptare këndej kufirit (e, sigurisht, në masë tëkonsiderueshme, edhe brenda vetë Shqipërisë), të cilët këtë ritual e kanë parë sa esa herë në rrugët e qyteteve të Serbisë sa herë që hegjemonistëve serbë u rrezikohetKosova nga shqiptarët. Shpjegimet që i janë bërë këtij gjesti nga përfaqësues tëopozitës dhe të inteligjencies shqiptare: si simbol i bashkimit të së majtës, sëdjathtësdhe qendrës (N.Ceka), pra si simbol politik ose si simbol i trinisë sëshenjtë (Ati, Biri dhe Shpirti i

Shenjtë), pra si simbol fetar, biblik (R.Qosja), ndonëse në mesin e ngritësvetë tre gishtërinjve, pjesa dërrmuese e të cilëve e kanë bërë këtë gjest pa e diturdomethënien dhe origjinën e tij të mirëfilltë, ka pasur, me siguri, në përkim mestrukturën konfesionale të popullsisë, jo vetëm të krishterë, por edhe myslimanë,nuk më duken të bindshme. Kjo s do të thotë, natyrisht, se qëndron versioni zyrtari inkriminimit politik të këtij gjesti duke e vënë atë në lidhje agjenturore me Beogradindhe Athinën.

6 Strukrura e zhvillimit të poezisë shqipe (1945-1980), Rilindja , Prishtinë 1985, f.315.

Ese dhe komente

Page 30: perpjekja_10

Përpjekja 30

Përgjigjja, mbase, sado e zakonshme që të duket, duhet kërkuar gjetkë. Tregishtërinjtë erdhën në Vlorë thjesht si rezultat i ndikimit të televizionit. (Televizionishqiptar informoi gjerësisht dhe, madje, me simpati për protestat disamuajsheantiqeveritare të studentëve dhe të opozitës serbe në Beograd, të udhëhequra ngakoalicioni Bashkërisht në krye me Vuk Drashkoviqin teatral), kështu që shikuesite tij të deridjeshëm, të cilët tani ishin ngritur edhe vetë kundër vjedhjes së paravedhe të votave, por edhe kundër korrupcionit dhe manipulimit me vullnetin e popullitnga ana e shtetit, kishin mjaft arsye që së paku në ndonjë element të identifikoheshinme heronjtë e spektaklit të Beogradit të soditur përmes ekranit. Kishin arsye qët i imitonin ata apo dikend tjetër, duke i identifikuar par excellence me opozitën qëlufton kudër pushtetit autoritar. Aq më parë kur qytetarët shqiptarë, të zhveshurnga paratë dhe iluzionet, ishin neveritur tashmë nga riti shumëvjeçar i ngritjes së dygishtërinjve nga përfaqësuesit e pushtetit dhe ithtarët e tyre e, madje, edhe nga vetëkryetari i shtetit, zgjodhën tre në vend të dy gishtërinjve, pra si diçka që do të da-llohej patjetër nga simboli i partisë në pushtet, që do t i rrinte kontra atij. Rebelëte Vlorës dhe të qyteteve të tjera të Shqipërisë, me gjasë mendonin se kështu i bëninsfidë autoritetit të pushtetit dhe nuk synonin të shprehnin kurrfarë nostalgjie përBeogradin, për komunizmin, për diktaturën a Enverin.

Nëse pas saj nuk qëndronte opozita shqiptare, e cila e përkrahte, por nuk iprinte (së paku jo publikisht), atëherë mund të thuhet se lëvizja e marsit nuk patiudhëheqje - nuk nxorri në skenë prijësit e saj (ata që i prijnë një lëvizjeje duhet tëmendojnë edhe për simbolet dhe ikonograflnë e saj deri në imtësi) - siç ndodhi,fjala vjen, në Revolucionin e Qershorit të vitit 1924 - por ishte një lëvizje masivespontane e stihike.

Sidoqoftë, lëvizja e quajtur edhe revolucion (i vonuar) demokratik , simboli së cilës u bë qyteti i Flamurit dhe i Pavarësisë - Vlora, do të ishte më e pastër dhemë e pranueshme sikur pjesëmarrësit e saj të kufizoheshin nga shfrytëzimi i simbolevetë huaja dhe doemos e veçanërisht nga aktet barbare të dhunës e të shkatërrimit, tëcilat edhe pse kanë mundur të jenë të provokuara nga SHIK-u dhe mekanizmat etjerë të shtetit, megjithatë nuk mund të arsyetohen.

* * *

Diplomati i njohur britanik, sër Rexhinald Hiber, ish-oficer i shërbimit sekretanglez gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, autor i librit të mirënjohur Fitorjae hidhur , të përkthyer edhe në gjuhën shqipe, ia tërheq vëmendjen bashkësisëndërkombëtare, duke kërkuar prej saj që të merret më seriozisht me popullin shqiptar.Populli shqiptar - thekson ai - pret nga Perëndimi që interesat e tij kombëtare tëmerren më seriozisht nga qendrat e mëdha të vendosjes. Dhe vazhdon: Aspiratat eshqiptarëve të Kosovës e të Maqedonisë duhet të zënë vend shumë më të madh nëpolitikën evro-amerikane, në mënyrë që shqiptarët ta ndiejnë veten si të tjerët e josi të grabiturit e Ballkanit . 7

7 Shihni: Etnogjeneza e krizës - ndarja e padreStë e popullit. Bujku , 9.6. 1997, f.4.

Ese dhe komente

Page 31: perpjekja_10

Përpjekja 31

Bashkim Shehu

SHQIPËRIA E ETËRVE

Shpeshherë kohët e fundit, në takime me gazetarë apo analistë perëndimorë,jam ndeshur në pyetjen: Kush mund ta zëvendësojë Berishën? , ose: A ka njerëznë Shqipëri që mund ta zëvendësojnë Berishën? Pra, pyetja shtrohet në termapersonale dhe jo në terma institucionale. Vetë pyetja është e gabuar. Asaj mund t ipërgjigjesh vetëm me pyetjen: A ka nevojë Shqipëria për një Berishë tjetër?

Por edhe më shqetësuese është mendësia që e përfton atë pyetje të gazetarëveapo analistëve perëndimorë. Më sak: një qëndrim të caktuar të politikës perëndimorendaj Shqipërisë dhe ndaj vendeve të ngjashme të Lindjes. Eshtë mendësia e dykritereve për demokracinë. D.m.th., diçka që në Perëndim do të ishte antidemokratike,do të ishte ndërkaq e tolerueshme në disa vende të Lindjes, madje e dëshirueshme.Eshtë, pra, mendësia sipas së cilës disa vendeve, si Shqipëria p.sh., në këtë periudhëtranzicioni u duhet një njeri i fortë, një Prijës karizmatik. Tjetër çështje sa zgjat

ky tranzicion , dhjetë vjet, njëzet, tri&jetë... Në këtë vështrim kohor, sikurse edhenë vështrime të tjera, pse të mos e quajmë komunizmin gjithashtu tranzicion ?Sidoqoftë, Perëndimi, duke bërë një sy qorr e një vesh shurdh ndaj dukuriveautoritariste në Lindje këto vite tranzitive , e ka miratuar gjithësesi uzurpimin epushtetit të institucioneve nga pushteti i personit. Një nga shembujt më të qartëështë pikërisht ai i përkrahjes ndaj Berishës, madje, nga shumë qarqe evropiane,edhe mbas puçit elektoral të 26 majit 1996. Ndërsa sot, tek shihet se Berisha nukmund të qeverisë më tej në Shqipëri, kërkohet mesaduket një Berishë me emërtjetër.

Ky lloj qëndrimi i politikës perëndimore ndaj disa vendeve të Lindjes ka simbështetje quasi-teorike atë çka mund të quhet konservatorizëm historicist , mefjalë të tjera ndërtimin e opsioneve politike mbi specifikat përkatëse të traditëspolitike. Ekziston vërtet një dallim i rëndësishëm, një antinorni thelbësore madje,midis traditave politike të Perëndimit dhe atyre të Lindjes. Për mendimin tim, ajonuk artikulohet si antinomi ndërmjet lirisë dhe jolirisë, gjë që do të ishte tepërabstrakte, po më tepër si antinomi ndërmjet autoritetit impersonal të institucionevedhe anarko-tribalizmit. Me termin anarkotribalizëm unë kuptoj pikërishtmosrespektimin e institucioneve impersonale, që sigurojnë kohezionin social nëkushtet e shtetit profan të së drejtës. Ana tjetër e medaljes është vetënënshtrimi ndaj

Ese dhe komente

Page 32: perpjekja_10

Përpjekja 32

institucionit tribal të Prijësit, ose ndaj vullnetit arbitrar të Prijësit të shndërruar nëinstitucion qeverisjeje. Kjo antinomi përbën gjithashtu një nga dimensionet eimagjinares politike të Perëndimit. Kësodore, imazhi i polis-it perëndimor përvetveten është ai i një bashkësie individësh që janë të lidhur në bazë të një kontratesociale, pra nëpërmjet një akti konvencional që buron nga vullneti i lirë dhe racionali secilit. Ndërsa imazhi i Lindjes nuk është ai i shtetit në kuptimin e mësipërm, pore kundërta e tij: një bashkësi tribale, e bazuar në idenë e lidhjes së gjakut, apo tëndonjë tjetër ekuivalenti irracional, ide që, tekefundit, mishërohet në personin ePrijësit, të Patriarkut, të Atit të Përbashkët të fisit. Kjo gjithësesi të kujton modelinhipotetik të Frojdit për fillesën e shoqërisë njerëzore, në esenë e tij mbi Psikologjinëe masave dhe analizën e Unit . Një imazh pak a shumë të tillë, të thjeshtëzuar siçjanë modelet hipotetike, Perëndimi e projekton tek Tjetri , tek Lindja si e kundërtae vet e ngurtësuar, e pandryshueshme. Ky imazh i Lindjes kundruall atij të Perëndimitka rrënjë shumë të thella psikologjike e kulturore, për të cilat zëdhënësit e tij nëPerëndim janë, së paku deri diku, të pavetëdijshëm. Ai përmban edhe vërtetësi,edhe metafora mitike. Sidoqoftë, realiteti sociopolitik i Lindjes është shumë mëkompleks, shumë më i larmishëm dhe nuk është i dhënë një herë e përgjithmonë.Qëndrimi fatalist dhe fetishist i polis-it perëndimor ndaj disa elementeve tëtrashëgimisë jodemokratike të Lindjes, siç është institucioni i Prijësit, nuk bën gjëtjetër veçse i zgjat jetën kësaj trashëgimie jodemokratike në tërësi, ku elementiqendror është pikërisht fetishi i Prijësit.

Le të përpiqemi ta rindërtojmë - ta rikonstruktojmë dhe jodekonstruktojmë - imazhin e mësipërm të Lindjes, përkatësisht të Shqipërisë,

duke u nisur nga ajo çka përmban të vërtetë ky imazh. Le të nisemi nga hipotezaparahistorike apo metahistorike e Frojdit. Përqasja ndërmjet saj dhe realitetit tonëbëhet më e mundshme se kudo në lidhje me të kaluarën tonë të afërt, me periudhëntotalitare: një masë uniforme e nështruar totalisht ndaj AtitPrijës të adhuruar sihyjni. Ndërkaq, sipas Frojdit kjo hipotezë lidhet psikologjikisht, midis të tjerash,me shpjegimin e gjendjes së turmave të ekzaltuara apo të egërsuara, siç e shohimhistorikisht në lëvizjet populiste. Aty shfaqet edhe ambiguiteti emocional i turmëssë bijve tribalë ndaj Prijësit-Atë. Dikur, në rrethana të papërcaktueshme e tëpaparashikueshme, adhurimi shndërrohet në urrejtje, në dëshirë për ta përmbysurPrijësin: për ta vrarë Atin-Prijës, ose, në trajta më të zbutura, për të vrarëshembëlltyrën e tij. Pra, në çdo shpërthim të patologjisë kolektive, siç janëkryengritjet dhe revolucionet, ka një komponente themelore atvrasjeje edipiane. Dhenuk është aspak e rastit nëse në një vend tejet patriarkal, si Shqipëria, në përmbysjene l991-shit një vend të rëndësishëm zë edhe lufta e brezave. Dhjetori i l990-s dhel991-shi ishin, ndoshta para së gjithash, një revoltë e brezit të bijve , një brez qënuk përfshinte vetëm të rinjtë në moshë, por edhe të rinjtë e vonuar , të gjithë tëprivuarit nga mundësia për të vendosur mbi jetën e vet dhe nga ajo që mund tëarrinin në jetën publike. Për fat të mirë, kjo revoltë nuk qe e dhunshme, ngaqë pjesamë e re, prandaj dhe më energjike e subjektit të saj nismëtar, e brezit të bijve ,përkoi të ishte pjesa më e kulturuar e rinisë: rinia studentore. Atvrasja u krye në

Ese dhe komente

Page 33: perpjekja_10

Përpjekja 33

trajta të zbutura, simbolike: ashtu si në çdo lëvizje masash, gjithë urrejtja u fokusuatek një person i vetëm që mishëronte pushtetin, por ky ishte një i vdekur, dhe ritualiu krye duke shembur e tërhequr zvarrë shtatoren e tij. Nuk është e rastit që kjongjarje shënon simbolikisht, për te gjithë shqiptarët, përmbysjen e diktaturëskomuniste.

Po pastaj? Le të kthehemi edhe një herë tek Frojdi. Momenti i dytë për Frojdin,mbas komplotit të bijve dhe atëvrasjes, është ai i zëvendësimit të Prijësit-Atë nganjëri prej bijve, nga vëllai i madh, i cili ka prirje paternaliste ndaj më të vegjëlvedhe, meqë bashkësia tribale ndryshe nuk mund të vazhdojë të ekzistojë si e tillë,bëhet ai Prijës dhe Atë. Diçka e ngjashme rezultoi edhe nga zhvillimet populistepatologjike të Shqipërisë së viteve 90. Turmat përsëri kërkonin një Prijës, veçsekësaj herë besonin se mund të kishin një Prijës të dashur e të drejtë, të fuqishëm,por protektiv. Shkurt: me tiparet e idealit atëror. Sali Berisha ishte më i afti nga tëgjithë politikanët e opozitës së l991-shit për të krijuar një raport empatie me turmat,ndoshta në saje të karakterit të tij patologjik, të mungesës së një vetëkontrolli tëarsyeshëm të instiktit agresiv dhe shkatërrues, çka është mënyra më e sigurt për tëarritur këtë lloj empatie. Dhe ai filloi të shkërbente gjithnjë e më shumë EnverHoxhën, duke ushqyer kultin e vetvetes, duke e shndërruar partinë e tij në një ushtritë bindur dhe, nëpërmjet saj, duke i dhënë atribute të partisë-shtet, akumulontegjithnjë e më shumë pushtet personal. Por historia vazhdoi të përsëritej edhe më tej.Me asfiksimin e opozitës dhe me shpërthimin e pakënaqësisë popullore për shkaqeqë dihen, u krijua sërishmi, në fillim të 1997-s, një situatë e ngjashme me l990-n.Studentët, madje bashkë me ta edhe rinia e shkollave të mesme, u kthyen përsëri nëskenën e jetës politike. Ndaj tyre Berisha përdori dhunën, ose në rastin më të mirëi shpërfilli krejtësisht. Atëherë ai mbeti përballë komponentes tjetër më energjike tërevoltës. E kjo komponente tjetër e brezit të bijve iu përgjigj po ashtu nëpërmjetdhunës, duke vringëllirë kallashnikovët. Tani atëvrasja nuk mund të jetë simbolike...

Kjo është njëra pjesë e historisë, kurse pjesa tjetër është ajo që ende nuk kandodhur. Përsëritja e së njëjtës gjedhe, e atij qerthulli të skëtershëm, ku anarkia eturmave dhe tirania e arbitraritetit të Prijësit këmbehen ndërsjelltazi, nuk është njëfatalitet. Historia është gjithnjë e papërfunduar, gjithnjë e hapur. Një rrugëdalje emundshme nga gjendja e tanishme anarkike do të ishte një Enversali tjetër. Por kjodo të ishte gjithësesi një rrugëdalje e përkohshme dhe nuk është e vetmja. Ajo përçka kemi nevojë është zëvendësimi i pushtetit të Prijësit-Atë me institucionetdemokratike të shtetit të së drejtës, ajo që mbeti në mes të udhës disa vjet më parë.Ndoshta tundimi për të kërkuar një Prijës është rrënjosur edhe më thellë tek ne, përaq sa ajo tezë e psikologjisë individuale se përsëritja e ngjarjeve të jashtmeshndërrohet në shprehi të brendshme vlen edhe për psikologjinë kolektive. Por,ndërkaq, ekziston edhe mundësia tjetër, e mbështetur në urtësinë e jetës së përditshme,e cila pësimin e shndërron në mësim. E pamë një herë ç do të thotë tranziciondemokratik me Prijës diktatorial. Dhe këtë Prijës nuk na e solli Perëndimi, por egjeti atë midis nesh.

Nuk po dua të them se rruga drejt demokracisë është e shkurtër, se mjafton të

Ese dhe komente

Page 34: perpjekja_10

Përpjekja 34

pranojmë idenë e institucioneve demokratike dhe ja, arritëm Tokën e Premtuar.Respektimi i institucioneve është gjithashtu një shprehi, një zakon, dhe nuk fitohetme sot me nesër. Por duhet të mësohemi t i respektojmë: sidomos Kushtetutën,ligjet, organet e zgjedhura me votën e lirë. Mundësi tjetër nuk kemi, nëse nuk duamtë përsëritet çkakrejt kemi pësuar. Eshtë rrugë e gjatë, po që sigurisht nuk kalonmidis këmbëve të Prijësit.

Barcelonë, maj 1997

Ese dhe komente

Page 35: perpjekja_10

Përpjekja 35

Edi Muka

RËNIE E LIRË NË TRANSIN SHQIPTAR

Në Shqipërinë e fillimvitit 97 ajo çka u përjetua, mishërua dhe riformua mësë shumti ishte e papritura .

Që nga marsi i këtij viti në çdo formë të medias, qoftë atë statike apo tëlëvizshme, verbale apo grafike, në shqip apo në çfarëdo gjuhe e frekuence tëmundshme të interesuar, ikonografia e vetme që mbizotëroi kishte formën e njëinstrumenti prej hekuri, i cili shkrepte copëza hekuri nga gryka, copëza që kanë sifunksion hapjen e vrimave të madhësive të ndryshme. I mbartur nga të gjitha grup-moshat e gjenealogjisë njerëzore, si në një teatër absurd ku e shkuara, e tashmja dhee ardhmja zhvillohen njëkohësisht, jashtë dimensioneve kohore, i zhvendosur nëpeisazhe e kontekste po aq të larmishëm, ky instrument u kthye në një prani tëgjithgjindshme e të gjithpushtetshme, që bashkë me sasinë e pamatë të municionitvrastar shkarkonte edhe sasinë e pamatë të adrenalinës së shqiptarëve.

Në pamje të parë Shqipëria të dukej si një Western Spagheti i Sergio Leones,i luajtur në një atmosferë neorealiste makthi, ku gjithkush u kthye në një pistoleropotencial dhe ku monotonia e kobureve me mulli u zëvendësua nga pafundësia ellojeve, markave dhe datave të prodhimit të armatimit në dispozicion të aktorëve .Padyshim që nuk mund të mungonte as eksplozivi, potenca shpërthyese e të cilitmori përsipër madje edhe ndryshimin e gjeografisë territoriale të Shqipërisë. U shfaqedhe një kategori e re predhash në fushën e balistikës, nën emërtimin plumbaqorrë , që nisi kryerjen e flurudhave nga më të çuditshmet në të gjitha drejtimet emundura dhe të pamundura. Kështu, edhe qielli shqiptar në vend të shiut nisi tëhedhë predha, si të ndjehej tejet i fyer nga lufta që shqiptarët i kishin shpallur.

Por më shumë se një Western Spagheti, jetesa në një gjendje të tillë transi ishëmbëllente një xhiroje të stërzgjatur në një vagon në rënie e ngritje të lirë nëlodrën argëtuese që njihet me emrin mali rus . Është e paevitueshëme që kush eprovon për herë të parë rrëshkitjen nëpër këtë "mal" të mos pushtohet i tëri ngandjenja e frikës dhe e humbjes së gravitetit. Kur xhiroja e qejfit nis, ti ndjen sepërreth teje shtohet ndjeshëm lartësia dhe pakësohet mundësia e kontaktit dhe afërsisëme tokën. Kjo pasohet nga një ecje e shkurtër horizontale në një lartësi marramendëse,

Ese dhe komente

Page 36: perpjekja_10

Përpjekja 36

që shkon pandalshmërisht drejt një pike, përtej së cilës ti nuk e di se ç ndodh. Kurvagoni arrin në këtë pikë, lëshohet në atë që në fizikë quhet rënie e lirë. Në këtoçaste ndodhesh në një pikë të kozmosit me koordinata krejt të ndryshme nga ato tëpërcaktuara për veprimin normal të njeriut. Kjo rënie zgjat shumë pak, aq pak sa timund vetëm ta përjetosh, por jo ta kuptosh. Pa arritur ende fundin e këtij përjetimi,ti e sheh veten në pozicionin e kundërt me atë të rënies, në ngritje të plotë, gjithmonëme forcën e lirë të kinetikës së vagonit. Si për të të dhënë pak kohë për të marrëfrymë edhe një herë në pozicionin normal të lëvizjes së njeriut, atë horizontal, vagonimerr një kthesë tjetër. Në këtë interval kaq të shkurtër, e vetmja gjë që mund të bëshme siguri, është të kuptosh se po shkon pandalshmërisht drejt një pike tjetër tënjëjtë me të parën. Ende pa arritur ta largosh këtë ide nga koka, vagoni është lëshuarnë rënien e tij të dytë, e pastaj të tretë, të katërt, e kështu me radhë. Çuditërisht, nganjëra rënie në tjetrën reagimi që kalon nga sfera e frikës në atë të pranimit për tëmbaruar në atë të shijimit. Nuk mund të thuash në është shija e rrezikut apomekanizmi i çuditshëm njerëzor i përshtatjes ai që hyn në punë dhe ndërron balancëne gjërave.

Diçka e ngjashme ndodhte kur përbri tryezës tënde kërciste zhurma e thatë einstrumentit të hekurt. Dëshira për të ikur sa më larg tij të zhvendoste virtualisht nëanën tjetër të rruzullit ku asgjë e tillë nuk ndodhte, por realisht të gozhdonte nëkarrike me një ndjenjë të dyfishtë frike dhe kurioziteti. Dhe për çudi kishe humburaftësinë për të shquar se cila nga këto të dyja ishte më e fortë se tjetra. Por dalëngadalëgjërat filluan të profilizohen dhe të ripozicionohen. Me zhvendosjen e ndjesive ngasfera e frikës në atë të pranimit e më pas në atë të shijimit, shqiptarët hynë në njëtrans të çuditshëm ku vrasja e tre deri në pesë njerëzve në ditë, nuk përbënte mësensacion. E gjithë harta e marrëdhënieve njerëzore u shformua dhe riformua medhjetra herë brenda një periudhe fare të shkurtër kohe. Ndoshta ky ishte përjetimimë i vërtetë i termit tranzicion, aq shumë i përfolur, ku jeta rrodhi me një shpejtësimarramendëse si në një video me xhirim të shpejtë, nga e kaluara në të tashmen e nëtë ardhmen e imagjinuar. Në këtë periudhë, bashkë me përjetimin e sensacioneve tëforta dhe kufijve të jetës e vdekjes, transi shqiptar solli edhe humbjen totale tëqendrës. Eshtë e vërtetë se shqiptarët nuk janë aspak centristë. Pa më të voglindyshim, filozofia e shqiptarit nuk është e ndërtuar mbi principet e ekuilibrit, pranimitapo të balancës mbi një bosht (qendër). Nga njëra anë, është e vërtetë se ky ështënjë tipar i përbashkët për gjithë Ballkanin, por ndërsa pothuajse në të gjitha shtetete Ballkanit janë problemet etnike ato që e kushtëzojnë këtë fenomen, në Shqipërigjithçka ndodh mes shqiptarit kundrejt shqiptarit.

Edhe gjatë këtyre viteve madje edhe kësaj here, shqiptarët nuk mundën tëjenë, në mos centristë, të paktën të ekuilibruar. Kjo padyshim edhe për faktin seqeverisja pararendëse dhe figurat e saj përfaqsuese morën përmasat e një fatkeqsiekombëtare dhe të gjithë e dimë tashmë se më i rëndësishëm ishte problemi që ajo tëeliminohej, se ai se kush do të ishte ai që do ta zëvendësonte. E kështu, balanca upërmbys sërish në formë ekstreme.

Sidoqoftë, duket se shqiptarët kësaj here kanë vendosur të bëjnë ndryshe.

Ese dhe komente

Page 37: perpjekja_10

Përpjekja 37

Ndoshta stërmundimi i muajve të fundit, jo vetëm i lodhi, por edhe u dha të kuptojnëatyre se mund të jenë e mund të bëjnë dhe ndryshe. Këmbëngulja me të cilën jetarikthehet drejt vetvetes, duket të ketë triumfuar mbi shkarkesat e paranojës që upërpoqën të ndryshojnë raportet thelbësore në favor të zhvlerësimit të saj. Qetësiamahnitëse me të cilën shqiptarët i përballuan zgjedhjet, është ndoshta shenja e parëse humbja e qendrës ishte një fenomen i zhvilluar në kahe pozitive dhe jo negative.Një gjë është e qartë: nëse shqiptarët do fillojnë të ndërtojnë duke ruajtur një qendërnë këtë proces, të paktën tani ata e dinë se çfarë nuk duhet të bëjnë.

Por ç ndodhi dhe ç po ndodh me artin e artistët shqiptarë në gjysëmvitin eparë të 97? Gjithmonë në varësi të karakterit individual të secilit, ku më shumë eku më pak, me përjashtim të atyre rasteve tërësisht të lidhur e të implikuar mepolitikën, besoj se artistët shqiptarë e panë me simpati fillimin e shthurjes së njëstrukture mbytëse në mënyrë të veçantë për mendimin alternativ. Se sa u përfshinëata në këtë shtjellë dhe a ishte e mjaftueshme ajo që bënë (nëse bënë diçka), siqytetarë e si artistë, është një çështje që do të kërkonte një trajtim më vete. Por përmendimin tim, problemi tani qëndron gjetkë. Nuk dyshoj që me shpërthimin e kaositdhe të armëve në Mars të këtij viti, shumica e artistëve shqiptarë, ashtu si dhe unëvetë do të kenë ndjerë një dëshpërim e paralizë totale që do të konvertohej në frazënkëtu mori fund, është koha të ikim . Ky ishte çasti kur vagoni i lartpërmendur

erdhi në pikën e rënies së lirë. Gjithkush ndjeu se po lëvizte drejt boshit me njëshpejtësi të frikshme, ku të gjitha kodet e raportet e njohura, të ndërtuara apo tëplanifikuara të shpërthenin në dorë më keq se bombat ofensive të prodhimit kinez.Ethja e të ikurit u përhap me shpejtësi e intesitet së bashku me dëshpërimin ekaosit. Kush mundi të ikte iku, kush nuk mundi apo nuk deshi, qëndroi në Shqipëri,që gjatë kësaj kohe u rikthye në kampin më të madh të izolimit në botë, por kësajhere jo nga brenda-jashtë, por anasjelltas. Padyshim që gjatë kësaj periudhe shqiptarëtfilluan të konsiderohen veçanërisht në e nga Perëndimi njësoj si të ishin mbartësitekskluzivë të ebolës. Por, përveçse një shembull për vetë shqiptarët se ku çonmungesa absolute e përgjegjsisë qytetare e kombëtare, Shqipëria u bë edhe pasqyrareflektuese e dritëshkurtësisë së politikës e politikanëve perëndimorë, që korrën atëqë mbollën, një nga dështimet e tyre të radhës në Ballkan.

Sidoqoftë, le të kthehemi tek çështja jonë. Ç do të ndodhë me artin e artistëtshqiptarë tani? A do të përsëritet sërish fillimi i viteve 90, kur dalja nga metodat emënyrat e vjetra solli nga njëra anë prodhimin e një sërë veprash të çliruara, kryesishtabstrakte e me ndjesinë e protestës në termat e formës, por që, nga ana tjetër, nëpjesën më të madhe ishin jashtë kontekstit bashkkohor, veçanërisht në raport meç ka ndodhte në pjesën tjetër të botës që nuk i kish hequr problemet që hoqëm ne?Apo më në fund reflektimi aq i dëshiruar mbi potencialet artistikë e kulturorë, do t ihapë vend veprave konceptuale apo formaliste të pastra, që do të ngrihen nga përjetimii këtyre potencialeve të ofruara me bollëk nga shtjella marramendëse e Shqipërisësë muajve të fundit. Duket se tashmë në xhiron tonë në vagonin e tmerrit kemi

Ese dhe komente

Page 38: perpjekja_10

Përpjekja 38

ardhur në sferën e shijimit dhe ky është momenti më i favorshëm për prodhimtari.Me përmbysjen dhe riformimin e raporteve e standarteve në strukturat e ndryshmetë shoqërisë, ka ardhur koha që debati të ndërtohet jo më nga pozitat e atij që kafuqinë dhe atij që do, por nuk e lënë, por të vendoset mbi baza krejtësisht profesionale,për të predominuar ai që profesionalisht është më i miri. Nga ana tjetër në favor tëartistëve shqiptarë, në kontekstin rajonal të Europës Lindore dhe Qendrore, duketse po punon edhe situata e kriza aktuale kulturore që ka mbërthyer Perëndimin meardhjen e fundshekullit, konsumimin e prerogativave të tij kulturorë dhe krijimin ehapësirave të reja tekno-kulturore. Konsumimi i prerogativave dhe dalja e këtyrehapësirave të reja kanë ngritur shumë pikëpyetje në sferat e hierarkive kulturore nëPerëndim dhe për këtë arsye, sot si asnjëherë më parë, përveç riciklimit të temave tëmëdha të periudhës së lulëzimit të Modernizmit, ka një orientim të paparë në kërkimtë bashkëpunimit me atë që tani në mënyrë pak paradoksale quhet ish -Europa eLindjes dhe Qendrore. Mesa duket këtë herë cikli autogjenerues i kulturës perë-ndimore ka ndërruar referentin e tij dhe po e kërkon atë jashtë vetes. Megjithatë, ajoçka homologët tanë kërkojnë të gjejnë tek ne, nuk janë aspak copëza të sublimimitmeskin të artistëve shqiptarë, përvojë tashmë e kaluar që në fillim të këtij shekulli,por pikërisht marrja dhe përdorimi i potencialeve tona kulturore të sipërpërmendura,si prerogativa dhe problematikë e artit dhe e artistëve shqiptarë kundrejt atij respektivtë homologëve të tyre.

Disa nga diplomat dhe punët e studentëve të Akademisë së Artit në Tiranëtreguan se kjo zallamahi nuk ka kaluar pa lënë gjurmë. Po ashtu, artistë të ndryshëmkanë filluar të lenë shenjat e para mbartëse të problematikës unike shqiptare, nëmënyrë të veçantë të gjysmës së parë të këtij viti. Shembja dhe rindërtimi i raportevemes trupit, individit, seksit, shoqërisë, kushtëzimi i tyre nga prania e kudondodhure armës, situatat absurde që veç pasojnë njëra-tjetrën, rikthimi i ngadaltë, por ipandalshëm i ritmit të jetës; të gjithë këta faktorë e shumë e shumë të tjerë përbëjnënjë nga terrenet më pjellorë për prodhimtarinë artistike të artistëve shqiptarë, qoftënë kontekst kombëtar, qoftë në atë ndërkombëtar të prezantimit dhe pozicionimit tëveprave të tyre. Një hedhje me gjithsej në këtë rënie të lirë kombëtare dhe në humbjene balancave të rreme, padiskutim që do të mundësonte prodhimin e një serie veprashme një kontekst krejt të veçantë.

Vizualizimi i gjendjes së transit kombëtar, i ndërtuar nga përjetimet kolektiveapo individuale të artistëve vizualë shqiptarë do ishte i domosdoshëm jo vetëm përkontekstualitetin e veprës së vetë artistëve shqiptarë, por do të ishte terapia më emirë në kurën psikoanalitike të paranojës së kësaj gjendjeje që po shkon drejtkonsumimit të saj e që çdokush dëshiron ta harrojë sa më parë.

Ese dhe komente

Page 39: perpjekja_10

Përpjekja 39

Fron Nazi

SHQIPËRIA DHE PROFETËT PERËNDIMORË

Filantropët e humbasin ndjenjën e humanizmitOscar Wilde

Në dhjetor 1990 regjimi komunist ra edhe në Shqipëri e, sa hap e mbyll sytë,Tirana u shndërrua në një fushlojë të madhe demokratike. Qeveri perëndimore dheorganizata joqeveritare u dyndën në Tiranë me premtimet për ta transformuarShqipërinë në një vend të lulëzuar demokratik. Pamflete vezulluese që nënëvizonin(me ngjyra blu) qëllimet e organizatës dhe vinin në dukje (me të verdhë) arritjet etyre në vendet e tjera lindore, dmth. në Rumani, Bullgari dhe Poloni, u shpërndaheshinkalimtarëve. Organizata ekonomike premtuan ta bëjnë Shqipërinë një Zvicër tëBallkanit. Organizata politike premtuan ta kthejnë atë në demokracinë më modernepluraliste që do të thithte nga perëndimi vetëm anët më të mira. Organizata social-kulturore dhe arsimore premtuan gjithçka, që nga shoqëria e hapur deri tek një elitëkulturore dhe sociale të tipit bavarez. Nëpërmjet këtyre profetëve perëndimorëshqiptarët u njohën me principin bazë të ekonomisë - konkurrenca është shërbyesimë i mirë i konsumatorit.

Në 1967 Enver Hoxha e deklaroi Shqipërinë vendin e parë ateist në botë.Pas njëzetekatër vjetësh Shqipëria u invadua nga dyzina sektesh të krishtera dhemyslimane. Përveç të krishterëve ortodoksë e katolikët dhe myslimanëve sunitë dhebektashinj, që u ringjallën nga goditja e 1967-s në vend erdhën edhe shiitë, marmonë,anglikanë, dëshmitarë të Jehovait, bahait, dhe shentologë etj., etj.. Duke paturparasysh numrin e paktë të delevem, si dhe faktin që në Tiranë kishte vetëm dy sallaseminaresh, një në Muzeumin Enver Hoxha dhe tjetra në Pallatin e Kongreseve,Zoti iu drejtua për ndihmë pushtetit të fuqishëm të dollarit. Shtatë ditë në javë, ngaora nëntë deri më njëmbëdhjetë, nga dymbëdhjeta në dy dhe nga katra në gjashtë,sallat e seminareve prenotoheshin për dyqind dollarë ora, shtuar këtyre edhe njëekstra të vogël për drejtorin si shpërblim për lehtësirat që krijonte. Për të nxiturndjekjen e seminarit jepej një drekë falas, dhuroheshin libra shumëngjyrësh si dhemedalione me figurën e udhëheqësit të sektit fetar... 50 dollarë të tjerë i jepeshin

Ese dhe komente

Page 40: perpjekja_10

Përpjekja 40

kameramanit të televizionit shtetëror. Në lajmet e darkës jepeshin filmime ngaseminaret dhe shpesh ajo çka ndryshonte nga njëri tek tjetri ishin fytyrat eudhëheqësve të sektit dhe jo fytyrat e dishepujve të tij shqiptarë. Pas gjashtë muajshnjë mori shqiptarësh ishin pagëzuar tashmë nga anglikanët, kishin marrë leksionefalas të anglishtes nga Marmonët, kishin marrë pako nga "Nënë Tereza", mbanin T-shirts me fytyrën e Kadafit dhe kishin lexuar përkthime të Dianetikës së L.RonHubbarsit. Ndodhte që ata të kishin prerë biletë për një koncert të Kat Stivensit dhetë binin në predikime të Isuf Islamit.

Pesëdhjetë vjet totalitarizëm shkatërroi çdo institucion të pavarur dhe çrrënjosiçdo lloj koncepti të shoqërisë civile në Shqipëri. Detyra për të rigjallëruar dhe përtë zhvilluar struktura të reja u mor nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur (Sorros),PNUD-i, USAID-i, British Council - Seksioni i gjuhës angleze, USIS, AleancaFranceze, Instituti Ndërkombëtar Republikan, Instituti Kombëtar Demokratik,Fondacioni Westminster, Federata Ndërkombëtare e Helsinkit, Artikulli 19,Fondacioni Hans Seidel, EU PHARE, EC dhe një dyzinë organizatash të tjerajoqeveritare. Seminare trajnimi mbi median e pavarur, konferenca mbi atë se çfarëështë demokracia, filma dokumentarë mbi atë se si funksionon Boni, Uashingtoniapo Parisi, libra, udhëtime jashtë shtetit dhe kurse gjuhësore ofroheshin pa numër.Ashtu si sektet fetare edhe këto organizata gjenin mënyrat për të shpërblyer mendonjë lloj honorari ata që merrnin pjesë në aktivitetet e tyre. Programet më tëpërhapura ishin kurset e gjuhës. Qeveritë amerikane, britanike, franceze, gjermanedhe italiane ngritën menjëherë qendra leximi dhe hapën kurse për mësues, studentë,ish-të persekutar politikë dhe zyrtarë qeveritarë.

Gjuha e preferuar ishte pa dyshim anglishtja. Kja hapi një garë midis USISdhe British Council, dmth. midis Mbretëreshës së anglisë e jankive buzëtrashë.USIS hapi një bibliotekë tek Muzeumi Enver Hoxha, kurse British Council u përgjegjduke hapur një bibliotekë në gjuhën angleze në Universitet dhe duke u vënë në kryetë Shoqatës së Mësuesve të Anglishtes, anëtarët e së cilës e perfeksiononin anglishtenduke dëgjuar BBC. Që të dy palët shpërndanin libra në anglisht, bënin seminaregjuhe, këshillonin që anglishtja të ishte gjuhë e dytë dhe ndihmonin për udhëtimejashtë shtetit. Tek e fundit, kur në lojë u fut Fondacioni Sorros dhe programetFullbright, anglishtja amerikane e fitoi davanë. Britanikët e mundur ndërruan kursdhe nëpërmjet Know How Fund filluan të implementojnë programe mbi zhdukjene krimit.

Pasi erdhi në pushtet qeveria e re demokratike në Shqipëri filloi edhe njëdyndje këshilltarësh nga Perëndimi. Në krye qenë SHBA (në 1992 Presidenti Bushishte personi më popullor në vend), që morën nën sqetulla Ministrinë e Mbrojtjes,atë të Financave, të Drejtësisë si dhe zyrën e presidentit. Gjermanët morën Ministrinëe Mbrojtjes. Pala italiane i shoqëronte në vallëzim të gjithë këta duke u bërë kumbari Kryeministrit, madje i të gjithë ministrave. Përbri ministrave shqiptarë shihjegjithnjë të rinj me kostume të hollë ngjyrë blu dhe kollaro si pupla të kuqe. Për të

Ese dhe komente

Page 41: perpjekja_10

Përpjekja 41

transformuar Shqipërinë nga një vend me ekonomi të komanduar në një vend tëtregut të lirë duhet t i dërgoje ministrat për vizita jashtë shtetit. Një këshillëtaranglez i Komunitetit Evropian me flokë kaçurela të dendura, që merrte një rrogë1000 dollarë në ditë, rekomandoi që e gjithë qeveria të shkonte në Londër për tëbërë një seminar njëjavor. Ideja nuk u pranua, sepse edhe vetë shqiptarët e kuptuanse kjo ishte një idiotësi. I njëjti këshilltar doli më vonë me idenë bindëse se simund të shfrytëzoheshin të 500000 bunkerët, që kishte ndërtuar paranoja e Hoxhës.Sipas tij bunkerët duhej të hidheshin në erë dhe pastaj shufrat e hekurit do t i shiteshinPerëndimit, kurse betoni do të përdorej për të ndërtuar shtëpi. Pas një analizefinanciare që përfshiu koston e tritolit, fuqinë punëtore dhe transportin ideja u braktis.Pas një viti këshilltari kaçurrel u kthye në Londër.

Këshilltarët qeveritarë e morën Shqipërinë përdore drejt asaj që FondiMonetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore e quajtën një reformë e mrekullueshmetregu . Këshilltarët perëndimorë i fërkonin shpatullat njëri-tjetrit dhe qeveritarëveshqiptarë për sukseset që po arrinin. Po të shihje kafebaret e lumtur të Tiranësmund edhe t u jepje të drejtë.

Autori i këtyre radhëve, sikurse të gjithë ndihmëtarët perëndimorë, ravgoiedhe ai për ca kohë nëpër rrugët e Tiranës duke shpërndarë një pamflet bardh e zimbi filozofinë e Karl Poperit, filozofi që Fondacioni Shoqëria e Hapur rrekej tapropogandonte në vendin më të mbyllur të Evropës. Shpjegoja se si mendonte vetëXhorxh Sorrosi për ta implementuar këtë ideologji në vendet e Lindjes. Fondacionido të luante rolin e tij për ta ndihmuar Shqipërinë në rrugën e saj demokratikenëpërmjet programeve arsimore dhe kulturore. Kur televizioni dhe disa gazeta dhanënjoftimin mbi këto programe, zyra ime u rrëmbush me aplikantë që donin të shijoninshoqërinë e hapur. Fatkeqësisht pjesa më e madhe e aplikantëve ishte e etur për tashijuar shoqërinë e hapur vetëm në Perëndim. Shumë shpejt filluam të hartojmëprograme në të gjitha fushat që përfshijnë shoqërinë civile. Ashtu si të gjithaorganizatat e tjera joqeveritare edhe ne gjenim një herë zgjidhjen e gatshme e pastaju kërkonim shqiptarëve ta shtronin problemin në mënyrë të atillë që t i shkonte përshtat kësaj zgjidhjeje. Në rastet kur punonim krah për krah me vendasit, si psh. nëproblemet që lidheshin me pavarësinë e medias, debatet ndërpartiake apo universitetete pavarur, ndërhynte menjëherë qeveria shqiptare dhe, si pasojë, në pjesën më tëmadhe të rasteve, organizatat joqeveritare perëndimore dilnin jashtë loje. Gjatë këtijprocesi përkufizimi i të pavarurit ndryshoi dhe mori kuptimin: i pavarur nga çdokonflikt.

Ndonëse ekonomia shqiptare nuk po jepte shenja prodhimi dhe Shqipëria,në fakt, nuk ishte gjë tjetër veçse një vend kafenesh, Perëndimi vazhdonte të ekzaltontefort dhe me krenari sukseset e tij në këtë vend. Përfshirja e hapur e qeverisë shqiptarenë thyerjen e embargos ndaj Jugosllavisë, trafiku ilegal i emigrantëve dhe i drogavenëpërmjet portit të Vlorës dhe krijimi i skemave piramidale kaloi si pa u vënë re nëraportet perëndimore dhe ato të qeverisë shqiptare. Sot Shqipëria dhe Perëndimi eshohin veten atje ku ishin më 1991- përsëri me nevojë për ndihma ekonomike,

Ese dhe komente

Page 42: perpjekja_10

Përpjekja 42

politike, kulturore dhe sociale. Veçse tani si shqiptarët, ashtu edhe perëndimorëtthonë se kanë qenë viktima të një sistemi demokratik të korruptuar.

Duhet thënë se gjatë këtyre viteve që kaluan, përsa u përket profetëve demo-kratikë perëndimorë, dmth. organizatave joqeveritare, organizatave humanitare,kishave të ndryshme, ekspertëve perëndimorë, dhe çfarëdo organizate tjetër që erdhinë Shqipëri, një gjë mbeti e pandryshuar - çfarëdo filozofie demokratike që dëshironinata të gatuanin, shqiptarët ishin të gatshëm ta hanin. Në një farë mënyre ato qenë nëShqipëri si biçim restorantesh, ku, çfarëdo menyje të servirej, klientët vazhdonin tëvinin, pasi ushqimi servirej falas.

Ese dhe komente

Page 43: perpjekja_10

Përpjekja 43

Dr. Kosta Barjaba

NGA CLANDESTINENË DISPLACED PEOPLE .

(Emigrimi në kontekstin e zhvillimeve ekonomike, politike e sociale neShqipëri)

Më 1996 bashkarisht me sociologun italian Luigi Perrone, profesor nëUniversitetin e Lecces, dhe ate francez Georges Lapassade, profesor i merituar nëuniversitetin Paris VIII, vendosëm ta titullonim librin që po botonim (një përmbledhjetë punimeve tona të deriatëhershme) Naufragi Albanesi dhe t'ia kushtonim atëviktimave të Adriatikut. Si me titullin, ashtu edhe me dedikimin, synonim tavendosnim dukurinë naufragi , që në shqip përkthehet pak a shumë një fatkeqësiqë vjen nga mbytjet në det, diku në të shkuarën e afërt dhe të largët të shqiptarëvë.Pas një periudhe disa vjeçare emigrimi të dhimbshëm (dhe zhvillimesh ekonomike,politike e shoqërore rraskapitëse për shqiptarët) dëshironim të jepnim një mesazhdrite e shprese. Duke evokuar fatkeqësinë, dëshironim t'ia kalonim atë historisë.

Por nuk ishte e thënë të ndodhte kështu. Vetëm disa muaj pas botimit të tij,libri u shndërrua, pa dashur, në një lajmëtar të tragjedisë më të madhe në historinëe emigrimit të shqiptarëve. Pas çdo kronike të shtypit e të TV italian që i referohejgjëmës së të Premtes së Shenjtë në Kanalin e Otrantos, mua më dukej se fajtorëishim të gjithë shqiptarët. Edhe ne që tërhoqëm vemendjen për të keqen, dhe qëngritëm zërin në kupë të qiellit për të apeluar bllokimin e kanaleve të rrjedhjes sëshqiptarëve prej trupit të sakatosur të atdheut të tyre, të shndërruar në pistë të trafiqeverrënuese, edhe intelektualët sejmenë të politikës e të pushtetit, edhe qytetarët e thjeshtëqë vetëm heshtën ngaqë s kishin gjë në dorë, edhe politikanët gladiatorë, të cilëtduke e vendosur skenën e ndeshjes midis tyre gjithnjë e më larg problemeve tëvërteta të shqiptarëve, dukeshin gjithnjë e më tepër si njerëz jashtë kohës, që dreqie di se si kishin uzurpuar të drejtën e vendosjes për fatin e bashkëqytetarëve të tyre.

1. Ikja në kujtesën kolektive të shqiptarëveKujtesa popullore, edhe pa ndodhur tragjedia e Otrantos, ishte e mbingarkuar

me mesazhet fatkeqësindjellëse të emigrimit. Por pas të Premtes së Otrantos ajoduket sikur u thye në mes nga pesha e papërballueshme e këtyre mesazheve. Dukepërjetuar fatkeqësitë e fundit të emigrimit të shqiptarëve duket se sa e rreptë kaqenë me të drejtë imagjinata e tyre kolektive, në revokimin e pasojave kontradiktore

Sociologji

Page 44: perpjekja_10

Përpjekja 44

të këtij fenomeni.1.1. Demonizim spontan, por edhe i qëllimshëm i së keqesDuke synuar të "ruaje" në sirtaret e panumërt të saj çdo gjë të krijuar apo

të ndjerë prej tyre, kujtesa kolektive e shqiptarëve ka qenë dhe mbetet tepër e ndjeshmendaj ikjes, si një nga alternativat premtuese dhe njëkohësisht rrënuese të këtij kombi.E pamëshirshme dhe tolerante në të njëjtën kohë, optimiste dhe shpesh e pashpresë,vizionare e ndonjëherë dritëshkurtër, natyrisht jo për faj të saj, ajo e ka klasifikuarkëtë ikje me dyshim, pavendosmëri e ndonjëherë edhe në mënyrë kontradiktore.Ndër këto gjykime shpesh ajo është ndikuar edhe nga faktorë që qëndronin jashtësaj, por që në një mënyrë ose në një tjetër kanë ushtruar mbi të trysninë e tyre, trysniqë në raste të caktuara ka marrë forma të ashpra dhe është përpjekur të diktojë nëuniversin e konceptimeve popullore modelet dhe shabllonet e veta. Tipike është nëkëtë drejtim dhuna psikologjike e shpirtërore që ka ushtruar në kujtesën e shqiptarëvetotalitarizmi dhe formulimet kategorike që ai i ka huazuar mentalitetit popullor mesynimin djallëzor për ta nënshtruar atë verbërisht dhe për ta sjellë në skemat dhegjykimet e veta ideologjike.

Duket sikur, dhe kjo është ose një çudi ose një moskuptim i mekanizmavepopullore të vlerësimit, më sakt një kuptim i cekët dhe i kufizuar në kohë i tyre,kujtesa kolektive e shqiptarëve është treguar disi bujare dhe e nënshtruar ndaj kësajdhune. Ajo e ka pranuar për një farë kohe atë, dhe kur themi për një farë kohe mekëtë mund të kuptojmë edhe një gjysëm shekulli.

Në këtë kuadër mund të shpjegohet fakti që edhe ndaj ikjes, si një alternativë,si ndaj të gjitha alternativave të tjera ndoshta edhe më jetike për ta, shqiptarët tëjenë treguar tolerantë dhe kontradiktorë, duke pranuar me fatalitet nënshtrimin ndajpërshkrimeve dhe vlerësimeve zyrtare. Duke u bërë ose më mirë duke u detyruar tështiret si e tillë, zëdhënëse në një farë mënyre e ideologjisë dhe e politikës zyrtare,kultura popullore shqiptare, ngarkoi me këtë mision vetëm një pjesë të saj që përfat rezulton të jetë pjesa më e parëndësishme dhe më jetëshkurtër. Pjesa tjetër ruajtidhe zhvilloi vlerat e saj universale, të paprekura nga konjukturat.

Për pasojë, një projektim negativ i emigracionit dhe në përgjithësi i largimittë detyruar ekonomik të shqiptarëve prej trojeve të tyre ishte bërë evident dhe fiksnë jetën shqiptare. Të izoluar në 28 mijë kilometrat e tyre katrore, shqiptarët nukshihnin te emigrimi asgjë tjetër veç të këqiave, lotëve të nënave, ndarjes së përjetshmeose afatgjatë e madje edhe të braktisjes e të tradhtisë ndaj atdheut. I etiketuar si njëplagë e sistemit të mallkuar kapitalist, asgjë e mirë nuk shihej të depërtonte brendatelave me gjemba të kufirit shqiptar prej emigracionit. Veç një shijeje të hidhur,hidhërim që krijohej prej përshkrimeve fatale të fateve të emigrantëve të larguarprej vendit ose në kohë mjaft të largëta, kryesisht në vende mjaft të largëta (Misir,Argjentinë, Amerike, Australi etj.) ose për arsye politike pas përfundimit të Luftëssë Dytë Botërore dhe instalimit në Shqipëri të regjimit totalitar.

Një realitet i tillë ndihmoi për ta rrënjosur më fort idenë se emigracioni ështëpërfundimisht një tregues negativ i jetës shoqërore, ikja, shpesh herë e detyruar eshqiptarëve edhe brenda kufijve të republikës së tyre fatkeqe, ishte një masë kurative

Sociologji

Page 45: perpjekja_10

Përpjekja 45

dhe profilaktike që regjimi e përdorte sa herë e gjykonte të arsyeshme dhe tëdomosdoshme. Ko bën që mobiliteti ndoshta më i dukshëm i shqiptarëve brendakufijve të shtetit të tyre rezulton të jetë një prej dukurive më të ndjeshme migruese,shpesh herë dhe kryesisht me motive politike. Opozitarët politikë dhe përgjithësishtnjerëzit, karriera dhe statusi politik i të cilëve merrnin të tatëpjetën, e gjenin vetentë larguar me forcë prej vendbanimit të tyre, largim ky që realizonte praktikisht njëzhvendosje të tyre nga qendra drejt periferisë, nga qyteti drejt fshatit, nga afërsiadrejt thellësisë.

Shqiptari, më shumë ndoshta se çdo popull tjetër, e ka perceptuar fatin e tijtë lidhur përjetësisht me tokën ku ka lindur. Asnjë centimetër më tej shpirti i tijështë i dënuar të mos gjejë prehje. Jo vetëm shpirti, por madje as trupi. Këtu, nëtokën amtare është i parathënë të sendërtohet destinimi i tij. Më mirë se çdo gjëtjetër e shpreh këtë fakt, thënë ndryshe, këtë fatalitet, togfjalëshi i famshëm: Tokaime, varri im. (Panajoti, Xhagolli, 1983)

1.2. Ikja dhe distanca si fatalitetIkja i ka frikësuar shqiptarët pikërisht për arsye të lidhjes së saj të vetvetishme

me distancën dhe të paarritshmen, lidhje që është gjithmonë e nënkuptuar si pjesëpërbërëse. Përballë saj elemente dhe dukuri të tjera të jetës ngrenë shumë pak peshë.Kështu, për shembull, varfëria i kundërqëndron me dinjitet ikjes, sa herë që biefjala për të zgjedhur. Ndonëse në jetën praktike mund të ketë ndodhur që në mjaftraste zgjidhja të jetë bërë në favor të kësaj të fundit, pra ikja të jetë preferuar si daljenga varfëria, në kujtesë është fiksuar megjithatë e kundërta, pranimi i varfërisë sialternativë e ikjes. Kjo bën që sado të gërmosh në krijimtarinë popullore, në krijimetanonime apo në fjalët e urta, në gojdhënat apo historitë e tregimet çfarëdo, asnjëherënuk do të mund të gjesh një frazë të tillë sfiduese si për shembull Më mirë larg dhei pasur , por përkundrazi, ajo çka ndeshet shpesh është e kundërta. Madje ndodh qëikja dhe largësia të identifikohen jo vetëm me situatën më të mirë ekonomike, por tëpashijuar siç duhet, por edhe me të kundërtën, domethënë keqësimin e saj, pikërishtpër shkak të ikjes. Duke e shtyrë arsyetimin deri në ekstrem, është synuar përsëridemonizimi i së keqes, sido që të shfaqet dhe në çfarëdo rrethanash që të vijë ajo.Improvizimi i përdorur në këtë rast është tepër sfidues: Pse je i leckosur? pyetet.Dhe përgjigja nuk mungon të vijë, ashtu e papritur dhe befasuese: Sepse i shërbejtë huajit! Pra, ikja s është veçse një përulje, një nënshtrim ndaj të huajit. Po tëkemi parasysh se ç përfaqëson i huaji në shumicën e rasteve e të kuptimeve përshqiptarët, gati-gati lihet të nënkuptohet se ikja s është tjetër veçse një nënshtrimdhe shërbim ndaj të keqes, domethënë edhe ndaj armikut. Distanca e largët nukvlerësohet thjesht si një faktor hapsinor, që shërben për të dëshmuar tipologjinë eikjes dhe natyrën e saj. Përkundrazi, prania e këtij elementi ka një karakter të theksuarfunksional. Me largësinë është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë mundësia apopamundësia e kthimit. Ndaj dhe në kujtesë ikja është fiksuar si një diçka epërkohshme. Ky karakter i përkohshëm është i lidhur jo vetëm me paracaktimin qëi bëhet atij që në konceptim, por edhe me fenomenologjinë e ikjes, të jetës si ikës.

