32
Raport 2005 Vodafone Albania Përgjegjshmëria e Biznesit Përgjegjshmëria e Biznesit

Përgjegjshmëria e Biznesit - · PDF filekryesore ku mbështetet biznesi ynë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte në promovim të vlerave të ... për komunikim

  • Upload
    lamnhi

  • View
    228

  • Download
    6

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Përgjegjshmëria e Biznesit -  · PDF filekryesore ku mbështetet biznesi ynë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte në promovim të vlerave të ... për komunikim

Raport 2005 Vodafone Albania

Përgjegjshmëria e Biznesit

Përgjegjshmëria e Biznesit

Page 2: Përgjegjshmëria e Biznesit -  · PDF filekryesore ku mbështetet biznesi ynë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte në promovim të vlerave të ... për komunikim

Përkushtohemi – nga z. Thomas Papaspyrou, Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania

Katër vite në Shqipëri

Në përgjigje të premtimit ndaj klientëve tanë

Të përgjegjshëm ndaj shoqërisë ku shërbejmë

Si e komunikojmë ne përgjegjshmërinë publike

Institucione të pavarura kryejnë matjet dhe vlerësimin e fushave elektromagnetike në rrjetin e Vodafone Albania

Çfarë na ndihmon në vlerësimin e përgjegjshmërisë sonë

Përkujdesi ndaj mjedisit

Përgjegjësia në përdorimin efikas të energjisë dhe përpunimit të mbetjeve

Një marketing i përgjegjshëm

Investimi ynë social: Mbështetje të vazhdueshme ndaj komuniteteve në Shqipëri

Përgjegjshmëria e një skuadre të motivuar

Objektivat tona

3

4

68

10

12

Përmbajtjade

sign

& p

rint a

lbviz

ion,

Tira

na -

Alb

ania

1416202224

2830

E drejta e autorit e mbrojtur me ligj

Shënim: Ky raport është shtypur me letër të ricikluar, në përkushtim të mbrojtjes së mjedisit.

Artikujt e përfshirë në këtë raport janë përzgjedhur mbi bazën e informacionit dhe interesave të shprehura nga klientët dhe partnerët tanë. Shifrat e treguesit mbi përgjegjshmërinë e biznesit në këtë raport i referohen periudhës Prill ‘04 - Mars ‘05

Page 3: Përgjegjshmëria e Biznesit -  · PDF filekryesore ku mbështetet biznesi ynë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte në promovim të vlerave të ... për komunikim

Tek Vodafone, ne jemi të përkushtuar që punonjësit

tanë dhe teknologjia të cilën aplikojmë të mundësojnë

jo vetëm komunikim të pandërprerë, por gjithashtu të

transmetojë përgjegjësinë e biznesit tonë ndaj shoqërisë

dhe mjedisit ku ne operojmë. Për ne ky angazhim

konsiderohet një investim për gjeneratën e sotme dhe të

ardhme. Misioni ynë është të ndihmojmë në pasurimin

e jetës së njerëzve nëpërmjet fuqisë së komunikimit të

telefonisë celulare.

Së bashku me festimin e vitit të katërt të aktivitetit në

Shqipëri, Vodafone Albania publikon për herë të parë

Raportin mbi Përgjegjëshmërinë e Biznesit. Duke vënë

theksin në këtë përgjegjshmëri, ky raport konfi rmon

objektivat dhe prioritetet e biznesit tonë në lidhje me

të përgjatë aktiviteteve tona të përditshme. Gjithashtu,

raporti shpalos një tabllo të qartë të gjithë përpjekjeve

tona tashmë të realizuara përgjatë jetës së biznesit siç

është në vitin e fundit. Për më tepër, ai prezanton këto

objektiva konkrete duke marrë në konsideratë arritjet e

mundshme dhe sfi dat e së ardhmes.

Për të mbajtur fjalën në arritjen e këtyre objektivave,

synojmë të forcojmë urat tona të komunikimit

me klientët e partnerët tanë, me punonjësit dhe

bashkëpunëtorët tanë, me përfaqësues të pushtetit si

dhe grupe interesi, qofshin individë apo institucione me

Përkushtohemi

Thomas Papaspyrou Drejtor i Përgjithshëm, Vodafone Albania

qëllim për të mësuar prej tyre se çfarë mendojnë mbi

iniciativat tona të përgjegjësisë publike, si dhe për të

marrë sugjerimet e tyre mbi përmirësimet e nevojshme

që kërkon koha.

Të udhëhequr nga politikat e Grupit Vodafone, “Pasioni

për Botën që na Rrethon” është një prej katër vlerave

kryesore ku mbështetet biznesi ynë. Ne do të vazhdojmë

të mbështesim projekte në promovim të vlerave të

trashëgimisë kulturore, mjedisit dhe zhvillimit social në

këtë vend. Suksesi i projekteve më të fundit të zbatuara

në Shqipëri na inkurajon për iniciativa të mëtejshme

në futjen e ideve të reja për të ardhmen, duke shtuar

gjithnjë e më shumë partneritetin me organizata

vendase në projekte e zhvillimi.

Ne besojmë që ky raport do të shërbejë për të gjithë

si një temë e dobishme e vazhdimit të dialogut mes

nesh, me qëllim për të kontribuar në rritjen e rolit të

përgjegjshmërisë publike të biznesit tonë.

Përshëndetje të përzemërta!

Page 4: Përgjegjshmëria e Biznesit -  · PDF filekryesore ku mbështetet biznesi ynë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte në promovim të vlerave të ... për komunikim

4R a p o r t 2 0 0 5 P ë r g j e g j s h m ë r i a P u b l i k e e B i z n e s i t V o d a f o n e A l b a n i a

Vodafone, si një prej operatorëve më të fuqishëm të komunikimit celular në botë, u licensua në qershor 2001, si i dyti operator i shërbimit celular GSM në tregun shqiptar. Si fitues i tenderit ndërkombëtar me ofertën më të lartë, Vodafone International Holdings B.V. zotëron 51% të kapitalit të Vodafone Albania, ndërsa Vodafone Panafon International Holdings B.V. zotëron 49% (të dyja të zotëruara në 100% prej Vodafone Group). Duke u mbështetur në përvojën e partnerëve të saj dhe në eksperiencën e rrjeteve të tjera operuese kudo në botë, më 3 gusht 2001, Vodafone Albania shënoi fillimin e shërbimit të saj në Shqipëri.

Operatorit më të ri të telefonisë celulare në Shqipëri për atë kohë iu desh të ndërtojë rrjetin në një kohë rekord. Vodafone Albania, që prej fillimit të aktivitetit të tij e deri më sot ka arritur të vendosë në funksionim 311 stacione bazë, duke mbuluar kështu gjithë qytetet e Shqipërisë dhe rrugët që lidhin këto qytete. Sot mbulimi sigurohet në masën 85.6%* të popullsisë në 72.7%* të territorit kombëtar. Vodafone është i angazhuar për shtrirjen e rrjetit në gjithë Shqipërinë, duke siguruar që ai të jetë më moderni e cilësori në mbulimin e në shërbimin ndaj klientit. Brenda një periudhe katër vjeçare, Vodafone Albania ka arritur të ketë besimin e 649 000* klientëve.

Vodafone Albania ka prezantuar vazhdimisht në publikun e saj produkte e shërbime në përgjigje të interesave të tregut dhe kërkesës së abonentit (në faqen në vijim jepen të përmbledhura të rejat e 2005-sës). Tashmë, Vodafone Albania ka hapur dyqanet Vodafone në qendrat e mëdha urbane, përfshirë Vlorën, Tiranën, Shkodrën, Elbasanin, Fierin, Korçën, Sarandën, Beratin dhe Durrësin. Së shpejti, ky numër planifikohet të rritet për të qënë më pranë klientëve të saj, kudoqofshin ata.

