16
Nr. 3 18-24 shkurt 2009 botimet/publishing ELTA BS Prishtina Ambasada amerikane shënon muajin e historisë së njerëzve me ngjyrë shënon 30 vjetorin e themelimit Premierë në Teatrin Kombëtar

Plus Kult Nr.3

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Ciceron kulturor për Prishtinën

Citation preview

Page 1: Plus Kult Nr.3

Nr. 318-24 shkurt 2009

botimet/publishing

ELTA BS

Prishtina

Ambasada amerikane shënon muajin e

historisë së njerëzve me ngjyrë

shënon 30 vjetorin e themelimit

Premierë në Teatrin Kombëtar

Page 2: Plus Kult Nr.3

18-24 shkurt 20092

Çdo të diel, në Aveny Bar, muzikë live - Natae Pianos. Mbrëmje me këngët e vjetra qytetare.Rezervimi është i obliguar. Shumë shpejtë kybar do të fillojë edhe me organizimin e mbrëm-jeve muzikore me Etno Classic.

The Mix, te Stadiumi i qytetit tëPrishtinës, çdo të diel, prej orës20:00, organizon mbrëmjemuzikore me Edona Reshitajn.

Jazz Caffe – Restaurant, Sokoli e Mirusha, çdotë mërkurë, të premte dhe të shtunë organizon xhazmbrëmje me Ilir Bajrin, Babukën dhe Arian Rando-bravën. Të hënave muzikë e vjetër qytetare me AgonXharrën në harmonikë dhe Babukën me tarabuk, si

dhe befasi të ndryshme me të ftuar special.

Page 3: Plus Kult Nr.3

AMANETI I TROJËS

Një nga albumet më të realizuara kohët efundit në Kosovë pa dyshim ështëAmaneti i “Clown”-it”, i rok grupit“Troja”. Kënga me të njëjtin titull, sapo kadalë është bërë hit i padiskutueshëm. Ajoështë një këngë që ka një tekst shumë tëmirë dhe me një mesazh të qartë. Ndërsamelodia edhe një herë na e bën me dije sekur muzika jonë tradicionale kombinohetme atë moderne, në këtë rast me muzikënrok, mund të dal diçka e mrekullueshme.Djemtë e grupit “Troja” e kanë dëshmuarse janë mjeshtër të këtij kombinimi. Albumi Amaneti i “Clowni”-it ështëpunuar për dy vjet me producentinLeonard Canhasi nga “Domino-GR”. “Kyalbum përmbanë 10 këngë dhe që të gjitha

janë me mesazh”, thotë Florenti, kitaristii grupit “Troja”. Ai është i sigurtë se al-bumi do të pëlqehet nga publiku. Thotëse ka arsye për ta besuar këtë. “Ështëalbum i cili tregon realitetin tonë, ashtu siçtregon edhe teksti i këngës Amaneti i“Clown”-it. Njerëzit janë lodhë prej sh-ablloneve të përditshme si kulturore e so-ciale. Qe 10 vjet po i njëjti shabllon po narrethon, të njëjtat fjalë po i dëgjojmë. Botaka ec përpara ka ardhë koha që ne me ihap sytë”, thotë Florenti.Grupi “Troja” është në përgatitje edhe tënjë spoti tjetër me njërën nga këngët ekëtij albumi. Ndërsa thonë se do të mba-jnë koncerte jo vetëm në Prishtinë, porkudo që kanë adhurues, sepse ata janëpjesë e realitetit për të cilin këndon“Troja”.

18-24 shkurt 2009 3

“Troja” përbëhet prejBujar Berishës, vokalist,Florent Bajrami, kitarë,Agron Ejupi, bas kitarëdhe Violand Shabani,bateri.

Nëse organizoni një ngjarje kulturore nëPrishtinë e mendoni se duhet t'i lajmëronitë tjerët atëherë "Plus Kult" është vendi

ideal. Pavarësisht nëse jeni insitucion privatapo publik apo thjeshtë keni ndërrmarrënjë iniciativë për të organizuar një ngjarjekulturore na lajmëroni për aktivitetin tuaj

përmes e-mail adresë[email protected], ose në numrin e tele-

fonit 044/049-399-207.

