18
qwertyuiopasdfghjklzxcvbnmq wertyuiopasdfghjklzxcvbnmqw ertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwe rtyuiopasdfghjklzxcvbnmqwer tyuiopasdfghjklzxcvbnmqwert yuiopasdfghjklzxcvbnmqwerty uiopasdfghjklzxcvbnmqwertyu iopasdfghjklzxcvbnmqwertyui opasdfghjklzxcvbnmqwertyuio pasdfghjklzxcvbnmqwertyuiop asdfghjklzxcvbnmqwertyuiopa sdfghjklzxcvbnmqwertyuiopas dfghjklzxcvbnmqwertyuiopasd fghjklzxcvbnmqwertyuiopasdf Projekt! Tema: Vendi yne dhe OMGJ. Lenda: Qytetari. Punoi: Uarda Dulo.

Projekt qytetari

Embed Size (px)

Citation preview

qwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmrtyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqw

Projekt!

Tema: Vendi yne dhe OMGJ.

Lenda: Qytetari.

Punoi: Uarda Dulo.

Objektiva:1- Cfare jane organizmat e modifikuara

gjenetikisht?2- Ku qendron ndryshimi mes tyre dhe

ushqimeve bio?3- Cfare pasojash sjell konsumimi I mangj

ne shendetin e njeriut?4- Cilat jane produktet me te “prekura”

nga omgj?5- Cilat jane karakteristikat qe e dallojne

nje produkt omgj nga produktet bio?6- Po persa I perket hapave qe duhen

ndermare ne lidhje me omgj si kane vepruar autoritetet vendore?

Organizmat e modifikuara gjenetikisht.

 Provat e para me organizma OMGJ u kryen në SHBA në vitin 1972 dhe i përkisnin një bakteri, i cili ndikonte tek luleshtrydhet për të rritur qëndrueshmërinë ndaj ngricave. Më pas, dhe konkretisht në mesin e viteve ‘80, qeveria amerikane u dha mbështetje të fuqishme politike dhe ekonomike zbatimeve shkencore në këtë fushë. Si efekt i kësaj mbështetjeje, pak vite më vonë u përhapën në tregun amerikan fara të bimëve të domates, sojës, misrit, pambukut e kolzës së modifikuar gjenetikisht. Prodhimet e këtyre bimëve u përhapën gjerësisht në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar, duke e kthyer në këtë mënyrë arritjen shkencore në një realitet të prekshëm për konsumatorin.

Janë zarzavate që kur i sheh në arka të grishin t’i blesh, por pa pikën e shijes. Domatja e skuqur artificialisht dallohet kollaj, pasi ndërsa jashtë është e kuqe flakë, brenda ka fara jeshile. Trangulli gjithashtu është i butë e pa shije, shalqinjtë gjithashtu. “Problemi më i madh i këtyre produkteve është se ndërsa ka superprodhim, nuk rezistojnë dot për një kohë të gjatë. Ndaj kryesisht simulantët përdoren në fillim të sezonit dhe kanë një shpërndarje të menjëhershme në treg”, thonë fermerët. Produktet me simulantë Bujqësia konvencionale bazohet në trajtimin e tokës me përmirësues me plehra kimike, me përdorimin e ujërave të trajtuara, me përdorimin e substancave hormonale, simulantë, përmirësues të pamjes së jashtme të frytit, volumit të frytit. Të gjitha këto teknika sjellin në treg një produkt të bukur, të pashëm, por realisht me vlera të ulëta organo-shijuese, me shije të humbur, por, mbi të gjitha, me një përmbajtje shume të varfër të substancave natyrale që zotërojnë këtë proces të të ushqyerit. Një dietë ushqimore e pabalancuar bën që të shfaqen shenja të dobësimit të shëndetit të njeriut: disbalancim të metabolizmit të organizmit, shfaqje e obezitetit, sëmundjeve psikike, dëmtime të sistemit nervor deri te çrregullimet gjenetike dhe defektet në lindje.

