16
Nr. 4 25 shkurt - 3 mars 2009 botimet/publishing ELTA BS Prishtina MARLBORO, KOKA-KOLLA DHE VITET E ’90-TA Reprizat 25, 26, 27, 28, 29 PREJ ÇAJTORES NË MILIONA Agim Krasniqi ekspozon në Galerinë Expoart.40

Pu Kult Nr.4

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Ciceron Kulturor

Citation preview

Page 1: Pu Kult Nr.4

Nr. 425 shkurt - 3 mars 2009

botimet/publishing

ELTA BS

Prishtina

MARLBORO, KOKA-KOLLADHE VITET E ’90-TA

Reprizat 25, 26, 27, 28, 29

PREJ ÇAJTORES NË MILIONA

Agim Krasniqi ekspozon në

Galerinë Expoart.40

Page 2: Pu Kult Nr.4

25 shkurt - 3 mars 20092

Çdo të diel, në Avenue Bar, muzikë live - Nata e Pi-anos. Mbrëmje me këngët e vjetra qytetare. Rezervimiështë i obliguar. Ky bar do të fillojë edhe me organiz-imin e mbrëmjeve me etno muzikë.

The Mix, te Stadiumi i qytetit tëPrishtinës, çdo të diel, prej orës20:00, organizon mbrëmjemuzikore me Edona Reshitajn.

044/049 411-117

www.blueskycaffe.com

pallati i rinisë prishinë

Page 3: Pu Kult Nr.4

325 shkurt - 3 mars 2009

Nëse organizoni një ngjarje kulturore nëPrishtinë e mendoni se duhet t'i lajmëronitë tjerët atëherë "Plus Kult" është vendi

ideal. Pavarësisht nëse jeni insitucion privatapo publik apo thjeshtë keni ndërrmarrënjë iniciativë për të organizuar një ngjarjekulturore na lajmëroni për aktivitetin tuaj

përmes e-mail adresë[email protected], ose në numrin e tele-

fonit 044/049-399-207.

Editor: Agron KrasniqiKoordinator: Artan Krasniqi

Tel: 044/049-399-207Email: [email protected]

Realizimi kompjuterik dhe dizajni: Albedo - www.albedo.info

Page 4: Pu Kult Nr.4

“Shtëpia në kufi”, në Teatrin Kombëtartë Kosovës

Drama Turke – Shkup do të prezentoj më 2 mars, në orën 20:00, në Teatrin Kombëtartë Kosovës shfaqjen “Shtëpia në kufi” të autorit Sllavomir Mrozhek në regji të regjisoritturk nga Turqia Yücel Erten. Skena dhe kostumet: Bedi Ibrahim. Luajnë: Bediya Be-govska, Atill Klinçe, Funda Ibrahim, Filiz Ahmet, Elyesa Kaso, Zekir Sipasi, NaciSaban, Mustafa Yasar, Sallaetin Bilal, Riyad Tahir dheTamer Ibrahim.

Drama Turke – Shkup është themeluar në vitin 1950.Shfaqja e parë e këtij teatri ka qenë “Personi i dyshimtë” iBranisllav Nushiq. Për 54 vjet janë vënë në skenë 241shfaqje të ndryshme. Teatri është prezantuar në dhjetra fes-tivale në Maqedoni dhe jashtë saj.

Yücel Erten ka lindur në 1945 në qytetin Mush të Turqisë.Ka përfunduar akademinë për teatër në Akademinë Shte-tërore për Teatër në Ankara. Në vitin 1974, në Essen tëGjermani ka përfunduar shkollimin për regji. Në Turqi kamarrë 20 shpërblime, kurse ka marrë edhe 5 shpërblime ndërkombëtare. Nga viti 1992-1994 ka qenë Drejtor Gjeneral i Teatrit Shtetëror i Turqisë. Që nga viti 2002 është Drej-tor Artistik i Teatrit të Izmitit.