Sociologji

Page 46: perpjekja_10

Përpjekja 46

Duke qenë një ndeshje me të papriturën, jeta e mërgimtarit është githmonë në ndeshjeme vdekjen, me vështirësitë, me pamundësinë. Janë pikërisht këto rrethana që endajnë përgjysëm kontingjentin e mërgimtarëve. S ka asnjë dyshim që vetëm njëpjesë e tyre do të kthehen. Një pjesë tjetër janë të destinuar të ngelen përgjithmonëaty, si dëshmi e nënkuptimit se fati i të ikurit endet gjithmonë midis jetës dhe vdekjes.Shumë e panë kurbenë, po pak u kthenë , konkludon vëzhguesi anonim i ikjes.

(ibid)Mbetja përgjithmonë në tokën e huaj është maksimumi i fatit të keq.

Megjithatë edhe shanset e tjera nuk janë më të mira. Edhe pse në krahasim me këtëtë fundit, mbetjen, ato janë më të lakmueshme. Sepse në fund të fundit ato përfundojnënë mënyrë të natyrshme, përfundojnë me kthim. Po si është ky kthim? S ka rëndësise si është ai. Megjithatë para se të vijnë në këtë rezultat, në kthimin, duhet qëikësit të jenë të përgatitur për gjithçka.

Duhet të jenë të përgatitur sepse jeta në emigracion i ngjan një guri që, pasika ikur nga vendi i tij, rrokulliset lehtë pa e ditur se ku do të përfundojë. Ai ështënjë gur që ka humbur bazën e nisjes, që ka humbur destinimin e vet. Dhe gjithëharku i kohës ndërmjet këtyre dy skajeve s është veçse boshësi, një mungesë etrishtuar kuptimi. Sepse me të vërtetë jeta në emigracion s është gjë tjetër veçseendje e vazhdueshme nga njëri pajtues në tjetrin, nga njëri vend në tjetrin, nga njërashpresë në tjetrën.

Kjo endje do të ishte vërtet e pranueshme, nëqoftëse ajo do të realizonte,qoftë edhe në mënyrë të pjesëshme, qëllimin për të cilin është krijuar e funksiononky mekanizëm, jetën më të mirë. Por jo, verdikti është i pamëshirshëm: I mërguari-i verbuari . Dhe me poshtë vjen një destinim, më mirë me thënë një paradestinim,akoma më i keq: I mërguari-i dënuari . (ibid) Jo pa qëllim janë zgjedhur si destinimdy nga gjërat më të padëshiruara për një njeri normal, verbimi dhe dënimi. Nuk karëndësi të thuhet se ç përmasa ka për njeriun fatkeqësia që quhet verbim. Ndërsa nërastin e dënimit, me siguri që nuk është fjala për një dënim çfarëdo, por për njëprivim total të të mirave të kësaj bote, privim që e vendos viktimën në një pozitëtepër të padëshirueshme, të krahasueshme me dënimin tjetër, verbimin, e ndoshtaedhe më të tmerrshëm se të. Se po të ishte ndryshe, po qe se dënimi tjetër, veçverbimit, do të ishte më i lehtë, në mënyrë logjike ai do të ishte i përfshirë brenda tëparit dhe kujtesa do të ishte aq ekonomike dhe pragmatike sa të rezervonte përsëritjene panevojshme për të njëjtën gjë.

Ndoshta zgjedhja e këtyre dy altrnativave, verbimit dhe dënimit, mund tëjetë bërë edhe për një arsye tjetër, për të theksuar karakterin e vështirë, epik, do tëthoshim, të ikjes. Sepse në balladat popullore, krahas me pranimin e pasojave fataletë fatkeqësisë së verbimit, është gjetur gjithmonë një rrugëdalje për të theksuaraftësinë e njeriut për ta sunduar fatkeqësinë e tij, të paktën për të mos iu nënshtruarasaj. Heronjtë e verbër janë gjithmonë të pranishëm, jo vetëm me fatkeqësinë e tyre,por edhe me stoicizmin, shpirtin e qëndresës. Është ky i fundit që i ka bërë ata tëgjithgjendshëm. Në këtë sfond, pra, kuptohet se sa e vështirë dhe e madhërishmenjëkohësisht është ikja. Dorëzimi ndaj saj është pranim vullnetar i fatkeqësisë, por

Sociologji

Page 47: perpjekja_10

Përpjekja 47

që bëhet në emër të një misioni të madh e human. Asnjëherë dhe në asnjë vend nuktheksohet shkaktimi i ikjes për arsye të rëndomta e aq më pak për arsye kuriozitetie luksi.

Krahasimi vërtitet shpesh drejt ballafaqimit me fatin. Motivi i fatit ose, siçthuhet ndryshe, i kismetit është i pranishëm në mjaft raste kur ndihet nevoja eargumentimit të ikjes ose e shkaqeve dhe pasojave të saj. Ikja në shumicën e rasteveperceptohet dhe interpretohet si një nisje në kërkim të një fati më të mirë. Shtytjadrej fatit është një shtytje që ndodh jo thjesht si novacion apo si alternativë normale.Kjo shtytje është e detyruar. Është situata pa rrugëdalje ajo që e kushtëzon këtë tëfundit. Megjithatë, ikja dhe në përgjithësi çdo tentativë për t i shpëtuar fatit të keqtë përbashkët në tokën mëmë është e pafuqishme për të ndikuar në mënyrëpërcaktuese mbi fatin personal apo kolektiv. Ligjet e hekurta të së keqes janë tëpadhunueshme, ato veprojnë në mënyrë fatale dhe individi, kushdo qoftë ai osecilido qoftë fati i tij, nuk mundet veçse t i dredhojë pak, shumë pak domosdoshmërisë.dhe fatit kolektiv. Në fund të fundit Njeriu i mërguar prej mëmëdheut është për jetëfatzi. (ibid) Shikoni se me çfarë tragjizmi është fiksuar në kujtesë dënimi kolektivndaj ikjes. Ajo, edhe kur lejohet të ndodhë, ky kalim nuk mund të realizohet kështunë qetësi, pa u vënë re ose pa u mbajtur mend. Madje edhe më keq: reagimi në disaraste është aq hakmarrës, sa edhe kur ikja pranohet, ajo nuk pranohet ndryshe,veçse si një afrim drejt fatit të zi të përjetshëm. I mërguari është i mallkuar të jetëpërgjithmonë fatkeq, ndërkohë që ndaj mosikësve mund të ndodhë që të bëhet edhendonjë lëshim. Ata edhe mund të shpresojnë se një ditë mund të ndihen më mirë nëvendin e tyre. Tashmë kandari anon dukshëm nga mosikja, ndryshe nga rastet kur nënjë mënyrë ose në një tjetër, ikja pranohej si alternativë e justifikuar dhe kjo bëhejnë emër të kurajos dhe trimërisë personale. Duke dashur, si të thuash, të plotësojëveten, informacioni që gjendet i ngrirë në kujtesë lëshon herë pas here mesazhe tëcilat duket sikur janë kontradiktore, por që s bëjnë gjë tjetër veçse plotësojnë tablonëe pasur të gjykimeve të realizuara kohë pas kohe.

Në fenomenologjinë e dukurive migratore, faktorët shtytës të emigrimit,pavarësisht nga natyra e tyre fillestare, merrnin forma të njëjta dhe shkaktonin tënjëjtin fatalitet. Kjo edhe për rrethanat specifike të emigrimit të shqiptarëve në fundtë shekullit të kaluar dhe në fillim të këtij shekulli: vendet mjaft të largëta ku ataemigronin, mundësitë relativisht të pakta të kthimit dhe për pasojë kthimi i rrallë,ndeshja me kultura të largëta dhe përshtatja e vështirë ndaj tyre, fati i keq i kurbetlliutetj. Është për këtë arsye që në balladat popullore dhe përgjithësisht në këngët ekësaj kohe kushtuar kurbetit, motivi i vdekjes së kurbetlliut është i kudondodhur.(Almanak, 1980) Bir, ti shkon, po vallë a vjen/ Dhe në vjen, vallë a më gjen? eparathotë nëna e pikëlluar fatin e përbashkët të saj dhe të të birit. Sepse vdekja nukmund të vijë vetëm nga përtej detit. Ajo është e pranishme edhe këtu, jo vetëm nëata që ikin, por edhe mes atyre që mbeten. Dhe nëqoftëse ata që ikin kthehen njëditë, kush na siguron se ata që mbeten dhimbja, mosha, uria apo çdo rrethanë tjetërnjerëzore e natyrore do t i lejë të gjallë për të pritur të ikurit?

Kultura popullore e shqiptarëve, e vetëdijshme për pasojat dhe efektet e ikjes

Sociologji

Page 48: perpjekja_10

Përpjekja 48

së tyre, ka sedimentuar në mënyrë prioritare imazhet negative të ikjes. Këto kanëqenë kryesisht të lidhura me vdekjen, të papriturën, ndeshjen me mënyrën tjetër tëjetesës dhe mospërshtatjen si duhet ndaj saj, vetminë, fatkeqësitë e llojeve tëndryshme, ndarjen. Në mënyrë të qartë është artikuluar kontrasti i thellë me jetëndhe botën e autoktonëve. Ky kuadër dramatik i ka dhënë tone tepër të ashpradallimeve midis dy botëve: shqiptare dhe të huaj.

Një tjetër motiv që në mënyrë konstante ka influencuar në imazhinkontradiktor të emigrimimit në kujtesën kolektive të shqiptarëve ka qenë fatalizmi.Të mësuar në historinë e tyre me fatalitete të të gjitha llojeve, shqiptarët nuk e kanëpasur për gjë, madje e kanë shndërruar në një normë të mekanizmit të tyre vlerësuespër ngjarjet evidentimin më së pari të pasojave negative të dukurive të caktuarashoqërore. Ikja nuk mund të bëjë përjashtim nga kjo. Ky ndryshim i fatit të tyre ngai popujve të tjerë nuk mund të kalojë pa lënë gjurmë në kujtesën dhe vetëdijen eshqiptarëve. Madje, të mësuar me ndryshimin, ata nuk e kanë për gjë të pranojnë seedhe midis tyre fati është jo i njëjtë. Duket sikur një instrument i padukshëm zhvendosgjithnjë drejt së keqes fatin e secilit. Dhe përfundimi është i hidhur, por jo i papritur:Mora udhën e kurbetit/Vajta ku ndahet kismeti/Po kismetin tim ç e gjeti/Që s është

ndër shokë i shkreti?/E mori nga pas laneti/Pa mori thellë Frengjinë/Triesten dheItalinë/Më la për lumë fatzinë.

Mbetet gjithnjë interesante të vëzhgohet se si pasojat sociale të emigrimitpërshkojnë tërë segmentet e jetës shoqërore në atdhe. Ikja është një veprim medimensione mjaft të mëdha, ndoshta nga më të mëdhatë e një veprimi të mundshëmtë njeriut. E fiksuar në kujtesën e tyre, ajo shfaqet si një e keqe universale, një fishekqë plagos tërë sferat e jetës, të tëra instancat e saj, të tëra labirinthet. Madje edhedukuritë më normale e më të padiskutueshme të jetës së njeriut emigrimi i ve nëpikëpyetje, në dyshim. Shikoni se ç thyerje të madhe ka shkaktuar ajo në tipologjinëe jetës së përditshme të shqiptarkave: Ç na u hap një kurbet i ri/Na mbenë çupattërë në shtëpi. Pjella më e keqe e ikjes është një ikje tjetër, e një lloji të veçantë, njëikje jo në hapësirë e në kohë, por në dimensionin tjetër të jetës, në vazhdimësinë esaj. Ajo tenton ta ndërpresë këtë vazhdimësi. Fakti që ndër karakteristikat kryesoretë dukurive migratore të shoqërisë ka qenë në të gjitha kohët e në të gjitha vendetnatyra e saj mashkullore, nuk është një konstatim i thjeshtë sociologjik e demografik.Ajo është sipari dhe fundi i një drame të madhe pannjerëzore, e përbashkët për tëgjitha vendet që e kanë vuajtur dhe e vuajnë ikjen. Aradha vajzash të reja në pritjetë fatit të tyre, kjo është një pamje normale e fshatrave dhe e qyteteve prej nga kandodhur e vazhdon të ndodhë kjo hemoragji. Në kushtet e këtij dominimi të detyruare artificial të seksit femëror, përveç të këqiave të tjera, mund të pritet edhe vetëeksodi i femrës, i shkaktuar nga vitet e gjata të pritjes dhe eksperienca e hidhur.Përveç pritjes së gjatë të nënës, të gruas, një hapësirë të pamatë në kujtesën kolektiveka mbajtja e premtimit për martesë ndaj të dashurit të mërguar, që s ka mbërritur eqë s dihet në do të mbërrijë ose jo. Në një farë mënyre këtu hyn midis pasiguria përantonomasinë, gruaja e kërcënuar nga thyerja e vijës së saj normale të jetës, poredhe pasiguria e kombit dhe e të ardhmes së tij, të bazuar pikërisht në këto rrënjë që

Sociologji

Page 49: perpjekja_10

Përpjekja 49

rrezikojnë të thahen, po qe se do të bëhet realitet ajo që pritet: eksodi edhe i femrës.Gruaja, simboli i vazhdimësisë së jetës, mbi të cilën është ushtruar në të gjithakohrat e vendet çdo tip i kontrollit social, i kodifikuar në mënyra të ndryshme, meikjen e saj i sfidon të gjitha: kontrollin social, familjar dhe androcentrik. Nëimagjinatën e tij populli, i tmerruar ndoshta nga pasojat katastrofike të asaj qëmendon se do të ndodhë në mënyrë të pashmangshme, ka nxituar të krijojë dyshiminpër të ardhmen e tij dhe të popullit e kombit të vet për ta përdorur si barrierë ndajikjes.

Mekanizmi migrator, duke u zgjeruar në dimensionet e tij, duke zmadhuar eimplikuar një numër gjithnjë e më të madh njerëzish, do t ia arrijë me siguri tëpërfshijë në valën e vet edhe femrën. Ky është një rrezik real i së ardhmes, për tëcilin kultura dhe vetëdija e popullit e jep alarmin në kohë, që nesër të mos jetë vonë.Jo pa qëllim ajo i zmadhon dhe i dramatizon dimensionet e së keqes së pritshme.Ky zmadhim bëhet me qëllim që opinioni të jetë sa më i përgatitur për këtë të keqe,dhe për më tepër të bëhet sa më i ndërgjegjshëm për ta parandaluar atë. Kujtesashfaqet në formën e një profilaksie ndaj së keqes. Ky operacion ekzorcizimi që ajou imponon bashkëkombasve bëhet pikërisht për këtë qëllim. A e ndjeni se ç pondodh?, don të thotë anonimi që bëhet zëdhënës i saj, familja po kërcënohet, fshatipo kërcënohet, krahina po kërcënohet, kombi po kërcënohet. Ky reagim i zgjuarndaj këtij mekanizmi, i cili po vë në pikëpyetje gjithshka të krijuar e të arritur deritani, edhe pse i ashpër e i amplifikuar, është gjithsesi i motivuar.

Këto mesazhe të qarta të kujtesës kolektive nuk kanë rënë në vesh të shurdhër.Nga koha në kohë janë bërë përpjekje që ato të minimizohen ose prej tyre të gjendetnjë rrugëdalje.

Në kohën tonë vërehet një dukuri interesante, që është pasojë e mësimeve tënxjerra nga eksperienca kombëtare e emigrimit: ulja e moshës së martesës për tëdyja sekset, nën trysninë e largimit të meshkujve. Sidomos në rrethet jugore të vendit,emigrimi ka shpënë në modifikime të rëndësishme të institucionit të martesës dhefamiljes. Ulja e moshës së martesës është njëra prej tyre. Por nuk është vetëm kjo.Dukuria e emigrimit të femrave është gjithashtu e pranishme në zona të ndryshme tëvendit. Kjo kushtëzohet nga lehtësitë e dukshme në punësimin e tyre krahasuar meburrat. Për rrjedhojë është mashkulli ai që ka marrë përsipër rregullimin e jetës dhetë veprimtarisë së përditshme të shtëpisë, në kushtet kur kjo e fundit ka emigruar.Një tjetër dukuri që meriton vemendje është emigrimi familjar, i detyruar si ngaeksperienca ashtu edhe nga nevojat dhe mundësitë praktike të realizimit të tij.Sidoqoftë, dukuria e të ashtuquajturit eksod i femrës , në kuptimin që ajo mbeteje mbyllur brenda mureve të shtëpisë, po realizohet sot me korrigjimet e shpjegueshmetë kohës dhe rrethanave të reja që ka krijuar ajo.

Ky trishtim që pushtonte kohë pas kohe jetën e emigrantëve dhe të familjevetë tyre shtyhet në raste jo të pakta edhe më tej. Nga ky stereotip i tipit të njeriut dhei jetës së tij mori formë stereotipi i njeriut dhe i jetës së shqiptarëve; skepticizmi,melankolia, trishtimi etj. janë elemente që zënë vend jo të vogël në fenomenologjinëe jetës së tyre në kohët e shkuara. Imazhet e sintonisë me këtë lloj jete kanë qenë

Sociologji

Page 50: perpjekja_10

Përpjekja 50

normale për shqiptarët. Në tokat që për një kohë të gjatë kanë ngelur të papunuara,në pritjen e gjatë të grave, në ngjyrën e zezë të veshjes së grave në shumicën ezonave të vendit, ka padyshim ndikimin e vet edhe jeta në mërgim e vetë mërgimi,kaq i pranishëm në jetën e tyre të vështirë.

1.3. Distancë midis konceptimeve sociologjike dhe mendimit shqiptarMungesa për një kohë të gjatë e kushteve dhe e mundësive për një debat

pluralist ndërmjet disiplinave sociale dhe ekonomike dhe e shkëmbimit të lirë tëideve të ndryshme, të ndryshme në kuptimin e vënies në diskutim të parimevethemelore të sistemit, ka sjellë si pasojë që edhe përsa i përket kuptimit, shpjegimitdhe interpretimit të dukurive dhe proceseve të migrimit të popullsisë, sidomos tëemigrimit jashtë vendit, të ekzistojë një boshësi e ndjeshme. Në mendimin ekonomikdhe shoqëror shqiptar të 50 vjetëve të fundit nuk janë artikuluar ose lejuar tëpublikohen ide të tilla që flasin për rëndësinë e proceseve migratore për vende tëndryshme, ose për vështrimin e këtyre proceseve si një strategji bashkëkohore ezhvillimit të vendeve në zhvillim (Perrone, 1990), si një riekuilibrim dherishpërndarje në nivel planetar të burimeve disponible të zhvillimit të prodhimit(Macioti, Pugliese, 1991), si një dukuri që kërkon trajtim politik e social, jashtëparagjykimeve raciste (Ferraroti, 1988; Perrone, 1995), etj.. Përkundrazi, në vazhdimtë nënshtrimit të mendimit shoqëror ndaj filozofisë, ideologjisë dhe politikës zyrtareka sunduar mendimi që e konsideronte emigrimin si një dukuri traumatike përshoqërinë.

Ka ndodhur një disakordancë e çuditshme midis mendimit shoqëror shqiptardhe trajtimeve të sociologjisë bashkëkohore përsa i përket çështjeve që lidhen meemigracionin. Në sociologjinë bashkëkohore kanë dominuar për një farë kohe idetedhe interpretimet mbi emigracionin si një dukuri ekonomike dhe është ndalur disigjatë në pasojat ekonomike të tij për zhvillimin e vendeve dërguese, me një potencialtë lartë migrimi të popullsisë (Motura, Pinto, 1996). Ndërsa në mendimin shoqërorshqiptar, i ndikuar ndoshta përveçse prej mendimit zyrtar edhe prej një pjese tëkrijimtarisë folklorike, janë mbivlerësuar dhe vënë më shumë sesa duhet në dukjeaspektet dhe pasojat sociale të ikjes, largimit të shqiptarëve prej vendit të tyre.Është pikërisht ky këndvështrim i njëanshëm që ka ndikuar në formulimin e njëmentaliteti tërësisht negativ ndaj ikjes dhe emigrimit, mentalitet që i ka anashkaluarjo pa qëllim efektet pozitive të tij mbi jetën e një vendi, të një kombi.

2. Në kantierin e studimeve sociologike për emigriminNga disa intervista të realizuara në vitin 1995, në kuadrin e një projekti

studimor mbi potencialet emigruese të popullsisë shqiptare, më lindën qysh në atëkohë disa hipoteza, një pjesë të të cilave edhe i kam parashtruar e trajtuar në punimete botimet e mëvonshme, (Barjaba, 1995; Barjaba, Perrone, Lapassade, 1996) ndërsanjë pjesë jo. Ngjarjet që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë dy viteve të fundit kanëkonfirmuar mjaft prej hipotezave të ngritura në atë kohë dhe kanë rrëzuar, gjithashtu,mjaft prej tyre.

Sociologji

Page 51: perpjekja_10

Përpjekja 51

2.1 .Emigrimi si pasojë e diferencimit ekonomik dhe shoqërorStruktura ekonomike e shoqërisë shqiptare nuk ka shënuar, në përgjithësi,

ndryshime të ndjeshme gjatë viteve të fundit. Janë vërejtur, megjithatë, aty-këtu,disa zhvendosje të enklavave të varfërisë apo të pasurisë. Tabloja e disniveleveekonomike e sociale është pasojë e ligjësive që ka ndjekur formimi i këtyre enklavave,pasojë përveç të tjerash, e shpërdorimit dhe abuzimit me pushtetin politik osemargjinalizimi prej këtij të fundit.

Shtresat e varfëra përfaqësonin në atë kohë, sipas vlerësimeve të përafërta,rreth 70% të popullsisë së vendit dhe përbëheshin kryesisht nga ajo pjesë e popullsisëqë nuk kishin njerëz në emigracion, nga familjet me fëmijë të vegjël për të rritur,nga njerëzit që kishin humbur punën dhe jetonin me të ardhurat e asistencës ose tëpërkrahjes sociale, (të cilat nuk mjaftojnë as për të blerë sapun) shtresat e popullsisëtë goditura politikisht dhe ekonomikisht, familjet e punonjësve të arsimit, ushtarakëvee disa shërbimeve të tjera publike, shtresat e popullsisë të margjinalizuara për arsyeregjionalo-politike, shtresa e punëtorisë, njerëzit e punës së krahut dhe punëve tëtjera të rëndomta, fshatarët dhe banorët e tjerë të zonave të thella, intelektualët,njerëzit që nuk zotëronin ndonjë profesion me të cilin do t i bënin ballë jetës,pensionistët, invalidët, të sëmurët, të paftët fizikisht si dhe njerëzit e tjerë pa përkrahjeetj.

Ndërsa shtresat e pasura të shoqërisë përbëheshin kryesisht nga funksionarëtose ish funksionarët e lartë, të cilët shfrytëzojnë për pasurimin e tyre privilegjet qëu jepte ose u jep pushteti politik, ata që kishin pasur mundësi për tu lidhur me tëhuajt e ardhur për të investuar në Shqipëri, mundësi investimi ose biznesi në fillimtë fazës së tranzicionit, mundësi komunikimi, marëdhëniesh e lëvizjesh jashtë shtetit,etj. Hipoteza: nga dukuria e trashëgimit dhe e vazhdimësisë së elitës së shoqërisë(Pareto, 1968) si edhe e disa entiteteve themelore të saj nuk bën përjashtim asshoqëria shqiptare.

Ndër rrugët kryesore të vënies të pasurisë prej këtyre shtresave mbetenshpërdorimi i pasurisë kombëtare dhe ndarja e padrejtë e saj, duke favorizuar njëpjesë të vogël të popullsisë, kryesisht sipas motivesh politike e fisnore, spekullimin,kontrabandën, vjedhjet, grabitjet etj. Është kjo njëra nga arsyet që klasifikimin njerëztë pasur-njerëz të varfër përgjigjedhënësit (por jo vetëm ata) e bënë duke u mbështëuredhe në një kriter tjetër të përgithshëm moral: të varfër janë të ndershmit dhe tëpasur janë bërë të pandershmit, (vjedhësit, kriminelët, spekulatorët, kontrabandistëtetj.) Si ka mundësi që të blihen nga një ose disa individë objekte si hotele, fabrikae madje të synohen edhe hidrocentrale, vlera e të cilëve arrin edhe miliona dollarë?A ka mundësi që me punë apo çfardo lloj biznesi të ndershëm e të ligjshëm, tësigurohen për një kohë kaq të shkurtër të ardhura të tilla? Kjo mund të ndodhëvetëm në rrugë, me mjete e forma jo ligore, vetëm nëpërmjet spekullimeve ekontrabandës në përmasa të mëdha.

Diferencimi në gjendjen ekonomike të popullsisë paraqitej dhe paraqitet endei theksuar edhe në aspektin gjeografik e territorial. Në qytetet e vogla, njerëzit

Sociologji

Page 52: perpjekja_10

Përpjekja 52

përpiqen ta përballojnë jetesën nëpërmjet biznesit të vogël, abuzimit me punën e tëmiturve, ose tregëtisë ambulante. Ndërsa në rastin e qendrave urbane, ish zonaindustriale aktualisht jo në funksionim, paraqitej (dhe paraqitet ende) imperativeçështja e ekzistencës së tyre. Në qytete të tilla si Vlora, Shkodra etj., duke qenë seshteti ka bërë shumë pak për punësimin e njerëzve, ata janë përpjekur të gjejnë vetëalternativat e sigurimit të jetës së tyre, nëpërmjet rrugëve dhe formave kryesisht tëpaligjshme. Banorët e këtyre zonave rezultonin (dhe rezultojnë) më të kërcenuar seçdo grup tjetër i shoqërisë nga sfidat e të ardhmes. Keto grupe shoqërore ishin dhembeten ndër burimet kryesore të flukseve migratore.

Në këtë mënyrë, përveçse mbijetesa ishte e pagarantuar, në qytetet e vogla,ashtu si edhe në qytetet e mëdha të vendit, qenë krijuar ose po krijoheshin premisatpër lulëzimin e krimit.

Porti i Vlorës ka qenë gjatë pesë-gashtë viteve të fundit pista më e sigurtëdhe më masive e realizimit të trafikut klandestin. I ashtuquajtur klandestin, pasi nëVlorë dhe në gjithë Shqipërinë njihej nga të gjithë (qytetarët dhe institutcionet)ushtrimi i këtij aktiviteti të paligjshëm. Në mjedise të ndryshme të qytetit të Vlorës,jo vetëm ndër skafistët, ka sunduar mendimi se transporti klandestin nëpërmjetskafeve është njëra prej rrugëve kryesore të sigurimit të mbijetesës për popullsinë ekëtij qyteti. Njëri ndër efektet më pozitive të tij është hipotezuar të jetë ulja e ritmevetë kriminalitetit, një hipotezë kjo interesante që kërkonte të verifikohej nga sociologët,psikologët, juristët e kriminalistët. Ishte lehtë të konkludoje se transporti klandestinkishte zbutur disi situatën e rëndë ekonomike dhe shkallën e lartë të papunësisë sëmoshave të reja në këtë qytet. Skafistet konsideroheshin atëhere si heronjtë e qytetit.Madje, njeri prej tyre ma tha qartë dhe jo pa krenari: Vlora po mbijeton në sajë tëveprimtarisë sonë. (Barjaba, Perrone, 1996)

Kjo ndodhte kur në Vlorë dhe disa rajone të tjera të Shqipërisë së Jugut,kishte filluar lulëzimi i piramidave famëkeqe dhe shumica e qytetarëve shikoninte ato mundësinë e vetme të mbijetesës. Duke intervistuar këta njerëz të thjeshtë nëVlorën e braktisur dhe të vendosur me cinizëm në udhën e një pasurimi (më mirëme thënë, mbijetese) të paqëndrueshme, false e ilusore, nuk ishte e vështirë të dallojeankthin dhe pasigurinë e tyre. Natyrshëm, më lindi pyetja, që do t i kishte lindurcilitdo studjuesi: Çdo të ndodhë një ditë që këto burime të paqëndrueshme dhe tëpaligshme të jetesës së popullsisë do të pengohen, për arësye të ndryshme, të pushojnësë ekzistuari ? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e dhanë zhvillimet e dimrit e të pranverës1996-1997 në Shqipëri, kur pas rrëzimit njëra pas tjetrës të firmave piramidale, urrëzua me një rropamë marramendëse tërë ngrehina e shtetit. Doli sheshit se meinstalimin e këtyre piramidave lidhej jo vetëm egsistenca dhe mbijetesa e qytetarëvetë thjeshtë të Shqipërisë, por vetë egzistenca e shtetit. (Barjaba, 1997a)

2.2. Nga clandestine në displaced people : evoluimi marramendës ifaktorëve shtytës politikë

Në Shqipëri kanë ndodhur diferencime të thella ekonomike e sociale midispjestarëve e shtresave të caktuara të shoqërisë. Kjo duket edhe në treguesit e situatave

Sociologji

Page 53: perpjekja_10

Përpjekja 53

të ndryshme familjare e personale të qytetarëve. Deri nga mesi i vitit 1996 ështëvërejtur një përmirësim gradual i situatës ekonomike të familjeve shqiptare. Kjo kandodhur për disa arësye, ndër të cilat më kryesoret kanë qenë të ardhurat ngaemigracioni si dhe veprimtaria e firmave rentiere, të cilat nuk mund të mohohet se ifashitën disi, ndonëse përkohësisht, problemet e mëdha ekonomike e sociale qëmund të lindnin nga ritmet e larta të papunësisë si edhe diferencimi i thellë ekonomike shoqëror në popullsinë shqiptare. Pasojat e këtij diferencimi duken qartë tani, kurpas rënies së këtyre amortizatorëve të përkohshëm, në Shqipëri shpërthyen të githapasojat e pritshme nga ndërtimi i politikave ekonomike e sociale afatshkurtëra aamortizuese vetëm në dukje.

Egzistojnë koncepte dhe vlerësime jo të njëjta mbi përmasat e këtij diferencimisi edhe faktorët që i detyrojnë shqiptarët të emigrojnë. Nga sondimi i pikëpamjevedhe opinioneve të qytetarëve mbi klasifikimin e shtresave ose të grupeve shoqëroremë të varfëra, rezulton se një pjesë e tyre konsiderojnë si më problematike situatëne familjeve ose të familjarëve, pra vendosin një kriter matjeje që ka lidhje me statusincivil të qytetarëve. Ndërkohë që shumica syresh mendojne se klasifikimi i mësipërmduhet bërë jo duke u nisur nga statusi civil i njerëzve, por nisur nga pozicioni i tyrenë nivelet dhe hierarkinë e shoqërisë. Sipas këtij gykimi, që sipas sondazheve rezultontë jetë mbizotëruesi, ndër shtresat më të goditura nga kjo gjendje mund të veçojmëpunëtorinë, intelektualët dhe njerëzit pa përkrahje.

Faktorët që e kanë përcaktuar dhe e përcaktojnë këtë vendosje janë tëndryshëm, por midis tyre shihet qartë veprimi dhe influenca e atyre politike. Në këtëkuptim, emigrimi i shqiptarëve, sado masiv dhe i dominuar përgjithësisht prejfaktorëve shtytës ekonomikë, ka ruajtur githmonë nauncat e tij politike. Kulminveprimi i këtyre faktorëve e arriti në dimrin dhe pranverën e vitit 1997, kur mijraqyetarë (sipas vlerësimeve të autoriteteve italiane mbi 14 000) zbarkuan në brigjete Italisë (Repubblica, 1997).

Emigrimi vazhdon të mbetet amortizatori më i fuqishëm ekonomik dhe sociali shoqërisë shqiptare. Mund të themi, pa hezitim, se para shpërthimit të revoltëspopullore qëndrueshmëria ekonomike dhe sociale e Shqipërisë ishte një derivat isituatave që përjetonte emigracioni shqiptar në Greqi dhe në Itali. Tashmë ky faktor,pra emigrimi, ndonëse e ruan ende funksionin e tij, nuk mund të shërbejë më si njëamortizator në përmasat e viteve të mëparshme. Kjo ndodh për disa arsye, ndër tëcilat mund të përmendim:

a. Mundësitë e kufizuara që ofrojnë dy shtetet fqinje, Greqia dhe Italia, përthithjen e forcave të huaja të punës, për shkak të reformave të thella ekonomike,financiare dhe institucionale që dy vendet fqinje të Shqipërisë po realizojnë kohët efundit, në tentativat e tyre për t iu afruar standarteve që imponojnë strukturat eBashkimit Europian.

b. Rritja e valës kundër emigrantëve në mjaft grupe e kategori të popullsisësë këtyre dy vendeve, e shkaktuar sidomos nga stigmatizimi, inkriminimi dhedemonizimi i emigrantëve shqiptarë, duke përdorur si pretekst përfshirjen e një

Sociologji

Page 54: perpjekja_10

Përpjekja 54

pjese të emigrantëve shqiptarë në veprimtaritë antiligore dhe trafiqet e ndryshme nështetet fqinje. Është interesante të theksohet se një klimë e tillë intolerance dheraciste vjen duke u theksuar në Itali në po ato përmasa si edhe në Greqi, megjithëseprezenca e emigrantëve shqiptarë në të dy vendet shënon ndryshime të theksuara.Këto ndryshime kanë të bëjnë si me shkallën e ndryshme të instalimit të emigrantëveshqiptarë (akordimit të leje-qëndrimit e të punës) ashtu edhe me raportet thellësishttë ndjeshme midis popullsisë vendase dhe komunitetit të emigrantëve shqiptarë nëtë dy vendet. Në Itali rezultojnë të sistemuar me leje-qëndrimi më shumë se gysmae emigrantëve shqiptarë, ndërkohë që në Greqi kjo kategori është shumë më e paktë.Në se në Greqi gjejmë pak a shumë 1 emigrant shqiptar në 20-25 grekë, në Italigjejmë përafërsisht 1 emigrant shqiptar në 650-700 italianë. E megjithatë intolerancaështë pak a shumë në të njëjtën shkallë. (Barjaba, 1997b)

c. Një pjesë e të ardhurave nga emigracioni, mund të themi pjesa më e madhe,kanë përfunduar si edhe paratë e tërë shqiptarëve, në labirintet e ngatërruara tëfirmave piramidale, prej nga vështirë se mund të rikthehen më. Pas 6-7 vjetëshpërvoje emigratore, në Shqipëri nuk kemi vërejtur ende asnjë shenjë të dukshme tëemigracionit të kthyer, asnjë investim serioz që të vijë prej emigrantëve dheemigracionit. Një situatë të tillë nuk e gjejmë në asnjë rast të përvojës emigratore tëvendeve të tjera.

d. Efektet rindërtuese të emigrimit të shqiptarëve ndërlikohen edhe për shkakse, sikurse theksuam më lart, ky fenomen kohët e fundit është shmangur drejt njëemigrimi jo ekonomik, duke marrë, sidomos gjatë pranvërës 1997, formën e njëemigrimi të detyruar të njerëzve të frikësuar prej zhvillimeve dramatike në vendin etyre, dukuri që në literaturën sociologike për emigracionin njihet si forced migrationof displaced people .

Veprimi i disa amortizatorëve ekonomikë e socialë, si emigrimi, firmatpiramidale, kontrabanda, trafiqet e ndryshme etj, i kishin dhënë tablosë së shoqërisënjë pamje të gënjeshtërt, iluzore dhe, siç rezultoi nga zhvillimet e fundit, potencialishtshumë të rrezikshme. Në këto kushte, kur vepronte funksioni amortizues, tipologjiae situatës ekonomike të familjeve shqiptare paraqitej pak a shumë si më poshtë: 1.gjendje shumë e rëndë, 2. gjendje e rëndë, 3. gjendje e pakënaqshme, 4. gjendje ekënaqshme, 5. gjendje luksi. Në secilën prej këtyre gjendjeve përfshiheshin grupetë caktuara familjesh. Në grupin e parë dhe të dytë, të cilat vlerësoheshin në njëgiendje shumë të vështirë ekonomike, hynin ato familje pjesëtarë të të cilave ishinpjesërisht ose tërësisht të papunë dhe që për këtë arsye përfitonin ndihmë ekonomikeose sociale, e pamjaftueshme për të siguruar jetesën. Në grupin e tretë përfshihenfamiljet që ende vazhdojnë të kenë pjestarë të tyre të punësuar në sektorë të ndryshëmtë veprimtarisë shtetërore dhe ku paga e garantuar prej shtetit përbën burimin evetëm të jetesës. Grupi i katërt përfshinte familjet që kishin ngritur ose sajuarveprimtari të ndryshme private ose biznes, të cilat përveç mbijetesës, kishin arriturtë siguronin një nivel relativisht të lartë jetese. Në majën e hierarkisë qëndronin atofamilje, burimet e jetesës së të cilave siguroheshin nga biznesi në përmasa të mëdha

Sociologji

Page 55: perpjekja_10

Përpjekja 55

ose nga veprime të tjera të paligjshme, si kontrabanda, mashtrimi, vjedhjet, krimietj.

Rënia e faktorëve të mësipërm, (piramidave) ose kufizimimi i funksionit tëdisave prej tyre (trafiqeve, kontrabandës, emigracionit) solli ndryshime të ndjeshmeedhe në tipologjinë e situatës ekonomike të familjeve shqiptare. Më së shumti kriterii përfshirjes së tyre në njerin ose tjetrin grup familjesh mbeten përmasat e dëmtimitnga rënia e firmave piramidale, në veçanti dhe nga mosveprimi i faktorëve të tjerëamortizues në përgjithësi. Mund të shikohet, qoftë edhe duke analizuar tablonë ejetës së përditëshme të familjes, se shoqëria shqiptare po devijonte drejt një gjendjejeanomalie të përgjithshme, jashtë veprimit të çdo ligjësie themelore të ekonomisë sëtregut.

Si një tjetër pikë referimi për karakteristikat e tranzicionit shqiptar ështëpërdorur vitet e fundit prej analistëve situata në vendet e tjera të Europës Lindore,të cilat po përjetojnë kalimin nga totalitarizmi në demokracinë pluraliste. Më shumëse në spondet e tjera krahasuese, këtu ka qenë i pranishëm konsensusi: të gjithë papërjashtim kanë pohuar se Shqipëria ka pasur një tranzicion më të lehtë se disavende të tjera. Madje disa studjues shqiptarë, të cilët kanë realizuar sondazhet eEurobarometrit në Shqipëri, kanë synuar t i mbushin mendjen opinionit dheinstitucioneve ndërkombëtare (bashkatdhetarëve të tyre nuk ua mbushin dot) seshqiptarët kanë qenë dhe mbeten populli më i suksesshëm, më optimist dhe më ikënaqur nga zhvillimi i reformave në vendin e tyre. (Eurobarometër, 1995). Meinxhinierinë e tyre sociologike këta studjues i kanë ardhur për shtat si synimeve tëpushtetit politik në Shqipëri për ta paraqitur situatën rozë, ashtu edhe njohjes sëpërciptë (për të mos thënë mosnjohjes) prej disa organizmave e institucionevendërkombëtare të gjendjes reale të vendit. Epërsitë e tranzicionit të Shqipërisë janëparë si në planin politik, ashtu edhe në planin ekonomik. Në planin politik ështëpërdorur shpesh krahasimi me vende të tilla si Rumania, (ngjarjet e Timishoarës)ndërsa në planin ekonomik është mjaftuar me akrobacitë e institucioneve financiaretë vendit me disa tregues makroekonomikë dhe makrofiananciarë. Si në njërin aspekt,ashtu edhe në tjetrin, i është shmangur evidentimit të problematikave reale ekonomikee politike të vendit, i është shmangur, si të thuash, tenxheres që ziente dhe që njëditë shpërtheu dhe përmbysi gjithshka, duke bërë pluhur e hi fjalët e bukura tëpolitikanëve, studjuesve, oratorëve, optimistëve dhe në përgjithësi lajkat e sejmenëvetë politikës. Këto ngjarje ndryshuan thellësisht edhe dukuritë migratore të popullsisëshqiptare, duke shpënë drejt formimit të vrullshëm të modeleve të reja migratore,midis të cilëve transformimi i shqiptarëve nga emigrantë kryesisht ekonomikë oseklandestinë në njerëz që largohen prej vendit të tyre, të detyruar nga trazirat politikedhe pasiguria e jetës.

2. 3. Fëmijët e semaforeve

Emigrimi i fëmijëve ka pasur githashtu karakter masiv që në ikjen e parëmasive të shqiptarëve prej vendit të tyre gjate periudhës 1990-1991. Eshtë e njohur

Sociologji

Page 56: perpjekja_10

Përpjekja 56

se qysh më 1991 në Itali, për shembull, gjendeshin mbi 2000 fëmijë shqiptarë tëpashoqëruar nga prindet. (ACMS, 1995) Ndërkohë, sipas të dhënave jo zyrtare,rreth 20 000 fëmijë shqiptarë ndiqnin gatë vitit 1995 shkollat greke. (Philallilia,1995)Ata fëmijë që ndeshim rëndom nëper kryqezimet dhe semaforët e Athinës e qytetevetë tjerë të Greqisë janë në një mënyrë ose në nje tjeter pasqyre dhe rezultat izhvillimeve politike, shoqërore dhe arsimore në Shqiperi. Në vendin pritës tëemigrimit është riprodhuar në këtë mënyrë problematika sociale e vendit dërgues,duke shkaktuar për pasojë transferimin e dukurive shoqërore nga njeri shtet në tjetrinsi edhe implikime të tjera politike, shoqërore, morale, psikologijke etj. Më të shumtëte fëmijëve, të cilët janë bërë pre e Mafias se abuzimit me të miturit i takojnë familjeveproblematike në Shqipëri: më së shumti familjeve me një prind ose me prindër tëdivorcuar, familjeve që jetojnë në kushte të rënda ekonomike ose atyre në të cilatvërehen situata problematike në mardhëniet midis anëtarëve, sidomos prindërve, tëshkaktuara kryesisht nga përdorimi i dhunës, alkolizmi etj. Se ç burim i pasur janëdukuri të tilla dhe si ndikojnë ato në ritmet e larta të emigrimit të fëmijëve dhe tëabuzimit me ta në mjedise të ndryshnme të shtetit fqinj, mjafton të evidentojmëritmet e divorceve në Shqipërinë e vitit 1995. Sipas të dhënave të Gjykatës sëTiranës, në kryeqytetin e Shqipërisë, një në çdo dy martesa të realizuara vitet efundit, përfundon në divorc. (Barjaba, 1995)Karakteri masiv i emigrimit të shqiptarëve në ditët e sotme është njeri nga faktorëtqë nxit ose të paktën krijon kushte për shfrytëzimin e fëmijëve. Ky shfrytëzim ështëgithashtu i lidhur me tipare të tjera të emigrimit të tyre: karakterin klandestin dheritmet e larta të emigrimit familjar. Tipologia e emigrimit të shqiptarëve është e tillëqë ata, si të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit, (Booth, 1992) priren drejt emigrimitfamiljar. Këto tipare, në kushtet e kufizimeve institucionale e ligjore të shtetit grek,jo vetem që ndërlikojnë qëndrimin e emigrantëve, por krijojnë edhe tensione tënatyrshme midis tyre dhe institucioneve të shtetit grek si edhe vështirësojnë procesine integrimit të emigrantëve në jetën e shoqërisë greke. Ligji grek mbi të huajt nukparashikon të drejtën e sjelljes së familjes e të fëmijëve as për emigrantët e ligjshëm(Fakiolas, 1995) e jo më për ata që janë klandestinë.Emigrimi dhe karakteri masiv i tij kanë sjellë e po sjellin modifikime të ndjeshmenë procesin e socializimit të brezit të ri të Shqipërisë. Kështu, tabloja e socializimittë tyre është plotësuar me aspekte të reja te imponuara nga emigrimi dhe ka marrëpak a shumë këtë pamje:

a. Kalimi nga shkolla në shkollë. (Fëmijët që emigrojnë në Greqi, dhe mëpak në Itali, bashkë me prindët e tyre);

b. Kalimi nga shkolla në punë (Fëmijët që emigrojnë pjesërisht me prindëtdhe pjesërisht pa ta ose edhe pa dijenine e tyre);

c. Kalimi nga shkolla në rrugë (Fëmijët që emigrojnë kryesisht pa prindëtose që janë pre e rrjetit të Mafies shqiptare, greke dhe italiane)

d. Kalimi nga puna në punë (Fëmijët, të cilët kanë braktisur me kohë shkollënnë Shqipëri dhe që emigrojnë bashkë me prindët ose pa ata dhe sistemohen në punë

Sociologji

Page 57: perpjekja_10

Përpjekja 57

të ndryshme në Greqi)e. Kalimi nga puna në rrugë (Fëmijët që braktisin punën në Shqipëri, pasi

kanë braktisur më parë shkollën, dhe emigrojnë, kryesisht pa prindët ose jashtëkujdesit të tyre dhe që për këtë arësye bien pre e rrjetit të shfrytëzuesve shqiptarë,grekë ose italianë) Në të gjitha rastet, me përjashtim të rastit të parë, kemi njëshmangie të procesit të socializimit të tyre nga socializim konsumues në socializimprodhues ose deviant. (Barjaba, 1996)

Rruga, duke u shndërruar në një destinim të fëmijëve emigrantë, merrfunksione të shumëfishta. Për një pjese të tyre ajo është thjesht një vend pune,kryesisht larje e xhamave dhe pastrim i makinave, veprimtari që në disa rasteushtrohet edhe me dijeninë ose shtytjen e prindërve. Për një pjesë tjetër është vendiku fëmijët, kryesisht meshkujt, ushtrojnë profesionin e lypësit, disa herë me pëlqimindhe shtytjen e prindërve e në raste të tjera si një pjesë e mekanizmit të Mafies, e cilai ka rekrutuar dhe i përdor si fuqi punëtore. Në raste të tjera, për femrat që kanëarritur ose janë në prag të arritjes së pjekurisë seksuale, rruga është arena prej ngaato startojnë, me ose pa pëlqimin e tyre, drejt ushtrimit të profesionit të prostitutës.

Hipoteza: si pasojë edhe e ritmeve të larta të emigrimit familjar e minor,procesi i socializmit të brezit të ri të Shqipërisë po shmanget drejt socializimitprodhues dhe jo konsumues. Në këtë aspekt Shqipëria në vend që të ndiqte rrugëne afrimit me vendet europiane, po kristalizon disa tregues të përafërt me disa vendetë Amerikës Latine.

Bibliografia:ACMS, 1995 Albanian Center for Migration Studies, Data Bank.Almanak, Korça 1980Barjaba, K. 1995 Pauzat e Integrimit. Europa:TiranaBarjaba,K. Lapassade, G. Perrone,L. 1996 Naufragi Albanesi. Studi, ricerche

e riflessioni sull Albania, Sensibili alle Foglie, Roma. Ne Barjaba, K. Lapassade,G. Perrone, L. 1996 Naufragi Albanesi. Studi, ricerche e riflessioni sull Albania,Sensibili alle Foglie, Roma.

Barjaba,K.,Perrone,L. 1996 Forme e gradi di adattamento dei migranti dicultura albanese inEuropa (Italia, Grecia, Germania) 1992-1995. Ne Barjaba, K.Lapassade, G. Perrone, L.1996 Naufragi Albanesi. Studi, ricerche e riflessionisull Albania, Sensibili alle Foglie, Roma. Ne Barjaba, K. Lapassade, G. Perrone,L. 1996 Naufragi Albanesi. Studi, ricerche e riflessioni sull Albania, Sensibili alleFoglie, Roma.

Barjaba, K. 1996 The children of the streets: case studies of Albanian kidsimmigrants in Greece and Italy, referat ne Seminar The children of the streets,children of the red lights organizaar nga Hellenic Association for the Trainingof Social Workers and HellenicAssociationofRetiredSocial Workers,Athine, 26-27prill.

Barjaba, K. 1997a La ribelione albanese: motivazioni politiche o etniche-

Sociologji

Page 58: perpjekja_10

Përpjekja 58

regionali ? ne Emmanuela C. del Re, Albania punto a capo, SEAM, Roma.Barjaba,K. 1997b L emigrazione albanese in Italia: il nuovo contesto

economico, politico e sociale. Referat paraqitur ne La crisi albanese , Giornatadi Studi, organizaar nga Università di Milano, Dipartimento di Sociologia, 28prill.

Booth, H. 1992 The migration process in Britain and West Gennany, Avebury,Ashgate Publishing Ltd, England.Euroberometer 1995 Central and Easten1 Eurobarometer, EuropeanCommission, Brussels.Fakiolas, R. 1995 Preventing Racism at the Workplace, European Foundationfor the Improvement of Living and Working Conditions, Working Paper.Ferraroti, F. 1988 Oltre il razismo, Armando, Roma.Macioti, M.I., Pugliese, E. 1991 Gli immigrati in Italia, Laterza, Roma-BariMotura,G., Pinto, P. 1996 Immigrazione e cambiamento socciale. Strategiesindacali e lavoro straniero in Italia, Ediesse, Roma.Panajoti, J., Xhagolli, A. 1983 Fjalë të Urta të Popullit Shqiptar, Akademia eShkencave, Tirane.Pareto, V. 1968 The circulation of elites, cituar nga Parsons, T., Shils, E.,Naegele, K., Pitts, J. Theories of Society. Foundations of Modern SociologicalTheory. The Free Press, New York, Collier-Macmillan Limited, London.Perrone, L. 1990 Insediamenti terzomaondiali e mercato del lavoro in una areaperiferica del mezzogiorno: il caso Salento ne Inchiesta.Perrone, L. 199 Porte Chiuse. Cultura e tradizioni afiicane attraverso le storie divita degli immigrati, Liguori, Napoli.Philallilia, 1995 Philallilia, Social and Cultural Organization, Data Bank.Repubblica 1997 La sistemazione degli albanesi nelle diversi regioni d Italia, 18.04.

Sociologji

Page 59: perpjekja_10

Përpjekja 59

Xhevahir Spahiu

MALI I VETËTIMAVE1

Gjideti pa peshk,Ullinjtë në zi.S ka sy e s ka veshë,Ka vetëm Uri.

Në qiejt e shkretuarMbi retë bokërima,Një mal i vetmuarGatuan Vetëtima.

1 Emri i malit në bregdetin e Vlorës

Letra shqipe

Këto poezi u shkruan nëperiudhën e trazirave.Në 1 mars, përvjetorine lindjes, poeti i botoi nënjë cikël më vete nëgazetën Koha Jonë. Iakushtoi "studentëve tëuritur për LIRI".Më gjashtë marsXhevahir Spahiun endalën në rrugë dhe egoditën barbarisht ataqë, siç thotë ai nëpoezitë e tij, s'kanëfytyrë dhe fjalë porvetëm skafandra dhedhëmbë.

Page 60: perpjekja_10

Përpjekja 60

BALLËPËRBALLË

Unë dal në rrugëme tufa mimozash në duar,ti me shkopinj dhe me plumba,ti me qenunë me pëllumba.Unë kam fytyrë -ti skafandër,ti dhëmbët -unë fjalën.Unë kërkoj një grusht jetëti më kërkon edhe vdekjen.Të dysy ndër sysy ndër sytë dy.

Pëllumbat e mi pasurojnë hapësirat.Ikën qentë prej teje, muarrën maletpërpjetë.

As qentë nuk të duan.

Nuk të duan as qentë.

Letra shqipe

Page 61: perpjekja_10

Përpjekja 61

KUR SHESHET ISHIN ZBRAZUR

Kur gjysma bënte kafedhe gjysma pinte kafe

- po unë s qeshë aty -

Kur sheshet ishin zbrazur(kamxhiku prehej pakëz)

një lot kërkonte sy.

Letra shqipe

Page 62: perpjekja_10

Përpjekja 62

*

tri kafshëmbi katër rrotam i gëlltitën sytë.

(vdekje, të theri zemra?)

qajnë gishtërinjtë e mi si stalaktitetpër ju, o shpella,ç paskëshit mbajtur brenda!

Tiranë, 10 shkurt 1997ditë e hënë, ora 1030

Letra shqipe

Page 63: perpjekja_10

Përpjekja 63

*

Kur shkon dhe kokën e kthen pas,Kur hyn dhe derës i ve lloz,Mos do të thotë: vdekja t u qasDhe ti s arrin të klithësh: - Mos!

Letra shqipe

Page 64: perpjekja_10

Përpjekja 64

DIL

Kur s i qesh buza buzëqeshjes,Kur dhe vetmia zë vetmohetTi rri ngujuar brenda heshtjesPo tjetërkush për ty ngujohet.

