20
Lënda : Tema : Ligjeruesi : Prof. Petrit Pollozhani

Punim Seminarik Inflacioni

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Punim Seminarik Inflacioni

Lënda :

Tema :

Ligjeruesi : Prof. Petrit Pollozhani

Punoi : Zamira Bexheti

Maj-2009

Page 2: Punim Seminarik Inflacioni

Përmbajtja:

-Kuptimi i Inflacioni

-Norma e inlflancionit

-Deflacioni

-Desinflacioni

-Llojet e inflacio *Inflacioni i moderuar *Inflacioni galopant *Hperinflacioni

-Pasojat e inflacionit

-Shkaqet e inflacionit

-Masat antiinflacionare

-Kostot e inflacionit

Page 3: Punim Seminarik Inflacioni

Inflacioni

Inflacioni është një rritje ngulmuese e çmimit të të mirave dhe shërbimeve, shkaktuar nga disniveli i krijuar nga një sasi e vogël e të mirave materiale në treg dhe e një sasie të madhe të parasë në qarkullim. Inflacioni mund të shkaktohet nga rritja e sasisë së parasë në qarkullim ose nga kërkesa si pasojë e shpenzimeve të qeverisë ose shtypjes së parasë së re. Gjithashtu ajo mund të vijë edhe si pasojë e uljes së ofertës së të mirave materiale.

Fjala inflacion per here te pare u perdor ne SHBA per te shprehur rritjen e madhe te emmeve dhe te qarkullimit te parase gjate kohes se luftes qytetare te viteve 1861-1865,kur qevera ishte e shtrenguar te emetoj para letre per te financuar luften.

Fjala inflacion vjen nga latinishtja "inflare"qe do te thote fryrje,zmadhim etj.

Me inflacion kuptojm ate qrregullim te proceseve ekonomike dhe financiare ne mes te ofertes dhe te kerkeses se mallrave dhe te sherbimeve i cli shprehet me rrtjen e emimeve dhe me zhvleresimn e parase.

Ose:Me inflacion kuptojme ate qrregullim monetar qe krijohet me leshimin ne qarkullm te nje sasie me te madhe kartmonedhash dhe sorrogate te parase ne krahasim me sasine e domosdoshme te parave ari.

Shume autor kane dhen definicione te ndryshme lidhur me inflacionin dhe nder ta mund ta cekum edhe Samuel Sonin i cili thote se me inflacion kuptojme periudhen e rritjes se pergjithshme te emmeve te mallit dhe te faktoreve te prodhimt.Inflacion ndikon ne prodhim,shprendarje,emm,konsum,ne blancin e pagesave , etj.Inflacioni i asaj kohe pershkruhet keshtu:"Dikur kemi shkuar ne dyqan me para nee xhepat tone dhe jemi kthyer me plote gjera ushqimore ne shportat tona.Tani po shkojme me shporta plote para , kurse po kthehemi me gjera ushqmore te cilat mund ti fusim ne xhepa".

Inflacioni përbën një nga semundjet makroekonomike dhe konsiderohet shqetësim serioz për ekonomine në teresi dhe per firmat ne vecanti. Per këtë arsye cdo qeveri inflacionin e sheh si një ndër piketat kryesore stabilizuese makroekonomike. Inflacioni shkaktohet nga rritja e sasisë së parasë në

Page 4: Punim Seminarik Inflacioni

qarkullim dhe zvogelimi i sasisë së të mirave materiale në treg. Monetaristet e ditëve të sotme gjetën një pergjigje bindëse pse fryhen cmimet:

Inflacioni është një fenomen i kerkesës për para!

Norma e inlflancionit :

Me inflacioni do të kuptojmë ngritjen e vazhdueshme te nivelit te përgjithshëm te çmimeve.

Niveli I cmimeve (t) – Niveli I cmimeve (t-1)

Norma e Inflacionit (t) = x100

Niveli I cmimeve (t-1)

ku t është periudha korente dhe t-1 është periudha paraardhëse .