Editor: Agron KrasniqiKoordinator: Artan Krasniqi

Tel: 044/049-399-207Email: [email protected]

Realizimi kompjuterik dhe dizajni: Albedo - www.albedo.info

Fatmire Tullari

Page 4: Plus Kult Nr.3

Shfaqet Baleti “Bukuroshja e Fjetur” – “The SleepingBeauty”.

Koreografe dhe regjisore: Sylvia Tomova (prima bale-rina - Bullgari). Sipas versionit të Marius Petipa. Asis-tente: Vjollca Llugiqi.

Skenografia dhe kostumet: Linda Polloshka. Drejtor ibaletit: Ahmet Brahimaj. Organizator dhe inspecient:Jonuz Beqiraj. Ndriçimi: Sherif Sahiti. Dizajnere:Bardha Neziri Princesha Aurora: Luljeta Ademi. Princi Desire: SinanKajtazi

Jepet Performanca “MAN(N) WIRD MENSCH”Nga Philip dhe Stefan Lirsch (performancë mysafire ngaAustria)

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, të martën, më 24Shkurt, në ora 20:00 do të jepet premiera e komedisë“Dejzilend” e autorit amerikan Kristofer Durang. Regjinëe kësaj komedie e ka bërë Agon Myftari, regjisor i ri koso-var. Ekipi e shfaqjes përfshinë aktorët: Ilire Vinca, YllkaGashi, Ernest Malazogu, Adriana Matoshi dhe YlberBardhi.

“Dejzilend” është një komedi e dramaturgut amerikan Kristofer Durang, e cila merret me jetëne një djali të ri në kërkim të identitetit, me përpjekjet e tij të mëdha për të mbijetuar dhe mbi të gjithapër t'i zgjidhur misteret dhe problemet e jetës, probleme këto të cilat vijnë si rrjedhojë e ndikimit tëmbrapsht dhe e papërgjegjësisë së prindërve të tij. Tek kjo komedi absurde, dramaturgu arrin t'imishërojë aq bukur farsën, satirën, dhe humorin e krisur gjë që shkakton të qeshura të shpeshta tekne, por që në të njëjtën kohë në mendjet tona ripërtypet çështja e fatit, e rritjes dhe edukimit të fëmijëvenë situata të ndryshme jetësore. Pra autori e përdor këtë komedi të errët për të hedhur dritë mbi tëvërtetën që fshihet prapa të qenit prind i dështuar, mishëron komiken dhe absurdin për të përqeshurvese e huqe të tilla njerëzore.

18-24 shkurt 20094

Të enjten, më 19 shkurt, prej orës 20:00

Të shtunën, më 21 shkurt, prej orës 20:00

“DEJZILEND” në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Page 5: Plus Kult Nr.3

Tel.: Zyrë; 038 230 623, 044 313 065E-maili: [email protected]

18-24 shkurt 2009 5

E mërkure, 18Shkurt, Ora19:30Shfaqet Drama: “Tregimi zo-ologjik”Autor: EduardAllbe

Regjisor: Sokol PlakolliLuajnë: Mentor Zymberaj dhe IsmetAzemi

E enjte, 19 Shkurt, Ora 19:30Shfaqet Komedia: “Stjuardesat”Regjia: Armond MorinaLuajnë: Flutura Zeneli, Edita Dula,Arta Selimi, Albulena Bardhi, Ar-mend Baloku, Besart Sllamniku

Bernardi bashkëjeton me tri stjuardesa.Bernardi është mjeshtër i mashtrimeve. Përta komplikuar situatën një shok i tij vjenpër banim në shtëpinë e shokut. Një ditëstjuardesat aterrojnë pa plan dhe fillojnë

situatat komike deri në lot.

TEATRI I KUKULLAVEE shtune, 21 shkurt, Ora 12:00Teatri i kukullave jep shfaqjen:“Pula klloçkë e Abës loçkë”Teksti: S.J. Marshak Regjia: Melihate QenaLuajnë: Roza Berisha, Valdet Rama,Avni Hoti, Fik Gashi, Avdi Azemi,Xhejlane Godnci, Shukrie Hyseni,Anita Muriqi.