Je gjeth i degës hijerëndëJe dru i pyllit që nuk sosNga zëra njerëzish rrafsh iu shembëntë lashtat mure Jerikosë.

Dikush për ty përbluan urinëMos ndjejnë uri as zogjtë, as ti.Ti - një shushamë në suferinë, -ngujuar brenda vetes rri.

Dil sa pa rënë nata e gjatë,sa pa të marrë harrimi osh,Në këtë botë të pamatëTë rrosh, përkthehet të luftosh!

Letra shqipe

Page 65: perpjekja_10

Përpjekja 65

DIGJEN QIRINJTË

Digjen qirinjtë në shuplakën e mbrëmjesShëtitoret tiranase shtrirë si shandanëQirinjtë lotët s i fshehin,Qirinjtë njerëzisht mund të qajnë.Flakët luhatensi fjalët e firomës së fundit,i flasin erësi flasin gurit.Sa të rrimë e të nëmim orë e çast errësirënmë mirë, thanë njerëzit, të ndezim qirinjnë kujtim të shpirtrave të atyre që s janëpërshpirtje për të vdekur, paqe për të gjallëtqë treten pak nga pak si qirinjtë shpirtbardhëDigjen qirinjtë shëtitores së Tiranësdigjen dhe qajnëpër ata që s janë;

por dalin nga terri ca terre mbi terrdhe nisin t i fikin qirinjtë, për tmerr.Fiket i pari, rrëzohet dhe njëvdesin po asnjëri prej tyre s nxjerr zë.

Qirinjtë me mijëra - me mijëra shpirtra.

Fikësit s kishin kohë,fryma po u sosej, -pastaj pas një gjëmedo ndiznin tjetër gjëmë.

Atëhere, siç shtyp fëmijët një tanki shtypën me këmbë.

Vetëm njërin, ah, njërin s arritën ta fikinQiririn hyjnor të Naimit.

Letra shqipe

Page 66: perpjekja_10

Përpjekja 66

Fron Nazi

NGA BRONKSI NË BALLKAN (Nga cikli i tregimeve me këtë titull)

HELLO HELLO! AMERIKA?

Telefoni bije në katër të mëgjesit, prapë në pesë, në gjashtë, në gjashtë enjë çerek. "Hello! Hello!" bërtet zëri. Hello!" ia kthej unë me zë të lartë.Heshtje. Zëri bërtet përsëri: Fron! Ti je? , Po, unë jam, ti kush je?

Si?Kush je ti?Unë?Po!Flas nga Shqipëria. Jam miku i një mikut tënd.Cili?Unë?

Nga dhoma tjetër e gjumit, Faruku, me të cilin ndaj apartamentin, bërtet:Nuk e dinë ata çfarë ore është këtu? Unë ia kthej me bërtimë I mbyturi nuk e

sheh kurrë orën. Zëri nga telefoni bërtet: Hello! Kush po mbytet?

Apartamenti im i Nju Jorkut ka një dhomë gjumi dhe një dhomë pritjeje,që shërben edhe si dhomë e dytë gjumi. Faruku fle në dhomën e gjumit të vërtetë,kurse unë fle në një dyshek që e shtroj në dhomën tjetër. Në fakt apartamenti nukështë tjetër veçse një vend për të futur kokën; ose ose mund të them seapartamanti nuk është tjetër veçse një dhomë e lavdishme gjumi. Por këto nukkanë rëndësi, e rëndësishme është që në apartament gjendet një televizor, njëkompiuter me faks-modem, telefoni i mallkuar, si dhe një frigorifer ku gjenvazhdimisht dy shishe Pinot Giorgio, një shishe Red Wiski dhe një pako meMalboro të lehta.

Isha për mrekulli deri në shkurt, kur toka përfund Shqipërisë u lëkund dhebrenda natës ajo u bë lajm i parë në të gjithë botën. The New York Times, DailyNews, New York Post, New York Newsday dhe çdo gazetë tjetër, duke përfshirëedhe gazetën e policisë e të zjarrfikseve, The Chief, kishte të paktën 3 - 4 artikuj

Letra shqipe

Page 67: perpjekja_10

Përpjekja 67

mbi Shqipërinë dhe po aq fotografi. Fotografitë paraqisnin shqiptarë që iknin meanije për në Itali; djem të rinj me automatikë në dorë, pleq me automatikë, plakame automatikë; njëra nga fotot paraqiste një grumbull ku qenë përzjerë të rinj epleq pa dhëmbë, gra dhe fëmijë, hipur në majë të një tanku dhe duke tundurarmët. Ishte dhe një fotografi ku tre burra me mustaqe qenë ulur këmbëkryq nënhijen e një peme dhe pinin kafe e buzëqeshnin duke mbajtur në prehërautomatikët. Diçitura ishte: Luftëtarë të rezistencës shqiptare. Dukej më shumësikur po xhirohej ndonjë film i Hollivudit me Zapatën, Panço Vilën e Zorron dhetani ishte momenti i ndërprerjes së xhirimit për të pushuar sapak.

Tek po ecja nëpër rrugët e Manhatanit gazeta me artikuj dhe fotografi mbiShqipërinë mbushën rrugët dhe trotuaret. Unë kërceja në majë të gishtave duke upërpjekur të evitoja me çdo kusht shkeljen mbi ndonjërën prej tyre. Befas një erëe marrë filloi t i ngrinte përpjetë dhe t i vërtiste nëpër ajër. Gazetat filluan tërrekeshin për t u kapur ku të mundnin. Dy syresh u mbështollën në brrylat e mi.Disa të tjera u strukën nën një derë. Nja dymbëdhjetë a më shumë iu vërsulënXhorxh Sorrosit në Avenytë 57 e 7, iu ngjitën dhe, sa më shumë zoti Sorrospërpiqej t i shkiste prej trupit, aq më fort i mbërtheheshin ato. Pas pesë minutashXhorxh Sorrosi u bë si Statuja e Lirisë prej letre në sheshin Tenianmen. Më nëfund era pushoi dhe letrat ranë poshtë. Departamenti i higjenës lëshoi njerëzit etij të armatosur me bajoneta që, në fakt, ishin shkopinj fshese me gozhdë në majë.Ata iu vunë prapa gazetave dhe, pas goditjeve të shumta ngulëse, historitë dhefytyrat shqiptare u nisën për riciklim.

Pas punës Faruku dhe unë shkojmë për te Reminishenca për të ndjekurndeshjen e Kniksave të New Yorkut dhe për të shtyrë kohën me barmenin Sid.Ndeshja fillon në tetë të mbrëmjes, por ne shkojmë aty dy orë më herët. Sidi nashërben dy gota Pinot Giorgio dhe fillon e luan nëpër kanalet televizive.Gjithandej na dalin filmime që paraqesin të ashtuquajturën anarki shqiptare. Kuta mbaj? pyet Sidi. Ku të duash, vetëm jo ku ka Shqipëri , i përgjigjem unë.Sidi e mban tek një program me kartona dhe të tre fillojmë të shohim Tomin meXherrin duke vrapuar nëpër shtëpi e duke rrahur njëri-tjetrin. Anarkia shqiptareështë më pak e dhunshme se këto , tha Sidi.

Kniksat i mundën Bullsat dhe për nja një orë ne u përhumbëm në euforinëe fitores mbi gjigandët e Çikagos. Më dhjetë e gjysmë të darkës dola ngaReminishenca. Faruku me Sidin më përshëndetën. Hej! Dërgoju përshëndetjet emija atyre tipave të dokumentarëve , shtoi Sidi teksa po dilja nga dera.

Sapo hyra në apartament shkova tek faksi dhe E-mail-i. Faksi i parë ishtenga një vajzë e re: Jam 23 vjeç. E pashme. Inteligjente. Me karakter.Dokumentat për të ardhur në SHBA i kam në rregull. Mbërrij aty në mes tëmajit. A mund të më ndihmoni të gjej një apartament dhe një punë të mirë?..Jam një mikja e mikut tënd.

Letra shqipe

Page 68: perpjekja_10

Përpjekja 68

Edhe mesazhet e E-maili-t kanë të njëjtën përmbajtje. Mbërrij në NewYork. Të lutem më gjej një vend për të qëndruar. I mora të gjitha dhe i vendosanë dysheme përbri dyshekut. Hoqa edhe telefonin nga tryeza dhe e vura përbridyshekut dhe mesazheve.

Në orën 4 të mëgjesit fillon të bjerë zilja.

Hello!Hello!Froni je?Po. Ti kush je?Jam miku i një mikut tënd.

Heshtje.Më duhet të iki prej këndej. A mund të më ndihmosh?Pse do të ikësh?Ti, a jeton në Amerikë?Po!A i lexon gazetat; a e sheh televizorin?Po.Këtu çdo gjë ka marrë fund.

Heshtje.Dua të vij në Amerikë. Aty e kam një të ardhme.

Djaloshi nis të më numërojë miqtë që kanë humbur kursimet në piramidatdhe kanë ikur apo janë duke ikur; ata që janë rrahur dhe ata që janë fshehur. Mëvijnë ndërmend vitet 90 - 91 kur për herë të parë u hapën linjat telefonike meSHBA. Telefoni binte në katër të mëgjesit, në pesë, gjashtë, gjashtë e një çerek.Ato zile më jepnin një ndjesi të këndshme; sikur zgjohesha për t u nisur në njështëpi pushimesh. Në atë kohë telefononte motra, kushërinjtë, miqtë e nënës e tëbabait që na përshëndesnin pas 45 vjetësh heshtje dhe donin të dinin se kur do tëshkonim në Shqipëri. Asokohe unë mezi prisja që dita të mbaronte dhe qëtelefonat të më zgjonin herët në mëngjes.

Hello! Hello! A më dëgjon? vazhdon bërtet miku im i ri. "Hello! Hello!ia kthej unë. Dëgjoj jehonën e zërit tim të vërtitet nëpër linjat telefonike. Pastaj,përpara se ai të më përgjigjet, bërtas: N-u-k ë-sh-t-ë A-m-e-r-i-k-a, j-o. N-u-k ë-sh-t-ë A-m-e-r-i-k-a, j-o. Miku mbeti një çast në heshtje pastaj u përgjigjOkej. Unë hallin e kam se si të iki që këtej.

8 maj 1997NYC

Letra shqipe

Page 69: perpjekja_10

Përpjekja 69

HAMLETI SHQIPTAR

Artani erdhi nga Shqipëria në Nju Jork para një jave. U takuam në njëkafe-bar të Manhatanit. Ishte rritur dhe dukej shumë më i rezervuar se këtu e 5vjet, kur ishim takuar për herë të parë në Shqipëri. Asokohe unë punoja atje përnjë fondacion kulturor. Artani ishte studenti i parë që fitoi bursë studimi jashtështetit. E kam të gjallë para sysh takimin e parë me të. Ishte i ri, gjithëentuziazëm dhe me një ndjenjë humori të jashtëzakonshme. Erdhi në zyrën timedhe pashë se fliste për mrekulli jo vetëm anglisht, por edhe frëngjisht,gjermanisht dhe italisht. U prezantua si një gjeni 18-vjeçar që duhej ta njihtembarë bota. Përgjatë një muaji erdhi thuajse çdo ditë në zyrën time dukeshqetësuar stafin dhe mua me recitime të Shekspirit në anglisht, gjermanisht,nganjëherë edhe në latinisht. I përfundonte recitimet duke thënë Unë jamMerkuci dhe Hamleti i Shqipërisë. Një ditë më kërkoi një takim zyrtar. Iacaktova për të hënën në orën 9 paradite. Më kujtohet që i thashë se, po të vinteqoftë edhe një minutë me vonesë, takimi do të anullohej.

Erdhi në zyrë në nëntë pa një çerek i veshur me një xhaketë gri, këmishë tëbardhë dhe kollare të kuqe. Flokët e gjatë i kishte hedhur prapa së bashku mebuzëqeshjen e tij fëminore. Kur ndonjë nga stafi përpiqej të bënte shaka, iakthente: Jo tashti. S është koha. Në orën 9 fiks u drejtua për nga tryeza ime nënjë mënyrë sikur të mos ishim takuar kurrë ndonjëherë dhe më tha: Mirëdita,zotëri. Unë jam Artani. Më duket se kam një takim me ju sot në orën 9.

U uldhe hyri menjëherë në thelbin e çështjes.

Dua të studioj jashtë shtetit.Pse do të studiosh jashtë? , e pyeta.Për dy arësye. E para, nuk kam dalë ndonjëherë jashtë Shqipërisë. E

dyta, dua..., jo, kam nevojë të provoj talentin tim kundrejt më të mirëve.Çfarë të pëlqen të studiosh?Mund të them, me modesti, se kam aftësi në çdo fushë.

Disa javë më vonë Artani kaloi me sukses provimet e hyrjes në kolegj dheshumë shpejt u nis për në Amerikë ku do të studionte ekonomi. Përpara se tënisej erdhi në zyrë për të na përshëndetur. Hyri i veshur me pantallona xhinse dhekëmishë sportive. Unë nuk dorëzohem , qenë fjalët me të cilat e mbylli njërecitim të Shekspirit mbi nisjen, pastaj u përkul dhe na tha "Çao!". Përpara se tëmbyllte derën më shkeli syrin në një mënyrë sikur donte të më thoshte: Utregove i zgjuar që e kuptove se kishe të bëje me një gjeni.

Teksa largohejnëpër koridor bërtiti edhe një herë: Do të kthehem pas katër vjetësh. Shpresojse gjer atëhere të gjithë idiotët do të jenë shkolluar dhe të gjithë pleqtë e

Letra shqipe

Page 70: perpjekja_10

Përpjekja 70

shkolluar nga komunizmi do të kenë dalë në pension.

Në kafe-barin e Manhatanit po ndjeheshim që të dy disi ngushtë. Unëkisha veshur një palë xhinse dhe një T-shirt, kurse ai ishte futur në një kostumblu. Mbështetej sa në një anë të tryezëz në tjetrën dhe sikur grindej me lugën ekafesë. S kishte më as buzëqeshje, as sarkazëm, as flokë të gjata, as Artan.

Si ke qenë? , e pyeta.Jo edhe aq mirë.Sa vjeç je tani?23.Si është gjendja në Shqipëri?Keq.Pse erdhe në Amerikë?E pse vihet në Amerikë? , hyri menjëherë në temë. Donte të qëndronte

në Amerikë dhe filloi të më pyeste për mundësitë e ndryshme.

Mënyra më e lehtë është të martohesh me një amerikane. A njeh ndonjëamerikane?

Tundi kokën në shenjë mohimi.Rruga tjetër është të hysh në llotarinë e Green Card - it. E ke bërë

këtë?Përsëri tundi kokën.

Mund të kërkosh edhe azil politik. A të ka kërcënuar qeveria shqiptare,ty apo familjen?

Përsëri tundi kokën. Unë u mendova për një çast dhe pastaj e pyeta:Ç punë ke bërë në Shqipëri pasi mbarove studimet në SHBA?

Ai m u përgjegj në një mënyrë të prerë dhe direkte sikur të ishte duke iupërgjegjur një intervistuesi: Kam punuar për shërbimin e fshehtë shqiptar.

Ti?Ky ishte i vetmi vend që gjeti shteti për të përdorur talentin tonëPo ti ke studiuar ekonomi?S kishte rëndësi se çfarë kishe studiuar. Mjafton të njihje mirë gjuhët e

huaja.Hapa sytë mosbesues.

Një kolegu im kishte studiuar për zoologji në Kinë. Sa herë mbaronimturnin, përsëriste: Nuk ma ka marrë mendja që njerëzit të ishin kaq kafshë.

E çfarë pune bënit?Punonim në një ndërtesë të ngushtë, e cila nga jashtë dukej si depo,

por nga brenda qe shumë moderne. Ishim rreth 15 veta. Secili nga ne njihtedisa gjuhë. E kalonim ditën duke përgjuar biseda telefonike.

Zhgapërrova edhe më sytë, por, përpara se të hapja gojë, ai u përgjegj. I

Letra shqipe

Page 71: perpjekja_10

Përpjekja 71

kemi dëgjuar edhe telefonatat e tua me miqtë .Si ka mundësi të mereshe ti me këtë punë?Nuk ishte e vështirë , tha ai dhe pas një çasti heshtjeje shtoi: Ti

telefonoje, ne dëgjonimA kam thënë ndonjë diçka që t ia vlente të regjistrohej?Mos i jep kaq shumë rëndësi vetes. Ne na e hanin kohën

kontrabandistët, qeveritarët dhe stafi i ambasadave.

Artani e përshkroi atmosferën e zyrës si një vend të këndshëm, kuudhëzimi i vetëm ishte: regjistro sa të mundesh. Në fillim ishte e vështirë, sepsektheheshe në shtëpi me kokën që të gumëzhinte nga zërat. Por pastaj mësuamse si ta linim punë në zyrë, siç i thoni ju amerikanët.

Vazhdonte të luante melugën e kafesë. Katrahura ku ka rënë sot Shqippëria vjen nga korrupsioni.Nuk e kam fjalën vetëm për atë ekonomik. Më në fund i doli një fijebuzëqeshjeje nga buzët. Dëgjo, dy lloj njerëzish e kanë braktisur vendin tonëhistorikisht. Të parët janë ata që e kanë braktisur duke marrë me vete pasuritëe shtetit. Të dytët ata që kanë marrë me vete sekretet e shtetit.

Po ata që mbeten? e pyeta unë.Ai ngriti supet dhe pastaj tha: Ata që mbeten janë të heshturit .

NYC25 maj 1997

Përktheu F. Lubonja

Letra shqipe

Page 72: perpjekja_10

Përpjekja 72Letra shqipe

Ardian Klosi

KAFE TË NXEHTA NË PORTIN E DURRËSIT

Ishte hera e tretë që do të shkelja në portin e Durrësit dhe hera e parë dukeardhur nga deti. Kisha qenë më së pari i vogël me babain dhe vëllanë për të parëvaporin e ri dymbëdhjetëmijëtonësh Vlora , kurse herën e dytë kisha kaptuarfshehurazi me një shok të shkollës murin e lartë të portit për të zënë peshk matanëkufirit , meqë thoshin se në ujërat qark vaporëve të huaj kërciste qefulli dhe kocetsi herët ; në mbrëmje, kur po ktheheshim, sapo kërcyem prej murit të lartë me

Maksin që mbante në dorë gjahun, një qese me ujë deti ku lëvrinte një cironkë epërlyer me naftë, na kapi policia për të na lëshuar vetëm natën vonë, si kishte marrëvesh funksionet e larta të baballarëve tanë.

Këto pak takime ma kishin lënë Portin e Durrësit në kujtesë si diçka të rëndë,të lartë sa vaporët e fëminisë, por edhe pak solemne e të zymtë si dora e shtetit që napat mbërthyer tamam kur pandehëm se ia kishim hedhur.

Me këto ndjenja të përziera po i afrohesha tani qytetit të lashtë, i cili vizatohejnë horizont i nxirë dhe pa formë, një masë e ngatërruar pallatesh me tulla silikateose të kuqe pa suvatim me një shkurrnajë antenash mbi krye (...dolla të shijoj përsë largu dukjen romantike të Durrësit me kullat e Kohës Mesme që e zbukurojnëposi gurë të çmuar në një brez prej ari. Kullat? Ku janë kullat? Anija sa vete poafrohet, hyri në liman, shtiri hekur: po kullat s duken. Pyeta një oficer të anijes:Cili qytet është ky? - Durrësi, u përgjigj oficeri. - Durrësi? thashë unë. Jini isigurt? mos lajthiteni? S ka lajthim, është Durrësi - përsëriti duke nënqeshuroficeri. Ashtu kuptova se në të vërtetë kisha arritur në Shqipëri, një vend i bekuarme një mijë bukurira, po i shkelur nga një turmë, e cila ushqen njëfarë urrejtjejekundër bukurisë. Dëgjova më vonë se, nga të tetë kullat e çuditshme që i jipninDurrësit një madhështi të veçantë, dy u prishnë në kohë të luftës (për këtë s kanëfaj shqiptarët), po tri të tjera i rrëzoi dhe i fshiu një kryeplak i qytetit, dhe të tri tëfundit që kanë mbetur, janë fshehur nga dukja prej ca binave të ra që u goditnërreth e rrotull. Sic transit gloria Dyrrachii...). Rrahjet e zemrës m u shtuan kurtrageti Shqiponja , një joint venture italiano-shqiptar me personel shqiptar dheflamur liberian filloi manovrën e akostimit, duke i kthyer kiçin e ndryshkur dokut tëportit. Pas atyre rrahjeve fshihej ndjenja e fajit ndaj shtetit, tepër e ngjashme me

Page 73: perpjekja_10

Përpjekja 73Letra shqipe

dridhjet që provoja në zyrat e sigurimit të portit diku në verë të vitit 1968, teksacironka i ngordhte Maksit në duar në përpëlitjet e fundit: në barkun e tragetit, mu teradha e parë të automjeteve, prisnin të kalonin Portin e Durrësit 22 kuti me librintim të fundit, një libër tejet politik, i cili i shpallte luftë të hapur pikërisht shtetitshqiptar.

Po më vinte zor nga vetja për këtë fragjilitet të zemrës. E dija megjithatë seshkaktohej jo vetëm nga vatrat e fëminisë por edhe nga ca avuj të tjerë që vazhdonintë më ngjiteshin të egër në tru: avujt e një uzoje të lirë greke, me alkool ndoshtaindustrial, të cilën e kishim pirë gjatë natës me Komitetin e ri të Shpëtimit. Komitetiishte një miksturë e çuditshme ku bënin pjesë veç meje tre tregtarë vlonjatë maunesh,dy emigrantë lezhianë të uritur, një dukagjinas ushtar dhe kapiteni i dytë i anijes,nga Lapraka. Vlonjatët ishin aq simpatikë me historitë e tyre mbi zgërlaqjen eoperacionit Brisku dhe anekdotat e fundit për presidentin, sa unë nuk ndenja dot pai shpallur aty ndaj të gëdhirë kryetarë të Komitetit të ri të Shpëtimit, që do ta merrteTiranën brenda dy ditësh, ndërsa veten ushtar të tyre të përvuajtur. Para se tështrihesha gjysmë i vdekur në shtratin tim, kapiteni i dytë më mori në kabinën ekomandës që ta provoja një herë timonin. M u duk vetja për pak çaste si SpiroKoteja i Duelit të heshtur dhe desha ta kthej tragetin aty ku ishte edhe shpëtimiynë, drejt Vlorës, pastaj s mbaj mend më se ç ndodhi. Kur u zgjova ditën me dielldhe bëra të ngrihesha në këmbë, në kokë më qëlloi tokmaku i uzos industriale,këmbët m u zhytën në ujë ndërsa hundët m i shpoi një ajër i rëndë që dukej se nukvinte nga jashtë. Arrita të kuptoj nga fqinjët se gjatë natës diku ishin bllokuartubacionet e jashtënxjerrjes së tragetit, kështu që i fuqishëm ujët e detit kishtepërshkuar rrugën e kundërt të normalitetit, duke hyrë në kabinat e pasagjerëve ngapusetat e WC-ve. Një metaforë e hidhur më përshkoi trutë: ashtu sikurse ekuipazhishqiptar nuk qe në gjendje t i zbrazte në det të gjerë jashtëqitjet tona këtë natë tëshënuar, po kështu edhe ne kurrë nuk do t ia arrijmë pastrimit të Shqipërisë ngafekalet që po ia marrin frymën. Pse shkruan libra atëherë? (Kur doli polici jashtë,komisari afroi fronin pranë doktorit Zoti doktor, - më dukeni njeri i mirë dhe junderoj me të vërtetë. Le të flasim shkoqur. S vjen njeri për qejf në Shqipëri, kurmund të shkojë kohën e tij në kafeshantanet me famë të Avropës. Ç interes jupruri në këtë vend të mallkuar? )

Për fat të mirë porti i Durrësit, sa më shumë që i afroheshim, aq më tepër ehumbiste solemnitetin e zymtë. Bankina ku nënkapiteni me muçot e tij po vërvisnintani litarët e ankorimit ishte një shesh betoni i ngushtë e si i ngrënë me dhëmbë. Atyrrotull endeshin qen të drobitur, nga ata qentë tanë të mirë të zorrëve, me sy tëtrishtuar si prej njeriu. Dhe më e çuditshmja, prej disa kolonave anë bankinës pohidheshin me kokë në det çuna të rinj durrsakë me brekë të rrudhura në bythë.Sadoqë më vinte keq tek më prishej kështu ndër sy aureola e vjetër e Portit (se nëfund të fundit atdheu një Port ka, një Aeroport, një Kryeministri, një Flamur ekështu me radhë), prapëseprapë gëzohesha për librat, të cilat kurrë nuk mund tëndeshnin vështirësi shtetërore në këtë atmosferë liberalizmi. Çunat që po laheshinaty mu nën këmbët tona, më kujtuan fshatarët e Rinasit që vënë dorën si strehë për

Page 74: perpjekja_10

Përpjekja 74Letra shqipe

të parë avionët e huaj 20-30 metra lart kokës, ndërkohë që lopët e tyre kullosin meuri barin e përzhitur të aeroportit si nja një metër larg nga pista e zbritjes. Vurabuzën në gaz. Çunat iu afruan hekurit të anijes aq sa mund ta preknin me dorë,ndërkohë që nënkapiteni me muçot filluan t i shanin për t i larguar. Por ata vetëmbënin sikur largoheshin, pastaj aviteshin prapë dhe seç thonin diçka që s e kuptojadot, një gjë si me fe , afe .

Tani që u afruam krejt në breg munda të shoh megjithatë shenjat e gjendjes sëpazakonshme në vend. Policë të armatosur me automatikë ruanin truallin e portit nëçdo kënd ose ecnin poshtë e përpjetë, në dy-tri pika të larta kanoseshin mitralozë tërëndë, një autoblindë kishte zënë përgjysmë hyrjen e Portit. Nuk mund të ishtendryshe, Shqipëria ishte zënë ngërç në pritje të zgjidhjes politike, rrugët dhe pikate saj më strategjike ishin praktikisht të pushtuara nga forcat e huaja të misionitAlba . Megjithë shtendosjen e përgjithshme, rrahjet e zemrës nisën të pulsonin

nga e para.Kur kapaku i hekurt i barkut të tragetit ra mbi bankinë, unë kisha kapur kutinë

e parë i vendosur që ta kryeja shpejt dhe pa ngurrim atë transport të vështirë, kaptimine atyre dy-treqind metrave deri te rruga nacionale dhe liria e vërtetë për mijërat elibrave të ri. Ndjeva një dorë të më kapte në dorë. Ktheva kryet, përballë meje pobuzëqeshte një fytyrë e rrëgjuar, mbi një trup të mpakët. Ho vllajo thashë me atëpërpjekjen e sforcuar që bëjmë ne intelektualët për të ardhur te gjuha e thjeshtë epunëtorëve të krahut, i mbaj vetë, s prish punë . Çfarë i ke këto? më pyetihallexhiu. Fytyrën e kishte të verdhë, pak si të sëmurë. (Gjëlpëra hodhi një sy minjerëzit që vozitnin: Ishin shëmbëlla shumë të varfra të racës së njeriut: njerëz tëzinj e të verdhë, të ngrysur, të mvrenjtur, të parrojtur, të pakrehur, probabilisht tëpalarë, njerëz të mërzitur nga bota dhe nga vetja e tyre, që nuk shihnin. Dr.Gjëlpëra u habit shumë, dhe në një italishte të thyer pyeti një oficer të anijes si qee mundur të ndodheshin barkarë nga Malta ose nga Aleksandria në një liman tëShqipërisë - Ma che Maltesi, che Egiziani, sono proprio Albanesi!). E, libra , ithashë, ma hap pak rrugën. Ku e ke dokumentin? tha tjetri dhe përsëri më kapidorën. Ç punë ke ti me dokumentat e mi? më lër pak tani se s kemi kohë , iaktheva i paduruar. Po tjetri nuk më la dhe foli përsëri: Unë jam doganieri, dokumentine mallit, ju lutem . Desha s desha, edhe pse prisja një fytyrë më të shëndetshme, tëpaktën një trup më të ngjallmë në rolin e doganierit, futa dorën në çantë. Bëra mekëtë rast gabimin tim të parë, nxora dokumentin e vërtetë të shtypshkronjës, me njëshifër marramendëse për prodhimin e librave: 4936 dollarë amerikanë. Fytyra edoganierit ngriu për një grimë, pastaj buzëqeshi përsëri: Më vjen keq, mallin do tazhdoganoni me 25% të vlerës . S ka mundësi , i thashë, me sa di unë, doganapër librat është hequr . Llafe janë , tha, asgjë nuk është hequr .

Gabimi im ishte që dora nuk kapi dokumentin 1, por dokumentin 2 që mëkishte lëshuar mjeshtri grek i shtypshkronjës. Dokumenti 1, ai i vërteti, më vlentepër çështje të taksave të Gjermanisë, ku jetoj, duhej të ishte pra i saktë, kursedokumentin 2, ku shuma e gjoja parave të arkëtuara ishte fiktive, një e dhjeta e asajreales, gjithmonë për çështje taksash, veçse këtë herë për shtetin grek, tipografi ma

Page 75: perpjekja_10

Përpjekja 75Letra shqipe

kishte lëshuar për autoritetet e vendit të tij, në rast nevoje. Ishte afër mendësh që nënjë dilemë të tillë autoriteteve shqiptare unë duhej t u paraqisja dokumentin mëpranë fiksionit, atë më ballkanikun, por ja që dora pati vajtur ters te dokumenti përPerëndim. Vëri pak kutitë aty jashtë më udhëzoi rrëgjaniku, po kjo ç është ,vazhdoi duke ngritur një send që me sa duket më kishte rënë nga çanta kur nxoradokumentin e mallit. Nëpër gishta iu ngatërrua një fill mëndafshi, pikërisht filli metë cilin pastroj herë pas here ndarjet midis dhëmbëve (Doganieri që gërmonte valizene dr. Gjëlpërës zbuloi një kuti të madhe me pluhur për të fshirë dhëmbët: menjëherëkalli dy gishtërinj të palarë, me thonjë të zinj dhe nisi të rrëmojë që të shohë seç kish brenda. Pyeti në ç punë hynte ky toz. Për të fshirë dhëmbët , tha dr.Gjëlpëra. - Axhaip! bëri doganieri pastaj thirri një shok dhe i tha, shiko seç thotë ky njeri: këtë e paska për të fshirë dhëmbët! Që të dy doganierët qeshnëduke shfaqur nofullat të ndryshkura dhe gjysëm të kalbura. Ollur shej diil , thadoganieri i dytë, dhëmbët s janë pisqolla ose çibukë që të fshihen: këtu,kardashëm, ka nonji hile). E keni për të lidhur libra? pyeti doganieri. Jo jo, përdhëmbë , u përgjigja dhe fillova të bart kutitë nga anija një copë rrugë më tej, dikumbi sheshin e pistë prej betoni. Dielli i qershorit më digjte në majë të kokës, porndjenjën e vapës po ma shtonte edhe më shumë një grup fëmijësh jevgjitë që se ngambiu dhe kërkonte me ngulm lëmoshë: o xhaxhi, amon o xhaxhi, ta boftë zoti, morxhaxhi, zoti ishalla zzzz , zzzzz s më ndahej nga veshi. Më fort bërtiste një vajzëqë rrinte në krye të tyre. Kutitë e librave sa vinte e bëheshin më të rënda, zukatja efëmijëve (apo nuk ishin fëmijë, por vetëm disa qënie të zhubravitura pa moshë?)më e lartë, për një çast dëshirova të isha kalë dhe asgjë më shumë, t i fshija atomiza me një të rënë të bishtit, ta mbaja peshën time pa folur me askënd, as mepolicë as me doganierë dhe të ikja revan nga ai truall i fëlliqur që quhej doganështeti. Veç kësaj më ishin qepur tani edhe qentë e portit me sytë e tyre zhbirues, qëmë rrinin në anë të kundërt me fëmijët jevgjitë. Për fat të mirë nuk flisnin. Xhaxhi,amon xhaxhi, nji kafe . Një kafe?! Me kë ta pi kafen, me ty spurdhjak, ia kthevajevgjitit më të vogël, që s më vinte më lart nga xhepi i pantallonave. Kafe! Sikur tëmos mjaftonin grupi i lypsarëve në njërën anë, tufa e qenve në anën tjetër dhedoganieri në qendër, ndjeva të më afrohej edhe një rrezik tjetër, hamej porti mekrahë të shpërvjelë që më ofruan ndihmën e tyre për bartjen e kutive. Jo, nuk ështënevoja , kundërshtova, me një frikë të errët që buronte nga padija për tarifat e tyre.E dija se mund të ma hidhnin në çdo çast me çdo shifër që s njeh asnjë kufi përpjetë,ndaj zura të kap tani nga dy kuti njëherëshi dhe ta lë djersën të bjerë nga maja ehundës pikë-pikë mbi kartonin e ambalazhit, me mendjen te rreziku më i madh,doganieri që s më ndahej në asnjë hap. Megjithatë ka edhe një mundësi tjetër ,foli ky. Çfarë? e pyeta. Hajde pak këtej , tha përfaqësuesi i financave të shtetitdhe më mori mënjanë. (Ndërkohë tre nga hamejtë përfituan nga zhvendosja ime dhefilluan të ndihmonin.) Më e mira është që t u japësh shefave nga një kafe. Kushjanë shefat? , pyeta. Shefat tha rrëgjaniku dhe bëri me kokë nga një godinë padyer e pa dritare ku më përpara mund të kishte pasur zyra. Po mirë , thashë, psemos t ua jap nga një kafe . Ua jep kafen dhe shpëton doganën , vazhdoi doganieri.

Page 76: perpjekja_10

Përpjekja 76Letra shqipe

Si, si ka mundësi? pyeta dhe zemra s më tha asgjë të mirë për ato dy kafe që mëshpëtonin nga 25% e vlerës së mallit, dmth. 1234 dollarë; xhaxhi, amon xhaxhi, taboftë zoti, kafe, xhaxhi, zoti zzz , s më shqitej plasja tjetër në veshë, ndërkohë qësytë depresivo-neurotikë të qenve po më hanin të gjallë. Hikni, maskarenj!shpërtheu papritur doganieri me ca shqelma të shkathët majtas e djathtas, duke eshpërndarë provizorisht lëmshin e qenieve më të ulëta. Kafet janë nga 300 dollarëu shpjegua me mua. Aha , fola më shumë me vete, domethënë shefat rrushfet nukpranojnë, vetëm kafe (Zoti doktor - tha polici - duhet, e para e punës, të kuptonimirë dy gjëra për të bërë punë në Shqipëri: E para është, që këtu hiçnjeri s merrryshfete... E dyta gjë është që këtu të gjithë duan dhurata). Ti bëj si të duash , tharrëgjaniku, ke kohë të mendohesh .

U ula mbi një kuti, i lodhur dhe ca i trullosur nga dielli dhe nga ato që pondeshja në Port. Nuk di sa kohë kalova kështu në një gjendje të mpirë, derisa njëdorë e re më kapi në krahun e majtë. Unë ktheva kokën, i sapoardhuri, një si zyrtari shkurtër, i veshur paqëm, probabilisht i larë më përqafoi duke më rënë supeve:Ku je, mor Ardian , tha, pse u vonove kaq shumë? Po ja, trageti , u përgjigja

dhe i ngula sytë fytyrës pak a shumë të ngjallme, i pazoti të kujtoja nëse e kisha parëndonjëherë. Hajde pak këtej , foli shkurtoja pa e zbehur tonin intim, me një vështrimdisi qortues nga rrëgjaniku, hajde shkojmë pak te ato zyrat dhe bëri me kokë nganjë karakatinë tjetër, tanimë pa çati, se pa derë dhe pa dritare po e po. Dale , ithashë, librat... Mos u shqetëso për librat, i ruan polici . Vura re se ndërkaqrrethit tonë i ishte afruar edhe një polic me kallashnikov që po vrojtonte me kërshërikutitë. Vetëtimthi m u ngjall në tru historia e vejushës së Martin Camajt në këtëdoganë një vit më parë. Zonja Camaj kishte zbritur në Portin e Durrësit së bashkume një furgon të mbushur me ndihma mjekësore për Shqipërinë dhe me prof. ErikHemp, albanologun e Çikagos. Pasi doganierët dhe policët e Durrësit kishin kërkuarnga dy vizitorët e huaj dokumenta dhe vërtetime të vështira në mos të pamunduraprej Tirane, pasi i kishin lënë tri ditë me radhë mbi betonin e portit nën diellinpërvëlues pa i dhënë as edhe një gotë ujë vejushës së drobitur dhe filologut plak,natën në të gëdhirë të ditës së katërt kishin plaçkitur me gjithsejt makinën e ardhurnga Gjermania, duke u thënë në mëngjes se veprën e kishin kryer persona të panjohurqë ishin larguar me det nëpër terr. Policët vetë i vodhën , më tregonte më pasprofesori teksa thithte nën mustaqet e zverdhura çibukun e vet, i zhytur në kolltukunku rëndom rrinte Martini, the police, you understand, sir . Më në fund i kishin lënëtë iknin prej atij vendi të mallkuar me makinën e boshatisur, vetëm pasi u kishinarkëtuar zhdoganim për automjetin dhe një taksë dhurimi, meqë vejusha kish bërëndër mend ta linte Benz -in dhuratë në Shqipëri; i kishin lehtësuar me një fjalënga disa mijëra marka, shumë më tepër nga ç ishte blerë ajo makinë e përdorur nëGjermani. Libra janë , i fola policit. Na jep ndonji libër , tha miqësisht uniforma.E shqeva pak kutinë dhe nxora katër syresh. Merr , i thashë, jepu edhe shokëve .Vendimi im ishte i papritur, por mendova, o të gjitha kartrat o hiç. Që në faqe tëparë do të shihnin se libri përbuzte pushtetin që përfaqësonte uniforma; dhe unënuk kisha asnjë ide se ç anë mbante policia shqiptare ndërkohë, aq më pak konkretisht

Page 77: perpjekja_10

Përpjekja 77Letra shqipe

policia e Portit të Durrësit. Pas kësaj ecëm ca hapa më tej me shkurton e shëndetshëmqë përsëri nuk ma sqaroi se kur ishim takuar ndonjëherë në jetë, por më mbyti meelozhe për botimet e mia. Më tha pastaj se gjithmonë kishte dashur të pinte kafe memua, dhe jo vetëm ai, po edhe shefi i tij madje. Të lutem, gjeje mundësinë, tha, seka rëndësi edhe për ty . Kush është shefi juaj? pyeta. Zëvendësministri , thatjetri. I çfarë gjëje? pyeta. I punëve të brendshme! ia bëri zyrtari pak i habiturme padijen time. Po i afroheshim dalëngadalë karakatinës së dytë, asaj pa çati.Këtu brenda është shefi? pyeta unë. Jo jo , qeshi bashkëbiseduesi, shefi është

në Tiranë, por unë e përfaqësoj rregullisht këtu. Mbuloj doganat bregdetare tëShqipërisë si shef sigurimi. Në qoftë se nuk ke kohë vetë t i shkosh në Tiranë, kafenpër të mund të ma japësh edhe mua (Duhet të dini, zoti doktor, se Kamorra është eorganizuar aq mirë, sa në gji të saj përmblidhet tërë fuqia e Shqipërisë... Shqipërianë këto të dhjetë vjetët e fundit, shyqyr zotit, ka mësuar shumë nga fqinjët, veçannga Italia; i kemi marrë Kamorren dhe, shyqyr perëndisë, e kemi përmirësuardhe rregulluar me një sistem më të mbaruar se italianët vetë... Edhe sikur të bjerëkryetari i madh, ministri Salemboza me këshilltarët e tij, prapë organizata ka përtë qëndruar në këmbë, se edhe Opozita ka shumë anëtarë të saj që janë kamorristë).Po mirë , ia prita, naiv, po t jua jap unë kafen për zëvendësministrin tuaj, do t ju

ftohet deri në Tiranë, sikur nuk bën . Kamorristi i paqëm ndaloi hapin për njëmoment. Sa të kërkoi dogana? pyeti dhe bëri me kokë nga thataniku i verdhë. Dykafe nga 300 dollarë . Shumë, shefi e bën edhe për 250 . Çfarë bën? pyeta.Hëm, kalimin e librave, zhdoganimin. Dëgjoni , i thashë dhe ngrita zërin, unë

s kam asnjë dëshirë t ju jap kafe juve, as të lëngët as të thatë. Ne, pastaj, nuknjihemi aspak, zotëri. Më jepni ju lutem një dokument zhdoganimi dhe jam i gatshëmtë paguaj 25% të vlerës së mallit. Kurse kafet unë i pi vetëm me njerëzit që duavetë . E kisha ngritur zërin aq shumë, sa tani po na afroheshin disa njerëz që prisninedhe ata të thekur në diell, hallexhinj me nga një trastë mall. Njoha mes tyre edhevlonjatët, drejtuesit e rinj të Komitetit të Shpëtimit. Mendova për një çast që veprimettona luftarake duhej të fillonin pikërisht këtu: pasi të sulmonim me topa nga detiPortin e Durrësit, duhej ta mësynim me desantim dhe të hidhnim në det gjithçka tëqelbur që mbante mbi trup morrat e korrupsionit. Pas kësaj do ta shpallnim Durrësinqytet të hapur dhe do ta likuidonim krejt doganën, këtë çiban që fryhej e fryhej papushim qyshse ish krijuar shteti shqiptar, qyshse zbriste mbi gurët e ndyrë të Portitdoktor Gjëlpëra me valizet e tij plot ilaçe dhe idealizëm. Do të linim e shumtavetëm disa qenër me erë për kapjen e narkotikëve dhe mallrave të tjera toksikuese.Dokumenta këtu nuk lëshohen më , tha shkurtabiqi me qetësi (Mos kujtoni se

Kamorra mund të japë leje të bëhet nonjë ndryshim me themel në Shqipëri,meazallah! Kamorra është një forcë e gjallë, e vetëmja forcë e vendit tonë) po timos u mërzit, Ardian, qetësohu dhe do ta kuptosh se kjo është rruga më e mirë .Vështroi ashtu si kot për nga policët, hodha edhe unë sytë andej dhe pashë se si nëkutinë e shqyer po fusnin duart disa njerëz njëherëshi. Sinjali ishte i qartë. Aty përaty bëra llogaritjet me mend. Dokument nuk merrja dot, por edhe sikur të merrja,isha i sigurt se paratë e derdhura do të binin përsëri në një xhep të madh pa fund. Në

Page 78: perpjekja_10

Përpjekja 78Letra shqipe

këtë vend mund të humbasin 700.000-800.000 dollarë pa lënë asnjë gjurmë, sikundërkishte ndodhur me piramidat e huamarrëse, e jo më një palo taksë prej 1234 dollarësh.Kështu të paktën do ta dinja se cilët ishin personat që përfitonin diçka nga nevojaime për të bërë libra për Shqipëri. Kështu do të merrte fund edhe vuajtja në pisk tëvapës në atë ferr shpirti dhe intelekti që quhej Doganë Durrësi. Po dokument përsenuk lëshonin më, xhanëm? Me sa duket ky ishte stadi i fundit, zhvillimi i natyrshëmprej dokumentit zyrtar, në dokumentin e korrigjuar, prej aty në dokumentin fals dheprej dokumentit fals në formularin bosh. Po po, pas dokumentave të para të mbretërisëshqiptare, atyre të dyta të shtetit socialist, që së toku, edhe pse të parat më të bukurae më të sakta nga të dytat, mund të quheshin prapëseprapë zyrtare, kishte ardhurperiudha e dokumentave të korrigjuara: shqiptarët, pasi mposhtën diktaturën , hynënë zyrat e saj dhe filluan, pikësëpari, të korrigjonin të dhënat e dokumentave tëmëparshëm, duke ndryshuar data, mosha, emra qytetesh, kufij tokash etj. Kjo periudhëe parë në demokraci u ndoq nga periudha e dytë që ishte ajo e falsifikimit total. Taninuk ishte më nevoja të korrigjoheshin dokumentat e vjetra kur të rejat mund tëbëheshin nga e para; tani populli i çliruar kishte në dorë edhe vulat, edhe formularët,edhe nënshkrimet me rëndësi. Kuptohet që nënshkrimet ishin privilegj i disa njerëzvetë caktuar, megjithatë, në gjithë këtë veprim që përfshinte gjithçka, prej akreditimitsi president shteti, te themelimi i firmave huamarrëse e deri te një diplomë e thjeshtëgjimnazi, populli ishte bërë si të thuash zot i fateve të tij, ndërkohë që sirtarë tëcaktuar mbusheshin e mbusheshin me kartmonedhat e shtetit të ri. Në këtë stadterdhi menjëherë dhe ndodhet aktualisht edhe republika fqinje e vetëshpallur eKosovës. Vulat e saj filluan të stolisnin dëftesa shkolle, diploma universiteti, titujshkencorë. Shpeshherë më bie rasti në Gjermani të përkthej dokumenta shqiptarë,gjegjësisht kosovarë, dhe kurrë nuk rresht së habituri me fantazinë tonë kombëtarenë përpilimin e një dokumenti të rremë. Vëllezërit tanë të përtej kufirit kanë arriturmadje deri aty sa të botojnë në gazetat e tyre lajme fiktive opresioni, në mënyrë qënjerëzit e interesuar t i përdorin më pas nëpër gjyqet e Evropës Perëndimore për tëfituar azil politik. Kurse në Shqipëri stadi i tretë i metamorfozës së një dokumentizyrtar ishte hedhja në qarkullim e formularëve të bardhë, që filloi pak a shumë parady vjetësh. Zyrtarë e nëpunës të ndryshëm, pasi panë që ritmet e fitimit mund tështoheshin me shumëzimin e formularëve të rëndësishëm, filluan t i shesin këta tëpaplotësuar. Kështu ndodhi p.sh., në emetimin e pasaportave të reja. E kam provuarvetë kur mora dokumentat përkatës nga Hetuesia dhe Gjykata e rrethit se kundërpersonit tim nuk ka asnjë proces të hapur . Emrin e plotësova vetë, pastaj për qejf,bleva edhe një formular tjetër dhe shkrova aty Robin Hudi, për të cilin Hetuesiadhe Gjykata e Rrethit Tiranë vërtetojnë se nuk ka asnjë proces të hapur . Nënshkrimidhe vulat të rregullta. E ruaj edhe sot këtë dokument me një kornizë mbi tryezën epunës.

Kurse periudha e fundit qenka likuidimi i plotë i shkresës zyrtare, mendovanë ato pak çaste të dilemës mbi betonin përvëlues të portit. Më mirë kështu, mëmirë që shteti demokratik shqiptar po e kryen ciklin e zbërthimit deri në vetëlikuidimtë plotë. Pranova atëherë ta paguaj shkurtabiqin dhe zotninë e tij. Për sa minuta

Page 79: perpjekja_10

Përpjekja 79Letra shqipe

më premtoni se mund të dal nga ky vend? pyeta. Menjëherë, zoti Ardian, menjëherë,as dhjetë minuta, sa t i nxirrni librat përtej portës kryesore.

Domethënë do t i paguaja 250 dollarë ministrisë së Brendshme dhe 600 dollarëdoganave. Është e sigurt që s do të më ngacmojë më njeri? pyeta kamorristin epaqëm. Si vdekja tha ky, duke më parë nga duart. Atëherë nisa të veproj shpejtpër t i dhënë fund lëngatës. Si pagova shkurton u ktheva te rrëgjaniku, e moramënjanë dhe i numërova kartmonedhat e kërkuara. Nuk vura re asnjë ndryshim nëfizionominë e tij, asnjë shenjë kënaqësije ose mirënjohjeje. Kurse zukama kishterinisur atje ku qe ndërprerë. Grupi i jevgjitëve më rrinte tanimë nga pas tamam sibisht organik, kurse qentë, për çudi, lehnin herë-herë mu si miq të vjetër. Kamfamilje , tha nëpunësi i fishkur i doganave, tre fëmijë, gruan pa punë, rroga nukecën . Si? , i thashë, po nuk mjaftojnë 600 dollarë?! Ato janë për shefat, unës marr asgjë në këtë mes. Po të duash, një kafe . Kuptova atëherë se ky varfanjakishte vërtet vrimë e fundit e kavallit në strukturën e padukshme të Doganës sëDurrësit. Hapa atëherë çantën dhe vështrova një grusht monedhash që më ishtegrumbulluar gjatë rrugës. Kisha bërë nga Gjermania në Shqipëri një udhëtim tëndërlikuar, duke kaluar nga Franca, Zvicra, Italia e Greqia, ndaj dhe valuta e mbeturishte lloje-lloje, sadoqë pa ndonjë vlerë kushediçë. Nxora atëherë katërdhjetëfrangëshe metalike dhe ia zgjata rrëgjanikut. Jo , ia bëri ky dhe tundi kokënashpër, monedha nuk marr . Pa e vrarë më mendjen e pranova aty për aty këtë farëkrenarie kombëtare që s e pranon tringëllimën, zhurmë që ka të bëjë me lypësin,dhe nxora prej çante një biletë italiane dhjetë mijë liretëshe, në të vërtetë me më pakvlerë se monedhat frënge. Për herë të parë rrëgjanikut i qeshi buza dhe filloi vetë ipari t i fuste kutitë me libra në makinën time. Sakaq fëmijët jevgjitë që e kishinndjekur skenën filluan të bërtisnin kush e kush më shumë: xhaxhi, xhaxhi mumonedha, mu monedha, ah të keqen, ah ta boftë zoti . Fillova t i shpërndaj atëherëpara grupit roitës, të cilit i ishin bashkuar tani edhe hamejt dhe çunat brekëngjiturqë kishin dalë nga deti pa ndonjë farë plaçke të dukshme e që kërkonin edhe atanga një kafe . Kjo kishte qenë pra fjala e parë që na kishin hedhur që nga deti

përpjetë, kafe , kafe dukej të ishte fjala sunduese në shtetin shqiptar të asaj vere.Zura të shpërndaj gjithë monedhat që më ishin mbledhur në çantë, me shpresë që t iheq të gjithë qafet sa më shpejt, mirëpo isha gabuar. Sa më shumë franga, franka,marka, pfenigë, lireta, dhrahmi që nxirrja aq më i madh bëhej lëmshi rreth meje;qentë ishin larguar në një farë distance, por tani po lehnin më fort dhe jo aq miqësisht.U hodha edhe atyre ca çokollata që i kisha blerë në anije për fëmijët në Tiranë dhevrapova drejt makinës ku u ula dhe mbylla derën me forcë. Ndeza motorin dhe bërapër nga dera e hyrjes; mirëpo s qe aq lehtë sa kujtova sepse, pa kaptuar dhjetëmetra, më ndaloi polici i parë me automatik. Hapa xhamin. Ku e keni dokumentin?Polici zgjati dorën në pritje, pastaj, kur pa ngurrimin ose trembjen time, më moridorën në dorë dhe ma shtrëngoi fort. Të lumtë , tha, ke bërë libër të mirë . Atyshkriu edhe frika e fundit që kisha pasur nga shteti im, e kuptova që në fund tëfundit edhe policët, njerëz si të gjithë ne, nuk mund ta duronin shtetin e urryer që pona merrte frymën prej pesë vjetësh me paralizën dhe korruptimin e tij, se edhe ata

Page 80: perpjekja_10

Përpjekja 80Letra shqipe

dëshironin një ndërrim. Edhe shokëve po u pëlqen shumë , tha polici dhe unëpërfytyrova se si të gjithë kishin zënë nga një hije larg saçit të diellit duke lëçitur mekërshëri dhe miratim librin tim. Më vinte mirë, aq mirë sa nuk desha ta verifikojafjalën e tij. A ke ndonjë kafe për mua? pyeti pastaj polici, duke tërhequr pakëzmënjanë strehën e kapelës. Kam , i thashë dhe i zgjata një biletë 20-frangëshe.Nuk kisha më fuqi (T u japësh të gjithëve është e pamundur. Të mos i japëshhiçnjeriu, është marrëzi, se ahere jo vetëm s mbaron dot punën tënde po të vënëdhe pengime. Fjala vjen, të ndalojnë të gjesh shtëpi. Para ke, njeri i mirë je, pos ta vënë veshin... Hajde të thomi se u vendose - s të lënë të punosh. Ke ilaçe?Dale t i tretim që të shohim a janë të paqme. Ke vegla dhe makina? Dale t izbërthejmë që të shohim se mos janë të dëmshme për Shtetin. Ke libra dhedorëshkrime? Dale të ia japim një komisioni t i këndojë. Komisionet përbëhennga njerëz që s i dinë të gjitha shkronjat; librat e tu s i ke për të parë më me sy.Në qofsh, fjala vjen mjek - siç është shkalla juaj, zoti doktor - nuk të njohindipllomën. Puna pra, qëndron kështu: S dhe hiç, e ke punën të humbur).

