20
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK STUDIMET MASTER Tema : SI MUND TE NDIKOJ SHTETI NË ZVOGLIMIN E PAPUNËSIS (NË SEKTORIN E BUJQËSISË). Lënda : GLOBALIZIMI I TREGUT TË PUNËS Mentori: Kandidatet: Prof.Dr.Avdullah HOTI Amir HAJDINI 1 PUNIM SEMINARIK

Punim seminarik ndikimi i bujqsis në zhvillimin ekonomik të kosovës

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Punim seminarik ndikimi i bujqsis në zhvillimin ekonomik të kosovës

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

FAKULTETI EKONOMIK

STUDIMET MASTER

Tema : SI MUND TE NDIKOJ SHTETI NË ZVOGLIMIN E PAPUNËSIS (NË SEKTORIN E BUJQËSISË).Lënda : GLOBALIZIMI I TREGUT TË PUNËS

Mentori: Kandidatet:

Prof.Dr.Avdullah HOTI Amir HAJDINI

1

PUNIM SEMINARIK

Page 2: Punim seminarik ndikimi i bujqsis në zhvillimin ekonomik të kosovës

Prishtinë2012

Përmbajtja :HYRJA .....................................................................................3

REKOMANDIMET .....................................................................4

GJENDJA E TANISHME E BUJQËSISË....................................5

GJENDJA E TANISHME E BUJQËSISË (vazhdim)......................6

FUQIJA PUNËTORE NË BUJQËSI...........................................7Shembulli ,.................................................................................8Grafiku nr.1 ..............................................................................9

HAPAT QE DUHET TI MERR SHTETI PËR NDRYSHIME.........10

PRODHIMTARIA E PEMVE........................................................15

LETËRATURA..........................................................................16

2

Page 3: Punim seminarik ndikimi i bujqsis në zhvillimin ekonomik të kosovës

HyrjePër ekonominë e një vendi kemi mësuar edhe nga teorit ekonomike se është shumë e

rëndësishme dhe esenciale në kuader të shumë indikatorve makroekonomik edhe Bilanci

Tregtar i atij vendi të jetë pozitiv .Për teme të lëndes Globalizimi i tregut të punës kam

marrur në shqyrtim dhe në hulumtim një teme shumë atraktive dhe e rendësishme

padyshim “Si mund të ndikojë shteti i Kosovës në uljen e papunësis në sektorin e

Bujqësis”.Duke u bazuar në statistika në sektorin e bujqësisë dhe gjithashtu edhe në

Importin dhe Eksportin në Kosovë gjatë periudhes së vitit 2011.Ju në ketë punim do të

gjeni një sere metodash dhe grafikone që tregojne për kete problematike që po hase dhe

nuk po gjejnë strategji të zhvillimit të ketij sektori.

3

Page 4: Punim seminarik ndikimi i bujqsis në zhvillimin ekonomik të kosovës

REKOMANDIMETKrijimi i vendeve të lira të punës duhet të jetë në fokus të krijuesve të politikave dhe

strategjisë së zhvillimit të Kosovës. Krijimi i një rrethine tërheqëse për investimet është

mëse i nevojshëm me qëllim të zvoglimit të normës së lartë të papunësisë si dhe krijimit të

perspektives së punësimit për gjeneratat e reja që hyjnë në tregun e punës.Sektori i

bujqësis Qeveria duhet të krijojnë strategjinë e zhvillimit politikën përkatëse të punësimit

dhe të vlerësojnë se në çfarë mase politikat ekonomike ekzistuese janë në përputhshmëri

me këtë qëllim primar. Në harmoni me hulumtimet tona paraprake, ne rekomandojmë:

a.Të ndryshojë politikat doganore dhe ti bëjë më fleksibile(vendosja e nje takse ne

prodhimet bujqesore të importuara)

b.Të zvoglojë papunësin dhe ti punësoj fuqin punëtore.

c.Ti adresoj projektet e investitorve të jashtëm në rajone adekuate.

d.Lansimi i një programi atraktiv për terheqjen e investimeve.

4

Page 5: Punim seminarik ndikimi i bujqsis në zhvillimin ekonomik të kosovës

GJENDJA E TANISHME NË SEKTORIN E BUJQËSISË

Të ardhurat nga bujqësia janë diku rreth 10% e të ardhurave të përgjithshme të familjeve

rurale. Shumica e të ardhurave për familjet rurale, vjen nga anëtarët e familjes që janë të

punësuar dhe marrin paga, të cilat plotësohen me të ardhurat nga anëtarët e familjes që

punojnë jashtë vendit.