Kjo arritje vjen natyrshëm me aktivizimin e përgjegjshmërisë së biznesit për të qënë më pranë komunitetit në nevojë, për të siguruar e mbrojtur mjedisin ku operon, si dhe për të menaxhuar më mirë përdorimin e energjisë dhe riciklimin e mbetjeve – duke sjellë në këtë mënyrë një shembull përgjegjshmërie për botën e biznesit dhe tregun në Shqipëri.

Katër Vitet në Shqipëri

* sipas të dhënave të muajit prill 2005

Page 5: Përgjegjshmëria e Biznesit -  · PDF filekryesore ku mbështetet biznesi ynë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte në promovim të vlerave të ... për komunikim

5

Katër Vitet në Shqipëri

Pamje e pjesshme e Tiranës

Page 6: Përgjegjshmëria e Biznesit -  · PDF filekryesore ku mbështetet biznesi ynë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte në promovim të vlerave të ... për komunikim

6R a p o r t 2 0 0 5 P ë r g j e g j s h m ë r i a P u b l i k e e B i z n e s i t V o d a f o n e A l b a n i a

Katër Programe të Reja Tarifore në Treg

Prezantohen katër programe të reja tarifore me kontratë: V60, V120, V240 dhe V360 nëpërmjet të cilëve çdo individ mund të bëhet fare lehtë abonent me kontratë i Vodafone Albania, duke përfituar nga pagesat e regjistrimit më të ulta në treg për programet me kontratë, si dhe tarifa më të ulta se programet me parapagesë në treg. Për herë të parë këto programe ofrojnë mundësinë e përdorimit të mesazheve SMS të diferencuara sipas destinacionit, duke ofruar tarifat më të ulta në treg.

Vodafone PractiCALL

Vodafone Albania ofron për klientët e tij shërbimin PractiCALL. Çdonjëri prej klientëve të Vodafone Albania mund të telefonojë në një numër të shkurtër të caktuar për të marrë të gjitha informacionet në lidhje me adresat dhe numrat e telefonave të bizneseve dhe institucioneve të ndryshme në Tiranë, të publikuara në udhërrëfyesin praktik të kryeqytetit, “Çelësi i Tiranës”.

FUN & INFO

Një telefonatë në një numër të shkurtër u jep mundësinë klientëve Vodafone për të hyrë në menunë kryesore të shërbimit Fun & Info, ku mund të merren lajmet më të fundit, parashikimin e yjeve për shenjën tuaj të horoskopit, si edhe anekdota më argëtuese. Gjithashtu, ata mund të marrin edhe ringtone, logo dhe picture message.

Vodafone Club

Vodafone Club është programi i ri tarifor që ofrohet për klientët me parapagesë nga Vodafone Albania. Duke u bërë anëtarë i këtij programi tarifor, klientët do të mund të komunikojnë me miqtë e të afërmit e tyre duke shpenzuar më pak. Ky program ofron tarifa më të ulta për mesazhet SMS dhe telefonatat e kryera midis klientëve të Vodafone Club, si dhe tarifat më të ulta për mesazhet SMS brenda rrjeteve celulare në treg. Ve

tëm

2005

Në Përgjigje të Premtimit ndaj K lientëve Tanë

Katër Programe të Reja Tarifore

PractiCALL

FUN & INFO

Vodafone Club

Page 7: Përgjegjshmëria e Biznesit -  · PDF filekryesore ku mbështetet biznesi ynë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte në promovim të vlerave të ... për komunikim

7

Premtimi i Vodafone për Udhëtimin tuaj: “Vodafone Passport”

Duke ndjekur strategjinë e Grupit Vodafone dhe duke pasuar shtrirjen e këtij programi tarifor në 18 rrjete Vodafone dhe rrjete partnere të Vodafone, “Vodafone Passport” prezantohet edhe në Shqipëri. Ky program i ri roaming ofron kosto të reduktuara për të kryer dhe për të marrë telefonata gjatë qëndrimit jashtë shtetit, duke krijuar më shumë kontroll ndaj shpenzimeve telefonike gjatë qëndrimit tuaj, si dhe më shumë qartësi për koston e shërbimit roaming në faturat telefonike.

SOS Credit

Shërbimi SOS Credit u jep mundësinë abonentëve të programeve me parapagesë të transferojnë kredi nga llogaria e tyre tek një numër tjetër Vodafone me parapagesë. Për këtë mjafton vetëm një telefonatë tek numri i shkurtër i caktuar, dhe klienti mund të transferojë deri në 1000 Lekë kredi.

Shërbimi MMS

Vodafone Albania ofron shërbimin MMS (Multi Media - Messaging Service) i cili mundëson për abonentët një komunikimin i cili përfshin kombinim e imazheve dhe teksteve në mesazhet e dërguara. Ky shërbim vjen në tregun shqiptar me çmimin më të ulët në treg. Nëpërmjet këtij shërbimi, abonentët do të krijojnë e dërgojnë mesazhe virtualisht pa kufizime duke hapur dyert drejt një eksperience tërësisht në shërbim të përdoruesve, dhe që pritet të kthehet në më të preferuarin e tyre.

Vetëm në 2005

Në Përgjigje të Premtimit ndaj K lientëve Tanë

“Vodafone Passport”

SOS Credit

Shërbimi MMS

Page 8: Përgjegjshmëria e Biznesit -  · PDF filekryesore ku mbështetet biznesi ynë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte në promovim të vlerave të ... për komunikim

8R a p o r t 2 0 0 5 P ë r g j e g j s h m ë r i a P u b l i k e e B i z n e s i t V o d a f o n e A l b a n i a

Të Përgjegjshëm ndaj Shoqërisë ku ShërbejmëTelefonia celulare pushtoi mjaft shpejt publikun e saj shqiptar si pasojë e zbrasëtisë e mungesës së madhe të infrastrukturës ekzistuese të telekomunikacionit, qoftë kjo për nevojat e individit apo dhe të një biznesi që zhvillohej. Privatizimi dhe më tej hapja e dritës së gjelbërt për zhvillimin e biznesit privat të telefonisë celulare u shoqërua mjaft shpejt me rritjen e numrit të abonentëve, që tashmë jep tregues optimist përherë e në rritje. Përhapja e shërbimit të telefonisë celulare për gjithë, përfshirë edhe zonat më të largëta e të thella të vendit, si dhe realizimi i një shërbimi cilësor e të konsoliduar ka qenë përgjegjshmëria parësore që Vodafone Albania kishte para publikut shqiptar. Njerëzit kishin nevojë të shkëmbenin lajmet e mira mes tyre e të informoheshin kudo që ndodheshin. Ata donin të njihnin të rejat e të dëgjoheshin me njerëzit e tyre të dashur për gëzimet dhe të komunikonin me ta edhe në ditët e tyre të vështira. Ata donin të udhëtonin e përsëri të dëgjonin zërat e njerëzve, shokëve e miqve të tyre.

E që të sigurohej ky shërbim cilësor u desh të punohej intensivisht për ndërtimin e vënien në funksionim të rrjetit, vendosjen e antenave përçuese të valëve elektromagnetike, të vendoseshin bazat teknike të teknologjisë së fundit nga bota e telefonisë celulare. Në një kohë të shkurtër u sfiduan pengesat e mëdha në infrastrukturë e mungesat e burimeve të energjisë. Shpejt u sigurua mbulimi i mirë. Në ato zona rurale ku nuk kishte rrugë, ato u ndërtuan – aty ku nuk kishte burime energjie, u vendosën si burim energjie gjeneratorët për të sjellë pranë njerëzve komunikimin. Mungesa e këtij komunikimi sillte vështirësi për një popull me tregues të lartë emigrimi e nevoja të mëdha për komunikim.

Por suksesi i sotëm i morisë së shërbimeve e produkteve nga Vodafone Albania nuk mund të jetë i plotë pa përmendur përpjekjet e shumta të kompanisë përsa i përket përgjegjshmërisë publike ndaj komunitetit dhe mjedisit ku shërben.