Fabula e shkurtër.Një pulë, e bënë vezën, por miu në lojë esipër e thyen vezën dhe gjyshja i vë vezëpate për ti qelur. Kur qelen patat pulaështë e hutuar sepse zogjtë janë krejtndryshe, ndërsa gjyshja e gjyshi nuk dinësi ti tregojnë. Pula i ka zogjtë të vetë dhezogjtë e kanë një nënë e cila kujdeset dhei donë ata.

Për shkak të xhirimeve të një serialiteleviziv, në Teatrin ODA, në inter-valin kohor 18 - 24 shkurt, nuk do të

ketë shfaqje.

Page 6: Plus Kult Nr.3

TEATRI I BABËS

Jepet shfaqja: “Sonte jam vetëm”Autor: Andre Paul Antoine Regjia: Enver PetrovciLuajnë: Ilir Tafa dhe Niada SaliasiSkenografia: Blendina Xhema, Kostumet: Nora Qerreti,Muzika: Hekuran KrasniqiMjeshtër skene dhe ndriçimi: Amir PetrovciMenaxher i shfaqjes: Virusi

Jepet shfaqja “Droga vret”

Shfaqja “Droga vret” është në repertorë që nga themelimi iteatrit. Kjo shfaqje ka në fokus luftën kundër dukurive tëdëmshme shoqërore si: droga, sida, prostitucioni, mosvijimi irregullt i mësimit etj. Gjithçka fillon me ardhjen e Agonit nëklasë. Një adoleshent ky i cili është përdorues i substancavenarkotike. Ai për një kohë të shkurtër arrin që të gjithënxënësit e tjerë t’i kthej në rrugën e vet, përpos Dardanit i cilime ngulm e lufton atë dhe të gjithë shokët e tjerë të klasës,por pa sukses që t’i ndaloj. Bile as kujdestarja e tyre nuk arrinta ndaloj degjenerimin e nxënësve të saj. Tragjedia përfundon atëherë kur nxënësit fillojnë të vetëdije-sohen për gabimet e tyre, por për disa nga ta është tepër vonë.

Jetoni, një djalosh i ri, një ndër nxënësit më të mirë në klasë, veç kishte vdekur më parëngase u infektua nga virusi HIV, kurse Agoni vdes nga përdorimi i tepërt i substancavenarkotike.

Autor dhe Regjisor: Sokol PlakolliLuajnë: Enver Hyseni, Pranvera Uka,Shpresa Sekiraça, Dardan Dreshaj,Lura Rexhepi, Liridona Sekiraça,Anita Ahmeti, Gëzime Uka, DurimGashi. Realizuar nga Studio e aktrimit “Fil-izat”

18-24 shkurt 20096

Të mërkurën, më 18 shkurt dhe të premten, më 20 shkurt. Ora 20:00

Të mërkurën, më 19 shkurt, ora 18:30

Page 7: Plus Kult Nr.3

18-24 shkurt 2009 7

Në Galerinë e Arteve të Kosovës vazhdon të jetë ehapur ekspozita me rastin e 30 vjetorit të theme-limit të kësaj galerie. Punimet e tyre i kanë prezan-tuar të gjithë ata që kanë punuar në Galeri gjatëkësaj periudhe. Secili autorë është paraqitur me nga3 punime.

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturësedhe gjatë kësaj jave do të jetë ehapur ekspozita personale e piktoresAdriana Shasivari Kika.

Të enjten, më 19 shkurt, prej orës 19:00, nëFashion Café do të mbahet performansa e dyartisteve kosovare, Zana Duraku dhe RamizeSelimi e quajtur "Performansa e Maskës”. Nëkëtë performansë janë të angazhuar gjithsej15 njerëz të cilët do të jenë të maskuar dhe tëveshur me kostume të punuara enkas. E gjithëperformansa do të zgjasë 1 orë.

Perandori Justinian

Page 8: Plus Kult Nr.3

Rreth filmit "He's Just Not That Into You"

“MË DON, S’MË DON”

I frymëzuar nga një episod i “Sex and theCity”, filmi sjell debatin më të përfolur nëplanet, atë të keqkuptimeve mes femravedhe djemve në çështjet e dashurisë

Njëherë Sigmund Freud ka pyetur, çfarëdëshirojnë gratë? Nëse e gjykojmë nga fil-mat e fundit feminist, del se gratë duandisenjator të mirë për rrobat e tyre,martesë ekstravagante dhe një burrë që ikupton. Po, si duket burri që i kupton? Sie din vajzat nëse një djalë është i interesuarpër to?