“DEJZILEND” në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Më 25, 26, 27 dhe 28 shkurt, në Teatrin Kombëtar do të jepet repriza e komedisë “De-jzilend”, e autorit amerikan Kristofer Durang. Regjinë e kësaj komedie e ka bërë AgonMyftari, regjisor i ri kosovar. Ekipi i shfaqjes përfshinë aktorët: Ilire Vinca, Yllka Gashi,Ernest Malazogu, Adriana Matoshi dhe Ylber Bardhi.

“Dejzilend” është një komedi e dramaturgut amerikan Kristofer Durang, e cila merret me jetëne një djali të ri në kërkim të identitetit, me përpjekjet e tij të mëdha për të mbijetuar dhe mbi të gjithapër t'i zgjidhur misteret dhe problemet e jetës, probleme këto të cilat vijnë si rrjedhojë e ndikimit tëmbrapsht dhe e papërgjegjësisë së prindërve të tij. Tek kjo komedi absurde, dramaturgu arrin t'imishërojë aq bukur farsën, satirën, dhe humorin e krisur gjë që shkakton të qeshura të shpeshta tekne, por që në të njëjtën kohë në mendjet tona ripërtypet çështja e fatit, e rritjes dhe edukimit të fëmijëvenë situata të ndryshme jetësore. Pra autori e përdor këtë komedi të errët për të hedhur dritë mbi tëvërtetën që fshihet prapa të qenit prind i dështuar, mishëron komiken dhe absurdin për të përqeshurvese e huqe të tilla njerëzore.

25 shkurt - 3 mars 20094

Page 5: Pu Kult Nr.4

Sa e vështirë është të jesh prind, e sa evështirë është të jesh fëmijë i prindërve tëdështuar? Kjo është tema e “Dejzilend”.Drama e shkruar nga Christopher Du-rang, është dhwnw premierë më 24 shkurtnë Teatër Kombëtar, njëkomedi që përqesh njerëzitdhe dobësitë e tyre. Pas gjashtë javw provash,shfaqja do të filloj sezonine ri të shfaqjeve në TeatrinKombëtar të Kosovës. Ko-media është vënë në skenënga Agon Myftari, i cili nëkëtë skenë edhe ka diplo-muar, me dramën “Menax-heria e qelqtë”.“Teksti është përshtatur merrethanat tona, ka pasurredaktim të tekstit, përveçpërkthimit nga gjuha an-gleze”, ka deklaruar Myf-tari. Ai ua ka besuar roletaktorëve: Ilire Vinca, Yllka Gashi, ErnestMalazogu, Adriana Matoshi dhe YlberBardhi. Drama flet për dy të rinj që bëhen prindër.Helen dhe John janë shumë të papërgati-tur për një gjë të tillë. Ata nuk arrijnë tëzgjedhin emrin për fëmijën e tyre. Jonbeson se bebja është djalë, por Helenathotë se mjekët i kanë thënë se më vonëdo të përcaktojnë gjininë. Kur bebja qan,ata nuk dinë çfarë duhet të bëhet. Shpë-

timi i tyre është Dadoja, e cila ndërrongjendjen e saj emocionale shumë shpesh,njëherë duke e përkëdhelur me shumëdashuri bebushin, dhe herën tjetër duke ibërtitur me sa zë që ka.

Drejtori i përgjithshëmi TKK-së, Arian Kras-niqi ka pohuar setashmë edhe të drejtate autorit janë siguruarpër dramën, e cila ështëbotuar nga vetë Teatri.“Kemi filluar që tëgjitha dramat që nukjanë përkthyer t’i mar-rim të drejtat e dramavedhe t’i botojmë ato”, kabërë të ditur Krasniqi. Drama, me një çmimprej tre eurove, do tëdal në shitje në ditën epremierës. Përveçdramës, edhe kjo

shfaqje do të bëhet arkiv në DVD, si edhetë gjitha shfaqjet e produksionit të këtijteatri. Skenografia i është besuar DoruntinaMyftarit, kostumografia Yllka Bradësndërkaq përzgjedhja muzikore për shfaq-jen është bërë nga vet regjisori i shfaqjesAgon Myftari.