Sic del edhe nga përkufizimi i mësiperm, është e domosdoshme të theksojmë se inflacioni është një dukuri ekonomike qe shpreh ngritjen e nivelit të përgjithshëm të cmimeve dhe jo të cmimeve të mallrave apo të shërbimeve të vecanta. Me ngritjen e nivelit të përgjithshëm të cmimeve kemi parasysh ngritjen e nivelit mesatar të tyre. Natyrisht, jo të gjitha cmimet ngrihen në të njëjten masë gjatë periudhes së inflacionit. Disa cmime ngrihen më shumë, ndërsa të tjerë ngrihen më pak, sidoqoftë në një situatë inflacioniste niveli mesatar i tyre ngrihet.

Krahas inflacionit , me ndryshimin e nivelit të çmimeve lidhen edhe konceptet e diflacionit dhe të desinflacionit.

Deflacioni pasqyron procesin e rënies së çmimeve mesatare nën nivelin e periudhës paraardhëse. Ndryshe deflacioni mund të përcaktohet si inflacion nagativ

Pra deflacioni është dukuri e kundërt prej inflaciont dhe paraqet joekujlibrin monetar.Joekujlibri monetar gjatë inflacionit shprehet kur sasia e parasë në qarkullim është më e vogel se ajo që është e nevojshme,kurse te inflacioni joekujlibri monetar shprehet kur sasia e parse në qarkullim është më e madhe

Page 5: Punim Seminarik Inflacioni

se sa ajo që është e nevojshme.Ketu qëndron edhe dallimi i inflacionit ndaj deflacionit. Kuptimi i deflacionit te autorët e ndryshëm kuptohet,pra si e kundërta e problemit te inflaciont .Nese inflacionin e kemi shënuar si renie te fuqise blerese te parase ,deflacionin mund ta definojm si forcim i kesaj fuqie blerese.

Deflacioni eshte ajo gjendje ekonomike në të cilën oferta e mallit dhe e sherbimeve mbizoteron mbi kerkesen efektive te parase pa marre parasysh se a bëhet rënja apo jo e nivelit te pergjithshem te emimeve.

Pasojat e deflaciont jane :rënja e emimeve ,rritja e fuqise blerese te parase,zvoglimi i pagave dhe i meditjeve ,zvoglimi i prodhimit,te ardhurave nacionale etj.

Masat per menjanmn e deflaciont jane:rritja e kerkeses se parase,lehtesimi i kushteve per marrjen e kredise ,stimulimi i eksportit ,zvoglmi i tatimeve dhe zhdukja e dukurive që kanë shkaktuar deflacionin.

Desinflacioni pasqyron procesin e rënies së çmimeve mesatare por duke mbetur mbi nivelin e periudhës paraardhëse.Pra, gjatë situatave desinflacioniste inflacioni vazhdon të ketë vlera pozitive.

Përderisa inflacioni shpreh ndryshimin e nivelit të çmimeve, si tregues të drejtpërdrejtë të tij shërbejnë indekset e çmimeve.Përllogariten tre indekse të përgjithshme të çmimesh:

1.Indeksi i cmimeve të konsumatorit (CPI) është treguesi që përdoret më gjërësisht për matjen e inflacionit. (CPI) mat kosoton e një shporte tregu mallrash dhe shërbimesh që konsumohen nga familja tipike qytetare gjat një periudhe të caktuar kohe.Në përllogaritjen e CPI mbahen parasysh edhe peshat specifike të cdo malli apo shërbimi në buxhetin e shpenzimeve të konsumatorit.

2.Indeksi i cmimeve të prodhuesit. Ky indeks mat nivelin e çmimeve të shitjes me shumicë, pra nivelin e cmimeve në stadin e prodhimit.Në rastin e SHBA ky indeks llogaritet duke u bazuar në çmimet e rreth 3400 mallrave të ndryshme. Llogaritja e indeksit të çmimeve të prodhuesit është I rëndësishëm për shkak të gjerësisë së mallrave dhe të shërbimeve që përfshin.