Ideja e filmit është se nëse një djalë dësh-iron të thërret një vajzë, e thërret. Ështëaq e thjesht, nëse një djalit i pëlqen njëvajzë, ai do të marrë mundin dhe të gjejëarsye t’i telefonojë. Ndoshta edhe të gjejarsye, qoftë edhe qesharake, për të takuaratë vajzë. Vajza, nëse nuk ju thërret njëdjalë pas një takimi, nuk jeni bash duke ipëlqyer këtij djali, dhe bëni mirë ta harronikrejt këtë muhabet e të mos humbisnikohë, ose hala më e rëndësishme, të mose lëndoni zemrën tuaj. Filmi nuk ka ndonjë vështrim të thellë dhembresëlënës, por kjo komedi e këndshmetregon mjaft gjëra në këtë temë, për të rin-jtë dhe problemet e dashurisë, shumica etë cilëve janë në vitet e tridhjeta të tyre.

18-24 shkurt 20098

Në Kinemanë ABC vazhdon të shfaqet filmi“ Fool's Gold”

Aksion/ AventurëBen Finegan, një sërfist i apasionuarmundohet të gjejë thesarin legjendar tëshekullit 18. Ai kërkon 40 arka me the-sarin e Mbretëreshës, që kishte humburnë vitin 1715. Gjatë kërkimit, Fini fun-dosë gjithçka që kishte, edhe martesënme Tesën. Sapo Tesa të gjejë jetënpërsëri, duke punuar në anijen e një mil-ioneri, Beni gjen një shenjë me rëndësi sesi të gjendet thesari. Ai me dinakëri e bind

milionerin që të futën në kërkim të thesaritbashkë. Por, në këtë kërkim Beni dhemiqtë e tij nuk janë të vetëmRegjia: Andrew Tennant. Rolet:Matthew McConaughey, Kate Hudson,Roger Sciberras, Donald Sutherland,Ewen Bremer.

Filmi Fool's Gold shfaqet në tre termine:

18:00, 20:00 dhe 22.00.Bileta: 3 euro

Te: 038 222 086, 038 243 117

Kate Hudson

Page 9: Plus Kult Nr.3

18-24 shkurt 2009 9

"He's Just Not That Into You"nuk shteron asnjëherë me ide,por asnjëherë nuk është edheaq brilant. Mbetet një film imirë dhe i këndshëm. Aktorët janë ndër më të mirët,me yjet Jennifer Connelly, Jen-nifer Aniston, Drew Barry-more dhe Scarlett Johansson.Secila prej tyre ka së paku njëmoment në film ku e tregonpse ka humbur kohë për tëbërë filmin. Barrymore ka shumë fjalë të qëlluara gjatëgjithë kohës, dhe sjell sa më shumë qëmundet këndvështrime në aspektet e kup-timit të djemve. Connelly është një vajzë ekujdesshme deri në çmendi, dhe të gjithaproblemet e saj mundohet t’i harrojë dukerimodeluar shtëpinë. Aniston, një e brak-tisur disa herë, e kupton se i dashuri i saj itanishëm (Ben Affleck) ndoshta asnjëherënuk do t’i propozojë që të martohen. DheJohansson është një vajzë e re dhe shumëe rrezikshme, e cila gjatë gjithë kohësndjek burrat e martuar. Por revolucioni i vërtetë i filmi është Gin-nifer Goodwin, e cila luan rolin e Gigi, njëhumbëse e shumëfishtë e dashurisë. Giginuk mbrohet nga gënjeshtrat, jep shumëpër një lidhje, dhe pothuajse gjysmën ekohës e kalon ulur afër telefonit. Duket si një frymëzim i ardhur nga loja efëmijëve “Më don, s’më don”, por filmiqëllimin kryesor e ka që të tregoj dallimine madh që kanë vajzat e djemtë, dhe ke-qkuptimet që mund të ndodhin nga kydallim.