Ndër ushqimet në të cilat përmbahet më shumë OMGJ, mund të përmendim ato që kanë organizma të listës së OMGJ, si: domate, sojë (vaji i sojës) patate, mjaltë, oriz, misër ose produkte shtazore të tipit OMGJ. Gjithsesi, prej listës së gjatë të organizmave OMGJ nuk ka të deklaruar deri më sot të tillë që nuk mund të përdoret në mënyrë kategorike. Sidoqoftë, zgjedhja e përdorimit apo mospërdorimit të tyre është krejtësisht e lirë.

Përdorimi i organizmave të modifikuara dëmton: Aparatin tretës Krijon alergji Dëmton biodiversitetin Shkakton dëm ekonomik te fermerët Dëmton marrëveshjet e Tregtisë së Lirë me vendet e Bashkimit Evropian.

Cfarë janë ushqimet me OMGJ dhe ku ndryshojnë ato nga ushqimet BIO?

Për të gjithë ata që nuk janë shumë familjarë me terminologjinë, mendoj se do t’ia vlente të sqarojmë fillimisht çdo të thotë OMGJ. Me këtë term nënkuptohet Organizma të Modifikuar Gjenetikisht (OMGJ). Organizma të tillë përmbajnë zakonisht gjene të ndryshuar, nëpërmjet metodave të inxhinierisë gjenetike. Ushqimet që përgatiten nga organizma të tillë, që mund të jenë bimë ose kafshë, thirren shpesh me termin ushqime me OMGJ. Në këtë grup ushqimesh futen edhe ato të përgatitur nga kafshë, të cilat janë rritur duke ngrënë ushqime të tipit OMGJ. Organizmat e modifikuara gjenetikisht përcaktohen si organizma në të cilat materiali gjenetik (ADN) është ndryshuar në një mënyrë jo natyrale (nga bashkimi i dy individëve të sekseve të ndryshëm) ose të një kombinimi jo natyral. Teknologjia që merret me shkëmbimin gjenetik emërtohet me emra të ndryshëm, si “bioteknologjia moderne”, “teknologjia e gjeneve” ose “inxhinieria gjenetike”. Në të gjithë botën debati për bioteknologjinë e biosigurinë është tepër i pranishëm dhe shumë i mprehtë me rezultate kontradiktore, që e bëjnë ende të paqartë qëndrimin ndaj tyre. Gjysma e dytë e shekullit të kaluar është karakterizuar nga zbulime shkencore të një rëndësie kolosale në fushën e gjenetikës, domethënë në çështjet e trashëgimisë gjenetike të qenieve të gjalla. Këto zbulime shkencore çuan në zbulimin, në fillim të viteve ’50, të strukturës dyfishe dhe formës spirale të molekulës së ADN, e cila është bartësja kryesore e të gjithë trashëgimisë gjenetike të një organizmi të gjallë. Bazuar në zbulimin e ADN, gjatë viteve ‘60-‘70 shkencëtarët punuan intensivisht për ta zbërthyer vargun e molekulës së ADN për të gjetur vendvendosjen e gjeneve në hallkat e vargut të kësaj molekule, duke u finalizuar këto kërkime me krijimin e hartave gjenetike për shumë organizma të gjalla. Ishte krejt e natyrshme dhe normale që zbulimet shkencore nuk janë qëllim në vetvete. Historikisht çdo zbulim shkencor është shfrytëzim për qëllime praktike. Edhe në këtë rast, duke pasur në dorë si hartat gjenetike, ashtu edhe kodin gjenetik, u krijua një degë e re e shkencës me emërtimin inxhinieri gjenetike, e cila kishte për qëllim të krijonte organizma të gjalla të reja (kryesisht bimore, por edhe shtazore), të cilat me gjenomin e tyre kishin të injektuar një apo disa gjene të organizmave të tjerë të ndryshëm në gjini.

Qëllimi i këtyre punimeve tepër të ndërlikuara dhe që kërkojnë stafe tepër të përgatitura shkencërisht dhe laboratore shumë të sofistikuara, ishte të krijonin bimë dhe kafshë të cilat jepnin prodhime të larta, por pa nevojën e përdorimit të produkteve kimike, ashtu siç i përdor rëndom bujqësia konvencionale. Me fjalë të tjera, synohej të krijoheshin bimë e kafshë që jepnin prodhime me kosto më të ulët dhe më të shëndetshme për njeriun.