Page 6: Punim Seminarik Inflacioni

Ai përdoret gjerësisht në veprimtarinë tregtare.

Deflatori I GNP. Deflatori I GNP llogaritet si raport I GNP nominal me GNP real, shprehur në, përqindje, pra:

GNP nominal Deflatori I GNP = x100 GNP real Ky raport mudn te interpretohet si një indeks më I pergjithshëm I çmimeve përderisa ai përfshin çmimet e të gjitha mallrave dhe të shërbimeve. Për këtë arsye ekonomistët e konsiderojn deflatorin e GNP si matës më të mir te inflacionit se sa indeksi I çmimeve te Konsumatorit (CPI) dhe Indeksi I çmimeve të Prodhuesit (PPI).Shpesh herë midis njerëzve lindin keqkuptime dhe krijohen konfuzione në lidhje me inflacionin, Këtu po paraqesim disas pyetje të cilat reflektojnë keqkuptimet e përbashkëta, së bashku me përgjigjet e tyre:

1.Ai bën inflacioni mallrat dhe shërbimet më të shtrenjta? Jo.Inflacion do të thotë që niveli mesatasr I cmimeve ngrihet. Shtrenjtësia e mallrave lidhet me cmimet relative të tyre, të cilat jo me doemos ndryshojnë.

2.A na bën inflacioni më të varfur? Jo patjeter.Të ardhurat tona nominale tentojnë të rriten gjatë periudhës së inflacionit ndërkoh që te ardhurat tona reale mundet të rriten sikurse mund të mos ndryshojn apo të ulen po gjatë kësaj periudhe.

3.A bëhen firmat më të pasura dhe puntorët më të varfur gjatë periudhës së inflacionit? Jo patjeter.Efekti I inflacionit në shpërndarjen e të ardhurave varet nga lloji I inflacionit.

Llojet e inflaciont

Inflaconi paraqet dukurin negative në rrjedhat e zhvllimit ekonomik.Ai paraqitet në shkall dhe nivele të ndryshme nëpër faza zhvllimore të

Page 7: Punim Seminarik Inflacioni

ekonomisë së një vendi.Inflacion mund ta ndajmë në bazë të kritereve të ndryshme në lloje dhe nënlloje:

1.Sipas ntensitetit - si kriter merret shpejtësia e procesit të inflacionit dhe shkalla e shpenzimt të parasë .Sipas keti kriteri e ndajmë:

a)Inflacioni i moderuar(i permbajtur) - shprehë rrtjen e ngadalshme të nivelit të pergjithshëm të cmimeve .Kjo faze e inflacionit e ulët,ku zakonisht norma e inflacionit është një shifrore apo 2% - 3%.Ne kushte të inflacionit cmimet relatvisht janë stabile dhe njerëzit nuk frigohen nga zhvlerësimi i parasë vendore dhe jane te gatshem t'i mbajne ne duart e tyre ose t'i depozitojne në banka pasi që ato do të jenë thuajse në të njejtën vlerë për disa muaj apo për një vit më von.Ne këtë fazë të inflacionit njerëzit janë të gatshëm të ldhin kontrata afatgjate me vlera monetare dyke pasur besimin se niveli i cmimeve nuk do të delvavoj vlerën e tyre të gatshme.Ne situatën kur në ekonomin e një vendi kemi inflacion te moderuar(te permbajtur ) edhe sistemi monetar funksionon mirë që njëherit shpreh stabilitet ekonomik.

b)Inflacioni galopant - ky inflacion karakterizohet me nivel të lartë mesatar të cmimeve gjatë një viti.Në situatën e inflacionit galopant norma vjetore e inflacionit është dy ose tre shifror (13% - 16% ).nflacioni galopant i sjell crregullme serioze ekonomisë së një vendi qe shprehet neper mjet treguesve makroekonomik e financiar.Me këtë rast shumë zhvleresohet paraja e vendit ,njerezit pasurin e tyre në vlerë monetare e shendrrojne në një valutë të fort të huaj p.sh.,në dollar.Njerezit frikesohen te mbajnë para të gatshme në dore apo të depozitojne në banka. Në këto situata sistemi monetar crregullohet,bie norma e interest ,rritet kursi devizor si dhe crregullohen transaksionet e brendshme të ekonomisë ,vecmas ato të tregtisë se jashtme. Ne këtë fazë të inflaciont gjenden shumë vende të botës që kryessht janë vende mjafte të zhvilluara.