Filmi po ashtu është njëpromovim i mitit më tëmadh të komedive roman-tike, ku njerëzit gej shu-micën e kohës së tyre tëlirë e harxhojnë duke ubrengosur për fatin emiqve të tyre që nuk janëgej. Filmi është i bazuar në lib-rin e Greg Behrendt dheLiz Tuccillo me të njëjtin

titull, ndërsa vetë libri është i frymëzuarnga një episod i serialit të famshëm “Sexand the City”.

Titulli i referohet thënies së Berger, njëritnga të dashurit e personazhit kryesor të“Sex and the City”, Carryet. Në këtëepisod, shoqja e Carryet, Miranda thotë seështë duke marrë mesazhe të përziera nganjë djalë me të cilin ka dal në takim, ndërsaBerger i përgjigjet se në fakt nuk do tëndodh asgjë dhe se djemtë nuk janë aspaktë komplikuar, thjesht nuk i ka pëlqyer. Nga kjo episod prej 30 minutash, regjisoriKen Kwapis e ka kthyer storien në një filmrreth 2 orësh, ndërsa skenarin e kanëshkruar Abby Kohn dhe Marc Silverstein.

Përgatiti: Muamer Hasani

Page 10: Plus Kult Nr.3

Muaji shkurt ështëmuaji i Historisë

Afrikano-Amerikane, dheky muaj kaq i rëndësishëmnuk ka pasur arsye asnjëherë më shumë setani të festohet, me presidentin BarackObama. Kjo ngjarje e madhe ka bërë qëedhe vetë Ambasada Amerikane në Pr-ishtinë ta shënoj këtë muaj me Festivaline Filmit “Ëndrra amerikane: Afrikano-amerikanët në politikë, muzikë dheletërsi”.

Festivali do tëmbahet nga 24shkurti deri më27 shkurt, çdonatë në Bib-liotekën Kom-bëtare dheUniversitare tëKosovës. E gjithë kjo dotë filloj mefilmin e Bi-

ografisë së Obamas, që do të jepet nga ora18:00 më 24 shkurt në BKUK. Presidenti i shtetit më të fuqishëm në botëështë lindur nga një nënë e bardhë,amerikania Ann Dunham, dhe babai mengjyrë nga Kenia Hussein Obama. Nëfilm do të mund të kuptoni më shumë për

studimet e tijnë Harvard, sidhe përmënyrën se sitensionet raciste që kanë mbizotëruar nëNew York e kanë shqetësuar gjithnjë Oba-man. Gjithë kjo bënë që në vitin 2004, aitë zgjedhet në Senatin e SHBA-së si për-faqësues demokrat nga Illinois, dhe ka fi-tuar një vëmendje kombëtare pasi kambajtur një fjalim të shkëlqyer në Kon-ventën Kombëtare të Demokratëve nëBoston. Filmi po ashtu do të rrëfej edheudhëtimin e tij deri në realizimin e ëndrrësamerikane, atë të bërjes së një presidenti,pavarësisht të kaluarës apo ngjyrës. Pas Prishtinës, të premten, më 27 shkurt,biografia e presidentit të 44 amerikan dotë shfaqet edhe në Çagllavicë, duke filluarnga ora 12:00 në Qendrën Mediale.Figurat inspiruese të Duke Ellington dheElla Fitzgerald do të jenë temë e trajtimittë filmit qëdo të shfaqettë mërkurën,më 26 shkurt,po ashtu ngaora 18:00 nëBKUK. Duke Elling-ton ështëkompozitor epianist, muzi-cienti më i

18-24 shkurt 200910

Ambasada Amerikane shënon Muajin e Historisë sëNjerëzve me Ngjyrë

LEGJENDAT QË NDRYSHUANHISTORINË

Barack Obama

Artan Krasniqi

Page 11: Plus Kult Nr.3

njohur i muzikës jazz, reputacioni i të cilitështë rritur sidomos pas vdekjes së tij, aqshumë sa çmimet Pulitzer kanë një çmimme emër të tij. Ella Fitzgerald, e njohur poashtu edhe si Zonja e Parë e Këngës, ështëe njohur për zërin e saj të mahnitshëm, qëështë shtrirë në tri oktava. Të enjten, më 26 shkurt do të jepet filmi