Po se mos ai polic ishte pengesa e fundit! Deri sa dola në rrugë të madhe, atyte kryqëzimi i Shkozetit, ku ishin vendosur edhe autoblindat e rënda të misionitAlba , kalova plot shtatë postblloqe, ku më ndalnin herë njerëz me e herë pa

uniformë. Të gjithë kërkonin së pari dokumentin e zhdoganimit të mallit, pastaj, simë kishin krijuar ndjenjën e fajit dhe të shkeljes ligjore, më propozonin që nyjen evështirë ta zgjidhja me një kafe. Biletat fluturonin nga çanta ime të lehta e të lira, nëtru, bashkë me avujt e fundit të uzos më rrihte titulli i një libri skematik nga kohë tëshkuara fluturoni, pëllumbat e mi ; sikur mbas kryqëzimit të Shkozetit të më shfaqejnjë postbllok i tetë, atëherë do të detyrohesha që kafen ta jepja me mbushje çeqesh.Kur mbërrita në shtëpi, bëra llogari se sa kafe kisha shpërndarë për të shpëtuarlibrat e mi:

Marrësi Kafeja Kursi Kundërvlefta në US $

(kursi i dt. 15.6.1997)

Dy shefat e doganës nga 300 US$ 600

Doganieri rrëgjanik: 10.000 lireta 1.829 5,56

Zv.Min. i Brendshëm: 250 US$ 250

Kamorristi i i paqëm: 40.000 lireta 1.829 22,24

Jevgjitka: 2x5 fr. zvicerane 1,78 5,61

Jevgu 1 (buzaçi) 3x5 DM 1,86 8

Jevgu 2 (thinjoshi) 3x100 dhrahmi 292,7 1

Topalli 3x200 dhrahmi 292,7 2

Çuni brekëbardhë 5 DM 1,86 2,56

Çuni brekëzi 2 DM 1,86 2

Page 81: perpjekja_10

Përpjekja 81Letra shqipe

Çuni kokëtullë 2 DM 1,86 2

Hamalli i gjatë 50 fr. franceze 5,58 9

Hamalli Bad Spenser 3.000 dhrahmi 292,7 10,24

Hamalli plak 5 US $ - 5

Hamalli i zi 40 fr. franceze 5,58 7,16

Qeni pa bisht 1 çokollatë Milka 0,60

Qeni me një sy 1 çokollatë Yes 0,40

Qeni këmbëprerë 3 bonbone Ferrero 0,54

Qeni qimebaltë 1 çokollatë Yes 0,40

Polici 1 20 fr. franceze 5,58 3,58

Postblloku 2 10 marka gjermane 1,86 5,38

Postblloku 3 20 marka gjermane 1,86 10,75

Postblloku 4 6.000 dhrahmi 292,7 20,48

Postblloku 5 40.000 lireta 1,829 22,24

Postblloku 6 7.000 dhrahmi 292,7 23,90

Postblloku 7 100.000 lireta 1,829 54,67

______________

Totali 1075,30 US$

(Shkoi ndër mend të ngjarat e ditës, me pikat e ngrysura dhe pikat qesharake;dhe i vinte çudi si e solli rasti që ai, njeri armik i korrupcjes dhe i shoqërive tëfshehta, të japë ryshfet dhe të bëhet i mbrojturi i Kamorres, dhe për ç arsye tëjapë ryshfet? Për të siguruar lirinë të punojë për stërvitjen e popullit! Pak ngapak e zuri gjumi)

Fjeta një ditë dhe një natë, për ta harruar disi me gjumë Doganën e Durrësit,këtë strofkull të mallkuar historikisht, nga ku ardhacakë të ndryshëm, romakë,bizantinë, bullgarë, serbë, venecianë, anzhu, shqiptarë, turq, shqiptarë qenë munduarnjëri pas tjetrit të krijonin shtet dhe kishin krijuar vetëm vatra anarkie dhe plaçkitjeje.Kur u zgjova vura re sa gjatë qëndrimit në Port më kishin vjedhur edhe 234 libra.

Autor dhe viktimë: Ardian Klosi

Special starring guest: His Exellency Faik bey Konitza with Dr. Gjëlpëra zbulonrrënjët e dramës së Mamurrasit and Shqipëria si m u duk , Dielli , Boston 1924,1930

Page 82: perpjekja_10

Përpjekja 82

Thomas Carlyle

T I JEPET FUND TERRORIT

(fragment nga libri Revolucioni francez)

Qysh prej Festës së Qënies Supreme dhe zhurmës gjithë madhështi që u bërreth saj, për të cilën Bilandi ishte shprehur se po bëhej e mërzitshme (Avec tonEtre Supreme tu comences m embeter) Robespieri është dukur shumë rrallë nëKomitet. Qëndron mënjanë si një i llastuar. Ata të Komitetit kanë sajuar gjatë kësajkohe edhe një Raport, aspak të këndshëm, mbi plakën Katerinë Teot dhe burrinRipërtëritës të Botës, të cilin, sipas saj, na e paskëshin përmendur edhe Profetët.Në raport ata bëjnë sikur shohin tek misteri Teo një kompllot. I gjithë raporti ka njëdell satire dhe mospërfilljeje tallëse jo vetëm kundra zonjushës plakë, por edhekundra atij, Përtëritësit të madh. Pena e mprehtë e Barrerit kishte çekur atje kus mbante më. Raporti për plakën Teo, që u lexua me zërin hundor e solemn tëplakut Vadie, anëtar i Sigurimit të Përgjithshëm, e bëri efektin e vet. Fytyrat egjeneralëve republikanë u mvrënjtën e morën pamjen e gjyleve të çelikta të topave.A duhej të ndodhnin gjëra të tilla?

Nuk duhet harruar edhe një fakt tjetër. Në mes të të burgosurve të 12 shtëpivetë arrestit ndodhej edhe një grua që e kemi takuar më parë: Senhorne Fontëne, elindur Kabarus, e bukura Prosperinë, të cilën Përfaqësuesi Talien e ka takuar njëherë në Bordo, takim ky jo pa pasoja në jetën e tij. Kanë kaluar kohë që nga Bordojadhe ja tani Talieni ndodhet në shtëpi, i shkarkuar dhe mjaft i shqetësuar. Më kot edeklaroi ai me të madhe jakobinizmin e tij, madje më fort se kurrë ndonjëherë, mëkot kujtoi udhëzimin për t i harruar gabimet e së shkuarës. Ata e flakën që e flakënjashtë radhëve të tyre. Madje, që nga tribuna e Konventës Robespieri kishtemërmëriturr dy herë fjalë paralajmëruese ndaj tij. Kurse tani ka goditur e arrestuarme padi të rreme të bukurën Kabarus. Ajo është cilësuar e DYSHIMTË, çka ështëjashtë çdo mundësie sepse është krejtësisht jashtë natyrës së saj. E ngujuar në vathëne lemeritshme të vdekjes Senhorna i dërgon letra të fshehta Talienit të saj të zymtëplot me lutje dhe përbetime nxitëse: Shpëtomë mua nëse do të shpëtosh veten! Anuk e sheh se edhe koka jote është në rrezik? Ti, që je aq trim, ti, dantonisti kundratë cilit ka aq cmirë, a nuk e sheh se jeni të gjithë në shpellën e Polifemit? Ai më

Shqipërime

Page 83: perpjekja_10

Përpjekja 83

lajkatari prej jush do të hahet i fundit.Talieni rrëqethet dhe ndjen se ajo thotë të vërtetën. Atë e kanë paralajmëruar,

Burdonin e kanë paralajmëruar, Freronin e urrejnë, Barrasin po ashtu, secili prejtyre e ndjen se pas pak kohe koka do t i fluturojë nga supet.

Ndërkaq Roespieri (e vemë edhe një herë në dukje) shfaqet rrallë në Konventë,aspak në Komitet dhe flet vetëm në Shtëpinë Jakobine të Lordëve me miqtë dherojet e tij. Që prej dyzet ditësh (tani jemi nëkorrik) nuk është dukur në Komitet.Terrorin atje e ushtron nëpërmjet tre maskarenjve mëndjengushtë që ka caktuar. Ipakorruptueshmi qëndron mënjanë. E kanë parë të endet nëpër vende të vetmuarame një pamje tepër të menduar me sy të ndezur gjak - thonë disa - çka i vjen ngatërhuzja e egër. Një fantazmë e mallkuar që endet përvajshëm mbi tokë në këto netkorriku. O fantazmë e mjerë, edhe ti kishe dikur një jetë dhe zemër prej mishi! Përsevallë Zotat kapriçiozë e të rreptë të caktuan, si duke qeshur, një udhë që duhet tëndiqje edhe mandej të lanë dorë të lirë? Para disa vjetësh, a nuk ishte ti një avokati ri aq shpresëdhënës; ti që asokohe pranoje më mirë të braktisje avokatoren eArrasit sesa të vendosje dënimin me vdekje të një njeriu?

Çfarë bluan vallë me mendje Robespieri tani? Mos po bën plan t i japë fundterrorit? Askush nuk e di. Re të zeza vërtiten mbi Ligjin Agrar; Sankilotizmi fitimtarështë shndërruar në pronar rentash; ushtarët e vjetër mblidhen e dëfrejnë në vilatkombëtare dhe në pallatet spitale të Shambortit e Shotilit. Fitorja ushtarake ka sjellëpaqen; plagomat e luftës po shërohen nga Kulti i Qënies Supreme. Kështu pra,duke ecur mespërmes detit të gjakut po shkojmë drejt Barazisë, Kursimit, Lumturisë,Vëllazërisë dhe Republikës së virtyteve: brigje të bekuara këto të detit me gjakaristokratësh. Po si të zbarkojmë atje? Nëpërmjet një vale të re përfundimtare gjakusankilotësh të korruptuar, konventasish tradhëtarë e gjysmë tradhëtarë; nëpërmjetgjakut të rebelit Talien, gjakut të Bilandit, i cili na qënka mërzitur me kultin eQënies Supreme dhe me plakën time Apokaliptike, madje e paskam bërë për tëqeshur.

Duke bluar kështu vetmevete i mjeri Robespier ecën mes gjelbërimit tëkorrikut si një hije e mallkuar. Plane e shestime të zymta i vrundullojnë pareshturnëpër mend. Se cilat ishin këto nuk do ta mësojmë dot kurrë ndonjëherë.

Disa thonë se po gërmohen katakombe të reja për një kasaphanë të madhe etë rrufeshme që po përgatitet. Gjenerali Anrio me kompaninë e tij do ta dërrmojëkrejtësisht Konventën; do t ia heqë asaj të drejtat e larta. Paskëtaj sundimi do t ikalojë shtëpisë Jakobine të Lordëve me Robespierin Diktator. I pakorruptueshmika përpiluar apo është duke përpiluar një listë që ia ka parë vjedhurazi parrukieriteksa i përdridhte kaçurrelat. Sekushi pyet veten se mos bën pjesë në të.

Gojëdhanat e anekdodat flasin ende sot për një darkë të famshme që u shtruatek Barreri. Lexuesi duhet të dijë se Barreri dhe miqtë e tij shtronin herë pas heredarka në disa vila në Klishi. Ishin darka tepër elegante e tepër madhështore që herëherë kalonin në orgjira skandaloze. Darka në fjalë thuhet se qëlloi në një ditë tejet tënxehtë kështu që miqtë i zhveshën xhaketat dhe i lanë në një nga sallonet. Atyrrëshkiti fshehurazi Karnoi, i cili, pasi rrëmoi në xhepat e Robespjerit, gjeti aty një

Shqipërime

Page 84: perpjekja_10

Përpjekja 84

listë 40-vetëshe ku pa edhe emrin e tij. Karnoi nuk e ceku më gotën e verës atëdarkë.

Ju duhet të lëvizni, o miq, ju, Bretkoca përtace të Marsit, që qysh prej mbytjessë Zhirondës keni heshtur e jeni zhytur thellë e më thellë në kënetë; tani ju mbetet otë këlthisni o të vdisni! Ata po mbledhin krahanën që u bindet në mbledhjet e tyre,mbledhje nate, të fshehta si vdekja! A nuk po përvidhet tinzisht ky MaksimilianRobespieri, si një panterë, pa zë, me sy të gjelbër e të përflakur, me qimet kreshpëruar,gati për sulm?

Talieni, me krakterin e vrullshëm e me gjuhën trime, duhet të vërsulet tëgodasë panterën. Caktoni një ditë, tani shpejt ose kurrë më!

26 KORRIK - 8 TERMIDOR 1794 - VITI II

Disa ditë përpara asaj dite të caktuar, që ata e quajnë 8 Termidor (26 korrik1794), Robespieri rishfaqet në Konventë dhe ngjitet në tribunë. Çehrja e tij e terratisurtregon se është i mbarsur me rrufe të reja. Talienët dhe Burdonët dëgjojnë mevëmendje. Robespieri zë e flet me një zë kobndjellës. Ky zë profetik, ngulçonjësdhe aspak melodioz, që të kujton zërin e kukuvajkës, thotë se shpirti republikan podegjeneron: kudo ka moderantizëm të korruptuar, vetë Sigurimi dhe Shpëtimi janëinfektuar duke u lëkundur sa në një krah në tjetrin. Vetëm ai, Maksimiliani, kambetur i pakorruptuar, i gatshëm të vdesë kur ta kërkojë nevoja. Si të shpëtojmënga kjo e keqe? Gijotina! Gijotina, ajo do të mbyllë çdo plagë me një forcëripërtëritëse. Vdekje tradhëtarëve të çdo ngjyre!

Kështu këndon zëri profetik duke u përplasur në muret e Konventës. Ështëkënga e vjetër, por sot, o Zot, ç po ndodh! Mos vallë magjia e këtyre mureve ushtonjëska reshtur së vepruari?! Asnjë jehonë nuk vjen prej tyre. Konventa lëshon vetëm njësi gulçimë heshtjeje; jo vetëm kaq, por edhe një si kërcëllimë që nuk kuptohetç është.

Në këto rrethana Lëkontri, dyqanxhiu plak i Versajës, vepron tamam siçduhet: me djallëzi apo pa djallëzi, por krejt në përputhje me dëshirën e shumicës, aishtron pyetjen nëse duhet të shtypet e të dërgohet në Departament fjalimi iRobespierit. Dëgjohen përsëri kërcëllitjet. Anëtarët e nderuar heshtin në shenjëmosaprovimi. Anëtarët e Komitetit që u fajësuan në fjalim kundërshtojnë. Poende,botuesi Freron drejton pyetjen:

Ç është bërë me lirinë e mendimit në këtë Konventë?

Urdhëri për shtypjen dhe shpërndarjen e fjalimit, që ishte firmosur, abrogohet.Robespieri, dyll i verdhë, tërhiqet me humbje duke konstatuar se ka përparakryengritjen dhe shkatërrimin e afërt.

Ndër bëmat njerëzore kryengritja është nga më të rrezikshmet dhe më fatalet,aq e pakalkulueshme në shpejtësinë e saj të tmerrshme. Ajo është diçka që duhet t i

Shqipërime

Page 85: perpjekja_10

Përpjekja 85

përgjigjesh pa ngurrim e frikë. Veçanërisht kryengritja në Konventën e Robespieriti shëmbëllen një zjarri që i afrohet me të shpejtë depos së barotit të një anijeje. Potë bësh një kërcim sypatrembur dhe vetmohues mbi të, edhe mund ta vazhdoshlundrimin më tej. Por, po ngurrove, qoftë edhe një çast të vetëm, dije se anija dhekapiteni, ekuipazhi me gjithë ngarkesë do të fluturojnë në erë e do të bëhen copë ethërrime dhe lundrimi juaj do të mbarojë diku midis detit dhe qiellit. Sikur Robespieritë kishte sjellë atë natë Anrinonë me kompaninë e tij e të kishte mbaruar punë meta, ndoshta ai dhe Sankilotizmi do të mund të sundonin edhe për ca kohë, përndrysheçdo gjë kishte marrë fund. Oliver Kromuelli e pikasi menjëhjerë, me ata sytë e tijmizorë, se ç kuptim kishte veprimi i atij reshterit agjitator që doli nga radhët e filloitë paraqiste ankesa fyese në emër të mijëra njerëzve që prisnin aty duke demonstruare gjestikuluar. Prandaj e nxorri menjëherë koburen nga brezi dhe e zboi atë së bashkume trazirën. Nolli ishte burrë i prerë për këso punësh.

Kurse Robespieri, në vend që të marrë ndonjë vendim të menjëhershëm,përvidhet ndajnatëhere drejt Shtëpisë Jakobine të Lordëve, ku shpalos brengat dhevirtytet e tij të jashtëzakonshme, pakorruptueshmërinë e tij, pastaj lexon edhe njëherë ligjëratën e kukuvajkës që u përbuz nga Konventa. E përfundon atë dukepërsëritur se ai është gati të vdesë kur ta lypë nevoja.

Jo, ti s ke pse ta bësh këtë! , buçet salla e jakobinëve.Robespjer, unë do ta pi helmin sëbashku me ty. (Je boirai le cigue avec

toi)- Kjo gjë është e panevojshme, por lind e thuhet në zjarrin e atyre çasteve.Muret ushtonjëse këtu veprojnë. Ligjëratën e fyer e mbulojnë brohorima deri

në qiell. Fytyra e jakobinizmit rrezaton këtu një dritë shkatërrimtare që përshkënditetprej syve të tyre të zjarrtë e të tërbuar. Kryengritja detyrë e shenjtë! Konventa tëspastrohet! Populli sovran me Anriono dhe Bashkinë. Do të bëjmë një 2 qershor tëri, drejt shatoreve të tua, o Isail! Kështu buçet jakobinizmi tashmë në revoltë tëhapur. Le t ia mbathë Talieni dhe të gjithë kundërshtarët. Kalot d Erbuanë, ndonëseanëtar i Shpëtimit, ata e shtyjnë me bërryla, e nëpërkëmbin dhe ai ikën i lumtur qëshpëton gjallë. Duke hyrë krejt i zbërthyer e i shpupurisur në dhomën e mbledhjessë Shpëtimit, Kaloti gjen aty, mes të tjerëve, Sen Zhystin e zymtë e të lëpirë, i cili,gjithë me atë mënyrën e tij të lëpirë, e pyet:

Çfarë po ndodh tek jakobinët?Çfarë po ndodh? - ia kthen Kaloti me atë damarin e tij kambysian. Asgjë

tjetër veç një rebelimi të tmerrshëm. Ju doni të na merrni jetët, por nuk do të na imerrni dot!

Pasi dëgjon këtë ligjëratë kambysiane Sen Zhysti le punën, merr kapelen dhedel. Raportin për të cilin po fliste aty, i mbushur përplot me punë republikane,raport që do ta mbante të nesërmen në Konventë, tha se ia kishte dhënë një miku,por do t ia merrte e do t ua dërgonte sapo të mbrrinte në shtëpi.

Pasi kthehet në shtëpi nuk e dërgon, por çon fjalë se ata do ta dëgjojnë tënesërmen nga tribuna e Konventës.

Zotit kërkoi uratë, barutin mbaje të thatë : kështu thotë një këshillë e urtëdhe e mirënjohur. Nesër Parisi me siguri do të jetojë diçka të re. Zbulues e korierë të

Shqipërime

Page 86: perpjekja_10

Përpjekja 86

fshehtë shpejtojnë gjatë territ të natës në rrrugët e tij: nga Shpëtimi tek Sigurimi,nga Nëna Shoqëri tek Bashkia. A mund të zulet sot gjumi mbi qepallat e Talienëve,Freronëve, Kalotëve? I fuqishmi Anrio, kryetari i bashkisë Flëro, gjykatësi Kofinhorl,prokurori Pajen, Robespieri dhe gjithë jakobinët po përgatiten.

POSHTË! POSHTË!

27 KORRIK - 9 TERMIDOR 1794 - VITI II

Më 9 Termidor, rreth orës nëntë, sytë e Talienit shkrepëtijnë teksa shohin seKonventa tashmë është thuajse e mbledhur. Rrugët e Parisit zhurmojnë, por këtu sëpaku nuk kemi të bëjmë me një Konventë Legale: njerëzit nuk janë ndarë nëpërrreshta dhe nuk u është bërë një pastrim krenarie tek porta.

Allons, o burra trima të Fushës, bretkoca të vonuara të Marsit! - thërretTalieni duke shtrënguar grushtin e duke çarë përpara sapo dëgjon zërin tingëllonjëstë Sen Zhystit, i cili flet nga tribuna.

Loja e lojërave tashmë ka filluar.Sen Zhysti po lexon raportin e tij. Është një hakmarrje e egër, e ngjashme me

vështrimin tmerronjës të Robespierit. Por ja: ndërsa ai nuk ka lexuar veçse frazat epara, zëra të fuqishëm buçasin fort e më fort. Ngrihet Talieni, pas tij Bilandi e pastyre shumë të tjerë.

Qytetarë - buçet Talieni - mbrënë natën tek Jakobinët unë pashë se Republikandodhet në rrezik dhe u betova që, nëse Konventa nuk do të guxojë ta godasë tiranin,atëhere do ta godas unë me këtë - dhe nxjerr e vringëllon një kamë që përshkënditçelikun e Brutit. Të gjithë buçasin menjëherë me klithma të shfrenuara: Poshtëtirania! Poshtë diktatura, poshtë Triumvirati! Të gjithë anëtarët e Komiteti tëShpëtimit të akuzohen!

Salla ushton me ulërima të papërmbajtëshme. Sen Zhysti zverdhet në fytyrëdhe stepet. Kutoni mërmërit me vete: Triumvirati! - dhe ul sytë mbi këmbët e tijparalitike. Robespieri rreket të flasë, por Kryetari Turio i tund zilen. Salla gjëmonkundra tij me forcën e Eolit. Robespieri ngjitet në tribunë, zbret dhe ngjitet sërish,shkon dhe vjen gati duke u mbytur nga zëmërimi, tmerri dhe dëshpërimi. Sot nërend të ditës është Kryengritja!

O Kryetari Turio, ti që ishe dikur zgjedhësi Turio, ti që prej lartësisë sëkullave të Bastijës pe lagjen Shën Anton të ngrihet si një oqeanid; ti që ke parë kaqshumë qysh prej asohere - a të kanë zënë sytë vallë diçka të ngjashme me këtë?Vështirë të dëgjohet tingëllima e ziles tënde kundër Robespierit në mes të kësajstihije të çmendur luftësh njerëzore për jetën.

Kryetar i vrasësve! - bërtet sa mundet Robespieri -, kërkoj fjalën prej tejepër herë të fundit!

Shqipërime

Page 87: perpjekja_10

Përpjekja 87

Por ajo nuk mund t i jepet.O burra të virtytshëm të Fushës, - thërret ai duke gjetur një çast heshtjeje -

po u drejtohem juve.Burrat e vyrtytshëm të Fushës shtangen për një çast, por zilja e Turioit rri në

beft dhe salla shpërthen përsëri si salla e Mbretit të Erërave. Buzët e shkumbëzuaratë Robespierit janë mavijosur; gjuha i është mjakur e ngjitur pas qiellzës.

Gjaku i Dantonin po e mbyt - thërrasin ata -, të akuzohet! Të dekretohetakuza!

Turioi e shtron këtë çështje menjëherë. Akuza aprovohet, i pakorruptueshmiMaksimilian dekretohet i akuzuar.

Dua të kem edhe unë fatin e vëllait tim, ashtu siç jam munduar të kemvirtytet e tij - thërret Ogyst Robespieri i ri. Edhe Ogysti dekretohet; edhe Kutoni,edhe Sen Zhysti, edhe Leboni. Triumvirati e kompani dekretohen dhe rrasen nëdhomën e Komitetit të Shpëtimit, megjithë vështirësitë që krijoi hezitimi i disarojeve. Gjuha u është mjakur e ngjitur pas qiellzës. Tani s ka mbetur veçse të hidhetnë gjyq Bashkia; të shkarkohet dhe të arrestohet komandanti Anrio; të rregullohenformalitetet dhe t i jepen këta viktima Tinvilit.

Është mesditë. Salla e Eolit, tashmë e pastruar nga kundërshtarët, buçetfitimtare dhe harmonike si një fryjë e papërmbajtshme.

Po a mbaroi vallë kjo punë? Dikush mund të mendojë se po, por s ështëashtu. Vajmedet, nuk ka mbaruar veçse akti i parë; tre apo katër akte të tjerë vijnëpas tij dhe fundi shkatërrimtar ende nuk dihet.

Një qytet i madh ruan në barkun e tij aq shumë ngatërresa e të papritura.Janë shtatëqindmijë mendje, asnjëra prej të cilave nuk di se çfarë po bën vetë e jomë se çfarë po bën fqinji. Është ora tre pas mesdite. Shihni Anrionë: në vend që,sipas marrëveshjes, të jetë i shkarkuar dhe i arrestuar, ai po kalëron anës skelës ishoqëruar me xhandarët bashkiakë duke shkelur mbi njerëzit . Bashkia zjen nërebelim të hapur dhe urdhëron të mbyllen portat e qytetit. Asnjë burg të mos pranojëtë burgosur këto ditë! Anrioi kalëron drejt Tyilërive për të çliruar Robespierin. NëQuai de la Ferraillerie, një qytetari i ri që po ecën atypari me të shoqen e sheh dhethotë: Xhandarë, ky nuk është komandanti juaj, ai është nën urdhër arresti. Porxhandarët e plandosën përdhe duke e goditur me myqet e shpatave.

Edhe ndonjë Përfaqësonjës (si Merlini nga Tionvili), që tenton t u drejtohet,flaket nga Anrioi në shtëpitë e arrestit. Ai shpërthen drejt dhomës së Komitetit nëTyilëri që të flasë me Robespierin . Xhandarët dhe portierët e Tyilërive, vetëm paspërpjekjesh të mëdha, duke zhveshur shpatat e duke u mbrojtur seriozisht, arrijnë takapin Anrionë dhe të bindin xhandarët e tij që të mos luftojnë. Pastaj ata e fusinRobespierin dhe kompaninë e tij në një karocë, të cilën e mprehin me kuaj shale dhee nisin për në Luksemburg dhe burgje të tjerë. Ky është fundi? A do të mundet mënë fund Konventa e raskapitur të shkojë të hajë drekë e të prehet capak për tërifilluar punë në orën pesë ? Në fakt Konventa e rraskapitur veproi pikërisht kështudhe u pendua për këtë. Nuk jemi veçse në mbarim të aktit të dytë. Ndërkohë qëpërfaqësonjësit, të lodhur e të kapitur, prehen përpara tryezave të ngrënies, dëgjohen

Shqipërime

Page 88: perpjekja_10

Përpjekja 88

kushtrime alarmi. Gjykatësi Kofinhorl po kalëron së bashku me xhandarë të tjerëpër të çliruar Anrionë nga dhoma e Komitetit në Tyilëri - dhe e çliron atë. I fuqishmiAnrio hidhet mbi kalë, bën për vete me thirrjet e tij edhe xhandarët e Tyilërisë dhe tëgjithë rendin trokthi për në Bashki. Medet! Edhe Robespieri nuk gjendet në burg!Roja u tregoi shoqëruesve urdhërin bashkiak, sipas të cilit, nëse ai guxonte të pranontetë burgosur, i kërcënohej jeta. Në mes të kësaj përçarjeje zhurmëritëse dhe ndër-dyshjeve të xhandarëve, karroja e Robespierit arrin shëndoshë e mirë në Bashki.Atje Robespieri e kompani përqafohen nga bashkiakët e jakobinët dhe, të gjithësëbashku, pushtuar nga ethet e shejta të kryengritjes, hedhin kushtrimin, hartojnëthirrje, lidhen me Seksionet dhe Nënën Shoqëri. A nuk ju duket ky një akt i bukur itretë i kësaj drame sublime si ato të grekëve të lashtë, ku fundi shkatërrimtar bëhetmë i paparashikueshëm se kurrë?

Ndërkohë që bije nata ogurzezë, Konventa e bashkuar nxiton të sulmojëpërsëri. Kaloti, i cili kryeson seancën, hyn me hapa të mëdhenj e me një pamje tëzbehtë, me kapelen shtrënguar në dorë dhe kumton me një ton solemn:

Qytetarë, keqbërësit e armatosur kanë rrethuar dhe pushtuar ndërtesën eKomitetit. Ka ardhur koha të vdesim në krye të detyrës!

Oui! , - përgjigjen të gjithë -, betohemi!Ky betim nuk është punë mburrjesh, por një fakt i trishtë, një nevojë. Atyre

vërtet do t u duhet të vdesin po të mos kryejnë detyrën. Aty për aty deklarohenrebelë dhe nxirren jashtë ligjit - Hor la Loi - Robespieri, Anrioi, Këshilli Bashkiak.Kurse Barrasi emërohet komandant i forcave të Armatosura. Dërgohen gjithashtuPërfaqësues Misionarë në të gjitha seksionet dhe kuartieret për të predikuar e ngriturforca. Duket se, sido që të vejë puna, kanë vendosur të vdesin majë kalit.

Çfarë qyteti i hutuar e i pështjelluar, plot me njerëz që rendin në këmbë apokaluar duke shpërndarë lajme e duke i pëshpëritur njëri-tjetrit. Koha punon pa reshtur.Fëmijët që lindin në këto ditë lindin pa emër. Të burgosurit e mjerë të Luksemburgut,që dëgjojnë zhurmë, i tremben një Shtatori të ri. Ata shohin t u bëhen shenja medrita në qiell e nëpër çatira, u duken si sinjale shprese, por nuk mund ta kuptojnë seçfarë po ndodh.

E, megjithatë, mes kësaj rrëmuje shohim Karron e Vdekjes të punojë... qënga burgu i juglindjes, nëpërmes Shën Antonit drejt gijotinë në Barrier du Trône.Njerëzit zemërvrazhdë të Shën Antonit preken nga pamja e saj, e rethojnë karrondhe klithin: O zot, pse duhet bërë kjo? Jo, nuk duhet! Anrioi dhe xhandarët e tij qëpatrullojnë rrugët i largojnë ata duke vringëlluar shpatat e duke ulërirë me egërsi sekjo duhet bërë. Braktisini shpresat, ju, o të dënuar! Karroja vihet përsëri në lëvizjedrejt vdekjes.

Lidhur me këtë karro vdekjesh do të përmendim edhe dy ngjarje të shquara:e para ka të bëjë me një burrë të shquar; e dyta me mungesën në to të një burri tëshquar. Burri i shquar është gjeneral lietnant Luazeroli, njeri fisnik si nga origjina,edhe nga natyra, i cili dha jetën për të birin. Në burgun e shën Lazarit, natën eparafundit, duke nxituar drejt hekurave për të dëgjuar Listën e Vdekjes, atij i kapi

Shqipërime

Page 89: perpjekja_10

Përpjekja 89

veshi emrin e të birit. Djali po flinte në atë orë.Unë jam Luazëroli" - thirri plaku. Në gjykatën e Tinvilit gabimi në emrin e

pagëzimit ishte një vogëlsirë, prandaj korrigjimi u bë shpejt.Mungesa e burrit të shquar është ajo e deputetit Pen. Peni ndodhej në

Luksemburg qysh prej janarit dhe dukej se ishte harruar. Mirëpo Fukje Tinvili egjuajti më në fund. Gardiani me listë në dorë shënonte me shkumës dyert e jashtmetë pjesëtarëve të Fournée-së së nesërme. Dera e jashtme e qelisë së Penit qëlloihapur, kështu që gardiani që nxitonte e shënoi atë nga faqja e brendshme. Njëgardian tjetër e mbylli dhe shenja e shkumësit nuk dukej më. Fournée-ja u nis paPenin.

Skenat e gjalla të aktit të pestë të kësaj tragjedie greke të jetës nuk mundemiveçse t i pëvijojmë në vija të trasha, sepse, duke u orvatur ta ndjekim e ta mbërthejmëvrundullimin e saj të çmendur në të gjitha hollësitë, do të ngrinim një si shkumëtallazi - njëlloj si ai piktori i lashtësisë që rrekej më kot të rrokte relitetin me bojrate tij. Në këtë natë të bekuar Korriku ka aq shumë zhumhuri e të rëna borijash, kanjë rrungajë aq të madhe trupash që marshojnë, seksionesh që shkojnë e vijnë,Përfaqësuesish që lexojnë thirrje nën drita flakadanësh... Misionari Lezhandër, meforcat që mblodhi rreth vetes, arriti të shporrë jashtë një ndërtese jakobinët e mbledhuraty dhe pastaj erdhi e flaku mbi një tryezë të Konventës çelsat e saj duke thënë:

Unë i mbylla dyert e tyre; vetëm virtyti mund t i hapë ato!Parisi vlon e zjen; brenda tij rrymat njerëzore derdhen të trazuara si rrymat e

një oqeani. Është një malstrom vigan që zhaurin në terrin e natës. Konventa nënjërin krah dhe Bashkia në tjetrin punojnë pa pushim. Të burgosurit e mjerë dëgjojnëkushtrime dhe fjalë të shkëputura që u duken si sinjale. Ata përpiqen t i deshifrojnëe të gjejnë në to shpresën e shpëtimit. Mugëtira që rrinte pezull po ikën e po bijeposhtë; nesër do të zbardhë dita. Drita e saj e urtë po avitet e po vjen si një profecie heshtur që shoqëron tingujt e fuqishëm të orëve qiellore. Janë të njëjtët tinguj, tëpërjetëshmit. Në këtë botë nuk ka tjetër veçse hije të turbullta, përleshje, kryengritje,një terr plot rrëmujë dhe shkrepëtima verbonjëse..., ndërkohë që mes tyre Fatiluhatet sa andej këtej duke tundur urnën varrimtare.

Rreth orës tre të mëngjesit forcat e armatosura të Anriosë si dhe ato që kasjellë Barrasi janë rreshtuar në Place de Grêve kundruall njëra tjetrës, me topangrehur ballë topave.

Qytetarë! - dëgjohet zëri i lartë i urtësisë - Përpara se të derdhim gjakun nënjë luftë civile pa fund dëgjoni Dekretin e Konventës që thotë se Robespieri dherebelët e tjerë janë nxjerrë jashtë ligjit.

Jashtë ligjit! - në zërat e njerëzve ndihet frikë dhe tmerr. Qytetarët epaarmatosur shpërndahen menjëherë për në shtëpitë e tyre. Artilierët e Bashkisë, tëgjithë në ankth, bëjnë një rrotullim të shpejtë dhe radhiten në krahun e Konventës,madje duke brohoritur. Sapo dëgjon këtë brohorima Anrioi zbret nga dhoma e tij esipërme (pasi ka pirë mjaft, siç thonë disa) dhe e gjen Place de Grêve të zbrazur.Grykat e topave u kthyen drejt tij dhe ai pa në to shkatërrimin përfundimtar.

I dehuri tashmë i zhdehur kthehet lart duke u kalamendur dhe kumton:

Shqipërime

Page 90: perpjekja_10

Përpjekja 90

Jemi të humbur.I poshtër, ti je shkaktari! - bërtasin ata dhe e marrin e vërvitin, a vërvitet

vetë, nga dritarja e lartë përmbi kalldrëmin dhe lemerinë e ujërave të zeza. Anrioi uplandos aty dhe mbeti gjallë, por më keq se i vdekur. Ogyst Robespieri pësoi tënjëjtin fat. Thonë që Sen Zhysti i bëri thirrje Lebasit ta vriste, por ky nuk mundi.Kutoni u zvarrit nën një tryezë duke tentuar të vrasë veten, por pa gjetur forcat emjaftueshme për ta bërë këtë. Kur konventasit hynë brenda për t'u vënë prangatkëtyre sanhedrinëve të kryengritjes, ata nuk reaguan, por qëndruan urtë si të vdekurit.Robespieri dergjej në një kolltuk me një kobure varur në dorë, e cila nuk mundi taçpojë mespërmes kokën e tij, por i sakatoi vetëm nofullën e poshtme. Dora vetvrasësekishte dështuar.1

Me zell e gatishmëri të madhe dhe jo pa shqetësim konventasit i mblodhënkonspiratorët e shpartalluar (nxorrën edhe Ogystin e Anrionë të rrëgjakur e tëllangosur) dhe i rrasën të gjithë, me mjaft egërsi, në një karro. Në të gdhirë i kishinsiguruar mirë nën drynj dhe kyçe. E tërë kjo punë u krye në mes të brohorimave dhepërqafimeve të fitores.

Ndërkohë që përgatitet shpura, e cila do t i përcjellë ata në burg, Robespierine vendosin në një paradhomë të sallë së Konventës. Ai dergjet aty mbi një tryezë,me një kuti druri në vend të nënkresë. Ende ngërthen duke fërgëlluar këllëfin ekobures. Disa rrecka të përgjakura e të lidhura harbutçe i mbështjellin nofullën esakatuar - një pamje e llahtarshme! Njerëzit përreth e ngacmojnë dhe e fyejnë. Ainuk flet dot, sytë e tij akoma tregojnë zgjuarsi. Edhe zemra më e paepur, o lexues,dorëzohet përpara kësaj pamjeje. Ai ka të veshur në trup xhaketën e kaltërt, tëqepur me rastin e Festës së Qënies Supreme dhe një palë pantallona nankini. Çorapeti janë varur mbi kavilje. Robespieri nuk foli më asnjë fjalë në këtë botë.

Kështu, pra, në orën gjashtë të mëngjesit Konventa fitimtare mund të prehetpaksa. Lajmi flatron nëpër Paris me krahë të arta, hyn në burg dhe ndriçon fytyrat eatyre që ishin afër mbarimit. Gardianët dhe spiunët i pllakos një heshtje e zymtë.

Jemi më 28 korrik të vitit 1794, i quajtur 10 Termidor Viti II.Fukierit nuk i mbetet tjetër veçse të identifikojë të burgosurit, meqënëse ata

janë jashtë ligjit. Në orën katër të mbasdites rrugët e Parisit rrëmbushen plot epërplot si kurrë ndonjëherë. Drejtimi i Karrove të Vdekjes është që nga Palais de laJustice për në Place de la Revolution. Rrungaja e njerëve të rrëmben e të çon peshë.Të gjitha dritaret jan plot; poende, kurreshtja njerëzore ka nxjerrë kryet deri majëçative me një gëzim të çuditshëm. Rrotat e Karrove të Vdekjes gërvijnë nën togunlaraman të të nxjerrurve jashtë ligjit. Ata janë rreth njëzetetre veta: që ngaMaksimiliani deri tek kryetari i bashkisë Flerio dhe kordovasi Simon. Vështrimi igjindjes është mbërthyer tek karroja e Robespierit, ku ai dergjet me surratin e sakatuare të mbështjellë me rreckat e fëlliqura sëbashku me të vëllanë Ogyst, edhe ai gjysëm

1 Meda na siguron se ishte ai që me një kurajo të madhe, ndonëse me pak ngathësi, e pengoiRobespierin ta rrealizonte vetvrasjen. Meda u gradua për shërbimet e asaj nate, vdiq gjeneral ebaron, por versionin e tij pak vetë e besuan .

Shqipërime

Page 91: perpjekja_10

Përpjekja 91

i mbaruar, si dhe me gjysëm të mbaruarin tjetër Anrio. Ata dergjen aty të rrëgjuarnga 17 orë agoni.

Xhandarët ia tregojnë Robespierin popullit me shpatat e tyre. Një grua kapettek karrua me njërën dorë dhe duke tundur tjetrën i thërret si një sibilë:

Vdekja e këtij njeriu më deh me gëzim (n enivre de joi)Robespieri hap sytë.I mallkuar, shko në skëterrë bashkë me mallkimin e të gjithë nënave dhe

motrave!Tek këmbët e podiumit të gijotinës atë e shtrinë në shesh deri sa i erdhi

rradha. Kur e ngritën lart sytë e tij u hapën dhe ai pa mbi krye sëpatën e përgjakur.Samsoni i zhveshi xhaketën dhe i shkuli nga nofulla rreckat e ndyra. Nofulla iulëvar e pafuqishme dhe mu në atë çast atij i shpërtheu një britmë. Ç pamje eneveritshme! Samson, përpiqu të shpejtosh.

Pasi Samsoni mbaron punë ngado shpërthejnë brohorima. Brohorima qëvazhdojnë të ushtojnë jo vetëm nëpër Paris, por edhe nëpër Francë, nëpër gjithëEvropën e që mbërrijnë deri në brezat e sotëm... Të merituara e të pamerituara.

O avokati më fatzi i Arrasit, mos vallë ti ishe më i keq se avokatët e tjerë?Ishte një njeri i lidhur ngushtë me teoritë e tij, me kredon e tij, me shar-

latanizmin e tij; njeri me burrëri dhe mirësi, me dashuri për virtytet e cilësi të tjerasi këto që i mungonin kësaj kohe; një burrë që në epoka më fatlume e më tëqëndrueshme do të bëhej një nga ato figura atdhetarësh të pakorruptueshëm e tëpamëshirshëm, që varrosen nën pllaka mermeri e fjalime funerale.

Pronari i varfër i shtëpisë së tij, mjeshtër i punimit të drurit në rrugën SenHonore, e donte me shpirt; i vëllai dha jetën për të. Zoti im, qofsh i mëshirshëmndaj tij dhe ndaj nesh!

Mbretërisë së terrorit i dha fund ky revolucion i ri dhe i lavdishëm që mbanemrin e Termidorit; të 9 termidorit, Viti II. Në stilin e vjetër do të thotë 27 Korrik1794.

Përktheu F. Lubonja

Shqipërime

Page 92: perpjekja_10

Përpjekja 92

prof. Muhin Çami

"REPUBLIKA SHQIPTARE E KORÇËS"(Mbi protokollin shqiptaro - francez të 10 dhjetorit 1916)

Viti 1916 ishte viti i tretë i Luftës I Botërore dhe viti i parë i shndërrimit tëterritorit të shtetit shqiptar në shesh luftimesh. Gjatë Luftës I Botërore Shqipëria upushtua nga forca të armatosura të shteteve të ndryshme të dy blloqeve ndërluftuese,që i ndanë territoret e shtetit shqiptar në disa zona të veçanta pushtimi.

Në njërën zonë, në atë që mund ta quajmë veriore, (mbi vijën Vjosë-Skrapar-Pogradec), kishin zënë vend austro-hungarezët dhe bullgarët, të cilët bënin pjesë nëbllokun e fuqive Qendrore. Në tjetrën, atë jugoren, ndodheshin italianët dhe francezët,që përfshiheshin në grupin e fuqive të Antantës. Madje, në lidhje me Shqipërinë,disa fuqi të mëdha ndërluftue evropianese kishin shkuar më tej se pushtimi. MeTraktatin e fshehtë të Londrës të prillit 1915 fuqitë e Antantës e kishin sakrifikuarpavarësinë e shtetit shqiptar dhe tërësinë e tij territoriale në interes të planeveekspansioniste të vendeve fqinje, të Italisë në radhë të parë, ndërsa fuqitë e BllokutQendror bënin të njëjtat llogari për hesap të tyre.

Në këto kushte të rënda, të ndarjes së vendit në disa zona ushtarake si dhe tëperspektivës tepër të zymtë për të ardhmen e tij, u zhvillua Lëvizja KombëtareShqiptare gjatë Luftës së Parë Botërore. Për vetë rrethanat, kjo Lëvizje, e copëzuarnga pikëpamja territoriale, u kufizua më shumë në format e luftës politike. Ndaj tëdy blloqeve ndërluftuese ajo mbajti një qëndrim që në vija të përgjithshme që do tacilësonim si neutral, çka rridhte nga fakti se në qëndrimet politike të këtyre dyblloqeve shqiptarët nuk panë ndonjë mbështetje për çështjen e tyre kombëtare.Ndërkohë forcat politike shqiptare brenda vendit u përpoqën të shfrytëzonin nëinteres të kauzës së tyre atë që mund të shfrytëzohej, të përfitonin nga kontradiktatqë ekzistonin midis pushtuesve të Shqipërise dhe nga qëllimi për t i bërë shqiptarëtpër vete, duke mos hequr dorë së reaguari ndaj politikës së tyre shtypëse.

Në bazën e këtyre përpjekjeve e ka burimin Protokolli shqiptaro-francez i 10dhjetorit 1916. Ky Protokoll shënon mandej rastin e vetëm gjatë Konfliktit të ParëBotëror, kur të huajtë u shtrënguan të pranonin me shkrim vullnetin e popullsisëshqiptare. Kjo arritje qe pozitive për të ardhmen politike të trevës së Korçës: ajondikoi fuqishëm që në mbarim të luftës kjo trevë të ruhej brenda kufijve të shtetit

Ndërgjegje historike

Page 93: perpjekja_10

Përpjekja 93

shqiptar.Protokolli shqiptaro-francez i nënshkruar 80 vjet më parë në Korçë midis

përfaqësuesve të rretheve patriotike të atjeshme dhe komandës franceze të zonësushtarake të Korçës ishte një marrëveshje që kishte për bazë interesat e të dyjapalëve: politike për shqiptarët, ushtarake për francezët..Trajtesa e këtushme ka përsynim të japë një pasqyrë të përgjithshme të rrethanave në të cilat u arrit kjomarrëveshje, të paraqesë gjithashtu shkurtimisht përmbajtjen e saj, të tregojëpërmbledhtas ndryshimet që pësoi Protokolli gjatë tre vjetëve e gjysmë të pranisëushtarake franceze në krahinën e Korçës si dhe të bëjë vleresimin e këtij akti.

* * *

Trupat franceze erdhën në Korçë në tetor 1916 duke kapërcyer kufirin greko-shqiptar nga ana e Follorinës. Ato bënin pjesë në Armatën e Lindjes , të krijuarnjë vit më parë në Selanik nga fuqitë e Antantës për të luftuar në frontin ballkanikkundër forcave të Bllokut Qëndror dhe konkretisht kundër austro-hungarezëve dhebullgarëve. Nga invaduesit e tjerë të shumtë që ishin shtrirë më parë valë-valë mbiterritoret e shtetit shqiptar gjatë luftës (grekët, italianët, serbët, malazezët, austro-hungarezët dhe bullgarët) vetëm francezët nuk kishin synime politike dhe territorialetë drejtpërdrejta në vendin tonë. Ishin zhvillimet e luftës në frontin e Ballkanitpërgjatë një viti, që i sollën francezët në truallin shqiptar, në juglindje të vendit.

Kur erdhën në trevën e Korçës, trupat franceze gjetën këtu pushtuesit grekë,të cilët e mbanin këtë krahinë qysh nga koha e Luftrave Ballkanike, (dhjetor 1912)dhe nuk ishin tërhequr prej andej pavarësisht se me vendimin e Konferencës sëAmbasadorëve të vitit 1913 Korça ishte përfshirë në kufijtë e shtetit shqiptar.

Ardhjen e francezëve në Korçë popullsia e atjeshme e priti me gëzim, nëradhë të parë ngaqë prania e tyre pritej të çonte, dhe çoi në të vërtetë, në largiminprej andej të grekëve dhe të administratës së tyre civile. Grekët kishin ndjekur atjepolitikën e shtypjes së egër nacionale e të përçarjes fetare dhe, mbi të gjitha, qeveriae Athinës nuk i kishte fshehur asnjëherë synimet e saj aneksioniste mbi Korçën dhembi të gjithë Shqipërinë e Jugut.

Në fakt, me vendosjen në krahinën e Korçës të francezëve në tetor 1916 upërsërit i njëjti fenomen që kishte ndodhur më parë në pjesët e tjera të Shqipërisë,ku po atë vit pati shumë lëvizje trupash të huaja e zëvendësime të njërit pushtuesnga tjetri. Kështu kishte ngjarë kur austriakët erdhën nga Veriu e u vendosën nëShqipëri, në muajt e parë të vitit 1916 (pra, përpara se francezët të vinin në Korçë).Ata kishin përzënë nga Shqipëria e Mesme e nga ajo Veriore serbët dhe malazezët,me të cilët austro-hungarezët ishin në luftë. Ndërsa italianët, kur kishin kaluar ngaVlora në trevën e Gjirokastrës (në gusht-tetor 1916), kishin dëbuar prej andej grekët,me të cilët kishin kontradikta të thella, më shumë për shkaqe rivaliteti.

Kontradikta ekzistonin edhe midis francezëve dhe qeverisë mbretërore tëAthinës e oborrit grek. Burimi i këtyre kundërshtive kishte qenë dhe vijonte tëmbetej qëndrimi neutral i Greqisë ndaj konfliktit botëror, ndërkohë që ndjehej një

Ndërgjegje historike

Page 94: perpjekja_10

Përpjekja 94

farë animi politik i Athinës nga fuqitë e Bllokut Qëndror, që ishin në luftë meFrancën dhe aleatët e saj. Pikërisht pasojë e këtyre divergjencave ishte largimi ngakrahiuna e Korçës i forcave mbretërore greke (konstandiniste) dhe i administratëssë tyre civile. Mirëpo, duke dashur të përkrahnin grupimin tjetër politik të forcavegreke të udhëhequr nga Elefter Venizellosi, që ishte pasues i vendosur i Francës dhei fuqive të Antantës, francezët pranuan që konstandinistët të zëvendësoheshin nëKorçë nga venizellistët grekë, pesha e të cilëve në Greqi vinte duke u rritur. Madje,me përkrahjen e Parisit, E. Venizellosi kishte ngritur një qeveri të vetën në Selanik(ku e kishte selinë komanda e Armatës së Lindjes ), duke i bërë karshillëk qeverisëmbretërore të Athinës. Ai përpiqej kështu t i zinte kësaj vendin dhe ta radhisteGreqinë në luftë kundër fuqive të Bllokut Qëndror, siç dëshironte Parisi. Mirëpo,me ardhjen e emisarëve të parë të Venizellosit në Korçë, nisi zhgënjimi i shqiptarëvendaj francezëve. Filluan reagimet politik, madje dhe të armatosura kundër tyre. Forcate armatosura shqiptare në formë çetash, që kishin luftuar më parë kundër pushtuesvegrekë, u vunë në pozita të tilla që të nisnin qëndresën e tyre me armë edhe kundërfrancezëve.

Kështu, duke përkrahur forcat greke provenizelliste komanda franceze e vurikontigjentin e saj në Korçë në mes dy zjarresh, edhe kundër kundërshtarëve edhekundër popullsisë vendase. Përsa i përket numrit të luftëtarëve shqiptarë, këtaasokohe nuk ishin të paktë. Francezët vetë i kanë llogaritur ata në disa batalione.Këto çeta kryengritësish drejtoheshin nga patriotë në zë dhe me përvojë luftarake siThemistokli Gërmenji, Sali Butka, Kajo Babieni, Spiro Ballkameni. Madje, qëndresae tyre kishte mbështetjen e masës së gjerë të popullsisë, së fshatit dhe të qytetit. Nëtë tilla kushte interesimi i komandës franceze u përqëndrua në përpjekjet përmënjanimin e kësaj rezistence shqiptare e në krijimin e një gjëndjeje të qetë nëprapavijën e frontit, çka do të shpinte në mbarëvajtjen e luftimeve. Për t ia arriturkëtij qëllimi ushtarak komanda franceze e gjeti me vend të sakrifikonte interesatpolitike të E. Venizellosit dhe të ekspansionizmit grek në përgjithësi. Rrjedhimisht,ajo u vu në pozita të tilla të vështira sa që të miratonte kërkesat kombëtare tëpërfaqësuesve të popullsisë së Korçës e të njësive të armatosura shqiptare, ndër tëcilat, në radhë të parë, ishte kërkesa për largimin nga Korça të venizellistëve grekë.Në këtë miratim duhet të ketë luajtur rolin e vet edhe vendimi i Konferencës sëAmbasadorëve i vitit 1913, që e kishte përfshirë trevën e Korçës në kufijtë politikëtë shtetit shqiptar. Kështu u bë e mundur pushimi i armiqësive dhe arritja eProtokollit të 10 dhjetorit 1916, e para dhe e fundit marrëveshje e nënshkruar mepushtuesit nga pozita partneriteti gjatë Luftës I Botërore.

Ja sesi e paraqiste situatën politike Th. Gërmenji pak ditë përpara se tënënshkruhej ky dokument më 25 nëntor. Duke iu drejtuar popullsisë së Korçës dhetë rrethit ai do të shkruante: Francezët përzunë qeveritarët grekë me gjithsej ngaKorça dhe qeverimin e mori në duart e tij komandanti i ushtrisë franceze, kështu qëtashti Korça dhe kaza e saj quhen si vend i shkelur prej Francës dhe jo prej Greqisë .Dhe më tej Themistokliu do të theksonte se komandanti francez e njeh Korçën përvend të Shqipërisë, i njeh të gjitha të drejtat e kombit shqiptar dhe u zotua që tashti

Ndërgjegje historike

Page 95: perpjekja_10

Përpjekja 95

e tutje të punojë së bashku e me marrëveshje me shqiptarët e Korçes dhe të kazasësë saj, për qeverimin, qetësimin dhe sigurimin e këtij vendi .

Sipas marrëveshjes së 10 dhjetorit, në qytetin e Korçës si dhe në Bilisht, nëKolonjë, në Gore dhe në Opar, ku gjendeshin trupat franceze, do të ngrihej njëkrahinë autonome e administruar nga nëpunës shqiptarë nën mbrojtjen e pushtetit

ushtarak francez . Përveç rëndësisë që kishte largimi i forcave greke, përmbajtja ekëtij dokumenti kishte dhe dy aspekte të tjera me peshë. Së pari, njihej karakterishqiptar i krahinës, çka dëshmohej me atë se atje do të ngrihej flamuri kombëtarshqiptar dhe se do të njihej gjuha shqipe si gjuhë zyrtare e administratës së krahinës.Së dyti, i njihej administratës civile shqiptare të krahinës një autonomi në raport mekomandën franceze të pushtimit, pra një lloj vetadministrimi. Në krye të administratësshqiptare do të qëndronte një këshill i quajtur Këshilli qeveritar, i cili do të kishtepër detyrë të drejtonte dhe të kontrollonte punën e kësaj administrate. Kyvetadministrim do të kishte edhe forcat e armatosura të tij, të përbëra nga xha-ndarmëria dhe nga reparte lëvizëse të saj, që do të ishin vendas e që do të ruaninrendin në krahinë. Në krye të këtyre reparteve do të vihej pastaj, me zbatimin eProtokollit, Th. Gërmenji.

Për palën shqiptare Protokolli u nënshkrua nga 14 përfaqësues të krahinës(shtatë ortodoksë dhe po aq myslimanë), ndërsa për palën franceze atë e firmosikomandanti i kontigjentit ushtarak të Korçës, koloneli Anri Dekoen (Henri Descoins).

Kuptohet që ky dokument kishte për palën shqiptare rëndësi politikekombëtare, prandaj ai është vlerësuar lart nga historiografia shqiptare, ndërsa përpalën franceze rëndësia ishte ushtarake. Këtë rëndësi do t ia njihte vetë Dekoeni,kur do të shkruante më vonë : Për të shpëtuar nga kompromentimi i gjëndjes sonënë Korçë... duhej të bënim për popullsinë e vendit diçka më shumë nga sa kishimbërë deri atëhere , pra të pranonim kërkesat e saj kombëtare çka do të na lejonte tëmbahej një hapësirë e gjëre e vendit me një minimum ushtarësh francezë .