c)Hperinflacioni - në fazën e hiperinflacionit çdo proces ekonomik crregullohet dhe ky lloj i inflacionit është vdekjeprurës për ekonominë e një vendi. Ky lloj i inflaciont është i rrallë dhe zakonisht paraqtet në kushte të luftës.Studimi i këtij lloji të inflacionit është i rëndësishëm sepse hedh dritë mbi llojet e tjera të inflacionit.Si shembull të periudhave me hiperinflacion mund të përmendim Gjermaninë e viteve 1922-1923, ku në ketë periudhë indeksi i cmimeve u rrit nga 1 në 10.000.000.000%. Banka Qëndrore nxirrte në qarkullim gjithmonë e më

Page 8: Punim Seminarik Inflacioni

shumë kartëmonedha – dhe jo vetem ajo. Në të vertete shtypte para gjithkush donte. Korporata te mëdha si Hoechst apo Thyssen prodhuan kartëmonedha të reja për të bërë të mundur pagesën e rrogave të punëtorëve.

Jugosllavia ishte poashtu ajo që përjetoj hiperinflacionin në vitet 1992-1993 e cila u karakterizua nga nje hiperinflacion shumë i lartë dhe nga një zhvlerësim i jashtëzakonshem i dinarit, për shkak të luftës Bosnje-Hercegovinë. Nëse njerëzit gjithmonë endërronin të kishin një shportë me para, gjatë kësaj periudhe hiperinflacioniste ndodhi e kunderta: ata më shumë preferonin shportën sesa paratë e pavlera që e mbushnin ate!Disa nga karakteristikat kryesore të hiperinflacionit janë:Së pari, shpejtësia e qarkullimit të parasë rritet shumë shpejt. Në fund të periudhës së hiperinflacionit gjerman paratë qarkulluan 30 herë më shumë se në fillim të saj.Se dyti, cmimet relative, perfshirë edhe cmimin e punes (pagën) bëhen jashtëzakonisht të paqëndrueshëm. Pikërisht ky ndryshim shumë i madh në cmimet relative dhe në pagën reale me efektet përkatese në alokimin e burimeve dhe në shpërndarjen e të ardhurave, ilustron fare mirë kostot e mëdha që shkaktohen nga inflacioni.

2.Sipas kohes se zgjatjes se procesit te inflaciont - inflaconi mund të jetë:a)inflaconi afatgjate i cili është latent apo i permbajtur për nga itensiteti.b)inflacioni i njehershem i cili paraqitet për nje kohe të shkurtër dhe po sa të ndalet ndikim i shkaqeve të tij , ndërprehet procesi i inflacionit.c)inflacioni kronik apo shume vjeçarë është ai inflacion i cili është me intenztet të mesëm dhe që është i pranishëm në një vend për shumë kohë , pra ky inflacion zgjatë shumë vjet.

3.Sipas origjines - sipas këti kriteri inflacioni mund të jetë i vendit dhe I huaj.4.Sipas kalimit te ekonomise - mendohet në shkallën e zhvleresimt të parasë , pra inflacioni mund te jetë :a)Inflacioni jo aktiv - është kur kemi kapacitet të paangazhuar të prodhimit dhë rezerva te lëndëve të para.b)Inflacioni aktiv - paraqitet atëherë kur prodhimi nuk mund te rritet , pra inflacioni i ka të gjitha efektet e tij në këtë rast.

5.Spas angazhimit - dallojmë :a) Inflacionin e lire - është atëherë kur shitet nuk merrë kurfare masash që të

Page 9: Punim Seminarik Inflacioni

pengojë zhvillimn e inflacionit.b) nflacioni i penguar - është kur shteti merrë masa për pengimin e tij.