Fatmire Tullari

525 shkurt - 3 mars 2009

Të martën u dha premiera e shfaqjes “Dejzilend”DILEMA E TË QENIT PRIND I MIRË

Page 6: Pu Kult Nr.4

25 shkurt - 3 mars 20096

E enjte, 26 shkurt, Ora 19:30

“Stjuardesat”

Autor: Marc CamelotiRegjia: Armond MorinaLuajnë: Flutura Zeneli, Arta Selimi,Edona Reshitaj, Albulena Bardhi,Besart Sllamniku dhe ArmendBaloku.

E premte, 27 shkurt, Ora 19:30Shfaqje myasfire nga Shkupi (Premierë)

Teatri i kukullave E shtunë, 28 shkurt, Ora 12:00

“Borëbardha dhe shtatëshkurtabiqët”

Regjia: Melihate QenaKukullat dhe skenografia:Valdet RamaMuzika: Trimor DhomiLuajnë: Roza Berisha, Valdet Rama,Faik Gashi, Avni Hoti, Avdi Azemi,Shiqerie Buçaj, Shpëtim Rexhepi dheSadik Berisha.Shfaqja fillon në orën 12:00.

E hënë, 2 mars 2009 Ora 19,30

“Sonte jam vetëm” Teatri i Babës nëTeatrin Dodona.Regjia : Enver PetrovciAutor: Andre Paul AntoineLuajnë: Ilir Tafa dhe Niada Saliasi

Page 7: Pu Kult Nr.4

725 shkurt - 3 mars 2009

TEATRI I BABËS

Jepet shfaqja: “Sonte jam vetëm”Autor: Andre Paul Antoine Regjia: Enver PetrovciLuajnë: Ilir Tafa dhe Niada SaliasiSkenografia: Blendina Xhema, Kostumet: Nora Qerreti,Muzika: Hekuran KrasniqiMjeshtër skene dhe ndriçimi: Amir PetrovciMenaxher i shfaqjes: Virusi

Shfaqja “Droga vret” është në repertorë që nga themelimi iteatrit. Kjo shfaqje ka në fokus luftën kundër dukurive tëdëmshme shoqërore si: droga, sida, prostitucioni, mosvijimi irregullt i mësimit etj. Autor dhe Regjisor: Sokol PlakolliLuajnë: Enver Hyseni, Pranvera Uka, Shpresa Sekiraça, Dar-dan Dreshaj, Lura Rexhepi, Liridona Sekiraça, Anita Ahmeti,Gëzime Uka, Durim Gashi. Realizuar nga Studio e aktrimit “Filizat”

Të mërkurën, më 25 shkurt dhe të premten, më 27 shkurt. Ora 20:00

Të enjte, më 26 shkurt, ora 18:30 jepet shfaqja “Droga vret”

E enjte 27 dhe e premte 28 shkurt, prej orës 19:30, në Teatrin Dodona jepet shfaqja“Shekspiiiiri”, sipas: Veprës së plotë të Shekspirit (e shkurtuar lehtë), zhanri:Komedi. Autor: Daniel Singer, Adam Long dhe Jess WinfieldPërktheu: Sulejman RushitiKostumet, Skenografinë: Sulejman RushitiInterpretojnë: Veton Ibrahimi, Ylber Murtezi dhe Osman Ahmeti.Regjia: Sulejman Rushiti

“Shekspiiiiiriii” është komedi në frymën e teatrit shekspirian me elemente të komedisësë situatave dhe të “comedia dell arte”. Tre aktorë kanë për qëllim që ta bëjnë më tëkapshëm gjenialitetin e Veprës së Plotë të Shekspirit. Veprat e Shekspirit dhe person-azhet shpesh merren si metaforë dhe përshkrim gazetaresk i fenomeneve kontempo-rane shpesh pa e ditur gjenezën. Qëllimi i aktorëve është ta bëjnë më të afërt gjeniun,më të kapshëm për audiencën. Gjatë interpretimit të personazheve të mirënjohurabëhen ngatërresa të situatave dhe gërshetimeve dramatike. Kjo komedi pëlqehet edhenga ata që e pëlqejnë edhe nga ata që nuk e pëlqejnë Shekspirin.