Provat e para me organizma OMGJ u kryen në SHBA në vitin 1972 dhe i përkisnin një bakteri, i cili ndikonte tek luleshtrydhet për të rritur qëndrueshmërinë ndaj ngricave. Më pas, dhe konkretisht në mesin e viteve ‘80, qeveria amerikane u dha mbështetje të fuqishme politike dhe ekonomike zbatimeve shkencore në këtë fushë. Si efekt i kësaj mbështetjeje, pak vite më vonë u përhapën në tregun amerikan fara të bimëve të domates, sojës, misrit, pambukut e kolzës së modifikuar gjenetikisht. Prodhimet e këtyre bimëve u përhapën gjerësisht në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar, duke e kthyer në këtë mënyrë arritjen shkencore në një realitet të prekshëm për konsumatorin.

Në të vërtetë, gjatë gjithë historisë së tij, njeriu i ka ndryshuar gjenetikisht bimët dhe kafshët që ai ka përdorur, nëpërmjet teknikave të kryqëzimit dhe seleksionit. E reja që kanë sjellë teknikat e inxhinierisë gjenetike, ose siç quhen shpesh teknikat e ADN rikombinante, ka të bëjë kryesisht me kohën shumë më të shkurtër që konsumohet për t’i ndryshuar organizmat në krahasim me metodat klasike. Një tjetër risi lidhet me transferimin e gjeneve ndërmjet llojeve të ndryshëm të organizmave. Për shembull, gjene nga një peshk i cili jeton në detet e ftohtë është futur në kompletin gjenetik të luleshtrydhes, frutat e së cilës shndërrohen duke i bërë ata të pandjeshëm ndaj ngrirjes.

Përsa i përket ushqimeve, që shpesh thirren me termin BIO, mund të sqarojmë se ato janë të përgatitura nga organizma bimorë ose shtazorë, të patrajtuar me preparate të ndryshëm kimikë. Trajtime të tilla përdoren shpesh për të ndryshuar cilësitë e tyre, qoftë si produkt, qoftë si kohë e rritjes, për t’iu përshtatur sa më parë kërkesave të tregut. Në këtë grup futen shpesh edhe organizmat e pandryshuar gjenetikisht.

Çfarë pasojash sjell konsumimi i ushqimeve me OMGJ në shëndetin e njeriut?

Konsumimi i ushqimeve të përgatitura nga organizma të tipit OMGJ ka rezultuar i padëmshëm për shëndetin e njeriut. Duhet të sqarojmë se prodhimi i organizmave OMGJ, përpara se të përdoren për konsum, i nënshtrohen kalimit nëpër një filtër shumë të imët provash për efekte të mundshëm ndaj organizmit të njeriut. Gjithashtu, prodhimi dhe përdorimi i organizmave të tillë është i rregulluar nga ligjshmëri rigoroze qoftë në vendet prodhues të tyre, qoftë në nivel ndërkombëtar. Për të ilustruar më mirë përfundimet në të cilët është mbërritur në lidhje me efektet e përdorimit të ushqimeve me OMGJ, po japim disa fakte të viteve të fundit. Në një raport të vitit 2004, të botuar nga Akademia Kombëtare e Shkencave e SHBA deklarohet: “Deri sot asnjë efekt negativ ndaj shëndetit, që mund t’i ngarkohet inxhinierisë gjenetike nuk është dokumentuar në popullatat njerëzore”. Në një dokument të botuar nga Shoqëria Mbretërore e Mjekësisë në Mbretërinë e Bashkuar thuhet se: “Ushqimet OMGJ janë ngrënë nga miliona njerëz kudo nëpër botë për 15 vjet, pa ndonjë raportim për efekte sëmundjesh”. Në raportin e Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Europian për Kërkim dhe Inovacion të vitit 2010 thuhet: “Përfundimi kryesor që mund të nxirret nga përpjekjet, prej mbi 130 projektesh kërkimore që mbulojnë një periudhë prej më se 25 vjet kërkim, duke përfshirë më se 500 grupe kërkimore është se bioteknologjia, dhe në mënyrë të veçantë OMGJ, nuk janë në vetvete më të rrezikshme se për shembull teknologjitë konvencionale të kultivimit të bimëve”.

Cilat janë produktet ku përdoret më shumë OMGJ dhe a ka ushqime me OMGJ, që nuk duhen përdorur në mënyrë kategorike?