Tek ne në Vodafone Albania, përgjegjshmëria publike qëndron tek efektet pozitive që aktiviteti ynë jep në jetën e përditshme të njerëzve dhe në mjedis. Në aspektin praktik, kjo mbështet fuqishëm nga tri orientimet kryesore të përgjegjshmërisë në biznesin tonë:

• Forcimi dhe rritja e përgjegjshmërisë publike në aspektin drejtues brenda kompanisë, duke thithur e përfshirë këtu edhe sugjerimet frytdhënëse prej partnerëve tanë;

• Përfshirja e çështjeve të përgjegjësisë publike të biznesit mbi baza ditore si dhe forcimi i komunikimit të brendshëm mes punonjësve të kompanisë; Në këtë vazhdë, merr rëndësi të veçantë informimi e komunikimi me publikun mbi çështje të përgjegjshmërisë së biznesit si dhe intesifikimi i një maketingu të përgjegjshëm ndaj klientëve tanë.

• Hartimi i strategjive afatgjatë në kuadrin e përgjegjshmërisë, përfshirë këtu efikasitetin e përdorimit të energjisë, menaxhimin e riciklimit të mbetjeve, gjetjen e mënyrave e burimeve të energjisë me impakte sa më të ulta në mjedis, menaxhimin e burimeve njerëzore sipas standarteve të kërkuara dhe zhvillimin e trajnimeve përkatëse.

Eksperienca shumëvjeçare e përgjegjësisë sociale tek Vodafone Group, e cila përfaqëson dhe një nga potencialet më të mëdhenj mbi këtë çështje, është gjithashtu një udhërrëfyes i mirë në orientimin e politikave tona në këtë fushë. Por në mënyrë të veçantë, ne vlerësojmë komunikimin me partnerët tanë mbi çështjet e pëgjegjshmërisë publike, si një mënyrë frutdhënëse për hartimin e planeve dhe prioriteteve tona të së ardhmes.

Vodafone Albania është në pararojë të bizneseve në vend që fokusohet në prioritetin e rritjes së përgjegjësisë së biznesit,

duke sjellë kështu një risi për kulturën e punës për shoqërinë dhe mjedisin ku vepron.

1

2

3

Page 9: Përgjegjshmëria e Biznesit -  · PDF filekryesore ku mbështetet biznesi ynë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte në promovim të vlerave të ... për komunikim

9

Tiranë, Pranverë ‘05

Përgjegjshmëria e Vodafone Albania para publikut shqiptar është të ofrojë dhe të sigurojë një shërbim cilësor e të konsoliduar, përfshirë edhe zonat më të thella të vendit. Misioni i saj është të ndihmojë në pasurimin e jetës së njerëzve nëpërmjet fuqisë së komunikimit të telefonisë celulare.

Page 10: Përgjegjshmëria e Biznesit -  · PDF filekryesore ku mbështetet biznesi ynë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte në promovim të vlerave të ... për komunikim

10R a p o r t 2 0 0 5 P ë r g j e g j s h m ë r i a P u b l i k e e B i z n e s i t V o d a f o n e A l b a n i a

Ky Raport Vjetor i Përgjegjshmërisë Publike përfaqëson jo vetëm një dokument të vlefshëm për komunikim institucional, por mbi të gjitha ai përfaqëson një hap të rëndësishëm për vendosjen e një dialogu konstruktiv mes partnerëve tanë, përfshirë këtu punonjësit tanë, bizneset partnere në shërbime e shpërndarje produktesh, klientët tanë në grup apo individualisht, të cilët kanë zgjedhur shërbimin, produktet dhe partneritetin me Vodafone.

Komuniteti i më shumë se 649 000* anëtarëve klientë tek Vodafone Albania shton përgjegjshmërinë për marrjen në konsideratë të opinioneve të tyre. E në këtë kuadër përpiqemi të zhvillojmë këtë djalog me ta, i cili ka për qëllim të ndihmojë hartimin e strategjive të zhvillimit edhe në fushën e përgjegjësisë sociale, duke synuar për të sjellë një shembull të kësaj përgjegjësie në kulturën e biznesit në Shqipëri.

Ndonëse ne besojmë në opinionet e partnerëve, ne e dime se nuk mund të plotësohen të gjitha dëshirat e kërkesat e gjithsecilit. Por sidoqoftë, mendojmë se të qënurit të hapur, transparent e të sinqertë me publikun tonë, është zgjidhja e duhur dhe e drejtë.

Ne jemi të përgjegjshëm për të ndarë me partnerët tanë jo vetëm informacionet mbi shërbimet, produktet e lajmet më të fundit. Ne duam që ata të kuptojnë përpjekjet tona për ruajtjen e mjedisit të shëndetshëm. Ne duam që ata të njohin përgjegjshmërinë tonë sociale kundrejt komunitetit ku ne shërbejmë e me të cilin bashkëjetojmë. Ne duam që të na kuptojnë përpjekjen tonë për të dëgjuar e për t’ju përgjigjur kërkesave e sugjerimeve të partnerëve tanë ndaj nesh.

Në vijim të përfshirjes së vazhdueshme të publikut tonë në përmirësimin dhe zhvillimin e përgjegjësisë sociale, një komunikim i rregullt realizohet nëpërmjet të gjitha publikimeve periodike nga Vodafone Albania, nëpërmjet informacioneve e komunikimit me faqen tonë të internetit, nëpërmjet një stafi të kualifi kuar të Kujdesit të Klientit apo edhe në dyqanet Vodafone Albania, si dhe nëpërmjet publikimeve informuese të shpërndara në aktiviteteve kulturore e sociale masive, të mbështetura nga Vodafone Albania.

Si e Komunikojmë Përgjegjshmërinë Publike

Instituti i Shëndetit Publik

Instituti i Studimeve Bashkëkohore

Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)

Universiteti i Tiranës

UNICEF në Shqipëri

Organizata Botërore e Shëndetit në Shqipëri

Fondacioni i Shoqërisë së Hapur Civile SOROS

Fondacioni & Lëvizja “Mjaft”

Zyra e Avokatit të Popullit

Akademia e Shkencave

Instituti i Studimeve Bërthamore

Zyra e Mbrojtjes së Qytetarit

Enti Rregullator i Telekomunikacioneve

Instituti i Statistikave

Ministria e Mjedisit

Instituti Shqiptar i Medias

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Shoqata “Mjedisi dhe Massmedia”

Opin

ion

Lead

ers

* sipas të dhënave të muajit prill 2005

Page 11: Përgjegjshmëria e Biznesit -  · PDF filekryesore ku mbështetet biznesi ynë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte në promovim të vlerave të ... për komunikim

11

Fakt i rëndësishëmnga Mbledhja e “Opinion Leaders”:

Matjet e valëve Elektro Magnetike në antenat e telefonisë celulare rezultojnë të jenë mesatarisht 40 herë më të ulta se nivelet e standarteve të rekomanduara nga Bashkimi Europian dhe Organizata Botërore e Shëndetit.

Mbledhja e parë e Forumit “Opinion Leaders” organizuar nga Vodafone Albania u zhvillua në Maj të 2005. Ajo tërhoqi interesin e 18 institucioneve, organizmave joqeveritarë dhe ekspertëve akademik. Pjesëmarrësit u prezantuan me një përshkrim të përgjithshëm të politikave të përgjegjshmërisë publike të biznesit tek Vodafone Albania, si dhe u informuan në mënyrë të veçantë mbi matjet, vlerësimet dhe standartet e aplikuara për fushat elektromagnetike në operacionet tona, përpjekjet e bëra për të informuar publikun në lidhje me to, si dhe shërbeu për të marrë rekomandime apo sugjerime mbi këtë çështje.