Pasojat e inflacionit

Pasojat e inflacionit ndihen ne te gjtha sferat e riprodhmit shoqëror , pra inflacioni ndikon në :

1.Në zhvillimn ekonomik - Inflacioni ka ndikim: a)neotral ; b)ndikim negativ ; c)ndikim poztiv.

a)Ndikimi neotral në zhvillimin ekonomik bazohet në disa botëkuptime të disa ekonomisteve klasik që kanë menduar se parat jane mjete teknike në kembim të mallrave.b)Ndikimi negatv - në zhvillimin ekonomik bazohet në këto argumente:*inflacioni paraqet pengesë për zhvillimin ekonomik,*destmulon kursimin,*zvoglon angazhimin e rritjes së produktivitetit të punës.c)Ndikimi poztiv - në zhvillimin ekonomik bazohet në faktinse inflacioni e stimulon rritjën e prodhimt duke ia siguruar tregun me kushte të përshtatshme të ngritjes se cmimeve.

2. Nidkmi i nflacionit në qarkullim dhe prodhim - inflacioni krijon iluzion te prosperitetit , perkatesisht të zhvillimit të ekonomise apo te rritjes se prodhmit.

3. Ndikimi i inflacionit në shprëndarje të të ardhurave - inflacioni ka ndikim dhe pasoja negative në shprendarjen e të ardhurave , kryesisht nga inflacioni dëmtohen punonjësit , nënpunesit , pensonistët , invalidët , marrësit e ndihmave sociale , kursimtarët kreditor etj.

4.Ndikimi i inflacionit në kembim ndërkombetar - inflacioni në shumë aspekte ndikon në mardheniet ekonomike nderkombetare.

Shkaqet e inflacionit

Shkaqet e inflacionit janë të shumëta , por kryesisht radhiten në katër grupe :

Page 10: Punim Seminarik Inflacioni

1.Inflacioni i kerkesës efektive të parasë (fuqise blerese) - për shkak të kerkesës efektive të parasë paraqitet në bazë të lejimt të kredisë së bllokimit të pjesëve të vellimit monetar etj.

2. Inflacioni per shkak te shprendarjes dispropocionale të të ardhurave kombetare - shprendarja reale e të ardhurave kombetare si dhe ndryshimet në konsumin personal ,konsumin buxhetor,në atë investiv ,p.sh., pjesemarrja e konsumit investiv në të ardhurat kombetare atëherë paraqtet procesi i inflacionit që e zvoglon pjesemarrjen e konsumit personal , buxhetor dhe të eksportit.

3.Inflacioni për shkak të zvoglimit të fundit të mallit - pasi që inflacioni si proces paraqtet nëperiudhat kur kerkesa e parasë është mbi ofertat e mallit dhe shërbimeve ,atëherë gjatë analizës së shkaqeve të inflacionit duhet të shoqerohen faktorët të ndryshem të cilët ndikojn në zvoglimin e ofertës së mallit .Në ofertën e mallit ndikojnë këto shkaqe :zvogelim absulut i prodhimit dhe zvoglimi relativ i prodhmit .

4.Inflacioni për shkak të ecurive të pavolitshme të bilancit të pagesave - ecuria e përditshme e bilancit të pagesave është pasojë e inflacionit të pagesave , pra inflacioni i mbrendshëm .Ne këtë menyrë eksporti mallit zvoglohet,kurse importi rritet dhe keshtu që blanci i pagesave mund te jete pasiv.

Pasivi i bilancit të pagesave shkaktohet nga :

a)Inporti i madh i të mirave ekonomike sidomos produkteve bujqësore.

b)Per shkak të të mirave dhe paisjeve investive .

c)Per shkak te kamatës si dhe kthimit të huas se kontraktuar në periudhën e mëhershme.

Pasiva e bilancit te pagesave duhet të mbulohet ,ajo mund te behet ne dy menyra :duke hyre borxh dhe me anë të devalvimit.