Derisa familjet rurale dhe urbane, kanë të njëjtat karakteristika, që të ardhurat nga jashtë

vendit dhe asistenca nga të afërmit brenda Kosovës janë të rëndësishme, dallimi është se

e gjithë përkrahja është më e lartë në zonat rurale, me përjashtim të të ardhurave

jobujqësore dhe pagave. Mundësitë më të mira të punësimit, ofrojnë të ardhura më të larta

për familjet urbane, krahasuar me ato rurale. Fermat e vogla në sektorin tradicional nuk

përmbushin shumicën e nevojave familjare. Është vlerësuar që familjet rurale, plotësojnë

vetëm 70% të nevojave të tyre familjare nga prodhimtaria bujqësore.

Të dhënat sugjerojnë që rreth 75% të familjeve rurale shpenzojnë më pak se 300 euro për

muaj, duke reflektuar një nivel më të lartë të varfërisë në zonat rurale krahasuar me zonat

urbane.

Zonat më pak të zhvilluara

Sipas një vlerësimin te Bankës Botërore për varfërisë në Kosovë 6, 37% e popullatës

klasifikohet si “e varfër” duke jetuar me më pak se € 1.42 në ditë dhe 15% është poshtë

kufirit varfërisë ekstreme (ushqimore) prej €0.93 në ditë.

Megjithatë, varfëria në të ardhura nuk është e shpërndarë njësoj në të gjitha ekonomitë

familjare dhe individët. Fëmijët, të moshuarit dhe ekonomitë familjare të drejtuara nga

femra, invalidët, minoritetet etnike, të papunët dhe personat me punë të pasigurt janë

grupet më të rrezikuara. Në veçanti, papunësia është një shkak i rëndësishëm i varfërisë

në të ardhura, për shkak se puna është e vetmja pasuri me vlerë e të varfrit. Varfëria në

Kosovë është e cekët, që do të thotë se të varfrit janë afër pragut që i klasifikon ata si të

tillë.

5

Page 6: Punim seminarik ndikimi i bujqsis në zhvillimin ekonomik të kosovës

GJENDJA E TANISHME E BUJQËSISË.

Problemi kryesor për momentin, është se të dhënat që kemi për kushtet ekonomike dhe

sociale në zonat urbane dhe rurale të Kosovës, janë vjetërsuar shumë. Kjo kufizon

shkallën deri ku ka mundësi të krahasohet varfëria urbane/rurale, si dhe për të përcaktuar

se si të përmirësohet standardi i jetesës së popullatës rurale, të reduktohet varfëria,

zvogëlohet kontrasti urban me atë rural dhe të ofrohet përkrahje e shtuar për zonat më pak

të zhvilluara. Për më shumë, kontrastet e llogaritura në mes të Kosovës dhe BE-së janë

indikative.

Burimi i informatave

Të dhënat dhe informatat e prezantuara në këtë kapitull burojnë nga Anketa mbi

Ekonomitë (familjare) Bujqësore 2007 dhe 2008 e zhvilluar nga Enti Statistikor i Kosovës

(ESK). Qëllimi i kësaj ankete vjetore është sigurimi i informatave rreth familjeve bujqësore

në Kosovë.

Anketa mbulon tokën e punuar nga familjet bujqësore që jetojnë dhe punojnë në viset

rurale. Nuk përfshin pronësinë e tokës së familjeve bujqësore në viset rurale që nuk e

punojnë atë e as tokën e familjeve bujqësore që jetojnë në pjesët urbane të Kosovës apo

jashtë, përveç ato raste kur toka u është dhënë me qira familjeve bujqësore që jetojnë në

viset rurale.

Në mungesë të një regjistri të plotë të fermave në Kosovë është përpiluar një listë e të

gjitha fermave që kalojnë një kufi të caktuar madhësie të produkteve (p.sh. 10 ha për

patate, 50 ha për drithëra, 1.5 ha pemishte, 4 ha vreshta, 3 ha hortikulturë të hapur, 0.3 ha

hortikulturë të mbyllur) ose numra bagëtish (35 gjedhe, 200 dele, 40 dhi, 4000 pulae

kështu më radhe). Duke ju referuar këtij grumbulli të dhënash, rreth 104 ferma janë

identifikuar, anketuar dhe kategorizuar si ferma "të mëdha ose të specializuara". Këto

ferma nuk janë domosdo ferma komerciale. Të gjitha fermat tjera të hulumtuara në kuadër

të kësaj ankete, të ashtuquajtura "ferma të vogla" ose familje të vogla bujqësore.