Page 8: Pu Kult Nr.4

25 shkurt - 3 mars 20098

Vitet ‘90 në Kosovë,mbahen mend për

shumë gjëra. Ndër të tjeraedhe për kalimin gradual tëambalazhimit të koka-kolës, nga “shishjae Lipjanit” në “lëmenken” e aluminit.Gjithashtu, shqiptarët e kësaj treve, jovetëm gjatë ‘90-ve, njihen si konsumuesbesnik të duhanit. Por çka i lidh këto tri elemente? Së paridisa fjalë për shqiptarët dhe Marlboron.Kanë qenë jo të paktë ata njerëz, qëpërkundër varfërisë, sa për qallëm, atëkohë pinin Marlboro, pakoja më e shtren-jtë e duhanit në treg. Anash ambalazhimittë saj me fjalë të mëdha shkruheshin sh-prehjet CARBON, AND LOW, COM-PLICATE, RISK, etj. Secila fjalë kishteqëllim të sensibilizonte duhanpirësit, se“Duhani vret” ose “Duhani dëmton seri-ozisht shëndetin”, një detyrim ky i përcak-tuar me ligj. Ose më konkretisht atotregonin se duhani komplikon (compli-cate) shtatzënësinë, që përmban rrezik përshëndetin (risk), ose tregonte sasinë e kar-bonit që përmban ai lloj i caktuar i cigares,etj. Por shumica e duhanpirësve nuk ekishin kuptuar kështu. Ishte krijuar për-shtypja se Marlboro Carbon është më emira, e pas saj ishin renditur Risk-u, AndLow, e të tjerat pas tyre, e që në fakt nuk

kishte as më të voglin dallim. Për tregtarëte cigareve, të kesh në një box të cigareve,nga dhjetë, katër pako Marlboro CAR-BON, që siç thamë, cilësohej si më e mira,do të thoshte shumë. Sepse në bazë tëkërkesave të shumta për atë lloj cigareje,ata fitonin ose në çmim, ose duke ia ruaj-tur atë myshterinjve më të mirë, për t’itërhequr ose mbajtur ata. Me të ’90-tat dhe ambalazhimin, lidhetedhe koka-kolla. Sidomos, në “pazarin egrave”, në Prishtinë nuk kanë qenë tëpakët ata që dilnin me kova a karroca, disakanaqe me koka-kola, fanta dhe sprite, eme ca copa të akullit sa për t’i mbajtur fto-hët ato, në të nxehtin e akumuluar sa ngarrezet e diellit po aq edhe nga najloni mete cilin ishin mbuluar tezgat e tregut. Tëgjithë bërtisnin “lemenka, fanta sprajt”.Gjithnjë duke aluduar lemenka në koka-kollë. Për më keq ishin rastet kur klientëtthonin: “a nuk ke lemenkë a? Hajt ama nifantë pra!”.Kjo nuk kisha dashur të kuptohet sireklamë për koka-kollën e as për marl-boron. Por do të doja të shkonte në“dhomë pa kthim”, ajo vetëdije e ulët ekonsumatorit. E bashkë me të izolimi dhegetoizimi kulturor i asaj kohe, që në masënmë të madhe ishte shkaktarë i kësajvetëdije të ulët.