Krahas informacioneve për mënyrat e vlerësimeve, matjeve dhe zbatimit të standarteve ndërkombëtare të kryera nga Vodafone Albania, në këtë mbledhje paraqitën interes prezantimet e projektit të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike të Universitetit Politeknik të Tiranës mbi matjet e fushave elektromagnetike në stacionet bazë të Vodafone Albania, si dhe prezantimi nga ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik i standarteve ndërkombëtare të vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) dhe Bashkimi Europian (BE) në mbrojtje të shëndetit njerëzor si dhe mjedisit. Mbledhja e dytë e këtij forumi që do të mbahet në vjeshtë, do fokusohet mbi çështje të mjedisit, efikasitetit në përdorimin e energjisë, menaxhimin e mbetjeve si dhe zbatimin e projekteve mjedisore.

Iniciativa e forumit të “Opinion Leaders” synon të vendosë komunikim të vazhdueshëm e periodik me anëtarët e këtij forumi, qoftë nëpërmjet korrespondencës e kontakteve periodike apo mbledhjeve e takimeve simestrale me këtë grup partnerësh.

Tiranë , Maj 2005

Page 12: Përgjegjshmëria e Biznesit -  · PDF filekryesore ku mbështetet biznesi ynë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte në promovim të vlerave të ... për komunikim

12R a p o r t 2 0 0 5 P ë r g j e g j s h m ë r i a P u b l i k e e B i z n e s i t V o d a f o n e A l b a n i a

Përgjegjësia publike e biznesit në Vodafone qëndron edhe në përkushtimin për të siguruar kushte për një mjedis pune të shëndetshëm si dhe kryerjen periodike të matjeve e vlerësimeve të nivelit të fushave elektromagnetike për stacioneve bazë të telefonisë celulare kudo ku ne operojmë. Por njëkohësisht, Vodafone Albania përkrah e nxit edhe praktikat e institucioneve të specializuara apo studimet e ekspertëve në kryerjen e matjeve të këtyre parametrave në mënyrë të pavarur. Gjatë muajve të parë të vitit 2005, Universiteti Politeknik i Tiranës ndërmori një operacion matjesh në disa vendodhje stacionesh bazë nëpër Shqipëri, pëfshirë qytetet e Tiranës, Shkodrës dhe Durrësit, të cilat u përzgjodhën nga vetë ky institucion.

Në të gjitha matjet e bëra, rezulton se nivelet e fushës elektromagnetike janë shumë herë më poshtë se ato të rekomanduara nga Bashkimi Europian apo vlerat maksimale të lejuara nga Organizata Botërore e Shëndetit. Universiteti ka në plan ta shtrijë këtë operacion matjesh në të gjithë Shqipërinë.

Për vite me rradhë, shkenca po i kushton vëmendje efekteve të fushave elektromagnetike të stacioneve bazë të telefonisë celulare ndaj shëndetit. Bazuar në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetit dhe të Bashkimit Europian, nuk rezulton asnjë evidencë mbi ndonjë ndikim dëmtues të valëve të fushave elektromagnetike ndaj shëndetit kur ekspozimi ndaj fushave elektro-magnetike është nën nivelet e udhëzimeve të pavarura botërore. Në Vodafone jemi të përkushtuar që shëndeti dhe siguria e çdo individi të mos cënohet nga aktivitetet tona. Detajet mbi konkluzionet e këtyre matjeve mund t’i gjeni edhe në faqen e internetit të Universitetit Politeknik të Tiranës: www.fi e.upt.al

Institucione të Pavarura Kryejnë Matjet dhe Vlerësimin e Fushave Elektromagnetike në Rrjetin e Vodafone Albania

Harta e mbulimit të rrjetit Vodafone Stacionet e monitoruara nga Universiteti Politeknik i Tiranës

85.6%* e popullsisë72.7%* e territorit kombëtar

* sipas të dhënave të muajit prill 2005

85.6%* e popullsisë85.6%* e popullsisë72.7%* e territorit kombëtar 72.7%* e territorit kombëtar

Mbulimi

Page 13: Përgjegjshmëria e Biznesit -  · PDF filekryesore ku mbështetet biznesi ynë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte në promovim të vlerave të ... për komunikim

13

Informacione mbi raportin e monitorimit të universitetit

Politeknik të Tiranës mund ti gjeni në internet:

www.fi e.upt.al

Ndërsa informacione mbi standartet ndërkombëtare të

lejuara mund t’i gjeni në faqen e internetit të Organizatës Botërore

të Shëndetit: www.who.int/about/en

ose dhe Komisioni Ndërkombëtar mbi Mbrojtjen

nga Rrezatimi Jo-Jonizues: www.icnirp.de

Pamje nga Universiteti Politeknik i Tiranës

Mbulimi

Page 14: Përgjegjshmëria e Biznesit -  · PDF filekryesore ku mbështetet biznesi ynë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte në promovim të vlerave të ... për komunikim

14R a p o r t 2 0 0 5 P ë r g j e g j s h m ë r i a P u b l i k e e B i z n e s i t V o d a f o n e A l b a n i a

Çfarë na Ndihmon në Vlerësimin e PërgjegjshmërisëSonëGrumbullimi e raportimi i të dhënave

Në kuadrin e analizave dhe bilanceve brenda grupit Vodafone, edhe Vodafone Albania bashkëpunon me Zyrat Qëndrore të Grupit Vodafone si dhe kompanitë Vodafone që operojnë në vende të ndryshme të botës apo partnerë të këtij grupi për të realizuar një raportim periodik analitik e sasior të dhënash që lejojnë analizën e performancës, identifikimin e praktikave të sukseshme, ndihmojnë në kapërcimin e mungesave apo pengesave të hasura, si dhe nxisin përmirësimin e treguesve të posaçëm.

Ky raportim pëmbledh të dhënat e donacioneve, përqindjet e informimit të klientëve, zbatimin e kodit të etikës në marrëdhëniet me partnerët, numrin e antenave e stacioneve bazë, konsumin e energjisë sipas sektorëve, sipërfaqet e ambjenteve të punës, sasitë e mbetjeve sipas sektorëve, riqarkullimin e letrës, të baterive, e mbetjeve të tjera teknologjike.

Gjatë vitit 2005 Vodafone Albania realizoi hyrjen në sistemin e përgjithshëm të raportimit të të dhënave për treguesit e përgjegjshmërisë publik dhe e analizës në Grupin Vodafone. Në vijim të analizave të këtyre të dhënave rezulton se fushat prioritare imediate për Vodafone Albania janë:

Menaxhimi Përgjegjshmëria publike e biznesit, pëveç se është detyrë e gjithsecilit në kompani, para së gjithash është prioritet i bordit drejtues. Kjo kërkon vendosjen e objektivave të qarta në lidhje me përgjegjshmërinë e biznesit për çdo punonjës, por në mënyrë të veçantë për çdo anëtar të bordit drejtues të kompanisë, përfshirë:• Raportim periodik mbi zbatimin e objektivave për çdo anëtar bordi drejtues.• Planifikimin dhe aktivizimin i një buxheti të dedikuar për zbatimin e programit të përgjegjshmërisë publike të biznesit.

Investimi social

Krahas projekteve të financuara nga vetë Vodafone Albania, Vodafone Foundation vazhdon të financojë projekte zhvillimi për Shqipërinë. Fushat kryesore të këtij financimi përfshijnë Shëndetin dhe Arsimin, Reduktimin e Varfërisë dhe Mjedisin. Nuk ka ende një Fondacion Vodafone Lokal për Shqipërinë, dhe kjo mbetet një nga prioritetet e Vodafone Albania për të ardhmen.