Ndër ushqimet në të cilat përmbahet më shumë OMGJ, mund të përmendim ato që kanë organizma të listës së OMGJ, si: domate, sojë (vaji i sojës) patate, mjaltë, oriz, misër ose produkte shtazore të tipit OMGJ. Gjithsesi, prej listës së gjatë të organizmave OMGJ nuk ka të deklaruar deri më sot të tillë që nuk

mund të përdoret në mënyrë kategorike. Sidoqoftë, zgjedhja e përdorimit apo mospërdorimit të tyre është krejtësisht e lirë.

Duhet pasur parasysh se në produktet ushqimore të modifikuara gjenetikisht kanë një kosto të lartë prodhimi, në lidhje me manipulimin e tyre në laboratore dhe aftësinë e vogël mbirëse që kanë (kjo bëhet për efekt tregtimi), prandaj ato mund të hidhen në treg vetëm kur sasia e prodhimit mbulon këto shpenzime. Në këto kushte, megjithëse njerëzimi arrin të manipulojë sot shumë produkte ushqimore, vetëm një pjesë e tyre janë në treg (këto janë kryesisht ushqime për kafshët ose për përdorime industriale) dhe janë misri, soja, kolza dhe pambuku. Që në fillimet e aplikimit të organizmave OMGJ për qëllime konsumi, organizmat joqeveritare dhe sidomos ambjentalistët, u ngritën në një fushatë të gjerë për ndalimin e prodhimit dhe përdorimit të OMGJ. Arsyet për këtë ishin të shumta, por tre janë më kryesoret: a) ndjenja e frikës dhe preokupacionit nga e panjohura. Shumë njerëz nuk ishin në dijeni dhe për më tepër nuk ishin të bindur mbi saktësinë dhe rigorozitetin me të cilin ishin kryer këto modifikime gjenetike; b) problemet etike dhe religjioze. Shumë persona e konsideronin dhe vazhdojnë ta konsiderojnë modifikimin gjenetik si një sferë ku nuk duhet punuar, sepse është ndërhyrje në punët e Zotit; c) problemet e konkurrencës, i cili është faktor kyç në qarkullimin e mallrave. Ndërsa amerikanët kishin investuar miliarda dollarë në këtë fushë dhe mbanin lidershipin me gjenetikën molekulare, ishin dhe janë pro prodhimit dhe përhapjes së OMGJ-ve, europianët, të cilët ishin më prapa në këto teknologji, mbanin qëndrim më skeptik, dhe hera-herës frenues.

Çfarë karakteristikash dalluese ka një ushqim me OMGJ, po marrim rastin e perimeve, që të dallohet nga konsumatorët që nuk është produkti BIO?

Në të vërtetë ushqimet e përgatitura me OMGJ nuk kanë karakteristika të dallueshme nga ato të tjerat, për vetë faktin se vetë organizmat OMGJ nuk pësojnë ndryshime të tilla, të dukshme. Kjo gjë vlen jo vetëm për perimet, por edhe për të gjithë organizmat e tjerë, qofshin këta bimorë apo shtazorë. E vetmja gjë që

mund t’i dallojë është shenja e shkruar që tregon se janë OMGJ, gjë të cilën e bën vetë prodhuesi. Këtu duhet bërë kujdes që të mos ngatërrohemi me organizmat në të cilët, si rezultat i ndryshimit të numrit të kromozomeve, ose siç quhet në gjuhën shkencore të shkallës së ploidisë së tyre, ndryshohen përmasat të frutave të tyre, për shembull, në specat, patëllxhanat, luleshtrydhet etj. Organizma të tillë që janë lehtësisht të dallueshëm nga normalët nuk kanë gjene të huaj.

Në vendin tonë vijnë mjaft ushqime nga jashtë, sikurse edhe fruta e perimet, sidomos gjatë sezonit të dimrit. Në çfarë filtri kontrolli kalojnë këto ushqime dhe sa të sigurta janë ato për t’u përdorur nga konsumatorët?