Artan Krasniqi

MARLBORO, KOKA-KOLLADHE VITET E ’90-TA

Page 9: Pu Kult Nr.4

925 shkurt - 3 mars 2009

Në Kinemanë ABC më 26 shkurt shfaqet premiera e filmit “SEVEN POUNDS”

Dramë / Romansë

Beni, një nëpunës i Zyrës së Taksave, ka një sekret, për tëndihmuar shtatë veta me nevoja të mëdha. Dikur, Timi ishtenjë inxhinier i famshëm i raketave. Ai kishte grua të bukurdhe një shtëpi luksoze në plazh. Në një moment, gjërsa pongiste makinën, pengohet duke folur me celular dhe shkak-ton aksident ku vdesin shtatë veta, përfshi edhe gruan e tij.Kështu, ai vendos që të bekojë shtatë njerëz dhe të bëjëvetëvrasje për të paguar për mëkatin e tij. Ai vjedh bexhin etë vëllait, që punonte në zyrën e taksave, për të gjetur shtatëveta që e meritojnë bekimin e tij. Ai është gati t’u japënjerëzve organet e tij dhe të mirat materiale që ai ka. Plani itij vihet ne rrezik, kur Beni dashurohet në njërën grua, të cilën ai dëshiron ta ndihmoj.Rolet: Will Smith, Rosario Dawson, Woody Harrelson, Michael Ealy, Robinne Lee.Regjia: Gabriele Muccino. Producentë: David Crockett, Ken Stovitz, Domenico Pro-cacci.

Nga data 20 deri më 25shkurt në Kinemanë ABC,shfaqet filmi “Nëntoka 3”,i regjisorit Halil Budakova.

Filmi Seven Pounds shfaqet në tre termine:

17:00, 19:30 dhe 22.00.Bileta: 3 euro

Te: 038 222 086, 038 243 117

Adresa: Rr. UÇK, pn- Kom-pleksi Qafa, 10 000 Prishtinë,

KosovëMob: 044/049 216-233

Page 10: Pu Kult Nr.4

25 shkurt - 3 mars 200910

Djaloshi i cili në filmin “SlumdogMillionaire”, Jamal Malik fitoi 20

milionë rupi, po ashtu në mbrëmjen e sh-përndarjes së Oscarëve rrëmbeu edhe 8Oscar duke përfshirë edhe atë në kategor-inë “filmi më i mirë”. Filmi Slumdog Mil-lionaire në regji të Danny Boyle fitoiçmimin prestigjioz Oscar edhe në kate-goritë: “regjia më e mirë”, “montazhi më

i mirë”, “skenari më i mirë i adaptuar”,“kinematografi”, “këngën e filmit”,“Music score”.Filmi “Slumdog Millionaire” i DannyBoyle është i barabartë me performimin eUsain Boltit ne lojërat olimpike: komik,shokues dhe spektakular. Ky film ta zëfrymën, film që të shtyen ta kapësh per-

sonin që e ke afër dhe të bërtasësh “PO”.Filmi i adaptuar nga libri Q&A nga VikasSwarup është vënë në skenë në ditët mod-erne të qytetit të Mumbait. Filmi fillon meJamal Malik (Dev Patel) një 18 vjeçar qëpunon në një call-center si shitës i çajrave,i cili e gjen shansin që të hyjë ne garën ekuizit “Who want to be a millionaire? Jamal duke qenë një djalosh i paedukuar,

edhe përkundër shantazheve të udhëhe-qësit të show’it Prem Kumar (AnilKapoor) arrin që ti fitojë maksimumin eparave.Askush nuk mund të besojë në suksesin eJamal’it, ndërkaq udhëheqësi i kuizitKumar angazhon policinë që ta torturojnëdhe ta kuptojnë se si i ka ditur që të gjitha

Rreth filmit “Slumdog Millionaire”, fituesit të tetëfishtë të Oscarit të sivjetmë

PREJ ÇAJTORES NË MILIONA

Skenë nga filmi “Slumdog Millionaire”