“ T h eC o l o rPurple” ,film qëështë bërënë vitin1985, dheështë i

bazuar në romanin me emrin e njëjtë tëshkruar nga Alice Walker. Filmi është njërrëfim për një grua afrikano-amerikane, tëquajtur Celie, përmes së cilës tregohet jetae vështirë e grave me ngjyrë në fillim tëviteve 1900. në këtë kohë, përveç racizmit,këto gra ballafaqohen me varfëri dhediskriminim seksual. Muaji i Historisë së njerëzve me ngjyrëështë një festim i arritjeve të njerëzveafrikano-amerikan, që është njohur zyrtar-isht si festë që nga viti 1926, fillimisht sinjë javë, e më pas është shndërruar në njëmuaj. Edhe pse afrikano-amerikanët janë

në SHBA që nga fillimi i kolonizimit, tëdrejtat e tyre kanë filluar të respektohenvetëm në shekullin e njëzet, kur edhe këtanjerëz kanë filluar të hyjnë në historinëkombëtare amerikane. Gjithë kjo festë është një meritë e CarterWoodson, një njeri i lindur nga prindër qëdikur ishin skllav, e që si pasojë, edhe vetëCarter kishte kaluar rininë duke punuar nëminiera, para se në moshën 20 vjeçe tëmos fillonte shkollën e mesme. Dy vite mëvonë ka diplomuar në shkollën e mesme,ndërsa më vonë ka marrë shkallën e Dok-torit në Harvard. Woodson ka vendosur që të inicioj futjene amerikanëve me ngjyrë në historinëkombëtare. Ai e ka themeluar shoqërinëpër studimin e jetës së njerëzve me ngjyrënë vitin 1915. Në vitin 1926, ai e ka filluarJavën e Historisë Njerëzve me Ngjyrë, përtë sjell vëmendjen kombëtare për njerëzitme ngjyrë dhe rëndësinë e futjes së tyre nëhistori. Ai e ka zgjedhur javën e dytë tëmuajit shkurt për këtë festim, për shkak segjatë kësaj jave është shënuar ditëlindja edy njerëzve që kanë pasur influencë tëmadhe në popullsinë amerikane mengjyrë, Frederick Douglass dhe AbrahamLincoln.

18-24 shkurt 2009 11

E mar te, 24 shkur t, ora 18:00 në BKUK jepet "Obama's Biog raphy"E mërkurë, 25 shkur t , ora 18 :00 në BKUK, jepet "Insp i r ing F ig-ures : Duke El l ingon and El la F i tzgera ld"E enjte, 26 shkur t , ora 18 :00 në BKUK, jepet "The Color Purple"E premte, 27 shkur t , ora 12 :00 në Qendrën Media le në Çaglav icë ,jepet "Obama's Biog raphy"

ORARI:

Page 12: Plus Kult Nr.3

Kufiri - Profi

Edhe pse nuk e dinte se çka ishte sim-boli, metafora, krahasimi e të tjera si këto, ama kishte një figurë qëe njihte mirë; ishte përpëlitur gjatë mes paradoksesh të mëdha qëia marrosnin jetën dhe herë herë e bënin të ngulfatej në atë mes.…Te ne nuk ekziston tolerimi, tolerimi i fituesve ndaj humbësvedhe respekti i humbësve ndaj fituesve…prandaj unë e kam humburbesimin, më tremb se në vend të shtetit, mos bëjmë “shqiptarhane”. …Njerëzit, edhe kur s’kanë kufij, ia vënë ato vetes. Të jetosh një jetë me ty,është pak.

Në intimitet…nga Rita – Rita Petro

“…Disa e tërhequr nga loja e të mëdhenjëve të poezisë shqipe,që shqepen duke dhënë intervista, Rita Petro duket se e sodit pakurrfarë xhelozie suksesin mediatik të kolegëve në shtojcat le-trare, në festivalet e poezisë apo në ekranin televiziv…Një poezi e cila për më tepër ka vetinë të jetë e saktë dhe të qëllojpo thuaj gjithmonë në shenjë. Poezi emancipuese, edëshirueshme për të gjithë ata që ndihen në harmoni me sub-stancën e vet dhe që e dinë se në punë pasioni e ndjenjash fjalanuk vret por çliron”. - Ardian Marashi