Francezët konstatuan, gjithashtu, se këmbëngulja e përfaqësuesve shqiptarëpër të afirmuar dhe luftuar për të drejtat kombëtare e kishte burimin te rritja endërgjegjes politike atdhetare të saj, si pasojë e sundimit të gjatë dhe të egër tëpushtuesve të huaj, së fundi të atyre grekë. Një prej oficerëve të sigurimit tëushtrisëfranceze kapiteni P. Tybert, dhjetë ditë pas nënshkrimit të protokollit, do t ushkruante eprorëve: Shqipëria, në kundërshtim me legjendën, nuk është një vendhajdutësh, kusarësh dhe vrasësish... , se, përkundrazi, shqiparët kanë një mendimtë përbashkët dhe kjo është pavarësia e vendit e ndezur edhe nga shtypja turke dhenga tirania e mërzitshme e grekëve...Përvoja e katër vjetëve të fundit të regjimitgrek, si ushtarak dhe civil, si zyrtar ashtu edhe gjysmëzyrtar, ka mjaftuar për tëhedhur në patriotizmin më të vendosur edhe shqiptarët më grekofilë .

Për rëndësinë që kishte lidhur me çështjen kombëtare shqiptare Akti i 10dhjetorit 1916 gjeti mbështetje të gjerë në popullsinë e krahinës. Jehona e tij do tëpërhapej në mbarë vendin e do të kapërcente kufijtë. Ajo do të shtrihej në kolonitëshqiptare jashtë, sidomos në SHBA, ku kishte një emigracion ekonomik të madhme origjinë nga Shqipëria e Jugut. Gjithashtu, përmbajtja e këtij dokumenti nuk

Ndërgjegje historike

Page 96: perpjekja_10

Përpjekja 96

mbeti në letër. Administrata shqiptare e Krahinës Autonome të Korçës u ngrit shpejtdhe erdhi duke marrë formë në shumë drejtime. U gjallërua veprimtaria ekonomike,arsimore, ushtarake etj. Madje, entuziazmi i rretheve patriotike korçare për aktinpolitik që kishin arritur dhe përkushtimi i tyre për veprën që kishin ngritur, ishtekaq i madh, sa Krahinës Autonome ia ndryshuan emërtimin tri herë brenda pakmuajsh. Në fillim, nga 10 dhjetori e deri aty nga mezi i muajt janar 1917, nëdokumentet zyrtare të administratës së krahinës ndeshet emërtimi Kazaja autonomee Korçës, çka i përgjigjej më mirë përkufizimit të Protokollit; më pas, prej kësajkohe e deri aty nga fundi i marsit 1917, ky term do të zëvendësohej me cilësimin:Shqipëri vetqeveritare Korçë, dhe në fund, nga prilli 1917 e deri në shkurt 1918,kur u shfuqizua Protokolli, atë e gjejmë të zëvendësuar me emërtimin Republikashqiptare e Korçës.

Ndryshimet e shpeshta të këtyre emërtimeve mund të kenë patur edhe shkaqetë tjera nga ato që u përmendën, porse këto shkaqe nuk ndeshen në dokumentacionine kohës. Mund të mendohet që ato të kenë qënë të natyrës politike e juridike. EmërtimiKrahina autonome duket se do të ketë ngjallur shumë diskutime në mjedisetshqiptare lidhur me problemin se sa ishte i përshtatshëm ai politikisht ngaqënënkuptonte një qëndrim separatist. Edhe emërtimi Republika shqiptare e Korçës,nuk ishte i përshtatshëm për kohën. Asokohe luftohej për shpëtimin e vendit ngacopëtimi e nga dhunimi i pavarësisë dhe jo për formën e regjimit, monarki aporepublikë. Mirëpo për gjetjen e këtij emërtimi duket se kanë ndikuar motive politike.Me këtë emërtim protagonistët e Krahinës Autonome (në radhë të parë Th. Gërmenji)duket se donin të tregonin se ata nuk ishin aspak pasuesit e princ Vidit (që taniluftonte në radhët e ushtrisë gjermane) dhe se nuk ishin për kthimin e tij në fronin eShqipërisë, siç i akuzonin kundërshtarët politikë vendas dhe të huaj.

Ndërkohë, Protokolli i 10 dhjetorit dhe vënia e tij në jetë, patën ndikim tëndjeshëm si në mjedisin shqiptar edhe te pushtuesit e zonave të tjera të Shqipërisë,tek austro-hungarezet, por sidomos te italianet. Këta të fundit, si aleatë të francezëve,u vunë më shumë në lëvizje për të neutralizuar sfidën që u bëri lëvizja kombëtareshqiptare në Korçë, me miratimin prej komandës franceze të kërkesave të kësajlëvizjeje. Paskëtaj autoritet italiane në krahinën e Gjirokastrës e ndjenë veten nëpozitë tepër të vështirë në raport me forcat politike shqiptare dhe u shqetësuan përpolitikën e francezëve në Korçë në favor të çështjes kombëtare të shqiptarëve. Nëfakt autoritetet italiane nuk kishin lejuar ende të kryheshin atje veprime të tillapolitike që linin të kuptohej se e konsideronin trevën e Gjirokastrës si pjesë tështetit shqiptar. Ato nuk kishin pranuar madje të ngrihej në krahinën jugore të venditas flamuri kombëtar shqiptar, megjithëse ia kishin propozuar Romës kryerjen e njëveprimi të tillë. U desh, pra, të nënshkruhej Protokolli i 10 dhjetorit në Korçë, qëgjërat të lëviznin edhe në krahinën fqinje. Fill pas kryerjes së këtij akti në Korçë,komanda italiane në Shqipëri e rriti presionin ndaj qeverisë së Romës me qëllim qëkjo të ndryshonte qëndrimin e saj të mëparshëm e të bindej se duhej të ndërmerrejnë Gjirokastër ndonjë veprim politik i ngjashëm me atë të Korçës, çka do të kënaqtederi diku aspiratat kombëtare të popullsisë së atjeshme. S do të kalonte më shumë

Ndërgjegje historike

Page 97: perpjekja_10

Përpjekja 97

se një javë kur kryetari i Zyrës politike pranë kësaj komande, ushtaraku (dhe mëshumë diplomati) i njohur italian Fortunato Kastoldi do t i propozonte Romësmënyrat sesi mund të neutralizohej sfida që vinte nga zona franceze e pushtimit.Ngritja e flamurit shqiptar në Korçë është një ngjarje politike e një rëndësie shumë

të madhe. Franca... po vihet në të vetmen rrugë që mund të japë rezultate pozitive,d.m.th. të favorizojë nacionalizmin shqiptar...Nevoja e ndjekjes së një politike tëtillë ka qenë sinjalizuar prej meje disa herë , do të shkruante F. Kastoldi më l7dhjetor 1916. Dhe më poshtë do të këmbëngulte: Nëse edhe tani nuk ndërmerretveprimi i kërkuar në këtë drejtim, politika shqiptare do të kalojë e gjitha në duart eqeverisë franceze. Është urgjente të ngrihet flamuri shqiptar në Gjirokastër si dhe tëngrihet një administratë lokale autonome nën mbrojtjen italiane .

Të njëjtin mendim kishin edhe komandanti i zonës italiane të pushtimit nëGjirokastër, kolonel Brusi, dhe komandanti i trupave italiane në Shqipëri, gjeneraliXhacinto Ferrero (Giacinto Ferrero). Megjithatë, diplomacia e Romës do të hezitonteedhe për ca kohë të miratonte propozimet e ushtarakëve e për këtë lëkundje kishtearsye të forta politike, shtjellimi i të cilave do të na bënte të dilnim jashtë teme.Sidoqoftë, politikanët italianë do të cedonin, më në fund, përpara presionit tëvazhdueshëm të ushtarakëve, duke lejuar të ngrihej ne Gjirokastër flamuri kombëtarshqiptar, pa e lejuar një gjë të tillë në Vlorë. Akti i ngritjes se flamurit ne Gjirokasteru krye ne l mars 1917. Ai u pasua më tej nga veprimtari të tjera politike.

Mirëpo Protokolli i 10 dhjetorit do të shfuqizohej pas mëse një viti. Kyveprim erdhi si rezultat i reagimit të fortë që diplomacia franceze ushtroi ndajautoriteteve ushtarake të Armatës së Lindjes , për t u çliruar nga detyrimet politiketë këtij Protokolli. Reagimet e Ke d Orsesë (Quai d Orsey) kundër protokollitniseshin nga motive politike. Parisi zyrtar nuk kishte hequr dorë nga mbështetja epretendimeve aneksioniste të Athinës mbi Korçën dhe mbi të gjithë Shqipërinë eJugut. Në këtë qëndrim ndikonte shumë rivaliteti italo-grek mbi këtë pjesë tëShqipërisë. Për rrjedhim, diplomacia e Parisit nuk e mirëpriti aktin e nënshkruarnga komanda ushtarake më 10 dhjetor. Për ta kundërshtuar përdori si argumentfaktin se nuk ishte pyetur më parë nga autoritetet ushtarake për aktin që do tënënshkruhej, meqë ky akt, për nga përmbajtja politike që kishte, hynte vetëm nëkompetencë të Ministrisë së Jashtme. Ky presion, i filluar pak kohë pas 10 dhjetorit,do të vijonte në forma të ndryshme e do të vinte në ngritje deri në shkurt 1918,madje do të shtyhej edhe më vonë. Do shtuar këtu se edhe mbi vetë diplomacinë eParisit pati në këtë drejtim ndërhyrje të shumta të vendeve të ndryshme, në radhë tëparë të Greqisë, që dëshironte e kërkonte shfuqizimin e protokollit.

Shfuqizimi u bë gradualisht; ai u parapri nga veprime të tjera. Së pari, përnënshkrimin e Protokollit, u bë përgjegjës kryesor koloneli Dekoen. Politikanët eParisit arritën të bindnin Komandën franceze të Armatës së Lindjes se duhej tandëshkonte këtë oficer madhor duke e larguar atë të paktën nga komanda e zonësushtarake të Korçës. Largimi u krye në maj 1917, pra kur kishin kaluar gjashtëmuaj nga nënshkrimi i Protokollit. Patriotët korçarë e përcollën nënshkruesin franceztë këtij Protokolli me falenderimet dhe me përshëndetjet më të ngrohta për

Ndërgjegje historike

Page 98: perpjekja_10

Përpjekja 98

mirëkuptimin e arritur; paskëtaj mbajtën me të lidhje të ndërsjella derisa ishte gjallë,ndërsa pasardhësit e tij në Francë (Paris), mesa dimë, nuk i ndërprenë kontaktet meshqiptarët e atjeshëm.

Presionet e politikanëve francezë mbi ushtarakët u shtuan sidomos paspërmbysjes politike që ndodhi në Greqi në korrik të vitit 1917, kur në krye të qeverisësë Athinës arriti të vendosej pasuesi i Frances dhe i fuqive të tjera të Antantës,Elefter Venizellosi, i cili shpejtoi ta fuste Greqinë në luftë kundër Fuqive Qëndrore.Erdhi kështu koha e shpërblimit të kryeministrit të ri helenik, që e nxori Greqinënga neutraliteti , për çka ishte e interesuar shumë qeveria e Parisit. Për shqiptarëtpozita e favorshme e kohës së nënshkrimit të Protokollit, tani u kthye në të kundërtëne saj. Greqia e Venizellosit kishte për Parisin shumë më tepër peshë nga Korça eThemistokliut.

S ka dyshim se ishte politika progreke e qeverisë franceze ajo që çoi, pesëmuaj pas largimit të kolonelit Dekoen, në arrestimin, në nëntor të vitit 1917, të Th.Gërmenjit, që kishte qënë protagonisti kryesor shqiptar i arritjes së Protokollit.Udhëheqësi shqiptar u nxorr me nxitim në gjyqin ushtarak në Selanik, ku u akuzuapër tradhëti ndaj francezëve(!). Gjyqi i dha atij dënimin kapital dhe e pushkatuannë Selanik më 9 nëntor 1917. Ishte një akuzë e sajuar nga organet franceze të sigurimittë ushtrisë, gjoja për bashkëpunim të Themistokliut me armiqtë e Francës, meaustriakët dhe me bullgarët, dhe dënimi i tij nuk mund të cilësohet ndryshe veçse sidënim politik i paravendosur. Gjyqi mbetet ende një mister përderisa dokumentet eseancave të tij mbahen ende të kyçura në arkivat e Parisit, për shkak se këto llojdokumentesh hyjnë në një kategori të veçantë, të cilës i takon të hapet për studiuesitvetëm në vitin 2017, d.m.th. pas 100 vjetësh nga zhvillimi i gjyqit.

Vrasjen e Th. Gërmenjit do ta pasonte, pas katër muajsh, më 16 shkurt 1918,abrogimi i Protokollit. Pas 16 shkurtit drejtimi i të gjitha shërbimeve civile, d.m.th.administrata e territorit të kazasë së Korçës (sikurse do të quhej paskëtaj zona epushtimit francez), do të merrej në dorë nga vetë Komanda e ushtrisë franceze tëzonës. Megjithatë, duhet thënë se akti i 10 dhjetorit u shfuqizua më shumë de jure,pasi arritjet politike kombëtare që ishin realizuar në Korçë, në administrimin ekrahinës pas dëbimit të pushtuesve grekë, mbetën de facto të paprekura. Administratae krahinës ruajti karakterin dhe përmbajtjen e saj shqiptare. Ishin forcat patriotikekorçare ato që vijuan të luanin rolin kryesor politik. U ruajt gjuha shqipe nëadministratë dhe vijoi të ngrihej flamuri shqiptar. Vetëm se këshilli qeveritar imëparshëm nuk kishte më të drejtë vendimore, por këshillimore dhe paskëtaj uemërtua Këshilli i parësisë, që do të përbehej nga 12 veta (jo nga 14 si më parë),ndërsa nëpunësit mbetën po ata. Me fjalë të tjera, u kufizua e drejta e shqiptarëve nëadministrimin e krahinës dhe u mënjanua cilësimi i Korçës si shqiptare apo si pjesëe Shqipërisë.

Të tilla ndryshime u vunë re jo vetëm në kokat e dokumenteve, por edhe nëmateriale të tjera, p.sh. në disa kartmonedha që u prenë nga pushteti lokal i Korçëspërpara shfuqizimit të Protokollit dhe pas tij. Nëse përpara 16 shkurtit në këtokarmonedha shënohej në njërën anë Shqipëri vetqeveritare-Korçë dhe më vonë

Ndërgjegje historike

Page 99: perpjekja_10

Përpjekja 99

Republika Shqiptare-Korçë , ndërsa në tjetrën ane ishte vendosur shqiponjadykrenare, pas abrogimit të Protokollit në to do të shënohej vetëm emri Korçë,ndërsa në anën tjetër të monedhës në vend të shqiponjës do të vendosej një kishë(Kisha e Shëngjergjit) dhe një xhami.

Mendimi politik të shpie të gjykosh se sipas francezëve shfuqizimi i Protokollitnë një masë të kufizuar do të ishte i pranueshëm për popullsinë. Ndryshe, ajoparashikonte se do të kishte pasoja negative për frontin e luftimeve, ngaqë mund tërifillonin armiqësitë e shqiptarëve të tetor-nëntorit të vitit 1916. Këtë argumentushtarak pati përdorur vetë komanda franceze gjatë vitit 1917, kur donte tëpërballonte ndërhyrjet e Parisit për shfuqizimin. Në tri raste, në mars, pastaj nëkorrik e së fundi në nëntor 1917, ushtarakët ngulnin këmbë në ruajtjen e gjendjespolitike të përcaktuar më 10 dhjetor 1916, në marrëveshje me përfaqësuesit e vendit.Në rastin e fundit komandanti i Armatës së Lindjes , gjenerali francez Moris Sarej(Maurice Sarrail), do t i shkruante shumë qartë Parisit më 13 nëntor 1917: Kërkojme ngulm që në këtë zonë shumë delikate nga pikëpamja ushtarake [në zonën eKorçës - M.Ç.] statuskuoja që kam mbajtur dhe që do të mbaj të mos diskutohet:aty ka shumë orekse [politike M.Ç.] dhe nevojat ushtarake kërkojnë që gjithçka qëmund të vlejë për pasluftën të kalojë në plan të fundit, për të mos thënë në hije tëplotë . Orekse të tilla kishte edhe qeveria e Romës, por karakteri aneksionist përGjirokastrën kishin ato të Athinës.

Lidhur me shfuqizimin e Protokollit dhe me emërtimet, e gjejmë të udhës tështojmë se aty nga fundi i luftës e derisa vazhdoi prania e trupave franceze në Korçë,në maj 1920, në dokumentet e zonës së pushtimit francez, përdorej emërtimi: Qarkuushtarak i kufijve shqiptarë, (Territoire militaire des confins albanais). Kjo të letë kuptosh se emërtimi: Territor i kazasë së Korçës, i përcaktuar në 16 shkurt1918, nuk vazhdoi veçse për pak muaj. Nuk e kemi ende të qartë se cili ka qenëmotivi i këtij ndryshimi. Nga dokumenti i shfuqizimit të Protokollit i 16 shkurtitmbeti, pra, i paprekur vetëm cilësimi Këshilli i parësisë, i përdorur për udheheqjene administratës civile shqiptare të krahinës.

* * *

Mbarimi i luftës në nëntor 1918 i gjeti trupat franceze përsëri në Korçë.Madje këto e kishin zgjeruar më tej zonën e tyre të pushtimit në drejtim të Pogradecitdhe të Gramshit. Tani faktorëve ushtarakë të luftës ua zunë vendin faktorët politikëtë paqes. Për Parisin kontigjenti ushtarak francez në Korçë duhej të qëndronte atjepër të luajtur rolin e gardianit që këtu të mos vinin grekët, por sidomos italianët,derisa Konferenca e Paqes të vendoste për të ardhmen politike të krahinës (nëse kjodo t i kalonte Greqisë, që pretendonte aneksimin, apo do të mbetej në kufijtë eshtetit shqiptar). Gjithmonë për arsye të kontradiktave me Italinë, e cila synonte tësiguronte një shtritje gjeografike më të gjerë në Shqipëri e të ushtronte protektoratinapo mandatin mbi të, Franca zyrtare vijoi të përkrahte më shumë lakmitë aneksionistegreke mbi Shqipërinë e Jugut, përkrahje kjo që përputhej me përmbajtjen e Traktatit

Ndërgjegje historike

Page 100: perpjekja_10

Përpjekja 100

të fshehtë të Londrës. Këtë qëndrim politik Ke d Orseja e tregoi edhe më tej.Kështu, në mbarim të luftës, Parisi nuk miratoi shkuarjen në kryeqytetin francez tënjë delegacioni korçar për të përfaqësuar dhe mbrojtur atje të drejtat kombëtare;pastaj në mars 1919, me urdhër të Parisit, u hoq nga ndërtesat zyrtare në Korçëflamuri kombëtar shqiptar. Po në atë muaj përfaqësuesit francezë pranë komisionittë ngritur nga të katër Fuqitë e Medha fituese të luftës (nga SHBA, Anglia, Francadhe Italia) me qëllim që të shqyrtonin kufijtë shqiptaro-grekë, më saktë që tëshqyrtonin pretendimet territoriale greke, u shprehën për kalimin e të gjithëShqipërisë së Jugut Greqisë, sikurse kishte kërkuar E. Venizellosi në Konferencë.Madje interesimi i diplomacisë franceze shkonte aq larg sa kjo shqetësohej kurkonstatonte se autoritetet ushtarake franceze që pushtojnë Korçën bëjnë çmos përtë theksuar karakterin shqiptar të kësaj krahine dhe nuk përkrahin çështjen e grekëve .Kështu shkruhej në një letër që Ministria e Jashtme e Parisit i dërgonte asaj tëLuftës më 14 qershor 1919, duke i kërkuar kësaj të fundit që të ndërhynte për këtëçështje pranë komandës së ushtrisë ( Armatës së Lindjes ). Këtë qëndrim progrekParisi e tregoi pastaj në shtator 1919, kur francezët dhe grakët u orvatën fshehurazitë zëvendësonin trupat franceze në Korçë me ato greke.

Këto orvatje franko-greke u nxitën nga klima politike e krijuar prejmarrëveshjes së njohur italo-greke (Tittoni-Venizellos) e korrikut 1919 për ndarjene Shqipërisë, pikërisht kur u mendua se ishte koha e përshtatëshme për tërheqjen etrupave franceze nga Korça dhe zëvendësimi i këtyre nga forca greke. U gjykua setani italianët nuk do të përpiqeshin t u zinin vendin francezëve në Korçë. Mirëpokëto hapa dështuan, sepse nuk ishte e lehtë të realizoje një lojë të tillë në prapaskenëkur në Korçë ekzistonte, që nga dhjetori i vitit 1916, një administratë shqiptare, ecila, për më tepër, u vu në levizje për organizimin e një qëndrese sa më të fuqishmedhe që u bëri thirrje për mbështetje pjesëve të tjera të vendit. Do të ishte mandej mepasoja negative nga pikëpamja ndërkombëtare kryerja e një akti të tillë pa miratimine fuqive të tjera të mëdha fituese të luftës dhe vënien e këtyre përpara një fakti tëkryer, veçanërisht në kushtet e atëhershme. Në këtë kohë midis përfaqësusve tëkëtyre fuqive kishte ende kontradikta për të ardhmen politike të Korçës. Madjeishte pikërisht e ardhmja e kësaj treve ajo që kishte ngjallur më shumë diskutimenë Konferencën e Paqes, çka nuk kishte ndodhur për dy krahinat e tjera, përGjirokastrën dhe Vlorën, të pretenduara respektivisht nga Greqia dhe Italia,pretendime këto të miratuara nga përfaqesuesit e fuqive në Konferencën e Paqes.Ndërsa për krahinën e Korçës përfaqësuesit e SHBA ishin shprehur gati në formëtë prerë në këtë Konference që kjo krahinë të mbetej në kufijtë e shtetit shqiptar. Nëkëtë qëndrim të Uashingtonit për të ardhmen e krahines së Korçës mendojmë se dotë ketë ndikuar me siguri edhe patriotizmi i flaktë korçar, i dëshmuar me aq forcë nëngjarjet që kishin çuar në nënshkrimin e Protokollit të 10 dhjetorit 1916.

Po të vazhdojmë më tej në këtë vijë argumentimi, do shtuar se nuk ishte poashtu e lehtë të vije në jetë prapaskenën franko-greke të shtatorit 1919, kur ushtarakëte lartë (dhe jo vetëm këta) të komandës franceze në Korçë, të njohur tanimë mirë megjendjen e vërtetë etnike të trevës së Korçës dhe me shqiptarizmin e shumicës

Ndërgjegje historike

Page 101: perpjekja_10

Përpjekja 101

dërrmuese të popullsisë, mund të themi me plot gojën se ishin shndërruar nësimpatizantë apo në përkrahës të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të atjeshme. Ishtevetë komandanti francez i zonës së Korçës, koloneli Reinar Lespinas (ReynardLespinasse), ai që i vuri në dijeni me kohë forcat politike korçare për atë kurthzëvendësimi, i cili po përgatitej në fshehtësi në anën tjetër të kufirit. Këtë aktsolidariteti me shqiptarët Lespinas e pagoi me transferimin nga Korça, në vjeshtëne vitit 1919, sikurse e kishte paguar mëse dy vjet më parë kolegu i tij, koloneliDekoen. Ndërkaq, sipas një dokumenti francez të kohës, me sëmundjen e R.Lespinas ishin infektuar gati të gjithë oficerët francezë të Korçës. Këtë na i pohonvetë komandanti francez i trupave të Maqedonisë, gjenerali Najral de Burgon (Neyralde Bourgon), prej nga varej kontigjenti francez i Korçës. Më 7 korrik 1919 kygjeneral i shkruante komandës së Armatës së Lindjes : nuk mund ta fshehim qëshumica në mos të tërë oficerët francezë të pranishëm në këtë territor [të Korçës -M.Ç.], anojnë me shpirt për çështjen shqiptare .

Një situatë pak a shumë e ngjashme si ajo e shtatorit 1919 do të krijohej nëmaj 1920, kur Parisi vendosi përfundimisht tërheqjen e trupave të veta nga zona eKorçës dhe Athina kërkonte t u zinte vendin, duke vënë në lëvizje për këtë qëllimforcat e saj të armatosura. Por përsëri këto forca nuk arritën të kalonin kufirin greko-shqiptar. Ato ndeshën në vështirësi ndër të cilat mund të përmendim përgatitjen përqëndresë të shqiptarëve dhe mospërfundimin ende të diskutimit në arenënndërkombëtare për të ardhmen e trevës së Korçës. Mbi të gjitha situata e brendshmee vendit kishte ndryshuar në të mirë të çështjes shqiptare. Në janar 1920 ishtezhvilluar Kongresi i Lushnjes, ishte ngritur, zgjeruar e forcuar pushteti qëndrorpolitik i dalë nga ky kongres historik. Nën këtë trysni, ushtria pushtuese italianeishte tërhequr nga pjesa më e madhe e vendit duke u përqëndruar më shumë nëVlorë. Tani mundësia e shtrirjes së italianëve në Korçë, për çka druheshin shumëedhe francezët, ishte mënjanuar. Pesha e faktorit të brendshëm në luftë për mbrojtjene të drejtave kombëtare, po vinte kështu duke u rritur. Tani në Korçë ose do tëbësheshin zot vendasit shqiptarë ose do të dyndej ushtria greke. Në këto kushte atëditë që kontigjenti francez u tërhoq nga Korça, më 28 maj 1920, midis përfaqësuesveshqiptarë dhe atyre grekë u arrit një marrëveshje, e njohur në histori me emrin:Marrëveshja e Kapshticës, sipas të cilës të dyja palët nënshkruese zotoheshin tëprisnin vendimin e Konferencës së Paqes për të ardhmen e Korçës dhe se për tëevituar kështu gjakderdhjen e mundshme duhej të bisedohej çështja midis dy qeverive.

Ndërkohë, dy ditë më parë se të arrihej kjo marrëveshje, forcat patriotikekorçare, të shqetësuara në kulm për ndryshimet që po ndodhnin, kishin organizuarveprime politike me një rëndësi të madhe për krahinën dhe për mbarë vendin. Më26 maj këto forca kishin marrë situatën e vendit në dorë, kishin organizuar njëmiting të madh popullor duke ngritur flamurin kombëtar shqiptar (të hequr në mars1919) dhe kishin vendosur të mbronin krahinën nga agresioni i mundshëm grek. Poatë ditë, në emër të këtyre forcave apo rretheve patriotike, Këshilli i Parësisë sëKorçës kreu aktin e bashkimit të krahinës dhe të pushtetit lokal të atjeshëm meqeverinë kombëtare të Tiranës. Për këtë akt politik Këshilli vuri në dijeni komandën

Ndërgjegje historike

Page 102: perpjekja_10

Përpjekja 102

franceze që do të largohej pas dy ditësh. Këto veprimtari dhe këto arritje politike të26 dhe 28 majit 1920 në Korçë ishin rrjedhim dhe vazhdim llogjik i atyre të treviteve e gjysmë më parë, kur pushtuesit greke ishin dëbuar nga treva e Korçës.Grekomanët korçarë, siç janë mbiquajtur mbështetësit e synimeve greke, nuk gjeninndonjë përkrahje në masat popullore dhe këta elemente ishin pakësuar kaq shumësa nuk qenë në gjendje të kryenin dhe nuk kryen dot ndonjë veprimtari politike tëdukshme.

Zhvillimet e mëtejshme të ngjarjeve politike brenda vendit, veçanërisht Luftae Vlorës, çuan në ruajtjen e tëresisë territoriale të shtetit shqiptar dhe mosgjetjen epërkrahjes në forumet ndërkombëtare të pretendimeve greke mbi Korçën, e mbimbarë Shqipërinë e Jugut, të pretendimeve italiane për sovranitetin mbi krahinën eVlorës dhe atyre të Beogradit.

Kështu arriti të ruhet Shqipëria që është edhe sot.

dhjetor 1996.

LITERATURA

Lufta e popullit shqiptar për çlirimin kombëtar 1918-1910 (Përmbledhjedokumentesh), vëll. I, II, Tiranë, 1975, 1976.

Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit.(Përmbledhje dokumentesh me një vështrim historik nga prof. Arben Puto), Vëll. II(1912-1918), Tiranë, 1987, f. 131-181, 634-664.

Historia e Shqipërisë. Vëll. III (l912-1944), Tiranë, 1984, f. 155-235(Botim i Institutit të Historisë).

Çami, M. Lëvizja patriotike në trevën e Korçës në vitet 1916-1920, nëStudime historike , 1972, nr. 1.

Çami, M. Protokolli shqiptaro-grek i Kapshticës, në Studime historike ,1975, nr. 4.

Çami, M. Shqipëria në marrëdhëniet ndërkombëtare (l914-1918), Tiranë,1987, f. 220-249.

Descoins, gen. Six mois d histoire de l Albanie (Novembre 1916 - Mai1917), Paris, 1930.

Godo, S. Plaku i Butkës, Tiranë, 1964.Harizi, P. Istori kronografike e qarkut të Korçës që në Luftën e Ballkanit

gjer më sot, Boston-Mass, 1919.Kondis, B. The Albanian Question at the Beginning of 1920 and the

Greek-Albanian Protokol of Kapestitsa, në Balkan Studies , 1979, nr. 2.Pastorelli, P. L Albania nella politica estera italiana 1914-1920, Napoli,

1970.Sarreil, M. Mon commandement en Orient (1916-1918), Paris, 1920.Tako, P. Themistokli Gërmenji, Tiranë, 1988.

Ndërgjegje historike

Page 103: perpjekja_10

Përpjekja 103

Fatos Lubonja

PËRGJIGJE LETRËS SË NJË MIKUQË E LA SHQIPËRINË

I dashur mik,

Me letrën tënde të mbushur cyt me përshtypjet, emocionet dhe mundësitë emëdha që të ka hapur jeta në SHBA më kujtove një nga përkthimet e mija tëkahershme të burgut, kur, mbas vdekjes së Hoxhës, filluam të fusnim në kampin eSpaçit ndonjë libër. Na erdhi edhe një metodë e frëngjishtes, Langue et civilisationfrançaise. Në sprovat e mija me këtë libër përktheva edhe fragmente nga disa prejautorëve të shquar frëngë, e mes tyre edhe një fragment nga Nourriture terrestre tëAndre Zhidit.

Meqënëse tekstin e kam në kompjuter, është i shkurtër dhe ka frymën e letrëstënde, po e riprodhoj të gjithin:

TË JESH I LIRË, GJITHMONË I LIRË, PLOTËSISHT I LIRË (Etre disponible, toujour disponible, tout entier disponible)

Në moshën tetëmbëdhjetëvejeçare, kur sapo kisha mbaruar studimet epara, me një gjendje mendore të lodhur nga puna, me zemrën pa dashuri,i neveritur nga jeta dhe me një trup të rraskapitur, nisa ravgimet e mijapa patur ndonjë qëllim të caktuar, thjesht i shtyrë nga hovet dhe luhatjete pasioneve endacake. Njoha gjithçka: pranverën, afshin e tokës,kërthnezjen e lulëzimin e bimëve në fusha, mjegullat e lëvaruramëngjeseve mbi lumenj dhe avujt e mbrëmjeve mbi lëndina. Përshkovatërë ata qytete e nuk desha të ndalem kërkund. Është i lumtur, mendoja,ai që nuk e ngul veten askund mbi dhè, ai që vlagën e përjetshme, qëdigjet brenda tij, e përend mbi gjërat që lëvizin dhe ndryshojnëvazhdimisht. Urreja vatrat, familjet, çdo vend ku njeriu pandeh se mundtë gjejë prajë; urreja ndjenjat e qëndrueshme, besnikëritë në dashuri,dhënien pas ideve të caktuara - gjithçka që komprometon drejtësinë.Thoja vetmevete se çdo gjë e re duhet të na gjejë plotësisht të lirë(disponibël). Nga dita në ditë, nga ora në orë nuk kërkoja tjetër veçsenjë depërtim sa më të thjeshtë të natyrës brenda meje. Ndjeja dhuntinë

Letërkëmbime

Page 104: perpjekja_10

Përpjekja 104

e çmuar që vetvetja nuk më bëhej pengesë për këtë. Kujtimi i të kaluarëskishte vetëm aq forcë sa ç duhej për t i ruajtur jetës time unitetin; ishtesi ai filli misterioz që e lidhte Tezeun me dashurinë e tij të shkuar, porqë nuk e pengonte aspak të ecte përpara përmes pejzazhesh krejt tëreja. Edhe një herë duhej këputur ky fill... Ç rilindje e mrekullueshme!Shpesh, në shëtitjet mëngjeseve, unë shijoja përjetimet e një qënieje tëre, delikatesën e perceptimeve të mija."Dhunti poetike - thoja vetmevete - ti je dhuntia e takimeve tëpërjetshme" - dhe thithja nga të gjitha anët. Shpirti im ishte si një hotelnë udhëkryq, i hapur për cilindo që dëshironte të hynte.

I dashur mik,

Letra jote jo vetëm më kujtoi këtë fragment kaq të bukur, por më akutizoiedhe një herë një sëmundje të vjetër simptomat e së cilës më çfaqen në formën emendimeve të mundimshme mbi kuptimin e jetës. E lexova më shumë se një herë.(Sikur të më kishe dhënë leje mund ta kisha botuar edhe në numrin 10 të Përpjekjes).Veçse dua të them se ndryshe nga Zhidi, i cili shkruan duke patur një distancë ngapërjetimet që përshkruan dhe duke shprehur në mënyrë implicite një qëndrim kritikndaj atyre përjetimeve (Nourriture terrestre ai e ka cilësuar libër i moshës sërinisë i shkruar nga një i sëmurë në gjendje konvaleshence ) ti je shumë entuziastkur thekson kënaqësitë e eksplorimeve, ndonëse me moshë i ke kaluar të tridhjetat.

Pa dyshim përvojat e reja janë diçka për të cilën kemi të gjithë nevojë. Meqëra fjala, nuk mund ta pranoj idenë tënde se unë qënkam i vetëmjaftueshëm, se prodhojnga vetvetja. Gjithë çfarë kam krijuar apo më ka motivuar të jetoj ka qenë rezultati një marrëdhënieje të vazhdueshme me një realitet të jashtëm ose të brendshëm.Kjo që po ndodh në Shqipëri është një përvojë e re, tejet interesante për mua, dhepërjetimi i saj nga pikëpamja letrare vjen tek unë natyrshëm, si vazhdimësi e njëeksperience me të cilën është i lidhur vetë kuptimi më thelbësor i qënies sime:krijimtaria, revista Përpjekja dhe, më gjerë, përpjekja për t i dhënë një kuptimjetës. Të njëjtën gjë kam bërë edhe në burg. Atje pak nga pak u ndërgjegjësova sefilozofia e jetës është ta kthesh fatin (destinin) tënd në destinacionin tënd. Me këtëkuptoj që njeriu duhet t i nënshtrohet fatit të tij në mënyrë krijuese, duke eshfrytëzuar atë në drejtim të prirjeve apo vokacionit të tij. Librat që shkruaj sot mbipërvojën e burgut janë produkt i kësaj filozofie. Përndryshe, t i ikësh gjithmonëfatit për të kërkuar një fat më të mirë, ka rrezik të ikësh nga jeta pa i dhënë asajasnjëherë kuptim. Do të thuash ti që pse iu dashka dhënë një kuptim jetës. Ose ose:kuptimi i jetës mund të jetë edhe eksplorimi i vazhdueshëm i gjërave të reja. Mirëpo,a mund të reduktohet natyra njerëzore vetëm në etjen për eksplorim dhe emocione tëreja? Pa dyshim qënia njerëzore, sado e ndryshme që të shfaqet në individë tëndryshëm, përmban diçka më tepër sesa etja dhe shija e eksplorimit.

Qënia njerëzore ka edhe një instinkt konstruktivist të fortë. Ky instinkt e bënatë të ndjejë kënaqësi duke ndërtuar, qoftë kjo një shtëpi, një familje, një marrëdhënie

Letërkëmbime

Page 105: perpjekja_10

Përpjekja 105

apo një institucion. Ky instinkt më duket se është fort i lidhur edhe me prirjenkrijuese të njeriut, nëpërmjet të cilës ai kërkon të sfidojë hiçin që e pret pas vdekjesfizike. Pol Elyari e ka quajtur këtë prirje Le dur desir de durer dhe më duket se ajoështë dur , veç të tjerash, sepse kërkon ngulitje dhe punë të mundimshme.

Qënia njerëzore ka edhe një ndjenjë prone të fortë mbi atë që ka ndërtuar, ecila, me kalimin e kohës, nuk përbën më vetëm pronë materiale, por edhe pronëshpirtërore.

Qënia njerëzore ka edhe një kujtesë të së kaluarës, e cila, nëpërmjet disarrugësh të çuditshme, zhvendoset nga truri në zemër duke na ngjallur një ndjenjë poaq të çuditshme që quhet mall.

Prandaj, i dashur mik, nuk mendoj se etja për eksplorim dhe prirja për tëprovuar dhe shijuar gjithçka mund t i japin një kuptim më të mirë jetës, përveçsepërkohësisht dhe si pjesë e një të tëre më të gjerë. Mua më duket se kënaqësia ebletës nuk është thjesht shëtitja lule më lule, por prodhimi i mjaltit, ose ose të dyjasëbashku si një e tërë. Mua më duket se miku ynë i dashur Zh. nuk shijon dhe aqlumturi duke eksploruar një numër sa më të madh femrash. Eksplorimi nuk bëhetvetëm në shtrirje, por edhe në thellësi. Haremi nuk ta jep dot atë kënaqësinë që tëjep një lidhje e thellë, e lindur nga dashuria dhe e pasuruar përmes asaj që atje nëAmerikë i thonë commitment (në shqip nuk gjej fjalë më të afërt se sa përkushtim).

Nga pikëpamja e këtyre që thashë më lart mendoj se ikja, veçanërisht në njëkohë si kjo që po kalon Shqipëria, është thyerje, humbje, braktisje e përkushtimitnë ndërtimin e diçkaje. Sigurisht kemi shumë arësye për ta justifikuar veten, deritek ajo më madhorja, rreziku i jetës, por nuk mund të pranoj çka thua ti se kjo ikjajote qënka vazhdim i natyrshëm i prirjes së njeriut për të eksploruar realitete të reja,njerëz të rinj, raca të tjera, mendime të ndryshme për jetën, për marrëdhëniet, objektetë reja ose pamje të reja. Më mirë thuaje troç se ajo që po bën ti atje është një për-pjekje për të këmbyer jetën, për t i gjetur asaj një kuptim tjetër, një tjetër commitment.Në fund të fundit ke të drejtë të më thaush: "Pse u dashkka kërkuar medoemoskuptimi i jetës në një vend (si Shqipëria), ku vriten përditë jo vetëm njerëz, poredhe ëndrra e pasione?' Përse ta mbyllim jetën në atë provincë? - është pyetja qëma bën shpesh një miku imi tjetër që ndodhet sot në Angli. Patjetër, lëvizja e lirë enjerëzve bën pjesë në të drejtat tona themelore, ashtu sikurse, do të thoja, lëvizja pafund e pa kufi e aspiratave. Le pastaj që gati më vjen ta le përgjysëm letrën kurmendoj se ti atje mund të kesh rënë në dashuri me ndonjë amerikane. Megjithatënuk mund ta fsheh se më trishtoi shumë ajo fraza ku thua: ... të gjithë ata njerëzjanë gjynah që nuk kanë sot mundësinë të dalin nga një mjedis ku plehërat digjençdo ditë në mes të rrugës. Asfiksia morale është shumë e rëndë dhe është fatkeqësitë mos mundesh t i largohesh erës së pisllëkut, kur pjesa e mbetur e botës është aty,e tëra për ty dhe e ka kaluar sëmundjen shekuj më parë. Po vallë a nuk kishimmarrë përsipër ne të pastronim një çikë nga ai pisllëku material dhe shpirtëror ivendit tonë. Madje, nëse ne i krijuam vetes disa mundësi për të pasur një jetë disimë të lehtë ekonomike, për të lëvizur jashtë shtetit e për të pasur kontakte, këto i

Letërkëmbime

Page 106: perpjekja_10

Përpjekja 106

patëm në sajë të ndihmave që bota perëndimore dha që ky vendi ynë i mallkuar tëndërtonte më në fund shoqërinë civile. Këtu hyjnë edhe ndihmat për atë shoqatëntënde të famshme ekologjike, e cila organizoi aq shumë seminare dhe udhëtimeeksperience jashtë shtetit për ruajtjen e pemëve, por që nuk ruajti dot asnjë gjethe.Shkurt, ikja jonë në këtë periudhë është dështim i asaj që nisëm të ndërtojmë.

Dikush ikën me justifikimin se një periudhë kohe jashtë shteti e ndihmon njëintelektual të lartësohet profesionalisht. Mirëpo, ç vlerë ka lartësimi profesional injë politikani, p.sh., i cili në kohën e krizës ikën e le vendin për të shpëtuar lëkurën?A mundet ai nesër t u inspirojë besim njerëzve që kërkon t i drejtojë?

Ka të tjerë që thonë se do të vijnë pas pesë vjetësh apo dhjetë, "kur Shqipëriatë jetë bërë." Po kush do ta bëjë Shqipërinë nëse të gjithë njerëzit me mend ikin?Dhe, nëse ata që mbesin vërtet do të arrijnë ta bëjnë atë, atëhere pikërisht këta do tëjenë heronjtë e saj të vërtetë, kurse të kthyerve vonë do t'u mbesë thjeshtë roli imysafirit apo tregëtarit, kurrsesi ai i misionarit dhe shpëtimtarit.

E kam më të vështirë të flas kështu për ata që e lenë vëndin për hatër tëfëmijëve, veçanërisht kur mendoj se çfarë shkretëtire po bëhet dita-ditës Shqipëriapër botën e fëmijëve, kur mendoj traumat që kanë pësuar të vegjëlit gjatë kësajkohe nga krismat e armëve dhe nga mbylljet gjithë ditën brenda shtëpive. Mirëpoky nuk është rasti yt. Nuk është as rasti i atyre 25 - 30 vjeçarëve ende të pamartuarqë kanë mbaruar universitetet në Perëndim, shpesh me bursa të dhëna për ringritjene Shqipërisë, të cilëve, gjëja e fundit që u shkon ndërmend është ringritja e Shqipërisë.

Unë e shoh me dyshim edhe atë thënien tënde se jeta jonë është gjithmonëme ne dhe na përket vetëm ne. Kjo është dhe s është e vërtetë. Niçja, dukeinterpretuar njërin nga filozofët e Greqisë së Lashtë, Anaksimandrin, thotë se njeriu,si shkëmbim i bërjes individ, u dënua me vdekje. Pra doli nga e tëra e përjetshmedhe u bë pjesëz e vdekshme. Këtë mund ta interpretosh në dy mënyra: e para, përderisavdekja është diçka që na përket vetëm ne, pse jeta jonë t u përkasë të tjerëve? Pormund ta interpretosh edhe duke thënë se egoizmi individual është baraz me vdekjendhe se njeriu mund ta fitojë përjetësinë vetëm kur vepron si pjesë e një të tëre.

Por le t i lemë spekullimet filozofike. Nga përvoja ime e qëndrimeve në Pe-rëndim mund të them se dyshoj në atë që thua ti se pjesa e mbetur e botës është atye tëra për ne. Për fat të keq bota ende nuk e ka arritur atë stad kur të gjithë nje-rëzitqë banojnë në këtë planet të ndjehen trashëgimtarë të të gjithë pasurive të tij. Aqmë tepër në kapitalizëm, ku prona private është e trashëgueshme. Madje këtaperëndimorët edhe në fushën e kulturës e të historisë nuk ta japin të drejtën ta quashveten njëlloj si ata, trashëgimtar i Shekspirit apo i Gëtes. Dua të them që ideja seaty mund t i gjesh të tëra të shtruara është e rreme. Fakti që atë tryezë e kanë shtruargjyshërit e baballarët e tyre dhe jo gjyshërit e baballarët tonë, na bën ne të na duketvetja në rastin më të mirë si mysafirë (dmth. si peshk që qelbet për tre ditë) e nërastet e këqija si gjynahqarë që rrinë në cep të tryezës duke pritur të hanë thërrimete darkës së tyre apo si shërbëtorë dhe kamerierë të kësaj tryeze.

Letërkëmbime

Page 107: perpjekja_10

Përpjekja 107

E teprove me patriotizëm do të thuash ti. Jo, të gjitha këto nuk i them nga ajondjenja abstrakte e dashurisë për atdheun, me të cilën është e mbushur romantika evonuar e letrave shqipe, por nga një ndjenjë konkrete dashurie për vetveten, ngabindja se një intelektual shqiptar nuk mund t i gjejë kuptim më të mirë jetës së tijsesa në Shqipëri. E kam fjalën për atë intelektualin që don të prodhojë mjaltë, jopër atë që kënaqet vetëm duke u marrë erë luleve.

Letra jote më duket se reflekton edhe një mendësi që po përhapet gjithnjë emë shpesh në rrethet e emigracionit shqiptar. Në ndryshim nga emigrantët e vjetërdhe shqiptarët e Kosovës, të cilët, të paktën me fjalë, digjeshin nga malli dhe dashuriapër Shqipërinë, emigracioni i tanishëm më duket se në më të shpeshtën e herëvebën një propagandë të shfrenuar se Shqipëria nuk është vendi ku mund të kthehesh.

Gjatë kësaj kohe pamë dhe përjetuam gjëra po aq të tmerrshme sa ato qëkaluam në kohën e Hoxhës: dhe nuk pamë vetëm shqiptarë të marrë që krijuankatrahurën për të ndenjur në pushtet, apo shqiptarë banditë që dogjën njerëz tëgjallë, por edhe shqiptarë normalë që donin të vazhdonte katrahura, sepse kështuata mund të kishin një pretekst për të ikur jashtë shtetit apo që ndjeheshin mirë meatë që ndodhi, sepse kështu mund të shisnin stoqet e miellit të skaduar.

Shumë perëndimorë që kam takuar më kanë thënë me habi, herë-herë pa efshehur edhe një lloj përçmimi, se jemi i vetmi vend në botë që u lutemi të huajve tëna pushtojnë për të na shpëtuar nga e keqja.

Mua më duket se ky imazh përçmues i Shqipërisë është një barrë në identitetintonë të cilën, nuk mund ta shkarkojmë nga vetja, kudo që të ndodhemi, jo vetëm sakohë do të themi se jemi si shqiptarë, por edhe sikur të bëjmë si disa që prezantohensi grekë, italianë apo polakë. Është një barrë që më kujton atë që kanë mbajtur disabreza gjermanësh pas Luftës së Dytë. Nëse sot mund të thuash se ata janë çliruardisi prej saj, ma merr mendja se këtë e kanë arritur ngaqë ia kanë dalë të ndërtojnënjë Gjermani tjetër. Edhe për ne e vetmja mënyrë për ta ndryshuar këtë identitet tëmbrapshtë tonin është përpjekja për të krijuar një Shqipëri tjetër. Si në kohën eHoxhës ashtu edhe në kohën e Berishës, Shqipëria ka qenë për ne një Sodomë dheGomorrë, që shpesh e kemi mallkuar e na ka ardhur të kishim fuqinë e Zotit për t ivënë flakën e për ta shuar nga faqja e dheut, por po aq shpesh ajo na ka dhuruaremocionet, frymëzimet dhe gëzimet më të mëdha të jetës. Të dyja ato kohëra kanëqenë në thelbin e tyre forma më e egër dhe më primitive e traditës ballkanike tëdominimit të elitave politike në jetën e shoqërive tona. Tani mendoj se ka ardhurkoha dhe janë kushtet që shqiptarët të ndahen nga kjo mendësia e vjetër. Ka ardhurkoha që edhe ne të krijojnë elitën e vërtetë kulturore që nuk do të bëjë propagandistine politikanëve, por kritikun e tyre dhe frymëzuesin e njerëzve. Ka ardhur koha tëkrijojmë elitën ekonomike, që do të fillojë të financojë për biblioteka, shkolla, urae qendra kulture. Unë mendoj se njerëz si ty, duke u kthyer, do të bënin një aktsimbolik që do të inspironte edhe shumë shqiptarë të tjerë. Unë kam besim se diçkado të bëjmë këtej ndonëse këtë verë rrezikojmë të krimbemi pa një pikë ujë. Një llojbesimi është gjithmonë i domosdoshëm për njeriun, i dashur. Ne kemi nevojë të

Letërkëmbime

Page 108: perpjekja_10

Përpjekja 108

besojmë se dashuria jonë është më e forta në botë, se e dashura jonë është më ebukura, se fëmijët tanë do të bëhen gjeni... përndryshe nuk di se si do ta shtynimkëtë jetë.

Të gjitha këto që thashë ti mund t i fshish me një të rënë të lapsit duke mëthënë: Ç punë kam unë me identitetin kolektiv të shqiptarëve kur kam identitetintim individual. OK. Po e mbyll me kaq. Vetëm mos i merr gjithë këto që thashë siethet e një besimtari. Janë mëdyshjet e një qënieje që vazhdon të mbetet e ndarëmidis asaj vetes fëminore që bret vazhdimisht unë dua dhe asaj vetes së rritur qëbeson se mund të bëjë diçka në këtë vend.

Të përqafoj me mallFatosi

Tiranë, 10 gusht 1997

Letërkëmbime

Page 109: perpjekja_10

Përpjekja 109

Umberto Eco

NUK JANË VETËMHAJDUTË DHE PROSTITUTA.NJË PROPOZIM PËR SHQIPTARËT "E TJERË".

Javën që shkoi u çel në Milano, si çdo vit, Salloni i Librit Antik. Ndoftaështë përshtypja ime ose ndofta ma shtinë në mendje miqtë e shumtë që takovakësaj here, por sot, krahas tregtimit të dorëshkrimeve me miniatura dhe atlasëve tëshekullit XVII me çmime aspak joshëse, po përhapet gjithnjë e më shumë mo-dernariati . Botimi i parë i librit të Montale-s Kocka sepieje ose ai i Campana-sKëngë orfike kushtojnë më shtrenjtë se disa inkunabule.

Por, fundja, po ta mendosh mirë, pas pak kohësh këta libra do t i takojnëshekullit të mëparshëm, e atëherë do të shihet se ata kanë qenë shtypur në shumëmë pak kopje sesa disa botime"Ciceroni" të Manuzio-s.

Meqenëse ishte fjala për gjëra të rralla, u thashë librarëve dhe koleksionistëvese rasti ma kishte sjellë të kisha në dorë një thesar bibliografik. Ç është e vërteta,sapo kisha marrë (në fakt, ia kishin dërguar botuesit tim Bompiani që para njëmuaji) katër kopje të përkthimit në Shqipëri të librit tim Emri i trëndafilit , dalënga shtypi në fund të vitit 1996 ose në fillim të 1997-s. Duke bërë një llogari tëthjeshtë më dilte se, për shkak të tragjedisë së piramidave mashtruese, askush nukdo të kishte pasur të holla për ta blerë, prandaj ai do të ishte libri më pak i shitur iuniversit. Gjithashtu, në valën e plaçkitjeve të shumta, magazina e botuesit duhej tëkish marrë zjarr; kështu që katër kopjet e mia duhej të ishin të vetmet që kishinshpëtuar.. Sa i vlerësoni? , pyesja. Mund të isha i vetmi (bashkë me mafien) që dotë nxirrte përfitime ekonomike nga tragjedia shqiptare.

Por, le t i lemë shakatë. Episodi të frymëzon vërtet për të reflektuar. Gjatënjë transmetimi të Santoro-s ditë më parë, pashë një ndeshje midis të mirëvedhe të këqinjëve lidhur me çështjen shqiptare. Merrnin pjesë si italianë ashtu dheemigrantë shqiptarë të ngritur e njerëz të fjalës. Pavarësisht nga opinionet e ndryshme,të mirët bashkoheshin në atë se alternativa e vetme ishte që të gjithë fatkeqët që

ikin nga ai vend i egër duhej të mirëpriteshin. Ndërsa të këqinjtë thoshin se aipopull hajdutësh e prostitutash duhej hedhur në det. Shqiptarët e ngritur kërkonin

Si na shohin

Page 110: perpjekja_10

Përpjekja 110

një Pelikan 2 që do ta ndihmonte popullin e tyre fatkeq ta rimerrte veten pas pesëdhjetëvjetësh diktature të errët për të gjetur më në fund demokracinë.

Këtu askush nuk na thotë (e di me siguri që episodi i librit tim është vetëmnjë ndër të shumtët) se ekziston një Shqipëri e ngritur, që në këto pak vite ka bërë,pa dyshim, përpjekje të mëdha për t u vënë në korrent të atyre çka kanë ndodhur nëbotë në gjysmën e dytë të këtij shekulli, ndonëse me shumë sakrifica; një Shqipëriqë nuk ka parë vetëm televizionin italian, që me lodrat e fatit premton thasë mepara; një Shqipëri me njerëz që studiojnë e lexojnë, të cilët i kemi pasur miq nëpëruniversitete apo që na kanë dërguar shpesh librat e tyre (të shtypur keq, por ama mebibliografi të azhurnuar).

Kush na flet neve për këtë Shqipëri? Çfarë po bën ajo? Është njësoj sikurItalia e shumë dekadave më parë të njihej në Amerikë vetëm si vendi i Al Kaponesdhe i emigrantëve analfabetë, ndërkohë që ajo ishte dhe vendi i Benedeto Kroçes.Tani nuk po diskutojmë se ka apo nuk ka ndonjë Benedeto Kroçe shqiptar, porthjesht dua të them se Brazili nuk përfaqësohet vetëm nga viados, por edhe ngaJorge Amado, se Afrika nuk prodhon vetëm çakmakë, por nxjerr edhe Wole Soyinka.