Masat antiinflacionare

Dukuria e inflacionit e cila është bërë përcjellës i përhershëm i ekonomisë

Page 11: Punim Seminarik Inflacioni

prej të gjitha shteteve ka ndikuar që shkenca të studioj dukuritë , format , shkaqet dhe pasojat e tij dhe njëkohesisht masat të cilat duhet marrë shteti per pengimin dhe perballimn e nflaciont.

Masat qe duhet ndermarre janë:

1. Masat monetare politike - ketu numrojmë:a) rritjen e normes se kamatesb) ngritjen e normes së rezervës së detyrueshme c) rritjen e letrave me vlerë dhe në rastet e inflaciont galopant edhe reformat monetare.

2.Masat monetare fiskale - ketu numrojmë: a) ekuijlibrin e buxhetit , b) rritjen e tatmeve dhe të kontrbuteve , c) shpalljen e huase shtetrore , d) masat në lemin e doganave,etj.

Kostot e inflacionit

Kostot e inflacionit janë më pak të dukshme se sa kostot e papunësisë. Dihet se nje transaksion ka dy anë, shitësin dhe blerësin. Kur cmimet rritën është shiteëi që fiton kurse blerësi humbet. Prandaj analiza e kostove të inflacionit është krejt e ndryshme nga ato të papunësisë. Papunësia, sic e dimë paraqet nje humbje të pastër. Kurse, kur analizojmë inflacionin do të shohim se në një situatë inflacioniste mund të kemi njëkohësisht si të humbur ashtu edhe të fituar. Theksuam se në një periudhë inflacionste jo të gjitha cmimet, përfshirë këtu edhe pagat, ndryshojnë me të njejën masë ose ritëm. Rrjedhimisht, do të kemi patjeter ndryshime në nivelin e cmimeve relative të mallrave dhe shërbimeve. Pikërisht këto ndryshime në cmimet relative të mallrave dhe shërbimeve, krijojnë dy efekte nga inflacioni : 1) Inflacioni qon në rishpërndarjen e pasurisë midis klasave ose shtresave të ndryshme të popullsisë. 2) Inflacioni qon në një alokim joeficent të burimeve të prodhimit. Kur kemi inflacion, paratë e humbasin vlerën e tyre. Vlera e parasv shprehet në sasinë e mallrave dhe të shërbimeve që mund të blihen me to. Me fjalë të tjera, në kushtet e inflacionit me një sasi parash, për shembull, prej 500 lekësh, nuk mund të blihet e njëjta sasi mallrash apo shvrbimesh qv bliheshin një vit me parv. Norma në të cilën bie vlera e parasë varet nga norma e inflacionit. Në qoftë se kjo e fundit është e lartë, paratë e humbasin vlerën e tyre shumë