2

Page 15: Përgjegjshmëria e Biznesit -  · PDF filekryesore ku mbështetet biznesi ynë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte në promovim të vlerave të ... për komunikim

15

Biznesi

Mbi bazën e objektivave afatgjatë të Grupit Vodafone, hartimi i një plani vjetor për përgjegjshmërinë e biznesit është domosdoshmëri. Ky plan përfshin:• Promovimin e mëtejshëm të shërbimeve e produkteve me përfi tim social (p.sh. SOS credit) • Realizimin e skemës për zbatimin e riciklimit të telefonave celularë.

Mbështetur nga agjensia Gjermane e zhvillimit GTZ dhe Vodafone Albania, qindra nxënës të shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi” në Tiranë u mblodhën në Qershor tek parku Kombëtar i Liqenit për pastrimin e parkut nga papastërtitë. Kur i pyetëm mbi këtë iniciativë, nxënësit u përgjigjën thjeshtë:

“Ne jemi krenarë për këtë që bëjmë, dhe shpresojmë që të tilla aktivititete të vazhdojnë të organizohen”

• Zbatimi i kodit të etikës së blerjeve me partnerët tanë të biznesit.• Hartimi i një plani për rritjen e efi çencës në përdorimin e energjisë si dhe menaxhimin e mirë të mbetjeve.• Matja periodike dhe transparenca mbi rezultatet e vlerësimet e matjeve të fushave elektromagnetike.• Përfshirja e partnerëve të biznesit dhe njerëzve tanë në hartimin e zbatimin e planeve të përgjegjshmërisë sociale.

1

2

3

4

5

6

Page 16: Përgjegjshmëria e Biznesit -  · PDF filekryesore ku mbështetet biznesi ynë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte në promovim të vlerave të ... për komunikim

16R a p o r t 2 0 0 5 P ë r g j e g j s h m ë r i a P u b l i k e e B i z n e s i t V o d a f o n e A l b a n i a

Përkujdesi ndaj Mjedisit Një prej gjashtë parimeve bazë të biznesit tek Vodafone është angazhimi në sigurimin e një biznesi të qëndrueshëm në një mjedis të mbrojtur e të pasur. Mjedisi është dhe shtylla kryesore ku mbështet dhe një prej vlerave udhërrëfyese të Vodafone: “Pasioni për Botën që na rrethon”

Ne jemi të ndërgjegjshëm për të minimizuar impaktin mjedisor të aktivitetit të rrjetit tonë. Në veçanti nga rrjetet e tjera në të gjitha vendet ku Vodafone operon, rasti i Shqipërisë tregon përdorimin në shkallë të lartë të gjeneratorëve si burim energjie, gjë e cila detyrohet për shkak të vështirësive nga mungesa e energjisë dhe infrastrukturës përkatëse.

Duke qenë se ne përdorim një numër të lartë gjeneratorësh, përpiqemi të bëjmë kontrollin e kushteve teknike të tyre, minimizimin e zhurmave në sajë të përdorimit të pajisjeve me silenciator, instalimin e tyre në vende të veçuara nga zonat e banuara. Përmirësimi i infrastrukturës së energjisë sjell edhe uljen e përdorimit të gjeneratorëve. Është për tu theksuar se gjatë vitit të fundit ka filluar aplikimi i teknologjisë moderne mjedisore me përdorimin e paneleve diellore.

Fillimisht, gjatë vitit 2004 u testuan 3 impiante të tilla, të cilat përdorin si burim energjie rrezet diellore. Rezultatet e këtij testi janë shumë optimiste. Në sajë të përllogaritjeve, rezulton se me përdorimin e panelit diellor, kursehen përafërsisht 7.5 orë pune të gjeneratorit në ditë – duke sjellë një përfitim të dukshëm jo vetëm ekonomik, por në rradhë të parë, mjedisor. Gjatë vitit 2005 u instaluan dhe gjashtë panele të reja, duke e çuar numrin e tyre në nëntë. Me vlerësimet e vijimit të punës për këto panele, do të shihet mundësia e rritjes së buxhetit për instalime të tjera në vitin e ardhshëm.

Përgjegjësia kundrejt impakteve në mjedis shprehet edhe nga mënyra sesi përdoret energjia për mbajtjen e rrjetit në punë dhe mënyra si trajtohen mbetjet e teknologjisë (f.17). Stacionet bazë dhe fushat me radio frekuenca që ato gjenerojnë janë parësore për rrjetin tonë, pa të cilat ky rrjet nuk mund të jetë funksional. Ne njohim përgjegjësinë tonë në lidhje me të dhe përpiqemi të minimizojmë impaktin në mjedis.

Rrjeti Vodafone në Shqipëri përfshin vënien në punë të 232 gjeneratorëve në stacione bazë në vende të ndryshme të Shqipërisë, prej të cilëve vetëm 60 punojnë 24 orë në ditë duke plotësuar mungesën e plotë të energjisë në parametrat e kërkuar teknologjikë, ndërsa pjesa tjetër shërben për të vënë rrjetin në efficiencë në raste difektesh apo mungese energjie për atë zonë të caktuar.

Page 17: Përgjegjshmëria e Biznesit -  · PDF filekryesore ku mbështetet biznesi ynë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte në promovim të vlerave të ... për komunikim

17

Përkujdesi ndaj Mjedisit

Vodafone Albania mbështet Drejtorinë e Përgjithshme të Pyjeve në parandalimin e zjarreve në sezonin veror 2005

Përllogariten rreth 2000 – 3000 hektar pyje që digjen çdo vit si pasojë e zjarreve në Shqipëri. Numërohen mëse 1000 punonjës anembanë vendit që përpiqen në çdo moment të mbrojnë pyjet nga zjarri dhe dëmi i pallogaritshëm që ata shkaktojnë. Në sajë të një ndihme teknike me pajisje për ndërlidhje, Vodafone Albania kontriboi në realizimin e ndërlidhjes dhe komunikimit mes tyre, me qëllim parandalimin e zjarreve si dhe mbrojtjen e kësaj pasurie të paçmueshme natyrore.

Rrjeti Vodafone tashmë i konsoliduar e mjaft i shtrirë anembanë vendit deri në zonat më të thella, si dhe komunikimi i thjeshtë e i pandërprerë që ofron, lehtëson e ndihmon punën e punonjësve të Drejtorisë së Pyjeve e Kullotave, të cilë shpesh e kanë të vështirë të parandalojnë e të operojnë në shuarjen e zjarreve.

E parë si një përgjegjësi publike e sociale ndaj mjedisit, Vodafone Albania paraprin këtë nismë mjedisore, për të mbrojtur pyjet dhe mjedisin tonë të gjelbërt.

Page 18: Përgjegjshmëria e Biznesit -  · PDF filekryesore ku mbështetet biznesi ynë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte në promovim të vlerave të ... për komunikim

18R a p o r t 2 0 0 5 P ë r g j e g j s h m ë r i a P u b l i k e e B i z n e s i t V o d a f o n e A l b a n i a

2005: Për herë të parë fillon edhe në Shqipëri riciklimi i celularëve dhe aksesorëve të tyre

Duke ndjekur praktikat e operatorëve Vodafone anembanë globit, Vodafone Albania gjatë vitit 2005 fillon zbatimin e

projektit të parë në Shqipëri për riciklimin e celularëve dhe aksesorëve të tyre. Duke bashkëpunuar me partnerin ndërkombëtar FONEBAK, të operuar nëpërmjet Shields Environmental, në të gjitha dyqanet dhe ambientet e punës e zyrave Vodafone Albania do të gjenden kutitë e grumbullimit për celularët e aksesorët për riciklim.