Çështja që po diskutojmë ka dhe një aspekt tjetër, i cili duhet prekur për hirtë objektivitetit. Gjatë emisionit që përmendëm, shqiptarët e ngritur kërkonin qëitalianët të ndërhynin për t ia rikthyer demokracinë popullit të tyre, ndërsa tëkëqinjtë i qortuan këta se po qëndronin si dezertorë në Itali. Akuzë e padrejtë, pasidisa prej tyre ishin emigrantë politikë, ndërsa të tjerët ishin në Itali me studime,sikurse shumë italianë studiojnë sot në SHBA. Por ajo çka më bëri më shumëpërshtypje qe fakti se askush nga shqiptarët e italianizuar nuk bëri ndonjë propozimpër të krijuar një bërthamë të parë të një grupi vullnetarësh, të gatshëm për të sho-qëruar një ekspeditë të mundshme italiane si përkthyes, ndërmjetës apo informueskompetentë. Këta jo vetëm do të luanin rolin e një amortizatori të pazëvendësueshëmmes shpëtimtarëve dhe të shpëtuarve që flasin dy gjuhë të ndryshme, por, me kalimine gjendjes së emergjencës (që falë ndihmës së tyre do të ishte më pak emergjente), sidhe me rivendosjen në Shqipëri të kushteve minimale të bashkekzistencës, do tëmund të merrnin përsipër barrën e patriotëve, si pararojë për rindërtimin edemokracisë.

Kam mendimin se Europës i duhet kërkuar një përpjekje, qoftë kjo dhe emundimshme, për ta rindërtuar Shqipërinë. Them se nuk duhen fajësuar ata fatkeqëqë, pa zbritur mirë nga barkat e gomës, fillojnë e sillen në mënyrë të pahijshme.Them gjithashtu se u duhet kërkuar shqiptarëve të mësuar, të cilët jetojnë në vendetë zhvilluara, që të mos mjaftohen t u kërkojnë ndihmë colmoschin-ëve tanë vetëmsa për të kaluar një mëngë deti, por të ofrohen si pjesëmarrës në një trupë memision paqësor. Një ndërhyrje në punët e një populli tjetër ka gjithnjë dy tehe,madje shumë vetë e shohin atë si ndërhyrje të paligjshme. Një trupë vullnetarësh tëlirisë, e përbërë nga vetë shqiptarët, do të zhdukte shumë dyshime e do të pakësonteshumë pengesa.

Edhe antifashistët italianë të mërguar në Francë pas tetë shtatorit u kthyennë vendin e tyre.

Përktheu K. Jorgaqi (marrë nga L ESPRESSO, 3 prill 1997)

Si na shohin

Page 111: perpjekja_10

Përpjekja 111

Péter Krasztev

TË DEHUR NGA GJAKU (Ringjallja e gjakmarrjes në Shqipëri)

Historia e policit

Policia! - dera e makinës tip "jeep" me targë shtetërore u hap me forcë nganje kokëtul me uniformë që na detyroi të dilnim jashtë. Lëvizjet e tij të vrullshmebënë që gati të rrëzohej mbi një grumbull plehrash që ndodhej anës rrugës; ishteplotësisht i dehur. Në këtë moment Xhimi, përkthyesi ynë, po qëndronte te dera eklubit dhe po bënte të pamundurën për të bindur një vrasës të ri t u tregonte tëhuajve se çfarë teknike ekzaktësisht kishte menduar për të eliminuar kundërshtarine tij. Por të gjitha përpjekjet e Xhimit, i cili kohë më parë kishte qënë artist filmi,dolën pa rezultat - djali nuk donte që nuk donte të na zbulonte sekretet e tij. Ndërkohëne dolëm nga makina me duart lart dhe me pamje të zymtë e të trembur. Polici, dukeqeshur me gjithë shpirt, na përqafoi dhe i bëri me shënjë djalit që rrinte te banaku tësillte katër birra. Nardi, shoferi, e ktheu menjehere njërën prej tyre dhe me një kënaqësitë dukshme la të kuptohej që donte të pinte akoma.

Jeta në Shqipëri mund të jetë vërtetë e këndshme për një xhandar të mprehtë.Po të kesh parasysh mundësitë që i krijohen atij në një vend ku mbizotërongjakmarrja dhe ku brenda një viti vdesin nga dhuna aq burra sa ç mund tëvdesin në librat e krimit në Angli!

Bernard Newman, 1936

Polici i dehur ishte një tip shumë zemërmirë, i dashur dhe mjaft interesant. Ithamë se na interesonte vala e vrasjeve të gjakmarrjes që kishte shpërthyer në pjesënmë veriore të Shqipërisë dhe se do të dëshironim të bisedonim me njerëz të veçante,me fise që "ishin në gjak ; me ata që ngujoheshin në shtëpitë e tyre për t i shpëtuarvrasjes apo edhe me ata që ndiqnin gjahun e tyre me armën të fshehur nën xhaketë.Polici aprovonte me kokë dhe më pas filloi të na tregonte se si ai, i vetmi përfaqësues

Si na shohin

Autori është shkrimtar, gazetar dhe eseist hungarez, mik i disa prej bashkëpunëtorëve tëPërpjekjes.

Page 112: perpjekja_10

Përpjekja 112

zyrtar ne fshatin e Torovicës, ia kishte kushtuar gjithë jetën e tij shfarosjes së këtyrepraktikave barbare dhe se si ishte përpjekur që fajtorëve t u kundërvinte ligjin. Paspak u afrua e bija, për të cilën ai ishte shume krenar, dhe me të drejtë, sepse ajo ishtenjë vogëlushe shumë e këndshme. Vazhdonte te pinte.

E shikoni djalin që është ulur këtu? I gjithë fshati e di që pas një jave aido të quhet vrases. A mund të merrni të paktën në mbrojtje viktimën e tij? Policiporositi një edhe një birrë. Ai tjetri nuk është në zonën time. Puna është se kapërdhunuar motrën e këtij dhe kjo në asnjë mënyrë s mund të kalojë pa u ndeshkuar!Hë, më thoni, çfarë do të bënit ju sikur dikush t ju përdhunonte vajzën? . Unë e

mbështeta. Ai vështroi nga ne, pastaj iu afrua Xhimit dhe i pëshperiti ne vesh sikurtë ishin miq të vjetër. Unë e kuptoj shumë mirë këtë punë. Edhe babën tim ma vrauhasmi në 1946. A mund ta marrësh me mend ç do të thotë të rritesh pa babë; tanjohësh atë vetëm nga fotografia në mur? Kurrë nuk mund ta falësh një gjë të tillë.Askend nuk mund ta shohësh në sy po s pate marrë gjakun. Në 1991, më në fund evrava hasmin e tim eti. Pastaj u futa në polici që të kem gjithmonë një armë me vete.Tani e merr vesh, besoj, ç mund të bëj unë në rast se ndokush do të guxonte të bëntetë njëjtën gjë me fëmijën tim?

Ligji i mallkuar

Është e vështirë ta kuptosh se si ligji i gjakmarrjes pushoi së ekzistuari nëShqipërinë e Veriut për më shume se 45 vjet pas Luftes se Dytë Botërore, ashtusikurse është e vështirë të kuptosh faktin që Kanuni i Lek Dukagjinit, i shkruar nëshekullin XV, të ringjallet përsëri pas rënies së diktaturës. Por ja që kështu pondodh në të vërtetë. Janë të paktë ata ligje në botë, subjektet e të cilëve jo vetem idinë përmendsh të gjitha nenet e tyre, por i zbatojnë ato me rreptësi dhe ndërgjegje,sepse i konsiderojne si pjesë të vetvetes. Kjo nuk do të thotë se ata i duan këto ligje,por as se mund të çlirohen plotësisht prej tyre, sepse ligji në vetvete është traditë,rritet nën lëkurë. Njerëzit nuk guxojnë ta prekin, sepse i gjithë identiteti i tyre ështëndërtuar përreth tij. Në mes të shekullit XV Lek Dukagjini, kryetari i një fisi verior,i paraqiti fisit të tij analfabet një version të shkruar të një ligji kanunor shekullor.Thuhet se Papa Pavli II e shkishëroi në vitin 1464 krijuesin e më pak të krishteritlibër mbi ligjin , por kronikani i madh dhe vepra e tij zunë vend në këtë tokë shumëme tepër sesa çdo besim tjetër fetar.

Është e pabesueshme të mendosh se sa të paditur janë sot njerëzit ndaj feseMarkus Crisius, misionar katolik, 1653.

Nga mesi i shekullit XVII shumica e malësoreve të veriut përqafuan fenëislame. Vetëm perreth qytetit të Shkodrës jetonin 31 fise, ku mplekseshin muslimanëdhe katolikë, por kjo nuk përbënte ndonjë problem shqetësues në Shqipëri. Gratë ekrishtera duhet të kenë qenë në pozitën më të pafavorshme. Gjakmarrja për vrasjen

Si na shohin

Page 113: perpjekja_10

Përpjekja 113

e një gruaje nuk ishte e detyruar; çështja mund të zgjidhej nëpërmjet pagesës sëdëmit tamam si për një dele të vjedhur.

Turqia u përpoq t i ndryshonte njëfarësoj këto rregulla, por ra menjëherë nëtë njëjtën grackë ku kishin rënë greket e serbët më parë dhe italianet e britaniket mëpas: në të vërtetë ata dëshironin të cilivizonin zonat e thella malore, por kurrë nukguxuan, ose nuk mundën t i pushtonin këto fshatra, kështu që vazhduan të dërgojnëmisionarë, të cilët, pasi priteshin nga vendasit si miq me të ngrëna e me të pira,përcilleshin nëpër vendet e tyre me bekimin e zotit. Ata që qëndronin, i përshtateshinzakoneve lokale.

Në Shqipëri kushdo mund të jetë një i krishterë ose musliman i mire, pornë rast të ndonjë konflikti ata në fillim i binden Lekës dhe pastaj Krishtitose Muhametit

Bernard Newman,1936

Riti dhe vrasja

Në sytë e një malësori pushteti është diçka e largët dhe e pasigurtë, e huajdhe armiqësore - diçka turke . Kur e pyeta Bedri Çokun, drejtor i përgjithshëm iburgjeve, se cili ishte mendimi i tij personal për dënimin kapital, ai, paksa i zënëngushtë, m u përgjigj: As vetë nuk e kuptoj pse por mendoj se Shqipëria është ivetmi vend evropian ku do të bëhej gabim të hiqej një dënim i tillë." Kuptimin efjalëve të tij arrita ta kap vetëm disa muaj më pas, kur pashë se, në bazë të ligjit tëkësaj toke, për sa kohë që gjaku i fajtorit nuk është marrë - për varje as që mund tëbëhet fjalë -, mbeteshin vazhdimisht në rrezik jetë njerëzish të pafajshëm.

Gjakmarrja shqiptare (një herë e një kohë edhe ajo malazeze) ndryshon ngaajo e Italise Jugore dhe e Siçilisë në faktin se i dëmtuari nuk niset për të vrarë ngagjakimi për të marrë hak. Në fakt ai nuk kërkon ndëshkimin e fajtorit, por kërkon tëkryejë ritin e vrasjes në mënyrë që t i ofrojë gjak shpirtit të paqetësuar të të vdekuritqë ai të gjejë më në fund paqe. Traditat e larmishme të pirjes së gjakut (shpesh ngakafka), kanibalizmi, skalpimi dhe prerja e kokës kanë një gjeneaologji të lashtë nëBallkan. Ato rrjedhin, - dhe kjo nuk i bën më pak tronditëse - nga kulti egjiptian ivdekjes i sjellë në këtë rajon nga greket (kulti i Dionisit, orfizmi). Kurse kulti persiani Mitras, edhe ai po aq armiqësor ndaj filantropisë, sipas historisë u shtri në këtërajon nga romakët në shekullin e dytë a të tretë. Nga një përzierje e këtyre dy kulteveu kristalizuan zakonet e gjakut të brezave të mëvonshëm: pirja e gjakut të armikuttë vdekur (një farë zonja F.Uilson ka qënë dëshmitare në një ritual të tillë në 1915), vëllazëria e gjakut (lidhja nëpërmjet pirjes së gjakut) dhe flijimi i gjakut (njëhistori e procedurave në zanatin e ndërtimit në vitin 1898, e paraqitur nga një inxhinjeraustriak prej qytetit të Limi-it, mund të gjendet ne librin Klement Ndërtuesi).

Gjakmarrja ka qënë një faktor qëndror në jetën e këtij populli..... NëShqipëri besohet se shpirti i një njeriu të vdekur nuk gjen qetësi derisa nuk

Si na shohin

Page 114: perpjekja_10

Përpjekja 114

i është marrë gjaku.M.E. Durham, 1928.

Shkrimet bashkëkohore dëshmojnë se në gjysmën e parë të shekullit XX tëgjithe ata që udhëtonin në malësinë e veriut do të gjenin aty një rezervat të shenjtë ,ku çdo lloj besimi, tabuje, magjie dhe sharlatanërie funksiononte po në atë mënyrësiç është përshkruar në librat antropologjikë; miku ishte i paprekshëm dhe në rastse ndodhte që fisi i mikpritësit dhe i mysafirit ishin në gjak , vrasja mund të ndodhtevetëm në një vend të hapur dhe vetëm në rast se viktima nuk ishte e shoqëruar nganjë grua ose nga ndonjë mik; hajmalitë dhe tatuazhet ishin një mbrojtje kundërshpirtit të keq; bota e besnikërisë, besa, ishte e shenjtë; gjaku kërkonte gjak. Hak-marrja ishte kthyer në parimin bazë të organizimit te jetës; historia, një tregim igjatë i gjakmarrjeve midis fiseve; luftrat e armatosura kundër turqëve, që sot paraqitensi heroike, nuk ishin gjë tjetër veçse një seri tregimesh per gjakmarrje. Edhe topografiae vendbanimit nuk është organizuar në bazë të ndonjë shpërndarjeje racionaleekonomike; zakonisht fiset që donin të shpëtonin nga një gjakmarrje vendoseshinne vende ku asnjë nuk mund te shkelte- shpesh në majë të ndonjë shkëmbi të lartë.Njohuria dhe interpretimi i ligjeve të shenjta ishte privilegj i aristokracisë fisnore;të vjetrit jo vetëm që i "zbatonin" ato, si për shembull djegen e një shtëpie ose njëceremoni pajtimi gjaqesh, por edhe këshillonin se çfare mund ta lumturonte meshumë shpirtin e një të vdekuri në një çast të caktuar. Anëtarët e thjeshtë të fisit nukflisnin për gjë tjetër veçse për historitë e fisit të tyre - cili klan ishte në gjak me njëtjeter, kur dhe përse, cilët fise ishin pajtuar dhe kishin arritur një marrëveshjevëllazërimi të gjakut e me kë.

Më në fund të qytetëruar

Si pasojë e lidhjeve të Luftës Nacional-Çlirimtare me Jugosllavinë, u krijuamundësia që kjo e fundit të zëvendësonte Italinë në rolin e protektorit tëShqipërisë. Për sa i përket situatës në vend, LNC kontrollonte pjesën më tëmadhe të forcave të armatosura. Ajo kishte vendosur kontrollin e saj nëpjesën më të madhe të vendit, dhe kishte përkrahjen e lëvizjes partizanefitimtare jugosllave. Kur forcat gjermane u tërhoqën në nëntor 1944 dheregjimi i mbështetur prej tyre në Tirane ra, LNÇ hasi pak vështirësi nëvendosjen e pushtetit të saj

Barbara Jelavich , 1983

Kalca nuk paraqitet në asnjë hartë, madje edhe në ato më të hollësishmet dhes ka asnjë shënjë që të tregojë rrugën për në këtë fshat. Megjithatë, gomari ynë, ingarkuar me bagazhe dhe çanta, e gjente rrugën vetë. Fshati ndodhet në një poziciontë veçantë pasi për katër muaj të vitit nuk sheh asnjë lloj drite - muri shkëmborprapa tij pengon diellin të përshkojë këtë zonë gjatë gjithë muajve të dimrit. Asnjë

Si na shohin

Page 115: perpjekja_10

Përpjekja 115

nuk e di me saktesi se kur është krijuar ky fshat: disa thonë 80 vjet më pare, disa tëtjerë 150 vjet, por të gjithë pranojnë një fakt, se të parët e tyre janë larguar nga trojetatërore për t i shpëtuar gjakmarrjes. Thuhet se janë katolikë; në varre kanë kryqe,por prift s kanë parë ndonjëherë me sy. Gjatë rrugës për në luginë pamë dy priftërinjfrançeskanë, që po ktheheshin nga klubi për tek "Landrover-i i tyre, por, me sapashë unë, ata s kishin ndërmend të shkonin në Kalcë.

Banorët vendas s'e kanë idenë se cilit fisi i përkasin,- ata nuk kanë këngë,legjenda, besime, zakone ose festat e tyre. Kur kishin ndonjë nevojë, ata zgjidhnindy përfaqësues nga radhët e tyre për të biseduar me autoritetet dhe për 45 vjet jetavazhdoi të rridhte sipas mënyrës së vjetër. Drita elektrike nuk ka ardhur kurrë, ujindodhet më shumë se një orë larg, ndërsa mjeku katër orë larg në qytet. Antenasatelitore funksionon në sajë të një gjeneratori, lënda djegëse e të cilit sillet një herënë javë me gomar.

Në mbrëmje mikpritësit tanë na treguan përvojën dhe historitë e tyre gjatëperiudhës se kolektivizimit . Në 1944, partizanët e Titos, të udhëhequr nga MehmetShehu , që më pas u bë minister i Punëve të Brendshme dhe kryeminister, pushtuanluginën jo nga krahu i Shkodrës, nga ku mund t i sulmonin armiqtë e tyre, por ngalindja, nga ana e Serbisë. Ndodhi një kasaphanë e vërtetë. Një në tre burra u vra.Ata që mbetën gjallë premtuan besnikëri të përjetshme ndaj partisë dhe dhanë fjalënse, kush do të praktikonte zakonet fisnore barbare, do të denoncohej në vend. Dhefjala e dhënë, apo besa, është detyrë.

Sa prej asaj që është trasheguar nga fisi dhe ligji fisnor është pjesë eilirëve dhe e pellazgëve dhe sa është sllave, kjo vështirë të thuhet; porështë me interes të vihet në dukje se si fisi dhe ligji fisnor kanë rezistuarpër një kohë mjaft të gjatë në ato rajone që kanë qënë më pak nën sundiminserb - Shqiperia, Mali i Zi dhe Hercegovina

M.E. Durham, 1928

Unë pata mundësi të vëzhgoj se sa interesant ishte mekanizmi qytetëruesnë një pjesë tjeter rurale, midis banorëve të maleve mbi Gjirin e Rodonit. FshatiBizë dhe zona perreth ishte shpallur zonë e ndaluar ushtarake në periudhën e EnverHoxhës. Asnjë nuk lejohej të hynte në këtë zonë me përjashtim të ushtarëve tëdislokuar në këtë rajon dhe të fshatarëve vendas, të cilëve u ndalohej largimi ngafshati i tyre. Në këtë izolim të përsosur popullsia vendase furnizonte banorët ekazermave duke krijuar një lloj marrëdhënieje besimi. Të dyshimtit largoheshin memënyrën e njohur. Në vitin 1991 dikush në Vatikan u kujtua se këta njerëz kishinqenë dikur katolikë dhe kështu u dërgua në këtë zonë një prift jezuit me origjinë ngaItalia e Jugut. Banorët vendas e thërrisnin at Xheku , sepse emri i tij i vërtetë,Xhakomo, u dukej i gjatë. Brenda një periudhe katërvjeçare, prifti bëri një mrekullitë vërtetë: me ndihmën e vullnetarëve nga e gjithë bota ai hapi një rrugë, ndërtoi njëshkollë, një shtëpi lindjeje dhe së fundi një kishë. Ne mbërritëm atje në periudhën etherjes së derrave. Një nga vendasit na tregoi me entuziazëm e krenari, në italisht,

Si na shohin

Page 116: perpjekja_10

Përpjekja 116

sallamin e bërë vetë. Ata kishin mësuar gjatë qëndrimit të priftit edhe gjuhën e tij.Ishte hera e parë që arrinin ta konservonin mishin, ndersa më parë e gatuanin atëmenjëherë. At Xheku iu kishte ndertuar edhe një furrë.

Ati dergoi disa gra nga kjo zonë në një udhëtim demonstrimi në disa ngafshatrat më të përparuara për të mesuar si të gatuanin dhe të kujdeseshin për shtëpinë.

Asnjëherë nuk më vajti ndërmend t'i pyesja nëse gjatë 45 vjetëve të diktaturëskishin vuajtur nga zakoni i hakmarrjes. Fati i popullsisë së Bizës të jepte një përgjigjetë mundshme të pyetjes se pse gjakmarrja ishte ndërprerë në të gjithë vendin përdisa dekada me radhë; masakra - deri më tani e paimagjinueshme dhe tërësisht epashpjegueshme brenda kuadrit te ligjit zakonor- kishte shkaktuar një amnezi totalenë mendjet e atyre që kishin mbetur gjallë. Me disintegrimin e marrëdhënievehierarkike fisnore, autoritetet e reja futën arsimin e detyrueshëm; ideja endërgjegjësimit social shkatërroi besimin shpirtëror, terrori i përditshëm shkatërroimekanizmin e vrasjes tradicionale, kuptimi i legjendave të vjetra kishte humbur oseishte harruar. Vendin e tyre e kishin zënë një kohë dhe histori krejt tjeter - ish-rezervati antropologjik ishte kthyer në një geto shtetërore - më në fund malësiakishte arritur "qytetërimin

Dhe ajo që është me e rëndësishme - gjithçka kaloi në pronë të shtetit dukebërë që mosmarrëveshjet për pronën të reshtnin njëherë e përgjithmonë. Kur u rrëzuadiktatura, fragmente gjysëm të harruara të së kaluarës dolën në dritë dhe kjo është ekuptueshme - jo për hir të demokracisë që nuk kishte ekzistuar kurrë, as për shkaktë ekonomisë shtëpiake (gatimit të bukës dhe ruajtjes së ushqimeve), por për shkaktë ligjit të lashtë zakonor , që kërkonte të rimerrte vlerë edhe një herë në mënyrëqë në vend, me në fund, të vendosej rregulli.

Pajtimi dhe trazirat

Gjatë mbrëmjes, në ditën tonë të dytë të qëndrimit, u takuam me NdrekPjetrin, një zyrtar përgjegjes për pajtimet e gjaqeve. Që prej vitit 1991, personapaqedashës, si puna e Pjetrit, kishin marrë mbi vete rolin e ndërmjetësit midis fiseveqë kishin rënë në gjak që pas luftes, duke vepruar për pajtimin e tyre. Në fakt kishteshumë fise të tillë, por mua m'u krijua përshtypja se këta ndërmjetës nuk mund tëishin edhe aq efikasë - i ekzagjeronin ato pak suksese që kishin arritur dhe nukflisnin për asgjë tjeter. Deri në atë kohë ata e bënin këtë punë vullnetarisht, por,duke u nisur nga ç ka thoshin, m u krijua përshtypja se ata kishin si qëllim t ikanalizonin veprimet ne nje organizëm të fuqishëm shtetëror- sepse të gjithë aspironintë fitonin statusin e kujdestarit të lartë social. Siç më treguan, sipas mekanizmittradicional të pajtimit, familjet e pajtuara duhet t i dhuronin më të moshuarve tefisit shuma të vogla parash, por megjithatë asnjëri nuk dëshironte të fliste për këtëpraktikë. Ne na shoqëruan me entuziazëm në familjet që kishin falur gjak, por as-njëhere nuk na çuan te ata që ishin në gjak .

Si na shohin

Page 117: perpjekja_10

Përpjekja 117

Kështu që ne i varëm shpresat tona te Pjetri. Ai na përshëndeti me ceremoniduke kujtuar familjet, kolegët, miqtë dhe bashkëpatriotët tanë sikur ne të ishim mëshumë klientë të tij sesa një grup të huajsh të etur për informacion. E filloi fjalën etij me fraza biblike dhe e përfundoi me një sura nga kurani ndërsa në mes të këtyretë dyjave citonte presidentin Sali Berisha ose tregonte për përvojën e tij të hidhur nëburg. Dhe ketu ai kishte vërtet se çfarë të tregonte: gjatë periudhës 1946 - 1990kishte kaluar të paktën 25 vjet si i burgosur politik - pjesën tjetër të jetës e kishtekaluar në internim. Ai pretendonte se ishte edhe muhamedan edhe i krishterë, anëtarprivat i Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit dhe se kishte pas takuar personalishtme presidentin Bush, i cili që nga ajo kohë kujtohej t i telefononte herë pas here.Shpresat tona filluan të veniteshin: pas një serë fiaskosh, ishim ulur në një klub tëftohtë ne qytetin e zymtë të Shkodrës (Shkodra vuante nga ndërprerja e energjisëelektrike). Prisnim që ky i çmendur të na drejtonte për tek ata që fshiheshin diku përt i shpëtuar vdekjes.

Pastaj ai filloi të shfletonte një tufë me dokumenta, ku dukej një diell i vogëlnë faqe të parë, e në secilen rreze ishin shkruar emra qytetesh: Tiranë, Bruksel, Laç,Toronto, Korçë, San Françisko, Lezhë, Sidnej, Shkodër, Napoli, etj. Njoftime përhakmarrje mbërrinin nga te gjithë këta 40 qytete te çuditshëm. Si kalimthi, ai vurinë dukje se, megjithë privatizimet, riprivatizimet dhe ndryshimet, vetëm në qytetine Shkodrës me 80 mijë banorë kishte mbi 100 fise që ishin gati ta zhduknin njeri-tjetrin, pra, sipas një llogaritje të përafërt, kjo do të thoshte se kishte relativisht1000 deri në 1500 vrasës dhe viktima. Ai merrej çdo ditë me një ose dy raste dhenjë marrëveshje pajtimi mund ta arrinte pas disa muaj bisedimesh, ndërkohë që përtë filluar një gjakmarrje e re duheshin vetëm dy deri në tri minuta. Argumentat e tijpër pajtimin ai i merrte nga Bibla, Kurani dhe Kanuni - kopja e tij e Kanunit i kishteardhur nga Amerike. Të nesërmen në apartamentin e tij ai ma dha në dorë volumin- botimi dygjuhësh, në shqip dhe anglisht, ishte një kryevepër tipografike, mesimbolin kombëtar, një shqiponjë dykrerëshe të vendosur ne nje sfond kuq, ndërsanë faqen tjeter ishte paraqitur Leka, udheheqësi fisnor dhe pastaj 300 faqe me historitë gjakmarrjes.

Dhoma e pritjes shërbente edhe si redaksi - pikërisht këtu ishin montuarfilmimet me histori të ndryshme pajtimi. Në çdo skenë pajtimi ishte i pranishemedhe Jemini, kameramani, që regjistronte me përpikmëri çdo moment. Jeminikonsiderohej si njeri që udhëtonte shumë - ai kishte qënë edhe ne Budapest e shpeshpërsëriste se malet e vendit të tij ua kalonin shumë herë kodrave te Budes, ndërsapërrenjte e tyre ishin shumë më të vegjël sesa Danubi. Unë ia pohoja menjëherë.Prania e kameras i jepte më shumë rëndësi pajtimeve të dramave familjare - materialii regjistruar shërbente edhe për të nxitur të tjerët edhe për të justifikuar punën endërmjetësit. Ndërsa ne po bisedonim, versioni i paprerë i videos amatore përhakmarrjen vazhdonte të shfaqej, dhe gjëja që dëgjohej më shumë ishin deklaratat endërmjetësit, të cilat përjetësoheshin. Dhoma u mbush përplot me Pjetrin: ai flisteme zë të lartë si në dhomë edhe në video, vështrimi i tij në video kryqëzohej mevështrimin e tij në realitet; ai aprovonte me kokë dhe me zë, por një gjë ishte e qartë

Si na shohin

Page 118: perpjekja_10

Përpjekja 118

se ky udhëheqës, ky bajrakatar i llojit të vet, po kalonte kohët me të lumtura të jetëssë vet.

Këtu kemi një shënjë tjetër të rendit të ri që po vendoset - ata kanë filluartë fshihen nga policia, jo nga armiqtë e tyre të gjakut. Me parë, ai që vristenjë hasëm mbyllej ne kullen e tij të ngujimit; ndërsa tani fshihet nëpërmale. Ai nuk është bandit dhe nuk dëmton asnjë përveç hasmit. Ai nuk hapzjarr kunder policisë, edhe ne rast se ata e rrethojnë.

Bernard Newman 1938

Pranvera ështe një grua që ka tre vjet që rri e fshehur tek të afermit dhe miqtëe burrit të saj. Tani ajo është fshehur ne fshatin Drisht, 20 km larg Shkodrës me tëtre fëmijët e saj dhe motren dhjetë vjeçe. Fëmija i parë, gjashtë vjeç, ka patur fatine keq të jetë djalë. Për tri vjet me rradhë e kane ndjekur për ta vrarë, meqënëse i atinuk mund të gjendej. Për më shumë se dy vjet qëndroi i fshehur në male derisa nukmundi të duronte më dhe shkoi u dorëzua në polici. Është denuar me 12 vjet burgimpër vrasje. Ishte kaq i bute sa s mund të vriste kurrë njeri, thotë bashkeshortja e tij,por një ditë shokët me të cilët pinte filluan ta akuzonin se bënte thashetheme nefshat. Është e kotë t ju shpegoj se ai s merrej me gjëra të tilla, por ai tjetri kmbëngultenë të tijën, kështu që ata filluan të grinden, ta shtyhen, ta godasin dhe të përplasinkokat e njëri-tjetrit në mur derisa, më në fund, i shoqi nuk duroi më dhe e goditimikun e tij me sopatë në kokë.

Edhe në fiset më të egra konsiderohej krim të vritej një fëmijë për gjak.Sipas zakonit të vjetër nje djalë quhej i përshtatshëm për gjak kur qethtekokën, pra kur mbushte dy vjec. Për këtë arsye shumë nëna që kishin vetëmnjë djalë nuk ua qethnin floket.

M.E.Durham

Prej kohësh ata kanë marrë rrugët. Asnjeri prej tyre nuk del nga shtëpiasepse hasmi është në ndjekje të tyre, por edhe në shtëpi jetën nuk e kanë të sigurtë,pasi, në rast se zbulohen, ata mund të hyjnë brenda në shtepi dhe t i vrasin pamëshirë. Përveç tyre, mund ta pësojë edhe mikpritësi, i cili duhet të marrë hak sipaskanunit, sepse mikpritësi ka në besë miqtë derisa të perëndojë dielli ose derisa atatë mbrrijnë në shtëpinë e tyre. Pra, me fjalë të tjera, në rast se ne do të bëheshim pree ndonjë grindjeje në rrugën midis Drishtit dhe Shkodrës, mikepritesi ynë i mirë, iurtë dhe i arsyshem nuk kishte rrugë tjetër veç të merrte gjak për hatrin tonë.

Pjetri kishte bërë shumë vizita në familjen që kërkonte gjak - ai donte tëarrinte pajtimin, por familja e kërkonte gjakun. Ata kërkojnë gjakun e fëmijës qëështë trashëgiimtar i familjes dhe nuk mund të presin derisa babai i tij të lirohet ngaburgu. Unë e pyeta Pjetrin pse ata e kishin me kaq ngut marrjen e gjakut. Të lajnëhesapin sa më parë, me tha ai, sepse ata mendojnë që sa më i rritur të jetë femija aqmë i rëndë është krimi. Kur pyeta gruan çfarë mendonte ajo se ndodh me shpirtin

Si na shohin

Page 119: perpjekja_10

Përpjekja 119

pasi dikush vdes, ajo m u pergjegj Une jam një grua pa shkollë, si mund t i di ketogjera? , por, siç doli më pas, ajo nuk arrinte të kuptonte se çfarë doja të thoja unëme fjalën shpirt

Asgjë nuk mund ta ndalojë një person që ka ndërmarrë një mision kaq tëshenjtë. Prifti françeskan ngulmon t i tregojë se do të përfundojë përjetësishtnë flakët e ferrit në rast se do ta bëjë një gjë të tillë. Ai i përgjigjet se mëmirë preferon të shkojë në ferr me nderin e tij te paster sesa ne parajsë mender të nxirë.

M.E. Durham, 1928

Të njëjtën përvojë pata në Laç, ku i tërë grupi i meshkujve të një familjeje qëkishte falur gjakun ishin grumbulluar me kërkesën tonë në dhomën kryesore. Ngaafro 20 meshkujt, të paktën pesë prej tyre, jo më shumë se dy javë më parë, ecninnëpër rrugë si vrasës të njohur. I pyeta nëse besonin në jetën e pasvdekjes. Po, m upërgjigjën, prifti na ka thënë se eksiston një jetë e tillë. Po sikur të ndodhë qe tëtakoni ndonjë nga viktimat tuaja atje dhe ai t ju pyesë se çfarë ju bëri që e vratë?Pasi u menduan pak, një burrë me moshë mesatare u përgjegj: Ai s mund ta bëjënjë pyetje të tillë, sepse e di që unë kam përmbushur detyrimet e mia . Pastaj shtoiqë e pranonte se një jetë nuk është e njëjtë me një jetë tjetër, se ajo s mund tazëvëndësojë jetën e humbur, dhe se nuk kishte vrarë nga qejfi, por ngaqë ligjiështë ligj . Po sikur ligji i shtetit të jetë ligji i vërtetë dhe jo ky që zbatoni ju? epyeta une. Gati ia plasi të qeshurës: Ligji i shtetit duhet të zbatohet nga shteti vetë.Ne rast se shteti e ndjen vetën të fortë për një gjë të tillë.

Një burrë nga Shala me të cilin po bisedoja çështjen në fjalë, më tha sendihej shumë keq. Atij nuk i pëlqentë të vriste një fëmijë, por ligji ishteligj. Mendoni sikur vrasësi të arratiset dhe i vetmi mashkull në shtëpi tëmbetet një fëmijë? Atëherë ju duhet ta vrisni atë. Është e tmerrshme, pors ke çfarë të bësh?

M.E.Durham.

Pas pak m u kujtua se diku i kisha parë këto fytyra: pajtimin e tyre e kishaparë në videot e Pjetrit. Ishih po ata personazhe, që afronin gishtat në ekran me njëbuzëqeshje te shfytyruar, që derdhinin gjak në gota dhe pastaj e pinin atë. Me pas ijepnin njeri-tjetrit cigare, preknin ballin e njeri tjetrit sipas mënyrës shqiptare dhebëheshin vllam. Nuk kishte asnjë shenjë çlirimi në fytyrat e tyre, asnjë gëzim, asnjëshenjë tensioni; e gjithë ceremonia zhvillohej me një indeferentizëm të tillë sikur poi hidhnin ushqim derrave në një mëngjes të zakonshëm.

* * *

S ka asnjë dyshim që secili paraqet shpjegimet e veta për ringjalljen e botës

Si na shohin

Page 120: perpjekja_10

Përpjekja 120

së gjakmarrjes. Një perendimor iluminist do të konkludojë me përçmim se Shqipëriae Veriut është kthyer prapa në barbarizëm; një i majtë do të thotë se kthimi i pronësprivate ka sjellë me vete pushtetin e sherrit - zgjidhjen primitive te konflikteve tëinteresit; një mistiko - romantik do të thotë se diktatura kishte tharë një botëkuptimmagjik dhe tani ata po rithithnin lengun e tij; një konservator do të bëjë lidhjenmidis hakmarrjes se tipit të ri dhe zgjerimit të valës së dhunës në të gjithë botën -sot antenat satelitore lulëzojnë edhe në familjet më të varfëra, dhe me anë të tyregjithë e keqja e botës së jashtme vërshon në vend; një teori filozofike mund tëpohojë se Shqipëria ka arritur në një pike të veçantë të përsëritjes periodike tëcikleve historike; një postmodernist mund t i shmanget përgjigjes duke thënë se kjoështë një situatë e veçantë për kontekstin shqiptar, ku, pas vdekjes së metatregimitçdo gjë ikën, pra, me fjalë të tjera, kur baza e sigurt e sistemit të unifikuar komunistu thërrmua e u rreshqiti njërëzve nën këmbë, ata filluan të kapeshin me dëshpërimnë çfarëdolloj rregullash që mund të krijonin një farë rendi në jetën e tyre. Malësoretmund të konsiderohen si njerëz të egër ose pa Zot, si banorë të një rezervati ose tënjë getoje, si viktima ose mbrojtës të traditës ose quajini si të doni. Në fakt kemi tëbëjmë me të njëjtën gjë, sido që të jetë interpretimi i situatës, i gabuar apo i drejtë.Karakteristika më dalluese e këtyre njerëzve është se ata nuk e ndjejnë veten rehatnën lëkurën e tyre: vetja e devotshme përbuz vetveten e fortë pagane, kurse vetvetjae dobet, e bindur ndaj ligjit nuk di çfarë të bejë me dy të tjerat.

Udhëtarja anglo-saksone e përmendur më sipër thekson vazhdimisht se traditado të vdesë në këtë vend me konsolidimin e marrëdhënieve të pushtetit. Ne rast sendokush do të ishte optimist sot, do të dukej aq naiv pas gjashtëdhjete vjetësh saç duken sot udhëtarët e fillimit të shekullit.

Përktheu nga anglishtjaMimoza Sofroni

Si na shohin

Page 121: perpjekja_10

Përpjekja 121

Artan ShkreliDaniel Gjoni

TIRANA - FERRI URBAN I FUNDSHEKULLIT TË XX

Constanter et non trepider

Qyteti socialist shqiptar, siç mund të jemi të gjithë të një mendjeje, nuk qeaspak cilësor, prandaj është e kuptueshme që ai të mos përfshihej qoftë dhe nëmendimin urbanistik të vendeve të kampit socialist .

Politika urbane në Shqipëri përgjithësisht nuk u udhëhoq nga parimeurbanistike. Nuk arriti të përvijohej ndonjë politikë ripërcaktimi territorial si nëÇekosllovaki, një teori e zgjerimit të qyteteve ekzistuese pa asgjësuar bërthamathistorike si në Rumani, një politikë planesh në nivel rrethi si në Bullgari apo ajo ekrijimit të zonave rezidenciale me shtëpi të tipit vila private si në Hungari.* Ndonësetë ideologjizuara, këto politika patën në bazë të tyre edhe parime urbane të shkollaveperëndimore.

Në Evropën Lindore, falë një kulture shpirtërore e materiale më urbane se ejona, faktorët** , që kushtëzuan përgjithësisht politikën urbane të vendeve socialiste,u anashkaluan. Në Shqipëri nuk ndodhi kështu, ato u ndoqën me një fanatizëmprimitiv. Arketipi urban i qytetit shqiptar rezultonte pa karekteristika kulturore,gjeografike e historike (për shkak të eliminimit të kuartiereve të vjetra që u zhdukënnë emër të së resë dhe luftës kundër mbeturinave të së kaluarës ) pa ngarkesa

* - Fenomen që në Hungari u vu re pas planit rregullues të viteve 70 dhe që shkaktoi fërkimendërmjet organeve partiake të vendit dhe atyre egzekutive.** - Ne Storia dell Urbanistica (Editori Laterza, Roma 1988), M. Mammoli dhe G. Trebbipercaktojne se planifikimi territorial e urbanistik i BRSS dhe vendeve satelite te tij rezulton ikushtezuar nga tre faktorë:

1. Ideologjizimi i çdo akti qeveritar; qe nga ana e tij kishte per synim ndërtimin e shoqërisësocialiste me anë te kolektivizimit dhe ekonomisë së centralizuar.

2. Planet ekonomike 5-vjecare të cilat bënin që qyteti t u nenshtrohej planifikimeve nëshkallë republike, pavaresisht nga konteksti që e karakterizonte atë vetë.

3. Kontrolli i raporteve te popullsisë ndërmjet qytetit dhe fshatit me anë ligjesh e masashtë rrepta adminstrative

Ku jetojmë

Page 122: perpjekja_10

Përpjekja 122

emocionale (për shkak të atrofizimit programatik të shpirtit krijues) e, për më tepër,pa fizionomi të qartë urbane në tërë kompleksitetin e termit (si rezultat i mungesëssë profesionalizmit në këtë fushë). Qytetet, në pjesën më të madhe të tyre, ishin tëtrishtuara, por, sidoqoftë, të rregullta, të pastra dhe pak a shumë në përputhje menormativat urbane të përcaktuara nga ligji.

Askush nuk imagjinoi atëhere se e keqja më e madhe për qytetet tona akomanuk kishte ardhur.

Ndryshimet politike dhe për rrjedhojë eliminimi i faktorëve të sipërpërmendur,zgjoi shpresat për hartimin e një legjislacioni apo kodi urbanistik të detajur, qëduhej krijuar nga një bashkëpunim ekspertësh të huaj me eksperiencë në sektor dhespecialistësh tanë të fushave të arkitekturës, mjekësisë, sociologjisë, gjeografisë,agronomisë, policisë etj., mbi bazën e principeve të një qytetarie demokratike.

* * *

Permisivizmi, i parë jashtë një kuadri ligjor, i kuptuar dhe, me dashje, iinterpretuar si nocion bujarie e bamirësie, i ve kazmën instancave të domosdoshme,pa të cilat nuk garantohet ekzistenca e një shteti. Si rezultat kemi humbjen e kontrollitmbi territorin e cila çon në degradim territorial. Tek ne është ushqyer kryesisht ngady faktorë bazë:

1. Mungesa e një Plani të Përgjithshëm Rregullues të shoqëruar nga njëlegjislacion dhe një kod urban te pershtatshem,

2. Permisivizëm ilegjitim e abuziv, si shprehje e impotencës së një organizimitë caktuar shoqëror për të frenuar korrupsionin në instancat e ndryshme të burokracisështetërore;

Këto mund të konsiderohen ndër simptomat më evidente të dekadencës sënjë shteti dhe shkallës së ulët të organizimit të një shoqërie. Kjo gjë vihet re fareqartë në mungesën apo mospreokupimin për një politikë të përcaktuar urbane nëpothuajse të gjitha programet e grupimeve politike shqiptare, gjë qëdomosdoshmërisht do të shpjerë në krijimin e ekzekutivëve të paaftë për tu perballuaredhe me problemet më klasike urbane si strehimi, trafiku, higjena, infrastruktura,shërbimet etj.

Mosthellimi në këto problematika solli në tragjedine urbane, aktor i së cilësështë çdo kryeqytetas e çdo shqiptar. TIRANA ËSHTË FERRI URBAN EFUNDSHEKULLIT XX, një shembull manuali par excellence , objekt interesantstudimi nga ana e urbanologëve, politikanëve dhe legjislatorëve.

* * *

Ajo që akoma mungon sot në Shqipëri është respektimi i së drejtës. Shkaqet

Ku jetojmë

Page 123: perpjekja_10

Përpjekja 123

janë të shumta e të njohura, por mungesa e respektimit të së drejtës në raport mekomunitetin (qytet apo kuartier) ose me individin sjell pashmangësisht përdoriminjokorrekt të territorit. Ky përdorim jokorrekt çon në humbjen e kontrollit mbi këtëterritor duke vënë në dyshim jo vetëm efikasitetin e politikave urbane, por edheekzistencën e vetë shtetit, parë në kuadrin ligjor. Anarkia është produkti më inatyrshëm dhe lehtësisht i vërejtshëm në shoqërinë e sotme shqiptare, ku rregullikonsiderohet si një përjashtim.

Kultura e mangët politike (ideologjizimi i politikës) për fat të keq ka penguarderi tani integrimin e politikanëve në problemet urbane dhe të urbanistëve (nësekëta ekzistojnë) në ato politike. Aktualisht politika konsiderohet vetëm si momentapo mjet që shërben për të bërë zgjedhjen fatale ndërmjet të bardhës dhe të zezës,duke harruar se roli i saj është efikas vetëm kur kryen funksionin për një mediaciontë vlerave që duhen respektuar, dhe ku gjëja më themelore është ajo që të moçmit equanin bonum commune. Instrumenti për realizimin e këtij objektivi është vetëmnjë: Plani i Përgjithshëm Rregullues, mungesa e të cilit për një zonë urbane ështëpo aq e rëndë dhe e pakonceptueshme sa dhe mungesa e një kushtetute për njëkomb. Nuk mund të respektohet kncepti i bonum commune pa një plan tëpërgjithshëm regullues dhe pa një vullnet shtetëror për ta zbatuar atë. Ky konceptështë një ndër kompromiset më të rëndësishme si dhe një nga shtyllat mbi të cilëndomosdoshmërisht duhet të mbështetet Shteti i së Drejtës. Nëse kjo nuk ndodhpasojat jane dy:

1. Anarki2. Paralizë

patologji urbane këto,të rënda, simptomat e së cilave çdokush mund t i shohënë kryeqytetin shqiptar në çdo pikë të mundshme të tij dhe nga cilado pikëpamjeurbane.

Tek ne bonum commune nuk është përcaktuar nga një politikë që ka në bazëtë saj kulturën urbane, por nga një politikë që konsideron si parësore dhe të vetmevetëm vlerat materiale në kuptimin negativ të shprehjes. Kjo gjë bëri që njerëzvet u lindin (e t u nxiten) ide të gabuara mbi të drejtën, demokracinë, lirinë dhe tregun.Ideja se mund të blihet dhe të shitet çdo gjë gjeti shprehjen ideale në zgjeriminintensiv (si fazë e parë e cila akoma nuk ka përfunduar) dhe atë ekstensiv (gjë që kafilluar të vihet në zbatim sidomos nga investitorët e fuqishëm e që akoma nuk ështëbërë karakteristike ) të qytetit.

Kapitalizmi i 3-4 viteve të fundit u mësua ta konsiderojë parcelën evogël, bllokun hapësinor të banimit, parqet, rrugicat dhe bulevardet si njësi abstrakteqë blihen dhe shiten pa marrë parasysh traditat historike, kushtet topografike, niveline urbanizimit apo nevojat shoqërore. Dhe jo vetëm kjo por ideja se toka është e imjadhe me të bëj ç të dua, mposhti cdo rezistencë institucionale dhe u rrënjos si diçkanormale (gati-gati ligjore) edhe në mentalitetin e shtresës drejtuese shqiptare.

Ku jetojmë

Page 124: perpjekja_10

Përpjekja 124

Natyrisht që kjo nuk ndodh vetëm për paaftësi, por kryesisht për shkak të njëkompromisi të heshtur njerëzish (publikë e privatë) të lidhur me fushën në fjalë, qëpër t i hequr kalit të ngordhur patkonjtë, hoqën dorë nga planet e vjetra rregulluese(e duke zvarritur perpilimin e PPR të ri) nën alibinë e paaplikueshmërisë së planevesocialiste rregulluese dhe mosadaptueshmërinë e tyre për kushtet e reja.

Kështu, në pjesën më të madhe të ndërhyrjeve urbanistike apo ndërtimevenuk merren parasysh nevojat dhe aktivitetet njerëzore, por vemendja përqëndrohetvetëm në ato njësi apo pjesë të cilat mund të blihen ose shiten. Njësia bazë tani nukështë më blloku ose lagjja e banimit, por sipërfaqja e veçantë e ndërtimit vlera e sëcilës mund të çmohet në bazë të metrave katrore dhe numrit të apartamenteve qëshiten e që, për efekt të shfrytëzimit maksimal, shpesh herë kompozohen në projektme sasira minimale ajri dhe drite.

Për shkak të këtij kompromisi të heshtur, nuk gjendet askush që të protestojëpasi të gjithë ndodhen në të njëjtin pozicion përfitimi: qoftë arkitektët e inxhinierëtqë bëjnë projektin, qoftë spekulatorët që shesin, qoftë noterët apo avokatët qëpërpilojnë aktet, qoftë ndërmarjet e ndërtimit, qoftë imobiliarët që kontraktojnë ederi te funksionarët e shtetit që korruptohen për shkak se shesin fuqine e tyre mbilejet e shesheve apo ndërtimeve (kjo në rastin më të mirë kur këto bëhen me leje - nërast të kundërt e njëjta gjë vlen dhe për organet administrative te kontrollit dhe atotë policise ndërtimore).

Vetëm kështu territori urban mund të shndërrohej në një mall, vlera e të cilitpërcaktohet jo vetëm nga tregu, por dhe nga shkalla e korrupsionit. Tani po asistohetnë fenomenin e trajtimit të terreneve vetëm nga pikëpamja e fitimit, pa u marrë nëkonsideratë elemente të rëndësishëm profesionalë si trafiku, orientimi, drejtimi ierërave, pejsazhi urban, dendësia e popullsisë etj. Sot shfrytëzimi i truallit po bëhetkaq në mënyrë të paprinciptë saqë për ndërtuesit skemat planimetrike dhe volumetarkitektonike apo zgjidhjet urbane janë tepër të thjeshta, pasi zgjidhjet e komplikuarakushtojnë dhe çdo specialisti i mjafton një teknigraf dhe një vizore trekëndësheqë, pa patur kompetencat në arkitekture apo urbanistikë të projektojë një kuartiertë tërë.

Slum , gjysëm-slum

dhe super-slum : ja ku ka arritur evolucioni iqytetit! - fjalët e Patrick Geddes për qytetin industrial të shekujve të kaluar mundt i aplikohen më së miri ketij mjedisi të ri që karakterizon në pjesën më të madheqytetin shqiptar të viteve 90. Kësaj sipas këtij përcaktimi nuk i ka shpëtuar askushsepse edhe ata që kanë mjete të shumta materiale dhe mirëqënie ekonomike jetojnënë këtë degradim kolektiv dhe nuk mund t i shpëtojnë në asnjë mënyrë impaktit mendotjen kritike jashtë prakut të shtëpive të tyre. Qyteti i viteve 90, jo vetëm që nukarriti të prodhojë të paktën ndonjë kuartier rezidencial të privilegjuar, por shkatërroidhe të vetmin ekzistues në Shqipëri: ish-bllokun, që tani po transformohet në një

Ku jetojmë

Page 125: perpjekja_10

Përpjekja 125

kuartier popullor.

Justifikimet morale de facto të këtij shkatërrimi janë të shumta, por njëndër më të rëndësishmet konsiderohet bumi demografik që godet pa mëshirë Tiranëne viteve 90. Ardhja e pakontrolluar e mijëra dhe mijëra familjeve brenda një harkutë shkurtër kohor nuk është shoqëruar kurrë me masa shtetërore për të zbutur dhekontrolluar sa më tepër këtë impakt që po rezulton shkatërrues.

Tani slums-et e Tiranës nuk ndryshojnë nga ato të vendeve më të pazhvilluaratë planetit. Në dallim nga qytetet industriale europiane të shekullit të kaluar qëkrijuan slums-et si rezultat i përhapjes së fabrikave, në Tiranë këto po formohen paekzistencën e kurrfarë industrie që mund të inkurajonte ekonomikisht përqëndrimetë tilla njerëzish. Suburb-i që rritet në mënyrë të dyshimtë në shumë raste nukzhvillohet vetëm mbi toka bujqësore, por dhe mbi terrene plot me mbeturina e nëzonat ku historikisht janë depozituar plehrat e qytetit, mbi mbeturina të panjohuraindustriale, mbi hirin e sendeve të djegura e tokave ku shpesh nuk mund të mbijë asbari. Duket se të gjitha gabimet e mundëshme urbane po plotësohen.

Kuartieret që sot po lindin jashtë kontrollit e po dendësohen jashtë një planilogjik urbanistik do të jenë problemi i së nesërmes për një sërë patologjishë urbaneqë njihen mirë nga eksperienca botërore, por dhe lehtësisht të imagjinueshme dukeparë se ç po ndodh në Tiranë. Do të ndodhë që nuk do të gjendet hapësirë që qytetitë ndërtojë godinat e tija publike, pasi nuk mund të bëhet kjo gjë pa blerë dheruajtur terrene shumë kohë më parë se të paraqitet nevoja; do të ndodhë që nuk dotë gjenden më hapësira për parkim dhe qarkullim; do të ndodhë që higjena do tëmbese e komprometuar edhe pas ndërhyrjesh serioze që dikur edhe mund tëndërmerren; do të ndodhë që kriminaliteti të mos kontrollohet në kuadrin enormalitetit. Zonat urbane që po lindin jashtë kontrollit dhe kuadrit ligjor dotë jenë problemet e së nesërmes. Që tani është bërë i pakontrollueshëm degradimii jetës sociale dhe rritja e krimit në kuartieret e tronditura nga urbanizimi ipaplanifikuar.

Asnjë strategji dhe asnjë preokupim nuk është vërejtur deri tani për të krijuarkushte njerëzore për këtë masë që vjen nga hinterlandi i pazhvilluar i vendit. Përmë tepër, këtij ekspansioni demografik nuk i korrespondon, fatkeqësisht, kurrfarëekspansioni ekonomik i vendit. Kjo mungesë kompatibiliteti, shoqëruar me mungesëne vullnetit politik për hartimin e një plani rregullues dhe mangësinë e kulturës mbipronën, filloi të prodhojë një degradim të mjedisit urban të paimagjinueshëm si dhehumbjen e kontrollit të shtetit dhe institucioneve publike mbi territorin dhe zhvillimine qytetit. Dhe nuk mund të përcaktohet asnjë lloj strategjie kundrejt ekspansionitdemografik pa patur një politikë urbane në përgjithësi.

Përdorimi i ashensorit po rrit edhe vertikalisht qytetin (ekspansion vertikal).Lewis Mumford për këtë thotë se ... fillimisht ky ekspansion ndodhi në qytetet më

Ku jetojmë

Page 126: perpjekja_10

Përpjekja 126

të mëdha, por gabimet radikale që u bënë në periudhën e ideimit të grataçelave,tani janë përhapur në të gjithë universin, pak nga përgjumja e organeve të kontrollitdikur shumë të rrepta, pak nga kërkesat komerciale, pak nga dëshira për të ndjekurmodën e pak nga dëshira e arkitektit për të përdorur teknologjitë e reja .