Page 12: Punim Seminarik Inflacioni

shpejt, dhe kur është e ulët, vlera e parasë bie më ngadalë.Inflacioni është një dukuri ekonomike që ndodh në të gjitha vendet. Por norma e inflacionit varion nga një vënd në një tjeter. Kur norma e inflacionit ndryshon shumë dhe për një periudhë afatgjatë atëherv do të kemi si rezultat një ndryshim në vlerën e këmbimit të parasë vendase me paratë e vendëve të tjera. Megjithatë, efektet konkrete të zhvlerësimit të parasë, pra kostot e inflacionit, varen nga karakteri i inflacionit, nëse ai është i parashikuar apo i paparashikuar. 1. Inflacioni i parashikuar quhet ajo norme e inflacionit e cila mund të parashikohet nga agjentët ekonomikë.2. Inflacion i paparashikuar është ajo normë e inflacionit e cila i kap agjentet ekonomikë në befasi. E bejmë dallimin midis inflacionit të parashikuar dhe të paparashikuar, sepse efektet që ato shkaktojnë ndryshojnë nga njëri tjetri. Le të ndalemi në shpjegimin e rastit kur kemi të bejmë me një normë inflacioni të parashikuar. Dimë se parate përdorën si masë e vlerës në transaksione të ndryshme. Huamarrësit dhe huadhënësit, punëtoret dhe punedhënësit hartojnë kontrata në tregues vlerorë, monetarë. Në këto kushte në qoftë se vlera e parsë ndryshon në mënyre të paparashikuar, gjatë kohës së zbatimit të kontratës, për shkak tv inflacionit, atëherë madhësia reale e parasë së paguar ose të marre, të fituar ndryshon nga ajo e kontraktuara.Interesi (kursi i interesit/kamata) është kostoja që huamarrvsi i paguan huadhënësit gjatë një periudhe të caktuar kohore, zakonisht e llogaritur në bazë vjetore. Kjo shumë e paguar ka si qellim të kompenzojë huadhënësin për sakrificën qe po ndërmerr në humbjen e përdorimit të mënjëhershëm të parasë së tij, për uljen e vlerës së parasë si pasojë e inflacionit gjatë kohëzgjatjes së huadhëniës, dhe e fundit, per rrezikun që paraqet procesi i huadhëniës (psh, mospagimi nga huamarrësi i shumës së dhënë hua).Ekzistojnë kurse të ndryshme interesi që varen nga faktorë si kush është huadhënësi (kreditori) e kush huamarrësi (kredimarrësi). Mënyra e harxhimit të kredisë luan po ashtu rol në cmimin e kredisë. Dy kurset më të njohura janë ato të Bankes Qëndore Evropiane dhe ajo e Bankes Amerikane (origj. Federal Reserve Bank). Ketë lloj interesi e paguajnë bankat komerciale kur marrin hua nga banka qëndrore.

Le të marrim një shëmbull që ilustron kthimin e kredisë :Një konsumator merr hua në bankë 5000 $ për të blerë një veturë dhe bie dakort që ta kthejë huanë e marrë pas një viti me një normë interesi 10% në vit. Pas një viti ky përson do ta kthejë huanë e marrë prej 5000$ dhe do të paguajë 500$ interes (5000*10%=500$).

Page 13: Punim Seminarik Inflacioni

Supozojmë fillimisht se nuk kemi inflacion. Rrjedhimisht sasia e mallrave dhe shërbimeve që mund të blihen me 5000$ mbetët e njëjtë. Në këtë situatë, duke i paguar bankës 500$ si interes, konsuamtori heq dorë nga konsumi i masës përkatëse në mallra dhe shërbime. Ndërsa banka merr 500$ me shumë nga sa kishte në fillim dhe mund të blejë me to më shumë mallra dhe shërbime se sa në fillim. Tani le ta studiojmë këtë marrëveshje, por në kushtet kur ekonomia vuan nga një inflacion prej 10% në vit. Eshtë e qartë se në fund të vitit konsuamtori do ti kthejë bankës 5500$, ku 5000$ përbejnë kthimin e huasë së marrë dhe 500$ janë pagesa e interesit për huanë e marrë. Në këtë rast, kur banka merr 5500$, sasia e mallrave dhe shërbimeve që ajo mund të blejë më këto para është saktësisht e barabartë me ato që mund të kishte blerë me 5000$ një vit më parë. Përsa i përket konsumatorit, mëgjithëse ai i paguan Bankës 500$ interes, kjo pagesë nuk imponon ndonjë kosto oportune për të, sepse pas një viti vlera e parasë ka rënë (për shkak të inflacionit 10%). Shuma prej 5000$ që ai mori hua, është e qartë se pas një viti vlerësohet më pak në sasi mallrash dhe shërbimesh. Tani pas një viti duhen 5500$ për të blerë ato mallra dhe shërbime që bleheshin me 5000$ një vit më parë. Pra, rezulton se realisht konsumatori ka kthyer 5000 $. Kjo rënie në vleren e huasë e fshin pse e asgjëson pagesen prej 500$ si interes. Themi se në ketë rast konsumatori (huamarrësi) është i fituar, kurse banka (huadhënësi) është i humbur. Krejt ndryshe ndodh kur inflacioni është i parashikuar.