Riciklimi i celularëve ka qëllim kryesor mbrojtjen e mjedisit nga lëndët e dëmshme që gjenden në përbërje të baterive të tij. Gjithashtu, riciklimi i celularëve të vjetër kryhet për arsye të krijimit të mundësive për ripërdorimin e tyre në vende të tjera në fazë të ulët zhvillimi (si në Afrikë apo Azi) ku nevojat për komunikim e telefoni janë të mëdha. Në sajë të këtij procesi, bateritë e celularëve dërgohen për proces të plotë riciklimi, ndërsa aksesorët dërgohen për përpunim e përshtatje të mëtejshme. Pjesët e papërdorshme riciklohen për nxjerrjen nga to të elementeve të dobishëm (si p.sh. ari, argjend, platin, palladium, baker, etj). Të gjitha fitimet e nxjera nga shitja e produkteve të ricikluara përdoren eksluzivisht për qëllime bamirësie.

Përpiqemi të konsultohemi e të komunikojmë me komunitetet e zonave për t’i informuar në lidhje me funksionimin e stacioneve bazë, influencën e tyre mbi shëndetin e njeriut, mbi parametrat e standartet ndërkombëtare, si dhe kryerjen e matjeve periodike të fushave elektromagnetike të tyre. Në operacionet tona ne konsultohemi dhe komunikojmë me institucionet përkatëse kombëtare, e në mënyrë të veçantë me partnerin tonë, Entin Kombëtar Rregullator të Telekomunikacioneve. Vodafone Albania njihet si zbatuesi i parë nga bizneset në vend i praktikës së lejes mjedisore, e cila konsultohet e aprovohet nga Ministria e Mjedisit si dhe në bashkëpunim me autoritetet lokale ku zhvillohet aktivititeti apo ku ndërtohen stacionet bazë.

Projekti i riciklimit të letrës në 1 vjetorin e tij

Që prej një viti, në të gjitha ambjentet e punës, pikave të shitjeve dhe të zyrave të Vodafone Albania janë vendosur kontenierët për grumbullimin e mbetjeve të letrës. Vetëm gjatë këtij viti janë ricikluar përafërsisht mbi 7 ton mbetje letër. Vodafone Albania ka vendosur një marrëdhënie bashkëpunimi me kompani biznesi vendas, të licensuar për riciklimin e letrës.

Ambiente të zyrave qendrore të Vodafone Albania në Tiranë

Sipas të dhënave vetëm me riciklimin e një ton letër kursehet:

• Afërsisht 3000-4000 KWH energji (ekuivalente me energjinë që do harxhonte për ndriçim në një vit një shtëpi me tri dhoma)• Së paku, 30 000 L. ujë• Rreth 95% të ndotjes së ajrit, pa llogaritur këtu harxhimin lëndës drusore, pajisjeve si dhe personelin punëtor

Përkujdesi ndaj Mjedisit

Page 19: Përgjegjshmëria e Biznesit -  · PDF filekryesore ku mbështetet biznesi ynë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte në promovim të vlerave të ... për komunikim

19

Tiranë, mars 2005

Durrës, qershor 2005

Gjatë vitit 2005, me kërkesë të Bashkisë së Tiranës, Vodafone Albania fi nancoi projektin për pajisjen e kryeqytetit me kosha për grumbullimin e mbeturinave – duke u bërë një shembull për mbajtjen e një mjedisi të pastër. Me këtë fi nancim u arrit vendosja në ambientet publike në kryeqytet të 500 kosha për mbeturinat.

Duke ndjekur suksesin e Tiranës, Bashkia e Durrësit shprehu interesin e saj për të zbatuar një projekt të ngjashëm për qytetin mikpritës bregdetar të Durrësit.

Page 20: Përgjegjshmëria e Biznesit -  · PDF filekryesore ku mbështetet biznesi ynë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte në promovim të vlerave të ... për komunikim

20R a p o r t 2 0 0 5 P ë r g j e g j s h m ë r i a P u b l i k e e B i z n e s i t V o d a f o n e A l b a n i a

Punë Publike

Përgjegjësia në Përdorimin Efikas të Energjisë dhe Përpunimit të MbetjeveEnergjiaEnergjia që konsumohet në rrjetin e Vodafone Albania konsiston në atë energji e cila përdoret në stacionet bazë si dhe atë që konsumohet në zyrat apo dyqanet ku punojmë e shërbejmë. Një prej objektivave tona në zhvillimin e biznesit tonë është balancimi mes planeve përhapjes së mëtejshme të rrjetit tonë bashkë me produktet e shërbimet e reja me konsumimin racional të energjisë që kërkon të konsumojë ky rrjet gjatë funksionimit të tij.

Nga energjia e përdorur prej sistemit publik kombëtar të energjisë në rrjetin e Vodafone Albania rezulton se 95% e saj është energji e gjelbërt (green power), e marrë nga burime hidrocentralesh të Korporatës Energjitike Shqiptare (KESH).

Përveç kësaj veçorie pozitive, duhet thënë se për zonat rurale shtrirja e rrjetit që furnizon me energji në disa prej tyre mungon. Në këto kushte, Vodafone Albania ka instaluar gjeneratorë pranë stacioneve bazë në këto zona rurale, të cilët në disa raste punojnë edhe pa ndërprerje me qëllim që të sigurojnë funksionimin e rrjetit. Sidoqoftë, Vodafone Albania është duke bashkëpunuar me KESH për marrjen e lejeve për ndërtimin e linjave të transmetimit të energjisë në ato vende ku nuk ekzistojnë, për t’i realizuar ato me vetë fondet e kompanisë.

Tashme tek ne në Vodafone Albania ka nisur një numër iniciativash mjedisore të cilat reduktojnë koston e energjisë. Në mënyrë të veçantë, mund të përmendet futja në përdorim e paneleve diellore si burim energjie, praktikë e cila është në fazën e përhapjes së mëtejshme në rrjet. Për vitin 2006 është planifikuar buxheti i shtimit të numrit të paneleve nga 9 në 17.

Në vazhdim, mund të përmendim edhe praktikën e Free-Cooling (ftohje e pajisjeve në kushtet e ambientit ose ftohje natyrale) e cila gjithashtu ndikon në uljen e kostos së energjisë. Në rrjetin tonë janë në përdorim një numër i konsiderueshëm pajisjesh elektronike të cilat kërkojnë ftohje periodike të detyrueshme në bazë të kushteve teknike të tyre të përdorimit. Kjo ftohje përgjithësisht kryhet me anën e pajisjeve me ajër të kondicionuar. Futja e praktikave për ftohje natyrale në kushte të përshtatshme të ambjentit ndihmon në kursimin e përdorimin efektiv të energjisë. Në 40% të stacioneve bazë në rrjetin Vodafone Albania ftohja e pajisjeve kryhet sipas sistemit të sipër përmendur. Për 2006, objektivi është të rrisim këtë shifër me 10%, duke e çuar totalin në 50%.

Bazuar në këto objektiva për 2006, pritet që kursimi i harxhimit të energjisë të jetë jo më pak se 5%.

Konsumi i energjisë 2004 - 05

Stacione bazë

8%

1%

23%

68% Zyra

MTX

Dyqane

Konsumi vjetor i energjisë nga stacionet bazë 3 614 785 kwh*

Konsumi vjetor i energjisë nga zyrat dhe dyqanet 444 180 kwh*

Konsumi vjetor i energjisë nga pajisje të tjera të rrjetit 1 270 000 kwh*

* sipas të dhënave të muajit prill 2005

Aty ku rrugët mungonin, Vodafone Albania investoi me fondet e saj në hapjen e rrugëve të tjera për ndërtimin e stacioneve bazë dhe mbajtjen e rrjetit në punë. Gjatë periudhës 2001-2005 janë ndërtuar gjithsej 86.4 km rrugë, nga e cila 16 km janë ndërtuar vetëm në 2005. Gjithashtu janë rehabilituar gjithsej 9.8 km rrugë gjatë këtyre 4 viteve prej të cilës 3.1 km vetëm në 2005.