Rita Petro (Filipi) ka lindur nëTiranë më 13 mars 1962. Në

vitet 1980-1984 ka kryer studimet në Universitetin eTiranës, Dega Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Më 1993është specializuar në Unversitetin e Athinës për Filo-zofi dhe Kulturë Greke. Rita Petro është bashkautore në 16 tekste shkolloreqë përdoren aktualisht në Shqipëri, Maqedoni dhe

Kosovë. Sipoete ajo kabotuar 3 vëllime me poezi, të cilat, në çastin qëjanë botuar, janë vlerësuar mjaftë nga kritika le-trare; “Vargje të përfolura”- 1993, “Shija e instik-tit” – 1998, “Këtu poshtë këndohet live” – 2002.

18-24 shkurt 200912

Shtëpia Botuese

Shtëpia Botuese “Albas”Rr. Eqrem Çabej, 47

Prishtinë Tel/fax (038) 545 139

E-mail: [email protected]

Rita Petro

Page 13: Plus Kult Nr.3

Si u bë drejtori i përgjithshëm EKSPERT I MAR-KETINGUT - Xhek Traut

1. Ku qëndron thelbi i marketingut?Prodhimi duhet të jetë ndryshe që blerësit ta blejnë prejnesh dhe jo nga konkurrenca jonë.2. Çfarë janë në të vërtetë brendet?Gjetja e emrit dhe krijimi i imazhit të ndryshueshmërisë nëkokat e blerësve tanë.3. Çfarë strategjie prodhimi na nevojitet?Bëhuni i pari ose i dyti në kategori ose trilloni kategorinë ere! ...

BËHU SUPERSHITËS - Brian Tracy

Mos harro se, askush s’është më i mirë dhe më i mençur se ti. Ata vetëm i kanë mësuar21 metodat e shkëlqyeshme për t’u bërë shitësit mëtë mirë dhe ata i ushtrojnë ato metoda çdo ditë. Kurtë fillosh t’i praktikosh edhe ti këto ide, do t’i shikosh,menjëherë, rezultatet.Këto janë disa nga metodat:1. Beso në përsosuri2. Vepro sikur të ishte e pamundur të dështoje3. Merru më gjithë zemër me shitjet e tua ...

18-24 shkurt 2009 13

Botimet/Publishing “ELTA BS”Sheshi i librit - Prishtinë

Brian Tracy është orator profesionist, trajnues dhekonsulent, si dhe është kryetari i firmës “BrianTracy International”, një kompani trajnimi dhekonsulence me bazë në Solana Beach, Kaliforni.Me forcat e veta është bërë edhe milioner. Sot, li-brat, programet audio dhe seminarët video të tijjanë përkthyer në 35 gjuhë dhe përdoren në 52vende.

Xhek Trauti është kryetari i “Trout &

Partners”, një nga kompanitë konsulente,

më prestigjioze në fushën e marketingut,

me zyra në 13 vende në tërë botën.

Botimet/Publishing “ELTA BS”Rr. Azem Bejta Nr. 59, Prishtinë

Tel: + 377 44 195 091, + 355 693 500 703

Email: [email protected],[email protected]

Page 14: Plus Kult Nr.3

Libraria Universitare “ARTINI”

Historia e Ilirëve - Selim IslamiPërmbledhja e eseve dhe studimeve të paraqitura nëkëtë botim përbën pa dyshim një pjesë të rëndësishmetë arritjeve të arkeologjisë shqiptare në gjysmën e dytëtë shekullit të 20-të, arritje që kishin të bënin në radhëtë parë me vetë formësimin e arkeologjisë si disiplinëshkencore dhe evidentimin e rrugëve të zhvillimit të saj;përcaktimin e strukturave, prioriteteve, fushave tëstudimit dhe problemeve kryesore që kërkonin trajtimtë thelluar. Profesor Selim Islami ishte pikërisht njeriukyç, që, së bashku me kolegë të tjerë, luajti rolin kryesornë këtë fazë sa delikate aq edhe domethënëse për arke-ologjinë shqiptare. Nëse sot mund të flasim për një histori të arkeologjisë shqiptare dhemendimit arkeologjik shqiptar, kjo i kushtohet shumë kontributit, personalitetit dhepërkushtimit të prof. Selim Islamit.