Kështu kombinimi i ekspansionit horizontal me atë vertikal po prodhonpërfitimet maksimale në kurriz të një mjedisi të pafuqishëm për të rezistuar pa udegraduar sikurse po ndosh realisht në Tiranë dhe qytetet e tjera shqiptare dhe përmë tepër do tentojë të ndodhë akoma më tragjikisht në të ardhmen. Trafiku kaotikështë i pranishëm nën dritaret e secilës shtëpi, pasi numuri i automobilëve nukvaret më vetëm nga sipërfaqja që zenë godinat, por dhe nga lartësia e tyre. Në këtëmënyrë mungesa e hapësirës së lëvizjes ka bërë atë që zona gjithnjë e më të mëdhatë qytetit të shndërrohen në rrugëza, në sheshe të ndyra parkimi, rrugë kalimimakinash, garazhe apo varreza automjetesh.

Të parat që u nënshtrohen modifikimeve masakruese janë ato zona historike(me dendësi të ulët ndërtimesh), që kanë mbetur gjysmë të rrënuara nga e kaluara.Pas një procesi asgjësimi me natyrë ideologjike që pësuan këto kuartiere gjatë vitevetë diktaturës, tani po i nënshtrohen një tjetër procesi që asgjëson dhe memorien etyre (amnezi urbane) e që ka natyrë komerciale. Kujtesa historike e lagjeve, parqevetë lojrave, atyre të gjelbëruar, pikave të takimit të njerëzve po humbasin me njëshpejtësi tronditëse. Gati askush nuk i gjen më kopshtet e fëmijërisë, shkollat, parqetku ka shëtitur në mbrëmjet e dashurive rinore, fushat e sportit ku ka luajtur, shtëpitëe vjetra të gjyshërve etj. Përmasat e kësaj katastrofe shpirtërore janë akoma tëpallogaritshme. Bile as godinat, rrugët, lagjet apo qytetet e ruajtura nga shteti nuki kursehen kësaj shfarosjeje të grimcave të fundit të kujtesës dhe kulturës sonëmateriale.

Duket se të gjithë janë çmendur dhe se askush nuk shqetësohet për faktinelementar se e ardhmja përcaktohet në një masë të madhe nga e kaluara.

Në zona të tëra po eliminohen parqet dhe sheshet rekreative - dhe ky ështënjë skandal; po priten pemë të vjetra e dekorative - dhe ky është një tjetër skandal,po prishen godina që transmetojnë një kujtesë të çmuar të së kaluarës - dhe ky ështënjë skandal; po komprometohet gati në mënyrë të parekuperueshme pejsazhi urban- dhe ky është një nga skandalet e skandaleve. Dhe të gjitha këto nuk janë vepër eprivatëve zotërinj, të gjitha këto janë vepër ekskluzive e Shtetit Shqiptar, epolitikanëve shqiptarë, e profesionistëve shqiptarë të fushës.

Gafat janë të panumërta: kioskizimi neveritës që arrin kulmin në parkunRinia ; mbyllja përfundimtare e kompleksit të lojrave për fëmijë në hyrje të rrugës

së Elbasanit (madje kjo duhet konsideruar vepër penale dhe krim kundër fëmijëve);zhdukja e ndërtesave të Tiranës së viteve 20 - 30, mjaft interesante nga pikëpamja

Ku jetojmë

Page 127: perpjekja_10

Përpjekja 127

kulturore e artistike, shembull tipik i një stili eklektik (si në rastin e ish-jetimores nërrugën e Kavajës); për të arritur në nivele të pakonceptueshme, si ngritja e njëmega-godine për Bnakën e Kursimeve të degës së Tiranës, gjë që solli coup degrace së pari për Hotel Internacionalin - dëshmitar i jetës politike të periudhës sëmbretit Zog dhe hotel që me imazhin dhe historinë e tij të Belle Epoque shqiptaremeritonte një restaurim shkencor dhe një rekuperim alla francaise të sheshit përparatij deri në trotuarin e rrugës së Kavajës, së dyti, nxjerrjen krejt jashtë loje të godinëssë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, shembulli më i shkëlqyer i neoklasicizmitnë Shqipëri. Mund të renditen këtu me dhjetra e dhjetra shembuj të shëmtuar që nuki lejon hapësira e këtij shkrimi*, por nuk mund të lihet pa përmendur krimi që pobëhet në kurriz të bulevardit Dëshmorët e Kombit nga një godinë shumëkatësheqë pret për t u ndërtuar pak a shumë përballë Kryeministrisë, godinë që me lartësinëe saj do të thyejë vazhdimësinë e qetë të bulevardit dhe do dëmtoje rëndëperspektivën e tij duke krijuar një pikë frakture që vizualisht shkurton distancën.Ç gabim i rëndë ky qoftë edhe për profesionistët më pak largpamës. Do të ishtenjësoj si të ndërtoje një gratacelë në mes të Champs Elysee-se në Paris_.

Ç është më e keqja, me ç shihet, ky është vetëm fillimi. Nëse vazhdohet mekëtë politikë urbane, Tirana nuk do të ketë më parqe lojrash për fëmijet e saj përshkak të çmimeve të larta të terrenit të tokës e, si rrjedhim, rrugët gjithnjë e mëtepër do të fitojnë një rëndësi që nuk duhet ta kenë. Ato tani do të shndërrohenpadrejtësisht në parqe , në vende shëtitjeje dhe fusha loje , por fatkeqësisht dotë jenë parqe të zvjerdhura, vende shëtitjeje plot baltë ose pluhur dhe fusha lojrashtë rrezikshme.

Pakkush, ose askush, preokupohet për faktin elementar se një qytet nukmund të kontrollojë zhvillimin e ekspansionit të tij nëse nuk kontrollonndryshimet dhe zhvillimin e territorit të tij. Nga sa shihet, gjithkush ka të drejtëtë mendojë se qyteti shqiptar me politikën dritëshkurtër e sharlatane të klasësdrejtuese ka pushuar tashmë së konsideruari si një institucion publik, por përkundrazi,po funksionon si një ndërmarrje tregëtare private, që preokupohet të garantojë vetëmpërfitimet më të mëdha pa përjashtime apo skrupuj.

Spekullimi i shfrenuar dhe i pakontrolluar po varfëron deri në pika kritikenivelin higjenik të mjedisit. Higjena urbane kërkon domosdoshmërisht madje meurgjence, hapësirat ligjore të saj, pajisje bashkiake dhe rezerva të tjera që janëneglizhuar.

Në asnjë vend të botës furnizimi me ujë, heqja e plehrave dhe mbeturinave,

* - Qe nga ata trondites si perdhunimi i zones rezidenciale te ish-bllokut me ndertimin e godinaveshumekateshe e deri te ato qesharake se lyerja e Ministrise se Mbrojtjes me boje roze, pa u ndalurne faktin se rifinitura e tulles facciavista nuk lyhet me boje, por vetem pastrohet.

Ku jetojmë

Page 128: perpjekja_10

Përpjekja 128

si dhe pastrimi i gropave të zeza nuk i është lënë në dorë iniciativës private përarësyen e thjeshtë se aktivitetete tilla nuk mund të sigurojnë fitime që ta tërheqinprivatin. Kjo gjë vlen akoma më shumë për kushtet aktuale ekstreme në të cilatndodhet higjena urbane e kryeqytetit shqiptar.

Kudo vihet re një zmbrapsje e traditave qytetare kundrejt atyre rurale esubrurale. Përvec qenve pa zot që janë shtuar në proporcione të frikshme dukeformuar kope, shpesh të rrezikshme për kalimtarët e natës, nëpër rrugë po shfaqendhe banorë që nuk shiheshin në qytet që prej gati një shekulli: lopët dhe derrat.Këta të fundit janë të vetmit që shijojnë ndyrësitë e hedhura kudo, pasi pastrimi irrugëve vazhdon të paraqitet si një ndër problemet më të nxehta e të dëshpëruara.Nëpër rrugë është krijuar një pisllëk i paparë ndonjëherë në historinë e qytetitshqiptar. Është thuajse e pamundur të prononcohesh objektivisht se deri ku kadegjeneruar mjedisi në disa kuartiere, pa rrezikuar që të tjerët të të akuzojnë përekzagjerime perverse . Ndërkohë që në qytetet angleze hedhja e mbeturinave nërrugë, që në shekullin XV konsiderohej vepër penale, në lagjet e banimit të Tiranëskjo është bërë mënyra e zakonshme e heqjes qafe të tyre. Rreziku i infeksioneve qëvjen si rezultat i kësaj praktike është bërë kaq evident saqë në rastet më ekstremejanë vetë qytetarët që u venë flakën plehrave që nuk tërhiqen; shtoi kësaj situatedhe mungesën e ujit të rrjedhshëm* dhe përftohet një kuadër surrealizmi grotesk.

Ajri rezulton akoma më i pashëndetshëm. Monoksidi i karbonit helmonpërditë mushkëritë e njerëzve në çdo pikë të qytetit. Askush nuk e di se sa ështësasia e tij në ajër sepse nuk egzistojnë pajisje që ta masin atë, por dihet me siguri qënë distancë kohore ai bashkë me mishelën e pluhurave dhe pezullive që qelbin ajrine Tiranës, do të shkaktojnë shumë më tepër viktima se sa plumbat e gjithëkalashnikovëve të marrë së bashku. Specialistët e sektorit janë të bindur për këtë.

Niveli i smogut që ka arritur Tirana nuk i skandalizon njerezit sepse askushnuk u ka bërë të ditur atyre për rrezikshmërinë e tij, por kjo është njësoj si të jesh isëmurë me kancer dhe të rrish i qetë sepse nuk e di një gjë të tillë. Pa njohje tëproblemit nuk mund të ketë terapi të tij. Dhe pa një impenjim human, politik dheekonomik nuk mund të njihen e të zgjidhen probleme të tilla të një rëndësie kapitalepër një shoqëri civile.

Situata rëndohet më tej dhe bëhet skizofrenike nëse kemi parasysh dhe niveline zhurmave në akset kryesore të qytetit. Bëhet fjalë për një helmim të vërtetë akustikpasi është provuar se zhurmat provokojnë ndryshime të mëdha fiziologjike dhe disasëmundje si ulcera gastrike dhe hipertensioni arterial të cilat mund të rëndohen nënjë mjedis të mitraluar nga zhurmat e burive dhe motorrëve të makinave. As për

* - Uji në verë në shumë lagje të Tiranës arrin vetëm tre herë në ditë e në disa tëtjera akoma më rrallë.

Ku jetojmë

Page 129: perpjekja_10

Përpjekja 129

këtë nuk egzistojnë impiante apo indikatorë që të masin nivelin akustik të zhurmavenë pika të ndryshme të qytetit. Pajisjet për këtë nuk janë të shtrenjta (sikurse ato përta shëndoshur këtë situatë), por mungon preokupacioni i administratave dhesensibilizimi i opinionit publik që e lejon këtë gjendje të shkojë përpara.

Zhvillimi kaotik nuk merr parasysh as minimalisht transportet* dukeprodhuar pashmangësisht parregullsi të mëdha urbane. Sot nuk egziston praktikishtdiferencë ndërmjet rrugëve kryesore dhe jo kryesore dhe aq i pazgjidhur është sottrafiku saqë praktikisht Tirana është në gjendje kolapsi. Shpesh rezulton më i shpejtëspostimi në këmbë nga unaza në qendër se sa me makinë (sidomos në orët emëngjezit) pasi të gjitha flukset e hyrjes së makinave në qytet përplasen në dy treakse që nuk janë në gjendje t i përballojnë ato dhe për më tepër nuk janë projektuarpër një gjë të tillë. Tirana mund të jetë i vetmi kryeqytet në botë pa një unazë tëjashtme dhe pa një unazë eficente të brendëshme e për më tepër dhe pa një studimeskluziv mbi transportet si një ndër eksponentët më të rëndësishme urbane. Ndër tëtjera nuk egzistojnë hekurudha brenda qytetit, nuk egziston trami, as metroja, asrrugët preferenciale, apo ato të privilegjuara për taksitë dhe mjetet e shërbimit publikthuajse nuk egziston më asgjë. As dëshira për t i bërë.

Transformimi i vijave ujore e lumore në kanale të ndyra ujërash të zezaështë një nga konseguencat direkte dhe tipike të ekonomisë sonë të tregut.Funksionimi i këtyre vijave ujore si vëndshkarkimi më ekonomik dhe më komodpër mbeturinat e tretshme apo notuëse të çdo lloji (rasti më flagrant është ai i Lanësqë nga rast fatlum për qytetin është shndërruar në rast fatkeq) është një tragjedi epatolerueshme nga një administratë njerëzish më ndjenjë qytetarie. Asnjë sanksionadministrativ e penal nuk vepron mbi shkaktarët e kësaj ndotjeje.

* * *

Kurrsesi nuk duhet menduar se privatët janë shkaktarët e një gjendjeje tëtillë. Ata duhet të kërkohen në politikat e mbrapshta që e spostojnë shoqërinëshqiptare si lavjërrësin e Foucault-së nga një komunizëm paranojak në njëindividualizëm të shfrenuar. Pas 45 vjetesh të një ekonomie të centralizuar dheplanifikuar, liberizmi u pa si liri për të bërë gjithshka dhe ishte pikërisht ky liberizëmdhe ky permisivizëm që e bëri Tiranën një Las Vegas në mizerje; ku në vend tëkrenarisë për gjelbërimin e qytetit, për Universitetin dhe institucionet publike i dhaturpin e shndërrimit të Pallatit të Kulturës në bingo. Asgjë nuk mund ta dëmtontemë tepër imazhin e iniciativës private që duhet të lindte se sa mungesa dhepreokupacioni i politikanëve për t u marrë ca më seriozisht me problemet urbanedhe e profesionistëvë të fushës që të protëstonin ca më tepër për një politikë urbane

* - Nderkohe qe rendesia e tyre beri qe Soria Y Mata, nje specialist transportesh te ideonte njeqytet ne funksion te nje rrjeti konumikimi te shpejte, ku levizja e mjeteve me motor do te percaktontete gjithe pjesen tjeter.

Ku jetojmë

Page 130: perpjekja_10

Përpjekja 130

në shërbim të të gjithëvë. Politika më tepër se luftë ndërmjet kundërshtarësh duhetparë edhe si një analizë për zgjidhjen e problemeve individuale dhe të grupeve.

Dëshpëruese është se fëmijët e kryeqytetit rriten me urrejtjen dhe repulsioninpër këtë mjedis, për Tiranën për Shqipërinë dhë nihilizmin për çdo gjë që bie eraShqipëri. Urbanistika është parë nga iluministët gjithnjë me prioritet dhe ështëtrajtuar si një diskutim i hapur mbi edukatën. Kjoskizimi apo jo i Place de laConcorde ka të njëjtën peshë me edukimin ose jo të fëmijëve se nuk është mirë tëvjedhin. Dhe kjo është e natyrshme pasi në bazën e urbis qëndron dhe duhet tëqëndrojë koncepti i bonus commune. Humbja e vlerave në një mënyrë apo njëtjetër është e lidhur edhe me degradimin e mjedisit urban dhe për rrjedhojë uljen enivelit të konceptimit politik për të ardhmen. Dhe kjo përkthehet në atë që qytetetdhe periferitë e tyre paraqesin një degradim kaq bombardues këto vite saqë banorëte Tiranës kanë humbur ndjeshmërinë ndaj kësaj mynxyre dhe jo vetëm ata por edheprofesionistët dhe njerëzit e kulturës, të cilët ndoshta mund të ndikonin dicka nëkëtë drejtim - deri sot shpesh i kanë pranuar këto skandale me indiferencë.

Ky është një rreth vicioz i vështirë për t u krijuar dhe akoma më i vështirëpër tu prishur. Në Shqipëri ky rreth në një masë të madhe është krijuar. I takonklasës udhëheqëse që ta konsiderojë qytetin më së fundi si problem të theksuarpolitik. I takon politikanëve të programojnë një P.P.R., ti rijapin qytetit gjelbërimine humbur, diellin e humbur, qiellin e pastër, ajrin, ujrat, të marrin nën mbrojtje çkamund të mbrohet akoma, të sigurojnë urbanizime në toka të shëndetëshme përkuartieret e reja të banimit për të cilat njerëzit kanë aq nevojë, të zgjithë sistemin etransporteve, të përmirësojë shërbimet në qytet: shkollat, ambulancat, urbanin,telefoninë, ujin, elektrikun, ngrohjen; të ruajë kurorën ë gjelbëruar nga prerjet dhendërtimet; të pengojë me çdo kusht betonizimin e kodrave të Tiranës si një pasurikombëtare dhe individuale; ti verë fre abuzivizmit në ndërtim dhe të ndëshkojëashpër, pa dallim e këdo që nuk e konsideron qytetin si institucion publik.

Nëse nuk do të shpresonim për një gjë të tillë nuk do t i shkruanim këtorreshta.

Tiranë, Maj 1997

Ku jetojmë

Page 131: perpjekja_10

Përpjekja 131

dr. Kristina Jorgaqi

MBI HUAZIMET ITALIANENË GJUHËN SHQIPE

Ka kaluar tashmë një shekull që kur Gustav Meyer-i - indoeuropianisti dhealbanologu i shquar austriak, autori i të parit dhe, deri tani, të vetmit fjalor etimologjiktë gjuhës shqipe1- konstatoi se ndikimi roman (d.m.th. ai latin dhe italian) ështëndikimi i huaj më i fuqishëm mbi shqipen. Pohimi i tij qëndron i palëvizur edhesot e kësaj dite. Madje do të shtonim se kemi të bëjmë me ndikimin më të fuqishëme njëkohësisht më të hershëm e më të qëndrueshëm mbi shqipen dhe paraardhësene saj. Dhjetë shekuj veprimi të latinishtes (që nga shek. II p.e.s. deri në shek. VII-VIII e.s.) u pasuan nga po kaq shekuj ndikimi të italishtes mbi shqipen (që prejshek. X deri në ditët tona). Çfarë ka ndryshuar prej kohës së Meyer-it janë vetëmhulumtimet dhe studimet e shumta mbi huazimet latine të shqipes, të kryera sidomosnë gjysmën e dytë të këtij shekulli, si dhe pasurimi i saj i madh me italianizma, çkanuk e ka lëvizur, përkundrazi, e ka rikonfirmuar thelbin e pohimit të studiuesit.

1 . Vëmendja e gjuhëtarëve historikisht ka qenë e përqëndruar shumë mëtepër tek huazimet latine të shqipes sesa tek huazimet e burimit italian të saj. Kjoduhet shpjeguar me rëndësinë që iu kushtua në indoeuropianistikë (veçanërishtshekullin e kaluar) studimit të latinishtes dhe ndikimit të saj mbi gjuhë të tjera.Ndërkohë, mbi italianizmat e shqipes ka deri më sot vetëm një studim të botuar tënjë autori gjerman, Robert Helbig, dalë më 1903 në Leipzig.2 Përpara këtij studimihuazimet italiane qenë shqyrtuar herë në kuadër të ndikimit të përgjithshëm latino-roman mbi shqipen, siç bëri Franz Miklosich-i më 18713, herë në kuadër të zbulimittë strukturës etimologjike të mbarë leksikut të shqipes, siç veproi Meyer-i më 1891në fjalorin e tij etimologjik. Pas Helbig-ut huazimet italiane përsëri nuk u vështruannë mënyrë të posaçme. Ato u panë më së shumti nga këndvështrimi i ballkanologjisë,

1 Etymologisches Worterbuch der albanesischen Sprache, Strassburg,18912 Die italienischen Elemente im Albanesischen, Leipzig, 19033 Die romanischen Elemente im Albanesischen, Albanische Forchungen II, Wien, 1871

Kulturë gjuhësore

Page 132: perpjekja_10

Përpjekja 132

pra, si fakte gjuhësore ndërballkanike,4 si edhe (sërish) në kuadër të studimevehistorike dhe etimologjike të shqipes.5

Ndërkohë, gjatë gjithë këtij shekulli, në shqipe depërtuan italianizma tëshumtë, mjaft nga të cilët u bënë pjesë integrale e leksikut modern të saj. Studimetdhe hulumtimet për elementin italian mbetën, megjithatë, shumë prapa këtij realitetigjuhësor. Vetë studiuesit shqiptarë nuk e përqëndruan interesin e tyre mbi këtë temë,sëpari, sepse ata u interesuan më së shumti për huazimet latine, për shkak të rëndësisëqë iu kushtua problemit të etnogjenezës shqiptare dhe prejardhjes së shqipes; sëdyti, sepse politika gjuhësore e ndjekur në vitet e shtetit totalitar qe e tillë që, nganjera anë, iu dha përparësi mbledhjes, botimit e (më pak) studimit të leksikutautokton, ndërsa, nga ana tjetër, u bënë përpjekje për ta minimizuar peshën e leksikuttë huazuar, kryesisht përmes një veprimtarie të planifikuar shqipëruese, por dhepërmes mohimit arbitrar të tij nëpër fjalorë e studime të shqipes .

2 . Ndikimi italian mbi shqipen është me të vërtetë një ndikim i gjerë e ilarmishëm, i përftuar përgjatë qindra vjetësh të lidhjeve historike mes botës italianedhe asaj shqiptare, lidhje këto të natyrës tregtare, ushtarake, politike, kulturore etj.Një skicim i shpejtë i kontekstit historiko-kulturor, ku u zhvilluan marrëdhënietgjuhësore italo-shqiptare ka, me siguri, interes për këdo që kërkon të thellojë dijennë lëmë të historisë së shqipes.

Sipas mendimit të gjuhëtarëve, kontaktet e shqipes me italishten duhet tëkenë nisur jo më vonë se aty nga shekulli X6 (në këtë periudhë italishtja ishtedalluar qartë prej latinishtes e gjuhëve të tjera romane, si dhe kish nisur të shkruheje të përdorej publikisht7) Gjuhëtarët, megjithatë, nuk e përcaktojnë saktë vendin ekëtyre kontakteve duke e marrë shpesh si të mirëqenë vendbanimin e popullsisëshqiptare në bregdetin adriatik që në shek. XI. Historianët, nga ana tjetër, dëshmojnëthjesht për marrëdhënie mes dy brigjeve të Adriatikut, pa folur për kontakte midisshqiptarësh(shqipfolësish) e italianësh (italishtfolësish). Sipas tyre, popullsitë e dybrigjeve kundruall patën, përgjatë tri shekujsh (XI-XIII), shkëmbime tregtareintensive8,po ku nuk munguan edhe raportet luftarake (inkursionet pushtuese të

4 Kristian Sanfeld, Linguistique Balkanique: Probléms et résultats, Paris, 1930B.E.Vidos, La forza di espansione della lingua italiana, Nimega-Utrecht, 1932Carlo Tagliavini, I rapporti di Venezia coll Oriente balcanico . Cenni sulla difusione deglielementi veneti nel lessico delle lingue balcaniche , Atti della XXVI Riunione S.I.P.S., vëll.III,Roma, 1938Po ai, Osservazioni sugli elementi italiani in turco , Annali dell Istituto Orientale, 1940, n.s.,1Po ai, Sugli elementi italiani nel croato , Italia e Croazia, Roma, 19425 Stewart E.Mann, An Historical Albanian- English Dictionary and English-Albanian Dictionary,London-New York-Toronto, 1948Eqrem Çabej, Studime etimologjike në fushë të shqipes, Tiranë, vëll.II, 1976 ; vëll.I, 1982 ;vëll.III, 19876 Ky mendim, ende i pavërtetuar plotësisht, është shprehur së pari nga Helbig(1903) dhe ështëmbështetur më pas prej Jokl-it (1932) dhe Çabejt7 Bruno Migliorini, Storia della lingua italiana, Sansoni, Firenze, 1978, f.45

Kulturë gjuhësore

Page 133: perpjekja_10

Përpjekja 133

normanëve, ato të mbretërisë së Siçilisë dhe sundimi i anzhuinëve të Napolit).Për marrëdhënie të gjera mes shqipes dhe italishtes në bregdetin adriatik

mund të flitet me siguri vetëm aty nga shek.XIII. Kjo është periudha kur filloi tëlulëzojë ndjeshëm fuqia politike dhe ekonomike e njërit prej shteteve italiane,Republikës së Venedikut, dhe kur popullsia shqiptare qe shtrirë tashmë në një pjesëtë bregdetit lindor të Adriatikut. Koloni të shumta veneciane u ngritën gjatë tërëkëtij bregu, deri në ishujt grekë më të skajshëm të Jonit e të Egjeut. Me të gjithakëto treva Venediku zhvilloi nëpërmjet detit një veprimtari tregtare të fuqishme, aqsa për tri-katër shekuj ajo qe aty fuqia më e madhe detare e kohës. Marrëdhënie tëkësaj natyre Venediku pati edhe me popullsinë shqiptare deri aty nga fundi i shek.XIV,periudhë kur nisi të ravijëzohej qartë rreziku i pushtimit turk të Ballkanit. Për tapenguar atë Republika pushtoi një varg qytetesh bregdetare: më 1392 Durrësin, pasnjë viti Lezhën, më 1396 Shkodrën, e më pas Drishtin, Ulqinin e Tivarin. U vendosnë këto treva, për afro një shekull, një administratë në pjesën më të madhe venecianedhe u zhvillua një jetë ekonomike, ku spikati veçanërisht tregtia, por edhe bujqësia,peshkimi, përpunimi i kripës etj.9Pikërisht në këtë periudhë të folmet e shqipes dhetë folmet e dialektit venecian njohën kontakte të ngushta mes tyre, prej nga e kanëburimin edhe një pjesë e atyre venecianizmave, të cilat gjallojnë plot vitalitet sot ekësaj dite në shqipe.

Kontaktet mes botës shqiptare dhe asaj italiane, veçanërisht veneciane, uzhvilluan edhe si kontakte të mirëfillta kulturore. Kështu, një numër njerëzish tëkishës katolike, kryesisht prelatë, por dhe famullitarë të thjeshtë, u shkolluan e uformuan nëpër institucione fetare (arsimore apo kulti) në Itali.10 Libri i parë i njohurderi më sot në gjuhën shqipe, Meshari i Gjon Buzukut, një vepër liturgjie epërkthyer në pjesën më të madhe nga italishtja, pas shumë gjasash është shtypur ebotuar në Venedik prej një autori që ka pasur lidhje të ngushta me këtë trevë. Jovetëm kaq, por madje krejt lëvrimi i shqipes së shkruar përgjatë dy shekujsh (XVI-XVII) u krye më së shumti përmes përkthimit të veprave fetare prej italishtes dhe(më pak) përmes krijimeve origjinale, gjithë nën ndikimin e kulturës dhe letërsisëfetare në italisht. Për herë të parë, pra, në historinë e marrëdhënieve mes dy gjuhëvendikimi italian filloi të veprojë si një ndikim letrar (apo i natyrës librore). Në veprate Buzukut, Budit, Bardhit e Bogdanit dëshmohen, krahas italianizmave popullorë,edhe disa qindra huazime diturore (mots savants) prej italishtes.11 Sidoqoftë, mepushtimin turk të Shqipërisë dhe vendosjen e administratës turke në mbarë vendin,ritmet e ndikimit italian mbi shqipen ranë mjaft. Ky ndikim u kufizua në pjesën

8 Milan Suflai, Stadte und Burgen Albaniens hauptsachlich wahrend des Mittelalters, Holder-Pichler-Tempsky, 19249 Gioacchino Volpe, La formazione storica dell Albania, Roma, 194010 Injac Zamputi, Çështje të shkrimit dhe të fillimit të letërsisë në gjuhën shqipe, Hylli i dritësTiranë, 1995, nr.1-2, f.3811 Kristina Jorgaqi, Italianizmat në shqipen e 500 në dritën e Mesharit të Buzukut , në SeminariXVII ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare (përmbledhje e ligjëratave,kumtesave dhe e diskutimeve, 16-31 gusht 1995 ), Tiranë, Eurorilindja, 1995

Kulturë gjuhësore

Page 134: perpjekja_10

Përpjekja 134

veriore dhe veriperendimore të vendit, veçanërisht në zonën e Shkodrës,12 trevakëto ku vepronte kisha katolike.

Ndikimi italian mbi shqipen rinisi fort vetëm aty nga mesi i shekullit tëkaluar, me vendosjen e qëndrueshme në Shqipëri të urdhërave fetare katolike , siçishin urdhëri i françeskanëve e, më pas, urdhëri i jezuitëve,13 si dhe me hapjen edrejtimin prej tyre të shkollave fillore e të mesme, ku italishtja mësohej si gjuhë eparë ose e dytë. Në këtë kohë italishtja pati, gjithashtu, edhe një ndikim më tëpërgjithshëm, të përqëndruar mbi shqipen diturore, për pasurimin dhe zhvillimine së cilës kishin nisur tashmë përpjekjet rilindasit. Krahas fjalëve shqipe, ata iukundërvunë turqizmave e greqizmave edhe me një varg fjalësh italiane e frënge, njëpjesë e madhe e të cilave i përkiste fondit mbareuropian.

Pas themelimit të shtetit shqiptar më 1912 dhe sidomos në dekadën e dytë tëkëtij shekulli, depërtimit të huazimeve, veçanërisht atyre italiane, iu la rrugë elirë.Nevojat e ngutshme për hartimin dhe botimin e teksteve shkollore, të broshuraveme karakter zyrtar-administrativ si dhe,në përgjithësi, orientimi i atyre pakintelektualëve shqiptarë kryesisht kah kultura dhe gjuha e vendeve të EuropësPerendimore, qenë arsyet kryesore që i hapën menjëherë udhë këtij ndikimi. Që ngakjo periudhë e deri sot, ndikimi italian, intensiteti i këtij ndikimi, rrugët dhe mënyrate depërtimit të italianizmave në shqipe kanë ndryshuar shpesh, varësisht nga kushtetdhe rrethanat historike ku janë zhvilluar marrëdhëniet mes Italisë dheShqipërisë.Kështu, huazime italiane të shumta penetruan në rrugë gojore si pasojëe kontakteve mes shqipfolësve e italishtfolësve në periudha pushtimesh, si p.sh.gjatë Luftës së Parë Botërore, në luftën e 20 e, mbi të gjitha, gjatë pushtimitpesëvjeçar italian (1939-1943) në Luftën e Dytë Botërore. Kontaktet gojore qenëgjerësisht të pranishme edhe në vitet 20-30, kur varësia e shtetit shqiptar nga aiitalian ishte e tillë sa ai mund të konsiderohej si një koloni de facto e saj14. Në këtëperiudhë i ishte hapur rruga depërtimit të kapitalit italian dhe tregtisë së gjerë mesdy vendeve, çka, midis tjerash, mundësoi ardhjen e një numri të madh specialistëshe punëtorësh italianë15. Këta u vunë në kontakt të drejtpërdrejtë me një pjesë tëpopullsisë shqiptare të qyteteve. Nga ana tjetër, futja në shkollë e italishtes si gjuhëe huaj e detyruar, rritja e numrit të shkollave fillore italiane në Durrës, Shkodër,Tiranë, Vlorë etj., hapja e shkollave profesionale italiane në Gjirokastër, Berat,Korçë, Shkodër etj., hapja e kurseve me profile të ndryshme profesionale,16 ngritja

12 Shkodra është treva ku edhe sot e gjithë ditën ndeshet numri më i madh i huazimeve italiane nëkrahasim me treva të tjera të Shqipërisë Veriore, por dhe më gjerë.13 Në Shkodër jezuitët drejtonin një kështjellë të vërtetë të kulturës dhe të formimit katolik, meshkolla e kolegje, një nga shtypshkronjat e pakta që ekzistonin në Shqipëri në vitet 30 (më 1870ajo kish qenë shtypshkronja e parë shqiptare) dhe sidomos seminarin e vetëm të klerit shqiptar(R. Morozzo della Rocca, Kombësia dhe Feja në Shqipëri (1920-1944), Tiranë, Shtëpia botueseElena Gjika , 1994, f. 78

14 Gioacchino Volpe, vep.cit., f. 1015 Deri në prag të pushtimit italian të 7 prillit numri i civilëve italianë në Shqipëri e kalonte shifrëndhjetëmijë (shih R.Morozzo della Rocca, vep.cit.,f.195)

Kulturë gjuhësore

Page 135: perpjekja_10

Përpjekja 135

e disa shoqërive kulturore italo-shqiptare, dërgimi i një numri studentësh për ndjekjene studimeve universitare në Itali, depërtimi i një numri shumë të madh librash,revistash e gazetash në gjuhën italiane,të gjitha këto krijuan kushte optimale qëkontaktet e shqipes me italishten të zhvilloheshin në mënyrë të plotë e të gjithanshme,qoftë si kontakte gojore, qoftë si kontakte me gjuhën e shkruar e prej nga u përftuanjë numër vërtet i madh italianizmash.

Pas 1944-ës, për arsye politike të njohura, kontaktet e gjera dhe intensivemes shqipes dhe italishtes u ndërprenë. Për gati gjysmë shekulli ato u realizuan sitakime të natyrës kulturore, kryesisht përmes përkthimeve të pakta nga letërsiaitaliane, por,në fund të viteve 60 dhe fillimin e atyre 70, edhe si kontakte me gjuhëne folur përmes radios e televizionit italian.

Fillimi i viteve 90 shënoi një boom të vërtetë të ndikimit italian mbi shqipen.Trysnisë së italishtes të ushtruar nëpërmjet radios e tv italian iu shtua ajo e shtypitdhe e botimeve të ndryshme në italisht, të cilat sot qarkullojnë dendur në Shqipëri.Veç kësaj, kontaktet e gjera e të drejtpërdrejta mes shqiptarëve e italianëve si nëItali, ku numri i emigrantëve tanë ka arritur në disa qindra mijëra, ashtu dhe nëShqipëri, ku punojnë e veprojnë specialistë e sipërmarrës të shumtë italianë, i kanërritur së tepërmi prurjet e italishtes mbi shqipen, pjesa më e madhe e të cilave utakojnë, pa dyshim, huazimeve të panevojshme .

3. Sfondi historik i pasur ku u zhvilluan raportet mes botës shqiptare dheasaj italiane siguroi , pa dyshim, edhe një ndikim gjuhësor po kaq të pasur italianmbi shqipen. Lind pyetja: a ekziston një inventar i plotë e i saktë i huazimeveitaliane në shqipen e sotme? Për fat të keq, jo, pasi ngritja e një korpusi dhe,për mëtepër, e një korpusi të mbyllur italianizmash të shqipes, paraqet vështirësi tëshumta. Në qoftë se do të mundoheshim t i jepnim përmbledhtas e në mënyrë tëthjeshtuar disa prej tyre, do të rendisnim:

a - Vështirësitë, në disa raste, për të dalluar prerë huazimet italiane ngahuazimet latine të shqipes. Ç është e vërteta, këto dy shtresa huazimesh dallohenpërgjithësisht qartë midis tyre nëpërmjet një vargu kriteresh (gjuhësore e jogjuhësore).Sidoqoftë, ka raste kur ato nuk shquhen dot saktë se cilit burim i takojnë. Ja p.sh.,dënoj mund të vijë nga fjala latine damnare, por po kaq të ngjarë ka dhe një burimi saj prej it.dannare, dragua mund të lidhet njëkohësisht si me lat.dracone(m) ashtudhe me it.dragone, fajkua me lat.falcone(m) e it.falcone etj. Fjalë të kësaj natyregjuhëtarët i vështrojnë si një continuum latino-italian, që e kanë origjinën nëperiudhën kur kufinjtë mes fazës së sprasme (të ndikimit - K.J.) të latinishtes dhefazës së parë (të ndikimit - K.J.) të italishtes nuk janë të prera 17.

Vështirësi gjuhëtari ka, gjithashtu, edhe për të dalluar italianizmat nga të

16 Shih për këtë Iljaz Gogaj, Ndërhyrja arsimore italiane në Shqipëri dhe qëndresa kundër saj,Tiranë, Shtëpia botuese 8 Nëntori , 198017 Eqrem Çabej, Karakteristikat e huazimeve latine të gjuhës shqipe , Studimefilologjike, 1974, nr. 2, f.29

Kulturë gjuhësore

Page 136: perpjekja_10

Përpjekja 136

ashtuquajturat latinizma diturore, d.m.th. nga ato huazime latine, të cilat kanë nisurtë depërtojnë në shqipe përmes gjuhës së shkruar, që me lëvrimin e hershëm të sajnë shek.XVI. Sa për të dhënë ndonjë shembull përmendim fjalët apostull, artikull,dishepull, kapitull, libër, popull, shekull etj.,të cilat lëvruesit e shqipes mund t ikenë huazuar sa prej latinishtes librore (apostolu(m), articulu(m), discipulu(m),capitulu(m), libru(m), populu(m), saeculu(m)), aq dhe prej italishtes (apostolo,articolo, discepolo, capitolo, libro, popolo, secolo).

b - Vështirësitë për të identifikuar saktë huazimet italiane kundrejt huazimevetë burimit frëng. Dihet se një nga rrugët e pasurimit të leksikut modern të shqipeska qenë huazimi i fjalëve prej dy gjuhësh neolatine, italishtes e frengjishtes, të cilat,madje, veprimin e tyre mbi shqipen e kanë ushtruar shpesh në mënyrë të njëkohshme.Pjesa më e madhe e italianizmave shquhet qartë prej francezizmave, por fjalë qënuk shqiten dot mirë se ç burimi i takojnë, gjithësesi, ka. Jo vetëm origjina enjëjtë, por edhe lidhjet e shkëmbimet intensive e të vijueshme në rrjedhë të kohësmes italishtes e frengjishtes kanë krijuar një fond të përbashkët fjalësh në këto dygjuhë. Kështu, fjalë të shqipes si alarmoj, arbitroj, bajonetë, bllokoj, dekoroj,diskreditoj etj. me mjete gjuhësore nuk përcaktohen dot nëse vijnë prej italishtes(allarmare, arbitrare, baionetta, bloccare, decorare,discreditare) apo prej frengjishtes(alarmer, arbitrer, baionette, bloquer, decorer, discrediter).Ka raste, megjithatë, kurmund të gjendet një burim i vetëm i fjalëve me mjete jashtëgjuhësore, p.sh. duke endjekur jetën e fjalëve nëpër dokumenta të shkruara, ku lloji i tekstit, autori i tij,mënyra e shkrimit të fjalës etj.,jep dorë për të përcaktuar saktë origjinën. Sidoqoftë,për sa kohë kjo gjë është e pamundur të kryhet, fjalët me këto etimologji dyfishemund të emërtohen thjesht si romanizma.

c - Vështirësitë për të dalluar huazimet e drejtpërdrejta nga italishtja prejhuazimeve të burimit italian të ardhura në shqipe përmes gjuhëve të tjera ballkanike.Duhet thënë se ndikimi i italishtes nuk ka qenë një dukuri e kufizuar vetëm mbishqipen, por ai ka vepruar edhe mbi gjuhë të tjera të Ballkanit. Ekziston një shtresëe qëndrueshme huazimesh të gurrës italiane pothuajse në të tëra këto gjuhë, madjedhe një fond italianizmash të përbashkët.18

Në shqipe ndikimi italian ka ardhur, në pjesën më të madhe të tij, drejtpërdrejtprej italishtes, por në disa raste italianizmat kanë depërtuar këtu nga greqishtja eturqishtja. P.sh. berber vjen nga tq. berber, ndërsa vetë fjala turke prej italishtesbarbiere; pusullë vjen nga tq.pussula dhe kjo prej italishtes bussola; salcë vjen ngagr.re dhe vetë fjala greke nga it.salsa etj. Fjalë të kësaj natyre konsiderohen,natyrisht, si huazime greke e turke, pavarësisht nga burimi i parë italian. Megjithatë,krahas këtyre, ka dha një grup fjalësh që nuk shquhen dot qartë nëse janë produktetë ndikimit të drejtpërdrejtë italian në shqipe apo të atij grek, turk e sllav. Ështëp.sh. barabar i mundshëm një ndikim italian e turk për fjalë, si: balsam (it.balsamo,tq. balsam), kordon (it. cordone, tq. kordon), tapë (it. tappo, tq.tapa) etj. apo një

18Kristina Jorgaqi, Italianisms of standard Albanian as Balkanisms , (kumtesë e mbajtur në

Kongresin VII të Studimeve për Europën Juglindore (A I S E E ), Selanik, gusht-shtator 1994 )

Kulturë gjuhësore

Page 137: perpjekja_10

Përpjekja 137

ndikim italian e grek për barbun (ven. barbon, gr.re

fustan (ven.fustan,

gr.re ) etj. Në ndonjë rast të ngjashëm burimi i fjalës mund të përcaktohetmë saktë duke hetuar përhapjen gjeografike të saj. Konkretisht, një fjalë që njihetdhe është e përhapur vetëm në Jug të Shqipërisë, është, pas shumë gjasash, njëndikim prej greqishtes; ndërsa një fjalë që historikisht ka qenë e njohur vetëm nëVeri ose në bregdetin e Shqipërisë së Mesme e të Veriut është pa dyshim një ndikimveneciano-italian. Nuk përjashtohet, megjithatë, që në ndonjë rast ndikimet të kenëqenë të njëkohshme, pra, si prej italishtes, ashtu dhe prej greqishtes e turqishtes,çka do të thotë se është i pamundur regjistrimi i fjalës në këtë apo atë shtresëhuazimesh.

d - Vështirësitë për të dalluar të ashtuquajturat huazime autentikeitaliane prej krijimeve autonome. Në leksikun e shqipes hasim fjalë të tilla, siagjitativ, dikasterial, kalendarik, kooperativist, lokalizëm, militantizëm,sallameri, mobileri, sondist etj., të cilat, në pamje të parë, mund të merren krejtnatyrshëm për italianizma. Në të vërtetë, këto fjalë nuk figurojnë në asnjë fjalor tëitalishtes, por janë thjesht krijime të shqipes prej temash e prapashtesash që, ndonëseme prejardhje të huaj, funksionojnë prej kohësh si elemente organike të shqipes. Nëitalishte nuk ekziston p.sh. kooperativist, por me këtë kuptim përdoret fjalacooperatore; nuk ekziston fjala militantizëm, por në vend të saj është militanza;për sondist përdoret sondatore etj.

Vështirësitë për të dalluar italianizmat autentike prej italianizmave tërreme (apo pseudoitalianizmave ) janë veçanërisht të mëdha tek një grup foljesh.Ja p.sh., është e diskutueshme nëse arkivoj është një formim i shqipes (arkiv + oj)apo një huazim italian (archiviare), po kështu dhe datoj (nga datë + oj apo nga it.datare), dekretoj, kontrolloj, meritoj, notoj etj.

e - Vështirësitë për të përcaktuar kufinjtë e një korpusi italianizmash tëpërgjithshëm të shqipes moderne. Normalisht është e pamundur që të hartohet njëlistë e plotë e të gjitha huazimeve italiane që ekzistojnë sot në shqipe; d.m.th. njëlistë ku të përfshihen të gjitha fjalët e burimit italian qofshin këto të leksikut tëpërgjithshëm, qofshin terma të fushave speciale; fjalë me përdorim të kufizuar në tëfolme të ndryshme dialektore dhe ato me përdorim të përgjithshëm e të njohura ngatë tëra shtresat e popullsisë. Por edhe në rastin kur ngritja e një korpusi italianizmashështë e kufizuar në leksikun me karakter të përgjithshëm, problemet që dalin nukjanë të pakta.Kështu, në disa raste është e vështirë të përcaktohet qartë e saktë seç është huazim dhe ç është fjalë e huaj (p.sh. a duhen konsideruar fjalët bravo,adio, lavapjat, truk, frutierë, skaldabanjë, brun, biond, reputacion, rigoroz etj. sifjalë të institu-cionalizuara tashmë në sistemin e shqipes apo si elemente të huajatë saj); në ç masë duhen përfshirë në korpus të ashtuquajturat ndërkombëtarizmadhe ekzotizma të futura në shqipe përmes italishtes etj. Sidoqoftë, me gjithëvështirësitë e shumta që ka ngritja e një korpusi huazimesh italiane të leksikut tëpërgjithshëm të shqipes moderne si dhe përllogaritja e inventarit të saktë të tij,kemi mundur të bëjmë një vlerësim të përafërt19. Pas nesh, numri i huazimeveitaliane sillet aty rreth 2500 fjalëve, pa kërkuar, gjithnjë, ta vemë këtë si një kufi të

Kulturë gjuhësore

Page 138: perpjekja_10

Përpjekja 138

prerë e të mbyllur.

4. - Një veçori që dallon huazimet italiane të shqipes është integrimi apopërshtatja mjaft e mirë ndaj strukturës fonetike e morfologjike të saj. Pra, thënë mefjalë të tjera, italianizmat, qofshin këta të hershëm, qofshin të rinj, shkruhen,shqiptohen e lakohen pa asnjë vështirësi, njëlloj si të gjithë elementët e tjerë përbërëstë sistemit të shqipes. Për këtë kanë ndikuar e ndikojnë një varg tiparesh tëpërbashkëta që shqipja ka me italishten, fakti që sistemi tingullor e ai morfologjiki shqipes është më i pasur e më kompleks në krahasim me atë të italishtes, si dhekontaktet e ngushta e të vijueshme midis këtyre dy gjuhëve.

Fjalët italiane i janë përshtatur sistemit fonetik të shqipes duke pësuar disamodifikime tingullore. Këto modifikime janë më të mëdha tek italianizmat që kanëdepërtuar në shqipe shekuj më parë, si dhe tek ato që kanë ardhur këtu me rrugëgojore. Sa për të dhënë ndonjë shembull, përmendim fjalë si: lëmashk (it. limaccio),almise (ven. armizo), mëkoj (it. imboccare), lëmoshë (it. limosina), kufi (it.confine) etj. Një pjesë e këtyre huazimeve përmbajnë shndërrime fonetike, d.m.th.ndryshime tingullore të rregullta, mbi bazën e të cilave përcaktohet , madje, koha edepërtimit të përafërt të tyre në shqipe.

Në shqipen moderne e, para së gjithash, në atë standarde, huazimet italiane,sidomos huazimet e reja si dhe ato që kanë depërtuar në rrugë librore, nuk janë aqrezultat i evolucionit tingullor sesa produkt i ndërhyrjeve rregulluese të kryeraprej gjuhëtarëve e lëvruesve të ndryshëm të shqipes. Është me interes të vihet nëdukje që këto ndërhyrje kanë qenë dy natyrash krejt të kundërta. Nga njera anë nëstandard janë kodifikuar disa shqiptime, të cilat janë identike me shqiptimet e fjalëvenë italisht, por që nuk përbëjnë, në të vërtetë, shqiptimet që këto fjalë kanë realishtnë gojën e shqipfolësve. Për shembull, janë kodifikuar trajta të tilla, si: brefotrof(it. brefotrofio), fildispanjë (it. fil di Spagna), marmelatë (it. marmellata), salsiçe(it. salsiccia) etj.,ndërkohë që këto huazime italiane janë ngulitur në shqipe me njëtjetër shqiptim (befotrof, filispanjë, marmalatë, salçiçe etj.). Një ndërhyrje e këtijkarakteri, e cila i kundërvihet procesit të natyrshëm të asimilimit të huazimeve,s bën gjë tjetër veçse e artificializon gjuhën standarde, e denatyron atë, e shkëputnga gjuha e folur.

Një varg italianizmash, nga ana tjetër, janë kodifikuar në standard me trajtaqë i janë larguar shqiptimit italian, ndërkohë që praktikisht këto huazime e kanëruajtur këtë shqiptim. Për shembull, është kodifikuar trajta certifikatë (it. certificato),kur të gjithë njohin e përdorin trajtën çertifikatë, leucemi (it. leucemia) për leuçemi,ciklamin (it. ciclamino) për çiklamin, recension (it. recensione) për reçension,Sicili (it. Sicilia)

për Siçili etj. Çfarë ka ndodhur? Planifikuesit gjuhësorë i kanërregulluar shqiptimet e një vargu huazimesh romane (italiane dhe frënge) sipas njëtipari fonetik të huazimeve librore nga latinishtja - grupet tingullore çi, çe të

19 Kristina Jorgaqi, Huazimet leksikore italiane në shqipen standarde (punim doktorate i pabotuar),Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1995

Kulturë gjuhësore

Page 139: perpjekja_10

Përpjekja 139

huazimeve italiane dhe grupet si, se të huazimeve frënge analoge i kanë zëvendësuarme ci, ce.20 Në të vërtetë një rregullim i kësaj natyre, i zbatuar papërjashtimisht nëtë tëra huazimet romane, nuk respekton një realitet gjuhësor shumë të larmishëm.Kështu, ka fjalë që kanë depërtuar nga italishtja dhe janë ngulitur me shqiptimin qëkanë në këtë gjuhë (biçikletë, çiklist, çokollatë, lavatriçe, pastiçe etj.). Ka,gjithashtu, fjalë që janë huazuar prej frëngjishtes dhe që shqiptohen si në frëngjisht,por ka dhe fjalë (këto janë zakonisht ndërkombëtarizma), që kanë pasë depërtuarnë shqipe njëkohësisht nga frengjishtja e italishtja, si dhe me një shqiptim latin.Pikërisht në këto raste, kur historikisht ka pasur disa shqiptime konkurruese,rregullimi i mësipërm ka qenë vërtet i suksesshëm (asociacion, citoj, cinik,provincial, socializëm, stoicizëm etj.).

Pra, ndërhyrjet rregulluese në një varg italianizmash të shqipes janë bërëduke ndjekur dy parime të kundërta: herë të ashtuquajturin Culture Loyalty (janëparapëlqyer trajta më pak të asimiluara, pra, me një prestigj më të madh kulturor) eherë parimin e Language Loyalty (janë preferuar trajta më të asimiluara, pra, memë shumë prestigj gjuhësor).

Së fundi, nuk duhet lënë pa përmendur se një nga faktorët që ka ndikuar endikon për integrimin e plotë të italianizmave në strukturën e shqipes është edhemënyra e theksimit të fjalëve në të dyja gjuhët. Si në shqipe dhe në italishte, kashumë mënyra të përbashkëta theksimi, çka e lehtëson natyralizimin e shpejtë tëitalianizmave në shqipe.

Fjalët e burimit italian janë përshtatur mjaft mirë në shqipe edhe ngapikëpamja e formës gramatikore. Kjo do të thotë se emrat e foljet (që përbëjnë mbi80% të italianizmave në shqipe) janë përfshirë me mjaft lehtësi nëpër modelet(paradigmat) gramatikore të saj - emrat në klasat e lakimeve, ndërsa foljet në tipet endryshëm të zgjedhimit të shqipes. Ne kemi arritur, madje,që të përcaktojmë thuajsetë gjitha skemat apo modelet e përshtatjes morfologjike të huazimeve italiane nëshqipen standarde,21pasi kjo gjë ka një rëndësi të dyfishtë: rëndësi të karakteritpraktik dhe teorik. Praktik, për faktin se lidhjet mes botës shqiptare dhe asaj italianekanë qenë e vijojnë edhe sot e gjithë ditën të jenë të tilla që sigurojnë në mënyrëtë vijueshme një fluks italianizmash, qofshin këto huazime të nevojshme apofjalë të huaja .Në rastin e huazimeve të nevojshme , gjuhëtarët duhet t i ndihmojnë

përdoruesit e shqipes standarde duke u sugjeruar këtyre trajta të përshtatura sa mëdrejt e sa më saktë të huazimeve italiane. Teorik,për faktin se ndriçimi i anëve tëndryshme të procesit të përshtatjes së huazimeve ndihmon për të depërtuar më thellëe më mirë në mekanizmat aq kompleksë të gjuhës në përgjithësi.

Për një integrim të mirë të fjalëve me burim italian në shqipe flet, së fundi,fakti se shumë italianizma janë përfshirë në proceset fjalëformuese të shqipes, d.m.th.ato kanë shërbyer si tema për krijimin e fjalëve të reja.

20 Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, Akademia e Shkencave e R.P. të Shqipërisë, Tiranë, 1973, f.9421 Kristina Jorgaqi, Huazimet leksikore..., vep. cit., f. 301-323

Kulturë gjuhësore

Page 140: perpjekja_10

Përpjekja 140

5. Huazimet italiane zenë një vend të rëndësishëm në leksikun e shqipesgjykuar jo vetëm nga numri i tyre, por edhe nga sferat leksikore ku ato kanë depërtuar,nga kuptimet me të cilat ato i kanë pasuruar fjalët e shqipes si dhe nga ngjyrimetstilistike e ligjërimore që kanë sjellë apo marrë në shqipe.

Sferat e leksikut të hapura ndaj ndikimit italian në shqipe kanë qenë tëshumta.Kështu, një sferë që tradicionalisht e prej periudhash të hershme ka qenënën ndikimin venecian e më pas atë italian është sfera e detarisë. Italia njihet si njëqendër rrezatuese e termave të detarisë thuajse në të gjithë Mesdheun dhe në këtëfushë kontributi i saj është i madh edhe në shqipe.22Zanafillën ky ndikim e ka që nëshek.XIII kur nisi lulëzimi ekonomik e politik i Republikës së Venedikut. Venedikasit,si mjeshtra të lundrimit, në kontakt me popuj që kishin një nivel zhvillimi më tëulët në këtë fushë, së bashku me dijet transmetonin edhe fjalë e terma detarie. Krahasgreqishtes së re, shqipja dallohet, gjithashtu, për një leksik të pasur detarie përplotsi me huazime të hershme prej dialektit venecian, ashtu dhe me huazime të reja ngaitalishtja, ku bëjnë pjesë emërtime mjetesh lundrimi e pjesësh të tyre, emërtimepeshqish, erërash e fenomemesh atmosferike që lidhen me detin etj. Le të përmendimdisa syresh që, për nga njohja dhe përdorimi, i përkasin leksikut të përgjithshëm tëshqipes: ankoroj, barbun, barkë, baticë, bunacë, busull, cimë, far, fildispanjë,furtunë, kavo, kuvertë, marinar, mol, not, port, rimorkiator, rrem, sardele, shirok,timon, vapor, vel etj.