Konsumi i energjisë 2004 - 05

Stacione bazë

8%

1%

23%

68% Zyra

MTX

Dyqane

Page 21: Përgjegjshmëria e Biznesit -  · PDF filekryesore ku mbështetet biznesi ynë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte në promovim të vlerave të ... për komunikim

21

Mbetjet teknologjike

Sikurse dhe në gjithë bizneset e tjera, edhe Vodafone Albania krijon mbetjet e veta teknologjike. Këtu përfshihen mbetjet nga instalimi i antenave në stacionet bazë, bateritë e vajrat e përdorura nga rrjeti, e deri tek letrat e zyrave apo dyqaneve në Shqipëri. Pjesa dërrmuese e tyre janë të parrezikshme për mjedisin, me përjashtim të baterive, karburanteve dhe operacioneve që shoqërohen me lëshimin e CO2 në ajër.

Gjatë vitit të fundit janë bërë përpjekje të vazhdueshme për të kontaktuar me kompani biznesi që merren me riciklimin e mbetjeve. Deri tani funksionon mjaft mirë skema e riciklimit të letrës së përdorur në kompani.

Në lidhje me bateritë, mbetjet teknologjike të krijuara dhe materialeve të tjera të magazinuara, kemi identifikuar partnerë të liçensuar për të filluar përpunimin e këtyre mbetjeve.

Këtë vit, Vodafone Albania, duke ndjekur shëmbullin e operatorëve të tjerë lokalë Vodafone nëpër botë, ka kontaktuar me kompani partnerë ndërkombëtare mjedisore për të filluar së shpejti edhe në Shqipëri skemën e riciklimit të celularëve e aksesorëve të tyre.

Konsum letre

Letër e dërguar për riciklim

Vajra gjeneratorësh

Mbetje inerte antenash

Përdorim uji

7.5 ton

7 ton

25.4 ton

2.1 ton

10 000 m3

Sasitë e mbetjeve vjetore (Prill ‘04 - Mars ‘05)

Konsumi i naftës nga Stacionet Bazë

Konsumi i naftës nga pajisje të tjera të rrjetit

Konsum i naftës për transport

Konsum i benzinës/gazit për transport

2819.1

8.5

49.3

22.6

Konsumi vjetor i treguesve (Prill ‘04 - Mars ‘05) që prodhojnë CO2 (në ton)

Page 22: Përgjegjshmëria e Biznesit -  · PDF filekryesore ku mbështetet biznesi ynë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte në promovim të vlerave të ... për komunikim

22R a p o r t 2 0 0 5 P ë r g j e g j s h m ë r i a P u b l i k e e B i z n e s i t V o d a f o n e A l b a n i a

Një Marketing i Përgjegjshëm

Ajo çfarë kuptojmë me Marketing të Përgjegjshëm është të sigurojmë vazhdimisht se komunikimi ynë me klientët e partnerët është përherë i saktë, tranparent, i ligjshëm, i ndjeshëm dhe i besueshëm.

Ne besojmë se aplikimi i qëndrueshëm i parimit të Marketingut të Përgjegjshëm është pjesë përbërëse e përgjegjësisë së biznesit tonë.

Tashmë publiku ynë është njohur me publikimet informative mbi “Celularët & Shëndeti”, “Stacionet Bazë & Shëndeti”, “Etika e Përdorimit të Celularëve” dhe “Celularët e Drejtimi i Automjetit”. Së fundmi atyre iu shtuan edhe dy fl etëpalosje të reja: “Përfi timet e Celularëve” dhe “Shërbimet e Reja të Telefonave Celularë”.

Që nga viti 2004 e deri më sot, mijëra e mijëra fl etëpalosje të tilla janë venë në dispozicion të klientëve e vizitorëve pranë dyqaneve Vodafone anembanë vendit. Të tjera janë shpërndarë në aktivitetet tona publike promocionale të tilla si panaire, konferenca, takime biznesi e partneriteti, si dhe në një mori aktivitetesh masive kulturore.

Këto informacione të rëndësishme kanë për qëllim vetëm për t’i ardhur në ndihmë informimit të klientëve, si dhe për t’i njoftuar ata mbi përfi timet e telefonisë celulare. Shpesh ato kanë qënë temë e shumë artikujve në botimet periodike të Vodafone Albania, të cilat gjithashtu publikohen në faqen tonë të internetit: www.vodafone.al Në përgjigje të shqetësimeve sporadike të paraqitura nga komunitete zonash të caktuara, vazhdimisht skuadrat e Vodafone Albania janë takuar në veçanti me këto komunitete kudo ku ka patur kërkesa apo pakënaqësi në lidhje me valët eletromagnetike të shkaktuara nga stacionet bazë. Takime të tilla kanë shërbyer për të shkëmbyer informacionet e nevojshme që jo gjithnjë përçohen lehtë në zonat e thella, por në të njëjtën kohë kanë shërbyer për të forcuar lidhjet e komunikimin me këto komunitete.

Page 23: Përgjegjshmëria e Biznesit -  · PDF filekryesore ku mbështetet biznesi ynë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte në promovim të vlerave të ... për komunikim
Page 24: Përgjegjshmëria e Biznesit -  · PDF filekryesore ku mbështetet biznesi ynë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte në promovim të vlerave të ... për komunikim
Page 25: Përgjegjshmëria e Biznesit -  · PDF filekryesore ku mbështetet biznesi ynë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte në promovim të vlerave të ... për komunikim
Page 26: Përgjegjshmëria e Biznesit -  · PDF filekryesore ku mbështetet biznesi ynë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte në promovim të vlerave të ... për komunikim
Page 27: Përgjegjshmëria e Biznesit -  · PDF filekryesore ku mbështetet biznesi ynë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte në promovim të vlerave të ... për komunikim

27

Vodafone Albania ka fi nancuar me fondet e veta një numër projektesh në dobi të komunitetit e mjedisit në Shqipëri, ku përfshihen fusha prioritare të lidhura me Arsimin & Shëndetësinë, Mjedisin dhe Zbutjen e Varfërisë. Shuma e përgjithshme në investimin social të fi nancuar nga Vodafone Albania arrin në 29 135 991 Lekë. Projekte të reja pritet të fi llojne së shpejti.

edhe për qytetin bregdetar të Durrësit. Mëse 250 kosha u vendosën në ambientet e rrugët e rehabilituara të plazhit të Durrësit.

Vodafone Albania gjatë kësaj vere kontriboi për Drejtorinë e Përgjithshme të Pyjeve për realizimin e ndërlidhjes dhe komunikimit mes punonjësve të mbrojtjes pyjore anembanë vendit. Kjo paketë synon të mbrojë përhapjen e zjarreve dhe dëmtimin e pyjeve si pasuri e paçmueshme natyrore. Çdo vit përllogariten mijëra hektarë pyje të dëmtuar nga zjarret.

Në listën e morisë së aktiviteteve që Vodafone Albania mbështet përfshihet edhe shkolla verore për Merisën e vogël nga fshati Manzë i Durrësit, e cila sapo ka mbushur 5 vjeç. Edhe pse në moshë parashkollore, Merisa mund të shkruajë e lexojë rrjedhshëm. Në një kohë rekord prej katër muajsh ajo përfundoi programin e klasës së parë me rezultate të shkëlqyera, duke krjuar shpesh vështirësi për mësuesit në hartimin mësimit për të. Me ndihmën e Vodafone Albania, Merisa mbuloi shpenzimet e pjesëmarrjes e regjistrimit në shkollën verore pranë Qendrës së Gjuhëve të Huaja “A. Lincoln” në Tiranë, si dhe librat e mjetet e nevojshme didaktike.

Të rinjtë e trajnuar të qendrës “Don Bosco” në shërbim Familja Mustafaj në shtëpinë e re

Bashkë me urimet e festave të fundvitit, Vodafone Albania organizoi një numër aktivitetesh zbavitëse, festive e artistike në disa institucione, përfshirë:

Mbrëmjen festive të Vitit të Ri 2005 me 600 fëmijë jetimë të ardhur nga e gjithë Shqipëria, organizuar në bashkëpunim me Shoqatën e Jetimëve të Shqipërisë.