Sot Shqipëria ballafaqohet me përfitimet e bioteknologjive moderne dhe gjithashtu me detyrimin për të vlerësuar sigurinë e ushqimeve dhe komponentëve të tyre. Një sërë bimësh bujqësore dhe ushqime të reja, të prodhuara dhe miratuara në vendet e tjera, përpiqen të gjejnë vendin e tyre në tregun shqiptar. Kryesisht importet e ushqimeve për njerëzit dhe për kafshët dhe farat, deri më tani vijnë nga vendet europiane, veçanërisht nga vendet fqinje që nuk prodhojnë sasi të mëdha produktesh OMGJ, ose që kanë kufizime ndaj tyre. Gjatë viteve të fundit ka filluar një debat i gjerë në shtyp, televizion, qarqet shkencore dhe ato politike, midis institucioneve të rëndësishme, shkencëtarëve, OJQ-ve dhe publikut, që filloi me mbërritjen në mënyrë legale të miellit të sojës dhe të misrit të destinuar si ushqim. Kishte opinione të ndryshme, OJF-të kundërshtuan pranimin e këtij donacioni, pasi pretenduan se nuk janë të sigurta për njerëzit dhe mjedisin, dhe se Shqipëria duhet të ndjekë moratoriumin e disa vendeve të BE-së. Shkencëtarët e bujqësisë, Shoqata e Agrobiznesit dhe ekspertët e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit, thanë se megjithëse nuk është e sigurt nëse këto ushqime për kafshët janë OMGJ ose jo, ato janë të certifikuara dhe të sigurta për kafshët dhe të nevojshme, në kushtet kur Shqipëria nuk ka burime të mjaftueshme të veta për të plotësuar nevojat për ushqim të kafshëve. Një pjesë e botës shkencore mendojnë se OMGJ-të nuk duhet të përdoren, sepse ka rreziqe që lidhen me OMGJ për shëndetin e njeriut dhe mjedisin dhe Shqipëria nuk ka ende kapacitetet për të kontrolluar OMGJ. Konkluzioni i parë që mendojmë se ka dalë nga ky debat është mungesa e informacionit të saktë dhe gjithashtu mungesa e një eksperience në fushën e biosigurisë e të trajtimit të problemeve të bioteknologjisë. Gjatë debatit, si në shtyp, ashtu edhe në mjetet audio-vizive, vëmë re se trajtimi i problemit nuk niset nga një bazë e saktë njohurish. Nga ky këndvështrim mund të them se importet e ushqimeve në vendin tonë janë kryesisht nga

vendet europiane, që aplikojnë standarde të larta sigurie. Nga ana tjetër, doganat dhe inspektoratet teknike të ngritura, kërkojnë vazhdimisht zbatimin e ligjit për sa i përket sigurisë ushqimore dhe asaj të produkteve që hyjnë në vendin tonë. Kjo do të thotë që ka mekanizma shtetërorë që janë përgjegjës për kontrollin e ushqimeve në Shqipëri, por nga ana tjetër, kjo nuk do të thotë që nuk ka nevojë për kapacitete njerëzore (staf i trajnuar) dhe më shumë mbështetje financiare (pajisje, laboratore, etj).

A ka Autoriteti Kombëtar i Ushqimit një sistem rigoroz kontrolli të OMGJ-ve, në mënyrë që të mos shndërrohemi në një fushë eksperimentale?

AKU, siç e kemi theksuar shpesh herë edhe në daljet publike te institucionit ka një sistem mjaft efikas kontrolli përsa i përket ushqimeve që futen në vendin tonë. Operatori i biznesit ushqimor i cili do të fusë një produkt të caktuar në vendin tonë duhet të lajmërojë 48 orë përpara futjen e këtij produkti. Në këtë mënyrë specialistët e AKU si në pikat e kalimit kufitar ashtu dhe në Drejtorinë e Përgjithshme kanë të gjithë kohën e duhur për të marrë informacionin e duhur mbi këtë produkt. Nga ana tjetër duhet thënë se inspektorët e AKU janë të trajnuar dhe më një eksperiencë të gjerë në këtë drejtim dhe në momentin e mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, ku në kemi inspektorët tanë, këto të fundit bëjnë kontrollin e dokumentacionit dhe kontrollin fizik të produktit. Megjithatë mendojmë se përgatitja e kuadrit më të plotë ligjor të Ligjit për Ushqimin, Ligji për Produktet Bio dhe së fundi Ligji për Mjedisin i aprovuar në Parlament, por edhe plani i veprimit për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së, kanë krijuar një kuadër të plotë ligjor në përputhje me atë europian dhe atë të Protokollit të Biosigurisë.