Page 11: Pu Kult Nr.4

përgjigjet në kuiz. Policia në krye me ofi-cerin Irrfan Khan torturojnë Jamalin meelektroshok në mënyrë që ta zbulojnë semos ka bërë hile gjatë përgjigjeve.Gjatë qëndrimit të Malikit në polici dhe nëkuiz filmi përshkon shumë skena dra-matike, prekëse dhe komike. Ndërkaq sesiJamal Malik i di përgjigjet në pyetjet eshtruara është paksa e çuditshme. Përshembull, në pyetjen për aktorin AmitabhBachchan, Jamali e din përgjigjen ngase nëfëmijëri, ishte mbyllur në nje wc publike,kishte hyrë nga gropa septike vetëm për të

arritur që të marrë autografin e tij. Apo aie di përgjigjen për armën KOLT ngase sii ri ai së bashku me vëllain e tij Saliminduke e shpëtuar Latikën nga disa banditëe dëgjon fjalën KOLT.Ndërsa biografia e fragmentuar e filmitështë: ai është një djalosh që jeton në njëbarakë, fëmijë të cilit i është masakruar eëma nga një sulm anti-musliman, e i cilimë vonë është i detyruar të mbijetojë nënjë qytet të pafund dhe në një shoqëri nëndryshim e sipër e cila është duke u bërëmë e hapur e më urbane.

Muamer Hasani

1125 shkurt - 3 mars 2009

X-MEN ORIGINS:WOLVERINE

Data e shfaqjes – 1 maj, 2009 Rolet: Hugh Jackman, Anna Paquin,Danny Huston, Taylor Kitsch.

Regjia: Gavin Hood

ANGELS & DEMONS

Data e shfaqjes – 15 maj, 2009 Rolet: Tom Hanks, Akiva Golds-man, Ayelet Zurer, Ewan McGregor.Regjia: Ron Howard

TRANSFORMERS: RE-VENGE OF THE FALLEN

Data e shfaqjes - 24 qershor, 2009 Rolet: Shia LaBeouf, Rainn Wilson,Megan Fox, Josh Duhamel. Regjia: Michael Bay

TERMINATOR SALVATION

Data e shfaqjes – 21 maj, 2009 Rolet: Christian Bale, Sam Worthing-ton, Anton Yelchin, Bryce Dallas. Regjia: McG

FILMAT QË DO TË SHFAQËN GJATË VITIT 2009

Page 12: Pu Kult Nr.4

E mërkurë 25 shkurt, në orën 18:00, në amfiteatrine Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës

Shfaqet filmi “Figurat frymëzuese: Duke Ellington dhe Ella Fitzgerald” Duke Ellington njihej edhe si “Mbreti i çelësave”. Gjatë karrierës së tij ai shkroi, luajtidhe ngjyrosi muzikën me tingujt e mirë të bendit të tij. Ky është një atribut shumë ipërshtatshëm për një njeri që festoi historinë Afrikano – Amerikane, që nga skllavëriae deri te orvatjet për të drejtat civile. Narracioni është bërë nga Forrest Whitaker, meincizime të Duke Ellington. Muzika Joel Goodman.

Ella Fitzgerald: Rrëfimi i Zërit Virtuoz - tregohet nëzërin e një mace të quajtur Scat, ky rrëfim dramatik tregonsi Ella me zërin e saj përjetoi një karrierë frymëzuese dhetë shkëlqyeshme. Narracioni është bërë nga Billy DeeWilliams, me incizime origjinale të Ella Fitzgerald. MuzikaJoel Goodman. Regjisor Gary McGivney.Kohëzgjatja e filmit: 35 minuta, me përkthim në gjuhën shqipe.