Mbrëmjen për banorët e shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë – ku bashkë me dhuratat tradicionale të vitit të ri, iu dhuruan dhe gjashtë kompjutera e një bibliotekë e re për fëmijët e kësaj qendre. Një festë e bukur u organizua edhe për 50 anëtarët e shtëpisë së fëmijës në Durrës.

Duke qëndruar pranë fëmijëve të shtruar në Spitalin Pediatrik të Tiranës në vigjilje të ndërimit të viteve, kompania ka ofruar dhurata të ndryshme për pacientet që nuk patën mundësi për t’i kaluar festat pranë familjeve të tyre.

Në bashkëpunim me Bashkinë e Qytetit, u organizuan shfaqje festive e dhurata për 400 të pastrehët e kryeqytetit. Aktivitete të ngjashme me rastin e festave të fundvitit u organizuan gjithashtu edhe për azilin e pleqve në Tiranë si dhe efektivat e Policisë Rrugore të Tiranës.

Page 28: Përgjegjshmëria e Biznesit -  · PDF filekryesore ku mbështetet biznesi ynë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte në promovim të vlerave të ... për komunikim

28R a p o r t 2 0 0 5 P ë r g j e g j s h m ë r i a P u b l i k e e B i z n e s i t V o d a f o n e A l b a n i a

Mundësi zhvillimi për karrierën si dhe trajtim i dedikuar në motivimin profesional të punonjësve. Për më shumë, vëmendje u

kushtohet punësimit sipas specifikave të profilit të punës, duke realizuar tërheqjen e një personeli të kualifikuar. Një paketë e tërë informuese dhe trajnuese ofrohet për çdo punonjës të ri, ku ndër të tjera mund të përmendet: “Vlerat e Parimet e Biznesit në Vodafone, tema të lidhura me përgjegjshmërinë publike si “Bota që na Rrethon”, “Valët Elektromagnetike dhe Shëndeti”, etj. Në mbështetje të iniciativave personale për rritjen e efikasitetit në punë, Vodafone Albania ka mbështetur punonjësit e saj për studime të specializuara e akademike. Kjo mbështetje konsiston në ndjekjen e kurseve pas-universitare për Master në Administrim Biznesi, kurseve të gjuhës së huaj si dhe sërë trajnimesh specifike mbi tematika të ndryshme të biznesit.

Përgjegjshmëria e një Skuadre

të MotivuarVodafone Albania është i angazhuar për t’i dhënë nxitje zhvillimit të karrierës profesionale të punonjësve të saj.

Janë katër drejtimet kryesore mbi të cilat mbështet ky prioritet:

Page 29: Përgjegjshmëria e Biznesit -  · PDF filekryesore ku mbështetet biznesi ynë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte në promovim të vlerave të ... për komunikim

29

Kushte shumë të mira pune për vënien në zbatim të aftësive profesionale të çdonjërit prej punonjësve. Gjatë vitit 2005 u inaguruan

ambientet e reja të disa prej departamenteve tona teknike. E veçanta e këtyre konstruksioneve të reja është se ato ofrojnë të gjitha lehtësitë për punësimin e personave me aftësi të kufi zuara, që është një eksperiencë e rrallë për Shqipërinë. Së shpejti, të tjera dyqane të reja Vodafone pritet të hapen anembanë vendit.

Zbatimin e një programi konkurues përsa i përket paketës së kontratave të punonjësve bazohet në kodin e punës së shtetit shqiptar,

duke marrë në konsideratë nivelet më të mira për shpërblim e kushte sigurie në punë. Ky konkluzion

mbështetet edhe nga konkluzionet e anketimeve periodike të zhvilluara në nivel Grupi në Vodafone me qëllim njohjen e vlerësimit të kënaqësisë së punonjësve: në 2005 Vodafone Albania shënoi një tregues të lartë - 82% e të anketuarve shprehen shumë të kënaqur me trajtimin në Vodafone. Personelit të Vodafone Albania, sikurse gjithë punonjësve të Vodafone në mbarë botën, u ofrohet mundësia e pjesëmarrjes në aksionet e kompanisë.

Krahas të tjerave, Vodafone Albania ka përkrahur iniciativat e vullnetarizmit të personelit të saj punonjës, të tilla si nisma për dhurim gjaku,

iniciativa bamirësie, si dhe dhurata për fëmijët në nevojë gjatë festave të fund-vitit.

Takim i punonjësve të Vodafone Albania, maj 2005

Trajnime të punonjësve (Prill ‘04 - Mars ‘05)

Numri i përgjithshëm i sesioneve trajnuese 67

Numri i përgjithshëm i pjesmarrësve në sesionet trajnuese 545

Page 30: Përgjegjshmëria e Biznesit -  · PDF filekryesore ku mbështetet biznesi ynë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte në promovim të vlerave të ... për komunikim

30R a p o r t 2 0 0 5 P ë r g j e g j s h m ë r i a P u b l i k e e B i z n e s i t V o d a f o n e A l b a n i a

Objektivat tonaRritja e fondeve për informim publik , në sajë të një përfshirje direkte të abonentëve, forumit të “Opinion Leaders” e punonjësve.

Zhvillimi i matjeve të fushave elekromagnetike nga Vodafone Albania, si dhe nxitja e vlerësimeve të pavarura mbi to nëpër stacionet bazë.

Realizimi i dy shërbimeve shtesë me vlera për të gjithë abonentët.

Trajnim i stafit përkatës për sigurimin e zbatimit të një marketingu të përgjegjshëm e të qëndrueshëm.

Fillimi i zbatimit të projektit për riciklimin e celularëve dhe aksesorëve të tyre.

Reduktimi i punës së gjeneratorëve deri në masën 5% si rezultat i instalimit të 8 paneleve të tjera diellore në sistem.

Ulje e kostos së energjisë si pasojë e rritjes me 10% të ftohjes natyrale (free cooling) të pajisjeve në stacionet bazë.

Organizim më efikas në proçesin e riciklimit të letrës për të rritur sasinë e përgjithshme vjetore me 5%.

Fillimi i realizimit të përpunimit të mbetjeve teknologjike (vajra, bateri dhe mbetje inerte) me partnerë lokalë e ndërkombëtarë.

Gjatë 2006

Celularët, antenat dhe shëndeti

Produkte me vlera sociale

Marketing i Përgjegjshëm

Riciklimi celularëve

Impaktet mjedisore

Partneriteti Realizimi i përfshirjes së Kodit Etik të Blerjes për së paku pesë furnizuesit tanë komercialë.

Vendosja e komunikimit periodik për punonjësit për trajnimin e tyre mbi përgjegjshmërinë publike.

Krijimi i Fondacionit Vodafone në Shqipëri.

Fillimi i 2006

Punonjësit

Investimi social

Mars 2006

Mars 2006

Nëntor 2005

Mars 2006

Gjatë 2006

Javor Periodikisht

Page 31: Përgjegjshmëria e Biznesit -  · PDF filekryesore ku mbështetet biznesi ynë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte në promovim të vlerave të ... për komunikim

31

Zyra e Përgjegjshmërisë PublikeDepartamenti i Marketingut

Vodafone Albania, Tiranë

Adresa: Zyrat Qendrore Vodafone Albania.Bulevardi “Bajram Curri”, European Trade Center, Kati 11, Tiranë - Shqipëri

Tel: +355 4 283 067 Fax: +355 4 283 331 e-mail: [email protected]

internet: www.vodafone.al

Si të kontaktoni me ne

Realizimi i përfshirjes së Kodit Etik të Blerjes për së paku pesë furnizuesit tanë komercialë.

Fillimi i 2006

Page 32: Përgjegjshmëria e Biznesit -  · PDF filekryesore ku mbështetet biznesi ynë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte në promovim të vlerave të ... për komunikim