Shqipëri: Qeveria lejon hyrjen e produkteve të modifikuara gjenetikisht

Tiranë, 9 shkurt 2004 - Projektligji i paraqitur nga Ministria e Mjedisit mbi organizmat e modifikuar gjenetikisht (OMGj) është i mangët dhe aspak në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian. Shqipëria në kuadër të Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit me BE-në ka një detyrim që legjislacionin e saj ta përafrojë me atë të Europës. Por në këtë projektligj nuk janë përmendur elementet bazë të legjislacionit të Bashkimit Europian për këto OMGj. Lavdosh Ferruni, kryetar i Shoqatës së Bujqësisë Organike, shprehet për gazetën “Biznesi” se në projektligjin e propozuar nga Ministria e Mjedisit nuk janë përfshirë disa elemente kryesore, si etiketimi i këtyre produkteve për përmbajtjen e tyre bioteknologjike etj. Etiketimi, shprehet ai, i këtyre produkteve është i domosdoëshëm pasi kjo do t’i mundësonte çdo fermeri apo konsumatori shqiptar për të ditur për produktet që ai mund të konsumojë. Një element tjetër i cili nuk është përfshirë në këtë projektligj dhe që sigurisht është bazë në atë të BE-së është origjina e kontrollit pra çdo imtësi për vendin ku është prodhuar, fermerin i cili e ka prodhuar dhe çdo informacion tjetër i cili nevojshëm për origjinën e prodhimit. Ferruni shprehet se një mangësi tjetër e këtij projektligji është dhe përgjegjësia, që do të thotë se nëse këto produkte do të mbillen në vend, atëherë duhet të garantojnë bashkekzistencën me varietetet e tjera jo OMGj, dhe në të kundërt prodhuesit e OMGj-ve të ndërmarrin përgjegjësinë në rast se me kalimin e kohës vërtetohet se prodhimet e dikujt janë dëmtuar nga bashkekzistenca me OMGj. Të gjitha këto mangësi nuk janë parashikuar në projektligjin e propozuar nga Ministria e Mjedisit. Ferruni shprehet se në kundërshtim me komisionet parlametare të bujqësisë dhe mjedisit, të cilat janë shprehur kundër hyrjes së OMGJ-ve në Shqipëri, Ministria e Mjedisit është në favor të hyrjes së tyre. Preteksi tashmë i njohur, thotë ai se ne jemi anëtarë të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT-së) dhe nuk mund të mos lejojmë tregtinë është jo i saktë pasi edhe Bashkimi Europian, i cili ka miratuar futjen e 18 produkteve të modifikuara gjenetikisht para vitit 1998, tani nuk lejon më hyrjen e tyre, si dhe ka rregulla mjaft të rrepta kundrejt OMGj-ve. Nga ana tjetër një aspekt mjaft i rëndësishëm është fakti se vendi ynë duke mos pasur as laboratorë të mirëfilltë për kontrollimin e OMGj-ve dhe as specialistë, do të mundësonte hyrjen edhe të atyre OMGj-ve të cilat janë të dëmshme për t’u mbjellur apo për t’u konsumuar nga njerëzit. Faktikisht këtë e ka evidentuar dhe Shoqata e Bujqësisë Organike, e cila bëri publike që në një kampion misri të marrë në tregun e inputeve bujqësore në veri të vendit dhe të analizuar në një laborator në Gjermani, rezultoi se misri ishte me ndotje gjenetike dhe i ndaluar në BE. Për më tëpër, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit apo vetë kryeministri Shqiptar duhet të nxirrnin një vendim për ndalimin e OMGj-ve në Shqipëri, derisa ky projektligj të merrte një formë dhe të miratohej në Parlament. 