“Bija e heshtjes”, romani debutues i Kim Edwards-it delnë Shtetet e Bashkuara, në fund të muajit Maj të 2006, menjë tirazh prej 80 000 kopjesh. Dy javë pas daljes “Bija eheshtjes” është në vendin e parë si libri më i shitur në tëgjithë vendin. Në vjeshtë të vitit 2006 “Bija e heshtjes”bëhet romani më i këshilluar nga libraritë e pavaruraamerikane. Numri i librave të shitura kap shifrën një milione gjysmë. Në fillim të vitit 2007, më se tre milion libra tëshitur, ndërkohë është në proces të botimit në shumë shtetesi: Angli, Francë, Brazil, Izrael, Kinë, Rusi e shumë të tjera. Është një rast i jashtëzakonshëm i artit të fjalës. Ka diçka magjike e

misterioze në këtë roman, dhunti të rrallë për t’i folurdrejtpërdrejtë zemrës së njerëzve.

The New York Times.

18-24 shkurt 200914

Selim Islami ka lindur në fshatin Pandalejmon të Rrethit të Sarandës. Studimet emesme i ka kryer në Normalen e Elbasanit më 1943, kurse ato të larta në Universitetine Moskës. Me kthimin nga studimet ai u emërua në Institutin e Shkencave. Që ngaviti 1952 e deri më 1966, ai drejtoi Muzeun Arkeologjik-Etnografik.

Kim Edwards u lind në 4 maj 1958, nëKillen, Teksas. Kur ishte dymuajshe,familja u vendos në Nju-Jork, ku ajo urrit. Romani i saj i parë “Bija e heshtjes”është klasifikuar një nga bestsellerët mëtë suksesshëm për “New York Times”.

Libraria Universitare “ARTINI”Rr. Eqrem Çabej p.n.

Instituti Albanologjik i PrishtinësTel&fax: +381 (0) 38 223 196

Page 15: Plus Kult Nr.3

Titujt më të shitur

Titulli: Kthesa historike – Vitet e Gjermanisë dhe epoka e LDK-sAutori: Jusuf Buxhovi; Botues: Faik Konica (Prishtinë).

Titulli: Politika ndërmjet kombeve – Lufta për pushtet dhe paqeAutor: Hans J. Morgenthau; Botues: Instituti i studimeve Nderkombëtare – Tiranë.

Titulli: VagabondiAutor: Bernard Cornwell; Botues Ombra GVG.

Titujt e rinj

Titulli: Kujtesa dhe trajtimi i saj në literaturën shqipe nomotikeAutor: Pajazit Nushi; Botues: ASHAK.

Titulli: Mjek te Ali PashaAutor: Henri Holland; Botues: Migjeni.

Vepra 1-4Autor: Rrahman Dedaj; Botues: Faik Konica.

Kompletin prej 4 volumesh të autorit Rrahman Dedaje sjell për lexuesit shtepia botuese Faik Konica, e cila iu mundëson lexuesve e sidomosadhuruesve të poezisë që të kenë në duart e tyre të përmbledhur poezinë e shkrimtaritRrahman Dedaj (në tri volumet e para) dhe tregime e vjersha (në volumin e katërt).

Ky komplet i përbërë prej katër volumesh përmban:

Vepra letrare 1 – Me sy Kange * Simfonia e fjalës Balada e fshehur* Etje

Vepra letrare 2 – Gjërat që s’preken * Jeta gabonFatkeqësia e urtisë

Vepra letrare 3 – Dreqi nuk plaket * Kryqëzim hijesh Zoti thotë ndryshe Adam

Vepra letrare 4 – Mëshehtësia * MedaloniDy liqej * Zogu dhe kulla

18-24 shkurt 2009 15

Libraria "Dukagjini"Adresa: Sheshi "Nëna Terezë',nr. 20, PrishtinëTel. 038 248 143, Email:[email protected]

Page 16: Plus Kult Nr.3

18-24 shkurt 2009 16

pizza & caffe

“Melos”Abdyl Zhdrella

pronar

Rr. Mulla Idriz Gjilani,

Kurriz, Prishtinë

044/ 510-910

044/308-952

MARKETING