E enjte, 26 shkurt, në orën 18:00, në amfiteatrin e Bib-liotekës Kombëtare Universitare të Kosovës

Shfaqet filmi artistik “Ngjyra e Purpurt” Ngjyra e Purpurt i bërë në vitin 1985 është një dramë në regji të Steven Spielberg. Kyka qenë filmi i tetë në regji të Spielberg dhe është i bazuar në romanin që e fitoi çmiminPulitzer me të njëjtin emër të shkrimtares Alice Walker. Filmi tregon ngjarjen e një vajzetë re Afrikano–Amerikane të quajtur Celie, dhe tregon problemet me të cilat për-balleshin femrat e këtij komuniteti gjatë viteve të hershme të 1900, përfshirë këtu var-fërinë, racizmin dhe diskriminimin seksual. Personazhi i Celies transformohet dhe ajoe merr veten me ndihmën e shoqërisë së dy femrave tjera. Filmi u nominua për 11 shpërblime të Akademisë, duke përfshirë këtu nominimin përFotografinë më të mirë, Aktoren më të mirë, për Whoopi Goldberg dhe aktoret më tëmira përkrahëse Margaret Avery dhe Oprah Winfrey.Ngjyra e Purpurt po ashtu u nominua për pesë Globe të Arta, përfshirë Fotografinëmë të mirë (Drama), Regjisorin më të mirë, Spielberg, dhe Aktoren më të mirëpërkrahëse Winfrey. Çmimi i vetëm që e mori ishte Whoopi Goldberg për Aktoren mëtë mirë (Drama).Kohëzgjatja e filmit: 153 minuta, me përkthim në gjuhën shqipe.

Pas çdo filmi do të ketë diskutime me panelistë. Hyrja është falas. Të gjithë janë të mirëpritur.

25 shkurt - 3 mars 200912

Page 13: Pu Kult Nr.4

1325 shkurt - 3 mars 2009

Në Galerinë e Arteve e Kosovës, po qëndron ehapur ekspozita e fotografit hungarez Janos Eifert. Janos Eifert, është një nga fotografët më të njohurhungarez. Ai deri tash i ka hapur 160 ekspozita personale dhe 650 kolektive nëpër tëgjitha vendet e botës. Është fitues i 168 shpërblimeve, çmimeve dhe mirënjohjeve.

Të enjten, më 26 shkurt, në orën18:00, në Galerinë Expoart.40hapet ekspozita me punimet eartistit Agim Krasniqi.

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës edhegjatë kësaj jave do të jetë e hapur ekspozitapersonale e piktores Adriana ShasivariKika.

Page 14: Pu Kult Nr.4

100 ligje absolutisht të pathyeshme të suksesit në biznes – Brian Tracy

Ligje universale për arritjen e suksesit në punën dhe jetën tuajPse disa njerëz janë më të suksesshëm në biznes se të tjerët? Pse disa biznese lulëzojnëku të tjerë dështojnë? Oratori i famshëm i biznesit dhe autori i librit, Brian Tracy kazbuluar përgjigjet e këtyre pyetjeve thellësisht të mistershme.Në këtë udhërrëfyes praktik zbulues, ai paraqet një renditjetë parimeve ose “ligjeve universale” që qëndrojnë kudo pasuksesit të njerëzve të biznesit.

100 ligjet absolutisht të pathyeshme të suksesit të biznesitdo t’ju mësojnë si:Ti tërhiqni dhe ti mbani më mirë njerëzit,Të prodhoni dhe të shisni produkte dhe shërbime të shumtadhe cilësore,Të kontrolloni koston më me zgjuarsi, Të zgjeroni dhe të shtoni më me parashikueshmëri, Të zmadhoni edhe akoma më shumë fitimet tuaja.

Hajeni këtë bretkosë! - Brian Tracy

21 mënyra fantastike për të ndaluarzvarritjen dhe për të arritur mëshumë në më pak kohë

BRIAN TRACY është orator profesionist, trajnues dhe kon-sulent, si dhe është kryetari i firmës “Brian Tracy Interna-tional”, një kompani trajnimi dhe konsulence me bazë nëSolana Beach, Kaliforni. Me forcat e veta është bërë edhe mil-ioner. Brian-i i ka mësuar mësimet e veta në mënyrë tëvështirë. E la shkollën e mesme pa marrë diplomën dhe punoipër disa vite si punëtor krahu. Punoi si pjatalarës, grumbulluesdrush, hapës pusesh, punoi në fabrika dhe grumbulloi dengjekashte në ferma. Në mes të të njëzetave u bë shitës dhe filloitë ngjiste shkallët në botën e biznesit. Vit pas viti, duke studiuardhe zbatuar çdo ide, metodë dhe teknikë që mund të gjente,me anë të punës arriti të ngjitej gjithmonë e më lart, derisa u

bë drejtor ekzekutiv për operacionet i një ndërmarrjeje zhvillimi me vlerë 265 milionëdollarë.