6

Page 7: Punim seminarik ndikimi i bujqsis në zhvillimin ekonomik të kosovës

GJENDJA E TANISHME E BUJQËSISË.

Të dhënat rreth fuqisë punëtore në bujqësi janë të rëndësishme për të vlerësuar se deri në

çfarë mase bujqësia mund të absorbojë fuqinë punëtore rurale dhe shkallën deri në cilën

punët jobujqësore kërkohen në viset rurale. Kjo e fundit tregon që politikat përtej

bujqësisë, të cilat synojnë zhvillimin rural janë të domosdoshme. Gjatë anketës janë

grumbulluar informata rreth punësimit të anëtarëve të familjeve në bujqësi, rreth

përkushtimit të tyre në bujqësi, me orar të plotë apo të kohëpaskohshëm. Personat që

merren me bujqësi së paku 20 orë në javë janë klasifikuar si punëtorë të angazhuar me

orar të shkurtuar në bujqësi. Ata që punojnë rreth 56 orë në javë, konsiderohen si persona

të angazhuar me orar të plotë, ndërsa personat që punojnë më pak se 20 orë janë

përcaktuar si punëtorë të kohëpaskohshëm.

7

Page 8: Punim seminarik ndikimi i bujqsis në zhvillimin ekonomik të kosovës

Duke u bazuar nga tabela 1e larteparaqitur atehere arrijm në konstatim se në Kosovë kemi

fuqi puntore të bollshme , gjithashtu kemi dhe token atehere Qeveria e vendit duhet të

fokusohet vetëm në kërkimin e mjeteve financiare per financimin e sektorit të bujqësisë

duke u përqendruar në një përpilim dhe program atraktiv për investitoret e huaj.

Mund të organizojë disa sumpozjume (panaire) mbi vedisimin për token pjellore,prodhimet

bujqësore qe mund të koltivohen dhe fuqin punëtore që ka Shteti ynë.

8

Page 9: Punim seminarik ndikimi i bujqsis në zhvillimin ekonomik të kosovës

Shembull 1:

Nga disa statistika marrim dhe i shqyrtojmë se një fermer për herrjen e dredhzave gjatë

muajve të koltivimit të tyre i ka 5ha.toke ai paguan gjithashtu 20punëtor dhe paga për ta

është 10Euro/ditë, nëse shikojmë secili punëtor ka llogari sepse 26dite punonë gjatë muajt

dhe nga ekuacioni matematikore 10*26=260Euro do të jetë paga e tijë mujore.Nga

shembulli shohim se për punëkerkuesin paga është më e mire duke krahasuar atë nese ai

nuk punonë dhe përfitonë vetem nga asistenca sociale e që është vetëm 60Euro në

muajt.Secilit prej tyre punëkërkuesve do ju konvenonte duke pasur parasyshë benefitet

dhe nivelin e pagës të cilen do ta marrin.

Gjithashtu shteti duhet ti punësoj dhe ti therret në punë ata punëtore të cilet kanë sadopak

kualifikime apo kanë vijaur trajnime në bujqësi.Nëse një punëkërkues nuk i pergjigjet

fteses nga enti social i punësimit nga nivelet komunale duhet ti ofrohet edhe një mundësi

në një sektore tjetër(koltivimin e Mistrit) dhe nëse prap nuk i pergjigjet fteses atehere ai

punëkërkuesi humb të drejten e shfrytzimit të asistences social( dhe ky do të jetë një

shtytje për fuqin puntore qe të jenë punëkerkues aktiv).

Grafiku : 1

9

Page 10: Punim seminarik ndikimi i bujqsis në zhvillimin ekonomik të kosovës

Komenti:

Në tregun e punës paraqitet paga dhe oret e punës.Nëse punetori për 8 ore pune në ditë

përfiton 10Euro, atehere nese atij do ti rritej paga nga 10 në 15 Ëuro ai do të jetë i

gatshëm të punoj deri në 12ore në ditë pra përfitimi i punëtori nga rritja e pages do të të

jenë pikat AEE’.Ndersa punëdhënsi përfiton nga orët e punës shtes të puntorit pra pikat

EBE’ dhe gjithashtu ai (punëdhënsi) do ti shtohet produktiviteti në koltivimin e prodhimeve

bujqsore.

Pra shihet se Kosto e punës për njësi lidhet :

Pozitivisht me pagën nominale.