 Paguajmë shtrenjtë, por nuk e dimë çfarë hamë. Ajo shija e dikurshme e frutave, perimeve, mishit dhe gjithçkaje tjetër që quhej e freskët (sot BIO), vështirë se gjendet në çka konsumojmë përditë. Tregjet janë të supermbushura me gjithçka, por të merr malli të shijosh vërtet atë që bën diferencën mes cilësisë dhe një servirjeje të këndshme në pjatë. Tirana këtë pjesë e vuan më shumë. Qytetarët mund të përzgjedhin produktet e ambalazhuara, duke psonisur në një supermarket të shtrenjtë, ndërsa perimet, frutat në tregje vijnë thuajse nga e njëjta dorë. Dekadën e fundit në Shqipëri janë mësuar të gjitha hiletë për të prodhuar shumë e harxhuar pak. Me hormone 5 herë mbi normën e lejuar zarzavatet mund të jenë gati për në treg brenda pak ditësh. Në kushte normale rritjeje do të duhej një cikël që varion nga një muaj deri në 90 ditë. Hormonet në vendin tonë përdoren që prej 7-8 vjetësh. Nga sa na sqarojnë fermerët, në kushtet e konsumit masiv hormonet përdoren në të gjithë botën. Të dëmshme ato janë kur përdoren mbi normën e lejuar. “Standardi është që në 100 mililitra të hidhen 50 gramë hormone. Në Shqipëri ndodh që hidhet 5 herë deri në 10 herë më shumë. Më shumë hormonet përdoren në dimër”.

Fermerët e Lushnjës pranojnë se simulantët përdoren jashtë norme në serat shqiptare, pavarësisht se mohojnë që një gjë e tillë ndodh në të tyret. Ata madje na tregojnë edhe procesin se si brenda një jave hidhet në treg një domate që do të donte 90 ditë të piqej, apo se si trangulli brenda 24 orësh bëhet gati për konsum. E njëjta gjë ndodh edhe me shalqinjtë aq të konsumueshëm gjatë verës. “Ne 100% të mallit e eksportojmë dhe të them të drejtën nuk na leverdis të përdorim hormone, pasi operojmë vetëm me Kosovën, por dimë që në disa sera që furnizojnë tregun vendas, e sidomos kryeqytetin, përdoren hormonet. Trangulli për shembull, i futur në nitrat e azot është gati për treg brenda 24 orëve. Hidhet sa gishti i njërës dorë në një fuçi me nitrat dhe të nesërmen është gati”, thotë Arbër Gjeka, një prej fermerëve të rinj në moshë, por që prej 6 vitesh ka ngritur bashkë më të vëllain 16 000 metra katrorë serë me kushte mjaft bashkëkohore në Divjakë.

Plehrat që përdoren sot për të ushqyer zarzavatet në sera, dhe jo vetëm aty, janë të gjitha kimike. Edhe fshatarët, të cilët tregtojnë, përgjithësisht përdorin të njëjtat plehra. Kureshtarë për të ditur pse zarzavatet nuk kanë më shijen e dikurshme, përgjigjja që marrim nga fermerët është: “Sepse që nga rrënja bima ushqehet me kimikate. Diferenca madje nis që nga fara. Përdoren fara hibride për të marrë sa më shumë prodhim”. Ata nuk ngurrojnë të ngrenë problemin e pesticideve, të cilat shpesh u kanë rezultuar jo cilësore. “Duhet të këtë më shumë kontrolle për plehrat dhe pesticidet.

Ne diferencën e bëjmë te çmimi në fakt, përpiqemi të blejmë më të shtrenjtin, pasi në treg ka edhe plehra, fara e pesticide, të cilat janë lirë, por nuk bëjnë një lek”,

 Sektori i bujqësisë në Shqipëri është aktualisht pjesa më e pazhvilluar e ekonomisë shqiptare dhe vuan nga fragmentarizimi i thellë i sipërfaqes së tokës së punueshme. Vetëm në vitin 2010, qeveria vendosi subvencionimin e fermerëve të cilët mbjellin ullinj, agrume, drufrutorë dhe vreshta. Kjo masë është e domosdoshme, pasi vetëm në këtë mënyrë bujqësia shqiptare mund të arrijë të konkurrojë me sektorin bujqësor të vendeve fqinjë. Rritja e prodhimit bujqësor, jo vetëm që zhvillon ekonominë dhe ul papunsinë, por mundëson uljen e çmimeve të produkteve kryesore jetike që konsumohen nga popullata, si dhe ul varësinë e vendit nga importet.