25 shkurt - 3 mars 200914

Botimet/Publishing “ELTA BS”Rr. Azem Bejta Nr. 59, Prishtinë

Tel: + 377 44 195 091, + 355 693 500 703Email: [email protected], [email protected]

www.elta-bs.com

Botimet/Publishing “ELTA BS”

Page 15: Pu Kult Nr.4

1525 shkurt - 3 mars 2009

Në gjurmë të kujtimeve 1929 – 1958 – Alfred Spiro MoisiuKujtimet e një Presidenti në 3 Vëllime: Vëll. I Kujtimet, 1921-1958 (Fëmijëria, lufta, shkollimi, fillimi ipunës); Vëll. II 1958-2002 (Vitet e punë, jeta në ushtri); Vëll. III 2002-2007 (Preidenti i Republikës).

Kujtimet e Presidentit Alfred S. Moisiu në tre vëllime tështrira në tre epoka të ndryshme, si dhe gjatë Lftës së DytëBotërore. Në këtë vëllim: Jeta dhe të fshehtat e një prej familjeve më tënjohura shqiptare, asaj të Moisive, të rrëfyera nga një prejpinjollëve më të njohur të saj. Marrëdhëniet e tij me të atin,Spiro Moisiun, majorin e Zogut dhe komandantin e parë tëUshtrisë NÇL. Kujtimet e Alfredit të ri për marrëdhëniet e

të atit me Enver Hoxhën, Mehmet Shehun dhe drejtuesit e tjerë komunistë të kohës.Historia e plotë e familjes Moisiu, e rrëfyer për herë të parë, që prej origjinës deri nëditët e sotme.

Një libër për Librin e Blushit “Të jetosh në ishull”Pro & Kundër Blushit

Ka qenë një roman i shkruar nga Ben Blushi, i njohur mëshumë si politikan dhe publicist në fillimet e karrierës së tij, qëshkundi pluhurin e letërsisë kombëtare, theu rekordin disad-hjetëvjeçar të lexueshmërisë së një libri në gjuhën shqipe, risollinë vëmendjen e opinionit publik debatin për identitetin eshqiptarëve, duke provokuar një debat të paparë në të gjithamjetet mediatike, në të gjithë botën shqiptare. Një libër i vlerësuar dhe i anatemuar, një autor i përkëdhelurdhe i kërcënuar, një vepër artistike e shumë lexuar, e kuptuar dhe e interpretuar nëmënyra të ndryshme, por sidoqoftë një roman i shkruar bukur dhe që lexohet kënd-shëm. Në këtë vëllim janë përfshirë vetëm një pjesë e përzgjedhur e artikujve, shkrimeve dheprononcimeve (rreth 60 të tilla nga media e shkruar), pro dhe kundër Blushit dhe librittë tij, që na janë dukur më të realizuar dhesjellin një problematikë të caktuar sipaspikëpamjeve të artikullshkruesve, dukenisur nga vlerësimet konkrete që ata kanëpër këtë libër.

Libraria Universitare “ARTINI”Rr. Eqrem Çabej p.n.

Instituti Albanologjik i PrishtinësTel&fax: +381 (0) 38 223 196

Libraria Universitare “ARTINI”

Page 16: Pu Kult Nr.4

1625 shkurt - 3 mars 2009MARKETING

pizza & caffe

“Melos”Abdyl Zhdrella

pronar

Rr. Mulla Idriz Gjilani,

Kurriz, Prishtinë

044/ 510-910

044/308-952