Një tjetër sferë ku tradita gjuhësore i ka njohur shqipes një ndikim të ndjeshëmnga italishtja është ajo e tregtisë. Në shqipen moderne, megjithatë, ky ndikim nukrezulton i tillë. Diçka më i madh paraqitet ai po të shtojmë edhe një numër termashtë financës, të cilët, në të vërtetë, janë në një pjesë të madhe fjalë me përhapjendërkombëtare. Si italianizma të kësaj fushe përmendim: bankë, bankar, bankier,debitor, defiçit, defiçitar, dukat, faturë, faturoj, financë, financoj, fitoj, inflacion,kambial, kapar, kasafortë, këmbej, klient, konsumator, kosto, kreditor, llotari,ofertë, pagë, paguaj, resto, saldo, tarifë, uzurë, valutë, xhiro etj.

Ndikimi italian është i madh edhe në leksikun e luftës. Në këtë sferë, madje,ky ndikim, nuk ka të bëjë vetëm me shqipen, por edhe me gjuhë të tjera europiane.23

Përsa i përket shqipes, dihet se kontaktet e shqiptarëve me venedikasit e, më tej, meitalianët nuk kanë qenë aspak vetëm paqësore. Pushtimet e një vargu qyteteshbregdetare shqiptare në Mesjetë nga ana e Republikës dhe, në mënyrë të veçantë,pushtimet e herëpashershme italiane gjatë gjithë gjysmës së parë të këtij shekullimundësuan depërtimin e një numri të madh termash ushtarakë në shqipe. Këto janëemërtime armësh, formacionesh të ndryshme luftimi, emërtime veprimesh luftarakeetj., pjesa më e madhe e të cilave i takojnë periudhës së pushtimit fashist të Shqipërisë.Sa për të sjellë ndonjë shembull përmendim: artileri, artiljer, automatik, batalion,bateri, bombardoj, bombë, gavetë, granatë, intendencë, kadet, kapotë, kapsollë,

22 B.E.Vidos, Migrazione popolare e migrazione dotta , në Prestito, espansione e migrazionedei termini tecnici nelle lingue romanze e non romanze, Firenze, 1965, f.34523 B.E.Vidos, La forza di espansione..., vep. cit., f.6

Kulturë gjuhësore

Page 141: perpjekja_10

Përpjekja 141

kazermë, komandant, komandë, komisar, mortajë, municion, pozicion, skalion,skuadron, trupë, xhenier, xhenio etj.

Sfera e teknikës është, gjithashtu, një sferë e ndikuar së shumti prej italishtes.Ky ndikim e ka burimin që në v. 20-30 të këtij shekulli, kur në Shqipëri nisi depërtimii kapitalit italian nëpërmjet investimeve në disa sektorë të industrisë e teknikës; kuru hapën në mbarë vendin një numër shkollash profesionale, që përgatitninaxhustatorë, elektriçistë, marangozë, kovaçë etj.,ku një numër i madh lëndëshzhvilloheshin në italisht; kur u çelën një varg kursesh mbrëmjeje e kursesh të ditëssë pushimit javor për aftësimin e punëtorëve shqiptarë etj. Në të vërtetë, terminologjiateknike me prejardhje italiane, që është pjesë e leksikut të përgjithshëm të shqipes,është shumë më e paktë në numër në krahasim me teknicizmat specialë të po kësajgurre. Ndër teknicizmat me njohje e përdorim të gjerë përmendim; avari, fren,galexhant, kaçavidë, kaldajë, kamerdare, koperton, kushinetë, makinë, mekanik,morsë, ofiçinë, parafango, saldatriçe, saraçineskë, torno, tubacion, vidë, xokoletj.

Nën ndikimin italian ka qenë gjatë këtij shekulli edhe sfera e ndërtimit, çkadëshmohet nëpërmjet një numri fjalësh, si: argjinaturë, armaturë, barakë, digë,grataçelë, kanal, kapanon, kompensatë, listelë, mur, panel, rimeso, soletë etj.

Një fushë ku mbizotëron gjerësisht leksiku me burim italian, krahas atij meprejardhje latine, është pa dyshim sfera e besimit katolik. Katolicizmi në Shqipëridihet se lindi, u përhap e u ruajt gjithë nën ndikimin e fuqishëm që vinte nga brigjetkundruall të Adriatikut. Leksikut fetar katolik me gurrë italiane i përkasin fjalë tëtilla, si: abaci, abat, dioqezë, eremit, françeskan, frat, katolik, kler, kotë, kult,liturgji, misionar, oste, predikoj, prelat, profet, purgator, qelë, rruzare, sakrament,sakrilegj, vikar etj. Ka qenë ndikimi i katolicizmit ai që bëri të mundur edhedepërtimin në shqipe të një numri fjalësh që lidhen me shkollën në përgjithësi.Deri aty nga fundi i shekullit të kaluar, kur shkollat popullore mungonin krejt,seminaret katolikë njohën e përhapën ndër shqipfolësit veriorë fjalë, si: kolegj,letër, lexoj, libër, studioj, shkollë etj. Sot kjo sferë është pasuruar edhe më shumë,me terma si: alfabet, analfabet, analfabetizëm, asistent, diplomë, disertacion,dispensë, normalist, profesor, semestër, seminar, seminarist etj.

Prestigji kulturor i Italisë,madje jo vetëm në Shqipëri, po dhe në vende tëtjera shumë më të zhvilluara se ajo, lidhet edhe me sfera të tilla, si ushqimi dhekuzhina, veshja, shtëpia e paisjet e saj.Në shqipe huazimet italiane të këtyrefushave janë, në pjesën e tyre më të madhe, huazime të reja, që kanë depërtuar këtugjatë këtij shekulli e që shpesh shënojnë realje të reja për mjedisin shqiptar.

Pasojë e ndikimit italian në sferën e ushqimit e të kuzhinës janë një vargfjalësh, prej të cilave po kufizohemi të përmendim: antipastë, arançatë, biskotë,çokollatë, galetë, karamele, kasatë, komposto, limonatë, makarona, marmelatë,mortadelë, pandispanjë, pastiço, proshutë, rosto, salsiçe, tortë etj.

E pasur në italianizma paraqitet edhe nomenklatura e veshjes dhe e aksesorëvetë saj, me fjalë, si: bastun, kambale, kanavacë, kanotierë, kapelë, kapuç, palaçeta,pantallona, parukë, peliçe, portofol, rexhipet, rrobë, skufje, tuta, valixhe, vello,

Kulturë gjuhësore

Page 142: perpjekja_10

Përpjekja 142

xhakavento, xhaketë etj.Italishtes i detyrohen, gjithashtu, edhe një varg fjalësh që i takojnë shtëpisë

e paisjeve të saj: ashensor, ballkon, banjë, baule, bidon, brokë, frigorifer, gotë,karrige, komodinë, lambik, lavaman, lavapjat, lavatriçe, mobilie, pjatë, poltronë,portë, rubinet, skaldabanjë, stufë, tapet, tavolinë, vaskë, vazo, verandë etj.

E pasur tej përfytyrimit paraqitet shqipja me italianizma që emërtojnëprofesione e mjeshtëri. Këto janë thuajse të gjitha huazime të reja, pasi dhemjeshtëritë që ato shënojnë janë të kohëve moderne. Ja një listë e paplotë e tyre:arkivist, aviator, avokat, axhustator, dentist, disenjator, financier, infermier,inxhinier, kaldajist, kamerier, kirurg, magazinier, makinist, minator, motorist,murator, muzikant, parukier, pastiçer, pilot, revizor, sportelist, violinist etj.

Një fakt interesant, i pavënë në dukje deri më sot, është ai që italishtja kaqenë një burim i begatë etnonimesh për shqipen. Në pamundësi për t i përmendurkëto shterrueshëm, po sjellim vetëm disa shembuj: afgan, arab, armen, austriak,aziatik, belg, britanik, danez, francez, italian, irlandez, korean, kroat, londinez,palestinez, peruan, siçilian, slloven, vjenez etj.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë, sidomos në gjysmën e parë të këtijshekulli, kanë qenë intensive e të larmishme. Pas krijimit të shtetit shqiptar dhe, nëmënyrë të veçantë, gjatë periudhës së shtetit të Zogut, këto marrëdhënie u zhvilluansi marrëdhënie të natyrës zyrtare në fusha të tilla, si ekonomia, politika, ushtria etj.U bënë përpjekje për t i ngritur institucionet juridike, administrative, politike etj.me një orientim perëndimor gjithë nën ndikimin e Italisë. Gjuhësisht kjo dëshmohetme terminologjitë e reja që u përpunuan në sfera të ndryshme të organizimit të jetësshtetërore të asaj kohe. Shumë nga fjalët e sferës administrative e juridike që dotë rendisim më poshtë janë, në të vërtetë, fjalë me përhapje ndërkombëtare, por qënë shqipe kanë depërtuar prej italishtes. Ja një listë shumë e paplotë e tyre: apel,apeloj, arrest, arrestoj, autorizoj, burokraci, çertifikatë, delegacion, diplomaci,doganë, ent, formular, interpelancë, karabinier, konçesion, konfiskoj, konsull,konsullatë, kuestor, kuesturë, legjislaturë, monark, monarki, polici, presidencë,presidencial, president, sekuestroj, testament etj.

Fjalët e burimit italian të sferës juridike e administrative plotësohen (madjevështirë se ndahen qartë) prej termave politikë. Përmendim nga këta: aleancë, aleat,anarki, deviator, disfatist, disident, disidencë, fashist, fashizëm, peticion etj.

Gjerësia dhe thellësia e raporteve mes kulturës italiane dhe asaj shqiptare kaqenë e tillë që ka bërë të mundur depërtimin në shqipe të një vargu italianizmashedhe në sfera të ndryshme të jetës sociale.

Janë të shumta në numër huazimet italiane në fushën e arteve figurative etë letërsisë, fusha këto ku rrezatimi i Italisë i ka kaluar kufijtë e dhjetëra gjuhëvedhe ku pjesa më e madhe e tyre janë bërë tashmë fjalë me përhapje ndërkombëtare.Përmendim: afresk, akuarel, antikuar, antikuariat, dokumentar, figurant,karikaturë, kavaletë, kolorit, kompozicion, nudo, novelë, pastel, penel, teatër, telajoetj. Ndërsa nga fusha e muzikës po mjaftohemi vetëm me përmendjen e disa termavetë njohur e të përdorur gjerësisht, duke i lënë mënjanë ata ngushtësisht profesionalë:

Kulturë gjuhësore

Page 143: perpjekja_10

Përpjekja 143

arie, bandë, dirigjoj, fizarmonikë, gërnetë, kitarrë, klarinetë, kompozitor, kor,mandolinë, orkestër, piano, violinë, violonçel etj.

E pasur në italianizma paraqitet fusha e sportit dhe e lojërave, me fjalë, si:as, autogol, automobilist, bilardo, çiklist, çiklizëm, fant, finalist, finte, kampion,kampionat, motoçiklist, palestër, paralele, patinator, skuadër, skualifikoj, tifozetj.

Një varg italianizmash janë të lidhura edhe me sferën e botimeve e të shtypit,si: artikull, bocë, diçiturë, fashikull, format, frontespic, gazetë, intervistë, kapitull,karton, kolonë, kopertinë, lastër, libër, periodik, reçension, rubrikë, volum etj.

Mjaft e pasur në huazime italiane është edhe fusha e shërbimeve publike,ku gjejmë p.sh.një varg emërtimesh për lokale shërbimi, të tilla si: ambulancë,farmaci, kinkaleri, konsultore, lavanderi, maternitet, mensë, merkatë, pastiçeri,tavernë etj.; emërtime të sferës së komunikacionit e transportit: aeroplan,autostradë, biçikletë, karro, karrocë, lokomotivë, motoçikletë, pasagjer, rimorkio,semafor, stacion, targë, trafik, tren, triçikël, vagon, veturë etj.

Një nga sferat e leksikut të shqipes në të cilën mbizotëron elementi i huazuarkundrejt atij të trashëguar është, sipas Çabejt24, ajo e emrave të metaleve. Ngaitalishtja kanë depërtuar, në të vërtetë, pak emra metalesh, por një numër i madhemrash që shënojnë lëndë të ndryshme, si: alabastër, argjend, asfalt, balsam,brilantinë, bronx, dinamit, gomë, granil, graso, kamosh, kristal, mastiçe,metal,plastelinë, smerald etj.

Italishtja ka kontributin e saj të rëndësishëm edhe në pasurimin e nomen-klaturës së florës e të faunës në shqipe me fjalë, si: agrume, çiklamin, çikore,elbarozë, gjineshtër, kamomil, karotë, limon, mandarinë, patate, rozmarinë, spinaq,xunkth etj; fazan, fokë, kanarinë, papagall, pelikan, rinoçeront, tigër, zekth etj.

Mund të thuhet, si përfundim, se leksiku i shqipes është pasuruar meitalianizma kryesisht në ato sfera leksikore, të cilat gjuhëtarët i njohin me terminsfera kozmopolite. Është fjala për fusha të leksikut, si tregtia, teknika, kuzhina,veshja, arti, politika etj., të cilat në shumë gjuhë dëshmohen si huazime nga gjuhëtë tjera me prestigj më të madh. Pikërisht këto sfera të leksikut janë ato që të kujtojnëmë shumë thënien e një gjuhëtari të shquar amerikan, Eduard Sapir, se Gjuhët,sikurse qytetërimet, rrallëherë i mjaftojnë vetvetes .

Huazimet italiane nuk kanë mbushur vetëm zbrazëtitë emërtuese në shqipe(sikurse pjesa më e madhe e italianizmave që pamë më lart), por ato kanë pasuruaredhe stilet e regjistrat e saj. Kështu, italishtja ka qenë për shqipen moderne njëburim i begatë fjalësh të natyrës librore, termash apo fjalësh të një regjistri asnjanës,të cilat i kanë zhvendosur fjalët shqipe ekzistuese me kuptim të njëjtë me to nëligjërimin bisedor. Janë krijuar në këtë mënyrë çifte fjalësh në kontrast stilistikmidis tyre, si: abort-dështim, arkivol-tabut, banjë-nevojtore-hale, divorc-ndarje,famë-nam, komod-i rehatshëm, libër-qitap, steril-shterp etj. Siç mund të shihet

24 Eqrem Çabej,Studime etimologjike..., vëll. I, vep. cit., f.114-115

Kulturë gjuhësore

Page 144: perpjekja_10

Përpjekja 144

edhe nga këta shembuj, italianizmat kanë hyrë në kontraste stilistike të kësaj natyremë së shumti me fjalë shqipe të burimit turk.

Në shqipen moderne nuk mungojnë, sidoqoftë, edhe rastet kur huazimetitaliane i përkasin ligjërimit bisedor, ndërsa barasvlerësit e tjerë kuptimorë ligjërimitlibror. Sa për të sjellë ndonjë shembull, përmendim çifte, si: bordell-shtëpi publike,bravo-të lumtë, lavatriçe-makinë larëse, maternitet-shtëpi lindjeje etj.

Huazimet italiane kanë depërtur dhe ekzistojnë sot në shqipe edhe për shkaktë nevojës së brendshme që ka çdo gjuhë për të pasuruar mjetet shprehëse të saj.Sinonimia e shqipes është e gjerë dhe e larmishme edhe në saje të kontributit tëitalishtes. Çifte sinonimesh thuajse të plota, ku njëri element është huazim prejitalishtes, gjejmë sot në shqipe jo pak. Nga këto përmendim: aeroplan-avion, afarist-biznesmen, avari-difekt, devocion-përkushtim, fantazi-imagjinatë, fenomen-dukuri,formë-trajtë, monark-mbret, nocion-koncept, perlë-margaritar, i sinqertë-i çiltëretj. Kanë qenë pikërisht shumë nga këto italianizma objekti i veprimtarisë sëplanifikuar të gjuhëtarëve për zëvendësimin e tyre me fjalë shqipe25.

Si përfundim, mund të thuhet se huazimet italiane zenë një vend tërëndësishëm në leksikun modern të shqipes.Italishtja jo vetëm ka qenë, por ajo dhedo të vijojë të mbetet për shumë kohë një burim pasurimi leksikor në shqipe (krahaspasurimit të kësaj të fundit me mjete të brendshme). Mbi të gjitha, një ndikim tëtillë e favorizon pozita gjeopolitike e Shqipërisë kundrejt Italisë, e, natyrisht, prestigjikulturor (në kuptimin më të gjerë të fjalës) që rrezaton bota italiane. Për gjuhëtarët,sidoqoftë, duhet të mbetet preokupim i vazhdueshëm çështja e burimeve tëmodernizimit leksikor të shqipes, çka, sipas nesh, nënkupton gjetjen e një rrugekompromisi , d.m.th. ruajtjen e një raporti sa më të drejtë mes leksikut të ri me

prejardhje vendase dhe atij me origjinë të huaj.

25 Shih për këtë Kristina Jorgaqi, Ndërhyrjet e planifikuara për zëvendësimin e huazimeve nëshqipen standarde , në Përpjekja, n. 9, 1997

Kulturë gjuhësore

Page 145: perpjekja_10

Përpjekja 145

HISTORIA E FILOZOFISË EVROPIANENGA RILINDJA E KËTEJ(vijon nga numri i kaluar)

Alfred VeberDenis Huisman

LAJBNICI

Teoria e harmonisë së paravendosur ndryshon në një pikë të rëndësishmenga sistemi okazionalist. Ky i fundit e pranon ndërhyrjen e posaçme të Hyjnisë saherë bëhet fjalë për të akorduar shpirtin me organizmin fizik. Kjo ndërhyrje konsistonnë përshtatjen e shpirtit sipas trupit ose të trupit sipas vullneteve të shpirtit. SipasLajbnicit, bashkërendimi i lëvizjeve të trupit me gjendjet e shpirtit është efekt iperfeksionit të veprës së krijuesit, ashtu sikurse sinkronizimi i përhershëm i dysahatëve të mirë është rezultat i aftësisë së mekanikëve që i kanë ndërtuar.

Sipas Lajbnicit, ata që pranojnë një ndërhyrje të vazhdueshme të krijuesit nëveprën e tij e konsiderojnë Zotin një sahatçi të ngathët, i cili, duke qenë i paaftë tëndërtojë një mekanizëm të përsosur, detyrohet të fusë e rifusë duart në atë që kandërtuar. Zoti jo vetëm që nuk ndërhyn në çdo moment, por ai nuk ndërhyn kurrë.Z. Njuton dhe pasonjësit e tij kanë një opinion tepër qesharak për Zotin dhe veprën

e tij. Sipas tyre, Zoti ka nevojë ta riparojë kohë pas kohe sahatin e tij, përndryshe kydo të reshtte së punuari; pra, ai nuk ka aftësinë t i japë sahatit një lëvizje tëpërhershme. Madje, gjithë sipas tyre, kjo makinë e Zotit është aq e papërsosur sa aidetyrohet herë pas here ta pastrojë nëpërmjet ndërhyrjesh të jashtëzakonshme; tarregullojë ashtu siç rregullon një sahatçi punimin e tij; dhe ky sahatçi do të jetë aqmë i paaftë në profesion sa më shpesh të jetë i detyruar të prekë e të korrigjojë. 1

Kurse sistemi im bën që trupat të veprojnë sikur të mos ekzistonin aspak shpirtrat,shpirtrat sikur të mos ekzistonin trupat dhe, njëherësh, të dy palët të veprojnë sikurtë influenconin ndërsjelltazi tek njëri-tjetri 2.

1 Letra Klarkut2 Monadologjia

Kulturë filozofike

Page 146: perpjekja_10

Përpjekja 146

Ndoshta3 nga pikëpamja teologjike harmonia e paravendosur është më epreferueshme sesa hipoteza e asistencës dhe e pjesëmarjes së vazhdueshme të Hyjnisë,por ajo nuk e kënaq më shumë sesa teoria karteziane kuriozitetin e filozofit. Tëthuash se trupi dhe shpirti i bashkërendojnë gjendjet e tyret respektive për arësye tënjë harmonie të paravendosur është njëlloj sikur të thuash se një gjë ekziston sepseajo ekziston. Nën pamjen e jashtme të një shkence superiore ndaj të gjitha teorive tësë kaluarës fshihet mosnjohja e shpjegimit të faktit. Megjithatë, kjo doktrinë eharmonisë së paravendosur, që mund të duket një zgjidhje e lehtë, e kalkuar mbi tëdhënat e problemit që do zgjidhur, merr një kuptim më të thellë po qe se nuk harrojmëse ajo merret vetëm me aparencën, që rrjedh nga shumësia e monadave dhe jo merealitetin në vetvete.

Ne konstatuam sëbashku me Lajbnicin një shkallëzim në mënyrën me tëcilën monadat e pasqyrojnë universin; se si njëra e reflekton më mirë sesa tjetra. Kjopresupozon një monadë që e riprodhon universin në mënyrën më elementare dhenjë tjetër që e reflekton atë në një mënyrë të përsosur: pra, një pozitive dhe njësuperlative.

Ndërmjet këtyre dy caqeve ekstreme zhvillohet hierarkia e monadave ndër-mjetëse. Mbi linjën që çon nga njëra tek tjetra çdo monadë ndërmjetëse është njëpikë e ndryshme dhe, për rrjedhojë, një pikëpamje e ndryshme. Secila si e tillëdallohet nga të gjitha të tjerat. Por monadat janë të pafundme në numër. Pra, mbilinjën ideale që çon nga monada më e vogël në monadën supreme, dmth. mbi njëlinjë të kufizuar në të dy anët e saj dhe jo infinite, kemi një infinitet pikëpamjesh tëndryshme. Prej nga del se distancat që ndajnë këto pika pamjesh janë pafundësishttë vogla, se diferenca ndërmjet monadave të bashkangjitura është e pandjeshme -për aq sa ç është e mundur të paraqesësh gjeometrikisht diçka që nuk është hapësinore.

Në dritën e principit të vazhdimësisë4 zhduken hiatuset që supozohet seekzistojnë ndërmjet mbretërisë minerare dhe mbretërisë vegjetale, ndërmjet mbretërisëminerale dhe mbretërisë animale5, distancat e pakapërcyeshme, opozicionet absolute.Prehja na shfaqet tashmë si një lëvizje me një ngadalësi infinite, errësira si njëndriçim pafundësisht i dobët, parabola si një elips, vatra tjetër e të cilit ështëpafundësisht larg, perceptimi tek bima si një mendim tejet konfuz6. Kësisoj, humnerae hapur nga kartezianizmi ndërmjet kafshës dhe njeriut mbushet dhe kafsha nukështë më veçse një njeri i papërsour, kurse bima një kafshë e papërsosur. Pa dyshimLajbnici nuk mendon ta bëjë njeriun një kafshë të përsosur. Çdo monadë mbetet

3 Ne themi "ndoshta", sepse Lajbnicit mund t i bëhet objeksioni që mrekullia e vazhdueshme e ofruarnga kartezianët nuk është një mrekulli në kuptimin e ndërprerjes së dhunshme të ecjes natyrale tëgjërave dhe nuk është e tillë bash pse është e vazhdueshme. Nga kjo pikpamje harmonia e paracaktuar,- si mrekulli e kryer një herë e përgjithmonë në origjinën e gjërave, është një koncepsion filozofikinferior ndaj hipotezës karteziane.4 Theodicie.5 Ese e re, parathënie.6 Ed Erdman.

Kulturë filozofike

Page 147: perpjekja_10

Përpjekja 147

përjetësisht ajo që është dhe shpirti i bimës, për rrjedhojë, nuk mund të transfromohetnë një shpirt kafshe dhe as shpirti i kafshës në shpirt njeriu. Por është e sigurt sedoktrina e tij e paraekzistencës së monadave, e kombinuar me atë të zhvillimit tëtyre të papërcaktuar, shpije logjikisht në teorinë transformiste Unë - i shkruan aiDes Maizeau7 - u jap një ekzistencë po aq të lashtë sa edhe bota jo vetëm shpirtravetë kafshëve, por përgjithësisht të gjitha monadave ose substancave të thjeshta prej tëcilave përftohen fenomenet e përbëra... ; kurse, disa rrjeshta më lart: Unë besoj seshpirtrat e njerëzve kanë ekzistuar jo si shpirtra të arsyeshëm, por vetëm si shpirtrasensitivë, që derdhen në shkallën superiore, dmth. tek arsyeja, vetëm atëhere kurkonceptohet njeriu që duhet të gjallërojë ky shpirt. Nuk mund të thuhet në mënyrëmë të qartë se njeriu ka paraekzistuar tek kafsha. Duket madje që shpirtrat eLajbnicit paraekzistojnë ashtu sikurse aq e aq farëra mes botës inorganike. Në gjendjene paraekzistencës, thotë ai, monada që do të bëhet shpirti është krejt e zhveshur8, patrup, dmth. pa atë grup monadash shërbyese që do të jenë organet e saj, dhe, përrrjedhojë, është në një lloj gjendje hutimi. Pra, monadat e destinuara të bëhen qoftëshpirtra kafshësh, qoftë shpirtra njerëzorë ndodhen, ç prej origjinës së parë deri nëmishërimin e tyre, në një gjendje që i shëmbëllen nga të gjitha pikëpamjet asaj tëtrupave të pashpirt.

Hyrja në jetë (mishërimi) nuk është një metempsikozë, ose metasomatozë,nëse nëpërmjet këtyre termave kuptohet futja e shpirtit në një trup të formuar, papjesëmarrjen e tij. Jeta e ardhme e shpirtit të mishëruar nuk mund të konceptohetkështu. Për arësye të harmonisë së paravendosur shpirti dhe trupi zhvillohenparalelisht dhe, ndonëse nuk kemi një bashkim real dhe imediat ndërmjet monadësmbretëreshë dhe monadave shërbëtore që formojnë trupin e saj, ndërmjet trupit dheshpirtit ekziston një korrelacion ideal. Duke patur parasysh rezervën që shprehëmmë lart është e saktë ta quajmë shpirtin arkitektin e trupit të vet. Një shpirt i caktuarnuk mund t i japë vetes një trup çfarëdo dhe po ashtu jo çdo trup mund t i shërbejëatij si një organ9. Çdo shpirti i përket trupi i vet. Por, nëse nuk kemi metasomatozë,në kuptimin e kalimit të shpirtit në një trup krejtësisht të formuar, kemi metamorfozëdhe madje metamorfozë të vazhdueshme10. Shpirti e ndërron trupin, por pak ngapak dhe gradualisht11. Për arësye të ligjit të vazhdimësisë asgjë nuk bëhet meshkapërcime; në çdo gjë dhe kudo ka vetëm kalime të pandjeshme.

Jeta e ardhme nuk do të mund të ishte jotrupore. Shpirtrat njerëzorë dhegjithë të tjerët nuk janë kurrë pa një trup. Vetëm zoti, duke qenë akt i pastër, për-jashtohet nga kjo12. Duke qenë se monada mbretëreshë është primitive si të gjitha

7 Biograf i Bayli-t dhe botues i Diksionerit historik dhe kritik të tij.8 Monadologjia9 Kjo shprehje nuk mund të ketë tek Lajbnici veçse një kuptim figurativ duke patur parasysh senëpërmjet trupit dhe shpirtit nuk ka asnjë raport efektiv.10 Parime të natyrës dhe të hirit11 Parime të natyrës dhe të hirit12 Monadologjia

Kulturë filozofike

Page 148: perpjekja_10

Përpjekja 148

monadat, për të nuk ka as krijim ex nihilo kur hyn në jetën aktuale, as shka-tërrimnë daljen prej saj. Ato që ne i quajmë lindje (gjenerim) janë zhvillime dhe rritje;ato që ne i quajmë vdekje janë mbyllje dhe mrrudhje. Nuk ka as lindje as vdekje tëmarra në kuptimin ekzakt të fjalës dhe mund të thuhet se jo vetëm shpirti i kafshësështë i pashkatërrueshëm, por edhe vetë trupi, ndonëse maqina e tij shpesh humbetpjesërisht. 13 Përsa i përket shpirtrave të arsyeshëm duhet pranuar se ata, pasi tëdalin nga jeta aktuale, do të kalojnë në një teatër më të madh . Pavdekshmëria etyre, veç kësaj, nuk është efekti i një favori të veçantë hyjnor, por një domosdoshmërimetafizike, një fakt universal që përfshin të gjitha mbretëritë e natyrës. Ashtu sikurseçdo monadë është po aq e vjetër sa dhe bota, po ashtu secila prej tyre është po aqjetëgjatë, po aq mbijetonjëse dhe po aq absolute sa edhe vetë universi i krijesave 14.Bima apo krimbthi nuk janë më pak të pashterëshme se sa njeriu, ëngjëlli dhe ark-ëngjëlli15. Vdekja s është veçse një krizë e jetës së pambarimtë, një etapë në zhvillimine pafundëm të monadës.

Substancën e shtrirë dhe mendonjëse të Spinozës e gjejmë te Lajbnici tëshndërruar në forcë shtrirjeje dhe perceptimi si dhe të shumëfishuar në infinit: negjejmë atje edhe nocionin spinozian të modit dhe determinizmin e tij, por nën njëformë të zbutur nga doktrina e substancialitetit të individëve. Megjithë identitetin esaj të patjetërsueshëm monada zhvillohet vazhdimisht. Autori ynë e merr si tëakorduar atë që çdo qënie i nënshtrohet ndryshimit dhe, për rrjedhojë, edhe monadae krijuar, madje ashtu që ky ndryshim është i vazhdueshëm tek secila16. Gjendja eshpirtit, ashtu sikurse ajo e trupit, është një gjendje ndryshimi, tendence, appeticioni.Ky ndryshim i vazhdueshëm është jeta. Në serinë e gjendjeve që e përbëjnë atësejcila është rrjedhoja llogjike e asaj që e paraprin në mënyrë të tillë që e tashmjaështë atje e mbarsur me të ardhmen.

Nuk mund të bëhet fjalë që shpirti njerëzor të ketë liri indiference. Në sistemine Lajbnicit çdo substancë ose monadë është e lirë për të njëjtën arësye që është e tillëedhe substanca unike e Spinozës dmth. sepse ajo nuk përcaktohet/determinohet ngaasnjë fuqi tjetër përveç vetvetes; porse duke qenë e lirë nga çdo determinim i huajajo nuk është, për këtë, e pavarur nga natyra e vet, e lirë ndaj vetvetes. Determnizmii Lajbnicit qëndron ndaj atij të Spinozës ashtu sikurse qëndron determinizmi i shenTomasit ndaj predestinizmit të shen Agustinit: duke i lejuar çdo shpirti të jetë si njëhyjni e vogël në departamentin e vet ai zbut tek fatalizmi atë që tingëllon antipatikepër ndjenjat njerëzore, gjithë pa rreshtur së aplikuari tek faktet morale si dhe tek

13 Ese e re II14 Sistem i ri i natyrës15 Ad Wagnerum: Qui brutis animas, alisque materiae partibus omnem perceptionem et organismumnegant, illi divinam majestatem non statis agnoscunt introducentes aliquit indignum Deo et incultumnempe vacuum metaphysicum... Qui vero animas veras perceptionem que dant brutis, et tamenanimas eorum naturaliter (perire posse statuunt, etiam demonstrationem nobis tollunt, per quamostenditur mentes nostras naturalinter perire non posse.16 Monadologjia

Kulturë filozofike

Page 149: perpjekja_10

Përpjekja 149

fenomenet fizike ligjin e kauzalitetit dhe principin e arësyes së mjaftueshme. Unë -thotë ai - i jam larguar mjaft ndjenjave të Buawardinit, Wialef-it, Hobbsit dheSpinozës, por e kam bërë ngase mendoj se gjithmonë duhet të flasim në favor të sëvërtetës dhe kjo e vërtetë është determinizmi autonom: asgjë nuk i determinonaktet e shpirtit përveç atij vetë dhe akteve të tij paraardhëse.

Nëse çdo monadë është si një hyjni e vogël në departamentin e saj; nëseçdonjëra syresh është një absolut i vogël, atëhere çfarë është hyjnia par exellence,absoluti i mirëfilltë? Duke gjykuar nga ç kemi parë deri këtu në teorinë e monadaveduket se kjo teori e zëvendëson monoteizmin e Dekartit dhe panteizmin e Spinozësme një lloj politeizmi, kurse koncepsionin monarkik të universit me një lloj republikekozmike të qeverisur nga ligji i harmonisë. Por, nëse prapamendimi i Lajbnicitështë i tillë ky nuk përputhet aspak me doktrinën e tij ezoterike. Harmonia që qeverisuniversin është një harmoni e paravendosur nga Zoti: ajo nuk është absolutja nëvetvete. Edhe monadat atomet e vërteta të natyrës dhe elementët e gjërave janë tëkrijuara. Ato janë të pashkatërrueshme, por një mrekulli mund t i asgjësojë.Domethënë ato nuk janë as absolutisht primitive dhe të pareshtëshme, dhe as absolutja,por varen nga një Hyjni njësi primitive kjo ose substancë e thjeshtë, origjinare,produkt i të cilës janë të gjitha monadat e krijuara ose derivative që lindin si tëthuash nëpërmjet shkrepëtimash të vazhdueshme moment pas momenti . Kemi menjë fjalë nga njëra anë monada të krijuara dhe, nga ana tjetër, një monadë të pakrijuar,Monada e Monadave: të parat finite dhe relative kurse e dyta infinite dhe absolute.

Kjo Manadë e Monadave nuk është, si tek Bruno, vetë universi i konsideruarsi infinit; ajo është një Zot real, dmth., i dalluar nga universi dhe provën e ekzistencëssë tij Lajbnici e nxjerr nga principi i arësyes së mjaftueshme. Kjo arësye emjaftueshme e ekzistencës së universit nuk do të mund të gjindej tek vargu i gjëravekontingjente, dmth tek vargu i trupave dhe i parqitjes së tyre tek shpirtrat, sepseduke qënë se materia në vetvete është indiferente ndaj lëvizjes dhe prehjes, si dhendaj një lëvizjeje çfarëdo, nuk mund të gjindej tek ajo arësyeja e lëvizjes dhe aq mëpak e një lëvizjeje të tillë. Dhe ndonëse lëvizja prezente e materies vjen nga ajoparaardhësja dhe kjo nga një tjetër paraardhëse, nuk do të mund të bënim hap më tejsado larg që të shkonim sepse gjithnjë do të shtrohej e njëjta pyetje. Kësisoj duhet qëarësyeja e mjaftueshme, ajo që nuk ka më nevojë për një arësye tjetër, të jetë jashtëkëtij vargu gjërash kontingjente dhe të ndodhet në një substancë e cila të jetë shkakui tyre ose një qënie e domosdoshme që e përmban arësyen e ekzistencës së saj nëvetvete; përndryshe prap nuk do të kishim një arësye të mjaftueshme ku të ndaleshim.Dhe kjo arësye e fundit e gjërave quhet Zot. Kjo substancë e thjeshtë primitive duhettë përmbajë në shkallën më të lartë perfeksionet që përmbahen në substancatderivative, të cilat janë efekt i saj; kësisoj ajo do të ketë fuqinë, njohjen dhe vullnetine përsosur: dmth. ajo do të ketë një gjithpushtetshmëri, një gjithshkencmëri dhe njëmirësi sovrane. Gjithë duke protestuar kundër antropomorfizmit Lajbnici flet përZotin sikur ky, kur krijoi universin, zgjodhi planin më të mirë të mundshëm... dhembi të gjitha ato ligje të lëvizjes që përshtateshin dhe përputheshin më mirë mearësyet abstrakte apo metafizike... për shembull ligjin sipas të cilit gjithmonë ruhet

Kulturë filozofike

Page 150: perpjekja_10

Përpjekja 150

e njëjta sasi e forcës totale dhe absolute dhe tjetrin sipas të cilit veprimi ështëgjithmonë i barabartë me kundërveprimin .

Pengesa ku përplaset teologjia e Lajbnicit është po ajo e Dekartit. Këtij tëfundit i është dashur të pranojë se fjala substancë e përdorur ndaj Zotit nuk ka tënjëjtin kuptim kur përdoret për krijesën dhe që, për rrjedhojë, krijesa nuk është njësubstancë në kuptimin e mirëfilltë. Nga kjo vërejtje doli sistemi i Spinozës. Ndërkaqedhe teologjia e Lajbnicit duket se e provokon këtë dilemë: ose zoti është një monadëdhe në këtë rast qëniet finite nuk janë monada në kuptimin e përpiktë të fjalës (çkae përmbys monadologjinë); ose ose, qëniet e krijuara janë monada dhe atëhere nëmos e shëmbëllefshim Zotin me krijesat, të paktën s mund të themi për të që ështënjë i vetëm. Por gjenia mendjemprehtë dhe largpamëse e Lajbnicit di t i shfrytëzojëkëto difekte. Nëse për inteligjencën tonë ideja e Zotit është konfuze dhe kontradiktore,ajo nuk është e tillë në vetvete. Fakti që duke marrë në shqyrtim absoluten ne zhyteminë vështirësi të pazgjidhëshme provon vetëm se shpirti njerëzor nuk është Monadae Monadave dhe se në shkallën e substancave ai ze një rang të shquar, por jo rangune epërm. Pra, detyrimisht, dhe për shkak të vetë natyrës së gjërave, ne s kemi përZotin veçse një ide konfuze. Ashtu sikurse bima ka një perceptim konfuz të kafshësdhe ashtu sikurse kafsha ka një perceptim konfuz të njeriut, po ashu edhe njeriu nukka për qëniet superiore dhe për Qënien supreme veçse një perceptim të paqartë dhenjë parandjenjë të vagullt. Për të pasur për Zotin një nocion adekuat duhet të jeshZoti dhe fakti që ky nocion na mungon e gjen shpjegimin e vet natyror tektranshendenca e Qënies supreme. Zoti është i mbinatyrshëm dhe transhendent ndajnjeriut, ashtu sikurse njeriu është një qënie e mbinatyrëshme kundrejt kafshës, kafshakundrejt bimës dhe kështu me rradhë. Nëse me arësye kuptojmë masën e inteligjencësnjerëzore, atëhere Zoti, si një qënie që e tejkalon natyrën njerëzore, është mbiracional,dmth. ai e tejkalon inteligjencën njerëzore po aq sa ç e tejkalon perfeksioni i tij atëtonin.

Vini re se me çfarë aftësie të rrallë filozofi i pajtimit universal kryen rolin etij prej ndërmjetësi midis shkencës dhe kristianizmit. Në kundërshtim me filozofëtanglezë, bashkëkohës të tij, të cilët si nominalistë të bindur tentojnë gjithnjë e mëtepër ta izolojnë religjionin nga filozofia, ai i rifutet nga themelet punës së shënAnselmit dhe të shën Tomasit. Ambicia e tij supreme ishte pikërisht orvajtja për tëvendosur një aleancë midis filozofisë dhe besimit dhe, po të qe e mundur, midisluterianizmit dhe kristianizmit.

Deviza e tij është ajo e skolastikëve: pajtimi i dogmës me arësyen. Ai indinjohetkundër atyre që bënë dallim midis të vërtetës filozofike dhe të vërtetës fetare, dallimky me ndihmën e të cilit mendimtarët e lirë të Rilindjes i shpëtonin anatemës.Gjithashtu ai zëmërohet edhe me Dekartin kur konstaton se ai i shmanget meshkathësi trajtimit të mistereve të besimit - sikur të ekzistonte mundësia e pranimittë një filozofie të papajtueshme me religjionin ose ose sikur të mund të ishte i vërtetënjë religjion që s i pranon të vërtetat e vërtetuara gjetkë.

Më anë tjetër nuk është e vështirë të shohësh se si depërtoi racionalizminëpërmjet aparencës së ortodoksisë së tij. Kur proklamon deizmin ai e bën këtë në

Kulturë filozofike

Page 151: perpjekja_10

Përpjekja 151

emër të filozofisë, kur afirmon mbinatyroren e bën në emër të arësyes dheracionalizmit. Ai e pranon aq pak transhendencën absolute të qënies hyjnore saqë,sipas tij, ajo që e tejkalon arësyen njerëzore nuk do të dinte ta kundërshtonte atë.Pra, ashtu sikurse e ka shprehur më parë skolastika e vjetër edhe ai nuk reshtet sëkujtuari se ajo që është mbiracionale nuk është, për këtë, kundra arësyes, ashtusikurse ajo që është përfundimisht kundra racionales nuk do të mund të ishte evërtetë në religjion. Për shkak të analogjisë universale, duhet të ketë analogji, pajtim,harmoni ndërmjet arësyes hyjnore dhe arësyes njerëzore, kurse një antagonizëmradikal ndërmjet krijonjsit dhe krijesës nuk do të mund të konceptohej. Në sajë tëkëtij pajtimi njeriu ka në mënyrë të natyrshme besim tek Zoti dhe tek pavdekësia eshpirtit, doktrina këto qëndrore për çdo religjion, kurse rivelacioni s bën tjetër veçsee shpejton çeljen e atyre të vërtetave fara e të cilave është mbjellë në mendjen njerëzorenga krijonjësi. Duket qartë se në mendimin e Lajbnicit kristianizmi reduktohet nëpërmasat e deizmit dhe zbulesa në një sanksionim të principeve të religjionit natyror.

Nga ana tjetër shtrohet pyetja: si mund të mos prirej ai nga racionalizmiteologjk, si mund ta pranonte ai seriozisht ndriçimin e shpirtit përmjet një zbulesembinatyrore kur ua mohonte shpirtrave të kishin dritare ndërmjet të cilave gjërat tëmund të hynin dhe të dilnin.? Si mund ta pranonte ai në kuptimin e mirëfilltë njëndërhyrje të Zotit në histori ndërkohë që tallej me kartezianët dhe Njutonin lidhurme ndërhyrjet e Zotit të tyre në ecurinë e botës? Nëse besohet tek zbulesa atëhereduhet pranuar gjithashtu se Zoti i ka dhënë ose mund t i japë shpirtit mjetin për tëkomunikuar me botën e jashtëme, dritarëza - sipas shprehjes së Lajbnicit. Atëhere,nëse Zoti mund t i japë monadës inteligjente dritarëza kjo do të thotë se ai nuk iamohon natyrës së kësaj që të ketë të tilla, çka do të thotë se ajo mund të ketë. Kjo dotë thotë se ajo mund të reshtë së qëni një forcë absolutisht spontane, mbretëreshëabsolute në domenin e saj dhe, për ta çuar deri në fund idenë, të reshtë së qëni njëmonadë. Lajbnicit i mbetet të zgjedhë ose teorinë e tij të monadave dhe të harmonisësë paravendosur, duke përjashtuar, sipas deklaratës së tij të prerë, çdo dërhyrje specialetë krijonjësit, ose të braktisë sistemin e tij në favor të besimit të kishës.

Një tipar karakteristik i racionalizmit lajbnician është insistimi me të cilinautori i Teodicies e ndërvar, ashtu si shën Tomasi, vullnetin e Zotit nga arësyejahyjnore dhe ligjet e saj të përjetshme, në kundërshtim me doktrinën e Dekartit dhetë mjeshtrave të tij, skotistët dhe jezuitët, të cilët ndërvarin nga vullnetet hyjnore jovetëm të vërtetat metafizike dhe morale, por edhe aksiomat matematike. Nuk duhettë imagjinojmë - thotë ai - që të vërtetat e përjetshme, duke qenë të varura nga Zoti,janë arbitrare dhe varen nga vullneti i tij, siç e kupton Dekarti dhe pas tij Poiret.Nuk ka gjë më të paarësyeshme sesa kjo. Sepse, nëse drejtësia, për shembull, ështëvendosur arbitrarisht dhe pa asnjë arësye, nëse Zoti ka rënë në të nga një lloj rastësie,ashtu si kur hedhim një zar, atëhere mirësia dhe urtësia e tij nuk duken dhe, gjithashtu,nuk ka asgjë që t i lidhë atje. Dhe nëse ai e ka vendosur ose bërë atë që ne e quajmëdrejtësi dhe mirësi pa asnjë arësye, thjeshtë nëpërmjet një dekreti krejt arbitrar,atëhere ai mund t i shpërbëjë dhe t ua shndrrojë atyre natyrën kështu që s kemiasnjë arësye të themi se ai do t i ruajë përgjithmonë ato. Nuk ka asgjë më të kundërt

Kulturë filozofike

Page 152: perpjekja_10

Përpjekja 152

me arësyen dhe devocionin të thuash (si Spinoza) se Zoti vepron pa ditur; të mendoshse njohja e tij nuk i gjen aspak rregullat e përjetëshme të mirësisë dhe drejtësisë ndërobjektet e veta ose, më në fund, që ai të ketë një vullnet të tillë që të mos i ketëparasysh këto rregulla.

Zoti i Lajbnicit nuk është pra një monark i tipit oriental, ai është një sovrani lidhur me ligje të cilat nuk mund t i shpërbëjë; ai është më shumë një lloj mbretikushtetonjës apo funksionar i parë i universit sesa autokrati i gjithpushtetshëm iTerturlianit dhe Duns Scotit. Ai i përngjet më shumë Zotit të Monteskiesë i cili kaligjet e veta sesa atij të teologëve indeterministë. Nuk është fuqia supreme e vetmja

dëshirë e Zotit. Kjo dëshirë determinohet nga ligjet e përjetshme të inteligjencës sëtij, ligje që determinojnë veprimin e tij pa i bërë, megjithatë, dhunë, sepse këto lligjepërbëjnë vetë themelin e natyrës së tij. Në vend që të thoshte natyra e Zotit, Spinozatha thjeshtë natyra. Sipas Lajbnicit, Qënia supreme është një natyrë që manifestohetnëpërmjet një vullneti; sipas Spinozës ajo është një natyrë që vepron pa këtandërmjetës, ose, më sak, një vullnet inkoshient; me një fjalë tek të dy kemideterminizëm, sado me indinjatë të protestojë Lajbnici kundra ebreut të Amsterdamit.

Zoti, i determinuar, në krijimin e gjërave, nga arësyeja e tij infinite, ka krijuar,domosdoshmërisht, më të mirën e botëve të mundëshme. E keqja nuk ekziston veçsenë detajet e gjërave dhe shërben për të vënë në pah shkëlqimin e së mirës: ansambligëzon një përsosuri sovrane. Teodicia, që trajton çështjen e së keqes fizike, metafizikedhe morale dhe që ka për qëllim të kundërshtojë ata që e bëjnë këtë të keqe njëargument kundër Providencës, është një libër më shumë popullor sesa shkencor. Ajoqë të habit është mënyra thuajse familiare me të cilën flet autori për Zotin, i ciliduket sikur e ka futur atë në sekretet e tij më të brendshme. Ky Lajbnic, i cili e dinëpërmjet një shkence të sigurtë që Zoti nuk është autori i lirë i ligjeve të natyrës etë moralit, që vullneti i tij varet nga inteligjenca e tij, që ai ka krijuar më të mirën ebotëve të mundëshme; a nuk na e ka deklaruar Zotin mbinatyror? Atëhere, a nukështë e çuditshme ta shohim atë, ashtu si shumë e shumë teologë të tjerë, të fillojëduke na e degdisur absoluten në domenin e misterit dhe pastaj të kthehet e të na ekarakterizojë e portretizojë atë, të na shpalosë inventarin komplet të atributeve tësaja ashtu siç përshkruhet një bimë ose një mineral? Përsa i përket kësaj, ashtu sidhe pozicionit të tij ndaj empirizmit, Lajbnici, aq i madh, aq novator, aq modern nëmonadologjinë e tij, mbetet në aradhën e skolastikpëve.

Kishte ardhur koha që ontologja të kalonte në shoshën e kritikës. Debatindërmjet Lajbnicit dhe anglezit Llok mbi origjinën e ideve ishte preludi i këtijevolucioni kapital në historinë e filozofisë moderne.

Si rrjedhojë e principit të tij që monada nuk ka dritare Lajbnici mund tëpranojë se njohuritë tona s lindin tjetërkund përveçse në vetë mendjen (espri). Asgjënuk mund të hyjë tek ajo: pra duhet të pohojmë se vëzhgimi direkt i fakteve tëjashtëme nuk ekziston aspak. pra edhe mundësia e eksperiencës. Eksperiencanëpërmjet rrugëve të shqisave është një iluzion; ajo në themel s është tjetër veçse njëspekulim konfuz. Ç është mendja, gjithmonë vetëm mendje (espri), njëherësh subjektidhe objekti i sensacionit. Ajo që ne perceptojmë dhe eksperimentojmë është gjithherë

Kulturë filozofike

Page 153: perpjekja_10

Përpjekja 153

vetvetja. Gjithçka e mendjes është produkt spontan, mendim, spekullim. Është shkallae qartësisë ose e knfuzionit të mendimit ajo që e bën atë të duket herë si rezultat i njëpërshtypjeje nga jashtë herë si shpërthim i vetë thellave të shpirtit (esprisë). Mendimi,më anë tjetër, edhe pse autonom, nuk është arbitrar dhe pa ligje. Rregullat sovranesipas të cilave ai vepron janë: principi i kontradiksionit dhe ai i arësyes sëmjaftueshme. Por ai është i pavarur. Çdo influencë është e huaj për monadënmendonjëse, rreth të cilës principium distinctionis ngre një si mur të pakapërcyeshëm.Ndërsa Lloku nuk i akordon tjetër gjë mendjes (esprisë) veçse një fuqi të papërcaktuarpër të formuar ide (mendja, sipas tij, nuk ka principe të brendshme) për Lajbnicinkjo fuqi është dyfish e determinuar, si principe dhe si përmbajtje ose, nëse duam tashprehim me terma të tjera, si formë dhe si materie, nëpërmjet natyrës specifike tëmonadës. Me fjalë të tjera nëse për Llokun ideja është një gjurmë, për Lajbnicin ajëështë një shprehje. Kësisoj Lajbnici i përgjigjet Llokut dhe mohimit që i bën ai idevetë lindura me idenë se asgjë nuk është e lindur në intelektin përveç vetë intelektit,dhe, sëbashku me të, edhe farërat e gjithë ideve.

Divergjenca ndërmjet Lajbnicit dhe Llokut duket fare e vogël; Lloku në faktnuk e mohon në asnjë mënyrë fuqinë e lindur të mendjes për të formuar ide, kurseLajbnici pranon se idetë nuk ekzistojnë atje aktualisht, por virtualisht ashtu si damarëte mermerit prej ku do të dalë statuja. Atëhere shtrohet problemi: ose shprehja:ekzistencë virtuale apo potenciale e ideve në mendje (espri) nuk ka kuptim ose kjoshprehje është sinonim i fuqisë (potentiae, virtus) apo fakultetit të esprisë për tëformuar ide, fakultet që Lloku është i pari që e njeh. (Duhet të bëjmë kujdes këtu tëmos konfondojmë dallimin specifik i cili dallon monadat e thjeshta nga ato spiritualettë cilat i binden, të gjitha, ligjeve të arësyes refleksive, me dallimin individual(distinction individuelle) i cili bën që çdo monadë të mos i bindet veçse ligjeve tëveta.) Nën debatin për zgjidhjen e këtij problemi (në dukje jo shumë i rëndësishëm)zhvillohej lufta supreme ndërmjet mesjetës dhe filozofisë moderne, ndërmjetspekulativizmit i cili shkon nga koncepsionet tek faktet dhe metodës pozitive e cilaprocedon nga faktet tek koncepsionet. Ajo që lufton Lloku nuk është vetëm principiidealist, por, mbi të gjitha, paragjykimi që mbron ky princip: pra, që arësyetimi apriori e përjashton filozofin nga vëzhgimi direkt i fakteve. Lajbnici më i thellë dhemë spekulative, duke u deklaruar kundër autorit të Ese mbi inteligjencën njerëzore,merr anën e Skolastikës, dmth të së shkuarës kundër së ardhmes.

Doktrinave të tij nuk u mungonte veçse forma skolastike të cilën vendosi t uajapë matematicieni Christian Wolf17. Por ato përmbanin një perlë të çmueshme:idenë e forcës aktive që zëvendësonte dualizmin e mendimit dhe të shtrirjes. Kjoperlë u zhduk në përpunimin e mundimshëm që i bëri profesori i Hagës. Mendje ekthjellët dhe sistematike, por e një kalibri më të vogël, Wolfi i ringjalli substancat eshtrira dhe ato mendonjëse të kartezianizmit, pa kuptuar se po suprimonte

17 1679 - 1754. Profesor në Hagë prej ku u largua përshkak të ndikimit pietist, por që u rikthye nënFrederikun II.

Kulturë filozofike

Page 154: perpjekja_10

Përpjekja 154

njëkohësisht edhe principin qëndror dhe vërtet pjellor të Monadologjisë. E përpunuarkësisoj dhe e ndarë në ontologji, psikologji, kozmologji dhe teologji racionalemetafizika Lajbnico - Wolfiane dominoi shkollat gjermane deri në ardhjen ekantizmit18.

18 Dishepujt kryesorë të Lajbnic - wolfit janë Ludovici (Saktësime të një historie të plotë të filozofisësë Wolfit), Bilfinger (1693 - 1750) i cili në veprën Esthetica 2 vol. (1750 - 1758) i shton shkencavefilozofike nën emrin estetika teorinë e së bukurës në art; Kanti vetë, i cili është dishepull i Wolfitpërpara se të bëhetkundërshtar i tij, dhe po ashtu me Wolfin dhe Lajbnicin lidhen edhe zëdhënësit eAufklarung- ut gjerman, pararendës të kritikëve: Reimarus (1694 - 1765), Maise Mendelssobun1792 - 1786, Lesingu (1729 - 1781) dishepull i Spinozës në teologji ndoshta edhe në metafizikë.

Kulturë filozofike

Page 155: perpjekja_10

Përpjekja 155

Page 156: perpjekja_10

Përpjekja 156

Page 157: perpjekja_10

Përpjekja 157

Page 158: perpjekja_10

This document was created with Win2PDF available at http://www.win2pdf.com.The unregistered version of Win2PDF is for evaluation or non-commercial use only.