10

Page 11: Punim seminarik ndikimi i bujqsis në zhvillimin ekonomik të kosovës

HAPAT QË DUHET TI MERRE SHTETI PËR NDRYSHIME NË BUJQËSI

Ti ndryshojë politikat fiskale(politikat doganore) nga jofleksibile në fleksibile.

Qeveria e shtetit të Kosovës duhet të punojë më shumë në drejtim në ndryshimin e

tarifave dhe taksave doganore.Ajo duhet të heq dore nga politikat të tanishme që ajo ka e

të cilat janë jo fleksibile sepse kjo nuk e mbronë prodhuesit vendor e posaqerisht bujqësin

në rastin e punimit tim.Duhet që politikat doganore të jenë më fleksibilë në politikat e tij

fiskale ato duhet të jenë në favore të prodhuesve vendore sepse si rrjedhim do të kemi

përmirsim të bilancit tregtar.Shumë kush mendon se bilanci tregtar mundë të rregullohet

vetem nëse rrisim Eksportin( e cila gjendje po ndodhe shum ngadal),mirpo Bilanci tregtar

përmirësohet edhe nese ulim Importin e sidomos në ata sektorë ku ne mund të prodhojmë

siç është rasti i prodhimeve bujqësore.Nëse politikat doganore janë fleksibile dhe patateve

kanë të mbjellura të mjaftueshme, atehere shteti të vendos një taksë importi mbi patate,

në atë menyrë qe prodhimet e vendit të kanë një progres dhe të jenë fitimiprurse sepse si

rrjedhojë e kësaj kemi zvoglim të papunësisë gjithashtu dhe mbulim të tregut vendor më

pridhimet vendore.

P.sh. Në kohen e Dredhzave të implementoj një taks për importet nga ky lloj

produkti.Ngase nese e implementon nje taks të tillë e dim nga teoria ekonomike se

produkti i importuar do të kete kosto më të lartë dhe produkti me kosoto më të lart është i

rrezikuar çdo here në treg nga eliminimi i konkurrences me cmime të lira.Rasi i “patateve “

nga Shqipria është një shembull që do të duhej të ndjekim për ekonomin tonë.

11

Page 12: Punim seminarik ndikimi i bujqsis në zhvillimin ekonomik të kosovës

Importi i artikujve bujqësor është paraqitur në katër vitet e fundit (2004-2008) 150%,

përkatësisht 155,8 mio € në vitin 2008. Artikujt më të rëndësishme janë drithërat e

përpunuara (32,5%), pastaj drithërat (22,9%) dhe hortikultura (22,2%). Eksporti i artikujve

është rritur prej vitit 2004 në vitin 2007, nga 2,5 mio € në 11,9 €, por në vitin 2008 eksporti

i drithërave ka rënë nga 4 mio € në 2,9 mio €.

Nga Grafiku 3 mund të arrijmë në konkludim sevendet si

Germania,Austria ,Slovenia ,Kroacia,Bulgaria,Turqia,Brazili,Maqedonia dhe Serbia janë

importuesit e prodhimeve Bujqesore më të mëdhenjë .Nëse shtetit të Kosovës nuk ka të

drejtë të implementoj tarifa të jashtme ndaj vendeve të Unjonit Europian atehre ajo mund

të vendos tarif doganore shteteve si Serbia,Maqedonia,Tuqisë dhe Brazilit.Kjo mund të

ndikojë pozitivishtë në bilancin tregtar të vendit tonë dhe të ulë importin për 46.6% nga

keto vende.

Ti adresojë projektet investuse dhe financuse në komunat e duhura.

Shumë projekte vinë në Kosovë për të investuar dhe niveli qendrore nuk i orienton ato në

ato komuna ku koltivimi i prodhimeve bujqësorë është i favorshëm .

P.sh. Një projektë për financim në sektorin e bujqësisë mbi koltivimin e shalqinit apo te

rrushit nuk do te duhej të dergohet në rajonet e Drenices mirpo të orientoj dhe të 12

Page 13: Punim seminarik ndikimi i bujqsis në zhvillimin ekonomik të kosovës

implementoj atë në rajonin e Rahovecit ku koltivimi kryhet me suksesë.Drenica dhe

Dukagjini në koltivimin e misrit e keshtu më radhe.

Ti subvencionoi fermeret dhe bujqit

Shteti duhet që ti subvencionoi dhe gjithashtu ti monitorojë ato të fermeret dhe bujqit ,keto

subvencionime duhet të bëhen jo ne mjete financiare mirpo kryesishte në fara dhe derivate

sepse manipulimi me ato mjete është më i vështirë.

Duhet që fermeret dhe bujqit të informohen mire pikrishte për keto subvencionime në

kohen e duhur dhe ne vendin e duhur.Ekziston shumë mundsi tek subvencionimet e me

hershme qe shumë bujq nuk kanë marrur informacion dhe si për rrjedhojë nuk kanë qenë

përfitues të po këtyre subvencioneve.

ANALIZAT E SEKTORIT TË BUJQËSISË

Hortikultura në Kosovë konsiderohet një ndër sektorët me prioritet të lartë. Edhe pse ky

sektor për momentin nuk është mirë i zhvilluar dhe është kryesisht i orientuar nga importi,

trendët e fundit të zhvillimit tregojnë se ky sektor është duke ecur me hapa të shpejt dhe

është duke synuar të ndryshojë orientimin e gjertanishëm-zëvendësimi i importit me

eksport. Kosova për momentin është importues i madh i pemëve, perimeve dhe bimëve

zbukuruese, duke filluar që nga materiali fidanor deri tek prodhimet finale që ofron ky

sektor. Në bazë të studimeve dhe vlerësimeve të bëra nga MBPZHR dhe projektet e

shumta që kanë mbështetur sektorin e hortikulturës, mund të thuhet se Kosova ka

mundësi të zvoglimit të importit dhe plotësimin e kerkesave të konsumatort dhe gjithashtu

13

Page 14: Punim seminarik ndikimi i bujqsis në zhvillimin ekonomik të kosovës

ka potencial të rritjes së eksportit të pemëve dhe perimeve në vendet fqinje e më gjerë

duke u bazuar në këto specifika:

• Fuqia e lire punëtore dhe

• Kushtet agroklimatike që favorizojnë prodhimin e pemëve dhe perimeve cilësore.

Mungesa e investimeve për kultivim në mjedise të mbyllura ka bërë që fermeri në masë

madhe të përqendrohet në prodhimtari në fushë të hapur. Kjo rezulton me paraqitjen e

hiper-prodhimit për gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator. Periudha e zgjatjes së

prodhimtarisë mund të bëhet me aplikimin e teknologjisë më të avancuar për kultivimin e

pemëve, perimeve dhe bimëve zbukuruese në serra (mjedise të mbyllura), përmes së cilës

do të:

• Rritet prodhimtaria vendore,

Zvoglohet norma e papunësisë

• Ulet shkalla e lartë e importit,

• Mundësia e rritjes së eksportit.

Fidanët cilësor nuk prodhohen në Kosovë, por edhe fidanët e importuar janë të cilësisë së

dobët. Fidanishtet vendore dhe importi duhet të jenë subjekt i inspektimeve të përpikta.

Gjatë prodhimit, duhet kushtuar më shumë kujdes përdorimit përkatës të pesticideve.

PRODHIMTARIA E PEMËVE

Çdo vit në Kosovë mbillen rreth 100-150 ha me pemë, prej tyre diku 40-50 ha me mollë

dhe këto llogaritet të jenë pemishte gjysmë komerciale, komerciale si dhe ferma familjare.

Ritmet e mbjelljeve të reja mbeten akoma mjaft të ulëta krahasuar me nevojat e vendit.

Kulturat bimore

Anketa e Statistikave Bujqësore paraqet të dhënat e vitit 2008 për sipërfaqet në ujitje sipas

kulturave (në hektarë), nivele prodhuese (në tonelata) dhe rendimente (në tonelata për

hektarë).

14

Page 15: Punim seminarik ndikimi i bujqsis në zhvillimin ekonomik të kosovës

Këto të dhëna tregojnë që gruri dhe misri janë kulturat më të rëndësishme në Kosovë sa i

përket sipërfaqes së kultivuar dhe prodhimit. Perimet më të rëndësishme janë fasulet

(sidomos si kulturë e përzier me misër), patatet, specat, qepa dhe shalqinjtë. Brenda grupit

të bimëve foragjere, sana (livadhet) dhe jonxha përbëjnë sipërfaqet më të mëdha dhe

prodhimin. Te pemishtet, sipërfaqja më e madhe është me molla dhe kumbulla.

Letëratura:

Plani për Zhvillim Rural dhe Bujqësi 2010-2013 Shtator 2010

Raporti I UNDP-se mbi sektorin e Bujqësisë në Kosovë 2010

Raporti i USID 2010

Raporti i Riinvestit Tregu i Punës dhe Papunësia në Kosovë15

Page 16: Punim seminarik ndikimi i bujqsis në zhvillimin ekonomik të kosovës

16